fakulteti i shkencave politike-juridike master shkencor

37
1 Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor : Administrim Publik TEMA: ROLI I ETIKЁS SI NJЁ NGA KOMPONENTЁT MЁ TЁ RЁNDЁSISHЁM PЁR MIRЁORGANIZIMIN E ADMINISTRATЁS PUBLIKE NЁ SHQIPЁRI E PARE NGA NJЁ QASJE NORMATIVE Punoi Pedagogu udheheqes: Lysjena DOMI Sanie DODA Shtator 2013 kopje

Upload: phungnhi

Post on 15-Dec-2016

299 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

1

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike

Master shkencor : Administrim Publik

TEMA: ROLI I ETIKЁS SI NJЁ NGA KOMPONENTЁT MЁ TЁ RЁNDЁSISHЁM

PЁR MIRЁORGANIZIMIN E ADMINISTRATЁS PUBLIKE NЁ SHQIPЁRI E

PARE NGA NJЁ QASJE NORMATIVE

Punoi Pedagogu udheheqes:

Lysjena DOMI Sanie DODA

Shtator 2013

kopje

Page 2: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

2

Tabela e Përmbajtjes Faqe

Parathënia………………………………………………………………………………………3

Falenderime……………………………………………………………………………………..5

Hyrja…………………………………………………………………………………………… 6

Pyetja dhe rëndësia e kërkimit...........................................................................................7

Rishikimi i literaturës dhe hapësira e kërkimit...................................................................8

Metodologjia………………………………………………………………………………9

Struktura e Tezës…………………………………………………………………………10

Kapitulli 1- Një rrjedhë kronologjike rreth termit "etikë"

1.1 Ç' kuptojmë me fjalën "Etikë"……………………………………………………… 11

1.2 Etika si një nga elementët më të rëndësishëm në Administratën Publike……………12

1.3 Teoritë që lidhen me etikën…………………………………………………………..14

1.4 Krijimi i klimës

etike………………………………………………………………………………….16

Kapitulli 2- Studimi i administratës publike

2.1 Dallimi i administrimit publik nga administrata publike……………………………18

2.2 Konceptet kryesore të administrimit publik…………………………………………19

2.3 Kodi i etikës dhe vlerat e saj në administratën publike…………………………….22

2.4 Kuadri ligjor i etikës në administratën publike……………………………………...24

Kapitulli 3- E ardhmja e administratës publike në Shqipëri.

3.1 Administrata publike dhe hapësira në të cilën ajo operon…………………………..26

3.2 Strukturimi i administratës publike dhe qëndrueshmëria e këtij strukturimi ……….29

3.3 Administrata publike dhe efektet globalizuese……………………………………..30

Konkluzione…………………………………………………………………………………….34

Bibliografia……………………………………………………………………………………..36

kopje

Page 3: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

3

Parathënia

Të gjithë dëshirojnë që të jenë të suksesshëm, sukses ky i përhapur në fusha të ndryshme. Të

gjithë ëndërrojnë të kenë një karrierë të gjatë të kristalizuar në profile të caktuara duke pasur

mundësi në këtë mënyrë që çdokush të japë kontributin e tij në vendin e tij.

Dëshirat, ëndrrat, qëllimet, synimet janë të ndryshme për individë të ndryshëm, por të gjithë kanë

të njëjtin "interes". Janë pikërisht çështjet që lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo me

funksionimin e një shteti, me organizimin institucional të tij, me strukturimin e aparatit shtetëror,

me rekrutimin e kandidatëve në mënyrë të drejtë dhe në bazë të meritave etj, si dhe me ofrimin e

shërbimeve të qeverisë në një nivel sa më pranë shtetasve të saj ose siç njihet ndryshe parimi i

subsidiaritetit që përbëjnë këtë interes të përbashkët.1

Por a është e mundur që të arrihen dhe realizohen këto synime të ndryshme? A mund të arrijmë

të kemi një shtet që bazohet mbi kushtetutë dhe mbi ligje? Si mund të realizojmë një administratë

të mirëfunksionuar që mbështetet mbi parimet, principet, apo ligjet nga e cila ka buruar dhe është

formësuar ajo?

Këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera jam munduar t'ju jap një përgjigje në këtë punim.

Një shprehje e Ciceronit thotë: "Për këdo që i dëshiron dhe i propozon vetes një karrierë,

filozofia etike dhe morale është më se e nevojshme".

Është momenti të themi se çelësi i suksesit në realizimin e këtyre dëshirave dhe për të pasur

gjithashtu një karrierë e cila mund të përfshijë aspekte të ndryshme është Etika.

Kam zgjedhur të flas për etikën duke qenë se është një konmponent shumë i rëndësishëm për

funksionimin e një administrate publike. Ky është qëllimi i këtij punimi që të trajtojë çështje që

lidhen me këtë term, të analizojë administratën publike në Shqipëri duke u nisur nga një

këndvështrim realist dhe me qasje normative.

1 Shenim: Administrimin publik nuk është formësuar dhe nuk mbështetet vetëm ngamnga ky parim, por

ekzistojnë edhe parime të tjera të rëndësishme si: parimi i transparences, parimi i autonomisë, parimi i kushtetuetshmërisë (ligjshmërisë), parimi i barazisë dhe i proporcionalitetit, etj.

kopje

Page 4: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

4

Analiza nuk është gjithëpërfshirëse sepse vetë kjo çështje është shumë e gjerë dhe kjo temë

diplome nuk ka as për qëllim e as për mundësi që të ofrojë një analizë të tillë. Kjo temë do të

përpiqet që të paraqesë një analizë konçize të etikës si një element të domosdoshëm për

mirëorganizimin e një administrate publike frytet e së cilës transmetohen në shoqëri nga

këndvështrimi normativ duke shpresuar që të sjellë sadopak kontribut në të kuptuarit e drejtësisë

shoqërore të Shqipërisë, për të cilën vendi ynë ka nevojë.

kopje

Page 5: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

5

Falenderime

Ky punim diplome është finalizimi i studimeve të mija përgjatë një perjudhe 2-vjeçare pranë

Universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës. Gjej momentin të falenderoj te gjithë pedagogët e mi,

të cilët falë përvojës, aftësive të tyre kanë qenë pjesë e rëndësishme në formimin tim.

Në mënyrë të veçantë falenderoj dhe udhëheqësen time Prof. Dr Sanije Doda, me këshillat,

ndihmën dhe sugjerimet që më ka dhënë, e gatshëme në çdo moment. Gjithashtu falenderoj edhe

familjen time, e cila më ka mbështetur gjatë viteve të studimeve në Universitet.

kopje

Page 6: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

6

Hyrja

Kohët e fundit është rritur ndjeshëm interesi mbi çështjet etike jo vetëm në administratë por edhe

më gjerë si në organizata të shumta, formacione të llojeve të ndryshme qofshin këto sektorë

publik apo privat etj.

Por çfarë po ndodh më konkretisht me etikën në Shqipëri? A ekziston ky nocion vërtetë apo po e

zbeh kuptimin e tij?

Shqetësimet rreth sjelljes etike për funksionarë të ndryshëm si edhe për qeveritarët përbën një

problem shqetësues për mbarë shoqërinë. Çdo veprim i çdo zyrtari publik që ka të bëjë si me

formulimin, ashtu dhe me zbatimin e politikave publike mbart në vetvete problematikën e

vlerave.2

Termi "etikë" është një nocion shumë i gjerë që përfshin në vetvete jo vetëm institucionet dhe

administratat, as menaxherët dhe funksionarë të lartë të shtetit, por prek edhe individn më të

thjeshtë.

Duke qenë se punimi mbështetet në një qasje normative kjo na tregon se si duhet të ndërtohet një

administratë në mënyrë që publiku të jetë sa më i kënaqur në përftimin e shërbimeve që atij i

takon etj.

Punimin e kam ndarë në disa pjesë ku pjesa e parë shpjegon termin etikë që nga etimologjia e saj

dhe deri tek krijimi i klimës etike.

Pjesa e dytë ka të bëjë me studimin e administratës publike, dallimin e administrimit publik nga

administrata publike.

Pjesa e tretë dhe e fundit flet për të ardhmen e administratës publike ne Shqipëri, por gjithmonë

kur flasim për të ardhmen duhet të shikojmë të tashmen, sepse ngjarjet kanë një rrjedhë

kronologjike midis tyre.

Në fund kam nxjerrë dhe konkluzionet e këtij punimi.

2 Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 125

kopje

Page 7: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

7

Pyetja dhe rëndësia e kërkimit

Pyetjet që do të trajtohen në këtë punim siç edhe e përmenda pak më lartë kanë të bëjnë me

etikën në administratën publike.

Pyetja kryesore e këtij punimi ka të bëjë me faktin se si duhet ndërtuar një administratë e

mirëorganizuar dhe cili është roli i etikës si dhe pesha që ajo zë.

