sample 'historia e kombetares gjermane ne boterore dhe evropiane

15
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane 1 Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore 1 dhe Evropiane

Upload: romina-kostani

Post on 20-Mar-2016

240 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane

1 Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore 1 dhe Evropiane

Page 2: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore

dhe Evropiane 2

Page 3: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane

3

1974 Gjermani

Turneu i dhjetë i Kampio-natit Botëror u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore, nga 13 qershori deri më 7 korrik. Gjermania ishte zgjedhur si vendi organiza-tor në korrik të ’66. Në këtë kampionat, u dha për herë të parë trofeu i ri, i krijuar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga, pasi trofeu “Jules Rimet” u fitua për herë të tretë nga Brazili në 1970-n dhe iu dha atyre përgjith-monë. Modeli i ri që përdoret sot është më i gjatë dhe më i rëndë, si dhe i përbërë prej floriri 18 karat. I pari që do ta prekte do të ishte “Kaizeri”, njeriu që do të shtangte botën mbarë me lirshmërinë e tij në fushë, Franz Beckenbauer.

Page 4: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore

dhe Evropiane 4

Ky kampionat vendosi standarde të reja për Botërorin në aspektin e organizimit dhe logjistikës, ku DFB-ja mori vlerësime maksimale. Stadiumet ishin të gjitha moderne pas rikonstruktimeve që u bënë dhe rrjedhimisht pjesëmarrja në to arriti rekorde. Në total u shitën mbi 1.7 milionë bileta. Në ndryshim nga Botërori i vitit 2006, i cili u zhvillua po ashtu në Gjermani, ai i ’74-s nuk ishte një ‘përrallë verore’, por më tepër një ‘festival shiu’. Në pjesën më të madhe të ndeshjeve moti nuk ishte aspak i mirë, megjithatë, në fund të turneut fituan ata që njiheshin shpesh për lojën efektive në mot me shi: organizatorët.

Kjo fitore nuk ishte ndonjë suprizë e madhe, po të kishe parasysh suk-sesin që po përjetonte futbolli gjer-man në fillim të viteve ’70. Skuadra konsiderohej si një ndër favoritet e turneut jo vetëm për faktin se ishte vendi mikpritës, por edhe sepse kishte fituar Europianin dy vjet më parë dhe lojtarët si Franz Becken-bauer, Günter Netzer, Wolfgang Overath apo Gerd Müller i kishte zili gjithë bota. Për më tepër, Bay-ern München kishte fituar Kupën e Kampionëve në maj të 1974-s ndërsa Borussia Mönchengladbach kishte qenë finaliste një vit më parë.12 prej lojtarëve të këtyre dy skuadrave, të cilët konkurronin për titullin e Bundesligës 1973/74 deri në javën e 33-të, formonin pjesën më të rëndësishme të pankinës së Helmut Schön. 11-shen startuese ai e kishte menduar prej kohësh, por vetëm një dilemë e mundonte deri në fillimin e Botërorit: Netzeri apo

Overathi? Dy organizatorët e mes-fushës nuk mund të luanin bash-kë, kështu që duhet të ndaheshin. Netzer kishte luajtur një sezon të shkëlqyer në 1972-shin dhe gëzonte më tepër popullaritet në media. Por pavarësisht kësaj, nuk kishte ardhur në gjendje të mirë nga Madridi, ku luante prej një viti. Pas një dëmtimi që kishte pësuar, kishte mungesa në stërvitje dhe ishte mbipeshë. I duhej stërvitje intensive. Overath, nga ana tjetër, nuk kishte luajtur një sezon të mirë dhe ishte gjithë mosbesim mbi veten. Madje, edhe kolegët mundo-heshin ta shmangnin.

Gerd Müller, Sepp Maier dhe Franz Beckenbauer

(Burimi: DW)

Page 5: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane

5

Kualifikimi

Gjermania, si shteti organizator, ishte au-tomatikisht e kualifikuar. Brazili po ashtu, si kampion në fuqi.

Në total 99 skuadra nga e gjithë bota morën pjesë në fazën e kualifikimit, prej së cilave vetëm 16 u kualifikuan. Europës i takonin 9.5 vende dhe meqënëse një prej tyre i shkonte automatikisht Gjermanisë, mbeteshin 8.5. Fituesi i vendit të 0.5-të do të ndeshej në një play-off ndërkonti-nental me fituesin e vendit të 0.5-të të Amerikës Jugore. Nga Amerika e Jugut do të kualifiko-heshin 3.5 vende dhe meqenëse një i shkonte automatikisht Brazilit, si kampion në fuqi, mbe-teshin 2.5. Amerika e Veriut, Qëndore dhe Kara-ibet kishin një vend, Afrika një dhe Azia dhe Oqeania gjithashtu një.

