infarkti i miokardit

12
UNIVERSITETI SHTETROR I TETOVES STATE UNIVERSITY OF TETOVO PUNIM SEMINARIK INFARKTI I MIOKARDIT

Upload: mentor-toli

Post on 18-Jul-2015

600 views

Category:

Health & Medicine


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Infarkti i miokardit

UNIVERSITETI SHTETROR I TETOVESSTATE UNIVERSITY OF TETOVO

PUNIM SEMINARIK

INFARKTI I MIOKARDIT

Page 2: Infarkti i miokardit

Mentori : Kandidati:Dr.Nadir Ajruli Mentor Bajrami

Zemra(Cor)

Zemra është organ muskulor që realizon pompimin e gjakut në enët e gjakut me anë të kontraksioneve të përsëritura ritmike. Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit embrional. Forma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majtë poshtë. Zemra tek njerëzit ndodhet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djathtë

Page 3: Infarkti i miokardit

(Situs inversus).Fig1. Zemra

Zemra permes septum cordis ndahet ne dy pjese:

• Pjesa e djathtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të mushkërive (qarkullimi i vogël).

• Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh).

Meqë rezistenca në enët e gjakut në trup është pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri, pjesa e majtë e zemrës duhet të jetë më e fuqishme se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës.Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg.Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Veshëtt janë dhoma tö zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.Zemra është organi qendror i qarkullimit te gjakut.Në mënyrë që zemra të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistolës) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.

Page 4: Infarkti i miokardit

Arteriet Koronare

Zemra (si pompe) e furnizon veten e saj (si muskul) me ane te:Dy arterieve kornare, te djathtes dhe te majtes, te cilat lindin nga aorta, pothuajse menjehere mbi valvulen semilunare te (vet) aortes. Pasi lindin nga aorta ato pershkojne thellimin atrio-ventrikular duke u drejtuar ne faqen diafragmatike (te poshtme, te mbeshtetur mbi diafragme) te zemres.Te dyja arteriet koronare shtrihen ne thellime jashtë muskulit kardiak dhe ndahen ne një sistem enesh me te vogla dhe kapilaresh te cilet furnizojne fibrat e muskulit te zemres me gjak. Pasi e kanë lene oksigjenin qe transportonin ne kapilarë, gjaku udheton me ane te venave koronare dhe drenohet drejteperdrejte ne atriumin e djathtë, ku bashkohet me gjakun venoz te pjeses tjeter te trupit.Kur zemra është duke punuar (për nevojat e trupit) me shumë se zakonisht, arteriet koronare zgjerohen për te ritur prurjen e gjakut (oksigjenit) për muskulin e zemres. Gjatë aktivitetit fizik te rende (ekstrem!) rrjedha e gjakut ne keto enë rritet deri ne 5-6 herë. Sa me e mire te jetë gjendja fizike e një individi, aq me i larte është “rendimenti” (efikasiteti) me te cilin zemra e tij perdor gjakun qe ka ne dispozicion.Kur prurja me gjak nuk është e mjaftueshme për te ngopur kerkesat e muskulit te zemres për oksigjen, lende ushqyese dhe për te larguar mbetjet metabolike, zemra “vuan”, sikundër muskujt e tjere mund te ndjejne dhumbje nga mbingarkesa me pune.Mungesa e oksigjenit stimulon qelizat nervore duke rezultuar ne dhimbje te kraharorit (angina pectoris). Gjithsesi, ne ndryshim nga muskujt e tjere te organizmit, zemra nuk mund te ndaloje për te pushuar, te pakten jo pa patur pasoja

shkaterruese.

Page 5: Infarkti i miokardit

Fig.2 Zemra (Arteriet Koronare)

Infarkti I Miokardit

Ishemia e miokardit (muskulit të zemrës) krijohet kur nevojat e muskulit të zemrës për gjak janë më të mëdha se sa aftësia për ta furnizuar atë.Është një ndër sëmundjet më të shpeshta që shkakton vdekjen.Godet më shumë grup moshat 45-55 vjet.Preventiva e faktorëve të rrezikut zvoglon morbiditetin dhe mortalitetin.

