e boton qksh ”migjeni” borås-suedi viti ii , nr. 2 · albanska språket-gjuha shqipe albanerna...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,Shkurt 2008 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 Burimi i Drinit të Bardhë Källa Drini i Bardhë (Kosova) DituriaRevistë mujore

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër,Shkurt 2008

Dituria

E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Viti II , Nr. 2

Burimi i Drinit të Bardhë Källa Drini i Bardhë (Kosova)

Dituria‐Revistë mujore

Page 2: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faqe 2 Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindër

D I T U R I A Përmbajtja: Boton QKSH “Migjeni” Borås – Suedi Kryeredaktor: 3.Nga redaksia Sokol Demaku [email protected] 4. Albanska språket Keshilli redaktues: 5.Dy gjuhësia tek fëmijët Rrahmon Jashari [email protected] 6.7.Fejtoni ynë Lena Liden [email protected] 8,9,10,Shuquri Sejdijaj-Rizah Sheqiri Ahakuf Jashari [email protected] 11,12.Faqe për fëmijë Ramadan Myrtaj [email protected] 14,15. Kishim vepruar drejtë Arsim Daka [email protected] 16.Rifat KukajBrengë Lektor : AgronCela [email protected] 17.Brengë - Poezi Adresa e redaksisë [email protected] 18.Për orët e lira Revista Dituria Studiefrämjandet 19.Artizanate shqiptare L. Kyrkogatan 20 503 07 Borås 20.Alla hjärtans dag - Shen Valentini

Tirazhi: 200 copë

Page 3: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe 3 Ja së bashku me pranverën po vjen edhe dita më e lumtur dhe dita më e gëzuar dhe e pritur për shumë mote,dita kur populli ynë do gëzoj të drejtën e tij jetike, të jetë zot shtëpie në shtëpine tij. Edhe ne edhe pse larg atdheut, sikur ata në Kosovë e ndjejmë thellë gëzimin dhe jemi të lumtur që populli ynë më në fund pas shume vujatjesh,sakrificash dhe pritjesh do të gëzoj PAVARESIN e Kosovës legjendare.

K O S O V A

Ju ftojmë që të jeni së bashku me ne në realizimin e idealeve tona dhe në festimin e Ditës së Pavarësisë! Redaksia e revistës ”Dituria” Borås Qër nga muaj gusht 2007 mund të lexoni revistën ton edhe në internet www.immi.se/tidskrifter/dituria

Dituria‐Revistë mujore

Page 4: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe 4 Sokol DEMAKU Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern bodde på den västra sidan av Balkanhalvön. Albanerna kallas shqiptarë som betyder örn. Albanska talas av 8 miljoner människor, därav drygt 3 miljoner i Albanien och 2 miljoner i Kosova samt Cameria (Grekland), Italien, Turkiet. Det finns två huvuddialekter, gegiska i norr och toskiska i söder. Det albanska språket är mycket gammalt, det utgör en av de nio äldsta i Europa och är en egen språkgrupp inom den indoeuropeiska språkfamiljen. Det härstammar inte från något annat språk men den har påverkats mycket genom historien, mest av antika grekiskan och latinskan. Övergången från illyriska till albanska skedde troligen mellan 400- och 600-talet. Den albanska litteraturens utveckling motarbetades av de osmanska styret och hämmades länge av regional och konfessionell splittring. Det albanska språket dokumenteras väldigt sent, även fast det är ett av de äldsta språken på Balkan. Från 1400-talet finns endast ett par korta fraser, vilka kallas för "De första dokumenten på albanska". "Formula e pagëzimit" (dop verser), skrivna 1462 av Pal Engjëlli som var biskop i Durrës under Gjergj "Skanderbeg" Kastrioti:s tid . "Fjalorthi" (ordbok), av Arnold von Harff som kom till Ulqin, Durrës och Sazan 1496. I Durrës fick han ihop 26 ord, 8 fraser och 12 räkneord som han kunde jämföra och översätta till tyska. Den första boken som är skriven på albanska är "Meshari" (psalmbok för mässor) av Gjon Buzuku, 1555. Den är skriven på dialekt (geg, alb. gegrisht) och den är så nära man kan komma det nuvarande språket. Albanien har en rik sång och sagoskatt. Ett verk av stor national betydelse är humanisten Marin Barletis latinska Skenderbeghistoria (1510). Pjeter Budi (1700). Den kalabrisk-albanske författaren Jeronim de Rada (1813-1903) samlade rester av albansk poesi, en verksamhet som fördes vidare av de tre bröderna Frasheri - Abdyl som var politisk aktivist, Naim albansk nostalgiker och Sami var encyklopedist. Därefter kom Filip Shiroka, Ndre Mjeda, Andon Zako-Cajupi och Gjergj Fishta. Efter kriget har Ismail Kadare framträtt som diktare av europeisk rang. 1908 mötes albanska intellektuella i Manastir för att besluta om det albanska alfabetet genom att använda den latinska skriften. Innan hade de latinska och arabiska skriften används. Det albanska alfabetet har 36 bokstäver varav sju är vokaler:

a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh Albanien (alb. Shqipëria) ligger vid dåtidens Illyrien. Albania (alb. Arbëria) förklaras genomen koppling av ordets grundsten, alp men, det finns dock även historiska förklaringar som baseras på det urgamla folket som levde där, Albani . Namnet Shqipëria (Albanien) betyder "Örnarnas land".

