gazeta "Çika e tërbaçit"

12
GAZETË E SHOQËRISË KULTURORE - ATDHETARE “TËRBAÇI” Periodike e pavarur, Viti XII, Nr. 26 (01), Drejtues Albert HABAZAJ, Sponsor Flamur Çelaj, qershor - gusht 2013, gazeta shpërndahet falas. FESTA E TËRBAÇIT U ZHVILLUA TË SHTUNËN, MË 25 MAJ ME ATMOSFERË RINORE DHE VËLLAZËRORE. PËRHERË E MË MIRË MIRUPAFSHIM NË TËRBAÇ! -Tërbaç, e shtunë, 25.05.2013 ZËRI I VENDLINDJES NA BËN KRENARË DHE NA NGARKON ME DETYRA SECILIN TËRBAÇIOT Të nderuar pjesëmarrës e miq të Tërbaçit! Të nderur motra e vëllezër! Sipas traditës 12 vjeçare shoqatës Atdhetare-Kulturore “Tërbaçi”, këtu qendër Tërbaçit tonë çelim festën e Takimit Brezave. Është dallëndyshja e parë që uturon ndër viset e shoqatave si- motra, bija të Labërisë tonë të dashur, pikëri- sht Tërbaç sot më 25 maj. Së pari, shpreh kënaqësinë që tërbaçiotët i thërret geni, gjaku i pastër i të parëve që të kthehen vendlindjen apo vendorigjinën e tyre. E ka gdhendur vargje historikun e fshat tonë dragoi i këngës labe, Kujm Mici i madh: ”Tërbaçi i pasur sa de,/ç’rriti gjiri, e ç’tundi djepi!/ “Tërëbashkë” është emri yt/s’gje shteg asnjë armik/gjoksin kthyen nga dovle/ Në krye Lulo Mehme- /vajzës vrau pashanë/”Miro Tër- baçja i thanë./ Nder i madh i këj fsha/ Halim Xhelo demokra- /gjashtë heronj nga gjiri ynë/gjashtëdhjet’ e ca marrë/çobanë e bujq të mirë/kënga në buz’ u ka mbirë! Kjo është sinteza e histo- risë tërbaçiote, për të cilën mund të thuren mijëra e mijëra alë, mund shkruhen dhjetra libra, se asin lapidarët, regjistron kujtesa sociale, që na bën krenarë, por sot na ngarkon me detyra secilin nga ne që ka një pikë gjak të kulluar tër- baçio... Shoqata Atdhetare Kulturore “Tërbaçi” organizoi veprimtarinë e nderimit për Dr.Selim Beqiri “Personalitet i shquar i Labërisë”. Në datën 20.04.2013, ditën e shtunë, ora 11:00, në Pallan e Kulturës “Labëria” Skelë- Vlorë, nuk gjeje vend futeshe. Labëria nderon bijtë e saj. Në rasn konkret në fokus ishin tërbaçiotët e mbledhur për një nga bijtë e saj të mirë. Nderohet Selim Beqiri me gjithë ato vlera intelektuale-kulturore, i cili shprehet, si gjithmonë: ”Gjithshka imja i ka rrënjët në Tërbaç e në Labëri. Atyre iu qofshim falë kudo jetojnë e brez pas brezi. Në çdo vend botës nuk gjeta shijen e kulaçit të pjekur në saç dhe të mishit të pjekur Tërbaç”. Ndërsa Mjeshtri i Madh, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe uron: “Blerimi i Selim Beqirit është i veçantë për snikërinë e thjeshtësinë e j dhe njëkohësisht për mendjen e j, që, krahas kulturës dhe lozopopullore, toi në rrugët e jetës”. Më poshtë po botojmë kumtesat që u mbajtën këtë veprimtari kulturore-shkencore sipas programit takimit. Korrespoden i gazetës “Çika e Tërbaçit” vijon në fq. 2 Shoqata A.K. Tërbaçi vazhdim të veprimtarisë saj, ka zhvilluar akvitete kushtuar momenteve kulmore të historisë dhe gurave të saj. Në këtë kuadër orienmi kryesor ka qenë për gurat patrioke që kanë luuar dhe kanë dhënë jetën për liri e pavarësi. Sot Sh.A.K.Tërbaçi dega Vlorë bashkëpunim me shoqatën “Labëria” organizon këtë veprimtari për një gurë me akvitet e kontribute në fushën e studimit e të hulummit të historisë së Tërbaçit e më gjerë, atë të Labërisë- Dr.Selim Beqirin, bir i Tërbaçit. Kjo veprimtari ka dhe një veçan se bëhet për një intelektual që jeton, gjë që rrallë është bërë nga ne, në të ardhmen kjo do të vazhdojë dhe me të tjerë. Selim Beqiri kryen shkollën 7 vjeçare Tërbaç më 1952 dhe më 1956 kryen me rezultate të larta shkollën 4 vjeçare pedagogjike në Elbasan. Mbas kësaj llon punën si mësues, duke shërbyer si në vendlindjen e j Tërbaç dhe në disa fshatra të Vlorës. Për akviten si mësues prej 10 vjetësh Selimi i përket brezit të dytë të pishtarëve të arsimit në Tërbaç mbas atyre periudhës 1900-1945, krahas me Zaim Hoxhën, Kujm Micin, Shezai Habazin, Tok Dedën, Rexhep Habazin, Meleq Skëndon, Labë Beqirin e Halo Habazin, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për arsimin në Tërbaç. karrierën e j si intelektual, mbas formimit plotë arsimor, ai do të punonte... dhe ...drejtues në disa instucione, por pa ju shkëputur prolit j. Kështu llimisht ka punuar si kryeinspektor kulture në rrethin Vlorë, më vonë nisur dhe nga aësitë e j më 1968 do të emërohet në një instucion qendror rëndësishëm pranë K.Q.P.P Shqipërisë, ku punoi për një kohë të gjatë duke kryer detyra të ndryshme. Si studiues, Selimi bashkë me PR.DR. Bardhosh Gaçen kanë... vijon në fq. 2 -nga Bexhet RRAPAJ- SELIM BEQIRI, KY STUDIUES I PALODHUR VEPRIMTARI ATDHETARE -KULTURORE E SHOQËRISË TËRBAÇIOTE z. Albert HABAZAJ FJALA E KRYETARIT TË SHOQATËS ATDHETARE-KULTURORE “TËRBAÇI”

Upload: terbaci

Post on 09-Mar-2016

286 views

Category:

Documents


11 download

DESCRIPTION

Gazeta "Çika e Tërbaçit", Gusht 2013

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

GAZETË E SHOQËRISË KULTURORE - ATDHETARE “TËRBAÇI”Periodike e pavarur, Viti XII, Nr. 26 (01), Drejtues Albert HABAZAJ, Sponsor Flamur Çelaj, qershor - gusht 2013, gazeta shpërndahet falas.

FESTA E TËRBAÇIT U ZHVILLUA TË SHTUNËN, MË 25 MAJ ME ATMOSFERË RINORE DHE VËLLAZËRORE.

PËRHERË E MË MIRË MIRUPAFSHIM NË TËRBAÇ!

-Tërbaç, e shtunë, 25.05.2013

ZËRI I VENDLINDJES NA BËN KRENARË DHE NA NGARKON ME DETYRA SECILIN

TËRBAÇIOT

Të nderuar pjesëmarrës e miq të

Tërbaçit!

Të nderur motra e vëllezër!

Sipas traditës 12 vjeçare të shoqatës Atdhetare-Kulturore “Tërbaçi”, këtu në qendër të Tërbaçit tonë çelim festën e Takimit të Brezave. Është dallëndyshja e parë që fl uturon ndër viset e shoqatave si-motra, bija të Labërisë tonë të dashur, pikëri-sht në Tërbaç sot më 25 maj. Së pari, shpreh kënaqësinë që tërbaçiotët i thërret geni, gjaku i pastër i të parëve që të kthehen në vendlindjen apo vendorigjinën e tyre. E ka gdhendur në

vargje historikun e fshati t tonë dragoi i këngës labe, Kujti m Mici i madh: ”Tërbaçi i pasur sa deti ,/ç’rriti gjiri, e ç’tundi djepi!/ “Tërëbashkë” është emri yt/s’gjeti shteg asnjë armik/gjoksin kthyen nga dovleti /Në krye Lulo Mehme-ti /vajzës që vrau pashanë/”Miro Tër-baçja i thanë./ Nder i madh i këti j fshati /Halim Xhelo demokra-ti /gjashtë heronj nga gjiri ynë/gjashtëdhjet’ e ca marti rë/çobanë e bujq të mirë/kënga në buz’ u ka mbirë! Kjo është sinteza e histo-risë tërbaçiote, për të cilën mund të thuren mijëra e mijëra fj alë, mund të shkruhen dhjetra libra, se fl asin lapidarët, regjistron kujtesa sociale, që na bën krenarë, por sot na ngarkon me detyra secilin nga ne që ka një pikë gjak të kulluar tër-baçioti ...

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tërbaçi” organizoi veprimtarinë e nderimit për Dr.Selim Beqiri “Personalitet i shquar

i Labërisë”. Në datën 20.04.2013, ditën e shtunë, ora 11:00, në Pallati n e Kulturës “Labëria” Skelë-Vlorë, nuk gjeje vend të futeshe. Labëria nderon bijtë e saj. Në rasti n konkret në fokus ishin tërbaçiotët e mbledhur për një nga bijtë e saj të mirë. Nderohet Selim Beqiri me gjithë ato vlera intelektuale-kulturore, i cili shprehet, si gjithmonë: ”Gjithshka imja i ka rrënjët në Tërbaç e në Labëri. Atyre iu qofshim falë

kudo që jetojnë e brez pas brezi. Në çdo vend të botës nuk gjeta shijen e kulaçit të pjekur në saç dhe të mishit të pjekur

në Tërbaç”. Ndërsa Mjeshtri i Madh, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe uron: “Blerimi i Selim Beqirit është më i veçantë për fi snikërinë e thjeshtësinë e ti j dhe njëkohësisht për mendjen e ti j, që, krahas kulturës dhe fi lozofi së popullore, fi toi në rrugët e jetës”.Më poshtë po botojmë kumtesat që u mbajtën në këtë veprimtari kulturore-shkencore sipas programit të takimit.Korrespodenti i gazetës

“Çika e Tërbaçit”vijon në fq. 2

Shoqata A.K. Tërbaçi në vazhdim të veprimtarisë së saj, ka zhvilluar akti vitete kushtuar momenteve kulmore të historisë dhe fi gurave të saj. Në këtë kuadër orienti mi kryesor ka qenë për fi gurat patrioti ke që kanë luft uar dhe kanë dhënë jetën për liri e pavarësi.

Sot Sh.A.K.Tërbaçi dega Vlorë në bashkëpunim me shoqatën “Labëria” organizon këtë veprimtari për një fi gurë me akti vitet e kontribute në fushën e studimit e të hulumti mit të historisë së Tërbaçit e më gjerë, atë të Labërisë-Dr.Selim Beqirin, bir i Tërbaçit.

Kjo veprimtari ka dhe një veçanti se bëhet për një intelektual që jeton, gjë që rrallë është bërë nga ne, në të ardhmen kjo do të vazhdojë dhe me të tjerë.

Selim Beqiri kryen shkollën 7 vjeçare në Tërbaç më 1952 dhe më 1956 kryen me rezultate të larta shkollën 4 vjeçare pedagogjike në Elbasan. Mbas kësaj fi llon punën

si mësues, duke shërbyer si në vendlindjen e ti j Tërbaç dhe në disa fshatra të Vlorës.

Për akti viteti n si mësues prej 10 vjetësh Selimi i përket brezit të dytë të pishtarëve të arsimit në Tërbaç mbas atyre të periudhës 1900-1945, krahas me Zaim Hoxhën, Kujti m Micin, Shezai Habazin, Tofi k Dedën, Rexhep Habazin, Meleq Skëndon, Labë Beqirin e Halo Habazin, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për arsimin në Tërbaç. Në karrierën e ti j si intelektual, mbas formimit më të plotë arsimor, ai do të punonte... dhe ...drejtues në disa insti tucione, por pa ju shkëputur profi lit të ti j. Kështu fi llimisht ka punuar si kryeinspektor kulture në rrethin Vlorë, më vonë nisur dhe nga aft ësitë e ti j më 1968 do të emërohet në një insti tucion qendror të rëndësishëm pranë K.Q.P.P Shqipërisë, ku punoi për një kohë të gjatë duke kryer detyra të ndryshme. Si studiues, Selimi bashkë me PR.DR.Bardhosh Gaçen kanë...

vijon në fq. 2

-nga Bexhet RRAPAJ-

SELIM BEQIRI, KY STUDIUES I PALODHUR

VEPRIMTARI ATDHETARE -KULTURORE E

SHOQËRISË TËRBAÇIOTEz. Albert HABAZAJ

FJALA E KRYETARIT TË SHOQATËS ATDHETARE-KULTURORE “TËRBAÇI”

Page 2: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇIT Faqe 2

...Paraardhësit tanë e bënë detyrën në shkallën më të lartë sipërore e me sakrifi cat më sublime, në so-lidaritet, me unitet model dhe vëllazërim ideal për Tërbaçin, për Labërinë, për Vlorën, për kombin shqiptar, vendin e shqipes, siç e cilësojnë të huajt Shqipërinë.Ata e bënë detyrën dhe qenë të parët tanë, që i dhanë emër Tërbaçit ta kishte ballin te dielli, të bëhej shok me yjet, të ndihej krenar si Çika dhe i thjeshtë si natyra e ti j gur-gulluese. Mburreshin dje, kush e kush të kishte sadopak gjak apo një pikë kontakti me tërbaçiotët. Të parët tanë, që prehen të qetë e bënë detyrën ndaj Tërbaçit e Shqipërisë. Po ne? Po brezat? Të parët tanë janë shenjtorët e besimit tonë. Atyre u falemi. Edhe ata që janë larguar nga

jeta nga takimi i viti t të kaluar në këtë takim, qofshin të paharruar dhe ngushëllojmë familjet e tyre se janë pjesë e dhembjes tonë shpirtërore dhe të gjakut. Dhe ata ikin me detyra të realizuara. Ne, si shoqatë kemi promovuar vlerat atdhetare-kulturore të tër-baçiotëve në vijë kronologjike, sipas hierarkisë së vlerave dhe përfaqësim sa më gjeografik hapësinor sipas lagjeve, mëhal-lave e fi seve. Asnjëherë s’kemi dalë dhe s’mund të dalim nga kushtetuta jonë atdhetare-kultu-rore, që është statuti i shoqatës sonë, që ka synim vlerat patrio-ti ke-shpirtërore, atdhetare e

kulturore të tërbaçiotëve e Tër-baçit tonë në rrjedhat e kohës. Ideali ynë është kultura atdhe-tare. Parti a jonë është Tërbaçi. Dëshira jonë është që Tërbaçi ynë-ky ballkon i hapur i Labërisë së Brendshme, Lumit të Vlorës e kra-hinës së Mesaplikut, nga ku vetja të duket se je në një avion natyror, të bëhet një qendër ekoturisti ke, ku të lulëzojë turizmi etno-kulturor, ku të ndihet civilizimi i merituar, i dëshiruar, i parealizuar. Tërbaçi mund të bëjë panaire të kulturës materiale e jo materiale, të pro-dukteve bujqësore-blegtorale, kul-turore që prodhoi toka e Tërbaçit dhe shpirti tërbaçiot. Është koha

që secili më vete sipas mundësi-ve dhe të gjithë së bashku sipas traditës historike t’i kthejmë sytë, duart, këmbët, trurin dhe shpirti n për Tërbaçin. Të mirëkuptohemi dhe të koordinohemi me njëri-tjetrin, që të mos na skuqet faqja, por të ndihemi krenarë për kon-tributet ndaj vendlindjes, sepse jo vetëm me llafe e me këngë, jo njëri t’i bjerë gozhdës e tjetri patkoit, por me vepra konkrete të vërtetojmë shpirti n epiko-lirik të Neki Yzet Skëndos, që, nën shem-bullin e sponsorëve Hasan Malaj, Shpëti m Gjikaj, Eltar Deda, Flamur Çela.

