rubeola.pdf
TRANSCRIPT
-
RUBEOLA
-
RUBEOLA
Rubeola eshte nje semundje infektive akute virale, qe paraqitet ne exanteme makulo-papuloze me adenopati laterocervikale me plazmocitoze ne gjak, me interesim te moderuar te gjendjes se pergjithshme.
-
Etiologjia
Agjenti etiologjik eshte nje virus i filtrueshem, i cili qendron pak ne kushtet e ambientit te jashtem, ne temperature te larte dhe kundrejt mjeteve dizenfektuese (Kloroform).
-
Epidemiologjia
Karakterizohet nga nje kontagiozitet me i kufizuar se i fruthit. Paraqitet ne forme endemike-sporadike; jep imunitet te zgjatur per te gjithe jeten.
Prek me teper moshat pediatrike, me perjashtim te muajve te pare te jetes.
Rubeola perhapet me rruge direkte me anen e sperklave aerogene.
-
1. Kontagioziteti me i madh gjendet gjate fazes ekzantematike te semundjes dhe ndonje dite para dhe pas saj.
2. Perhapet edhe me rruge
transplancentare (Rubeola Kongenitale).
-
Kuadri klinik
Periudha e inkubacionit zgjat nga 14-21 dite.
Periudha prodromale. Karakteristike ne kete periudhe eshte cefalea, pakesimi i oreksit, konjuktiviti, riniti, katari i rrugeve te siperme te frymemarrjes. Keto shenja te periudhes prodromale, mund te jene pak te dukshme, mund te mungojne pjeserisht, zakonisht nuk zgjat disa ore, nga 1-2 dite.
-
Shenja me e rendesishme e rubeoles eshte
zmadhimi i limfoglaudulave periferike. Limfoglaudulat e zmadhuara jane ato te zonave laterocervikale, retromastoidale, postoxipitale, me rralle ato zonat axilare e inguinale. Limfoglaudulat kane madhesine e nje kokrre misri deri ne nje kokerr qershije, jane te levizshme dhe pak te dhimbshme. Adenopatia periferike vazhdon gjate gjithe periudhes exantematike dhe mbetet per nje periudhe prej disa javesh.
-
Periudha exantematike
Karakterizohet nga prania e nje ekzanteme qe fillon nga fytyra dhe brenda nje dite kalon ne te gjithe trupin. Elementet ekzantematike perbehen nga makulo-papula me forme te rrumbullaket ose vezake me ngjyre te kuqe te zbehte se ekzantema e fruthit. Periudha zgjat 1-3 dite.
-
Kuadri hematologjik
Karakteristike eshte leukopenia, me limfocitoze relative dhe shtim te qelizave plazmatike.
-
Diagnoza
Diagnoza e rubeoles mbeshtetet ne te dhenat epidemiologjike ne kuadrin klinik, limfadenitin periferik e ne plazmocitozen e gjakut.
Diagnoza diferenciale behet me fruthin, skarlatinen, ekzantemat medikamentoze.
-
Komplikacionet:
Bronkiti
Bronkopneumonia
Encefalit rubeolik.
-
Profilaxia:
Vaxina e rubeoles 12- 15 muaj.
Ig. Specifike 0.5 ml.
-
Rubeola Kongenitale
Observimi origjinal i difektit Kongenital eshte bere ne vitin 1941, ne anomaline Kongenitale ne bebet e lindura nga nena qe kishin rubeola gjate barres se hershme.
Observimet ne vitin 1964 nga nje epidemi rubeole, nga nje teknologji Virologjie dhe serologjie e re, spjeguan nje sindrome komplex te rubeoles Kongenitale.
-
Rubeola kongenitale eshte rezultat i infeksionit in utero, i cili zakonisht ndodh gjate 12 javeve te para te shtatzanise. Kalimi i semundjes ne kete periudhe ka vdekje te fetusit dhe vonese ne rritje.Midis 50-85% e femijeve kane peshen me pak se 2500 gram, megjithese mosha eshte normale.- Rreth 1/3 e bebeve me rubeole Kongenitale do te kene katarakt, i cili mund te jete unilateral ose bilateral.
-
Shurdhimi
manifestim i infeksionit Kongenital te rubeoles eshte shurdhimi 80-90%.
Kardiopati, duktus Botalli perseritet 30%.
Meningoencefaliti 10-20% te rasteve.
Manifestimet e ketij infeksioni perfshijne nje ose me shume nga simptomat qe pasojne:
Bombimi i fontaneles anteriore, iritabilitet hypotonia, konvulsione, letargji.