economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · web viewb)...

56
KAPITULLI III F A K T O R Ë T E Z H V I L L I M I T - P R O B L E M E T K R Y E S O R E 2.1. Shqyrtimet e përgjithshme mbi faktorët që ndikojnë në normën e rritjes ekonomike Faktorët që ndikojnë në normën e rritjes ekonomike shpesh herë ne teorinë ekonomike janë marrë parasysh në mënyrë të zgjëruar, por edhe të ngushtuar. Inkorporimi (futja) në analizë i numrit të caktuar faktorësh në një ekonomi konkrete varet nga këto elemente: - shkalla e zhvillueshmërisë së ekonomisë, - madhësia e vendit konkret, - sistemi politik në vend dhe ambienti ndërkombëtar, - pasuritë natyrore, dhe - pozita gjeografike e vendit. Por, pavarësisht nga elementet e cekur të cilët na përcaktojnë se cilët faktorë zhvillimor duhet të merren parasysh në politikën zhvilimore, sot, në saje të zhvillimit të shkencës në përgjithësi, si dhe të shkencës ekonomike në veçanti, numri i faktorëve që futen në analizë vazhdimisht po shtohet. Gjithë kjo ka efekte pozitive edhe në sferën e qeverisjes së zhvillimit. Këtë gjë, pra inkorporimin në analizë të një numri përherë në rritje të faktorëve, e kanë kushtëzuar dy dukuri: (1) kriza e rritjes ekonomike në mbarë botën, ndonëse jo me intensitet të njëjtë në të gjitha vendet, dhe (2) depërtimi i shpejt i revolucionit të tretë teknologjik, së bashku me ndryshimet e thella që ai i shkakton. Në një periudhë kohore mjaft të gjatë teoria e dikurshme ekonomike i ka stërtheksuar fakto- rët materialë të prodhimit, sidomos mjetet për punë dhe lëndët e punës, ndërsa fuqia punëtore

Upload: others

Post on 24-Dec-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

KAPITULLI III

F A K T O R Ë T E Z H V I L L I M I T - P R O B L E M E T K R Y E S O R E

2.1. Shqyrtimet e përgjithshme mbi faktorët që ndikojnë në normën e rritjes ekonomike

Faktorët që ndikojnë në normën e rritjes ekonomike shpesh herë ne teorinë ekonomike janë marrë parasysh në mënyrë të zgjëruar, por edhe të ngushtuar. Inkorporimi (futja) në analizë i numrit të caktuar faktorësh në një ekonomi konkrete varet nga këto elemente:

- shkalla e zhvillueshmërisë së ekonomisë,- madhësia e vendit konkret,- sistemi politik në vend dhe ambienti ndërkombëtar,- pasuritë natyrore, dhe- pozita gjeografike e vendit.

Por, pavarësisht nga elementet e cekur të cilët na përcaktojnë se cilët faktorë zhvillimor duhet tëmerren parasysh në politikën zhvilimore, sot, në saje të zhvillimit të shkencës në përgjithësi, si dhe të shkencës ekonomike në veçanti, numri i faktorëve që futen në analizë vazhdimisht po shtohet. Gjithë kjo ka efekte pozitive edhe në sferën e qeverisjes së zhvillimit. Këtë gjë, pra inkorporimin në analizë të një numri përherë në rritje të faktorëve, e kanë kushtëzuar dy dukuri: (1) kriza e rritjes ekonomike në mbarë botën, ndonëse jo me intensitet të njëjtë në të gjitha vendet, dhe (2) depërtimi i shpejt i revolucionit të tretë teknologjik, së bashku me ndryshimet e thella që ai i shkakton.

Në një periudhë kohore mjaft të gjatë teoria e dikurshme ekonomike i ka stërtheksuar fakto-rët materialë të prodhimit, sidomos mjetet për punë dhe lëndët e punës, ndërsa fuqia punëtoreështë trajtuar si faktor i gjallë njerëzor. Shumë vonë informatat janë pranuar si faktor i rëndësi-shëm i prodhimit.Poashtu, në një mënyrë shumë të thjeshtë është hedhur poshtë pohimi i shumë ekonomistëve se në normën e rritjes ekonomike ushtrojnë ndikim shumë faktorë, ”prej rënies së shiut e deri te politika”. Pra, nuk janë marrë në konsiderim as klima e pozita gjeografike, sikundër as sistemi politik dhe qeverisja e zhvillimit.

Në këtë fushë të analizës së faktorëve që ndikojnë në procesin e zhvillimit të gjithëmbarshëm, rol tejet të dobishëm po luan teknika kompjuterike. Ajo mundëson që në shqyrtime shkencore të inkorporohen një numër dukshëm më i madh i faktorëve dhe ndryshimeve, dhe gjithashtu të parashikohën efektet e tyre. Lista e faktorëve që merren parasysh vazhdimisht zgjerohet si te sistemet biologjike, ashtu edhe te ata shoqërorë. Nëse për zhvillimin e një sistemi biologjik janë të rëndësishëm trashëgimia biologjike, imuniteti natyror ndaj ndikimeve negative që vijnë nga jashtë dhe aftësia e autoregullimit, atëherë te sistemet shoqërore patjetër duhet të merren parasysh trashëgimia historike, rezistenca ndaj ndikimeve negative të ambientit natyror dhe ndërkombëtar, aftësia e autoregullimit të sistemit të qeverisjes, etj.

Ekzistojnë mendime të ndryshme mbi numrin e faktorëve dhe fuqinë e ndikimit të tyre në normën e rritjes ekonomike. Disa ekonomistë nga Organizata Ndërkombëtare për Punë (me seli

Page 2: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

në Zhenevë) të gjithë faktorët i klasifikojnë në pesë grupe: 1. resurset njerëzore, resurset finanaciare dhe informatat, 2. zhvillimi teknologjik, 3. numri, cilësia dhe lokaacioni i institucioneve për arsim, hulumtim dhe zhvillim, 4. ambienti natyror, 5. sistemi dhe ambienti politik, ndikimi i kompanive multinacionale dhe format e bashkëpunimit me vendet e tjera. Rëndësi të madhe ka fakti se lista e klasifikimit të faktorëve ndryshon nga një vend në tjetrin, dhe gjithashtu ndryshon edhe brendapërbrenda një vendi, si për shkak të ndryshimeve të brendshme ashtu edhe ato të jashtme.

2.2. Renditja e faktorëve sipas ndikimit në normën e rritjes ekonomike

a) Popullsia

Deri më tani popullsia kryesisht është trajtuar nga aspekti i numrit, arsimit, punësimit në krahasim me numrin e personave të aftë për punë dhe i nivelit të urbanizimit. Por, ky është vetëm një aspekt i problematikës, ndërsa aspektet e tjera janë aktualizuar në bazë të zhvilimit të shpejtuar të vendeve në zhvillim. Në përgjithësi mund të thuhet se në kuadrin e popullsisë duhet të analizohen:potenciali njerëzor, përbërja etnike dhe trashëgimia historike.

Potenciali njerëzor zbërthehet më tutje në këto katër komponente: 1. numri i gjithmbarshëm i popullsisë, 2. numri i personave të aftë për punë dhe numri i të punësuarve të vërtetë, 3. gjendja shëndetësore, dhe 4. arsimi.

1. Numri i gjithëmbarshëm i popullsisë duhet, më tutje, të zbërthehet në: numrin e banorëve në një kilometër katror(gjë që tregon dendësinë), normën vjetore të shtimit të popullsisë, përqindjen e emigrimit dhe përqindjen e imigrimit. Popullsia duhet të vështrohet edhe nga aspekti hapësiror. Me fjalë të tjera, numri i banorëve në një kilometër katror, shikuar për tërë vendin, është një dimension i shpërndarjes së popullsisë, ndërsa dimensioni i dytë është shpërndarja regjionale e popullsisë. Ky aspekt i dytë është i rëndë sishëm në ato vende që kanë dallime të mëdha regjionale në nivel të zhvillimit, e sidomos nëse janë vende me shumë popuj.

2. Elementi i dytë i potencialit njerëzor është numri i personave të aftë për punë. Gjatë përpilimi të projekteve dhe programeve zhvillimore në afat të mesëm dhe të gjatë, këtë faktor përmbledhës duhet zbërthyer në këto komponente:numri i të punësuarve në vendet përkatëse të punës; numri i të punësuarve në vendet jopërkatëse; pastaj numri i të punësuarve, veçmas numri i

Page 3: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

të rinjve të cilët përherë të parë kërkojnë punë; numri i personave me problem të zgjithur e të pazgjidhur të banimit; niveli i urbanizimit, etj.

3. Komponenta e tretë e potencialit njerëzor është shëndeti i njerëzve. Këtu duhet pasur parasysh: shkalla e ushqyeshmërisë së popullsisë dhe traditat e ushqimit; rrjeti i institucioneve shëndetësore dhe pajisja e tyre; numri i banorëve për një mjek; shkalla e vdekshmërisë, sidomos e fëmijve; mbrojtja e shëndetit në vendin e punës.

4. Komponenta e katërtë është arsimi i njerëzve. Arsimi ushtron ndikim të fuqishëm në zhvillimin ekonomik, ndërsa aspektin cilësor dhe sasior të këtij ndikimi i pari në shkencën ekonomike e shpjegoi ekonomisti i njohur amerika Eduard Denison, në vitin 1962. Në kuadër të arsimit tërheqin vëmendjen: struktura arsimore e popullsisë, rrjeti i institucioneve arsimore dhe pajisja e tyre; numri i nxënësve për një arsimtar; arsimimi permanent në vendin e punës dhe në shtëpi, ku ky i dyti do të fiton në peshë me përhapjen e teknikës kompjuterike.

Përbërja etnike e popullsisë si komponentë më tutje zbërthehet në këto elemente përbërëse: kombësia, gjuha (amtare dhe ajo që flitet) dhe religjioni (tejet gabimisht është lënë pas dore për një periudhë të gjatë kohore). Natyrisht, nga aspekti i zhvillimit ekonomik rëndësi më të madhe kanë gjuha dhe religjioni.

Roli i përbërjes etnike është i rëndësishëm sidomos në ato vende që kanë shumë popuj, shumë gjuhë dhe shumë religjione. Ky rol veçanërisht manifestohet në vendet në zhvillim kur që të tre elementet etnike janë të ndryshëm. Natyrisht, në vendet e ndryshme të botës ekzistojnë kombinime të ndryshme ndërmjet këtyre tre elementeve etnike. Poashtu, me rëndësi është të shihet se në cilën fazë zhvillimore ndodhet një vend, a është fjala për një vend kryesisht emigrues apo imigrues, etj.

Trashëgimia historike si element i popullsisë nuk është marrë parasysh sa duhet në teorinë ekonomike. Këtu duhet kushtuar kujdes: kuptimit të obligimeve te punës (shembull pozitiv i Japonisë); traditat për disa profesione; traditat për formim të sindikatave dhe shoqatave të ngjashme;tendenca që me disa të bashkëpunohet më tepër, ose e kundërta; e kaluara politike e një vendi.

b) Resurset natyrore dhe klima

Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë dhe liqenet, si dhe klima, edhe deri më tani kanë pasur një trajtim qenësor në teorinë ekonomike. Mirëpo, pasi që revolucioni i tretë teknologjik e ka ndryshuar edhe eksploatimin e resurseve minerale, shfrytëzimin e tokës dhe të ujërave, etj. , për këtë arësye burimet natyrore dhe klima kanë fituar në peshë specifike. Pra, këtu është fjala për tokën dhe klimën e një rajoni apo vendi të caktuar, për të cilin formulohet strategjia zhvillimore. Kur shqyrtohet ndikimi i klimës atëherë zakonisht merret parasysh lartësia e temperaturave gjatë vitit dhe amplitudat e tyre, pastaj sasia dhe shpërndarja e reshjeve sipas stinëve të vitit dhe sipas regjioneve, etj. Ndërkaq, trajtimi i tokës është dukshëm më i ndërlikuar nga aspekti shkencor.

Page 4: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Përnga karakteri i tyre resurset natyrore bëjnë pjesë në grupin e faktorëve pasivë dhe ata, për dallim nga popullsia, nuk hyjnë vetëvetiu në procesin zhvillimor të një vendi. Kjo vlen njësoj si për resurset e papërtëritshme (resurset minerale), ashtu edhe për ato të përtëritshme (toka pjellore, pyjet). Pra, është e nevojshme një politikë sistematike e resurseve. Aktivitetet më kryesore në kuadrin e kësaj politike janë:

- Politika e resurseve të një vendi, si politikë tipike afatgjate, ka për detyrë të regullon dhe qeveris shfrytëzimin dhe eksploatimin e resurseve, pastaj të planifikon përtëritjen e resurseve të përtëritshme; gjithashtu i kushton kujdes konservimit (ruajtjes) të resurseve të papërtëritshme dhe më vonë (në momentin e duhur) t`i shfrytëzon në mënyrë përkatëse;në fund, ajo duhet të lehtëson depërtimin e inovacioneve teknologjike, si gjatë eksploatimit ashtu edhe gjatë përtëritjes.- Rrjeti i institucioneve për ruajtjen dhe përtëritjen e resurseve natyrore, si dhe i atyre institucioneve që kujdesen për ruajtjen e ambientit natyror, është element i rendësishëm në këtë grup të faktorëve zhvillimorë.

- Shfrytëzimi i parametrave të natyrës pozitive dhe negative. Në grupin e parametrave pozitivë bëjnë pjesë: heqja e kamatave dhe tatimeve, premitë e ndryshme për përparime teknologjike, stimulimi për të pastruar ujin dhe ajrin, stimulimet për eksport, etj. Parametrat negativë janë këta: tatimet, pagesa për rentë dhe qira nëse toka shfrytëzohet në mënyrë joracionale, dënimet e ndryshme për shfrytëzim jopërkatës të resurseve të papërshtatshme, etj.

- Përjashtimi gradual i stabilimenvete të ndërtuara për pastrim të ujit dhe ajrit nga fondet themelore të prodhimit, dhe trajtimi i tyre si objekte të konsumit të përbashkët (instrumentet dhe mjetet kimike për pastrim).

- Institucionet e përfshira në bashkëpunim ndërkombëtar për eksploatimin e resurseve natyrore, sidomos për ruajtjen e ambientit natyror, gjithashtu janë element i rëndësishëm i këtij grupi të faktorëve.

Kur flitet për eksploatimin e resurseve natyrore duhet të përmendet edhe një specifitet. Në të vërtetë, sa më i madh që është vëllimi i prodhimit (output-) për një vëllim të caktuar të investimeve (input- ), kjo trajtohet si plus (dobi) për shoqërinë, respektivisht për organizatorin e prodhimit. Ky eksploatim i pakufizuar i sipërfaqeve të zbrazta e të pakufizuara në teorinë ekonomike që moti është titulluar “ekonomi e kaubojve”(angl. ”coëboy economy”). Por, konservatorët (mbrojtësit) e natyrës nuk e shikojnë si ideal “ekonominë e kaubojve”, por janë për një ruajtje të vetëdijshme të natyrës, dmth. janë për ekonomi të vërtetë të hapësirës (angl. spaceship economy).

