biologjia 9

15
Tema: Biodiversiteti. Nevoja për natyrën. Nëntema: Sjellja e gjallesave dhe komunikimi ndërmjet tyre.

Upload: suela

Post on 20-May-2017

284 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Biologjia 9

Tema: Biodiversiteti. Nevoja për natyrën.

Nëntema: Sjellja e gjallesave dhe komunikimi ndërmjet tyre.

Page 2: Biologjia 9

Objektivat : 1. Të vrojtojmë komunikimin dhe sjelljen e gjallesave.2. Të mësojme që sjelljet e kafshëve mund te jenë të

lindura ose të fituara.3. Te dimë se gjallesat i pasqyrojnë sjelljet e fituara në

forma të ndryshme.4. Të tregojmë se per cfarë motivesh disa kafshe,

mbrojnë territorin ku jetojnë, kembejnë sinjale mes tyre.

5. Të vrojtojmë komunikime të ndryshme mes gjallesave.

6. Të dimë përse disa kafshe organizohen në grup.7. Të vlersojmë sjelljet mbrojtëse të gjallesave.

Page 3: Biologjia 9

Delfinët kafshët me inteligjente të botësDelfini është gjitar ujor i konsideruar si kafsha e tretë më e mençur në botë. Delfini ushqehet kryesish me peshq, është mjaft paqësor dhe krijon miqësi me njerëzit. Delfini është gjitar deti me trup deri ne 3,7 metra, me ngjyrë hiri ne kurriz dhe me bark te bardhe, me lëkure te lëmuar, me turi te

Page 4: Biologjia 9

zgjatur. Delfini jeton mbi 100 vjeç. Kjo kafshe pëlqen detet e ngrohta të klimës mesdhetare. Ato jeton ne thellësi prej 2 deri 9 metra. Ekzistojnë 34 lloje delfinësh. Delfinët gjithashtu janë mishngrënës, jetojnë afër detit dhe shpesh te baskevepruar me njerëzit. Delfinët janë lloje balenash. Si balena te tjera delfinët përdorin tinguj valleje dhe kërcejnë për te komunikuar dhe për te lundruar. Ata gjithashtu kane një tingull te gjashte te ekolosalisazionit. Imitojnë tinguj midis tyre dhe imitimi i bën te krijojnë jehona te reja nga objektet rreth tyre. Prej kohesh mendohet se delfinët bashkë me pjesën tjetër te balenave janë paraardhës te gjitarëve tokësore, për shkak te se cilëve janë zhdukur mishngrënësit (bishat). Megjithatë balenat, duke përfshire edhe delfinët, janë te lidhura ngushtë me hippot. Është llogaritur se paraardhësit e delfinëve u strehuan ne ujë te ngjashëm me balenat (delfinët).Delfinët e pare te njohur. Gjinore, i përkasin familjes se Hadrodelfineve dhe Kentriodon, nga familja e kentriodoneve.Delfinet janë kafshe deti. Ata janë te lidhur me balenat, janë rreth 40 lloje delfinësh ne 17 gjenerata. Për, asat e tyre variojnë nga 1,2 m deri ne 9,5 m, nga 40 kg deri ne 10 ton (orka ose balena vrasëse). Ata gjenden ne boten e ujit me shume ne oqeane e ndarjeve kontinentale, janë mishngrënës, me shume ushqehen me peshq. Familja e delfinëve është me e madhja e oqeanit dhe me e shoqërueshmja. Delfinët kane ekzistuar rreth 10 milion vjet me pare, gjate miocenes. Delfinët janë kafshët me inteligjente dhe duken te shoqërueshme e lozonjare, qe i beri ata popullore ne kulturën njerëzore.Delfinët janë cilësuar si nje nga kafshët me inteligjente te botes, por është e vështire te përcaktohet se deri ku arrin inteligjenca e tyre. Duke u krahasuar me specie me te njëjtën inteligjence është e komplikuar për te ndare nivelet nga diferenca e aparateve te ndjeshmërisë, mënyrës se përgjigjes dhe natyrës se njohjes. Janë bere disa eksperimente me këtë kafshe te ukit por disa teste janë te limituara. Duke u krahasuar me specie te tjera sjellja e delfinit është studiuar ne mënyre te veçante, ne te dyja anët si ne grup dhe ne veçanti. Delfinët jetojnë ne grup dhe ne mënyre individuale. Ne vende ku ka ushqim me bollëk mund te krijohen grupe qe mund te kapërcejnë 1000 delfinë. Komunikimi individual përdor vërshëllima dhe tinguj te tjerë. Ata lëshojnë tinguj ultrasonike për te treguar vendndodhjen e tyre. Nuk kane kryetar për ti udhëhequr. Ndryshimet janë te zakonshme megjithatë ata mund te kenë një lidhje te forte midis tyre. Delfinët mund te ndihmojnë një te dëmtuar, një te plagosur, apo te sëmure duke iu dhëne një fryme te lehte për ti nxjerre ne siperfaqe. Altruizmi duket sikur është pa limit ne specien e tyre. Ne Zelandën e Re është pare një delfin Moko, i cili ka drejtuar ose ndihmuar një femër bashke me te voglin e saj jashtë zonave me rrezik, ku ata kishin ngelur disa here. Gjithashtu delfinët janë pare te mbrojnë notaret nga peshkaqenët duke notuar rrotull tyre ose duke i sulmuar ata dhe detyruar te ikin. Madje delfinët kane treguar kulture, qe mendohet te jete e njëjte me atë te njerëzve. Ne maj te 2005 ne Australi u zbulua një delfin i cili iu mësonte te vegjëlve si te