Dituria‐Revistë mujor

Page 5: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe 5 Nga numri i parë i revistës sonë dhe tuaj do të botojmë në vazhdime nje material në gjuhën shqipe dhe suedeze të botuar nga ana e Entit për shkolla i Suedisë që ka të bejë më rëndesin që ka gjuha tek fëmijët, respektivisht mësimi i dy gjuhëve nga ana e fëmijëve. Kembimi reciprok në gjuhën amtare dhe në gjuhën suedeze Växelvis på modersmål och svenska Vi kan lära oss många språk I Sverige på 2000-talet tala vi många språk. Allt fler barn växer upp i flerspråkliga familjer. I förskolor och skolor möts ofta barn och vuxna med fler språk. Hur väl förskolan och skolan tar tillvara barns och ungdomars flerspråklighet har en avgörnade betydelase för derass identitets- och kunskapsutveckling. Vi kan lära oss ett ny språk utan att det sker på bekostnad av ett annat språk. De flerspråkiga elevernas kunskaper i sina modersmål ska inte ställas mot kunskaper i majoritetsspråket svenska.Tvärtom-språk föder språk! De begrepp som vi har ord för på ett språk, kan vi ta med till ett nytt spårk så snart vi lärt oss svadde heter på det nya språket.Att endast behöva översätta ett känt begrepp är avgort enklare, jämfört med om vi måste skaffa oss ny kunskap, när de förklaringar som vi får ges med ord som vi inte känner till. Det är vi vuzna-föräldrar,lärare,forskare,opinjonsbildare och beslutsfatare-som avgör vilka möjligheter de flersprkiga barnen och ungdomarna får för att utveckla kunskap med stöd av och växelvis på sina olika språk. NE MUND TË MËSOJMË SHUMË GJUHË Vitete 2000-ta ne në Suedi flasim shumë gjuhë. Shumë fåemijë rriten në një familje që åërdorë disa gjuhë. Në institucione parashkollore dhe shkolla fëmijët dhe të rriturit ndeshen me shumë gjuhë.Si institucioni parashkollor ashtu edhe shkolla mbrojnë shumëgjuhësin e fëmijëve dhe të rinjëve dhe kjo ka një domethënje vendimtare për identitetin dhe zhvillimin e njohurive të tyre. Ne mund të mësojmë një gjuhë të re pa pas pasoja për një gjuhë tjetër. Njohurit e gjuhës amtare të nxënësit shumëgjuhësornuk do të vihen kundër njohurive të gjuhës suedeze shumicë. Përkundrazi Gjuha lindë gjuhë! Ato koncepte(kuptime) për të cilat kemi fjalë në nje gjuhë se shpejti mund ti marrë me vete kur kemi mësuar si quhen ato në një gjuhë të re. Për të përkthyer vegtëm një koncept të njohur është zgjidhja më e thjeshtë, në krahasim me atë nëse ne duhet të gjejmë njohuri të reja, kur spjegimet skjarohen me ato fjalë që ne nuk i njohim. Ne të rriturit-prindërit, mësuesit, hulumtuesit (studiuesit), krijuesit e opinionit dhe vensim marrësit-vendosim se cilat mundësi do ti ken fëmijët dhe rinia të cilët janë shumëgjuhësor për të zhvilluar njohuri me anë të ndihmës reciproke të gjuhëve të ndryshme.

Dituria‐Revistë mujore

Page 6: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faqe 6 Agron Çela Fejtoni ynë i ri: Portrete figurash të njohura shqiptare Regjisori i mirënjohur i Hollywood-it me prejardhje shqiptare:

Ka lindur me 4 Tetor 1932 në New York City. Babai i tij Asllani (që ishte bashkëpunëtor i F. Nolit dhe F. Konicës) dhe nëna Bahrija kishin emigruar shumë herët në SHBA, nga fshati i bukur Dragot i Tepelenës të shqipërisë jugore. Hapat e parë të këtij gjeniu filluan që në moshën 7 vjeçare ku tregoi interesim të veçantë për filmat dhe programet televizive duke shprehur passion që imagjinatën e vet të bujshme ta konkretizoj me skicime dhe vizatime të ndryshme. Stani mbaroi kollegjin në “Cooper Union “në New York dhe shkollën e arteve vizuale. Mos vallë koha ishte kujdesur për të që në momentin e duhur të bënte realitet ëndërrat e

shumë Njujorkasve. Në kohën kur qyteti gjigant I Njujorkut po shkonte drejt falimentimit kulturor dhe ekonomik, gjeniu Stan Dragoti e regjisoj dhe realizoj reklamën e njohur të filmit ” I love New York”, reklam kjo që filloj të buçiste në vitet e 70-ta, anë e mbanë botës sa herë që hapeshin televizorët. Ky film nga vetë rëndësia e tij kishte mbështetjen financiare nga shteti dhe u futë në arshivat e ”Fondit të përhershëm të Muzeut të Arteve Moderne” të këtij Metropoli. Ishte po ky film që i risolli forcën këtij Metropoli, që e ringriti dhe e çoj më tej zhvillimin ekonomik e që mbeti symbol i tij. Njëkohësisht filloi të realizonte reklama për gjigantët e industrisë së linjave ajërore dhe atyre të prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues I palodhur duke u vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për kohën. Duke mos hequr dorë nga reklamat me 1972 ju drejtua planetit Hollywood. Në këtë qendër më të madhe të botës së filmit, ndihmën e parë e pati nga Mary Wells. Me punën dhe inteligjencën e tij krijuese ia doli mbanë më së fundi. Regjisoj shumë filma dhe arriti suksese të mëdha. E pra edhe shkelqimi i këtij ylli iu bashkangjit atyre tjerëve. Nuk është e lehtë që të thyesh mburojat e Hollywood-it, ti kapërcesh ato barriera, aq më shumë kur vjen nga një vend i vogël dhe pak i njohur. Por në Sh.B.A të gjithë kanë raste të barabarta dhe fati buzëqesh sipas shkëlqimit personal. Stan Dragoti bëri emër që në hapat e para kur filloj si drejtor i një filmi dhe pati sukses të jashtëzakonshëm. Disa nga shitjet e filmave e kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanisë së tij. Ai bashkëpunon akoma që prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stan Dragoti ka realizuar një numër të konsiderueshëm të filmave si regjisor dhe shkrimtar i dorëshkrimeve filmike. Ai ka realizuar mbi 150 filma artistik dhe reklama nga zhanret e ndryshme. Ndër filmat e tij më të njohur janë: -Necessary Roughness (1991)-komedi, -She’s Out of Control (1989)-komedi, -The man with One Red Shoe (1985)-komedi me Tom Hanks,

Dituria‐Revistë mujore

Page 7: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,Shkurt,2008faqe 7 -Mr. Mom (1983)-komedi, -Love at First Bite (1979)-horror-Komedi-Romancë dhe -Dirty Little Billy (1972)-western. - Si regjizor midis çmimeve të shumta ka marrë edhe “Tony" dhe” Golden Apple ". Kur ju dha rasti e vizitoi Shqipërinë me 1995 dhe vendlindjen e prindërve të tij, fshatin piktoresk-Dragotin I cili shtrihet rrëzë malit shëndelli, përballë këmbës së malit tjetër, I qafuar nga rrjedhja e lumit Vjosa që duket madhështore. Kjo madhështi natyrore shtohet akoma më shumë kur përballet me vendndodhjen e kështjelltë nga vetë pozicioni i qytetit

