planning and local governance project in albania

17
PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA RAPORT GJETJET NGA SONDAZHI ME TË RINJTË BASHKIA LIBRAZHD TENDENCAT DHE NDIKIMI I MEDIAS AUDIOVIZIVE DHE SOCIALE TEK TË RINJTË APRIL 2020

Upload: others

Post on 22-Oct-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

PLANNING AND LOCAL

GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

RAPORT

GJETJET NGA SONDAZHI ME TË RINJTË BASHKIA LIBRAZHD TENDENCAT DHE NDIKIMI I MEDIAS AUDIOVIZIVE DHE SOCIALE TEK TË RINJTË

APRIL 2020

Page 2: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

PREPARED FOR THE UNITED STATES AGENCY FOR INTERNATIONAL DEVELOPMENT, USAID CONTRACT NUMBER AID-182-C-12-00001, ALBANIA PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT (PLGP).

TETRA TECH ARD CONTACT: SARAH LEDDY SENIOR TECHNICAL ADVISOR/MANAGER

[email protected]

TETRA TECH ARD HOME OFFICE ADDRESS: TETRA TECH ARD 159 BANK STREET, SUITE 300 BURLINGTON, VT 05401

TEL: 802 495-0282, FAX 802 658-4247 WWW.TETRATECH.COM/INTDEV

DISCLAIMER

This report is made possible by the support of the American People through the United States Agency for International Development (USAID). The contents of this report are the sole responsibility of Tetra Tech and do not necessarily reflect the views of USAID or the United States Government.

Page 3: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 1

CONTENTS

Contents ............................................................................................................................................................................... i 1. HYRJE ....................................................................................................................................................................... 1 2. PYETJE TË PËRGJITHSHME ................................................................................................................................ 2

2.1 MOSHA ............................................................................................................................................................. 2 2.2 GJINIA ................................................................................................................................................................ 2

3. QYTETI/NJËSIA ADMINISTRATIVE................................................................................................................. 3 Pyetja 1. Influencat tek të rinjtë - Sa rëndësi i jepni mendimeve të të tjerëve? ................... 3 Pyetja 2. Çështje të cilave u duhet dhënë zgjidhje 5 vitet e ardhshme .................................. 3 Pyetja 3. Sa të interesuar jeni për lajmet? ..................................................................................... 4 Pyetja 4. Sa vëmendje i kushtoni lajmeve? .................................................................................... 4 Pyetja 5. Cilat burime të informacionit përdorni/ndiqni më tepër?........................................ 4 Pyetja 6. Koha që frekuentoni burimet e informacionit ............................................................ 5 Pyetja 7 Cilin stacion televiziv ndiqni rregullisht? ...................................................................... 5 Pyetja 8. Pse e ndjek stacionin tënd të preferuar? ...................................................................... 6 Pyetja 9. Ku e përdorni më shumë internetin? ............................................................................ 6 Pyetja 10. Çfarë aktivitetesh kryeni kur përdorni internetin? .................................................... 7 Pyetja 11. Ekspozimi ndaj materialeve shqetësuese përmes reklamave/klipeve .................... 7 Pyetja 12. Sa kohë i shikoni këto video apo klipe që ndeshni në internet? ............................. 8 Pyetja 13. Shpeshtësia e përdorimit të platformave dhe mediave sociale ............................... 8 Pyetja 14. Për cfarë e përdorni median sociale? ............................................................................ 8 Pyetja 15. Cilat janë dy mediat sociale që përdorni më tepër? .................................................. 9 Pyetja 16. Sa kohë në ditë shpenzoni me median tuaj sociale më të preferuar? ................... 9 Pyetja 17. Sa miq/ndjekës keni në këtë platformë? ....................................................................... 9 Pyetja 18. Sa kohë shpenzoni me median tuaj të dytë sociale më të preferuar? ................. 10 Pyetja 19. Sa miq/ndjekës keni në median e dytë sociale më të preferuar? .......................... 10 Pyetja 20. Cilat janë përvojat dhe mendimet e tyre rreth Facebook/Instagram? ................ 11 Pyetja 21. Si i karakterizoni miqtë apo ndjekësit tuaj në rrjetet sociale? .............................. 11 Pyetja 22. Marrëdhënia me prindërit dhe mësuesit .................................................................... 12 Pyetja 23. Besueshmёria dhe marrëdhënia me të tjerët............................................................ 13

Page 4: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 1

1. HYRJE

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) në bashkëpunim me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm po punon aktualisht në gjashtë bashki partnere (Bulqizë, Cërrik, Dibër, Kamëz, Librazhd dhe Pogradec) për të mundësuar fuqizimin dhe qëndrueshmërinë e këtyre komuniteteve përmes aktiviteteve që kontribuojnë në parandalimin e përjashtimit social, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizimit, margjinalizimit, rekrutimit dhe konfliktit.

