ekskursion mesimor

12
Ekskursion Mesimor Tema:Zhvillimi i mjeteve te lundrimit ne vendin tone Punoi:Aldrin Pashku

Upload: aldrin-pashku

Post on 14-Jan-2017

125 views

Category:

Education


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ekskursion mesimor

Ekskursion Mesimor

Tema:Zhvillimi i mjeteve te lundrimit ne

vendin tonePunoi:Aldrin Pashku

Page 2: Ekskursion mesimor

Në vendin tonë kanë ekzistuar forma shumë primitive mjetesh lundrimi.  Në bregdetin e Himarës  është përdorur si

mjet lundrimi koshi i thurur me shufra dhe i veshur nga jashtë me lëkurë .

Nganjëherë koshi vishej nga brenda me argjil që të mos depërtonte uji.  Me

kalimin e kohës kjo mënyrë lundrimi u zhduk nga përdorimi. Në Ulqin janë

përdorur barkat njëtrungëshe deri rreth vitit 1570. Në ujërat e brendshme kjo mënyrë lundrimi përdoret dhe sot mbi

lumin Bunë. Himarjotët me mjete të tilla primitive, lundronin gjatë bregut, deri në Kepin e Gjuhëzëz (Karaburunit),  ku prej këtej drejtoheshin për në perëndim, në det të hapur. Gjatë lundrimit kapedanët

orientoheshin ditën me anë të diellit, ndërsa natën me anë të yjeve. Mënyra

praktike e orientimit ishte e thjeshtë: në

Page 3: Ekskursion mesimor

të djathtë dhe në të majtë të bashit (pjesa e përparme e anijes). Në fillim të mjetit të lundrimit vinin shenja konvencionale që i përgjigjeshin një skele të caktuar. Detari i

cili qëndronte në kiç, pjesa e prapme e anijes, mbante në një  vijë të drejtë

shikimin e tij në shenjën konvencionale dhe në shenjën diellore gjatë gjithë

udhëtimit  të tij.

Rritja e mjeteve të lundrimit u bë e mundshme pasi filluan ti visheshin nga jashtë me dërrasa. Detarë të përmendur në periudhën e lashtë kanë qenë fiset ilire Japodë të cilët më vonë u zëvendësuan me Liburnët dhe mjetet e tyre u quajtën Liburnite dhe ishin të madhësisë mesatare, të gjata, të holla, të mprehta në pjesën e përparme e të pasme të tyre. Me këto mjete Liburnët lundronin gjatë gjithë Adriatikut dhe Jonit. Veprimtaria detare e liburnëve ishte transporti tregtar, në peshkim dhe në luftëra për zotërimin e detit. Ky fis Ilir, në shekullin e VIII-të para krishtit e kishte nën kontrollin e vet të gjithë Adriatikun. Në këtë kohë grekët lundronin në detin Egje

Page 4: Ekskursion mesimor

dhe romakët në detin Tiren. Pas liburnëve, për veprimtari në det u dalluan Ardianët dhe Daorset. Mjetet e tyre quheshin Lembe dhe transportonin secila rreth 50 vetë. Lufta iliro-romako, e cila zgjati për rreth një shekull, përfundoi me fitoren e Romës.  Kështu, pushtuesit morën nga ilirët jo vetëm anije të gatshme të ndërtuara sipas stilit tyre por dhe teknikën e ndërtimit. Gjatë mesjetës mori zhvillim të madh forcat prodhuese dhe shkëmbimet tregtare. Në këtë kohë, detaria mori një hop të madh në të gjithë bregdetin tone, që nga Tivari e deri në Vlorë. Në këto kohë u ndërtuan anije të mëdha dhe shiteshin në tregje të huaja jashtë vendit. Gjatë mesjetës Republika e Venedikut luajti një rol të rëndësishëm në transportin detar ku veprimtaria e saj kryhej dhe në Adriatik. Lënda drusore për ndërtimin e anijeve venedikase, vinte nga bregdeti ynë. Në Tivar, Ulqin, Shkodër, Lezhë, Rodon, Durrës, Vjosë e Vlorë, lulëzuan kantierët detarë që ndërtonin anije për Venedikun. Nga llojet e shumta e anijeve venedikase, përmenden shpesh emrat Griv, Griba, Kripa, Kripina të cilat përdoreshin në përgjithësi për transportin e kripës.  Në vitin 1368, Gjegj Balsha, i cili kishte nën pushtetin e tij Shkodrën,  Ulqinin e Tivarin, synonte të formonte një flotë të fuqishme detare dhe lëshoi në det disa anije të armatosura. Venediku dërgoi anijet e tij për të djegur ato të Balshës, por më në fund u arrit kompromisi, që ky i fundit të mbante një numër të kufizuar anijesh. Balsha vazhdoi të ndërtonte anije, deri në kërcënimin e Venedikut. Po në vitin 1368, Karl Tapia, në Durrës, donte të krijonte flotën e tij dhe përsëri për këtë pengesë ishte Venediku.