Para se të fillonte Botërori ndodhi një përplasje serioze mes federatës dhe lojtarëve. Këta të fun-dit e dinin vlerën e tyre në treg dhe nuk ishin dakort me shpërblimin prej 30 000 DM për se-cilin që kishte vendosur DFB-ja. Kjo shumë ishte dhënë në Meksikë për vendin e tretë, por që nga ajo kohë kishin kaluar katër vite. 15 orë zgjatën negociatat të cilat u mbyllën në orën dy e gjysëm të natës. Mes diskutimesh, mbahen mend dy fjalitë e kapitenit Beckenbauer.

““Skuadra është e vetëdijshme për pasojat dhe do të largohet. Asnjë lojtar nuk ka për të ngelur” thoshte ai.

As trajneri Schön nuk ishte i kënaqur me këtë situatë dhe së bashku me Paul Breitnerin kishin bërë gati valixhet. Gjithsesi, më në fund fitoi ar-syetimi dhe shpërblimi i vendosur për lojtarët ishte 70 000 DM. Pas këtij diskutimi, gazeta “Kicker” shkruante: “Përmes kësaj ngjarjeje pamë se cilët ishin negociatorët më të zgjuar përkrah Beckenbauerit. Intelekti i skuadrës nuk duhet të nënvlerësohet. I ka ikur koha shprehjes se futbollistët njohin vetëm topin.”

Raundi i parë

Formati i kompeticionit ndryshoi nga ai i 1970-s. 16 skuadrat që u kualifikuan u ndanë në katër grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e para në renditje kalonin në raundin tjetër, ku ndaheshin më pas në dy grupe me nga katër skuadra. Fitueset e secilit grup ndesheshin në finale, ndërsa ato të renditura të dyta në grup, luanin për vendin e tretë.

Carlos Caszely i Kilit ishte lojtari i parë që per-jashtohej me karton të kuq në një ndeshje të Botërorit (me Gjermaninë Perëndimore). Karto-nët e kuq u prezantuan gjatë Botërorit të 1970-s, por asnjë lojtar nuk mori ndonjë të tillë gjatë atij viti.

Dy ishin skuadrat që ranë menjëherë në sy që në fazën e grupeve:

Hollanda, e cila demonstroi teknika të vërteta futbolli, veçanërisht nga lojtarët e Ajaxit të cilët kalonin pa problem nga mbrojtja, në mesfushë, apo në sulm, në varësi të situatës. Polonia, nga ana tjetër, mori pikët maksimale nga grupi, duke mundur dy nga skuadrat më favorite, Argjenti-nën (3 – 2) dhe Italinë (2 – 1). Si rezultat, Italia e mbylli Botërorin me fazën e grupeve, ndërsa Argjentina u kualifikua për në raundin tjetër me golavarazh. Grupi i dytë, kur merrnin pjesë Bra-zili, Jugosllavia, Skocia dhe Shteti i Afrikës, ishte grupi më i vështirë për të përcaktuar dy skuadrat që do të vazhdonin për më tej, pasi tre të parat barazuan në të gjitha ndeshjet me njëra-tjetrën.

Në grupin e parë ndodheshin si Gjermania Perëndimore ashtu edhe ajo Lindore, të cilat lanë pas Kilin dhe Australinë. Ndeshja midis të dy skuadrave gjermane ishte ajo që mezi pritej në Gjermani, por edhe ndeshja më e ngarkuar politikisht që është zhvilluar ndonjëherë. Fitor-ja ishte për gjermano-lindorët. Humbja e kësaj ndeshjeje i bëri gjermano-perëndimorët të ndry-shonin taktikën që i ndihmoi ata të fitonin kupën në fund.

Page 6: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore

dhe Evropiane 6

Botërori: Faza e parë, Grupi 1

Ndeshjet e grupit, duke filluar nga ajo me Kilin, rezultuan të ishin më të vështi-ra nga sa kishte menduar skuadra.

Gjermani Perëndimore - Kili

Ndeshja do të zhvillohej në Berlin, qytet i ndarë në dy pjesë në atë kohë.