Pjesë e rëndësishme e punës me këto komunitete lokale është edhe puna me të rinjtë, me synimin e zhvillimit dhe fuqizimit të tyre. Projekti PLGP ka mbështetur ngritjen dhe formalizimin e gjashtë Këshillave Rinore Vendore, të përbëra nga të rinj vullnetarë e aktivë në komunitetet përkatëse. PLGP mbështet fuqizimin e këtyre të rinjve përmes aktiviteteve dhe trajnimeve të ndryshme që kanë të bëjnë me rritjen dhe zhvillimin e tyre përmes teknikave dhe metodave më bashkëkohore.

Një nga çështjet e evidentuara nga të rinjtë ka të bëjë me sigurinë e tyre, sidomos përballimin e presionit që ushtrohet mbi ta përmes kanaleve të ndryshme të informacionit. Për këtë arsye, Projekti PLGP dhe Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ndërmorën në fund të vitit 2019 një vëzhgim me të 1,354 të rinj nga këto komunitete, përfshirë edhe ata të Bashkisë Librazhd.

Vëzhgimi u krye përmes një pyetësori që përmbante 23 pyetje cilësore dhe sasiore që lidhen me vlerësimin e situatës aktuale të përdorimit dhe ndikimin të medias, sidomos ajo sociale, tek të rinjtë, sigurinë e tyre online, marrëdhënit me familjen, shkollën dhe komunitetin.

Informacionet e mbledhura nga ky pyetësor janë konfidenciale dhe u përdorën vetëm për qëllime statistikore të këtij studimi. Informacioni i grumbulluar dhe i përpunuar do të shërbejë për organizimin e një fushatë të zërave pozitivë me gjashtë këshillat rinore dhe aktivitete rinore që synojnë fuqizimin e të rinjve për t'u bërë qytetarë të informuar dhe të angazhuar në komunitetet e tyre.

Ky raport përmban gjetjet nga vëzhgimi i kryer me 115 vajza dhe djem me banim në qytetin e Bulqizës të grupmoshës 14-19 vjeç. Vlen për t’u theksuar se për intervistimin e të rinjve nëpër shkolla u përfshinë anëtarët e Këshillit Rinor Librazhd, të cilët bënë një punë të lavdërushme me bashkëmoshatarët e tyre.

Page 5: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 2

2. PYETJE TË PËRGJITHSHME

2.1 MOSHA

Në vëzhgimin e kryer me nxënësit e disa shkollave të Bashkisë Librazhd u përfshinë 333 të rinj të të grupmoshës 14-19 vjeç. Sipas moshës të intervistuarit në përqindje më të lartë ishin ata të moshës 16 vjeç (30.6%), 15 vjeç të (26.1%), 14 vjeç (19.5%) dhe 18 vjeç (16.2%). Më pak se 1% e të rinjve ishin 19 vjeç.

2.2 GJINIA

Shumica e të intervistuarve janë vajza në masën 60.7% ose 202 vajza dhe pjesa tjetër djem - 39.3% ose 131 djem.

Page 6: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 3

3. QYTETI/NJËSIA ADMINISTRATIVE

PYETJA 1. INFLUENCAT TEK TË RINJTË - SA RËNDËSI I JEPNI MENDIMEVE TË TË TJERËVE?

