gazeta e shkolles

13
Gazeta: Rrethi i Miqve Problemet Shkollore Dhuna në përgjithësi, dhe dhuna në shkolla në veçanti, është e lidhur ngushtë me fenomenin e delikuencës së të rinjve, përhapja e së cilës gjithashtu është në rritje në vitet e fundit dhe është duke marr përmasa shqetësuese. Nga ana tjetër, trajtimi i sjelljeve të tilla asociale dhe agresive të nxënësve dhe fakti se zgjidhjet për këto dukuri kërkohen zakonisht në përjashtimin dhe izolimin shoqëror të këtyre të rinjve, qoftë ndërmjet masave disiplinore që ndërmarrin organet shkollore, dënimeve të ndryshme, ose në raste më të rënda me anë të izolimit të tyre në burg, nuk kanë dhënë rezultate në drejtim të parandalimit dhe zvogëlimit të dhunës në shkolla as në shtetet më të zhvilluara. Fq 2 - 3 aKtivitetet e Shkolles Ja fituesit e Kampionatit te Ping Pongu-t Ja aktivitetet qe zhvillohen ne shkollen Myslim Shehu Nga aktivitete sportive ne aktivitete sensibilizues Dhe argetueses : Kampionati i Ping Pongu-t Edhe pse jam ndryshe ndihem si ju. Gjitheperfshirja Festa e Abetares Per nje Shqiperi te paster Fq 4 - 5 Femijet me aftesi ndryshe Ndikimi i internetit ne jeten e perditshme Krijimi i aksesit për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla ka qenë dhe mbetet një problem shqetësues në vendin tonë. Mospërshtatja e ndërtesave, mungesa e kurrikulave dhe e mësuesve të trajnuar për këtë kategori, ka ndikuar që një pjesë e mirë e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të mos ndjekin shkollat normale. Këtë vit, Ministria e Arsimit ditët e sotme zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe mediatik është i jashtëzakonshëm. Jetojmë në epokën dixhitale dhe në ekonominë globale. Sot bota eshtene zhvillimin me te arritur te histories se saj,por

Upload: elion-zagradi

Post on 15-Apr-2017

868 views

Category:

Art & Photos


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Problemet Shkollore

Dhuna në përgjithësi, dhe dhuna në shkolla në veçanti, është e lidhur ngushtë me fenomenin e delikuencës së të rinjve, përhapja e së cilës

gjithashtu është në rritje në vitet e fundit dhe është duke marr përmasa shqetësuese.Nga ana tjetër, trajtimi i sjelljeve të tilla asociale dhe agresive të nxënësve dhe fakti se zgjidhjet për këto dukuri kërkohen zakonisht në përjashtimin dhe izolimin shoqëror të këtyre të rinjve, qoftë ndërmjet masave disiplinore që ndërmarrin organet shkollore, dënimeve të ndryshme, ose në raste më të rënda me anë të izolimit të tyre në burg, nuk kanë dhënë rezultate në drejtim të parandalimit dhe zvogëlimit të

dhunës në shkolla as në shtetet më të zhvilluara. Fq 2 - 3

aKtivitetet e ShkollesJa fituesit e Kampionatit te Ping Pongu-t

Ja aktivitetet qe zhvillohen ne shkollen Myslim Shehu

Nga aktivitete sportive ne aktivitete sensibilizues Dhe argetueses :

Kampionati i Ping Pongu-t

Edhe pse jam ndryshe ndihem si ju.

Gjitheperfshirja

Festa e Abetares

Per nje Shqiperi te paster Fq 4 - 5

Femijet me aftesi ndryshe Ndikimi i internetit ne jeten e perditshme

Krijimi i aksesit për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla ka qenë dhe mbetet një problem shqetësues në vendin tonë. Mospërshtatja e ndërtesave, mungesa e kurrikulave dhe e mësuesve të trajnuar për këtë kategori, ka ndikuar që një pjesë e mirë e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të mos ndjekin shkollat normale. Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë një udhëzim, ku theksohet se do të rritet vëmendja ndaj tyre, duke

krijuar një sërë lehtësirash. Fq 6

Në ditët e sotme

zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe mediatik është i jashtëzakonshëm. Jetojmë në epokën dixhitale dhe në ekonominë globale.Sot bota eshtene zhvillimin me te arritur te histories se saj,por kjo nuk do te thote se ky eshte fundi i saj apo maja e piramides ku teknologjia ndodhet. Fundin e saj nuk edi askush pervec zotit Fq 7

