biologjia bota e rruazoreve gjitaret

25
NË BOTËN E RRUAZORËVE TIPI I KORDATËVE Karakteristika të përgjithshme të tipit të kordatëve Në tipin e kordatëve përfshihen ato kafshë që të paktën për një farë periudhe gjatë jetës së tyre ( kryesisht gjatë zhvillimit embrional ) , kanë në pjesën shpinore një formacion të fortë elastik në trajtë boshti - kordën shpinore. Ky tipar është edhe baza e emërtimit të këtij tipi tipi i kordatëve. Fig. Prania e kordës kordatët (rruazorët) Te disa kordat si p.sh. te zvarranikët , shpendët dhe sisorët , korda shpinore takohet vetëm në fazën “embrionale” . Më vonë , kur këto kafshë arrijnë fazën e rritur , kjo kordë zvendësohet nga rruazat kockore ( vertebrat ) që vendosen në varg njëra pas tjetrës në anën shpinore duke formuar atë që quhet shtylla vertebrore . Kafshët e tipit kordata , me shtyllë vërtebrore ( rruazore ) formojnë nëntipin e rruazorëve (Vertebrata) . Ndër rruazorët ( vertebrorët ) përmendim peshqit kockorë, amfibët, zvaranikët, shpendët dhe gjitarët. Por te disa kafshë të tipit të kordatëve , si p.sh. te 1

Upload: eva-kajushi

Post on 30-Jun-2015

3.757 views

Category:

Science


7 download

DESCRIPTION

gjitaret jane gjallesat me te suksesshme ne bote.

TRANSCRIPT

NË BOTËN E RRUAZORËVE

TIPI I KORDATËVE Karakteristika të përgjithshme të tipit të kordatëveNë tipin e kordatëve përfshihen ato kafshë që të paktën për një farë periudhe gjatë jetës së tyre ( kryesisht gjatë zhvillimit embrional ) , kanë në pjesën shpinore një formacion të fortë elastik në trajtë boshti - kordën shpinore. Ky tipar është edhe baza e emërtimit të këtij tipi tipi i kordatëve.

Fig. Prania e kordës kordatët (rruazorët)

Te disa kordat si p.sh. te zvarranikët , shpendët dhe sisorët , korda shpinore takohet vetëm në fazën “embrionale” . Më vonë , kur këto kafshë arrijnë fazën e rritur , kjo kordë zvendësohet nga rruazat kockore ( vertebrat ) që vendosen në varg njëra pas tjetrës në anën shpinore duke formuar atë që quhet shtylla vertebrore . Kafshët e tipit kordata , me shtyllë vërtebrore ( rruazore ) formojnë nëntipin e rruazorëve (Vertebrata) . Ndër rruazorët ( vertebrorët ) përmendim peshqit kockorë, amfibët, zvaranikët, shpendët dhe gjitarët.

Por te disa kafshë të tipit të kordatëve , si p.sh. te kafshët si qeskë me përfaqësues ashidia, korda shpinore që takohet në fazën “embrionale” , më vonë , kur këto kafshë arrijnë fazën e rritur, zhduket pa u zëvendësuar nga ndonjë strukturë tjetër . Këto kafshë të tipit të kordatëve grupohen në nëntipin e kordatëve jorruazor.

1

Fig. ............. Pamja e një kordati jorruazor ( Ascidia )

Nëntipi i kordatëve rruazor është më i familjarizuari me ne. Ndërtimi dhe mënyra e jetesës së këtyre kafshëve është pothuajse e njëjtë me ndërtimin dhe mënyrën tonë të jetesës . Nga kafshët tona shtëpiake, kafshët e fermës, pothuajse nga të gjitha kafshët që vëmë re përreth , ne sigurojmë ushqimet tona . Rruazorët jetojnë si rregull në terë , por edhe në ujë . Disa prej tyre, si lakuriqët e natës dhe shpendët janë të aftë të fluturojnë. Njeriu, gjithashtu bën pjesë në këtë nëntip.Në nëntipin e rruazorëve bëjnë pjesë kafshët më të mëdha të Tokës, ndër të cilat përmendim balenat, elefantët, hipopotamët etj.

Po si arrijnë rruazorët të tilla madhësi ? Rruazorët janë të pajisur me një skelet të brendshëm ( endoskelet). Ndërsa te kafshët me skelet të jashtëm ( ekzoskelet ) rritja është e kufizuar sepse skeleti i tyre vendoset mbi sipërfaqen e jashtme të trupit ( te kandrrat p.sh. ) , kafshët me skelet të brendshëm nuk e kanë këtë problem. Rruazorët në disa faza të jetës kanë edhe bisht të gjatë. Korda në brendësi të trupit, së bashku me bllokun e muskujve të kapur në të, u mundëson disa rruazorëve të sapolindur që të notojnë me lehtësi. Kur ata notojnë përpara, marrin nga goja ujë dhe ushëqime që ndodhen në të. Uji më tej del jashtë përmes të çarave në faring. Gjatë kësaj rruge ai lë oksigjenin në gjakun që qarkullon nëpër velza dhe merr dioksidin e karbonit. Gypi nervor , i përfaqësuar nga truri dhe palca kurrizore , te rruazorët vendoset në pjesën shpinore , mbi kordë dhe më vonë mbi shtyllën vertebrore.Në mënyrë të përmbledhur, tre tiparet kryesore të rruazorëve janë:

1. Prania e kordës, të paktën në fazat embrionale të tyre .2. Të çarat në faring të paktën në një farë periudhe të jetës së rruazorëve.3. Prania e gypit nervor shpinor që fillon nga koka dhe zgjatet deri te

bishti.

Këto janë tre tipare më përcaktuese për rruazorët.

Ndër të gjithë kordatët , sistemet e organeve janë më të zhvilluara te rruazorët.Sistemi i qarkullimit të gjakut të tyre përfaqësohet nga zemra dhe enët e gjakut.Sistemi i tretjes i shndërron ushqimet në formë të përdorshme nga organizmi.Për mbështetje, shërben sistemi skeletit. Për shkëmbimin e gazeve shërben sistemi i frymëshkëmbimit, ndërsa për kontrollin e funksioneve shërben sistemi nervor.Rruazorët kanë të zhvilluar mirë trurin e madh, organet e shqisave dhe janë kafshë tepër inteligjente.