Që në fillim të ndeshjes spikat Breitner me gjuajt-jet e tij. Në minutën e 18-të, me një goditje rreth 30 metra nga porta, vjen goli i parë pikërisht nga ai. Kilianët mundohen të barazojnë me kundër-sulme ndërsa Gerd Müller rrezikon portën e tyre me një gjuajtje pranë saj disa minuta më vonë. Një rast i tillë vjen edhe për Kilin, në krahun tjetër, duke vënë në rrezik portën gjermane. Kilianët ar-rijnë të barazojnë, por me një pozicion jashtëloje. Cullmann tenton sërish afër portës me një goditje me kokë, por nuk arrin të shënjestrojë të dytin. Sulmi vazhdon me një goditje dënimi e Becken-bauerit, por topi i tij përfundon rreth një metër larg portës. Raste ndryshimi rezultati kishte mjaft gjatë pjesës së dytë. Kjo është ndeshja në të cilën u dha për herë të parë kartoni i kuq për lojtarin kilian Carlos Caszely. Gjatë një aksioni mes tij dhe Berti Vogstit, ky i fundit i merr topin duke e rrëzuar, Caszely ngrihet dhe pengon Vogstin për të marrë hak në një farë mënyre. Kur arbitri vendos të japë goditje dënimi në favor të Gjermanisë, të gjithë lo-jtarët kilianë pretendojnë se faji ishte i Vogstit, i cili

shkaktoi i pari faullin. Por arbitri, përveç goditjes së dënimit, vendos të japë edhe karton të kuq, duke lënë skuadrën e Kilit tashmë me dhjetë lojtarë. Ndeshja mbyllet me fitoren e “pancerave” 1 – 0.

Duke u nisur nga mbrojtja e fortë e amerikano-ju-gorëve, gazeta “Kicker” shkruante:

““Skuadra të tilla ta prishin gjithë qejfin për të luajtur futboll.”

Të njëjtën gjë mendonte edhe publiku, të cilët i për-collën lojtarët me fërshëllima.

Momente nga ndeshja(Burimi: Soccemond.com)

Momente nga ndeshja(Burimi: Soccermond.com)

Page 7: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane

7

Gjermani Lindore - Australi

Në ndeshjen tjetër të grupit do të ndeshej Gjermania Lindore me Aus-tralinë. Gjatë gjithë pjesës së parë Gjer-mania Lindore pati mundësi të kalonte në avantazh, por goli i parë erdhi në fakt në pjesën e dytë, kur 21-vjeçari Pommerenke dërgon një pasim drejt Konrad Weiset, i cili ballë për ballë me portierin gjuan topin në të djathtë të portes dhe disa milisekonda para se topi të hynte në rrjetë, australiani Curran, në përpjekje për ta devijuar atë jashtë porte, e fut në të. Australia-nët ndihen të zhgënjyer. 14 minuta më vonë, pas disa rastesh të tjera të humbura nga gjermanët, vjen goli i dytë pas një pasimi nga Eberhard Vogel–Joachim Streich. Emocionet e ndeshjes nuk përfundojnë këtu, pasi deri në fund të saj kishte mjaft raste të tjera për të thelluar rezultatin nga Gjermania Lindore.

Gjermani - Australi Pas fitores me rezultat të ngushtë ndaj Kilit, “Kicker” shkruante: “Sot do ta tregojmë veten.” Goli i parë vjen që në minuten e 12-të nga një gjuajtje në distancë e Overathit, të cilin trajneri Schön e kishte zgjedhur para Netzerit, falë pasimit Müller – Grabowski. Müller përpiqet më vonë të shënojë me kokë një gol të dytë, i cili përfundon në shtyllë. Beckenbauer pason drejt Overathit, i cili e drejton topin tek Hoeneβ që përpiqet të shënojë, por sërish nuk ka gol. Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Hoeneβ shmang mbrojtjen australiane dhe pason drejt Cullmannit, i cili e dërgon me kokë topin në rrjetë. 2 – 0 për gjermanët. Gjermania dominon totalisht ndeshjen. Pak minuta pas fillimit të pjesës së

dytë, pas një goditjeje këndi, gjendet Müller afër portës për të lënë edhe ai gjurmën e tij në këtë ndeshje. 3 – 0. Pavarësisht rezultatit 3 –

0, ata që e shihnin Gjermaninë si favorite të Botërorit, nuk ishin ende të kënaqur.

Skuadra do të përballej tashmë me vëllezërit gjermano-lindorë pas dy fitoreve dhe asnjë goli të pësuar.

GJERMANI LINDORE - KILI

Gjermania Lindore nga ana tjetër, përballej para ndeshjes me Gjermaninë Perëndimore me Kilin. Në pjesën e parë spikat një lojë jo fort e organizuar e gjermano-lindorëve, megjithëse rrezikojnë disa herë portën e kundërshtarit. Goli vjen vetëm në pjesën e dytë, ku pas një goditjeje dënimi të gjua-jtur afër këndit, pranë portës gjendet Hoffmann, i cili shënon golin e parë. Në minutën e 69-të, pas një gabimi të mbrojtjes gjermane, Ahumada bara-zon. Si gjermanët, ashtu edhe kilianët, nuk heqin

dorë në përpjekjen për ndryshimin e rezultatit. Shumë shtylla dhe topa të kapur nga porti-erët deri në fund të ndeshjes, por jo të përkthyer në gola. Ndeshja përfun-don në barazim.

