plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

28

Click here to load reader

Upload: lephuc

Post on 31-Dec-2016

334 views

Category:

Documents


39 download

TRANSCRIPT

Page 1: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

1

Tabela e përmbajtjes

Hyrje ............................................................................................................................fq 1

1 - Momente historike dhe konstatime shkencore te plagëve……...............................fq 2

2 – Objektivat dhe qëllimi i studimit............................................................................fq 5

3 – Materiali dhe metoda e studimit.............................................................................fq 6

3.1 - Mosha dhe seksi i individëve te lenduar......................................................fq 6

3.2 -Lloji i plagëve dhe shpërndarja e dëmtimeve ..........................................fq 7

4 – Hulumtimi i Literaturës

Klasifikimi i plagëve.....................................................................................fq 9

4.1.2-Plagët prerëse-vulnus incisivum..........................................................fq 9

3.1.3- Plagët nga shtypja -Vulnus contusum..............................................fq 10

3.1.4- Plagët nga çpimi -Vulnus punctum...................................................fq 11

3.1.5- Plagët nga kafshimi -Vulnus morsum..............................................fq 11

3.1.6- Plagët nga armët e zjarrit -Vulnus sclopetarum...............................fq 12

3.1.7- Plagët nga djegiet- Vulnus combustionorum.....................................fq 13

3.1.8- Plagët e helmuara -Vulnus venenatum.............................................fq 14

4.2 – Shërimi i plagëve.......................................................................................fq 15

4.2.1- Mekanizmi i shërimit të plagëve........................................................fq 16

4.3 – Ndërlikimet e plagëve................................................................................fq 17

4.4 – Infektimet e Plagëve..................................................................................fq 17

4.4.1- Cikatricat jo kozmetike dhe kontrakturat vicioze............................fq 18

4.5 – Detyrimet infermieristike në mjekimin e plagëve.....................................fq 19

4.5.1-Hemostaza. .........................................................................................fq 19

4.5.2-Diagnostikimi i dëmtimeve shoqëruese..............................................fq 20

4.5.3-Qepja e plagës dhe aplikimi i drenazhit..............................................fq 21

5 – Konkluzione...........................................................................................................fq 23

6– Rekomandime.........................................................................................................fq 24

Bibliografia..................................................................................................................fq 25

Falenderime..................................................................................................................fq 26

Page 2: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

2

Abstrakti

Për të realizuar këtë studim është zgjedhur tema mbi trajtimin e plagëve në nivel infermieristik.

Trajtimi i plagëvë është një fazë tepër e rëndësishme në kurimin e pacientit dhe për të arritur këtë

nevojitet një bashkëpunim i stafit mjeksor ku një rol kryesorë luan dhe infermieri. Qëllimi

kryesorë i këtij studimi është të na njohë me llojet e ndryshme të dëmtimeve, dhe mënyrat e

trajtimit të tyre. Gjithashtu rëndësia e studimit qëndron në faktin se sa më e shpejtë dhe sa më i

specializuar të jetë ndërhyrja infermieristike aq më shpejtë arrihet edhe riaftësimi apo lehtësimi i

gjëndjes shëndetësore të pacientit. Gjithashtu të rëndësishme në këtë studim janë edhe teknikat e

specializuara dhe të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për të realizuar këtë

studim janë mbledhur të dhëna nga hulumtimi i literaturës, duke iu referuar studimeve dhe

autorëve të huaj dhe nga intervistat të realizuara me personelin mjeksorë. Gjithashtu janë

mbledhur të dhëna nëpërmjet vëzhgimit të pacientëve dhe nga kartelat mjeksore. Në këtë

studimin është përdorur kampionimi i konveniences ku në mënyrë të qëllimshme janë zgjedhur

264 individë të plagusur të cilët janë kuruar në spital dhe në urgjencë. Në përfundim u arrit në

konkluzionin se plagët prekin pjesën më të madhe të njerëzve ato, ndikojnë jo vetëm individin

personalisht por dhe personat e tjerë të familjes. U arrit në konkluzionin se roli i infermierit është

tepër i rëndësishëm pasi ai ofron ndihmën e shpejtë dhe ndihmon në rekuperimin e pacientit.

Fjalët kyce: plagët, dëmtimi, mjekimi, kirurgjia, shërbimi infermieristik

Page 3: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

3

H Y R J E

“PLAGË” në kuptimin e përgjithshëm është një term me përdorim të gjërë në mjeksi, në letërsi,

ekonomi, në paraqitjen e gjëndjeve shpirtërore për të shprehur dhimbjen e thellë për persona të

humbur, për të treguar trishtimin e madh për kohën e shkuar,vuajtjet e kaluara,të cilat disa i

përballuan disa jo. Gjithnjë luftrat e të gjitha kategorive janë të mbarsura me plagë të

llojeve,dimensioneve,kohë-zgjatje të ndryshme,me shërim të pjesëshëm apo të plotë por edhe pa

të.

Plagët e shoqerisë si droga, prostitucioni, kriminaliteti, trafikimi i qenieve njerzore, kusaria,

vështiresitë ekonomike, papunësia etj në kuptimin e gjërë janë një tjetër metaforë e fuqishme

letrare njëkohësisht edhe ironike për këto lloje që janë në vartësi apsolute të shoqërisë, me

kuptimin ende të eleminimit të plotë të tyre si Eposi i kreshnikëve,Mujit dhe Halilit ,i cili i

përshkruan plagët si dekorata, që zbukurojnë gjokset e trimave e herojve të luftës dhe atyre

legjendarë.

“Qe nantë vara në trup i ka e prap ,

në luftë kundër bajlozit asht çue”.

►Të gjitha këto kuptime për një element që në gjuhën e përditëshme quhet :

Plagë, Varrë, Lëndim.

Plaga është entiteti më i vjetër në kirurgji. Ajo lidhet me kohëra shumë të lashta ku individët

ende si majmunë kacavjerreshin nëpër pemë dhe për të siguruar ushqimin e nevojshem per

mbijetesë, nevoiteshin shumë zënka e luftime të ashpra shpesh herë më plagosje e gjakderdhje.

Këto dëmtime kishin nevojë për mjekim e shërim për të rifilluar përsëri përpjekjet për të

siguruar ushqim për mbijetesë. Më pas me forcimin e shoqërisë njerzore, etja për pushtime e

përfitime nëpërmjet luftrave solli një stad te ri të kuptimit mbi plagët, të shkaktarëve të tyre, të

mjekimit të tyre etj. Empirikët , mjekët popullorë apo xherahët e vjetër njihnin shumë mirë

efektet e trupave të huaj në plagë, të indeve të vdekura të cilët domosdoshmërisht duhet te

hiqeshin.