Klasifikimi i rruazorëve

Kafshët e nëntipit të rruazorëve ( Vertebrata ) klasifikohen në shtatë klasa, që janë : peshqit pa nofulla, peshqit kartilagjenorë, peshqit kockorë, amfibët, zvarranikët, shpendët dhe gjitarët . Por kur këto kafshë klasifikohen mbi bazën e temperaturës së trupit të tyre , atëherë ato ndahen në kafshë me gjak të ngrohtë dhe kafshë me gjak të ftohtë . Njeriu grupohet te organizmat me gjak të ngrohtë . Temperatura e trupit tonë mbetet e njëjtë ( e pandryshuar ) , përjashtuar rastet kur jemi të sëmurë . Përveç njeriut , te rruazorët me gjak të

2

ngrohtë përfshihen dhe të gjithë sisorët dhe shpendët.

Kafshët me gjak të ftohtë nuk e mbajnë dot temperaturën e trupit të njëjtë ( të pandryshuar ) . Temperatura e trupit të tyre ndryshon sipas mjedisit rrethues . Kështu , në qoftë se moti është i ngrohtë , kafsha është e ngrohtë , në qoftë se moti është i ftohtë , edhe kafsha është e ftohtë . Te rruazorët me gjak të ftohtë përfshihen peshqit , amfibët dhe zvarranikët .

PËRSHTATJET E RRUAZORËVEPërshtatja ose adaptimi është modifikim i ndërtimit që trashëgohet dhe që u siguron llojeve të ndryshme të gjallesave mbijetesë në kushtet e mjedisit ku ato jetojnë . Përshtatjet te gjallesat zhvillohen kohë pas kohe si përgjigje ndaj ndryshimeve që ndodhin në mjedis . Për rruazorët janë karakteristike një numër i madh përshtatjesh , por këtu do të analizohen tri prej tyre : përshtatjet për lëvizje , përshtatjet për tu ushqyer dhe përshtatjet për shumim .

Përshtatjet e rruazorëve për lëvizjeNjë nga përshtatjet për lëvizje është fluturimi . Vetëm tri grupe të rruazorëve e kanë të zhvilluar përshtatjen për të kryer fluturim : pterosaurët ( ose zvarranikët me krah që kanë jetuar rreth 150 milion vjet më parë e që tani janë zhdukur ) , shpendët dhe lakuriqët e natës.

Studimet kanë treguar se pterosaurët , shpendët dhe lakuriqët e natës e kanë zgjidhur në mënyra të ndryshme problemin e fluturimit . Ky dallim vihet re kur krahasohen krahët dhe kockat ku kapen muskujt që shërbejnë për fluturim. Një ndryshim tjetër i dukshëm është dhe ai që lidhet me mbulojën e krahëve . Krahët e shpendëve janë të mbuluar me pendë . Lakuriqët e natës kanë krah membranor të hollë që ndryshojnë shumë nga membrana fibroze që kanë patur pterosaurët .

Edhe kockat në krahun e shpendëve dhe lakuriqit të natës kanë përshtatje të dukshme . Te shpendët vihet re se kockat e gishtave janë shumë të shkurtra , ndërsa te lakuriqi i natës këto kocka janë shumë të gjata . Te peshqit vihen re përshtatje të shumta për notim . Përshtatja kryesore për këtë mënyrë lëvizjeje lidhet me formën e trupit të tyre dhe pendët notuese që ata kanë. Edhe gjymtyrët e përparme te rruazorët janë me formë të ndryshme . Ata janë përshtatur në formë e madhësi me funksionin që kryejnë : për notim , për fluturim apo për ecje .

Organe të tillë si gjymtyrët e përparme të rruazorëve që kanë origjinë të njejtë , por formë dhe funksion të ndryshme , quhen organe homologe .

Krahët e lakuriqit të natës janë homolog me gjymtyrët e përparme të maces.

Përshtatjet e rruazorëve për tu ushqyerKafshët rruazore kanë përshtatje të shumta që lidhen me mënyrën e të ushqyerit të tyre . Kështu p.sh . peshqit kanë përshtatje të veçanta për mënyrën e kapjes së ushqimit . Mjafton të vrojtohen llojet e ndryshme të peshqve të akuariumit dhe mund të vihen re disa nga këto përshtatje . Janë disa peshq që pëlqejnë të notojnë

3

kryesisht në fund të akuariumit ose ujërave ku ata jetojnë . Të tjerë jetojnë në sipërfaqe të ujit dhe të tjerët në thellësi mesatare. Peshqit që jetojnë në sipërfaqen e ujit e kanë gojën të vendosur nga lart sepse ushqehen me larvat e mizave që notojnë në sipërfaqe . Peshqit që jetojnë në thellësi e kanë gojën të pozicionuar nga poshtë sepse aty , në fundin e ujërave gjendet edhe ushqimi i tyre . Peshqit që jetojnë në thellësi mesatare e kanë gojën në pjesën e përparme të kokës .  Grupi i dytë i përshtatjeve për tu ushqyer lidhet me tipat e dhëmbëve . Te rruazorët , dhëmbët grupohen në katër llojesh : dhëmbët prerës , dhembët shqyes ( të qenit ) , paradhëmballët ( premolarë ) dhe dhëmballët ( molarë ).

Fig. Tipat e dhëmbëve te rruazorët

Dhëmbët prerës gjenden në pjesën e përparme të nofullave . Ata përgjithësisht kanë formën e daltës dhe përdoren për këputje dhe prerje . Por në kafshë të ndryshme edhe dhëmbët prerës janë të tipave të ndryshme . Brejtësit ( p.sh. minjtë ) i kanë dhëmbët prerës shumë të fortë për të brejtur dhe në rritje të vazhdueshme sa që mund të vihen re me lehtësi .

Dhëmbët prerës te vampirët ( kafshë të ngjashme me lakuriqët e natës ) janë të përshtatur për të shpuar enët e gjakut të kafshëve të tjera me të cilin vampirët ushqehen .

Dhembët shqyes ( të qenit ) janë dhëmbë të vetmuar , të gjatë dhe me majë , në krah të dhëmbëve prerës . Ata përdoren nga kafshët grabitqare ( mishngrënëse ) për të kapur , mbytur dhe shqyer prenë e tyre . Te kafshët bimëngrënëse këta dhëmbë ose janë shumë pak të zhvilluar , ose mungojnë fare . Te disa sisorë , si p.sh. te majmunët babuin , dhëmbët shqyes janë shumë të gjatë dhe përdoren për kërcënim dhe luftim në grupet ku ata jetojnë . Shpesh , në këto raste , dhëmbët shqyes te meshkujt janë shumë më të mëdhenj se sa te femrat .

