gazeta 77 news botimi nr 252

8
N apoleoni pati thënë dikur: “Një gjeneral i keq vepron shumë më mirë se dy të mirë”. Kjo është pak a shu- më e njëjtë me shpre- hjen “Kur ka shumë kuzhinierë, prishet gjella”. Duke pasur një set udhëzimesh, edhe nëse janë me të meta, preferohet që të jenë dy sete me direktiva që, kur zbatohen pa asnjë referencë me njëra-tjetrën, bëjnë kërdinë. Ky është parimi i lidershipit në guackë. Duhet gjithashtu për t'u fokusuar dhe për të sjellë rezultate pozitive. E njëjta gjë mund të aplikohet te individët që përpiqen të bëhen lidera. Duhet fokusim dhe vendosshmëri. Këshillat mund të jepen por jo të mbahen parasysh. Historia është plot me udhëheqës, fillimet e të cilëve ishin katastrofike dhe nëse ata do të kishin dëgjuar pesimistët e kësaj bote, bota do të kishte qenë shumë më e varfër. Lidershipi mund të mësohet. Disa njerëz i kanë të lindura aftësitë e lidershipit, por ky nuk është një kusht i domosdoshëm. Më i rën- dësishëm është dedikimi për artin e lidershipit, që përfshin një kuptim se si të frymëzosh, të influencosh dhe të kontrollosh mënyrën se si sillen njerëzit. Nuk është thjesht të bërtasësh apo të kesh një zë kumbues apo qëndrim të bukur para një audience; Gandi nuk kishte asnjërën nga këta cilësi por arriti të udhëheqë një komb dhe të inspirojë miliona persona në të gjithë botën. Ndonjëherë, lidershipi mund të jetë më shumë se të pasurit e një mesazhi nxitës për një audiencë në një moment të përshtatshëm. Në vetvete, lidershipi nuk është as i mirë as i keq; bota ka njohur më >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E MARTË, 13.11.2012 VITI I - NR.252 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Kryeministri Berisha: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, gjeneratorë punësimi!...................fq.3 Endacaku 45-vjeçar: Nga alkooli humba gjithçka!...fq.4 Historia e gruas që pësoi depresion nga puna në varreza, lihet me 4 mijë lekë ndihmë ekonomike!..............fq.5 Unioni i Krijuesve dhe Artistëve në "Ditëlindja ime mes miqsh" të poetit Ardi Omeri!............................fq.7 Promovimi i librit "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" në Lushnje, Loloçi: Turqia e sotme, model pozitiv!..fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Si të bëhemi udhëheqës të mirë! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Wollfarth: Miratoni në kohë tre kushtet e KE-së për integrimin!

Upload: gazeta-77news

Post on 24-Mar-2016

226 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta 77 news botimi nr 252

Napoleoni pati thënë dikur:

“Një gjeneral i keq vepron shumë më mirë se dy të mirë”. Kjo është pak a shu-më e njëjtë me shpre-hjen “Kur ka shumë

kuzhinierë, prishet gjella”.Duke pasur një set udhëzimesh, edhe nëse

janë me të meta, preferohet që të jenë dy sete me direktiva që, kur zbatohen pa asnjë referencë me njëra-tjetrën, bëjnë kërdinë. Ky është parimi i lidershipit në guackë. Duhet gjithashtu për t'u fokusuar dhe për të sjellë rezultate pozitive.

E njëjta gjë mund të aplikohet te individët që përpiqen të bëhen lidera. Duhet fokusim dhe vendosshmëri. Këshillat mund të jepen por jo të mbahen parasysh. Historia është plot me udhëheqës, fillimet e të cilëve ishin katastrofike dhe nëse ata do të kishin dëgjuar pesimistët e kësaj bote, bota do të kishte qenë shumë më e varfër.

Lidershipi mund të mësohet. Disa njerëz i kanë të lindura aftësitë e lidershipit, por ky nuk është një kusht i domosdoshëm. Më i rën-dësishëm është dedikimi për artin e lidershipit, që përfshin një kuptim se si të frymëzosh, të influencosh dhe të kontrollosh mënyrën se si sillen njerëzit. Nuk është thjesht të bërtasësh apo të kesh një zë kumbues apo qëndrim të bukur para një audience; Gandi nuk kishte asnjërën nga këta cilësi por arriti të udhëheqë një komb dhe të inspirojë miliona persona në të gjithë botën.

