jeto gjelber - mars2016

Upload: bora-kacani

Post on 08-Jul-2018

238 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 8/19/2019 Jeto gjelber - Mars2016

    1/8

    MARS 20161

    A JETOHE

    FAQE4-5-6

    Gazetë Periodike, Mars 2016 www.fkpkk-shqiperi.org

      S  h  p  ë

      r  n d a  h

     e  t

      F A  L A

      S

    “Gruaja,e natyrëssi dobi”

    Femrat aktive nëpyje e drejtim!

    FAQE 7

    FAQE 6

    Angazhimi i grave fermere në sektorët që premtojnëzhvillim ekonomik dhe rritje të të ardhurave familjare

    FAQE 5

    LEUTRIME KRASNIQI

    Shoqata “Pashtriku” Gjakovë

    MSc. DORINA HOXHA Njësia Administrative Vaqarr 

    A L B A N A L L E S H A J

    Krye ta re Federa ta

    Ra jona l e e Py j eve dhe

    K u l l o t a v e L e z h ë

    8 Marsi, kjo ditëe bekuar …

    M A R I J E B E Z H A N I

    G j i n a r - E l b a s a n

    Gratë e zonaverurale

    dhe mundësitë për përmirësim dhe

    integrim

    S Y Z A N A K R A S N I Q I

    Shoqata “Gjeravica”

    Junik, Kosovë

    A L B O R A K A C A N I

    Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale

    A R D I T A D I N A J

    CNVP Pe jë , Kosovë

    F u q i z i m i i g r u a s ë s h t ë n j ë

    proces i vazhdueshëm përmes

    së c i l i t CNVP implementon

    a k t i v i t e t e m e q ë l l i m q ë g r a v e

    t ’ u m u n d ë s o h e t q a s j e d h e

    k o n t r o l l n ë r e s u r s e t p y j o r e .

    K r i j i m i i s e k t o r ë v e t ë g r a v e

    brenda shoqatave ekzi stuese ka

    bërë që të zgjerohet përf shi r ja

    e grave dhe t’u njihet më shumë

    k o n t r i b u t i d h e r o l i i t y r e n ë

    f a m i l j e d h e s h o q ë r i e d h e n ë

    zhv i l l im in ekonomik .

    Përfshirja dhe kontributi i gruas

    në ak t i v i te te py jo re v l erësohet

    s h u m ë p ë r p a r i m t a r e k u

    përmes trajnimeve dhe vizi tave

    t ë n d r y s h m e g r a t ë k a n ë

    mundësi të rrisin vetëdi jen për

    një qas je më gj i thëpërf shi rëse

    në sek to r in . . .

    FRESKIA E GJAKOVËS Fuqizimi i grupeveprodhuese dhe rritja epërfaqësimit të grave

    AIDA ANASTASI

    Federata Rajonale e Pyjeve dhe

    Kullotave Komunale Korçë

    FAQE 7

    Të drejta përdorimitë sigurta për Pyjet, Kullotatdhe Tokën ngafamiljet rurale

    ROVENTA SHANI SERA

    Federata Rajonale

    e Pyjeve dhe

    Kullotave, Fier

    FAQE 6

    Dhe tradita vazhdon…Për të katërtin vit radhazi gazeta jonë Jeto

    Gjelbër i dedikon një numë r të veçantë bot-

    imi grave dhe va jzave që e kanë të l idhur

    punën dhe je tën e tyre me py l l t a r inë dhe

    zhvil l imin rural .

  • 8/19/2019 Jeto gjelber - Mars2016

    2/8

    2 MARS 2016

    Gratë dhe vajzat në

    pylltari dhe zhvillim ruralANI PLAKU

    Q e n d r a p ë r S t ud i m e

    t ë A v a n cua r a

    në bash-

    këpunim me   Q e n d r ë n

    zhvilluan me datë2 9

    , një takim me

    grupin e grave dhe vajzaveaktiviste në Federatat dhe

    Shoqatat e Pyjeve dhe

    Kullotave, Bashkitë dhe

    Njësitë Administrative nga 

    qarqet e Elbasanit, Dibrës,

    Kukësit, Fierit, Korçës,

    Lezhës dhe Tiranës. Gratë

    dhe vajzat pjesëmarrëse janë

    gjithashtu nismëtare dhe

    mbështetëse të fushatës

    ndërgjegjësuese“ E d h e

      e cila syn-

    on rritjen e numrit të tyre

    në proçeset vendim-mar-

    rrëse. Fushata zhvillohet 

    nga Federata Kombëtare ePyjeve në kuadër të

    Strategjisë Kombëtare të

    Angazhimit, lehtësuar nga 

    Koalicioni Ndërkombëtar i

    Tokës.

    Objektivi kryesor i takimit 

    ishte informimi i grupit kyç

    të grave dhe vajzave mbi

    Zbatimin e Planit të Vep-

    rimit Gjinor, i cili do të

    mundësojë përfshirje e tyre

    në Projektin e mbështetur

    nga Banka Botërore për

    Shërbimet Mjedisore. Ob-

    jektiv tjetër ishte ndërgjeg jë-

    simi i pjesëmarrësve mbirritjen e numrit të grave dhe

    vajzave në aktivitetet e Sho-

    qatave të Përdoruesve të

    Pyjeve dhe Kullotave dhe

    proçeset vendim-marrëse.

    Hapja e takimit u bë nga 

    përfaqësuesja e Federatës

    Kombëtare të Pyjeve dhe

    Kullotave,A l b o r a K a c a n i

    e cila falenderoi të pranish-

    mit për pjesëmarrjen si dhe

    prezantoi objektivat e

    takimit. 

    Më pas sipas pro-

    gramit të takimit, fjalën emori drejtoresha ekzekutive

    e Qendrës për Studime te

     Avancuar a,A n i P l a k u

      e

    cila bëri një prezantim rreth

    mundësive të përfshirjes së

    grave në Planin e Veprimit 

    Gjinor. Ajo theksoi se ky 

    plan përfshin ndërgjegjë-

    simin e grave dhe burrave

    në lidhje me barazinë gji-

    nore, trajnimin e grave për

    hartimin e projekteve për të

    kërkuar fonde dhe rritjen e

    bashkëpunimit me pushte-

    tin vendor për të arritur re-

    zultate sa më të mira.Më pas

      A l b o r a K a c a n i

    bëri një prezantim rreth përf-

    shirjes së grave në proçeset 

     vendim-marrëse dhe aktivite-

    tet e Shoqatave të Per-

    doruesve të Pyjeve dhe

    Kullotave. Ajo trajtoi çësh-

    tje të barazisë gjinore lidhur

    me pyjet dhe njohjen e kon-

    tributin të grave tyre në ak-

    tivitetet pyjore.

     Ajo përmendi disa nga fak-

    torët që ndikojnë në mosn-

     johjen e kontributin të gravenë pyje: si perceptimi sho-

    qëror që aktivitetet në pyje

     janë të lidhura vetëm me

    burrat, niveli i ulët i

    edukimit të grave rurale,

    mungesa e aksesit për kre-

    di, informacion i pakët që

    kanë gratë në lidhje me tre-

    gun, pjesëmarrja dhe për-

    faqësimi i tyre i ulet në or-

    ganizatat me bazë komuni-

    teti (SHPPKK).

    Duke marre shkas edhe nga 

    prezantimi i znj. Ani, ajo

    ftoi gratë pjesëmarrëse tëbëhen pjesë e zbatimin të

    projekteve dhe programeve

    të ndryshme të zhvillimi të

    lidhura me pyjet, siç është

    projekti ri i Bankës Botërore

    për Sherbimet Mjedisore i

    cili pritet të fillojë së shpejti.

    Përfaqësimi i tyre në bordet 

    e Shoqatave të Pyjeve dhe

    aplikimi për projekte nga gru-

    pet e grave do të krijojë

    mundësi me të mëdha për tu

    dëgjuar zëri i tyre to por

    edhe mund të gjenerojnë të

    ardhura për familjet e tyre.Megjithatë, ajo tha se vitet e

    fundit ka një numër në rritje

    të grave dhe vajzave në aktiv-

    itetet dhe bordet e Federat-

    ave Rajonale të Pyjeve dhe

    Shoqatave të Përdoruesve të

    Pyjeve dhe Kullotave siç janë

    rastet e Elbasanit, Lezhës,

    Dibrës, Korçës etj.

    Në fund të prezantimeve

    gratë pjesemarrëse bënë disa 

    pyetje dhe diskutuan mbi

    problematikat që hasin në

    zonat e tyre.

    Albana Lleshaj kryetarja e

    Federatës Rajonale të PyjeveLezhë pyeti se mbi ç’kritere

    do të përzgjidhen gratë që do

    të trajnohen në kuadër të

    Planit e Veprimit Gjinor.

      Ajo tregoi gjithashtu se në

    bordin drejtues të Federatës

    së Lezhës janë 3 gra dhe 2

    burra, tregues ky shumë pozi-

    tiv. Rasti i Albanës si drej-

    tuese e një prej Federatave

    Rajonale të Pyjeve është një

    rast që duhet përhapur dhe

    promovuar si shembull edhe

    për gratë dhe vajzat e tjera.

    Diskutimi më pas u shtri mbi

    përmirësimin e statuteve tëShoqatave të Pyjeve të cilat 

    duhet të përfshijnë një akt të

     veçantë ku të cilësohet që

    bordi të ketë në përbërjen e

    tij jo më pak se 30% gra, si

    kusht favorizues në përfiti-

    min e fondeve në projektin

    e Bankës Botërore.

