gazeta e dhjetorit 2009

12
NGJALLJA Nr. 12 (203) Viti XVII i botimit DHJETOR 2009 Çmimi 20 lekë Gëzuar Krishtlindjet! Shenjtëria Juaj, Papa i Romës, Zoti Benedikt, “Qoftë i bekuar Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, që sipas përdëllimit të tij të shumtë, na lindi përsëri në një shpresë të gjallë, me anë të ngjalljes së Jisu Krishtit prej së vdekurish” (1 Petr. 1:3). Dita e sotme është historike për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë. Për herë të parë, një përfaqësi zyrtare e saj viziton Kishën e Romës dhe ka nderin dhe gëzimin e komunikimit personal me Shenjtërinë Tuaj, mendimtarin e thellë, theologun e shquar, mbrojtësin e paqes dhe të drejtësisë, luftëtarin për mirëkuptim reciprok midis popujve, udhëheqësin krijues kishtar. Përshëndetja e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipë- risë, drejtuar Shenjtërisë së Tij Papës së Romës, Benediktit XVI Fortlumturi, “Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jisu Krisht” (2 Sel. 1,2). Jam i gëzuar t’i uroj një mirëseardhje vëllazërore Fortlumturisë Suaj dhe përfaqësuesve të tjerë të shquar të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që ju shoqërojnë sot. Kujtoj me mirënjohje, edhe pse në një rast të trishtuar, takimin tonë në funeralin e Papës Joani Pavli II. Kujtoj, madje me kënaqësi, që vetë paraardhësi im pati rastin t’Ju takonte në Tiranë, gjatë vizitës së Tij apostolike. Siç është e njohur, Iliriku e pranoi Ungjillin që nga kohët apostolike (2 Sel. 17,1; Rom. 15,19). Që atëherë mesazhi shpëtues i Krishtit ka sjellë fryte në atdheun tuaj deri në ditët tona. Siç dëshmojnë shkrimet më të hershme të kulturës suaj, të mbërritura deri tek ne, një formulë pagëzimi T akim historik i Kryepiskopit të T iranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit me Papën Benedikti XVI Përshëndetja e Papës Benedikti XVI drejtuar Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Anastasit Aktiviteti misionar i Fortlumturisë Suaj është i njohur Dita e sotme është historike për Kishën tonë - Në datat 3 deri më 8 dhjetor, Fortlumturia e Tij Anastasi, kreu vizitën e parë zyrtare të një primati të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në Kishën e Romës. Ai shoqërohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Nikolla, Episkopi i Krujës, Hi- rësia e Tij Andoni, Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Protopresviter Jani Trebicka dhe Dhjakon Anastas Bendo. - (Vijon në faqen 7-8) (Vijon në faqen 7) Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjatë shekullit të 20-të pësoi një nga persekutimet më të frikshme. Nga viti 1944 deri më 1967, ky persekutim kishte formën e njohur të trysnisë që kaluan edhe kishat e tjera në Evropën Lindore. Por nga viti 1967 deri më 1990, Kisha në Shqipëri arriti, në tërë kuptimin e fjalës, në portat e Hadhit. Ndalimi në Kushtetutë i çdo shprehje të besimit fetar dhe persekutimi i pareshtur, e shpërbënë atë krejtësisht. Me hirin dhe fuqinë e Perëndisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, tetëmbëdhjetë vitet e fundit jeton në një atmosferë ngjallësore, një epokë apostolike. U ringrit nga themelet me ritme të shpejta, duke i bashkuar të gjithë të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë, pavarësisht prejardhjes etnike. U zhvillua në mënyrë në latinisht dhe një himn bizantin mbi Ngjalljen e Zotit, besimi i etërve tanë të krishterë ka lënë gjurmë të shkëlqyera dhe të pashlyeshme që nga fillimet e para të historisë, të letërsisë dhe arteve të popullit tuaj.

Upload: kishaorthodhokse

Post on 26-Oct-2014

40 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Gazeta e Dhjetorit 2009

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e Dhjetorit 2009

DHJETOR 2009 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 12 (203) Viti XVII i botimit DHJETOR 2009 Çmimi 20 lekë

Gëzuar Krishtlindjet!

Shenjtëria Juaj, Papa i Romës, Zoti Benedikt,“Qoftë i bekuar Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, që sipas

përdëllimit të tij të shumtë, na lindi përsëri në një shpresë të gjallë,me anë të ngjalljes së Jisu Krishtit prej së vdekurish” (1 Petr. 1:3).

Dita e sotme është historike për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqi-përisë. Për herë të parë, një përfaqësi zyrtare e saj viziton Kishën e Romësdhe ka nderin dhe gëzimin e komunikimit personal me Shenjtërinë Tuaj,mendimtarin e thellë, theologun e shquar, mbrojtësin e paqes dhe të drejtësisë,luftëtarin për mirëkuptim reciprok midis popujve, udhëheqësin krijues kishtar.

Përshëndetja e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipë-risë, drejtuar Shenjtërisë së Tij Papës së Romës, Benediktit XVI

Fortlumturi,

“Hir mbi ju dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti JisuKrisht” (2 Sel. 1,2).

Jam i gëzuar t’i uroj një mirëseardhje vëllazërore Fortlumturisë Suajdhe përfaqësuesve të tjerë të shquar të Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë, që ju shoqërojnë sot. Kujtoj me mirënjohje, edhe pse nënjë rast të trishtuar, takimin tonë në funeralin e Papës Joani Pavli II.Kujtoj, madje me kënaqësi, që vetë paraardhësi im pati rastin t’Ju takontenë Tiranë, gjatë vizitës së Tij apostolike.

Siç është e njohur, Iliriku e pranoi Ungjillin që nga kohët apostolike(2 Sel. 17,1; Rom. 15,19). Që atëherë mesazhi shpëtues i Krishtit ka sjellëfryte në atdheun tuaj deri në ditët tona. Siç dëshmojnë shkrimet më tëhershme të kulturës suaj, të mbërritura deri tek ne, një formulë pagëzimi

Takim historik i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasitme Papën Benedikti XVI

Përshëndetja e Papës Benedikti XVI drejtuar Kryepiskopit tëTiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së TijAnastasit

Aktiviteti misionar i FortlumturisëSuaj është i njohur

Dita e sotme është historike për Kishën tonë

- Në datat 3 deri më 8 dhjetor, Fortlumturia e Tij Anastasi, kreu vizitën e parë zyrtare të një primati të Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë në Kishën e Romës.

Ai shoqërohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Nikolla, Episkopi i Krujës, Hi-rësia e Tij Andoni, Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Protopresviter Jani Trebicka dhe Dhjakon Anastas Bendo. -

(Vijon në faqen 7-8)

(Vijon në faqen 7)

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjatë shekullit të 20-tëpësoi një nga persekutimet më të frikshme. Nga viti 1944 deri më 1967,ky persekutim kishte formën e njohur të trysnisë që kaluan edhe kishat etjera në Evropën Lindore. Por nga viti 1967 deri më 1990, Kisha nëShqipëri arriti, në tërë kuptimin e fjalës, në portat e Hadhit. Ndalimi nëKushtetutë i çdo shprehje të besimit fetar dhe persekutimi i pareshtur, eshpërbënë atë krejtësisht. Me hirin dhe fuqinë e Perëndisë, KishaOrthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, tetëmbëdhjetë vitet e fundit jetonnë një atmosferë ngjallësore, një epokë apostolike. U ringrit nga themeletme ritme të shpejta, duke i bashkuar të gjithë të krishterët orthodhoksëtë Shqipërisë, pavarësisht prejardhjes etnike. U zhvillua në mënyrë

në latinisht dhe një himn bizantin mbi Ngjalljen e Zotit, besimi i etërvetanë të krishterë ka lënë gjurmë të shkëlqyera dhe të pashlyeshme qënga fillimet e para të historisë, të letërsisë dhe arteve të popullit tuaj.

Page 2: Gazeta e Dhjetorit 2009

2 NGJALLJA DHJETOR 2009

Pritje e ngrohtë dhe vëllazëroreNë datat 3 deri më 8 dhjetor,

Fortlumturia e Tij Anastasi, kreuvizitën e parë zyrtare të një prima-ti të Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë në Kishëne Romës.

Ai shoqërohej nga Mitropolitii Korçës, Hirësia e Tij Joani, Epi-skopi i Apollonisë, Hirësia e TijNikolla, Episkopi i Krujës, Hirë-sia e Tij Andoni, Kryesekretarii Sinodit të Shenjtë, Protopres-viter Jani Trebicka dhe Dhja-kon Anastas Bendo.

Në aeroportin e Fiumiçinos, nëRomë, Kryepiskopi u prit nga drej-tuesi i Kongregacionit Pontifik përPromovimin e Unitetit të të Krish-terëve, kardinal Walter Kasper, Se-kretari i këtij Këshilli, Hirësia e tijEpiskopi Bryan Farrel, konsulli iShqipërisë në Romë, zëvëndësamba-sadorja e Shqipërisë pranë Selisësë Shenjtë, Ambasadori i Greqisënë Vatikan etj. Në darkën e datës3 dhjetor, Kardinali Walter Kaspershtroi një darkë zyrtare për nder tëdelegacionit të Kishës së Shqipë-risë, ku morën pjesë Zevendësse-kretari i Shtetit Fernando Filoni,kardinali Bernard Low i Bostonitdhe ipeshkëv të tjerë, ambasadorë,theologë e të ftuar.

Në përshëndetjet e mbajtura mekëtë rast nga kardinali WalterKasper dhe Kryepiskopi Anastas,u bënë përshëndetjet e rastit dhe utheksua nevoja për të zhvilluar mëtej marrëdhëniet midis të krishte-rëve romano-katolikë dhe atyreorthodhoksë jo vetëm në dialogune ndërsjellë, por edhe në lëvizjenekumenike dhe më gjerë në botë,për të treguar vlerat që ofron besimii krishterë dhe mundësitë e reja qëi ofron mbarë njerëzimit në një sho-qëri tashmë globale dhe shumë-formëshe.

