faqe 1 në 65 - · pdf filekultivimi i bimëve mjekësore. klasifikimi kultivimi...

65
Faqe 1 65

Upload: lytuyen

Post on 05-Mar-2018

279 views

Category:

Documents


16 download

TRANSCRIPT

Page 1: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 1 në 65

Page 2: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 2 në 65

PARIMET BAZË NË KULTIVIMIN E BIMËVE MJEKËSORE

Gjendja e burimeve bimore në Bullgari dhe perspektiva për kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike

Realizimet e bimëve mjekësore

Të gjitha civilizimet, nga lashtësia deri në ditët tona, përdorin bimë për mjekimin e shumë sëmundjeve. Sipas të dhënave të organizatës botërore të shëndetit, sot, rreth 80% e të gjithë njerëzve në botë përdorin bimë mjekësore dhe numri i tyre rritet përherë e më tepër. Fitopreparatet, të cilat propozohen në tregun botëror, përfaqësojnë rreth 40% të të gjitha formave dhe mjeteve mjekuese, ndërsa llojet e mjekimeve të mëtejshme për përgatitjen e tyre, janë rreth 20000. Kjo vlen jo vetëm për vendet në zhvillim, por dhe për vende të tilla të zhvilluara si SHBA., Gjermania, Franca, Britania e Madhe etj. Statistikat tregojnë se 1/3 e ilaçeve te prodhuara në Gjermani dhe Francë janë me bazë bimore. Në ShBA 40% e industrisë farmaceutike ka kthyer shikimin nga produktet natyrale. Studimet në Britaninë e Madhe tregojnë se 60% e popullsisë përdorin preparate bimore. Ky interes ndaj bimëve mjekësore qëndron jo vetëm në fitoterapinë tradicionale, por dhe në faktin se bota bimore përfaqëson një burim të pashtershëm lëndësh aktive biologjike.

Bullgaria është e njohur për pasurinë e saj të bimëve mjekësore. Kushtet e ndryshme ekologjike të këtij vendi janë premisa për formimin e llojeve dhe formave me përmbajtje të lartë të lëndëve aktive biologjike. Kjo është arsyeja pse ato janë shumë të kërkuara në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Grumbullimi, përpunimi, tregtimi dhe përdorimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka tradita shumë shekullore. Në mjekësinë popullore të këtij vendi përdoren rreth 750 lloje, nga të cilat rreth 250 gjejnë përdorim edhe në mjekësinë zyrtare dhe janë objekt i fuqizimit të tregtisë së brendshme.

Gjatë viteve të fundit është shtuar ndjeshëm eksporti i bimëve mjekësore, thuajse dy herë më shume se dekada e fundit. Kështu, nga 6000-7000 tonë të eksportuara gjatë vitit 1992, eksporti i bimëve arriti deri në 12000 tonë gjatë vitit 2000, nga të cilat rreth 70% ishin bimë mjekësore të grumbulluara dhe përpunuara në vend (Evstatieva, Hardalova, 2004).

Sipas të dhënave të shtypit ndërkombëtar, Bullgaria renditet në vendin e parë në Evropë dhe në vendin e tetë në botë për eksportin e bimëve. Aktualisht Bullgaria eksporton bimë mjekësore në më tepër se 40 vende të botës. Eksporti më i madh i bimëve mjekësore është në Gjermani (më shumë se 50%). Gjatë vitit 1991 eksporti drejt këtij vendi ishte 3600 tonë, ndërsa gjatë vitit 2000 arriti në më shume se 6000 tonë (Lange, 2004).

Partnerë të tjerë të rëndësishëm të Bullgarisë në këtë fushë janë Spanja, Italia, Franca, Austria dhe SHBA. Kohët e fundit, tregjet, veçanërisht ato

Page 3: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 3 në 65

ndërkombëtare, kanë shtuar kërkesat e tyre në lidhje me cilësinë e produktit të ofruar.

Nga mbi 150 loje bimësh mjekësore që eksportohen, vetëm 25% e tyre kultivohen, ndërsa pjesa tjetër mblidhet nga bimët që rriten në gjendje natyrale në zonat ku ato rriten.

Bimët më të kërkuara në tregjet e huaja gjatë viteve të fundit janë gjethet dhe degëzat e mendrës (Mentha piperita), në sasinë mbi 2000 tonë në vit, fruta trëndafili (Rosa Canina L., Rosa Rogosa L.), farëra koriandër (Coriandrum Satirum L.), lule nga llojet e blirit, (Tilia), si p.sh. bliri i argjendtë (Tilia Argentea); bliri-si-zemër (Cordata Mill); (T. parvifolia); bliri fletëgjerë (T. Grandifolia), Tilia Platiphyllos Scop, Tomentosa Maench, Melqinja - fruta të Berberis Vulgaris, të Gështenjës së kalit, gjethe hithre, lule basani (Hypericum Perforatum L.), fara të Sylibum Marianum (L.) Gaerth.

Këto përfaqësojnë rreth 60% nga të gjitha bimët e eksportuara.

Karakteristikat e bimëve mjekësore

Pjesa më e madhe e bimëve mjekësore janë bimë farore të larta dhe vetëm 9 lloje i takojnë bimëve të ulëta. Nga përfaqësuesit e bimëve të larta, 66% prej tyre janë bimë barishtore shumëvjeçare, 13% janë shkurre, ndërsa pothuajse e barabartë është pjesëmarrja e llojeve drunore dhe atyre njëvjeçare – përkatësisht 8% dhe 7%. Llojet dyvjeçare janë përfshirë më pak, vetëm 3%. Nga pikëpamja sistematike, bimët e përdorura mjekësore të rritura në gjendje të egër i përkasin 68 familjeve. Me numër më të madh llojesh familja Asteraceae (27 lloje), familja Lamiaceae (14 lloje), familja Rasaceae (15 lloje), familja Apiaceae (13 lloje), familja Fabaceae (8 lloje) etj. Familjet e mbetura janë të përfaqësuara me nga 6 e më pak (deri në 1) lloje.

Përhapja e bimëve mjekësore Përhapja e bimëve mjekësore dhe madhësia e burimeve të tyre është në varësi të drejtë nga mënyra e shumëzimit, kërkesave të tyre ndaj kushteve të vendit të rritjes (drita, regjimi termik, lagështia, toka, relievi) dhe mundësitë e tyre për t’iu përshtatur ndryshimit të këtyre kushteve. Shumëzimi gjenerativ dhe vegjetativ janë të përfshirë në përqindje të ndryshme tek përfaqësuesit e ndryshëm, ku ky i fundit është i një rëndësie bazë për ripërtëritjen e shpejtë të burimeve pas eksplorimit tek bimët barishtore shumëvjeçare. Disa lloje karakterizohen nga plasticiteti ekologjik i gjerë dhe mund të gjenden në kushte të ndryshme të mjedisit, ndërsa të tjerë kanë kërkesa ekologjikë më specifike dhe ekzistenca e tyre kushtëzohet pikërisht nga këto kushte të veçanta të mjedisit.

Page 4: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 4 në 65

Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve të bimëve mjekësore kërkon njohuri në lidhje me përhapjen, kushtet ekologjike, pasuritë biologjike dhe eksploruese, si dhe përdorimin e tyre gjatë viteve. Studimet e bëra deri tani japin mundësinë të këmbëngulet se numri më i madh i bimëve mjekësore, me burime më të mëdha dhe mundësi për kultivim, janë të përhapura në zonën midis 100 dhe 1000 metra mbi nivelin e detit. Kjo përfshin luginat, pyjet, malet dhe ekosistemet e lumenjve, të cilët janë të lidhur me zonat e brendshme të lagështa. Këto ekosisteme karakterizohen nga një ndikim antropogjen më i madh, pasi janë pranë vendeve të populluara, janë relativisht të arritshme lehtë dhe janë objekt i veprimtarive të ndryshme ekonomike.

Ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve të bimëve mjekësore

Shfrytëzimi i fuqishëm dhe tregtimi i bimëve mjekësore janë shkaqet kryesore që kanë çuar në prishjen e baraspeshës biologjike, deri dhe në zvogëlimin e burimeve të bimëve mjekësore në vendrritjen e tyre natyrale. Fakt është pakësimi i ndjeshëm ose zhdukja e popullatave të disa llojeve, si: Angjelika (Angelica Archangelica L.), Ruta me erë të rëndë (Ruta Graveolens L.), mëllagë e bardhë (Altaea Officinalis L.), (Acorus calanumus), siderit i Sharrit (Sideritis Scardica Griseb.), Harkemila e rëndomtë (Archemilla Vulgaris compl. L.), helmarina (Atropa bella-donna) etj. Si rezultat i zvogëlimit të ndjeshëm të burimeve natyrore, një pjesë e tyre tashmë janë të ndaluara të mblidhen, me ligjin për ndryshueshmërinë biologjike (Ligji Nr.77 KM, i vitit 2002). Të tjera janë përfshirë në “Librin e Kuq të Bullgarisë” (vëllimi 1, viti 1984), ose janë vendosur nën një regjim të posaçëm ruajtje dhe përdorimi (K.M. Nr.12, viti 2004). Gjatë vitit 2000 ka hyrë në fuqi ligji për bimët mjekësore (K.M. Nr.29), i cili rregullon veprimtarinë drejtuese për ruajtjen e tyre dhe përdorimin e qëndrueshëm, përfshirë mbledhjen dhe blerjen e bimëve të prodhuara nga to. Në të përfshihen dhe trajtohen edhe probleme që i takojnë kultivimit të tyre. Po ashtu, jepen rekomandime për mënjanimin, zvogëlimin dhe parandalimin e zhdukjes dhe për përdorimin e qëndrueshëm të bimëve, duke marrë parasysh ratifikimin nga Bullgaria të konventave dhe porosive të organizatave ndërkombëtare, që merren me ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të bimëve mjekësore. Çasti aktual është shumë i përshtatshëm për ruajtjen e veprimtarisë për përdorimin e qëndrueshëm të llojshmërisë dhe të burimeve të bimëve mjekësore. Tendencat e fundit politike dhe sociale në Bullgari paraqesin disa mundësi unikale të këtij vendi: ka sistem ekonomik të stabilizuar, si rezultat i përfshirjes së saj në Fondin Valutor Ndërkombëtar; bashkëpunimit ndërkombëtar (në këtë numër, në rrethin e bimëve mjekësore) vazhdimisht rritet; ka përfunduar kthimi i tokës tek pronarët e saj.

Page 5: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 5 në 65

Si mënyra efektive më e mirë për ruajtjen e fondit gjenetik nga bimët mjekësore dhe, njëkohësisht, për sigurimin e burimeve për qëllime mjekimi, akoma më tepër shtrohet problemi i kultivimit të tyre. Kjo është tendenca bazë, por, ndonjëherë, edhe mënyra e vetme për sigurimin e lëndëve me përmbajtje të lartë LBA (lëndë biologjike aktive) në shumë vende të Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Organizatat ndërkombëtare dhe joqeveritare të vendit marrin pjesë aktivisht në parandalimin e dëmtimeve dhe në shtimin e burimeve të bimëve mjekësore. Ato ndihmojnë nëpërmjet programeve të ndryshme dhe fondeve, kultivimin e bimëve mjekësore në tokat e rretheve të ndryshme (p.sh.: gjatë vitit 2000, në rrethinat e Velingradit, Ellhovos dhe Asenovgradit u realizua projekti “Mbjelljet e kultivuara të bimëve dhe ndihmesat në përgjithësi”, financuar nga PROONI1.

KULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI

Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme, të cilat bazohen në ndryshueshmërinë e florës dhe kushtet e përshtatshme klimatike e tokësore. Që në shekullin XIX janë kultivuar llojet e mendrës, trëndafili i Kasanllëkut (Rosa damascena mill.), lulëkuqja, ndërsa, më vonë, lavandula (Lavandula angustifolia Mill.) (L.Vera DC.), Valeriana Officinalis L. Haraqina mjekësore, Foeniculum Vulgare Mill. kopra e rëndomtë, Koriandera Coriandrum Satirum L. etj. Sot, kjo degë e ekonomisë bujqësore, vazhdimisht rritet. Bimët e kultivuara në llojshmëri janë të paraqitura në përqindje të vogël ndaj rritjes së egër të tyre (rreth 30 lloje, ose rreth 20% nga të gjitha llojet të eksportuara), por, për sa i përket sasisë së bimëve të eksportuara, ato përfaqësojnë pothuajse gjysmën (rreth 45%) kundrejt gjithë eksportit. Fig. 1 Mendra (Mentha piperita)

1 Projekti i Zhvillimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Shënim i autorit)

Page 6: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 6 në 65

Fig. 2 Valeriana mjekësore (Valeriana officinalis)

Sasitë më të mëdha eksportohen nga mendra (fig.1). Nga bimët mjekësore të kultivuara shumë i madh është eksporti i koriandrës (Coryandrum satirum), Valerianës, e njohur si Haraqina mjekësore (Valeriana officinalis) (fig.2), bari i bletës (Melissa officinalis) (fig.3), trumëza e kopshteve (Satureja hortensis), kamomili (Chamomilla recutita) (fig.4) etj. Fig.3 Bari i bletës (Melissa officinalis)

Fig.4 Kamomili (Chamomilla recutita)

Page 7: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 7 në 65

Për disa nga llojet është e vështirë të përcaktohet përqindja e grumbullimit të tyre nga burimet natyrore dhe nga tokat e kultivuara, p.sh.: tek lule basani (Hypericum perforatium), kamomili (Chamomilla recutita), bliri (Tilia sp.), bari i bletës (Melissa officinalis), trëndafili (Rosa canina) etj. Një pjesë e bimëve të kultivuara në vend mbillen në përqindje më të vogël, duke pasur parasysh kërkesat e pakta në tregun ndërkombëtar, si kopra e rëndomtë (Foeniculum vulgare), kopër (Anetum graveolens), borzilok (Ocimum basilicum), sinap (Sinapis alba) ose për shkak të problemeve në kultivim, si helmarina (Atropa bella-donna) etj. Një pjesë e vogël e bimëve mjekësore të kultivuara tashmë futen në prodhim dhe realizimi i tyre në tregun ndërkombëtar qëndron. Shembull tipik është sherbela (Salvia officinalis), e cila krahasimisht prej kohësh kultivohet në vend, ndërsa kërkesat për të tashmë kalojnë prodhimin e saj. Një pjesë e bimëve mjekësore përdoren për prodhimin e vajrave eterike dhe, për këtë qëllim, gjatë viteve të ndryshme, vërehet zgjerimi ose zvogëlimi i sipërfaqeve, në varësi nga kërkesat. Të tilla janë: menta e ëmbël (Mentha piperita), livandoja (Lavandula vera), trëndafili (Rosa damascena), kamomili (Chamomilla recutita), kopra e rëndomtë (Foenuculum vulgare), kopra (Anetum graveolens), sherbela (Salvia officinalis) (fig.5), etj. Fig.5 Sherbela (Salvia officinalis)

Page 8: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 8 në 65

Fig.6 Çaj mali Kohët e fundit, në lidhje me ruajtjen e bimëve mjekësore, filloi studimi dhe, me sukses, zbatohen teknologji për kultivimin e llojeve mjekësore, që mbrohen nga ligji për ndryshueshmërinë biologjike. Sideriti i Shamit ose çaji i malit (Sideritis scardica) (fig.6), llojet e alkimilës së rëndomtë (Alchemilla vulgaris) (fig.7), Acorus calamus (fig.8), Rhodiola rosea (fig.9), Glycyrrhiza Glabra, Ruta me erë të rëndë (Ruta Graveolens), gjithashtu dhe bimë mjekësore nën një regjim special të mbrojtjes dhe përdorimit: akësi (Helihrysum arenarium) (fig.10), (Betonica officinalis) (fig.11), plenër greke (Inula helenium), ushonjëz gjethedashtër (Carlina acanthifolia), menqinja e rëndomtë (Berberis vulgaris) (fig.12) Pjerza (Rhammus frangula), rrëzë ngjyruese (Rubia tinctorum), helmarina (Antropa bella-donna) (fig.13), rigoni i bardhë (Origanum heracleoticum) etj. Fig.7, fig.8, fig.9

Page 9: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 9 në 65

Bimët mjekësore të kultivuara mund t’i klasifikojmë sipas disa mënyrave në varësi nga jetëgjatësia e vegjetacionit, kërkesave ndaj kushteve ekologjike, përkatësisë botanike të llojeve etj. Fig. 10, 11, 12, 13

Klasifikimi në bazë të formave të jetëgjatësisë

Bimët mjekësore kanë cikël të ndryshëm zhvillimi, për këtë arsye futen në tipa të ndryshme biologjike. Në varësi të vazhdueshmërisë individuale të

Page 10: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 10 në 65

zhvillimit, ato ndahen në: njëvjeçare, dyvjeçare, shumëvjeçare barishtore, gjysmë shkurre, shkurre dhe drunore. Fig. 14 Kalendula Calendula officinalis L.

