gazeta data 27 shkurt 2012

8
E PËRJAVSHME NR. 1 - DT: 28.02.2012 - ADRESA: BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT, PAS KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR. - KONTAKT: +355 68 00 00 000, - www.newnews.al, [email protected] ew ews N NJË NË ÇDO KATËR FËMIJË VDES NGA URIA NISET SI HERO, PRITET SI DËSHMOR "Save the Children": "300 fëmijë vdesin çdo orë në të gjithë botën" Plot 170 milionë fëmijë nën pesë vjeç nuk hanë mjaftueshëm ose i kanë nënat të kequshqyera I jepet lamtumira e fundit komandos së rënë në Afganistan CNN zbardh raportin: «Ngjarja pas një konflikti banal» Reforma Zgjedhore rikthen ngërçin PD-PS Promovohet libri "Kryq e tërthorë në Shqipëri të epërme" Afati për përmbylljen e reformës fillimi i muajit mars « Kryq e tërthorë në Shqipëri të epërme» titullohet libri i publicistit të njohur Gjergj Marku, i promovuar sot në sal- lën Sami Frashëri të Universitetit Vitrina. Fjalën e mirëseardhjes në këtë promovim e hapi Zëvendës- rektori Z. Teki Kurti. Në sallën e mbushur polot me studentë, peda- gogë si dhe shumë dashamirës të librit mbizotëronte shpirti ndi- gjues për tu njohur më së afërmi me vlerat kulturore dhe historike të ngjarjve, që me mjeshtëri janë shkruar në libër nga autori. Fotoja e nënë Dilës në kopërtinë të librit është simboli i përsonazheve dhe ngjarjve të mbledhura gjatë më shumë se dy dekadave të cilat janë një udhërrëfyes për lexuesin apo gazetarin që i qaset librit si një burim informacioni kulturor. Pas promovimit të librit, të ftua- rit nën tingujt e muzikës tradicio- nale shqiptare dhe zërin e këngë- tares së famshme Mrika, shijuan ushqime tradicionale shqiptare. Dje në sallën “Sami Frashëri” Universitetit Vitrina u promovua libri « Kryq e tërthorë në Shqipëri të epërme» i publicistit të njohur Gjergj Marku. Në panel ishin të ftuar z. Gjergj Marku, autori I librit, znj. Arta Malshi , redaktore e librit, z. Nikolle Loka , studiues , Rektori I Universitetit Prof.Dr. Mario Kedhi... BRENDËSI... Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP nis punimet Fajon- Hoxhaj: «Rezolutës 1244, i hap rrugën MSA-së» De Biazi shpall listën anti-Gjeorgji

Upload: ardit-halili

Post on 16-Mar-2016

240 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Gazeta e perjavshme

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta data 27 Shkurt 2012

E PËRJAVSHME NR. 1 - DT: 28.02.2012 - ADRESA: BULEVARDI DËSHMORËT E KOMBIT, PAS KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR. - KONTAKT: +355 68 00 00 000, - www.newnews.al, [email protected]

ewewsN

NJË NË ÇDO KATËR FËMIJË VDES NGA URIA

NISET SI HERO, PRITET SI DËSHMOR

"Save the Children": "300 fëmijë vdesin çdo orë në të gjithë botën" Plot 170 milionë fëmijë nën pesë vjeç nuk hanë mjaftueshëm ose i kanë nënat të kequshqyera

I jepet lamtumira e fundit komandos së rënë në Afganistan CNN zbardh raportin: «Ngjarja pas një konflikti banal»

Reforma Zgjedhore

rikthen ngërçin PD-PS

Promovohet libri "Kryq e tërthorë në Shqipëri të epërme"

Afati për përmbylljen

e reformës fillimi i muajit

mars

«Kryq e tërthorë në Shqipëri të epërme» titullohet libri i publicistit të njohur Gjergj

Marku, i promovuar sot në sal-lën Sami Frashëri të Universitetit Vitrina. Fjalën e mirëseardhjes në këtë promovim e hapi Zëvendës-rektori Z. Teki Kurti. Në sallën e mbushur polot me studentë, peda-gogë si dhe shumë dashamirës të librit mbizotëronte shpirti ndi-gjues për tu njohur më së afërmi me vlerat kulturore dhe historike të ngjarjve, që me mjeshtëri janë shkruar në libër nga autori. Fotoja e nënë Dilës në kopërtinë të librit është simboli i përsonazheve dhe ngjarjve të mbledhura gjatë më shumë se dy dekadave të cilat janë një udhërrëfyes për lexuesin apo gazetarin që i qaset librit si një burim informacioni kulturor. Pas promovimit të librit, të ftua-rit nën tingujt e muzikës tradicio-nale shqiptare dhe zërin e këngë-tares së famshme Mrika, shijuan ushqime tradicionale shqiptare. Dje në sallën “Sami Frashëri” të Universitetit Vitrina u promovua libri « Kryq e tërthorë në Shqipëri të epërme» i publicistit të njohur Gjergj Marku. Në panel ishin të ftuar z. Gjergj Marku, autori I librit, znj. Arta Malshi , redaktore e librit, z. Nikolle Loka , studiues , Rektori I Universitetit Prof.Dr. Mario Kedhi...

BRENDËSI...Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP nis punimet

Fajon- Hoxhaj: «Rezolutës 1244, i hap rrugën MSA-së»

De Biazi shpall listën anti-Gjeorgji

Page 2: Gazeta data 27 Shkurt 2012

C M Y K

E martë, 21 SHKURT 2012NEW NEWS POLITIKË

REFORMA ZGJEDHORE RIKTHEN NGËRÇIN PD-PS

Berisha: "Reformat, opozita po i bllokon qëllimisht"

Afati për përmbylljen e reformës fillimi i muajit mars

Realizimi i Refomrës Zgjed-hore duket se ka rikthyer edhe njëherë përplasjet mes

opozitës dhe mazhorancës. Fillimi i muajit mars ishte edhe afati, kur duhet të ishin plotësuar të gjitha pi-kat e reformës. Por edhe pse ky afat po mbyllet ende jemi shumë larg Reformës Zgjedhore. Opozita akuzon mazhorancës se nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e saj, ndërkohë nga ana tjetër mazhoranca akuzon se është opozita, ajo që po luan një rol bllokues duke tentuar edhe bllo-kimin e marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bash-kimin Evropian. Këto përplasje janë iniciuar dy ditë më parë nga kryetari i PS-së, Edi Rama për të vijuar më pas me debate në Kuvend mes dy liderëve të grupeve parlamentare dhe kryemi-nistrit Berisha, i cili i është përgjigjur akuzave të Ramës.

Qëndrimi i mazhorancës“Nxitimi i Edi Ramës për të shpal-

lur dështimin nuk tregon gjë tjetër veçse dëshirës së tij për të gjetur një pretekst që reforma të mos kryhet.