të lashtë Tepelenë bashkë me kalanë e Ali Pashës. Ky qytet është vendlindja e nënës së tij. Stani ka ngelur i mahnitur nga bukuria magjepëse e natyrës së vendit të shqiponjave dhe e krahason bregdetin e virgjër dhe joshës shqiptar me ate të Kalifornisë, malet me ato të Zvicërrës. Me këto bukuri të rralla që trashëgon natyra e vendit tonë duke i siguruar nëpërmjet xhirimeve, mendoi të realizonte një film reklam për Shqipërinë. Ky projekt jo vetëm që do të shpallte një imazh të përkryer për shqiptarët fisnik dhe mikëpritës (të quajtur nga ai) por dhe për të drejtuar vërshimet e investitorëve të huaj. Por për fat të keq ky projekt nuk e pa dritën deri më sot. Kjo enigmë ende nuk i ka të zbardhura arsyet e mosrealizimit. Gjatë vizitës së tij në studion e filmit shqiptar u impresionua pa masë. Vetë çmimet e arsyeshme, bënin të mundur afrimin e kompanive filmike nga e gjithë bota. Një befasi tjetër kishte ardhur nga shumë realizime filmash që për vetë kushtet e

studios ishin cilësore dhe nga shkalla e interpretimit artistik ja kalonin dhe shumë shteteve të tjera të botës. Stan Dragoti si humanist i madh u tregua në kohën kur Kosova dhe populli Kosovar po përjetonte ditët më të errëta të ekzistencës së tij. Kur mbi një milion shqiptar etnik u detyruan ti lëshojnë vatrat e tyre. Në afrimin e shkëmbimit të dy mijëvjeçarëve fotografitë me pamje rrënqethëse nga Kosova që i përngjanin Holokaustit, e tronditën zemrën dhe shpirtin artistik të Stan Dragotit që j’u përvesh punës menjëherë. Ai e udhëheqi fushatën sensibilizuese për të shmangur tragjedinë në Kosovë duke i kërkuar ndihmë botës ” Stop vrasjeve në Kosovë”. Kjo fushatë u bë legale me pamjet bardhë e zi që dolën në faqet e para të gazetave Kryesore si: ”Washington post”, ”The New York Times” etj. Në këto çaste kritike, populli shqiptar i Kosovës qëndroj i pamposhtur sepse kishte marrë mesazhin e qartë nga bijtë tanë shqiptaro-amerikan: “Mbaju Nënë e mos ke frikë-se ke bijtë në Amerikë”. Fushata e udhëhequr nga Stan Dragoti e nxorri ate hero dhe duke u impresionuar nga kjo, presidenti Clinton përmendi punën sensibilizuese që po bënte stafi i Dragotit. Stan Dragoti u nderua nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me çmimin ”Duart e shpresës" që e kanë dhe Presidenti Clinton, sekretari i shtetit James Baker dhe Madeleine Albright, senatori Bob Doll ,Bianca Jagger, Marke Ledoux etj. Tashmë Kosova shpëtoj nga këto kthetëra dhe numëron ditët kur do ta shpallë pavarësinë. Këto ditë Kosova i kujton me krenari, i nderon dhe i mirëpret të gjithë bijtë e saj e posaqërisht zotin Stan Dragoti.

Dituria‐Revistë mujore

Page 8: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe 8 R E F L E K S I O N Shuquri Sejdijaj

Ekzili i poetit Riza Sheqiri: gjithë bota e vogël për çerdhën e tij Shtator i 2006‐tës. Në fund të një qosheje pi kafe me poetin Riza Sheqiri. Ndodhemi në panairin ndërkombëtar të librit në Göteborg (Jëteborj) që për çdo vit mbahet nga fundi i muajit shtator. Pallati suedez i panaireve gumëzhinë nga vizitorët e shumtë. Edhe nga ekspozuesit e shumtë e prej shumë vendeve të botës. Flasim për librin shqip. Në vitet e kaluara libri shqip prezentohej më mirë, jo aq denjësisht, por më mirë se sot i them shkrimtarit Riza Sheqiri. Ai pajtohet me këtë dhe shtron çështjen e lexuesit. Lexuesi shqiptar në Suedi nuk është as aktiv as i madh, thot ai. Shkaqet pse është kështu mund të jen nga më të ndryshmet. Ndoshta është edhe e kundërta e kësaj, gjë që do të më gëzonte shumë, shprehet poeti. Biseda rrjedh në mënyrë të paorganizuar, ashtu siç mund të flas njeriu në një ambient plot lëvizje, përshpëritje dhe në një bar të improvizuar. Flasim për të pastrehët, për mallin e zërave që na mungojnë e si kemi pranë, për mungesën e aromës së vendlindjes, për bollëkun e perëndimit dhe mungesën e shijës, për natyrën dhe ritet në vendlindje... ‐ Këte e kam vrejtur edhe te njerëzit e tjerë të botës që kanë ardhë në Suedi. Pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, pa marrë parasysh ngjyrat që bartin, pa marrë parasyh religjinoet që u përkasin, qofshin ata çifut, mysliman, të krishterë apo ateist, qofshin edhe të ideologjive kapitaliste apo socialiste, të gjithëve njësoj ju mungon vendlindja, thot Riza Sheqiri. Picërron sytë, pastaj ngul shikimin dikund e më kthehet: ‐ Janë të shumtë ata që krijuan në mërgim, pa dëshirën e tyre. Një poete gjermane, Rainer Maria Rilke, ekzilin e shënonte si diçka që të “vyshkë” ose të “mugullon”. Ndërkaq poeti Riz Sheqiri kështu do të tregoi në poezinë “Lotët ma kallin shpirtin”: “Kur u ndava nga i dashuri atdhe, më mirë të hyja i gjallë në dhe...” Ne vazhdojmë të flasim për “vyshkjen” dhe “mugullimin” e shkrimtarit në ekzil. Unë mendoj se Riza Sheqiri ka mugulluar, i them atij, kurse ai qesh: ‐ Mugullimi apo lulëzimi i shkrimtarit në ekzil mbase motivohet nga estetika e dhembjes. Çka do t´ishte civilizimi i sotëm pa shkrimtarët e ekzilit? Pa Homerin, Virgjilin, Euripidin, Danten Hygon, Singerin, ose pa Müllerin, Adonisin, Kadarenë....Shkrimtarët në ekzil hapën hapsira të reja që as i takojnë vendit të tyre të lindjes as të riut por që prap janë me tone të vendlindjes dhe të vendit të ri.. Janë diçka si i quajti Salman Rushdie si “ imaginary homelands”. Distanca nga vendlindja ashtu si dhe dhembja e braktisjes së vendit e ka bërë të mprehtë vrojtimin artistik të shkrimtarve në mërgim. Suedia është bërë sigurisht edhe për Rizën një mënyrë e të jetuarit, ku mënyrat e vjetra lëshojnë pe dhe ku tani kultura lokale vazhdon të ngritet në univerziale duke qenë e ndihmuar nga besime e grupime të reja.