Njëvjeçare janë ato bimë, të cilat mbarojnë ciklin vegjetativ (jetësor) për një vit, domethënë ato zhvillohen nga fara, rriten, lulëzojnë, frutifikojnë - pas së cilës fillon tharja dhe dëmtimi i të gjitha organeve nëntokësore dhe mbitokësore. Të tilla janë kamomili (Chamomilla recutita L.), kalendula mjekësore (Calendula officinalis L.) (fig.14), (Sylibum marianum L.), truma e kopshteve (Saturea hortensis L.), manxurana (Majorana hortensis moench.), koriandera (Coriandrum Satirum L.), kopra e rëndomtë (Foeniculum vulgare Mill.), koperi (Anethum graveolena), kimioni (Cuminum cuminum L.), (Pimpinella anisum L.), sinapi mjekësor (Sinapis alba L.) etj. Bima e valerianës (Valeriana officinalis), kur kultivohet për prodhimin e rrënjëve dhe rizomave, ajo kultivohet si bimë njëvjeçare. Dyvjeçare janë ato bimë, të cilat mbarojnë ciklin vegjetativ jetësor për dy vjet. Gjatë vitit të parë të kultivimit të tyre formohen vetëm organe vegjetative, ndërsa gjatë vitit të dytë bimët formojnë organet e tyre gjenerative, lulëzojnë dhe frutifikojnë, procese pas së cilëve ato vdesin. Të tilla janë ushonjëza gjethedashtër (Carlina acanthifolia), majdanozi (Petroselinum crispum Mill. Hill.), karabotikomi (Carum carvi L.), selinoja (Apium graveolens) etj. Shumëvjeçare barishtore janë ato bimë, cikli jetësor i të cilave vazhdon disa vjet dhe, natyrshëm, ndryshojnë pamjen e tyre në varësi të moshës së tyre. Në fillim formohen organet vegjetative, periudhë e cila mund të zgjasë nga disa muaj deri në pesë vjet. Në vazhdimësi formohen organet gjenerative, bimët lulëzojnë dhe frutifikojnë. Tek bimët barishtore shumëvjeçare, pas frutifikimit, në fund të vegjetacionit, organet nëntokësore ruhen, ndërsa ato mbitokësore, për

Page 11: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 11 në 65

disa lloje vdesin plotësisht. Vdekja shoqërohet me ndryshime në ngjyrën e gjetheve, të cilat zverdhen, skuqen ose errësohen dhe bien. Pas kësaj vdesin dhe kërcejtë. Gjatë viteve të ardhshme zhvillimi i organeve vegjetative mbitokësore dhe atyre gjenerative ribëhen. Në këtë grup futen llojet e ndryshme të mendrës, haraqinës mjekësore (Valeriana officinalis L.), bilbilbardhë e verës (Leucojm aestirum), llojet e ndryshme të alkemilës së rëndomtë (Alchemilla vulgaris compl. L.), bari i bletës (Melissa officinalis L.), rigoni i bardhë (Origanum heracleoticim), (Glucyrrhiza glabra), kopra e rëndomtë (Foeniculum vulgare All. Rar. Vulgare), (Artemisia cina Berg. et Schmidt), plenra greke (Inula helenium L.), mëllaga e bardhë (Althaea officinalis L.) (fig.15), helmarina (Atropa bella-donna), rrëzë ngjyruese (Rubia tinctorum) etj. Fig.15 Mëllaga e bardhë (Althaea officinalis) Fig.16 Livando (Lavandula)

Shkurret janë bimë shumëvjeçare me pjesë mbitokësore të drunjëzuara. Në ndryshim nga drunorët, nuk kanë trung të formuar. Degëzimet fillojnë që nga sipërfaqja e tokës, si rrjedhojë e kësaj formohen disa trungje të barabartë. Të përafërt në habitus janë shkurret e vogla, por me lartësi më të vogël - deri në 50 cm. Nga bimët mjekësore të këtij grupi përmendim trëndafilin e Kazanllëkut

Page 12: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 12 në 65

(Vajori) (Rosa damascenamill), trëndafili i egër (Rosa canina L.) dhe (Rosa rogosa L.), lavandula ose livandoja (Lavandulla L.) (fig.16), (Angustfolia Mill.), (Vera DC.), sherbela (Salvia officinalis L.), sideriti i sharrit (Sideritis scardica Griseb.), mëlqinja e rëndomtë (Berberis vulgaris), zogla (Frangula alnus Mill.). Drunorët janë bimë shumëvjeçare, me pjesën mbitokësore të drunjëzuar, tek të cilët trungu është i formuar qartë dhe nuk mund të jetë më i shkurtër se 2 metra. Rëndësi të madhe mjekësore për praktikën kanë bliri (Tilia sp.) dhe gështenja e kalit (Aesculus hippxestanum). Klasifikime mund të bëhen edhe në varësi të ndikimit të bimëve ndaj faktorëve ekologjikë, siç janë regjimi ujor, ndriçimi, ngrohtësia dhe regjimi ushqimor. Kështu, bimët me prejardhje nga bregdeti i Mesdheut kërkojnë temperatura më të larta për zhvillimin e tyre. Të tilla janë trëndafili i Kazanllëkut (vajori), lavandula, sherbela, borziloku, trumëza e kopshtit, rozmarina etj. Menta, valeriana dhe bari i bletës janë shumë kërkuese ndaj lagështirës tokësore përgjatë gjithë periudhës së vegjetacionit. Ato kërkojnë ujitje të vazhdueshme dhe nuk e pranojnë thatësirën. Bimë të tjera preferojnë toka më të thata dhe e përballojnë relativisht mirë thatësirën verore. Ndikimi i ndriçimit te bimët, gjithashtu, nuk është i njëjtë. Disa prej tyre janë shumë kërkuese ndaj ndriçimit dhe nuk pranojnë hijezimin - qëndrimin në vende me hije. Disa të tjera janë pak kërkuese ndaj dritës, për këtë arsye mund të kultivohen në oborre, kopshte dhe vende të tjera ku ka hijezim të pjesshëm nga drurët, shkurret, ndërtesat etj. Regjimi ushqimor është një faktor që ndikon jashtëzakonisht shumë mbi rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Zakonisht, bimë të veçanta kanë kërkesa specifike ndaj përqendrimit të potasit, fosforit dhe azotit në tokë, sipas të cilave mund të bëhen gjithashtu disa klasifikime në grupe. Përveç grupeve kryesore për sa i përket kërkesave bazë ekologjike, ekzistojnë edhe nivele të ndërmjetme klasifikimi për bimët mjekësore. Pikërisht kjo ndryshueshmëri faktorësh dhe reagimi i bimëve ndaj tyre nuk na japin mundësi të bëjmë një klasifikim më të përpiktë të bimëve mjekësore duke marrë për bazë këto kritere.

Klasifikimi taksonomik i kulturave mjekësore

Ky klasifikim bëhet në bazë të përkatësisë taksonomike të kulturave mjekësore dhe është krahasimisht më i saktë. Sipas tij tregohet gjinia midis llojeve të ndryshme. Shpesh, llojet që futen në të njëjtën familje vuajnë nga disa sëmundje të përgjithshme dhe preken nga të njëjtët dëmtues. Por kjo nuk i përket kërkesave ekologjike nga të cilat zhvillohen llojet e ndryshme. Sipas këtij klasifikimi bimët mjekësore i përkasin familjeve të mëposhtme:

Familja Përfaqësuesit Amaryllidaceae Leucojum aestivul L.

Page 13: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 13 në 65

Apiaceae (Ombrellore) Kopër (Anethum graveoleus L.) angjelika (Angelica archangelica L.), selino (Apium graveolens), karaboti karvi (Carum Carvi L.), koriandër (Cariandrum satirum L.), kopër e rëndomtë (Foeniculum vulgare Mill.), levistik mjekësor (Levisticum officinalis Koch.), majdanozi (Petroselinum Crispum (Mill.) Hill.), pimpinela lavason (Pimpinella anisum L.)

Apocynaceae Menekshe gomari e vogël (Vinca minor L.) Asteraceae Artemisia cino Berg et Schmidt,

kalendulë mjekësore (Calendula officinalis L.), argjinari (Cynara scolymus L.), Hegi, eqinace (Echinacea sp.), plenër greke (Inula helenicum L.), kamomili (Chamomila recutita L.) Rausch., piretrumi (Pyrethrum cinerarifolium Trev.), Sylibum marianum (L.) Gaerth., lule kadife (Tagetes erecta L.) dhe (T.Patula L.)

Apocynaceae Menekshe gomari e vogël (Vinca minor L.) Brassicaceae (Kryqore) Sinapi i zi (Brasica nigra L.) Koch.,

sinapi i bardhë (Sinapis alba L.) Cannabaceae Sumbullari (Humulus lupulus L.) Caryophyllaceae Gjipsofila (Gypsophylla paniculata L.) Chenopodiacear (Kenopodiore)

Minuer i Henrikut të mirë (Chenopodium bonus-henricus (L.)

Guttiferae (Hypericaceae) Lulebasani (Hypericum perforatum) Iridaceae Shpatore gramore (Iris germanica) Lamiaceae Hisap (Hyssopus officinalis L.),

livandë gjethengushtë (Lavandula angustifolia Mill L.Vera DC), menxuranë (Majorana hortensis Moench.), bari i bletës (Melissa officinalis L.), mendër piper (Mentha piperita L.), mendër fushore (Mentha arvensis), mendër me kallinj (Mentha spicata L.), nepetë e transkaukazit (Nepeta transcaucasica Grosch.), borzilok (Ocimum basilicum L.), rigoni (Origanum vulgare sp hietum), rigoni i bardhë (Letswart), rozmarina (Rosmarinum officinalis L.),

Page 14: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 14 në 65

sherbela (Salvia officinalis L.), trumëza e kopshtit (Saturea hortensis L.), sideriti i sharrit (Sideritis Scardica Grieb.), lisra (Thymus ponnonicus All.), (Thymus sp.)

Liliaceae (zambakore) lule shëngjergji / zambaku i lugjeve (Convallaria majalis L.)

Halvaceae (Mullagore ose Malvace)

Mëllaga e bardhë (Altaea officinalis (L.)

Papaveraceae Lulëkuqja e verdhë (Glaucium flarum Crantz.) Ramnaceae Zongël (Frangula alnus Mill.) Rosaceae Alkemile e rëndomtë (Alchemilla vulgaris compl.

L.), trëndafili vajor i Kazanllëkut (Rosa damscena), trëndafili i egër (Rosa canina L.), trëndafili (Rosa rogosa L.)

Rubiaceae Rrëzë ngjyruese (Rubia tinctorum L.) Rutaceae Rutë me erë të rëndë (Ruta graveolens L.) Solanaceae (Solanore) Helmarinë (Atropa bella-donna L.),

tatulla (Datura stramonium L.), (Datura innoxia Mill.), matergonë e zezë (Hyoseyamus niger L.).

Tiliaceae Bliri i argjendtë (Tilia tomentosa Moench.), bliri si zemër (Tilia Cordata Mill.) (T. parvifolia), bliri gjethegjerë (Tilia platyphyllos Scop.) (T. grandifolia)

Valerianaceae Centrantë (Centranthus sp.), haraqinë mjekësore (Valeriana officinalis L.)

Përparësitë për zhvillimin e burimeve bimore

Traditat etnike Nga të gjitha degët e mjekësisë bashkëkohore, vetëm fitoterapia është e lidhur me traditat e popullit bullgar. Ndërkohë që homeopatia lindi në Evropën Perëndimore, ageterapia (agopunktura) - në botën lindore (dhe nuk kanë qenë të njohura nga gjyshërit tanë), mjekimi me bimë zbatohej në trojet tona që në kohërat e lashta. Traditat në përdorimin e bimëve mjekësore duhet të kërkohen që nga periudha parahistorike e shtetit bullgar. Trakët e lashtë kanë njohur dhe përdorur bimët mjekësore. Më vonë, përvoja e tyre u pasurua nga përvoja e sllavëve dhe parabullgarëve, të cilët kanë njohur mirë këtë burim natyral. Ka të dhëna të

Page 15: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 15 në 65

pakundërshtueshme që sllavët kanë përdorur për mjekim blirin (Tilia sp.), trëndafilin (Rosa canina), artemisën (Artemisia absinthium), kantariaon i verdhë (Hypericum perforatum), etj. Jo pa rëndësi është edhe fakti që në Bullgari ekziston një traditë e theksuar për transmetimin e përvojës, për sa i përket mjekimit me bimë nga njëri brez tek tjetri. Ka familje të tëra, të cilat shquhen si mbledhëse të bimëve dhe/ose kultivues të tyre. Kjo është veçanërisht e përhapur në rajonet e qendrave bimore (QB) Karllovo, Sliven, Ajtos, Shumen, Novi Pazar, Vidin etj. Burimet njerëzore Në Bullgari ka një potencial njerëzor të përgatitur mirë, për sa i përket prodhimit të bimëve, mbledhjes dhe përgatitjes së tyre. Për shumë vjet përgatitja e kuadrove të tillë i dedikohej Bashkimit Qendror të Kooperativave, ndërsa, më vonë, edhe nga Qendra Kombëtare e Fitoterapisë dhe Mjekësisë Popullore, si dhe nga Qendra Kombëtare e Shëndetit Publik. Në kurset e kualifikimit kursantët njihen gjerësisht me rregullat për mbledhjen, përgatitjen paraprake dhe ruajtjen e bimëve mjekësore, si dhe për teknologjitë bazë të kultivimit të tyre. Përgatitja e kuadrove të kualifikuar mirë ka qenë gjithmonë një përparësi për marrjen e produkteve cilësore dhe për ruajtjen e rregullave bazë për sa i përket mjedisit rrethues dhe ruajtjes së burimeve natyrore. Gjatë viteve të fundit është rritur potenciali i burimeve njerëzore me arsim të lartë, të mesëm dhe bazë për kultivimin e bimëve. Një pjesë prej tyre janë të papunë ose të zënë pjesërisht me punë, me të ardhura të vogla ose pa të ardhura. Studimet e kryera për kultivimin e bimëve mjekësore gjatë viteve të fundit në shkollat për prodhimin e bimëve në rajonet e QB Ellhovo, Velingrad etj. treguan rezultate shumë të mira. (fig. 17 dhe 18). Fig. 17 Prodhimi i fidanit të sherbelës (Salvia officinalis)

Page 16: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 16 në 65

Fig.18 Mbjellja e fidanit të sherbelës Faktorët socialë dhe ekonomikë Në Bullgari ekzistojnë përparësi reale për kultivimin e bimëve mjekësore nëpërmjet përdorimit maksimal të mundësive sociale dhe ekonomike në nivelet kombëtare, rajonale dhe lokale. Shtimi i numrit të të papunëve në kushtet e krizës ekonomike i jep kësaj veprimtarie aspekt social, pasi në të përfshihen një numër i madh të papunësh, për të cilët kultivimi i bimëve mjekësore është një e ardhur alternative. Në lidhje me reformat në vend gjatë viteve të fundit dhe kthimit të tokës pronarëve të vjetër, u krijuan mundësi të reja për kultivimin e bimëve dhe për rritjen e rëndësisë së tyre për sa i përket zënies së popullsisë me punë. Nëpërmjet shtimit të tokave të zëna me kultivimin e bimëve mjekësore do të shtohet edhe zënia me punë e popullsisë. Në periudhën e krizës ekonomike kultivimi i bimëve jep mundësi për të ardhura plotësuese për popullsinë, ndërsa në disa raste mund të jetë dhe e ardhur bazë për familjet. Kjo vlen më shumë për rajone të prapambetura nga pikëpamja ekonomike në vend. Parashikohet pjesëmarrje e gjerë e shoqërisë në këtë kuadër në organizata joqeveritare MZGAR, MOSV, GU Pagesave, organizatat ndërkombëtare, institutet financiare, të cilët do të jenë dhe personat veprues

Page 17: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 17 në 65

bazë (donatorë) për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e drejtimit. Në të do të jenë përfshirë dhe nga shoqëria shkencore, media (për shpërndarjen e informacionit), pronarë privatë dhe shtetërorë të tokave. Mundësitë për tërheqjen e investitorëve të huaj Mjaft vende, si Gjermania, SHBA, Holanda etj. paraqesin interes të fuqishëm ndaj kultivimit të bimëve mjekësore në Bullgari. Kjo shpjegohet me mjedisin relativisht të pastër të natyrës të rajonit, prodhimin e lëndës se parë cilësore, çmimin e ulët të fuqisë punëtore dhe përkatësisht në prodhimin e produktit.

QËLLIMET BAZË NË KULTIVIMIN E BIMËVE MJEKËSORE Prodhimi i bimëve cilësor dhe standard Në kultivimin e bimëve mjekësore përmirësohet cilësia e lëndëve të para, pasi përdoret material i seleksionuar me cilësi të larta ekonomike (përmbajtje më e lartë e lëndëve biologjike aktive, rendimente më të larta etj.). Kjo gjë çon edhe në përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe efektivitetit të prodhimeve bimore të formuara në vazhdimësi. Në kultivim zbatohet teknologji efektive jonatyrore, nga e cila prodhohet lëndë e parë me produktivitet të lartë. Ekonomizohen shpenzimet e transportit, kohë dhe ditë pune në krahasim me bimësinë e mbledhur nga burime natyrore (p.sh.: kamomili, trëndafili, bari i bletës, rigoni i bardhë, lisra etj. Të ardhurat janë shumë më të mëdha në krahasim me të ardhurat e marra nga mbledhja e bimëve mjekësore nga natyra. Shpenzimet tek bimët mjekësore janë kryesisht në krijimin e të mbjellave, të cilat, tek bimët shumëvjeçare janë kryesisht gjatë vitit të parë, ndërsa gjatë viteve pasardhës, ngastrat e mbjella vetëm mirëmbahen dhe sigurohet rendimenti (vjelja). Prania e organizatave këshilluese të llojeve të qendrave të agrobiznesit japin mundësi plotësuese për përdorimin e arritjeve të fundit për kultivimin e qëndrueshëm të bimëve mjekësore. Shfrytëzimi i tokave bujqësore Tokat e punueshme në Bullgari kanë kushte të përshtatshme të veçanta klimatike dhe tokësore për kultivimin e mbi 50 llojeve të bimëve mjekësore. Një përqindje e konsiderueshme e tokës bujqësore të shfrytëzueshme në vend (rreth 30%), tashmë nuk punohet dhe, për këtë ka disa faktorëve objektivë dhe subjektivë. Toka të tilla djerrë gjen në çdo rajon, ku më shumë e ku më pak dhe, në këto zona, janë ngritur edhe qendrat e biznesit.

Page 18: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 18 në 65

Kultivimi i bimëve mjekësore do të japë mundësi për përdorimin e këtyre ngastrave dhe, veçanërisht, të tokave bujqësore me prodhimtari të ulët dhe të rrezikuara nga gërryerja, të shpërndara kryesisht në rajonet malore dhe kodrinore. Planifikimi i punës Përkujdesja dhe mbledhja e prodhimit në rastin e kultivimit sigurohet në një kohë më të përshtatshme dhe për një afat më të shkurtër. Kultivimi i bimëve mjekësore me teknologji të përshtatshme përcakton dhe marrjen e rendimenteve vjetore konkrete me përmbajtje të fiksuar të lëndëve aktive biologjike. Kjo jep mundësi për lidhjen e marrëveshjeve paraprake për realizimin e prodhimit të ardhshëm. Ruajtja e burimeve natyrore të bimëve mjekësore Disa prej bimëve mjekësore që gjenden në natyre kanë një përhapje shumë të kufizuar dhe për to nevojitet mbrojtje, kufizim i mbledhjes së tyre nga burimet natyrore sipas disa normativave, që përcaktohen në legjislacionin për mbrojtjen e burimeve natyrore. Kërkesat për këto bimë në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar janë të mëdha, si p.sh. për mëllagën e bardhë (Altaea officinalis), haraqinën mjekësore (Valeriana officinalis), rigoni i bardhë (Letswart), sideriti i Sharrit (Sideritis scardica Griseb.) etj. Kultivimi i bimëve mjekësore, veçanërisht për llojet e mbrojtura dhe të rralla ka sjellë rrjedhimisht mbrojtjen e burimeve gjenetike natyrore të tyre, ruajtjen e barazisë ekologjike dhe sigurimin e lëndëve mjekësore defiçitare për praktikën.

Zbatimi i praktikave bujqësore bashkëkohore, të lidhura me mjedisin rrethues dhe ekonominë e tregut.

Në kultivimin e bimëve mjekësore ka mundësi shumë të mira për zbatimin e kërkesave për bujqësinë biologjike. Ajo bazohet në metoda të lidhura me ligjet e natyrës, duke mënjanuar ose përjashtuar përdorimin e lidhjeve sintetike - plehra, pesticide dhe lëndë të tjera kimike. Si pasojë e këtij kultivimi prodhohen produkte me cilësi të lartë dhe të shëndetshëm e të pastër ekologjikisht për prodhuesit dhe për tregun, pa ndotur mjedisin rrethues. Metodat e përdorura për bujqësinë biologjike japin mundësi për të prodhuar produkte ekonomikisht rentabël me mjete minimale. Këto metoda përfshijnë:

- Zbatimin e qarkullimeve bujqësore - Përdorimin racional të plehrave organike, si plehu i stallës dhe i

shpendëve, kompostot etj., për përmirësimin e pjellorisë natyrale të tokës. - Luftë biologjike me barërat e këqija dhe dëmtuesit.