Ne këtu kemi qenë, kemi kërkuar ta bëjmë Reformën Zgjedhore para 8 majit, por kanë qenë politikat bllo-kuese ato që i shkaktuan vendit një vonesë 2-vjeçare. Nëse do t’i dhimb-sej integrimi i vendit, Rama nuk do të inkurajonte njerëzit e tij për dës-htimin”, -ka deklaruar Patozi. Shefi i deputetëve demokratë ka nënvizuar

se mazhoranca i qendron linjës së saj për vazhdimin e punës për reformën, por ka theksuar se ajo kurrë nuk do të bjerë pre e shantazheve të lidershipit socialist. “Ne i qendrojmë marrëves-hjes së nëntorit dhe kemi dëshirën për të realizuar reformat, por akuzat e Ramës nuk mund të shërbejnë si shantazh që mazhoranca të pranojë

tekat dhe kapriçot e tij”, -ka pohuar Patozi.

Qëndrimi i opozitësDeklaratës së Patozit i është përgji-

gjur shefi i grupit socialist, Gramoz Ruçi, i cili ka akuzuar mazhorancën se nuk pranon rekomandimet e ODIHR-it për të realizuar reformën zgjedhore. Sipas Ruçit, nga ana e saj PS i ka bërë të gjitha detyrat duke dhënë konsensusin për ligjet me tre të pestat dhe çështje të tjera. “Deri tani po përmbushet detyra për ligjet me shumicë të cilë-suar. Opozita ka bërë detyrën e saj. Ne do vazhdojmë të japim votën tonë, por ato për të cilat kemi rënë dakord kanë një radhë”, -ka deklaruar Ruçi. “E para është reforma zgjedhore dhe ajo që ne kemi trajtuar është që mun-gon vullneti politik për të plotësuar rekomandimet e ODIHR-it dhe një nga 12 prioritetet e progres-raportit të KE”, ka theksuar ai. Sipas tij, PD nuk është dakord për rekomandimet që kanë të bëjnë me kartat e identitetit, numërimin, KQZ-në, etj dhe jo tekat e opozitës. “Prandaj, kolegë të mazho-rancës, thoni hapur që nuk jeni dakord

me rekomandimet e ODIHR-it dhe jo me tekat e opozitës. Ne e kemi dhënë provën tonë, miratuam Kodin Rrugor, Kodin Ajror, Kodin Civil dhe Penalin që po përfundon. Nëse akuzoni opo-zitën dhe liderin e saj, kjo është punë për ju. Ju keni bllokuar dy reforma të rëndësishme që janë kritere të progres-raportit. Në vend që të bëni autokri-tikë, kërkoni dështimin tek opozita”, -ka pohuar Ruçi.

Kryeministri Berisha ka akuzuar ashpër liderin e opozitës në lid-

hje me qëndimin e tij për realizimin e reformave. Sipas tij, është opozita ajo që po tenton bllokimin e marr-jes së statusit të vendit kandidat dhe jo mazhoranca. Sipas kryeministrit, ky qëndrim i opozitës nuk mund të zgjidhet nga mazhoranca, pasi opo-zita është sovrane. “Dje kryetari i PS dhe sot kryetari i grupit sërish para-qiti serialin e akuzave, ndonëse ne kemi bërë gjithçka për avancimin e këtyre reformave. Cili ka qenë qën-drimi i tyre? Ka qenë ky: dy muaj para se të firmosej marrëveshja, lidershipi i tyre rreshtoi dhjetra kërkesa për

rregulloren e Parlamentit. Ne pra-nojmë të ndryshojmë rregulloren duke e ndryshuar nen për nen dhe duke marrë si shembull PE-në. Pas refuzimit të një kohe të caktuar, më së fundi lidershipi socialist e pranoi. Votoi këtu një vendim Parlamenti. Cili është qëndrimi mbrapa? Është ky: Akti i parë i tyre është shkelja e marrëveshjes, pasi kërkojnë që krye-ministrit t’i kufizohet koha, që krye-ministrit dhe ministrat të mos mund të marrin fjalën në Parlament, veçse

në cilësinë e deputetit. Kërkojnë që kryeministri të ketë votë të barabar-të me kryetarin e minorancës”, -ka deklaruar Berisha, i cili më pas ka shigjetuar kryetarin e opozitës, i cili sipas tij kërkon të bllokojë statusin e kandidatit.

“Kryetari i tyre, që është dhe kandi-dat për kryeministër, nuk garon për deputet. E pengova unë? Përkundra-zi, i ofrova në atë kohë ndërrimin e Kushtetutës, që e lejonte të ishte edhe si kryetar bashkie edhe si deputet në

garë. Ia bëra këtë me vendosmëri. Tani ai thotë t’ia vë kufirin tek thana dhe për të bllokuar reformën shkel marrëveshjen dhe kërkon ndryshi-

min e Kushtetutës. Ju doni të bllo-koni statusin, por kurrë kjo mazho-rancë nuk do t’ju lutet që të mos e bëni këtë”, -ka theksuar Berisha.

Akuzave të Kryeministrit Berisha u është përgji-gjur menjëherë edhe Kryetari i PS, Edi Rama. Në fjalën e tij Rama shprehet se nuk është aspak i i befasuar nga vulgariteti antiopozitë që karakte-rizon tradicionalisht retorikën e Kryeministrit, ka nënvizuar shqetësimin e Partisë Socialiste për zvarritjen e Reformës Zgjedhore përtej afatit të përcaktuar në aktin e formimit të komisionit për-katës. “Sali Berisha përsërit se opozita ka pranuar

ato që i janë ofruar dy vjet më parë, por e vërteta është se pala e keqdrejtuar prej tij nuk ka pranuar ende asnjë nga pikat e domosdoshme kyçe për një reformë të plotë e të drejtë zgjedhore. Dy vjet rres-ht Kryeministri ka përsëritur me dhjetëra herë për opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar se është gati të pranojë çdo propozim të opozitës për Reformën Zgjedhore. Sot, kur për pak ditë skadon afati i kryerjes së kësaj reforme, Sali Berisha nuk

ka pranuar ende asnjë nga rekomandimet kyçe të ODHIR-it e jo më propozimin e opozitës për përmirësimin e vetë sistemit zgjedhor. Në vijim ai kërkoi respektimin pikë për pikë të vendimit të parlamentit për Reformën Zgjedhore dhe futjen në kod pikë për pikë e çdo rekomandimi të OSBE/ODHIR-it, ashtu sikundër hapja e një debati trans-parent në Komisionin e Reformës Zgjedhore edhe për përmirësimin e sistemit zgjedhor.

Rama: "Mazhoranca nuk ka pranuar asnjë propozim të opozitës"

Dje kryetari i PS dhe sot kryetari i grupit sërish paraqiti serialin e aku-zave, ndonëse ne kemi bërë gjithçka për avanci-min e këtyre reformave

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës raportin vjetor të punës që pritet të dërgohet në Kuvend. Para se të kalonte në votim, raporti është debatuar mes mazhorancës dhe opozi-tës sa i përket pasqyrimit të aktiviteteve të KQZ-së, sidomos për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit e opozi-tës në komision kërkojnë që të ripunohet ky raport për ta çuar më pas në Parlament, çka sipas kryetarit Ristani gjithcka është pasqyruar me objektivitet. Raporti vjetor i KQZ-së për vitin 2011-të pritet të referohet të enjten e ardhshme në seancën plenare.