Të mbushemi me frymëzim real kur të thërrasim:

“Vendi që dua më shumë/besëdhënë e shtruar sofrën/Tërbaçi ku linda unë/ s’e këmbej t’më japin botën!”

vijon nga fq. 1

...dhënë dhe japin kontribut të madh për sqarimin e shumë çështjeve në lidhje me kulturën, prejardhjen dhe historinë e lashtë të Tërbaçit e Labërisë. Punën studimore Selim Beqiri do ta fi llonte që me mbarimin e shkollës së lartë dhe kualifi kimeve pasuniversitare. Kështu në janar 1969 ai prezantohet si bashkëpunëtor shkencor. Në këtë periudhë ai mbajti disa kumtesa shkencore në shqip dhe anglisht. Në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972 spikat me studimin për “besën” si virtyt dhe insti tucion që ka shoqëruar shqiptarin gjatë gjithë kohrave. Më vonë me thellimin e mëtejshëm në këtë studim ai do të merrte ti tullin Doktor i Shkencave. Arsimimi i lartë që kreu Selimi për gjuhë e letërsi angleze, do ta ndihmonte në gjetjen e dokumentave të vjetra arkivore për studimet që i kishte vënë si qëllim vetes, prejardhjen e Tërbaçit e Labërisë. Hulumti met e ti j për dokumentat Historiko-Shkencore të prejardhjes së trevës së Labërisë, fi llimisht ai do ti botonte në organet e shtypit shkencor të kohës, ku ka botuar mbi 54 arti kuj. Më vonë do të mjaft ohej vetëm me arti kuj publicisti kë, por do ti futej boti mit të librave Historiko-Shkencore dhe monografi ve të ndryshme. Ka botuar 11 libra. Veçanti në boti met e Dr.Selimit është edhe fakti se shumica e tyre mbi 80% janë për Tërbaçin. Në boti met e ti j të karakterit Historiko-Shkencor spikasin librat: “Trashëgimia”, “Tërbaçi-Fjalorth Historiko-Gjeografi k”, “Si u krijua e si mbijetoi Tërbaçi”, “Humor i mençur tërbaçiot”, kurse nga monografi të do të veçonim “Gjenerali fi snik” kushtuar gjeneralit më të talentuar të ushtrisë shqiptare, heroit të popullit, tërbaçioti t Vebi Hoxha, po ashtu trimit, komandanti t parti zan të Brigadës së V-të Resul Veliu, “Bana” i kushtohet Rabihane Skëndoj-akti viste e shquar për liri e pavarësi. Por le të shikojmë cilat janë disa nga saktësimet në studimet Historiko-Shkencore të ti j për Tërbaçin e Labërinë. -Argumenti mi me burime historike dhe

arkeologjike i banorëve para tërbaçiot në Tërbaç dhe trevën e Mesaplikut. Territori i fshati t që sot quhet Tërbaç,-thotë Selim Beqiri, ka pasë qenë i banuar qysh në lashtësi në kohën e ilirëve e në vazhdimësi. Këtë e vërteton dhe fakti se shumë gjurmë të ilirëve janë zbuluar dhe në Tërbaç. Po ashtu toponimi “Mesaplik” i krahinës ku përfshihet dhe Tërbaçi i përket fi sit ilir të “mesapëve”që mund të kenë banuar këtu 1000 vjet para erës së re. Më vonë vendin e tyre do ta zënë amantët, elimët, arbrit e labejonët. -Përcakti mi i emrit Tërbaç që sipas Selim Beqirit i përket viteve 900 me ardhjen e pushtuesve sllavë (bullgarët). Midis masave të tjera, bullgarët përcaktuan dhe pozicionin, vendin e sinjalit të alarmit për gjithë krahinën, i cili do ishte pjesa e Ballkanit lindor te mali i Tranajojit. Mjeti sinjalizues në sllavisht quhej “Trbac”, kështu ata zëvendësuan “Vendin e bables” bririt të përdorur nga strategët e Themes Nikopojes Bizanti ne. Për saktësimin e këti j emri, ai bën dhe transkripti min duke përdorur disa fj alorë të huaj sllavë. Prej kësaj fj ale e ka marrë emrin Tërbaçi i

sotëm, i cili me kalimin e shumë viteve nga vend sinjalizimi do të kthehej në vendbanim në shekullin XIV. Nuk është vetëm ky emër apo toponim që ka mbetur nga sllavo-bullgarët, ato janë shumë si në Tërbaç dhe në dy anët e lumit të Shushicës duke përfshirë dhe vetë emrin Shushicë. Pra, emri Tërbaç e ka prejardhjen shumë më herët se emrat e përdorur në regjistrimet turke. -Është argumentuar mirë lindja dhe akti heroik i legjendares Miro Kostë Strati (Tërbaçi) duke përdorur dy argumente, atë historik të ngjarjeve dhe atë demografi k duke e lidhur me pemën gjenealogjike të Stratajve si bijë e tyre. Në bazë të këtyre argumentave del në konkluzion se ajo i përket viteve: Lindja 1743 dhe akti heroik 1764. -Një meritë të veçantë Selim Beqiri ka dhe në përpilimin e pemës gjenealogjike të Tërbaçit duke fi lluar nga ajo e Gjin Kriqit, e cila është familja fshat formuese. Në përpilimin e saj ai është mbështetur në të dhëna e burime arkivore, në dokumenta të pjesshme e të dhëna gojore nga më të moçmit. Ai për këtë ka shfrytëzuar dhe të dhënat e 37 familjeve të marra nga regjistrimi

turk i viteve 1430, 1520 dhe 1583. Tri kanë qenë mëhallat fi llestare fshat formuese në bashkësinë e Tërbaçit: ”Bitaj”, “Harmos” e “Bragjini”, që të trija me emrin pasardhës të Gjin Kriqit. Pra Tërbaçi, thotë Selim Beqiri është një fshat tepër homogjen dhe jo konglomerat fi sesh të ardhur si disa të tjerë-dhe ndonjë familje që mund të ketë ardhur i është bashkëngjitur trungut kryesor dhe nuk ka dallime e veçime nga të tjerat. Kjo pemë e ndërtuar nga Dr.Selimi merr vlera të mëdha, se i ka shërbyer e do t’i shërbejë çdonjërit që do të ndërtojë më tej pemën zhvilluese të vëllezërisë. Unë këtu veçova disa nga prurjet e Dr.Selimit për historiografi në e Tërbaçit, të trajtuara në librat “Si u krijua e si mbijetoi Tërbaçi?” dhe “Trashëgimia”. Por më gjerë e më hollësisht për to do të fl asin Dr.Leka Skëndo dhe studiuesi Novruz Barjami. Puna që bëhet nga historianët apo studiuesit e konkreti sht Pr.Dr.Bardhosh Gaçe, Dr.Selim Beqiri, etj. për Tërbaçin në radhë të parë kërkon njohuri e aft ësi, por do dhe vullnet, është dhe një sakrifi cë, prandaj ne duhet t’ua njohim dhe vlerësojmë. Ata na ndriçojnë të kaluarën tonë dhe prejardhjen nga vijmë. Selim Beqirin përveç punës studimore të refl ektuar në disa boti me e kanë shqetësuar dhe probleme të tjera të fshati t. Kështu mbas viteve ’90 ai do të përkushtohej bashkë me disa intelektualë të tjerë për formimin e Sh.A.K.”Tërbaçi” me të cilën ka mbajtur lidhje e ka dhënë kontribute vazhdimisht me konsulta e mendime. Më i rëndësishëm do të ishte angazhimi për harti min e historikut para viti t 1945. Kohët e fundit ai me kërkesë dhe të shoqatës “Tërbaçi”-dega Vlorë u angazhua dhe për përpilimin e një programi e pyetësori për harti min e historikut mbas çlirimit, i cili është shumë i domosdoshëm për tu bërë. Ai është gati dhe pret angazhim të mëtejshëm në kryesinë qendrore “Labëria”, me propozimin e shoqatës “Tërbaçi” e ka vlerësuar Dr.Selimin “Personalitet i shquar i Labërisë”, që është vlerësimi më i lartë që jep kjo shoqatë.

vijon nga fq. 1

-nga Bexhet RRAPAJ-

SELIM BEQIRI, KY STUDIUES I PALODHUR

z. Albert HABAZAJ

FJALA E KRYETARIT TË SHOQATËS

ATDHETARE-KULTURORE “TËRBAÇI”

Page 3: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇITFaqe 3

VLERA ARKEOLOGJIKE DHE HISTORIKE PËR FSHATIN TËRBAÇ

nga Novruz BAJRAMI

Puna krijuese e studimore në shër-bim të fshatit Tërbaç, TË KRAHINËS SË Labërisë si pjesë e historisë kom-bëtare që ka bërë dr. selim Beqiri meri-ton mirënjohje dhe respekt. Në kum-timin tim do të përqëndrohem kryesisht në të dhënat historike, arkeologjike e zbërthimin me shumë vlerë të topono-misë, si gjurmë të rëndësishme të rrugës nëpër të cilën ka rrjedhur jeta në fshatin Tërbaç. Të gjitha këto gjurmë ne i gje-jmë në një nga botimet e fundit të studi-uesit Selim Beqiri “Si u krijua e mbijetoi Tërbaçi”. Në pjesën e parë të titulluar “Paratërbaçiotët nga lashtësia deri në vitin 1417” autori, pasi na njeh me të dhëna të përgjithshme për paraardhësit e shqiptarëve dhe shtrirjen e tyre në gadi-shullin Ballkanik, gjen argument edhe në territorin e këtij fshati për të folur për jetën protourbane të banorëve. Emërti-met qafa e Elimëve, lumi Elimja, qafa e Pirgut, ura e Bogdanit, etj., të mbështe-tura këto nga gjetjet arkeologjike e buri-met shkrimore të autorëve antikë fl asin për atë, që në territorin ku shtrihet sot fshati Tërbaç, gjejmë gjurmë të jetës qysh periudhën parailirike. Të dhënat arkeologjike në Lumin e Vlorës fl asin për një vazhdimësi të jetës qysh nga fi l-limet e saj. Për periudhën e Gurit (neoliti i hershëm) dëshmojnë gjetjet në shpellat e Velçës. Për periudhën e Bronxit, inven-tari i kodërvarreve të Vajzës, shkrimet në shpellën e Lepenicës e monumenti megalitik i Vranishtit etj., na tregon se gjurmë të vendbanimeve paraqytetare janë më të shpeshta. Edhe në territorin e fshatit Tërbaç, gjetjet e rastit na njofto-jnë për hershmërinë e gjurmëve të jetës njerëzore. Në lagjen Lekaj janë zbuluar nukleuse e ashkla strralli, të cilat fl asin për një vendbanim prehistorik. Në ven-din e quajtur Pazare, mendohet për pra-ninë e një monumenti megalitik e mbetet për t’u studjuar kodra e quajtur Xho-vake, nëse ajo përfaqëson ekzistencën e një kodërvarri, si dëshmi të kulturës për periudhën e Bronxit . Për sa i për-ket periudhës qytetare, fshati Tërbaç, i ndodhur midis qyteteve të njohura ilire, siç ishin Amantia, Olimpia, Kionina, Orikon, Ceria etj., kthehet në një nyje të rëndësishme urbane, ku kryqëzoheshin

udhët që lidhnin krahinat e brendshme me njera –tjetrën e me portet kryesore si atë të Orikut dhe të Panormit. Gjurmët arkeologjike, gjithmonë sipas autorit, të gjetura në bregun e Shënkollit, Bra-myshnjë, në qafën e Shkëmbit të Pirgut etj., tregojnë për një zhvillim ekonomik e një nivel të lartë jetese të banorëve të hershëm të Tërbaçit. Në kapitullin II “ Gjurmë të pushtuesve”, duke u mbështe-tur kryesisht në emërtimet e vendeve e në zbërthimin e tyre najepen të dhëna të sakta me vlera historike për fshatin Tërbaç. Dihet që në shekujt VIII e VII pes në bregdetin perëndimor të Ilirisë dynden kolonë helenë. Përmendim këtu qytetet Dyrrahu, Apolonia e Oriku. Në shekujt III e II para Krishtit, kemi helenë e maqedonë që vendosen në territoret e brendshme. Me këto periudha lidhen to-ponimet si Polis, Hora, maja e Mesimerit etj. Edhe për periudhën romake nga viti 476 – 168 pes fl asin inventari i jë varri të një ushtari romak të zbuluar në bregun e Shënkollit, si dhe gjetjet rastësore në qafën e Elimit. Ndikimet e dyndjeve sl-lavo – bullgare gjejnë pasqyrim të plotë në këtë botim. Me toponimet si Vojvo-dat, Okoles, Vozdol, duke u dhënë kup-timin sllavo – bullgar, spjegohet dhe ana funksionale e tyre. Kështu, vojvodë do të thotë vendroje; okolo – afër e vozdol – luginë. Një vend të rëndësishëm në

këtë kapitull zë zbërthimi i toponimit Tërbaç. Autori shpreh mendimin se sheshi i Tranajoit, si një pozicion domi-nues për gjithë krahinën e Mesaplikut e të Kurveleshit të Poshtëm, nga ku mund të lëshoje sinjale kushtrimi, si britma, fl aë apo duke i rënë bririt. Nisur nga fakti, që në të gjithë krahinënë e Lumit të Vlorës pushtimi sllavo – bullgar e serb, që zgjati për disa shekuj, kanë lënë gjurmë të shumta. Gjenden argument bindëse për të shpjeguar ndikimet slave të trashëguar në jetën blegtorale, agra-re e sociale të banorëve vendas. Fjala Tërbaç këtu argumentohet me fjalën brir, që në sllavo – bullgarisht përkthehet Tr-baç, pra merr kuptimin – vendi nga ku lëshohej kushtrimi me anë të bririt. Në këtë mënyrë, me kalimin e kohës, vendi u quajt Tërbaç dhe vendasit tërbaçiotë.

Në një listë anzhuine të botuar në “Acka Albanica” për menden 13 fi se të cilat në vitin 1304, banonin në ato troje (Albos, Turbaçes, Logosej, Aranikos, Spatos etj.) Pra është i njohur fakti se shumë familje të mëdha apo fi se kanë mbajtur si mbiemër emrin e zanatit apo të detyrës që kanë patur traditë , si spata për shpa-tarë, kasapi për kasapër. Po kështu ka ndodhur edhe pë rata që ishin të caktuar për të dhënë kushtrimin me bri, pra nga briri apo bobla marrin emërtimin shques Terbaç. Me shumë interes janë të dhënat që jepen nga regjistrimet e para osmane. Kështu, në regjistrin e parë të vitit 1431 dokumentohet për herë të parë emri i fshatit Tërbaç, në trajtën “Tirbaç” me 18 familje dhe dy lagje të saj (Ajo Jorgji -Shën Gjergji me 12 familje dhe Grabo me 5 shtëpi). Edhe në regjistrin e vitit 1520 fshati Tërbaç del i bashkuar në një qendër të vetme me 37 shtëpi. Pra, Ajo Jorgji e Grabo fi lluan të mos përmen-den më. Për herë të parë në këtë regji-strim përmenden edhe 37 kryefamiljarët që përbëjnë 22 vatra. Nga regjistrimi i vitit 1583 mësojmë se në fshatin tërbaç ishin të aftë për armë 36 burra. Nisur nga regjistrimet osmane deri aty nga fundi i shek. XVII pothuajse i gjithë fshati fi gu-ron të jetë i besimit katolik. Me largimin e papa Nika Bragjinit rreth viteve 1692- 1694 banorët e fshatit fi lluan të kthehen në myslimanë.

