veprimtaria diplomatike dhe politike e fan nolit në vitet ... · veprimtaria diplomatike dhe...

241
Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË D I S E R T A C I O N VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE DHE POLITIKE E FAN NOLIT NË VITET 1920-1924 Në kërkim të gradës shkencore “Doktor i Shkencave” në Marrëdhënie Ndërkombëtare Përgatiti: Udhëheqës shkencor Msc.Estela HOXHA Prof. Dr. Valentina DUKA TIRANË, 2018

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

122 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

i

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

D I S E R T A C I O N

VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE DHE POLITIKE E FAN NOLIT NË VITET

1920-1924

Në kërkim të gradës shkencore

“Doktor i Shkencave”

në Marrëdhënie Ndërkombëtare

Përgatiti: Udhëheqës shkencor

Msc.Estela HOXHA Prof. Dr. Valentina DUKA

TIRANË, 2018

Page 2: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

ii

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Tel/Fax + 355 4 369 987 www.fhf.edu.al

Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë.

D I S E R T A C I O N

VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE DHE POLITIKE E FAN NOLIT NË VITET

1920-1924

Përgatitur nga Msc. Estela HOXHA

Në kërkim të gradës shkencore

“Doktor i Shkencave”

në Marrëdhënie Ndërkombëtare

VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE DHE POLITIKE E FAN NOLIT NË VITET

1920-1924

Përgatitur nën drejtimin e Prof. Dr. VALENTINA DUKA

Mbrohet para jurisë në dt ……/……2018

1. ………………………..……...Kryetar

2. ……………………………….Anëtar (oponent)

3. …………………………….....Anëtar (oponent)

4. ……………………………….Anëtar

5. ……………………………….Anëtar

TIRANË, 2018

Page 3: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

iii

PASQYRA E LËNDËS

PARATHËNIE....................................................................................................................v

HYRJE........................................................................................................................... .xiii KREU I.................................................................................................................. ............1 VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E FAN NOLIT NË VITET 1920-1923.................1 1.1 Roli i Fan Nolit në anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve... ….................1 1.2 Diskutimi i çështjes së kufijve të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe qëndrimet e Nolit si kryetar i delegacionit shqiptar……………………………… ..........20 1.3 Qëndrimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve ndaj të drejtave të minoriteteve…………………………………………………………………...............32 1.4 Veprimtaria e Fan Nolit si ministër i Punëve të Jashtme………………………........42 KREU II............................................................................................................... ............47 VEPRIMTARIA E FAN NOLIT NË PARLAMENTIN SHQIPTAR NË VITET 1921-1924......................................................................................................47 2.1 Debati politik i Fan Nolit në seancat parlamentare të kohës…...................................47 2.1.1 Qëndrimi kritik i Nolit ndaj veprimtarisë së qeverisë së Xhafer Ypit……..... .......47 2.1.2 Opozitarizmi i Nolit në Parlament ndaj politikës së qeverisë së Ahmet Zogut.................................................................................................................63 2.2 Mendimi i Fan Nolit mbi miratimin e disa projektligjeve në Parlament…….............77 2.3 Diskutime dhe ndërhyrje të Nolit ndaj çështjeve të ndryshme të trajtuara në KëshillinKombëtar…………………………………………………………..84 KREU III..........................................................................................................................95 NOLI KRYEMINISTËR I QEVERISË SË QERSHORIT 1924........................... ...95 3.1 Kontributi i Nolit në krye të opozitës shqiptare në zhvillimet e Revolucionit të Qershorit………………………………………………………………...95 3.2 Fan Noli si Kryeministër. Reformat e qeverisë së tij……………………….............111 3.3 Diplomacia e qeverisë së Nolit…………. ……………………………………. ......126 3.3.1 Çështja e njohjes së qeverisë së Nolit nga Fuqitë e Mëdha dhe marrëdhëniet me shtetet fqinjë……………………………………………………… ...126 3.3.2 Veprimtaria e qeverisë së Nolit në procesin e përcaktimit të kufijve të Shqipërisë. Fshatrat e Korçës, Shën Naumi dhe Vermoshi………………… ............149 3.3.3 Fan Noli në Lidhjen e Kombeve, mes diplomacisë dhe populizmit……...............162 KREU IV........................................................................................................................169 FUNDI I QEVERISË SË QERSHORIT.....................................................................169 4.1. Mobilizimi ushtarak dhe kundërshtimi i qeverisë së Fan Nolit………………... ....169

Page 4: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

iv

4.2. Dështimet e Nolit si kryeministër…………………………………………….... ....180 4.3. Largimi përfundimtar i Nolit nga jeta politike ……………………………....... .....189 PËRFUNDIME.................................................................................................. ...........196 BIBLIOGRAFIA................................................................................................ .........211 ABSTRAKT....................................................................................................... .......... 217

Page 5: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

v

PARATHËNIE Në historinë e një vendi, jo të gjithë personazhet, aktorët politikë apo shtetërorë,

që janë pjesë e saj, lënë gjurmë dhe realizojnë kthesa historike, apo sjellin standarde të reja në politikën e vendit, të tilla që të pranohen nga të gjithë edhe pothuajse një shekull mbrapa. Të tillë personalitete janë pika referimi historike për studiues e politikanë të të gjitha kohërave moderne e që aspirojnë të ngrihen mbi subjektivitetin e tyre pragmatist. Edhe historia e Shqipërisë ka të tilla pika referimi historik për vizionin, idetë, argumentin, patriotizmin dhe përkushtimin ndaj interesave kombëtarë. Shumë prej tyre janë bërë objekt studimi të autorëve të ndryshëm, të cilët kanë evidentuar tipare karakteristike të formimit të tyre dhe impaktin në veprimtarinë dhe fushat në të cilat kanë vepruar. Pikërisht në këtë mozaik të historisë së Shqipërisë, një nga personalitetet komplekse që la evidenca të qarta historike, kulturore, patriotike, diplomatike në historinë tonë është Fan Noli. Emri dhe vepra e Fan Nolit, është lidhur ngushtë me kulturën dhe historinë e re të kombit shqiptar. Veprimtaria e tij është shumë dimensionale duke prekur disa fusha si letërsi, teologji, politikë, diplomaci, shkenca filologjike etj. Disa prej fushave të veprimtarisë së tij janë studiuar nga autorë të ndryshëm. Bazuar në formimin tim akademik qëllimi i studimit është pikërisht të evidentoj kontributin e Nolit si politikan dhe diplomat, të analizoj faktorët që ndihmuan në këtë kontribut si dhe pasojat e saj për panoramën politike të kohës. Objekt studimi për të realizuar këtë qëllim kam marrë periudhën 1920 - 1924, një periudhë shumë delikate për shtetformimin evropian shqiptar, i cili herë pas here rrezikohej nga trashëgimia mentale otomane dhe lindore. Është një periudhë historike ku politikanët shqiptarë u përpoqën të eksperimentonin në qeverisje modelet europiane të demokracisë liberale, dhe një ndër to fuqishëm shfaqet Noli, por, shpesh pa sukses për shkak të mjedisit akoma autokratik mental e shoqëror. Vitet 20’ në jetën politike të Fan Nolit shënojnë një periudhë të artë në karrierën e tij, si një personalitet me role të rëndësishme në shtetin shqiptar. Brenda një periudhe të shkurtër, ai merr detyra me shumë rëndësi duke ndjekur me hapa galopant rrugën e karrierës, nga deputet, diplomat në ministër e kryeministër. Duke qenë një person me aftësi dhe kontribut të gjithanshëm, trajtimi i veprimtarisë së tij ka lënë gjithnjë hapësira për studime të mëtejshme.

Fillesat në kontributet e tij politike janë të hershme. Federata “Vatra” u përfaqësua me delegatin e saj, Fan Nolin më 4 korrik të vitit 1918, përpara presidentit Willson i cili e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm. Ky ishte momenti më i rëndësishëm për fatin e kombit shqiptar, sepse po të mos ishte vetoja e presidentit Willson, Shqipëria do të ishte viktima e parë e pakteve të fshehta të Anglisë e Francës të arritura gjatë luftës për copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë mes fqinjëve.

Noli erdhi në Shqipëri në vitet 1913 dhe 1920. Ai u bë figurë udhëheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit më 17 qershor 1924, Fan Noli u vu në krye të qeverisë së Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve, ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua të përballonte problemet politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar, të cilat ishin mjaft të rënduara. “Por, programi i tij për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, doli se qe tepër i nxituar në një vend pa tradita parlamentare”, mendojnë edhe sot një pjesë e historianëve. Me rrëzimin e qeverisë së tij, Noli u largua përgjithmonë nga Shqipëria. Pikëpamjet mbi organizimin e

Page 6: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

vi

shtetit, politikën e brendshme dhe të jashtme i shtjelloi në shkrime dhe fjalime të viteve 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar.

Historiografia shqiptare dhe e huaj kanë dhënë kontribut me vlerë në trajtimin e figurës së Nolit dhe kontekstit historik në të cilin ai ka vepruar, por këto botime nuk kanë për objekt të veçantë studimi veprimtarinë diplomatike dhe politike të tij në vitet 1920-1924. Autorët të cilët kanë trajtuar kontributin e Fan Nolit janë ndalur më gjerësisht në veprimtarinë e tij letrare dhe teologjike dhe më pak në atë diplomatike dhe politike. Edhe autorët të cilët e kanë trajtuar kontributin e tij politik, e kanë bërë në mënyrë të fragmentarizuar duke trajtuar kryesisht të veçuar veprimtarinë e tij tek “Vatra”, veprimtarinë si opozitar ose si kryeministër në qeverinë e Qershorit, por gjithmonë në funksion të paraqitjes së ngjarjes historike dhe jo të personalitetit dhe kontributit të Nolit si personazh politik e diplomatik.. Pikërisht këtu qëndron dhe risia e këtij punimi, në trajtimin specifik të Nolit si diplomat dhe si politikan. Qasja e re që qëndron në themel të këtij studimi synon të evidentojë me objektivitet, rolin e Nolit si diplomat dhe politikan në realitetin politik shqiptar të viteve 1920-1924 duke e parë në këndvështrimin që nxjerr në pah arritjet dhe dështimet e tij.

Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi është ajo hulumtuese, evidentuese dhe analitike. Të gjitha metodologjitë e përdorura janë në funksion të respektimit të kronologjisë së ngjarjeve.

Ky material studimor është ndërtuar duke ndërthurur kriterin kronologjik me atë tematik. Duke u mbështetur në këto kritere bazë, punimi është organizuar në 5 ndarje strukturore. Parathënia pasohet nga hyrja dhe katër kapituj, si vijon: “Veprimtaria diplomatike e Fan Nolit në vitet 1920-1923”, “Veprimtaria e Fan Nolit në Parlamentin shqiptar në vitet 1921-1924”, “Noli, Kryeministër i Qeverisë së Qershorit, Fundi i Qeverisë së Qershorit”. Punimi përmbyllet me konkluzionet përkatëse dhe Bibliografinë.

Në hyrje është paraqitur një tablo e shkurtër e jetës dhe veprës së Fan Nolit që

nga lindja deri në vitin 1920. Qëllimi i realizimit të një hyrje të tillë është paraqitja e kushteve dhe rrethanave në të cilat Noli u formua dhe filloi veprimtarinë e tij, për të kuptuar se si eksperiencat e tij jetësore kanë ndikuar në formimin e mendimit të tij politik i cili paraprin më pas veprimtarinë e tij politike dhe diplomatike. Historia e tij fillon në vendlindje në Ibrik-Tepe, një fshat i banuar që në lashtësi nga shqiptarët që kanë ruajtur traditat e të parëve me shekuj. Në vitet 1900-1903, Noli jetoi në Greqi ku punoi si përkthyes dhe si aktor. Më pas largohet për në Egjipt ku jep mësime të gjuhës greke si dhe është kolonë zanore në meshat kishtare. Një moment i rëndësishëm në jetën e tij është emigrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe fillon të angazhohet seriozisht për çështjen shqiptare. Në këtë periudhë bëhet pjesë e gazetës “Kombi” dhe shpalos aftësitë e tij në publicistikë. Më 1908 bëhet prift, më pas themelon Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Po më 1908, filloi studimet në Universitetin e Harvardit, ku u diplomua për Art në vitin 1912. U angazhua gjithashtu si botues i gazetës shqiptaro-amerikane “Dielli”, luajti rol aktiv tek Federata “Vatra” etj.

Kreu I “Veprimtaria diplomatike e Fan Nolit në vitet 1920-1923”, trajton rolin e Fan Nolit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Problemet në kufijtë e Shqipërisë sa vinin dhe shtoheshin. Përballë kësaj situate, qeveria e formuar nga Kongresi i Lushnjës, kishte në fokusin e saj ripohimin ndërkombëtar të vendimeve të 1913-s, mbi njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të kufijve të saj. Shteti shqiptar iu

Page 7: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

vii

drejtua Lidhjes së Kombeve për realizimin e këtij qëllimi. Më 12 tetor 1920, delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes, i paraqiti Sekretarit të Përgjithshëm Drummond kërkesën e qeverisë së Tiranës për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Kryetar i delegacionit shqiptar për të mbrojtur interesat kombëtare në Lidhjen e Kombeve u vendos Fan Noli. Caktimi i tij ishte kandidatura më e përshtatshme për të përfaqësuar Shqipërinë sepse ai fliste me lehtësi gjuhët zyrtare që përdoreshin në sallat e Lidhjes së Kombeve, si anglisht dhe frëngjisht. Ai fitoi simpatinë e shumë figurave politike të kohës dhe i bëri ata simpatizues të çështjes shqiptare.

Duke qenë një figurë qendrore e besimit ortodoks shqiptar që përfaqësonte në Lidhjen e Kombeve interesat e tre besimeve fetare në Shqipëri, ai i bëri nder imazhit të Shqipërisë si simbol i bashkekzistencës fetare në skenën e aktorëve ndërkombëtarë të kohës. Krahas këtyre ai, kishte dhënë prova se dinte të mbronte mirë çështjen e Shqipërisë pasi veprimtaria e Nolit në mbrojtje të interesave kombëtarë kishte filluar që në gjirin e “Vatrës”.

Falë aftësisë së tij si diplomat, Fan Noli kontaktoi me përfaqësues të vendeve të ndryshme në Lidhjen e Kombeve për të lobuar pro çështjes shqiptare. Gjithashtu, ai paraqiti të gjitha aktet ndërkombëtare të kërkuara nga Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes dhe një memorandum që ishte përmbledhje e argumenteve të delegacionit shqiptar në mbështetje të kërkesës së anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Argumentet dhe faktet e paraqitura nga delegacioni shqiptar me në krye Fan Nolin u ritheksuan dhe në Memorandumin e 9 dhjetorit 1920 të cilat qartësonin me tej potencialin e shtetit shqiptar për të qenë pjesë e Lidhjes. Si përfundim, Lidhja e Kombeve e pranoi Shqipërinë më 17 dhjetor 1920 me 35 vota pro dhe 7 abstenime. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve kishte rëndësi për shkak se riafirmoi pavarësinë e Shqipërisë dhe shfuqizoi Traktatin e Fshehtë të Londrës. Jehona e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve u shpreh si në shtypin e brendshëm ashtu dhe atë ndërkombëtar.

Tematika e debateve të Nolit në Lidhjen e Kombeve do të përcaktohej nga rrethanat politike të kohës, të cilat kërkonin ndërhyrjen e duhur diplomatike. E tillë ishte trajtimi i çështjes së kufijve shqiptarë, e cila ishte mjaft delikate për shtetin shqiptar. Kështu, menjëherë pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Noli u ngarkua me zgjidhjen e problemit të kufijve shtetëror shqiptar, kjo pas dështimit të nismës së qeverisë shqiptare për të arritur një marrëveshje me shtetet kufitare, Greqinë dhe Jugosllavinë. Ishte sesioni i 13-të i Këshillit të Lidhjes i cili zhvilloi debatin për kufijtë e Shqipërisë, në të cilin, përfaqësuesit shqiptar Fan Noli dhe atij grek e jugosllav iu dha mundësia për të shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me këtë çështje. Fan Noli, kërkonte njohjen e kufijve të përcaktuara në Konferencën e Londrës dhe në Protokollin e Firences të vitit 1913. Ndërsa përfaqësuesit e fqinjëve të Shqipërisë, kërkonin të legjitimonin prezencën e trupave të tyre në kufijtë shqiptarë duke i qëndruar idesë që përcaktimi i kufijve në terren nuk ishte finalizuar. Përballë pretendimit të tyre, Noli do të luftojë për një zgjidhje optimale të çështjes në favor të Shqipërisë, duke denoncuar politikën e egër që po ndiqnin fqinjët.

Një ndër pikat e diskutuara mes delegatëve ishte dhe juridiksioni i trajtimit të çështjes shqiptare nga ana e Lidhjes së Kombeve apo nga Konferenca e Paqes. Pavarësisht insistimit që bëri Noli që çështja e kufijve të Shqipërisë të merrte zgjidhje nga Lidhja e Kombeve, diskutimi u spostua tek Konferenca e Ambasadorëve.

Page 8: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

viii

Një tjetër çështje që Shqipërisë iu desh të përballej fuqishëm në Lidhjen e Kombeve, ishte ajo e minoriteteve. Në sesionin e 15 dhjetorit 1920, Asambleja e Lidhjes së Kombeve, u kishte kërkuar shteteve kaukaziane dhe ballkanike, midis të cilave dhe Shqipërisë, të cilat pretendonin të bëheshin anëtare të saj, të merrnin masa të domosdoshme, që në frymën e traktateve të Lidhjes së Kombeve mbi minoritetet, të rregullonin legjislacionin e brendshëm. Qeverisë shqiptare nuk iu kërkua vetëm rregullimi i legjislacionit të brendshëm, por dhe nënshkrimi i një deklarate për mbrojtjen e minoriteteve. Në deklaratën e nënshkruar nga Noli, Shqipëria angazhohej për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, gjuhësore, fetare etj. Deklarata u ratifikua nga Shqipëria më 17 shkurt 1922.

Pjesë e trajtimit të këtij kapitulli është dhe veprimtaria e Fan Nolit si ministër i Punëve të Jashtme. Ai u caktua në këtë pozicion në qeverinë e Xhafer Ypit. Akti i parë që kreu si ministër i Punëve të Jashtme, ishte kërkesa drejtuar qeverive të Fuqive të Mëdha (SHBA e Japoni) e të vendeve të tjera europiane, që nuk e kishin njohur akoma Shqipërinë e që nuk kishin vendosur ende marrëdhënie diplomatike me të, për ta ndërmarrë një iniciativë të tillë. Gjithashtu ratifikimi në parlament i deklaratës së minoriteteve u bë në kohën kur ai ishte ministër. Por, Fan Noli nuk qëndroi gjatë në postin e ministrit të Punëve të Jashtme duke dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e tij lidhej me disa papajtueshmëri në kabinetin ku ai bënte pjesë.

Kreu II “Veprimtaria e Fan Nolit në Parlamentin Shqiptar në vitet 1921-1924” ka në fokus paraqitjen e qëndrimeve të Fan Nolit si deputet dhe veprimtarinë e tij në parlament në kuadër të trajtimit të çështjeve të kohës, e shprehur kjo në debatet parlamentare. Periudha e viteve 1920-1924 është konsideruar si një ndër periudhat më demokratike midis Dy Luftërave në Shqipëri, kjo për disa arsye ndër të cilat dhe shkëmbimi i mendimeve dhe angazhimi në debate politike. Parlamenti ishte sheshi kryesor i betejës politike të Nolit ku shpaloset mendimi i tij politik, i reflektuar si në politikën e brendshme ashtu dhe në politikën e jashtme. Parlamenti i zgjedhur kishte 78 deputetë dhe Noli ishte caktuar deputet nga Federata “Vatra”. Ai u mblodh për herë të parë më 21 prill 1921.

Fan Noli mori pjesë në mënyrë të vazhdueshme në debatet e zhvilluara. Në

debatin politik, Noli kritikon programet e qeverisë së Xhafer Ypit dhe të Ahmet Zogut duke mos dhënë votëbesimin. Noli në rolin e opozitarit, kërkon të nxjerrë në pah të metat e qeverisë dhe këtë e realizonte nëpërmjet shembujve konkretë nga përditshmëria, që binin në kundërshtim me pretendimet e qeverive në pushtet. Objekti i kritikave të tij, përfshin fusha të ndryshme të veprimtarisë shtetërore siç ishte gjendja ekonomike dhe financiare e Shqipërisë, mungesa e sigurisë, kushtet e vështira të ushtrisë, jetesa tepër e rënduar e fshatarësisë. Gjithashtu, Noli kritikonte fort mosndërmarrjen e reformave të duhura në arsim, shëndetësi, në kualifikimin e administratës, në përmirësimin e gjendjes së mjeruar të gruas. Ai ishte kundër centralizimit të pushtetit, abuzimit të shumicës ndaj pakicës, mosrespektimit të ndarjes së pushteteve, marrjes së masave ekstreme për zgjidhjen e çështjeve etj. Fjala e tij në parlament u karakterizua nga thjeshtësia e parashtrimit të problematikave konkrete, qartësia e shpjegimit të tyre dhe komunikimi i drejtpërdrejtë të cilat luajtën rol në emancipimin e jetës parlamentare.

Përveç debateve politike, ai merr pjesë në mënyrë aktive dhe në miratimin e projektligjeve të cilat rregullonin problematika të ndryshme si: Përgjegjësia penale e

Page 9: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

ix

nëpunësve, falja e të dënuarve politik, projektligji mbi vrasjen e dy amerikanëve, për shtetrrethimin e prefekturës së Durrësit, sqarimet e tij mbi kuptimin e nenit për fenë zyrtare në Shqipëri. Krahas këtyre, Noli ishte pjesë e diskutimeve dhe ndërhyrjeve për çështje të ndryshme, siç ishin e drejta e votës së gruas, mendimi i tij për gjendjen e gruas shqiptare, mbi parimin e së drejtës për t’u mbrojtur në një proces, mbrojtja e Faik Konicës, respektimi i procedurës së hapjes së Parlamentit etj.

Kreu III “Noli kryeministër i Qeverisë së Qershorit”, përqendrohet në

programin politik të qeverisë së kryesuar prej tij si dhe situatën e brendshme dhe të jashtme me të cilën u përball. Ardhja e Fan Nolit si kryeministër i Shqipërisë u parapri nga një sërë faktorësh. U krijuan disa kushte që çuan drejt Revolucionit të Qershorit si: pakënaqësia e shtresës së fshatarësisë që përbënte pjesën më të madhe të popullsisë, mungesa e qëndrueshmërisë financiare të shtetit shqiptar, centralizimi i pushtetit, gjendja e mjeruar e ushtrisë, të rinjtë që bënin pjesë në forcat përparimtare ishin në përkrahje të kauzës së demokratizimit të vendit, vrasja e Avni Rustemit, opozita e organizuar, etj.

Noli i qëndroi besnik ideve perëndimore për një qeverisje demokratike dhe në shërbim të realizimit të këtij qëllimi, shpalli një program i cili synonte të krijonte një shtet modern në Shqipëri. Në këtë program përfshihej çarmatosja e popullsisë, forcimi i autoritetit të shtetit, çrrënjosja e feudalizmit, ndërmarrja e reformave në fusha të ndryshme, ekuilibrimi i buxhetit, përmirësimi i kushteve të jetesës së bujqve, futja e kapitalit të huaj, organizimi i ri arsimor, marrëdhëniet miqësore me fqinjët etj. Noli si kryeministër filloi të ndërmerrte masa konkrete administrative që të krijonte terrenin për zbatimin në praktikë të programit të qeverisë së tij. Ai thjeshtëzoi aparatin shtetëror, uli rrogat e funksionarëve, mori masa për largimin e nëpunësve të paaftë, nxori dekretet e para si, vendimi për ngritjen e gjyqit politik, çarmatimin e popullsisë, masat në kuadër të zgjidhjes së çështjes agrare. Gjithashtu, Noli arriti të balanconte buxhetin e shtetit, ndërmori reforma në arsim duke zgjeruar rrjetin shkollor dhe rritjen e nivelit të mësuesve. Njësoi taksimin në Venomet e Himarës, bëri hapa në përmirësimin e legjislacionit, të shërbimeve publike dhe shërbimit mjekësor, si dhe ndërmori reforma në sistemin e drejtësisë duke vendosur kritere të forta për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sa i takon marrëdhënieve me jashtë, në këtë kapitull trajtohet një analizë e situatës së komplikuar në të cilën ndodhej qeveria e Nolit për shkak të mosnjohjes së saj nga Fuqitë e Mëdha dhe përpjekjeve të shteteve fqinjë për ta rivënë në diskutim nga e para çështjen shqiptare. Ajo ndonëse u përpoq për të mbrojtur interesat shtetërore, rezultati nuk ishte me bilanc pozitiv. Duke analizuar qëndrimet e qeverisë së Nolit në arenën ndërkombëtare, vihet re ndjekja e një politike të jashtme të pavarur, e cila përbënte risi pasi nuk kishte ndodhur në qeveritë e mëparshme. Ishte e vështirë për Ballkanin e viteve 20-të të shek.XX të shmangte ndërhyrjen dhe ndikimin e Fuqive të Mëdha në punët e brendshme të qeverive të rajonit.

Në këtë kapitull trajtohen dhe qëndrimet e shteteve fqinjë dhe Fuqive që nuk e njohën qeverinë e Nolit si, Britania e Madhe, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, gjithashtu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Mosnjohja e qeverisë së Nolit nga këto shtete, u mbështet mbi faktin se ajo kishte ardhur në pushtet në mënyrë jolegjitime, pra jo nëpërmjet zgjedhjeve. Pjesë e veçantë në trajtimin e këtij kapitulli janë dhe përpjekjet e

Page 10: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

x

qeverisë së Nolit për zgjidhjen e çështjes së kufijve përkatësisht: fshatrat e Korçës, Shën Naumi dhe Vermoshi.

Në këtë pjesë të punimit veçohet gjithashtu fjalimi i Nolit në Sesionin V të Lidhjes së Kombeve në të cilin kërkonte hua ndërkombëtare nga LK, të paanshme dhe pa kushte politike, me shpresën se mund ta nxirrte vendin nga vështirësia ekonomike. Por ky fjalim ishte në të njëjtën kohë dhe pasqyrim i pikëpamjeve të tij për politikën botërore. Në këtë kontekst, mënyra që Noli zgjodhi për t’iu drejtuar Lidhjes u perceptua si një sfidë e një shteti të vogël ndaj Fuqive të Mëdha, duke u regjistruar si një rast i paprecedent. Nuk kishte ndodhur më parë që një delegat nga një vend i vogël të merrte guximin dhe të dilte jashtë kornizave të diplomacisë së vjetër. Fjala e Nolit e cila buronte nga mendimet e pavarura të tij, ishte një formë e kryengritjes së tij shpirtërore, një shfryrje e mllefit të akumuluar jo vetëm ndaj mohimit të huas për Shqipërinë, por nga trajtimi i vazhdueshëm që Fuqitë e Mëdha i bënin popujve të vegjël që kërkonin vetëm të mbijetonin e të përmirësonin jetesën e qytetarëve të tyre.

Kreu IV trajton fundin e qeverisë së Nolit. Rrëzimi i qeverisë së Nolit erdhi kryesisht

si rezultat i ndërhyrjes nga jashtë. Grupi i drejtuar nga Ahmet Zogu i ndihmuar nga jugosllavët, sulmuan nga veriu më 10-13 dhjetor 1924. Forca të tjera zogiste sulmuan nga jugu, në drejtim të Korçës dhe të Gjirokastrës. Më 24 dhjetor ata hynë në Tiranë. Qeveria e Nolit u përmbys, anëtarët dhe bashkëpunëtorë të saj, u larguan në mërgim. Pjesë e trajtimit të këtij kapitulli janë analiza e shkaqeve që çuan në dështimin e qeverisë së tij. Ishte ndërthurja e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që çuan në një rezultat të tillë. Ndër faktorët e brendshëm renditen, mungesa e unitetit të qeverisë, për shkak të përbërjes heterogjene të saj, mosrealizimi i programit politik, moszhvillimi i zgjedhjeve për të legjitimuar marrjen e pushtetit, moskryerja e reformës agrare, e cila ngjalli pakënaqësi të madhe, diferenca të mëdha në nivelin e jetesës midis kategorive të popullsisë duke sjellë krijimin e një hendeku të madh deri në shkëputje mes popullit dhe qeverisë. Kjo gjë, solli gjithashtu humbjen e besimit ndaj Nolit dhe qeverisë së tij. Një tjetër reformë që nuk u përmbyll ishte çarmatimi, duke mbetur akoma armë në duart e forcave të brendshme kundërshtare. Ekzistenca e gjyqit politik, u shndërrua në dëmtim të imazhit të qeverisë demokratike në syrin e ndërkombëtarëve. Noli nuk realizoi zgjedhjet për formalizimin e qeverisë së tij. Qëndroi gjatë në Lidhjen e Kombeve, në kohën kur situata e brendshme ishte tepër delikate, duke iu dhënë mundësi forcave kundërshtare të vepronin.

Faktorë të jashtëm që ndikuan në rrëzimin e Nolit nga pushteti mendojmë se janë: mosnjohja e qeverisë nga Fuqitë për shkak se e konsideronin një qeveri të ardhur në pushtet në rrugë joformale; problemet e vazhdueshme në kufijtë që sollën shkëputjen e vëmendjes nga zgjidhjet e problemeve të brendshme, dhe dobësimin financiar të shtetit. Përpjekja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik ngjalli reagim negativ si tek fqinjët ashtu dhe tek Fuqitë e Mëdha të cilat kishin frikën e shndërrimit të Shqipërisë në vatër të bolshevizmit në Ballkan. Një tjetër faktor që finalizoi qëndrimin mohues të Fuqive ishte mesazhi që përcolli Noli në fjalimin që mbajti në Lidhjen e Kombeve, Sesionin e Pestë. Si pjesë përmbyllëse e kapitullit të fundit të punimit është largimi përfundimtar i Nolit nga jeta politike. Noli pas rrëzimit të qeverisë, u largua nga Shqipëria për të vazhduar aktivitetin e tij politik kundër Zogut në emigracion. Ai themeloi KONAREN, si

Page 11: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xi

një organizatë me frymë demokratike që do të kishte si qëllim luftën për çlirimin kombëtar të vendit. Noli pasqyroi pikëpamjet e tij politike tek “Liria Kombëtare’ dhe u pozicionua si aleat me komunistët duke intensifikuar bashkëpunimin me strukturat e tyre në Vjenë, Berlin. Shkëputet për në Amerikë dhe themelon më 18 tetor 1930 “Albanian Publishing Association” (Shoqëria Botonjëse Shqiptare), APA. Ajo kishte platformë politike të ngjashme me KÇN-në. Pakënaqësitë që kishte krijuar nga KÇN, bënë që në shkurt të vitit 1931 të jepte dorëheqjen. Pas kësaj, Noli kthehet përfundimisht për të jetuar në Amerikë, ku dhe iu përkushtua veprimtarisë kishtare dhe letrare.

Për hartimin e këtij punimi janë shfrytëzuar burimet arkivore autentike të Arkivit

Qendror të Shtetit, Arkivit të Ministrisë për Europën dhe të Punëve të Jashtme, Debateve Parlamentare të viteve 1920-1924, Seria e Dokumenteve të botuara Diplomatike Italiane, DDI, burime të Arkivit të Departamentit të Shtetit Amerikan. Po ashtu janë shfrytëzuar punime shkencore të botuara në revistat “Studime Historike”, artikuj të shtypit periodik të kohës në fondin e Bibliotekës Kombëtare si dhe një literaturë e pasur shqiptare dhe të huaj.

Literatura bazë e referuar në realizimin e studimit, e cila ka një kontribut të jashtëzakonshëm në arritjen e ndriçimit të disa komponentëve të figurës së Nolit si diplomat dhe politikan, fillon me “Autobiografinë e Fan S. Nolit” (Tiranë, 1994) duke vijuar me autorin Nasho Jorgaqi i cili ka dhënë një kontribut të çmuar me botimet e tij në studimin e jetës dhe veprës së Nolit në të gjitha fushat e veprimtarisë: Jeta e Fan S. Nolit, 1 (Tiranë, 2005), Jeta e Fan S. Nolit, II (Tiranë, 2005), Fan S. Noli, Vepra V (Tiranë, 2005), Noli, Vepra VI (Tiranë,1996),“Letërkëmbimi i Fan Nolit”, (Tiranë, 2012), Udhëtim me Fan Nolin, (Tiranë, 1994). Gjithashtu kemi shfrytëzuar dhe botime të tjera për jetën e Nolit siç janë: Avni Spahiu, “Noli jeta në Amerikë”, (Tiranë 2007), Efthim Dodona, “Noli i panjohur” (Tiranë 1996), nga Shpëtim Sala “Letra të panjohura të Fan Nolit” (Shkodër 2008), Vehbi Bala, “Jeta e Fan S. Nolit”, (Tiranë, 1972), Behar Shtylla, “Fan Noli siç e kam njohur”, (Tiranë 1992), Rahim Ombashi,”Po vjen Noli” (Tiranë, 2014), Mehmet Gëzhilli, “Fan S. Noli”, (Tiranë, 2003), Eqerem bej Vlora “Kujtime 1885-1925” (Romë 1963).

Në historiografinë shqiptare kontribut me vlerë në trajtimin e veprimtarinë diplomatike të Nolit ka dhënë prof. dr. Arben Puto. Ai është autor i një sërë botimesh në formë dokumentare apo studimore në fushën e historisë së Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX si “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore, Vëll. 3 (1919-1926)”, (Tiranë, 2001), “Demokracia e rrethuar: Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme, qershor-dhjetor1924”, (Tiranë, 1990), “Historia diplomatike e çështjes shqiptare: 1878-1926”, (Tiranë, 2003), “Shqipëria politike 1912-1939”, (Tiranë, 2009).

Botime të tjera të rëndësishme në historiografinë tonë të cilat kanë trajtuar periudhën historike në të cilën ka vepruar Noli dhe më kanë ndihmuar në evidentimin e kontributit të tij në fushën diplomatike dhe politike janë: Valentina Duka, “Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve”, (Tiranë, 2003), Paskal Milo, “Politika e jashtme e Shqipërisë 1912-1939” (Tiranë, 2013), Paskal Milo, “Shqipëria dhe Jugosllavia”, (Tiranë, 1992), Dhimitër Berati, “Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve”, (Tiranë, 1931), “Historia e Popullit Shqiptar”, Vëllimi III, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, (Tiranë, 2007), Kaliopi Naska, “Këshilli Kombëtar 1920”, (Tiranë, 2000),

Page 12: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xii

Sonila Boçi “Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit”, (Tiranë, 2012), Filip Rrumbullaku, “Debat parlamentar para një shekulli”, (Tiranë, 2008), Pranvera Dibra, “Shqipëria dhe Diplomacia Angleze 1919-1927”, (Tiranë, 2005), Bajram Xhafa “Historia e Shqipërisë, Periudha e Pavarësisë 1912-1939”, (Shkodër, 2009), Sejfi Vllamasi, “Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942”, (Tiranë, 2000), Xhafer Sadiku “Shqipëria 1878-1928. Roli i elitës politike”, (Tiranë, 2014), Muin Çami, “Lëvizja demokratike revolucionare shqiptare në vitet 1921-1924”, (Tiranë, 1977) etj.

Krahas studimeve të autorëve shqiptarë, kontribut të vlefshëm për analizën e politikës së jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë për periudhën në studim kanë dhënë autorë të huaj si: Margaret Macmilan, “Paris 1919: gjashtë muaj që ndryshuan botën”, (Tiranë, 2006), Joseph Swire, “Shqipëria-ngritja e një monarkie”, (Tiranë, 2005), Robert J. Stevans, “Zhvillimet politike në Shqipëri”1920-1939, (Tiranë, 2004), Miranda Vickers, “Shqiptarët një histori moderne”, (Tiranë, 2008), Nina Smirnova, “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, (Tiranë, 2004), Haris Silajxhiç, “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit”, (Tiranë, 1999), Hans Morgenthau, “Politika ndërmjet kombeve, lufta për pushtet dhe paqe”, (Tiranë, 2008), Marcellus Redlich, “Albania Yesterday and Today”, (Massachusetts, 1936), Joseph Rothschild, “East central Europe between the two woeld ears”, (Washington press,1974) etj. Nga autorët e huaj veçojmë edhe Robert C. Austin, “Shtegu i pa shkelur i Fan Nolit”, (Tiranë, 2003) për trajtimin me objektivitet shkencor të figurës së Fan Nolit në politikbërjen e tij.

Në përfundim dëshiroj të shpreh respektin dhe mirënjohjen e thellë për

udhëheqësen shkencore të tezës doktorale prof. dr Valentina Duka për mbështetjen, këshillat dhe orientimin shkencor që më ka dhënë gjatë gjithë punimit tim. Do të kishte qenë e vështirë për mua që të mund të përfundoja këtë studim pa ndihmën e saj sistematike.

Dua të falënderoj edhe pedagogët e Departamentit të Historisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, për përkushtimin e tyre gjatë viteve të studimit në këtë fakultet dhe ndihmesën gjatë punimit të Doktoraturës. Një falënderim i veçantë për prof. asoc. dr. Pranvera Teli e cila më ka përkrahur dhe mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve.

Gjithashtu, dua të falënderoj edhe kolegët e mi në Agjencinë Kombëtare të Turizmit, në veçanti znj. Brunilda Veizi për këshillat e vyera dhe ndihmesën në gjetjen e shumë prej materialeve që shërbyen për këtë punim.

Së fundi, shpreh mirënjohjen e thellë për familjen time, që me mbështetjen morale të pakursyer dhe angazhimin maksimal, më kanë ndihmuar duke më krijuar kushtet për lehtësimin e procesit të studimit. Falënderoj për mbështetjen dhe motivimin tim të vazhdueshëm, bashkëshortin dhe vajzën time, Ema.

Page 13: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xiii

HYRJE Për jetën e Nolit kanë shkruar një numër i madh studiuesish dhe publicistësh, janë

mbajtur tema, seminare, janë shkruar qindra artikuj dhe libra. Personi që më së shumti është marrë me shkrimin e historisë së jetës dhe veprës së tij është shkrimtari Nasho Jorgaqi i cili e ka bërë kauzë të karrierës së tij letrare dhe artistike këtë temë. Janë disa botime që kanë si objekt të trajtimit të tyre jetën dhe veprimtarinë e Nolit. Mund të përmendim një autobiografi të shkruar nga vetë ai në vitin 1958, seria në shtatë volume e veprës së tij e botuar nga Akademia e Shkencave e RPSSH në vitin 1988, një seri veprash në disa volume, botuar nga Nasho Jorgaqi dhe shtëpia botuese “Dudaj” në vitin 2003. Kanë botuar edhe kujtime, studime dhe monografi të shkurtër një numër i madh studiuesish ku mund të përmendim Behar Shtyllën, Vehbi Balën, prof. dr. Rahim Ombashi, Efthim Dodona. Jeta e tij është jeta e një njeriu gjithmonë aktiv dhe në lëvizje. “Copëza” nga jeta e tij janë të shpërndara nëpër arkiva në të katër anët e botës nga Shqipëria, Rusia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Egjipti, Franca, Austria, Gjermania, Anglia deri në ShBA, ku ai mbylli sytë përgjithmonë. Nuk duhet të habitemi nëse dalin në dritë çdo ditë fakte dhe dokumente të pashfrytëzuara më parë nga arkivat e vendeve që përmendëm më sipër. Veprimtaria e tij politike, fetare dhe kulturore e ka bërë atë që të jetë i diskutuar në qarqet politike europiane dhe amerikane, qarqet kishtare të Kishës Ortodokse Shqiptare, ruse, greke dhe amerikane. Edhe veprimtaria letrare me veprat me rëndësi kombëtare dhe botërore si Historia e Skënderbeut, Bethoveni dhe Revolucioni Francez, Autobiografia, Portrete dhe Skica, një numër poezish me theks të fortë patriotik, e kanë bërë të jetë shumë i komentuar edhe në rrethet letrare dhe shkencore. Studimet për jetën e Nolit mbeten një “minierë” nga e cila nuk mund të thuhet asnjëherë se ka shteruar dhe nuk ka mbetur gjë për të thënë. Në trajtimin e hyrjes së këtij studimi do të paraqiten anë të veçanta të veprimtarisë së tij në harkun kohor nga lindja e Nolit deri në vitet që ai bëhet anëtar i Parlamentit Shqiptar.

Kur një studiues merr përsipër të analizojë jetën dhe veprimtarinë e një personi,

qoftë edhe për një periudhë të caktuar të jetës së tij, nuk mund ta kryej këtë detyrë nëse nuk merr parasysh ambientin shoqëror dhe social në të cilin ka jetuar ky person. Për të bërë një prezantim të shkurtër të jetës së Fan Nolit në fillimet e veprimtarisë së tij politike është e nevojshme të përshkruhet mjedisi familjar dhe shoqëror, gjendja politike e vendit në epokën që ai jetoi, faktorët përcaktues që ndikuan që ai të arrijë të bëhej i atij niveli. Fan Noli u lind më 6 janar 1882 në Ibrik Tepe, një vend i banuar nga shqiptarë në Thrakinë Lindore.1 Familja e tij ishte e ardhur këtu nga Kolonja dhe së bashku me shumë familje të tjera shqiptare kishin formuar disa fshatra në këtë vend i cili u ofronte kushte më të mira jetese se vendi i origjinës. Gjyshi i Nolit i njohur me emrin Ali Kapedani, bënte pjesë në parinë e vendit dhe ishte i njohur si njeri me aktivitet luftarak. Shqiptarët e njihnin me emrin Gjergj Kapidani, por për arsye të politikës shtetërore të asaj kohe, të krishterët përdornin shpesh dy emra, njërin që ja vinte gjatë pagëzimit prifti dhe tjetri emri zyrtar që duhet të ishte emër muhamedan nëse kishe ambicie për karrierë në aparatin shtetëror të kohës. Gjyshi i Nolit, Gjergji, u vra në luftë në moshë të re por ai i la familjes pasuri të mëdha për atë kohë. Gjyshja e Nolit mbeti e ve në moshë të re me tre vajza dhe një djalë Stilianin. Ajo u martua me një tjetër burrë me autoritet nga fshati i burrit të saj, 1 Rahim Ombashi, Po vjen Noli (Tiranë: Kumi, 2014), 21.

Page 14: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xiv

edhe ky me emrin Gjergj që ishte njëri nga krerët kryesorë të fshatit. Mbas martesës me gjyshen e Nolit, ai u kujdes për të vënë në punë të gjitha pronat e gjyshit të Nolit dhe rriti në kushte krejt normale dhe martoi katër fëmijët e gruas së tij të dytë, babain dhe tre hallat e Nolit. Babai i Nolit, Stiliani, u martua me një vajzë shqiptare nga të vendit ku banonin dhe lindën trembëdhjetë fëmijë, pesë djem dhe tetë vajza. Noli ishte fëmija i dytë. Në atë kohë nuk kishte vaksinim fëmijësh dhe kujdes shëndetësor siç ka sot dhe, për këtë arsye, shtatë nga vëllezërit dhe motrat e tij vdiqën në moshën e fëmijërisë.2

Edhe Noli ishte me shëndet të dobët dhe sëmurej herë pas here. Nëna dhe babai ishin të zënë me punët e shumta por për Nolin u kujdes gjyshja e tij, Sumba, dhe ai dalëngadalë u përmirësua dhe në moshën tetë vjeç vendosën për ta dërguar në shkollë. Më vonë, në moshë të pjekur, Noli do t’u tregonte miqve të tij historinë se si pranoi të shkonte në shkollë. Në fshatin e tij shkolla ishte në gjuhën greke kurse familja e Nolit ishin të gjithë shqiptarë dhe në shtëpi flitej vetëm gjuha shqipe. Mësuesi i fshatit ishte shumë i ashpër me fëmijët prandaj Noli nuk donte të shkonte në shkollë. Për arsye të shëndetit të tij të mangët ai nuk ishte i përshtatshëm për punët e rënda bujqësore të familjes në pronat e shumta që kishin. Prandaj familja vendosi ta dërgonte patjetër në shkollë që të mund të merrte edukimin e nevojshëm për të bërë ndonjë punë të një natyre tjetër me bujqësinë. Provuan të gjithë familja për ta bindur që të shkonte në shkollë por të gjitha përpjekjet dështuan, Noli nuk pranonte. E ndodhur në këto kushte, nëna e Nolit, Maria e futi djalin e saj në një thes, e ngarkoi në shpinë dhe e dërgoi në shkollë.3

Këtu fillon jeta ndryshe e Fan Stilian Nolit. Dërgohet me dhunë në shkollë dhe bëhet njeri i njohur në mbarë botën, në Turqi, Greqi, Egjipt, Shqipëri, në shtetet europiane dhe në Amerikë. Historia me “thes” e Fan Nolit ka një domethënie të madhe. Kjo tregon rëndësinë e madhe që familja tregonte për edukimin e fëmijëve të vet dhe këmbënguljen deri në ekstrem për realizimin e idesë së tyre. Dhe një gjë e tillë nuk ishte e zakonshme të ndodhte as në atë kohë, as sot, në një numër shumë të madh të familjeve të cilat edukimin e fëmijëve të vet ja lënë shkollimit të detyruar shtetëror dhe spontanitetit. Babai i tij Stiliani u mor në mënyrë intensive për t’i mësuar djalit të tij në familje disa rregulla etike dhe morale por edhe kulturore e politike. Babai tij ishte mjeshtër i këngës kishtare dhe njohës i mirë i aktivitetit të Napoleon Bonapartit. Ai nguliti në moshë të re tek Noli pasionin për muzikën kishtare dhe e edukoi deri në indoktrinim me metodat e Napoleonit në zgjidhjen e problemeve që i dilnin në jetë. Për problemet që i dilnin Nolit më vonë, ai nuk i jepte ndonjë variant zgjidhjeje por e pyeste të birin “Si do ta zgjidhte Napoleoni këtë problem po t’i ndodhte atij?”4 Siç kanë shkruar biografët e Nolit, ai shkollën fillore e mbaroi me sukses dhe u regjistrua në një shkollë të mesme në Adrianopojë.

Familja e tij e sistemoi për banim në një shtëpi private të një familjeje greke me

pagesë 1 dollar në javë për ushqim dhe fjetje, një shumë e madhe për atë kohë. Ky gjimnaz i përgatiste nxënësit që të bëheshin mësues fshati dhe këngëtar kishash. Noli krahas mësimeve në shkollë u mor me mësimin e muzikës bizantine nga muzikanti i Kryekishës greke të Adrianopojës. Kjo ndodhi sepse babai i tij e kishte edukuar që në

2 Nasho Jorgaqi, Jeta e Fan. S. Nolit (Tiranë: Ombra GVG, 2005), 49-55. 3 Fan S. Noli, Albumi II, (Boston Massachusetts, 1966), 55. 4 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…, 67.

Page 15: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xv

moshë të re me pasionin për muzikën kishtare. Në gjimnaz, Theofani u vu në kontakt dhe me veprat Shekspiriane.5 Por dy gjëra të rëndësishme që i ndodhën gjatë jetës në shkollën e mesme do të ndikonin shumë në jetën e Nolit më vonë.

Në qytetin e Adrianopojës erdhi një trupë teatrale endacake që luante vepra të

Shekspirit në teatër dhe u vendosën me banim në shtëpinë ku banonte edhe Noli. Me këtë rast, atij ju krijua mundësia të krijonte njohje dhe miqësi me aktorët dhe përveç kësaj, të njihej me veprat e Shekspirit dhe me profesionin e aktorit. Ata i kërkonin Nolit ndihmë e cila ishte e papaguar dhe Noli mund të ndiqte shfaqjet teatrale pa paguar.6 Ishte një ndihmë e ndërsjellët nga e cila Noli siç duket pati përfitimin më të madh. Kjo veprimtari përbën një ngjarje me rëndësi në fillimet e jetës së Nolit. Ky bashkëpunim i dha mundësi atij të merrte kulturë në njohjen e letërsisë botërore e cila më vonë do t’i mundësonte atij të shkruante me shumë sukses vepra me nivel në shkallë botërore për figura të njohura botërisht, siç është rasti i Bethovenit.

Një tjetër ngjarje që i ndodhi në vitet e shkollës së mesme do të ndikonte shumë

në vitet e mëvonshme në veprimtarinë dhe në orientimin e tij politik. Në vitin e katërt të shkollës së mesme ndodhi një ngjarje që trazoi shumë gjendjen shpirtërore të Nolit. Athanasiadin, mësuesin e tij të dashur që i jepte mësimet për historinë dhe për fenë, drejtoria e gjimnazit e pushoi nga puna në mënyrë të padrejtë disa muaj para se të mbyllej viti shkollor. Kjo ngjarje shkaktoi zemërim tek nxënësit dhe prindërit e tyre sepse ky mësues ishte shembull si edukator dhe si në sjellje në komunitetin ku jetonte. Në mbrojtje të kauzës së drejtë të profesorit u ngritën të gjithë nxënësit dhe prindërit e tyre. Me këtë rast Noli u dallua si organizator i një revolte që zgjati një muaj dhe që shkaktoi ndërprerjen e mësimeve gjatë kësaj periudhe. Noli këtë profesor e kishte shumë për zemër sepse përveç faktit që ishte me kulturë dhe shumë i sjellshëm i kishte huazuar atij një numër të madh librash në gjuhën greke dhe frënge. Kjo ishte një ndihmesë e madhe për Nolin sidomos për faktin që nuk kishte asnjë bibliotekë ku të mund të gjente ndonjë libër për të lexuar. Me këmbënguljen e nxënësve, drejtoria qe e detyruar ta rikthente në punë profesorin e mirë, të cilin në vitin shkollor të mëpasshëm e transferuan në një shkollë tjetër. Por inatin e tyre drejtuesit e gjimnazit e shfrynë mbi organizatorët e grevës duke i përjashtuar të gjithë nga shkolla. Ata mund të pranoheshin përsëri në shkollë në vitin e ri shkollor me kushtin që të bënin një kërkesë me shkrim dhe të kërkonin falje për veprimin që kishin kryer. Në të kundërt ata nuk do të diplomoheshin edhe pse i kishin ndjekur me sukses mësimet për katër vjet në gjimnaz.7

Noli, duke vënë në plan të parë moralin mbi interesin, nuk ishte i gatshëm të kërkonte ndjesë për një veprim që e kishte kryer dhe e konsideronte të drejtë, dhe ishte i gatshëm të sakrifikonte diplomimin në gjimnaz për të mbrojtur kauzën e tij të zemrës, drejtësinë. Dhe siç duket, që këtu fillon orientimi politik i Nolit që të jetë në mbrojtje të së drejtës dhe kundra padrejtësive, ide kjo që do ta ndiqte deri në ditën e fundit të jetë së tij. Por ky nuk ishte një problem personal i Nolit por, ishte edhe një problem familjar sepse familja e tij kishte sakrifikuar duke paguar shuma të mëdha parash për shkollimin e

5 F.Noli, Albumi.., 56. 6 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…, 81. 7Po aty, 86-87.

Page 16: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xvi

djalit të tyre dhe largimi pa marrë diplomën ishte midis të tjerash edhe një dëm i madh ekonomik. Siç kujton më vonë Noli, babai i tij nuk e vuri veton duke e detyruar ta bënte deklaratën që kërkohej por me një fare diplomacie e pyeti të birin: “Çfarë thua ti, si do të vepronte Napoleoni në një rast të tillë! A do ta humbiste ai karrierën e tij duke refuzuar t’u kërkojë falje mësimdhënësve të tij?” Noli ju përgjigj të atit: “Natyrshëm që nuk do ta humbiste karrierën për një gjë kaq të vogël”. Në vazhdim i ati i tha Nolit: “Edhe ti pra nënshkruaje atë letër pendese, merri provimet dhe ma sill dëftesën e diplomës”. Kundër dëshirës dhe moralit të tij, që për moshën e tij ishte shumë i lartë, falë faktit se kishte jetuar në një ambient shumë intelektual për kohën e tij, Noli e dëgjoi këshillën e babait dhe e plotësoi atë kërkesë, sipas tij të padrejtë, dhe mori diplomën e shkollës së mesme.8

Në moshën rreth tetëmbëdhjetë vjeçare Noli kishte mbaruar shtatë klasë të

shkollës fillore dhe katër klasë të gjimnazit, tërësisht në gjuhën greke. Religjioni ortodoks dhe arsimimi në gjuhë greke mundësoi ndikimin në orientimin e tij si filogrek. Familja e tij megjithëse me origjinë nga Kolonja, ishte zhvendosur në Ibrik Tepe para shumë brezash prandaj asimilimi kulturor dhe etnik ishte një mundësi për këtë familje ashtu si për qindra dhe mijëra familje shqiptare të larguara nga atdheu i tyre. Por ai, i qëndroi deri në frymën e fundit identitetit të tij shqiptar. Arsyet për këtë mund të jenë të shumta por arsyeja kryesore ka qenë edukimi familjar. Familja e tij me origjinë nga Kolonja, kishte aktivitet patriotik, ishte familje kapedanësh dhe mburreshin për origjinën e tyre. Përveç kësaj kjo familje kishte trashëguar në breza gjuhën shqipe dhe martesat i bënin me familje me origjinë shqiptare duke ruajtur gjuhën dhe racën të pacenuara. Vetë Noli, duke folur më vonë për këtë temë e ka ilustruar me një ndodhi të edukatorit zviceran Pestaloci. Një grua zvicerane e kishte pyetur Pestalocin nëse mund t’i jepte djalit të saj edukimin e duhur. Ai e kishte pyetur për moshën e të birit dhe mbasi kishte marrë përgjigjen se tashmë djali i saj ishte pesë vjeç, ai i ishte përgjigjur: “Është tepër vonë”.9

Bisedat pa fund që bënte babai i tij me mikun e gjyshit dhe me shqiptarët e tjerë

për bëmat e të parëve ngulitën që në fëmijëri një ndjenjë krenarie për të kaluarën e të parëve të tij shqiptarë. Ditën e fundit kur po largohej nga fshati i tij i lindjes për të mos u kthyer kurrë më, siç kujton Noli më vonë, miku i gjyshit të tij Gjerd Kapidani i tha: “Mos qëndro shumë në Athinë. Hidhu pastaj në Shqipëri. Ai është atdheu ynë i vjetër. Gjendet menjëherë në veri të Greqisë.”10 Të gjitha këto elementë, ambienti familjar, arsimi i plotë dhe i rregullt për kohën e tij, leximi i shumë librave që i siguroi nga profesori i tij Athanasiadi dhe xhaxha Tasi, shkuarja në kishë dhe jeta shumë e krishterë që bënte familja e tij, njohja me aktorët e teatrit shëtitës dhe me veprat e Shekspirit, ndikuan në krijimin e fizionomisë politike dhe sociale të Fan Nolit duke e bërë të njohur si një figurë të madhe politike dhe patriotike të kombit shqiptar.

Mbas mbarimit të gjimnazit, normalisht Noli duhet të kishte filluar punë si

mësues në zonën rreth fshatit të tij por kjo nuk ndodhi dhe ai u gjend i papunë. Kjo erdhi nga vonesa në marrjen e diplomës si rezultat i përjashtimit përkohësisht nga gjimnazi dhe nga që shikohej si njeri rebel, që kundërshtonte padrejtësitë dhe nuk ishte i bindur

8Po aty, 87-88. 9 Fan Noli, Autobiografia (Tiranë: Elena Gjika, 1994), 27. 10Po aty, 27.

Page 17: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xvii

verbërisht në urdhrat që i jepeshin. Ky opinion ishte theksuar edhe nga drejtori i gjimnazit si rezultat i këmbënguljes së tij për kthimin në punë të profesorit Athanasidi.11

Në këto kushte, i ri, i aftë për punë por i papunë, ai vendosi të largohej për në vende të panjohura për të provuar fatin dhe me shpresë se puna dhe talenti i tij do të vlerësoheshin nga njerëz të paanshëm. Në vitin 1900 ai u nis për në Greqi me idenë që të futej në ndonjë punë dhe me qëllimin e palëkundur për të vazhduar studimet e larta. Në kryeqytetin grek, ai gjeti punë në një ndërmarrje transporti udhëtarësh të një shoqërie të huaj që kishte të vetat tramvajet me kuaj. Edhe pse filloi punë, të ardhurat ishin të vogla dhe ai nuk mundi të vazhdonte studimet. Në Athinë dhe qytete të tjera të Greqisë, Noli kaloi tre vjet duke provuar fatin me lloj-lloj punësh por nuk po arrinte asgjë. Puna si kopist, sufler dhe aktor teatri, mezi i siguronte bukën e gojës dhe ishte e pamundur të arrinte objektivat e veta për të mbaruar shkollën e lartë, për të blerë shtëpi ose për të vënë para mënjanë për të përmbushur qëllimet e tij. Këtu Noli shkroi dramën “Zgjimi” por ajo nuk u lejua të vihej në skenë dhe u ndalua me arsyetimin se kishte tendencë zgjimin e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve. Në “Autobiografinë” e Nolit dhe në shkrimet e Nasho Jorgaqit është shkruar me hollësi për vështirësitë që kaloi Noli gjatë viteve të qëndrimit në Greqi dhe më në fund, ai i zhgënjyer dhe pa arritur ndonjë gjë të madhe vendosi të largohej nga ky vend. Këtu Noli humbi tre vjet të jetës së tij dhe rezultati ishte vetëm mbijetesa. Por, nga ana tjetër, kishte përfituar eksperiencë sepse puna si sufler dhe si aktor e kishte shtuar shumë bagazhin e tij kulturor dhe profesional. Ishte njohur me dramaturgjinë më të suksesshme europiane dhe ishte njohur me veprat e autorëve më në zë të Europës së asaj kohe.12

Duke parë se në Greqi e ardhmja e tij nuk kishte ndonjë rreze përmirësimi, në

vitin 1903 ai u largua nga Greqia për në Egjipt. Ai e mori këtë rrugëtim, si një misionar me detyra të shumëfishta.13 Këtu ai filloi punë si mësues i greqishtes për dy vjet (mars 1903 - mars 1905). Gjatë kësaj kohe ai përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhet" që u botua në shtypshkronjën shqipe në Sofje. Në muajt korrik-gusht të vitit 1903, ai nisi të botojë skicat e para letrare në revistën “Numas”.14 Vihet re që Noli në moshë vetëm 23 vjeç, arrin nivele të larta kulturore dhe artistike dhe fillon karrierën e shkrimeve brilante të cilën nuk e braktisi deri në momentin e fundit të jetës më 13 mars 1965. Jeta në Egjipt e bëri për vete djaloshin tashmë, 24-vjeçar Fan Nolin. Aty jetonte një koloni shumë e madhe me shqiptarë. Shqiptarët aty ishin si të thuash “ajka” e vendit sepse vendi qeverisej nga familja e Mehmet Aliut me origjinë shqiptare dhe kjo u krijonte mundësi atyre të zinin poste të larta në administratën civile dhe ushtarake të çdo niveli, të ishin të pasur dhe të shkolluar mirë për nivelet e asaj kohe, dhe rrjedhimisht kjo krijonte mundësi që lëvizja kombëtare e shqiptarëve për çlirimin kombëtar nga Turqia, edhe këtu por edhe në Rumani dhe sidomos midis shqiptarëve të Amerikës të ishte shumë e organizuar. Shqiptarët e Egjiptit

11N. Jorgaqi, Jeta e Fan…, 88-89. 12 F. Noli, Albumi .., 56-57. 13 Shpëtim Sala, Letra të panjohura të Fan Nolit 106-1913 (Shkodër: Botimet Françeskane, 2008), 5. 14 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…, 109.

Page 18: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xviii

kishin filluar të përhapnin shkrime shqip me libra dhe me gazeta, ku propagandohej gjuha shqipe, historia, kultura, folklori etj.15

Ky grup atdhetarësh duke vlerësuar punën e Nolit e vendosën atë në frontin e parë

të veprimtarisë patriotike për liri dhe pavarësi. Noli ishte i ri, i pamartuar dhe pa obligime të mëdha familjare (familja e Nolit nga ana ekonomike nuk kishte probleme), zotëronte shumë mirë gjuhët shqipe, greqishten e vjetër dhe të re, turqishten, frëngjishten, anglishten, dhe disa gjuhë të tjera. Shfaqte hapur ndjenjat e tij atdhetare. Njihej për nivelin shumë të lartë kulturor që kishte. Me këto kushte, ishte si të thuash njeriu i duhur në vendin e duhur prandaj atdhetarët me banim në Egjipt vendosën për ta dërguar Nolin midis shqiptarëve të Amerikës për të organizuar veprimtari patriotike në dobi të pavarësisë dhe lirisë së Shqipërisë. Një horizont i ri po fillonte në jetën dhe veprimtarinë e Nolit. Noli arriti në Nju Jork më datën 31 maj 1906.16 Punoi tre muaj në një kombinat druri në Bufalo dhe pastaj shkoi pranë kolonisë shqiptare në Boston. Në Boston botohej gazeta “Kombi” , ku dhe shënohen gjurmët e para të jetës së punës së Nolit në Amerikë.17 “Kombi” drejtohej nga atdhetari Sotir Peci i cili e mori Nolin në punë në gazetë dhe e bëri zëvendësredaktor deri në maj 1907. Në këtë gazetë Noli botoi disa artikuj me pseudonimin Ali Baba Qyteza. Ali ishte emri zyrtar i gjyshit të tij dhe Qyteza ishte emri shqip i vendlindjes së Nolit. Noli jep kontributin e tij për çështjen kombëtare në të përkohshmen “Kombi” duke nxitur ndjenjën kombëtare dhe dashurinë për gjuhën, lirinë e atdheut.18

Në vitin 1907, një djalosh i ri atdhetar shqiptar, Kristo Thimi Dishnica, ndërroi

jetë në Hadson, Masaçusets. Prifti ortodoks grek nuk pranoi t’i bënte shërbesat kishtare sipas rregullave të kishës ortodokse me pretendimin se ky kishte qenë një atdhetar shqiptar dhe si i tillë ai ishte i përjashtuar nga kisha greke. Ky djalë shqiptar u varros pa ju bërë ritet e krishtera sipas rregullave të kohës. Kjo ngjarje u konsiderua një incident shumë i rëndë dhe shkaktoi zemërim të madh ndër shqiptarët e këtij qyteti. Në një mbledhje të tyre ata vendosën të emërojnë një prift shqiptar. Këtë detyrë ja besuan Nolit i cili e pranoi me shumë kënaqësi. Me nismën e vet, Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi, ku delegatët vendosën të themelojnë Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, me Nolin si klerikun e saj të parë.19

Më 9 shkurt 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u bë diakon (dhjak) në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, e shuguroi si prift ortodoks. Vetëm dy javë më vonë, më 22 mars 1908, Noli i ri dhe krenar mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në “Knights of Honor Hall” në Boston.20 Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

15Po aty, 116. 16 Po aty, 140. 17 Nasho Jorgaqi, Udhëtim me Fan Nolin nga Traka në SHBA (Tiranë: DITURIA, 1994), 135. 18 Avni Spahiu, Noli, jeta në Amerikë (Tiranë: Toena, 2007), 11. 19 F. Noli, Albumi .., 62. 20 N.Jorgaqi, Jeta e Fan .., 194.

Page 19: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xix

Ëndrra e Nolit por edhe e të gjithë familjes së tij ishte mbarimi i shkollës së lartë. Gjatë qëndrimit në Greqi dhe në Egjipt kjo ëndërr rezultoi një mision i pamundur për të. Nga viti 1908 deri më 1912 ai arriti të mbarojë studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundoi me cum laude në Bachelor of Arts.21 Kjo u arrit falë punës dhe vullnetit të pamposhtur të tij. Periudha e studimeve në Harward nga 1908 deri 1912, ka qenë edhe periudhë e një veprimtarie të pandërprerë si klerik, si veprimtar atdhetar dhe si autor i shumë letrave dhe shkrimeve me karakter patriotik. Ne nuk kemi të dhënat e nevojshme të themi se sa ka kushtuar vazhdimi i shkollës së lartë në Harward, njëri nga universitetet më në zë të botës, dhe si i ka siguruar Noli këto para. Por fakti është fakt, ai e mori diplomën me vlerësimin maksimal duke përmbushur në mënyrë të përsosur ambicien e tij dhe të familjes për të marrë arsim të lartë cilësor. Eqerem Bej Vlora duke folur për aftësitë dhe patriotizmin e Nolit ka shkruar: “Së pari Fan Nolit iu desh të përkthente në shqip të gjitha tekstet e nevojshme për ritet fetare. Me zgjidhjen e kësaj detyre të nevojshme për ekzistencën e një pjese të rëndësishme të kombit shqiptar, me themelimin e një kishe shqiptare-ortodokse autoqefale, Fan Noli e futi veten në radhën e atdhetarëve më të mëdhenj shqiptarë. …..

Por ka edhe veti e merita të tjera që e radhisin atë ndër burrat e mëdhenj të popullit shqiptar. Veprimtaria e tij letrare shkonte nga përkthimet e shkrimeve kishtare deri tek ato të Shekspirit dhe Gëtes, një seri e pambarim veprash të shkruara, të gjitha me një shqipe të bukur, të kuptueshme, ndonëse pakëz folklorike.” 22

Njeriu i Harwardit la gjurmë të pavdekshme në veprimtarinë letrare dhe artistike

si shkrimtar, përkthyes, poet, biograf, pamfletist dhe atdhetar i klasit të parë. Ai shkroi histori duke lënë gjurmë të pashlyeshme me veprën “Historia e Skënderbeut”.23 Shkroi biografi dhe la vepër të vlerësuar si më e mira në shkallë botërore për Bethovenin. Shkroi poezi në formën e elegjive për heronjtë e popullit, Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi duke na dhënë strofa të fuqishme nga ana artistike dhe gjuhësore, të një niveli që rrallë shkrimtar edhe sot i arrin. Shkroi poemat “Marshi i Barabajt”, “Shën Pjetri në Mangall”, “Sulltani dhe kabineti” të cilat kanë mbetur të paharruara në memorien e studiuesve të letërsisë së atyre viteve. Mbi rolin e veprës së Nolit në letërsinë shqiptare janë shkruar shumë komente dhe artikuj nga shkrimtarë, kritikë të rrymave të ndryshme letrare. Formimi i tij i dedikohet në radhë të parë arsimimit të tij në nivele shumë të larta, një eksperience të gjatë në marrëdhënie me publikun dhe njohjes së thellë të letërsisë botërore të vjetër dhe të re, nëpërmjet studimit të pandërprerë në bibliotekat më të mira të Harwardit, Bostonit, Nju Jorkut etj., ku ishin të ruajtura veprat më të rëndësishme të kolosëve të mendimit njerëzor.

Krahas shkrimeve, Noli bëri dhe përkthime të veprave të rëndësishme. Në

historinë e përkthimeve të poezisë në gjuhën shqipe, me përkthimin e arrirë të Rubairave, Noli mbetet kampioni dhe modeli i përkthyesit për gjithë të tjerët. Një përkthim i arrirë në prozë nga Noli është vepra e Miguel Servantesit, “Don Kishoti i Mançës”.24 Edhe ky

21 F. Noli, Autobiografia…, 72. 22 Eqerem Bej Vlora, Kujtime 1885-1925 (Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2003), 493. 23 A. Spahiu, Noli jeta .., 13. 24 R. Ombashi, Po vjen Noli…, 8.

Page 20: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xx

përkthim është një vepër monumentale për nga cilësia e përkthimit. Në veprat që zgjedh për përkthim, Noli “dukej se kishte si qëllim kryesor të zgjojë ndjenjën kombëtare”.25 “Esetë, studime të vërteta ose introduktat që hapnin përkthimet e tij, ishin në koherencë të plotë me luftën konkrete të politikanit, diplomatit e mendimtarit tonë të madh për liri, pavarësi, demokraci e emancipim shoqëror”.26

Nëse studiojmë monografitë e hartuara nga Noli për personalitetet e historisë botërore si Jezu Krishti, Muhameti, Omer Khajami, Makiaveli, Shekspiri, Monteverdi, Mbretëresha Viktoria, Leon Tolstoi dhe disa personalitete të tjera, vërehet se me sa saktësi na ka dhënë portretet e këtyre personazheve, në mënyrë të përmbledhur por mjaft të sakta dhe me referenca nga literatura dhe arkivat botërore.27

Me qëllim organizimin e veprimtarive në dobi të pavarësisë së Shqipërisë dhe të

zgjimit të identitetit të saj nacional dhe kulturor, shqiptarët në Amerikë formuan shoqatën “Besa-Besë” me sekretar Kol Tromarën dhe krijuan organin e shtypit të tyre “Dielli” e cila botohej në Boston të SHBA. Në të njëjtën kohë, ata botonin edhe në gazetat “Shkopi” në Kairo, “Drita” në Rumani, “Albania” në Bruksel etj. Noli së bashku me mikun e tij, Faik Konica dhe me disa patriotë të tjerë, më datën 28 prill 1912, krijuan shoqatën gjithëshqiptare “Vatra” ku u përfshinë edhe katër shoqata të tjera, ajo “Besa-Besë” e Bostonit, “Flamuri i Krujës” i Nju-Inglandit, “Kombëtarja” e Uorçesterit dhe “Dallandyshja” e Nju Jorkut.28

Roli i “Vatrës” u fuqizua shumë, saqë në vitet 1915-1920, ajo mori tiparet e një

qeverie shqiptare në mërgim.29 Organi zyrtar i kësaj shoqate u bë gazeta “Dielli”.30 Detyra për ngritjen e degëve në vendet e tjera ku kishte emigrantë shqiptar ju ngarkua Nolit. Ai filloi aksionin e krijimit të degëve të shoqatës dhe së bashku me Faik Konicën dhe Kristo Floqin ja dolën që të ngrinin 14 degë në vende të ndryshme në ShBA. Me rastin e festës kombëtare të ShBA, më 14 korrik 1912, u mbajt në Boston Kuvendi i Parë i “Vatrës” me pjesëmarrjen e 14 kryetarëve të degëve. Noli qëndroi për një periudhë të shkurtër në krye të “Vatrës” në pozicionin e Sekretarit, sepse kuvendi i jashtëzakonshëm i “Vatrës” më 8 dhjetor 1912, vendosi që Noli dhe Faik Konica të dërgoheshin si delegatë

25 Efthim Dodona, Noli i panjohur (Tiranë: ENCIKLOPEDIKE, 1996), 68. 26 Behar Shtylla, Fan Nolin siç e kam njohur (Tiranë: DITURIA, 1997), 9. 27 Fan S. Noli, Portrete dhe Skica (Tiranë: Enciklopedike, 1995). Përshkrimi i figurës së Profetit Muhamet, është nga më të mirat nga mijëra që janë shkruar për të. Dhe ky përshkrim i një niveli kaq të lartë vjen nga një i krishterë, kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare. Për Makiavelin dhe veprën e tij të diskutueshme “Princi” Noli na ka lënë një përshkrim shumë të goditur. Kjo vepër gjatë pesë shekujve është shpallur e ndaluar, heretike, vepër e djallit etj., dhe për të janë shkruar me mijëra studime dhe opinione. Këndvështrimi i Nolit për këtë vepër është shkencor dhe historik. Në përmbyllje të shkrimit të tij për këtë vepër ai shkruan: “Makiaveli është ndër të parët që e sheh luftën klasore si një faktor të rëndësishëm në historinë e njerëzimit (Machiavell, Storia Fiorentine, I). Në këtë kuptim ai është marksist më se tre shekuj përpara se të lindte Marksi. Ai ishte gjithashtu ndër të parët që diskutoi pa pasion mbi çështjen e dhunës dhe e mbrojti atë në interes të shtetit, veçanërisht pas përmbysjes së një tiranie. Por edhe në përshkrimin që i bën Noli, Konicës është mjaft kuptimplot. Megjithëse dihen kundërshtitë që ata kanë pasur për shumë probleme gjatë karrierës së tyre letrare, ai e përmbyll shkrimin e tij për Konicën me këto fjalë: “Të gjithë autorët shqiptarë që vijnë pas Konicës janë nxënësit e tij, duke përfshirë edhe shkruesin e këtyre radhëve”. 28 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…, 258. 29 Nasho Jorgaqi, Për Fan Nolin e të tjerë (Tiranë: DUDAJ, 2001), 151. 30 A. Spahiu, Noli, Jeta …, 11.

Page 21: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xxi

të diasporës shqiptare të Amerikës në Europë dhe në Shqipëri, që t’i kushtoheshin mbrojtjes së çështjes shqiptare.31

Pasi filloi funksionimi normal i Federatës “Vatra” dhe i organit të saj “Dielli”,

Noli u caktua nga atdhetarët e Amerikës të nisej për në atdheun e tij, Shqipërinë. Nga gazeta “Dielli” mësojmë se ai u nis më datë 27 nëntor 1912. Anija me të cilën ai udhëtoi u ndal në Angli. Këtu ai mësoi nga gazeta e Londrës “Dayli Telegraph” se më 28 nëntor 1912, Shqipëria kishte shpallur pavarësinë nga Turqia. Ky lajm e gëzoi Nolin dhe ai pa vonuar i nisi një telegram urimi Ismail Qemalit, Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë me këtë përmbajtje: “Ju përgëzoj për veprën t’uaj patriotike. Rroftë Shqipëria. Rroftë Kabineti i ri.”32 Noli i dërgoi mesazh qeverisë së Ismail Qemalit dhe tregoi gatishmëri të plotë për të qenë i gatshëm të shërbejë pa kushte në shërbim të atdheut dhe të qeverisë shqiptare.

Noli në Londër filloi direkt nga aktiviteti atdhetar në dobi të kombit shqiptar. Ai

takoi diplomatë të vendeve mike të Shqipërisë në Londër, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe, gazetarë dhe organe të shtypit britanik. Realizoi shumë takime dhe botoi disa artikuj në gazeta të ndryshme. Menjëherë formojnë Komitetin Shqiptar “Albanian Committee” me kryetar diplomatin proshqiptar Obrei Herbert dhe anëtarë Edit Durham, Fan Noli, Faik Konica, Filip Noga etj.33 Në Angli, Noli qëndroi tre muaj dhe sipas të dhënave nuk ishte mirë nga gjendja ekonomike. Kishte qenë një rastësi fatlume që Kisha e Shën Gjergjit në Boston i dërgoi një sasi dollarësh për të shkuar si përfaqësues i kësaj kishe në një kongres që do të mblidhej në Trieste për të diskutuar mbi fatet e Shqipërisë.34 Me të marrë shumën e dërguar, ai pagoi borxhet dhe u nis drejt Triestes, në atë kohë qytet i Perandorisë Austro – Hungareze. Aty nën drejtimin e Stefan Curranit u mblodhën rreth 150 delegatë, figura të njohura nga të gjitha trojet shqiptare. Midis tyre ishin Asdreni, Nikoll Ivanaj, Dervish Hima, Pandeli Evangjeli, Sotir Kolea, Dhimitër Mole, Ferat Draga dhe shumë personalitete të tjerë të nderuar nga Kosova, Çamëria, arbëreshë të Italisë dhe nga diaspora shqiptare në shtete të ndryshme. Kishin ardhur edhe pretendentë për fronin e Shqipërisë, princat me origjinë shqiptare Aladro Kastrioti dhe Albert Gjika, i pari nga Franca dhe i dyti nga Rumania. Kështu Noli në kulmin e lumturisë së tij po njihej me elitën e personaliteteve shqiptare të vendosur për t’i shërbyer shtetit të ri që sapo ishte krijuar. Kongresi e zgjodhi Nolin anëtar të Pleqve të Kongresit.35

Më pas Noli u ftua nga shqiptarët që banonin në Rumani. Më datë 23 prill 1913,

Noli u gjend midis shqiptarëve të Rumanisë. Për rastësi, mbas tre ditësh ndërroi jetë miku i Nolit, Nikolla Naço. Noli drejtoi shërbesat kishtare për varrosjen e tij në gjuhën shqipe dhe në përmbyllje të fjalimit në varrimin e tij ai u shpreh: “Eshtrat e mëmëdhetarit Z. Nikolla Naço, duhet të shpihen në Shqipëri dhe ti ngrihet statujë për veprat patriotike”.36

31 Valentina Duka, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve (Tiranë: Shblu, 2003), 138. 32 N. Jorgaqi, Jeta e Fan..., 274. 33Po aty, 278. 34 Shkëndija, nr. 9-10, Mars-Prill 1942, Fan Noli, 303. 35 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…,281. 36 Shkëndija, nr. 9-10, Mars-Prill 1942, Fan Noli, 284.

Page 22: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xxii

Mbas dy javë qëndrimi në Rumani ku pati një aktivitet të dendur kulturor dhe patriotik, ai niset për në Itali dhe arrin në Venecia. Sipas gazetës “Dielli” me datë 8 korrik 1913 ai ndodhej në qytetin e Triestes në pritje për t’u nisur për në Shqipërinë aq të ëndërruar prej tij. Së bashku me mikun e tij Dr. Turtullin, më datë 20 korrik arrin në Vlorë.37 Për herë të parë ai e shkeli tokën shqiptare duke përmbushur një dëshirë të përjetshme të tij, por edhe të familjes dhe të miqve të tij në Qytezë (Ibrik Tepe). Pasi u largua nga Shqipëria, Noli qëndroi edhe disa muaj në Venecia dhe në Trieste dhe në janar 1914, ai arrin në Vjenë.38

Më datë 9 mars 1914, Noli arrin për herë të dytë në atdheun e tij por tani në

qytetin e Durrësit ku ishte vendosur rezidenca e Mbretit të Shqipërisë, Princi Vilhelm Vid. U vendos për banim në shtëpinë e patriotit Stefan Curani dhe mbas dy ditësh organizoi një meshë në sheshin para ndërtesës së qeverisë. Pas ceremonisë fetare, Noli mbajti një fjalim i cili u komentua në disa gazeta të kohës dhe u vlerësua për brendinë dhe mesazhet patriotike që transmetonte tek populli shqiptar. Ky fjalim ishte i pari që mbajti në tokën shqiptare dhe ishte një lloj testamenti i tij në lidhje me perspektivën dhe të ardhmen e Shqipërisë. Por përfitimi më i madh për Nolin gjatë qëndrimit të tij në Durrës ishte se ai njohu nga afër figurat dhe patriotët më në zë të asaj kohe që kishin ardhur për t’i uruar mirëseardhjen mbretit protestant, Vilhelm Vidit. Ato ditë në Durrës u ndodhën personalitete me zë si Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Bajram Daklani, Çerçiz Topulli, Themistokli Gërmenji si edhe udhëheqës të shoqërive patriotike nga vende të tjera si Thanas Tashko, Jani Vruho, Pandeli Evangjeli, Dhimitër Mola, Milto Sotir Gurra, Aleksandër Stavro Drenova, Dervish Hima, Nikoll Ivanaj, Josif Bageri, Hilë Mosi dhe shumë patriotë të tjerë. Aty u krijuan njohje dhe lidhje të reja të cilat nuk u ndërprenë për shumë vite më pas.39

Në një eufori për pavarësinë e fituar dhe në një kaos politik që po dominonte

Durrësin në ata muaj që ai qëndroi në Durrës, Noli ishte i kujdesshëm që të mos angazhohej në grupet politike. Nga fundi i muajit maj, me një ndjenjë të fortë zhgënjimi, Noli vendosi të largohej nga Durrësi për t’u vendosur përkohësisht në Trieste. Ngjarjet politike në Shqipëri zhvillohen me shpejtësi dhe në drejtim të gabuar. Dalin në pah mosmarrëveshjet, intrigat dhe prirjet pro qeverisë turke nga e cila sapo shqiptarët ishin çliruar. Për Nolin tani çdo gjë ishte e qartë. Në këto kushte, ai në maj 1914, dha për gazetën austriake “Albanische Korespondenz” një intervistë e cila u botua edhe nga gazetat “Atdheu” dhe “Shqipëria e Re”. Kjo intervistë e tij është konsideruar si program i Nolit me titull “Programi i Nacionalistëve” i përmbledhur në pesëmbëdhjetë pika ku ai shpreh shumë qartë se si e mendon dhe si e dëshiron të ardhmen e atdheut të tij.40

Pak kohë më pas Noli vendoset në Vjenë. I pamundur të merrej me problemet e

Shqipërisë për arsye të Luftës së Parë Botërore që po zhvillohej, Noli merret me përkthime dhe me shkrime. Këtu ai ka bërë shumicën e punës për përkthimin e veprave si “Otello”, “Makbethi”, Hamleti” dhe “Jul Qezari”. Mbas rreth dy vjet e gjysmë qëndrimi

37 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…, 285. 38Po aty, 288. 39Po aty, 291-295. 40Po aty, 298.

Page 23: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xxiii

në Europë, në maj të vitit 1915, i thirrur dhe i sponsorizuar nga “Vatra”, Noli kthehet në Amerikë.41

Punët në shoqatën “Vatra” ishin vështirësuar. Kishin ardhur edhe shumë shqiptarë

të tjerë si emigrantë, midis tyre edhe intelektual me peshë si Kostandin Çekrezi etj. Në këtë kohë, Noli zgjidhet kryetar i “Vatrës” dhe filloi intensivisht aktivitetin patriotik. Në këto kushte Noli doli si njeri i aksionit me mendimin se një punë e mirë vlen më shumë se njëqind fjalë. Parimi i tij ishte shmangia sa të ishte e mundur e polemikave me idetë e kundërshtarëve dhe mobilizimi i shqiptarëve për të ndihmuar Shqipërinë. Noli pak kohë mbasi u zgjodh kryetar i “Vatrës” mori drejtimin edhe të gazetës “Dielli” duke e spostuar nga ky post Kostandin Çekrezin i cili nuk i bindej Nolit për të përfaqësuar në gazetë të plota mendimet e tij. Ai krijoi lidhje midis “Vatrës” dhe segmenteve të veçanta në qeverinë amerikane. Si rezultat i kësaj u arrit që të trajnoheshin për luftë mbrojtëse të vendit të tyre shumë shqiptarë që u quajtën trupa vullnetare duke ju mësuar përdorimin e armëve dhe rregullat e luftimit, u arrit të dërgohej në Shqipëri një mision amerikan ndihmash në qytetin e Durrësit, etj. Noli dërgoi në emër të “Vatrës” letra dhe peticione pranë disa qeverive dhe organizmave ndërkombëtare ku vinte në pah padrejtësitë që po i bëheshin Shqipërisë dhe rrezikun që i vinte këtij vendi nga fqinjët grek dhe jugosllav.

Politika që ndiqte Noli nëpërmjet organit të “Vatrës”, “Dielli”, ishte politika e

neutralitetit të Shqipërisë në ngjarjet ndërkombëtare që po zhvilloheshin. Në të njëjtën linjë me Nolin po punonte edhe Kristo Dako, por edhe pse punonin për të njëjtën ide, ata ishin të ndarë dhe në një farë konkurrence të heshtur midis tyre. Kjo konkurrencë u shfaq në shtypin e kohës në gazetat “Dielli”, “Koha” dhe “The Albanian Era”. Polemikat u zmadhuan shumë sa u bënë shqetësuese për miqtë e Shqipërisë dhe puna arriti deri aty sa Edit Durham i shkroi letër Parashqevi Qiriazit që ishte pjesë e klanit kundërshtar të Nolit që të modifikonte qëndrimet e ashpra ndaj “Vatrës” dhe kryetarit të saj Nolit për veprimet që kishin kryer.42 Në zgjedhjet e radhës për kryetar të “Vatrës”, Noli shkroi një artikull ku njoftonte se ai nuk do ta vinte përsëri kandidaturën për kryetar por do të vazhdonte të punonte përsëri si më parë në dobi të saj dhe të Shqipërisë. Kryetar i ri u zgjodh Kol Tromara. Detyrën e drejtimit të gazetës “Dielli” që e kishte kryer pa shpërblim, mbas një artikulli falënderues që botoi, ja dorëzoi një gazetari të ri Bahri Omarit. Mbas këtyre zëvendësimeve atmosfera e luftës midis grupimeve u zbut dhe u organizua një mbledhje e përbashkët ku u përshëndetën pjesëtar nga të dy grupimet. Noli vazhdoi që krahas punës patriotike të merrej edhe me punët e tjera si prift dhe me premtimin e bërë për përkthimin e Shekspirit në gjuhën shqipe.

Në vitin 1916 u njoftua shtypja në gjuhën shqipe e kësaj kryevepre të letërsisë

botërore. Kjo ja rriste shumë reputacionin Nolit si një intelektual midis konkurrentëve të tij. Ditën e dorëzimit të detyrës si kryetar i “Vatrës” u promovua edhe vepra “Tragjedia e Otellos” në gjuhën shqipe dhe dy muaj më vonë Noli botoi në origjinal dhe në gjuhën shqipe poemën “Skënderbeu” të shkrimtarit të letërsisë klasike amerikane, H.U.Longfellout. Komplimentet për Nolin dhe punën e tij nuk kishin të sosur. Kjo u pasqyrua dhe në shtypin e shkruar i cili nxirrte meritat e Nolit për njohjen e thellë të 41Po aty, 301-302. 42Po aty, 306-323.

Page 24: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

xxiv

gjuhës shqipe.43 Këto vepra të Nolit, sollën si pasojë një rizgjedhje të Nolit përsëri si kryetar i “Vatrës”. Noli në fjalën e tij mbas rizgjedhjes tha se “do ta bëjmë “Vatrën” një Shqipëri jashtë Shqipërisë”.44 Më datë 29 tetor Noli përfaqësoi “Vatrën” në Kongresin e Kombeve të Vogla dhe të Robëruara që u mbajt në Nju Jork. Ai ngriti këtu flamurin shqiptar dhe mbajti fjalime me rëndësi duke sjellë fakte në dobi të Shqipërisë. “Delegacioni serb u largua nga ky kongres në mënyrë demonstrative.”45

Në vitin 1918, presidenti i Amerikës Wudrow Uillsoni paraqiti programin e paqes

me njëmbëdhjetë pika. Noli vuri re me keqardhje se kur flitej për Ballkanin, Shqipëria nuk përmendej. Kjo e dëshpëroi shumë kryetarin e “Vatrës” edhe pse kjo ishte vetëm një organizatë patriotike. Në shtypin amerikan po shkruhej hapur për copëtimin e Shqipërisë midis vendeve fqinje. Kulmi i kësaj propagande arriti me publikimin në gazetën “New York Tribune” nga Frenk Simonidis të një artikulli antishqiptar i cili u botua pastaj edhe në gazeta të tjera. Shqiptarët e Amerikës u zhgënjyen por edhe u revoltuan shumë për këtë qëndrim të një nëpunësi të qeverisë amerikane. Noli ju përgjigj me argumente dhe me fakte në artikuj të botuar menjëherë në gjuhën angleze në gazetën “Dielli” por edhe në disa nga gazetat më në zë të Amerikës.46 Artikujt e Nolit u shkruan në një gjuhë të hollë diplomatike për të mos marrë kundërvënien e qeverisë amerikane por duke sjellë fakte të pamohueshme për shkeljen e të drejtave të kombit shqiptar dhe duke protestuar hapur për padrejtësitë që po i bëheshin Shqipërisë. Noli së bashku me klerikë të tjerë të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë iu drejtua presidentit të Amerikës me një memorandum për të drejtat e popullit shqiptar për pavarësi.47 Gjithashtu, ai iu drejtua me një memorandum edhe Konferencës që po mbahej në Paris ku i paraqiste kërkesat e popullit shqiptar për një shtet të lirë dhe të pavarur.

Noli caktohet nga “Vatra” si delegat i saj në Parlamentin Shqiptar.48 Më pas dërgohet në Gjenevë në krye të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve.

43 Po aty, 324-331. 44Po aty, 337. 45Po aty, 343. 46Po aty, 347. 47 E. Dodona, Noli i panjohur…, 247-255. 48 Mehmet Gëzhilli, Fan S. Noli (Tiranë: Argeta LMG, 2003), 24.

Page 25: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

1

KREU I PARË

VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E FAN NOLIT NË VITET 1920-1923

1.1 Roli i Fan Nolit në anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Gjatë Luftës së Parë Botërore kaluan ose u përqendruan në territorin shqiptar ushtri të

Italisë, Francës, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, Austro-Hungarisë e Bullgarisë. Këto ngjarje lanë pasoja të rënda për fatet e shtetit shqiptar të 1913-ës. Kjo sepse, pushtimi i Shqipërisë nuk mbeti vetëm brenda kornizave të veprimeve operative-luftarake, por kishte qëllime të caktuara politike.49 Në mbarim të luftës, në nëntor 1918, “pjesa më e madhe e territorit brenda kufijve të 1913-ës, ishte nën kontrollin e trupave italiane, francezët mbanin krahinën e Korçës, trupat serbe rrethoheshin në “vijën strategjike”, ndërsa Shkodra u rivendos nën një administratë ndërkombëtare, si përpara lufte, por tani në një rreth më të ngushtë: qyteti u vu nën kontrollin e një ganizoni ndëraleat (franko-italo-anglez) të komanduar nga koloneli francez DE Fortu”.50

Në realitetin politik të kohës, u shfaqën dy rryma politike. Njëra rrymë,

mbështeste idenë për një shtet shqiptar tërësisht të pavarur, me bindjen se mund të drejtonin vetë shtetin, pa qenë nevoja e mbështetjes nga ndonjë fuqi e huaj në rolin e protektorit.51 Ndërsa, përfaqësuesit e rrymës tjetër mendonin pikërisht të kundërtën. Ata ishin të mendimit se rimëkëmbja e shtetit shqiptar mund të bëhej duke u vënë nën mbrojtjen e njërës prej fuqive fituese përkohësisht deri në momentin e ngritjes dhe konsolidimit të organizmave shtetërorë shqiptarë. Kjo lindte si nevojë e rrezikut të ndërhyrjeve të huaja nga jashtë, por dhe faktorëve të brendshëm siç ishte mundësia e shpërthimit të kryengritjeve me karakter politik, e ngjashme me atë që u drejtua kundër regjimit të Vidit. 52

Ndasitë midis dy rrymave politike në Shqipëri ishin edhe për sa i përket

preferencave se në cilën fuqi duhej të kërkonte mbështetjen shteti shqiptar. Përfaqësuesit e rrymës së parë duke pasur si qëllim shmangien e rrezikut që vinte nga shtete fqinjë, si Italia, parapëlqente një fuqi mundësisht të largët gjeografikisht që të mos kishte interesa territoriale ndaj Shqipërisë. Këtë kriter e plotësonte më së miri SHBA, e cila nuk kishte qenë as nënshkruese e Traktatit të Londrës të prillit 1915-të. 53 Të tjerët, kundrejt rrezikut të fqinjëve, shikonin Italinë si të vetmen fuqi e cila kishte interes për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe si të tillë, të prirur për të kundërshtuar pretendimet territoriale të fqinjëve ballkanikë ndaj Shqipërisë. Këta u treguan të gatshëm t’i bënin Italisë edhe një kompensim: “t’i njihnin pozitën e “protektorit” si shpërblim për rolin, që ata shpresonin që ajo do të luante për stabilizimin e shtetit shqiptar“54. Këto pikëpamje do të dilnin në

49 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927 (Tiranë: Enciklopedike, 1992), 67. 50 Arben Puto, Historia Diplomatike e Çështjes Shqiptare (Tiranë: Albin, 2003), 266. 51 Arben Cici, Marrëdhëniet Shqiptaro- Italiane në vitet 1920-1934 (Tiranë: UET Press, 2013), 21. 52 Historia e Popullit Shqiptar III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (Tiranë: Toena, 2007),124. 53 Po aty, 125. 54 A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro - italiane…, 21.

Page 26: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

2

pah gjatë Konferencës së Paqes, kur përfaqësuesit e kësaj rryme do të ndërmerrnin veprime konkrete.

Edhe jashtë vendit u aktivizuan kolonitë e grupet shqiptare në vendet e huaja, si

Rumani, Zvicër, Turqi, Egjipt e të tjera. Veprimtari të gjerë atdhetare zhvilloi Federata “Vatra” në SHBA e kryesuar nga Fan Noli. Më 18 janar 1919, u hap zyrtarisht Konferenca e Paqes e organizuar nga pesë Fuqitë e Mëdha fituese të luftës: Anglia, Franca, Italia, ShBA dhe Japonia.55 Si zakonisht në raste të tilla, fituesit do t’u diktonin të mundurve kushtet e paqes. Në këtë luftë Shqipëria nuk kishte qenë palë në asnjërin krah, as me fituesit as me të humburit.56 Shqiptarët duke u nisur nga parimi i vetëvendosjes i sanksionuar në katërmbëdhjetë pikat e Uillsonit, do t’i kërkonin Konferencës rishikimin e padrejtësive që iu ishin bërë. Goditja e diplomacisë së fshehtë si një ndër pikat më të rëndësishme të Uillsonit, ngjalli shpresa të mëdha për popullin shqiptar, sepse në këtë mënyrë shfuqizohej Traktati i Fshehtë i Londrës i Prillit 1915, i cili kishte një ndër objektivat kryesore copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Në Konferencën e Paqes, u paraqiten nga pala shqiptare dy memorandume të cilat

kishin në themel programin politik të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në to theksohej pavarësia e Shqipërisë, si fakt i njohur ndërkombëtarisht me vendimet e vitit 1913 të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës.57 Vëmendje të veçantë, delegacioni shqiptar i kushtoi padrejtësive që i ishin bërë Shqipërisë për caktimin e kufijve. “Mirëpo kërkesa për t’i bashkuar popullit shqiptar Kosovën dhe Çamërinë, lidhej me dy vende që kishin dalë fituese nga Lufta e Parë Botërore dhe si të tilla, kufijtë e tyre shtetërorë të pasluftës nuk u vunë në diskutim”58. Duke u nisur nga këto rrethana, delegacioni shqiptar propozoi që çështja e Kosovës dhe Çamërisë të zgjidhej sipas parimit të drejtë të vetëvendosjes.

Ndërkohë, nga Parisi vinin të dhëna se pavarësia e Shqipërisë dhe tërësia

territoriale e saj po rrezikohej jo vetëm nga fqinjët, por dhe nga Italia dhe shtetet e tjera të Ballkanit.59 Ndërkohë që ishin dy faktorë me rëndësi që ndikuan për të krijuar një situatë ndërkombëtare të pafavorshme për Shqipërinë. Së pari, Shqipëria nuk kishte më një Austro-Hungari në rolin e mbrojtëses së interesave të Shqipërisë, qoftë dhe të ekzistencës së saj përballë Fuqive të Mëdha. Së dyti, ekzistonte Traktati i Londrës 1915, që parashikonte copëtimin e Shqipërisë. Atë e kishin firmosur edhe Anglia e Franca të cilat ishin të detyruara ta respektonin.60 Kjo situatë e cila po shkonte drejt cenimit të pavarësisë së Shqipërisë, copëtimit territorial të saj, nxitën Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Duke qenë se qeveria e Durrësit humbi vazhdimisht terren, dhe përpjekja e saj diplomatike u konsiderua si e pamjaftueshme, atëherë opinioni u orientua më tepër drejt një aksioni popullor në vend. Kjo çoi në Kongresin e Lushnjës, që u mblodh më 28 janar 1920. 61 55 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000 (Tiranë: Shblu, 2007), 101. 56 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), Viti 1921, Dosja 45, f.74. Diskutimi i Nolit në sezonin e 13-të të Lidhjes së Kombeve, dt. 25 qershor 1921. 57 V. Duka, Histori e Shqipërisë..., 103. 58 Historia e Popullit e Shqipërisë III, 130. 59 Po aty,139. 60 Po aty, 38. 61 A. Puto, Historia Diplomatike…, 321.

Page 27: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

3

Në qendër të veprimtarisë së qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës ishte ripohimi ndërkombëtar i vendimeve të 1913-s, mbi njohjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe të kufijve të saj. Ajo iu drejtua Lidhjes së Kombeve si organizmi më i përshtatshëm për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.62 Me këtë lëvizje, qeveria shqiptare, tregoi profesionalizëm në aspektin diplomatik. Sepse përdori dy elementë me rëndësi në zgjidhjen e çështjeve politike ndërkombëtare, atë të negociatave dhe të diskutimeve në tryezat diplomatike. Kjo sillte një risi në diplomacinë shqiptare, pasi deri në këtë periudhë, “ishte karakterizuar nga ajo që mund të quhet diplomaci peticionesh, ose diplomacia e ngurtë, çka i kishte lënë shqiptarët jashtë proceseve diplomatike të gjalla dhe tryezave dy ose më shumëpalëshe negocimeve”.63

Lidhja e Kombeve ishte një organizatë ndërkombëtare produkt i punimeve të

Konferencës së Paqes së Parisit, më 1920, themeluar me qëllimin për të ridimensionuar rendin e ri botëror të pas luftës. Ajo kishte tre organe të rëndësishme, si: Sekretariati, Asambleja dhe Këshilli, si dhe vepronte në përputhje me konventën e saj. “Lidhja e Kombeve u ideua nga presidenti i SHBA-së, W. Willson, me qëllim kryesor ruajtjen e paqes botërore.”64 Ajo u shndërrua në shpresë për popujt e vegjël për të gjetur mbështetje tek ajo, si organizatë ku të gjithë ishin anëtare pavarësisht forcës së tyre dhe ku mund t’u jepej rasti popujve të vegjël që të vetëmbroheshin. Në konferencat ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha nuk i ftonte apo dëgjonte njeri delegacionet e popujve të vegjël. Risia më e madhe e saj ishte diplomacia publike, transparente dhe jo e fshehtë siç ishin mësuar të vepronin Fuqitë e Mëdha në kongreset e tyre ndërkombëtare. Një ndër to që shpresonte ishte Shqipëria, pasi e dinte që Konferencat e Fuqive të Mëdha gjithmonë do e trajtonin Shqipërinë dhe çështjen shqiptare si plaçkë konsensusi të interesave të tyre gjeopolitike, aq më shumë pas shpërbërjes së protektores së saj, Perandorisë Austro-Hungareze. Pra elementi i ri që sillte Lidhja e Kombeve ishte se trajtonte çështjet në debat mbi bazën e publicitetit.65 Në lidhje me këtë do të shprehej më vonë Noli si përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, duke i dhënë publicitetit të çështjes shqiptare një rëndësi të veçantë.66

Pikërisht këtë anë të Lidhjes pati parasysh qeveria shqiptare kur vendosi t’i drejtohej asaj për të hedhur poshtë dyshimet mbi statusin e Shqipërisë pas Luftës së Parë.67 Më 15 nëntor 1920 do të hapej në Gjenevë të Zvicrës e para Asamble e Lidhjes së Kombeve në të cilën do të paraqitej dhe kërkesa shqiptare.68 Një muaj para hapjes së Asamblesë, më 12 tetor 1920 delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes, i paraqiti Sekretarit të Përgjithshëm Drummond kërkesën e qeverisë së Tiranës për pranimin e Shqipërisë në Lidhje. Në kërkesën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm shkruhej: “Z. Sekretar i Përgjithshëm, Qeveria Shqiptare përfaqësuese besnike e ndjenjave të gjithë popullit shqiptar duke dëshiruar të konsolidojë paqen në Ballkan, kërkon të pranohet në

62 Arben Puto, Shqipëria Politike (Tiranë: Toena, 2009), 285. 63 Lisen Bashkurti, Diplomacia shqiptare (vëllimi i parë), (Tiranë: Geer, 2005), 250. 64 Hans J.Morgenthau, Politika ndërmjet kombeve, lufta për pushtet dhe paqe (Tiranë: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2008), 347. 65 A. Puto, Shqipëria Politike…, 286. 66 Nasho Jorgaqi, Fan S. Noli, Vepra V (Tiranë: Dudaj, 2002), 128. 67 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe Diplomacia Angleze 1919-1927 (Tiranë: Neraida, 2005), 124. 68AMPJ, V. 1920, D. 33, f. 52, Societe des Nations.

Page 28: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

4

Lidhjen e Kombeve dhe të marrë pjesë më Asamblenë e madhe që do të mblidhet në Gjenevë në 15 nëntorin e ardhshëm”.69

Sekretari i Përgjithshëm, në përgjigjen e tij të datës 20 tetor 1920 mori përsipër të

paraqesë kërkesën përpara Asamblesë së Lidhjes së Kombeve, dhe në bazë të nenit 1 të paktit të Lidhjes, ai kërkoi që t’i viheshin në dispozicion, për t’i paraqitur asamblesë, disa kopje të certifikuara të gjithë akteve që përcaktonin statusin ndërkombëtar të Shqipërisë si një shtet i pavarur. Ndër të tjera kërkoi dhe informacion në lidhje me forcat detare dhe ushtarake të Shqipërisë.70 Gjithashtu, në memorandumin e paraqitur nga Sekretari i Lidhjes së Kombeve referuar Paktit të Lidhjes, theksohej se shteti që të bëhej anëtar i Lidhjes duhet që të jepte garanci konkrete bindëse për të marrë përsipër angazhimet e tij ndërkombëtare. Gjithashtu, shteti shqiptar duhej të pranonte respektimin e rregullores së vendosur nga Lidhja përsa i përket forcave dhe armatimeve ushtarake, detare dhe ajrore.71

Në këtë memorandum sqarohej se në bazë të vendimit të Konferencës së

Ambasadorëve të Londrës dhe të Akteve në vijim të Fuqive të Mëdha, Shqipëria u krijua si një shtet tërësisht i pavarur dhe që atëherë ajo nuk ishte privuar nga ky status. Detaje që kishin të bënin me forcat e armatosura ju paraqitën Lidhjes së Kombeve. Delegacioni që ishte prezent në Gjenevë, në emër të qeverisë shqiptare kishte marrë të gjitha të drejtat për të dhënë garancitë e duhura zyrtare sa i përket angazhimit të Shqipërisë ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe zbatimin nga ana e saj të atyre rregullave që Lidhja e Kombeve do të mund të vendoste në lidhje me forcat militare ushtarake dhe atyre të armatosura shqiptare. Nga ana tjetër, Sekretari i Lidhjes së Kombeve argumentonte se: “nëse Shqipëria përmbush kushtet thelbësore të nenit 1, duke u nisur nga fakti se tashmë ishte një shtet i pavarur dhe duke parë gjithashtu, situatën e dhënies së garancive të kërkuara nga ky nen, ishte e mundur që Asambleja të merrte parasysh jo vetëm aktet zyrtare të Fuqive të Mëdha në vitin 1913-1914, por dhe rezultatet që kishin ardhur pas këtyre akteve deri në kushtet aktuale në të cilat ndodhej Shqipëria”. 72

Në përgjigje të letrës dhe telegramit të 20 tetorit 1920, Mehmet Konica në pozicionin

e Ministrit të Punëve të Jashtme, sqaronte Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes mbi përbërjen e ushtrisë dhe aktet në bazë të së cilave Shqipëria ishte shpallur e pavarur dhe kishin përcaktuar kufijtë e saj. Këto dokumente, të cilat qëndronin në themel të shtetit shqiptar, ishin vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të Londrës e vitit 1919 dhe Protokolli i Firences, 1914 nënshkruar dhe publikuar nga Gjashtë Fuqitë e Mëdha, asnjëra prej të cilave nuk i kishte denoncuar73. Në telegram, Mehmet Konica shkruan se: “qeveria e Shqipërisë u njoh si një qeveri de jure në vitin 1914 prej Gjashtë Fuqive të Mëdha si dhe prej Rumanisë, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë të cilat të gjitha dërguan përfaqësuesit diplomatikë të akredituara në Durrës. Qeveria aktuale që ishte në Shqipëri e

69 AMPJ, Viti. 1920, D. 33, f.168, Demande officiale d’admission dans la Societe 70Po aty, f. 166, Demande d’admission de l’albanie dans la societe des nation 71Po aty, f. 166, Demande d’admission de l’albanie dans la societe des nation. 72Po aty, f. 166, Demande d’admission de l’albanie dans la societe des nation. 73Po aty, f. 72, Telegramme de Mr. Konitza a Sir E. Drummond, Liste II/N 3, Copy of telegram from Rome, Nov. 8.1920.

Page 29: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

5

shtrinte pushtetin mbi territorin e përcaktuar të shtetit shqiptar nga Konferenca e Londrës dhe e Firences, përveç pjesëve në veri dhe në verilindje të cilat ishin nën okupimin arbitrar jugosllav dhe pjesa e juglindjes në rrethin e Korçës që ishte mbajtur prej Greqisë.74

Kryetar i delegacionit shqiptar për të mbrojtur interesat kombëtare në Lidhjen e

Kombeve u caktua Fan Noli.75 Ai kishte dhënë prova të mëparshme në mbrojtje të çështjes shqiptare, që kur ishte pjesë e rëndësishme e “Vatrës”. Noli kishte mbrojtur gjithnjë tezën e Shqipërisë së pavarur dhe e shikonte shumë të rëndësishme pranimin e Shqipërisë në Lidhje. Rëndësia sipas tij, lidhej jo vetëm me faktin se do të krijohej një mundësi e mirë për ndihmë financiare, por në të njëjtën kohë dhe mundësia e ndërhyrjes ndërkombëtare në mbrojtjen e integritetit të shtetit shqiptar, që ishte nën kërcënimin e fqinjëve.76 Mospranimi sipas tij, do ta detyronte shtetin shqiptar për të qëndruar i mobilizuar për të ruajtur kufijtë e saj. Kjo do të krijonte një gjendje lufte që do të ishte një burim rreziqesh për paqen në Ballkan. 77

Noli u vendos jo rastësisht në krye të delegacionit shqiptar për në Lidhjen e

Kombeve. Ai u vlerësua si kandidatura më e përshtatshme nga qeveria shqiptare për disa arsye. Noli ishte folës shumë i mirë i gjuhëve të huaja, veçanërisht i anglishtes dhe frëngjishtes që ishin gjuhët zyrtare që fliteshin në diskutimet e Lidhjes. Si prift dhe si drejtues i fesë ortodokse, ishte shembulli ideal për të treguar bashkëjetesën e besimeve fetare në Shqipëri. Në përzgjedhje ndikoi edhe veprimtaria e tij patriotike e spikatur për Kishën Autoqefale Shqiptare e cila do të ndihmonte që ortodoksët e jugut të mos quheshin grek, e Shqipëria e Jugut, t’i mbetej Shqipërisë. Diaspora Shqiptare në SHBA ishte pjesa më e iluminuar me idealet e parimet e vetëvendosjes së popujve të vegjël në frymën e 14 pikave të Wilsonit. Ata ishin edhe pjesë e fuqishme ekonomike për të cilën qeveria shqiptare kishte aq shumë nevojë. Gjithashtu angazhimi i tij në çështjen shqiptare kishte fillesat që në kohën kur ushtronte veprimtarinë e tij pranë “Vatrës”. Ai kishte bërë përpjekje për t’i parashtruar problemin shqiptar presidentit Uillson, nga cili kishte arritur të merrte premtimin për përkrahjen maksimale të SHBA-së. Në darkën ku ishte ftuar, Noli arriti të tërhiqte vëmendjen edhe të Zonjës Uillson duke u shprehur: “Zonjë, shqiptarët më kanë porositur t’iu lutem që ta kujtoni Shqipërinë, një vend aq të varfër, pa miq dhe pa ndonjë përkrahje. Po nuk qajnë për urinë dhe mjerimet që heqin, po për humbjen e saj”.78 Përgjigjja e saj ishte mjaft dashamirëse duke deklaruar se: “Po na vjen shumë keq për kombësitë e vogla si Shqipëria, Belgjika e të tjerat”79. Në vazhdim të bisedës me presidentin, Noli deklaron se “situata e Shqipërisë ishte më e koklavitur dhe e trazuar dhe se e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët ishte Z. President dhe Amerika”. Dhe presidenti kthen një përgjigje që për Shqipërinë përbën histori më vete:

74Po aty, f. 73, Telegramme de Mr. Konitza a Sir E. Drummond, Liste II/N 3, Copy of telegram from Rome, Nov. 8.1920. 75 Arkivi Qendror Shtetëror (më tej: AQSH), F. 24, Viti 1921, D.2, f, 5, Emërimi i delegatës shqiptare; AQSH, F. 35, Viti 1920, D. 36/5, f. 1037; AMPJ, Viti. 1921, D. 43, f. 21, Vendimi Nr. 114, datë 7.2.1921 mbi delegacionin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. 76 Robert C. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit (Tiranë: Albin, 2003), 49. 77 Kaliopi Naska, D’Estournelles de Constant dhe Shqipëria (Tiranë: Argeta, 2007), 107. 78 N. Jorgaqi, Fan S.Noli, Vepra V, 96. 79Po aty, 96.

Page 30: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

6

“Po unë do të kem vetëm një zë në kongresin e paqes dhe atë zë do ta përdor dhe për të drejtat e Shqipërisë”80. Ai e mbajti premtimin, duke ndihmuar Shqipërinë në Konferencën e Paqes në Versajë dhe duke denoncuar Traktatin e Fshehtë të Londrës më 1915 që parashikonte copëtimin e Shqipërisë. “Ai e tha qartë se qeveria amerikane nuk merrte pjesë në atë traktat dhe kurrë s’do ta pranonte si një traktat fuqiplotë. Kjo deklaratë e bëri presidentin Uillson mbrojtësin më të popullarizuar të pavarësisë shqiptare .”81

Presidenti i SHBA-së Uillson kishte demaskuar politikën e vjetër të fuqive europiane të cilat donin të ndiqnin të njëjtën linjë për ndërtimin e rendit të ri të pasluftës. Duke goditur politikën e më të “fortëve”, ai besonte se politika e ardhshme europiane duhej të mbështetej mbi të drejtën e vetëvendosjes, transparencës etj. Duke njohur vizionin politik të presidentit Uillson, Noli kishte zgjedhur aleatin e duhur për mbrojtjen e Shqipërisë e cila ishte para rrezikut të copëtimit territorial.82 Pra kishte një sërë arsyesh që përligjën besimin ndaj Fan Nolit si përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Në një telegram dërguar F.Konicës, Noli, pasi njoftonte për detyrën e re, i shkruante:

”Me shpresën e Zotit, do të kthehem në Tiranë duke sjellë me vete edhe vendin e Shqipërisë në bashkësinë e përparuar dhe duke i siguruar asaj një vend në atë tavolinë që i takon prej kohësh”. Para se të largohet me tren në Gjenevë, Noli merr takim me diplomatin italian, Baronin Alioti, për të siguruar mbështetjen e qeverisë së Romës.83

Paraqitja e kandidaturës së Shqipërisë shtroi menjëherë çështjen e statusit të saj

ndërkombëtar. Këtë e kërkonte neni i Statutit të Lidhjes ku thuhej se “mund të bëhet anëtar i Lidhjes çdo shtet që qeveriset lirisht”, pra Shqipëria duhej të përmbushte kushtin themelor, të ishte shtet i pavarur84. Drummond kërkonte që të paraqiteshin këto dokumente: 1) kopje autentike të dokumenteve me anën e të cilave Shqipëria ka shpallur pavarësinë ose i është njohur vetëqeverisja e plotë dhe 2) kopje autentike të deklaratave, me anë të cilave qeveritë e tjera e kanë njohur qeverinë e Shqipërisë si qeveri de facto ose de jure.85

Noli mbërriti në Gjenevë me 12 nëntor, tre ditë para hapjes së punimeve të

Asamblesë. Ai kishte me vete të gjitha dokumentet e kërkuara nga Sekretari i Përgjithshëm.86 U paraqitën ekstrakte nga aktet ndërkombëtare të 1913-1914-ës: Traktati i Londrës i 30 majit 1913 që i jep fund konfliktit midis aleatëve ballkanas dhe Turqisë (nenit 2 dhe 3 që kishin të bënin me Shqipërinë), një përmbledhje të gjerë të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 29 korrikut 1913, Statuti Organik i Shqipërisë i prillit

80Po aty, 96. 81http://gazetadielli.com/me-13-mars-pushoi-zemra-e-viganit-liberator-fan-s-noli-2/#sthash.NBcU0ZKD.dpuf, klikuar për herë të fundit me 20 mars 2016 82 Ferit F. Baça, Shqipëria dhe organizatat ndërkombëtare (Tiranë: Globus, 2010), 72. 83 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…, 395. 84 Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore (Tiranë: Albin, 2001), 338. 85 AMPJ, Viti 1920, D. 33, f. 51. 86 Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë 1912-1939 (Tiranë: Toena, 2013), 504.

Page 31: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

7

1914 ( nenet 1 dhe 2 të Kap I si dhe nenet 7 dhe 8 të Kap II).87 Problemi i parë me të cilin u përball Noli pas mbërritjes së tij në Gjenevë ishte refuzimi i kërkesës së Shqipërisë për arsye procedurale, për faktin se kërkesa kishte arritur në Sekretari pas 15 tetorit88

Si një diplomat i zoti, Noli bëri të gjitha lëvizjet e nevojshme për kapërcimin e

kësaj pengese. Ai arriti të kontaktojë më shumë delegatë të vendeve të ndryshme si Lordin R. Cecil, përfaqësuesin e Belgjikës, përfaqësuesin e Francës në Sekretariat, delegatë të Zvicrës, Japonisë, të Afrikës së Jugut, të Italisë. Pjesë e takimeve ishin dhe përfaqësuesit e Spanjës si dhe ato të republikave latine-amerikane. Gjithashtu, Noli u takua me diplomatin e lartë britanik Herold Nikolson, prej të cilit mori premtimin e përkrahjes angleze.89

Në takimin që Noli pati me H. Nikolson e sqaroi atë se “problemi shqiptar do të

ishte një precedent i rrezikshëm në Ballkan nëse nuk merrte zgjidhje dhe se Shqipëria meritonte të kishte në familjen europiane po atë status që kishin edhe vendet e tjera”. Por, Nikolson i bëri të njohur Nolit se Britania e Madhe ishte e mendimit që Shqipëria të bëhej anëtare e Lidhjes së Kombeve dhe se do të përdorte gjithë autoritetin e saj për këtë qëllim. Më pas Noli i kërkoi deputetit britanik, Obri Herbert, mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, që të vinte në Gjenevë për të mbështetur kërkesën e Shqipërisë. Ai ishte një politikan dashamirës me Shqipërinë, që kishte krijuar që më 1913 një komitet pro shqiptar në Londër, duke u bërë një mbështetës i flaktë i çështjes shqiptare. Si i tillë, Herbert nuk kurseu mbështetjen e tij duke ardhur në Gjenevë dhe duke krijuar një lobing proshqiptar pranë Komisionit dhe Asamblesë.90 Ai përdori ndikimin e tij mbi delegacionet e ndryshme, sidomos atë kanadez. Të gjitha kontaktet që realizoi Noli shërbyen për të përgatitur kushtet për shtrimin e çështjes shqiptare në Lidhjen e Kombeve. Refuzimi i kërkesës për shkaqe procedurale u kapërcye, sepse neni i rregullores që kërkonte një muaj paralajmërim për çdo propozim nuk ishte në fuqi në kohën kur Shqipëria paraqiti kërkesën e saj. Kërkesa u konsiderua e rregullt nga Komisioni.91

Nënkomisioni caktoi mbledhjen e tij të parë më 23 nëntor duke ftuar Fan Nolin si

kryetar të delegacionit shqiptar, për t’ju përgjigjur me shkrim katër pyetjeve. Këto pyetje ishin të lidhura me grup pyetjet që i ishin bërë qeverisë shqiptare në momentin e aplikimit për pranim, gjatë plotësimit të dokumentacionit për paraqitjen e kërkesës në Lidhje.92 Duket se delegacioni shqiptar ishte i përgatitur për vështirësitë që do të ndeshnin, ndaj Noli i shkruante Pandeli Evangjelit se “suksesi ishte i mundur”, por duke theksuar se “ai ndihej personalisht shumë pesimist”. Edhe Robert Sesil kishte parashikuar ndërlikime në çështjen e pranimit të Shqipërisë. “Realisht vështirësitë nuk eksiztonin në thelb por, u krijuan e u keqpërdorën nga ato Fuqi që e kishin parë me dyshim çështjen shqiptare gjatë gjithë punimeve të Konferencës së Paqes, e veçanërisht fqinjët, Jugosllavia e Greqia”. Më

87 A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ..., 59-60. 88 A. Puto, Shqipëria Politike…, 292. 89Po aty, 292. 90 F. Baça, Shqipëria dhe organizatat …., 76. 91 A. Puto, Çështja shqiptare në aktet. .., 275. 92 P. Milo, Politika e Jashtme …, 506.

Page 32: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

8

18 nëntor në gazetën “Journal de Geneve” Noli botoi një intervistë ku bëri publike të gjitha arsyet përse Shqipëria e meritonte anëtarësimin në Lidhjen e Kombeve.93 Me këtë artikull Noli, kërkonte që të ndikonte në vendimmarrjen e atyre shteteve që kishin dyshimet e tyre për Shqipërinë, duke u munduar që të fitonte simpatinë e tyre. Ishte një lëvizje paraprake e Nolit.

Noli paraqiti sipas kërkesave të Sekretarit të Përgjithshëm dokumentet e kërkuara

siç ishin aktet ndërkombëtare të Traktatit të Londrës (Mbledhja e 54 e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, 15 korrik 1913) vendimet dhe statutin e shtetit shqiptar (Statutin organik të përpunuar nga Komisioni Ndërkombëtar, kapitulli 1 dhe 2).94 Krahas dokumenteve të kërkuara, Noli paraqiti dhe një memorandum që ishte përmbledhje e argumenteve të delegacionit shqiptar. Nëpërmjet tij, Noli demaskonte Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe kërkonte nga Lidhja e Kombeve të garantohej pavarësia e Shqipërisë dhe paprekshmëria e kufijve nga fqinjët95. Memorandumi i paraqitur nga Noli përmbante argumente në mbështetje të kërkesës së anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe ju jepte përgjigje të gjitha pyetjeve të shtruara për anëtarësimin e Shqipërisë.

Në vazhdën e arsyetimeve që Noli ndërtonte në memorandumin e paraqitur u

argumentua fakti se Shqipëria nuk ishte një shtet i ri i krijuar pas lufte, pra ekzistonte si shtet i pavarur që më 1913 me vendim të Konferencës së Ambasadorëve96. Integriteti i saj territorial ishte garantuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha si Britania, Rusia, Franca, Italia, Gjermania dhe Austria97. Shqipëria kishte njohur prej gati 5 shekujsh pushtimin osman. Pas shumë përpjekjeve të popullit shqiptar për të fituar lirinë më 28 nëntor 1912 ajo vetë shpalli pavarësinë, duke e vendosur Perandorinë Osmane përballë faktit. Mbas këtij akti Konferenca e Ambasadorëve më 1913 e njohu Shqipërinë si shtet sovran dhe neutral.