KQZ miraton raportin vjetor të punës

Page 3: Gazeta data 27 Shkurt 2012

C M Y K

E martë, 21 SHKURT 2012 NEW NEWSAKTUALITET

NISET SI HERO, PRITET SI DËSHMOR I ATDHEUTI jepet lamtumira e fundit komandos së rënë në Afganistan

Familjarë, drejtues të shtetit, miq e dashamirës i kanë dhënë sot lamtumirën e fun-

dit Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli. Homazhet u zhvilluan fillimisht në banesën e viktimës dhe më pas janë zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Kortezhi me trupin e komandantit Feti Vogli mbërriti rreth orës 11:10, në Pallatin e Kongreseve, pas për-fundimit të ceremonisë familjare, ndërsa trupi i tij u soll sot rreth orë 03: 00 në Atdhe nga një aeroplan ushtarak i NATO-s. Në ceremoninë homazh morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparla-mentarja Topalli por edhe lideri i opozitës së bashku me ministra e deputetë kanë nderuar Dëshmorin e Atdheut. Pas ceremonisë trupi i Voglit përcillet për në Varrezat e Dëshmorëve.

Përcjellja për në banesën e funditPas ceremonisë homazh që zgjati

për rreth dy orë trupi i Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli u përcill për në Varrezat e Dëshmorëve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi mbajti edhe fjalën e fun-dit në kujtim të tij, ndërsa trum-betat sinjalizojnë rrugëtimin drejt

varrezave të dëshmorëve. Gjunkshi u shpreh se ushtaraku i karrierës,

kapiten Vogli do të mbetet gjith-një i ri, si një pishtar i pashuar në

mendjen dhe zemrat tona. “Vogli ra në krye të detyrës, si trim, si hero. Shprehim ngushëllimet më të mira për shokun trim. Anëtarët e familjes së tij do kenë gjithnjë mbështetjen e Forcave të Arma-tosura dhe të Ministrisë së Mbro-jtjes”, tha ai më tej.

Krerët e shtetit nderojnë Dëshmorin e AtdheutNë Ceremoni kanë dhënë nde-

rimet e tyre drejtuesit më të lartë të shtetit si dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë. Presidenti Bamir Topi, kryeministri Berisha

e kryeparlamentarja Topalli ishin krerët e parë të shtetit që nderuan në këto homazhe. GJithashtu kanë nderuar komandantin Vogli edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, si dhe ish-kryeministri Fatos Nano. Në ceremoni nuk ka munguar as pjesmarrja e lidierëve të Opozi-tës, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Ndër Ambasadorët e parë që kryen homazhe ishin edhe ai i SHBA-ve Aleksandër Arvizu, ambasadori i OSBE-së Eugen Vollfarth, ambasa-dorja e Anglisë, Fiona McIlëham si dhe ai i BE-së Etore Sequi kanë kryer homazhe.

Lamtumirë Kapiten

CNN zbardh raportin: «Ngjarja pas një konflikti banal»Ditën e sotme janë zbardhur plotë-sisht rrethanat e kësaj ngjarje. Rrjeti prestigjioz mediatik CNN ka pu-blikuar detaje të tjera mbi vrasjen e

komandos shqiptar në Afganistan. “Dhuna rezultoi nga një grindjeje ndërmjet policisë afgane dhe ushtarëve të koalicionit të cilët ishin duke shpërn-darë dokumente për studentët në zonë”, thuhet në raportin e CNN i cili u referohet zyrës së shtypit të forcave ushtarake në Kandahar, Afganistan. Rrjeti informativ amerikan i shpërndarë në gjithë botën, shkruan se nga hapja e zjarrit mbeti i vdekur një prej komandove shqiptare dhe plagos një tjetër. Gjithashtu i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur dhe një prej trupave të ushtrisë amerikane. CNN e cilëson këtë ngjarje si sulmin e radhës ndaj forcave të koalicionit. Gjatë 5 viteve të fundit ra-portohen 42 sulme të forcave të sigurisë së Afga-nistanit ndaj trupave paqeruajtëse.

Page 4: Gazeta data 27 Shkurt 2012

C M Y K

E martë, 21 SHKURT 2012NEW NEWS

Kompania që menaxhon pro-jektin e gazsjellësit Trans Adriatik njoftoi dje fillimin

e punimeve për studimin e terre-nit detar pranë zonës së Vlorës, me qëllim që të përcaktojë vendin e përs-htatshëm për kalimin e tubacionit që do të transportojë gaz nga Deti Kaspik për në Itali.

“Studimi i nën-detit po kryhet nga projekti TAP me mbështetjen e nënkontrakto-rit D’Appolonia, një lider italian në inxhinieri me kompetenca të thella në inxhinie-rinë e ndërtimit, gjeoteknike dhe mjedisore, gjeo-logji, gjeofizikë, hidrologji dhe hidraulikë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Albert Haak, menaxher i TAP për Shqipërinë, ka thënë: «Studimi detar kryhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për mjedisin dhe si-gurinë. TAP ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për ta kryer këtë studim

nga autoritetet e portit dhe Minis-tritë, duke përfshirë dhe Ministrinë e Mjedisit. Analiza e detajuar e shtratit të detit është e nevojshme për të ven-dosur mbi gjurmën e saktë në det të hapur dhe për punimet e mëtejshme inxhinierike në lidhje me tubacio-nin». TAP theksoi gjithashtu se ndër-

timi i gazsjellë-sit do të kryhet vetëm në rast se ky projekt përzgjidhet nga konsorciumi Shah Deniz II dhe në rast se gjithçka shkon mirë, punimet e ndërtimit do të fillojnë nga viti 2015. TAP do të hyjë në Shqipër i në

Miras të Korçës dhe do të vijojë për 209 kilometra deri në bregun e Sema-nit. Tubacioni do të jetë në dy metra thellësi nën tokë dhe konsorciumi do të paguajë qira për të drejtën e kali-mit. Shanset e TAP për sukses u rritën ndjeshëm së fundmi, kur konsorciu-mi Shah Deniz vendosi të refuzojë

një ofertë konkurrente italo-greke që synonte të anashkalonte Shqipërinë. Anashkalimi i Shqipërisë sillte rritjen e kostos për shkak se tubacioni nënu-jor është tri herë më i kushtueshëm se

ai tokësor dhe se distanca mes brigjeve të Greqisë dhe atyre të Italisë, është shumë më e madhe se sa distanca mes Shqipërisë dhe Italisë. TAP përballet aktualisht me mungesën e një par-

tneri në Greqi e Itali dhe po kërkon bashkëpunim në këto dy vende për të siguruar licencat nga qeveritë përka-tëse. Ndërkohë, Shqipëria i ka dhënë pa kushte licencat.