Lidhur me të gjithë këto momente edhe me të tjera të praktikës së përditëshme, studimi

shkencorë i problemeve që shtrojnë plagët mund të realizohet edhe nga një studente që mbaron

studimet e formimit si infermiere e lartë e përgjithëshme dhe në një punë madhore për nivelin e

saj ,sjell finalizimin e thellimit të studimeve duke manifestuar njëkohësisht edhe pjekurinë e saj

profesionale

Page 4: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

4

I-Momente historike dhe konstatime shkencore të plagëve

Historia e mjeksisë në përgjithësi dhe e degëve të saja filluan të duken që në periudhën e

hershme të pushtimit të planetit tokë nga qëniet njerzore, të cilët me mundësitë , njohuritë dhe

përvojën, kishin filluan mjekimin e sëmundjeve të ndryshme. Mjekimi i sëmundjeve dhe i

plagëve e kanë shoqëruar gjithnjë njeriun në aktivitetin e tij jetësor. Dëmtimet traumatike dhe

plagët kanë qënë prezente në të gjithë luftrat për egzistencen e njeriut , për pushtimin e tokave

të reja, në gjuetinë e kafshëve të egra, në përleshjet për jetë a vdekje ndërmjet fiseve të

ndryshme etj.

Fig.1 Pamje nga garvura të vjetra ku xherahu po mjekon

luftëtarin e plagosur duke ja djegur me hekur të nxehtë

plagët e marra ne dy luftim

Që në kohë shumë të lashta dihen mënyrat e mjekimit të plagëve, djegien e tyre me vaj të nxehtë

përdorimin e mjaltit të bletëve të egra, metodat e imobilizimi të anesive me metoda primitive,

heqjen e trupave të huaj nga plagët, etj.

Nga kërkimet arkeologjike janë gjetur kafka që kanë mangësi të kockave fakt i cili tregon se

pacienti ka mbijetuar kohë pës dëmtim të kafkës ose pas trajtimit mjeksor të tij. Gjithashtu në

analogji më këtë në racat moderne njerzore dhe në besimet e tyre fetare islame, cifutet kanë ritual

cirkumciziot. Këto si plagë kirurgjikale njiheshin të realizoheshin pa dëmtuar zona të tjera për

rreth. Në këtë kuadër merr fillesat e saja edhe kirurgjia e bashkë me të nisin e thellohen edhe

njohuritë e mjekimi i plagëve. Në shumë popuj mjekimi i plagëve bëhej duke i mbuluar ato me

lëkurë pemësh , pupla zogjsh, myshk, lloje të ndryshme bimësh etj. Këto ishin edhe fillesat

moderne të mjekimit të plagëve. Këto veprime të cilat në fillimet e tyre ishte instiktive, dha një

impuls në zhvillimin e mjeksisë moderne lidhur me hemostazën. Ende në ditët tona nuk kemi

Page 5: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

5

dijeni për fillimet e qepjeve të plagëve si kusht për mbylljen e shpejtë të tyre. Ndoshta këto kanë

filluar rreth 4000 vjet para erës së re. Pa dyshim që edhe në këtë proces metodat e popujve

primitivë u bënë fillesa të qepjeve të sotme moderne. Ende ka popuj që plagët i qepin me fije të

holla të marra nga akasjet të cilat i kalonin nëpër vrimave të lëkurës e më pas i lidhnin duke

afruar kështu buzët e plagëve. Por plagët nuk ishin i vetmi shqetësim shëndetsor i luftrave, edhe

frakturat janë një lloj plage e kockave ashtu sikundër plagë konsiderojmë çdo ndërprerje të

vazhdimsisë së një një indi apo organit. Me mjekimin e plagëve janë marre shumë individë,

xherahë e njerëz që jo vetëm për kohën kur jetonin nuk kishin dijeni të sakta për punën që bënin,

por akoma më keq e bënin atë jo në mënyrën e duhur duke sjellë edhe ndërlikime .

Për të disiplinuar këto veprime mbreti i Babilonisë në vitet 1900 p.e.r. ligjëroi penalitete për

kirurgët që konsistonin në prerjen e anësisë së sipërme në rast se e bënin punën keq dhe kishte

ankesa nga pacienti dhe në rast se pacienti vdiste dënohej me vdekje edhe xherahu. Plagët

dezinfektoheshin duke i larë shpesh herë me verë. Darët, mashat e ndryshme, hekura të formave

e madhësive të ndryshme luanin rolin e instrumentave që përdoreshin në mjekimin e plagëve.

Ne “Papirusin e Ebrejve”, Brayan përshkruan përdorimin e një shine imobilizuese të gjetur në

skeletin e një vajze të vdekur që përpara 1500 vjetësh. Në mjeksinë kineze njiheshin e

vlerësoheshin masat kundër dhimbjes si masazhi, agopunktura etj.

Në vitet 1012 Avcicena (Ali Abdallah Ali Ibën Sina ) në librin e tij “Kanuni i Mjeksise”

përshkruan fillesat dhe principet e trajtimit të traumës e bashkë me të edhe të plagëve. Ky mjek i

famshëm i jepte rëndësi pozicionimit të të sëmurit për çlirimin e

tij nga dhimbjet.

Fig.2 Imobilizimi i frakturave me shkopa të përdorur në

lashtësi

Kundër dhimbjeve të paqetësueshme ai perdorte opiumin. Janë

të pafundme situatat nëpër të cilat kanë kaluar idetë lidhur me

konsolidimin e koncepteve për trajtimin e plagëve, lehtësimin

nga dhimbjet që ato shkaktojnë jo vetëm si faktor fizik por edhe

psiqik. Mjekë të shquar të lashtësisë si Hipokrati, që konsiderohet si babai i mjeksisë

rekomandonte qepjen e fundeve të plagëve duke theksuar se vetëm kështu mbyllej plaga ”per

primam”. Kjo për kohën kishte kuptimin se plaga do të mbyllej pa infektimin e saj. Mjekë

të tjerë si Celsi, Galeni etj perdornin lekurë të trashë pemësh për të fiksuar frakturat e kockave.

Page 6: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

6

Ne kohërat primitive plagët i mjekonin skllavet, ndërsa infermierja e kohëve moderne është jo

vetëm amvisë shtëpie, nënë e dhëmshur, por edhe profesionalisht e formuar në mënyrë shkencore

për ushtimin e profesionit të saj në këtë kuadër edhe mjekimin e plagëve. Infermieristika sot

cilësohet edhe një prej arteve më të vjetra të shoqërisë njerëzore ndërsa nga ana profesionale

është ndër kërkesat moderne të kohës. Historia e infermiereve është sinonimi i historisë së gruas.

Realizimi i këtij profesioni nga grate rrjedh në mënyrë të natyrshëm nga vetë pozicionimi i saj në

shoqëri, detyrimet e saja madhore ndaj kësaj shloqërie. Vlerësimi i aktivitetit të gruas infermiere

nga shoqëria u bë gjatë shekujve, pasi u dhanë provat.

Në Shqipëri njohuritë mbi plagët u zhvilluan gradualisht. Si në të gjithë botën fillesën e mjekimit

të tyre e kanë tek xherahët apo berberët që shkonin fshat më fshat e bënin veprime mjekësore

sipas kërkesës së njerëzve.

Page 7: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

7

2-OBJEKTIVAT DHE QËLLIMI I STUDIMIT.

Lidhur me studimin, njohjen dhe hartimin e një teme në përfundimin e studimeve në fakultetin e

infermierisë në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës kërkohet një kualifikim në

kodifikimin dhe përgjithësimin e mënyrave shkencore. Kjo është ana e përgjithshme e problemit.

