gazeta "ngjallja" dhjetor 2015

Upload: kishaorthodhokse

Post on 07-Aug-2018

230 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    1/12

    1DHJETOR 2015 NGJALLJA

    NGJALLJANr. 12 (275) Viti XXIII i botimit DHJETOR 2015 Çmimi 20 lekë

    Perëndia i tërëfuqishëm dhe Krijuesi i të gjithave bëhet krijesëe përulur dhe delikate, ai bëhet foshnjë, pa çati, pa reshtur sëqeni Perëndi i pafund. Fjala hyjnore mori mish dhe veshi natyrëntonë njerëzore, për ta bërë atë një zbukurim mbretëror. Atë qënuk mund ta mbajë dot tërë gjithësia, që është i ulur mbi një fronqiellor dhe që e lavdëron pareshtur oborri i fuqive të panumërtaqiellore, lejon që të mbahet në një grazhd të ngushtë dhe të errët,duke u bërë objekt i refuzimit dhe i përbuzjes së të gjithëve. Atëqë “duke qenë në formë Perëndie” “e zbrazi veten e tij, duke ma-rrë formë shërbëtori, duke u bërë i ngjashëm me njerëzit” (Fil.

    2:7). Ai bëhet i varfër “për të na pasuruar në varfërinë e Tij”(2 Kor. 8:9). I paprekshmi pranon të mbulohet me shpërgënj për të na çliruar prej mëkateve dhe për të mbuluar me lavdi hyjnoreata që ndodheshin në çnderim. Biri i Vetëm i Perëndisë, Ai qëndodhet në gjirin e Atit gjatë gjithë përjetësisë, bëhet Bir i njeriut

    Lindja, sipas mishit,E ZOTIT, PERËNDISË

    DHE SHPËTIMTARIT TONËJISU KRISHT

    GËZUAR KRISHTLINDJEN!

    (Vijon në faqen 2)

    KAPËRCIMI I RRUGËVE PA KRYENga Mesazhi i Kr ishtli ndjes i Kryepiskopit Anastas i viti t 1992 

    ...“Na vizitoi që lartazi Shpëtimtari ynë”.Këtu në Shqipëri, për herë të parë sivjet, passhumë dekadash deliri ateist, Krishtlindjet bëhenpërsëri festë zyrtare, festë e vendit. Vështirësitëe shqetësimet nuk pushojnë së na bëri presion.Por tani ka një ndryshim thelbësor: Shumica dë-rrmuese e popullit e ka kuptuar se problemet emëdha që janë akumuluar, nuk do të zgjidhenme përbuzjen e vjetër vetëdashëse ndaj Perën-disë, me qëndrim arrogant, që e çuan vendin nëtragjedinë e sotme, por me besim te Perëndia,me ndriçimin dhe fuqinë e Tij.

    Veçanërisht për ne të krishterët, Jisu Krishti,Lindjen e të Cilit kremtojmë sot, mbetet shpresa,gëzimi, fuqia jonë, “porta” nëpërmjet së cilëshapen kalime në muret e mbyllura nga problemet

    dhe rrugët pa krye të çdo natyre qofshin. Dukeu frymëzuar dhe ndriçuar nga prania e Emanue-lit, duke thirrur “Perëndia me ne”, përpiqemi për rimëkëmbjen e Kishës sonë, për riorganizimin eshoqërisë sonë, duke i mbajtur sytë te Jisui Perë-ndi-njeri, i Cili garanton kapërcimin e gjithçkajeqë për nga mundësitë njerëzore është e paarrit-shme.

    Sa më shumë që lidhemi me Të, sa më thellëqëndron Ai në zemrën tonë me hirin e misterevetë Kishës së Tij, aq më shumë do të shohim qëvështirësitë e ndryshme personale, familjare eshoqërore të mposhten me ndërhyrjet mrekullibë-rëse të Perëndisë. Dhe së fundi, të gjithë ata që

     jetojnë “në Të”, me veprimin e Shpirtit të She-njtë, bëhen edhe ata vetë faktorë për kapërcimin

    e rrugëve pa krye në mjedisin e tyre. Çajnë ka-lime e rrugë paqeje dhe pajtimi, edhe aty ku tëgjitha duken të mbyllura: të mbyllura nga ashpër-sia dhe sëmundja e egoizmit njerëzor; të mby-llura nga urrejtjet dhe ekseset luftënxitëse.

    Me gjithë zemër uroj që besimi se “Na vizitoiqë lartazi Shpëtimtari ynë” - Perëndia i së vër-tetës, fuqisë dhe dashurisë - të ndriçojë përditëmendjen tonë, të ngrohë zemrat tona dhe tëudhëheqë veprimet tona, duke hapur rrugë nëpër 

     pengesa të shumta të pakalueshme që ngrihen para nesh. Kapërcimi i rrugëve pa krye mbetetmesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe përvojë

     personale e të gjithë atyre që jetojnë me Krishtin.

    (Tiranë, 25 dhjetor 1992)

    23 vjet më parë

     Lindja e Krishtit (A. Rubliev, shek. XV)

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    2/12

    2 NGJALLJA DHJETOR 2015

    dhe i Virgjëreshës pa pushuar së qeni Perëndi,që të jetë “i parëlinduri i një numri të madhvëllezërish” (Rom. 8:29), duke iu kthyer njerëzvedinjitetin e të qenurit bij të adoptuar të Perëndisë(Jn. 1:11; Lluk. 6:35; Gal. 4:4-7). Ai qëndron ishtrirë në një djep dhe soditet prej gomarit dhekaut, duke plotësuar kështu profecitë që thonë:“Midis dy kafshëve ti do të njihesh” (Habak.3:2 sipas të Shtatëdhjetëve), “Kau e njeh atëqë e ka krijuar dhe gomari grazhdin e të zotit tëtij” (Isaia 1:3 sipas të Shtatëdhjetëve). Ai qëushqen çdo qenie me anë të Përkujdesjes sëTij, është i shtrirë në grazhd të këtyre kafshëve

     pa arsye, simbole të dy popujve hebre dhe pa-gan, për të shëruar njerëzit nga marrëzia e tyre,

     për të pajtuar ata që janë të ndarë nga urrejtja(Efes. 2:16) dhe për t’u ofruar si ushqim për tëgjithë, si Buka e vërtetë e jetës (Jn. 6:51). Nëkëtë skenë mund të soditësh, - thonë Etërit eshenjtë, - një ikonë të Kishës: djepi është kupaqë mban Atë që bëhet njeri sot dhe që jep vetensi ushqim për jetën e botës. Virgjëresha ështënjëkohësisht froni dhe altari i sakrificës, shpellanjë tempull; engjëjt, Josifi dhe barinjtë, shër-

     bejnë si dhjakonë dhe vetë Zoti është Kryepriftiqë kremton këtë Liturgji Hyjnore...

    K  jo mrekulli e jashtëzakonshme, që kryhetsot në shpellën e përulur të Betlehemit, është

     përmbushja e të gjitha profecive të thëna nga profetët e Izraelit, përfundimi i përgatitjes sëduruar, të kryer në të gjithë shekujt nga ana enjerëzimit, që nga Davidi, Avrahami, Noeu dheAdami. Në këtë ditë, “në këto kohë të fundit”,Perëndia na dërgon Birin e Tij të vetëm, “meanë të të cilit ka bërë shekujt” (Hebr. 1:2) dhe izbulon kështu botës Misterin e Madh të Shpë-timit tonë, i mbështjellë në heshtje dhe i mbajtur i fshehtë nga Perëndia, në vendimin e pa-shprehur me fjalë të Tre Personave të Trinisësë Shenjtë, para krijimit të botës (shih Rom.16:25; 1 Kor. 2:7; Efes. 3:5,10; Kol. 1:26). Kyështë qëllimi: të parit e kësaj dite, për të cilin

     janë krijuar qielli dhe toka, sipërfaqja e saj dhegjithë qeniet. Mister i çuditshëm, i pakuptue-shëm, i pakapshëm për çdo mendje njerëzoredhe madje edhe për vetë mendjen e engjëjve:“Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14).Ai që është Perëndi nga natyra, merr mbi vetetërë natyrën tonë njerëzore, e merr në gjirin eVirgjëreshës, e merr si një rrobë për të na ku-nguar me Hyjninë e Tij. Perëndi dhe njeri, njëPerson i vetëm, Jisu Krishti, “i njohur në dy na-tyra” që janë të bashkuara tek Ai “pa përzierje,

     pa ndarje dhe pa shkëputje”. Perëndia bëhetnjeri sot në shpellën e Betlehemit, që njeriu të

     bëhet Perëndi. Ky është qëllimi final për të cilinPerëndia ka bërë të gjitha gjërat nga hiçi dhe

    që i ka sjellë në qenie; që Fjala, Personi i dytë iTrinisë së Shenjtë, të zbresë deri te ne, të marrënatyrën tonë njerëzore të plakur dhe të defor-muar nga mëkati, për të shëruar plagët toname anë të vuajtjeve të tij, që të pastrojë ikonëne tij të ndotur, për të na ripërtërirë në Atë (Efes.2:15). Kështu na ngre lart nga humnera evdekjes ku kishim rënë dhe na ngjit në lartësi,më lart se të gjitha fuqitë qiellore, derisa të na

     bëjë të rrimë bashkë me Atë, në Perëndinë(Efes. 1:22). Jisu Krishti, Emanueli “Perëndiame ne” (Isaia 7:14; Matth. 1:23) lind në këtëditë si një foshnjë e brishtë, mbi të cilin engjëjt

     përkulen me admirim. “Drita e vërtetë që ndri-çon çdo njeri që vjen në botë” (Jn. 1:9) shkëlqen

    në errësirën e shpellës së varfër, dhe koha evdekjes dhe e prishjes merr fund. Solomoni nuk 

    Atë “banon trupërisht e tërë plotësia e hyjnisë”(Kol. 2:9), në një formë të tillë që ata të cilët endjekin me anë të besimit, do të bashkëndajnëkëtë plotësi në qenien e tyre: në frymë, në shpirtdhe në trupin e tyre.

