revistë

36
BASHKIA BERAT PËR NJË BERAT TË QYTETARËVE PROJEKTI I RIKONSTRUKSIONIT TË BULEVARDIT REVISTË PERIODIKE, MAJ 2013

Upload: marius-qytyku

Post on 24-Mar-2016

229 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Revista Nr.1, Bashkia Berat

TRANSCRIPT

Page 1: Revistë

BASHKIA BERATPËR NJË BERAT TË QYTETARËVE

PROJEKTI I RIKONSTRUKSIONIT TË BULEVARDIT

REVISTË PERIODIKE, MAJ 2013

Page 2: Revistë

100 vjetorii pavarËsisË

festime

koncert

paradËBashkia Berat festoi në datën 24 Nëntor 100-vjetorin e pavarësisë së SHQIPËRSIË. AK-TIVITETET ME RASTIN E KËTIJ EVENEMENTI TË RENDËSISHËM PËR POpuLLIN SHQIPTAR ISHIN TË LARMISHME. GJATË DITËS U KRYE NJË PARA-KALIM I NXËNËSVE DHE QYTETARËVE PËRGJATË QYTETIT DUKE MBARTUR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR. NUK MUNGUAN EDHE PARADAT ME KUAJ, MOTORË, SI DHE NJË PARAKALIM SIM-BOLIK I KARROCËS SË PLAKUT ISMAIL QEMALI. AKTIVITETET VIJUAN MË TEJ ME NJE KONCERT.

" Me rastin e 100-Vjetorin e pavarësisë qyteti i Beratit ishte bërë si rrallëherë i bukur. Lagjet e Man-galemit dhe Goricës u stolisën me flamurin kombëtar duke i dhënë qytetit një pamje të papërsëritshme.

2

Page 3: Revistë

FESTIMEORGANIZIMINë sheshin kryesor të qytetit u orga-nizua një aktivtet me fëmijë të cilët kërcyen dhe kënduan këngë dhe val-le tradicionale shqiptare.

Në sheshin kryesor të qytetit u rikujtua udhëtimi i gjatë i Ismail Qemalit për të arritur qytetin e Vlorës dhe ngritur flamurin e pavarësisë. Djem dhe vajza të veshur me kostumet tradicio-nale të kohës parakaluan në qytet duke dhënë për qytetarët një pamje historike të kohës kur Shqipëria u bë e pavarur.

PARADA3

KARROCA E ISMAIL QEMALIT

Page 4: Revistë

NJERIU I VITIT 2012

KLODJAN ALLAJBEUNë praninë e shumë qytetarëve beratas, intelektualëve, njerëzve të artit, shkencës e kulturës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor është organizuar në një nga lokalet e qytetit ceremonia solemne e dhënies së çmimit “Njeriu i Vitit” 2012.

4

FOTO NGA DHËNIA E ÇMIMIT

Page 5: Revistë

MOTIVACIONIKLODJAN ALLAJBEUKomisioni vlerësues pasi ka parë të gjitha propozimet ka vendosur që çmimi “Njeriu i Vitit” 2012 t’i jepet Dr. Klodian Allajbeu me motivacionin: “Intelektual i spikatur”, sipërmarrës i suksesshëm dhe drejtues me performancë të lartë menaxheriale në fushën e shërbimit shëndetësor në Shqipëri dhe Kosovë. Nëpërmjet Spitalit Amerikan që ka themeluar dhe drejton, ka kontribuar në mbrojtjen e jetës dhe shëndetin e qyte-tarëve dhe ka mbështetur e financuar shërbime falas për shumë qytetarë në nevojë” .

5

Page 6: Revistë

LAPIDARI I DËSHMORËVE

DËSHMORËT E PAVAËSISËNë aktivitetin e organizuar nga Bashkia Berat morrën pjesë, drej-tues të qytetit, veteranë dhe familjarë të dëshmorëvë të atdheut. Familjeve të dëshmorëve Bashkia Berat u akordoi cmime nderimi në emër të sakrifi cës së parardhësve të tyre.

