trashegimia kulturore ne vendin tone

26

Click here to load reader

Upload: argis-celaj

Post on 16-Apr-2017

443 views

Category:

Education


28 download

TRANSCRIPT

Page 1: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

PROJEKTTEMA:TRASHEGIMIA

KULTURORE NE VENDIT TONE

LENDA:GJUHE SHQIPE

Page 2: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

OBJEKTIVAT TE ZBULOJME THESARIN E PACMUAR GJUHESOR DHE KULTUROR TE POPULLIT

TONE.

TE VLERESOJME TRASHEGIMINE KULTURORE TE KRAHINAVE TE NDRYSHME

TE VENDIT TONE.

TE BASHKEPUNOJME NE GRUP.

Page 3: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

PJESETARET E GRUPIT1-ARGIS CELA

2-ARMANDO META3-XHONI VALTERI4-KLAUDJA CARA5-XHONI RAPCE

6-ADNAND HOXHA7-GISELA XHEMOLLARI

8-ARMELDA ARIFAJ

Page 4: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

SHKODRA

SHKODRA

Page 5: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

SHKODRASHKODRA NJE NGA QYTETET E

VERIUT TE SHQIPERISE.NE SHKODER FLITET GJUHA GEGE DHE KY QYTET NDODHET NE PJESEN VERI-PERENDIMORE

TE SHQIPERISE.KOHE ME PARE AJO NJIHEJ ME EMRIN

‘SKODRA’ ME PAS ‘ISKODRA’ DHE SOT E KESAJ DITE

SHKODRABANORET E SHKODRES E KANE

TE SHTRENJTE ATDHEUN,JANE TE LIDHUR ME TOKEN,TROJET

DHE RUAJNE KULTIN E TE PAREVE.ATA KANE TE

ZHVILLUAR NDJENJEN E TRIMERISE,QENDRESES DHE

JANE KRENAR.

Page 6: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

VESHJET POPULLOREKULTURA E TE VESHURIT ESHTE

SHFAQJA E BOTES SE PASUR SHPIRTERORE TE

BANOREVE.TERHEQESE JANE VESHJET E

GRAVE FUSHARAKEME NGJYRA,PAMBUK,MENDAFSH

APO SHAJAK,TECILAT SHOQEROHEN ME QENDISJEKARAKTERISTIKE TE PUNUARA

SIPAS ZONAVE.E MAHNITSHME ESHTE XHUBLETA

E GRUAS MALESORE.

Page 7: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

VESHJA E GRUAS MYSLIMANE KARAKTERIZOHET NGA DIMI I BARDHE,KEMISHA E BARDHE DHE E MENDAFSHTE,ME JELEK E GJYBE TE GJATA E TE QENDISURA.VESHJA PLOTESOHET ME PANTOFLAT E BUKURA E TE QENDISURA.NE KOKE VIJET NJE KESULE E ZBUKURUAR .ME FIJE OSE MONEDHA ARI

VESHJA E GRUAS KATOLIKE KARAKTERIZOHET NGA KEMISHA E MENDAFSHTE,JELEKU.GJYBE ME NGJYRE VISHNJE TE ERRET(BLU OSE E KUQE PER RASTET CEREMONIALE).KETO VESHJE GJITHASHTU SHOQEROHESHIN ME STOLI TE KUSHTUESHME.

Page 8: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

VESHJET E BURRAVE JANE INTERESANTE GJITHASHTU.ATA KANE TIRQ TE BARDHE,JELEK TE ZI OSE TE KUQ ME BREZ TE GJERE.ARMET KOMPLETOJNE VESHJEN TRADICIONALE TE BURRAVE NE SHKODER.KETO VESHJE BEHESHIN NGA MJESHTER VENDAS.

Page 9: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

ZAKONE SHKODRANE Paja e nuses Vajzat qe nga koha e fejeses, por edhe vite para saj, jane marre me pergatitjen e

pajes se tyre, duke qendisur sa me shume. Atehere çdo gje qendisej nga dora e nuses. Me vite te tera vajzat punonin per pajat, madje ka pasur edhe raste plot qe jane kthyer edhe ne kenge popullore kur keto nuse jane qeruar nga puna e gjate dhe lodhshme me pajat e tyre. Pergatisnin dhomen e gjumit, qendisnin te gjitha rrobat e veta etj. Babai per nusen e re,rrobes kombetare i shtohej nje lloj veshjeje qe vihej ne koke qe quhej hilalek. Ajo ishte shume e kushtueshme dhe kishte 100 napoleona ari te varura rrotull. Pastaj, permbi rrobat kombetare, sipas pasurise se njerezve, jane varur ato qe quhen dupe, vargje me monedha ari, te cilat shkonin deri ne 3 breza. Keto quheshin dupe, pasi ishin zakonisht monedha ari,dukate te Venedikut

Page 10: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

Dasma Zakonisht, muaji i preferuar

per dasmen eshte shtatori, pra, stina e vjeshtes. Perveç kohes se mire, ka te beje edhe simbolikisht rritja e prodhimtarise gjate vjeshtes. Pra, kjo behet qe edhe çifti te kete pjellori te mire.