    Pë këtë, Aida Marko koor-

    dinatore e Federatës Rajonale

    Korçë, u shpreh se ndryshi-

    mi i statutit të shoqatave në

    gjykatë me 30% gra dhe 70%

    burra si kriter për përftimin

    e fondeve shoqërohet me

    kosto të lartë financiare.Prandaj sipas saj mbështetja 

    finaciare për Shoqatat në

    këtë aspekt është tepër e

    rëndësishme.

    Përfaqësuesja e Federates

    Rajonale të Pyjeve të Elbasa-

    nin, Lir ie Bezhani  tha se

    aktualisht ashtu si Federata 

    e Lezhës, 30% e bordit të

    Federatës janë gra dhe se ky 

    model duhet ndjekur edhe

    nga Federatat e t jera.

    Megjithatë, ajo tha se ka 

    ende shumë për të bërë që

    këto gra të përcjellin sa më

    mirë zërin e tyre në struk-turat vendimmarrëse të

    Federatave, Shoqatave,

    këshillave bashkiak etj.

    V j o l l c a M i z a

    përfaqe-

    suese e Shoqatës së Për-

    doruesve të Pyjeve, Ulzës

    tha se në zonën e saj falë

    mbështetjes së fondacion-

    it “Bashkojmë Vlerat e

    Natyrës me Njerezit” –

    CNVP, kanë zhv i l luar

     vi te t e fu ndit di sa ak ti v-

    itete me gratë dhe vajzat.

     Ato kanë patur mundësinë

    gjithashtu të marrin pjesë

    në panaire lokale dhe ko-mbëtare ku kanë paraqi-

    tur prodhimet e tyre.

     Aj o  tha se pavarësisht 

     vësh tirësive, me ka limin e

    kohës ka patur progres në

    përfshirjen e grave në të

    tilla aktivitete.

    Në mbyllje të takimit, për-

    faqësuesi i Federatës Rajo-

    nale të Pyjeve Kukës,

    Xhe la l Shu t i  tha se gratë

    duhet të ngrenë zërin e

    tyre më shumë dhe të ak-

    tivizohen në aktivitete të

    ndryshme që zhvillohen

    për çësh tjet gjinore në pyjedhe promovimin e produk-

    teve pyjore dhe jo pyjore ku

    ato kanë një kontribut të

    lartë.

    Objektivi kryesor i takimit ishte informimi i

    grupit kyç të grave dhe vajzave mbi Zbatimin

    e Planit të Veprimit Gjinor, i cili do të mundë-

    sojë përfshirje e tyre në Projektin e mbështe-

    tur nga Banka Botërore për Shërbimet Mjed-

    isore. Objektiv tjetër ishte ndërgjegjësimi i

    pjesëmarrësve mbi rritjen e numrit të gravedhe vajzave në aktivitetet e Shoqatave të Për-

    doruesve të Pyjeve dhe Kullotave dhe proçeset

    vendim-marrëse.

        “

        “

  • 8/19/2019 Jeto gjelber - Mars2016

    3/8

    MARS 20163

    ARDITA DINAJ

    CNVP Pe jë , Kosovë

    Fuqizimi i gruas është një proces i

    vazhd ueshëm pë rmes së ci li t 

    CNVP implementon aktivitete me

    qëllim që grave t’u mundësohet qasje dhe kontroll në resurset py-

    jore. Krijimi i sektorëve të grave

    brenda shoqatave ekzistuese ka 

    bërë që të zgjerohet përfshirja e

    grave dhe të ju njihet më shumë

    kontributi dhe roli i tyre në familje

    dhe shoqëri edhe në zhvillimin

    ekonomik. Përfshirja dhe kontribu-

    ti i gruas në aktivitete pyjore vlerë-

    sohet shumë përparimtare ku

    përmes trajnimeve dhe vizitave të

    ndryshme gratë kanë mundësi të

    rrisin vetëdijen për një qasje më

    gjithëpërfshirëse në sektorin e pyll-

    tarisë.

    Procesit të krijimit të sektorëve tëgrave në disa shoqata i është bash-

    kuar edhe krijimi i grupeve

    prodhuese ku deri më tani me

    mbështetjen e CNVP janë krijuar

    grupet prodhuese në Gjakovë, No-

     vobërd, Junik etj, ku punën e kanë

    filluar me kultivimin e frutave të

    imëta pyjore (dredhëz, mjedër)

    gjithashtu puna vazhdon edhe me

    trajnimin e grave për zinxhirin e

     vlerave të këtyre produkteve pyjore.

    Një ndër aktivitetet e zhvilluara nga këto grupe prodhuese dhe seksio-

    net e grave është edhe takimi i ko-

    mbinuar me vizite terreni tek famil-

     ja e cila njihet si një ndër më të

    suksesshmet në rajon e që

    udhëhiqet nga gruaja në fshatin

    Babaj të Bokës.

    Dita Ndërkombëtare e Gruas ishte

    festa e cila bashkoi gratë dhe vajzat 

    nga fshatra të ndryshme të Kosovës

    anëtare të shoqatave me qëllim që

    të bashkëbisedojnë për fuqizimin

    e gruas në sektorin e pyjeve dhe

    mundësitë ekonomike.

    Takimi është organizuar nga CNVP

    në bashkëpunim me AsociacioninKombëtar të pronarëve të pyjeve

    private të Kosovës në kuadër të

    projektit SSPDF në Kosovë. Si ko-

    mponent e projektit që është "fu-

    qizimi i gruas në pylltari dhe

    mundësitë ekonomike", ashtu

    edhe u trajtua tematika e këtij taki-

    mi që u mbajt në fshatin Babaj të

    Bokës në Komunën e Gjakovës.

    Fillimisht pjesëmarrëset falënderu-

    an nikoqiren e këtij takimi znj. Sh-kurte Rrustemi për pritjen dhe

    mundësin që ofroi për të diskutu-

    ar, shkëmbyer përvoja të ndryshme

    dhe për të parë praktikat e punës

    që ajo vazhdimisht zhvillon së bash-

    ku me familjen e saj.

    Pasi shpjegoi në  detaje procesin e

    punës që nga fillimi ajo u ndal me

    theks t ë veçantë tek sfidat nëpër të

    cilat ka kaluar vetëm e vetëm pse ajo

    i takonte gjinisë femërorë. Nga dita 

    kur kemi filluar të merremi me këtë

    lloj biznesi shton ajo, jam ballafaquar

    me pengesa të shumta si në familje

    ashtu edhe në shoqëri. Mirëpo vull-

    neti im thotë ajo dhe motivimi që k-isha nga bashkëshorti me bëri që të

    forcohem dhe të vazhdoj me tutje.

    Kështu ajo me punën që bëri rezul-

    toi suksese duke arritur të përcjell

    mesazhe edhe tek gratë dhe vajzat e

    tjera të fshatit e me gjerë. Kjo bëri

    që znj. Shkurte të depërtojë nga thy-

    erja e tabuve, pjesëmarrja në takime,

    në panaire, në media e deri tek viz-

    itat e shumta që zhvillon në vend dhe

     jasht ë vendit.

    Gjat ë bashkëbisedimeve pjesëmar-

    rëset ndan problematikat që kanë si-

    domos ato në zonat rurale duke sh-

    truar kështu edhe pyetje të shumta 

    në drejtim të çështjës së pronësisë,përfshirjes së grave në  sektorë te

    pyjeve, angazhimi i tyre në panaire

    t ë ndryshme brenda dhe jashtë ven-

    dit si dhe për tërë zinxhirin e vlerave

    te produkteve pyjore jodrusore duke

    filluar nga kultivimi e deri tek për-

    punimi. Po ashtu u potencua edhe

    përkrahja nga Institucionet vendore

    dhe ndërkombëtare e cila nuk mun-

    gon dhe që cdo vit e më shumë puno-

    het në fuqizim të grave në sektorë të

    pyjeve si dhe inkurajim për aplikime

    me projekte të ndryshme. Pra nga 

    këtu shihet se Fuqizimi i gruas në ven-

    det rurale të Kosovës është hap i cili

    përkrahet edhe nga Institucionet Kosovare edhe nga Organizata të

    ndryshme ku qëllimi është që sa më

    shumë të vihet në pah puna e gruas e

    cila deri me tani ka qëndruar si në hije.

    Pas takimit u vazhdua me vizitën tek 

    sipërfaqet e mbjella me shume lloje

    t ë frutave pyjore të cilat punohen nga 

    Znj. Shkurte dhe familja e saj. Llojet 

    e mbjella ishin: mjedra, manaferra,

    aronia, dredhëza, grojberi, lajthia,

    rrushi i serezit etj.

    Në fund të takimit pjesëmarrëset u

    inkurajuan nga gruaja fermere që do

    t ë përkrahen në kultivim, marketing,

    përpunim dhe shitje të produkteve

     jodrusore duke filluar nga trajnimet ederi tek lidhja e marrëveshjeve me

    tregtar të ndryshëm.

    Ky takim u përmbyll me një dreke

    solemne të shtruar për gjithë pjesë-

    marrëset 

    Dhe tradita

    vazhdon…

    A L B O R A K A C A N I

    Federata Kombetare e Pyjeve

    dhe Kul lo tave Komuna le

    Për të katërtin vit radhazi gazeta jonë

    "Jeto Gjelbër" i dedikon një numër

    të veçantë botimi grave dhe vajzave

    që e kanë të lidhur punën dhe jetën

    e tyre me pylltarinë dhe zhvillimin

    rural. Kjo, në nder dhe respekt të

    atyre që çdo ditë punojnë tokën,

    mbledhin produkte të ndryshme në

    pyll, grumbullojnë bimë mjekësore,

    përkujdesen për familjet e tyre, të

     vegjëlit dhe të moshuarit. Ato kon-

    tribuojnë çdo ditë në sigurimin dhe

    përgatitjen e ushqimit, si dhe rritjen

    e mirëqenies së familjeve të tyre.