Si njohës i mirë i të drejtës ndërkombëtare, Noli vinte theksin në memorandumin e paraqitur tek ligjshmëria e akteve ndërkombëtare të miratuara nga Konferenca e Ambasadorëve, 1913. Kufijtë e Shqipërisë u përcaktuan nga e njëjta konferencë në mënyrë të përgjithshme dhe më vonë u përcaktuan në detaje nga komisionet ndërkombëtare që i verifikuan në terren.98 Protokollet që përmbanin caktimin e kufijve shqiptarë u nënshkruan prej përfaqësuesve të Gjashtë Fuqive të Mëdha dhe u njohën prej të gjitha palëve të interesuara duke përfshirë Serbinë dhe Greqinë.99 Komisioni Ndërkombëtar përpunoi në Vlorë, më 10 prill 1914, Statutin Organik të Shqipërisë. Statuti mbante firmat e përfaqësuesve të 6 Fuqive të Mëdha dhe të Shqipërisë, konkretisht: Mehdi Bej, Winckel, Karl, Krajewski, Lamb, Leonid dhe Petrajev. Dhe në 93 Po aty, 506. 94 AMPJ, V. 1920, D.33, f.171, Societe des Nations, Demande ‘admission de l’albanie dans la Societe Des Nations, Document Presente par la delegation albanaise a le Societe des Nations. 95 Piro Tako, Fan Noli në fushën politike dhe publicistike (Tiranë: Naim Frashëri, 1975), 100. 96 Arkivi Qendror Shtetëror (më tej: AQSH), F.14, V. 1920, D.209, f.29, L’Albanie devant la Societe des Nations, L’Albante a ete reconnje par le traite de Londres de 1013. 97 AMPJ, V. 1920, D. 33, f. 11, Letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Z. Eric Drummont nga Presidenti i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, Mehmet Konica. 98 AQSH, F.14, V. 1920, D.209, f.29, L’Albanie devant la Societe des Nations, L’Albante a ete reconnje par le traite de Londres de 1013. 99 AMPJ, V. 1920, D. 33, f. 84, Delegacioni shqiptar pranë Lidhjes së Kombeve.

Page 33: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

9

nenin 1 të kapitullit 1 të këtij statuti, shkruhet: “Shqipëria është e pandashme, territori i saj është i patjetërsueshëm. Kufijtë e principatës janë ato të përcaktuara nga 6 Fuqitë e Mëdha. Këto kufij nuk mund të ndryshohen ose të modifikohen përveç se me ligj dhe me miratimin e 6 Fuqive të Mëdha.” Traktatet dhe protokollet që vendosën sovranitetin e Shqipërisë dhe që përcaktuan kufijtë e saj nuk ishin kundërshtuar zyrtarisht nga asnjë nga fuqitë nënshkruese.100 Për rrjedhojë, ato kanë qenë gjithmonë në fuqi nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Qeveria shqiptare u njoh de jure dhe zyrtarisht nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1914, u njoh gjithashtu nga Rumania, Bullgaria, Serbia dhe Greqia që dërguan në Durrës përfaqësuesit diplomatik të akredituar. Shqipëria nga ana e saj dërgoi përfaqësuesit diplomatik të saj jashtë vendit.101 Noli sqaroi se qeveria aktuale e Shqipërisë kishte hyrë në marrëdhënie me Italinë, Serbinë dhe Greqinë dhe kishte kryer negociata me ta për marrëveshje të ndryshme të cilat përbënin një njohje de fakto. Italia kishte në atë kohë një ministër fuqiplotë në Tiranë.102

Në lidhje me neutralitetin e Shqipërisë gjatë kohës së Luftës Parë në

memorandumin që kryedelegati Noli i drejtoi Lidhjes së Kombeve, shpjegohet që pavarësisht se Shqipëria u përfshi nga rrjedha e Luftës së Madhe, faktet nuk kishin ndryshuar asgjë në statusin ndërkombëtar të saj. Me kalimin e kësaj periudhe Shqipëria ishte riorganizuar dhe kishte nxjerrë një qeveri kombëtare, ajo mbeti zotëruesja sovrane në pothuajse të gjithë territorin që iu përcaktua në vitin 1913. Kjo u arrit pa asnjë mbrojtje të huaj dhe në mes të shumë pengesave të jashtme që gjithë bota i shihte si të pakapërcyeshme. Neutraliteti i saj i garantuar nga 6 Fuqitë e Mëdha ishte cenuar nga ndërluftuesit dhe Shqipëria njohu të gjitha pasojat e luftës. Gjatë asaj periudhe, Shqipëria, e pushtuar në veri nga ushtritë austriake dhe në jug nga ushtritë franceze dhe italiane, kaloi tre qeveri të ndryshme, por pas armëpushimit në muajin dhjetor 1918, një qeveri e përkohshme shqiptare u krijua në Durrës dhe një delegacion u dërgua në Paris për të kërkuar të drejtat shqiptare në Konferencën e Paqes.103 Nga këto argumente dilte se njohja e shtetit shqiptar ishte bërë para luftës dhe statusi i saj si shtet i pavarur nuk ishte ndryshuar nga ngjarjet e luftës.

Nga ana tjetër, Këshilli Suprem nuk kishte marrë asnjë vendim për Shqipërinë. Ishte diskutuar shumë pakti sekret i përfunduar në Londër në vitin 1915 sipas të cilit Shqipëria do të ndahej në pjesë ndërmjet Serbisë dhe Greqisë, ndërsa Italia do të kishte mandatin mbi pjesën e mbetur. Por kundërshtimet e opinionit publik europian dhe amerikan si dhe denoncimi historik i presidentit Willson, pengoi ekzekutimin e këtij traktati që ishte penalizues për Shqipërinë, i cili shumë shpejt u hodh poshtë.104

100 AQSH, F.14, V. 1920, D.209, f.29, L’Albanie devant la Societe des Nations, L’Albante a ete reconnje par le traite de Londres de 1013. 101Po aty, f.30, L’Albanie devant la Societe des Nations, L’Albante a ete reconnje par le traite de Londres de 1913. 102 AMPJ, V.1920, D. 33, f. 93, Delegacioni shqiptar pranë Lidhjes së Kombeve. 103 AQSH, F.14, Viti. 1920, D.209, f.30, L’Albanie devant la Societe des Nations, Mais la guerre est survenue. 104 AQSH, F.14, Viti. 1920, D. 209, f.31, L’Albanie devant la Societe des Nations, Le Traite Secret de 1915.

Page 34: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

10

Pjesë e trajtimit në memorandumin e Nolit ishte informimi i Lidhjes së Kombeve për qëndrimin e interesave të palëve, Jugosllavisë, Italisë dhe Greqisë për Shqipërinë. Jugosllavia e para ndërmjet palëve të interesuara kishte hequr dorë parimisht nga ndarja e Shqipërisë me anën e një deklarate drejtuar M.Klemenso në janar 1920 duke u shprehur: “Sa i përket Shqipërisë, delegacioni i mbretërisë së serbeve, kroatëve dhe sllovenëve, risjell në vëmendje siç kishte bërë që prej fillimit që zgjidhja më e mirë do të ishte ti besohej administrimi i Shqipërisë, ashtu siç ishte vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës në 1913, një qeverie lokale autonome pa ndërhyrjen e asnjë fuqie të huaj.” Kjo deklaratë u bë, pavarësisht faktit që trupat serbe akoma vazhdonin të pushtonin arbitrarisht territore që i përkisnin Shqipërisë që prej vitit 1913.105

Mbi qëndrimin e Italisë, Noli thekson se ajo kishte hequr dorë nga mandati mbi

Shqipërinë. Pas rënies së Kabinetit të M.Nitti, pasuesi i tij M.Giolitti, kishte bërë gjestin e duhur me anë të së cilit fitoi simpatinë e popullit shqiptar dhe admirimin e Europës demokratike dhe liberale. Kështu, duke folur në emër të qeverisë italiane, M.Giolitti kishte deklaruar përpara parlamentit që Italia hiqte dorë nga mandati mbi Shqipërinë, dhe gjithashtu nga porti i Vlorës dhe kishte rikonfirmuar vendosmërinë e tij për të respektuar pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë së 1913-ës. Qeveria italiane nuk mbeti vetëm tek fjalët pasi, trupat italiane u evakuan nga Vlora e cila më pas kaloi në duart e autoriteteve shqiptare. 106

Sa i përket Greqisë, Noli në memorandum shprehet: “duke respektuar kufijtë

meridional të Shqipërisë së 1913-ës, ajo rezervon hakmarrjen e saj të padrejtë mbi territoret shqiptare të Korçës dhe Gjirokastrës, i njohur gjithashtu me emrin Epiri i Veriut, por ka shumë mundësi që Greqia e zgjeruar në territor të bëhet tolerante dhe do të ndjekë shembullin e Jugosllavisë dhe Italisë duke hequr dorë përfundimisht nga copëzimi i Shqipërisë së vogël me të cilën është e lidhur nga ngjashmëria e racës dhe nga interesat e përbashkëta”.107

Një vend të veçantë i lihet qëndresës së brendshme të shtetit shqiptar, si nga

populli dhe nga qeveria duke kundërshtuar çdo përpjekje për copëtim. Shqipëria asnjëherë nuk ishte dorëzuar por, populli shqiptar ishte organizuar për të mbrojtur territorin kombëtar para rrezikut evident të copëzimit në pjesë. Nga Asambleja Kombëtare e thirrur në Lushnje në fund të janarit 1920, u krijua një qeveri e cila kishte në krye të objektivave të saj rezistencën kundër çdo tentative për të copëtuar tokat shqiptare. Kjo qeveri përgjegjëse para një parlamenti, e vendosur në Tiranë, shtrinte pushtetin në të gjithë territorin shqiptar, përfshirë kufijtë e 1913 me përjashtim të disa territoreve të veriut dhe verilindjes që në atë moment ishin të okupuara arbitrarisht nga serbët, dhe një zonë e vogël që mbahej nga grekët në verilindje të rrethit të Korçës.108 Shqipëria kishte dhënë prova të pjekurisë politike gjatë periudhës së trazuar që erdhi pas armëpushimit. Askush nuk mund ta mohonte faktin që shqiptarët formonin një komb homogjen dhe të vetëdijshëm, që ishte i vendosur të mbronte pavarësinë e tij kombëtare; që do të ndiqte

105 Po aty, f.31, L’Albanie devant la Societe des Nations, La renunciation des interesses. 106 Po aty f.31-32, L’Albanie devant la Societe des Nations, Un gest de L’Italie. 107 Po aty, f.32, L’Albanie devant la Societe des Nations, Ce qu’a fait la Grece. 108 Po aty f.32, L’Albanie devant la Societe des Nations, La resistance organisee.

Page 35: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

11

rrugën drejt progresit dhe civilizimit dhe që dëshironte të jetonte në paqe me të gjithë fqinjët e tij. Sipas Nolit, “ato që priren ti vënë veshin legjendave qesharake të përhapura kundër shqiptarëve duhet vetëm të bëjnë një udhëtim të shkurtër në Shqipëri për t’u bindur që e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që ata kanë imagjinuar. Shumë e vogël për të qenë agresive, Shqipëria është e armatosur vetëm për të luftuar agresorët. Popullsia e saj e varfër dhe e shkatërruar nga pushtimet periodike që prej 1912 dhe e reduktuar në një milion banorë (më shumë se 1 milion e gjysmë shqiptar kanë mbetur jashtë Shqipërisë politike për shkak të Konferencës së Londrës së 1913-ës) kishte nevojë për paqe për të kuruar plagët e mëdha të hapura nga lufta. Ajo kërkonte të punojë për të ndërtuar shtëpitë për të zhvilluar burimet natyrore, për të hapur sërish portet e Adriatikut të njohura tashmë për prosperitetin e tyre. Këtë paqe Lidhja e Kombeve nuk mund t’ia mohonte Shqipërisë.”109

Agresiviteti i shqiptarit sipas Nolit, ishte shprehur vetëm në luftërat kundër

pushtuesve të huaj. Shqiptarët të vendosur përballë Italisë në një tokë të lakmuar, në një pikë strategjike të rëndësishme të bregdetit oriental të Adriatikut, në rrugën e njohur ndërmjet Romës dhe Kostandinopojës kishin qenë gjithmonë të sulmuar nga të gjitha anët dhe gjithmonë të detyruar të mbroheshin. Shqiptarët kishin qenë të detyruar të mbrohen vazhdimisht që prej pushtimit romak.110 Nëpërmjet këtij paragrafi të memorandumit bëhet e qartë dëshira e shqiptarëve për të jetuar në paqe. Përfshirja në luftë ishte bërë vetëm në kushtet e vetëmbrojtjes.

Përsa i përket njohjes së qeverisë shqiptare pas luftës, Noli mbronte tezën se

qeveria shqiptare i kishte të gjitha kapacitetet për t’u konsideruar si qeveri de jure dhe de fakto e shtetit shqiptar.111 Ajo plotësonte dy kushte kryesore: “në pikëpamjen e brendshme kishte dalë nga një Asamble Kombëtare si shprehje e vullnetit të gjithë popullit dhe e shtrinte pushtetin e saj mbi shumicën e territorit të 1913-ës; në pikëpamje të jashtme, kishte dalë si palë edhe në arenën ndërkombëtare, duke lidhur marrëveshje me Italinë (marrëveshja e 2 gushtit 1920) me Greqinë (Protokolli i 28 majit 1920) dhe duke hyrë në bisedime me Jugosllavinë për rregullimin e disa problemeve kufitare mbi bazën e akteve të 1913-ës. Së këtejmi, konkludohej se Italia, Greqia dhe Jugosllavia e kishin njohur de fakto qeverinë shqiptare.”112 Pyetjes së nënkomisionit të posaçëm për kandidaturën e Shqipërisë se “a është njohur qeveria juaj de jure, de fakto dhe nga kush?” Noli i përgjigjet: “Qeveria e Shqipërisë u njoh de jure më 1914 nga 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës, si dhe nga Rumania, Bullgaria dhe Greqia, dhe të gjitha këto dërguan në Durrës përfaqësues diplomatikë të akredituar rregullisht. Qeveria e tanishme e Shqipërisë ka hyrë në marrëdhënie me Italinë, Serbinë dhe Greqinë dhe ka lidhur me to marrëveshje, të cilat përbëjnë një njohje de fakto. Italia ka tani një ministër fuqiplotë në Tiranë, kryeqyteti i përkohshëm i Shqipërisë”.113

109 Po aty, f.33-34, L’Albanie devant la Societe des Nations, L’Albanie nee porte ombrage a peronne. 110 Po aty, f.34, L’Albanie devant la Societe des Nations, Les albanias qu’on reprezente come des homnes belliqueux ne demandent que la paix. 111 Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë, Periudha e Pavarsisë 1912-1939, (Shkodër: Rozafa 1, 2009), 226. 112 Po aty, 227. 113 Arben Puto, E Drejta Publike Ndërkombëtare (Tiranë: Botime Dudaj, 2010), 472.

Page 36: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

12

Krahas argumenteve juridike delegacioni shqiptar në kërkesën për pranim në Lidhjen e Kombeve, rezervoi dhe një trajtim të shkurtër për figura historike të cilat kishin rritur prestigjin e shqiptarëve me veprat e tyre në historinë botërore. Sipas tyre, shqiptarët si pasardhës të ilirëve i kishin dhënë botës jo vetëm luftëtar të mëdhenj, mbretër dhe perandorë, si Aleksandri, Pirro, Kostandini, Diokleciani, Justiniani, Skënderbeu, Mehmet Aliu i Egjiptit, por gjithashtu njerëz si Shën Jeronimi që kishte përkthyer shkrimet e shenjta në latinisht për krishterimin perëndimor, si humanisti Tomaeus dhe piktorët e mëdhenj shqiptar të Rilindjes Italiane. M.Brailsford ishte i njohur si shqiptari që pasi la pushkën ishte bërë një artizan i shquar, tregtar i ndershëm, një artist me shije dhe një poet. Me gjithë këtë potencial njerëzor që kishte Shqipëria, “Lidhja e Kombeve duhet t’i jepte shqiptarëve mundësinë për të qenë të vlefshëm në kauzën e civilizimit dhe progresit të Ballkanit; ajo nuk do të pendohej”.114

Këtë pikë të përmbajtjes së memorandumit shqiptar, profesor Arben Puto e

justifikon duke u shprehur se: “Ato tingëllojnë si të ekzagjeruar dhe naive, por në kohën për të cilën flitet mendohej se ato ishin një përgjigje kundrejt fushatës denigruese që përpiqej t’i paraqiste shqiptarët, madje me motive raciste, si një racë inferiore pa identitet, pa vetëdije kombëtare dhe, pra të paaftë për vetëqeverisje, gjë që impononte ndarjen e tyre midis shteteve fqinjë.” 115 Dhe është e vërtetë, Noli po përpiqej që të mbronte kauzën shqiptare pranë Lidhjes me të gjitha argumentet e mundshme. Krahas argumenteve juridike, historike ai u përpoq të ngrinte lart dhe figurën e shqiptarit si individ, duke dhënë shembuj të personaliteteve të njohura botërisht me origjinë shqiptare. Me këtë Noli, kërkonte të shpaloste dinjitetin e popullit shqiptar, si një popull që kishte vlera për të ofruar dhe meritonte të ishte i barabartë ndër popujt e tjerë.

Gjithashtu në memorandum e paraqitur nga Noli, jepet një përshkrim i situatës

ekonomike të Shqipërisë, zhvillimit të arsimit dhe funksionimit të administratës shtetërore për t’i dhënë mesazh Lidhjes së Kombeve se Shqipëria gëzonte të gjitha atributet e një shteti dhe funksiononte si e tillë. Në pikëpamjen ekonomike, Shqipëria paraqitej si një vend i pasur me produkte bujqësore, me drithëra, bagëti, me duhan, pyje, naftë, me karbon, bitum e minerale të tjera, një vend që mund të jetonte me burimet e saj pa asnjë rrezik që të binte ekonomikisht në varësinë e një shteti tjetër. Gjatë dy viteve të fundit, shpenzimet e qeverisë shqiptare ishin balancuar nga të ardhurat që ishin rritur në 24 milion franga ari, të ardhura që do të dyfishoheshin lehtësisht për shkak të marrëdhënieve tregtare normale që do të vendoseshin me vendet fqinjë. Nga ana tjetër shpenzimet do të uleshin sapo Shqipëria të pranohej zyrtarisht në Lidhjen e Kombeve sepse nuk do të ishte më e detyruar të mbante forca të armatosura për të ruajtur kufijtë. Qeveria shqiptare kishte në përdorim të brendshëm 10 milion franga ari. Në këtë buxhet kishin dhënë kontributin e tyre dhe kolonitë shqiptare jashtë. Këto para, do të përdoreshin për ndërtimin e rrugëve dhe për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta116. Sa i takon zhvillimit të arsimit, gjatë 30 viteve të fundit, gjuha shqipe ishte korrigjuar dhe

114 AQSH, F.14, V. 1920, D. 209, f. 35-36, L’Albanie devant la Societe des Nations, Les homes celebres de L’Albanie. 115 A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare…, 61. 116 AQSH, F.14, V. 1920, D. 209, f.36-37, L’Albanie devant la Societe des Nations, L”Albanie peut vivre independante economiquement.

Page 37: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

13

zhvilluar. Ajo ishte kthyer në një gjuhë letrare dhe në një instrument kulture të përgjithshme. Veprat e autorëve klasikë të literaturës europiane ishin përkthyer në shqip; 800 shkolla fillore, 4 gjimnaze dhe 2 shkolla normale (profesionale) ishin ngritur në Shqipëri; 500 të rinj shqiptarë studionin në këtë periudhë në universitetet europiane dhe amerikane; 12 shtypshkronja, 30 gazeta dhe 5 revista letrare qarkullonin në Shqipëri. Ishte themeluar një seminar katolik dhe 2 shkolla të larta drejtoheshin nga misionarë amerikanë117.

Memorandumi i paraqitur nga Noli, përfshinte dhe sqarime për organizimin e

administratës shqiptare në përgjithësi, duke prekur pak nga fushat kryesore të veprimtarisë së saj. Ky ishte një informacion i mjaftueshëm për të dhënë para Lidhjes idenë e një sistemi funksional administrativ. Kështu, qeveria përbëhej nga një Këshill Regjence me 4 anëtar dhe nga një Këshill Ministrash që përgjigjen para parlamentit. Administrata ishte e centralizuar dhe i përafrohej modelit francez; vendi ndahej në 8 prefektura dhe 24 nënprefektura. Qeveria me miratimin e parlamentit kishte vendosur të punësonte drejtues dhe teknicienë të huaj. Do të adaptohej sistemi zviceran i shërbimit ushtarak dhe specialistë të huaj do të ftoheshin të organizonin ushtrinë shqiptare. Kishte gjyqtarë të paqes, gjykata të shkallës së parë, gjykata penale dhe gjykata apeli në të gjitha prefekturat dhe kishte një Gjykatë Kasacioni. Kodi i Napolonit ishte në fuqi në Shqipëri. Ishte ngritur një departament higjiene në drejtimin e një Drejtorie të Përgjithshme, në varësi të Ministrisë së Brendshme.118

Në mënyrë të përmbledhur në memorandum jepeshin përgjigjet e pyetjeve të

ngritura për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Aty u bë e qartë që Shqipëria ishte shtet i pavarur që në vitin 1912. Kufijtë e saj ishin caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve. Statuti Organik sanksiononte se Shqipëria ishte e pandashme, e patjetërsueshme dhe kufijtë e saj nuk mund të ndryshohen pa miratimin paraprak të 6 Fuqive të Mëdha. Por, ky vendim nuk ishte denoncuar nga asnjëra palë nënshkruese dhe si i tillë në bazë të së drejtës ndërkombëtare nuk kishte pushuar së qeni në fuqi. Gjithashtu, jepeshin fakte që qeveria shqiptare ishte e njohur nga shtetet e tjera, deri tek faktet e tjera që tregonin se Shqipëria gëzonte të gjithë kapacitetin për të merituar një vend në Lidhjen e Kombeve.

Më 30 nëntor, delegacioni shqiptar i drejtoi Sekretarit të Përgjithshëm një tjetër

memorandum. Ai ishte përgjigje e raportit të nënkomisionit për çështjen e pranimit të anëtarëve të rinj në Lidhjen e Kombeve. Ky raport, i cili ishte miratuar me shumicë votash, përmbante konkluzione negative të cilat cenonin rëndë statusin ndërkombëtar të Shqipërisë. Ai vinte theksin se statusi i Shqipërisë nuk kishte qenë i vendosur ende nga Fuqitë dhe nuk ishte njohur prej tyre, si dhe kufijtë nuk ishin përcaktuar akoma nga ndonjë traktat ndërkombëtar.119 Pavarësisht vlerësimit negativ, raporti nuk shprehet qartë mbi pranimin ose jo të Shqipërisë. Vlen për t’u përmendur se në raport, krahas kritikave kishte dhe vlerësime për Shqipërinë. Kështu, çmoheshin përpjekjet e qeverisë shqiptare për krijimin e institucioneve dhe kthimin e vendit në jetën normale. Shkruhej për faktin

117 Po aty, f.37, L’Albanie devant la Societe des Nations, Developpement de l’instruction publique 118Po aty, f.37-38, L’Albanie devant la Societe des Nations, Administration. 119 P. Milo, Politika e Jashtme …, 507-508.

Page 38: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

14

se pavarësisht ndasive fetare, ndjenja kombëtare mbizotëronte në gjirin e popullit shqiptar. Përmbajtja e raportit, nënkuptonte se i lihej Asamblesë së Lidhjes fjala e fundit për zgjidhjen e çështjes.120

Argumentet dhe faktet e paraqitura nga Fan Nolin pranë Lidhjes së Kombeve

ngjajnë me një refren i cili përsëritet në mënyrë të vazhdueshëm në sallën e Asamblesë me qëllim ngulitjen e tyre tek përfaqësitë të cilat kishin dyshime në lidhje me kërkesën shqiptare për anëtarësim. Kështu Noli në memorandumin e 9 dhjetorit 1920, vë theksin pikërisht në potencialin e shtetit shqiptar për të qenë pjesë e Lidhjes. Shqipëria ishte e gatshme të përmbushte të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të respektonte direktivat e Lidhjes përsa i përket armatimeve.121

Memorandumit i datës 9 dhjetor 1920, ritheksonte faktin se Shqipëria ekzistonte

si një shtet i pavarur përpara luftës, se ajo kishte qeverinë parlamentare, të zgjedhur dhe të përkrahur nga populli. Më tej në memorandum, sqarohej se shqiptarët kishin provuar dy vitet e fundit që ishin të aftë për të qeverisur vetën dhe për të mbrojtur lirinë e tyre. Ata kërkonin të drejtat e tyre para Lidhjes dhe shpreheshin se meritonin një vend në mes të kombeve të civilizuara të botës122. Pushtimi i huaj nuk kishte ndryshuar statusin ndërkombëtar të shtetit shqiptar i cili qëndroi neutral gjatë luftës. Një pikëpamje e kundërt jo vetëm do të ishte e padrejtë, por dhe e paligjshme nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar pasi palët ndërluftuese nuk kishin të drejtë ligjore të ndryshonin kufijtë e shtetit neutral e aq më pak të vinin në diskutim pavarësinë e sovranitetin e tij.123 Më tej sqarohet se me anë të Traktatit të Fshehte të Londrës të vitit 1915, u bënë marrëveshje midis Anglisë, Francës, Italisë dhe Rusisë në të cilin u diskutua ndarja e një pjese të madhe të Shqipërisë dhe vendosja e Protektoratit Italian. Ky pakt nuk është publikuar asnjëherë zyrtarisht, prandaj duhej të konsiderohej si jo ekzistente nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar.124

Një tjetër argument për të treguar se shteti shqiptar kishte kapacitetet e duhura për

të qenë pjesë e Lidhjes, ishte se Shqipëria kishte një qeveri kombëtare, pushteti i së cilës shtrihet në të gjithë territorin brenda kufijve të 1913-ës.125 Përballë përpjekjeve të vazhdueshme të shteteve për të copëtuar territoret shqiptare, populli shqiptar kishte arritur të organizonte qeverinë e saj dhe të vendoste rendin dhe qetësinë në gjithë territorin që administronte. Madje, sqaronte Noli, shtetet e krijuara pas Luftës së Parë Botërore ngritën me ndihmën ushtarake, suportin moral dhe financiar të përkrahësve të fuqishëm, Shqipëria nuk kishte asnjë suport të asnjë lloji. Në këto kushte, ajo ishte vetëqeverisur dhe vetëpërkrahur. Si e tillë ajo ishte duke i kërkuar Lidhjes së Kombeve që ta njihte dhe ta pranonte.126

120 A. Puto, Historia diplomatike…, 342. 121 AMPJ, V. 1920, D. 33.f. 85, Delegacioni shqiptar pranë Lidhjes së Kombeve. 122 AMPJ, V. 1920, D.34, f.187, Memorandum on Albania 9 decembre 1920, General Consideration 123 Po aty, f.188, Memorandum on Albania anglais 9 decembre 1920, Ëar has not changed international status. 124 Po aty f.189, Memorandum on Albania 9 decembre 1920, The Secret Treaty of London 1915. 125 Po aty, f.189, Memorandum on Albania 9 decembre 1920, Restoration of Albania 1920. 126 Po aty, f.190, Memorandum on Albania 9 decembre 1920, Albania is self-mae and self-supporting.

Page 39: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

15

Faza e dytë e shqyrtimit të çështjes për pranimin e Shqipërisë, u realizua në seancën e 17 dhjetorit 1920. Situata u përmbys krejtësisht në favor të Shqipërisë. Për më pak se dy javë, kandidatura e Shqipërisë kaloi nga “përparësimi në miratimin unanim”.127 Në Asamble, dy avokatët e kandidaturës shqiptare ishin Lord Robert Sesil dhe Rouell. Ata kishin mbështetur kërkesën e Shqipërisë dhe kishin votuar me pakicën pro anëtarësimit të saj. Debati në Asamble nisi me ndërhyrjen e tyre. Kështu Lordi Sesil u shpreh se “Shqipëria ishte njohur qysh përpara lufte, dhe statusin e saj nuk mund ta ndryshonin as pushtimi i territorit të saj nga forcat ndërluftues, as dhe traktatet e fshehta gjatë luftës ose projektet e ndryshme që u bënë në kularët e Konferencës së Paqes”.128 Në të vërtetë, po të pranohej se pushtimi i territorit ishte një bazë e mjaftueshme për t’i mohuar një vendi pranimin në Lidhje, atëherë nuk do të ishin aty as përfaqësuesit e Belgjikës e të Serbisë.129 Ndërsa për “traktatet” ato mbetën në letër dhe si të tilla nuk e prekën pozitën e Shqipërisë si shtet të njohur ndërkombëtarësh. 130 Lordi Sesil ngriti lart patriotizmin dhe ndjenjën kombëtare të popullit shqiptar. “Ndjenja kombëtare,-tha ai,- në Shqipëri është po aq e gjallë sa edhe kudo gjetkë, sa edhe në Francë, në Zvicër ose në çdo vend tjetër”, prandaj duhej bërë drejtësi dhe i duhej dhënë e drejta popullit shqiptar131. Duke u mbështetur në parimet themelore mbi të cilat ishte krijuar Lidhja e Kombeve, ai sqaroi se “nuk do të lejohej kurrë që edhe ky institucion i ri dhe i nderuar të shndërrohej në një sallë kulisash të fshehta, interesash meskine, mbi të cilat qe mbështetur diplomacia e shekullit XIX dhe që sollën Luftën e Parë Botërore”. Fjalimi i Sesilit ishte vendimtar.132 Në të njëjtën linjë ishte dhe qëndrimi që mbajti delegati kanadez Rouell. Ai, dilte hapur, kundër praktikës së lidhjes së traktateve të fshehta për copëtimin e shteteve të vegjël e të pambrojtur. “Në ndërgjegjen time, tha ai, nuk mund ta quaj të ligjshme dhe të drejtë që një grup çfarëdo shtetesh të vendosin të ndajnë një shtet tjetër, që është pak a shumë i dobët dhe i pa mbrojtur, për të cilin madje kanë garantuar edhe neutralitetin”.133 Gjithashtu ai shpjegoi arsyet që e bindi për të votuar në favor të pranimit të Shqipërisë. Shqipëria zotëronte kufijtë të cilat kishin qenë caktuar nga një konventë ndërkombëtare. As Traktati i Fshehtë i Londrës dhe as pushtimi i territorit shqiptar nuk kishte qenë në gjendje për të privuar atë nga pozita e saj si shtet i pavarur.134 Përkrahës i kandidaturës shqiptare ishte dhe Ali Limani, përfaqësues i Indisë, që ishte një pjesë tjetër e Perandorisë Britanike. Ai shprehu vlerësim të lartë për shoqërinë shqiptare, si shembull i mbizotërimit të harmonisë fetare. “Duke dhënë pëlqimin tonë për pranimin e Shqipërisë”,- tha Ali Limami - ne do të shpallim në këtë sallë se ekziston një vend, në të cilin kombësia është njohur si një faktor më i rëndësishëm se sa mosmarrëveshjet dhe grindjet midis partive dhe sekteve”. Ai i bëri thirrje Asamblesë të

127 A. Puto, Historia diplomatke e çështjes shqiptare.., 343. 128 A. Puto, Shqipëria Politike.., 289. 129 A. Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare.., 343. 130 A. Puto, Shqipëria Politike .., 289. 131 Po aty, 289. 132 F. Baça, Shqipëria dhe organizatat. .., 77. 133 A. Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare.., 344. 134 AMPJ, viti. 1920, d. 33, f.164.

Page 40: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

16

jepte mbështetjen më të madhe për këtë shembull të rrallë të “bashkimit të Kryqit dhe Gjysmëhënës”. 135 Si përfundim, Lidhja e Kombeve e pranoi Shqipërinë më 17 dhjetor 1920 me 35 vota pro dhe 7 abstenime. Noli në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Lidhjes shpreh entuziazmin e tij për këtë sukses të Shqipërisë. Ai i drejtohet Lidhjes me këto fjalë: “Një herë në Dhomën e Komunave Edmund Burke thirri: ‘Mjerisht ka kaluar koha e kalorësisë’. Ajo që ndodhi dje këtu, kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve, më bind se Burke e kishte gabim. Kur pashë dje kampionë nga të gjitha anët e botës të viheshin në mbrojtje të asaj fëmije të braktisur të Europës, kampionë nga Afrika dhe Amerika; nga Azia dhe Europa; kur pashë fqinjët tanë, - fqinjë si të gjithë fqinjët evropianë - të jepnin bujarisht votën në favorin tonë, me sytë e mbushur me lot dhe lëmshin që po më ziente fytin, ndjeva sikur po thërrisja me gjithë fuqinë e mushkërive: Jo, koha e kalorësisë nuk ka kaluar”136. Në telegramin drejtuar Hil Mosit, Noli shpreh gëzimin e tij mbi pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve: “Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë, se sot të premte më 17 dhjetor, në orën 11.30 Shqipnia u pranue me vota t’unjishme si mis i Lidhjes së Kombeve”. 137 Vlerë të padiskutueshme dhe të jashtëzakonshme në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve luajti delegati i Afrikës Jugore Lord Robert Sesili i cili organizoi një fushatë shumë frytdhënëse. Praktikisht i detyroi delegatët kundërshtarë ose të votonin për pranimin e Shqipërisë ose të abstenonin nga votimi.138 Robert Cecil ishte në favor të pranimit të Shqipërisë dhe në mbështetje të mendimit të tij solli argumentet që kishte përdorur në deklaratën që iu komunikua anëtarëve të komitetit.139 Noli në korrespodencën me Kryeministrin Ilias Vrionin, thekson rolin e rëndësishëm të R.Sesil duke u shprehur se “përfaqësuesi i Afrikës së Jugut, ishte anëtar i flaktë për pranimin tonë të shpejtë”.140 Me pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, kjo organizatë, jo vetëm bëri një vepër të drejtë por, në të njëjtën kohë provoi dhe dobinë e saj në përputhje me qëllimin mbi të cilën ishte ngritur. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve kishte rëndësi shumë të madhe pasi riafirmoi pavarësinë e Shqipërisë dhe shfuqizoi Traktatin e Fshehtë të Londrës i cili kishte qëllim copëtimin e territoreve shqiptare. Pranimi në LK ishte një pengesë e madhe për ta trajtuar me dashakeqësi çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Tani kishin të bënin me një anëtare të një organizate që supozonte edhe një siguri kolektive në parim. Kjo u mbajt parasysh në vendimin final të kësaj Konference më 9 nëntor 1921, i cili njeh pavarësinë e Shqipërisë dhe rikonfirmon kufijtë e 1913-ës me disa ndryshime të vogla.

135 A. Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare.., 345. 136 R. Austin, Shtegu i Pashkelur .., 51. 137 Nasho Jorgaqi, Letërkëmbimi i Fan Nolit (Tiranë: ERIK, 2012), 119. 138 Fan S. Noli, Vepra VI, (Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, 1996), 288. 139 AMPJ, Viti 1920, D.33, f.164. 140 Po aty, f. 157.

Page 41: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

17

Referuar së drejtës ndërkombëtare, pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve përcaktoi dhe pozitën e shtetit shqiptar. Sipas teorive të kësaj të drejte, pranimi i një shteti në Lidhjen e Kombeve interpretohet si një formë kolektive e njohjes së shtetit të pranuar. Një ndër autorët më me prestigj të periudhës pas Luftës I Botërore, Paul Frauchille, shprehej se” pranimi i një organizmi në Lidhjen e Kombeve sjell me vete njohjen e tij si shtet”. Këtë interpretim kanë bërë edhe autorë të pas Luftës II, si Ch.Rousseau dhe P. Guggenheim.141 E njëjta gjë kuptohet dhe nga fjalimet e Nolit në njërën nga seancat plenare të diskutimit të raportit mbi punën e Këshillit dhe Sekretarit të Lidhjes së Kombeve kur shprehet: “nga Lidhja u njohëm si komb, si komb sovran”.142 Fan Noli siguroi anëtarësimin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, paraardhëse e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke i siguruar vendit të tij njohjen ndërkombëtare brenda kufijve të sotëm, njohje që i mungonte deri atëherë shtetit të ri shqiptar. 143

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve nënkuptonte se Fuqitë e Mëdha kishin vendosur të ruhej Shqipëria e vitit 1913. Suksesi i anëtarësimit erdhi si rezultat i ndërthurjes së disa faktorëve. Njëri prej tyre ishte qëndresa shqiptare, e treguar në luftën e Vlorës dhe në tërheqjen e Italisë.144 Gjendja e brendshme e Shqipërisë, dukej më e stabilizuar. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës duke qenë se arriti të shtrinte pushtetin e saj pothuajse në të gjitha krahinat kryesore të vendit, jepte para opinionit publik ndërkombëtar përshtypjen e një qeverie të qëndrueshme.145 Por, faktor shumë i rëndësishëm në finalizimin me sukses të pranimit, ishte kontributi i Fan Nolit, me kontaktet që realizoi me delegacionet e ndryshme, dhe parashtrimin e çështjes në sallat e Asamblesë së Lidhjes.

Në aspektin ndërkombëtar, faktor me rëndësi në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte ndryshimi i qëndrimit të Anglisë. Kjo vihet qartë në dukje dhe nga fakti se avokatët më të mirë të kandidaturës shqiptare ishin përfaqësuesit e dy dominioneve, si Afrika e Jugut dhe Kanadaja, me të cilët u bashkua edhe ai i Indisë, pjesë po ashtu e Perandorisë Britanike. Kjo nuk mund të ndodhte pa pëlqimin e Foring Ofisit. “Kjo ishte një zgjedhje e politikës angleze për disa arsye: së pari, ajo nuk ishte e pandjeshme ndaj zhvillimeve të brendshme në Shqipëri; së dyti, vendi mund të ishte një sferë e interesave direkt angleze, tani që bëheshin vlerësime tërheqëse për pasuritë e nëntokës shqiptare, sidomos të burimeve vajgurore”.146 Nga pikëpamja gjeopolitike Anglisë i interesonte ruajtja e ekuilibrave të influencave ndërkombëtare në Ballkan. Në këtë këndvështrim më mirë një Shqipëri e dobët por e pavarur sesa një Shqipëri nën thundrën italiane që do të depërtonte më tej në Ballkan. Duke qenë se pranimi i Shqipërisë në LK ishte njohje de facto i sovranitetit të Shqipërisë, kjo do të sillte zbrazjen e territoreve nga trupat italiane dhe serbe. Në këndvështrimin britanik, kjo do të thoshte zgjidhje e konfliktit italo-jugosllav, pra një tension më pak në Ballkan.147 141 A. Puto, Shqipëria Politike ..., 291. 142 F. Noli, Vepra V…, 128. 143http://gazetadielli.com/radio-vatikani-peshkopi-ortodoks-imzot-fan-noli-ne-pervjetorin-e-vdekjes/#sthash.EfT52aSi.dpuf, klikuar për herë të fundit me 15 prill 2016. 144A. Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare.., 345. 145 Po aty, 345. 146 Po aty, 345-346. 147 P. Teli (Dibra), Shqipëria dhe diplomacia.., 136.

Page 42: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

18

Kështu, ishte herë e parë dhe e para çështje për të cilën Lordi Robert Cecil gjeti përkrahjen e gjithë delegatëve të Imperatorisë Britanike. H.Z. Fishek, delegat i Anglisë u shpreh se ndonëse delegacioni anglez justifikoi votën kundër pranimit të Shqipërisë në komisionin e posaçëm, me arsyetimin se pasi kishte studiuar mirë çështjen shqiptare, kishte vendosur të votonte në favor të pranimit të saj. Z. Rene Vivian, kryetari i delegacionit francez dhe Signor Schantzri i Italisë përkrahën propozimin e Lordit. Përkrahja e tyre theu çdo kundërshtim dhe Shqipëria u zgjodh me unanimitet anëtare e Lidhjes së Kombeve.148

Jehona e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve u shpreh si në shtypin e brendshëm ashtu dhe atë ndërkombëtar. Ajo që spikat janë vlerësimet mjaft pozitive për figurën e Nolit dhe specifikisht për fjalimet e mbajtura prej tij. Në opinionin shqiptar suksesi ishte i lidhur drejtpërdrejtë me emrin e Nolit. Vetë Noli e ka quajtur atë “një sukses të shkëlqyer”, “suksesi më i madh që ka patur në karrierën e tij diplomatike”149. Fjalimet e tij e bënë atë një emër të njohur në Lidhjen e Kombeve në veçanti dhe në qarqet e jashtme në përgjithësi. Ai spikati me oratorinë e tij të jashtëzakonshme, ku ndërthuret fjala e lirë me origjinalitetin e mendimit. Oratoria e tij, e dalloi atë, ndaj delegatëve të shteteve fqinjë. Kjo shprehet dhe në shtypin e huaj. Kështu në një shkrim të botuar në gazetën angleze “Mançester Gardian” thuhet se: “Noli është një njeri, që do të ishte i shënuar në çdo vend; ndër delegatët e ardhur në Lidhjen e Kombeve nga shtetet e Ballkanit, ai ishte fare lehtë i pari150. “Një diplomat i përsosur, një specialist i politikës ndërkombëtare, një mjeshtër i debatit, qysh në fillim ai bëri përshtypje të thellë në Gjenevë. Grushti i tij i rrëzoi përdhe kundërshtarët ballkanas në mënyrë mjeshtërore, por gjithmonë me një buzëqeshje të pakursyer, ai ishte personaliteti me kulturë të gjerë, që kishte lexuar gjithçka, që vlen të lexohet anglisht e frëngjisht”.151 Noli e dinte rëndësinë e gjuhës së përdorur në fjalimet e tij në Lidhjen e Kombeve duke ditur të kundërbalancojë gjuhën e ashpër të kundërshtarëve me fjalime që kishin si qëllim mbajtjen e një qëndrimi të urtë dhe të moderuar.

Një trajtim të veçantë në shtypin e brendshëm shqiptar gjetën dhe protagonistët e tjerë kyç mbështetës të Fan Nolit siç ishin Lordi Robert Cecil, delegat i Afrikës Jugore dhe Z. N.Rowell i Kanadasë. Kryeartikulli i gazetës “Shqipëri e Re” ishte: “Gjenevë, Dhjetor-Shqipëria u zgjodh anëtare e Ligës së Kombeve sot prej Kuvendit të Ligës. Lord, Robert Cecil foli duke kundërshtuar raportin e komisionit të posaçëm i cili kundërshtonte pranimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve”.152 Gjithashtu në gazetën “Drita” shkruhej se si i u pranua Shqipëria në Lidhje, në të cilën theksohet roli që luajti përfaqësuesi i Afrikës Jugore dhe i Kanadasë. Në këtë artikull botohej argumentimi i Z. Robert Sesil dhe Z. Rowell pro anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.153 148 Shqipëria e Re, 10 janar 1921. 149 Arben Puto, Demokracia e rrethuar. Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme (Tiranë: Fan Noli, 2010), 210. 150 Po aty, 211. 151 Noli, Vepra 6, 289. 152 Shqipëria e Re, 10 janar 1921. 153Drita, 1921s, Lordi Robert Cecil ishte shprehur se çështja e Shqipërisë ishte parë me kujdes prej komisionit të posaçëm. Ishin thirrur dhe dëgjuar përfaqësuesit e Shqipërisë të cilët u pyetën dhe u ripyetën duke kërkuar sa mundën shpjegime dhe duke i bërë ata të përsëritin e të vërtetojnë deklaratat dhe

Page 43: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

19

Në raportet që i bën qeverisë shqiptare Noli shprehet se në fjalimet e tij të moderuara kishte si qëllim të fitonte simpatinë e mendimit botëror dhe të Kuvendit të Lidhjes. Ai duke u nisur nga komentet e shtypit kishte dalë në konkluzionin që kishte lënë përshtypje aq të mirë saqë ishte fituar simpatia e gjithë të huajve154. Ai paraqitet si një diplomat plot takt, që bëri një përshtypje të madhe në Gjenevë me njohuritë e tij të gjëra mbi botën dhe politikën ndërkombëtare. Ndërsa në shtypin e brendshëm M. Grameno u shpreh kështu: “Noli për të prapmen herë i dha Shqipërisë fitoren më të madhe në Lidhjen e Kombeve”155. Në fakt Noli i kushtoi një vëmendje të veçantë propagandës së çështjes së Shqipërisë në shtyp duke e konsideruar si një armë të vlefshme për mbrojtjen e kombit tonë të vogël duke e ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare.156 Si në lajme të shtypit ashtu dhe me intervistat e dhëna, ai shprehej se ishte munduar për të fituar mendimin botëror.157 Noli kërkonte të shfrytëzonte publicitetin që mundësonte Lidhja e Kombeve dhe mendojmë se ia ka dalë me sukses. Madje, në fjalimin e 13 shtatorit 1921 në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve, Noli e pranoi se publiciteti që ju bë çështjes shqiptare nga Lidhja e Kombeve kishte vlerë shumë të madhe. Në saj të atij publiciteti, rasti shqiptar ishte bërë i njohur përpara botës. Sipas tij, “rezultati qe i habitshëm. Ne gjetëm miq dhe simpatizantë në skajet më të largëta të tokës dhe arritëm të kuptojmë se, në fund të fundit, kjo bota jonë aspak e përsosur, nuk është aq e keqe sa e kujtonim më parë dhe kryesisht për këtë arsye ne iu drejtuam kësaj Asambleje, sepse nga publiciteti nuk kemi ç’të humbasim, por vetëm mund të fitojmë”.158 Duke vënë në pah vlerat kryesore të LK, Noli me mjeshtri i përfshin ato në faktorët që mundësuan pranimin e Shqipërisë në LK: “Shqipëria e kishte fituar pranimin në Lidhjen e Kombeve, jo përmes shtigjeve të tërthorta të diplomacisë sekrete, por përmes rrugës së hapur të publicitetit, falë mbrojtjeve paqedashës dhe drejtësidashës të kauzës sonë në këtë forum të madh të Lidhjes së Kombeve”.159 Sipas tij, Lidhja duhet vetëm të përdorte gjithmonë dhe në çdo rast armën e publicitetit për të arritur qëllimet e saj.

shpjegimet e tyre. Po kështu u dëgjuan, pikëpamjet e përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Greqisë dhe ishte arritur me një zë në përfundimin që Shqipëria kishte të gjitha karakteristikat e një shteti. U formua mendimi se ajo provoi qartë që kishte një qeveri qendrore të organizuar rregullisht, një trup legjislativ, një Këshillë Ministrash, një Këshillë Regjent të përbërë prej 4 Regjentësh që përfaqësonin mendimet e ndryshme në Shqipëri. Ndërsa, Z.Roëell, si një anëtar i Komisionit të posaçëm që investigoi kërkimin e Shqipërisë për qasje në Lidhje, formoi mendimin që Shqipëria i plotësonte kushtet e Artikullit 1, të Kushtetutës dhe ishte në pozitë të pranohej në Lidhjen e Kombeve. Ai votoi në favor të pranimit të Shqipërisë në komisionin e posaçëm ndonëse ajo përbënte pakicën e votës së përgjithshme në komision. Pasi arriti në përfundimin që Shqipëria duhej të pranohej në Lidhje pa pasur ide të paramenduara ose të shtrembëruara ne një mënyrë ose tjetër, po duke u bazuar drejtpërdrejtë mbi studimin e fakteve që u shtruan në komision. 154AMPJ, V.1921, D. 41, f. 208. 155 Koha, Korçë, janar 1921. 156 AQSH, V.1921, D. 183, f. 48. 157 AMPJ, V.1921, D. 41, f.209. 158 Fan S. Noli, Vepra V, 131. 159Po aty, 132-133.

Page 44: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

20

1.2 Diskutimi i çështjes së kufijve të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe qëndrimet e Nolit si kryetar i delegacionit shqiptar.

Menjëherë pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Noli u ngarkua me

zgjidhjen e problemit të kufijve shtetëror shqiptar. Ai do merrej me trajtimin e zonave akoma të pushtuara nga ushtritë e huaja brenda kufijve të territorit shqiptar të përcaktuar më 1913. Përpara se Shqipëria t’i drejtohej Lidhjes së Kombeve për zgjidhjen e konflikteve ushtarake në zonat kufitare, qeveria shqiptare ndërmori hapa për të arritur marrëveshje me Jugosllavinë dhe Greqinë. Mosmarrëveshjet me fqinjët ballkanikë, nuk po zgjidheshin me bisedime dypalëshe, prandaj qeveria e Tiranës, iu drejtua Lidhjes.160 Ishte hera e parë që një delegacion shqiptar në kushte të barabarta me një delegacion grek apo jugosllav, debatonte për çështjen e kufijve të Shqipërisë. Në Konferencat e Ambasadorëve kjo e drejtë nuk i jepej delegacionit shqiptar duke e lënë trajtimin e këtij problemi në duart e diplomacive dhe interesave të Fuqive të Mëdha. Ndaj Noli ishte përfaqësuesi i parë që debatonte në një forum ndërkombëtar në mbrojtje të interesave shqiptare. Këtë mund ta bënte vetëm një njeri i shkolluar me një formim perëndimor, njohës i mirë i të drejtës ndërkombëtare dhe historisë së trajtimit të çështjes shqiptare siç ishte Fan Noli.

Lidhja e Kombeve, ishte vënë në dijeni të çështjes së kufijve shqiptarë që në seancën e datës 6 dhjetor të vitit 1920, në raportin rreth pranimit të Shqipërisë të dorëzuar në Asamble. Aty, kërkoheshin kufijtë e përcaktuar që në vitin 1913. Dukej se anëtarët e Lidhjes ishin skeptikë në lidhje me kërkesën shqiptare nëse ishte e drejtë apo jo. Sepse ekzistonte një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë (Marrëveshja e Kapshticës) ku diskutimet rreth kësaj çështjeje ishin shtyrë për një moment të dytë, si dhe në Traktatin e Sevrës, nënshkruar në gusht të vitit 1920, Shqipëria nuk ishte përmendur asgjëkund. Këto të dhëna i pengonin anëtarët e Lidhjes që t’i konsideronin kufijtë e Shqipërisë si të fiksuar, veçanërisht ato me Greqinë, pasi kufiri jugor i Jugosllavisë me Shqipërinë ishte lënë për t’u përcaktuar më vonë. Si përfundim ato njohën vetëm de facto kufijtë, duke dalë në konkluzionin që çështja e kufijve shqiptarë do të mbetej për t’u trajtuar në diskutimet e mëtejshme diplomatike. Por, kjo situatë nxiti më tepër politikën shqiptare për të kërkuar zgjidhjen e çështjes së kufijve dhe largimin e fqinjëve nga territori shqiptar.161 Ishte Sesioni i 13-të i Këshillit të Lidhjes i cili zhvilloi debatin për kufijtë e Shqipërisë, në të cilin përfaqësuesit shqiptar Fan Nolit dhe atij grek dhe jugosllav iu dha mundësia për të shprehur qëndrimet e tyre në lidhje më këtë çështje.162

Kështu, qeveria shqiptare në kërkesën e bërë mbështetur në artikullin e 12 të paktit,

kërkonte që Këshilli i Lidhjes të ndërmjetësonte për zbrazjen e viseve shqiptare, të pushtuara nga ushtria jugosllave dhe greke. Çështja u vendos në urdhrin e ditës në mbledhjen e Këshillit që u mbajt më 25 qershor 1921. Delegacioni shqiptar duke hamendësuar vendimin që do të jepte Këshilli i Lidhjes, kërkoi që mbledhjet të mbaheshin me dyer të hapura, pasi në këtë mënyrë do t’i lihej përshtypje “mendimit

160 Historia e Popullit Shqiptar III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Tiranë: Toena, 2007), 172. 161 Ledia Dushku, “Debatet shqiptaro-greke dhe Lidhja e Kombeve 1920-1922, në Studime Historike, nr. 3-4, Tiranë: 2006, 70. 162 AMPJ, V. 1921, D. 45, f. 74-76, Sesioni i 13-të i Lidhjes së Kombeve, 25 qershor 1921.

Page 45: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

21

botëror”. Ky akt nuk i pëlqeu fqinjëve tanë, e sidomos delegates greke e cila kishte shumë argumente të bazuara mbi traktate të fshehta për të arsyetuar dhe mbështetur të drejtat e saj sidomos mbi Epirin e Veriut. Por, duke qenë se kjo çështje i përkiste drejtpërdrejtë Shqipërisë, Këshilli mori parasysh dëshirën e delegacionit shqiptar dhe mbledhja u mbajt e hapur. Të shtunën në mëngjes, më 25 qershor 1921, Këshilli i Lidhjes së Kombeve u mblodh në Sallën e Xhamave të Pallatit të Kombeve. Në tryezën e Këshillit përveç anëtarëve të tij dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, morën pjesë dhe kryetari i delegacionit shqiptar Fan S. Noli, ai i delegacionit grek Z. Alexandroupulos dhe ai i delegacionit jugosllav Z. Jovanoviç. Në sallë rreth 100 vetë gazetarë, politikanë e njerëz me rëndësi kishin ardhur për të dëgjuar.163

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Fan Noli, kërkonte njohjen e kufijve të

Shqipërisë të përcaktuara në Konferencën e Londrës dhe në Protokollin e Firences të vitit 1913. Bashkëlidhur memorandumit ishin dhe ekstrakti i procesverbaleve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër 19 prill 1913, për kufijtë e veriut dhe veriperëndimit të Shqipërisë, ai për kufijtë greko-shqiptar (Konferenca e Londrës 8 dhe 11 gusht 1913, Konferenca e Firences, 19 dhjetor 1913) dhe përcaktimi i kufirit greko-shqiptar (Protokolli i Firences), të cilat nuk ishin abstenuar dhe si rrjedhojë e kësaj, ato ishin akte në fuqi.164 Përveç dokumenteve të paraqitura, Noli sqaroi përpjekjet për zgjidhjen paqësore të konflikteve me fqinjët, por që kishin rezultuar pa sukses, prandaj qeveria shqiptare kërkonte ndërhyrjen e LK si arbitër midis anëtarëve të saj. Ai vuri në dukje, para së gjithash, se në ato momente situata politike e jashtme e Shqipërisë ishte kaq delikate, saqë incidenti më i vogël kufitar mund të shkaktonte një konflikt të dhimbshëm.165

Më tej në memorandumin e paraqitur nga Noli sqarohej se trupat jugosllave në

vazhdim të armëpushimit kishin pushtuar me urdhër të gjeneralit Franshe de Esperey një zonë të quajtur të demarkacionit, përgjatë kufirit shqiptar duke përfshirë një territor të gjerë shqiptar në kufirin veri-veriperëndim. Pushtimi i këtyre territoreve shqiptare nga serbët, të cilat kishin pothuajse 150 000 banorë kishin sjellë trazira në jetën politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar. Kjo situatë ishte rënduar më tej nga fakti që trupat jugosllave në gusht-shtator 1920 i kishin vënë zjarrin më shumë se 150 fshatrave. Kjo ngjarje provokoi eksodin e 40 000 shqiptarëve që u drejtuan për në Shqipërinë e Mesme dhe që qeveria shqiptare ishte e detyruar të mbështeste jetesën e tyre. Prezenca e këtyre refugjatëve jo vetëm që ishte një barrë e rëndë e papërballueshme e buxhetit shqiptar, por ajo përbënte një burim rreziku për marrëdhënien ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Për më tepër numri i këtyre refugjatëve u rrit në mënyrë të konsiderueshme nga shqiptarët e Kosovës të cilët duke dashur t’i shpëtonin persekutimit serb vinin të gjenin paqe në Shqipërinë e lirë. Nga ana tjetër, në fillim të muajit shkurt 1920 trupat jugosllave u vendosën në sheshin e Taraboshit duke dominuar qytetin e Shkodrës që e mbanin akoma të pushtuar. Qeveria shqiptare kishte bërë disa herë përpjekje miqësorë pranë qeverisë jugosllave për zbrazjen e kufijve të saj dhe drejt fundit të muajit prill një mision shqiptar u dërgua nga qeveria shqiptare në Beograd me qëllim që të merrej vesh drejtpërdrejtë me

163 Dielli, Boston Mass, 26 gusht 1921. 164 AQSH, F. 14, V.1921, D. 209, f. 67, Memorandumi i delegacionit shqiptar dërguar Lidhjes së Kombeve. 165 A. Puto, Çështja shqiptare në aktet …, 291.

Page 46: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

22

qeverinë e Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë për evakuimin nga territoret shqiptare që serbët mbanin të pushtuara. Me gjithë dëshirën e madhe të qeverisë shqiptare për të arritur një marrëveshje qeveria jugosllave iu përgjigj në mënyrë negative propozimeve shqiptare, madje nuk i dha asnjë përgjigje me notë verbale kërkesave që misioni qeveritar shqiptar i paraqiti asaj qeverie.166 Nga nota verbale që ishte paraqitur për shqyrtim në Këshill, kuptohet qartë kujdesi i veçantë i qeverisë shqiptare për të mbajtur marrëdhënie të mira me fqinjët e saj dhe kontributin për rivendosjen e paqes në Ballkan. Lidhur me këtë, Noli përmend si fakt, midis të tjerave refuzimin e Shqipërisë në fillim të shtatorit 1920 për të pranuar dy anije të ngarkuara me municione dhe pajisje me një vlerë të përgjithshme prej 20 milion frangash, që zoti Gabriele d’Annunzio donte t’ia jepte si dhuratë.167

Pas Nolit, mori fjalën përfaqësuesi i Jugosllavisë, Z. Jovanoviç, i cili pohoi

pushtimin e një pjese të territorit shqiptar nga forcat jugosllave si një vijë demarkacioni, për arsye sigurie. Kjo nuk ishte bërë me iniciativë të shtetit jugosllav por, ishte miratuar nga kryekomandanti i ushtrive aleate të Lindjes F.D. Esprej në momentin e armëpushimit në vitin 1918. Pjesë e pretendimit të tij ishte se një zonë e kufirit nga qyteti i Dibrës deri në Drinin e Bardhë nuk ishte përcaktuar në terren nga komisioni i kufijve në vitin 1913, si dhe të bëheshin “disa ndryshime në vijën e kufirit në qytetet Dibër, Prizren e Gjakovë me qëllim që të përfshiheshin edhe hinderlandet e tyre për të cilat ato shërbenin si qendra ekonomike”.168

Greqia në memorandumin e paraqitur vuri në diskutim legjitimitetin e

marrëveshjeve të përmendura nga Noli. Sipas përfaqësuesit grek, Protokolli i Firences shënoi kufijtë e shtetit shqiptar, por ato mbetën në hartë pasi përcaktimi i tyre në terren nuk u finalizua. Këto marrëveshje nuk njiheshin prej tij për dy arsye: së pari, në pikat e fshehta të Traktatit të Londrës të vitit 1915 ishin ngritur kushte, të cilat de fakto e kishin bërë të pavlefshme Marrëveshjen e Londrës të vitit 1913; së dyti, asnjanësia e Shqipërisë ishte dhunuar pas pjesëmarrjes së saj në Luftën e Parë Botërore. Për këtë ai i referohej Esat Pashës, pasi sipas tij, “ai u njoh prej Antantës si aleat”.169 Ai theksoi se bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Esat Pashës me aleatët e hodhi poshtë marrëveshjen e vitit 1913.170

Ndaj reagimit të qëndrimit grek, Noli mohoi detyrimin ligjor për zbatimin e

Traktatit të Fshehtë të Londrës për disa arsye. Në radhë të parë, ai nuk ishte publikuar zyrtarisht, fakt ky që nuk i jepte atij fuqi juridike. Madje ai ishte zëvendësuar prej traktatit të Rapallos dhe Protokollit të Tiranës të vitit 1920, ku qartësohej se, Italia hiqte dorë nga Vlora dhe nga e drejta e mandatit të saj në Shqipëri. Nga ana tjetër, Lidhja e Kombeve kishte zhvlerësuar traktatet e fshehta. Ndërsa, sa i takon ruajtjes së neutralitetit të Shqipërisë, Noli theksoi se ai nuk kishte ndryshuar gjatë luftës. Kurse për Esat Pashën

166AMPJ, V. 1921, D. 41/1, f. 417-418, Memorandumi i delegacionit shqiptar dërguar Lidhjes së Kombeve, 25 Qershor 1921. 167 A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ..., 292. 168 P. Milo, Politika e jashtme. .., 521. 169 L. Dushku, “Debatet shqiptaro- greke….”, 71. 170 E vërteta, 9 korrik 1921.

Page 47: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

23

sqaronte se ai nuk ishte njohur ndonjëherë prej Antantës si aleat. Atij nuk mund t’i jepeshin atribute të tilla, sa kohë nuk kishte qenë drejtuesi i Shqipërisë.171 Noli me shumë arsye iu përgjigj se “po të ishte Esat Pasha me të vërtetë kryetar i Shqipërisë dhe i radhitur në luftë krah për krah me Aleatët, atëherë kërkohet që të konsiderohet dhe ky si një aleat. Pra si është e mundur që Konferenca e Paqes të ketë ëndërruar për copëtimin e një vendi aleat?”. Më tej Noli thekson se “teza mbi të cilën mbështetej qeveria shqiptare ishte se, Shqipëria kishte qenë një vend neutral në kohën e luftës”. 172

Në të njëjtën kohë ai ekspozon dhe situatën e Shqipërisë së Jugut ku trupat greke

mbanin të okupuar një pjesë të territorit të krahinës së Korçës dhe shprehej me shqetësim për rrezikun që i kanosej vendit.173 Me argumente Noli theksonte se qeveria shqiptare kishte në posedim të gjithë territorin e përcaktuar më 1913 me përjashtim të një pjese territori që përfshin një pjesë të rajonit të Korçës të pushtuar nga trupat greke në vazhdim të tërheqjes të trupave franceze në maj 1920. Grekët sipas Nolit e kishin konsideruar pushtimin e kësaj zone si një etapë për t’u dyndur në rajonet e Korçës dhe Gjirokastrës. Ata kishin përqendruar periodikisht trupa në kufirin shqiptar dhe frikësonin popullsinë me anë të agjentëve të tyre nëpërmjet një terrori të vazhdueshëm. Popullsia e jugut “s’ka harruar akoma tmerrin e pushtimit grek të 1914-ës ku më shumë se 300 fshatra u dogjën”.174

Në memorandum shprehej shqetësimi se situata e krijuar në Shqipëri me fqinjët e

saj nuk mund të vazhdonte më pasi kjo gjendje kërcënonte të shtynte popullin shqiptar në dëshpërim. Qeveria shqiptare ishte e paralizuar nga prezenca e trupave të huaj në territorin e saj dhe nga kërcënimi i pushtimeve të reja. Për më tepër thesari ishte boshatisur nga mbajtja e një ushtrie të vazhdueshme në kufi. Memorandumi mbyllet duke ju lutur anëtarëve të Këshillit të Lartë t’i vendosnin një afat kësaj gjendjeje, duke ftuar qeveritë jugosllave dhe greke, të tërhiqnin trupat e tyre brenda kufijve respektivë për të lejuar kështu qeverinë shqiptare të riparonte rrënojat e shkaktuara gjatë këtyre viteve të fundit dhe t’i përkushtohej kështu organizimit dhe zhvillimit të vendit175. Noli gjithashtu sqaroi se populli shqiptar kishte dhënë prova të mjaftueshme për të jetuar në fqinjësi të mirë me Greqinë. Pavarësisht që kishte dhënë një shembull të tillë maturie, ai ndodhej i ekspozuar para rreziqeve të papritura nga situata konfliktuale.176

Nga ana tjetër, memorandumi grek i referohej korrespondencës për Çështjen e

Adriatikut për të justifikuar përqendrimin e trupave greke në jug të Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, në raportin e Komisionit për çështjen Greke, drejtuar Konferencës së Paqes në vitin 1919, ndër të tjera thuhej se “kufijtë e 1913-ës nuk kishin gjetur miratimin e popullsisë së interesuar”, prandaj propozohej që i ashtuquajturi Epiri i Veriut të bashkohej me Greqinë. Ky qëndrim u përforcua dhe në notën e 13 janarit të vitit 1920 ku 171 L. Dushku, “Debatet shqiptaro-greke…”, 71-72. 172 Dielli, Boston Mass, 27 gusht 1921. 173 AQSH, Fondi 251, V.1921, D. 149, Fjala e Fan Nolit në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, 25 qershor 1921 174 Po aty, dosja 41/1, f. 419 - 420, Memorandumi i delegacionit shqiptar dërguar Lidhjes së Kombeve, 25 Qershor 1921. 175Po aty, f. 420. 176 A. Puto, Çështja shqiptare në aktet. .., 293.

Page 48: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

24

thuhej se: “në notën e fundit, Këshilli Suprem, me propozimin e delegatëve anglezë dhe francezë, vendosi të merrte si bazë për përcaktimin e kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë linjën, e cila ia linte Gjirokastrën dhe Korçën, Greqisë”. Memorandumi grek iu referua dhe njohjes së natyrës detyruese të marrëveshjes Titoni-Venizellos nga Fuqitë e Mëdha, “Kur traktati i Sevrës ishte në prag të nënshkrimit, në gusht 1920, - theksonte përfaqësuesi grek, - Venizellosi kishte arritur të siguronte, me ndihmën e delegacionit britanik, që vija e shtrirë në marrëveshjen e mësipërme, duhej të ishte vija ndarëse midis Shqipërisë dhe Greqisë.”177

Një ndër pikat e diskutuara mes delegatëve ishte dhe juridiksioni i trajtimit të

çështjes shqiptare nga ana e Lidhjes së Kombeve apo nga Konferenca e Ambasadorëve Këtë çështje e shtroi përfaqësuesi jugosllav Jovanoviçi. Pyetjes që ngriti vetë mbi kompetencën për të caktuar kufijtë e Shqipërisë, iu përgjigj po prapë vetë. Sipas tij ishte Konferenca e Paqes, Këshilli i Lartë në marrëveshje me Jugosllavinë si palë e interesuar. Ndërsa, Këshilli i Lidhjes së Kombeve, deklaroi ai, nuk kishte të drejtë të merrej me këto çështje përsa kohë nuk i njihej si kompetencë nga Pakti apo ndonjë traktat ndërkombëtar.178

Për palën greke, juridiksioni i Konferencës për zgjidhjen e çështjes së kufijve nuk

duhej vënë në diskutim sepse: a) pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve nuk nënkuptonte përcaktimin përfundimtar të kufijve të saj. “Lordi Cecil, - vijonte përfaqësuesi grek, - i kishte bazuar argumentet e tij në një situatë de facto, e cila duhej të zgjidhej më vonë me vendosjen e një situate de jure. Megjithëse Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes, vendimet e Konferencës së Paqes, të cilat kishin për qëllim përcaktimin e kufijve të Shqipërisë, sipas tij, nuk mund të paragjykoheshin në asnjë mënyrë; b) Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve “nuk nënkuptonte heqjen dorë të Këshillit Suprem nga e drejta e tij në favor të një juridiksioni tjetër”. Bazuar në këtë logjikë, ai i kërkoi Këshillit të Lidhjes të shpallte se nuk ishte kompetente të gjykonte rastin në fjalë në dobi të rregullit të përcaktuar që ia linte zgjidhjen e kufijve tërësisht Konferencës së Paqes. Kjo procedurë sillte shmangien e një konflikti juridik midis Lidhjes dhe Këshillit Suprem; c) në Marrëveshjen e Kapshticës të 15 majit, në të cilën, të dy palët kishin pranuar të konfirmonin një vendim të Konferencës së Paqes për të respektuar kufijtë, duke njohur kështu, sipas përfaqësuesit grek, juridiksionin e konferencës.”179

Fan S.Noli, në përgjigje të delegatëve grek dhe jugosllavë, deklaroi se Konferenca

e Ambasadorëve nuk ishte kompetente pasi misioni i saj ekskluziv ishte të merrej me fatin e palëve ndërluftuese sipas traktateve. Ai kundërshtoi deklaratën e përfaqësuesit të Greqisë, duke thënë se Shqipëria nuk e kishte braktisur kurrë neutralitetin e saj. Sipas tij, Lidhja e Kombeve pasoi mendimin e shteteve europiane që vendosën fatin e Shqipërisë.180 Qeveria shqiptare mendonte, se trashëgimtarja e Koncertit Europian ishte Lidhja e Kombeve dhe jo Konferenca e Ambasadorëve, prandaj çështja e Shqipërisë duhej të diskutohej dhe të vendosej nga Lidhja e Kombeve. Sipas tij, Konferenca e

177 L. Dushku, “Debatet shqiptaro-greke…”, 74. 178 P. Milo, Politika e Jashtme.., 521. 179 L. Dushku, “Debatet shqiptar-greke…”, 73. 180 AMPJ, V.1921, D. 45, f,75. Diskutim i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, 25 qershor 1921.

Page 49: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

25

Ambasadorëve merr për parim pikëpamje politike të pathemelta, ndërkohë që qëllimi i Lidhjes së Kombeve është të ruajë paqen mes anëtarëve të saj.181 Nga ana tjetër, vendimi i Lidhjes se Kombeve do të pranohej më lehtë nga populli shqiptar sesa ai i Konferencës së Ambasadorëve. Prestigji i Lidhjes së Kombeve sipas tij do të binte nëse çështja do t’i dërgohej Konferencës së Ambasadorëve. Noli, kërkoi që kjo çështje kompetence t’i dërgohej një Komisioni Juristësh.

Një tjetër kërkesë e Nolit ishte dërgimi i një Komisioni Hetimor në Shqipëri.

Nisur nga situata e destabilizuar e krijuar në vend nga popullsia që kishte lëvizur nga trevat kufitare dhe pushtimi i huaj, ky komision ishte i nevojshëm për konstatimet në vend të shkatërrimeve të bëra në jug të Shqipërisë nga pala greke.182

Në lidhje me njërin nga pretendimet e palës greke se nënshkrimi i marrëveshjes së Kapshticës nga pala shqiptare nënkuptonte njohjen e juridiksionit të Konferencës së Ambasadorëve për trajtimin e çështjes së kufijve shqiptarë, Noli sqaroi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ishte bërë nën presionin e Greqisë. Kjo dukej qartazi nëse i referoheshin rreshtit të katërt të këtij protokolli në të cilin thuhej: “ushtria greke duke qenë rrugës për të pushtuar Korçën, duke zënë vendin e ushtrisë franceze e cila po tërhiqej për në vendin e saj, po ndalon me qëllim që të nënshkruhet një marrëveshje midis qeverisë greke e asaj të Shqipërisë”. Më tej, Noli vazhdon duke sqaruar se kjo marrëveshje kishte karakter të përkohshëm dhe nuk ishte ratifikuar nga qeveritë e interesuara. Vetë pushtimi i kësaj zone nga ana e ushtrisë greke pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje provonte që Greqia e njihte këtë vend që i përkiste Shqipërisë. Sipas Nolit pika që i referohet Z. Frangoulis sipas të cilës të dy palët bien dakord që do t’i nënshtrohen vendimit të Konferencës së Paqes që do të caktojë përfundimisht vijën e kufijve, ka kuptimin se kjo pikë i përkiste vetëm kësaj zone të pushtuar nga grekët. Kjo nuk do të thoshte që shteti shqiptar të hiqte dorë nga kufijtë e 1913-ës dhe që, nuk linte jashtë rregullimin e kësaj çështjeje nga ana e Lidhjes së Kombeve. Noli theksoi se Lidhja e Kombeve nuk ishte e përmendur në këtë marrëveshje për arsyen se në atë kohë Shqipëria nuk ishte anëtare e saj.183

Përveç diskutimeve të vazhdueshme për çështjen e kufijve, Noli mbajti dhe

fjalim më 25 qershor 1921 pranë Lidhjes së Kombeve, ku dhe bëri një panoramë historike të ecurisë së copëtimit të kufijve shqiptarë. Ai vuri në pah vuajtjet e kombit shqiptar nga copëtimet e paligjshme që i ishin bërë Shqipërisë më 1913. Krahina e madhe e Kosovës si dhe krahinat e Dibrës, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë me një popullsi prej mëse një milion shqiptarë i ishin aneksuar Shqipërisë, nëpërmjet kombinacioneve politike të Serbisë dhe Malit të Zi dhe kishte ndodhur e njëjta gjë edhe me krahinën shqiptare të Çamërisë, që iu dha Greqisë. Shqipëria nuk mund të pësonte më cungime të tjera pasi shkëputja qoftë edhe e një pjese fare të vogël të territorit të saj do të ishte fatale për vetë ekzistencën e saj. Gjithashtu, Noli hodhi poshtë pohimet që i paraqisnin shqiptarët si të paaftë për t’u vetëqeverisur për shkak të besimeve të ndryshme fetare që janë në vend. Ai zgjodhi argumentet e duhura në shërbim të mbrojtjes së interesave shqiptare pranë LK, siç ishte tolerance fetare, një koncept i avancuar për kohën. Noli dha shembullin e Zvicrës ku

181 Dielli, Boston Mss, 27 gusht 1921. 182 AMPJ, V.1921, D. 45, f. 75. Diskutim i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, 25 qershor 1921. 183 Dielli, Boston Mass, 29 gusht 1921.

Page 50: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

26

ndryshimet etnike dhe fetare nuk ishin aspak një pengesë për zhvillimin e jetës së brendshme më të pasur të një vendi. Dëshmitë e paanshme të atyre që kanë vizituar Shqipërinë ishin prova më e mirë.184 Ai thekson faktin se nuk kishte asnjë fanatizëm fetar tek shqiptarët dhe vërtetësia më e mirë e kësaj rryme liberale dhe mirëkuptimi, jepej nga zgjedhjet e fundit legjislative.185 Në fakt, vetë prezenca e Nolit, prift i besimit ortodoks, si përfaqësues i Shqipërisë në LK, një vend me dominancë fetare besimi mysliman, demonstronte tolerancë fetare në Shqipëri.

Një tjetër argument pro ekzistencës së harmonisë mes besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri ishin dhe të dhënat për pjesëmarrjen e tyre në jetën politike. Ai i referohet statistikave të autoriteteve ushtarake franceze, të cilat tregonin se në Korçë kishte 41.070 të krishterë dhe 82.245 myslimanë. Këta të fundit, proporcionalisht duhej të kishin dyfishin e deputetëve, por në fakt ishin zgjedhur 5 deputetë të krishterë dhe 5 deputetë myslimanë. Në Elbasan ku të krishterët për shkak të numrit të tyre kishin të drejtë të zgjidhnin vetëm një deputet, u zgjodhën dy deputetë të krishterë. Në krahinën e Dibrës, ku nuk kishte asnjë familje të krishterë, zgjedhësit myslimanë të kësaj krahine zgjodhën dy deputetë të krishterë me prejardhje nga Shqipëria e Jugut. Çdo koment për këto fakte sipas Nolit ishte i tepërt. Një tjetër shembull i harmonisë fetare ishte se Dhoma e Deputetëve përbëhej nga 78 përfaqësues, ndër të cilët 32 ishin të krishterë, d.m.th. 41%. E megjithatë, ajo kishte zgjedhur kryetarin dhe sekretarin nga të krishterët.186

Noli në fjalën e tij, krahas argumenteve historike, fetare do të jepte dhe argumente

politike. Në argumentet politike ai thekson se shqiptarët, kishin dhënë prova të qarta të pjekurisë së tyre politike pasi, përmes vështirësish të mëdha, pa miq dhe pa mbrojtje, pa mbështetje ushtarake, financiare dhe morale të ndonjërës prej Fuqive, shqiptarët e organizuan vendin, krijuan një qeveri dhe një administratë të tillë që Shqipëria nuk e kishte pasur në asnjë regjim. “Shqipëria ka një siguri të brendshme të cilën do t’ia kishin zili shumë shtete të qytetëruara”.187 Gjithashtu, Noli vë në dukje aspiratat e Shqipërisë për paqe dhe qetësi dhe qëllimin për rimëkëmbjen ekonomike të vendit i cili mund të realizohej në bashkëpunim miqësor me fqinjët e saj.188 Kjo ishte një arsye më tepër për të mbajtur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Noli kërkonte t’i jepej mundësia Shqipërisë ashtu si çdo vendi tjetër që të zhvillohej lirisht në kufijtë e vet kombëtarë, sepse ajo kishte treguar tashmë pjekuri politike të mjaftueshme që të mund t’i besohej. 189 Noli më tej vazhdon se, “po t’i sigurohet asaj përfundimisht qetësia me një vendim të drejtë, Këshilli i Lidhjes së Kombeve do të krijojë menjëherë për Shqipërinë detyrimin që të bëhet një faktor paqeje dhe prosperiteti në Ballkan. Këshilli i Lidhjes së Kombeve mund të jetë i bindur se Shqipëria nuk do të mungojë ta kryejë këtë detyrë. Sapo Asambleja e Lartë do të japë gjykimin e saj mbi çështjen jetike të zbrazjes së territoreve të saj, ne mendojmë se shprehim dëshirën e popullit shqiptar duke i propozuar Lidhjes së Kombeve që të ketë mirësinë të dërgojë në vend një komision”. Ky komision i propozuar nga Noli do të

184 A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ..., 293. 185Po aty, 294. 186Po aty, 294. 187Po aty, 294. 188Po aty, 294. 189Po aty, 295.

Page 51: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

27

mbikëqyrte zbatimin e vendimit të Këshillit dhe në të njëjtën kohë do të mund të njihej me gjendjen e përgjithshme aktuale të Shqipërisë.190 Fakti që ngrihet një komision i tillë i cili mbërrin në Shqipëri, do të thotë që argumentet dhe kërkesat e Nolit qëndronin dhe si të tilla u morën në konsideratë.

Në përfundim të fjalimit Noli, shprehet se, “ne e lëmë plot besim këtë çështje në duart e Këshillit të Lidhjes së Kombeve dhe i lutemi të marrë masa për respektimin e dispozitave të neneve 11, 12,13 dhe 15 të Paktit të Lidhjes së Kombeve”. Ai kishte merak sidomos zbatimin e paragrafit të parë të nenit 15, sipas të cilit, në rast mosmarrëveshjeje midis anëtarëve të Lidhjes, mjafton që njeri prej tyre të vejë në dijeni Këshillin, që ky të marrë të gjitha masat për një hetim dhe shqyrtim të plotë. Ky paragraf ishte një garanci ndaj abuzimeve të mundshme nga shtetet fqinjë. Ai rezervonte dhe të drejtën e parashikuar në paragrafin 9 të po këtij neni, që t’i drejtoheshin me kërkesë, po të ishte e nevojshme edhe Asamblesë së ardhshme të Lidhjes. Pra, Noli ju bënte të qartë se Shqipëria duke qenë anëtare e Lidhjes së Kombeve kishte të drejta të barabarta me shtetet e tjera.191

Megjithatë, Këshilli i LK miratoi një rezolutë ku deklarohej se me çështjen shqiptare ishte duke u marrë Konferenca e Ambasadorëve dhe në këto kushte nuk do të

190Po aty, 295. 191Po aty, 295. Neni 11 i Paktit të Lidhjes së Kombeve: deklarohet shprehimisht se çdo luftë ose kërcënim lufte, qoftë kur prek drejtpërdrejtë ose jo një nga anëtarët e Lidhjes, i intereson Lidhjes në tërësi dhe kjo duhet të marrë masat e duhura për të ruajtur në mënyrë të efektshme paqen e Kombeve. në një rast të tillë, Sekretari i përgjithshëm thërret menjëherë Këshillin kundrejt kërkesës së çdo anëtari të Lidhjes. Deklarohet, po ashtu, se çdo anëtar i Lidhjes ka të drejtë që të tërheqë miqësisht vëmendjen e Asamblesë dhe të Këshillit lidhur me çdo rrethanë që mund të prekë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe rrezikon kështu të cënojë paqen ose marrëveshjen midis kombeve, nga e cila varet kjo paqe. Neni 12: të gjithë anëtarët e Lidhjes bien dakord që, në rast se del midis tyre ndonjë mosmarrëveshje që mund të çojë në një prishje, ata t’ia nënshtrojnë atë ose procedurës së arbitrazhit ose shqyrtimit nga ana e Këshillit. Ata bien dakord gjithashtu që të mos përdorin si mjet luftën, përpara se të skadojë afati prej tre muajsh pas vendimit të arbitrave ose pas raportit të Këshillit. Në të gjitha rastet e parashikuara nga ky nen, vendimi i arbitrave duhet të merret brenda një afati të arsyeshëm dhe raporti i Këshillit duhet të hartohet brenda gjashtë muajve që nga data që është paraqitur çështja. Neni 13: Anëtarët e Lidhjes së Kombeve bien dakord që në qoftëse del midis tyre ndonjë mosmarrëveshje e cila, sipas tyre mund të zgjidhet me vendim arbitrazhi dhe në qoftëse nuk mund të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme me rrugë diplomatike, çështja ti nënshtrohet tërësisht arbitrazhit. Ndër çështjet që mund të zgjidhen përgjithësisht me arbitrazh, konsiderohen mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me interpretimin e një traktati, me çdo çështje të së drejtës ndërkombëtare, me çdo fakt që po të vërtetohej, do të përbënte një shkelje të një detyrimi ndërkombëtar, ose me masën ose me llojin e reparacionit për një shkelje të tillë. Organi i arbitrazhit, të cilit i shtrohet çështja, është organi i caktuar nga palët ose i parashikuar në marrëveshjet e tyre të mëparshme. Anëtarët e Lidhjes zotohen t’i zbatojnë me mirëbesim vendimet e dhëna që të mos fillojnë luftën kundër çdo anëtari të Lidhjes që do ti pranojë këto vendime. Në rast se nuk zbatohet një vendim, Këshilli propozon masat që duhet të sigurojnë efektin e tij. Neni 15 paragrafi 1: në qoftë se ndodh një mosmarrëveshje midis anëtarëve të Lidhjes dhe në qoftë se ajo nuk i nënshtrohet arbitrazhit sipas nenit 13, anëtarët e Lidhjes bien dakord që ta shtrojnë atë përpara Këshillit. Në këtë rast mjafton që njeri prej tyre të vejë në dijeni për këtë mosmarrëveshje Sekretarin e Përgjithshëm dhe ky merr të gjitha masat e nevojshme për një hetim dhe shqyrtim të plotë. Paragrafi 9: në çdo çështje që i paraqitet asamblesë, dispozitat e këtij neni dhe nenit 12 lidhur me veprimin dhe kompetencat e Këshillit do të zbatohen edhe për veprimin dhe kompetencat e Asamblesë, pranohet se një raport i bërë nga Asambleja, me pëlqimin e përfaqësuesve të anëtarëve të Lidhjes që janë të përfaqësuar edhe në Këshill si dhe një shumice të anëtarëve të tjerë të Lidhjes, duke përjashtuar në çdo rast përfaqësuesit e palëve, ka të njëjtin efekt si edhe një raport i Këshillit i miratuar njëzëri nga anëtarët e tij, përveç përfaqësuesve të palëve.

Page 52: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

28

merrej me shqyrtimin e së njëjtës çështje. Ai dilte me rekomandime për Shqipërinë, Jugosllavinë e Greqinë, të cilat duhej të hiqnin dorë nga çdo veprim që mund të pengonte vijimin normal të procedurës.192 Sipas studiuesit Paskal Milo, rezoluta ishte nga dëshmitë e para se Lidhja e Kombeve ishte e pafuqishme për të marrë vendime në kundërshtim me vullnetin e Fuqive të Mëdha, që do të bëhej më e dukshme në vitet në vijim. Megjithatë për t’i ruajtur fytyrën asaj në hapat e para në të cilat ndodhej, në rezolutë ishte futur edhe një frazë ku thuhej se “çështja shqiptare do të ishte objekt i vigjilencës më të kujdesshme nga ana e Këshillit, i cili do t’i kushtonte të gjithë vëmendjen e tij mbrojtjes së popullsisë dhe të kombit shqiptar”.193 Në fakt mungesa në këtë organizatë e SHBA-së, si arbitër ndërkombëtar, i pa implikuar në trajtime të mëparshme të çështjeve ndërkombëtare, dhe si mbrojtëse e interesave të popujve të vegjël në emër të parimit universal të vetëvendosjes, do i linte dorë të lirë fuqive të vjetra evropiane të përdornin diplomacinë e vjetër në çështje për të cilat ato vetë i kishin krijuar.

Kryetari i delegacionit shqiptar, Fan Noli e kundërshtoi këtë rezolutë duke argumentuar se “Konferenca e Ambasadoreve e dinte që prej 3 vjetësh se populli shqiptar ishte në pikën e humbjes së durimit. Qeveria shqiptare nuk njihte kompetencën e Konferencës së Ambasadorëve për zgjidhjen e çështjes së kufijve dhe duke qenë se ishte kundër rezolutës që u miratua, rezervonte të drejtën e apelimit të Këshillit pranë Asamblesë së Lidhjes së Kombeve”.194 Kundërshtimet e palës shqiptare, Këshilli i mori përsipër thjeshtë t’ia transmetonte Konferencës së Ambasadorëve si pretendimet e palës shqiptare. Gjithashtu, Këshilli informoi Nolin, që vendimi i tij do të publikohej në “Fletoren Zyrtare” bashkë me protestën shqiptare.195 Fan Noli e apeloi vendimin e Këshillit përmes një letre dërguar Sekretarit të Përgjithshëm Eric Drummond më 29 qershor. Aty kundërshtohej kompetenca e Konferencës së Ambasadorëve për të rihapur diskutimin e kufijve shqiptarë, me argumentin se ato ishin përcaktuar nga Konferenca e Londrës, 1913 dhe ishin fiksuar në Protokollin e Firences në dhjetor të atij viti.196

Pavarësisht insistimit që bëri Noli që çështja e kufijve të merrte zgjidhje nga Lidhja

e Kombeve, ajo kaloi për diskutim në Konferencën e Ambasadorëve. Kjo e fundit, krijoi komisionin e ekspertëve për të studiuar çështjen e kufijve por, që iu shtua dhe ajo e statusit të Shqipërisë. Komisioni në fund do të paraqiste raport mbi këto dy çështje. Veprimet e Beogradit dhe Athinës nuk kishin të ndalur. Për të rritur ndikimet e tyre pranë Konferencës, krahas rrugës diplomatike, nxitën destabilizimin e situatës në terren.197 “Kapedani i Mirditës i armatosur dhe i financuar nga serbët, në krye të rreth 2 mijë njerëzve mes të cilëve edhe mercenarë rusë të bardhë e sadist të vjetër sulmoi dhe u kthye në Orosh.”198

Protesta shqiptare kundër masave të marra ndaj qeverisë serbo-kroate-sllovene në

Shqipërinë e Veriut u paraqit në Lidhjen e Kombeve më 7 korrik nga Fan Noli i cili 192 Koha, Korçë, 30 korrik 1921. 193 P. Milo, Politika e jashtme.., 523. 194AMPJ, V.1921, D. 45, f, 76. Diskutim i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, 25 qershor 1921. 195 Po aty, f. 76. 196 P. Milo, Politika e jashtme…, 523. 197Po aty, f. 524. 198Po aty, f. 525.

Page 53: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

29

tërhiqte vëmendjen e Lidhjes për veprimet e qeverisë jugosllave në Shqipërinë Veriore. Ndërsa me kërkesën e 6 gushtit 1921, paraqiteshin ngjarjet që ishin zhvilluar në zonën e Mirditës dhe që kishin marrë përmasa të tilla aq sa paqja ndërmjet shtetit serbo-kroate-slloven dhe Shqipërisë ndodhej në rrezik të madh. Në krye të organizimit të revoltës ishte Marka Gjoni i shoqëruar nga disa persona i cili u kthye në Mirditë për ta ngritur këtë zonë kundër qeverisë së saj. Në këto rrethana, qeveria shqiptare kërkonte të tërhiqte vëmendjen, mbi sjelljet e qeverisë jugosllave të cilat ishin në kundërshtim flagrant me rekomandimet e dhëna nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve në 15 qershorin e shkuar.199

Ishte seanca e 2 shtatorit në të cilën Këshilli i Lidhjes mori në shqyrtim

kundërshtimin e qeverisë shqiptare kundër sjelljes së qeverisë serbo-kroate-sllovene në Shqipërinë e Veriut. M.Balfour i deleguari britanik, raportues për çështjen propozoi që “meqë Asambleja është ftuar nga shqiptarët të merret me përcaktimin e kufijve ajo duhet që të merret edhe me dhunimin e këtyre kufijve”.200 Delegacioni shqiptar në mënyrë konfidenciale kishte arritur të mësojë një natë përpara përmbajtjen e fjalimit të z.Balfour mbi çështjen e kufijve shqiptar. Noli në letrën dërguar z. Pandeli Evangjelit, Ministër i Punëve të Jashtme, informon se delegacioni shqiptar kishte përgatitur një mbrojtje të gjatë për ta paraqitur në Këshillin e Lidhjes dhe si kryetar i saj do ta prezantonte aty, por duke e marrë vesh përfundimin që do të merrte çështja shqiptare e ekspozuar nga Z. Balfour, delegacioni shqiptar unanimisht kishte vendosur të mos e paraqiste atë. Kjo bëhej, për ta paraqitur në mbledhjen e Kuvendit të Lidhjes vetëm në kuadrin e përkrahjes së mendimit të propozimit të relatorit të Këshillit i cili ishte i mendimit që çështja të zgjidhej nga Kuvendi i Lidhjes së Kombeve, ashtu siç delegacioni shqiptar kishte kërkuar që në fillim. Ky qëndrim sipas Nolit, ishte mbajtur për të fituar simpatinë e Këshillit të Lidhjes, gjithashtu për të kursyer dhe mbrojtjen e çështjes shqiptare më mirë përpara Kuvendit të Lidhjes. Kjo sjellje sipas Nolit, bëri përshtypje të mirë në Këshill dhe në veçanti tek z. Balfouri i cili ishte duke ndjekur një politikë mirëdashëse kundrejt Shqipërisë.201

Pavarësisht se vendimmarrja për çështjen e kufijve të Shqipërisë i kaloi

Konferencës së Ambasadorëve, debatet në Këshillin e LK vazhduan midis Nolit e delegacionit jugosllav. Delegati jugosllav Z. Jovanoviç bëri një ekspoze të gjatë të çështjes shqiptare duke përmendur dhe 2 telegramet e nënshkruara nga kryetari i Republikës së Mirditës të cilat ishin kundër qeverisë së shtetit shqiptar duke i paraqitur ata si xhonturkë dhe ndjekës të elementit të krishterë, bolshevikë dhe komunistë.202 Ai kërkoi ngritjen e një komisioni i cili do të vërtetonte se cila qeveri ishte e ligjshme dhe kishte të drejtë të ishte e përfaqësuar në Lidhjen e Kombeve, qeveria e Tiranës e cila nuk ishte e njohur apo Republika e Mirditës.203 Fjala e Jovanoviç u kundërshtua nga z. 199AMPJ, V.1921, D. 50, f.140, Protesta e qeverisë shqiptare kundër masave të mara nga qeveria serbo-kroate-sllovene në Shqipërinë e Veriut, Gjenevë, 6 gusht 1921 200 AMPJ, V. 1921, D. 50, f.139. 201 AQSH, F.14, V. 1921, D. 183, f.12, Letër dërguar z. Paneli Evangjelit, Ministër i Punëve të Jashtme nga Fan Noli, Gjenevë, 6 shtator 1921. 202 AMPJ, V. 1921, D. 44, f. 232, Letër dërguar Z. Pandeli Evangjelit, Ministër i Punëve të Jashtme nga Fan Noli, Gjenevë, 6 shtator 1921; AMPJ, viti 1921, D. 50, fl. 144. Extract concerning the Albanian Quastion, Lettre from the Govermet of Albnaia. 203 AQSH, F.14, V. 1921, D. 209, f. 102, the second meeting of the fourteenth Session, 2 September 1921.

Page 54: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

30

Marchese Imperiale dhe z. Balfour i cili ju referua procesverbaleve të Komisionit të pestë të Kuvendit i cili ishte marrë me pranimet e shteteve të reja në Lidhje. Ai sqaroi se ky komision në raportin e tij ishte shprehur së Shqipëria nuk kishte asnjë fanatizëm fetar, përkundrazi një bashkim të rrënjosur dhe një qeveri, e cila gëzon autoritetin e saj mbi të gjithë Shqipërinë.204

Noli nuk hoqi dorë asnjëherë nga lufta e tij aty ku mundej, konkretisht në LK, të

jepte argumente e kundër argumente në favor të zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare. Kjo ishte një luftë e vërtetë diplomatike, i pari në një forum të tillë ndërkombëtar. Fan Noli, kundërshtoi delegatin jugosllav duke sqaruar se Shqipëria kishte një qeveri e cila ishte e njohur nga gjithë populli shqiptar, e përkrahur prej parlamentit dhe kishte qendrën në mes të Shqipërisë. Ndërsa qeveria e Republikës së vetëshpallur të Mirditës përbëhej nga vetëm Marka Gjoni dhe kishte qendrën në Prizren, në tokë jugosllave. Noli më tej vazhdon duke vënë në dukje se Jugosllavia kishte zakon që në vendet të cilat i lakmonte, të krijonte republika. Kështu bëri edhe në Baranya të Maxharisë përpara se ta evakuonte, të njëjtën gjë po bënte dhe në Mirditë. Ndërsa në lidhje me kërkesën për të dërguar një komision në Shqipëri për të bërë një studim në vend, Noli shpreh dakordësinë e tij duke theksuar se ky ishte një propozim i bërë dhe më parë nga delegacioni shqiptar.205 Noli gjithashtu vë në dijeni se z. Balfour ashtu dhe z. Marchese Imperiali kishin bërë hapat e nevojshme që çështja shqiptare të zgjidhej sa më shpejt ose nga Konferenca e Ambasadorëve ose prej çfarëdo Fuqie tjetër të Madhe veçanërisht duke ia dërguar sa më parë vendimin Lidhjes së Kombeve d.m.th. përpara se çështja shqiptare të paraqitej dhe të diskutohej në Kuvendin e Lidhjes së Kombeve. Nga informatat që dispononte, Noli tregonte se kufijtë e jugut do të ishin ato të vitit 1913, ndërsa në veri do të bëheshin rektifikime.206 Ai shprehet se do t’i kundërshtonin rektifikimet, për të mbrojtur qytetet e Dibrës, Prizrenit edhe të Tuzit, aq më shumë për faktin se pas një rektifikimi të tillë, Shkodra futej në një kllapë edhe nga verilindja dhe i hapej shtegu Jugosllavisë për të shkelur në Shqipëri duke pasur vijë mbështetëse viset strategjike të Gorës dhe ato të Dibrës. Noli e shikonte të vështirë mbrojtjen e tezës shqiptare pasi kishte mësuar se edhe Anglia mbronte këtë mendim.207

Sikurse pritej, nën ndikimin Londrës dhe Parisit zyrtar, Asambleja e Lidhjes së

Kombeve doli me një rezolutë për këtë çështje, përmbajtjen e të cilës Noli e transmetoi për qeverinë shqiptare në telegramin e tij të datës 3 tetor 1921.208

1. Njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Shqipërisë; 2. Ftonte shtetet e interesuara (Shqipërinë, Serbinë dhe Greqinë) që të pranonin

vendimet e Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë shqiptarë;

204 AMPJ, V. 1921, D. 44, f. 232, Letër dërguar z. Pandeli Evagjelit, Ministër i Punëve të Jashtme nga Fan Noli, Gjenevë, 6 shtator 1921. 205 Po aty, f.233-234 206 Në veri do të bëheshin rektifikime, përpara Dibrës, Prizrenit (Gora dhe një pjesë e Lumës të cilat nuk u caktuan përfundimisht nga komisioni i caktimit të kufijve të 1913) dhe nga veri-lindja e Shkodrës (duke lëshuar Kastratin e Buzën e Ujit deri në Prue të Thatë, vijë e cila ishte kërkuar një kohë më parë nga Mali i Zi). 207 AMPJ, V.1921, D. 41/1, f. 530, Letër dërguar Z. Pandeli Evangjelit, Ministër i Punëve të Jashtme nga Fan Noli, Gjenevë, 6 shtator 1921. 208 AMPJ, V.1921, D. 44, f. 297, Telegram i Fan Nolit, Gjenevë, 3 tetor 1921.

Page 55: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

31

3. Këshilli i Shoqërisë së Kombeve të dërgonte një komision i cili do të kujdesej që të pushonte konfliktin dhe do të mbikëqyrte zbrazjen e vendeve që ishin zënë nga fqinjët deri sa të merrej vendimi nga Konferenca e Ambasadorëve;

Vihet re se propozimi i Nolit për një Komision Hetimor në Shqipëri ishte bërë pjesë e rezolutës, pika 3.

Noli informon se për këtë vendim ishin zhvilluar debate të ashpra nga delegatët serbë dhe grekë. Lordi Robert Cecili në Asamble i kishte këshilluar që të “merrnin si shembull moderatorin dhe sinqeritetin e delegatit shqiptar i cili kishte fituar simpatinë e përgjithshme për çështjen e vendit të tij”.209 Të nesërmen më 4 tetor 1921, Fan Noli i dërgoi Presidentit të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve një letër ku i kërkonte nevojën imediate të dërgimit të Komisionit në Shqipëri në zbatim të rezolutës së miratuar më 3 tetor.210 Sipas tij, qeveria shqiptare e shikonte prezencën e këtij komisioni të nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë dhe paqen midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj.211

Çështja e përcaktimit të kufijve shqiptarë do të vendosej nga Konferenca e

Ambasadorëve në Paris. Sipas Nolit, nëse Konferenca do të jepte një vendim të caktuar mbi kufijtë shqiptarë, ky vendim do të ishte me unanimitet dhe në këtë unanimitet, do të hynte edhe Italia e cila po përkrahte Shqipërinë. Sipas bisedimeve që Noli dhe delegacioni shqiptar kishte zhvilluar me mbështetësit e Shqipërisë, pikëpamja e tyre ishte se Shqipëria do t’i ekspozohej një rreziku shumë të madh nëse kundërshtonte vendimin që do merrej pasi përveç fqinjëve do të fitonte armiqësinë e Fuqive të Mëdha dhe atë të Lidhjes së Kombeve.212 Në këto kushte, Shqipëria duhej ta pranonte vendimin që do të merrej nga Konferenca e Ambasadorëve.

209Po aty, f. 297. 210 AMPJ, V. 1921, D. 50, f. 328, Letër e Fan Nolit dërguar presidentit të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve, Gjenevë, me 4 tetor 1921. 211 AQSH, F. 14, V.1921, D. 183, f. 45. Letër e Fan Nolit dërguar presidentit të Asamblesë së LK, Gjenevë, 4 tetor 1921. 212Po aty, f. 49.

Page 56: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

32

1.3 Qëndrimi i Nolit në Lidhjen e Kombeve ndaj të drejtave të minoriteteve. Mbarimi i Luftës së Parë Botërore, bashkë me shkatërrimin përfundimtar të

perandorive shumëkombëshe, shënoi përfundimin e procesit të krijimit të shteteve kombëtare në Ballkan. Si pasojë e disa vendimmarrjeve të panegociuara të ndërkombëtarëve për Ballkanin, por të arritura mbi ujdinë e interesave të tyre për ekuilibrin e zonave të dominuara, shtetet e reja ballkanike ose kishin lënë jashtë kufijve politike territore e popullsi të tyre, ose mbanin brenda tyre pakica popullsish që i përkisnin shtetit fqinj. Konferenca e Paqes në Paris në fund të Luftës së Parë Botërore ndoqi të njëjtën traditë në trajtimin e çështjeve ballkanike. Me zgjidhjet e saj të diktuara shkëputi territore nga humbësit duke ia bashkëngjitur ato fituesve pa marrë në konsideratë efektet politike e social-ekonomike që do të shkaktonte kjo për të dy palët. Në këtë logjikë minoritetet mbeten vazhdimisht mjet tensioni në marrëdhëniet mes shteteve fqinjë në rajon. Çështja e mbrojtjes së minoriteteve në shtetet e vogla ballkanike zuri një vend të rëndësishëm në diskutimin e të Mëdhenjve. Rendi i Ri Botëror kishte si qëllim të ngrihej mbi një sistem të ri vlerash dhe parimesh, midis të cilëve parimi i vetëvendosjes ishte kryefjalë për të garantuar drejtësinë për të gjithë kombet, pa bërë dallim mes atyre të mëdhenj dhe të vegjël.213 Lidhja e Kombeve do ishte institucioni ndërkombëtar, i krijuar me këmbënguljen e presidentit Uilson, që do të kishte objekt kryesor të punës trajtimin e çështjeve që do të lindnin në marrëdhëniet ndërkombëtare për shkak të vendimmarrjeve të diktuara të Konferencës së Parisit. Një ndër këto probleme dhe shumë i fuqishëm sidomos për Ballkanin ishte mbrojtja e të drejtave të minoriteteve të reja të krijuara nga zgjidhjet e Versajës, që ato të mos bëheshin shkak i fillimit të konflikteve të reja.

Në Ballkan kishte dështuar politika e përcaktimit të kufijve politikë të shteteve

ballkanikë në bazë të parimit të kombësisë dhe të vetëvendosjes për shkak se Fuqitë e Mëdha nisur nga interesat e tyre favorizonin njërin apo tjetrin shtet. Nga ana tjetër, kjo disfavorizohej dhe nga mungesa e kritereve që bënin dallimin mes kombeve dhe minoriteteve. Si rezultat i rritjes së numrit të minoriteteve në Ballkan, konsolidimi i brendshëm i shteteve në Ballkan dhe paqja e rajonit, diktohej nga marrëdhëniet që do të krijonin liderët ndërkombëtarë me minoritetet.214 Në kuadër të përmbushjes së objektit të saj të punës Lidhja e Kombeve, krijoi një sistem për mbrojtjen e minoriteteve duke i detyruar si shtetet e krijuara rishtazi dhe ato të cilat kishin zgjeruar territorin, që të angazhoheshin juridikisht për të nënshkruar dokumente për mbrojtjen e minoriteteve.215

Shqipëria e 1920-ës mbante brenda kufijve të saj politikë disa minoritete

kombëtare, si dhe kishte lënë jashtë kufijve të saj politikë shumë territore të banuara nga shqiptarë. Në këto rrethana historike qeveritë shqiptare herë pas here u përballën me kërkesën e Lidhjes së Kombeve për respektimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, sikurse ato kërkuan vazhdimisht pranë kësaj organizate mbrojtjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në prag të anëtarësimit të

213Po aty, 221. 214 Sonila Boçi, Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit 1939-1949 (Tiranë: QSA, 2012), 29. 215 Dhimitër Berati, Qëllimi dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve (Tiranë: Mbrothësia e Kristo Luarasit, 1931), 15.

Page 57: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

33

Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, më 15 dhjetor 1920, Asambleja e Lidhjes së Kombeve, i kërkoi shteteve kaukaziane dhe ballkanike, ndër të cilave dhe Shqipërisë, që pretendonin të bëheshin anëtare të saj, të merrnin masa që të rregullonin legjislacionin e brendshëm mbi minoritetet.216 Qeveria shqiptare tregoi gatishmërinë e saj për të plotësuar këtë kusht të Lidhjes. Por asaj krahas rregullimit të legjislacionit të brendshëm, iu kërkua dhe nënshkrimi i një deklarate për mbrojtjen e minoriteteve para Lidhjes së Kombeve. Zakonisht, këto detyrime u kërkoheshin shteteve që ishin krijuar nga Sistemi i Versajës ose shteteve që në përfundim të Luftës së Parë Botërore e kishin zgjeruar dukshëm territorin e tyre.217 Në të vërtetë, shteti shqiptar nuk hynte në asnjërën nga këto kategori. Por, detyrimet e veçanta të Shqipërisë në lidhje me minoritetet rridhnin nga një rezolutë e Asamblesë së Lidhjes së Kombeve.218 Ka pikëpyetje nëse nënshkrimi i Deklaratës së Minoriteteve ishte kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Dhimitër Berati në librin e tij Qëllimi dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve, shprehet se nënshkrimi i një deklarate për mbrojtjen e minoriteteve nuk ishte kusht për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, por “Shqipëria i plotësoi pa asnjë kundërshtim gjithë ato të drejta që vetë Lidhja e Kombeve i ka gjetur të arsyeshme”219. Ky konstatim lë të nënkuptohet se nënshkrimi i kësaj deklarate për mbrojtjen e minoriteteve ishte lënë në vullnetin e qeverisë shqiptare. Respektimi i Traktateve për Minoritetet ishte një nga parimet e Lidhjes së Kombeve, por që kjo nuk përbënte kusht për pranim në Lidhje. Qeveria Shqiptare pranoi të nënshkruante këtë traktat ende pa u pranuar në Lidhje220 me qëllimin e mirë se dëshironte të respektonte të gjitha të drejtat dhe liritë e minoriteteve gjuhësore dhe fetare që ndodheshin brenda territorit të saj.

Deklarata u nënshkrua më 2 tetor 1921 nga Fan Noli në emër të qeverisë shqiptare,

afro 10 muaj pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve221. Në deklaratën e nënshkruar, Shqipëria angazhohej për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare, gjuhësore, fetare etj.222 Studiuesja Sonila Boçi shprehet në librin e saj Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit 1939-1949 “se nënshkrimi i deklaratës së minoriteteve nuk ishte thjesht dhe vetëm akt i një vullneti të mirë nga ana e qeverisë shqiptare. Gjatë zhvillimit të Konferencës së Paqes, delegacionit shqiptar që përfaqësonte qeverinë e Durrësit, i ishte dashur disa herë të theksonte vullnetin e qeverisë shqiptare për t’u garantuar minoriteteve të gjitha të drejtat që u njiheshin nga e drejta ndërkombëtare”.223 Në kuadër të kësaj, përfaqësuesit shqiptarë në Konferencën e Paqes, ishin shprehur se ishin të gatshëm t’u akordonin minoriteteve të gjitha të drejtat që shtetet

216 L. Dushku, “Debatet shqiptaro-greke…”, 76. 217 S. Boçi, Minoritetet në Shqipëri , 61. 218 L. Dushku, “Debatet shqiptaro-greke…”, 76. 219 Dh. Berati, Qëllimi dhe .., 16. 220 AMPJ, V. 1920, D.74, f.31. League of Nation, Protection of minorities in certain states Seeking admission to the League of Nation, 15 December 1920. 221Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve me 17 dhjetor 1920 222 Dhimitër Berati, Shënime Historike. Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, (Tiranë, Husi Borshi, 2007), 36. 223 S. Boçi, Minoritetet në Shqipëri…, 61-62.

Page 58: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

34

e qytetëruara u japin atyre.224 Megjithatë, referuar debatit parlamentar të zhvilluar gjatë procesit të ratifikimit të Deklaratës së Minoriteteve në Parlamentin Shqiptar, Noli si ministër i Punëve të Jashtme të kohës deklaroi disa herë se nënshkrimi i deklaratës ishte kusht për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Në qoftë se nuk do të nënshkruhej sipas Nolit, Shqipëria nuk do të pranohej në Lidhjen e Kombeve225. Ai sqaron se226: “Këtë deklaratë mbi mbrojtjen e minoriteteve që janë nënshtetas shqiptarë banues në Shqipëri, jemi zotuar ta pranojmë si një kusht për të hyrë në Lidhjen e Kombeve, pse kur na thirrën a na thanë që Shqipëria do të futet në Lidhjen e Kombeve, na thanë të bëjmë këtë deklaratë për mbrojtjen e minoriteteve. Këtë deklaratë për mbrojtjen e minoriteteve e kanë nënshkruar të gjitha shtetet e tjera që kanë dalë nga lufta. Në këtë deklaratë nuk japim as më tepër as më pak të drejta seç kanë dhënë Çekosllovakia, Polonia, Jugosllavia, Greqia, Finlanda. Përveç këtyre shteteve, edhe shtete që nuk kishin marrë pjesë në luftë të cilat u futën pastaj në Lidhjen e Kombeve, u shtrënguan të nënshkruanin një deklaratë si kjo.”227 Mbrojtja e minoriteteve lidhej dhe me mendësinë politike të Nolit. Ai ishte i hapur në mendimet e tij politike, i qartë për angazhimet ndërkombëtare që rridhnin nga anëtarësia në Lidhjen e Kombeve dhe nevojën që kishte Shqipëria e vogël për mbrojtjen e paanshme të kësaj organizate, si dhe i brumosur me filozofinë amerikane të mbrojtjes së të drejtave të njeriut kudo ndodheshin, Fan Noli ishte mbështetës i flaktë i mbrojtjes së pakicave kombëtare brenda kufijve politikë të një shteti.

Noli vuri në dijeni deputetë shqiptarë se pavarësisht se delegacioni shqiptar iu

kishte bërë të qartë anëtarëve të Lidhjes së Kombeve se këto të drejta u janë garantuar minoriteteve në Shqipëri, ata megjithatë kishin kërkuar nënshkrimin zyrtar të këtij akti.228 Kjo kishte ndodhur pak ditë para se të mbyllej Asambleja e fundit, kohë në të cilën Këshilli Administrativ i Lidhjes së Kombeve, kishte kërkuar nënshkrimin e deklaratës. Artikujt e kësaj deklarate përputhen pikë për pikë me traktatet që kanë nënshkruar dhe vendet e tjera. Mosratifikimi i kësaj deklaratë nga Parlamenti Shqiptar, shprehej Noli, do të linte një përshtypje jo të mirë para Lidhjes së Kombeve e cila kishte ndihmuar kaq shumë Shqipërinë.229 Sipas Nolit “Ky ishte një zotim ndërkombëtar që kemi nënshkruar dhe pa dyshim nuk do të ishte një gjë e mirë të niseshim me mosmbajtjen e premtimeve dhe me një shkelje”230.

Gjatë debatit parlamentar pati disa pyetje dhe replika ndaj Nolit në lidhje më

dakordësinë e ratifikimit. Pyetjes nëse kishte marrë instruksione të veçanta në lidhje me nënshkrimin e këtij akti, Noli ju përgjigj se delegacioni shqiptar ndonëse ishte fuqiplotë për nënshkrimin e saj nga qeveria shqiptare, kishte marrë dhe instruksione të veçanta nga ajo.231 Një pyetje e vazhdueshme që iu adresua Nolit, ishte nëse Serbia dhe Greqia e

224 Po aty, 62. 225 Debatet parlamentare, Mbledhja XXXI, datë 18 shkurt 1922, fjala e Nolit si Ministër i Punëve të Jashtme, f. 364. 226Po aty, f. 353-356. 227Po aty, f. 356. 228Po aty, f. 359. 229Po aty, f. 356. 230Po aty, f. 358. 231 Po aty, f. 354.

Page 59: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

35

kishin nënshkruar këtë deklaratë dhe nëse e kishin ratifikuar atë. Kjo padyshim lidhej me kujdesin nëse këto dy vende kishin të njëjtat detyrime ndaj shqiptarëve që jetonin në këto vise. Në lidhje më këtë, Noli i sqaroi se këtë angazhim Greqia, Serbia, Polonia dhe Çekosllovakia e kishin marrë ndaj njëra-tjetrës përpara Konferencës së Paqes, ndërsa shteti shqiptar e kishte marrë kundrejt Lidhjes së Kombeve. Ky nuk ishte një angazhim kundrejt Greqisë ose Jugosllavisë, por ishte një traktat drejtpërdrejtë me Lidhjen e Kombeve që ishte shumë më mirë se të ishte një traktat me Greqinë ose Jugosllavinë të cilat sipas tij do të na “hiqnin zvarrë në çdo minutë përpara Lidhjes së Kombeve”.232 Ajo çfarë evidentohet gjatë debatit të zhvilluar, janë tiparet e Nolit si politikan bindës e argumentues për të gjitha veprimet e procedurat e kryera në emër të qeverisë shqiptare, por njëkohësisht largpamës dhe i orientuar drejtë në nevojat që kishte Shqipëria për të mbijetuar në vorbullën e ngjarjeve ndërkombëtare që pasuan Luftën e Parë Botërore.

Edhe nëse kërkesa për nënshkrimin e deklaratës së minoriteteve të mos kishte karakter detyrues, Shqipëria ishte e detyruar ta nënshkruante për shkak të situatës ndërkombëtare në të cilën ndodhej shteti shqiptar. Në Konferencën e Ambasadorëve ishte në diskutim e sipër çështja e kufijve shqiptar, nga ku pritej dhe zgjidhja përfundimtare e tyre. Ndërkohë qeveria shqiptare kërkonte që kjo çështje të trajtohej nga Lidhja e Kombeve, e cila perceptohej nga shqiptarët dhe popujt e tjerë të vegjël, si forumi ndërkombëtar më i paanshëm për trajtimin e problemeve të tyre ku ata kishin të drejtë të kërkonin zgjidhje sa më të drejta e të pranueshme nga të gjithë. Prandaj ishte në interesin e shtetit shqiptar që të tregonte gatishmërinë dhe bindjen e tij ndaj legjislacionit të Lidhjes. Mbështetja e të drejtave për minoritetet në Shqipëri do të krijonte siguri dhe do të ndihmonte në rikonfirmimin e kufijve të shtetit shqiptar të vitit 1913.233 Duke treguar këtë gatishmëri, në të njëjtën kohë qeveria shqiptare përcillte mesazhin se kishte të gjitha kapacitetet e mundshme për të plotësuar këtë detyrim kaq të rëndësishëm. Ky fakt ndikonte pozitivisht në opinionin ndërkombëtar për qeverinë shqiptare e cila nuk ishte njohur ende nga shtetet anëtare pasi nuk ishte marrë akoma vendimi final për statusin dhe kufijtë e shtetit shqiptar. Nënshkrimi i deklaratës, ishte shumë i rëndësishëm edhe për të penguar politikat diskriminuese të fqinjëve. Në Deklaratën e Minoriteteve parashikohej se të drejtat e tyre do të garantoheshin nga Lidhja e Kombeve. Statuti i Lidhjes së Kombeve nuk lejonte asnjë shtet që nuk ishte anëtar i Këshillit të saj të ngrinte në këshill çështje që lidheshin me minoritetet. Kjo klauzolë pengonte ndërhyrjen e shteteve fqinje të Shqipërisë, të cilat ndiqnin një politikë “irredentiste”, nën pretekstin e mbrojtjes së minoriteteve.234

Noli u përpoq që Deklaratën e Minoriteteve ta përdorte si një mjet “presioni”, ndaj

shteteve fqinjë duke iu kërkuar atyre të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi, ndaj shqiptarëve, ashtu sikurse ajo ndërmori ndaj pakicave të tyre në Shqipëri. Kështu, krahas marrjes së përgjegjësive ndaj minoriteteve në Shqipëri, Noli në të njëjtën seancë tërhoqi vëmendjen e Këshillit mbi çështjen e minoritetit shqiptar në Greqi dhe në Jugosllavi me kërkesën për

232 Po aty, f. 364. 233 S. Boçi, Minoritetet në Shqipëri…, 62. 234 Po aty.

Page 60: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

36

t’i dhënë atyre të njëjtat të drejta.235 Për të treguar disproporcionin midis trajtimit të minoriteteve në Shqipëri dhe shqiptarëve në dy fqinjët e saj, Noli në fjalimin e tij bëri një paralelizëm të realiteteve që qëndronin mes dy anëve të kufijve.

Para nënshkrimit të kësaj deklarate, qeveria greke i kërkoi Lidhjes së Kombeve të detyronte qeverinë shqiptare të pranonte të drejtën e Greqisë për të folur në forumet e Lidhjes në emër të minoritetit grek në Shqipëri, kërkesë kjo që nuk u pranua236. Një atribut i tillë në bazë të deklaratës i takonte vetëm anëtarëve të Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Fan Noli si përfaqësues fuqiplotë i Shqipërisë, nënshkroi Deklaratën e Minoriteteve.237 Ai deklaroi se qeveria e tij “do të merrte parasysh çdo rekomandim që mund t’i bëhej për minoritetet nga Lidhja e Kombeve”238. Deklarata për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve ishte mjaft e avancuar për kohën në përmbajtjen e saj, kur koncepti “minoritet” dhe “mbrojtje të drejtave të tyre” akoma nuk kuptoheshin qartë nga ballkanasit e dalë nga një histori luftërash. Përmbajta e plotë e Deklaratës së Minoriteteve të nënshkruar nga Noli është si më poshtë:239 “Art. 1. Ujdirat (stipullatat) që përmban kjo deklaratë do të quhen si ligje themelore në Shqipëri. Asnjë ligj, asnjë rregullore as dhe një vepër zyrtare nuk do të jenë në kundërshtim me këto ujdira ( stipullata) si dhe asnjë ligj, asnjë rregullore e vepër zyrtare nuk do të kenë më tepër fuqi nga këto stipullata, as tani as në të ardhmen. Art. 2.- gjithë ndënjësvet të Shqipërisë do t’u jepet mbrojtje e plotë e jetës dhe lirisë tyre, pa ndryshim lindje, kombësie, gjuhe, race e feje. Të gjithë banuesit e Shqipërisë do të kenë të drejtë të përdorin lirisht fenë dhe besimin e tyre gjer sa këto të mos jenë në kundërshtim me qetësinë publike dhe me zakonet. Secili do të ketë të drejtë të ndërrojë fenë. Masa të përkatëshme do të merren për Muhamedanët për rregullimin, të njësuara me zakonet muhamedane, të çështjeve të së drejtave fëmijërore edhe të statutit personal. Art. 3.-Të gjithë ata që janë lindur në Shqipëri edhe që s’janë lindur nënshtetas të një shteti tjetër do të quhen vet-vetiu (ipso fakto) si nënshtetas shqiptarë. Ata që kanë qenë ndenjës në Shqipëri përpara luftës, gratë e tyre dhe bijtë e vegjël në versin 18 vjeç e poshtë, do të kenë të drejtë, në qoftë se dëshirojnë, të bëhen qytetarë shqiptarë brenda në dy vjet që nga data e kësaj deklarate (2 tetor 1921). Do të quhen nënshtetas grekë, vetvetiu dhe pa asnjë formalitet, nënshtetasit shqiptarë të cilët në datën e të vënit në veprim të traktatit midis Fuqive të Mëdha dhe të Greqisë të nënshkruar në Sevrës me datë 10 gusht 1920, u ndodhën ndenjës ndër viset që iu dhanë Greqisë me anën e traktatit të bërë më pastaj nga 1 janari 1913. Me gjithë këtë të 235AMPJ, Viti 1921, D. 45, f. 340/2. 236 L. Dushku, “Debatet shqiptaro-greke…”, 77. 237 AMPJ, V. 1921, D. 41, f.209; AMPJ, V.1921, d. 45, f. 340/2. 238 Dh. Berati, Qëllimi dhe organizimi ...., 18. 239 AMPJ, V.1921, D. 87, f. 176 - 177, Mbrojtja e minoriteteve në Shqipëri, Deklarata që bëri përfaqësonjësi i Shqipërisë me 2 Tetor 1921; AMPJ, V. 1921, D. 45, f. 340/4 - 340/5.