Page 19: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 19 në 65

- Përdorimi i kultivarëve të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. - Ruajtja e teknologjive të kultivimit, mbledhja dhe përpunimi paraprak, të

përafërta deri në kërkesat natyrale të jetesës, me të cilat ulet stresi dhe sigurohet cilësi e lartë.

Mundësitë për përdorimin e kulturave mjekësore nga rajone të tjera gjeografike

Shumë bimë mjekësore, të cilat kultivohen në vend nuk gjenden në kushte natyrore të vendit. Të tilla janë trëndafili vajor (me origjinë nga Irani) (fig.19), mendra, lavandula, trumëza e kopshtit, finoku i egër, koriandera, levistiku mjekësor, selinoja, borziloku, rozmarina, majorana (deti Mesdhe), Echinacea sp. (SHBA) (fig.20) etj. Fig.19 Trëndafili vajor Fig.20 Echinacea

Në kultivimin e këtyre llojeve ka mundësi që të zbatohen edhe arritjet më të mira shkencore në botë, duke përdorur materiale shumëzuese me cilësi të larta ekonomike.

Etapat në kultivimin e bimëve mjekësore. Kërkesat dhe propozimi i bimësisë

Page 20: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 20 në 65

Realizimi i mirë i produktit të prodhuar është stimul më i madh për kryerjen e një veprimtarie të dhënë. Ja përse prodhuesit duhet të disponojnë informacion të mirë në lidhje me kërkesat dhe propozimet për bimësinë nga bimët mjekësore të kultivuara në tregun tonë dhe atë ndërkombëtar, e cila do të japë mundësi për të bërë prognoza (parashikime) dhe për t’i realizuar ato gjatë 2-3 viteve në vijim. Cilësia dhe shkalla e përpunimit janë bazë për përcaktimin e çmimit të bimëve. Përdorimi i mekanizimit në prodhimtari, gjithashtu, luan rol të madh për përcaktimin e rentabilitetit të një kulture. Prodhimi biologjik i bimëve është garanci e mirë për realizimin e suksesshëm. Ngulitja e mësimit të mirë për kultivim të qëndrueshëm, mbledhja dhe përpunimi i bimëve garantojnë realizimin me sukses të produktit të prodhuar.

Të mësuarit për kërkesat teknologjike në kultivimin e bimëve mjekësore

Të mësuarit e prodhuesve të bimëve bën që ata të njihen me të gjitha problemet që lidhen me veçoritë biologjike dhe ekologjike të bimëve, ciklin prodhues të kultivimit, vjeljen dhe përpunimin fillestar për të prodhuar produkt cilësor, i destinuar për tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Ai jep strategjitë e përgjithshme dhe teknikat themelore në zbatimin e metodave dhe masave të kultivimit në lidhje me kërkesat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për përfshirjen deri të burimeve gjenetike dhe ruajtjen e llojeve biologjike natyrore dhe mbrojtjen e llojeve të rrezikuara. Ruajtja e të gjitha kërkesave teknologjike të një kulture të dhënë dhe të kërkesave për prodhime të pastra ekologjikisht është kusht i domosdoshëm për një biznes të suksesshëm. Trajnimet e bëra nëpërmjet komponentit të projektit “Përkrahje për prodhuesit e bimëve dhe produkteve bujqësore alternative” realizohen si pjesë e projektit JOBS2 në tetë krahina. Qendrat e Biznesit (QB) në Velingrad dhe Polski Trëmbesh, janë të përfshira në nismën pilot “Bimësia dhe punësimi”, që prej fundit të vitit 2002. Në proces të ndërtimit janë gjashtë qendra të reja të specializuara, të cilat disponojnë agronomë dhe ndihmojnë ekonomitë bujqësore vendore dhe të papunët të zhvillojnë biznes të qëndrueshëm në fushën e prodhimit të bimëve dhe bujqësisë alternative. Në secilën nga tetë QB-të që plotësojnë këtë komponent do të krijohen fusha eksperimentale dhe bazë për përgatitjen fillestare të produktit të kultivuar dhe mbledhur nga përfituesit. Strategjia e komponentit parashikon pjesëmarrësit të mësohen për kultivimin e bimëve të mbledhura dhe kulturave alternative,gjithashtu dhe për praktikat e

2 JOBS - Punësim nëpërmjet përkrahjes së biznesit

Page 21: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 21 në 65

mira në prodhimin e përgatitjen e bimëve mjekësore. Trajnimi do të shërbejë edhe për zgjedhjen paraprake të kandidatëve për përfshirjen në projekt. Zgjedhja e llojeve të bimëve mjekësore të përshtatshme për kultivim në rajonet

e ndryshme të vendit

Produktet bimore të të njëjtit lloj, të kultivuara në terrene të ndryshme, mund të shfaqin ndryshime të theksuara në cilësi dhe rendiment (produkti i përgjithshëm në njësinë e sipërfaqes). Këto ndryshime mund të shfaqen në pamjen e jashtme të tyre ose në përmbajtjen e lëndëve aktive biologjike, biosintezës dhe biotransformimit, të cilat ndikohen nga kushtet natyrore të jashtme. Zgjedhja e një lloji të caktuar nga një mjedis i përcaktuar është shumë i rëndësishëm për të mundësuar krijimin e kushteve optimale për kultivimin e tyre. Për zgjedhjen e drejtë duhet që të njihen kërkesat ekologjike më të plota dhe të përpikta të një lloji të caktuar të bimës mjekësore. Është e nevojshme që të bëhet edhe vlerësimi i saktë për shmangien e rreziqeve të mundshme nga ndotja e tokës/ujit/ajrit nga elementë kimikë toksikë ose agjentë (në afërsi të rrugëve, fabrikave, minierave etj.).

Zgjedhja e materialit cilësor faror dhe mbjellës

Farërat dhe fidanët, përfshirë dhe organet shumuese vegjetative, si rrënja, rizoma, prerje kërcelli duhet të jenë të karakterizuara saktë nga pikëpamja botanike sipas gjinisë, llojit, varietetit/gjenotipit. Origjina e tyre duhet të jetë e përcaktuar ndërsa historia gjenetike - e trashëguar. Materiali fillestar duhet të jetë i cilësisë më të mirë, pa infeksione dhe sëmundje, për të siguruar rritje të shëndetshme të breznive. (fig.21) Fig.21 Farëra të Valeriana officinalis

Në përdorimin e farërave për mbjellje ose fidanë të gatshëm preferohet që të punohet me kultivarë të njohur në vend ose prej popullatave të përmirësuara.

Page 22: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 22 në 65

Në shtojcën 1 janë dhënë kultivarë të BMA (bimëve mjekësore dhe aromatike), të krijuara në Bullgari ose të prezantuara nga jashtë, nga të cilat rekomandohet materiali faror ose fidanor. Ato janë me rendiment të lartë dhe me përmbajtje të lartë të theksuar të lëndëve biologjike aktive, të qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. Farërat duhet të jenë prodhim i atij viti ose i vitit të kaluar dhe të kenë cilësitë mbjellëse të nevojshme, si pastërti, fuqi mbirëse, vitalitet, lagështi, të jenë autentike të llojit dhe kultivarit etj., në bazë të udhëzimit Nr.24 të ligjit për materialin faror dhe fidanor. Kërkesat për cilësinë e materialit faror dhe fidanor për disa bimë mjekësore dhe aromatike janë dhënë në shtojcën 2 dhe 3. Përdorimi i farërave dhe fidanëve elitë duhet të bëhet vetëm nga persona të njohur dhe të licencuar si prodhues farërash dhe fidanësh. Farërat dhe fidanët duhet të jenë të shoqëruar nga të gjitha dokumentet e nevojshme, që tregojnë cilësitë e tyre dhe origjinën. Farërat dhe organet vegjetative të shumëzimit, të cilat përdoren për prodhim biologjik të bimëve mjekësore duhet të jenë të certifikuara si të tilla me origjinën e tyre origjinale. Farëra, material shumëzimi dhe produkte të prodhuara nga organizma gjenetike të modifikuara nuk mund të përdoren (Urdhëresa Nr.22/2001).

Kërkesat teknologjike

Kultivimi i bimëve mjekësore kërkon përkujdesje intensive dhe, në veçanti, kompetencë. Vazhdueshmëria e rritjes dhe zhvillimit përpara vjeljes e cilësdo qoftë lëndë bimore, varion në varësi të kërkesave cilësore për bimë të veçanta. Operacionet standarde të ndryshme mund të jenë të pranueshme në varësi të metodave të zbatuara në kultivim dhe nga lloji i materialit shumëzues të përdorur - farëra ose fidanë.

Kërkesat klimatike dhe tokësore

Faktor bazë, ndikues në cilësitë fizike, kimike dhe biologjike të bimëve mjekësore dhe marrja nga ato e produktit bimor, janë kushtet klimatike dhe tokësore në të cilat ato kultivohen.

Kërkesat klimatike

Kërkesat klimatike përfshijnë kohëzgjatjen e ndriçimit ditor, reshjet dhe temperaturën. Vazhdueshmëria e ngrohjes diellore, reshjet mesatare dhe temperatura, përfshirë edhe amplitudat natë-ditë ndikojnë ndjeshëm në proceset fiziologjike dhe biokimike në bimë, veçanërisht të përfshira në reaksionet e enzimave. Të gjitha këto në radhën e vet do të ndikojnë në rritjen dhe të lëndës aktive biologjike në të. Edhe një herë do të nënvizojmë që

Page 23: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 23 në 65

prioritet dhe mjet ndihmës në shtimin e ndikimit pozitiv të faktorëve klimatikë janë kompetencat më të mira dhe njohuritë shkencore. Sipas prejardhjes së tyre bimët mjekësore kanë kërkesa klimaterike të ndryshme, që i përgjigjen kushteve në të cilat janë përhapur në natyrë bimët ose janë përafërsisht të përshtatshme. Në qoftë se nuk i përshtatim me këto kërkesa është tepër e mundshme që rendimentet dhe përmbajtja e lëndëve aktive të zvogëlohen. Për arsye të keqësimit të kushteve të ekzistencës, është e mundur prekja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Kërkesat tokësore

Toka duhet të jetë pjellore dhe të përmbajë sasitë e nevojshme dhe kombinimin optimal të azotit, fosforit dhe potasit, mineraleve, lëndëve organike dhe elementëve të tjerë të domosdoshëm për zhvillimin optimal të bimëve. Kushtet e tokës: tipi i tokës, lagështia, pjelloria, janë specifike për bimë mjekësore të dhëna. Bimët mjekësore nuk duhet të kultivohen në toka të ngarkuara me mbetje të metaleve të rënda, me preparate për mbrojtjen e bimëve dhe kimikate të tjera. Përdorimi i çfarëdolloj kimikati gjatë kultivimit ose në mbrojtjen e bimëve duhet të jetë në përdorim deri në minimumin e mundshëm dhe zbatimi vetëm në raste të fundit (në mungesë të masave të tjera alternative). Të gjithë agjentët që pasurojnë tokën duhet të përdoren me kujdes, në varësi me nevojat e saj, me llojin e bimës mjekësore dhe të ruajë cilësitë e tokës, ndërsa plehrat të hidhen në mënyrë që të shkaktojnë shpëlarjen minimale (drenazhin) të tokës. Për përcaktimin e vendit për mbjelljen e bimëve duhet të kemi parasysh që pjesa më e madhe e tyre kanë farëra të imta, të karakterizuara zakonisht nga fuqi mbirëse e ulët. Pothuajse të gjitha bimët mjekësore, veçanërisht më të rrallat dhe llojet e mbrojtura, kanë rritje dhe zhvillim të ngadaltë, kryesisht në muajt e parë pas mbjelljes. Për këtë, në tokat pa strukturë, argjilore ose të infektuara nga barërat e këqija, rriten bimë të dobëta, të rralla, gjë që ndikon ndjeshëm në rendiment. Për shumicën e bimëve mjekësore pH i tokës huhet të jetë neutral (pH midis 6,5 dhe 7,5). Në toka me aciditet më të lartë, duke pasur parasysh preferencën e bimëve për toka më bazike (pH 7,5 - 8,5 për sherbelën, sideritin etj., rekomandohet përdorimi i gëlqeres (gëlqerimi), plehërimi me pleh organik të kalbur mirë ose mulçirimi me gjethe, komposto ose kashtë të grirë hollë.

Vendi i bimëve mjekësore në qarkullimin bujqësor dhe në ekonominë private

Qarkullimi bujqësor kërkon më së pakti investime rrënjësore, si masë për veprimtarinë e disa faktorëve fizikë, kimikë dhe biologjikë në pjellorinë e tokës. Ajo ndikon edhe mbi tempin dhe shkallën e zbërthimit të humusit në tokë, nëpërmjet përbërësve të ndryshëm të bimëve, të cilët marrin pjesë.

Page 24: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 24 në 65

Bashkëveprimi i kulturave bimore dhe, në veçanti, të bimëve mjekësore dhe aromatike mbi regjimin ushqimor të tokës, është i ndryshëm. Kjo varet nga aftësia e bimëve të veçanta të përvetësojnë lëndët ushqyese dhe t’i tërheqin ato nga shtresat e ndryshme të tokës, në varësi nga veçoritë e sistemit të tyre rrënjor, si dhe nga sasia dhe përmbajtja e mbeturinave, që ato i lënë në tokë. Renditja e kulturave ka ndikim mbi bilancin ujor në tokë. Ky ndikim përcaktohet nga kërkesat konkrete të kulturave ndaj ujit për formimin e njësisë së lëndës së thatë, nga zhvillimi i ndryshëm, nga shtrirja dhe vendosja e sistemit të tyre rrënjor, si dhe nga vazhdueshmëria e periudhës së tyre vegjetative. Me renditjen e kulturave mbahet barazia biologjike në tokë. Pandryshueshmëria e kultivimit të një kulture mund të çojë deri në zhvillimin e madh të mikroorganizmave patogjene. Nëpërmjet qarkullimit bujqësor arrihet ndryshimi i mjedisit, gjë që çon deri në zhdukjen e disa sëmundjeve (hiri, ndryshku etj.) dhe dëmtuesve (akare, morrat e rrënjëve etj.), ose deri në zvogëlimin e popullacioneve të tjera (shkaktarë të llojeve të ndryshme të kalbëzimit të rrënjëve, nematodeve, të krimbit tel etj.), të cilat janë shumë të rrezikshme për bimët mjekësore dhe aromatike, pasi në të shumtën e rasteve, pas përcaktimit të prekjes, lufta është e pamundur. Në qarkullimin bujqësor, për sa i përket barnave të këqija, më efektive mund të përdoret aftësia konkurruese e ndryshme e bimëve, e cila përcaktohet nga biologjia dhe agroteknika e tyre. Rekomandohet që bimët mjekësore të përfshihen në qarkullimin bujqësor bashkë me kultura të tjera bujqësore. Moment i rëndësishëm në zgjedhjen e parabimës së përshtatshme është përcaktimi i përshtatshmërisë së kulturës. Pjesa më e madhe e bimëve mjekësore kultivohen si kultura prashitëse, për këtë arsye mund të renditen me kultura të tjera bujqësore. Rekomandohet dhe kultivimi i bimëve njëvjeçare dhe dyvjeçare në sipërfaqe të specializuara për kultura mjekësore. Zgjedhja e drejtë e parabimës varet kryesisht nga veçoritë e tyre biologjike, në një shkallë të madhe nga përkatësia e llojit, nga kjo kur liron tokën (për të pasur kohë të mjaftueshme për kryerjen e masave të nevojshme agroteknike), në qoftë se është kulturë prashitëse ose kulturë me sipërfaqe mbuluese kultivimi. Parabimë më të mira për më të shumtën e bimëve mjekësore janë drithërat dimërore, leguminozet për kokërr, perimet e ndryshme, zhardhokët dhe bimët foragjere (jonxha, barërat e përzier etj.), të cilat lirojnë tokën shpejt dhe japin mundësi për përgatitjen në kohë të tokës dhe për mbjellje në afat të farës ose fidanit. Afatet e zgjatura të kultivimit të disa bimëve mjekësore shumëvjeçare, si sherbela, bari i bletës, lisia etj., nuk vështirësojnë ndjeshëm përfshirjen e tyre në qarkullimin bujqësor. Por ka edhe mbjellje afatgjata nga bimë mjekësore dhe aromatike, si lavandula gjethengushtë dhe trëndafili i egër, të cilat kultivohen jashtë qarkullimeve bujqësore fushore.

Page 25: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 25 në 65

Për arsye të shpenzimeve të mëdha të fuqisë punëtore në kultivim dhe mbledhjen e lëndës së prodhuar, parcelat janë zakonisht nga 5 deri në 20 dynym për një kulturë. Për disa lloje bimësh mjekësore dhe aromatike, ku ka mundësi që të bëhet mekanizimi i plotë në mbjellje dhe mbledhjen e tyre, si te kopra e rëndomtë, koriandra, lavandula gjethengushtë etj., parcelat janë zakonisht nga 50 deri në 500 dynym. Kohëzgjatja e përdorimit të ngastrave për më të shumtën e bimëve mjekësore duhet të jetë nga 1 deri në 5 vjet. Pas kësaj periudhe zakonisht rendimentet zvogëlohen dhe të mbjellat preken nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Sugjerohet që në çdo 5-6 vjet të parashikohet të paktën një vit, gjatë të cilit ngastra të përdoret si livadh artificial, me qëllim të rikthimit të pjellorisë së tokës dhe zhdukjes së barërave të këqija.