Mackay (majtas) dhe Uli Hoeness (djathtas)

(Burimi: soccermond.com)

Momente nga ndeshja(Burimi: Soccermond.com)

Momente nga ndeshja(Burimi: Soccermond.com)

Momente nga ndeshja(Burimi: Soccermond.com)

Page 8: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore

dhe Evropiane 8

Kjo ishte një ndeshje që rrezikohej

të mos zhvillohej fare në momentin që u ndanë grupet e Botërorit. Funksionarët e Gjerman-

isë Lindore ishin frikësuar se skuadra do të turpërohej për shkak të një sërë mungesash që kishin ndodhur në të. Madje, në

janar të 1974-s ata kishin marrë në konsideratë edhe tërheqjen nga Botërori, fakt ky që u zbulua vetëm në vitin 1995.

Gjermani Lindore - Gjermani Perëndimore

Lojtarët e Gjermanisë Perëndimore po kalonin një periudhë jo fort të mirë. Gazeta gjermane “Bild”, duke cituar një letër të Beckebau-erit, shkruante në atë kohë se nga frika e ndonjë sulmi terrorist, si ai në Lojrat Olimpike të dy viteve më parë, lojtarëve nuk u lejohej të lar-goheshin nga Malenteja (vendi ku qëndronte skuadra) dhe duhej të dilnin vetëm në grupe. Para dyerve qëndronin me dhjetra ushtarë që patrullonin zonën bashkë me qentë e tyre. Lojtarët që ishin besimtarë shoqëroheshin nga policia nëse donin të shkonin në kishë, ndërsa Beckenbauerit iu dha madje edhe

një pistoletë e vogël në dhomë. E vetmja gjë që u lejohej grave apo të dashurave të lojtarëve, ishte biseda me ta.

Stërvitja nga ana tjetër ishte shumë intensive. Ajo përbëhej nga dy seanca në ditë, ndërsa lojtarët mendonin se kjo gjë po ekzagjerohej tejmase. Beckenbauer shkoi më në fund në dhomën e trajnerit Schön dhe i shprehu pakënaqësinë në emër të lojtarëve.

Para ndeshjes, trajneri Schön ishte shprehur: “Kjo është ndeshje që duam ta fitojmë. Lo-jtarët kanë premtuar që do të luftojnë dhe do të japin maksimumin.”

Ishte ndeshja e shumëpritur për të gjitha palët, një ndeshje që në fakt rezultoi të ishte më e drejtë se sa ishte menduar, në çdo aspekt. Gjatë saj lojtarët u treguan më miqësorë se kurrë me njëri-tjetrin dhe shpesh dëgjoje dialogje si: “Mos të lëndova? (Konrad Weise Gerd Müllerit) apo “Fatkeqësisht, duhet të të frenoj sonte” (Franz Beckenbauer Harald Irmscherit). Madje Siegmar Wätzlich nga Dresdeni i kërkoi Overathit t’i bënte të fala një të afërmit të tij në Këln.

““Pas tre javësh stërvitje ndiheshim të shpërqëndruar dhe të mërzitur, sepse mungonte varieteti. Në vi-tin 1966 dhe 1970 situata kishte qenë ndryshe, pasi ndodheshin në një vend të ri, të paeksploruar më parë. Monotonia arrinte kul-min dhe këtë gjë e vështirësonin

edhe masat e forta të sigurisë. I thashë trajnerit se të gjithë ishim nervozë, kurse disa prej nesh ndi-heshin të stëvitur

tejmase. Menjëherë e mori në konsideratë propozimin tim”, shpjegonte kapiteni.