Page 61: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

37

sipërthënit do të kenë të drejtë të zgjedhin nënshtetësinë shqiptare ashtu si është treguar në art. 3 të Traktatit të Sevrës dhe as një pengim nuk do t’u bëhet në zbatim të kësaj të drejte. Kjo e drejtë zgjedhjeje e nënshtetësisë duhet të bëhet brenda një moti që nga data e të vënit në veprim të këtij traktati (de Sevre). Shqipëria është gati t’u shtrohet porosirave (vesaja) që do t’i bëhen nga ane e këshillit të Shoqërisë së Kombeve, mbi emigracionin e të dy palëve (mytekabil-hixhret) edhe me vullnetin e atyre që përbëjnë Minoritetet etnike. (Nesli ekaliet) Art. 4.- Të gjithë nënshtetasit Shqiptarë janë njësh para ligës edhe do të gëzojnë të gjitha ato të drejta civile e politike pa ndryshim race, gjuhe e feje. Në Shqipëri do të zbatohet një sistem zgjedhjeje duke marrë parasysh se të drejtat e Minoriteteve të racës, fesë edhe të gjuhës. Ndryshimi i fesë, i besimit dhe i përdorimit të fesë (confession) nuk duhet të lëndojë asnjë nënshtetas Shqiptar në sa i përket përfitimit mbi të drejtat civile e politike të tij e veçanërisht mbi pranimin e tij në shërbim të Shtetit, në nëpunësira, në nderime dhe në ushtrim të mjeshtërimeve të ndryshme e industrisë. Nënshtetasit Shqiptarë të ç’do gjuhe nuk do t’u vijet asnjë ngushtim në përdorimin e lirë të tyre si në marrëdhëniet private, tregëtije, ashtu dhe në çështje feje, shtypi, botimi ç’do lloji dhe për mbledhjet botërore. Megjithëse Qeveria Shqiptarë ka vendosur një gjuhë zyrtare, do t’u jepen lehtësira të përkatëse nënshtetasve Shqiptarë që flasin një tjetër gjuhë se atë zyrtaren për përdorimin e gjuhës së tyre si me fjalë ashtu dhe me shkrim përpara gjyqeve. Art. 5.-Nënshtetasi Shqiptarë që bën pjesë te Minoriteteve të racës, fesë a të gjuhës, do të ketë gjithë ato të drejta dhe sigurime që kanë nënshtetasit Shqiptarë. Këta do të kenë sidomos një të drejtë të njëanshme që të mbajnë, të drejtojnë e të kontrollojnë, me të hollat e tyre apo të krijojnë në kohën e ardhme, shoqëria mirëbërëse (Myesisat-i-hairie) fetare e shoqëror, shkolla e të tjera ndërtesa mirëpritjeje, duke pasur të drejtë të përdorin lirisht gjuhën e vet e duke vepruar lirisht fenë e tyre. Qeveria Shqiptare brenda në gjashtë muaj që nga data e kësaj deklarate do t’i paraqesë Këshillit të Shoqërisë së Kombeve shpjegime të plota në sa i përket statutit legal të komuniteteve fetare, kishave, manastireve, shkollave, shoqërijave mirëbërëse të minoriteteve të racës, fesë edhe gjuhës. Qeveria Shqiptarë do të marrë para sysh të gjithë porositë që shoqëria e Kombeve do t’i japë mbi këtë pikë. Art. 6.- Sa për çështjen e mësimit botor, nëpër qytetet e krahinat ku banon një përpjesëtim i mjaftueshëm prej nënshtetasve shqiptare që nuk flasin gjuhen zyrtare, Qeveria Shqiptarë do t’u japë (akordojë) lehtësira të posaçme për të siguruar që fëmijëve të këtyre nënshtetasve, në shkollat fillore t’u jepet mësim në gjuhen e vet. Po kjo (stipullatë) nuk e ndalon aspak Qeverinë Shqiptarë që të vërë në këto shkolla mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë të detyrueshme (obligatorë).

Page 62: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

38

Në qytetet e në krahinat ku ndodhet një përpjesëtim i mjaftueshëm nënshtetasish shqiptarë prej minoriteteve të racës, fesë a gjuhës, këtyre (minoriteteve) do t’u sigurohet një pjesë ë drejtë të shumave që mund të ndahen prej të hollave botore (fond publics) të buxhetit të shtetit, katunarive a të tjerave për qëllim mirëpritjeje, feje a mirë bërjeje. Art. 7.- për sa, stipollatat e artikujve të lart-shënuar të kësaj deklarate, vihen në veprim për minoritetet e racës, fesë a gjuhës, këto stipullata përbëjnë detyra interesi ndërkombëtar edhe do të vihen nën sigurimin e Shoqërisë së Kombeve. Këto nuk mund të ndërrohen (modifikohen) pa pëlqimin e shumicës së Këshillit të Shoqërisë së Kombeve. Si ç’do anëtar i Këshillit të Shoqërisë së Kombeve do të ketë të drejtë të tërheqë vërejtjen e Këshillit mbi të çartunit a rrezikun e të çartunit (infraction) të ndonjërës nga këto detyra, edhe Këshilli mund të veprojë në një t’atillë mënyrë e të japë porosi që do të duken të arsyeshme dhe efekt-prurëse në këtë rast. Në qoftëse midis Shqipërisë dhe një Fuqie tjetër, anëtare të Këshillit të Shoqërisë së Kombeve, lind një ndryshim pik-pamje mbi çështje të drejtash e veprimesh të artikujve lart përmendur, ky ndryshim pik-pamjesh do të quhet si një mos-marrëveshje (differend-ihtilaf) që ka karakter ndërkombëtar sipas artikullit të Paktit të Shoqërisë së Kombeve. Çdo mos-marrëveshje këso dore do të dërgohet, në qoftë se e kërkon ana tjetër, në Gjyqin e Përhershëm të Drejtësisë Ndërkombëtare. Vendimi i këtij Gjyqi do të jetë i pa diskutueshëm edhe do të ketë fuqinë e vleftën e një vendimi të dhënë në themel të artikullit 13 të Paktit”.

Në nenin e parë të Deklaratës thuhej se dispozitat e kësaj deklarate do të njihen si

ligj bazë në Shqipëri240. Referuar këtij neni, rëndësia dhe fuqia juridike e Deklaratës ishte e përcaktuar që në nenin e parë të saj, ku sanksionohet që dispozitat e kësaj deklarate do të quheshin ligj themelor në Shqipëri, ç’ka do të thotë që çdo ligj apo akt ligjor nuk dilte mbi të, por duhej të ishin në përputhje me të, në të kundërt ato do të ishin nul. Pra, si akt ndërkombëtar kishte përparësi ndaj atyre kombëtare. Në Statutet Themeltare si të Republikës Shqiptare, ashtu dhe të Monarkisë Shqiptare nuk u përfshinë norma specifike për minoritetet241. Siç kuptohet, u mjaftua me këtë deklaratë zgjidhja e çështjeve që lidheshin me minoritetet në Shqipëri. Ky nen thekson rëndësinë e kësaj deklarate dhe në qoftë se do të bënim një renditje të hierarkisë së akteve që rregullojnë trajtimin e të drejtave të minoriteteve, atëherë kjo deklaratë do të qëndrojë në krye të piramidës.

Kryefjalë e deklaratës së nënshkruar nga Noli është fakti se minoriteteve që

jetonin në Shqipëri, ju njiheshin de jure të drejta të barabarta me shtetasit e tjerë shqiptarë duke e shtrirë efektin e saj në një spektër të gjerë. Neni dy i kësaj deklarate thekson mbrojtjen e barabartë përpara ligjit duke hequr çdo mundësi diskriminimi për shkak kombësie, gjuhe, race apo feje. Liria e fesë, sanksionohej jo vetëm në të drejtën e

240 Cour permanente de Justice Internationale, École Minoritaire en Albanie, documents transmis par le Secretaire General de la Société des Nations, janvier 1935, f. 11 241 Luan Omari, “Kushtetuta e Shqipërisë dhe pakicat kombëtare”, në: Tribuna Juridike, Nr. 40 (1), 2003, 8.

Page 63: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

39

ushtrimit të saj, por dhe të ndërrimit të saj. Gjithashtu, ky nen përfshinte dhe marrjen e masave të posaçme për muhamedanët në mënyrë që çështjet e të drejtave të njësohen me zakonet muhamedane.

Deklarata, përcaktonte mënyrën e fitimit të nënshtetësisë shqiptare. Shqiptarëve

që banonin në trojet e aneksuara nga Greqia ju njihej e drejta që të zgjidhnin nënshtetësinë shqiptare dhe asnjë pengim nuk do të bëhej në ushtrimin e kësaj të drejte. Ajo gjithashtu, përmban dispozita për garantimin e të gjitha të drejtave civile e politike pa dallim race, gjuhe apo feje. Kjo e drejtë përforcohej nga sanksionimi që në Shqipëri do të zbatohej sistemi i zgjedhjeve që do të merrte parasysh të drejtën e minoriteteve të racës, fesë dhe të gjuhës. Pjesë e deklaratës ishte dhe parashikimi i përdorimit të lirë të gjuhës amtare dhe mbajtja e shoqatave të bamirësisë. Në deklaratë parashikohej, gjithashtu, që qeveria shqiptare brenda një periudhe prej gjashtë muajsh nga nënshkrimi i deklaratës do t’i paraqiste Këshillit të Lidhjes së Kombeve të dhëna të detajuara mbi komunitetet fetare, kishat, manastiret, shkollat, shoqatat e bamirësisë të minoriteteve të racës, të fesë dhe të gjuhës242.

Përfaqësuesi grek nuk vlerësoi nënshkrimin e Deklaratës së Minoriteteve nga Noli

duke e konsideruar thjeshte si një akt detyrues të Lidhjes. Ai u mjaftua me shprehjen e mirënjohjes së qeverisë helenike, ndaj Këshillit të Lidhjes i cili mori në konsideratë disa nga sugjerimet e asaj qeverie mbi minoritetet në Shqipëri. Madje, duke vazhduar qëndrimin e tij mosbesues ndaj qeverisë shqiptare, Dendramis tërhoqi vëmendjen e Këshillit “mbi nevojën për të mbajtur në Shqipëri privilegjet sekulare, fetare, dhe shkollore, të cilat kombi grek i kishte gëzuar në të gjitha territoret e Turqisë së Lashtë. Qeveria greke e shihte bashkëpunimin shqiptaro-grek në harmoni me caktimin e kufirit jugor të Shqipërisë, nga Këshilli Suprem i Konferencës së Ambasadorëve, në konformitet me rivendikimet e ligjshme të Greqisë si dhe me adaptimin nga ana e Lidhjes së Kombeve të një statusi juridik të pakicave në Shqipëri”.243 Ndërsa për pakicat shqiptare në Greqi, ai thjeshtë përmendi nënshkrimin e traktatit për pakicat në Sevrë, i cili kishte mbetur i paratifikuar, për shkak se neni i fundit i tij kushtëzonte hyrjen në fuqi në të njëjtën kohë me traktatin që do të rregullonte përfundimisht fatin e Thrakës.244

Në një kohë kur shtetet fqinje ushtronin trysni mbi qeveritë shqiptare për të siguruar të drejta maksimale për minoritetet e tyre në Shqipëri, popullsisë shqiptare në shtetet fqinjë nuk i ishin garantuar as të drejtat minimale të jetës dhe të pronës. Noli në fjalimin e mbajtur përpara Këshillit të Lidhjes bën një krahasim të trajtimit të minoriteteve në Shqipëri dhe shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve duke u shprehur se shqiptarëve në Jugosllavi dhe në Greqi nuk u lejohej hapja e shkollave në gjuhën shqipe ndërsa minoritetet e tyre në Shqipëri e gëzonin këtë të drejtë.245 Fan Noli tregoi se: “në provincën e Kosovës, që i është aneksuar Jugosllavisë më 1913, ka afërsisht një milion

242 Cour permanente de Justice Internationale, École Minoritaire en Albanie, documents transmis par le Secretaire General de la Société des Nations, janvier 1935, f. 11 243 L. Dushku, “Debatet shqiptaro-greke…”, 78. 244Po aty. 245 AQSH, Fondi 251, V. 1921, D 149, Fjala e Fan Nolit në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, 25 qershor 1921

Page 64: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

40

shqiptarë. Serbët nuk u kanë lejuar atyre që të hapin as edhe një shkollë të vetme, ndërsa në Shqipëri, fshati i vetëm serb Vraka që ndodhet fare pranë Shkodrës dhe që përfshin 100 banorë, ka mundur të hapë një shkollë serbe. Çamëria, kryekëput shqiptare që i është aneksuar Greqisë më 1913, nuk ka të drejtë të hapë as edhe një shkollë shqipe, në një kohë kur minoriteti i vogël grek në Shqipërinë e Jugut ka mjaft shkolla greke.”246 Në tërësinë e saj Deklarata ishte një instrument ligjor i rëndësishëm që përmbante parime të përgjithshme në një kuadër të gjerë të mbrojtjes të së drejtave të minoriteteve. Ajo ishte garanci e madhe e mbrojtjes së tyre dhe një tregues i konsolidimit të shtetit shqiptar që merrte përsipër zbatimin e saj. Pavarësisht rëndësisë së nënshkrimit të saj nga përfaqësuesi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve Fan Noli, ndaj këtij akti pati disa reagime që e kundërshtonin atë. Kundërshtime kishte në veçanti për nenin 4 të deklaratës gjatë debatit për zgjedhjet në parlament. Debati qëndronte në ruajtjen e pjesëmarrjes fetare në mënyrë proporcionale. Qazim Koculi e kritikoi këtë pretendim duke u shprehur se kjo çështje ishte një përçarje. Gjithashtu, V.Xhuvani vuri në dukje se “kjo deklaratë e Lidhjes së Kombeve është për mbrojtjen e minoriteteve nacionale, se shqiptarët nuk e kanë kërkuar që kristianët apo muhamedanët të kenë privilegje të tilla”.247 S.Vuçiterni u shpreh se ndjenjat e popullit shqiptar e bënin të panevojshme vendosjen e proporcioneve fetare në parlament duke e argumentuar me një shembull konkret, nga zona e Lurës, ku kishte 200 familje muhamedane dhe 3-4 familje katolike kishin zgjedhur një krahinar të krishterë. Ndërsa në Kthjellë ku të gjithë ishin katolikë dhe vetëm 3-4 shtëpi myslimane, kishin zgjedhur krahinarin e tyre mysliman.248 Gjithashtu, pati dhe disa paqartësi në lidhje me përdorimin e gjuhës amtare nga ana e minoriteteve në gjykim. Noli sqaroi se ky nen i deklaratës kishte si qëllim pengimin e shtypjes së pakicave minoritare që nuk dinin gjuhën zyrtare. Për të shmangur këtë padrejtësi, ishte lejuar përdorimi i gjuhës së tyre. Ky paragraf i ishte imponuar jo vetëm Shqipërisë por dhe vendeve të tjera.249 Pavarësisht kritikave, mund të pohohet se parimet e përgjithshme të deklaratës kishin si qëllim një rregullim sa më të drejtë dhe të barabartë të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri pa cenuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Deklaratat apo marrëveshjet ndërkombëtare janë të strukturuara në parime të përgjithshme, janë ligjet apo aktet e tjera nënligjore që dalin në zbatim të saj të cilat rregullojnë më specifikisht dhe në mënyrë më të detajuar të drejtën, duke shmangur kështu keqinterpretimet sipas interesave të ndryshme të palëve të interesuara. Për të provuar qëllimin e saj të mirë ndaj minoriteteve, qeveria shqiptare i premtoi Lidhjes së Kombeve se të drejtat e komuniteteve fetare do t’i rregullonte me anën e një 246 Fan S. Noli, Vepra 6, 106. Noli në këtë fjalim, tregon gjithashtu në lidhje me trajtimin arsimor që ju bëhet shqiptarëve përtej kufirit si dhe serbëve dhe grekëve që jetonin në Shqipëri. Kështu shqiptarët në të dy anët e kufirit nuk kishin asnjë shkollë, ndërkohë pakicat serbe dhe greke në trevat shqiptare kishin disa shkolla. 247 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, mbledhja e XIX, shtator 1923, f.202. 248Po aty, f. 202. 249 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja XXXI, datë 18 fruer (shkurt) 1922, fjala e Nolit si Ministër i Punëve të Jashtme, f. 357.

Page 65: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

41

ligji me frymë të gjerë liberale. Pas plotësimit të premtimit, qeveria shqiptare mori feedback pozitiv nga Lidhja e Kombeve në shenjë të zbatimit të detyrimeve që rridhnin nga traktatet që kishte nënshkruar.250 Deklarata e nënshkruar nga Noli u ratifikua nga Shqipëria më 17 shkurt 1922 dhe dokumenti i ratifikimit u depozitua në Sekretariatin e Lidhjes së Kombeve, më 22 mars 1922.251 Noli jep sqarime në Parlament në lidhje me vonesën e ratifikimit të deklaratës. Ai tregon se në momentin kur u kthye nga delegacioni i Lidhjes së Kombeve, i kishte paraqitur deklaratën Ministrit të Punëve të Jashtme të asaj kohe, por parlamenti ishte i mbyllur. Më pas vetë ngjarjet që rrodhën e bënë të pamundur dërgimin më parë të deklaratës në parlament.252 Pas ratifikimit dhe depozitimit ne Lidhjen e Kombeve, qeveria shqiptare mblodhi të dhëna për pakicat që jetonin në vend dhe më 7 korrik 1922, i dërgoi Lidhjes së Kombeve raportin mbi gjendjen e minoriteteve në Shqipëri.253 Në këtë raport, theksohej se ligjet që ishin në fuqi në Shqipëri dhe rregullat e ndryshme siguronin një trajtim të barabartë të minoriteteve në aspektin e të drejtave publike, civile dhe sociale. Gjithashtu trajtohej dhe tolerancë fetare në vend. Megjithatë, historia do të dëshmojë se për garantimin e të drejtave të minoriteteve nuk do të mjaftonte vetëm vullneti i shtetit shqiptar. Madje vullneti pozitiv i saj u shfrytëzua nga shtetet fqinjë. Në këto kushte, minoritetet u bënë shpesh objekt diskutimi në marrëdhëniet e shtetit shqiptar me qeveritë e shteteve fqinje gjatë viteve 1920-1924. Kjo periudhë korrespondon kur çështja e kufijve shqiptarë nuk ishte zgjidhur përfundimisht dhe nuk ishin vendosur ende marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe fqinjëve ballkanikë. Shkak për këtë situatë fërkimesh nuk ishte dëshira e minoriteteve për t’u bashkuar me shtete e tyre amë, por ishte rrjedhojë e politikave të shteteve fqinjë ndaj shtetit shqiptar, si dhe sjelljes së tyre agresive ndaj minoriteteve shqiptare. 254

250 Dhimitër Berati, Shënime Historike mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve (Tiranë: Husi Borshi, 2007), 35. 251 Beqir Meta, Minoritetet dhe ndërtimi kombëtar në Shqipëri 1912 - 1924 (Tiranë, Instituti i Historisë, 2013), 565. 252 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja XXXI, datë 18 shkurt 1922, fjala e Nolit si Ministër i Punëve të Jashtme, f. 360. 253 B Meta, Minoritetet dhe ndërtimi.., 565. 254 S. Boçi, Minoritetet në Shqipëri…, 64.

Page 66: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

42

1.4 Veprimtaria e Fan Nolit si ministër i Punëve të Jashtme.

Vitet 1921-1922 në Shqipëri, karakterizohen nga një situatë politike e tensionuar dhe krejt e paqëndrueshme. Qeveria e Pandeli Evangjelit nën presionin e forcave çifligare dha dorëheqjen. Qeveria e re nën kryesinë e Qazim Koculi, emëroi Ministër të Punëve të Jashtme Nolin, por fati i saj ishte tepër i shkurtër, sepse qëndroi në pushtet vetëm disa orë. Noli ndodhej në Korçë kur mori ftesën e Hasan Prishtinës për t’u emëruar po në të njëjtin pozicion të cilën e refuzoi. Ai e justifikoi refuzimin me argumentin se nuk kishte mundësi të konsultohej me partinë e tij duke qenë se ishte në Korçë.255 Kjo tregon dhe një ndër cilësitë e një politikani demokrat me parime liberale që pavarësisht se kryeson një parti politike, nuk e shndërron partinë e tij në parti lideri, por realizon funksionin e tij politik duke u mbështetur në frymën e bashkëpunimit. Një ditë më vonë H. Prishtina dha dorëheqjen dhe Këshilli i Lartë ngarkon I. Kosturin të formonte një qeveri teknike derisa të hapte punimet parlamenti. Më pas, u caktua Xhafer Ypi të formonte qeverinë e re, ku Nolit iu propozua pozicioni i ministrit të Punëve të Jashtme.256 Pra kishte një dakordësi midis disa kabineteve qeveritare që postin e ministrit të PJ ta mbante Noli, pikërisht për vlerat, aftësitë dhe kontributin që kishte dhënë në këtë fushë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhen e Kombeve ishte rezultat i disa faktorëve por,

roli vendimtar i një arritje të tillë të qeverisë shqiptare ishte padyshim i figurës së Fan Nolit i cili ishte në krye të delegacionit shqiptar në Gjenevë. Ai dha një kontribut shumë të madh në trajtimin e çështjes shqiptare pranë Lidhjes së Kombeve që ishte organizata më e madhe e kohës duke spikatur me tiparet e një diplomati të suksesshëm. Kjo u komentua jo vetëm në shtypin e brendshëm por dhe atë ndërkombëtar. Kështu, Noli filloi karrierën diplomatike duke mbartur me vete një sukses shumë të madh që lidhej me emrin e tij. Kjo solli që ai të ishte shumë i dëshiruar për të qenë në postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë shqiptare, pasi pothuajse të gjitha qeveritë deri më 1921 e kishin pjesë të listave të tyre. Në fillim ai refuzoi të ishte pjesë e kabinetit të qeverisë, por me insistimin e miqve të “Vatrës”, pranoi të hynte në qeverinë e Xhafer Ypit.257 Kështu, në bazë të propozimit të Kryesisë Nr. 3220/II të datës 24/XII/1921 në formimin e kabinetit të ri, Fan Noli emërohet ministër i Punëve të Jashtme258. Për shkak të situatës së paqëndrueshme politike në Shqipëri, emërimi i Nolit si ministër u pa me entuziazëm në kuadër të përmirësimit të politikës së jashtme të Shqipërisë. Por, nga ana tjetër kishte skepticizëm në suksesin e tij për shkak të rrethanave të realitetit politik shqiptar, se sa do të mundej Noli të përshtatej dhe të punonte në këtë pozicion me klasën politikë të kohës.

Kështu, në letrën drejtuar Fan Nolit, nga Kostandin Çerkezi shprehej nevoja e

ndryshimeve në qeveri por, në të njëjtën kohë dhe frika e dështimit të kësaj iniciative dukë thënë: “Kam frikë se mos mbetet e hapur udha që çeli miu duke shkuar nëpër mjekrën e Hoxhës....Mua më duket se jemi në pragun e anarkisë së legalizuar. Në qoftëse

255 N. Jorgaqi, Jeta e Fan S. Nolit…, 427. 256 Po aty. 257 Paskal Milo, “Fan Noli diplomat” botuar në Fan Noli kryeministër, (Tiranë: M&B, 2015), 59. 258 AQSH, F.14, V. 1921, D. 224, fl. 4; Hysen Kordha, “Ngjarjet e Dhjetorit 1921”, në Studime Historike, nr. 1, Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë: Tiranë, 1974, 66.

Page 67: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

43

partia juaj do të fitojë në zgjedhjet e reja të Drinit, mund të qëndroni disa kohë, por prap kam frikë nga tendencat çintegruese të partisë, sikurse është provuar shumë herë deri tani. Sidomos, kam besim të madh në forcën e kabinetit, ku mblidhen për të parën herë një grup njerëzish të shëndoshë. Por, nga ana tjetër kryesia e kabinetit është pika më e dobët e tij dhe ajo mund të sjellë probleme të reja. I keni hyrë një valleje shumë interesante por, dhe fort të rrezikshme dhe duhet të jeni akrobat i zoti që të mund të qëndroni”. Me tej ai vazhdon duke shprehur besim në zotësinë e Nolit si ministër i kabinetit të ri.259 Ndërsa Faik Konica në një artikull të gazetës “Dielli” shkruan me optimizëm për Nolin: “Kabineti i ri ka ca pika që na bëjnë ta shohim me sy të mirë: Kryesohet prej një njeriu të urtë dhe të ndershëm, në mos të shkëlqyer; dhe ka në gji të tij si ministër të punëve të jashtme, deputetin tonë Fan Noli i cili është i zoti ti japi guvernës një forcë morale dhe një rregull që se patën guvernat e shkuara, në qoftëse shokët e tij e kuptojnë vlerën dhe i venë veshin”.260

Fan Noli nisi nga puna si ministër i Punëve të Jashtme, duke u pozicionuar në

këtë mënyre në krye të diplomacisë shqiptare. Mbi të u varën shumë shpresa, për shkak të reputacionit të mirë të fituar me punën që bëri pranë Lidhjes së Kombeve. Shpresohej se politika e jashtme do të krijonte një stabilitet dhe do të themelohej një traditë e mirë. Nga ana tjetër shprehej keqardhje për faktin se Fan Noli si peshkop ortodoks, me angazhimin në politikë, nuk do të mund të vinte energjinë e tij në procesin e organizimit të Kishës Ortodokse Shqiptare duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë kësaj çështje.261

Noli ishte i pari ministër i Jashtëm i Shqipërisë me formim perëndimor që nuk

rridhte nga administrata e vjetër. Pozicionimi i tij si ministër i PJ përkoi me një periudhë mjaft delikate për shtetin shqiptar, atë të njohjes së qeverisë shqiptare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me të pas vendimit final të Konferencës së Ambasadorëve, 9 nëntor 1921. Kjo shtonte peshën dhe pritshmërinë për pozicionin e tij si kryediplomat. Që në momentin e parë që mori detyrën, ai iu drejtoi kërkesën ShBA-së, Japonisë dhe vendeve të tjera evropiane që nuk e kishin njohur akoma Shqipërinë, për ta hedhur një hap të tillë, në mënyrë që të vendosnin marrëdhënie diplomatike me të.262 Kërkesa për njohje mbështetej në argumentin se, Shqipëria pasi u pranua si pjesë e Lidhjes së Kombeve nga fundi i vitit 1920 ajo u njoh de jure dhe de facto më 9 nëntor 1921 nga Konferenca e Ambasadorëve si një shtet sovran dhe i pavarur. Në vijim të vendimit të marrë nga kjo konferencë, qeveria shqiptare po i drejtohej të gjitha shteteve të Europës duke ju lutur njohjen e saj.263

Në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare, qeveri të ndryshme në Evropë e jo

vetëm dërguan përgjigje që konfirmonin njohjen e qeverisë shqiptare të formuar nga një shtet sovran dhe i pavarur si dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Shtetet që njohën Shqipërinë ishin Franca, Italia, Anglia, Japonia, Luksemburgu, Danimarka,

259AQSH, F.14, V.1921, D. 113, f. 6, Letër drejtuar Fan Nolit. 260 Dielli, Boston, Mass, 31 dhetor 1921, Kabineti i ri dhe Fan Nolit. 261 Dielli, Boston, Mass, 1 Mars 1922, Korrespondencë e “Near East-it” të Londrës me datë 9 shkurt. 262 P. Milo, “Fan Noli diplomat..”, 60. 263 AMPJ, V. 1922, D. 38 f. 54.

Page 68: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

44

Bullgaria, Jugosllavia, Zvicra, Austria, Belgjika, Finlanda.264 Gjithashtu, qeverinë shqiptare de jure dhe de facto e njohu Holanda, Republika Çekosllovake, qeveria mbretërore e Hungarisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës265 dhe Greqia266. Në fakt, Greqia e njohu Shqipërinë me rezervë për çështjen e kufijve, duke thënë se në caktimin e kufijve Konferenca e Ambasadorëve nuk e kishte marrë parasysh mendimin e qeverisë greke. Por qeveria shqiptare shfaqi kënaqësinë për njohjen e saj si dhe për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy qeverive, duke shtuar se çështja e kufijve ishte krejtësisht në kompetencën e Konferencës së Ambasadorëve e cila e kishte dhënë me kohë vendimin e saj mbi kufijtë. Nga ana tjetër, qeveria greke e kishte pranuar plotësisht vendimin që do jepte Konferenca e Ambasadorëve mbi këtë çështje.267 Megjithatë, sipas një letre që mori Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare, nga Kryeministri i qeverisë greke, kjo e fundit e njihte qeverinë shqiptare de jure dhe de facto dhe së shpejti do të dërgonte në Tiranë përfaqësuesin e tyre të ngarkuar për marrëdhëniet me jashtë për të filluar marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.268

Fan Noli nuk qëndroi gjatë në krye të diplomacisë, në postin e ministrit të Punëve

të Jashtme pasi dha dorëheqjen. Me këtë akt u demonstrua përplasja e dy formimeve të ndryshme, këndvështrimeve të ndryshëm për funksionimin e një shteti të demokracisë liberale, dhe mentaliteteve që i përkisnin dy realiteteve të ndryshme, siç ishte Perëndimi dhe Ballkani i sapo dalë nga Perandoria Osmane. Mesa dukej Shqipëria nuk ishte akoma e gatshme për eksperimentimin e një shteti të demokracisë liberale. Sipas prof. Paskal Milo, “Noli për aq sa ndenji, pa nga afër luftën e paprinciptë për pushtet, etjen e shfrenuar të ministrit të Brendshëm, Ahmet Zogu, për të kontrolluar gjithçka, bizantinizmin e klasës së vjetër të politikanëve bejlerë. Nuk mund të pajtohej, nuk ishte kjo Shqipëria që kishte ëndërruar e luftuar.”269 Ndërkohë, referuar dorëheqjes së paraqitur nga Noli pranë kryeministrit të Shqipërisë z. Xhafer Ypit, arsyeja e largimit të tij, konsistonte në faktin se si ministër i Jashtëm nuk mund ta pranonte që të emërohej asnjë nëpunës i ministrisë së tij pa pyetur titullarin kur ky ndodhej jashtë kryeqytetit që aktualisht ishte ai.270 Pas dorëheqjes, gazeta “Koha” shkruante: “Urojmë ta shikojmë në ballë të luftës kombëtare”. Pas kësaj Noli nuk mori pjesë në asnjë kabinet.271 Noli duket qartë që nuk po pajtohej me politikën e qeverisë në të cilën ai bënte pjesë, kjo e kuptueshme dhe nga fakti që shumë shpejt ai kthehet në arenën politike si opozitar i fortë.

Më 14 shtator 1922, Noli do të deklaronte në Parlamentin shqiptar se arsyeja e

dorëheqjes së tij si Ministër i Punëve të Jashtme vinte për shkak se bashkëpunimi ishte i pamundur, kjo mbështetej në faktin se mendimet e tij me ato të kabinetit në të cilin bënte pjesë nuk përputheshin në asnjë pikë. Për ta argumentuar arsyen e dorëheqjes së tij ai dha disa shembuj konkretë të mungesës së bashkëpunimit që i kishte hasur gjatë ushtrimit të funksioneve si ministër. Ai e nisi trajtimin nga banka e Brabantit për të cilën kishte 264 Po aty, f. 58. 265 Po aty , f.23, 29, 31, 61 266 AMPJ, V.1922, D. 49, f. 53. 267 Po aty, f. 53. 268 AMPJ, V. 1922, D. 38, f.65. 269 P. Milo,” Fan Noli Diplomat..”, 60-61. 270 AQSH, F. 14, V. 1922, D. 184, f.1, Dorëheqja e Fan Nolit si Ministër i Punëve të Jashtme. 271 P. Tako, Fan Nolin në fushën politike …, 110-111.

Page 69: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

45

kërkuar informacion. Kjo bankë kërkonte koncesionet e një banke kombëtare në Shqipëri me të drejtën e prerjes së kartëmonedhës. Mithat Frashëri kishte lajmëruar se banka e Brabantit nuk kishte kredi në bankat e Parisit dhe që qeveria e Belgjikës e kishte informuar zyrtarisht që kjo bankë nuk meritonte asnjë besim. Mbi këtë informacion Noli këshilloi qeverinë që të ndërpriste menjëherë negociatat me këtë bankë. Pavarësisht kësaj, Noli shprehet se kolegët vazhduan negociatat dhe dërguan një komision i cili bëri një marrëveshje të cilën ekspertët e Lidhjes së Kombeve e konsideruan komplet të dëmshme për shtetin shqiptar.272

Një tjetër papajtueshmëri e Nolit me kabinetin ku bënte pjesë, kishte të bënte me

buxhetin e shtetit. Noli shpjegon se momentin që hyri në qeveri, buxheti i shtetit ishte parashikuar dhe kishte marrë dakordësinë e kabinetit dhe parlamentit. Ai kishte hasur vështirësi në rregullimin e buxhetit të ministrisë së tij. Në momentin kur Këshilli i Lartë, ktheu buxhetin me vërejtjet përkatëse në lidhje me mënyrën se si qeveria kishte menduar të mbulonte defiçitin prej më shumë se dhjetë milion franga ar, atëherë Noli iu komunikoi kolegëve të tij se Këshilli i Lartë kishte të drejtë të mos aprovonte një buxhet të cunguar dhe këmbënguli që buxheti të balancohej siç duhej. Por, asnjë nga kolegët nuk e mbështeti Nolin, madje ai shprehet se kryeministri detyroi Këshillin e Lartë ta aprovojë buxhetin me një defiçit për më tepër se dhjetë milion franga ari, pa ndonjë plan se si do mbulohej ky defiçit.273

Noli më tej vazhdon me kritika në lidhje me organizimin e funksionimit të

ministrive. Ai kishte këmbëngulur që të merreshin ekspertë të huaj për organizimin e ministrive të ndryshme dhe në lidhje më këtë ishte marrë një vendim. Ky vendim sipas tij nuk kishte filluar zbatimin për shkak të mungesës së dëshirës dhe vullnetit të kolegëve të tij që ky vendim të vihej në zbatim. Dhe prova për këtë ishte se qeveria nuk kishte sjellë asnjë ekspert, përveç organizatorit austriak të ushtrisë i cili ndodhej rastësisht në Shqipëri dhe që qeveria nuk e kishte lënë të bëjë asnjë organizim.274

Pika me të cilën Noli ishte në konflikt të hapur me kolegët e tij qeveritarë kishte të

bënte me organizimin e ministrisë të cilën ai e drejtonte. Ai ishte i mendimit se Ministri titullar duhet të ishte mos absolutisht të paktën kryesisht i përgjegjshëm por organizimin, veprimet, emërimet e ministrisë së tij. Por sipas Nolit, kolegët e tij dëshironin që të bëheshin të gjitha punët e çdo ministrie në mënyrë shoqërore duke u shmangur kështu nga përgjegjshmëria që duhej të kishin për shkak të funksionit të ngarkuar. Ai tregon në parlament dhe përballjen e tij me kryeministrin në lidhje me këtë çështje duke dhënë një shembull të emërimit të një nëpunësi në Ministrinë e Jashtme pa aprovimin e tij. “Unë isha i mendjes që nuk duhej të bëhej asnjë emërim në degën e jashtme pa pëlqimin tim nga njëra anë dhe nga ana tjetër duhet të pyetesha për çfarëdo çështje me rëndësi të jashtme para se të jepej një vendim. Kryeministri i cili do të mbetej zëvendës i Punëve të Jashtme ishte i mendimit që mund të bënte çfarëdo veprimi dhe çfarëdo emërimi në degën e jashtme pa më pyetur fare, sa kohë ndodhesha jashtë Tiranës. Kur i hoqa

272 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja XXXXI, datë 14 shtator 1922, Diskutim i Nolit në parlament, f. 571. 273Po aty, f. 571. 274Po aty, f. 572.

Page 70: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

46

vërejtjen që unë do të detyrohesha të jepja dorëheqjen sapo të bëhej ndonjë emërim ose veprim me rëndësi pa pëlqimin tim, Kryeministri më tha që mund të jepja dorëheqjen. Duke parë që kolegët e mi pa përjashtim pëlqenin pikëpamjen e Kryeministrit e dhashë dorëheqjen time në atë minutë, i gëzuar që nuk isha i nevojshëm për plotësimin e kabinetit, sado që ish kolegët e mi njeri pas tjetrit u përpoqën që të më mbushnin kokën para se të pranoja ministrinë që jo vetëm isha jo vetëm i nevojshëm por i domosdoshëm”.275

Në qoftë se nuk do të ishte ndërhyrja e miqve të tij, Noli do të kishte dhënë

dorëheqjen më parë. Ata e penguan me argumentin se dorëheqja e tij mund të provokonte një krizë sa kohë ishte hapur parlamenti dhe që nuk ishte oportune dorëheqja e tij në pragun e Konferencës së Gjenevës ku dhe ishte bërë i njohur si kryedelegat. Duke u nisur nga këto arsye por, dhe nga fakti për të mos marrë një vendim të nxituar, Noli e shtyu dorëheqjen për më vonë por duke mos hequr dorë prej saj pasi nuk kishte asnjë shpresë për marrëveshje. Kjo sepse Kryeministri dhe gjithë ministrat kishin qëndruar në pikëpamjen e tyre dhe Noli në pikëpamjen e vet. Në këtë periudhë Noli shkoi nga Tirana në Durrës, ku vihet në dijeni nga një Komision i ardhur nga Kavaja në lidhje me abuzimet që bëheshin me rastin e mbledhjeve të armëve, abuzime që sipas Nolit “ngjethin mishrat e çdo njeriu me ndjenja njerëzore”.276 Kjo ishte një tjetër arsye që e bindën atë për të mos qenë më pjesë e atij kabineti.

Noli arriti në Romë më 25 shkurt 1922, ku dhe u informua se Konferenca e

Gjenevës u shty më 10 prill. Duke pasur parasysh se kjo konferencë mund të zgjaste një muaj e gjysmë, Noli llogariti që mund të ishte jashtë Tiranës më shumë se 3 muaj. Në këto kushte ai parashikonte se do të bëheshin emërime dhe veprime në degën e jashtme pa e pyetur, ndonëse do të vazhdonte të ishte ministër i Punëve të Jashtme. Në këto kushte, Noli shprehet se “këtë komedi nuk mund ta duroja ndaj bëra gati telegramin e dorëheqjes sime”.277

Noli bindej gjithnjë e më tepër që nuk mund të bënte pjesë në një qeverisje të tillë

e cila ndiqte një politikë antidemokratike. Kjo binte ndesh me idealet e tij dhe misionin që ndiqte ai në politikë. Nga ana tjetër brenda partisë kishin filluar kundërshtitë të cilat cenonin unitetin për të marrë vendime apo mbajtur qëndrime të caktuara. Kjo bëri që Noli të veçohej dhe të mos merrte pjesë në asnjë kabinet qeveritar. Ai do të qëndrojë deri në fund opozitar. Si i tillë ishte i lirë të luftonte duke dhënë kontributin e tij në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Qëndrimi i Nolit në krye të opozitës mbështetej edhe nga “Vatra” në SHBA. Është i kuptueshëm roli i opozitës i kryesuar nga Noli, i cili nuk udhëhiqej nga interesa ngushtësisht personale por ndiqte parime të përgjithshme në interes të së mirës së përbashkët, në interes të pjesës më të madhe të shoqërisë, në interes të demokratizimit dhe zhvillimit të vendit.

275Po aty, f. 572. 276Po aty, f. 572-573. 277Po aty, f. 573.

Page 71: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

47

KREU I DYTË

VEPRIMTARIA E FAN NOLIT NË PARLAMENTIN SHQIPTAR NË VITET 1921-1924

2.1 Debati politik i Fan Nolit në seancat parlamentare të kohës. 2.1.1 Qëndrimi kritik i Nolit ndaj veprimtarisë së qeverisë së Xhafer Ypit.

Periudha mes viteve 1920 - 1924, karakterizohet nga ekzistenca e të kundërtave

në realitetin shqiptar. Kjo për faktin se kishte një përplasje midis trashëgimisë së sundimit të gjatë osman nga njëra anë, dhe përpjekjeve për futjen e elementëve të moderuar demokratikë në politikën shqiptare nga ana tjetër. Gjendja e brendshme në vend karakterizohej nga mungesa e stabilitetit politik, mungesa e unitetit të klasës politike për shkak të dallimeve të ndryshme në objektivat politike që politikanët e kohës i kishin programuar për zhvillimet në vend. Ky diversitet mendimi në këtë periudhe historike u pasqyrua në zhvillimet e para demokratike në vend. U shfaqën partitë e para politike me programet e tyre, që më shumë se programe ishin parime të përgjithshme politike të ndjekura prej tyre që nuk ndryshonin shumë nga njëra parti tek tjetra. Gjithashtu mendimi i lirë shprehej si në shtypin e kohës, ashtu edhe në debatet e shumta parlamentare duke sjellë progres në mentalitetin e politikës shqiptare.

Pikërisht, në këtë mozaik të politikës shqiptare, një ndër personalitetet më të

spikatura që përfaqësonte politikanin demokrat të kohës ishte Fan S. Noli. Ajo çfarë e diferenconte Nolin nga bashkëkohësit e tij politikanë është mendimi i tij politik përparimtar. Ky mendim politik, i shprehur në debatet e shumta parlamentare, në shtypin e kohës, në qëndrimet politike të tij ndaj çështjeve të caktuara në qeverisjen e vendit, e veçuan figurën e tij nga politikanët e tjerë të kohës, qoftë përkrahëse të tij, apo kundërshtarë të tij. Ai u përpoq të sillte një frymë demokratike në qeverisje duke bërë propozime dhe zgjidhje konkrete për probleme të ndryshme të vendit.

Parlamenti ishte vendi ku Noli shpalos fuqishëm mendimin e tij politik. Ky

parlament ishte produkt i Kongresit të Lushnjës dhe u quajt Senat, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga Kongresi mbi bazën e propozimeve të delegatëve të prefekturave me parimin një përfaqësues për 20 mijë banorë.278 Termi Senat ishte trashëgim nga e kaluara e jetës politike shqiptare duke qenë se Kuvendi i Vlorës kishte vendosur krijimin e një dhome të tillë. Por duhet sqaruar se Senati nuk kishte kuptimin tradicional të Dhomës së Lartë të Parlamentit dhe ky dallim u bë që në mbledhjen e parë. Më pas në mbledhjen e datës 31.03.1920 u vendos të quhej “Këshilli Kombëtar”. 279

Në Këshillin Kombëtar morën pjesë dy partitë kryesore, Partia Popullore dhe ajo Përparimtare. Noli, i ngarkuar nga “Vatra” si deputet për në Parlamentin Shqiptar280,

278 Kaliopi Naska, Këshilli Kombëtar 1920 (Tiranë: DPA, 2000), 20. 279Po aty, 22. 280 Shqipëria e Re, 1 prill 1921; Genc Durrësi, Kasem Durrësi atdhetar dhe demokrat (Tiranë: Globus-R, 2009), 147.

Page 72: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

48

kishte ardhur me idenë për të krijuar Partinë Kombëtare por nuk arriti dot ta realizonte.281 Atëherë në këto kushte vendosi të hyjë në Partinë Popullore, ku u bashkua me 28 deputetë të cilët e zgjodhën njëzëri kryetar.282 Vija politike e ndjekur nga Partia Popullore, ishte për kryerjen e reformave demokratike duke përfshirë jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.283 Zgjedhja e Nolit në krye të partisë ishte tregues i besimit që kishin anëtarët e tjerë ndaj tij. Megjithatë anëtarësimi i tij në këtë parti nuk ishte i rastësishëm. Partia Përparimtare ishte më shumë një grupim i klasës së bejlerëve që më shumë se interesat kombëtarë mbronin interesat e tyre të pronësisë. Kjo binte ndesh me idealet e Nolit, pasi ai aspironte për një parti me frymë liberale që kishte si qëllim bashkimin kombëtar dhe ndërmarrjen e reformave kundër bejlerëve veçanërisht për rindarjen e tokës. Vizioni i tij për Shqipërinë ishte i qartë. Duke menduar se vendit i mungonte bashkimi në të gjitha frontet, shikonte organizimin e shtresës së fshatarësisë si të vetmin shpëtim për të kapërcyer prirjet shpërbërëse që karakterizonin vendin.284 Noli mendonte se Partia Popullore mund të përfaqësonte interesat e popullit dhe kjo ishte arsyeja që jo vetëm pranoi të ishte pjesë e saj, por dhe të qëndronte në krye të saj. Ajo kërkonte një shtet të zhvilluar modern, realizimi i të cilit do të bëhej nëpërmjet aplikimit të reformave të gjëra. Në përbërjen e kësaj partie kishte shumë intelektualë që dukej se kishin pika takimi në mendimin politik të tyre. Përballë Nolit shfaqeshin dy sfida të mëdha. Në aspektin e brendshëm lufta ndaj interesave të çifligarëve të cilët kishin zënë pozitat kyçe të qeverisjes dhe në aspektin e jashtëm, mbrojtja e pavarësisë së Shqipërisë ndaj pretendimeve territoriale të fqinjëve.

Për Nolin, mjeti më i mirë për zhvillimin e luftës së brendshme ishin pikërisht

debatet parlamentare, përplasja e mendimeve politike në lidhje me çështjet e parashtruara. Fjalimi i parë i Nolit në parlament u mbajt më 7 maj 1921 për deputetët e Drinit. Kryetari i parlamentit hapi mbledhjen duke lexuar në urdhrin e ditës diskutime mbi raportin e dy komisioneve A dhe B për shqyrtimin e letër përfaqësimeve të Deputetëve. Te dy procesverbalet konkluduan në legjitimitetin e zgjedhjes së deputetëve me shumicë votash. Por Noli ngriti shqetësimin e legjitimitetit të zgjedhjes së 10 deputetëve të Drinit duke u mbështetur në faktin se këta deputetë morën pjesë në votime duke votuar veten, pra duke qenë sipas Nolit të gjykuar dhe gjykatës. Nisur nga kjo, pakica e shikonte të dyshimtë zgjedhjen e këtyre deputetëve.285

Në fjalën e mbajtur në parlament Noli denoncoi problemet e dala në organizimin

e procesit zgjedhor nga qeveria dhe konkretisht u ndal tek procedura e zgjedhjes së deputetëve. Kështu zgjedhjet e deputetëve të Drinit, u bënë vetëm nga dibranët të cilët ndodheshin përtej “Zallit”, d.m.th jashtë Dibrës. Grupi tjetër i dibranëve që ndodhej në Dibër, nuk mori pjesë në votim pasi qeveria e armatosur i ndaloi të vinin në kryeqytet. Qeveria kishte caktuar një zgjedhës të dytë për çdo 300 dibranë. Mbi bazën e kësaj formule, u zgjodhën prej refugjatëve dibranë përkëtej “Zallit” 49 zgjedhës të dytë dhe 281 N. Jorgaqi, Jeta e Fan S. Nolit…, 404. 282Po aty, 404. 283 Rudina Mita, Hysen Kordha, Pluralizmi politik shqiptar gjatë periudhës 1914-1924 (Tiranë: Rama Graf, 2011), 53. 284 R. Austin, Shtegu i Pashkelur …, 33. 285 Këshilli Kombëtar, Mbledhja 6, datë 7 Maj 1921, Për deputetët e Drinit, Fjalim i mbajtur në Parlamentin shqiptar në qershor 1921, me cilësinë e kryetarit të Partisë Popullore, që ishte në opozitë, f. 26.

Page 73: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

49

prej dibranëve që ndodheshin në Dibër përtej “Zallit” 89 zgjedhës të dytë. Këta 89 zgjedhës të dytë, të zgjedhur nën mbikëqyrjen e dy nëpunësve të qeverisë, me certifikatë zyrtare në dorë ishin nisur që të vinin në Tiranë dhe të bashkoheshin me 49 zgjedhësit e dytë të zgjedhur përkëtej “Zallit”, të formonin kolegjin elektoral dhe të zgjidhnin 10 deputetët e caktuar për Prefekturën e Drinit.286

Më tej, Noli denoncoi faktin se qeveria kishte ndaluar këta 89 zgjedhës të dytë me forcë dhe i kishte lajmëruar se s’kishin të drejtë që të ishin 89, po vetëm 27 duke i urdhëruar që të hidhnin short midis tyre për të zgjidhur këta të 27. Të 89 zgjedhësit e dytë dibranë refuzuan të binden dhe u kthyen në vendin e tyre pa marrë pjesë në votim.287 Argument i qeverisë që drejtohej nga Xhafer Ypi për ndalimin e tyre mbështetej mbi faktin se ata kishin qenë të armatosur. Ky argument nuk qëndronte pasi disa kohë më parë sipas Nolit kishin ardhur 90 mirditas të armatosur dhe guverna nuk i kishte ndaluar me armë. Kishte pasur dhe një rast tjetër kur në kryeqytet kishte ardhur një grup i armatosur dhe qeveria jo vetëm që nuk i kishte ndaluar, por ju kishte bërë dhe ndere duke i pritur ministri i Punëve të Brendshme. Noli vazhdon më tej duke ironizuar se “i dukej sikur ishin në Velluthistat a në Afganistan me situatën e tillë në vend, edhe pse kështu ishte zakoni i vendit dhe nuk kishin çfarë të bënin”.288 Noli duke dhënë shembuj të tjerë të cilët i krahasoi me rastin e 89 zgjedhësve të dytë që nuk u lejuan të votonin me justifikimin që ishin të armatosur, hodhi poshtë alibinë e qeverisë.

Noli argumentonte legjitimitetin e 89 votuesve duke u bazuar tek mënyra e

zgjedhjes së tyre. Kështu, nëse këta votues ishin të zgjedhur rregullisht, çfarë përkonte me mendimin e tij, sepse ishin dhe të certifikuar nga dy nëpunësit e qeverisë, këta votues duhej të ishin lënë të votonin. Nëse nuk ishin zgjedhur rregullisht atëherë qeveria nuk duhej t’i njihte dhe të kërkonte të zgjidheshin të tjerë zgjedhës të dytë që të përfaqësonin me të vërtetë popullin. “Kështu e deshte logjika. Po ç’bëri qeveria? U tha këtyre 89 zgjedhësve të dytë të hedhin lloto midis tyre dhe të zgjedhin 27 zgjedhës të dytë. Me fjalë të tjera, guverna jonë pasi përdori bajonetën, nisi të përdorë edhe zarin.”289 Në këtë rast, Noli arsyeton se veprimi i qeverisë i cili ktheu votuesit do të ishte i justifikueshëm vetëm në rastin e mosrespektimit të procedurës së rregullt të zgjedhjes së tyre. Fakt ky që nuk ishte i vërtetë pasi ata ishin të certifikuar nga dy nëpunësit qeveritarë. Por, shkelja e procedurës thellohet dhe më shumë nga zgjedhja me short e 27 përfaqësuesve nga 89 të zgjedhurit duke mos pasur një procedurë dhe kritere të caktuara për zgjedhjen e tyre. Jo më kot, ai ironizon qeverinë dukë thënë se ajo përdori “zarin”.

Një tjetër argument që përdori Noli ka të bëjë me theksimin e shkeljes së ligjit,

pra të drejtës. U dha urdhër të zgjidhen këtej “Zallit”, nga 62 000 muhaxhirë 49 dhe nga tjetra 27. Këta të 49 përfaqësues u mblodhën dhe votuan më 5 prill pa ju dhënë kohë anës tjetër të zgjedhin 27 nga 89 përfaqësuesit. Sipas Nolit, kjo përbënte shkelje të së drejtës

286 Drita, 5 qershor 1921 287 Fan S.Noli, Vepra V (Tiranë: Dudaj, 2002), 113. 288 Këshilli Kombëtar, Mbledhja 6, datë 7 Maj 1921, Për deputetët e Drinit, Fjalim i mbajtur në Parlamentin shqiptar në qershor 1921, me cilësinë e kryetarit të Partisë Popullore, që ishte në opozitë, f. 26 289 F. Noli, Vepra V, 114.

Page 74: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

50

nga fillimi deri në fund pasi shumica nuk kishte votuar.290 Noli na njeh me rezultatin e votimit nga i cili dolën deputetë që zinin pozicione kyçe në qeveri: “një është kryeministri, dy janë ministër, e një inspektor arsim, një nga këta ministra nuk dinte të fliste as të shkruajë gjuhën e vendit. Duke marrë parasysh që pjesa më e madhe e ndenjësve të Dibrës nuk mori pjesë në votim nga shkaku i okupatës serbe dhe që një pjesë tjetër u ndalua me bajonetë prej guvernës, të 10 deputetët e Drinit përfaqësojnë vetëm 15 000 shpirtë nga 120 000 ndenjës që ka Prefektura e Drinit, d.m.th. një deputet për çdo 1500 shpirt, kur çdo deputet tjetër përfaqëson 12 000 shpirt.”291

Noli fliste qartë për shkeljen e procedurës. Kjo shkelje nuk ishte e rastësishme,

por e qëllimtë pasi urdhri doli më datë 4 prill dhe zgjedhja e deputetëve u bë më datë 5 prill duke mos ju dhënë kohë e mjaftueshme të zgjidheshin 27 përfaqësuesit e dytë të 89 zgjedhësve të parë. Ai argumentonte se këta deputetë nuk përfaqësonin popullin e Dibrës. Këtë argument ai e ngrinte mbi parimin që deputetët duhet të jenë përfaqësues të shumicës së popullit pasi vetëm kështu janë më gjithëpërfshirës në politikbërje dhe mbronin më mirë interesat e votuesve. Ai në mënyrë të qëllimshme jep shembujt e pozicioneve që kishin zënë një pjesë e këtyre deputetëve në hierarkinë e qeverisë shqiptare, për të treguar rëndësinë dhe përgjegjësinë e funksionit të tyre. Nga ana tjetër ai me shembullin e ministrit që nuk dinte të fliste dhe të shkruante shqip, përforcon dhe me një element tjetër faktin se sa pak e përfaqësuar ishte kjo pjesë e popullsisë shqiptare.

Kundër argumenti i palës kundërshtare ishte se 49 zgjedhësit e dytë që votuan për

10 deputetët përfaqësojnë shumicën e dibranëve që ndodhen nën administratën shqiptare.292 Për statistikën që përdori qeveria në mbrojtje të qëndrimit të saj, Noli hedh dyshime mbi saktësinë e tyre pasi një herë iu referuan statistikës së Austrisë dhe herë tjetër statistikave të tjera. Noli sqaron se Prefektura e Drinit duke përfshirë atë pjesë që ishte nën qeverinë shqiptare dhe atë pjesë që ishte nën okupacionin serb në total kishte 120 000 njerëz, që ju bie 10 deputetë ose 1(një) deputet për 12 000 vetë. Duke u mbështetur në faktin se popullsia që ishte nën sundimin serb u ndalua të votonte atëherë Noli ngre pikëpyetjen se pse u zgjodhën deputetë edhe për viset që ndodheshin nën sundimin serb. Ata që nuk votuan sipas Nolit, po prisnin të drejtën nga Parlamenti. Në situatën e krijuar Noli këmbëngulte se duhej t’i jepej një përgjigje popullit nëse do bëheshin zgjedhje nën presionin e armëve dhe me short apo do të mbroheshin të drejtat e tyre. Noli gjithashtu ishte i shqetësuar për impaktin që do të linin në popull këto zgjedhje por ai ironizon duke thënë se “një tenxhere që vlon nuk mund ti qëndrojë kapaku se pëllcet”. Ai kërkonte vendosjen e drejtësisë në vend. Noli theksoi se si përfaqësues të zgjedhur nga populli, ata duhej të ishin shembull për ta.293 Noli në llogaritjen e numrit të përfaqësuesve për frymë kërkon të nxjerrë në pah dhe një herë se deputetët e zgjedhur nuk përfaqësonin shumicën. Ai bënte thirrje për vendosjen e drejtësisë duke mbrojtur të drejtën e votës si një e drejtë e patjetërsueshme, si një garanci përpara qytetarëve

290 Këshilli Kombëtar, Mbledhja 6, datë 7 Maj 1921, Për deputetët e Drinit, Fjalim i mbajtur në Parlamentin shqiptar në qershor 1921, me cilësinë e kryetarit të Partisë Popullore, që ishte në opozitë, f. 26. 291 F. Noli, Vepra V, 114-115. 292 Po aty, 115. 293 Këshilli Kombëtar, Mbledhja 6, datë 7 Maj 1921, Për deputetët e Drinit, Fjalim i mbajtur në Parlamentin shqiptar në qershor 1921, me cilësinë e kryetarit të Partisë Popullore, që ishte në opozitë, f. 27.

Page 75: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

51

shqiptarë. Me shqetësimin e shfaqur për të dhënë një shembull sa më pozitiv ndaj zgjedhësve, ai kërkonte të ruante lidhjen e besimit mes votuesve dhe përfaqësuesve në parlament.

Noli del si zëdhënës dhe mbrojtës i të drejtës së popullit për të zgjedhur lirisht

përfaqësuesit e tij, kur thotë “kemi ardhur këtu të mbrojmë të drejtat e popullit apo jeniçerllëkun e ministrave tanë.”294 Më tej ai vazhdon: “Ca nga kundërshtarët që janë më të urtë nga shokët e kuptojnë fort mirë që këto zgjedhje nuk janë në rregull, po thonë t’u vënë kapakun nga shkaku i rreziqeve të jashtme e të brendshme në të cilat ndodhet Shqipëria, por mos harroni zotërinj se këto rreziqe do t’i ketë Shqipëria deri sa të organizohet me rrënjë. Dhe s’mund të organizohet veç me kanun, duke u vënë kapakun padrejtësive. Se tenxheres që zien nuk mund t’i qëndrojë kapaku përsipër, sado që ta shtrëngojmë do të pëlcasë. Në qoftë se kemi ndërmend të organizojmë Shqipërinë duke i vënë kapakun, duke mbyllur sytë e të vulosim veshët, mund të themi me siguri që Shqipëria s’ka për të ecur përpara. E do pra interesi i Shqipërisë, detyra e Parlamentit dhe nderi personal i deputetëve të Drinit që të bëhet një anketë parlamentare e deputetëve, që të dalë e vërteta në shesh”.295 Mendimi i Nolit ishte për organizime që në bazë, në mënyrë që të rregullohet procesi i zgjedhjeve. Ai ishte në mbrojtje të funksionimit të shtetit ligjor si e vetmja mundësi për t’i dhënë zgjidhje padrejtësive. Kjo ishte dhe ideja e Nolit, të cilën ai e vuri në dukje gjatë gjithë fjalimit të tij. Ai mbrojti të drejtën e votës si një e drejtë themelore e njeriut, si një e drejtë, zbatimi i rregullt i së cilës do të thoshte shumë, pasi nëpërmjet saj populli zgjidhte përfaqësuesit që do të mbronin interesat e tyre. E drejta e votës ishte forma më e pastër e pjesëmarrjes së tyre në qeverisje dhe si e tillë duhej të mbrohej me çdo kusht.

Kjo lidhet ngushtë me mendësinë e Nolit për shtetin ligjor. Noli mendonte se

situata politike kishte nevojë për një opozitë të fortë e cila nuk duhej të përdorte forcën si mjet për realizimin e qëllimeve, por vetëm mjete politike. Një nga mjetet e tij të forta ishte oratoria e fjalës në parlament. Në seancën parlamentare të 14 shtatorit 1922, Noli u bë protagonist kryesor. Parlamenti ishte mbledhur për të dhënë votëbesimin për raportin e kryeministrit Xh. Ypi mbi situatën politike të vendit. Noli mban një qëndrim kritikues ndaj funksionimit të çdo ministrie duke dhënë argumente me shembuj konkretë. Është pikërisht vërtetësia e fakteve që parashtron, të cilat bëjnë atë çfarë ai thotë therëse dhe të pakundërshtueshme nga kundërshtarët e tij politik. Ai e nis fjalimin e tij me një kritikë të ashpër ndaj Ministrisë së Arsimit për nivelin e arsimit në vend duke bërë një paralelizëm me fqinjët apo me shtetet e tjera për të treguar sa larg ishte Shqipëria ndaj zhvillimit në këtë fushë. Noli theksonte rëndësinë e shkollimit të brezit të ri për të ardhmen e vendit duke shprehur dukshëm shqetësimin e tij për të pasur një arsimim sa më të përparuar të rinisë shqiptare. Kështu, Noli kërkonte marrjen e masave të nevojshme për arsimimin e popullit shqiptar që nga rrënjët pasi vetëm në këtë mënyrë sipas tij, ishte e mundur që të realizohej ngritja e një sistemi shkollash moderne. Ai hodhi poshtë pretendimin e Kryeministrit mbi sistemin austriak të shkollave shqiptare në të kaluarën dhe atë francez dhe zviceran që po aplikonte qeveria Ypi në atë kohë. Sipas Nolit “Do të ishim të lumturit e të lumturve po të kishim sistemin austriak nëpër shkollat tona. Po e vërteta 294 Fan S.Noli, Vepra V, 115. 295Po aty, 116.

Page 76: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

52

është që as kemi patur sistemin austriak dje, as kemi hyrë sot në sistemin frenk a zviceran.”296 Një tjetër kritikë e Nolit shkonte për nivelin e dobët të arsimtarëve. Ai mendonte se nga numri i përgjithshëm i mësuesve që në rang kombëtar ishte 800, vetëm 50-60 meritonin të kishin këtë detyrë. Përpara këtij fakti ai shtronte domosdoshmërinë e kualifikimit të tyre. Zgjidhjen e problemit të zhvillimit të arsimit, Noli e vinte si themel të së ardhmes së vendit.297

Duke lënë këtë ministri, Noli hidhet në Ministrinë e Drejtësisë për të cilën bënte

vetëm një koment: “Për këtë ministri do të përsëris vetëm një fjalë që ka thënë një ditë kryetari i Parlamentit: deri tani s’janë ruejt kanunent, por mbas sodit kanë për t’u ruejtun”.298 Nga ky koment i tij kuptohet se kjo ministri deri në momentin që Noli po fliste nuk kishte kryer detyrën kryesore funksionale të saj, zbatimin e ligjit.

Më tej, Noli vazhdon të shprehet për kushtet e mjeruara të ushtrisë duke

përshkruar ushtarin shqiptar si të zhveshur, të zbathur dhe të pangrënë.299 Tipike e Nolit në fjalimet e tij ishte krahasimi me eksperiencat e vendeve të zhvilluara. Edhe në këtë rast ai krahason ushtarin shqiptar me atë europian i cili sipas tij nuk do të pranonte këtë situatë, përkundrazi do të guxonte jo vetëm të protestonte, por do të arrinte të vriste dhe oficerin e vet e do të bënte kryengritje.300 Ushtari si simbol i sakrificës dhe trimërisë ndaj atdheut, gëzonte respektin e tij prandaj ai mbronte me ngulm përmirësimin e kushteve të tyre. Qëndrimi kritik i Nolit në lidhje me këtë problematikë, nuk justifikohej vetëm nga pozicioni si opozitar i qeverisë, por ishte fakt që ushtria vepronte në kushte të vështira. Kjo do të ngjalli pakënaqësi të mëdha tek ushtria, saqë do të shndërrohej në një ndër kundërshtarët më të fortë të qeverisë, në prag të Revolucionit të Qershorit.

Krahas kritikave për ushtrinë ai, vazhdoi të shprehej për mosmarrjen e masave në përmirësimin e punëve publike.

Me interes është dhe mendimi i Nolit për huatë publike të cilat ishin shpërdoruar

dhe jo përdorur për interesat e vendit. Financat sipas tij ishin në gjendje kaotike. Ai vë theksin në faktin se qeveria shqiptare nuk kishte një program për të dalë nga kriza financiare, por ishte nxituar “me verbërinë dhe dëshpërinë e një njeriu që i digjet shtëpia e që vërtitet të ikë e të dalë nga ndonjë penxhere. Përfundimi: gafa mbi gafa, prej të cilave situata financiare u bë më e keqe se më parë”. Noli më tej vazhdon me kritikën ndaj shpërdorimit të huasë që shteti shqiptar kishte marrë e cila nuk ishte përdorur për të krijuar burime apo pasuri të reja siç ndodh në shtetet e tjera, por u përdor për të mbuluar deficitin e buxhetit të shtetit.301 Një kritikë tjetër mbi gjendjen financiare ishte dhe situata e vështirë e krijuar për qytetarët korçarë dhe pasivitetin e shtetit shqiptar për t’i ndihmuar ata. Çështja kishte të bënte me monedhën greke (dhrahmi) dhe humbjen që pësuan shqiptarët që kishin këtë monedhë. Përpara se të përgjysmohej vlera e dhrahmisë, qeveria 296 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja 41, datë 4 shtator 1922, Fjalimi i Fan Nolit për arritjet e qeverisë së Xhafer Ypit, f. 536. 297 Po aty, 536. 298 Po aty, 536. 299 Po aty, 536. 300 F. Noli, Vepra V, 137. 301 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja 41, datë 4 shtator 1922, Fjalimi i Fan Nolit për arritjet e qeverisë së Xhafer Ypit, f. 537.

Page 77: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

53

shqiptare ishte paralajmëruar që të hiqte këtë monedhë nga qarkullimi, por megjithatë nuk kishte marrë masat e duhura për të shpëtuar korçarët nga humbja e më tepër se gjysmës së pasurisë së tyre. Në këtë rast, Korça kishte humbur më tepër se 20.000.000 dhrahmi. 302

Kritika të ashpra shkonin dhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme duke ja hequr

atributet në përmirësimin e marrëdhënieve me jashtë. Noli i shikonte arritjet në këtë drejtim thjeshtë si rrjedha natyrale të përpjekjeve të qeverive të mëparshme dhe si e tillë njohja e shtetit shqiptar de jure dhe de fakto nuk ishte meritë e qeverisë aktuale. Veprimet e qeverisë në politikën e jashtme sipas Nolit përmblidhen në dy pika: E para: Incidenti i Durrësit (çështja e postave). Në këtë rast qeveria në vend të rrugës diplomatike kishte zgjedhur përdorimin e forcës. Qeveria nuk kishte zgjedhur të ndiqte të njëjtën mënyrë për zgjidhjen e problemit siç kishte bërë me çështjen e garnizonit të Shkodrës. i cili ishte dhe më i rëndë si problem. Përfundimi i zgjedhjes së rrugës së forcës dhe jo asaj diplomatike sipas Nolit, konkludoi në përuljen e qeverisë shqiptare pasi ajo u detyrua të kërkojë ndjesë, “të vërë në vend prap atë që zbriti, ta zvarrisë nderin e shtetit në llum dhe çështja e postave mbeti e pazgjidhur, kur me anën diplomatike do të ishte mbaruar prej kohe”. Noli pikë të dytë rendit çështjen e shqiptarëve të Izmirit të cilët që në kohën e kabineteve të mëparshme i ishin drejtuar ministrisë shqiptare për dërgimin e një përfaqësuesi. Qeveria shqiptare kishte hyrë në tratativa me qeverinë italiane për t’i ngarkuar asaj mbrojtjen e shqiptarëve të Izmirit meqenëse nuk kishte përfaqësim diplomatik atje. Pavarësisht se Italia kishte pranuar, shqiptarët e Izmirit kishin mbetur pa përfaqësues dhe për këtë Noli ngarkonte me përgjegjësi qeverinë shqiptare.303 Me këtë qëndrim, ai dënoi ashpër Ministrinë e Punëve të Jashtme për mospërdorimin e rrugës diplomatike për zgjidhjen e çështjeve.

Kritikat e Nolit shkojnë dhe për internimet që kishte bërë qeveria duke i nxjerrë të

pabazuara në fakte. Hedh poshtë justifikimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme se internimet ishin bërë për shkak të kryengritjeve në veri, pasi dhe në jug ku nuk ishte e njëjta situatë ishin bërë internime nga Devolli në Gjirokastër. Të internuarit pasi ishin mbajtur 2 ose 3 muaj ishin lëshuar pa u gjykuar. Këtu Noli ngre pikëpyetje mbi fajësinë e tyre. Fakti që janë lëshuar pa gjyq do të thoshte se ishin të pafajshëm. Por këtë arbitraritet të personave përgjegjës ai donte ta godiste duke kërkuar mbajtjen e përgjegjësisë nga ana e tyre për dënimin e këtyre personave të pafajshëm.304 Vrulli i kritikave të Nolit nuk i drejtohet vetëm ministrisë përgjegjëse, por shtrihet në të gjithë kabinetin qeverisës duke i shumëzuar me zero të gjitha arritjet e tij.

Vepra e kabinetit sipas Nolit ishte305: “ Ministria e Arsimit: Zero me një xhufkë

Ministria e Drejtësisë: Zero me Gjak Ministria e Luftës: Ushtarë të mirë dhe trima të mbytur prej zeros qeveritare

302 Po aty, f. 537. 303 F. Noli, Vepra V, 138-139; Dielli, 29 nëntor 1922. 304 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja 41, datë 4 shtator 1922, Fjalimi i Fan Nolit për arritjet e qeverisë së Xhafer Ypit, f. 538. 305 Po aty, f. 539.

Page 78: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

54

Ministria e Punëve Botore: Zero Ministria e Financave: Zero me gafa Ministria e Punëve të Jashtme; Zero me gafa e me turp” Në krye të këtij kabineti të zeruar Noli vendoste si “kurorë” shtimin e nëpunësve

të paaftë të administratës. Ai paralajmëronte rrezikun që i kanosej shtetit deri në tronditje të themeleve të tij nga prezenca e tyre. Ajo çfarë kishte ndodhur ishte pikërisht fryrja në numër e administratës nga nëpunësit të cilët sipas Nolit pjesa më e madhe e tyre kishin fituar vendin e punës në mënyrë të pamerituar. Ata karakterizoheshin nga mungesa e profesionalizmit. Pastrimin e administratës ai e shikonte të vështirë, qoftë edhe nëse realizohej nga organizatorët e huaj pasi ai parashikonte se nëpunësit nuk do ta lëshonin lehtë vendin e tyre të punës të fituar me të padrejtë.306 Në themel të një shteti të konsoliduar dhe funksional është administrata e përgatitur dhe ky ishte koncepti i Nolit për të. Ai kërkonte punësimin e nëpunësve mbi bazën e meritokracisë dhe jo të ishte produkt i miqësisë apo ndërhyrjeve me karakter tjetër. Por, kjo siç kuptohet nga fjalimi i tij, binte ndesh me realitetin shqiptar të kohës.

Më pas ai ndalet tek të mirat që qeveria pretendonte se i kishte realizuar. Këto

ishin: “vëllazërimi, siguria e plotë, mbledhja e armëve, shtypja e kryengritjeve”.307 Noli i hodhi poshtë me argumentet e tij të gjitha të mirat e supozuara duke i shoqëruar me shembuj nga realiteti. Vëllazërimi nuk ekzistonte pasi ai mendonte se jugu dhe veriu ishin më të ndarë se kurrë më parë. Gjithashtu mbretërimi i sigurisë sipas qeverisë, për të ishte imagjinare. Ai e hedh poshtë pohimin e qeverisë duke treguar raste të incidenteve të ndodhura për shkak të mungesës së sigurisë në vend. Ai tregon atentatet e ndodhura në Gjirokastër, Korçë. Gjithashtu për ta ekstremizuar situatën, në funksion të evidentimit të mungesës së sigurisë ai jep rastin e një tregtari në bregun e Matit i cili qëllohet në prani të oficerit të xhandarmërisë dhe një zyrtari të shtetit.308 Të njëjtën linjë argumentuese nëpërmjet shembujve tregoi dhe mbi mënyrën abuzuese të mbledhjes së armëve nga qeveria për të cilën bën fajtorë jo vetëm zyrtarët që merren me procesin, por dhe ministrin përgjegjës për mosndëshkimin ndaj abuzimeve të konstatuara. Pra, Noli shtrin në këtë mënyrë harkun e përgjegjësisë dukë mos goditur vetëm kupolën, ministrin por dhe bazën që ishin zyrtarët, duke ndjekur kështu përgjegjësinë në formën hierarkike.

Në argumentet e Nolit kundër qeverisë të cilët pretendonin se me mbledhjen e

armëve ishin prerë kryengritjet, dalin në pah disa koncepte politike të tij shumë të vlefshme zbatimi i të cilave nuk jepte zgjidhje momentale, por trajtonin problemin më gjerësisht dhe afatgjatë. Noli është i mendimit se për të siguruar rendin dhe qetësinë nuk ishte e nevojshme të çarmatosej populli vetëm materialisht, kjo duhet realizuar dhe moralisht. Duhet të pajtohej populli me qeverinë dhe kjo nuk mund të realizohej për sa kohë që qeveria nuk ishte e aftë të përmirësonte gjendjen, t’i mbronte jetën, nderin dhe pasurinë popullit të saj. Provën që çarmatimi nuk i ndaloi kryengritjet, Noli e dha nga ngjarjet e muajit mars gjatë të cilave populli i Shqipërisë së Mesme, kishte rrethuar depot

306 Po aty, f. 539. 307F. Noli, Vepra V, 142. 308 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja 41, datë 4 shtator 1922, Fjalimi i Fan Nolit për arritjet e qeverisë së Xhafer Ypit, f. 539.

Page 79: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

55

e armëve të mbledhura. Ata kishin rimarrë armët dhe sulmuar qeverinë. Me këtë shembull Noli tregon mungesën e efikasitetit të veprimit të qeverisë në mbledhjen mekanike të armëve dhe mundësinë e përsëritjes së një situate të tillë. 309

Noli godet qeverinë për mënyrën se si shtypte kryengritjet. Qeveria e justifikonte

moszbatimin e ligjit sipas tij duke e lidhur me situatën kritike të krijuar. Por Noli tregon se ky nuk ishte një problem i ri por, ishte dhe i qeverive të mëparshme. Kështu, ai tregon se qeveria e Sulejman Delvinës kishte shtypur 3 kryengritje, ajo e Iliaz Vrionit shtypi një kryengritje të madhe, po ashtu dhe e P. Evangjelit.310 Pra, pavarësisht se ky ishte problem i hershëm, nuk ishin marrë masa për shmangien e tyre, por kishin kaluar në përsëritje dhe ishin bërë më të rrezikshme. Rrezikshmëria ishte rritur sepse në fillimet e para kryengritësit nuk kishin arritur të hynin në kryeqytet ndërsa herën e fundit e kishin arritur, duke rritur mundësinë për trazira më të mëdha dhe si rezultat, duke thelluar në këtë mënyrë dhe më shumë destabilitetin politik të vendit.

Noli thekson paaftësinë e qeverisë për të marrë masa për parandalimin e

kryengritjes. Kjo pazotësi i adresohej vetëm organeve qeveritare dhe nuk lidhej vetëm me mosmarrjen e masave por, dhe me dështimin e arritjes së zgjidhjes së problemit nga ana e tyre me mjete ligjore, pasi siç tregon Noli, situata kishte marrë zgjidhje vetëm nga ndërhyrja e ministrit të Anglisë Z. Eyres dhe shpagimi i Elez Jusufit kryetarit të kryengritjes. Noli vazhdon më tej duke ironizuar zgjidhjen e situatës nga ana e qeverisë: “Në qoftë se dhe një herë qeveria na shpëton në këtë mënyrë, jemi të humbur fare, e urojmë me gjithë zemër të mos na shpëtojë kështu përsëri; Kinezët kanë të drejtë, që paguajnë mjekun kur janë të shëndoshë dhe nuk paguajnë kur sëmuren, se thonë që detyra kryesore e tij është parashikimi dhe mbrojtja nga sëmundja para se ta kapë të sëmurin prej gryke”.311

Vërejtja e fundit që mbyll këtë fjalim të Nolit në parlament shkon në mungesën e

aftësisë për t’u përballur me problemin e kryengritjes. Qeveria në momentin që kryengritësit kishin hyrë në kryeqytet, kishte ikur në Elbasan. Noli për të konkretizuar rëndësinë e qeverisë në këtë rast dhe dëmin e madh që shkakton në perceptimin e popullit largimi i saj, jep shembullin e kapitenit të anijes, “mund ta merni me mend zotërinj pozitën e atyre kur vaporri është duke u mbytur dhe shofin duke ikur kapiteni”. Krahas kritikave ai shprehu konsideratë për ata që qëndruan dhe u përballën me situatën deri në zgjidhjen e saj.312

Në parlament, parimi i Nolit ishte sulmi me anën e së vërtetës dhe jo intrigave, si

një hap parësor për të rregulluar gabimet dhe për të hyrë në rrugën e duhur të zgjidhjes së çështjeve. Duke e cilësuar qeverinë si qeveri “zero me xhufkë, zero me turp, zero me gafa”, Noli doli hapur si një opozitar në një duel politik që do të vazhdonte më tej. Kritikat e tij të drejtpërdrejta dhe të ashpra ishin për një qeveri që sipas mendimit të tij

309 Po aty, f. 540. 310 Po aty, f. 540. 311 Po aty, f. 540. 312 Po aty, f. 540-541.

Page 80: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

56

nuk kishte bërë asgjë. Kjo ishte arsyeja që i vendosi kryefjalën, “qeveria e zerove me xhufka”.

Pas fjalimit që mbajti Noli, pati mbështetës të qëndrimeve të tij, por dhe replika.

Ishte Ahmet Zogu i cili argumentoi se huaja që kishte marrë shteti ishte e nevojshme për t’i bërë ballë shpenzimeve të shtetit të cilat ndodheshin në rrezik. Për të forcuar argumentin pro legjitimitetit të marrjes së kësaj huaje Zogu i drejtohet Nolit se kishte qenë personalisht pro marrjes së huasë për shkak të gjendjes së rënduar financiare kur bënte vetë pjesë në kabinet. Sa i takon internimeve në zonën e Toskërisë, Zogu sqaron Nolin se ishin bërë për qëllime rekruti të cilat janë të parashikuara në ligj.313 Gjithashtu, ministri i Punëve të Brendshme kundërshtoi Nolin në lidhje me atentatin e Myfid Libohovës duke e informuar se qeveria kishte marrë të gjitha masat për hetimin e çështjes dhe kishte ngritur një komision për rastin konkret.314 Në lidhje me shtypjen e kryengritjes ai sqaron Nolin se qeveria nuk mburrej me këtë fakt pasi ishte pjesë e detyrave të saj. Ndërsa për dënimin e Elez Jusufit që ishte në krye të kryengritjes, ai e justifikonte zgjidhjen që kishte bërë qeveria me situatën e krijuar atë moment. Më tej ai sqaroi se për mbledhjen e armëve në Elbasan, qeveria kishte dhënë urdhra të rrepta për mbledhjen e tyre dhe se iu ishin lënë vetëm disa personave që kishte nevojë prefektura. Në lidhje me raportin e afërt dhe paqen që duhet të kishte populli me qeverinë, ai bënte një ndarje të popullit duke veçuar një pjesë, të cilët i konsideronte tradhtare dhe që nuk mund të pranonte pajtimin e qeverisë me ta.315 Noli mori përgjigje edhe nga kryeministri i cili konfirmoi atë çfarë tha Ahmet Zogu. Për shqiptarët e Izmirit, Kryeministri i kujtoi Nolit se negociatat ishin nisur që kur ai ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe sqaroi se qeveria shqiptare i ishte drejtuar qeverisë italiane për të marrë përsipër mbrojtjen e shqiptarëve aty ku nuk kishte konsuj shqiptarë. Por, qeveria italiane e kishte kërkuar për të gjithë, gjë që qeveria shqiptare nuk kishte mundur ta pranonte.316

Fan Noli hodhi poshtë argumentet e përdorur kundër tij. Ai nuk mohoi që kishte

pranuar huanë, por kjo kishte qenë e kushtëzuar nga rrethanat duke thënë se “kishte pëlqyer huanë me forcë”. Sipas tij, në kushtet në të cilën ndodhej Shqipëria, ishte e pamundur të sigurohej një hua e jashtme pa kushte të forta.317 Por, ai theksoi se kishte këmbëngulur që paratë e mbledhura nga huaja të përdoreshin efektivisht aty ku ishte e nevojshme dhe jo për rroga apo shpenzime të panevojshme.318 Më tej, ai i referohet fjalës së ministrit të Punëve të Brendshme sipas të cilit, Noli si pjesë e kabinetit kishte pëlqyer buxhetin e shtetit. Por Noli e mohoi, duke treguar se në kohën kur ai ishte bërë pjesë e kabinetit qeverisës ishte miratuar dhe ndarë buxheti, madje ai tregon se kishte hasur vështirësi në rregullimin e tij.319 Ndërsa për sigurinë që mbretëron në të gjithë Shqipërinë ai i shpreh dyshimet ministrit të Punëve të Brendshme duke i rikujtuar atij dhe një herë shembullin e tregtarit që ka punuar në Gurrës e në Breg të Matit njëzet vjet me 313 Po aty, Replikë e Ahmet Zogut si Ministër i Punëve të Brendshme ndaj Fan Nolit, f. 547. 314Po aty, f. 547. 315Po aty, f. 548-549. 316Po aty, Replikë e Kryeministrit Xhafer Ypi ndaj Fan Nolit, f. 552. 317 F. Noli, Vepra V, 150. 318Po aty, 151. 319 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja 41, datë 4 shtator 1922, Fjalimi i Fan Nolit për arritjet e qeverisë së Xhafer Ypit, f. 571.

Page 81: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

57

radhë. Atij sipas Nolit “nuk i kishte ndodhur asgjë që përpara Luftës Ballkanike deri më sot në kabinetin aktual qeverisës”.320 Në këtë mënyrë ai ja faturonte dështimin vetëm kësaj qeverie.

Gjithashtu, Noli sqaron ministrin e Punëve të Brendshme Ahmet Zogun, se nuk

ishte kundër çarmatimit të popullsisë, por kjo nuk kishte fuqi vepruese nëse nuk bashkohej me ndikimin moral. Ai thekson faktin se nuk kritikoi qeverinë se shtypi kryengritjen por, se nuk e parashikoi atë dhe nuk kishte marrë masa për të mbrojtur kryeqytetin, “se mori në qafë me qindra njerëz krejtë të pafajshëm, e se armiqësoi popullin e Shqipërisë së Mesme pa shpresë pajtimi kush e di për sa vjetë”.321 Ai i kundërpërgjigjet dhe ministrit të Luftës për veshjet e ushtarëve dhe rrogat e oficerëve duke i krahasuar me ato të vendeve europiane.

Sa për çështjen e shqiptarëve të Izmirit, Noli pohon se kishte nisur

korrespodencën, por që situatën e kishte lënë ndryshe nga rezultati aktual. Kur Noli ishte ministër i Punëve të Jashtme, pas kërkesës shqiptare, qeveria italiane kishte shprehur gatishmërinë, mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë atje ku nuk kishte asnjë përfaqësues ose konsull dhe veçanërisht në Izmir. Duke pranuar këtë impenjim, qeveria italiane i kërkoi qeverisë shqiptare informacion mbi pasaportat dhe taksat konsolare. “Në një përgjigje të dhënë prej meje e falënderoj qeverinë italiane për këtë lehtësi që na bënte dhe i bënim të njohur se së shpejti do të jepnim informacionet që na kërkonte për mbrojtjen e qytetarëve.”322 Në qoftë se negociatat do të kishin vazhduar me këtë frymë duke ju dhënë informacioni i kërkuar nga qeveria italiane, çështja e shqiptarëve të Izmirit sipas Nolit do të kishte marrë zgjidhje.323

Në lidhje me ligjin e internimit të fëmijëve të dezertorëve, Noli i përgjigjet Ahmet

Zogut duke pohuar që kishte qenë në Tiranë por, jo në Parlament duke mos marrë pjesë në bisedime. Nga ana tjetër qeveria e kishte zbatuar këtë ligj me një shtojcë të dekretuar prej kabinetit pasi Noli kishte dhënë dorëheqjen. Noli sqaroi se nuk përmendi qeverinë për internimet e fëmijëve të dezertorëve, por për internimet politike pa ndonjë faj në Toskëri ku nuk kishte asnjë shenjë për lëvizje kryengritëse. Ai jep disa shembuj midis të tjerave: disa familje nga Blinishti, nga Hoçishti e nga Leskoviku që ishin internuar me gra dhe fëmijë pa ndonjë arsye.324

Pasi iu ktheu përgjigje për replikat e bëra ndaj fjalimit të tij, Noli i kërkoi leje t’iu

kthente përgjigje disa aludimeve që ishin bërë kundrejt tij dhe që vinin në diskutim kontributin e tij disavjeçar në jetën politike në vend dhe në mbrojtje të interesave kombëtare të Shqipërisë. Ai iu kujtoi se kishte 16 vite që punonte për të mirën e vendit. Dhe sikur të mos mjaftonte ky kontribut Noli, përmend arritjen e tij në lidhje me Kishën Autoqefale Shqiptare, arritje e cila ishte mirëpritur nga të gjithë. Nga ana tjetër, ai shpreh

320 F. Noli, Vepra V, 151. 321 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja 41, datë 4 shtator 1922, Fjalimi i Fan Nolit për arritjet e qeverisë së Xhafer Ypit, f. 570. 322Po aty, f. 571. 323Po aty, f. 571. 324Po aty, f. 570.

Page 82: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

58

hidhërimin nga mentaliteti i shumicës së kabinetit të cilët i konsideronin si tradhtar të gjithë kundërshtarët e tyre. Noli shprehet se: “Nëse vazhdoni me këtë mentalitet atëherë do ta quani për detyrë t’i shtypni e t’i farosni kundërshtarët si tradhëtor e ti ndaloni me armë të mos marin qeverinë në dorë. Përfundimi do të jetë që asnjë parti të mos jetë e mundur të rrëzohet nga fuqia pa kryengritje dhe pa gjakderdhje, ashtu siç ndodhi vite me rradhë në Meksike”.325 Noli nxjerr në pah mentalitetin politik të kohës që karakterizohej nga mungesa e tolerancës dhe prapambetje politike. Nuk ishte i drejtë koncepti i tyre për opozitën, tendenca e vazhdueshme për ta kundërshtuar në çdo kauzë që mbronte i bënte ata të veçoheshin dhe të konsideroheshin më shumë se kundërshtarë politikë. Pikërisht këtë lë të kuptohet Noli në fjalën e tij dhe këtë shqetësim do ta shprehi dhe në vazhdim.

Ai banalizoi qëndrimin arbitrar të shumicës ndaj pakicës opozitare me komentin që

bëri në lidhje me pushimin e drekës, kërkesë e opozitës në seancë e cila u kundërshtua nga shumica: “Që shumica nuk kish të drejtë dhe që gënjente veten u provua në restorant ku të parët që u vervitën për të ngrënë ishin deputetët e shumicës”.326 Ishte pikërisht shembulli i miratimit të pushimit të drekës pas së cilit u kap Noli për t’i kthyer përgjigje një deputeti nga Elbasani i cili kishte pohuar që shumica kishte gjithmonë të drejtë. Noli e kundërshtoi këtë koncept në parlament i cili në fakt po kthehej në rregull. Ai duke ironizuar shprehet se “sikur të ishte e vërtetë një gjë e atillë, atëherë nuk do të kishte pakica në asnjë parlament të botës, se shumica do t’i kishte dërguar në shtëpinë e të marrëve si njerëz të çmendur, as nuk do të kishte nevojë për ligje mbi mbrojtjen e minoriteteve.”327 Kjo është një tjetër pikëpamje e Nolit që e kompleton portretin e tij si demokrat, pra është pikëpamja që ka për raportin e pakicës me shumicën në parlament. Noli ishte përkrahës i zërit të pakicës, e shikonte ekzistencën e saj si të domosdoshme për mbrojtjen e minoriteteve. Ai e ironizon qëndrimin e shumicës kështu: “... jam i sigurtë që deputetët të cilët sot janë nga shumica, do të ndërrojnë mëndje për këtë teori kur të bien në pakicë nesër a pasnesër.”328

Noli është aktiv në parlament duke diskutuar në mënyrë të vazhdueshme për çështje

të ndryshme. Në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të opozitës që përbënte pakicën në parlament ai kundërshton vendimin e qeverisë për caktimin e datës së zgjedhjeve për deputetët e Durrësit. Ishte mbledhja e 49 e parlamentit e datës 28 shtator 1922, e cila vendosi në rendin e ditës shqyrtimin e zgjatjes së afatit të zgjedhjes së deputetëve të Durrësit dhe sigurimi i lirisë së votimit. Fan Noli që në mbledhjen e 43 të parlamentit të datës 27 shtator 1922, kundërshtoi afatin e vënë në dispozicion për zhvillimin e zgjedhjeve dhe hodhi dyshimin mbi zhvillimin e lirë të tyre. Noli shprehet se kishte dëgjuar për nxjerrjen e një urdhri një ose dy orë para zgjedhjeve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe se pas daljes së këtij urdhri do të zhvilloheshin zgjedhjet. Këtë informacion Noli e kundërshtonte duke argumentuar nevojën e shpalljes së këtij urdhri në mënyrë zyrtare dhe se shpallja duhej të bëhej dy ose tre ditë para në mënyrë që t’i lihej kohë partive të përgatiteshin për ditën e zgjedhjeve. Noli mbronte procedurën në momentin kur thekson nevojën e daljes së këtij njoftimi në “Fletoren Zyrtare”. Sipas tij,

325Po aty, f. 573. 326Po aty, f. 573. 327Po aty, f. 574. 328 F. Noli, Vepra V, 155.

Page 83: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

59

nëse urdhri nuk do të dilte në këtë formë, atëherë, këto zgjedhje do të konsideroheshin zyrtarisht të pavlefshme. Nevoja e vendosjes së kohës në dispozicion lidhej me faktin se kandidatët e të dy palëve pjesëmarrëse në zgjedhje kishin nevojë për kohën e mjaftueshme për të informuar zgjedhësit e dytë në lidhje me programet e tyre.329 Gjithashtu, në këtë diskutim, Noli vendosi në pikëpyetje të drejtën e lirisë së votimit kur thoshte: “dëgjova se disa policë ndoshta pa urdhër kishin thirrur zgjedhësit e dytë… dhe ju kishin thënë do të ju hajë gjarpëri i zi nëse nuk votoni për partinë e qeverisë. Nga kryeministria është mirë që të dalë një deklaratë se populli është i lirë të votojë për kë të dojë”.330

Fjala e Nolit dhe kritikat e adresuara nga ana e tij ndezin debatin në parlament, duke ndarë deputetët në mbështetës dhe kundërshtues të kritikave të tij. Kërkesa e Nolit u përkrah nga Ali Këlcyra i cili e shikonte të nevojshme zgjatjen e afateve të realizimit të zgjedhjeve jo vetëm për vazhdimin e përgatitjeve të tyre por, dhe për stërvitjen politike të popullit që sipas tij i mungonte. Ai nuk e shikonte problematike dhe ulje të reputacionit të qeverisë ndryshimin e datës së zgjedhjeve nga ana e tyre. Në këto kushte ai kërkoi zgjatjen e afatit një javë deri në 10 ditë.331 Nga ana tjetër, kryeministri XH.Ypi, nuk pranoi vendosjen e një date tjetër duke justifikuar këtë qëndrim mbi neutralitetin e qeverisë dhe se urdhrin e dhënë nuk mund ta kthenin mbrapsht. Ali Këlcyra e kundërshtoi kryeministrin duke i përmendur rastin e zgjedhjeve të Gjirokastrës, ku pavarësisht caktimit të datës përfundimtare, afati i tyre ishte shtyrë dhe për një muaj. Ndërsa në lidhje me neutralitetin e qeverisë ai i vuri në dukje kryeministrit që këtë neutralitet më mirë ta perceptonte tek populli tek të cilët ishte ngjallur ndjenja e frikës nga shtetrrethimi.332 Me këto argumente Ali Këlcyra hodhi poshtë mendimin e kryeministrit për moszgjatjen e afatit të zgjedhjeve.

E fuqishme ishte edhe përplasja e Nolit me Sejfi Vllamasin, si mbështetës i Partisë Përparimtare, mbi caktimin e datës së zgjedhjeve dhe bërjen e fushatës elektorale. Sejfi Vllamasi duke kundërshtuar pretendimet e Nolit, mendonte se nuk ishte e nevojshme shtyrja e datës së zgjedhjeve, pasi zgjedhësit e dytë ishin njoftuar që të mblidheshin për të votuar. Duke qenë se shumica e tyre jetonin shumë larg, nuk ishte oportune që të bënin rrugën dy herë. Sipas tij koha për të bërë propagandë kishte qenë e mjaftueshme për palët pjesëmarrëse. Sa për shkeljen e lirisë së votimit ai kërkonte fakte të dokumentuara për këtë pretendim, jo hamendësime.333

Noli i kundërpërgjigjet menjëherë Sejfi Vllamasit mbi përcaktimin e datës së zgjedhjeve dhe kohës së mjaftueshme për të bërë fushatë. Ai ishte vënë në dijeni të zhvillimit të zgjedhjeve vetëm një ditë përpara bisedimeve në parlament dhe jo një javë para siç pretendohej. Ai vë theksin në procedurën ligjore që duhej ndjekur për marrjen e njoftimit që ishte dhënë nëpërmjet “Gazetës Zyrtare”, procedurë e cila nuk ishte 329 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 43, datë 27 shtator 1922, Fjala e Nolit për zhvillimin e zgjedhjeve dhe sigurinë e votës së lirë, f. 91. 330Po aty, f. 91. 331 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 49, datë 28 shtator 1922, Fjala e Ali Këlcyrës për zhvillimin e zgjedhjeve të Durrësit, f. 102. 332 Po aty, f 103. 333 Po aty, f. 103.

Page 84: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

60

respektuar nga ana e qeverisë. Koha e vënë në dispozicion vlerësohej mjaft e shkurtër dhe e pamjaftueshme për pakicën që të realizonte propagandën e nevojshme për kandidatët e saj. Ndërsa kërkesës së Sejfi Vllamasit për akuza të dokumentuara, Noli i përgjigjet duke i përmendur një fakt që për të ishte i mjaftueshëm dhe që nuk mund të mohohej, ishte pikërisht fakti që zgjedhjet e Durrësit po zhvilloheshin në kohën e shtetrrethimit “ato që duan të shikojnë dokumenta, të pyesin qeverinë, a janë bërë zgjedhjet në kohën e shtetrrethimit apo jo. Me duket se shtetë-rrethimi nuk është ndonjë ëndërr edhe se zgjedhjet u bënë në këtë kohë”.334 Më tej, Noli vazhdonte të kërkonte zgjatjen e afatit të zgjedhjeve në mënyrë që të bëhej propaganda e duhur për kandidatët e tyre. Madje ai arrin të sfidojë shumicën në garën elektorale duke thënë “në qoftë se qeveria si dhe shumica nuk ka guxim të shtyjë zgjedhjet dhe për dy javë, do të thotë se moralisht kanë humbur dhe s’kanë kurajë të maten si burri me burrë, e nuk janë të zotë të presin dorashkën që po i hedh pakica”.335

Përveç kësaj, Noli kërkonte shpjegime se pse ishin përdorur dy standarde të

ndryshme për caktimin e datës së zgjedhjeve për në Durrës dhe në Vlorë. Pasi, për Durrësin kishte vendosur ministri i Punëve të Brendshme ndërsa në Vlorë kishte vendosur prefektura. Kjo kërkesë e parashtruar nga deputeti B.Omari u mbështet nga Noli i cili ia kërkoi kryeministrit si përgjigje. Noli u kundërshtua dhe nga deputetë të tjerë, pjesë e shumicës në parlament. Deputeti Bedri Pojani i përgjigjet Nolit për deklaratën në lidhje me shumicën se nëse ajo nuk do të pranonte shtyrjen e zgjedhjeve atëherë do të konsiderohej moralisht e mundur, duke e sqaruar se ishte pikërisht kjo shumicë e cila duke parë se zgjedhjet e Durrësit nuk ishin bërë me drejtësi, i rrëzoi dhe vendosi të bëheshin zgjedhje të reja. Në momentin që qeveria kishte vendosur të zhvilloheshin zgjedhje te reja, atëherë duhej të bëheshin propozimet nga pakica për afatet e zgjedhjeve dhe jo pas marrjes së vendimit përfundimisht.336 Gjithashtu, Ministri i Brendshëm la të hapur mundësinë se nëse do të kishte dyshime për abuzime, parlamenti mund të dërgonte një komision për të kontrolluar votimet. Ai sqaron Nolin se procedura e njoftimit të datës së zhvillimit të zgjedhjeve ishte respektuar sepse njoftimi ishte bërë në një gazetë tjetër pasi “Gazeta Zyrtare” nuk dilte atë ditë. Krahas kësaj njoftimi i ishte dërguar dhe bashkisë dhe prefekturave për të lajmëruar popullin. Ndërsa në Gjirokastër ishin shtyrë zgjedhjet sepse parlamenti ishte i mbyllur atë periudhë.337

Argumentet e Pojanit ndeshën në arsyetimin e Nolit se në momentin kur qeveria

kishte vendosur të ribënte zgjedhjet në Durrës, ai se kishte menduar që do të bëheshin zgjedhje pa pasur dijeni populli. Ndërsa ministrit të Punëve të Brendshme i theksoi se nuk mjaftonte ky njoftim, ai duhej të ishte bërë dhe në “Gazetën Zyrtare”. Ndërkohë, Noli i bën apel qeverisë që të zhvillojë zgjedhje të rregullta. Ai nuk e shikonte të ndershme zgjedhjen e kandidatëve në këtë mënyrë. Ai shprehet se pakica me qëndrimin që po mbante, ishte duke mbrojtur nderin e vendit dhe nderin e kryeministrit i cili ishte kandidat në këtë zonë. 338

334 Po aty, f. 104. 335 Po aty, f. 104. 336 Po aty, Replikë e deputetit Bedri Pejanit ndaj fjalës së Nolit në parlament, f. 107. 337 Po aty, Replikë e Ministrit të Punëve të Brendshme ndaj Nolit në parlament, f. 109. 338 Po aty, f. 108-109.

Page 85: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

61

Pas debatit të gjatë mes kandidatëve të shumicës dhe atyre të pakicës, kryetari i

parlamentit kërkoi që propozimi i Fan Nolit të hidhej në votë për t’u miratuar ose jo. Edhe këtu pati disa qëndrime në lidhje me legjitimitetin e hedhjes në votë për ndryshimin e urdhrit të qeverisë pasi qeveria nuk kishte obligim juridik ndaj vendimit që do merrte parlamenti. Prandaj u kërkua që qeveria të shprehej vetëm nëse e pëlqen propozimin e parlamentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve ose jo. Qeveria nuk pranoi, por Noli insistoi që të vihej në votë si rekomandim që i bëhej qeverisë, kjo për të parë se cilët deputetë përkrahnin mendimin e qeverisë dhe cilët mbrojnë lirinë e zgjedhjeve e të drejtësisë. Lexohet propozimi i Fan Nolit si vijon: “Të porositet Ministri i Punëve të Brendshme të lajmërojë ditën e zgjedhjeve suplementare të prefekturës së Durrësit, të paktën dy javë para se të bëhen e të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një liri të plotë votimi”. Propozimi i Nolit mori 12 vota pro dhe 29 kundër, prandaj u rrëzua. Pas këtij rezultati Noli nuk kishte ç’të thoshte vetëm se: “kjo do me thënë se nuk kini kurajo të mateni si burri me burrin”.339

Pavarësisht se këtë betejë në parlament Noli e humbi, ai arriti të ngrinte zërin dhe të

insistonte deri në fund në mbrojtje të një kauze shumë delikate siç ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai kërkoi respektimin e procedurës për afatet e njoftimit dhe një kohë logjikisht të mjaftueshme për t’u bërë propagandë kandidatëve të tyre. Argumentet e shumicës kundër kësaj kërkese që ishin: a. urdhri i qeverise nuk mund të ndryshohej; b. se koha prej një jave ishte e mjaftueshme për të bërë propagandën nuk ishin të justifikuara për disa rrethana. Atyre iu bë e ditur që pakica kishte marrë dijeni vetëm një ditë para dhe se njoftimi nuk ishte bërë sipas rregullit të caktuar por, në formë tjetër. Gjithashtu shtyrja e afatit të zgjedhjeve nuk cenonte seriozitetin e qeverisë, aq më tepër se këtë ajo e kishte bërë dhe në zgjedhjet e Gjirokastrës. Ndonëse për në zgjedhjet e Gjirokastrës ata u justifikuan se parlamenti kishte qenë i mbyllur, për këtë rast, si arsye do të mjaftonte kërkesa e deputetëve të parlamentit për ta shtyrë këtë afat. Pasi siç doli dhe nga votimi nuk ishte vetëm kërkesë e Nolit por, ishin mbështetës 12 deputetë, pra 1/3 e deputetëve të pranishëm në diskutim. Pavarësisht rezultatit, Noli provoi se dinte të mbronte fort të drejtat e opozitës.

Pakënaqësia e Fan Nolit ndaj qeverisë së Xhafer Ypit sa vinte dhe rritej dhe kjo

shprehej jo vetëm në diskutimet që bënte në parlament, por dhe në mosdhënien e votëbesimit nga ana e tij. Në mbledhjen e 68 të parlamentit më datë 25 tetor 1922, vihet në rendin e ditës për herë të dytë votëbesimi i qeverisë së Xhafer Ypit. Në fjalën që mbajti kryeministri në parlament shpjegoi se për shkak të situatës së përgjithshme politike e cila ishte krijuar në Shqipëri dhe duke u nisur nga fakti që ishte hapur lajmi i një krize ministrore në vend e cila kishte tronditur situatën e brendshme dhe të jashtme të vendit, e shikonte të nevojshme marrjen e votëbesimit në parlament.340 Por, për Nolin qeveria e Xhafer Ypit që nga dita e parë e punës së saj dhe deri në momentin kur kryeministri po kërkonte përsëri votëbesimin, nuk i kishte ndryshuar mendimin për ta

339Po aty, f. 111-112. 340 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 68, datë 25 tetor 1922, Fjala e kryeministrit Xhafer Ypi në parlament për të kërkuar votëbesimin e qeverisë, f. 462.

Page 86: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

62

mbështetur. Sipas tij, veprimet e qeverisë që ndodhën ndërmjet kësaj periudhe jo vetëm që e kishin bindur se kishte pasur të drejtë që nuk i kishte dhënë votëbesimin herën e parë por, nuk do të ia jepte përsëri.

Page 87: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

63

2.1.2 Opozitarizmi i Nolit në Parlament ndaj politikës së qeverisë së Ahmet Zogut. Në mbledhjen e 90-të të Këshillit Kombëtar, më 2 dhjetor 1922, Ahmet Zogu i

ngarkuar me formimin e qeverisë së re, kërkoi para deputetëve të Kuvendit votëbesimin për qeverinë e kryesuar prej tij. Ai bëri para deputetëve një panoramë të përgjithshme të situatës në vend dhe prezantoi programin e qeverisë së tij. Që në fillim të fjalimit të tij si kryeministër Zogu premtoi lirinë e shtypit dhe se qeveria do të ishte e hapur ndaj kritikave të popullit të saj. Ai bën ndarjen e popullsisë në tre pjesë në bazë të kriterit të nivelit të qytetërimit: pjesa e parë ishin disa prefektura të Shqipërisë së Jugut të cilat kishin të zhvilluara arsimin dhe kishte të krijuar një opinion publik. Pjesa e dytë ishte Shqipëria e Mesme e cila për nga dituria jo nga patriotizmi kishin ngelur pas në krahasim me Shqipërinë e Jugut. Dhe, pjesa e tretë ishte Shqipëria e Veriut, Malësia e cila kishte mbetur mbrapa në krahasim me pjesën tjetër. Krahas ndarjes për nga niveli i qytetërimit, popullsia ndahej dhe nga fetë, pasi kishte tre besime fetare, myslimane, katolike dhe ortodokse. Ndonëse Zogu e pranonte se fetë nuk ishin shkak për ndarje, premtonte se qeveria e tij do t’i linte të përparonin dhe do t’i përkrahte ato.341

Zogu premtoi se qeveria do të përpiqej t’i jepte zhvillim tregtisë, të rriste buxhetin

e shëndetësisë, të hiqte nëpunësit e tepërt duke larguar punonjësit e paaftë dhe duke mbajtur profesionistët me qëllim instalimin e një sistemi modern në administratë. Në drejtësi pritej të bëhej reformë nga organizatorët e huaj, ku folësi kryesor do të ishin gjyqet. Do të ulej numri i ushtarëve në shërbim etj. Në politikën e jashtme, me Greqinë qeveria shqiptare do të përpiqej të futej në marrëdhënie diplomatike zyrtare dhe ndjekjen e një diplomacie me fokus ndërtimin e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinjë. Ndaj Lidhjes së Kombeve shprehu mirënjohje për ndihmën e dhënë mbi çështjen shqiptare. Qëllimi i tij ishte të ndiqte një politikë e cila do të ishte e qëndrueshme dhe e qartë duke ngritur pozicionin politik të qeverisë e të shtetit shqiptar në politikën e jashtme.342

Pasi dëgjoi programin politik të Ahmet Zogut, në fjalimin që mbajti Noli, kishte si

kryefjalë ironinë therëse ndaj tij. Në përgjithësi, fjalimet e Nolit përshkohen nga një logjikë e fortë dhe një mendim politik i koncentruar. Ai përdor në mënyrë të vazhdueshme ironinë dhe sarkazmën duke i dhënë oratorisë së tij bukurinë që e karakterizon. Pikërisht duke shfrytëzuar këtë aftësi, ai dinte të hidhte poshtë në mënyrë të veçantë pretendimet e Ahmet Zogut në parlament duke iu kundërvënë pa mëdyshje. Ai ironizon deri në tallje duke përmendur të gjitha premtimet e A.Zogut dhe e cilëson si ‘ëngjëll guardian’ që do të siguronte parajsën në Shqipëri, por në fakt ishin po të njëjtët persona në kabinetin e tij të cilët nuk kishin bërë asgjë gjatë gjithë kësaj kohe në shërbim të vendit. Ai thotë: “Me gjithë këtë deklaratë kaq të bukur, e cila uroj të vihet në zbatim, prapëseprapë pa parë vepra nuk mund të jap votëbesimin.”343 Duke u nisur nga fakti se program i qeverisë së re kishte ngjashmëri me atë të qeverisë së mëparshme dhe në kabinet ishin caktuar të njëjtët persona të cilët nuk kishin pasur rezultat në punën e tyre në qeverinë e mëparshme, kjo e legjitimonte mungesën e besimit nga ana e Nolit pa parë

341 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 90, datë 2 dhjetor 1922 , Prezantimi i programit të qeverise nga Ahmet Zogu, f. 189-190. 342 Po aty, f. 191-192. 343 F.Noli, Vepra V, 161.

Page 88: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

64

më parë veprat e saj. Megjithatë Noli i uron suksese dhe kjo ishte risi për politikën konfliktuale shqiptare. Kjo ishte dhe dalja haptazi përballë si kundërshtar politik me Ahmet Zogun, megjithëse nuk do të jetë e vetmja. Ai e goditi Zogun në një moment kyç, në prezantimin e programit të tij. Noli kërkonte të zhvlerësonte përmbajtjen e programit duke i cilësuar vetëm deklarata të bukura. Noli tregoi më këtë qëndrim, se dinte të lëvizte gurët e shahut në momentin dhe kohën e duhur. “Lufta” tashmë kishte filluar, Noli dhe Zogu ishin pozicionuar në dy skajet e kundërta.

Përballja filloi në diskutimin për buxhetin e shtetit. Noli e konsideronte si

karakteristikë të shtetit modern parlamentar të pasurit të një buxheti të detajuar i cili duhet të kishte të balancuara të ardhurat dhe shpenzimet si dhe nga ana tjetër të ekzistonte një komision kontrollues financiar. Ky komision do të kishte si objektiv, mbikëqyrjen e zbatimit të buxhetit të miratuar në parlament. Noli i kthehet qeverisë aktuale duke i kujtuar shpresën e madhe të popullit që do të bëhej një buxhet i tillë nga qeveria.344

Ai vuri në dukje mungesën e aftësisë së qeverisë së kryesuar nga Zogu, për hartimin e buxhetit të plotë. Kjo qeveri kishte 10 muaj kohë sipas tij (duke hequr 3 muajt e kryengritjes) që të paraqiste një buxhet i cili do të pëlqehej dhe aprovohej nga parlamenti para se të mbyllej viti financiar. Mosparaqitja e një buxheti të tillë, për Nolin përbënte arsye të mjaftueshme për të dhënë dorëheqjen qeveria ose rrëzimin e saj nga parlamenti. “Në Shqipërinë tonë të lumen, nuk ngjan as njëra as tjetra, e pasi kalojnë 7 muaj që qeveria ka pas mjaft kohë me përgatitë buxhetin e parlamenti ka vazhdue për 4 muaj, na vjen qeveria e na kërkon kredi”. Kjo kredi sipas Nolit nuk ishte kërkuar mbi bazën e një buxheti të votuar dhe të aprovuar nga parlamenti, por mbi bazën e një buxheti të pa njohur, madje, Noli e ironizon duke thënë se “nuk ka pasë rast ta shohë se çfarë ngjyre ka dhe sa këmbë ka”. Qeveria sipas tij nuk mund të pretendonte miratimin e buxhetit të cilin Noli e konsideronte të paqartë ‘buxheti X” vetëm nisur nga fakti se kishte marrë votëbesimin nga parlamenti.345

Përplasja e radhës mes Fan Nolit dhe Ahmet Zogut ishte kur u diskutua mbi gjendjen e jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë në mbledhjen IX të Këshillit Kombëtar më datë 17 mars 1923. Mbledhja filloi me shpjegimet e kryeministrit Ahmet Zogu për veprimet e kabinetit gjatë dy muajve qeverisje. Në fjalimin që mbajti kryeministri i Shqipërisë Ahmet Zogu, në fillim u ndal në zhvillimet e përgjithshme për të vazhduar më tej në veprimtaritë konkrete të ministrive. Ai e nisi fjalën e tij duke folur me entuziazëm për rritjen e ndjenjës patriotike të popullit shqiptar për shkak se kishin shprehur interes më të madh në çështjet që i përkisnin Shqipërisë. Zogu shprehte vlerësim për popullin shqiptar i cili kishte treguar se ishte i zoti të mbronte lirinë e vet, të qeveriset vetë, e të jetonte paqësisht pa marrë në konsideratë ndryshimet fetare apo të disa zakoneve. Sipas tij, qeveria ishte kujdesur për përmirësimin e masave ekonomike të cilat do të sillnin ndryshime pozitive në jetën ekonomike të popullit shqiptar. Qeveria ishte kujdesur gjithashtu edhe për përmirësimin e jetës sociale të vendit duke treguar gatishmëri maksimale në miratimin e ligjeve në këtë drejtim. Krahas miratimit të ligjeve

344 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja 102, datë 27 dhjetor 1922, f. 397. 345Po aty, f. 397.

Page 89: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

65

ishin marrë dhe masa të tjera për të zhdukur disa zakone, të cilat kishin dhënë efektin e tyre.346

Më pas Ahmet Zogu, hyn më në detaje me shpjegimet e tij për arritjet e qeverisë duke filluar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Qeveria e tij kishte marrë masat e nevojshme për të luftuar zakonin e gjakmarrjes. Kjo ishte realizuar duke rritur mundësitë e pajtimit mes palëve konfliktuale si dhe rritjen e rolit të gjykatave në zgjidhjen e problemeve. Ai ndonëse e pranonte se nuk ishte zhdukur si zakon, fliste me optimizëm për uljen e rasteve të zbatimit të tij tek shqiptarët. Një ndër arritjet që i rendiste qeverisë Zogu, ishte mbledhja e taksave në të gjithë vendin në bazë të pasurisë. Kjo më parë kishte qenë pjesërisht e realizuar pasi disa paguanin dhe disa jo, disa më pak, disa më shumë. Në politikën e brendshme, një tjetër çështje që trajtoi ishte ajo e muhaxhirëve të cilët kishin mbetur pa të ardhura, pa shtëpi duke u shndërruar në një element konkret në prishjen e qetësisë së vendit. Qeveria iu kishte ardhur në ndihmë me miratimin e një ligji dhe me masa të tjera për përmirësimin e gjendjes së tyre. Ai shprehet me optimizëm për rritjen e lidhjes së popullit me qeverinë duke dhënë shembullin e një kryengritje të nisur nga Kosova që kishte pasur si qëllim okupimin e Krumës. Populli kishte treguar gatishmërinë duke iu bashkuar qeverisë për ta shpërndarë atë.347 Pjesë e prezantimit të Zogut ishin dhe përmirësimet e gjendjes së ushtrisë, kursimet në buxhet nga heqja e nëpunësve, nevojën e rritjes së buxhetit për të realizuar punë të tjera, hapjen e seksioneve për përgatitjen e projekteve për rrugët dhe ndërtimin e urave. Ndërsa në lidhje me arsimin kishte ecur mbi principin e zhvillimit të politikave arsimore pa dallime dhe edukimin e gjithanshëm të popullit. Për të realizuar këtë, ishin hapur gjimnaze dhe biblioteka me mbi 7000 libra. Për financën ishin bërë disa projekte, një pjesë e huas së 1920-ës ishte paguar ndërsa ajo e 1922 do të paguhej pjesa e mbetur në vazhdim, për çifligjet e shtetit ishin bërë marrëveshje etj.348

Pas shpjegimeve për situatën e brendshme të Shqipërisë, Zogu kalon tek politika e

jashtme. Ai ndalet në marrëdhëniet me shtetin fqinjë Greqinë me të cilën shteti shqiptar kishte vendosur marrëdhënie diplomatike, synim ky i arritur nga qeveria e tij. Këto marrëdhënie ishin zyrtarizuar duke dërguar të dyja shtetet përfaqësuesit e tyre. Ai shpreh vlerësimin maksimal të qeverisë shqiptare ndaj Lidhjes së Kombeve. Qeveria i kishte bërë kërkesë Lidhjes së Kombeve dërgimin e një eksperti financiar për rregullimin e financave shtetërore. Gjithashtu ai shprehu falënderimet për Komisionin e dërguar nga Lidhja e Kombeve për çështjen e zonës neutrale. Për padrejtësitë që i ishin bërë Shqipërisë në lidhje më kufijtë ai tregoi se qeveria kishte protestuar tek Fuqitë e Mëdha, por nuk kishte marrë përgjigje. Pas përpjekjeve të qeverisë, Shqipëria u pranua në Konferencën e Lozanës, ku si rezultat i mbrojtjes së përfaqësuesit shqiptar, u pranua përjashtimi i shtetit tonë nga marrja pjesë në huan e hekurudhave e cila ishte një vlerë e madhe.349

346 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja IX, datë 17 mars 1923, Shpjegimet e Kryeministrit Ahmet Zogu mbi gjendjen e brendshme dhe të jashtme të qeverisë, f. 132-133. 347Po aty, f. 133-134. 348Po aty, f. 137-138. 349Po aty, f. 135-136.

Page 90: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

66

Fan Noli nuk ishte dakord me ato çfarë qeveria i renditi si arritje të saj. Madje ai mendonte se arsyeja kryesore që dy qeveritë e Ahmet Zogut u përkrahën e kishte zanafillën në dëshirën për të pasur një qeveri të fortë për të zgjidhur problemet e ndërlikuara të Shqipërisë dhe vendosjen e themeleve të patundura me një organizim modern. Noli kaloi dhe në sulm personal ndaj Zogut duke lënë të kuptohet për pushtetin absolut të tij i cili nga ministër kishte kaluar në kryeministër që dominonte kabinetin dhe impononte vullnetin e tij. Ishte parlamenti ideal për të, sipas Nolit, pasi ishte i dominuar nga shumica përkrahëse e tij, besnike dhe e disiplinuar.350 Jo më kot Noli i vë emrin kësaj qeverie si qeveri e “fortë”, pasi donte të nxirrte në pah autoritetin absolut të Zogut si kryeministër, në mënyrë që të lidhte më tej të gjitha dështimet me emrin e tij.

Koha sipas Nolit kishte qenë e mjaftueshme për qeverinë për të bërë të paktën

disa realizime të vogla, por duke ironizuar shprehet: “po shpresat sa vinë e fishken, se mali i mbarsur i kabineteve tona të forta, ndoshta i influencuar nga syri i lig i pakicës kundërshtare, heterodokse351, dhe heretike të papenduar, dështoi me një buçitje dhe refuzoi të na japë të paktën miun proverbial”. Qeveria e fortë sipas tij nuk bëri as gjëra të vogla pasi me forcë nuk krijohet dhe organizohet një shtet, por krahas saj duhej të kishte dhe dije, zotësi dhe ligj.352 Mungesa e këtyre elementëve të rëndësishëm nuk kishte bërë asgjë tjetër veçse kishte përsëritur për Nolin historinë e qeverive të forta primitive ballkanike.353

Ai arrin kulmin e ironisë në këtë fjalim duke nisur kritikën nga gjërat e vogla. Kjo

mënyrë e vënies përpara përgjegjësisë nënkuptonte që dështimi i qeverisë ishte në ato nivele saqë nuk mund të flitej për arritje të mëdha përsa kohë që arritjet e vogla minimaliste nuk ishin realizuar. Kundërshton arritjet e qeverisë duke u nisur nga shembujt e përditshmërisë. Noli e nisi kritikën me organizimin e postës e cila ishte bërë shumë e ngadaltë sa e krahason me kohën e pushtimit turk. Kritika tjetër shkon për shëndetësinë. Ai rikujton shembullin e gruas në Pazar, dhënë dhe në diskutimin e mëparshëm, pamjen e mjerë të së cilës e lidhte me fytyrën e racës tonë “që vret veten me pahir e shuhet dalëngadalë”. Ai i bënte thirrje qeverisë që të merrte masa për maternitetet, të nxirrte një urdhër për femrat shtatzëna që ta kishin pushim para dhe pas lindjes.354

Më tej Noli kalon tek Ministria e Arsimit e cila kishte mbyllur rreth 100 shkolla.

Ai jep shembuj të cilat tregojnë se ishin mbyllur shkollat me numër më të madh se ato që ishin lënë hapur. Me tej, tjetër “gjë e vogël” ishte banda “Vatra”, pasi përfaqësuesve të tyre të cilët kishin lënë Amerikën dhe kishin ardhur në Korçë, qeveria iu kishte hequr pagën. Kritika për pagën shkonin dhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme që i kishte lënë pa rrogë përfaqësuesit e Shqipërisë jashtë. Vërejtje për këtë ministër ishte dhe shkarkimi i K.Boshnjakut pikërisht në kohë kur kishte lënë takim me Mbretin e Bullgarisë.355 Noli padyshim këtë e shikonte në spektrin diplomatik si dëmtim imazhi ndaj Shqipërisë. 350F. Noli, Vepra V, 174-175. 351 Në kundërshtim me doktrinën sunduese. 352 F. Noli, Vepra V, 175. Shpjegim: Miu proverbial është në kuptimin: u mbars mali e polli një mi. 353 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja IX, datë 17 mars 1923, Diskutim i Nolit mbi arritjet e qeverisë së Zogut, f. 157. 354Po aty, f. 157-158. 355Po aty, f. 158.