Ndonjëherë, lidershipi mund të jetë më shumë se të pasurit e një mesazhi nxitës për një audiencë në një moment të përshtatshëm. Në vetvete, lidershipi nuk është as i mirë as i keq; bota ka njohur më >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIVE MARTË, 13.11.2012 VITI I - NR.252

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Kryeministri Berisha: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, gjeneratorë punësimi!...................fq.3 Endacaku 45-vjeçar: Nga alkooli humba gjithçka!...fq.4 Historia e gruas që pësoi depresion nga puna në varreza,

lihet me 4 mijë lekë ndihmë ekonomike!..............fq.5 Unioni i Krijuesve dhe Artistëve në "Ditëlindja ime

mes miqsh" të poetit Ardi Omeri!............................fq.7 Promovimi i librit "Turqia e Re e Erdoganit të Madh"

në Lushnje, Loloçi: Turqia e sotme, model pozitiv!..fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Si të bëhemi udhëheqës të mirë!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Wollfarth: Miratoni në kohë tre kushtet e KE-së për integrimin!

Page 2: Gazeta 77 news botimi nr 252

2 77 NEWS

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ed-mond Panariti, u takua me Minis-

trin e Punëve të Jashtme të Kosovës z. Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dy-ditore në Tiranë. Vend parësor në bisedime zuri intensifikimi i mëtejsh-ëm i marrëdhënieve dypalëshe, me theks

të veçantë bashkëpunimin ekonomik. Të dy ministrat konstatuan me kënaqësi tren-din gjithnjë në rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe pesëfishimin e shkëmbi-meve ekonomike gjatë 5-6 viteve të fundit.

Nisur nga simbolika e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, të dy ministrat thek-

suan domosdoshmërinë e riorientimit të shkëmbimeve ekonomike në të dy vendet, për të shfrytëzuar më me efektivitet infras-trukturën moderne rrugore të krijuar në të dy anët e kufirit, me synim krijimin e një tregu ekonomik mbarëshqiptar në rajon.

Të dy ministrat shqyrtuan rrugët dhe mundësitë e krijuara për një koordi-nim dhe bashkërendim më efikas mes dy ministrive të punëve të jashtme, në shërbim të shtimit të njohjeve të reja dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizma rajonalë, evropianë e më gjerë. Zhvillimet e fundit në rajon, në funksion të integrimeve rajonale të Kosovës e më gjerë, ishin gjithashtu pjesë e agjendës së bisedimeve.

Ministri Panariti informoi kolegun e tij për lobimin e zhvilluar në OKB në favor të njohjeve të reja, për qëndrimin konsekuent të Shqipërisë në organizmat rajonalë e më gjerë, si dhe për takimin e zhvilluar së fundmi me Ministrin e Jash-tëm të Serbisë.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 shumë se disa dik-tator karizmatikë. Në botën e biznesit, per-ceptimi i lidershipit ka ndryshuar që nga fillimet e tij kur pasqyronte modelin ushta-rak të lidershipit nga rangu më i lartë tek ai më i ulët, ku njerëz të fuqishëm dominonin grupe apo njerëz më pak të fuqishëm.

Sot, lidershipi në biznes është shumë më shumë se i lidhur me diturinë. Punonjësi më i thjeshtë mund të drejtojë shumë mirë një korporatë të madhe me idetë e tij ino-vative. Çdokush që ka pak dituri, mund të

jetë një lider. Në situata të tjera, lidershipi mund të jetë një qëndrim që ju mbani për atë që besoni dhe mundimi që bëni për t'i bindur njerëzit të mendojnë dhe të vepro-jnë ndryshe.

Lidershipi është cilësuar si një “proces i influencës sociale, ku një person mund marrë ndihmën, mbështetjen e të tjerëve për kryer një detyrë të përbashkët”, “duke krijuar një mënyrë që njerëzit të kontri-buojnë për ta bërë realitet diçka të jash-tëzakonshme”, “aftësia për t'u integruar

dhe për të shtuar burimet në dispozicion në mjedisin e jashtëm e të brenshëm për arritjen e qëllimeve organizative”, si dhe “kapaciteti i liderave për të dëgjuar dhe vëzhguar, për të përdorur mjeshtërinë e tyre si një pikënisje për të inkurajuar dialog ndërmjet niveleve të vendimmarrjes, për të vendosur transparencë në vendimmarrje, për të artikuluar jo për t'i imponuar vlerat dhe vizionet e tyre.”