Detyra specifike kirurgjikale është ngritja në nivel më të larta të manipulimeve dhe veprimeve

adekuate në mjekimin e plagëve dhe parandalimin e infeksioneve, si

cikatricave vicioz, kontrakturave të lëkurës etj. Gjithashtu një tjetër qëllim i rëndësishme është

njohja e ndërlikimeve dhe inkonvenjencave. Qëllimi i kësaj teme janë gjithashtu edhe roli apo

detyrimet infermierore në trajtimin e plagëve, qepjes dhe mjekimin e tyre të përditshëm, gjatë

ndjekjes në spital apo në ambulanca duke ndjekur me vigjilencë dinamikën dhe ecurinë e tyre.

Qëllimi i tjetër jo më pak i rëndësishëm është të krijojmë një përvojë personale e cila edhe

nëpërmjet studimeve të ndryshme dhe kur është progresive duhet të kthehet në metodë pune

rutine të përkrahet dhe përvetësohet nga të gjithë të tjerët.

OBJEKTIVAT

1-Prezantimi i plagëve si nocione e objekte të punës së rutinës infermieristike në reparte

kirurgjikale, në ambulanca apo kudo tjetër.

2.Identifikimi i përgjegjësive dhe detyrimeve infermierore gjatë procedurave kirurgjikale

dhe pas tyre me trajtimin e plagëve.

2- Të vërë në dukje rëndësinë e rolit të infermierit dhe të vlerësojë nivelin e njohurive që ai

zotëron për të dhënë asistencë, mjekimet e duhura dhe për të trajtuar plagët në mënyrë të

pavarur.

Të gjitha këto momente jo vetëm janë objekt i studimit por shërbejnë edhe si pika referimi në

punën ë përditshme infermieristike në vlerësimin e mjekimin e plagëve.

Page 8: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

8

3- MATERIALI DH METODA E STUDIMIT

Për të realizuar këtë studim është përdorur metroda e kerkimit sasior. Kampioni i studimit

përbëhet nga 264 individë të plagosur. Nga këta individë 167 janë meshkuj dhe 97 janë femra Të

gjithë individët e plagosur janë trajtuar në Qendrën Kombëtare të Traumës. Nga ky kampion prej

264 individë, 161 persona ose 61 % janë nga Tirana dhe 103 individë ose 39 % janë të arrdhur

nga rrethet. Të gjithë personat e dëmtuar janë trajtuar nga muaji Janar i vitit 2010 deri ne fund të

muajit dhjetorit të po të njëjtit vitë, pra janë trajtuar përafërsisht për një vitë. Për të realizuar këtë

studim janë përdorur të dhëna nga kartelat klinike,dhe të dhëna nga rregjistrimi i pacientëve në

repartin e urgjencës në këtë shërbim. Ky studim është një studim i zgjatur në kohë pasi është

studiuar kampioni për një periudhë të gjatë kohe për të parë edhe përmirësimet.

Për të mbledhur të dhënat u realizua hulimtimi i literaturës nga autorë të huaj.

3.1-MOSHA DHE SEKSI I INDIVIDEVE TE LËNDUAR

Individët e dëmtuar me plagë të ndryshme i përkasin të të dy sekseve dhe shpërndarja e tyre

lidhur me moshën është si më poshtë. Po të analizojmë tabelën , konstatojmë se ne seksin

mashkull për grup moshat nga 21 vjec deri 60 vjeç, pra për katër grup moshat e përcaktuara

janë 118 individë meshkuj të lënduar me plagë të ndryshme. Ky grup përbën 70,7 % të të gjithë

meshkujve të plagosur. Kjo shifër është mbi ¾ e numrit të përgjithshëm të grupit të meshkujve.

Kuptohet që është mosha aktive e punës e aktiviteteve të tjera jetësore apo e ekspozimit ndaj

aksidenteve të çdo natyre. Ndonëse edhe për grup moshën ka 15 individë ose rreth 9% e numurit

të përgjithëshem të mëshkuve , por që ende janë në moshë pune sidomos për grupet sociale

rurale. Ndërsa tek femrat për të njëjtat grup-moshe janë 65 të plagosura ose 67 % e të gjithë

femrave të lënduara.

Në analizën e përgjithshme konstatohet se aksidentet në moshat aktive të punës apo të

veprimtarive të tjera jetësore tek të dy sekset pothuajse janë të barabartë 70.7 % për meshkujt

dhe 67 % për femrat.

Page 9: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

9

Mosha 10 vj 10-20 21-30, 31-40, 41-50 , 51-60 , 61-70 mbi 71 vjeç Gjithsej Seksi

Meshkuj 9 17 31 42 26 19 8 15 167

Femra 10 14 17 14 19 1 5 8 - 97

Gjithsej 19 31 48 56 45 34 1 6 15 264

Tabela Nr. 1 Shpërndarja e te plagosurve sipas moshës dhe seksit

3.2. – Lloji i plagëve dhe shpërndarja e dëmtimeve

Në bazë të të dhënave të marra dëmtimet janë ndarë në dy grupe: dëmtime që përfshinë vetëm

plagë të thjeshta dhe plagë të përbëra .

Kjo ka kuptimin se plaga nuk është vetëm në lëkurë por dëmtimi është edhe në organe e sisteme

në thellësi të plagës.

►Plagë të thjeshta . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 168

►Plagë të përbëra . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 96

Dëmtime të aparatit loko-motor . . . . . . 37

Fraktura të hapura. . . . . . . . . . . . . . . . .....12

Luksacione të hapura . . . . . . . . . . . . . . .... 3

Dëmtime nervore periferike . . . . . . . . . ...4

Dëmtime vaskulare . . . . . . . . . . . . . . . . ... 2

Dëmtime tenidoze e muskulore. . . ...... ..16

Dëmtime abdominale . . . . . . . . . . . . . . . . 19

Dëmtime torakale. . . . . . . . . . . . . . . . . . . 14

Dëmtime neuro-kirurgjikale. . . . . . . . . . . 11

Dëmtime uro-genitale. . . . . . . . . . . . . . . . . 6

Dëmtime të tjera . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 9

Page 10: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

10

Tabela nr 2 Shpërndarja e plagëve lidhur me dëmtimet shoqëruese

Sikundër shihet, plagë të shoqëruara me fraktura , pra e thënë ndryshe fraktura të hapura janë 15

raste së bashku me plagë që kanë dëmtuar edhe strukturat e artikulacioneve ,të cilët përbëjnë

5.7% të të gjithë serisë së marrë në studim.

Gjithashtu duhet të ndalemi edhe për të komentuar pak plagët e duarve me dëmtime muskulo-

tendinoze sidomos në anën palmare të dorës. Në këtë grupim janë 16 raste ose 6 % e të gjithë të

plagosurve. Këto dëmtime përbëjnë një pjesë të veçantë në kirurgjinë e dorës, për faktin se

paraqesin vështirësi në mjekimin e tyre sidomos në zonën e dytë të pëllëmbës së dorës.

Dëmtimet e tjera përbëjnë 9 raste ose 14 % ku përfshihen plagë nga djegia prej 2 rastesh, plagë

në regjionin e fytyrës 2 raste, plagë me dëmtime okulare 3 , oro-faringeale 1 dhe 1 rast me plagë

të thellë në regjionin cervikal.