Analiza nuk është gjithëpërfshirëse sepse vetë kjo çështje është shumë e gjerë dhe kjo temë

diplome nuk ka as për qëllim e as për mundësi që të ofrojë një analizë të tillë. Kjo temë do të

përpiqet që të paraqesë një analizë konçize të etikës si një element të domosdoshëm për

mirëorganizimin dhe funksionimin sa më të drejtë në një administratë publike frytet e së cilës

transmetohen në shoqëri nga këndvështrimi normativ duke shpresuar që të sjellë sadopak

kontribut në të kuptuarit e drejtësisë shoqërore të Shqipërisë, për të cilën vendi ynë ka nevojë.

Por për ti dhënë përgjigje pyetjes kryesore të këtij punimi janë ngritur edhe pyetje të tjera

ndihmëse të cilave gjithashtu u janë dhënë përgjigje.

Duke shpejguar se çfarë është etika, administrimi publik, administrata publike si edhe shpjegimi

i shumë termave të tjerë, ky punim jo vetëm që arrin të na ofrojë një qasje ndryshe, por mund të

na shërbejë në përmirësimin e klimës së krijuar nga një administratë jo efiçente. Them

administratë jo efiçente kur ajo nuk arrin të ushtrojë funksionet e veta ashtu siç duhet dhe nuk

mund të udhëhiqet apo drejtohet nga parimet, ligjet nga e cila ka "buruar" por "timonin" e saj e

ka vetëm një grup i vogël njerëzish dhe me shumë ndikim dhe peshë në jetën politike, juridike,

ekonomike, kulturore, sociale të vendit. Pra një grup i vogël individësh që drejtojnë gjithçka në

këtë vend.

kopje

Page 8: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

8

Rishikimi i literaturës dhe hapësira e kërkimit

Administrimi publik është një disiplinë e re në Shqipëri dhe botimet rreth kësaj disipline janë të

pakta në numër. Kjo është arsyeja që në këtë punim kam shfrytëzuar literaturë të huaj dhe më

konkretisht atë amerikane, duke qenë se ata kanë një administratë vërtetë të suksesshme e cila

udhëhiqet nga parimet demokratike të vendit dhe jo nga një grup i vogël individësh.

Janë përdorur edhe ëebsite të Departamentit të Administratës Publike të Shqipërisë.3

Për shkrimin e këtij punimi janë përdorur edhe libra të fushave të tjera si: juridike, politike,

sociale, ekonomike, psikologjike, filozofike etj.

Siç do ta trajtojmë edhe më poshtë administrimi publik si një degë e shkencave politike, është

studimi i administratës publike nëpërmjet përshkrimit institucional, analizës dhe vlerësimit

politik, si edhe i analizës së marrëdhënieve ndërqeveritare.

Për shkak se analiza ndikohet shumë dhe mbështetet në punën për administratën publik, zgjedhja

e librave dhe artikujve është një aspekt i rëndësishëm i planit të kërkimit. Librat e artikujt e

zgjedhur përmbushin një ose më shumë nga kriteret e mëposhtme: ata sjellin një arsye objektive

të zhvillimit të administrimit publik dhe administratës publike në vecanti, ata janë shkruar nga

“baballarët themelues” të administrimit publik dhe sjellin kuadrin teorik për një analizë të tillë.

Këto shkrime sjellin një imazh përfaqësues të synimeve për një administrate publike mjaft të

suksesshme e efiçente dhe shmangin punët që synohen të jenë polemike më shumë sesa

informative dhe objektive.

3 Raporte vjetore të ndryshme

kopje

Page 9: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

9

Metodologjia

Punimi është i ndërtuar më konkretisht mbi një qasje normative dhe duke qenë si i tillë na tregon

se si duhet të ndërtohet administrata publike në Shqipëri, se si duhet të krijohen raportet midis

administratorëve publik, etj dhe nuk është i ndërtuar vetëm mbi të dhëna empirike pasi qëllimi i

punimt nuk është që të sjellë vetëm një analizë përshkruese por synon të na ofrojë një panoramë

të re për të të bërit të gjërave.

Teza do të mbështetet në "analizën e përmbajtjes" dhe në "analizën krahasuese të teksteve" me

qëllim që të identifikohen themelet e administratës publike dhe të vendoset në një strukturë më të

gjerë teorike në mënyrë që jo vetëm të kuptohet rëndësia e një administrate të mirëorganizuar por

edhe çelësi që duhet për të arritur këtë synim.

Qëllimi i këtij punimi është që të ofrojë një përmbledhje të shkurtër të asaj se çka është etika në

administratën publike si dhe të dokumenteve ndërkombëtare e kombëtare në të cilat përfshihen

apo përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e administratës publike gjerësisht, administratorëve

publikë etj..

kopje

Page 10: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

10

Struktura e Tezës

Kjo tezë do të ndahet në tre kapituj. Kapitulli i parë analizon termin e etikës, etimologjinë e këtij

nocioni që në zanafillën e tij dhe deri në ditët e sotme. Do të analizohen gjithashtu problemet që

lidhen me etikën për punonjësit e administratës publike si p. sh "dilema etike" dhe më pas në

masat që duhen marrë për të krijuar një "klimë etike".

Dhe në fund të këtij kapitulli do të nxjerrim rolin dhe rëndësinë e etikës në administratën

publike.

Kapitulli i dytë shpjegon studimin e administratës publike duke përfshirë konceptet themelore të

saj, parimet, funksionet, të drejtat, detyrimet etj.

Gjithashtu në këtë kapitull del edhe lidhja që ekziston midis etikës dhe administratës publike. Në

mungesë të këtij termi nuk mund të pretendojmë të kemi një administratë serioze ku individi

merr atë që i takon. Shërbimi nuk mund të ofrohet në mënyrë të drejtë dhe korrekte.

Kapitulli i tretë dhe i fundit ndërtohet mbi dy të parët duke konkretizuar edhe një herë idenë

kryesore të këtij punimi, që etika zë një rol të rëndësishëm në krijimin dhe funksionimin e një

administrate publike të një vendi dhe është pikërisht një nga komponentët më të rëndësishëm për

mirëorganizimin e administratës.

kopje

Page 11: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

11

Kapitulli 1- Një rrjedhë kronologjike rreth termit "etikë"

1.1 Ç' kuptojmë me fjalën "Etikë"

Për të dhënë një përgjigje mbi termin "etikë" po kthehemi pas në retrospektivë për të "gërmuar"

që nga etimologjia e kësaj fjale e deri tek shkrimet e filozofëve apo politologëve më të hershëm

që e kanë përdorur këtë term.

Fjala etikë buron nga shprehja greke "ethos", "ethikos" që nënkupton moralin. Ajo ka

domethënien e traditës, dokeve dhe shprehive.4

Etika është një tërësi normash që i bën idealet, vlera në praktikat e përditshme., ndërsa vlerat

janë parime të pranuara në mënyrë kolektive që e drejtojnë gjykimin tonë, drejt asaj se çfarë

është e drejtë dhe e gabuar.

Një tjetër përkufizim për etikën shpreh se etika është proçesi nëpërmjet të cilit dallojmë të

drejtën nga e gabuara dhe veprojmë në përputhje me atë që ne e quajmë të drejtë.5

Etika mund të përkufizohet edhe si një përpjekje sistematike nëpërmjet përdorimit të arsyes, që i

jep kuptim eksperiencës tonë morale, individuale apo shoqërore, në mënyrë të tillë, që të

përcaktojë rregullat, të cilat drejtojnë sjelljen e njeriut.6

Që nga filozofët e lashtë grek e deri më sot etika është përkufizuar dhe ndarë në

aspekte të ndryshme si pjesë e filozofisë. Gjithsesi përmbledhur shkurt dhe thjesht mund

të thuhet se etika është një sistem i parimeve morale apo një kod i sjelljes së grupeve

shoqërore, fetare apo civile i cili qartëson të mirën nga e keqja dhe zgjedhjen e individit

për të bërë atë që është e mirë.

Etika nuk është një temë e re për diskutim, ajo është diskutuar, debatuar gjatë mijëra vjetëve në

të gjitha kulturat, fetë, vendet, shtetet, komunitetet dhe rajonet e botës. Pavarësisht nëse konteksti

4 Paviqeviq Vuko, Bazat e Etikës, Rilindja, Prishtinë, 1981, fq 8

5 Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 153

6 Rohr, John. Ethics and Public Administration. Englewood Cliffs, NJ: Prentice-Hall, 1991, fq 10

kopje

Page 12: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

12

është publik ose privat, ndërkombëtar ose lokal, në nivel organizate ose privat, çështja e etikës

ka qenë dhe është në thelb të këtyre problemeve të ngritura.7

Etika dhe morali janë dy koncepte të trajtuara nga filozofë të ndryshëm si D. Hume, E. Kant, R.

Dëorkin, J. Raëls etj të cilët i përkufizojnë këta terma si instrumenta kryesorë të drejtësisë

sociale që është në themele të strukturës së shoqërisë.