Page 2: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Problemet ShkolloreDhuna në shkolla, alarm për institucionet shkollore!!!Dhuna në përgjithësi, dhe dhuna në shkolla në veçanti, është e lidhur ngushtë me fenomenin e delikuencës së të rinjve, përhapja e së cilës

gjithashtu është në rritje në vitet e fundit dhe është duke marr përmasa shqetësuese.Nga ana tjetër, trajtimi i sjelljeve të tilla asociale dhe agresive të nxënësve dhe fakti se zgjidhjet për këto dukuri kërkohen zakonisht në përjashtimin dhe izolimin shoqëror të këtyre të rinjve, qoftë ndërmjet masave disiplinore që ndërmarrin organet shkollore, dënimeve të ndryshme, ose në raste më të rënda me anë të izolimit të tyre në burg, nuk kanë dhënë rezultate në drejtim të parandalimit dhe zvogëlimit të dhunës në shkolla as në shtetet më të zhvilluara.

Prandaj, kërkimi i një zgjidhjeje më të mirë në kuadër të përfshirjes së plotë në shoqëri dhe në shkollë, përkatësisht trajtimi i barabartë i të gjithëve, pa marrë parasysh dallimet që mund të ekzistojnë në mesin e nxënësve në aspektin gjinor, përkatësisë kulturore e fetare, aftësive të tyre, qofshin ato intelektuale, fizike ose edhe sociale që ofrohet nëpërmjet gjithë përfshirjes, flet për rëndësinë e një filozofie të tillë.

Respektimi i secilit individ brenda tërësisë, pjesëmarrja e barabartë dhe aktive në shoqëri dhe në shkollë, si dhe ofrimi i përkrahjes për secilin nxënës në mbështetje për t’i tejkaluar vështirësitë që mund të shfaqen, qofshin ato fizike, akademike apo edhe shoqërore, paraqet mundësi të mirë për t’iu përgjigjur fenomenit të dhunës në shkolla dhe në shoqëri në përgjithësi.Hulumtimet e bëra në këtë fushë janë bërë në bazë të intervenimit të ndryshëm të programeve në shkolla tona. Por, ndryshimet e programeve të tilla nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Kërkimet kryesisht janë bërë në arsimin fillor. Prandaj, ka qenë e nevojshme për ta shqyrtuar gjendjen në shkolla dhe raportet në mes nxënësve.

Format më të shpeshta të dhunës, janë: ngacmimi, detyrimi, përndjekja, dhuna psikologjike, dëmtimi, shkatërrimi i pasurisë, dhuna fizike….Sado që një veprim i tillë tentohet të arsyetohet nga ushtruesit ose edhe urdhërdhënësit e shtytësve, dhuna rrallë mund të ketë efekte pozitive. Ajo mbjell dhe shkakton frikë, trauma e urrejtje, të cilat lënë plagë të pashërueshme shpirtërore.Dhuna nuk është e kufizuar në llogaritje fizike, por kujdes duhet të jetë vëmendja dhe dhuna psikologjike, sepse ajo shpesh çon në përplasje fizike.Dhuna ngërthen në vete efekt potencial negativ që dëmton shëndetin dhe mirëqenien e një individi. Ajo mund të jetë fizike, verbale, emocionale, seksuale, ose racore, dhe mund të drejtohet kundër një individi ose një grup individësh.Shtimi alarmant i akteve të dhunës nëpër shkolla përcillet tek adoleshentët, mendësia e zgjidhjes me anë të forcës së të rriturve dhe çfarë përgjegjësish kanë prindërit dhe mësimdhënësit.