Page 91: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

67

Refrenin e fjalimit “një tjetër gjë e vogël” e përsërit dhe për Ministrinë e Drejtësisë e cila sipas Nolit nuk ishte në gjendje të zbulonte dot as vërtetësinë e një fakti. Për ushtrinë ndalet tek veshja e rëndomtë e tyre saqë i konsideron si të zhveshur. Një tjetër kritikë e “vogël” shkonte për Ministrinë e Punëve të Brendshme për mungesën e sigurisë në vend. Si shembull për këtë Noli jepte vjedhjen e 250 napolona fshatarëve të Linit pasi u caktuan të ishin brenda kufirit shqiptar. Ata kishin preferuar të largoheshin për në Jugosllavi nga mungesa e sigurisë.356

Thelbin e dështimeve të kësaj qeverie Noli e lidhte me frymën politike që ajo po

ushqente në veprimtarinë e saj duke shtypur kundërshtarët, duke larguar çdo element që binte në kundërshtim me politikat e saj, duke mos u investuar në çështjet e rëndësishme por duke dashur të vazhdojë të mbajë pushtetin me çdo kusht. Ai e vë në dukje këtë duke nënvizuar se: “shtypja e kundërshtarëve heterodoksë dhe heretikë, eleminata sistematike e elementeve të mira me dinjitet që s’duan të bëhen besnikë të disiplinuar të fesë politike të guvernes, gjumë dhe çkujdesje e ëmbël për çdo gjë konstruktive; forcë pa skrupul për vazhdimin në fuqi”.357 Afrimi i zgjedhjeve sipas tij, kishte nxjerrë më në pah këto elementë. Burgosja e zgjedhësve të dytë të cilët kishin deklaruar votën kundër qeverisë ishte një e dhënë mbi bazën e së cilës Noli parashikonte se ose do bëheshin zgjedhje formale e cila do të çonte në formimin e një parlamenti besnik dhe të disiplinuar ose në shkatërrimin final të Shqipërisë. Ndaj ai i bënte thirrje qeverisë që të reflektonte dhe të punonte duke zbatuar ligjin dhe me qëllimin për të mirën e vendit. Pa këto elementë asnjë qeveri nuk mund të themelonte një shtet modern dhe për sa kohë qeveria shqiptare nuk kishte këto karakteristika, Noli preferonte të ishte pjesë e opozitës antikonformiste.358

Me kritikat e vogla, Noli në fakt bëri edhe kritikat e mëdha ndaj qeverisë së

Ahmet Zogut. Ai vuri në dukje problemet e qeverisë në mënyrë ironike duke e prekur të gjitha fushat e veprimtarisë së saj. Ai kritikon shëndetësinë duke përmendur gruan me pamjen e mjerë, por në të njëjtën kohë dhe për mungesën e organizimit të shëndetësisë me një bazë moderne. Kritikon Ministrinë e Arsimit për mbylljen e shkollave, por prek dhe mungesën e zhvillimit bashkëkohor të arsimit për rritjen e brezave të arsimuar dhe qytetëruar. Nga ana tjetër kalon tek Ministria e Punëve të Jashtme duke dhënë shembuj të problemeve të vogla, por që nënkuptonin më shumë mangësitë në diplomacinë shqiptare. Me shembullin e rrobave të ushtarëve, do të nxjerrë në pah shpërdorimin e parave të shtetit nga ana e qeverisë pasi me shumë fonde ishin blerë cilësia më e dobët e veshjeve. Kritika ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme shkonte pikërisht për misionin e saj që ishte ruajtja e rendit dhe sigurisë. Kështu, krahas oratorisë e cila është karakteristikë e figurës së tij, sarkazma dhe ironia e tij ndaj gjendjes së brendshme dhe të jashtme të shtetit shqiptar u bë dhe më e fortë me shembujt që dha nga aktualiteti i kohës, duke u pozicionuar kështu më pranë së vërtetës.

Noli replikohet menjëherë nga deputeti Visar Xhuvani i cili shprehet mbi përmirësimin e gjendjes familjare e cila sipas tij nuk mund të bëhej për dy muaj. Ky përmirësim i gjendjes familjare i cili ishte i lidhur me zakonet dhe nevojat e fshatarit mund të realizohej sipas tij vetëm me zhvillimin e kombit dhe me anë të arsimit

356Po aty, f. 159. 357Po aty, f. 160. 358 F.Noli, Vepra V, 180.

Page 92: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

68

gradualisht, madje ironizon drejt Nolit duke thënë se: “fabrikat as të Amerikës nuk nxjerrin gra dhe burra ideal siç i do zotëria e tij”359. Sa i takon shembullit të banorëve të Linit që iknin në Jugosllavi për shkak të mungesës së sigurisë në vend, ai nuk e pranoi si fakt duke pohuar se këtë mund ta kishte bërë vetëm ndonjë individ i frymëzuar nga politikat antishqiptare. Gjithashtu, ndalet dhe në qëndrimin kritik të vazhdueshëm të Nolit duke shpjeguar detyrën e deputetit e cila nuk ishte sipas tij vetëm të jepte kritika, por dhe të përfshihet në problematikë duke propozuar projekte për zgjidhjen e situatave të ndryshme të cilat Noli sipas tij nuk i kishte bërë.360 Gjatë debatit, Mehdi Frashëri i drejtohet Nolit duke e sqaruar se ka ruajtur të njëjtën linjë në politikë që me Kongresin e Lushnjës duke i qëndruar besnik parimeve të tij fillestare.361 Kjo lidhet me kundërshtimin ndaj konstatimit të Nolit mbi bindjen dhe disiplinimin e shumicës ndaj kryetarit të qeverisë, Ahmet Zogu. Mbi këtë shprehet dhe deputeti Bedri Pejani i cili disiplinimin dhe bindjen ndaj partisë e mbështet dhe mbi parimet e Partisë Popullore që kishin të bënin me përkrahjen ndaj programit të partisë, disiplinimin dhe besnikërinë ndaj saj. Në lidhje me nivelin e shkollave ai nuk tregon mbështetje duke e justifikuar kritikën Nolit për shkak se kishte jetuar dhe ishte shkolluar jashtë Shqipërisë. Kjo bënte sipas tij shkakun që Nolit nuk i pëlqente niveli i zhvillimit arsimor në vend. Ai kundërshton gjithashtu Nolin për ekstremizmin e situatës kur shprehet për shfarosje të popullit shqiptar. Sa i takon shërbimit postar ai mendonte se ishte përmirësuar.362

Përkrahës të qëndrimit të Nolit ishin dhe deputetët si H.Jusuf Bamka i cili kritikoi

Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Financave.363 Deputeti Ali Këlcyra nuk shikonte të realizuar bilancin e qeverisë pasi në çdo vepër shikonte regres. Kritikat e tij shkonin për Ministrinë e Arsimit, sigurinë në vend, financat e shtetit, për rrogat që nuk i jepeshin oficerëve dhe nëpunësve në Përmet. Ai nuk la pa përmendur gjendjen e ushtarëve të zbathur. Dhe nga e gjithë kjo situatë populli kishte humbur sipas tij lidhjen, simpatinë që kishte pasur me qeverinë.364 Të njëjtën linjë mban dhe Luigj Gurakuqi i cili jo vetëm i konsideron të pavërteta arritjet e listuara nga Kryeministri Ahmet Zogu, por ironizon duke thënë se “kryeministri bashkë me fuqinë e fjalës që ka, të kishte sjellë dhe një narkotik dhe të na kishte vënë në gjumë për të harruar mjerimet. Ne këtu për pak kohë do të kishim harruar të gjitha e do të kujtonim se ndodheshim në parajsën e tokës në Eden…”365 Më pas ai ndalet më në detaj në trajtimin e problemeve të kabinetit duke filluar me mungesën e sigurisë në vend, problemet në financa, mungesën e organizatorëve të huaj nëpër ministri, gjendjen e vuajtur të ushtrisë. Në marrëdhëniet me jashtë vlerëson vendosjen e marrëdhënieve me Greqinë, por kritikon lënien jashtë territorit të tokave shqiptare. Kritikat e tij prekin dhe mos implementimin e projekteve për rrugët dhe për mungesën e zhvillimit të arsimit.366 Hilë Mosi ishte gjithashtu një deputet i cili nuk dha votëbesimin ndaj qeverisë duke e kritikuar për çështjen e gjakmarrjes,

359 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja IX, datë 17 mars 1923, Diskutim mbi arritjet e qeverisë së Zogut, f. 161. 360Po aty, f. 161-163. 361Po aty, f. 165-166. 362Po aty, f. 170-174. 363 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja IX, datë 17 mars 1923, f. 141. 364Po aty, f. 142. 365Po aty, f. 143. 366Po aty, f. 144-150.

Page 93: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

69

vendosjen e taksave pa marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike të malësorëve, shkeljen e të drejtave të nëpunësve, masat për përmirësimin e jetës së muhaxhirëve, për borxhet e Shkodrës ndaj Turqisë, për gjendjen e ushtrisë, për rrugët dhe arsimin. Ai përgëzon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë.367

Përballë kritikuesve të qeverisë qëndronin dhe përkrahësit e saj të cilët shikonin

arritje dhe jo dështime të qeverisë së Zogut. Kështu deputeti Nikolla Ivanaj që në fillimin e fjalimit të tij e cilësoi programin e qeverisë si shpëtimtar për kombin në çdo pikëpamje. Ai shikonte rritje të besimit të popullit ndaj qeverisë, sigurim të qetësisë, përmirësim të financave. Caktimi përfundimtar i kufijve ishte bërë në këtë qeveri, ndërsa sa i takon arsimit e konsideronte arritje ndarjen e fesë nga arsimi. Ai pranonte se kishte vend për përmirësim në arsim dhe në projektet e rrugëve, por që kjo nuk kishte ardhur si rezultat i mungesës së vullnetit të qeverisë por, për rrethana të tjera siç ishte dhe ajo financiare.368 Deputeti Osman Haxhiu replikoi Ali Këlcyrën duke u mbrojtur me argumentin se realizimi i programit donte kohën e vet.369

Pas 12 orë bisedime u bë votimi nominal. Kjo do të thoshte se ata që thonin “jo”

nuk jepnin votëbesimin, ata që thonin “po” jepnin votëbesimin qeverisë. Nga votimi qeveria e Ahmet Zogut mori 47 vota pro dhe kundra 19. Noli nuk i dha votëbesimin qeverisë.370

Viti 1923 hyri me një opozitë më të organizuar, Noli ishte në krye të saj. Ai debaton, kritikon, jep alternativa zgjidhjesh me të gjitha mjetet ligjore të mundshme. Noli ishte për një opozitë të organizuar, ekzistenca e të cilës ishte e domosdoshme për një shtet demokratik. Dhe është e vërtetë që ky ishte parimi që ai ndiqte. Mbrojti fort idenë në parlament për reforma agrare në ndihmë të fshatarit i cili ishte i rrënuar ekonomikisht, kërkonte të nxirrte në pah paaftësinë e qeverisjes së Zogut, duke theksuar të metat që ai konstatonte dhe regresin që ajo kishte sjellë. Denoncoi dhunën ndaj shtypit, si goditje të fjalës së lirë. Në trajtimin e çështjeve fetare në parlament, Noli tregoi dhe një herë tolerancën që e karakterizon në mendimet e tij. Pavarësisht përgatitjes së tij që nuk vihet në diskutim, duket se tek Noli ndikoi eksperienca e fituar gjatë dy viteve, sepse filloi të njohë terrenin shqiptar në tërësinë e tij, qoftë me prolematikat e popullsisë, qoftë me problematikat e politikës. Kështu ai mësoi se si të vepronte, filloi të studionte legjislacionin, të organizonte opozitën, të krijonte kontakte me popullin duke fituar simpatinë e tij, të luftonte nëpërmjet shtypit etj. Në kuadër të hapjes së Asamblesë Kushtetuese, Noli organizoi një fushatë paraelektorale nëpërmjet një turi të gjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë, organizoi mitingje ku dhe foli për shpresat e mëdha që do të sillte për shtetin dhe popullin Asambleja Kushtetuese. Ai shprehet se “për të siguruar liritë e qytetarit dhe për të hedhur themelet e shtetit do të mblidhet Kuvendi themeltar”.371

367Po aty, f.168-170. 368Po aty, f. 153-155. 369Po aty, f. 156-157. 370Po aty, f. 210. 371 P. Tako, Fan Noli në fushën politike .., 120.

Page 94: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

70

Noli në këtë proces e quajti popullin “gjykatoren më të lartë”.372 I brumosur me demokracinë amerikane dhe funksionimin e saj si dhe duke kuptuar peshën e votës së vërtetë të popullit, ai kishte besim në popull që do të dinte ta përdorte votën e tij, si një mjet për të përcaktuar të ardhmen e tyre. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurohej respekti për çdo pakicë politike, fetare, sociale dhe respekti i të drejtave të çdo qytetari. Koncepti për votën e lirë që donte të injektonte Noli në popull ishte shumë i drejtë dhe i domosdoshëm për ta theksuar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohej vlera dhe rëndësia e saj, por mbi të gjitha në rritjen e besimit ndaj përdorimit të këtij mjeti demokratik. Turi paraelektoral që realizoi Noli ishte tipik i stilit të shteteve me demokraci të konsoliduar, ku kontakti me njerëzit për të mësuar problemet që i shqetësojnë ishte mënyra më e mirë. Kjo i dha avantazhin Nolit në shtimin e mbështetjes ndaj tij nga shoqëria, duke u bërë një figurë shumë e dashur dhe e respektuar prej tyre. Kjo vihet re më së mirë nga pritjet madhështore që i bëheshin në vende të ndryshme.

Në cilësinë e kryetarit të Partisë Liberale, Noli paraqiti programin e saj më 19 gusht 1923. Ai iu përmbajt shprehjes së A. Linkolnit duke thënë së “duam një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin”.373 Në emërimin e nëpunësve do të merrej parasysh dituria, patriotizma, zotësia e nderi.374 Do të respektohej nderi, liria dhe kryelartësia tradicionale e popullit shqiptar, do të zbatohej ligji dhe drejtësia, do të ndiqte politika pro zhvillimit të bujqësisë, arsimit, shëndetësisë etj., duke ofruar alternativat përkatëse të realizimit të tyre. Gjatë fjalimit të mbajtur në miting që u zhvillua në qytetin e Korçës, Noli nuk e shmangu kritikën ndaj qeverisë aktuale për mungesën e funksionimit të saj ashtu siç duhet duke e quajtur Kabineti i Pykave. Nxjerrja në pah e të metave të kundërshtarit është një procedurë e zakonshme nëpër fushata sepse vetëm kështu mund të reklamosh alternativën ndryshe. Këtë e kuptonte mirë Noli, dhe e zbatonte në çdo rast.

Në parlament, Noli realizonte me sukses misionin e tij si opozitar. Aty shpaloste të gjithë pikëpamjet e tij mbi realitetin politik shqiptar duke u përballuar me kundërshtarët politikë, me shumicën qeveritare dhe në veçanti me Zogun i cili mbante postin e kryeministrit. Në mbledhjen e datës 27 shtator 1923, qeveria e kryesuar nga Ahmet Zogu, jep shpjegime mbi politikën e përgjithshme të vendit. Ai flet për stabilizimin e veprimtarisë së brendshme dhe të jashtme të shtetit shqiptar, rritjen e besimit të popullit ndaj autoriteteve qeveritare, bindjen e tij ndaj ligjit, ndërgjegjësimin për pagesën e taksave, rritjen e ndjeshmërisë së tyre ndaj çështjes së kufijve dhe çështjeve ekonomike.375 Për përmirësimin e administratës së brendshme ai dha si shembull Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila kishte bërë me konkurs përzgjedhjen e saj. Për abuzimet e vogla që mund të ishin bërë në administratë ishin marrë masat e nevojshme për t’i dënuar me gjyq fajtorët. Ishte bërë përparim në regjistrimin e popullsisë, në zhvillimin e xhandarmërisë të cilët tashmë po shkolloheshin.376

372 Shqiptari i Amerikës, 25 gusht 1923. 373 F. Noli, Vepra V, 189. 374 Po aty, 189. 375 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 27, datë 27 shtator 1923, Raporti i qeverisë së kryesuar nga Ahmet Zogu, f. 285-286. 376Po aty, f. 286-287.

Page 95: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

71

Zogu ndalet tek veprimtaria e Ministrisë së Punëve të Jashtme duke e përgëzuar për qëndrimin protestues ndaj akuzave të Greqisë për përfshirjen e Shqipërisë në vrasjen e Gjeneral Tellinit si përfaqësues italian në Komisionin Ndërkombëtar të Caktimit të Kufijve si dhe për ndjekjen e procesit të monitorimit të caktimit të kufijve nga ky komision, i vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve. Qeveria kërkoi shtimin e teknikëve që të përshpejtohej caktimi i kufijve. Si përfaqësues në Lidhjen e Kombeve ishte dërguar Mid’hat Frashëri i cili kishte marrë instruksione nga qeveria për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen, të kërkonte të drejta më të plota të minoriteteve shqiptare jashtë kufijve, ndjekjen e një politike miqësore duke hyrë në marrëveshje me shtetet e tjera, nënshkrimin e traktateve konsullore e tregtare etj. Një ndër veprat e Ministrisë së Jashtme ishte hapja e konsullatave në Stokholm, Bruksel, Luksemburg, Hamburg. Gjithashtu kishte bërë kërkesë për marrëveshje me Turqinë. Ndërsa përfaqësuesi shqiptar kishte kundërshtuar pagesën e borxheve me Turqinë në Luzanë, duke shpjeguar të gjitha ankesat e qeverisë shqiptare por, që nuk u morën parasysh. 377

Për fushën e shëndetësisë ai paraqet të gjitha masat e mara në përmirësimin e

shërbimit në këtë drejtim, si me marrjen e doktorëve ekspertë nga jashtë, me shpërndarjen e ilaçeve, me marrjen e masave për të luftuar epidemitë e përhapura në vend etj. Ai flet për përmirësimin e shërbimit postar, kushteve të ushtrisë dhe parashikonte hapjen e një shkollë ushtarake pasi kishte mungesa në gradën oficer.378 Për arsimin ishin marrë masa për hapjen e shkollave të reja, përgatitjen profesionale të mësuesve nëpërmjet kurseve, përkujdesje e veçantë ishte treguar për zhvillimin e arsimit të mesëm, hapjen e konvikteve, të laboratorëve për studim, sjelljen e librave për bibliotekë dhe përgatitjen e librave të tjerë për në shkolla.379 Ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë ai pohonte se çështjet e drejtësisë kërkonin më shumë kohë, por që ishin marrë masa nga Ministri kompetent për përgatitjen e ligjeve. Ai theksonte gjithashtu se gjyqet zhvilloheshin të pavarura dhe të mbështetura vetëm në ligj. Për rritjen profesionale të nëpunësve të drejtësisë ishte organizuar një kurs, që kryeministri shpresonte që të ishte themeli i shkollës së lartë të drejtësisë në të ardhmen. Ministria e Drejtësisë, gjithashtu përgatiti ligjin e Asamblesë Kushtetuese si dhe bëri modifikime dhe ndryshime në procedurën penale.380 Pjesë e realizimeve të programit të qeverisë ishin dhe përmirësimi i disa rrugëve, nënshkrimi i marrëveshjes më një shoqëri franceze për rregullimin e disa urave të mëdha, për rregullimin e ujërave. Gjithashtu, pyjet ishin regjistruar, ishte bërë përmirësim në shërbimin me ilaçe për bagëtitë. Për minierat ishin dhënë shumë oferta të cilat ishin në proces shqyrtimi. Sa i takon Ministrisë së Financave, ajo kishte përgatitur një traktat për t’u nënshkruar me shtetin italian. 381

Noli e mori fjalën në mbledhjen e 27 të datës 27 shtator 1923. Ky ishte një ndër

fjalimet më të rëndësishme të Nolit në Parlamentin Shqiptar duke arritur një ndër kulmet e oratorisë së tij. Kishte elokuencë, art, humor, argument, sulm, kritikë, ironi, sarkazëm, tallje, ishte harmonizim i të gjithë këtyre elementëve. Të gjitha në shërbim të goditjes

377Po aty, f. 288-289. 378Po aty, f, 291. 379Po aty, f, 292. 380Po aty, f. 293. 381Po aty, f. 293-294.

Page 96: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

72

ndaj Zogut. Ai e krahason me Til Ulenshpigelin duke vënë në dukje ngjashmërinë e tij me Nastradinin gjerman.382 Madje i kushton dhe një parodi:383

“Rroftë Ahmet Zogu, rroftë, Shakaxhiu i përparimit, brez pas brezi u kujtoftë si stërnip i Nastradinit” Noli bëri këtë krahasim për të goditur tiparin që karakterizonte sipas tij kabinetin

e kryeministrit i cili ishte bindja e plotë dhe mungesa e guximit për ta kundërshtuar. Ashtu si Nastradini kishte zbukuruar kështjellën e kontit edhe Ahmet Zogu sipas Nolit e kishte bindur Parlamentin për arritjet e paqena. Ai i konsideronte këto arritje fiktive dhe ishte i vetmi zë i vërtetë nga pakica, që e kishte konstatuar këtë. Anëtarët e shumicës nuk kishin guxuar të flisnin pasi do të etiketoheshin sipas tij si “tradhtarë”.384 Më pas Noli e vazhdon fjalimin e tij duke përmendur pesë anarkitë të cilat mendonte se ekzistonin në shoqërinë shqiptare si trashëgim nga e kaluara: anarkia fetare, sociale, morale, patriotike dhe e idealeve. Këtyre anarkive ai iu shton, dhe anarkinë shtetërore, anarkinë ekonomike dhe financiare të shkaktuara nga Zogu. Nëpërmjet shpjegimit të këtyre anarkive, Noli bën një tablo të qartë të situatës kritike të vendit.

Anarkia e parë ishte ajo fetare: katër fe të ndryshme që nuk kishin zënë rrënjë në

zemrën e një populli pagan. E dyta ishte anarkia sociale: në Shqipëri nuk kishte klasa “këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqish, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu dhe më bujk se bujku”. Shembulli për këtë sipas Nolit ishte Partia Popullore e cila mbahej në fuqi prej bejlerëve të vjetër por, që anëtarët e kësaj partie krenoheshin se kishin shpëtuar prej bejlerëve. E treta, ishte anarkia morale, të cilën e shikonte në disa aspekte: në raportin me njeri-tjetrin kur thotë “qeni s’njeh të zotin”; në transformimin e karakterit sipas interesave kur thotë “këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditës”; në rastin kur ambicia tejkalon kapacitetet normale “këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”. Anarkia e katërt ishte ajo patriotike ku “brenda një dite si me magji, tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti bëhet tradhëtor”. Më pas vjen anarkia e idealeve në të cilën Noli shikonte përplasje të idealeve të prapambetura me ato të përparuara perëndimore.385

382 N. Jorgaqi, Jeta e Fan S. Nolit…, 473; Nastradini gjerman, Til Ulenshpigel kishte marrë përsipër kundrejt një shpërblimi të lartë të parapaguar, të stoliste me piktura kështjellën e një konti. Këtë punë do ta mbaronte për katër muaj, por me kusht që asnjë njeri tjetër nuk do të hynte brenda në kështjellë që t’i prishte qetësinë. Katër muaj me radhë Til Ulenshpigel ndenji në Kështjellëku hante, pinte e bënte qejf mbi kurrizin e kontit, pa bërë asgjë. Kur u mbarua afati, ftoi kontin, konteshën e miqtë e tyre të vinin, të admironin pikturat dhe dekoret e tij. Që të shpëtojë e të ikë, para se të zbulohej loja e tij mendoi këtë strategji: kur hynë konti, kontesha e miqtë e tyre në kështjellë ai i paralajmëroi kështu: “ata dhe ato prej jush që janë doçë dhe doçe nuk do të mundin dot t’i shohin pikturat e dekoratat që kam bërë”. Kështu hynë brenda në kështjellë dhe cilido përpiqej të lëvdonte pikturat e dekoret nga frika se mos quhej doç. Vetëm një shërbëtore, pasi u përpoq më kot të shohë pikturat e dekoret thirri: “Ndjesë pastë nëna ime më ka bërë doçe se unë nuk shof asgjë”. 383 Pirro Tako, Rron, or rron dhe nuk vdes shqiptari (Tiranë: 8 Nëntori, 1976), 176. 384 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 27, datë 27 shtator 1923, Fjalimi i Nolit në parlament, f. 296. 385 Po aty, Pesë anarkitë sipas Fan Nolit, f. 296-297.

Page 97: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

73

Më tej, Noli duke i quajtur pushtetarët “kolltukofagë”, i krahason ata me krimba të verdhë me kokë të zezë “që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë që mund ti copëtosh, por jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë”.386 Noli duke iu referuar Herodotit me historinë e athinianit387, ai simbolizonte qeverinë dhe shihte si të vetmen mënyrë për të shpëtuar prej situatës në të cilën ndodhej vendi, largimin e saj përfundimisht. Pikërisht këtë nënkuptonte Noli kur shprehet me nota të larta irritimi ndaj shumicës në pushtet kur thotë: “që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin”.388

Përballë këtyre anarkive, Noli e shikonte si një detyrë të caktuar prej Perëndisë

kapërcimin e situatës dhe vendosjen e rregullit për ta nxjerrë Shqipërinë nga vështirësitë që e kishin përfshirë. Nuk kishte ideal më të lartë për të, se nxjerrja e Shqipërisë nga kjo vështirësi, nuk kishte ideal më bujar për të se të jepte kontributin për të mirën e përgjithshme të vendit të tij. Këtë kontribut ai e idealizon në ato nivele sa që e quan “një punë për një gjysëm perëndi”. Por këtë punë pohon Noli e kishte rrëmbyer Zogu të cilin e quan “shakaxhi i turbullt”, i cili jo vetëm që nuk kishte zhdukur këto pesë anarki, por kishte shtuar dhe anarki të tjera: anarkinë shtetërore dhe anarkinë ekonomike dhe financiare.389

Gjatë gjithë fjalimit, Noli dëshiron të godasë Ahmet Zogun i cili sipas tij

qëndronte në krye të këtyre anarkive dhe se ai mbështetej në mënyrë të pakushtëzuar nga përkrahësit e tij në qeveri të cilët nuk merrnin asnjë iniciativë për të ndryshuar këtë qëndrim. Sarkazma e Nolit vazhdon duke thënë se: “Shakaxhiu, duke parë që shokët mërziten, e ndryshon nga koha në kohë shakanë, kabineti e partizanët e tij flenë rehat gjersa shohën që shakaja bëhet më e keqe dita me ditën (…). Kështu u sakrifikuan cepinj emisarë390 Xhafer Ypi, Hysen Vrioni, Koleka dhe orën e fundit Tatzani”. Por me ikjen e tyre nga qeveria, Noli përsëri nuk shikon ndonjë ndryshim rezultativ.391

Ata që mbetën në qeveri nuk ofronin asgjë sipas Nolit. Ministri i Arsimit mbylli

shkollat dhe nuk paguante mësuesit. Mbetej ministri i Financave i cili nuk paguante nëpunësit, ushtrinë dhe xhandarmërinë. Ai i paraqiste gjithmonë para parlamentit buxhetet klasike të balancuara në letër, por në realitet ishte ndryshe, pohon Noli. Për të treguar gjendjen e rënduar ekonomike të vendit ai shprehet se detyrë tjetër e këtij ministri ishte “ruajtja e arkave të zbrazura të shtetit mos bjerë brenda ndonjë mi e thyen kokën”.392 Më tej, Noli vazhdon me kritikën ndaj ministrit të Punëve të Jashtme për mungesën e profesionalizmit si diplomat në disa situata duke bërë veprime të cilat ai i konsideronte “gafa”. Ai krahason punën e kësaj ministrie me perimet e një kopshti dhe vezët e pulave, por që kohet e fundit nuk ekzistonin më as këto. Nëpërmjet këtij qëndrimi

386 Po aty, f. 297. 387 Po aty, f. 297. Herodoti na tregon se në betejën e Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e se lëshonte gjersa ja prenë; atëherë e kapi me dorën e majtë; ia prenë dhe atë; atëherë e kapi me dhëmbë dhe se lëshoi gjersa i prenë kokën. 388Po aty, f. 297. 389Po aty, f. 297. 390 Si kokë turku. 391Po aty, f. 298. 392 F.Noli, Vepra V, 198.

Page 98: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

74

Noli kërkonte të tregonte vlerësimin e tij ndaj nivelit të rëndomtë të punës së realizuar nga kjo ministri e cila kalonte deri në “neveritje” për të. Kjo “neveritje” e Nolit lidhej me pushimet e ministrit në Bukuresht, burimi i dy gabimeve të njëkohshme pasi “një ministër i Punëve të Jashtme nuk mund të shkojë vakant në një kryeqytet, ku të hapë shkak përhapjen e thashethemeve të ndryshme për misione të fshehta diplomatike”. Noli tregon se pasi ministri shkoi në Bukuresht, menjëherë gazetat përhapën lajmin se “ministri ynë vajti për të kaluar Shqipërinë n’Entasitin e Vogël dhe për të kërkuar një mbret për fronin e Shqipërisë”. Një tjetër pasojë ishte dhe fakti se pas kësaj vizite ministri nuk u quajt “person grate” për të përfaqësuar shtetin tonë në dasmën e Mbretit të Aleksandrit të Serbisë. Gjithashtu sipas Nolit, intervistat e dhëna nga ministri gjatë kohës që ishte në Bukuresht për Ahmet Zogun ishin jo vetëm me informacione të pavërteta, por dhe të dhëna në një kohë të papërshtatshme, pasi, ndërkohë që ministri nuk ndodhej në Shqipëri u vra Gjeneral Telini dhe pati probleme në kufijtë veriorë. Këto probleme duke qenë brenda juridiksionit të veprimtarisë së kësaj ministrie, duhej të kishin në krye ministrin i cili ndodhej me pushime dhe që erdhi vetëm në kohën kur në parlament duhej vota e tij për t’i dhënë votëbesimin qeverisë.393

Noli përfundon fjalimin duke ritheksuar rolin e opozitës, për t’u përballur me këto

probleme, për të ndaluar abuzimin që po i bëhej mbarë Shqipërisë nga qeveria e Zogut “se kemi frikë që kjo do të jetë ndoshta shakaja e fundit e Shqipërisë, pas të cilës do të nisin dhimbjet e barkut pa shpresë shërimi”. Ai e konsideronte këtë moment kyç për të reaguar jo vetëm nga opozita e cila përbënte pakicën në parlament por dhe disa deputetëve të shumicës të cilët sipas Nolit deri atë moment nuk e kishin kuptuar se kishin bërë gabim që mbështesnin qeverinë. Ai e shikonte shumë kritike situatën dhe kërkonte me ngulm reagimin e të gjithëve për t’i dhënë fund anarkisë së krijuar, “sot është dita e fundit, sot ose kurrë’.394

Menjëherë pas Nolit mori fjalën Visar Xhuvani i cili u shpreh se: “nuk mund të

them që plotësisht janë të vërteta ato çfarë parafolësi u mundua ti shpjegonte e ti paraqiste në mënyrën më të dukshme e më të çuditshme që mund të paraqiten në parlament”.395 Ai nuk pranonte akuzat e Nolit të cilat i konsideronte të hiperbolizuara dhe i justifikon cilësimet që ai iu bënte kolegëve në parlament nga mosnjohja që kishte Noli për ta për shkak se nuk kishte jetuar në Shqipëri.396 Ky argument i Xhuvanit nuk qëndron për disa arsye. Së pari, Noli ndonëse nuk kishte jetuar në Shqipëri, lidhja me çështjen shqiptare dhe realitetin shqiptar të kohës ka qenë e kahershme. Prezenca e tij e vazhdueshme është e dokumentuar, për shkak të kontributit konkret të tij; së dyti, ky debat parlamentar po zhvillohej në vitin 1923, pra pas një eksperience prej dy vitesh dhe kontakti të drejtpërdrejtë me kolegët deputetë, kohë kjo e mjaftueshme për të njohur secilin; së treti, Noli ndonëse iu drejtua personave konkretë që kishin një pozicion të caktuar, iu drejtua atyre si përfaqësues të vendit dhe konkretisht mangësive të punës së

393Po aty, 199. 394Po aty, 200. 395 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 27, datë 27 shtator 1923, Replikë e Zogut ndaj fjalimit të Fan Nolit f. 300. 396Po aty, f. 305.

Page 99: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

75

tyre që kishin çuar vendin në një situatë që Noli e vlerësonte anarkike. Këtë realitet Noli po e jetonte, pra mendimi i tij ishte formuar këtu.

Gjatë zhvillimit të debatit, kishte edhe replika të Zogut me Nolin. Zogu i drejtohet

Nolit me ironi në momentin që deshi t’i kthente përgjigje duke e quajtur si ish-bajraktarin e partisë popullore. Ky cilësim i Zogut vinte për shkak se Noli kishte qenë pjesë e Partisë Popullore, të cilën tani e quante si parti të bejlerëve. Për Zogun, Partia Popullore qëndronte pasi ishte e fortë dhe e konsoliduar. Ai mohonte gjithashtu, pretendimin e Nolit se, quheshin tradhtar ata që largoheshin prej saj, apo e kundërshtonin. Ironia ndaj Nolit vazhdon më tej kur shprehet duke vënë në pikëpyetje aftësitë e tij si politikan se “e kemi pasë ditë Emzot Nolin si njeri shteti e për mjaft i zoti, po tash po na del dhe për përgatitje kungujsh”.397 Diskutimi i tyre ishte gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga ironia dhe sarkazma. Zogu zgjodhi ti’ përgjigjej Nolit me të njëjtën gjuhë, pasi me deputetët e tjerë gjatë debatit nuk vihet re i njëjti qëndrim.

Një tjetër deputet që i kundërvihet Nolit është Nikollë Ivanaj i cili mendonte se

Noli nuk bëri kritika serioze duke mos folur politikisht por, komiko-tragjikisht. Ai shkarkonte qeverinë nga përgjegjësia e fajit por, tregon mungesë argumenti, kur shprehet se: “unë se di mirë se kush e ka fajin, por padyshim jo qeveria e sotme”.398 Një reagim vjen dhe nga deputeti Osman Haxhiu i cili mbron idenë se në Shqipëri kudo zotëronte ligji dhe jo influenca personale e ndokujt për shkak të statusit të tij në shoqëri. Ministri i Financave, Kolë Thaçi e kritikon Nolin për mënyrën se si u shpreh.399 Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Pandeli Evangjeli i indinjuar refuzon t’i përgjigjet Nolit. Duke qenë se kritikën e tij e konsideroi të një niveli shumë të ulët, ai shprehet “për nderin që kam për këtë parlament nuk përgjigjem”.400

Qëndrimi i Nolit mbështetet nga deputeti Ali Këlcyra i cili luftën kundër Ahmet

Zogut jo si person, por si princip, si ide të supermacisë që donte të tregonte, e konsideronte si një detyrë për çdo atdhetar.401 Luigj Gurakuqi e cilëson fjalimin e Nolit si “një ligjëratë të shkëlqyer, një ligjëratë të denjë për t’u mbajtur në Agora të Athinës a në Forum të Romës”.402 Edhe Koço Tasi mbështet vërtetësinë e përshkrimit të situatës së përgjithshme në Shqipëri, ndërsa përsa i takon dorëheqjes së qeverisë ai e legjitimonte këtë nëse ndodh për dy arsye: shkaqe shëndetësore dhe mosbesimi i Parlamentit.403 Në përfundim të seancës u bë votimi dhe qeveria e Ahmet Zogut merr votëbesimin me 39 vota pro dhe 26 kundër.404 Noli në këtë seancë parlamentare, u përpoq që me anë të argumenteve të vinte përpara përgjegjësisë qeverinë e Zogut për dështimet e saj të cilat kishin çuar në shfaqjen e anarkive të reja, krahas atyre të trashëguara për të cilat qeveria e tij nuk kishte dhënë dot një zgjidhje. Duke bërë një oponencë të arrirë, e paraqet qeverinë

397Po aty, f. 325. 398Po aty, Replikë e Nikollë Ivanaj ndaj fjalimit të Fan Nolit, f. 327. 399Po aty, Replikë e Kolë Thaçit ndaj fjalimit të Fan Nolit, f. 359. 400Po aty, Replikë e Pandeli Evangjelit ndaj fjalimit të Fan Nolit, f. 360. 401 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 27, datë 27 shtator 1923, f. 307. 402Po aty, f. 312. 403Po aty, f. 348. 404Po aty, f. 364.

Page 100: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

76

e Zogut si një qeveri të dështuar në realizimin e deklarimeve që kishte bërë, dhe këtë e bëri me një elokuencë të spikatur e cila ngjalli reagime dhe debate të zjarrta në parlament.

Page 101: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

77

2.2 Mendimi i Fan Nolit mbi miratimin e disa projektligjeve në Parlament.

Në mbledhjen e 24 tetorit të vitit 1922, u shqyrtua projektligji mbi përgjegjësinë penale të nëpunësve. Ashtu si në seancat e tjera, fjalimi i mbajtur nga Noli mbi këtë projektligj, përshkohet nga fryma kritike. Ai binte dakord me dënimin e drejtpërdrejtë në gjykatë të nëpunësve pa marrë lejen e eprorit duke shmangur kështu burokracinë e tepruar dhe duke rritur efektin e frikës nga gjyqi, pasojë e të cilës do të ishte një sjellje më e njerëzishme nga ana e tyre. Ai i referohet si shembull vendeve anglo-saksone ku thotë: “në këto vise mund të hedhësh në gjyq, pa marrë lejen e askujt, cilido që të jetë nevoja, duke nisur që nga numri i fundit gjer tek mbreti e tek presidenti a guvernatori dhe të gjesh të drejtën tënde në e paç e ta dënosh fajtorin sa do lart që të qëndrojë në shkallën e administratës”.405

Qëndrimin e tij në lidhje me projektligjin e parashtron në tre pika si përgjigje ndaj

argumenteve të paraqitura nga parafolësit në parlament. Argumenti i parë konsistonte në mundësinë e abuzimit të popullit mbi ligjin e propozuar nga Komisioni i Drejtësisë. Ky abuzim mendohej se mund të bëhej nga populli duke i dërguar nëpunësit pranë gjykatave për çdo shkelje të konstatuar nga ana e tyre. Këtë qëndrim Noli nuk e pranonte duke u nisur në radhë të parë nga gjendja aktuale në të cilën ndodhej populli. Ai thotë se “do të jetë vërtetë çudi që populli ynë i shkelur dhe i shtypur të transformohej menjëherë e të mos bëjë tjetër veç të zvarrisë përpara gjykatoreve nëpunës të pafajshëm, pa qenë aspak i sigurtë për dënimin e tyre. Jo!”406 Përkundrazi, Noli parashikonte përmirësimin e sjelljeve të nëpunësve. Nisur nga pasojat që kishte lënë administrata osmane në psikologjinë e shqiptarëve mbi raportin e individit me qeverisjen dhe frymën e moskundërshtimit, Noli shprehej me pesimizëm se “do të shkojë shumë kohë gjersa të ketë guximin të kallëzojë përpara gjykatorëve nëpunësit fajtorë edhe sikur të jetë i sigurtë për dënimin e tyre”.407

Argument i dytë kishte të bënte me mungesën e gjykatave të mira, të cilat ishin nën influencën e qeverisë. Mbi këtë argument, Noli ngre pikëpyetjen “Po atëherë përse trembemi nga votimi i projektligjit të Komisionit, përderisa thoni vetë që e drejta të cilën duam t’i japim popullit kundrejt nëpunësve do të mbetet akademike dhe letër e vdekur?”408 Me këtë argument, Noli vë në dukje që parimi demokratik i ndarjes së pushteteve nuk respektohej në Shqipëri. Ndërsa argumenti i tretë kishte të bënte me ndjenjën e poshtërimit të nëpunësve të hequr me gjyq përpara popullit nëse do të dilnin të pafajshëm. Noli nuk e konsideronte këtë si poshtërim. Nëse pranohej kjo atëherë ndodheshim përpara kësaj dileme: “të nderojmë më tepër ligjin apo memurin? Doni të poshtërohet ligji që është themeli i shtetit apo memuri që e merr ligjin nëpër këmbë? Doni të nderohen më tepër memurët që ndërrojnë ditë më ditë pas qefit të guvernave apo partive, apo ligjin që nuk ndërron e qëndron përmbi të gjithë? Doni ta bëjmë popullin piqiputhës edhe këpucëlëpirës të memurëve që vijnë e shkojnë, apo të rritim një brez

405F. Noli, Vepra V, 158. 406 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, 24 tetor 1922, Bisedim i Nolit për projet-ligjin e përgjegjësisë penale të nëpunësve, f. 456. 407Po aty, f. 456. 408F. Noli, Vepra V, 157.

Page 102: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

78

qytetarësh që nderojnë ligjin e shtetit.”409 Kështu Noli vë në peshore rëndësinë e miratimit të një ligji më shumë pro nëpunësve apo qytetarëve. Ai përkrah tezën e mbrojtjes së ligjit i cili duhet të qëndrojë mbi të gjithë pa bërë favorizime apo penalizime për kategori të caktuara që në këtë rast ishin nëpunësit. Barazia përpara ligjit ishte një tjetër parim demokratik shumë i rëndësishëm, të cilën Noli kërkonte ta implemetonte në realitetin shqiptar.

Nga kjo kuptojmë jo vetëm diferencimin e formimit perëndimor që karakterizon

Nolin, por edhe respektimin nga ana e tij e dy prej parimeve themelore të demokracisë. Parimi i parë ishte barazia përpara ligjit, që nënkuptonte se ligji kishte fuqi të njëjtë për të gjithë pavarësisht statusit shoqëror. Parimi i dytë ishte ai i ndarjes dhe balancimit të pushtetit. Kjo kuptohej në kërkesën e shmangies së vendimit paraprak të eprorit për dërgimin e nëpunësit në gjykatë, duke e parë këtë si ndërhyrje të ekzekutivit në pushtetin gjyqësor. Edhe ai vetë shprehet se “në të gjithë shtetet konstitucionale, fuqia juridike qëndron në një radhë me fuqinë legjislative dhe me fuqinë ekzekutive të cilat kundër balancojnë.”410 Ai thekson domosdoshmërinë e respektimit të ligjit si mjet për realizimin e stabilitetit dhe sigurisë. Përgjegjësia kryesore për realizimin e saj i atribuohet shtetit i cili duhet të fitonte besimin e qytetarëve me anën e mirëfunksionimit të tij dhe sigurimit të respektimit të ligjit.

Në të gjitha diskutimet e tij në parlament, Noli demonstron jo vetëm oratorinë e tij

të spikatur, por edhe kulturën e gjerë dhe formimin shumëdimensional. Ai i përdor këto armë të forta në funksion të argumenteve të tij. Kështu, Fan Noli i referohet Shekspirit që ka shkruar për shkaqet e vetëvrasjes të cilat ishin: “Jeniçerllëku i memurit; kapadaillëku i mizorit; padrejtësia e shtypësit”. Të tre këto tipare, Noli i shikonte të brendësuara tek nëpunësit shqiptar që ndoshta për shkak të edukatës që i karakterizonte kishin tendencë të nëpërkëmbnin qytetarët. Për ta ekstremizuar më shumë mungesën e komunikimit dhe ofrimit të shërbimit ashtu siç duhet nga nëpunësit ai shprehet “kanë për detyrë kryesore të shkelin, të shtypin e të tmerrojnë, të terrorizojnë popullin e mjerë”.411

Noli mendonte se duke i dhënë përparësi ligjit mbi nëpunësit, do të kishte rezultate pozitive në rritjen e besimit të popullit ndaj qeverisë duke u forcuar më tepër lidhja mes tyre. Por kjo do të kishte efekt dhe në forcimin e shtetit, stabilizimin e qeverisë dhe prerjen rrënjësore të kryengritjeve. Të gjitha kryengritjet sipas tij kishin burimin pikërisht tek administrata e dobët duke përfshirë dhe xhandarmërinë. Populli ashtu si dhe kudo tjetër e gjykonte qeverinë pikërisht nga kjo kategori dhe prandaj duhej që të ishte i mbrojtur nga padrejtësitë e tyre. Noli kërkonte që popullit t’i demonstrohej me fakte se ligji qëndron mbi të gjithë pasi në këtë mënyrë impakti i drejtpërdrejtë i saj do të ishte ndërprerja e kryengritjeve dhe konsolidimi i themeleve të forta të shtetit shqiptar.412

Siç kuptohet Noli kërkonte të mbronte qytetarët nga arbitrariteti i administratës e

cila, siç ishte shprehur dhe në rastet e tjera, ishte e fryrë në numër dhe karakterizohej nga 409 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, 24 tetor 1922, bisedim i Nolit për projekt-ligjin e përgjegjësisë penale të nëpunësve, f. 456. 410 F. Noli, Vepra V, 157. 411Po aty, 158 412Po aty, 457-458

Page 103: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

79

mungesa e theksuar e profesionalizmit për shkak të emërimeve jo mbi bazën e aftësive, por mbi bazën e “vëllazërisë”, miqësisë. Ligji do të kishte ndikim vetëm nëse do të përmbante dispozita të cilat do të godisnin mungesën e shërbimit nga ana e nëpunësve. Vetëm në këtë mënyrë do të kthehej shpresa se shkelësve të ligjit do t’u ngushtohej hapësira për të abuzuar me të drejtat e qytetarëve. Administrata si pasqyrë e qeverisë duhej t’i nënshtrohej ligjit dhe jo të ishte ligji një lodër në duart e tyre, por një mjet që t’i siguronte qytetarëve të drejtat e tyre.

Një tjetër diskutim i Nolit mbi projektligjet e miratuara në parlament ishte ai mbi faljen e dënimeve politike dhe ato të shtypit. Kështu, në mbledhjen e parlamentit të datës 29 nëntor 1922, u bisedua mbi projektligjin e faljes së 77 vetave të dënuar për faje politike me rastin e festës së 28 nëntorit. Qeveria kishte parashikuar faljen e personave të arratisur, të burgosur e të dënuar për faje politike nga gjykata ushtarake, për të cilët kishte përgatitur një listë me emra. Personave të arratisur, ju lihej një hapësirë kohore prej një muaj e gjysëm që të vetëdorëzoheshin. Mosdorëzimi brenda këtij afati, bënte të mundur humbjen e mundësisë se faljes nga ky projektligj.413 Në lidhje me propozimin e qeverisë, Komisioni i Drejtësisë që përbënte shumicën, propozoi si më poshtë:

“Komisioni i Drejtësisë në bisedën e vet mbi projektligjin për faljet e fajtorëve

politikë më datë 27 nëntor 1922 vendosi me shumicë votash që me gjithë se është inspiruar prej dëshirës që të bëhet një falje e tillë, nuk e gjeti të arsyeshme kriterin e qeverisë për faljen e propozuar, duke pasur parasysh që çdo akt qeveritar të bazohet në drejtësi më tepër se në favorizim. Prandaj për t’u bërë një falje e vërtetë duhet të bazohet në këtë princip: falje për të gjithë fajtorët politikë duke përjashtuar personat e rrezikshëm dhe duke përfshirë në këtë falje edhe deliktet e shtypit me përjashtim të drejtave private”.414 Pra, shumica e Komisionit të Drejtësisë e pranoi në parim një falje të tillë, por refuzoi projektin e qeverisë për shkak të principit të kundërt ku ishte bazuar. Pakica e Komisionit të Drejtësisë ishte dakord me projektin e qeverisë ndërsa për fajet e shtypit ishte dakord me shumicën.415

Me bindjen se kjo periudhë ishte historike për fatet e shtetit shqiptar për të ndërtuar institucionet e tij demokratike dhe për t’u orientuar drejt stilit perëndimor të qeverisjes, Noli nuk neglizhonte asgjë që vinte për miratim në Këshillin Kombëtar, nuk ishte indiferent dhe përpiqej të jepte kontributin e tij, eksperiencën e tij në të gjitha projektligjet që silleshin për diskutim. Ai ishte dakord me propozimin e deputetit Skënder Pojani.416 Noli në trajtimin e kësaj çështjeje kishte si kujdes bërjen e dallimit mes personave që vërtet meritonin faljen dhe atyre që ishin futur në listën për falje por, që për mendimin e tij përbënin rrezik për shoqërinë. Ai konstatoi se po faleshin persona që ishin ngritur me armë kundër shtetit, ndërkohë që kundërshtohej falja ndaj atyre që kishin përdorur lirisht penën e tyre, “për martirët e lirisë së shtypit të cilët janë dënuar sipas

413 Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 86, datë 27 nëntor 1922, f.135. 414Po aty, f. 136. 415Po aty, f. 136. 416Po aty, f. 143, Mendimi i deputetit Skënder Pojani ishte që të pranohej falja për personat të cilët ishin dënuar 15 vite e poshtë. Për ata që janë dënuar me dënim me vdekje dhe ata që janë dënuar mbi 15 vjet burg dhe që qeveria kërkon ti falë, nëse nuk janë të rrezikshëm të faleshin.

Page 104: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

80

ligjit nuk paska falje se qenkan më të rrezikshëm për shtetin se sa të tjerët që kanë marrë pushkën kundër shtetit”. Por, sipas Nolit nuk ishte kjo e vetmja mungesë në këtë listë pasi ai shikonte të përfshirë aty dhe persona të cilët ndonëse nuk ishin konsideruar të parrezikshëm, ishin të tillë.417 Në këtë mënyrë, qëndrimi i tij kritik nuk shtrihej vetëm ndaj përmbajtjes së aktit të propozuar në fillim nga qeveria por, dhe ndaj përmbajtjes së listës emërore. Ajo dukej se ishte favorizuese për disa persona, sepse ndonëse kishin marrë dënimin maksimal që ishte dënimi me vdekje, po faleshin dhe personat e tjerë, pasoja juridike e veprimeve të së cilëve nuk përbënte të njëjtën shkallë rrezikshmërie si të tyre, nuk ishin pjesë e listës së faljes. Me vënien e theksit se ishin dënuar persona që kanë përdorur lirisht penën e tyre, në të njëjtën kohë Noli godiste dhe mungesën e lirisë së shtypit në vend.

I menjëhershëm ishte reagimi i Ahmet Zogut ndaj Nolit. Zogu mohonte mungesën

e lirisë së shtypit në vend duke theksuar se kushdo kishte shkruar lirisht për të gjitha çështjet që kishin evidentuar, madje dhe shpesh në kundërshtim me ligjin, por dhe në këtë rast nuk ishin penalizuar nga qeveria. Ndërsa sa i takon çështjes së nivelit të rrezikshmërisë së personave që kishin kryer vepra për të cilat ishin dënuar, Zogu bën një ndarje të tillë mes të dënuarve: ishin personat që ndonëse ishin dënuar me vdekje apo burgim të përjetshëm dhe që qeveria nuk i konsideronte si të rrezikshëm dhe nga ana tjetër, ekzistonte kategoria e personave që kishin kryer vepra për të cilat ishin dënuar me 15 vite burg ose më pak por, që qeveria i konsideronte të rrezikshëm pasi kishin kryer vepra të dënueshme, ndonëse qeveria nuk kishte pasur fakte për t’i dënuar dhe më tepër.418

Më tej, Zogu vazhdon duke theksuar se falja po bëhej për personat e merituar

duke u shprehur se: “Burgu është për dënimin e të këqive dhe shpërblimi për të mirët”.419 Qeveria sipas tij kishte përfshirë në propozimin për falje ata persona të cilët kishin marrë pjesë në revolucion pa e menduar përfundimin e veprës së tyre duke ju bindur vullnetit të shumicës ose nga frika e disa personave. Ai gjithashtu, lë të hapur mundësinë që nëse parlamenti mendonte se kishte dhe persona të tjerë të dënuar dhe që nuk ishin të rrezikshëm për shtetin dhe duheshin falur, qeveria do ta merrte në konsideratë këtë për të përgatitur listën e tyre dhe për ta paraqitur në parlament për miratim. Pas sqarimit që bëri Zogu, u hodh në votim projektligji i cili mori 37 vota pro, në princip, por u miratua së bashku me klauzolën që brenda 15 ditëve të paraqitej lista e personave të tjerë që meritonin faljen.420 Shtimi i klauzolës së hartimit dhe të një liste tjetër për personat që mendohej se meritonin falje, ndonëse nuk përputhej në vlerë absolute me kërkesën e Nolit pasi lista e parë nuk u ndryshua për të cilën mendonte se kishte njerëz që përbënin rrezik për shtetin, ishte një sukses për pikëpamjen e tij, të shfaqur në lidhje me këtë çështje.

Noli i kërkoi qeverisë që të mos përjashtohej falja për “fajtorët e shtypit”, që

përfshinin personat e dënuar për shkrimet që kishin bërë në shtypin e kohës. Ndërsa për

417Po aty, f. 151. 418Po aty, f. 152. 419Po aty, f. 152. 420Po aty, f. 152-153.

Page 105: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

81

sa i takon çështjes së lirisë së shtypit në vend, ai kundërshton Zogun duke i përmendur faktin se u pengua hyrja e gazetës “Dielli” në Shqipëri dhe u ndalua botimi i bisedimeve të parlamentit. Zogu në emër të qeverisë shprehu dakordësinë për falje të personave të dënuar për vepra të shtypit, përveç atyre që ishin në gjyq për çështje personale por kjo do të bisedohej në një moment të dytë. 421

Duket qartë mbrojtja e Nolit ndaj shtypit të lirë si një vlerë e padiskutueshme e

një shteti demokratik si dhe ndaj personave që vlerësonin dhe punonin që ky pushtet i medias në miniaturë i asaj kohe të funksiononte i lirë. Shtypi i shkruar ishte mjet tjetër për realizimin e propagandës së tij politike. Noli dinte të shfrytëzonte më së miri shtypin duke reklamuar në mënyrë periodike qëndrimet e tij. Kjo ndikonte në rritjen e popullaritetit si figurë politike, por ishte dhe një mënyrë për të ndikuar tek populli duke fituar simpatinë dhe përkrahjen e tij. Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, “Korça” etj., u bënë zëdhënëse të Nolit. Ai me artikujt e tij trajtonte probleme të mprehta të shoqërisë duke mos kursyer kritikat, ironizimet ndaj qeverisë shqiptare të kohës.

Viti 1923, e zuri Nolin shumë aktiv në debatet parlamentare. Një ndër

projektligjet me rëndësi që u diskutua në parlament ishte ai mbi reformën agrare. Duke konsideruar çështjen e pronës si një çështje themelore në një shtet të demokracisë liberale, ai kërkonte në parim që të bëhej një studim më i thellë mbi këtë tematikë në mënyrë që të kishte një rregullim sa më të saktë dhe favorizues për bujqit. Noli kishte vërejtje për dy nene të projektligjit. Neni kryesor ishte “se propretari422 s’ka të drejtë të dëbojë bujkun sa kohë që ky të përmbushë obligatat e kontratit. I dyti, është që bujku ka të drejtë të punojë aq toka sa mund, por në qoftë se kjo nuk punohet prej ndonjë tjetri”.423 Noli e shikonte këtë projektligj si disfavorizues për një kategori bujqish dhe favorizuar për disa të tjerë. Ai ishte thjeshtë një rregullim teorik i përgjithshëm, ndërsa praktikisht do të ndodhte ndryshe. Ai e konsideronte si favorizues për bujqit që jetonin në zonën në kufij të jugut, ndërsa për pjesën e zonës së Myzeqesë dhe Shqipërisë së Mesme nuk do të ishte përfitues. Duke ju referuar dhe shteteve që kishin ndërmarrë reforma agrare, ai kërkonte që shteti shqiptar të merrte disa masa analoge për të favorizuar bujqit.424

Noli në mënyrë konstante shpreh mendimin e tij mbi përmbajtjen e projektligjeve duke u ndalur në efiçencën e zbatimit të tyre. Ai ishte promiratimit të atyre projektligjeve që shtrinin fuqinë e tyre ligjore aq sa ishte e nevojshme për rregullimin e çështjes për të cilën miratoheshin, duke kritikuar rastet të cilat përfshinin marrjen e masave të ekzagjeruara siç ishte rasti i kërkesës për vendosjen e shtetrrethimit me rastin e vrasjes së dy nënshtetasve amerikanë në Mamurras.

Në mbledhjen e 40 të datës 07.04.1924 të Këshillit Kombëtar, u shqyrtua projekt

ligji425 për rastin e vrasjes së dy amerikanëve në Shqipëri. Shtetasit amerikanë të vrarë 421Po aty, f. 156. 422 Poseduesi i pronës. 423 F. Noli, Vepra V, 166-167. 424Po aty, 167-168. 425 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja XXXX, datë 07.04.1924, përmbajtja e projektligjit hartuar për vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, f.340: Neni 1- Duke qenë se vrasja e dy amerikanëve në rrugë afër Mamurrasit është një ngjarje me rëndësi të posaçme, autorizohet qeveria me shpallë shtetë-

Page 106: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

82

ishin Bellong dhe Cowman të cilët kishin ardhur për të vizituar Shqipërinë dhe do të shkonin nga Shkodra në Jugosllavi, ndërkohë që u vranë në Mamurras.426 Noli ashtu si dhe deputetët e tjerë dënoi vrasjen e dy amerikanëve. Ai e shikonte këtë akt si të dëmshëm për imazhin e Shqipërisë para të huajve. Kjo do të ngjallte paragjykimin e të huajve se në Shqipëri ishte evidente mungesa e sigurisë duke sjellë si pasojë uljen e numrit të vizitorëve në Shqipëri. Ai mbështeti mendimin e qeverisë për marrjen e masave të duhura për gjetjen e fajtorëve të vrasjes. Duke iu referuar përmbajtjes së neneve të projektligjit, Noli ngre pikëpyetje mbi natyrën e krimit, nëse do quhet krim politik ose jo. Me përcaktimin e llojit të krimit do të caktohej dhe baza ligjore që do të aplikohej. Ai ishte kundër zbatimit të ligjit të luftës për këtë rast, duke sqaruar dhe faktin se ligji i luftës parashikohej për zbatim nga Statuti vetëm në rastet e kryengritjeve. Duke qenë se nuk ishin para një kryengritje, Noli e konsideronte zbatimin e këtij ligji si antikushtetues dhe të dëmshëm për imazhin e Shqipërisë pasi do të jepej përshtypja se në vend kishte kryengritje.427

Ndërsa sa i takon sanksionimit të nenit 1 të këtij projektligji mbi shtetrrethimin

Noli nuk binte dakord pasi kjo do të ndikonte negativisht në punën e Asamblesë e cila do të ndihej nën presion dhe nuk do të punonte në qetësi. Përpara këtij fakti ai zgjidhte si alternativë më të mirë shpërndarjen e saj duke thënë “në qoftë se keni ndërment të rrethoni kryeqytetin, më mirë shpërndahemi”.428 Por, në votimin nominal që u bë, projektligji për shtetrrethimin u pranua në parim me 65 vota pro, 14 kundër, 3 abstenim.429

Diskutimi mbi miratimin e projektligjit për vendosjen e shtetrrethimit në

prefekturën e Durrësit vazhdoi dhe në mbledhjen nr.XXXXI, datë 07.04.1924. Noli e kundërshton Artikullin e parë të projektligjit duke e konsideruar në kundërshtim me Statutin dhe konkretisht me nenin 65 të tij të cilin e citon si vijon: “ligji i luftës nuk mund të shpallet veçse në kohën e kryengritjeve, të luftës së brendshme ose të jashtme, në rastin e mobilizimeve të përgjithshme ose organizimeve kalamitetit430 publik”.431 Gjatë gjithë debatit ai insistoi në cilësimin e këtij akti si antikushtetues dhe në këto kushte nuk duhej të miratohej. Duke e cilësuar si të tillë ai legjitimoi dhe mosbindjen qytetare ndaj tij duke u shprehur: “Kjo është një vepër antikonstitucionale dhe qytetarët shqiptarë nuk janë të detyruar t’i binden, por kanë të drejtë dhe detyrë ta kundërshtojnë”.432 Me këtë reagim

rrethimin në të gjithë prefekturën e Durrësit me përjashtim të qytetit të Tiranës, pasi këtu ndodhet i mbledhur Kuvendi Kushtetues, me këto kushte: a) ndalohet shëtitja me armë; b) ndalohen të gjitha mbledhjet më shumë se tre veta si nëpër rrugë ashtu dhe nëpër shtëpia privatë apo publike; c) formohet një komision hetues bashkë me gjyqin ushtarak; d) gjyqi ushtarak në gjykimin e dënimin e fajtorëve aplikon kodin penal ushtarak e civil, gjithashtu dhe ligjin për fajet politike të datës 09.04.1920, i ndryshuar me ligjin e datës 18.11.1922. Neni 2- ky ligj hyn në fuqi nga dita e shpalljes. Neni 3- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Luftës ngarkohen me zbatimin e këtij ligji. 426 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja XXXX, datë 07.04.1924, Bisedime për projekt-ligjin e hartuar për vrasjen e dy shtetasve amerikanë në Mamurras, f. 339-340. 427Po aty, f. 350. 428Po aty, f. 350. 429Po aty, f. 354. 430 Paqëndrueshmëri. 431Po aty, f. 365. 432Po aty, f. 365.

Page 107: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

83

sipas tij, populli nuk do të shkelte ligjin por, do ta mbronte atë. Nga qëndrimi që mban Noli, kuptojmë se ai e konsideronte jo vetëm në kundërshtim me ligjin miratimin e një akti të tillë, por deri diku dhe të ekzagjeruar, pasi kjo do të krijonte një lloj precedenti për rastet e ngjashme që mund të ndodhnin në të ardhmen që do të çonin në çdo kohë në shtetrrethim dhe do të pengonin funksionimin normal të shtetit në periudha të ndryshme, madje shpesh duke dhënë përshtypjen e një shteti diktatorial.

Page 108: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

84

2.3 Diskutime dhe ndërhyrje të Nolit ndaj çështjeve të ndryshme të trajtuara në Këshillin Kombëtar.

Në mbledhjen e 37 të Këshillit Kombëtar, datë 06.09.1922 u hodh në diskutim pyetja nëse kishte të drejtë kryetari të mbyllte parlamentin, pa një vendim të marrë sipas rregullave të parlamentit. Herën e fundit që parlamenti ishte mbyllur kishte vendosur të mblidhej në muajin maj por ajo çfarë ndodhi ishte se u mblodh në shtator. Sipas Nolit, kryetari i parlamentit në kundërshtim me procedurën ishte këshilluar me disa deputetë që ndodheshin në qendër dhe ju kishte dërguar disa të tjerëve telegram në shtëpitë e tyre duke i pyetur nëse mund ta shtynin mbledhjen e parlamentit. Kjo mbledhje ishte shtyrë deri në shtator, pa u mbledhur parlamenti për të marrë një vendim të tillë.433

Duke e quajtur Këshillin Kombëtar si institucionin më të lartë të një shteti demokratik, Noli nuk toleronte që ky institucion të shkelte rregullat bazë të vendosura me shumicë votash për funksionimin e tij. Pavarësisht sqarimit të deputetit Kulliçi se shtyrja e mbledhjes së parlamentit dhe zgjedhja e kësaj forme e njoftimit të deputetëve ishte bërë për shkak se kishin filluar lëvizjet e rebelëve të cilat kishin arritur të shtriheshin përtej kryeqytetit, Noli këmbëngulte që të sqarohej jo arsyeja e shtyrjes së mbledhjes, por nëse procedura e ndjekur nga kryetari ishte ligjore. Edhe kryetari i parlamentit dha sqarime duke argumentuar se “kur interesat e atdheut e kërkojnë, shkelen të gjitha normat”.434 Ky vendim sipas tij ishte jo vetëm i tij por i 40 deputetëve të cilët e aprovuan atë moment, madje as Noli sipas tij nuk e kishte kundërshtuar.435 Noli mohon se kishte marrë një njoftim zyrtar për shtyrjen e mbledhjes së parlamentit ndonëse ata kishin pasur adresën e tij. Ai ishte informuar privatisht në kohën kur ishte në Romë. Reagimi i deputetëve dhe i kryetarit të parlamentit ndaj qëndrimit të Nolit, u pa prej tij si një keqkuptim. Noli konstatonte se kundërshtimet që bëheshin merreshin personale dhe jo si një kritikë që bëheshin ndaj gabimeve që përsëriteshin çdo herë. Këtë keqkuptim e lidhi me interpretimin e gabuar të shprehjes “coup d’etat436”, pasi ai nuk donte të akuzonte qeverinë as kryetarin e parlamentit, por mbylljen e parlamentit në atë formë e konsideroi të tillë.437 Në të gjithë këtë histori ajo çfarë e shqetësonte Nolin ishte shmangia dhe krijimi i një precedenti për të ardhmen: “ai lajthim do të merret për precedent prej qeverisë e prej parlamentit tjetër e atëherë nuk e di si do të arrijmë”438. Duke qenë se kishte pasur dhe raste të tjera të mosrespektimit të procedurave ligjore, kjo situatë po bëhej shqetësuese për Nolin dhe ai kërkonte ta theksonte sa më shumë këtë fakt gjatë këtij debati. Ai nuk kapet pas situatës së krijuar për ta justifikuar mosrespektimin e procedurës, pasi në çdo rast shmangia e saj kishte një arsye, por kërkonte zbatimin rigoroz të ligjit dhe shmangien e precedentëve devijante ndaj ligjit pavarësisht situatave të krijuara.

433 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja XXXXVII, datë 06. 09, 1922, Noli flet për respektimin e procedurës së hapjes së Parlamentit, f. 444. 434Po aty, f. 445. 435Po aty, f. 445. 436 Grusht shteti-përdorur në mënyrë figurative nga Noli, jo në kuptimin e drejtpërdrejtë të saj. 437 F. Noli, Vepra V, 146. 438Po aty, 146.

Page 109: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

85

Pjesë e diskutimeve në parlament ishte dhe tema në lidhje me fenë zyrtare në Shqipëri. Në mbledhjen e XXXXI të Këshillit Kombëtar, me datë 13 shtator 1922, u diskutua përmbajtja e nenit që sanksiononte fenë zyrtare në Shqipëri. Në paragrafin e parë të artikullit thuhej se shteti nuk kishte fe zyrtare, duke vijuar më tej me paragrafin i cili sanksiononte lirinë e ushtrimit të tyre. Ndërsa paragrafi i tretë i cili ngjalli mjaft debate në parlament ishte se “ndryshimi i fesë nuk formon ndalim ose pazotësi juridike për pasjen ose ushtrimin e të drejtave civile dhe politike”.439 Nga debati i zhvilluar në parlament, ajo çfarë vihej re ishte paqartësia për kuptimin e paragrafit të parë që “shteti nuk ka fe zyrtare” dhe se kjo binte në kundërshtim me paragrafin e dytë ku sanksionohej liria e tyre. Kjo ndodhi pasi paragrafit të parë i jepej kuptimi se shteti nuk lejonte fetë. Ndërsa kuptimi tjetër që i jepej ishte se shteti në Shqipëri nuk i njihte fetë. Debate pati dhe për paragrafin e fundit me pjesën e të drejtave civile që e lidhnin me të drejtën e trashëgimisë. Në parlament ishte diskutuar dhe më parë se feja nuk kishte lidhje me trashëgiminë dhe për këtë ishte marrë vendim. Ajo ishte një fushë e së drejtës civile që do të rregullohej prej ligjeve të shtetit dhe jo fesë.

Ndërhyrja e Nolit për të sqaruar kuptimin e këtij neni ishte me vend. Paragrafin e

parë që sanksiononte se shteti nuk kishte fe zyrtare e sqaroi duke thënë se “asnjë fe që praktikohet në Shqipëri nuk ka privilegje të veçanta”.440 Për këtë ai merrte shembullin e Rusisë ku feja ishte zyrtare dhe formonte një degë të administratës dhe shteti subvenciononte të gjitha shkollat, priftërinjtë dhe institucionet e tjera fetare. Ndërsa në Shqipëri duke mos patur fe zyrtare nuk do të kishte privilegje të tilla nga shteti për fetë441. Ai iu kujtoi se liria e besimit fetar dhe të drejtat civile e politike janë rregulluar në Deklaratën e Minoriteteve të nënshkruar prej tij në Lidhjen e Kombeve. Dhe duke ju referuar vendimit se “asnjë ligj nuk ka fuqi pas nënshkrimit të deklaratës dhe që është në kundërshtim me të”, kërkonte heqjen e paragrafëve të fundit dhe lënien vetëm të nenit të parë.442 Sqarimi i Nolit, mendojmë se, ishte shumë i drejtë, pasi fraza: “shteti nuk ka fe zyrtare”, nuk nënkuptonte se shteti i ndalonte fetë apo nuk i njihte ato. Kuptimi i saj ishte se shteti nuk identifikohej me një fe dhe se nuk do të diskriminonte apo të privilegjonte asnjërën prej tyre. Sanksionimi i këtij përcaktimi me ligj ishte një plus në drejtim të lirisë së ushtrimit të tyre.

Në parlament, pati debate për caktimin e datës së fitimit të nënshtetësisë për anëtarët e Këshillit të Lartë. Për sanksionimin e nënshtetësisë së tyre, statuti parashikonte se mund të zgjidheshin si anëtarë të këtij këshilli ata që ishin shtetas shqiptarë që nga data 7 mars 1914.443 Deputeti Luigj Gurakuqi sqaroi kuptimin e vendosjes së kësaj date dhe jo datës së Shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912. Kjo ishte bërë për arsye që t’iu jepej kohë personave që ndodheshin jashtë Shqipërisë të vinin për të marrë nënshtetësinë shqiptare.444 Caktimi i datës së nënshtetësisë së fituar kishte rëndësi pasi jo të gjithë 439 Debatet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja e XXXXI e datës 13 shtator 1922, Diskutime mbi aktin që trajton besimin fetar në Shqipëri, f. 502. 440Po aty, f. 508. 441Po aty, f. 508. 442Po aty, f. 509. 443 Filip Rrumbullaku, Debat parlamentar para një shekulli (Tiranë: ILAR, 2008), 56. 444 Debatet e Këshillit Kombëtar, Mbledhja e XXXXI e datës 13 shtator 1922, Diskutime mbi aktin që trajton kriteret e anëtarëve të Këshillit të Lartë, f. 511.

Page 110: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

86

mund të gëzonin të drejta të njëjta. Kështu dikush që fitonte shtetësinë më vonë mund të privohej nga disa të drejta që përfitojnë ata që kishin nënshtetësi më të hershme. Por ky nen kërkonte një formulim dhe rregullim më të saktë se, sa data e nënshtetësisë, pasi me të drejtë shprehej Noli, nisur nga qëndrimet që po mbanin deputetët në parlament, “edhe një i huaj me racë që ka marrë nënshtetësinë shqiptare më 7 mars 1914 mund të bëhet anëtar i Këshillit të Lartë”. Për të penguar abuzimet në ndërtimin e institucioneve kryesore të shtetit, nisur nga etapat e vështira historike që kishte kaluar shteti shqiptar, Noli e quante të rëndësishme që në përbërjen e institucioneve qendrorë të shtetit në këtë fazë shtetformimi ku ndodhej Shqipëria, kombësia të prevalonte ndaj shtetësisë së individit. Ndaj propozimi i Nolit vjen me këtë përmbajtje: “askush nuk mund të zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë pa qenë shqiptar me gjuhë dhe me racë prej tre brezash”.445 Duke qenë se ishte e vështirë të dokumentohej koha e fitimit të nënshtetësisë përmbajtja e nenit u la në këtë formë: “Askush nuk mund të zgjidhet si anëtar i Këshillit të Lartë, pa qenë shqiptar në racë, gjuhë e nënshtetas”.446

Një ndër diskutimet më të zjarrta të Nolit në parlament ishte mbrojtja e figurës dhe kontributit të Faik Konicës. Në temën mbi kolonitë dhe gjendjen juridike të “Vatrës”, ishte deputeti Mehdi Frashëri, i cili u ndal veçanërisht tek roli i Faik Konicës. Fjalimi i tij nis me vlerësimet që ju bën kolonive jashtë Shqipërisë si një ndër faktorët më të rëndësishme të fuqisë së një populli. Ai ndalet veçanërisht tek kolonia shqiptare e Amerikës e organizuar nën titullin e shoqërisë që quhej “Vatra”. Vlerësimin mbi rëndësinë e “Vatrës” ai e kishte treguar që në momentin kur kishte postin e ministrit të Punëve të Brendshme në kabinetin e Iliaz Vrionit pasi duke qenë se ishte i ngarkuar me çështjen e zgjedhjeve ai kishte këmbëngulur që “Vatra” të përfaqësohej në Parlamentin Shqiptar me një deputet. “Vatra” caktoi si deputet Fan Nolin.447

“Vatra” sipas tij ishte kryesuar nga njerëz jo shumë të ditur por, që ishin patriot

dhe kishin bërë shumë shërbime ndaj Shqipërisë. Qeveria e Iliaz Vrionit e kishte njohur si person juridik duke pranuar prej tyre deputetin Fan Noli në parlament. Por mendimi i tij për “Vatrën” kishte ndryshuar që në momentin kur në krye të saj ishte vendosur Faik Konica. Ai mendonte se Konica e kishte shndërruar “Vatrën” në një “trupë vagabondësh që veprat e tyre arrinin shkallën e tradhtisë ndaj atdheut”. Sipas tij, njerëzit e “Vatrës” kishin lidhje jashtë Amerikës në Greqi, Itali, Jugosllavi apo vende të tjera duke qenë spiunë tek të huajt dhe duke u përpjekur që të diskreditonin popullin shqiptar, shtetin shqiptar dhe të gjithë qeveritë që kishin ardhur në pushtet që nga Kongresi i Lushnjës. “Delegati i “Vatrës” në Romë, Faik Konica, kur u formua kabineti i Sulejman Delvinës dhe kur ndodhej Shqipëria në rreziqe të brendshme dhe të jashtme, për me diskretituar qeverinë e atëhershme, shkruante për Sulejman benë se është i turqve dhe ka vrarë emenët”.448 Këto deklarata i cilësonte të pavërteta dhe të bëra në një periudhë delikate që po kalonte Shqipëria, ndërkohë që ajo kishte nevojë të prezantohej si një qeveri nacionale dhe e pavarur. Kjo shpifje sipas tij, nuk mund të quhej personale sa kohë që Sulejman

445Po aty, Propozimi i Nolit për përmbajtjen e aktit të nënshtetësisë së anëtarëve të Këshillit të Lartë, f. 513. 446Po aty, f. 513. 447 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 77, datë 9 nëntor 1922, Diskutim i deputetit Mehdi Frashëri mbi shoqërinë Vatra dhe Faik Konicën, f. 35. 448Po aty, f. 35.

Page 111: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

87

Delvina ishte në krye të shtetit dhe diskreditohej në këtë mënyrë si kryetar i qeverisë shqiptare, pikërisht në një kohë kur kishte nevojë për simpatinë e gjithë botës.449

Më tej, ai vazhdon me kritikën ndaj Faik Konicës për qëndrimin që ka mbajtur

ndaj Avni Rustemit të cilin e kishte quajtur “katil ordiner” dhe qeverinë shqiptare si dërguese të katilëve. Avni Rustemi sipas Konicës ishte dërguar nga qeveria shqiptare për të vrarë Esatin me qëllim që të provokohej armiqësia e Francës kundër Shqipërisë. Mehdi Frashëri e cilësonte si tradhtar qëndrimin e Konicës edhe ndaj luftës së Vlorës. Sipas tij, Konica donte të rrezonte qeverinë e Vlorës për t’u bërë vetë kryetar. Ai përmend se në shkrimet e tij të gjithë qeveritarët i cilësonte si katilë, spiunë, hajdutë etj. E akuzonte gjithashtu për shkrime të pabazuara në dëm të interesave të shtetit shqiptar. Ai i cilësonte këto ngjarje në pikëpamjen ligjore si një krim dhe dënonte personat që e mbështesnin si bashkëveprues. Mehdi Frashëri i bënte thirrje qeverisë që të merrte masa gjyqësore kundër tij dhe nga ana tjetër kërkonte sqarime nga Noli.450

Duket se Mehdi Frashëri nuk ishte i vetmi që kishte këtë mendim për Faik

Konicën, pasi edhe kryeministri i Shqipërisë Xhafer Ypi mbajti të njëjtin qëndrim në parlament. Ai vlerësonte punën e Shoqërisë “Vatra” për shërbimin që i kishte bërë Shqipërisë si moralisht dhe materialisht. Por, me ndryshimin e kryesisë së saj duke vendosur Faik Konicën, sipas tij kishte ndryshuar dhe fryma e përgjithshme e shkrimeve të gazetës “Dielli” që ishte organ i “Vatrës”. Për të mos cenuar parimin e lirisë së shtypit qeveria nuk kishte marrë masa kundër tyre por, kishte vendosur të mos i merrte në konsideratë. Ai sqaron në parlament se qeveria do të njoftonte prokurorinë që të fillonte hetimin ndaj kryetarit të “Vatrës”. Gjithashtu ishte njoftuar konsullata që t’iu bënte me dije anëtarëve të “Vatrës” që të largonin Faik Konicën si kryetar dhe të ndryshonin natyrën e shkrimeve në gazetën “Dielli”. Nëse nuk do ta bënin këtë ata do të quheshin bashkëpunëtorë të Konicës.451

Menjëherë pas tij, merr fjalën në parlament Fan Noli i cili del në mbrojtje të Faik

Konicës duke tejkaluar grindjet dhe përplasjet personale që kishte me të. Sipas tij parlamenti ishte kthyer në gjykatë për të dënuar Konicën, por që parlamenti të merrte një rol të tillë, duhej të kishte parasysh tri gjëra: Së pari, ai ngrinte pyetjen nëse parlamenti e kishte në kompetencë për të gjykuar Faik Konicën. Ai sqaron se nga pikëpamja ligjore parlamenti nuk ishte gjykatë, pra kuptohet që ishte jashtë funksioneve të tij. Ndërsa nga pikëpamja morale nuk mund të ishte gjykues i drejtë sa kohë Konica kishte kritikuar ashpër kabinetin qeveritar që përbënte shumicën në parlament prandaj thotë se “gjykimi juaj do të ishte një parodi e drejtësisë, se do të ishit dhe akuzatore dhe gjykatës, dhe davaxhinj dhe kadinj”.452 Në këto kushte duke mos qenë përpallë një gjykate që do të ishte kompetente dhe e paanshme, Noli nuk e shikonte të arsyeshme t’i përgjigjej si i akuzuar nga deputeti i Elbasanit, Mehdi Frashëri.453

449Po aty, f. 35. 450Po aty, f. 36-37. 451Po aty, f. 37. 452 F. Noli, Vepra V, 162. 453Po aty, f. 162.

Page 112: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

88

Së dyti, Noli sqaron se Faik Konica ishte kryetar i “Vatrës” i zgjedhur nga anëtarët e saj, nuk ishte ‘Sulltan” i saj. Rrjedhimisht, duke dënuar Konicën, ata do të dënonin “Vatrën” dhe anëtarët e saj të cilët e kishin zgjedhur në krye të shoqërisë për t’i përfaqësuar. Noli thekson ndihmën dhe kontributin e “Vatrës” për shtetin shqiptar për të treguar se ky qëndrim që po mbahej në parlament ishte i pamerituar. Ai ndalet veçanërisht në dy raste për ta treguar kontributin e saj. Kështu: “pas dëshmimit të Venizellosit vetë, Vatra ia ndryshoi faqen Toskërisë, duke i futur shqiptarët ortodoksë në vathën patriotike. Qeveria jonë mezi mblodhi me pahir një hua të brendshme prej 700 00 fr. ar më 1922, pasi u zgjidh çështja e kufirit, ku Vatra i mblodhi qeverisë me një fjalë të vetme një milion fr. ar më 1920, kur puna e Shqipërisë ishte edhe në rrezik”.454

Në argumentin e tretë pro mbrojtjes së Faik Konicës, Noli ndalet në cilësitë e tij si

individ dhe kontributin personal të tij ndaj Shqipërisë. Ajo çfarë ishte karakteristike në këtë rast, ishte mënyra e të shprehurit të tij me superlativa, duke ngritur lart figurën e Konicës. Për t’iu kundërvënë shembullit të Mehdi Frashërit për ngritjen e një monumenti për Ismail Qemalin në respekt të kontributit të tij ndaj Shqipërisë, Noli mendonte se kombi shqiptar i detyrohej Konicës jo vetëm një monument por, dhe shumë më tepër për veprat dhe gjestet të cilat ai u kishte kushtuar gjithë jetën.455 Ai e cilëson atë si “kryelëronjësi i gjuhës sonë, zbulonjësi i flamurit tonë të harruar, është kryekalorësi i lirisë dhe indipedencës kombëtare dhe në të gjithë s’jemi veç dishepuj të tij”.456 Përveç vlerësimit maksimal që tregon ndaj Konicës, Noli duke e konsideruar veten dhe anëtarët e “Vatrës” si dishepujt e tij linte të kuptonte se ishte pro ndjekjes së linjës që mban Konica. Kjo është e kuptueshme dhe nga debatet e Nolit që karakterizohen nga fryma e ashpër kritikuese ndaj shumicës qeveritare në parlament.

Noli kërkonte vlerësimin e kontributit njëzet e shtatë vjeçar të Konicës ndaj

Shqipërisë. Këto vepra të mëdha të Faik Konicës, Noli nuk mund të mos i lidhte dhe me pasurinë shpirtërore të tij si burim inspirimi dhe në momentet e vështira. Ai nxjerr në pah tipare të karakterit të Konicës që jepnin portretin e një idealisti të ashpër që refuzonte të bënte kompromise me njerëzit dhe çështjet e padrejta. Për të përshkruar fuqinë e shpirtit të tij, Noli citon Shekspirin në tragjedinë e Jul Çezarit:457

M’atë, o Perëndi e bën të dobëtin luan! M’atë, o Perëndi, po i dërmon tiranët! Se as kull e gurtë, as muret prej bakëri, As burgu i errët, as vargonj prej herkuri, Nuk e përmbajnë dot fuqinë e shpirtit. Noli e vlerësonte Konicën për punën dhe sakrificën e tij disa vjeçare në shërbim të

Shqipërisë duke e cilësuar atë dhe si “dekan” të veteranëve të çështjes kombëtare. Ishin burrat idealistë si Faik Konica që i kishin dhënë lirinë Shqipërisë dhe këtë diskutim që

454 Dielli, 28 shkurt 1923. 455 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 77, datë 9 nëntor 1922. Fjalimi i Fan Nolit në mbrojtje të Faik Konicës, f. 38. 456 Xhafer Sadiku, Shqipëria 1878-1928. Roli i elitës politike (Tiranë: Mirgeeralb, 2014), 410. 457 Lefter Dilo, Ligjëron Fan Noli (Tiranë: Ismail Mal’Osmani, 1944), 45.

Page 113: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

89

parlamenti po bënte për të e konsideronte si një dënim të pamerituar duke e krahasuar dhe me Krishtin “ndoshta bukuria tragjike e sakrificave të Faikut e kërkon këtë dënim si kurorën prej gjëmbash dhe uthullën e Krishtit”. Ai i bënte thirrje parlamentit që të mendohej para se të jepte gjykimin. I bënte thirrje ndërgjegjes së tyre duke përmendur cilësitë e popullit shqiptar siç ishin mirënjohja, trimëria dhe patriotizmi që t’i vinin në shërbim të gjykimit të Konicës: “si trima dhe patriotë, nderoni kryetrimin dhe patriotin Faik, jeta e të cilit është në Lushnje, që në krye gjer në fund, një fortesë e patronditur, një flamur heroik, i shoshitur me plumba, po i papërkulur, një burim inspirate, një shembull këmbëngulje për brezat e ardhshëm”.458 Noli nuk mund të pranonte këtë qëndrim që po mbahej ndaj bashkudhëtarit të tij për çështjen e Shqipërisë. Duke qenë më afër tij, ai kishte njohje të drejtpërdrejtë me të, duke mbrojtur Konicën ai po mbronte dhe “Vatrën” si përfaqësues i saj në parlament, kontributi i së cilës ka mbetur në historinë e Shqipërisë.

Diskutimi i Nolit, argumentet e përdorur i ndanë qëndrimet e deputetëve në

parlament në pro e kundër Faik Konicës. Mehdi Frashëri u kritikua për sulmin personal që i bëri Konicës. Luigj Gurakuqi ndonëse kishte ndërprerë marrëdhëniet me Konicën, kërkonte që t’i njihej kontributi në 3 drejtime: letrare, në zgjimin e ndjesive kombëtare si dhe veprues në fushën politike. Qëndrim kundër Konicës mbante dhe deputeti Bedri Pejani i cili kritikonte Faik Konicën për mungesën e etikës letrare dhe në aspektin politik ai mendonte se Konica nuk ishte pro një Shqipërie të lirë. Këtë konkluzion ai e nxirrte nga kuptimi i shkrimeve të tij në gazetë.459 Diskutimi u mbyll duke ia lënë kompetencën qeverisë të vendoste për masat që do merreshin ndaj tij.

Një ndër diskutimet më interesante të kohës, sa i takon aspektit social të shoqërisë, ishte ai mbi statusin e gruas shqiptare. Në mbledhjen e V të Këshillit Kombëtar të datës 10 mars 1923, deputeti Ali Këlcyra propozoi që të diskutohej në parlament gjendja e mjeruar e gruas myslimane shqiptare. Ai i kërkonte qeverisë që të ndërmjetësonte pranë Kongresit Fetar Mysliman që të kujdesej për përmirësimin e jetës shoqërore të gruas duke marrë si shembull evolucionin që po bëhej në Turqi dhe të Mustafa Qemalit i cili kishte shkuar në parlament me gruan e pa mbuluar.460 Përmirësimin e gjendjes shoqërore të gruas ai e shikonte si masë të dobishme jo vetëm nga aspekti fetar, higjenik por dhe ekonomik, politik. Ajo çfarë vihet re në parlamentin e kohës ishte mungesa në bllok e mbështetjes ndaj këtij propozimi. Kjo pritej në një shoqëri patriarkale si ajo shqiptare, dhe në një periudhë kur edhe në vendet e zhvilluara diskutohej akoma e drejta e votës për gratë.

Kundërshtimi ndaj kësaj çështje erdhi në forma të ndryshme. Kështu, deputeti Syrja Pojani në reagimin e tij kaloi dhe në ofendime personale dhe kërkoi që Ali Këlcyra ashtu si Mustafa Qemali të tregonte shembullin duke shkuar me zonjën e tij në parlament.461 H. Jusuf Bamka i cili ishte në të njëjtën parti me Ali Këlcyrën e shikonte të papërshtatshme trajtimin e kësaj teme në kohën kur populli shqiptar po vuante për bukën

458 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 77, datë 9 nëntor 1922, Fjalimi i Fan Nolit në mbrojtje të Faik Konicës, viti 1922, f. 38-39. 459 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Bisedime të deputetëve për Faik Konicën, f. 40. 460 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja V, datë 10 Mars 1922, Diskutim mbi gjendjen e gruas shqiptare, f. 58. 461Po aty, f. 61.

Page 114: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

90

e gojës. Qëndrim kundër mbajti dhe deputeti Osman Haxhiu i cili kërkoi që ky propozim të hiqej. Ai e konsideroi si humbje kohe dhe se parlamenti nuk ishte vendi që duhet të diskutoheshin tema të tilla pasi ishte organ legjislativ. Rekomandimet dhe propaganda sipas tij duhej të bëheshin në institucione të tjera. Parlamenti sipas tij ishte vendi ku duhej të diskutoheshin tema në lidhje me ekonominë, koncesionet etj. Pas arritjes së zhvillimeve të tjera do të vinte gradualisht dhe emancipimi i gruas. Po kështu, kundërshtime shfaqi dhe deputeti Visar Xhuvani i cili nuk binte dakord që të merrej Turqia si shembull dhe se heqja e perçes do të vinte gradualisht me kohë. Kjo iniciativë nuk u mbështet as nga deputeti Shefqet Dajti.462

Ndërsa Mehdi Frashëri juridikisht binte dakord me pretendimet e kolegëve se kjo

çështje ishte propagandë dhe nuk i takon parlamentit si institucion ta trajtonte, por nga ana tjetër theksonte rëndësinë e trajtimit të saj. Ai mendonte se kishte çështje të tjera më të rëndësishme që mund të diskutoheshin për përmirësimin e statusit të gruas se sa heqja e perçes. Ai i përmend mjaft çështje të tjera ligjore të cilat janë problematike për gruan dhe se shtrimi i tyre në këtë plan ligjor do kishte qenë shumë më efektiv për vetë faktin se Parlamenti do të ishte brenda kompetencave të tij. Kështu ai i vinte theksin më shumë trajtimit të sanksionimeve ligjore të cilat mund të ishin propozuar nga Ali Këlcyra në vend të heqjes së perçes si: barazinë e gruas dhe burrit përpara gjyqit, përmirësimi i ligjit që parashikonte se burri mund të ndante gruan ndërsa gruaja jo, ligjin e trashëgimisë në të cilin parashikohej se meshkujt fitonin pjesën e plotë të pasurisë ndërsa gruaja vetëm gjysmën, etj. Përmirësimi i sanksionimeve të tilla ligjore sillnin sipas tij, lartësimin e dinjitetit të gruas dhe përmirësimin e gjendjes sociale të saj. 463

Deputeti që përkrahu plotësisht propozimin e Ali Këlcyrës ishte Bedri Pejani. Ai e

shikonte Parlamentin si një institucion i cili duhet të merrte në konsideratë interesat gjithëpërfshirëse të kombit si element bazë për zhvillimin e shoqërisë. Në këtë mënyrë ai legjitimonte trajtimin e kësaj çështjeje në parlament. Populli shqiptar për shkak të nivelit të ulët kulturor kishte nevojë që nëpërmjet institucioneve të ngritura nga qeveria dhe parlamenti të drejtohej në rrugën e duhur. Zhvillimi shoqëror sipas tij ishte forca më e madhe e një kombi. Ai e pranonte se kjo çështje nuk mund t’i imponohej popullit si ligj, por qeveria dhe parlamenti kishin mjetet e duhura për krijimin e institucioneve të cilat mund t’i jepnin vendit zhvillimin e nevojshëm për çështje me rëndësi siç ishte ajo e lirisë së grave. Duke parë reagimin e kolegëve në parlament ai pohoi se “ndoshta për këtë çështje unë dhe Z. Ali Këlcyra kemi me mbetë në pakicë, edhe ky mocion ka për të shuar në shporte, por fitimi më i madh i joni ka për të qënë se kemi arritur të hapim për herë të parë një çështje të tillë në parlament”.464 Një tjetër deputet që përkrahu Ali Këlcyrën ishte dhe Faslli Frashëri i cili madje propozoi që parlamenti të miratonte një ligj që të sanksiononte se çdo nënshtetas shqiptar të merrte vetëm një grua. Në këtë mënyrë parlamenti sipas tij do të tregonte një nivel të lartë emancipues.465

462Po aty, f. 62-63. 463Po aty, f. 68. 464Po aty, f. 65-66. 465Po aty, f. 67.

Page 115: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

91

Pas Bedri Pejanit e mori fjalën Fan Noli. Si klerik dhe i ndjeshëm ndaj besimeve në Shqipëri Noli nuk donte që të merrej me çështjen e heqjes së perçes së gruas pasi sipas tij duhej të zgjidhej nga vetë myslimanët. Noli shpjegon se vendosja e perçes nuk kishte qenë vetëm zakon i myslimanëve por, dhe i të krishterëve, bizantinëve dhe venecianëve. Kjo ishte karakteristikë e të gjithë popujve europianë dhe heqja e saj nuk kishte ardhur me asnjë urdhër. Zbulimi i gruas sipas tij kishte ardhur gradualisht, kështu evolucioni shoqëror kishte sjellë me vete ndryshimin gradual të zakoneve të shoqërisë. Ai ishte i bindur se kjo do të ndodhte dhe në shoqërinë shqiptare.466

Ajo çfarë Nolin e shqetësonte ishte gjendja e mjeruar e gruas shqiptare. Ai

mundohet të dalë nga suaza e kufizimeve të fesë myslimane në të drejtat e grave dhe ta shtrijë atë më gjerë si fenomen, në pozicionin e gruas në shoqërinë shqiptare. Pra si klerik, ai tejkalon trajtimin në kuadër të besimeve fetare duke treguar një shkallë të lartë të patriotizmit. Noli ndalet në dy shembuj për ta pasqyruar këtë në parlament “kur kam shkuar nga Vlora në Tepelenë, Elbasan e Tiranë dhe gjetkë, kam parë katunarka të zbuluara, të cilat punonin e mundoheshin si shtaza, sa të vinte të qaje, kurse burrat e tyre rrinin pa punë e prisnin që për çdo gjë t’u ngriheshin në këmbë ato të mjerat”. Më tej, ai vazhdon me shembullin e një gruaje në pazarin e kryeqytetit: “një ditë pashë një katundare e cila jo vetëm që kishte një foshnjë në krahë e një në bark, por dhe një shportë me rroba krahë e qaf, ishte e veshur keq dhe mezi mund të ecte”.467

Në këtë fjalim del qartë, koncepti i Nolit për rëndësinë e gruas në shoqëri duke theksuar se ajo ishte vitale për jetën. Një komb, ku gruaja, forca vitale e jetëgjatësisë së një kombi, kishte këtë pozicion të padenjë në shoqëri, nuk mund të ishte një komb i fortë. Kërkesa për emancipimin e gruas, për përmirësimin e kushteve të jetesës së saj ishin elementë që tregonin prirjet e tij për t’i dhënë gruas vendin që meriton në shoqëri, vend të barabartë më burrat sepse vetëm kështu mund të përparohej dhe zhvillohej shoqëria. Siç duket dhe nga fjalimi, Noli e mbështeti pjesërisht propozimin e Ali Këlcyrës pasi mendonte se heqja e perçes do vinte gradualisht, por theksoi pa diskutim nevojën e ngritjes së nivelit të gruas për të dalë nga gjendja e mjeruar në të cilën ndodhej, kjo si nevojë kombëtare.

Noli gjithashtu, mbron të drejtën e votës së gruas në shenjë të emancipimit të saj në shoqëri dhe nevojës për të qenë e barabartë me burrat. Kjo shkon paralel me luftën që po bëhej në Europë për të drejtën e plotë të votës tek gratë. Në Angli kjo ishte miratuar në vitin 1928. Duke iu referuar realitetit shqiptar ai mendonte se vota e grave nuk mund të ishte popullore “në një vend ku 95 për qind janë si kafshë shtëpiake, 3 për qind janë borgjezë dhe 1 apo 2 për qind janë si njerëz”.468 Me këtë Noli tregonte një pjesë të realitetit ku jetonin gratë shqiptare dhe mentalitetit të tyre për votën e lirë, pasi për shkak të përbërjes së tyre një e drejtë e tillë jo vetëm që nuk vlerësohej por dhe nuk pranohej të ushtrohej e lirë tek gratë. Duke treguar kështu, nga njëra anë dominancën e mentalitetit

466 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja V, datë 10 Mars 1923, Diskutim i Nolit mbi gjendjen e gruas shqiptare, f. 66. 467Po aty, f. 66. 468 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja e 21, datë 24 shtator 1923, Mendimi i Fan Nolit mbi të drejtën e votës së grave, f. 220.

Page 116: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

92

patriarkal të shoqërisë dhe në të njëjtën kohë dhe ndjenjën e inferioritetit femëror, sigurisht kjo e imponuar nga zhvillimi shoqëror i kohës.

Ai deklaronte votën “pro” të drejtës së gruas për të votuar pa kushte dhe kundërshtoi

propozimin e komisionit i cili ishte për të drejtën e kufizuar të votimit, vetëm për gratë që dinin të shkruanin dhe të lexonin. Sipas Nolit e drejta e votimit ishte e merituar për të gjitha gratë pa dallim, aq më tepër që ai vlerësonte shumë punën e grave të cilat punonin më shumë se burrat. Nëpërmjet këtij akti Noli shikonte vënien e barazisë mes burrit dhe gruas. Barazia e gruas me burrin ishte shenjë e zhvillimit shoqëror ndaj pjesëmarrja në jetën sociale të saj ishte e domosdoshme, “të gjithë e dinë se gratë duhet të marrin pjesë në jetën sociale, aty ku gratë kanë të drejta të barabarta, aty është dhe përparimi”.469 Mendimi i emancipuar i Nolit për trajtimin e barabartë të gruas me burrin, padyshim lidhej dhe me formimin e tij perëndimor për shkak të shkollimit të tij jashtë dhe eksperiencës së tij jetësore. Duke jetuar për kohë të gjatë jashtë Shqipërisë në vende me një zhvillim shumë më të përparuar shoqëror, ai kishte parë efektin pozitiv të rritjes së rolit të gruas në shoqëri. Këtë impakt, ai donte ta shikonte dhe në Shqipëri.

Në përfundim të seancës e drejta për të votuar u hodh në tre plane: e para, e drejta për

të votuar t’iu takonte vetëm burrave, mori 33 vota, e dyta, e drejta për të votuar për të gjitha gratë, mori 18 vota, dhe e treta, e drejta për të votuar vetëm e grave që dinin shkrim dhe lexim, mori 15 vota. Pra, fitoi varianti që të drejtën për të votuar do ta kishin vetëm burrat.470 Nga rezultati i votimit, kuptohej dhe një herë dominimi i mentalitetit patriarkal i rrënjosur në shoqërinë shqiptare. Ishte e qartë se zhvillimi i shoqërisë nuk kishte arritur në atë nivel që të pranonte ndryshime të tilla. Kjo evidentohej që në parlament, ku pjesa më e madhe e deputetëve e shikonin rolin e gruas të shtrirë vetëm brenda mureve të shtëpisë. Dukej qartë që e drejta e votës nuk u arrit të konceptohej prej tyre si një e drejtë themelore e një shteti demokratik që shqiptarët aspironin të ndërtonin.

Si një njeri që aspironte për barazinë përpara ligjit, Noli ndërhyri herë pas here për mbrojtjen e të drejtave të asaj kategorie që kërcënohej nga shkelja e parimit demokratik të barazisë. Në kuadër të kësaj, ai mbrojti të drejtat e nëpunësve ndaj arbitraritetit të titullarit. Ishte rasti i pushimit nga puna të disa nëpunësve nga ministri i Drejtësisë (M. Libohova), ku Noli mbron të drejtën e tyre për t’u mbrojtur. Ai ironizon procesin e pushimit të nëpunësve nga puna duke sjellë shembullin e një gjenerali meksikan i cili i kishte kërkuar komandantit të xhandarmërisë varjen e disa njerëzve. Në momentin që ai i kishte kërkuar dokumentet me të cilat vërtetohej se ata ishin dënuar ai i ishte drejtuar: “shko e vari njëherë e pastaj t’i sjell dokumentet”.471 Të njëjtën procedurë kishte ndjekur sipas Nolit dhe ministri i Drejtësisë i cili i kishte pushuar si fillim nga puna nëpunësit më pas kishte mbledhur dokumentet për të justifikuar veprimin që kishte bërë. Përveç kësaj ai kishte ardhur në parlament, për t’i akuzuar duke u shmangur kështu mundësia që ata të mbroheshin.472

469 Po aty, f. 220. 470Po aty, f. 220. 471 Bisedime të Këshillit Kombëtar, Mbledhja XXXV, datë 26.03.1924, Mbrojtja e Nolit ndaj nëpunësve të shkarkuar nga Ministri i Drejtësisë, f. 293. 472Po aty, f. 293-294.

Page 117: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

93

Krahas shkeljes së procedurës së rregullt të largimit nga puna, me veprimin e shkarkimit të nëpunësve nga detyra, Noli konstatonte se ishte shkelur dhe një tjetër parim, ai i së drejtës për t’u mbrojtur ndaj akuzave që iu bëhej. Kjo evidentohej në dy raste: së pari, në rastin e heqjes pa iu dhënë shpjegime nëpunësve duke shmangur kështu mundësinë e tyre për t’u dëgjuar dhe së dyti, nga akuzat e bëra në parlament nga ana e ministrit duke shmangur mundësinë e hedhjes në gjyq të tij sepse në bazë të Statutit siç përmend Noli, fjalët e thëna në parlament nuk merreshin si bazë për provë. Në këto kushte për shkak të respektimit të transparencës Noli i bënte thirrje ministrit që akuzat t’i bënte të hapura kundrejt nëpunësve duke ju dhënë dhe atyre mundësia e mbrojtjes.473

Gjatë veprimtarisë së tij parlamentare, Noli ishte për ndërmarrjen e reformave me karakter të gjerë duke përfshirë dhe procesin e hartimit të ligjeve, si baza e ndërtimit të një sistemi ligjor funksional. Në Këshillin Kombëtar, u shtrua për diskutim nevoja për formimin e një komisioni legjislativ. Qëllimi ishte krijimi i një komisioni të përhershëm nga njerëz kompetentë dhe juristë për përgatitjen e ligjeve të nevojshme. Noli e konsideronte të nevojshëm krijimin e një komisioni të tillë për të pasur ligje sa më të kuptueshme e të hartuara me profesionalizëm. Mungesa e këtij komisioni sipas tij, mund të sillte vështirësi në gjyqe, pasi “gjykatësi nuk e din me çfarë qëllimi e ka bërë hartuesi ligjin”. Ai i referohet Amerikës për këtë rast, megjithëse pohon se atje “qëllimi është ndryshe dhe si i tillë aplikohej ndryshe”.474 Ai kërkonte që në përbërjen e tij të kishte ekspertë, pavarësisht se këta mund të ishin dhe ministra, pra mjaftonte fakti që të ishin të përgatitur për këtë punë. Ai gjithashtu, ishte pro ekspertëve të huaj sepse në këtë mënyrë ata do të sillnin në Shqipëri eksperiencën e vendeve të tyre.475 Ashtu si dhe në qëndrimet e tjera që mban në parlament, Noli përkrahte idenë e ngritjes së strukturave me njerëz të përgatitur si një mënyrë efektive që do të sillte rast pas rasti përmirësimin e situatës në vend.

Si një personalitet me formim të gjithanshëm, ai ishte aktiv në shprehjen e mendimit të tij dhe në çështjet me natyrë ekonomike. Ai bëri ndërhyrje në debatin e zhvilluar në lidhje me koncesionet. Noli ishte kundër pretendimit të inkurajimit të tregtisë nëpërmjet koncesioneve. Sipas tij, kjo do të sillte krijimin e monopoleve, duke penguar konkurrencën e lirë në tregti, si një element bazë për zhvillimin e saj.476 Ai shprehet gjithashtu në lidhje me katolicizmin dhe rolin e klerit katolik mbi zhvillimin e qytetërimit europian. Pjesë e tematikave të debateve ishin mbrojtja e patriotizmit të popullit shqiptar, e drejta e votës së drejtpërdrejtë dhe pa dallime etj.477

Fjalimet, debatet, apo ndërhyrjet që Noli bëri gjatë kohës që ishte deputet, nuk

ishin vetëm të natyrës politike, sociale, apo ekonomike. Më 11 shkurt 1924, ai mbajti në parlament një fjalim kushtuar presidentit Uillson me rastin e vdekjes. I bindur se Amerika është dhe duhej të ishte aleati i madh më i sigurtë për Shqipërinë si vend i vogël, i dobët

473Po aty, f. 294. 474 Bisedime të Këshillit Kombëtar, mbledhja XIV, datë 23 Maj, 1921, Fjalim i Nolit mbi nevojën e një komisioni ligjor, f. 69. 475Po aty, f. 69. 476 Fan Noli, Vepra V, 148. 477Po aty, 168-171.

Page 118: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

94

dhe i kërcënuar nga fqinjët dhe vendimet e kancelarive evropiane, Noli e nis fjalimin me konsideratë shumë të lartë për të. Amerikën e vlerësonte si vendin nga i cili Shqipëria dhe shqiptarët kishin pasur përfitime të mëdha. Sipas Nolit, Amerika kishte qenë për emigrantët shqiptarë: “një fushë pune ku fitonin aq para sa ishin të zotët, dhe një shkollë ku mësonin respektin e kanunit, disiplinën, vlerën e organizimit dhe detyrat kundrejt atdheut”478. Pra, Amerika ishte vendi i mundësive, jo vetëm të rimëkëmbjes financiare të emigrantëve shqiptarë, por edhe i emancipimit të njerëzve duke i bërë më të qytetëruar.

Amerika ishte vendi në të cilin shqiptarët themeluan Kishën Kombëtare dhe

“Vatrën”. Kongresi i Lushnjës kishte “buruar” indirekt nga “Vatra”. Ndërsa qeveria e Durrësit ishte organizuar nën kryesinë dhe me iniciativën e një delegati të “Vatrës”, të dërguar për këtë qëllim, me paratë e shqiptarëve të Amerikës. Me paratë e tyre ishin përkthyer dhe shumë libra në shqip. Noli përmend kontributin e Amerikës, në ndihmën e refugjatëve të ardhur në Vlorë, në dërgimin e Kryqit të Kuq pas luftës, në hapjen e shkollës teknike etj.479

Më pas ai ndalet në kontributin e drejtpërdrejtë të presidentit Uillson në çështjen

shqiptare. Duke e konsideruar si idealistin dhe profetin e vëllazërimit ndërkombëtar shpreh vlerësimet dhe mirënjohjen maksimale për kontributin që kishte dhënë ndaj Shqipërisë. Ai flet me superlativa për figurën dhe Programin universal të tij me 14 pikat. Noli thekson faktin se Uillson kishte bërë të pamundurën për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë nga rreziku i copëtimit. Ai tregoi mbi takimin me Uillsonin nga i cili kishte marrë premtimin që do të mbronte Shqipërinë. Ai e kishte mbajtur fjalën, dhe për këtë kishte mirënjohje të veçantë. Një tjetër ndihmë për Shqipërinë ishte Lidhja e Kombeve, krijesa e presidentit Uillson. Ishte vendi ku Shqipëria u bë anëtare e saj më 1920 dhe Noli ishte ndjerë i barabartë me përfaqësuesit e shteteve të tjera të qytetëruara. Ishte vendi ku u njoh Pavarësia e Shqipërisë dhe u vendos zgjidhja e problemeve të kufijve me mjete paqësore. Ai e përfundon fjalimin duke shprehur bindjen se pas Uillsonit, Amerika do të lindte kalorës të tjerë si ai.480 Fjalimi i Nolit, ishte shprehje e hidhërimit të humbjes së një miku të madh të shqiptarëve. Ai ishte zëri i të gjithë shqiptarëve produkt i atij shteti që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin e tyre.

478Po aty, 201-202. 479Po aty, 202-203. 480Po aty, 204-209.

Page 119: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

95

KREU I TRETË

NOLI KRYEMINISTËR I QEVERISË SË QERSHORIT 1924 3.1.Kontributi i Nolit në krye të opozitës shqiptare në zhvillimet e Revolucionit të

Qershorit.

Revolucioni i Qershorit në vitin 1924 ishte produkt i disa faktorëve me karakter ekonomiko-social dhe politik, që u zhvilluan midis viteve 1921-1924. Një ndër faktorët bazë ishte kontradikta midis fshatarësisë dhe pronarëve të mëdhenj të tokave. Fshatarësia e cila përbënte 90% të popullsisë së vendit ishte e ndarë në disa kategori siç ishin bujqit çifçinj që punonin në çifligje, fshatarët e varfër dhe të mesëm që punonin në tokën e tyre si dhe fshatarësia pa tokë. Secila kategori e fshatarëve kishte interesa të ndryshme qoftë ndaj pronarëve të mëdhenj, qoftë ndaj shtetit. Kështu, bujqit çifçinj që punonin në tokat e pronarëve të mëdhenj, ishin të interesuar që të mos paguanin të tretën e prodhimit bujqësor ndaj pronarit. Gjithashtu, edhe shtresa e fshatarëve të mesëm ishte e interesuar që të mos i paguante shtetit numrin e madh të taksave që ju rëndonte thellësisht në ekonominë e tyre familjare. Nga ana tjetër, fshatarësia pa tokë e cila ishte kategoria më e varfër e popullsisë, kërkonte të kishte tokën e vet.481 Përballë tyre qëndronin pronarët e mëdhenj të cilët zotëronin pjesën më të madhe të tokave, gjithashtu dhe pushtetin politik të vendit, duke e shfrytëzuar sipas traditave të mëparshme.482 Në këto rrethana, kjo kategori e shoqërisë shqiptare që përbënte pjesën më të madhe të popullsisë, duke jetuar në kushte të vështira ekonomike, u shndërrua në forcën kryesore të lëvizjes që çoi në Revolucionin e Qershorit, me shpresën e ndryshimit të rendit ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë.

Në aspektin politik, në vitin 1922 shënohen fillimet e një opozitë të organizuar më

në krye Fan Nolin, Stavro Vinjaun, Luigj Gurakuqin etj. Opozita që përbënte pakicën, përfaqësonte elementin më të mirë të Shqipërisë, që do të thotë, të rinjtë shqiptarë që kryesisht ishin arsimuar jashtë vendit (në Austri, Itali, Shtetet e Bashkuara dhe Francë) dhe që dëshironin rritjen e nivelit të qytetërimit të vendit të tyre me atë të vendeve në të cilat ata kanë qenë arsimuar.483 Ata kishin si qëllim ndërmarrjen e reformave të ndryshme liberale për demokratizimin e vendit të cilat cenonin interesat e çifligarëve që përbënin dhe kupolën e shoqërisë shqiptare të kohës. Lëvizja demokratike u fuqizua më shumë në vitin 1923, vit në të cilin zhvillohen dhe zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese.484 Përkrahësit e opozitës, kërkonin që Fan Noli të tregonte gjithë vullnetin e tij për këto zgjedhje, duke u përpjekur shumë dhe duke marrë të gjitha masat për të

481 Muin Çami, Lëvizja demokratike revolucionare Shqiptare në vitet 1921-1924, Akademia e Shkencave të RPSSH, Instituti i Historisë (Tiranë: MIHAL DURI, 1977), 7-8. 482 AMPJ, V. 1924, D. 170, f. 3, Artikull i fletores gjermane Zagreber Tagblatt që flet për gjendjen politike në Shqipëri. 483 National Archives Microfilm Publication, M 1211 Roll 2, Records of Department of States Relating to Internal Affairs of Albania, 1910-1944, Decimal File 875, American foreign service report. Period of transition, 6 tetor 1924, 875.00/161 484 M. Çami, Lëvizja demokratike revolucionare…, 9-12.

Page 120: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

96

bashkuar në një qëllim sidomos kandidatët e Korçës, Gjirokastrës, të Vlorës dhe Shkodrës.485

Ishin pikërisht zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese rasti më i volitshëm që u përdor nga opozita për të kundërshtuar pozitën e Ahmet Zogut. Kjo Asamble do të merrte funksionet e parlamentit për të hartuar një Kushtetutë të re dhe për të caktuar llojin e qeverisjes. Pas realizimit të këtij objektivi, Asambleja duhej të jepte dorëheqjen dhe të mbaheshin zgjedhjet e reja.486 Qeveria paraqiti projektligjin e zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese për aprovim. Ai parashikonte që votimi të bëhej indirekt, me skeda ose pusulla, që për çdo 500 frymë të dilte një zgjedhës i dytë dhe për çdo 10 mijë frymë një deputet. Votimi do të realizohej me lista në bazë të zonave elektorale që do të krijoheshin. Gratë nuk do të ishin votuese, parashikohej se pjesë e zgjedhjeve do të ishin vetëm meshkujt që kishin mbushur moshën 20 vjeç. Këshilli Kombëtar, ngriti Komisionin e Administratës dhe të Drejtësisë për shqyrtimin më në hollësi të projekt-ligjit. Pjesë e këtij komisioni ishin dhe përfaqësues të opozitës të cilët kishin si qëllim t’i jepnin mundësi zgjedhësve të votonin lirisht, por dhe për të kufizuar në një farë mënyre mundësinë e shfrytëzimit nga ana e Zogut të pushtetit të tij për të fituar zgjedhjet.487 “Opozita besonte se votimi direkt ishte më demokratik dhe do të siguronte një Asamble jo vetëm më përfaqësuese por, edhe fitoren e tyre duke i dhënë fund korruptimit në raundin e dytë. Me anë të votës së lirë dhe direkte thoshin progresistët, masat fshatare do të dëbonin shtypësit e tyre. Opozita bëri gjithashtu thirrje për zgjerimin e të drejtës së votimit duke përfshirë edhe gratë”.488 Madje ajo zhvilloi një luftë të ashpër për futjen në projekt të së drejtës së gruas për të marrë pjesë në zgjedhje.489

Pjesë e propozimit të projektit të opozitës të kryesuar nga Noli ishte: të bëhej

votimi me saçme dhe jo me skeda për shkak se pjesa më e madhe e popullsisë ishte analfabetë, që zgjedhjet të zhvilloheshin në bazë të parimit emëror dhe jo me listë, që ditën e zgjedhjeve ushtria dhe xhandarmëria të mbyllej në kazermë dhe që të shpallej amnistia politike për pjesëmarrësit e lëvizjes së marsit të vitit 1922.490 Pavarësisht insistimit të opozitës dhe debateve të ashpra që u zhvilluan në parlament, projekti i propozuar nga opozita mori vetëm 23 vota, ndërsa ai i qeverisë mori 34 vota. Të vetmet ndryshime që u morën në konsideratë nga pala qeverisëse ishin që deputeti të zgjidhej çdo 8 mijë frymë dhe zgjedhësi i dytë për çdo 250 frymë. Mosha e votimit u ul nga 20 vjeç në 18 vjeç.491 Ky rezultat u bë shkak për thellimin e luftës politike duke çuar vendin në një betejë intensive elektorale që përfshiu të gjitha krahinat. Kështu, filluan shenjat e para të një revolucioni të mundshëm.

Fushata elektorale u zhvillua në një atmosferë të ashpër ballafaqimesh politike

mes grupeve përkatëse e cila u shoqërua dhe me incidente. U formuan disa parti dhe

485 Dielli, Boston, Mass, 28 mars 1923. 486 R. Austin, Shtegu i pashkelur. .., 65-66. 487 Historia e Shqipërisë II, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, (Tiranë: Mihal Duri 1965), 530-531. 488 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 67. 489 Mihallaq Pela, Nexhmije Najdeni, Vehbi Agolli, Revolucioni demokratike borgjez i qershorit 1924, (Tiranë: Revista-Dispenca, 1974), 4. 490 Kristo Frashëri, Historia e Qytetërimit Shqiptar (Tiranë: KRISTALINA-KH, 2008), 262. 491Historia e Shqipërisë II, f.531

Page 121: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

97

grupe politike në vend: Partia Popullore, Partia Liberale, Grupi Ora e Maleve, Grupi Demokrat në Gjirokastër, Grupi i krishterë i Gjirokastrës dhe ai i Mufit Libohovës, Grupi Nacional-Demokrat në Berat, Grupi “Xhoka” në Tiranë, Grupi i Qazim Koculit dhe Eqerem Vlorës në Vlorë, Grupi i Kosovës, Grupi “As i pashës as i beut” në Elbasan492. Asnjëra prej këtyre grupeve politike nuk kishte karakterin as platformën politike për t’u quajtur parti, ndonëse një pjesë e tyre u vetëquajt e tillë.493 Karakteristikë tipike e këtyre strukturave politike ishte se asnjëra prej tyre nuk përfaqësonin të gjithë vendin duke kufizuar kështu ndikimin e tyre në lokalitete të veçanta. Si rezultat i kësaj, ndikimi i tyre ishte shumë sipërfaqësor.

Pikë e fortë mbështetëse e grupit opozitar me në krye Fan Nolin gjatë fushatës

elektorale ishte shoqëria “Vatra”. Ajo kishte iniciuar një “fushatë’ mbështetëse e cila kishte dy qëllime: përkrahjen e kandidatëve të partisë së tyre në zgjedhjet parlamentare dhe gjetjen e mundësisë së mbështetjes financiare të tyre. Kështu, “Vatra” filloi të kishte rolin e saj në zgjedhje duke bërë herë pas here shkrime që pasqyronin një realitet të rënduar politiko-social të shoqërisë shqiptare. Ajo bënte propagandë për nevojën e ndryshimeve të administratës shqiptare, lehtësimit nga barra e taksave, heqjen e urisë etj. Të gjitha këto ndryshime do të mund të realizoheshin vetëm nga një kabinet i ri qeveritar i ndershëm, i frymëzuar nga idealet politike dhe sociale të larta. Ky kabinet i ndershëm do të mund të dilte vetëm nga një parlament i cili do t’i shërbente interesave të përgjithshme të popullit, anëtarët e së cilës do të zgjidheshin me votën e lirë. Fushata elektorale ishte një rast i mirë, ndonëse i shkurtër për të stërvitur popullin, në mënyrë që të përdorte me logjikë votën e tij, si armën më të mirë që kishte në dorë. Përballë opozitës në zgjedhje, qëndronte grupimi tjetër konkurrues i cili duke qenë në pushtet kishte disa lehtësira që mund t’i përdorte në fushatë për të fituar. Por, “Vatra” bënte thirrje në mbështetje të opozitës të gjithë atyre njerëzve që dëshironin që idealet amerikane të Uashingtonit, Jeffersonit, të Lincolnit dhe Uillsonit të shpaloseshin në parlamentin shqiptar. Ajo i paraqiste përfaqësuesit e opozitës si njerëz që kishin qëllime të larta për vendin dhe ndershmërinë e tyre e simbolizonte me “ndërgjegjen e kulluar”. Suksesin e Nolit, dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke përfshirë dhe ata që nuk ishin pjesë e partisë së tij e lidhte me mënyrën organizimit të fushatës e cila konsistonte në organizimet e takimeve nga afër të elektoratit nëpër Shqipëri.494 Parimin që theksonte “Vatra” të cilit Noli i qëndroi gjatë gjithë fushatës ishte, “për një qeveri prej popullit për popullin”.495 Kjo lloj fushate e cila ishte tipike për vendet perëndimore, që praktikohet dhe sot, kishte si qëllim që të krijonte kontakt të drejtpërdrejtë me votuesit, duke njohur nga afër problemet dhe shqetësimet e tyre. Por dhe votuesit kishin mundësi të njihnin kandidatin me programin që kishin për zgjidhjen e problemeve që i shqetësonin. Në këtë mënyrë votuesit do ta ndjenin vetën më afër deputetëve të cilët, nëse do të fitonin zgjedhjet do ishin pjesë e qeverisë. Kjo do të sillte dhe besimin e popullit ndaj kabinetit të ri që do të formohej. Në lidhje më këtë veprim të opozitës, gazeta “Koha” shkruan “Neve i përgëzojmë nga zemra që arrijnë të kuptojnë, se vetëm edhe vetëm kur të hyjnë në mardhënie me Opingën do të kenë edhe ata pak të drejtë, vetëm nevojat edhe shtrengatat

492 Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005 (Tiranë: Shtëpia Botuese “55”, 2006), 191-194. 493 Hasan Bello, Marrëdhëniet Shqiptaro-Turke 1912-1939 (Tiranë: Kristalina-K-H, 2015), 252. 494 Dielli, Boston Mass, 25 prill 1923, Artikull i Faik Konicës për Fushatën elektorale. 495 Dielli, Boston Mass, 3 mars 1923.

Page 122: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

98

e popullit i shtrengon të përpiqen, e nga ky shkak nuk i zë gjumi as natën as ditën.”496 “Vatra”, si pjesa më e iluminuar e shqiptarisë, kërkonte të liberalizonte jetën në Shqipëri nën normat e demokracisë amerikane dhe të trondiste pushtetin e pronarëve të mëdhenj të tokës.