Lufta kundër ndotësve të natyrës, si dhe shfrytëzimi më i mirë i lëndëve të para minerale kërkojnë investime në pastrim të ujit dhe ajrit, si dhe zbatimin e metodave të ndryshme bioteknologjike. Investimet në këto veprimtari trajtohen si investime prodhuese, qoftë kur është fjala për mekanizimin që përdoret ose për vetë veprimtarinë - pastrimet e llojeve të ndryshme. Pra, sa më shumë që bëjnë ndotjen e natyrës aq më të mëdha janë shpenzimet e prodhimit, e edhe vlera e krijuar. Kjo do të thot se lufta kundër efekteve negative të ekonomisë eksterne (ndotja) jo

Page 5: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

vetëm që nuk është shpenzim për shoqërinë, por trajtohet si rritje e prodhimit dhe të ardhurës kombëtare. Thënë me terminologjinë e analizës shpenzimet-rezultatet (angl. costbene-fits analysis), shpenzimet (costs) shndërrohen në rezultate (benefits).

Në përfundim, mund të thuhet se disa probleme të qeverisjes së faktorëve, siç janë resurset natyrore, humbin rëndësinë që kanë pasur në saje të metodave të reja të eksploatimit që i ofron bioteknologjia ( për lëndët e para minerale) dhe inxhinieringu gjenetik (resurset e përtëritshëm, pyjet, toka pjellore), por, njëkohësisht, paraqiten problemet e reja. Akoma nuk dihet në tërësi cilat janë efektet negativet të zbatimit të rezultateve të revolucionit të tretë teknologjik. Çdo përparim shkencor shkakton efekte positive dhe negative, ku efektet positive dukshëm dominojnë. Të cekim, si shembull, dy “ndotës”:energjinë bërthamore dhe eksploatimin e mineraleve nga thellësitë detare e oqeanike. Si gjithmonë në jetë, realitet dhe zhvillim ekonomik: disa probleme qe e karakterizojnë fazën e ultë zhvillimore zhduken, por shfaqen probleme të karakterit tjetër në fazën e re zhvillimore. Njëkohësisht, dituritë dhe mjetet tona për të luftuar kundër këtyre efekteve negative vazhdimisht shtohen.

c) Mjetet themelore të instaluara

Mjetet themelore të instaluara, përkatësisht teknika e instaluar, mund të vështrohen sipas degëve, sipas regjioneve dhe sipas llojeve të teknologjisë së zbatuar.

Kur teknika e instaluar vështrohet sipas degëve, atëherë duhet të bëhet ndarja e e të gjitha degëve në dy grupe kryesore: 1. degët në të cilat zbatohet teknologjia e lartë, dhe këtu është fjala për industritë e reja dhe investimet që prodhojnë produkte shumë të ndërlikuara dhe teknologjikisht tejet moderne, dhe 2. degët në të cilat ende dominon teknologjia e ultë dhe tradicionale (me aplikim modest të inovacioneve teknologjike).

Veshtrimi i teknikës së instaluar sipas regjioneve në të vërtetë jep informata mbi nivelin e zhvillueshmërisë të regjionit konkret, shkallën e tij të industrializimit dhe përfshirjen në përparimin teknologjik.

Page 6: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Kur teknika e instaluar shikohet sipas llojeve të teknologjisë së zbatuar, ajo jep një informatë komplete mbi nivelin teknologjik, e sidomos e pasqyron raportin ndërmjet teknologjive të reja dhe atyre të vjetra. Treguesë të zbatimit të teknologjive të reja e të larta janë numri dhe llojet e kompjuterëve të instaluar, numri i robotëve dhe pjesëmarrja e automatizimit fleksibil, telekomunikimet, pajisjet bioteknologjike dhe ato të inxhinieringut gjenetik, etj.

Pas marrjes së informatës mbi vëllimin, shpërndarjen dhe lartësinë teknologjike të mjeteve themelore të instaluara (teknikës së instaluar), shfaqet nevoja që të prezentohet efekti i teknologjive të zbatuara, dmth. të shifet se çfarë efikasiteti kanë. Ky efikasitet mund të shprehet nëpërmjet të:

- ndikimit në shpenzimet e prodhimit dhe lartësinë e investimeve,- ndikimit në normën e rritjes së degës konkrete,- ndikimit në punësim,- ndikimit në eksport dhe në bilancin e pagesave,- ndikimit në regjionet e pazhviluara,- ndikimit në arsimimin e përgjithshëm dhe professional,- ndikimit në standardin jetësor, dhe- ndikimit në informimin e qytetarëve, që u mundëson pjesëmarrje active në jetën e

tërësishme.Karakteristikë tjetër dhe e rëndësishme e mjeteve të instaluara, e që duhet gjithsesi të merret parasysh, është shkalla e vjetërsimit të këtyre mjeteve. Këtu tërheqin vëmendjen dy momente: (a) cili është brezi i fundit i teknologjisë në botë, dhe në cilin brez ndodhet teknologjia jonë, dhe (b) cila është “pika kritike” e brezeve (gjeneratave) teknologjike, dmth. pasi që të kalohet ajo pikë nuk ka mundësi që vendi të barazohet me ata që teknologjikisht vrapojnë, e aq më pak t` u afrohet atyre që gjenden në kulm. Pra, vjetërsimin duhet prezentuar ashtu që, sipas degëve dhe teknologjive të zbatuara, duhet të jipet shpërndarja në bazë të brezave teknologjike (llogaritja e tyre fillon prej brezit të parë). Pastaj, bëhet lista e atyre prodhuesve dhe shfrytëzuesve të teknikës së instaluar të cilët ndodhen në “pikën kritike” (atyre ende mund t`u ndihmohet), si dhe lista e atyre të cilët e kanë kaluar “pikën kritike”, dmth. të cilët nuk mund t` i shmangen falimentimit dhe likuidimit.

Kur shqyrtohet ky problem, atëherë kujdes i veçantë duhet t` i kushtohet raportit ndërmjet pajisjeve të vendit dhe atyre të importuara, pra shkalla e varësisë nga bota e jashtme, dhe kjo duhet të prezentohet sipas degëve, regjioneve dhe llojeve te teknologjisë së aplikuar. Analiza e këtij raporti jep informata se cilin bashkëpunim me botën e jashtme duhet aplikuar: importimi i patenteve dhe licencave, pjesëmarrja në prodhimin e teknologjive të reja, investimet e përbashkëta, etj. Shkalla dhe llojet e varësisë nga bota e jashtme kanë dy aspekte paralele – pamundësia e pranisë në tregun botëror nëse vonohemi me teknologji të reja dhe rreziku që të paraqitet varësia e madhe teknologjike. Këto dy aspekte shikohen globalisht, ndërsa sipas degëve duhet ditur se ka produkte të tilla ku nuk guxon të na paraqitet vonesa teknologjike, si dhe asosh produktesh ku mund të jemi më tolerantë.

Page 7: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

d) Infrastruktura

Infrastrukturën e përbëjnë një grup i tërë degësh, ato kanë pjesëmarrje të rëndësishme në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, kanë efekte eksterne më të mëdha dhe gjithashtu përbëjnë bazën për secilën ngritje të standardit jetësor. Karakteristikë tjetër e degëve të infrastrukturës është se ato kanë kryesisht karakter të brendshëm, dmth. mungesa e tyre vetëm pjesërisht dhe vetëm në afat të shkurtër mund të kompensohet nëpërmjet të importit (shembull: mungesa e energjisë).

Shkalla e zhvillueshmërisë së degëve të infrastrukturës, si grup faktorësh zhvillimorë, mund të shprehet në mënyrë të trefishtë:

- në raport me nivilin e përgjithshëm të zhvillueshmërisë së vendit,- në raport me zhvillueshmërinë e infrastrukturës në grupin e njejtë të vendeve,- në raport me nivelin botëror kulminant.

“Grykat e ngushta”në zhvillimin e degëve infrastrukturale janë faktorë negativ i zhvillimit dhe mund ta ngadalësojnë dukshëm zhvillimin e një vendi. Pra, këto “gryka të ngushta” duhet parashikuar me kohë dhe të menjanohen sa më shpejtë. Kjo për arësye se koha e ndërtimit të objekteve në degët e infrastrukturës ( energjetikë, komunikacion, etj. ) është relativisht e gjatë dhe me investime relativisht të mëdha, ndërsa afati i kthimit të mjeteve të investuara gjithashtu është i gjatë.

Struktura e infrastrukturës mund të vështrohet nga aspekti degor dhe territorial. Në strukturën degore të infrastrukturës degët më kryesore janë: informatika, komunikacioni, telekomunikimet dhe energjetika. Për sa i përket strukturës territoriale, ajo na tregon shpërndarjen territoriale të objekteve të patundshme, për shembull, rrjeti i telekomunikimeve, aeroportet, limanet, termo dhe hidrocentralet, etj.

Në fund, duhet të përmendet edhe teknologjia e përdorur, shkalla e përfshirjes në sistemet botërore të informatikës, komunikacionit, etj. Është shumë e dobishme që infrastruktura të përfshihet sa më shumë në sistemet e mëdha në botë. Aspekti ndërkombëtar i infrastrukturës ka rëndësi si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo juridike.

e ) Madhësia e vendit, pozita gjeopolitike dhe marrëdhëniet ekonomike dërkombetare

Page 8: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Ky grup faktorësh gjithashtu është i madh, tejet i ndërlikuar dhe, për sa i përket marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, mund të pëson ndryshime të parashikueshme dhe të paparashikueshme.

Madhësia e vendit vështrohet e zbërthyer në këto elemente përbërëse:territori, regjionet, popullzimi dhe madhësia e tregut të brendshëm. Tre elementet e para qëmoti përdoren për të shprehur madhësinë e një vendi, por në kohë të fundit në teorinë dhe praktikën ekonomike ka hyrë edhe faktori i katërt, pra shkalla e unitetit të tregut të brendshëm dhe vëllimi i këmbimit të mallrave në të. Ai vend që ka një prodhim bujqësor e industrial intensiv, lidhje të mira të komunikacionit të brendshëm dhe fuqi të madhe blerëse të popullsisë së vet, trajtohet vend më i madh se ai tjetri që ka territor më të madh, numër më të madh të banorëve, por që ka prodhim më të vogël, rrjet më të dobët të komunikacionit dhe fuqi blerëse më modeste të popullsisë. Për të kuptuar në tërësi unitetin e tregut të brendshëm, duhet të përmendet edhe lëvizshmëria e plotë ekonomike e te gjithë faktorëve zhvillimorë që janë fizikisht mobil (të lëvizshëm).

Pozita gjeopolitike e vendit është një faktor tejet i rëndësishëm, i cili shpesh herë përcakton jo vetëm tempin e zhvillimit ekonomik, por edhe rregullimin e brendshëm. Kështu, për shembull, pas përfundimit të Luftës se dytë botërore, fuqitë e mëdha i kanë caktuar kufijtë e vendeve të shumta. E ngjashme është situata në rajonin e Paqësorit Perëndimor. Për shumë karakteristika ky element veçohet prej të tjerëve.

Nga pozita gjeopolitike e një vendi varet edhe financimi eksten (i jashtëm) i tij, madje edhe në ato raste kur ky financim bëhet nëpërmjet të institucioneve ndërkombëtare

f ) Sistemi politik dhe sistemi i qeverisjes

Sistemi politik shumë lehtë mund të ceket si i pari ndër faktorët zhvillimorë, ngase nga ai varet shfrytëzimi i të gjithë faktorëve, pastaj nga ai drejtëpërdrejt varet sistemi i qeverisjes së zhvilimit shoqëror e ekonomik. Kjo gjë është vërtetuar në shumë analiza dhe në shumë vende, si të zhvilluara ashtu edhe të pazhvilluara. Në bazë të studimeve që janë bërë nga fundi i dekadës së gjashtë të këtij shekulli (sidomos në Universitetin e Çikagos, më 1967), sistemi politik është përfshirë si factor zhvillimor, e më vonë edhe me pjesëmarrje dominante në normën e rritjes ekonomike.

Nga sistemi politik varen:

Page 9: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

- format e pronësisë mbi faktorët e zhvillimit,- mënyra dhe kushtet e shfrytëzimit të faktorëve,- lëvizshmëria e faktorëve, dmth. format dhe intensiteti i lëvizshmërisë degore e

territoriale të faktorëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe- politika e çmimeve të faktorëve ( si formohen çmimet, në cilën masë ndërhyn shteti

në fushën e çmimeve, etj. ).Të gjitha këto varen nga sistemi politik kur kemi të bëjmë me format dhe intensitetin e shfrytëzimit, ndërsa nga sistemi i qeverisjes varet efikasiteti i përdorimit të tyre. Pikërisht për këtë arësye shumë ekonomistë në botë pohojnë se qeverisja e faktorëve të zhvillimit është faktori zhvillimor më i fuqishëm.

Institucionet politike dhe ato të qeverisjes, dmth. i tërë aparati institucional që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me zhvillimin ekonomik, gjithashtu janë element i këtij grupi faktorësh. Këtu janë të rëndësishëm dy momente: rrjeti i institucioneve të qeverisjes dhe efikasiteti i institucioneve të qeverisjes. Roli i këtyre institucioneve, përkatëse kontributi i tyre i mundshëm procesit të zhvillimit ekonomik, vlerësohet duke pasur parasysh:

- në cilën masë këto institucione janë bashkëkohore,- çfarë është efikasiteti i tyre, dhe- çfarë është shpejtësia e tyre adaptimit ndaj risive.

Duke folur për këtë grup faktorësh, gjithsesi duhet të përmendet edhe fleksibiliteti i niveleve të qeverisjes. Para së gjithash, nuk mund të ekziston vetëm një nivel i qeverisjes, dhe më tutje, aktivitetet e ndryshme të qeverisjes kërkojnë nivele të ndryshme të qeverisjes, dmth. atë nivel në të cilin një qëllim apo një problem më së miri vështrohet.

Shtrohet pyetja se çfarë është ndikimi i teknikës kompjuterike në nivelin e qeverisjes, dmth. a bëhet ngritja apo zbritja e nivelit?

Këtu janë të mundshme dy qasje të kundërta:

qasja e parë – niveli i qeverisjes mund të ngritet, sepse ekzistojnë mundësitë teknike që të pyeten të gjithë, që të votojnë të gjithë dhe që deri te vendimi të arrihet relativisht shpejt,

qasja e dytë – niveli mund të zbritet, sepse është e mundur që informata të merret nga qendra informative nepërmjet të monitorit, gjë që është në interesin shoqëror, pra vendim shoqëror optimal, dhe, duke ditur këtë (vendimin shoqëror optimal)kemi mundësi që të kërkojmë vendimin tonë optimal.

Page 10: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Cila qasje është më e mirë, dhe a është gjithmonë e njëjtë, kjo gjë varet nga tipi i aksioneve të cilat marrin vendime.

Natyrisht, përgjegja është: qasja alternative. Çdo gjë varet nga lloji i qëllimeve, respektivisht nga problemet për të cilët kërkojnë zgjidhje. Mikroelektronika nuk na imponon zgjidhjen, madje ajo e afirmon maksimalisht qasjen alternative dhe na tregon kur kemi ardhur te zgjidhja optimale. E drejta jonë është që të pranojmë atë ose jo.