Paradhëmballët vijnë në radhë menjëherë pas dhembëve shqyes . Ato janë shpesh më të vogla se sa dhëmballët ( molaret ) , por madhësia dhe forma e tyre varet nga ushqimet e kafshëve . Te disa rruazorë , paradhëmballët janë përshtatur për të copëtuar ose për të bluar bimët , insektet , mishin ose planktonet . Paradhëmballët ( premolarët ) , në dallim nga dhëmballët ( molarët ) ndërrohen duke u zëvendësuar me paradhëmballë të përhershme në moshën e pjekurisë .

4

Dhëmballët nuk ndërrohen e nuk zëvendësohen . Ato mbeten si dhëmbë të pjekurisë . Dhëmballët janë dhëmbët më të fundëm në nofullën e shumicës së kafshëve . Madhësia , forma dhe funksioni i tyre lidhet me ushqimet që kafshët përdorin . Këta dhëmbë nuk dalin deri sa kafsha të arrijë fazën e pjekurisë .

Një përshtatje tjetër që lidhet me mënyrën e të ushqyerit është dhe pozicioni i syve. Në mjedisin tokësor , rruazorët që shërbejnë si preja e grabitqarëve , zakonisht i kanë sytë të vendosur anash që tu mundësojnë një shikim sa më panoramik . Grabitqarët në këtë mjedis , ndryshe nga preja e tyre , i kanë sytë të vendosur në pjesën e përparme të kokës së tyre , për të vrojtuar njëherazi me të dy sytë ( shikim binokular ) dhe të shikojnë sa më larg . Në mjedisin ujor detar , si sytë e grabitqarëve dhe sytë e presë së tyre , janë të vendosur në pjesën anësore të kokës së tyre . Kjo vendosje anësore është e domosdoshme si përshtatje e tyre për shikim të shpejtë në të dy anët , sepse uji me dendësinë e tij nuk lejon rrotullim të shpejt të tyre .

Përshtatjet e rruazorëve për shumimNdër përshtatjet më të zakonshme që lidhen me shumimin e rruazorëve përmendim ndryshimin e pamjes së jashtme të trupit te individët meshkuj , në dallim nga femrat e po të njëjtit lloj ( dimorfizmi seksual ) . Kështu , p.sh. te peshku i kuq i akuariumit në periudhën e shumimit vihet re se femrat kanë ngjyrë kafe të turbullt , ndërsa meshkujt e kanë trupin blu dhe pendët të kuqe . Ky lloj dimorfizmi lidhet me ngjyrën . Por te rruazorët ndryshimi i pamjes së meshkujve nga femrat shpesh lidhet me madhësinë e trupit . Ky lloj dimorfizmi lidhet me madhësinë e trupit .Analizoni dimorfizmin seksual te shpendët dhe te kafshët e tjera shtëpiake .

5

PESHQIT

Karakteristika të përgjithshme të peshqve

Tre nga shtatë klasat e rruazorëve u përkasin peshqve. Të gjithë peshqit kanë disa karakteristika të përbashkëta . Peshqit janë vertebrorë me gjak të ftohtë ( pra trupi i tyre merr temperaturën e mjedisit ujor ku jetojnë) dhe marrin frymë me velëza. Ata kanë velëza në të dyja anët e fytit.

Peshqit e thithin ujin nga goja dhe e nxjerrin përmes të çarave velëzore duke i marrë oksigjenin (gjaku i velzave) e duke nxjerrë në të dioksid karboni.

Fig.. Frymëmarrja me velza te peshqit

Shumica e peshqve e kanë trupin të

mbuluar me luspa. Ato kanë funksion mbulues dhe mbrojtës. Për notim i ndihmojnë pendët që mund të jenë teke ( penda e kurrizit dhe e bishtit) dhe çifte (pendët e gjoksit dhe të barkut) . Përgjatë secilës nga të dyja anët e trupit të peshqve ndodhet vija anësore. Vija anësore është një organ i rëndësishëm i ndjeshmërisë për peshqit. Ajo ndjen lëvizjet e ujit dhe praninë e

objekteve.

6

Fig. ............ Pamja e jashtme e peshkut

Peshqit pa nofulla (Agnatha) ose gojërrumbullakët

Peshqit pa nofulla janë rruazorët (vertebrorët) më primitivë që jetojnë sot. Ata nuk kanë nofulla dhe luspa mbuluese dhe jetojnë si në ujera të ëmbla edhe në ujera të kripura.

Goja e këtyre peshqve është rrethore, si ventuzë, pa nofulla, por me formacione të forta, të ngjashme me dhëmbët. Kjo është edhe arsye që emërtohen gojërrumbullakët. Me ndihmën e kësaj goje si ventuzë, këta peshq kapen në trupin e peshqve të tjerë bujtarë ku thithin gjak dhe inde të trupit, duke çuar deri në ngordhjen e tij (bujtarit)

Skeleti i gojërumbullaktëve është kartilagjenenor . Kartilagji është një ind i fort, elastik i trupit.

Për të krijuar një ide më të plotë për kartilagjin, kujtoni se llapa e veshit tonë dhe maja e hundës janë të përbëra nga kartilagj.

Peshqit kartilagjenor ( kërcorë )

Peshqit kartilagjenor (kërcorë), sikurse e tregon emri i tyre, e kanë skeletin kërcor (kartilagj). Në këtë klasë bëjnë pjesë peshkaqenët e vegjël (mica e detit), peshqit elektrik dhe rajat. Këta peshq nuk kanë kocka. Në ndryshim nga gojërrumbullakët, peshqit kërcorë kanë nofulla, luspa si dhëmbë dhe pendë çifte. Tiparet e peshqve kërcorë mund të vrojtohen në ndërtimin e peshkaqenit.

7

Fig.. Peshkaqeni

Peshkaqenët janë notarë të shpejtë dhe grabitqarë të pothuajse gjithë kafshëve që jetojnë në oqean.

Rajat janë peshq me trup të shtypur si gjethe dhe jetojnë në fund të detit.Ato ushqehen me peshq dhe jovertebrorë që jetojnë në oqean. Shumë raja janë të padëmshme për njeriun, por disa të tjera e kanë bishtin kamxhik me një gjemb djegës që shkakton plagë të rënda.