    Gjithashtu, ky numër gazete i dedi-

    kohet atyre grave dhe vajzave, të cilat prej vitesh janë bërë pjesë aktive e

    organizatave joqeveritare në pyje, si

    Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve

    dhe Kullotave Komunale dhe Fed-

    eratave Rajonale të Pyjeve. Nuk 

    mund të lë pa përmendur këtu edhe

    ato gra e vajza që punojnë denjë-

    sisht në institucionet shtetërore dhe

    organizmat e ndryshme kombëtare

    e ndërkombëtare në shërbim të zh-

     villimit të qëndrueshëm të pyjeve.

    Përzgjedhja e numrit të muajit Mars

    nuk u bë rastësisht, por për vetë

    faktin që ky muaj në disa vende të

    botës si Australi, Britani e Madhe

    dhe ShBA konsiderohet si muajindërkombëtar i grave. Gjatë këtij

    muaji vihet në pah kontributi i grave

    në ngjarje të ndryshme historike

    dhe bashkëkohore. Ky muaj korre-

    spondon edhe me dy data të tjera 

    Të drejta të barabarta dhemundësi për fuqizimine femrave në pylltari

    (VEPRIMTARI NE DITËN NDËRKOMBËTARE

    TË GRAVE NË KOSOVË )

    të rëndësishme. Në shumë vende

    të botës 8 Marsi shënon ditën

    ndërkombëtare të grave, ku që prej vitit 1908 kur një grup grash e vajza-

    sh punëtore në një fabrikë veshjesh

    në New York protestuan kundër

    kushteve të këqija të punës, pagës së

    ulët dhe tëpër të drejtën e votës. Që

    prej asaj kohe, kjo datë u shpall si dita 

    e grave edhe në shumë vende Euro-

    piane. Sot kjo datë shërben për të kuj-

    tuar gratë dhe vajzat për arritjet e tyre,

    por edhe për të kërkuar më shumë të

    drejta dhe barazi gjinore në fushat so-

    ciale, ekonomike dhe politike.

    Që prej Nëntorit të vitit 2012 nga re-

    zoluta e Asamblesë së Përgjithshme

    të Kombeve të Bashkuara, data 21

    Mars është shënuar si Dita Ndërko-

    mbetare e Pyjeve. Gjatë kësaj dite or-ganizohen aktivitete të ndryshme për

    të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndë-

    sisë që kanë pyjet për brezat e sotëm

    dhe të ardhshëm.

    Prandaj, për të shenjuar këtë muaj dhe

    këto data të rëndësishme që lidhen

    me gratë dhe pyjet, redaksia e gazetës

    "Jeto Gjelbër" dëshiron të ndajë me

     ju në këtë numër shkrime,vetëm nga 

    gra e vajza. Duke qenë se kjo është

    kthyer tashmë në një traditë për

    gazetën tonë, duhet thënë që num-

    ri i shkrimeve është rritur ndjeshëm

    dhe cilësia e tyre ka ardhur duke u

    përmirësuar.

    Për më tepër, gazeta përmban sh-krime nga gra e vajza nga Shqipëria 

    dhe Kosova.

    Për të katërtin vit radhazi gazeta jonë Jeto Gjelbër i dedi-

    kon një numër të veçantë botimi grave dhe vajzave që e

    kanë të lidhur punën dhe jetën e tyre me pylltarinë dhe

    zhvillimin rural. Kjo, në nder dhe respekt të atyre qëçdo

    ditë punojnë tokën, mbledhin produkte të ndryshme në

    pyll, grumbullojnë bimë mjekësore, përkujdesen për famil-

    jet e tyre, të vegjëlit dhe të moshuarit.

    (vijon në faqe 4)

  • 8/19/2019 Jeto gjelber - Mars2016

    4/8

    4 MARS 2016

    ALBANA LLESHAJ

    Kryetare Federata

    Rajonale e Pyjeve dhe

    Kullotave Lezhë

    Qeverisja e pyjeve komunalekarakterizohet nga ndërthur-

     ja e interesave të shumë ak-torëve vendorë dhe ko-mbëtar. Në këtë qeverisjepërfshihen, në nivele të ndry-shme vendimmarrjeje apondikimi si organet e qever-isjes vendore (Bashkitë,Njësitë Administrative), për-doruesit tradicionalë të orga-nizuar në Shoqata të Për-doruesve të Pyjeve dhe

    Kullotave Komunale, struk-turat e Shërbimit Pyjor, or-ganizata të ndryshme vendoreetj.Ligji nr. 9385, datë 4.5.2005,i ndryshuar, “Për pyjet dheShërbimin Pyjor” sanksion-on në nenet 27/6 dhe 27/7detyrimin e organeve tëqeverisjes vendore të përf-shirjes së komunitetit nëproçesin e qeverisjes së pyjevee kullotave në varësi të tyre.Neni 27/7 përcakton se SHP-PKK-të duhet të përfshihet në vendimmarrjen në lidhje

    me hartimin, miratimin dhezbatimin e: a) strategjive, tëplaneve të veprimit dhe tëprogrameve të zhvillimit tëpyjeve;b) planeve tëmbarështimit e të pro-

    Femrat aktive në

    pyje e drejtim!grameve të monitorimit tëpyjeve; c) projekt-akteve nor-mative për pyjet.Bazuar në Ligjin e Pyjeve dheligjin për OJF-të, Federata Rajonale e Pyjeve dhe Kullo-tave Komunale Lezhë ështëkrijuar në vitin 2007, si për-faqësuese e 21 Shoqatave tëPërdoruesve të Pyjeve dheKullotave Komunale. Bordidrejtues është i përbërë nga 7

    anëtarë, ku 3 prej tyre janëfemra. Aktiviteti dhe funksionimi iFederatës së Lezhës është ilidhur ngushtë edhe me funk-sionimin e rregullave tëdemokracisë së brendshmeku përmendim zhvillimin pe-riodik të zgjedhjeve dhe rota-cionin e drejtuesve. Federata Rajonale e Pyjeve Lezhë ka zbatuar me rigorizitet statutine saj duke zhvilluar takime tëshpeshta me anëtarët e bor-dit dhe organizimin ezgjedhjeve sipas kërkesave të

    anëtarëve. Këtë shembullFederata synon ta shtrijë nëkohë edhe për Shoqatat ePërdoruesve të Pyjeve dheKullotave dhe anëtarët e tyrenë mënyrë që ato të njohindhe zbatojnë sa më mirë stat-utet dhe të bëhen një aktor irëndësishëm në menaxhimine qendrueshëm të pyjeve dhekullotave në qark.

     Aktivitetet e Federatës tonë janë mbështetur edhe nga Fondacioni “Bashkojmë Vler-at e Natyrës me Njerëzit” –CNVP ku në kuadër të pro-

     jektit “Pyjet për ZhvilliminEkonomik Lokal” - FLED,

     janë zhvilluar takime të shum-ta me pjesëmarrjen e perfaqë-suesve të komunitetit, Sho-qatave të Përdoruesve të

    Pyjeve dhe Kullotave, Drej-torisë së Shërbimit Pyjor, Një-sive Administrative, special-istëve të pyjeve etj. Këtotakime kanë patur si qëllimrritjen e pjesëmarrjes së ak-torëve vendorë në menax-himin e pyjeve dhe kullotavesi dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik. Po ashtu, është

    ngritur në nivel qarku njëgrup kyç ekspertësh i cili syn-on rritjen e aftësive profesio-nale, ofrimin e asistencësteknike dhe informacionit përaktorët vendorë për përmirë-simin e qeverisjes së Pyjeve e

    Kullotave.Mbështetja që po jep Fonda-cioni CNVP për përmirë-simin e qeverisjes së pyjevedhe kullotave janë efektivedhe të dukshme në Qarkune Lezhës për të cilën gjej ras-tin t’i falenderoj.Është për t’u veçuar fakti segjatë kësaj periudhe në Njes-inë Administrative Zejmenështë krijuar edhe GrupiProdhues i Grave, me kry-etare znj. Dila Kola. Çfarëthotë Dila Kola në lidhje mekëtë?

     “Unë disponoj një sipërfaqetë konsiderueshme toke, kukam kultivuar lloje të ndry-shme drurësh pyjorë e fru-torë si lajthi, bajame, dardhëe egër dhe shega e egër.

    Këto lloje gjenden aty edhenë në formë natyrale. Unënë fakt jam ekonomiste meprofesion por jam edheshumë e apasionuar ndajpyjeve dhe mjedisit në tëre-si. Disa pemë të dardhave tëegra i kam shartuar medardhë të butë dhe kanëdhënë një rezultat shumë të

    mirë. Me shegën e egër unëprodhoj shurup të cilin kamarritur ta tregtoj por edhe ta prezantoj në panaire tëndryshëm, së fundi nëpanairin që u zhvillua nëTiranë nga Fondacioni

    CNVP. Shurupi i shegës sëegër ka veti mjaft të mira ush-qyese dhe veti shëruese përsëmundje të ndryshme.