Në datën 4 dhjetor, Kryepi-skopi së bashku me delegacionin,bëri së pari një pelegrinazh nëKatedralen e Shën Petrit në Romëdhe u lut në vendin ku ndodhet lip-sani i tij, në kriptën e hershme tëBazilikës, të ndërtuar nga Shën Kon-standini i Madh për nder të apostu-llit të shenjtë. Pas kësaj delegacioniu nis për në Selinë Papale, i shoqë-ruar nga kardinali Walter Kasper.

Takimi me Papën Benedikti XVIu krye në një atmosferë vëllazërore,fillimisht me një takim personalmidis dy primatëve, e pastaj në njëtakim të gjerë me delegacionin qëshoqëronte Kryepiskopin Anastas,ku mori pjesë edhe kardinali Kasperbashkë me disa nga personat estafit që shoqëruan delegacioningjatë vizitës së tij në Romë.

Më pas u shkëmbyen fjalimet erastit (shih fq. 1,6,7)

Pas urimeve të bëra me këtë rastu shkëmbyen dhuratat simbolike.Kryepiskopi Anastas i dhuroi Papësnjë Ungjill liturgjikal orthodhoks prejargjendi, duke thënë: “Duke ditur seUngjilli dhe Liturgjia kanë qenë qe-ndra e punës dhe jetës suaj, unë kamsjellë si dhuratë, në kujtim të këtijtakimi historik, një botim të Ungjillitorthodhoks liturgjikal, në origjinalingreqisht, që unë kam përgatitur disavite më parë, i lidhur në argjend,ku janë gdhendur skenat kryesoretë jetës së Krishtit”. Papa Bene-dikti XVI i dhuroi KryepiskopitAnastas një potir të artë.

Në pasditen e po kësaj diteKryepiskopi bëri një vizitë në Insti-

tutin Pontifikal Oriental, ku përshë-ndeti trupën pedagogjike dhe stu-dentët e këtij Instituti, në të cilinstudiojnë edhe mjaft klerikë e be-simtarë orthodhoksë. Dekani i këtijInstituti atë Ferugia bëri një për-shkrim mbresëlënës të jetës dhe ve-prës së Kryepiskopit Anastas, dukerikujtuar kontributin e tij si në misio-narizmin orthodhoks, në ringritjene Kishës së Shqipërisë, ashtu edhenë afrimin e të krishterëve midistyre. Kryepiskopi nga ana e tij nëpërshëndetjen theksoi se krishterimingelet aktual dhe ende i pahulum-tuar deri në fund për mundësitë ejashtëzakonshme që i fal njerëzimitnë zgjidhjen e problemeve të kohësmoderne. Krishti ngelet shpresa ebotës, i Cili është, ishte dhe që dotë vijë, i gjithëpushtetshmi”, kësajradhe nga e ardhmja për t’i dhënëshpëtimin final botës.

Më pas Kryepiskopi i ftuar ngakomuniteti i San Exhidios, vizitoibazilikën e shën Bartolomeut nëishull, një qendër aktive e këtij ko-muniteti, ku bëhet një punë shpir-tërore me emigrantë, të rinj intele-ktualë, të varfër dhe njerëz në ne-vojë, duke i ndihmuar ata në nevojate tyre. Pas kësaj kryetari i komuni-tetit të San Exhidios, Prof. AndreaRikardi, i shoqëruar nga Imzot Paliashtruan një darkë për nder të Krye-

Takim historik i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasitme Papën Benedikti XVI

Page 3: Gazeta e Dhjetorit 2009

DHJETOR 2009 NGJALLJA 3

Takim historik i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasitme Papën Benedikti XVI

piskopit Anastas dhe delegacionitqë e shoqëronte. Pas darkës komu-niteti i San Exhidios e ftoi Kryepi-skopin të ishte i pranishëm në lutjene mbrëmjes të kryer në kishën eSanta Maria in Trastevere, ku ishtembledhur një numër i madh besim-tarësh për të pritur KryepiskopinAnastas.

Kryepiskopi në përshëndetjen etij theksoi midis të tjerave faktin se“ka shpresë! Ne të krishterët gu-xojmë që të shpresojmë, madje edhenë periudhat më të errëta të botësdhe të jetës sonë personale. Kashpresë në përpjekjen për paqe dhedrejtësi, kur mbështesim dinjitetine çdo personi njerëzor, pavarësishtorigjinës, edukimit, bindjeve; kurngulim këmbë në detyrimin e re-ciprocitetit midis njerëzve dhepopujve, kur intensifikojmë për-pjekjet tona për respekt të vërtetëndaj krijesës”.

Në datën 5 dhjetor, Fortlum-turia e Tij Anastasi dhe delegacioniqë e shoqëronte, bëri një vizitë nëKongregacionin Pontifikal për Pro-movimin e Unitetit të Krishterë, tëdrejtuar nga kardinal Walter Kas-per. Gjatë këtij takimi KryepiskopiAnastas bëri një ekspoze të zhvilli-meve të fundit kishtare në Shqipëri,të vështirësive të panumërta gjatëringritjes së saj dhe të bekimeve tëdhuruara dorëhapët nga Perëndiapër popullin e Kishës sonë të mar-tirizuar. Në mënyrë të veçantë,Kryepiskopi shtjelloi realitetin emarrëdhënieve midis orthodhoksë-ve dhe romano-katolikëve në Shqi-përi, duke pohuar se ato janë shu-më të mira dhe vëllazërore në tëgjitha drejtimet dhe kjo lidhje përbënnjë kontribut të rëndësishëm nëmbarë ecurinë e dialogut ndërfetarnë Shqipëri midis të krishterëvedhe komuniteteve myslimane sunidhe bektashi në Shqipëri dhe në

krijimin e një klime jo vetëm tole-rance, por edhe bashkëjetese nëbazë të parimit të reciprocitetit dhemirëkuptimit të ndërsjellë.

Nga ana e tij kardinali WalterKasper vlerësoi kontributin e ja-shtëzakonshëm të KryepiskopitAnastas në promovimin e unitetittë të krishterëve, aktivitetin e tij tënjë rëndësie parësore në KëshillinBotëror të Kishave dhe në organiz-ma të tjerë, rolin e e Tij në dialogun

për shpresën se në të ardhmen dotë zhvillohen akoma edhe shumë,në kah pozitiv.

Në po këtë ditë KryepiskopiAnastas i bëri një vizitë edhe kardi-nalit Leonardo Sandri, drejtues iKongregacionit Oriental dhe nëKolegjin Pontifikal Oriental.

Ndërsa në mbrëmje, i shoqëruarnga kardinali Walter Kasper, Krye-piskopi bashkë me delegacioninvizituan bazilikën e njohur të Shën

midis orthodhoksëve dhe romano-katolikëve, duke nxjerrë në pahvizionin tepër të gjerë dhe realistqë ai ka shfaqur me anë të fjalime-ve dhe shkrimeve të tija. Ai shprehedhe një herë se ndihet shumë ilumtur për faktin se sot marrëdhë-niet midis të krishterëve ortho-dhoksë dhe romano-katolikë janëvëllazërore e tepër të ngrohta dhe

Pavlit jashtë mureve të Romës, kundodhen lipsanet e apostullit tëmadh të kombeve dhe një pjesë eprangave të Tij, gjatë kohës kur aindodhej i burgosur në Romë, paramartirizimit.

Ditën e diel, 6 dhjetor, të kre-mten e shën Nikollës, Kryepiskopi

Pritje e ngrohtë dhe vëllazëroreAnastas ishte i pranishëm në Litur-gjinë Hyjnore me këtë rast në ki-shën e shën Theodhorit, të eksarki-së së Patriarkanës Ekumenike nëRomë. Pas mbarimit të Liturgjisë,Kryepiskopi Anastas përshëndetibesimtarët orthodhoksë të mble-dhur aty me këtë rast.

Pasdite, Kryepiskopi Anastasdhe delegacioni i Kishës së Shqipë-risë, i shoqëruar nga Imzot BryanFarrel dhe Imzot Elefterio Fortino,bëri një vizitë në manastirin e Gro-taferatës, që siç dihet është një ma-nastir me rit lindor dhe zbaton rre-gullën e Shën Vasilit të Madh.Kryepiskopi u takua me abatin ekëtij manastirin, atë Emilianin, njëarbëresh i Sicilisë, si edhe me vë-llezër të këtij manastiri të famshëm,po arbëreshë, qendër e kulturës bi-zantine në Itali. Ai ka qenë njëqendër e shenjtë për bizantinët ekohës e më pas për grekët dhearbëreshët e Italisë së Jugut, e njo-hur në mbarë botën për dorë-shkrimet dhe lipsanet e ruajtura mekujdes nga shekujt e parë tëkrishterimit.

Kryepiskopi vizitoi kriptën eshën Nilit (910-1004), që është njënga shenjtorët e mëdhenj të Italisësë Jugut, në kohën kur këto viseishin nën perandorinë e Bizantit.Kryepiskopi i përgëzoi murgjit përkontributin e tyre të jashtëzakon-shëm në ruajtjen e kulturës shpi-rtërore orthodhokse bizantine dhei lavdëroi për përpjekjet e mëdhatë bëra në restaurimin e dorëshkri-meve të hershme, që kanë një vlerëtë pallogaritshme për kulturën embarë njerëzimit.

Më pas, sipas traditës murgë-rore bizantine të mikpritjes, u shtruanjë tryezë e pasur për nder tëKryepiskopit dhe të delegacionit qëe shoqëronte.