Franz Beckenbauer shtrëngon dorën me Bernd Bransch(Burimi: twb22.blogspot.com)

Page 9: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane

9

Treshja gjermano-perëndimore Müller–Grabows-ki–Breitner ndodhet gjithmonë në sulm për të shënuar. Por gjermano-lindorët nuk tremben nga vëllezërit e tyre. Kreische humbet një rast të pastër rreth gjashtë metra ballë për ballë me portën bosh. Kundërsulme u vërejtën plot nga të dyja skuad-rat, por ende asnjë gol deri në pjesën e dytë. Në minutën e 77-të, Sparwasser merr një pasim të gjatë gati që nga mesfusha, ia del të jetë më i shpe-jtë se mbrojtja gjermano-perëndimore dhe shënon golin e vetëm të ndeshjes në atë mbrëmje të freskët vere në Hamburg. Një gol epik, që do ta bënte em-rin e tij të pavdekshëm. “Kur të vdes,” tha ai më vonë, “dua që të më shkruajnë në epitaf vetëm ‘Hamburg 1974’. Kështu do ta dinë të gjithë se kush prehet në atë varr.” Më vonë u përhapën thashetheme se falë atij goli, ai ishte bërë i pasur dhe se qeve-

ria gjermano-lindore i kishte dhënë një makinë, një shtëpi dhe para. “Asgjë prej tyre nuk ishte e vërtetë,” do të shprehej ai pas disa vitesh.

Në fund të ndeshjes, lojtarët shkëmbyen me njëri-tjetrin fanelat, ndërsa gazeta “Kick-er” shkruante:

“KËSHTU JO, Z. SCHÖN! DUHET

BËRË DIÇKA. GRABOWSKI NUK ËSHTË MË I PRAN-

UESHËM PËR NIVELIN E KOM-

BËTARES, NDËRSA FLOHE NUK ËSHTË

SULMUES I VËR-TETË KRAHU.”

Franz Beckenbauer kishte shprehur pakënaqësinë e tij në autobus, teksa skuadra kthehej për në qendrën ku qëndronte, duke i thënë Uli Hoeneβit pikërisht këto fjalë: “Në ndeshjen e radhës kundër Jugosllavisë do bëje mirë të qëndroje në pankinë.”

Page 10: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore

dhe Evropiane 10

RAUNDI I DYTË

Në raundin e dytë, përballeshin me njëra-tjetrën dy grupe, A dhe B. Dy skuadrat gjermane ishin të ndara, Lindorja në A, Perëndimorja në B. Kjo e fundit fitoi kreun e grupit duke luajtur kështu në finale.

Gjermani Lindore - Brazil

Në ndeshjen e parë të grupit do të përballej Gjer-mania Lindore me Brazilin. Dy goditje dënimi të rrezikshme vijnë që në fillim nga brazilianët. Edhe goli në minutën e 60-të vjen pikërisht nga një goditje dënimi e Rivelinos, topi i të cilit pen-etron në murin gjerman dhe hyn në rrjetë. Skuadra gjermano-lindore ka disa mundësi për të barazuar, por asnjë rast nuk kthehet në gol. Pak minuta para përfundimit, portieri gjerman Jürgen Croy mbron mjaft mirë portën nga një gjuajtje e Carpegianit, ndërsa Hoffmann nga ana tjetër humbet një rast për barazim.

Gjermani Lindore - Hollandë

Hollanda duhej të mundte Gjermaninë Lindore, nëse donte të barazohej me pikë me Brazilin. Pas një goditjeje këndi, e cila shpërqëndroi dhe çorga-

nizoi mbrojtjen gjermane, holandezët përfitojnë për të shënuar golin e avantazhit. Një gol tjetër shënohet nga Rensenbrink në pjesën e dytë, rezul-tat i cili e e çon Hollandën me një këmbë në finale.

Gjermani Lindore - Argjentinë

Në ndeshjen e fundit në grup do të luajë Gjermania Lindore kundër Argjentinës. Që në minutat e para rrezikojnë gjermanët, si me goditje këndi, ashtu dhe me gjuajtje nga distanca. Pas një pasimi të Wei-set, Streich ia del të shënojë golin e parë me kokë në minutën e 14-të. Argjentinasit përpiqen të barazo-jnë rezultatin me kundërsulme, ndërsa gjermanët bëjnë të njëjtën gjë për ta thelluar atë.

Pesë minuta më vonë, pas një dëmtimi të mbro-jtësit gjerman Bransch, në përpjekje për t’i hequr topin Carrascoses si dhe pas një pasimi të saktë drejt Housemanit afër portës, ndeshja barazohet. Autori i golit, Streich, tenton me goditje dënimi dhe goditje në distancë të ndryshojë rezultatin, por topi i tyre përfundon ose në shtyllë, ose në duart e portierit.

Nuk mund të lihen pa u përmendur edhe kapjet fantastike të portierit gjerman, Jürgen Croy.

Ndeshja përfundon në barazim.

Page 11: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane

11

Në panelin tjetër gjendet Gjermania Perëndimore, në përballje me 3 skuadra: Ju-gosllavinë, Suedinë dhe Poloninë.