     Ai është një antioksidant shumë i fuqishëm.Por, ajo çka është më erëndësishme për tu përmen-dur është se unë e prodhojatë në formë shumë natyrale,duke eliminuar zierjen e këtijfruti për të mos humbur vler-at ushqyese.”Kjo është një dëshmi që tre-gon se kontributi dhe pjesë-marrja e grave dhe vajzave në

    aktivitetet pyjore dhe të zhvil-limit rural është i lartë dhese ka shumë për të bërë nëdrejtim të njohjes së këtijkontributi dhe rritjen e zërit të tyre.

    Me këtë rast dua të për-mend disa nga arritjet dhesfidat në lidhje me çësht-

     jet gjinore në pyje dhe zh-

     villimin rural. Së pari, vi-het re që këto 5 vitet e fun-dit pjesëmarrja dhe përf-shirja e femrave në aktiv-itete të ndryshme sitakime, trajnime, panaireështë shtuar ndjeshëm.Po ashtu, numri i tyre nëbordet e Shoqatave dheFederatave të Pyjeve dheKullotave ka patur një ten-dencë në rritje. Kjo falëedhe mbështetjes që or-ganizma të ndryshëmkombëtare dhe ndërko-mbëtare kanë dhënë.Përmendim këtu

     Agjencinë Suedeze përZhvillim Ndërkombëtar-SIDA, BankënBotërore dhe Fondacio-nin "Bashkojmë Vlerat eNatyrës me Njerëzit"-CNVP.Një tjetër mbështetje ka qenë edhe ajo në kuadërtë Strategjisë Kombëtaretë Angazhimit, lehtësuarnga Koalicioni Ndërko-mbëtar i Tokës për fus-hatën ndërgjegjësueseme moton "Edhe Unë

     Vendos". Fushata ka përqëllim ndërgjegjësimine grave dhe vajzave,kryesisht atyre nga zonat rurale për më shumë tëdrejta mbi tokën dhepyllin, por edhe rritjene numrit të tyre në pro-ceset vendim-marrëse.Deri tani fushata ështështrirë në Kukës, Fier,Korçë, Elbasan dhe Ti-ranë, ku kanë marrëpjesë rreth 120 gra e vaj-za. Fushata vazhdon dhepritet të shtrihet edhe nëdisa qarqe të tjerë të ven-

    dit. Ajo i shërben edheprojekteve që po zba-tohen aktualisht nga Fondacioni CNVP dhe

    projekti i Bankës Botërorepër Shërbimet Mjedisore.Pavarësisht arritjeve të për-mendura, ka ende shumëpër të bërë në drejtim tëmobilizimit dhe aktivizim-

    it të grave në aktivitetet e or-ganizatave të pyjeve dhe për-faqësimit më të mirë të tyre.Numri i tyre nëKëshillat Bashkiake dhe institucionet 

     vendim-marrëse është endei ulët. Gjithashtu, gratë dhe

     vajzat kanë tepër nevojë përmbështetje në drejtim të fu-qizimit ekonomik, si përshembull: krijimin e lehtë-sirave në marrjen e kredive,nxitjen e tyre për ngritjen egrupeve prodhuese apo ko-operativave, asistencë përaplikime për projekte apo

    grante të ndryshme. Tëgjitha këto janë sigurisht tëlidhura me sigurimin e tëdrejtës së përdorimit apopronësisë, si për burrat ash-tu edhe për gratë. Në tënjëjtën kohë, ligjet dhepolit ikat aktuale duhenpërmirësuar në favortëçështjeve gjinore. Ligji isapo miratuar i pushtetit 

     vendor ka pësuar d isa ndry-shime në këtë aspekt në kra-hasim me atë të mëparsh-min. Ende duhet parë se sa ai do të vihet në zbatim.

    Fatkeqësisht ligji i pyjevedhe kullotave është endelarg në këtë drejtim.Duke iu uruar lexim tëkëndshëm të këtij numri,do të dëshiroja të falëndero-

     ja të gjitha ato gra e vajza, tëcilat u bënë pjesë e këtijnumri gazete, por edhe aty-re që kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm me shk-rimet e tyre përgjatë viteve.Shpresoj që kjo traditë të

     vazhdo jë edhe në vite t në vijim dhe të gjitha së bashkutë kontribuojmë në njohjen

    e meritave dhe të drejtave tëgrave dhe vajzave që e kanëlidhur punën dhe jetën etyre me pyjet dhe tokën.

    (vijon nga faqja 3)

  • 8/19/2019 Jeto gjelber - Mars2016

    5/8

    MARS 20165

    MSc. DORINA HOXHA Njësia Administrative Vaqarr 

    Dikush është përcaktuar t’i japë

    një kuptim më metafizik sipër-

    faqeve të gjelbërta në zonat per-

    iferike apo të largëta malore.

    Mendimi i vetëm që të lind kur

    shikon bollëk mjedisor, sipërfaqe

    të gjelbërta, kodra dhe pemë të

    larta, është ideja që njëkohësisht 

    nuk do të mundësh të manifes-

    tosh natyrën njerëzore nëpërm-

    jet komunikimit dhe ndërvepri-mi kulturorë. Kjo sigurisht nuk 

    është domosdoshmëri por në

    raport më të tjerët ambjentet 

    publike dhe gjallëruese të ndih-

    mojnë të përmisosh vetveten dhe

    taktikat komunikuese. Zakonisht 

    natyra e njerëzve në këto zona 

    ishte e ngjashme me natyrën,

    herë rrezatonte pafajësinë dhe

    brishtësinë e natyrës e herë bëhej

    heshtje e kobshme vetmie ose

    padituri e zhurshme… një ndër

    këshillat më të vyera të shkencës

    mjekësore ndër shekuj, është

    kontakti fizik me natyrën. Në

    sytë e një gruaje nënë 43 vjeçare

    kuptimet metafizike në këtokushte bjerren me lodhjen aq

    sa karakteri i saj merr tiparet e

    natyrës për nga dobitë dhe për-

    shtatja.

    “Dorezat e verdha kishin rënë

    në një cep afër lavatriçes,

    ndërkohë dëgjoheshin vetëm

    britmat e fëmijëve teksa thërris-

    nin për gjërat e fuindit. Dera u

    mbyll, dorezat e verdha gjetën

    njëra-tjetrën dhe u përplasën në

    një gjysëm thesi liri ku nga zbrazë-

    tia që kish bënë një zhurmë fërki-

    mi aq sa Azra të hidhte vësht-

    rimin nga ora e murit, akrepat e

    së cilës tregonin për një vonesë

    në rutinën e saj të punës. Azra,

    një grua me arsim të mesëm

    kishte dy fëmijë dhe përvec

    dobive që një nënë ka në shtëpi

    ishte e angazhuar në punët që

    periferia i ofronte asaj. Ajo e

    njihte shumë mirë këtë zonë

    pasi ishte lindur dhe rritur aty,

    kishte njohuri për cdo pëllëmb

    tokë e kodër të saj, për cdo grykë

    e për cdo pemë që thahej e

    mbinte. E mësuar prej nënës

    dhe gjysheve, Azra kishte men-

    duar si të vetmen arsye të

    dobishme(aftësi njohëse) të

    mblidhte bimë medicinale. Ruti-

    na e saj niste çdo ditë në të njëjtën

    vend në të njëjtën zonë. Kodra 

    përbri shtëpisë së Azrës ishte

    pothuaj e eksploruar, cfarë bar-

    ishtesh ishin të dobishme e cfarë

    ishin të dëmshme për organizmin

    e njeriut, kohën kur kultivoheshin

    etj. Një grua është forca lëvizëse

    “Gruaja, e

    natyrës si dobi”e një shoqërie të ashpër dhe

    maskiliste. Shoqërisë shqiptare i

    është dashur një kohë shumë e

    gjatë për të kapërcyer etapat kul-

    turore, kjo për faktin që ka qënë

    nën thundrat e vëndeve më të

    pushtetshme të cilat kanë tentu-

    ar me të gjitha mjetet për ti ndry-

    shuar identitetin e asaj që ishte.

    Shoqëria si një familje e madhe

    kalon nëpër etapa tranzicioni, pa-

    sojë e së cilës është sërisht njësia 

    më e vogël matëse e saj, familja.

    Nëse në Evropë Hobsi hedhthemelet e konceptit të së drejtës,

    në Shqipëri shekuj më vonë ky 

    koncept ishte në zanafillë të tij.

    Një ndryshim social të tillë e risjell

    me veprën e tij edhe Migjeni:

    “Novelat e Qytetit të Veriut”, ‘stu-

    denti’ - realitet i shkëputur nga 

    periferitë e Shqipërisë duke iu

    dhënë personazheve nga pak, kul-

    turë shqiptare, traditë dhe thirje

    ndërgjegjësuese. Në shekullin e

    XXI nuk vlen më kush përfitoi

    nga kjo, por kush ishim ne më

    parë?! Cfarë roli luante gruaja në

    shoqërinë shqiptare në vitet e pa-

     varsisë? Cfarë roli luante ajo në

    kohën e komunizmit dhe cfarëroli ka sot në kohën e kapital-

    izmit? Azra, kishte pamje të

     vrazhdë, duart e plasaritura nga i

    ftohti, e shëndoshë, e zhveshur

    nga çdo tipar feminil, as që

    kujdesej nëse kishte hedhur par-

    fum apo trupi lëshënte erëra të

    pakëndshme nga djersitja e sh-

    tresëzuar. Kur ajo fliste në të

    mëshiroheshin që të gjitha rolet e

    gruas në historinë e Shqipërisë,

    aq sa Azra herë ngjante me një

    grua e mësuar me punën në ko-

    perativat buqësore, ku plotëson-

    te normën e punës po aq sa bash-

    këshorti i saj, herë ishte mëshirim

    i imazhit të gruas në “Novelat e

    Qytetit të Veriut”, e nënshtruar,

    fati i së cilës ishte zgjedhur nga të

    tjerët dhe që siç e donte zakoni

    duhet të mos kundërshtonte dhe

    të pranonte në mënyrë legjitime

     vendimet që të tjerët merrnin për

     jetën e saj. Azra dikur kishte qënë

    e turpshme, aq sa mollzat e

    faqeve i kishte ende të kuqe por

    tashmë jo nga turpi por nga cek-

    tësia e mendimit mbi jetën.