(Vijon në faqen 4)

Page 4: Gazeta e Dhjetorit 2009

4 NGJALLJA DHJETOR 2009

15 vjet nga hapja e përkujdesjeve të para ditore të Kishës sonë

Përkujdesja ditore “Frymë Dashurie”, në Durrës,organizoi një festë me rastin e 15-vjetorit të hapjes, kupjesëmarrës qenë prindërit dhe të afërmit e fëmijëve,klerikë dhe të ftuar. Fëmijët kishin organizuar me këtërast një shfaqje mjaft të këndshme.

Ky kopsht frekuentohet nga 70 fëmijë, të moshës trederi në gjashtë vjeç. Mjediset janë mjaft të mira dhe mekushte bashkëkohore. Ai u jep fëmijëve edhe mundësinëqë kur mbushin moshën të ndjekin aty edhe shkollën filloree më pas 9-vjeçaren.

Juliana Plaku

Me rastin e 15-vjetorit të kopshtit “Frymë Dashurie”,në Lushnjë, u organizua një koncert, ku pjesëmarrës ishintë gjithë prindërit e fëmijëve, si dhe të ftuar.

Këtë përkujdesje e frekuentojnë 64 fëmijë të moshëstre deri në gjashtë vjeç. Prindërit e fëmijëve që janë nëkëtë kopsht janë mjaft të kënaqur. Përgjegjësja e kopshtitAurora Kurti u shpreh se po diskutohet edhe për ta pasurkopshtin me drekë, pasi janë prindërit që e kërkojnë njëgjë të tillë, të cilën shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt.

LushnjëDurrës

- Tashmë ato janë 17 dhe shtohen kërkesat për shtimin e tyre dhe zgjerimin e shërbimeve që ofrojnë -

Nën kujdesin atërordhe me mundësitë e kri-juara nga Fortlumturia eTij, Kryepiskopi Anastasdhe me nismën e Grupittë Grave Orthodhokse tëqytetit të Tiranës, në vitin1994 u hap Përkujdesjae parë Ditore e Kishëssonë. Përkujdesje ditoreu hapën në vazhdim edhenë qytete të tjera. Kjo upasua nga hapja e dy për-kujdesjeve të tjera nëDurrës e Korçë, e më pasedhe në qytete të tjera.

Aktualisht funksionoj-në 17 përkujdesje ditore,në Tiranë, Durrës, Kavajë,Korçë, Lushnjë, Elbasan,Cërrik, Gjirokastër (2),Tepelenë, Dervician, Sara-ndë, Pogradec, Shkodër,Vlorë, Përmet, Berat.

Takim historik i Kryepiskopit të Tiranës,Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,

Anastasitme Papën Benedikti XVI

Pritje e ngrohtë dhevëllazërore

(vijon nga faqja 3)

Ditën e hënë, 7 dhjetor, Kryepiskopi Anastas vizitoibazilikën e shën Klementit të Romës, ku u fal përpara lipsanittë këtij shenjtori të madh dhe të shën Ignat Hyjmbajtësit. Kjoështë një kishë njihet në mbarë botën, edhe sepse në të ndodhetvarri dhe lipsani i shenjtorit të madh misionar Kirillit ngaSelaniku dhe është vend pelegrinazhi për gjithë besimtarët ekrishterë dhe veçanërisht për orthodhoksët sllavë.

Pas kësaj u vizitua kisha e Santa Maria Maggiore, nëRomë, ku Kryepiskopi u prit nga kardinali Low e besimtarëtë shumtë. Fortlumturia e Tij u fal përpara Grazhdit ku eTërëshenjta Mari vuri Jisuin foshnjë të porsalindur. Më pasKryepiskopi përshëndeti besimtarët e pranishëm e bekoi fëmijëte vegjël.

Në fund, u vizituan edhe Kapela Sikstina dhe Muzetë eVatikanit.

Page 5: Gazeta e Dhjetorit 2009

DHJETOR 2009 NGJALLJA 5

“Bethlehem, përgatitu!Kështu fillon idhiomeli i vigjiljeve, që është

poezi e Sofronit, patriarkut të Jerusalemit. - Jevendi më i përshtatshëm ku mund të vijë Krishti.Emri Betthlehem do të thotë: Vendi i bukëve.Të shumta ishin furrat dhe e mirë buka e asajkohe në Bethlehem. Gratë mbrunin bukë dhebrumin e tyre e çonin të mbështjellë me njëpëlhurë të pastër në ndonjë furrë të Betlehemitpër ta pjekur. Kundërmonte erë të mirë gjithëBethlehemi nga pjekja e bukëve.

Por atë natë, o Bethlehem, erdhi një grua eçuditshme, e cila të solli brumin e saj. Është imbështjellë në mrekulli dhe me pëlhurë të pastërnga virgjëria e saj. Brenda Virgjëreshës Maripërgatitet buka e jetës.

Atë natë, o Bethlehem, nga vendi yt, ngavendi i Bukëve, doli Buka e ëmbël, “me anë tësë cilës ushqehen shpirtrat që kanë etje përPerëndinë”. Shpella, e cila pranon mrekullinë epashprehshme, kundërmon në mënyrë tëveçantë dhe si furrë qiellore:

“Bethlehem përgatitu, le të stoliset grazhdi.Shpella le të presë, erdhi e vërteta, hija shkoidhe Perëndia u shfaq prej Virgjëreshës tenjerëzit, duke marrë formën tonë dhe për tahyjnizuar, prandaj Adami përsëritet me Evënduke thirrur: u duk mbi dhé mirëdashja për tëshpëtuar gjindjen tonë” (Idhiomeli eKrishtlindjeve).

“Bethlehem, përgatitu!”Tek ti do të shfaqet mrekullia e madhe;

mrekullia që Perëndia u bë njeri, por edhemrekullia që njeriu të bëhet Perëndi. Imagjinoniargjendarin të kërkojë pak dhé nga dikush dukethënë: “Më jep dhé, të ta kthej flori”.

Diçka të tillë, dhe pakrahasimisht më tërëndësishme, bëri Perëndia. Mori trup ngaVirgjëresha dhe e shenjtëroi atë. Prandaj thotëhimnografi:

“Tani parathënia profetike nxitohet tëpërmbushet. Ajo thotë mistikërisht: dhe ti Beth-lehem dheu i Judës nuk je më i vogël. Se prejteje do të dalë krijetar i kombeve i lindur prejvajzës Virgjëreshë, Krishti Perëndia ynë, i Cilido të kullosë popullin e tij, Izraelin e ri; le t’Ijapim të gjithë madhështi”.

* * *Me mishërimin Perëndia bëhet njeri, me

qëllim që njeriu të bëhet Perëndi. Mbreti bëhetshërbëtor, që të bëhet njeriu i skllavëruartrashgimtar i Parajsës. Perëndia i përsosur bëhetnjeri i përsosur. Mishërimi mbetet mister. Nuke nxë logjika dhe nuk mund ta konceptojë qëFjala e pafundme e Perëndisë, Perëndia i pa-

nxënshëm, u nxu brenda Virgjëreshës. Për tëdy ikonat që në esencë është Krishti si Perë-ndinjeri, flet idhiomeli i Mbrëmësores së Krisht-lindjeve, poezia e Gjermanoit, patriarkut tëKonstandinopojës:

“Ejani të ngazëllohemi më Zotin, duketreguar këtë mister. Muri i gardhit ra, shpata eflaktë iku dhe keruvimet sjellin drurin e jetës.Dhe unë pjesëtoj dëfrim të Parajsës, prej sëcilës u dëbova më parë nga mosbindja, se korae pandryshuar e Atit, karakter i amshimit të tijmerr fytyrë robi, i lindur prej nëne të pamartuar,pa pësuar ndryshim. Se mbeti siç ishte dukeqenë Perëndi nga njeridashja. Atij le t’i thërre-sim: O Perëndi që linde prej Virgjëreshës, më-shirona” (Idhiomeli e Mbrëmësores).

Mjaftojnë dy fjalë, “Krishti” dhe “lind”, qëtë mbushin me ngazëllim zemrën e besimtarit.

Krisht! Një fjalë me kuptim të dyfishtë: prekdhe mbush qiellin dhe tokën. Brenda fjalës“Krisht” fshihet Perëndia, Biri i Perëndisë, qëmori vajosjen, porosinë, pëlqimin hyjnor. Krisht= ndër njerëzit mirëdashje.

• Krisht=Perëndia mbi tokë• Krisht=Perëndia u bë njeri• Krisht=Perëndia gostiti njeriun me dashuri-

në, gëzimin dhe me jetën më të ëmbël. “Pininga vera që ju kam qerasur” (Fj. Urt. 9.5). Nëdasmën e Kanës në fund ofruan “verën më tëmirë” (Jn. 2.10). Gjithashtu për në fund ruajti Pe-rëndia verën më të mirë të dashurisë së Tij, ecila është Krishti. Mbushuni me dashurinë e Tij.

Jeta zakonisht është e hidhur. Vetëm kurvepron hiri i Krishtit, hidhërimi shndërrohet nëgëzim. Loti bëhet ngazëllim hyjnor. “Dhe mengazëllime, përhimnojeni me mall popuj dhe melavdi”.

Ode IX e kanoneve i dedikohet gjithmonëVirgjëreshës. Sidomos në oden e VIII të zbritë-soreve, himnohet Virgjëresha si misteri i Misterit.

Lindja e Krishtit është fronëzim pa shfronë-zim. Shumë mbretër, sundimtarë botërorë afetarë, fronëzohen me madhështi dhe lavdibotërore. Por pas çdo fronëzimi pason patjetërshfronëzimi. Dhe nëse nuk i shfronëzojnë krye-ngritjet e zakonshme dhe ndryshimet e situatave,sigurisht që vjen vdekja që i shfuqizon të gjithë.

Por vetëm njëri nuk do të shfronëzohet kurrë:Krishti! Si fron të Tij të parë mbi tokë, zgjodhiVirgjëreshën Mari.