Peshqit kockorë Peshqit kockorë , përfaqësojnë shumicën e peshqve që njihen sot. Këta peshq

e kanë skeletin të përbërë kryesisht nga kocka dhe jo nga kartilagji. Të tillë janë krapi, qefulli, trofta, sardelja etj.

Shumica e peshqve kockorë kanë luspa të lëmuara të mbuluara me një shtresë mukoze (jargore). Disa peshq të tjerë , nuk kanë luspa, por lëkurë të mbuluar me

shtresë mukoze që e bën rrëshqitëse në të prekur. Luspat dhe shtresa mukoze i mbrojnë peshqit nga infeksioni, grabitqarët dhe lehtësojnë notimin e tyre.

Peshqit kockorë i kanë velëzat të mbrojtur nga një kapak mbulues. Ky kapak mungon te peshqit gojërrumbullakët dhe te peshqit kërcorë. Shumica e peshqve kockorë kanë fshikëz notimi. Kjo fshikëz është e mbushur me gaz dhe i ndihmon peshqit për notim; për t’u zhytur në thellësi dhe për t’u ngritur

lart në ujë. Kjo mundësohet duke ndryshuar sasinë e gazit në fshikëz. Kur fshikëza mbushet me gaz, peshku ngjitet lart, kur fshikëza zbrazet nga gazi, peshku zhytet në thellësi.

Për shumimin e peshqve është i domosdoshëm mjedisi ujor. Femrat lëshojnë në ujë një numër të madh vezësh. Mbi këto vezë, në mjedis ujor , meshkujt

8

depozitojnë spermën e tyre. Kur këta spermatozoid bashkohen me vezët (shkrihen), atëherë formohet veza e pllenuar (zigota). Nga zigota zhvillohet individi i ri.

AMFIBËT Karakteristikat e përgjithshme të Amfibëve

Në klasën e Amfibëve (Amphibia) përfshihen bretkosat , thithëlopat, salamandrat, tritonët dhe amfibët pa këmbë në trajtë krimbi . Termi “ amphibia “ do të thotë “ jetë e dyfishtë ” ose kafshë të dy mjediseve (terës dhe mjedisit ujor). Pra llojet e kësaj klase kalojnë disa pjesë të jetës së tyre në terë dhe pjesën tjetër në ujë. Mjedisi ujor është i domosdoshëm, të paktën për riprodhimin dhe zhvillimin embrional. Larvat e tyre marrin frymë me velza. Por ka edhe amfibë të rritur që marrin frymë me velza.

Sot njihen rreth 2500 lloje amfibësh . Ata u përkasin dy grupeve më të mëdha të amfibëve që jetojnë sot : amfibët me bisht (salamandrat, tritonët dhe aksoloti) dhe amfibët pa bisht (bretkosat dhe thithlopat).

Amfibët, sikurse zvarranikët, shpendët dhe gjitarët, bëjnë pjesë në grupin e kafshëve me katër këmbë (tetrapode). Ato janë kafshë me gjak të ftohtë me shtyllë vertebrore.

Trupi i amfibëve është i mbuluar nga një lëkurë e butë gjëndërore, pothuajse përherë e lagur. Kjo lëkurë e lagur ndihmon procesin e shkëmbimit të gazeve, edhe për shkakun se amfibët i kanë mushkëritë të vogla.

Për t’u njohur me tiparet kryesore të amfibëve, meret në studim bretkosa. Te bretkosa vihet re mungesa e bishtit, prania e një goje me një gjuhë të gjatë me ndihmën e së cilës kapen kandrrat me të cilat bretkosa ushqehet . Bretkosat kanë katër këmbë, nga të cilat dy të pasmet janë shumë të mëdha dhe më të fuqishme se sa këmbët e përparme. Për këtë arsye këto kafshë kur janë në terë mund të kërcejnë në distancë relativisht të madhe. Midis gishtërinjve të këmbëve bretkosat kanë membranë lëkurore që i ndihmon për notin. Sytë e tyre dalin jashtë kokës. Ky pozicion i syve i ndihmon që kur zhyten nën ujë, të kenë mundësi të kontrollojnë sipërfaqen mbi to. Kur ndonjë kandërr fluturon mbi ujë, atëherë ato nxjerrin gjuhën e gjatë dhe e kapin atë për ta ngrënë.

9

Shumimi i Amfibëve

Shumimi amfibëve kryhet në ujë. Aty depozitohen vezët dhe spermatozoidet. Pra pllenimi është i jashtëm. Nga vezët e pllenuara dalin larvat që për nga pamja, mënyra e të ushqyerit, lëvizja dhe frymëmarrja të kujton peshqit. Pas një farë kohe që zgjat sipas llojeve nga disa ditë deri në disa muaj , larva pëson shumë ndryshime. Kështu ajo ndërpret përkohësisht të ushqyerit, derisa aparati i saj tretës të ndryshojë duke u përshtatur për ushqime shtazore, në vend të ushqimeve bimore që përdorte më parë. Po gjatë

kësaj kohe të stadit larvar, velzat zhduken, shfaqen këmbët (fillimisht të përparmet, pastaj të pasmet), zhduket bishti dhe larva shndërrohet në amfib të rritur. Këto shndërrime gjatë së cilave larva pëson ndryshime të thella, derisa merr tiparet e kafshës së rritur njihen me termin metamorfozë. Pra amfibët zhvillohen me metamorfozë.

Fig. .............. Cikli jetësor i bretkosës

Kur moti është i ftohtë, amfibët qëndrojnë në gjendje pasive. Në këtë gjendje ato nuk hanë ushqim dhe përdorin shumë pak oksigjen. Nevojat e tyre për energji plotësohen nga lipidet që ato përmbajnë. Amfibët ndihmojnë në kontrollin e kandrrave në mjedis dhe kanë shërbyer si objekte të përshtatshme për studime shkencore në biologji dhe për kërkimet në mjekësi. Mishi i muskujve të bretkosave përdoret si ushqim nga njeriu . Amfibët hahen edhe nga zvarranikët, shpendët dhe gjitarët.