Veteranët e qytetit duke vendosur lule në lapidarin e dëshmorëve.

Intelektualët dhe drejtuesit e qytetit nderojnë dëshmorët që ranë për Pavarësinë e Shqipërisë

Në daten 27 Nëntor Bashkia Berat përuroi Lapidarin e Dëshmorëve të Atdheut

6

Page 7: Revistë

AKTIVITETINë Galerinë e Arteve “Edward Lear” të qytetit muze u prezan-tuan ikonat e piktorëve të famshëm shqiptarë të shek. XVIII--XIX, Çetiri. Ekspozita fotografi ke e titulluar: “Piktorët Çetiri në Myzeqe, rrugëtimi nga stili pas-bizantin në atë laik midis shek. XVIII-XIX” është organizuar nga fondacioni grek i kul-turës.

Vëllezërit Çetiri, pikturuan për rreth një shekull. Ata pikturuan kisha si dhe ikonostase të Myzeqes duke fi lluar pas gjysmës së shek. XVIII-XIX. Vepra e tyre daton ndërmjet vitit 1762, kur Joani pikturoi një ikonostas, sipas Theofan Popës dhe vazhdoi deri në gjysmën e shek XIX (pas 1853). Kësaj tradite artistike i shërbyen gjithsej tre breza nga familja Çetiri.

PIKTORËT ÇETIRI NË MYZEQEFOTO NGA AKTIVITETI ME TË PRANISHMIT

EKSPOZITË FOTOGRAFIKE E ARTIT PASBIZANTIN

7

Page 8: Revistë

EKSPOZITA NE GALERINË E ARTEVEEKSPOZITATPiktori Buron Kaceli erdhi në qytetin e Beratit me një ekspozite personale, me një përzgjedhje prej rreth pesëdhjetë vepra të gji-nive të ndryshme si natyrë e qetë, pejzazh, portret dhe kompo-zim. Të gjitha këto realizime të pikturës së kavaletit që i përkasin krijimtarisë së tij të pesë viteve të fundit janë realizuar në teknikën e ngjyrave te vajit. Buron Kaceli në krijimtarinë e tij shquhet për ndjeshmëri e sens poetik, për një lirshmëri në trajtimin koloristik e kompozicional të pikturës së tij.

Në datën 29 Mars, në sallën e Galerisë “Edward Lear” Berat u orga-nizua ekspozita e piktorit Bajram Mato. Në ekspozitë u ekspozuan disa nga pikturat më të mira të piktorit. Ndër to dallonin ngjyrat e ndezura, autoportretet, skenat e fshatit etj.

PIKTURË NGA BURON KACELI

8

Page 9: Revistë

PIKTURË NGA BAJRAM MATO

FOTO NGA PJESËMARRJA E QYTE-TARËVE NË GALËRINË E ARTEVE

9

Page 10: Revistë

MATURANTËT EKSELENTËBashkia Berat KËTË VIT SHPËRBLEU NXËNËSIT EKSELENTË TË SHKOLLAVE TË MESME. ME KËTË RAST BASHKIA orga-nizoi nje aktivitet KU U PREZANTUAN NXËNËSIT MË TË MIRË DHE U PERFORMU-AN kercimE dhe kengË nga talentet e reja. GJITHASHTU BASHKIA U MUNDËSOI NXËNËSVE NJË UDHËTIM NË QYTETIN HI-STOIK TË DUBROVNIKUT. Nxenesit ek-selent te ketij viti JANË: Alteo Hysi, Pirro Sania, Eduart Lushka, Adi Totaj, Ariola Fasko, Armis Cuko, Olta Papa, Julian Hoxha, Adela Dauti DHE BRISEL-DA SELENICA.