Të pyetur për rëndësisë e opinioneve të individëve, institucioneve apo organizatave që mund të ndikojnë mendimet e të rinjve zgjidhja e tyre ka shkuar drejt institucioneve më të rëndësishme që janë famija dhe shkolla. 308 të rinj (ose gati 93% e tyre) shprehen se familja ka influencën kryesore në jetën e tyre (opinionet e tyre kanë shumë rëndësi) dhe vetëm 9 të rinj (ose e më pak se 3%) mendojnë që nuk ka shumë rëndësi ose nuk ka fare rëndësi. Në vend të dytë për nga influeca në të menduarin e të rinjve renditet shkolla. 197 të rinjë (ose 59% e tyre) bëjnë zgjedhje të tyre të rëndësishme mendimin e mësuesve dhe 42 vetëm të rinj (ose 12.6% tyre) mendojnë që nuk ka shumë ose fare rëndësi.

Duke patur parasysh edhe moshën e adoleshendës dhe ndikimin e bashkëmoshatarëve në këtë fazë të zhvillimit vendin e tretë për nga ndikimi e zënë shokët/shoqet. Në masën 36.6% ose 122 të rinj shprehen se mendimi i bashkëmoshatarëve “ka shumë rëndësi” dhe 45.3% ose 151 të rinj “ka disi rëndësi”. Është interesant trendi i komuniteteve të vogla si Librazhdi ku vlerësohen opinionet e njerëzve të respektuar në komunitet në shkallë më të lartë se përfaqësuesit fetarë apo organizatat e shoqërisë civile.

PYETJA 2. ÇËSHTJE TË CILAVE U DUHET DHËNË ZGJIDHJE 5 VITET E ARDHSHME

Tё rinjtё japin njё listё tё gjatё tё cështjeve dhe prioriteteve (sociale, politike, etj.) jo vetëm në komunitetin e tyre, por edhe më gjerë, që kërkojnë zgjidhje. Sipas problematikave dhe rëndësisë ato ndajen në tre grupe kryesore: çështje që kanë të bëjnë me të rinjtë, çështje që kanë të bëjnë me komunitetin ku banojnë dhe çështje që lidhen me zhvillimin dhe progresin e vendit.

Çështje që lidhen me të rinjtë Ndër problematikat që kanë të bëjnë me rritjen dhe zhvillimin e tyre si të rinj, ata rendisin si më të shqetësuese: bullizmi dhe dhuna e të gjitha formave (përfshirë atë në familje), racizmi, përdorimi i drogës (edhe në ambjentet e shkollës), përdorimi alkoolit i duhanit, siguria në shkollë, ndikimi i internetit/rrjeteve sociale te të rinjtë, etj. Të rinjtë janë gjithashtu të shqetësuar për infrastrukturën dhe mjetet që sigurojnë një arsimim të duhur e dinjtoz, të tilla si: rikonstruktimi i shkollave, mungesa e palestrave, laboratorëve dhe mjeteve didaktike,

Çështje që lidhen me komunitetin Problematikat më të mprehta që të rinjtë ngrenë kanë të bëjnë me ofrimin cilësor të shërbimeve sociale dhe ato publike. Të rinjtë përmendin mungesën e kinemasë, parqeve e hapësirave të gjelbra, këndeve sportive dhe vendeve për të luajtur e kaluar kohën. Ata ngrenë zërin për shërbim ndaj shtesave vulnerabël e atyre në nevojë, duke këkuar krijimin e qendrave për të pastrehet, mbrotjen e femijëve të

Page 7: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 4

mitur apo atyre që lypin në rrugë, mbështetje për të varfërit dhe personat në nevojë, qendër për kafshët e pastreha dhe kujdesje ato në rrugë. Në lidhje me shërbimet publike ata përmendin probleme që lidhen me ndotjen dhe mbetjet urbane, rregullimin e rrugëve të fshatrave, mungesën e tabelave të sinjalistikës dhe ndriçimit në Togëz. Në pyetësor ata përmendin rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në qeverisjen vendore dhe çështjet komunitare.

Çështje që lidhen me vendin Të rinjtë shqetësohen dhe kërkojnë zgjidhje të shpejtë të problemeve që shqetësojnë mbarë vendin, të tilla si: papunësia, korrupsioni, krimi i organizuar, hajdutëria, pabarazia, drejtues më të denjë të shtetit, ekonomia, sistemi arsimor, integrimi i vendit në BE, emigracioni, etj.

PYETJA 3. SA TË INTERESUAR JENI PËR LAJMET?