3. TEORITË KLASIKE TË RRITJES DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK

Çdo komb angazhohet për zhvillim ekonomik. Progresi ekonomik është një komponent thelbësor, por nuk është i vetmi komponent. Siç është theksuar në Kapitullin 1, zhvillimi nuk është thjesht një fenomen ekonomik. Në një kuptim të përgjithshëm, ai duhet të përfshijë më shumë se anën materiale dhe financiare të jetës së njerëzve, që të zgjerojë liritë e njeriut. Prandaj zhvillimi ekonomik duhet të perceptohet si një proces shumëdimensional që përfshin riorganizimin dhe riorientimin e gjithë sistemeve ekonomike dhe sociale. Përveç përmirësimeve në të ardhura dhe prodhim, ai zakonisht përfshin ndryshime radikale në strukturat institucionale, shoqërore, dhe administrative, si dhe në qëndrimet popullore dhe madje edhe zakonet dhe besimet. Së fundi, edhe pse zhvillimi përcaktohet zakonisht në një kontekst kombëtar, realizimi më i përhapur i tij mund të kërkojë modifikimin e sistemit ndërkombëtar ekonomik dhe social.

Në këtë kapitull, kemi shqyrtuar evolucionin historik dhe intelektual në të menduarit shkencor, në të cilin si dhe pse zhvillimi ekonomik merr apo nuk merr pjesë.Ne e bëjmë këtë duke shqyrtuar katër teori të mëdha dhe shpesh konkuruese të zhvillimit. Ju do të shihni se, secila ofron njohuri të vlefshme dhe një perspektivë të dobishme për natyrën e procesit të zhvillimit. Disa modele të reja të zhvillimit dhe prapambetjes sjellin teori me heterogjene në teoritë klasike, dhe ne i konsiderojmë ato në Kapitullin 4.

Qasjet në analizën e rritjes ekonomike janë paraqitur gjatë këtij rishikimi të teorive alternative të zhvillimit dhe janë të përforcuar më pas në tre kapituj shtesë.

3.1 TEORITË KLASIKE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK: KATËR QASJE

Literatura klasike e pas - Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin ekonomik ka qenë e dominuar nga katër qasje të mëdha dhe ndonjëherë konkurruese të mendimit: (1) fazat-lineare-të-modelit-të-rritjes, (2) teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturore, (3) revolucioni-varësisë-ndërkombëtare, dhe (4) kundërrevolucioni neoklasik i tregut të lirë. Në vitet e fundit, një qasje eklektike ka dalë që tërheq të gjitha këto teori klasike.

Page 11: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Teoricienët e viteve 1950 dhe 1960 e shihnin procesin e zhvillimit si një seri të fazave të njëpasnjëshme të rritjes ekonomike përmes të ciliave të gjitha shtetet duhet të kalojnë. Kjo ishte kryesisht një teori ekonomike e zhvillimit në të cilën sasia dhe përzierja e saktë e kursimeve, investimeve, dhe ndihmave të huaja ishte gjithçka që ishte e nevojshme për të mundësuar zhvillimin e vendeve për të vazhduar së bashku një rrugë të rritjes ekonomike që ka qenë historikisht e ndjekur nga vendet më të zhvilluara. Zhvillimi kështu u bë sinonim me rritje të shpejtë, agregate ekonomike.

Kjo qasje fazë-lineare u zëvendësua në masë të madhe në vitin 1970 nga dy shkolla të tjera të mendimit. I pari, i cili u përqëndrua në teoritë dhe modelet e ndryshimeve strukturore, përdori teorinë moderne ekonomike dhe analizat statistikore në një përpjekje për të portretizuar procesin e brendshëm të ndryshimeve strukturore që një vend "tipik" në zhvillim duhet t'i nënshtrohet nëse dëshiron që të ketë sukses në gjenerimin dhe mbajtjen e shpejtë të rritjes ekonomike. E dyta, revolucioni varësisë-ndërkombëtare, ishte më radikal dhe më shumë politik. Kuptonte prapambetjen në aspektin e fuqise në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe vendore, ngurtësinë ekonomike institucionale dhe strukturore, si dhe dhe përhapjen e ekonomive dhe shoqërive të dyfishta si brenda ashtu edhe midis kombeve të botës. Teoritë e varësisë kishin prirje për të theksuar kufizimet e jashtme dhe të brendshme institucionale dhe politike për zhvillimin ekonomik. Theksi u vu në nevojën për politika të reja për të zhdukur varfërinë, për të siguruar mundësi më të mëdha të punësimit, dhe për të reduktuar pabarazitë në të ardhura. Këto dhe objektiva të tjerë ishin duke u arritur brenda kontekstit të një ekonomie në rritje, por rritja ekonomike në vetvete nuk i ishte dhënë statusi sipas modelit të fazave-lineare dhe modelit të ndryshimeve strukturore.

Gjatë shumicës së viteve 1980 dhe 1990, një qasje e katërt mbizotëronte. Ky kundërrevolucion në mendimin ekonomik neoklasik (i quajtur nganjëherë neoliberal) theksoi rolin e dobishëm të tregjeve të lira, ekonomive të hapura, dhe privatizimin e ndërmarrjeve publike joefikase. Dështimi për të zhvilluar, sipas kësaj teorie, nuk është për shkak të forcave shfrytezuese të jashtme dhe të brendshme siç shpjegohet nga teoricienë të varësisë. Përkundrazi, ajo është kryesisht rezultat i ndërhyrjes së madhe të qeverisë dhe rregullimit të ekonomisë. Qasja e sotme eklektike bazohet në të gjitha këto perspektiva, dhe ne do të nxjerrim në pah anët e forta dhe dobësitë e secilës.

3.2 ZHVILLIMI SI RRITJE DHE TEORITË E FAZAVE-LINEARE

Kur interesi në vendet e varfëra të botës me të vërtetë filloi të materializohet pas Luftës së Dytë Botërore, ekonomistët në vendet e industrializuara u kapën në befasi. Ata nuk kishin aparat në dispozicion me të cilin do të analizonin procesin e rritjes ekonomike në shoqëritë kryesisht agrare të cilave u mungonin strukturat moderne ekonomike. Por ata kishin përvojën e fundit të Planit Marshall, sipas të cilit, një shumë masive e ndihmës financiare dhe teknike e dhënë nga

Page 12: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

SHBA-te u mundësoi vendeve të Evropës të shkatërruara nga lufta për të rindërtuar dhe modernizuar ekonomitë e tyre për disa vite. Për më tepër, nuk ishte e vërtetë se të gjitha kombet moderne industriale ishin dikur shoqëri të pazhvilluara agrare? Sigurisht se përvoja e tyre historike në transformimin e ekonomive të tyre nga shoqëri të varfra të jetesës bujqësore në gjigandë modern industrialë shërbeu si mësim i rëndësishëm për vendet e "prapambetura" të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Logjika dhe thjeshtësia e këtyre dy shkollave të mendimit - dobia e sasisë masive të kapitalit dhe përvojës historike të vendeve të zhvilluara - ishte shumë e parezistueshme për t'u hedhur poshtë nga studiues, politikanë dhe administratorë në vendet e pasura, për të cilit njerëzit dhe mënyra e jetës në botën në zhvillim shpesh ishin jo më shumë se statistika të OKB-së ose kapituj të shpërndarë në librat e antropologjisë. Për shkak që kjo teori vë theksin në rolin qendror të akumulimit të kapitalit të përshpejtuar, kjo qasje shpesh është quajtur "fundamentalizëm i kapitalit."

FAZAT E RRITJES SË ROSTOV-it

Mbrojtësi më me ndikim dhe i njohur i modelit të zhvillimit 'fazat-e-rritjes' ishte historiani ekonomisë amerikan Walt W. Rostow. Sipas Rostow, kalimi nga prapambetja në zhvillim mund të përshkruhet në termat e një seri hapash apo fazave nëpër të cilat të gjitha vendet duhet të kalojnë. Siç shkroi Rostow në kapitullin hyrës së Fazat e Rritjes Ekonomike:

Ky libër paraqet mënyrën e një historiani ekonomik për të përgjithësuar pastrimin e historisë moderne. . . . Është e mundur për të identifikuar të gjitha shoqëritë, në dimensionet e tyre ekonomike, si pjesë e një nga këto pesë kategori: shoqërinë tradicionale, arritja e parakushteve për të mbajtur një rritje të qëndrueshme, rruga drejt maturimit,ngritja dhe periudha e konsumit masiv...Këto faza nuk janë thjeshtë përshkruese. Ato nuk janë thjeshtë një mënyrë për të përgjithësuar observime të caktuara faktike në lidhje me sekuencën e zhvillimit të shoqërive moderne. Ato kanë një logjikë të brendshme dhe vazhdimësi. . . . Ato përbëjnë, në fund, si një teori në lidhje me rritjen ekonomike dhe një teori më të përgjithshme, nëse ende shumë të pjesshme, për historinë moderne si një e tërë.

Vendet e përparuara, është argumentuar, kanë kaluar të gjithë fazën e "ngritjes në rritjen e vetëqëndrueshme ", dhe vendet e pazhvilluara që nuk ishin ende në fazën e shoqërisë tradicionale apo tek faza e "parakushteve" duhej vetëm të ndjeknin një grup të caktuar të rregullave të zhvillimit për të arritur rritjen ekonomike të vetëqëndrueshme.

Një nga strategjitë kryesore të zhvillimit e nevojshme për çdo ngritje ka qenë mobilizimi i kursimit vendas dhe të huaj në mënyrë që të gjenerohen investime të mjaftueshme për të përshpejtuar rritjen ekonomike. Mekanizmi ekonomik sipas të cilit më shumë investime çojnë në më shumë rritje mund të përshkruhet në terma të modelit të rritjes Harrod-Domar, sot shpesh i referuar si modeli AK, sepse është i bazuar në një funksion linear të prodhimit me prodhim të dhënë nga stoku i kapitalit K shumëzuar me konstanten, shpesh të quajtur A. Në një formë apo

Page 13: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

një tjetër, kjo shpesh është aplikuar në çështjet e politikave me të cilat përballen vendet në zhvillim, të tilla si në modelin e dy hendeqeve shqyrtuar në kapitullin 14.

MODELI I RRITJES HARROD-DOMAR

Çdo ekonomi duhet të ruaj një pjesë të caktuar të të ardhurave të saj kombëtare, në qoftë se vetëm për të zëvendësuar mallrat kapitale të vjetra apo të dëmtuara (ndërtesa, pajisje, dhe materiale). Megjithatë, në mënyrë që të ketë rritje, investimet e reja që përfaqësojnë shtesa neto ndaj kapitalit janë të nevojshme. Në qoftë se ne supozojmë se ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë ekonomike në mes të madhësisë së stokut total të kapitalit, K, dhe PBB-së totale, Y-për shembull, në qoftë se $ 3 të kapitalit është gjithmonë e nevojshme për të prodhuar një PBB vjetore prej $ 1, rrjedh se çdo shtesë neto ndaj kapitalit në formën e investimeve të reja do të sjellë rritje korresponduese në rrjedhën e prodhimit kombëtar, PBB-së.

Supozoni se kjo marrëdhënie, e njohur në ekonomi si raport kapital-prodhim, është afërsisht 3 me 1. Në qoftë se ne përcaktojmë raportin kapital-prodhim si k dhe të supozojmë më tej se raporti i kursimeve kombëtare neto, s, është një pjesë e caktuar e prodhimit kombëtar (p.sh., 6%) dhe se investimi total i ri përcaktohet nga niveli i kursimeve totale, ne mund të ndërtojmë modelin e mëposhtëm të thjeshtë të rritjes ekonomike:

1. Kursimi neto (S) është një pjesë, s, i të ardhurave kombëtare (Y) i tillë që ne kemi ekuacionin e thjeshtë: S=sY........................................................................(3.1)

2. Investimi neto (I) përkufizohet si ndryshim në stokun e kapitalit, K, dhe mund të përfaqësohet nga K në atë mënyrë që

I =∆ K .................................................................. (3.2)

Por për shkak se stoku total i kapitalit, K, mbart një marrëdhënie të drejtpërdrejtë në të ardhurat e përgjithshme kombëtare ose prodhim, Y, siç shprehet nga raporti kapital-prodhim, c, rrjedh se

KY = c ose Δ K

Δ Y = c

ose perfundimisht ∆K = c∆Y…………………………………...……… (3.3)

3. Së fundi, sepse kursimet neto kombëtare, S, duhet të jenë të barabarta me investimet neto, I, ne mund të shkruajmë këtë barazim si

S = I………………………………………………… (3.4)

Page 14: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Por nga ekuacioni 3.1 ne e dimë se S = sY, dhe nga ekuacionet 3.2 dhe 3.3 ne e dimë se

I = ∆K = c∆Y

Prandaj rezulton që mund të shkruajmë "identitetin" kursimet e barabarta me investimet të treguar nga ekuacionin 3.4 si

S = sY = c∆Y = ∆K = I ………………………………(3.5)

ose thjeshtë sikur

sY = c∆Y ……………………………………………(3.6)

Pjestimi i të dy anëve të ekuacionit 3.6 fillimisht me Y dhe pastaj me C, ne fitojmë shprehjen:

ΔYY = s

c ………………………………………………

(3.7)

Vini re se ana majtë e ekuacionit 3.7,∆Y / Y, përfaqëson normën e ndryshimit apo normën e rritjes së PBB-së.

Ekuacioni 3.7, i cili është një version i thjeshtuar i ekuacionit të famshëm në teorinë Harrod-Domar të rritjes ekonomike, thotë thjesht se norma e rritjes së PBB-së (∆Y / Y) përcaktohet bashkërisht nga raporti i neto kursimeve kombëtare, s, dhe raporti i kapitalit kombëtar–output, c. Më konkretisht, ai thotë se në mungesë të qeverisë, norma e rritjes së të ardhurave kombëtare do të jetë direkt ose pozitivisht në lidhje me raportin e kursimeve (dmth, aq më shumë që një ekonomi është në gjendje për të kursyer – dhe për të investuar – nga një PBB e caktuar, aq më e madhe do të jetë rritja e PBB-së) dhe anasjelltas ose negativisht lidhur me raportin kapital–prodhim të ekonomisë (dmth, sa më i lartë është c, aq më e ulët do të jetë norma e rritjes së PBB). Ekuacioni 3.7 gjithashtu është shpesh i shprehur në termat e kursimeve bruto, sG, në të cilin rast norma e rritjes është dhënë nga

ΔYY = sG

c - δ………………………………………(3.7’)

ku δ është shkalla e amortizimit të kapitalit. Logjika ekonomike e ekuacioneve 3.7 dhe 3.7' është shumë e thjeshtë. Që të rriten, ekonomitë duhet të kursejnë dhe të investojnë një pjesë të caktuar të PBB-së së tyre. Sa më shumë që ata mund të kursejnë dhe të investojnë, aq më shpejt ata mund të rritin ekonominë e tyre. Por norma aktuale në të cilën ata mund të rriten për çdo nivel të kursimeve dhe investimeve

Page 15: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

- sa prodhim shtesë mund të ketë nga një njësi shtesë të investimeve - mund të matet me të anasjelltën e raportit kapital-output, c, sepse kjo, 1 / c, është thjesht raporti prodhim-kapital ose prodhim-investim. Vijon se duke shumëzuar normën e investimeve të reja, S = I / Y, me produktivitetin e saj, 1 / c, do të japë normën me të cilën të ardhurat ose PBB kombëtare do të rritet. Përveç investimeve, dy komponentë të tjerë të rritjes ekonomike janë rritja e fuqisë punëtore dhe progresi teknologjik. Rolet dhe funksionimi i këtyre tre komponentëve është shqyrtuar në detaje në Shtojcën 3.1. Në kontekstin e modelit Harrod-Domar, rritja e fuqisë punëtore nuk është përshkruar në mënyrë eksplicite. Kjo për shkak se puna është supozuar të jetë e bollshme në kontekstin e një vendi në zhvillim dhe mund të punësohen punëtorët si të jetë nevojshme në një proporcion të caktuar të investimeve kapitale (ky supozim nuk është gjithmonë i vlefshëm). Në mënyrë të përgjithshme, përparimi teknologjik mund të shprehet në kontekst të Harrod-Domar si një rënie në raportin e kërkuar të kapitalit - të prodhimit, duke i dhënë më shumë rritje për një nivel të caktuar të investimeve, sic paraqitet më poshtë nga ekuacioni 3.7 apo 3.7 '. Kjo është e qartë kur kuptojmë se në periudhë afatgjatë ky raport nuk është fiks, por mund të ndryshojë me kalimin e kohës në përgjigje të funksionimit të tregjeve financiare dhe të mjedisit të politikave. Por përsëri, fokusi ishte në rolin e investimeve kapitale.

