nihce

3
"Rivleresimi i te gjitha vlerave dhe "mbinjeriu" jane dy pikesynimet dhe dy kategorite kryesore te filozofise irracionaliste, te "filozofise se jetes" te Fridrih Niçes. Sipas Niçes, bota eshte e re, fale veprimit krijues te vullnetit. Bota nuk ka asnje kuptim pa nderhyrjen e "vullnetit per fuqi", nese me pyesni se cfare eshte vullneti per fuqi, une do te pergjigjem. Niçeja ishte i pakenaqur me vlerat ekzistuese dhe per kete arsye kerkon "rivleresimin e te gjitha vlerave", permbysjen dhe heqjen e tyre. Niçeja e kritikoi ashper tere kulturen e Evropes Perendimore dhe me gjere. Sipas Niçes, shume tregues, siç jane dobesimi i jetes shpirterore, pesimizmi, dekadenca, vlerat e rrejshme etj., na bejne me dije se "e tere kultura e jone evropiane po shkon drejt nje katastrofe". Ne vend te vlerave te vjetra, vlerave te rrejshme, te cilat duhet rivleresuar dhe permbysur, eshte e domosdoshme te afirmohen vlerat e reja. Niçeja ishte per zhdukjen e "tabeles se vlerave" te vjetra, te cilat jane te njeaneshme dhe te rrejshme. Sipas Niçs, mbare kultura bashkekohore ka karakter represiv: ne vend qe ta nxite zhvillimin, ajo e pengon ate. Kultura represive e trajton njeriun vetem si qenie te arsyeshme, si qenie qe beson shume ne arsyen, qe u permbahet normave morale, juridike, fetare, politike etj. Perkunder kesaj, kultura e njemendet eshte ajo qe ne vetvete permban parimin apolonian, perkatesisht epshin, vrullin, pasionin, burrerie, fuqine per jete, shqetesimin etj. Niçeja e mohoi, gjithashtu, edhe moralin, Ai ishte i mendimit se nuk ekziston morali si i tille, por vetem interpretimi moral i sjelljeve, i fjaleve, i qendrimeve apo i qellimeve te caktuara. Morali eshte nje lloj frenimi dinak i njerezve te fuqishem, te talentuar nga ana e njerezve drejt fshehjes se dobesive te te paafteve dhe drejt nençmimit te aftesive te afteve. Morali eshte pengese e perparimit, ngase ngulmon ne barazine, ne grumbullin apo turmen. Pikerisht ketu, ne nençmimin e moralit dhe kerkesen qe morali te hiqet si pengese e perparimit dhe e krijimtarise se njemndet, qendron imoralizmi dhe nihilizmi i Niçes. Deviza e Niçes ishte "Zoti eshte i vdekur". Ne vend te njeriut te bute, me