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 13 NËNTOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Panariti-Hoxhaj: Treg ekonomik mbarëshqiptar në rajon!

Reforma në drejtësi, Nishani: Gjyqtarët që nëpërkëmbin Kushtetutën do të përballen me ligjin!

Presidenti Bujar Nishani ka thirrur një tryezë të rrumbullakët për të disku-

tuar mbi reformën në drejtësi. Në tryezë morën pjesë Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, Kryeprokurorja Ina Rama, Krye-tari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim De-dja, Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa si dhe krerë të tjerë të institucioneve të dre-jtësisë. Kreu i shtetit ka theksuar domos-doshmërinë e reformimit të sistemit gjyqë-sor. Ai ka paralajmëruar se të gjithë ata gjyqtarë që abuzojnë me Kushtetutën do

të përballen me ligjin. “KLD të ndjekë ata gjyqtarë që përçojnë antivlera. Gjyqtarët që veprojnë në përputhje me Kushtetutën do ta dominojnë sistemin e drejtësisë. Ata që e nëpërkëmbim Kushtetutën, ligjet dhe qytetarët, do të përballen me forcën e ligjit. Ju duhet të jepni dhe të merrni besim. Jam përkushtuar të përmbush 12 prioritetet e BE-së. Si kryetar i KLD-së, në fokus kam përmbushjen e të gjithë pritshmërive dhe prioritet është reforma në gjyqësor”, ka theksuar Nishani.

Ai i ka bërë apel politikës për miratimin

e 3 pr/ligjeve të kërkuara nga KE. “Klasa politike shqiptare ka fatin të kurorëzojë atë ç’ka nisi 100 vjet më parë një grup pa-triotësh”, është shprehur Nishani. Nga ana e tij, Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ka bërë thirrje që të votohet ligji për gjy-katën e Lartë, në funksion të Pavarësisë së gjyqësorit.

Ai ka theksuar se “dixhitalizimi, rritja e transparencës dhe regjistrimi audio e video do të rrisë besimin e qytetarëve tek drejtësia”.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 news botimi nr 252

377 NEWS

Kryeministri Sali Berisha ka prem-tuar ulje taksash dhe lehtësim të

procedurave të sipërmarrjes së mesme dhe të vogël.

I pranishëm në ceremoninë e prezan-

timit të Rrjetit Evropian të Ndërmarr-jeve EEN në Shqipëri, kreu i qeverisë ka theksuar se duhet të vijohet dialogu për të rritur lirinë ekonomike për sipërmarr-jet e mesme dhe të vogla, si gjeneratorët kryesorë të punësimit.

“Çdo thirrje për rritje taksash është shkatërrim për vendet e punës. Garantoj që nuk do të ketë rritje taksash, por ulje të mëtejshme të tyre. Ne besojmë se paratë në kontot tuaja janë më të vlefshme për shoqërinë dhe qytetarët sesa në arkën publike.

Unë iu ftoj të vazhdoni dialogun për të zgjeruar më tej lirinë e tregut dhe për të lehtësuar më tej kushtet e sipërmarrjes private në tërësi dhe në mënyrë të veçantë të sipërmarrjes së vogël dhe të mesme që mbetet gjeneratori kryesor i krijimit të

vendeve të punës”, është shprehur krye-ministri.

Ai e ka cilësuar projektin e ndërmarr-jeve ekonomike evropiane në Shqipëri, dëshmi të funksionimit të themeleve të ekonomisë së tregut në vendin tonë.

“Kjo është dëshmia e një perfomance në përputhje me standartet më të mira dhe më të besueshme. Anëtarësimi në rrjetin evropian të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme është një mundësi shumë e madhe e informacionit dhe kontaktit për biznesin kombëtar. Është një mun-dësi e madhe shkëmbimi të njohurive më të mira për të pasur një bashkëpunim të frytshëm me sipërmarrjet e BE-së dhe antare të këtij rrjeti”, ka theksuar krye-ministri Berisha.

Për më tepër: www.77news.al

E MARTË, 13 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 760 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 19 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

ALBANIA-INCOMING ofron vend pune AGJENT MARKETINGU.Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kryeministri Sali Berisha:

Sali Berisha

Wollfarth: Miratoni në kohë tre kushtet e KE-së për integrimin!

Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, gjeneratorë punësimi!

Seanca parlamentare e kësaj jave është mundësia e fundit për të miratuar tre

kushtet e Komisionit Evropian për ta bërë Shqipërinë kandidate, me të drejta të plota për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i ka bërë apel politikës të bashkëpunojë.

Gjatë një vizite në qytetin e Durrësit, ku mori pjesë në një aktivitet me 50 të rinj, të cilët ishin pjesë e një projekti gjerman mbi punët vullnetare në komunitet, ai ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpu-nimit mes partive politike në parlament për miratimin e tre ligjeve që kërkojnë

shumicë të cilësuar votash. Wollfarth ka deklaruar se ligji për Gjykatën e Lartë, ligji për nëpunësit civil dhe reforma parlamen-tare, kërkojnë angazhimin e të gjitha for-cave politike.

"Këto reforma duhen bërë kohën e duhur. Ka sinjale pozitive, por duhet vazhduar drejt bashkëpunimit. Këto tre ligje janë zhvillime kyç për vendin. Ne kemi parë vitin e fundit dhe muajt e fun-dit hapa shumë të rëndësishëm në drejtim të reformave, siç ishte ajo për imunitetin për zyrtarët e lartë, por që të vazhdohet në këtë rrugë, do të ishte mirë dhe në kohën e duhur të miratohen ligjet me 3/5”, ka

deklaruar Wollfarth. Duke u ndalur tek çështja e qarkut të

Fierit, e cila mban peng bashkëpunimin pozitë-opozitë, ai e ka cilësuar si një çë-shtje shumë të rëndësishme për politik-bërësit shqiptarë dhe duhet të marrë një zgjidhje sa më parë.

"Është çështje shumë e rëndësishme që po rishikohet dhe shpresoj të gjendet zgjidhje sa më shpejt", ka theksuar Wo-llfarth. Gjatë vizitës në qytetin e Durrë-sit, ambasadori i OSBE-së është takuar gjithashtu edhe me kryetarin e Bashkisë Vangjush Dako.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 news botimi nr 252

77 NEWS

Ai mbulon fytyrën me duar dhe në asnjë moment nuk dëshiron të shfaqet

publikisht, edhe pse për shumë kalimtarë tashmë njihet si burri që qëndron në zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet, poshtë urës së Lanës. Duket i vrazhdë dhe ndoshta i penduar, pasi shkaku i kësaj gjendjeje është alkooli, i cili më pas e ktheu këtë baba në një të panjohur e endacak rrugësh. Aktua-lisht, pa banesë, pa familje, zbathur, flet nëpër dhëmbë dhe kërkon lëmoshë për të rrokullisur gotën e radhës. Rrëfen disa momente të jetës, një mesazh i fuqishëm për të kuptuar se vese të tilla deformojnë personalitetin e njeriut, duke e shkatërruar totalisht atë, por edhe familjen që vuan pasojat e veprimit të një prej anëtarëve të saj. Ky 45-vjeçar ka shitur shtëpi, plaçka e çdo send që ndodhej në banesën e tij, pasi tashmë është alkoolizuar plotësisht.

Si ratë pre e alkoolit?E kam nisur alkoolin në një moshë të

re, rreth të 20-ve. Në atë periudhë kohe ende nuk kisha krijuar familje. Uleshim me miqtë e shokët nëpër kafe të kryeqy-tetit dhe pinim ndonjë teke. Çdo ditë pija alkool, raki ose konjak por edhe nuk e kisha kuptuar që po më tërhiqte gjithmonë e më shumë. E vetmja gjë që nuk kuptoja ishte dëshira për të pirë në mëngjes, sapo hapja sytë. Kështu nisi gjithçka.Më pas çfarë ndodhi?

Pija vazhdimisht dhe fillova të shtoja dozat e alkoolit gjatë gjithë ditës. Sho-qërohesha edhe nga njerëz të cilët ashtu si dhe unë, pinin shumë. E keqja e gjithçkaje ishte se krijova edhe familje. Vazhdimisht zihesha me bashkëshorten dhe fëmijët teksa dëgjonin sherret tona, filluan të më largoheshin. Në pallat, të gjithë më shihnin

me përçmim dhe është e kuptueshme pse. Megjithatë, unë realisht nuk tentoja ta lija alkoolin, pasi e kisha të vështirë të pranoja faktin që më quanin alkoolist. Vetë nuk ndjehesha i tillë, përkundrazi mendoja se çdo gjë e kisha nën kontroll.Çfarë ndodhi më pas?

