dokumenti strategjik për kosovën (draft versioni shtator 2013)...

29
1 Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) 2014-2020 Pjesa I: Hyrje 1. Qëllimi Ky Dokument Strategjik i vendit përcakton prioritetet për asistencën financiare të BE-së për periudhën 2014-2020 për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Ajo përkthen prioritetet politike, siç janë përcaktuar në Strategjinë e Zgjerimit dhe në raportin e fundit vjetor të progresit, në fushat kyçe ku asistenca financiare është më e dobishme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) është instrumenti kryesor financiar që ofron mbështetjen e BE-së për vendet përfituese në zbatimin e reformave me qëllim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndihma financiare nën IPA II ndjek këto katër objektiva specifike: (a) mbështetje për reformat politike, (b) mbështetje për zhvillimin ekonomik, social dhe territorial, (c) forcimin e aftësisë së vendit përfitues për të përmbushur detyrimet (e ardhshme) që rrjedhin nga anëtarësimi në BE, duke mbështetur grupimi progresiv me Acquis të Bashkimit Evropian, (d) forcimin e integrimit rajonal dhe bashkëpunimit territorial. Në mënyrë që të rrisë ndikimin e ndihmës financiare të BE-së, financimi do të jetë i përqendruar në zonat ku reformat dhe investimet janë më të nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. Do të jenë të përshtatura për të marrë parasysh kapacitetin e Kosovës për të përmbushur këto nevoja. Asistenca do të planifikohet në mënyrë koherente dhe gjithëpërfshirëse për të përmbushur më mirë të katër objektiva specifike. Megjithatë, asistenca e BE-së është vetëm një nga mjetet për të arritur përparimin e nevojshëm. Atëherë kur vendoset mbi prioritetet për veprim, për shkak të nevojave, duhet të merren parasysh mjetet e vendit përfitues, si dhe mjetet e mbështetjes së dhënë nëpërmjet instrumenteve të tjera të BE- së dhe nga akterë e tjerë, në veçanti nga bashkësia ndërkombëtare, donatorët dypalësh ose institucionet financiare ndërkombëtare. Duhet t`i jepet përparësi ofrimit të ndihmës financiare sipas përqasjes së sektorit aty ku është e mundur. Kjo duhet të sigurojë një qasje afatgjate, koherente dhe të qëndrueshme, dhe do të lejojë rritjen e pronësisë së autoriteteve kombëtare. Ajo gjithashtu lehtëson bashkëpunimin ndërmjet donatorëve, eliminon dyfishimin e përpjekjeve dhe sjell efikasitet dhe efektivitetit më të madh. Me qëllim të ofrimit të prioriteteve të përcaktuara për asistencën financiare nga BE-ja për Kosovën, për shtatë vitet e ardhshme, ky Dokument Strategjik i vendit përcakton objektivat kuptimplota dhe realiste, identifikon veprimet kyçe dhe akterët, përshkruan rezultatet e pritura, tregon se si progresi do të matet dhe monitorohet, dhe përcakton alokimet indikative financiare. Prioritetet e përcaktuara për ndihmë financiare do të shërbejnë si një bazë për programimin (shumë-) vjetor të fondeve të IPA-II në vitet 2014-2020. Ky Dokument Strategjik i vendit duhet të ketë një rishqyrtim afatmesëm dhe të rishikohet sipas nevojës. Ajo gjithashtu mund të rishikohet në çdo kohë me iniciativën e Komisionit Evropian. 2. Konsultimi mbi këtë Dokument Strategjik

Upload: others

Post on 15-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

1

Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) 2014-2020

Pjesa I: Hyrje

1. Qëllimi

Ky Dokument Strategjik i vendit përcakton prioritetet për asistencën financiare të BE-së për periudhën 2014-2020 për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Ajo përkthen prioritetet politike, siç janë përcaktuar në Strategjinë e Zgjerimit dhe në raportin e fundit vjetor të progresit, në fushat kyçe ku asistenca financiare është më e dobishme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA II) është instrumenti kryesor financiar që ofron mbështetjen e BE-së për vendet përfituese në zbatimin e reformave me qëllim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndihma financiare nën IPA II ndjek këto katër objektiva specifike: (a) mbështetje për reformat politike, (b) mbështetje për zhvillimin ekonomik, social dhe territorial, (c) forcimin e aftësisë së vendit përfitues për të përmbushur detyrimet (e ardhshme) që rrjedhin nga anëtarësimi në BE, duke mbështetur grupimi progresiv me Acquis të Bashkimit Evropian, (d) forcimin e integrimit rajonal dhe bashkëpunimit territorial.

Në mënyrë që të rrisë ndikimin e ndihmës financiare të BE-së, financimi do të jetë i përqendruar në zonat ku reformat dhe investimet janë më të nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit. Do të jenë të përshtatura për të marrë parasysh kapacitetin e Kosovës për të përmbushur këto nevoja. Asistenca do të planifikohet në mënyrë koherente dhe gjithëpërfshirëse për të përmbushur më mirë të katër objektiva specifike. Megjithatë, asistenca e BE-së është vetëm një nga mjetet për të arritur përparimin e nevojshëm. Atëherë kur vendoset mbi prioritetet për veprim, për shkak të nevojave, duhet të merren parasysh mjetet e vendit përfitues, si dhe mjetet e mbështetjes së dhënë nëpërmjet instrumenteve të tjera të BE-së dhe nga akterë e tjerë, në veçanti nga bashkësia ndërkombëtare, donatorët dypalësh ose institucionet financiare ndërkombëtare. Duhet t`i jepet përparësi ofrimit të ndihmës financiare sipas përqasjes së sektorit aty ku është e mundur. Kjo duhet të sigurojë një qasje afatgjate, koherente dhe të qëndrueshme, dhe do të lejojë rritjen e pronësisë së autoriteteve kombëtare. Ajo gjithashtu lehtëson bashkëpunimin ndërmjet donatorëve, eliminon dyfishimin e përpjekjeve dhe sjell efikasitet dhe efektivitetit më të madh.

Me qëllim të ofrimit të prioriteteve të përcaktuara për asistencën financiare nga BE-ja për Kosovën, për shtatë vitet e ardhshme, ky Dokument Strategjik i vendit përcakton objektivat kuptimplota dhe realiste, identifikon veprimet kyçe dhe akterët, përshkruan rezultatet e pritura, tregon se si progresi do të matet dhe monitorohet, dhe përcakton alokimet indikative financiare. Prioritetet e përcaktuara për ndihmë financiare do të shërbejnë si një bazë për programimin (shumë-) vjetor të fondeve të IPA-II në vitet 2014-2020.

Ky Dokument Strategjik i vendit duhet të ketë një rishqyrtim afatmesëm dhe të rishikohet sipas nevojës. Ajo gjithashtu mund të rishikohet në çdo kohë me iniciativën e Komisionit Evropian.

2. Konsultimi mbi këtë Dokument Strategjik

Page 2: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

2

DSV-ja është krijuar në partneritet me Kosovën dhe merr parasysh strategjitë dhe prioritetet e saj. Mes dhjetorit 2012 dhe dhjetor 2013 u mbajtën takime të ndryshme konsultative me Ministrinë e Integrimit Evropian (MIE). MIE ka organizuar konsultime me ministritë e linjës dhe ka ofruar inpute të rëndësishme për DSV-së në faza të ndryshme të procesit të hartimit. Në marsin e vitit 2013 u hapen konsultimet me EULEX-in dhe vazhduan gjatë gjithë procesit të hartimit. EULEX-i dhe EEAS-ja kanë dhënë kontribut thelbësor mbi nevojat për asistencën IPA-s në fushën e sundimit të ligjit. Në qershor të vitit 2013, u organizua takimi i parë konsultativ me shoqërinë civile nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe MIE, e ndjekur nga një proces konsultimi i organizuar me ndihmën e një lehtësuesi. Në seancën plenare të DPSA-së me organizatat e shoqërisë civile, të mbajtura në korrik të vitit 2013, OSHC-të patën edhe një tjetër mundësi për të komentuar mbi draftin fillestar të DVS-së. OSHC-të gjithashtu kanë dhënë kontributin me shkrim mbi nevojat dhe prioritetet që do të adresohen në DVS. U mbajtën konsultimet me Shtetet Anëtare të BE-së dhe donatorët tjerë bilateral dhe multilateral në kontekst të mbajtjes së takimeve dy-mujore për koordinimin e donatorëve ("SHA + takim"), të organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Janë mbajtën konsultime me IFN-të gjatë gjithë procesit të hartimit: ditët e BB-KE në maj të vitit 2013 u parapri nga një seri takimesh bilaterale me zyrën vendore të BB-së dhe zyrës në Vjenë; BEI u konsultua në kuadrin e Konferencës së Donatorëve mbi Energjinë e Qëndrueshme si dhe nëpërmjet kontakteve të rregullta telefonike dhe me e-mail. Konsultimet me KfW u zhvilluan në terren dhe në një takim të përbashkët në Bruksel, në prill të vitit 2013. Është konsultuar CEB-ja që nga korriku i vitit 2013, që kur ajo u bë pjesë e komunitetit të donatorëve në Kosovë. [të plotësohet]

Pjesa II: Analizimi i nevojave dhe kapaciteteve

1. Përshkrimi i vendit

Kosova ka një popullsi prej rreth 1.8 milion. Në shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë dhe miratoi një kushtetutë të bazuar në propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (Plani i Ahtisaarit). Sistemi politik i Kosovës është i bazuar në parimet e demokracisë parlamentare.

Për shumicën e fushave të politikës, Kosova ka vendosur elementet e një kornize legjislative në përputhje me standardet e BE-së dhe kapacitetet themelore administrative. Janë vendosur strukturat themelore për qeverisje në nivelin qendror dhe lokal. Megjithatë, kapaciteti dallon mes ministrive të ndryshme dhe është veçanërisht i dobët në nivelin komunal. Ekzistojnë strukturat bazë politike dhe administrative të Kuvendit, në veçanti rregullat dhe rregulloret, dhe proceset në nivel politike dhe administrative për të planifikuar punën e Kuvendit dhe për të kryer funksionet e tij kryesore. Ligjvënia vazhdon të dominojë në orarin e kuvendit, ndërsa shqyrtimi ekzekutiv dhe monitorimi zë vendin e dytë. Sa i përket integrimit në BE, komisioni parlamentar për Integrime Evropiane i është dhënë përgjegjësi më e gjerë në bazë të rregullave të punës së Kuvendit, me një fokus të veçantë në shqyrtimin dhe monitorimin e "procesit të harmonizimit të ligjeve të miratuara nga kuvendi me legjislacionin të Bashkimit Evropian". Kosova ka miratuar strategjinë e saj të administratës publike në vitin 2010. Qeveria ka filluar zbatimin e planit të veprimit të Strategjisë së RAP-së dhe takimet e organizuara për koordinimin e donatorëve për të kërkuar mbështetjen e donatorëve për objektivat specifike të planit të veprimit. Në praktikë, reforma e administratës publike ka qenë e penguar nga mungesa e vullnetit politik, profesionalizmi dhe motivimi. Ekziston një ndërhyrje e vazhdueshme politike në shërbimin civil.

Page 3: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

3

Në fushën e sundimit të ligjit, janë vendosur institucionet kryesore dhe është miratuar legjislacioni. Korniza legjislative është e ndërlikuar. Sidomos lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një sfidë e rëndësishme. Korrupsioni dhe praktikat e biznesit joformal janë të përhapura gjerësisht dhe mbeten pengesa të rëndësishme për zhvillimin ekonomik. Përvoja dhe ekspertiza e Kosovës për të trajtuar hetimet e ndërlikuara penale është e kufizuar. Përgjegjësitë institucionale nuk janë gjithmonë të ndara në mënyrë të qartë. Gjykimet më të ndjeshme të rasteve të krimit të organizuar vazhdojnë të kryesohen nga panele të përziera të gjykatësve vendor the atyre të EULEX-it. Institucionet kyçe të sistemit gjyqësorë janë të themeluara dhe janë duke i ngritur kapacitetet e tyre në mënyrë progresive. Kosova ka miratuar legjislacionin për reformën e madhe gjyqësore, e cili synon të përfshijë parimet e paanësisë, pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit. Marrëveshja e parë e parimeve që rregullon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në prill të vitit 2013, parasheh integrimin e personelit serb të sigurisë dhe autoriteteve gjyqësore në strukturat e Kosovës me ndihmën e EULEX-it atëherë kur është e nevojshme.

Kushtetuta e Kosovës liston instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Kosovë dhe përbëjnë një pjesë integrale të kornizës ligjorë të Kosovës. Sa i përket promovimit dhe zbatimit të drejtave të njeriut, sfida kryesore për Kosovën, është të përmirësoj zbatimin e kornizës ekzistuese ligjore dhe zbatimin e vendimeve për rregullimin e shkeljeve të drejtave të njeriut. Komunitetet jo-shumicë vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha dhe me diskriminim. Zbatimi i strategjisë dhe planit të veprimit për integrimin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian (2009-2015) mbetet i dobët dhe i paqëndrueshëm. Rreth 17,000 individ që i përkasin grupeve të ndryshme etnike besohet të jenë ende të zhvendosur në Kosovë. Prej këtyre, 878 (apo 326 familje) janë ende duke jetuar në 37 qendra kolektive të banimit. Numri i të kthyerve të mundshëm vullnetar në vitin 2013, sipas Ministrisë për Komunitetet dhe Kthim, qëndron në 733 familje apo 3231 individëve (564 familje/2324 individë nga Serbia; 122 familje/677 individ nga Mali i zi dhe 47 familje/230 individ nga Maqedonia.

Kosova ka zbatuar disa reforma fillestare për të krijuar një ekonomi të tregut plotësisht funksionale, por sundimi i dobët i ligjit, një ekonomi e madhe joformale dhe një kornizë e pazhvilluar e politikave vazhdon të pengojë ekonominë. BPV-ja për kokë banori vlerësohet të jetë 2,760 € në vitin 2012, e barabartë me 11.0 % të mesatares së BE-27. 34.5% e popullatës ende jetojnë në varfëri, me më pak se 1.55€/ditë dhe 12% e popullatës janë në varfëri të skajshme. Fëmijët janë në veçanti të rrezikuar me një mesatare prej 48.6% të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare që jetojnë në varfëri. Papunësia është shumë e lartë me 35.1% sipas një ankete mbi fuqinë punëtore të kryer në vitin 2012; papunësia e të rinjve qëndron në 55.3%. Klima e biznesit në Kosovë është penguar nga qasja e kufizuar në financa, furnizimi jo i qëndrueshëm me energji, konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni. Sektori i ndërmarrjeve në Kosovë është i dominuar nga ndërmarrjet e vogla dhe mikro-ndërmarrjet; tregtia me pakicë vazhdon të jetë sektori më dominues. Kosova ka një bilanc tregtar negativ. Partnerët e saj kryesore tregtarë janë BE-ja, Shqipëria, Serbia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Turqia. Aktualisht rreth 90% e eksportit të Kosovës përbëhet nga materialet e papërpunuara. Statistikat ekonomike, në veçanti llogaritë kombëtare, janë tejet të dobëta, duke penguar një vlerësim të plotë të gjendjes ekonomike.