Page 4: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇIT Faqe 4

KONTRIBUTI LETRARO – HISTORIK I DR. SELIM BEQIRIT

nga Albert HABAZAJ

Selim Beqiri është një fi gurë e njohur në botën e shkrimit. Mendimin e tij të shkruar bujarisht dhe me dinjitet shkencor e ka blat-uar në Tempullin e Shenjtëruar të Fjalës, ku është pranuar me fi snikëri, sepse e ka meri-tuar. Studiues, doktor i shkencave alban-ologjike, tash’ e 40 vjet më parë, pjesëmar-rës me ligjërata e kumtesa në veprimtari shkencore kombëtare e rajonale, me objekt kryesisht vlerat etnokulturore e atdhetare të Labërisë; me kontribute të vyera për njohjen e vendlindjes, të personaliteteve të ndry-shme historikë e socialë, për vlerat morale, vetitë e virtytet e bashkëkrahinorëve të tij; veprimtar i njohur shoqëror, i cili, shfrytëzi-min e dobishëm të kohës e ka një nga gjërat më të çmuara – ky telegrafi sht ëshët portreti i studiuesit skrupuloz Selim Beqir Beqiri 77 vjeçar, me banim në Tiranë dhe me origjinë nga Tërbaçi i Vlorës, i lindur më 15 maj 1936. Kontributi i tij letraro - historik ravijëzohet në faktin se, me botimet e realizuara është shfaqur si një studiues konsekuent në dy plane: në zbatimin e parimeve të historizmit dhe në res-pektim të parimeve estetike të letërsisë, duke e gjetur çelësin e suksesit tek ura harmonike që i lidh tezat e tij themelore historike – et-nologjike dhe letrare. Paradigma e veprës së tij të botuar është vërtetësia logjike në funksion të qartësisë kombëtare, në trajtë të lokalizuar, si studiues i mirë, si mësues model, si frymëd-hënës i arkivave, si atdhetar i vlefshëm. Kon-ferenca Kombëtare e Studimeve Etnografi ke / 28 - 30 qershor 1976, organizuar nga Aka-demia e Shkencave, Instituti i Historisë, Sektori i Etnografi së ishte kuvendi i mendimtarëve të etnokulturës shqiptare. U ligjëruan 53 refer-ate dhe 10 diskutime për kulturën shoqërore dhe kulturën materiale dhe artistike. Krahas korifejve shqiptarë të mendimit me përmasa europiane Aleks Buda e Eqrem Çabej, krahas Mark Krasniqit e Hivzi Islamit nga Prishtina, krahas kualiteteve shkencore shqiptare Stefa-naq Pollo, Zija Xholi, Alfred Uçi, Jup Kastrati, Rrok Zojzi, Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, Ismet Elezi, Kristo Frashëri, Aleks Luarasi, Spiro Shkurti, Mark Tirtja, Skënder Anamali, Ramazan Bogdani, Viron Koka, Abaz Dojaka, Gjovalin Shkurtaj, Andromaqi Gjergji, Afërdita Onuzi, Yllka Selimaj, Ikbal Bihiku, Llambrini Mitrushi, Beniamin Kruta, Emin Riza, Liviu P. Marcu nga Rumania, Ligor Mile, Jorgji Gjinari, Selami Pulaha, Agron Fico, Koço Nova, Pan-di Geço, Fiqiri Haxhiu, Bajram Mejdiaj, Shy-qyri Ballvora, Nexhmedin Luari, Hulusi Hako, Zija Shkodra, Riza Drishti, Piro Thomo, Koço Zheku, Vasilika Cicko, Kristaq Angjeli, Edmond Luçi, Naum Guxho, Nimete Qarri, Dhorka Dha-

mo, Andon Kuqali, Tefi k Caushi, Aleksandër Dhima, Nikollë Gjoni, Sami Ferizi, Haxhi Goci, Kahreman Ulqini, Iljaz Kaçaj, Fadil Mehmeti, Henrik Mikopli, Riza Drishti e Dilaver Kurti, tërhoqi vëmendjen e studiesve shqiptarë dhe të huaj dhe referati shkencor i Dr. Selim Beqiri për BESËN, i cili është botuar në vëllimin me materialet nga Konferenca Kombëtare e Stu-dimeve Etnografi ke, Tiranë, 1977, f.275 – 280. Për kontributet atdhetare e shkencore dhe për virtytet shembullore si njeri, që edukon me ve-prim e me shembull vetiak në jetë, Selim Beqiri u vlerësua nga Shoqata Atdhetare Mbarëkom-bëtare “Labëria” me dekoratën më të lartë që kjo shoqatë jep “Personalitet i shquar i Labërisë”. Mësuesi veteran dhe studiuesi ko-herent S. Beqiri, ashtu i thjeshtë, si e vërteta, shumë korrekt, i pashfaqshëm, i pabujshëm, larg mburrklave e tullumbaceve të fryra me lavdi inekzistente, me një disiplinë shembullore në punën e tij kërkimore - shkencore po i bën një shërbim të madh kulturës së vendlindjes, të Lumit të Vlorës e Labërisë dhe mbarë et-nokulturës shqiptare. Selim Beqiri: me librin më të ri “Humor dhe mençuri, Legjenda e Sim-bole Trimërie Tërbaçiote”- pjesa mbi ujë e ajs-bergut: “Krijimtaria popullore tërbaçiote” fan-tazi, humor, fragmente simbolesh nga këngë epiko - historike po nxjerr në dritë thesare nga miniera e pasur e krijimtarisë dhe trashëgimisë shpirtërore të popullit tone në rrjedhat e kohës. Nuk kam ndërmend të shkruaj për monografi të e tij aq të mirëpritura: për “Gjeneralin fi snik”, as për atë në nderim të bujarit - Resul Veliu,- që ka përmasat e një heroi vërtet vigan të Lirisë, as për “Banën” - kushtuar njërës nga trimëreshat e Tërbaçit, nënë Rabihanës së bardhë e të rrallë,

as edhe për të veçantin libër - “Trashëgimia”, ku përfshihen dy pjesë: “Besa dhe besëlidhjet” dhe “Tërbaçi - Fjalorth historiko-gjeografi k”, as për traktatin historik, edhe pse vetëm me 113 faqe kërkimore - shkencore-“Si u krijua e si mbijetoi Tërbaçi”, as për monografi në “Luftëtar brez pas brezi - Merkoselimajt”, të cilat autori i quan punime modeste edhe pse ato kanë sin-qerisht vlera të çmuara kulturore e në respekt të zakoneve më të mira e të traditës së vyer që kemi trashëguar deri më sot. Është një botim i ri dhe pikërisht libri: “Humor dhe mençuri, Fan-tazi e Simbole Trimërie tërbaçiote” që të thotë: NDERO VETEN! Sipas Fjalorit Enciklopedik Letrar me krijimtari popullore ose folklor kup-tojmë veprat poetike e tregimtare të krijuara nga autorë popullor anonimë, që kanë kaluar gojë më gojë. Mund të përkufi zohet shkurtazi letërsi gojore e popullit…Të krijuara që në ko-hërat e lashta, ato kalojnë me anë të rapso-dëve, bardëve dhe secili prej tyre i plotëson ose i ndryshon. Vetvetiu buron një krijimtari e motivuar tek autori, sepse gjeografi a e krijim-tarisë është pikërisht treva jonë e dashur tërba-çiote, libri është një “dritësi fl ake”, në qoftë se mundem të përdor një shprehje nderimi buri-more të poetit të njohur lab Agim Shehu.Do të mjaftonte ky libër që Selim Beqiri të quhet një gjurmues, vjelës e studiues cilësor i kësaj ve-primtarie krijuese, që e ka mbajtur të gjallë, të freskët e të shëndetshme shpirti i artë popullor.Jam munduar të jem sa më pak, mundësisht, por e pamundur aspak subjektiv, në vlerësimin tim për profi lin e autorit. Ky botim është një gur qosheli në ndërtesën e historiografi së shken-core, gjuhësore, letrare e historike të Tërbaçit, sepse plotëson një zbrazëtirë të ndjeshme në kulturën e shkruar. Autori nuk është një regjis-trues emocional i materialit argumentiv kul-turor, por edhe vlerësues objektiv e kritik i tyre dhe model për t’u ndjekur nga disa shkrues hapaçelë, që edhe në malore i fusin të pestin me botimet e tyre. Me botimin e dhjetë legjen-dave të dëgjuara e me jehonë, me ato relikte të çmuara mbijetese, shpalosen vlera me interes për fushën etnofolklorike-tërbaçiote…Humori miqësor që ka përzgjedhur autori në këtë libër është si sherbet për bakllava, ndërsa ato pak-ëz këngë të zgjedhura popullore, me motive trimërie, janë tamam si ato hojet e mjaltit nga kosherja e gurrës popullore, aq gjëmimtare sa vetë emrat lavdimëdhej të bijve viganë të Tërbaçit tonë me nderim sa dielli. Punimet dhe botimet e Selim Beqirit pasurojnë antologjinë e poezisë gojore shqiptare; kopështit të lulëzuar të prozës popullore i shtojnë fi danë të gjelbër dhe të shëndetshëm dhe i ndrisin si gjerdan i bukur për gushe Etnologjisë së Vendit të Shq-ipeve.

Page 5: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇITFaqe 5

Mbresat e vendlindjen, sidomos ato që janë ngjizur me përmasat mitike të atij peizazhi epik, gati homerik, me shkrepa që përpijnë qiejt, me ato lugina e gërxhe të rrudhura si me magji, kur gjejnë shtrat në një shpirt me dimension njerëzor dhe fi snik, mund të vijnë në shumë forma, si: kënga a poezi, rrëfenja apo tregime, legjenda apo romane, një gëdhendje apo avaz me fyell, një valle burrash a një gjëegjëzë fëmije. Por Selimi ka zgjedhur një model tjetër atë të punimt përpjesor njëkohësisht dhe përgjithësues të vlerave në të mira të Tërbaçit. Kështu ka vendosur Selim Beqiri. Me sa duket ai ka bërë një pakt me Tërbaçin, me vemdlindjen, sepse, si për të gjithë, ajo është qeliza e patriotizmit, aty fi llon Atdheu, ndari, krenaria. Ai kishte mundësi të merrej qoftë edhe për hobi me studime dhe krijimtari më “përmasa më të gjera”, me përgjithësime, hulumtime, a diçka tjetër, për t’i kaluar kufi jtë e krahinës a rrethit. Selimin e urtë, fjalëpakë, të mencur e fi snik, puna e tij këmbëngulëse dhe fati e mori për dore dhe i hapi dyer që, për kohën, ishin të synuara dhe të lakmuara për çdokënd, në institucione qëndrore dhe shkencore, mes arkivave dhe dokumenteve të rralla, të cilat mund të shfrytëzoheshin për punë të mëtejshme. E kundërta ndodhi. Vëmendja intelektuale e tij u kthye në ato shkrepa, aty ku kishte nisur fl uturimin, pas asaj fëmijërie, qoftë edhe me gishtërinj të gjakosur gërxheve, por të shëruar nga ujërat e argjendta të burimeve të Koshtrës e të Amullit, të Koliqit e të Grykave. Aty i ka rrënjët përfytyrimi mjegullor, për të gjithë ne tërbeçtë. Selimi nuk iu përgjigj thirrjes që i përcaktoi fati dhe puna, të thellohej nëpër arkiva e studio, që, me cytje meskine dhe egoiste, do të mund t’i pasonte me botome akademike, por pranoi atë qoshkën e ngrohtë atërore, sepse s’është natyra e tij egoizmi dhe meskiniteti. Ai zgjodhi qoshkën e djathtë atë që i zoti i shtëpisë, në bazë të Kanunit të Labërisë, e rezervonte për vete, dhe ashtu dinjitoz na pret sot në këtë veprimtari të posacme. Mund të zgjidhte edhe tema e botime politike, se e kishte atë formim, por ai, mrekullisht, nuk e ka atë stof, atë prerje, ai nuk mund të prek njeri, nuk mund të fyej askënd. Ai nuk loton për fatin e mbrapsht të atij fundshekulli, që lamë pas, as nuk mund të na server një fjalor konfl iktual apo kronikë të zezë, siç e gjejmë, mjerisht, jo rrallë, edhe në radhët tona, qoftë edhe me formim akademik, por ai zgjodhi fjalorthin e Tërbaçit, përzgjodhi gjuhën hyjnore. Selimit i ka lezet kjo qoshkë dhe kjo dekoratë e merituar, se e vuri një gur në ngrehinën kulturore të Tërbaçit, por jo si çdo gur, një gur qoshelli të stërralltë, latuar me mjeshtërinë dhe mencurinë e tij. Libri “Trashëgimia” është një përmbledhje me dy pjesë “Besa e besëlidhjet”, si një sprovë studimore për këtë institucion etnologjik të popullit shqiptar, që e dallon ndriçueshwm nga popujt e tjerë të Ballkanit dhe “Tërbaci-fjalorth historiko-gjeografi k”, një minienciklopedi me një gamë të gjerë gjithëpërfshirëse: toponime,

Shënime për librin “Trashëgimia” nga dr. Selim Beqiri

nga dr. Leka SKËNDAJ

antroponime, ngjarje, legjenda, zakone, fl ora, fauna, etj. Në pamje të parë duket si një ngjizje eklektike, pa një bosht, diku tek dëshira për ta parë të botuar një punë intelektuale të fosilizuar në vite. Nga ana tjetër, një vëzhgim i pathelluar, mund të nxiste mendimin se vepra do të merrte një karakter më autentik, sikur pjesa e parë “Besa dhe besëlidhjet” të kompozohej tërësisht me shembuj nga legjendat, bëmat, rrëfenjat të dëgjuara e të mbledhura në Tërbaç, të cilat nuk janë të pakta, por të kudondodhura, madje është vetë thelbi i identitetit të këtij fshati, të njohur në krahinë e më gjerë, për virtutet më të larta, me atë më të ndriçuarën, më të artën që yllëson mbi Çikë, që është Besa. Ai togfjalëshi etimologjik popullor “tërë bashkë”, paçka se s’është shkencore, e kemi si gjerdan të artë ne tërbaçiotët. Dhe kemi me çfarë të krenohemi. Por a është e mjaftueshme kjo? Jo. E parë në shumë plane, pasi e lexon me vëmendje librin, arrin në një përfundim logjik: Libri, me të dy pjesët, përbën një unitet të qartë dhe me vlera morale dhe reale. Kufi jtë e besës, të këtij institucioni madhor shpirtëror, nuk mund të ngushtohen. Nuk mund të futet në thes një univers. Filozofi a e besës, me legjendat e saj ka të tjera përmasa, pjesë e së cilës janë dhe legjendat dhe bëmat e Tërbaçit, që burojnë nga një dashuri njerëzore, por edhe nga dhimbje të gjata e të mëdha. Për të konfi guruar kategorinë e besës autori qëmton majat e legjendave shqiptare, majën e gjërit, që nga besa e Kostandinit, besa e kanunit të Lek Dukagkjinit, besa e kanunit të Labërisë, Besa e Sami Frashërit, Beslidhja e Lezhes, Beslidhja e Prizrenit, Shpella e besës në Delvinë, besa me përfaqësues nga Mallakastra deri në Prevezë, në Shesh të Qarrrit, besa e Shpellës së Bilbilenjve, besa e Malësisë së Madhe, Hot e Grudë e Dukagjin, besa e Drenicës, besa e Barçallasë te Rrapi i Burrave, Kuvendi i Labërisë në Kuç, besa e Rrapo Hekalit e Tafi l Buzit, etj. Përkrah këtyre