320 kenge dhe nje jave dasme

Miqte kur vinin ne shtepi priteshin ne çardhaqet e shtepise. Dasma festohej me kenge e me valle dhe me mish e me pije. Ne anen myslimane, ndryshe nga katoliket, nuk kishte vere dhe raki, por vetem valle dhe lengje frutash, sherbet shege dhe embelsira. Sipas gojedhenave, ahengu shkodran ka pasur 320 kenge.

Page 11: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

Nusja ne shtepine e dhendrit Nusja ulej ne fillim ne gjerdek, nje qoshe e ndare e dhomes ku qendronte pa fjale, nderkohe qe te gjithe vinin e shikonin, duke admiruar bukurine e saj, qe nga te aferm, komshinj e keshtu me radhe. Ne krah te nuses qendron nje i aferm i saj dhe nje i aferm i dhendrit. Pasi ulet nusja ne karrige i çojne nje femije, te cilit ajo i jep nje dhurate, zakonisht nje monedhe ari. Kete femije nusja e merr, duke e perkedhelur, e ul ne preher dhe e puth ne te dyja faqet. Femija duhet te jete patjeter nje djale.Lindja Nese lindej djale, burrat e shtepise dilnin ne oborr apo çardhak dhe kane qelluar me pushke e kane bertitur per lindjen e djalit. Po te lindte vajze, kuptohet qe nuk kishte aq shume zhurme. Nje shtepi qe ka pas me shume meshkuj, ka qene me e forte, me e integruar dhe eshte respektuar me teper.

Page 12: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

TROPOJA

TROPOJA

Page 13: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

TROPOJATROPOJA NDODHET NE VERI-LINDJE TE SHQIPERISE DHE BANORET E KETIJ QYTETI FLASIN GJUHEN GEGE OSE GEGERISHTEN.KY QYTET KA QENE I POPULLUAR QE NE KOHE TE HERSHME , MADJE GJATE PERIUDHES SE ILIRISE NE KETE QYTET BANONIN FISET DARDANE.

Page 14: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

VESHJET POPULLORE Në Tropojë tradicionalisht

janë përdorur dhe ende vazhdojnë të përdoren shumë variante veshjesh popullore. Për burrat përdoren veshjet me tirq dhe me kapuçin e bardhë të kokës gjysmesferik.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave. Tiparet kryesore janë ; Veshja e “ngushte ”dhe veshjet me” pështjellak të gjanë”, të cilat janë mbizotëruese, veshja me “lidhce e marhame” që përdoren në fshatin Zogaj, si dhe veshja me “xhublete” e përdorur në fshatin Rragam e Valbone.

Page 15: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

ZAKONET TROPOJANE PAJA E NUSES Mbasi kryhet ceremonia e fejesës, fillon puna për përgatitjen çejzit (pajës)për vajzën dhe shpenzimet do të jenë të gjitha të dhëndërit. Çejzi ( paja ) përgatitej sipas mundësive ekonomike të secilës palë, duke përfshirë edhe dhurata (të falat) nga të afërm të farefisit. Mbas përfundimit të përgatitjeve për dasmë, në marrëveshje mes të dy familjeve, caktohet dita e dasmës (oroku). Dita e dasmës ishte e hëna ose e enjtja, me hënë të re. Dita e dasmës, oroku, nuk mund  të ndryshonte për asnjë arsye. Dy ditë para dasmës miku dërgon familjes së vajzës pjesën e pajës  së blerë dhe dy “arka” (kutia Gjakove) për çejzin. DASMADasma është një përzjerje e gëzimit me trishtimin.Të premten në darkë, në shtëpinë e vajzës në dhomën e saj mblidhen të gjitha shoqet e fëmijërisë e të rinisë së saj.  Ato nuk ndihen fare veçse bëjnë muhabet, si një retrospektivë të jetës së tyre pra edhe të vajzës tashmë nuse. Dhe hera herës qeshin me të madhe, por më shumë përloten, për kohën e ikur dhe për ndarjen e madhe që i pret. E shtuna është kanagjeçi (dasma e vajzës). Gratë dhe vajzat e fshatit, dhe bijat e familjes bashkë me fëmijët ftohen në këtë ceremoni ku këndohet për nusen që po i jep fund vajzërisë dhe jetës tek babai dhe po shkon në derë të huaj, tek burri. Të nesërmen vijnë krushqit, bëhet pjekja në vendin e caktuar ku dy palët e krushqve ndërrojnë duhan, këndojnë nga një këngë bëjnë pak muhabet dhe ndahen secili për në shtëpinë e vet.