Sektori i bujqësisë kontribuon rreth 14.1% të BPV-së dhe është punëdhënësi më i madh në Kosovë, me një përqindje të konsiderueshme të Kosovarëve të varur nga ekonomia rurale. Pjesa e saj e punësimit total llogaritet të jetë rreth 35%. Anketa e ekonomive familjare bujqësore e

Page 4: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

4

vitit 2012, e llogaritur në përgjithësi për 379.000 ha të tokës bujqësore dhe 277.364 ha (73%) të tokave private bujqësore. 41% e kësaj zone është përdorur si tokë e punueshme dhe 26.0% si livadhe dhe kullota. Kosova posedon tokë të ndryshme, edhe pse territori i saj është i vogël. Vlerësohet se 15% e tokës së Kosovës është e cilësisë së lartë, 29% është e cilësisë së mesme, dhe 56% është e cilësisë së dobët. Prodhimi blegtoral është veçanërisht fitimprurës dhe i një rëndësie të lartë ekonomike. Sektori i bujqësisë ka potencial të rritjes së mëtejshme, si në aspektin e prodhimit edhe në atë të tregtisë. Në vitin 2012, përqindja e ndërmarrjeve të sapo-krijuara, në bujqësi, është dyfishuar. Aktualisht, bilanci i tregtisë i produkteve bujqësore të Kosovës është negativë: vlera e eksporteve të prodhimeve bujqësore prej 25.800.000 € në vitin 2011 duket e vogël në krahasim me vlerën prej 560.100.000 € të importit të produkteve bujqësore. Importet më të rëndësishme, sa i përket vlerës, janë përgatitjet ushqimore, pijet, duhani, mishi, prodhimet e qumështit dhe sheqeri.

Në përputhje me objektivat e qeverisë për zhvillim ekonomik, buxheti për sektorin bujqësor është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit. Ai është përdorur kryesisht për mbështetje të drejtpërdrejt për fermerët për të përmirësuar produktivitetin dhe cilësinë e produkteve bujqësore dhe për të rritur prodhimin me qëllim të zëvendësimit të importit. Shëndeti i kafshëve monitorohet përmes programeve të rregullta të zero-mbikëqyrjes, skemat vjetore të vaksinimit dhe sistemet pasive të mbikëqyrjes me ç`rast veterinarët dhe fermerët raportojnë sëmundjet në Departamentin e shëndetit të kafshëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Burimi i vetëm autokton i energjisë në Kosovë është linjiti. 98% e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë vjen nga dy termocentralet e vjetruara, joefikase dhe shumë ndotëse të linjitit: Kosova A (345 MW, e ndërtuar në vitin 1962) është në gjendje të keqe, dhe është burimi më i madh i ndotjes në Kosovë dhe pritet të mbyllet në vitin 2017. Kosova B (540 MW, e ndërtuar në vitin 1983) ka nevojë për rehabilitim për të përmbushur standardet mjedisore të BE-së. Niveli i inkasimit është përmirësuar për 91% për të gjithë energjinë e faturuar. Ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit ende kanë një ndikim negativ në investime dhe zhvillimin e biznesit.

Në vitin 2011 u miratua Ligji për efiçiencë të energjisë, i ndjekur nga legjislacioni sekondar në vitin 2012. Është miratuar Plani i Veprimit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (PKEE) 2010-2018. Ky dokument strategjik afat-gjatë mbulon shumicën e sektorëve të cilët konsumojnë energji siç janë transporti, bujqësia, industria dhe sektori i shërbimeve. Dokumenti kërkon që komunat të themelojnë zyrat e energjisë dhe të përgatisin planet komunale të efiçiencës së energjisë. Siç kërkohet nga Sekretariat i Komunitetit të Energjisë, Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE) duhet të përgatis programet 3 vjeçare me PKEE-në me masa dhe me mekanizma të qartë të verifikimit/vlerësimit. Deri më tani, vetëm fondet e limituara kanë qenë në dispozicion për masat e efiçiencës së energjisë. Në vitin 2013, qeveria miratoi objektivat e saj për energjinë e ripërtërishme 2013-2020, duke e zotuar atë për 29.4 % të përqindjes së synuar nga burimet e ripërtërishme në konsumin përfundimtar bruto deri në vitin 2020. Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRE) ka vendosur tarifat e furnizimit për prodhimin e energjisë nga era dhe uji, por ende duhet të zhvillohen tarifat për burimet e ripërtërishme diellore, gjeo-termale dhe burime të tjera.

Sektori i energjisë është burimi kryesor i ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës në Kosovë. Standardet mjedisore dhe klimatike nuk janë integruar në politikat e tjera, në veçanti në ato të energjisë, transportit, pylltarisë, bujqësisë dhe industrisë. Nuk ka kapacitetet të mjaftueshme për

Page 5: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

5

menaxhimin e mbeturinave dhe një pjesë e konsiderueshme e popullatës ende nuk është e kyçur në sistemin e furnizimi me ujë të pijshëm.

Një strategji dhe plan i veprimit nga qeveria, për bashkëpunim me shoqërinë civile, është zhvilluar në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe është miratuar në korrik të vitit 2013. Në praktikë, bashkëpunimi në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës është ende i kufizuar dhe shpesh ad hoc.

Kosova i`u bashkua Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009 dhe ka qenë anëtare e plotë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që nga dhjetori i vitit 2012. Në qershor të vitit 2013, Kosova ka nënshkruar një marrëveshje kornizë me BEI-në dhe është bërë anëtare e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës në korrik të vitit 2013.

2. Konteksti për planifikimin e ndihmës

2.1 Strategjie e BE-së për zgjerim dhe marrëdhëniet me BE-në Kosova e ndan perspektivën e saj Evropiane me pjesën tjetër të rajonit dhe merr pjesë në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit për Ballkanin perëndimor. Në qershor të vitit 2013, Këshilli autorizoi hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Për të përmbushur obligimet e veta sipas marrëveshjes së stabilizimit dhe asocimit, Kosova do të ketë nevojë në veçanti për të përmirësuar sundimin e ligjit, gjyqësorin, administratën publike, reforma zgjedhore dhe kuvendin, të drejtat themelore dhe të drejtat njerëzore, mbrojtjen e minoriteteve, tregtinë dhe çështjet e tregut të brendshëm, dhe çështjet fito-sanitare dhe veterinare.

Pas rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010, Bashkimi Evropian është duke e lehtësuar dialogun teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog ka rezultuar me një numër të marrëveshjeve teknike. Dialogu politik në nivel të kryeministrave rezultoi me "Marrëveshjen e Parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ", në prill të vitit 2013, e pasuar nga një plan i zbatimi i dakorduar më 22 maj të vitit 2013. BE-ja mbështet zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun politik nëpërmjet IPA-së.

Përmirësimi i sundimit të ligjit është një nga prioritetet kyçe të identifikuara në Strategjinë e Zgjerimit dhe në studimin e fizibilitetit të MSA-së për Kosovën. Kjo është thelbësore për përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e investimeve, dhe gjithashtu e domosdoshme për luftimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë siç përcaktohet në Strategjinë e Brendshme të Sigurisë së BE-së: prishja e rrjeteve ndërkombëtare të krimit, parandalimin e terrorizmit dhe adresimin e radikalizimit dhe rekrutimit, ngritja e niveleve të sigurisë për qytetarët dhe bizneset në fushën kibernetike, duke forcuar sigurinë përmes menaxhimit të kufirit dhe duke rritur qëndrueshmërinë e Evropës ndaj krizave dhe fatkeqësive. Komisioni Evropian monitoron progresin e Kosovës në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndihmon që të udhëzoj gjyqësorin e saj përmes nivelit të lartë të dialogut të strukturuar mbi sundimin e ligjit. Në janar të vitit 2012, Komisioni nisi dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën. Që nga viti 2008, misioni i BE-së për sundim të ligjit EULEX ka monitoruar, mentoruar dhe këshilluar Kosovën mbi sundimin e ligjit, veçanërisht në lidhje me policin, gjyqësinë dhe doganat. Ai gjithashtu mbanë disa përgjegjësi ekzekutive. Mandati i tanishëm i EULEX-it përfundon në qershor të vitit 2014. Prezenca ushtarake e udhëhequr nga NATO - KFOR vazhdon të ofroj sigurinë në tërë Kosovën.

Megjithëse korniza institucionale është pothuajse e përfunduar, qeverisja e mirë, duke përfshirë reformën e administratës publike, vazhdon të jetë një prioritet kyç për Kosovën

Page 6: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

6

në rrugën e saj evropiane. Procedurat adekuate administrative, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me burimet publike, menaxhimin e financave publike, vjeljen e tatimeve, si dhe një sistem i besueshëm dhe i pavarur i statistikave janë të një rëndësie themelore për funksionimin e institucioneve të Kosovës dhe për zbatimin e reformave të nevojshme për përafrimin me BE-në. Në kuadër të negociatave dhe zbatimit të ardhshëm mbi MSA-në, do të bëhet edhe më i rëndësishëm përmirësimi i kapaciteteve administrative. Që nga qershori i vitit 2013, Kosova është e angazhuar në një dialog të strukturuar të politikave me BE-në mbi reformën e administratës publike, grupi i veçantë mbi RAP-in. Grupi ofron mundësinë për të rishikuar në mënyrë të rregullt gjendjen e zbatimit të Planit të Veprimit mbi RAP-in dhe ofron përkrahjen e nevojshme për Kosovën dhe për institucionet e sajë në inkorporimin e praktikave më të mira dhe parimeve të përbashkëta të ndara nga vendet anëtare të BE-së.

Kosova aktualisht përfiton nga koncesionet tregtare unilaterale që i lejojnë të ketë qasje thuajse të lirë të pakufizuar në tregun e BE-së. Ky regjim tregtar do të zëvendësohet nga MSA-ja kur të arrihet marrëveshja. Deficiti tregtar i bujqësisë me BE-në ka arritur vlerën prej 138 milion € në vitin 2011. Sipas MSA-së, Kosova do të duhet të vazhdojë reformat strukturore bujqësore për të përshpejtuar harmonizimin e rregullave veterinare, sanitare dhe fito-sanitare me standardet e BE-së për të ndihmuar që eksporti i saj të plotësoj kërkesat ndërkombëtare. Kosova ka nevojë që urgjentisht të përmirësojë mbledhjen e të dhënave statistikore të saj pasi ka dallime të mëdha në mes të BE-së dhe të dhënave të Kosovës mbi tregtinë (bujqësore) dhe në shumë sektorë të tjerë.

Kosova është palë në Traktatin e Komunitetit të Energjisë. Prandaj ajo tashmë ka miratuar një numër të ligjeve në sektorin energjetik në përputhje me acquis e BE-së. Sektori i energjisë udhëhiqet nga tre ligjet e miratuara në vitin 2010 duke pasqyruar angazhimet e paketës së dytë të BE-së mbi tregun e brendshëm të energjisë. Kosova do të duhet të fillojë përafrimin me acquis mbi sigurinë e furnizimit, dhe të vazhdojë përafrimin dhe zbatimin e acquis mbi energjinë, derivatet dhe me sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi. Kosova do të duhet të ndërmarr hapa konkretë për të transpozuar dhe zbatuar acquis e BE-së mbi ndryshimet klimatike, duke filluar nga legjislacioni i mekanizmit monitorues. Në përputhje me Dokumentin e Gjelbër të BE-së mbi "Korniza e vitit 2030 mbi klimën dhe politikat e energjisë" Kosova duhet të filloj të reflektoj mbi kornizën e saj për klimë dhe energji për vitin 2030.

Një shoqëri e fuqizuar civile mund të luajë një rol të rëndësishëm në sigurimin se parimet e dinjitetit njerëzor, lirisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve respektohen në praktikë. Edhe vetë ajo është gjithashtu një komponent i rëndësishëm i çdo demokracie. Mbështetja për shoqërinë civile në kuadër të politikës së zgjerimit është e fokusuar në mundësimin dhe nxitjen e demokracisë pjesëmarrëse. Kjo pasqyrohet në dy qëllimet kryesore: Arritja e një ambient që është i favorshëm për aktivitetet e shoqërisë civile dhe ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve ashtu që ato të jenë efektive dhe të jenë akterë të përgjegjshëm dhe të pavarur. Në Kosovë, Komisioni ka krijuar një mekanizëm për konsultime strukturore me organizatat e shoqërisë civile në kontekst të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit.

Kosova ka përfituar nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA) që nga viti 2007. BE-ja ka ndarë gjithsej një shumë përafërsisht prej 635 milion € për Kosovën nën IPA-në për periudhën 2007-2013.

Duke pasur parasysh negociatat e ardhshme për MSA-në, dialogun në vazhdim me Serbinë dhe dinamikat e Këshillit të Evropës, marrëdhëniet e Kosovës me BE-në pritet të mbeten dinamike në periudhën 2014-2020. Që të jetë në gjendje t`iu përgjigjet këtyre dinamikave, është e rëndësishme që asistenca IPA të mund të zbatohet në mënyrë fleksibile.