    Duke kremtuar sot zbritjen e Perëndisë nëmes të njerëzve, Mishërimin e Fjalës, ne po-hojmë plotësimin e të gjithë misterit të shpëtimittonë: Krishti lind dhe tashmë njeriu bëhettrashëgimtar i lavdisë së tij. Sigurisht, kundrojmëende një fëmijë në djep, por Etërit e shenjtë nuk kanë mësuar të dallojmë në shpellën e përulur të Betlehemit shenjat e plotësimit final të Miste-rit të Krishtit. Festa e Lindjes dhe e Kremtja etë Kremteve, Pashka, në fakt janë një kremtim

    i vetëm. Shpella bën të ditur varrin, pelenat para-qesin shpërgënjtë; këtu Krishti shfaqet në botë

    Lindja, sipas mishit,E ZOTIT, PERËNDISË DHE SHPËTIMTARIT TONË JISU KRISHT

    ka më arsye të ankohet duke thirrur me tëmadhe: “Nuk ka asgjë të re nën diell” (Kishtari1:9), sepse ky fëmijë i vogël është Adami i dytëqë vjen të inaugurojë një krijim të ri, një njeri të

    ri (2 Kor. 5:17). Tashmë, duke ndjekur Krishtin,duke iu bindur urdhërimeve të tij, duke vuajtur me Atë për t’u ngjallur prej Tij, njerëzit janë tëthirrur për të shijuar pavdekësinë.

    F jala bëhet mish, Ai merr të gjitha dobësitëtona, i vjen keq për këto, por pa marrë pjesë nëfajin tonë. Ai vishet me trup dhe shpirt, fëmijë ivogël ai iu nënshtrohet ligjeve të natyrës sonëtë rënë: urisë, etjes, gjumit, mosdijes, edhe pseështë i pamëkatshëm. Ai vetëm është pa mëkat(Rom. 5:21) dhe vjen të banojë në mishin që iështë nënshtruar mëkatit dhe vdekjes, “që mishitë bëhet Fjalë”. Ai merr trupin që i është ku-

    shtuar varrit, për ta mbushur me lavdi dhe dritë,duke bashkëndarë me atë pavdekësinë e tij. Në

     pa cenuar virgjërinë e Nënës së Tij, Ai triumfonmbi vdekjen dhe del nga varri pa prishur vulat;në Betlehem një engjëll u dërgohet barinjve, nëJerusalem një engjëll që shkëlqen u bën të ditur 

    grave miroprurëse Ngjalljen. Kudo dhe përherënjë Krisht i vetëm, i bërë njeri si ne deri në vdekje,që rënia e kryer nga një njeri, Adami, të ndreqetnga një njeri, Adami i dytë (1 Kor. 15:45). “Se-

     pse një është Perëndia, një është edhe ndërmje-tësi midis Perëndisë dhe njerëzve, njeriu JisuKrisht, që dha veten e tij shpërblim për të gjithë”(1 Tim. 2:5). Është Ai, pra, Shpëtimtari, që ështëZoti, të cilit i falen dhe ngazëllohen për atë tëgjitha qeniet e universit, të pajtuara me anë tëTij me Perëndinë në Trupin e Tij, Kishën eshenjtë: “Plotësia e atij që i plotëson të gjitha nëtë gjithë” (Efes. 1:23).

    (Marrë nga “Sinaksari”, Botim i KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”)

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    3/12

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    4/12

    4 NGJALLJA DHJETOR 2015

     Në Manastirin e hirshëm të ShënJoan Vladimirit, në datën 5 dhjetor,u organizua aktiviteti njëditor metemë: “Roli i gruas në Kishë, sipasshembullit të së Tërëshenjtës”. Mo-rën pjesë rreth 100 gra nga Elba-sani, Gramshi, Cërriku, Peqini, Shel-

    cani, Gjinari, Pashtreshi, Shtërmenidhe Shijoni.

    Aktiviteti u drejtua nga Episkopii Bylisit, Asti, dhe u organizuanga Zyra e Grave Orthodhokse, në

     bashkëpunim me Zyrën e Kateki-zmit dhe klerikët e enorive.

    Programi filloi me lutje dhe vijoime referatin e përgatitur nga MironÇako, me temë: “Roli i gruas në Ki-shë”, ku u theksua roli që luajti eTërëshenjta për shpëtimin e qeniesnjerëzore me mishërimin e Birit

    të Perëndisë. Ndërsa VirgjëreshaMari duhet të jetë shembull imitimi

     për çdo grua që dëshiron të stolisetme virtyte dhe hijeshi.

    Vend të veçantë në programzuri mësimi i këngëve të Krishtli-ndjes, që u drejtua nga Joan Meni,

     për organizimin e Kolendrave.

    Qëllimi kryesor i këtij aktivitetiishte prezantimi i grupeve, i punëssë çdo grupi dhe krijimi i grupevetë reja. Hirësi Asti shpjegoi objek-tivat mbi të cilat do të organizohengrupet e grave, të cilat janë: Rritja

    në Krishtin, Miqësia, Dëshmia dheShërbimi.

     Në fund të programit u bëzgjedhja e këshillit të çdo grupi, icili mban dhe përgjegjësinë për organizimin e grupit, krijon kontaktme grupet e tjera, si dhe bën koordi-

    nimin me Zyrën e Lidhjes së Grave.Grupi i Elbasanit ka si përgjegjësitë mbikëqyrë edhe punën e gru-

     peve të tjera.Aktivitete të tilla synojnë të

    ndihmojnë gratë për të kuptuar roline tyre në familje dhe shoqëri, siçthekson edhe shën Porfiri: “Shem-bulli i një gruaje të krishterë dhe

    të virtytshme ndikon pozitivisht 

     jo vetëm te bashkëshorti dhe fë-

    mijët e saj, por edhe te rrethi më i

     gjerë familjar e shoqëror”.

    El isabeta Shqau 

    “Roli i gruas nëKishë, sipas shembull i t tësëTërëshenjtës” 

    -Aktivitet me gratë orthodhokse të zonës së Elbasanit -

     Në datën 26 nëntor 2015, nëmjediset e Hotelit “Skampa” tëElbasanit, u përkujtua 10-vjetori i

    krijimit të Qendrës së Bashkë- punimit Ndërfetar në këtë qytet.Kjo ngjarje mblodhi përfaqësue-sit më të lartë të pushtetit lokal,Kryetarin e Bashkisë z. QazimSejdini, Prefektin e Qarkut, z. Ar-

     ben Kamami, Kryetarin e Këshillittë Qarkut, z. Bukurosh Stafa, siedhe të ftuar të tjerë, Nuncin Apo-stolik, Mons. Romiro Ingles, Krye-tarin e Komitetit të Kulteve, z. Ilir Dizdari, klerikë nga të gjitha ko-munitetet fetare të Elbasanit dhe

    shumë besimtarë. Kisha Ortho-dhokse Autoqefale e Shqipërisë u përfaqësua nga Episkopi i Krujës,Hirësia e Tij Andoni.

    Profesori i Universitetit të Elba-sanit, z. Roland Gjini, historian, bërinjë përmbledhje të detajuar të

     bashkëjetesës fetare në trevën eElbasanit ndër shekuj, duke sjellëshembuj interesantë edhe ngastudiues të huaj, si Georg Hahn,Margaret Hazllëk etj. Ai e vuri the-ksin në traditën e të qenit bashkë

    të shqiptarëve në shekuj pa dallimfeje. Koordinatori i Komitetit Ndër-fetar, z. Sokol Lulgjuraj, foli për 

     punën e bërë gjatë këtyre 10 viteve,si dhe u ndal në sfidat e detyrat qëi dalin këtij komiteti në të ardhmen.Përfaqësuesi i komunitetit Katolik,Don Emilio Valente, foli për rëndë-sinë e “Nderimit të Marisë në Ku-ran”, si urë e fortë lidhëse ndërmjetIslamit dhe Krishterimit. Nga ko-muniteti mysliman referoi teologuErgys Muzhaqi, i cili foli për më-

    simet dhe urat lidhëse të përba-shkëta drejt bashkëpunimit ndër-fetar.