Fillova të grindesha me familjarë, por edhe kolegë pune, derisa më pushuan nga puna. Të gjithë më thoshin se kisha ndry-shuar, nuk isha më ai i pari, por unë sërish nuk e kuptoja këtë gjë. Madje u armiqësova me këdo. Fillova të luaja edhe bixhoz, pasi nuk kisha para për të pirë alkool. Ndërko-hë, familjen e harrova totalisht. Jeta ime ndryshoi. Tashmë jetoja vetëm për të pirë alkool. Gruaja më kërkoi divorcing, pasi unë lashë shtëpinë në bixhoz. Jeni penduar?

Jam penduar shumë, por tashmë kam humbur gjithçka. Jetoj rrugëve dhe s'kam shpresa se situata do të ndryshojë. Ndihem i lodhur dhe i vetmuar. Megjithatë duke iu rrëfyer këtë histori, ndoshta kushdo që e lexon merr një mesazh, sesi njeriu mund të shkatërrojë veten dhe familjen. Në vendin tonë mungojnë edhe qendrat apo banesat sociale, që mund të përkrahin njerëzit si unë. Prandaj, në çdo moment njerëzit duhet të vlerësojnë jetën mbi gjithçka.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 13 NËNTOR 2012

EURO-CALL-ALBANIA ofron vend pune Call Center Manager. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

VëllezëritÇakmashiVellezërit ÇakmashiVëllezëritÇakmashi

Mermer & Granit

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

A.M, endacaku 45-vjeçar

Alkooli më bëri të humb veten dhe familjen!

Page 5: Gazeta 77 news botimi nr 252

577 NEWS

Për 4 vjet ka vuajtur çdo ditë të jetës së saj bashkë me vuajtjet e të tjerëve.

Ka parë ceremoni funerale sa askush tjetër, ka dëgjuar me mijëra orë vajtime dhe sot është një e papunë me depresion. Histo-ria e rrallë i përket Edlira Shtyllës, gruas me kombësi egjiptiane, e cila ka punuar në varrezat e Tiranës në Shish-Tufinë si punëtore në mirëmbajtjen e varreve. “Pas-tronim varret,thotë ajo, bënim shërbimet që na kërkonin edhe familjarët.” E pyesim për shqetësimet që i jepte puna dhe Edlira kujton: “Më bëhej sikur më ndiqnin të vdekurit. Nuk më hiqeshin nga mendja ato pamje. Kam parë nga 7-8 varrime çdo ditë. Nuk duroja dot të qarat e njerëzve. Që atëherë, u sëmura rëndë. Shikoja ëndrra të frikshme, më merrej fryma. Doktorët më

thanë se duhet ta lë këtë punë, por unë vazhdova edhe disa kohë të tjera, se nuk kisha si të ushqeja fëmijët. E vazhdova derisa një ditë përfundova e shtruar tek Pavijoni nr. 5”. Gjithë ky sforcim për 200 lekë në muaj, paga më e ulët që ekzistonte që nga koha e Enverit. Edlira tregon se me këtë pagë punohej në fillim të viteve ’90, ndërsa më pas arriti 1200 lekë në muaj, sa për të ngrënë bukë. Pasojat e asaj pune të keqpaguar, e ndjekin: “Edhe sot kam frikë të qëndroj vetëm në shtëpi ose të eci vetëm rrugës”. Depresioni nuk njihet si sëmundje pro-fesionale

Edlira është diganostikuar me depre-sion, por depresioni si diagnozë nuk bën pjesë në listën e sëmundjeve profesionale (e konfirmuar nga ish-shefi i pavionit të Sëmundjeve Profesionale prof. Skendër Skënderaj në QSUT). Në mënyrë paradok-sale, kjo grua që ka punuar në një pozicion kaq të vështirë dhe që ka humbur shënde-tin mendor për shkak të saj, nuk përfiton asgjë tjetër përveç ndihmës ekonomike prej 4 mijë lekësh në muaj. Ilaçet e saj si diazepami apo amitriptylina ia mbulon “Qendra Stefan”. “Në fillim më caktuan një psikologe tek Kisha Emanuel. Ishte një ndihmë shumë e madhe për mua se, kur dola nga depresioni, isha si një fëmijë. Ndërsa, tani shkoj për seancë një herë në tri javë tek “Qendra Stefan”, ku më japin