Si shkencë etika është një degë e filozofisë që nënkupton adresimin e pyetjeve në lidhje me

moralin. Etika dhe morali janë dy nocione që lidhen ngushtë me njëri-tjetrin. 8

Edhe pse ne gjithmonë e kemi përkufizuar etikën si studim i moralit, shpesh herë këo dy nocione

përdoren edhe si sinonime të njëri-tjetrit, por asnjë herë nuk mund të vendosim midis tyre

shenjën e barazisë. Me gjithë mbivendosjen në përdorimin e termave, dallimi ndërmjet moralit

dhe etikës është i rëndësishëm, jo vetëm për arsye filozofike, por sepse fokusi tek etika thekson

përfshirjen aktive të individit në kërkim të pozicionit korrekt moral.9

Dallimi kryesor ndërmjet etikës dhe moralit ka të bëjë me të qenët e etikës disiplinë që në

përgjithësi merret me çështjen e moralit ndërsa etika shtron norma, te morali normat janë të

dhëna.

Etika përfshin standarte të së drejtës dhe të gabuarës, studimin e këtyre standarteve. Lind pyetja

se përse na nevojitet etika? Etika duke përfshirë studimin e këtyre standarteve na nevojitet për të

diskutuar se çfarë është e drejtë dhe e gabuar në kontekstin e disa rregullave. Duke pasur një

sjellje etike administratori publik apo çdo punonjës gëzon reputacion të mirë tek publiku.

Po çfarë është një sjellje etike në vetvete? Sjellja etike përbëhet nga rregullat, standartet, normat

e praktikës të cilat janë të pranueshme nga shoqëria.

Morali në administratën publike është një kod, tërësi rregullash apo normash ku administratorët

mund të zgjedhin probleme të ndryshme që në gjuhën e administrimit publik quhet "dilema

etike". Punonjësit e administratës shpesh herë gjënden nën trysninë e "dilemës etike", për të

kryer ose jo një veprim që bie ndesh me normat etike dhe morale. Ndaj themi që etika është një

7 Cooper, Terry. Handbook of Administrative Ethics. New York: Marcel Dekker, 1994

8 Etika-Ethos-Moral

9 Washington, Sally. Ethics in the Public Service. Paris: OECD, 1999, fq 29

kopje

Page 13: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

13

element i rëndësishëm i administratës publike sepse duke u udhëhequr nga këto parime nuk

mund të "shkelim" mbi ligjet e administratës publike.

1.2 Etika si një nga elementët më të rëndësishëm në Administratën Publike

Nga sa trajtuam edhe më sipër arrijmë në konkluzionin që etika ka një rol parësor në

administratën publike. Nëse etika nuk mbetet vetëm një parim i shkruajtur në letër por arrin të

zbatohet nga punonjësit e administratës publike atëherë në vend do të kemi një administratë e

cila i ofron publikut të saj shërbimin më të mirë duke iu gjendur gjithmonë pranë atij.

Çdo individ pavarësisht pozicionit hiearkik të tij në shoqëri duhet të jetë etik në sjellje dhe

veprime.

Termin etikë e hasim kudo si p.sh etika profesionale, etika e medias, etika e biznesit, e cila ka të

bëjë me rregullat, parimet dhe standartet që orientojnë sjelljen dhe veprimet e organizatave të

biznesit. Por thelbi në të gjitha këto fusha është përgjegjësia etike dhe mënyra se si ti

përmbahesh asaj, e ndërthurur me përgjegjësinë sociale.10

Roli dhe rëndësia e etikës duket jo vetëm në administratën publike por edhe në ndikimin që ka

etika në shoqëri si p. sh:

-sjellja joetike sjell pasoja serioze tek individi që kryen sjelljen por edhe tek të tjerët që ndikohen

prej saj

-sjellja etike çon në rezultate pozitive

-shërben si model për individin dhe të tjerët

-sjellja etike apo jo etike ndikon në karrierën profesionale

-sjellja etike në vetvete mbart vlera të rëndësishme për shoqërinë

Administrata publike është e bazuar dhe ndërtuar mbi disa parime dhe rregulla me natyrë

juridike. Administratorët publikë ndeshen me vendime të shumta të cilat prekin mbarë shoqërinë.

Vendimmarrja etike merr formë nga konteksti institucional. Gjithashtu, ajo demonstron se

ristrukturimi i shërbimit publik, i ndërrmarrë me qëllim përmirësimin e efiçencës menaxheriale

duke sjellë disiplina tregu dhe ndërmjetësim për to, mund të shkaktojë rezultate të

10

Dhamo, Milika, Etika në Këshillim, Logoreci, Tiranë, 2006, fq 16

kopje

Page 14: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

14

padëshirueshme etike. “Qeverive mund t’iu duhet të vendosin në qoftë se ekziston një implikim i

zhdrejtë midis etikës dhe efiçencës dhe nëse po, ku gjendet ekuilibri respektiv11

Administratorët publikë duhet të sigurojmë marrjen e vendimeve të paanshme elementi kyç në

sjelljen etike. Këto vendime, në demokraci, nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësohen nga

sisteme me rregulla gjithmonë e më të ngurta. Elementi human nuk mund të shmanget. Kjo për

faktin se mjedisi politik, që kushtëzon punën e përditshme të administratës publike nuk është

asnjëherë statik. Një nga kërkesat e jetës moderne është përshtatja me ndryshimet dhe rishikimi i

rezultateve mbi bazën e parimeve fillestare. Elementët e vendimmarrjes mund të ndryshojnë nga

koha në kohë dhe nga vendi në vend, prandaj duhet të vendoset një ekulibër i përshtatshëm midis

kërkesës për të qenë i përgjegjshëm ndaj (qeverisë, parlamentit dhe publikut), hierakisë,

administrimit efektiv, parimeve të praktikës së përpunuar nga demokracitë liberale, dhe vlerave

të politikanëve, zyrtarëve dhe qytetarëve. 12

Detyrat e administratorëve në mijëvjeçarin e ri priten të jenë detyra të përsosmërisë në rritje: pasi

marrin parasysh të gjithë faktorët e duhur dhe neglizhojnë hollësitë e panevojshme për më tepër,

në shumë raste, marrin vendime për t’i vënë situatat e ndërlikuara e të paqarta në kontekste që

priten të bëhen përherë e më të qarta.

Roli parësor i etikës në administratën publike është i njëjtë edhe për vënde të tjera dhe jo vetëm

në Shqipëri, por ndryshon vetëm mënyra e zbatimit dhe "respektimit" të këtij parimi.

Siç do ta trajtoj edhe më poshtë nga analiza e këtij punimi, arrijmë në përfundimin se sa më

demokratik të jetë një vend aq më shumë respekton parimet që udhëheqin administratën publike,

ligjet, kushtetutën, si edhe etikën. Në këto vënde administrata publike nuk është vetëm në duart e

një grupi të vogël individësh por është e gjithë shoqërisë. Të gjitha këto bëhen duke qënë në

rradhë të parë etik si individ dhe më pas duke zbatuar kodin etik, vlerat, standartet etike, prandaj

themi që etika është "çelësi" për të pasur një administrate të suksesshme.

11

Rohr, John. Ethics for Bureaucrats. New York: Marcel Dekker, 1978, fq 123 12

Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 125

kopje

Page 15: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

15

1.3 Teoritë që lidhen me etikën

Deri tani kemi folur për etikën dhe rëndësinë e saj në administratën publike ku e kemi cilësuar

atë si një mjet të domosdoshëm pa të cilën administrata publike nuk do të kishte kuptim dhe jetë.

Po të flasim për teori etike ato ndahen në dy drejtime, ku drejtimi i parë merr trajtesën

heteronome. Sipas këtij qëndrimi etik morali buron nga një instancë më e lartë, nga e vërteta

absolute dhe në këtë kontekst paraqet vlerë absolute. Sipas këtij grupimi morali është gjendje

tjetër agregate e fesë.

Drejtimi i dytë merr trajtesën autonome. Etika autonome gjenezën e moralit e kërkon tek vetë

njeriu, qëndrim ky të cilin e mbrojnë materialistët, nihilistët etj. Sipas kësaj perspektive vetëm

njeriu është kriter i të gjitha gjërave të qena dhe të paqena. 13

Nga sa thamë der më tani sipas etikës autonome del se gjykimet, parimet, vlerat etj janë të

përfituara nga përvoja, vetëdija, kujtesa etike dhe jo gjëra të papritura që mund të ndodhin gjatë

rrugës pa e ditur vetë individët. Si rezultat ato kanë një natyrë relative janë kalimtare dhe nuk

kanë ndonjë rëndësi të madhe për individin.

Në bazë të saj nëse në kuadër të jetës morale të njeriut rëndësi më e madhe u kushtohet arsyes,

emocioneve, vullnetit ose përvojës, teoria autonome ka gjeneruar teoritë të cilat në shkencë, jetë

dhe në njohjen morale përparësi i japin arsyes (teoria racionaliste), vullnetit (teoria

voluntariste), ndjenjave (teoria emotiviste) dhe përvojës (teoria empiriciste).14

Pra sipas kësaj teorie rëndësi marrin disa principe të tjera dhe nuk ishin thjeshtë gjëra kalimtare

dhe të pa rëndësishme siç edhe ndodhte me teorinë e mëparëshme.