    Teksa shkëpuste fijet e

    rozmarinës, ajo fshiu me dorën

    e djathtë sytë, për të kthjelluar

     vështrimin e veshur nga kujtime

    të pakëndshme. G ruaja që

    kërkonte nëpër pyll barishte

    të dobishme për shëndetin enjeriut mbi të gjitha kishte

    një rol që i kapërcente të gjithë

    kufinjtë historikë, atë të qënu-

    rit qënie njerëzore. Duke qënë

    se mardhëniet njerëzore janë

    shkak-pasojë ato janë të lidhu-

    ra zinxhirë me njëra tjetrën dhe

    analizmi i kësaj gjëndje kërkon-

    te shumë prespektiva këndvësh-

    trimesh. Faji duket sikur mbe-

    tet jetim po aq sa liria që të falë

    natyra e gjelbërt. Rolet gjinore

    ndër vite kanë mirëpërcaktuar

    edhe detyrat morale që duhet 

    të ndjeki një grua gjatë procesit 

    të saj të jetës po ashtu edhe

    detyrat që duhet të ndjekin

    meshkujt. Nëse një grua në

    metropol e shikon natyrën siburim kënaqësie dhe hobi për

    tu kujdesur për disa vazo lulesh

    apo kopshtesh moderne të plan-

    ifikuara, kjo tablo jete duket se

    merr një pamje tjetër në sytë e

    një gruaje si Azra, rolet e së cilës

    shkojnë përtej brishtësisë së fiz-

    ikut të saj. Të përballesh me

    natyrën drejt për së drejti nuk 

    është e njëjta prespektivë me

    përballjen e natyrës duke e kun-

    druar. Nuk është e rastësishme

    që prej një itinerari të shkurtër

    të shikosh se si fatet njerëzore

    bëjnë diferencën me secilin nga 

    ne, se si ndryshojnë dhe matur-

    ohen përpjekjet për mbijetesëdhe sesi vetë reflektimi merr jetë.

    Gratë shqiptare gjenden përballë

    sfidave të shumta. Këto sfida 

     janë pengesë për ecurinë dhe

    zhvillimin e tyre. Faktorët e jas-

    htëm dhe sidomos ato të

    brendshëm janë pengesa më e

    madhe në ecurinë zhvilluese të

     jetës së një gruaje. Përjashtimi i

    gëzimit të të drejtave thjesht 

    thellon hendekun e krijon një

    realitet të padepërtueshëm për

    gratë, sidomos për ato që bëjnë

    një jetë të thjesht ashtu si Azra,

    larg politikbërjes dhe që sipas

    forcës së zakonit i nënshtrohet 

    moralisht një kulture që është

    po aq e brishtë dhe e manipu-

    lueshme sa vetë natyra. Për të

    luftuar pabarazitë gjinore kërko-

    het një integrim gjinorë, ky i fun-

    dit i pasqyruar tek kërkesat që

    ka njeriu për identitet. Çdo ditë

    është jo vetëm një përballje për

    të superuar sfidat e jetës që

    njëkohësisht janë edhe një

    sprovë për të superuar vetvet-

    en. Pavarësisht se mundësitë

     janë të limituara, dëshirat janë

    të shumta dhe ky hendek që

    krijohet në mes është e vetmja 

    hapësirë që njeriu mundohet ta 

    identifikojë vetveten. Nëse një

    grua e identifikon vetveten tek 

    aftësitë e saj njohëse për bimët apo kujdesin e tyre pse jo ky 

    identitet mos të marrë formën

    e rëndomtë të një nevoje so-

    cial-ekonomike port ë një pre-

    spektive të integrimit gjinorë.

    FITORE AVDIJAJ

    SHFPPP “Rudina “ Istog

    Kompania “AgroProduct 

    shpk” është pasardhëse e

    ndërmarrjes AgroProdukt-

    Syne me pronar z. Halit Avdi-

     jaj dhe është themeluar në

     vitin 2002. Si aktivitet të vetin

    themelor kjo kompani ka 

    mbledhjen e bimëve mjekë-

    sore e aromatike dhe frutave

    pyjore, nga mbledhja spon-

    tane në natyrë, si dhe kultiv-

    imin e këtyre bimëve në

    mënyrë intensive. Kompania 

    ka një infrastrukturë të mirë

    për të zhvilluar këtë aktivitet,ka të ndërtuar objektin me

    sipërfaqe prej 1200 m‚ , dis-

    ponon tharëse moderne hor-

    izontale 100 m‚ , për tharjen e

    këtyre bimëve. Kompania 

    “AgroProduct shpk” (APS) ka 

    të punësuar 15 punëtorë të

    përhershëm, gjatë sezonit 

    punëson deri në 300 punë-

    torë, ku 30% prej tyre janë

      femra. APS mbështet fem-

    rat që merren me këtë aktiv-

    itet duke bashkëpunuar vazh-

    dimisht, si dhe duke zhvillu-

    ar trajnime të vazhdueshme

    për avancimin e tyre në këtëfushë.

    Kompania APS posedon 40

    qendra grumbulluese, ku vlen

    të theksohet se të gjitha këto

    qendra janë të pajisura me

    tharëse dhe makineri për-

    Kompania “AgroProductshpk” në fshatin Sinë tëKomunës Istog, Kosovë

    katëse për përpunimin e kë-

    tyre bimëve, shumica e tëcilave janë pjesë e financimit nga vetë kompania. Të gjitha këto qendra grumbullimi janëtë kontraktuara me kontrata afatgjata nga kompania dhepërgjegjësit e këtyre qendravenë vazhdimësi trajnohen nga stafi i kompanisë për kohën e

     vjeljes, mënyrën e vjeljes, për-qindjen e vjeljes, mënyrën etharjes, mënyrën e ruajtjes, sidhe për ruajtjen e raritetit tëbimësisë.Kompania ka të zhvilluar (in-staluar) një program (software),

    përmes të cilit evidentohet në përpikëri sistemi i gjur-mimit dhe nëpërmjet këtijsistemi janë të evidentuar3235 mbledhës të kompanisë“AgroProdukt” në tërë terri-torin e Kosovës. Paralel megrumbullimin e bimëvemjekësore e aromatike, APSzhvillon edhe kultivimin ekëtyre bimëve ku aktualisht kultivohen 18 lloje të bimëvemjekësore aromatike me njësipërfaqe prej 150 ha vetëmnë komunën e Istogut. Kul-tivimi zhvillohet edhe me

    kontrata afatgjata me fermerët në të gjithë Kosovën. Vlen tëtheksohet që fermerët e kon-traktuar marrin trajnimet enevojshme për kultivim nga stafi i kompanisë, si dhembështeten nga ana e ko-mpanisë për furnizimin mematerial fidanor, si dhe shër-bime me makineri. Gjithash-tu, kultivimi përcillet përmesprogramit të instaluar pranëkompanisë dhe përmes këtijsistemi të evidentimit realizo-het edhe kostoja e kultivimit të këtyre bimëve, duke evi-

    dentuar me numrin identi- fikues  çdo ngastër (parcelë)

    dhe përmes këtij evidentimi

    regjistrohen punët e kryera në

    çdo ngastër dhe kështu nxir-

    ret kostoja e kultivimit të çdo

    bime në çdo ngastër, përf-

    shirë edhe fermerët e kon-traktuar. Kompania “Agro-

    Produkt” është kompani lid-

    er dhe e vetmja kompani e

    liçensuar për kultivim dhe

    grumbullim të bimëve

    mjekësore e aromatike nga 

    ana e Ministrisë së Bujqësisë

    [* File contains invalid data 

    | In-line.JPG *]Pylltarisë dheZhvillimit Rural të Repub-likës së Kosovës. Kompania po ashtu është e çertifikuarpër prodhimtari organike filli-misht nga Trupa ÇertifikueseZvicerane (Bio Inspecta) dhe

    që nga viti 2012 edhe nga Trupa Çertifikuese Shqiptare(Albinspekt), ku i ka të çerti-fikuara të gjitha zonat (5) tëKosovës për bimët nga mbledhja spontane, si dhe ka të çertifikuar të gjithë sistem-in e kultivimit të bimëvemjekësore, i cili bëhet nëmënyrë organike. Kompania 

     Agroprodukt është e çerti-fikuar edhe me standardinHACCP nga Trupa Çerti-fikuese Gjermane TUV NORD. Gjithashtu është lid-er në eksportimin e këtyre

    bimëve në tregun Evropian,e cila ka të siguruara kontrata afatgjata për furnizim me ko-mpani përpunuese me re-nome ndërkombëtare tëGjermanisë, Austrisë, Zvicrësetj.Kompania “AgroProdukt”gjithnjë zhvillon aktivitete mepjesëmarrjen e të rinjve dhegrave, te cilët angazhohenedhe në panaire të ndry-shme, si ne vend ashtu edhenë vende të ndryshme tëEvropës. Vlen të theksohet sekëtë kompani vazhdimisht e

    kanë vizituar përfaqësues tëndryshëm nga institucionet  vendore dhe ndë rko -mbëtare, si dhe përfaqësuestë shoqatave të ndryshme nga 

     vendi dhe të huaja.