Noli mbajti fjalimin e parë elektoral më 18 gusht 1923 nga Korça. Në fjalim viheshin re normat demokratike qe Noli kërkonte të aplikonte në funksionimin e shtetit shqiptar. Ai theksonte rëndësinë e themelimit të një shteti modern, të bazuar mbi respektimin e lirive të qytetarëve dhe zbatimit të ligjit. Ai sqaroi se kjo liri ishte e cenuar nga rreziku i brendshëm dhe që ishte detyra e çdo qytetari shqiptar që ta mbronte atë. Pikërisht për të siguruar këtë liri të qytetarëve do të mblidhej Kuvendi Themeltar, por që të arrinte këtë qëllim ai duhej të përfaqësonte vërtetë interesat e popullit. Këtë Noli e lidhte ngushtësisht me nevojën e zbatimit të amnistisë politike, përpara se të bëheshin zgjedhjet. Sepse, për të themeluar një shtet sipas Nolit duhej të bashkoheshin të gjitha forcat, vullnetet e mira për të mbretëruar një frymë pajtimi e gjakftohtësie. Ai mori shembullin e kryeministrit të Greqisë, Venizellosit i cili kishte ndërmarrë një amnisti të përgjithshme përpara zgjedhjeve, duke iu krijuar mundësinë edhe kundërshtarëve të tij të merrnin pjesë në zgjedhje. Noli, duke iu referuar këtij shembulli, kërkonte të merrnin pjesë në zgjedhje edhe kundërshtarë si Aqif Pasha, Abdi Toptani, Bajram Curri etj.497

Më tej, Noli iu referua modelit anglo-sakson për zhvillimin e zgjedhjeve i cili

kishte si bazë respektimin e të drejtave për çdo pakicë politike, fetare, sociale dhe respektin e të drejtave të qytetarëve. Ai ishte kundër shtrembërimit të këtij koncepti jo vetëm nga qeveria shqiptare por, dhe nga qeveritë ballkanike në përgjithësi, të cilat legjitimonin të drejtën e partisë që kishte shumicën në parlament për të organizuar zgjedhjet e vetme. Qeveritë anglo-saksone edhe kur partia kishte shumicën në parlament, në momentin që nuk gëzonte mbështetjen e opinionit publik, ajo jepte dorëheqjen. Përballë përshkrimit që Noli i bënte modelit anglo-sakson, rregullat e të cilit i krahason me artikuj “feje”, vë përballë modelin shqiptar për të treguar sa larg modelit referues ishte qeveria shqiptare. Asambleja kishte në përbërjen e saj deputetë të emëruar dhe jo të zgjedhur siç ishin ata të Shqipërisë së Mesme, të Dibrës dhe Kosovës. Një tjetër shembull që jep Noli për të treguar mungesën e lirisë në votime ishte burgosja e tre zgjedhësve të dytë të Pogradecit të cilët nëpërmjet një telegrami kishin njoftuar se nuk do të votonin për partinë e tyre. Gjithashtu, ai shprehte protestën e tij ndaj pengimit të “Vatrës” në misionin e informimit dhe të dhënies së këshillave për ndërtimin e themeleve të një shteti demokratik, duke ndaluar gazetën “Dielli”. Gjatë fjalimit, Noli shpreh mendimin që Asambleja Kushtetuese të mblidhej në Vlorë në simbol të ngritjes së flamurit më 1912.498 Ai kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe i bëri thirrje popullit të Korçës të mbronte lirinë e zgjedhjeve.499 Banorët e Korçës po dëgjonin në këtë fjalim deputetin, oratorin politik të Parlamentit Shqiptar i cili këtë herë nuk kishte shkuar t’i takonte si prift dhe të priste në

496 Koha, Korçë, 1 shtator 1923, Lufta elektorale. 497 AQSH, F. 14, V. 1923, D. 154, f.28-29, Fjalimi i parë elektoral i Nolit përpara popullit të Korçës, me 18 gusht 1923. 498Po aty, f.29-30. 499 Mediha Shuteriqi, Idajete Bejtja, Mihallaq Pela, “Lufta politike për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese gjatë vitit 1923”, dok. nr. 6, në Studime Historike, nr. 2, Tiranë: Instituti i Historisë, 1973, f. 148.

Page 123: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

99

fund të fjalimit përgjigjen “amin”, por si politikan i cili po “predikonte” për formën e qeverisjes, i frymëzuar nga parimet e pavdekura të Montesqueu dhe të Rousseau.500

Ajo çfarë kërkonte Partia Liberale e kryesuar nga Noli, ishte “mbajtja e Këshillit

Regjent prej 4 vetash, të drejtën e votimit të fshehtë, pavarësi të plotë të gjykatës, një kushtetutë që garantonte liritë themelore të fjalës, shtypit dhe pronës, garanci kushtetuese kundër diktaturës, parimet perëndimore të qeverisjes dhe thjeshtim të burokracisë qeveritare. Për sa i përket llojit të qeverisjes, liberalët mendonin se kjo duhej të vendosej nga populli shqiptar me referendum”.501 Programin politik, Noli e prezantoi të detajuar më 19 gusht 1923 në kopshtin publik “Themistokli Gërmenjit”, i cili ishte shprehje e mendimit të tij politik. Ai fillon fjalimin me një pjesë kuptimplotë të Makjavelit, ku përmenden qeveritarët më të mirë dhe dobia që mund të kenë këta qeveritarë në qoftë se do të ndiqnin porositë e njerëzve të ditur dhe atdhetarë. “Makiaveli, ky shkrimtar i dëgjuar i jep, - thotë J. Rousseau, - princit udhëzime se si mund të marri fuqinë në dorë, por nga ana tjetër i tregon popullit mënyrën sesi ta hedhi tutje zgjedhën e princit tiran”.502 Nëpërmjet kësaj Noli kërkonte të nxiste ndërgjegjen e elektoratit që kishte përballë, për të rrëzuar qeverinë që ishte në pushtet me rastin e zgjedhjeve. Në kopshtin e Themistokli Gërmenjit, Fan Noli me fuqinë e fjalës së tij, stigmatizon qeverinë që e konsideronte orientale, godit veset e saj, dhe thekson dëshirën për përmirësimin e jetës shtetërore në Shqipëri.503

Duke promovuar një proces votimi sa më të lirë dhe të paanshëm, ai kërkonte një

rezultat që do të vinte nga bindja personale dhe jo duke u ndikuar votuesve para zgjedhjeve. Për këtë, Noli bënte thirrje që votuesit të peshonin mirë alternativat që po shpaloseshin gjatë fushatës elektorale dhe më pas të votonin duke thënë “E ndjej pra, vetën të detyruar të falenderoj të gjithë e të këshilloj miqtë tanë të dëgjojnë me qetësi kritikat e kundërshtarëve, se tërë mjeshtëria e politikës është të dëgjosh mendimet e të gjitha palëve me durim dhe gjakftohtësi, të përqasësh e t’i peshosh dhe pastaj të votosh pas gjykimit të ndërgjegjes”. Noli e konsideroi popullin si gjykatoren më të lartë në këtë proces. Ai iu referua përshkrimit që i bën Makjaveli qeveritarëve të cilët i ndante në tre kategori: qeveritarët që kanë mend vetë dhe si të tillë e rregullojnë shtetin me zgjuarsinë të cilët klasifikohen dhe më të mirët; qeveritarët të cilët për shkak se nuk kishin kapacitetet që karakterizonin të parët, mbanin afër këshilltarë dhe të tretët, në të cilët bënin pjesë qeveritarët shqiptarë sipas Nolit, ishin ata qeveritarë të cilët jo vetëm që nuk ishin të zotë vetë por dhe nuk dinin të përfitonin nga këshillat. Këta qeveritarë ishin më të humburit. Nisur nga kjo, Noli e cilësoi Kabinetin si Kabineti i Pykave.504

Përpara se të kalonte konkretisht në prezantimin e programit, Noli bëri parantezë

duke paraqitur një tablo të shkeljeve të veprimtarisë së qeverisë në pushtet. Dy mjetet që kjo qeveri sipas Nolit kishte përdorur për të arritur qëllimet e saj ishin “druri” dhe “ryshfeti”. Ai përmend deficitin e buxhetit, ndërtimet e dobëta, shkatërrimet e

500 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 154, f.27. 501 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 68. 502 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 154, f. 31, Fjalimi i Nolit në Kopshtin e “Themistokli Gërmenjit”. 503Po aty, f.3. 504Po aty, f.32-33.

Page 124: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

100

panevojshme, shpërdorimi i aseteve shtetërore etj., duke mos i dhënë prioritet çështjeve me rëndësi siç ishin bujqësia, arsimi, shëndetësia të cilat ishin jetike për vendin. Noli kërkonte vendosjen e “një qeverie të popullit, prej popullit, për popullin të përbërë prej njerëzve më të ditur, më patriot, më të zotërit dhe të ndershmit”. Ai premtonte meritokraci, liri, drejtësi, balancim të buxhetit, asistencë të organizatorëve të huaj, dhënien e prioritetit të zhvillimit të shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë.505

Duke qenë se këto fusha përbënin dhe pjesën më delikate, Noli u ndal më së

tepërmi në programin e prezantuar prej tij. Shqipëria sipas tij, gëzonte të gjitha resurset natyrore për të pasur një bujqësi të zhvilluar. Ai i referohet ekspertëve të huaj të cilët kishin cilësuar se pasuria tokësore e Shqipërisë ishte e mjaftueshme për të përballuar dhjetë herë me tepër banorë seç kishte në territorin e saj. Noli i jep rëndësi të veçantë organizimit të shfrytëzimit të kësaj pasurie duke e ndarë tokën në gjashtë apo shtatë zona bujqësore dhe praninë e ekspertëve agronomë të cilët do të mësonin fshatarin se si ta shfrytëzonin më mirë tokën bujqësore. Ai dilte në konkluzionin se në këtë mënyrë do të plotësoheshin nevojat e brendshme të vendit dhe tepricat do të eksportoheshin. Madje këtë ai e shikonte të realizueshme me një buxhet edhe më të vogël seç e kishte planifikuar qeveria që ishte në pushtet. Sa i takon fushës së shëndetësisë, duke u nisur nga problematikat më emergjente të aktualitetit të kohës, propozimi i tij konsistonte në marrjen e masave për luftimin e sëmundjeve si malaria, sifilizi, oftika të cilat kishin rritur numrin e vdekshmërisë. Gjithashtu dhe rritjen e shërbimit shëndetësor, në veçanti ndaj nënave shtatzëna dhe foshnjave si pjesa më e prekur e shoqërisë. Ndërsa për të rritur nivelin e arsimimit në vend, ai premtonte ndërmarrjen e reformave duke marrë mësues të huaj në mënyrë që eksperienca e tyre të ndikonte në formimin e mësuesve të trajnuar në të ardhmen. Ai e shikonte të nevojshëm ngritjen e një gjimnazi qendror i cili do të përfshinte degë të ndryshme normale, klasike, teknike, tregtare. Ngritjen e gjysmë gjimnazeve përgatitëse për të plotësuar gjimnazin qendror si dhe “importimin” e mësuesve të huaj dhe për gjimnastikën dhe muzikën. Për realizimin e këtij programi, Noli kërkonte votën e qytetarëve e cila duhej të ishte direkte dhe e fshehtë për të gjithë popullin. Ai shpreh besimin se populli do të dijë të zgjedhë duke mbyllur këtë prezantim me shprehjen e Abraham Linkolnit: “Mund të gënjesh një pjesë të popullit për ca kohë, mund të gënjesh tërë popullin për ca kohë, po kurrë s’mund ta gënjesh tërë popullin për tërë kohën”.506 Programet e grupeve të opozitës kishin shumë pika të përbashkëta. Ato ishin pro votimit të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë, vendosjes së garancisë kushtetuese për të shmangur mundësinë e vendosjes së diktaturës personale, sigurimin e lirive demokratike që përfshinin një dimension të gjerë fushash, pavarësinë e sistemit gjyqësor, rregullim sa më të saktë ligjor për përdorimin e mirë të të ardhurave shtetërore etj. Por, ajo që vihej re në përmbajtjen e programeve të tyre ishte fakti që përveç grupit “As i pashës as i beut”507, në përgjithësi nuk përfshinin çështjen agrare.508

505Po aty, f.33-34. 506Po aty, f. 34-35. 507 Ura e Shkumbinit, 26 dhjetor 1923: Përmirësimi i fatit të bujqve për të fituar lirinë e tyre shoqërore dhe ekonomike, duke e rregulluar çështjen agrare, dhe ringritjen e bankave të bujqësisë. Rrëzimin e sistemit të taksimit primitiv të dhjetës e të xhelepit. Lehtësimi i popullit nga taksat e rënda dhe përdorimi i tyre më shumë për pasuritë natyrore të vendit, në mënyrë që të marrë veten populli nga vuajtjet ekonomike. 508 Historia e Shqipërisë, II, 531.

Page 125: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

101

Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese u ndoqën hap pas hapi nga shtypi i kohës. Secila palë kundërshtuese mundohej të vinte në pah të metat e konkurrentit dhe vlerat që ofronin në programet e tyre. Opozita me në krye Nolin në shkrimet që bënte në gazeta përpiqej të nxirrte në pah veprimet antiligjore të funksionarëve të shtetit dhe në veçanti të Ahmet Zogut. Në këtë mënyrë ata kishin si qëllim mobilizimin në favor të tyre të opinionit publik. Kështu, gazeta “Drita” pasi bënte një krahasim mes të drejtave të feudalëve të pasur dhe popullit i cili ishte shfrytëzuar maksimalisht nga ana e tyre, përmbyll artikullin duke thënë se kjo garë elektorale ishte mes feudalëve të bashkuar dhe opozitës të cilën e cilëson si grupi i partive të popullit.509 Në këtë mënyrë artikulli godiste elitën sunduese duke paraqitur opozitën si mbrojtësen e interesave të popullsisë. Gazeta “Përparimi” shkruante: “Grupi demokratik i cili ka për princip të mbrojë interesat e përgjithshme, përpiqet ti sigurojë këtij populli lirinë, barazinë dhe drejtësinë, duke vënë bazën e një bashkimi vëllazëror. Idetë që luftojnë me njëra-tjetrën janë nga një anë monarkia dhe nga ana tjetër republika. Grupi demokratik mbrojtës i pa tronditur i interesave të popullit, bëri luftën e shenjtë për të gjithë Shqipërinë kundër ideve monarkike të cilat kanë për qëllim rrënjosjen e supremacive personale.”510

Nga ana tjetër nuk munguan dhe artikujt kundër opozitës dhe Nolit. Partia

qeveritare me anën e gazetave të saj, kishte nisur një luftë të ashpër me kritika kundër opozitës duke e akuzuar atë se nëpërmjet kundërshtimit që i bënte qeverisë pengonte veprimtarinë e parlamentit dhe të qeverisë. Ajo sipas tyre ishte e paaftë që të organizohej për të marrë qeverinë në dorë. Megjithatë, opozita i është kundërpërgjigjur këtyre qëndrimeve duke mohuar pretendimin që është bërë pengesë në parlament, sa kohë është pjesëtare aktive duke bashkëpunuar me qeverinë në hartimin e projektligjeve të ndryshme dhe hartimin e kontratave për koncesione. Gjithashtu, ky pretendim nuk qëndronte për shkak se deputetët e saj nuk kishin emëruar nëpunësit e administratës apo kërkuar favorizime të tjera. Ndërsa debatet në parlament me anëtarët e qeverisë ishin bërë për çështje të cilat opozita i konsideronte me rëndësi, ku heshtja do të quhej “tradhëti e barrës që i ka ngarkuar populli”. Sa për kritikën që i bëhej opozitës që ajo nuk ishte në gjendje të organizohej për të marrë qeverinë në dorë, kjo shkoi si kundërkritikë për qeverinë pasi opozita pretendonte se nuk bënte luftë për karrigen e pushtetit por luftë parimesh dhe idesh.511 Ndërsa gazeta “Koha” sulmonte Nolin pas fjalimit të mbajtur në Korçë, duke e konsideruar të ri për këshilla dhe luftëra. Ngrinte pikëpyetjen se pse nuk kishte reaguar për gjendjen ku ndodhej vendi në kohën kur ishte pjesë e qeverisë. Sipas saj, oratoria nuk mjaftonte për të zgjidhur problemet dhe se kjo fushatë po bëhej kundër “shokëve” të vjetër për të marrë pushtetin.512

Një vëmendje të veçantë gjatë fushatës elektorale iu kushtua propagandës në

shtyp mbi rëndësinë e mbledhjes së Asamblesë Kushtetuese. Kështu, gazeta “Xhoka” shkruante se Asambleja: “ka si detyrë të zgjojë popullin para kësaj lufte të shenjtë, që me anën e saj ai të sigurojë një jetë të lumtur dhe të shohë të realizuar dëshirën që ka ushqyer

509 Drita, 2 dhjetor 1923, “Ç’bëhet sot në të gjithë Shqipërinë”. 510 Përparimi, Viti II, Nr. 24, 24 dhjetor 1924. 511 Koha, 9 qershor 1923, Artikull i Luigj Gurakuqit, Qeveria e Opozita. 512 Koha, 1 shtator 1923, Lufta elektorale.

Page 126: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

102

më parë, duke kërkuar që të sundojë ligji dhe arsyeja e jo gishti shtypës”.513 Gazeta “Dajti” në artikullin “Kuvendi Kushtetues” shikonte Asamblenë si vendin që do të nxirrte ligjet e reja të cilat do të përmirësonin jetesën e popullit duke i dhënë fund anarkisë në të cilën ndodhej vendi.514 Edhe gazeta “Ura e Shkumbinit” theksonte të njëjtën gjë, duke e parë Asamblenë Kushtetuese si institucionin kryesor të vendosjes së themeleve të shtetit shqiptar.515 E njëjta frymë u perceptua dhe në gazetat e tjera. Populli po tregonte interes që rritej dita ditës për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.516

Gjatë fushatës, Ahmet Zogu dhe grupi i mbështetësve të politikës së tij, donin të

ulnin rëndësinë e fushatës së përkrahësve opozitarë të Nolit duke e cilësuar atë thjeshtë si një lumë kritikash ndaj qeverisë se sa si plane për veprime konkrete. Gjithashtu ata përdorën kundër Nolit dhe faktin që ai kishte jetuar në Amerikë, si një mangësi e tij për të njohur realitetin shqiptar. Megjithatë, pavarësisht kritikave, e vërteta ishte se programi i qeverisë ishte pothuajse i njëjtë me atë të opozitës. Duke qenë i tillë, vihej në pikëpyetje rëndësia e vërejtjeve të tyre mbi programin e opozitës. Paralel me zhvillimin e fushatës intensive nga ana e opozitës, rritej dhe tensioni i Zogut ndaj fuqizimit të Nolit. Përveç gazetave të opozitës të cilat pasqyronin prirje pozitive të saj nga populli517, Zogut i vinin raporte se ndonëse popullsia ishte akoma me qeverinë, Noli po përparonte gjithnjë e më tepër. Zogu “edhe pse u mundua ta paraqiste publikisht gjendjen nën kontroll, realiteti ishte ndryshe. Një nga prefektët shkoi aq larg sa të sugjeronte se duhej krijuar një polici e re sekrete për të kontrolluar veprimtarinë e Nolit”.518

Zgjedhjet përfunduan më 27 dhjetor të vitit 1923, ku u zgjodhën 95 anëtarë të Asamblesë Kushtetuese. Ndarja e vendeve në parlament nuk nxori një shumicë të qartë pasi qeveria mori 40 vende dhe opozita 35 vende. Ndërsa vendet e tjera i fituan të ashtuquajturit të ‘pavarur”, të cilët ndonëse nuk bënin pjesë në dy grupet kryesorë politikë, ishin indirekt mbështetës të palës qeveritare.519 Noli siguroi 4 nga 15 vende në qarkun e Korçës, 5 vende nga 14 në qarkun e Beratit, 5 vende nga 6 në qarkun e Vlorës dhe 7 vende nga 16 në qarkun e Gjirokastrës si dhe të gjitha vendet në qarkun e Shkodrës dhe të Kosovës. Ndërsa blloku qeveritar me në krye Zogun, fitoi plotësisht në prefekturat e Dibrës, Elbasanit dhe Durrësit, gjithashtu doli shumë mirë dhe në Korçë, Berat dhe Gjirokastër.520 Ky rezultat i votimeve shkaktoi zemërimin e opozitës e cila pretendonte manipulimin e zgjedhjeve në raundin e dytë. Këtë e lidhnin me faktin se në raundin e parë kishin pasur një rezultat optimist për fitoren e tyre. Në qoftë se do t’i referohemi historiografisë komuniste shqiptare, ky rezultat i zgjedhjeve nuk përfaqësonte realitetin shqiptar. Si fakt kryesor të manipulimit të zgjedhjeve ata japin rastet në Berat, Durrës,

513 Xhoka, Nr. 1, 22.XI 1923. 514 Dajti, 29.01.1924. 515 Ura e Shkumbinit, 12.1.1924. 516 Dielli, Boston Mass, 7 mars 1923. 517 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 154, f.37, Në pritjen e Fan Nolit në Gjirokastër shkruan gazeta Shqiptari i Amerikës, kur përmendi Federatën “Vatra” dhe kryetarin e saj Faik Konicën, populli priti me duartrokitje të pareshtura dhe me “rroftë”. 518 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 69-71. 519 Kristo Frashëri, The history of Albania, a brief survey, Tiranë, 1964, 224; Historia e Shqipërisë II, 534. 520 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 7.

Page 127: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

103

Elbasan në të cilat opozita nuk fitoi asnjë vend, ndonëse në këto vende kishte një masë të madhe fshatarësh të pakënaqur.521

Asambleja Kushtetuese filloi punimet më 21 janar 1924, ditë në të cilin iu bë atentat Ahmet Zogut, por që nuk kishte pasoja të rënda për jetën. I akuzuar për vrasjen e Ahmet Zogut ishte Beqir Valteri i cili donte të merrte hak për xhaxhain e tij.522 Kjo ngjarje ishte pasqyrim i situatës së tensionuar politike në vend, dëshmi e frymës së dhunës që mbizotëronte në realitetin shqiptar të kohës. Pas kësaj ngjarje, Zogu dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë, vend të cilin e zuri Shefqet Vërlaci që mbante të njëjtën linjë politike si Ahmet Zogu.523 Qeveria nën drejtimin e Vërlacit u formua nga e njëjta shumicë parlamentare.524 Ndërkohë, në të gjithë vendin gjendja sa vinte e përkeqësohej. Popullsia në fshat po kalonte një situatë shumë të vështirë ekonomike duke u përballur çdo ditë me urinë. Ishte ky një realitet të cilin opozita diti ta shfrytëzonte duke iu kundërvënë qeverisë dhe duke i kërkuar zbatimin e reformës agrare.525 Pakënaqësia preku dhe shtresat e ndryshme qytetare siç ishin nëpunësit civilë e ushtarakë, arsimtarët e xhandarët të cilët kishin muaj që nuk kishin marrë pagën e tyre. Qeveria, për të ulur pakënaqësitë mori disa masa me karakter ekonomik si shtyrja e përkohshme e vjeljes së taksave në zonat veriore, përjashtimi nga e dhjeta e disa pemëve dhe bletëve. Gjithashtu, ajo premtoi se fshatarëve të Tiranës do t’ua paguante dëmet e shkaktuara nga ushtria gjatë operacioneve të bëra në kohën e lëvizjes së marsit në vitin 1922 dhe periudhën e mbledhjes së armëve.526

Ndërkohë që qeveria po implementonte marrjen e masave me karakter ekonomik,

për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë, një vrasje u bë shkak për acarimin e mëtejshëm të situatës politike në vend. Më 6 prill 1924 në Mamurras u vranë dy qytetarë amerikanë që udhëtonin si turistë nga Tirana për në Shkodër. Për këtë ngjarje opozita akuzoi qeverinë dhe Ahmet Zogun në veçanti si shkaktar të saj “për ti dhënë provë botës se vetëm ai ishte në gjendje të vendoste rendin dhe qetësinë”, prandaj pas kësaj vrasjeje do të kërkohej të vinte ai në qeveri si dorë e fortë. Nga ana tjetër, qeveria akuzonte opozitën se po e përdorte këtë ngjarje tragjike kundër saj si fakt denigrues pasi “ajo nuk ishte në gjendje të ruante rendin dhe qetësinë në vend”.527 Pas ngjarjes së Mamurrasit, qeveria shpalli shtetrrethimin në prefekturën e Durrësit, censuroi shtypin etj. Amerika i kërkoi qeverisë shqiptare identifikimin e vrasësve.528 Kjo ngjarje siç u shpreh Grant-mith, “e hodhi Shqipërinë një mijë vjet prapa në sytë e botës”, duke mbetur kështu pikë diskutimi e vazhdueshme ndërmjet dy qeverive.529

Për të zbutur marrëdhëniet mes opozitës dhe qeverisë, veprimi politik pasues i

qeverisë ishte përfshirja brenda saj e përfaqësuesve të opozitës në disa pozicione, duke

521Po aty, 72. 522 AQSH, F. 301, V- pa vit, D.46, f. 5, Danieli në strofkën e luanit; Fjala, Viti VIII, Nr. 6, Fan Noli dhe ngjarjet e vitit 1924, 15 mars 1975. 523 Albert Mousset, Shqipëria përballë Europës (Tiranë: Dituria, 2004), 50-51. 524 Mustafa Merlika-Kruja, Gjysmë shekulli me pendë në dorë (Tiranë: OMSCA-1, 2015), 567. 525 Miranda Vickers, Shqiptarët, një histori moderne (Tiranë: Bota Shqiptare, 2008), 174. 526 Historia e Popullit Shqiptar III, 220. 527 B. Xhafa, Historia e Shqipërisë…, 343. 528 Historia e Popullit Shqiptar III, 220. 529 Haris Silajxhiç, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit (Tiranë: Dituria, 1999), 184.

Page 128: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

104

kaluar kështu në një qeveri koalicioni. Luigj Gurakuqi u caktua ministër i Financave, Fahri Rushiti, ministër Arsimi dhe do t’i jepej opozitës edhe Ministria e Luftës.530 Pra qeveria e Vërlacit, Ministrinë e Financave ia la grupit të Shkodrës ndërsa Ministrinë e Arsimit grupit të Kosovës.531 Me marrjen e pozicionit të ministrit të Financave nga Gurakuqi, u rrit shpresa e opozitës për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike. Sipas autorit Robert Austin, Gurakuqi ishte i përgatitur të bënte kompromise taktike për të ruajtur rendin në vend. Ndryshe nga Noli, ai merrej vesh më mirë me Zogun për gjendjen e vështirë të Shqipërisë dhe ishte i prirur të ndiqte një shteg më të ngadaltë drejt vizionit të tij për një Shqipëri të re. Megjithatë, Noli dhe përkrahësit e tij nuk i zbutën kërkesat e tyre duke zhvilluar debate të shumta në Parlamentin Shqiptar. Një ndër to ishte dhe kërkesa për amnisti politike për pjesëmarrësit në kryengritjen e marsit 1922. Plotësimi i kësaj kërkesa binte ndesh me interesat e përfaqësuesve të qeverisë për shkak se dhënia e amnistisë do të kthente në Tiranë kundërshtarët e qeverisë. Më 17 prill, Noli dhe mbështetësit e tij Sulejman Delvina, Bahri Omari dhe Sami Vrioni u larguan nga Asambleja dhe u vendosën në Vlorë.532

Ngjarjet ndoqën njëra tjetrën me shpejtësi dhe gjatë kohës që Noli ndodhej në

Vlorë, një tjetër vrasje tronditi realitetin politik të vendit. Më 20 prill, udhëheqësit të shoqërisë Bashkimi, Avni Rustemit iu bë atentat dhe më 22 prill 1924, vdiq. U pretendua se vrasësi Isuf Reçi, mori hak për vrasjen e Esat Pashës në Paris. Por, duke u nisur nga fakti se Esat Pasha ishte daja i Zogut, dhe Rustemi, si themelues i shoqërisë Bashkimi kishte një program politik kundër qeverisë dhe se kjo shoqatë ishte implikuar në atentatin e shkurtit, opozita akuzoi Zogun për vrasjen e tij. Zogu mohoi çdo pjesëmarrje në vrasje, madje deklaroi se vrasja ishte e organizuar nga vetë revolucionarët. Vrasja e Avni Rustemit, shërbeu si shkak për fillimin e revolucionit.533 Situata kishte ardhur duke u përshkallëzuar dhe kulmoi me këtë ngjarje e cila i shërbeu opozitës si justifikim madhor për të nisur vrullshëm rrugën pa kthim drejt revolucionit të Qershorit.

Vrasja e Avni Rustemit pati një impakt shumë të gjerë në opinionin publik. Fan

Noli, informonte “Vatrën” se “vrasja e Avni Rustemit kishte ndezur një zemërim anë e mbanë Shqipërisë. Njëzet e gjashtë deputetë të opozitës sot lajmëruan se nuk do të kthehen në Tiranë”.534 Në fjalimin që Noli mbajti për Avni Rustemin, ngriti lart figurën e tij. Ai e krahasoi me Ismail Qemalin për shërbimin ndaj Shqipërisë duke luftuar për flamurin e vendit, por dhe ndaj kundërshtarëve siç ishte Esat Pashë Toptani. Vrasjen e tij në Paris, e konsideroi si fakt që ndërroi faqen e historisë shqiptare. Për Nolin, ky incident ishte shpalosje e periudhës kritike në të cilën ndodhej Shqipëria. Ai i konsideronte qeveritarët si antikombëtar dhe nisur nga ky fakt, populli nuk duhej të priste shumë nga ata, përkundrazi qeveritarët përbënin rrezik, pasi do të vrisnin dhe patriotë të tjerë siç vranë Avni Rustemin. Për vrasjen e tij, akuzoi drejtpërdrejtë qeverinë dhe bëri thirrje që populli të mos qëndronte indiferent ndaj këtij akti. Noli kërkonte gjetjen dhe dënimin e

530 Historia e Popullit Shqiptar III, 220. 531 AQSH, F. 418, V. 1924, D. 8, f. 145. 532 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 82. 533Po aty, 82-83. 534 Masar Kodra, Fan Noli e rrjedhat politike të shoqërisë shqiptare 1905-1945 (Prishtinë: Rilindja, 1989), 41.

Page 129: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

105

fajtorëve duke u shprehur se: “duhet t’i ndjekim vrasësit nga shpella në shpellë, nga përroi në përrua, nga bregu në breg, gjersa t’i kapim dhe atëherë ti bërtasim këtij dëshmori: Avni, i zumë, fli i qetë, se tani Shqipëria nuk është më nën terrorin e bashibozukëve antikombëtarë, se tani Shqipëria është në udhë të mirë, në udhën e lirisë”.535 Përveç shprehjes së dhimbjes së tij ndaj humbjes së Avni Rustemit, fjalimi i tij ishte goditje ndaj qeverisë.

Një faktor me rëndësi që ndikoi në rritjen e vëmendjes së opinionit publik për

vrasjen e Avni Rustemit ishte roli që luajti shtypit i shkruar. Gazeta ‘Dielli” shkruante: “Të gjitha shenjat tregojnë se Ahmet Zogu është arkitekti i saj”.536 Por lajmi i vdekjes së Avni Rustemit u botua në shumë gazeta të kohës siç ishin “Politika”, “Ura e Shkumbinit”, “Dajti” etj., të cilat ngrinin lart figurën e tij. Gjithashtu, në shtyp u pasqyrua dhe revolta që kishte ngjallur kjo vrasje. Gazeta “Drita” bënte thirrje për bashkimin e rinisë nën shoqërinë Bashkimi të Avni Rustemit. Gazeta “Koha” shkruante me tone shumë të ashpra se: “shokët e Avniut do të lënë trashëgim që të shkallmohen barbarët, egërsirat e gjithë katilat që për fat të keq sundojnë Shqipërinë”.537

Mbas varrimit, Noli dhe mbështetësit e tij vendosën të rrëzonin qeverinë me

forcë.538 Drejtimi i kryengritjes iu besua një komisioni administrativ i ngritur në Vlorë pas varrimit të Avni Rustemit. Në krye të komisionit u vendos Fan Noli.539 Komisioni mori tiparet e një miniqeverie në të cilën Fan Noli do të drejtonte punët e jashtme, Sulejman Delvina do të mbulonte punët e brendshme, Kosta Paftali ato botore dhe Mustafa Tragjasi çështjet financiare. Opozita e pozicionuar në Vlorë miratoi dy memorandume drejtuar Këshillit Regjent. Në memorandumin e parë shprehej protesta për vrasjen e Avni Rustemit dhe paaftësisë së shtetit për të kapur dhe dënuar vrasësit. Nisur nga ky fakt kërkohej dorëheqja e qeverisë pasi nuk kishte arritur të plotësonte detyrimin themelor për marrjen e veprimeve konkrete ndaj gjetjes së fajtorëve. Në memorandumin e dytë kërkohej largimi i Ceno Kryeziut i cili ishte vendosur në Krumë. Opozita kërkonte që ai të largohej pasi e shikonte atë, së bashku me njerëzit e tij si mbështetës të qeverisë.540 Komisioni gjithashtu, u kërkoi prefekturave dhe përfaqësive shqiptare jashtë vendit që të mbanin lidhje vetëm me të. Në aspektin e jashtëm, Fan Noli si kryetar i Komisionit i kërkoi qeverisë italiane më 26 maj 1924 nëpërmjet përfaqësuesit të tyre në Durrës që të ndërhynte pranë qeverive të Beogradit dhe të Greqisë për të mos u përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë nëse do të ndodhte kryengritja të cilën Noli e shikonte shumë të afërt.541

Thirrja për kryengritje të armatosur kundër qeverisë erdhi nga shoqëria Bashkimi

më 5 maj 1924, e cila gjeti menjëherë mbështetje në ato zona në të cilat lëvizja demokratike kishte filluar të konsolidohej prej kohësh. Ishin prefekturat e Kosovës dhe e Shkodrës të cilat filluan dhe organizimet e para kundër qeverisë. Krahas fillimit të 535 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 154, f.47-48, Fjalimi i Nolit në varrimin e Avni Rrustemit. 536 Dielli, Boston, 24 prill 1924. 537 Petrit Mëzezi, Vështrim mbi shtypin demokratik e përparimtar të viteve 1920-1924 (Tiranë, 1985), 79. 538 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, f.84. 539 M. Kodra, Fan Noli…, f.42. 540 B. Xhafa, Historia e Shqipërisë…, 344-345. 541Historia e Popullit Shqiptar III, 224; DDI, Seria 7, vol III, d. nr. 222, f. 125-126.

Page 130: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

106

lëvizjes antiqeveritare, filluan dhe ndryshimet në përbërjen e vetë qeverisë. Kështu, pak ditë me vonë më 13 maj, dhanë dorëheqjen 2 ministrat, Luigj Gurakuqi dhe Fahri Rushiti me argumentin se qeveria nuk gëzonte besimin e Parlamentit. Gjithashtu edhe Këshilli i Lartë u përgjysmua sepse 2 prej anëtarëve të tij u larguan. Gjon Çoba dha dorëheqjen dhe Sotir Peci u bashkua me opozitën. Në këto rrethana qeveria e Vërlacit në fund të muajit maj dha dorëheqjen për t’i lënë vend qeverisë së Iliaz Vrionit. Pavarësisht ndryshimit të qeverisë, qëndrimi i opozitës vazhdoi të qëndronte në të njëjtat linja, pasi dhe qeveria e re sipas tyre qoftë nga përbërja e kabinetit, qoftë dhe nga qëndrimi politik, ishte vijim i qeverisë paraardhëse.542 Në partinë qeveritare ndërroheshin vetëm personat, nga Zogu tek Shefqet Vërlaci dhe më pas Iliaz Vrioni, por drejtimi i politikës mbetej gjithnjë i njëjtë. Votonin së bashku në tërësi propozimet e qeverisë dhe nuk ishte e mundur të rrëzohej qeveria në parlament.543 Kjo sepse arrinin gjithnjë shumicën e duhur.

Përballja e opozitës me qeverinë deri në këto momente ishte realizuar në ato

nivele, në mënyrë që të mos cenoheshin institucionet shtetërore dhe të shmangej përdorimi i forcës. Qëllimi i opozitës kishte qenë ruajtja e stabilitetit të brendshëm, por dhe atij në planin ndërkombëtar. Nuk donte t’i jepte shkas propagandës së huaj për ta cilësuar popullin shqiptar si anarkist. Nga ana tjetër duke qenë se çështja e kufijve vazhdonte të ishte delikate, një konflikt i tillë i brendshëm do të ishte një avantazh për shtetet fqinjë të cilat kërkonin të përfitonin nga territori shqiptar.544 Megjithatë, përballë situatës që po agravohej gjithnjë e më tepër, nuk mund të ruhej më kjo lloj balance. Ushtria filloi të bashkohej me opozitën. Sipas autorit Robert C.Austin kjo ndodhi për këto arsye: “së pari ajo e ndjente se po të mos i jepej fund kaosit, gjendja e krijuar mund të shkaktonte ndërhyrjen e huaj nga Italia ose nga Greqia apo Serbia; së dyti, thënia se Zogu ishte vegël e Beogradit nuk kishte rënë në vesh të shurdhët, sidomos në Shqipërinë e veriut, ku armiqësia me serbët ishte shumë e madhe; së treti, ka të ngjarë se faktori më i rëndësishëm të ketë qenë gjendja shpirtërore e ushtrisë sepse anëtarët e saj besonin gjithnjë e më shumë se, duke u bashkuar me opozitën, pozita e tyre mund të sigurohej më mirë nga një qeveri e re”.545 Arsyen e tretë, ushtria e besonte më shumë sepse ishte mbrojtur disa herë gjatë debateve parlamentare nga Noli, dhe nga anëtarë të tjerë të opozitës. Gjendja e mjeruar e tyre dhe nevoja për marrjen e masave për ta përmirësuar atë ishte parashtruar disa herë në parlament, por që nuk kishte gjetur mbështetjen e duhur nga qeveria. Kjo kishte ndikuar në akumulimin e pakënaqësisë nga ana e tyre.

Në kohën kur Noli bënte thirrje për kryengritjen, edhe në këtë rast ai i bëri pyetjet

e zakonshme vetes, siç bënte përpara situatave të ndryshme gjatë jetës së tij duke iu referuar Napoleonit, Skënderbeut dhe Krishtit: “pyes veten se çdo të bënte Napoleoni në këtë rast? Natyrisht që ai do të bashkohej me popullin kundër çifligarëve feudalë. Dhe as që dyshonte për këtë. Kjo pikërisht ka qenë ajo që ai ka bërë gjatë gjithë veprimtarisë së tij, luftë kundër mbretërve dhe baronëve. Po Skënderbeu çdo të bënte në këtë rast? Patjetër që dhe ai do të bashkohej me popullin në luftën kundër tiranëve. Kjo pikërisht ka qenë ajo që ai ka bërë gjatë gjithë jetës derisa sëmundja vdekjeprurëse e pengoi atë.

542 Po aty, 223. 543 AMPJ, V. 1924, D. 148, f. 20, Artikull i gazetës Politika, 30 qershor 1924. 544 Historia e Popullit Shqiptar III, 223. 545 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 87.

Page 131: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

107

Çfarë do të kishte bërë Krishti? Natyrisht që nuk do të luftonte. Ai nuk ishte gjeneral. Po me siguri do të merrte anën e të varfërve dhe të shtypurve siç ka bërë gjithmonë. Ai do të kishte ndihmuar popullin dhe do ta kishte çliruar atë me mjete më të fuqishme se shpata, me dashuri shërbim dhe sakrifica.”546 Pra, Noli ishte i vendosur për ta çuar deri në fund kryengritjen kundër qeverisë dhe ishte i bindur në drejtësinë e këtij akti që po ndodhte. Ishte Bajram Curri, një ndër aleatët më të fortë të Nolit i cili më 25 maj 1924 filloi kryengritjen e armatosur duke korrur sukses në prefekturën e Kukësit dhe të Dibrës. Qeveria e re e kryesuar nga Iliaz Vrioni, ndonëse u përpoq të kthente opozitën në Tiranë, nuk ia doli dot. Tashmë shumica e krahinave të Shqipërisë së Veriut dhe të Jugut ishin të përfshira në kryengritjen kundër qeverisë pasi shumë shpejt, kryengritjes iu bashkua garnizoni i Shkodrës dhe i Përmetit. Me 10 qershor forcat kryengritëse hynë në Tiranë, ndërsa drejtuesit e qeverisë u arratisën.547 Ahmet Zogu ishte i fundit që u largua për t’u vendosur në Serbi së bashku me 20 oficerë dhe 300 xhandarë ushtarë dhe nëpunës.548 Ai mbërriti në Beograd së bashku me oficerët më 27 korrik 1924 në mëngjes dhe zbriti në hotel “Bristol” ku qeveria jugosllave u kishte përgatitur dhomat549. Para se të largohej, Zogu u përpoq që të ndalte lëvizjen kryengritëse duke qenë në krye të formacionit ushtarako-administrativ të quajtur “Operacioni i Veriut”, por nuk pati rezultat.550 Kështu, data 10 qershor shënoi triumfin e kryengritjes. Në lidhje më zgjidhjen që iu dha situatës nëpërmjet rrugës së kryengritjes, Fan Noli shprehet se pas vrasjes së Avni Rustemit “s’kish njeri që ta ndalonte kryengritjen, se ashtu sikurse është zor të fabrikohet një kryengritje pas qejfit, ashtu është edhe zor të ndalohet kryengritja e provokuar kur ndizen gjakrat”.551

Fitorja e revolucionit shënonte një etapë të re. Qëllimi kryesor i marrjes së

pushtetit nga forcat opozitare u realizua, tani përpara ishin një sërë detyrash që duheshin të realizoheshin nga qeveria e re. Përmbushja e tyre ishte përcaktuese për fatin e ardhshëm të qeverisë. Më 19 qershor 1924, Noli bëri prezantimin e programit të qeverisë që do të kryesonte si më poshtë:

“Politika shkatërruese e qeverive të fundit ka krijuar një dëshpërim të tillë në vend që më në fund sollën kryengritje dhe vëllavrasje. Rezultatet e administratës së ministrave të fundit janë një buxhet i shkatërruar me një deficit të madh, çorganizim i të gjithë departamenteve të shtetit, pasiguri në të gjithë vendin, anarki midis organeve të shtetit së bashku me vrasjet apo përpjekjet për vrasje të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj. Këto fakte të pakundërshtueshme, rrezikuan themelet e vendit, na diskredituan brenda dhe jashtë dhe hodhën dyshime në mendjen e shqiptarëve dhe të huajve në lidhje me kapacitetin e shtetit tonë për të jetuar. Me qëllim që të kurorëzojmë veprën e lartë të kryengritjes dhe duke u mbështetur në besimin që populli ka për ne, ne pranuam barrën e rëndë të drejtimit të shtetit, të cilën na e ka besuar edhe Këshilli i Lartë i Regjencës, dhe për sa më sipër i

546 AQSH, F. 601, V-pa vit, D. 46, f.8-9. 547 Roland Qafoku, Historia e 33 Kryeministrave të Shqipërisë nga Ismail Qemali të Edi Rama, (Tiranë: Onufri, 2015), 58; K. Frashëri, Historia e qytetërimit…, 264, Ahmet Zogu dhe Ceno Kryeziu u larguan në Jugosllavi, Mufit Libohova dhe Koço Kota u larguan në Greqi, Shefqet Vërlaci dhe Iljaz Vrioni u larguan në Itali etj. 548 AMPJ, V. 1924, D. 148, Viti 1924, f.21, Artikull i gazetës Vreme, 25qershor 1925. 549 AMPJ, V. 1924, D. 260, f. 16, Informacion mbi A.Zogun në Beograd dërguar zyrës së shtypit në Tiranë. 550 A. Puto, Shqipëria Politike…, 350. 551 Historia e Popullit Shqiptar III, 227.

Page 132: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

108

premtojmë popullit tonë që duke zbatuar programin e mëposhtëm do të arrijmë një përmirësim gradual të gjendjes kritike të krijuar nga puna shkatërruese e paraardhësve tanë”.552 Noli premtoi përmirësimin gradual të situatës kritike në zbatim të programit si vijon:553

1. Çarmatimin e përgjithshëm të popullatës pa përjashtim; 2. Dënimi i shkaktarëve të kësaj vëllavrasje dhe i agjentëve të tyre kryesorë me

ekspulsim dhe konfiskim të pasurisë ose me ndëshkime të tjera sipas masës së përgjegjësisë së secilit;

3. Vendosjen e qetësisë, rendit dhe sovranitetit të ligjit; 4. Të lartësojë autoritetin e shtetit mbi çdo fuqi personale dhe ekstra ligjore; 5. Të shkulë feudalizmin, të çlirojë popullin dhe të vendosë demokracinë

përfundimtare në Shqipëri; 6. Të bëjë reforma radikale në të gjithë degët e administratës civile dhe ushtarake; 7. Të thjeshtojë organizimin e administratës duke zvogëluar dhe pastruar atë ku

përveç aftësisë dhe moralit do të merret në konsideratë edhe patriotizmi individual i nëpunësve;

8. Të sigurojë të drejtat dhe përgjegjësitë e nëpunësve me miratimin e një ligji të veçantë;

9. Të organizojë prefekturat me qëllim që të përmirësojë kushtet në fshatra dhe fshatarëve duke ju dhënë atyre fuqi më të gjëra në çështjet lokale;

10. Të balancojë buxhetin duke zbatuar një ekonomi radikale; 11. Të modifikojë sistemin e mbledhjes së taksave në një mënyrë të favorshme për

publikun; 12. Përmirësimi i gjendjes së bujkut dhe emancipimi ekonomik i tij; 13. Të lehtësojë hyrjen e kapitalit të huaj, të mbrojë dhe të organizojë pasurinë e

vendit; 14. Të lartësojë prestigjin e vendit jashtë; 15. Pavarësi e plotë e gjyqeve; 16. Të fillojë reforma në sistemin e drejtësisë; 17. Të ndërtojë rrugë dhe ura të reja dhe të tregojë kujdes të veçantë për mjetet e

komunikimit në të gjithë vendin; 18. Organizimi i degës së shëndetësisë me qëllim që të luftojë sëmundjet të cilat po

shkatërrojnë popullatën; 19. Të organizojë Ministrinë e Arsimit mbi baza moderne dhe praktike me qëllim që

shkollat të nxjerrin qytetarë të aftë, patriot të mirë dhe punëtorë të aftë; 20. Të mbajë marrëdhënie miqësore me gjithë shtetet dhe veçanërisht me shtetet

fqinjë. Noli përfundon prezantimin e programit të qeverisë së re duke premtuar se me

normalizimin e situatës në të cilën ndodhej vendi, do të organizoheshin zgjedhjet e lira dhe direkte, nëpërmjet të cilave populli do të shprehte vullnetin e tij për këtë qeveri. Qeveria do të pranonte rezultatin e dalë nga zgjedhjet. Gjithashtu ai nuk mohoi

552 Robert J. Stevens, B.S, Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939, (Tiranë: GEER, 2004), 35. 553 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 89, f.1 dhe AMPJ, V. 1924, d. 136, f. 8/1, Programi i Kabinetit; AMPJ, V. 1924, D. 195, f, 2-4.

Page 133: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

109

vështirësitë e zbatimit të këtij programi në praktikë, por “që me shumë punë, ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e popullit, kishte bindjen që do të zbatohej gradualisht.”554 Në këtë mënyrë Noli, donte të bënte pjesë të bashkëqeverisjes dhe popullin që kishte treguar përkrahjen e tij gjatë kryengritjes për të ardhur në pushtet qeveria e qershorit. Ky program ishte shprehje e vizionit politik që Noli kishte mbi qeverinë e ardhshme të Shqipërisë. Programi u përkthye në gjuhën angleze dhe iu komunikua gazetave kryesore të Londrës por dhe atyre të provincave në mënyrë që të publikohej sa më shpejt.555

Po t’i referohemi programit të qeverisë së Nolit, në pikat që ai përfshinte kishte si

qëllim stabilizimin e situatës së brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë në disa nivele dhe fusha të veprimtarisë së shtetit: çarmatimin e popullsisë për të shmangur vete drejtësinë, vendosjen e rendit dhe të qetësisë nga institucionet shtetërore; rritjen e autoritetit të shtetit duke rritur rolin e institucioneve dhe duke zhdukur influencat personale të individëve, pra në thelb kërkonte ngritjen e një shteti ligjor; reformimin e administratës që nga organizimi i saj deri tek kompetencat që duhej të ushtronin; vendosjen e demokracisë duke zhdukur feudalizmin; balancimin e buxhetit në mënyrë që të rregulloheshin dhe fusha të cilat më parë ishin trajtuar më pak; i jepte prioritet të veçantë organizimit dhe rritjes së rolit të pushtetit vendor, si një pushtet i cili ishte më afër problematikave të fshatarësisë; reformë agrare duke përmirësuar gjendjen e fermerëve; reformë në sistemin e drejtësisë duke siguruar barazinë përpara ligjit; organizimin e arsimit mbi baza moderne perëndimore si një pikë kyçe në ngritjen e nivelit të popullit; ndjekja e një politike të jashtme që kishte qëllim rritjen e prestigjit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe mbajtjen e marrëdhënieve miqësore me fqinjët lidhur kjo ngushtësisht me problematikat e kohës në kufijtë e Shqipërisë. Nisur nga përmbajtja e programit, qeveria e Nolit kërkonte vendosjen e demokracisë dhe drejtësisë sociale duke i dhënë tiparet e një qeverie demokratike të majtë.

Çarmatimi i popullsisë, përveç se ishte i nevojshëm dhe i domosdoshëm për

sigurimin e qetësisë së brendshme, duhej të realizohej duke përfshirë të gjithë popullsinë, jo siç kishte ndodhur më parë që çarmatoheshin vetëm popullsitë ku influenca personale e qeveritarëve ishte e dobët. Mbrojtja e sovranitetit të ligjit ishte e rëndësishme si një garanci dhe për investimin e kapitalit të huaj në vend. Lartësimi i autoritetit shtetëror si kundërpeshë e rritjes së autoritetit personal kishte si qëllim shmangien e anarkisë dhe mundësisë së shndërrimit të individëve në “tiran” për popullin. Vendosja e demokracisë duke çrrënjosur feudalizmin ishte një çështje vitale për Shqipërinë, sepse vetëm në formën demokratike mund të përparonte dhe të kishte përkrahjen e të gjithë shteteve demokratike dhe simpatinë e opinionit publik ndërkombëtar. Reforma në administratë lidhej me rëndësinë që administrata ka si motor i një shteti, për mirëfunksionimin e tij. Autonomia e pushtetit lokal shikohej si një mundësi e mirë e rritjes së cilësisë së shërbimit nga ana e tyre.

Një tjetër pikë më rëndësi që parashikonte programi ishte stabilizimi i deficitit buxhetor. Kjo duhej të realizohej duke shkurtuar shpenzimet në sektorët të cilët ishin më pak të nevojshëm dhe duke iu dhënë prioritet sektorëve problematikë. Sistemi i aplikimit të taksave në Shqipëri nuk ishte i barabartë pasi p.sh. disa taksa në jug ishin më të larta se 554 Joseph Swire, Albania, the Rice of a Kingdom (London: Ëilliams and Norgate, 1929), 436. 555 AMPJ, V. 1924, D. 195, f. 1.

Page 134: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

110

ato në veri të vendit. Gjithashtu, duhej të rishikohej mënyra e taksimit të produkteve duke i lehtësuar më shumë për produktet të cilat ishin bazike, siç ishin ushqimet. Pra, të mos taksoheshin njëlloj si ushqimet, mallrat e luksit. Sa i takon bujqësisë, duke nisur vlerësimin nga gjendja në të cilën ndodhej bujku, reforma duhej të ishte themelore dhe në një plan më të gjerë. Gjendja e bujkut shqiptar ishte në kushte primitive dhe për të dalë nga kjo situatë, duhej informimi nga specialistë agronomë për mënyrën e mbjelljes, hapjen e shkollave bujqësore, rregullimi ligjor i çështjes agrare etj.

Page 135: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

111

3.2. Fan Noli si Kryeministër. Reformat e qeverisë së tij.

Pas fitores së revolucionit, detyra e parë ishte caktimi i qeverisë së re që do të

drejtonte vendin. Duke u nisur nga përbërja e larmishme e pjesëmarrësve në revolucion që ishin pretendentë për të qenë anëtarë të qeverisë, nuk ishte e lehtë të caktohej se kush do të ishte pjesë e kabinetit. Kjo përplasje vinte për arsye se ndonëse lëvizja u organizua kryesisht nga forcat demokratike dhe drejtohej prej tyre, pjesëmarrës në lëvizje ishin dhe përfaqësues të forcave të moderuara konservatore të cilët ishin përfshirë më shumë si forca antizogiste se sa si mbështetëse e idealeve dhe programit të përfaqësuesve demokratë.556 Kjo divergjencë në qëndrime do t’i shoqërojë dhe në vazhdim gjatë bashkëqeverisjes e cila do të sjellë pengesa të pakapërcyeshme në realizimin e programit të Nolit.

Në bisedimet që u zhvilluan për zgjedhjen e kryetarit të qeverisë u paraqiten tri

kandidatura: Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina i cili u përjashtua më vonë. Duke qenë se kishte qëndrime të ndryshme, bisedimet kishin zgjatur gjithë natën dhe si përfundim ishte lënë që të zgjidhej me short. Nga ky proces doli fitues Fan Noli, i cili u bë kryetari i qeverisë së re.557 Megjithatë, Noli kishte prioritet nisur nga jo vetëm kontributit të tij politik si opozitar dhe arritjeve diplomatike në Lidhjen e Kombeve, por dhe për shkak të liberalizmit të njohur dhe prirjes së tij për reforma dhe demokraci.558 Më 16 qershor 1924, u formua qeveria demokratike me përbërje si më poshtë 559:

Fan Noli-Kryeministër Sulejman Delvina-Ministër i Punëve të Jashtme Kasem Qafëzezi- Ministër i Luftës Rexhep Shala-Ministër i Brendshëm Luigj Gurakuqi-Ministër i Financave Stavro Vrinjau-Ministër i Drejtësisë Qazim Koculi-Ministër i Punëve Botore dhe i Bujqësisë Xhemal Bushati-Ministër pa Portofol Në raportimet që zyra e konsullatës në Firence të Italisë, i bënte Departamentit të

Shtetit, qeveria e Nolit përshkruhej e tillë: “Qeveria aktuale përbëhet nga elementë liberalë dhe demokratikë. Është një qeveri e popullit dhe jo një qeveri e bolshevikëve, siç kanë deklaruar disa thashetheme. Presidenti i Këshillit është Peshkopi Fan Noli, një klerik i lartë ortodoks (i krishterë) me arsim të lartë, një diplomat i aftë dhe i njohur në qarqet diplomatike të huaja dhe sidomos nga Lidhja e Kombeve. Ai ka jetuar 15 vjet në Shtetet e Bashkuara ku ka mbaruar studimet e tij e është diplomuar si dhe ka njohuri të thella për Amerikën, për të cilën ai është një admirues entuziast dhe i sinqertë.”560 556Historia e Popullit Shqiptar III, 228. 557 Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942 (Tiranë: Neraida, 2000), 380. 558 AQSH, F. 14, V. Pa vit, D. 307, f.4. 559 AMPJ, V. 1924, D. 136, f. 12 dhe AMPJ, V. 1924, D. 136, f. 5; Mehdi Frashëri, Kujtime (vitet 1913 - 1933) (Tiranë: Omsca-1, 2005), 180; Uran Asllani, Diplomacia dhe diplomatët shqiptarë 1912 - 1944 (Tiranë: Ilar, 2006), 47. 560 The new government and its work, 6 tetor, NAMP 874.00/161

Page 136: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

112

Ajo çfarë evidentohet është se në listën e qeverisë mungojnë figura, të cilat kishin

qenë protagonistë në lëvizjen e qershorit. Në fillim të muajit qershor, pjesë e propozimit për anëtarët e qeverisë ishte dhe Bajram Curri, për shkak të kontributit të madh që kishte dhënë në kryengritje, duke qenë dhe iniciuesi i parë i saj. Kjo ide u hodh poshtë nga frika e reagimit të Beogradit, madje shkoi më tej duke përjashtuar nga kabineti anëtarët e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, pavarësisht mbështetjes së tyre të madhe ushtarake. Kjo lëvizje u bë për të bindur Beogradin se “qeveria e Nolit nuk do të lejonte që politika e saj të ndikohej nga persona jashtë qeverisë, kushdo qofshin ata”.561 Megjithatë duket se me këtë përjashtim që bëri Noli nuk fitoi gjithsesi simpatinë e Beogradit sepse gazeta “Vreme” shkruante mbi rritjen e influencës së Bajram Currit tek anëtarët e qeverisë dhe dëshirës së tij për ndjekjen e një politike shqiptare nacionaliste kundrejt Beogradit dhe Greqisë.562 Jashtë qeverisë mbeti dhe Zija Dibra i cili u kthye nga mërgimi pasi i kishin premtuar që do të ishte pjesë e kabinetit. “Dilema se kush duhet të qeveriste ishte tregues i tre faktorëve: Noli nuk deshte të zemëronte Jugosllavinë dhe kështu preferoi të mbante pas skene Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe Sulejman Delvinën; mbështetja për Kosovën nuk e bashkoi lëvizjen e Nolit; së fundi kohezioni ndërmjet qendrave të ndryshme të rezistencës mungonte që në fillim”.563 Anëtarët e Kabinetit kishin interesa dhe qëllime të ndryshme. Kështu, Luigj Gurakuqi kishte ide të moderuara dhe nuk ishte për qëndrim radikal si Fan Noli dhe Stavro Vinjau. Qazim Koculi ishte më pak radikal ndërsa Rexhep Shala dhe Kasem Qafëzezi, kishin plane për karrierën e tyre dhe ishin bërë pjesë e lëvizjes kundër çifligarëve që kishin pushtetin, por jo se ishin kundër sistemit të vjetër, pra nuk ishin për ndryshime radikale. Anëtari i vetëm i Këshillit të Lartë, Sotir Peci kishte mosmarrëveshje me Nolin, por qëndroi në Tiranë me shpresën që Noli do të legjitimonte qeverinë e re nëpërmjet zgjedhjeve.564 Divergjencat u shfaqën dhe në përzgjedhjen e formës së qeverisjes. Revolucionarët e udhëhequr nga Rexhep Shala ishin më të prirur drejt vendosjes së një diktature nën udhëheqjen e oficerëve, ndërsa Noli dhe përkrahësit e tij dëshironin një qeverisje parlamentare.565 Prania e këtij diversiteti çoi në formimin e dy partive politike. Partia Nacional Demokrate, anëtarët e së cilës kishin prirje konservatore dhe ishin kundër reformave radikale si dhe Partia Radikal-Demokrate që përbëhej nga opozitarë të pararevolucionit dhe ishte pro zbatimit të programit.566 Mospasja e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta brenda koalicionit qeveritar, do të shndërrohej më vonë një ndër faktorët kryesorë të dështimit të qeverisë së Nolit.

Menjëherë qeveria e re u përball me një problem me karakter kushtetues për

shkak se Asambleja ishte shpërndarë, ndërsa në Këshillin e Lartë kishte mbetur vetëm një anëtar, që ishte Sotir Peci. Ai deklaroi se nuk do të miratonte asnjë dekretligj sa kohë qeveria e Nolit nuk kishte marrë votëbesimin e Asamblesë Kushtetuese. Por, për qeverinë ky qëndrim i S. Pecit nuk shërbeu si pengesë pasi ajo miratoi një sërë dekretligjesh,

561 Lush Culaj, Shqipëria dhe problemi kombëtar 918-1928 (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2004), 212. 562 AMPJ, V. 1924, D. 287, f. 9, Artikull i gazetës Vreme, “Kaos në Shqipëri”, datë 9 tetor 1924. 563 R. Austin. Shtegu i pashkelur…, 94. 564 Po aty, 96. 565 AMPJ, V. 1924, D. 170, f. 195, Journal de Geneva, 16 qershor 1924. 566A. Puto, Shqipëria politike.., 361.

Page 137: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

113

madje në periudhën kur Peci u largua, ai u zëvendësua nga kryeministri, Fan Noli. Kjo lëvizje ishte në përputhje me parashikimin që bënte Statuti i Zgjeruar i Lushnjës. Në këtë moment, qeveria u bë drejtuesja e vetme e gjithë veprimtarisë shtetërore.567

Noli filloi të vinte në zbatim programin e tij qeverisës. I nxitur nga presioni i

shtypit dhe nga kërkesat e vazhdueshme të shoqërisë Bashkimi, masat e para të reformës u morën në administratën publike. Për kontrollimin dhe monitorimin e zbatimit të reformës, në mbështetje të dekretligjit të datës 21 korrik 1924, u ngrit një komision i përbërë nga 15 vetë.568 Në këtë komision merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, S. Vinjau, si dhe anëtarë që nuk ishin nëpunës të administratës. Duke mos qenë pjesë e administratës, do të evidentoheshin me një sy më objektiv të metat e saj.569 Shumë nëpunës që i kishin shërbyer me besnikëri pushtetit të mëparshëm, i zëvendësoi me nëpunës të rinj të cilët kishin marrë pjesë në kryengritje dhe që ishin persekutuar dhe burgosur nga qeveritë e kaluara.570 Pavarësisht se nëpunësit e rinj do të zgjidheshin me konkurs si përpjekje për t’i dhënë fund emërimeve nëpërmjet ndërhyrjeve apo lidhjeve personale, përveç kritereve morale kishte dhe kritere politike.571 Kjo hidhte dyshime mbi transparencën e meritokracisë së emërimit të tyre, të cilat ngjanin më shumë si emërime politike pasi qëllimi kryesor ishte që nëpunësit t’i shërbenin me besnikëri qeverisë së re.

Pjesë e reformës në administratë ishte dhe shkurtimi i organikës në masën 30-

40%. Qeveria vendosi të bënte kategorizimin, klasifikimin e nëpunësve dhe rregullimin e pagave të tyre brenda tre muajve. “Duke filluar nga 1 gushti, gjithë nëpunësve të shtetit civil dhe ushtarak, prej kryeministrit deri tek xhandari, filloi t’u pritej prej rrogave, pensioneve e dietave një përqindje e shkallëzuar që shkonte nga 5% mbi rrogat e ulëta deri në 25% mbi rrogat e larta”.572 Konkretisht, pagat e të punësuarve do të reduktohen si më poshtë: 5% e atyre që kishin 100 franga ari të ardhura në muaj; 10% e atyre që shkonin nga 101 në 200 franga ari në muaj; 15% e atyre nga 201 në 300; 20% e atyre nga 301 në 400; dhe 25% për të ardhurat mbi 400 franga ari në muaj.573 Pra, rrogat e ulëta prekeshin më pak. Disa nëpunës të hequr nga qeveritë e mëparshme u riemëruan. Për të vënë në dukje abuzimet nëpunësve të qeverisë së mëparshme u ngrit një komision i cili kishte si funksion kontrollin dhe evidentimin e shkeljeve të bëra nga nëpunësit. Më pas ky komision do të raportonte në Këshillin e Ministrave i cili do të merrte masat e nevojshme. U morën masa dhe për zvogëlimin e procedurave burokratike të cilat kishin çuar në zvarritje të pajustifikuara. Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një qarkoreje që nxori me datë 21.6.1924, i jepte mundësi popullit që të ankohej ndaj nëpunësve që nuk kryenin shërbimin kundrejt tyre. Ankesa duhej të ishte e mbështetur mbi dokumente që do të përdoreshin si fakte. Me vendim të Këshillit të Ministrave u hoqën nga përdorimi

567Po aty, 359. 568Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, (Tiranë: University Press ‘Luarasi’, 2007), 348. 569 Zef Brozi, Sejdin Cekani, “Disa aspekte politiko-juridike të veprimtarisë së qeverisë demokratike të 1924”, në Drejtësia Popullore, nr. 3, Tiranë, 1985, 73. 570 Muin Çami, Shqipëria në Rrjedhat e Historisë (Tiranë: Onufri, 2007), 342. 571A. Puto, Shqipëria politike.., f.361. 572Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, 348-350. 573 Raport mbi zhvillimet e fundit të qeverisë shqiptare, 24 gusht 1924, NAMP, 875.00/158

Page 138: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

114

termat “shkëlqesi” dhe “ekselencë”. Ndërsa në postet komanduese të ushtrisë, pavarësisht disa ndryshimeve, vazhdonin të mbanin funksionet kyçe persona të padëshiruar.574

Një tjetër iniciativë e parashikuar në program ishte çarmatimi. Ai u ndërmor si

proces i përgjithshëm duke mos bërë përjashtime, por duke përfshirë edhe zonat mbështetëse të kryengritjes.575 Në Tiranë, u organizua ushtria nën komandën e major Shefqet Korçës, për organizimin e operacionit të çarmatimit.576 Procesi i çarmatimit kishte rëndësi shumë të madhe sepse përgjithësish krimet deri këtë periudhë ishin bërë për arsye gjakmarrje dhe më pak për arsye të tjera siç mund të ishte plaçkitja. Mbledhja e armëve do të ulte nivelin e kriminalitetit në shoqërinë shqiptare. Gjithëpërfshirja në procesin e çarmatimit të popullsisë kishte si qëllim ngritjen e autoritetit të shtetit në të gjithë vendin, për të treguar se tashmë kishte kapacitetet e duhura për të pasur nën kontroll çdo situatë, për të siguruar rendin dhe qetësinë. Qeveria iu bëri thirrje të gjithë popullsisë që të dorëzonin armët. Çarmatimi u realizua pa ndonjë kundërshtim duke u mbledhur disa mijëra pushkë dhe dhjetëra e mijëra fishekë.577 Pavarësisht këtij rezultati sipas shtypit të Beogradit, përkrahësit e Zogut kishin arritur të bëheshin pengesë në realizimin e çarmatimit në të gjithë shtetin.578

Në arsim u morën masa për zgjerimin e rrjetit shkollor dhe rritjen e nivelit të

përgatitjes së mësuesve. Si fillim qeveria e Nolit, për të kompensuar kohën e humbur gjatë zhvillimit të kryengritjes por, dhe të grevave të mësuesve gjatë qeverisë pararendëse të cilat kishin sjellë prapambetjen e zhvillimit të programit mësimor urdhëroi zgjatjen e periudhës së mësimeve deri më 15 korrik. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe iu kërkua të gjitha prefekturave informacion në lidhje me organizimin e vitit të ri shkollor. Për të bërë një kategorizim sa më të saktë të nivelit të mësuesve, Ministria e Arsimit kërkoi dorëzimin nga ana e tyre të dokumentit origjinal të shkollës që kishin mbaruar. Ata shqyrtuan dhe mundësinë e rikthimit të arsimtarëve të larguar nga sistemi arsimor për shkak të regjimit të mëparshëm. Një ndër masat më të vlerësuara të qeverisë ishte shqyrtimi i bursave. Këshillat e posaçme të prefekturës, bashkisë dhe të shkollës, analizuan gjendjen e secilit student me bursë, për të parë nëse i takonte apo ishte dhënë në kundërshtim me kushtet që duhej të plotësonin. Kjo sepse deri në atë moment ishin bërë shumë abuzime duke dhënë bursa fëmijëve të pronarëve dhe jo atyre me gjendje të vështirë ekonomike. Kështu në dhënien e bursës do të merrej në konsiderate së pari gjendja ekonomike pastaj qëndrimi moral, grada e përparimit të nxënësit si dhe sjellja e tij. Një tjetër risi ishte fakti se do të kishte një shpërndarje të barabartë të bursave në prefekturat e jugut dhe ato të veriut. Një e dhënë pozitive që do të ndihmonte reformën në arsim ishte organizimi i Kongresit të Arsimtarëve. Ky u mblodh me iniciativën e vetë mësuesve dhe pas një pune analizuese për problemet e arsimit në Shqipëri, doli me rekomandime konkrete për qeverinë për të vënë në jetë në mënyrë sa më efektive programin për arsimin. Programi i ri që vuri në zbatim qeveria e Nolit, kishte si qëllim

574Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, 348-350. 575Historia e Popullit Shqiptar III, 229. 576 Ahmet Demi, “Ngjarje të jetuara në vitin 1924”, në Studime Historike, nr. 2, Tiranë: Instituti i Historisë, 1984, f. 210. 577 Ora e Maleve, 20.9.1924. 578 AMPJ, V. 1924, D. 287, f. 9, Artikull i gazetës Vreme, “Kaos në Shqipëri”, datë 9 tetor 1924.

Page 139: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

115

kombinimin më të mirë të orëve dhe lëndëve dhe dhënien e një prioriteti më të lartë të punës praktike. Kërkohej që të rriteshin aftësitë e punës dhe shërbimit tek nxënësit. Për këtë qëllim në konvikte u vendos vetëshërbimi për punët e ndryshme që mund të bëheshin aty. Qeveria tregoi tendencën për të ulur ndikimin e fesë në arsim, duke e bashkuar atë me mësimet e moralit dhe duke e dhënë si lëndë mësues laikë. Kjo masë u pa si një mjet për të shkëputur frymën e përçarjes për shkak të fesë nëpër shkolla. Me iniciativën e shoqërisë Bashkimi në prefekturën e Vlorës u hap një shkollë nate për të rritur e cila u mirëprit nga banorët. Kjo dukej dhe nga fakti se numri i nxënësve të saj shtohej herë pas here. U hapën një sërë shkollash nëpër fshatra, arsimi fillor u bë i detyrueshëm. U fut për herë të parë mësimi i gjuhës shqipe në shkollat minoritare të prefekturës së Gjirokastrës. Ministria e Arsimit aktivizoi shërbimin e inspektimit si një mënyrë efikase për monitorimin e zhvillimit të procesit mësimor nëpër shkolla si dhe problemeve të tjera.579 Si përfundim, qeveria kishte si qëllim, “të mbronte pozitat e arsimit demokratik, laik e kombëtar”.580 Në lidhje me këtë, përfaqësues nga çdo krahinë e vendit erdhën në Tiranë me qëllim hartimin e një programi uniform për shkollën në Shqipëri. Ndodhi një ndarje në qëndrime për çështjen e bashkimit të shkollave, në mënyrë që të mos kishte shkolla të veçanta për fetë e ndryshme. Përfaqësuesit katolikë protestuan duke mos pranuar propozimin e bashkimit të shkollave, ndërsa myslimanët dhe përfaqësuesit ortodoksë në kongres ranë dakord që shkollat e veçanta duhet të ndërpriten.581 Natyrisht që shkollat e vendit duhej të rriteshin në numër dhe të përmirësoheshin në masë të madhe në cilësi pasi arsimi ishte faktori kryesor në zhvillimin e një kombi.582

Gjendja financiare që u trashëgua ishte e vështirë. Pika më e dëshiruar e realizimit

të reformave dhe ndaj të cilave po ushtrohej çdo përpjekje ishte balancimi i buxhetit.583 Qeveria e Nolit e arriti këtë qëllim, duke e siguruar atë nëpërmjet koordinimit të kujdesshëm të të ardhurave e shpenzimeve dhe kursimet që erdhën nga shkurtimet në administratë. Gjithashtu u arrit pagimi i rrogave të prapambetura. Qeveria shkurtoi 30% të nëpunësve të cilët i konsideroi të panevojshëm dhe zbriti 25 deri në 5% rrogat përgjithësisht. Nga shkurtimi i vendeve të punës dhe zbritja e rrogave, qeveria arriti të kursente 4 000 000 fr. ar.584 Në lidhje me këtë, gazeta “Shqiptari i Amerikës” shkruante: “Ministria e Financave me shkurtimet dhe përmirësimet që beri në pak kohë, shpresohet të sjellë balancimin e buxhetit dhe rrogat të paguhen anë e mbanë rregullisht”.585 Në fushën financiare, ndonëse qeveria arriti të siguronte balancimin e buxhetit të shtetit, mbeti problem për t’u zgjidhur gjetja e burimeve të reja për të rritur buxhetin.586 Burimi i vetëm i të ardhurave ishin taksat dhe më e rëndësishmja ishte e dhjeta mbi prodhimet

579 Hilmi Veteniku, “Politika e brendshme e qeverisë Demokratike në 1924”, në Studime Historike, nr. 4, Tiranë, Instituti i Historisë, 1965, f. 130-132. 580 Gazmend Shpuza, Hysen Kordha, “Çështje të lëvizjes demokratike dhe revolucionare shqiptare në vitet 1921-1924”, në Studime Historike, nr. 3, Instituti I Historisë, Tiranë: 1979, f. 249. 581 Raport mbi zhvillimet e fundit të qeverisë shqiptare, 24 gusht 1924, NACP, 875.00/158 582 The nes government and its sork, 6 tetor, NAMP 874.00/161 583Po aty. 584 Shqiptari i Amerikës, 15 korrik 1924. 585 Shqiptari i Amerikës, 27.11.1924. 586Historia e Popullit Shqiptar III, f. 229.

Page 140: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

116

bujqësore. Pra, me këto të ardhura të pakta nuk krijohej mundësia për transformime ekonomike të rëndësishme.

Gjendja ekonomike e Shqipërisë paraqitej shumë e vështirë duke u shndërruar në

problem serioz për qeverinë e cila përpiqej të gjente zgjidhje. Kjo zgjidhje mund të arrihej vetëm nëse qeveria arrinte të siguronte një hua ndërkombëtare. Në këto kushte, Noli u përpoq që të siguronte një hua të jashtme për të përmirësuar situatën ekonomike në vend. Ai së bashku me Luigj Gurakuqin u nisën për në Lidhjen e Kombeve në gusht të vitit 1924, që ndër të tjera, të kërkonin një hua për Shqipërinë. 587 Ndonëse nuk u arrit një marrëveshje që të merrej huaja nga Lidhja e Kombeve, qeveria nuk ndaloi përpjekjet për sigurimin e saj nga burime të tjera. Noli bëri përpjekje me grupe financiare të Italisë nën garancinë e qeverisë italiane.588 Gjithashtu, kishte të dhëna në shtyp që ekzistonte një ofertë për hua nga disa financierë anglezë. Megjithatë, huaja nuk u sigurua sepse qeveria kërkonte ta siguronte të pakushtëzuar si dhe për faktin që kërkesa e tyre nuk merrej në konsideratë për shkak të skepticizmit që kishin vendet ndaj ndryshimeve politike që ishin bërë në Shqipëri. Duke qenë se qeveria e Qershorit njihej nga jashtë si një qeveri revolucionare, ishte e vështirë që të merrje aprovimin e tyre për huanë që i duhej aq shumë vendit.589 Në lidhje me koncesionet, qeveria refuzoi dy oferta: atë të vajgurit nga shoqëria amerikane Standart Oil dhe të koncesionit të duhanit të paraqitur nga një shoqëri Britanike me arsyetimin se fjalën e fundit duhej ta thoshte parlamenti pas zgjedhjeve.590 Duke u nisur nga të dhënat që: qeveria arriti të balanconte buxhetin, pagoi pagat e prapambetura, u përpoq të siguronte një hua pa kushte për të shmangur ndikimin politik të një vendi të huaj, kushtëzoi dhënien e koncesioneve me marrjen e verdiktit nga parlamenti, konkludohet se në ndjekjen e politikës ekonomike kishte tendencë ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme. Megjithatë, duke qenë se, për rritjen e financave të vendit, krahas nxitjes së zhvillimit ekonomik në sektorët ku Shqipëria kishte mundësitë më të mëdha të zhvillimit ishte e nevojshme hyrja e kapitalit të huaj, refuzimin e dhënies së konçesioneve e konsiderojmë si një veprim të nxituar. Vendi kishte nevojë për investime, ndaj shtyrja e dhënies së koncesioneve kompanive të huaja, në një moment tjetër ishte e dëmshme për situatën ekonomike të vendit. Qeveria e Nolit po funksiononte mbi bazën e dekretligjeve të nxjerra prej saj duke mos pritur mbledhjen e parlamentit, ndaj nuk kishte pse të priste dhe për këtë rast, aq më tepër në kushtet kur financat e vendit dhe deficiti në buxhet rrezikonte gjendjen e vendit.

Qeveria ngriti gjyqin politik i cili do të merrte masa kundër drejtuesve të qeverisë

së mëparshme. Si hap i parë ishte konfiskimi i pasurisë së tyre. Kështu, në të gjitha prefekturat dhe nënprefekturat u ngritën komisione të cilat do të regjistronin të gjithë pasurinë e tundshme dhe të patundshme të tyre duke u përjashtuar vetëm rrobat personale dhe sendet shtëpiake. Gjithashtu, këto komisione një tjetër funksion të tyre kishin mbledhjen e informacioneve për personat që do të dënoheshin. Të gjitha dëmet që i ishin shkaktuar shtetit nga kryengritja e Qershorit të cilat llogariteshin nga gjykata të ishin 30 milion franga ar, do të shlyheshin nga pasuritë e sekuestruara. Pas kësaj mase, u dhanë

587 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 113. 588 AMPJ, V. 1924, D. 287, f. 9, Artikull i gazetës Vreme, “Kaos në Shqipëri”, datë 9 tetor 1924. 589 AMPJ, V. 1924, D. 246, f. 9. 590 H. Veteniku, “Politika e brendshme e qeverisë demokratike…”, 135.

Page 141: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

117

dënime me burgim, dënime me vdekje, një pjesë e tyre u dhanë në mungesë. Për të dënuarit në mungesë për faje jo të rënda të cilët nuk ishin në Shqipëri, qeveria e la të lirë kthimin e tyre në Shqipëri, por mbetej në fuqi përgjegjësia penale e tyre. Në këto kushte, secili prej tyre do të përballej me drejtësinë e gjykatës në momentin që do të ktheheshin. Në intervistën e Nolit të dhënë në gazetën italiane “Gazzetta di Puglia” ai shprehet: “Të gjithë ata që janë larguar prej Shqipërisë për shkak se janë munduar t’i sjellin pengime dhe të kundërshtojnë kryengritjen, mund të kthehen. Ata do të kenë liri të plotë për të mbrojtur veten, dhe proceset do të zhvillohen me dyer të hapura përpara popullit në mënyrë që ky të gjykojë”.591 Po t’i referohemi deklaratës së Nolit, kuptohet se këta persona nuk janë dënuar për faje të rënda për shkak të rolit dytësor si mbështetës të lëvizjes kundërrevolucionare. Gjithashtu, Noli nëpërmjet këtij qëndrimi kërkonte të tërhiqte nga kampi kundërshtar këta njerëz të cilët nuk ishin implikuar rëndë.

Autori A. Puto për të treguar sa formal ishte gjyqi politik i kohës tregon në librin

e tij etapat që u ndoqën. Çështja ishte trajtuar nga Prokuroria e cila kishte paraqitur akuzën (shkaktarë të vëllavrasjes) e saj më 16 tetor e cila u pasua me vendimin e Gjykatës Hetuese pranë gjyqit politik më 25 tetor. Më 12 dhjetor u dha vendimi i dënimit me vdekje dhe sekuestrimit të pasurisë për Ahmet Zogun, Ceno Kryeziun, Shefqet Vërlacin, Koço Kotën etj. “Vetë data e këtij vendimi e bënte atë tepër dhe krejt formal, 10 ditë përpara rrëzimit të qeverisë”.592 Në mbështetje të idesë së formalizmit të ekzistencës së gjyqit politik ekziston dëshmia e Eqerem Bej Vlorës i burgosur nga ky gjyq, në librin e tij “Kujtimet” i cili e konsideronte gjyqin politik si “aksione spektakolare që dëshironin të shuanin përgjithmonë breroren e lavdisë së bejlerëve”.593 Më tej, ai vazhdon dhe shpjegon më në hollësi mënyrën e jetesës brenda në burg duke e përshkruar me superlativa sikur “të ishte dërguar në ndonjë resort pushimesh”. Pasi u lirua nga burgu, ai takoi Nolin i cili i kishte thënë: “ ju nuk mund të bënit përjashtim, mik i dashur. Çdo njeri i ndershëm në Shqipëri duhet ta provojë së paku një herë burgun”.594 Një tjetër lëshim që bëri qeveria ishte vendimi për t’iu dhënë djemve të të dënuarve politikë nga 250 napolona ar në vit nga pasuritë e sekuestruara për të pasur mundësi që të shkolloheshin jashtë vendit. Gjithashtu edhe kuota prej 500 franga ari e parashikuar në dekretligjin e qeverisë si ndihmë për familjet e të dënuarve, është një tjetër lëshim i qeverisë së Nolit. 595

Ndërsa autori Robert C. Austin nuk e trajton kaq formalisht rolin e gjyqit politik. Ai e trajton si një mjet të politikës së dhunshme që po ndiqte Noli në qeverinë e re. Noli i la dorë të lirë shoqërisë Bashkimi e cila tentoi të përdorte forcën në realizimin e programit. Gjykata politike do të dënonte oficerët që kishin kundërshtuar ushtarakisht revolucionin dhe jo vetëm. Gjithsej ajo dënoi 107 njerëz, duke iu konfiskuar dhe pasurinë apo dhe me burgim. Për armiqtë e regjimit dha vendim në mungesë me burgim. Qëllimi i gjykatës ishte konfiskimi i pasurisë së çifligarëve. Një tjetër hap që ndërmori Gjykata ishte kërkesa drejtuar Zogut dhe të tjerëve që të ktheheshin në Shqipëri për t’u pyetur për vrasjen e dy amerikanëve në mënyrë që të vendosej drejtësia. Ky u konsiderua si rast për

591Po aty, 120-121. 592 A. Puto, Shqipëria politike.., 362. 593 Eqerem Bej Vlora, Kujtime, Vëll. II, (Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2001), 27. 594 Po aty, 363. 595 H. Veteniku, “Politika e brendshme e qeverisë demokratike…”, 121.

Page 142: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

118

të fituar mbështetjen e amerikanëve dhe si një përgjigje ndaj kërkesave të tyre për vendosjen e drejtësisë. Përveç fitimit të simpatisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Noli kishte si qëllim të diskreditonte figurën e Zogut dhe ta mbante atë jashtë Shqipërisë.596 Sa i takon rolit të gjykatës së ngritur, duke nisur vlerësimin nga pasojat e vendimeve të saj jo në bazë të kompetencave që i njiheshin dhe qëllimit për të cilin ishte ngritur, ajo pati efekte sipërfaqësore. “Në një bisedë me përfaqësuesin anglez në Shqipëri, Noli ka pohuar se “gjyqet politike janë vetëm një stoli dekorative pa funksion praktik, sepse nuk do të zbatohen”.597 Por kjo masë e qeverisë në opinionin ndërkombëtar u konsiderua si një ndër gabimet e qeverisë Noli dhe u cilësia si një minus shumë i madh që rreshtohet në listën e arsyeve të rënies së saj. Pavarësisht pasojave të saj, si koncept ishte i papranueshëm për një qeveri e cila e konsideronte veten si demokratike-liberale me frymë perëndimore. Noli e kishte kuptuar reaksionin që kishte shkaktuar në syrin e ndërkombëtarëve kjo iniciativë e qeverisë së tij, prandaj kur iu dha rasti u përpoq t’i jepte me sqarimet e tij një natyrë formale këtij procesi.

Një problem shqetësues i qeverisë ishte ruajtja e qetësisë në vend sidomos në

fillimet e saj, kur elementët kundërrevolucionarë nuk ishin larguar ende. Një ndër masat ishte vendosja e shtetrrethimit. Ministria e Punëve të Brendshme në zbatim të nenit 2 të dekretligjit mbi shtetrrethimin, e shpalli atë në Tiranë. U vendosën disa kufizime mbi organizimin e mbledhjeve, qarkullimin dhe botimin e shtypit. Pavarësisht masave, pati disa vrasje, vjedhje të cilat tronditën qetësinë në vend. U vu re një rritje e shkallës së kriminalitetit në Gjirokastër, pasi u shënuan disa raste vrasjesh dhe grabitjesh. Raste të tilla kishte dhe në qarkun e Korçës, Fierit, Beratit. Megjithëse qeveria arriti të kapte shumë prej kriminelëve, kjo mungesë sigurie lidhej dhe me mungesën e forcave për sigurimin e rendit publik. Ndërsa në pjesët veriore dhe verilindore duket se institucioni i besës kishte pasur ndikim pozitiv në ruajtjen e rendit dhe qetësisë.598 U morën masa dhe ndaj personave që u konsideruan si komplotistë ndaj shtetit me justifikimin për t’i bërë ballë tradhtisë. 599

Një ndër planet më me rëndësi të qeverisë së re ishte implementimi i reformës

agrare. Ajo ishte e domosdoshme për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike të fshatarësisë në vend. Shumë shpejt fshatarët i kërkuan qeverisë fillimin e kësaj reforme, e cila kishte qenë dhe karta më e fortë e përdorur nga opozita për të fituar mbështetjen e tyre gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore. Kishte dëshmi të shumta të vuajtjes së fshatarësisë. Prefekti i Gjirokastrës njoftonte ministrinë përgjegjëse për metodat primitive aspak produktive që përdornin fshatarët për të mbjellat e tyre. Nga rrethinat e qytetit të Durrësit kishte kërkesë drejtuar kryeministrit për t’iu kaluar atyre tokat e çifligarëve. Kërkesat për të nxitur reformën agrare shtriheshin nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Shkaqet bazë që kishin ndikuar në agravimin e kësaj situate kishin qenë “mosnjohja nga fshatarësia e metodave racionale të mbarështimit të bujqësisë moderne; mungesa e mjeteve bashkëkohore për shkëmbimin e përvojës; pamjaftueshmëria e mjeteve

596 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 106-107. 597 A. Puto, Shqipëria Politike..., 363. 598 H. Veteniku, “Politika e brendshme e qeverisë demokratike…”, f. 12 - 23. 599 AMPJ, Viti 1924, D. 202, f. 1.

Page 143: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

119

financiare; ruajtja e sistemit arkaik të mbledhjeve të taksave dhe të së dhjetës; mbizotërimi i çifligjeve, d.m.th. i pronës së vogël private.”600

Përballë kësaj situate qeveria mori disa masa fillestare në fushën legjislative. Ajo

miratoi një dekretligj sipas të cilit taksa e së dhjetës mbi prodhimet bujqësore do t’i shitej fshatit dhe jo myltezimeve të cilët kishin abuzuar duke iu marrë më shumë fshatarëve se sa shuma që duhej të paguanin ligjërisht. Shitja e të dhjetës do të realizohej mbi bazën e çmimit mesatar të katër viteve të fundit dhe jo sipas procedurës së ankandit që ishte përdorur deri në atë moment e cila kishte lënë vend për abuzime të shumta. Vazhdoi sekuestrimi i tokave dhe pasurive të pronarëve të arratisur, u bë shtetëzimi i varkave mbi lumenjtë, heqja e së dhjetës së pemëve dhe e fletëve (përveç rrushit). Në kuadër të zhvillimit të reformës agrare, qeveria përgatiti një projektligj të titulluar “Mbi shpronësimin e pasurisë shtetërore”, i cili parashikonte se bujqve do t’u ndaheshin vetëm tokat që ishin pronë e shtetit dhe këto do t’u jepeshin pa pagesë bujqve çifçinj që e punonin atë. Ndonëse ky projektligj ishte me rëndësi për reformën agrare, kishte mangësi sepse nuk prekte pronat e mëdha të çifligarëve.601 Kjo mangësi binte ndesh drejtpërdrejtë me premtimin që qeveria e ardhur në pushtet kishte bërë për fshatarët, pikërisht për çrrënjosjen e feudalizmit. Përjashtimi nga përfshirja në projektligj ishte një ndër shenjat e para që do ta vështirësonte realizimin e reformës agrare.

Qeveria u përpoq që të çonte më tej planin e reformës agrare. Ministri i Bujqësisë

Qazim Koculi në një intervistë në gazetën “Bashkimi”, dha pikat kryesore të planit të qeverisë:602

- Të gjitha tokat e shtetit dhe ato të konfiskuara nga krerët kundër revolucionarë do t’u shpërndaheshin pa shpërblim bujqve duke i dhënë secilit 4-6 hektarë tokë dhe familjeve mbi 10 veta 8 hektarë tokë;

- Do të çelej një bankë bujqësore me kapital fillestar prej 6 000 000 fr. ari që do të sigurohej nga fondet e buxhetit të shtetit;

- Në disa vende të caktuara do të ngriheshin ferma model nga shteti dhe do t’i jepeshin bujqëve këshilla bujqësore nëpërmjet agronomëve shëtitës që do të dërgoheshin nëpër të gjitha fshatrat;

- Do të organizoheshin në shumë prefektura shoqëri me iniciativë private, të cilat do të ishin si një farë dhome bujqësore që do të ndihmonin bujqërit;

- Për të përmirësuar racën e kafshëve do të organizoheshin depozita kafshësh të racës pranë fermave.

Për realizimin e këtij projekti shpresohej sigurimi i një huaje me ndihmë të “Vatrës” dhe të Lidhjes së Kombeve. Megjithatë, plani për shpronësimin e pronarëve të mëdhenj nuk gjeti përkrahjen e koalicionit të Nolit. Mangësi e këtij procesi ishte se nuk përfshinte të gjithë pronarët e mëdhenj, por ishte përjashtues, çka do të thotë se ata pronarë të cilët mbështetën Nolin dhe kishin vuajtur në kohën e Zogut nuk do të shpronësoheshin, por do të taksoheshin më shumë.603

600 Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX (Tiranë: Ideart, 2004), 127-28. 601 M. Çami, Shqipëria në rrjedhat.., 342 - 343. 602 Bashkimi, 5.9.1924, Intervistë e Ministrit të Bujqësisë Qazim Koculi. 603 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 104-105.

Page 144: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

120

Noli kishte në vëmendje edhe aplikimin e një marrëdhënie të re ndërmjet bujqve dhe pronarëve, e kjo do të ishte marrëdhënie kontraktuale. Qeveria e drejtuar prej tij ngriti komisionin mbi reformat në bujqësi i cili ishte duke punuar për hartimin më të detajuar të projekteve për t’i vënë në zbatim sa më parë. Parashikohej zbatimi i tyre rreth muajit tetor të vitit 1924. Projekti për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale mes bujkut dhe pronarit ishte një element demokratik i sistemit kapitalist, i cili iu jepte mundësi palëve nënshkruese të kishin të drejta dhe detyrime reciproke. Pra, parimisht viheshin në pozita të barabarta dhe jo sipërore siç kishte ndodhur më parë. Nga ana tjetër, nëpërmjet kontraktimit ishte e mundur monitorimi i marrëdhënieve për të shmangur abuzimet shfrytëzuese të pronarit ndaj bujkut. Vendosja e marrëdhënieve kontraktuale sillte dhe një tjetër mundësi të përmirësimit të gjendjes ekonomike të bujkut pasi përveç tokës që do të përfitonte nga zbatimi i reformës agrare, i jepej mundësia që të merrte toka me qira tek pronarët.604 Megjithatë reformat nuk vazhduan me hapa të mëtejshëm. Kjo dhe për shkak të pengesave në mënyrë të vazhdueshme nga përfaqësuesit konservatorë të moderuar të cilët bënin pjesë në qeveri. Ata nuk kishin kundërshtuar programin e qeverisë gjatë revolucionit, por duke qenë se ishin bashkuar me demokratët sepse ishin kundërshtarë të Zogut por, jo të sistemit çifligar, gjetën hapësira për ta penguar reformën.605 Pati reagim ndaj moszbatimit të masave për reformën agrare, e cila filloi të shfaqej nëpërmjet propagandës në shtyp, kryesisht tek gazeta “Bashkimi”, “Shqiptari i Amerikës” dhe “Politika”. Por kjo nuk ngeli vetëm në planin e shkrimeve në gazetë, pasi shoqëria “Bashkimi” mori përsipër të organizonte një varg demonstratash në Berat, Fier, Lushnje. Një nga manifestimet më të mëdha të lëvizjes agrare u bë në prefekturën e Beratit. Kërkesa kryesore e tyre ishte shpronësimi i pronarëve të mëdhenj çifligarë dhe nxjerrja jashtë kufijve të familjeve feudale.606 Telegrami i paraqitur në miting, kërkonte specifikisht konfiskimin e pasurive të familjeve Vrioni, Toptani, Libohova, Vlora, Vërlaci, dhe Zogut. Reagimi i ministrave Shala dhe Qafëzezi me nxjerrjen e dekretit për respektimin e pronës private, rrëzonte gjithë kauzën mbi të cilën ishte ngritur Reforma Agrare.607

Një çështje tjetër më të cilën u mor qeveria e Qershorit ishte problem i Venomeve të Himarës të cilat që në kohën e Turqisë përjashtoheshin nga pagimi i haraçit dhe nga detyrimi për të dërguar “kapedanët dhe bajraqet e saj” në ndihmë të sulltanit në rast lufte. Ky nuk ishte rast i izoluar në Perandorinë Osmane, dëshmi e kësaj ishte dhe ‘autonomia e Mirditës’, të tilla kishte edhe në vende të tjera ballkanike (kryesisht në vende malore). Qeveria e Nolit i quajti venomet himarjote si një cenim të sovranitetit shqiptar, si një “mbeturinë anakronike”. Himara ishte pjesë përbërëse e territorit shqiptar dhe, si e tillë duhej t’u nënshtrohej ligjeve shqiptare.608 Qeveria nuk mori në konsideratë as kërkesën e shtatë bajraqeve të Dukagjinit për t’u përjashtuar nga taksat. Populli i Himarës, bëri rezistencë ndaj këtij vendimi duke iu drejtuar dhe Lidhjes së Kombeve. Por, duke qenë se kjo përbënte një çështje të brendshme të shtetit shqiptar, nuk gjetën mbështetje. Kështu, ata u detyruan t’i nënshtroheshin njëlloj pagesës së taksave si të gjithë nënshtetasit

604 H. Veteniku, “Politika e brendshme e qeverisë demokratike…”, 126. 605Historia e Popullit Shqiptar III, 230. 606 Politika, 28.8.1924. 607 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 112. 608A. Puto, Shqipëria Politike..., f. 360.

Page 145: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

121

shqiptarë.609 Zgjidhja e çështjes së Venomeve të Himarës duke synuar njehsimin e së drejtës është cilësuar si një ndër arritjet e kabinetit të Nolit.610

Pjesë e platformës përparimtare të Nolit ishte edhe hartimi i një legjislacioni me

baza moderne perëndimore, të cilin e kishte bërë dhe pjesë të programit të tij politik. Legjislacionit turk dhe Sheriati, ndonëse kishin pësuar ndryshime të herëpashershme nga qeveritë, akoma mbetej me ndikim në vend. Në kushtet e ndryshimeve me karakter ekonomiko-social të vendit, legjislacioni i vjetër nuk ishte më i përshtatshëm, ai nuk kishte ecur me hapin e kohës për t’iu përgjigjur këtyre ndryshimeve në vend. Gazeta “Politika” në mbështetje të kësaj ideje shkruante: “Të bëhet Kodi Civil, i cili të përmbajë dispozita moderne mbi marrëdhëniet e shtetasve sipas nevojave, psikologjisë dhe mentalitetit të sotëm”.611 Me reformat që do të ndiqeshin do të shkohej drejt një legjislacioni perëndimor i cili do të përfshinte dhe rregullimin ligjor të marrëdhënieve me kapitalin e huaj. Ministri i Drejtësisë Stavro Vinjau theksoi: “Reformat që përgatitim u përkasin ligjeve më të vjetruara dhe më të rëndësishme. Këto janë: Kodi Tregtar, Kodi Civil e sidomos pjesa e trashëgimisë dhe e së drejtës familjare dhe procedura civile. Të gjitha këto do të jenë të mbaruara brenda 6 muajve dhe deri atëherë do të vihen në zbatim pjesë me dekretligje”.612 Reforma në të drejtën civile kishte si qëllim zhvillimin kapitalist të vendit. Shembulli më i mirë ishte fillimi i implementimit të marrëdhënieve të reja juridike siç ishte zbatimi i sistemit të kontratave në bujqësi dhe në tregti. Reforma do të përfshinte dhe Kodin Penal, Familjar dhe Administrativ në kuadrin e përfshirjes së parimeve demokratike duke iu përshtatur nevojave të vendit. Ndonëse fryma demokratike për legjislacionin shqiptar që do të hartohej ishte evidente, ajo nuk arriti të konkretizohej praktikisht pasi asnjë nga kodet që parashikoi qeveria e Nolit nuk arriti të dilte.613

Një ndër problemet në fushën e drejtësisë ishte njohja e Kanunit të Lek Dukagjinit si burim i së drejtës. Në lidhje më këtë pati qëndrim kontradiktor të qeverisë, pasi në disa raste ajo iu referua Kanunit, konkretisht Institutit të Besës614 për vendosjen e qetësisë në vend. Por, kjo nga ana tjetër binte ndesh me reformat të cilat po përpiqej të ndërmerrte për formimin e një legjislacioni perëndimor të moderuar. Një tjetër masë pozitive në shërbim të reformës në drejtësi ishte nxjerrja e revistës “Jurisprudenca Shqiptare” e cila do të botonte vendimet e gjykatës së Diktimit që nga viti 1920 dhe studimet e ndryshme rreth ligjeve në fuqi dhe nevojave të ndryshimit të tyre. Kjo revistë do të ndikonte në

609 H. Veteniku, “Politika e brendshme e qeverisë demokratike…”, 126. 610 Shqiptari i Amerikës, 5 korrik 1924. 611 Politika, 10.7.1924. 612 Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, 354. 613Po aty, 354-355. 614 Ora e Maleve, datë 27.9.1924. Në prefekturën e Pukës populli kishte lidhur besën në bazë të kanunit për kundër disa llojeve të krimeve si: kundër të arratisurve politikë, mbajtjes së armëve ilegalisht, propagandës kundër shtetit, grabitjes, vjedhjes, etj.; Ora e Maleve, datë 20.9.1924, Besë lidhën dhe Bajraqet e Dukagjinit të cilët në letrën drejtuar ministrit të punëve të brendshme dhe atij të financave shprehnin se kishin dhënë besën shtetit; Ora e Maleve, datë 8.10.1924, Populli i Lezhës lidhi besën për ndalimin e vrasjeve, vjedhjeve, grabitjeve; Ora e Maleve, datë 13.11.1924, Malësia e madhe lidhi besën duke betuar se burrat e kësaj krahine do të ishin me qeverinë; Dajti, datë 7.11.1924, Në Dibër u formua një Kongres që synonte ruajtjen e qetësisë dhe bashkimin në bazë të besës.

Page 146: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

122

rritjen e transparencës së marrjes së vendimeve, mundësisë së njohjes së ndryshimeve ligjore apo opinioneve rreth tyre.615

Reforma në sistemin e drejtësisë së kohës, përfshiu dhe rekrutimin e gjyqtarëve,

ndihmësgjyqtarët dhe prokurorët. Qeveria miratoi më 13 gusht 1924 dekretin “Mbi cilësinë e gjyqtarëve dhe emërimet e tyre” i cili parashikonte këto kritere: nënshtetësinë shqiptare, të flisnin mirë gjuhën shqipe, të gëzonin të drejta morale e politike, të ishin të diplomuar në fakultetin e Drejtësisë, të kishin 3 vjet praktikë në drejtësi dhe të zotëronin një gjuhë të huaj europiane. Gjithashtu u morën masa për shkurtimin e burokracive që çonin në zgjatjen e gjyqeve, masa të tjera kundër transferimit të shpeshtë të gjyqtarëve dhe ndërhyrjes së pushtetarëve në çështjet në gjykim. U nxit sigurimi i pavarësisë së gjykatave, gjykimi i shpejtë i çështjeve i bazuar në ligj, në prova të pakontestueshme dhe në bindjen e brendshme të gjyqtarit në mënyrë që të kishte një gjykim sa më të drejtë dhe të paanshëm. Ndërkohë ngarkohej komanda e xhandarmërisë për ekzekutimin i shpejtë të vendimeve.616 Pavarësisht tendencës së qeverisë së Nolit për të ngritur një sistem gjyqësor sa më efikas dhe të pavarur, ekzistenca edhe e gjykatës Politike, ishte një dëshmi e fortë e një sistemi drejtësie të lidhur me politikën. Kjo bënte që parimi i pavarësisë mbi të cilën mbështetej sistemi i drejtësisë të cenohej dhe të ishte kështu, një mangësi e madhe e tij.

Qeveria e Nolit, mori dhe një sërë masash për përmirësimin e shërbimeve publike.

Iu dha kompetenca të plota prefekturave dhe nënprefekturave për ndërtimin e infrastrukturës, rregullimin e qyteteve etj., punë të cilat duhet të realizoheshin nga njerëz kompetentë të fushës. Gjithashtu, për lehtësimin e komunikimit me jashtë, u vu në funksion dhe kablloja telegrafike Durrës-Brindisi si dhe për komunikimin e brendshëm u hap për herë të parë shërbimi telefonik i brendshëm për privatët, pasi më parë ishte vetëm për nevojat shtetërore.617 Ndarja administrative e vendit, mbeti si ajo e mëparshmja në prefektura, nënprefektura, krahinari e katunde. Por, në kuadër të masave të qeverisë për “kursime radikale”, me anë të një qarkoreje të posaçme, autorizoheshin prefekturat “të studionin se cilat nënprefektura krahina mund të suprimoheshin”. Me ndryshimet që u bënë u hoqën krahinat si njësi administrative.618

Në fushën e shëndetësisë qeveria u përpoq që të përmirësonte shërbimin mjekësor

duke e shtrirë në të gjitha zonat e vendit dhe duke luftuar sëmundjen e malaries e cila kishte përhapje shumë të gjerë në krejt popullsinë. Dr. Dundie, një specialist francez në fushën e mjekësisë, ishte angazhuar nga qeveria shqiptare për të luftuar malarien në vend. Ai krijoi selinë në Tiranë.619 Hapi i parë që qeveria e Nolit bëri në përmirësimin e shërbimit mjekësor në vend, ishte rregullimi i situatës me dekretligjin e datës 29.08.1924 i cili parashikonte se: “Çdo bashki të mbante detyrimisht në shërbim një mjek. Rrogën e tij do ta paguante: a) bashkia në qoftë se të ardhurat e saj ishin jo më pak se 7200 fr. ari në vit, b) shteti dhe bashkia për gjysëm, në qoftë se të ardhurat e bashkisë ishin më pak se

615Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, 355. 616 Afrim Krasniqi, Sistemet politike në Shqipëri, 1912-2008 (Tiranë: UFO Press, 2009), 103. 617 H. Veteniku, “Politika e brendshme e qeverisë demokratike…”, f. 136. 618 Z. Brozi, S. Cekani, Disa aspekte.., 81. 619 Raport mbi zhvillimet e fundit të qeverisë shqiptare, 24 gusht 1924, NAMP, 875.00/158

Page 147: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

123

7200 fr. ari, c) shteti me bashkinë ¾ i pari dhe ¼ e dyta, kur të ardhurat e kësaj të fundit ishin më pak se 6000 fr. ari dhe krejtësisht shteti, kur të ardhurat e bashkisë do të ishin më pak se 5000 fr. ari”620 Gjithashtu ai parashikonte shërbimin e detyrueshëm dhe mobilizimin e përgjithshëm të mjekëve që të ushtronin funksionin në Shqipëri. Referuar përmbajtjes së dekretligjit, ai kishte si qëllim, ofrimin e shërbimit shëndetësor në të gjitha zonat, duke bërë të mundur që të përfitonte popullsia e varfër. Ai shmangte dhe përqendrimin e mjekëve vetëm në qendrat e mëdha. Një kujdes të veçantë iu kushtua dhe luftës ndaj sëmundjes së malaries e cila ishte përhapur si epidemi në vend. Aksioni kundër sëmundjes u përhap në të gjitha zonat e prekura, por vëmendje e veçantë iu kushtua shkollave. Gjithashtu, në buxhetin e shtetit ishte përcaktuar një zë i veçantë prej 90 000 fr. ari, për mbulimin e shpenzimeve në luftën kundër kësaj sëmundjeje.621

Pjesë e programit të qeverisë ishin dhe zhvillimi i zgjedhjeve të domosdoshme për

të legjitimuar qeverinë e ardhur me anë të revolucionit. Ndaj kësaj çështjeje kaq thelbësore kishte qëndrime që përplaseshin. Shoqëria “Bashkimi” e cila kishte marrë një zhvillim shumë të madh gjatë kësaj periudhe duke gjetur mbështetje kryesisht tek rinia shqiptare, së bashku me Nolin ishin përkrahës të mendimit që të zhvilloheshin zgjedhjet pasi të realizohej programi i qeverisë. Noli mendonte se zgjedhjet nuk duhej të mbaheshin para pranverës së vitit 1925 sipas tij, “dy pjesët më të rëndësishme të programit, reforma agrare dhe zhdukja e klasës së vjetër sunduese duhej të realizoheshin para zgjedhjeve të përgjithshme”. Ky qëndrim nuk gjeti mbështetje nga konservatorët si dhe nga vetë mbështetësit e Nolit siç ishte “Vatra” dhe Faik Konica të cilët e shikonin zhvillimin e zgjedhjeve si domosdoshmëri për të legjitimuar veten dhe për të shmangur rrezikun e jashtëm.622 Në të vërtetë, Noli nuk e konsideronte problematike mungesën e parlamentit. Madje ai justifikohej me faktin se qeveria e re në katër javët e para kishte bërë balancimin e buxhetit të shtetit vetëm në saje të reformave që kishte ndërmarrë pa praninë e parlamentit. Ndërkohë që qeveria e mëparshme në Parlament nuk kishte marrë miratimin e tij për të bërë kursimet e duhura, por në fakt kishte lënë një deficit financiar prej 7 milion franga ar dhe rroga të papaguara prej 7 muajsh. Ai do të vazhdonte reformat nëpërmjet miratimit të dekretligjeve. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Vreme” të Beogradit ai shprehet: “si të mbarojmë reformat absolute të nevojshme, për të krijuar në Shqipëri një shtet modern, atëherë do të bëjmë zgjedhjet dhe do të mbledhim parlamentin e ri, por jo më parë. Kështu mund të zgjatet mjaft”.623 Në kushtet kur zbatimi i programit ishte shumë i vështirë për t’u realizuar plotësisht, kjo për shkak dhe të kontradiktave të brendshme në qeveri, pretendimi i Nolit për zgjedhje pas zbatimit të gjithë programit, ishte praktikisht i pamundur për t’u finalizuar. Zhvillimi i zgjedhjeve për të legjitimuar qeverinë ishte shumë i rëndësishëm edhe për sigurimin e huasë624 sepse do t’i jepte asaj fuqinë juridike për ta trajtuar si dhe për njohjen nga shtetet e tjera. Duke mos u zhvilluar zgjedhjet, qeveria e re po tregonte një mungesë të theksuar të kulturës juridike, të kulturës së bindjes ndaj ligjit duke mos llogaritur mirë përfitimet që do të vinin në qoftë se do të bëheshin.

620H. Veteniku, “Politika e brendshme e qeverisë demokratike…”, 136. 621Po aty, 132-133. 622 R. Austin. Shtegu i pashkelur…, 113. 623 Gazeta e Korçës, 23 shtator 1924, Deklarata të Imzot Nolit. 624 AMPJ, V. 1924, D. 246, fl. 9

Page 148: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

124

Vetëm në nëntor të viti 1924, doli dekretligji për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Ai parashikonte zgjedhjet me dy raunde: 1) votimi i zgjedhjeve të para për zgjedhjen e zgjedhësve të dytë fillonte më datën 20 dhjetor 2) votimi i zgjedhësve të dytë për deputetë do të zhvillohej me 20 janar të vitit 1925.625

Në lidhje me programin politik dhe reformat e qeverisë së Nolit, shtypi u nda në

dy qëndrime, pro e kundër. Mbështetësi kryesor i programit ishte shoqëria “Bashkimi” dhe këtë e shprehu në mënyrë të vazhdueshme në gazetën e saj me të njëjtin emër. Ajo filloi të dilte pas revolucionit dhe bëri shumë përpjekje për ta popullarizuar programin e qeverisë së Nolit. Ajo shprehu besimin tek kryetarët e opozitës të qeverisë së mëparshme që kishin ardhur tashmë në pushtet për zbatimin e ideve të tyre që kishin shfaqur në Parlamentin Shqiptar. Në një artikull të saj shkruan: “programi i qeverisë së Fan Nolit, përmbledh të gjitha dëshirat dhe aspiracionet e popullit shqiptar. Revolucioni, qeveritarëve të sotëm u dha liri të plotë veprimi. Mos të druhen qeveritarët me përdorë këtë liri. E ta përdorin në atë masë sa lypet për me i çue në vend radikalisht të 20 pikat e programit të tyre.” Nga ana tjetër, gazeta propagandonte si detyrë kryesore largimin e kundërshtarëve të revolucionit.626 Gjithashtu, mbështetje të veçantë kjo gazetë dha ndaj reformës agrare. Ajo e bëri pjesë të programit të saj propagandën për reformën agrare.627 Edhe gazeta e Korçës shkruante me superlativa për kabinetin e kryesuar nga Fan Noli i cili sipas saj kishte në përbërjen e tij persona të cilët ishin provuar në çështjet kombëtare dhe të aftë për detyrën që kishin marrë përsipër. Krahas vlerësimit për kabinetin ajo shkruan për pritshmërinë që kishte ndaj reformave që duhet të ndërmerrte qeveria e re në fushën financiare, administrative etj.628 Padyshim Noli dhe kabineti i tij, kishte dhe mbështetjen e “Vatrës” e cila kishte shpresë që qeveria e re do ta organizonte vendin mbi bazën e rregullave duke e çuar drejt qytetërimit.629 Qeveria e re dukej se gjeti përkrahjen e popullit i cili u tregua i gatshëm për përkrahjen morale e materiale për realizimin e programit qeveritar.630 Edhe gazeta të tjera si “Politika”, “Shqiptari i Amerikës”, “Reforma”, “Drita” shprehën optimizëm dhe përkrahje për programin e qeverisë së Nolit, por me kushtin se nëse nuk do të arrihej të vihej në jetë ky program, ato do të fillonin me kritika ndaj të metave të qeverisë.631

Krahas mbështetjes së qeverisë dhe programit të saj, kishte dhe artikuj të cilët i

kundërviheshin asaj. Disa prej tyre përpiqeshin të vinin në dukje të metat e saj duke qenë aktiv në momentet më delikate të qeverisë dhe duke e bërë përgjegjëse për destabilitetin e krijuar në vend. Për shembull “Gazeta e Korçës” në një artikull, ndër të tjera shkruante “Gafat e qeverisë së sotme po ndjekin njëra tjetrën e po marrin një formë të rrezikshme”.632 Ndërsa gazeta “Shqiptari i Amerikës” kritikonte qeverinë për vazhdimin e ekzistencës së burokracisë në administratë, ndonëse në kohën kur ishin opozitë e kishin kundërshtuar shumë si fenomen në debatet parlamentare. Ajo bënte përgjegjës jo vetëm 625 Gazeta e Korçës, 16 nëntor 1924, Zgjedhjet Parlamentare. 626 Bashkimi, nr. 2, datë 15 korrik 1924, Detyrat e Revolucionit. 627 Bashkimi, nr.1, 8 korrik 1924, Programi ynë. 628 Gazeta e Korçës, 21 qershor 1924, Ç’presim nga qeveri e re. 629 Shqiptari i Amerikës, 15 korrik 1924. 630 Shqipëri e Re, 22 qershor 1924. 631 P. Mëzezi, Vështrim mbi shtypin demokratik …, 26. 632 Gazeta e Korçës, 27 shtator 1924, Gafat e qeverisë dhe zgjedhjet.

Page 149: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

125

qeverinë por, dhe popullin i cili nuk duhej të qëndronte pasiv, por duhej të bashkëpunonte me qeverinë e tij. Artikulli mbyllet me thënien që “Ç’do popull ka qeverinë që meriton”.633 Gjithashtu, gazeta “Koha” duke vënë theksin tek ekonomia që nuk ishte zhvilluar atje ku duhej dhe siç duhej, bënte përgjegjëse mosfunksionimin e qeverisë: “Makina qeveritare zuri të mos punojë me rregull dhe zuri të shkaktojë mos kënaqësinë dhe rënkimin e popullit i cili meqë shpresonte çudira nga i nderi Kabineti i Fan Nolit, dita më ditë zuri ti pakësojë shpresat”.634 Shtypi opozitar ishte aktiv dhe tendencioz ndaj qeverisë duke marrë rolin e zëdhënësit të shpalosjes së mangësive të qeverisë e cila nuk po arrinte të zbatonte programin e saj. Përballë këtij realiteti të përditshëm, qeveria në kundërshtim me programin e saj dhe aspiratat e një qeverisje demokratike, mori masa ndaj sulmeve në shtyp. I tillë ishte rasti i gazetës “Tirana” e cila u ndalua të dilte me vendim të gjyqit ushtarak, për shkak se u padit për “trajtime tendencioze dhe antiqeveritare”.635 Kjo ishte një shenjë dobësie e qeverisë së Qershorit e cila nuk po përballonte dot as presionin e shtypit, duke kaluar në masa të cilat binin në kundërshtim me idealet mbi të cilat ishte ngritur programi i saj demokratik.

633 Shqiptari i Amerikës, 6 shtator 1924, Programi i Qeverisë dhe Populli. 634 Koha, 15 nëntor 1924, Qeveria vazhdon të jetë e shtrenjtë në krundet dhe e lirë në miell. 635 A. Puto, Shqipëria politike..., f.360.

Page 150: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

126

3.3 Diplomacia e qeverisë së Nolit 3.3.1 Çështja e njohjes së qeverisë së Nolit nga Fuqitë e Mëdha dhe marrëdhëniet me shtetet fqinjë.

Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinjë Jugosllavia dhe Greqia, ndoqën me interes ngjarjet e Revolucionit të Qershorit 1924. Qeveria e Fan Nolit në përmbajtjen e programit të saj përfshinte klauzola që kishin si qëllim përmirësimin tërësor të situatës së brendshme në vend, por dhe vendosjen e marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet e veçanërisht me shtetet fqinjë. Në qendër të veprimtarisë diplomatike të qeverisë së Nolit, ishte sigurimi i njohjes së saj nga shtetet e tjera, dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme dhe funksionale me ta. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Fan Noli njoftoi kryeministrat: Herriot (të Francës), Macdonald (të Anglisë), Musolini (të Italisë), Pashiç (Jugosllavi), dhe Papanastasiu (Greqisë) për krijimin e qeverisë së re liberale shqiptare e cila kishte si qëllim t’i jepte Shqipërisë një administratë moderne demokratike. Ai theksonte se qeveria shqiptare do të vazhdonte të ndiqte politikën e miqësisë me të gjitha Fuqitë dhe me shtetet kufitare fqinjë.636 Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme Sulejman Delvina njoftoi përfaqësuesit e huaj të akredituar në Shqipëri mbi formimin e qeverisë së re dhe emërimin e tij si ministër i Punëve të Jashtme. Noli njoftoi më 19 qershor edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Drummond.637

Kërkesës për njohje të qeverisë së Nolit, të gjitha shtetet iu përgjigjën negativisht duke sjellë si rezultat izolimin ndërkombëtar të saj. Ata mbështetën qëndrimin e tyre “zyrtar”, mbi mungesën e legjitimitetit të qeverisë e cila kishte ardhur në pushtet me revolucion dhe jo në mënyrë kushtetuese nëpërmjet zhvillimit të zgjedhjeve. Rolin kryesor në ndjekjen e politikës izoluese ndaj Shqipërisë e luajti Anglia. Noli besonte në vendosjen e marrëdhënieve miqësore me Britaninë. Ky besim i rridhte nga fakti se Britania kishte treguar mbështetje ndaj Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Madje, në një intervistë për Times, Noli deklaronte se: “shqiptarët nuk do të harronin shpejt që pranimi i vendit në Lidhjen e Kombeve i detyrohej kryesisht mbështetjes britanike dhe se Britania arsyetonte ai, ishte në gjendje ta ndihmonte Shqipërinë pa minuar sovranitetin e saj”. Si përkrahës i sistemit parlamentar britanik të qeverisjes, Noli kërkonte të implementonte atë sistem në Shqipëri. Gjithashtu, vlerësimi i tij për Britaninë mbështetej dhe tek rritja e interesimit të saj për Shqipërinë e cila kishte ndihmuar jo vetëm në ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë por dhe kishte konsoliduar rolin e saj në vend.638 Por qëndrimi i Anglisë do të kushtëzohet nga dy faktorë. Së pari, ishte frika britanike për rritje e influencës së Italisë në Shqipëri duke prishur ekuilibrat e vendosur në rajon. Faktori tjetër ishte dhe interesat ekonomikë të Anglisë, ndaj të cilave Zogu kishte premtuar se do t’i mbështeste me prioritet.

Kështu, rritja e vëmendjes britanike ndaj Shqipërisë u lidh me interesat e saj ekonomikë ndaj pasurisë vajgurore në vend. Sondazhet austriake dhe italiane kishin dalë 636 AMPJ, V. 1924, D. 136, f. 1. 637 Arben Puto, Demokracia e Rrethuar. Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme (Tiranë: Shtëpia Botuese Fan Noli, 2010), 19. 638 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 161.

Page 151: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

127

në konkluzionin që në Shqipëri nëntoka kishte shtresa vajgurore. Ky fakt nxiti konkurrencën mes kompanive më të mëdha botërore që operonin në tregun ndërkombëtar siç ishin kompania angleze “Anglo-Persian” dhe ajo amerikane “Standartd Oil”. Çështja e vajgurit kishte fillesat që në vitin 1921 kur shoqëria angleze “Anglo-Persian” kishte lidhur kontratë me qeverinë shqiptare. Në bazë të përmbajtjes së kontratës, kësaj kompanie i vihej në dispozicion një sipërfaqe e vlefshme vajgurore prej 200 000 ha për shfrytëzim. Në shtator të vitit 1923 kontrata u diskutua në Këshillin Kombëtar për miratim, por pati kundërshtime nga opozita. Opozita e kryesuar nga Noli, kërkoi anulimin e kontratës dhe lidhjen e saj me shoqëritë amerikane “Standard Oil” dhe “Sinclair” të cilat sipas tyre ofronin kushte më të favorshme për Shqipërinë.639 Kryesisht opozita “mbrojti pikëpamjen që koncesionet të mos jepeshin në kushte monopoli, që të rritej përqindja e përfitimit në dobi të shtetit shqiptar”.640

Qëndrimi i opozitës në këtë rast, ndikoi në qëndrimin negativ të Britanisë kur ajo

erdhi në pushtet me qeverinë e Qershorit. Qeveria nën kryesinë e Fan Nolit besonte në politikën e "dyerve të hapura", të ndjekura nga Shtetet e Bashkuara dhe kishte vërejtur se ofertat për koncesionin e naftës të bëra nga grupi “Standard Oil” dhe grupi “Sinclair” do të sillnin përfitim më të madh për Shqipërinë se sa ato të bëra nga interesat anglo-persiane.641

Ishte Gurakuqi i cili iu kundërvu më së shumti marrëveshjes me APOC-un* duke

e refuzuar atë në Asamble. Përveç rolit të opozitës e cila ndikoi që kjo marrëveshje të mos ratifikohet, ky rezultat erdhi dhe si mungesë e aftësisë së qeverisë për ta arritur këtë. Pasi, argumenti i tyre në favor të ratifikimit të kontratës për t’i qëndruar besnike marrëveshjeve që ishin ndërmarrë nga qeveritë e mëparshme, ishte i dobët. Krahas kundërshtimeve të brendshme, ndikuan dhe ato të Fuqive të tjera që kishin interesa të ngjashme për Shqipërinë. Kështu, SHBA e quajti të gabuar koncesionin e APOC-ut si një shkelje të parimit të “dyerve të hapura”. Të njëjtën pakënaqësi shfaqi Franca që e konsideronte dhënien e koncesionit të APOC-ut si krijim të një monopoli. Qëndrim të ashpër mbajti dhe Italia.642 Ministri italian në Durrës, Markezi C. Durazzo në telegramin drejtuar Musolinit më 20 shkurt 1923, e informonte atë në lidhje me rrezikun e vendosjes së monopolit të shfrytëzimit të vajgurit në Shqipëri nga shoqëria britanike. Nisur nga kjo, ai sugjeronte që qeveria e Romës, Parisit dhe Uashingtonit të ndërmerrnin masa të përbashkëta në lidhje me qeverinë e Tiranës që të respektonin parimin e “Portave të Hapura”.643 Kështu, doli në pah fakti se interesat ekonomike mbi Shqipërinë nuk ishin vetëm të Anglisë por dhe të fuqive të tjera. Dhënia e koncesionit nuk gjeti mbështetje nga opozita dhe nga qëndrimi i Fuqive që kishin interesat e tyre ekonomike në vend. Kjo nismë nuk u finalizua as më 1924 nga faktori i mungesës së stabilitetit politik në Shqipëri

639 A. Puto, Demokracia e Rrethuar..., 36. 640 Marenglen Verli, “Vështrim në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Europës Perëndimore në vitet 1920-1939”, në Studime Historike, nr. 1-2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë: Tiranë, 2004, 182. 641 The new government and its work, 6 tetor 1924, NAMP 875.00/161 * Shoqëri vajgurore. 642 Robert C. Austin, “Revolucioni i Fan Nolit, nafta dhe bota jashtë Ballkanit”, në: Albanian Institute for international Studies, Shqipëria në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Tiranë 2013, 56. 643 A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane…, 44 - 45.