EKONOMI

GAZSJELLËSI TRANS ADRIATIK, TAP NIS PUNIMET

Buxheti i këtij viti pritet që shumë shpejt t’u nënshtrohet shkurtimeve të qeverisë,

e cila duhet medoemos të ndihmojë KESH-in për shkak të importit të energjisë. Fondi i kontigjencave prej 2 miliardë lekësh që u dha, duket se nuk është i mjaftueshëm dhe se për të garantuar furnizimin në vijim të Korporatës do t’i duhen të tjera fonde që qeveria duhet t’i gjejë. Në këtë pikë, dy janë variantet e qeve-

risë, ajo e marrjes borxh, çka do të rrisë direkt nivelin e borxhit publik ose shkurtimet, që duket se është edhe opsioni që do zbatohet. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se po merret në konsideratë shkurtimi i fondeve nga disa zëra të buxhetit por i pari që do të preket është ai i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes. Përmes kësaj qeveria pritet të vërë në “dietë letre dhe boje” insti-tucionet shtetërore. Ky zë në buxhetin e vitit 2012 është 29 miliardë lekë. Nga ana tjetër, nëse shkurtimet e bëra në këtë zë nuk do të jenë të mjaftueshme, duket se “gërshërët” do të jenë gati për fondet në zërin e shpenzimeve kapitale. Për të garantuar paratë, për KESH qeveria mund të sakrifikojë investime publike të planifikuara. Zëri i shpenzimeve kapitale në buxhetin e këtij viti është 69.8 miliardë lekë. Tashmë nga buxheti janë prekur fondet e kontigjencës, të cilat nga 4.7 miliardë lekë kanë mbetur 2.7 miliardë pasi Korporata Elektroenergjetike Shqiptare mori një pjesë të këtij fondi për të siguruar importin e ener-gjisë, i cili duhet theksuar, arriti çmime rekord për shkak të ofertës së ulët në treg.

Blerja e energjisë, do të rishikohet buxheti

HEC-et, punonjësit e shkurtuar do të paguhen nga sipërmarrësit privat

Qeveria ka vendosur që të ardhurat që do të vijnë si rezultat i privatizimit të hidro-

centraleve Ulëz-Shkopet dhe Bistrica 1 dhe 2 që vitin e kaluar u bënë shoqëri më vete, të shkojnë të gjitha në buxhet. Nëse më herët formula e përdorimit të të ardhurave që merreshin nga blerësi strategjik për privatizimet e kësaj natyre ishte që një përqindje shkonte për pronarët, një përqindje tjetër për të përndjekurit, si gati 50 për

qind, në buxhet tashmë kjo ndryshon. Qeveria miratoi dje vendimin, ku sanksiononte se të ardhurat që do të vijnë nga privatizimi do të shkojnë në buxhet, me përjashtim të një pjese të vogël që do të përfshijë shpenzimet e Minis-trisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për procedurat. Lidhur me këto sh.a, HEC-i Ulëz-Shkopet dhe Bistrica 1 dhe Bistrica 2 përcakto-het edhe mënyra e trajtimit të punonjësve të tyre pas privatizimit në fazën e ristrukturimit. Blerësi strategjik do të jetë ai që do të paguajë largimet nga detyra të punonjësve. “Punonjësit e shoqërive “HEC Ulëz-Shkopet”, sh.a., dhe “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., të cilat janë në marrëdhënie pune deri më 31.1.2012, për efekt të privatizimit 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti në këto shoqëri, u nënshtrohen pro-cedurave të ristrukturimit nga ana e blerësit strategjik. Ristrukturimi nga ana e blerësit stra-tegjik do të bëhet konform dispozitave ligjore në fuqi të Kodit të Punës, kontratës kolektive dhe kontratave individuale të punës. Detyrimet financiare, që do të lindin në zbatim të pikës 2 të këtij vendimi, do të mbulohen nga blerësi strategjik”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kompania që menaxhon projektin nisi studiumin e terrenit në detin Adriatik

Studimi detar kryhet në përputhje me standardet

më të larta ndërkombëtare për mjedisin dhe sigurinë.

TAP ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për ta kryer këtë studim nga autoritetet e portit dhe

Ministritë, duke përfshirë dhe Ministrinë e Mjedisit

Page 5: Gazeta data 27 Shkurt 2012

C M Y K

E martë, 21 SHKURT 2012 NEW NEWSRAJON & BOTA

Irak, 60 të vdekur nga sulmet e kryengritësve

Një seri atentatesh të njëkohshme, të ndodhura në Irak kundër objektivave kryesisht shiitë, ka shkaktuar vdekjen e së paku 60 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, në një nga ditët më të dhunshme që nga tërheqja e trupave amerikane në mesin e dhjetorit. Sulmet që duken vepër e kryengritësve sunitë të lidhur me Al Kaedën, kanë bërë të rilindë frika e një kthimi të kasaphanave të provokuara nga përplasjet ndërfetare mes 2006 dhe 2007. Dhuna mbërriti në një moment qetësie relative dhe dialogu mes kryemi-nistrit Nuri al-Maliki dhe liderve sunitë mbi të ardhmen e vendit. Së paku 32 persona kanë vdekur në një valë shpërthimesh në Bagdad, të ndodhur kryesisht në lagje Shiite gjatë orës së pikut, ndërsa sulmet e tjera kanë patur si shënjestër patrulla të policisë, udhëtarë dhe klientë dyqanesh. Në një episod të vetëm, në lagjen Karrada, një autobombë ka shkaktuar nëntë të vdekur dhe 27 të plagosur. Mbi dhjetë atentate kane ndodhur në qytete të tjera, mes Mosulit në veri dhe Hilas, në jug të Bagdadit, në këtë rast kryesisht kundër policisë.

Djegia e Kuranit, talebanët: "Sulmoni bazat ushtarake perëndimore"

Talebanët afganë me një komunikatë kanë ftuar afganët të vënë në shënjestër bazat e huaja ushtarake, “forcat pushtuese” dhe auto-kolonat tyre, pasi disa kopje të Kuranit janë djegur në bazën ameri-kane të Bagramit. Talebanët inkurajojnë bashkëkombasit e tyre “të vrasin, të godasin dhe të kapin” perëndimorët.

"Save the Children": "300 fëmijë vdesin çdo orë në të gjithë botën"

Ka qenë për shumë kohë një nga temat në majë të axhen-dave politike të organizatave

botërore dhe për shumë kohë ka zënë faqet e para të gazetave të të gjithë botës. Por uria në botë duket se është harruar kohët e fundit, e lënë mën-janë për shkak të shumë luftërave që pështjellojnë globin. E megjithatë, në heshtje, një brez i tërë po vdes nga uria.

300 fëmijë vdesin çdo orë. Kjo është shifra e frikshme e bërë e ditur nga "Save the Children", një numër që ilustron shumë mirë tragjedinë që po konsumohet në heshtjen shurd-huese të mediave. Një e katërta e fëmijëvë të botës nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për t’u rritur të shën-detshëm. Plot 170 milionë fëmijë nën pesë vjeç nuk hanë mjaftueshëm ose i kanë nënat të kequshqyera, prandaj

nuk mund t’i ushqejnë me qumësht. Kjo do të thotë se çdo vit vdesin nga uria 2.6 milionë fëmijë.

Një e ardhme pa fëmijëri. Sipas kërkimit të bërë nga "Save the Child-ren", një e treta e prindërve të inter-vistuar ka deklaruar se fëmijët e tyre nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, ndërsa një e gjashta e tyre nuk mund të garantojë mish, qumësht dhe pe-rime për fëmijët e tyre. Rastet më të këqija gjenden në Pakistan, Bangla-

desh, Indi, Peru, Nigeri dhe Afga-nistan, ku gjashtë në çdo dhjetë

fëmijë rrezikojnë të rriten me probleme të rënda fizike për shkak të kequshqyerjes. Një tablo kjo që, sipas Save the Children, do të bëjë që bren-da 15 viteve të ardhshme 450 milionë fëmijë të kenë vdekur ose të jenë me handikape të

rënda fizike dhe mendore për shkak të mungesës së ushqimit. Një brez i tërë i shuar për shkak të indiferencës.

