veprimtaria e lumit

27
Lenda: Shkenca e Tokes Klasa : XC Tema:Ndryshimet qe peson siperfaqa e tokes nen veprimin e forcave te jashtme dhe te brendshme Nentema:Veprimtaria e lumit PROJEKT

Upload: klevi-hoxha

Post on 16-Feb-2017

1.345 views

Category:

Education


22 download

TRANSCRIPT

Page 1: Veprimtaria e lumit

Lenda: Shkenca e TokesKlasa : XC

Tema:Ndryshimet qe peson siperfaqa e tokes nen veprimin e forcave te jashtme dhe te brendshmeNentema:Veprimtaria e lumit

PROJEKT

Page 2: Veprimtaria e lumit

Qellimi: Te informohemi rreth veprimtarise se lumit dhe ndryshimet qe shkakton veprimaria e tij ne reliev.

Objektivat:--Te njohe lumin,elemntet dhe pjeset e tij perberese.--Te analizoje veprimtarine grryese(erozionin),transportuese dhe akumuluese.--Te pershkruaje format qe krijohen nga veprimtarite e lumenjve dhe menyren e formimit te tyre.--Te kuptoje rendesine e veprimtarive te lumit.--Te japi shembuj se si ka ndikuar veprimtaria e lumenjve ne Shqiperi. Projekti permban: Lumi ,elementet dhe pjeset perberese te tij Veprimtaria grryese e lumit (erozioni) Veprimtaria transportuese e lumit Veprimtaria akumuluese e lumit Rendesia e veprimtarise se lumit.Shembuj

Punoi: Klevisa Hoxha

Page 3: Veprimtaria e lumit

Elementet e lumit Dege e lumit Shtrati i lumit Bregu i djathte Burimi i lumit

Grykederdhja e lumit Pellgu ujembledhes Vije ujendarese

Page 4: Veprimtaria e lumit

--Burimi i lumit eshte vedni ku fillon te formohet rrjedha e lumit.Ai mund te jete nje lumt tjeter ,nje zone e shkrirjes se bores ose akujve ,liqen etj .--Grykederdhja e lumit eshte vendi ku derdhet lumi qe mund te jete det,nje lum tjeter ,liqen etj.Ajo mund te jete ne forem hinke ose delte . --Gjatesia e lumit eshte largesia nga burimi tek grukederdhja e lumit.--Gjeresia e lumit eshte largesia nga njeri breg ne bregun tjeter te lumit.--Thellesia e lumit eshte largesia nga tabani deri ne siperfaqen pra nivelin e lumit.--Shtrati i lumit eshte pjesa me e ulet e lugines neper te cilen rrjedh uji .

--Dege e lumit quhet nje lum qe derdhet ne nje lum me te madh .Ky lumi me i madh se bashku me te gjithe lumenjte qe derdhen ne te formojne sistemin lumor.

--Pellgu ujembledhes i lumit eshte siperfaqa rreth lumit nga e cila merr uje lumi.--Vije ujendarese eshte vija qe ndan dy pellgje ujembledhes te dy lumenjve dhe mund te jete nje ngritje e tokes psh mal ,koder ose nje zone fushore apo ngritje e vogel.

Page 5: Veprimtaria e lumit

Pjeset e lumitA.Rrjedha e siperme– Shpejtesi e madhe e ujit ,veprimtari grryese.B.Rrjedha e mesme—Shpejtesi me e vogel e ujit,veprimtari transportuese.C. Rrjedha e poshtme—Uji leviz shume ngadal ,veprimtari akumuluese.

