trashëgimia-kulturore-xi-plan-i-detajuar.doc^

27
PLANI MËSIMOR Trashëgimia jonë kulturore XI Librat dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit www.mediaprint.al Për më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e mailit: [email protected] ose të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 042256158

Upload: eranda-hoxha

Post on 09-Jul-2016

73 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

PLANI MËSIMOR

Trashëgimia jonë kulturore XI

Librat dhe planet mësimore për të gjithë titujt që ne disponojmë, mund t’i gjeni dhe t’i shkarkoni pa pagesë nga faqja e internetit

www.mediaprint.al

Për më shumë informacion mund të na shkruani në adresën e mailit: [email protected] të na kontaktoni pranë redaksisë në numrin e telefonit: 042256158

Page 2: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

SYNIMI I LËNDËS

Lënda ka për synim të zhvillojë tek nxënësit njohjen dhe aftësimin m: konceptet bazë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore; njohuri mbi Evropën: kushtet natyrore që mundësuan pasurinë e madhe të trashëgimisë natyrore të

saj; popullimin e hershëm dhe veprimtarinë intensive jetësore dhe ekonomike të popullsisë në Evropë në tërësi dhe rajonit të Evropës juglindore dhe mesdhetare në veçanti, rolin e tyre në trashëgiminë shumë të pasur kulturore të këtij kontinenti

sitet evropiane më interesante të Listës së trashëgimisë evropiane; vlerat dhe kategoritë e kësaj trashëgimie; rrugët e mbrojtjes të kësaj trashëgimie: mbështetjen ligjore dhe institucionale ndërkombëtare

(Konventa ndërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor të Parisit, 20 tetor 2005) dhe kombëtare; me identifikimin e vlerave të kategorive të ndryshme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore;

mënyrat dhe rrugët e shfrytëzimit të tyre për qëllime studimore, formuese qytetare e edukuese dhe turistike të trashëgimisë natyrore e kulturore.

Krahas njohjes se aspekteve teorike, ajo synon qe t’i aktivizojë nxënësit edhe në veprimtari praktike për evidentimin e vlerave të trashëgimisë dhe mbrojtjen e këtyre vlerave. Për këtë qëllim janë planifikuar disa orë veprimtari praktike, në të cilat vetë nxënësit do të vlerësojnë objekte të veçanta të natyrës dhe kulturës së vendeve të ndryshme evropiane dhe do të marrin pjesë në promovimin, mbrojtjen dhe përcaktimin e rrugëve të shfrytëzimit për qëllime të ndryshme edukuese dhe turistike të këtyre vlerave

1. OBJEKTIVA TË PËRGJITHSHËM

Në përfundim të këtij programi nxënës/i, - ja:

Të përcaktojë kriteret e vlerësimit dhe të cilësimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore; Të kuptojë lidhjet ndërmjet dukurive fiziko-gjeografike dhe trashëgimisë natyrore; midis zhvillimeve

sociale, historike, politike, kulturore dhe ekonomike të shoqërisë dhe trashëgimisë kulturore të saj;

Page 3: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

Të demonstrojë ndërgjegjësim për trashëgiminë e pasur natyrore dhe kulturore evropiane; Të vlerësojë dhe të respektojë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të të gjitha vendeve të tjera të

Evropës ; Të kuptojë domosdoshmërinë e njohjes së vlerave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore për

edukimin ekologjik dhe global, për zhvillimin e turizmit etj. Të listojë qendrat dhe monumentet më interesante natyrore dhe kulturore të Listës së Trashëgimisë

së vendeve evropiane; Të zhvillojë aftësitë e hartimit dhe zbatimit të projekteve në fushën e trashëgimisë natyrore dhe

kulturore duke njohur kontekstin evropian Të zhvillojë aftësitë e organizimit në OJF për njohjen e vlerave natyrore dhe kulturore, binjakëzimet e

shkollave në kontekstin evropian Të organizojë veprimtari të ndryshme me qëllim promovimi në fushën e trashëgimisë evropiane Të evidentojë faktorët që kanë ndikuar në larminë e monumenteve kulturore evropiane Të vlerësojë monumentet e kulturës me vlera evropiane për të kaluar në veprime aktive për

mbrojtjen e tyre

Nr

Kapitulli Tema për çdo orë Objektivat e orës së mësimit( në fund të orës nxënësi;ja duhet : )

Literatura Vërejtje

1

Trashëgimia kulturore dhe natyrore

(5 orë)

Trashëgimia kulturore evropiane ,tiparet dhe veçoritë

- të shpjegojë termin identitet kulturor evropian sipas dokumentit të 14 dhjetorit 1973.- të listojë tre tipat e traditave evropiane. - të prezantojë vlera të Shqipërisë evropiane në UNESKO.