Çmimi i ushqimit në qiell. Sh-kaku kryesor i kësaj situate tragjike lidhet me çmimin e ushqimit. Kush-tet meteorologjike ekstreme të pesë viteve të fundit, rritja e plantacioneve të kthyera në biokarburante në dëm të lëndëve të para, spekullimi dhe kriza financiare globale kanë rritur

tej mase kostot e ushqimeve, edhe i atyre bazë. Një situatë që ka detyruar një në çdo katër famije të reduktojë shpenzimet për ushqim, ndërsa një në çdo gjashtë familje është e detyruar të largojë fëmijët nga shkolla për t’i futur në punë. Në Indi gjysma e fëmijëve vuan nga kequshqyerja; në Afganistan çmimi i ushqimit është rritur me 25%, në Kenia arrijmë deri në 40%.

Vrasësi i heshtur. "Save the Children" e ka përkufizuar kequs-hqyerjen një vrasës të heshtur, sepse shpesh nuk klasifikohet si shkaku i vdekjes në çertifikatat mjekësore,

ndërsa në shumë raste nuk çon dre-jtpërdrejt në vdekje, por është shkaku i handikapeve të rënda fizike dhe mendore, që faktikisht u mbyllin të ardhmen dhe pritshmërinë e jetës miliona fëmijëve. Për këtë arsye OJQ të ndryshme kanë kërkuar që të orga-nizohet një samit botëror mbi urinë në botë në Londër, pikërisht gjatë Olimpiadës verore të 2012. Një sin-jal i fortë, një moment ku nuk mund të mbizotërojë heshtja. Një shans i fundit për të provuar të shpëtojmë gjysmë miliardi fëmijë nga vdekja dhe nga një jetë e dëshpëruar.

NJË NË ÇDO KATËR FËMIJË VDES NGA URIA

Nënshkrimi i marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës ne taki-

met rajonale nën referencën e rezolu-tës 1244 i sjell Kosovës marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Këto janë pritjet e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës. Ministri Enver Hoxhaj tha se diçka e tillë përpara një viti ka qenë e pamundur të imagjinohet. Këto komente ai i bëri pas takimit me raportuesen e Parlamentit Europian për çështjen e vizave, Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein. “Nëse sot bëhet publik fillimi i procesit të një studimi të fizibilitetit për nënshkrimin e marrëveshjes së asocim-stabilizimit, kjo lëvizje do të ishte për vendin një hap prej disa vitesh për-para. Vitin e kaluar, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, kam ngritur kërkesën për nënshkrimin e marrëveshjes së aso-cim-stabilizimit dhe në Bruksel e në vende të tjera na është thënë harrojeni, pasi është shumë herët një marrëveshje e tillë”, -deklaroi ministri Hoxhaj. Sipas eurodeputetes Fajon, e cila u takua edhe me Kryeministrin Thaçi në një

takim larg mediave, marrëveshja do të perdoret si instrument për të fituar njohjen e pesë vendeve të BE-së. “Unë pres që shumë shpejt ne të arrijmë të fitojmë njohjen e Kosovës nga pesë vendet e Bashki-mit Europian. Mendoj që po shko-jmë në drejtimin e duhur dhe nëse e marrim lajmin e mire sot nga Brukseli, kemi të drejtë të besojmë

se do të krijohen mundësitë e reja për të diskutuar me pesë anëtaret që nuk e pranojnë Kosovën”, -u shpreh Fajon. Per dallim nga opozita, ministri Hoxhaj vlereson se Kosova ka avancuar me modelin e perfaqësimin. Argumentet qe sjell z. Hoxhaj jane se Kosova ne çdo hap nderkombetar ka pasur prapa rezoluten 1244 ndersa me kete marreveshje do te kete edhe deklaraten e pavarsise dhe mendimin e GJND-se. Sipas ministrit Hoxhaj, Kosova me kete formule perfaqesimi bëhet pjese e nenshkrimit te marrveshjeve multilaterale pasi deri me tani jane nenshkruar vetem marrveshje bilaterale.

Fajon- Hoxhaj: "Rezolutës 1244, i i hap rrugën MSA-së"

Page 6: Gazeta data 27 Shkurt 2012

C M Y K

E martë, 21 SHKURT 2012NEW NEWS KULTURË

"Kryq e tërthorë në Shqipëri të epërme" titullohet libri i publicistit të njohur Gjergj

Marku, i promovuar sot në sallën Sami Frashëri të Universitetit Vitri-na. Fjalën e mirëseardhjes në këtë promovim e hapi Zëvendësrektori Z. Teki Kurti. Në sallën e mbushur polot me studentë, pedagogë si dhe shumë dashamirës të librit mbizo-

tëronte shpirti ndigjues për tu njohur më së afërmi me vlerat kulturore dhe historike të ngjarjve, që me mjesh-tëri janë shkruar në libër nga autori. Fotoja e nënë Dilës në kopërtinë të librit është simboli i përsonazheve dhe ngjarjve të mbledhura gjatë më shumë se dy dekadave të cilat janë një udhërrëfyes për lexuesin apo gazeta-rin që i qaset librit si një burim infor-

macioni kulturor. Pas promovimit të librit, të ftuarit nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare dhe zërin e këngëtares së famshme Mrika, shi-juan ushqime tradicionale shqiptare.

Shkrimi i P.Dje në sallën “Sami Frashëri” të

Universitetit Vitrina u promovua libri " Kryq e tërthorë në Shqipëri të epërme" i publicistit të njohur Gjer-gj Marku. Në panel ishin të ftuar z. Gjergj Marku, autori I librit, znj. Arta Malshi , redaktore e librit, z. Nikolle Loka , studiues , Rektori I Universi-tetit Prof.Dr. Mario Kedhi si dhe zv. Rektori i Universitetit Dr. Teki Kurti , Redaktorja e librit znj. Arta Malshi dhe Z. Nikolle Loka studiues. Gjergji vjen nga Oroshi i Mirditës dhe ka një karriere të gjatë në fushën e gazetarisë duke u vlerësuar disa herë me çmime. I njohur si përçues I vlerave mbarëkom-bëtare, ka arritur ti bijë kryq e terthor vendit, për tu njohur sa më afër me realitetin, sepse gazetaria e terrenit është princesha e gazetarisë pohon

Ai. Fjalën e mirëseardhjes në këtë pro-movim e hapi Zëvendësrektori Z. Teki Kurti, i cili tha se Mirditën, Studiues të njohur e kanë quajtur si “vendin e ka-tedraleve ku kalon Iliria”, pra aty janë gjurmët arbnore. Në sallën e mbushur plot me studentë, pedagogë si dhe shu-më dashamirës të librit mbizotëronte shpirti ndigjues për tu njohur më së afermi me vlerat kulturore dhe histo-rike të ngjarjve, që me mjeshtëri janë shkruar në libër nga Autori. Fotoja e Nënë Dilës në kopërtinë të librit, është simboli i përsonazheve dhe ngjarjeve të mbledhura gjatë më shumë se dy dekadave, të cilat janë një udhërrëfyes për lexuesin apo gazetarin, që i qaset librit si një burim informacioni kultu-rorë. Kështu vijojnë me radhë përso-nazhe të tjerë si Gegë Vuka, Virgjëra etj. Tematikat e trajtuara janë aktuale dhe pasqyrojnë vitet e tranzicionit që ende vazhdon. Pas promovimit të librit të ftuarit nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare dhë zerit të kën-gëtarëve të njohur, shijuan ushqime tradicionale shqiptare.