• Krishti i panxënë, si Perëndi, u nxu brendabarkut të Virgjëreshës, brenda shpellës së Bethle-hemit. Nxë vazhdimisht brenda potirit të shenjtë.

• Ai që ka fronin e Tij në qiejt, u fronëzuabrenda asaj, që është më e pastër dhe më eqashtër se Keruvimet.

“O shpirt, madhështoje Marinë e nderuar dhetë lavdëruar mbi forcat engjëllore” (irmosi IX izbritësoreve).

* * *Himnografi, shën Kozma Melodi, është i

frymëzuar që nga fillimi i predikimit të shën JoanGojartit “Në Lindjen e Shpëtimtarit”: “Mistertë çuditshëm shikoj dhe s’e marr dot vesh”(E.P.E.35,462). Shën Athanasi i Madh e shikonshpellën si tempull qiellor ku kryhet misteri imadh: “Shën Maria simbolizon kishën, grazhditheroren, Josifi si prift i enorisë. Magët si kleri-kë. Barinjtë si dhjakë. Engëjt si priftërinj. Krishtisi kryeprift. Froni, Virgjëresha”

Përktheu: Rozeta Baba

* * *“Para ngjarjes së dashurisë së pafundme të

Perëndisë, si mund njeriu të mbetet apatik?Zemra e tij rreh nga mallëngjimi dhe ngazëllimihyjnor. Buzët e tij përmbledhin në dy fjalë lavdë-rimin e misterit: JA KRISHTI LIND!”

Me këto nis shën Grigor Theologu prediki-min e tij “Në ditën e Theofanisë”: “Ja Krishtilind, lavdërojeni; ja Krishti i qiellit vjen, dilnipriteni. Ja Krishti mbi dhenë, ngrihuni. Zotin pra,e lavdëroni lart e mbi dhé, dhe me ngazëllimepërhimnojeni me mall popuj dhe me lavdi.”

* * *Shumica e himneve tona të njohura janë

përkthim i teksteve të Etërve. Shën KozmaMelodi, vëllai i shën Joan Damaskinoit, poet izbritësoreve të Krishtlindjeve, e mori citimin eshën Grigor Theologut si irmos të odes së parë:

“Ja Krishti…(irmos i zbritësoreve të Krisht-lindjeve).

JA KRISHTI LIND!

Çfarë thonë himnografëtorthodhoksë për Krishtlindjet?

Page 6: Gazeta e Dhjetorit 2009

6 NGJALLJA DHJETOR 2009

sistematike me kultivimin e jetës liturgjike, të predikimit, të veprës sëkatekizmit dhe asaj të botimit; me formimin dhe dorëzimin e mbi 140klerikëve shqiptarë, ndërtimin e 145 kishave të reja, restaurimin e 70 dheriparimin e 160 kishave të tjera dhe qendrave kishtare. Dhe kryesisht,duke bërë përpjekje intensive për të udhëhequr drejt Krishtit brezin e ri.Njëkohësisht, ajo kontribuon aktivisht në përparimin e shoqërisë shqiptare,me iniciativa të rëndësishme në fushat e shëndetit, arsimit, të përkujdesjessociale, zhvillimit bujqësor, kulturës.

Personalisht, para se të merrja përsipër misionin e Primatit të Kishëssë Shqipërisë, kisha gëzimin, në fund të dhjetëvjeçarit, t’Ju takoja nëdiskutimin e tryezës së rrumbullakët për Misionin në Marburg dhe paskësaj, si profesor i Universitetit të Athinës, në takimin e theologëveorthodhoksë dhe romanokatolikë në Qendrën Ndërorthodhokse të Athinës,me temë “Das Sakrement der Weihe” (Qershor 1973). Që nga ajo kohë,ndjek përherë me një interes të madh, shkrimet Tuaja mendimthella,

E megjithatë, dëshmia më e jashtëzakonshme gjendet sigurisht nëvetë jetën. Gjatë pjesës së dytë të shekullit të shkuar, të krishterët nëShqipëri, si orthodhoksët dhe katolikët, e mbajtën të gjallë besimin megjithë regjimin ekstremisht represiv dhe armiqësor; dhe, siç është e njohurmirë, shumë të krishterë e paguan në mënyrë mizore këtë besim mejetën e tyre. Lumturisht, rënia e atij regjimi ia la vendin rindërtimit tëkomuniteteve katolike dhe orthodhokse në Shqipëri. Aktiviteti misionar iFortlumturisë Suaj është i njohur, veçanërisht për rindërtimin e vendevetë kultit, formimin e klerit dhe veprën e katekizmit që tashmë lejohen: njëlëvizje rinovuese që Fortlumturia Juaj e ka përshkruar drejt si Ngjallja.

Që kur ka fituar lirinë, Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ka qenë eaftë të marrë pjesë në mënyrë të frytshme në dialogun teologjikndërkombëtar katoliko-orthodhoks. Impenjimi Juaj në këtë drejtimpasqyron lumturisht marrëdhëniet vëllazërore midis katolikëve dheorthodhoksëve në vendin tuaj dhe ofron frymëzim për tërë popullin shqiptar,duke treguar se për të krishterët është e mundur të jetojnë në harmoni.

Në këtë dritë, duhet të nënvizojmë elementet e besimit që Kishattona ndajnë bashkë: deklarimin e përbashkët të simbolit të besimit nikeo-konstandinopojas; pagëzimin e përbashkët për shlyerjen e mëkateve dhepër t’u bërë pjesë e trupit të Krishtit dhe të Kishës; trashëgiminë eSinodeve të para Ekumenike; komunionin real, megjithëse jo perfekt, qëtashmë ndajmë me dëshirën e përbashkët, si dhe përpjekjet ebashkëpunimit, për të ndërtuar mbi atë që tashmë ekziston. Më pëlqentë kujtoj për këtë dy nisma të rëndësishme në Shqipëri: themelimin eShoqërisë Biblike Ndërkonfesionale dhe krijimin e një Komiteti përMarrëdhëniet Ndërfetare. Janë përpjekje në kohën e duhur për tëpromovuar kuptimin reciprok dhe kooperimin konkret, jo vetëm midis

Aktiviteti misionar i Fortlumturisë Suaj është i njohur

Dita e sotme është historike për Kishën tonë

Takim historik i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasitme Papën Benedikti XVI

katolikëve dhe orthodhoksëve, por edhe midis të krishterëve, myslimanëvedhe bektashinjve.

Gëzohem së bashku me Fortlumturinë Tuaj dhe me gjithë shqiptarëtpër këtë rinovim shpirtëror. Në të njëjtën kohë, duke lavdëruar Perëndinëe Shumëlartë që reflektoi mbi shërbimin Tuaj për vendin dhe kontributinTuaj personal në promovimin e marrëdhënieve vëllazërore me KishënKatolike. Të jetë e qartë se ne, nga ana jonë, do bëjmë gjithçka është emundur për të dhënë një dëshmi vëllazërie e paqeje dhe për të ndjekursë bashku me ju një impenjim të rinovuar për unitetin e Kishave tona, nëbindje të urdhërimeve të Zotit tonë.

Fortlumturi, në këtë shpirt komunioni kam gëzimin t’Ju urojmirëseardhjen në qytetin e apostujve Petro dhe Pavli.

përpjekjet Tuaja afatgjata dhe betejat për rrezatimin në botë të Dritës sëKrishtit, dritës së dashurisë dhe të shpresës.

Edhe dhjakonia jonë, Shenjtëri, në Shqipëri dhe në Lëvizjen Ekumenike,vazhdon me bindjen se, nga të gjitha propozimet fetare apo filozofike nëlidhje me vlerën dhe të ardhmen e njeriut, më e guximshmja dhemadhështorja mbetet propozimi i krishterë. Ai ngul këmbë në bërjen njeritë Qenies Supreme, të Perëndisë së dashurisë dhe në rrugëtimin e njeriutdrejt “hyjnizimit” të tij sipas hirit. Si Evropa, ashtu edhe mbarë bota, sotkanë nevojë, më shumë se çdo gjë tjetër, për dritën e Krishtit. Pasurimii njohurive shkencore në lidhje me dritën e krijuar ka zgjeruar simbolizmatpër ndikimet e mahnitshme të dritës shpirtërore në botë. Drita e botës,Krishti vazhdon të jetë i njohur dhe familjar, si edhe drita natyrale, por nëtë njëjtën kohë i pakonceptueshëm dhe i paafrueshëm në esencën e Tij.Perëndia, sipas shën Grigor Pallamait, quhet dritë jo sipas esencës së Tijpor sipas energjisë. “Dhe ndërkohë esenca e Perëndisë ngelet e pakungue-shme, energjitë e Perëndisë janë të kungueshme”.

(vijon nga faqja 1)

(vijon nga faqja 1)

Page 7: Gazeta e Dhjetorit 2009

DHJETOR 2009 NGJALLJA 7

Takim historik i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasitme Papën Benedikti XVI

Nuk mund të vihet në dyshim fakti se rrezatimi i dritës së Krishtit nëbotën bashkëkohore, turbullohet nga ndarja e të krishterëve. Prandaj,përpjekjet për afrimin midis të krishterëve, iniciativat e dialogëvetheologjikë për kuptimin, përafrimin dhe pajtimin, janë detyrë themeltaree të gjithë udhëheqësve fetarë. Me këtë ndjesi, nga çasti i parë i ringritjessë saj, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është pjesëmarrësenë dialogët ndërkishtarë dhe sigurisht në dialogun theologjik midisorthodhoksëve dhe romanokatolikëve. Pa nënvleftësuar vështirësitë ekësaj rruge, jemi të sigurt se përpjekja aktive për kapërcimin e ndasive,i bindet vullnetit të Kryetarit të Kishës,Zotit tonë Jisu Krisht, i Cili, në çastinmë tragjik para Pësimit të Tij, u lut, “që”ata të cilët besojnë tek Ai, “të jenë tëgjithë një” (Jn. 17-21). Dhe në të njëjtënkohë i përgjigjet kërkesave të ankth-shme të epokës sonë që dëshiron bashk-ekzistencën e drejtë dhe harmonike dhereciprocitetin e të gjithë popujve.Sigurisht, problemet që shtrohen, mbetete rëndësishme dhe që të zgjidhen,kërkohet një arsimim serioz, dëshirë esinqertë për kërkimin e së vërtetës,mendim kritik, ndriçim dhe hir Perëndie.