Page 7: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

7

2.2 Strategjitë relevante kombëtare/regjionale Kosova aktualisht nuk ka një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse të zhvillimit. Megjithatë, një numër i dokumenteve për planifikimin afat-mesëm ekziston. DSV-ja merr parasysh Strategjinë e Kosovës për Integrimin Evropian 2014-2020, Deklaratën e Politikave Prioritare Afat-mesme 2014-2016, si dhe Kornizën Afat- Mesme e Shpenzimeve 2014-2016. Kufizimi i këtyre dokumenteve qëndron në atë se agjendat e rëndësishme politike siç është Integrimi Evropian dhe Zhvillimi ekonomik nuk janë të integruara në buxhet ose KASH. Janë ndërmarr hapa në këtë drejtim në vitet e kaluar, por ende mungon një vizion për zhvillimin afatmesëm dhe afatgjatë të Kosovës. Kosova ka filluar zhvillimin e strategjive shumë vjeçare në shumicën e sektorëve, por shumë prej tyre janë me fushëveprime ose kohëzgjatje të kufizuar dhe nuk krahasohen me një buxhet. Në një numër sektorësh janë zhvilluar strategji gjithëpërfshirëse, realiste dhe me kosto të llogaritur, nga ministritë përkatëse, të asistuar shpesh nga partnerët donatorë. Shembuj të mirë janë Plani për zhvillim rural dhe bujqësor 2007-2013 dhe 2014-2020, Strategjia e energjisë 2009-2018, Strategjia për reformën e administratës publike 2010-2013 dhe Plani strategjik i arsimit të Kosovës 2011-2016. Mbështetja e IPA-së do të jetë kusht për zhvillimin e strategjive sektoriale në vende ku këto janë të mangëta ose kanë nevojë për përmirësim. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një element thelbësor i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Pas një marrëveshjeje të dialogut teknik me Serbinë, në shkurt të vitit 2012, pjesëmarrja e Kosovës në marrëveshjet rajonale të bashkëpunimit është përmirësuar dukshëm. Megjithatë, çështja e statusit vazhdon të pengojë integrimin e plotë të Kosovës në mekanizmat e bashkëpunimit rajonal. Kosova është pjesëmarrëse e Marrëveshjes së Evropës qendrore për tregti të lirë. Pjesa e eksporteve në vendet anëtare të CEFTA-s ishte rreth 26% në vitin 2011.

Kosova iu bashkua Këshillit për bashkëpunim rajonal në fillim të vitit 2013. Kosova gjithashtu merr pjesë në forumin e Observatorit të transportit të Evropës juglindore (SEETO), Traktati i komunitetit të energjisë së Evropës juglindore (EJL), Qendra për mësime për ndërmarrësin, Grupi rajonal i përhershëm punues për zhvillim rural në EJL, Rrjeti rajonal i mjedisit për aderim, dhe Rrjeti i shoqatave të autoriteteve lokale të Evropës juglindore. Kosova është e gatshme për të marrë pjesë plotësisht në nismat e tjera rajonale, duke përfshirë edhe Traktatin e komunitetit të transportit, bashkëpunimit gjyqësor, marrëveshjeve të punësimit dhe politikave sociale brenda kornizës së Rrjetit te politikave sociale dhe punësimit të EJL-së dhe rrjeti shëndetësor të EJL-së, si dhe të Dekadës së romëve.

2.3 Kushtet për menaxhimin e asistencës të para-anëtarësimit Rregullorja e IPA-së parashikon përgatitjen për decentralizimin e menaxhimit të asistencës në vendet kandidate potenciale, në mënyrë që të rritet pronësia dhe të ngritën kapacitetet për menaxhimin e fondeve të BE-së sipas sistemit të decentralizuar të zbatimit (SDZ). Qëllimi i decentralizimit të menaxhimit, në kontekst të strategjisë së para-anëtarësimit, është për të përmirësuar pronësinë dhe për t`u mundësuar vendeve kandidate dhe kandidatëve potencial që ata vetë të zbatojnë fondet e BE-së dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre për të marr përsipër përgjegjësitë për anëtarësim në këtë drejtim.

Pronësia e institucioneve të Kosovës dhe kapacitetet e përgjithshme për të planifikuar, programuar, zbatuar dhe monitoruar asistencën e IPA-së janë rritur ndjeshëm me kalimin e viteve. Ministria e Integrimeve Evropiane ka një staf profesional dhe të trajnuar mirë. Niveli i njohurisë dhe ekspertizës në çështjet e Integrimit Evropian është më pak i

Page 8: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

8

zhvilluar në mes të institucioneve tjera, sidomos në nivelin lokal. Një udhëzues për menaxhimin indirekt të Asistencës së BE-së do të zhvillohet deri në vitin 2015. Bazuar në këtë udhërrëfyes, qeveria do të përmirësoj strukturat ekzistuese dhe do të ngrit të rejat të nevojshme për zbatimin e fondeve të BE-së. Në mënyrë të ngjashme, kushtet për përkrahje buxhetore ende nuk janë vendosur, por do të duhet të zhvillohen në vitet e ardhshme.

2.4 Koordinimi i donatorëve dhe plotësueshmëria me asistencën tjetër të BE-së Brenda qeverisë, Ministria e Integrimit Evropian është përgjegjës për koordinimin e asistencës së donatorëve. Platforma për menaxhimit e ndihmës, e themeluar me mbështetjen e BE-së, përdoret si një mjet kryesor për monitorimin e aktiviteteve të donatorëve. Grupet sektoriale të punës, të themeluara me qëllim që të koordinojnë aktivitetet e donatorëve, nuk janë ende plotësisht funksionale dhe mungon përfshirja substanciale nga donatorët dhe institucionet e linjës. Megjithatë, është arritur progres në disa sektorë, siç janë reforma e administratës publike, dhe zhvillimin bujqësor e rural, ku janë themeluar disa struktura të monitorimit dhe zbatimit. Zyra e BE ka qenë nikoqir i takimit koordinues që mbahet në baza dymujore me Shtetet Anëtare të BE dhe donatorët tjerë bilateral dhe multilateral (SHBA-të, agjencitë e OKB-së etj.) Synohet bashkëpunim i ngushtë me EULEX-in përkitazi me ndihmën e BE-së të ofruar për sektorin e sundimit të ligjit.

Përveç IPA-së, Kosova po merr asistencë të kufizuar nga BE-ja përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (IEDDNj) dhe Instrumentit për Stabilitet IpS. Koordinimi me asistencën IPA është i siguruar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

2.5 Përputhshmëria me politikat e BE-së

Ndihma financiare në fushat prioritare të identifikuara në këtë Dokument Strategjik të Vendit (DSV) do të ofrohen në përputhje me, dhe në mbështetje të Strategjisë së Zgjerimit për Kosovën. Ato do të formësohet për të qenë në përputhje me politikat e BE-së në të njëjtën fushë, në veçanti me strategjinë Evropa 2020 dhe strategjive të aplikueshme makro-rajonale, iniciativat më parësore të BE-së për t'i dhënë shtytje rritjes ekonomike dhe vendeve të punës, si dhe objektivat e politikave përkitazi me klimën e BE-së. Objektivat e përcaktuara deri në vitin 2020 reflektojë nivelin e zhvillimit ekonomik dhe situatën e progresit në procesin e integrimit të Kosovës. Objektivat e dakorduara sipas strategjisë EJL 2020 janë standarde të rëndësishme në përpjekjet e Kosovës për reforma dhe ndihmë financiare sipas IPA II dhe do të përdoren për të mbështetur përmbushjen e këtyre standardeve.

Pjesa III: Dizajni i përgjithshëm i asistencës së para-anëtarësimit për Kosovën

1. Fushat e politikave dhe sektorët e asistencës për 2014-2020

Page 9: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

9

Siç u përmend më parë, sektori i planifikimit është në një fazë të hershme. Për këtë arsye një nga qëllimet e IPA II do të jetë mbështetja e institucioneve të Kosovës në zhvillimin e strategjive gjithëpërfshirëse sektoriale. Megjithatë, sfida kryesore për Kosovën nuk është hartimi i legjislacionit, strategjive apo planeve të veprimit, por zbatimi i tyre. Kjo është një sfidë në shumë sektorë, kryesisht për shkak të kapaciteteve, ekspertizës dhe përvojës së kufizuar në institucionet përgjegjëse. Pasi që Kosova vetëm kohët e fundit ka filluar ngritjen e administratës së sajë publike, përmirësimi i menaxhimit të sektorit publik dhe reformimi i administratës publike mbetet një sfidë e madhe. Aktualisht, administrata publike e Kosovës karakterizohet me shkëputjet në planifikim dhe politik-bërje në nivelet qeveritare dhe ministrore. Planet shpesh janë zhvilluar në mënyrën ad hoc duke iu përgjigjur kërkesave të komunitetit ndërkombëtar. Për më tepër, numri i ministrive është rritur, me disa ministri të reja të krijuara nëpërmjet bashkimit. Si rezultat, ka pasur pak ose aspak koherencë mes qëllimeve afatgjata dhe afatmesme, veçanërisht midis strategjive të rëndësishme siç janë agjenda evropiane dhe zhvillimi ekonomik.

Mekanizmat e koordinimit të politikave dhe pronësia nga ana e qeverisë janë përmirësuar përmes masave të ndryshme: themelimi i Zyrës së Planifikimit Strategjik, përfshirja e dispozitave që lidhen me planifikimin strategjik në rregullat e reja të punës së qeverisë të vitit 2011, vlerësimi aktual i strategjive sektoriale i proceduar qeverisë nga ZPS-ja, themelimi i Departamenteve për Integrime Evropiane dhe koordinim të politikave në ministritë e linjës dhe qartësimi i procedurave dhe standardeve për zhvillimin e strategjive dhe politikave. Plani për zbatimin e Vizionit Ekonomik 2011-2014 ka krijuar një bazë të mirë për zhvillimin e planifikimit gjithëpërfshirës afatmesëm. ZKM-ja dhe MIE-ja kanë kapacitet për të koordinuar zhvillimin e dokumenteve kryesore strategjike dhe të sigurojnë mekanizmin themelorë për raportim dhe monitorim. Konsolidimi i një sistemi të planifikimit strategjik është në fazën fillestare të një procesi të gjatë të përmirësimit, me disa trende pozitive në vitin 2013. Megjithatë, zhvillimi i planeve realiste dhe aftësia e zbatimit të tyre me kohë mbetet një sfidë e madhe për qeverinë. Objektivi i parë i planit të veprimit të RAP-së është i lidhur me reformat dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve që merren me planifikimin strategjik dhe politika të BE-së. Për të arritur këtë objektiv, një qasje e integruar e RAP-së është vendimtare. Kjo qasje duhet të trajtojë dobësitë në planifikimin dhe përgatitjen e institucioneve të Kosovës për të modernizuar politik-bërjen, të cilat do t'i mundësojnë qeverisë që të alokojë më mirë burimet në dispozicion për të zhvilluar dhe analizuar prioritetet.

Roli i përgjithshëm i MIE-së në koordinimin e integrimit evropian, është i qartë dhe i padiskutueshëm, si dhe ofron një bazë të mirë për zhvillimin e funksioneve më specifike, siç janë shqyrtimi legjislativ dhe harmonizimi që e kërkon procesi i MSA-së. Fokusi kryesor i qeverisë ka qenë në zbatimin gradual të rregullave të punës dhe krijimin e parakushteve për procesin e ardhshëm të MSA-së. Ministritë e linjës kanë lansuar strukturat që të merren me koordinimin e integrimit evropian, planifikimit strategjik dhe zhvillimit të politikave. Kapaciteti i këtyre njësive për të ofruar kontributin e tyre është penguar nga mungesa e statusit, dhe ç'është më e rëndësishmja, mungesa e stafit dhe mungesa e aftësive dhe ekspertizës.

Janë relativisht të ulëta normat e ruajtjes së stafit në mesin e shërbyesve civilë, gjë që e pengon ngritjen e kapaciteteve institucionale. Menaxhimi i dobët dhe perspektivat e pasigurta të karrierës kontribuojë në qarkullim e lartë të personelit në institucionet publike. Sa i përket zbatimit, ndarja e përgjegjësive në mes të nivelit qendror dhe atij lokal nuk është gjithmonë e qartë. Ka një kapacitet të kufizuar brenda institucioneve publike në nivel komunal. Kjo ndërlidhet kryesisht me mungesën e njohurive dhe aftësive si dhe decentralizimit fiskal të

Page 10: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

10

papërfunduar. Në vitet e ardhshme ka nevojë që t'i jepet më shumë mbështetje procesit të decentralizimit që përfshin komunat që nuk janë ende pjesë e procesit. Gjithashtu, koordinimi në mes të nivelit qendror dhe lokal duhet të përmirësohet edhe më tej. Funksionimi i duhur i institucioneve është ende shumë i bazuar në persona sesa institucione. Mungesa e statistikave të besueshme të përditësuara cenojnë të gjithë sektorët dhe duhet të adresohen urgjentisht.

Kosova ka zhvilluar kornizën themelore ligjore për kontrollin e brendshëm financiar publik, por janë ende të nevojshme përpjekjet substanciale për të zbatuar konceptin e përgjegjësisë së decentralizuar të menaxhimit. Menaxhimi i financave publike është ende një shqetësim në Kosovë. Shumë shpesh prioritetet politike nuk janë pasqyruar në mënyrë adekuate në paqyrat e buxhetit vjetor. Nxitja e reformave dhe integrimit ekonomik në strukturat Evropiane duke përmirësuar formulimin dhe fuqizimin e politikave ekonomike të bazuara në treg do të kërkojë përmirësim në kapacitetet e Kosovës për të ofruar informacion mbi performancën makro-ekonomike dhe parashikimet, për të formuluar politikën ekonomike dhe për të zhvilluar instrumentet e nevojshme për zbatimin e saj. Kosova ka nevojë për të vënë theksin më shumë në sigurimin e pajtueshmërisë me standardet Evropiane, në veçanti sa i përket Agjencive të Prokurimit.

Me fillimin e negociatave të MSA-së, Kosova ka nevojë të forcojë strukturat e saj, në veçanti në ato fusha të prekura drejtpërdrejt nga MSA-ja dhe mekanizmat e raportimit dhe monitorimit, të cilat do të luajnë një rol thelbësor në realizimin e Marrëveshjes. Në veçanti, Kosova do të duhet të punojnë për zbatimin e masave tregtare të përfshira në MSA. Me hyrjen në fuqi të masave tregtare, Kosova do të ketë nevojë që të përshtat sistemin e saj të tatimor në reduktimit të të hyrave doganore. Prandaj, autoriteti i tatimor duhet të jetë në gjendje që të përshtat politikat dhe të identifikojë mënyrat për të përmirësuar efektivitetin e vjeljes së tatimeve me një fokus në realizim. Është e nevojshme mbështetje e mëtejshme për reformimin e sistemeve fiskale në Kosovë dhe zhvillimin e mëtejshëm të administratës tatimore për të siguruar mbledhjen efektive të tatimeve dhe luftën kundër evazionit fiskal. Autoritetet doganore duhet më tej të rrisin efektivitetin e tyre për të përmbushur kërkesat që rezultojnë nga procesi i liberalizimit të vizave dhe tregut të liberalizuar sipas MSA-së. Progresi i Kosovës në procesin e integrimit evropian do të kërkojë gjithashtu kapacitetet e rritura dhe pronësi në të gjitha fazat e menaxhimit të fondeve të IPA-së. Menaxhimi i fondeve te BE-së kërkon një organizim specifik institucional dhe aftësi të veçanta.