10

ZVARRANIKËT

Karakteristikat e përgjithshme të zvarranikëveNë klasën e zvarranikëve bëjnë pjesë hardhucat, gjarpërinjtë, breshkat, krokodilët dhe kameleonët.Trupi i zvarranikëve është i mbuluar nga një lëkurë e thatë dhe me luspa duke u përshtatur kështu për të jetuar në tokë, jashtë mjedisit ujor. Zvarranikët ishin të parët rruazor që filluan të jetonin dhe riprodhoheshin tërësisht në terë.Zvarranikët janë rruazorë me gjak të ftohtë, me shtyllë vertebrore dhe një endoskelet. Lëkura e tyre është mbuluar nga një shtresë brirore e organizuar në pllaka ose luspa dhe i mbron ato nga humbja e ujit. Disa zvarranik, në vend të lëkurës me luspa, kanë si mbulesë një pllakë të fortë (p.sh. breshka). Shumica e zvarranikëve kanë dy çifte këmbësh me nga pesë gishtërinj e kthetra. Te gjarpërinjtë dhe disa hardhuca (p.sh. bollari), gjymtyrët mungojnë. Zvarranikët kanë dy mushkëri të zhvilluara mirë që ndihmojnë për shkëmbimin e ajrit, pasi me lëkurën e thatë nuk mund të kryejnë frymëkëmbim.Megjithëse përshtatje të shumta favorizojnë jetën në terë, takohen edhe zvarranik që jetojnë në ujë. Të tillë janë krokodilët, breshkat e detit, gjarpërinjtë e ujit etj.

Zvarranikët riprodhohen me rrugë seksuale. Pllenimi është i brendshëm . Ata pjellin vezë të mbuluara me lëvozhgë të fortë . Embrioni zhvillohet brenda këtyre vezëve me lëndë ushqyese derisa të vijë koha të çajë lëvozhgën e vezës e kafsha e re të dalë e lirë në natyrë . Pra nuk është i nevojshëm mjedisi ujor si në rastin e amfibëve.Zvarranikët ushqehen me kandrra dhe brejtës të vegjël. Krokodilët ushqehen me peshq , shpend dhe gjitarë. Me peshq dhe shpendë ushqehen edhe breshkat e detit . Breshkat e terës ushqehen me krimba, kandrra dhe kafshë të tjera të vogla.Disa gjarpërinj janë helmues. Helmi i tyre prodhohet nga gjëndra të veçanta dhe injektohet me anë të dhëmbëve të helmit. Helmi i disa gjarpërinjve vepron mbi sistemin nervor, në qendrat e frymëmarrjes e të rrahjeve të zemrës, ndërsa helmi i disa gjarpërinjve të tjerë shkakton çarjen e rruazave të kuqe të gjakut dhe mureve të enëve të gjakut.Në historinë e gjallesave, zvarranikët përfaqësojnë vertebrorët e parë tipik të terës. Shkëputja e tyre nga mjedisi ujor u mundësua në sajë të pllenimit të brendshëm dhe zhvillimit embrional brenda një veze të mbështjellë me lëvozhgë të fortë.Përveç formave të zvarranikëve që jetojnë sot, në të kaluarën e largët nga rreth 200 milion vjet më parë deri në 45 milionë vjet më parë, kanë jetuar lloje të shumta zvarranikësh, tashmë të zhduken. Kjo periudhë quhet edhe “era e zvarranikëve” pasi zvarranikët kanë qenë gjallesat mbisunduese në ujë, në terë dhe në ajër. Format e tyre gjigande të njohura me termin dinosaur arrinin përmasa të mëdha.

11

SHPENDËT Shpendët grupohen në klasën me të njejtin emër- Klasa e shpendëve (Aves).Karakteristikat kryesore të tyre janë: trupi i mbuluar me pendë, kanë dy krahë, dy këmbë, janë kafshë me gjak të ngrohtë (homojoterm), shumohen me vezë dhe si kafshë vertebrore, kanë shtyllë vertebrore.Në klasën e shpendëve numrohen rreth 10,000 specie të gjalla. Shpendët jetojnë në të gjithë rruzullin tokësor, nga Arktik në Antarktik. Shpendët janë me madhësi të ndryshme, që luhatet nga madhësia 5 cm (zogu mizë) deri në 2.75 m (struci)

Shpendët si rruazor me sjellje komplekse

Shpendët mund të përkufizohen thjesht si gjallesat e vetme me pendë . Pendët mundësojnë izolimin e trupit nga i ngrohti dhe nga i ftohti dhe ndihmojnë për fluturim. Pendët e shpendëve janë të tipave të ndryshme , në varësi të funksionit që kryejnë . Pendët e mëdha gjenden në krah dhe në bishtin e shpendëve . Ato u japin shpendëve formën dhe ngjyrën . Pendët e mëdha të krahëve shërbejnë për ruajtjen e ekuilibrit në fluturim , ndërsa pendët e mëdha të bishtit kanë rolin e drejtimit dhe quhen timoniere . Pendët e tjera që bien në sy te një shpend janë pendët e zakonshme që i japin atij formën e lëmuar e të harkuar . Këto pendë kanë gjithashtu rol për ngjyrimin dhe për mbrojtjen nga objektet fizike , nga era , drita e diellit dhe reshjet .Tipi i tretë janë pendët e vogla si push që gjenden në brendësi , të mbuluara nga dy tipat e tjera të pendëve . Këto pendë kanë rol izolues . Por jo të gjithë shpendët janë përshtatur për fluturim . Fluturon kondori , shqiponja , fluturojnë pëllumbat , dallëndyshet etj. , por struci vrapon , ndërsa pinguini noton .Shpendët takohen kudo , nga njëri pol te tjetri dhe nga mjat e maleve deri në ujërat e oqeaneve e deteve .

Si shpendi më i hershëm konsiderohet Arkepteriksi i cili ka jetuar rreth 150 milion vjet më parë. Arkeopteriksi konsiderohet si shpendi më i hershëm sepse kishte pupla, por nga ana tjetër ai kishte pamjen e një dinosauri të vogël që ka ecur me dy këmbë, prej nga mendohet se duhet të kenë rrjedhur shpendët. Arkeopteriksi ka pasur një bisht të gjatë, me rruaza

12

(vertebra ) të pakta (shpendët e sotëm e kanë të reduktuar skeletin e bishtit). Arkeopteriksi ka pasur dhëmbë , ndërsa shpendët kanë një sqep në vend të dhëmbëve . Krahët te arkeopteriksi kanë qenë të vegjël dhe me thonj në majën e gishtërinjve (gjymtyrët e përparme kishin një skelet ku nuk kishin ndodhur të gjitha ndryshimet nga këmbë në krahë) .Shumë lloje shpendësh konsiderohen si kafshë sociale (që jetojnë në bashkësi) dhe sjellja e tyre paraqitet mjaftë komplekse. Sjellja komplekse te shpendët kushtëzohet nga disa faktorë .Së pari , sjellja komplekse te shpendët kushtëzohet nga zhvillimi i dukshëm i trurit të tyre dhe kompleksiviteti i tij për të kontrolluar lëvizjen e muskujve në fluturim.