  • 8/19/2019 Jeto gjelber - Mars2016

    6/8

    6 MARS 2016

    Angazhimi i grave fermere në sektorët që

    premtojnë zhvillim ekonomik dhe rritje të tëardhurave familjare/Freskia e Gjakovës

    LEUTRIME KRASNIQI

    S h o q a t a “ P a s h t r i k u ”

    G j a k o v ë

    Femrat po tregohen të suk-

    sesshme në fusha të ndry-

    shme si atë te bujqësisë e

    pylltarisë, madje ka raste

    kur gratë fermere kanë arri-tur të jenë edhe më të suk-

    sesshme se sa meshkujt në

    bujqësi. Ky përmirësimi i

    gruas në sektorin e bujqë-

    sisë dhe pylltarisë po ndodh

    edhe për shkak të

    përkrahjes, e cila po u ofro-

    het nga Institucionet 

    vendëse dhe organizat at e

    ndryshme ndërkombëtare e

    vendore, të cila t merren me

    zhvillimin e bujqësisë në

    vend .

    Shkurte Rrustemi nga fshati

    Babaj i Bokës ne Komu-

    nëne Gjakovës, është njëra nga gratë fermere, e cila ësh-

    të treguar mjaf t e suk-

    sesshme në këtë sektor, e

    cila që nga viti 2002 merret 

    me kultivimin dhe përpun-

    imin e pemëve të imta. Ajo

    përveç këtyre merret edhe

    me kultivimin e shumë kul-

    turave tjera bujqësore, nga të

    cilat veprimtari thotë se ësh-

    të mjaft e kënaqur. Rrustemi

    thotë se pozita e gruas ferm-

    ere po shkon nga viti në vit 

    duke u përmirësuar. Ajo

    merret kryesisht me kultiv-

    imin dhepërpunimin epemëve të imta siç janë,

    dredhëza, mjedra, manafer-

    ra e po ashtu edhe gështen-

    jën . Sipas saj është rri tur

    edhe interesi i konsuma-torëve për të kultivuar pemëtë imta dhe se cdo dit e mëshume vërehet një interesimpër pemët e imta sidomospër manaferrën cila mëshum shitet e freskët.Kjo fermere tregon se nga 10hektarë tokë që kanë mefamilje, kanë arritur që nëkëtë sipërfaqe të kultivojnëshumë kultura e po ashtu tëkontribuojnë edhe në uljene papunësisë. "Përveç kul-tivimit të kulturave të imta ne merremi me kultivimine misrit në disa hektarë,rreth një hektarë me rrushtë serezit, po ashtu edhedisa hektarë me kulturat eimta të cilat i përmenda mëlartë", thotë fermerja, Sh-kurte Rrustemi. Ajo thotë

    se ia vlen të merret me sek-torin e pylltarisë dhe atë tëbujqësisë pasi që sipas sajme punë po arrijnë të sig-urojnë të ardhura për famil-

     jen. Gjatë sezonit të vjeljes

    së kulturave të imta ata an-gazhojnë deri në 15 punë-torë.

     Ajo duke e parë leverdinënga bujqësia thotë se në tëardhmen kanë synime që tërrisin sipërfaqet, por sipassaj nevojitet përkrahje si nëfillim të kësaj veprimtarieqë ishte përkrahur nga Or-ganizata Inter Corporation.Me angazhim dhe përkush-tim te madh ajo bashkë mefamiljen kane arritur tëthemelojnë Ndërmarrjentregtare prodhuese që ësh-të "Freskia" e cila ështëthemeluar në vitin 2002 mendihmën e një shoqatezvicerane "I ntercoopera-tion". Nga viti 2002 e derinë vitin 2010 "Freskia" ka pasur rritje të sipërfaqes për

    prodhimin e dredhëzës,mjedrës, manaferrës etj. Nga  vi ti 20 05 de ri më so t "Freskia" ka filluar edhe meprodhimin e materialit fi-danor të dredhëzës dhemanaferrës si ndërmarrje e

     vetme e licencuar nga Min-istria e Bujqësisë. Freskia bën importimin e materialit fidanor ame prej instituteveme renome sic janë: Institu-ti i Anglisë, Zvicrës dhe Ital-isë prej nga ne nxjerrim fi-danin e gjeneratës së parë qëi ofrojmë konsumatorit dhe

    është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Insti tuti t bujqësor në Pejë. Si objekt i "Freskisë" ka qenë përmirë-simi i prodhimit, përpunim-it dhe marketingu i pemëve

    dhe perimëve natyroreekologjike dhe të freskëta nga rajoni. Qëllimi kryesori N.T.P "Freskisë" është pro-

    dhimi, përpunimi dhe komer-cializimi në sektorin e bujqësisë,ngritja e kualitetit të pemëve dheperimeve mbi baza ekologjikedhe ekonomike gjithnjë nësynim plasmanin e suksesshëm

    ne tregun e jashtëm dhe tëbrendshëm.Kjo bëhet për të siguruar vendepune dhe të ardhura përekonomi familjare. Sipërfaqe tëmbjella janë: manaferra 0.8 ha,mjedër 1 ha, aronia 0.3 ha,gojberi 0.2 ha. E gjithë kjo punëudhëhiqet nga një grua ferm-ere e cila punoi me përkush-

    tim shumë të madh ku me tëardhurat dhe shërbimet përkëto kultura i rriti dhe shkol-loi 6 fëmijët gjithashtu dhe mepërkrahjen e bashkëshortit.

    Të drejtapërdorimi të

    sigurta për Pyjet, Kullotatdhe Tokën ngafamiljet rurale

    R O V E N T A

    S H A N I S E R A

    Federata Rajonale e

    Py jeve dhe Kul lo tave ,

    F i e r

    Me rastin e muajit Mars, cilë-

    suar si muaji i grave dhe Ditës

    Ndërkombëtare të Pyjeve (21

    Mars) vendosa edhe unë të

    bëhem pjesë e këtij numri të

     veçantë të gazetës “Jeto Gjel-

    bër”. Përzgjodha të ndaj me

     ju takimin e zhvilluar më datë

    19 Shkurt 2016 në qytetin e

    Fierit me temë”Të drejta për- 

    dorimi të sigurta për Pyjet,

    Kullotat dhe Tokën nga 

    familjet rurale”.

    Takimi u organizua nga Fed-

    erata Kombëtare e Pyjeve dhe

    Kullotave Komunale në bash-

    këpunim me Federatën Ra-

     jonale të Pyjeve, Fier.

    Ky takim kishte pjesëmarrje të

    gjerë me përfaqësues tëBash-

    kive të qarkut Fier, Njësive

     Administrative, Shoqatave të

    Përdoruesve të Pyjeve, Fed-

    eratës së Qarkut Fier dhe për-

    faqësues të Federatës Ko-

    mbëtare të Pyjeve dhe Kullo-tave.

    Si qëllim kryesor ky takim

    kishte forcimin e rolit të për-

    doruesve të pyjeve dhe hapat 

    që duhet të ndiqen për reali-

    zimin e procesit të har-

    tografimit dhe përcaktimin e

    kufijve tradicionalë. Prezan-

    tuesit e këtij takimi sollën si

    shembull hartografimin e

    bërë në një nga komunat e

    rrethit Fier, atë të ish komu-

    nës Seman. Në këtë ish ko-

    munë – tashmë njësi admin-

    istrative – procesi i har-

    tografimit dhe grumbullimit tëtë dhënave të grumbujve py-

     jorë është realizuar me pjesë-

    marrjen e gjerë të komunitetit,

    të përfaqësuar nga burra dhe

    gra. Gjithashtu ky proces vazh-

  • 8/19/2019 Jeto gjelber - Mars2016

    7/8

    MARS 20167

    MARIJE BEZHANI

    Gj inar -Elbasan

    Tetë marsi dita më e dashur përmbarë gratë kudo në botë, e cila çdo vit ju kuj ton forcën ebrendshme dhe shpërthyese tëgrave për të protestuar për tëdrejtat e tyre në të gjitha fushat ejetës.Gruaja që në vitet e hershme tëjetës së saj ka njohur pabarazinëgjinore, prandaj me forcën e sëdrejtës që i takon ka kërkuar: liri,

    barazi, vllazërim, të drejta të bara-barta, zvogëlim të orarit të punës,përmirësim të kushteve të punëstë drejtën e votës, ndalimin eshfrytëzimit të punës së fëmijëvee deri në përfaqësimin e saj nëpolitikë, drejtim e vendimmarrje.Këto kërkesa të grave të cilat për-cilleshin në forma nga më tëndryshmet në shoqëri, shiko-heshin me skepticizëm nga pjesa fyese e shoqërisë por e diktuarnga e pakthyeshmja dhe e drejta e kërkesave filluan hapat e para të mbështetjes për kërkesat egrave. Kështu, me dashje e pa 

    dashje shumë kërkesa të grave fil-luan të futen në rrugën e duhur.Edhe pse jemi ende larg së prit-shmes mund të themi se e drejta e gruas sot po ze vend në shumëfusha të jetës, ku gruaja po mbësh-tetet në legjislacionin për të qenëfituese e zbatuse e ligjit në çdofushë.Sot kontributi i grave është i pal-logaritshëm në të gjitha fushat ejetës duke filluar nga kontibut i isaj në familje, si nënë në bujqë-si, në pylltari, në arsim, shkencë,art, kulturë e deri në politikë,qeverisje e në stukturat vendima-

    rrëse. Të gjitha këto falë për-pjekëve të tyre arsimore, intelele-ktuale dhe vlerave shpirtërore qëajo përcjell, por me gjithë kon-tributin që ato japin në këto sho-qëri të trazuar përsëri varfëriminënshtr imi dhe dhuna mbanemrin grua. Po pse ndodh kesh-