Të pyetur për interesin e tyre për lajmet dhe të rejat më të fundit (argëtim, politikë, etj.) duket se nuk ka interes të larë nga ana e të rinjve. Gati gjysma e të rinjve (45.3%) shprehen se janë disi të interesuar dhe 35% e tyre janë pak dhe aspak të interesuar. 28% e tyre kanë interes të lartë për të ndjekur lajmet dhe të rejat e fundit (16% shumë të interesuar dhe 10% nuk rrinë dot pa to).

PYETJA 4. SA VËMENDJE I KUSHTONI LAJMEVE?

Për vetë moshën e tyre duket që të rinjtë i kushtojnë më tepër vëmendje lajmeve që lidhen me modën, spektakin, filmin e showbiz- in dhe shëndetin. Sipas përqindjeve të vlerësimit nga më e larta tek më e ulta vijojnë lajmet nga komuniteti, sporti, shkenca/teknologjia dhe ato kombëtare. Më të painteresuar duken ndaj lajmeve politike dhe atyre ndërkombëtare.

PYETJA 5. CILAT BURIME TË INFORMACIONIT PËRDORNI/NDIQNI MË TEPËR?

Të pyetur për burimet e informacionit që përdorin apo ndjekin më shumë, të rinjtë rendisin të parat mediat dhe platformat sociale (rreth 92%) dhe televizionet kombëtare (51%), të pasuara nga platformat

Page 8: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 5

digjitale (rreth 35%). Televizionet lokale duken më pak të ndjekura (rreth 17%), që vijojnë me radiot kombëtare (rreth 10%) e ato lokale (6%).

PYETJA 6. KOHA QË FREKUENTONI BURIMET E INFORMACIONIT

Duket që koha më e mirë për të përdorua apo ndjekur burimet e preferuara të informacionit për të rinjtë është mbrëmja (60%) dhe pasditja (48%). 20% e të rinjve kalojnë kohë natën me këto burime informacioni, ndërkohë që rezulton që edhe në mëngjes (9%) dhe paradite (9%) të rinjtë kanë akses ndaj tyre. Ndofta në këtë rast e kanë fjalën për median sociale, të cilën e mundësojnë edhe thjesht nga telefoni.

PYETJA 7 CILIN STACION TELEVIZIV NDIQNI RREGULLISHT?

Të rinjtë e intervistuar raportojnë që televizioni më i parë prej tyre është TV Klan, pasuar nga Top Channel me 56% Ndjekshmëri të lartë kishin edhe stacione të huaja (të mundësuara prej platformave digjitale) me mbi 36% dhe Vizion Plus me 33%. TVSH, edhe pse televizioni më i madh kombëtar, ndiqet vetëm nga 20% e të rinjve.

Page 9: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 6

PYETJA 8. PSE E NDJEK STACIONIN TËND TË PREFERUAR?

Duket që zgjedhjet e të rinjve për stacionin e tyre të preferuar varion nga programet interesante që transmetohen (61%), filmat që transmetohen (57.4%), programi i preferuar (56%), të rejat e fundit që marrin (41%) dhe prezantuesit e mirë (23.4%). Ndër arsyet e tjera që përmendën është edhe kalimi cilësor i kohës, mësimi i gjuhëve të huaja, sporti e sidomos futbolli, si dhe serialet që këto stacione televizive transmetojnë.

PYETJA 9. KU E PËRDORNI MË SHUMË INTERNETIN?

Të pyetur për përdorimin e sigurt të internetit, përqindja më e madhe e të rinjve deklarojnë (rreth 81%) se e kanë të mundësuar në shtëpi, ku rreth 32% e tyre përdorin laptopi-in apo tabletin e përbashkët e rreth 16% nga celulari i prindërve. Duket që shumica e të rinjve të përfshirë në vëzhgim kanë telefon personal të pajisur me internet, pasi 64% raportojnë se internetin e përdorin nga telefoni i tyre. Vihet re një përdorim i lartë i internetit nga të rinjtë në internet kafetë apo lokalet që tashmë kanë akses në internet me gati 27% dhe në shtëpitë e dikujt tjetër me 18%. Pavarësisht se celularët janë të ndaluar në shkolla si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit, 13.5% e të rinjve raportojnë përdorimin e internetit në këtë institucion të rëndësishëm të dijes.