Në fillimet e shekullit të njëzetë enjë, përvoja e tmerrshme e 11 shtatorit2001, ritheksoi rrezikun e jashtëza-konshëm që kërcënon njerëzimin megjallërimin e fanatizmit fetar. Nga ajokohë, janë intensifikuar iniciativat ngaqarqe të ndryshme, jo vetëm për paqenbotërore, por edhe për dialogun ndër-fetar, me qëllim kërkimin nga të gjithaanët të shtresave paqembajtëse brenda traditës së bindjeve fetare. Meinteresim të madh dhe vëmendje ndjekim ndërhyrjet e Shenjtërisë Suaj,iniciativat, veprimet Tuaja në ambientin kritik të dialogut ndërfetar.Konkretisht në Shqipëri, nga rikthimi i lirisë fetare, komunitetet fetarethemelore, orthodhoksët, katolikët, myslimanët- sunitët dhe bektashinjtë,- kanë kultivuar jo thjesht një tolerancë fetare dhe mirëkuptim, por diçkamë të rëndësishme: respektin e ndërsjellë, reciprocitetin, bashkëpuniminkrijues: fakt që ka ndihmuar më në përgjithësi rrugëtimin paqësor dhezhvillimin e vendit.

Ndajmë bashkërisht në mënyrë të plotë theksin që dhatë në LetrënTuaj të parë Enciklike “Deus Caritas est”, se “çdo gjë ka rrënjën e saj nëdashurinë e Perëndisë, çdo gjë formësohet prej saj, çdo gjë drejtohetdrejt saj”. Si edhe atë në Letrën Tuaj Enciklike “Caritas in Veritate”, se“Perëndia na jep fuqinë të përpiqemi dhe të vuajmë për shkak të dashurisë,për hir të së mirës së përbashkët. Sepse Ai është për ne gjithçka, shpresajonë e madhe”. Sigurisht, misioni kryesor dhe përgjegjësia e çdo Kishelokale është të ofrojë dashuri, duke e lidhur njeriun me burimin e dashurisë.Asnjë institucion tjetër social nuk është në gjendje ta zëvendësojë. “Duke

qenë të vërtetë në dashuri” ftohemi “ të rrisim gjithçka në atë, i cili ështëkryeja, Krishti” (Efes.4:15).

Të mbështetur në këto siguri të thella, në besimin e qenies së vërtetë,në të vërtetën dhe në dashurinë që Ai zbuloi në plotësinë e Tij, ne tëkrishterët guxojmë të shpresojmë. Dhe në fazën e re të historisë globale,në mes të kaq problemeve shtypëse, ne shpallim me guxim: Ka shpresë!Ka shpresë në përpjekjen për paqe dhe drejtësi, kur mbështesim dinjitetine çdo personi njerëzor, pavarësisht origjinës, edukimit, bindjeve; kur ngulimkëmbë në detyrimin e reciprocitetit midis njerëzve dhe popujve, kur

intensifikojmë përpjekjet tona për respekt të vërtetë ndaj krijesës. Sipërfundim, me fuqinë e Krishtit të kryqëzuar dhe të ngjallur, të Cilit iështë dhënë “çdo pushtet në qiell dhe mbi dhé” (Matth 28:18), e vërteta,drejtësia, dashuria do të mbizotërojnë.

Nuk shqetësohemi për të ardhmen, sepse besojmë që e ardhmja itakon Krishtit. Se Ai është “ai që është dhe ishte, e që vjen, i gjithëpushtet-shmi” (Zbulesa 1:8). Dhe si përfundim, Ai vjen përsëri. Nga e ardhmja.

E dimë, Shenjtëri, se gjatë gjithës shërbesës Suaj të gjatë akademikedhe kishtare, mbështetët dhe mbështesni besimin në këtë siguri unikale,me mendimin Tuaj të thellë, fisnikërinë e natyrshme, largpamësinë Tuajprofetike. Pranoni edhe nga ana e Kishës martirike të Shqipërisë, bashkëme falënderimet tona të ngrohta për nderin e takimit tonë të sotëm, urimettona të bëra me gjithë shpirtin dhe që janë të sinqerta: Urojmë nga thellësiae shpirtit që Zoti Perëndi, me ndërmjetimet e së Përmbishenjtës Hyjlindëse,të udhëheqë përditë mendimet dhe veprimet e Shenjtërisë Suaj të shtrenjtë,që të rrezatoni me jetën dhe veprën Tuaj dritën e Krishtit në botënmoderne, e cila ka etje për dashuri, paqe dhe shpresë. Veprat Tuajaqofshin të shumta, plot fryte dhe mbarësi!

Dita e sotme është historike për Kishën tonë

Gjatë shkëmbimit të përshëndetjeve midis Papës Benedikti XVI dhe Kryepiskopit Anastas.

Page 8: Gazeta e Dhjetorit 2009

8 NGJALLJA DHJETOR 2009

Pas përfundimit të vizi-tës në Vatikan, KryepiskopiAnastas ishte i ftuar nëNapoli, nga UniversitetiPontifikal i Italisë Meridio-nale dhe kardinali Kreshe-nco Sepe.

Në datën 8 dhjetor,Kryepiskopi Anastas mbë-rriti në Napoli, i shoqëruarnga një pjesë e delegacio-nit. Në fillim shkoi për tëpërshëndetur kardinalinKreshenco Sepe të këtijqytetit, në kishën e ShënMarisë, që kremtonte atëditë. Pas një përshëndetjetë ngrohtë të rezervuar ngaana e kardinalit dhe autori-teteve të tjera të qytetit, mi-dis tyre edhe kryetarja e Ba-shkisë së Napolit, Kryepis-kopi përshëndeti popullin eqytetit nga tribuna e ngriturpranë kishës në dialektinnapoletan “A Maronnev’accumpagne” - E Tërë-shenjta ju qoftë ndihmë.

Më pas Kryepiskopi vi-zitoi selinë e kardinalit Sepetë ndodhur në qendrën hi-storike të qytetit, i sho-qëruar edhe nga Kryetari ikomunitetit të San Exhidios,Prf. A. Rikardi e mjaft miqtë tjerë, si edhe Katedralene Shën Januarit (Xhenaro,shenjtor i shek. III-IV, 272-305). Në këtë vend në katine poshtëm të tij ndodhetbaptisteri më i vjetër në Itali,i shek. I-rë. KryepiskopiAnastasdhe delegacioni ikishës së Shqipërisë iu falënlipsaneve të shenjta të ShënJanuarit, i cili është dhe she-njtori mbrojtës i qytetit tëNapolit.

Të nesërmen, 9 dhje-tor, kardinali Sepe e ftoiKryepiskopin Anastas nëUniversitetin Pontifikal të

- Kryepiskopit Anastas i jepet titulli “Doktor nderi” nga Universiteti Pontifikal i Italisë së Jugut-

Model për të tërë ata që duan të ndërtojnë një dialog jete

NAPOLI

Çast nga ceremonia e dorëzimit KryepiskopitAnastas të titullit Doktor Nderi në Teologji dhe

Diploma e Honoris Causa

Italisë së Jugut në Napoli,në cilësinë e kryekancelarittë këtij Universiteti, për tëdhënë Lectio Magestralis-in,fjalimin përkatës me rastine hapjes zyrtare të vitit të riakademik në këtë qendëruniversitare. Këtu u kryeedhe ceremonia e rastit përnder të dhënies së HonorisCausas Fortlumturisë së TijAnastasit, po nga ky fakul-tet.

Në aulën kryesore të tij,u mblodhën shumë akade-mikë, profesorë, studentë,përfaqësues të misioneveushtarake të Natos në bazëne njohur të Napolit, të ftuarnga autoritetet lokale etj.Rektori i Universitetit Pon-tifik, dr. Karlo Greko, bërinjë ekspoze të gjallë dhe pre-këse të jetës dhe veprës sëKryepiskopit Anastas, dukenxjerrë në pah kontributin emadh shkencor të tij, si pro-fesor universiteti dhe mëpas si akademik, në lëmin emisionarologjisë, fetarolo-gjisë dhe etnologjisë, unitetittë të krishterëve në mbarëbotën; përshkroi veprën emadhe të Kryepiskopit nëKishë, duke përshkruar pa-ra të pranishmëve ngritjendhe fuqizimin e Kishës Or-thodhokse në Kenia, Uga-

nda dhe në Tanzani; ringri-tjen nga themelet të KishësOrthodhokse Autoqefale tëShqipërisë dhe ripërtëritjene biomës fetare në Shqi-përi. Atë Karlo Greko folipër rolin e pazëvendësu-eshëm të Kryepiskopit nëkrijimin e një klime tolerancedhe bashkëjetese paqësoredhe vëllazërore midis komu-niteteve fetare në Shqipëri.Ky fakt u prezantua si njëmodel për të tërë ata qëduan të ndërtojnë një dialogjete, duke lënë mënjanë in-teresat e vogla dhe tëngushta etnike, klanore apofetare.