Page 152: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

128

si dhe nga filozofia politike e qeverisë së re e cila u mundua të gjente zgjidhjen e daljes nga kriza ekonomike duke kërkuar ndihmën e Lidhjes së Kombeve dhe jo nëpërmjet krijimit të një partneriteti ekonomik me njërën nga fuqitë e interesuar.

Rolin kryesor të mbajtjes së pozitës së refuzimit e luajti, përfaqësuesi i Anglisë në

Shqipëri, Aires i cili ishte përfshirë vazhdimisht në punët e brendshme të vendit. Aires kishte përkrahur hapur qeverinë e Zogut dhe e kishte ndihmuar të fitonte mbi opozitën në zgjedhjet e fundit. Ndërsa gjatë kryengritjes kishte luajtur rolin e negociatorit për të kthyer në qeveri organizatorët e kryengritjes. “Ai madje mori rrugën për në Shkodër për t’iu lutur dhe bindur Luigj Gurakuqit të kthehej në Tiranë dhe të bashkëpunonte me qeverinë”.644 Ndërmjetësimi nuk pati sukses. Në raportin e Aires dërguar Foren Ofisit, ai shprehu gjithë mllefin e tij kundër Luigj Gurakuqit duke e paraqitur “si njeri të paguar nga italianët, njeri që vepron kundra interesave të vendit dhe popullit të vet dhe si intrigant të papërmirësueshëm”.645 Durazzo në korrespondencën e tij me Musolinin informonte se ministri anglez Aires kishte dy vjet që ishte në Shqipëri dhe kishte mbështetur gjithmonë Ahmet Zogun, për të cilin kishte kontribuar personalisht për ta shpëtuar nga një pozicion i rrezikshëm në revolucionin e mëparshëm, të marsit 1922. “Dy qeveritë që ishin krijuar në Tiranë, pas tërheqjes formale të Ahmet Zogut nga qeveria, nuk ishin gjë tjetër, veçse vegla në duart e tij. Përveç kësaj, ministri anglez kishte arsye të tjera për t’u angazhuar me themel, siç ka bërë në këto ditë të fundit për qeverinë në pushtet. Kjo qeveri e kryesuar nga Iliaz Vrioni, ishte e lidhur në miqësi personale me britanikun Aires. Vrioni ishte ai që në vitin 1921, firmosi marrëveshjen paraprake, që i jepte eksluzivitetin e kërkimeve për naftë në Shqipëri shoqërisë anglo-persiane. “Myfid Beu, Ministri i Financave kishte hyrë plotësisht në këta muajt e fundit në ujërat angleze dhe mbështetej mbi një grup deputetësh të greqizuar në Gjirokastër, që në zgjedhjet e fundit kishin marrë pjesë krahas qeverisë, në vijim të një ndërhyrje të njohur të këtij “ministri grek” i cili vepron gjithmonë nën frymëzimin direkt të zotit Aires.”646

Gjithashtu, ministri italian në korrespondencën e tij njoftonte që Aires kishte bërë

“mjaft haptazi çdo përpjekje për të përkrahur qeverinë e vjetër duke e nxitur, si fillim për një shtypje të egër të kryengritjes dhe pastaj për një qëndresë deri në pikën e fundit”.647 Në diskutimet që Aires bënte me përfaqësuesit diplomatikë italianë dhe në raportet që dërgonte në Britani ai përshkruante situatën e Shqipërisë me nota negative dhe pesimiste. Në një bisedë me përfaqësuesin italian për gjendjen kritike në Shqipëri, ai e shikon Zogun si të vetmen garanci stabiliteti politik të vendit. Por, në kushtet kur ai ishte larguar, si të vetmen zgjidhje për situatën shikonte dhënien e një huaje Shqipërisë nga Fuqitë e cila duhej të kontrollohej nga njerëz kompetentë të shteteve neutrale si p.sh. Danimarka.648 Pra, Aires e shtronte problemin e zgjidhjes të situatës së Shqipërisë në

644 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 163. 645 Zhivko Avramovski, “Qëndrimi i Anglisë ndaj qeverisë së Fan Nolit në Shqipëri në vitin 1924”, në Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Historike II-1972, Prishtinë: Rilindja, 1974, 162-163. 646 Documenti Diplomatici Italiani (më tej: DDI), Ministero degli Affari Esteri, Roma: Istituto Poligrafico Dello Stato, Settima serie: 1922-1935, Volume (më tej: Vol), lll, dokumenti numër (më tej: d. nr) d, 246, faqe (më tej:f). 147-149, Telegram i Durazzos dërguar Musolinit, 8 qershor 1924. 647 DDI, Seria 7, Vol.lll, d. nr. 243, f. 146, Telegram i Durazzos dërguar Musolinit, 7 qershor 1924 648 DDI, Seria 7, Vol.lll, d. nr. 262, f. 155-157, Telegram i Durazzos dërguar Musolinit, 14 qershor 1924

Page 153: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

129

rang ndërkombëtar. Ai nuk e priti me optimizëm ardhjen e qeverisë së re, dhe roli i tij ishte kryesor në përcaktimin e politikës britanike ndaj Shqipërisë.

Duke parë politikën që ndiqte Aires, Noli e shikonte atë si mbështetës të Zogut. Në të vërtetë antipatia për njëri-tjetrin kalonte dhe në nivel personal. Sipas një diplomati amerikan Aires ishte shprehur shpesh se “Noli duhet varur”, ndërsa Noli u ishte lutur miqve të tij se “Kur ta takoni z. Aires jepini një grusht për mua”.649 Krahas diplomatëve italianë edhe ata amerikanë e cilësuan Aires-in si person me ndikim shumë të madh tek Ahmet Zogu.650 Qeveria e Nolit më 18 qershor 1924 udhëzoi Mehmet Konicën që të përcillte mesazhin në Forin Ofis se duke u nisur nga qëndrimi i tij i cili ishte kundër qeverisë së re dhe kishte bërë përpjekje kundër ardhjes në pushtet të saj dhe meqenëse “ka humbur të gjitha simpatitë, ai nuk është më person i përshtatshëm për të forcuar lidhjet e miqësisë që bashkojnë të dy vendet”. Duke vlerësuar reagimin e Britanisë që pasoi pas dërgimit të kësaj letre, kjo kërkesë ishte një hap i nxituar i qeverisë shqiptare. Kështu, “ministri shqiptar në Londër raportoi në Tiranë se Z. MacDonald ose më mirë Forin Ofis, përfitoi nga ajo letër për të shfaqur në mënyrë brutale zemërimin që ndjen kundër qeverisë shqiptare”.651

Ministri shqiptar Mehmet Konica bëri disa përpjekje pranë Forin Ofisi-it për të

siguruar njohjen e qeverisë së Qershorit nga shteti britanik. Më 3 korrik ai i shkruan kryeministrit britanik MakDonald mbi përpjekjet e tij ditët e fundit për të siguruar një takim personal me të në mënyrë që t’i komunikonte drejtpërdrejtë mesazhin e Nolit.652 Konica, në përpjekjet e tij të para për këtë çështje, mori si përgjigje se “pritej mendimi i përfaqësuesit anglez në Shqipëri”653. Kjo nuk ishte aspak optimiste si përgjigje duke qenë se qeveria shqiptare ishte njohur me qëndrimin kundërshtues të përfaqësuesit anglez Aires. Edhe pas largimit të tij nga Shqipëria, vazhduan raportet kundër njohjes së qeverisë nga zëvendësi i tij Parr. Përfaqësuesin britanik e shqetësonte vendimi i qeverisë për të marrë masa të ashpra ndaj kundërshtarëve duke ngritur gjyqin politik. Këtë ai e paraqiste me tone mjaft alarmante pranë Forin Ofisi-t duke e konsideruar sekuestrimin e pasurisë së tyre si një element ekstremist të saj. Parr në takimin me Xhafer Vilën i cili ishte përfaqësues i Ministrisë së Jashtme shpreh pakënaqësinë e qeverisë së tij ndaj krijimit të gjyqit politik, madje ai arriti të shprehej për Nolin si “njeri me kulturë dhe me edukatë, vegël të elementëve ekstremistë që nuk janë në gjendje të kuptojnë rreziqet që rrethojnë Shqipërinë”.654 Sipas tij, një qeveri që i kishte deklaruar botës, shpalljen e demokracisë dhe liberalizmit, nuk duhej të vepronte në kundërshtim me këto parime.655 Me këtë deklaratë të Parr, kuptohet jo vetëm mungesa e konsideratës që kishte ndaj Nolit dhe politikës së tij, por dhe mungesa e shpresës për njohjen e qeverisë së Qershorit nga Britania.

649 R. Austin, “Revolucioni i Fan Nolit, nafta …”, 50. 650 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 163. 651 P. Milo, Politika e Jashtme …, 610-611. 652 AQSH, F. 251, V. 1924, D. 140, f. 10. 653 AMPJ, V. 1924, D. 136, f. 22, Raport i Mehmet Konicës për Sulejman Delvinën. 654 A. Puto, Demokracia e Rrethuar..., 38 - 39 655 AMPJ, V. 1924, D. 140, f.12.

Page 154: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

130

Përfaqësuesi britanik Parr vazhdonte të raportonte mbi problemet që ekzistonin, mbi thashethemet që Zogu vazhdonte të kishte influencë dhe përparonte drejt Dibrës, mbi konfliktet midis kryengritësve duke paraqitur një situatë të destabilizuar të qeverisë dhe kontrollit të saj në vend. Nga ana tjetër, Aires në takimin me ministrin anglez në Shqipëri, Harrold Nikolsonin i tha se duhej shtyrë njohja e qeverisë derisa të sigurohej se ajo do të kishte baza të forta kushtetuese dhe nuk do bënte reprezalje. Ai e informoi mbi lirimin e atentatorit të Zogut, Beqir Valterin dhe mbi ekzistencën e agjendave italianë mes revolucionarëve.656 Ndërkohë Parr, njoftonte në FO më 23 qershor që “... është e pamundur që të thuhet në këtë moment që qeveria revolucionare ka kontroll efektiv mbi vendin dhe ndjenjat kundër saj duken se rriten. Me sa kuptoj ato nuk do ta thërrasin parlamentin”. Nisur nga informacioni që i vinte, Nikolson del në konkluzione se qeveria e re nuk kishte vendosur autoritetin e saj në vend dhe se duhej të prisnin për njohjen e saj derisa të shin të bindur se ajo do të sillej si një qeveri e civilizuar.657 Shumë shpejt, Britania u shpreh mbi mosnjohjen e qeverisë së re, mbështetur mbi argumentin se “qeveria britanike ka si parim të mos njohë menjëherë qeveritë që vinë në fuqi me dhunë”.658 Parr më 4 korrik, i komunikoi Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Xhafer Vila se për momentin qeveria angleze nuk do të njihte qeverinë shqiptare derisa të konsolidohej nëpërmjet zgjedhjeve.659 Kjo ishte arsyeja mbi të cilën do të mbështeteshin dhe Fuqitë e tjera dhe shtete fqinjë për të mos njohur qeverinë e Nolit.

Rëndësia për njohjen e qeverisë nga ana e Britanisë ishte e lidhur dhe me

qëndrimin që do të kishin shtetet e tjera, këtë e kuptonte mjaft mirë Noli. Për këtë arsye ai vendosi të bënte një përçapje personale duke takuar vetë përfaqësuesin e Britanisë, Parr. Sipas raportit që Parri i kishte bërë Forein Ofisit kuptohet se Noli kishte bërë përpjekje për t’i ndryshuar mendimin mbi qeverinë e re. Në vazhdim të këtyre përpjekjeve Noli ishte shprehur se qeveria do të ratifikonte koncesionet vajgurore në favor të shoqërisë “Anglo-Persian”.660 Në lidhje me këtë, Aires e shikonte njohjen e qeverisë si një mundësi të mirë për interesat tregtare britanike në Shqipëri. Por, nuk kishte asnjë shenjë për ta mbështetur këtë variant.661

Ndërsa në lidhje me gjyqet politike, Noli kishte thënë se ajo pikë e programit nuk

do të kishte zbatim në praktikë, kishte vetëm karakter deklarativ. Pavarësisht përpjekjes që bëri Noli, nuk arriti rezultatin që ai shpresonte, përkundrazi Forein Ofis krijoi bindjen mbi pozitat e dobëta të qeverisë së re të Qershorit.662 Madje, Parr raportonte se: “Besoj se dëshira e fortë e peshkopit, që me mua të vërë kontakt brenda një kohe, sa të jetë e mundur më immediate, është shenjë e pasigurisë së tij të përgjithshme për të ardhmen. Në çdo anë, njerëz të gjitha rangjeve, me lidhje të ngushta apo pa e njohur situatën politike, janë të bindur se grindjet e brendshme dhe armiqtë e jashtëm kanë për t’i ndërprerë jetën kësaj qeverie brenda disa javësh. Këtë mund ta zëvendësojë diktatura ushtarake apo 656 P. Milo, Politika e Jashtme…, 611-612. 657 P. Teli (Dibra), Shqipëria dhe diplomacia angleze …., 247. 658 AMPJ, V.1924, D. 140, f. 13. 659 P. Milo, Politika e jashtme…, 612-613. 660 A. Puto, Demokracia e rrethuar…, 40. 661 Pranvera Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në Shqipëri në vështrimin e diplomacisë angleze”, në Studime Historike, nr, 1-2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë: Tiranë, 2004, 54. 662 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 40.

Page 155: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

131

ndonjë qeveri tjetër me drejtim të njëjtë, ose ka për t’u kthyer në pushtet qeveria që pak më parë u mposht. Përkitazi me këtë ka shumë mendime. Ekziston një pajtueshmëri e plotë vetëm sa i përket faktit që kjo qeveri ka për t’u ndërruar”.663

Megjithatë përpjekja për njohje vazhdoi më tej. Me udhëzimin e Nolit, Mehmet

Konica kërkoi takim me kryeministrin MacDonaldin për t’i parashtruar më mirë programin e qeverisë. Forin Ofisi iu përgjigj se për shkak të agjendës të kryeministrit çdo komunikim duhej bërë me shkrim. Në letrën e dërguar nga Konica, pohohej se “njohja e menjëhershme e Britanisë së Madhe do të kishte rëndësi të madhe në zbatimin e reformave sociale dhe ekonomike, ndërsa mosnjohja do të ishte armë e rrezikshme në duart e feudalëve të tërbuar dhe një inkurajim indirekt i tyre për t’u përpjekur që të ktheheshin në pushtet”. Gjithashtu në letër denoncohej dhe qëndrimi i Aires-it kundër qeverisë. Akuza për të vinte direkt nga Noli i cili kishte shpresë që duke qenë se MacDonald kishte simpati për të majtën do ta merrte në konsideratë shqetësimin e Nolit dhe do të zëvendësonte Airesin me dikë tjetër. Por dhe kjo përpjekje e Nolit dështoi pasi akuzat e tij nuk u mirëpritën. Kjo vihet re në përgjigjen që merr Konica nga kryeministri MacDonald më 30 korrik. Mbi akuzat ndaj Aires, shkruante se “përfaqësuesit e huaj të akredituar në oborrin e Shën Xheimsit nuk janë të lirë të përcjellin deklarata lidhur me sjelljen e të dërguarve të Madhërisë së Tij jashtë vendit veçse me udhëzimin e qeverive të tyre”.664

Forein Office udhëzonte përfaqësuesin diplomatik në Durrës se HMG nuk do

largohej nga precedentët në këtë çështje, meqenëse qeveria kishte ardhur në fuqi nëpërmjet dhunës dhe kishte ndërmarrë masa reprezalje kundër ish qeveritarëve. “Në qoftë se juve ju bëhet presion i mëtejshëm nga qeveria shqiptare, ju duhet t’i informoni ato, se derisa qeveria e Britanisë së Madhe të jetë e kënaqur nga disa shprehje të qarta të vullnetit kombëtar dhe të konstatojë se qeveria shqiptare gëzon besimin e vendit, ju nuk jeni të autorizuar të akordoni njohjen formale të qeverisë së Britanisë së Madhe, por jeni të autorizuar të përfundoni me ta vetëm çështje rutinë, sipas nevojës”.665 Për shprehjen e vullnetit kombëtar, qeveria britanike nënkuptonte zhvillimin e zgjedhjeve që qeveria e re po nguronte t’i bënte. Ky qëndrim i Britanisë do të adaptohej dhe nga shtetet e tjera, të cilat iu përmbajtën të njëjtit argument por i parashtruar në mënyra të ndryshme.

Qeveria e re, dukej se kishte shpresa të mëdha në njohjen e saj nga qeveria

italiane. Ajo kërkoi mbështetjen e saj përpara fillimit të kryengritjes, kur ishte opozitë. Fan Noli si kryetari i opozitës që më 26 maj 1924 në letrën dërguar ministrit të Italisë Markezi Durazzo e informon atë për lëvizjen që do të zhvillohej në Shqipëri për të rrezuar qeverinë në pushtet e cila nuk kishte lënë alternativë tjetër, sipas tij. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje sqaronte Noli, ishte që t’i jepte Shqipërisë një qeveri shqiptare me një drejtim politik të vetin, që nuk do të lejonte ndërhyrjen ballkanike. Ai theksonte se politika e qeverisë aktuale ishte shkatërruese nga pikëpamja e marrëdhënieve me jashtë dhe përçarëse nga pikëpamja e brendshme. Konflikti mendonte se nuk do të zgjaste, përderisa kishin në anën e tyre opinionin publik dhe pothuajse komplet ushtrinë e

663 Zh. Avramovski, “Qëndrimi i Anglisë….” 172. 664 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 168. 665 P. Teli (Dibra), Shqipëria…, 248.

Page 156: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

132

xhandarmërinë. Përballë argumentit të pakundërshtueshëm të forcës superiore, kundërshtarët e tyre do të përkuleshin për një kohë të shkurtër. Por, Noli kërkonte ndërhyrjen italiane në rast se do të bënin rezistencë me forca të parregullta, duke e zvarritur vendin drejt një lufte civile. Nëse konflikti do të zgjaste, ai shprehte frikën se fqinjët të cilët qëndronin gjithmonë në pritë, mund të përfitonin për të krijuar trazira dhe për të përgatitur pushtimin e veriut dhe të jugut të Shqipërisë. Përpara këtij rreziku, Noli në emër të interesave të përbashkëta, dhe konsolidimit të mëtejshëm të raporteve midis dy vendeve, kërkonte që qeveria italiane të ndërhynte pranë fqinjëve në mënyrë që ata të mos përfshiheshin në punët e brendshme të Shqipërisë.666

Italia u tregua e gatshme të mbështeste kërkesën e Nolit, pasi Musolini “u dha

mesazhe të qarta Beogradit dhe Athinës se një ndërhyrje e tyre në punët e brendshme të Shqipërisë do të vlerësohej si akt jo miqësor ndaj Italisë”.667 Në përgjigje të mesazheve nga Italia Ninçiç, ministri i Jashtëm i Jugosllavisë, deklaronte se qëllimi i politikës jugosllave ishte që të mos ndërmerrej asnjë hap që mund të pengonte zhvillimin e një Shqipërie të pavarur. Ai e quante situatën e krijuar si një çështje të brendshme shqiptare. Ninçiç shtonte se kjo deklaratë ishte në përputhje me pikëpamjen italiane. Nga ana tjetër, Ninçiç ishte siguruar nga ministri italian Bodrero në Beograd se politika italiane ishte e orientuar drejt ruajtjes së paqes dhe respektit mes kombeve. Ai e kishte mirëpritur këtë pohim.668 Në të vërtetë kjo deklaratë e Ninçiç binte ndesh me veprimet konkrete që ndërmerrte përfaqësuesi i tyre në Shqipëri. Sipas raportimeve të ministrit italian në Durrës, Durrazo më 7 qershor 1924, ministri anglez, i pasuar nga përfaqësuesit grek dhe jugosllav kishin bërë hapur çdo përpjekje, për të mbështetur qeverinë, duke inkurajuar fillimisht shtypjen e ashpër dhe pastaj një rezistencë me fund të hidhur. Kjo shpjegohet me faktet që, të tre përfaqësuesit, për arsye të ndryshme kishin bërë lojën më të mirë me qeverinë aktuale dhe sipas këtij qëndrimi të tyre, do ta kishin mjaft keq marrëdhënien me udhëheqësit e rinj.669 Megjithatë, të dyja palët ranë dakord të bënin një deklaratë publike që shprehte pikëpamjet e përbashkëta të dy qeverive në lidhjen me situatën në Shqipëri: “Qeveria italiane dhe qeveria serbo-kroate-sllovene kanë patur një shkëmbim të afërt pikëpamjesh për situatën në Shqipëri dhe kanë konstatuar marrëveshje të plotë në lidhje me pikëpamjet respektive, në kuptimin që qëllimi i politikës tyre është që të mos ndërhynë për të penguar zhvillimin e një Shqipërie të pavarur. Ata e konsiderojnë luftën e brendshme në Shqipëri si një çështje të brendshme shqiptare”. Rëndësia e kësaj deklarate sipas Ninçiç qëndronte jo vetëm në frenimin e shtypit të opozitës që akuzonte Italinë se “ka provokuar çrregullimet aktuale në Shqipëri” por, duke mbajtur parasysh që nga kjo dëshmi publike

666 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 222, f. 125-126, Telegram i Fan Nolit drejtuar ministrit italjan M. Durazzo, 26 maj 1924 667 P. Milo, Politika e jashtme…, 607. 668 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 236, f. 143, Ministri në Beograd Bodrero drejtuar, Kryetarit të Këshillit të Misnitrave dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Musolinit, 5 qershor 1924. 669DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 243, f. 146, Telegram i Ministrit Italjan në Durrës Z. Durrazo drejtuar Musolinit, 7 qershor 1924.

Page 157: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

133

për një çështje kaq delikate, do të vinte dhe rritja e prestigjit të politikës së jashtme të dy vendeve përballë të gjitha kancelarive të huaja.670 Në fillim, dukej se qeveria italiane kishte tendencën për njohjen e qeverisë së Qershorit. Kjo kuptohej për shkak të raportimeve që bënte ministri italian Durazzo i cili kishte mbështetur qeverinë e re që në fazën kur ishte organizuar lëvizja e Qershorit. Ai shprehej me optimizëm për kryengritësit të cilët do të krijonin në Tiranë një shtet të ri, me shpresën që mund ta bënin shtet të së drejtës edhe nga pikëpamja ndërkombëtare. Më tej ai parashikonte se nga vijimësia e qëndrimeve të mbajtura gjatë konfliktit të fundit prej përfaqësisë italiane në Shqipëri, drejtuesit e rinj do të silleshin ndaj tyre me mirësjellje dhe besim.671 Durazzo shprehte dakordësinë se njerëzit e ardhur në pushtet, kushdo qofshin ata, duhej të liheshin të lirë që të realizonin eksperiencën e tyre dhe, nëse do të ishte e mundur, edhe të ndihmoheshin. Nëse kjo eksperiencë, do të rezultonte sipas tij e pasuksesshme, madje deri në atë pikë saqë Shqipëria do të binte në një anarki të paqëndrueshme, atëherë do të kishte gjithmonë kohë për të përcaktuar zgjidhjet. Edhe pse, ato mund të ishin mjaft të vështira për të gjithë shtetet e interesuara drejtpërdrejt dhe të rrezikshme për paqen adriatike dhe ballkanike. 672 Më 19 qershor 1924, Durazzo i telegrafonte Musolinit duke propozuar që “qeveria italiane të kapërcente mbi diskutimet e stërholluara të së drejtës kushtetuese, që shtronte një ndërrim i tillë qeverie dhe të merrte iniciativën për të hyrë menjëherë në marrëdhënie zyrtare”.673 Ky propozim ishte për njohjen de jure të qeverisë nga Italia. Sipas Durazzos ishte në interesin politik të Italisë, vendosja e marrëdhënieve zyrtare me qeverinë e re shqiptare.674 Ai i shkruante ministrit të Jashtëm, Sulejman Delvina se “ishte i gatshëm të hynte në marrëdhënie zyrtare me shkëlqesinë e tij”675, duke deklaruar kështu, njohjen e qeverisë së re676. I ndikuar nga qëndrimi i përfaqësuesit të Italisë në Shqipëri, duket se dhe Musolini mbajti një qëndrim që jepte optimizëm për njohjen e qeverisë së Nolit. Megjithatë, në të vërtetë nuk përcaktoi qartë në mënyrë të prerë vendimin për njohjen e qeverisë së re. Në telegramin që ai i dërgon Nolit shprehet: “E falenderoj Shkëlqesinë Tuaj për ngutjen e sjellshme, me të cilën kini dashur që të më bëni të njohur, se jeni ngarkuar prej të ashtuquajturit Këshilli i Lartë i Regjencës, të formoni një qeveri të re shqiptare. Duke ndjekur me kënaqësi synimet e politikës së përgjithshme miqësore dhe të fqinjësisë së mirë me shtetet kufitare, manifestuar nga Shkëlqesia Juaj, duke interpretuar në mënyrë fisnike ndjenjat e këtij populli, Ju lutem të pranoni shprehjen e ndjenjave më të sinqerta që unë formuloj, dhe në emër të qeverisë mbretërore, për të mirën e Shqipërisë, detyra e lartë e së cilës është siguria se Italia do të vazhdojë, si në të kaluarën, 670 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 244, f. 146-147, Telegram i të ngarkuarit me punë në Beograd, Sola, Kryetarit të Këshillit të Ministrave e Ministrit të Punëve të Jashtme Musolini, 7 qershor 1924. 671 DDI,Seria 7, Vol III, d.nr. 246, f. 147-149, Telegram i ministrit në Durrës Z. Durazo, Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Musolini, 8 qeshor 1924. 672 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 262, f. 155-157, Telegram i ministrit në Durrës Z. Durazo, Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Musolini, 14 qeshor 1924. 673 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 2 2. 674 P. Milo, Politika e jashtme …, 608. 675 AMPJ, V. 1924, D. 129, f. 49, Telegram i ministrit italian në Durrës Z. Durrazo drejtuar Sylejman Delvinës, Ministër i Punëve të Jashtme me 20 qershor 1924 676 AMPJ, V. 1924, D. 140, f. 17.

Page 158: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

134

të japë të gjithë kontributin e saj për zhvillimin paqësor të popullit mik dhe fqinj. Më jepet rasti t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj konsideratën më të lartë”.677 Musolini dha këtë përgjigje duke qenë se nuk ishte i qartë për qëndrimin e fuqive të tjera ndaj qeverisë së Nolit si dhe nuk donte të veçohej totalisht nga aleatët. Në këto kushte, krahas telegramit dërguar Fan Nolit më 21 qershor, Musolini njofton dhe Duracon se përgjigjja që i ishte kthyer Fan Nolit nuk duhej interpretuar si “njohje formale të Qeverisë së re, duke qenë të qartë në qëndrimet tona për mosndërhyrje në çështjet e brendshme të Shqipërisë. E kjo do të mund të konsiderohet përfundimtare, nëse nuk do të kishte arsye serioze të kundërta me qëndrimin e qeverive të tjera aleate”.678 Ky pozicionim i dyzuar i Musolinit mbi njohjen e qeverisë së Nolit duket se ishte i ndikuar dhe nga qëndrimi i Beogradit. Përfaqësuesi italian në Beograd, Sola në takimin me Ninçiç i kishte transmetuar mesazhin se do të ishte e papëlqyer zvarritja e njohjes së Shqipërisë nga vendet e tjera. Ai ishte përgjigjur se “si Franca edhe Anglia nuk çfaqin asnjë lloj nxitimi. Ai e gjykonte të nevojshme dhe gjithashtu veprim të kujdesshëm një periudhë të shkurtër pritje. Sipas mënyrës së tij të shikimit të situatës shqiptare, “nuk do të veprohet shpejt në njohjen e qeverisë së re. Karshi Fan Nolit ai do të ruante një qëndrim dashamirës pritës”. Më tej, Ninçiç vazhdoi duke theksuar se ishte e rëndësishme që Italia dhe Jugosllavia të vazhdonin me politikën e ndjekur që kishte dhënë frute të mira. Nënkuptohej kështu, kërkesa për një qëndrim të përbashkët mbi mosnjohjen e menjëhershme të qeverisë së Nolit. Ai nuk shprehu kundërshtime nëse njohja nga Italia vinte para asaj jugosllave. Pavarësisht kësaj, Ninçiç do ta vlerësonte, nëse vendimi i qeverisë italiane do të merrej, pas një shkëmbimi pikëpamjesh me qeverinë serbo-kroato-sllovene. 679

Si përfundim mund të thuhet se qeveria italiane kishte qëllimin dhe tendencën për njohjen e qeverisë së Nolit. Kjo për disa arsye: së pari që në fillimet e organizimit të lëvizjes së qershorit, ajo ishte përkrahëse e krahut të opozitës që erdhi në pushtet. Nga korrespondenca e pasqyruar në dokumentet diplomatike italiane del qartë simpatia për grupin e opozitës si garanci më e madhe për mbështetjen e interesave italiane në vend. Qeveria italiane nuk e konsideronte Zogun të përshtatshëm politikisht për vendin për shkak se ai nuk jepte garanci të mjaftueshme për përmbushjen e interesave të Italisë e cila synonte të siguronte në Shqipëri pozita parësore.680 Së dyti, nga korrespondenca me ministrin italian në Durrës, Durazzo dhe përfaqësisë diplomatike shqiptare, shprehet qartë njohja zyrtare e qeverisë së Nolit nga qeveria italiane. Së treti, përgjigjja e Musolinit drejtuar Nolit mbi kërkesën e tij për njohjen e qeverisë, duke u nisur nga notat optimiste që ajo mbante linte shteg për t’u interpretuar si njohje e qeverisë së Nolit. Së katërti, opinioni publik italian i pasqyruar në shtypin e kohës ishte pro lëvizjes së qershorit dhe qeverisë së dalë prej saj. Ky qëndrim lidhet me faktin se në Itali ishte formuar mendimi se në Shqipëri po krijohej një forcë politike proitaliane. Këtë e përforconte dhe letra

677 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 306, f. 179, Telegram i Mosolinit drejtuar Nolit, 21 qersho 1924;AMPJ, V. 1924, D. 529, f.1, AMPJ, V. 1924, D. 136, f. 7 Gazta “Drita”, 21 qershor 1924 678 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 305, f. 178-179, Tlegram i Mosolinit drejtuar Durazzo, 21 qersho 1924 679 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 336, f. 195, Telegram i përfaqësuesit italian në Beograd, Sola drejtuar Musolinit, 25 qersho 1924. 680 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 21.

Page 159: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

135

dërguar Musolinit nga Noli në fillimin e organizimit të lëvizjes së Qershorit.681 Gjithashtu dhe raportimet që bënte përfaqësuesi shqiptar në Itali, T. Mborja, tregonte për komentet pozitive që kishte bërë shtypi italian ndaj lëvizjes së Qershorit dhe programit të qeverisë së saj. Opinioni publik italian simpatizonte Lëvizjen Kombëtare Shqiptare sepse “nacionalistët sipas tyre kishin si qëllim të mbronin integritetin dhe pavarësinë e vendit të tyre”.682 Në këto rrethana, qeveria e Nolit krijoi keqkuptimin mbi njohjen nga ana e Italisë. Madje, ajo i dërgoi telegram legatave shqiptare në Londër, Paris, Romë, Beograd, Athinë dhe Gjenevë me anë të së cilit njoftonte njohjen e qeverisë së re shqiptare nga qeveria italiane. 683

Megjithatë, Italia nuk qëndroi gjatë pro njohjes së qeverisë së Noli. Njoftimi i

Durazzos mbi njohjen de jure dhe de facto pa asnjë rezervë, u pasua më pas nga njoftimi i dytë që përgënjeshtronte të parin i cili theksonte që nuk ishte njohje de jure684. Gjithashtu, në takimin që pati Musolini me përfaqësuesin shqiptar Tefik Mborja, kundrejt ndihmës që kërkonte Shqipëria për zgjidhjen e çështjeve kufitare në veri dhe në jug të saj, pala italiane kërkonte nënshkrimin e një pakti të veçantë miqësie. Nëpërmjet këtij pakti, Italia do të fitonte pozita protektore ndaj Shqipërisë dhe kjo do ta ndihmonte për të realizuar më lehtë qëllimet që ajo kishte. Por, në takimin e tetorit 1924 midis Nolit dhe Musolinit nuk u ra dakord për një marrëveshje të tillë. Në këtë takim, Noli shkoi bashkë me Luigj Gurakuqin dhe krahas mbështetjes për çështjen e kufijve, ishte kërkuar dhe ndihma financiare nëpërmjet miratimit të një huaje. Musolini hodhi poshtë kërkesat e Nolit duke shprehur zhgënjimin e tij për nxjerrjen e sekretit lidhur me propozimin e aleancës midis dy vendeve.685 Qëndrimi i Nolit ishte i palëkundur për moszbatimin e kërkesës për një pakt politik, “ai i kuptonte qartë qëllimet e Italisë për të fituar kontroll më të madh mbi vendin e tij dhe gjatë gjashtë muajve që ishte në pushtet, ai qëndronte i palëkundur në refuzimin e kërkesave të Italisë”.686 Një pakt i tillë, do të çonte në humbjen e pavarësisë kombëtare. Italia tërhoqi mbështetjen ndaj qeverisë së Nolit, por jo interesat e saj ndaj Shqipërisë687, sepse ajo duke pasur parasysh pamundësinë e ndarjes së Shqipërisë, e përqendroi politikën e saj në depërtimin ekonomik.688

Në lidhje me çështjen e njohjes së qeverisë së Nolit, diplomacia franceze mbajti

një qëndrim më të zbutur. Kryeministri francez, Heriot në përgjigjen që i ktheu Fan Nolit për njohjen e qeverisë së re, duke shprehur urimet dhe përgëzimet nga ana e tyre deklaronte dhe gatishmërinë e Francës për mbështetjen morale ndaj përpjekjeve për konsolidimin e unitetit të Shqipërisë dhe mbajtjen e marrëdhënieve miqësore me fqinjët dhe shtetet e tjera.689 Gjithashtu, i ngarkuari me punë i legatës shqiptare në Paris, kur u

681Po aty, f. 21. 682 AMPJ, V. 1924, D. 140, f. 26. 683 Po aty, f. 9, Telegram i qeverisë së Fan Nolit, dërguar legatave shqiptare mbi njohjen e qeverisë shqiptare nga ajo italiane. 684 B. Xhafa, Historia e Shqipërisë…, 358. 685 A. Puto, Shqipëria politike …, 366. 686 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 179. 687 Esilda Luku, Diplomacia evropiane ndaj Shqipërisë ndërmjet dy Konferencave të Paqes 1919-1946, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2015, 165. 688 The new govermet and its work, 6 tetor 1924, NAMP 875.00/161 689 AMPJ, V. 1924, D. 129, f.26; AMPJ, V. 1924, D. 140, f.5.

Page 160: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

136

paraqit në Ke d’Orse mori si përgjigje “që çështja e njohjes duhej të konsiderohej e zgjidhur në sens pozitiv me telegramin e Herriotit dërguar Nolit”690. Kjo përgjigje nga qeveria e Nolit u interpretua si njohje zyrtare nga ana e qeverisë së Francës. Nuk vonoi shumë dhe filluan të vinin lajme nga Londra mbi bashkërendimin e qëndrimit me Francën në lidhje me këtë çështje. I ndodhur përpara kësaj situate, Mehmet Konica i cili ishte ministër njëkohësisht në Londër dhe në Paris, u takua me zëvendësdrejtorin e çështjeve politike nga i cili mori pohimin se “çështja e njohjes nuk është shtruar fare nga Franca, përderisa qeveria e tanishme e kryesuar nga imzot Fan Noli e ka marrë pushtetin nga Këshilli i Regjencës dhe se pavarësisht nga kryengritja, ajo është formuar në mënyrë të rregullt. Vetë telegrami i Herriot drejtuar Nolit nuk kishte tjetër kuptim veçse qeveria franceze e njeh zyrtarisht qeverinë tuaj”.691 Edhe ambasadori italian në Paris, Avecana, konfirmon këtë qëndrim të Francës. Ai shprehet në korrespodencën me Regjentin e Legatës Italiane, Marchehtti se Ministria e Jashtme e Francës më ka konfirmuar sot se qeveria franceze nuk do të depozitojë në asnjë akt njohjen formale të qeverisë së re shqiptare, duke e trajtuar si një ndërrim të thjeshtë të kabinetit”.692 Ndërsa në lidhje me bashkërendimin e qëndrimeve mes Francës dhe Anglisë, në raportimin që bëri Mehmet Konica drejtuar Sulejman Delvinës rezulton se ky pretendim i palës shqiptare nuk u pranua. Madje sipas përfaqësuesit francez, ishte qeveria franceze në pritje të reagimit të Anglisë pasi ajo i kishte bërë të njohur qëndrimin diplomatik të saj kundrejt qeverisë së re shqiptare.693

Pavarësisht deklaratave, nuk pati një bashkërendim mes qëndrimit të qeverisë dhe

përfaqësuesit të tyre në Shqipëri. Begen Bijkok vazhdonte të mbante raport jo zyrtar me qeverinë e Nolit, sa kohë nuk pranoi të hynte në marrëdhënie zyrtare me të. Madje në takimin që Bijkok pati me Parr shprehu vlerësime negative për situatën në vend. Ai e cilësoi lëvizjen e Qershorit si vepër të italianëve. Por pas disa ditëve, duke u nisur nga përgjigjja që Herriot i dha Nolit, ai u tërhoq nga deklaratat e tij që i kishte bërë përfaqësuesit britanik. Bijkok nuk ndryshoi qëndrim edhe pasi Ke d’Orsej i kërkoi atij që të mos ngrinte çështjen e njohjes së qeverisë së Nolit, por të vazhdonte me të njëjtat marrëdhënie që kishte mbajtur me qeveritë e mëparshme.694 Sipas raportimeve të konsullatës së Firencës në Itali pranë Departamentit të Shtetit, politika e Francës kundrejt Shqipërisë ishte orientuar nga fakti se ajo kishte dhënë mbështetjen e saj për programin politik të Jugosllavisë, i cili ishte me interes të madh për të, pavarësisht dëshirës për një shtet të pavarur shqiptar si një mur kundër zgjerimit politik dhe ekonomik në lindje të Italisë.695

Si përfundim, qëndrimi i Francës kundrejt njohjes së qeverisë së Nolit në thelb

nuk ndryshonte me ato të shteteve të tjera. Sa kohë që nuk e mori iniciativën për t’u shprehur zyrtarisht dhe me një gjuhë të qartë mbi njohjen e qeverisë së re, por vetëm mbi termat e mbështetjes, nuk mund të konsiderohet si njohje zyrtare. Gjithashtu, edhe 690 A. Puto, Demokracia e Rrethuar …, 52. 691 Po aty, 52. 692 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 374, f. 212-213, 5 korrik 1924. 693 AMPJ, V. 1924, D. 140, f. 20. Telegram i Mehmet Konicës drejtuar Sulejman Delvinës më 2 gusht 1924. 694 P. Milo, Politika …, 616 - 618. 695 The new govermet and its work, 6 tetor 1924, NAMP 875.00/161

Page 161: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

137

qëndrimi që mbajti Bijkok duke mos pranuar që të hyjë në marrëdhënie zyrtare, do të ishte e tepërt të konsiderohej si iniciativë personale në kundërshtim me politiken e qeverisë së tij. Aq më tepër që ai qëndroi i emëruar në këtë pozicion gjatë gjithë kohës.

Çështja e njohjes së shtetit shqiptar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, daton

përpara vitit 1924. Ishte pikërisht Fan Noli që në kuadër të përpjekjeve që kishte ndërmarrë si ministër i Punëve të Jashtme më 1922 për njohjen e qeverisë nga shtetet e huaja, i dërgoi kërkesë për njohje dhe SHBA-së. Më 28 korrik 1922, SHBA, njohu zyrtarisht qeverinë shqiptare. Kështu, Shqipëria njihet si shtet i pavarur nga SHBA, 10 vite pas Shpalljes së Pavarësisë. Ministër i SHBA-së në Shqipëri u caktua Grat Smith.696 Por tani situata kishte ndryshuar. Ishte për t’u vlerësuar kërkesa për njohje e një qeverie e cila kishte ardhur në pushtet nëpërmjet revolucionit.

Ky problem u shtrua për diskutim shumë shpejt, pikërisht më 11 qershor në

takimin mes Ali Këlcyrës, Xhafer Vilës dhe Grant Smithit. Në këtë takim, Këlcyra i kërkoi përfaqësuesit të shtetit amerikan mbështetjen “për t’i bërë sa më të qartë që të jetë e mundur gjendjen e saktë të punëve qeverisë time në lidhje me revolucionin”. Pas këtij takimi jo formal, më 17 qershor, krahas njoftimit mbi përbërjen e qeverisë, SHBA-së iu transmetua kërkesa për njohjen e qeverisë së Nolit.697 Por, ajo çfarë e shqetësoi Grant Smith ishte ligjshmëria e formimit të qeverisë së re. Ai i drejtohej Departamentit të Shtetit duke thënë: “Formimi i qeverisë u njoftua më 17 qershor me Fan Nolin si kryeministër... një njoftim zyrtar me shkrim i u dërgua përfaqësive të huaja. Unë nuk dhashë përgjigje. Më duket fort e dyshimtë që regjenti i vetëm që ka mbetur, Peci, të ketë të drejtë ligjërisht të autorizojë formimin e një qeverie... Prandaj, unë do të mbaj lidhje miqësore, por jo zyrtare me drejtuesit e rinj dhe kam ndërmend të mos bëj asnjë veprim që të mund të interpretohet si njohje”.698

Noli u impenjua personalisht për të siguruar njohjen nga Shtetet e Bashkuara. Ai

pati dy takime me Grant Smith, më 22 qershor dhe më 4 korrik 1924. Noli kërkoi mbështetjen e tyre pasi i sqaroi se revolucioni që kishte sjellë qeverinë e tij në pushtet ishte bërë pa gjak dhe se qeveria e tij do të ndiqte një politikë të matur. Nga ana tjetër, Grant Smith i theksoi Nolit, interesat amerikane që konsistonin në zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësve të amerikanëve në Mamurras si dhe çështjes së vajgurit.699 Në këtë mënyrë, Amerika kushtëzoi njohjen e qeverisë me plotësimin e dy kushteve.

Pavarësisht që Noli dha garanci për plotësimin e kërkesave amerikane, do të

kalonin vetëm dy javë nga komunikimi i fundit, kur Grant Smith shprehet qartë mbi mosnjohjen e qeverisë shqiptare. Ai informonte Departamentin e Shtetit amerikan se dhe regjenti i vetëm që kishte mbetur në detyrë ishte larguar me leje për shkak të sëmundjes. Në duart e Nolit ishin përqendruar funksionet e kryetarit të shtetit dhe ato të kryeministrit. Nga ana tjetër, ai kishte deklaruar se nuk do të zhvilloheshin zgjedhjet para

696 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 45-49. 697 P. Milo, Politika e jashtme.., 620. 698A. Puto, “Çështja e njohjes ndërkombëtare të qeverisë demokratike të 1924”, në Studime Historike, Tiranë: Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1964, 20. 699 N. Jorgaqi, Jeta…V.1, 518.

Page 162: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

138

1 marsit të ardhshëm. Nisur nga këto rrethana, Smith vlerësonte se nuk duhej të njihej qeveria e Qershorit sepse nuk ishte bërë asnjë përpjekje për “t’ia përshtatur gjendjen Kushtetutës”. Ai propozonte që të mos i dërgoheshim ministrit të Jashtëm shqiptar dokumente zyrtare. Komunikimi i tyre të mbetej vetëm në formatin e memorandumeve impersonale700, d.m.th. me karakter jo formal.701 Ky ishte një kujdes i veçantë që tregonte përfaqësuesi amerikan në Shqipëri për të shmangur çdo mundësi që nënkuptonte njohjen e qeverisë së Nolit.

Pavarësisht sugjerimit të Smith-it, Departamenti i Shtetit, e linte në gjykimin e tij

që të vazhdonte marrëdhënien me qeverinë e Nolit ashtu si me qeverinë e mëparshme, nëse krijonte bindjen se kjo qeveri ishte e qëndrueshme dhe kishte nën kontroll gjithë vendin.702 Në raportimet pasuese, Smith shprehej se “se nuk mund të pritej asgjë nga një qeveri që nuk kishte shanse të mbijetonte gjatë, e paqëndrueshme brenda dhe e izoluar në shkallë ndërkombëtare”.703 Vetëm më 2 tetor, Sekretari Hughes në telegramin që i dërgon Grant Smith, shkruan se “Është dëshira e Departamentit që ju të ndërprisni çdo veprim për të marrë një ekzekuaturë”*. Pra, përmbajtja e telegramit nënkuptonte që të mos njihej qeveria shqiptare, duke e mbyllur këtë çështje.704 Arsyet e mosnjohjes së qeverisë së Nolit nga shteti amerikan, ishin më shumë të karakterit politik se sa konstuticionalist, siç ata u përpoqën ta servirnin. Kështu, ata e kuptuan se nuk po bëhej asgjë për plotësimin e kërkesave të tyre, si dhe brishtësinë e qeverisë të izoluar ndërkombëtarisht e cila nuk garantonte asgjë për përmbushjen e interesave amerikane. Ata kishin bindjen se fundi i shpejtë i saj ishte i pashmangshëm.

Pjesë e programit të qeverisë së Nolit ishte mbajtja e marrëdhënieve të mira me

fqinjët. Marrëdhëniet miqësore do të ndikonin në krijimin e rrethanave të favorshme për realizimin e misionit të qeverisë së re. Noli ashtu siç bëri më fuqitë europiane, iu dërgoi kërkesën për njohje dhe shteteve fqinjë Jugosllavisë dhe Greqisë. Qeveria e Nolit në telegramin që i drejtoi Pashiçit shprehu interesin që kishte për konsolidimin e marrëdhënieve të mira me Jugosllavinë. Nga ana tjetër, qeveria e Beogradit u tregua e kujdesshme në hartimin e përgjigjes, pasi nga përmbajtja e saj do të kuptohej qëndrimi i tyre kundrejt njohjes së qeverisë së Qershorit.705 Në përgjigjen që dha kryeministri Pashiç, mirëpriti qëllimin që shprehu qeveria shqiptare për të ndjekur politikën miqësore me qeverinë jugosllave.706 Përgjigjja e dhënë ishte një mosnjohje nga qeveria jugosllave e kamufluar pas notave diplomatike të mirësjelljes. Ky mendim do të përforcohej në vazhdim me veprimet konkrete të Jugosllavisë që jo vetëm nuk njihte qeverinë e Nolit, por do të ndihmonte në rrëzimin e saj.

700 Dokumenta të hartuara në vetën e tretë dhe pa firmë. 701A. Puto, “Çështja e njohjes ndërkombëtare…”, 21. 702 P. Milo, Politika e jashtme.., 622. 703 A. Puto, Shqipëria politike.., 373. * Ekzekuatura është një dokument që i lëshohet një konsulli për të filluar zyrtarisht veprimtarinë e tij. 704A. Puto, “Çështja e njohjes ndërkombëtare…”, 22. 705 Paskal Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia 1918 - 1927 (Tiranë: Enciklopedike, 1992), 235. 706 AMPJ, V. 1924, D. 136, f. 7, Telegram i kryeministrit jugosllav Pashiç për kryeministrin shqiptar Fan Noli, 23 qershor 1924.

Page 163: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

139

Në dokumentet diplomatike italiane, është i shprehur qartë qëndrimi i qeverisë jugosllave ndaj njohjes së qeverisë së Nolit. Në takimin e përfaqësuesit të Italisë në Beograd, Sola, ministri i Jashtëm jugosllav Ninçiç i pohon atij se shkëmbimi i telegrameve midis Pashiçit dhe Fan Nolit, nuk përbënte njohje zyrtare të qeverisë shqiptare, megjithëse i paraqitur me shumë përzemërsi. Sa i takon gatishmërisë së Italisë për të bërë njohjen e qeverisë së Nolit, ai e quante të dobishme për ta shtyrë aktin e njohjes nga ana e qeverisë italiane, derisa qeveria shqiptare të konsolidohej. Ndër të tjera ai shprehet se “pret në çdo mënyrë të shohë cili do të jetë qëndrimi i Fan Nolit karshi bandës së vet, që në të kaluarën krijonte trazira”.707 Në takimin tjetër pasardhës që Sola bëri me Ninçiç përsëri në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajë rreth qeverisë së Nolit, përfaqësuesi italian i tregoi se do të ishte e papëlqyeshme, nëse vendet e tjera do ta zvarritnin njohjen e saj zyrtare. Ninçiç i ishte përgjigjur se “si Franca edhe Anglia nuk shfaqin asnjë lloj nxitimi”. Ai e gjykonte të nevojshme dhe gjithashtu veprim të kujdesshëm një periudhë të shkurtër pritje. Sipas mendimit të tij, nisur nga vlerësimi për situatën shqiptare, “nuk do të veprohet shpejt në njohjen e qeverisë së re”.708 Faktin që qeveria e Nolit nuk ishte njohur as nga shtetet e tjera e pasqyronte dhe shtypi i Beogradit. Gazeta “Politika” shkruante se qeveria e Nolit nuk ishte njohur nga asnjëra prej shteteve të huaja. Sipas saj po shkëmbeheshin mendime midis kabineteve të Londrës, Parisit, Romës, Beogradit dhe Athinës.709 Tendenca e politikës jugosllave ishte për të ndikuar në unifikimin e qëndrimit mes fuqive europiane kundër njohjes së qeverisë së Nolit duke përdorur të gjitha mjetet në shërbim të kësaj, qoftë takimet mes përfaqësuesve diplomatik, komunikimit shkresor, apo dhe shtypit të brendshëm.

Ninçiç kishte tendencë për të paraqitur situatën e Shqipërisë sa më të

destabilizuar. “Zërat që u përhapen në atë kohë për t’ia besuar problemin shqiptar Lidhjes së Kombeve710, i dhanë shkas Ninçiç të përsëriste tezën e tij mbi gjendjen e brendshme kaotike në Shqipëri”.711 Në të vërtetë situata e krijuar në Shqipëri gjatë periudhës së qershorit ishte çështje e brendshme e shtetit shqiptar dhe nuk kishte pse të kthehej në një problem ndërkombëtar. Por, dhënia e një natyre të tillë problemit, duke e ndërkombëtarizuar atë, ishte një lehtësi për ndërhyrje nga ndonjëra prej fuqive të interesuara apo shteteve fqinjë për “të normalizuar” situatën.

Në gusht të viti 1924, duket se qëndrimi i Beogradit po ashpërsohej ndaj qeverisë

së Nolit. Beogradi akuzoi qeverinë e re për mbështetjen e sulmeve të bandave në kufijtë veriorë. Mbreti i Jugosllavisë Aleksandër në lidhje me situatën në Shqipëri ishte shprehur se “nuk është i kënaqur me qëndrimin e qeverisë së re, e cila jo vetëm nuk do të shtypte, madje po e nxiste njëfarë veprimtarie të bandave të armatosura në kufi”. Mbreti

707 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 316, f. 185, Telegram i të ngarkuarit me punë italian në Beograd, Sola, 22 qershor 1924, 708 DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 336, f. 195, Telegram i të ngarkuarit me punë italian në Beograd, Sola, 25 qershor 1924. 709AMPJ, V. 1924, D. 148, f. 29, Artikull i gazetës Politika, 25 qershor 1924. 710 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 27, DDI, Seria 7 Vol. III, d. nr. 230. Bëhet fjalë për një propozim gjatë kohës së trazirave në Shqipëri për të dërguar një komision nga Lidhja e Kombeve që të rivendosej paqja në vend. Ministri italian Duraco sqaroi se ishte mendimi i tij personal që i kishte shprehur ministrit italian dhe nuk ishte propozim nga Forein Ofisi. 711Po aty, 27.

Page 164: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

140

Aleksandër ka shtuar se “kjo do të ketë pasoja të pafavorëshme në marrëdhëniet në mes të dy qeverive dhe do të mbajë një atmosferë mosbesimi”. Për të normalizuar situatën kërkohej ndërhyrja e politikës italiane.712 Kjo tezë e qeverisë, mbështetej dhe nga shtypi i vendit i cili bënte përgjegjëse qeverinë e Nolit për incidentet në kufij. Ky ishte vetëm pretendimi jugosllav pasi realiteti ishte ndryshe. Incidentet e armatosura në veri ishin të nxitura nga bandat e udhëhequra nga serbët.713 Për shkak të krijimit të situatës së tensionuar, Noli i kishte dërguar një notë Fuqive të Mëdha e Lidhjes së Kombeve në të cilën kërkohej ndërhyrja pranë qeverisë jugosllave që të zgjidhej ky problem.714 Noli gjithashtu dërgoi një telegram të veçantë drejtuar lordit Cecil në Londër dhe Justin Godart në Paris, me anën e të cilit i informonte mbi situatën kritike në kufijtë veriorë për shkak të sulmeve të organizuara nga trupat serbe. Duke u nisur nga gjendja kritike e cila po kërcënonte ekzistencën e shtetit shqiptar, Noli sqaron se ishin detyruar të dekretojnë mobilizimin e përgjithshëm dhe shpalljen e shtetrrethimit në të gjithë vendin. Ai mbyll telegramin duke kërkuar ndërhyrjen me influencën e tyre për të ndihmuar popullin shqiptar.715 Një përgënjeshtrim të sulmeve në kufij nga bandat shqiptare e jep dhe Marchetti i cili hedh poshtë pretendimin jugosllav duke theksuar se asnjë ngjarje nuk kishe ndodhur në kufirin në mes të Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që mund të alarmonte dhe të krijonte dyshime tek qeveria jugosllave. Madje ai akuzonte qeverinë jugosllave për aktivitetin e ngjeshur të agjentëve jugosllavë, të cilët kishin si qëllim rrëzimin e qeverisë shqiptare. Sipas tij, Noli dhe ministrat e tjerë kishin bërë dhe vazhdonin të bënin çdo gjë që të ishte e mundur për të shmangur çfarëdo motivi ose preteksti që mund të nxiste ankesat ose dyshimet e Jugosllavisë.716

Jugosllavia nuk e mbështeti qeverinë e Nolit dhe për faktin se e shikonte atë si

produkt të Italisë. Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi cilësoheshin si njerëz të lidhur me Romën. Një tjetër faktor që ndikoi në pozicionimin e Beogradit kundër qeverisë së re, ishte se Noli mbante afër Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin duke u shprehur në mbrojtje të kauzës së tyre. Ndërkohë që Ahmet Zogu i kishte shpallur armiq. Preferenca e qeverisë së Beogradit lidhej me Zogun, pasi për realizimin e interesave të saj mbi Shqipërinë, Zogu ishte një garanci më e madhe se sa Noli. Qeveria e Nolit, bëri përpjekje të vazhdueshme që të stabilizoheshin marrëdhëniet me Jugosllavinë duke konfirmuar vullnetin e saj për ndjekjen e politikës së fqinjësisë së mirë. Ajo ju siguroi se nuk do t’i lejonte në territorin shqiptar komitaxhinjtë bullgarë dhe maqedonas. Në lidhje me veprimtarinë e Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit, i sqaroi që nuk ishin pjesë e jetës politike shqiptare. Për të hequr dyshimet për mundësinë e vendosjes së kontrollit italian mbi Shqipërinë, Ali Kolonja deklaronte se Shqipëria ndiqte një politikë të jashtme të pavarur dhe nuk kishte preferencë për asnjë fuqi. 717

712DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 420, f. 243, Korespodencë e regjentit në legatën e Durrësit Marchetti, 1 gusht 1924 713 P. Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia…, 237. 714 AMPJ, V. 1924, D. 259, f. 5 715 AMPJ, V. 1924, D. 258, f. 2. 716DDI, Seria 7, Vol III, d.nr. 421, f. 243-244, Korespodencë e regjentit në legaten e Durrësit Marchetti, 1 gusht 1924. 717 P. Milo, Politika e jashtme…, 628 - 630.

Page 165: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

141

Ndryshimet në qeverinë e Beogradit u pritën me optimizëm nga pala shqiptare. Më 17 korrik u krijua qeveria e re e Partisë Demokrate më në krye Davidoviçin. Përfaqësuesi i Shqipërisë në Beograd, shprehte besimin se qeveria e re do të ndiqte një politikë më realiste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Nisur nga kjo, Ministria e Jashtme në Tiranë, udhëzonte ministrin shqiptar në Jugosllavi që të takonte kryeministrin e ri Davidoviç ose ministrin e Jashtëm, Marinkoviç. Arsyeja e takimit do të ishte për t’i përcjellë urimet në emër të qeverisë shqiptare dhe për t’i transmetuar qëllimin për të ndjekur një politikë miqësore dhe të hapur ndaj Serbisë. Me këtë rast jepeshin sigurime që ishin marrë masa “për mbikëqyrjen e kufirit me qëllim që t’u pritej rruga kalimeve të paligjshme dhe se lajmet mbi strehimin dhe përkrahjen e elementëve bullgarë ishin të pathemelta. Për këto arsye çdo ngurrim për njohjen e qeverisë shqiptare nga ana e qeverisë së Beogradit ishte e pajustifikuar”.718 Në vijim të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për stabilizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë, vetë ministri i Jashtëm shqiptar Sulejman Delvina i dërgon telegram ministrit Mirankoviç në të cilin krahas urimeve shprehte besimin se me qeverinë e re në Jugosllavi, marrëdhëniet mes dy shteteve do të hynin në një fazë miqësie dhe se qeveria e re e Beogradit do ta njihte qeverinë shqiptare.719

Megjithatë shumë shpejt kuptohet se asgjë nuk kishte ndryshuar në politikën e

Beogradit kundrejt qeverisë së Nolit. Në raportimin pasues të datës 23 gusht që bënte Ali Kolonja, qeveria e Davidoviçit ndiqte të njëjtën politikë ndaj Shqipërisë. Sipas tij, ajo vazhdonte t’i jepte ndihmën e saj Zogut dhe mbështetësve të tij për të destabilizuar situatën e brendshme të vendit dhe për të krijuar kushtet e përshtatshme që të godiste me sukses në momentin e duhur. Gjithashtu, ai flet për vazhdimin e shtypjes së popullsisë shqiptare në Kosovë duke u justifikuar pas të ashtuquajturit “irredentizëm”.720 Ministri i ri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Merinkoviç ishte shprehur se Serbia nuk e njihte qeverinë shqiptare pa u zhvilluar zgjedhjet. Në takimin që kishte në Gjenevë me Nolin, kërkesës për njohje i ishte përgjigjur “se dhe Britania e Madhe nuk e ka njohur qeverinë shqiptare për arsyen se nuk kishte marrë votën në parlament”.721 Pavarësisht vijës politike jugosllave kundrejt Shqipërisë, qeveria e Nolit vazhdonte të jepte mesazhe miqësie ndaj tyre. Në kohën kur Noli ishte në Gjenevë gjatë shtatorit të vitit 1924, në intervistat e dhëna në gazetat jugosllave “Vreme” dhe “Politika” theksonte dëshirën për të pasur marrëdhënie miqësore midis dy vendeve. Beogradi nuk iu përgjigj me të njëjtën gatishmëri pasi ashtu siç bënë Anglia dhe Franca, ai refuzoi njohjen e qeverisë së Nolit për të njëjtën arsye: të mungesës së parlamentit dhe zgjedhjeve të reja që do ta legjitimonin.722 Ky qëndrim i Beogradit del në pah edhe në momentin kur ministri shqiptar paraqiti një notë proteste pranë ministrit të Jashtëm jugosllav, Marinkoviç për sulmet në kufijtë veriorë, të cilën ai nuk e pranoi me justifikimin se qeveria e tij nuk pranonte akte zyrtare nga një qeveri që nuk e njihte.723 Tashmë ishte e qartë se

718 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 30. 719 AMPJ, V. 1924, D. 283, f. 122, Telegram i drejtuar Legatës shqiptare në Beograd. 720 AMPJ, V. 1924, D. 264, f. 20, Raport i Ministrit Ali Kolonja nga Beogradi, datë 23.8.1924. 721 Shqiptari i Amerikës, 27 shtator 1924, Zgjedhje për të kënaqur të huajtë. 722 P. Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia…, 239-240. 723 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 32.

Page 166: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

142

Jugosllavia nuk e njohu qeverinë e Nolit. Kjo do të pasohej më tej me përgatitjen e kushteve të volitshme për ndërhyrjen konkrete për rrëzimin e saj.

Greqia ishte fqinja tjetër ndaj së cilës qeveria e Nolit tregoi interes për

konsolidimin e marrëdhënieve të mira. Duke u nisur nga reagimi i Greqisë, qeveria e Nolit krijoi përshtypjen se u njoh nga ajo greke. Ky perceptim erdhi për shkak të frymës pozitive që përmbante përgjigjja e ministrit grek në Shqipëri, Panurias i cili i shprehte ministrit shqiptar Sulejman Delvina kënaqësinë për mbajtjen e marrëdhënieve me qeverinë e re.724. Duke i konsideruar dy vendet fqinjë mike, ai premtonte se do të punonte për intensifikimin e tyre, për t’i bërë sa më të “përzemërta dhe të dobishme”. 725 Ky mendim u përforcua më tej dhe nga përgjigjja e kryeministri grek Papanastasiu ndaj kërkesës së Nolit, duke shprehur urimet e tij për formimin e qeverisë liberale dhe programit të saj republikan. Gjithashtu, ai tregoi gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis vendeve duke u shprehur: “Jam i lumtur të mësoj ndjenjat miqësore të qeverisë së re shqiptare kundrejt Greqisë, dhe ju lutem që gjithnjë të keni besim në miqësinë e përzemërt të Greqisë”.726 Nisur nga këto fakte, qeveria e Nolit nxitoi të bënte njoftimin mbi njohjen e saj zyrtarisht nga Greqia.727

Fan Noli kishte besim në vendosjen e marrëdhënieve miqësore me Greqinë. Në

një intervistë të dhënë për gazetën greke “Politika”, në shtator 1924, ai shprehet se lidhjet racore dhe historike midis dy vendeve do të ndikonin në bashkëpunimin e sinqertë dhe miqësor midis tyre. Krahas këtyre arsyeve ai përmend dhe interesat e përbashkëta si faktor që do t’i detyrojnë dy shtetet të ndihmonin njëra-tjetrën. Më tej, ai sqaron se çështja e kufijve ka qenë shkak për ftohtësinë e marrëdhënieve midis dy shteteve, por duke qenë se ishte zgjidhur, ajo nuk duhej të ishte më pengesë. “Zgjidhja nuk i la të kënaqur as grekët as shqiptarët dhe është e natyrshme: disa mijëra albanofolë mbetën brenda kufijve grekë, disa mijëra grekofonë mbetën brena kufijve shqiptarë....”. Kundër mendimit grek se Shqipëria ishte një “Turqi e vogël”, Noli theksoi tolerancën fetare që mbizotëronte në Shqipëri. Ai jep shembullin personal, si kryeministër ortodoks i cili ishte peshkop në një vend me shumicë myslimane. Si element afrimi midis dy vendeve, Noli shikonte në radhë të parë respektimin reciprok të të drejtave të minoriteteve në vendet respektive. Ai flet për të drejtat e minoritetit grek dhe mundësive të barabarta me nënshtetasit shqiptarë, duke premtuar ndjekjen e së njëjtës rrugë dhe për të ardhmen. Sipas tij, në qoftë se do të mbahej i njëjti qëndrim dhe ndaj shqiptarëve që jetonin në Greqi, atëherë do të zhdukej çdo shkak ftohtësie midis vendeve. Krahas kësaj, Noli shikonte si bazë të afrimit me Greqinë, përfundimin e marrëveshjeve tregtare, konsullore, marrëveshjeve të botimeve etj. Optimizmi i tij për zbatimin e një politike miqësore kaloi kufijtë e Greqisë. Sipas Nolit përgjithësimi i kësaj politike do të mund të përfundonte në një bashkëpunim panballkanik dhe kishte shumë mundësi dhe në një konfederatë ballkanike.728 Lidhjen midis dy popujve si element të rëndësishëm për zhvillimin e 724Po aty, 32. 725 Shqiptari i Amerikës, Vol II, viti i II, 24 qershor 1924; Gazeta e Korçës, 24 qershor 1924. 726 AMPJ, V. 1924, D. 140, f. 3, Telegram i kryeministrit grek Papanastasiu drejtuar Fan Nolit, 22 qershor 1924. 727Po aty, f. 8, Telegram drejtuar përfaqësive shqiptare në Gjenevë, Beograd, Athinë, Paris, Romë, 24 qershor 1924. 728 AQSH, F. 9, V. 1924, D. 225, f, 95-97/1, Gazeta Politika, 9.9.1924.

Page 167: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

143

marrëdhënieve midis dy shteteve, Noli e kishte shprehur dhe në korrespodencën zyrtare. Me rastin e zgjedhjes së presidentit të ri në Greqi P.Konduriotis, Fan Noli dhe Sulejman Delvina, krahas urimit të tyre, shprehen dhe “dëshirën për zhvillimin e konsolidimin gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve që ekzistojnë për fat të mirë midis dy popujve të lidhur me një origjinë të përbashkët dhe interesa të mëdha e të njëjta.”729 Është e qartë se Noli kishte pritshmëri të larta nga qeveria greke jo vetëm për njohjen e qeverisë së tij por dhe intensifikimin e marrëdhënieve politike, ekonomike etj., midis dy vendeve. Por, duke parë se si shkoi ecuria e këtyre marrëdhënieve në muajt në vazhdim, vërtetohet se konkluzioni i qeverisë së tij ishte i gabuar.

Ishin disa faktorë që tregonin për distancimin e qeverisë greke. Së pari, Noli nuk

gëzonte simpati të madhe pasi ishte themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, gjë e cila nuk ishte pritur mirë nga Greqia. Së dyti, gjatë kësaj periudhe, qeveria greke ngriti pranë Lidhjes së Kombeve çështjen e Himarës, kjo në vazhdim të përpjekjeve të qeverisë së Nolit për heqjen e venomeve në këtë krahinë të cilat i jepnin një status të privilegjuar.730 Së treti, vazhdonin kontradiktat për fshatrat e ish kazasë së Korçës, të cilat i ishin njohur Shqipërisë. Së katërti, ndihma që ju dhanë autoritetet greke bandave të Myfit Libohovës për sulmin e tyre në drejtim të Gjirokastrës.731 Së pesti, problemet në lidhje me çështjen e minoriteteve. Noli nuk bëri lëshime për pretendimet greke duke e dëshmuar qartë këtë qëndrim dhe në debatet e zhvilluara në Lidhjen e Kombeve. Gjithashtu, Noli mbrojti çamët, duke sjellë argumente dhe fakte mbi padrejtësitë që i bëheshin popullsisë shqiptare duke i shkëmbyer si turq. Së gjashti, qeveria nuk mund të qëndronte indiferente ndaj shtypit dhe opinionit publik në Greqi i cili ishte kundër qeverisë së re shqiptare.732 Në këto rrethana ishte e vështirë të siguronte bashkëpunimin miqësor me Greqinë. Madje, ajo u angazhua në lëvizjen për rrëzimin e saj.

Përballë një izolimi ndërkombëtar, e vetmja qeveri që njohu qeverinë e Nolit ishte

ajo e Bashkimit Sovjetik. Procesi i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik kishte filluar përpara ardhjes në pushtet të qeverisë së Qershorit. Hapi i parë ndaj kësaj nisme kishte filluar që në janar të vitit 1923 me kërkesën e sovjetikëve. Por, në përgjigjen e dhënë komisarit të popullit për Punët e Jashtme G.V.Ciçerin nga ministri në fuqi i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, P.Evangjeli, njoftohej se “qeveria shqiptare nuk mund të tejkalonte në këtë çështje Fuqitë e Mëdha. Atë ditë, që qeveria sovjetike do të vendoste marrëdhënie diplomatike me këto fuqi, populli shqiptar do ta quante veten të lumtur të ketë përfaqësuesin e shtetit të madh Rus”.733 Qeveria e Zogut, e vlerësoi si guxim të tepruar marrjen e një vendimi të tillë të pavarur, përpara se ta merrnin si iniciativë fuqitë europiane.

Qeveria e Nolit, vendosi të rihapte dhe një herë çështjen e nisur më parë për

vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Më 28 korrik 1924, ajo mori vendimin për të hyrë në marrëdhënie diplomatike me qeverinë sovjetike të Rusisë

729 P. Milo, Politika e jashtme…, 632. 730Po aty, 632-633. 731 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 34. 732 AMPJ, V. 1924, D. 232, f. 1. 733 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë…, 133.

Page 168: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

144

për të mbrojtur qytetarët shqiptarë që ndodheshin në Rusi dhe për të mbrojtur interesat e atyre qytetarëve, malli i të cilëve ishte konfiskuar nga qeveria sovjetike.734 Më 4 korrik 1924, ministri i Jashtëm shqiptar Sulejman Delvina, iu drejtua Komisarit Sovjetik për Punët e Jashtme, duke i propozuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy popujve.735 Për të ndjekur çështjen e vendosjes së marrëdhënieve midis dy shteteve, u ngarkua nga pala shqiptare Tefik Mborja i cili ishte në legatën shqiptare në Romë.736

Rusia tregoi menjëherë interes ndaj kërkesës së qeverisë së Nolit. Përfaqësuesi i

Bashkimit Sovjetik në Itali, K.K.Jurenjevit i dërgoi telegram Çiçerinit me anë të së cilit e informonte mbi kërkesën e qeverisë së Nolit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe miqësore midis dy vendeve. Ai e vlerësonte si shumë të rëndësishëm kërkesën shqiptare për vetë interesat e BS ndaj propozonte t’i kthehej përgjigje pozitive qeverisë së Nolit dhe t’i jepej mandat urgjent për nënshkrimin e marrëveshjes me të. Më 18 korrik 1924, G.V.Ciçerini i dërgoi Byrosë Politike të Partisë Bolshevike propozimin shqiptar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe njëkohësisht duke shprehur vlerësimin e tij si një rast të mirë për krijimin e një baze territoriale për aksionin e tyre politik në Ballkan. Shqipëria sipas tij, paraqitej një vend mjaft i përshtatshëm “për të ndikuar mbi Jugosllavinë, për një zhvillim të mëtejshëm të lidhjeve me elementët që ishin bashkuar me Radiçin dhe për vendosjen e kontakteve me elementët nacionalistë që vepronin në Greqinë e Veriut”. Në këto kushte ai propozonte për të hyrë në marrëdhënie diplomatike duke kapërcyer bisedimet paraprake. Ai i dërgoi një tjetër letër më datë 22 korrik 1924 Byrosë Politike duke argumentuar arsyet e nevojës së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më Shqipërinë. Përveç interesave territoriale për realizimin e synimeve të tyre politike, ai iu kujton atyre se Komiteti i Kosovës që ishte nismëtar në krijimin e qeverisë së re kishte pasur përkrahjen e BS. “Madje një nga kushtet e dhënies së ndihmës nga ana e agjentëve tanë për Komitetin e Kosovës, ka qenë hyrja e qeverisë së re shqiptare në marrëdhëniet diplomatike me BRSS. Një arsye tjetër sipas tij konsiston në faktin se qeveria e Nolit kishte të përfshirë në programin e saj reformën agrare. Kjo kishte qenë sipas tij një ndër arsyet që masat e gjëra të popullsisë e kishin mbështetur, për të shpëtuar nga udhëheqësit feudalë. Një tjetër arsye qëndronte pas Ahmet Zogut, pasi qeveria e tij nuk pranoi të vendoste marrëdhënie me Bashkimin Sovjetik. Argumenti pro qeverisë së Nolit ishte dhe fakti që ajo po mbështetej nga elementët me bindje të majta nacionaliste që përgjithësisht kishin luftuar kundër ndikimeve të huaja. Më tej, ai tregon se Radiç mbante kontakte me ministrat e rinj të Nolit, çfarë do të thoshte ndër të tjera shtim të ndikimit të Partisë Fshatare Kroate. Ai informon se ishte paraqitur një kërkesë nga Shqipëria pranë tyre për të bërë një përshkrim të sistemit të shfrytëzimit të tokës në BRRSS për ta pasur si shembull.737 Për të gjitha këto arsye ai ritheksonte domosdoshmërinë e dhënies së pëlqimit për hyrjen në marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. 734 AMPJ, V. 1924, D. 297, f. 1, Vendimi Nr. 277, datë 28.6.1924 mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me BS. 735Mbi influencën e Revolucionit të madh socialist të tetorit në Shqipëri 1917-1924, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Instituti i Historisë së Partisë pranë KQ të PPSH, (Tiranë: Mihal Duri, 1957), 16 - 117. 736 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 207. 737 Islam Lauka, Eshref Ymeri, Shqipëria në dokumentat e arkivave ruse,(Tiranë: Botime Toena, 2006), 34-38, Dok. Nr. 7 (37), Nr.8 (39), Nr. 9 (44).

Page 169: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

145

Më 1 gusht 1924, Tefik Mborja informon ministrin se nga kontaktet e bëra me ambasadorin e Republikës Sovjetike mësohet se qeveria ruse kishte shfaqur pëlqimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me qeverinë e Nolit. Gjithashtu ai informon se Jurenjevi ishte ngarkuar me fuqi të plotë për të nënshkruar marrëveshjen me përfaqësuesin e qeverisë shqiptare. Ai kishte propozuar që marrëveshja të parashikonte dy pika si vijon: “1. Të dy qeveritë që nga dita e sotme, njohin njëra-tjetrën pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje të lidhur midis përfaqësuesve të tyre fuqiplotë, të autorizuar për këtë qëllim; 2. Të dy qeveritë angazhohen të dërgojnë përfaqësuesit e tyre diplomatikë sa më shpejt, për të filluar marrëdhëniet diplomatike”.738 Në këtë mënyrë konfirmohej njohja zyrtare e qeverisë së Nolit nga Bashkimi Sovjetik.

Zhvillimi i kontakteve shqiptaro-sovjetike ngjallën pakënaqësi të madhe tek

Fuqitë e Mëdha dhe Beogradi, e cila u pasqyrua dhe në shtypin ndërkombëtar. Sipas tyre, Shqipëria po shndërrohej “në një vatër të bolshevizmit në Ballkan”. I ndodhur përpara një presioni të tillë të jashtëm, qeveria e Nolit vendosi të tërhiqej nga vendimi që kishte marrë. Ministri i Jashtëm Sulejman Delvina, në letrën dërguar Tefik Mborjes në Romë më 19 gusht 1924 shprehej se “duke marrë parasysh situatën e turbullt në Ballkan sot për sot nuk e shofim të arsyeshme fillimin e marrëdhënieve diplomatike me qeverinë sovjetike”. Më tej, ai e autorizonte Mborjen se nëse do t’i kërkoheshin shpjegime mbi këtë çështje nga legata sovjetike, të jepte përgjigje evazive. Gjithashtu, ai duhej që t’i siguronte qarqeve politike dhe shtypit se qeveria shqiptare kishte marrë të gjitha masat për ndalimin e propagandës bolshevike në Shqipëri dhe se deri në atë moment asnjë agjent sovjetik nuk ishte parë në vend.739

Megjithatë, Bashkimi Sovjetik nuk u tërhoq nga përpjekja për të vendosur

marrëdhëniet diplomatike me qeverinë e Nolit. Në raportin e Sekretarit të Parë të përfaqësisë fuqiplotë të BRSS në Austri, Bogomolov, kërkohej që të përshpejtohej zgjidhja e kësaj situate të pakëndshme të krijuar midis dy qeverive. Ndër të tjera shprehej bindja se Fan Noli nuk do ta zgjaste shumë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Sipas tyre, duke qenë së marrëdhëniet e Nolit me kosovarët po acaroheshin, dhe ata kishin shumë influencë mbi kosovarët, Noli do të shpresonte se qeveria sovjetike do të ndërmjetësonte për pajtimin mes tyre. Nga ana tjetër, Noli duke qenë i detyruar të ndjekë një politikë kompromisi si ndaj Italisë, ashtu dhe ndaj Jugosllavisë, ai do të synonte të gjente mbështetje në një shtet tjetër që nuk ishte i interesuar drejtpërdrejtë për nënshtrimin e Shqipërisë ndaj interesave të tij materiale.740 Siç analizohej prej tyre, pritshmëria për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë ishte shumë e lartë.

Ndonëse qeveria shqiptare ishte tërhequr, për Bashkimin Sovjetik çështja

vazhdonte të ishte e hapur. Kjo kuptohet nga vazhdimi i insistimit të tyre për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me qeverinë e Nolit. Komisari për Punët e Jashtme, Ciçerini, i dërgoi një letër Sulejman Delvinës me anën e së cilës krahas kërkesës për përshpejtimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, propozonte dhe

738 AMPJ, V. 1924, D. 296, f. 11. 739 AMPJ, V. 924, D. 298, f. 1. 740 I. Lauka, E. Ymeri, Shqipëria në dokumentet…, 49-50, Dok. Nr. 7 (90).

Page 170: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

146

thjeshtëzimin e formaliteteve që kishte propozuar vetë.741 Në raportimin që bënte T. Mborja, informonte se përgjigja jo e prerë dhe konkrete e dhënë qeverisë së Bashkimit Sovjetik nuk ishte kuptuar si refuzim sepse ata po kërkonin të dërgonin në Tiranë përfaqësuesin e tyre A. Krakovjecki, për të cilin kërkon pëlqimin e qeverisë shqiptare.742 Në fakt, përgjigjja e qeverisë shqiptare ishte dhënë negative ndaj përpjekjes së Bashkimit Sovjetik. Tefik Mborjes, që më datë 5 shtator i ishte dërguar telegram me përmbajtjen e tillë: “Interesat thelbësore të Shqipërisë kërkojnë që Rusia të mos dërgojë fare përfaqësuesin e saj në Tiranë. Ndryshe vendi ynë do t’i ekspozohej një rreziku serioz”.743

Shumë shpejt do të ndryshojë qëndrimi i qeverisë së Nolit ndaj Bashkimit

Sovjetik. Në të vërtetë, nga këto luhatje në qëndrim kishte një mospërputhje mes asaj çfarë Noli thoshte dhe asaj çfarë bënte praktikisht. Noli shkoi në Lidhjen e Kombeve për të kërkuar hua të cilën nuk arriti ta siguronte. Gjatë kthimit për në Shqipëri, ai ndaloi në Romë për t’u takuar me Musolinin. Referuar gazetës “Journal da Geneve”, mësohet se Fan Noli ishte takuar në Romë me ambasadorin e sovjetikëve në Itali, M.K.Jurenjev. Sipas lajmit, Jurenjev i kishte dorëzuar Nolit notën në bazë të së cilës Bashkimi Sovjetik njihte “de jure” Shqipërinë. Të njëjtën gjë kishte bërë dhe Noli duke njohur “de jure” qeverinë sovjetike. Pas kësaj, do të krijohej në Tiranë një legatë ruse.744 Siç duket, pas dy dështimeve të njëpasnjëshme Noli e pa si zgjidhje të situatës vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me sovjetikët.

Pas këtij veprimi të Nolit, reagimi i shtypit perëndimor dhe jugosllav ishte i

menjëhershëm. Gazeta gjysmëzyrtare “Vreme” shkruante se Fan Noli kishte marrë fuqi në Shqipëri në sajë të bolshevizmit.745 Kjo gazetë “vinte në dukje se Noli bashkëpunonte me udhëheqjen e Komitetit të Kosovës dhe se ishte agjent i Moskës. Një artikulli “The Morning Post”, pretendonte se qeveria jugosllave dispononte dokumente që provonin se sovjetikët i kishin dhënë ndihmë morale dhe materiale udhëheqësit të fshatarësisë kroate Stjepan Radiç, Fan Nolit, Komitetit të Kosovës dhe organizatave revolucionare maqedonase. Një tjetër artikull i “Daily Telegraph” shkruante se Shqipëria po përgatitej të njihte BRSS dhe aludonte për rolin e Komitetit të Kosovës në qeverinë e Nolit.746 Si kundërpërgjigje të artikullit të “Daily Telegraph”, Mehmet Konica sqaron se pretendimet e paraqitura ishin pa themel dhe se Shqipëria nuk ishte një agjenci bolshevike dhe nuk bënte propagandë në shërbim të tyre qoftë dhe indirekt. 747

Krahas shtypit, reaguan dhe Fuqitë e Mëdha. I ngarkuari me punë i Francës në

vend Bijkok kërkoi informacion në Ministrinë e Jashtme të Tiranës nëse dy vendet Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik kishin njohur de jure njëra-tjetrën. Më 5 dhjetor, i ngarkuari me punë në Romë, informoi qeverinë e Tiranës mbi shqetësimet e qeverisë

741 AMPJ, V. 1924, D. 296, f. 18. 742Po aty, f. 18. 743 P. Milo, Politika …, 639. 744 AMPJ, V. 1924, D.298, f.1; Journal de Geneve, “Rusia e Shqipëria njohje reciproke në Romë”, 22 tetor 1924. 745 AMPJ, V. 1924, D. 129, f. 2, Telegram i Blinishtit nga Gjeneva, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shqipëri, datë 2.11.1924. 746 R. C. Austin, Shtegu i pashkelur..., 209. 747 AMPJ, V. 1924, D. 296, f. 47.

Page 171: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

147

italiane për praninë e agjentëve bolshevik dhe zhvillimin e propagandës bolshevike në Shqipëri. Shqetësimi ndaj rrezikut bolshevik në Shqipëri erdhi dhe nga Forin Ofisi, i cili udhëzoi Airesin që t’i kërkonte qeverisë shqiptare të merrte masat kundër agjitacionit bolshevik në Shqipëri.748 Në takimin mes Nolit dhe përfaqësuesit amerikan Grant-Smith, ky i fundit e paralajmëroi Nolin mbi planin për formimin e Federatës Ballkanike që do të kishte si qëllim shkatërrimin e Jugosllavisë i cili përputhej me planin e Bashkimit Sovjetik. Në këto kushte, prania e përfaqësuesit të Bashkimit Sovjetik në Tiranë do të çonte në acarimin e marrëdhënieve me Beogradin. Grand Smith konkludonte “së shpejti elementëve që punojnë kundër interesave amerikane në Shqipëri do t’u shtohen dhe intrigat bolshevike”.749 Përballë një reagimi të tillë, Fan Noli përsëri u tërhoq nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me sovjetikët. Ai i kërkoi përfaqësuesit të tij në Romë që të vinte në dijeni sovjetikët se “qeveria shqiptare detyrohet ta shtyjë gjykimin e kësaj çështjeje, me qëllim që të mos u japë shkas partive reaksionare dhe opozitare në prag të zgjedhjeve”.750

Tërheqja për herë të dytë e qeverisë së Nolit nga procesi i vendosjes së

marrëdhënieve diplomatike nuk u mirëprit nga Bashkimi Sovjetik. T.Mborja i telegrafoi Nolit nga Roma duke e informuar mbi takimin me Jurenavin i cili i kishte deklaruar se “qeveria e tij e konsideronte shtyrjen e të dërguarit të Tiranës si një veprim jomiqësor me pasoja për marrëdhëniet në të ardhmen”.751 Pikëqendra e veprimit të Bashkimit Sovjetik për të vendosur marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, zhvendoset nga Roma për në Vjenë e cila ishte qendra e politikës sovjetike në Ballkan. Arsye pse u zgjodh Vjena ishte se kishte konsullatë shqiptare, elementë të afërt me strukturën rajonale të Internacionales Komuniste, si dhe nuk ishte në dijeni të problematikës së çështjes së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.752 Faktin që konsulli shqiptar në Vjenë, Nush Bushati nuk ishte në dijeni mësohet nga letra e tij dërguar Sulejman Delvinës mbi ministrin sovjetik Arkandi Krakovetzky, i cili thekson se nuk kishte marrë instruksione nga ministria për çështjet politike. Ai informon se i kishte dhënë vizat Krakovetzky-t bashkë me personelin e zyrës së tij dhe njerëzve të familjes. Atë e kishin pritur shumë mirë në drekën e organizuar nga pala sovjetike dhe ndër të tjera kishin shprehur konsiderata të larta për kryeministrin Fan Noli dhe fjalimin e tij në Gjenevë.753 Menjëherë pas kësaj iu kërkua Tefik Mborjes në Romë që t’i kërkonte Jurenjevit “që Krakovjecki nuk duhej të shkonte në Tiranë në këtë kohë pasi Shqipëria mund të vihej para një rreziku serioz.”754 Por, tashmë ishte vonë sepse trupa diplomatike sovjetike mbërriti në Durrës më datë 16 dhjetor. Krahas kritikave, si masë ndëshkuese ndaj konsullit shqiptar u mor shkarkimi nga detyra. Më 18 dhjetor, misioni diplomatik i Bashkimit Sovjetik u largua nga Shqipëria me kërkesën e qeverisë së Nolit, për shkak të

748 P. Milo, Politika e jashtme…, 641. 749 H. Silajxhiç, Shqipëria dhe SHBA…, 194. 750 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë…, 134. 751R. Austin, Shtegu i pashkelur.., 211. 752 P. Milo, Politika …, 643. 753AMPJ, V. 1924, D. 296, f. 51-52, Letër dërguar Sulejman Delvinës nga konsulli shqiptar në Vjenë, Nush Bushati mbi ministrin sovjetik Arkandi Krakavetzky. 754 P. Milo, Politika e jashtme…, 644.

Page 172: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

148

situatës ndërkombëtare. Sovjetikët fajësuan Britaninë e Madhe pasi Airesi i kishte ofruar ndihmë Nolit kundër Zogut nëse do të përzinte përfaqësuesin sovjetik nga Shqipëria.755

Në trajtimin e kësaj çështjeje Arben Puto në librin “Demokracia e rrethuar”,

ardhjen e misionit diplomatik në Shqipëri e justifikon me mbërritjen me vonesë të përgjigjes shqiptare, që refuzonte për momentin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ai përmend dhe një fakt interesat duke thënë se mbledhja parë e Këshillit të Ministrave vendosi të pranonte përfaqësinë sovjetike. Të nesërmen për shkak të ndërhyrjeve të Anglisë, Italisë dhe Serbisë, Këshilli i Ministrave doli me një vendim të dytë duke kërkuar largimin e tyre. Prof. Paskal Milo e paraqet veprimin e ardhjes në Shqipëri të tyre në kuadër të zbatimit të politikës së “faktit të kryer”.756 Megjithatë, pavarësisht se si përfaqësuesit sovjetik gjendeshin në Shqipëri, ishte e qartë se Bashkimit Sovjetik nuk i interesonin incidentet që mund të krijoheshin në Shqipëri, përpara qëllimit për realizimin e objektivit të tyre për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Kjo kuptohet nga insistimi i tyre edhe pse kishin marrë përgjigje refuzuese nga qeveria e Nolit. Nga ana tjetër, kuptohet se, tendenca e qeverisë shqiptare anonte nga vendosja e marrëdhënieve mes dy shteteve. Ishin faktorët e jashtëm, siç ishin Fuqitë e Mëdha dhe Jugosllavia që diktuan tërheqjen e saj.

Ka disa arsye të cilat mund të kenë orientuar Nolin për vendosjen e

marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Së pari, nuk ishte shteti i vetëm që do hynte në marrëdhënie diplomatike me BS pasi fuqitë kryesore europiane kishin lidhur marrëdhënie diplomatike me Rusinë sovjetike. Rasti tipik ishte Anglia, violinë e parë për diplomacinë evropiane midis Dy Luftërave, e kishte njohur shtetin bolshevik dhe kishte vendosur marrëdhënie me të;757 së dyti, përkrahësit e Nolit që vinin nga Komiteti i Kosovës të cilët prireshin pro sovjetikëve ndoshta e nxitën për ta bërë këtë hap; së treti, pas dy dështimeve të njëpasnjëshme për të siguruar një hua, Noli mund ta ketë parë si një mundësi të mirë sigurimin e mbështetjes financiare nga BS; së katërti, njohja reciproke do të ndikonte në rritjen e mbrojtjes së pakicës shqiptare në Rusi; së pesti, “kanë ndikuar prirjet socialiste të vetë Nolit i cili besoi për një kohë në sistemin sovjetik, përveç që do të çonte në realizimin e idealit të së drejtës sociale, do të siguronte dhe mbrojtjen e popujve të vegjël nga synimet imperialiste.758

Pavarësisht arsyeve, iniciativa e Nolit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me sovjetikët në mënyrë të pavarur duke mos u konsultuar paraprakisht me fuqitë ashtu siç kishte bërë qeveria e Zogut, ngjalli pakënaqësi që thelloi më tej izolimin ndërkombëtar të saj.

755 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 212. 756 P. Milo, Politika e jashtme…, 643. 757Anglia nuk lejonte shtetet e tjera, kryesisht ato të vogla e stategjike në pozicion gjeografik, që të vendosnin marrëdhënie me BS 758 Arben Puto, E drejta ndërkombëtare publike (Tiranë: Albin, 2004), 187.

Page 173: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

149

3.3.2 Veprimtaria e qeverisë së Nolit në procesin e përcaktimit të kufijve të Shqipërisë. Fshatrat e Korçës, Shën Naumi dhe Vermoshi.

Çështja e përcaktimit final të kufijve ishte një problem i cili vazhdonte të ishte i pazgjidhur për shtetin shqiptar. Konfliktet kufitare me vendet fqinjë ishin shndërruar në faktor destabilizimi në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë së re. Për zgjidhjen e këtij problemi në fillim Noli iu drejtua me një kërkesë Musolinit me anën e së cilës kërkonte përkrahjen diplomatike të Italisë për zgjidhjen e çështjes së kufijve. Kjo përkrahje ishte e nevojshme për qeverinë e re e cila frikësohej se Fuqitë duke qenë të pakënaqura nga ndryshimet në Shqipëri, mund të mohonin vendimet e tyre të mëparshme, Noli shkruante: “një zgjidhje e disfavorshme e këtyre tri pikave (fshatrave të Korçës, Shën Naumit dhe Vermoshit) shumë të rëndësishme të kufijve shqiptarë do të ishte fatale për qeverinë e re shqiptare, sepse një dështim i tillë do t’i atribuohej nga kundërshtarët tanë paaftësisë së saj dhe antipative që ajo ka ngjallur përjashta. Asnjë shpjegim nuk do ta qetësonte më popullin e dëshpëruar nga këto humbje territoriale të njëpasnjëshme. Prestigji i qeverisë së re do të cenohej në mënyrë të pandreqshme”. Mirëpo qeveria italiane nuk u tregua e gatshme për ta mbështetur Nolin në këtë çështje.759 Në përgjigjen që Musolini i ktheu më 6 gusht 1924 Nolit, dukej sikur e mirëkuptonte rëndësinë e çështjes dhe zgjidhjen e saj sa më shpejt të ishte e mundur si kusht për t’i lënë vend zhvillimit progresiv të brendshëm. Pavarësisht kësaj, ai nuk garantoi mbështetje diplomatike konkrete por, u mjaftua duke dhënë disa këshilla të përgjithshme.760 Në lidhje me këtë problem, edhe më parë qeveria italiane ndonëse nuk kishte mbështetur qëndrimin serb ndaj Vermoshit dhe Shën Naumit, ajo kishte mbajtur një qëndrim pasiv, duke qëndruar në pritje të sjelljes së fuqive të tjera.761

Pas kësaj përpjekjeje, Noli i drejtohet Lidhjes së Kombeve për zgjidhjen e

çështjes së kufijve, të cilin e kishte ngritur dhe më parë panë saj. Në sesionin e V-të të Lidhjes së Kombeve të zhvilluar në shtator 1924, Noli kryesonte delegacionin shqiptar me statusin e kryeministrit të Shqipërisë.762 Ai ishte caktuar në komisionin që merrej me çështjet politike.763 Më datë 19 shtator 1924, Noli i drejtohet me një letër Sekretarit të Përgjithshëm për tre pikat problematike të kufirit me Serbinë dhe Greqinë. Ai sqaron se ndonëse Asambleja e Lidhjes së Kombeve tre vite më parë më datë 2 tetor 1921 me një rezolutë unanime ngarkonte Konferencën e Ambasadorëve për zgjidhjen e çështjes së kufijve shqiptarë, ato kishin ngelur ende të papërcaktuara. Këto pjesë të kufirit përfshinin 14 fshatrat e zonës neutrale të Korçës, Shën Naumin dhe Vermoshin. Fan Noli e paraqiste situatën në lidhje me ecurinë e përcaktimit të kufijve në këtë formë: me vendimin e fundit të Konferencës së Ambasadorëve, kufiri me Greqinë ishte përcaktuar tërësisht duke ia atribuuar Shqipërisë 14 fshatrat e zonës neutrale të Korçës. Megjithatë Greqia vazhdonte t’i mbante të okupuara këto territore. Për Shën Naumin, Gjykata Permanente kishte konfirmuar vendimin e Konferencës së Ambasadorëve të 6 dhjetorit,

759 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 141. 760DDI, Seria 7, Voll III, d. nr. 431, f.251, Telegram i Musolinit për Fan Nolin, 6 gusht 1924 761 AMPJ, V. 1924, D. 246, f. 1, Raport mbi gjendjen politike të jashtme dhe të brendshme të Italisë, drejuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, date 25.3.1924. 762 AMPJ, V. 1924, D. 126, f.1. 763AQSH, Fondi Sotir Peci nr. 55, V. 1924, D. 88, f. 6.

Page 174: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

150

nëpërmjet të cilit kjo e fundit i atribuoi këtë territor Shqipërisë. Ndërsa për Vermoshin, ndonëse Konferenca e Ambasadorëve ia kishte lënë Shqipërisë, çështja ishte rikthyer për diskutim për shkak të kundërshtimit të qeverisë serbo-kroato-sllovene. Ishte ngritur një komision për rishqyrtimin e kësaj çështjeje.764

Më tej, në letrën e Nolit thuhej së situata në kufijtë kishte sjellë për qeverinë

shqiptare shpenzime financiare rreth një milion franga ar. Në qoftë se puna e komisionit do të vijonte të pengohej, kjo do ta rëndonte dhe më shumë situatën financiare të Shqipërisë, pasi do të shtoheshin shpenzime të reja në buxhetin e shtetit. Përveç këtij faktori të brendshëm, kjo situatë e papërcaktuar linte shteg për konflikte të mundshme midis Shqipërisë dhe vendeve fqinjë. Në qoftë se Konferenca e Ambasadorëve nuk do të merrte një vendim, atëherë komisioni i përcaktimit të kufijve do të shtynte punimet. Për të mos ndodhur kjo zvarritje e çështjes, Noli kërkonte ndërhyrjen e Lidhjes pranë fuqive të cilat përfaqësoheshin njëkohësisht dhe në Konferencën e Ambasadorëve, në mënyrë që t’iu tërhiqte vëmendjen mbi pasojat e rënda që do të vinin nga vonesa e përcaktimit përfundimtar të kufirit të Shqipërisë me shtetet fqinjë.765 Më 25 shtator, Noli merr fjalën për t’ia parashtruar çështjen e kufijve anëtarëve të Këshillit. Ai iu kujtoi atyre së çështja e kufijve shqiptarë ishte hapur përpara 11 vitesh dhe nuk kishte marrë një zgjidhje definitive, por ishte shtyrë nga viti në vit. “Kjo torturë ka zgjatur shumë mbi një popull i cili nuk i ka merituar aspak këto dhe që nuk aspiron përveçse paqen”. Më tej, Noli tregon historikun si ka rrjedhur ngjarja deri në momentin që po fliste: “Më 1913 pas Luftës Ballkanike, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, pas bisedimeve të gjata dhe të lodhshme, përcaktoi në hartë kufijtë e shtetit shqiptar, duke lënë jashtë kufijve të saj më shumë shqiptarë nga ata brenda vetë Shqipërisë. Një komision ndërkombëtar u ngarkua për të përcaktuar kufijtë në vendet përkatëse. Ky komision filloi nga puna në shtator 1913. Dimri i parë, shtyrja e parë. Në verën pasardhëse, më 1914, Lufta Botërore i ndërpreu punimet e këtij komisioni dhe prej 1914 gjer më 1920, nuk ka qenë e mundur as në dimrat as edhe në verat që i pasuan. Qenë shumë të okupuar duke numëruar invazionet, kundërinvazionet dhe pushtimet e huaja ushtarake, të cilat erdhën njëra pas tjetrës në një tokë pa zot. Gjatë kësaj periudhe të dhimbshme nuk flitej më për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë por për shuarjen e saj”.766 Duke e shtruar nga ana historike trajtimin ndërkombëtar të problemit të kufijve të Shqipërisë, Noli i bënte një apel Fuqive të Mëdha, ku vinte në dukje, që Shqipëria vuante padrejtësinë e bërë ndaj saj më 1913, përplasjet e orekseve pushtuese të fqinjëve dhe tani kishte ardhur koha të bëhej drejtësi.

Noli ndalet veçanërisht në zhvillimet e vitit 1921 në të cilin ishin marrë vendime

me rëndësi sa i takon kufijve shqiptarë. Gjatë vitit 1921 pothuajse të gjithë territoret e atribuuar Shqipërisë më 1913 ishin në duart e vetë shqiptarëve me përjashtim të 20 fshatrave në perëndim të Korçës, duke formuar një zonë të quajtur neutrale, e pushtuar nga grekët dhe një zonë mjaft e shtrirë që prej liqenit të Ohrit deri tek liqeni i Shkodrës, të pushtuara nga serbët, sipas një vije demarkacioni të krijuar nga trupat e huaja gjatë

764 Fan S. Noli, Vepra VI, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1996, 159-160. 765Po aty, 160. 766AMPJ, Viti, 1924, D. 131, f. 380.

Page 175: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

151

armëpushimit. Kjo vijë ishte shumë elastike. Ajo kishte tendencën të vazhdonte të zgjerohej drejt Lindjes dhe prekte madje edhe rrethinat e Tiranës. Shqiptarët nuk i pëlqenin kapriçiot e kësaj vije fluturuese, pasi kishte vazhdimisht konflikte dhe ndërhyrje nga Lidhja e Kombeve. Ai ndalet në vendimin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve i cili kishte nxjerr një rezolutë që i jepte Konferencës së Ambasadorëve të Londrës kompetencën për të marrë vendimin lidhur me çështjen e kufijve të Shqipërisë. Përfaqësuesit e Greqisë dhe Serbisë e kishin njohur faktin që Konferenca e Ambasadorëve ishte kompetente për çështjen në fjalë, por konfliktet e kufijve nuk kishin pushuar, dhe më 2 tetor 1921, ishte Asambleja e Lidhjes së Kombeve, që emëroi një Komision për të rregulluar konfliktet e kufijve. Më 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve rikonfirmoi vijën e kufijve të 1913-ës me disa korrigjime dhe një komision aleat u dërgua në Shqipëri për të përcaktuar kufijtë në vend. Gjatë fjalimit Noli u ndërpre nga kryetari i Këshillit në momentin kur ai deshi të rikujtonte vendimet e marra nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve me arsyetimin që duhej të ishin prezent në debat dhe përfaqësuesit e shteteve që kishin lidhje me këtë çështje.767

Në përmbyllje të fjalës së tij në Lidhjen e Kombeve, Noli rendit tre arsyet pse

çështja e kufijve duhej të vendosej përfundimisht. “Së pari, një shtyrje e tillë do të kishte si rrjedhojë shpenzime të reja në ngarkim të shtetit shqiptar, të cilat deri në atë moment kishin arritur në vlerën një milion franga ari; së dyti, kjo situatë do të pengonte popullin shqiptar që ai t’i kushtohej tërësisht zgjidhjes së problemeve të shumta të brendshme; së treti, do t’i lihej porta e hapur konflikteve të shumta të kufirit dhe ishte e tepërt sipas tij të vihej në dukje se konfliktet kufitare ishin gjithnjë të rrezikshme, jo vetëm për marrëdhëniet miqësore që duhej të ekzistonin midis vendeve fqinjë, por dhe për ruajtjen e paqes në përgjithësi”.768 Për interes të kësaj paqeje ai kërkonte që të zgjidhej menjëherë çështja e përcaktimit të kufijve shqiptarë. Kjo pjesë e fjalimit është paraqitur e plotë, për shkak të rëndësisë së fakteve historike që paraqet Noli në mbrojtjen e kësaj çështjeje, por dhe për faktin që shërben si parantezë për trajtimin më të hollësishëm të saj në vijim.

Pas fjalimit të Nolit, Këshilli i Lidhjes së Kombeve nuk mori asnjë vendim, por u

mjaftua me tërheqjen e vëmendjes ndaj anëtarëve që kishin qeveritë e tyre të përfaqësuara në Konferencën e Ambasadorëve.769 Me këtë qëndrim, Lidhja tregoi mungesë fuqie për të caktuar një detyrim konkret ndaj shteteve të cilave iu drejtohej ankesa shqiptare. Megjithatë, delegacioni i qeverisë së re, e ndoqi çështjen hap pas hapi duke këmbëngulur për zgjidhjen përfundimtare. Kufiri i cili ngjalli më shumë diskutime ishte ai i Shën Naumit.

Rëndësia e kufirit të Shën Naumit lidhej me faktin se shërbente si fortesë

strategjike natyrale që mbronte Pogradecin dhe fshatrat që gjendeshin rreth këtij qyteti. Në qoftë se ky territor do të mbetej nën sundimin serb atëherë qyteti i Pogradecit me shumë fshatra rreth tij si dhe veçanërisht rruga që lidhte Tiranën me Pogradecin dhe

767Po aty, 381. 768 F. Noli, Vepra VI, 162-163. 769Po aty, 162.

Page 176: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

152

Korçën do të ishin gjithnjë të ekspozuara ndaj sulmeve serbe.770 Pra, Shën Naumi kishte për Shqipërinë rëndësi si nga pikëpamja strategjike ashtu dhe politike.771

Diskutimet e zhvilluara në Lidhjen e Kombeve, kishin të bënin me interpretimin

që i bëhej përcaktimit të vijës së kufirit që përshkruhej në protokollin e Konferencës së Londrës të 11 gushtit 1913. “Kjo pjesë e protokollit saktësonte: krahina bregdetare deri në Ftelia, duke përfshirë edhe ishullin e Sazanit, krahina në veri të vijës greke si dhe kazaja e vjetër osmane e Korçës me bregun perëndimor dhe jugor të liqenit të Ohrit, që shtrihej prej fshatit Lin deri në Manastirin e Shën Naumit janë pjesë përbërëse e Shqipërisë”.772 Pra, mosmarrëveshja lindi për kuptimin e pjesës së fjalisë “deri në Manastirin e Shën Naumit”, nëse përfshihej kjo pjesë në territorin shqiptar apo jo. Pikëpamja jugosllave interpretonte “deri në” si kufi duke mos përfshirë Shën Naumin, ndërsa pala shqiptare e konsideronte pjesë të saj këtë territor. Kishte disa fakte të tjera që mbështesnin tezën shqiptare. Një procesverbal i Konferencës së Londrës i mbledhjes së 8 gushtit 1913 shprehej qartë se Shën Naumi ishte integralisht pjesë e Shqipërisë. Të njëjtën gjë konfirmonte dhe Komisioni i ngritur për caktimin e kufijve më 1922, në raportimet që i bënte.773 Pjesë e konstatimit të komisioneve të kufijve ishte se kjo zonë e kufirit kishte shenja historike dhe etnografike komplet shqiptare.774 Duke u nisur nga fakti që Konferenca e Ambasadorëve kishte qenë organi që mori vendimin për kufijtë shqiptar më 9 nëntor 1922, komisioni i caktimit të kufijve ia përcolli asaj për të sqaruar këtë ngërç, që ishte krijuar në interpretim. Më 6 dhjetor 1922, ajo mori vendimin që Shën Naumi t’i mbetej Shqipërisë.775

Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve u kundërshtua nga Jugosllavia duke

argumentuar së Manastiri ishte një vend i shenjtë kombëtar për serbët. Ajo konsiderohej si pikë e rëndësisë së parë i historisë së vjetër kishtare të Serbisë.776 Duke mos pranuar që t’i nënshtroheshin një vendimi të tillë, ata në prill të vitit 1923 iu drejtuan Konferencës së Ambasadorëve me kërkesën për të rishikuar vendimin e vitit 1922 për Shën Naumin. Kërkesa e tyre u përsërit një muaj më vonë, në maj të vitit 1923, ndërkohë që pala shqiptare këmbëngulte për të mbajtur vendimin në fuqi. Çështja iu kalua për shqyrtim një komisioni të përbërë nga tre anëtarë të cilët patën qëndrime të ndryshme.777 Duke qenë se nuk po arrihej një vendim i përbashkët, çështja i kaloi për shqyrtim një grupi ekspertësh juristë të cilët dhe këta nuk dhanë një vendim të qartë.778 Vlen të përmendet se Britania po mbante një qëndrim në favor të Shqipërisë.779 Madje ajo, iu drejtua Konferencës më 4 770 AMPJ, Viti 1920, D. 39, f. 34. 771 AMPJ, Viti 1922, D. 43, f. 55, Letër dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme në Tiranë nga T. Mborja, datë 16. 11.1922 772 Bajram Xhafa, Hasan Bello, Bisedimet e Asamblesë Kushtetuese për Çështje e Shën-Naumit dhe Vermoshit (Tiranë: Sh.B.Arbëria, 2006), 9. 773A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 158-159. 774 AMPJ, V. 1924, D. 283, f. 43, Kufiri në Shën Naum. 775 Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore, vëll.III (1919-1926), d. Nr. 44 (Tiranë: Albin 2001), 332. 776 AMPJ, V. 1922, D. 43, f. 22. 777 Përfaqësuesi anglez ishte për mbajtjen në fuqi të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve, francezi u shpreh për ndryshimin e tij, ndërsa italiani ishte pro vendimit të 6 dhjetorit 1922. 778 A. Puto, Historia diplomatike …, 336. 779AMPJ, V. 1924, D. 64, f. 5.

Page 177: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

153

prill 1924 duke theksuar se “ishte e pamundur juridikisht që çështja të kthehej për rishikim në Konferencë për arsyen e thjeshtë se e drejta që iu dha Fuqive kryesore aleate dhe shoqe, me rezolutën e Asamblesë së Lidhjes së Kombeve të 2 tetorit 1921, ishte një e drejtë që u jepej atyre për ta caktuar kufirin një herë e mirë dhe kjo e drejtë u ushtrua prej tyre përfundimisht me vendimin që morën më 6 dhjetor 1922.”780 Duke i dhënë një orientim juridik çështjes, Britania propozoi që ajo t’i kalojë Këshillit të Lidhjes së Kombeve ose Gjykatës Ndërkombëtare. Ky propozim u mor në konsideratë nga ana e Konferencës dhe vendosi që t’i kthehej çështja Lidhjes së Kombeve.781 Ajo iu drejtua Lidhjes me dy pyetje: 1. “Me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve të 6 dhjetorit 1922 a e kanë kryer Fuqitë, përsa i përket kufirit serbo-shqiptar në Manastirin e Shën Naumit misionin që iu besua atyre nga Lidhja e Kombeve, më 2 tetor 1921? 2. Në rast se Lidhja e Kombeve do të mendonte se Konferenca nuk e ka kryer misionin e saj, cila do të ishte zgjidhja që do të duhej t’i jepej çështjes së kufirit serbo-shqiptar në Shën Naum?”

Përgjigjja e këtyre dy pyetjeve do t’i jepte zgjidhje përfundimtare problemit të kësaj pike kufitare midis shteteve. Ishte insistimi i qëndrimit të Britanisë që çështja të trajtohej në aspektin juridik për t’i dhënë më tepër fuqi vendimit që do të merrej, duke i dhënë fund qëndrimit kapriçoz të Jugosllavisë dhe përkrahësve të tyre. E konsiderojmë kapriçoz qëndrimin e saj pasi argumentet e tyre për të mbajtur Shën Naumin nuk mbështeteshin në fakte historike që ishin pikërisht vendimet e organizmave më të rëndësishme të kohës, si Konferenca e Ambasadorëve dhe Lidhja e Kombeve.

Për të mbrojtur interesat e Shqipërisë para Dhomës së Përhershme të Drejtësisë u

caktua avokat Zhilber Zhidel, i cili ishte profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Parisit.782 Më 19 korrik 1924, pala shqiptare, paraqiti pranë Dhomës një memorandum i cili përmbante të gjithë argumentet për mbrojtjen e çështjes së Shën Naumit. Në dokument tregohej me hollësi historia e caktimit të kufijve shqiptar, duke u ndalur në procedurat e ndjekura hap pas hapi deri në vendimin e 6 dhjetorit të vitit 1922 të Konferencës së Ambasadorëve i cili vendoste qartë që Shën Naumi i mbetej Shqipërisë. Pjesë e rëndësishme nga pikëpamja juridike e këtij dokumenti është sqarimi i kompetencës së Konferencës së Ambasadorëve për të vendosur mbi kufijtë e Shqipërisë, për të cilën palët kishin rënë dakord. Si rrjedhojë, lindte detyrimi për të zbatuar vendimet e saj. Gjithashtu, në memorandum u prek dhe pjesa në lidhje me interpretimin e frazës “deri në” Manastirin e Shën Naumit e protokollit të Londrës 1913. Ko frazë ishte përdorur disa here në tekst edhe për “Ftelinë”, por nuk ishte vënë në dyshim që kjo pjesë i takonte Shqipërisë. Nga ana tjetër, ata kërkonin që citimi i dokumentit të ishte i plotë duke mos lënë jashtë shprehjet783 që kuptonin që Shën Naumi i takon Shqipërisë. Në lidhje me pretendimin e qeverisë së Beogradit për rishikimin e vendimit të 6 dhjetorit 1922, dokumenti i referohet Konferencave të Hagës të viteve 1899 dhe 1907 për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat parashikojnë rastet kur mund të rishikohet një vendim. Në bazë të tyre, së pari duhet të jetë vullneti i të dy palëve 780A. Puto, Historia diplomatike…, 337. 781AMPJ, V. 1924, D. 64, f. 35, Telegram i legatës shqiptare në Paris, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme. 782 Shqiptari i Amerikës, 9 gusht 1924, Gjykatorja ndërkombëtare e Hagës bisedon çështjen e Shën Naumit. 783 Hartuesit e protokollit të Londrës të 1913-ës kanë specifikuar se territoret e përmendura aty, ndër të cilat bregu në perëndim dhe në jug të Liqenit të Ohrit, nga fshati Lin deri në Manastirin e Shën Naumit, ishin integralisht pjesë e Shqipërisë. Fjala “Integralisht” ka kuptim kategorik.

Page 178: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

154

për të rishikuar vendimin dhe së dyti duhet të sillen fakte të reja që kanë ndikim vendimtar mbi vendimin e fundit dhe që kanë qenë të panjohura qoftë nga palët më parë.784 Të dy këto kushte nuk plotësoheshin. Ky dokument shpaloste një mbrojtje të detajuar të palës shqiptare në proces duke paraqitur krahas argumenteve historike dhe argumente juridike të mbështetura në dokumentet e organizmave ndërkombëtarë që iu njihej kompetenca për marrjen e vendimit për kufijtë shqiptarë.

Argumentet e palës jugosllave që të rishikonin vendimin e vitit 1922

mbështeteshin mbi pretendimin se kishin dalë në dritë fakte të reja. Sipas tyre, gjatë zhvillimit të diskutimeve për çështjen shqiptare më 1913 në Konferencën e Ambasadorëve, propozimi i Austro-Hungarisë dhe Italisë i cili kishte gjetur mbështetje dhe nga fuqitë e tjera, kishte qenë që territori i Shën Naumit të mos ishte pjesë e Shqipërisë. Ky argument u hodh poshtë mjaft mirë nga avokati i Shqipërisë, Zhidel i cili sqaroi duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare se “propozimet apo kompromiset në fazën e diskutimeve përbëjnë atë që quhen punime përgatitore të një vendimi. Në të drejtën ndërkombëtare është e pamundur t’u njihet këtyre punimeve një forcë më superiore sesa vetë vendimeve”.785 Në diskutimin midis dy vendeve, qeveria greke mbështeti pretendimet jugosllave.786 Një njoftim i Agjencisë së shtypit në Tiranë, informonte se “Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, mbas informatave zyrtare, komunikon se Gjyqi i Naltë Ndërkombëtar ka fillue me shqyrtue lutjen serbe kundër vendimit të Konferencës së Ambasadorëve, e cila ja kishte dhënë Shqipërisë Shën Naumin dhe se Ministri i Greqisë në Paris, Z. Politis, është i ngarkuar të ndjekë bisedimet në emër të Greqisë. Në qoftëse Gjyqi i Naltë do të pranojë luftën serbe, Greqia ka me e konsiderue këtë pranim si një bazë për me kërkue rishikimin e vendimit mbi 14 katundet e kazasë së vjetër të Korçës”.787

Ky pozicionim i tyre binte në kundërshtim me premtimet e kryeministrit grek i cili kishte siguruar që Greqia do të ndiqte politikë miqësore ndaj Shqipërisë.788 Me këtë qëndrim në favor të palës jugosllave, Greqia kërkonte në një farë mënyre të legjitimonte dhe mundësinë e saj për të mbajtur 14 fshatrat e Korçës.

Pas dëgjimit të dy palëve dhe shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura, Dhoma e

Drejtësisë më 4 shtator 1924 dha mendimin konsultativ dhe e quajti çështjen të mbyllur me vendimin e 6 dhjetorit 1922. Duke u konsideruar vendimi i Konferencës së Ambasadorëve si përfundimtar, Shën Naumi i mbetej Shqipërisë.789 Në këtë mënyrë vendimi për Shën Naumin mori dyfish fuqi juridike pasi, krahas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve mori dhe mbështetjen e Gjykatës Ndërkombëtare. Megjithatë, nuk

784 A. Puto, Çështja shqiptare …, 338-348. 785A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 165-167. 786 Shqiptari i Amerikës, 9 gusht 1924, Gjykatorja ndërkombëtare e Hagës bisedon çështjen e Shën Naumit. 787 Mikel Prendushi, “Populli ynë dhe qeveria e Fan Nolit në mbrojtje të tërësisë tokësore të vendit. Rektifikimi i traktatit të kufirit veriorë më 1925”, në Kumtari i muzeut popullor të Shkodrës, (Migjeni: Shkodër, 1974), 62. 788 Gazeta e Korçës, 29 korrik 1924, Greqia përkrah kërkimet e Jugosllavisë në çështjen e Shën Naumit. 789 Fletore Zyrtare, Nr. 34, 13 shtator 1924, fl. 4, “Mbi Shën Naumin”, Shqiptari i Amerikës, 13 shtator 1924, Çështja e Shën Naumit mori fund, Gjykatorja Ndërkombëtare e Hagës aprovoi vendimin e Konferencës së Ambasadorëve me të cilin Shën Naumi i jepet Shqipërisë, Gazeta e Korçës, 9 shtator 1924, Çështja e Sh. Naumit, Gjyqi i Hagës, vendosi që ti mbetet Shqipërisë.

Page 179: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

155

duhet anashkaluar fakti që vendimi i saj ishte konsultativ, pra nuk ishte i detyrueshëm, çka solli zvarritje të mëtejshme të zgjidhjes së çështjes.

Vendimi për t’i lënë Shën Naumin Shqipërisë, nuk e pranua nga pala jugosllave.

Në një intervistë të Marinkoviçit, ministër i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, pohoi se “nuk mund të pranojmë vendimin e Gjykatës së Hagës sepse kundërshton sovranitetin e shtetit tonë”.790 Pavarësisht insistimit të qeverisë së Nolit, për t’i mbetur Shqipërisë ky territor, Ahmet Zogu, ia kaloi atë Serbisë si shpërblim për ndihmën e dhënë për të ardhur në pushtet. Ky veprim ndonëse u realizua ë vitin 1925, kishte fillesën në një marrëveshje të nënshkruar në Beograd në gusht të vitit 1924 mes Zogut dhe kryeministrit serb Nikolla Pashiç.791

Pjesë e problemeve në kufijtë veriorë mes dy vendeve ishte dhe Vermoshi. Ai konsiderohej pjesë e territorit të Malit të Zi, vendi i “gjyshërve të tyre”.792 Zona e Vermoshit shërbente si territor për kullotat e bajraqeve të Kelmendit. Duke qenë se ky vend ishte bërë herë pas here objekt mosmarrëveshjesh, që në kohën e pushtimit turk mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ishte caktuar një zonë neutrale e cila nuk duhej të shkelej nga asnjëra palë. Për këtë zonë, Konferenca e Ambasadorëve kishte vendosur dy herë më 1913 dhe 1922 që t’i mbetej Shqipërisë, në kundërshtim me qëndrimin jugosllav për ta mbajtur nën territorin e tyre. Ata donin ta mbanin me pretendimin se kjo zonë kishte rëndësi ekonomike për shkak se parashikohej që aty të kalonte një hekurudhë e rëndësishme për pjesën jugore të Jugosllavisë. Vermoshi përbënte interes ekonomik për Jugosllavinë dhe për lëndën e drurit që kishte në hapësirën e tij.793 Qeveria jugosllave insistonte që Vermoshi t’i mbetej Jugosllavisë. Lënia e tij nën territorin shqiptar do të ndërpriste komunikimin mes Podgoricën dhe zonën e Plavë Gucisë të cilat ishin pjesë e Jugosllavisë. 794

Incidentet në veri ishin të vazhdueshme dhe shumë problematike për sigurinë e shtetit shqiptar. Më 11 gusht 1923, Ministria e Brendshme i drejtohet Ministrisë së Luftës me kërkesën për të marrë masat e duhura në Vermosh ndaj rrezikut të një sulmi jugosllav. Ajo informonte rreth gjendjes kritike në Vermosh dhe se kishin lajme “se në Jugosllavi ishin duke u bërë përgatitjet për të marrë medoemos Vermoshin edhe në qoftë se Komisioni i Kufijve vendoste në favorin tonë”. Duke parë situatën e tensionuar në vend ata sugjeronin që të mobilizonin forcat ushtarake nëse rruga diplomatike e zgjidhjes së konfliktit dështonte.795 Në të vërtetë zgjidhja në rrugën diplomatike e konfliktit dukej se nuk po funksiononte, kjo për mungesën e vullnetit të palës jugosllave e cila nuk respektonte vendimet e Konferencës së Ambasadorëve dhe nuk i përgjigjej kërkesës së qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Përkundrazi, ajo

790 Gazeta e Korçës, 13 shtator 1924. 791 Ksenofon Krisafi, Dhurata Agalliu, Për tokën dhe detin e Shqipërisë, qasje juridiko-ndërkombëtare, (Tiranë: UET Press, 2014), 30. 792 AMPJ, V. 1924, D. 257, f. 69. Politika, 20 gusht 1924, Mbi kufizimin me Shqipërinë. 793 A. Puto, Demokracia e Rrethuar …,149-150 794 AMPJ, V. 1924, D. 64, f. 13, The Times, The Albaniana Frontier, 24 marc 1924. 795 Mediha Shuteriqi, Idajete Bejta, Mihallaq Pela, “Dokumente dhe materiale, veprimtaria e qeverisë demokratike të Fan Nolit dhe reaksioni”, në Studime Historike, nr. 4, (Tiranë: Instituti i Historisë, 1973), 132.