Dituria‐Revistë mujore

Page 9: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faqe 9 ‐ I ndodhur në ekzil, shkrimtari, artisti, poeti, nuk ka çka humb. Ai lirohet tani nga cenzura dhe autocenzura. Artisti bëhet një lloj vendi në vetvete. Dhe në këtë vend të ri, të sapokrijuar, ai duhet të përdorë gjuhën amtare por edhe të vendit mikpritës. Me gjuhën amtare njeriu shpreh më lehtë të vërtetën. Por ka shumë shembuj që shkrimtarë të ndryshëm i shkruajtën veprat e tyre më brilante në gjuhë të huaja, si Samuel Beckett, Milan Kundera, Emil Cioran e ndonjë tjetër. Riza Sheqiri rëndom shkruan në gjuhë amtare, por viteve të fundit edhe suedisht. Poezia e tij prek fuqishëm identitetin në rrjedhën e pandalshme, jostatike. Shtërngata një degëz nga trungu e shkuli era e mori dhe larg larg e shpuri degëzshkreta pranë një trungu tjetër vend zuri e trungu edhe pse mbeti në erë degë e degëza i përtriu përherë trung i plandosur sërish përparoi pas shtrëngatës me gjelbërim plagët i mbëltoi po degëza e këputur kurrë nuk gjethoi. Ndaj pa dëshirën tonë, Rizai të zhpërngulë virtualisht në një atdhe të përbashkët, në një truall të vlerave univerzale ku dashuria është alfa dhe omega e kësaj bote.Sepse Rrugëve në botë i pa botë dhembjeve në jetë i pa jetë plot dashuri edhe në varr i pavarr Kumbojnë përjetësisht mesazhe si këto që shkrimtari Riza Sheqiri i hedh në çdo varg poetik. Ai portreton më bukur sa s´bën psikologjinë dhe mungesën e orientimit shoqëror të mërgimtarit, shtegtarit. Mërgimtari i Riza Sheqirit mban vendlindjen ngryk, ashtu si jetimi fëminë e parë. Megjithëse Atje i dhunuar i ndjekur nga shtëpia këtu i përbuzur i huaj pa shtëpi armik i rrugëve ‐ rrugët në sy gjithë bota e vogël për çerdhen e tij. Krijimtaria e Riza Sheqirit lirisht mund të kualifikohet si pasqyrim kolorit i betejës njerëzore për identitet. Me fjalët jo të zgjedhura, por me fjalët që burojnë nga zemra dhe mendja kërkon të gjej vend për identitet në një botë me lidhje dhe vartësi gjithnjë e më të mëdha globale. Si mund të na ndihmojë fjala dhe arti që të orientohemi më lehtë në një kohë dezorientimi të përgjithshëm? “...po vrapove kujdes mund të rrëzohesh mbahu mirë për toke...” (Amaneti) Për Riza Sheqirin, identiteti në ekzil është si një lloj plage e hapur. Poeti vazhdon të jetojë me këtë plagë që s´ka shërim. Të jetosh në ekzil do të thot gjithashtu të jetosh me ëndërren e përhershme për tu kthyer nga ke ardhë.” Kur merr rrugën e kurbetit, varrin hapur gjithëmonë e ke, medet për atë njeri, që s´ka vend për varr në atdhe”.

Dituria‐Revistë mujore

Page 10: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faqe10 Dhe kur ai nuk do të mund të kthehet poeti prap gjen zgjidhje: “ Nënë po e puth diellin në faqe e ti puthe të puthurën time...”Janë dy kategori artistike që dallojnë poezinë e Riza Sheqirit: distanca dhe afërsia. Loja artistike e këtyre dy kategorive është e mundimshme por poeti lojën e mbyll gëzueshëm se “ e munda edhe një natë” thot ai tek vjersha “Edhe një natë pa gjumë”. Me krijimtarinë e tij, Riza Sheqiri ndërtoi në Suedi një “ambasadë artistike” të vendit të tij të prejardhjes; një ambasadë të “fluturave në erë”, për ata që “zgjohen të huaj” por që s´mashtrohen sepse “ dashurojmë e dashurojmë, dhe do të fitojmë. Jeta na ka mësuar, vetëm dashuria është e amshuar”.

Nga biografia e shkrimtarit Rizah Sheqiri Riza Sheqiri në skenën e Lidhjes së Shkrimtarve. Rizah SHEQIRI u lind më 12 janar 1961 në Brainë, ku e kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e Mesme

të Mjekësisë dhe Fakultetin Filologjik ‐ Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe i kreu në Prishtinë. Që nga bankat e shkollës së mesme nisi të shkruajë dhe të bashkëpunojë me revistat dhe gazetat në gjuhën shqipe në Kosovë dhe më gjerë. Një kohë bashkëpunoi edhe me programin arsimor të Radio Prishtinës deri më 15 qershor të vitit 1983 kur u pranua si gazetar i rregullt në këtë institucion informativ. Shtatë vjet punoi në Radio ‐ Prishtinë, në Programin Kulturor Artistik Arsimor, ku realizoi një varg emisionesh kulturore, artistike, arsimore dhe për fëmijë. Në radio iu realizuan një varg radioskenash. Shkroi edhe mbi dyzet tekste të këngëve për fëmijë, të zhanrit popullor dhe argëtues. Disa prej të cilave u bënë aq të dashura sa që këndohen me ëndje edhe sot nga grupmosha të ndryshme si p.sh "Vallja popullore"

që rrallë ndonjë shqiptar të mos dijë ta këndojë.Rizah Sheqiri shkruan prozë dhe poezi për të rritur dhe për fëmijë. Pos me gazetën "Rilindja" bashkëpunoi pandërprerë edhe me revistat për fëmijë "Gazeta e Pionierëve", "Pionieri" pastaj me "Gëzimin" dhe "Fatosin" e Shkupit, etj. Ishte bashkëpunëtor edhe i revistës për çështje arsimore "Shkëndija" me të cilën bashkëpunimin e intensifikoi sidomos pas largimit të tij nga dhuna policore serbe nga RTP‐ja. Në periodikun shqiptar në Kosovë dhe më gjerë ka botuar një numër të madh krijimesh letrare të të gjitha gjinive dhe ka fituar një varg shpërblimesh në konkurset letrare. Disa nga punimet e tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, italiane, turke, angleze,rumune e në atë suedeze. Po kështu, në gjuhën suedeze, ka në përkthim e sipër disa përmbledhje. Poezitë e tij janë përfshirë në disa antologji të poezisë në gjuhën shqipe, si dhe në antologjinë e krijuesve shqiptarë në Suedi me titull "Diell në dritare" (titull ky i marrë nga një poezi e tij) e botuar nga SHB "Rosengård" në Malme më 2000. Me poezinë "Flutura në erë" është prezentuar në antologjinë botërore të poezisë për mërgimin "Flykten valde oss" të botuar më 1999 në Suedi, ku janë të përfshirë emrat më eminentë të poezisë e të letërsisë botërore si William Shakespeare, Ivan Turgenjev si dhe tre poetë që janë fitues të Çmimit Nobel për letërsi si Pablo Neruda, Nelly Sachs dhe Wislava Szymborska. Përveç kësaj Rizah Sheqiri punimet e veta në gjuhën suedeze i ka botuar edhe nëpër disa revista e gazeta suedeze dhe është prezentuar në disa antologji. P.sh në monografinë për Ystadin "Ystadiana" 1993, pastaj në antologjinë "Poezia bashkëkohore shqipe ‐ suedisht" e botuar më 2000, në antologjinë suedeze "Väntar på ett tåg som aldrig kommer att avgå" ( Të presësh trenin që kurrë nuk do të niset) botuar më 2001 nga Shtëpia Botuese " Lars Andersson Förlag”.