PENGESAT DHE KUFIZIMET

I kthehemi teorisë fazat-e rritjes dhe duke përdorur ekuacionin 3.7 të modelit tonë të thjeshtë të rritjes Harrod-Domar, ne mësojmë se një nga strategjitë themelore të rritjes ekonomike është thjesht rritja e përqindjes së kursimeve të të ardhurave kombëtare (dmth, nuk konsumohen). Në qoftë se ne rrisim s në ekuacionin 3.7, ne mund të ngrisim ΔY / Y, normën e rritjes së PBB-së. Për shembull, në qoftë se ne supozojmë se raporti kombëtar i kapitalit-prodhimit në ndonjë vend më pak të zhvilluara është, të themi, 3 dhe raporti neto kursimit agregat është 6% të PBB-së, rrjedh nga ekuacioni 3.7 që ky vend mund të ketë rritje me një normë prej 2 % në vit për shkak

ΔYY = s

c = 6%3 = 2%……………………………… (3.8)

Tani në qoftë se norma e kursimeve kombëtare neto disi mund të rritet nga 6% në, të themi, 15% – përmes një kombinimi të rritjes së taksave, ndihmës së huaj, dhe sakrificave të konsumit të përgjithshëm – PBB mund të rritet nga 2% në 5%, sepse tani

ΔYY = s

c = 15 %3 = 5%………………………………

(3.9)

Page 16: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Në fakt, Rostow dhe të tjerët përcaktuan fazën e ngritjes pikërisht në këtë mënyrë. Vendet që ishin në gjendje për të kursyer 15% deri 20% të PBB-së mund të rriten ("zhvillohen") në një normë shumë më të shpejt se ata që kursejnë më pak. Për më tepër, kjo rritje do të jetë e vetëqëndrueshme. Mekanizmat e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, për këtë arsye, janë thjesht një çështje e rritjes së kursimeve kombëtare dhe investimeve. Pengesa kryesore apo kufizimi në zhvillimin, sipas kësaj teorie, është niveli relativisht i ulët i formimit të kapitalit të ri në shumicën e vendeve të varfëra. Por në qoftë se një vend dëshiron të ketë rritje në, të themi, një normë prej 7% në vit dhe në qoftë se ajo nuk do të mund të gjenerojë normë të kursimeve dhe investimeve prej 21% të të ardhurave kombëtare (duke supozuar se c, raporti përfundimtar agregat i kapital-prodhimit, është 3), por mund të arrij të kursej vetëm 15%, ai vend mund të tentoj të mbush këtë "boshllëk të kursimeve" prej 6% përmes ndihmës së huaj apo investimeve të huaja private.

Kështu qasja e fazës së ''kufizimit të kapitalit'' ndaj rritjes dhe zhvillimit u bë një racionale dhe (në termet e politikës së Luftës së Ftohtë), një mjet oportunist për të justifikuar transferimet masive të kapitalit dhe asistencës teknike nga të vendet e zhvilluara për kombet më pak të zhvilluara. Kjo kishte për qëllim të ishte Plani Marshall përsëri, por këtë herë për kombet e botës në zhvillim.

KUSHTET E NEVOJSHME KUNDREJT KUSHTEVE TË MJAFTUESHME: DISA KRITIKA TË MODELIT TË FAZAVE

Për fat të keq, mekanizmat e zhvillimit të mishëruara në teorinë e fazave të rritjes nuk funksionuan gjithmonë. Dhe arsyeja themelore pse nuk funksionuan nuk ishte për shkak se më shumë kursim dhe investim nuk është një kusht i nevojshëm për normat e përshpejtuar të rritjes ekonomike, por më tepër për shkak se kjo nuk është një kusht i mjaftueshëm. Plani Marshall funksionoi për Evropën, sepse vendet e Evropës që morën ndihmë posedonin kushtet e nevojshme strukturore, institucionale, dhe të qëndrimit (p.sh., mallrat e integruar mirë dhe tregjet e parave, objektet e zhvilluara të transportit, një fuqi punëtore të trajnuar mirë dhe të edukuar, motivimi për të pasur sukses, një burokraci efikase qeveritare) për të kthyer kapitalin e ri në mënyrë efektive në nivele të larta të prodhimit. Modelet e Rostow dhe Harrod–Domar supozojnë në mënyrë implicite ekzistencën e qëndrimeve dhe rregullimeve të njëjta në vendet e pazhvilluara. Megjithatë, në shumë raste u mungojnë, siç janë faktorë plotësues të tillë si kompetenca menaxheriale, fuqia punëtore e kualifikuar, dhe aftësia për të planifikuar dhe administruar një shumëllojshmëri të gjerë të projekteve të zhvillimit. Ka pasur edhe fokus të pamjaftueshëm në një tjetër strategji për ngritjen e rritjes që është e dukshme nga ekuacioni 3.7: ulja e raportit kapital – output, C, e cila përfshin rritjen e efikasitetit me të cilën investimet gjenerojnë prodhim shtesë, një temë që do ta diskutojmë më vonë.

3.3 MODELET E NDRYSHIMEVE STRUKTURORE

Page 17: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Teoria e ndryshimit strukturor fokusohet në mekanizmin me të cilin ekonomitë e pazhvilluara kanë transformuar strukturat e tyre të brendshme ekonomike nga ekonomi të bazuara në jetesën në bujqësinë tradicionale në ekonomi më moderne, më të urbanizuar, dhe me prodhim industrial më të larmishëm dhe të ekonomisë së shërbimit. Kjo vë në punë mjetet e teorisë së çmimit neoklasik dhe të alokimit të burimeve si dhe ekonometrinë moderne për të përshkruar se si ky proces i transformimit ndodh. Dy shembuj të njohur përfaqësues të qasjes së ndryshimit strukturor janë "teprica e punës e dy-sektorëve" model teorik i W. Arthur Lewis dhe "modelet e zhvillimit" analizë empirike e Hollis B. Chenery dhe bashkëautorëve të tij.

TEORIA E ZHVILLIMIT LEWIS

Modeli Bazik: Një nga modelet e para dhe më të njohura teorike të zhvillimit që ishte e fokusuar në transformimin strukturor të ekonomisë kryesisht asaj të mbijetesës ishte formuluar nga laureati i cmimit nobel W. Arthur Lewis në mes të viteve të 1950ta dhe që më vonë u modifikua, formalizua dhe zgjerua nga John Fei dhe Gustav Ranis. Modeli i dy sektorëve i Lewis-it u bë teoria e përgjithshme e procesit të zhvillimit në vendet në zhvillim me tepricë të punës gjatë pjesës më të madhe të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, dhe ndonjëherë ende aplikohet, veçanërisht për të studiuar përvojën e fundit të rritjes në Kinë dhe tregjet e punës në të tjera vende të zhvilluara.Në modelin Lewis, ekonomia e pazhvilluar përbëhet nga dy sektorë: një tradicional, të mbipopulluar, sektor rural që karakterizohet me produktivitet margjinal të punës zero, një situatë që lejon Lewis ta klasifikojë këtë si tepricë të punës në kuptimin që ajo mund të tërhiqet nga sektori i bujqësisë tradicionale pa asnjë humbje të prodhimit -dhe një sektor industrial modern e urban me produktivitetit të lartë në të cilin puna nga sektori mbijetesës transferohet gradualisht. Fokusi kryesor i modelit është në të dyja proceset e transferimit të punës dhe rritjen e prodhimit dhe punësimit në sektorin modern. (Sektori modern mund të përfshijnë bujqësinë moderne, por ne do ta quajmë sektor "industrial", si një shkurtesë).Të dyja transferi i punës dhe rritja e punësimit në sektorin modern janë sjellë nga zgjerimi prodhimit në këtë sektor. Shpejtësia me të cilën ndodh ky zgjerim përcaktohet nga shkalla e investimeve industriale dhe akumulimi i kapitalit në sektorin modern. Investim i tillë i bërë i mundur nga fitimet e tepërta të sektorit modern mbi paga mbi supozimin se kapitalistët riinvestojmë tërë fitimet e tyre. Së fundi, Lewis supozon se niveli i pagave në sektorin industrial urban ishte konstant, i përcaktuar si një premisë e caktuar mbi një nivel të caktuar mesatar jetese së pagave në sektorin tradicional bujqësor. Te paga konstante urbane, kurba ofertës së punës rurale në sektorin modern konsiderohet të jetë krejtësisht elastike.Ne mund të ilustrojmë modelin e Lewis të rritjes së sektorit modern në ekonominë e dy sektorëve duke përdorur figurën 3.1. Konsideroni fillimisht sektorin e bujqësisë tradicionale portretizuar në

Page 18: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

dy diagramet nga krahu i djathtë i figurës 3.1b. Diagrami i sipërm tregon se si prodhimi i ushqimit ndryshon me rritjen e inputit të punës.Ky është një funksion tipik i prodhimit bujqësor në të cilin prodhimi i përgjithshëm (TPA) ose produkti i ushqimit përcaktohet nga ndryshimet në sasinë e imputit të vetëm të ndryshueshëm, punës (LA), dhënë një sasi të caktuar të kapitalit (KA), dhe teknologji të pandryshueshme tradicionale (tA). Në diagramin e ulët - djathas, ne kemi produktin mesatar dhe margjinal të kurbës së punës, APLA dhe MPLA, të cilat janë nxjerrë nga kurba e produktit total e treguar menjëherë sipër. Sasia e punës bujqësore (QLA) në dispozicion është e njëjtë në të dy boshtet horizontale dhe është shprehur në miliona punëtorë, si Lewis përshkruan një ekonomi të pazhvilluar, ku pjesa më e madhe e popullsisë jeton dhe punon në zonat rurale.

Lewis bën dy supozime për sektorin tradicional. Së pari, ka tepricë pune në kuptimin që MPLA

është zero, dhe së dyti, të gjithë punëtorët marrin pjesë në mënyrë të barabartë në prodhim kështu që paga reale rurale përcaktohet nga mesatarja dhe jo produkti margjinal i punës (si do të jetë rasti në sektorin modern). Në mënyre metaforike, kjo mund të shpjegohet sikur një familje e cila gjatë drekës kalon tasin me oriz, nga e cila çdo person merr një pjesë të barabartë (nuk ka nevojë që patjetër secili të merr pjesën e barabartë, por që kuptohet ideja). Supozojmë se ka punëtorë bujqësorë LA që prodhojnë ushqim TPA, i cili është ndarë në mënyrë të barabartë si WA ushqim

Page 19: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

për person (ky është produkti mesatar, i cili është i barabartë me TPA / LA). Produkti margjinal i këtyre punëtorëve LA është zero, siç tregohet në diagramin e poshtëm të figurës 3.1b; prandaj supozimi i tepricës së punës zbatohet për të gjithë punëtorët, më së tepërmi për LA (vini re kurbën horizontale TPA përtej punëtorëve LA në diagramin e sipërm në anë të djathtë).Diagrami i sipërm-majtas i figurës 3.1a portretizon kurbën e produktit të përgjithshëm (funksionin e prodhimit) për sektorin modern industrial. Edhe një herë, prodhimi, i të themi, mallrave të prodhuara (TPM) është funksion i një inputi të ndryshueshëm të punës, LM, për kapital KM dhe teknologji të caktuar, tM. Në boshtet horizontale, sasia e punëtorëve të punësuar për të prodhuar një prodhim prej, të themi, TPM1, me stok të kapitalit KM1, është shprehur në mijëra punëtorë urbane, L1. Në modelin Lewis, stoku i kapitalit në sektorin modern lejohet të rritet nga K M1 në KM2 në KM3 si rezultat i riinvestimit të fitimeve nga kapitalistët industrialë. Kjo do të shkaktojë kurbën e prodhimit të përgjithshëm në figurën 3.1a të zhvendoset lart nga TPM (KM1) për TPM (KM2) në TP M(KM3). Procesi që do të gjenerojë këto fitime kapitaliste për riinvestime dhe rritje ilustrohet në diagramin në anën e ulët-majtas te figura 3.1a. Këtu kemi kurbën e produktit të punës margjinale të sektorit modern që rrjedh nga kurba TPM në diagramin e sipërm. Nën supozimin e tregjeve krejtësisht konkurruese të punës në sektorin modern, këto produkte margjinale të kurbës së punës janë në fakt kurbat aktuale të kërkesës për punë. Këtu është se si funksionon sistemi.WA në diagramet e poshtme të figurave 3.1A dhe 3.1B përfaqëson nivelin mesatar të të ardhurave reale për mbijetesë në sektorin tradicional rural. Prandaj WM në figurën 3.1A është paga reale në sektorin modern kapitalist. Në këtë pagë, oferta e punës rurale supozohet të jetë e pakufizuar ose krejtësisht elastike, siç tregohet nga kurba horizontale e ofertës së punës WMSL. Me fjalë të tjera, Lewis supozon se në pagën urbane WM mbi të ardhurat mesatare rurale WA, punëdhënësit e sektorit modern mund të punësojnë sa më shumë punëtorë rurale që ata duan pa u friksuar se duhet të rrisin pagat. (Vini re përsëri se sasia e punës në sektorin rural, figura 3.1B, është shprehur në miliona, ndërsa në sektorin modern urban, figura 3.1A, njësitë e punës janë të shprehura në mijëra.) Me një sasi të dhënë të kapitalit KM1 në fazën fillestare të rritjes të sektorit modern, kurba e kërkesës për punë përcaktohet rënia e produktit margjinal të punës dhe është treguar nga kurba negativisht e pjerrët D1 (KM1) në diagram e poshtëm majtas. Sepse punëdhënësit fitim-maksimizues të sektorit modern supozohet të punësojnë punëtorë deri në pikën ku produkti margjinal fizik është i barabartë me pagën reale (dmth, pika F ku kryqëzohet kurba ekërkesës për punë dhe ofertës), punësimi i përgjithshëm në sektorin modern do të jetë i barabartë në L1. Prodhimi total i sektorit modern, TPM1, do të jepet nga zona e kufizuar nga pikat 0D1FL1. Pjesa e këtij prodhimit total që paguhet për punëtorët në formën e pagave do të jetë e barabartë, pra, me hapsirën e drejtkëndëshit 0WMFL1. Balanca e prodhimit treguar në zonën 0WM FL1 paraqet fitimet totale që grumbullohen nga kapitalistët. Sepse Lewis supozon se të gjitha këto fitime riinvestohen, stoku i kapitalit të përgjithshëm në sektorin modern do të rritet nga KM1 për kM2. Kjo sasi më e madhe e kapitalit shkakton kurbën e produktit total të sektorit modern të zhvendoset në TPM (KM2), e cila shkakton një rritje në kurbën e kërkesës së produktit margjinal për punë. Ky ndryshim i jashtëm në kurbën e kërkesës për punë është treguar