PROMOVOHET LIBRI"KRYQ E TËRTHORË NË SHQIPËRI TË EPËRME"Libri i publicistit Gjergj Marku u promovua në sallën Sami Frashëri të Universitetit Vitrina

Punimet artizanale janë një mënyrë e mirë për të rri-tur punësimin, në Shqipëri. Me këto fjalë u shpreh

kryeminsitri Sali Berisha përgjatë vizitës së ekspozitës së artizaneve të qytetit të Kukësit, që kanë hapur në muzeun historik kombëtar. “Artizanati ka një aspekt tjetër jashtë-zakonisht të rëndësishëm, atë tregtar dhe të punësimit. Ky është një sektor në të cilin mund të punësohen një numër shumë i madh qytetarësh në mbarë vendin. Prodhimet tona janë të mrekullueshme. Ne kemi bërë disa hapa në mbështetje të tyre po unë dua ti garantoj që ne do mar-rin çdo hap tjetër për t`i mbështetur” ka shtuar Berisha.

Kreu i ekzekutivit u bëri thirrje bashkive të mëdha, që vizitohen më shumë nga turistët, që të krijojën më hapësira për tregëtimin e prodhimeve artizanale. “Unë

ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive të mëdha të krijojnë çdo lehtësi që këto punime të jenë disponibël për turistët në qytete e tyre” -ka theksuar Berisha.

Punimet artizanale, Berisha viziton ekspozitën e Kukësit

Pamjet e Tiranës “së vjetër” për trupin diplomatik

Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit në bashkëpunim me Klubin Diplomatik “Mirëse-vini në Tiranë” organizoi një aktivitet me rastin e 92-vje-torit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Filmime të vjetra të shoqëruara me muzikë i kanë prezantuar diploma-tëve të akredituar në vendin tonë. U shfaqën pamje nga kryeqyteti shqiptar qëv nga viti 1914 deri në vitin 1980, përfshirë Ura e Tabakëve, Tyrbja, Xhamia, Pazari i Vje-tër, Sheshi Skenderbej, Lana, Parku Rinia, Pallati i Kulturës, Sahati, Muzeu Historik, Hotel Tirana, korpusi i Universi-tetit, ish-Komiteti Qendror, godinat e ministrive. Të gjitha këto pajme erdhën nëpërmjet planeve të rralla filmike në një kolazh prej 21 minutash në Kinemane e Arkivit Qendror të Filmit për të njohur zonjat ambasadore me historinë e Tiranës.

Vargjet e Lasgush Poradeci në Teatrin e Metropolit

Vargjet e poetit më të madh të dashurisë, Lasgush Poradeci, vijnë për të gjithë dasha-mirësit e tij në Teatrin Metropol. Interpretimi i tyre do të jetë i gërshetuar me muzikë dhe

kërcim, si dhe me një skenografi e cila është e konceptuar me një guackë të madhe dhe valët e liqenit me rrjetat e peshkimit në breg. Poezitë do të vijnë nën interpretimin e Yllka Mujos, Fatos Selës, Kastriot Rramollarit, Rozi Kostandinit dhe Anila Bishës. Ato do ti shoqërojë me muzikë violinçelisti Iljard Shaba. Janë përzgjedhur 16 poezi ndër të cilat, “Vdekja e Nositit”, “Poradeci”, «Dremit Liqerit”, «Kënga për Pleqërishte». Kjo mbrëmje vjen e dyta pas asaj të organizuar për rilindasin Naim Frashëri.

Page 7: Gazeta data 27 Shkurt 2012

C M Y K

E martë, 21 SHKURT 2012 NEW NEWSOPINION

BETEJA E RADHËS: TURQI VS. IRAN

LOJA ËSHTË MË E MADHE SESA LIRIA E SIRISË

Të dyja shtetet po tregojnë dalëngadalë shtrirjen e tyre në lojën e vjetër të pushtetit në

rajon. Në Lindjen e Mesme ka ende vend për një shah apo një sulltan, por jo edhe për që të dy njëherësh. Zor se kalon një ditë pa kërcënimet e ndonjë zyrtari iranian në adresë të Turqisë. Merreni si shembull kërcëni-min e fundit të gjeneralmajorit Yahya Rahim Safavi bërë Ankarasë: “Turqia duhet t’i rishqyrtojë në mënyrë radi-kale politikat e saj karshi Sirisë, mbu-rojës raketore të NATO-s dhe promo-vimit të shekullarizimit mysliman në botën arabe, ose përndryshe do të hasë në telashe nga vetë populli i saj dhe fqinjët”. Kjo nuk është ndonjë befasi e madhe. Rivaliteti turko-ira-nian daton me shekuj, që nga sull-tanët osmanë dhe shahët safavidë. Marrëdhëniet ishin përmirësuar për pak kohë gjatë shekullit të 20-të, kur Turqia u bë një shtet-komb që shikonte punët e brendshme, duke lënë një vakuum në Lindjen e Mesme. Në dekadën e fundit, megji-thatë, rritja ekonomike e Turqisë dhe shfaqja e saj si një gjigant rajonal nën

Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, apo AKP, kanë ngjallur qëndrimet e vjetra. Që nga kryengritja në Siri në konvulsionet sektare në Irak e deri në synimet bërthamore të Iranit, Anka-raja ishte sfiduesi kryesor i vullnetit të Iranit për të dominuar rajonin. Menjëherë pas ardhjes në pushtet të AKP-së më 2002, turqit, në fillim, nuk ishin shumë të interesuar për garën me iranianët dhe marrëdhëniet ndërmjet Ankarasë dhe Teheranit dukeshin më se të ngrohta. Të dyja shtetet mbronin kauzën palestineze. Ankaraja nuk dukej e kërcënuar nga projekti bërthamor i Iranit. Vizitat e niveleve të larta ndërmjet dy qeverive u shndërruan në rutinë dhe tregtia mes tyre lulëzoi. Ndërkohë, kundërs-htimet e përbashkëta ndaj luftës në Irak duket se i lidhën turqit dhe ira-nianët. Irani madje ndaloi rebelët e strehuar të Partisë Punëtore të Kur-distanit, apo PKK-së, të cilët i kishte inkurajuar që të sulmojnë Turqinë për shkak të qëndrimit pro-Perën-dim të Ankarasë. Pas luftës në Irak, Teherani nisi bombardimin e kam-peve të ndryshme të PKK-së, për të