Për të përmirësuar sundimin e ligjit, Kosova në veçanti ka nevojë për të forcuar pavarësinë, efektivitetin, llogaridhënien dhe paanshmërinë e gjyqësorit të saj. Një gjyqësor i pavarur që punon në përputhje me standardet e duhura demokratike dhe profesionale nuk është vetëm thelbësorë për vendosjen e sundimit të ligjit për të mirën imediate të publikut, por edhe për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik, duke përfshirë edhe tërheqjen e investimeve të huaja. Ndërhyrja politike në punën e gjyqësorit vazhdon të jetë një shqetësim. Zbatimi i aktgjykimeve, në të dyja rastet civile dhe penale, është i dobët. Që të dyja këto janë pengesa të mëdha drejt krijimit të besimit në gjyqësor. Rastet e pazgjidhura janë në rënie por efikasiteti i sistemit gjyqësor akoma ka nevojë për t'u përmirësuar. Institucionet e Kosovës që kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor nuk kanë krijuar ende një forum efektiv të nivelit të lartë për të koordinuar përpjekjet për reforma, elaborimin e politikave dhe të adresojnë çështjet e mëdha dhe dobësitë strukturore të sistemit. Si rezultat i kësaj, ligjet e miratuara përmbajnë mospërputhje. Kjo vlen jo vetëm për ligjet mbi sistemin gjyqësor (gjykatat dhe prokurorët), por edhe për legjislacioni penal dhe legjislacionin tjetër që ndikon në

Page 11: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

11

sistemin e drejtësisë penale të tilla siç janë lirimet me kusht, lirimet e kushtëzuara, ofrimin e raporteve mjeko-ligjore etj.

Edhe pse në masë të madhe ekziston korniza legjislative kundër korrupsionit, organizimi institucional mbetet kompleks. Kosova ka nevojë për të zbatuar në mënyrë efektive legjislacionin e saj kundër korrupsionit dhe të krijojë një mekanizëm efektiv për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë hetimet e suksesshme dhe ndjekjet penale të zyrtarëve të emëruar dhe të zgjedhur të dënuar për korrupsion. Funksionimi i policisë dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit për të hetuar aktivitetet komplekse kriminale dhe të luftojë korrupsionin ka nevojë të përmirësohet sikurse edhe të ngritët bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit. Sipas MSA-së, Kosova do të duhet të zhvillojnë një kornizë për bashkëpunim që synon luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale, sidomos krimit të organizuar. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet çështjeve siç janë trafikimi me qenie njerëzore, aktiviteteve të paligjshme ekonomike (siç janë korrupsioni dhe transaksionet e paligjshme që përfshijnë mallrat, siç janë produktet e falsifikuara, mbetjet industriale dhe materialet radioaktive), armët e paligjshme, trafikimi dhe terrorizmi. Kapaciteti i Policisë së Kosovës për të hetuar aktivitetet komplekse kriminale është i kufizuar dhe ka nevojë të forcohet.

Legjislacioni i Kosovës mbi të drejtat e njeriut është në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare, por zbatimi mbetet një sfidë. Strukturat që merren me mbrojtjen, promovimin dhe raportimin mbi të drejtat e njeriut duhet të jenë të efektshme, si në nivel qendror ashtu edhe atë lokal. Zbatimi i përgjithshëm i Strategjisë për Romët, Ashkalit dhe Egjiptasit dhe i Planit të Veprimit mbetet i dobët dhe i paqëndrueshëm si rezultat i disa mangësive, duke përfshirë edhe mungesën e vullnetit politik, pronësinë dhe alokimet buxhetore të pamjaftueshme. Për më tepër, ekziston një mungesë e koordinimit në mes të institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe mungesë e koordinimit të efektshëm ndër-ministror. Qëndrueshmëria e procesit të kthimit vazhdon të dëmtohet nga kërcënimet reale dhe të perceptuara të sigurisë, qasja e kufizuar në pronë, procedurat e bllokuara ose të vonuara të rikthimit të pronës, qasja e kufizuar në shërbime publike dhe mungesa e mundësive ekonomike. Numri i parashikuar i personave të zhvendosur brenda vendit që jetojnë në qendrat kolektive në Kosovë mbetet shumë i lartë dhe kushtet e tyre të jetesës nuk janë adresuara në mënyrë adekuate .

Përkundër faktit se Kushtetuta e Kosovës ka dispozitat të fuqishme anti-diskriminuese, zbatimi i politikave anti-diskriminuese është i dobët. Anëtarët e komunitetit lezbike, homoseksual, biseksual, transeksual dhe interseksual (LGBTI) vazhdojnë të përballen me diskriminim, kërcënimin dhe dhunën. Përfaqësimi i grave si në sektorët publik dhe privatë mbetet i ulët, sidomos në pozitat e larta. Qasja në drejtësi për gratë është e kufizuar. Zbatimi dhe mbrojtja e të drejtave pronësore është një sfidë kyçe dhe një nga prioritetet e studimit të fizibilitetit.

Kosova ka zhvilluar një numër të strategjive dhe planeve të veprimit për sektorin e sundimit të ligjit, duke përfshirë Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Luftën kundër korrupsionit 2013-2017, Strategjia kombëtare kundër krimit të organizuar, Strategjia për komunitete dhe kthim (2009-2013, 2014-2018 në përgatitje e sipër), dhe Strategjia për Integrimin e Komuniteteve RAE në Kosovë 2009-2015.

Mungesa e furnizimit me energji të besueshme dhe të pastër paraqet një sfidë të madhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përafrimit me standardet evropiane mjedisore. Rrjeti i Transmisionit të Kosovës ka nevojë për një përmirësim të konsiderueshëm për të siguruar një furnizim të sigurt dhe të besueshëm të energjisë, dhe në këtë mënyrë të përmbushë kërkesat e konsumatorëve dhe detyrimet që rrjedhin nga kërkesat e kodit të rrjetit. Infrastruktura e

Page 12: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

12

vjetërsuar dhe mungesa e mirëmbajtjes sistematike shpesh i ekspozon rreziqet në sistemin e furnizimit me energji në Kosovës. Kjo nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kodet dhe ka pasoja negative për të dytë, operatorët e sistemit dhe konsumatorët. Humbja e të hyrave të Kosovës dhe mungesa e kontrollit rrezikon stabilitetin e sistemit energjetik të Kosovës. Nevojiten investime për të përmirësuar rrjetin e transmisionit në aspektin e kapacitetit, siguria dhe besueshmëria janë shumë të kushtueshme, dhe në kornizën kohore afatmesme nuk mund të mbulohet nga buxheti i Kosovës dhe/ose të ardhurat e KOSTT-it. Nga ana tjetër, pajtueshmëria e rrjetit të transmisionit me standardet teknike Evropiane është një kërkesë që rrjedh nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. Ngrohja e objekteve përbën rreth 70 % të konsumit të përgjithshëm të energjisë termike në Kosovë. Shumica e ndërtesave të sektorit publik kanë izolim shumë të varfër termik, ndërsa ato objekte të ndërtuara para viteve të 90-të nuk kanë izolim fare. Sistemi i ngrohjes qendrore të qytetit është i paefektshëm.

AKEE-ja ka staf të pamjaftueshëm dhe do të ketë nevojë të ngritje të konsiderueshëm të kapaciteteve për të përgatitur dhe zbatuar planin kombëtar të efiçiencës së energjisë dhe të sigurojë që janë krijuar mekanizmat adekuat për verifikimin dhe vlerësimin e rezultateve. Që nga viti 2010, kanë filluar disa projekte për të inkorporuar masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike si në nivel qendror ashtu edhe atë komunal. Pengesat kryesore për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në Kosovë kanë qenë mungesa e kapitalit të nevojshëm për masat e investimeve, mungesa e subvencioneve nga qeveria dhe normat e larta të interesit në bankat komerciale, niveli i ulët i vetëdijes në lidhje me izolimin dhe kosto-efektivitetin, dhe mungesa e zbatimit të standardeve në ndërtimin e ndërtesave dhe materialeve të furnizimit.

Në përfundim, nevojiten hapa të konsiderueshëm për të reduktuar ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës në Kosovë, të shkaktuar kryesisht nga Kosova A. Shpërndarja e rrymës elektrike vuan nga humbjet e mëdha teknike dhe se investimet në efiçiencën e energjisë dhe burimet e ripërtërishme të energjisë janë të pamjaftueshme për të përmbushur qëllimet e Kosovës 2020. Planifikimi i efiçiencës së energjisë në nivel komunal është përmirësuar pak, por kapaciteti në nivel lokal mbetet i dobët. Për këtë arsye, objektivi kryesor i asistencës së IPA-së për sektorin e energjisë është mbështetja e Kosovës në mbylljen e termocentralit Kosova A dhe rritjen e efiçiencës së energjisë dhe përdorimin e burimeve të energjisë së ripërtërishme.

Duke pasur parasysh indikatorët e përgjithshëm socio-ekonomik dhe tendencat e përshkruara më sipër, ekziston një nevojë e qartë për të vazhduar mbështetjen e zhvillimit social dhe ekonomik të Kosovës për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e Kosovës dhe për të sjellë ato më afër niveleve të BE-së. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë me 50% të popullsisë nën moshën 25 vjeç. Arsimimi luan një rol vendimtar në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik. Sektori i arsimit është ende i cenuar nga mungesa e objekteve adekuate, mirëmbajtjes dhe sigurimit të cilësisë. Pasi që të rinjtë e grup-moshës 15-24 vjeç përbëjnë 31% të popullsisë në moshë pune, papunësia e të rinjve është një sfidë e veçantë. Tregu i punës mbetet i ngurtë, dhe ka pak mundësi punësimi për të rinjtë (rreth 30.000 në vit ). Nga shumë të papunë, rreth 60% janë të pakualifikuar. Numri i personave të papunë me arsim universitar është rritur gjithashtu, duke sinjalizuar një mospërputhje në mes të kualifikimeve të nevojshme në tregun e punës dhe atyre që ofrohen nga sistemi arsimor. Rritja e nivelit dhe rëndësisë së aftësive dhe kualifikimeve të fuqisë punëtore është pra një nga sfidat më kryesore të tregut të punës. Institucionet që mbështesin zhvillimin e sektorit privat nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të nxitur investimet e huaja, sidomos duke pasur parasysh konkurrencën e ashpër nga vendet e tjera në rajon. Për më tepër, bizneset përballen me vështirësi të qasjes në tregun financiar. Infrastruktura e cilësisë duhet të përmirësohet për

Page 13: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

13

të përmbushur standardet e BE-së dhe të mundësojë zhvillimin e shërbimeve, prodhimit dhe tregtisë. Institucioneve arsimore u mungojnë plan-programet adekuate për ligjërime përkitazi me ndërmarrësin. Si rezultat, ka një mungesë të inovacionit dhe krijim të bizneseve të nxitura nga kërkesa. Ekonomia vuan nga një sektor i madh joformal, i nxitur nga dobësia në tatime dhe politika të shpenzimeve si dhe zbatim të ligjit. Kjo zvogëlon bazën tatimore dhe efikasitetin e politikave ekonomike. Përjashtimi social i grupeve të margjinalizuara siç janë pakicat etnike, të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara është e rënduar nga mungesa e mundësive ekonomike dhe perspektiva. Barrierat gjuhësore dhe mungesa e materialeve shkollore përkatëse janë pengesat kryesore për integrimin e të kthyerve dhe fëmijëve të ri-pranuar në sistemin e arsimit. Ekziston nevoja për të krijuar një mirëqenie sociale funksionale dhe sistem shoqëror për zvogëlimin e varfërisë dhe përjashtimit.

Sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural luan një rol shumë të rëndësishëm në ofrimin e mundësive të punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave. Sektori ka potencial për shtim dhe eksport. Megjithatë, aktualisht sektori është i karakterizuar nga struktura të pafavorshme të fermave (ekonomitë e vogla janë kryesisht gjysmë-ekzistenciale, parcelat e tokës janë të fragmentuara, kopetë e kafshëve janë të vogla), teknologjitë e vjetruara të fermave, mungesa e ekspertizës teknike, përdorimin nën-optimal i kontributeve, praktika të vjetruara të menaxhimit të fermës, infrastruktura e dobët rurale, një sistem me njohuri fillestare këshillimore rurale dhe qasje të kufizuar në kredi dhe kapital investues. E ndërthurur me urbanizim të pakontrolluar dhe mungesë të procedurave të duhura për të vlerësuar dhe ri-klasifikuar tokën, bujqësia e Kosovës po përballet me pengesa serioze përkitazi me konkurrencën. Produktivitetit bujqësore dhe rendimentet janë të ulëta, dhe fermat me madhësi të vogël, do të thotë se fermerët nuk mund të prodhojë teprica të mjaftueshme për komercializim. Një pjesë domethënëse e prodhimit është vetë-konsumuar nga ekonomitë familjare dhe vetëm një sasi e kufizuar është sjellë në treg, zakonisht pa marrëveshje kontraktuale afatgjate.

Prodhimi i perimeve në Kosovë është një nga degët kryesore të prodhimit bujqësor dhe në disa rajone përfaqëson aktivitetin kryesor ekonomik. Në përgjithësi, prodhimin i perimeve është ende sezonal dhe tregu nuk mund të furnizohet vazhdimisht gjatë vitit. Në mënyrë që të tejkalohet prodhimi sezonal i perimeve, Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësor (PZHRB) 2010-2013 ka mbështetur ngritjen e serrave që të zgjasë periudhën e prodhimit të perimeve. Prodhimi i frutave aktualisht nuk është i zhvilluar mirë, por trendi i kohëve të fundit po tregon se është duke u zhvilluar shpejtë, dhe qëllimi është që të zëvendësojnë importin e lartë të frutave dhe produkteve të frutave me prodhimin vendor. Industria e përpunimit të qumështit vazhdon të përballet me konkurrencën e pandershme nga tregu joformal dhe operatorët e palicencuar, të cilët mbulojnë rreth 30% të shumës totale të qumështit të prodhuar dhe paraqet një rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Sektori i përpunimit të mishit përballet me probleme për sigurimin e lëndës së parë vendore për shkak të bagëtive të pakta të dhëna për therje dhe konkurrencës nga therjet. tradicionale (shtëpi). Teknologjitë e instaluara në thertoren industriale kanë standardet e duhura teknike, por industria e mishit bënë përdorim të kufizuar të kapaciteteve për therje, ndërsa industria përpunuese kryesisht përdor lëndën e parë të importuar. Sektorit i mungojnë standardet për kategorizimin e mishit të therur, mishit dhe produkteve të mishit dhe nuk ka kontroll adekuate të produkteve të mishit për cilësinë e mishit dhe produkteve të mishit. Kasapët e paregjistruar dhe tradicionale shkaktojë probleme shtesë për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, siç janë: përhapja e sëmundjeve dhe hedhja e pakontrolluar e mbeturinave.