Page 20: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

nga linja D 2 (KM2) në gjysmën e poshtme të figurës 3.1A. Një ekuilibër i ri në nivelin e punësimit në sektorin modern do të themelohet në pikën G me punëtorë L2 tani të punësuar. Gjithsej rritet outputi në TP M2 ose 0D2GL2 ndërsa pagat totale dhe fitimet rriten në 0WMGL2, dhe WMD2G respektivisht. Edhe një herë, këto fitime të mëdha (WMD2G) janë riinvestuar, duke rritur stokun e kapitalit total në K M3, duke zhvendosur kurbat e produktit total dhe kërkesës në TPM (KM3) dhe D3 (km3), respektivisht, duke rritur nivelin e punësimit në sektorin modern në L3.Ky proces i rritjes së vetëqëndrueshme dhe zgjerimit të punësimit në sektorin modern supozohet të vazhdojë deri sa e gjithë teprica e punës rurale absorbohet nga sektorin i ri industrial. Pas kësaj, punëtorë shtesë mund të tërhiqen nga sektori i bujqësisë vetëm me një kosto më të lartë të prodhimit të ushqimit të humbur për shkak se rënia e raportit te punës - dhe - tokës do të thotë se produkti marxhinal i punës rurale nuk është zero. Kjo është e njohur si "Pika kthyese e Lewisit." Kështu kurba e ofertës së punës bëhet pozitivisht e pjerrët perderisa pagat dhe punësimi në sektorin modern vazhdojnë të rriten. Transformimi strukturor i ekonomisë do të ndodh, me balancën e aktivitetit ekonomik që zhvendoset nga bujqësia tradicionale rurale në industrinë moderne urbane.

Kritikat ndaj Modelit Lewis: Edhe pse Lewis modeli i zhvillimit me dy sektor është i thjeshtë dhe afërsisht reflekton përvojën historike të rritjes ekonomike në Perëndim, katër prej supozimeve kryesore të saj nuk i përshtaten realiteteve institucionale dhe ekonomike të shumicës së vendeve bashkëkohore në zhvillim.Së pari, modeli supozon pa dyshim se norma e transferimit të punës dhe krijimit të punësimit në sektorin modern është proporcionale me shkallën e akumulimit të kapitalit në sektorin modern. Sa më e shpejt që është shkalla e akumulimit të kapitalit, aq më e lartë norma e rritjes së sektorit modern dhe aq më e shpejtë është shkalla e krijimit të vendeve të reja të punës. Por, çfarë nëse fitimet kapitaliste janë riinvestuar në pajisje kapitale më të sofistikuara të kursimit të punës në vend se vetëm duke dyfishuar kapitalin ekzistues, siç supozohet në mënyrë implicite në modelin Lewis? (Ne jemi, natyrisht, këtu duke pranuar supozimin e debatueshëm që fitimet e kapitalistëve janë në fakt të riinvestuara në ekonominë lokale dhe jo dërguar jashtë vendit si një formë e "fluturimit të kapitalit", që do të shtohen në depozitat e bankave perëndimore.) Figura 3.2 riprodhon diagramin më të ulët të sektorit modern të figurës 3.1A, vetëm që këtë herë kurbat e kërkesës për punë nuk zhvendosen në mënyrë uniforme jashtë, por në fakt kryqëzohen. Kurba e kërkesës D 2 (KM2) ka një pjerrësi më të madhe negative sesa D2 (K M1) për të pasqyruar faktin që shtesat në kapital mishërojnë progresin teknik të kursimit të punës, domethënë, teknologjia KM2 kërkon shumë më pak punë për njësi të prodhimit se teknologjia KM1.

Page 21: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Ne e shohim se edhe pse prodhimi i përgjithshëm është rritur ndjeshëm (p.sh., 0D2EL1 është dukshëm më i madh se 0D 1EL1), paga totale (0WMEL1) dhe punësimi (L1) mbesin të pandryshuara. I gjithë prodhimi shtesë i shtohet fitimit të kapitalistëve në formën e fitimeve. Figura 3.2, pra, ofron një ilustrim të asaj që disa mund ta quajnë rritje ekonomike "antizhvilluese" - të ardhurat dhe prodhimi shtesë janë të shpërndarë te disa pronarë të kapitalit, përderisa nivelet e të ardhurave dhe punësimit për masat e punëtorëve mbeten kryesisht të pandryshuar. Edhe pse GDP totale do të rritet, do të ketë pak ose aspak përmirësim në mirëqenien sociale agregate të matur, të themi, në aspektin e përfitimeve të shpërndara më gjerësisht në të ardhura dhe punësim.Supozimi i dytë i diskutueshëm i modelit Lewis është nocioni që ekziston tepricë e punës në zonat rurale, ndërsa ka punësim të plotë në zonat urbane. Shumica e hulumtimeve bashkëkohore tregojnë se ka pak tepricë pune në vende rurale. Vërtetë, ka dy përjashtime sezonale dhe gjeografike nga ky rregull (p.sh., të paktën deri kohët e fundit në disa pjesë të Kinës dhe nënkontinentit aziatik, disa ishuj Karaibe, dhe rajone të izoluara të Amerikës Latine ku pronësia e tokës është shumë e pabarabartë), por në përgjithësi, ekonomistët e zhvillimit sot pajtohen se supozimi i Lewisit i tepricës së punës rurale në përgjithësi nuk është e vlefshme.Supozimi i tretë diskutabil është nocioni i një tregu konkurrues të punës në sektorin modern që garanton ekzistencën e vazhdueshme të pagave reale urbane konstante deri në pikën ku oferta e tepricës së punës rurale është shterur. Para viteve 1980, një tipar goditës i tregjeve urbane të punës dhe përcaktimit të pagave në pothuajse të gjitha vendet në zhvillim ka qenë tendenca që këto paga të rriten ndjeshëm me kalimin e kohës, si në terma absolutë dhe relativ me të ardhurat

Page 22: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

mesatare rurale, madje edhe në prani të rritjes së niveleve të papunësië në sektorin modern dhe produktivitet margjinal të ulët ose zero në bujqësi. Faktorët institucionalë të tilla si fucia e ndikimit të sindikatave, shkalla e pagave të shërbimit civil, si dhe praktikat e punësimit të korporatave multinacionale që 'priren të mohojnë forcat konkurruese në tregjet e punës në sektorin modern në vendet në zhvillim. Një shqetësim i fundit me modelin Lewis është supozim i tij i zvoglimit të të ardhurave në sektorin modern industrial. Megjithatë, ka shumë dëshmi se fitimet mbizotërojë në këtë sektor, duke paraqitur problem të veçant për politikëbërjen e zhvillimit që ne do të shqyrtojmë në Kapitullin 4.Ne studiojmë modelin Lewis sepse, shumë specialistë të zhvillimit ende mendojnë për zhvillimin në këtë mënyrë direkt ose indirekt, dhe kjo i ndihmon studentët të marrin pjesë në këto debate. Për më tepër, modeli konsiderohet gjerësisht relevant me përvojat e kohëve të fundit në Kinë, ku puna është absorbuar në mënyrë të qëndrueshme nga bujqësia dhe prodhimi dhe disa vende të tjera me modele të ngjashme të rritjes. Pika kthimit e Lewisit në të cilën pagat në prodhimtari fillojnë të rriten është identifikuar gjerësisht me rritjen e pagave në Kinës në vitin 2010.Megjithatë, kur marrim parasysh paragjykimin e kursimit të punës te shumica e transferit teknologjik modern, ekzistencën e fluturimit të konsiderueshëm të kapitalit, me mosekzistencën e gjerë të tepricës së punës rurale, rritjen e mbizotërimit të tepricës së punës urbane, dhe tendencën që pagat e sektorit modern të rriten me shpejtësi edhe kur ekziston papunësia e konsiderueshme e hapur, ne duhet të pranojmë se modeli i dy sektorëve i Lewisit megjithëse i vlefshëm si një portretizim i hershëm konceptual i procesit të zhvillimit të ndërveprimit sektorial dhe ndryshimi strukturor dhe një përshkrim i disa përvojave historike, duke përfshirë disa të fundit të tilla si Kina, kërkon modifikim të konsiderueshëm që supozimet dhe analizat të përshtaten me realitetin e shumicës së vendeve të bashkëkohore në zhvillim.

NDRYSHIMI STRUKTUROR DHE MODELET E ZHVILLIMITAshtu si modeli i mëparshëm i Lewisit, analiza e modeleve të zhvillimit të ndryshimit strukturor fokusohet në procesin vijues përmes të cilit struktura ekonomike, industriale, dhe struktura institucionale e një ekonomie të pazhvilluar është transformuar me kalimin e kohës për të lejuar industritë e reja për të zëvendësuar bujqësinë tradicionale si motor i rritjes ekonomike. Megjithatë, në kontrast me modelin e Lewisit dhe pikepamjes origjinale te fazat e zhvillimit, rritja e kursimeve dhe investimeve janë perceptuar nga modelet e analistëve të zhvillimit si kushte të nevojshme por jo të mjaftueshme për rritjen ekonomike.Përveç akumulimin e kapitalit, si fizik dhe njerëzor, një grup i ndryshimeve të ndërlidhura në strukturën ekonomike të një vendi janë të nevojshme për kalimin nga një sistem tradicional ekonomik në një modern. Këto ndryshime strukturore përfshijnë pothuajse të gjitha funksionet ekonomike, përfshirë transformimin e prodhimit dhe ndryshimet në përbërjen e kërkesës konsumatore, tregti ndërkombëtare, dhe të përdorimit të burimeve, si dhe ndryshimet në faktorët socio-ekonomike siç janë urbanizimi dhe rritja si dhe shpërndarja e popullsisë së një vendi.Analistët empirik të ndryshimeve strukturore theksojnë kufizimet vendore dhe ndërkombëtare për zhvillim. Ato të brendshme përfshijnë kufizimet ekonomike të tilla si burimet e ndihmat të

Page 23: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

një vendi dhe madhësinë e tij fizike dhe të popullsisë, si dhe kufizimet institucionale të tilla si politikat dhe objektivat e qeverisë. Kufizimet ndërkombëtare mbi zhvillimin përfshijnë qasje në kapitalin e jashtëm, të teknologjisë, dhe të tregtisë ndërkombëtare. Dallimet në nivelin e zhvillimit në mesin e vendeve në zhvillim kryesisht i atribuohet këtyre kufizimeve vendore dhe ndërkombëtare. Megjithatë, janë kufizimet ndërkombëtare që e bëjnë tranzicionin e vendeve aktualisht në zhvillim të ndryshojë nga ajo e vendeve të industrializuara. Në atë masë që vendet në zhvillim kanë qasje në mundësitë e paraqitura nga vendet industriale si burime të kapitalit, teknologjisë, dhe importet të prodhuara, si dhe tregje për eksportet, ata mund të bëjnë kalimin në një shkallë edhe më shpejt se ai i arritur nga vendet industriale gjatë periudhave të hershme të zhvillimit të tyre ekonomik. Kështu, ndryshe nga modeli i fazave të hershme, modeli ndryshimit strukturor pranon faktin se vendet në zhvillim janë pjesë e një sistemi të integruar ndërkombëtar që mund të promovojnë (si dhe pengojnë) zhvillimin e tyre.Modeli më i njohur i ndryshimeve strukturore është ai i bazuar kryesisht në punën empirike të ekonomistit të Harvardit Hollis B. Chenery dhe kolegëve të tij, i cili shqyrtoi modelet e zhvillimit për shumë vende në zhvillim gjatë periudhës së pasluftës. (Kjo qasje u ndërtua edhe në kërkimet e laureatit të cmimit nobel Simon Kuznets në rritjen moderne ekonomike të vendeve të zhvilluara.) Studimet e tyre empirike, të kryqëzuara (në mesin e vendeve në një moment të caktuar kohor) dhe në seri- kohore (mbi periudha të gjata kohore), të vendeve në nivele të ndryshme të të ardhurave për frymë banori çoi në identifikimin e disa tipareve karakteristike të procesit të zhvillimit. Këto përfshinin kalimin nga prodhimi bujqësor te ai industrial, akumulimin e qëndrueshëm të kapitalit fizik dhe njerëzor, ndryshimin e kërkesave të konsumatorit nga kërkesat bazike dhe për ushqim në të mira dhe shërbime të ndryshme, rritjen e qyteteve dhe industritë urbane si njerëzit emigrojnë nga ferma dhe qytete të vogla, si dhe rënien e madhësisë së familjes dhe rritjen e përgjithshme të popullsisë, si fëmijët humbin vlerën e tyre ekonomike dhe prindërit zëvendësojnë atë që është emërtuar tradicionalisht cilësi e fëmijës (arsim) për sasinë (shih Kapitullin 6), fillimisht me rritjen e popullsisë dhe më pas uljen e popullsisë në procesin e zhvillimit. Përkrahësit e kësaj shkolle shpesh bëjnë thirrje për specialistët e zhvillimit që të "lënë faktet të flasin për veten e tyre" sesa të perfshihen në teori misterioze të tilla si fazat e rritjes. Kjo është një kundërpeshë e vlefshme për teori bosh, por ajo gjithashtu ka limitet e veta.

KONKLUZIONET DHE IMPLIKIMETNdryshimet strukturore që kemi përshkruar janë modelet "mesatare" të zhvillimit që Chenery dhe kolegët e tij kanë vërejtur në mesin e vendeve në analizat me seri kohore dhe të kryqëzuara. Hipoteza më e madhe e modelit të ndryshimit strukturor është se zhvillimi është një proces i identifikueshëm i rritjes dhe ndryshimit karakteristikat kryesore të të cilit janë të ngjashme në të gjitha vendet. Megjithatë, siç u përmend më herët, modeli pranon se dallimet mund të lindin në mes të vendeve në ritmin dhe modelin e zhvillimit, në varësi të rrethanave të veçanta ku gjenden. Faktorët që ndikojnë në procesin e zhvillimit përfshijnë burimin dhe sasinë e ndihmave, politikat dhe objektivat e qeverisë së tyre, disponueshmërinë e kapitalit të jashtëm dhe të teknologjisë, dhe të mjedisit të tregtisë ndërkombëtare.