Page 5: Ekskursion mesimor

Pushtimi turk në shekullin e XV-të e shkretoi të gjithë vendin përfshirë dhe flotën detare. Tradita detare u godit rëndë. Me rënien e Himarës nën pushtimin turk në vitin 1479, dhe deri në pushtimin e dytë të Lezhës në vitin 1506, brënda një periudhe 27-vjeçare, i gjithë bregdeti shqiptar, që përfshihet brënda këtyre dy qëndrave, ra nën pushtimin turk. Popullsia bregdetare të zëmëruar nga turqit emigruan jashtë. Turqit në vitin 1468 kishin në Adriatik 300-400 mjete lundrimi, një pjesë e të cilave ishte inventar shqiptar. Me pushtimin e Durrësit nga turqit, flota e tyre u largua për në Ulqin e Tivar. Gjatë viteve 1700-1800, vjen gjallërimi i flotës dhe bregu ynë u pasurua me mjete të mëdha lundrimi. Ulqinakët ndërtuan dhjetë anije me 16 dhe 18 vela. Ndërtimi i këtyre anijeve tregonte fuqinë e madhe që ishte krijuar vëndi. Kështu detarët shqiptarë filluan të lundronin në detin Adriatik, Tiren,  e deri në detin Balltik.Venediku pësoi disfatë, pasi në detin Adriatik u shfaq Austria. Edhe flota shqiptare u ndodh përpara një kundërshtari të ri, që nuk e njihte më parë,  ndërkohë perandoria turke kishte marrë tatëpjetën. Austro-Hungarezët kërkonin shkatërrimin e flotës shqiptare dhe ja arriti me ndihmën e turqëve të digjte rreth 400 anije të tonazheve të ndryshme.Autorë të ndryshëm, si Pukëvil, Koraj, Hahn, Baldaci etj, kanë vënë në dukje fuqinë e madhe detare të shqiptarëve të

Page 6: Ekskursion mesimor

Greqisë dhe veçanarisht, ato të ishujve të Jonianit. Sipas Pukëvilit, në vitin 1816 flota tregtare greke përbëhej, prej 615 mjetesh të lundrimit detar, me një kapacitet prej 153. 580 ton. Në këto shifra përfshihen edhe anijet shqiptare që ishin vendosur në Greqi. Në vitin 1816 vetëm shqiptarët kishin  rreth 240 anije ose 40 % të inventarit të përgjithëshëm që kishte Greqia në atë kohë. Anijet shqiptare u bënë në këtë mënyrë bërthama kryesore e flotës greke. Përdorimi i gjuhës shqipe  në transportin detar grek deri në në fillim të shekullit XIX-të tregon qartë rëndësinë e prezencës shqiptare atje.

Me kalimin e viteve dhe pikërisht në vitin 1831 , flota shqiptare filloi të rimëkëmbesh përsëri. Në vitin 1840 u

blenë dy anije me kapacitet 120 tonësh të cilat u pasuan nga anije të tjera avullore. Në vitin 1850 inventari shkoi në 53 anije me një tonazh të përgjithshëm 3800 tonësh. Shumë firma të huaja preferonin transportin e mallrave

me anije shqiptare sepse ishin më të lira në treg. Në vitin 1878 u bënë përpjekje për krijimin e një shoqate

transporti por austro-hungarezët dhe turqit nuk e lejuan këtë.

Page 7: Ekskursion mesimor

Në fundin e shekullit XIX-të,  Spiri Ndrenika, nga bregu i Himarës kishte në pronësi një anije me kapacitet 1000 ton. Në luftën e parë botërore, nga rreth 500 anije që

kishte flota shqiptare, mundën të shpëtonin vetëm shtatë.  Në vitin 1927 flota jonë kishte 60 motoveliera

dhe tre anije të blera jashtë si Shqipnia, Oboti dhe Skënderbeg. Këto anije realizonin një volum pune prej 75

mij ton mall. Më vonë tre anijet paten jetën e shkurtër sepse anija Oboti u mbyt në rrethana të panjohura, anije

Shqipnia u sekuestrua nga italianët ndërsa anija Skënderbeg ju shit një shoqërie jugosllave.

Kështu, flota tregtare numëronte rreth 40 anije respektivisht rreth 20 për transportin e jashtëm dhe 20 të tjera për transportin e brendshëm

detar pa llogaritur dhjetra anije peshkimi. Vlen të përmendim anijet transoqeanike Arbëria 15. 000 tonshe, anijet Tirana, Shkodra dhe

Vlora 12. 000 tonshe,  anija Durrësi 4700 tonshe, anijet me të njëjtin kapacitet Partizani, Liria Skënderbeu dhe Gjirokastra 2700 tonshe, anijet Teuta,  Saranda, Rinia Boshtova, 6 Shkurti etj. Ky inventor

mjetesh detare kapte rreth 75 mij ton kapacitet dhe mbulonte rreth 20 përqind të volumit të punës së eksport-importit deri në vitin 1990.

Page 8: Ekskursion mesimor

Kujtojmë se rreth viteve 1980 e më pas kantieri tonë detar prodhojë me sukses disa anije transporti duke plotësuar dhe freskuar ndjeshëm

inventarin e flotës sonë tregtare. Sa i takon peshkimit Shqipëria numëronte një inventar prej 60 anijesh të cilat plotësonin nevojat e

vendit në atë kohë mbasi deri në vitet 1952 peshkimi bëhesh në lagunat e liqeve natyrorë me sanalla me rrema pa motor si në Durrës, Vlorë, Lezhë, Himarë e Sarandë sepse me ato mjete nuk mundnin të peshkonin në det të hapur.  Sot,  Shqipëria pothuajse është pa flotë. Inventari i mjeteve detare është 14 anije gjithsej të cilat janë mjaft të vjetra, rreth 35 vjeçare të cilat realizojnë transport me kosto mjaft të lartë për shkak të moshës që ato kanë.  Qeveritë njëra pas tjetrës

vazhdojnë  ta lënë në mëshirë të fatit transportin detar, kjo edhe për shkak se anijet e reja kushtojnë jo pak në tregun e huaj.

Foto te marra nga ekskursioni mesimor ne Pasha Liman:

Page 9: Ekskursion mesimor