Interneti :www.ena.lu/declaration_european_identity_copenhagen

Page 4: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

Trashëgimia materiale

2 Identiteti kulturor evropian dhe roli i trashëgimisë kulturore në formimin e tij.

-të përshkruajë me fjalët e tij se çdo të thotë të kesh identitet kulturor evropian.- të interpretojë identitetin kulturor si e drejtë njerëzore.- të shprehë mendimin e tij se në ç’fusha mund ta shprehë më mirë identitetin kulturor vendi ynë.

www.interculturaldialogue2008“Struktura e Ferritnë vështrim krahasues”Yllka Filipi

3 Evropa, një trashëgimi e përbashkët

- nxënësi të listojë çmimet dhe projektet kryesore kulturore evropiane.- të përshkruajë dy institucione që promovojnë identitetin kulturor evropian.

www.coe.al/index

4 Trashëgimia kulturore evropiane, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore.

- të evidentojë vlerat e përbashkëta të Evropës moderne.- të shpjegojë pse trashëgimia evropiane është një trashëgimi e hapur.

5 Edukimi përmes trashëgimisë kulturore evropiane.

- të tregojë se çfarë arrihet përmes edukimit kulturor evropian.- të shprehë mendimin e tij se si mund të nxisë dhe inkurajojë diversitetin dhe dialogun ndërkulturor përmes albumeve me

Punë me grupe.

Vlerësim me notë.

Page 5: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

(24 orë) materiale te nxjerra nga kërkimet e bëra për monumentet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në qendrat e internetit.

6 Trashëgimia kulturore materiale evropiane e paluajtshme dhe veçoritë e saj.

- të listojë kategoritë dhe llojet e monumenteve evropiane që përbëjnë këtë trashëgimi.- të evidentojë monumente kulturore shqiptare që i përkasin trashëgimisë kulturore materiale evropiane.

Foto të monumenteveevropiane

7 Monumente kulturore të antikitetit në hapësirën evropiane , pjesë e “ World Herritage list”, UNESCO

- të listojë kategoritë e monumenteve kulturore antike ne hapësirën evropiane.- të krahasojë monumentet kulturore të antikitetit në vende të ndryshme.

8 Qytetet antike në hapësirën evropiane dhe përshkrimi i tyre.

- të listojë qytetet antike në hapësirën evropiane.- të argumentojë pse epoka e Perikliut është një shembull i shkëlqyer për të gjitha qeveritë në të gjitha kohërat.

Interneti

Page 6: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

9 Parqet arkeologjike në hapësirën evropiane, përshkrimi i tyre.

- të listojë parqet arkeologjike në hapësirën evropiane.- të veçojë për të përshkruar njërin prej parqeve .

10

Trashëgimia arkeologjike nënujore dhe rëndësia e saj.

- të rendisë të paktën tri arsye pse trashëgimia kulturore nënujore është pjesë integrale e trashëgimisë kulturore të njerëzimit.- të argumentojë nevojën e eksplorimit të liqeneve, dhe oqeaneve për zbulimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Teksti i Konventës së UNESKO-s “Për trashëgiminë nënujore”

11

Monumentet evropiane të kultit – pjesë e “World Harritage list”, Unesco. Kishat, manastiret, katedralet.

- të tregojë se kishat dhe objektet e kultit u bënë ruajtëse, mbrojtëse dhe kultivuese të thesareve të trashëgimisë kulturore evropiane.- të listojë dhe përshkruajë kisha, katedrale e manastire nga më të njohurit në Evropë.- të evidentojë monumente të kultit në territorin shqiptar

Foto të katedraleve më të njohura dhe të veprave të artit që gjenden brenda tyre.