     Në ta kim fo li ed he Hi rë siAndoni, i cili shtjelloi temën “Vlerate përbashkëta që na nxisin në

     bashkëpunim”. Ai, pasi bëri njëretrospektivë të shkurtër historike

     për faktorët që ndikuan në for-mimin e pluralizmit fetar në vend,u ndal në frymën pozitive që kaekzistuar ndërmjet komunitetevefetare, si dhe të vazhdimësisë së

    saj edhe sot në bashkëpuniminndërfetar, si domosdoshmëri e

     proceseve dhe nevojave të kohës.

    Gjithashtu, Episkopi i Krujës ngritishqetësimet që ende kanë Komu-nitetet Fetare në lidhje me kthimindhe kompensimin e pronave, si dhetë rasteve kur organet shtetërorenuk kanë vepruar me kujdesin dhe

     përgjegjshmërinë që kërkohet nëlidhje me disa objekte kulti ortho-dhokse.

    Përfaqësuesi i KomunitetitBektashian, Baba Ardit Selmani, imëshoi fort vlerës së bashkëpuni-mit ndërfetar. Ai theksoi fuqishëm

    se fetë tona kanë gjithçka që na bashkon e asgjë që na ndan. Kon-ferenca u mbyll me përshëndetjene Kryetarit të Këshillit të MyftinisëElbasan, z. Arben Ramkaj, i cilifalënderoi të gjithë përfaqësuesitdhe, duke përfituar nga rasti, uroiedhe për festat e Pavarësisë dhetë Çlirimit të vendit.

      AtëStavr i Çipi 

    10-vjetori i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    5/12

    5DHJETOR 2015 NGJALLJA

    Disa ditë pas Lindjes së Krishtit Kisha jonë

    ka vendosur që të kujtohen foshnjat që u vra-në nga Herodi dhe lexohet pjesa e Ungjillit që ireferohet ngjarjes, e cila tashmë është bërë enjohur (Mt. 2:1-18). Magët nga Persia, pasigjetën dhe iu falën Foshnjës Hyjnore, morënurdhër nga Vetë Perëndia që të mos ktheheshinte Herodi që ta informonin “ për fëmijën”, ndaju kthyen për në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.Nga kjo ngjarje mbreti u inatos shumë, sepse ugënjye prej magëve dhe mori një vendim tëtmerrshëm. Sipas kohës që kishte mësuar ngaata, ai urdhëroi që të vriteshin të gjitha foshnjatdy vjeç e poshtë në gjithë krahinën rreth e qark,duke besuar se me këtë mënyrë do të vristeedhe Krishtin. Kjo ndodhi sepse ai kishte frikënga Mbreti i porsalindur.

    E gjithë krahina përjetoi një krim të pa-dëgjuar ndonjëherë; krimin më të madh të histo-risë. Qindra ose mijëra foshnja të pafajshme(Sinaksarët përmendin numrin 14 000. Sot kadisa mendime për numrin e foshnjave se nuk ishte saktësisht 14 000, por ishte me dhjetëraderi në qindra. Sidoqoftë, ai ishte mjaft i madh),u rrëmbyen me dhunë nga gjinjtë dhe krahët enënave të tyre dhe u masakruan.

    Vrasja e foshnjave, si edhe vrasjet masivee në grup të kryera në luftëra apo konflikte dhetrazira të ndryshme shumë herë bëhen shkak që njerëz të ndryshëm besimtarë të skandali-zohen, apo dhe ateistët të ngrenë teza dhe idetë ndryshme mosbesimi për të hedhur poshtëFuqiplotin Perëndi, Providencën Hyjnore madjedhe ekzistencën e Perëndisë. Shumë prej tyrethonë: “ Përse Perëndia lejon që të vriten kot,pa arsye dhe në mënyrë të padrejtë njerëz të 

    pafajshëm, fëmijë, të rinj dhe foshnja?”.

    Megjithëse çështjen e drejtësisë hyjnore nëlidhje me njerëzit dhe botën e kanë prekur disaEtër të Kishës, përsëri për ne ajo mbetet njëpikë që nuk ka zgjidhje të plotë, sepse i përketekskluzivisht Perëndisë. Në lidhje me ngjarjene foshnjave të vrara nga Herodi më poshtë për-mendim opinionin e shën Joan Gojartit (Veprat e J. Gojartit, vol. 31. Botimet “Grigor 

    Pallamai”). Për këtë ngjarje ai thotë: Së pari,nuk e ka fajin Perëndia, por zemërashpërsia,egërsia dhe mizoria e Herodit. Përmendim sishembull një njeri shumë të sëmurë, të cilin ekuron specialisti më i mirë; një mjek shumë imirë e i ditur. Mjeku bën çdo përpjekje, me që-llim që ta shërojë dhe i jep një kurë shumë tëmirë. N.q.s. pacienti nuk i merr ilaçet dhe nuk ndjek këshillat e mjekut për arsye të ndryshme

    (pakujdesi, parregullsi, përtaci apo edhe ngamosdashja) dhe gjendja e tij përkeqësohet dhe

    vdes, mos e ka fajin mjeku i mirë? Sigurisht, jo. Nëse fuqitë e mëdha vendosin dhe kryejnëluftëra, ku vriten mijëra njerëz të moshave tëndryshme. Nëse shfrytëzuesit e natyrës e shka-tërrojnë atë pa kriter, ndotin ambientin, dhe disakafshë janë kthyer sot në specie të rralla e nëzhdukje, mos vallë e ka fajin Perëndia, i Cili i

    krijoi të gjitha (botën, kafshën, bimët edhe nje-riun) “ shumë mirë ” (Gjen. 1:4;8;10;13;25)?Sigurisht, jo. Sepse Perëndia i dha njeriut liri dhelogjikë që të zgjidhë çështjet e ndryshme që ishfaqen në jetë. Gjithashtu, i dha edhe porosinjeridashëse edhe ligje, por nëse njeriu, nëkundërshtim me çdo ligj dhe rregull, kryen vra-sje dhe shkatërrime, përgjegjësinë nuk e kaPerëndia. Mendimi i parë, pra, na tregon se vra-sës dhe shkatërrues është njeriu dhe jo Perëndia.

    Së dyti. Përse Perëndia lejon padrejtësitë,vrasjet, shkatërrimet? Si Zot që është nuk mundtë ndalojë të keqen dhe padrejtësitë që ndodhin

    në botë? Megjithëse përgjigjja e vetme që mbu-lon këto “dyshime” është pikërisht se Zoti dhePerëndia me ardhjen e Dytë të Krishtit do të

     pushojë dhe do të zhdukë njëherë e përgjith-monë në botë mëkatin, të keqen dhe vdekjen,

     përsëri po i referohemi shën Joan Gojartit për këtë pikë. Ai jep një mendim, zgjidhje, të cilin e

     përmend vazhdimisht: “shumënjerëz bëjnëpa- dr ejtësi, por askujt nuk i bëhet padrejtësi ”  Sipas tij,të padrejtët, vrasësit, grabitësit etj., ata qëvendosin të kryejnë luftëra, ata që kryejnë vrasje

     për shumë apo për pak të holla, ata që tregtojnëvdekjen e bardhë dhe plot të tjerë rreth e rrotull

    nesh janë të shumtë dhe kudo. Për të gjithë dotë vijë dita kur do të paguajmë për punët tona,

    qoftë në këtë botë - siç ndodhi me Herodin, i cili

     pak kohë pas masakrës së foshnjave u sëmur rëndë dhe zuri krimba, të cilët e hëngrën derisavdiq - qoftë në botën tjetër, ku shumëfish mëtepër ata do të marrin shpërblimin e tyre ngaZoti ditën e Gjyqit të Madh, pas Ardhjes së Dytëtë Krishtit mbi dhé. Asnjë i padrejtë dhe i

     papenduar nuk do të shpëtojë dot nga duart ePerëndisë së drejtë dhe të gjallë.

     Ndërsa për rastin tjetër, sipas atit të shenj-të, nuk ekzistojnë persona, të cilëve u bëhet

     padrej tësi. Me të dre jtë lind pyetja, si kamundësi? Po foshnjat e vrara nga mizoria eHerodit? Po refugjatët e ndryshëm që braktisin

    shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga lufta, njerëzite vrarë në mënyrë masive dhe në grup, njerëzite dhunuar, njerëzit që humbin jetën në aksidenteautomobilistike dhe ikin në moshë të re nga jetae shumë raste të tjera; të gjithë këtyre nuk u

     bëhet padrejtësi? Jo. Nuk u bëhet padrejtësi,sepse çdo padrejtësi që i bëhet dikujt në jetë,Perëndia e lejon: a) ose për të fshirë mëkatet,ose b) për të dhënë shpagim të përjetshëm.