Përgatitja e tokës

Rëndësi të jashtëzakonshme për suksesin e kultivimit të bimëve mjekësore ka sistemi i drejtë i përgatitjes së tokës, si ai bazë, ashtu edhe ai i parambjelljes (fig.22). Me këtë synohet që të krijohen kushte sa më të përshtatshme për marrjen e rendimenteve të larta dhe të qëndrueshme. Fig.22 Parcelë e përgatitur për mbjelljen e mendrës

Detyrë e rëndësishme në përgatitjen e tokës është krijimi i një regjimi normal ujor, ajror dhe ushqimor, me të cilën përmirësohen cilësitë e saj fizike, grumbullohet sasi maksimale lagështie, krijohen kushte për zhvillimin normal të proceseve mikrobiologjike, të nevojshme për kthimin e lëndëve ushqimore në forma të përvetësueshme nga bima dhe zhdukjen e barërave të këqija. Punimi i thellë. Ky është momenti më i rëndësishëm nga përgatitja e tokës. Punimi me plug me paraplor siguron kthimin dhe copëtimin e shtresës së tokës, por, njëkohësisht me këtë, prerjen e pjesëve nëntokësore të bimëve, mbulimin e plehrave dhe mbeturinave të pasvjeljes. Cilësitë teknologjike më të rëndësishme të tokës, nga të cilat varet cilësia e punimit, janë lidhja plasticiteti dhe

Page 26: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 26 në 65

ngjitshmëria. Ato varen nga përbërja mekanike e tokës, nga struktura dhe ndërtimi i shtresës së punueshme, por, gjithashtu, edhe nga përmbajtja e lëndëve organike. Në toka me përmbajtje mekanike të rëndë, shkalla e thërrmimit rritet, kur lagështia e tyre arrin madhësinë optimale. Rritja më tepër e lagështirës keqëson cilësinë e punimit, sepse shtohet ngjitshmëria e saj. Tokat e lehta në gjende të thatë janë pak të lidhura. Me shtimin e lagështirës pakësohet lidhshmëria e tyre. Plasticiteti i këtyre tokave, pavarësisht nga madhësia e lagështirës, është shumë e ulët. Kjo jep mundësi që ato të punohen pa u keqësuar cilësia e punimit, në diapazon të gjerë të lagështirës. Momenti i punimit mund të përcaktohet shumë lehtë me sy. P.sh., në qoftë se toka nuk ngjitet pas plugut dhe shtresa e kthyer nuk shkëlqen dhe copëtohet me plisa të vegjël, momenti i punimit është i përshtatshëm. Në qoftë se shtrëngojmë me dorë tokën, nuk nxjerr ujë, por në lëshimin nga lartësia një metër, copëtohet në plisa të vegjël, momenti për plugim gjithashtu është i përshtatshëm. Cilësia e plugimit përcaktohet nga treguesit e mëposhtëm: Thellësia, valëzimi, plisëzimi, shkalla e përmbajtjes së shtresës së sipërme dhe mbeturinave të pasvjeljes, shkalla e prerjes së barnave të këqija, prania e vendeve të papunuara. Diskimi. Me këtë sigurohet shkriftimi, kthimi i pjesshëm dhe përzierja e tokës, si dhe prerja e barërave të këqija. Shkriftimi me lesën e diskut kryhet në thellësi të vogël për prerjen dhe copëtimin e shtresave pas plugimit të tokës me barëra dhe për copëtimin e plisave të formuar në punimin e parë në toka të thata. Frezimi. Me këtë bëhet copëtimi dhe përzierja e tokës, pa kthimin e shtresës. Kryhet me freza, të cilat kanë organe pune aktive me veprim goditës mbi tokën dhe mbetjeve bimore, si rezultat i të cilës sigurohet shkatërrimi i plisave, zvogëlimi i tyre dhe nivelimi i tokës. Frezimi është masë e rëndësishme kryesisht, i cili kryhet para mbjelljes së drejtpërdrejtë të farërave me përmasa shumë të vogla, siç janë pjesa më e madhe e farërave të bimëve mjekësore. Ky është punim i domosdoshëm para mbjelljes në përgatitjen e vllajave për përgatitjen e fidanëve. Kultivimi. Me këtë sigurohet shkriftimi dhe përzierja e tokës, por, gjithashtu, edhe prerja e barërave të këqija. Ajo kryhet në thellësi nga 5-6 deri në 10-12 cm, ndërsa me kultivator special – dhe në thellësi më të madhe (20 cm e më tepër). Toka kultivohet në rastet e mëposhtme:

- Për shkriftimin e tokës së punuar, e cila, nën ndikimin e reshjeve ose të shkaqeve të tjera, është ngjeshur shumë;

- Për shkatërrimi e kores së tokës të forcuar dhe të trashë; - Për prerjen e barërave të këqija, të shfaqura pas plugimit ose në midis

rrjeshtat e bimëve mjekësore prashitëse; - Për krijimin e brazdave në tokën e pluguar për mbjellje ose për bërjen e

brazdave ujitëse;

Page 27: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 27 në 65

- Për mbushjen e disa bimëve prashitëse. Shpesh kultivimi kryhet me lesim me lesë të dhëmbëzuar, e vendosur pas organeve të punës së kultivatorit, me të cilën sigurohet nivelimi i sipërfaqes së tokës. Kultivimi preferohet para punimeve të tjera, para mbjelljes në toka të varfra dhe pa strukturë, të cilat lehtësisht formojnë kore tokësore pas reshjeve të para. Rulimi. Nëpërmjet tij sigurohet ngjeshja e tokës. Ajo zbatohet si para mbjelljes, ashtu dhe pas mbjelljes së bimëve mjekësore. Veprimi i ruleve shfaqet deri në thellësi rreth 15 cm, ku më fuqishëm ngjishet shtresa sipërfaqësore. Në lagështi më të madhe toka ngjishet më shumë, por në toka shumë të lagështa nuk duhet bërë rulim, pasi zvogëlohet ajrimi i tyre, shtohet humbja e lagështisë, ndërsa gjatë tharjes formohet kore e fortë. Në mbjelljen e bimëve mjekësore, në kushte të thata, rulimi është i domosdoshëm, pasi siguron shtrat të fortë për farërat dhe mbron tokën nga tharja. Punimet e tokës janë të ndryshme në varësi nga parabima dhe nga mënyra e kultivimit të kulturës. Në rastet e parabimës kulturë të lashtash (drithërash), toka plugohet në thellësi 25-27 cm. Deri në fund të verës kultivohet disa herë. Kultivimi i parë kryhet në thellësi 10-15 cm, ndërsa të tjerat në 7-8 cm. Para mbjelljes vendi rulohet, që të mundësohet rënia e farërave mbi shtrat të niveluar dhe të mbijnë në mënyrë uniformë. Në rastet e parabimës kulturë prashitëse, mbeturinat nga masa mbitokësore e parabimës copëtohet me kositëse rrotulluese, ndërsa nga masa mbitokësore – nëpërmjet diskimit ose frezimit. Plugimi i thellë kryhet në 25-27 cm. Pas kësaj, toka diskohet dhe lesohet. Para mbjelljes vendi rulohet si në rastin e parabimës kulturë të lashtash (drithërash). Në mbjelljet e pranverës është mirë që parcela të plugohet përsëri në thellësi 20-22 cm dhe të kultivohet me lesim në thellësi 5-8 cm. Punimi para mbjelljes duhet të kryhet 7-10 ditë përpara hedhjes së farës, në mënyrë që farërat të bien në shtrat të ngjeshur, gjë e cila lehtëson mbirjen e tyre. Ato toka që pas punimit nuk mund të ngjishen në mënyrë natyrore, duhet të rulohen dhe, pas kësaj, të bëhet mbjellja. Në kultivimin e bimëve nëpërmjet fidanit (haraqinë mjekësore, mendra etj.) përgatitja para mbjelljes qëndron në kultivimin e parcelës në thellësi 15-18 cm. Kjo krijon mundësi për formimin e brazdave të thella, në të cilat mbillet fidani. Punimi i hershëm pranveror i tokës ruan lagështirën e saj nëpërmjet krijimit të shtresës izoluese sipërfaqësore. Kjo zakonisht sigurohet nëpërmjet lesimit. Tokat me strukturë të imët është e nevojshme që të plehërohen përsëri, të kultivohen dhe lesohen. Veçoritë e punimit bazë dhe parapërgatitor të tokës janë specifike për çdo bimë mjekësore dhe aromatike. Ato duhet të jenë të lidhura me kushtet

Page 28: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 28 në 65

lokale tokësore dhe klimatike, si dhe me skemën e plehërimit të treguar më poshtë. Plehërimi. Qelizat e bimëve përmbajnë ujë dhe lëndë të thatë, në të cilat realizohen reaksione organike dhe minerale. Bimët grumbullojnë lëndë të thatë si rezultat i thithjes së dyoksidit të karbonit nga ajri, ujë dhe kripëra minerale nga toka. Në përbërjen e bimëve janë gjetur rreth 75 elementë kimikë, të cilët, sipas sasisë së tyre, ndahen në makro dhe mikroelemente. Nga ato rreth 20 janë të domosdoshëm, të padiskutueshëm për jetën, rritjen, zhvillimin dhe frutizimin normal të bimëve. Në rastet e përdorimit çdo vit të tokave bujqësore me grumbullimin e prodhimit nga toka, tërhiqen sasira të konsiderueshme lëndësh ushqyese, për zëvendësimin e tyre është i nevojshëm përdorimi i plehrave të ndryshme, si origjinë dhe përmbajtje. Plehrat mund të jenë mineralë (të prodhuar në mënyrë kimike ose sintetike) dhe organikë (të prodhuar nga mbeturinat organike, në të shumtën e rasteve nga kafshët bujqësore). Nga plehrat mineralë më të përdorshmit janë ato me përmbajtje azoti, fosfori dhe potasi. Azoti futet në përbërjen e shumë lidhjeve organike në bimë. Në fillim të zhvillimit të tyre bimët mjekësore kanë nevojë për pak azot. Nevojat më të mëdha për të ato i kanë në periudhën e rritjes intensive të masës vegjetative dhe në formimin e organeve riprodhuese. Kjo përcakton dhe kohën e hedhjes së plehrave azotike, të cilat asimilohen shpejt. Rezervat e azotit në tokë mund të shtohen dhe nga atmosfera, në rrugë biologjike, nëpërmjet jetesës së lirë në tokë të mikroorganizmave azot-fiksues ose baktereve, që jetojnë në simbiozë me bishtajoret një dhe shumëvjeçare. Ja përse këto kultura (fasulja, buxhaku, jonxha, tërfili etj.) janë parabimë të shkëlqyera për më të shumtën e bimëve mjekësore. Në bujqësinë konvencionale, për plehërim përdoren zakonisht nitrat amoni, i cili përmban 33-34% azot dhe karbomidet me përmbajtje 46% të azotit. Si rregull, për plehërim plotësues gjatë vegjetacionit përdoret nitrati i amonit, pasi ai thithet më shpejt nga bimët. Në varësi të nevojës, plehërohet 1-2 herë, si kusht i rëndësishëm është që ai të bëhet domosdoshmërish para prashitjes ose ujitjes. Dozat e plehërimit përcaktohen në varësi të përmbajtjes së tokës dhe llojshmëria e kulturës. Fosfori merr pjesë në disa procese, të cilat përcaktojnë rritjen dhe zhvillimin e bimëve, të cilat thithin fosforin me intensitet gjatë fazave të para të zhvillimit të tyre. Në këtë mënyrë ato krijojnë rezerva, të cilat, më vonë, shpërndahen midis organeve të tyre në varësi nga nevojat për sintetizim të lëndëve organike. Nga plehrat fosforike më të përdorshmit janë superfosfati i zakonshëm, 16-20% fosfor, superfosfati i dyfishtë dhe i trefishtë, me përmbajtje respektivisht 34-35% dhe 45-54%, si dhe precipitati, me 30-40% fosfor.

Page 29: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 29 në 65

Plehrat fosforikë janë pak të lëvizshëm në tokë dhe mbeten praktikisht aty ku janë hedhur. Të hedhur në sipërfaqen e tokës, ato mbesin në pozicion të formës së paarritshme. Plehrat fosforike përdoren për plehërim bazë, që do të thotë se ato hidhen para kryerjes së punimit të thellë, për t’u përmbysur në thellësi, në zonën e sistemit rrënjor të bimëve. Potasi ndikon pozitivisht mbi formimin e karbohidrateve, mbi shkëmbimin e azotit dhe sintezën e albuminave. Përmbajtja e potasit të arritshëm nga bimët në tokë te ne varion në kufij të gjerë. Rreth 65% nga tokat e punueshme në vend janë me regjim potasik të përshtatshëm; rreth 20% më të mirë dhe rreth 15% me regjim potasik jo të përshtatshëm. Në praktikë, për plehërim përdoren më shpesh plehrat potasike të koncentruar: klorur potasi dhe sulfat potasi, të cilët përmbajnë përkatësisht 50-60% dhe 48-52% potas. Ato lëvizin me vështirësi në tokë dhe, për këtë arsye, si rregull hidhen me plehrat fosforike, përpara punimit bazë të tokës. Mikroelementet (hekur, bakër, zink, mangan, molibden, kobalt, bor etj.) marrin pjesë në përmbajtjen e enzimave ose aktivizojnë veprimtarinë e tyre. Ato janë të domosdoshme për bimët në sasi të vogla. Në pamjaftueshmëri ose tepricë, ato prishin veprimtarinë e enzimave në qelizë dhe, nga kjo, ndodh edhe ndryshimi i lëndëve. Mikroplehërat përdoren për plehërim tokësor ose për plehërim gjethor në fazat e ndryshme të zhvillimit të bimëve. Moment i rëndësishëm në plehërimin e bimëve mjekësore është përcaktimi i drejtë i normës së plehërimit. Ka metoda të ndryshme për përcaktimin e saj, por metoda e përdorur më shpesh është ajo e analizës së parcelës të përcaktuar për mbjellje, duke marrë me sondë ose me bel një apo disa kampione toke. Çdo kampion duhet të përfaqësojë tokën, pra të merret në pjesë të ndryshme të parcelës dhe nga thellësi të përcaktuara, duke pasur si pikënisje gjithmonë kulturën që do të mbillet. Për bimët me sistem rrënjor të cekët (mendra, bari i bletës, valeriana mjekësore etj.) kampionet e tokës merren nga shtresa 0-30 cm; për kulturat shumëvjeçare, për të cilat krijohet mbjellje e qëndrueshme (trëndafili, lavandula gjethengushtë etj.), kampionet nxirren në tre nivele: 0-20 cm, 20-40 cm dhe nga 40-60 cm. Masa e kampioneve duhet të jetë 1 kg. Përcaktimi i pasurisë së tokës me elementet bazë ushqyes: azot, fosfor, potas, por gjithashtu edhe me humus, kryhet në laboratorët kimikë në vend. Në varësi të rezultateve të marra për përmbajtjen e tokës, e cila mund të jetë e dobët, e mirë ose shumë e mirë, specialisti - agronom jep rekomandimet për sasinë e plehrave që duhen përdorur. Me plehërimin duhet të sigurohen lëndët ushqyese për bimët për të gjithë periudhën vegjetative, por ndonjëherë duhet të bëhen parashikime edhe për disa vite pasardhëse dhe, për realizimin e këtij lloj plehërimi, përdoren afate dhe metoda të ndryshme. Mangësitë kryesore në përdorimin e plehrave kimike azotike janë këto: ato shtojnë aciditetin e tokës; në këtë mënyrë ndikojnë negativisht mbi disa

Page 30: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 30 në 65

procese mikrobiologjike në tokë. Në përdorim të vazhdueshëm prishin strukturën e tokës, duke përkeqësuar regjimin gazo-ujor.

Afatet bazë të plehërimit

Plehërimi bazë. Plehrat në këtë plehërim hidhen menjëherë para punimit bazë të tokës dhe përmbysen në thellësinë e punimit. Me plehërimin bazë përdoret e gjithë sasia e plehrave kimike fosforike dhe potasike, plehu organik dhe plehrat e tjerë organikë. Në krijimin e mbjelljeve të qëndrueshme nga bimët mjekësore kryhet i ashtuquajturi plehërim ruajtës me doza të zmadhuara në kufijtë e 80-120 kg plehra fosforike e potasike dhe deri ne 10-12 tonë pleh organik, duke pasur parasysh përmbajtjen e tokës dhe llojshmërinë e kulturës që do mbillet. Plehërimi para mbjelljes. Me anë të tij bimët furnizohen me elemente ushqyese në fazat më të hershme të zhvillimit të tyre. Plehrat hidhen para ose njëkohësisht me punimin e fundit para mbjelljes. Për plehërim para mbjelljes zakonisht jepen plehrat azotike të bimëve mjekësore jo ujitëse, atyre me periudhë vegjetacioni më të shkurtër ose të mbjellave me sipërfaqe mbuluese të plotë. Në këtë grup përfshihen Sylibum Marianum, disa bimë të familjes ombrellore (kopër Anetum Graveolenum), koriandëra (Coriandrum Satirum) etj. Plehërimi plotësues. Me këtë bimët pajisen me elementë ushqyes gjatë periudhave të caktuara të vegjetacionit, kur ato kanë nevojat më të mëdha për to. Për plehërim plotësues përdoren kryesisht plehra azotike artificiale ose plehra organike të lëngshme. Shpesh herë plehërimi plotësues kryhet dyherësh ose tri herësh. Në kultivimin intensiv të bimëve mjekësore dhe aromatike, si mendra, bari i bletës, valeriana mjekësore etj., zakonisht plehërimi i parë plotësues kryhet me prashitjen e parë pas zënies së bimëve. Sasia tjetër e mbetur e plehut hidhet pas mbledhjes së kosës së parë. Efektet janë më të mëdha nëse kryhen gjatë ujitjeve.

Mënyrat e hedhjes së plehrave

Plehrat hidhen me makineri pleh-shpërndarëse, makineri mbjellëse të kombinuara, kultivatorë specialë, ushqyes bimësh ose me dorë. Fig. 23 Shpërndarës i mekanizuar i plehut mineral

Page 31: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 31 në 65

Plehërimi i tokës. Gjatë plehërimit, plehrat hidhen në tokë të shpërndara dhe të lokalizuara. Tek plehërimi i shpërndarë (fig.23), plehrat shpërndahen uniformisht mbi sipërfaqen, gjë që krijon kushte të njëllojta për të ushqyerin e të gjitha bimëve. Në plehërimin me gropa ose në atë lokal, plehrat hidhen në tokë në vende të caktuara në zonën e shpërndarjes së masës kryesore aktive të rrënjëve. Ajo mund të jetë me rresht, në gropa, në brazda etj. Nuk rekomandohet që plehërimi lokal të kryhet me pleh azotik me veprim të shpejtë dhe me pleh organik (stalle) të freskët, pasi këto plehra ndikojnë në krijimin e helmuesve mbi sistemin rrënjor, të cilët, nga ana tjetër, çojnë deri në tharjen e bimëve. Plehërimi plotësues jashtë sistemit rrënjor kryhet nëpërmjet spërkatjes së bimëve me solucione, që përmbajnë elementë ushqyes ose të ashtuquajturit plehra gjethorë. Bujqësia biologjike parashikon që shtimi i pjellorisë së tokës të bëhet në mënyrë natyrale, domethënë që të përdoren plehra organike (Udhëzimi Nr.22/2001). Plehu organik më i përhapur është plehu i stallës, i cili është edhe më i vlefshëm në praktikën bujqësore për arsyet e mëposhtme:

- prodhohet në ekonominë e vet; - përmban të katër elementët ushqyes kryesorë për bimën: azot, fosfor,

potas dhe kalcium, por njëkohësisht me to, dhe mikroflorën e dobishme; - përmirëson njëkohësisht cilësitë fiziko-kimike të tokës.

Plehu i stallës prodhohet pasi vendosen për dekompozim jashtëqitjet e ngurta dhe të lëngshme të kafshëve bujqësore dhe të shtrojës së tyre. Nga pikëpamja bujqësore, është e rëndësishme përmbajtja e plehut të kalbur, i gatshëm për përdorim. Përmbajtja e plehut të stallës nuk ka përcaktim fiks. Ajo është e lidhur me faktorë të ndryshëm. Kryesisht ajo varet nga lloji i kafshëve shtëpiake, nga kushtet e prodhimit dhe të ruajtjes së tij, nga lloji dhe sasia e shtresës së përdorur etj. Më e lartë është përmbajtja e azotit te plehu i shpendëve (1%) dhe plehu i deleve (0,8% - 1%), ndërsa krahasimisht më e ulët është përmbajtja e azotit te plehu i lopës, kalit dhe derrit (0,3 – 0,6%).