edhe ilaçet falas”, tregon Edlira Shtylla. Ne kemi përpara rastin e një gruaje me

diagnozën depresion, me shëndetin e të cilës është e lidhur edhe mirërritja e fëmi-jëve. Ndonëse, ekziston ligji nr 44/2012 “Për mbrojtjen e shëndetit mendor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për perso-nat me çrregullime të shëndetit mendor”, zbatimi i tij në jetën e Edlira Shtyllës nuk gjendet. Neni 2 i ligjit, “për sigurimin e një mjedisi social të përshtatshëm për personat me çrregullime të shëndetit mendor…”apo neni 6, pika g që thotë se këta persona kanë të drejtën për t’iu siguruar kushtet e përsh-tatshme jetësore, higjienike, të ushqyerjes dhe sigurisë, nuk janë zbatuar. Ka bërë shkollën e veterinarisë, mbledh kanaçe me foshnjen

Ka bërë shkollën e mesme për zoovete-rinari, por kurrë nuk i është dhënë rasti ta ushtrojë. Edlira Shtylla thotë se mund të ishte marrë me injeksionet e kafshëve, vegjetacionin dhe ndarjen ushqimore, por këto mbetën për të në librat e rinisë. Jeta i ofroi punët që nuk i bën dot shumica e njerëzve, si mirëmbajtja e varreve. Pas sëmundjes është gjendur pa punë.

Për më tepër: www.77news.al

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 13 NËNTOR 2012

PIRRACI-U6 ofron vend pune SEKRETARE. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Historia e gruas kryefamiljare, Edlira ShtyllaPësoi depresion nga puna në varreza, lihet me 4 mijë lekë ndihmë ekonomike!

Edlira Shtylla

Page 6: Gazeta 77 news botimi nr 252

77 NEWS

Admiruesit e djathit kanë shumë pak mundësi të vuajnë nga diabeti i tipit 2,

sipas një studimi britanik. Ju doni të gjeni një arsye përse duhet të hani djathë? Shkencë-tarët e Universitetit të Oksfordit kanë dalë në rezultatin se ata që hanin djathë, i ulej rre-

ziku të kishin diabetin e tipit 2 me raportin e 12% kundrejt atyre që nuk e konsumonin atë. Diabeti i tipit 2 është një sëmundje e karakterizuar nga një nivel i lartë glukozë në gjak. Ato paraqesin 90% të rasteve me këtë lloj diabeti. Studimi është bazuar në ana-lizën e 8 shteteve evropiane. Studiuesit kanë krahasuar regjimin e 12 403 pjesëmarrësve të anketuar me diabet me ato të zgjedhur rastësisht. Ata që hanë shumë djathë, kanë konsumuar më shumë se 56 gram në ditë, ndërsa të tjerët më pak se 11 gram në ditë. Rezultatet ndryshojnë nga shteti në shtet. Francezët janë njohur si admiruesit më të mëdhenj të djathit dhe kanë më pak rrezik të bëhen diabetikë sesa anglezët që e konsumo-

jnë shumë. Cili është djathi më i privilegjuar dhe sa është sasia ideale e përditshme? Ky studim nuk i përgjigjet në mënyrë preçize. Përsa i përket çështjes për të cilën adhuruesit e djathit do të jenë më mirë të armatosur kundër diabetit, studiuesit ia bëjnë akoma këtë pyetje vetes së tyre. Atëherë që rreziku i diabetit të tipit 2 rritet tek personat që janë në mbipeshë, shkencëtarët rrinë me të kujdesshëm dhe rekomandojnë konsumi-min e djathit me kujdes, gjithmonë me një regjim të ekuilibruar. Më e mira do të jetë të preferoni djathë pa yndyrë që të mos iu shkaktojë probleme kardiake.