Jugosllavi - Gjermani

Në Dyseldorf të Gjermanisë, ndeshej për kreun e grupit B, Gjermania Perëndimore me Jugosllavinë. Një skuadër që ishte shumë ndryshe nga ajo çka ishte parë deri në atë fazë: totalisht e transformuar dhe e riprogramuar. “Viktimat” e ndeshjes së parë, të cilët e ndoqën këtë ndeshje ose nga pankina, ose nga tribuna, ishin Uli Hoeneβ, Jürgen Grabowski, Bernd Cullmann dhe Heinz Flohe. Nga ana tjetër, “përfituesit” ishin Bernd Hölzenbein, Dieter Herzog, Rainer Bonhof dhe Herbert Wimmer. Prej tyre pritej më tepër shpirt luftarak në lojë.

Breitner shënon në minutën e 39-të me një goditje nga distanca, duke mposhtur portierin jugosllav. Ky ishte goli i dytë i Breitnerit gjatë kampionatit, pas të parit me Kilin në fazën e grupeve. Pas pushimit të ndeshjes, ruajtja e rezultatit ishte në fakt më e vështirë nga sa kishin menduar, ndëkohë që tifozët prisnin më tepër ambicje nga skuadra. Duhej të prisnin minutat e fundit të ndeshjes për të përjetuar emocionet e një goli të dytë. Gerd Müller, golashënuesi më i mirë në “Meksikë 1970” me dhjetë gola, i kthen sërish vetëbe-simin skuadrës duke çuar rezultatin në 0 – 2.

Gjermani - Suedi

Në ndeshjen e dytë të grupit përballej Gjermania Perëndimore me Suedinë në një temperaturë prej 16 gradë celcius, edhe pse ishte mesi i verës. Për fatin e Hoeneβit, Wimmer ishte dëmtuar, kështu që ven-din e tij do ta zinte Uli. I madhi Gerd Müller ishte shumë pranë golit që në minutat e para pas një go-ditjeje këndi, por portieri suedez u tregua i vëmend-

shëm. Suedia në ndeshjen e parë me Poloninë ishte përqëndruar më tepër në mbrojtje, ndërsa në këtë ndeshje kishin ndryshuar taktikë duke u hedhur në sulm. U duhej fitore. Ky ndryshim, në fakt, u solli re-zultatin që prisnin që në pjesën e parë, me një gol në minutën e 24-të. Pjesa e dytë filloi me kundër-përgjigjen e fortë gjermane. Pas një bashkëpunimi perfekt në mesfushë, Müller pason drejt Overathit, i cili barazon, duke shënuar kështu edhe golin e tij të dytë në këtë kampionat. Një minutë më vonë, sër-ish duke treguar shpirtin e ekipit të bashkuar, Beck-enbauer i pason Vogtsit, ky i fundit drejt Müllerit dhe në fund Bonhof, i cili me golin e tij të parë gjatë kampionatit, kthen rezultatin në favor të gjermanëve. Suedezët nuk dorëzohen. Sandberg, një minutë më vonë, ia del të mposhtë Maierin dhe ndeshja është sërish në barazim. Tre gola brenda tre minutave! Ndeshja bëhet akoma edhe më emocionuese kur të

dyja skuadrat luftojnë me të gjitha forcat për të fituar. Müller i jep mundësi Grabowskit, të cilit i kishte dalë nami i mirë si “xhoker” në “Meksikë 1970”, të tregojë edhe një herë veten. Rezultati shkon në 3 – 2. Sue-dia vazhdonte të ushtrojë presion, i cili e kaloi masën me ndërhyrjen e gabuar në zonë ndaj Müllerit dhe ndëshkimi do të ishte penalltia. Me golin e katërt, të shënuar nga Hoeneβ, Gjermania ishte tashmë një nga favoritet më të medha të Botërorit 1974.

““Një ndeshje që na mbajti gjithë kohën në këmbë,” shk-ruante më pas gazeta “Kicker”.

Page 12: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore

dhe Evropiane 12

Poloni - Gjermani

Ndeshja e tretë ishte vendimtare, pasi skuadra që do të fitonte ndeshjen, do të luante në finale në Mynih.

Faktikisht, duke marrë parasysh golavarazhin e mirë, gjermanëve u mjaftonte edhe një barazim, pasi polakët kishin fituar 2 – 1 kundër Jugosl-lavisë. Mijëra spektatorë prisnin me padurim ndeshjen, si në stadium ashtu edhe jashtë tij, pa marrë parasysh motin e keq. Një gjysmë-finale që ndoshta nuk do të ndodhë më kurrë në rrethana të tilla. 90 minuta para ndeshjes filloi një shtrëngatë e madhe shiu, aq sa pikat, pasi binin në tokë, arrinin të ngriheshin në një lartësi prej gjysmë metri mbi të. 14 litra shi për metër katror ranë gjithsej atë ditë. Mankthi zg-jati vetëm 40 minuta, por pasojat që la pas ishin

ato që shqetësuan organizatorët. Dhjetra punëtorë

punuan intensivisht për të pastuar ujin nga fusha me rula. Pavarësisht kësaj, rreth 60 000 spektatorët ishin të gjithë të pranishëm në stadium. Ndërsa disa telespektatorë pyesnin në “ARD” se mos ishte më mirë të luhej zbathur.