Page 180: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

156

provokonte herë pas here nëpërmjet sulmeve të cilat nuk mund të quheshin sporadike. Për vetë efektin e tyre, ato dukeshin që ishin të qëllimshme dhe të organizuara.

Qeveria shqiptare vuri disa herë në dijeni kryetarin e Konferencës së

Ambasadorëve për situatën kritike në Vermosh dhe kërkonte ndërhyrjen e saj pranë qeverisë së Beogradit. Në kushtet kur sulmet në veri po intensifikoheshin duke arritur kulmin më 25 shtator, qeveria shqiptare bëri përpjekje pranë legatës britanike në Durrës dhe kërkoi përkrahjen e saj në mënyrë që ajo të ndërhynte tek qeveria e Beogradit për t’i dhënë fund veprimeve të tilla. Por, përpjekjet nuk u ndalën vetëm me kaq, pasi Ministria e Jashtme informoi për situatën dhe legatat shqiptare në Paris, Romë dhe Beograd dhe udhëzonte këtë të fundit “të protestonte energjitikisht pranë qeverisë serbe duke i kërkuar që të ndalonte menjëherë sulmin dhe të çarmatoste agresorët”.796

Ndërkohë ky problem kufitar shkaktoi dhe reaksione të brendshme duke

shpërthyer demonstrata masive. Populli i Shkodrës për të shprehur zemërimin ndaj aktit të sulmeve në Vermosh, më 26 shtator u organizua në një miting të madh, ku morën pjesë rreth 10 000 veta duke vendosur: 1- Populli i Shkodrës dhe i krahinave përreth saj do të protestonte pranë Fuqive të Mëdha dhe Lidhjes së Kombeve kundër veprimeve të popullit fqinjë malazez dhe qeverisë së tij, që në mënyrë arbitrare me ndihmën e policisë jugosllave kishin shkelur tokën e Shqipërisë duke rrëmbyer plaçkitur çdo gjë në viset e pushtuara prej tyre. 2- Ftoheshin të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe shqiptarët jashtë vendit të ngrinin zërin pranë Lidhjes së Kombeve dhe Konferencës së Ambasadorëve kundër shkeljes së tokës shqiptare nga fqinjët, dhe kërkonin që ta detyronin qeverinë jugosllave që të largonte trupat malazeze dhe ushtrinë e saj nga toka shqiptare. 3- Gjithashtu, ftonin të gjithë shqiptarët në të gjithë botën që të luftonin me të gjitha mjetet kundër pushtimit qoftë dhe të një pëllëmbë tokë shqiptare që i ishte caktuar nga Fuqitë e Mëdha.797 Miting u mbajt dhe në Vlorë me rreth 8000 pjesëmarrës të cilët vendosën të protestonin pranë Lidhjes së Kombeve, Konferencës së Ambasadorëve dhe Komisionit të Kufijve për ta ndërkombëtarizuar problemin duke njoftuar dhe fletoret më me zë të botës.798

Ndërkohë, situata pasqyrohej ndryshe nga qeveria jugosllave, e cila i bëri një publicitet të gjerë goditjes së fundit të malazezëve kundër Vermoshit, duke e paraqitur atë si të drejtë e të arsyeshme. Ajo sipas tyre ishte bërë si një gjakmarrje për të plaçkiturat dhe goditjet që shqiptarët kanë kryer në tokën jugosllave. Kjo tezë u mbështet dhe nga mediet jugosllave të inspiruara ose të painformuara mirë. Përveç lajmeve zyrtare, ato botuan dhe artikuj të gjatë në favor të malazezëve dhe të veprës së tyre kundër Kelmendasve. Krahas kësaj, ata akuzonin se populli shqiptar i kishte rënë në “qafë” gjithmonë popullit serb.799 Ndaj mitingjeve të popullit shqiptar për kufirin e Vermoshit dhe Shën Naumit, qeveria jugosllave reagoi duke shpifur për formimin e çetave shqiptaro-jugosllave, me mbylljen e kufirit të Ohrit, me informacionet tendencioze të

796 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, f. 151-152. 797 Shqiptari i Amerikës, 4 tetor 1924, Bashibozukët alazes shkelin tokate Klementit dhe Vermoshit. 798 M. Shuteriqi, I. Bejtja, M. Pela, “Dokumente dhe materiale, veprimtaria e qeverisë demokratike të Fan Nolit dhe reaksioni”, në Studime Historike, nr. 4, 141-142. 799 AMPJ, V. 1924, D. 287, f.8, Mbi goditjen e Vermoshit. Kroatët dhe Shqipëria, 8 tetor 1924.

Page 181: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

157

goditjeve të tyre në zonën e Shën Naumit, shkrimeve në shtyp si dhe protestat pranë Konferencës së Ambasadorëve.800

Shteti shqiptar iu drejtua përsëri Konferencës së Ambasadorëve për të ndërhyrë në

zgjidhjen e konfliktit, por duke mos parë një dritë jeshile prej saj, ktheu vëmendjen nga Lidhja e Kombeve. Incidenti i datës 25 shtator koinçidoi me kohën kur delegacioni shqiptar i kryesuar nga Fan Nolin ndodhej në Gjenevë në sesionin e V të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve. Noli mori një telegram të datës 2 shtator, i cili e informonte se “Më shumë se 1000 burra nga zona malazeze e Vassoyovich dhe të Koutchi-t, bashkë me forca të tjera të armatosura të organizuara nga Jugosllavia, pushtuan këtë mëngjes krahinat e Vermoshit, Tamarës, Grykës së Vuklit dhe Selcës të cilat i kanë grabitur. Beteja vazhdon ndërmjet bandave jugosllave dhe pikave shqiptare të sulmit, në të gjitha këto krahina. Priten sulme të kombinuara nga ana e Taraboshit qe ndodhet në lindje të Shkodrës, Hanit të Hotit që ndodhet në veri dhe nga ana e Dibrës qe ndodhet në veri të liqenit të Ohrit”. Qeveria shqiptare ishte detyruar të dërgonte përforcime dhe të urdhëronte mobilizimin e pjesshëm për të përzënë pushtuesit. Përfshirja e qeverisë jugosllave ishte e pamohueshme, duke qenë se agresioni ishte organizuar sistematikisht që prej fillimit të muajit gusht. Informacioni i përcjellë me këtë telegram u bë pjesa kryesore e përmbajtjes së letrës së dërguar Sekretarit të Përgjithshëm nga Noli një ditë me vonë më 26 shtator 1924. Noli në letrën e tij theksonte se kjo ishte “një provë më tepër e rreziqeve të provokuara pa qenë të nevojshme nga një sërë vonesash dhe nga shtyrja e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së kufijve shqiptar”. Ai i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm që ta dërgonte çështjen para Këshillit të Lidhjes në bazë të nenit 11 të Paktit,” me qëllim dhënies fund kësaj gjendje që i kushton popullit shqiptar shumë gjak, shkatërrim dhe vuajtje të panevojshme”.801

Kërkesa e Nolit për të shqyrtuar rastin e incidenteve në kufirin e Vermoshit u mor

në konsideratë dhe më 3 tetor 1924, Këshilli i Lidhjes hapi seancën me këtë temë. Fan Noli mori fjalën i pari. Ai sqaroi se ndonëse bandat jugosllave ishin larguar nga Vermoshi, pasojat e pushtimit të tyre në territorin shqiptar kishin kushtuar gjak e shpenzime të reja. Ai shpresonte se Këshilli do të merrte një vendim që situata të tilla të mos përsëriteshin më në kufirin shqiptar.802

Ndërkohë, përfaqësuesi i Mbretërisë Serbe-Kroato-Sllovene M.Kumanudi dha një

version komplet tjetër të situatës, duke e paraqitur si një incident rastësor. Përshkrimi i tij ngjante më shumë si një tregim letrar, i cili nuk i shpëtoi sarkazmës së Nolit. Sipas M. Kumanud, incidenti në Vermosh ishte zhvilluar për faj të shqiptarëve të cilët kishin grabitur dy vajza të reja së bashku me dyqind-treqind delet dhe dhjetëra qe, në një zonë të banuar nga një klan malazias. Sipas informacioneve që ai dispononte, njëra nga vajzat kishte arritur që të jepte alarmin duke shkrepur me pushkë. Duke qenë se malazezët sipas tij, ishin të organizuar sipas sistemit patriarkal arritën të reagonin në moment dhe kishin

800 AMPJ, V. 1924, D. 283, f. 42. 801AMPJ, V. 1924, D. 130, f. 116-117. 802 F.S.Noli, Vepra VI, 168.

Page 182: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

158

formuar një grup prej 400 vetash. Ata, duke ndjekur agresorët shqiptarë kishin kaluar kufirin dhe arritur deri në fshatrat e Selos dhe të Vermoshit.803

Kësaj linje i qëndroi dhe qeveria jugosllave, e cila goditjen e fundit të çetave

malazeze kundër Vermoshit e cilësoi si një ngjarje thjeshtë kufitare duke mos i dhënë rëndësinë e duhur, por duke fajësuar shqiptarët si provokatorë të saj. Edhe shtypi nuk nguroi të botonte artikuj të gjatë kundër Shqipërisë të cilën e quajti si “prishëse” të paqes në Ballkan. Kështu, paralel me antipatinë zyrtare kundër qeverisë shqiptare, qeveria inspiroi dhe shtypin për të mbajtur një aspiratë armiqësore kundër shtetit shqiptar. Veprat e kaçakëve të Kosovës shtypi i kishte atribuuar si të nxitura dhe të përkrahura nga qeveria shqiptare dhe kishte shkruar hapur që “duhej t’u jepej shqiptarëve një mësim i mirë për të kuptuar që nuk kanë të drejtë dhe që u është ndaluar të zbatojnë vrasje dhe vepra kriminale me anën e kosovarëve në tokën jugosllave”.804 Goditja e Vermoshit u konsiderua si një incident ordiner në kufij dhe parashikohej se nuk do të ishte goditja e fundit.805 Edhe shtypi shqiptar nuk ishte indiferent ndaj ngjarjeve në kufij edhe përpara incidentit të shtatorit. Duke u nisur nga konfliktet e herëpashershme në kufij, ai bënte thirrje për mbrojtjen e këtyre territoreve shqiptare, “Shën Naumi dhe Vermoshi, dy vende të vogla që na takojnë neve nga çdo pikëpamje, nuk mund t’i lëmë kurrë të ngadhënohen. Shqipëria e 1924 nuk i shëmbëllen asaj të 1914, kur s’ishte e zonja të mbronte të drejtat e saj”.806 Një tjetër artikull i “Diellit” publikonte përmbajtjen e një note zyrtare: “Kombi shqiptar nuk do të japë leje të bëhen të tjera copëtime si këto që kërkon Jugosllavia në qarqet e Shën Naumit dhe Vermoshit. Kufiri shqiptar është i caktuar prej kohe dhe nuk mund të bëhen ndryshime të tjera pa vënë vendin në rrezik”.807

Argumentat e M.Kumanudi u vunë në lojë nga sarkazma e Nolit: “Duke e dëgjuar

përfaqësuesin e shtetit serbo-kroato-slloven, ironizon Noli, atëherë i bëhet njeriut të besojë se në këtë rast kemi të bëjmë me një idil bukolik, me shije të këndshme. Delet dhe qetë po kullosnin nën mbikëqyrjen përmalluese të dy vajzave të turbulluara dhe papritur shqiptarët të sjellshëm i rrëmbejnë së bashku me delet dhe qetë e tyre. Prindërit e këtyre vajzave tërheqëse dhe pronarët e deleve dhe të qeve vihen në ndjekje të rrëmbyesve të njerëzishëm. Por, është kureshtar pse prindërit dhe pronarët si pikë për dyndjen në territorin shqiptar zgjodhën saktësisht malin e Vermoshit, pikën e diskutueshme të kufirit. Dhe si fund i trishtueshëm i këtij fillimi qesharak: u dha alarmi në Shqipëri, dërgohen përforcime. Bëhen mobilizime. U derdh gjak. Zmbrapsen dyndësit.”808

Noli në fjalën e tij, përsërit tregimin e përfaqësuesit jugosllav me nota ironie duke kaluar tek pasojat konkrete të asaj çfarë kishte ndodhur realisht në tokën shqiptare. Pasoja të rënda për shqiptarët të cilët mundoheshin të kamufloheshin pas një historie deri diku qesharake dhe të pabesueshme. Ai mbyll fjalën duke vënë në dukje se ky ishte thjeshtë një argument më tepër për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. 803Po aty, 168. 804 AMPJ, V. 1924, D. 283, f. 161. 805 AMPJ, V. 1924, D. 265, f. 51, Informacion dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme Sulejman Delvina mbi goditjen e malazezëve në Vermosh, 30 shtator 1924. 806 Drita, Nr. 164, 27 mars 1924, Shën Naumi dhe Vermoshi. 807 Dielli, 20 mars 1924, Çështja e kufireve tona me Jugosllavinë. 808 F. S. Noli, Vepra VI, 169.

Page 183: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

159

Pasi u dëgjuan argumentet e të dy palëve në lidhje me konfliktin në Vermosh dhe u mor dakordësia e përfaqësuesve të dy vendeve që çështja e kufirit të përbashkët të zgjidhej përfundimisht brenda një kohe sa më të shkurtër, Këshilli vendosi t’i drejtohej Konferencës së Ambasadorëve. Kjo, me arsyetimin se kishte përgjegjësinë për caktimin e këtyre kufijve.809 Këshilli i lutej Konferencës së Ambasadorëve që të kujdesej për t’i dhënë fund caktimit të kufijve shqiptarë, përpara se të vinte dimri i radhës.810 Rezoluta e Këshillit, në pamje të parë dukej sikur kënaqte kërkesën e të dy palëve, por në të vërtetë ajo ishte një lëshim për palën jugosllave. Këshilli në vend që të tërhiqte vëmendjen e Beogradit për të respektuar vendimin e Konferencës së Ambasadorëve që t’i largonte trupat nga Vermoshi që ia kishte lënë Shqipërisë, i kërkonte që ta shqyrtonte dhe një herë çështjen pikërisht të njëjtit organizëm ndërkombëtar, Konferencës.

Greqia ashtu si Jugosllavia ndoqi të njëjtën politikë ndaj Shqipërisë. Ajo kishte si

qëllim mbajtjen nën zotërimin e saj të 14 fshatrave të Korçës. Komisioni i caktimit të kufijve në vitin 1923, vendoi që 14 nga 26 fshatra që ishin objekt i konfliktit mes Shqipërisë dhe Greqisë, t’i mbeteshin Shqipërisë. Qeveria greke protestoi ndaj këtij vendimi duke goditur veçanërisht kryetarin e komisionit Telini, të cilin më pas e vranë. Vrasjen e tij, qeveria greke u mundua që t’ia faturonte Shqipërisë. Por, pas dërgimit të trupave italiane në Korfuz në shenjë “kërcënimi” nga qeveria italiane, Greqia u detyrua ta pranonte përgjegjësinë e saj për vrasjen. Ajo vazhdonte të mbante të okupuara 14 fshatrat që i takonin Shqipërisë.811 Qeveria greke protestoi ndaj vendimit për t’i lënë fshatrat e Korçës, Shqipërisë.812

Në prill të vitit 1924, një komision i ri për kufijtë ripohoi vendimin e mëparshëm.

Të njëjtën gjë bëri Konferenca e Ambasadorëve dhe ftonte qeverinë greke të zbatonte vendimin e saj.813 Pavarësisht këtyre vendimeve Greqia nuk lironte fshatrat. Ajo përsëriti kërkesën për rishikimin e vendimit. Konferenca e Ambasadorëve, të cilës qeveria greke i kishte paraqitur protestën ndaj vendimit për lënien Shqipërisë të 14 fshatrave të Korçës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, rrëzoi kërkesën e Greqisë. Ajo ftoi qeverinë greke që t’i lironte këto fshatra nën vëzhgimin e komisionit të kufijve i cili do të caktonte ditën për ta bërë këtë.814 Vendimi për dorëzimin e këtyre fshatrave mbetej i “patundur”.815

Për t’i dhënë zgjidhje problemit i cili kishte mbetur pezull për shkak se Greqia refuzonte të zbatonte vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, Noli vendosi t’i drejtohej Lidhjes së Kombeve. Ai më 27 shtator të vitit 1924, i dërgoi letër Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes. Në këtë letër, Noli informon Sekretarin se Komisioni i Caktimit të Kufijve, në bazë të instruksioneve të Konferencës së Ambasadorëve, kishte përcaktuar gjurmën në vend në pjesën e kufirit të zonës neutrale të Korçës. Komisioni i Caktimit të Kufijve, duke vepruar në emër të Konferencës së Ambasadorëve, ftoi Greqinë që të evakuonte 14 fshatrat e dhëna Shqipërisë, duke përcaktuar si afat të evakuimit nga data 4 gusht deri më 15 shtator. Qeveria greke refuzoi t’i bindej urdhrave të Komisionit. Në 809Po aty, f. 169-170. 810 Shqipëri e Re, 3.9.1924, Caktimi kufijve shqiptarë përpara Lidhjes së Kombeve. 811 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 146-147. 812 AMPJ, V. 1924, D. 60, f. 43. 813 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 147. 814 AMPJ, V. 1924, D. 130, f. 66. 815 Shqiptari i Amerikës, 8 korrik 1924, Greqia u urdhërua t’i lëshojë 14 fshatrat.

Page 184: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

160

letër, gjithashtu vihej në dukje së qeveria greke, jo vetëm vazhdonte t’i mbante të pushtuara këto vende duke shkelur pa të drejtë kufirin shqiptar por, shkëmbente me forcë banorët shqiptarë myslimanë të këtyre trojeve të dhëna përfundimisht Shqipërisë, sikur të bëhej fjalë për turq. Në mbyllje të letrës, theksohej se, kjo lloj sjellje e Greqisë mund të dëmtonte paqen midis vendeve, prandaj i bëhej apel Këshillit të Lidhjes së Kombeve që të merreshin masat e nevojshme për të siguruar evakuimin e Greqisë nga territoret shqiptare.816

Këshilli i Lidhjes mori në shqyrtim kërkesën e Nolit më 3 tetor 1924. Noli nuk

pranoi të shtonte asgjë më tepër seç kishte parashtruar në letrën e tij, ndaj fjala i kaloi përfaqësuesit grek, Politis. Ai ndonëse e vlerësoi vendimin e Konferencës së Ambasadorëve si të padrejtë, nuk e kundërshtoi por, e konsideroi si përfundimtar. Politis, u përpoq që të justifikonte vonesën e lirimit të 14 fshatrave me periudhën e pushimit të parlamentit grek, nga i cili duhej të merrej miratimi. Sipas tij, “është çështje e rendit kushtetues që e ka penguar qeverinë e vendit tim të zbatonte vendimin e Konferencës së Ambasadorëve.” Më tej, ai shpjegon arsyen e këmbënguljes së qeverisë për t’i mbajtur këto territore. Përveçse e konsideron si një territor që ishte i Greqisë dhe që po i shkëputej, ai ndalet tek keqtrajtimi i popullsisë së tyre nga ana e shtetit shqiptar. Ai shprehet se “nga ajo krahinë e bërë shqiptare, pa pushim vijnë ulërima e ankime, lidhur me trajtimin e keq, mbylljen e shkollave, suprimimin e të gjitha gjurmëve të një qytetërimi, shumë herë, shekullor.”817 Në këtë mënyrë qeveria greke justifikonte mosdhënien e këtyre fshatrave duke u shfaqur në rolin e “protektorit” ndaj popullsisë së keqtrajtuar.

Një argument tjetër i qeverisë greke ishte se Epiri i Veriut dhe 14 fshatrat, së fundmi i ishin lënë Shqipërisë duke shpresuar se po ndërtohej një shtet i pavarur dhe i aftë për t’u vetëqeverisur nga çdo pikëpamje. Por, ajo çfarë evidentonin ata ishte se Shqipëria nuk pushoi së prezantuari të gupeve anarkiste dhe rebelësh duke rrëzuar të gjitha shpresat që ishin bazuar në të. Në këto kushte, Greqia nuk mund të mos interesohej për fatin e grekëve të Epirit të Veriut të cilat sipas tyre ishin në gjendje të vështirë. Prandaj, qeveria nuk kishte pranuar sakrifikimin e 14 fshatrave.818

Fan Noli replikoi me deklarimin e përfaqësuesit grek. Në lidhje me miratimin e

parlamentit për këtë çështje, ai nuk e shikonte si detyrë të tij, pasi bëhej fjalë për një territor, i cili nuk i përkiste shtetit grek. Ndërsa, sa i takon trajtimit të minoriteteve greke në Shqipëri, Noli konstatonte se “në Shqipëri ekzistojnë 28 shkolla për 32 000 banorë që flasin greqisht”, ndërsa minoriteti shqiptar në Greqi nuk kishte asnjë shkollë në dispozicionin e tyre.819 Me këtë shembull ai tregoi vetëm një element të realitetit të minoritetit shqiptar i cili sidomos gjatë kësaj periudhe po jetonte keqtrajtime të vazhdueshme. Të dhënat që i vinin Ministrisë së Punëve të Brendshme, ishin shqetësuese për popullsinë shqiptare në Greqi, e cila dhunohej vazhdimisht.820 Rreth dyzet mijë

816 AMPJ, V. 1924, D. 130, f. 116-117, Letër e Fan Nolit dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve mbi çështjen e 14 fshatrave të Korçës. 817 F. S. Noli, Vepra VI, 172-173. 818 AMPJ, V. 1924, D. 236, f. 1. 819 F. S. Noli, Vepra VI, 173. 820 AMPJ, V. 1924, D. 130, f. 107.

Page 185: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

161

shqiptarë nga sanxhaku i Prevezës dhe Çamërisë, që flisnin gjuhën shqipe, u përfshinë në procesin e shkëmbimit.821 Këshilli i Lidhjes pasi dëgjoi deklaratat e të dy përfaqësuesve, të Nolit dhe Politis, ftoi qeverinë greke të zbatonte vendimin e Konferencës së Ambasadorëve.822 Pas kësaj, filloi dorëzimi i tyre pranë forcave shqiptare.

821Hasan Prishtina, përmbledhje dokumentesh 1908-1934, përgatitur nga Kujtim Nuro dhe Nezir Bata, botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, (Tiranë, 8 Nëntori: 1983), f.161. 822 F. Noli, Vepra VI, f. 173.

Page 186: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

162

3.3.3 Fan Noli në Lidhjen e Kombeve, mes diplomacisë dhe populizmit. Qeveria e Fan Nolit po përballej me probleme të shumta në aspektin

ndërkombëtar siç ishte njohja nga Fuqitë dhe çështja e kufijve por dhe në aspektin e brendshëm, vështirësia financiare në të cilën ndodhej vendi. Për zgjidhjen e këtyre çështjeve, Lidhja e Kombeve u vlerësua si mundësia më e mirë dhe e paanshme për Shqipërinë e vogël e të dobët. Por, tashmë gjërat kishin ndryshuar që nga viti 1920, kur Shqipëria u bë anëtare e saj. Kështu, kur qeveria e Nolit mori pushtetin, trashëgoi marrëdhënie të tensionuara me LK për shkak se qeveria e mëparshme kishte refuzuar këshilltarin financiar të saj. Shqipëria i kishte kërkuar Lidhjes një këshilltar financiar që ta ndihmonte për nxjerrjen e vendit nga vështirësia financiare dhe sigurimin e një huaje. Për këtë funksion u caktua hollandezi J.D.Hanger, i cili më 1923 mbërriti në Shqipëri për të shqyrtuar problemet financiare shqiptare. Ai u pengua për të ushtruar funksionet e tij si dhe për t’u përfshirë në nivelet qeveritare të trajtimit të çështjeve. Qeveria, duke dashur që të mos ndiqte këshillat e tij sepse këmbëngulte në zbatimin e reformave në sistemin e taksimit, me justifikimin që nuk kishin mundësi të përballonin shërbimet dhe pagat e Hungerit, prishi kontratën e punës me të para kohe, pa u mbushur një vit. Me ardhjen e Nolit në pushtet, Lidhja e Kombeve shpresoi se Hunger do të kthehej në Shqipëri, por Noli nuk e riktheu. Më 8 shtator 1924, ai i shkruan Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes se “qeveria ime i ka kushtuar vëmendje më të madhe kësaj çështjeje duke e parë në çdo aspekt. Qeveria, që kam nderin të drejtoj, e çmon plotësisht vlerën e madhe të këshillave të Z. Hunger për Shqipërinë. Prova më e mirë është se tani ajo po merret me kursimet e rekomanduara nga Z. Hunger… Megjithatë, duke patur parasysh gjendjen e tanishme financiare, qeverisë i vjen keq që nuk mund t’i kërkojë Z. Hanger të rifillojë detyrën”. 823 Duke qenë se Noli po kërkonte hua nga Lidhja për të dalë nga gjendja e rënduar financiare, do të kishte qenë një lëvizje e zgjuar pranimi i rikthimit të Hunger-it në Shqipëri. Qëndrimi i kundërt, siç dhe ndodhi, ishte një faktor që të mos miratohej huaja që u kërkua.

Në krye të delegacionit për në Gjenevë ishte Fan Noli. Ai vendosi të merrte me

vete dhe Luigj Gurakuqin si ekspert të çështjeve financiare si dhe Mehmet Konicën i cili ishte në pozicionin e ministrit shqiptar në Londër dhe Paris njëkohësisht.824 Udhëheqja e delegacionit në Sesionin e V të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve, nga Noli, rriti pritshmërinë për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballej Shqipëria.825 Gjatë qëndrimit të Nolit në Gjenevë, nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta për takimet që zhvilloi. Nga burimet e tërthorta, rezulton se Noli kishte takuar Eric Drummond, kryeministrin britanik Mac Donald, e atë francez Herriot, të cilëve krahas njohjes së qeverisë, iu kishte kërkuar një hua prej 100 milion franga ari. Të dy kërkesat nuk u pranuan. Njohja e qeverisë u kushtëzua nga zhvillimi i zgjedhjeve, ndërsa huaja nuk mund t’i jepej një qeveria jolegjitime. Më 3 shtator, Luigj Gurakuqi në fjalimin e tij para Asamblesë, kërkoi

823 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 200-203. 824 AQSH, Fondi 151 (Ministria e Punëve të Jashtme), V.1924, D. 146, f. 3, VKM, datë 20.9.1924; Shqiptari i Amerikës, nr. 124, 30 gusht 1924, Kryeministri Imzot Noli dhe Ministri i Financave Z. L. Gurakuqi nisen për Gjenevë, Gazeta e Korçës, nr. 119, 26 gusht 1924. 825 Koha, 30 gusht 1924, Kryeministri në Gjenevë.

Page 187: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

163

ndihmë për lehtësimin e zisë së bukës në Shqipëri.826 Ajo me çfarë po përballej delegacioni shqiptar ishte mospërfillja e Fuqive ndaj kërkesave të qeverisë shqiptare. Kjo çoi në shuarjen e shpresave tek Lidhja e Kombeve dhe zhgënjimin e Nolit, gjë që nuk nguroi ta tregonte hapur në fjalimin e 10 shtatorit para Asamblesë.

Ai e nis fjalimin “Kam frikë se më i nxehti paqedashës, po ti hedhë sy veprës së

kryer nga Lidhja e Kombeve gjatë këtyre pesë vjetëve, do ti ngrejë duart drejt qiellit nga dëshpërimi dhe do të bërtasë: Oh! Më mirë luftë sesa të gjitha këto llomotitje të mërzitshme për paqen! Ç’kemi bërë për paqen? Çfarë bëjmë tani në këtë çast në këtë Asamble? Ajo që është bërë 5 vjet të shkuar pushon qetë në paqen e përjetshme, mbyllur fort, varrosur në dosjet e vdekura të Sekretariatit, të ruajtura me kujdes prej atij fort të ndershmit e të shquarit xhentëlmen, që është Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve. Është e vërtetë që Lidhja e Kombeve ka bërë disa shërbime të vogla për paqen në përgjithësi dhe në veçanti nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë, duke siguruar kështu paqen dhe rendin në Ballkan”.827 Fraza me të cilën Noli filloi fjalimin shpreh qartë zhgënjimin e tij nga funksionimi i Lidhjes së Kombeve. Ajo ishte shprehje e vlerësimit të tij për Lidhjen e Kombeve, i cili tashmë nuk ishte i njëjtë më atë të para 3 viteve. Duke ironizuar veprimtarinë e saj, ai e shikonte Lidhjen si një organizëm që për shkak të burokracisë së tepruar ishte shndërruar në një arkivë të problemeve të depozituara të cilat nuk gjenin zgjidhje. Ai nuk i nënvlerëson shërbimet që kishte bërë Lidhja gjatë 5 viteve për ruajtjen e paqes, por i konsideron të vogla, duke treguar kështu se kishte pasur pritshmëri më të mëdha prej saj.

Më pas, Noli ndalet tek një ndër çështjet kryesore për të cilën kishte shkuar në

Gjenevë, për huanë. Ai shprehet “po ju lutem zoti Sekretar i Përgjithshëm, përse refuzoni ti jepni Shqipërisë një hua që do t’i lejonte të ecte vetë? Ne nuk na duhen më tepër se 300 milion franga ar. Apo më shumë? Atëherë po bëj gjestin elegant të zbres në shumën modeste prej 200 milionësh. Ju tundni kokën. Epo jam gati të hyj në bisedime për një shumë më të vogël p.sh për 100 milionë. Më falni mos pretendoni se nuk më keni takuar kurrë dhe, pra, nuk jeni i dispozuar të më jepni asnjë dhjetësh? Atëherë merreni këtë kërkesën time dhe varroseni në dosjet e vdekura të Sekretariatit, kyçeni mirë dhe mbyteni fort përpara se ta futni nën akropolin tuaj, sepse mund t’ju dalë nga varri.”828 Nga gjuha e përdorur për të kërkuar huanë, kuptohet se Noli tashmë e kishte marrë përgjigjen e refuzimit të huasë. Ai thjeshtë po shpaloste mllefin e tij me sarkazëm ndaj Lidhjes. Duke qenë se Lidhja i kishte dhënë hua shteteve të tjera si Austria dhe Hungaria, shpresat e delegacionit shqiptar për sigurimin e saj në të vërtetë deri-diku ishin të justifikuara. Gjithashtu nevoja për huanë ishte konfirmuar që në kohën e ekspertit të Lidhjes së Kombeve në Shqipëri, Hunger. Projekti Hungher i cili u pranua në parim nga Lidhja krijoi ndarjen e kapitalit për një hua ndërkombëtare si më poshtë: Britania e Madhe 25%; Franca 25%; Italia 25%; Shtetet e tjera neutrale 15% dhe Shqipëria 10%.829 Po të sigurohej kjo hua, vetëm nga fakti që do të mënjanonte mundësinë e varësisë ndaj ndonjë shteti specifik, do të kishte qenë fitore e madhe për shtetin shqiptar. Humbja e kësaj

826 P. Milo, Politika e jashtme…, 646. 827 AQSH, F. 14, V. 924, D. 86, f.1. 828 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 154, f. 50. 829 Financial, 6 tetor 1924, NAMP 875.00/161

Page 188: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

164

mundësie shkaktoi jo vetëm një dëm të madh në aspektin financiar por dhe në atë politik, pasi nuk u shmang mundësia për t’iu drejtuar ndonjë fuqie, në rastin konkret Italisë e cila gjithsesi nuk e mbështeti.

I drejtpërdrejtë në adresimin e problemeve Noli nuk stepet për të treguar arsyet

pse po i refuzohej kjo hua: “ndoshta Sekretari i Përgjithshëm ka dashur të thotë se ai nuk dëshiron që të hyjë në bisedime për një hua me një qeveri kryengritëse, që nuk ka parlament, një qeveri si ajo që kryeson i përunjuri prift që po ju flet. Po a e dini ju se ç’është parlamenti? Padyshim e dini. Por do të keni një ide më të qartë kur t’jua them çmendoj për të. E pra, parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shpirtë për të bërë prova operate në trupin e gjallë të racës së tyre, një sallë plot me gazra helmues, gazra mbytës, gazra që shkaktojnë lot dhe të qeshura dhe gjithë gazra të tjerë që u përdorën gjatë luftës së fundit për t’u dhënë fund gjithë luftërave e për të vendosur paqen, atë paqe për të cilën po flasim.” Më tej, Noli e vazhdon fjalimin duke premtuar zhvillimin e zgjedhjeve: “ne nuk refuzojmë të bëjmë zgjedhje të reja, e të thërrasim atë plagë, atë fatkeqësi të madhe, atë bestytni të shëmtuar që është parlamenti, pasi të kemi bërë dy ose tre vjet qeverimi atëror. A do të pranoni atëher Z. Sekretar i Përgjithshëm të më jepni pas tre vjetësh atë huanë prej 400 milion franga ar, për të cilën ramë dakort para disa minutash? Ju përgjigjeni prap “jo”. E dija.”830 Noli, duke goditur parlamentin si institucionin bazë të qeverive demokratike, doli jashtë vizionit të tij. Kjo, madje, është shpjeguar edhe si një mungesë takti në politikë, pasi damka që mori nga paragjykimi që iu bë në Lidhjen e Kombeve, ishte jashtëzakonisht e madhe”.831 Autori Robert Austin duke e konsideruar fjalimin e Nolit katastrofë, shprehet se “Noli ja thelloi akoma më shumë varrin vetes kur vazhdoi më tej të denonconte qeverisjen parlamentare”.832 Megjithatë, kjo deklaratë e Nolit për parlamentin, mendojmë se nuk është bërë për të treguar pikëpamjen e tij për këtë institucion, por, për të goditur qëndrimin indiferent të Lidhjes ndaj kërkesës për hua, me justifikimin se qeveria e re shqiptare nuk kishte dalë nga zgjedhjet parlamentare. Pra nuk ishte qeveri legjitime. Ky qëllim i Nolit, përforcohet më shumë kur thotë se edhe kur të zhvilloheshin zgjedhjet prap nuk do të jepej huaja. Pra, kjo “goditje” ndaj institucionit të parlamentit, ishte më shumë për të sfumuar deri në zhvlerësim arsyen e mosmiratimit të huasë për Shqipërinë. Por, duket se Noli nuk i bëri mirë llogaritë, pasi kjo deklaratë e tij ngjalli pakënaqësi në radhët e shteteve pjesëmarrëse në Lidhje, çfarë e bëri të pamundur realizimin e misionit për të cilin ai ishte nisur. Noli tejkaloi kufijtë e pretendimeve të një kryeministri të një vendi të vogël që po kërkonte mbështetje ekonomike për të mbijetuar.

Gjatë fjalimit, Noli i rikthehet kritikës ndaj mosfunksionimit real të Lidhjes së Kombeve, veprimtaria e së cilës kishte mbetur vetëm në kontekstin teorik. Ai i referohet shembullit të oratorëve irlandezë të cilët përdoreshin në fushata elektorale amerikane për shkak të elokuencës së fjalimeve të tyre për të bërë për vete elektoratin. Noli fton përfaqësuesit e Republikës së Irlandës të sillnin “disa nga këta oratorë të mbaruar për të

830 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 86, f.2. 831 Dritan Palnikaj, “Fjalimi i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve në 10 shtator 1924 si shprehje e pikëpamjeve të tij për politikën ndërkombëtare”, Fan S. Noli në 130- vjetorin e lindjes 882-2012, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë (Korçë: FEF” SCRIPTA MANENT 3, 2012), 428. 832 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 204.

Page 189: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

165

na mbytur me fjalime për paqen”.833 Nëpërmjet kësaj Noli, kërkon të theksoj faktin se puna e Lidhjes kishte mbetur thjeshtë në kuadrin e fjalimeve të bukura që bëheshin në Asamble duke mos u aplikuar në realitet. Dhe këtë e nxjerr në pah më tepër kur citon Shekspirin dhe thotë: “Ç’të bëjmë ne tani në këtë Asamble? Përgjigjja është shumë e lehtë. Do ta gjeni tek Shekspiri: “Fjalë, fjalë, fjalë! D.m.th erë dhe asgjë më tepër”.834

Më pas Noli, ndalet në një ndër çështjet e rendit të ditës së Asamblesë mbi

çarmatimin dhe traktatet e Arbitrazhit. Që në vitin 1920 në Lidhjen Kombeve ishte krijuar komisioni konsultativ, i cili diskutonte herë pas here projekte të ndryshme, por që të gjitha kishin mbetur në letër. “Sesioni i 5-të pati përpara projektin përfundimtar që u pagëzua “Protokolli i Gjenevës”, por që mbeti po ashtu si një dëshmi tjetër e shterpësisë pacifiste, me gjithë zhurmën e madhe që u bë brenda dhe jashtë Lidhjes së Kombeve”.835 Këtë fakt, Noli e përdori për të vazhduar më tej me kritiken e tij ironizuese: “Cili është përfundimi i gjithë këtyre bisedimeve të mençme e të thella mbi çarmatimin dhe traktatet e arbitrazhit? Këto çështje iu dhanë për shqyrtim një komisioni, i cili do t’ia kalojë një nënkomisioni, i cili do t’ia parashtroj konkluzionet e tij një konference që do të mblidhet së shpejti, dhe kjo konferencë do t’ia dërgojë përsëri këto çështje një komisioni, pastaj një nënkomisioni, i cili do t’ia referojë komisionit, i cili do t’i dërgojë një raport konferencës. Konferenca do të votojë njëzëri një rezolutë dhe kjo e fundit do t’i jepet për shqyrtim Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Këshilli, nga ana e tij do t’ia kalojë këtë rezolutë Asamblesë së ardhshme të Lidhjes, e cila do t’i drejtojë njëzëri një lutje zotit të plotfuqishëm atje lart në qiell.” Noli donte të vinte në pah, një mangësi të madhe të Lidhjes, e cila për shkak të burokracisë së tepruar kishte humbur efektivitetin e trajtimit të çështjeve që paraqiteshin për shqyrtim. Pas gjithë këtyre zvarritjeve dhe kundër zvarritjeve, raportesh e kundër raportesh dhe mendimesh konsultative ato i dërgoheshin Sekretarit të Përgjithshëm, i cili e finalizonte sipas Nolit në këtë mënyrë: “do t’i mbyllë me kyç mirë e mirë dhe do t’i varrosë në dosjet e vdekura të Sekretariatit, ku do të mbahen brez pas brezi. Dhe kjo do të thotë, natyrisht, se e gjithë kjo histori ka mbaruar siç mbarojnë flluskat e sapunit”.836 Noli përdori termin “flluska” në mënyrë figurative, për të treguar sa të pavlera ishin diskutimet që zhvilloheshin aty për probleme të ndryshme, sa kohë që nuk gjenin zbatim në praktikë. Dhënien e huasë për Shqipërinë, ai nuk e quan “flluskë”, por si të rëndësishme për stabilitetin e paqes në Ballkan, ajo sipas tij, mund ta lehtësonte realizimin e Konfederatës Ballkanike, të cilën Noli e dëshironte.837

Noli në fjalim, mendojmë se paraqitet kontradiktor. Në njërën anë, nuk kurseu

kritikat ndaj Lidhjes, nga ana tjetër e idealizon atë. Ai shprehet: “Edhe sikur Lidhja e Kombeve të jetë një ëndërr, një utopi që i bën skeptikët të tallen e të shtrembërojnë buzët, ajo duhet të qëndrojë aty si një ideal që interpreton aspiratat më fisnikë të njerëzimit, ajo duhet të qëndrojë aty si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. Ajo duhet të qëndrojë aty si një pohim solemn i vullnetit universal për paqen, ajo duhet të qëndrojë aty derisa bukuria e saj, fisnikëria e saj, nevoja e domosdoshme e qenies së saj të kuptohen

833 AQSH, F. 14, V. 924, D. 154, f. 51. 834 AQSH, F. 14, V. 1924, D, 86, f.2. 835 A. Puto, Demokraciae Rrethuar…, 224. 836 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 154, f. 52. 837Po aty, f.52.

Page 190: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

166

nga e gjithë bota. Sepse fundi i fundit, me gjithë të metat që ka sot, ajo meriton të pritet me këto fjalë: Oh, megjithatë qëndro, ti je kaq e bukur”.838 Në këtë moment, Noli e shkëput Lidhjen nga realiteti në të cilën ndodhje duke e çuar në skajet më të larta të idealizmit. Ai e bëri këtë për të treguar diferencën mes asaj që duhej të ishte dhe asaj çfarë ishte në realitet. Por, idealizimi në këto nivele ishte shprehje edhe zhgënjimit të thellë që Noli kishte për këtë organizatë.

Pavarësisht zhgënjimit, Noli duket sikur nuk heq dorë nga aspiratat e tij për paqe.

Ai i shikon prezentë ato tek populli i thjeshtë, tek burrat e shtetit, ndonëse politikanët i keqpërdorin dhe “u servirin atyre, - thotë Noli, - kohë pas kohe flluska arbitrazhi, flluska çarmatimi, flluska sigurimi dhe super flluska reparacionesh”.839 Ai kishte të drejtë kur theksonte se paqja nuk do të vinte prej traktateve, “këto janë të destinuara të hidhen shpejt a vonë në shportë”. Historia kishte treguar se nuk mjaftonte vetëm nënshkrimi i traktateve për të siguruar paqen, por mbi të gjitha duhej vullneti i palëve për ta zbatuar traktatin.

Ai e shikon zgjidhjen tek arsimimi i njerëzve, duke u shprehur se: “Paqja do të

vijë nga edukimi shkollor. Duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se vrasjet me shumicë janë po aq krim sa edhe vrasjet me pakicë. Duhet t’u mësojmë se ka vetëm një perëndi që duhet t’i shërbejnë, perëndia e njerzimit, i njejtë për të gjithë tributë. Duhet t’u mësojmë të bëhen anëtarë të ndershëm të supershtetit që do të përmbledhë të gjitha tributë, të bëhen qytetarë fisnikë të federatës së përbotshme që është në realizim e sipër dhe që do të realizohet me siguri. Kur djemtë tanë të kenë mësuar këto të vërteta, atëher nuk do të kemi vetëm çarmatosjen morale e cila duhet të bëhet më parë se çarmatosja materiale, por do të kemi bashkëpunimin e vërtetë e të gjitha fiseve të botës për paqen, përparimin dhe mbarëvajtjen ndërkombëtare, të cilat s’janë tjetër veç sende që vijnë rrotull subjektit”.840 Në këtë pjesë të fjalimit, del në pah shpirti paqësor i Nolit, që kërkonte zgjidhjen për paqen e përgjithshme tek arsimimi i njerëzve si hap që i paraprin çarmatimit material. Por, me këtë zgjidhje Noli duket më shumë si utopist se sa si realist. Për vetë kompleksitetin e problemit, sugjerimi që bënte Noli për të siguruar paqen nuk ishte i mjaftueshëm. Duheshin një sërë mekanizmash shtetërorë, implementimi i të cilave ishte i domosdoshëm për arritjen e paqes mes shteteve.

Më tej, në përmbyllje të fjalimit të tij, duke pohuar se të gjithë ishin “tribu të

egra” dhe se populli po vuante pasojat e Luftës Botërore, ai kërkonte shpëtimin nga luftërat e reja që mund të vinin në të ardhmen. Prandaj i drejtohet Lidhjes së Kombeve dhe anëtarëve të saj me këto fjalë: “Përpara o shokët e mi. Bota është gati për ungjillin e ri. Flamuri i Lidhjes së Kombeve është më fisniku që është ngritur deri më sot. Ushtarët e saj janë më trimat që ka nxjerrë bota ndonjëherë. Qëllimi i saj është maja e përparimit të njerëzimit. Shpirti i Uillsonit, ati dhe profeti i saj na udhëheq. Vështirësitë janë mëdha, por shtrini kurajën tuaj deri në pikën e fundit dhe mundimet nuk do t’ju venë kot.”841 Noli ndonëse e nis fjalimin me kritika ndaj Lidhjes së Kombeve, në mbyllje të tij arrin ta

838AQSH, F. 14, V. 1924, D, 86, f.4. 839 AQSH, F. 14,V. 1924, D. 154, f. 53. 840 AQSH, F. 14, V. 1924, D. 86, f.4. 841Po aty, f.5.

Page 191: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

167

himnizojë atë. Ndonëse kontradiktor në qëndrimin e tij, Noli nuk i kishte humbur shpresat plotësisht nga funksioni i Lidhjes së Kombeve.

Për shkak të origjinalitetit dhe vërtetësisë që karakterizon fjalimin e Nolit, ai bëri

jehonë në shtypin kombëtar dhe veçanërisht në atë ndërkombëtar. Fjalimi ngjalli simpati dhe antipati tek Fuqitë e Mëdha të cilat nuk ishin mësuar t’iu drejtoheshin me atë gjuhë. Kjo u reflektua jo vetëm në qëndrimet e tyre pasuese ndaj Shqipërisë por u pasqyrua dhe në analizat e shtypit ndërkombëtar të cilat çonin në këtë konkluzion. Gazeta zvicerane e Lozanës shkruante mbi mënyrën se si u prit fjalimi i Nolit në Asamble “krye delegati i Shqipërisë, Imzot Noli, mbajti një fjalë të zhveshur në Shoqërinë e Kombeve….gjithë fjala tepër spiritoze e Imzot Nolit vazhdoi në këtë mënyrë dhe Asambleja e dëgjoi me një kënaqësi keqdashëse”. Gazeta “Daily Telegraph” shkruante kryeartikull “Fjalë të drejta për Ligën, Bomba e peshkopit shqiptar”. Gazeta “Daily Express” botonte një lajm i cili ishte më tepër se një koment dhe që e pasqyronte më saktë opinionin zyrtar britanik. Gazeta amerikane “New York Times” e quajti fjalimin e Nolit “si më piktoresken në këtë sezon”.842 Konsullata shqiptare në Amerikë, informonte se “S’mbeti asnjë fletore në Shtetet e Bashkuara që nuk e botoj fjalën e Kryeministrit Imzot Noli”. Shumica e gazetave amerikane e botuan fjalimin e Nolit pa koment, një pakicë e botoi me koment dhe pjesa tjetër e artikujve ishte mbi Shqipërinë dhe kryeministrin Nol. Veçohet artikulli i gazetarit në “New York Times”, Walter Littlefield, i cili botoi një kritikë të “bukur dhe lavdonjëse”. Vetëm gazetat, klientela e të cilave ishin irlandezët, nuk bënë komente pozitive. Ato iu përgjigjën ironisë së Nolit me të njëjtën monedhë, por që ishte ironi letrare jo me natyrë politike.843 Ndaj fjalimit të Nolit, kishte reagime dhe nga shtypi i vendeve fqinjë. Komentet e tyre nuk ishin pozitive, p.sh. gazeta “Pravda” në Beograd, shkruante se Noli kërkonte hua për të forcuar regjimin e hajdutëve.844 Fjalimi i Nolit u pasqyrua dhe në shtypin e brendshëm. Kryesisht u botuan pjesë nga fjalimi të shoqëruara shpesh dhe me komente. Edhe këtu, pati ndarje mes atyre që e kritikuan për guximin e tepruar dhe atyre që e mbështetën. Një ndër komentet më të veçanta është ai i Faik Konicës në gazetën “Dielli”. Ai shkruan: “…fjala nga pikëpamja letrare ish e bukur dhe nga pikëpamja e së vërtetës, me vend. Nëse edhe nga pikëpamja e taktit diplomatik ka qenë një fjalë e mirë, është një çështje tjetër…”.845 Ndërsa Ali Këlcyra e konsideron mënyrën se si u shpreh Noli, krejtësisht të papranueshëm në pozitën tepër delikate të përfaqësuesit të një shteti të vogël.846

Fan Noli, nëpërmjet mënyrës së si zgjodhi të fliste në Asamblenë e Kombeve,

arriti të fitonte simpatinë e atyre që kërkonin reforma në diplomacinë e kohës, larg diplomacisë së vjetër dhe lajkave të sajuara ndaj të mëdhenjve. Gjithashtu, si rezultat i jehonës që bëri fjalimi i tij, u arrit të bëhej një prezantim i mirë i Shqipërisë, e cila ishte e panjohur për pjesën më të madhe. Nga ana tjetër, përpara situatës në të cilën ndodhej Noli, i cili nuk gjeti mbështetje për qëllimet për të cilat kishte shkuar në Gjenevë, atij nuk i kishte mbetur asgjë tjetër në dorë përveçse armës më karakteristike të personalitetit të

842 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 231-232. 843 AMPJ, V. 1924, D. 144, f. 29-30, Mbi përshtypjen e fjalës së Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. 844 AMPJ, V. 1924, D. 143, f. 8; Pravda, Beograd, 21 shtator 1924. 845 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 237. 846 Ali Këlcyra, Shkrime për historinë e Shqipërisë (Tiranë: Onufri, 2012),115,

Page 192: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

168

tij, që ishte oratoria brilante. Ai paraqitet si një njeri i cili nuk kishte çfarë të humbiste më, por që të paktën la gjurmë në organizatën më të madhe të kohës. Ai u kritikua për mungesën e taktit diplomatik aq me tepër në një situatë delikate për pozitat ndërkombëtare të qeverisë që kryesonte, por në kohën kur ndodhi, edhe sikur Noli do kishte shprehur talentin e tij si diplomat i kursyer në të shprehur dhe i përulur para Fuqive, qëndrimi i tyre nuk do të ndryshonte. Këtë Noli e kishte kuptuar në takimet paraprake me përfaqësuesit e tyre, të cilët tashmë kishin refuzuar mbështetjen ndaj qeverisë së tij. Që në momentin që Fuqitë kishin refuzuar njohjen e qeverisë së Qershorit për shkak të mungesës së legjitimitetit të saj nëpërmjet zgjedhjeve, ishte e kuptueshme që mundësia për mbështetjen financiare të saj ishte në kufijtë e të pamundurës.

Page 193: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

169

KREU I KATËRT FUNDI I QEVERISË SË QERSHORIT

4.1 Mobilizimi ushtarak dhe kundërshtimi i qeverisë së Fan Nolit.

Pozitat e qeverisë së Nolit sa vinin e rëndoheshin brenda vendit dhe në planin e jashtëm. Në Shqipëri, gjatë muajve nëntor - dhjetor 1924, filloi periudha e intervencionit të armatosur për rrëzimin e qeverisë së Nolit. Është vështirë të përcaktohet një datë fikse se kur filloi si proces për shkak të sulmeve të vazhdueshme në veri nga pala jugosllave dhe përgatitjes së Zogut në Beograd, i cili që në momentin e mbërritjes atje, filloi përgatitjet për të rrëzuar qeverinë e Nolit.847 Për realizimin e qëllimit të tij, rrëzimin e qeverisë, Zogu siguroi mbështetjen e Jugosllavisë, Italisë dhe Britanisë. Referuar dokumenteve të arkivit amerikan, duket se u arrit një mirëkuptim me Romën se Italia do t'u jepte ndihmesë forcave të Zogut në këmbim të shfrytëzimit ekonomik të Shqipërisë dhe dhënien e disa privilegjeve politike. Për këtë qëllim u nënshkrua marrëveshje në Romë në emër të grupit të Zogut nga ish ministrat Vërlaci dhe Libohova (që më vonë u bë ministër i Financave nën qeverinë e Zogut). Në të njëjtën kohë u arrit një marrëveshje edhe nga grupi i Zogut me qeverinë në Beograd për ndihmën morale dhe materiale për të mbështetur Zogun në ngritjen e tij pas rënies së qeverisë së Fan Nolit dhe vendosjen e Zogut si pasardhës të tij, në këmbim të së cilës grupi i Zogut duhej t’i jepte një territor të caktuar Jugosllavisë si dhe lëshimin e disa privilegjeve të tjera me natyrë ekonomike dhe politike. Anglia u përfshi më vonë në këtë skemë duke patur parasysh tendencat e supozuara bolsheviste të Fan Nolit dhe sigurimin që qeveria e Zogut do të qëndronte si barrierë për vendet e Ballkanit ndaj agresivitetit të Moskës. Gjithashtu, një koncesion i menjëhershëm iu sigurua (Anglisë) në lidhje me depozitat e naftës në Shqipëri. Prandaj, në dhjetor të vitit 1924, gjatë seancës së Lidhjes së Kombeve në Romë, kryeministri Mussolini dhe Sir Austin Chamberlain, Sekretari i Jashtëm Britanik, arritën një marrëveshje mbi çështjen shqiptare. Zogut i dhanë garanci se për këto zona nuk do të kishte kundërshtime, dhe madje, do të jepnin ndihmë të drejtpërdrejtë.848

Nga mesi i nëntorit u hap lajmi mbi largimin e Zogut në Francë. Më vonë u kuptua se ishte një lajm i rremë, i cili u përhap me qëllim për të larguar vëmendjen e qeverisë shqiptare nga ajo çfarë do të ndodhte konkretisht shumë shpejt. Kjo lojë u kuptua nga legata shqiptare në Beograd, e cila vuri në dijeni qeverinë për planin e Zogut.849 Pra, përgatitjet për një sulm ndaj Shqipërisë kishin filluar shumë më përpara se sa ai të niste. Ali Kolonja, ministri shqiptar në Beograd, e kishte njoftuar qeverinë në Tiranë për atë që po ndodhte.850 Ai ishte informuar nëpërmjet një “dame”, e cila mendohej se kishte lidhje intime me Zogun, për planin e sulmit ndaj Shqipërisë.

Në telegramin e dërguar prej tij, thuhej se Zogu më 5 dhjetor do të nisej për Prizren dhe më datën 10 dhjetor do të fillonte operacionin sulmues ndaj Shqipërisë nga

847 Revolutionary activitiesn of Ahmet Zogu during Fan Noli regime, 21 shtator 1927, NAMP 875.00./233 848Po aty, 21 shtator 1927, NAMP 875.00./233 849A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 269-271. 850 Slav attack on Albania in December 1924, Prill 1925, NAMP 875.00/205

Page 194: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

170

pika të ndryshme të kufirit.851 Pjesë e trupave sulmuese do të ishin refugjatë shqiptarë, ushtarë serbë dhe emigrantët rusë (të bardhë).852 Më tej, informacionet e tij jepen më të detajuara mbi planet e veprimit se nga do të vinin sulmet. Kështu, Zogu do të sulmonte me trupa nga Prizreni, Ceno bej Kryeziu nga zona e Gjakovës, nga kufiri malazez në drejtim të Shkodrës, ndërsa nga Ohri do të fillohej sulmi në drejtim të Shqipërisë së Mesme i organizuar nga forcat ruse.853

Të gjitha këto informata, ishin të mjaftueshme për të dhënë paralajmërimin mbi sulmet që do të ndodhnin në Shqipëri. Mbështetja jugosllave për të realizuar planin e Zogut filloi të bëhej hapur nëpërmjet realizimit të rekrutimeve të atyre që do të merrnin pjesë si mercenarë në luftime. Duke u informuar mbi përgatitjet që po bëheshin në Beograd, një grup oficerësh shqiptarë i propozuan qeverisë që të merreshin masa urgjente të tilla si: “të përqendrohej një forcë prej 3000 mijë vetash në Peshkopi, një tjetër prej 5000 vetash të qëndronte në gatishmëri në zonën e Tiranës, të dërgohej një repart në rrethin e Matit, e të formoheshin disa reparte rezervë që të ishin gati për veprim në çdo moment”.854 Fan Noli ishte plotësisht i zënë me zgjedhjet e ardhshme, Gurakuqi, ministri i financave, kundërshtonte se masat e sugjeruara do të sillnin shpenzime të konsiderueshme dhe se nevoja më urgjente e vendit ishte të balanconte buxhetin.855 Kështu, qeveria shqiptare nuk mori masat e nevojshme për të përballuar sulmin në veri. Krahas neglizhencës së treguar, në të vërtetë ajo nuk kishte kapacitetin e duhur ushtarak për ta përballuar.

Kurse forcat pushtuese të Zogut, përveçse të rekrutuara ishin dhe të mirë

organizuara në sulm. Sipas autorit Swire, në forcat pushtuese të Zogut merrnin pjesë 1000 ushtarë jugosllavë vullnetarë dhe 1000 të tjerë rezervistë. Gjithashtu ishin pjesë dhe 500 burra nga Mati, 40 oficerë nga ushtria në mërgim e Wrangelit dhe 16 oficerë të ushtrisë jugosllave. Ushtria ishte e pajisur me dy bateri artilerie malore, 10 mitraloza të rëndë dhe 20 të tjerë të lehtë.856 Për pjesëmarrjen e forcave të Beogradit, u morën masa të shumta për kamuflimin e tyre. Ushtarët jugosllavë u veshën me veshjen tradicionale shqiptare dhe do të merrnin pjesë vetëm në fazën e parë të invazionit duke mos depërtuar thellë në tokën shqiptare. Nëpërmjet këtij maskimi shpresohej që nga ana e Beogradit të arrihej që të ishte i besueshëm në mohimet e tij zyrtare për pjesëmarrjen në sulm, ndërsa Zogu të largonte damkën e administratës së Nolit se ishte vegël e Beogradit. Por, kamuflimi i kësaj ushtrie nuk ishte i lehtë.857 Pikënisja e sulmit e këtyre forcave ishte Prizreni. Më 10 dhjetor ato u drejtuan për në Has dhe Krumë me objektiv Shkodrën, ndërsa forcat e Dibrës u nisën në drejtim të Peshkopisë për të arritur më pas në Tiranë.858

Ndërkohë që sulmet ndaj Shqipërisë intensifikoheshin, nuk po arrihej të sigurohej

mbrojtja nga pala shqiptare në kufijtë e vendit. Kjo për shkak të paaftësisë së

851 AQSH, F. 151, V. 1924, D. 257, f, 148. Telegram i legatës së Beogradit nga Ali Kolonja, datë 3 dhjetor 1924. 852AQSH, F. 151, V. 1924, D. 257, f. 149. 853Po aty, f, 151 854A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 269-274. 855 Slav attack on Albania in December 1924, Prill 1925, NAMP 875.00/205 856 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 219. 857 Bernd J. Fisher, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri (Tiranë: Çabej, 2007), 83. 858Historia e Popullit Shqiptar III, 242.

Page 195: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

171

udhëheqësve ushtarakë, të mungesës së mjeteve financiare dhe të hartimit të një plani strategjik ushtarak për mbrojtjen e kufijve të vendit.859 Ministri i Luftës, K. Qafëzezi ndonëse ishte informuar mbi planin e sulmit në kufij, nuk kishte marrë masat e duhura për mbrojtjen e tyre. Oficerët të cilët vazhdonin në detyrë por, që mbronin interesat e Zogut, me në krye kryetarin e shtatmadhorisë Bajram Fevziun, sabotuan mbrojtjen e vendit. Dekreti për mobilizim u shpall me vonesë, nuk u caktua një komandant për të udhëhequr operacionin e përgjithshëm për mbrojtjen e vendit. Ndërkohë në momentet e fundit u bënë lëvizje, transferime të pabazuara të oficerëve dhe u liruan rezervistë. Gjithashtu, vullnetarët vlonjatë që kishin ardhur në Tiranë nuk i përfshinë në aksionin e mbrojtjes. Qeveria u tregua pasive për mobilizimin e popullit në luftë.860 Kjo ishte një e metë organizative e qeverisë së Nolit dhe si kryeministër i saj, përgjegjësia lidhet me emrin e tij.

Fan Noli dhe kabineti i tij ishin të paaftë për të kuptuar rrezikun. Noli i cili kishte

kaluar shumë kohë në Amerikë, shprehej se Fuqitë e Mëdha nuk do të lejonin një shkelje të hapur të neutralitetit nga jugosllavët. Prandaj, kabineti injoroi këshillat e atyre që i shtynin që të merrnin masat e duhura ushtarake për mbrojtjen nga një sulm kërcënues. Nga ana tjetër, Shqipëria ishte anëtare e Lidhjes së Kombeve, e cila gjithashtu për ata ishte një garanci e mjaftueshme kundër agresionit të huaj dhe për këtë shkak ministrat përgjegjës mbetën plotësisht të zhytur në punët e brendshme.861 Ishte kjo siguri e pajustifikuar që pati ndikimin e saj, në mosmarrjen me seriozitetin e duhur të situatës në të cilën ndodhej vendi.

Pavarësisht mungesës së organizimit të një mbrojtjeje të fortë, pati rezistencë nga

njësitë e armatosura shtetërore dhe përkrahësve të saj. Malësorë të veriut nën drejtimin e Bajram Currit si dhe njësi të ushtrisë të udhëhequra nga kapiten Hysni Peja u ndeshën me agresorët duke rimarrë Kukësin. Në luftimet në Dibër, morën pjesë njësitë e armatosura qeveritare nën drejtimin e Ali Riza Topallit si dhe vullnetarë, banorë vendas të drejtuara nga Elez Isufi i cili mbeti i vrarë.862 Ai u vra në Peshkopi, me gjithë ndjekësit e tij, dhe kështu, rezistenca në anën e djathtë të Drinit mori fund.863 Rezistencë të fortë bënë fshatarët e Tropojës. Për të shtypur rezistencën në këtë krahinë, Zogu dërgoi si komandant operacioni, Ceno Bej Kryeziun me rreth 10 000 veta.864

E gjendur në një situatë tepër të vështirë, qeveria e Nolit i bëri thirrje popullit

duke kërkuar mobilizimin e tij për të përballuar sulmin e jashtëm. Kjo lidhet dhe me një tipar tjetër të qeverisë së Nolit, bashkëqeverisjen me popullin. Noli, ashtu siç kishte ardhur në pushtet, me mbështetjen e popullit, po i rikthehej kërkesës për ndihmë nga ana e tij. Në këtë thirrje ndër të tjera thuhej: “Në një kohë kur populli shqiptar ka vendosur të konsakrojë me anën e legalitetit idealet e larta të revolucionit të fundmë, dora armike ju 859 Viron Koka, “Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924, Revolucioni i parë politiko-shoqëror në Shqipëri dhe rëndësia e tij historike, në Studime Historike, nr. 3, Tiranë: Instituti I Historisë, 1984, 45 860Historia e Shqipërisë II, 556. 861 Slav attack on Albania in December 1924, Prill 1925, NAMP 875.00/205 862Historia e Popullit Shqiptar III, 243. 863 Slav attack on Albania in December 1924, Prill 1925, NAMP 875.00/205 864 Selim Shpuza, Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924 në Shqipëri (Tiranë: Mihal Duri, 1959), 39.

Page 196: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

172

ka zgjatur mbi kurriz thikën tradhtare” thirrja përfundonte me frazën e besimit të fitores mbi armiqtë e revolucionit: “Edhe këtë radhë, po luftoni kundër të huajve të bashkuar me bashibozukët... Shpirti i kombit si më parë edhe tani, do të triumfojë”.865 Thirrja e qeverisë nuk u shoqërua me masa organizative për mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë kundër ndërhyrjes në kufij. Në shumë qytete të Shqipërisë u organizuan mitingje masive duke shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në luftime. Krahas thirrjes për bashkimin e popullsisë dhe mobilizimin e përgjithshëm të saj kundër agresionit të jashtëm, duket se forcat politike bënë të njëjtën gjë.

Më 14 dhjetor dy partitë politike, “Demokrate Nacionale” dhe “Demokrate Radikale” vendosën të bashkohen me Shoqërinë “Bashkimi”. Ato bënë një shpallje publike, ku zotoheshin që të luftonin bashkërisht kundër kërcënimit ndaj atdheut. Ashtu sikurse kishte ndodhur gjatë revolucionit të Qershorit, Shoqëria “Bashkimi” bashkoi forcat me ushtrinë kombëtare.866

Pjesë e intervencionit të huaj kundër Shqipërisë, u bë dhe Greqia. Kishte disa

sinjale në kufijtë e jugut të cilat paralajmëronin një ndërhyrje të mundshme dhe nga kjo pjesë e Shqipërisë. Që më 31 tetor 1924, në një telegram dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme nga inspektori administrativ i Delvinës, shteti vihej në dijeni mbi ndihmën e qeverisë greke ndaj të arratisurve politikë për rrëzimin e qeverisë së Nolit. Situata përshkruhej mjaft kritike dhe vihej theksi mbi përgatitjen e një lëvizjeje kundër qeverisë. Në telegram jepeshin të dhëna më të detajuara: “Agjentët e kësaj gjëje (lëvizjes) janë nga të arratisurit që kanë qenë në Korfuz, të cilët kanë lenë këtë qytet dhe janë ndarë në dy grupe. Mbas informatave të sigurta që kam, prej dy grupeve, njëri përbërë prej Kotës867 e Skëndo Pojanit, gjendet në kufij të qarkut të Korçës dhe tjetri, i përbërë prej Xhemal Aranitasit... dhe major Veiz Sevranit ndodhen në kufij të Gjirokastrës. Qëllimi është të sjellin turbullime në kufij dhe të bashkohen me oficerët për rrëzimin e kabinetit…”868

Të dhëna të ngjashme marrim dhe nga raporti i legatës italiane në Durrës, drejtuar qeverisë italiane më 9 nëntor 1924, ku shkruhej se: “Para një jave, dy oficerë shqiptarë të arratisur, besnikë të Ahmetit shkuan në Korfuz të shoqëruar nga dy oficerë jugosllavë (majori Kuezeviç dhe kapiteni Juro Ristiç), për të rënë në marrëveshje me të arratisurit politikë shqiptarë në Korfuz. Në të vërtetë po marrim lajme se këta, këto ditët e fundit, janë shpërndarë në lokalitete të ndryshme… afër kufirit shqiptar juglindor dhe se edhe në Shqipërinë jugore propaganda për Ahmet Zogun, po fiton terren.”869

Një tjetër informacion me rëndësi mbi organizimet e sulmeve në jug, të

koordinuara me ato në veri e jep dhe një telegram i Ministrisë së Punëve të Brendshme dërguar Ministrisë së Luftës që në nëntor të vitit 1924. Ai kërkonte që të merreshin masa në kohë pasi “organizimet dhe përgatitjet që po bëheshin në Jugosllavi, presin kompletimin e përgatitjeve të jugut, që të fillojnë në të katër anët në të njëjtën kohë, që

865Historia e Popullit Shqiptar III, 243. 866Historia e Popullit Shqiptar III, 243. 867 Koço Kota. 868Dokumente e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917-1942, përgatitur nga Veli Dedi, Xhavit Struga, Fane Veizi, Mediha Shuteriqi-Jasa, botim i Drejtorisë së Arkivave shtetërore të RPSH; Tiranë, 1959), D. Nr. 183, f. 183-184. 869Po aty, dok. nr. 184, f. 185.

Page 197: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

173

kështu të hutohet e të demoralizohet qeveria dhe të bëjë përshtypje edhe në popull”.870 Edhe legata shqiptare dërgoi tre telegrame në Athinë ku njoftonte mbi veprimet e elementëve zogistë në kufij. Aty bëhej fjalë: “jo vetëm për partizanë të ish-qeveritarëve të mbledhur pranë vijës kufitare me qëllim që t’i ndihmojnë lëvizjes që përgatit Ahmet Zogu nga veriu, por edhe për implikimin e qeverisë greke, për të cilin në vetë shtypin grek depërtonin lajme mbi bandat që ajo (qeveria) organizonte dhe mbante në Epir për qëllime politike.”871

Kështu, plani ushtarak i Zogut, përfshinte dhe kufijtë e jugut të Shqipërisë. Në

jug, Selahedin Blloshmi do të fillonte sulmin nga Struga dhe do të përparonte drejt Elbasanit. Pjesë e këtyre forcave do të ishte dhe Koço Kota dhe Mufit Bej Libohova i cili kishte organizuar forcat në Follorinë dhe Janinë. Nga Greqia, Kota do të sulmonte Korçën, ndërsa Myfit Beu do të pushtonte Gjirokastrën dhe Sarandën.872 Komandanti ushtarak grek në Janinë dha urdhër për të arrestuar ata që po mblidheshin për këtë sulm për të çarmatosur dhe burgosur. Por, pas dhënies së këtij urdhri ai mori udhëzime nga Athina për të mos ndërhyrë në asnjë mënyrë. Prandaj, grupi i Mufit Libohovës u lejua të vazhdonte.873

Por, qeveria e Nolit kishte indikacione të mëparshme për sulmet që do të

zhvilloheshin në jug të vendit. Prefektura e Gjirokastrës që më 12 dhjetor kishte informuar se autoritete greke “po bënin disa lëvizje ushtarake që tërhiqnin vëmendjen”. Ndërsa mëngjesin e 14 dhjetorit, kjo prefekturë informonte se “Veis Sevrani, i ndihmuar prej çetave kishte sulmuar e pushtuar Kakavijën”. Ndërsa më 17 dhjetor, zëvendës prefekti Hilë Mosi, i telegrafonte Ministrisë së Punëve të Brendshme duke informuar se “lëvizja në Kakavijë bëhej sheshit me përkrahjen morale e materiale të qeverisë greke”. Duke qenë se forcat ushtarake shqiptare ishin të pamjaftueshme për të përballuar sulmin, kërkohej ndërhyrja diplomatike për zgjidhjen e çështjes, në kuadër dhe të deklaratave të qeverisë greke për mosndërhyrje në punët shqiptare.874 Për sulmet e organizuara në jug të vendit ishin vënë në dijeni dhe legatat shqiptare jashtë vendit nga ministri i Jashtëm, i cili cilësonte se forcat e përkrahura nga grekët kishin pushtuar Kakavijën.875

Telegrame të tjera vinin nga jugu i Shqipërisë që informonin mbi sulmet që vinin

duke u intensifikuar. Mbi pjesëmarrjen e forcave greke në intervencionin e huaj kundër Shqipërisë, informon dhe telegrami i konsullit italian në Janinë, dërguar Musolinit, ku thuhej: “Lajmet e gazetave të sotme, pohojnë se situata në Shqipërinë e Jugut është përkeqësuar si pasojë e revolucionit të Ahmet bej Zogut. Më rezulton se Myfit Beu dhe zyrtarë të tjerë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në Delvinë, po përgatitin terrenin për të hyrë në Shqipërinë e Jugut. Bandat ishin furnizuar me të gjitha mjetet e nevojshme duke përfshirë pushkë, bomba dore e automjete. Nuk duhet të përjashtohet përkeqësimi i situatës edhe nga ndërhyrja e trupave të rregullta greke. Lipset ndërhyrje e fortë pranë 870 M. Shuteriqi, I. Bejtja, M. Pela, “Dokumente dhe materiale, veprimtaria e qeverisë demokratike të Fan Nolit dhe reaksioni”, në Studime Historike, nr. 4, 149. 871 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 269-280. 872 B. Fisher, Mbreti Zog…, 84. 873 Slav attack on Albania in December 1924, Prill 1925, NAMP 875.00/205 874 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 269-282. 875 AQSH, F. 151, V.1924, D.257, f.151.

Page 198: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

174

qeverisë greke, për mbështetjen që po u ofron kryengritësve shqiptarë, për të shmangur ndërlikime edhe më të mëdha”.876

Ndonëse mbrojtja e qeverisë në vlerësimin e përgjithshëm ishte në nivele të dobëta, pati rezistencë nga forcat shqiptare. Sipas Fischer, vështirësitë në jug justifikoheshin nga mungesa e popullaritetit të Zogut në këtë rajon. Myfit Libohova u tërhoq shumë shpejt në Greqi duke mos arritur veçse plaçkitjen e një pike doganore në kufij. Ndërsa Kota duke ndeshur vështirësi në afërsi të Korçës, ndaloi marshimin më në brendësi të Shqipërisë, duke pritur lajmin e triumfit të Zogut.877 Nuk kishte dyshim mbi faktin e ndihmës së qeverisë greke për të rrëzuar qeverinë e Nolit. Ndonëse ajo mund të mendonte se pas mbylljes së çështjes së 14 fshatrave mund të vijonin marrëdhëniet miqësore me Greqinë, ajo gaboi në këtë arsyetim. Sulmet greke në jug në plan krahasues me ato në veri ishin më të lokalizuara dhe nuk kishin të njëjtin intensitet, por mjaftuan për të dobësuar mbrojtjen e qeverisë së Nolit ndaj intervencionit të huaj. Referuar vazhdimësisë së ngjarjeve, është e qartë se kishte një bashkëpunim mes shteteve për rrëzimin e qeverisë së Qershorit.

Qeveria e Nolit, tregoi se ishte e pafuqishme për të mbrojtur vendin. Dobësia e saj

u reflektua qartë dhe në “lëshimin” e Tiranës. Vetëm pas disa goditjeve me top të një grupi matjanësh, në drejtim të garnizonit të drejtuar nga major Shefqet Korça, ai u tërhoq duke i lënë trupat nën komandën e disa rezervistëve, të cilët dhe ata u larguan pa njoftuar ushtarët në mbrojtje. Të mbetur pa komandë, ushtarët u dorëzuan. Kështu, me datën 24 dhjetor, Tirana ra në duart e Zogut, i cili e shpalli këtë datë si “ditën e legalitetit”.878

Krahas masave të brendshme, për të përballuar intervencionin e huaj kundrejt

Shqipërisë, qeveria e Nolit bëri përpjekje të vazhdueshme diplomatike për të siguruar mbështetjen e Fuqive të Mëdha dhe Lidhjes së Kombeve. Ajo tërhoqi vëmendjen e tyre në mënyrë të vazhdueshme që të ndërhynin për të ndaluar sulmin në kufijtë e Shqipërisë. Qeveria e Nolit, më datë 25.11.1924 i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve me anë të së cilës e vë në dijeni se Shqipëria ndodhej në prag të intervencionit të huaj. Në këtë dokument jepen të dhëna mbi përgatitjet që bëheshin në territorin jugosllav për organizimin e sulmit kundër Shqipërisë. Përpjekja e qeverisë shqiptare nuk gjeti mbështetjen e Lidhjes së Kombeve. Më pas, Ministra e Jashtme iu drejtua legatës shqiptare në Londër, duke i kërkuar Mehmet Konicës që të dorëzonte në Forein Ofis të dhënat mbi organizimin që po bëhej kundër Shqipërisë, dhe t’i kërkonte Londrës zyrtare të tërhiqte vëmendjen ndaj Beogradit mbi rrezikshmërinë e veprimeve të saj. Pas takimeve që Mehmet Konica bëri me autoritet e Forein Ofisi-it konfirmon se “guverna britanike, i heq vëmendjen guvernës jugosllave mbi lajmet tona dhe e fton të mos prishë paqen”.

Megjithatë ecuria e ngjarjeve, më vonë tregoi se nuk mund të shpresohej në mbështetjen e qeverisë së Londrës. Fakti se Shoqëria Anglo-Persiane po financonte forcat e Zogut, tregon një implikim qoftë dhe indirekt të qeverisë britanike në rrëzimin e

876DDI, Seria 7, Vol. lll, d. nr. 626, datë 20.12.1924, Telegram i konsullit regjent në Janinë, Liverani, drejtuar Musolinit. 877 B. Fisher, Mbreti Zog…, 85. 878Po aty, 86.

Page 199: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

175

qeverisë së Nolit.879 Kompania Anglo-Persiane kishte rënë dakord që t’i jepte 50 milion dinarë Zogut nga të cilat gjysmën do ta paguante menjëherë ndërsa pjesën tjetër kur të vinte në pushtet.880 Në të vërtetë përpjekja që bëri qeveria e Nolit, jepte një shenjë dëshpërimi të saj në aspektin diplomatik. Kjo për vetë faktin se ajo i drejtohej një vendi i cili nuk e kishte mbështetur që në momentin që kishte ardhur në pushtet. Përfaqësuesit e tyre në Tiranë kishin mbajtur hapur qëndrim kundër Nolit, sidomos Airesi, i cili ishte simpatizant i Zogut dhe e kishte mbështetur që në ditët e para që kishte qenë në Shqipëri. Megjithatë, Noli zgjodhi Londrën për shkak të peshës së saj në politikën botërore.

Në lidhje me simpatinë e përfaqësuesit britanik Aires ndaj Zogut dhe qëndrimin

britanik kundër qeverisë së Nolit, shprehet dhe ministri italian në Shqipëri në raportin drejtuar qeverisë italiane. Ai thekson se Aires, ndonëse ishte në dijeni për zhvillimin e ngjarjeve, si përgjigje ndaj memorandumit dërguar nga qeveria e Nolit për përgatitjen e sulmeve në Jugosllavi do t’i kërkonte Ministrisë së Punëve të Jashtme “se në çfarë provash efektive janë bazuar akuzat e bëra në memorandumin në fjalë kundër qeverisë së Beogradit”. Më tej, ai shprehet qartë për preferencën e Aires-it ndaj Zogut duke thënë se “ky qëndrim evaziv dhe i zgjatur, mbi të gjitha është i lidhur më shumë se çdo gjë me dëshirën e tij të fshehur keq për ta parë sa më parë Ahmet Zogun të marrë në çdo mënyrë frenat e pushtetit në Shqipëri. Megjithëse, zoti Aires ka kuptuar se edhe Ahmet Zogu është person që mund ti besohet pa, nga ana tjetër ai mendon se qeveria e tanishme nuk ka asnjë fuqi e as autoritet dhe që në kushtet e tanishme Ahmet Zogu është i vetmi njeri, që të paktën deri në njëfarë pike, t’i bëjë shqiptarët t’i binden dhe t’ia kenë frikën”.881

Një tjetër informacion që përcjell ministri italian Durazzo për Romën zyrtare

lidhej me bisedimet e zhvilluara drejtpërdrejtë me Fan Nolin. Noli duke u mbështetur në fakte, kishte argumentuar se ngjarjet që po zhvilloheshin në kufijtë veriorë ishin në kundërshtim me deklaratat që Ninçiç kishte bërë disa ditë më parë në Romë. Prova dhe fakte të shumta konsistonin mbi përgatitjen aktive dhe për pjesëmarrjen jugosllave në shkeljen e kufijve nga bandat. Në këtë rast ishin në kushte të tjera në krahasim me ngjarjet e qershorit. Ato konsideroheshin si punë e brendshme e shtetit shqiptar, ndërsa në këtë rast nuk ishte “as më shumë e as më pak, si një tentativë e dhunshme dhe e parapërgatitur nga ana e një fqinji, i cili si instrument të tijin ka zgjedhur Ahmet Bej Zogollin, për të trazuar zhvillimin e brendshëm të Shqipërisë”.882 Ky sulm sipas tij ishte zgjedhur pikërisht në këtë moment që po bëheshin zgjedhjet në mënyrë që të pengohej legjitimimi i regjimit në fuqi dhe kjo sipas Nolit “është e gjitha në përfitimin personal të vetë Ahmet Bej Zogollit dhe ekskluzivisht në epërsinë politike të shtetit fqinj”. Ai e konsideronte situatën e krijuar si një luftë të vërtetë në të cilën ajo ishte e detyruar të angazhonte të gjitha burimet e saj të pakta në dispozicion si në njerëz, edhe në të ardhura. Më tej, Noli vazhdon: “në qoftë se, përballë situatave të ngjashme, Italia do të qëndrojë e pandjeshme apo indiferente, për shqiptarët do jetë një dëshpërim i thellë lidhur me 879 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 285-287. 880 M. Vickers, Shqiptarët, një histori moderne…, 185. 881 Dokumente e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917-1941, përgatitur nga Veli Dedi, Xhavit Struga, Fane Veizi, Mediha Shuteriqi (Jasa), (Drejtoria e Arkivave Shtetërore e RPSH: Tiranë, 1959), dok.nr. 184, f. 195. 882DDI, Seria 7, Vol III, d. nr. 623, Telegram drejtuar Musolinit nga ministri italian Durazzo, datë 18.12.1924.

Page 200: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

176

kauzën e tyre dhe, në rast se Shqipëria është e destinuar të shndërrohet në provincë jugosllave, atëherë preferojnë ta mësojnë menjëherë”883.

Përgjigjja e ministrit italian për Nolin, ishte shprehje e qartë e mosdhënies së

mbështetjes së qeverisë italiane. Ai i konsideroi si të ekzagjeruara informacionet që i dha Noli. Konfliktit i dha karakter partizan, meqenëse një pjesë e madhe, madje përkrahës me influencë të krahut të Ahmet Bej Zogollit, gjendeshin në mërgim dhe se i qëndronin besnikë me dëshirën për të rifituar pozicionet e humbura dhe për të mbrojtur interesat e tyre, edhe private, të kërcënuar me dënim dhe konfiskim. Sipas tij “tek e fundit kjo luftë e vazhdueshme për vdekje midis personave dhe palëve në Shqipëri shkurajon dhe asnjanëson miqtë e saj më të mirë”.884

Durazzo duke e konsideruar konfliktin si konflikt partizanësh automatikisht e konsideronte si konflikt të brendshëm duke përjashtuar kështu ndërhyrjen e qeverisë jugosllave. Kjo u bë e qëllimshme pasi ata ishin të mirëinformuar për ndihmën jugosllave që po i jepej trupave të Zogut për të ardhur në pushtet. Kjo del qartë nga korrespodenca e tij me qeverinë italiane. Ai raportonte duke thënë: “më rezulton se përgatitja e lëvizjes vazhdon në mënyrë shumë aktive dhe se një nga qendrat kryesore që drejton në Shqipëri dhe jashtë agjitatorët është konsullata jugosllave në Shkodër e cila ju ndan gjerësisht armë dhe të holla shumë agjentëve në zonat e kufirit të Dibrës, të Mirditës dhe të Malësisë”.885

Në vazhdim të përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e Fuqive, për të përballuar

sulmet ndaj qeverisë së tij, ai ndërmori dhe një hap tjetër më 18 dhjetor të 1924-ës duke i dërguar një telegram Italisë, Anglisë, Francës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve. Telegrami kishte të njëjtën përmbajtje dhe informonte mbi sulmet e organizuara me mbështetjen e Beogradit në pika të ndryshme të kufirit. Ai iu bënte thirrje qeverive të Fuqive të Mëdha dhe Lidhjes së Kombeve mbi nevojën e ndërhyrjes pranë qeverisë serbe që t’i jepej fund kësaj situate të krijuar e cila po shndërrohej në kërcënim për paqen në Ballkan.886 Si përgjigje të kërkesës së Nolit, Musolini pasi e informoi mbi informacionet që kishte marrë në lidhje me rezultatet e sulmeve në veri, udhëzonte të ngarkuarin me punë në Beograd, Ugo Solën që t’i tërhiqte vëmendjen qeverisë jugosllave miqësisht, dhe t’i vinte në dukje se qeveria e tyre me qëndrimin që po mbante kishte filluar të shkaktojë një situatë mjaft të vështirë në lidhje me të gjitha Fuqitë e Mëdha, të cilat, në interes të përgjithshëm të paqes, ndjekin me vëmendjen më të madhe fatin e Shqipërisë.887 Kjo gjuhë miqësorë e përdorur, duke u mjaftuar vetëm me tërheqjen e vëmendjes ndaj veprimeve të Beogradit, në të vërtetë nuk kishte si qëllim që të nxiste tërheqjen e tyre nga përfshirja në sulme.

Si përgjigje ndaj Musolinit, Pashiç mohoi në mënyrë të prerë që trupat jugosllave

të kenë shkelur kufirin dhe për më tepër që qeveria e tij të ketë mbështetur aksionin e

883Po aty. 884Po aty. 885 Dokumente e material historike…, 195. 886DDI, Seria 7, VoII. III, Dok. Nr. 622, datë 18 dhjetor 1924. 887DDI, Seria 7, VoII. III, Dok. Nr. 624, Telegram i Mussolinit, drejtuar të ngarkuarit me punë të jashtme në Beograt, Sola, datë 19 dhjetor 1924.

Page 201: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

177

Zogut ndaj Shqipërisë. Madje, për të përforcuar atë çfarë ai pohoi, tregoi gatishmërinë të pranonte propozimin e përfaqësuesit të Italisë në Beograd mbi hartimin e një komunikate për shtyp për angazhimin e qeverisë jugosllave rreth zhvillimit të hetimeve rreth kësaj çështjeje.888 Duke kuptuar këtë farsë të përgjigjes së dhënë nga Pashiç, Musolini ndryshoi gjuhën e komunikimit. Më 23 dhjetor urdhëroi Bodreron, ministrin italian në Beograd që duke u nisur nga fakti se lajmet që shkonin nga Shqipëria linin të nënkuptonin se situata mund të zgjidhej përfundimisht në favor në Ahmet Zogut, të paralajmëronte Pashiçin e Ninçiçin se “në rast se vërtetohet një rrethanë e tillë, sjellja e kësaj Qeverie do të gjykohej ashpër nga opinioni publik italian dhe do u jepte shkas konsideratave të hidhura, sepse është e pamohueshme, gjë e cila do të nënkuptonte, që veprimi i Zogollit ishte përgatitur në territorin jugosllav me miratimin e heshtur dhe ndihmën e autoriteteve jugosllave.”

Më tej, ai sqaronte se në këtë rast, do të ishte e vështirë bindja se politika e qeverisë jugosllave nxitej nga principet e mosndërhyrjes dhe mospërzierjes në çështjet e brendshme shqiptare dhe kjo do të krijonte një situatë delikate nga e cila ishte më se e sigurt se qeveria italiane nuk kishte asnjë përgjegjësi. Për të shmangur pasojat serioze që mund të rezultonin, ai e vlerësonte të domosdoshme që opinionit publik italian t’i ofroheshin disa elementë vërtet të prekshëm, që të mundësonin vërtetimin se ngjarjet e zhvilluara në Jugosllavi dhe Shqipëri absolutisht nuk ishin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të pozicionit politik të Italisë në Shqipëri.889 Kjo gjuhë ultimative e përdorur kundrejt Beogradit ishte për t’i bërë të qartë Beogradit “kufirin” se deri ku mund të shkonte politika e ndjekur prej tyre.

Duket se “presioni” i transmetuar nga telegrami i Musolinit u kuptua nga

Beogradi i cili reagoi menjëherë në përgjigjen e dhënë. Ata u tërhoqën nga qëndrimi i mëparshëm dhe u shprehen se “Qëllimi i politikës sonë drejt Shqipërisë është vetëm bashkëpunimi në zhvillimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe ngjarjet aktuale ne i konsiderojmë kryekëput si çështje të brendshme shqiptare.... Pikërisht për këtë arsye, qeveria jonë, në politikën e saj kundrejt popullit shqiptar, do vazhdojë të ndikohet nga të njëjtat direktiva që e çuan atë drejt paktit të miqësisë midis dy vendeve tona dhe do përpiqet të zgjidhë çdo vështirësi që mund të lindë, me marrëveshje të përbashkët me qeverinë italiane, në mënyrë të atillë që interesat e dy vendeve tona, miq dhe aleatë, kurrë nuk duhet të cenohen”. Ky qëndrim i Jugosllavisë u bë publike dhe në një deklaratë e cila u botua më 24 dhjetor 1924 në Beograd.890 Duke u shprehur se çdo vështirësi që do të mund të krijohej do të mund të zgjidhej me marrëveshje të plotë me qeverinë italiane në mënyrë që interesat e të dy vendeve të mos prekeshin, nënkuptohet se Beogradi po mendonte për një protektorat të dyfishtë me Italinë kundrejt Shqipërisë.

Reagimi i qeverisë britanike ndaj thirrjes së qeverisë së Nolit, ishte pothuajse në

po të njëjtat linja me qeverinë italiane, në atë të tërheqjes së vëmendjes. Ndaj kërkesës së Nolit, ata kthyen një përgjigje që nuk thoshte asgjë në vetvete dhe që për situatën e

888DDI, Seria 7, Vol. III, d. nr. 629, Telegram i ministrit Bodrero në Beograd, drejtuar Musolinit, datë 21 dhjetor 1924 889DDI, Seria 7, Vol. III, d. nr. 634, Telegram i Musolinit dërguar ministrit në Beograd Bodrero, datë 23 dhjetor 1924 890DDI, Seria 7, Vol. III, d. nr. 639,Telegram i ministrit Bodrero në Beograd, drejtuar Musolinit, 24 dhjetor 1924

Page 202: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

178

krijuar, ishte përgjegjësia e qeverive të tyre, asaj shqiptare dhe të Beogradit. “U vendos që Beogradit t’i tërhiqej vëmendja për të mbajtur qëndrime të matura dhe që ndërhyrja e forcave jugosllave krahas atyre të Zogut të konsiderohej si një çështje e brendshme shqiptare”.891 Me këtë arsyetim, A.Çembërleni892 e konsideronte këtë ngjarje si “turbullira lokale” në Ballkan.893 Qeveria britanike duke e lokalizuar problemin vetëm midis dy shteteve, ulte rëndësinë e tij dhe i jepte përgjigje indirekt kërkesës së Nolit i cili e konsideronte si çështje që do të sillte trazira për të gjithë Ballkanin. Në këtë mënyrë ata tregonin se nuk e konsideronin si konflikt me përmasa të atilla. Në të vërtetë, mosdhënia e koncesioneve të vajgurit nga qeveria shqiptare, duket sikur përcaktoi kursin e politikës britanike kundër qeverisë së Nolit.

Përsa i përket Francës, duke qenë e mirëinformuar nga përfaqësuesit e saj në

Beograd mbi përfshirjen e Jugosllavisë në sulmet e organizuara nga Zogu, vendosi të mos ndërhynte pranë Beogradit. Në përgjigje të telegramit të Nolit, kryeministri francez Herriot autorizonte përfaqësuesin e tyre në Shkodër, Bijkok që t’i transmetonte qeverisë shqiptare “se në kushtet e marrëveshjes italo-jugosllave të mosndërhyrjes, ai nuk mund të ndërhynte në Beograd”, por kishte porositur ministrin francez në Beograd që “të vazhdojë t’i japë miqësisht qeverisë serbe, sikurse ka bërë deri tani, këshilla maturie që e kërkojnë edhe rrethanat”.894

Në lidhje me ndihmën e Jugosllavisë ndaj trupave të Zogut për organizimin e

sulmeve në Shqipëri, ishte informuar dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një memorandum të datës 18 dhjetor, i ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, me informacionet që dispononte, kishte vetëm hamendësime ndaj ndihmës jugosllave, pasi shprehet se “kishte shumë mundësi që qeveria jugosllave ishte duke ndihmuar aktivisht Zogun”. Por, këto hamendësime duket se u qartësuan shumë shpejt për Departamentin e Shtetit, pasi vetëm pesë ditë me vonë më 23 dhjetor, Hejri Ejers theksonte se “ishte fare e qartë që Serbia kishte mbështetur aktivisht invazionin e Ahmet Zogut”. Megjithatë në raportimet që bënte legata e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në Uashington, vazhdonte të theksonte se nuk kishte të bënte me sulmet në Shqipëri, duke ia faturuar situatën e krijuar paaftësisë së qeverisë së Nolit.895

Krahas përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e Fuqive të Mëdha për të zgjidhur

situatën e krijuar Noli, iu drejtua dhe Lidhjes së Kombeve me të njëjtën kërkesë. Përveç kërkesës së 18 dhjetorit 1924, më 20 dhjetor, Noli kërkoi ndërhyrjen e Lidhjes sipas neneve 12 dhe 15 të konventës së saj.896 Por, ajo çfarë ndodhi ishte zbatimi i burokracisë së tejzgjatur të shqyrtimit të saj duke mos ofruar asgjë. Ndodhi ashtu, siç Noli kishte ironizuar burokracinë e Lidhjes së Kombeve në Sesionin e V të Asamblesë. Ky është një tjetër fakt i vërtetësisë së fjalimit të tij brilant.

891 P. Milo, Politika.., 666. 892 Sekretari britanik për Punët e Jashtme 893 Vuk Vinaver, “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy luftërave botërore”, në Gjurmime Albanologjike nr. 1, viti 1968, 203 894 P. Milo, Politika …, 666. 895 R. Austin, Shtegu i pashkelur…, 221. 896Po aty, 222.

Page 203: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

179

Po t’i referohemi thirrjeve që Noli iu bëri Fuqive dhe Lidhjes së Kombeve, në përmbajtjen e tyre janë vetëm mbi sulmet e zhvilluara në kufijtë veriorë të Shqipërisë me ndihmën jugosllave. Ndërkohë që sulme kishte dhe në kufijtë jugorë dhe Greqia ishte e përfshirë në këtë proces. Për shkak të natyrës së tyre, të cilat nuk kishin të njëjtin intensitet si në veri dhe ishin më sporadike, nuk iu kushtua shumë vëmendje nga qeveria shqiptare. Megjithatë, edhe pranë qeverisë greke u bënë disa përçapje nga legata shqiptare në Athinë. Më 16 dhjetor i ngarkuari me punë në Athinë pati një takim me një funksionar të lartë politik të Ministrisë së Jashtme, të cilit i tërhoqi vëmendjen për sulmet që kishin ndodhur në Kakavijë. Përfaqësuesi shqiptar mori si përgjigje garancinë mbi asnjanësinë e Greqisë dhe premtimin se do të merreshin masa për të qetësuar situatën në kufij duke larguar shkaktarët e saj. Të njëjtin pohim mori dhe më 17 dhjetor nga ministri i Jashtëm Rusos, i cili theksoi se Greqia nuk do të ndërhynte në punët e Shqipërisë dhe se në momentin që gjendja do të stabilizohej, do të mundnin të lidhnin marrëveshje për çështjet e mbetura pezull dhe të forconin relatat midis dy shteteve.897 Në të vërtetë, deklaratat e qeverisë greke nuk ishin asgjë më shumë se një “dredhi” diplomatike e saj. Ajo u bë palë me Jugosllavinë në rrëzimin e qeverisë së Nolit.

Mbështetja e qeverisë jugosllave ndaj Zogut ishte drejtpërdrejtë e lidhur me

interesat e saj. Duke parë rritjen e rolit të Italisë në Shqipëri, ajo shpresonte se duke pasur Zogun si aleat do të dobësonte ndikimin italian në vend. Ajo shpresonte se duke ndihmuar Zogun për të ardhur në pushtet do të krijonte “varësinë” e qeverisë së tij nga qeveria e Beogradit, çfarë do të rriste dhe më tepër influencën e tyre në Ballkan. Nga ana tjetër, ata kishin krijuar antipati për Nolin dhe qeverinë e tij. Kështu, përpjekja e Nolit për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, binte ndesh me tendencën e forcave politike në Jugosllavi të cilat ndiqnin politikën antisovjetike.898 Gjithashtu, qeveria jugosllave nuk pajtohej dot me qëndrimin favorizues të qeverisë së Nolit ndaj emigrantëve politikë kosovarë, boshnjakë, bullgaro-maqedonas dhe malazezë që ishin arratisur nga Jugosllavia dhe ishin strehuar në Shqipëri. Pashiç frikësohej se mos nën ndikimin e revolucionit në Shqipëri, do të nxitej lëvizja çlirimtare në Kosovë.899

897 A. Puto, Demokracia e Rrethuar…, 298-299. 898 Ilir Ushtelenca, Diplomacia e mbretit Zogu I-rë 1912-1939 (Tiranë; ERMIR, 1997), 54. 899 Historia e Shqipërisë II, 555.

Page 204: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

180

4.2 Dështimet e Nolit si kryeministër.

Qeveria e Fan Nolit, erdhi në pushtet me anë të Revolucionit të Qershorit dhe qëndroi në funksion për një periudhë gjashtëmujore. Në vetvete qëllimi i revolucionit ishte të ndalonte vendin të binte në duart e një diktature nisur nga fakti se pushteti po centralizohej gjithnjë e më tepër në duart e Zogut; për të mënjanuar feudalët të cilët e ndanin Shqipërinë në zona influence; për të vënë në veprim një reformë agrare; për t’i dhënë Shqipërisë një aparat qeveritar bashkëkohor ku të predominonte shpirti nacionalist dhe fryma liberale.900 Në përmbushje të këtyre qëllimeve, qeveria e dalë nga Revolucioni i Qershorit, hartoi një program i cili ishte mjaft demokratik për kohën, implementimi i të cilit parashikonte reforma në fusha të ndryshme të veprimtarisë shtetërore. Krahas arritjeve që bëri në veprimtarinë e saj të brendshme dhe të jashtme, qeverisë së Nolit i faturohen një sërë mangësish të cilat ndikuan që ajo të rrinte në pushtet për një kohë kaq të shkurtër.

Një faktor me rëndësi që ndikoi në destabilitetin e saj ishte mungesa e unitetit të

brendshëm në qeverinë e Nolit. Kjo vinte për shkak të përbërjes heterogjene të qeverisë së tij, pasi ishte bashkim i njerëzve të cilët kishin interesa të ndryshme nga njëri tjetri. Krahas përkrahësve të Nolit dhe programit të tij, kishte nga ata të cilët ishin bashkuar me qeverinë e Nolit jo se ishin simpatizantë të tij, por se ishin kundërshtarë të Zogut dhe si të tillë dëshironin ta rrëzonin nga pushteti. Pikërisht kjo kategori do të bëhet pengesë në zbatimin e mëtejshëm të programit të qeverisë. Krahas mosmarrëveshjeve për vijën politike që duhej të ndiqte qeveria, përçarja mori trajtë të plotë kur u vendos që të zhvilloheshin zgjedhjet duke u krijuar dy parti politike: “Partia Nacional-Demokrate” e formuar nga klika ushtarake dhe që përfshinte elementë konservatorë që ishin anëtarët e vjetër të Krahut Kombëtar ose Klika me një pjesë të opozitës së vjetër që ishin kundër reformave dhe “Partia Radikale-Demokrate”, ku bënin pjesë anëtarë kryesisht nga opozita e para kryengritjes. Kështu, brenda opozitës së vjetër ishte bërë ndarja dhe po “mpreheshin armët, kundër njëra tjetrës”.901 Shoqëria “Bashkimi” cila kishte qenë mbështetëse kryesore e qeverisë së dalë nga revolucioni i Qershorit, vendosi që në zgjedhje të mos bashkohej me asnjërën nga dy partitë. Madje ajo kishte si ide që të krijonte një parti të saj në mbrojtje të interesave të popullsisë së varfër të qyteteve dhe fshatrave, por që nuk arriti ta realizonte.902 Qeverisë demokratike iu kundërvunë shumë bashkudhëtarë civilë dhe ushtarakë të revolucionit siç ishin Ismail Haki Tatzati, Ahmet Lepenica, Sejfi Vllamasi etj., të cilët i ishin atashuar trupës revolucionare për interesat e tyre personale karrieriste si dhe kundër pushtetit të Ahmet Zogut. Ata dolën hapur kundër qeverisë dhe u pozicionuan si opozitarë duke u bërë një pengesë serioze për realizimin e programit të saj dhe duke bashkëpunuar hapur me kundërshtarët e revolucionit.903

Përfaqësuesit e lëkundur të revolucionit, filluan të afroheshin më shumë me

shtresën çifligare. Ata për të mos cenuar interesat e tyre, filluan të bënin rezistencë në

900 AQSH, F. 14, V. Pa vit, D. 307, f.4. 901 B. Xhafa, Historia e Shqipërisë..., 361. 902Historia e Popullit Shqiptar III, 240. 903 Selim Shpuza, Mbi lëvizjen kombëtare dhe demokratike shqiptare në vitet 1918-1924, (Tiranë: Mihal Duri: Tiranë, 1966), 206.

Page 205: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

181

zbatimin e pikave thelbësore të programit. Ata shtrinë influencën e tyre edhe tek pjesa tjetër radikale e qeverisë. Pa kaluar një muaj nga formimi i qeverisë së re, filluan të dëgjoheshin fjalët “legalitet”, “oportunitet politik”, me të cilat shprehej zbutja e luftës kundër armiqve të revolucionit. Këto fjalë, që shkruante gazeta “Bashkimi” më 15 korrik 1924, “kishin një tingëllim të çuditshëm pas mundit e gjakut që derdhi populli”.904

Në këto kushte, qeverisë së Nolit dukej se i mungoi energjia e duhur për të

realizuar objektivat demokratike të cilat i kishte premtuar përpara se të vinte në pushtet. Kjo dobësi u bë e dukshme menjëherë pasi qeveria e re erdhi në pushtet. Brishtësia e saj qëndronte jo vetëm në përbërjen heterogjene të saj, por dhe në faktin se ishte ende e dobët ekonomikisht dhe politikisht. Ajo nuk arriti të shkëpusë totalisht lidhjet me klasën çifligare për shkak se në qeveri merrnin pjesë “elementë periferikë” të saj si dhe përfaqësues konservatorë të borgjezëve. Në këto kushte ajo nuk mundi të qëndrojë e prerë në vendimmarrje kundër interesave të tyre. Por kjo solli si pasojë shkëputjen e saj nga populli.905 Rënia e mbështetjes së popullit u kuptua veçanërisht në dhjetor të 1924-ës, kur Noli e kuptoi dhe vetë që po i afrohej sulmi kundërrevolucionar i organizuar nga Zogu dhe kërkoi ndihmën e masave popullore.906 Në dhjetorin e vitit 1924, kundër sulmit ndaj qeverisë së Nolit, “populli nuk mori pjesë në luftë ashtu siç kishte marrë pjesë gjashtë muaj më parë në luftë kundër feudalëve të vendit”. Për zhvillimin e Revolucionit të Qershorit ishte mbështetja e të gjitha krahinave të vendit, si dhe ishin të përfshira klasa të ndryshme të shoqërisë të cilat ishin të pakënaqura nga qeveria në pushtet. Ndërsa kundër armiqve të jashtëm që po vinin me Zogun në krye për të marrë pushtetin, qëndresa ndaj tyre u përqendrua në viset verilindore, në zonat rreth Tropojës, Lumës, Peshkopisë me në krye Bajram Currin, Islam Spahinë dhe Elez Isufin duke mos pasur një shtrirje të gjerë.907 Duket se fitorja e revolucionit ishte e shkurtër, duke mos arritur të jepte frytet që priteshin. Masa të mëdha të popullsisë fshatare, por dhe të qytetit që kishin dhënë kontributin kryesor në revolucionin e Qershorit nuk arritën rezultatin e dëshiruar, çka solli zhgënjimin e tyre.908 Pra, shkëputja e qeverisë nga shtresat popullore solli mungesën e mbështetjes së saj kur ajo kishte nevojë t’i bënte ballë sulmit kundërrevolucionar.

Faktor kryesor për dështimin e qeverisë së Nolit ishte moszbatimi i programit të

saj. Ai nuk arriti t’i mbante premtimet duke ngjallur pakënaqësi të madhe në popull dhe duke ulur njëkohësisht prestigjin e qeverisë së tij. Qeveria tregoi paaftësi të madhe në drejtimin dhe organizimin e aparatit shtetëror dhe ushtrisë duke shkaktuar kudo anarki.909 Ajo nuk arriti të zëvendësonte aparatin e vjetër shtetëror me prurjet e reja në administratë. Kjo ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve mes grupeve të ndryshme brenda qeverisë, që penguan realizimin e spastrimit në aparatin shtetëror. Kjo reformë mund të konsiderohet si e lënë përgjysmë. Përfaqësuesit e krahut të “bejlerëve liberalë” në qeveri, u mjaftuan me largimin e përkrahësve të Zogut për të konsideruar si të përfunduar reformën duke 904 Historia e Shqipërisë II, 549. 905 V. Koka, Revolucioni Demokratiko-Borgjez i Qershorit 1924…, 46. 906 M. Kodra, Fan Noli …, 48. 907 S. Shpuza, Revolucioni…., 44. 908 Hilmi Veterniku, “Jehona e luftës së armatosur të Vlorës në lëvizjen demokratike dhe revolucionare në Shqipëri në vitet 1921-1924”, në Studime Historike, nr. 4, (Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1970), 75. 909 Ilir Ushtelenca, Diplomacia e mbretit Zogi I-rë 1912-1939, (Tiranë: ERMIR 1997), 47.

Page 206: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

182

mos mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të zbatimit të programit të qeverisë së Nolit.910 Kjo, do të zbuste qëndrimin e rreptë ndaj kundërshtarëve, dhe si rezultat do të ndikonte që atyre të mos iu mbylleshin të gjitha shtigjet për t’u ringritur përsëri.

Përveç dekretligjit për gjyqin politik, i cili do të shqyrtonte fajet e bëra nga

armiqtë gjatë revolucionit të qershorit, “qeveria nuk mori masa rigoroze shtypëse kundër elementëve të cilët vazhduan të punojnë për të përmbysur dhe minuar qeverinë demokratike dhe bënin propagandë kundër transformimeve demokratike të parashikuara në programin e qeverisë. Gjithashtu, qeveria nuk mori masa për “spastrimin” në ushtri, xhandarmëri dhe në shtabin e përgjithshëm. Aty vazhdonin të ushtronin funksionet e tyre shumë bashkëpunëtorë të Zogut.911 Nga ana tjetër, nuk u dhanë gradat e reja sipas kontributit që kishte dhënë secili në revolucion. Në funksionin e kryetarit të shtatmadhorisë vazhdonte të ishte përkrahësi i Zogut, Bajram Fevziu. Duke mos u hequr nga pikat kufitare nëpunësit civilë dhe ushtarak të qeverisë së mëparshme, iu krijua mundësia që të mbanin lidhje me kundërshtarët e qeverisë që ndodheshin jashtë shtetit.912 Në këto rrethana me një administratë shtetërore dhe ushtri të tillë, ishte në kufijtë e të pamundurës realizimi i reformave të parashikuara në programin e qeverisë së Nolit.

Qeveria nga ana tjetër në zbatim të pikës së parë të programit mbi “Çarmatimin e

përgjithshëm dhe pa përjashtim”913, ndërmori reformë për çarmatimin e të gjithë popullsisë duke përfshirë edhe krahinat të cilat kishin mbështetur revolucionin, në një kohë kur mundësia e sulmeve ishte prezent në çdo moment për shkak të lëvizjeve në kufij si dhe planit të Zogut për t’u rikthyer. Por, dhe kjo reformë nuk u realizua plotësisht, për shkak së qeveria nuk kishte forcën dhe vullnetin e duhur për ta çuar deri në fund. “Bajraktarët e Dukagjinit kërkonin të mos ua hiqnin armët, që shërbimin ushtarak ta bënin në Shkodër.”914

Por, kjo nuk ishte e vetmja pikë e programit e cila nuk po realizohej. Ajo çfarë

ishte më e rëndësishmja dhe që cenoi interesat e bujqve ishte mosrealizimi i reformës agrare. Zbatimi i saj sipas premtimeve të bëra, do të shpejtonte zhvillimin e tregut dhe kapitalizmit në vend duke përmirësuar gjendjen e bujkut por dhe punëtorëve në qytet dhe në fshat. Në tërësinë e tyre, shndërrimet ekonomiko-shoqërore që ishin objektiv i qeverisë së Nolit, nga njëra ana do të krijonin një bazë të re ekonomike e cila përmirësonte gjendjen financiare të fshatarit. Nga ana tjetër, do t’i hapej rruga zhvillimit të pavarur ekonomik dhe kulturor të vendit. Qeveria nuk tregua e vendosur për të zbatuar reformën agrare. Përveç krahut radikal të qeverisë që ishte pro vazhdimit të reformës, pjesa tjetër kishte pranuar futjen në program të çrrënjosjes së feudalizmit vetëm nën presionin e valës revolucionare si dhe elementëve radikalë demokratë.915 Pra, thënë me fjalë të thjeshta, ata nuk ishin dakord për zbatimin e reformës në bujqësi, duke u shndërruar shumë shpejt në

910 S. Shpuza, Mbi lëvizjen kombëtare…, 206. 911Po aty. 912 Historia e Shqipërisë II, 549. 913AMPJ, V. 1924, D. 136, f. 8/1, Programi i Kabinetit. 914B. Xhafa, Historia e Shqipërisë…, 360. 915 S. Shpuza, Mbi lëvizjen kombëtare.., 207-208.

Page 207: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

183

faktor kyç për moszbatimin e saj. Shumë shpejt qeveria do të hiqte dorë nga programi për shpronësimin e çifligarëve.

Kjo inkoseguencë e qeverisë së Nolit, nxiti masat fshatare të reagojnë duke

kërkuar zgjidhjen e çështjes agrare sipas programit të saj. Fshatarët bujq në tokat e çifligarëve kërkonin çrrënjosjen e feudalizmit, kurse fshatarët që ishin bujq në pronat e shtetit kërkuan heqjen e taksave të së dhjetave e të tretave. Kërkesat e tyre u pasqyruan në shtypin e kohës, i cili u tregua i gatshëm t’i mbështeste. Kështu, gazeta “Drita” e Gjirokastrës në artikullin e saj të 2 korrikut 1924, duke propagandua programin e qeverisë, kërkonte si nevojë të ngutshme e të domosdoshme shpronësimin e çifligarëve. Në këtë luftë për shpronësimin e feudalëve ka qenë solidarizuar edhe “Gazeta e Korçës” e “Shqiptari i Amerikës”. Gazeta mendonte se sa kohë feudali do të vazhdonte të mbetej zot mbi tokën, bujku do të mbetej përsëri rob i feudalit dhe mjerimi do të vazhdonte akoma. Gazeta “Politika” shkruante se “populli, fusharaku dhe malësori, nuk do të vdesin për bukë, porsa kemi çifligjet e Vrionit, Vërlacit dhe Toptanit”. Rol aktiv për zgjidhjen e çështjes agrare, luajti dhe shoqëria “Bashkimi”. Ajo organizoi një sërë mitingjesh në Lushnje, Fier, Berat etj., me parulla kundër së tretës dhe pronës feudale. Kërkesën për konfiskimin e pasurisë së feudalëve, “komandantët e revolucionit”, Kasëm Qafëzezi dhe Rexhep Shala e konsideruan si një “atentat“ ndaj pronës private në tërësi. Duke përfituar nga mungesa e Nolit i cili ishte në Gjenevë, ata nxorën një qarkore e cila urdhëronte prefekturat, qark-komandat e xhandarmërisë si dhe grup-komandat e Tiranës dhe të Përmetit “që të zinin e të dërgonin në gjyqin ushtarak të gjithë ata që me anë telegramesh etj., bënin propozime jashtë ligjeve, jashtë zotimeve qeveritare dhe kundër të drejtës pronare”.916 Ky fakt ishte dëshmi e dështimit të reformës agrare të qeverisë së Nolit.

Qeveria vazhdoi të ndërmerrte hapa të cilat ishin në përputhje me interesat e

çifligarëve. Ajo vendosi përsëri tagrin doganor mbi drithin e importuar nga jashtë, taksë e cila ishte hequr që nga koha e qeverisë së Sh. Vërlacit. Ky veprim i qeverisë, binte në kundërshtim me premtimet që ajo kishte bërë për pakësimin e taksave dhe rëndoi mbi të ardhurat e njerëzve të varfër, pasi ndikoi në rritjen e çmimit të bukës.917 Qyteti i Gjirokastrës për shkak të mungesës së grurit, për disa ditë me radhë nuk nxori në shitje bukë. Në rrethin e Tropojës, shumë njerëz mbetën të vrarë në kufij nga pala serbe në përpjekje për të sjellë drithë kontrabandë.918 Por nga ana tjetër, vendosja e kësaj takse ndikoi pozitivisht tek të ardhurat e shtresës çifligare të cilët kishin depozita të mëdha drithi.919 Lëvizja e fshatarëve u përqendrua kundër sistemit të vjetër fiskal. Të parët që iu drejtuan qeverisë demokratike ishin bujqit e 18 fshatrave të Myzeqesë920, të cilët kërkonin heqjen e detyrimeve të së dhjetës dhe të tretës që mblidhej me anë të myltezimëve, ndihmë financiare si dhe themelimin e një banke e cila do t’u siguronte atyre kredi.

916Po aty, 208-212. 917Historia e Popullit Shqiptar III, 239. 918 S. Shpuza, Revolucioni.., 31. 919 Historia e Shqipërisë II, 552. 920 Shqiptari i Amerikës, 12.7.1924, Fshatrat: Pojan, Gërcalli, Kavaklli, Plyk, Mbrostar, Radostinë, Zhavar, Havaleas, Portes, Bufas, Sheq Vogël, Sheq i Madh, Mirialli, Mbaltez, Tropojë Stefan, Shën Pjetër Sako, Shën Pjetër Kosta.

Page 208: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

184

Kërkesat e fshatarëve u shtrinë dhe në zona të tjera të vendit. Në Peqin, populli i qytetit dhe 15 fshatrat e Darsisë, u ngritën kundër pagesës së ujit për vaditjen e orizoreve. Në rrethin e Korçës, fshatarët luftuan për pyjet e Selenicës, Pishës dhe Stratobërdhës. Kërkesa për heqjen e taksave bëri dhe zona e Nikaj-Merturit dhe Dukagjinit në veri të vendit. Fshatarët e Mërturit, kërkuan që t’u hiqej taksa e së dhjetës, ndërsa ata të Dukagjinit kërkuan që qeveria përkohësisht të mos iu kërkonte taksën e xhelepit.921 Duke u nisur nga fakti se këto zona të veriut ishin shumë të varfra, kërkesa e tyre ishte e drejtë dhe në përputhje me qëllimin e qeverisë për lehtësimin e shtresave të varfra nga taksat shtetërore.

Reforma agrare nuk u arrit të realizohej nga qeveria e Nolit. Kjo, jo vetëm për

shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm në qeveri për ta implementuar atë në praktikë, por dhe si rezultat se forca e lëvizjes fshatare nuk arriti t’i imponohej asaj me kërkesat e tyre. Lëvizja fshatare mbeti si një reagim sporadik dhe e paorganizuar. Moszbatimi i reformës agrare ishte një ndër gabimet thelbësore të qeverisë së Nolit të cilin ai e ka pranuar dhe vetë më vonë. Më vonë ai u shpreh “se Qeveria demokratike me këtë qëndrim, zgjoi si urrejtjen e aristokracisë së tokës, ashtu dhe pakënaqësinë e masave popullore. Me tradhtarët e brendshëm, me klasën e bejlerëve, kemi mbajtur një politikë oportuniste në vend që t’i luftonim me sistem, pa mëshirë e pa pushim. Klasën katundare s’jemi përpjekur aspak ta organizonim e ta kishim si bazë. Ndoshta do të ishim mundur dhe pa këto lajthime, po me këto lajthime kemi vrarë vetveten.” Noli shpjegoi se “qeveria nuk shkuli klasën e bejlerëve nga rrënjët dhe nuk zbatoi reformë agrare për të qenë. Po të kishte vepruar drejtë, katundarët do të kishin luftuar kundër Ahmet bej Zogollit dhe bejlerëve, fare ndryshe dhe mund ta kishin evituar katastrofën ose të paktën do të ishin ritiruar më bukur nga fusha e betejës”.922 Noli i bën një autokritikë vetes duke pranuar se moszbatimi i reformës agrare ishte një ndër gabimet me të mëdha të qeverisë së tij. Kjo në thelb ishte reflektim i mosplotësimit të aspiratave ekonomiko-shoqërore të popullit i cili e mbështeti gjatë revolucionit të qershorit. Shkëputja me të, e cila erdhi vetëm si rezultat i vijës politike të qeverisë së tij, u shndërrua në faktor kyç të rrëzimit të saj.

Një tjetër hap i qeverisë i cili ngjalli pakënaqësi ndaj saj, ishte vendimi për të

lejuar të arratisurit jashtë vendit për të hyrë në Shqipëri. Për të shmangur protestat popullore, në këtë vendim thuhej se “ata që do të kërkoheshin prej gjyqit, do të mbanin përgjegjësi penale për krimet e kryera”. Rreth një javë më vonë qeveria nxori një tjetër vendim në bazë të së cilit, “nga të ardhurat e çifligjeve të sekuestruara do t’u jepej një shumë prej 5000 franga ar në vit djemve të arratisurve të cilët studionin jashtë, për të mbuluar shpenzimet e shkollës”. Edhe investimet që do të realizoheshin nga qeveria mbetën projekte në letër. Për shembull, ajo anuloi urdhrin për ndërtimin e tregut të ri në lagjen Bishanake të Fierit, sepse ndërtimi i tij cenonte interesat e fisit Vrionas të cilët kërkonin të mbanin tregun që ishte në tokën e tyre.923 Mungesa e investimeve nga ana e qeverisë si dhe moskrijimi i hapësirave për investime të huaja në tregun shqiptar, thelloi më shumë gjendjen e vështirë ekonomike të vendit. Vështirësitë financiare të Shqipërisë, ishin një tjetër arsye e dobësisë së qeverisë së Nolit, që pati ndikimin e vet në

921 S. Shpuza, Mbi lëvizjen.., 213-215. 922 V. Koka, “Revolucioni demokratiko-borgjez…”, 46. 923 Historia e Shqipërisë II, 552.

Page 209: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

185

mospërballimin e lëvizjes kundërrevolucionare me në krye Zogun dhe ndërhyrjes së jashtme.

Paqëndrueshmëria politike e qeverisë së Nolit, i krijoi terren veprimi

kundërshtarëve të saj që të vepronin kundër reformave demokratike. Ata organizuan grupe të armatosura kundër përkrahësve demokratë. Në Fier u vranë Sif Çuka dhe Sotir Barja të cilët rebeluan ndaj çifligarëve në mbrojtje të interesave të tyre ekonomike.924 Situata anarkike u reflektua në të gjithë vendin duke krijuar destabilitet dhe humbje të besimit tek qeveria.