Page 10: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 7

PYETJA 10. ÇFARË AKTIVITETESH KRYENI KUR PËRDORNI INTERNETIN?

Aktiviteti i kryer gjithmonë përmes internetit sipas të rinjve është përdorimi i mediave sociale (53%), kërkimi i informacionit (45%), të luajturit e lojrave online (41%), të shikuarit e videove të ndryshme (35%), si dhe parja, dërgimi e përpunimi i materialeve nga të rinjtë (33%). Të rinjtë më shpesh (në masën 44%) shohin spektakle (TV Show) ose pjesë nga to. Ata ishin pak të interesuar ose nuk merrnin informacione që kishin të bënin me prenotimin e udhetimeve, aplikimin për shkolla apo intership-e apo të kërkonin informacion mbi tema sensitive si droga, shëndeti seksual apo depresioni (rreth 50% raportuan rrallë ose kurrë).

PYETJA 11. EKSPOZIMI NDAJ MATERIALEVE SHQETËSUESE PËRMES REKLAMAVE/KLIPEVE

Të pyetur për ekspozimin e tyre ndaj materialeve shqetësuese që vijnë përmes reklamave apo videove që mund të shfaqen gjatë përdorimit të internetit, duket se të rinjtë në masën më të madhe mohojnë që ky të jetë një problem. Sipas përqindjeve ata specifikisht raportojnë që nuk kanë ndeshur asnjëherë këto lloj përmbajtjeje si më poshtë: 70% për përmbajtje fyese, 64% përmbajtje seksuale, rreth 62% të dhunshme apo konfliktuale, 56% politike, 54% nënçmuese për grupe specifike (gra, persona me aftësi të kufizuara, etj.) dhe 46% fetare.

Pavarësisht se në media apo në takimet e drejtpërdrejta me të rinjtë diskutohet hapur për ekzistencën e materialeve të tilla shqetësuese që qarkullojnë në internet, gjetjet nga sondazhi reflektojnë të kundërtën. Përgjigjet e marra nga kjo rubrikë gjithashtu mund të tregojnë se pavarësisht se pyetësori ishte anonim të rinjtë nuk janë të gatshëm të flasin për çështje apo tema sensitive ose se kjo pjesë e pyetësorit nuk është kuptuar shumë mirë prej tyre. Materialet që ndeshin më shpesh (shumë herë në ditë ose përditë) sipas të rinjve janë ato që lidhen me argëtimin (muzikë, filma, television, sport) dhe arsimin.

Page 11: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 8

PYETJA 12. SA KOHË I SHIKONI KËTO VIDEO APO KLIPE QË NDESHNI NË INTERNET?

Sipas të rinjve gjatësia e materiave të ndeshura më shpesh varion nga 30 sekonda (23%) në 5 minuta (14%). Një pjesë e mirë (rreth 32%) nuk ishin të sigurt për gjatësinë e këtyre klipeve apo videove.

PYETJA 13. SHPESHTËSIA E PËRDORIMIT TË PLATFORMAVE DHE MEDIAVE SOCIALE

Sipas të dhënave të mbledhura nga pyetësori me të rinjtë, mediat dhe platformat sociale më shumë të përdorura nga të rinjtë janë: 55% e përdorin YouTube shumë herë në ditë dhe 30% përditë, Instagram - 50% shumë herë në ditë dhe 24% përditë, WhatsApp - 42% shumë herë në ditë e 33% përditë dhe SnapChat - 29% shumë herë në ditë dhe 27% përditë. Ndërkohë që platfromat më pak të frekuentuara janë: Twitter ku 56% shprehen se nuk e kanë përdorur kurrë, Viber - rrreth 50% nuk e kanë përdorur kurrë dhe Pinterest - 47% nuk e kanë përdorur kurrë. Vërehej që pavarësisht se 25% e të rinjve nuk e përdornin kurrë Facebook, një pjesë e mirë e tyre (rreth 20%) e vizitonin përditë apo disa herë në ditë.

PYETJA 14. PËR CFARË E PËRDORNI MEDIAN SOCIALE?