Page 24: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Një mangësi për të mbajtur në mend është se duke theksuar modelet më tepër se teoritë, kjo qasje shkon rrezikun për të drejtuar praktikuesit të nxjerrin përfundime të gabuara rreth shkakësisë - në efekt, për të vënë "karrocën para kalit". Duke observuar modele të vendeve të zhvilluara, si rënia e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore në bujqësi me kalimin e kohës, shumë politikëbërës të vendeve në zhvillim kanë qenë të prirur për të lënë pas dore këtë sektor jetik. Por sic do ta shihni në kapitullin 9, që është pikërisht konkluzioni i kundërt me atë që duhet të nxirret. Duke observuar rolin e rëndësishëm të arsimit të lartë në vendet e zhvilluara, politikëbërësit mund të jenë të prirur për të theksuar zhvillimin e një sistemi të avancuar universitar edhe para se shumica e popullsisë të fitojë shkrim e këndim bazë, një politikë që ka çuar në pabarazi të mëdha edhe në vende të paktën që formalisht janë angazhuar për rezultatete të barazisë, të tilla si Tanzania.Studimet empirike mbi procesin e ndryshimit strukturor çojnë në përfundimin se ritmi dhe modeli i zhvillimit mund të ndryshojnë sipas dy faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë, shumë prej të cilave shtrihen përtej kontrollit të një kombi të veçantë në zhvillim. Megjithatë, pavarësisht nga ky ndryshim, ekonomistët e ndryshimeve strukturore argumentojnë se mund të identifikohen modele të caktuara që ndodhin në pothuajse të gjitha vendet, gjatë procesit të zhvillimit. Dhe këto modele, argumentojnë ata, mund të ndikohen nga zgjedhja e politikave të zhvillimit të ndjekura nga qeveritë në vendet në zhvillim, si dhe politikat tregtare dheasistencës së huaj ndërkombëtare të kombeve të zhvilluara. Për këtë arsye analistët e ndryshimeve strukturore janë në thelb optimist se përzierja "e saktë" e politikave ekonomike do të gjenerojë modelet e dobishme të rritjes së vetëqëndrueshme. Shkolla ndërkombëtare e varësisë ndaj të cilës ne po drejtohemi tani është, në të kundërt, shumë më pak optimiste dhe është në shumë raste pesimiste.

3.4 REVOLUCIONI I VARËSISË NDËRKOMBËTARE

Gjatë viteve 1970, modele të varësisë ndërkombëtare fituan mbështetje në rritje, veçanërisht në mesin e intelektualëve në vendet në zhvillim, si pasojë e rritjes së zhgënjimit me të dyja modelet, atë të fazave dhe të ndryshimeve strukturore. Ndërsa kjo teori në një shkallë të madhe doli prej favorit gjatë viteve 1980 dhe 1990, versionet e saj kanë gëzuar një rigjallërim në shekullin 21, pasi disa nga pikëpamjet e tyre janë adoptuar, megjithëse në formë të modifikuar, nga teoricienë dhe liderë të lëvizjes antiglobalizim. Në thelb, modelet e varësisë ndërkombëtare i shohin vendet në zhvillim si të rrethuara nga ngurtësa institucionale, politike dhe ekonomike, si vendore dhe ndërkombëtare, dhe të lidhur në mardhënie deri në varësi dhe dominim me vendet e pasura. Në kuadër të kësaj qasjeje të përgjithshme janë tre drejtime kryesore të mendimit: Modeli i varësisë neokoloniale, modeli i paradigmës së gabuar, dhe teza e zhvillimit dualist.

MODELI I VARËSISË NEOKOLONIALE

Page 25: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Rryma e parë e madhe, të cilin ne e quajmë modelin e varësisë neokoloniale, është një rezultat i tërthortë i të menduarit marksist. Ajo atribon ekzistencën dhe vazhdimësinë e moszhvillimit kryesisht në zhvillimin historik të një sistemi shumë të pabarabartë kapitalist ndërkombëtar të marrëdhënieve të vendeve të pasura me ato të varfra. Nëse për shkak se vendet e pasura janë qëllimisht shfrytëzuese apo pa dashje të pakujdesshëm, bashkëjetesa e vendeve të pasura dhe të varfëra në një sistem ndërkombëtar të dominuar nga marrëdhënie të tilla të pabarabarta të pushtetit midis qendrës (vendet e zhvilluara) dhe periferisë (vendet në zhvillim) bën që përpjekjet e bëra nga vendet e varfëra të jenë të pavarur të jenë të vështira dhe ndonjëherë edhe të pamundura. Grupe të caktuara në vendet në zhvillim (duke përfshirë pronarët, sipërmarrësit, udhëheqësit ushtarakë, tregtarët, zyrtarët publik dhe udhëheqësit e sindikatave), të cilët gëzojnë të ardhura të larta, status social, dhe pushtet politik përbëjnë një klasë të vogël qeverisëse elitë, interesi kryesor i të cilëve, me vetëdije ose jo , është në vazhdimësinë e sistemit ndërkombëtar kapitalist të pabarazisë dhe të konformitetit në të cilën ata shpërblehen. Direkt dhe indirekt, ata shërbejnë (janë të dominuar nga) dhe shpërblehen (janë të varur) nga grupe ndërkombëtare me interes të veçantë në pushtet, duke përfshirë korporatat shumëkombëshe, agjencitë kombëtare të ndihmave bilaterale, dhe organizatat e ndihmës shumëpalëshe si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë të lidhura me besnikëri ose financim në vendet e pasura kapitaliste. Aktivitetet e elitave dhe këndvështrimet shpesh shërbejnë që të pengojnë çdo përpjekje për reforma të vërteta nga të cilat mund të përfitojë popullata e gjerë dhe në disa raste çojnë në nivele edhe më të ulëta të jetesës dhe në vazhdimësinë e prapambetjes. Me pak fjalë, pikëpamja neo-Marksiste, neokoloniale e moszhvillimit i atribuon një pjesë të madhe të varfërisë së vazhdueshme të botës në zhvillim me ekzistencën dhe politikat e vendeve industriale kapitaliste të hemisferës veriore dhe zgjerimet e tyre në formën e grupeve të vogla, por të fuqishme të elitës apo blerës në vendet më pak të zhvilluara. Në këtë mënyrë moszhvillimi pra shihet si një fenomen i imponuar nga jashtë, në kontrast me modelet e fazave lineare dhe ndryshimeve strukturore që theksojnë kufizimet e brendshme të tilla si kursimet dhe investimet e pamjaftueshme ose mungesa e arsimit dhe aftësive. Tentimet revolucionare ose të paktën ristrukturim i madh i sistemit kapitalist botëror për këtë arsye është i nevojshëm për të liruar vendet në zhvillim, të varura nga kontrolli direkt dhe indirekt ekonomik nga bota e tyre e zhvilluar dhe shtypësve të brendshëm.Një nga deklaratat më të fuqishme të shkollës së mendimit të varësisë ndërkombëtare është bërë nga Theotonio Dos Santos:Moszhvillimi, larg që përbën një gjendje të prapambetjes para kapitalizmit, është më tepër pasojë dhe një formë e veçantë e zhvillimit kapitalist i njohur si kapitalizëm i varur. . . . Varësia është një situatë e kushtëzuar në të cilën ekonomitë e një grupi të vendeve janë të kushtëzuar nga zhvillimi dhe zgjerimi i të tjerëve. Një marrëdhënie e ndërvarësisë ndërmjet dy ose më shumë ekonomive apo ndërmjet ekonomive të tilla dhe sistemit botëror të tregtisë bëhet një marrëdhënie e varur kur disa vende mund të zgjerohen përmes vetë-nxitjes, ndërsa të tjerët, duke qenë në një pozitë të varur, mund të zgjerohen vetëm si një reflektim i zgjerimit të vendeve dominuese, të cilat mund të kenë efekte pozitive apo negative në zhvillimin e tyre të menjëhershëm. Në të dy rastet, gjendja themelore e varësisë shkakton këto vende të jenë të dyja të prapambetur dhe

Page 26: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

shfrytëzuar. Vendet dominuese janë të pajisura me superioritet teknologjik, tregtar, kapitalit dhe sociopolitik mbi vendet e varura, kjo formë e këtij superioriteti ndryshon sipas momentit historik të caktuar, dhe për këtë arsye mund të shfrytëzojë ato, dhe të marrë pjesë të tepricës së prodhuar në vend. Varësia, atëherë, është e bazuar mbi ndarjen ndërkombëtare të punës e cila lejon zhvillimin industrial të zhvillohet në disa vende, ndërsa e kufizon atë në disa vende të tjera, rritja e të cilave kushtëzohet nga dhe është e nënshtruar nga qendrat e pushtetit të botës.

Një perspektivë e ngjashme, por natyrisht jo-marksiste u shpjegua nga Papa Gjon Pali II në citimin e letrës së tij enciklike të vitit 1988 (një shprehje formale, e përpunuar e mësimdhënies papale) Sollicitude rei socialis (Shqetësimet shoqërore të Kishës), në të cilën ai deklaroi: Secili duhet të deklarojë ekzistencën e mekanizmave ekonomike, financiare, sociale dhe të cilat, edhe pse ata janë të manipuluar nga njerëzit, shpesh funksionojnë pothuajse automatikisht, duke theksuar gjendjen e pasurisë për disa dhe varfërisë për pjesën tjetër. Këto mekanizma, të cilat manovrohen direkt ose indirekt nga vendet më të zhvilluara, me funksionimin e tyre, favorizojnë interesat e individëve që i manipulojnë ato. Por në fund ata ju ndalin frymën apo i kushtëzojnë ekonomitë e vendeve më pak të zhvilluara.

MODELI I PARADIGMËS SË GABUAR

Një qasje e dytë dhe më pak radikale e varësisë ndërkombëtare për zhvillimin, të cilën ne mund ta quajmë modelin paradigmë e gabuar, thotë se prapambetja vie për shkak të këshillave të gabuara dhe të papërshtatshme të dhënë nga ekspertët ndërkombëtar shpesh të painformuar, të njëanshëm, që vijnë si ndihmë nga agjencitë për asistencë nga vendet e zhvilluara dhe organizatat donatore shumëkombëshe. Këta ekspertë thuhet që japin modele komplekse, por mashtruese të zhvillimit që shpesh çojnë në politika të papërshtatshme apo të pasakta. Për shkak të faktorëve institucionalë të tilla si roli qendror dhe jashtëzakonisht elastik i strukturave tradicionale shoqërore (fisi, kastës, klasës, etj), pronësia shumë e pabarabartë e tokës dhe të drejtave të tjera të pronësisë, kontrolli joproporcional nga elitat lokale mbi asetet financiare vendore dhe ndërkombëtare , dhe qasja shumë e pabarabartë në kredi, këto politika, të bazuara sic janë shpesh në rryma, modelet neoklasike (ose ndoshta lloji i tepricës së punës të Lewis ose tipi i ndryshimeve strukturore i Cheneryt), në shumë raste thjesht u shërbejnë interesave vetjake të grupeve të pushtetit ekzistuese, si vendore dhe ndërkombëtare.

Përveç kësaj, sipas këtij argumenti, intelektualët universitarë, sindikalistët, ekonomistët qeveritare të nivelit të lartë, si dhe nëpunës të tjerë civilë të gjithë marrin trajnimin e tyre në institucionet e vendeve të zhvilluara ku ayre u shërbehet padashur një dozë e modeleve teorike jo të shëndetshme dhe elegante e koncepteve të huaja, por të pazbatueshme. Duke pasur pak ose aspak njohuri të dobishme për tu mundësuar atyre që të kuptojnë në mënyrë efektive problemet e vërteta të zhvillimit, ata shpesh kanë tendencë të bëhen mbrojtës të sistemit ekzistues të politikave elitiste dhe strukturave institucionale. Në kurset universitare të ekonomisë, për shembull, kjo zakonisht nënkupton përsëritjen e pandërprerë të mësimit të shumë koncepteve dhe

Page 27: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

modeleve perëndimore "të parëndësishme", ndërsa në diskutimet e politikave qeveritare, shumë theks vëhet në përpjekjet për të matur raportet kapital-prodhim, raportet e rritjes së kursimeve dhe investimeve, privatizimin dhe crregullimin e ekonomisë, ose maksimizimin e normave të rritjes së GDPsë. Si rezultat i kësaj, përkrahësit thonë se reformat e dëshirueshme institucionale dhe strukturore, shumë prej të cilave i kemi diskutuar, janë lënë pas dore ose u është dhënë vetëm vëmendje të paktë.

TEZA E ZHVILLIMIT DUALISTNënkuptuar në teoritë e ndryshimit strukturor dhe deklaruar në teoritë e varësisë ndërkombëtare është nocioni i një bote me shoqëri të dyfishta, të kombeve të pasura dhe vendeve të varfra dhe, në vendet në zhvillim, shumë pasuri brenda zonave të gjera të varfërisë. Dualizmi është një koncept që diskutohet gjerësisht në ekonominë e zhvillimit. Ajo përfaqëson ekzistencën dhe vazhdimësinë e divergjencave të konsiderueshme dhe madje në rritje mes vendeve të pasura dhe të varfra dhe individëve të pasur dhe të varfër në nivele të ndryshme. Në mënyrë të veçantë, edhe pse hulumtimi vazhdon, koncepti tradicional i dualizmit përqafon katër argumente kryesore:

1. Kushte të ndryshme, nga të cilat disa janë "superiore" dhe të tjerat "inferiore", mund të bashkëjetojnë në një hapësirë të caktuar. Shembuj të këtij elementi të dualizmit përfshijnë nocionin e Lewisit të bashkëjetesës së metodave moderne dhe tradicionale të prodhimit në sektorët urban dhe rural; bashkëjetesën elitave të pasura, me arsim të lartë, me masat e njerëzve analfabetë e të varfër; dhe nocionin e varësisë të bashkëjetesës së kombeve të fuqishme dhe të pasura e të industrializuara me shoqëritë e varfra fshatare e të dobëta, në ekonominë ndërkombëtare.

2. Kjo bashkëjetesë është kronike dhe jo lehtë e ndryshueshme. Kjo nuk është për shkak të një dukurie të përkohshme, në të cilin rast koha mund të eliminojë mospërputhjen mes elementeve superiore dhe inferiore. Me fjalë të tjera, bashkëjetesa ndërkombëtare e pasurisë dhe varfërisë nuk është thjesht një fenomen historik që do të korrigjohet në kohë. Edhe pse të dyja teoria e fazave të rritjes dhe modelet e ndryshimeve strukturore, nënkuptojnë një supozim të tillë, për ithtarët e tezës së zhvillimit dualist, faktet e rritjes së pabarazive ndërkombëtare duket se hedhin poshtë atë.

3. Jo vetëm që shkallët e superioritetit apo inferioritetit dështojnë të tregojnë shenja të zhdukjes, por ato kanë edhe një tendencë të natyrshme për tu rritur. Për shembull, hendeku midis produktivitetit të punëtorëve në vendet e zhvilluara dhe homologëve të tyre në shumicën e vendeve në zhvillim duket se zgjerohet me kalimin e çdo viti.

4. Ndërlidhjet ndërmjet elementeve superiore dhe inferiore janë të tilla që ekzistenca e elementeve superiore bën pak apo asgjë për të ndihmuar elementin inferior. Në fakt, ai shërben për të nxitur atë edhe më poshtë të "zhvillojë moszhvillimin e saj."