Individët janë të ndryshëm dhe për pasojë ndryshojnë jo vetëm idetë, dëshirat, sjelljet por edhe

qëllimi i veprimeve që ata kanë nisur nga kjo e fundit doktrinat etike ndahen në: utilitariste,

eudaimoniste, hedoniste, perfeksioniste.

13

Stavileci, Esat, Nocione dhe Parime të Administratës Publike, Prishtinë, 2007 14

Stavileci, Esat, Nocionet dhe Parimet e Administratës Publike, Prishtinë 2007

kopje

Page 16: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

16

Sipas etikës utilitariste të mirën më të madhe e zënë përfitimi (që mund të jetë i formave të

ndryshme), interesi dhe jo principe të tjera.

Etika eudaimoniste është një nocion i përdorur tek Aristoteli. Sipas tij shkalla më e lartë është

qëllimi final ose arritja e telosit që do të thotë qëllimshmëria më e lartë dhe ky telos është

'lumturia'. Lumturia sipas tij është e lidhur ngushtë me etikën dhe midis tyre mund të vendosim

shenjën e barazimit ose të njëvlershmërisë. Lumturia, paqja e brendshme arrihet kur je etik.

Etika hedoniste na mëson se kënaqësitë trupore, biologjike, fizike etj janë e mira e fundme.

Etika perfeksioniste na paraqet një tjetër qasje që beson tek përsosshmëria e gjërave. Ata synojnë

tek një botë e përsosur, jetë e përsosur dhe shoqëri e përsosur etj.

Nga sa u tha edhe më lartë dalim në përfundimin që arritja dhe zbatimi i etikës kudo dhe për

këdo është e mundur. Etika ka qënë dhe mbetet një çështje madhore dhe e një rëndësie të veçantë

për njerëzimin.

1.4 Krijimi i klimës etike

Termi etikë ishte një nocion i rëndësishëm jo vetëm për individin dhe një grup të vogël

individësh, jo vetëm për shoqërinë por edhe për mbarë vendin. Koncepti i ka rrënjët që në kohët

më të lashta dhe që nga ajo kohë e deri tani mbetet ende i po së njejtës rëndësi. I po së njejtës

rëndësi është edhe krijimi i një mjedisi etik apo i një kulture etike. Përveç kontrolleve formale

mund të punohet për promovimin e sjelljes etike, duke krijuar një klimë ku sjellja etike vlerësohet

dhe duke inkurajuar komunikimin e lirshëm dhe të hapur në organizatë. 15

Të gjithë duhet të punojmë për krijimin e një mjedisi i cili promovon vlera të larta të integritetit

etik, hartimin e programeve e proçedurave duke synuar që administratorët publik të veprojnë me

integritet etik kudo. Kjo është një nismë e vështirë por jo e pamundur.

Marrja e këtyre programeve për promovimin e etikës do të përbënte një zgjedhje për çdo lloj

administrate. Mungesa e programeve dhe proçedurave etike do të çonte në krijimin e një tjetër

15

Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 149

kopje

Page 17: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

17

klime, ku për shkak të rritjes së kërkesave burokratike do të rriteshin njëkohësisht akoma më

shumë sjelljet joetike. Në fakt jo të gjitha administratat e realizojnë diçka të tillë.

Një mekanizëm për vlerësimin e besimeve më të përhapura në organizatë është auditimi etik, një

vlerësim i premisave të vlerave që drejtojnë veprimtarinë e organizatave.16

Ky auditim ofron rishikimin nga e para të aktiviteteve dhe veprimtarive të administratës si dhe

principeve, besimit, vlerave bazë të tyre mbi të cilat ato janë ndërtuar. Çelësi i të mësuarit mbi

etikën e individëve në administratë është i thjeshtë: mos dëgjoni atë që ata thonë mbi etikën,

shqyrtoni ate qe ata bëjnë mbi etikën17

Për arritjen e krijimit të klimës etike në administratë, organizatë, dhe më gjërë duhen ndërmarrë

disa hapa apo masa që mund të jenë një praktikë e thjeshtë dhe e suksesshme për këdo që i vë në

zbatim. Këto hapa janë veprim zinxhir që duhen zbatuar hap pas hapi në mënyrë të

vazhdueshme.

Hapi i parë siç dhe e shpjegova pak më lartë ishte auditimi etik.

Më pas kemi zhvillimin e një deklarate më të qartë mbi vlerat që drejtojnë sjelljen e

administratorëve publik e cila duhet të përmbajë udhëzimet e përgjithshme morale, misionin,

qëllimin, themelimin e organizatës, institucionit etj, pra duhet të kesh një kod etik.18

Më pas mund të ofrohen programe trajnimi mbi principet etike dhe për ti komunikuar ato brenda

organizatës.

Shembulli i drejtuesit pra i personit që ndodhet në pozicionin më të lartë hiearkik është modeli

trajnues më i mirë për administratorët publik.

16

Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 150 17

Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 151 18

(Pra të kesh kod etik, që në fakt edhe institucione të tjera duhet ta kenë një të tillë. Shembulli më i mirë I kodit etik është ai i Shoqatës Amerikane për Administrimin Publik e cila ofron orientime për zgjidhjen e problemeve të çështjeve etike).

kopje

Page 18: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

18

Kapitulli 2- Studimi i administratës publike

2.1 Dallimi i administrimit publik nga administrata publike

Për të bërë dallimin ndërmjet administrimit publik dhe administratës pulike duhet të japim në

rradhë të parë dallimin midis këtyre termave.

Administrata publike është përgjegjëse për zbatimin e politikave qeveritare si dhe një

disiplinë akademike e cila studion këtë zbatim dhe që përgatit shërbyesit civil për këtë

lloj pune. 19

Disa prej përkufizimeve më të thjeshta dhe më shpesh të ofruara për termin

administratë publike janë: “drejtimi i programeve publike” si dhe “përkthimi i

politikave në realitetin që qytetarët e shohin çdo ditë”.20

Administrata publike ka të bëjë me institucionet e burokracisë shtetërore: strukturat organizative

që përbëjnë bazën e marrjes dhe të zbatimit të vendmeve, si dhe rregullat sipas të cilave kryhen

sherbimet publike21

.

Administrata publike është "pasqyrë" e të gjitha rrjedhave në shoqëri. Ajo nuk mund të jetë mbi

shoqërinë, sepse është pjesë e pandashme e saj. Shoqëria bashkëkohore, pra edhe administrata

publike bashkëkohore, në kuadër të saj, kërkon profesionalizëm. Profesionalizmi arrihet me dije

profesionale të punonjësve në administratë. Ideali i çdo shoqërie bashkëkohore është krijimi i

shtetit juridik. Pa një administratë publike moderne, të organizuar, funksionale, racionale,

efikase, të kontrolluar dhe përgjegjëse nuk mund të ndërtohet shteti juridik.

Administrata publike është një motor drejt një qeverisjeje sa më demokratike, sepse shtrihet në të

gjitha fushat e jetës sociale, politike, ekonomike, juridike dhe më gjerë të shoqërisë.

Në aspektin politik administrata publike nënkupton atë që qeveritë bëjnë në mënyrë të

drejtpërdrejtë ose indirekte në interesin publik përmes proçesit politikbërës.

19

Paviqeviq Vuko, Bazat e Etikës, Rilindja, Prishtinë, 1981, fq 53 20

Paviqeviq Vuko, Bazat e Etikës, Rilindja, Prishtinë, 1981, fq 53 21

Mclahn, Ian, Fjalori Politik i Oksfordit, Tiranë, 2008, fq 2

kopje

Page 19: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

19

Në aspektin juridik administrata publike përkufizohet si rregulla dhe ligje në veprim. Aspekti

menaxherial e përkufizon si degë ekzekutive e qeverisë që kërkon specializim menaxherial të

bazuar në talent natyror dhe përpjekje të vazhdueshme.22

Administrimi publik është një disiplinë e re në Shqipëri. Ai merret me studimin e administratës

publike nëpërmjet përshkrimit institucional, analizës dhe vlerësimit politik, si edhe i analizës së

marrëdhënieve ndërqeveritare.

E thënë ndryshe administrimi publik është "proçesi" kurse administrata publike "mjeti",

"struktura", "mekanizmi" që duhen për të realizuar këtë proçes.

Administrimi publik lidhet me ndjekjen e të mirave publike duke përforcuar shoqërinë civile dhe

drejtësinë shoqërore. Ai gjithashtu është shprehje që gjerësisht mund të përshkruhet si zhvillim,

implementim dhe studim i politikave qeveritare, menaxhimi i programeve publike.23

Folëm për administratat publike por ekzistojnë dhe ato private të cilat ndryshojnë nga ato publike

nga misioni, qëllimi, burimet financiare, vendimmarrja. Të dyja ndërtohen mbi të njëjtin kuadër

ligjor dhe nuk duhet të kryejnë veprime anti-kushtetuese që bien ndesh me parimet kushtetuese.

Etika është gjithashtu një nocion po aq i rëndësishëm për të dy sektor për të pasur një sukses sa

më të gjatë dhe jetëgjatësi në mënyrë që të mos falimentojnë.