cilat më herët kishte dhënë leje që të ndërtoheshin në territorin e saj, duke fituar në këtë mënyrë pikë te turqit. Pastaj erdhi Pranvera Arabe. Kryen-gritja në Siri i vuri Ankaranë dhe Teherani në skaje krejtësisht të kun-dërta të spektrit rajonal dhe politik. Bazuar në traditat e saj demokratike, Turqia mbështeti revolucionin dhe anoi nga protestuesit; Irani autoritar e vazhdoi mbështetjen e vet për regji-min e Assadit dhe mbështeti shtypjen e tij brutale mbi civilët. Kryengritja siriane u shndërrua në një lojë me zero-pikë: As Bashar al-Assadi nuk do të fitojë, e as demonstruesit nuk do të triumfojnë. Gjithashtu, ajo u shndërrua në një luftë fuqish ndër-mjet Teheranit dhe Ankarasë, në të cilën do të kishte vetëm një fitues. Prandaj, e gjitha tani është një lojë fer ndërmjet Ankarasë dhe Tehera-nit. I inkurajuar nga Teherani, Assadi injoroi këshillën e Turqisë për refor-ma. Turqia tani mbështet, mirëpret dhe armatosë rregullisht opozitën siriane. Përgjigjja e Iranit ishte që të sulmojë Turqinë me të mbështetur përsëri PKK-në, e cila ka ndërmarrë

dhjetëra sulme vdekjeprurëse, duke lënë të vrarë më shumë se 150 turq që nga vera e vitit 2011. Gara rreth Sirisë ka mobilizuar po ashtu edhe përgjegjësitë e fajit në Irak, ku Turqia dhe Irani kishin mbështetur kampe kundërshtare. Që nga zgjedhjet e para demokratike në Irak më 2005, Irani ka mbështetur partinë shiite Dawa të Nuri Kamal al-Maliki, ndërsa Tur-qia lëvizjen shekullare panirakiane të Ayad Allawit. Pas disa muajsh grin-djeje që pas zgjedhjeve të vitit 2010, Maliki formoi një qeveri në Bagdad, duke shënuar fitore për Teheranin. Maliki ka ndërmarrë masa energjike ndaj fraksioneve të mbështetura nga Ankaraja, duke lëshuar fletarrestim ndaj Tariq al-Hashimi, nënpresi-dent i Irakut dhe lider i komunitetit sunit të vendit. Hashimi ka ikur në pjesën kurde të Irakut. Kurdët, të cilët deri para pak kohësh përbuznin arabët sunitë për persekutimin që u kishin bërë kurdëve nën sundimin e Saddam Husseinit, tash po bëjnë përmirësime. Ata po ashtu po rres-htohen nga afër me Turqinë për të balancuar ndikimin iranian përbren-

da Irakut. Rivaliteti turko-iranian ka hapur kapakun e një kutie me krim-ba: liderët iranianë sulmuan “islamin shekullar” të Turqisë dhe kërcënuan “ta sulmojnë Turqinë” nëse Ankaraja vepron për ta jetësuar përkushtimin e vet në mbështetje të projektit të mburojës raketore të NATO-s, duke i vendosur radarët në territorin e vet. Turqia, anëtare e NATO-s dhe e orientuar karshi Lindjes së Mesme, sot është një kërcënim më i madh për interesat iraniane se sa një Turqi kryesisht properëndimore e para një dekade. Ekziston një shans që Irani të mund të bëhet më agresiv: Disa analistë su-gjerojnë se forca Quds e Iranit, njësit i operacioneve speciale të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, mund të bashkohet me PKK-në në Irakun verior për të marrë në shënjes-tër si Turqinë ashtu edhe kurdët e Irakut. Të dyja shtetet po tregojnë dalëngadalë shtrirjen e tyre në lojën e vjetër të pushtetit në rajon. Në Lin-djen e Mesme, ka ende vend për një shah apo një sulltan, por jo edhe për që të dy njëherësh.

Nga Soner Cagaptay

Nga Charles Krauthammer

drejt lindjes në Afganistan dhe drejt perëndimit në Irak. Në Teheran ka zgjeruar shënjestrat e tij në Amerikën e Jugut, siç na kujtoi udhëtimi i soli-daritetit të presidentit Mahmud Ah-madinexhad në Venezuelë, Ekuador, Nikaragua dhe Kubë. Midis këtyre, Siria është aleatja më e rëndësishme. Është i vetmi shtet arab aleat i hapur me Iranin jo-arab. Kjo merr rëndësi të veçantë ndërkohë që arabët i konsi-derojnë persët arabë si të etur prej qindra vjetësh të dominojnë në të gjithë Lindjen e Mesme. Në këtë dre-jtim, armët dhe trajnimi iranian, të marra nga Hezbollah përmes Sirisë, i kanë dorëzuar persianëve avanpostin e tyre të parë në Mesdhe nga 2300 vjet, por dallimet midis arabëve dhe iranianëve nuk janë vetëm etnike e kombëtare. Janë skaje të kundërta. Arabët janë kryesisht sunitë. Po-pullsia e Iranit është kryesisht shiite. Shteti arab ka frikën e infiltrimit të iranianëve shiitë në atdheun e tyre përmes (përveç Irakut), Hezbolla-hut në Liban dhe nëpërmjet Sirisë, e sunduar nga Alawi i Assadit, një degë ortodokse e islamit shiit, gjë që

shpjegon pse fati i regjimit të Asasdit është faktor përcaktues në aspektin gjeopolitik. Ai ёshtё "shumë i rën-dësishëm nga pikëpamja e lindjes së demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Baath-izmi sirian edhe pse jo aq i fortë dhe i pa-balancuar siç mendonte Sadam Husseini, vendosi në fuqi një shtet të pamëshirshëm policor që vrau 20.000 njerëz gjatë kryengritjes në Hama dhe që në tra-zirat e fundit ka shkaktuar tashmë më shumë se 5.400 të vdekur. Mbrojtja e të drejtave të njeriut - apo mirësjell-jes - do të ishte një arsye e vlefshme për të bërë gjithçka të mundshme për të përmbysur regjimin Assad, por urgjenca është subjekt për arsye strategjike. Irani, me arkipelagun e tij të aleatëve të lidhur me Sirinë, është kërcënimi më i madh në rajon - për Arabinë Saudite dhe Shtetet e Gjirit të cilët janë të tmerruar nga hegjemonia bërthamore iraniane; regjimet konservatore që rrezikojnë përmbysjen në duart e xhihadistëve iranianë; për Izraelin, që Republika Islamike është betuar të shkatërrojë, për Amerikën dhe Perëndimin, për

shkak të premtimit të mullahëve për të anuluar praninë e tyre në rajon. Nuk është e habitshme që Lidhja Arabe, anëtarët e të cilës nuk njihen si përkrahës të zjarrtë të ligjit huma-nitar, po bën presione të dukshme për të përmbysur Assadin. Rënia e saj do të privonte Iranin nga një bas-tion arab, duke mbyllur çdo dalje në Mesdhe. Siria do të kthehet në tra-ditën sunnite. Hebzollahu, krahu i armatosur i Teheranit në Liban, do të jetë objektivi i ardhshëm, i varur nga një fije pa mbështetjen e Sirisë dhe armatimit iranian dhe Hamasi do të kthehet përsëri nën kontrollin egjip-tian. Nëse skenari zhvillohet në këtë mënyrë, Irani, i privuar nga aleatët e tij kryesorë dhe me ekonominë e do-bësuar nga sanksionet për programin e tij bërthamor do të gjunjëzohet. Mullahët janë tronditur mjaftues-hëm sa kanë kërcënuar të bllokojnë ngushticën e Hormuzit. Popullsia është ende e zemëruar në lidhje me represionin që ka vuajtur gjatë Revo-lucionit të Gjelbër të vitit 2009. Në veçanti, të rinjtë janë kundërshtarët kryesorë të regjimit dhe përpjekjet e