Me fillimin e ndeshjes ishin polakët ata që rrezikuan të parët pas një shpërqën-drimi të Beckenbauerit, por portieri gjerman Maier, i cili dha një perfor-mancë të shkëlqyer në këtë ndeshje, ndë-rhyn saktë.

Ndërsa Polonia nuk favorizohej shumë nga moti i keq, gjermanët nuk e kishin problem. Ata ishin mësuar. Penal-ltia e humbur e Hoeneβit nuk kishte rëndësi për sa kohë Müller, përcaktuesi i ndeshjeve, theu mbrojtjen polake dhe shënoi golin që e çoi skuadrën direkt në finale.

Punëtorët e stadiumit punojnë për pastrimin e ujit nga fusha (Burimi:

corbisimages.com)

Lart: Beckenbauer (në qendër), Vogts dhe Maier përpiqen të ndalin gjua-

jtjen e sulmuesit Gadocha. Poshtë: Maier gjatë rrebeshit

(Burimi: sportschau.de)

Page 13: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane

13

FINALEHollandë - Gjermani

Hollandezët ishin disi më favoritë falë performancës impresionuese dhe vetëbesimit të tyre të lartë. Nga ana tjetër, ata nuk i kishin harruar plagët e vjetra të luftës, edhe pse

kishin kaluar 30 vjet që atëherë.

Në atë kohë, askush nuk e dinte se çfarë kishte mësuar trajneri Schön në ditën pas ndeshjes me Poloninë. Jürgen Grabowski, Wolfgang Over-ath dhe Gerd Müller nuk do të ishin më pjesë e kombëtares pas finales. Dy të parët ishin rreth 30 vjeç, moshë e madhe për atë kohë, ndërsa Müller 28. Lajmi për këtë të fundit ishte ai që e habiti pa masë trajnerin dhe më vonë publikun.

Ditën e ndeshjes, Müller ishte zgjuar që pa u gdhirë. Vështronte me admirim shtratin përballë tij, ku gjendej kapiteni Franz Beckenbauer, i cili flinte në harmoni. Vetë Gerdi kishte fjetur vetëm tre orë. E si mund ta zinte gjumi natën para fi-nales, duke ditur se ajo do të ishte performanca e tij e fundit me skuadrën?! Të paktë ishin ata që e dinin se çfarë vendimi kishte marrë. E dinte se shtypi dhe gjithë tifozët do të kërkonin shpje-gime, por vendimi ishte marrë tashmë. Arsyeja ishte familja e tij, të cilën e shihte shumë rrallë. Vajza Nicole, tre vjeç, donte ta kishte më pranë babain. Arsyen e vërtetë ai nuk e tregoi men-jëherë. Në fakt, shtypit i dha një arsye të rreme, sikur e kishte marrë vendimin për shkak se nuk ishin lejuar të merrnin pjesë gratë në banket. Në këtë të diel pa diell, Müller do të merrte lamtu-mirën më të bukur që mund t’i jepet një lojtari: goli i tij e bëri Gjermaninë kampione bote!

Dy yjet e Kam-pionatit, Franz

Beckenbauer dhe Johan Cruijff, me skuadrat e tyre

do të përballeshin në Mynih, për

Finalen e Kupës së Botës.

Por, në ditët para ndeshjes kishte ndodhur një incident që e kishte shqetësuar komplet kabinën e “tulipanëve”.

Siç raportoi gazeta “Bild”, një prej lojtarëve hollandezë ishte parë në një festë në pishinë, i rrethuar me vajza të zhveshura. “Duke qenë se lojtari nuk u zbulua dot, pjesa më e madhe e tyre filluan të kishin probleme martesore me gratë e tyre”, do të tregonte më pas Arie Haan.

Cruijff, një natë para ndeshjes, vërtitej natën duke pirë cigare në dhomë e duke lënë pa gjumë edhe kolegun e tij Neeskens. Ndoshta mbi të rëndonte edhe presioni psikologjik për përballjen me Beckenbauerin, duke qenë se finalja shihej edhe si një duel mes dy lo-jtarëve më të mirë të turneut.