    (“Gji thçka që i t akon v jehr r i ttim, i takon edhe bashkëshort-

    it tim, ne jetojmë së bashku dhe

    pasuria është e jona”)

    S Y Z A N A K R A S N I Q I

    Shoqata “Gjeravica”

    Junik, Kosovë

    Një përqindje e madhe e grave të

    zonave rurale në Kosove nuk kanë

    ndjekur aspak ose kanë ndjekur

     vetëm pak nga shkollimi fillor. Njëko-

    hësisht, niveli i mos angazhimit të tyre

    është i lartë (78%). Në anën tjetër,

     vetëm 5% e grave të zonave rurale

    kanë përfunduar arsimin e mesëm

    apo universitar. Megjithatë, edhe pse

    diploma universitare e zvogëlon për-

    qindjen e mos angazhimit tek gratë e

    zonave rurale deri në pikën më të

    ulët (12%), përqindja e papunësisë

    tek ky grup mbetet shumë e lartë

    (40%), që do të thotë se mundësitëpër punësim të grave të shkolluara 

    nga zonat rurale janë të rralla dhe nuk 

    përbëjnë nxitje që ato të qëndrojnë

    dhe të jetojnë atje. Bujqësia dhe pyll-

    taria shikohen si punë për burra.

    Tradicionalisht, prona familjare

    zotërohet nga burrat, gjë që grave u

    8 Marsi, kjo

    ditë e bekuar!

    Gratë e zonave ruraledhe mundësitë për përmirësim dhe integrim

    lë shumë pak hapësire të dëshmojnë

    të kundërtën dhe kufizon ato në

    shfrytëzimin e mundësive.

    Gjithçka që i takon vjehrrit tim, i

    takon edhe bashkëshortit tim, ne

     jetojmë së bashku dhe pasuria ësh-

    të e jona, kështu shprehen ato.

    Nuk ka pasur nevojë që pronësia të kalojë tek gratë. Nëse një grua 

    shkon në pikën e blerjes, do të

    qeshnin me të. Madje edhe nëse

    gruaja di më tepër se burri, atë

    mund ta thotë në shtëpi, jo në pub-

    lik.

    Një numër i konsiderueshëm i In-

    stitucioneve dhe politikave publike

    ekzistuese në Kosovë i janë qasur

    kërkimeve për të analizuar mjedi-

    sin dhe për të gjetur mundësitë për

    procese reformuese për përmirë-

    simin e standardit të jetës së grave

    rurale. Këto reforma, përfshijnë fus-

    hat në vijim: reforma për përforcimin

    e barazisë gjinore (Ligji për Mundësi

    të Barabarta, etj.) reforma që kanë për

    qëllim rritjen e numrit të punësuarve( Strategjia për Punësim, etj.), dhe re-

    forma për përmirësim të zhvillimit 

    rural (Strategjia për Bujqësi dhe Zh-

     villim Rural, Programi Kombëtar për

    Bujqësi dhe Zhvillim Rural, pro-

    grami IPARD, etj.). Megjithatë, nga 

    gjithë këto korniza, dy prej tyre përm-

    bajnë masa dhe objektiva specifike që

    kanë për synim gratë e zonave rurale:

    politika për zhvillim rural dhe plani

    kombëtar për barazi gjinore. Politikat 

    e tjera njohin problemet e grave të

    zonave rurale, por janë neutrale në

    lidhje me sigurimin e masave që do

    të ofronin zgjidhje të problemeve.

     Ajo që inkurajon më tepër në poli-tikën për zhvillim rural është ajo që

    përfshin dy masa të ndjeshme ndaj

    çështjeve gjinore. Përmes tyre, nxiten

    gratë të aplikojnë për mbështetje in-

    stitucionale me qëllim që të stimulo-

    het angazhimi ekonomik i grave në

    bujqësi dhe në turizmin rural.

    Fuqizimi i gruas është një proces i

     vazhdueshëm përmes së cilit Institu-

    cionet dhe organizatat e ndryshme

     vendore dhe ndërkombëtare vazh-

    dimisht zhvillojnë projekte me qel-

    lim qëgrave t' u mundësohet qasje

    dhe kontrolli në resurset natyrore.

    Përfshirja dhe kontributi i gruas në

    aktivitete të ndryshme bujqësoredhe pyjore vlerësohet shumë për-

    parimtare ku përmes trajnimeve dhe

     vizitave të ndryshme gratë kanë

    mundësi të rrisin vetëdijen për një

    qasje me gjithëpërfshirëse.

    Fuqizimi i gruas në vendet rurale të-

    Kosovës është hap i cili përkrahet 

    edhe nga Institucionet Kosovare edhe

    nga Organizata të ndryshme ku qëlli-

    mi është që sa më shumë të vihet në

    pah puna e gruas e cila deri më tani ka 

    qëndruar në hije.

    tu?! Ku qëndron problemi?!

    Mendoj se ligjet e marra për të

    drejtat e grave ende janë të hesh-

    tura duke lënë vend fenomenëve

    negativë në mos mbrojtjen e gru-

    as. Gratë ende ndëshkohen nga 

    mentaliteti e bashkëshortë sido-

    mos në zonat rurale. Ato dhuno-

    hen që nga shefi në shoqëri, nga 

    politika duke i përdorur gratë në

     vendimarrje ve tëm si numra e j o

    si vlera kur faktet kanë treguar se

    edhe në polit ikën shqiptare

    pjesëmarrja e gruas e ka ekulib-

    ruar atë.Problem i gruas nuk zgjidhet as

    me emisione as me trajnime të

    shumta, por gjithsesi ndërgjegjë-

    simi është i nevojshëm sepse të

    lehtëson sadopak jetën e dhim-

    bjen që vjen në rradhë të parë

    nga nënshtrimi e nenvlerësimi që

    ngre krye herë pas here, dhe gratë

    heshtin. Jo mos hesht! Mos e pra-

    no heshtjen, se heshtja vret, dhe

     vdekja e n je gruaje është e rëndë

    sepse humb një jetë brenda një

     jete.

    Tetë Marsi kjo ditë e bekuar ësh-

    të e vetmja ditë e përvitshme që

    gratë respektohen, nderohen ,ledhatohen organizohen takime,

    festime, dhurohen tufa me lule,

    thuren fjalime e lavdërime për

    to. Të nesërmen, jeta vazhdon si

    më parë me ëndrrën për një jetë

    sa më të mirë që përcjell dashu-

    ri, shpresë, forcë. Prandaj të

    dashura gra, kudo që jeni, kudo

    që punoni, bëhuni bashkë,

    mbështetni njëra-tjetrën duke lar-

    guar smirën e egoizmin që herë-

    herë shfaqet midis nesh duke e

    dëmtuar qëllimin tonë. Të

    ngremë zërin ndaj çdo nënshtri-

    mi dhe me punë të justifikojmë

    kërkesat tona të ligjshme.Së fundmi, në këtë tetë Mars me

    besim tek forca e gruas, tek për-

    pjekjet e saj për të fituar atë që

    se ka fituar deri më sot.

    Në emër të grave të zonës së

    Shpatit, ju uroj me gjithë zemër

    gëzuar 8 Marsin.

    doi me përcaktimin e kufijve tradi-cionalë dhe u përmbyll me një an-këtim të bërë në këtë komunitet.Në të gjithë ankëtimet që u bënë uvu re se komuniteti pjesën më tëmadhe të jetesës së tyre e mbështes-

    nin në bujqësi dhe blegtori.Nga analiza e pyetësorëve, rezultoiqë komuniteti kishte informacionrreth pyllit dhe përdorimit të tij, ko-muniteti është i vetëdijshëm që sasia më e madhe e druve të zjarrit siguro-

    het nga pylli i fshatit dhe prodhimet e dyta(boçe pishe, etj.) po ashtu, porpyetur nëse do të ishin të gatshëmpër të investuar në krijimin e “pyllit të familjes” me lloje me rritje të shpe-

     jtë, ata në pjesën më të madhe hezi-

    tonin dhe kjo kryesisht për arsyeekonomike dhe si zgjidhje të parë,do preferonin kulturat bujqësore.Ndoshta ekonomia e dobët, nive-li i ulët i të ardhurave bëjnë qëpylli të jetë në disavantazh me kul-

    turat bujqësore, por një gjë ështëe sigurt që shteti nëpërmjet poli-tikave të tij, Organizata dhe Sho-qatat jo Fitimprurëse nëpërmjet projekteve dhe programeve të tyreduhet të fuqizojnë pozitat dhe të

    mbështesin të gjithe ata, të cilët investojnë në fushën e pyjeve dhepse jo të promovojnë punën e tyre.Në përfundim të takimit ishteplanifikuar dhe diskutime mbi pre-zantimin e bërëdhendër disku-

    timet e bëra nga disa specialist tëfushës, një ndër problemet krye-sore ishte procesi i inventarizimit të pyjeve dhe problem kryesortjetër ishte procedura e identi-fikimit të përdoruesve tradiciona-

    lë nëse komuniteti ishte dakordapo jo.Nga ky takim i organizuar në qyte-tin e Fierit u dha shumë informa-cion dhe u ngritën shumë prob-lematika, por ajo që qëndron në

    thelb të kësaj çështje është fakti sene duhet të punojmë akoma mëshumë për të fituar një betejë, tëcilën vetëm me pak mbështetje nga aktorët e interesuar (subjektet pri-

     vate, shoqata e ndryshme, etj.) dhe

    nga politikat subvencionuese të sh-tetit mund ta çojmë drejt arritjessë synimit madhor, atë të sigurim-it dhe ngritjes së “pyllit të famil-

     jes” nga e cili do të përfitojë i gjithëkomuniteti.