Page 11: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

11

4.HULUMTIMI I LITERATURËS

4.1- Klasifikimi i Plagëve

Është një kapitull i rëndësishëm jo vetëm në kuptimin akademik por sepse mbi klasifikimin e

plagëve organizohet jo vetëm mjekimi i tyre por përgjithësohet dhe përvoja shkencore; arsyetimi

mbi karakteristikat e plagës, shkaktarin që shkakton këtë tip plage. Na duket i arsyeshëm se

klasifikimi që i ndan plagët në dy tipe kryesore në plagë që kanë humbur ind dhe në plagë që

nuk kanë humbur ind dhe lidhur me këtë pikë shumë të rëndësishme bëhet edhe vlerësimi i

plagëve në vartësi të shkaktarit, karakteristikat anatomo-patologjike, thellësinë e plagës dhe të

gjitha këto lidhur me mjekimin dhe rezultatin përfundimtar.

4.1.2 -Plagët prerëse-vulnus incisivum

Këto plagë shkaktohen nga veprimi i mjeteve të mrehta si thika, xham, llamarinë. Plagët

kirurgjikale janë plagë prerëse madje edhe emërtimi i tyre vjen nga gjuha latine incĩsĭo-prerje.

Buzët e plagëve prerëse janë të rregullta dhe thellësia e saj varet nga forca vepruese dhe

mprehtësia e mjetit që shkakton plagën. Zakonisht nuk kanë humbje indi, por mund të jenë të

ndërlikuara me dëmtime më të thella sikundër janë prerjet e enëve të gjakut, të nervave apo të

strukturave të buta muskulo tendinoze. Në serine tonë studimore kemi pasur raste të tilla ( shiko

tab 2). Në këtë studim kemi marrë në konsideratë si plagë prerëse 162 raste , të cilët bëjnë rreth

61.4 % të të gjithë serisë. Duhet të sqarojmë se në këtë shifër bëjnë pjesë edhe plagët kirurgjikale

të personave që i janë nënshtruar interventeve operator. Të ndarë në këtë seri 104 individë janë

trajtuar më plagë incizive traumatike dhe vetëm 58 janë plagë kirurgjikale.

Fig 3 Plagë prerëse në pjesën e përparme të kraharorit.

Buzët e plagës jane të rregullta por thellësia e saj është në

dy nivele, Në pjesën e poshtme është më e cekët dhe pjesa

e sipërme më e thellë

Page 12: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

12

Plagët incizive përfshirë dhe ato kirurgjikale janë plagë të pastra dhe pa humbje të indeve. Ka nja

ndryshim edhe ndërmjet këtyre varianteve të plagëve incizive, psh, një plagë kirurgjikale në

herniotominë ndryshon shume në ecurinë e saj me një plagë në laparatomine tek nje individ

obez, plagë e cila me siguri do të infektohet. Nga plagët incizive në serinë tonë kemi edhe 16

raste me dëmtime të strukturave muskulo-tendinoze e nervore në pëllëmbën e dorës.

4.1.3-Plagët nga shtypja -Vulnus contusum

Plagët nga shtypja shkaktohen nga goditja me objekte të forta, dru, gurë ndeshen në minatorët që

goditen nga blloqe minerali. Ato shpesh e më shpesh po i ndjekim në aksidentet automobilistike.

Një variant i këtyre plagëve është vulnus lacero-contusum pra plaga edhe e shtypur por edhe e

shqyer. Plagët contusive karakterizohen nga shtypje e indeve të buta, të shoqëruara me

hematioma të shumta e të shpërndarë nëpër indet. Hematoma mund të jetë e grumbulluar edhe si

koleksion nëpër muskujt sidomos në kërci e vecanërisht në pjesën e prapme të tij ose në muskujt

ë kofshës.

Plagët lacero kontuzive përvec hematomave dhe dëmtimeve të indeve të buta karakterizohen

edhe nga mungesa e lëkurës nga veprimet shqyese të goditjes ose zvarritjes në tokë nga

automjetet.

Fig 4 Plagë contusive (b) dhe varianti tjetër i tyre plagë lacero-contusive

Këto janë plagë të ndotura me baltë , paspastërti të rrugës copa rrobash nga zvarritja në tokë

dhe kërkojnë përpjekje, mund e durim në mjekimin e tyre.

Page 13: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

13

Në serinë tonë plagët kontuzive dhe variantet e tyre lacero kontuzive i kemi hasur në 48 raste ose

18 % , të ndara në plagë kontuzive në 14 raste dhe lacero-contuziove në pjesën mbetëse ose 34

raste të tjera. Mjekimi i plagëve lacero-kontuzive kërkon kujdes madje disa herë edhe plastikë të

lëkurës së mangët për të mbuluar plagën.

4.1.4-Plagët nga çpimi -Vulnus punctum:

Janë plagët që shkaktohen nga çimet në indet e buta me mjete të ndryshme dhe të mprehta

sikundër janë gozhdët, gjembat, telat apo kaçavidat etj. Këto plagë kanë vetëm një vrimë të

madhësisë së ndryshme në vartësi të shkaktarit e cila mund të neglizhohet. Nga ana tjetër

dëmtimi në thellësi i indeve të buta është gjithashtu i konsiderueshëm në drejtim të edemës

infeksionit etj.

Fig 5 Plagë çpuese nga një gjëm në pëllëmbën e dorës

Këto lloj plagësh kanë potencial të madh të zhvillimit të infeksionit sidomos atij të tetanosit

nga krijimi i kushteve anaerobe të zhvillimit të tij.

Kjo është e vërtetë në punonjësit e fshatit sidomos tek kopshtarët që mund të çpohen nga

gjembat e trëndafilit. Në serinë tonë janë ndeshur në 28 raste me plagë çpuese që përbëjnë 10 %

të serisë së studiuar.

4.1.5-Plagët nga kafshimi -Vulnus morsum

Plagët nga kafshimi sidomos i qenve, ujqërve, vec faktorëve dëmtues të kafshimit, shqyerjes së

indeve të buta , mungesës së lëkurës mbajnë në potencë edhe rrezikun e infeksionit të rëndë të

tërbimit apo rabies . Karakteristikat e këtyre plagëve janë ; mungesa e madhe e indeve , buzët e

Page 14: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

14

shregullta ta plagës , ndonjëherë duken vetëm dhëmbët e kafshimit apo edhe gërrvishtjet me

thonj .

Një kategori e vecantë është kafshimi nga kafshët e barrës sikundër janë kuajt , mushkat e

gomerët të cilët krijojnë plagë të mëdha , disa herë deri në amputim të anësive. Nga ana tjetër

mikrobet saprofitë në gojën e tyre kthehen në mikrobe patogjenë në plagë.

Fig.6 Vulnus morsum në parakrah, duken qartë në shumë vëndë shqyerjet e lëkurës

Kjo është e vërtetë sidomos për spiroketat që bashkëjetojnë në sinbiozë me kafshën, dhe tek

individi i cili kafshohet, ato kthehen në patiogjenë duke shkaktuar infeksionin e plagës dhe duke

krijuar vështirësi në mjekimin e saj.Në serinë tonë studimore plagët nga kafshimi i kemi ndeshur

në popullsi rurale , dhe janë hasur në 8 raste, nga këto qëntë në 3 raste 2 raste nga mushkat

dhe në 3 rastet e tjera nga ujqërit.Në këtë serinë e fundit 2 individë bënë egzitus letalis nga

instalimi i sëmundjes së tërbimit .Persone i tretë filloi menjëherë serumin antirabik dhe ndoshta

kjo qe shpëtimtare.