    Pra, padrejtësia që Perëndia e lejon të na bëhet, ndodh për dy arsye: për larjen e mëkateveose për të marrë si shpagim shpëtimin e shpirtitdhe jetën e përjetshme. Prandaj edhe kjo

     padrejtësi dëmton vetëm të padrejtin dhe jo personin që i bëhet padrejtësia. N.q.s. dikushmendon e thotë: mirë njerëzit e mëdhenj, po tëvegjlit, konkretisht foshnjat, ç’mëkate kishinkryer? Përgjigjja mund të ishte kjo: foshnjat ishintë pafajshme dhe për këtë padrejtësi që iu bë,Perëndia iu përgatiti një jetë engjëllore në Qiell,një jetë që e ka zili cilido. Po ashtu, Zoti përgatitdhe iu dhuron jetën e përjetshme pa dhimbjedhe pa lot të gjithë të pafajshmëve që pësojnë

     padrejtësi n.q.s. e durojnë pa u ankuar, pa dashur të hakmerren dhe pa mbajtur mëri për të keqendhe padrejtësinë që u bëhet.

    Së treti dhe së fundi. Të mos skandalizohe-mi nga Perëndia me gjithë ato që ndodhin rrethe qark nesh dhe të mos kemi mendimemosbesimi dhe dyshimi për Të. Të gjitha i diZoti, por i lejon që të ndodhin për dobinë tonëshpirtërore. Edhe kur një fëmijë vdes dhe ne ekonsiderojmë si të padrejtë këtë gjë, padyshimqë Perëndia përgatit diçka më të mirë dhe mëtë dobishme për shpirtin e tij. Perëndia nuk i

     bën askujt padrejtësi. T’i kemi besim absolut,edhe nëse rrojmë e jemi mirë, apo kalojmëvështirësi, a sëmundje dhe vdekje; se Perëndiavendos për të mirën dhe dobinë tonë shpirtërore,sepse të gjithë i përkasim Zotit ( Rom.14:8).

    Arkimandri t Kozma Sovjani 

    Foshnjat e vrara nga HerodiPadrejtësia dhe Drejtësia Hyjnore

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    6/12

    6 NGJALLJA DHJETOR 2015

    “DISKRIMINIM, PERSEKUTIM, MARTIRIZIM,

    «DUKE NDJEKUR KRISHTIN SË BASHKU»Një përqasje biblike-theologjike

     Në vazhdën e 20 shekujve të kaluar, Ki-sha e Krishtit përjetoi shumë peripeci, u për- ball me persekutime në forma dhe intensitete

    të ndryshme. Por, megjithatë, mbeti e palëku-ndur. Siç shën Joan Gojarti (354-407), njëfigurë e madhe e Kishës së pandarë, e theksonnë mënyrë të jashtëzakonshme: “ Kjo është madhështia që ka Kisha, kur luftohet, fiton;

    kur duan ta minojnë, qëndron më lart; kur 

     shahet, bëhet akoma edhe më e shkëlqyesh-

    me; merr plagë, por nuk rrëzohet; lëkundet,

     por nuk shembet; rrihet prej dallgëve, por 

    nuk mbytet; luftohet, por nuk mundet; go-

    ditet me grusht, por nuk mposhtet. ... Kurrë 

    nuk plaket, gjithmonë lulëzon (Migne 52, 402).

    C) Karakteristikat e moralit martirik 1. Krishti paralajmëroi me saktësi nxënë-

    sit e Tij për persekutimet “Nëse më kanë  përndjekur mua, edhe ju do t’ju ndjekin”

    (Jn.15:20). “Edhe ruhuni nga njerëzit, se- pse do t’ju dorëzojnë ju nëpër kuvende dhe

    do t’ju rrahin në sinagogat e tyre. Edhe do

    t’ju nxjerrin për shkakun tim përpara të 

     parëve dhe përpara mbretërve, për dëshmi

    mbi ata dhe mbi kombet” (Matth.10:17-18).

    Dhe Ai na këshilloi:a) Integritet dhe urtësi: “ Bëhuni pra të 

    urtë si gjarpërinjtë dhe të butë si pëllu-mbat” (Matth. 10:16). Ruajeni dëlirësinë e brendshme dhe pastërtinë, por edhe urtësinëe diturinë ndaj përndjekësve tuaj. Nuk nevo- jitet të jeni njerëz që ndërmarrin rreziqe tëtepërta. Kur dikush dëbohet nga një qytet, letë shkojë në tjetrin (Matth.10:33).

     b)Guxim - mospasje frikë. “Mos kini frikë nga ata që vrasin trupin...”(Matth. 10:28),

    “Në botë do të keni shtrëngim; po kini

     guxim, unë e kam mundur botën” (Jn. 16:33).

    c) Rezistencë dhe fuqi. Siguri për ngu-

    shëllimin dhe fuqizimin që do të vijnë në orëne ankthit prej Hirit Hyjnor. (Llk. 22:43) .

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Global Christian Forum, Tiranë 3 nëntor 2015

    d) Durim në akuza dhe në tallje (Llk.23:9). Por edhe rezistencë ndaj shtrembëri-mit të së vërtetës, bërë nga armiqtë e tij, gjo- ja farisenjtë dhe skribët shpresëtarë (Matth.12:24-27, 23:13-36).

    e) Predispozitë për të falur . Kur nxënësii Krishtit shkon drejt martirizimit, duhet të jetëi lirë nga zemërimi dhe urrejtja ndaj armiqvetë tij. Ai ftohet t’i falë dhe të lutet për ta, dukeimituar mësuesin e tij (Llk. 23:54). Zemra emartirit është e mbushur përplot nga dashu-ria. Pa dashuri dhe vetë ky martirizim nuk kavlerë. Vlerësimi që i bën këtij fakti shën Joan

    Gojarti është një zbulesë për ne: “...Dashuriaedhe vetë, pa martirizimin, është e aftë ta

    bëjë dikë nxënës të Krishtit; por martirizimi

     pa dashuri, jo vetëm që nuk bën dot dikë 

    nxënës të Krishtit, por edhe as edhe i sjell 

    ndonjë lloj dobie, atij që e vuan” (Migne

    50, 607).

    f) Bërthama e rezistencës së besimtaritështë ndjesia e pranisë  së Krishtit në mënyrëtë vazhdueshme: “ Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët deri në mbarim të je-

    tës”(Matth. 28:20).

    Apostull Pavli e përmbledh shkëlqyeshëmmënyrën e rezistencës në vuajtje: “Në çdo gjë 

    e paraqesim veten tonë si shërbëtorë të Pe-rëndisë, me shumë durim, në shtrëngime, në 

    nevoja, në ngushtica, në rrahje, në burgje,

    në turbullira, në mundime, në pagjumësi,

    në agjërime” (2 Kor. 6:4). Dhe në të njëjtënkohë duke vepruar me dëlirësi, me urtësi, medurim, me mirësi, me Shpirt të Shenjtë, medashuri johipokrite, me predikimin e së vërtetësdhe me fuqinë e Perëndisë, me armët e drejtësi-së, ato sulmuese dhe mbrojtëse. (2 Kor. 6:5-7).

    2. Brenda besimit të krishterë kryhen katër  përvoja të mahnitshme:

    a) Pajtimi me vuajtjen, veçanërisht me

    atë që lidhet me martirizimin për hir të dashurisë për Krishtin. Të vuash për Krishtin konsidero-het dhuratë.“Neve na është dhënë...”, shkruanapostull Pavli, “ jo vetëm të besojmë në atë, por edhe që të vuajmë për hir të tij”

    (Fil. 1:29).

     b)”Kungimi ekzistencial” me Krishtin,njohja më e thellë me Atë: “Që të njoh atë dhe fuqinë e ngjalljes së tij, dhe pjesëma-

    rrjen e pësimeve të tij, duke u bërë në një 

     formë me vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Pavliguxon të konsiderojë “plotësim” të vuajtjeve

    të Krishtit, ato sa vuan për hir të Tij: “Dhembush mungesat e shtrëngimeve të Krishtit 

    Nga Kryepiskopi i Tiranës,Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

    +Anastasi 

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    7/12

    7DHJETOR 2015 NGJALLJA

    në mishin tim për trupin e atij, që është ki-

    sha” (Kol. 1:24).