Nga pёrgjigjet e marra nga intervistat rreth 53% e tё rinjve e pёrdorin median sociale pёr tё postuar informacionet e veta, por edhe pёr tё parё çfarё postojnё tё tjerёt. Ndёrsa rreth 19% e tё rinjve e pёrdorin median sociale pёr tё parё çfarё postojnё tё tjerёt, 20% e tyre pёrgjigjen qё nuk janё tё sigurt.

Page 12: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 9

PYETJA 15. CILAT JANË DY MEDIAT SOCIALE QË PËRDORNI MË TEPËR?

Tё pyetur se cilat janë janë dy mediat sociale që përdorni më tepër”, ata rendisin të parën Instagramin me mbi 78% dhe të dytën WhatsApp me rreth 39%. Duket që të rinjtë kanë mjaft interes edhe në platforma të tjera si Snapchat dhe Facebook me afërsisht 28% dhe You Tube me 24%. Viber, Twitter dhe Pinterest duken mw pak tw njohura dhe të frekuentuara nga ata. Të rinjtë përmendën edhe platforma të reja ndaj të cilave janë ekspozuar kohët e fundit të tilla si TikTok, etj.

PYETJA 16. SA KOHË NË DITË SHPENZONI ME MEDIAN TUAJ SOCIALE MË TË PREFERUAR?

Nga pёrgjigjet konfirmohet sёrish se Instagram ёshtё media e preferuar e tё rinjve dhe se kalojnë mjaft kohë me të. Bazuar në përgjigjet, koha e shpenzuar nё ditё nё Instagram pёr 48% tё tё rinjve ёshtё mbi 90 minuta, 16% e tyre pёrgjigjen qё kalojnё 60-90 minuta, 20% deri në një orë dhe 10% jo më shumë se gjysmë ore në ditë. Vetëm 4% e tyre nuk harxhojnë më pak se 10 minuta dhe 2% nuk e kanë përdorur Instagramin që prej një jave.

PYETJA 17. SA MIQ/NDJEKËS KENI NË KËTË PLATFORMË?

Pyetja lidhur me miqtё apo ndjekёsit nё platformёn e tyre tё preferuar ka njё shpёrndarje tё madhe nё pёrqindje. Duke qenë se platforma e Instagramit ka vetëm opsionet ndjekës dhe ndjek, por jo miq, përgjigjet e të rinjve kanë qenë të variueshme. Rreth 18% e tyre pohojnё se kanё ose ndjekin 700 persona, 13% 500 persona, rreth 12 % 200 persona, 11% 400 persona dhe vetëm 15.6% e tyre kanё mё

Page 13: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 10

pak se 50 persona që ndjekin apo që i ndjekin në Instagram. Gjithësesi, duken shifra të konsiderueshme duke patur parasysh moshën dhe frekuentimin e tyre në rrjete sociale.

PYETJA 18. SA KOHË SHPENZONI ME MEDIAN TUAJ TË DYTË SOCIALE MË TË PREFERUAR?

Media ose platforma e dytё sociale e preferuar pёr tё rinjtё ёshtё WhatsApp me 29%, e ndjekur nga Snapchat me 21%, dhe YouTube me 17%. Ndёrsa sa i pёrket kohёs qё kalojnё nё këtë platformë, 26% shpezojnё mё shumё se 90 minuta, rreth 26% e tyre pohojnё se e pёrdorin pёr 31-60 minuta dhe 21% pёrgjigjen qё kalojnё 10-30 minuta duke pёrdorur median e dytё tё preferuar. Vetëm 10 minuta e përdorin një përqindje e ulët e të rinjve (8%) dhe vetëm 4% e tyre nuk e kanë frekuentuar që prej një jave.

PYETJA 19. SA MIQ/NDJEKËS KENI NË MEDIAN E DYTË SOCIALE MË TË PREFERUAR?

Lidhur me pyetjen për miqtё apo ndjekёsit nё platformёn e tyre tё dytë më të preferuar (WhatsApp) duket se ka njё lloj konfuziteti ose shpërndarjeje nga ana e të rinjve. Rreth 13% e tyre pohojnё se kanё 50 persona në llogarinë e tyre, rreth 12% 200 persona, rreth 18% 300 persona, 11% 500 persona dhe 7% e tyre kanë 600 persona. Gjithësesi, duken shifra të konsiderueshme duke patur parasysh moshën dhe mundësinë që WhatsApp si platformë ofron.