4.1.6 -Plagët nga armët e zjarrit -Vulnus sclopetarum

Janë plagë që shkaktohen nga armët e zjarrit predha pistoletash, automatiku, cifla bombash e

granatash etj. me karakteristika të veçanta dhe specifikë mjekimi. Plagët nga armët e zjarrit

kanë një vrimë hyrjeje, dhe një vrimë daljeje. Vrima e hyrjes është më e vogël në diametër se sa

ajo e daljes .Kanali që i bashkon të dy vrimat është në gjatësi të ndryshme , gjithashtu edhe

drejtimi mund të jetë i ndryshëm nga rikosheta që pëson predha nëpër indet e trupit.

Plagët nga armët e zjarrit shkaktojnë dëmtime të thella në indet e trupit , më karakteristike janë

frakturat kominutive dhe me mungesë të indit kockor.

Page 15: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

15

Fig.7 Plagë vdekjeprurëse në kokën e një individi. Duket vrima e hyrjes se predhës.

Në serinë tonë dhe për kohën që ka zgjatur studimi këto i kemi ndeshur në 8 raste dhe gjithnjë

kanë qënë të shoqëruara me dëmtime abdominale në 2 raste , dhe dëmtime kockore në 5 raste.

Nga këto ka patur edhe një vdekje që në vend ngjarje.( shiko figurën )

4.1.7-Plagët nga djegiet- Vulnus combustionorum

Kjo është një rubrikë e veçantë, në kapitullin e gjërë të studimit e mjekimit të plagëve. Nga ana

tjetër djegia për gravitetin e rëndë të sëmundjes , madhësinë si dhe terapinë e veçantë në

kuptimin e përgjithëshm; nuk janë objekt i këtij studimi , por ato duhet të përmenden si lloj i

veçantë plage që të kihet parasysh nga infermierët.(në tabelën 2) jepen rastet e hasura në serinë

tonë studimore. Në plgët e shkaktuara nga djegia faktorët më të rëndsishëm në ecurinë e tyre

janë przenca e indeve nekrotike dhe shtrirja e gjërë e e dëmtimit nga djegia, të cilët nuk

ndeshet në tipet e tjera të plagëve.

Fig.8 Plagë masive e shkaktuar nga djegia me ujë të nxehtë. Nekrozë e gjërë e cila është pastruar gradualisht deri në situatën që shikohet në foto

Nga studimet mikrobiologjike dhe të antibiogrameve të të sëmurëve me djegie janë konststuar

mikrobe si pseudomonas auregionoza, proteus mirabilis, streptococcus pyogenys, që kanë qënë

rezistent ndaj antibiotikëve duke e bërë kështu situatën e mjekimit të të sëmurëve edhe më të

rëndë.

Page 16: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

16

4.1.8 -Plagët e helmuara -Vulnus venenatum.

Karakteristikat e tyre janë ndryshimet e mëdha që ndodhin nga veprimi i helmit të gjarpërinjve,

akrepave apo insekteve të tjera helmuese.

Në kuptimin e dëmtimeve anatomike apo karakteristikave të këtyre plagëve , ato janë nga një

vrimë e vogël deri katër vrima në kafshimet e gjarpërinjve.

Në serinë tonë janë 10 të tilla, që përbëjnë 3,7 % të numurit të përgjithshëm. Zakonisht plagët e

helmuara ndeshen gjatë verës kur helmi koncentrohet në gjëndrat e kafshëve e insekteve

helmuese, më shumë në fshat se në qytet.

Në plagët e helmuara përvec faktorit dëmtues të lëkurs me rrisqet e veta ndaj infeksionit

sekondar, në plagët helmuee vepron edhe helmi i injektuar në indet rreth kafshimit vecanërisht

nga gjarpëri nga merimanga e ashtuquajtur

“e veja e zezë” . Mjekimi i plagëve të helmuara është kompleks dhe në vënd të parë renditet

neutralizimi i helmit sidomos në rastet ekafshimit nga gjarpërinjte. Koha e menipulimit shtë

shumë e kufizuar dhe shumë e çmuar disa herë edhe në shpëtimin e jetsë .

Fig.9 Plagë të helmuar nga pickimi i një merimange. Në figurë duken dy vrimat e pickimit dhe vetë merimeanga

Page 17: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

17

4.2- SHËRIMI I PLAGËVE.

Procesi i i regjenerimit apo shërimit të plagëve është një reaksion normal i indit ndaj dasmtimit

dhe një nga bazat shumë të rëndësishme ku mbështëtet kirurgjia moderne. Formimi i indit

cikatricial bëhët nga një sërë transformimesh celulare e reaksionesh biokimike. Pionierët e këtyre

studimeve si Ambrois Paré, Lister etj, kanë konstatuar se infeksioni në plagë i shkallëve të

ndryshme duhet të konsiderohet si një fazë e rutinës në shërimin e plagëve. Evidentimin e pusit

në plagë ata e konsideronin shi shkak i vonesës në regjenerimin e tyre. Më pas progresit në këtë

fushë sollën mendime të tjera rrethprocesit normal të shërimit të plagëv. Sipas mendimeve të

kirurgëve të më vonëshëm një nga arsyet e forta të shërimit të plagëve është prezenca e sistemit

vaskular të pa dëmtuar rreth plagës. Shërimi i plagëve një mekanizëm normal , i cili në ecurinë e

tij varet nga shumë faktorë. Në studimin tonë ne jemi fokusuar në fazat nëpër të cilin kalon ky

mekanizëm.

Shërimi i një plage është një term jo vetëm i përgjithëshëm por edhe konfuz, i cili përmban në

vetvete, faktorë si mekanizmat biologjikë, faktorë anatomikë të dëmtuar, faktorë socialë

ekonomikë të shërimit, komplekse mediko-industriale që nevojiten të përdoren për të arritur

shërimin.

►Shërimi per primam intentionem : Ky arrihet pas përpunimit të plëgës, qepjes së saj me

sutura, agrafe,më pas proçesi i depozitimit të eklementëve të shërimit sikundër janë elementë të

gjakut, kolageni etj formojnë një ind cikatricial shumë të fortë i cili pas adaptimit të tij luan rolin

e mbrojtës.

►Shërimi per secundam intentionem: Në këtë modël të regejenerimit të plagëve, shërimi i

tyre vonohet për shkaqe të ndryshme. Në shërimin për masat që merren janë kundër instalimit të

infeksionit.

►Shërimi spontan: Shëmbull për këtë model është mbyllja e ekstremiteteve të amputuara dhe

për arsye të ndryshme lihen hapur. Mbyllja e tyre i lihet spontanitetit pa vendosur struktura të

më vonshme. Shërimi spontan është një proces i gjatë, i mërzitshëm dhe me kosto ekonomike.