Page 32: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 32 në 65

Fig. 24 Plehërishtë për ruajtjen e plehut të stallës

Përmbajtja dhe cilësia e plehut ndryshojnë jashtëzakonisht shumë nga ecuria e proceseve të dekompozimit, të cilët fillojnë qysh në stallë dhe zhvillohen kryesisht në plehërishte gjatë kohës së ruajtjes së tij. Dekompozimi i plehut (anaerob dhe aerob) kalon nëpërmjet katër etapave. Për qëllimet e bujqësisë, zakonisht, më e rëndësishme është vlerësuar etapa e dytë, gjatë së cilës prodhohet pleh stalle gjysmë i kalbur. Në të ka lidhje minerare të mjaftueshme, lëndë organike dhe humus, të cilat janë të nevojshme për ushqimin e bimëve në periudhat fillestare të zhvillimit të tyre. Mineralizimi i mëtejshëm i tij vazhdon në tokë. Në etapat më të shpejtuara të dekompozimit të plehut të stallës në plehërishte, shtohet humbja e azotit. Sipas sezonit, proceset e dekompozimit vazhdojnë nga 4 deri në 6 muaj, kohë gjatë së cilës plehu kthehet në gjysmë i kalbur, “i pjekur” dhe i gatshëm për përdorim. Mirë është që plehu të përgatitet gjatë pranverës dhe të përdoret gjatë vjeshtës. Plehu i stallës mund të ruhet nëpërmjet magazinimit në kube (grumbuj), që është një formë shumë primitive, ose në kavaleta, në të cilët ai nivelohet dhe ruhet në lagështi të përshtatshme. (fig.24). Në bujqësinë biologjike përdoret gjithashtu dhe plehu i lëngshëm i stallës. Ai është i përbërë nga urina e kafshëve, e cila rrjedh direkt nga stalla dhe nga lëngu i plehut që formohet gjatë dekompozimit dhe shpëlarjes së plehut në plehërishtë. Jashtëqitjet e lëngshme së bashku me lëngun e plehut janë lehtësisht të veprueshme, kryesisht si pleh azotik dhe potasi - i cili është lehtësisht i asimilueshëm. Plehu i lëngshëm është shumë i fuqishëm, për këtë arsye përdoret i holluar shumë me ujë, sipas densiteti të tij, në raport 1:5. Nuk duhet të hidhet në tokë të nxehtë, veçanërisht për bimët mjekësore të kultivuara për gjethe, pasi këto janë shumë të ndjeshme, por gjithashtu edhe për shkak të rrezikut të ndotjes së tyre. Përdoret kryesisht gjatë kohës së vegjetacionit. Në bujqësinë biologjike rekomandohet përdorimi i lëngut të plehut tek hithra. Ai përgatitet pasi hithra kositet para lulëzimit. Pjesët mbitokësore vendosen në fuçi ose bidonë deri sipër, pas së cilës këto të fundit mbushen me

Page 33: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 33 në 65

ujë. Lëngu përzihet çdo ditë 1-2 herë, si rezultat i kësaj, pas 3-5 ditëve përzierja fillon të “vlojë”, duke formuar shkumë në sipërfaqe. Pas 10-15 ditësh lëngu është i gatshëm për përdorim. Pas hollimit me ujë në raport 1:5, plehërohen bimët gjatë periudhës së vegjetacionit. Nga të gjithë plehrat organikë më i pasur është plehu i shpendëve. Ai përmban tri herë më shumë azot dhe potas dhe rreth katër herë më shumë fosfor sesa plehu i stallës i lopës i përzier. Këshillohet që plehu i shpendëve të ruhet veçmas nga plehu i stallës i përzier dhe të përdoret kryesisht për plehërim plotësues të bimëve mjekësore gjatë kohës së vegjetacionit. Përdoret pas hollimit me ujë. Norma mesatare është 100-150 kg për dynym. Hiri i drurit është shumë i pasur me potas dhe përdoret për plehërim të tokës gjatë vjeshtës. Hiri është pleh alkalin. Ai neutralizon aciditetin e tokës dhe përmirëson punën e baktereve azotofiksuese. Hiri mund të përdoret edhe si material për gëlqerim. Me 100 kg hí bimor në tokë futen 50-60 kg karbonat kalciumi. Hiri i drurit, përveç potasit, përmban dhe fosfor, kalcium, molibden dhe bor, të cilët janë jetësorë e të nevojshëm për kulturat bimore. Dozat optimale për plehërim bazë me hí janë 60-80 kg për dynym. Hiri duhet të ruhet në ndërtesa të mbuluara dhe të thata, pasi potasi në të është në formën e karbonatit të potasit, i cili tretet lehtë në ujë dhe mund të shpërlahet nga shirat. Në praktikën bujqësore, përdorim të gjerë gjen edhe plehërimi me komposto. Kompostimi është proces, në të cilin lëndët organike dekompozohen dhe prodhohet material humusor i pasur, i cili quhet komposto. Komposto është baza më e rëndësishme për bujqësinë biologjike. Ai është pleh organik, i prodhuar nga plehu i kafshëve, urina, hiri i drurit, mbeturina dhe barna të këqija të ndryshme, perime etj., të cilat nuk mund të përdoren si ushqim për blegtorinë, degët e shkurreve, gjethe të thata, sanë, kashtë, letra, mbeturina kuzhine, mbeturina të oborreve etj. Këto mbeturina depozitohen në parcela të caktuara në lartësi deri 30 cm. Atyre i shtohet 2-3% në peshë gëlqere (gëlqere e shuar ose e pashuar), hí bimor ose pleh stalle. Mbi to vendoset një shtresë e hollë (3-5 cm) toke humusore. Në të njëjtën mënyrë rreshtohet shtresa e dytë, e tretë dhe shtresat e mbetura, derisa kavaleta arrin 1,5-2 metra lartësi. Mbeturinat organike paraprakisht copëtohen dhe përzihen me gëlqeren ose hirin. Materiali i kompostos njomet mirë me pleh stalle të lëngshëm ose ujë. Kjo bëhet më mirë kur përdoret lëng plehu nga hithra. Sipërfaqja e kavaletës së kompostos mbulohet 10-15 cm shtresë toke. Për dekompozimin është e nevojshme që kavaleta të mbahet e shkrifët, me lagështi optimale, duke e përzier periodikisht. Procesi i kompostimit zgjat rreth 5-8 muaj. Komposto e gatshme ka ngjyrë të errët dhe ka aromën e plehut. Plehërimi me komposto kryhet njësoj si me plehun e stallës, por duhet të kihet parasysh që ai është më i varfër me azot. Kompostoja përmirëson pjellorinë dhe cilësinë e tokës dhe, si rrjedhojë, dhe të bimëve. Veprimi i tij është më i madh (nga 3 deri në 5 vjet), krahasuar me plehun e stallës (2-3 vjet). Për aktivizimin e kompostos mund të përdoren përzierësa me bazë mikroorganizma ose bimë, të cilat nuk janë të modifikuara gjenetikisht (Udhëzimi Nr.22/2001).

Page 34: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 34 në 65

Kompostoja mund të radhitet edhe në bidonë, në fuçi, arka ose pajisje me rrjetë teli, të cilat janë veçanërisht të përshtatshme për kopshtarinë shtëpiake. Në disa rajone të territorit të vendit zbatohet edhe plehërimi i gjelbër. Ai sigurohet nëpërmjet përmbysjes me punim të bimëve të gjelbra, kryesisht azotmbajtëse nga familja e bishtajorëve të kultivuara veçanërisht për këtë qëllim. Tek ne plehërimi i gjelbër gjen përdorim në tokat e lehta malore, të cilat janë të varfra në humus dhe, për shkak të largësisë nga oborret ekonomike dhe rrugëve të këqija, zakonisht nuk mund të plehërohen me pleh stalle. Bimë të përshtatshme për plehërim të gjelbër janë lupini, bizelja, batha, buxhaku, jonxha, elbi dimëror, tërshëra dimërore, sallata, spinaqi etj. Për mbrojtjen nga ngrirja, si mjet paraprak, toka pasurohet me lëndë organike. Bujqësia organike rekomandon mulçirimin (mbulimin e sipërfaqes së tokës me material jojetësor). Si shtresë për mulçirimin përdoret komposto e kalbur, kositje barërash, gjethe, kashtë, mbeturina të ndryshme të bimëve të kopshtit etj., duke bërë kujdes që të mos ketë farëra të pjekura të barnave të këqija dëmtuese ose të ngjashëm të tyre. Në shpërndarjen e materialit mbulues duhet të bëhet kujdes që të mos mbulohen brazdat dhe bimët në to. Shtresa vendoset në çdo kohë të vitit, por është i nevojshëm kryesisht për mbulimin e tokës gjatë vjeshtës, në mënyrë që bimët ta kalojnë me sukses dimrin. Duhet të tregohet shumë kujdes me përdorimin e plehrave organike. Shumë nga bimët mjekësore nuk e pranojnë plehun e freskët të stallës, po ashtu as plehun e lëngshëm të përgatitur keq. Më mirë pranohet plehu i kalbur i stallës. Për bimë, të cilat nuk pranojnë plehra të fortë, rekomandohet hedhja e njëtrajtshme gjatë vjeshtës e plehut organik të dobët. Plehërimi me pleh stalle ose komposto mbron bimët mjekësore më të ndjeshme nga ngrirja kur ka bryma, temperatura të ulëta etj.

Shumimi Bimët mjekësore shtohen në rrugë gjenerative nëpërmjet farërave dhe në rrugë vegjetative nëpërmjet ndarjes së rizomave, rrënjëzimit të copave etj. Fig. 25 Rizoma të mendrës për shumim vegjetativ

Page 35: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 35 në 65

Shumimi vegjetativ përdoret kryesisht për punë përmirësuese dhe seleksionuese, si dhe tek bimët që nuk krijojnë farëra (mendra - Mentha x piperita, Leucojum aestirum) (figurat 25, 26, 27 dhe 28) ose në rastet kur dështimi në shumimin me farëra është shumë i madh. (Lavandula angustifolia Mill.). Për pjesën më të madhe të llojeve, metoda bazë për shumimin është nëpërmjet farës - mbjellje e drejtpërdrejtë ose prodhimi i fidanit në vllaja të ftohta. Metoda e kultivimit me fidan e bimëve mjekësore kërkon fuqi punëtore, por ka dhe mjaft përparësi: 1. Garanton krijimin e mbjelljeve të qëndrueshme me rendimente shumë të larta. Fig. 26 Pjesë e rizomës me rrënjë të zhvilluara të bimës së re të mendrës. Fig. 27 Rizomë e mendrës e gatshme për mbjellje Fig. 28 Bimë e vitit të parë e mbjellë nga stalone.

Page 36: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 36 në 65

Në kultivimin me fidanë farërat mbijnë uniformisht në vazhdimësi të 10-15 ditëve në kushte të kontrolluara të lagështirës, temperaturës, dritës, tokës. Në mbjelljet e drejtpërdrejta afatet për mbirje janë shumë më të mëdha dhe janë në varësi të drejtpërdrejtë të kushteve klimatike dhe tokësore të rajonit, mënyra e punimit të tokës, thellësia dhe mënyra e mbjelljes, plehërimi etj. Këtu bimët janë me moshë të ndryshme; shpesh ngastra e mbirë është jouniformë - e rrallë ose e dendur, e cila kërkon punë plotësuese për kultivimin e saj. 2. Përdoret ndjeshëm më pak material mbjellës. 3. Sigurohet prodhim më i hershëm, i cili shton rendimentin. Rritja e bimëve shpejtohet për arsye të kushteve shumë të mira në fazat e para të zhvillimit, të siguruara në vllajat - tokë fidanësh, ujitje të rregullta, pastrim i barërave të këqija dhe prashitje. Gjatë kohës së ftohtë, e cila në mbjellje të

Page 37: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 37 në 65

drejtpërdrejtë nuk do të kishte mundësi të përdorej, bimët e reja mund të kultivohen në mjetë kultivacioni (tunele, serra, shtretër të ngrohtë dhe të ftohtë). Kushtet e përshtatshme në të cilat zhvillohen, gjithashtu edhe toka e pasuruar e fidanëve, garantojnë prodhimin e fidanëve të shëndetshëm dhe të fuqishëm 45-60 ditë pas mbjelljes. Në mbjelljet e drejtpërdrejta rritja dhe zhvillimi i bimëve mjekësore vazhdon shumë më ngadalë. 4. Përkujdesjet në etapat e para të zhvillimit janë të përqendruara mbi sipërfaqe shumë më të vogla. Zhvillimi i ngadaltë i bimëve mjekësore në periudhat fillestare krijon rrezik që të mbjellat të infektohen nga barërat e këqija. Kjo na detyron që gjatë javëve të para të prashitet dhe të eliminohen barërat e këqija. Prashitja e dytë kryhet pas një muaji, kur bimët janë të rrënjëzuara mirë dhe të zhvilluara. Njëkohësisht, bëhet rrallimi dhe zëvendësimi. Në kohë të thatë, të mbjellat ujitën. Të gjitha këto përkujdesje në mbjelljen me fidanë janë të përqendruara në një sipërfaqe rreth 10-12 metër katror, në vend të një dynymi në të mbjellat e drejtpërdrejta, gjë e cila zvogëlon ndjeshëm shpenzimet e punës. 5. Krijon kushte për t’u shfrytëzuar më racionalisht dhe në mënyrë më të plotë toka. Në kultivimin me fidanë mund të përdoren edhe parcela, të cilat lirohen në fund të vjeshtës (gjatë nëntorit) ose fillimit të pranverës (mars). Shpesh herë, për shkaqe të ndryshme, parcelat për kultivimin e bimëve mjekësore nuk arrijnë të përgatiten deri në fund të shtatorit, për këtë arsye mbjellja e drejtpërdrejtë vonohet dhe prodhimet zvogëlohen. Në shumimin nëpërmjet fidanëve bimët e reja nxirren para dimrit (nëntor) ose herët gjatë pranverës (mars-prill). 6. Fidani mund të përdoret dhe për zëvendësim të të mbjellave, të cilat kanë boshllëqe. Prodhimi i fidanit. Farërat e bimëve mjekësore për prodhimin e fidanëve mbillen në dy mënyra: me shpërndarje dhe me rreshta. Mbjellja me shpërndarje ka mjaft mangësi. Tek ajo farërat bien në thellësi dhe largësi të ndryshme njëra nga tjetra. Si rezultat i kësaj, ato nuk mbijnë në të njëjtën kohë dhe dendësia e të mbjellave nuk është uniformë. Në mbjelljen me rreshta farërat bien pothuajse në të njëjtën thellësi dhe shpërndahen në të njëjtën largësi midis rreshtave, ndërsa pas mbirjes nëpërmjet rrallimit mund të sigurohet dhe largësi e njëllojtë midis bimëve në rresht. Mbjellja me rreshta lejon kryerjen e prashitjes së bimëve. Fig. 29 Vllaja të ftohta me farëra të mbjella.

Page 38: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 38 në 65

Mbjellja duhet të kryhet në afate të përafërta ndaj kërkesave të bimës për temperaturë, duke pasur kujdes gjendjen e kohës. E një rëndësie të veçantë është mbjellja në kohë e farërave të llojeve që mbijnë më ngadalë, sepse shumë shpejt mund të fillojë thatësira ose të ftohtit, të cilët vështirësojnë mbirjen e tyre. Fidanët me cilësi të lartë prodhohen kur farërat mbillen gjatë gjysmës së parë të shtatorit. Mbjellja mund të jetë dhe më e vonë (janar-shkurt), kur për këtë qëllim përdoren shtretër gjysmë të nxehtë ose vllaja (të ngrohta) të ngritura të mbuluara me fletë polietileni. Vllajat bëhen në fushë të hapur, por të mbrojtur nga erërat dhe në vende që ngrohen mirë nga dielli. Toka e vllajave ose shtretërve shkriftohet shumë mirë dhe përzihet me pleh stalle gjysmë të kalbur dhe rërë, në raport 1:1:1 (fig. 29, 30 dhe 31). Për prodhimin e fidanit për mbjelljen e 1 dynymi përgatiten vllaja të gjera 120 cm, të gjata 10-12 m dhe të larta 5-10 cm, me rrugica midis tyre, të gjera 30-40 cm. Toka nivelohet dhe rulohet me rul druri ose me dërrasë (tokmak) (fig.32). Bëhen brazda të vogla në largësi 8-10 cm dhe thellësi 0,5 cm. Fig. 30 Fidanë nga bari i bletës (Melissa officinalis) nën tunele polietileni. Fig. 31 Prodhimi i fidanit të sherbelës (Salvia officinalis) në serra. Fig. 32 Rulimi i vllajave para dhe pas mbjelljes së farërave.

Page 39: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 39 në 65

Mbjelljet në tokë me lagështi kryhen me dorë. Për 1 metër katror tokë janë të nevojshme nga 2-3, deri në 10 g farëra, ose rreth 30-40 deri 100 g për dynym, në varësi të kulturës. Për mbjellje më uniformë farërat e imta paraprakisht përzihen me rërë lumi të larë ose hí të situr në raport 1:5. Pas mbjelljes vllajat mbulohen me një shtresë të hollë (0,5 cm) pleh stalle të kalbur ose rërë dhe rulohet me rul të lëmuar (fig.33, 34 dhe 35). Më pas, kryhet ujitja me ujë të bollshëm. Në qoftë se farërat janë mbjellë në fillim të shtatorit, fidani është i gatshëm për mbjellje në vendin e përhershëm nga fundi i tetorit deri në mesin e nëntorit. Deri në këtë kohë bimët janë me 5-7 gjethe të vërteta dhe me sistem

Page 40: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 40 në 65

rrënjor të zhvilluar mirë në thellësi deri 5-8 cm. Në kushte të papërshtatshme (reshje bore, tokë e papërgatitur etj.), fidani mund të nxirret edhe gjatë pranverës (mars-prill). Për shpejtimin e rritjes vllajat mund te mbulohen me fletë polietileni, fundet e së cilës mbulohen me dhé dhe, në rast nevoje, hapen për ajrim. Fig. 33 Hapja e brazdave në vllaja në largësi 8-10 cm.

Fig. 34 Mbjellja e farërave dhe mbulimi i tyre me 0,5 cm shtresë pleh stalle të kalbur. Fig. 35 Mbulimi i vllajës së mbjellë me fletë polietileni.