Së dyti , shpendët si kafshë me gjak të ngrohtë (pra që ruajnë temperaturë të qëndrueshme, pavarësisht nga ndryshimi i temperaturës në mjedisin rrethues) për të siguruar këtë të ngrohtë për trupin dhe vezët e tyre, duhet të ushqehen shumë më shpesh sesa zvarranikët. Shpendët shpenzojnë kohë edhe si rritëse të të vegjëlve ( bebisite ) dhe për këtë u duhet bashkëpunimi i të dy prindërve për ndërtimin e folesë, ngrohjen e vezëve ( inkubimin ) dhe të ushqyerit e të vegjëlve.

Karakteristikat e përgjithshme të shpendëve

Për të njohur disa nga tiparet kryesore të shpendëve, le të vrojtojmë figurën 6.6.3.

Fig. 6.6.3. Karakteristikat e një shpendi

Shpendët kanë krahë për fluturim, një sqep, dy këmbë dhe një mbulesë me pupla në pjesën më të madhe të trupit të tyre. Forma dhe madhësia e sqepit te shpendët kushtëzohet nga mënyra e tyre e të ushqyerit . Te shpendët që thithin nektarin e luleve ( kolibrat e vegjël ) sqepi është i hollë dhe i gjatë , ndërsa te shpendët që ushqehen me farat e bimëve sqepi është i fortë dhe i trashë për të çarë mbulojën e tyre ( farave ) . Shpend]t grabitqarë e kanë sqepin me majë të kthyer si çengel dhe të mprehtë për të kapur , mbajtur , shqyer e rrjepur gjahun e tyre.

Fig............. Forma të ndryshme të sqepit te shpendët .

Ashtu sikurse zvarranikët, edhe shpendët kanë luspa, por vetëm në këmbët e tyre. Shpendët gjithashtu kanë thonj në këmbë ndërsa për frymëmarrje kanë mushkëri të zhvilluara mirë. Mushkëritë e

13

shpendëve janë të lidhura me trastat ajrore që shtrihen ndërmjet organeve të brendshme dhe komunikojnë në shumë raste edhe me zgavrën e kockave. Këto trasta ajrore ndihmojnë jo vetëm procesin e frymëmarrjes, por ulin edhe dendësinë e trupit.

Shpendët femra, sikurse zvarranikët, pjellin vezë me lëvozhgë. Në këto vezë zhvillohen pasardhësit e tyre.

Shpendët si kafshë me gjak të ngrohtë, me dy krah, me dy këmbë, me një sqep dhe me trupin e mbuluar me pendë, në brendësinë e tyre janë të ndërtuara nga këto pjesë ndërtuese:

• shtylla kurrizore dhe palca kurrizore në brendësi të kësaj shtylle; • mushkëria në formë qeske që shërbejn për frymëmarrje; • veshka që pastron gjakun; • ujëhollëpërcjellësi (ureteri) që bart urinën nga veshkat për jashtë trupit të

shpendëve; • cekumi- një degëzim i verbër të zorrës; • pjesa e fundit të zorrës (rektumin); • zorra që përbën pjesën e fundit të gypit tretës; • stomaku që bluan dhe tret bluan ushqimet; • mëlçia që prodhon lëngun e tëmthit; • zemra- organi që pompon gjakun; • gusha- një xhep që formohet nga zgjerimi i ezofagut; • ezofagu- pjesa e parë e gypit tretës; • trakea- pjesa e parë e sitemit të frymëkëmbimit; • zgavra e gojës.

Shpendët janë të rëndësishme për jetën tonë në disa drejtime. Ata ndihmojnë në shfarosjen e kandrrave të dëmshme për bujqësinë dhe të farave të bimëve të këqija të arrave. Disa shpend ushqehen me minj. Pulat dhe rosat përdoren për mish dhe për vezë.

Njerëzit përgjithësisht janë të apasionuar për të vrojtuar dhe ushqyer shpendë të egër. Shumë shtete kanë si simbol shpendë të veçantë.

Shpendi i ynë simbol është shqiponja e maleve.

14

GJITARËT Karakteristikat e gjitarëve

Gjitarët ose sisorët mendohet të kenë rrjedhur nga zvarranikët primitiv, para se të shfaqeshin shpendët. Më të hershmit ndër gjitarët mendohet të kenë qenë me madhësinë e një miu të vogël me dhëmbë që përshtateshin për të ngrënë kandrra.Shumica e gjitarëve janë viviparë (“lindin të vegjël të gjallë”) dhe jo ovipiarë (që pjellin vezë, sikur janë zvarranikët dhe shpendët). Te gjitarët, të vegjlit zhvillohen brenda uterusit (mitrës) së nënës ku furnizohen me oksigjen dhe ushqime nga gjaku i saj. Të vegjlit e gjitarëve, nënat i ushqejnë me qumështin e prodhuar në gjëndrat e tyre të qumështit.

Gjitarët janë kafshë me gjak të ngrohtë, sikurse shpendët. Për të mbajtur këtë temperaturë të qëndrueshme ndihmon mbulesa me qime ose push te shumica e gjitarëve dhe shtresa dhjamore nën lëkurë.Te shumë lloje gjitarësh, individësh komunikojnë ndërmjet tyre përmes disa sinjaleve kimike që prodhohen nga gjëndra të veçanta në lëkurë. Ndër strukturat mbuluese të gjitarëve përfshihen edhe thonjtë, brirët, thundrat etj.Gjitarët karakterizohen nga mënyra të ndryshme të ushqyeri . Ka prej tyre bimëngrënës, të tjerë janë mishngrënës dhe disa gjithçkangrënës. Edhe lëvizja te gjitarët kryhet në mënyra të ndryshme : me ecje, me kërcime , notim e fluturim.

