alkinet

9
ALKINET

Upload: fleurati

Post on 29-Jun-2015

1.829 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Alkinet

ALKINET

Page 2: Alkinet

Alkinet

Alkinet janë hidrokarbure të pangopura që përmbajnë katër atome të hidrogjenit më pak se alkanet dhe me formulë të përgjithshme CnH2n-2. Alkinet përmbajnë lidhje trefishe ndërmjet atomeve të karbonit, edhe alkinet e kanë prapashtesën “in” sikur alkanet dhe alkenet. Përfaqësuesi kryesor i alkineve është Etini. Alkinet përfitohen nga gazi natyrorë dhe nga karburi i kalciumit me formulë molekulare CaC2.

Page 3: Alkinet

Vetitë fizike të alkineve

• Janë të ngjashme me alkenet. Tre përfaqsuesit

e parë të serisë homologe të alkineve janë gaze, deri te anëtari 17 janë lëngje, ndërsa anëtarët e lartë janë në gjendje agregate të ngurtë.

Page 4: Alkinet

Vetitë kimike të alkineve

Alkinet në molekulat e tyre përmbajnë një lidhje trefishe ndërmjet dy atomeve të karbonit. Ky njëherit është grupi funksionor për alkine që përcakton vetitë kimike të tyre.

Alkinet tregojnë reaksione të:

Adicionimit

Oksidimit

Polimerizimit

Page 5: Alkinet

Etini

• Etini është përfaqësuesi më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm i alkineve, me formulë molekulare, racionale dhe strukturale . Etini në laborator përfitohet nga reaksioni i karburit të kalciumit, dhe ujit.

• Në industri etini përfitohet nga bashkëveprimi i karburit të kalciumit me ujin.

Page 6: Alkinet

Etini

Formula racionale

Formula strukturale

Formula molekulare

CHCH

Page 7: Alkinet

Vetitë fizike të etinit

• Etini është gaz pa ngjyrë, pa erë dhe është më i lehtë se ajri. Për dallim nga hidrokarburet vargore, tretet në ujë. Etini tretet mirë në aceton (propanon). Ruhet në bombola të çelikta, i tretur në aceton, në shtypje 1500 kPa. Po të shtypet, në mungesë të acetonit (propanonit) mund të shpërthejë .

Page 8: Alkinet

Vetitë kimike të etinit• Etini është gaz shumë aktiv. Përzierja e etinit

me ajrin , në raporte të caktuara , është shpërthyese. Ai digjet në ajër me flakë të ndritshme. Me djegien e plotë te etinit, në prani të oksigjenit të pastër, lirohet temperaturë mbi 3000 °C, që shkrinë shumicën e metaleve dhe mundëson ngjitjen dhe prerjen autogjene të tyre.

Page 9: Alkinet

Punoi:

• Fleurat Govori