Page 14: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

14

Me shpalljen e Ligjit mbi Sigurinë e Ushqimit , në prill të vitit 2009, siguria e ushqimit dhe sistemi i kontrollit në Kosovë i ishte nënshtruar një riorganizim të madh. Themelimi i Agjencisë ekzekutive të Ushqimit dhe Veterinës dhe sigurimi i transferimit të stafit dhe kompetencave sa i përket veterinarisë, çështjeve fito-sanitare /sanitare ishin veprimet kyçe në zbatimin e ligjit mbi ushqimin . Pasuar nga transferimi i stafit dhe përgjegjësive, duke përfshirë si nivelin rajonal ashtu edhe atë komunal, dhe ndryshimeve themelore në sistemin e kontrollit të ushqimit, ekzistojnë nevoja të mëdha për investime, si në infrastrukturë ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të stafit në selinë qendrore dhe zyrat rajonale për të zbatuar sistemin e integruar të bazuar në risk në fushën e sigurisë së ushqimit dhe cilësisë. Kontrolli i cilësisë së produkteve mbetet një nga problemet që do të adresohen në vitet e ardhshme për të rritur kualitetin e standardeve mbrojtëse të agro - përpunimit të ushqimit.

Papunësia është ende një nga problemet më të rënda në zonat rurale të Kosovës. Shumë shpesh bujqësia është burimi i vetëm i krijimit të vendeve të punës, por shumë njerëz të rinj dhe të arsimuar rural që preferojnë të punojnë në fusha të tjera profesionale. Kështu, banorët e rinj rural kanë tendencë të mbeten të papunë ose të migrojnë në qendrat urbane të cilat ofrojnë më shumë mundësi punësimi. Pjesë të tjera të popullsisë rurale janë të gatshëm të investojnë në bizneset e reja që lidhen me aktivitete jobujqësore ose të bëhen aktiv në prodhimin bujqësor, por nuk kanë qasje në financimin e nevojshëm. Potenciali për inovacion dhe transferimin të njohurive është i kufizuar nga bashkëpunimi i kufizuar në mes të fermerëve, shërbimeve këshilluese, instituteve kërkimore dhe universiteteve. Fermat shumë të vogla, të cilat marrin përfitime të vogla individuale nga pjesëmarrja në grupe prodhuesish, deri më tani ngurrojnë për të organizuar veten kolektivisht. Prandaj, ekziston nevoja për të filluar mbështetjen e grupeve më të vogla prodhuese të fermerëve me orientim komercial, të cilat në afat të gjatë, përmes një efekti demonstrues, do të kontribuojnë në zhvillimin e bashkëpunimit mes fermerëve.

Në sektorin e mjedisit, Kosova ka nevojë për investime të konsiderueshme për të përmirësuar kushtet e jetesës për popullsinë e saj dhe për të siguruar përputhshmërinë me acquis të BE-së. Janë të nevojshme investime të mëdha, për shembull, për të kyqur qytetarët e Kosovës me ujë pijshëm dhe rrjetet e ujarëve të zeza. Objektet e menaxhimit të mbeturinave duhet të zgjerohen. Grandet për financimin e investimeve janë qenësisht të kufizuara, dhe hapësira fiskale është e kufizuar pas ndikimit të ashpër të krizës ekonomike. Si pasojë, ka nevojë për një mekanizëm për të rënë dakord mbi prioritetet kombëtare të investimeve të përgjithshme dhe rajonale mes qeverisë, Bashkimit Evropian, donatorëve të tjerë, organizatave relevante rajonale dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, si edhe për bashkë-dyzimin e grandeve dhe kredive. Prandaj, Kosova do të përdorë Kornizën për Investime në Ballkanin Perëndimor (KIBP), e cila jo vetëm që siguron një strukturë unike për bashkë-dyzimin e kredive dhe grandeve, por gjithashtu siguron një mekanizëm për të avancuar koordinimin për të ofruar një procedurë të vetme të dakorduar për investimeve prioritare të përbërë nga këto projekte të identifikuara nga vendet pjesëmarrëse si vendimtare për implementimin e strategjive kombëtare dhe rajonale dhe angazhimeve, duke siguruar kështu mbështetje nga të gjithë akterët relevantë. Si e tillë, Korniza për Investime e Ballkanit Perëndimor (KIBP) ofron një mundësi për të siguruar angazhim më të madh politik ndaj reformave dhe asistencës së nevojshme për të lejuar që këto investime të vazhdojnë, si dhe një instrument për avancimin efikas të asistencës për të lehtësuar të gjitha hapat e nevojshëm në zhvillimin projekteve të mirë menduara dhe të zbatueshme. Politika aktuale e transportit të Kosovës, me një theks të veçantë në ndërtimin e rrugëve të reja, favorizon mënyra më së paku ekologjikisht miqësore dhe investimet dhe grumbullon mënyrat e tjera të transportit,

Page 15: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

15

sidomos hekurudhat. Integrimi i Kosovës në rrjetin e transportit rajonal (hekurudhor) do të lehtësohet nëpërmjet programeve KIBP-së dhe programeve relevante rajonale. Sepse Kosovës i mungojnë kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe administrative për të zhvilluar dhe zbatuar standardet e BE-së për mjedisin dhe klimën, mbështetja dhe ekspertiza shtesë do të mobilizohet përmes TAIEX-it.

Kosova përballet me një sërë sfidash, sidomos në fusha të tilla si sundimi i ligjit, ekonomisë dhe kohezionit social. Organizatat e shoqërisë civile - të perceptuara si struktura jo-shtetërore, jo-fitimprurëse në të cilat njerëzit organizohen për të ndjekur objektivat e përbashkëta dhe idealet - mund të ofrojnë një kontribut substancial në trajtimin e shumë prej këtyre sfidave nëpërmjet lobimit, avokimit, aktiviteteve mbikëqyrëse të tyre, në nivel kombëtar, nivel rajonal dhe lokal. Deri më sot, përfshirja e shoqërisë civile në formulimin e politikave dhe monitorim mbetet e kufizuar. Madje edhe kur të ndodhin konsultimet publike për draft-legjislacionin, përcjellja e procesit nga qeveria shpesh është e pakënaqshme. Ekziston një kufizim i financimit publik për shërbimet sociale të ofruara nga shoqëria civile në emër të autoriteteve. Autoritetet qendrore dhe lokale duhet të përmirësojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile, sidomos sa i përket definimit dhe ekzekutimit të politikave publike. Komisioni do të inkurajojë qeverinë e Kosovës për të bërë legjislacion sa më të favorshëm për shoqërinë civile dhe në mënyrë aktive të zbatoj strategjinë e saj për bashkëpunim me shoqërinë civile. Në mesin e OSHC-vë, partnerët socialë luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e së drejtës për shoqata dhe rritjen e politikave sektoriale. Shoqatat profesionale dhe të biznesit mund të kontribuojnë dukshëm në formulimin, zbatimin dhe monitorimin e strategjive sektoriale në sektorë të mbështetur nga ndihma financiare e BE-së.

Asistenca për bashkëpunim rajonal dhe territorial synon të nxisë marrëdhënie të mira mes rajoneve dhe vendeve dhe familjarizimin e shteteve të ardhshme anëtare me rregullat dhe procedurat që rregullojnë Objektivin Territorial Evropian sipas Fondeve Strukturore. Programi Ndërkufitar i Bashkëpunimit ka treguar efekte pozitive në marrëdhëniet fqinjësore dhe jetën e njerëzve që jetojnë në rajonet kufitare. Për këtë arsye, është paraparë vazhdimi i programeve bilaterale BNK ndërmjet Kosovës dhe fqinjëve të saj. Duhet të forcohen kapacitetet e institucioneve të përfshira në programet e BNK-së.

BE-ja gjithashtu do të vazhdojë, ku është e nevojshme, kontributin e saj financiarë dhe teknik për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kornizën e dialogut të Kosovës me Serbinë. Në varësi të Rishikimit Strategjik të EULEX-it, mund të nevojitet asistencë plotësuese jo-programuese për të mbështetur dorëzimin e përgjegjësive përkitazi me sundimin e ligjit tek autoritetet Kosovare.

22 . Alokimi indikativ për secilën fushë dhe sektor të politikave

shih Aneksin 1.

Pjesa IV: Asistenca e BE-së gjatë periudhës 2014-2020

Drejtësia, Punët e Brendshme dhe të Drejtat Themelore Sundimi i ligjit është një fushë më e gjerë politike me një numër të konsiderueshëm të akterëve kombëtar dhe ndërkombëtar, gjë që e bën koordinimin dhe bashkëpunimin veçanërisht sfidues. Akterët kryesorë të Kosovës janë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Policia e Kosovës, Doganat, Agjencia Kosovare Kundër

Page 16: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

16

Korrupsionit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Gjykatat dhe Prokuroritë, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencia Kundër Korrupsionit, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia e Regjistrimit Civil, Agjencia Kosovare e Pronës (AKP). Akteri kryesor i BE-së është misioni i BE-së për sundimin e ligjit- EULEX, mandati i të cilit skadon në qershor të vitit 2014. Sektori i sundimit të ligjit mbështetet nga donatorë të ndryshëm dypalësh, sidomos SHBA-ja dhe Gjermania, aktivitetet e të cilave aktualisht janë të fokusuar në gjyqësor, reforma ligjore, edukimin ligjor, dhe të drejta pronësore. Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke financuar një Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnim në Hetimet Penale (ICITAP). Zyra e BE-së kërkon të sigurojë bashkërenditje dhe plotësueshmëri me ndihmën e donatorëve të tjerë nëpërmjet konsultimeve gjatë programimit dhe zbatimit të asistencës së IPA-së. Studimi i Fizibilitetit për MSA-në si dhe Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave kanë përcaktuar kërkesat e qarta që Kosova duhet t'i përmbushë në fushën e sundimit të ligjit. Nën-sektorët kryesorë që do të adresohen nga asistenca IPA II janë Gjyqësori, Punët e Brendshme (me një fokus të fuqishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit), si dhe të Drejtat Themelore të Njeriut dhe Mbrojtja e Pakicave. Gjithashtu IPA II mund të ketë nevojë të mobilizohet në mbështetjen e transferimit të përgjegjësive nga akterët e sundimit të ligjit të BE-së tek autoritetet e Kosovës. Nën- Sektori : Drejtësia Asistenca e ofruar në kuadër të IPA I, ka ndihmuar Kosovën në përmirësimin e përafrimit të ligjeve dhe koherencës së kornizës ligjore. Mbështetje i është dhënë edhe Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, në fushat e drejtësisë për të miturit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar juridik. IPA gjithashtu ka mbështetur reformën e edukimit ligjorë dhe përmirësimin e trajnimit të përkthyesve, interpretuesve dhe linguistëve ligjorë në sektorin gjyqësor. Gjatë procesit të verifikimit të detajuar në nivel vendor dhe procesit të riemërimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë është bërë vlerësimi dhe përzgjedhja e bazuar sipas meritës, në aspektin e kualifikimeve profesionale dhe përvojës, si dhe në integritetin profesional dhe personal.

Deri në vitin 2020, Kosova duhet të investojë shumë për të përmirësuar dukshëm pavarësinë, efektivitetin, përgjegjësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit. Qasja në drejtësi do të duhet të përmirësohet, në mënyrë të veçantë për komunitetet jo-shumicë dhe grupet e rrezikuara (përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës). Një tjetër objektiv i rëndësishëm është përmirësimi i kapacitetit dhe mekanizmit për zbatimin e legjislacionit dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Që Kosova t'i arrijë këta objektiva, IPA do të vazhdojë ofrimin e asistencës në përafrimin e sistemit ligjor me ato të standardeve të BE-së përmes ngritjes së kapaciteteve, këshillimit dhe monitorimit të institucioneve gjyqësore. Asistenca e BE-së do të mbështesë arsimin dhe trajnimin gjyqësor në të gjitha gjuhët zyrtare të Kosovës. Do të merren gjithashtu në konsideratë investimet kapitale që kanë efekt të drejtpërdrejtë në qasjen në gjykata, ofrimit të drejtësisë dhe pavarësinë si dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Treguesit:

- Rastet e pazgjidhura për më shumë se 1 vit për kokë banori

Page 17: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

17

- Rastet për stafin të trajtuar në institucionet e kundër korrupsionit, kundër-mirëbesimit dhe auditimit.