  • 8/19/2019 Jeto gjelber - Mars2016

    8/8

    8 MARS 2016

        “Këshilli Botues: R. Ndreu, N. Çollaku, V. Tabaku, J. Male, B. Gashi, I. Zeka, B. Hoxha, A.KacaniKryeredaktor: Prof.Dr Vezir Muharremi Zv.kryeredaktorë: Nijazi Idrizi, Ferdin LiçajRedaksia: H.Kola, A.Lila, M.Shehi, Prof. Sherif Lushaj

    Adresa: Bulevardi “Zogu I”, Godina e ZP, kati II, Tiranë

    Mobile: 0355 68 20 77 157; e-mail: [email protected]

    FUQIZIMI I GRUPEVE PRODHUESE DHE

    RRITJA E PËRFAQËSIMIT TË GRAVEAIDA ANASTASI

    Federata Rajonale e Pyjeve dhe

    Kullotave Komunale Korçë

    Krijimi i mjedisit të përshtatshëm për

    përfshirjen e grave në menaxhimin e

    qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave

    komunale, nënkupton përfshirjen e

    tyre në vendim-marrje në komisio-

    net e fshatrave dhe bordet e Shoqat-

    ave të Përdoruesve të Pyjeve dhe

    Kullotave Komunale, si dhe përfshir-

    jen në zbatimin e programeve dheprojekteve për përmirësimin e pyjeve

    dhe kullotave.

    Pjesëmarrja e grave në menaxhimin

    e pyjeve dhe kullotave komunale, ka 

    filluar të rritet vitet e fundit në

    Qarkun e Korçës, por ende nuk ësh-

    të në nivelin e duhur, për të përfaqë-

    suar atë pjesë të komunitetit, e cila 

    është shumë aktive në aktivitetet e

    pyllit.

    Një punë e vazhdueshme është bërë

    për promovimin e përfshirjes së grave

    nga të gjithë aktorët, duke qenë një

    nga përpjekjet me të suksesshme në

    çështjet gjinore dhe ato të vendim-

    marrjes, si edhe në ndarjen e për-fitimit.

    Gratë nga zona të ndryshme rurale

    kanë një problem të përbashkët: që

    përfshirja dhe marrja e mendimit të

    tyre në çështjet e komunitetit, asn-

    jëherë nuk është konsideruar si pri-

    oritet nga burrat. Këtij konstatimi, i

    bashkangjiten edhe arsye të tjera, si

    ato të niveleve të ndryshme të aftë-

    sive individuale dhe të njohurive,

    ngarkesës së punës, situata e vështirë

    ekonomike dhe social-kulturore,

    vlerat dhe normat, karakteristikat e

    veçanta të secilës zonë.

    Lobimi dhe ndërgjegjësimi i komu-

    nitetit për pjesëmarrjen aktive dheinteraktive të grave luan një rol të

    rëndësishëm në sigurimin e të

    drejtave të tyre për të kontrolluar dhe

    për të mundësuar përdorimin e buri-

    meve pyjore. Kjo ndërhyrje do të

    ofrojë shumë mundësi për t’u bërë

    pjesë e menaxhimit të pyjeve dhe

    kullotave komunale.

    Për t’u fuqizuar më tej nga ana 

    ekonomike dhe për t’a patur më të

    lehte futjen në tregun ekonomik,

    gratë e rajonit të Prespës u organi-

    zuan në një strukturë të mirëfilltë mar-

    ketingu, e cila u quajt Organizata e Mar-

    ketingut “Prespa”. Për këtë qëllim nga 

    Fondacioni “Bashkojmë Vlerat e

    Natyrës me Njerëzit” CNVP në bash-këpunim me Parkun Kombëtar Pre-

    spë janë organizuar një sërë takimesh

    me përfaqësues të grupit të

    prodhuesve mbi modele të ndry-

    shme për përmirësimin e marketingut 

    dhe menaxhimin e qëndrueshëm të

    prodhimit në këtë rajon.

    Qëllimet kryesore të kësaj organizate

     janë: identifikimi i tregut, roli ndërm-

     jetës midis prodhuesve dhe tregtarëve

    dhe negocimi në emër të prodhuesve.

    Pra, Organizata e Marketingut luan një

    rol lehtësues, ndërsa prodhuesit i shesin

    prodhimet vetë.

    Organizata e Marketingut në rajonin e

    Prespës u themelua si një OJF në Qer-shor të vtit 2014. Bordi përbëhet nga 2

    ose 3 përfaqësuës të secilit prej grupeve

    të ndryshme (11 në total) dhe një person

    nga administrata e Parkut Kombëtar

    Prespa. Drejtori ekzekutiv dhe një sekre-

    tar ndjekin punën e organizatës. Puna e

    tyre filloi me një analizë paraprake të

    tregut. Fermerët kanë rënë dakord të

    bëhen anëtarë të Organizatës së Mar-

    ketingut dhe të paguajnë një kuotë vje-

    tore anëtarësimi për të mbështetur finan-

    ciarisht organizatën.

    Në zonën e Parkut Kombëtar Prespa 

     janë aktive katër grupe prodhuesish.

    Secili prej këtyre grupeve është i

    fokusuar në një produkt të veçantë:

    një grup është i përfshirë në prodhimindhe tregtimin e mjaltit, një grup tjetër

    është i angazhuar në bimët mjekësore/ 

    çaj mali dhe grupi i tretë përbëhet nga 

    mbledhësit e kërpudhave dhe ka më

    shumë se 100 mbledhës (me shumë

    se 50% e tyre janë gra). Grupi i katërt 

    përbëhet nga peshkatarët.

    Organizata e Marketingut ka patur ar-

    ritje të suksesshme që në 6 muajt e

    parë të punës së saj. Përmes negociat-

    ave me tregtarët, çmimi i shitjes së ça-

     jit të malit u rrit me 30% në krahasim

    me vitin e kaluar. Janë bërë përpjekje

    për të përmirësuar marketingun e

    mjaltit me rritjen e cilësisë së produk-

    teve të mjaltit, paketimin dhe etiketat 

    (me mbështetjen e projekteve dhe or-

    ganizatave të ndryshme).

    Për më tepër, stafi i Organizatës së

    Marketingut negocion me tregtarë

    shqiptarë për t’i inkurajuar ata të ble- jnë kërpudhat e tyre.

     Aktualisht mbledhësit e kërpudhave

    duhet të kalojnë nëpër mal për të shi-

    tur kërpudhat e tyre në Maqedoni,

    gjë e cila është shumë e papërshtat-

    shme për prodhuesit. Organizata e

    Marketingut do të punojë në përmirë-

    simin e zinxhirit të furnizimit, duke

    përfshirë rritjen e prodhimit përmes

    menaxhimit të qëndrueshëm, kujdes-

    it pas vjeljes dhe përpunimit, etiketave,

    paketimit dhe rritjes së informacionit të

    prodhuesve për kërkesat e tregut.

    Organizata e Marketingut është e re

    dhe ka nje sërë sfidash për të cilat do

    të vazhdojë të punojë në menax-himin e produkteve, marketingun e

    tyre (duke përfshirë identifikimin e

    tregjeve potenciale dhe kërkesat e tyre),

    mbledhjen e fondeve për përmirë-

    simin e infrastrukturës dhe objekteve

    të tilla, si magazinimi, përpunimi dhe

    standartizimi i produkteve etj.

    Duke marrë si shembull shumë të

    suksesshëm modelin e funksionimit 

    të Organizatës së Marketingut 

    “Prespa” mendohet së fuqizimi i grave

    mund të arrihet midis të drejtave të

    barabarta dhe mundësive ekonomike

    që ato kanë. Synohet që të rritet forca 

    reale e grave mbi vendimet 

    ekonomike që ndikojnë në jetën e

    tyre. Kjo do të përqëndrohet nëmundësinë e përdorimit dhe kontrol-

    lin mbi burimet kritike ekonomike.

    Kështu do të synohet të rritet 

    ndërgjegjesimi, të stimulohet interesi,

    të stimulohet nevoja për t’u shprehur,

    përfaqësimi për barazi, për të siguru-

    ar se ka barazi të mundësive, veçanër-

    isht mundësi ekonomike në tregje.

    Gratë nga zona të ndry-

    shme rurale kanë një prob-

    lem të përbashkët: që përf-

    shirja dhe marrja e men-

    dimit të tyre në çështjet e

    komunitetit, asnjëherë nuk 

    është konsideruar si prior-

    itet nga burrat. Këtij kon-

    statimi, i bashkangjitenedhe arsye të tjera, si ato të

    niveleve të ndryshme të af-

    tësive individuale dhe të

    njohurive...

        “

        “