“Ndërkohë,

Helmut Schön

u kishte thënë

më parë lojtarëve:

“Djema, kundër-shtarët shiko-

jini në sy. Tregojuni

që keni vetëbesim dhe fuqi.”

Skuadra hollandeze në rreshtimin para fil-limit të ndeshjes.

Nga e majta në të djathtë: Neeskens, Krol, Van Hanegem, Jansen, Suurbier, Rep, Rijsber-

gen, Rensenbrick, Haan, Jongbloed, Cruyff.

(Burimi: Getty Images)

Page 14: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore

dhe Evropiane 14

Vetëm dy minuta pasi kishte filluar loja, pas 13 kon-takteve me topin, Cruijff u rrëzua në zonën e pe-nalltisë nga Uli Hoeness, i cili kishte qenë i sëmurë gjithë natën me temperaturë dhe fitoi kështu një 11 metërsh i cili u gjuajt saktë nga Neeskens. Mbro-jtësi i këtij të fundit duhet të ishte në fakt Vogst, i cili gjatë stërvitjes ishte praktikuar me Netzerin në vend të Cruijffit. Hollandezët kaluan në avantazh që në momentin kur topi nuk ishte prekur ende nga gjermanët.

Një gol brenda 63 sekondash, si kurrë më parë kaq shpejt në një finale Botërori.

Edhe pse gjermanët u përpoqën fort për të rikuperuar rezul-tatin, ishte vetëm minuta e 25-të kur skuadrës iu akor-dua një penallti, në momentin që ndaj Bernd Hölzenbeinit u shkaktua një faull në zonën holandeze.

As Müller dhe as Hoeness nuk pranuan ta gjua-nin 11 metërshin. Përgjegjësinë e mori 22-vjeçari Paul Bre-itner, i cili e gjuajti topin me gjakftohtësi në të majtë dhe rezul-tati u barazua. Këto dy penallti ishin të parat që jepeshin në një finale të Kupës së Botës.

Me një rezultat të barabartë 1 – 1, gjermanët tashmë kërkonin dhe lufto-nin për fitore.

Në minutën e 43-të i madhi Gerd Müller shënon duke e çuar rezultatin në 1 – 2. Një top që vinte nga pasimi mes Grabowskit dhe Bohnofit nga ana e djathtë tek Gerd Müller pothuajse në qendër të zonës, ku bomberi ishte i rrethuar nga dy mbrojtës hollandezë. Një gjuajtje e lehtë që do të përbënte golin e

Uli Hoeness shkakton penalltinë në minutën e dytë.(Burimi: Soccermond.com)

Breitner gjuan penalltinë e dytë të finales(Burimi: tagesspiegel.de)

Page 15: Sample 'Historia e kombetares gjermane ne Boterore dhe Evropiane

Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane

15

fitores për Gjermaninë, edhe pse askush nuk e dinte pasi kishte edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur. Ky do të ishte edhe goli i fundit i Müllerit për kombëtaren, duke qenë se ai largohej nga skuadra pas Botërorit.

Në pjesën e dytë pati shanse për të dyja skuadrat. Müller gjuajti sërish në rrjetë, por flamuri i anësorit tregoi se goli në fakt ishte offside. Në minutën e 85-të Hölzenbein u rrëzua në zonën holandeze të penalltisë, por arbitri nuk mendoi se ishte faull.

Me fërshëlliMën e bilbilit, gjerManët u kurorëzuan Mbretërit e eveniMentit.

kjo fitore erdhi pas asaj të europianit të 1972-shit.

Goli i Müllerit(Burimi: Soccermond.com)

“Pas ndeshjes, gazeta franzece “L’Equipe” shkruante:

“Një finale që u zhvillua në një stadium të mrekullueshëm, para një publiku mjaft entuziast. Një finale e pasur me emo-

cione, një aventurë e paharrueshme.” Ky konstatim ishte në fakt i vërtetë për gjithë kampionatin, jo

vetëm për finalen.

Beckenbauer duke festuar pas ndeshjes.(Burimi: Soccermond.com)

Deri në vitin 2010, Gjermania ishte skuadra e vetme europiane që kishte

fituar rresht Kampionatin Europian dhe atë Botëror.

Spanja në 2010-n u bë skuadra e dytë me të njëjtin rekord.

Kapiteni ngre Kupën(Burimi: Soccermond.com)

11-shja e formacionit:Nga e majta në të djathë:

Beckenbauer, Maier, Schwarzenbeck, Bonhof, Hölzenbein, Grabowski, Müller, Overath, Vogts,

Breitner, Hoeness.(Burimi: impromptuinc.wordpress.

com)