2.2 Konceptet kryesore të administrimit publik

Studimi i çdo fushe të përpjekjes njerëzore kërkon që të përzgjidhen me kujdes terma të

rëndësishëm, të përcaktuara, ose koncepte të cilat janë thelbësore për të kuptuar hapësirën dhe

disiplinën e njohurive. Në këtë aspekt studimi i administrimit public nuk bën përjashtim. Ai është

i përbërë nga terma të cilat përbëjnë "zhargonin e fushës". Këto terma apo koncepte të

rëndësishme kanë përkufizime të vecanta ose përshkrime me të cilat duhet të familjarizohemi

nëse dëshirojmë që të kuptojmë plotësisht fushën e studimit.

22

Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 125 23

Koxhaj, Andri, Administrimi Publik në Sektorin Publik, Tiranë, 2008, fq 10

kopje

Page 20: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

20

Administrimi publik është një nën degë e shkencave politike që përfshin shumë koncepte.24

Disa

nga këto koncepte janë:

Transparenca: siç përdoret në shkencat shoqërore dhe në kontekstin shoqëror përgjithësisht

nënkupton të qenët i hapur, në komunikimin dhe dhënien e përgjegjësisë. Në fakt është një

përdorim metaforik i kuptimit objekt transparent që do të thotë i tejdukshëm. Proçedurat

transparente nënkuptojnë publikimin e gjendjes financiare, legjislacionit për lirinë e informimit,

rishikimet buxhetore, auditimet etj.

Transparenca zë një pjesë të konsideruar në administratat publike të vëndeve demokratike, dhe

është një ndër parimet mbi të cilat është ndërtuar administrimi publik. Ky term gjen përdorim në

administratat e vëndeve demokratike, ndersa në sisteme të tjera qeverisëse si: komunizëm,

autoritarizëm, dhe vëndeve të tjera jo demokratike ndoshta nuk mund të zbatohet, dhe nëse

ekziston si term rrezikon të jetë zbehtë.

Llogaridhënia: ky term lidhet në mënyrë të ngushtë edhe me transparencën.

Sigurimi i transparencës në procesin e hartimit të akteve në qeveri të cilat kanë të bëjnë me

luftimin dhe parandalimin e korrupsionit

Përfshirja e shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit gjatë hartimit të projektligjeve në

qeveri.

Llogaridhënia është një nocion shumë i rëndësishëm sidomos në sistemet demokratike. Sa më e

lartë të jetë llogaridhënia e funksionarëve të ndryshëm të një vëndi aq më demokratik është ky

vend.

Shërbim civil: është një term i cili ka dy kuptime të veçanta:

1. Një degë e shërbimit qeveritar në të cilën individët janë të punësuar në bazë

të meritave profesionale të dëshmuara në provimet garuese.

2. Grupi i punonjësve të çfarëdo agjensie qeveritare.

Korrupsioni politik: në kuptimin e gjerë është keqpërdorimi i zyrës publike për përfitim

personal. Në praktikë të gjitha llojet e qeverisë janë të ndjeshme ndaj korrupsionit politik.

24

Administrimi publik perfshin shumë koncepte ku unë po përmënd vetëm disa prej tyre.

kopje

Page 21: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

21

Shkalla e korrupsionit dallon shumë, nga përdorimet e pakta të ndikimit dhe pozitës për të dhënë

apo pranuar ndere, e deri te mitë dhënia e institucionalizuar e më shumë.

Konflikt interesi: situatë në të cilën një punonjës i administratës publike ka një interes personal

të tillë që ndikon ose mund të ndikojë në paanshmërinë ose objektivitetin e kryerjes të detyrave

zyrtare.25

Autonomia: i një rëndësie të veçantë është edhe parimi i autonomies nëse respektohet vërtetë

ashtu siç ai ekziston.

Auditim etik: rishikimi nga e para e aktiviteteve dhe veprimtarive të administratës si dhe

principeve, besimit, vlerave bazë të tyre mbi të cilat ato janë ndërtuar

Subsidiariteti: sipas këtij parimi çështjet publike duhen trajtuar sa më pranë individëve dhe nga

niveli më i ulët i qeverisjes për të kryer shërbimet në mënyrë sa më efikase.

Parimi i kryerje së funksioneve dhe ushtrimit të kompetencave në një nivel sa më pranë

shtetasve.26

Parimi i vazhdimësisë: Sipas këtij parimi formacionet e ndryshme politike që mund të jenë në

qeveri apo mund të vijnë më pas si dhe punonjësit e administratës publike që mund të kenë

pozicione të ndryshme hiearkike duhet të respektojnë vendimet apo programet që janë marrë në

dobi të publikut dhe jo ti lënë në mesa to.

Parimi i respektimit të Kushtetutës: Çdo parim i administratës publike, ligj, veprim etj në

administratën publike duhet të burojë dhe të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Administratorët publikë nuk duhet të ushtrojnë asnjë veprimtari që bie ndesh me Kushtetutën dhe

që marrin formën e veprimeve antikushtetuese.

Këto dhe shumë koncepte themelore të administrimit publik lidhen ngushtë me principin kryesor

të administratës publike që është etika. Punojnësit e administratës publike duke zbatuar këtë term

25

Dobjani, Ermir, E Drejtë Administrative, UFO PRESS, Tiranë, 2008, fq 100 26

Dobjani, Ermir, E Drejtë Administrative, UFO PRESS, Tiranë, 2008, fq 28

kopje

Page 22: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

22

mjaft të rëndësishëm për administratën publike do ti ndihmojë ata të kryejnë veprime ligjore dhe

kushtetuese dhe mbi të gjitha sjellje etike.

2.3 Kodi i etikës dhe vlerat e saj në administratën publike

Në kohën e sotme një nga kërkesat kryesore ndaj administratorëve publikë shtrohet për të

vepruar mbi bazën e disa normave, praktikave dhe etikave të cilat nëse do të aplikohen siç duhet

do të zhvillojnë dhe do të çojnë më përpara shkencën, proçeset dhe artin e administrimit

publik.27

Shoqëri të zhvilluara dhe me tradita përpiqen që të afirmojnë përgjegjësitë e tyre në zhvillimin e

aftësive profesionale të anëtarëve të tyre, të rrisin ndërgjegjen publike nëpërmjet vendosjes së

parimeve etike në shërbimet publike si dhe nëpërmjet dhënies së shembujve pozitivë personalë.

Për këtë arsye mendohet që disa norma dhe kërkesa kanë bazë të nevojshme dhe të

domosdoshme për administratorët publikë dhe punonjësit e tjerë të cilat ekzistojnë në formë të

përmbledhur, për të lehtësuar dhe mundësuar zhvillimet dhe ecurinë sa më normale të këtij

sektori kaq të rëndësishëm për zhvillimet kombëtare. Edhe çështjet më të thjeshta

Duke pasur një kod etik dhe duke u udhëhequr nga ky princip administrata publike jo vetëm do

të ketë sukses por edhe qëndrueshmëri që si pasojë do të sjellë vetëm rregull e stabilitet për të

gjithë shoqërinë dhe vendin.

Krahas Konventës Ndërkombëtare Kundër Korrupsion, Kombet e Bashkuara kanë hartuar edhe

Kodin Ndërkombëtar të Sjelljes për administratorët publikë, i cili është bashkëngjitur si shtojcë e

rezolutës 51/59 të Asamblesë së Përgjithshme, miratuar në vitin 1996 dhe i cili i rekomandohet

27

Koxhaj, Andri, Administrimi Publik në Sektorin Publik, Tiranë, 2008, fq 12

kopje

Page 23: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

23

shteteve anëtare si një mjet për drejtimin e përpjekjeve të tyre kundër të gjitha formave të

keqpërdorimit.28

Për këtë janë paraqitur disa masa të nevojshme të cilat shtetet duhet t'i zbatojnë ato për të sjellë

stabilitet në jetën politike te vëndit.

1. Në mënyrë që të luftohet korrupsioni, çdo shtet duhet të përkrahë, integritetin, ndershmërinë,

paanësinë, transparencën dhe përgjegjësinë duke ua transmetuar ato të gjithë punonjësve

publikë, në përputhje me parimet themelore të sistemeve të tyre ligjore.

2. Shtet duhet të fillojnë të zbatojnë, në kuadër të sistemeve të tyre institucionale dhe ligjore,

kodet ose standardet e sjelljes për një funksionim korrekt, të qëndrueshëm, etik të funksioneve të

tyre publike.

3. Shtetet gjithashtu duhet të jenë në përputhje me parimet themelore të ligjit të tyre kombëtar,

krijimin e masave dhe sistemeve për të mundësuar raportimin tek autoritetet përkatëse nga ana e

administratorëve publikë për aktet e korrupsionit, kur akte të tilla vërehen nga ta dhe janë

antikushtetuese gjatë zbatimit të funksioneve të tyre.