Page 14: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 11

PYETJA 20. CILAT JANË PËRVOJAT DHE MENDIMET E TYRE RRETH FACEBOOK/INSTAGRAM?

Tё rinjtё u pyetёn edhe nё lidhje me mendimet dhe pёrvojat e tyre rreth Instagram dhe/ose Facebook, duke synuar tё mernim mendimet e tyre nё lidhje me arsyen e pёrdorimit dhe pёrgjigjet e marra variojnё. Rreth 42% e tё rinjve shprehen se janё dakort dhe shumё dakort se pёrdorimi i kёtyre mediave sociale i ndihmon të mësojnё për interesat, aktivitetet dhe opinionet e të tjerëve, por ndёrkohё 32% e tyre shprehen tё pasigurtё duke pёrzgjedhur as po dhe as jo, nё lidhje me mendimin se mediat sociale i ndihmojnё në lidhje më këtë.

65% e tё rinjve janё dakort dhe shumё dakort me mendimin se e pёrdorin median sociale pёr tё kuptuar çfarё ndodh vёrdallё. 54% e tё rinjve janё tё mendimit se tanimё paltformat dhe mediat sociale u janё bёrё pjesё e jetёs sё pёrdtishme, por 22% e tyre shprehen tё pasigurtё pёr kёtё arsye duke vlerësuar as po, as jo. Tё rinjtё gjithashtu mendojnё nё masёn 35% se ndjehen jashtё loje kur nuk i pёrdorin mediat sociale dhe rreth 46% janё dakort dhe shumё dakort me mendimin se do tё mёrziteshin nёse do tё mbylleshin papritur, por rreth 32% e tё rinjve shprehen nuk e di dhe as po as jo nёse mediat sociale qё ata pёrdoren do tё mbylleshin papritur. Nga gjetjet e dala nga kjo rubrikë tё se themi se kёto rrjete sociale pёr tё rinjtё dhe tё rejat japin mundësinë e zbulimit dhe mësimit të informacionit të ri, shkëmbimit të ideve dhe bashkëveprimit me të tjerët.

PYETJA 21. SI I KARAKTERIZONI MIQTË APO NDJEKËSIT TUAJ NË RRJETET SOCIALE?

Nё media sociale miqtё dhe ndjekёsit janё tё ndryshёm. Të rinjtё u pyeten nё lidhje me kategorizimin e tyre dhe rreth 79% e tyre pohojnё se shumё nga “ndjekёsit/miqtё” i njohin nga shkolla ku mёsojnё, 66% i kanё nga shkolla ku kanё qenё mё parё, 73% se janё anёtarё tё familjes apo tё afёrm. Po kёshtu, pёr 68% tё tё rinjve, ndjekёsit/miqtё e tyre nё median sociale ishin miq tё miqve, pra i njihnin nёpёrmjet

Page 15: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 12

shoqeve apo shokёve tё tyre. Nё vijim tё kёtyre pohimeve, njё pёrqindje e lartё e tё rinjve (rreth 67%) pohojnё se miqtё dhe ndjekёsit e tyre janё nga i njёjti qytet apo lagje ku banojnё, ndërsa 52% e tyre shprehen se janë nga qytete tё tjera.

Tё pyetur nёse miqtё dhe ndjekёsit i kanё edhe nga shtete tё tjera pёrgjigjet janё tё larmishme dhe tё afёrta nё pёrqindje. Kёshtu 20% e tё rinjve pohojnё se kanё shumё miq nga shtete tё tjera, 25 % se kanё disa të tillë, 24% kanё pak dhe 24% pohojnё se nuk kanё asnjё mik/ndjekёs nga shtete tё tjera.

Ndryshe paraqitet pamja kur tё rinjtё pёrgjigjen pёr numrin e miqve/ndjekёsve qё nuk i kanё takuar asnjёherё. 33% e tё rinjve pohojnё se kanё kanё asnjё mik/ndjekёs qё nuk e kanё takuar asnjёherё, 25% e tyre pohojnё se kanё pak miq/ndjekёs qё nuk i kanё takuar asnjёherё, 21% kanё disa, dhe 13% e tyre pohojnё se kanё shumё miq apo ndjekёs qё nuk i kanё takuar asnjёherё. Media sociale jo vetëm që i ndihmon tё rinjtё dhe tё rejat të mos humbin kontaktet ekzistuese, por gjithashtu ndihmojnë në formimin e aleancave të reja.