Më tej, kardinali Sepe eftoi Kryepiskopin Anastastë mbajë ligjëratën e çeljessë vitit akademik dhe titullittë nderit që i akordohej, pasibëri edhe ai nga ana e tij njëvlerësim të gjithë veprës dhejetës së Kryepiskopit nëshërbim të Kishës dhe tënjeriut. Kryepiskopi mbajtiligjëratën me temë: “Dukekërkuar teza paqembartësenë fetë e mëdha”. Në njësallë të mbushur plot, që endoqi më vëmendje ligjë-ratën, e cila u përkthye edhenë gjuhën italiane nga pro-fesorë të këtij Universiteti,të pranishmit u njohën “me

shtresat paqembartëse”, tëfeve kryesore në botë, qëkanë luajtur një rol dhendikim të madh në mbarëhistorinë e njerëzimit. Aipërmendi fakte, të para nënjë optikë të re, nga shkri-met e shenjta dhe traditatfetare të feve kryesore tëmbarë botës, duke pohuarse paqja përbën një gjendjefillestare primare për çdopopull, individ ose grupimshoqëror që kërkon të njohëTranshendenten dhe ta për-jetojë atë në një formë tëpastër. Kryepiskopi prekuedhe rolin e jashtëzakon-shëm të Krishtërimit dhekontributin e madh që kaluajtur qytetërimi i krishterëpër mbizotërimin e paqesdhe të vlerave të bashkëje-tesës paqësore, tolerancësdhe pranimit të tjetrit sikundërai është. Duke shtjelluarpasazhe nga Shkrimi i

Shenjtë, shkrimet e Etërvetë Kishës, shën Vasilit tëMadh, Shën Klementit tëAleksandrisë, shën JoanGojartit etj., Kryepiskopinënvizoi mesazhin e krishte-rë të paqes, si asaj të brend-shme, ashtu dhe me të tjerëtdhe me krijesën, e cila vjensi dhuratë që lartazi ngavetë Perëndia, që ështëvetë paqja.

Në përfundim të kësajligjërate, Kryepiskopit ushpall Doktor Nderi i Uni-versitetit Pontifikal të Na-polit, në mes të një atmo-sfere të ngrohtë dhe të mbu-shur me ndjenja të forta pa-qeje dhe shprese për tëardhmen.

Po atë ditë KryepiskopiAnastas dhe delegacioni qëe shoqëronte u kthye nëShqipëri.

DhjakonAnastas Bendo

Page 9: Gazeta e Dhjetorit 2009

DHJETOR 2009 NGJALLJA 9

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtare përpiqet tëpërcjellë mesazhin dhe informacionin e saj edhe në internet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,- botimet kishtare etj.

Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

Me www.orthodoxalbania.org

do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

(vijon nga numri 201)“Sakrifica është e pandryshueshme,

unike dhe identike”Nga të gjitha këto që thamë, pyetja e parë

që ngrihet është kjo: ç’lidhje ka therorja euka-ristike me sakrificën e Krishtit mbi Kryq? Kjoçështje nuk u diskutua në asnjë nga shtatë Si-nodet Ekumenike, por u bë tema qendrore e dysinodeve që u mbajtën në Konstandinopojë, më1156 dhe 1157. Ato nxorën edhe tre interpretime:

1. Eukaristia nuk është vetëm një kremtimverbal i sakrificës së Krishtit mbi Kryq; nuk ështënjë kujtesë ose një kujtim mendor. Nuk ështënjë imazh, një ikonë apo një figurë e sakrificës,por një therore reale në vetvete. Kur fjala anam-nezë ose kujtim përdoret në eukaristi, nuk duhetkuptuar në kuptimin e saj të vakët, por të fuqi-shëm. Nuk nënkupton një përfaqësim, por njëriparaqitje”, d.m.th. një mënyrë të vërtetë dheobjektive për ta bërë të pranishme një herë tjetër.Le ta themi ndryshe, ngjarja unike që ndodhinjë herë e përgjithmonë, kryqëzimi i Krishtit -me ngjalljen dhe ngjitjen në lavdi - janë bërë tëpranishme dhe reale këtu dhe tani, në këtë çasttë caktuar të kohës, me veprimin e Frymës sëShenjtë. Nga therorja eukaristike, besimtarëtbëhen pjesëmarrës të ngjarjeve që kremtojnë.Kujtimi behet realitet.

2. Eukaristia nuk është një përsëritje esakrificës mbi Kryq, sepse kjo sakrificë ështëunike dhe jo e përsëritshme. Krishti vdiq “njëherë për të gjithë” (Rom. 6,10: Hebr. 2,27).

3. Eukaristia nuk është një sakrificë e re,sepse sakrifica e Krishtit mbi Kryq është e për-sosur, dhe asgjë nuk mund t’i shtohet asaj.

Nëse eukaristia nuk është as një kujtim ithjeshtë, as një përsëritje, as një sakrificë e re,atëherë cilat janë mundësitë që mbeten? Sinodete viteve 1156 dhe 1157 janë përgjigjur shumëthjesht, se sakrifica eukaristike është identikeme sakrificën mbi kryq: “Sakrificaështë e pandryshueshme, unike dheidentike”.

Për ta thelluar mësimin e këtyredy sinodeve, le të bëjmë fillimishtpyetjen: në Liturgjinë Hyjnore kushofron dhe kujt?

1. Ofrojmë bukën dhe verën.“Ne”, nënkupton në këtë kontekstasamblenë eukaristike të tërë,priftin dhe besnikët të gjithë. The-rorja eukaristike nuk përmbushetnga prifti vetëm, por nga prifti ibashkuar me besimtarët. Me këtërast le të themi se prifti shumërrallë e përdor fjalën “unë” nëLiturgji, por gjithmonë flet “ne”: Netë lutemi, të përgjërohemi...

Ofrojmë bukë dhe verë: ështëpërgjigjja e parë dhe më e duk-

shmja. Ajo që i sjellim Perëndisë nuk është vetëmfara gruri, por bukë; jo vetëm kokrra rrushi, porverë. Në eukaristi ne nuk i ofrojmë Perëndisëfrytet e tokët në gjendjen e tyre origjinale, porashtu siç janë transformuar nga duart e nje-rëzve. Kjo do të thotë se në eukaristi ne rrëfejmëkrijueshmërinë tonë njerëzore. [...] ne, njerëzite krijuar sipas ikonës dhe ngjashmërisë sëPerëndisë, Krijuesit, kemi marrë dhuntinë endërgjegjes dhe të mendimit të arsyeshëm.Kështu, në një mënyrë të ndërgjegjshme, mundtë ndryshojmë dhe të trasformojmë botën ekrijuar përreth nesh. I japim zë krijimit dhe ilejojmë të lavdërojë Perëndinë në një mënyrëtë artikuluar. E gjitha kjo shprehet në blatën ebukës dhe të verës. [...]

2. Nuk ofrojmë vetëm bukë dhe verë nëeukaristi, por me bukën e verën, ne ofrojmë tërëkrijimin. Kjo nënvizohet nga fjalët e kremtuesitqë thotë para epiklezës gjatë liturgjisë: “ Të tuatnga të tuat, ty të blatojmë nga të gjitha dhe përtë gjitha”. Blata eukaristike ka një dimensionkozmik, ajo i përqafon të gjitha gjërat e krijuara.

3. “Ju jeni atje në kupë”Ofrojmë veten. Ne jemi në natyrë dhe jo

sipër saj; kështu, kur ne ofrojmë botën te Perë-ndia “në të gjitha dhe për të gjitha”, ne ofrojmëedhe veten, trup dhe shpirt, si një “sakrificë egjallë” (Rom. 12,1). Jemi pjesë e blatës që bëj-më. Nuk i ofrojmë Perëndisë vetëm atë që ke-mi, por më thellësisht, atë që ne jemi. Duke re-flektuar mbi eukaristinë si blatë e vetes, shënAgustini shënon: “Në gjënë që Kisha ofron,është vetë ajo që ofrohet. Është vetë misterijuaj që vendoset në shenjtërore; është vetëmisteri juaj që ju merrni. Ju jeni mbi tavolinë, jujeni atje, në kupë”. Ky afirmim bëhet vepër nëmënyrë të dukshme gjatë liturgjisë, kur krem-tuesi, menjëherë pas kungimit të besimtarëve,

derdh në kupë tërë pjesët që janë në dhisk, mekëto fjalë: “Laj, o Zot, me gjakun tënd të çmuar,mëkatet e atyre që u kujtuan këtu.” Pra jemiatje, brenda në kupë.

4. Gjatë eukaristisë, nuk ofrojmë vetëm bukëe verë, jo vetëm krijimin dhe veten tonë, por neofrojmë gjithashtu Krishtin. Kjo është afirmuardukshëm nga shën Kirili i Jerusalemit nëKatekizmat mistagogjike: “Ne ofrojmë Krishtinqë vdiq për mëkatet tona”. Kjo do të thotë segjatë blatimit të dhuratave të shenjta, blata jonëprej buke e vere bëhet trup dhe gjak i Krishtit.

5. Nuk mjafton vetëm të themi se ofrojmëKrishtin. Duhet të shkojmë më larg dhe tëafirmojmë: në eukaristi, Krishti ofrohet vetë.Këtu ne prekim një të vërtetë krejt themelorepër të kuptuar sakrificën eukaristike. NëLiturgjinë Hyjnore, kremtuesi i vërtetë, i pariqë ofron, nuk është vetëm prifti, as prifti dhebesimtarët së bashku. Kremtuesi i vërtetë, aiqë ofron i pari, është vetë Krishti...

Këto janë disa nga mësimet e KishësOrthodhokse rreth pranisë dhe sakrificëseukaristike. Eukaristia është misteri i mistereve.Si mister, ajo nuk mund të shpjegohet, por vetëmtë përjetohet. Siç na thotë edhe shën Joani iKronshtadit, është “një mrekulli e vazhdue-shme!” Dhe përgjigjja jonë në këtë mrekulli tëvazhdueshme është frika përzier me mrekullim,respekt dashurie dhe veprim i hirit. Po e citojedhe një herë tjetër shën Joan Kronshtadin kurthotë: “Në fjalët merrni, hani..., pini... qëndronhumnera e dashurisë së Perëndisë për gjindjennjerëzore. [...] O dashuri e përsosur, o dashuriqë përqafon çdo gjë, o dashuri e parezistue-shme! Çfarë do të mund t’i jepnim Zotit nëshenjë mirënjohjeje për këtë dashuri?”