    c) Transformimi i sprovave në faktorëpjekurie shpirtërore, dëlirësimi dhe shenjtërie.Si përfundim, martirët shfaqen të lirë nga frika,të lirë nga vuajtja, të lirë nga vdekja. Martirizimi

    brenda perspektivës së besimit të krishterë,transformohet në himn dashurie dhe lavdërimipër Perëndinë. Është karakteristike se kujtimetdhe të kremtet e martirëve nuk përbëjnë shkak ripërjetimi të dhimbjes, por përjetohen brendadritës së përvojës së Ngjalljes së Krishtit dhebëhen simbole fitoreje.

    d) Kulmimi i përvojës së martirëve mbetetlumturimi dhe ngazëllimi. Jisui, me qartësiabsolute, theksoi se: “ Lum ata që ndiqen për punë drejtësie, sepse e tyrja është mbretëria

    e qiejve. Të lumtur jeni ju, kur t’ju poshtë-

    rojnë e t’ju përndjekin, e të thonë kundër jush çdo lloj fjale të keqe me gënjeshtra

    për shkakun tim. Gëzohuni e gazmohuni,

    sepse paga juaj është e shumtë në qiej”

    (Matth. 5:10-12). Të krishterët e parë nëSelanik, duke imituar Zotin dhe apostujt,pranojnë Ungjillin “në shtrëngime të shumta,po me gëzim të Shpirtit të Shenjtë” (1Thes.1:6). Gjithashtu, edhe apostulli Petro, i siguronbesimtarët, nisur nga përvoja e tij e gjatë: “ Por gëzohuni se jeni pjesëtarë të pësimeve të 

    Krishtit, që të gëzoheni duke u ngazëlluar 

    edhe në zbulimin e lavdisë së tij. Nëse sha-heni për emrin e Krishtit, jeni të lumtur;

    sepse Shpirti i lavdisë dhe ai i Perëndisë 

    prehet mbi ju” (1 Petr. 4:13-14).

    D) Përgjegjësia e të krishterëvenë shekullin e 21-të

    Kisha, për t’iu përgjigjur misionit të saj,brenda zhvillimeve globale të shekullit të21-të, do të duhet të ruajë të pandryshuar karakterin e saj sakramental, shpëtimtar, siedhe trimërinë e mentalitetit martirik. Tëqëndrojë e hapur në diskutimet e njerëzimit,duke ndjekur në mënyrë besnike rrugëtimin eskicuar nga Krishti. Të përjetojë përgjegjësinëe saj globale me rezistencë, paqe dhe gëzimkryqngjallësor.

    Sot, ne të krishterët jetojmë në një botëshumë komplekse, që e karakterizon pluralizmidhe varësia reciproke. Në botën e sotme, tëglobalizuar, kemi detyrim të shtojmë sen-sibilitetin, vigjilimin, solidaritetin tonë. Tëkrishterët, diku përbëjnë shumicën, në një vendtjetër rezultojnë pakicë. Në rastin e fundit,shumë shpesh shtypen me mënyra të ndryshme,

    ashtu siç ndodh në kohën tonë në Lindjen eMesme, Afrikë dhe në Azi.

     Ne të krishterët që banojmë në vende tëlira, kemi një përgjegjësi të madhe. Nuk mundtë mbetemi indiferentë ndaj martirizimeve tëvëllezërve tanë. Duhet të vlerësojmë siç duhetvotën tonë, të ndikojmë tek ata që qeverisin.Duhet të ngremë zërin tonë me çdo mjet që

    disponojmë, të mbrojmë, të mbështesim mevepra vëllezërit tanë të përndjekur. ApostullPavli e përcakton me qartësi detyrimin tonë:“Edhe në qoftë se një gjymtyrë vuan, gjithë 

     gjymtyrët vuajnë bashkë me të; ose në qoftë 

     se nderohet një pjesë, të gjitha pjesët gëzo-

    hen bashkë me të” (1 Kor. 12:26)

    Lavdi Perëndisë, shumë organizma ndër-kishtarë në kohë të ndryshme janë treguar mendjeshmëri të lartë solidare me Kisha të ndrysh-me lokale, që vuajtën prej rrebeshit të perseku-timeve. Në kushtet e reja që krijohen, ne qëmarrim pjesë në Forumin Global të Krishterëduhet të kërkojmë forma të reja mbështetjeje për të krishterët e persekutuar. Kjo mbledhje

    e tanishme sigurisht që ofron rastin për të studi-uar rastet kryesore dhe për të kërkuar zgjidhje.

    Dhe për të qenë më konkretë, duhet tëtheksojmë se fuqitë e mëdha kanë përgjegjësimë të mëdha për Lindjen e Mesme, siç janë:Vendimet për ndryshimet e dhunshme tëudhëheqjeve dhe regjimeve, furnizimi me ar-matim, apatia për dëmet anësore me viktima

    miliona njerëz. Tani është koha kur ata që janë përfshirë, të shkundin letargjinë prej tyre dhetë ndërmarrin veprime të dobishme, që të nda-len konfliktet e armatosura dhe gjakderdhja etmerrshme.

     Një problem me karakter të përgjithshëm,i cili duhet të na shqetësojë vazhdimisht, është

    marrëdhënia e ngushtë e paqes globale, drejtësisëe zhvillimit. Varfëria mbe-tet tipi më i keq i shtypjes.Kur njerëzit privohen nga

    të mirat elementare për mbijetesën e tyre, nuk është çudi që të kthehennë drejtimet e tjera dhetë përvetësojnë bindjefetare ekstremiste, për të pasur një shoqëri tëdrejtë. Në shekullin e21-të, është e nevojshmetë kultivojmë dhe të fuqi-zojmë më shumë solida-ritetin midis të gjithë të

    krishterëve, duke ndjekur sa ndodhin me sy depër-tues dhe frymë kritike,“duke ndjekur së bash-

    ku Krishtin”.

    Rritja e dashurisësonë për Krishtin mbetet burim i pareshtur i jetësshpirtërore. Kjo është efshehta e fuqisë dhe rezi-stencës së të krishterëvenë ecurinë e shekujve.Përvoja apostolike, siç eka shprehur apostullPavli, le të bëhet himniynë personal: “Cili do të na ndajë nga dashuria

    e Krishtit? Shtrëngim, apo ngushtim, apo

    vdekje, apo zi, apo lakuriqësi, apo rrezik,

    apo thikë?... Po në të gjitha këto dalim më 

    tepër se fitimtarë me anë të atij që na deshi.

    Sepse më është mbushur mendja se as

    vdekje, as jetë... as ndonjë tjetër krijesë,

    nuk do të mundë të na ndajë nga dashuria

    e Perëndisë që është në Jisu Krishtin, Zotin

    tonë” (Rom. 8:35, 37-39).

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    8/12

    8 NGJALLJA DHJETOR 2015

    Kishës sonë i jepet çmimi i Mirënjohjes

    Në 25-vjetorin e rrëzimit të sistemit komunist

    Me rastin e 25-vjetorit të për-mbysjes së regjimit komunist, qënisi me protestat e studentëve nëTiranë, më 8 dhjetor 2015, LëvizjaStudentore i dha Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisëdhe komuniteteve të tjera fetareçmimin e Mirënjohjes në një ve-

     primtari të zhvilluar në mjediset eHotel Tirana Internacional.

    Të pranishëm ishin ish-studentëtë lëvizjes studentore të viteve1990-91, politikanë e personaliteteetj. Një vlerësim i veçantë iu de-dikua Komuniteteve Fetare tradi-

    cionale të vendit tonë, si kontribu-ues të rëndësishëm në ndryshimetdemokratike në vend. Për këtë ar-sye, nga ana e Kryetarit të Lëvi-zjes, z. Ilir Dizdari, iu dorëzua për-faqësuesve të tyre “Certifikata eMirënjohjes”.

     Në emër të Kishës sonë ishte i pranishëm Episkopi i Krujës, Hirë-sia e Tij Andoni, i cili në fjalën e tij

     Përvjetori i Ngritjes së Flamuritnë Tiranë, më 26 nëntor 1912, u shë-nua nga disa veprimtari të organi-zuara nga Bashkia. Në fillim, Krye-tari i Bashkisë, z. Erion Veliaj, priti

     përfaqësues të familjeve të atyre

    që morën pjesë në këtë ngjarje tëshënuar dhe përfaqësues të komu-niteteve fetare, klerikët e të cilaveishin po ashtu të pranishëm.

     Në një bashkëbisedim të ngroh-të, ai u dorëzoi familjarëve dhe

    komuniteteve fetare “Medaljen eFalënderimit” të Bashkisë, për rolindhe kontributin e tyre në këtë ngja-rje të shënuar. Për KomunitetinOrthodhoks, Medalja iu dorëzuaEpiskopit të Bylisit, Hirësi Astit.

    Më pas, të gjithë u drejtuan për te Monumenti i Pavarësisë, në par-kun “Rinia”, për të përuruar resta-urimin e tij, të kryer nga Bashkia,i cili mbaroi në prag të festave ko-mbëtare.