10

Page 11: Revistë

" GJATË UDHËTIMIT TË MUNDËSUAR NGA BASHKIA BERAT U VIZITUAN QYTETET HISTORIKE TË BUDVËS, DHE KOTORRIT NË MAL TË ZI SI DHE U U NDALUA NË ISHULLIN E SHËM STEFANIT. NXËNËSIT U NJOHËN MË NGA AFËR ME KULTURËN DHE HISTORINË E VENDEVE TONA FQINJË.

FOTO NË QYTETIN E DUBROVNIKUT

11

Page 12: Revistë

8 MARSI AKTIVITETIMe rastin e festës se 8 Marsit në Tavernën Ajka u organizua nje aktivitet me gratë të cilat kanë dhënë kontribute qytetare. Në këtë aktivitet u nderuan me cmim për kontribute të spikatura Znj. Liljana Bica, Znj. Nikoleta Manka dhe Znj. Teuta Qose si dhe për-faqësueset e organizatave PNUD dhe Save the Children.

GJATË CEREMONISË SË DHËNIES SË ÇMIMEVE

12

Page 13: Revistë

7 MARSIAKTIVITETIBashkia Berat organizoi një takim me mësuesit me rastin e festës së 7 Marsit. Në këtë takim Bashkia nderoi me cmimin e mirën-johjes mësuesit Fitore Suljemani dhe Thanas Greku. Takimi u shoqërua me muzikë dhe me nje kokteil.

FOTO ME MËSUESIT QË U NDERUAN ME CMIMIN E MIRËNJOHJES

13

Page 14: Revistë

DITA E VERËSBashkia Berat në bashkëpunim me part-nerë të tjerë organizoi një sërë veprim-tarish me rastin e Ditës së Verës. Në orën 09.00 në lumin Osum u organizua aktivite-ti Lumi është Jetë. Ky aktivitet u Organi-zua nga Federata Shqiptare e Rafting me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Bashkise Berat dhe Shkolles 22 Tetori. Gjatë tij u manifestuan aktivitete rekreative të sporteve ujore duke synuar edukimin e nxënësve të shkollës 22 Tetori në lidhje me funksionimin e lumenjve.

FOTO NGA KONCERTI I ORGANIZUAR NGA STUDENTË TË BASHKISË SË BAGCILLARIT

14

Page 15: Revistë

EKSPOZITËFOTO NGA PËRURIMI I ESKOZITËS ME DOKUMENTE PËR BERATIN NGA ARKIVI OSMAN

AKTIVITETENë Galerinë e Arteve Edward Lear u mbajt një ekspozitë me dokumenta për Beratin nga arkivi Osman. Materialet u mundësuan nga Bashkia e Bagcillarit ne Turqi. Në përfundim në pallatin e kulturës u mbajt një koncert me grupe të ftuar artistësh nga Bashkia Bagcil-lar ne Turqi dhe Bashkia Ulqin. Morrën pjesë edhe grupe muzikore vendase.

FOTO NGA AKTIVITETI LUMI ËSHTË JETË

15

Page 16: Revistë

Ajo që propozohet në projekt është kthimi i Bulevardit Republika në një rrugë të bukur pedonale për shopping. Asfalti i vjetër dhe trotuaret do të zëvendësohen me plla-ka guri dhe një shesh i madh në qendër do të zëvendëso-je zonën e cila përdoret sot për taksitë dhe furgonat. Zona do t’i drejtojë turistët drejt një rrjeti sitesh kulturore, restorantesh dhe aktivitetesh. Zona do të shërbejë si një vend mikpritës për panaire tregetare, evente, panaire ar-tizanati , aktivitete kulturore etj.