Nga episkopi Kalistos WarePërktheu Eleni Pani

Eukaristia: një “mrekulli e vazhdueshme”

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në momentdhe kudo në të gjithë globin me

www.orthodoxalbania.org

Page 10: Gazeta e Dhjetorit 2009

10 NGJALLJA DHJETOR 2009

Kalendari iLiturgjive Hyjnore,

JANAR 20101 E Premte † Rrethprerja eKrishtit. Vasili i Madh. (Hahentë gjitha.)2 E Shtunë † Silvestri i Romës.Osh. Nili në Orikum. Serafimi nëSarov.

3 E Diel † PARA THEOFANISË.Pr. Malakia. Oshg. Gjenovefa.5 E Martë † Dësh. Theopemti eTheonai. (Kreshmë) (Shërbesa e Orëve)

6 E Mërkurë † Pagëzimi iShpëtimtarit tonë Jisu Krisht(Theofania). (Hahen të gjitha.)

7 E Enjte † Mbledhja e JoanPagëzorit, Pararendësit.9 E Shtunë † Dësh. Poliefkti.Osh. Efstrati çudibërës. Dëshg.Andonina.

10 E Diel † PAS THEOFANISË.Grigori i Nisës. Dometiani iMelitinës.11 E Hënë † Osh. Theodhoskinovjarku. Osh. Vitali në Gaza.14 E Enjte Mbyllja e Theofa-nisë. Oshd. në Sina e Raitho.Shën Nina.16 E Shtunë † Nderimi i vargo-njve të Ap. Petros. Danaksi ngaVlora.

17 E Diel † 15 LLUKAIT. Osh.Andoni i Madh. Dësh. i ri Gjergji.18 E hënë † Athanasi e Kirilitë Aleksandrisë. Dëshg. Theodhuli.20 E Mërkurë † Osh. Efthimii Madh. Petro doganieri. Dësh. iri Zaharia. (Vaj dhe verë)

22 E Premte † Ap. Timotheu ngatë 70-t. Oshd. Anastas persiani.(Vaj dhe verë)

23 E Shtunë † Dësh. Klimi i Angirëse Agathangjeli. Dionisi në Olimp.

24 E Diel † E TAGRAMBLEDH.E FARISEUT. Oshg. Kseni.(Fillon Triodhi)

25 E Hënë † Grigor Theologu,i Konstandinopojës. Dëshg.Margarita.27 E Mërkurë Transf. i lips. tëJoan Gojartit. Mbret/sha Markia-na. (Hahen të gjitha.)

29 E Premte Transf. i lips. të IgnatHyjmbajtësit. (Hahen të gjitha.)

30 E shtunë † 3 Hierarkët:Vasili i Madh, Grigor Theologu,Joan Gojarti.

31 E Diel † E PLANGPRISHË-SIT. Anargjendët Kiri e Joani.

Shumë fshatra kanë tradita të hershme orthodhokse. Kjo duket veçanërisht edhe nga numri i madh ikishave që kanë. Në fotot janë 3 nga kishat e fshatit Poliçan, në Mitropolinë e Gjirokastrës.

Shërbesat kishtare filluan që nëmbrëmjen e 5 dhjetorit. Në dy kishatë njohura që mbajnë emrin e tij nëMitropolinë e Tiranës, pikërisht nëElbasan dhe në Kavajë, besimtarëtë shumtë të të gjitha moshaveqëndruan deri në orët e vona, dukekërkuar mëshirën e Perëndisëpërmes lutjeve të shenjtorit. Më-ngjesi dhe dita e re sollën një moribesimtarësh nga qytetet dhe rre-thina e tyre. Mbarë orthodhoksëtme gojë e zemër i kënduan himnelavdërimi shën Nikollës, shenjtit tëtyre të dashur për shpëtimin e shpir-trave dhe begatinë e jetës së tyre.Ka qenë traditë, e cila vazhdon tëmbahet edhe në ditët e sotme, qëpas Liturgjisë Hyjnore, orthodhoksëte këtyre zonave vizitojnë e urojnë nëmjediset familjare miqtë dhe të afër-mit që kanë emrin emrin e shenjtit.

Në Mitropolinë e Beratit, festau përqendrua në fshatin Poro tëVlorës, kisha e të cilit mban emrine shën Nikollës. Për besimtarët ePoros gëzimi ishte i dyfishtë, pasikëtë të kremte ata e festuan në

Kremtim plot dritë i shën Nikollëskishën e re, e rikonstruktuar tërë-sisht, me fonde të dhuruara ngaKryepiskopi Anastas. Për të marrëpjesë dhe për të qenë sa më pranëbesimtarëve në këtë gëzim, erdhiedhe Kryebariu i tyre Mitropoliti iBeratit, Vlorës, Kaninës, dhe i gji-thë Myzeqesë, Imzot Ignati, i cilidrejtoi edhe Liturgjinë Hyjnore, indihmuar nga klerikët e zonës.Imzot Ignati mbajti fjalën e rastitku midis të tjerash ai tha: “Të falë-nderojmë Zotin që na dha këtëdhuratë që të meshojmë sivjet nëpanairin e shën Nikollës në kishëne re. Të falënderojmë nga zemraKryepiskopin Anastas që dha kon-tributin, lejen dhe bekimet për këtëpunë të shkëlqyer, se patjetër, ështëmënyra e njeriut e para që adhuronZotin, por është edhe vendi ku kry-het kjo nevojë, prandaj edhe Davidi,Profeti dhe Mbreti thotë: “në kishalavdëroni Perëndinë”. Më pas Mi-tropoliti foli për jetën e shën Niko-llës, duke e quajtur atë si shenjtorpopullor për shkak të urtësisë që ekarakterizonte.

* * *Në Mitropolinë e Korçës, e

diela e 6 dhjetorit ishte e veçantëpër qytetin me tradita të vjetra nëbesimin orthodhoks. Vlen të veço-het manastiri tashmë i rikonstruk-tuar i fshatit Kamenicë, ku dhje-tëra e dhjetëra besimtarë kishin ar-dhur për të kremtuar ditën e shenjtitmbrojtës. Pas Liturgjisë Hyjnorebesimtarët u larguan nëpër shtëpitëe tyre duke marrë me vete edhebekimet e kësaj dite të shenjtë.

* * *Edhe në Mitropolinë e Gjiro-

kastrës, shumë kisha mbajnë emrine shën Nikollës. Me qindra besim-tarë e kujtuan këtë ditë me lutje dhepërqendrim tek jeta dhe veprat eshenjtit. Mitropoliti i Gjirokastrës,Hirësia e Tij Dhimitri mori pjesë nëLiturgjinë Hyjnore kryer në kishëne shën Nikollës në Përmet, dukebërë thirrje te besimtarët që të imi-tojnë të gjithë shën Nikollën, vepratdhe filantropinë e tij, si edhe që tëkultivojmë unitetin brenda ko-munitetit tonë orthodhoks.

Page 11: Gazeta e Dhjetorit 2009

DHJETOR 2009 NGJALLJA 11

Kisha e Shën Thanasit në qytetin e Korçës është vjedhur më 7 dhjetorgjatë orëve të natës. Autorët, të cilët mbeten ende të paidentifikuar ngapolicia, kanë grabitur paratë që ndodheshin në kasafortat e kishës.

Sipas policisë, autorët kanë hyrë gjatë natës në kushtet e errësirës sëplotë dhe në mungesë të rojave. Ata, pasi kanë depërtuar në brendësi tëkishës nga dritaret anësore, kanë grabitur paratë e hedhura nga besimtarëtnë kutitë e kishës.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 02:00. Në mëngjes janëgjetur dritaret e thyera dhe drynat e kasafortave të hedhur në dysheme.Kanë qenë përfaqësuesit e kishës që kanë njoftuar policinë lokale përkëtë vjedhje.

Që nga fillimi i vitit e në vazhdim, shënohet rasti i pestë që grabitetkjo kishë, ndërkohë që në asnjë rast nuk janë identifikuar autorët. Vjedhjete objekteve të kultit janë bërë një shqetësim serioz kohët e fundit nëjuglindje dhe në jug të vendit.

Pas vjedhjes tejet të rëndë për trashëgiminë kombëtare e fetaretë ikonostasit të kishës së Leusës, në Përmet, pre e grabitjes kanërënë dhjetë ikona të vjetra në kishën e Shën Nikollës, në fshatinKerre, në Dropull të Sipërm.

Mendohet se ikonat e grabitura i përkasin fillimit të shekullitXIX dhe se ato janë konstatuar të vjedhura nga besimtarët e fshatit.

Vjedhja e kësaj kishe të ndërtuar në vitin 1860, u konstatuafillimisht nga personi që kujdesej për të, i cili ka sinjalizuar mënjëherëinstitucionet e specializuara. Sipas tij, ikonat e vjedhura në kishën eKerres mbartin një vlerë të konsiderueshme historike dhe kulturore.

Grabitja e ikonave nga kishat në rajonet e Shqipërisë Jugoreështë një nga vjedhjet më të kushtueshme të veprave te artit dhenjëkohësisht edhe krimi më i pandëshkuar në dekadën e fundit.Deri më tani, asnjë prej grabitësve dhe trafikantëve të këtyre vleravetë pallogaritshme të trashëgimisë kulturore nuk është kapur dhedënuar nga drejtësia, duke ngritur pikëpyetje dhe shqetësime tëmëtejshme.

Vjedhje të përsëritura në disa kisha orthodhokse

Korçë - vidhen dy kisha

Një tjetër kishë është vjedhur dhe dhunuar gjatë natës në qytetin eKorçës. Kisha “Shën Ana” është vjedhur në ditën e festës së shenjtores,ndërsa mesha për ditën e shenjtë është anuluar për shkak se objekti ikultit është gjetur i përdhosur.