Matilda Pepawww.77news.al

Përdorni kremra të përshtatshëm Me ndryshimin e kushteve atmosfe-

rike, edhe kujdesi ndaj lëkurës suaj duhet të ndryshojë. Gjatë ditëve të ftohta, në vend të kremrave të bazuar në ujë, më së miri do të

ishte të përdorni ata që janë të pasur me vaj. Vaji krijon shtresën mbrojtëse, duke ruajtur lagështinë më mirë se çdo prodhim tjetër i kozmetikës. Kujdes hidratimin

Ajri gjatë ditëve të ftohta natyrisht e than lëkurën, prandaj ka nevojë për hidra-tim shtesë. Çdo ditë konsumoni një deri dy litra lëngje dhe rregullisht konsumoni fruta dhe perime. Molla, selino dhe trangujt janë artikujt që përmbajnë sasi të madhe të ujit, prandaj dhe hidratojnë lëkurën. Vaji i peshkut

Studimet kanë treguar se vaji i peshkut me aminoacide ‘omega 3’ parandalon tharjen e lëkurës. Personat që e përdorin rregullisht,

dallohen për nga përmirësimi i lëkurës, flokut dhe thonjëve. Shmangni ujin e ngrohtë!

Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë iu kënaq, mos e bëni një gjë të tillë. Uji i ngrohtë dëm-ton kapilarët dhe dëmton shtresën mbrojtëse të lipoideve, duke shkaktuar tharjen e lëkurës. Mos lëpini buzët!

Kur buzët tuaja të pëlcasin, vetëm sa do të përkeqësoni gjendjen e tyre nëse i lëpini ato. Në vend të kësaj, përdorni balsam për buzë apo në shtëpi mund të përgatisni diçka në mënyrë të thjeshtë, disa pika vaj ulliri, duke i përzier me të njëjtën sasi të mjaltit.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E MARTË, 13 NËNTOR 2012KURIOZITETE

VLLAZNIMIVLLAZNIMI

Lagjia ‘’Beslidhja”, Rr. ‘’Kosova”, Lezhëe-mailllllllllllllllllllllllllllll

Tel&fax: +355 215 22 469cel: +355 68 20 42 770

Diabeti: Për ta parandaluar, konsumoni djathë!

Si të shmangni tharjen e lëkurës në ditët e ftohta!

Kompania FINAL ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 news botimi nr 252

77 NEWS

Në emër të Unionit të Krijuesve dhe Artistëve pranë Bankës së Ideve në

Universitetin "Vitrina", Kozeta Zavalani, Sokol Meçollari, Irida Hazizi dhe Luljeta Hasani ishin të ftuar në një veprimtari kulturore-artistike, në qytetin e bukur të Durrësit. Kjo veprimtari e ndërtuar në formën e një mbrëmjeje artistike, ku gërshetoheshin bukur poezia, piktura dhe muzika, u organizua nga poeti e shkrim-tari i njohur Ardi Omeri, si "Ditëlindja ime mes miqsh".

Rrallë ndodh që në prag të ditëlindjes, një poet të festojë promovimin e një libri, nën shoqërinë e tingujve të ëmbël të ki-tarës, që luan në sfond tango pa pushim dhe në praninë e ngjyrave hirplota të një ekspozite me piktura, me punime nga Iri-da Hazizi, Sokol Meçollari, Mikel Zavalani dhe Gavril Priftuli. Takimi u përshëndet

nga të ftuar dhe miq të artit dhe të Ardit, poetë, shkrimtarë dhe publicistë. Në emër të Unionit të Krijuesve dhe Artistëve dhe të Universitetit "Vitrina", përshëndeti Koordinatorja e Bankës së Ideve, znj. Ko-zeta Zavalani, ku në fjalën e saj solli uri-met më të mira nga Universiteti "Vitrina". Ashtu si një takim mes miqsh, takimi ishte i ngrohtë ku u recituan poezi dhe u dëgjua muzikë në nder të një poeti mik. E bukur bota e artit, në një ambient me ndriçim perfekt, me rafte librash, bibliotekë dhe një sallë të vogël komode kaq të ngrohtë.

Ky është ambienti i Klubit të Artit dhe Kulturës “Sigal” në qytetin bregdetar të Durrësit.

Takimi vazhdoi me tinguj poetikë dhe përfundoi me urimin më të mirë për artis-tin nga të gjithë të pranishmit.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

E MARTË, 13 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 19 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Venusi dhe disa planete të tjerë do e mbrojnë sot jetën tuaj në çift, por disa të tjerë mund të sjellin probleme.

Demi: Marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë më e mirë nëse ju nuk tregoheni aq autoritarë sa më parë.

Binjakët: Dita e sotme do të jetë e zymtë për çiftet. Do keni zenka, grindje, mbase edhe ndonjë ndarje të mundshme.