FOTO NGA PROJEKTI

16

Page 17: Revistë

MIRATOHET PËR FINANCIM RiKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT DHE SHESHIT QENDROR TË QYTETITPROJEKTIBashkia Berat ka aplikuar pranë Fondacionit Shqiptaro Ameri-kan për Zhvillim për projektin „Rikonstruksioni i Bulevardit Re-publika dhe Sheshit Qendror të Qytetit”. Fondacioni e ka miratu-ar projektin për ta fi nancuar. Shuma e përgjithshme tij është 1

400 000 000 (nje miliard e katerqind mije lekë). Bashkia Berat ka marrë përsipër mbulimin e kostove të saj për buxhetin 2013/2014 në shumën 400 000 000 (katërqind milion leke). Në kuadër të projektit, Fondacioni do të mbështesë me asistencë direkte edhe 57 bizneset që ndodhen në zonë.

FOTO NGA PROJEKTI

17

Page 18: Revistë

PËRGJITHNJË BERATAKTIVITETIAlbanian Excellence dhe Agjencia Telegrafi ke Shqiptare me mbështetjen e Bashkisë, Prefekturës dhe Këshillit të Qarkut Berat organizuan në datat 12-13 Prill aktivitetin “Përgjithnjë Berat”. Gjatë këtij aktiviteti shumëdimensio-nal u krye pastrimi i qytetit me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave, të qytetarëve të Beratit, personazheve të librit “Berati, histori suksesi”, përfaqësuesve të pushtetit lokal, aktorëve politikë dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik. Më tej në Bibliotekën e qytetit u organizua ceremonia e dhurimit të disa librave, u prezantuan veprat e shkrimtarit Sh.S.Noe si dhe u shfaq një fi lm nga Vlash Droboniku.

Foto nga Ekspozita Fotografi ke e aktorit Aleksandër Rapi

18

Page 19: Revistë

MBRËMJE GALANë datën 13 Prill në Universitetin e Beratit u organizua një tryezë e rrumbullakët me titull “Beratasit për Beratin” si dhe u nënshkrua një memorandum në mbështetje te Beratit. Aktiviteti vijoi me theme-limin e Fondacionit Berati. Në mbrëmje në hollin e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani” u çel ekspozita fotografike e aktorit Alek-sandër Rrapi si dhe u ORGANIZUA një Mbremje Gala ku u prezantua botimi i ALBANIA EXCELLENCE “BERATI, HISTORI SUKSESI”.

19

Page 20: Revistë

Prej vitesh Gazmend Toska është industrialist dhe drejton 4 fabrikat e tij në Francë dhe një në Berat. Ai thotë së jeta e tij ka kaluar në tre faza dhe se tani është në fazën e tretë. Pjesa e parë ka qënë në Shqipëri, deri në moshën 22 vjeç, pjesa e dytë në Francë, nga mosha 22- 50 vjeç, ku u formua me kulturën dhe mendimin francez dhe ku krijoi familjen me një shqiptare. Sot jeton fa-miljarisht në jug të Francës, por udhëton shpesh për të drejtuar fabrikat e tij që ndodhen në qytete të ndryshme. Bashkëshortja, Ardjana, e diplomuar për gjuhën frënge në Universitetin e Tiranës, punon mësuese në gjimnaz ku

pËrzgjedhur nga ALBANIA EXCELLENCE

GAZMEND TOSKA

Gazemend Toska, qytetar be-ratas, ështe përzgjedhur nga Albania Excellence si një nga qytetarët me cilësi dhe kontri-bute të spikatura.

jep frengjisht, histori dhe gjeografi. Vajza e madhe, Laura 18 vjeç, sivjet ka nisur studimet në një nga shkollat më të mira të biznesit, që radhitet e 32-ta në botë ndër mijëra të tilla. Ka zgjedhur një specialitet që lidhet me indu-strinë e tekstilit, ndonëse në fushën e biznesit të luksit dhe modës. Djali, Martini 12 vjeç, ndjek mësimet në klasën e gjashtë. Gazmend Toska thotë se pjesa e tretë e jetës së tij, pas moshës 50 vjeç, lidhet me krijimin e „urave” midis Francës dhe Shqipërisë duke prurë në vendlindje eksperiencën e tij 30 vjeçare dhe duke u bërë lobues i palodhur në Francë për imazhin pozitiv të Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