    Komunitetet fetare nderohen me Medaljen e Mirënjohjes

    Në përvjetorin e Ngritjes së Flamurit në Tiranë

     përshëndetëse falënderoi për këtëvlerësim, si dhe shprehu ndër tëtjera shembullin e rezistencës sëheshtur, por të rëndësishme të be-simtarëve orthodhoksë, të cilët as-

    njëherë nuk i ndërprenë lutjet me besimin se një ditë Perëndia do të bënte të mundur ardhjen e lirisë së besimit dhe të demokracisë. Ishinkëta njerëz, të cilët i kishin më shu-

    më frikë Perëndisë e për këtë arsyenuk iu frikësoheshin njerëzve, siçishte edhe rasti i klerikëve dhe be-simtarëve orthodhoksë.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    9/12

    9DHJETOR 2015 NGJALLJA

    “ANASTASIMATARI”, NJË KONTRIBUTI VYER PËR JETËN LITURGJIKE TË KISHËS SONË

     Nën tingujt ngjallësorë të Mu-zikës Bizantine dhe me pjesëmarrjen

    e një publiku të gjerë, besimtarë,specialistë të muzikës, deputetë, di-plomatë etj., ditën e mërkurë, më16 dhjetor 2015, në Sallën e Qen-drës Kulturore të Katedrales Ortho-dhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Ti-ranë, u zhvillua promovimi i librit tëplotë muzikor e liturgjik Anastasi-matari, përshtatur e kompozuar nëshqip nga Theodhor Peci, drejtor ishkollës së Muzikës Bizantine tëKishës sonë, drejtues i Korit Bizan-tin të psaltëve “Shën Joan Kukuzeli”.

     Anastasimatari apo “Ngjallëso-

    ri” është libri bazik psaltik, që për-mban, kryesisht, vargëzimet ngja-llësore të Tetëtingullshit, bashkë metë gjitha ato që konsiderohen si tëtilla, domethënë vargëzimet e ana-tolit, vargëzimet dogmatike sipasalfabetit të Joan Damaskinit, Hyj-lindësoret dogmatike, njëmbëdhje-të lavditë mëngjesore të Leontit tëUrtë dhe shkallesat e tetë tingujve.

    Programi, i moderuar nga muzi-kologia Mikaela Minga, nisi meprezantimin e katër folësve kryeso-

    rë: Akademiku Vasil Tole, znj. MeriKumbe, pedagoge e Muzikës Bi-zantine në Universitetin e Arteve,drejtuesi i Institutit të MuzikologjisëBizantine të Sinodit të Shenjtë tëGreqisë prof. dr. Grigorios Stathis,si dhe bashkëpunëtori shkencor ikëtij instituti dr. Grigorios Anastasiu.

    Z. Tole në fjalën e tij u përqe-ndrua më tepër në pikat që i refero-heshin librit si pjesë e rimëkëmbjessë Kishës Orthodhokse, por dherëndësisë apo vlerës që solli futja egjuhës shqipe në psalmodinë e kri-shterë nga Imzot Theofan Noli epararendës të tjerë. Ndër të tjeraai tha: “Në rast se sot e themi meplot gojën, se fjalën e shenjtë në 

    gjuhën shqipe e solli mjeshtërisht 

    Imzot Fan S. Noli , tash e tutje

    kësaj të vërtete do t’i shtojmë të 

    vërtetën tjetër, që fjalën e mu-

    zikën bashkë, …na e solli Theo-

    dhori përmes “Anastasimatarit”,

    si një dokument këndimi i stan-

    dardizuar i morfologjisë së Mu-

    zikës Bizantine në gjuhën shqipe,

    i Liturgjisë që këndohet në Ki-shën Orthodhokse Autoqefale të 

    Shqipërisë, i përgatitur me da-

     shuri e me kompetencë të lartë 

     prej tij.”  Ndërsa folësja e dytë, znj. Ku-

    mbe dha një panoramë të historisësë Artit Psaltik në Shqipëri, e cilandahet në tri periudha të mëdha, atëtë dorëshkrimeve që ndodhen nëArkivin Qendror të Shtetit, më pasme rilindjen dhe formimin e shtetitshqiptar me përfaqësues Nolin, Dhi-mitër Bedulin, Konstandin Trakon,Spiro Kondën, Sotir Kosmon etj. dheme periudhën e tretë, pas rënies sëkomunizmit, me atë Justin Anthi-

    miadhin, atë Damaskin Grigoriatin,Hirësi Ignatin, Mitropolitin e Bera-tit, atë Spiro Kostolin, HarallambTerziun e Theodhor Pecin.

    Më pas referuesi kryesor, z.Stathis, e cilësoi Anastasimatarine plotë në shqip si “...një ngjarjehistorike, që përuron një sërë bo-

    timesh të ngjashme, që me hirin

    e Perëndisë do të pasojnë, për t’i

    lëçitur në mënyrë sa më të për-

     shtatshme himnet e adhurimit në 

     Kishën Orthodhokse Autoqefale

    të Shqipërisë, por edhe kudo ku

     psale n himne në gjuhën shqi-

     pe”. Më pas theksoi se “gjuha e psalmodhia janë të pandara nga

    njëra-tjetra” dhe se Kisha Ortho-dhokse e pranoi ekzistencën e shu-më gjuhëve dhe nevojën e adhuri-mit të madhështive të Perëndisë në“gjuhën amtare të gjithsecilit”.

    Referuesi i katërt, z. Anastasiu,u përqendrua më shumë te mënyrase si është përpiluar ky Anastasi-matar  në shqip. Ai theksoi se “Pu-na e përshtatjes së melodisë psa-

    ltike në një gjuhë tjetër, së pari

    kërkon njohje të mirë të të dy gjuhëve, njohje shumë të mirë të 

     funksionimit të shkrimit muzikor 

    dhe të ortografisë së tij e, pa dy-

     shim, ndjeshmëri muzikore dhe

    aftësi kompozicionale, duke njo-

    hur rregullat e kompozimit se-

    rioz, sepse dihet që çdo vepër e

     përsh tatur, pak a shumë është 

    edhe një kompozim i ri. Të gjitha

     sa përmenda më sipër Theodhor 

     Peci i zotëron më së miri. Puna e

    tij karakterizohet si përshtatje e

    kompozim, sepse atje ku ishte e

    mundur, ai ruajti meloditë kla-

     sike të “Anastasimatarit” të Pe-tro Peloponezit e Joan Protopsa-

    ltit, por, kur veshja muzikore nuk 

    i përshtatej trupit-fjalës, ai

    ndërhyn duke na dhënë një ko-

    mpozim të ri... “Anastasimatari”

    që mbani në duar, nuk është 

    thjesht një produkt i dalë nga

     puna individuale apo laborato-

    rike. Ky libër sprovohet çdo ditë 

     si doracaku kryesor i mësimdhë-

    nies së Artit Psaltit në shkollën

    e Muzikës Bizantine të Kryepi-

     sk op atës së Sh qipë ri së dhe

    lexohet si ungjill muzikor ngja-

    llësor çdo të diel në Kishën Kate-

    drale të Ngjalljes”.

    Më pas autori i librit shpjegoise “Ky libër, në vetvete, ishte një 

     sfidë sa e bukur, aq dhe e vështi-

    rë. Ekzistenca e tij erdhi si nevo-

     jë esenciale për studentët e bre-

     zit të parë të shkollës së Muzikës

     Bizantine, për lehtësim në mësim-

    dhënie, por dhe si domosdoshmëri

    në interpretim për Korin Bizantin

    të psaltëve “Shën Joan Kukuze-

    li” gjatë të dielave në Katedra-len “Ngjallja e Krishtit”. Puna

    nisi në janar të vitit 2013 e për-

     fundoi me hirin e Zotit në gusht 

    2015”. Më pas ai falënderoi Perë-ndinë, mësuesit e tij të Artit Psaltik,

     bashkëpunëtorët e tij të ngushtë,katër folësit, e veçanërisht, Fortlum-turinë e Tij, Kryepiskopin Anastas,që kontribuoi, shenjoi, mbështetidhe frymëzoi rrugëtimin e jetës sëtij shpirtërore e profesionale, dukee cilësuar atë si arkitektin e ringja-lljes e ringritjes së Kishës sonë, por dhe duke ia dedikuar këtë libër atij.

    Më pas, brenda një atmosfereduartrokitjesh e hareje u ngjit nëskenë Fortlumturia e Tij, Kryepi-skopi Anastas, i cili tha:

    Vëllezërit e mi të shtrenjtë,

    kolegë Akademiku z. Tole, z. Stathi,

     z. Anastasiu, znj. Kumbe. Me ma-

    llëngjim të thellë gjendem sot kë-

    tu. Ndërsa shkojnë vitet e kthej-

    më vështrimin tonë edhe nga e

     shkuara, më vjen ndër mend viti

    1991, kur erdha për herë të parë 

    në Shqipëri. Si historian i fesë,

    (Vijon në faqen 10)

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    10/12

    10 NGJALLJA DHJETOR 2015

    Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

    JANAR 2016

    1 E premte † Rrethprerja eZotit Jisu Krisht. Vasili i Madh.

    (Hahen tëgji tha) 2 E Shtunë † Silvestri i Romës.Osh. Nili në Orikum. Osh. Sera-fimi në Sarov.