- Numri i rasteve të regjistruar dhe të proceduar në sistemin e menaxhimit të rasteve për një vit

Nën-sektori: Punët e Brendshme Asistenca e IPA -së ka mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e politikave si dhe kornizës ligjore në përputhje me standardet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë edhe krimin financiar si dhe atë ekonomik. Këtu janë përfshirë mbështetja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe Doganave të Kosovës, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Policisë së Kosovës, Njësisë së Inteligjencës Financiare, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Një projekt i binjakëzimit që ka filluar në vitin 2013 do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve të hetimit penal në nivel qendror dhe lokal për të luftuar me efikasitet krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në vitet e ardhshme, Kosova duhet të paraqesë dëshmi konkrete të rezultateve në luftimin e krimit të organizuar si çështje prioritare. Kjo do të kërkojë vullnet politik dhe përkushtim. Kosova do të ketë nevojë për ngritjen kapacitetit të saj në parandalimin, hetimin, ndjekjen dhe dënimin e rasteve të krimit të organizuar, duke u përfshirë edhe në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe narkotikëve, krimin ekonomik dhe pastrimin e parave, krimin kibernetik dhe terrorizmit. Deri në vitin 2020, hetime efikase penale dhe kontrollim (policia) pro-aktiv të udhëhequr nga inteligjenca kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jenë standarde. Do të avancohet mbikëqyrja civile e institucioneve të sundimit të ligjit. IPA do të mbështesë përpjekjet e Kosovës përmes ofrimit të ngritjes së kapaciteteve si dhe në pajisje për policinë, doganat, administratën tatimore, si dhe institucionet e tjera të sundimit të ligjit. Përmes këshillimit dhe monitorimit në institucionet kyçe, asistenca e BE-së do të synojë të rrisë edhe më tej kapacitetet e institucioneve individuale si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Shoqëria civile do të fuqizohet për të monitoruar dhe raportuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. IPA II gjithashtu do të mbështesë bashkëpunimin rajonal për të luftuar krimin e organizuar ndërkufitar si dhe trafikimin. Varësisht nga përgjegjësitë e transferuara në kontekst të Rishikimit Strategjik të EULEX-it dhe progresi i arritur në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, asistenca IPA do të mund të kërkohet edhe në fusha të tjera të tilla si regjistrimi civil, MIK, migrimi dhe azili. Treguesit:

− Përmirësimi i renditjes së Kosovës në Indeksin e Perceptimin të Korrupsionit të Transparency International

− Përmirësimi i rezultatit aktual i Kosovës në Raportin e Integritetit Global (Global Integrity Report)

− Rritja e numrit të hetimeve dhe dënimeve të krimit të organizuar në nivel të lartë si dhe rastet e korrupsionit

− Rritja e numrit të deklarimeve të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë − Rritja e numrit të pasurive të konfiskuara

Nën- Sektori: Të drejtat themelore dhe pakicat IPA I ka mbështetur stabilizimin e komuniteteve pakicë përmes programeve për përmirësimin e jetesës; përafrimin e legjislacionit të Kosovës në çështjet e azilit dhe migracionit me standardet e BE-së, ndërtimi i objekteve adekuate për vendosjen e refugjatëve, azilkërkuesve, imigrantëve

Page 18: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

18

si dhe kthim të qëndrueshëm dhe ri-integrim të personave të zhvendosur brenda vendit dhe refugjatëve përmes zgjidhjeve të qëndrueshme (duke përfshirë strehimin, mbështetjen socio-ekonomike, ndihmën ligjore) dhe përfshirje më të madhe të akterëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë qendrorë dhe komunalë. Sipas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, numri i të kthyerve potencialë vullnetarë në vitin 2013 është 733 familje apo 3231 individë. Shërbimi i përbashkët i UNHCR-së për profilizimin e PZHBV-ve për vitin 2011, thekson se 21.6 % nga 22.886 familje të PZHBV-ve d.m.th. rreth 4900 familje mund të jenë të gatshme që të kthehen nga Serbia. Kthimi në veri të Kosovës mund të rris stabilitetin politik në veri. Sipas llogarive të përafërta, numri i personave të zhvendosur brenda Kosovës (PZHBV) është ende shumë i lartë. Përveç kësaj, ekziston nevoja për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për 900 refugjatë nga Kroacia dhe Bosnje - Hercegovina, të cilët jetojnë në qendra kolektive në tërë Kosovën që nga viti 1994/1995. Ekziston nevoja për të vazhduar asistimin në procesin e kthimit dhe ri-integrimit si dhe stabilizimit të komuniteteve pakicë. Objektivi kryesor i intervenimeve do të jetë mundësia për një jetesë të qëndrueshme dhe integrim të qëndrueshëm në shoqërinë kosovare për të kthyerit, të PZHBV-e dhe refugjatët që duan të qëndrojnë në Kosovë. Kosova duhet që përveç sigurimit të tokës dhe strehimit, ta përmirësojë qasjen në arsim, dhe mundësi punësimi për të kthyerit, si dhe për grupe tjera shoqërore të margjinalizuara. IPA gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë stabilizimin e komuniteteve të ndryshme në Kosovë, përmes masave socio -ekonomike dhe përmirësimit të jetesës. Strukturat përgjegjëse për mbrojtjen, promovimin, zbatimin dhe raportimin mbi të drejtat themelore duhet edhe më tej të fuqizohen dhe të strukturohen, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Deri në vitin 2020, korniza ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave duhet të zbatohet në mënyrë efektive. IPA II do të mbështesë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të saj që janë përgjegjëse për koordinimin e politikave dhe monitorimin e të drejtave themelore të njeriut. Do të mbështetet edukimi dhe ndërgjegjësimi për të drejtat themelore të njeriut dhe mos-diskriminimin, duke përfshirë edhe shoqërinë civile. Sa i përket të drejtave të pakicave, IPA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në zbatimin efikas të strategjisë dhe planit të veprimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Përpjekjet do të përqendrohen në arsim, shërbimet sociale, regjistrimin civil të këtyre komuniteteve, si dhe integrimin e tyre në tregun e punës. Treguesit:

- Numri i njerëzve të kthyer dhe të regjistruar në Kosovë - Numri i qendrave kolektive të mbyllura - Rritja shkallës së vijimit të shkollës dhe ulja e shkallës së braktisjes në mesin e fëmijëve

nga familjet e të kthyerve dhe të minoriteteve, vajzave, dhe nxënësve me aftësi të kufizuara

- Përqindja e aktiviteteve të realizuara nga Plani i Veprimit për RAE - Ulja e numrit të ankesave të regjistruara nga Agjencia Kosovare e Pronës dhe të

shqyrtuara nga Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës.

Llojet e financimit: Për mbështetjen e gjithëpërfshirëse dhe monitorimin e sektorit, është paraparë përdorimi i binjakëzimit të vazhdueshëm në institucionet kyçe për sundimin e ligjit (MD, Këshilli Gjyqësor,

Page 19: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

19

Këshillin Prokurorial, Gjykata e Prishtinës, Kuvendi, Agjencia Kundër Korrupsion etj.), por nuk do të përjashtohen as llojet tjera të intervenimit të IPA-së. Të gjitha masat për trajnimin/ ngritjen e kapaciteteve do të programohen dhe planifikohen në koordinim të ngushtë me EULEX-in, akterët dhe donatorët e tjerë në sektorin e sundimit të ligjit. Mund të ofrohet mbështetje dhe furnizim në infrastrukturë për akterët kyç të sundimit të ligjit. Mbështetja do të sigurohet për shoqërinë civile që të bëj monitorimin e progresit në të drejtat e njeriut, anti-diskriminimin, etj. Programet me shumë përfitime/regjionale mund të kontribuojnë në arritjen e rezultateve të pritura në fusha të caktuara (lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar, bashkëpunimi rajonal mes prokurorëve, mbrojtja e dëshmitarëve). Programet rajonale mund të plotësojnë masat e zakonshme për çështjet e kthimit dhe migrimit. Rreziqet:

• Rreziku kryesor është mungesa e vullnetit politik dhe përkushtimi për të zbatuar reformat dhe masat e nevojshme.

• Në varësi të rezultateve të Rishikimit Strategjik të EULEX-it, nevojat për asistencën e IPA-s në sektor mund të ndryshojnë pasi pritet që institucionet e Kosovës gradualisht të marrin përsipër përgjegjësitë nga EULEX-i.

Qeverisja dhe Reforma në Administratën Publike Kosova ka nevojë për të përmirësuar profesionalizmin, përgjegjshmërinë, efikasitetin dhe efektivitetin e administratës së saj publike në të gjitha nivelet. Kjo është thelbësore për zbatimin e suksesshëm të reformave të nevojshme. Mbikëqyrja e pavarur si dhe kontrollet dhe balancat e sistemit të qeverisjes duhet që të përmirësohen. Duhet të vendoset një sistem transparent dhe i përgjegjshëm i prokurimit si dhe të eliminohet ndërhyrja politike në procesin e përzgjedhjes dhe shpërblimit. Duhet të fuqizohen kapacitetet e qeverisë në nivel lokal. Duhet të përmirësohen sistemet e menaxhimit financiar për të kontrolluar më mirë financat publike, duke përfshirë auditimin e performancës dhe mekanizmat e kontrollit për prokurimin publik dhe vjeljen e taksave, në të gjitha nivelet. Qëllimi përfundimtar i këtyre përpjekjeve është funksionimi i duhur i institucioneve publike për të mirën e popullatës. Madje, Kosova ka gjasa të fillojë zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në në një të ardhme të paraparë. Ky hap i rëndësishëm në procesin e integrimit në BE kërkon që të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera relevante të rrisin kapacitetet dhe të sigurojnë burimet në mënyrë që të jenë në gjendje për të adresuar sfidat kryesore që dalin nga procesi i integrimit në BE. Në fushën e menaxhimit të financave publike, ka nevojë për përmirësim sa i përket kontrollit dhe bilanceve. Është i nevojshëm përmirësimi i mëtejshëm në kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm, prokurimin, planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit, gjithashtu me synimin për të lëvizur në drejtim të dhënies së përgjegjësive për menaxhimin e fondeve të BE-së. Deri në vitin 2020, performanca e administratës publike të Kosovës duhet të përmirësohet në mënyrë të dukshme në qoftë se ajo dëshiron për t'i përmbushur sfidat gjatë procesit të integrimit në BE dhe zbatimin e MSA-së. Institucionet përgjegjës për kontroll të brendshëm dhe të jashtëm duhet të jetë në gjendje për të siguruar menaxhim të shëndoshë financiar të burimeve publike, duke përfshirë edhe fondet e BE-së. Tjetër objektiv në këtë sektor është kompletimi dhe zbatimi i plotë i strategjisë së RAP-së, duke përfshirë zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil. Kapaciteti dhe përgjegjësia e pushtetit vendor pritet që të avancohet dhe të finalizohet procesi i decentralizimit fiskal. Kosova pritet që të vendos një sistem të besueshëm

Page 20: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

20

për mbledhjen e të dhënave dhe gjenerimin e statistikave në përputhje me kërkesat e BE-së, si dhe në funksion për regjistrimin e popullsisë në vitin 2020. Asistenca e IPA II do të mbështesë Kosovën në vazhdimin e reformës së saj në administratën publike në nivel qendror dhe lokal. Menaxhimi i financave publike, prokurimit publik dhe statistikave është një fokus shtesë për asistencën. IPA II, ku e sheh të nevojshme, do të mbështesë përafrimin e kornizës dhe kapaciteteve institucionale të Kosovës me standardet e kërkuara nga acquis i BE-së, duke përfshirë zbatimin e MSA-së. Mbështetja për përmirësimin e qeverisjes në nivel lokal mund të përfshijnë infrastrukturën komunale relevante për zhvillimin lokal ekonomik, decentralizimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e mjedisit. Treguesit:

- Reduktimi i largimit të stafit në administratën publike; - Janë themeluar mekanizmat që mundësojnë monitorimin dhe mbikëqyrjen efikase dhe

efektive nga kuvendi për procesin legjislativ dhe ekzekutiv; - Përqindja e legjislacionit të përafruar me legjislacionin e BE-së është rritur në mënyrë të

qëndrueshme, ka hyrë në fuqi dhe u zbatua në mënyrë efektive - Janë themeluar mekanizmat e kontrollit të brendshëm dhe funksionet e auditimit në

përputhje me kërkesat përkatëse të acquis të BE-së, dhe strukturat dhe kapacitetet për menaxhimin e tërthortë të fondeve të BE-së

- Krijimi dhe zbatimi i procedurave të prokurimit publik, në përputhje me kërkesat e standardeve përkatëse, acquis-it dhe praktikat më të mira.

- Mbledhja e të dhënave dhe statistikave të paraqitura në përputhje me kërkesat e BE-së dhe ato ndërkombëtare: është rritur numri i raporteve/renditjeve ndërkombëtare përfshirë edhe të dhënat mbi Kosovën,

Lloji i financimit: Do të inkurajohet kapaciteti për të mësuar dhe përfituar nga përvojat e vendeve të tjera në rajon. Nismat rajonale për krijimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e njohurive (si RESPA, SIGMA ) mund të sigurojnë vlera shtesë dhe do të merren parasysh gjatë fazës së programimit. Theks i madh do t`i jepet përpjekjeve për t`u koordinuar me donatorët tjerë aktivë në këtë sektor, në veçanti me GIZ-in dhe USAID-in, dhe me IFN-të sa i përket përmirësimit të infrastrukturës komunale. Duke pasur parasysh llojin e ndërhyrjeve të nevojshme, binjakëzimin, TAIEX-in dhe instrumente të tjera ndërtuese të institucioneve do të jenë të rëndësishme për të ndihmuar Kosovën të përafrohet me standardet e BE-së. Rreziqet:

• Mungesa e vullnetit politik për të ndjekur reformat e nevojshme. BE-ja do të monitorojë dhe të inkurajojë përkushtimin e Kosovës në kontekstin e zbatimit të MSA-së dhe forumeve të tjera për dialog politik .

• Strategjitë më të fundit janë të vjetërsuar, ose do të vjetërsohen atëherë kur të filloj IPA II dhe do të duhet të rinovohen.