Page 41: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 41 në 65

Fig. 36 Vendosja e fidanit në arka për transportimin e tij deri në vendin e mbjelljes. Kur kryhet mbjellja e fidanit duhet të ketë lagështi të mjaftueshme në tokë. Para shkuljes së fidanit, ai ujitet një ditë më parë, për t’u ruajtur pjesa më e madhe e sistemit rrënjor. Fidani nxirret lehtë me bel ose lopatë, radhitet në kosha ose arka, mbulohet me copë ose rrogoza, që të mos thahet dhe dërgohet deri në vendin ku do bëhet mbjellja (fig. 36). Rekomandohet që fidani të mbillet brenda të njëjtës ditë ose të nesërmen. Mbjellja kryhet më shpesh me dorë (fig.37) ose me makina mbjellëse fidanësh, në distanca të përcaktuara për çdo kulturë (fig.38). Fidani me dorë mbillet me kunj mbjellës, duke bërë vrimën në tokë dhe bima vendoset në të. Pas kësaj, me kunjin mbjellës, bëhet një vrimë e dytë, duke shtrënguar rrënjët. Në qoftë se rrënjët janë të gjata, ato shkurtohen, për të mos u përdredhur gjatë mbjelljes. Gjatë shtrëngimit bëhet kujdes që shtrëngimi të kryhet gjatë gjithë thellësisë së vrimës dhe jo vetëm në pjesën e sipërme. Fig. 37 Mbjellja e fidanit me kunj mbjellës

Page 42: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 42 në 65

Fig. 38 Distancat e mbjelljes së fidanit në vllaja: 70 cm midis rreshtave dhe 50 cm në rresht Fig. 39 Mbjellje “nën ujë” e fidanit të sherbelës

Page 43: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 43 në 65

Për zënien e fidanit, më e rëndësishme është që rrënjët të kenë takim të plotë me tokën. Thellësia e mbjelljes duhet të jetë 2-3 cm më e madhe nga ajo që fidani ka pasur në vllajë. Fidani i mbjellë ujitet menjëherë për njomjen dhe shtrëngimin e tokës rreth rrënjëve. Mbjellja e fidanëve mund të bëhet dhe “nën ujë” (fig.39). Sipas kësaj metode, paraprakisht në brazda lëshohet ujë dhe fidani mbillet me gishta nga njëra anë e brazdës. Për disa kultura mjekësore dhe aromatike, mbjellja e drejtpërdrejtë është mënyra e vetme për krijimin e të mbjellave. Këtu hyjnë shumica e përfaqësuesve të familjes ombrellore (koriandër, kopër, finok), Sylibum marianum etj. Ky grup bimësh dallohet nga farëra krahasimisht të mëdha, të cilat lejojnë mbjellje më të thellë dhe, në këtë mënyrë, sigurimin e lagështirës së mjaftueshme për mbirjen e tyre ne kohë. Normat e mbjelljes për dynym janë të pakta, rreth 1-2,5 kg, ndërsa çmimi është i ulët. Shumë nga kulturat nuk pranojnë trapiantim.

Përkujdesjet për të mbjellat gjatë vegjetacionit Përkujdesjet gjatë periudhës së vegjetacionit të bimëve mjekësore fillojnë me shërbime, të cilat sigurojnë mbirjen normale të farërave ose zhvillimin e fidanëve. Për zhvillimin e bimëve të reja është e nevojshme që toka të jetë e shkrifët, me lagështirë dhe e pastër nga barërat e këqija. Formimi i gjetheve të para ndiqet me kujdes, ku, në rast nevoje, kryhen pastrime të barërave të këqija dhe prashitje para shfaqjes së tyre. (fig. 40, 41 dhe 42). Fig. 40 Pastrimi i barërave të këqija të sherbelës

Fig. 41 Prashitja e sherbelës - mbjellje e vitit të parë Fig. 42 Pastrimi i barërave të këqija të valerianës mjekësore (Valeriana officinalis)

Page 44: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 44 në 65

Prashitja e parë kryhet pas shfaqjes së gjetheve të vërteta dhe në dallimin e rreshtave (te bimët e prodhuara nga farërat në fillim shfaqen kotiledonet (thelpinjtë), ndërsa, pas kësaj, edhe gjethet e vërteta). Në këtë kohë rrallohen dhe bimët në rresht, në qoftë se janë shumë të dendura dhe rimbillen ose trapiantohen në rast se ka bimë të pazhvilluara. Më vonë pastrohen barërat e këqija dhe kryhen prashitje 2 ose 3 herë, në thellësi 6-10 cm. Në varësi nga nevojat e bimëve, bëhen një ose disa plehërime plotësuese. Disa nga kulturat, si mendra, valeriana mjekuese, bari i bletës etj. kërkojnë ujitje të nevojshme, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të vitit - korrik e gusht.

Page 45: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 45 në 65

Ujitja duhet të kontrollohet dhe zbatohet në varësi me nevojat e llojeve të ndryshme të bimëve mjekësore gjatë kohës së zhvillimit. Uji, i cili përdoret për ujitje, duhet t’i përgjigjet kërkesave rajonale dhe kombëtare, ndërsa sasia e tij të eksperimentohet deri në normën optimale. Ujitja bëhet me rëndesë (gravitacion) ose nëpërmjet shi-hedhësve. Në ujitjen me rëndesë, uji shpërndahet pa ndërprerje në të gjithë sipërfaqen e ngastrës që do të ujitet, ose nëpërmjet brazdave. Kërkesë e rëndësishme për cilësinë e saj është nivelimi paraprak i parcelës që do të ujitet. Është e domosdoshme, para krijimit të mbjelljeve me bimë shumëvjeçare, kryerja e nivelimit të ngastrës. Qëllimi i kryerjes së këtij procesi është eliminimi i gropave dhe kurrizeve të tokës, si dhe lëmimi i sipërfaqes së saj. Nivelimi zbatohet gjatë periudhës së verës-vjeshtës, pas punimit të thellë, në lagështi të vogël të tokës. Mënyra me brazda është më e përshtatshme për bimët mjekësore, pasi me anë të saj, uji shpërndahet në tokën për ujitje në brazda të formuara paraprakisht me pjerrësi të vogël, por të mjaftueshme për lëvizjen e ujit. Në ujitjen me brazda, cilësia dhe thellësia e brazdave janë të rëndësisë së veçantë për rendimentin e punës dhe për uniformitetin e njomjes. Për këtë, brazdat bëhen në thellësi 15-18 cm. Nuk janë të përshtatshme brazdat e cekëta (8-10 cm), në të cilat, shpesh herë, ka shumë plisa dhe, pas reshjeve natyrore dhe bymimit të tokës, pothuajse nuk dallohen. Në ujitjen me brazda, toka njomet si në rrugë rëndesore (gravitacionale), ashtu edhe nëpërmjet infiltrimit të ujit në tokë, midis brazdave. Shi-hedhja është mënyrë shumë efektive për ujitjen e disa bimëve mjekësore, të cilat kanë nevojë për lagështi ajrore më të lartë për zhvillimin e tyre. Kjo është mënyra e rekomanduar për ujitjen e bimëve të kultivuara me fidanë. Me anë të kësaj metode, me norma ujitjeje të vogla mund të arrihet njomje uniforme e tokës. Ujitja kryhet gjatë orëve të freskëta të ditës.

Lufta kundër barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve

Në zhvillimin bashkëkohor të metodave dhe mjeteve për luftën kundër barërave të këqija, më e vlefshme është bërja e luftës komplekse me to. Metoda bazë për luftën me barërat e këqija mund të përmblidhen në dy grupe: të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. Metodat e tërthorta Këtu përfshihen disa masa mbrojtëse, me të cilat synohet që të kufizohet futja e farërave të reja të barërave të këqija në tokën e punuar, si dhe disa masa agroteknike, të cilat shtojnë aftësinë konkurruese të bimëve mjekësore karshi barërave të këqija. Masat mbrojtëse përfshijnë: përdorimin e materialit mbjellës të pastër; përdorimin e plehut të stallës të kalbur mirë, në të cilin sasia e farërave të

Page 46: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 46 në 65

barërave të këqija me fuqi mbirëse, është relativisht më i ulët; zhdukja e barërave të këqija në vendet e papunueshme. Masat agroteknike përfshijnë: krijimin e kushteve për mbirje të shpejtë dhe të njëtrajtshme të bimëve; mbjelljen në kohë dhe drejtë të farërave ose fidanëve; plehërimi i diferencuar dhe zbatimi i drejtë i qarkullimeve bujqësore. Metodat e drejtpërdrejta Këtu përfshihen metodat fiziko-mekanike dhe kimike. Metoda fiziko-mekanike është gjerësisht e përdorur për luftën kundër barërave të këqija. Vendi i parë në këtë metodë i takon punimit të tokës. Zhdukja e barërave të këqija nëpërmjet saj arrihet me mënyrat e mëposhtme: - nëpërmjet prerjes së rrënjëve të barërave të këqija - tek të gjitha punimet e tokës; - nëpërmjet sigurimit të mbirjes masive të bimëve të këqija (metodë provokuese), të cilat zhduken me punimin pasardhës; - nëpërmjet përmbysjes së thellë të farërave të barërave të këqija (në 30-35 cm, ku, në vazhdimësi të 4-6 viteve, pjesa më e madhe e tyre humbasin fuqinë mbirëse të tyre); - nëpërmjet “lodhjes” së barërave të këqija - me punime të njëpasnjëshme, me shtim të vazhdueshëm të thellësisë, me të cilën synohet lodhja e organeve riprodhuese vegjetative të barërave të këqija me pjesë të rrënjëve ose rizomave; - nëpërmjet tharjes së barërave të këqija - me punim të thellë me kthimin e shtresës në kohë të nxehtë dhe të thatë, me të cilën synohet që të thahen pjesët e rrënjëve dhe rizomave për shtim vegjetativ; - nëpërmjet shkuljes së barërave të këqija, që arrihet kryesisht nëpërmjet branimit dhe frezimit. Punimet e tokës, si: ai bazë, përgatitor para mbjelljes dhe ai i punimit midis rreshtave, gjithashtu duke përfshirë plehërimin, janë të një rëndësie të veçantë për zhdukjen e shumë dëmtuesve dhe mikroorganizmave, të cilat dimërojnë në tokë. Diskimi pas korrjes zhduk barërat e këqija të paprekura gjatë korrjes dhe krijon kushte të mira për mbirjen e farërave, të cilat janë shpërndarë mbi sipërfaqen e tokës. Me punimin e thellë të vjeshtës zhduken të gjitha bimët e barërave të këqija të gjalla dhe që zhvillohen. Njëkohësisht, mbulohen thellë një numër i konsiderueshëm farërash të pambira, por me fuqi mbirëse, gjithashtu dhe organe vegjetative nëntokësore, ku pjesa më e madhe e tyre dëmtohet në këto kushte. Në qoftë se punimi i thellë kryhet që në gusht ose në fillim të shtatorit, pjesa më e madhe e rrënjëve të barërave të këqija thahen dhe zhduken (vdesin). Sa më i thellë punimi, aq më i madh është numri i barërave të këqija të zhdukura. Është përcaktuar se në thellimin e punimit nga 20-22 cm në 30-35 cm, infeksioni nga barërat e këqija zvogëlohet 2-3 herë. Punimet para mbjelljes

Page 47: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 47 në 65

kryhen kryesisht në pranverë, ndërsa më rrallë, në ngastra të infektuara me barëra të këqija, edhe në vjeshtë. Branimi në pranverë zhduk barërat e këqija të mbira të pranverës me sistem rrënjor pak të formuar. Kultivimi, i cili është plotësues ndaj branimit çon në zhdukjen e barërave të këqija të hershme dhe të vona, si të bimëve njëvjeçare, ashtu dhe atyre shumëvjeçare. Pas mbjelljes së bimëve mjekësore, branimi para dhe menjëherë pas mbirjes, gjithashtu çon në zhdukjen e bimësisë së barërave të këqija. Një zgjidhje e rëndësishme është punimi i rregullt midis rreshtave dhe në rreshta, si dhe tëharrja e barërave të këqija në ngastër (fig.43). Fig. 43 Tëharrja e fidanëve të barit të bletës (Melissa officinalis)

Në rast së barërat e këqija në ngastrën e mbjellë janë në sasi të madhe, është më mirë që toka të punohet dhe të mbillet nga e para, pasi shpenzimet që do të nevojiten për pastrimin e tyre do të shtojnë çmimin e produktit të prodhuar. Mjete të tjera fiziko-mekanike për zhdukjen e barërave të këqija janë: - Kositja e barërave të këqija, në ato raste kur është e mundur, për të mos lejuar formimin e farërave të tyre; - Mulçirimi. Nëpërmjet tij kufizohet futja e dritës dhe zhvillimi i barërave të këqija njëvjeçare. Gjen zbatim në krijimin e të mbjellave të qëndrueshme dhe përgatitjen e fidanëve të bimëve mjekësore, që mbijnë më ngadalë, duke penguar zhvillimin e barërave të këqija pas mbirjes së kulturës. Për këtë qëllim, përdoren materiale të ndryshme bimore, si kashtë e trashë, mbeturina bimore të përpunuara nëpërmjet distilimit ose fletë polietileni të zi; - Djegia në agregate të posaçme të shkaktarëve të barërave të këqija.

Page 48: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 48 në 65

Metodat kimike bazohen në përdorimin e lëndëve kimike (herbicide) për zhdukjen e barërave të këqija. Sipas mënyrës së veprimit, ndahen në herbicide me veprim të përgjithshëm ose total dhe herbicide me veprim zgjedhës ose selektiv. Sipas karakterit dhe shenjave të jashtme të veprimit, herbidicet ndahen në kontakti, të cilat thajnë dhe dëmtojnë ato pjesë të bimës mbi të cilat bien dhe sistemi, ku herbicidi lëviz nëpër sistemin transportues dhe zhduk të gjithë bimën. Mangësi e rëndësishme e përdorimit të herbicideve është se ato ndotin tokën dhe ujërat nëntokësore, ndërsa përdorimi jo i drejtë i tyre çon deri në grumbullimin e lëndëve të dëmshme në bimët që spërkaten. Në kultivimin biologjik të bimëve mjekësore, përdorimi i herbicideve nuk lejohet. Prekja e bimëve mjekësore dhe aromatike nga sëmundjet dhe dëmtuesit pakëson ndjeshëm rendimentin. Për këtë është e nevojshme të vrojtohet rregullisht për pastërtinë e të mbjellave dhe, njëkohësisht, të eliminohen barërat e këqija. Zakonisht ato shërbejnë si burim për ushqim dhe si vend për dimërimin e shumë llojeve të dëmtuesve dhe shkaktarëve të sëmundjeve. Lufta biologjike me sëmundjet dhe dëmtuesit në bimët mjekësore është e një rëndësie të veçantë për zbatimin e bujqësisë ekologjike. Këtu përdoren disa metoda: - Metoda gjenetiko-seleksionuese, si bazë përdor kultivarë imunë dhe të qëndrueshëm ose paraardhës. - Metodat agro-teknike në bujqësinë ekologjike kanë rëndësi shumë të madhe në luftën me dëmtuesit dhe shkaktarët e sëmundjeve. Pothuajse të gjitha masat agro-teknike duhet të zbatohen drejt dhe në kohën e duhur. Midis tyre, me rëndësi të veçantë është zgjedhja e vendit, i cili duhet të jetë i pastër nga barërat e këqija. Rëndësi të madhe ka edhe zgjedhja e drejtë e parabimës, pasi shumë dëmtues dhe sëmundje janë të përshtatur ndaj kulturave, që i përkasin të njëjtës familje. Renditja e drejtë e kulturave në qarkullimin bujqësor është mjet efikas për luftën me bimësinë e barërave të këqija. Ajo është e efektshme kur kombinohet me punim të përshtatshëm dhe të rregullt të tokës. Nxjerrja në kohë nga të mbjellat e bimëve të sëmura ose të prekura nga dëmtuesit dhe djegia e tyre parandalon infektimin edhe të bimëve të tjera. Shumë e rëndësishme është zgjedhja e drejtë e vendit të përshtatshëm për kultivimin e një kulture të dhënë, gjithashtu edhe ujitja e drejtë, sipas së cilës nuk lejohet përmbytje ose mbulim i bimëve. Të mos lejohet kultivimi i bimëve mjekësore në toka të rënda dhe ujëmbajtëse. - Metoda biologjike bazohet në krijimin e qëllimshëm të bashkëvepruesve kundërshtarë dhe konkurrues midis dëmtuesve të bimëve, nga njëra anë, dhe armiqve natyralë të tyre - parazitëve dhe insekteve, nga ana tjetër. Rëndësi më të madhe për luftën biologjike kanë llojet nga gjinia e krahëfortëve - shtatëpikëshi, buburreci vrapues, buburrecat këmbëshkurtër etj. - Tek metoda fizike zbatohet dezinfektimi termik i farërave, qepujkave dhe tokës ose radiacioni diellor, si dhe disa masa mekanike, si mbledhja e insekteve,

Page 49: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 49 në 65

përdorimi i llojeve të ndryshme të kurtheve, lëngjeve tërheqëse dhe grackave të ndryshme kundër dëmtuesve. Ndonjëherë, masat agro-teknike dhe organizative janë të pamjaftueshme për zhdukjen e shpejtë dhe ndalimin e shtimit të dëmtuesve dhe sëmundjeve. Për t’u organizuar drejt lufta me to është e nevojshme që të njihet biologjia e dëmtuesve dhe shkaktarët e sëmundjeve, ndikimi i faktorëve të jashtëm (klimatikë) dhe lidhja e tyre më bimët mjekësore. Çdo kulturë mjekësore ose aromatike ka sëmundje dhe dëmtues specifikë për llojin. Nga dëmtuesit krahasimisht më të shpeshtë gjejmë mizën e frutave, buburrecin e majit, morrat e gjetheve, akaret etj., të cilat jo vetëm prekin bimët, por edhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Nga sëmundjet kërpudhore më të përhapura janë: hiri (tek mendra), kalbëzimi i hirtë (tek Leucoju aestirum), ndryshku (tek mendra, valeriana mjekësore etj.), vyshkja verticilioza (tek mendra), vyshkja sklerociono (tek valeriana mjekësore - Valeriana officinalis, helmarina - Atropa bella-donna etj.), tharja e rrënjëve (tek lulëkuqja e verdhë - Glaucium flavium) etj. Të njohura janë edhe disa sëmundje bakteriale dhe virusale, si stollburi te tatulla indiane, djegia bakteriale dhe vyshkja bakteriale tek lulëkuqja (papavera) etj. Veçanërisht i dobishëm në këto raste është përdorimi i plehut të lëngshëm, çajet ose lëngje me bazë bimore - çaj nga hithra, çaj i zi, domate, kamomil etj. Në rastet e dëmtimeve më të mëdha, të shkaktuara nga sëmundjet dhe dëmtuesit, përdoren dhe preparate me bazë bimore ose bioprodukte - Pyrethrum, Rotenone, Pandorra, Quassio, Delfin, Novodor etj. Përdorimi i pesticideve dhe herbicideve duhet të shmanget sa të jetë e mundur më shumë. Kur është e nevojshme mund të bëhet përdorimi i produkteve të miratuara e të lejuara për mbrojtjen e bimëve, por në sasi minimale, me efekt maksimal, në varësi me rekomandimet e prodhuesit dhe agjencive të kontrollit të të dyja vendeve: prodhues dhe përdorues i fundit. Vetëm persona të kualifikuar mund të kontrollojnë përdorimin e tyre. Afati minimal i trajtimit deri në mbledhjen e prodhimit duhet të caktohet me marrëveshje, si nga rekomandimet e prodhuesit të produktit për mbrojtjen bimore, ashtu edhe nga ana e blerësit të produktit bimor. Preparatet duhet të përdoren në varësi me normat maksimale të lejueshme, të përcaktuara nga qeverisja lokale dhe qendrore, të vendit prodhues dhe të vendeve përdorues të fundit.