4. "Çdo shtet , kur kjo është në përputhje dhe në pajtim me parimet themelore të ligjit të tyre

kombëtar, do të nis vendosjen e masave dhe sistemeve që u kërkojnë shërbyesve publik që të

dorëzojnë deklarata tek autoritetet përkatëse në lidhje me aktivitetet e tyre të jashtme, punësimin,

investimet, pasuritë dhe dhuratat e konsiderueshme apo përfitimet nga të cilat mund të krijohet

një konflikt interesash në lidhje me pozitat e tyre si zyrtarë publik".29

5. Çdo shtet, në përputhje me parimet themelore të ligjeve të tyre kombëtare, duhet të marrin

masa disiplinore kundër administratorëve publikë të cilët shkelin kodet apo standardet e vëna në

përputhje me këto ligje. Masat e ndërmarra prej tyre duhet të jenë jo vetëm disiplinore por edhe

28

Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1996, përmes rezolutës

51/59. 29

Perry, Jmes. Handbook of Public Administration, San Fracisko: Josey-Bass, 1996

kopje

Page 24: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

24

me natyrë juridike të cilat ndryshojnë në bazë të shkeljeve të kryera nga punonjësit e ndryshëm

ose jo.

Duke pasur parasysh nevojën për të luftuar korrupsionin, çdo shtet, në përputhje me parimet

themelore të ligjeve të tyre kombëtare, duhet të marrë masa të tilla që janë të nevojshme për të

forcuar transparencën në administratën e tyre publike, përfshirë këtu edhe vëmendjen ndaj

organizimit, funksionimit dhe proceseve vendimmarrëse të saj, kur ajo është e nevojshme.

2.4 Kuadri ligjor i etikës në administratën publike

Deri tani folëm për etikën si një element shumë të rëndësishëm jo vetëm në administratën

publike por edhe më gjërë. Gjithashtu folëm edhe për administratën publike si dhe parimet

kryesore të saj. Nga sa analizuam rreth termit etikë konstatuam se ky term nuk është vetëm një

term filozofik apo social që varet vetëm nga personaliteti i individit por një term i cili bazohet në

një kuadër ligjor. Them term që nuk varet vetëm nga personaliteti i individit sepse nëse

punonjësve të administratës publike u paraqiten parimet mbi të cilat do të mbështeten ata dhe

veprimtaria e tyre, detyrat, funksionet, përgjegjësitë të gjitha të sanksionuara në ligj dhe

kushtetutë dhe në rast të moszbatimit të saj do të lindin penalizime të llojeve të ndryshme.

Në bazë të ligjit Nr. 9131 datë 08.09.2003 ligj i cili ka për qëllim të vendosë rregullat e sjelljes

së nëpunësve të administratës publike sipas standarteve të kërkuara, t'i ndihmojë ata për arritjen

e këtyre standarteve dhe të vërë në dijeni publikun për sjelljen që duhet të ketë nëpunësi i

administratës publike. 30

Ligji duhet të zbatohet për të gjithë administratorët publikë dhe në rast të kundërt do të ketë

sanksione në bazë të shkeljeve të bëra. Dispozitat e ligjit përbëjnë gjithashtu detyrim edhe për

30

Përmbledhje nga Legjislacioni për nëpunësit publikë, DAP

kopje

Page 25: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

25

personat e punësuar nga organizatat private që kryejnë shërbime publike. Nga ky ligj kuptojmë

se nëpunës të administratës publike janë të gjithë personat e punësuar pranë një institucioni të

administratës publike.

Etika duke buruar nga një kuadër ligjor duhet zbatuar në të gjithë sektorët e një vëndi qoftshin

ato publik apo privat. Edhe në sektorin privat etika duke pasur një kuadër ligjor nga i cili

mbështetet pëbën një mjet tepër të rëndësishëm që çdo punonjës duhet ta zbatojë në mënyrë që ti

sjellë atij benefite jo vetëm për të por edhe për administratën ku ai bën pjesë.

Të gjitha parimet, funksionet, veprimtaritë e administrimit publik kanë një kuadër ligjor mbi të

cilin janë ndërtuar, por ato nuk duhen të mbeten vetëm në letër siç ndodh në të shumtën e rasteve

në Shqipëri. Kjo ndonjë herë ka të bëjë dhe me kulturën e vetë individit se sa etik është ai dhe se

sa është i aftë ai t'ju qëndroj besnik këtyre parimeve.

kopje

Page 26: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

26

Kapitulli 3- E ardhmja e administratës publike në Shqipëri

3.1 Administrata publike dhe hapësira në të cilën ajo operon

Deri tani që kemi arritur dhe në kapitullin e fundit kemi folur gjerësisht për etikën dhe

administratën publike dhe më konkretisht për administratën publike në Shqipëri.

Për të folur pë të ardhmen e administratës sonë ne nuk mund të japim një përgjigje pa u kthyer

pas në retrospektivë dhe pa kujtuar të kaluarën, pasi për të projektuar të ardhmen duhet t'i

kthejmë sytë nga e kaluara, të ndryshojmë të tashmen nga gabimet e bëra në të shkuarën.

Administrata publike në periudhën e komunizmit megjithëse nuk ka qënë një administrate e

konsoliduar si ajo e sotmja ka qënë në duart e një grupi të vogël individësh. Kemi pasur një

administratë të centralizuar. Nëse kërkon të bësh një analizë rreth administratës duhet në rradhë

të parë të diktosh formën qeverisëse. Sa më demokratik të jetë një vend aq më administratë të

zhvilluar dhe të suksesshme ka ai.

Pas viteve 90 në Shqipëri me ndryshimin e formës qeverisëse me ardhjen e demokracisë dhe

përmbysjen e komunizmit administrata jonë filloi të përmirësohet ndjeshëm në krahasim me të

kaluarën.. Në këtë periudhë filluam të adaptojmë legjislacionin e huaj për administratën publike.

kopje

Page 27: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

27

Ndërsa në ditët e sotme përpos anëve pozitive dhe arritjeve që kemi bërë në krahasim nga e

kaluara, kemi ende shumë anë negative dhe shumë punë për të bërë në mënyrë që të ecim përpara

duke shfaqur dhe bërë realitet ëndrrën kryesore të mbarë Shqiptarëve, antarësimin në Bashkimin

Europian.

Aktualisht administrata jonë po qëndron në stangnacion duke mos ecur përpara dhe shkak i kësaj

situate, janë bërë faktor të shumtë që nga elita politike dhe deri tek menaxherët apo eprorët e

administratës publike të cilët nuk po udhëhiqen më nga parimet kushtetuese por nga intersa

personale. Rekrutimi nuk po bëhet më në bazë të meritokracisë por në bazë të militantizmit dhe

interesave personale.

Duhet të sigurohemi se marrja e vendimeve të paanshme që është elementi kyç për sjelljen etike

të jetë vërtet e paanshme. Këto vendime, në demokraci, nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësohen

nga sisteme me rregulla gjithmonë e më të ngurta. Elementi human nuk mund të shmanget. 31

Kjo

për faktin se mjedisi politik, që kushtëzon punën e përditshme të administratës publike nuk është

asnjëherë statik. Një nga kërkesat e jetës moderne është përshtatja me ndryshimet dhe rishikimi i

rezultateve mbi bazën e parimeve fillestare.

Qeverisja demokratike mund të jetë një ideal i paarritshëm një realitetet i cili mund të ofrojë

vazhdimisht sfida të reja për të ndryshuar pse jo edhe ndjenjën mbi të kuptuarit mbi

administratën publike. Detyrat e administratorëve në të ardhmen priten të jenë detyra të

përsosmërisë në rritje. Sepse duhet të marrin në konsideratë të gjithë faktorët e duhur dhe të

"neglizhojnë" hollësitë e panevojshme32

.

Administratorët publikë gjatë kryerjes së detyrave të tyre publike si; emërimet publike,

nënshkrimet e kontratave, rekomandimet për shpërblime e përfitime, etj duhet ta bëjnë

përzgjedhjen nisur nga meritokracia dhe jo nga interest personale që shkelin jo vetëm kodin etik

por edhe parimet mbi të cilat është i ndëtuar administrimi publik dhe administrata në veçanti.

31

Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 60 32

Dobjani, Ermir, E Drejtë Administrative, UFO PRESS, Tiranë, 2008, fq 123

kopje

Page 28: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

28

-Asnjë epror nuk duhet të kryejë veprimtari që bie ndesh me parimet kushtetuese pamvarësisht

pozicionit që ata kanë.

-Ata duhet të jenë përgjegjës për të gjitha veprimet që bëjnë dhe mbi të gjitha të mbajnë

përgjegjësi për veprimet anti-kushtetuese.

-Administratorët duhet të jenë sa më transparent në veprimet që bëjnë dhe vendimet që marrin

duke j'ua transmetuar ato gjithë shoqërisë. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre

dhe të kufizojnë informacionin vetëm në ato raste, kur përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe

kur shkelet parimi i konfidencialitetit.

Nëpunësit publikë e kanë për detyrë të deklarojnë të gjitha interesat privatë që lidhen më detyrat

e tyre publike dhetë marrin masa për të zgjidhur çfarëdo konflikti që mundtë lindë në mbrojtje të

interesit publike.33

Administrata është krijuar dhe ndërtuar për ti shërbyer publikut në mënyrën më të mire të

mundshme, për të mbrojtur vlerat demokratike, për zgjidhjen e kontradiktave midis detyrave të

administratës nivele të ndryshme të saj. Qeveritë përpiqen që të përmirësojnë cilësinë e

shërbimeve të tyre me të gjitha format ku na kujton postulatin që përdoret kudo "administrimi si

shërbim, publiku si klient". Ky parim kërkon ndryshime të theksuara praktike mbi administrate

qofshin ato të sektorit public apo privat.