fakteve me përmasat e legjendave, bëmave dhe heroizmave që kanë në thelb të përbashkëtën, besën; me shtrirje historike që nga thellësia e shekujve dhe me shtrirje gjeografi ke, që nga Preveza e në Mitrovicë, nga Nishi, në Shkup e në Manastir, atje ku i thonë bukës -bukë, ujit- ujë e besës- besë, autori radhit mes tyre edhe dy elemente, dy margaritarë, dy legjenda që i përkasin Tërbaçit: Legjendën e Bilbilenjve dhe Bramyshnjën e 20 janarit 1944. Ato tashmë kanë hyrë në enciklopedinë kombëtare. Dhe nuk është pak për një fshat. Ndaj duhet të jami kenar. Paraqitja e fakteve, kaq të bollshme, kaq të pakundërshtueshme, të ngulitura në mendjen e sa e sa brezave në këngë e legjenda, na bën krenar për këtë institucion shpirtëror, këtë fenomen që autori e quan kategori të moralit popullor, pra, besën. Pjesa e dytë e librit, atë që unë e kam më për zemër, është “Tërbaçi-fjalor historiko-gjeografi k”. Autori e emërton jo pa modesti, thjesht “fjalorth” (me prapashtesë zvogëluese). Por a mund të jetë i tillë edhe pse i pari i këtij lloji për fshatin tonë? Jo, ai është shumë më tepër se kaq. Është pjesa e legjendës, pjesë e heroizmit, pjesë e historisë, pjesë e konstitucionit shpirtëror të brezave. Është vetë Tërbaçi me historinë e tij. Të dyja pjesët e librit me titullin kuptimplot “Trashëgimia” vijnë si dy përrenj që gurgullojnë të kristaltë shpateve të Arapës e të Qores, herë në intimitet e herë me bucimë. Aty nuk gjen thjesht toponime, emra vendesh, njerëzish, fi se, bëma. Ato nuk janë thjesht natyrë, luginë, lumë, qafë, majë, përrenj, as enigma drithëruese, ngjarje të stisura. Ato papritur kthehen në shenja, simbole, vegime fëminie, vetë universi ka zbritur nga Stogoi e Paliska. Ato vijnë si prodhim i një uniteti të përcaktuara qartë. Kushedi sa motive i kanë lëvrirë si fl utura në shpirt e në mendje Selimit, që me zemër e me imagjinatë është kthyer me fl atra ëngjëlli në ato qafa e lugje, në ato udhëkryqe të gurtë, në ato stinë me shkrepa qiellpërpirës mbi kokë. Do të ndalesha gjatë tek toponimet aq tingëlluese, gati magjikë, që shpjegohen vetëm me burimin e shqipes: Maja e Bockës, Paliskë, Paskah, Përroi i Qepërve, Qafa e Palipjeshkës, Qershiza, Qorja, Karthë, udha e Sufrave, Vathërtop, Vathëra, Vreshqira. Puna këmbëngulëse shumë skrupuloze, me teknikat e një leksikologou dhe të një historiani për paraqitjen dhe shpjegimin e fjalorit, vërehet në cdo faqe. Materiali është përshtatur me një sintezë mendimi dhe më kulturë, duke iu përmbajtur të gjitha kritereve që kërkon një enciklopedi. Gjatë shpjegimit të fjalëve vërehet siguria dhe kompetenca intelektuale, mbështetur në fakte dhe dokumente, çka fl et për një punë voluminoze paraprake që ka bërë autori. Edhe kur kanë munguar dokumentet, për gjenezën e fi seve a ndonjë tjetër, hamendësia parashtrohet e besueshme, me kulturë dhe inteligjencë. Studimi i hollësishëm i fjalorit, fl et edhe një herë në të mirë të idesë se mikrotoponimia për të gjitha emërtimet brenda fshatit, shpjegohen tërësisht me gjuhën shqipe.

Page 6: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇIT Faqe 6

SHOKU E MIKU IM SELIMI!-nga Hamdi Çanaj-

Fëmijëria jonë qe e vështi rë. Në vend të lojërave, mjeteve të informacionit e librave për njohjen e botës, në vend të pamundësive të prindërve tanë për të na dhënë më shumë dashuri, ne, që fëmijë pamë njerëz të armatosur me pushkë në krahë e fi shek në brez. Në vend të këngëve të djepit dëgjonim krismën e pushkëve e të bombave, vërshëllimën e predhave. Aroma e pyllit e manushaqeve e dafi nës përziheshin me erën e baroti t dhe të tymit të shtëpive të djegura. Për lojëra përdornim kapsollat e fi shekëve. Sidoqoft ë ti Selim, e më pak unë, që u rrita në mes të fshati t, u rrite në një ambient më të lirë, pranë pyllit, lëndinave e lirishteve të Kryzës, pranë pyllit të parceluar, gjurmë të vreshtarisë së hershme, në një hapësirë të gjerë e me horizont të gjerë e deri larg. Ndjeve cicërimën e zogjve, këngën e qyqes, cërr-cërren e krakërimën e zogjve e shpendëve të tjerë, pe gjallërimin e harlisur e lloj-lloj gjallesa, njohe shti gjet e qafat e territorit përqark, shpellat e kanionet e Lumit të Kaurit, hauzet si frigorifer natyral të përroit të Dersti lës, ujët akull të të Ngushtës së Urës së Vaut. Kjo natyrë e pasur të dha kureshtjen e horizonti n të hyje në botën e dijes dhe më vonë të studimeve sa të thella e aq shkencore për fshati n tonë, që e ke dashë dhe e do kaq shumë. Vet ke pohuar se ke sheti t e ke parë shumë kryeqytete të botës në Evropë, Azi, Amerikë si dhe disa nga mrekullitë e botës, por kënaqësitë që të jep Tërbaçi qëndrojnë mbi to. Ne, si brez i njëjtë, bashkohemi me ty, por edhe më të rinjtë me kohë, siç pohon ti , do të refl ektojnë e do të kthehen me mall në vendlindjen e tyre apo të prindërve. Ma merr mendja, se do të zhvillohet e pasurohet në të ardhmen me punë e djersë. Selim, gjëja më e mirë për ne qe mundësia e dhënë për të mësuar, për t’u shkolluar falë shoqërisë, por dhe

etjes së madhe të prindërve tanë për të na shkolluar. Atë që nuk patën vet, na e dhanë me bujari neve. Ne e justi fi kuam. Për Selimin në shkollën fi llore e 7-vjeçare nuk fl as dot se në ato vite ishim shumë nxënës e shoqëroheshim më shumë me shokët e lagjes. Kam pak përshtypje në klasën e 5-të. Ishe nxënës i mirë, i sjellshëm e i urtë, por që nuk binim në sy si unë e Selimi se përbërja e klasës ishte shumë heterogjene e kishte nxënës më të rritur se ne e që binin më shumë në sy. Të rritur mbi ne ishin Hajro Demiri, Mustafa Abazi e disa nxënës nga Vranishti . Po kështu, në 50 nxënës të klasës shumë ishin nga fshatrat e tjerë. Midis tyre 6-7 nga Vranishti , disa nga Brataj, nga Mesapliku i ndjeri Dasho Matodashi e Petref Hasamati . Të tjerë nga Smokthina, Gjormi etj. Shumica e këtyre erdhën në Elbasan, ishim në një konvikt, në një sallë studimi, në një shesh lojërash e klasat i kishim përballë njëra-tjetrës, pra u gjendëm shumë të lidhur dhe si bashkëfshatarë e për veti të e rralla të Selimit si shok e vëlla. Në fi llim unë hiqesha si më kurajoz ndaj mallit për familjen dhe ambienti mit larg saj, pasi kesh qenë 2 vjet në Vlorë si nxënës e larg prindërve. Selimi, ndarjen me fshati n e familjen e përjetoi shumë e për më tepër në pushimet e dimrit nuk mundi të shkojë në fshat se duke lozur me një grup shokësh iu thye këmba e në kohën e pushimeve u gjend në spital. Unë shkova me pushime e një ditë dimri me breshër e llohë shiu shkova në Kryzë bashkë me ti m at. Më përqafuan, u përlotën e më mbytën me pyetje. Xha Beqiri na mbajti për darkë. Në kthim, në Elbasan hyra në dhomë në kati n e dytë, në krevati n afër derës qe Selimi. Sa më pa mua, që kesh vënë dhe një kapele, u hutua e s’po fl iste. E mblodhi veten, u përqafuam. I dhashë ndonjë ft ua, palafi ke e disa petulla. Folëm gjatë për gjithë njerëzit e shtëpisë. Në klasën e I B Selimi ishte kujdestar klase. Tërheqjen nga lojrat e kompensoi me dhënien pas mësimeve. Kishe qejf të shihje fl etoret e detyrave e të punëve me shkrim të ti j me një rregullsi e shkrim të përkryer. Dilnim bashkë në qytet, në kinema, në sport apo në treg për fruta. Po shëti tjet jashtë qyteti t në drejti m të urës së Zaranikës, në drejti m të fushave Mret etj, na sillnin kënaqësi të veçantë se donim hapësirë e qetësi në natyrë pa rrëmujën e qyteti t. Urtësinë e qetësinë e Selimit pse jo dhe ti men i thyente Qemali që plotësonte treshen tonë me gjallërinë e impulsiviteti n e ti j. Po të guxonte njeri të prekte mua apo

Selimin i vërvitej Qemali si skift er. Ishim që të tre nxënës të mirë. Në 120 maturantë ne ishim në dhjetëshen e parë. Shkolla Normale e Elbasanit ishte shkolla më e mirë e llojit të vet. Aty ishte përgjithësuar përvoja më e mirë shqiptare në fushën pedagogjike e me një staf pedagogjik shumë cilësor. Niveli metodiko-shkencor i mësimit ishte i lartë. Selimi e ndiente veten krenar që mori atë kulturë pedagogjike edhe pse e mesme. Kështu që detyrën e mësuesit e priti me qejf e pasion e që e tregoi me arritjet në punën si mësimdhënës. Selimi nuk vazhdoi direkt shkollën e lartë për arsye familjare. Më vonë vazhdoi. Shkollën e lartë e fi lloi në Moskë. Unë isha mësues në Himarë. Më shkroi letër nga Moska. Shprehte mall. Madje thoshte se kishte mall edhe për përrallet e Tërbaçit. Mori kulturë internacionale, por mbeti shqiptar e Tërbaças 24 karat. I përfundoi studimet në Tiranë dhe erdhi në Selenicë në shkollën e mesme si mësues i anglishtes dhe zëvendësdrejtor i asaj shkolle. Me shumë dëshirë e pritën nxënësit e Selenicës. Aty hapi vullnetarisht e pa shpërblim kursin e anglishtes. Nga ai kurs disa e kanë si dhuratë nga Selimi gjuhën angleze që e përdorin sot. Aty Selimi fi toi respekt të veçantë nga nxënësit dhe populli i Selenicës. Mbeti mik me familjen e Grevenëve, pasi banoi disa muaj në shtëpinë e tyre. Selimi si një specialist e kuadër i kompletuar me dije e kulturë të lartë kreu detyra të larta e me përgjegjësi si Inspektor Kulture, Shef redaksie në Insti tuti n e Marksizmit dhe Shef i sektorit të Arkivit të Parti së. Por Selimit i punoi mendja dhe dora në shumë studime, kumtesa e referime që janë botuar në organet e kohës duke fi tuar dhe gradën shkencore Doktor në Shkencat Shoqërore-Politi ke. Selimi, si pensionist pas një sorollatjeje, nga dalja e parakohshme në pension, e gjeti shpejt veten duke u marrë me punë krijuese e kërkimore. Kishte shumë gjëra, shumë bagazh të grumbulluar në mendjen e ti j gjithnjë serioze e punëtore. Selimi shokun, mikun e familjarët, me karakterin e respekti n e madh që ka për të tjerët i dëgjon me vëmendje. Shkurt dëgjon shumë e fl et pak e saktë. Por prodhon shumë në krijimtarinë e librat e ti j që tani janë të shumtë. E nisi punën me Fisnikun e Tërbaçit, me gjeneralin fi snik që ishte jo vetëm i Tërbaçit, por edhe i ushtrisë shqiptare. E shkroi me shumë dashuri e pasion, por dhe me vërtetësi e realizëm. Ja kam thënë Selimit me tre rreshta, të cilat dhe i ka ruajtur. Po gratë tërbaçiote, heroike e madhështore, a duhen

nderuar me një libër. Ky ishte merak i Selimit. E mori me kënaqësi dhe e trajtoi në mënyrë origjinale Rabihanen që ishte një legjendë e gruas shqiptare. Kam folur gjatë për këtë libër.Për burrat e shquar të Tërbaçit ka shkruar duke nxjerrë në pah veti të më të mira të tyre që i kanë transmetuar në brezat më të rinj. Nuk është e rasti t që Tërbaçi ka me dhjetëra djem e vajza që kanë familje model, që kanë edukuar fëmijë që kanë bërë emër nëpër botë. Libri “Trashëgimia”, një studim dinjitoz e i plotë për insti tucionin e besës e të besëlidhjeve si dhe fj alorthi historiko-shoqëror e gjeografi k për Tërbaçin. Studimi “Besa e Besëlidhjet” është një libër shkencor i arritur si një vepër e mirëfi lltë studimore, shkencore e shkruar me sti l letrar me lirshmëri që të bind e me një gjuhë sa të pastër aq edhe shprehëse. Selimi me këtë studim, që është ndoshta më i ploti në këtë fushë, ka arritur të përgjithësojë arritjet e mendimet e pararendësve për insti tucionin e Besës e të Besëlidhjeve. Ndërsa kur lexon fj alorthin të del si në ekran natyra e fshati t, të ngacmojnë fi gurat e ngjarjet e fshati t. Si mbaron së lexuari mendon se ke lexuar një libër e jo një fj alor. Jashtë serisë së monografi ve të botuara nga Selimi, libri “Si u krijua e si mbijetoi Tërbaçi” bashkë me “Trashëgiminë” janë studimore. Arritjet e historiografi së shqiptare, ballkanike e evropiane janë qëmtuar me kujdes nga autori e janë përdorur për të vërtetuar idetë e mendimet e shprehura. Autori me një dashuri të kahershme do të vërtetojë formimin e mbijetesën e një fshati , por problemin e shoh më gjerë, jo vetëm për një fshat apo krahinë. Origjina iliro-pellazgjike zor se del nga të dhënat e formimit a lindjes së një fshati , ndaj autori shtrihet më gjerë e qëmton arritjet e shkencës. Përdor njohjen që ka deri në detaje të gjurmëve ilire si toponimeve, të dhënave gjuhësore, të gërmimeve arkeologjike të organizuara e spontane, zbulimi i varreve në terren etj. Fola për disa libra të Selimit e me sa shoh libra të tjerë do të nxjerrë në dritë, për këtë Selimi veç thellimit të moshës një gjë nuk do të ndryshojë, karakterin, urtësinë, mirësjelljen e dashurinë për njerëzit. Meritat e vlerat e ti j kanë arritur majën e Tranajorit, por Selimi veten e mban sikur të jetë në Luath. Kur fl et për Selimin, fl et shumë, por të duket sikur nuk ke thënë gjë, sikur nuk ke thënë atë që duhet. Ndjehesh i varfër ndaj vlerave të ti j, si njeri, si studiues e si shkrimtar.