Grumbullimi i bimësisë

Periudha dhe mënyra e grumbullimit

Cilësia e bimësisë së prodhuar në një shkallë të madhe përcaktohet nga koha dhe mënyra e grumbullimit të masës bimore të njomë. Kompetencat e

Page 50: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 50 në 65

mjaftueshme dhe njohuritë e personelit të punonjësve janë kushte të domosdoshme për kapërcimin e çfarëdo problemi të këtij lloji. Pjesët bimore të bimëve mjekësore duhet të grumbullohen në sezon të përshtatshëm ose periudhë, e cila do të sigurojë cilësi më të mira të produktit - së pari, lënda e njomë dhe, si rrjedhoje, të produktit përfundimtar bimor. Koha e grumbullimit përcaktohet nga fakti se cila pjesë e bimësisë do të grumbullohet dhe përdoret. (fig.44). Fig. 44 Prerja e kërcejve në lartësi 20 cm dhe ujitja e radhës në të mbjellat me sherbelë

Afati optimal siguron përmbajtje maksimale të lëndëve aktive në pjesët e dëshirueshme të bimës.

Grumbullimi i bimëve nga ngastrat e kultivuara ose nga burime natyrore kryhet vetëm nga vende, të cilat nuk janë përfshirë në veprime negative të faktorëve veprues natyrorë ose të shkaktuar nga njeriu (përmbytje, ndotje nga lëndë radioaktive, metale të rënda, pesticide, mbeturina organike dhe minerale etj.). Nuk lejohet grumbullimi i bimëve nga të mbjella në afërsi të rrugëve me lëvizje intensive të automjeteve dhe në rajone me fabrika dhe punishte industriale, që ndotin mjedisin përreth me lëndë të dëmshme për shëndetin. Fig. 45 Produktet tregtare të përdorshme:

1. lule të thara kamomili: a) të grumbulluara rregullisht

Page 51: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 51 në 65

b) të grumbulluara jo drejt. 2. vaj eterik nga kamomili.

Bimët mjekësore duhet të grumbullohen në sezonin ose periudhën e përshtatshme, në varësi kjo nga cila pjesë e tyre do të përdoret dhe nga fenofaza e zhvillimit të bimëve. Fazat e pranuara në përgjithësi, gjatë të cilave kalon rritja dhe zhvillimi i bimëve janë:

- fillimi i vegjetacionit, i shoqëruar me lëvizjen e lëngjeve; - formimi i kërcellit; - butonizimi (formimi i sythave lulore); - lulëzimi; - frutifikimi; - pjekja e farërave dhe - fundi i vegjetacionit, i shoqëruar më vyshkjen e gjetheve dhe të kërcellit.

Duke ruajtur këto kërkesa, sigurohet cilësi më e mirë e produktit bimor të prodhuar dhe të produkteve përfundimtare të bimësisë të siguruar nga ajo. Bimët mjekësore duhet të mblidhen në kushte atmosferike sa më të mira që të jetë e mundur, duke mënjanuar tokën e lagësht, vesën, shiun dhe lagështirën e lartë atmosferike. Në rastet e detyrueshme të marrjes së prodhimit në kohë të lagësht, duhet që të merren masa për transportin e shpejtë të materialit bimor deri tek tharëset. Në këtë mënyrë, evitohet zhvillimi i mundshëm i fermentimit mikrobik.

Page 52: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 52 në 65

Objekt i grumbullimit janë vetëm pjesë të bimës, të cilat përdoren si material bimor mjekësor (fig. 45). Nuk lejohet nxjerrja dhe shkulja e bimëve, kur përdoren vetëm pjesët mbitokësore. Pjesët e bimës mblidhen me instrumente të përshtatshme - kazmë, lopatë, drapër, thikë, gërshërë, kamomil-mbledhës etj., të cilët mbahen të pastër, pa ndryshk në sipërfaqet prerëse. Bimët mjekësore të mbledhura nuk duhet të ndoten (fig.46) me dhé, në mënyrë që të shmanget infeksioni mikrobik. Në qoftë se është e nevojshme, mbi tokë hapen copa nga materiale të holla pambuku, mbi të cilat grumbullohet materiali bimor. Për ruajtjen e cilësisë së tyre gjatë mbledhjes dhe transportimit, pjesët e mbledhura të bimëve vendosen në enë të përshtatshme, pa u ngjeshur e rrudhosur; ato nivelohen dhe kalohen në avull. Nuk lejohet që pjesët e bimëve të mbledhura të njoma të futen në qese dhe thasë polietileni, për arsye të përmbajtjes në to të lagështirës, që çon deri në zhvillimin e mykut. Të gjitha enët që përdoren për mbajtjen e prodhimit të marrë, pastrohen nga pluhuri dhe mbeturinat bimore ose grimcat e dheut. Kur nuk përdoren, ato magazinohen ne vende të thata, pa takim me kafshët shtëpiake, minjtë, shpendët etj. Në kohën e mbledhjes së bimësisë, nuk duhet të sillen aty pranë përzierësa dhe objekte të huaja, sidomos farëra nga barërat e këqija. Fig. 46 Mbledhja e barit të bletës (Melissa officinalis)

Page 53: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 53 në 65

Përpara së t’i nënshtrohen procesit të tharjes, pjesët e mbledhura të bimëve përsëri duhet të pastrohen nga copa e pjesë të papërshtatshme dhe të papërdorshme ose nga lloje të ndryshme përzierësish organikë dhe mineralë. Deri në dërgimin e tyre në pikat e grumbullimit, bimësia e mbledhur ruhet në vende të thata, pa kontakt me insekte, brejtës, shpendë apo kafshë shtëpiake. Transportohen vetëm në kushte të thatësisë. Në qoftë se bimët mjekësore përdoren të njoma (lavandula gjethengushtë, sherbela etj.), ato duhet të mblidhen dhe transportohen mundësisht në mënyrën më të shpejtë, deri në pikat e përpunimit ose të ruajtjes, për të parandaluar fermentimin, mykun (mikrobike) dhe nxehjen (degradimi termik). Duhet të mënjanohet përdorimi i konservantëve, ndërsa, në rast nevoje, të përdoren vetëm ato lloje që i përgjigjen kërkesave rajonale e kombëtare.

Kërkesat higjienike

Në mbledhjen e bimësisë është e detyrueshme të zbatohen kërkesat higjienike të mëposhtme: - nuk lejohet rënia e përzierave të huaj, si: gurë, dhé, ndotës organikë; - nuk lejohet kontakti i bimësisë së njomë të mbledhur me tokën; - enët që përdoren gjatë mbledhjes së bimësisë duhet të mbahen të pastra dhe të ruhen në vende të paprekshme nga kafshët shtëpiake, brejtësit dhe shpendët; - mjetet e transportit, me të cilat transportohet bimësia e njomë, mbahen të pastra, të thata dhe, në rast nevoje, shtrohen ose mbulohen.

Kërkesat për prodhuesit e bimësisë

Personat që merren me mbledhjen e bimëve mjekësore është e detyrueshme që të mbajnë higjienë të mirë personale. Gjatë kohës së punës ata duhet të mbajnë veshje të përshtatshme, ndërsa në mbledhjen e bimësisë helmuese, vepruesve të shpejtë ose alergjikë, të përdorin doreza dhe maska për fytyrën! Nuk lejohet mbledhja e bimëve mjekësore helmuese, vepruese të shpejta ose bimëve alergjike nga gra shtatzëna, gra me fëmijë në gji, apo nga fëmijët! Ndalohet të mbledhin bimë të ndryshme mjekësore persona që vuajnë nga sëmundje infektive të rrezikshme, me plagë të hapura ose infeksione të lëkurës! Prodhuesit dhe përpunuesit duhet të kalojnë një përgatitje të përshtatshme përpara se të fillojnë punën, përfshirë dhe njohuritë që kanë të bëjnë me veçoritë biologjike të bimëve mjekësore, kërkesat ekologjike të kulturës (tipi i tokës, kërkesat për dritën, lagështirën, ngrohtësinë), etapat e kultivimit (mbjellja, mbjellja e fidanëve, përkujdesjet gjate vegjetacionit), koha dhe mënyra e mbledhjes, tharja dhe përgatitja paraprake.

Page 54: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 54 në 65

Ata duhet të jenë të njohur me kërkesat higjienike, të lidhura me normat ligjore të shtetit përkatës. Cilësia e bimësisë së prodhuar, në një shkallë të madhe përcaktohet nga koha dhe mënyra e mbledhjes së masës së njomë bimore. Kompetencat e mjaftueshme dhe njohuritë e personelit të punonjësve janë kushte të nevojshme për parandalimin e çfarëdo lloj problemi që lidhet me to. Prodhuesit dhe përpunuesit duhet të instruktohen në lidhje me të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit rrethues, ruajtjen e llojeve të ndryshme të bimëve mjekësore dhe përpunimin e përshtatshëm të tokës, me qëllim ruajtjen e pjellorisë dhe parandalimin e gërryerjes. Dëmtimi minimal i natyrës do të ndikonte në stabilizimin e burimeve natyrore të bimëve mjekësore. Rregullat dhe kërkesat për mbledhjen e bimësisë përcaktohen dhe kryhen në bazë të Udhëzimit Nr.2 të MOCB (Db, br. 14 të vitit 2004).

Mbledhja e organeve nëntokësore - rrënjë, rizoma, zhardhokë dhe qepujka

Mblidhen gjatë vjeshtës (shtator-tetor), zakonisht pas pjekjes së farërave dhe vyshkjes së pjesëve mbitokësore, ose herët në pranverë, para fillimit të vegjetacionit të bimëve (mars-prill). Koha më e përshtatshme për këtë është pas shiut, kur toka është e njomur mirë. Me shat ose bel punohet mirë rreth bimës, pasi rrënjët shpesh janë të përkulura dhe të vendosura thellë në tokë. Kur nxirren, bëhet kujdes që të mos këputen dhe të dëmtohen. Shkunden nga dheu, pas së cilës pjesët mbitokësore priten rrafsh, deri tek rrënja. Lahen shpejt me ujë të rrjedhshëm, për të mos shpërlarë bashkë me ujin edhe përmbajtësit aktivë. Në rast nevoje, zbardhen (mëllaga e bardhë - Althaea officinalis, shpatorja gramore - Iris germanica). Fig.47 Rizoma me rrënjët e valerianës mjekësore (Valeriana officinalis)

Page 55: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 55 në 65

Pas tharjes së ujit, rrënjët dhe rizomat priten në copa me gjatësi 8-10 cm. Rrënjët më të trasha priten në gjatësi dhe gjerësi, në dy ose më shumë pjesë, për lehtësimin e tharjes. Gjatë prerjeve eliminohen pjesët boshe, të kalbura dhe të ndryshuara nga rizomat dhe rrënjët. Ndër bimët e kultivuara, tek të cilat përdoren rrënjët dhe/ose rizoma, janë: valeriana, mëllaga e bardhë, rrëza ngjyruese, shpatorja gramore, levistiku mjekësor, selinoja etj.

Mbledhja e sythave lulorë dhe kërcellorë

Mblidhen gjatë pranverës (mars-prill), para vegjetacionit të pjesëve mbitokësore të bimëve. Sythat lulorë nga Artemisia Sp., gjethe hershuari mjekues, bozhuri i kuq, mblidhen menjëherë para lulëzimit të tyre (gusht-shtator). Në qoftë se mblidhen rrënjë, rizoma, zhardhokë dhe qepujka (bulba) nga bimët në gjendje natyrale, sasia nuk duhet të kalojë më tepër se 40% nga prezenca e gjendjes për llojin, pasi këto bimë i plotësojnë me vështirësi burimet e tyre dhe rriten në kushte të posaçme ekologjike (gjethe hershuari, bozhuri i kuq, primula etj.). Mbledhja e radhës mund të bëhet jo më herët se 3 vjet. Te llojet, të cilat i përtërijnë shpejt burimet e tyre, sasia e materialit të mbledhur nuk duhet të jetë më shumë se 70%, ku mbledhja e dytë nuk mund të bëhet më herët se 2 vjet. Lëkurat nxirren, duke bërë prerje vertikale dhe horizontale dhe lëkura ndahet nga pjesa drunore. Sythat lulorë dhe kërcellorë mblidhen nëpërmjet prerjes të plotë të degëve ose kërcejve dhe nxjerrjes më vonë të sythave.

Mbledhja e gjetheve

Gjethet mblidhen gjatë pranverës ose verës, në varësi nga faza e zhvillimit të llojit: gjethe nga bari i bletës (Melissa officinalis), mendra me kallinj (Mentha spicata), lule shëngjergji apo zambaku i lugjeve (Convallaria majalis), hithra - para lulëzimit; gjethe sherbele (Salvia officinalis), helmarina (Atropa bella-donna) etj. - në kohën e lulëzimit; gjethe bliri (Tilia sp.) etj. - pas lulëzimit. Gjatë mbledhjes së lëkurave, gjetheve dhe sythave kërcellore nga burimet natyrore, sasia e tyre nuk duhet të kalojë 40% nga gjendja e tyre. Gjethet mblidhen nga rozeta mbi bazën e saj (luleshtrydhja e kopshtit), kërcejtë (mendra, bari i bletës) ose degët (sherbela); nga kërcelli, gjethe për gjethe (mëllaga e bardhë etj.); nëpërmjet prerjes së të gjithë kërcellit të mbushur me gjethe dhe këputjen e mëvonshme të gjetheve, para tharjes (bari i bletës, mendra, sherbela, hithra); nëpërmjet prerjes dhe tharjes së degëve të reja dhe këputjen e mëvonshme të gjetheve (rrushi i ariut, boronica e zezë dhe e kuqe). Grumbullimi bëhet me brisk ose drapër, me ose pa bishtin e gjethes, në varësi nga lloji dhe porosia.

Mbledhja e degëve

Page 56: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 56 në 65

Nuk mblidhen gjethe të zverdhura, të thara ose të prekura nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Gjatë prerjes së gjetheve, nuk duhet që të shkulen bimët me rrënjët dhe rizomat. Në qoftë se mblidhen gjethe nga bimët, nga burime natyrore, sasia e tyre nuk duhet të tejkalojë më tepër se 70% nga rezervat ekzistuese (hithra, bari i bletës, malino etj.). Për së dyti, mund të mblidhen jo më herët se pas një viti. Degët mblidhen në fillim të lulëzimit (sherbela, mendra etj.); në kohën e lulëzimit të plotë, para formimit të frutave (mëllaga e bardhë, borziloku, rigoni i bardhë, lule basani etj.). Lejohet mbledhja e degëve me fruta të reja kur bima lulëzon për një kohë të gjatë (lulëkuqja e verdhë, trasta e çobanit etj.). Degët priten në kohë të thatë dhe me diell, pas ngritjes së vesës, duke përdorur thikë, drapër ose makina prerëse me gjatësi deri 20 cm nga maja e bimës. Në qoftë se bimët janë të imta (lisra etj.), pritet e gjithë pjesa mbitokësore.

Mbledhja e luleve dhe lulesave

Në qoftë se mblidhen degët nga bimët në burimet natyrore, sasia e tyre nuk duhet të kalojë më shumë se 70% nga rezervat ekzistuese për llojet njëvjeçare (hithra, bari i bletës, lule basani etj.). Bimët, të cilat lehtësisht zëvendësojnë burimet e tyre (hithra, veronika, lule basani, Achillea sp. etj.), mund të mblidhen që në vitin pasardhës. Por, në qoftë se bimët i zëvendësojnë me vështirësi burimet e tyre (primula etj.), prerja e tyre për së dyti mund të kryhet vetëm pas së paku 4 vjetësh. Lulet dhe lulesat mblidhen gjatë pranverës dhe verës, në fillim të lulëzimit ose gjatë lulëzimit të plotë, kur më shumë se gjysma e luleve kanë çelur (fig. 48). Pjesë nga lulja, p.sh. petalet e bozhurit të kuq, hiqen drejtpërdrejt nga lulja. Fig. 48 Kamomil në fazën optimale të lulëzimit (për mbledhjen e luleve) Fig. 49 Kamomil-mbledhëse Fig. 50 Kombajnë kamomil-mbledhëse

Page 57: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 57 në 65

Lulet e mëdha të mëllagës së bardhë etj., mblidhen një nga një ose në grup, me bishta të shkurtër ose pa bishta. Tek bliri, primula etj., këputet ose pritet e gjithë lulesa. Kupa e lulesës së kamomilit etj., mblidhen një nga një, me bishta të shkurtër. Lulet dhe lulesat mblidhen vetëm në kohë të thatë dhe, mundësisht, në kohë me diell, me dorë, me pajisje të posaçme (kamomil-mbledhëse për kamomilin) (fig.49 dhe 50) ose me brisqe pemësh (bliri). Nuk mblidhen lulet e paçelura ose të tejlulëzuara, si dhe ato të dëmtuara nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Page 58: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 58 në 65

Lulet pastrohen në vend nga pjesët e ndryshme të bimës, nga pjesë të tjera të rëna nga bima ose nga bimët e tjera, nga papastërti organike dhe minerale. Në qoftë se mblidhen lule, lulesa ose kupat e luleve nga bimët në burimet natyrore, sasia e tyre nuk duhet të jetë më shumë se 70% e rezervave ekzistuese, për njëvjeçaret (kamomili etj.) dhe jo më shumë se 80% për shumëvjeçaret (minzuhari vjeshtor etj.). Për së dyti mund të mblidhen gjatë vitit pasardhës, duke përjashtuar lulesat e primulës etj., për të cilat vjelja s’mund të bëhet më herët se dy vjet.

Mbledhja e frutave dhe e farërave

Frutat mishtore të trëndafilit (Rosa canina, Rosa rogosa), malinës, boronicës, luleshtrydhes etj., mblidhen pas pjekjes së tyre të plotë, ndërsa frutat e thatë të koprës, koriandrës, finokut, karabotikomit etj. - menjëherë para pjekjes së plotë. Farërat e minzuharit vjeshtor, gjithashtu mblidhen para pjekjes së tyre të plotë. Frutat mishtore mblidhen pa bishta dhe pa mbetje të kupës, ndërsa frutat e përbërë mblidhen krejtësisht. Frutat e thatë mblidhen duke prerë gjithë frutat e përbërë me pjesë të kërcejve, pas së cilës ndahen dhe pastrohen. Farërat e minzuharit vjeshtor mblidhen bashkë me frutat, të cilat thahen për ripjekjen e farërave. Mbledhja e frutave dhe farërave nga bimët në burimet natyrore mund të bëhet që në vitin pasardhës, me përjashtim të minzuharit vjeshtor, tek i cili farërat mblidhen e pakta gjatë dy vjetëve.

Tharja e bimëve

Pas mbledhjes, bimët ose organet e bimëve vendosen menjëherë në tharje. Me këtë synohet mënjanimi i pjesës më të madhe të ujit që ato përmbajnë dhe të shmangen ndryshime të padëshirueshme në pamjen e jashtme, përmbajtjen e lëndëve aktive dhe dëmtime nga myku dhe infeksione të tjera mikrobike. Në gjendje të thatë bimët mund t’i ruajnë cilësitë e tyre mjekuese për një kohë të gjatë. Gjatë tharjes pjesët e bimës kthehen në ilaç (drogë). Një pjesë e vogël e bimëve mjekësore nuk thahen, pasi përmbajnë përbërës, të cilët lehtësisht shpërbëhen. Bimë të tilla, si lule shëngjergji (zambaku i lugjeve), disa bimë eterovajore etj., përpunohen në preparate farmaceutike ndërkohë që janë të freskëta. Kur bimët mjekësore do të ruhen në gjendje të thatë, përmbajtja tyre e lagështirës nuk duhet të jetë më shumë se 15% (optimale është 12%).