Klasifikimi i gjitarëve Në varësi të mënyrës se si e kryejnë lindjen e të vegjëlve dhe si i ushqejnë ata , gjitarët grupohen në tre grupe të ndryshme. Këto grupe janë: Monotrematët, Marsupialët dhe Placentarët.Monotrematet janë njëri nga tre grupet e gjitarëve të sotëm. Ndër llojet e këtij grupi që jetojnë sot, njëri lloj është ornitorinku dhe lloji tjetër është ekidna. Këta gjitarë pjellin vezë (femrat) që janë shumë të ngjashme me vezët e zvarranikëve. Nga vezët lindin të vegjlit të cilat femra i ushqen me qumështin e saj, si të gjithë gjitarët e tjerë.

Marsupialët janë gjitarë që lindin të vegjël (pra nuk pjellin vezë) por të pazhvilluara plotësisht. Zhvillimi i këtyre të vegjëlve mbaron në një xhep lëkuror në pjesën e barkut të femrave që quhet marsup (këtej rrjedh edhe emri i grupit - marsupial).Marsupialët jetojnë vetëm në Australi dhe Amerikë. Si përfaqësues tipik i marsupialëve është kanguri.

Placentarët janë grupi ku përfshihet pjesa kryesore e gjitarëve, përfshi edhe njeriun . Emri i tyre placentarë lidhet me një strukturë komplekse të quajtur placentë ose shtrat që siguron lidhjen ndërmjet trupit të nënës

15

dhe embrionit që zhvillohet në uterusin (mitrën) e saj. Gjatë kësaj etape të zhvillimit të tij, embrioni ushqehet dhe kryen shkëmbimin e gazeve nëpërmjet enëve të gjakut të nënës së tij. Pra të vegjlit e placentarëve lindin plotësisht të zhvilluar.

Përveç insektengrënësve dhe lakuriqëve të natës, te gjitarët placentarë bëjnë pjesë edhe shumë rende të tjera, si: rendi i Primatëve (ku përfshihen paramajmunët, majmunët dhe njeriu), rendi i Brejtësve (minjtë dhe ketrat), rendi i balenave etj.

Gjitarët më të specializuar për mënyrën e të ushqyerit të tyre si grabitqarë i përkasin rendit të mishngrënësve (Carnivora): qentë, ujqërit , leopardët , luanët etj.Ndërtimi i gjitarëveSistemi skeletikShumica e gjitarëve kanë shtatë rruaza të qafës (vertebra), duke përfshirë këtu: lakuriqët e natës, xhirafat, balenat dhe njerëzit.

Sistemi i frymëmarrjes

Organi kryesor i frymëmarrjes te gjitarët janë mushkëritë.

• Mushkëritë e gjitarëve janë poroze si sfungjer të ndërtuara nga dhomëza si hoje të mbuluara nga qeliza epiteli, të cilat quhen alveola.

• Mushkëritë vendosen mbi diafragmën muskulare, e cila

ndan gjoksin nga zgavra e barkut.• Kur zgavra e gjoksit zgjerohet, ajri hyn nëpërmjet gojës dhe hundës,

përcillet nëpër fyt, në trake, në bronke dhe në alveolat e mushkërive. • Në mushkëritë e gjitarëve

thithet oksigjeni i ajrit dhe prej tyre largohet me frymënxjerrje dioksidi i karbonit.

Qarkullimit i gjakut te gjitarët

• Organi kryesor i qarkullimit të gjakut të gjitarëve është zemra.

• Kur zemra e pompon gjakun për në mushkëri, ky quhet qarkullimi mushkëror ose qarkullimi i vogël i gjakut.

16

• Kur zemra e pompon gjakun për në inde dhe organet e tjera të trupit, ky quhet qarkullimi sistemik ose qarkullimi i madh i gjakut (i zakonshëm).

• Ky pompim i dyfishtë i gjakut siguron presionin e nevojshëm dhe rrjedhën e tij në të dy rrathët qarkullues.

Tani që informacioni për gjitarët është bërë më i plotë , mund të veçohen këto karakteristika kryesore të tyre :

1. Trupi i mbuluar me qime , por te disa ato mungojnë .2. Kanë gjendërra të qumështit , të djersës dhe lyrore në lëkurë .3. Goja e pajisur me dhëmbë.4. Kapakët e syrit të lëvizshëm dhe veshi i jashtëm i dukshëm .5. Te shumica katër gjymtyrë të përshtatura për disa mënyra lëvizjeje . 6. Zemra e ndërtuar nga dy vesh dhe dy barkushe .7. Frymëmarrja kryhet me mushkëri . 8. Disa prej tyre me gjak të ftohtë ( p.sh. zvarranikët ) dhe të tjerë me gjak të

ngrohtë ( p.sh. shpendët dhe gjitarët )9. Truri shumë i zhvilluar .

17

10.Pllenimi brendshëm , veza zhvillohet në uterusin e femrave ( me përjashtim të monotrematëve ) .

11.Të vegjlit ushqehen me qumësht nga gjendrat e qumështit .

KAFSHËT DHE SHËNDETI I NJERIUTUshqimet me prejardhje nga kafshët dhe sëmundjet e njeriut

Jeta e njeriut është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me kafshët dhe mjedisin .Kafshët dhe prodhimet e tyre janë një nga burimet më të rëndësishme të ushqimit

tonë të përditshëm. Por ushqimet me prejardhje nga kafshët po bëhen përherë e më të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Organizmi ynë ka nevojë për lyrna të pangopura ( në formë vaji ) . Këto lyra në formë vaji gjenden te peshku salmon i freskët , peshku ton i freskët , te sardelet dhe troftat , por edhe në ushqime të tjera si perimet , farat e bimëve , bishtajoret ( fasulet , bathët etj ) . Dieta e njeriut duhet të përmbajë vajin e lulediellit dhe vajra të nxjerra nga drithërat ( si p.sh. vaji i misrit ) dhe bimë të tjera .

Studimet shkencore kanë treguar se njerëzit më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës janë ata që në dietën e tyre përdorin pak lyrna të ngopura dhe shumë bishtajore, fruta dhe perime .

Detet dhe lumenjtë ndoten vazhdimisht me lëndë helmuese me prejardhje nga industria ose nga bujqësia .

Duke ngrënë peshk , njeriu rrezikohet të marrë sasira të mëdha zhive ( merkuri ) që është një nga helmet e forta . Ky helm vepron në sistemin nervor , në zemër dhe në veshka . Kur gratë shtatzëna bien në kontakt me sasira të mëdha merkuri , atëherë te bebet që zhvillohen në trupin e tyre shkaktohen çrregullime në sistemin nervor dhe deformime trupore .