Page 16: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

DIBRA

DIBRA

Page 17: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

DIBRA Dibra ndodhet ne veri-

lindje te Shqiperise dhe ne kete qytet flitet gegerishtja ose gjuha gege.Emri i qytetit të Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Arkeologe dhe historian te ndryshem konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër

Page 18: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

VESHJET POPULLOREVESHJA POPULLORE TE GRAVE

Kostumet  popullore të grave, më i përhapuri ka qënë veshja, që mbahet  nga fshatrat në të majtë të Drinit te  Zi. Kostumi popullor i gruas të këtyre fshatrave përbëhej prej:rizës, këmishës së gjatë ose të shkurtër prej pambuku, pështamallit, xhamadanit pa mëngë, mbathje të gjata të bardha pambuku,brezi disa ngjyrësh, çorape  leshi, opingave prej lëkure lope më gjalma leshi dhe xhupës prej shajaku me ngjyrë të bardhë e të qëndisur bukur në shpinë dhe gjoks.Katolikët e Lurës qëndisin dhe kryqin në shpinë të xhupës.

KOSTUMET POPULLORE TE BURRAVEKostumet e burrave përbëhen prej qeleshës së bardhë rashtake, këmishës së bardhë prej pambuku me mëngë të rrudhura te kyçi i dorës,jeleku ose xhamadani të zbukuruar me gajtana të zi,mitani,mbathjet e gjata prej pambuku, tirqit, brezit të leshit i zbukuruar me disa ngjyra, çorape leshi, opinga prej lëkure lope me gjalma, lidhëse leshi dhe koprania e gjatë deri poshtë belit, e pajisur me një jakë të madhe,e cila të formohet lehtë një kapuç, për të mbrojtur kokën nga shiu. Deri në vitin 1912 burrat kanë përdorur dollamat dhe fustanellin.

Page 19: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

ZAKONE DIBRANE FEJESA

Fejesave u kushtohej rëndësi e madhe, si nga ana e atij që jepte, edhe nga ana e atij që merrte. Para se vendosej për të dhënë një vajzë, ose për të marrë një nuse, peshoheshin mirë e mirë shumë tregues. E para, nusja që lypej për djalë duhej të ishte soj, nga fis e derë e mirë. Së dyti, duhej të ishte mbesë në një fis a në një derë të mirë. Së treti, duhej të ishte pa defekte trupore e mendore. Këto kërkesa justifikoheshin me faktin se fëmijët, që ajo do të lindte pas martesës, duhej të ishin të zgjuar dhe pa probleme trupore e mendore. Së katërti, duhej hetuar imtësisht se mos kishte qenë më parë ndër nishane -e fejuar, ose martuar, se po të merrje ose të jepje një vajzë të fejuar hyje në gjak e do të laje gjak. 

Page 20: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

Dita e dasmës, si rregull nuk mund të caktohej më shumë se pas një muaji nga çasti kur bëhej ai muhabet, por në raste të veçanta edhe më gjatë se një muaj. Por, në disa zona dita e dasmës caktohet para një viti, atëherë kur vendosej për të bërë dasmë atë vit dhe kur pritej edhe forca. Caktimi i ditës së dasmës kishte shumë rëndësi, sepse atëherë fillonte zyrtarisht e me ngut puna për përgatitjen e dasmës. Ndaj ka mbetur dhe fjala “Dita e ndame, punë e mbaruar”. Si ndahej dita, rritej mobilizimi dhe përgjegjësia Per te perballuar punet e dasmes.

CAKTIMI I DITES SE DASMES

Page 21: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

KUKESI

KUKESI

Page 22: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

KUKES Kukesi eshte nje

nga qytetet veri-lindore te Shqiperise dhe ne kete qytet flitet gjuha gege.Emri i Kukësit lidhet me familjen feudale të Kukajve, ku njēri nga bijtē e tij ka qenē komandant në ushtrinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Page 23: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

VESHJET POPULLORE Kostumet e burrave janë të gjitha të punuara nga shajaku, dhe kanë më shumë elemente të përbashkët. Tirqit janë një elementi tipik i veshjes së burrave I cili më të shumtën e rasteve eshte i bardhë dhe më rrallë i zi ose I murmë. Në pjesën e sipërme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata. Në stinë të ftohta mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë prej shajaku me ngjyrë të zezë. Qeleshja që në disa vende njihet me emrin qise dhe është i vetmi element veshje i cili përdoret në jetën e përditshme edhe sot nga një pjesë burrash të moshuar. Opingat janë një element tjetër i veshjes popullore me traditë të vjetër.Për opingat përdorej lëkura e lopës.