Page 59: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 59 në 65

Tharja e drejtë duhet të jetë e lidhur me karakterin e lëndëve aktive vepruese. Në varësi nga kjo, pjesët e bimës vendosen në dy lloje tharje: e ngadaltë - në kushte natyrore dhe e shpejtë - në kushte artificiale. Tharja artificiale Në tharjen e shpejtë artificiale lënda e parë vendoset në tharëse të posaçme të ndërtuara, të cilat ngrohen me naftë, energji elektrike, lëndë djegëse të ngurta etj. Për tharjen e bimëve mjekësore përdoren dy lloje tharësesh: me veprim periodik dhe të pandërprerë. Tharëset e njohura tek ne, të paracaktuara për tharjen e frutave, perimeve, duhanit etj., pa shumë vështirësi mund të propozohen për tharjen e bimëve mjekësore. Ato janë të tipave të ndryshme dhe mund të përdoren për tharje në rast se ato nuk e përkeqësojnë cilësinë e bimëve (fig. 51 dhe 52). Të gjitha këto ngrohen artificialisht dhe duhet të kenë pajisje ventilimi. Në kushtet e tharjes së drejtë, sigurohet bimësi me ngjyrën natyrale të ruajtur dhe me cilësi shumë të lartë. Në rastet e ventilimit të keq, prodhohet e ashtuquajtura “përzhitje” e lëndës së parë, si rrjedhojë e së cilës, bimët errësohen, nxihen dhe humbasin pamjen e tyre tregtare dhe cilësitë mjekuese. Gjatë procesit të tharjes në këto lloj tharësesh, temperatura, kohëzgjatja, lagështia dhe kushtet e tjera për tharjen duhet të vlerësohen sipas pjesëve të bimëve (rrënjë, rizoma, gjethe, lule etj.) dhe të natyrës së përbërësve avullues (vajrave eterike). Duhet të theksohet se metoda me temperatura të larta të tharjes mund të ndikojë në cilësinë. Për shembull, tharja në hije është e preferuar për ruajtjen dhe për ndryshime minimale të ngjyrës së gjetheve dhe luleve. Temperatura më të ulëta tharje zbatohen kur bimët mjekësore përmbajnë përbërës avullues. Fig. 51 Tharëse me ventilator Fig. 52 Tharëse tip Ricola S.A.

Page 60: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 60 në 65

Tharja në tharëse rekomandohet kryesisht në grumbullimin e pjesëve bimore gjatë pranverës ose vjeshtës, ku kushtet e mjedisit të jashtëm nuk lejojnë tharjen natyrale, gjithashtu edhe kur është e nevojshme tharja e sasive të mëdha të materialeve bimore për një kohë të shkurtër. Tharëset duhet t’i përgjigjen kërkesave për mbrojtje nga rreziku i zjarrit dhe t’i përgjigjen kushteve të përshkruara në Udhëzimin Nr.5 MZ dhe MOSV (Dr. Nr.85/2004). Parametrat dhe kushtet e tharjes duhet të jenë të dokumentuara. Si rregull, lulet, gjethet dhe pjesët e tjera mbitokësore të kulturave mjekësore dhe aromatike thahen në jo më shumë se 35-40° C, pjesët nëntokësore në 40-60° C, ndërsa frutat e lëngshëm deri në 85-90° C. Temperatura më të ulëta për tharjen (35-40° C) zbatohen gjithmonë kur bimët mjekësore përmbajnë vajra eterikë, ndërsa temperatura deri në 60° C - për bimë që përmbajnë alkaloidë ose glikozide vepruese. Për tharje të pjesëve të bimëve përdoren, ndonëse mjaft rrallë, edhe rreze infra të kuqe, të cilat i përshkojnë këto pjesë në brendësi të tyre, duke i tharë shumë shpejt. Tharja mund të bëhet edhe nëpërmjet biofilizacionit. Kjo metodë zbatohet në materialet bimore, ku përbërësit veprues aktivë shkatërrohen lehtë. Sipas kësaj metode, tharja kryhet në temperatura të ulëta (-20° C). Në materialin e tharë lagështia është vetëm 2-4%. Tharja natyrale Për vendin tonë, tharja natyrale jep rezultate të mira gjatë stinës së verës. Ajo bëhet në hije, të mbrojtura nga drita e drejtpërdrejtë e diellit, në ndërtesa të ajrosura ose në ndërtime të përshtatura për këtë qëllim. Mund të përdoren edhe ndërtesa plotësuese dhe/ose sheshe, si tavane, çardakë, streha, dhoma depo etj., me kushte që të jenë të përshtatshme: të pastruara, të thata, të ajrosura dhe t’i përgjigjen kërkesave higjienike të përcaktuara në Udhëzimin Nr.5 të MZ dhe MOSV / Dr. Nr.85. Sheshet pastrohen mirë paraprakisht ose mbulohen me material që lejon lëshimin e ajrit. Ata duhet t’i përgjigjen kërkesave higjienike, të përmendura më sipër. Sheshet e zbuluara duhet të jenë të mbuluara me mbulesë të qëndrueshme, që lejon pastrimin e tyre efikas dhe të jenë me pjerrësi të përshtatshme ose drenazh për rrjedhjen e ujërave sipërfaqësore. Në rastin e tharjes natyrale materiali bimor shpërndahet në shtresa të holla mbi disa korniza të posaçme druri dhe kthehen shpesh në vartësi nga kushtet klimatike. Për të siguruar ventilim të mirë të ajrit, kornizat duhet të jenë me pjesën fundore të përbërë nga materiale që lejojnë lëvizjen e ajrit, të vendosen 15-20 cm njëra mbi tjetrën dhe në largësi të mjaftueshme nga toka (fig. 53 dhe 54). Fig. 53 Korniza për tharjen natyrale të barit të bletës

Page 61: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 61 në 65

Fig. 54 Radhitja e kornizave për tharjen natyrale

Në mungesë të kornizave, bimësia thahet nëpërmjet shtrirjes në dysheme mbi shtroje të pastra nga materiale që lejojnë kalimin e ajrit (beze, letër ose rrogoza me shtresë të hollë), mbi tharjen e shtrirë ose nëpërmjet tharjes së varur. Në 1 metër katror shtrihen nga 0,5-1 kg gjethe, rreth 2-3 kg rrënjë ose rizoma. Në dritë diellore të drejtpërdrejtë mund të thahen pjesë bimore, të cilat nuk përmbajnë ngjyrues, si farëra, rrënjë dhe rizoma, lëkura etj. dhe kjo zgjat derisa ato humbasin pjesën më të madhe të ujit të tyre, pas së cilës rithahen në hije. Gjethet, lulet dhe barërat nuk duhet të thahen në dritë diellore të drejtpërdrejtë, pasi humbasin dhe e ndryshojnë ngjyrën natyrale.

Veçoritë në tharjen e pjesëve bimore

Ekzistojnë disa veçori në tharjen e pjesëve bimore: Sythat lulorë thahen në temperaturë të matshme, por shpejt. Gjethet dhe lulet shtrihen në shtresë të hollë dhe shpesh përzihen. Degëzat (barërat) thahen të lidhura në tufa, të cilat varen në ndërtesa të thata të ajrosura ose shtrohen në shtresa të holla. Frutat mishtore dhe të lëngshme thahen në tharëse, në fillim në temperaturë më të ulët, e cila gradualisht rritet deri në 85-90° C. Tharja vazhdon derisa frutat ndërpresin ngjitjen. Frutat e thata, farërat dhe lëkurat përmbajnë sasi të vogël lagështie dhe thahen lehtësisht në mjedise të hapura, në ndërtesa të ajrosura mirë ose në tharëse. Organet nëntokësore thahen pas pastrimit. Rrënjët dhe rizomat më të trasha thahen ngadalë dhe, për këtë, ndonjëherë priten ose copëtohen. Para se të vendosen në tharje, duhet t’i hiqet lëkura. Tharja konsiderohet e mbaruar kur bimësia humbet elasticitetin e saj dhe gjatë thyerjes lëshojnë tingull, ndërsa sipërfaqja gjethore dhe lulore shkoqen lehtë, duke u grimcuar në pluhur të hollë.

Page 62: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 62 në 65

Bimësitë e thara pastrohen dhe përpunohen përsëri para paketimit të tyre, duke kryer: - Ritharjen, deri në përmbajtjen e nevojshme të lagështirës, në rastet kur bimësia, përpara këtij procesi, ka qenë tharë në vend tjetër ose është rritur lagështia gjatë transportimit të tyre; - Pastrimi nga ndryshime të pjesëve të bimësisë, të ndodhura gjatë kohës së tharjes ose nga pjesë të ndryshme të bimës; - Pastrimi nga përbërësit organikë, minerale dhe/ose përzierja mekanike. Sasia e lëndës së parë të nevojshme për prodhimin e 1 kg lënde bimore të pastruar dhe të tharë, që i përgjigjet kërkesave të standardeve shtetërore bullgare (BDS), quhet randeman. Për shembull, nga 3,5 kg rrënjë të freskëta të valerianës mjekësore (Valeriana officinalis), pas tharjes prodhohet 1 kg rrënjë të thata, domethënë randeman-i është 3,5. Ky koeficient është i ndryshueshëm për lloje bimësh të ndryshme, për arsye se sasia e lagështirës që përmbajnë lloje të ndryshme nuk është e njëjtë. Për çdo rajon të vendit ai është i ndryshueshëm, por merret me vlerë mesatare. Në praktikë, randeman-i varion në plus ose minus nga mesatarja në varësi nga faktorët bazë - kushtet e rritjes, faza e mbledhjes, prania e përziersve, cilësia e mbledhjes, rajoni nga i cili është mbledhur etj.

Ambalazhimi dhe etiketimi i bimësisë

Bimësia ambalazhohet sipas mënyrës që bën të mundur ruajtjen e cilësisë së saj deri në çastin e përdorimit. Kjo ndihmon dhe për transportimin më të përshtatshëm të tyre. Përpara ambalazhimit, bimësitë e thara lihen 2-3 ditë në vend të thatë, për t’u barazuar lagështia e tyre - të tejtharat të marrin, ndërsa të patharat mirë të nxjerrin lagështirën e tepërt. E preferuar është gjatë verës që bimësia të ambalazhohet në mëngjes, ku lagështia atmosferike është më e lartë dhe ato janë lehtësisht të zbutura. Ambalazhimi i përkohshëm kryhet në ambalazh jo standard: në kofinë, kosha, arka, sëndukë, thasë etj. Këto përdoren më shpesh nga mbledhësit e bimësive për dërgimin deri në pikat e pranimit dhe depot. Në to bimësia hidhen ose renditen me kujdes, shtypen lehtë me dorë, për të mos u shkoqur. Ambalazhimet shënohen dhe ngarkohen ne mjetet e transportit, me po të njëjtin ambalazh, që të mos thërrmohen dhe përzihen. Ambalazhimi përfundimtar realizohet nëpërmjet ambalazheve të llojeve të ndryshme. Ambalazhimi i bimësisë me ambalazhin përfundimtar zbatohet kryesisht në depot dhe është i destinuar për tregun e jashtëm dhe të brendshëm. Ambalazhimi tregtar (përfundimtar) janë dengjet nga copa ambalazhuese, zarfet prej shpërcope - copë poroze - (BDS 4644)3, qeset prej

3 Standardi Shtetëror Bullgar 4644

Page 63: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 63 në 65

kanapi dhe letre tip “sheqeri”, qeset me katër shtresa prej letre tipi “drithërash” etj. Në të gjitha ambalazhimet përdoren materiale të forta, të pastra, kimikisht jo aktive, me cilësi, e cila nuk lejon ndotjen, dëmtimin ose shkërmoqjen e bimësisë. Pesha e një paketimi nga ambalazhimet e ndryshme duhet t’i përgjigjet kërkesave normative për normat dhe rregullat fiziologjike për punën me dorë me peshat. Përdorimi i ambalazheve për përdorim të dytë lejohet me kusht që nga ato të jenë eliminuar të gjitha mbetjet nga përmbajtjet e mëparshme. Dengjet mund të kenë përmasa dhe peshë të ndryshme. Më të përdorshmit tek ne janë dengjet me përmasa 100/60/40 cm, të cilët mbajnë rreth 40-60 kg bimësi. Nuk lejohet përdorimi për së dyti i ambalazheve në të cilat kanë qenë vendosur bimësi helmuese ose bimë mjekësore aromatike. Në dengje ambalazhohen numri më i madh i lëndëve të para, kryesisht rrënjët dhe degëzat. Presat, me të cilat bëhen dengjet, janë vertikale ose horizontale. Ato përbëhen nga sënduk me qoshe dhe kapak që lehtësisht montohet dhe çmontohet. Kanë përmasa standarde dhe mekanizëm ngjeshje (presimi). Kasat prej shpërcope kanë përmasa 62/62/65 cm, Nga brenda shtrohen me letër celofani ose natronove. Në to ambalazhohen lulet e kamomilit, trëndafilit, lavandulës, gjethet e mendrës, bari i bletës, tatullës, etj. Qeset prej kanapi dhe letre (N 47) dhe kanapi - lini (N 50) përdoren për ambalazhim të farërave dhe frutave të thata, rrënjëve të helmarinës (Atropa bella-donna), të plenrës greke (Inula helenium) të bardhë dhe të zezë etj. Qeset mbushen uniformisht dhe ngjishen derisa arrijnë peshën e përcaktuar, pas së cilës qepen me vesh me spango prej kanapi N 1. Qeset e letrës me katër shtresa përdoren për ambalazhimin e gjetheve të shkoqura të mendrës, frutave të trëndafilit dhe farëra të sinapit mjekësor, minzuarit vjeshtor etj. Menjëherë pas ambalazhimit, vendosen etiketat me pamjet standarde, që përmbajnë të dhënat e mëposhtme:

- emërtimin e bimësisë në latinisht; - pesha (masa); - informacion plotësues, në rast nevoje.

Etiketat vendosen në mënyrë të tillë që të mos shkëputen lehtë nga ambalazhimi. Ambalazhet me bimësi nga bimë helmuese markohen me vijë të kuqe me gjerësi 2 cm dhe me simbolin për lëndët helmuese. Gjatë etiketimit nuk përdoren ngjitës toksikë, bojëra ose ngjitës të lëngshëm. Të gjitha ambalazhet dhe materialet paketuese ruhen më vete, në vende të pastra dhe të thata, pa rrezikshmëri nga ndotja dhe dëmtimi.

Page 64: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 64 në 65

Ruajtja dhe transporti i bimësisë

Bimësia e tharë dhe e ambalazhuar ruhet në ndërtesa, depo, duke u shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, që vërteton se: - bimësitë janë mbledhur nga bimë mjekësore, të kultivuara nga persona zotërues ose përdorues të tokave, pyjeve dhe objekteve ujore; - bimësitë janë mbledhur nga bimë mjekësore të rritura në gjendje të egër ose nga bimë mjekësore të kultivuara nga njeriu; - për bimësi nga bimë mjekësore nën regjim të posaçëm, të mbledhura nga burime natyrore, kërkohet edhe leja nga drejtuesit e inspektoratit rajonal të mjedisit dhe ujërave. Bimësitë ruhen në depo, duke u vendosur mbi zgara, paleta, etazherë ose rafte, sipas mënyrës respektive që përjashton ndotjen e tyre, dëmtimin dhe/ose përzierjen. Bimësitë nga bimët mjekësore aromatike ose nga bimët mjekësore helmuese, ruhen në ndërtesa të veçanta ose të ndara nga të tjerat nëpërmjet perdeve ndarëse të vazhdueshme ose të përkohshme. Depot për bimësitë dhe pikat e grumbullimit të tyre duhet t’i përgjigjen kërkesave të mëposhtme: - të jenë të dukshme qartë me tabelë treguese; - të mos jenë të vendosura afër vendeve për rritjen e kafshëve bujqësore; - të jenë të ndara nga territori i përcaktuar me rrethim, që pengon futjen e kafshëve dhe sjelljen e mbeturinave të kafshëve; - të jenë të arritshme nga transport automobilistik; - të jenë të mbrojtura nga futja e materialeve dhe të jenë lehtësisht të pastrueshme në të gjitha anët. - të jenë konstruktuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë mbrojtjen kundër futjes së dëmtuesve, brejtësve etj., gjithashtu dhe të lejojnë dezinfektimin; - dyshemeja të jetë me mbulesë të qëndrueshme, ndërsa muret të jenë me sipërfaqe që lejon pastrimin efikas; - të jenë të thata dhe me ventilim natyral ose të jenë të pajisura me sistem ventilimi; - temperatura në ndërtesë të jetë e qëndrueshme, rreth 10-15° C, ndërsa lagështira relative e ajrit - rreth 75%; - të jenë me ndriçim të përshtatshëm natyral ose artificial, që i përgjigjet kërkesave të kushteve të punës të shëndetshme dhe të parrezikshme. E pëlqyeshme është që në depo të jetë fresk dhe të ketë hije, madje të ketë një lloj errësimi - dritaret të jenë të vogla dhe të vendosura në mure karshi njëra-tjetrës, në mënyrë që gjatë hapjes së tyre, të sigurohet ajrosje e mirë. Në kohë të thatë ato mund të hapen vetëm gjatë ditës. Secila dritare duhet të mbyllet plotësisht; - instalimi i rrjetit dhe i pajisjeve elektrike të jetë i parrezikshëm, në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të mbrojtjes nga zjarri;

Page 65: Faqe 1 në 65 -  · PDF fileKULTIVIMI I BIMËVE MJEKËSORE. KLASIFIKIMI Kultivimi i bimëve mjekësore në Bullgari ka të kaluar të pasur dhe tradita të hershme,

Faqe 65 në 65

- kanalizimi i ujërave të jetë i lidhur me kanalizimin qendror të vendit të banimit ose të jetë i lokalizuar; - të ketë aneks sanitar dhe ujë të rrjedhshëm ose, në mungesë të furnizimit qendror me ujë, të jetë siguruar rezervuar për ujë dhe larëse të përshtatshme; - pika e grumbullimit të jetë e pajisur me kazanë për mbeturinat, të cilët duhet të jenë të puthitur mirë dhe të vendosen në vende të posaçme për to; - të jetë e pajisur me mjete për matjen e peshës, në bazë të udhëzimeve normative në fuqi; - të jetë ndërtuar në mënyrë të tillë që të sigurojë proces të pandërprerë teknologjik dhe të mos lejojë përzierjen në kohë dhe vend të bimësive; - në ato mjedise të mos rriten kafshë. Nëse bimësia nuk do të ruhet sipas rregullave të përcaktuara, do të shfaqen procese, të cilat keqësojnë cilësinë e saj. Farmakologjia dhe standardet përcaktojnë afate për ruajtjen (afati i vlefshmërisë) për çdo bimësi. Gjethet, lulet dhe degët kanë afat më të shkurtër të ruajtjes krahasuar me rrënjët, rizomat dhe lëkurat. Në depo është e ndaluar të ruhen lëndë të tjera dhe të pihet duhan. Bimësia, e ruajtur në vazhdimësi, për një kohë më të gjatë se një vit, duhet të kontrollohet dhe të rivlerësohet.