Page 6: Infarkti i miokardit

Fig3.Zemra dhe bllokimi i arterieve koronare

ETIOLOGJIAShkaku më I shpeshtë:Ateroskleroza ( rreth 90% te rasteve, kjo paraqet pranine e pllakave yndyrore në enet e gjakut) e arterieve koronare(enëve të gjakut që furnizojn zemrën).Ateroskleroza shkakton ngushtim mekanik të arterieve por edhe dinamik(spazmë të arterieve koronare) gjegjësisht vazokonstriksion patologjik.Ku ngushtimi ( spazma) zvoglon qarkullimin e gjakut në miokard dhe shkakton ishemi.Infarkti i miokardit shkaktohet kryesisht nga ngushtimi i diametrit të arterieve nga pllakat e kolesterolit, si dhe nga thërmimi i tyre i mëvonshme. Kjo gjendje njihet si sëmundja aterosklerotike e zemrës , ose si sëmundja e arteries koronare (CAD). Faktorët e riskut për Aterosklerozen janë të njëjtë si për insultin cerebral (sëmundja cerebrovaskulare), ose për sëmundjen vaskulare periferike. Te këta faktorë risku, përfshihen:

• Anamneza familjare ose trashëgimia familjare • Duhanpirja • Hipertensioni • Lolesteroli i lartë (Hiperlipidemia) • Diabetus Mellitus

Përveç trashëgimisë familjare, e cila nuk mund të kontrollohet nga ne, faktorët e tjerë të riskut mund të minimizohen me qëllim parandalimin e shfaqjes së sëmundjes së arteries koronare. Nëse ateroskleroza është e pranishme (athero+skleroza = pllakë yndyrore e fortë), minimizimi i këtyre faktorëve të riskut mund të pakësojë ngushtimin e mëtejshëm të arteries koronare

Page 7: Infarkti i miokardit

Infarkti i miokardit mund të shkaktohet edhe nga faktorë që nuk kanë lidhje me arterien koronare:

• Përdorimi i kokainës. Kjo substancë mund të shkaktojë spazma të mjaftueshmee të arterieve koronare, sa për të shkaktuar një infarkt. Meqenëse kokaina ka efekt ngacmues për sistemin elektrik të zemrës, ajo mund të shkaktojë edhe aritmi kardiake fatale.

• Angina e Prinzmetalit ose vazospazma e arteries koronare. Kur arteriet koronare përsojnë spazma pa një shkak specifik duke shkaktuar anginë, kemi të bëjmë me anginën e Prinzmetalit. Kjo anginë mund të shoqërohet me ndryshime në EKG dhe diagnoza vendoset përmes kateterizimit kardiak, ku shihen arterie koronare me strukturë normale, që pësojnë spazma kur ngacmohen me një medikament që injektohet përmes kateterit. Afro 2% deri në 3% e pacientëve me sëmundje kardiake, kanë vazospazma të arterieve koronare.

• Anomalitë e arterive koronare. Në pozicionin e tyre normale, arteriet koronare kalojnë në sipërfaqen e zemrës. Në disa raste, arteria mund të kalojë pjesërisht në brendësi të muskulit kardiak. Kur muskuli kardiak tkurret, ai mund të ngushtojë përkohësht arterien, duke shkaktuar anginë. Edhe këtu, diagnoza vendoset përmes kateterizimit.

Oksigjenimi i papërshtatshëm. -Ashtu si të gjithë muskujt e tjerë, për të ruajtur funksionin e tij normal, muskuli i zemrës ka nevojë për furnizimin e duhur me oksigjen. Nëse oksigjenimi është i papërshtatshëm mund të shfaqen angina dhe infarkti i miokardit. Që qelizat kardiake të furnizohen me lëndët ushqyese për të cilat kanë nevojë duhet që të organizmi të ketë mjaftueshëm eritrocite në qarkullim dhe që pulmonet të kenë funksion të mirë për të marrë oksigjen nga ajri. Anemia e thellë nga hemorragjia ose pamundësia e organizmit për të formuar numrin e duhur të eritrociteve, mund të favorizojë shfaqjen e simptomave të anginës. Mungesa e oksigjenit në gjak mund të shkaktohet dhe nga shkaqe të tjera, përfshirë insufiçiencën respiratore, helmimin me monoksid karboni, ose helmimin me cianure