Page 7: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇITFaqe 7

Është kënaqësi, është detyrim, është mirënjohje të shkruash, për të paraqitur e për të evidentuar vlerat dhe virtytet që zotërojnë njerzit, me të cilët, jeta e përditëshme, ajo e zakonshmja, të bën, të mos i vësh re ato që e dallojnë atë nga të tjerët. I pashëm, me një trup mesatar, i qetë e gjithnjë i matur, me një hap të sigurt e të kujdesshëm, ecën midis nesh, Selim Beqiri. U lind në Tërbaç, më 15 Maj 1936, shkollën fi llore e atë 7-vjeçare i kreu në vendlindje. Të mesmen e bëri në shkollën pedagogjike të Elbasanit. Studimet e larta i nisi në Fakulteti n e Gazetarisë të Universiteti t “Lomonosov” të Moskës, por pas prishjes së marrdhënieve me BS i përfundoi ato në Tiranë, në Fakulteti n Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi Angleze. Në viti n 1967-1968 kreu kursin 1-vjeçar për fi lozofi . Fillimisht punoi si mësues në rrethin e Vlorës dhe për shumë vite punonjës shkencor e shef sektori në Insti tuti n e Studimeve ML. Nga viti 1982-1991 shef i AQP, pranë KQ të PPSH. Mban gradën Doktor i Shkencave dhe zotëon dy gjuhë të huaja. Të gjithë e njohin, të gjithë e duan dhe nderojnë, por siç ndodh rëndom, jo të gjithë, ja njohin dhe ja çmojnë atë që është e veçanta, e dallueshmja, atë që e bën një zë ndryshe, një mendim të thelluar dhe një studiues këmbëngulës me tregues e kërkesa shkencore. Është model i njeriut të shkolluar, të kulturuar dhe të edukuar për ta marrë si shembull, ku duhet referuar e argumentuar, për të bërë dallimin midis asaj që je e asaj që synon të bëhesh. Përpikmëria, korrektësia, disiplina, qartësia, humanizmi, përkushti mi, sinqeriteti , thjeshtësia, modesti a, dashuria dhe respekti i veçantë për të tjerët, e bëjnë Selimin të afërt, të pranueshëm, por edhe të dallueshëm. Selimi i jep frymë dashurisë, i jep zë respekti t dhe shkëlqim vlerave që mbarti n të tjerët, pa i shkuar fare në mend, se ai vetë është dashuria, respekti dhe vlera për ne e për të tjerët. Dashuria dhe jo urrejtja, respekti dhe jo përçmimi, thjeshtësia dhe jo fodullëku, janë disa nga parimet që e kanë udhëhequr atë për të ndërtuar mënyrën e ti j të sjelljes, të mendimit e të veprimit. Që në shkollë ra në sy sjellja miqësore, korrekte e shembullore, zgjuarsia dhe metoda e veçantë e punës për të mësuar e studiuar. Gjithnjë i pranueshëm dhe i mirëpritur, në çdo mjedis shoqëror e shkencor. Të ti llë e beri Selimin edhe vatra ku u lind, u rrit dhe u edukua. Familja e ti j ishte një vatër ku ndizej fuqishëm zjarri i mirëkupti mit, marrëveshjes dhe mirëbesimit, zjarri i ëndërrave dhe patrioti zmit. Të gjitha këto u përzien, u gatuan, u ngrohën dhe shërbyen si ushqim për të gjithë: prindërit, xhaxhallarët, motrat dhe vëllezërit. Të tërë të barabartë në mirësinë, thjeshtësinë, mikëpritjen dhe bujarinë e tyre. Kur veje në shtëpinë e tyre, të gjithë gëzonin: porta, gurët, muret dhe të zotët e shtëpisë të prisnin krahëhapur e me fj alën mjaltë. Selimi nuk bën pjesë ndër ata që hymnizojnë veten

dhe familjen. Në këtë drejti m është një korronac i pashoq. Modesti a e theksuar, shkon deri në limit dhe përbën një nga kararakteristi kat e ti j dalluese që bie në sy menjëherë. Shumë vlera krijoi e bëri të ti jat, në punë e në jetë. Disiplina e punës dhe ajo shkencore u bënë njësh me trupin dhe mendjen e ti j. Cilësia dhe rendimenti e bënë të dallueshëm e të pazëvendësueshëm. Ndershmëria, serioziteti , kualifi kimi dhe studimi i vazhdueshëm e ngritën në lartësinë e një specialisti e profesionisti të kompletuar në fushën e letrave e të krijimtarisë. Mjeshtëria në fushën e redakti mit e të boti mit, në shumë shkrime e vepra, kanë lënë gjurmët e sti lit dhe të gjuhës së ti j të përzgjedhur. Veç punës si specialist, Selimi ka marrë pjesë e ka mbajtur kumtesa, në shumë konferenca studimore, ka shkruar e botuar një sërë arti kujsh në organet e shtypit dhe ka botura disa libra që lidhen kryesisht me Tërbaçin. Pas daljes në pension nuk u shkëput nga jeta. Është i pranishëm dhe merr pjesë në të gjitha akti vitetet shoqërore e shkencore duke u bërë edhe pjesë e shoqatës Labëria dhe asaj të Tërbaçit. E tërë krijimtaria e ti j e marrë së bashku, është një prurje e çmuar dhe një kontribut i pasur në jetën dhe historikun e Tërbaçit. Si një nga hartuesit kryesor të këti j historiku, vazhdon të punojë e thellojë çdo ditë studimet për këtë qëllim. Ashtu si në jetë edhe në shkrimet e ti j, Selimi, është po aq i matur, po aq i kujdesshëm e i përgjegjshëm. Ai gjithmonë ecën në majë të gishtave për të mos prekur e lënduar njeri. Para se të shkruaj diçka ai e ka projektuar me kohë në mendje, strukturën, përmbajtjen dhe idetë e asaj që do të pasqyrojë. Për çdo personazh si: Resul Veliu, Bana apo Vehbi Hoxha, ka gjetur vendin, ku do të ngrejë ndërtesën e veprimit dhe jetësimit të tyre. Me kohë, ka gërmuar e seleksionuar materialin, mjetet dhe faturën e asaj që do të hedhi në treg. Resul Veliu është njëri nga ata që u lind, u rrit dhe u burrërua, mes atyre njerëzve që, si copa shkëmbi, mblidheshin pasdarke për të diskutuar e qarë hallet, për të përqasur edukimin e të rinjëve, si dhe për të marrë vendime

të rëndësishme, në mënyrën më demokrati ke, të mbështetur te tradita dhe fj ala e burrit. Shumë shkrime të ti j i ngjajnë një historiku të vogël për fi sin, mëhallën apo lagjen dhe shërbejnë si pasaportë për të hyrë në kohë dhe hapsirë, në jetën, ngjarjet, bëmat, kulturën, traditën, zakonet, mënyrën e jetesës, por edhe të cilësive, veti ve e virtyteve të atyre që lëvizin, punojnë, jetojnë e luft ojnë në trojet e tyre të lashta e autoktone. Personat për të cilët shkruan, janë konkretë, janë realë e bindës, sepse autori i njeh mirë e me hollësi por edhe për fakti n, se në peshoren e tyre, hedh ato cilësi, bëma e qëndrime që i bën ata, të pranueshëm e të besueshëm edhe për të tjerët. Në dhënien e portreti t të Vehbi Hoxhës, i ka zgjedhur ngjyrat dhe penelat, duke pasur parasysh se këtu, kemi të bëjmë me një burrë të rrallë që ka hyrë dhe zënë vendin e vet, jo më në historikun e Tërbaçit e të Vlorës, por edhe të mbarë Shqipërisë. Për të evidentuar personaliteti n, autoriteti n, madhështi në, forcën organizuese e drejtuese, por edhe intelektualin e njohur e të kompletuar ushtarak, autori e përqëndron vëmendjen në shpalosjen e disa ti pareve ti pike si, maturia, modesti a, dashuria dhe durimi që i japin Vehbiut atë portret që përputhet plotësisht me atë që kemi njohur e që mbajmë mend. Mesazhi është i qartë: Në do shembull urtësie, ndjeshmërie, mënçurie, burrërie, një njeri të pastër e të pakompromentuar, ja ku e kini, gjeneralin fi snik. Duke e tejkaluar portreti n fi zik, mendjen e përqëndron tek ai moral. Me fi nesë e mjeshtëri, shmang deklaratat, shprehjet pateti ke, dhe frazat klishe që shpesh bien në sy në këto lloje librash. Përdor me kujdes digresionin, për tu kthyer shpejt tek tema, me një sërë kapitujsh e nënkapitujsh që nisin nga vegjëlia, veprimtaria patrioti ke, kontributet dhe krijimtaria e ati j që u bë simboli i njeriut të mirë, luft ëtarit e patrioti t të vërtetë, ushtarakut shembullor e intelektualit të mençur. Me shumë vëmendje e qartësi përdor materialin burimor e arkivor, duke hedhur dritë, për të parë vërtetësinë e atyre që shkruan. Puna e ti j në këtë drejti m është dyfi sh e madhe sepse siç thonë kërkon urë edhe atje ku ska

lumë. Gërsheton bukur dhe dukshëm të përbashkëtën me të veçantën. E përbashkëta, u jep jetë, u jep krahë fi gurave që përshkruan, kurse e veçanta lë mbrapa mbresat, gjurmët dhe akti viteti n e secilit. Bana, është guraja dhe nëna simbol, por është edhe njëra nga gratë dhe nënat tërbaçiote, sepse dhe shumë të tjera janë njësoj si ajo. Për të realizuar këtë fi gurë Selimi zgjedh me kujdes fj alët, mendësitë dhe mjetet që i shkojnë për shtat. Ka zgjedhur dialogun e sti lit bisedor, të strukturuar në formën e një interviste me fëmijtë e saj. Nëpërmjet rrëfi mit të saj, autori nënvizon: kush është Bana, nga vjen, kë përfaqëson dhe çfarë përcjell tek të tjerët. Bana jetoi dy jetë, atë të vuajtjeve e dhimbjeve dhe atë të ndryshimit, zhvillimit dhe shërimit të plagëve. Veçojmë dy libra: “Trashëgimia” dhe “Si u krijua e mbijetoi Tërbaçi”. “Trashëgimia”, përfshin dy pjesë: Pjesa e parë është një studim shkencor për besën e besëlidhjen, një studim që i takon sferave universitare dhe akademike duke argumentuar besën si një insti tucion thellësisht Shqiptar. Pjesa e dytë përfshin “Fjalorthin historiko-gjeografi k” dhe pemën gjenealogjike për nëntë mëhallë e dy vëllezëri. Falë një pune të gjatë, gjurmuese, kërkuese dhe studimore që shkon, jo pak, por njëzet breza, Selimi ua ka bërë të lehtë punën, çdo njerit, për të hartuar historikun e familjes apo të fi sit të ti j. Tek “Fjalorthi historiko-gjeografi k” dhe “Si u krijua e mbijetoi Tërbaçi” e gjejmë Selimin në pozicionin e një studiuesi shkencor. Është një punë që nuk mund ta bëjnë të gjithë, një punë që kërkon jo vetëm vullnet e këmbëngulje, por edhe zotërimin e aft ësive dhe mjeteve që i takojnë një shkencëtari. Selimi, është i pari që hedh dritë dhe jep kontributi n e ti j në fusha të ti lla si: prejardhja, historia, ekonomia, demografi a, zakonet, kultura, arsimi, gjeografi a, antropominia dhe toponomia e Tërbaçit. Këto punime nismëtare, barti n vlera historike, ekonomike dhe gjuhësore që shtrihen nga lashtësia deri në viti n 2000, dhe, janë prurje të shëndetëshme, prurje të pasura dhe të nevojshme për teksti n e historikut tonë “Tërbaçi në rrjedhat e kohës”. Po le një takim me Selimin do ta gjesh gjithmonë përpara. Po e respektove një herë, do të respektojë dy herë. Gjat bisedës të shikon në sy e të dëgjon me shumë vëmendje. Flet qartë, ngadalë dhe kurrë s’përdor fj alë të rëndomta. Po e gënjeve një herë, nuk e bën më mik. Po të tha po, e ke po dhe po te tha jo, e ke jo. Po nuk e gjeti veten në bisedë “i del një punë”, me mirësjellje kërkon leje dhe largohet. Po i kërkova ndihmë, vihet në dispozicion me tërë qenien e ti j dhe kurrë s’pranon t’i bësh një nder a privilegj. Pranon me dashamirësi vërejtjet dhe sygjerimet por me fakte e argumenta. Nuk i hyn kujt në hak, por edhe nuk lejon t’i hysh në hak. Ndoshta këto që thamë duken pak, por fl asin shumë duke e bërë Selimin njërin nga intelektualët dhe njerzit e shquar, me të cilin ndihemi mirë e krenarë.

NJERIU ME TË CILIN NDIHEMI KRENAR

nga Ali BARJAMI

Page 8: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇIT Faqe 8

I dashur Bexhet!Ju uroj gjithë të mirat juve dhe familjes tuaj si dhe gjithë tër-baçiotëve.

Ju përgëzoj për këtë akti vitet, që organizon shoqata Kulturore-Atdhetare e Tërbaçit për të nde-ruar e vlerësuar shokun, kolegun e mikun tonë të mirë e bashkëfsha-tarin tuaj z. Selim Beqiri.Gjithashtu ju falënderoj për ft esën që më kini bërë të marr pjesë në këtë akti -vitet me shumë vlera.Bashkë e kemi lënë 1%. Po dhe 1% jo, për arsye shëndetësore. Shpirti ma do të jem midis tërbaçiotëve, me miqësi të hershme me tragjasasit.Nuk them as po as jo, do varet nga gjendja ime shëndetësore.Ju lu-tem vëllazërisht, po qe se nuk vij; ju autorizoj Juve që t’a lexoni këtë mesazh të shkurtër dhe t’ia jepni z.Selim Beqiri.

Me respekt të veçantë Halo Sinani.

Vlorë, 14. 4. 2013

Të nderuar pjesmarrës!

I dashur Selim Beqiri!

Ju uroj shëndet e gjithë të mi-rat Juve e familjes tuaj. E prita me shumë kënaqësi ft esën që më bëri shoqata Kulturore-Atdhetare e Tërbaçit për të marrë pjesë në një akti vitet më dt.20.04.2013 në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës “Labëria”, që ju kushtohet Juve si bir i Tërbaçit dhe si mësues e intelektual i shquar i Labërisë tonë trime në çdo epokë historike.E falënderoj shoqatën e Tërbaçit dhe

i uroj sa më shumë akti vitete të ti l-la me shumë vlera. Në pamundësi që të vij, për arsye shëndetësore, po ju dërgoj këtë mesazh-përshën-detjeje të shkurtër:

Me Selim Beqirin jemi njohur në vitet 50-të të shekullit 20-të si bashkënxënës e konviktorë në shkollën e mesme pedagogjike të Elbasanit, e cila para çlirimit 29.11.1944, quhej: Normalja e Elbasanit; e dijes e arsimit tonë

kombëtar.Ishim disa djem nga fshatrat e Vlorës tonë, që studio-nin në këtë shkollë e përgati teshim për mësues. Ishim konviktorë me bursë shteti . Kishte nga e gjithë Shqipëria në këtë shkollë.

U vllazëruam e u miqësuam shumë me njëri-tjetrin. Mësonim me përkushti m të veçantë. Dolëm mësues. Punuam me ndërgjegje të lartë, kudo kishte nevojë Atdheu ynë. Unë isha një klasë më përpa-ra se sa Ju; por kjo nuk pati aspak rëndësi, punë moshe; që të na pengonte të bëheshim shokë, vël-lezër e miq të vërtetë. Dhe u bëmë e kështu do mbetemi gjersa të je-tojmë. Hapa bllokun e kujti meve të maturës të viti t 1954. Lexova. Lexova edhe kujti min që më keni lënë Ju. U mallëngjeva.

U gëzova. U krenova për Selim Beqirin, kolegun, shokun e mikun ti m të mirë.

Me respekt të veçantë vëllazëror.