Përgjegjësitë e administrates për të përmbushur misionin e saj jane:

-plotësimi i të gjitha nevojave të shoqërisë

-hartimi i politikave

-një pjesëmarrje e lartë e tyre në aktivitete gjatë proçeseve administrative

Publiku dhe qeveria presin më shumë përgjegjshmëri, gjë e cila kërkon më shumë mendim dhe

fleksibilitet nga administrata për të përballuar përgjegjësitë. Dëshira për më shumë përgjegjësi

administrative ka ardhur si rezultat i rritjes në sasi dhe në intensitet i kontakteve midis

administratës dhe publikut. Kjo pasqyrohet në rritjen e korrelacioneve të dyanshme në zbatimin e

33

Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007, fq 125

kopje

Page 29: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

29

një sërë politikash të rëndësishme si dhe krijimin e një balance të drejtë midis fleksibilitetit dhe

përgjegjësisë.

Drejtuesit administrativë i përkasin një bote të koordinuar "jo mirë". Administratat kanë

gjithmonë probleme për të zgjidhur. Ato duhet të "luftojnë" edhe me politikat drejtuese

shtetërore të cilat mund të jenë të paqarta dhe të dykuptimta. Presione dhe probleme të ngjashme

ekzistojnë në çdo shtet midis forcave institucionale brenda vetë sistemit politik dhe atij

administrativ.34

Ndërtimi i institucioneve të sektorit publik është thelbi për tëintensifikuar efektshmërinë në shtet,

por që është tejet e vështirë. Administrata publike kontribuon si në përcaktimin e politikave po

ashtu edhe në zbatimin e tyre.

3.2 Strukturimi i administratës publike dhe qëndrueshmëria e këtij strukturimi

Sa më e qëndrueshme të jetë një administratë aq më shumë stabilitet krijohet në vend e parë kjo

si në një nivel makro të analizës.

Një moment i cili shprehet parimisht në ligjin për statusin e nëpunësit civil dhe i nënkuptuar për

të gjitha organet e administratës publike jo pjesë e shërbimit civil, dhe që është në varësi të

vendimmarrjes politike në rradhë të pare të Kuvendit dhe më pas të organeve të tjera të veshura

me kompetencat për të bërë ndryshime të tilla, është ai i mundësisë së ristrukturimit apo mbylljes

së institucionit.35

Shprehimisht në ligjin për statusin e nëpunësit civil, neni 23, parashikohet që me rastin e

mbylljes apo ristrukturimit statusi i nëunësit civil gëzohet deri në një vit më pas në rast se nuk

gjendet një vend i njëjtë apo i ngjashëm me punën e mëparëshme të punonjësit.36

34

Koxhaj, Andri, Administrimi Publik në Sektorin Publik, Tiranë, 2008, fq 12 35

Legjislacioni për marrëdhëniet e punës me administratën publike në Shqipëri 36

Shënim: Keto gjënden edhe tek Kodi i Punës

kopje

Page 30: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

30

Kodi i Punës parashikon që marrëdhëniet e punës përfundojnë me mbylljen apo ristrukturimin e

institucioneve. Në raste të tilla rikthimi në vendin e punës nuk është një mundësi, ashtu si dhe as

trajtimi i posaçëm me përfitime të posaçme. Pra paqëndrueshmëria e institucioneve përkthehet

menjëherë në paqëndrueshmëri të burimeve njerëore dhe anasjelltas.

Sa më të shpeshta të jenë ndryshimet e programeve politike të qeverisë dhe sa më të shpeshta të

jenë ndryshimet e institucioneve si edhe e drejtuesve, aq më shumë do të vijojë të jetë e

paqëndrueshme dhe jo efikase administrata publike në Shqipëri.

Kjo kërkon konsolidim së pari të politikave që të përshtasin partitë politike dhe jo ndryshime

drastike mes tyre për sa i përket organizmit të administratës publike në vend.37

Problemet politike në Shqipëri depërtojnë menjëherë në veprimtarinë e administratës publike.

Administrata publike duhet të jetë e depolitizuar dhe jo të përfshihet me ngjarjet politike apo

akoma më keq të drejtohet nga politika.

Admnistrata publike duhet tu qëndrojë larg problemeve politike që kalon vëndi sepse në të

kundërt ajo nuk do të jetë një administratë e vëndeve demokratike por një administratë e

politizuar që shkon në një linjë me interesat politikë.

3.3 Administrata publike dhe efektet globalizuese

Bota është gjitmonë në evolim të vazhdueshëm dhe bashkë me të edhe vetë shoqëria. Jetojmë në

një botë ku fenomenet globale po prekin gjithmonë e më shumë shtetet.

Edhe Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim nga kjo risi. Aspiratë kryesore e saj aktualisht është

integrimi i saj në strukturat e BE-së.

Por kur mund të ndodhë diçka e tillë? A është në dorë të saj integrimi në BE? Apo është thjesht

çështje kohe?

37

Dobjani, Ermir, E Drejtë Administrative, UFO PRESS, Tiranë, 2008, fq 15

kopje

Page 31: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

31

Të gjithë e dinë se peshën kryesore në integrimin e Shqipërisë drejt BE-së e ka padyshim vetë

Shqipëria. Shqipërisë i janë dhënë disa standarte për ti përmbushur, ku më kryesorët janë:

-decentralizim të administrates publike dhe jo më një administratë e centralizuar dhe e

përqëndruar në dorën e një individi të vetëm ose një grupi të vogël individësh.siç bëhej në

periudhën e komunizmt.

-qëndrueshmëri politike

-zgjedhje të lira e të ndershme

-liria e fjalës etj

Ne e dime shumë mirë situatën se ku ndodhet Shqipëria. Ne gjithashtu e dime se si është

veprimtaria e administratës publike, ku vëdin e parimeve që duhet ta drejtoj atë e ka zënë

politika. Në vend të 'meritokracisë' në të shumtën e rasteve kemi 'militantizmin'.

Por nuk duhet të lëmë pa theksuar edhe anët pozitive të administratës publike. Rrugën që ka bërë

ajo për të ardhur deri këtu.

Kodi etik në administratën publike e ndihmon administratën të jetë sa më transparente dhe

efektive në kryerjen e veprimtarisë së saj. Administrata publike është një motor drejt një

qeverisjeje sa më demokratike , sepse shtrihet në të gjitha fushat e jetës. Për Shqipërinë, që ka

shumë probleme në strukturimin e administratës publike vërehen kaq shumë mangësi sa ato

bëhen probleme për antarësimin e saj në Bashkimin Europian.

Dy modelet më të njohura mbi të cilat janë bazuar pjesa më e madhe e sistemeve më moderne të

administratës publike në Europë janë ai francez "modeli i Napoleonit" dhe prusian "modeli i

Ëeberit" të zbatuara në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX.38

Sot në mënyrë të vazhdueshme një ndër çështjet më kryesore që po debatohet gjithmonë e më

shumë është "hapësirë administrative europiane".

Bota e cila deri në fund te shek. XIX popullohej nga shtete-kombe, tani po përjeton ndërtimin e

rregullave të “supershtetit” siç është Bashkimi Europian. Forca të reja publike ndërkombëtare

që nuk zëvendësojnë shtetin por bashkëekzistojnë me të, janë duke kufizuar aktivitetin e tij.39

38

Koxhaj, Andri, Administrimi Publik në Sektorin Publik, Tiranë, 2008, fq 33 39

Mingst, Karen, Bazat e Marrëdhëies Ndërkombëtare, IISAT, Tiranë, 2010

kopje

Page 32: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

32

Proçesi i integrimit është vazhdimisht në evolim. BE duke tentuar drejt federalizmit udhëhiqet

nga rregulla. Këto rregulla duhet të aplikohen në mënyrë direkte nga administratat anëtare

shtetërore. Kërkesat ndaj administratorëve kombëtar për t`iu bindur të njëjtave ligje dhe

njëkohësisht në të njëjtën mënyrë, shkakton detyrimisht një ndryshim themelor, në kushtet në të

cilat pushtetet publike operojnë. Aparatet administrative të shtetit nuk janë të izoluara brenda

kufijve përkatës të tyre por janë komunikuese të integruara në menaxhimin e përgjithshëm Pan-

Europian.

Administrata publike kombëtare edhe në kushtet e integrimit gëzon autoritetin e aktivitetit

publik. Administratat e brendshme, për të mbushur detyrën e kooperimit në mënyrë të

besueshme, detyrohen të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar zbatimin e plotë

të dispozitave. Parametri për të vendosur nëse ky zbatim është bërë në mënyrë efektive ose jo

është përcaktuar edhe nga një model ad-hoc.