Energjia Kosova ka ngritur institucionet themelore në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, Agjencinë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit

Page 21: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

21

(KOSTT). Kosova ka nevojë të zhvillojë politikat e saj energjetike për të siguruar integrimin e saj gradual në politikat dhe rrjetet e BE-së. Ajo ka nevojë për të zbatuar legjislacionin aktual të tregut të energjisë dhe të përmirësojë dukshëm nivelin e arkëtimit të faturave dhe pagesave. Kosova gjithashtu ka nevojë për të forcuar kornizën ligjore dhe mekanizmat zbatues për të përmbushur objektivin e saj prej 9% në përmirësimin e efikasitetit të energjisë deri në vitin 2018, siç përcaktohet në Strategjinë e Energjisë 2009-2018. Korniza ligjore dhe rregullative duhet të zhvillojë energjinë e ripërtërishme që gjithashtu duhet të përmirësohet nëse Kosova dëshiron ta përmbushë objektivin e saj për të prodhuar 29% të energjisë së saj nga burimet e ripërtërishme deri në vitin 2020 (nga niveli aktual prej më pak se 3%). Në mënyrë që të lejohen investimet private, institucionet e Kosovës duhet të krijojnë një ambient të përshtatshëm të tregut. Nevojiten masa në aspektin e legjislacionit, zbatimit të kontratave dhe vendimeve të gjykatave, si dhe metodologjinë e tarifave. Kosova gjithashtu duhet të parashikojë stimuj për të rritur përdorimin e energjisë së ripërtërishme, dhe të promovojë zhvillimin e biznesit në fushën e energjive të ripërtërishme dhe të masave të energjisë efiçiente. Sipas IPA I, BE-ja ka mbështetur Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe Sistemin e Transmisionit dhe Operatorin e Tregut (KOSTT) në zhvillimin e mëtejshëm dhe zbatimin efikas të kuadrit rregullator si dhe kërkesat e tregut për energji në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë për Evropës juglindore. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është mbështetur në punët përgatitore për mbylljen e termocentrali Kosova A. Sa i përket ndërhyrjeve infrastrukturore, janë bërë investime të rëndësishme në këtë fushë nga BE-ja, në mënyrë të veçantë në fuqizimin e sistemit të transmisionit në Kosovë për të zvogëluar humbjet e energjisë dhe për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Një tjetër aspekt i trajtuar është promovimi i efikasitetit të energjisë dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë në ndërtesat publike, si në aspektin e infrastrukturës publike dhe mbështetjes për NVM-të për zbatimin e efikasitetit të energjisë ashtu edhe për investimet në energjinë e ripërtërishme. Në bashkëpunim me KfW-në, BE-ja ka mbështetur ngrohjen e prodhuar përmes bashkë-gjenerimit në termocentralin Kosova B, përmirësimet në rrjetin e shpërndarjes dhe rritjes së efikasitetit në furnizimin me ngrohje. Sidomos në fushën e transmetimit dhe rrjetit, shumica e projekteve janë kryer në bashkëpunim me IFN-të të cilat kanë kontribuar vazhdimisht si në aspektin e mbështetjes financiare (kredi) ashtu edhe në menaxhimin e projektit. Rezultatet kryesore të pritshme në sektor deri në vitin 2020 janë zbatimi i planit të nxjerrjes nga përdorimi i Termocentralit Kosova A, plotësimi i kornizës ligjore në fushën e energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke përfshirë kornizën rregullative, legjislacionit sekondar, si dhe zbatimi e pakos së tretë të energjisë, përafrimi i përmirësuar i sektorit energjetik të Kosovës me acquis të BE-së dhe praktikat më të mira. Kosova gjithashtu do të punojë në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve institucionale dhe njerëzore në institucionet përkatëse dhe avancimin e konkurrencës së sektorit privat në energjinë e ripërtërishme dhe sektorin për efikasitetin e energjisë, duke përfshirë edhe krijimin e vendeve të punës. IPA në veçanti do ta mbështesë Kosovën në përafrimin me acquis e BE-së në fushën e energjisë, ndryshimeve klimatike dhe sigurisë bërthamore, në veçanti duke mbështetur mbylljen dhe nxjerrjen nga përdorimi të termocentralit Kosova A. Ndihma do të sigurohet për të ndihmuar në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe të hulumtojë burimet e energjisë së ripërtërishme. Në mënyrë që të rritet konkurrenca, IPA do të mbështesë gjithashtu edhe kërkimin, arsimimin, inovacionin, trajnimet dhe zhvillimin e biznesit në fushat e energjisë dhe ndryshimeve klimatike. Masat zbutëse për ndryshime klimatike do të merren parasysh edhe në zhvillimin e sektorit të energjisë.

Page 22: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

22

Treguesit:

− Reduktimi i emetimeve të GS-ve (në total, për kokë banori ) − Zvogëlimi i konsumit të energjisë primare në ndërtesat publike, NVM-të dhe amvisëritë − Përmirësimi besueshmërisë dhe sigurisë së furnizimit − Vendet e krijuara të punës në sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe në sektorin e

efikasitetit të energjisë,

Llojet e financimit:

Pas konferencës së donatorëve për energji të qëndrueshme në Kosovë në maj të vitit 2013, të gjithë donatorët dhe INF-të janë zotuar se do ta mbështesin Kosovën në plotësimin e nevojave të saja energjetike. Duke pasur parasysh qëllimet e përbashkëta të autoriteteve të Kosovës, BE-së, donatorëve të tjerë dhe INF-ve, është paraparë një bashkëpunim i ngushtë, sidomos me INF-të. Mbështetur në bashkëpunimin e suksesshëm të themeluar sipas IPA-s, përpjekjet e IPA II pjesërisht do të fokusohet në mbështetjen e INF-ve për harmonizim, në veçanti në zonat e larta për investime si në energjinë efiçiente, burimet e ripërtërishme të energjisë dhe mbështetjen e aktiviteteve të sektorit privat. Korniza e këtij bashkëpunimi do të përcaktohet gjatë programimit, por WBIF mund të konsiderohet si mjet për të kanalizuar kontributet e IPA-s për këto veprime. Do të merren parasysh iniciativat shumë-përfituese që konsiderohen të dobishme për arritjen e objektivave të lartpërmendura. Sipas prioriteteve të identifikuara nga vendet përfituese, sfidat me energji dhe ndryshimi i klimës mund të trajtohet edhe në nivelit të bashkëpunimit ndër-kufitar. Rreziqet:

• Për shkak të vonesave në ndërtimin e termocentralit të ri -Kosova C, Kosova A do të mbyllet pas afatit të rënë dakord, me 31 dhjetor 2017.

• Autoritetet e Kosovës nuk do të ndajnë burimet e nevojshme për të përmbushur efikasitetin e energjisë dhe objektivat BRE-së për vitet 2018 dhe 2020.

• Nuk do të ndahen burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për institucionet kyçe, siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Agjencisë Kosovare për Energji Efiçiente. Kjo mund të kufizojë funksionimin e tyre dhe në veçanti për ZRrE-në, do të dëmtonte pavarësinë e institucionit.

Konkurrenca dhe Inovacioni

Kosova aktualisht nuk kanë ndonjë strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin kombëtar/ekonomik. Ekziston Plani i Vizionit Ekonomik 2011-2014 me objektivin e përgjithshëm për të përmirësuar mjedisin për investime dhe përmirësimin e sektorit privat. Strategjia për Zhvillimin e Sektorit Privat dhe Plani i Veprimit 2013-2017 është mbështetur nga pesë shtylla dhe synon ta bëjë Kosovën dhe ndërmarrjet kosovare të jenë globalisht konkurruese; promovimi i investimeve dhe eksporteve; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës cilësore si dhe përmirësimi i politikave tregtare për të përmirësuar më tej bilancin tregtar të Kosovës. Ndër sfidat kryesore për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë janë qasja e kufizuar në financa për NVM-të, konkurrenca e padrejtë dhe mungesa e konkurrencës e shkaktuar nga një mjedis i pafavorshëm biznesi dhe mungesa e ndërmarrësisë kreative. Lufta kundër ekonomisë së hirtë është një sfidë ndërthurëse që ka nevojë të trajtohet nga kënde të ndryshme. Infrastruktura adekuate është e domosdoshme për zhvillimin teknologjik, prodhimin, shërbimet dhe tregtinë.

Page 23: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

23

Laboratorët e metrologjisë ende nuk janë plotësisht funksionalë pasi atyre u mungojnë burimet e nevojshme njerëzore, njohuritë dhe pajisjet për të siguruar një rregullim efektiv. Nuk ka institucione për vlerësimin e përputhshmërisë së mallrave industriale dhe ka një mungesë të standardeve të cilësisë. Vetëm një numër i vogël janë duke u transpozuar. Inspektorati për mbikëqyrjen e tregut ka kapacitet të pamjaftueshëm administrativ dhe qytetarët nuk janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre si konsumatorë.

IPA II do të mbështesë fuqizimin e kapaciteteve institucionale në sektorin social-ekonomike dhe të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e politikave të shëndosha ekonomike të qeverisjes dhe një mjedisi ekonomik dhe juridik që është i favorshëm për investimet e huaja dhe të vendore. Gjithashtu mund të mbështetet zhvillimi dhe zbatimi i një strategjie gjithëpërfshirëse për zhvillimin ekonomik, e cili identifikon sektorët me potencial për rritje. Ndërsa çështjet e furnizimit me energji dhe sundimi i ligjit që pengojnë zhvillimin e sektorit privat do të adresohen përmes masave përkatëse sektoriale, duke rritur konkurrencën e sektorit privat të Kosovës, sidomos të NVM-ve, dhe nxitja e investimeve private do të jetë objektivi kryesor për mbështetjen nga IPA në këtë sektor. Këto objektive do të arrihen, ndër të tjera, duke inkurajuar inovacionin, bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe kërkimore, si dhe duke mbështetur punën e autoriteteve të përfshira në rregullimin e tregut. Sa i përket qasjes në financa për ndërmarrjet, IPA do të vazhdojë të ofrojë grande mbështetëse për mikro-ndërmarrjet dhe bizneset e reja me një fokus të veçantë në modelet inovative të biznesit, shërbimeve të orientuara kah eksporti dhe ndërmarrësit femra. Njëkohësisht, pasi mbështetja e INF-ve për Kosovën të rritet, NVM-të do të mbështeten dhe të inkurajohen për të përdorë mundësitë e tjera të financimit. Kapaciteti i Agjencisë për Zhvillimin dhe Promovimin e NVM-ve për zbatimin dhe monitorimin e programeve mbështetëse dhe skemave të NVM-ve duhet të rritet, duke bërë të mundur që të marrë përsipër në mënyrë progresive aktivitetet aktualisht të financuara dhe menaxhuara nga donatorët. Një tjetër objektiv për asistencën e IPA II do të jetë përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë me rritjen e numrit dhe kapaciteteve të laboratorëve dhe të organeve për vlerësimin e përputhshmërisë. Do të promovohen të drejtat e konsumatorëve dhe mbrojtja e konsumatorit, përmes rritjes së përfshirjes të shoqërisë civile.

Treguesit:

- Renditja e përmirësuar e Kosovës në raportin e Bankës Botërore në të bërit biznes - IDH-të e rritur për kokë banori - Shkalla e zvogëluar e papunësisë - Bilanc tregtar i përmirësuar

Llojet e financimit: Do të kërkohet koordinim dhe bashkëpunim i ngushtë me INF-të, në veçanti, sa i përket qasjes në financa për NVM-të. Do të merret parasysh mbështetja nëpërmjet instrumenteve rajonale të tilla si WBIF dhe EDIF pas një vlerësimi të kryer në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Rreziqet:

• Normat e interesit të ofruara nga bankat komerciale nuk do të rriten, pavarësisht një rritjeje të kapaciteteve të NVM-ve, duke dëmtuar përfundimin gradual të mbështetjes së donatorëve dhe normalizimin e tregut të huadhënies në Kosovë.

Page 24: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

24

Punësimi, politikat sociale dhe burimet njerëzore Siç është konfirmuar në Raportin e Progresit të vitit 2013, investimi i rëndësishëm në kapitalin njerëzor është i nevojshëm për ta mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. Papunësia mbetet ende shumë e lartë, me dobësi të rëndësishme strukturore dhe me mungesa shkathtësie në tregun e punës. BE-ja do të mbështesë Kosovën në përmirësimin e kapaciteteve institucionale për të hartuar dhe zbatuar politika efektive dhe masa aktive të tregut të punës. Po ashtu do të mbështesë politikat specifike të tregut të punës që kanë për qëllim rritjen e punësimit veçanërisht të grupeve të rrezikuara si ata të papunësuarve për një afat më të gjatë, komunitetet e margjinalizuara, rinisë dhe grave. Në mënyrë që të hartoj masa më efektive mbështetëse, politikat e hershme dhe asistenca e IPA-së do të vlerësohet me kujdes para programimit të mbështetjes së re. Asistenca e IPA-së ka qenë e suksesshëm për ta ndihmuar Kosovën të prezantoje një qasje të gjerë sektoriale në arsim dhe të hartojë një strategji gjithëpërfshirëse të sektorit. Ndër objektivat e renditura në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë për vitet 2011-2016, qeveria e Kosovës ka identifikuar uljen e numrit të ndërrimeve në shkolla si një prioritet kyç. Në gjysmën e tanishme të shkollave të regjistruara, ende punojnë në dy ndërrime, dhe shumë të tjera edhe në tri ndërrime. Në shkolla ende mungojnë laboratorët shkencorë, objektet sportive dhe mirëmbajtja e përshtatshme e ndërtesave shkollore. Radhitje më e mirë e programeve të edukimit dhe trajnimit me nevojat e tregut të punës është një objektiv tjetër me prioritet. IPA II do të ndihmojë Kosovën në ndjekjen e këtij objektivi duke mbështetur reformën arsimore, rritjen e bashkëpunimit me sektorin privat, zgjerimin e mësimit praktik, skemave të bursave dhe zhvillimin e aftësive profesionale në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Përmirësimi i përfshirjes si në sektorin arsimor po ashtu edhe në atë të tregut të punës, duke siguruar qasje në edukimin dhe reduktimin e nivelit të braktisjeve ndër grupet më të rrezikuara, sidomos vajzat, nxënësit nga komunitetet minoritare dhe nxënësit me aftësi të kufizuara, është një tjetër objektiv i rëndësishëm për këtë sektor deri ne vitin 2020. Në fushën e mirëqenies sociale, një numër i projekteve janë iniciuar gjatë viteve të fundit që do kërkojnë rritjen e mbështetjes nga autoritetet Kosovare dhe ndihmë të mëtejshme nën ombrellën e IPA-së në mënyrë që të jenë më të qëndrueshëm. Indikatorët:

- Ulja e shkallës së papunësisë - Përmirësimi i renditjes së Kosovës në indeksin e zhvillimit njerëzor - Ulja e përqindjes se shkollave që punojnë në ndërrime - Ulja e nivelit të varfërisë

Llojet e financimit: Në aspekt afat-mesëm, ka më pak nevojë për asistencë teknike në sektorin e arsimit si vazhdim i programeve të IPA-së që ofrojnë asistencë teknike për periudhën vjetore 2013-2016. Një nivel më i lehtë i asistencës teknike për reformën e edukimit përkatës të tregut të punës si dhe trajnimi i programit do të jetë i nevojshëm nga viti 2017. Përderisa asistenca teknike e financuar nga IPA për decentralizimin e shërbimeve sociale do të mbulojë periudhën nga vitet 2014-2016, mbështetja e mëtejshme do të jetë e nevojshme, sidomos në nivelin komunal pas asaj periudhe. Bashkëpunimi me INF-të do të kërkohet në fushën e infrastrukturës arsimore, pasi që fondet e grandeve do të jenë të pamjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha nevojat që janë; gjithashtu do të

Page 25: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

25

merren parasysh nismat rajonale që përfshijnë INF-të. Në fushën e arsimit profesional, ekziston nevoja për koordinim me donatorë tjerë të cilët tashmë janë aktiv (sidomos ata nga Gjermania dhe Luksemburgu). Programet me përfitues të shumtë të IPA-së mund të përdoren për t’i siguruar pjesëmarrje Kosovës në nismat rajonale të bashkëpunimit si në fushat e arsimit dhe të shkencës. Nismat rajonale në vazhdim (të tilla si EJL 2020 dhe EFSE) do të shqyrtohen në lidhje me potencialin e tyre për të shtuar vlerë dhe efekt të shumëfishtë. Pjesëmarrja e Kosovës në programet relevante të BE-së në fushën e arsimit, kërkimit dhe kulturës do të inkurajohet. Rreziqet:

• Ekziston një rrezik i rritur në këtë sektor që qeveria do të mbështetet së tepërmi nga fondi i donatorëve dhe do të neglizhoje përgjegjësitë e veta të financimit. Për shembull, ndarja buxhetore për masat aktive të tregut të punës (më pak se 1% e buxhetit të konsoliduar për vitin 2013) është qartë e pamjaftueshëm për t’i adresuar në mënyrë efektive nevojat. Mbështetja e IPA-së në këtë fushë do të jetë e kushtëzuar në mënyrë strikte me investime e vet-qëndrueshme të qeverisë në këtë sektor.