përsëritura për të konsoliduar push-tetin e Assadit ekonomikisht dhe ush-tarakisht kanë unifikuar popullsitë e përflakura nga një ndjenje anti-ira-niane. Nuk është më vetëm një luftë e arabëve sunnitë ndaj Assadit. Turqia, pas një përpjekjeje të dështuar për të bashkuar forcat e saj me Sirinë dhe Iranin, është komplet kundër Assadit, me qëllim zgjerimin e zonës së saj të influencës, duke propozuar të jetë mbrojtëse dhe udhëzuese e arabëve sunnitë, si gjatë Perandorisë Osmane. Bashkimi i formacioneve i tregon Perëndimit një mundësi unike për të përfunduar punën e tyre. Si? Së pari me bojkotin në të gjitha frontet kundër Sirisë, përveç embargos së naftës dhe totalit. Së dyti, një mbës-htetje e gjerë ndaj rebelëve (nëpër-mjet Turqisë, portet e së cilës presin trupat rebele dhe kundërshtarët poli-tikë, drejtpërdrejt ose në mënyrë të fshehtë në Siri). Së fundi, një rezo-lutë e Këshillit të Sigurimit që kërkon heqjen e regjimit të Assadit. Rusia, aleatja e fundit e huaj, mund të jetë e detyruar të pranojë ose të përballet me kërcënimin e shteteve arabe...

Regjimet imperialiste kanë gjasa të rrëzohen kur ata

humbasin avanpostet e tyre kryesore jashtë vendit. Rënia e Murit të Berlinit solli jo vetëm lirinë nga kontrolli i Moskës për Europën Lindore. Ishte agimi i rënies së vetë Bashkimit Sovje-tik, që ndodhi vetëm dy vjet më vonë. Rënia e Bashar al-Assadit në Siri mund të jetë gjithashtu një ogur i zi për fatin e Iranit. Aleanca me Sirinë është themeli i strategjisë ekspansioniste të Ira-nit, një Komintern në miniaturë që përfshin klasën dominuese në Liban, me armatën e Hez-bollahut dhe e udhëhequr nga iranianët dhe Hamasi kontrol-lon Gazën dhe kërcënon që do marrë nga duart e Fatahut pjesën tjetër të Palestinës (flasim për zonën e njohur si West Bank). Irani imponohet me një presion

OPINION

Page 8: Gazeta data 27 Shkurt 2012

C M Y K

E martë, 21 SHKURT 2012NEW NEWS SPORT

Trajnieri Xhani De Biazi ka shpallur listën e lojtarëvë që do të marrin pjesë në miqë-

soren e 29 shkurtit në Tbilisi. ajo që bie në sy në këtë listë është

debutimi për herë ët parë në kom-bëtare e tre lojtarëve të rinj. Në lis-tën me 19 futbollistë janë vetëm 2 portierë, Ujkani dhe Shehi, si edhe 5 lojtarë nga Superliga shqiptare,

përfshi Osmanin, Muzakën, Ve-liun dhe Gilman Likën. Sulmuesi Ahmed Januzi është thirrur për të zëvendësuar të dëmtuarin Erion Bogdani, ndërsa në ekip është edhe lojtari sulmues i Këlnit, Odise Roshi, që ka arritur të shënojë një gol dhe të japë një asist në Bundesligë në një minutazh jo të madh që ka pasur në dispozicion. Zeqiri ka shënuar

3 gola këtë sezon për Rizesporin duke tërhequr vëmendjuen e tra-jnerit italian, por po De Biazi ka mbetur i kënaqur edhe nga golat e Edgar Çanit dhe Armando Sadikut, përkatësisht në Poloni dhe katego-rinë e dytë të Zvicrës. Përballja në Tbilisi më 29 shkurt do të jetë ndes-hja e parë e trajnerit të ri, De Biazi, në stolin e kombëtares shqiptare,

ndërsa takimi i fundit i luajtur nga kuqezinjtë ishte një barazim 0-0 në fushën e Maqedonisë, nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Xhemal Mustendanagiç. Përpos tyre kemi rikthimin në kombëtare të dy mbro-jtësve, që aktivizohen në superligë, Tefik Osmani i Teutës dhe Franc Veliu i Flamurtarit, si dhe portieri i Skënderbeut, Orges Shehi.

DE BIAZI SHPALL LISTËN ANTI-GJEORGJIItaliani mbledh tre lojtarë të rinj debutues në ndeshjen e tij të parë

Lista e lojtareve

1. Samir Ujkani 05.07.1988 Novara Calcio2. Orges Shehi 20.09.1977 Skenderbeu3. Tefik Osmani 08.06.1985 KF Teuta4. Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava5. Franc Veliu 11.11.1988 FK Flamurtari6. Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina7. Kristi Vangjeli 05.09.1985 Chernomo-rets Odesa8. Ervin Bulku 03.03.1981 AZAL Baku9. Gilman Lika 13.01.1987 KF Tirana10 .Odise Roshi 22.05.1991 Koln11. Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern12. Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina13. Gjergj Muzaka 26.09.1984 FK Skenderbeu14. Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback15. Hair Zeqiri 11.10.1988 Rizespor16. Ahmed Januzi 08.07.1988 Vorskla Poltava17. Elis Bakaj 25.06.1987 Dinamo Bukuresht18. Armando Sadiku 27.05.1991 Locarno19 .Edgar Çani 22.07.1989 Polonia Varshava

Siç duket për lojtarine ri të Man-chester United , Paul Pogba do të vendoset gjithçka javën e ardhshme. Për Pogban janë shum skuadra të intersuara dhe për këtë arsyje klubi anglez pritet të vendos gjithçka ja-vën e ardhshme. Anglezët siç duket

do të përpiqen të mbajn atë edhe sezonin e ardhshëm pasi që Pogbas kontarta i skadon në qershor të këtij viti. Drejtusit e Manchester Unitedit i ka kapluar frika pasi që Pogba në qershor mundë të largohet me para-metra zero.

Pogba, të United deri javën e ardhshme

Lajme të këqia për Real Madrid. Karim Benzema ka pësuar një dëmtim të vogël muskulor në kofshën e

djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës 2-3 javë. Sulmuesi francez do të mungojë në ndeshjen e kësaj fund-jave që madrilenët do të zhvillojnë ndaj Rayo Vallecano, në miqësoren e Francës ndaj Gjermanisë (të martën) dhe me shumë mundësi në ndeshjen që Real Madrid do të luajë në Bernabeu ndaj Espanyol. Objektivi i mjekëve është ta rekuperojnë qendërsulmuesin për ndeshjen ndaj Betis sepse më pas vjen ndeshja e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj CSKA të Moskës. Edhe Angel Di Maria mendohet se mund të qëndrojë një muaj jashtë fushave të futbollit pas dëmtimit muskulor që e ndaloi të udhëtonte me ekipin në Rusi dhe që me siguri të plotë do e pengojë të luajë ndaj Rayo Vallecano.

Real Madrid, Benzema dy javë larg fushës