Page 7: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

që mbartin vlera të rëndësishme kulturore.

12

Qyteti kulturor dhe muzeor i Vatikanit.

- të përshkruajë qytetin e Vatikanit si një qytet unik i kryeveprave artistike, shpirtërore e arkitekturore të njerëzimit.- të argumentojë se Vatikani ka kontribuar në nxitjen e dialogut dhe komunikimit ndërfetar dhe ndërkulturor.

Interneti www.vaticanstate.va

13

Qendrat historike të qyteteve evropiane , pjesë e “World Harritage list”, UNESCO.Rëndësia e qendrave historike të qyteteve evropiane.

- të shpjegojë pse qendrat historike evropiane janë zemra e zhvillimit të qytetërimit të sotëm evropian.- të përshkruajë përmes shembujsh marrëdhëniet mes qytetit dhe njeriut dhe si ndikon i pari në formimin e të dytit.- të flasë për kontributin e veçantë të popullit tonë në mbrojtje të hebrejve, si vlerë e dialogut ndërkulturor.

www.sience.co.il

14

Përshkrimi i disa qyteteve të vjetra dhe i qendrave historike të Evropës.

- të listojë qendrat historike më të vjetra të Evropës.- të shpjegojë disa nga veçoritë e ndërtimit të tyre.

Guida turistike e Dubrovnikut ose një qyteti tjetër që ka kështjellë.

Page 8: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

15

Fortifikimet , pjesë e “ World Harritage list”, UNESCO.

- të përshkruajë një itinerar kulturor të njohur si “ Udhëtimet ndër kështjella”- të hartojë një plan turistik për të vizituar disa nga kalatë më të njohura të bregdetit shqiptar.

16

Të njohim kështjellën “ Kronborg” Danimarkë, kështjella e Hamletit.

- Të krijojë një lidhje imagjinare mes kohës kur u ngjizën eposet dhe ndërtimit të kështjellave.- të krahasojë përshkrimin e kështjellës sipas Shekspirit dhe tekstit.

17

Trashëgimia kulturore evropiane në“ World Harritage list”, UNESCO.

- të shpjegojë pse është e rëndësishme që të ndërmerren projekte të ndryshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.- të evidentojë personalitete të shquara shqiptare me kontribut të spikatur në trashëgiminë kulturore evropiane.

“ 16 shekuj” Ramadan Sokoli

Page 9: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

18

Peizazhi kulturor evropian dhe rëndësia e tij.

- të tregojë të veçantat e të përbashkëtat mes peizazhit kulturor e natyror.-të argumentojë ndikimin e natyrës në formimin e lëndës natyrore dhe kulturore të një breznie të caktuar në një vend të caktuar.

“ Politika kulturore” Simon Mundi

19

Trashëgimia kulturore materiale evropiane e luajtshme , vlerat dhe rëndësia e saj.

- të listojë principet kryesore të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të luajtshme .- të shprehë mendimin e tij për masat që duhet të merren për parandalimin e trafikimit të objekteve të luajtshme të trashëgimisë kulturore.

Shtypi shqiptar për veprat e artit të rikthyera në atdhe. Gazeta shqiptare 2008

20

Veprat e artit dhe objektet etnografiket, kostumet dhe veglat muzikore.

- të rendisë kryeveprat evropiane të artit në skulpturë, pikturë dhe muzikë.- të shpjegojë lidhjen mes kostumeve dhe mënyrës së jetesës.

“Mikelanxhelo” fq 176-177

21

Institucionet evropiane të trashëgimisë kulturore materiale.

- të listojë institucionet kryesore evropiane të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.- të argumentojë tre nga

Page 10: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

prioritetet kryesore të politikave evropiane në këtë drejtim.

22

Muzetë dhe arkivat si institucione të edukimit , restaurimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë materiale dhe shpirtërore.

- të përshkruajë historinë e krijimit të muzeve evropiane.- të shpjegojë se ç’janë koleksionet numizmatike dhe pinakotekat.

23

Përvoja evropiane e katalogimit dhe diçitalizimit të trashëgimisë kulturore.

- të shpjegojë termin ‘diçitalizim”dhe “ standard evropian” në këtë fushë.- të interpretojë politikat kulturore evropiane në fushën e katalogimit të trashëgimisë kulturore.