Halo Sinani

20.04.2013

PËRSHËNDETJE NGA INTELEKTUALI HALO SINANI

Ndjej një kënaqësi të veçantë e të madhe, që vëllait e shokut tonë të shtrenjtë, Selim Beqirit që i je-pet në shenjë nderimi “Personali-tet i shquar i Labërisë”. Ky vlerësim që i bën shoqata “Labëria” dhe ajo “Tërbaçi”, jo vetëm që është me shumë vënd dhe i drejtë, por edhe i meritueshëm plotësisht për kontributi n që ka bërë dhe bën Se-limi në mënyrë të vijueshme; në funksion të interesave të popullit dhe historisë në shkallë vendi dhe veçanërisht të Labërisë e të fshati t të ti j. Pra është një përçues i denjë i vlerave kombëtare. Krijimtaria e ti j pasqyron në mënyrë shkencore veprimtari morale mëmëdheta-re e patrioti ke të brezave të ka-luar dhe të tanishëm që ngjallin tek njerëzit interes e kënaqësi. Krijimet e Selimit vënë në lëvizje mendjet e kujtesën e njerëzve se autori në mënyrë shkencore e me mënçuri të kthjelltë zbërthen e trajton situata të shumta ideologjike e politiko-shoqërore të periudhave të ndryshme historike. Pra, punimet që i ka përgatitur në

veprat e tij si: “Trashëgimia”, “Si u krijua e mbijetoi Tërbaçi” dhe të tjera vepra kanë një thellësi e gjerësi me fuqi argumentuese për rrjedhat historike të së shkuarës, të tashmes e për brezat që do të vijnë dhe me të vërtetë kanë vlera të veçanta frymëzuese e inkurajuese, sepse gufon një zemër e madhe dashamirësie njerëzore. Selimi është zë hulumtues akti v për rrugët historike të fshati t Tër-baç, për krahinën e Labërisë dhe më gjerë në nivel kombëtar. Të gjitha krijimet e paraqitura nga Selimi jo vetëm kanë ngjallur in-teres, sepse janë dhënë e shtruar probleme nga më të ndryshmet që nga origjina e çdo çështjeje, por në to janë rrezatuar edhe vizione të fi gurave të ndryshme me rreze të gjerë gjeografi ke. Ndër krijimet e Selimit spikat moral patrioti zmi, forcë heroizmi popullor dhe indivi-duale nga fi gura të njohura histori-ke, që kanë karakter formues për të gjithë. Pra Selim Beqiri është një intelektual me vlera të çmua-ra që e justi fi kon plotësisht gradën shkencore. Është një kuadër me

horizont të gjerë me cilësi të larta. Selimi kurdoherë ka mani-festuar fi snikëri dhe virtyte të larta në punë, shoqëri dhe kudo e kurdoherë kanë spikatur vle-ra nga më të re-spektueshme. Kur lexon veprat e shkri-met e ndryshme të ti j nga trajti mi aq bu-kur të çështjeve nuk mund t’i ndërpresë, por me një frymë të rritet sedra për t’i për-funduar sa më parë sepse fj alët e mendimet që paraqiten në to janë shumë të admirueshme dhe të tërheqin dhe kjo është një duku-ri dhe karakteristi k e dallueshme që të armatos me kënaqësi botën shpirtërore të lexuesit dhe e uron me zemër për krijimtarinë me aq pjekuri edukati ve, për qëlli-met që shtrohen në situata të caktuara. Me mënçurinë e ti j Selimi me penën që shkruan ka derdhur fj alë zëmre që i burojnë nga shpirti i zjarrtë që shprehin

në përmbajtje unitet, vëllazërim që i kanë rrënjët në ideale të lar-ta që jepen nëpërmjet tablove të gjëra të konkreti zuara me doku-mente historike e ngjarje konkre-te. Kurdoherë Selimi ynë është karakterizuar gjithmonë jo nga një ndërgjegje e lartë në detyrat që ka kryer. Që kur ishte mësues në Tër-baç punonte me mjaft përkushti m dhe admirohej veprimtaria e ti j si nga kolekti vi pedagogjik, nxënësit dhe kolegët, të gjithë mësonim nga eksperienca që demonstron-te në shkollë dhe në opinionin shoqëror.

SELIM BEQIRI - PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË-nga Tofi k Deda-

Page 9: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇITFaqe 9

E ti tullova “muzikaliteti ” sepse, pasi e lexon një herë këtë vjershë, të lind dëshira ta lexosh sërish. Të ti llë kënaqësi të ngjall. Kumbon si këngë, e gjatë, e gjatë... Dhe aq ti ngëlluese, me atë rimën e këndshme ABAB, në monoko-lonë. Do të doje të vazhdonte edhe më, ashtu si në një këngë të rrallë, që shkoqit ti nguj mahnitës. Vjersha bën fj alë për kohën para çlirimit, në fshati n Tërbaç, i për-mendur aq shumë për vlerat e ti j të shumta kulturore në fusha të ndryshme të jetës, edhe në fushën e folklorit, ashtu si mbarë Labëria. Rreth viteve ’30-të të shekullit të kaluar një ngjarje e thjeshtë do të trondiste jetën e qetë të fsha-tarëve: faqja e malit mbi fshat, e quajtur Grabi, e cila ishte pronë e të gjithëve, do të ruhej tashmë, do të mburohej. Po ku do të kullosnin bagëti në fshatarët? Diçka e ti llë shkaktoi shqetësim tek banorët. Në të njëjtën kohë do të bëheshin edhe zgjedhjet në fshat, për krye-pleqësinë. Kjo ishte ngjarje e madhe, se vinte në lëvizje tërë opinionet e fshatarëve. Nga fakti se kush do të zgjidhej, më pas do të varej edhe çështja e kullotave, të cilat shpesh sillnin sherre në fshat. Të dyja këto ngjarje gjetën jehonë e pasqyrim në vjershën e rapsodit Puçe Veliko. Vjersha ti tul-lohet: “Ç’u vu një tembi e keqe”, pra, ç’u vu një rregull, një vendim i keq. Vjersha të habit me mono-rimën e saj mbi dyzet vargëshe, e ti pit të rimës:

Ç’u vu një tembi e keqe,

Mburonet Grabia bar...

Fonia e rimës është e këndshme, e zgjatur në zanoret “e-e” dhe “a”. Po ashtu pasuria e fi gurave duket që në vargun e parë, si në alitera-

cionet e-e-e, b-b, etj. Një rimë e ti llë është nga më të pëlqyeshmet në shumëllojshmërinë e këngëve të banorëve të Lumit të Vlorës. Kujtojmë këtu vjershëtorin e njohur kuçiot, Tartar Zekën, me vargjet:

Fterriotë kokëpështjellë,

Kur qëllojnë, bëjnë punë...

në një kolonë të ti llë rimore, të gjatë. Po ashtu vjershëtorin e njohur Mato Hasani në këngën e famshme të njëzetës:

Ku ish parë në dynja,

Të rrinim për nën botë!...

Edhe kjo vjershë, në gjatësinë e saj, është monokolonë, me rimë dyshe. Një i ti llë ndërti m i vjer-shës, me frymë epiko-lirike, i jep asaj edhe një ti s të hollë e të kën-dshëm humori. Vjersha e Puçe Ve-likos ngërthen një qerthull të tërë vlerash. Është kronikë e kohës, portreti zon një sërë individësh të fshati t. Aty ka shumë fj alë të rralla, të përdorimit të hershëm, si: byqe (këmborë), kuçumele (të vegjël), pjesëza lokale “no” (ose), etj. Shumë barbarzima (turke) ja-pin koloriti n prejardhës të kohës, njëkohësisht shërbejnë efektit të fuqishëm të humorit në vjershë: bash (kry), faruar (dritë), myftar (kryeplak), vilajete, hyqymete (krahina), bubar (lisho), syriqelle (hile), e të tjera, fjalë të cilat janë pasuar edhe në kohë si; gjezdis, kandar, biçimsëzi, mëhalla, lepe-peqe, qar (fitim), etj. Me efekt hu-mori autori përmend një varg ve-primtarësh të fshati t, që zgjidhen nga populli, por disa prej tyre pre-tendojnë të zgjidhen... Disa e kër-kojnë pozitën vërtet për të mirën e fshati t, por ndonjëri e kërkon këtë edhe për privilegje persona-le. Rapsodi i sati rizon ata, duke u hequr penelat të forta humori. Për ndonjërin ai nuk e kursen dritën e epiteti t (Laze Malua fanfar), por për të tjerët përdor goditjen e lehtë... Dhe përmend kështu një varg burrash si: Laze Malon, Kapo Mift arin, Mustafa Laçen, Murat Hodon, Halil Gjondedën, Sherif Lekën, Satedin Goxhon, etj. Dikujt i ve në dukje karierën që manifeston, dikujt tjetër interesin privat, dikujt dukjen ....Ndonjërit i jep një parabolë të shkathët me...”mbreti n” e kohës:

Mustafai-plak’ i pleqe,

Si Amet Zogu që var!...

(Mendojmë forcën e vargut të po-pullit: a ka më nevojë për gjykatë vërtetësia ky cilësim i “mbreti t” të vetëshpallur?!) Humori në këto anë të Labërisë është edhe një mjet i fuqishëm i zgjidhjeve të kon-fl ikteve të ndryshme.

Autori nuk ka qëllim deni-grues në këto vargje. Përkun-drazi, ai, si gjithë tërbeçët, ka dashamirësi për veprimtarët e fshati t, por ai përdor humo-rin për të qeshurën e madhe... Puçe Velikoja ka shkruar edhe shumë vjersha të tjera. Ka qenë një rapsod i shkolluar. Kishte mbaruar gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Ishte lidhur, që në fi llim të shekul-lit, me veprimtarët e shkronja-ve në jug. Erdhi në fshati n e ti j, mori pjesë në luft ën e viti t 1913, ku edhe u plagos; po ashtu më 1920, etj. Ai rrojti gjatë, afro një shekull. Librin nuk e ndante nga dora, lexonte edhe në pleqëri. Ai krijoi vargjet për burrat e tërbeçe që nuk i dhanë bilbilenjtë:

Pse u nxi Tërbaçi i shkretë,

Ulërën qentë e kopetë;

Kuja plasi breg më breg,

Të shkretët, na muar djemtë,

Malo Micon e Sinanë,

Dhe ata skift erët tanë,

Në Janinë mbyllur i mbajnë...

Këtë vjershë (“Ç’u vu një tembi e keqe”) ai e shkroi në vitet ’30-të dhe e vuri një mëngjes nën derën e shkollës së fshati t. Atë e morën mësuesit, e shumëfi shuan, dhe ajo u përhap me shpejtësi rrufeje. Mbijetoi në dekada. Pësoi edhe ndryshime, u shtua, u përmirësua, por gjithnjë duke ruajtur thelbin e saj humoristi k. Tingëllon si këngë:

Ç’U VU NJË TEMBI E KEQE

Ç’u vu një tembi e keqe:

Mburonet Grabia bar!

Çelo Shakua-bashi Dede,

Mukë Haxhiu gjobar.

Kush shkon nëpër vilajete?

KULTURË

NA SHKRUAJNË MIQTË E TËRBAÇIT-nga Idajet Jahaj-

Laze Malua farfar;

Lazja nëpër hyqymete,

Kapua anën ia mbaj;

Mustafai plak’ i pleqe,

Si Amet Zogu që var!

Murat Hodua i Zenele

Byqen e madhe s’e var;

Kush e njih Sherifn’ e Leke,

Biçimsëzi në të parë;

Po nuk ua vulosi pleqe,

Se bën populli zarar;

Plaku i dashkej për vete

Ndaj i hëngri shokët mbaj’...

Halil dhëmbë-kuçumele

Krah për krah me krahinarë!

Mos e bën kështu përherë

Se të ka fshati myft ar!

Nga pesë franga për dere

T’i hedhën mu si zagar,

No haji, no leua djeme,

No leja dyqanit qar;

Sadiku me syriqelle:

As e merr e as e ndaj!

Atje do ta lidh një dele,

Timen do ta bëj bubar!

Satedini plak’ i pleqe,

Katër muaj posht’ e lart,

Aman, Satedin, ku vete?

-Ja këtej, njëra në fshat,

Pa do shkel dhe hyqymete,

Sepse dua kryeplak!

Mëhallën e kam me vete,

Më duan se e kam hak,

Më rrinë me lepe-peqe,

Kanë frikë se mos i rrah!

...Abaz Malon ku e gjete

Që s’e ndan në asnjë kra,

Ameti zbardhur si dele,

Si shelegu me këlbazë...

Muzikaliteti i një vjershe

Page 10: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇIT Faqe 10

EJA ERA, EJA...

Rrija dhe llojisjaNga qielli prisjaTë vijë te deraTa quanim Era.

Eja Era ejaKam kohë që të presPër Adin e PëçonJe shkëndi e shpresë.

Sa shumë të kam priturPa merak do vdesKur ti të jesh rriturDo ta marrësh vesh.

Mirsevjen o ëngjëllTi ku fute këmbëtTë rënçin dhe dhëmbëtNa bëfsh dhe me dhëndërr.

Era Gjika fëmiHyre në shtëpiSolle mbarësiI gëzofsh dhe ti ...!

Ti e vockël shumëUnë i gjori plakDhe kur të fl emë gjumëNe do jemi bashkë.

Mami yt për tyDo rrijë dhe pa gjumëDo ta ndihmojë babiDo ndihmoj dhe unë.

Era rritu shpejtTë na bëhesh nuseUnë do të jem pranëDhe në qofsha tutje.

Ndaj e lë të shkruarDhe në s’jam jetuarDuke nusëruarTë më kesh kujtuar.

Eja Era, eja,Sa më shpejtë rrituDhe po s’qeha gjallëPër ty do jem ngritur.

Sikur re nga qielliPër fëmijt e miSi hëna, si dielliNa ndriçove Ti!

Sa të jenë gjallëTi pranë u rriAta nënë e babëTi për ta fëmi.

Moj lulja me vesëDhe pse me vonesëBaba do të presëSa të mbushish pesë.

-nga Qamil Xh. Gjika-

Të gjithë të rrinë pranëHalla me xhaxhanëMe kimet të kanëKushurinjt e parë.

Kushurinjt e parëKëtej m’atë anëQë të gjithë krenarëPër motrën që kanë.

Ti kishe një gjysheIku me merakPo do t’ia them unëKur të vete lart.

Do t’ia them të gjithaDo t’ia shpjegoj unëPo ti rritu EraSe të duam shumë.

Rritu lule boreTë të marr për doreUnë një gotë rakiTi një akullore.