    3 E DIEL † PARA THEOFANI-SË.  Pr. Malakia. Dësh. Gordi.Oshg. Gjenovefa.5 E Martë † Vigjilja e Theofa-nisë. Dësh. Theopemti, Theonai.(Kreshmë)  (Shërbesa e Orëve) 6 E Mërkurë † Pagëzimi i Shpë-timtarit Jisu Krisht (Theofania).(Hahen tëgji tha) 7 E Enjte † Mbledhja për JoanPagëzorin, Pararendësin.Athanasi në Izmir.9 E Shtunë † Dësh. Poliefkti.Osh. Efstrati, çudibërës.Dëshg. Andonina.

    10 E DIEL † PAS THEOFANI-SË.  Grigori i Nisës. Dometianii Melitinës.11 E Hënë † Osh. TheodhosKinovjarku. Osh. Vitali në Gaza.Oshg. Etenia.16 E Shtunë † Nderimi i var-gonjve të Ap. Petros. Dësh.Danaksi nga Vlora.

    17 E DIEL † 12 LLUKAIT.Osh. Andoni i Madh. Dësh. i riGjergji në Janinë.18 E Hënë † Athanasi e Kirili tëAleksandrisë. Dëshg. Theodhuli.20 E Mërkurë † * Osh. Efthi-mi i Madh. Petro Doganieri.Dësh. i ri Zaharia.22 E Premte † * Ap. Timotheunga të 70-t. Oshd. AnastasPersiani.23 E Shtunë † Dësh. Klimi i

    Angirës dhe Agathangjeli. Osh.Dionisi në Olimp.

    24 E DIEL † 14 LLUKAIT.Oshg. Kseni. Hierod. Vavila.Filoni i Karpasisë.25 E Hënë † Grigor Theologu iKon/pojës. Osh. Marisi. Dëshg.Margarita.30 E Shtunë † 3 Hierarkët:Vasili i Madh, Grigor Theologu,Joan Gojarti.

    31 E DIEL † 15 LLUKAIT.

    Anargjendët Kiri e Joani. Nikitai Novgorodit.Durrës - ish-kisha e Shën Spiridhonit (dhe ish-Mitropolia). Kisha u prish nga pushteti ateist-komunist,në truallin e së cilës u ndërtua godina e Alb-Kontrollit e më pas u vendos Shërbimi Informativ i Shtetit.

    “ANASTASIMATARI”, NJË KONTRIBUTI VYER PËR JETËN LITURGJIKE TË KISHËS SONË

     jam i detyruar të kujtoj ngjarjet 

    historike e të shikoj përtej fryte-

    ve të bukura se ç’ndodh brenda

    rrënjës.

     Kur nisëm Liturgjinë Hyjnore

    në Kishën e vjetër Katedrale, një 

    nga çështjet e mëdha ishte se ç’do

    bëhej me anën muzikore të kryer-

     jes së saj. Pyetëm z. Milto Vako,

     profesor i muzikës evropiane, që 

    kishte kryer studimet në Rusi.

     Muzika që përdornim në Meshë 

    ndikohej pikërisht nga ky vend.

     Më pyetën se si do të vepronin e

    u thashë se sigurisht do ta vazh-

    donim këtë. Vetë Fan Noli kishte

     shkruar e kishte lidhje me muzi-kën evropiane dhe kjo muzikë 

    ishte kthyer në traditë në Kishë.

     Miku im i shtrenjtë, z. Beduli, ki-

     shte një fletore ku kishte shkruar 

    muzikë bizantine, por as nuk me-

    nduam ta ndryshonim muzikën

    që përdorej deri në ato çaste.

     Ajo që menduam menjëherë në 

    Seminar, më vonë Akademia Theo-

    logjike, ishte të nisnim në mënyrë 

     sistematike kontaktin me rrënjët,

    me Muzikën Bizantine. Atë Justi-

    ni, bashkëpunëtori im i shtrenjtë e më vonë atë Damaskinoi, që ki-

     shin ardhur në Shqipëri, nisën të 

     jepnin mësimin e muzikës bizanti-

    ne. Isha disi skeptik, sepse dita

    e nesërme mund të mos na gjente

    ende këtu dhe thosha se kur do të 

    arrijnë nxënësit të mësojnë muzi-

    kën bizantine. Por, Lavdi Perë-

    ndisë, gjërat ecën edhe ata për-

     paruan. U desh që të krijohej një 

    brez i ri muzikologësh e muzikan-

    tësh në vendin tonë dhe për këtë 

    çuam disa të rinj në Greqi për të 

     studiuar për këtë, si Harallambi

    e atë Spiro. Theodhori ishte një 

    rast i bekuar. Kur më shpjegoi

    atë Justini që ai kishte shumë ta-

    lent, thashë se duhet të përpiqe-

     shim ta çonim aty ku ishin mësue-

     sit më të mirë, që të zhvillohej më 

    tej në këtë fushë. Ju e dini se kjo

    nuk bëhet me çelës automat, du-

    het të siguroheshin bursa e të kri-

     joheshin kushte specifike. Duhet të them edhe diçka që 

    duhet ta shpjegoj. Kur Theodho-

    ri im i shtrenjtë pa vështirësitë e

     shumta që kishte këtu në Shqipë-

    ri, më tha se, më kërkojnë në Greqi,

     pasi kushtet janë shumë herë më 

    të mira e mund të zhvillohem nga

    ana muzikore. I thashë: “Mos e

    bëj këtë gabim kaq të madh, Shqi-

     përia ka nevojë për ju. Nëse bë-

    më përpjekje që ju të shkoni me

     studime jashtë, dëshira e dhimb-

     ja jonë e shpirtit është që ju të pu-

    noni këtu në Shqipëri për zhvi-

    llimin e vendit. Do bëjmë ç’është 

    e mundur që të keni mundësi të 

     zhvilloni talentin që ju fali Perë-

    ndia”. Dhe mendoj se nuk është 

     penduar! Më pas përparuam në 

    ngritjen e shkollës së Muzikës

     Bizantine në qendrën “Thavor”.

     Me shumë gëzim pashë edhe

    unë përpjekjen e veprën e botimit 

    të “Anastasimatarit”, fryt i për-

     pjekjeve që ka bërë. Dhe me gjithë 

     zemër përsëris përgëzimet e mia.

     Prof. Stathi përmendi Shën Nilin,

    i cili ka lënë shumë thënie të mre-

    kullueshme. Ai shkruan se “I lu-

    mtur është murgu që mendon për 

     prokopinë dhe shpëtimin e gjith-

     secilit si për të tijin, me gjithë gë-

     zimin e tij”. Dhe unë marr nga ky

     gëzim i përbashkët, si të gjithë ju

    këtu, dhe e mbyll me këtë mendim:

     Kisha jonë ka qenë gjithmonë fa-

    ktor civilizimi. Edhe në fshatrat më të varfra, Kisha Orthodhokse

     fliste me muzikën, me poezinë, me

     Liturgjinë, me bukurinë e kishës,

    me mbledhjen e njerëzve si sho-

    qëri dashurie. A ka gjë më të for-

    të se kjo që përbën kulturë? Edhe

    kur ndërtuam kishën Katedrale

    këtu, patëm propozime të ndrysh-

    me; dikush tha që të bënim po-

     shtë një garazh, që të fitonim pa-

    ra, por iu përgjigjëm jo, do të bëj-

    më një qendër kulturore, të ha-

     pur për të gjithë, pa asnjë kufi dhe

    kjo do të ndihmojë kulturën në 

    Shqipëri. Dhe faleminderit Perë-

    ndisë, kjo është diçka që ndodh.

     Po e mbyll duke thënë se e vërte-

    ta, dashuria dhe bukuria janë 

    bashkë në Orthodhoksi.

    (Vijon nga faqja 9)

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    11/12

    11DHJETOR 2015 NGJALLJA

    NGJALLJA

    Kryeredaktor: Thoma Dhima

    Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

     Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

    Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

    Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

    Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

     Del nën kujdesin

    e Këshillit Botues

    Themelues:Kryepiskopi Anastas

    Kryepiskopi Anastas nderon kujtimine Imzot Rrok Mirditës

    Të hënën, 7 dhjetor 2015, ndërroi jetë në moshën 76-vjeçareShkëlqesia e Tij Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Arki-dioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, të Kishës Katolike të Shqipërisë.