Page 5: Biologjia 9

përdornin objekte te ndryshme. Ata mbulonin truoin me sfungjerë kur kalonin ne vende me shkëmbinj ne mënyre qe te mos goditeshin. Dituria tek delfinët kalon nga mamaja tek vajza. Vetëm një lloj është qe dituria kalon nga te dy prindërit, tek vajza dhe tek djali. Një sjellje tjetër e delfinëve është zbuluar tek delfinët e lumit Brazil, ku disa meshkuj përdorin dru ose dege si pjese te shkaqeve seksuale.Delfinët mund te hyjnë edhe ne përleshje me njeri-tjetrin. Sa me i madh te jete një delfin mashkull aq me shume e ka trupin te mbuluar nga shenja kafshimi. Arsyet për te cilat delfinët hyjnë ne përleshje me njeri-tjetrin janë te njëjta me te njerëzve :

Mosmarrëveshja midis shokëve. Për te fituar sa me shume femra.Këto akte agresioni mund te jene shume te forta aq sa delfinët mund te humbin dhe mendjen ne qofte se humbin betejën. Gjithashtu delfinët mund te vrasin qëllimisht për arsye te cilat nuk janë plotësisht te kuptueshme.

Page 6: Biologjia 9

Ja se si komunikojnë qentë me ne :

Çdo dashamirës i qenve e di mirë se si “miku më i mirë i njeriut” shpreh gjendjet e tij shpirtërore. Veshë të puthitur mirë pas kokës, gjendje të ashpër dhe bishtin drejt do të thotë: Mos më bezdis. Veshë të ngritur, trupin në lëvizje dhe lëvizja e bishtit pa pushim do të thotë: Sa i lumtur jam që të shoh. Përveç këtyre karakteristikave, kohët e fundit është zbuluar edhe një tjetër karakteristikë e gjuhës së qenit, e cila ndoshta mund t‘i habisë pa masë padronët e tyre më të kujdesshëm. Kur qeni është i vëmendshëm kundrejt diçkaje apo dikujt, do lëvizë bishtin më djathtas, ndërsa kur do ta zhvendosë atë majtas, nuhat diçka negative.