Upload: donald-lewis

Post on 13-Apr-2016

28 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

dff

TRANSCRIPT

Page 1: Nihce

"Rivleresimi i te gjitha vlerave dhe "mbinjeriu" jane dy pikesynimet dhe dy kategorite kryesore te filozofise irracionaliste, te "filozofise se jetes" te Fridrih Niçes. Sipas Niçes, bota eshte e re, fale veprimit krijues te vullnetit. Bota nuk ka asnje kuptim pa nderhyrjen e "vullnetit per fuqi", nese me pyesni se cfare eshte vullneti per fuqi, une do te pergjigjem. Niçeja ishte i pakenaqur me vlerat ekzistuese dhe per kete arsye kerkon "rivleresimin e te gjitha vlerave", permbysjen dhe heqjen e tyre. Niçeja e kritikoi ashper tere kulturen e Evropes Perendimore dhe me gjere. Sipas Niçes, shume tregues, siç jane dobesimi i jetes shpirterore, pesimizmi, dekadenca, vlerat e rrejshme etj., na bejne me dije se "e tere kultura e jone evropiane po shkon drejt nje katastrofe". Ne vend te vlerave te vjetra, vlerave te rrejshme, te cilat duhet rivleresuar dhe permbysur, eshte e domosdoshme te afirmohen vlerat e reja. Niçeja ishte per zhdukjen e "tabeles se vlerave" te vjetra, te cilat jane te njeaneshme dhe te rrejshme. Sipas Niçs, mbare kultura bashkekohore ka karakter represiv: ne vend qe ta nxite zhvillimin, ajo e pengon ate. Kultura represive e trajton njeriun vetem si qenie te arsyeshme, si qenie qe beson shume ne arsyen, qe u permbahet normave morale, juridike, fetare, politike etj. Perkunder kesaj, kultura e njemendet eshte ajo qe ne vetvete permban parimin apolonian, perkatesisht epshin, vrullin, pasionin, burrerie, fuqine per jete, shqetesimin etj. Niçeja e mohoi, gjithashtu, edhe moralin, Ai ishte i mendimit se nuk ekziston morali si i tille, por vetem interpretimi moral i sjelljeve, i fjaleve, i qendrimeve apo i qellimeve te caktuara. Morali eshte nje lloj frenimi dinak i njerezve te fuqishem, te talentuar nga ana e njerezve drejt fshehjes se dobesive te te paafteve dhe drejt nençmimit te aftesive te afteve. Morali eshte pengese e perparimit, ngase ngulmon ne barazine, ne grumbullin apo turmen. Pikerisht ketu, ne nençmimin e moralit dhe kerkesen qe morali te hiqet si pengese e perparimit dhe e krijimtarise se njemndet, qendron imoralizmi dhe nihilizmi i Niçes. Deviza e Niçes ishte "Zoti eshte i vdekur". Ne vend te njeriut te bute, me konsiderate, me virtyte, ne vent te njeriut te moralshem dhe religjioz, duhet te vije "mbinjeriu". " Zoti eshte i vdekur-tash duam te jetoje mbinjeriu". "Mbinjeriu" i Niçes eshte personifikim, sintetizim i parimit apolonian dhe e atij dioniziane, perkatesisht i mençurise dhe perkoresise, ne njeren ane, dhe i epsheve, pasioneve dhe i krijimtarise, ne anen tjeter. Si i tille "Mbinjeriu" i Niçes eshte njekohesisht poet, shkencetar, perendi, dashuri, fuqi, krijimtari."Mbinjeriu" nuk e çan koken per moralin, kulturen, religjionin dhe vlerat e vjetra; ky qendron permbi te gjitha konsiderata e normat morale e shoqerore. "Mbinjeriu eshte kuptimi i Tokes- thote Niçeja. Imoralizmi dhe nihilizmi i Niçes eshte nje kritike e ashper si kunder shoqerse kapitaliste dekadente, ashtu edhe levizjes socialiste. Duke aluduar ne levizjen socialiste e punetore, Niçe tha se " e tere sociologjia e jone nuk njeh asnje instikt tjeter, pos instiktit e kopese,

Page 2: Nihce

perkatesishit te zerove te mbledhura, ku secila zero ka " te drejta te njejta", "te drejta te barabarta", ku te jesh nje zero eshte nje virtyt".

Besoj Nicja duhet te kete pasur ndermend persona si ky i cituari me siper, kur i veshi Zarathustres shprehjen metaforike: "Sa me shume ndenja mes njerezve, aq me shume mu shtua dashuria per kafshet."

Mbinjeriu i Nices eshte nje nga personifikimet me te plota evolucionaro-filozofike, sepse thjesht nga shperberrja ne kuptimin primar te termit "filozofi" - adhurim per dije; mbinjeriu eshte i etur per dije. A nuk ishte Xhordano Bruno nje mbinjeri per kohen e tij?! Dhe ..., a nuk ishte ai "krishtezimi me mesimet e tij" - (Toka eshte ne qender te universit dhe gjitha planetet vertiten rreth saj, sepse vetem tokes i dha jete zoti.) - xhelati koke-forte, te cilit iu deshen 4 shekuj per te pranuar krimet, ... kryen gjate inkuizicionit. Figura e zotit eshte e krijuar per te mbajtur njerezit e neshtruar perbrenda nje morali te stisur, krejt te panevojshem per evoulimin e dijes. A nuk po perbehet perseri ai "krishtezimi me mesimet e tij" nje barriere frenuese per kerkimet shkencore me qelizat burimore (stem cells)?!

"Eshte koha per te thyer tabelat e vjetra, e per t'i zvendesuar ato me tabela te reja." E keqja e mungeses se vetise per te pertypur kuptimin filozofik te "tabelave te reja" nga shumica, (sepse per ti lexuar te gjithe mund ti lexojne), pasqyron faktin domethenes PSE(?) jetojme ende ne kete sistem te shtyre drejt globalizimit, drejt masimizimit te mendimit, drejt shpelarjes se trurit, dhe mbizoterimit te mases injorante ne vendim-marrje.

Mbinjeriu eshte njeriu i persosur ne dije. Nicja ishte nje i tille, sepse jau "merrte ne rruge te drejte" gjithe "kokave" te kohes se tij! Dhe ..., bashke me evoulimin e universit, (pjese mikroskopike e te cilit eshte njeriu i sotem, dhe ... mbinjeriu i ardhshem), do te arrihet edhe nderhyrja ne dukurite natyrore. Nicja nuk kishte nevoje te sqaronte reagimin e mbinjeriut ndaj dukurive natyrore, sepse pergjigjia rrjedh indirekte. Nje qenie e perkryer synon te orientoje ambientin ku jeton drejt se perkryeshmes. Dhe sikurse ne nje reaksion kimie, rritja e sasise se reaktanteve (mbinjerezve) do te drejtoje reaksionin ne krah te kundert duke prodhuar me teper substrakt (perkryeshmeri).