Vazhdon në numrin e ardhshëm

Dituria‐Revistë mujore

Page 11: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe11 Fjoralba Fraholli Kl. VI Pogradec

Më pëlqen të bëhem

Êndrra ime është e bukur Êndrra ime është si flutur Krahëlehtë shkone e vjen

Në mëndjen time një qoshe gjënë.

Êndrrën time s`ka diell që e shuan S`ka alarm që e frikëson S`ka dritë që e vërbon

Sepse ajo gjithëmonë egziston.

Rexhep Hoxha Lepuroshi

Deshi lepuroshi t'bënte një mrekulli: të vishej me tesha

po sikur njeri.

Veshi pantallona, këpucë e jelek,

n'Zvizër porositi sahat me qostek.

Mirëpo të ngratit i shkoi puna huq,

sepse veshët e gjatë s'i ndenjën n'kapuç.

Dituria‐Revistë mujore

Page 12: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe12

PËRRALLA PËR MBRETIN LAKURIQ Na ishte një herë një Mbret dhe një Mbretëri. Mbreti kishte oborrtar dhe shërbetorët e tij, kishte edhe pasuri të cilën e kishte marrë nga mbretëria dhe populli i tij që jetonte në varfëri. Po afrohej festa e Mbretërisë së tij. Mbreti kishte vendosur që atë ditë të vishej me bukur se cdo herë gjatë jetës së tij... Kishte ftuar, kishte kërkuar rrobaqepësit me të mirë, me të njohur nga e gjithë mbretëria, por nuk ishte i kënaqur, pastaj ai filloi të kërkojë nëpër botë ... Një ditë në oborrin e tij mbretëror u paraqitën tre rrobaqepës të cilët kishin dëgjuar se Mbreti po i kerkonte rrobaqepësit më të mirë, ata i thanë se po vinin nga një vend i largët i botës, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat më të bukura që s'i ka asnjë mbret në botë... Mbreti u gëzua shumë kur i dëgjoi, -Ja tha tani i gjeta. Unë do të vishem dhe do të behëmi Mbreti më i bukur nga të gjithë mbretërit e botës dhe gjithë bota do të me njohë dhe do të dëgjojë ketë ... Ju siguroi rrobaqepësve mendafshin më të bukur, më të mirë dhe më të shtrenjtë ... Dhe tre rrobaqepësit filluan punën, punonin natë e ditë, që mbretin e tyre ta bënin të lumtur me rrobat që do t'i qepnin ata ...kaluan javë e muaj të tëra, por rrobat nuk ishin gati ... Mbreti po priste me padurim që t'i vishte teshat që s'i kishte askush në botë ... Dhe erdhi dita e madhe, dita kur ai do të bëhej i bukur si asnjëherë, dita kur do të festonte dhe do të gëzonte në ditën e Mbretërise së tij ... shkoi te rrobaqepësit me ndihmësit dhe sherbëtorët e tij ...rrobaqepësit bënë sikur i nxorën nga arka e artë rrobat prej mendafshi, e xhveshen Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ..Keto thanë ata, janë nga mendafshi më i shtrenjt, janë shumë të holla, saqë ti o i madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare në trup?! dhe bënë sikur ia veshën... Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmësit dhe sherbëtorët e tij,- He tha si dukem tani, A dukem tamam Mbret ?! ... ata u panë njëri me tjetrin, dhe s'u besuan syve të tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte të veshur asgjë ... Tre rrobaqepësit, në të vertetë ishin tre mashtrues, të cilët kishin vendosur të pasurohen nga ajo që iu afronte Mbreti... - Ndihmësit dhe sherbëtoret shikuan me dyshim, por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se është lakuriq ... Erdhi koha që Mbreti të parakalonte nga Pallati i tij Mbretëror në rrugët e qytetit, ku ishte mbledhur i gjithë populli që ta shihte nga afër Mbretin dhe rrobat e tij për të cilat flitej në tërë Mbreterinë ... Mbreti krenar po parakalonte para turmave të njerëzve të cilët ishin mbledhur ta shohin ...dhe atëhere populli i shkretë e pa se Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por këtë nuk kishte guxim ta thoshte askush ... vetëm një fëmijë kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti qenka lakuriq !!! Dhe atëhere Mbreti e pa se vërtetë kishte qënë lakuriq ...

Dituria‐Revistë mujore

Page 13: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe13 Nga Viron KONA Kishim vepruar drejtë

“Ai që përkujdeset për shpëtimin e të rinjve bën punën e hyjnive”.