Në kohët moderne edhe të një kirurgjie të zhvilluar ka një përdorim të gjërë qepja sekondare e

plagëve me karakteristika të vecantë sikundër janë amputacionet nga diabeti, endoarteriti

obliteramns, apo plagë të “egërsuara “ nga mjekimi amatoresk dhe i pa bazuar në të dhëna

shkencore, që bëjnë infermierët jo të devotshëm.

Page 18: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

18

4.2.1- Mekanizmi i Shërimit Të Plagëve.

Në mënyrë të përmbledhur në këtë mëkanizëm përfshihen proceset e më poshtme, të ndryshme

dhe ta pavarur nga njëri tjetri ndonëse të lidhur ndërmjet tyre , vetëmn si faza që kalojnë njëra

pas tjetrës.

►Faza e Koagulimit : Dëmtimi shkakton hemorragji nga vazat e prishura të gjakut dhe sistemi

limfatik.Vazokonstruksioni si reaksion përgjegjëse ngushton enët e gjakut çlirimi menjëhershëm

i katekolaminave si edhe i shumë proceseve të tjera biokimike krijojnë kushte për bashkimin e

trombociteve që formojnë koagulon si element shumë i rëndësishëm, dhe vendimtar në

koagulimin e gjhakut dhe ndalimin e hemorragjisë.

►Faza e Inflamacionit : Në këtë fazë si vazhdimi së parë leukocidet migrojnë në plagë. Këto

elementë vec aftësive mbrojtëse në luftë kundër infeksionit pregatisin edhe shtratin për

instalimin e indit lidhur si ind reparativ në plagët, i cili gradualisht shtohet në sasi dhe gjithashtu

në mënyrë graduale mbyll defektin e plagës.

►Faza e Fibropalisë: Gjatë së cilës indi lidhor forcohet e kthehet në një element kryesor që

mbulon plagën dhe atributet e indit fibrotik mbrojtës.

►Faza e rimodelimit : Në këtë fazë të fundit të shërimit të një plage të gjithë elementet e

inflamacionit, paksohen gradualisht. Rivendoset ekuilibri ndërmjet sintezës dhe degjenerimit të

kolagjenit. Gjatë kësaj faze ka një rritje shumë evidente të enëve të gjakut. Kjo krijon një sistem

irrigimi me gjak shumë të shëndetshëm. Në respekt të kësaj faze kujdesi infermierisrtik gjatë

mjekimit të plagëve duhet të jetë evident, delikat dhe i kujdesëshëm për të mos dëmtuar këto

elementë që po formohen në mënyrë graduale.Fortësia e plagës gjithashtu rritet me shpejtësi.

Indi fibrotik në mënyrë graduale fiton elasticitet dhe plaga gjithnjë e më shumë shkon drejt

normalizimit të saj. Në serinë tonë studimore lidhur me shërimin e plagëve kemi gjetur këto të

dhëna.

Page 19: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

19

►Plagë të shëruara per primam intentionem . . . . . . . . . . . . . . 178 ose 67.4 %

►Plagë të shëruara per secundam intentionem . . . . . . . . . . . . 82 ose 30.7 %

►Plagë të shëruara spontanisht . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 4 ose 1.9 %

Gjithsej 264 100 %

Tabelë nr 3-Rezultatet e fituara nga mjekimi i plagëve ne serinë tonë studimore

Pra sikundër shikohet edhe nga kjo tabelë e vogël në 67.4 % të rasteve kemi shërim parësor të

plagëve. Kjo nënkupton në plagë të trajtuar shpejt pas traumës. Kjo nënkupton një kujdes

infermieror me profesionalizëm të formuar dhe ndërgjegje në punë. Organizimi i saktë e

shkencor i trajtimit të plagëve, tyre cilat zënë një vend të dukshëm në manipulimet kirurgjikale

në shërbimet e urgjencës tregon për një

4.3-NDËRLIKIMET E PLAGËVE

Ndërlikimi i plagëve mund të jetë i natyrave të ndryshme, në këtë kuadër më e rëndësishme është

fenomenet sekondare që ato shkaktojnë dhe mënyrat se si do të zgjidhen. Ndikimet negative

psikologjike janë një problem i cili manifestohet me reaksione të karakterit të nervozizmit , të

mbylljes në vetë -vehte apo manifestime të shqetësimeve të tjera gjithashtu të karakterit psiqik.

Detyrimet infermieristike në kësi situatash duhet të qetsojnë pacientin për shqetësimin që kanë,

pasi rrugët e zgjidhjeve janë gjithmonë të hapura në mënyrë të vecantë me përdorimin e

antibiotikëve apo antimikrobikëve të tjerë. Mjekimi i plagëve duhet bërë me kujdes pa dhimbje ,

në mënyrë që pacienti të krijojë besim se kjo mënyrë trajtimi është efektive dhe shërimi i tij

është vetëm cështje kohe.

4.4-Infektimet e plagëve

Në përgjithësi, me përparimet në sektorin e kirurgjisë në drejtim të asepsisë dhe antiseptikës, me

masat që merren gjatë mjekimit te plagëve, proceset infektive të plagëve janë paksuar në mënyrë

të ndjeshme.Në vrojtimet tona gjate realizimit të këtij punimi kemi konstatuar se arsyet e

infektimit të plagëve që janë trajtuar në sistemin e urgjencës janë rreth 40 % më të larta se sa ato

Page 20: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

20

të trajtuara në sistemin e planifikimeve. Gjatë trajtimit kirurgjikal të të sëmurëve, pra plagët e

shkaktuara nga një intervent kirurgjikal infeksioni i tyre shkon nga 1-3 %

Plagë të kontaminuara primarisht konsiderohen plagët lacero-contuzive, plagët nga kafshimi.

Mikroorganizmat më të shpeshtë si shkaktarë të infeksioneve janë staphylococcus epidermidis,

esherichia coli dhe proteus vulgaris. Në serinë tone të studimit infeksionin e plagëve e kemi

gjetur në 97 raste ose në 37 % të të gjithë serisë së studiuar. Ndërlikime të karakterit të çlirimit

të suturave nuk kemi hasur asnjë rast. Një ndërlikim i plagëve sidomos nga djegiet jnë

kontrakturat post kombustionle. Ky ndërlikim ka të bëjë me mbledhjen e anësive në pozicione jo

funksionale dhe që pengojnë veprimet normale të aktivitetit fizik të personave të dëmtur.

4.4.1 Cikatricat jo kozmetike dhe kontrakturat vicioze

Është një ndërlikim, i cili shkakton pasoja të rënda lidhur me funksionin pas shërimit të plagëve.

Në mënyrë të veçante cikatricat jo kozmetike dhe kontrakturat vicioze mbeten pas djegieve ku

indi fibrotik i formuar rishtaz krijon fasho lëkure të re e cila nuk lejon funksionimin e zonave të

veçanta sidomos në anë dhe nuk lejojnë që kë kryehen lëvizje në zona të vecanta të trupit

.Ndihma ndaj këtyre pacientëve shpesh herë konsiston në heqjen e pjesëve të përbëra prej indi

kulloi fibrotik shumë të fortë.