Page 6: Veprimtaria e lumit

Veprimtaria grryese e lumit (Erozioni)Cdo lum qe rrjedh nga nje lartesime e madh drejt asaj me te vogel,kryen pune mbi siperfaqen e tokes.Uji gerryen me shume materiale se cdo faktor tjeter I jashtem. Ujrat rrjedhin ne shpatet e maleve dhe kodrave si pasoje e forces terheqese. Erozioni i lumit ndodh kur energjia e lumit eshte shume e madhe dhe nuk harxhohet e gjitha per transportimin e materialit dhe perballimin e pengesvave qe i dalin perpara .Erozioni ndodh me se shumti ne rrjedhen e siperme te lumit. Kushtet per zhvillimin e erozionit:--Sasi e madhe uji qe vjen nga reshjet ,shkrirja e bores dhe akujve etj.--Pjerresi e madhe ne menyre te tille qe te rritet forca goditese.--Ndertim litologjik i bute qe lugina te grryhet me lehtesisht.--Mungesa e pengesave ,gje e cila do te zvogelonte shpejtesine e ujit dhe rrjedhimisht edhe forcen goditese te tij .Erozioni eshte dy llojesh : 1.Erozion ne thellesi kur lumi grryen dhe thellon shtratin e tij.Ky erozion ndodh zakonisht ne zonat fushore.2.Erozion anesor kur lumi grryen luginen e tij.

Page 7: Veprimtaria e lumit

Format e formuara nga erozioni------------------------------------------Luginat lumore-------------------------------------------------Sipas vendit ku kalojne luginat lumore klasifikohen ne :1.Lugina gjatesore qe levizin 2.Luginat terthore te cilat presin paralel me vargjet malore dhe terthorazi vargjet malore. jane te gjera .

Page 8: Veprimtaria e lumit

--Sipas formes se tyre luginat klasifikohen ne :1.Lugina me formen V ,te formuara 2.Lugina me formen U , te formuara kur lumi grryen vetem shtratin e tij. kur lumi grryenanet e lugines.

3.Kanioni qe eshte nje lugine e ngushte dhe e thelle.

Page 9: Veprimtaria e lumit

-----------------------------------------------Pragjet----------------------------------------------------Pragjet formohen kur lumi kalon ne luginen lumore po per shkak te ndertimit litologjik te forte te saj ai nuk arrin ta grryeje ate por e lemon. Menyra se si formohen pragjet

Page 10: Veprimtaria e lumit

--------------------------------------------------Ujevarat---------------------------------------------Edhe ujevarat formohen kur uji nuk arrin te grryej luginen por e lemon ate ,por uli bie nga nje lartesi e madhe.Si formohet ujevara?--Ujevara rrjedh ne drejtim te rrjedhjes se ujit.--Nje mase guresh apo copa shkembinjt shume te forte bien mbi shkembinjte me pak rezistent dhe te forte dhe akumulohen aty .--Uji kalon keta shkembinj dhe kur bie ne pjesen e poshte prek pjesen e shkembinjve me te bute dhe i grryen ata.

Page 11: Veprimtaria e lumit

Veprimtaria transportuese e lumitVeprimtaria transportuese e lumit eshte zhvendosja e materialit, psh gure, zhavorr,rere,lym etj, ne saje te forces se lumit.Kjo veprimtari ndodh me se shumti ne pjesen e mesme te lumit.

Kushtet per zhvillimin e veprimtaris se transportit:--Sasi e madhe uji--Shpejtesi e madhe e ujit te lumit--Material sa me i imet

Llojet e transportit--Traction(Rreshqitja),ndodh atehere kur guret e medhenj te shkeputur nga erozioni rrokullisen pergjate shtratit te lumit.Ky lloj transporti ndodh me se shumti kur rrjedha ka shpejtesi te madhe.--Saltation,eshte trasporti i materialit me permasa me te vogla.Materiali zhvendoset nepermjet hedhjeve per shkak se has ndryshim shpejtesi te ujit afer shtratit te tij--Suspension,eshte transportimi i materialeve te imta psh reres dhe ky material per shkak te peshes shume te vogel leviz se bashku me ujin.

Page 12: Veprimtaria e lumit

--Solution,eshte transporti i materialit i cili eshte tretur ne ujin e lumit (psh si tretet sheqeri ne uje) dhe kjo ndodh per shkak te aciditetit te larte te lumit.