Studimi që përshkruan këtë fenomen është publikuar në revistën “Current Biology” dhe titullohet “Lëvizja asimetrike e bishtit te qentë u përgjigjet stimujve të ndryshëm emotivë” dhe autorët e tij janë disa shkencëtarë të Universitetit të Triestes dhe dy veterinerë të Universitetit të Barit. “Është një studim intrigues edhe pse lidhet me një numër të madh kërkimesh, të cilat tregojnë ekzistencën e një asimetrie emocionale në tru”, thotë njëri nga studiuesit, Richard J. Davidson, në Universitetin e Ëisconsin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkimet kanë treguar se në pjesën më të madhe të kafshëve, te zogjtë, hemisfera e majtë e trurit specializohet në ato sjellje që shkencëtarët e përcaktojnë si afrim dhe akumulim energjetik. Te njerëzit, kjo do të thotë se hemisfera e majtë u është bashkangjitur ndjenjave pozitive si dashuria, ndërsa hemisfera e djathtë specializohet në sjelljet e “distancimit” si frika dhe depresioni. Që nga momenti që hemisfera e majtë kontrollon pjesën e djathtë të trupit, ndërsa hemisfera e djathtë kontrollon pjesën e majtë, këto asimetri shfaqen edhe vetëm në dy pjesët e tjera të trupit. “Bishti i qenit është shumë interesat, thotë Davidson, pikërisht sepse gjendet në pozicionin qendror të trupit, nuk është as nga e majta e as nga e djathta”. Në këtë rast, asimetria emocionale ekziston, apo jo?

Për ta zbuluar këtë, shkencëtarët kanë rekrutuar 30 qenë shtëpie të racave të ndryshme, duke i lidhur në një kafaz të pajisur me telekamera, që regjistrojnë me përpikëri lëvizjen e bishtave të tyre. Kështu, shkencëtarët i përballën me katër stimuj të ndryshëm emotivë: padronin e tyre, një njeri të panjohur, një maçok dhe një qen të panjohur shtëpiak. Çdo herë, personi

Page 7: Biologjia 9

ose kafsha i shfaqej qenit për një minutë, me një pushim 90 sekondash ndërmjet shfaqjeve. Eksperimentimi vazhdoi për 25 ditë, me 10 seanca në ditë. Kur qentë shihnin padronët e tyre, lëviznin bishtin vrullshëm të spostuar nga ana e djathtë. Kur shihnin një person të panjohur, lëviznin bishtin mesatarisht edhe në këtë rast më shumë nga e djathta se sa nga ana e majtë. Duke parë macen, qentë tundnin bishtin më shumë djathtas se majtas, por me një kënd më të zvogëluar. Kur gjendeshin përballë një qeni të panjohur dhe agresiv, një pastor i madh belg Malinois, tundja ishte e spostuar totalisht nga e majta.

Konkluzioni, thotë njëri prej shkencëtarëve, është se kur qentë tërhiqen nga diçka, qoftë edhe nga një mace e qetë dhe miqësore, e tundin bishtin nga e djathta, ndërsa kur kanë frikë, bishti i tyre lëviz majtas. E gjithë kjo tregon se muskujt e pjesës së djathtë të bishtit pasqyrojnë emocione pozitive, ndërsa muskujt e pjesës së majtë shprehin emocione negative.

Disa kërkues thonë se asimetria cerebrale është një fenomen që karakterizon vetëm qeniet njerëzore (për shkak të evolucionit të gjuhës në hemisferën e majtë), por kohët e fundit janë zbuluar asimetri analoge edhe tek ato qenie të cilat janë përcaktuar si krijesa të lehta, thotë Lësley Rogers, neuro-shkencëtare e universitetit “Neë England” në Australi. Kameleonët meshkuj tregojnë një agresivitet më të madh, të shprehur nga ngjyra e lëkurës, kur shikojnë një kameleon tjetër me syrin e majtë. Një bretkosë do të largohet më shpejt se një grabitqar që hyn në pamjen e tij vizive të majtë (hemisfera e djathtë/frikë). E njëjta bretkosë, kur bëhet fjalë për të kapur një karkalec, do të preferojë të zgjedhë gjuhën në anën e djathtë të tij (hemisfera e majtë/ushqimi). Dhe zogjtë? Preferojnë të përdorin syrin e majtë për të kërkuar ushqim dhe syrin e djathtë për të qenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetesën e tyre.

Qentë nuk flasin, por me lëvizjet e tyre ata mund të komunikojnë në mënyrë të shkëlqyer me njerëzit.