Fig.10 Gjendje pas djegies së thellë në regjionin e fytyrës

dhe të gushës. Cikatrica kelloide që pengon ekstensionin e

qafës dhe e shëmtuar nga ana kozmetike

Page 21: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

21

4.5-DETYRIMET INFERMIERISTIKE NË MJEKIMIN E PLAGËVE.

Qëllimet kryesor në mjekimin e plagëve është restaurimi i integritetit dhe kthimi i funksionit të

indit të dëmtuar. Të dy këto qëllime realizohen mundësisht pa instalimin e infeksionit dhe pa

deformimi e zonës së dëmtuar

Mënyrat e mbylljes së plagëve varen nga shumë faktorë. Në sistemin e punës në shërbimet e

urgjencave kirurgjikale apo ambulaca në qëndër e rrethe kodifikimi i punës së infermiereve

është shumë i rëndësishëm. Ky kodiofikim ka të bëjë me rradhën e punës, organizimin e dhënies

së ndihmës kirurgjikale në nivelin infermieristik në këtë kontëkst edhe në mjekimin e plagëve.

4.5.1-Hemostaza

Është nje procedurë e domosdoshme në mjekimin e një plage. Pa një hemostazë të kujdesëshme

nuk mund të fillohët asnjë proces tjetër në mjëkimi e plagëve. Ndonse trupi i njeriut ka një sistem

natyral të hemostazës, gjë e cila e ndihmon atë të mos ndoshë ndonjë hemorragji profuze. Në

praktikën e përditëshme duhet që këto mekanizma të ndihmohen sa më mirë e sa më shpejt.

Në shumicën e rasteve të plagëve, hemorraghjia ndodh nga vaza të vogla. Arteroiolat pësojnë

vazokonstriksion dhe vetëm nga ngushtimi i tyre ndodh mpiksja e gjakut. Në shërbimet e

urgjencave kirurgjikale, procesi i ndalimit të hemorragjisë realizohet si më poshtë:

►Në situata kur jemi jashtë sistemeve të organizuara shëndetsore, jashtë ambulancave dhe

kërkohet ndihmë në raste hemorragjishë shtypjë me forcë mbi plagën. Ky veprim sa do i pa

rëndësishëm në dukje ka vlerë në ndalimin e hemorragjisë dhe qetësimin e pacientit.

►Bandazhimin e shtërnguar të plagës pas mjekimit të saj. Një gjë e tillë bëhet në situatat kur

hemorragjia është zgjidhur vetë, nga mekanizmat hemostatikë të organizmit .

►Klempimi dhe ligatura e enës së gjakut që është dëmtuar dhe prej nga ka rrjedhje gjaku është

mënyrë e saktë dhe ka përdorim të gjërë në kirurgjinë e urgjencës. Teknika e aplikimit të saj

është e lehtë dhe rezultati i ndalimit të hemorragjsië është evident.

Page 22: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

22

►Ndalimi i hemorragjisë me djegien e enës së gjakut sa më afër lëkurës. Njëkohësisht duhet

bërë kujdës që të mos digjet lëkura pasi kjo krijon kushte për infeksion dhe nekrozë të buzëve të

plagës.

►Agjentët lokalë të ndalimit të hemorragjisë. Në shumë situata përdoren agjentët

antihemorragjikë me veprim lokal të tillë përmendin spongelin i cili vendost mbi plagë dhe nga

veprimi i tij m gjakun krijon trombe . Aplikohet vitamina K lokalisht ose koagulantë të tjerë me

përdorim lokal.

4.5.2-Diagnostikimi i dëmtimeve shoqëruese

Është ekzaminim rutinë, i cili konsiston në zbulimin e dëmtimeve shoqëruese të plagëve

sikundër janë dëmtimet vaskulare e nervore, ato muskulo-tendinoze sidomos në pëllëmbën e

dorës, kurrizin edorës dhe të këmbës apo në zona të tjera ku strukturat e rëndësishme janë më në

sipërfaqe. Testet diagnostikuese dihen sikundër janë ato të mungesës së lëvizjeve të cilët

demostrojnë dëmtime muskulo-tendinoze apo humbje të sensibilitetit për dëmtime nervore etj.

Në serinë tonë studimore dëmtimet shoqëruese janë gjendur më shumë në plagër incizive të

dorës, në plagët me armë të ftohta në zonën e prapme të krahut, në anën laterale të gjurit në

regionin gluteal etj.

►Dëmtime shoqëruese nervore . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .14 raste ose 5,3 %

■-Dëmtime të nervit radial . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 5 raste ose 35.7 %

■-Dëmtime të nervit median . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .7 raste ose 50 %

■-Dëmtime të nervit fibular . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .1 rast ose 7.1 %

■-Dëmtime të nervit ischiatik . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 1 rast ose 7.1 %

►Dëmtime shoqëruese tendinoze . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 16 raste ose 6 %

■-Tendine fleksore të dorës. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 10 raste ose 62.5 %

■-Tendine ekstensore të dorës. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 6 raste ose 37.5 %

Tabela nr.4 Dëmtimet shoqëruese në plagët

Page 23: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

23

Pasi diagnostikohen edhe dëmtimet shoqëruese, dhe kuadri klinik plotësohet dhe mund të

vazhdohet me mbylljen e plagës dhe vazhdimin e mjekimit sipas protokollit.

4.5.3 Qepja e plagës dhe aplikimi i drenazhit:

Në fillimin e këtij procesi duhet të bëhet sterilizimi i zonës ku do të manipulojmë. Ky moment ka

rëndësi që lëndët dezinfektonte të mos hyjnë në plagë por të dezinfektohen buzët e saja. Më pas

proçedohet me anestezinë e zonës ku do të manipulohet. Anestezia varet nga shkalla e dëmtimit

ajo mund të jetë lokale ose e përgjithëshme. Në mjekimin e plagëve të dorës përdoret anestezia

trunkale, ndërsa në plagët e trupit përdoret anestezia infiltrative.

►Plagët e pastra incizive dhe ato kirurgjikale, mund të mbyllen me sutura menjëherëpasi

pacienti paraqitet për ndihmen e parë apo direkt pas interventit kirurgjikal.

Plagët mund të qepen me materiale sintetike të absorbueshme me të cilat qepen shtresat e thella

dhe të ndëm lëkurës ndërsa shtresa e lëkurës qepet me material të pa absorbueshëm por që në një

afat të caktuar do të hiqet.

Si material qepës shërbejnë elementët e më poshtëm:

■-Ket –guti është ndër materialet më të vjetra që përdoret për qepje në kirurgji, në këtë kuadër

edhe për qepjen e plagëve.

Ket-guti përfitohet nga përpunimi i submukozës së zorrëve të deleve, demave, maceve etj.

Ky material i kombinuar me metale si kromi përfitohet ket-guti kromik, i cili është shumë i fortë.

■-Materiale të absorbueshme sintetike si dexoni, vikrili , PDS, etj, janë materiale të forta me të

cilat qepen shtresat e thella të plagëve, strukturat tendinoze etj.

■-Lëkura mund të qepet edhe me agrafe metalike , të cilt vendosen me teknikë të posacme dhe

hiqen pas mbushjes së afatit te formimit të indit cikatricial plotësuese në vëndin e plagës.