Plutarku Ndodhesha në aeroportin “Nënë Tereza” në orët e para të mëngjesit për të përcjellë në SHBA një mikun tim. Ndihesha i përgjumur, kur befas dëgjova një zë përshëndetës: ‐Drejtor, mirëmëngjesi, si jeni? Ishte Edmondi, një ish nxënësi im që po më afrohej buzagaz. I shtrëngova dorën dhe duke e parë drejt e në sy e pyeta: ‐Po ti këtu, për ku je nisur? ‐Për në SHBA. Kam përfunduar studimet atje, për elektronikë, tani punoj në një institucion shkencor. ‐Je i kënaqur, ndihesh mirë? ‐Po, shumë. Elektronika ka qenë ëndrra ime dhe... E teksa bisedoja me djaloshin sillja ndërmend vitet kur ai ishte maturant dhe kur...Ishte ora e dytë apo e tretë e mësimit, kur mësuesja kujdestare u fut në klasë gjithë vrull së bashku me Edmondin dhe Endrin, dy djemtë më “problematik” të asaj klase. Të dy dukeshin të skuqur në fytyrë dhe menjëherë e kuptova se ata ishin goditur me njëri‐tjetrin. ‐Ose unë në shkollë, ose këta të dy! ‐ po thoshte mësuesja, e cila ndihej shumë e acaruar. Dhe, kishte të drejtë. Ne ishim shkollë me disiplinë të fortë dhe raste të tilla, sidomos në orën e mësimit nuk na kishin ndodhur. Në fillim edhe unë u zemërova shumë dhe më hipën nervat. Isha gati ta thosha fjalën e fundit, por nuk e di pse në ato çaste m`u kujtuan fjalët e një miku tim, i cili më kishte thënë:“Kur dua të marrë një vendim të rëndësishëm, unë e mbaj përbrenda zemërimin dhe zë e numëroj deri në dhjetë”. Mbase ishte kjo këshillë e mikut tim, e cila më bëri që t`i them mësueses: ‐Mësuese, ju lutem vazhdoni mësimin, kurse këta të dy le të qëndrojnë pak këtu me mua. Më pas do të gjykojmë dhe do të vendosim se çdo të bëjmë. ‐Drejtor, nuk falen këta, e kanë mbushur kupën...! ‐Ajo ishte ende shumë e zemëruar dhe e acaruar.. Të dy djemtë kishin ulur kokat dhe s`flisnin. Nëpër faqet dhe qafat e të dyve dukeshin shenjat e goditjeve. E ndjenin se e kishin tepruar shumë dhe ndiheshin fajtor.. Orën tjetër zhvillova një mbledhje urgjente të drejtorisë. Thirra dhe mësuesen kujdestare, disa mësues të tjerë që jepnin mësim në atë klasë si dhe të dy nxënësit fajtor. Duhej të merrnim një vendim, aq më tepër që Edmondi e kishte rast të përsëritur. Më parë i kishim dhënë një vërejtje, kishim vënë në dijeni edhe prindërit e tij, dy njerëz të urtë që rropateshin gjatë gjithë ditës për të mbijetuar dhe për t`i plotësuar kushtet e shkollimit birit të tyre. Në drejtori diskutuam gjatë. Mbledhja u zhvillua e tensionuar dhe me nerv.

Dituria‐Revistë mujore

Page 14: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe14 ‐O unë, o ata, ‐ përsëriste pareshtur mësuesja kujdestare Me ç`po shikoja, një pjesë e mirë e diskutuesve, pavarësisht nga toni dhe kritikat e ashpra, dukeshin të lëkundur. ‐Sikur ta diskutojmë edhe një herë nesër? ‐ propozova. ‐Si sot, si nesër ata nuk kanë më vend në këtë shkollë. ‐ foli përsëri kujdestarja, por këtë radhë zemërimin e kishte me mua. ‐Drejtor, je shumë tolerant, po na prish disiplinën e shkollës, këta duhet t`i përjashtojmë, ka marrë fund kjo punë, këta s`duhet të qëndrojnë më asnjë minutë në këtë shkollë. ‐ ngulmonte edhe një mësuese tjetër. ‐Megjithatë le të mos nxitohemi, ‐ thashë unë, ‐ nesër thërresim edhe kryetarin Bordit dhe të Këshillit të prindërve dhe e diskutojmë një herë edhe me ata. ‐Drejtor, po i mbajte në shkollë ata të dy, unë do të ankohem. Në Ministri do të shkoj. Po të paralajmëroj! ‐ më tha kujdestarja duke dalë. Sigurisht që po e tepronte, por duke njohur zemrën e saj të pastër, sinqeritetin dhe zotësinë profesionale, nuk i dhashë kaq shumë rëndësi fjalëve të saj kërcënuese. Mbeta vetëm në zyrë. Më duhej të merrja një vendim të rëndësishëm. Ishte viti 1999 dhe në Shqipëri gjendja ishte ende kaotike dhe e pa stabilizuar si duhej. Ditën tjetër, sapo filloi mbledhja vura re se zemërimi dhe toni i diskutuesve ishte disi më i zbutur. Bashkërisht vendosëm që t`u jepnim edhe nga një mundësi tjetër djelmoshave “problematik”, duke u dhënë edhe nga një vërejtje me paralajmërim për përjashtim nga shkolla. Ashtu e mbyllëm mbledhjen. Sillja ndërmend këto dhe e shikoja Edmondin në sy. Telashe të mëdha na kishte krijuar ai djalë, edhe mua, edhe mësuesve. ‐Po me Endrin, je takuar? ‐ e pyeta. ‐Po, këmbejmë herë pas here ndonjë e‐mail, jemi bërë shokë të ngushtë. Ai studion në Itali për matematikë. Ju e dini drejtor, ai ishte më i miri. Edhe atëherë ai nuk kishte faj, unë e kisha fajin, isha gjaknxehtë dhe doja të bëja të fortin e klasës. Ju kërkoj falje drejtor, edhe juve, edhe mësueses kujdestare, ajo është e mrekullueshme. ‐Po, ‐ iu përgjigja, ‐ e rreptë vërtetë, por me dashuri të madhe për nxënësit, ju donte të bëheshit të ditur dhe të mirë. ‐Me mësuesen kujdestare kam komunikuar shpesh. ‐ vijonte të fliste djaloshi, ‐ I kam kërkuar falje edhe atëherë, edhe më pas. Ajo ndihet e gëzuar që kam mbaruar për elektronikë. Disa çaste e pashë djaloshin në sy. Dukej i prekur dhe i emocionuar. ‐Askush nga ne s`ka zbritur nga qielli, ‐ thashë, duke folur më shumë me vete dhe duke i rënë me dashamirësi shpatullave të djaloshit. Pastaj befas e pyeta: ‐Po sikur të të kishim përjashtuar, çfarë do të kishe bërë? Ai heshti, pastaj duke më parë drejt e në sy më tha i menduar:

Dituria‐Revistë mujore

Page 15: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faq.15 ‐Nuk e di drejtor, mbase.., mbase do të isha nisur për në Itali me...gomone. U drithërova. ‐Jo, Edmond, do të kishe gabuar, ti e ke ditur rrezikun e lundrimit me gomone dhe... ‐Atëherë ashtu mendoja, kurse sot mendoj ndryshe, jam plotësisht dakord me ju...Por, ju lutem edhe një herë të më falni... Mondi! Mondi! – u dëgjua një zë vajze që po afrohej drejtë nesh. ‐Ela, njihu me drejtorin tim, ‐ i tha djaloshi vajzës. Ajo më dha dorën duke buzëqeshur dhe, duke më parë me kureshtje më tha: ‐ Mondi më ka folur për ju. ‐Ela është shoqja ime..., e ngushtë, ‐ tha djaloshi. – Edhe kjo për elektronikë është, por do edhe dy vjet që të përfundojë studimet. Ndërkohë po shkonte ora dhe u ndamë duke këmbyer numrat e celularëve dhe adresat e e‐malit. Dhe, teksa Edmondi me Elën largoheshin krah për krah, mendoja për punën e madhe dhe përgjegjësinë e mësuesit dhe të drejtuesit të një shkolle. Çdo të ishte bërë me Edmondin po ta kishim përjashtuar? ‐ pyesja veten. Mund të ishte nisur në Itali me gomone dhe, fati i tij do të vendosej nga dallgët dhe skafistët.. Por mund të ishte përfshirë edhe në tentakulat e oktapodit të rrugës, mund t`i futej drogës, mund t`u ishte dorëzuar veseve të këqija dhe jeta e tij do të kishte marrë të tatëpjetën... Mbase unë isha tolerant, mase gaboja, mbase gjykoja me zemërgjerësi të tepruar. Kështu dhe më kishin thënë, por atë mëngjes, pikërisht për shkak të atij vendimi të dikurshëm jo të nxituar, po ndihesha mirë. Ndjeja kënaqësi që unë dhe kolegët e mi i kishim dhënë edhe një mundësi tjetër Edmondit dhe nuk e kishim përjashtuar nga shkolla. Tek e fundit, ‐ thashë me vete, ‐ mua nuk më kishin vënë drejtor që t`i përjashtoja fëmijët nga shkolla dhe t`i hidhja në rrugë, por, së bashku me kolegët e mi mësues, kishim detyrë t`i mësonim, të ndihmonim në edukimin tyre... Kjo ishte detyra jonë si mësues dhe drejtues. Përgjumja më kishte dalë dhe ndihesha krejt i freskët. Jeta dhe ecuria e Edmondit, ish nxënësit tonë dikur “problematik”, tashmë specialistë në elektronikë, ma përforconte më shumë mendimin se ne kishim vepruar drejtë...E, teksa qielli po hapej dhe ca rreze dielli binin mbi trupin e madh të avionit që nisi fluturimin drejt SHBA‐së, nuk di pse po më vinin ndërmend fjalët e vjetra mbi dy mijë vjeçare të Plutarkut: . “Ai që përkujdeset për shpëtimin e të rinjve, bën punën e hyjnive”. Dhe, Plutarku i madh, me siguri kur kishte thënë ato fjalë, mbase më shumë se këdo tjetër, kishte pasur parasysh mësuesit.

Dituria‐Revistë mujore

Page 16: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faqe16

Rifat Kukaj (1938 – 2005)

Rifat Kukaj u lind më 25 tetor në vitin 1938 në Tërstenik të Drenicës. U shkollua në Drenicë dhe në Prishtinë. Tre vjet punoi mësues në vendlindje për të kaluar pastaj në Redaksinë e Kulturës në Radio Prishtinë - redaktor i emisioneve për fëmijë. Që nga viti 1975 punon në Redaksinë e Botimeve “Rilindja" - redaktor i letërsisë për fëmijë.

Deri më tani ka botuar mbi dyzet vepra letrare.

Romanet “Bardhi e Mirushja", “Rrasa e zogut", “Shkrepi i diellit", “Lepuri me pesë këmbë", “Vjollca magjike", “Zogu i bardhë", “Kokërrmeli e pilivesa", “Gjeli në kuvertë", “Xhuxhi nga xhuxhishta" etj. Vëllimet me poezi për fëmijë: “Gjerdani i blertë", “Lejlekët në luhaja", “Vallja e kallinjve", “Deti u bëftë kos", “Çka fshin dhelpra me bisht", “Pshurrani i gjyshit", “Shtegu i laureshave", “Trimëritë e karkalecit", “Zogu i Lasgushit" etj. Vëllimet me tregime: “Harmonika", “Përqafimet e njoma", “Rrëfenjëza", “Ujku me kamerë", “Djaloshi i zjarreve", “Elefanti që fluturonte" etj. Ka botuar edhe vëllimet me poezi për të rritur: “Nusja", “Qafa e Ujkonjës", “Njeriu që nuk mund të vdiste" etj. Ka shkruar mbi tridhjetë vepra të dramatizuara si radiodrama, drama, pjesë teatrale njëaktëshe. Ka shkruar edhe skenarin për filmin artistik “Lepuri me pesë këmbë". Ka përkthyer njëmbëdhjetë vepra letrare nga sllovenishtja dhe kroatishja. Për sukseset e arritura në lëmin e letërsisë është fitues i shumë çmimeve letrare siç janë: “Ismajl Qemajl Vlora"- Vlorë, “Oton Zhupaniçiç" - Lubjanë, “Ivan Goran Kovaçiq" - Zagreb, “Neven" - Beograd, “Zmaj" - Novi Sad, si dhe “Shpërblimi i dhjetorit", Shpërblimi i nëntorit", “Ganimete Tërbeshi" - Prishtinë. Vdiq në Ulqin me 11 Shtator 2005, u varros në vendlindje.

Dituria‐Revistë mujor

Page 17: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faqe17 Sokol DEMAKU Brengë

E ndjej mbi supe, krahrorin ma shtërngon,

rrudhat në ball cdo ditë mi shton.

Po e ndjej!

E ndjej cdo ditë kur vjen hajnishëm më kaplon,

mundohet në shpirt të mos më trazoj.

Po e ndjej!

E pashë një ditë duke shetitë në luad e luta të më lerë të qetë, të mos më bezdisë,

në shpirt të mos më lendojë!

Po e ndjej!

Po, po e ndjej cdo ditë kur vjen, rrudhat ne ball mi shton,

fuqin në trup ngadal ma shkallmon.

Po e ndjej!

Dituria‐Revistë mujore

Page 18: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008faqe18 Disa mendime të çoroditura I marrë................................................e thënë nga një mjek, nuk është ofendim por diagnozë Okulist............................................. ...një mjek që nuk njihet mirë nga pacienti, Sallam.................................................një vic që është futur në qese, Parazit.................................................një ushujzë bashkohore, Shpulla................................................një përkdhelje me shpejtësi të madhe, I pa peshë............................................kungull pa fara. Shtatë ditët e javës: 1.E hëna është dita e javës midis të dielës dhe të martës. Emri vjen nga përkthimi dhe adaptimi i Monas, perëndisë Saxone të quajtur Luna, ose Hëna. 2. E marta është dita e dytë e javës e kalendarit shqiptar. E marta mbahet si dita e dytë e javës edhe në shumë vënde në botës po edhe në Evropë. 3. E mërkura është dita e tretë e javës e kalendarit shqiptar. E mërkura mbahet si dita e tretë e javës në shumë vënde në botë sidomos në Evropë. 4. E enjtja është dita e katërt e javës e kalendarit shqiptar.E enjtja mbahet si dita e katërt e javës në shumë vënde në botë po edhe në Evropë 5. E premtja është dita e pestë e javës e kalendarit shqiptar. E premtja mbahet si dita e pestë e javës në shumë vënde në botë sidomos në Evropë. 6. E shtuna është dita e gjashtë e javës e kalendarit shqiptar. E shtuna mbahet si dita e gjashtë e javës në shumë vende në botë sidomos në Evropë. 7. E diela është dita e shtatë e javës. Emri i saj vjen nga dielli, pra dita e diellit, që nënkupton pushim... E diela mbahet si dita e shtatë e javës. Në çdo numër të revistës sonë dhe tuaj ne do botojmë nga një fjalë të urtë, barcoletë apo edhe mendim të ndonjë të mençuri. Nusja e shtëpisë, nuk ha bukën e përtacisë!