Gjuha e qenve është komunikimi viziv, pasi qentë nuk flasin, por përmes lëvizjeve të trupit të tyre komunikojnë me ne.

Page 8: Biologjia 9

Si mbrohen kafshët?Në një pyll të dendur ku mbretëron gjelbërimi, galojnë cicërimat melodioze, fshfëritjet e kafshëshëve, por në një moment hyn gjuetari dhe shkaktohet një kërcitje. Harmonia e mrekullueshme prishet në çast. Porsa dëgjohet kërcitja në mbar pyllin përhapet tmerri. Të gjithë futen në vrimë, fshihen pas një trungu, apo kalojnë majë pemës.Me qindra sy të zjarrtë , me vesh të mprehtë, ndjejnë çdo lëvizje të gjatarit dhe turinjtë e tyre të lagur nuhatin që nga larg erën e tytës së pushkës. Kudo në pyll ka gjallesa, por po të provosh të shohësh nuk sheh asnjë gjë. Në pyll mbretronë rregulli,vigjilenca dhe fshehtësia.Zogjtë, egërsirat, kafshët e pyllit jetojnë në kate të ndryshme. Urithi futet në tunele nën tokësore, bilbili në rrëzë të shkurreve, bufi në zgërbonjën e trungjeve të vjetra, harabeli në majën e pemës. Ç’do kafshë jeton në vendin e saj, në katin e caktuar. Ato nuk e ndërrojnë vendbanimin e tyre, zakon i verbër i formuar gjatë mijra vjetësh.Në pyll ka orar veprimesh, ka rregull pune, që respektohet me përpikmëri nga çdo banor i tij. Kafshët janë si orë të gjalla, që në çaste të ndryshme kryejnë veprime të caktuara.Mëngjesi i freskët, kudo në pyll ka gjallëri, klithma, cicërima, fluturime. Zogjtë me sqepin e mprehtë gjëmtojnë insekte midis gjetheve dhe me vrap në fole për të ushqyer të vegjlit e uritur.Për fluturakët e pyllit mëngjesi është koha më aktive kur çdo minutë, madje dhe sekondat janë mjaftë të çuditshme. Në vapë zogjët qetësohen midis degëve të frskëta. Pasdite gjallërohen përsëri dhe në mbrëmje gjejnë degën më të rehatshme dhe pasi futin kokën nën krah, kalojnë natën në qetësi.

Page 9: Biologjia 9

Kjo është radha e punës për zogjët e pyllit, një sjellje mjaftë e lashtë që ata nuk e ndryshojnë asnjëherë. Në muzg, lepuri, miu, dhelpra dhe tinzar të tjerë, që i friksohen dritës, dalin prej foleve, për të filluar punët e fshehta të natës.Në mëngjes jeta e natës pushon, të gjithë banorët e natës zhduken dhe jeta në pyll fillon rishtaz.

Kafshët flenë në ujë dhe në ajër

Peshkaqenët, kur flenë, mbyllin sytë dhe qëndrojnë të shtrirë në brinjë pothuaj në sipërfaqe të ujit. Balena e veriut fle duke qëndruar shtrirë krejt mbi sipërfaqen e ujit. Peshku-hënë fle, gjithëashtu, i shtrirë në brinjë midis valëve të detit, duke u valvitur sin ë një krevat të butë. Shumë lloje peshqish për të fjetur zgjedhin vende të qeta, futen në gjire ku era e shqetëson sa më pak ujin ose zbresin pothuajse në tabanin e detit.