Veprimtaria transportuese e lumit nuk krijon ndonje forme te vecante por ajo ndihmon ne formimin e formave akumuluese.

Page 13: Veprimtaria e lumit

Veprimtaria akumuluese e lumitVeprimtaria akumuluese e lumit eshte depozitimi i materialit te shkeputur nga erozioni dhe zhvendosur si pasoj e veprimtarise transportuese te lumit.Kjo veprimtari ndodh me se shumti ne rrjedhen e poshtme te lumit.

Kushtet e veprimtarise akumuluese:--Shpejtesi e vogel e lumit--Sasi e vogel e ujit psh tharje e nje pjese te lumit--Pjerresi e vogel

Page 14: Veprimtaria e lumit

Format e formuara nga veprimtaria akumuluese-------------------------------------------------Deltat--------------------------------------------------Deltat formohen ne grykederdhjen e nje lumi ne liqen por me se shumti en dete. Deltat formohen kur deti eshte i ceket dhe batica dhe zbatica jane te vogla dhe nuk kane force shume te madhe prandaj sasia e materialit te ngurte qe sjell lumi eshte me e madhe se sasia qe mudn te shkaterrojne valet.

Elementet e deltes jane:--Rripa toke qe perparojne ne drejtim te detit ose liqenit--Kur keta rripa bashkohen me njeri tjetrin formohen liqene te vegjel.--Nga depozitimi i materialitformohen ishuj te vegjel te cilet e ndajne lumin ne disa dege te vogla te cilat derdhen ne det ose liqen.

Page 15: Veprimtaria e lumit

Estuaret Delta e Nilit dhe Misisipit Estuaret jane delta te cilat jane formuar kur si pasoj e batices uji ka mbulur pjesen e ishujve te vegjel dhe estruaret quhen ndryshe delta te gjera.Estuaret jane karakteristikene grykederdhjet e lumenjve ne Angli.

Page 16: Veprimtaria e lumit

-----------------------------------------Fushat akumuluese-----------------------------------------Fushat akumuluese jane format me te medha te krijuara nga veprimtaria e lumit dhe ato formohen ne dy anet e lumit.Fushat akumuluese formohen ne zonat e permbytjes. Ne Shqiperi fusha akmuluese eshte ajo e Myzeqese ndersa ne bote fusha e Amazones ,Fusha Kineze etj.

--------------------------------------------Levee (kufizuesi)-----------------------------------------Kufizuesit jane ngritje toke te formuara nga akumulimi i materialit ne anet e lugines se lumit.Ata sherbejne si kufizues me pellgun ujembledhes ose ndajne nje lum nga nje lum tjeter prane tij ose nga nje pellg.Edhe keto format krijohen si pasoj e permbytjeve.

Fushat akumuluese jane vazhdimesi e kufizuesve, te cilet jane disa metra me te larte se fusha, dhe fillon atje ku lartesia e tyre vjen duke u zvogeluar.

Page 17: Veprimtaria e lumit

Menyra se si fromohet nje kufizues Fusha akumuluese dhe kufizuesit

Page 18: Veprimtaria e lumit

-------------------------------------------Konet aluvionale------------------------------------------Konet aluvionale formohen kur zvogelohet pjerresia e shtratit te lumit dhe kjo ndodh kur lumi derdhet ne nje lum tjeter i cili eshte ne lartesi me te vogel se ai qe derdhet.-------------------------------------------Tarracat lumore--------------------------------------------Tarracat lumore jane siperfaqe te sheshta te formuara ne shpatet e luginave lumore.Ato jane pjese te mbetura te fundeve te dikurshme te luginave lumore te dala mbi siperfaqen e tokes si pasoj e uljes se nivelit te lumit.