Dështimet në asnjë rast nuk mund të justifikohen nga vështirësitë administrative në momentin e

zbatimit, ose nga pengesa që rrjedhin nga dispozitat ligjore të brendshme qofshin këto edhe të

natyrës kushtetuese.40

Sesi funksionojnë sistemet administrative kombëtare nuk ka rëndësi. Themelore është garancia

që rezultatet e masave të zbatimit, të mos bien ndesh me standarte të caktuara efektivisht.

Sigurisht që ndryshime themelore vazhdojnë të ekzistojnë midis shteteve anëtare në mënyrën sesi

ato i sigurojnë nevojat esenciale të shoqërisë.

Nuk ka asnjë dyshim që praktika gjyqësore ka kontribuar në mënyrë vendimtare në

harmonizimin e praktikave administrative duke lejuar kështu unifikimin e vërtetë të tregut

Europian. Ky ndryshim në konceptim ka arritur një stad ku edhe duke marrë parasysh specifikat

kombëtare, konceptimi i një modeli të përbashkët bëhet më se i nevojshëm.41

Ligji kombëtar është duke marrë në konsideratë në mënyrë të ndjeshme në sistemet kombëtare

administrative. Ndonjë herë ndikimi është i drejtpërdrejtë në funksionimin e administratës

publike. Gjykata Europiane ka vendosur një grup parimesh të përbashkëta që quhet "Ligji

Administrativ Europian", i cili nuk zëvendëson ligjet administrative kombëtare, por punon

40

Koxhaj, Andri, Administrimi Publik në Sektorin Publik, Tiranë, 2008, fq 100 41

Koxhaj, Andri, Administrimi Publik në Sektorin Publik, Tiranë, 2008, fq 100

kopje

Page 33: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

33

parallel me ta duke formuar një superstrukturë me të cilat ligjet kombëtare duhet të vijnë sa më

afër njëri-tjetrit.

"Autonomia duhet ruajtur sepse administrata europiane është pjesërisht e përbërë nga

administratat kombëtare, ndërsa kërkesa që ligji komunitar të aplikohet në mënyrë korrekte

duhet realizuar duke i kërkuar shteteve antare konvergjenca në rezultate, të cilat garantojnë

zbatimin e ligjeve të BE-së në përputhje me standartet e efiktivitetit të përcaktuar nga një nivel

uniform".42

Krijimi dhe konsolidimi i administratës publike të qëndrueshme të pa drejtuar dhe pa

udhëhequr nga politika, transparente, është kërkesë jo vetëm e shoqërisë demokratike, qeverisjes

së mirë, por edhe si një plotësim i kërkesave në rrugën e procesit të integrimit europian.

Kapacitetet e administratës publike shqiptare mbeten ende të dobëta edhe pse ka shumë

përmirësimë ligjore, të cilat synojnë stabilizimin e kësaj administrate.

Nga sa trajtuam në këtë çështje për të mos i përsëritur ato që thamë dalim në konkluzionin se

administrata publike është prekur nga efektet integruese dhe një pjesë e mirë e nocioneve ashtu si

edhe në administrata të tjera është huazuar nga vëndet e tjera.

Ne kemi shumë ligje të mira, rregulla, parime etj, por kjo nuk do të thotë që të jëmi më të

suksesshmit në admnistratën publike. Problemi qëndrfon në faktin se ne nuk i zbatojmë ato ligje.

Veprimet tona nuk shpesh here nuk udhëhiqen nga parimet e administrimit publik, as nga etika e

as nga ligjet, por nga interesa personale.

42

Koxhaj, Andri, Administrimi Publik në Sektorin Publik, Tiranë, 2008, fq

kopje

Page 34: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

34

Konkluzione

Në këtë punim folëm gjatë për termin etikë dhe administratë publike dhe u dhamë atyre

shpjegimin përkatës duke gërmuar që tek etimologjia e këtyre koncepteve për të dhënë një

përgjigje sa më të saktë.

Gjithashtu sqaruam edhe kocepte dhe parime të tjera të rëndësishme që kishin një lidhje të

ngushtë me administratën publike. Studiuam edhe këto principe të tjera të administratës publike

në mënyrë që të arrinim në një analizë sa më të gjerë të këtij punimi.

Analiza nuk është gjithëpërfshirëse sepse vetë kjo çështje është shumë e gjerë dhe kjo temë

diplome nuk ka as për qëllim e as për mundësi që të ofrojë një analizë të tillë. Kjo temë do të

përpiqet që të paraqesë një analizë konçize të etikës si një element të domosdoshëm për

mirëorganizimin e një administrate publike frytet e së cilës transmetohen në shoqëri nga

këndvështrimi normativ duke shpresuar që të sjellë sadopak kontribut në të kuptuarit e drejtësisë

shoqërore të Shqipërisë, për të cilën vendi ynë ka nevojë.

Në punim jam munduar të ofrojë një kënvështrim të rëndësishëm i cili synon të nxis dhe t`ju

shërbejë organizatave të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare për të propozuar dhe krijuar

praktika sa më të mira të punës në administratën publike. Gjithashtu, punimi ka për qëllim që të

shërbej edhe si një udhëzues për qytetarët e thjeshtë rreth detyrave dhe obligimeve që

kopje

Page 35: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

35

administrata publike ka në ofrimin e shërbimeve ndaj tyre përkatësisht, për cilësinë e këtyre

shërbimeve si pjesë e etikës së një administrate publike profesionale dhe të paanshme. Po ashtu,

punimi ofron edhe një pasqyrë të shkurtër rreth të drejtave të administratorëve publik .

Në punim u ngritën disa pyetje që konkretisht kishin të bënin me etikën. Pyetja kryesore dhe mbi

të gjitha që më frymëzoi për të përgatitur këtë punim eshte: Roli i etikës si një nga komponentët

më të rëndësishëm për mirëorganizimin e administratës publike në Shqipëri e parë nga një

këndvështrim ose qasje normative.

Nga sa konstatuam nga ky punim dalim në përfundimin se etika zë vërtet një rol parësor në

administratën publike. Është pikërisht etika principi kryesor pa të cilën administratorët dhe

administrata publike nuk do të kishin sukses në veprimtarinë e tyre.

Ajo luan një rol të rëndësishëm edhe për mbarë shoqërinë.

Ndërmjet etikës dhe administratës publike ekziston një lidhje shumë e ngushtë. Ne nuk mund ta

kuptojmë administratën publike pa analizuar etikën. Cdo veprim i administratorëve publikë duhet

të jetë i drejtuar nga etika. Administrata publike është “pasqyra” ku shfaqen të gjitha veprimtaritë

e administratorëve publikë.

Administrata publike në Shqipëri sic edhe e trajtuam përgjatë punimt duke u kthyer pas në

retrospektivë ka pësuar një ndryshim pozitiv. Por ajo aktualisht ka disa mangësi. Në Shqipëri

ndodh një fenomen tepër i vecantë që nuk ndodh në administrata të tjera. Termi i politikës bëhet

princip drejtues pëe administratën publike, duke e kthyer veprimtarinë e saj si antikushtetuese ku

“militantizmi” po zëvendësohet me “meritokracinë” .

Duke qënë se punimi është i ndërtuar mbi këndvështrimin normativ, pra duke na ofruar një qasje

normative na tregon se cfarë rruge dhe cfarë veprimesh duhet të kryejmë për të pasur një

administratë të suksesshme dhe të mirëorganizuar.

Ne gjatë punimit i trajtuam më hollësisht këto masa kaq të rëndësishme për administratwn tonë.

Krijimi i klimës etike është përsëri një element shumë i domosdoshëm për mbarë shoqërinë dhe

jo vetëm për administratorët publikë.

kopje

Page 36: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

36

Gjatë punimit trajtuam dhe cështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e administratës publike nën

efektet globalizuese dhe integruese.

Bibliografia

Cooper, Terry. Handbook of Administrative Ethics. New York: Marcel Dekker, 1994

Denhardt Robert, Administrimi Publik, UFO PRESS, Tiranë, 2007,

Dhamo, Milika, Etika në Këshillim, Logoreci, Tiranë, 2006

Dobjani, Ermir, E Drejtë Administrative, UFO PRESS, Tiranë, 2008

Koxhaj, Andri, Administrimi Publik në Sektorin Publik, Tiranë

Legjislacioni për marrëdhëniet e punës me administratën publike në Shqipëri

Mclahn, Ian, Fjalori Politik i Oksfordit, Tiranë, 2008, fq 2

kopje

Page 37: Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Master shkencor

37

Mingst, Karen, Bazat e Marrëdhëies Ndërkombëtare, IISAT, Tiranë

Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1996, përmes

rezolutës 51/59.

Paviqeviq Vuko, Bazat e Etikës, Rilindja, Prishtinë, 1981, fq 53

Përmbledhje nga Legjislacioni për nëpunësit publikë, DAP

Perry, Jmes. Handbook of Public Administration, San Fracisko: Josey-Bass

Rohr, John. Ethics for Bureaucrats. New York: Marcel Dekker, 1978

Stavileci, Esat, Nocione dhe Parime të Administratës Publike, Prishtinë, 1998

Washington, Sally. Ethics in the Public Service. Paris: OECD, 1999

kopje