Interneti;www.eculturenet.org

24

Projekt mësimor nr 1( 6 orë)

25

- Udhëtim imagjinar në qendrat historike evropiane.

-të përdorë të dhëna nga burime të larmishme për qendrat kryesore historike evropiane.

26

- punë me grupe - të organizohen në grupe për të zbuluar sa më shumë të dhëna për qendrën e zgjedhur

Vlerësim me notë

27

- informacionin e mbledhur ta përgatisë për ta prezantuar në programin Power Point.

Page 11: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

Trashëgimia shpirtërore( 20 orë)

28

- ta shoqërojë prezantimin me ilustrime në foto, video dhe muzikë.

29

- ta prezantojë para një auditori më të gjerë se klasa .-Punimi më i mirë të publikohet në internet.

30

Trashëgimia shpirtërore evropiane dhe veçoritë e saj.

- të rendisë veçoritë kryesore të trashëgimia shpirtërore evropiane.- të shpjegojë origjinën dhe evolucionin e fjalës dhe konceptit Evropë.

‘ Estetikë në tri pamje” Fatmir Hysi

31

Evropa dhe simbolet e saj shpirtërore zyrtare: himni dhe flamuri.

- të interpretojë mesazhin që përcillet përmes tekstit të ‘ Himnit të Evropës”- të dallojë flamujt kombëtarë të vendeve të Evropës.

Foto të flamujve të vendeve anëtare të BE.

32

Flamuri zyrtar i Evropës.Himni zyrtar i Evropës së bashkuar.

- të interpretojë mesazhin që përcillet përmes pamjes së flamurit të Evropës së bashkuar.- të shpjegojë se çfarë përfaqëson flamuri evropian , si simbol kulturor dhe zyrtar për Evropën.- të recitojë në gjuhën shqipe ose në një nga gjuhët

Page 12: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

evropiane ‘ Himnin e Evropës së bashkuar”

33

Kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit në Evropë.Rëndësia dhe veçoritë e kryeveprave.

-të listojë kategoritë e kryeveprave shpirtërore evropiane pjesë e “Kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”-të përshkruajë dy kryevepra shqiptare të cilat njihen në shkallë mbarë evropiane për vlerat e tyre unikale.- të flasë për detyrat e komuniteteve vendore për ruajtjen dhe mbrojtjen e kryeveprave të trashëgimia shpirtërore evropiane.

“Estetikë në tri pamje” fq 114

34

Veçoritë e folklorit muzikor vokal, instrumental.

-të rendisë elementet kryesore që dallojnë muzikën popullore të vendeve të ndryshme.-të shprehë mendimin e tij në lidhje me rëndësinë që paraqet shkenca e etnomuzikologjisë.

35

Njohuri mbi disa nga veglat muzikore popullore evropiane.

-të shpjegojë termin”liuteri”- t’i klasifikojë veglat e muzikës popullore sipas parimit të nxjerrjes së tingullit.-të listojë veglat popullore

www.Stradivariusviolins.org

Page 13: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

më të përhapura në Evropë.36

Vallëzimi popullor në Evropë dhe disa nga vallet më të rëndësishme.

-të rendisë të dhëna mbi origjinën e vallëzimit në antikitet.-të krahasojë vallëzimin popullor të vendeve te Evropës Juglindore me ato te Evropës Perëndimore.

37

Kryeveprat evropiane të vallëzimit popullor.

-të përshkruajë kryeveprën e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit” Mevlevi-sema”- Turqi-të rendisë etapat e vallëzimit”sema-mevlevi”

Ismail Kadare” Kushëriri i engjëjve” fq 30-33

38

Kryeveprat muzikore popullore evropiane.

-të rendisë gjini dhe forma muzikore që njihen si kryevepra të muzikës popullore evropiane.-të diskutojë rreth ndikimit të festivaleve me muzikë tradicionale në drejtim të diversitetit dhe turizmit kulturor.

Internet ( you tube- “festivale popullore”)

39

Kryeveprat ritualistike popullore evropiane dhe përshkrimi i tyre.