20

Page 21: Revistë

Klodjan Allajbeu përfundoi arsimin e lartë në Fakultetin e Mjekësisë, Univers-iteti i Ankarasë, Turqi. U specializua në Kardiologji në Fakultetin e Mjekësisë po në Ankara të Turqisë. Specializimet e tjera i kreu në Teksas të Shteteve të Bashkuara dhe në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Gradën Master ai e fitoi në Universitetin e Kardifit. Aktualisht ndjek Doktoraturën në Universitetin e Tiranës me temë “Ndikimi i Infeksioneve Spitalore në Parametrat e Kost--Efiktivitetit”.

Klodjan Allajbeu është themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ame-rikan. Ai ka themeluar gjithashtu Yes for Albania (Young Entrepreneur of Europe).Ai ka financuar mjaft projekte shëndetësore brenda dhe jashtë vendit si dhe është mbështetës i mjaft projekteve arsimore në vend. Për qytetarët dhe qy-tetaret në nevojë ai ka ofruar edhe mjaft shërbime falas.

ALBANIA EXCELLENCE

Klodian Allajbeu

21

Page 22: Revistë

DITA e tokËsAKTIVITETINë datën 22 Prill me rastin e Ditës së Tokës në qytetin e Beratit u organizuan një sërë aktivitetesh nga Federata Shqiptare e Rafting me mbësh-tetjen e Bashkisë dhe të një sërë institucionesh të tjera. Gjatë aktiviteteve u zhvilluan konkurse midis nxënësve të shkollave të mesme për esenë më të mirë me temën “Ndotja”. U zhvillua edhe një kon-kurs midis shkollave 9-vjeçare për gjetjen e sendit më të mirë të riciklueshëm si dhe një konkurs midis nxënësve të Liceut Artistik “Ajet Xhindole” për pikturën më të bukur me temën “UNE E DUA TOKËN”.

Konkursi: Unë e Dua Tokën

Kryetar Komisioni: Guri Bazaiti

Pastrimi i Bregut të Lumit Osum

Merrnin pjesë: Nxënës, Vullnetarë etj.

Veshje me sende të riciklueshme

22

Page 23: Revistë

18 Prill, Dita botËrore e trashËgimisË

Me rastin e 18 Prillit, Ditës Botërore të Trashëgimisë Kul-turore në Teqenë e Helvetive të Qendrës Mesjetare Berat u orga-nizua një takim me specialistë të trashëgimisë kulturore si dhe me drejtues të qeverisë lokale. Në takim u prezantuan aktivitetet e projektit SUSTCULT financuar nga Bashkimi Evropian

AktivitetiAktivitetet me rastin e Ditës Botërore të Trashëgimisë vazhduan në Galerinë e Arteve Edward Lear ku u organizua një ekspozitë fotografike e cila ilustronte historikun e marrëdhënieve Ruso-Shqiptare në materialet arkivore të Federatës Ruse dhe Republikës së Shqipërisë. Në takim morri pjesë edhe Ambasadori i Rusisë në vendin tonë.

EKSPOZITË FOTOGRAFIKE

23

Page 24: Revistë

Projekti SUSTCULTBashkia Berat është përfshirë në projektin SUSTCULT të finanacuar nga Bashkimi Evro-pian. Projekti është trevjeçar dhe ka në fokus trashëgiminë kulturore. Objektivi kryesor i Pro-jektit SUSTCULT është të përmirësojë efek-tivitetin e menaxhimit të siteve të trashëgi-misë nëpërmjet zhvillimit të një metodologjie të përbashkët të vlerësimit të kompleksitetit të trashëgimisë kulturore në Europën Juglindore. Aktivitetet kryesore të projektit:• Ngritja e 7 rrjeteve lokale dhe një rrjeti ndërkombetar në Europën Juglindore në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore.• Zhvillimi dhe funksionimi i një platforme WEB GIS për ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgi-misë;• Përcaktimi i nje metodologjie të përbashkët ndërkombëtare për menaxhimin e integruar të siteve të trashëgimisë kulturore.•Hartimi dhe realizimi i nje pakete trajnimi (kurse trajnimi online dhe në cdo sit) për të rritur kapa-citetin menaxhues.•Zhvillimi/Përmirësimi i planeve të menaxhimit në sitet e partnereve bazuar në një metodologji të përbashkët.•Përcaktimi i një strategjie marketingu të qën-drueshëm për resurset specifike kulturore ba-zuar në analizën e tregut lokal dhe planet e bi-znesit.