Dështimi i qeverisë së kryesuar nga Noli është bërë objekt studimi për autorë të

ndryshëm të cilët kanë vënë theksin në mungesën e përdorimit të forcës ndaj kundërshtarëve si arsye deçizive të rrëzimit të qeverisë. Vehbi Bala shkruan për Nolin: “Në mjaft vjersha revolucionare që do të shkruajë për këto rrethana historike ai do të kritikojë veten për mospërdorimin e dhunës revolucionare ndaj dhunës kundërrevolucionare.” Pirro Tako lidh dështimin me faktin se Noli ishte kundër çdo lloj diktature. Edhe autorë të tjerë si Sabri Hamiti, Agim Vinca e lidhin rrëzimin e qeverisë së Nolit me mospërdorimin e dhunës nga ana e tij. Ata e justifikojnë Nolin duke u nisur nga pikëpamjet e tij pacifiste e iluministe. Sipas tyre, “qeveria e tij më të drejtë u quajt qeveri revolucionare me doreza të bardha”.925

Një tjetër gabim që shënoi përfundimin e qeverisë së Nolit, ishte mosmarrja në

kohën e duhur të masave brenda dhe jashtë, për të ndaluar sulmet që përgatiste Beogradi nën komandën e Zogut. Gjenerali Ali Kolonja, përfaqësues i Shqipërisë atje, kishte raportuar hollësisht Tiranën për planet dhe përgatitjet që po bëheshin për sulmin ndaj Shqipërisë. Ai i nxiste që të merreshin masat sa nuk ishte vonë. Krahas përpjekjeve diplomatike, qeveria duhej të merrte qëndrim ushtarak mbrojtës më serioz dhe më me impenjim maksimal, me fuqitë e armatosura që dispononte dhe me vullnetarët e gatshëm që ishin nga krahina të ndryshme. Po të ishin drejtuar fuqitë e armatosura në kufijtë e veriut, po të ishin forcuar me vullnetarë Elez Isufi në Peshkopi dhe Bajram Curri në rrethinat e krahinës së Kukësit, forcat sulmuese nga Beogradi do ta kishin shumë të vështirë, në kufijtë e të pamundurës për të realizuar objektivin e tyre. Nga ana tjetër, lufta do të merrte karakter publik ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Përpara një gjendje lufte të tillë, nuk do mund të mbetej indiferente Lidhja e Kombeve as Fuqitë e Mëdha, gjersa lufta de facto në Ballkan mund të rrezikonte zgjerime të papritura të cilat nuk i lejonte koha.926 Me këtë pasivitet, qeveria e Nolit tregoi se nuk ishte e aftë për të organizuar mbrojtjen, duke mos marrë pothuajse asnjë masë për të organizuar rezistencën masive popullore.927

Pra, rrëzimi i qeverisë së Nolit erdhi si rezultat i ndërveprimit të disa faktorëve të

brendshëm. Përveç arsyeve të trajtuara më lart, ndikuan dhe fakte të tjera siç ishte ngritja

924Historia e Popullit Shqiptar III, 239. 925 M. Kodra, Fan Noli…, 49-50. 926 AQSH, F. 14, V. Pa vit, D. 307, f.4. 927 Revolucioni i Qershorit 1924 në kujtimet e bashkëkohësve, Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, (Tiranë: 8 Nëntori, 1974), 7.

Page 210: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

186

e gjyqit politik i cili nuk u mbështet nga Fuqitë perëndimore pasi kjo vinte në pikëpyetje natyrën demokratike të qeverisë. Moszhvillimi i zgjedhjeve për të legjitimuar qeverinë ishte një tjetër element, i cili do të përdorej nga faktori ndërkombëtar si arsye e refuzimit të mbështetjes ndaj saj. Votëbesimi do ta legalizonte qeverinë, më shumë “në sytë e botës së jashtme, dhe legaliteti nuk do të kishte mbetur si mall në rrugë të cilin abuzivisht me forca të huaja e përvetësuan të tjerët”.928 Kush do ta ndalonte qeverinë që pasi të merrte votëbesimin e Asamblesë, ta shpërndante atë dhe të urdhëronte mbajtjen e zgjedhjeve të reja?929

Fitorja e revolucionit e konkretizuar në qeverisjen demokratike të Nolit ishte

jetëshkurtër, duke mos arritur të jepte frytet që priteshin. Masa të mëdha të popullsisë fshatare, por dhe të qytetit që kishin dhënë kontributin kryesor në revolucionin e Qershorit nuk po gëzonin rezultatin e dëshiruar, çfarë solli zhgënjimin e tyre. Qeveria e Nolit nuk humbi lidhjen vetëm me popullin, por dhe me ushtrinë, duke mos e pasur në shërbimin e saj në kohën kur filluan sulmet për rrëzimin e qeverisë. Gjithashtu, qëndrimi i Nolit me Luigj Gurakuqin për rreth një muaj e gjysëm në Gjenevë, në një kohë kur kishte shumë probleme të brendshme nuk ishte e përshtatshme. Gjatë kësaj periudhe u zhvilluan shumë dhe forcat kundërshtare të brendshme, madje, dhe pasi Noli u kthye nga Gjeneva ushtarakë të organizuar kërkuan dorëheqjen e qeverisë. Qeveria nuk arriti të merrte masat e nevojshme në kohë për të përballuar sulmet në kufij të cilat ishin paralajmëruar. Faktor, të cilin e cilësojmë të rëndësishëm, është dhe personaliteti i Nolit i cili nuk bënte kompromise dhe donte të ishte i pavarur. Kjo anë e personalitetit e penalizmi, sidomos në politikën e jashtme.

Krahas faktorëve të brendshëm, ishin dhe faktorët e jashtëm që patën ndikimin e

tyre. Qeveria e Nolit me të ardhur në pushtet, bëri njoftimin drejtuar shteteve të Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinjë për njohjen zyrtare të qeverisë së re. Asnjëra prej tyre në përputhje me standardet e tyre të qeverisjes, nuk e njohu qeverinë të cilën nuk e konsideruan produkt të ligjshëm të dalë nga zgjedhjet e lira popullore. Ndonëse insistuan që të zhvilloheshin zgjedhjet për të legjitimuar pushtetin, gabimi i qeverisë qëndronte në faktin se donte t’i zhvillonte ato më vonë, pasi të ishte zbatuar reforma agrare, e cila në të vërtetë, nuk u realizua. Pavarësisht se zhvillimi i zgjedhjeve ishte më shumë një justifikim për qëndrimin e tyre ndaj qeverisë së Nolit, parimisht ato respektonin standardet e tyre për kuptimin e qeverisjes së një vendi. Qeveria e Nolit nuk duhej t’u jepte këtë shkas pas të cilit ato u kapën. Ishte i pajustifikueshëm moszhvillimi i zgjedhjeve sidomos nisur nga rrethanat e pas revolucionit kur qeveria gëzonte një mbështetje të madhe në popull pa pasur nevojë për të pritur rezultatet e reformave që të merrte votat e tyre për të fituar. Ajo kishte ardhur në pushtet si rezultat i një revolucioni mbarëpopullor dhe si e tillë nuk do diskutohej fitorja e saj në zgjedhjet. Noli i kushtoi rëndësi shumë të madhe njohjes së qeverisë së tij por nuk ia arriti dot. Duke iu mohuar njohja e saj, në të vërtetë mohohej dhe ekzistenca e saj.

I vetmi shtet që njohu qeverinë e Qershorit ishte Bashkimi Sovjetik. Hyrja në

marrëdhënie me Bashkimin Sovjetik është konsideruar si një ndër gabimet më të mëdha 928 AQSH, F. 14, V. Pa vit, D. 307, f.4. 929Po aty.

Page 211: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

187

të qeverisë e cila ngjalli pakënaqësi të mëdha tek Fuqitë dhe sidomos të Jugosllavisë. Ajo mobilizoi mjetet e saj diplomatike duke dhënë alarmin e shndërrimit të Shqipërisë në qendër të bolshevizmit në Ballkan. Bashkimi Sovjetik tregoi interes të madh për të hyrë në marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, e cila edhe ajo ishte e gatshme, por nën presionin e reagimit të Fuqive të Mëdha, ajo u tërhoq. Megjithatë, kjo bëri që, “bolshevizmi” të përdoret si mjet propagande për të trembur njerëzit dhe për të luftuar demokracinë e brishtë shqiptare” nga kundërshtarët.930 Pas këtij veprimi të qeverisë, “përshtypja e keqe në opinionin publik brenda dhe jashtë, për qeverinë revolucionare mbeti e pashlyer.”931

Gjithashtu, çështja e kufijve u shndërrua në një ndër problematikat më serioze të

qeverisë së Nolit. Nga njëra anë ishte çështja e Shën Naumit dhe Vermoshit në veri, dhe nga ana tjetër, ishte çështja e 14 fshatrave të Korçës. Për shkak të rëndësisë së problemit, Noli vendosi të shkonte vetë në krye të delegacionit në Gjenevë. Kjo i mori shumë kohë dhe e shkëputi ndërkohë nga problemet e brendshme që kërkonin zgjidhje. Për të përballuar sulmet e vazhdueshme në veri, u desh një impenjim shumë i madh i qeverisë jo vetëm në aspektin diplomatik për ta trajtuar ne Asamblenë e Lidhjes së Kombeve që të merrte zgjidhje, por dhe mobilizime te forcave ushtarake në kufij, pra angazhime të brendshme. Të gjitha këto po shndërroheshin, në kosto financiare të shtetit shqiptar, shqetësim të cilin Noli e parashtroi në diskutimet e Asamblesë. Mosmarrja dot e huasë nga Lidhja e Kombeve e rëndoi më shumë situatën financiare të saj.

Rrethanë rënduese ishte dhe natyra e fjalimit që mbajti në Lidhjen e Kombeve.

Sado i vërtetë dhe real ishte mbi rendimentin e atij institucioni ndërkombëtar, ai u gjykua si i ashpër dhe tepër ironik. Përshkrimi i punëve me shprehje dhe terma prekës mund të vlerësohej dhe të dukej interesant në shtypin e lirë të kohës, por i pavend të dëgjohej nga goja e kryeministrit të Shqipërisë së vogël. Aq më tepër kur kryetari i saj quhej revolucionar dhe nuk e kishte legalizuar qeverinë e tij me votëbesimin e popullit.932 Ky akt i Nolit, bëri që një pjesë e anëtarëve të Asamblesë ta shikonin me sy dyshues, ndërsa një pjesë e tyre u ndjenë të ofenduar.933

Një rol vendimtar në “asgjësimin” e qeverisë së Nolit luajti ndërhyrja e huaj”.934

Kishte ndërhyrje të herëpashershme në punët e brendshme të Shqipërisë nga ministri anglez Aires, ministri italian Durazzo dhe konsujt e Jugosllavisë në Shkodër, Tiranë dhe Korçë. Konsulli jugosllav mbajti lidhje me ministrin italian në Shqipëri, madje nën ndikimin e tyre ky i fundit “paralajmëroi qeverinë e Fan Nolit se pakti italo-jugosllav mund të funksiononte në mënyrë të favorshme për interesat e Shqipërisë vetëm në qoftë se emigrantët politikë të Kosovës nuk do të ushtronin ndonjë farë ndikimi në punët e qeverisë shqiptare”.935 Krahas ndërhyrjeve të kësaj natyre, ata ndikuan në prishjen e imazhit të qeverisë së Nolit edhe nëpërmjet artikujve të gazetave të tyre, ku herë pas here

930 Historia e Popullit Shqiptar III, 238. 931 AQSH, F. 14, V. Pa vit, D. 307, f.4. 932 AQSH, F. 14, V. Pa vit, D. 307, f.4. 933 Baron Marcellus, The unconquered Albania, (International Courier Publishing Company, 1935), 38. 934 N. Smirnova, vepër e cituar, 136. 935 S. Shpuza, Mbi lëvizjen kombëtare.., 219.

Page 212: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

188

bëheshin shkrime të ndryshme kundër figurës së Nolit dhe politikës së ndjekur prej tij. Të gjithë këta faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, ndikuan në rrëzimin e parakohshëm të qeverisë së Nolit.

Noli bëri vetëkritikë mbi arsyet e dështimit të qeverisë së vet. Autori Nasho Jorgaqi na bën me dije në lidhje me këtë në vëllimin II, të veprës së tij “Jeta e Fan S. Nolit”. Në radhë të parë ai i vë fajin vetes, karakterit të tij të vështirë për të punuar me të tjerët, pra në mënyrë kolegjiale. Kjo solli që ai të mos arrinte të krijojë një “shtab timin qentral” dhe “shtabe lokale”… Veç këtyre rrethanave politike, ndikuan të “metat e virtyteve të mia”, mes të cilave radhiste: pazotësinë për intriga, luajalitetin absurd me njerëz të pabesë, të korruptuar, parazitë, pa përjashtuar natyrën e tij që ishte tepër mistike në një vend pa fe, tepër letrar në një vend që s’këndon, tepër i ndikuar nga vegjëlia korçare dhe së fundi, megjithatë vërejtjet shoqërore nga shokët nuk i merrte parasysh…”936

Edhe në një artikull të shkruar tek “Liria Kombëtare” me rastin e 28 Nëntorit ai shkruan me tone autokritike: “Dy janë lajthime fatale: së pari politike oportuniste e mbajtur ndaj bejlerëve, të cilat nuk mundën t’i luftonin me sistem, pa mëshirë e pa pushim; së dyti: nuk ishin përpjekur aspak ta organizonin dhe ta kishin si bazë klasën e katundarëve”.937 Autokritika e tij vinte si rezultat i rritjes së pjekurisë politike që Noli kishte arritur pas eksperiencave të tij qeverisëse e politike në përgjithësi. 936 N. Jorgaqi, Jeta e Fan S. Nolit, Vëllimi 2, 1925-1965, (Tiranë: OMBRA GVG, 2005), 12. 937 Po aty, 84.

Page 213: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

189

4.3 Largimi përfundimtar i Nolit nga jeta politike.

Pas rrëzimit të qeverisë së Qershorit nga Zogu, Fan Noli u largua në drejtim të Durrësit së bashku me përkrahësit e tij. Më pas lëvizi në Vlorë, nga ku dhe mori vendimin për t’u larguar nga Shqipëria për në Itali. Ai e kishte kuptuar se çdo rezistencë ishte e kotë. Në këto kushte ai dha urdhër që të pajiseshin me pasaportë të gjithë personat që do të largoheshin dhe t’u paguhej rroga e prapambetur. Noli e përjetoi shumë këtë situatë, pasi ishte pikërisht në qytetin ku nisi rrugëtimi për të finalizuar me fitore revolucionin e Qershorit dhe tashmë po largohej me humbjen nga pas. Për këtë moment, ai është shprehur: “Trishtimi im më i madh është largimi nga Shqipëria më 1924, sepse kjo i dha fund punës sime në atdhe”.938 Megjithatë, mësimet e lëvizjes demokratike antifeudale të viteve 1920-1924, nuk shkuan kot. Demokratët revolucionarë më konseguentë, midis të cilëve ndodhej edhe Noli, vazhduan në mërgim veprimtarinë e tyre për të përmbysur regjimin zogist.939

Pas largimit nga Shqipëria, Noli u vendos në Bari të Italisë. Ai u largua së bashku

me Sotir Pecin, Hilë Mosin dhe udhëheqës të tjerë besnikë.940 Arsyeja për përzgjedhjen e Italisë si vend i mërgimit nga grupi i Nolit ishte ndoshta për faktin se ata mendonin që Italia do t'u jepte mbështetje qëllimeve të tyre në veprimtaritë kundërrevolucionare, nëpërmjet qeverisë së Zogut, e cila hyri në fuqi me ndihmën e drejtpërdrejtë dhe materiale të Jugosllavisë, fqinjit të Italisë dhe armikut të dyshuar.941 Nga Italia, Noli i bëri thirrje Zogut që të ndërtonte një qeveri me përbërje koalicioni, si mënyra e vetme për t’i dhënë fund krizës politike në vend dhe arritjes së pajtimit mes forcave politike. Këtë kërkesë të Nolit e ironizonte një artikull i gazetës “Times”, e cila shkruante: “Qeveria e Nolit nuk ishte dalluar për pajtim dhe kompromis”.942 Këshilla e Nolit për qeveri koalicioni ishte e nxitur nga rrethanat e krijuara në realitetin politik shqiptar. Vetë Noli, nuk kishte formuar një qeveri të tillë. Ndonëse përbërja e qeverisë së tij ishte heterogjene, ajo nuk ishte qeveri koalicioni.

Noli qëndroi në Itali për rreth një muaj e gjysëm dhe më pas u zhvendos në Vjenë.

Ndërkohë që regjimi i Zogut e dënoi me vdekje në mungesë.943 Jo më kot u zgjodh Vjena prej tij, pasi ishte shndërruar në një qendër të rëndësishme të emigracionit politik, vendi i organizatave revolucionare demokratike. Kështu, ai vazhdoi veprimtarinë në emigracion si një opozitar i vendosur ndaj qeverisë së Zogut. Ai iu bëri ftesë figurave më të rëndësishme të emigracionit për organizimin e një mbledhjeje. Platforma e saj do të ishte “lufta” ndaj qeverisë së Zogut. Disa prej figurave të njohura të kohës siç ishin S. Peci, H. Prishtina, L. Shantoja, nuk iu përgjigjën ftesës së tij. Më 25 mars 1925, Noli organizoi në Vjenë një konferencë me përfaqësues të emigracionit politik, ndër të cilët ishin figura si: O.Nishani, H.Xhelo, R.Cerova, L.Borshi, Ll.Fundo me shokë, por edhe figura të 938 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…Vëllimi 2.., 7-11. 939 AQSH, F.601, V. 1965, D. 16, f. 2. 940 Edvin Jacques, Shqiptarët, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme (Tiranë: Kartë e Pendë, 1996), 419. 941The fall of the Fan Noli Govermment and the assumption of power by Ahmet Zogu, 21 shtator 1927, NAMP 875.00/233 942 R. Austin, Shtegu i pashkelur..., 226. 943 Vehbi Bala, Jeta e Fan S. Nolit, (Tiranë: Mihal Duri, 1972), 95.

Page 214: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

190

ngatërruara të politikës, si M.Kruja, Sh.Gurakuqi. Në këtë konferencë, u vendos që të formohej organizata e quajtur Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), si një organizatë me frymë demokratike që do të kishte si qëllim të luftonte për çlirimin kombëtar të vendit. Madje, me të u formua dhe Komiteti i Kosovës, ndërkohë konferenca zgjodhi kryetar të KONARE-s Fan Nolin.944

Pra, në vitin 1925 Noli drejtonte KONARE-n e cila financohej nga Moska.945 Programi i KONARE-s mbështetej mbi këto pika: “1) Shpëtimi i Shqipërisë nga Zogu dhe bashkëpunëtorët e tij feudal, vegla të shteteve të huaja imperialiste; 2) Vendosja e një regjimi me të vërtetë republikan; 3) Zbatimi i reformës agrare në interes të masave punonjëse; 4) Rivendikimi i kufijve etnikë të Shqipërisë”.

Në thelb, programi ishte i ngjashëm me atë të qeverisë demokratike shqiptare të vitit 1924.946 KONARE, nxori gazetën e saj më 28 korrik 1928, “Liria Kombëtare”. Aty, pasqyroheshin pikëpamjet politike-shoqërore të saj.947 Noli ishte aktiv me artikujt politikë si dhe me poezitë që përcillnin pikëpamjet politike të tij. Ajo pasqyronte interesa të përfaqësuesve liberal-demokratë, nacionalistëve, të rinjve me pikëpamje revolucionare por, që të gjithë i bashkonte opozitarizmi antizogist.948 KONARE shprehu pikëpamjet mbi situatën politike të Shqipërisë nëpërmjet dy broshurave të saj. Me parullën “Ballkani u përket popujve ballkanikë”, ajo iu kundërvu synimeve të Italisë ndaj Shqipërisë949. KONARE e orientuar si një organizatë e majtë demokratike950, gjeti përkrahjen nga Federata Komuniste Ballkanike dhe organizata të tjera të majta në Europë.951

Por, duke patur prirje të majta e të afërta me bolshevizmin rus e Kominternin (Internacionalen Komuniste), u thelluan divergjencat e brendshme. Kjo solli që anëtarët e KONARE-s të rrallohen, dhe të krijojnë grupe të tjera opozitare në emigracion. Një pjesë e madhe e tyre nuk u pajtuan me orientimin drejt Moskës dhe Kominternit.952

Duke pasur parasysh faktin që Vjena paraqiste herë pas here rrezik për Nolin, por

dhe nevojës që kishte për të pushuar pas një viti, i cili kishte qenë shumë i ngarkuar për shkak të angazhimeve, ai zhvendoset për në Berlin. Qëndron aty për disa muaj, duke i kushtuar vëmendje të veçantë veprimtarisë letrare, por duke mos lënë pas dore dhe detyrat politike që kishte marrë përsipër.953 Në kulmin e angazhimit pas jetës politike në krye të KONARES, ai vendos në muajt e parë të vitit 1926, të largohet për në SHBA. Në korrik të 1926-ës, ish deputeti K. Kirka dhe K. Tashko, ngritën komisionin i cili themeloi një vatër të re të quajtur “Bijtë e Shqipes”. Kjo strukturë e re nxori gazetën e përjavshme “Idealisti”, e cila “do të propagandonte dhe veprat e Nolit, jo vetëm duke mbështetur fushatën e Librarisë, por dhe duke botuar shkrimet e tij”. “Bijtë e Shqipes” do të mbante

944 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…Vëll. II, 25. 945 Ilir Ikonomi, Faik Konica, jeta në Uashington (Tiranë: Onufri, 2011), 34. 946 V. Duka, Histori e Shqipërisë.., 170. 947 Viron Koka, Rymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet ’30 të shekullit XX (Tiranë: Instituti i Historisë, 1985), 161. 948 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë…, 137. 949 Noli e denoncoi në një artikull të botuar tek Liria Kombëtare. Gjithashtu, shkruan në “Herald Tirbunë” se “.. është parathënia e një lufte të re ballkanike, që mund t’i vejë zjarrin botës”. 950 Deklaroi vetë që nuk ishte komuniste. 951Historia e Popullit Shqiptar III, 278. 952 A. Puto, Shqipëria politike…, 427. 953 N. Jorgaqi, Jeta e Fan …Vëll II, 28-30.

Page 215: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

191

që në fillim një qëndrim antizogist dhe kjo u duk me protestën që i drejtoi Lidhjes së Kombeve në të cilën e cilësonte regjimin e Tiranës si të paligjshëm.954

Noli, vazhdoi të intensifikonte bashkëpunimin me forca të majta, duke u pozicionuar

si aleat me komunistët. Duke pasur si qëllim fitoren mbi armikun, dhe duke mos gjetur mbështetjen tek Fuqitë e Mëdha, u pa prej tij, si e vetmja mundësi, bashkëpunimi me forcat radikale të majta. Ai vendosi të riorganizonte KONAREN mbi një platformë të re. Kjo iniciativë, u finalizua në prill të 1927-ës në Gjenevë në Kongresin e KONARES. Platforma e re dilte me një program më revolucionar që synonte çlirimin kombëtar të Shqipërisë. Për t’iu përshtatur qëllimit të saj bazë, u ndryshua dhe emri nga KONARE në Komiteti i Çlirimit Nacional. Me të u bashkua Komiteti i Çlirimit të Kosovës të cilët dolën në një deklaratë të përbashkët drejtuar popullit shqiptar. Deklarata mbante firmat e F.Nolit, K.Boshnjakut, L.Borshit, si dhe të B. Pejanit, Q. Balës e I. Gjakovës. Në të bëhej një përshkrim i situatës politike të Shqipërisë, por dhe më gjerë si dhe shpalosej strategjia e luftës së këtyre dy organizatave. Programi i tyre kishte si hap të parë “çlirimin e popullit shqiptar nga shtypja e klasit të bejlerëve feudal”.955 Noli dhe mbështetësit e tij i shprehën mendimet e tyre politike ne fletoren e KÇN “Liria kombëtare” që botohej në Gjenevë dhe redaktor i së cilës qe Omer Nishani.956 Noli botoi shumë artikuj që “demaskonin Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë, fashizmin dhe reaksionin”, si dhe disa nga poezitë e tij më të mira.957

Në shtator të vitit 1927, Noli ftohet të marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të

Revolucionit Socialist të Tetorit të organizuar nga qeveria sovjetike. Krahas kësaj, ai mori pjesë dhe në Kongresin e miqve të BRSS, ku dhe mori fjalën duke përshëndetur në emër të popujve të shtypur të Ballkanit. Pas kthimit nga BS, Noli u përball me reagime të ashpra kundër tij, duke u cilësuar në shtyp si “Bolshevik”, “Lodër e rrezikshme”, “njeri pa parime” etj. Reagimi i Nolit ndaj këtyre shkrimeve në shtyp ishte heshtja sepse nuk mori mundimin t’iu kthente përgjigje.958 Nga ky qëndrim, kuptohet që Noli kishte marrë parasysh pasojat e këtij hapi të guximshëm politik.

Noli, në vazhdim të veprimtarisë së tij politike si opozitar, denoncoi nënshkrimin e

Traktatit të Dytë të Tiranës pranë Lidhjes së Kombeve. KÇN në përgjithësi ishte kundërshtuese e politikës italiane ndaj Shqipërisë. Në telegramin e 21 dhjetorit 1927, i cili mbante firmën e Fan Nolit dhe Bedri Pejanit thuhej se: “Protestojmë rreptësisht kundra Paktit të 22 nëntorit mes Italisë dhe regjimit feudal shqiptar që i vënë fund independencës të Shqipërisë, e cila është anëtare e Shoqërisë së Kombeve, si dhe hap një rrezik për luftëra të reja ballkanike e europiane. Regjimi i tashëm shqiptar nuk është ekspresioni i vullnetit të popullit, përfaqësuesit e vërtetë të të cilit kanë qenë të vrarë ose të burgosur a të detyruar me dalë jashtë për shpëtimin e jetës së tyre. Në emër të popullit shqiptar të cilit i shërbejmë e duke parë që paqja është e kërcënuar deklarojmë se nuk e njohim traktatin e lartpërmendur e ju lutemi të mos e regjistroni duke qenë se ai është

954 Po aty, 48. 955 Po aty, 63-64. 956 AMPJ, V. 1928, D. 29, fl. 10. 957 A. Spahiu, Noli jeta në Amerikë…, 112. 958 N. Jorgaqi, Jeta e Fan..., Vëll II, 66-72.

Page 216: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

192

kundra letrës dhe shpirtit të Shoqërisë së Kombeve”. Përmbajtja e kësaj proteste është botuar më 15 janar 1928 në një artikull të fletores italiane “La Liberta”, që dilte në Paris.959

Ata gjithashtu, i dërguan një notë proteste dhe qeverisë italiane nëpërmjet telegramit drejtuar Musolinit ku thuhej: “Pakti i 22 nëntorit që iu nënshkrua me regjimin feudal shqiptar i jep fund independencës së vendit tonë. Në emër të popullit shqiptar të cilit i shërbejmë deklarojmë se nuk e njohim traktatin e lartpërmendur”.960

Me angazhimin e tij si opozitar në mërgim, Noli ishte pozicionuar tashmë në frontin e majtë, duke bërë dhe aleanca me komunistët. Këto lidhje i siguroi Kostandin Boshnjaku i cili krahas ndihmës për konsolidimin e raporteve politike, siguroi dhe mbështetjen financiare. Noli hyri në bisedime me përfaqësues të Kominternit të Federatës Komuniste Ballkanike. Ndërkohë, në prill të 1928-ës në Moskë u krijua grupi komunist shqiptar nga përfaqësues të Shoqërisë “Bashkimi” që ishin me studime atje. Noli përshëndeti këtë iniciativë dhe ofroi mbështetjen e tij por tregoi qëndrim të matur duke thënë: “sa për bashkëpunimin tim do të përpiqem të mos ju mungojë në asnjë degë, por nga shkaku i shëndetit nuk besoj të jem aq i rregullt, e aq i plotë sa dëshiroj”. Pavarësisht se Noli dhe KÇN bashkëpunoi me grupin komunist, ai nuk i “hapi dyert” lehtë ndaj tyre. Kështu, u kundërshtua anëtarësimi i grupit si fraksion në KÇN, duke e pranuar anëtarësimin individualisht.961 Kjo ishte një tjetër distancë që vendosi Noli nga grupi komunist. Ndërkohë në Shqipëri, më 1 shtator 1928 u vendos regjimi monarkist me Zogun mbret. Noli, mbështetës i qeverisjes republikane demokratike, reagoi shumë ashpër. Ai quajti shpalljen e monarkisë “farsë mbretërore që u sajua në Romë dhe u vu në skenë në Tiranë…, kjo operetë monarkike luhet në Evropë në mes të shekulli XX, një shekull që ka parë të shemben frone dhe dinasti shekullore…”.962 Me qëndrimin e Nolit u bashkuan dhe shqiptarët e Vjenës. Ata shprehën protestën e tyre, tek e përkohshmja franceze “Revue de Balkans”, ku deklaronin se nuk e njihnin gjendjen e re. Sipas tyre, Fan Noli, ish kryetari i republikës shqiptare, “i cili ka me vete gjithë partinë katolike të Shqipërisë”, kishin protestuar deri në Shoqërinë e Kombeve.963 Noli botoi një sërë artikujsh kundër vendosjes së monarkisë në Shqipëri.

Nga ana tjetër, KÇN nëpërmjet gazetës “Liria Kombëtare”, vazhdimisht botoi

artikuj ku këmbëngulte që të mos ndryshohej sistemi i qeverisjes në Shqipëri. Në një prej këtyre artikujve shkruhej: “Mënyrat e përdorura nga autoritetet qeveritare për me e shty popullin e ngratë qi të lypin ndërrimin e regjimit dhe kurorëzimin e Zogut, kanë qenë fare të trasha dhe qesharake. Zgjedhësit e dytë dhe parësia e vendit janë thirrë natën me qindarmë nëpër qendrat e gjindarmërive dhe janë detyrue me nënshkrue manifestat telegrafike pa i pyet fare dëshinat e tyre. Me gjithë forcën e madhe qi kanë vue autoritetet

959AMPJ, V. 1928, D. 113, fl. 40. Telegram i KÇN-së drejtuar Lidhjes së Kombeve. 960Po aty, Telegram drejtuar Musolinit nga Noli dhe Pejani. 961 N. Jorgaqi, Jeta e Fan…Vëll II, 75-81. 962 Fan S. Noli, Publicistika (1925-1949) (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1988), 53-56. 963AMPJ, V. 1928, D. 65, f. 348.

Page 217: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

193

e kryeqytetit për me i dhanë gjallmi manifestimeve e mitingeve qi bahen për me lypë ndërrimin e regjimit, prap se prap, ata s’kanë veçse ngjyrën e ceremonive funerale”.964

Përveç artikujve në fletoren “Liria Kombëtare”, kundra regjimit monarkik në Shqipëri si dhe kundra rolit të Italisë në veçanti, u botuan dhe dy protesta në fletoren socialiste të Vjenës “Illustriertes Extrablatt”.965 Artikuj të tjerë u shkruan në “La federation Balkanique”, e cila ishte një fletore komuniste me tendenca revolucionare që botohej në Vjenë dhe dilte rregullisht dy herë në muaj në të gjitha gjuhët e Ballkanit.966 Krahas shkrimeve në gazetat dhe revistat e kohës, KÇN iu drejtua dhe popullit shqiptar duke i bërë thirrje për t’u ngritur në revolucion për rrëzimin e regjimit si dhe programin e tyre për të arritur këtë gjë.967 Megjithatë, këto përpjekje kundër regjimit të Zogut, mbetën vetëm në këto nivele, pasi nuk u kalua në asnjë veprim konkret për rrëzimin e regjimit të tij.

Në vitin 1929, Noli ndryshon vendndodhjen nga ku ushtronte veprimtarinë

politike antizogiste, duke u zhvendosur nga Vjena në Berlin. Në këtë kohë, kryeqyteti gjerman ishte shndërruar në qendrën e organizatave revolucionare të Ballkanit. Në Berlin u përfshi në angazhime të reja. Ai mori pjesë në mars të vitit 1929 në Kongresin Ndërkombëtar Antifashist ku dhe u zgjodh në presidium për të drejtuar Kongresin. Ai nënshkroi deklaratën që dënonte fashizmin. Gjithashtu, mori pjesë në mitingun e organizuar nga Kongresi në një ndër sheshet e Berlinit, ku dhe mbajti fjalim. Noli ishte një ndër 8 delegatët që përfaqësonin Ballkanin në Kongresin e Dytë të Lidhjes kundër imperializmit për çlirimin kombëtar në Frankfurtit në datat 22-27 korrik 1929.968

I vetmi mjet i luftës i KÇN-së ishte propaganda. Noli si një person që shquhej për

oratorinë, e shpalosi këtë cilësi të tij dhe në publicistikë. Ai konceptoi rubrikën “Andej-Këtej”, në të cilën trajtoheshin çështje të politikës kombëtare, por dhe botërore në raport me Shqipërinë. Po në këtë rubrikë, vend të veçantë, zë dhe lufta politike mes KÇN-së dhe Bashkimit Kombëtar. Të dyja ishin organizata që ushtronin veprimtarinë e tyre në mërgim, por që kishin qëndrime të ndryshme nga njëra-tjetra. 969

Pavarësisht “luftës” politike në distancë mes opozitës në emigrim dhe Zogut, ai

duke dashur të rregullojë imazhin e tij bëri përpjekje për paqe me opozitën e tij në emigracion. Ai dërgoi njerëz për të bindur drejtuesit e KÇN-së dhe të Bashkimit Kombëtar që të ktheheshin në Shqipëri. Nolit, iu drejtua individualisht nëpërmjet një telegrami duke i shprehur personalisht “shpresën se ai do të kthehej në Shqipëri bashkë me shokët… dhe se kjo duhej të ishte dëshira e përgjithshme e shqiptarëve të këtushëm”. Noli duke refuzuar të kthehej u shpreh se “amnistia e tradhëtorit për patriotët që bëjnë fajin të kundërshtojnë invazjen dhe okupatorin e huaj është një shaka me shije të keqe”. Në krye të misionit për të realizuar pajtimin me emigrantët politikë u vendos Xh. Leskoviku dhe M. Konica. Edhe Abdurrahman Krosi, i cili shoqëronte Zogun në Vjenë

964 Liria Kombëtare, nr. 90, Gjenevë, 1 shtator 1928, Lajme nga Shqipëria, f. 1. 965AMPJ, V. 1928, D. 29, fl. 10. 966AMPJ, V. 1929, D. 578, fl. 131. 967AQSH, F. 447 (Koleksion i partive, organizatave), V. 1930, D. 35, fl. 1. 968 N. Jorgaqi, Jetae Fan…, Vëll II, 87-89. 969Po aty, 92-96.

Page 218: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

194

në vitin 1931 i bëri thirrje Sejfi Vllamasit që të kthehej, duke i premtuar se “do të vihej në poste me rëndësi”.970 Të njëjtën përpjekje për pajtim bëri dhe shoqëria “Vatra”. Kështu, M. Konica dhe Faslli Frashëri shkuan në Bari të Italisë për të biseduar me refugjatët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Kombëtar”.971 Pavarësisht përpjekjeve të tyre, ato nuk dhanë rezultat.

Ndërkohë, kishin filluar pakënaqësitë e para të Nolit brenda KÇN-së, kryesisht

frymës radikale që kishte filluar të shfaqej në radhët e komunistëve. Majtizmit të skajshëm të tyre, që donte të fuste Ll. Fundoja do t’i kundërvihej Kostandin Boshnjaku. Përballë këtyre dy qëndrimeve, Noli ishte më afër Boshnjakut. Largimi i tij nga KÇN, ishte një paralajmërim për Nolin. Në vitin 1930, ai vendos të rikthehet në Amerikë. Krahas zhvillimit të ideve të tij politike, i kushtoi rëndësi dhe veprimtarisë fetare. “Që në fillim ai do të deklaronte se ardhja e tij ishte sa fetare aq dhe politike”. Dy ditë pas mbërritjes në Amerikë, mbajti meshën e parë në Kishën e Shën Gjergjit të Bostonit. Në aspektin politiko-kulturor ai, më 18 tetor 1930, themeloi Albanian Publishing Association (Shoqëria Botonjëse Shqiptare), APA. Ajo kishte platformë politike të ngjashme me KÇN-në: “Republikë demokratike, Indipendencë, Kufiret etnike”. APA do të kishte organin e saj, gazetën që u quajt “Republika” e cila do të kishte në bazë të strategjisë së saj “luftën kundër Zogut dhe regjimit të bejlerëve, luftën kundër fashizmit dhe imperializmit”. Ndërmarrja e hapave të tillë nga Noli, ngjalli pakënaqësi te përfaqësuesit komunistë të KÇN-së. Por Noli, kishte kohë që kishte nuhatur që pozitat e tij atje ishin lëkundur. Ai i kishte kuptuar përpjekjet e tyre për ta shmangur nga drejtimi i KÇN-së, që përflitej se ishte bërë pengesë për frymën revolucionare të organizatës etj.972

Në këtë atmosferë të krijuar, në shkurt të vitit 1931, Noli deklaroi se hiqte dorë

nga anëtarësia në KÇN. Ai shprehu pakënaqësinë duke thënë se “KONARE nuk shërben për asgjë dhe nuk beson që ajo mund të luajë një rol në jetën politike të Shqipërisë”.973 Shkak për këtë tërheqje të KÇN siç duket ishin kundërshtimet që ishin krijuar mes dy rrymave brenda saj. KONARE sipas tij nuk ishte më homogjene si në fillim se “tani ishin të ndarë në të vjetër dhe të rinj dhe këta i nënshtroheshin kryesisht disiplinës komuniste”.974 Duket se Noli nuk e gjente veten me orientimin e ri të KÇN, i cili anonte nga radikalizmi komunist ndaj dhe vendosi të mos ishte pjesë e kësaj strukture.

Noli kthehet përsëri për të jetuar në Amerikë.975 Me largimin nga jeta politike në

vitet 30 ai iu rikthye karrierës së ndërprerë kishtare dhe letrare në Amerikë.976 Në krijimtarinë e tij, ai shfrytëzoi subjektet mitologjike, thënie popullore shqiptare si dhe fabula biblike. Tema bazë e tyre ishte revolucioni i vitit 1924. Për pesë vjet që nga 1926 deri 1930, ai krijoi të tilla vepra poetike, të cilat e rendisin në një prej poetëve më të

970 Novruz. Zejnati, Ahmet Zogu-politikan apo ushtarak?, (Tiranë: Reklama, 2011), 254-255. 971 A. Puto, Shqipëria politike…, 435-437. 972 N. Jorgaqi, Jeta…Vëll II, 101-113. 973 N. Zejnati, Ahmet Zogu…, 249-250. 974N. Zejnati, Ahmet Zogu…, 250. 975 AQSH, F.14, V. 1932, D. 232, f. 3. 976 Joseph Rothschild, East central Europe between the two world wars, (University of Ëashington press: 1974), 362. Marcellus Redlich, Albania Yesterday and Today, (The Albanian Messenger, Ëorcester, Massachusetts Publishers: 1936), 68.

Page 219: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

195

shquar shqiptarë. “Këtu përfshihet dhe e famshmja “Kënga e Salep Sulltanit”, e shkruar me rastin e shpalljes së Zogut, Mbreti i gjithë shqiptarëve. Kjo ishte një goditje e hapur ndaj kundërshtarit të tij. Veçanërisht ai kujton Faik Konicën që kaloi në anën e Zogut, pas humbjes së revolucionit në vitin 1924, me të cilin kishte bashkëpunuar që tek “Vatra”. Temat e krijimtarisë së tij ishin rreth humbjes së miqve të dikurshëm, idealeve të përbashkëta të luftës për demokraci dhe progres të Shqipërisë, etj.977 Kështu, Noli kishte vendosur të largohej nga jeta politike.978 Pyetjes se përse hoqi dorë nga politika, Noli iu përgjigj: “Çështje e gjatë, por me fjalë të shkurtra shkaqet janë këto: mungesa e shokëve dhe e mjeteve, pleqëria, varfëria dhe lodhja”.979 Kërkesë për t’iu rikthyer veprimtarisë politike në Shqipëri, Noli mori dhe më 1945. Nëpërmjet një letre, Sejfulla Malëshova i shkruante Nolit: “Enver Hoxha, unë dhe gjithë qeveria jemi të mendjes se ardhja juaj në Shqipëri do të ishte një fat i madh për Shqipërinë. Këtu jo vetëm do të kurorëzohej e shkuara juaj patriotike, por vendi ynë do të kishte në situatën e sotme, një ndihmë të madhe morale dhe politike”.980 Por, Noli qëndroi i palëkundur ndaj vendimit të tij.

Fillimi i Luftës Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve italiane dhe gjermanë,

sërish nxiti Fan Nolin për të dhënë kontributin e tij. Ndihma e tij konsiston në mbledhjen e ndihmave për luftën e popullit shqiptar si dhe në propagandën në shtyp dhe në radio. Në një artikull të “Diellit” shkruante: “Nga errësira e qorrsokakëve po hyjmë në dritën edhe në fushën e hapur të veprimit me udhëheqës që e kanë provuar zotësinë e tyre në vijën e zjarrit. Këta udhëheqës duhen përkrahur pa kondita, pa rezerva dhe pa kursim, se meritojnë besimin e popullit plotësisht. Me këta udhëheqës fati i atdheut është i siguruar. Rroftë Shqipëria!”981 Një tjetër moment i ndërhyrjes së Nolit në ndihmë të politikës shqiptare ishte në vitin 1945 kur qeveria shqiptare bëri thirrje për pjesëmarrje në punimet e konferencës në San Françisko (OKB). Fan Nolin në emër të “Vatrës” dhe Kishës Ortodokse Shqiptare i dërgoi një letër përkrahëse presidentit të SHBA-së, Ruzvelt. Ndonëse nuk ishte dakord me gjithçka që ndodhte në Shqipëri, të vetmen gjë që miratoi pa kushte ishte rrëzimin e tiranisë dhe pushtetit të feudalëve. Në vitet e fundit të jetës së tij, 1960, pasqyron dhe një herë besnikërinë e tij ndaj revolucionit të qershorit duke shkruar: “Mos vallë ishte i kotë revolucioni i 1924? Del se jo. Ai tregoi se populli shqiptar nuk mund t’i duronte dot më pronarët e tokave. Ai pohoi se pronarët e mëdhenj të tokave kurrë s’do mund të ktheheshin, nëse nuk do të ishte ndërhyrja nga jashtë. Ai vërtetoi se feudalizmi kish mbaruar. Se ai paskëtaj, kurrë nuk mundi më të marrë veten pas këtij grushti”.982 Ndërsa në broshurën e KÇN-së shkruhej: “Revolucioni i Qershorit nuk vajti kot dhe do të mbetet më historinë e popullit shqiptar si një provë revolucionare me rëndësi të madhe”.983 Revolucioni i Qershorit, i udhëhequr nga Fan Noli, ishte iniciues i epokës së proceseve demokratike në politikën shqiptare.984

977 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë…, 138-139. 978 AQSH, F.14, V. 1934, D. 249, f. 1. 979 AQSH, F.14, V. 1934, D. 102, f. 26. 980 AQSH, F.14, V. 1945, D. 251, f. 5. 981 AQSH, F.601, V. 1965, D. 16, f. 3. 982 N. Smirnova, Historia e Shqipërisë…, 144-145. 983 Viron Koka, “Mësimet e Revolucionit të Qershorit 1924 për luftën e mëtejshme revolucionare në Shqipëri”, në Studime Historike, Nr. 2, Akademia e Shkencave RPSH, Instituti i Historisë: 1974, f.78. 984 Behar Shtylla, Fan Noli siç e kam njohur (Tiranë: Dituria, 1997), 7.

Page 220: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

196

PËRFUNDIME

• Në përfundim të rrugëtimit tonë për analizimin e fakteve arkivore dhe literaturën referuese, evidentojmë si momentet më të suksesshme, ashtu dhe dështimet në veprimtarinë e Nolit politikan dhe diplomat, të cilat, nga mënyra sesi ndodhen dhe parimet mbi të cilat u mbështetën, u kthyen në mësime historie për t’u referuar apo për të mos u përsëritur më.

• Kontributi në anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte një ndër arritjet më të mëdha diplomatike të Fan Nolit në fillim të viteve 20-të. Suksesi i arritur në organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare të kohës, lidhet drejtpërdrejtë me emrin e tij. Fan Noli një njeri me dije e kulturë të gjerë, njohës shumë i mirë i gjuhëve të huaja, i pajisur me erudicion e njohje të gjera, mbartës i parimeve amerikane të ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtar në rendin e ri botëror pas përfundimit të Luftës Parë Botërore, luajti një rol të rëndësishëm për lobimin me personalitete që kishin peshë në vendimmarrje për një trajtim të drejtë të çështjes shqiptare. Ai u zgjodh në krye të delegacionit për të përfaqësuar Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve falë formimit të tij, kontributit të kahershëm në çështjen shqiptare dhe karakteristikave të personalitetit të tij, të cilat jepnin tiparet e një diplomati të suksesshëm. Të gjitha këto vlera të karakterit të tij, i vuri në shërbim të realizimit të qëllimit të anëtarësimit të vendit në Lidhjen e Kombeve duke e finalizuar me sukses si proces. Në këtë mënyrë ai vërtetoi se zgjedhja e tij si kryedelegat i qeverisë shqiptare ishte alternativa më e mirë e mundshme.

• Noli diti të shpaloste aftësitë e tij si diplomat në tri aspekte të rëndësishme: Së pari, ai përgatiti terrenin e nevojshëm për shtrimin e çështjes shqiptare në Lidhjen e Kombeve për diskutim, duke takuar personalitete të shteteve anëtare për të siguruar mbështetjen e tyre në Asamble. Në funksion të këtij qëllimi ishte takimi para se të shkonte në Gjenevë me diplomatin italian Baronin Alioti, pikërisht për të siguruar mbështetjen e qeverisë së Romës. Por, pjesë e takimeve të tij të rëndësishme ishin delegatë të vendeve të ndryshme si përfaqësuesi i Belgjikës, i Francës në Sekretariat, delegatë të Zvicrës, Japonisë, të Afrikës së Jugut, të Italisë, përfaqësuesit e Spanjës si dhe ato të republikave latino-amerikane. Gjithashtu, Noli pati një takim me diplomatin e lartë britanik Herold Nikolson, prej të cilit mori premtimin e përkrahjes angleze. Duke fituar simpatinë e tyre paraprakisht, Noli siguroi gjysmën e fitores së misionit që kishte marrë përsipër. Falë miqësisë së tij me personalitete të shquara në Asamblesë e LK dhe të komisionerëve siç ishin Obri Hebert e Robert Cecil, siguroi përkrahjen në debatin e zhvilluar për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

• Së dyti, Noli bëri shumë mirë rolin e avokatit të Shqipërisë në LK duke përdorur të gjitha mjetet, krahas lobimeve ai u tregua i kujdesshëm që pretendimet e tij, t’i mbështeste në fakte të dokumentuara, bëri debate spektakolare me një dominancë të theksuar të tij ndaj bashkëbiseduesve. Nëpërmjet dokumenteve që paraqiti në Asamblenë e Lidhjes, ai solli argumente të forta dhe të vështira për t’u kontestuar në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë. Ai i dha përgjigje të gjitha pyetjeve të ngritura për

Page 221: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

197

anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Kështu, Noli iu bëri të qartë se Shqipëria ishte shtet i pavarur që në vitin 1912. Kufijtë e saj politikë ishin përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve më 1913. Si njohës i mirë i së drejtës ndërkombëtare, ai sqaroi se sanksionimi për statusin e Shqipërisë i parashikuar në Statutin Organik, nuk ishte denoncuar nga palët nënshkruese, si i tillë ishte në fuqi. Gjithashtu, ai dha fakte që qeveria shqiptare ishte e njohur nga shtetet e tjera, dhe se Shqipëria gëzonte të gjithë kapacitetin për të merituar një vend në Lidhjen e Kombeve. Të gjithë argumentet e parashtruara nga ana e tij, nëpërmjet debateve apo memorandumeve të paraqitura, i dhanë përparësi anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

• Së treti, Noli shfrytëzoi me mjeshtëri tiparin karakteristik dhe të ri që kishte futur Lidhja e Kombeve në diplomacinë e kohës, atë të publicitetit. Ai e vuri me sukses në shërbim të kauzës së tij duke shfrytëzuar dhe si mjet mbështetës shtypin e kohës me të vetmin qëllim, ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare.

• Pjesë e diskutimeve në Lidhjen e Kombeve ishte dhe çështja e kufijve. Noli ishte përfaqësuesi i parë që debatonte në një forum ndërkombëtar në mbrojtje të interesave shqiptare, i barabartë me përfaqësuesit e vendeve fqinjë. Fan Noli në ballafaqimin e bërë pranë Këshillit të Lidhjes, mbrojti me këmbëngulje njohjen e kufijve të Shqipërisë të përcaktuara në Konferencën e Londrës dhe në Protokollin e Firences të vitit 1913. Në këtë kuadër, krahas paraqitjes të një sërë dokumentesh në mbrojtje të tezës shqiptare ai njëkohësisht tregoi përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare për t’i zgjidhur në mënyrë paqësore me fqinjët konfliktet për kufijtë. Përveç ekspozesë së situatës kritike në kufij për shkak të uzurpimit nga trupat e shteteve fqinjë, kostos që po i shkaktohej shtetit shqiptar, ai diti të mbronte me argumente juridike vlerën e vendimeve që kishin përcaktuar kufijtë e Shqipërisë.

• Përballë Nolit qëndronin përfaqësuesi i Greqisë dhe i Jugosllavisë të cilët u përpoqën që të justifikonin përqendrimin e trupave të tyre në tokën shqiptare. Qëndrimi që mbajtën ishte shprehje e qartë e filozofisë së politikës së tyre armiqësore kundrejt Shqipërisë. Pavarësisht së përcaktimi i kufijve nuk u vendos në Lidhjen e Kombeve, ashtu siç kërkoi dhe do të dëshironte Fan Noli dhe delegacioni shqiptar në LK, por iu la kompetencë Konferencës së Ambasadorëve, si vazhduese e vendimmarrjes së Konferencës së Paqes. Noli u përpoq maksimalisht që çështja të trajtohej nga Lidhja e Kombeve, duke paraqitur kërkesa, argumente, duke u ballafaquar me përfaqësuesit e shteteve fqinjë. Në këtë mënyrë ai dha shembullin e diplomatit të suksesshëm dhe një politikani të përkushtuar në mbrojtje të interesave të vendit të tij. Kjo ishte një luftë e vërtetë diplomatike, i pari në një forum të tillë ndërkombëtar.

• Një tjetër çështje që u përball Noli në Lidhjen e Kombeve ishte ajo e minoriteteve. Ai pati meritën se e perceptoi drejtë çështjen e të drejtave të minoriteteve, ndryshe nga shumë politikanë ballkanas që për arsye historike akoma vuanin nga mentaliteti i konflikteve nacionale dhe persekutimit të pakicave. Noli ndërtoi një qasje moderne, bashkëkohore e në përputhje me parimet me të mira të Rendit të Ri Botëror ndaj minoriteteve dhe rolit të tyre në shtetformim. Kjo i bëri nder Shqipërisë. Ai mbrojti me vërtetësi të drejtat e

Page 222: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

198

minoriteteve dhe dha garancitë si përfaqësues i shtetit shqiptar për mbrojtjen e tyre në Shqipëri. Noli me bindje të plotë nënshkroi dhe një akt me shumë rëndësi siç ishte deklarata e minoriteteve, duke demonstruar para ndërkombëtarëve dhe kapacitetin e shtetit shqiptar për të marrë përsipër dhe detyrime me rëndësi që rridhnin nga anëtarësimi në Lidhjen e Kombeve. Dhe e mbrojti këtë veprim para kundërshtarëve të tij politik.

• Në lidhje me faktin se nënshkrimi i Deklaratës së Minoriteteve përbënte kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ka dy qëndrime: i pari është që nënshkrimi i saj ishte lënë në vullnetin e shtetit shqiptar dhe qëndrimi i dytë është që, ishte kusht që Shqipëria të pranohej në Lidhje. Referuar argumenteve që përdor Noli në debatin që zhvillohet në Parlamentin Shqiptar del qartë se nënshkrimi i deklaratës ishte kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në LK. Pavarësisht se ajo u nënshkrua disa muaj pas anëtarësimit, kjo nuk është e dhënë deçizive për të dalë në konkluzion që ishte vetëm nën vullnetin e qeverisë shqiptare. Fakti se në momentin që thirret delegacioni shqiptar nga Lidhja duke iu bërë e ditur se do të anëtarësohet në LK dhe pikërisht në atë çast kërkohet dhe nënshkrimi i deklaratës, është një e dhënë e mjaftueshme që nënshkrimi i saj ishte kusht për anëtarësimin. Këtë Noli me nuhatje të hollë diplomatike e kuptoi në kohën dhe mënyrën e duhur.

• Fan Noli u kthye nga Lidhja e Kombeve në Tiranë si triumfator. Për shkak të suksesit që arriti, ai pati oferta nga qeveria për postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Pas shumë këmbënguljeve ai pranoi të ishte në atë pozicion. Ai pati dy arritje me rëndësi në periudhën e shkurtër që mbajti pozicionin e ministrit të Jashtëm: Së pari, pas vendimit të 9 nëntorit të Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë dhe statusin e Shqipërisë, ai u drejtoi kërkesën ShBA-së, Japonisë dhe vendeve të tjera evropiane që nuk e kishin njohur akoma Shqipërinë, për ta hedhur një hap të tillë, në mënyrë që të vendosnin marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Ky mision i Nolit u realizua me sukses pasi në përgjigje të këtyre kërkesave, qeveri të ndryshme në Evropë dhe jo vetëm, dërguan konfirmimin e njohjes së qeverisë shqiptare si dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike; së dyti, një tjetër arritje që i atribuohet Nolit gjatë kohës që ishte ministër, është ratifikimi në Parlamentin Shqiptar i Deklaratës së të Drejtave të Minoriteteve të nënshkruar në Lidhjen e Kombeve, duke përmbyllur me sukses misionin e nisur më parë.

• Noli nuk e mbajti gjatë këtë detyrë për shkak se nuk pajtohej me frymën politike të qeverisë në të cilën bënte pjesë. Kjo u bë shkak që Noli të kishte disa përplasje me qeverinë. Ai nuk ishte njeri i kompromiseve, ishte mbrojtës i parimeve të meritokracisë, mundësive të barabarta të cilat nuk respektoheshin nga qeveria. Duke qenë njeri i formuar në Perëndim dhe me pikëpamje politike demokratike, nuk mund të pranonte që të ishte pjesë e një politike të centralizuar, duke u shndërruar thjesht në një “ushtar” në zbatim të komandave nga lart. Me dorëheqjen e tij, dha shembullin e politikanit që nuk udhëhiqet nga interesa personale, shembull i cili mungonte në realitetin e kohës.

• Vendi në të cilin Noli shpalosi më së miri idetë e tij politike ishte Këshilli Kombëtar. Ai ishte një opozitar i vendosur që kishte në vëmendje të analizave

Page 223: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

199

të tij politike veprimtarinë e qeverisë në pushtet. Oratoria që shoqëron fjalimet e Nolit është brilante. Ai dinte të nxirrte në pah mangësitë e qeverisë duke e goditur në hallkat më të dobëta të saj. Nëpërmjet veprimtarisë së tij në parlament, shpaloset mendimi mbi çështjet politike por dhe sociale të kohës i cili ishte tejet perëndimor për realitetin shqiptar. Ky fakt ishte shumë pozitiv sepse ai së bashku me përkrahësit e pikëpamjes së tij futën një frymë të re në trajtimin e çështjeve, i cili solli sadopak emancipimin e kulturës politike në parlament.

• Gjatë kohës së qeverisë së Xhafer Ypit, Noli ngriti zërin ndaj çështjeve të ndryshme që ishin pjesë e diskutimeve. Mbrojti fort tezën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në rastin e deputetëve të Drinit dhe të Durrësit. Duke denoncuar problemet e dala nga organizimi i procesit zgjedhor, Noli del si zëdhënës dhe mbrojtës i së drejtës së popullit për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tij.

• Ajo çfarë e diferenconte Nolin nga të tjerët është natyra e drejtpërdrejtë e tij. Për çdo problem të trajtuar spikat forca e argumentit pasi ai e shoqëron me shembuj nga realiteti, çdo argument të dhënë. Ai i referohet shpesh shembujve te shteteve të tjera dhe e bën këtë jo pa qëllim, pikërisht, për të treguar nevojën e marrjes së masave për përmirësimin e gjendjes në Shqipëri, për të ecur sa më afër standardeve të shteteve më të zhvilluara. Ai kishte marrë rolin e opozitarit kritikues ndaj qeverisë. Rëndësi të madhe Noli i vë arsimimit të brezit të ri për të ardhmen e një populli. Ai ve në dukje mangësitë e qeverisë Ypi në zhvillimin e arsimit në vend. Kjo mendësi që kishte lidhet padyshim me natyrën arsimdashëse të tij.

• Ndaj kësaj qeverie Noli theksoi problemet e saj në korrektësinë e zbatimit të ligjit sidomos nga Ministria e Drejtësisë, në kushtet e mjeruara të ushtrisë, ndaj paaftësisë së qeverisë për marrjen e masave për rregullimin e gjendjes financiare të vendit, parandalimin e kryengritjeve etj. Ai evidentonte paaftësinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme për përdorimin e mjeteve diplomatike në zgjidhjen e çështjeve. Goditi abuzimet e qeverisë nëpërmjet internimeve të pajustifikuara, si dhe mbrojti fort parimin e meritokracisë në administratë, i cili nuk respektohej. Nëpërmjet vërtetësisë së fakteve ai vuri përballë përgjegjësisë qeverinë Ypi, duke u shndërruar në parlament si zëri i së vërtetës. Gjatë debateve hodhi poshtë mentalitetin e shumicës së kabinetit të qeverisë që konsideronte kundërshtarët politikë si tradhtarë të vendit, një mentalitet i regjimeve autokratike. Ky ishte një koncept i papranueshëm për natyrën e mendimit të lirë që karakterizonte Nolin. Ai mbrojti me ngulm të drejtat e pakicës kundrejt shumicës, për të shmangur qëndrimin arbitrar të tyre. Noli e realizon këtë duke u nisur nga konceptet demokratike që dominojnë në mendimin politik të tij.

• Betejat më të ashpra politike në parlament, Noli i bëri me Ahmet Zogun. Ata kishin qasje krejt të ndryshme në mënyrën e funksionimit të qeverisjes në vend, rolit të udhëheqësit të shtetit, centralizimit të kompetencave, vizionit etj. Ata u shndërruan në dy kundërshtarë dhe ky raport do t’i ndjekë dhe në vazhdim. Noli nuk bashkohej në asnjë qëndrim me Ahmet Zogun. Ai ishte kritikuesi më i madh i politikbërjes së tij. Këtë qëndrim e mbajti që në

Page 224: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

200

momentin që shpalli programin si kryeministër, sepse Noli nuk kishte besim në realizimin e tij. Kjo vinte nga njohja që kishte ndaj filozofisë politike të Zogut. Duke u nisur nga përballjet e mëparshme me të, Noli nuk kishte pritshmëri të mëdha ndaj tij. Gjatë periudhës së qeverisjes së Zogut, natyra ironizuese e fjalimeve të Nolit arrin majat. Ai hedh poshtë deri në zhvlerësim të gjitha pretendimet e Zogut mbi arritjet e qeverisë së tij. Noli kalon dhe në sulm personal ndaj tij, duke e krahasuar me Nastradinin, për mosmbajtjen e premtimeve. Kritika më e madhe shkon për frymën autoritariste që Zogu kishte imponuar ndaj anëtarëve të qeverisë, sidomos ndaj faktit që kishte përqendruar gjithë pushtetin në duart e tij. Kjo binte ndesh me konceptet demokratike që Noli donte të implementonte në politikën shqiptare dhe nuk u pajtua asnjëherë me to.

• Noli merr pjesë në disa diskutime mbi projektligjet e trajtuara në parlament duke dhënë mendimin e tij ndaj mangësive të rasteve që ato do të rregullonin këto projektligje si dhe duke dhënë propozimet e tij konkrete për zgjidhjen e tyre. Në rastin e projektligjit për dënimin e nëpunësve në administratë drejtpërdrejtë në gjykatë, Noli në arsyetimin e tij vë përballë të drejtën e popullit që prevalon mbi të drejtën e nëpunësit. Në argumentet e parashtruara nga ana e tij, nxjerr në pah koncepte shumë të rëndësishme të demokracive liberale siç ishte barazia përpara ligjit dhe ndarja e pushteteve. Noli mbrojti shmangien e burokracisë së procesit të dënimit në gjykatë të nëpunësve, duke eliminuar hallkën e marrjes së pëlqimit të eprorit paraprakisht, pasi këtë e shikonte si ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. Barazia përpara ligjit duhet të ishte kriteri bazë mbi të cilin duhej të ndërtohej marrëdhënia popull-nëpunës. Me përshkrimin që i bën administratës, Noli godet dhe mentalitetin e trashëguar nga e kaluara osmane, ku shteti duke përfshirë dhe nëpunësit që e përbëjnë atë, ishte i paprekshëm nga populli. Qëllimi kryesor i tij ishte mbrojtja e popullit nga abuzimi i administratës së kohës e cila karakterizohej nga mungesa e theksuar e profesionalizmit.

• Noli nuk neglizhoi asnjë rast në diskutimet për projektligjet duke u përpjekur që të jepte kontributin e tij. Për projektligjin për faljet e fajtorëve politikë, ai u tregua i kujdesshëm që në listat për falje të përfshiheshin personat që e meritonin atë. Pavarësisht insistimit të tij që të ndryshonte lista e personave të caktuar nga qeveria që do të faleshin, kjo gjë nuk u arrit. Por arriti të merrte premtimin për propozimin e një liste të dytë me persona të tjerë për t’iu nënshtruar institutit të faljes nga qeveria. Ky ishte një sukses në këtë diskutim. Pjesë e diskutimit të tij ishte mbrojta e shtypit të lirë si një vlerë e padiskutueshme e një shteti demokratik.

• Gjithashtu, shprehu mendimin e tij për projektligjin e reformës agrare. Ai i dha rëndësi të veçantë duke u munduar që në propozimin e tij të ishte sa më gjithëpërfshirës dhe jo favorizues vetëm për një kategori të caktuar. Zbatimi i reformës agrare u shndërrua në qëllim në vetvete për Nolin. Me një qasje perëndimore ndaj dukurive politike e sociale në vend, mentaliteti i tij politik ishte kundër masave të ekzagjeruara kundrejt fenomeneve të caktuara.

• Rasti tipik është nxjerrja e projektligjit për shtetrrethim kur ndodhi vrasja e dy amerikanëve në Mamurras. Sigurisht Noli, ishte për kapjen dhe ndëshkimin

Page 225: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

201

e fajtorëve, por jo zbatimin e ligjit të luftës. Noli kishte fituar maturinë e duhur nga eksperienca jashtë vendit, dhe nuk mund të pranonte zbatimin e një ligji të tillë, sa kohë nuk ishte rrethana që parashikonte.

• Noli ishte pro emancipimit të gruas shqiptare. Ai foli për gjendjen e mjeruar të saj dhe rëndësinë e rolit që duhet të kishte në shoqëri. Mbrojti të drejtën e votës së gruas dhe kërkoi krijimin e të gjitha kushteve për zhvillimin e saj si forca vitale e shoqërisë. Qëndrimi i tij ishte konform emancipimit të Nolit si individ. Si një njeri me kulturë të gjerë, i formuar në Perëndim, ishte për barazinë mes gjinive. Ky binte ndesh me mentalitetin patriarkal të shumicës në parlament dhe në këto kushte nuk gjeti përkrahje. Në raportet e ndryshme njerëzore, Noli pozicionohet gjithnjë në mbrojtje të kategorisë që ishte më e diskriminuar. Ashtu siç mbrojti të drejtën e pakicës ndaj shumicës, popullit ndaj nëpunësve, gruas ndaj burrit, ashtu mbron dhe nëpunësin ndaj arbitraritetit të eprorit.

• Në diskutimet dhe ndërhyrjet që bëri Noli në parlament, shfaqi mendimin e tij politik për çështje të natyrave të ndryshme. Ai i qëndroi strikt parimit të respektimit të ligjit dhe procedurave të miratuara në parlament. Shprehu mendimin e tij në lidhje me fenë, duke treguar tolerancë fetare ndonëse i përkiste fesë ortodokse. Për shtetësinë e anëtarëve të Këshillit të Lartë propozimi i tij ishte që të merrej në konsideratë kombësia. Në diskutimin e rolit të “Vatrës” dhe kontributit të saj ndaj Shqipërisë, mbrojti fort figurën e Faik Konicës si simbol të saj. I së njëjtës natyrë ishte dhe fjalimi me rastin e vdekjes së presidentit amerikan Uillson. Si person që kishte lidhje të veçantë me Amerikën, Noli flet me superlativa për rolin e tij në fatet e Shqipërisë, duke shprehur mirënjohjen e shqiptarëve, një virtyt ky që duhej të përvetësohej më tepër nga politika shqiptare. Parimet demokratike amerikane ishin të brendësuara në mentalitetin politik të Nolit. Ishte pikërisht kjo frymë perëndimore që donte të përçonte në politikën shqiptare. Sigurisht që ishte e vështirë të depërtonte thellë në shoqërinë shqiptare të kohës, por ajo la gjurmë të cilat sollën ndryshime në kulturën politike të vendit.

• Revolucioni i Qershorit që solli në pushtet Nolin, ishte produkt i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Një faktor i brendshëm dhe shumë i rëndësishëm ishte kontradikta mes fshatarësisë që përbënte pjesën më të dobët ekonomikisht si dhe çifligarëve që ishin zotëruesit më të mëdhenj të tokave. Të gjitha kategoritë e fshatarësisë të cilat përbënin 90% të popullsisë së vendit, që ishin të pakënaqur dhe të shfrytëzuar nga çifligarët, u shndërruan në forcën kryesore lëvizëse për të përmbysur rendin ekonomiko-shoqëror të kohës. Mbështetja popullore ishte faktori bazë, i ardhjes së Nolit në pushtet.

• Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Revolucionit të Qershorit, luajti opozita e organizuar me në krye Fan Nolin. Rasti i zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese nxori në pah aftësitë organizative të Nolit si opozitar. Hapi i parë që shënoi dhe thellimin e betejës politike mes opozitës së Nolit dhe qeverisë, ishte mosmarrja e votave të mjaftueshme në parlament për projektligjin e propozuar për zgjedhjet, i cili kishte si qëllim, gjithë përfshirjen e popullsisë në zgjedhje. Hapi pasues ishte zhvillimi i fushatës elektorale. Noli ndoqi modelin e vendeve perëndimorë për zhvillimin e fushatës. Ai bëri takime me

Page 226: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

202

popullin dhe eci gjithnjë me parullën “Qeveri e popullit për popullin”. Kjo lëvizje që bëri, rriti kredencialet e tij në elektorat, duke e shndërruar në një ndër figurat më popullore në vend. Zgjedhja e kësaj mënyre për të realizuar fushatën elektorale, e ngjashme me vendet e zhvilluara perëndimorë, kishte të bënte padyshim me kulturën politike të Nolit.

• Fjalimet që mbajti gjatë takimeve me elektoratin, ishin shumë premtues e shpresëdhënëse për një të ardhme më demokratike për shqiptarët. Duke theksuar respektimin e të drejtave të qytetarëve, zbatimin e ligjit, frymën e pajtimit, amnistitë e nevojshme, respektimit të pakicave pa dallime, pjesëmarrjen sa më të gjerë në votime, lirinë e fjalës, shtypit, pronës etj., Noli solli risi në konceptin se si shihej pushteti. Ai nuk e shpaloste si të paarritshëm, por si vegël në dorën e zgjedhësve që do të shërbente për të realizuar reforma në shërbim të përmirësimit të jetës së tyre. Në prezantimin e programit politik ai vuri theksin e mbështetjes së popullsisë në problematikat më delikate që i shqetësonin ata. Kështu, ai kishte pjesë të tij rregullimin e organizimit dhe shfrytëzimit të tokës, reformat në shëndetësi, arsim etj. Duke u bërë palë me problemet e tyre, dhe duke iu ofruar zgjidhje, ishte një taktikë e Nolit për të fituar përkrahje sa më të gjerë dhe ia doli me sukses, pasi pritej me entuziazëm sa herë kishte takime me elektoratin.

• Noli si protagonisti kryesor i opozitës, u bë qendër e kritikave të palës kundërshtare në zgjedhje. Ai konsiderohej si teorik në ato çfarë mbronte, thjeshtë një kritikues i qeverisë në parim. Gjithashtu, iu faturua si mangësi fakti që nuk kishte jetuar në Shqipëri, me pretendimin që nuk njihte realitetin shqiptar. E vërteta është se Noli e përballoi më sukses sfidën e kundërshtarëve, madje fitimi i popullaritetit të Nolit u shndërrua në një shqetësim real për Zogun. Rezultati i zgjedhjeve ishte i ngushtë, vetëm 5 vota mori më pak forca politike që përfaqësonte Noli në krahasim me Zogun. Por, duke pasur parasysh që po konkurronin me partinë që ishte në pushtet, praktikisht me pushtetin e Zogut, i cili ishte forcuar shumë, rezultati ndonëse humbës, tregonte arritje.

• Situata politike në Shqipëri në fillimet e vitit 1924, u karakterizua nga një paqëndrueshmëri e theksuar. Rezultati i zgjedhjeve ngjalli pakënaqësi të madhe jo vetëm të Nolit dhe forcës politike që përfaqësonte, por të gjithë përkrahësve të tij. Situata e rendit dhe sigurisë u cenua nga vrasja e dy amerikanëve, duke u rënduar më tepër nga vrasja e Avni Rustemit. Ky incident ishte shpalosje e periudhës kritike që po jetonte Shqipëria dhe shërbeu si iniciues i Revolucionit të Qershorit. Komisioni administrativ në Vlorë, i cili mori tiparet e një miniqeverie, u kryesua nga Noli. Ai u ngarkua të mbulonte punët e jashtme, por që tiparet e liderit e shndërruan atë në figurën kryesore udhëheqëse të revolucionit demokratik deri në fitoren e tij. Pas fitores së revolucionit, Noli u caktua Kryeministër i Shqipërisë. Ai prezantoi programin e tij politik më 19 qershor 1924. Programi i Nolit ishte premtues për stabilizimin e situatës së brendshme dhe të jashtme në të cilën ndodhej Shqipëria. Ai mbështetej në parime demokratike, zbatimi i të cilave do të sillte zhvillimin e vendit. Vënia në jetë e këtij programi ishte një sfidë shumë e madhe për Nolin të cilën nuk arriti ta kalonte me sukses.

Page 227: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

203

• Hapi i parë i Nolit si kryeministër, ishte formimi i kabinetit qeverisës. Ai

la jashtë kabinetit, Bajram Currin, përfaqësues të Komitetit të Kosovës ndonëse ishin mbështetës kryesor të Revolucionit të Qershorit. Kjo vetëm për të mos ngjallur pakënaqësi tek qeveria jugosllave. Pavarësisht këtij veprimi, ai nuk fitoi simpatinë e tyre. Noli duhej ta kishte parashikuar këtë gjë, dhe nuk duhej t’i përjashtonte nga qeveria. Ata meritonin të ishin pjesë e saj, jo vetëm për kontributin konkret të tyre në revolucion, por dhe të numrit të përkrahësve që qëndronin prapa tyre. Përbërja e qeverisë së Nolit ishte heterogjene, bashkim i personave që kishin interesa të ndryshme e cila do të reflektohet dhe në vendimmarrje. Kjo ishte një mangësi organizative e Nolit, që nuk arriti t’iu imponohej atyre për të unifikuar qëndrimin e tyre.

• Noli ndërmori një sërë reformash, në kuadër të realizimit të programit të tij politik. Filloi me administratën, si një ndër pikat më delikate të organizimit të aparatit shtetëror. Ndryshoi forma e rekrutimit të tyre, duke u ngritur struktura të veçanta për të monitoruar këtë proces. Shkurtoi numrin e nëpunësve dhe mënyrën e taksimit të pagave të tyre, duke ndikuar në rritjen e buxhetit të shtetit. Gjithashtu, rriti aksesin e qytetarëve në administratë, duke iu dhënë të drejtë që të ankoheshin me fakte për mungesën e shërbimit cilësor. Kjo reformë që në pamje të parë dukej e suksesshme, kishte dhe mangësi të saj, për vetë faktin se nuk u depolitizua sepse, krahas kritereve profesionale dhe morale ishte kriteri politik i përzgjedhjes së tyre. Pra, mbështetja e qeverisë në pushtet. Në këtë aspekt duke mos hequr vlerësimin për pjesën tjetër të reformës, qeveria e Nolit nuk po bënte asgjë ndryshe nga qeveria e Zogut, përveçse po plotësonte administratën me militantë të tyre.

• Procesi i çarmatimit, përfshiu gjithë Shqipërinë duke mos bërë dallime mes zonave mbështetëse të revolucionit dhe atyre mbështetëse të Zogut. Ajo kishte si qëllim uljen e nivelit të kriminalitetit në shoqërinë shqiptare, dhe në të njëjtën kohë rritjen e autoritetit të shtetit për t’i dhënë fund vetëgjyqësisë. Vëmendje të veçantë iu dha reformës në arsim. Kjo ishte shprehje e mendësisë së Nolit, i cili e shikonte arsimin e popullit si një ndër mundësitë kryesore të emancipimit dhe zhvillimit të Shqipërisë. Kështu, qeveria e Nolit përmirësoi gjendjen e arsimit në Shqipëri duke marrë masa për zgjerimin e rrjetit shkollor, kualifikimin e mësuesve, futjen e shërbimit të inspektimit, uljen e abuzimit në bursa, futjen e gjuhës shqipe në shkollat minoritare etj.

• Gjendja financiare që trashëgoi qeveria e Nolit ishte shumë e vështirë. Ajo ndërmori reforma si uljen e numrit të nëpunësve dhe të rrogave të tyre duke arritur të balanconte buxhetin e shtetit, të cilën qeveria e mëparshme nuk e kishte stabilizuar. Por, gjendja ekonomike e vendit vazhdonte të ishte kritike për shkak se të ardhurat e pakta që kishte nuk mjaftonin për transformimet ekonomike që pretendoheshin të realizoheshin dhe që ishin shumë të nevojshme për stabilitetin e brendshëm. Noli e pa si mundësi për të dalë nga situata sigurimin e huasë në Lidhjen e Kombeve. Ai dështoi që

Page 228: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

204

të bindte organizatën më të rëndësishme të kohës, për të mbështetur kërkesën e tij. Kjo lidhej me politikën refuzuese që po ndiqnin Fuqitë ndaj qeverisë së Nolit dhe që ishin faktorët kryesorë të Lidhjes. Ata mohuan mbështetjen financiare ndaj një qeverie që nuk e kishin njohur për shkak se e konsideruan joligjitime ardhjen e saj në pushtet. Shqipëria mbeti e dobët ekonomikisht, në prag falimentimi për shkak dhe të mobilizimit të vazhdueshëm për të përballuar konfliktet në kufij.

• Në planin e reformave të brendshme u përfshi dhe ngritja e Gjyqit Politik. Më shumë se reformë, ai ishte një gabim i qeverisë së Nolit i cili do t’i kushtonte në prishjen e imazhit si qeveri demokratike. Ndonëse formal si institucion dhe këtë e theksoi vazhdimisht Noli, ai dha imazhin e një lideri që donte të vendoste autoritetin me metoda hakmarrëse që ndryshonin pak nga ato të qeverisë paraardhëse. Kështu, duke ndjekur linjën që kishte kritikuar para se të vinte në pushtet, i vuri vetes një minus të madh në syrin e ndërkombëtarëve. Ngritja e gjyqit politik, ishte më shumë për të ushtruar një formë presioni sesa dënimi ndaj kundërshtarëve dhe një mënyrë për të kënaqur pakënaqësitë e popullit ndaj çifligarëve abuzues, mbështetës të qeverisë së Zogut. Rrethanë rënduese në dëmtimin e imazhit të qeverisë së tij ishte dhe vendosja e shtetrrethimit, kufizimet në organizimin e mbledhjeve, qarkullimin dhe botimin e shtypit, mungesa e sigurisë në vend për shkak se nuk kishte forca të mjaftueshme për sigurinë.

• Noli ishte përkrahësi më i flaktë i shtresës së fshatarësisë. Ai premtoi ndërmarrjen e reformave në bujqësi dhe e bëri pjesë të platformës së tij politike. Për realizimin e saj, si fillim u morën masa në fushën legjislative, duke u miratuar disa dekretligje për lehtësimin e kushteve të bujqve. Noli kishte në vëmendje edhe aplikimin e një marrëdhënie të re ndërmjet bujqve dhe pronarëve, e kjo do ishte marrëdhënie kontraktuale. Ky ishte një element krejt i ri në raportin e pronarit me bujkun. Ishte marrëdhënie e dyanshme, që përcaktonte të drejta dhe detyrime reciproke. Noli me bindje liberale të majta, kishte qëllim në vetvete që të ndihmonte fshatarësinë si shtresa më në nevojë e shoqërisë. Por, kjo reformë, mbeti vetëm në fazën embrionale, atë të ndryshimeve ligjore dhe hartimin e projekteve. Noli nuk arriti ta implementonte në praktikë. Pengesë u bënë përfaqësuesit konservatorë të moderuar të cilët bënin pjesë në qeveri. Nxjerrja e dekretit për respektimin e pronës private ishte prova më e mirë e dështimit të kësaj reforme. Reforma agrare me aq sa u realizua ngjalli pakënaqësinë e pronarëve të cilëve iu mor toka, ndërsa mospërfundimi i saj ngjalli pakënaqësinë e fshatarëve. Kjo u manifestua në protesta të ndryshme dhe solli krijimin e një distance deri në shkëputje të mbështetjes së kësaj kategorie të shoqërisë ndaj Nolit.

• Një ndër arritjet e qeverisë Noli në njehsimin e së drejtës është zgjidhja e çështjes së Venomeve të Himarës. Ai futi në sistemin e taksimit këtë zonë si gjithë krahinat e tjera të Shqipërisë, duke e përjashtuar nga privilegjet që gëzonte më përpara.

Page 229: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

205

• Pjesë me rëndësi e platformës përparimtare të Fan Nolit, ishte hartimi i një legjislacioni perëndimor. Ai kishte si qëllimi që në Shqipëri të kishte një legjislacion që t’i përshtatej nevojave dhe mentalitetit të kohës. Hartimi i kodeve qëndronte në plan të parë. Megjithatë, ishte e vështirë të zhdukej ndikimi i Kanunit, sidomos i institutit të “Besës”. Kjo renditet tek reformat e parealizuara, pasi nuk u arrit që të botohej asnjë kod. Reforma do të shtrihej gjerësisht në sistemin e drejtësisë. Ishte një planifikim i detajuar i rekrutimit të gjyqtarëve, ndihmësgjyqtarëve dhe prokurorëve, qëllimi ishte ngritja e gjykatave të paanshme, por ekzistenca në të njëjtën kohë e Gjyqit Politik, sfumonte parimin e paanësisë.

• Reformat e Nolit ndonëse përfshinë gjitha fushat, edhe ato të shërbimeve publike dhe shëndetësisë, kryesisht mbetën vetëm në fazën e projekteve, apo fillesave të zbatimit të tyre, duke mos u finalizuar me sukses. Kjo solli padyshim, pakënaqësi të mëdha dhe tregoi brishtësinë e qeverisë së Qershorit, dhe në veçanti mungesën e aftësisë drejtuese dhe organizuese si kryeministër të Nolit. Nolit nuk i mungoi dëshira dhe vullneti i mirë për realizimin e tyre, inteligjenca dhe largpamësia e politikanit perëndimor, por kjo nuk mjaftonte. Ai nuk arriti të organizonte qeverinë e tij që të implementonte reformat e programit politik të tij në praktikë.

• Kur Noli erdhi në pushtet, krahas konsolidimit të politikës së brendshme kishte si qëllim dhe vendosjen e themeleve në politikën e jashtme të Shqipërisë. Ai iu drejtua Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinjë me kërkesën për njohje të qeverisë së re, por ajo çfarë ndodhi konkretisht ishte izolimi diplomatik i saj. Politika e tyre kundrejt Shqipërisë ishte e lidhur drejtpërdrejtë me interesat e tyre. Për Britaninë e Madhe, rol me rëndësi luajti koncesioni i vajgurit. Noli nuk miratoi dhënien e koncesionit kompanisë angleze që kur ishte pjesë e opozitës dhe ishte shtruar si çështje për diskutim në parlament. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe gjatë qeverisjes së tij. Kjo ndikoi në kursin e politikës angleze e cila nuk mbështeti qeverinë e Nolit, përkundrazi u bë pjesë e planit për rrëzimin e saj.

• Italia kishte interesa të tjera kundrejt Shqipërisë. Ajo deshi të merrte rolin e protektorit duke u realizuar me nënshkrimin e një mandati midis dy qeverive. Ky ishte një kusht që Noli nuk e pranoi dhe vinte konform politikës së tij të jashtme që ishte e pavarur. Kjo ngjalli pakënaqësinë e qeverisë italiane e cila nuk nguroi të ndryshonte qëndrimin e politikës që kishte ndjekur në fillim duke mbështetur Nolin dhe qeverinë e tij. Italia u rendit kështu në vendet që nuk e njohu qeverinë e Nolit.

• Politika e jashtme e pavarur e ndjekur prej Nolit, ishte risi për shtetin shqiptar. Nuk kishte ndodhur që një qeveri e Shqipërisë të tregonte kaq individualitet dhe vetëveprim në mbrojtjen e interesave kombëtare. Ai ishte kritik i drejtpërdrejtë ndaj qëndrimeve që hapur binin ndesh me të drejtën ndërkombëtare në marrëdhëniet mes shteteve dhe trajtimin e shteteve të vogla. Ky ishte një këndvështrim i tij i brendshëm, kjo ishte një meritë e veçantë e Nolit, që arriti me guxim të mbante një qëndrim të tillë. Qëllimi i tij ishte t’i jepte Shqipërisë fizionominë e një shteti të

Page 230: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

206

pavarur në kuptimin e plotë të fjalës. Por në aspektin e jashtëm, ky qëndrim, pati pasoja negative për fatin e vendit sepse Fuqitë e Mëdha dhe shtetet fqinjë nuk e toleruan këtë pavarësi, të një shteti të vogël me një qeveri të brishtë dhe ekonomi të rrënuar. Përballë këtyre rrethanave, ishte e tepruar ndjekja e një politike të tillë, aq më tepër që vendi ndodhej në probleme të shumta dhe kishte nevojë për përkrahjen financiare nga jashtë.

• Qëndrimi i Francës dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mos pasur interesa të drejtpërdrejta mbi Shqipërinë, ishte indiferent. Megjithatë, as ato nuk pranuan të vendosin marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Nolit, duke formalizuar mosnjohjen nga ana e tyre.

• I vetmi vend që njohu qeverinë e Nolit ishte Bashkimi Sovjetik. BS kishte interesat e saj të stilit të politikbërjes në Ballkan. Shqipëria ishte një rast i volitshëm për të përmbushur qëllimet e tyre politike. Ndërmarrja e një hapi të tillë nga Noli u gjykua i nxituar dhe nuk u pa pozitivisht nga fuqitë ndërkombëtare dhe veçanërisht nga Jugosllavia e cila ndihej drejtpërdrejtë e kërcënuar. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me BS nga Noli u kushtëzua nga disa rrethana: së pari, Noli siç duket nuk e mendoi thellë efektin e këtij veprimi duke u nisur nga fakti se Fuqitë kishin pranuar të hynin në marrëdhënie me BS. Në këtë këndvështrim, ai nuk mendoi se do të gjykohej kaq ashpër; së dyti, duke mos gjetur mbështetje tek asnjë prej shteteve të cilave iu kishte drejtuar qoftë për njohje, qoftë për ndihmë ekonomike, Bashkimin Sovjetik e pa si një mundësi mbështetje për të dalë nga situata në të cilën ndodhej vendi. Sigurisht një faktor tjetër personal, ishte se Noli kishte bindje të majta, dhe simpati për politikën e ndjekur nga BS. Me këtë veprim, Noli thelloi armiqësitë dhe bindjen se ishte komunist. Ndonëse u tërhoq duke parë reagimin e shteteve ndaj kësaj iniciative të tij, fakti që nuk e realizoi në mënyrë të prerë që në fillim, tregoi lëkundshmërinë e qeverisë së tij. Kjo ishte një e dhënë tjetër që Noli donte të ndiqte një politikë të pavarur ndërkombëtare, ndryshe nga paraardhësi që mori mendimin e Fuqive, përpara se të ndërmerrte një akt të tillë.

• Sa i takon termit “komunist” që iu vendos Nolit, ishte paragjykues. Noli ishte liberal i majtë, por larg filozofisë komuniste. Ndonëse dhe pas largimit nga Shqipëria u angazhua në strukturat e mirëfillta komuniste, nuk kaloi shumë kohë dhe kuptoi frymën radikale të komunizmit me të cilën nuk u pajtua asnjëherë. Këtë e tregojnë faktet e tilla si vendimi për t’u larguar nga KONARE pasi u njoh nga afër dhe praktikisht me politikën e fraksioneve komuniste. Gjithashtu, ai refuzoi të kthehej në Shqipëri në kohën e qeverisë së Enver Hoxhës. Në qoftë se do të ishte komunist, atëherë do të pajtohej me stilin e tyre të politikbërjes dhe nuk do të tregohej i vendosur për të mos u përfshirë më në strukturat e tyre.

• Në fakt, politika izoluese, mosnjohëse e Fuqive të Mëdha ndaj qeverisë së Nolit, ishte dhe rezultat i veprimeve të tij. Duke mos legjitimuar qeverinë e tij nëpërmjet zgjedhjeve iu dha justifikimin më të mirë për të mbështetur qëndrimin e tyre. Noli nuk e kuptoi rëndësinë e zgjedhjeve që t’i realizonte menjëherë. Ai caktoi një datë të largët për zhvillimin e tyre,

Page 231: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

207

madje duket sikur ishte i nxitur nga rrethana që vendet nuk po e njihnin për këtë arsye, sesa nga fakti që e mendonte vetë si të rëndësishme. Edhe në fjalimin që mbajti në Lidhjen e Kombeve, jo më kot goditi rëndësinë e institucionit të parlamentit, për t’iu treguar se formalizmi nëpërmjet tij nuk duhej të ishte kushti bazë për ekzistencën dhe funksionimin e qeverisë. Por, kjo vonesë e Nolit u shërbeu mjaft mirë interesave të fqinjëve që po ndiqnin politikë armiqësore ndaj Shqipërisë. Vendosja për të zhvilluar zgjedhjet, ishte faktor që nxiti shpejtimin intervencionit të Zogut në bashkëpunim me jugosllavët. Ishte më e favorshme dhe e justifikueshme për ta, rrëzimi i një qeverie joligjitime.

• Në diplomacinë me fqinjët, Noli ndoqi parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ai u udhëhoq në këtë proces nga koncepte demokratike për kohën. Për fat të keq, Nolit nuk iu përgjigjën me të njëjtën frymë. Fqinjët, Jugosllavia dhe Greqia shikonin vetëm mundësinë se si t’i shkëpusnin Shqipërisë sa më shumë territore. Jugosllavia gjatë gjithë kohës ishte e vendosur në politikën armiqësore ndaj Shqipërisë. Ajo punoi fort për të penguar stabilitetin e brendshëm politik të saj. Qëndrimi që mbajti ndaj qeverisë së Nolit vinte për shkak të konflikteve në kufij, por edhe se Noli mbështetej nga Komiteti i Kosovës. Të njëjtin qëndrim, mbajti dhe Greqia. Ajo kishte interes që qeveria e Nolit të mos arrinte të konsolidohej, pasi paqëndrueshmëria e saj do të shndërrohej në një mundësi të mirë për të arritur ambiciet e tyre territoriale në jug të Shqipërisë.

• Këtij qëndrimi, qeveria e Nolit, iu përgjigj në mënyrë të moderuar duke këmbëngulur në fqinjësinë e mirë. Noli u gjend përballë vështirësive të mëdha ndaj kërkesave të fqinjëve për të marrë territoret shqiptare. Lëshimi i tyre do të ishte fatale për qeverinë e tij, duke sjellë automatikisht humbjen e mbështetjes së brendshme. Noli, jo vetëm nuk e bëri këtë, por mbrojti me këmbëngulje çështjen e kufijve të Shën Naumit, Vermoshit dhe 14 fshatrave të Korçës. Në diskutimet e zhvilluara, ai shpalosi për të disatën herë pranë Lidhjes së Kombeve, aftësitë e tij si diplomat, por dhe vendosmërinë që duhet të ketë kryetari i shtetit në mbrojtjen e interesave të vendit të tij.

• Noli i kushtoi vëmendje të veçantë Lidhjes së Kombeve duke përqendruar aksionin diplomatik, pikërisht në këtë organizëm ndërkombëtar. Në mendimin e Nolit, sundonte ideja se Lidhja e Kombeve ishte e vetmja shpresë e vendeve të vogla siç ishte Shqipëria. Pavarësisht se kishte përvojë pozitive nga eksperienca e mëparshme si delegat në Lidhje, ishte i pajustifikuar mbivlerësimi që ai i bënte kësaj organizate. Duke iu drejtuar asaj për zgjidhjen e problemeve të kufijve dhe të huasë për Shqipërinë, ai tregonte dhe një herë tendencën e ndjekjes së politikës së pavarur prej tij. Gabimi i tij qëndron në faktin që e pa Lidhjen e Kombeve të ndarë nga Fuqitë e Mëdha, të cilat në të vërtetë kishin fuqinë kryesore të vendimmarrjes.

Page 232: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

208

• Jo më kot, kemi veçuar në trajtim, fjalimin e Sesionit të V të Lidhjes së Kombeve të datës 10 shtator 1924. Noli me këtë fjalim tregoi një guxim të madh politik, duke denoncuar disa çështje me rëndësi botërore dhe indirekt përgjegjësinë e Fuqive të Mëdha. Në këtë fjalim, shprehu gjithë mllefin e tij ndaj Lidhjes për mosmiratimin e dhënies së huasë, duke ironizuar arsyet pse po i refuzohej kjo ndihmë Shqipërisë. Ai vuri në dukje sa formale ishte shndërruar organizata më e rëndësishme e kohës, duke u përqendruar jo në zgjidhjet konkrete por, në proceduralizmat e tepruara. Ky fjalim i Nolit, është i një rëndësie të veçantë, pasi ishte dhe interpretim i qeverisë së tij në lidhje me këto probleme. Ai pati një jehonë të jashtëzakonshme në medien ndërkombëtare duke u vlerësuar kryesisht Noli si personalitet. E vërteta është se Noli, ngjalli pakënaqësi tek Fuqitë e Mëdha. Është gjykuar si një gabim diplomatik i tij, por duke u nisur nga rrethanat paraprake, që Noli nuk siguroi nga takimet që pati dakordësinë e fuqive për ndihmën ekonomike, ai ishte thjesht një shpërthim, ku të vërtetat u thanë hapur. Kjo e vërtetë nuk iu pëlqeu anëtarëve të Lidhjes, por edhe sikur të kishte ndodhur e kundërta pra të bënte një fjalim rutinë, rezultati do të ishte i njëjtë.

• Rrëzimi i qeverisë së Nolit erdhi kryesisht si rezultat i intervencionit të huaj. Ky ishte shkaku kryesor, por shprehemi “kryesisht” për faktin se dhe faktorët e brendshëm, patën ndikimin e tyre në dobësimin e qeverisë për t’i barë ballë sulmeve të jashtme. Noli nuk arriti të siguronte konsolidimin e brendshëm, për të vepruar me sukses në mbrojtjen e jashtme. Qeveria e Qershorit, pati dy goditje në aspektin e jashtëm: e para ishte qëndrimi në bllok duke mos e njohur atë, dhe e dyta ishte sulmi i organizuar në territorin jugosllav dhe grek. Pavarësisht se bashkëpunimi i Zogut me qeverinë jugosllave ishte parësor në këtë proces, historia ka fakte mbi mbështetjen e sulmit dhe nga Fuqitë e tjera, kryesisht të Anglisë.

• Noli bëri disa gabime gjatë qeverisjes së tij si kryeministër, të cilat çuan në disfatën e qeverisë së tij. Ai nuk arriti të unifikonte interesat e ndryshme të anëtarëve të qeverisë duke bërë pothuajse të pamundur zbatimin e reformave të parashikuara në programin politik të tij. Qeverisë së Nolit i mungoi energjia e duhur për të realizuar objektivat demokratike të cilat i kishte premtuar përpara se të vinte në pushtet. Ajo ishte e dobët ekonomikisht dhe politikisht. Një pjesë e anëtarëve të saj, duke mos arritur të shkëputeshin plotësisht nga interesat çifligare, u bënë pengesë në marrjen e vendimeve që i cenonin ata. Rezultati i kësaj ishte pakënaqësia e madhe në popull dhe krijimi i një hendeku të madh mes qeverisë dhe popullit e cila i kushtoi shumë Nolit në kohën e rrëzimit të qeverisë, pasi nuk kishte mbështetjen e fortë të tyre.

• Dështimi i qeverisë së Nolit, ishte mosrealizimi i programit politik në tërësinë e tij. U tregua paaftësi e madhe në drejtimin dhe organizimin e aparatit shtetëror dhe ushtrisë duke shkaktuar kudo anarki. Nuk arriti të zëvendësonte aparatin e vjetër shtetëror me prurjet e reja në administratë dhe të merrte masa kundër elementëve që punonin në dëm të saj. Gjithashtu dhe reforma e çarmatimit, hasi në kundërshtime, dhe qeveria

Page 233: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

209

nuk tregoi vullnetin e saj për ta çuar deri në fund. Por, reforma e parealizuar e cila penalizoi më së shumti Nolin ishte reforma agrare. Ajo renditet në një ndër dështimet e tij më kryesore, pasi nuk arriti të mbronte interesat e asaj shtrese që u zotua të ishte përkrahësi kryesor. Kjo solli humbjen e besimit të tyre tek Fan Noli dhe qeveria e tij. Qeveria e Nolit nuk humbi lidhjen vetëm me popullin, por dhe me ushtrinë, e cila nuk iu gjend për ta ndihmuar në kohën kur filluan sulmet për rrëzimin e qeverisë. Gjithashtu, qëndrimi i Nolit me Luigj Gurakuqin për rreth një muaj e gjysëm në Gjenevë, në një kohë kur kishte shumë probleme të brendshme nuk ishte e përshtatshme pasi i dha mundësi elementit kundërrevolucionar që të vepronte kundër tij.

• Vështirësitë financiare e dobësuan shumë qeverinë e Nolit. Situata u keqësua më tepër për shkak të mungesës së investimeve të qeverisë si dhe moskrijimin e hapësirave të nevojshme në tregun e brendshëm për të nxitur investimet e huaja. Ndër të tjera, kjo kishte pasoja të drejtpërdrejta në uljen e kapacitetit të qeverisë së tij, për të përballuar shpenzimet që bëheshin për mbrojtjen e kufijve nga sulmet e vazhdueshme. Situata anarkike kaploi vendin duke iu krijuar mundësi veprimi forcave të brendshme kundërshtare. Noli nuk arriti të organizonte qeverinë e tij për marrjen e masave në kohë për të përballuar intervencionin e jashtëm. Të gjithë këta faktorë, së bashku me mos zhvillimin e zgjedhjeve finalizuan rrëzimin e qeverisë së Nolit.

• Ishte i pajustifikuar nga ana e Nolit moszhvillimi i zgjedhjeve. Duke mos i dhënë rëndësinë e duhur, ai zhvlerësoi qeverinë e tij në syrin e ndërkombëtareve pasi e konsideronin si të paligjshme. Ky ishte një gabim, i cili mund të shmangej lehtësisht duke u nisur nga fakti që pas revolucionit, ai kishte mbështetjen masive të popullit, kështu që zgjedhjet do të ishin sukses i garantuar.

• Padyshim një rol të veçantë, luajti dhe personaliteti i Nolit i cili u reflektua në politikbërjen e tij. Ai ishte njeri paqësor, që u mundua të zgjidhte problemet me fqinjët duke shfrytëzuar të gjitha kanalet diplomatike të mundshme, në mbrojtje të interesave të Shqipërisë. Nga ana tjetër, natyra e tij antikomformiste ishte një minus i madh për të. Këtë ai e kishte shfaqur në momente të ndryshme të jetës së tij. Noli kishte disa parime, që ishin demokratike dhe ndonëse kishin qëllim shërbimin ndaj të mirës së Shqipërisë, e pengonin atë të ishte më elastik në vendimmarrje. Kështu, ai i qëndroi strikt parimit të pavarësisë në politikën e jashtme çfarë bëri të mos kishte mbështetjen e asnjë prej Fuqive të Mëdha.

• Pas largimit nga Shqipëria, Noli vazhdoi aktivitetin e tij politik në diasporë kundër Ahmet Zogut. Duke mos gjetur mbështetjen tek Fuqitë e Mëdha, bashkëpunimi me forcat radikale të majta u vlerësua prej tij si e vetmja mundësi. Ndonëse u gjykua për zgjedhjen që bëri, vazhdoi këtë linjë derisa vendosi të shkëputej përfundimisht nga karriera politike për t’iu përkushtuar veprimtarisë letrare dhe kishtare. Ai u tregua i vendosur për të mos iu rikthyer politikës, pasi e kuptoi që politika nuk ishte arti në të cilin shkëlqeu.

Page 234: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

210

• Padyshim që në politikën e jashtme, ai tregoi aftësi shumë të mira si

diplomat, sepse mbrojti me shumë dinjitet interesat e Shqipërisë, duke u shoqëruar me rezultate pozitive. Ndërsa në politikën e brendshme, duhet ndarë veprimtaria e tij si opozitar dhe si kryeministër i vendit. Noli në krye të opozitës ishte i suksesshëm, duke sjellë risi në mentalitetin politik të kohës, që nga mënyra e trajtimit të çështjeve në parlament, kryesimi i partisë së tij, deri tek organizimi i revolucionit të qershorit. Ndërsa Noli si kryeministër, dështoi për shkak të rrethanave të brendshme dhe të jashtme në të cilat ndodhej Shqipëria, por mbi të gjitha nga fakti që mendimi politik i tij ishte shumë emancipues për kohën dhe nuk gjeti përkrahje në terrenin shqiptar. Nga ana tjetër ai nuk iu përshtat atij realiteti, duke krijuar një hendek të pakapërcyeshëm. Në fund të karrierës së tij politike, e kuptoi këtë prandaj dhe dorëheqja e tij nga politika ishte e parevokueshme.

Page 235: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

211

BIBLIOGRAFIA

Burimet Arkivore Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (AQSH): Fondi 14, i Fan Nolit, viti 1920, 1921, 1922, 1923, 1924 Fondi 35 i Mit’hat Frashërit, viti 1920 Fondi 151 i Ministrisë së Punëve të Jashtme, viti 1924 Fondi 152 i Ministrisë së Brendshme, viti 1923 Fondi 301 i Selim Shpuzës, viti 1924 Fondi 418 i Bajram Currit, viti 1924 Fondi 447 (Koleksion i partive, organizatave), viti 1930 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ) viti 1920, 1921, 1922, 1923, 1924 Arkivi i Kuvendit të Shqipërisë, Bisedimet e Këshillit Kombëtar, viti 1920, 1921, 1922, 1923, 1924 National Archives Microfilm Publications, Record of the Departament of State, M1211, Roll 2, Decimal File 875, 1910-1929. Botime Dokumentare: Documenti Diplomatici Italiani, Ministerio degli Affari Esteri, Settima serie: 1922-1935, Roma: Instituto Poligrafico dello Stato, 1959, Volume III, 23 Febbraio 1924-14 Maggio 1925 Cour permanente de Justice Internationale, École Minoritaire en Albanie, documents transmis par le Secretaire General de la Société des Nations, janvier 1935 Dokumente e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar për liri e demokraci 1917-1941, përgatitur për botim nga Dedi, Veli, Struga, Xhavit, Veizi, Fane, Shuteriqi (Jasa), Mediha, Drejtoria e Arkivave Shtetërore e RPSH: Tiranë, 1959 Hasan Prishtina, përmbledhje dokumentesh 1908-1934, përgatitur nga Kujtim Nuro dhe Nezir Bata, Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, 8 Nëntori: Tiranë, 1983 Periodikët: Dielli, 1922, 1923, 1924 Shqiptari i Amerikës, 1924 Gazeta e Korçës, 1924 “Shqipëria e Re”, 1921 “Drita”, 1921, 1923, 1924 “Koha”,1921, 1923 “Ura e Shkumbinit”, 1923, 1924 “Përparimi”, 1924

Page 236: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

212

“Xhoka”, 1923 “Dajti”, 1924 “Ora e Maleve”, 1924 “Bashkimi”, 1924 “Politika”, 1924 “Shqipëri e Re”, 1921, 1924 “E vërteta”, 1921 Fletore Zyrtare, Nr. 34, 13 shtator 1924 “Liria Kombëtare”, 1928 “Fjala”, 1975 “Shkëndija”, 1942 Literatura historiografike: Austin, Robert C. - Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Tiranë: Albin, 2003 Austin, Robert C. - “Revolucioni i Fan Nolit, nafta dhe bota jashtë Ballkanit”, në: Albanian Institute for international Studies, Shqipëria në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, editor Albert Rakipi, Tiranë 2013 Historia e Popullit Shqiptar III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë: Toena, 2007 Revolucioni i Qershorit 1924 në kujtimet e bashkëkohësve, Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Tiranë: 8 Nëntori, 1974 Avramovski, Zhivko - “Qëndrimi i Anglisë ndaj qeverisë së Fan Nolit në Shqipëri në vitin 1924”, në Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Historike II-1972, Prishtinë: Rilindja, 1974 Asllani, Uran - Diplomacia dhe diplomatët shqiptarë 1912-1944, Tiranë: Ilar, 2006. Revolucioni Demokratik Borgjez i Qershorit 1924, përgatitur për botim nga Zana Lito, Liri Seferi, Tatjana Pernaska, Biblioteka Kombëtare, Sektori i Albanologjisë, Tiranë, 1989 Bello, Hasan - Marrëdhëniet Shqiptaro-Turke 1912-1939, Tiranë: Kristalina-K-H, 2015 Baça, Ferit F. - Shqipëria dhe organizatat ndërkombëtare, Tiranë: Globus, 2010 Bashkurti, Lisen - Diplomacia shqiptare (vëllimi i parë), Tiranë: Geer, 2005 Boçi, Sonila - Minoritetet në Shqipëri midis identitetit dhe integrimit 1939-1949, Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike, 2012 Berati, Dhimitër - Qëllimi dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve, Tiranë: Mbrothësia e Kristo Luarasit, 1931 Berati, Dhimitër - Shënime Historike. Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Tiranë: Husi Borshi, 2007 Bala, Vehbi - Jeta e Fan S. Nolit, Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Politik, 1972 Brozi, Zef&Cekani, Sejdi - “Disa aspekte politiko-juridike të veprimtarisë së qeverisë demokratike të 1924”, në Drejtësia Popullore, Nr.3, Tiranë: Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme,1985 Cici, Arben - Marrëdhëniet Shqiptaro-Italiane në vitet 1920-1934, Tiranë: UET Press, 2013 Culaj, Lush - Shqipëria dhe problemi kombëtar 1918-1928, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2004

Page 237: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

213

Çami Muin - Lëvizja demokratike revolucionare shqiptare në vitet 1921-1924, Akademia e Shkencave të RPSSH, Instituti i Historisë, Tiranë: Shtypshkronja “Mihal Duri”, 1977 Çami, Muin - Shqipëria në Rrjedhat e Historisë, Tiranë: Onufri, 2007 Dervishi, Kastriot - Historia e Shtetit Shqiptar 1912-2005, Tiranë: Shtëpia Botuese “55”, 2006 Demi, Ahmet – “Ngjarje të jetuara në vitin 1924”, në Studime Historike, nr. 2, Tiranë: Shtypshkronja “Mihal Duri”, 1984 Duka, Valentina - Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, Tiranë: Shblu, 2003 Duka,Valentina - Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: Shblu, 2007, Dushku, Ledia - “Debatet shqiptaro-greke dhe Lidhja e Kombeve 1920-1922”, në Studime Historike, nr. 3-4, Tiranë: 2006 Durrësi, Genc - Kasem Durrësi atdhetar dhe demokrat, Tiranë: Globus-R, 2009 Dodona, Efthim - Noli i panjohur, Tiranë: ENCIKLOPEDIKE, 1996 Dibra, Pranvera - “Ngjarjet e vitit 1924 në Shqipëri në vështrimin e diplomacisë angleze”, në Studime Historike, nr, 1-2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë: Tiranë, 2004 Dilo, Lefter - Ligjeron Fan Noli, Tiranë: Ismail Mal’Osmani, 1944 Frashëri, Kristo - Historia e Qytetërimit Shqiptar, Tiranë: KRISTALINA-KH, 2008 Frashëri, Kristo - The history of Albania, a brief survey, Tiranë, 1964 Frashëri, Mehdi - Kujtime (vitet 1913-1933), Tiranë: Omsca-1, 2005 Fisher, Bernard - Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Çabej, 2007 Gëzhilli, Mehmet - Fan S. Noli, Tiranë: Argeta LMG, 2003 Godart, Justin - Shqipëria në 1921, Tiranë: Klubi i poezisë, 2015 Historia e shtetit dhe së drejtës në Shqipëri, Tiranë: University Press ‘Luarasi’ Ikonomi, Ilir - Faik Konica, jeta në Uashington, Tiranë: Onufri, 2011 Jacques, Edvin - Shqiptarët, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Tiranë: KARTË E PENDË, 1996 Jorgaqi, Nasho - Jeta e Fan S.Nolit 1, Tiranë: OMBRA GVG, 2005 Jorgaqi, Nasho - Jeta e Fan S. Nolit II, Tiranë: Ombra GVG, 2005 Jorgaqi, Nasho - Fan S. Noli, Vepra V, Tiranë: Dudaj, 2002 Jorgaqi, Nasho - Fan S. Noli Portrete dhe skica, Tiranë: Jon, 2001 Jorgaqi, Nasho - Udhëtim me Fan Nolin, Tiranë: Dituria, 1994 Jorgaqi, Nasho - Për Fan Nolin e të tjerë, Tiranë: DUDAJ, 2001 Kissinger, Henry - Diplomacia, Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999 Këlcyra, Ali - Shkrime për historinë e Shqipërisë, Tiranë: Onufri, 2012 Kodra, Masar - Fan Noli në rrjedhat politike të shoqërisë shqiptare 1905-1945, Prishtinë: Rilindja, 1989 Koka, Viron – “Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924, Revolucioni i parë politiko-shoqëror në Shqipëri dhe rëndësia e tij historike, në Studime Historike, nr. 3, Instituti i Historisë, Tiranë 1984 Koka, Viron - “Mësimet e Revolucionit të Qershorit 1924 për luftën e mëtejshme revolucionare në Shqipëri”, në Studime Historike, nr. 2, Akademia e Shkencave të RPSH, Instituti i Historisë: 1974 Krasniqi, Afrim - Sistemet politike në Shqipëri, 1912-2008, Tiranë: UFO Press, 2009 Krisafi, Ksenofon&Agalliu, Dhurata - Për tokën dhe detin e Shqipërisë, qasje juridiko-ndërkombëtare, Tiranë: UET Press, 2014

Page 238: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

214

Kordha, Hysen - “Ngjarjet e Dhjetorit 1921”, në Studime Historike, nr. 1, Akademia e Shkencave e RPSH, Instituti i Historisë: Tiranë, 1974 Lauka, Islam&Ymeri, Eshref - Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, Tiranë: Toena, 2006 Luku, Esilda - Diplomacia evropiane ndaj Shqipërisë ndërmjet dy konferencave të paqes 1919-1946, Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2015 Mbi influencën e Revolucionit të madh Socialist të Tetorit në Shqipëri 1917-1924, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, Instituti i Historisë së Partisë pranë KQ të PPSH, Tiranë: Mihal Duri, 1957 Merlika-Kruja, Mustafa - Gjysmë shekulli me pendë në dorë, Tiranë: OMSCA-1, 2015 Morgenthau, Hans - Politika ndërmjet kombeve, lufta për pushtet dhe paqe, Tiranë: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2008 Mousset, Albert - Shqipëria përballë Europës, Tiranë: Dituria, 2004 Milo, Paskal - Politika e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë: Toena, 2013 Milo, Paskal - Fan Noli diplomat, Fan Noli Kryeministër, Tiranë: M&B, 2015 Milo, Paskal - Shqipëria dhe Jugosllavia 1918-1927, Tiranë: Enciklopedike,1992 Mita, Rudina&Kordha, Hysen - Pluralizmi politik shqiptar gjatë periudhës 1914-1924, Tiranë: Rama Graf, 2011 Meta, Beqir - Minoritetet dhe ndërtimi kombëtar në Shqipëri 1912-1924, Tiranë: Instituti i Historisë, 2013 Mëzezi, Petrit - Vështrim mbi shtypin demokratik e përparimtar të viteve 1920-1924, Tiranë 1985 Naska, Kaliopi - Këshilli Kombëtar 1920, Tiranë: DPA, 2000 Naska, Kaliopi - D’Estournelles de Constant dhe Shqipëria, Tiranë: Argeta, 2007 Noli, Fan S. - Vepra VI, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, 1996 Noli, Fan - Vepra V, Tiranë: Dudaj, 2006 Noli, Fan - Publicistika (1925-1949), Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1988 Noli, Fan - Albumi II, Boston Massachusets, 1966 Omari, Luan - “Kushtetuta e Shqipërisë dhe pakicat kombëtare”, në: Tribuna Juridike, Nr. 40 (1), 2003 Ombashi, Rrahim - Po vjen Noli, Tiranë: Kumi, 2014 Palnikaj, Dritan - “Fjalimi i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve më 10 shtator 1924 si shprehje e pikëpamjeve të tij për politikën ndërkombëtare” në: Fan Noli në 130-vjetorin e lindjes 1882-2012, Korçë: FEF, SCRIPTA MANENT 3. 2012 Pela, Mihallaq&Najdeni, Nexhmije&Agolli, Vehbi - Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924, Tiranë: Revista Dispenca, 1974 Puto, Arben - Historia diplomatike e çështjes shqiptare, Tiranë: Albin, 2003 Puto, Arben - Demokracia e rrethuar. Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme, Tiranë: Fan Noli, 2010 Puto, Arben - E Drejta Publike Ndërkombëtare, Tiranë: Botime Dudaj, 2010 Puto, Arben - Shqipëria Politike 1912-1939, Tiranë: Toena, 2009 Puto, Arben - Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së Parë Botërore, Tiranë: Albin, 2001

Page 239: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

215

Prendushi, Mikel - “Populli ynë dhe qeveria e Fan Nolit në mbrojtje të tërësisë tokësore të vendit. Rektifikimi i traktatit të kufirit veriorë më 1925”, në Kumtari i muzeut popullor të Shkodrës, Migjeni: Shkodër, 1974 Qafoku, Roland - Historia e 33 Kryeministrave të Shqipërisë nga Ismail Qemali te Edi Rama, Tiranë: Onufri, 2015 Rothschild, Joseph - East central Europe between the two woeld wars, University of Washington press:1974 Redlich, Marcellus - The unconquered Albania, International Courier Publishing Company: 1935 Redlich, Marcellus - Albania Yesterday and Today, The Albanian Messenger, Worcester, Massachusetts Publishers: 1936 Rrumbullaku, Filip - Debat parlamentar para një shekulli, Tiranë: Horizont, 2008 Sala, Shpetim - Letra të panjohura të Fan Nolit 1906-1913, Shkodër: Botimet Françeskane, 2008 Silajxhiç, Haris - Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Dituria, 1999 Smirnova, Nina - Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë: Ideart, 2004 Spahiu, Avni - Noli, jeta në Amerikë, Tiranë: Toena, 2007 Stevens, Robert - Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939, Tiranë: Geer, 2004 Shtylla, Behar - Fan Nolin siç e kam njohur, Tiranë: Dituria 1992 Swire, Joseph - Albania, the Rice of a Kingdom, London: Williams and Norgate, 1929 Shuteriqi, Mediha&Bejtja,Idajete&Pela,Mihallaq - Dokumenta dhe Materiale, veprimtaria e qeverisë demokratike të Fan Nolit dhe Reaksioni, në Studime Historike nr. 4, 1973, Mihal Duri: Tiranë, 1973 Shuteriqi, Mediha&Bejtja, Idajete&Pela, Mihallaq - “Lufta politike për zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese gjatë vitit 1923”, dok. nr 6, në Studime Historike, nr. 2, Tiranë: Instituti i Historisë, 1973 Shpuza, Gazmend&Kordha, Hysen - Çështje të lëvizjes demokratike dhe revolucionare shqiptare në vitet 1921-1924, në Studime Historike, nr. 3, Tiranë: Shtypshkronja “Mihal Duri” 1979 Shpuza, Selim - Revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924 në Shqipëri, Tiranë: Shtypshkronja “Mihal Duri”, 1959 Shpuza, Selim - Mbi lëvizjen kombëtare dhe demokratike shqiptare në vitet 1918-1924, Tiranë: Shtypshkronja “Mhal Duri”, 1966 Sadiku, Xhafer - Shqipëria 1878-1928. Roli i elitës politike, Tiranë: Mirgeeralb, 2014 Teli (Dibra), Pranvera - Shqipëria dhe Diplomacia Angleze 1919-1927, Tiranë: Neraida, 2005 Tako, Piro - Fan Noli në fushën politike dhe publicistike, Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1975 Tako, Pirro - Rron, or rron dhe nuk vdes shqiptari, Tiranë: 8 Nëntori, 1976 Ushtelenca, Ilir - Diplomacia e mbretit Zogi I-rë 1912-1939, Tiranë: ERMIR 1997 Vlora, Eqerem Bej - Kujtime 1885-1925, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë, 2001 Vickers, Miranda - Shqiptarët, një histori moderne, Tiranë: Bota Shqiptare, 2008 Vllamasi, Sejfi - Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Tiranë: Neraida, 2000 Veteniku, Hilmi - Politika e brendshme e Qeverisë Demokratike në 1924, në Studime Historikë, nr. 4, Tiranë: Instituti i Historisë, 1965

Page 240: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

216

Verteniku, Hilmi - “Jehona e Luftës së armatosur të Vlorës në lëvizjen demokratike dhe revolucionare në Shqipëri në vitet 1921-1924”, në Studime Historike, nr. 4, Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, 1970 Vinaver, Vuk - “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy luftërave botërore”, në Gjurmime albanologjike, nr. 1, viti 1968. Verli, Marenglen - “Vështrim në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Europës Perëndimore në vitet 1920-1939”, në Studime Historike, nr. 1-2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë: Tiranë, 2004, f.182. Xhafa, Bajram - Historia e Shqipërisë, Periudha e Pavarësisë 1912-1939, Shkodër: Rozafa 1, 2009 Xhafa, Bajram&Bello, Hasan - Bisedimet e Asamblesë Kushtetuese për Çështjen e Shën-Naumit dhe Vermoshit, Tiranë: Arbëria, 2006 Zejnati, N. - Ahmet Zogu-Politikan apo ushtarak?, Tiranë: Reklama, 2011 Sitografia

http://gazetadielli.com/me-13-mars-pushoi-zemra-e-viganit-liberator-fan-s-noli-2/#sthash.NBcU0ZKD.dpuf, klikuar për herë të fundit me 20 mars 2016 http://gazetadielli.com/radio-vatikani-peshkopi-ortodoks-imzot-fan-noli-ne-pervjetorin-e-vdekjes/#sthash.EfT52aSi.dpuf, klikuar për herë të fundit me 15 prill 2016.

Page 241: Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet ... · Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha vi shtetit, politikën e brendshme

Veprimtaria diplomatike dhe politike e Fan Nolit në vitet 1920-1924 E. Hoxha

217

Abstrakt Fan Noli është një ndër personalitetet më të shquara shqiptare. Me veprimtarine e tij shumë dimensionale ka lënë gjurmë me kontributet e tij në historinë e Shqipërisë. Një ndër fushat e veprimtarisë së tij është ajo diplomatike – politike që përbën dhe objektin e studimit të punimit doktoral , e shtrirë në zhvillimet politike të viteve 1920 – 1924. Gjatë këtyre viteve , Noli arriti të shpalosë aftësitë e tij si diplomat dhe cilësitë e një politikani të përkushtuar për zhvillimin e Shqipërisë. Suksesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, lidhet me emrin e tij, duke u cilësuar si një ndër arritjet më të mëdha diplomatike të Nolit. Krahas kësaj, ai nënshkruan Deklaratën e Minoriteteve në Lidhjen e Kombeve i cili ishte një dokument me rëndësi jo vetëm për shkak të përmbajtjes, por edhe për rrethanat në të cilat ndodhej Shqipëria në atë periudhë. Kontributi i tij si përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, ishte dhe për çeshtjen e kufinjëve të Shqipërisë që ende nuk ishin përcaktuar, përkatësisht Shën Naumin, Vërmoshin dhe 14 Fshatrat e Korçës. Duke e pare Lidhjen e Kombeve si organin më të rëndësishëm, ku mund të gjenin zgjidhje problemet e shtetit që përfaqësonte, ai i drejtohet edhe për çështje të tjera si ajo e huasë, për ta nxjerrë vendin nga kriza. Si diplomat, gjatë kohës që ishte në pozicionin e Ministrit të Punëve të jashme, j’u drejtua zyrtarisht një sërë shteteve për të njohur shtetin shqiptar. Fan Noli u zgjodh deputet në Parlamentin Shqiptar si përfaqësues i Shoqërisë “Vatra”. Ai u dallua me oratorinë e tij në debatet për çështjet politike, sociale, legjislative etj. Veprimtaria e tij politike shfaqet në dy dimensione: si opozitar dhe më vonë si drejtues i shtetit në detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë. Ai bëri përpjekje për ndërmarrjen e një sërë reformash në kuadër të realizimit të programit politik të qeverisë së drejtuar prej tij, por që u përball me shumë sfida. Pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar prej tij nga Ahmet Zogu, ai ushtroi veprimtarinë politike jashtë Shqipërisë deri sa u tërhoq përfundimisht nga karriera politike, për të punuar si udhëheqës fetar dhe si shkrimtar.

Fjalët kyç: Lidhja e Kombeve, Minoritete, Parlament, Qeverisje, Revolucioni i Qershorit Abstract

Fan Noli is one of the most prominent Albanian personalities. With its multidimensional activity has left its mark with his contributions to the History of Albania. One of the areas of his activity is the diplomatic - political one that is the object of the study of doctoral thesis extended to the political developments of years 1920 - 1924. During these years, Noli managed to expose his skills as a diplomat and the qualities of a politician dedicated to Albania's development. The success of Albania's membership in the League of Nations is related to his name, calling it one of Noli's greatest diplomatic achievements. In addition, he signed the Minorities Declaration on the League of Nations which was a document of importance not only because of the content, but also the circumstances in which Albania was in that period. His contribution as a representative of Albania to the League of Nations was also for the issue of Albania's borders that had not yet been defined, namely St. Naum, Vërmoshi and 14 villages of Korça. Seeing the League of Nations as the most important body, where the problems of the state he represented could be solved, he is also addressing other issues such as the loan, to get the country out of the crisis. As a diplomat, while on the post of Minister of Foreign Affairs, he asked some states to recognize the Albanian state. Fan Noli was elected MP in the Albanian Parliament as a representative of the "Vatra" Society. He was distinguished by his oratory in debates about political, social, legislative issues, and so on. His political activity appears in two dimensions: as an opposition and later as a leader of the state in the position of the Prime Minister of Albania. He made efforts to undertake a series of reforms in the run-up to the political program of his government, but faced many challenges. Following the fall of his government led by Ahmet Zogu, he exercised political activity outside of Albania until he eventually withdrew from political career, to work as a religious leader and as a writer.

Keywords: League of Nations, Minorities, Parliament, Government, June Revolution