PATOFIZIOLOGJIA

Normal qarkullimi koronar ndrron varësisht nga kërkesat metabolike të miokardit për O ( oksigjen).Ku ngushtimi zvoglon qarkullimin,e kështu zvogëlohet edhe sasia e gjakut dhe e oksigjenit për nevojat e miokardit.Kështu që ndrrimet metabolike ndrrojnë edhe potencialin elektrik dhe kontraktilitetin e zemrës,si pasojë krijohen aritmi(çrregullim iritmit). Ndryshimet patofiziologjike në ishemi mund të jenë reverzibile dhe ireverzibile.Nëse ischemia zgjat 30minuta ndersa faktori që e ka shkaktuar tërhiqet atëherë kthehet qarkullimi.Por kur ischemia zgjat më shumë se 30 min. vie tek “ Infarkti akut i miokardit”.Ku pas 6 ore veq fillojn ndryshimet nekrotike

Page 8: Infarkti i miokardit

Simptomat dhe shenjat e infarktit të miokardit

Simptomat tipike të një infarkti miokardi mund të jenë:

• Dhimbje kraharorit e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje • Djersitje profuze ose e tepruar • Nauze

Dhimbja e kraharorit mund të përshkruhet si shtrëngim, rëndim, presion, ose si një dhimbje tipike. Për fat të keq, shumë pacientë nuk kanë këto shenja tipike. Shenja dhe simptoma të tjera të infarktit të miokardit mund të jenë:

• Vështirësi në tretjen e ushqimeve • Dhimbje e nofullës së poshtme • Dhimbje e lokalizuar vetëm në supe ose në krahë • Vështirësi në frymëmarrje • Nauze dhe të vjella

Në disa raste, pacienti mund të përjetojë një infarkt miokardi me simptoma minimale. Te gjinia femër dhe te të moshuarit, simptomat e infarktit të miokardit mund të jenë jo tipike; disa herë ato mund të jenë shumë të lehta, duke bërë që pacienti të mos i kushtojë asnjë rëndësi. Në këto raste, ankesa e vetme mund të jetë dobësia ose lodhja e tepërt. Nga kraharori, dhimbja mund të përhapet në qafë, nofull, sup, ose kurriz dhe mund të shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, nauze dhe djersë profuze.

Dhimbja e kraharorit përbën një urgjencë mjekësore. Përveç infarktit të miokardit, shkaqe fatale të dhimbjes së kraharorit mund të jenë embolia pulmonare (trombozë pulmonare) dhe disekimi apo çarja e aortës.

Dhimbja tipike e një infarkti miokardi përshkruhet si ndjesi shtypëse apo ngushtuese në kraharor, e cila përhapet në nofull dhe në krah dhe që shoqërohet nga vështirësi në frymëmarrje apo djersitje. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se jo gjithnjë problemet kardiake paraqiten si dhimbje me simptoma klasike. Simptoma të tjera mund të jenë dispepsia ose keqtretja, nauze, dobësia e theksuar, djersitja profuze apo vështirësia në frymëmarrje.

Sëmundja ishemike e zemrës mund të filloj me cilëndo formë të sëmundjes, si:

- Angina pectoris stabile (dhimbje e gjoksit)- Angina pectoris jostabile

Page 9: Infarkti i miokardit

- Infarkti akut i miokardit- Apo vdekje e papritur.

DIAGNOSTIFIKIMI- bazohet në një numër të dhënash siq janë: -Simptomet (anamneza)-Laboratori-EKG-ECHO -Ergometria-Arteriografia koronare – Koronarografia

Te pacientët që po përjetojnë dhimbje kraharori, diagnoza dhe trajtimi kryhen në mënyrë të njëkohshme. Nëse mendohet që muskuli kardiak është në rrezik, duhet të shmanget çdo vonesë me qëllim që të rivendoset furnizimi i duhur i muskulit me gjak.

Anamneza mjekësore

Diagnoza e anginëse vendoset duke marrë anamnezën e pacientit. Nëse rrëfimi i pacientit sugjeron ishemi kardiake (ishemi + kardiake = ulje e furnizimit të zemrës me gjak), mjeku do të vazhdojë të përcaktojë nëse ka ndodhur një infarkt kardiak.