Dituria‐Revistë mujore

Page 19: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faq.19 Sokol DEMAKU

Artizanatet shqiptare Albanskt hantverk

Artizanatet kanë traditë të gjatë pothuaj në të gjitha qytetet e Kosovës si në: Prizren, Pejë, Gjakovë. Ato dallohen për traditë të pasur, që kanë me punime filigrani, argjendi, bakri, mesingu, argjile, druri etj. Suvenire të këtilla mund të gjenden në dyqanet e shumta të Kosovës. Hantverk har en lång tradition i Kosova t.ex. i standerna Prizren, Pejë, Gjakovë. Dem är kända för en historisk tradition av handarbete med koppar, lera, trä, silver. Sodana souvenirer kan man hita att köpa i alla affärer i Kosova.

Edhe sot e kësaj dite, krijuesit popullor i përkushtohen me vullnet të madh ruajtjes së këtyre traditave. Në fshatrat e Malësisë ende bartet me krenari veshja kombëtare, ndërsa në muzeun kombëtar dhe në muzetë e tjerë në Kosovë, si dhe në galeri të ndryshme, ekspozohen veshje dhe artizanate tradicionale kosovare. Och idag har dessa traditionsbärare stor respekt och en stor traditionella vila att följa värderingar. I några delar av landet är folket idag klädd i folkdräk i stolthet. I national museum och i olika galleri utställningar finns detta hantverk och traditionell kläder. Nga bakri dhe mesingu, zejtarët kosovarë kanë bërë mullirin për bluarjen e kafesë, xhezvet, kutitë e duhanit etj. Från koppar och andra metaller har kosovahantverkare gjort kaffekvarn,kaffebryggare, tobaklåda och andra föremål.

Dituria‐Revistë mujore

Page 20: E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 2 · Albanska språket-Gjuha shqipe Albanerna härstammar från illyrerna, ett indoeuropeiskt folk som i slutet av bronsåldern

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,shkurt,2008 faqe20 Sokol DEMAKU

Alla hjärtans dag - Shen Valentini

Alla Hjärtans dag ‐ en dag för vänskap och kärlek. Till Sverige har seden att fira den 14 februari som "Alla hjärtans dag" kommit på senare år. Det sägs att blomsterhandlarna aldrig säljer så mycket rosor som just då! Bland ungdomen händer det att man ber någon att lämna en ros till den pojke eller flicka man är intresserad av, ofta som en anonym hälsning. Blommornas symboliska färg ger ett hemligt budskap. En röd ros betyder kärlek, en gul ros vänskap och en skär ros vill ge en vink om att det finns intresse. Symbolen för Alla hjärtans dag ‐ det röda hjärtat ‐ är ett hemligt tecken för vad sann vänskap och sann kärlek handlar om. Hjärtat påminner om kärleken, men är också om det mest sårbara delen av människan. Rött är kärlekens färg, men också blodets färg. Vänskapen är en sorts sammanfattning av hur livet på jorden är tänkt att vara. Egoism och vänskap utesluter varandra, eftersom den som vill ha en vän måste börja med att själv vara en vän. Hos Gud klappar det röda hjärtat för människan ‐ med både kärlek och smärta. Shen Valentini njihet ne të gjithë botën si "Padroni i te dashuruarve". Ky përcaktim lindi nga një serë legjendash, të cilat janë shtuar me kalimin e kohës. Trendafili i bashkimit, fëmijët, pëllumbat, dashuria sublime, te gjitha gjërat që e kanë bërë atë një festë model për të dashurit. Qe të dashuruarit të duhen për gjithë jetën, dhe me shumë në këtë ditë, nuk mjafton vetëm dita e "Shen Valentinit". Janë disa elemente, që na vinë nga shekujt e kaluar dhe janë shtuar ne kohë, që e bëjnë këtë festë kaq të madhe dhe kaq popullore në të githë botën. Femijet. Shen Valentini mbante dhe kujdesej për një kopsht shumë të bukur pranë një lugine. Ne këtë kopsht,ai lejonte qe te luanin të gjithë fëmijët. Ai here pas here dilte në dritarën e kishës për ti parë, e për të ndjerë pak nga gëzimi dhe hareja e tyre fëminore. Kishte të njejtat virtyte si Jezusi, i cili thoshte; "Sinite parvulos venire da me". Kur behej natë ai zbriste në kopsht dhe të gjithë fëmijët e Zotit lodronin rreth tij. Atëhere ai i bekonte të gjithë. Pastaj i jepte secilit nga një lule me keshillën, qe t'ia conin nënës, duke bërë kështu qe të ktheheshin në shtëpi herët dhe të rritej dashuria dhe respekti për prinderit. Në këtë legjendë kuptohet mjaft mirë origjina e dhuratave të vogla, të cilat sot iu jepen përsonave të dashur. Trendafili i bashkimit. Shen Valentini ishte duke dëgjuar një ditë, teksa ziheshin dy të rinj të fejuar, të cilët po kalonin përtej kopshtit të tij.Valentini iu doli përpara sakaq, me një trendafil të bukur në dorë. Me një fytyrë të qetë, e të shndritshme që rrezatonte, plaku i mirë trendafilin e mbajtur lart, e dhuroi për ciftin. Ky veprim pati fuqinë magjike që të bënte paqë mes dy të rinjve të dashuruar. Kur ai u dhuroi të dyve lulen e purpurt, iu kërkoi të dyve të shrengonin bishtin e lules me kujdes për të mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave të martuar. Pas kësaj, dashuria e tyre ishte kthyer si më parë. Te dy të rinjtë u kthyen menjëher tek ai. Me dëshiren e tij dhe vullnetin e të rinjve, ishte pikerisht Shen Valentini, i cili bekoi martesen e tyre të lumtur. Por prifti kishte dhe preokupime të tjera, me të cilat duhej patjetër të merrej, prandaj percaktoi për atë bekim datën katërmbëdhjetë të muajit shkurt.

Dituria‐Revistë mujore