Nje nga veshjet popullore per gra eshte edhe Veshja e kuqe.Veshja e kuqe perbehet nga shamia e kuqe e cila vendoset ne koke.Pas shamise vjen kemisha e cila eshte e bardhe dhe e qendisur.Pas kemishes vishen kracat qe mbulojne pjesen e krahut dhe ato jane te qendisura.Me pas kemi dhe jelekun e qendisur me rruaza.Pas kemishes vishet dhe kanaci qe eshte ngjyre te kuqe dhe nga kjo e ka marr edhe emrin veshja e kuqe.Me pas eshte edhe riza qe eshte e punuar me grep dhe ajo ka ngjyre te verdhe,Nga te dyja anet e belit vendosen dy shami.Ne fund jane corapet qe vishen deri te gjuri dhe pas tyre jane edhe kepucet.

VESHJA POPULLORE E BURRAVE VESHJA POPULLORE E GRAVE

Page 24: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

ZAKONE KUKSIANENE FILLIM DJALI QE KA VENDOSUR TE FEJOHET

ZGJEDH VAJZEN QE DO PER GRUA DHE SIC E DO TRADITA KUKSIANE , FAMILJA E DJALIT SHKON

TE KERKOJNE VAJZEN.NE RAST MIRATIMI,KRUSHQIT,PRA PRINDERIT E VAJZES I JAPIN NJE COPE TE QENDISUR OSE’MARHAMA’E QUAJTUR NGA KUKSIANET.PASTAJ NE NJE TAKIM TJTER CIFTI NDERRON UNAZAT DHE SE BASHKU

ME FAMILJARET CAKTOJNE DITEN E DASMES.DASMA

GJATE DASMES,KUR KRUSHQIT SHKOJNE TE MARRIN NUSEN,VETEM NJE PJESE E DASMOREVE HYJNE

BRENDA NE SHTEPINE E NUSES DHE PJESA TJETER BEJNE AHENG OSE FESTOJNE

JASHTE.JANE DAJAT DHE AXHALLARET ATA QE LUAJNE MUHABETIN ME KRUSHQIT,PASI

DHENDRIT NUK I LEJOHET TE FLAS.PASI MERRET NUSJA,PARA PORTES SE SHTEPISE SE DHENDRIT

I HIDHET UJE NE KEMBE QE TE HIQET SYRI I KEQ,PASTAJ NE PREHER I ULIN NJE DJALE TE VOGEL ME QELLIM QE FEMIJA I PARE TE JETE

DJALE.DASMA NIS TE ENJTEN,DITE KUR DERGOHEN RROBAT TE NUSJA DHE STROHET

NJE DREKE ME TE GJITHE TE MIRA.PAS DASMES VJEN NATA E PARE E CIFTIT KU DHENDRI FUTET

NE DHOME I RRAHUR NGA SHOKET E TIJ.

FEJESA

Page 25: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

1. Sofra shtrohej e vecante per ndere te musafirit/musafireve2. Shtruarja e sofres kishte rendin e vet, kohen dhe menyren.3. Ne balle te sofres ulej kryfamiljari - mikpritesi4. Ne te majte te tije musafiri me i vjeter, ne te djathte tjetri musafir sipas radhes, dhe keshtu nje andej dhe nje kendej, ne fund uleshin familjaret meshkuj nese kishte vend te mjaftueshem.5. Sofren e shtronin te rinjet e familjes duke vu tepsine kryesore ne mes dhe pjata rreth e rreth, duke filluar nga muafiri me i vjeter e me radhe tek musafiret, ne fund tek familjaret me fillim te kryefamijari.6. Te rinjet shperndanin supen, luget, pirunjet, por buken e ndante kryefamiljari si edhe mishin, gjithenje duke filluar nga me i moshuari i musafireve.7. Pas ketyre sherbimeve fillestare, kryefamiljari ua thoshte musafireve: Mire se keni ardhe dhe mire se ju ka pru zoti, kurse musafiri me i vjeter ia kthente: Mire se ju gjetem!8. Dhe pastaj u thote: Urdheroni cka na ka sjelle zoti.9. Kryefamiljari nuk ngritej nga sofra pa u ngritur edhe musafiri i fundit.10. Nje nga te rinjet e familjes qendronte ne kembe per te sherbyer me uje dhe sherbimin e bente duke vu doren e djathte ne gote dhe doren e majte tek zemra, me nje perkulje te lehte, te cilen e bente edhe kur e merrte goten .

SOFRA

Page 26: TRASHEGIMIA KULTURORE NE VENDIN TONE

‘‘NUK KA RENDESI GJUHA,VESHJA,ZAKONET APO GATIMET.RENDESI KA

QE JEMI TE GJITHE SHQIPTARE’’

PUNOI:GRUPI ‘ARMATA E VERIUT’