-të përshkruajë “Karnavalet e Binçes” –Belgjikë-të hartojë një skemë të zhvillimit të “lojës së misterit në Elke’ Spanjë- të përshkruajë panaire tradicionale dhe festa rituale

Page 14: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

që zhvillohen në Shqipëri40

Kryeveprat e artizanatit tradicional dhe përshkrimi i tyre.

-të bëjë dallimin mes artit tradicional dhe artit të kultivuar.-të argumentojë vlerat dhe rëndësinë e objekteve të prodhuara në formë tradicionale.

41

Disa tipare të teatrit tradicional evropian ndër vite.

-të përshkruajë historikun e teatrit tradicional-të evidentojë vlerat historike, tradicionale e kulturore të teatrit të kukullave të Siçilisë –si “Kryevepër e trashëgimisë gojore e shpirtërore të njerëzimit”

42

Roli dhe funksionet kryesore të institucioneve evropiane që merren me trashëgiminë kulturore shpirtërore.9 Maji-Dita e Evropës

-të listojë institucionet kryesore të BE që merren me trashëgiminë kulturore shpirtërore.-të argumentojë se Komisioni Evropian respekton trashëgiminë kulturore e nxit diversitetin kulturor të vendeve anëtare e kandidatë për anëtarë.-të shpjegojë se çfarë është “Dita e Evropës”

Konventa kulturore Evropiane”

4 Datat e rëndësishme të -të shpjegojë sloganin”

Page 15: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

3 Trashëgimia kulturore dhe mjedisi( 10 orë)

trashëgimisë kulturore dhe natyrore evropiane. 20 Shtatori “ Ditët evropiane të trashëgimisë”

Evropa- një trashëgimi e përbashkët”-të interpretojë qëllimin e organizimit të “Ditëve evropiane të trashëgimisë”

44

Projekt mësimor nr 2( 6 orë)Tema:Krijimtaria e personaliteteve të shquar shqiptarë-si pjesë e trashëgimisë shpirtërore e kulturore evropiane.(punë më grupe)

-të evidentohen figurat më të shquara të kombit krijimtaria e të cilave njihet jashtë kufijve shtetërorë.

45

Vendi i trashëgimisë

-të organizojë kërkime vetjake ose në grup për njërën prej tyre

46

-të argumentohet rëndësia e veprës,kontributit etj bazuar në vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

Vlerësim me notë

47

-të gjenden materiale ilustruese,dokumente, foto, video etj

48

- të prezantohet kërkimi në forma te ndryshme: stenda, postera, videoprojektor etj

49

- të ekspozohen materialet më të mira në korridoret e

Page 16: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

Trashëgimia dhe turizmi kulturor

natyrore Evropiane në trashëgiminë e përgjithshme botërore.

shkollës, apo ambiente publike.

50

-të listojë faktorët që ndikojnë në larminë e pasurisë natyrore evropiane.- të përcaktojë kriteret e evidentimit të objekteve natyrore si trashëgimi e veçantë natyrore;

51

Site Evropiane, natyrore të regjistruara në listën e trashëgimisë botërore.

-të listojë të paktën 10 site Evropiane, natyrore të regjistruara në listën e trashëgimisë botërore.-të përdorë njohuritë e marra në lëndën e gjeografisë e historisë si dhe të dhënat e tekstit për të përshkruar vendndodhjen, rëndësinë dhe vlerat e këtyre site-ve.

www.education.unesco.org

52

Trashëgimia natyrore , kombëtare evropiane.Veçori të klasifikimeve të trashëgimisë natyrore në Evropë.

-të interpretojë konceptin e zonës së mbrojtur;-Të dallojë disa sisteme të klasifikimit të trashëgimisë kombëtare në vende të ndryshme të Evropës -Të dallojë kriteret e klasifikimit të zonave të mbrojtura sipas IUCN-së

5 Zonat e mbrojtura -Të identifikojë parqet dhe

Page 17: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

3 (10 orë) Evropiane monumentet natyrore evropiane-Të shpjegojë rëndësinë e tyre në pasuritë natyrore botërore-Të dallojë 10 qendra natyrore të përfshira në trashëgiminë natyrore evropiane

54

Projekt mësimor nr3Tema: Natyra nuk njeh kufij. Ajo kërkon mbrojtje dhe zhvillim.( punë individuale ose në grup)

- të shfrytëzojë informacionet e tekstit e më gjerë në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë e pasurisë natyrore evropiane.