Tarracat lumore jane dy llojshe :--grumbulluese kur lumi grryen materialin e grumbulluar--shkembore(erozive) kur lumi grryen truallin e tij shkembor

Page 19: Veprimtaria e lumit

MeandretBërrylat shumë të lakuar të shtratit lumor, që shfaqen tek lumenjtë rrafshinor, të cilët kanë rënie të vogël dhe luginë të gjerë, ku, përshkak të zvogëlimit të gërryerjes në thellësi-vertikalisht dhe rritjes së gërryerjes anësorë- horizontale, lumi shpesh gjarpëron në rrafshine tij dhe krijon bërryla të mëdhenj ose të vegjël shumë të lakuar (dredha). Mendrat krijohen për shkak të përplasjes së amës së lumit herë në njërin herë në bregun tjetër, duke gërryer vazhdimisht anën e lugët të harkut dhe ne anaen e myset te tij depozitohet materiali. Meander initiation and braiding in a small river model (1).mp4

Page 20: Veprimtaria e lumit
Page 21: Veprimtaria e lumit

Harqet liqenore OXKur lumi e grryen vazhdimisht anen e luget te meandrit ai e shkeput plotesisht ate dhe keshtu formohen liqenet ne forem gjysmeharku te quajtura harqe liqenore OXKur keto liqene per shkak te uljes se nivelit te ujit ose mungeses se butrimti te ujit thahen atehere mbeten format e tyre qe quhen mbetjet e meandreve.

Page 22: Veprimtaria e lumit
Page 23: Veprimtaria e lumit

RENDESIA E VEPRIMTARISE SE LUMENJVE--Veprimtaria e lumenjve ndikon ne formimin e formave te ndryshme te relievit si psh shkaterron format malore dhe kodrinore dhe krijohen fushat ,krijohen mbetjet lumore ose ndryshe shtrate te thare lumenjsh etj.Peisazhet qe fromohen nga veprimtaria e lumenjve quhen peisazhe fluviale.

Page 24: Veprimtaria e lumit

--Lumenjte shfrytezohen per prodhimin e energjise elektrike si ne bote edhe ne Shqiperi per shkak te energjise se madhe qe zoterojne.Per te realizuar shnderrimin e energjise se ujit ne energji elektrike jane ndertuar hidrocentralet.Kaskada e DrinitNë shtratin e lumit Drin janë të ndërtuara hidrocentralet e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Bushatit me kapacitet të prodhimit mbi 1200MW.Kaskada e DevollitKaskada e Devollit parashikohet të ketë 362 hidrocentrale dhe me kapacitet prodhues mbi 280 MW është i paraparë të përfundojë në vitin 2017. Ndër hidrocentralet më të rëndësishme do të jenë ato të Banjës e cila do të zë sipërfaqe prej 14 km2dhe prodhim mbi 65MW, Hidrocentrali i Moglicës do të ndërtohet në rrethin e Korçës dhe do të prodhojë energji me 2 turbina Frencis me kapacitet total 40 MW. Hidrocentrali në Kokël që do të përfshijë kanionin e ngushtë të mes Luginës së Devollit dhe Fushës së Kodovajtit.

Page 25: Veprimtaria e lumit

Veprimtaria e lumenjve ne ShqiperiKanioni i Bashkimit ndodhet në afërsi të Vermoshit, komuna Kelmend e Malësisë së Madhe, në lartësinë 900 – 950 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një grykë lumore shumë e ngushtë (kanion), i formuar nga gërryerja e ujërave të lumit të Vermoshit. Mund të ketë rol edhe procesi i karstit, pasi kanioni është formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë. Ka gjatësi 1000 – 1100 m, gjerësi 4 – 6 m, mure vertikal me lartësi 30 – 40 m.

Ujëvara e Thethit ndodhet në afërsi të fshatit Theth, komuna Shalë e rrethit të Shkodrës, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një ujëvarë me lartësi rreth 30 m. Vizitohet duke ndjekur intinerarin Shkodër (Koplik) – fshati Theth.

Page 26: Veprimtaria e lumit

Kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur "Koloradoja e Shqipërisë". Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh "lozonjar" Osumi, duke u "mburrur" me krijesën e vetë. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë, por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse.

Page 27: Veprimtaria e lumit

Ujevara e Grunasit