Gaforrja: Marsi, Planeti i gjallërisë dhe dëshirave do iu japë edhe më shumë sharm. Lumturia në çift do jetë e garantuar sot.

Luani: Ju që jeni në çift do merreni edhe më shumë me jetën sentimentale. Marsi do ua shtojë edhe më shumë dëshirën për të përjetuar momente të lumtura.

Virgjëresha: Nëse bashkëjetoni me dikë, një menaxhim i keq i financave të përbashkëta mund të sjellë probleme.

Peshorja: Xhelozia do i rrethojë gjatë gjithë kohës çiftet dhe për këtë duhet të tregoheni mjaft vigjilentë.

Akrepi: Saturni dhe Marsi do ua shtojnë pasionin në lidhjen tuaj. E gjithë kjo do të bëjë marrëdhënien tuaj edhe më të bukur.

Shigjetari: Jeta në çift do jetë pak e kontraktuar. Në disa momente do duket se marrëdhënia juaj është e fortë.

Bricjapi: Dielli do ndikojë mjaft në li-dhjen tuaj dhe do e bëjë atë më harmonike se më parë. Partneri do iu përkëdhelë dhe do iu mbështesë në çdo gjë.

Ujori: Dita e sotme do jetë shumë e mirë dhe e favorshme për të gjithë.

Peshqit: Do keni nevojë për qen-drueshmëri në çift. Kjo ditë do jetë shumë e favorshme për ju.

Klevkoceku ofron vende pune Operator/e. Drgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Banka e Ideve në "Ditëlindja ime mes miqsh" të poetit Ardi Omeri!

Page 8: Gazeta 77 news botimi nr 252

77 NEWS E MARTË, 13 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Libri "Turqia e Re e Erdoganit të Madh", pas promovimit në disa qytete të

ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, më në fund i erdhi radha edhe qytetit të Lushnjës. Libri "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" është një vepër e Lëvizjes Shqipëria e Re dhe Qendrës së Mendimit Pozitiv. Për-faqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, z.Çerçiz Loloçi, pasi përshëndeti pjesëmarrësit, e cilësoi këtë libër si një model pozitiv për të gjithë shqiptarët. Libri flet për Turqinë e re, Turqinë moderne, sidomos duke u fokusuar në dhjetë vitet e fundit. 'Lëvizja Shqipëria e Re' frymëzohet nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim dhe lideri i saj, z. Erdogan", u shpreh z.Loloçi. Sipas tij, para qeverisjes së Erdoganit Turqia ka patur problematika në shumë fusha

të jetës, sidomos në aspektin politik dhe social. "Pas ardhjes në pushtet, të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe liderit Erdo-gan, falë refomave konkrete dhe të rëndë-sishme, u bë e mundur që Turqia të arrijë një zhvillim të jashtëzakonshëm, pasi ajo sot është një fuqi me ndikim në Ballkan, Europë dhe në botë", tha përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re. Më tej z. Loloçi tha se libri përmban ndër të tjera edhe të dhëna nga shtypi botëror dhe nga site të kryeministrisë turke. "Trekëndëshi Anka-ra-Prishtinë-Tiranë, mund të përfitojë nga kjo vepër duke e marrë si model pozitiv", u shpreh z.Loloçi. Përfaqësuesi i LSHR-së tha së Turqia sot është një ndër vendet më të zhvilluara të botës dhe një aleate e rën-dësishme e perëndimit. Koordinatorja e

Qendrës së Mendimit Pozitiv, Mira Përlala tha se ky libër vjen mbi të gjitha si model pozitiv. "Erdogani përmirësoi jetën sociale, ekonomike, politike të Turqisë vetëm falë pozitivitetit të tij", u shpreh Përlala. Ajo ndër të tjera tha se ky produkt vjen nga Qendra e Mendimit Pozitiv, i cili nuk është i vetmi dhe nuk do të jetë as i fundit. Duhet të kemi edhe ne një model pozitiv, siç bëri edhe Erdogani.

Edhe pjesëmarrësit në këtë promovim u shprehën entuziastë dhe mbështetën fuqishëm nismën e ndërrmarë nga Lëvizja Shqipëria e Re dhe Qendra e Mendimit Pozitiv, duke sjellë në shqip këtë libër.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Loloçi: Turqia e sotme, një model pozitiv për shqiptarët në të gjitha viset!

Libri "Turqia e Re e Erdoganit të Madh" promovohet në Lushnje