“PRO

JEKT

E”

PROJEKTET JANË NË VAZHDIM

24

Projekti SUSTCULTBashkia Berat është përfshirë në projektin SUSTCULT të finanacuar nga Bashkimi Evro-pian. Projekti është trevjeçar dhe ka në fokus trashëgiminë kulturore. Objektivi kryesor i Pro-jektit SUSTCULT është të përmirësojë efek-tivitetin e menaxhimit të siteve të trashëgi-misë nëpërmjet zhvillimit të një metodologjie të përbashkët të vlerësimit të kompleksitetit të trashëgimisë kulturore në Europën Juglindore. Aktivitetet kryesore të projektit:• Ngritja e 7 rrjeteve lokale dhe një rrjeti ndërkombetar në Europën Juglindore në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore.• Zhvillimi dhe funksionimi i një platforme WEB GIS për ruajtjen dhe menaxhimin e trashëgi-misë;• Përcaktimi i nje metodologjie të përbashkët ndërkombëtare për menaxhimin e integruar të siteve të trashëgimisë kulturore.•Hartimi dhe realizimi i nje pakete trajnimi (kurse trajnimi online dhe në cdo sit) për të rritur kapa-citetin menaxhues.•Zhvillimi/Përmirësimi i planeve të menaxhimit në sitet e partnereve bazuar në një metodologji të përbashkët.•Përcaktimi i një strategjie marketingu të qën-drueshëm për resurset specifike kulturore ba-zuar në analizën e tregut lokal dhe planet e bi-znesit.

Page 25: Revistë

PROJEKTET JANË NË VAZHDIM

Projekti PLGPBashkia Berat është përfshirë gjithashtu në Projektin 5-Vjeçar “Planifikim dhe Qeverisje Vendore në Shqipëri” financuar nga USAID. Projekti fokusohet në këto fusha:

- Përmirësimi i Qeverisjes Ven-dore. Projekti PLGP do të ofrojë asistencë teknike dhe trajnim në vendin e punës për personelin e 15 njësive vendore të përzgjedhura, për një sërë çështjesh të menaxhi-mit dhe qeverisjes.

- Përmirësimi i Menaxhimit të Shër-bimeve Vendore.Projekti PLGP do të ndihmojë qeverinë shqiptare dhe bashkitë për të siguruar se ligjet, politikat, procedurat dhe shërbimet të tilla si uji i pijshëm, ujërat e zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe, veçanër-isht, me standardet mjedisore.

Asistencë për Qeverinë Shqiptare dhe pushtetin vendor për planifi-kimin dhe administrimin e zhvillimit urban dhe rajonal.

FILLIMI I PROJEKTIT PLGP

25

Page 26: Revistë

“ARSIMI” Rikonstruktohet shkolla Zihni Toska. Vlera e rikonstruksionit është 500 000 euro dhe është një bashkëpunim midis bashkisë Berat dhe UNDP.

RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA SHYQYRI LAKRA. PROJEKTI I RIKONSTRUKSIONIT TË KËSAJ SHKOLLE ËSHTË HARTUAR NGA BASHKIA BERAT DHE FONDI PREJ 30 000 000 LEKËSH ËSHTË BËRË I MUNDUR ME ANË TË GRANDEVE KONKURUESE.