Pyetje të rëndësishme që mjeku i bën pacientit janë: 1. Kur filloi dhimbja? 2. Çfarë po bënit në ato momente? 3. A iu desh të ndalonit aktivitetin fizik? 4. A u lehtësua dhimbja pasi pushuat? 5. A rinisi dhimbja kur filluat aktivitetin fizik? 6. Dhimbja qëndroi vetëm në kraharor, apo u përhap edhe në nofull, dhëmbë,

krah, apo kurriz? 7. A patët vështirësi në frymëmarrje? 8. A patët nauze? 9. A patët djersitje profuze?

Për të mbledhur të dhëna për praninë e sëmundjes kardiake, mund të bëhen pyetje rreth ndryshimeve ndaj tolerancës të ushtrimeve fizike, si:

1. A keni pasur episode të mëparshme të dhimbjes kardiake? 2. A keni marrje fryme gjatë ushtrimeve? 3. A mund të ecni deri te dera e jashtme? 4. A mund të ngjisni shkallët e një kati?

Me anë të pyetjeve mund të arrihet të bëhet dallimin ndërmjet anginës së qëndrueshme dhe asaj të paqëndrueshme. Angina e qëndrueshme është e parashikueshme. Për shembull, ajo mund të shfaqet pas ngjitjes së shkallëve të një

Page 10: Infarkti i miokardit

kati, ose pasi pacienti ka ecur rreth 100 metra, duke u qetësuar shpejt kur pacienti pushon. Angina e paqëndrueshme mund të shfaqet pa paralajmërim kur trupi është në qetësi dhe kur zemra nuk është nën stres, siç ndodh kur pacienti është ulur apo në gjumë. Simptomat Anginale të cilat ndryshojnë dhe ndodhin me aktivitete minimale ose ngjajnë si të paqëndrueshme janë shqetësuese dhe mund të jenë pasojë e ngushtimit në rritje të një arterie koronare.Meqë dhimbja e kraharorit ka edhe shkaqe të tjera, pacienti mund të pyetet për simptomat e ezofagitit nga refluksi (GERD), gastritit, traumës, embolisë pulmonare (trombozës në mushkëri), ose pneumonisë.

Teste apo ekzaminime të tjera janë:

- Ekzaminimi fizik - Elektrokardiograma

Infarkti I miokardit interpretim ne EKG

IM cdo here e kap ventrikulin e majte .

1. Ne vendin ku ka ndodhur IM, nuk kemi percim te impulseve elektrike2. Ishemija T vala -inverze

3. Lezion ST elevacion

4. Nekroza

5. Infarkti

6. Q ne V1,V2,V3,V4 tregon infarkt te murit te perparshem

7. Q ne D1 dhe AVL tregon infarkt te murit lateral

8. Q ne D2 ,D3 dhe AVF tregon infarkt dijafragmal ose te murit inferior.

Page 11: Infarkti i miokardit

9. R ne V1 dhe V2 tregon infarkt te pasem

Prognoza-varet nga funksioni i ventrikulit të majtë gjegjësisht nga funksioni I zemrës.Në prognozë ndikon lokalizimi dhe shkalla e stenozës gjegjesishte ngushtimit të arterieve koronare

Parandalimi : (Profilaksa)këtu është me rëndësi evitimi i faktorëve të rrezikut siq janë:-dieta në ushqim(mos konsumimi i yndyrave,sheqernave në sasi të mëdha dhe kripërave) ,

Page 12: Infarkti i miokardit

-aktivitet I shtuar fizik (hecje, vrapimi, noti, ushtrime etj

MJEKIMIBarërat që shfrytëzohen te kjo sëmundje janë:-nitrate ( nitroglycerin)-beta bllokator ( atenelol,propanolol)-antagonistë të Ca ( Verapamil )-antiagregues ( Aspirin, Clopidogrel )-Ace inhibitor etj-Intervenimi Kirurgjik

Parandalimi i infarktit të miokardit

Ne nuk i kemi nën kontroll tiparet gjenetike dhe sëmundjet e trashëgueshme, por ne mund të mënjanojmë faktorët e riskut për sëmundje kardiake duke:

• Ndaluar duhanpirjen;• Mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut, kolesterolin, diabetin; • U stërvitur rregullisht me ushtrime fizike etj.

Të gjitha këto janë sfida të një jete për parandalimin e sëmundjeve kardiake, të insultit cerebral dhe të sëmundjeve vaskulare periferike.