Suturat e lëkurës hiqen si rregull ditën e 5-12, në vartësi të zonës së dëmtuar.

Page 24: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

24

■-Gjatë qepjes së plagës duhet të vendoset edhe sistemi i drenazhimit për të zbrazur sekrecionet

e ndryshme që mund të mblidhen në të.

Drenazhimi bëhet me materiale të ndryshme duke filluar nga rrethi i dorezave, gishtat e dorezave

ose edhe duke vendosur drenazh aktiv aspirativ.

Pas përfundimit të suturimit të plagës, duhet dhe dezinfektimit të përsëritur, plaga bandazhohet

me kompresa sterile e lidhet me bende

Bandzhet ndërrohen në vartësi të plagës, madhësisë së saj , ndotjes, dhe llojit të plëgës.

■-Ndërkohë ndalohen banjat dhe njomja me ujë e plagës.

Gjithashtu ndalohen bandazhimet me materiale sintetike që krijojnë lagshti në plagë duke krijuar

kështu kushte për infeksimin e saj dhe ndërlikimin e zgjatjen e kohës së shërimit.

Fig.11 Plagë prerëse të qepura me agrafe metalike

■- Të plagosurve është e detyrushme t’i aplikohet

serumi antitetanik dhe sipas sitruatave serumi anti

rabik kur kemi plagë të shkaktuara nga kafshimi ,

serumi antigangrenoz kur kemi plagë masive të shkaktuara nga aksidentet nga motorrat apo nga

agjentë që zotërojne shpejtsi të madhe .

Plagët masive , indet e vdekura të devitalizuara , tek të cilat është dëmtuar furnizimi me gjak janë

situatat shumë ta favorshme për infeksionet e rënda e vdekje prurës

Këto kushte krijojnë mundësi për me krijimin e indeve nekrotike si elementa të domosdoshëm

për instalimin të gangrenës gazoze.

■- Në rregjistrin e shërbimit pasqyrohen të gjitha veprimet që u bënë, të gjitha manipulimet dhe

refuzimet e bëra nga ana e pacientit. Pas këtyre verimeve pacienti duhet të firmosë në rubrikat

përkatëse.

Page 25: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

25

5. KONKLUZIONE

Plagët në mënyrë të veçantë janë dëmtime aksidentale dhe sjellin pasoja të kushtueshme për

personat që i kanë pësuar. Gjithashtu një tjetër element i rëndësishëm është dhe rrezikshmëria që

ato kanë në potencialet që krijojnë në vetë jetën e njeriut.

1- Plagët e ndryshme mbajnë në vetëvehte edhe rrezikshmërinë për jetën por ato shkaktojnë

edhe humbje të konsiderueshme të funksioniale. Në studimin tonë janë marrë në konsideratë 264

individë të lënduar prej të cilëve 167 meshkuj dhe 97 femra. Mosha mesatare e të dëmtuarve ka

qënë 26 vjeç dhe më e larta 81 vjeç dhe më e ulta 4 vjeç.

2- Në ditët tona plagosjet, të krahasuara me sëmundjet e tjera që prekin organizmin e njeriut,

zënë një vend nga rradhët e para. Në këtë klasifikim të përgjithëshëm, dëmtimet e skeletit,

përfshirë edhe plagët kanë përqindjen më të lartë dhe janë në shifrat 50 % të të gjitha

dëmtimeve.

3- Aktualisht plagët kanë marrë një shtrirje të gjërë. Ato janë të shumëllojshme, madje edhe në

kombinime të ndryshme duke e bërë trajtimin e të dëmtuarve edhe më të vështirë. Në këtë

kontekst mjekimi më i mirë është parandalimi i tyre duke marrë masa mbrojtëse , respektimin e

rregullave të përgjithëshme të sigurimit teknik , të qarkullimit rrugor , kujdesin e drejtuesve të

makinave etj.

4-Paisja dhe rinovimi i bazës materiale të shërbimeve të emergjencës është apsolutisht e

domosdoshëm.

5-Elementi kosto në trajtimin e plagëve të ndryshme ështe i konsiderueshëm.

Page 26: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

26

6-REKOMANDIME

1-Njohja me problemet e plagëve në nivelin infermieristik ka rëndësi diagnostikuese , mjekuese

dhe është kusht i një mjekimi të suksesshëm. Vlerësimi i plagëve si entitet anatomo-patologji ,

mjekimi i kujdesëshëm dhe i bazuar është gjithashtu e rëndësishme pasi vlerësohet koha e çmuar

dhe shumë e vlefshme. Lidhur me këtë njohja e problemit në fjalë ka të bëjë edhe me nivelin

infermieror, si diagnostikim klinik, si rradhë pune në dhënien e ndihmës së parë apo edhe në

mjekimin përfundimtyar të lëndimeve.

Edukimi i nxënësve nëpër shkolla, policëve rrugorë, banorëve përgjatë autostradave me dije për

ndihmën e parë në raste plagopsjesh lehtësojnë punën e personelit të kualifikuar dhe të vetë të

dëmtuarit, i cili mer ndihmë reale dhe sipas nevojës.

2-Lidhur me parandalimin e plagosjeve është e domosdoshme njohja e rregullave t të sigurimit

teknik. Prandalimi i plagosjeve të cfarë do lloji qofshin është mjekimi më i suksesëshëm edhe për

plagët.

3-Zbatimi me rigorozitet i rregullave të punës, i rradhës së egzekutimit të saj, krijon situata

shumë të favorshme në diagnostikimin dhe mjekimin e suksesëshëm të të plagosurve.

5-Rritja e kopetencës dhe përgjegjësisë profesionale edhe në nivelin infermieror, sjell rezultate

shumë më të larta në punë, në këtë kuadër edhe në diagnozën e mjekimin e suksesëshëm të

plagosjeve.

Page 27: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

27

Bibiografia

1-Alvarez O.M.;The effect of occluusive dressings in superficial ëouds.

J. Surg. Res.35;142 1983

2-Amy B.Ë,Tetanus folloëing a major thermal injury.

J.Trauma.25;654 1984

3-Cohen I.K, The biology and control of surface cover- healing

Ëorld J. Surg. 4:289, 1980.

4-Cuzzell J.: The neë R. Y. B. color code. Am . J. Nurs. 88:1342,1988

5-Frazza E.J.: A neë absorbale suture.J.Biomed matter Res.1;43,1971

6-Grup autorësh, Kirurgjia e përgjithëshme. Tekst mësimor për studentët e fakultetit të

mjeksisë 1978

7-Laufman H, Synthetic absorbable sutures.Surg.Gynecol 145;597,1986

8-Makelbust J, Pressure ulcer;etiology and prevention Nurs. J.22:1234,1990

9-Rove D.T, Loclal ëound environement and epidermal healing J.Derm, 321,1989

10-Rudolph R, Chronic problem ëounds. Boston 1990

Page 28: Plaget, trajtimi i tyre ne nivel infermieror

28

FALENDERIME

Gjatë punimit të kësaj teme diplome për M.N.P. “Plagët: trajtimi i tyre në nivel infermieror

vlerësoj dhe falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan në realizimin dhe përfundimin me sukses

të saj.

Prof.Assoc. Pirro Prifti.

Dr.Msc. Endrit Sina.