Page 10: Biologjia 9

Gjumin më interesant nga të gjitha kafshët e ujit e bënë foka. Ajo fle në dy mënyra: -mënyra e parë ajo qëndron shtrirë mbi sipërfaqen e ujit, shpina i valvitet midis valve, ndërsa koka qëndron e zhytur në ujë.Në mënyrën e dytë ajo sapo i mbull sytë, duke qëndruar në pozicionin vertikal, zhytet ngadalë në fund të ujit ku, pasi dremit 4-5 minuta, fillon të ngjitet në sipërfaqe.Shëmbujt janë të pafund për kafshët që flenë në uji.Po në ajër si flenë shpendët.Pilotët zbuluan se shpendët në tremijë metra lartësi flinin sin ë një dyshek me krahhapur. Biologët më vonë vërtetuan se apuset flenë në ajër. Edhe lejlekët gjatë shtegëtimit flenë në ajër disa minuta. Në ajër flen dhe çajkat.Po ëndërra a shohin kafshët?Shpeshëherë, qentë klithin në gjumë dhe trupi në këtë kohë u dridhet si purtekë. Eksperimentet dhe studimet e njëpasnjëjshme treguan se kafshët jo vetëm që shohin ëndërra, por, në të njjtën kohë, është diktuar se ëndërrat te kafshët janë të zakonshme sa edhe për njeriun.

Sjellja ndaj gjumitLind pyetja: -a flenë kafshët?Çdo kafshë ngordhë më shpejtë nga pagjumësia sesa nga uria. Në se qeni nuk e lëmë të flejë pesë ditë, ai  do të ngordhë me siguri.Gjumi është ushqimi i trurit, thotë populli. Në gjumë së bashku me trurin pushon gjithë organizmi, të gjitha organet, pra i gjithë trupi ynë.Zemra rreh e qetë dhe ngadalë, muskujt ndehen, presioni i gjakut bie, mushkritë thithin ajrin më rrallë dhe kudo në trupin e gjallë, prej majës sëturirit e deri në fund të bishtit, mbretëron një qetësi e vërtetë.Në botë nuk ka as edhe një kafshë, insekt, peshk, amfib, zvarranik, shpend e gjitar, që mund të jetojë pa gjumë. Në qoftë se ndonjë kafshë jetonë pa fjetur, atëherë, me siguri, ajo do të ketë jetë të shkurtër.Bletët puntore jetojnë shumë pak, gjithësej disa javë, dhe kjo ndodh sepse gjithë kohën ato merren me rregullimin e punëve në zgjua, pa fjetur qoftë edhe një minutë.Pra, kafshët flenë në mënyra të ndryshme. Shpendët, për t’i zënë sa më shpejtë gjumi i ëmbël, futin kokën nën krahë, ndërsa qentë ulin veshët dhe mbështillen kruspull.Kafshët e egra flenë duke dremitur. Lepuri ka gjumë të shkurtër dhe mjaftë të lehtë, brenda  një dite aim und të zgjohet deri njëzet herë, ndërsa derrat e detit pothuaj se nuk flenë fare, gjithë kohën ata qëndrojnë të dremitur dhe sytë i mbullin në faza të shkurtëra prej dy-tre minutash. Delfinët gjatë udhëtimit që ndjekin anijet flenë duke mbyllur sytë vetëm 30 sekonda. Provat kanë treguar se kafshët e ujit kanë më pak nevojë për gjumë se kafshët e tokës. Edhe njeriu pot ë flerë i zhytur  në një banjë me ujë e ndjen veten shumë mirë edhe me tre orë gjumë.

Page 11: Biologjia 9

Çdo qënie e gjallë e zhytur në ujë çlirohet nga forcat tërheqëse të gravitetit, pra, si të thuash, ato  kafshët që flenë në ujë çlodhen e pushojnë më mire se kafshët që jetojnë në tokë.Kafshët flenë kudo, në tokë, në ujë, por ka edhe kafshë që flenë në ajër. Në gjumë ato qëndrojnë shtrirë në shpinë, në brinjë ose përmbys si njeriu.Por, në dallim nga njeriu kafshët flenë dhe në këmbë, në bisht, të varura me kokë poshtë dhe mbi degët e pemëve. Dhelpëra, ariu, antilopa, delja, leopardi dhe gjirafa flenë mbi  bark, duke përkulur trupin në formë gjysmëharku.Luani, gorilla, panda, giboni, kunadhja, kanguri etj, flenë në shpinë. Kafsha më tipike që fle në këmbë, është kali, dhe sidomos elefanti. Leopardi fle në degën e pemës njëlloj si në krevat etj……