Edhe te peshqit e rritur në rezervate , gjurmët e lëndëve helmuese janë me përmbajtje të lartë . Shkaku I kësaj përmbajtjeje të lartë të helmeve janë ushqimet që përdoren për rritjen e peshkut në rezervate si dhe helmet që grumbullohen nga ujërat që vadisin kulturat bujqësore . Po kështu në mbrojtje të peshqve të rezervatit nga mikrobet sëmundjeshkaktues përdoren sasira të mëdha antibiotikësh . Këto mikrobe , me kalimin e kohës bëhen rezistent ndaj këtyre antibiotikëve dhe kur njeriu bie në kontakt me to sëmuret sepse antibiotikët nuk bëjnë më efekt .

Njerëzit me vullnet të dobët për të mbajtur dietë ndaj këtyre ushqimeve , justifikohen duke treguar se në gojë kanë dhembët shqyes , sikurse edhe mishngrënësit . Por dhëmbët shqyes të ngjashëm me mishngrënësit nuk janë

18

gjithçka . Kur krahasohen tiparet fiziologjike të njeriut , me mishngrënësit , lista e dallimeve bëhet shumë e gjatë . Në dallim nga njeriu , të gjithë mishngrënësit natyralë , si qeni dhe minjtë , e prodhojnë vet vitaminën C që u duhet , ndërsa njeriu duhet ta marrë vitaminën C duke ngrënë perime dhe fruta .

Mishngrënësit e vërtetë, djersijnë nëpërmjet gjuhës së tyre dhe jo me anë të lëkurës. Mishngrënësit natyral, përgjithësisht nuk kanë enzima tretëse në pështymë dhe acidet tretëse në stomakun e tyre janë shumë herë më të fortë se sa në stomakun e njeriut . Kështu bakteret e marra me ushqimet e gëlltitura janë të parrezikshme për ta .

Te mishngrënësit natyral kurrë nuk shkaktohet arteroskleroza ( ngushtimi i enëve të gjakut nga depozitimi i shtresave të lyrave brenda tyre ) , megjithëse konsumojnë sasira të mëdha lyrash të ngopura dhe kolesterol .

Për të shmangur sëmundjet e zemrës dhe kancerin , mjekët këshillojnë të njëjtën gjë : “ Përdorni sa më shumë ushqime bimore dhe përdorni sa më pak ushqime me prejardhje nga kafshët “ !

Në fakt shkaktare të kancerit nuk janë lyrat dhe kolesteroli . Ato shkaktojnë sëmundjet e zemrës . Shkaktare të kancerit janë proteinat e kafshëve .

Sa më shumë ushqime bimore të përdorni, aq më mirë do të ndjeheni , aq më mirë do të dukeni dhe shumë më pak probleme me shëndetin do të kini . Edhe mjedisi do të mbrohet më mirë duke pakësuar kafshët që rriten për prodhime ushqimore . Ajri do të jetë më i pastër , uji do të ketë shumë më pak ndotje dhe toka do të ketë më pak mbeturina .

Duke u ushqyer me ushqime bimore , është njësoj sikur udhëton me biçikletë .

Shëndeti i njeriut dhe kafshët Disa ushqime me prejardhje nga kafshët janë bartës të agjentëve

sëmundjeshkaktues.

Tabela e ushqimeve shtazore me përmbajtje agjentësh sëmundjeshkaktuesAgjenti sëmundjeshkaktues

Burimi nga vijnë agjentët sëmundjeshkaktues

Ushqimet që bartin agjent sëmundjeshkaktues

BAKTERE :Bacillus cereusCampylobacter jejuni

Salmonella

Toka , pluhuri

Gjedhët , pulat , zogjtë , uji i rrjedhshëmMishi i pazier , jashtëqitjet e kafshëve , uji , toka , kafshët e detit të paziera

Mishi , qumështi , perimet , peshqit , supat .Pulat , gjeli i detit , qumështi i pazierë , ujiMishi i pazier , vezët, prodhimet e qumështit , qumështi , peshku , koka kola , çokollata ,

19

keku VIRUS :Hepatiti A

Jashtëqitjet , punëtorët e infektuar

Sanduiçet , frutat , lëngjet e frutave , qumështi , produktet e qumështit , sallatat , perimet , uji

PARAZIT:Toxoplazma gondii

Delja , derri , ariu , jashtëqitjet e maces

Derri i pazier , rrallë bifteku , mishi i dashit

Nga gjithë diskutimet rreth produkteve të kafshëve duhet mbajtur mend se ato konsiderohen të mira kur janë natyrale , organike , të pastra . Por në treg shumica e prodhimeve të kafshëve janë të tejngopura me antibiotik dhe me ngarkesa mikrobike , si Escherica coli , salmonella etj . Miliona njerëz sëmuren çdo vit sepse hanë mish të infektuar , kryesisht pula dhe kafshë deti dhe mijëra prej tyre vdesin .

Një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e kafshëve dhe njeriut është edhe gripi i pulave i shkaktuar nga virusi H5N1 Aziatik . Ky virus është infektues i fuqishëm për shpendët , por përmes tyre përhapet dhe shkakton sëmundje dhe vdekje edhe te njerëzit.

Shumë lloje të peshqve po zhduken . Shumë lloje të tjera gjallesash po shfarosen aksidentalisht gjatë gjuetisë së peshkut . Mishi i kafshëve të detit po bëhet përherë e më i rrezikshëm nga përqendrimi i lartë i helmeve në mishin e tyre . Ky ushqim i infektuar rrezikon të shkaktojë kancer dhe defekte në të sapolindurit .

Detet dhe lumenjtë ndoten vazhdimisht me lëndë helmuese me prejardhje nga industria ose nga bujqësia .

Mishi , bulmeti dhe vezët janë ato ushqime që sëmurin njerëzit pa i kuptuar. Në fakt , ato janë shkatërruese të viteve të vona të jetës së njeriut dhe vrasëse të tij . Ato nuk përmbajnë asnjë gjurmë fibre apo karbohidrati kompleks . Përkundrazi , janë të ngopura me lyrna të ngopura dhe kolesterol . Me pakë fjalë , duke ngrënë mish , prodhime qumështi dhe vezë është rruga më e sigurt e dhjamosjes dhe e gjendjes pasive . Duke ngrënë këto ushqime , njeriu është i rrezikuar nga sëmundjet e zemrës , nga kanceri , nga presioni i lart i gjakut , aritmitë dhe probleme të tjera.

20