ZIHNI TOSKA

sHYQYRI LAKRA

26

Page 27: Revistë

Në datën 27 Prill, Bashkia Berat organizoi një takim me studentë dhe specialistë të rinj në fushën e trashëgimisë kulturore. Në takim pjesëmarrësit morën informacion mbi aktivitetet e projektit SUSTCULT si dhe shkëmbyen ide dhe eksperienca mbi përfshirjen e të rinjve në fushën e trashëgimisë.

“RINIA

DH

E TRASH

ËGIM

IA” 27

Page 28: Revistë

Disa ditë më parë është inauguruar përfundimi i projektit për rijetëzimin e Kalasë së

qytetit të Beratit. Investimi ka nje vlerë prej 1 milione euro. 75 % e projektit eshte fi nan-

cuar nga Bashkimi Evropian ne kuadrin e Instrumentit IPA dhe 25 % e projektit është

bashkë fi nancuar nga Bashkia Berat. Nëpërmjet këtij projekti është restauruar e gjithë

infrastruktura nëntokësore, rrugicat, kalldrëmet si dhe sistemimi i rrjetit elektrik në lag-

jen Kala. Projekti ka një ndikim shumë pozitiv në përmirësimin ndjeshëm të infrastruk-

turës, siguron rritjen e numrit të turistëve si dhe rrit cilësinë e shërbimeve.

28

Page 29: Revistë

ashkia Berat ne bash-këpunim me Kom-paninë Zvicerane Gjeo Bruck kanë bërë një projekt paraprak për të vlerësuar rrezikshmëri-në e rënies se shkëm-binjve në shpatin jugor të lagjes historike Man-galem. Në projektin e

zhvilluar nga kompania e specializuar është bërë një vlerësim teknik i situatës si dhe janë parashikuar masat e nevo-jshme për ndërhyrje. Ky projekt përkon edhe me një tjetër projekt sizmik të zh-villuar në Qendrën Historike nga kom-pani të specializuara Italiane. Qëllim i projektit të fundit është të bëjë një anal-izë sizmike të nëntokës së Qendrës për të parashikuar dhe marrë masat ndaj tërmeteve të mundshme.

BRI

JETË

ZIM

I I KA

LASË

29

Page 30: Revistë

Komunitetet e Margjinalizuarabashkia berat PËrFshihet NË ProJektiN “MbËshtetJe soCia-le PËr iNtegriMiN e koMUNiteteve roMe Dhe egJiPtiaNe”.

objektivi i këtij programi është të kontribuojë në fu-qizimin social, ekonomik dhe politik të komuniteteve të përjashtuara rome dhe egjip-tiane që jetojnë në qytetin e beratit. kjo është një asis-tencë ndërsektoriale e cila përfshin planifikimin lokal me pjesëmarrje, ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar diskriminimin si dhe të mbës-htesë implementimin dhe moni-torimin e strategjisë rome dhe Planit të veprimit të Dekadës. komunitetet rome dhe egjiptia-ne janë komunitete sociale të përjashtuara në shqipëri dhe shpesh hasin barriera sociale për të përfituar nga shërbi-met dhe mallrat publike.

Programi ssireC kontribuon në përmirësimin e përfshirjes so-ciale dhe kushteve të jetesës të romëve dhe egjiptianëve nëpër-mjet projekteve të zhvillimit të infrastrukturës, aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civi-le, asistencës për sekretariatin teknik të romëve në Ministrinë e Punës, Çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta dhe për Zyrën e komisionierit për Mbro-jtjen nga Diskriminimi. Progra-mi synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimit e antarëve të komunitetit rom dhe egjiptian rreth politikave, strategjive e instrumentave per perfshirjen e tyre sociale.“P

ROJE

KTI S

SIRE

C ”

“PRO

JEKT

I SSI

REC

30

Page 31: Revistë

Festivali PraNveror i orgaNiZUar Nga shkolla babË DUDË karbUbNara Dhe bashkia berat