Kisha e Shën Anës është sulmuar për të parën herë që nga ndërtimii saj, por më tepër se sa vjedhja e parave të grumbulluara ka qenë dhunimii objekteve të brendshme, që ka çuar në reagim nga ana e Mitropolisëpër këtë rast, që konsiderohet i rëndë. Ndryshe nga objektet e tjera tëkultit, që janë vjedhur në qytetin e Korçës, autorët, kanë cenuar edhevetë komunitetin e besimtarëve, pasi kanë grisur librat e shërbesave dheUngjillin e Shenjtë.

Për shkatërrimet në brendësi të kishës dhe hapjen me forcë të kasa-fortave është sinjalizuar policia. Sipas policisë, autorët kanë depërtuarpasi kanë thyer një dritare në pjesën e pasme të kishës, dhe pasi kanëmarrë paratë nga dy kasaforta, kanë grisur Ungjillin dhe kanë dëmtuarenët që përdoren për liturgji. Objektet e dëmtuara janë gjetur të hedhuranë tokë.

“Është e disata herë që dhunohen dhe sulmohen objektet e kultit.Kemi kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe gjetjen e autorëve pasi këtojanë raste të përsëritura dhe të rënda që cenojnë edhe harmoninë fetare”,ka thënë prifti i kësaj kishe, Mihail Lara.

Marrë nga gazeta “Shqip”

Grabitet përsëri kisha e Shën Thanasit -autorët mbeten anonimë

Vidhet në ditën e festës kisha e Shën Anës

Dhunohen sërish objektet orthodhokse të kultitnë Mitropolinë e Gjirokastrës

- Dropull, grabiten dhjetë ikona nga kisha e Shën Nikollës -NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Korçë - Kishat

e grabitura

të Shën Thanasit

(majtas)

dhe Shën Anës.

Page 12: Gazeta e Dhjetorit 2009

12 NGJALLJA DHJETOR 2009

Kur një fëmijë lind, nëna e tij plot gëzim ithotë nga thellësia e zemrës: “Sa bukur ështëqë ti po vjen në këtë botë”. Kjo thirrje gëziminuk ndryshon edhe kur fëmija është i shëndet-shëm edhe kur është me aftësi të kufizuara.Ndoshta në të ardhmen, biri i saj do të vuanteshumë ose do të mund të bëhej jo ashtu siç dodëshironte nëna e tij, por, pavarësisht nga mu-ndësitë e ndryshme të jetës së fëmijës, nënagëzohet me lindjen e tij, dhe e pranon atë paasnjë kusht, si një qenie e mirë dhe e bukur, mëe rëndësishme se vetë jeta e saj. Pas lindjes sëfëmijës, prindërit e rritin duke i thënë këto fjalë:“Sa gjë e bukur është që ti të jesh këtu”. Dheme të vërtetë, gëzimi më i madh i një fëmijeështë të dijë se është gëzimi i prindërve të tij.

Në Gjenezë, kur Perëndia krijoi botën dhetha, “le të jetë”, Ai thirri çdo gjë në ekzistencëne tij. Dhe në veçanti, pasi krijoi njeriun, Ai i tha:“Je i mirë dhe i bukur”. Perëndia gëzohet mejetën e secilit prej nesh dhe ne mund të ekzistoj-më falë këtij gëzimi. Burri dhe gruaja, të krijuarsi gëzimi i Perëndisë, gëzohen duke i thënë njëri-tjetrit “Sa bukur është që ti të jesh këtu”. Vetëekzistenca e njeriut është e bukur, dhe ështënjë gëzim për Perëndinë, por fatkeqësisht, ekeqja hyri tek njerëzimi: dhe e gjithë kjo u bënjë vuajtje e madhe për Perëndinë.

Çfarë festojmë për Krishtlindje? Cili ështëgëzimi i tyre? Fillimisht, kjo nënkupton një gëzimtë Perëndisë. Perëndia takon njerëzimin nëpër-mjet mishërimit të Birit të Perëndisë. Përmes

mishërimit të Jisuit, Perëndia kërkon njeriun,kërkon ta takojë atë. Ai bëhet njeri duke provuargëzimin, vuajtjen dhe ndarjen e njeriut. Sotgjithashtu, Biri i Perëndisë lind në zemrën esecilit. Krishtlindja është mesazhi që çdo njeriështë një gëzim i madh për Perëndinë. Porështë edhe gëzimi i Perëndisë, i cili takon çdoqenie njerëzore duke u mishëruar.

Përderisa vetë jeta jonë është një gëzim përPerëndinë, atëherë ky fakt është edhe gëzimiynë më i madh. Dhe ne mund ta takojmë Atënëpërmjet Jisu Krishtit të mishëruar. Të gjithahiret e Perëndisë vijnë nëpërmjet Tij.

Gëzimi ynë për të marrë pjesë në gëzimin ePerëndisë nuk është sentimental. Mund tashijojmë atë vetëm duke u bërë nxënësit e vërte-të të Tij. Dhe kjo bëhet e mundur kur ne jetojmëashtu siç Ai jetoi, duke shpallur vlerën e faljes,e cila i thyen zinxhirët e urrejtjes dhe duke ubërë dëshmitarë të shpresës në çaste të vë-shtira.

Stina e Krishtlindjeve, kjo pasuri e vërtetë enjerëzimit, iu bashkohet aspiratave tona më tëthella. Ajo është rrënjosur në origjinën tonë tëkrishterë. Nuk duhet të themi se kjo stinë re-duktohet në një periudhë të thjeshtë pazaresh.Mos harrojmë se kemi Krishtlindjen e të krishte-rëve që jetohet sipas Fjalës që vetëzbulohet(Karl Barth), duke marrë trajtën e një fëmije.Nga kjo Krishtlindje buron jeta, lulëzon falja.

Me soditje le të mos shikojmë vetëm kashtëne grazhdit, viçin, gomarin. Le të shikojmë Perë-

Për lindjen e Zotit Jisu, Birit të Perëndisë“Dola prej Atit dhe erdha në botë” (Joani 16, 28)

Biri i vetëm i Atit, i lindur që nga përjetësia pa nënë nga Ati, u lind sotpa atë, nga një Nënë. Lindja e tij e parë është një mister i padepërtueshëmi fuqisë së Perëndisë dhe i dashurisë së Tij për njeriun. Misteri më i madhsot korrespondon me misterin më të madh në përjetësi. Që ky mister tëzbulohet para nesh, le të gëzohemi me zbulimin se shpëtimi ynë nuk e kaorigjinën tek njerëzit, as nga toka, por në majat më të larta të tëpadukshmes, d.m.th. të botës hyjnore. Kjo është mëshira e Perëndisë dhekjo është madhështia e njeriut; në këtë mënyrë, Perëndia Bir zbriti vetënga përjetësia në kohën, nga qielli mbi tokë, nga froni i lavdisë nëgrazhdin e barinjve, vetëm për të shpëtuar njeriun, për ta larë nga mëkatii tij dhe ta çojë në Parajsë. “Dola nga Ati” ku kishte gjithçka, “dheerdha në botë”, që asgjë nuk mundi t’I jepte. Zoti u lind në një shpellëpër të treguar se bota është e errët dhe vetëm Ai mund ta ndriçojë. Zoti ulind në Bethlehem - ‘Shtëpia e Bukës’ - për të treguar se Ai është e vetmjaBukë dhe Verë e denjë e njerëzve të vërtetë.

O Zot Jisu, Bir i Parëjetshëm i Perëndisë së gjallë dhe Bir i VirgjëreshësMari, ndriçona dhe ushqena nga të Tuat.

Lavdia dhe nderi qofshin përjetë më Ty. AminNga shën Nikolla Velimiroviç

ndinë që radhitet në gjërat e ulëta (Boulgakof)deri në mungesën e interesimit për veten (Fer-nand Dumont). Le të soditim Perëndinë që nabeson Birin e Tij. Bëri një bir njeriu dhe kështuAi transformon bijtë e njerëzve në Perëndi (shënAugustini). Ja lavdia jonë: na bën bij Perëndiefalë zbrazjes së Tij, ardhjes së Tij në tokë, falëmishërimit të Tij.

Sot shkëlqen mbi tokë, mbi gjithë universinfytyra e Perëndisë, e Atij që përkulet drejt neshashtu si prindi përkulet drejt djepit të fëmijës.Perëndia përkulet dhe bëhet i ngjashëm mene.

Sot shpallet një njerëzim i ri, ku fytyra e fë-mijës, fytyra e të varfrit, fytyra e gjithë njerëzimit,rigjen kuptimin dhe origjinën e saj. Në këtë ditëduhet të gjejmë shkëlqimin e Jisuit foshnjë, tëveshim ndjenjat tona me ndriçimin e fytyrës sëTij, të veshim gjithçka që kjo “foshnjë” mbannë zemër, dashurinë për Atin e Tij të Përjetshëm.Në këtë ditë kërkojmë hirin që të pasurohemime këtë dritë. Le të na pushtojë gjithë jetën to-në kjo dashuri e re. Fjala e Perëndisë le të nandriçojë, të na drejtojë në dhuratën e parë qëduhet të kërkojmë këtë Krishtlindje: dhuratën evetes sonë. Në Eukaristinë që kremton Lindjene Krishtit, le të marrim pjesë në gëzimin qëPerëndia dëshiron të na takojë.

Dhe thellë në shpirtin tonë le të jetë ky ve-ndim dashurie: “Jisui im, bëj që të sodit fytyrënTënde! Jisui im, më trego çfarë banon në zemrënTënde! Jisui im, tregomë udhën Tënde!

Krishtlindje

Ikona e Lindjes, e Nikolla Onufrit (shek. XVI),në ikonostasin e kishës së Fjetjes së Hyjlindëses - Berat