    Ai u emërua në këtë detyrë më 25 dhjetor 1992 dhe u dorëzua më 25prill 1993, në kuadrin e ringritjes së hierarkisë së Kishës Katolike nëShqipëri, pas persekutimit ateist.

      Gjatë shërbimit ai u dallua edhe në marrëdhëniet dhe dialogunndërfetar dhe në nismat e ndërmarra në këtë kuadër. ArqipeshkviMetropolit Rrok Mirdita ka pasur kontakte të shumta e vëllazërore meKishën tonë, ku dallohej miqësia mbi 20-vjeçare me KryepiskopinAnastas, i cili u prek thellë nga kjo humbje.

      Në kuadrin e homazheve, të zhvilluara në Katedralen Katolike tëShën Palit, në Tiranë, të mërkurën, 9 dhjetor, Fortlumturia e Tij,Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Hirësia e Tij, Episkop Andoni, bë-

    në homazhe për nder të Arqipeshkvit Metropolit Rrok Mirdita dhe ishprehën ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta përfaqësuesve të Ki-shës Katolike dhe familjarëve të tij.

      Të enjten, 10 dhjetor, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga Hirësiae Tij Andoni, bashkë me përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe

     personalitetet e larta të vendit, morën pjesë në Meshën dhe Shërbesën evarrimit të Arqipeshkvit Rrok Mirdita.

    Mons. Rrok Mirdita ka lindur në

    Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më28 shtator 1939. Shkollën fillore etë mesme e ka ndjekur në vendlind-je. Ka kryer Liceun Klasik dhe stu-dimet filozofike dhe teologjike nëZagreb, me rezultate të shkëlqyera.

    U shugurua meshtar më 4 korrik 1965 nga Arqipeshkvi i Tivarit,Aleksander Tokic. Deri në 1973 kazhvilluar veprimtarinë e tij baritorendër famullitë shqiptare të dioqezëssë Tivarit (Mal i Zi). Në këtë vitdërgohet nga Arqipeshkvi i Tij Në

    New York për t’u ardhur në ndihmëemigrantëve shqiptarë në nevojatbaritore pranë qendrës “Zoja e Kë-shillit të Mirë” në Bronks (Bronx).

     Në përkim me Arqipeshkvin eTivarit Eminenca e Tij Card. Te-rence Cook, Arqieshkvi i NewYork-ut, me një dekret të 19 qer-shorit 1981 e inkardinon në dio-qezën e tij duke e ngarkuar me ve-primtarinë baritore pranë qendrës“Zoja e Këshillit të Mirë”.

     Në 1985, Eminenca e Tij Kardi-nal O’Connor Arqipeshkëv i NewYork-ut e emëron administrator tëqendrave Katolike Shqiatare “Zoja

    Kush ishte Imzot Rrok Mirditae Këshillit të Mirë” dhe “Shën

    Pali”. Në 28 shtator 1989, emërohet

    nga i njëjti arqipeshkëv, famullitar i famullisë së re “Zoja e Shkodrës”,e themeluar nga vetë Mons. Rrok Mirdita.

    Gjatë viteve në New York dotë merret me përkushtim të veça-ntë me çështjen e të larguarve ngaShqipëria, me të cilët bashkëndandramën e dhimbjes e fatkeqësinëe të afërmve të mbetur në atdhe,të cilët i trajtojnë si tradhtarë.

     Në 1991 viziton Shqipërinë, qëe kishte njohur përmes emigrantëveshqiptarë të ShBA dhe solidarizo-het me plagët e këtij vendi të marti-rizuar.

     Në 1992, Papa Gjon Pali i II eemëron Arqipeshkëv i Durrës -Tiranë. Pas këtij emërimi largohet

     për t’u vendosur në Shqipëri duke u përkushtuar për ngritjen shpirtëroredhe promovimin njerëzor të popullit

     besuar kujdesit të tij baritor.Më 24 prill 1993shugurohet Ipe-

    shkëv nga Papa Gjon Pali II, gjatëudhëtimit të tij apostolik në Shqi-

     përi, në Katedralen e Shkodrës, së

     bashku me tre klerikë të tjerë të mbi-

     jetuar nga regjimi komunist. Tënjëjtën ditë bën hyrjen zyrtare në di-oqezë së bashku me Atin e Shenjtë.

     Në vitet 1994-2000, është presi-dent i Caritasit Shqiptar dhe anga-zhohet fuqishëm në lehtësimin evuajtjeve të shkaktuara nga lufta eKosovës. Më 29 mars 1999, i bënthirrje institucioneve të ndryshmeKatolike të Europës për t’iu ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë tëskajshme, thirrje së cilës i përgjigjenme efektshmëri shumë prej tyre.

     Në vitin 1996, zgjidhet Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqi- përisë dhe kryetar i parë i Shoqëri-së Biblike Ndërkonfensionale nëShqipëri, shoqëri e sapothemeluar.

     Në vitin 2000, Sovrani i Maltësi jep titullin Kapelan i Kryqit tëLartë ad honorem duke e vënë nëkategorinë e mësuesit të madh.

     Në vitin 2002, përfundon ndërti-min e Kishës Katedrale të ShënPalit në Tiranë, duke i dhuruar ba-shkësisë katolike një pikë referimi

     për rritjen shpirtërore, gjë që do tëlejë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit.

     Në janar të vitit 2005, Papa Gjon

    Pali II e lartëson në rangun e Arqi- peshkvit Metropolit dhe më 29 qer-shor të të njëjtit vit merr nga PapaBenedikti XVI në Bazilikën e ShënPjetrit Platinium e Metropolit.

    (Nga Komunikata për shtyp

    e Kishës Katolike)

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Dhjetor 2015

    12/12

    12 NGJALLJA DHJETOR 2015

    Ministria e Mirëqenies Socialedhe e Rinisë dhe 5 komunitetet fe-tare zyrtare, nënshkruan në Mini-strinë e Mirëqenies Sociale dheRinisë një deklaratë të përbashkët,me anë të së cilës impenjohen për veprime të koordinuara në luftënkundër dhunës ndaj gruas dhedhunës në familje. Në emër të Mi-nistrisë, deklarata u nënshkrua ngaministri Blendi Klosi, nga Skënder Bruçaj në emër të KomunitetitMysliman, Kryepiskopi Anastas nëemër të Kishës Orthodhokse, ngaImzot Luçjan Avgustini në emër tëKishës Katolike, nga Haxhi BabaEdmond Brahimaj në emër të

    Kryegjyshatës Botërore Bekta-shiane, si dhe nga Ali Kurti, nëemër të Vëllazërisë Ungjillore.

     Nëpërmjet kë ti j vullneti tëshprehur në këtë dokument, palët

     bashkohen dhe angazhohen për pla-nifikimin e veprimeve të koordinu-ara në luftën kundër dhunës ndajgrave dhe dhunës në familje, mbë-shtetjen dhe lehtësimin e veprimevekombëtare edukuese për rëndësinë

    Deklaratë e përbashkët kundër dhunës në familje

    e krijimit të familjeve të shëndosha,ku mbizotërojnë paqja, respekti,dashuria, vlerësimi dhe mundësitëe barabarta për secilin anëtar të saj;ndërmarrjen e nismave që synojnë

     përfshirjen e gjerë të komunitetevenë parandalimin e dhunës në fami-lje dhe dhunës ndaj grave e vajzave.

    Gjithashtu, komunitetet fetareangazhohen që të planifikojnë njëditë në muaj, ditë lutjeje për vikti-mat, dëshmitarët e dhunës ndajgrave dhe dhunës në familje, nëkuadër të fushatave të përvitshmetë ndërgjegjësimit të publikut qëorganizohen për këtë qëllim, si dhe

    nxitjen e mbështetjen e shërbimeveriintegruese dhe fuqizuese për viktimat e dhunës në familje. “Të

     bindur se veprimet kundër dhunësnë familje janë rruga drejt paqesnë shoqëri, ne angazhohemi të bëj-më realitet përpjekjet tona të për-

     bashkëta tani!” - thuhet në këtëdeklaratë.

     Në veprimtari përshëndeti edheKryepiskopi Anastas, i cili tha se:“Përgëzime për këtë iniciativë.

    Çdo formë dhune, veçanërisht 

    ndaj grave dhe njerëzve të pa-

    mundur, përbën fyerje ndaj sho-

    qërisë dhe gjithë njerëzimit, në 

    esencë, është fyerje ndaj Vetë 

     Perëndisë.Sepse Perëndia është dashuri;

    dhe ai që qëndron në dashuri,

    qëndron në Perëndinë, dhe

     Perëndia në atë” (Jn. 4:16b).

     Le të përpiqemi të gjithë së ba-

     shku me vendosmëri kundër dhu-

    nës, vetëm atëherë do të ndihmoj-

    më vendin tonë dhe do të kemi

    bekimin e Perëndisë.”

    Doli

    qarkullim

    Kalendari

    Orthodhoks

    2016