PranvereFest

31

Page 32: Revistë

Krijohet Komisioni Këshillimor Qytetar Vendor pranë

Bashkisë Berat. Komisioni këshillimor Qytetar është

një grup vullnetar qytetar që ka fi lluar të funksio-

nojë tashmë në Bashkinë Berat si qytet partner në

projektin PLGP. KKQV do të shërbejë si organ kës-

hillimor për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak. Ai do

të jetë gjithëpërfshirës, dypalësh dhe i pavarur nga

kontrolli prej njësisë vendore. KKQV do të ketë një

përfaqësim të gjerë, me qytetarë që kanë vizion dhe

duan të mundësojnë ndryshime pozitive në qytetin

e tyre. KKQV përbëhet nga drejtues dhe përfaqësues

të OJQ-ve vendore, bizneseve, rinisë, grave dhe gru-

peve të margjinalizuara. Ai ka si synim të bëjë të

mundur trajtimin e sa më shumë problemeve dhe

tematikave me rëndësi për komunitetin. KKQV do të

institucionalizohet me vendim të Këshillit Bashkiak

dhe do të mblidhet rregullisht për çështje që lidhen

me buxhetimin, paketën vjetore fi skale, ofrimin dhe

cilësinë e shërbimeve vendore, planifi kimin e terri-

torit, si dhe me përparësitë dhe projektet e bashkisë.

KOMISIONI KËSHILLIMOR QYTETAR

32

Page 33: Revistë

AKTIVITETE TË NDRYSHME TË KRYERA NGA BASHKIA BERAT DHE PARTNERËT E SAJ

KONFERENCA EKONOMIKE GJERMANI SHQIPËRI PROMOVIMI I LIBRIT ANJES 660, GRAM

8 PRILL, DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE SEMINAR PËR PLANIN E MENAXHIMIT TË TRASHËGIMISË

33

Page 34: Revistë

Si cdo vit, Medreseja e Beratit organizoi panairin shkencor. Nxenesit e medresese ne bashkepunim me nxenesit e shkolla-ve 9-vjecare te Beratit paraqiten punimet e tyre ne ambient te hapur, ne lulishten e qytetit.Ishin pergatitur mbi 20 eksperimente ne lenden e fizikes, rreth 15 eksperimente ne kimi, 6 ne biologji, lojra te ndryshme ne matematike, anglisht, turqisht, arabisht si dhe risia e ketij pa-nairi, mini stacioni metereologjik ku u kryhen 7 matje atmo-sferike te cilat mund te sherbejne si premise per dhenien dhe parashikimin e motit ne qytetin tone.Pati nje pjesemarrje te gjere te shkollave te qytetit te Beratit, Kucoves, UresVajgurore, Skraparit si edhe fshatrav eperreth. Gjithashtu, u vu re dhe njeinteresim i madh i qytetareve, prin-derve, mesuesve dhe kalimtareve te rastit.Pervec ketyre te fundit, te pranishem ishin edhe perfaqesues

te Bashkise Berat, Myftinise Berat dhe drejtu-esve te shkollave. Ne fjalen e saj nenkryetarja e bashkise shprehu falenderimin e saj per ak-tivitetin e organizuar nga Medreseja e Beratit, i cili mund te sherbeje si model edhe per sh-kollat e tjera te qytetit.Nxenesit realizuan, komentuan dhe interpre-tuan me nivel te larte shkencor dhe metodike duke u bere avangart te aktiviteteve te tilla duke bindur pjesemarresit per formimin e larte shkencor qe kane fituar ne Medresene e Beratit.

PANAIR SHKENCOR 2013NË MEDRESEN E BERATIT

34

Page 35: Revistë

35

Page 36: Revistë

www.bashkiaberat.gov.alBASHKIA BERAT

PËRGATITI: dREJTORIA E tURIZMIT, KULTURËS, rINISË DHE SPORTEVE| DIZAJN: MARIUS QYTYKU