• Në veçanti, nga qeveria e Kosovës pritet të ofrojë bashkë-financim adekuat për programet e ndërtimit të shkollave dhe një buxhet të garantuar për shpenzimet periodike për të siguruar mirëmbajtjen e objekteve shkollore.

Bujqësia dhe Zhvillimi Rural

Ministria udhëheqëse në këtë sektor është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).Ministria drejton një numër të kufizuar të skemave mbështetëse që janë të menaxhuara nga një Agjension i Pagesave. Po ashtu ka filluar zhvillimi i një regjistri të fermerëve dhe thjeshtësimi i sistemit të identifikimit të parcelave të tokës për të kontribuar në mbikëqyrjen e skemave aktuale të grandeve rurale. Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) zbaton kërkesat vendore të sigurisë ushqimore dhe ato të sigurisë ushqimore të BE-së, shëndetin e kafshëve dhe standardet e shëndetit të bimëve. Ashtu si ministria, agjencioni është një organ profesional dhe i motivuar. Plani për bujqësi dhe zhvillim rural të viteve 2007-2013 ishte një nga strategjitë sektoriale gjithëpërfshirëse e zhvilluar në Kosovë. MBPZHR-ja ka finalizuar tani Programin për Bujqësi dhe Zhvillimin Rural (PBZHR) për periudhën e viteve 2014-2020. Strategjia e hartuar me mbështetjen e asistencës së binjakëzimit, synon ristrukturimin e sektorit agro-rural të Kosovës në përputhje me standardet dhe acquis-in e BE-së; dhe përmirësimin e standardit jetësor të popullsisë rurale të Kosovës. Mbështetja e IPA-së do të jetë në përputhje me prioritetet dhe objektivat e strategjisë sektoriale të PBZHR-së për periudhën e viteve 2014-2020. Objektivi i përgjithshëm i asistencës së IPA-së në këtë sektor është që të përkrahin institucionet e Kosovës në përmbushjen e standardeve të BE-së të mekanizmave të kontrollit të ushqimit, rritjen e kapacitetit të operatorëve të bizneseve të ushqimit për t’i përmbushur standardet e sigurisë ushqimore dhe konkurruese të BE-së, përmirësimin e konkurrueshmërinë së bujqësisë kosovare, përshtatjen e saj për fenomene të ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e standardeve jetësore të popullsisë rurale të Kosovës. Duke ndjekur këto objektiva kryesore, asistenca e IPA-së në këtë sektor gjithashtu do të ndihmojë Kosovën në trajtimin e sfidës së ndryshimit të klimës duke promovuar efikasitetin e burimeve dhe duke mbështetur zhvendosjen drejt një ekonomie më nivel më të ulët të emetimit të karbonit në bujqësi, sektorit të ushqimit dhe pylltarisë, promovimi i dialogut social dhe transferimi i njohurive dhe inovacionit, dhe

Page 26: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

26

promovimi i përfshirjes sociale dhe ekonomike. Edhe pse laboratori i ushqimit dhe veterinarisë ka përfituar investime nga banka botërore, qeveria e Kosovës dhe BE-ja. Mbështetja e vazhduar do të jetë e nevojshme për sjelljen e standardeve të sigurisë ushqimore në Kosovë në përputhje me acquis. Mbështetja do të sigurohet për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave sistematike dhe të besueshme si dhe gjenerimin e statistikave në përputhje me kërkesat e BE-së. Në kontekstin e përgatitjes për dhënien e menaxhimit të fondeve të BE-së, Kosova do të mbështetet në krijimin e strukturave dhe kapaciteteve për administrimin e fondeve të IPARD-it. Masat adaptuese të ndryshimeve klimatike do të përfshihen në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe rural në Kosovë. Për sa i përket sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare, asistenca e IPA-së do të mbështesë Kosovën në arritjen e rezultateve si në vijim deri në vitin 2020:

− Sistem i kontrollit ushqimor plotësisht funksional dhe i njëjte në përputhje me kërkesat relevante ligjore dhe nënligjore të ushqimit.

− Shëndeti funksional i kafshëve dhe kontrolli i sistemit të mirëqenies, përfshirë këtu edhe raportimin e sëmundjeve dhe zbatimin e masave të kontrollit dhe çrrënjosjes. Programet vjetore dhe shumëvjeçare të shëndetit të kafshëve janë përgatitur dhe ndarë me BE-në dhe OIE-in (Organizatën Botërore për Shëndetin e Kafshëve), përhapja e sëmundjeve dhe masa e kontrollit të ndërmarr të raportuar ne nivel lokal dhe ndërkombëtar.

− Infrastruktura në kufi është përmirësuar për të përmbushur kërkesat minimale të BE-së; − Krijimi i qendrës përpunuese për asgjësimin e kafshëve në produkte dytësore. − Laboratori i ushqimit dhe i veterinarisë i akredituar plotësisht, ku testet e kryera janë të

vlerësuara (njohje ndërkombëtare e testeve të prodhuara nga laboratori i AUV-it); − Përmirësimi dhe modernizimi i mbledhjes së të dhënave, ruajtja dhe sistemi raportues

për të gjithë sektorët e AVUK-it − Përmirësim i përgjithshëm i performancës në sektorin e fitosanitarisë duke përfshirë

njohjen dhe raportimin e sëmundjes. − Mbledhja sistematike dhe e besueshme e të dhënave dhe gjenerimi i këtyre statistikave

në përputhje me kërkesat e BE-së, praktika trajnimi të krijuara për statisticien. Indikatorët për sigurinë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare:

− Zbatim i njëjte i kontrolleve të sigurisë së ushqimit dhe legjislacionit në të gjitha komunat nga AVUK-i;

− Modernizimi i një numri të bizneseve agro-ushqimore dhe përputhja e tyre me standardet e sigurisë ushqimore të BE-së;

− Numri i bizneseve agro-ushqimore të gatshëm për eksportim në BE; − Ulja e numrit të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi; − Mbikëqyrje një vjeçare/shumëvjeçare dhe programi i kontrollimit të sëmundjeve të

kafshëve është vendosur dhe është duke u zbatuar. − Regjistrimi i kafshëve dhe sistemi i kontrollimit të lëvizjes është funksional. − Prodhimi dhe furnizimi me pjesë të zinxhirit të sigurisë ushqimore është rregullisht i

monitoruar sipas programeve të kontrollit në baza një vjeçare dhe shumëvjeçare − Sistemi i themeluar dhe funksional i paralajmërimit të hershëm; − Numri i trajnimeve për inspektorët komunalë, fermerët dhe industrinë rreth

standardeve të sigurisë ushqimore;

Page 27: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

27

Në nën-sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, asistenca e IPA-së do të mbështesë Kosovën në përmbushjen e këtyre rezultateve të pritshme deri në vitin 2020:

− Operatorët e bizneseve të ushqimit dhe prodhuesit të përgatitur të jenë konkurrent në tregun rajonal si dhe atë të BE-së, pasi standardet e sigurisë ushqimore të jenë përmbushur, duke përfshirë disponueshmërinë e shërbimeve këshillimore;

− Fermerët janë të trajnuar dhe të njoftuar me menaxhimin e fondeve për bujqësinë, në mënyrë që të jenë të gatshëm për përdorim të fondeve të PBB-së (CAP).

− Qasje e zgjeruar në kredi për fermerët dhe operatorët agro-ushqimorë (në bashkëpunim me INF-në)

− Rritja e punësimit dhe gjenerimi i të ardhurave në sektorin agro-ushqimor dhe shërbimeve rurale, duke përfshirë futjen e trajnimit profesional, menaxhimin e fermës dhe mësimin e kontabilitetit të fermës.

− Reduktimi i ndërtimit të paligjshëm në tokat bujqësore − Menaxhimi efikas i tokës dhe organizimi i tregut të tokës, duke përfshirë uljen e

ndërtimeve të paligjshme mbi tokat bujqësore − Menaxhimi efikas i ujit dhe ujitjes, duke përfshirë një lidhje të qartë me strategjinë e

përgjithshme vendore për ujë të hartuar nga MMPH-ja. Indikatorët për zhvillim bujqësor dhe rural:

− Numri i përfituesve të cilët kanë marrë trajnim ose shërbime këshillimore në zhvillim bujqësor dhe rural.

− Numri i subjekteve ekonomike të cilat përfitojnë nga asistenca e IPA-së ku zhvillojnë burime shtesë ose të larmishme të të ardhurave në zonat rurale

− Numri i subjekteve ekonomike që në mënyrë progresive përmirësohen drejt arritjes së standardeve të BE në sektorin agro-ushqimor.

− Numri bruto i vendeve të punës të krijuara në tërë zinxhirin ushqimor dhe në zonat rurale jashtë sektorit bujqësor.

Lloji i financimit Potenciali për të mësuar dhe përfituar nga përvoja e vendeve të tjera në zgjerim duhet të inkurajohet. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet koordinimit me donatorë të tjerë, në veçanti me Bankën Botërore dhe BERZH-in. Duke pasur parasysh përvojën pozitive në përdorimin e TAIEX-it dhe binjakëzimit nën IPA-në për vitet 2007-2013, ky lloj i bashkëpunimit me shtetet anëtare do të inkurajohet. Rreziqet:

− Buxheti i pamjaftueshëm kombëtar i ndarë për zbatimin e PBZHR-së, standardeve të sigurisë ushqimore dhe rregulloret.

− Qarkullimi i lartë i stafit të MBPZHR-së dhe AVUK-it. Kjo duhet të përmirësohet nëpërmjet masave të burimeve njerëzore në nivel qendror.

− Mungesa e njohurive nga ana e qeverisë për të audituar dhe udhëzuar zbatimin dhe mirëmbajtjen e sigurisë së ushqimit dhe sistemit të cilësisë.

− Mungesa e të dhënave të duhura statistikore për numrin e fermerëve, kafshëve, tokave të punueshme, etj. Fondet e IPA-së do të përdorën për ta ndihmuar Kosovën në përmirësimin e informacioneve statistikore të saj.

Page 28: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

28

− Mungesa e identifikimit të pronësisë. Asistenca e IPA-së në sektorin e sundimit të ligjit do të mbështesë Kosovën në adresimin e çështjeve pronësore.

Sektori: Bashkëpunimi Ndërkufitar (BNK) dhe bashkëpunimi rajonal Kosova ka filluar planifikim e programeve të BNK-së me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë në vitin 2010 dhe me Malin e Zi në vitin 2011. Gjatë periudhës 2014-2020 Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë programet ndër-kufitare të Kosovës të themeluara tashmë. Mundësia e fillimit të aktiviteteve të BNK-së me Serbinë është në plan të hulumtohet në të ardhmen. Programet që do të zhvillohen për periudhën 2014-2020 do të fokusohen në zhvillimin socio-ekonomik të zonave kufitare. Objektivat specifike, rezultatet dhe indikatorët për prioritet tematike do të vendosen në secilin program të bashkëpunimit ndërkufitar. Vazhdimi i veprimeve ndër-njerëzore, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe qasja e përbashkët ndaj informacionit duhet të mbetet një pjesë esenciale e programeve individuale të BNK-së. Çdo program do të ketë një grup prej katër akseve specifike prioritare të përzgjedhura nga prioritetet tematike më poshtë: 1. Konkurrueshmërisë, biznesit dhe zhvillimit të NVM-ve, tregtisë dhe investimeve. 2. Punësimi, lëvizshmëria e fuqisë punëtore dhe përfshirja sociale 3. Kërkimi shkencor, zhvillimi teknologjik dhe inovacioni dhe TIK-u 4. Mbrojtja e mjedisit, ndryshimet klimatike dhe parandalimi i rrezikut 5. Transporti dhe infrastruktura publike 6. Turizmi dhe trashëgimia kulturore 7. Rinia dhe arsimi 8. Qeverisja lokale dhe rajonale, ngritja e kapaciteteve për planifikim dhe administrim. Fushëveprimi, objektivat dhe prioritetet tematike të secilit program ndërkufitar janë të përcaktuara në dokumentin e dedikuar shtate vjeçar për planifikimin shumëvjeçar, i cili është hartuar në bazë të konsultimit të gjerë të palëve lokale të interesit. Dokumenti i planifikuar shumëvjeçar parasheh tregues të ndarjes vjetore të buxhetit, përcakton një sërë treguesish për matjen e ndikimit të programit dhe identifikon fushat specifike kufitare, të cilat janë të pranueshëm për financim. Indikatorët: Në varësi të prioriteteve të përzgjedhura për çdo program, indikator të ndryshëm do të zhvillohen. Lloji i financimit: Ndihma do të sigurohet kryesisht nëpërmjet kontratave të grandit. Investimet gjithashtu mund të financohen varësisht prej objektivave të çdo programi. Asistenca teknike do të ofrohet për përmirësim e kapacitetit të institucioneve të përfshira në zbatimin e programeve. Rreziqet: Gjatë periudhës së planifikimit të viteve 2007-2013, përpjekjet për zbatimin e projekteve strategjike duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën, janë miratuar, por ende nuk po zbatohen. Vonesat janë kryesisht për shkak të kapaciteteve të kufizuara të vendeve

Page 29: Dokumenti Strategjik për Kosovën (draft versioni shtator 2013) …eeas.europa.eu/archives/delegations/kosovo/documents/... · 2016-09-12 · 1 Dokumenti Strategjik për Kosovën

29

përfituese. Pas përvojës nën IPA-në për vitet 2007-2013 është e rëndësishme të merren parasysh këto vështirësi dhe kufizime.