Vlerësim me notë

55

-të përshkruajë rëndësinë e mjedisit natyror evropian si element kulturëbërës.

56

-të përcaktojë rolin e shkollës dhe të shoqërisë civile (OJF-ve) në ndërgjegjësimin e opinionit për vlerat e qendrave të trashëgimisë natyrore botërore dhe për mbrojtjen e tyre.

5 - të organizojnë një fushatë

Page 18: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

7

Legjislacioni për trashëgiminë

Turizmi kulturor në Evropë, pjesë e turizmit kulturor botëror.Tiparet dhe veçoritë.

sensibilizuese për mbrojtjen e parqeve kombëtare,duke përdorur mjetet e informacionit.

58

- të ideojnë dhe shpërndajnë një fletëpalosje në shërbim të kësaj fushate.

59

- të kërkojnë mbështetje dhe bashkëpunim me OJF shqiptare e evropiane.

60

-të përshkruajë historinë e turizmit kulturor .-të identifikojë turizmin kulturor evropian në kontekstin e turizmit kulturor botëror-të rendisë tiparet kryesore të turizmit kulturor evropian.

61

Të njohim Evropën turistike, harta dhe itinerare turistike.Përshkrimi i vendeve më të spikatura të turizmit kulturor në Evropë.

- Të përshkruajë Evropën turistike përmes agjencive të udhëtimit, faqeve të internetit, guidave etj. -Të përshkruajë vendet më të spikatura të turizmit kulturor në Evropë-Të përshkruajë turizmin si mjet të komunikimit ndërkulturor.

www.coe.int

6 Roli i institucioneve - Të përshkruajë promovimin

Page 19: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

2 kulturore evropiane në mbështetje të turizmit kulturor.

e turizmit kulturor përmes “ Rrënjëve kulturore”-të rendisë parimet kryesore të Kartës së turizmit kulturor.

63

Rëndësia e udhëtimeve kulturore në personalitetin e njeriut.

-të vlerësojë Moxartin si artistin e parë të Evropës kulturore.-të aftësohet për të mbajtur një ditar udhëtimesh

64

Projekt mësimor nr4Tema: Hartimi i guidës turistike të një vendi fqinj.( Itali, Greqi, Maqedoni,Kosovë, Mali i Zi)Punë në 5 grupe

- të shfrytëzojnë informacionet e tekstit për guidën turistike të një vendi

Vlerësim me notë

65

- të bashkëpunojnë me agjenci turistike që operojnë me vendet fqinje

66

- Të përgatisin një guidë turistike elektronike ose në letër.

67

- të promovojnë ushqime tradicionale dhe objekte artizanale të vendit të zgjedhur.

6 - T’ju ofrojnë produktin e

Page 20: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

8 Konventa e UNESCO-s për “Diversitetin kulturor “ 21 Maji- Dita botërore e Diversitetit kulturor.

tyre nxënësve të tjerë të shkollës

6970

-Të interpretojë Konventën Ndërkombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e diversitetit kulturor të Parisit, 20 tetor 2005-të shpjegojë lidhjen: diversitet kulturor-dialog ndërkulturor

Interneti Tekstet e konventave

71

Konventat evropiane për trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.

-Të shpjegojë përmbajtjen e konventave evropiane për trashëgiminë kulturore dhe mjedisore-Të listojë detyrimet e shtetit palë “Për luftën kundër trafikimit të veprave të artit dhe trashëgimisë kulturore.

72

Konventat e UNESCO-s - te listojë Konventat kryesore të UNESCO-s- Të përshkruajë statusin ligjor të mbrojtjes së monumenteve të natyrës dhe kulturës: modelet më të mira në disa shtete evropiane;

Page 21: Trashëgimia-kulturore-XI-plan-i-detajuar.doc^

Raporti teori – veprimtari praktike apo njohuri – aftësi rekomandohet të jetë 48 orë njohuri dhe 24 orë realizimi projektesh, megjithatë sugjerohet që zhvillimi i lëndës mësimore të realizohet edhe në varësi të rrethanave shkollore dhe vendore.