PYETJA 22. MARRËDHËNIA ME PRINDËRIT DHE MËSUESIT

Trekëndëshi mësues, tё rinj dhe prind duhet të funksionojë në të gjitha kahet dhe komunikimi mes palëve lidhur me ecurinë e të rinjve ёshtё shumё i rёndёsishёm. Tё pyetur nё lidhje me kёtё temё, 56.4% e tё rinjve pёrgjigjen se në shtëpi flasin lirshëm dhe shprehen hapur rreth temave të ndryshme. Vetëm 13% e tyre shprehen se nuk flasin kurrë apo pothuajse kurrë dhe gati 30.6% flasin disi apo ndonjëherë. Pak më mirë është situata me inkurajimin dhe mbështetjen që prindërit u japin për të thënё mendimin e tyre hapur. 62% e të rrinjve pohojnë se prindrit e bëjnë gjithmonë këtë dhe vetëm 9% shprehen që kjo nuk ndodh kurrë ose thuajse kurrë.

Në lidhje me mësuesit, 52% e të rinjve shprehen se i inkurajojnë të shprehin mendimin për çështje të ndryshme, 36% që veprohet kështu disi dhe ndonjëherë dhe 11% që kjo nuk ndodh kurrë ose thuajse kurrë. Në lidhje me shprehitë “mësuesit i njohin me të gjitha interpretimet e një çështje kur diskutohet në klasë” dhe “mësuesit i shpjegojnë si të verifikojnë vërtetësinë e informacionit që gjendet në internet” të rinjtë shprehen thuajse njësoj në masën rreth 44% gjithmonë, 43% disi dhe ndonjëherë dhe 12% kurrë dhe thuajse kurrë.

Page 16: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 13

PYETJA 23. BESUESHMЁRIA DHE MARRËDHËNIA ME TË TJERËT

Sa tё rinjtё dhe tё rejat u besojnё tё tjerёve ishte tema pёrmbyllёse e pyetёsorit. Vёrehet se pёr disa nga pohimet mbi 40% e tё rinjve dhe tё rejave shprehin pasiguri dhe qarkojnё as po as jo pёr tema si “Kam besim tek njerёzit”, “Shumica e njerëzve janë të drejtë” dhe “Mediat janё pёrgjithёsisht tё paanshme”. Pёr thёnien kam besim tek njerёzit nё pёrgjithёsi 38% e tё rinjve dhe tё rejave shprehen se nuk janё dakort dhe aspak dakort, 34% e tyre shprehin pasiguri dhe qarkojnё as po as jo dhe 23% e tyre janё dakort dhe shumё dakort.

80% e tyre janё dakort dhe shumё dakort me mendimin se ka njerёz qё pёrpiqen tё pёrfitojnё. 40% e tyre nuk e kanë humbur besimin ndaj njerëzve të drejtë në shoqëri, ndërsa 25% mendojnë se mediat në Shqipëri nuk janë të paanshme. 38% e tё rejave dhe tё rinjve duket që janë dakort dhe shumё dakort me thёnien “kam besim tek ata që na drejtojnë”, rreth 26% e tyre nuk janё dakort e aspak dakort me kёtё pohim, ndёrsa 29% e tyre shprehen as po e as jo.

Mësuesit japin informacion të saktë, pavarësisht nga bindjet e tyre personale ёshtё njё pohim me tё cilin janё dakort dhe shumё dakort 56% e tё rinjve dhe tё rejave, 20 % e tyre shprehen as po as jo, por 14% e tё rinjve e tё rejave nuk janё dakort dhe aspak dakort me këtë shprehje.

Page 17: PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

LIBRAZHD YOUTH SURVEY REPORT | 1

U.S. Agency for International Development PLANNING AND LOCAL GOVERNANCE PROJECT IN ALBANIA

RR. DERVISH HIMA

3 KULLAT PRAPA STAD. QEMAL STAFA KULLA 1, APT. 91, KATI 10

TIRANA, ALBANIA

www.plgp.al facebook.com/Albania.USAID