KONKLUZIONET DHE IMPLIKIMET

Page 28: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Çfarëdo cofshin dallimet e tyre ideologjike, përkrahësit e varësisë neokoloniake, paradigmës së gabuar, dhe modelet e dualizmit refuzojnë theksin ekskluziv mbi teoritë tradicionale neoklasike ekonomike të dizajnuara për të përshpejtuar rritjen e GDP-së si indeksin kryesor të zhvillimit. Ata vënë në dyshim vlefshmërinë e modelit me dy sektorë të Lewisit të modernizimit dhe industrializimit në dritën e supozimeve të tyre të diskutueshme dhe historisë së fundit të botës në zhvillim. Ata më tej refuzojnë pretendimet e bëra nga Chenery dhe të tjerët se ka modele të mirë-përcaktuara empirike të zhvillimit që duhet të ndiqen nga shumica e vendeve të varfëra. Në vend të kësaj, teoritë e varësisë, paradigmës së gabuar, dhe dualizmit vendosin theksin më shumë në pabarazitë në fucive ndërkombëtare dhe në reformat e nevojshme themelore ekonomike, politike, dhe institucionale, si të brendshme edhe në mbarë botën. Në raste ekstreme, ata duan shpronësimin e drejtpërdrejtë të aseteve private në pritje që pronësia dhe kontrolli i aseteve publike do të jetë një mjet shumë efektiv për të ndihmuar çrrënjosjen e varfërisë absolute, ofrojnë mundësi të zgjeruara për punësim, pakësojnë pabarazitë në të ardhura, dhe për të rritur nivelet e jetesës (duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, dhe pasurimin kulturor) të masave. Edhe pse disa radikal neo-marksist shkuan aq larg sa të thonë se rritja ekonomike dhe ndryshimi strukturor nuk kanë rëndësi, shumica e vëzhguesve pranojnë se mënyra më efektive për t'u marrë me këto probleme të ndryshme sociale është që të përshpejtohet ritmi i rritjes ekonomike përmes reformave të brendshme dhe ndërkombëtare të shoqëruar nga një përzierje e matur e veprimtarisë ekonomike publike dhe private.

Teoritë e varësisë kanë dy dobësi të mëdha. Së pari, edhe pse ata ofrojnë një shpjegim tërheqës pse shumë vende të varfra mbeten të pazhvilluar, ata nuk japin shpjegim se si vendet të fillojnë dhe mbajnë zhvillimin. Së dyti dhe ndoshta më e rëndësishmja, përvoja aktuale ekonomike e vendeve në zhvillim që kanë ndjekur fushatat revolucionare të industrializimit të shtetit dhe të prodhimit të drejtuar nga shteti ka qenë kryesisht negativ.

Në qoftë se ne marrim teorinë e varësisë në vlerë nominale, ne do të konkludojmë se kursi më i mirë për vendet në zhvillim është që të ngatërrohen sa më pak që të jetë e mundur me vendet e zhvilluara dhe në vend të kësaj të ndjekin një politikë të tyre, ose zhvillim të drejtuar së brendshmi, ose më së shumti të tregtojnë vetëm me vendet e tjera në zhvillim. Por vendet e mëdha që hynë në politikat vetanake, të tilla si Kina dhe, në një masë të konsiderueshme, India, përjetuan një rritje të ngecur dhe përfundimisht vendosën të hapin ekonomitë e tyre, Kina filloi këtë proces pas 1978 dhe India pas 1990. Në ekstremin e kundërt, ekonomitë e vendeve si Tajvani dhe Korea e Jugut, dhe Kina në kohët e fundit, që kanë rritur eksportet në vendet e zhvilluara kanë pasur rritje ekonomike të madhe. Edhe pse në shumë raste lidhje të ngushta me vendet metropolitane gjatë periudhës koloniale me sa duket prodhuan rezultate dëmtuese si në Peru nën Spanjën, Kongo nën Belgjikën, India nën Britaninë e Madhe, dhe Afrika Perëndimore nën Francën në shumicën e rasteve, kjo marrëdhënie duket se ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë periudhës postkoloniale. Në mënyrë të qartë, megjithatë, konfliktet e interesit midis botëve të zhvilluara dhe në zhvillim, të tilla si ajo që ishte në qendër të vëmendjes

Page 29: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

në samitin e klimës në Kopenhagë në dhjetor të vitit 2009 dhe që kanë luajtur një rol në takimet e fundit të OBT-së dhe G20, janë të vërteta dhe nuk mund të injorohen.

Ne e konsiderojmë pikëpamjen tjetër se zgjidhjet e zhvillimit janë gjetur në tregjet e lira. Për perspektivën, siç do të vërehet në kapitujt më vonë, qeveritë mund të ketë sukses ose të dështojnë ashtu si tregje; çelësi për arritjen e suksesshme të zhvillimit është arritja e një ekuilibëri të kujdesshëm mes asaj çfarë suksesi qeveria mund të arrijë, çfarë mund të bëjë sistemi i tregut privat, dhe çfarë mund të bëjnë që të dyja duke punuar së bashku.

Ndërsa revolucioni i varësisë ndërkombëtare në teorinë e zhvillimit po kapte imagjinatën e shumë dijetarëve perëndimor dhe të vendeve në zhvillim, një reagim doli në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980 në formën e një kundërrevolucioni neoklasik të tregut të lirë. Kjo qasje shumë e ndryshme dominoi teoritë Perëndimore (dhe në një masë më të vogël të vendeve në zhvillim) të zhvillimit ekonomik gjatë viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990.

3.5 KUNDËRREVOLUCIONI NEOKLASIK : FUNDAMENTALIZMI I TREGUT

DUKE SFIDUAR MODELIN STATISTICIEN: TREGJET E LIRA, ZGJEDHJA E PUBLIKUT, DHE QASJET ETREGUT MIQËSOR

Në vitet 1980, epërsia politike e qeverive konservatore në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britani, dhe Gjermani Perëndimore dolën me një kundërrevolucion neoklasik në teorinë ekonomike dhe të politikës. Në vendet e zhvilluara, ky kundërrevolucion favorizoi politikat e ofertës makroekonomike, teoritë e pritjeve racionale, dhe privatizimi i korporatave publike. Në vendet në zhvillim, kjo bëri thirrje për tregje të lira dhe privatizimin e pronësisë publike, planifikimin statist, dhe rregullimin e aktiviteteve ekonomike nga qeveria. Neoklasistët përftuan kontrollin e votave në bordet e dy agjencive më të fuqishme ndërkombëtare financiare të botës, të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gjithashtu me ndikimin e organizatave të tilla si Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), dhe Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), të cilat përfaqësojnë më plotësisht pikëpamjet e delegatëve nga vendet në zhvillim, ishte e pashmangshme që sfida neokonservative e tregut të lirë të argumenteve ndërhyrëse të teoricienëve të varësisë do të fitonin. Argumenti kryesor i kundërrevolucionit neoklasik është se rezultatet e moszhvillimit nga alokimi i dobët i burimeve për shkak të politikave të gabuara të çmimeve dhe ndërhyrja e tepruar e shtetit nga qeveritë tepër aktive në vendet e zhvilluara. Përkundrazi, shkrimtarët kryesorë të shkollës së kundërrevolucionit, duke përfshirë Lord Peter Bauer, Deepak Lal, Ian Little, Harry Johnson, Bela Balassa, Jagdish Bhagwati, dhe Anne Krueger, argumentuan se kjo ndërhyrje e shtetit në aktivitetin ekonomik është ajo që ngadalëson ritmin e rritjes ekonomike. Neoliberalët argumentojnë se duke lejuar tregjet e lira konkurruese të lulëzojnë, duke privatizuar ndërmarrjet shtetërore, duke promovuar tregtinë e lirë dhe zgjerimin e eksportit, duke mirëpritur investitorët nga vendet e zhvilluara, dhe duke eliminuar rregulloret e

Page 30: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

qeverisë dhe shtrembërimet e çmimeve në faktor, produkte, dhe tregjet financiare, do të stimulohet edhe efikasiteti ekonomik dhe rritja ekonomike.

Në kundërshtim me pretendimet e teoricienëve të varësisë, neoklasistët kundërrevolucionarë argumentojnë se bota në zhvillim është e pazhvilluar jo për shkak të aktiviteteve grabitqare të botës së zhvilluar dhe agjencitë ndërkombëtare që ajo kontrollon, por më tepër për shkak të dorës së rëndë të shtetit dhe korrupsionit, joefikasitetit dhe mungesës së stimujve ekonomik që përshkojnë ekonomitë e vendeve në zhvillim. Çfarë është e nevojshme, prandaj, nuk është një reformë e sistemit ekonomik ndërkombëtar, një ristrukturimi i ekonomive dualiste në zhvillim, rritje të ndihmës së huaj, përpjekjet për të kontrolluar rritjen e popullsisë, ose një sistem më efektiv i planifikimit të zhvillimit. Përkundrazi, është thjesht një çështje e promovimit të tregjeve të lira dhe ekonomisë laissez-faire brenda kontekstit të qeverive tolerante që lejojnë "magjinë e tregut" dhe "dorën e padukshme" të çmimeve të tregut të udhëzojnë alokimin e burimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Ata tregojnë për suksesin e ekonomive, si Koreja e Jugut, Tajvani dhe Singapori si shembuj të "tregut të lirë" (edhe pse, siç do ta shohim më vonë, këta Tigra Aziatik janë larg nga prototipi neokonservativ i laissez-faire) dhe për dështimet e ekonomive të ndërhyrjes publike të Afrikës dhe Amerikës Latine.

Kundërrevolucioni neoklasik mund të ndahet në tri qasje përbërëse: Qasja e tregut të lirë, zgjedhja e publikut (ose qasja "ekonomia e re politike"), dhe qasja "tregu-miqësor". Analizat e tregut të lirë argumentojnë se tregjet në vetëvete janë efikase, tregjet e produkteve japin sinjalet më të mira për investime në aktivitete të reja; tregjet e punës iu përgjigjen këtyre industrive të reja në mënyra të përshtatshme; Prodhuesit e dinë më së miri se çfarë të prodhojnë dhe si ta prodhojnë atë në mënyrë efikase; dhe çmimet e produkteve dhe faktorëve pasqyrojnë vlerat e sakta të mungesës së mallrave dhe burimeve tani dhe në të ardhmen. Konkurrenca është efektive, në qoftë se jo e përsosur; teknologjia është në dispozicion dhe gati pa kosto për tu absorbuar; informacioni është gjithashtu i përkryer dhe gati pa kosto për tu marrë. Në këto rrethana, çdo ndërhyrje e qeverisë në ekonomi është sipas definicionit deformuese dhe kundërproduktive. Ekonomistët e zhvillimit të tregut të lirë kanë qenë të prirur të supozojmë se tregjet në botën në zhvillim janë efikase dhe se çfarëdo papërsosmërie që ekziston ka pak pasoja.

Teoria e zgjedhjes së publikut, e njohur gjithashtu si qasje të re ekonomisë politike, shkon edhe më tej duke argumentuar se qeveritë mund të bëjnë (pothuajse) asgjë në rregull. Kjo është për shkak teoria e zgjedhjes së publikut supozon se politikanët, burokratët, qytetarët, dhe shtetet veprojnë vetëm nga një perspektivë të vetë-interesit, duke përdorur pushtetin e tyre dhe autoritetin e qeverisë për qëllimet e tyre egoiste. Qytetarët përdorin ndikimin politik për të marrë përfitime të veçanta (të quajtura "Qira") nga politikat qeveritare (p.sh. licencat e importit ose këmbimi i huaj racional), që kufizojnë qasjen në burime të rëndësishme. Politikanët përdorin burimet e qeverisë për të konsoliduar dhe për të ruajtur pozitat e pushtetit dhe autoritetit. Burokratët dhe zyrtarët publikë përdorin pozitat e tyre për të nxjerrë ryshfete nga qytetarët që kërkojnë "qira" dhe të operojnë bizneset e mbrojtura në anën tjetër. Së fundi, shtetet përdorin fuqinë e tyre për konfiskimin e pronës private nga individë. Rezultati neto është jo vetëm një

Page 31: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

mosshpërndarje e burimeve, por edhe një ulje e përgjithshme në liritë individuale. Përfundimi, pra, është se qeveria minimale është qeveria më e mirë.

Qasja miqësore në treg është një variant i kundërrevolucionit neoklasik lidhur kryesisht me shkrimet e Bankës Botërore dhe ekonomistët e saj në vitin 1990, shumë prej të cilëve ishin më shumë në anën e tregut të lirë dhe të zgjedhjes së publikut gjatë viteve 1980. Kjo qasje pranon se ka shumë papërsosmëri në tregjet e produkteve dhe faktorëve në vendet në zhvillim dhe se qeveritë kanë një rol kyç në lehtësimin e funksionimit të tregjeve nëpërmjet ndërhyrjeve "joselektive" për shembull (tregu-miqësor), duke investuar në infrastrukturën fizike dhe sociale, objektet e kujdesit shëndetësor, dhe institucionet arsimore dhe duke siguruar një klimë të përshtatshme për ndërmarrje private. Qasja tregu-miqësor gjithashtu ndryshon nga shkollat e mendimit të tregut të lirë dhe zgjedhja publike, duke pranuar idenë se dështimet e tregut (shih kapitujt 4 dhe 11) janë më të përhapura në vendet në zhvillim në fusha të tilla si koordinimi investimeve dhe rezultateve të mjedisit. Për më tepër, fenomene të tilla si mungesa informacionit dhe informacioni i paplotë, eksternalitetet në krijimin e aftësive dhe të të mësuarit, dhe ekonomitë e shkallës në prodhim janë tipike për tregjet në vendet në zhvillim. Në fakt, njohja e këtyre tre fenomeneve të fundit krijon shkolla të reja të teorisë së zhvillimit, qasja e rritjes endogjene, për të cilën ne të flasim në Shtojcën 3.3, në fund të këtij kapitulli, dhe qasjen e dështimit të koordinimit, që diskutohet në Kapitullin 4.

TEORIA TRADICIONALE NEOKLASIKE E RRITJES

Një tjetër gurthemel i argumentit neoklasik të tregut të lirë është pohimi se liberalizimi (hapja) e tregjeve kombëtare tërhek investime shtesë të brendshme dhe të jashtme dhe në këtë mënyrë rrit normën e akumulimit të kapitalit. Në kushtet e rritjes së GDP-së, kjo është e barabartë me rritjen e normave të kursimeve të brendshme, e cila rrit raportet kapital-punë dhe të ardhurat për frymë në vendet në zhvillim të varfra me kapital. Modeli Solow i rritjes neoklasike në veçanti përfaqëson kontributin seminal në teorinë neoklasike të rritjes dhe që më vonë ndikoi që Robert Solow të fitonte cmimin Nobel në ekonomi. Kjo teori ndryshonte nga formulimi i Harrod-Domar duke shtuar një faktor i dytë, të punës, dhe duke futur një variabël të tretë të pavarur, teknologjinë, në ekuacionin e rritjes. Ndryshe nga koeficienti fiks, supozimi kthimet-konstante-të-shkallës i modelit Harrod-Domar, modeli i rritjes neoklasike Solow ekspozoi rënien e kthimit të të ardhurave të punës dhe kapitalit veç e veç dhe të kthimit të vazhdueshëm për të dy faktorët bashkërisht. Progresi teknologjik u bë faktor i mbetur që shpjegonte rritjen afatgjatë, dhe supozohej nga Solow dhe teoricienë të tjerë të rritjes neoklasike që nivelet e teknologjisë përcaktoheshin në mënyrë ekzogjene, që është, në mënyrë të pavarur nga të gjithë faktorët e tjerë në model.