Të puth baba fortVlorë, 26.08.2007

VJERSHËRIME

Liria, themelet e së cilës janë jo vetëm me gjakun e djemve më të mirë të këti j vendi, por dhe me heroizmin e pashoq të vajzave lua-nesha. Trimëria e tyre është skali-tur në vargje në këngët e popullit, të cilat këndohen dhe vijnë të fre-skëta edhe në ditët tona. Kujtojmë këtu këngën e bukur për Miro Tër-baçen që trimëria e saj e pashoqe përcillet tek ne me gjallërinë dhe freskinë e saj. Fshati , njeriun e tërheq pas vetes me një pushtet magjik; kurora e pemëve të lar-ta, mali, lumi, por dhe historia që ne krenohemi. Trimëria e vajzave tërbaçiote është si ujrat e vargma-leve që nuk shterojnë kurrë dhe ajo asnjëherë se ndali rrjedhën dhe u bë burim frymëzimi për të gjithë. Burim frymëzimi u bë në vitet e Luft ës Nacionalçlirimtare Hato Hair Bylyshi (Gjika). Krenaria për ne nipërit dhe mbesat e hallë Hatos vazhdon edhe tek fëmijët tanë. Hallë Hatua së bashku me vëllain e saj Cano Gjikën (dëshmor) u rreshtua në radhët parti zane në luft ën për lirinë e vatanit. Në rrugën e luft ës vëlla e motër ki-shin dhe urimin e nënës së tyre, nënë Selvisë. Nënë Selvia, ashtu sikurse shumë nëna të këti j vatani

bën pjesë në vargjet e të madhit I.Kadare “Të urta gjer në dhimbje, të thjeshta gjer në madhështi ”. Në fl akët e luft ës Hatua do njihej me trimin e trimave Haki Bylyshi, për të cilin komandanti legjendar i brigadës V-të sulmuese Shefqet Peçi do të kujtonte : “Të shkoje me të në lutë ai të turpëronte nga trimëria”. Dashuria e pastër dhe e sinqertë do të kristalizohej me martesën e tyre në ditën e madhe të lirisë. Atyre u lindi dhe një djalë,

Agroni (më vonë ofi cer në radhët e ushtrisë). Por fati i keq do ua priste ëndrrën në mes këtyre të rinjve. Plaga në kokë që kishte marrë Ha-kiu në betejën frontale me gjer-mano-ballistët në fshati n Kropisht do t’i pushonte së rrahuri zëmrën e këti j trimi, trimëri që e kishin për fi s, edhe më parë në luft ë do të vritej vëllai Hajredin Bylyshi, heroi i “Topanasë” dhe i Vlorës, një yll i pashuar për kombin. Hallë Hatua përjetoi në gjendje

të rëndë shpirtërore vdekjen e të shoqit. Ajo nuk kish prehje e qetësi, jeta e saj nuk kish më kup-ti m pa njeriun me të cilin u lidh në luft ë. Pa atë njeri që rrezaton-te jo vetëm trimëri, por edhe një njeri me vlera të mëdha dhe cilësi të larta njerëzore. Vdekja është vdekje dhe si e hidhur që është do të merrte këtë radhë në krye të 40-ditëve pas vdekjes së të shoqit edhe atë vetë duke u ndarë nga jeta në mënyrë “Homerike”. Agro-nit vërtet prindërit ju ndanë nga jeta, por ai ndjeu ngrohtësi dhe dashuri prindërore në Bylyshaj, tek xhaxhai i ti j, tek Hodua dhe tek nënë Merushja, gjyshja e ti j. Në Bramyshje, në përvjetorët e Bri-gadës së V-të Agroni do rreshtohej në vendin e babait të ti j. Dashuria e shokëve, bashkëluft ëtarëve të ba-bait të ti j ishte e pakufi shme. Sytë e veteranëve mbusheshin me lot kur përqafonin djalin e shokut të tyre, të komandanti t të tyre, si dhe të luft ëtares, të paharruarës Hato.Edhe emri i saj bën pjesë në emrat e ndritur të bijave të Tërbaçit, ku kujtohet jo vetëm nga ne, por nga të gjithë bashkëluft ëtarët e saj që e kanë njohur. Hato Bylyshi (Gjika) përbën nderin dhe krenarinë e Tër-baçit dhe do të kujtohet brez pas brezi.

EMËR QË S’HARROHET-nga Gëzim Arshi Gjika-

“U derdh gjak dhe na u vranë shokë, ndaj është kaq e bardhë liria”.

Page 11: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇITFaqe 11

Isha mësuar që sa herë më binte fjala per 1 qershorin, të kujtoja festën e femi-jëve, duke qenë se mbi 45 vjet jam marrë me fëmijë, si rezultat i profesionit tim- mësues. Por jo 1 qershori 2013 më la një diçka tjetër: Pikërisht këtë datë përcollëm për në banesën e fundit, të përherëshme, Shako Delo Haxhiaj, ish majorin e UP. Shakua lindi në 28 gusht 1937 në familjen e Delo Boro Haxhiaj, familje patriotike: Boro Haxhi Memolekaj, gjyshi I Shakos, pjesëmarrës në luftën kundër andartëve grek nga 1850-1900; Nurçe Boro Haxhiaj, Zeno Boro Haxhiaj- xhaxhallarët e Sha-kos – pjesëmarrës ne luftërat 1913; 1920; 1924; 1939-1944, Zenua dëshmorë i LANÇ-it; Nurçia I internuar ne kampet e përqën-drimit- Prishtine; dekoruar nga Kuvendi I Shqipërisë etj. Ishin këto tradita atdhetare dhe patriotike që mëkuan tek Shako Hax-hiaj dashurinë dhe përkushtimin ndaj Mëmëdheut të vet- Shqipërisë, dashurinë dhe pashkëputshmërinë nga vendlindja- Terbaçi i tij, për të cilin nuk rreshti deri në momentet e fundit të jetës, duke ua kul-tivuar këtë dashuri edhe fëmijevë të vet edhe pse këta lindën dhe u rritën diku atje larg Tërbaçit, në Shkodër. Shakua mba-roi shkollën 7-vjecare ne Tërbaç. Ne 1958 shkoi ushtar dhe për nevoja të UP për kuadër, dërgohet në Shkollë të Bashkuar, për ofi cer për dy vjet. Mbas mbarimit të saj del me gradën toger për rezulatet e larta me të cilat mbaroi, për këmbë-sorinë. Emërohet në Vlorë, transferohet në Fushe-Krujë, e madej ne Shkodër, ku shërbeu për më se 30 vjet si komandant kompanie, bataljoni , shef stërvitje, shef operativ brigade etj. Shakua e kuptoi që mbarimi i shkollës se Bashkuar nuk ishte gjithcka. Ajo duhej te plotësohej prandaj krahas kryerjes së detyrës ushtarake, mbaron dhe shkollën e mesme të përgjith-shme, rregjistrohet ne ILP Shkodër ne fakultetin e histori-gjeografi së por për arsye objektive nuk e mbaron; merr pjesë në kurse specializuese te ushtrisë. Re-zultati: Fiton aftësi profesionale, koman-duese dhe ndërton marrëdhënië korrekte me vartës dhe eprorë, në grup. Për këto marredhënie mund të fl asin me tepër ata që punuan me Shakon, por unë që shkruaj këto rreshta, kam pasur fatin ta njoh që kur unë mbaj mend veten(si I vogël), ta njoh dhe të dëgjoj për punën dhe korrek-tësinë e tij në Shkodër, në repartet që ka punuar si në Melgush, Guri I Zi, Shtoi, VauiI Dejes, Mnelë etj, njëherësh edhe në shtëpi si baba I mirë per mirëedukimin dhe shkol-limin e të gjashtë fëmijëve (kater vajza dhe dy djem), që lindi me bijën e Ramicës së Vlorës, Mbarime Hadër Haxhiaj (Sulçe) në 1966.Dikush mund të pyes:”Pse ka lëvizur kaq shumë ky Shakua? “ Ata që e kane jetuar atë periudhë do të përgjigjen:”

HOMAZHE

Kandidati i partisë, anë-tari I par-tisë duhet të shkojë atje ku ka v ë s h t i r ë s i dhe t’I për-balloje me sukses ato.”

Në fjalën e përcjelljes për në banesën e fundit, të perjetëshme te Shakos, zoti Murat Çela përmend:” Nuk është rastësi që Mbarime Haxhiaj sa vete ne Shkodër në gusht 1966, në shtator 1966 emërohet brigadiere në fermën pararojë të Shtoit; të gjashtë fëmijët që lindën Shakua dhe Mbarimia mbaruan shkollën e lartë; i ku-nati Veledini, që Shakua e mori qe 15 vjeç në Shkodër mbaroi dy fakultete të së lartës në Shkodër; Nuredini, vëllai, mba-roi të mesmen; fëmijët e Lavdoshit që mbetën jetimë në gusht të 1983 mbaruan të mesmen duke ia lehtësuar barrën e rëndë Dafi nës kunatës së tij…... Kjo është meritë e Shakos”. Unë shtoj: Cili i tërba-çiot ka shkuar në Shkodër, student a me punë tjetër private a shtetërorë, nuk e ka takuar Shako Haxhinë? –Asnje,sepse i tillë ishte Shako Haxhiaj. Ai interesohej vet kur dëgjonte qe kishe vajtur në Shkodër, të kërkontë derisa të të takonte dhe të ftonte në shtëpi. Duke biseduar me ofi cer Imer Gjikën, në 1966 shpesh përmendte:“Kam nip të mirë, na nderon me korrektësinë e tij….”. Ndërsa ofi cer Lame Kongjoni (nga Vranishti) në 1971 më thotë:” Shakua është i veçantë, shumë dashamirës, me zemër të madhe, bravo i qoftë për ato mar-rëdhënie ofi cer-ushtar, ofi cer-ofi cer që ndërton….”. Me ardhjen e demokracisë Shakua, si shumë ofi cerë të UP, del ne pension, përsëri me banim në Shkodër. Më pas vjen në Vlorë me banim, ëndërr që Shakua e kish pasur gjatë gjithë jetës së tij për të jetuar pranë të afërmëve. Thuhet që sëmundja “ul malet”. Edhe Shakua këtë kohën e fundit vuajti nga sëmundja derisa në 1 qershor të 2013 pushoi zemra e tij me shikim nga Koshtra e Terbaçit ku lindi dhe kaloi fëmijërinë. Me këtë rast edhe njëhërë duam të ngushëllojmë familjen e Shakos, fëmijët kudo që janë (tri vajzat e mëdha në emigrim, tre të tjerët në Vlorë), motrat dhe vëllezërit (Memo e Nuredin), tërë dashamirësit e Shakos, se ajo që na la mbrapa Shakua na bën krenar për vazhdimësinë e familjes Memolekaj (Hax-hiaj) gjatë jetës së tij dhe sigurinë që la te pasardhësit në këtë vazhdimësi. I pa-harruar Shako Haxhiaj te ata që të kanë njohur apo dëgjuar për jetën dhe veprën tënde.

Me respekt Lealbe.

NDARJA NGA ISH MAJORI SHAKO DELO HAXHIAJ.

nga Left er BEQIRI

IKU DHE E BARDHA ERVEHE!Fjala e lamtumirës, mbajtur nga Ali BARJAMAJ

Lotët e hidhur dhe dhimbja e thellë na mblodhën këtu për të përcjellë e për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës tonë të dashur Ervehe Barjamaj(Beqiraj) që dha shpirt dje, më 31 Korrik 2012. Erveheja Lindi në Tërbaç, në Dhjetor të vitit 1922, në një familje me portret e bëma si gjithë familjet tërbaçiote, të shquara për burrëri, trimëri, mikpritje, ndershmëri e dinjitet që dinë të vënë mbi krye trimin dhe mikun. Në vitin 1940 u martua me Riza Barjamin. Ishin vite lufte, vite të vështira, vite plot ngjarje e ndodhira. Ishin fare të rinj, një çift 17-vjeçarësh. Me sjelljen, punën dhe qëndrimin e tyre i dhanë frymë e jetë ndërtimit të familjes së re duke zgjedhur mirë rrugën dhe ekuilibrat përmes zjarrit të luftës dhe halleve të rënda të jetës. Shijuan e gëzuan, lindën dhe martuan djem e vajza, nipër e mbesa. Pritën e përcollën miq e shokë, udhëtarë e hallexhinj, me bukë e zemër, dashuri e respekt duke lënë gjurmët e tyre të mira e të dukshme për sofrën dhe derën e asja shtëpie me emër e zë nga të parët e tyre. E dashur nënë, lotët që derdhim sot për ty janë lotë nderimi, lotë mirnjohjeje, janë detyrimi ynë ndaj asaj që bëre Ti për ne të gjithë: bashkëshortin tënd, djemtë e vajzat, nipërit e mbesat, je rrënja nga nisi jeta e morën krahë fatet dhe rrugët tona. Janë vlerësim i miqëve e shokëve të tu për marrdhëniet që ndërtove, për pritjet e përcielljet e tua, gjithnjë me buzë në gaz e fjalë të ëmbël, duke u dhënë gëzim e jetë nga zemra dhe jeta jota. Janë gjykimi dhe bilanci që të bëjnë bashkëfshatarët e tu duke e ngritur lart emrin dhe punën tënde e duket sikur të thonë: ishe e mirë, zonjë grua, miqësore, paqësore e dinjitoze, u bëre dikush e le pas një emër të mirë e të nderuar. U helmove në fi llim të jetës për vdekjen e djalit të parë, Muratit dhe u rrushkullove gjer në thua të këmbës, tani në fund të jetës për vdekjen e djalit të vogël, Maksit. Duke derdhur lot e vajtuar ty, ne të gjithë lotojmë e vajtojmë dhimbjen tënde, dhimbjen e nënës për fëmijën.

Nëna jonë, nënë e mirë Si gjith nënat tërbaçiote Plagët qënkan për njerinë Qe e madhe plaga jote. Ish një plagë që hap një tjetër Plagë e re e plagë e vjetër Pa më thoni kush ka mbetur Në këtë botë i pa prekur?

Duke i dhënë lamtumirën e fundit nënës tonë, do të ruajmë emrin dhe kujtimin e saj, do të çmojmë sakrifi cat, lodhjen e mundimin që bëri me aq durim e dashuri për ne fëmijtë e saj, por edhe për fëmijtë e fëmijvet. Do të kujtojmë pjesmarrjen e ju të gjithëve në këtë përcjellje me detyrimin që ne fëmijët e Ervehes, niprit e mbesat e saj tua shpërblejmë vetëm për të mira, vetëm për gëzime e dasma.

SAFË KIÇAJ Fjala e lamtumirës, mbajtur nga Asllan NIKA

Ndryshe nga të tjerët që u kemi thënë fatkeqësisht, nënë Safës e fshatit do t’i themi se vdekja e saj është e lumtur për dy arsye kryesore. E para për jetëgjatësinë dhe e dyta për fëmijët dhe rrjedhën e saj që la gjallë. Ajo lindi po në Tërbaç më 1915. Dhe përfundoi jetën e saj më 18 shkurt 2013. Pra për mendimin tim është gruaja që ka jetuar më shumë në Tërbaç. Është grua që është bërë nënëgjyshe, stërgjyshe dhe katërgjyshe. Brezi i fundit i saj që është brezi i pestë, ka 3-4 vjet që ka vajtur në shkollë. Rast shumë i rrallë jo vetëm në fshat, por mund të jetë edhe në fshatrat rreth. Është gruaja që ka jetuar që në fëmini dhe deri sot që ka jetuar në Tërbaç pa lëvizur fare, po ka punuar e jetuar pa lëvizur nga fshati. Gjithashtu është edhe nga ato gra që me përjashtim të muajve të fundit që u sëmur-domosdo rëndë dhe gjatë, ajo nuk ka vuajtur nga sëmundje të ndryshme në shtëpi rënë apo nëpër spitale. Në përgjithësi jetën e bëri pa siklete dhe vuajtje fi zike. Nënë Safa gjatë kohës së saj ka qarë për prindërit, vëllezërit, motrat, shokë, shoqe e miq, por ajo nuk qau me ngashërim, nuk u plagos në jetën e saj nga asnjë nga ato që e rëndonin. Për këtë do mbahet mend si rast i rrallë. Ajo lindi, rriti dhe martoi të 6 fëmijët e saj, fëmijët e fëmijëve dhe më gjerë, nga kjo anë ajo ka pasur lumturinë e saj të jetës. Kjo e ka bërë edhe më të mundshme jetëgjatësinë e saj, por edhe kujdesi i saj për shëndetin.

Nënë Safë! Ti në jetën tënde si kushdo ke pasur mundimet e tua, zametet e tua. Ti ke luftuar me varfërinë ekonomike, me sikletet e jetës, me problemet që të kanë dalë përpara. Vërtet i linde, i rrite dhe i martove fëmijët e tu e të tjerë, por i rrite vetëm, pa burrë po të thuash se ai fatkeqësisht për ata dhe për ty iku shpejt dhe detyrën e nënës dhe të babait e bëre ti. Ti do mbahesh mënd në fshat, si grua e nderuar, e respektuar, jo vetëm punëtore e palodhur, por edhe nikoqire shtëpie, si një nënë e kujdesshme për fëmijë që vetëm ti e di se sa e si ke vuajtur për rritjen e tyre. Ti ke qenë grua që ke bërë, pritur e përcjellë miq të familjes, ata që gjete dhe ata që bëre vet. Gjithnjë je mbështetur në vetvete sepse e vetme ke qenë. Jo vetëm fëmijët e tu e rrjedha jote, por edhe miqtë, shoqet e shokët e tu, gjithë fshati i Tërbaçit të përcjell sot me nderim e respekt si një njeri i mirë që ke lënë krahët e tu mbrapa dhe gjakun tënd që do vazhdoi në jetë.