Më formalisht, modeli standard i rritjes neoklasike i Solow përdor një funksion të prodhimit total në të cilën

Y = Kα (AL)1-α .................................................(3.10)

Page 32: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

ku Y është produkti i brendshëm bruto, K është stoku i kapitalit (i cili mund të përfshijë kapitalin njerëzor, si dhe kapitalin fizik), L është puna, dhe A përfaqëson produktivitetin e punës, e cila rritet në një normë ekzogjene. Për vendet e zhvilluara, kjo normë është vlerësuar të jetë rreth 2% në vit. Ajo mund të jetë më e vogël apo më e madhe për vendet në zhvillim, në varësi të asaj nëse ata kanë ngecur apo po zënë hapin me vendet e zhvilluara. Për shkak se shkalla e progresit teknologjik është ekzogjene (le të themi me 2% në vit), modeli neoklasik Solow është nganjëherë i quajtur model i rritjes "ekzogjene", në kontrast me qasjen endogjene të rritjes (diskutuar në Shtojcën 3.3). Ekuacioni 3.10, përfaqëson elasticitetin e prodhimit në lidhje me kapitalin (rritjen e përqindjes të GDP-së që rezulton nga një rritje 1% në kapitalin njerëzor dhe fizik). Meqë është supozuar të jetë më pak se 1 dhe kapitali privat është supozuar që paguan produktin e tij margjinal në mënyrë që të mos ketë ekonomi të jashtme, ky formulim i teorisë neoklasike të rritjes jep kthim të të ardhurave në pakësim të kapitalit dhe të punës. Modeli i rritjes neoklasike Solow është shqyrtuar në detaje në Shtojcën 3.2.

Sipas teorisë tradicionale të rritjes neoklasike, rritja e prodhimit rezulton nga një ose nga tre faktorë: rritja në sasi dhe cilësi e punës (përmes rritjes së popullsisë dhe edukimit), rritjet në kapital (nëpërmjet kursimeve dhe investimeve), dhe përmirësimeve në teknologji (shih Shtojcën 3.1).

Ekonomitë e mbyllura (ato pa aktivitete të jashtme), me norma të ulëta kursimi (gjërat e tjera janë të barabartë) rriten më ngadalë në afat të shkurtër se sa ato me norma të larta të kursimeve dhe kanë tendencë të kenë nivele të të ardhurave për frymë të ulta.

Ekonomitë e hapura (ato me tregtinë, investimet e huaja, etj), megjithatë, përjetojnë konvergjencë me të ardhura me nivele të larta, pasi kapitali kalon nga vendet e pasura në vendet e varfra ku raportet e kapitalit dhe punës janë më të ulëta dhe kështu kthimet në investime janë më të larta. Rrjedhimisht, duke penguar fluksin e investimeve të huaja, kokëfortësia e qeverive të shumë vendeve në zhvillim, sipas teorisë neoklasike të rritjes, do të vonojë rritjen në ekonomitë e botës në zhvillim. Përveç kësaj, hapja është thënë që inkurajon qasje më të madhe në idetë e huaja të prodhimit që mund të rritin normën e progresit teknologjik.

KONKLUZIONET DHE IMPLIKIMET

Ashtu si revolucioni i varësisë i 1970, kundërrevolucioni neoklasik i viteve 1980 kishte origjinën e vet në pikëpamje të ideologjisë ekonomike të botës në zhvillim dhe problemet e saj. Ndërsa teoricienët e varësisë (shumë, por jo të gjithë, ishin ekonomistë nga vendet në zhvillim) panë moszhvillimin si një fenomen i detyruar nga jashtë, revizionistët neoklasik (shumica, por jo të gjithë, prej të cilëve ishin ekonomistë perëndimorë) panë problemin si një fenomen të detyruar nga brenda vendit te vendet në zhvillim, shkaktuar nga ndërhyrja e tepërt e qeverisë dhe politikat e këqija ekonomike. Probleme të tilla nga të dyja palët nuk është e pazakontë në çështjet e diskutueshme që ndajnë kombet e pasura dhe kombet e varfra.

Page 33: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

Por çfarë për pretendimin e kundërrevolucionit neoklasik se tregjet e lira dhe më pak ndërhyrje të qeverisë sigurojnë përbërësit bazë për zhvillim? Në kriter krejtësisht të efikasitetit (në krahasim me atë të barazisë), mund të ketë pak dyshim se shpërndarja e çmimit të tregut zakonisht e bën një punë më të mirë se ndërhyrja e shtetit. Problemi është se shumë nga ekonomitë në zhvillim janë aq të ndryshme në strukturë dhe organizim nga homologët e tyre perëndimorë sa që supozimet e sjelljes dhe parimet e politikave të teorisë tradicionale neoklasike janë nganjëherë të diskutueshme dhe shpesh të pasakta. Tregjet konkurruese të lira në përgjithësi nuk ekzistojnë, as, duke pasur parasysh kontekstin institucional, kulturor, dhe historik të shumë vendeve në zhvillim, do të jetë domosdoshmërisht i dëshirueshëm nga pikëpamja ekonomike dhe sociale afatgjatë (shih kapitullin 11). Konsumatorët si tërësi janë rrallë sovran në atë që cfarë mallra dhe shërbime do të prodhohen, në cfarë sasie, dhe për kë. Informacioni është i kufizuar, tregjet janë të fragmentuara, dhe pjesa më e madhe e ekonomisë në vendet me të ardhura të ulëta është ende e jomonetarizuar. Ka eksternalitete të përhapura të prodhimit dhe konsumit, si dhe ndërprerje në prodhim dhe pandashmëri (dmth, ekonomitë e shkallës) në teknologji. Prodhuesit, privat ose publik, kanë fuqi të madhe në përcaktimin e çmimeve të tregut dhe sasitë e shitura. Ideali i konkurrencës është zakonisht vetëm një ideal me pak substance të realitetit. Edhe pse monopolet e blerjes së burimeve dhe shitjen e produktit janë të përhapura në botën në zhvillim, teoria tradicionale neoklasike e monopolit gjithashtu ofron shumë pak njohuri për aktivitetet e përditshme të korporatave publike dhe private. Rregullat e vendimmarrjes mund të ndryshojnë shumë në mjedise shoqërore, në mënyrë që maksimizimi i fitimit mund të jetë një objektiv i prioritetit të ulët, sidomos në ndërmarrjet shtetërore, në krahasim me, të themi, krijimi i vendeve të punës apo zëvendësimi i menaxherëve të huaj me personelin vendas. Së fundi, dora e padukshme shpesh vepron jo për të promovuar mirëqenien e përgjithshme, por më tepër për të ndihmuar ata që janë tashmë të pasur, ndërsa dështojnë për të ofruar mundësi për mobilitet për shumicën dërrmuese. Shumë mund të mësohet nga teoria neoklasike në lidhje me rëndësinë e analizës elementare të ofertës dhe kërkesës në arritjen e "saktë" të produktit, faktorit, dhe çmimet valutore për prodhimin efikas dhe alokimin e burimeve. Megjithatë,

qeveritë e mencura mund të bëjnë gjithashtu përdorimin efektiv të çmimeve si sinjale dhe stimuj për të ndikuar në shpërndarjen e burimeve optimale shoqërore. Në të vërtetë, ne shpesh do të demonstrojmë dobinë e mjeteve të ndryshme të teorisë neoklasike në analizën tonë të mëvonshme të problemeve të tilla si rritja e popullsisë, stagnimi bujqësor, papunësia dhe nënpunësimi, puna e fëmijëve, kërkesat arsimore, ambienti, promovimi eksportit kundrejt zëvendësimit të importit, zhvlerësimi, planifikimi i projekteve, politika monetare, dhe privatizimi ekonomik. Megjithatë, realiteti i strukturës institucionale dhe politike i shumë ekonomive të botës në zhvillim, për të mos përmendur sistemet e tyre të ndryshme të vlerave dhe ideologjive, shpesh e bën arritjen e politikave të duhura ekonomike të bazuara ose në tregjet ose në ndërhyrjen publike një përpjekje jashtëzakonisht të vështirë. Në një mjedis me ngurtësi të gjerë institucionale dhe pabarazi të rënd socio-ekonomike, të dyja tregjet dhe qeveritë në mënyrë tipike do të dështojnë. Kjo nuk është thjesht një pyetje në bazë të bindjeve ideologjike; por është një çështje e vlerësimit të situatës në secilin vend. Vendet në zhvillim duhet të miratojnë zgjidhje

Page 34: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

lokale në përgjigje të kufizimeve lokale. Ekonomistët e zhvillimit duhet pra të jenë në gjendje të bëjnë dallimin midis teksteve të teorisë neoklasike dhe realitetit institucional dhe politik të vendeve bashkëkohore në zhvillim. Ata pastaj mund të zgjedhin konceptet tradicionale neoklasike dhe modelet më të mira që mund të ndriçojnë çështjet dhe dilemat e zhvillimit dhe hedhin ato që nuk u shërbejnë. Kjo do të jetë detyra jonë në pjesën dy dhe tre.

3.6 TEORITË KLASIKE TË ZHVILLIMIT: HARMONIZIMI I DALLIMEVE

Në këtë kapitull, ne kemi shqyrtuar një gamë të teorive konkurruese dhe qasjeve në studimin e zhvillimit ekonomik. Çdo qasje ka anët e forta dhe dobësitë e saj. Fakti se ekzistojnë polemika të tilla, qoftë ideologjike, teorike, apo empirike, është ajo që e bën studimin e zhvillimit ekonomik sfidues dhe emocionues. Edhe më shumë se fushat e tjera të ekonomisë, ekonomia e zhvillimit nuk ka pranuar universalisht asnjë doktrinë apo paradigmë. Në vend të kësaj, ne kemi një model që vazhdimisht evoluon nga njohuritë dhe kuptimet të cilat së bashku përbëjnë bazën për shqyrtimin e mundësive për zhvillimin bashkëkohor të kombeve të ndryshme të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine.

Ju mund të pyesni veten se si mund të del një konsensus nga aq shumë mosmarrëveshje. Edhe pse nuk nënkuptohet këtu se një konsensus i tillë ekziston sot ose ndonjëherë do të bëhet kur vlera të tilla të ashpra kontradiktore dhe ideologjitë mbizotërojnë, ne sugjerojmë që diçka e një rëndësie mund të nxirret nga secili prej katër qasjeve që kemi përshkruar. Për shembull, modeli i fazave lineare thekson rolin vendimtar që kursimi dhe investimet luajnë në promovimin e rritjes së qëndrueshme afatgjatë. Modeli Lewisit i dy sektorëve i ndryshimeve strukturore nënvizon rëndësinë e transferimit të burimeve nga aktivitetet me produktivitet të ulët te ato me produktivitet të lartë në procesin e zhvillimit ekonomik, duke u përpjekur për të analizuar lidhjet e shumta midis bujqësisë tradicionale dhe industrisë moderne, dhe duke qartësuar përvojat e kohëve të fundit të tilla si ajo e Kinës. Hulumtimi empirik i Chenery dhe bashkëpunëtorëve të tij kërkon të dokumentojë saktësisht se si ekonomitë pësojnë ndryshime strukturore duke identifikuar vlerat numerike të parametrave kryesorë ekonomikë të përfshirë në këtë proces. Mendimet e teoricienëve të varësisë ndërkombëtare na lajmërojnë për rëndësinë e strukturës dhe punimet e ekonomisë botërore dhe shumë mënyra në të cilat vendimet e marra në botën e zhvilluar mund të ndikojnë në jetën e miliona njerëzve në vendet në zhvillim. Nëse janë apo jo këto aktivitete të dizajnuara me qëllim për të ruajtur vendet në zhvillim në një gjendje të varësisë është shpesh jashtë diskutimit. Vetë fakti i varësisë së tyre dhe ndjeshmëria e tyre ndaj vendimeve kyçe ekonomike të bëra në kryeqytetet e Amerikës së Veriut, në Evropën Perëndimore, apo Japoni (për të mos përmendur ato të bëra nga FMN-ja dhe Banka Botërore) na detyron të njohim rëndësinë e disa prej njohurive të shkollës së varësisë ndërkombëtare. E njëjta gjë vlen edhe për argumentet në lidhje me strukturat dualiste dhe rolin e elitave në ekonomitë e brendshme të botës në zhvillim. Edhe pse një pjesë e mirë e teorisë konvencionale ekonomike neoklasike duhet të modifikohet që tu përshtatet rrethanave unike shoqërore, institucionale, dhe strukturore të vendeve në zhvillim, nuk ka dyshim se promovimi i prodhimit dhe shpërndarjes efikase përmes një sistemi të duhur funksional të çmimeve është pjesë integrale e çdo procesi të

Page 35: economics-pr.weebly.comeconomics-pr.weebly.com/.../0/48608947/3.1._kapitulli_3.docx · Web viewb) Resurset natyrore dhe klima Resurset natyrore, kryesisht toka, oqeanet, detet, lumenjtë

suksesshëm të zhvillimit. Shumë nga argumentet e kundërrevolucionarëve neoklasik, veçanërisht ato që lidhen me mungesën e efikasitetit të ndërmarrjeve shtetërore dhe dështimet e planifikimit të zhvillimit (shih kapitullin 11) dhe efektet e dëmshme të shtrembërimeve vendore dhe ndërkombëtare të çmimeve të detyruar nga qeveria (shih Kapitujt 7, 12, dhe 15) mirren, si ato të shkollave të varësisë dhe strukturaliste. Në të kundërt, lartësimi i padyshimtë i tregjeve të lira dhe ekonomive të hapura së bashku me nënvlerësimin universal të lidershipit të sektorit publik në nxitjen e rritjes me barazi në botën në zhvillim është e hapur për sfida serioze. Si kapitujt në pjesën e dytë dhe tretë zbulojnë, zhvillimi i suksesshëm kërkon një balancim të aftë dhe të mençur të çmimeve të tregut dhe promovimin ku tregjet mund të ekzistojnë dhe të veprojë në mënyrë efikase, së bashku me ndërhyrjen inteligjente dhe të barazisë të qeverisë në zonat ku forcat e papenguara të tregut do të çojnë në rezultate ekonomike dhe sociale të padëshirueshme. Përparime të mëdha janë bërë në analizën ekonomike të zhvillimit modern në sqarimin e logjikës se si politika qeverisëse e formuluar mirë mund të lehtësojë zhvillimin e tregjeve dhe rritjen e të përbashkët, siç do të shpjegohet në Kapitullin 4.

Në përmbledhje, secila prej qasjeve për të kuptuar zhvillimin ka diçka për të ofruar. Kontributet e tyre përkatëse do të bëhen të qarta më vonë në libër kur kemi shqyrtuar në detaje edhe origjinën edhe zgjidhjet e mundshme për një gamë të gjerë të problemeve të tilla si varfëria, rritja e popullsisë, papunësia, zhvillimi rural, tregtia ndërkombëtare, dhe ambienti. Ata gjithashtu informojnë modele bashkëkohore të zhvillimit dhe të moszhvillimit, për të cilat ne të kthehemi në kapitullin e ardhshëm.