Lamtumirë nënë, gjyshe, stërgjyshe dhe katërgjyshe Safë e Kiçe. Ju ftoj një minutë heshtje!

Page 12: Gazeta "Çika e Tërbaçit"

ÇIKA E TËRBAÇIT Faqe 12

Redaksia:Flamur Çelaj (botues), Albert Habazaj (drejtues), Bardhosh Gaçe, Sokol Gjoka, Hamdi Çane, Leka Skëndaj, Mynyr Gjika, Irisa Hodo.

Fotoreporter: Dilaver Baçaj. Ndihmuan me fotografi : Novruz Bajrami,Fejzo RrokajDesign & Layout: Neritan Llanaj; punoi logon e gazetës Meald HabazajPër kontakt: nr. cel. 0692124568, E-mail: [email protected]

Shtypur në shtypshkronjën: “PAVARËSIA”, Vlorë

AVDUL ÇELAFjala e lamtumirës, mbajtur nga Asllan NIKA

Në përcjelljen e Avdulit kanë ardhur njerëzit e tij të dashur, fëmijët, nipër e mbesa, vëllezër e kushërinj, kanë ardhur miqtë e tij kudo që i ka bërë. Ka ardhur fshati për të dhënë ty lamtumirën e fundit, sepse ke

qenë dhe mbetesh një nga burrat e nderuar për lagjen e Leke dhe gjithë fshatin. Avduli rrjedh nga familja Çelaj në Lekaj, fi s i zgjeruar dhe familje e madhe në fshatin e Tërbaçit. Familja dhe fi si i tyre kanë qenë që në kohra të para me ndjenja patriotike, të dhembshur e të njohur si atdhedashës. Në LANÇ morën pjesë rreth 5 veta nga të cilët xhaxhai i tij, Resuli dhe motra Tazia dhanë jetën për çështjen e popullit dhe të atdheut. Edhe Avduli megjithëse i parreshtuar dhe i vogël ka dhënë ndihmesën e tij në atë kohë dhe kudo që ka qenë. Avduli është i datëlindjes 1930 dhe jetoi plot 83 vjet. Jeta e tij si edhe e të tjerëve ka qenë dhe mbetet koha më e vështirë, më me vuajtje, më me zahmet. Profesioni i tij ka qenë që në fëmini çoban me dhënë. Këtë e ka pasur pasionin e tij më të madh si në kohën e kooperativës dhe tani në kohën e pleqërisë, mund të thuash se vdiq me kërrabë në dorë. Vdiq para se ti milte dhe t’i hapte për kullotë. Avduli ka qenë i aktivizuar për punët shoqërore ose punët e papaguara në fshat. Avduli militoi në partinë e radhës sonë rreth 40 vjet dhe i zgjedhur në organet e partisë e të pushtetit në fshat dhe në rreth. Ka qenë njeri me pak shkollë, por problemet i kapte dhe i trajtonte drejt. Në kujtesën tonë do të mbetet si njeri punëtor, i pakursyer, njeri me rezistencë të madhe, por do mbetet edhe si njeri i humorit, i shakave dhe i muhabetit në çdo kohë e kudo, një njeri që e njihte dhe e donte jetën. Dulo! Ti jetën e bëre me bashkëshorten tënde, Nailen. Jetuat bashkë rreth 60 vjet, lindët, rritët dhe martuat pesë fëmijë. Në jetën tuaj patët gëzime, urime dhe lëvdata për familjen normale, kënduat, u uruan dhe uruat të tjerët për dasmat e gëzimet. Por jeta juaj si prindër u lëndua nga djali i madh, Pëllumbi që e la jetën pa vajtur në mes, pra, u helmuat deri në shpirt kur i thonë llafi t. Domosdo në jetën tënde ka infl uencuar negativisht, pasi trupi yt prej një njeriu që pa më shumë male, mund të kishte jetuar akoma, por plaga të nxitoi. Megjithatë ju që të dy kishit kurajo, kishit sedër, nuk e ulët kokën para asaj gjëme që u ndodhi për vdekjen e Pëllumbit. Këtë kurajo e kishit se kishit fëmijët e tij dhe tuajt që u mbushën me shpresa, gëzime dhe urime dhe nuk u katavalët. Ti Avdyl bëre edhe detyrën e babait, pasi të la shpejt. U mundove që problemet e familjes t’i zgjidhje sipas kohës duke ndërtuar banesa për të gjithë, duke infl uencuar për forcimin e ekonomisë të vëllezërve dhe fëmijëve të tu. Ti punove deri ditën e fundit për familjen dhe ekonominë. Ti kishe kurajon dhe sedrën që ekonominë tënde ta mbaje sikur ishe i ri. Mosha, mundimet, vështirësitë e kohës bëri atë që ne sot të japim lamtumirën e fundit. Prehu i qetë pranë djalit tënd ofi cer Pëllumbit. Lamtumirë Avdyl!

BEGO HODAJ Fjala e lamtumirës, mbajtur nga Albert HABAZAJ

Në agimin e datës 8 janar 2013, mbylli sytë në qytetin e Vlorës Bego Zenel Murat Hodaj, një tërbaçiot i nderuar, që iku duke lënë gjurmë të mira në jetën e tij. 83 vjet më parë dhe pikërisht më 20 janar 1929 u lind Bego Hodua këtu

në Tërbaç, ku sot po i japim lamtumirën e fundit. Pinjoll i një familje me tradita patriotike, të njohura nga historia, të shkruara dhe në historikun e fshatit. Qysh i ri Bego Hodua u aktivizua gjatë LANÇl me rininë idealiste për liri, duke kontribuar në prapavijat e luftës çlirimtare. U martua me mësuesen e përkushtuar, Hatixhe Lameborshi (Hodo)-bijë nga Tragjasi dhe krijuan një familje shembullore në Tërbaç. Të dy mësues, të dy prindër shembullorë, lindën 7 fëmijë të mrekullueshëm; 3 djem e 4 vajza, shumë të edukuar dhe të shkëlqyer në mësime, 5 me shkollë të lartë dhe 2 me shkollë të mesme. Një mozaik diturie e kulture u bë vatra e tyre familjare në Bragjin më mësues, inxhinierë, piktor, ekonomistë dhe të gjithë njerëz të thjeshtë, kokulur me dinjitet. 40 vjet në arsim, emri i mësues Begos kujtohet me respekt jo vetëm në Tërbaç, por edhe në Kuç,

Bolenë, Ramicë, Vranisht, Mesaplik, Brataj, Gjorm e fshatra të tjerë, ku dha mësim dhe edukoi fëmijë të mirë. Iku një njeri i mirë i traditës, karakteristik për ruajtjen e vlerave të nderit e sakrifi cës për përparim. Ishte nga të parët tërbaçiotë që përqafoi të renë e kohës, duke lejuar dhe bashkëshorten, mësuese Hatixhenë të aktivizohej në veprimtaritë mësimore-kulturore e artistike jo vetëm në shkollën 8-vjeçare “Halim Xhelo” të kohës, por edhe si marrëse e këngës tradicionale grarisht të grupit polifonik të Tërbaçit nga të parat në fshat, shenjë kjo e emancipimit human e civil të mësues Begos. Ai do të mbahet mend për humorin e tij të hollë e të thellë, që e niste në Tranajua, vinte në Çikë e dëgjohej në Bogonicë jehona. Kurajua e tij, që nuk iu dorëzua këmbës që si bindej mbetet model se ai burrë iku në këmbë i paulur, vetëm plaga e Dritës ia copëtoi zemrën atij qëndrestari që shok kishte veten. Mësuese Hatixhesë, Muratit, Refos, Lenës, Naços, Mirës, Landës, Benit, Xhixhos, Asijes e Totos u iku TATA i dashur, bashkëfshatarëve një vëllai i mirë, ne-ish nxënësve të tij një mësues që s’do ta harrojmë sa të jemi. Mësues Begua do të ngelet në kujtesën tonë dhe ne e brezat që vijnë do të ndjejnë nevojën t’i ndezin pishtar kujtimit të tij burrëror e dinjitoz. Sot mbyllet kapaku i një arkivi të gjallë nga historia e Tërbaçit. Nuk hapet më ky kapak. Lum kush e voli këtë arkiv dhe t’ua transmetojë brezave si stafetë të memories së fshatit. Nga sot e tutje mësues Begua do të na mungojë vetëm fi zikisht. Bego Hodo është ndër veprimtarët e dijes në vitet e para të çlirimit, atëherë kur jo vetëm Tërbaçi e Lumi i Vlorës

kishte nevojë për mësues më shumë se kurrë, në vitet 1946-1956. Mësues Begua edukimin e brezit të ri e ka kryer me devocion e përkushtim të veçantë, duke u radhitur ndër mësuesit e parë vendas. Na iku një mësues veteran, që ka punuar në vitet e arsimit vite të tëra. Ka fi lluar në periudhën e parë të pasçlirimit të vendit. Ka shërbyer në trevën e Lumit të Vlorës dhe në zona të tjera. Ka arritur rezultate në procesin mësimor-edukativ. Nga organet e arsimit është vlerësuar për nivel cilësor në mësimdhënie dhe për anën metodike rezultative. Kurdoherë ka punuar me ndërgjegje të lartë në edukimin e brezit të ri. Tek ai mishëroheshin dukuri pozitive si fi snikëria, vendosmëria, humanizmi, besnikëria, atdhedashuria e mjaft cilësi të tjera të njerëzishme. Edhe në aspektin social ai la gjurmë me kontributet e tij të vlefshme, duke u marrë për vite të tëra me studimin dhe përgatitjen e demografi së së Tërbaçit si një dokument i rëndësishëm për historiografi në e vendlindjes sonë. Me kompetencë e vërtetësi e ka kryer një studim me vlera historike për çdo mëhallë e fi s të fshatit, duke evidentuar brezat që nga thellësitë e shekujve. Ky studim që përfshin 12 vëllazëritë e Tërbaçit është një dokument mjaft interesant e i veçantë, ku çdo tërbaçiot me kënaqësi e krenari, gjen të argumentuar origjinën e rrjedhave të gjakut nëpër breza gjatë dekadave e shekujve. Punën e tij me vlera edhe në moshë të thyer, qenë një shërbim shembullor për brezat. Portretin e këtij mësuesi veteran e ka skalitur Tofi k Deda edhe në librin e tij: ”Tërbaçi-realitete vlerash historike”. Lamtumirë, o mësues Bego!

LUMTURI RAMA HABAZAJ-

IMAZH I DRITËS SË MIRËSISË HUMANE

Fjala e lamtumirës, mbajtur nga Albert HABAZAJ

Të respektuar të pranishëm në përcjelljen e të paharruarës tonë Lumturi, shkozjotë e tërbaçiotë, vëllezër e motra!

Ende pa aguar e marta e 2 prillit 2013, mbylli sytë në qytetin e Vlorës Lumturi Bektash Habazaj, një shkoziote e nderuar, që iku në moshën 76 vjeçare, duke lënë gjurmë të mira me jetën e saj. Ajo qe bijë nga derë e madhe në Shkozë dhe u bë nuse në derë të madhe në Tërbaç. Lumturia u lind në Shkozë, në një familje me tradita të shquara atdhetare. Babai i saj, Bektash Ramo qe një ndër luftëtarët e parë të rezistencës kundër pushtimit të huaj; partizan e kuadër drejtues në Br5S, Heroinë e Popullit, që nga krijimi i saj e deri në çlirimin e plotë të vendit. Mbas çlirimit merr gradë të ofi cerit madhor dhe kryen detyra komanduese në repartet e kufi rit derisa doli në pension. Jetën me vuajtje, me sakrifi cat e shërbimit të vështirë kufi tar, me idealet e larta

në shërbim të çështjes kombëtare, i përjetoi edhe familja e tij, e cila e shoqëroi atë kudo ku shërbeu. Kjo praktikë ndikoi shumë në formimin e Lumturisë së re, për t’u bërë ballë gjatë jetës në vijim. Edhe vështirësive të paparashikuara në jetën e përbashkët me bashkëshortin që lidhi besën jeta-jetë, i cili, edhe ai qe tërë jetën kuadër ushtarak, u doli mbanë me dinjitet, me dhembje, por jo kokulur. Mustafai, i shoqi i Lumturisë, është i biri i Selam Abazit, njërit nga burrat më në zë në Tërbaç për kohën që jetoi e luftoi për liri. Për trimëri e zgjuarsi të treguar në luftë, gjykim e këngë trimash, ai u zgjodh nënkomandant i çetës patriotike të Sali Vranishtit. Më 1908 çau rrethimin në Cmajth, duke shpartalluar një koshadhe turke. Për t’i shpëtuar ndjekjes emigroi në Amerikë dhe u kthye pas Shpalljes së Pavarësisë. Në Luftën e Vlorës, më 1920, ishte zëvendës komandant i çetës së Tërbaçit. Këto ishin dyert nga erdhi e iku Lumturia jonë e paharruar, se ngjan miqësia që bën e mbahet. Për të përballuar jetën ekonomike të familjes, ajo u fut në punë qysh në moshë të njomë dhe nuk e ndërpreu punën me djersën e ballit, me ndershmëri, profesionalizëm e dinjitet, deri ditën që doli në pension. Ajo punoi në administratën shtetërore të kohës me përkushtim shembullor, duke u bërë për kolektivat ku shërbeu, model i korrektesës për të tjerët, shembull për respektin dhe dashurinë ndaj njerëzve me të cilët punoi si ajo. Lumturia, në moshë fare të re, u martua me Mustafa Abazin, me të cilin kaloi një gjysmë shekulli jetë bashkëshortore, duke thurur një fole të ngrohtë familjare për t’u patur model nga të gjithë e në breza. Një familje dinjitoze, fi snike e derë e hapur bujare jo vetëm për farefi sin, po edhe për njerëz të tjerë në nevojë mbahen së pari

e së fundmi për merita të gruas në rastin tonë të Lumturisë, që na pikëllon me largimin e saj fi zik, po në memorien tonë do të ngelet si imazh i dritës së mirësisë humane. Jo vetëm familja e fi si, por edhe miqtë, shokët e punës e të lagjes e kudo ku jetoi e punoi, ajo kujtohet për marrëdhënie shembullore e komunikim të kulturuar. Prandaj Lumturia është shoqëruar kurdoherë e nga të gjithë me respekt, si në punë, në shoqëri e miqësi, në familje e farefi s, deri sa doli në pension, deri sot që po ikën...Dhembjen dhe hidhërimin e thellë që kaloi Lumturia me bashkëshortin nga ndarja e parakohshme nga jeta e dy fëmijëve të saj e dinë vetëm ata, por nuk e përkuli kurrë emrin e të parëve, dinjitetin e jetës familjare. Me durim e shpresë për të rritur dritën e syrit, që u mbeti, tashmë djalin e vetëm, Ilirin, që pati jetë të gjatë të begatë e të dobishme, Lumturia jonë vazhdoi jetën me kurajo e qëndrim fi snik në krah të burrit. Ajo ndahet nga jeta, por le pas djalin e saj me nusen dhe dy mbesa, të cilët i kanë qëndruar afër, duke i dhënë të gjithë ndihmën e mundshme e të nevojshme për të lehtësuar dhembjen që i shkaktoi sëmundja e gjatë dhe e pashërueshme.

E bardha Lumturi, iku nga jeta duke u lutur për jetë të gjatë e të lumtur për djalin, nusen e dy çupat e tyre, gonxhet e shpresës, besimit e vijimit të jetës me vlera e virtyte njerëzore.

Ne ndahemi sot vetëm fi zikisht me nënën, motrën, shoqen, kunatën tonë të dashur që po ikën si një yll i bardhë, i bukur, por ajo me shembëlltyrën e saj njerëzore do të mbetet në zemrat tona e në mendjen tonë e ngarkuar me ngrohtësi mirësie.

Dritëroftë kujtimi yt në jetë të jetëve. Lamtumirë e dashur MIRËSI!

HOMAZHE