Psikologët e sociologët edhe pse në mungesë të madhe në shkolla, kot përpëliten, gati të pafuqishëm për ta ndryshuar deri në fund këtë fenomen kërcënues. Thjesht, ata arrijnë t’i zbulojnë vetëm shkaqet fillestare me shkaktarë të shumëllojshëm, duke përmbledhur si më kryesoret: paaftësinë e menaxhimit të institucioneve shkollore, jo qytetarinë, varfërinë, mëkatet e medias dhe tiparet e vetë moshës protagoniste.Dhuna në shkolla, që po pasohet me raste të njëpasnjëshme alarmante, ndër shkaqet komplekse të saj, deri në ç’masë buron prej nderit të humbur?Domethënë, nëse dikush fyen, dhunon emocionalisht a fizikisht dikë, atëherë ky i fundit ndihet i çnderuar në vetvete dhe prej të tjerëve, ndaj duhet medoemos të kundërpërgjigjet me të njëjtën masë ose edhe më shumë.

Page 3: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Kësisoj, dhuna shtohet dhe shumëfishohet, duke e çuar deri në ekstrem situatën, një mendësi dhe praktikë kjo që ka shkaktuar sa e sa konflikte dhe vrasje tek të rriturit, por që po përcillet dhe pasqyrohet edhe tek më të vegjlit.Një shoqëri që nuk ka mundësi të prodhojë vlera, produkte, mirëqenie, atëherë edhe rregullat e sjelljes në atë shoqëri përgjithësisht bëhen rregulla të rrugës.

Në këtë kontekst shfaqet dhe kultivohet kultura e më të fortit, që në terma të tjerë quhet “e drejtë”, “nder”, “e mirë”, “moral”. Në shoqërinë tonë, njeriu është i suksesshëm dhe dominues me forcë dhe jo me vlera. Pavarësisht se shoqëria e etiketon si vlerë, në fakt është thjesht një nevojë për të mbijetuar në një shoqëri në tranzicion dhe ku institucionet janë në fazat e para të zhvillimit të saj.Dukuria e dhunës në shkolla është pasojë edhe e dobësisë së lidhjeve mësues-nxënës-prindër-menaxhment i shkollës, paaftësi e mësuesve për të për të punuar dhe mungesë e vullnetit për të ndikuar. Mjaft mësues nuk e njohin sa duhet moshën e tyre dhe nuk janë të motivuar sa duhet për të ndikuar në këtë moshë tek fëmijët. Dhuna te fëmijët është pasqyra e asaj që ndodh në shoqëri.Varfëria ndikon në mënyrën më absolute te sjellja e keqe dhe dhuna. Fëmijët sot janë përherë në një gjendje ankthi, që u krijohet si një tension mes një bote mediatike, e cila me imazhet, produktet që ofron, i bënë ata të ëndërrojnë një botë më të mirë, në kundërshtim me mundësitë për t’iu afruar këtij sistemi vlerash.Ne shklollen MYSLIM SHEHU dhune ka por jo nga mesuesit por nga nxenesit.Nxenesit ushtrojne dhune fizike ndaj njeri tjetrit per shkaqe te kota madje dhe per argetim. Pervec dhunes fizike ne shkollen tone ka dhe dhune psikologjike e ushtruar nga mesuesit ndaj nxenesve dhe nxensit ndaj njeri tjetrit.

Braktisja e shkollësBraktisja e shkollës nga nxënësit vazhdon të mbetet çështje shqetësuese si për institucionet përkatëse, po ashtu edhe për ekspertë dhe sindikatën e arsimit. Në statistikat e Ministrisë së Arsimit, vërehet se viteve të fundit, është rritur numri i braktisjes së shkollës. Konkretisht kjo rritje vërehet te nxënësit e shkollës së mesme. Ndërkaq, meshkujt janë ata që më shumë e kanë braktisur shkollën.

Përderisa në vitin shkollor 2002/2003 shkollën e kishin lënë 1,554 nxënës pas një dekade në vitin 2011/2012 shkollën e kanë braktisur 2,642 nxënës.Rritja e numrit të nxënësve që braktisin shkollën vërehet që nga viti 2007, kur numri ka qenë 2,425, duke u rritur në vitin 2008 në 3,321, në vitin 2009 -3,246, në vitin 2010 numri i nxënësve që për arsye të ndryshme kanë lënë shkollën ishte 3,208, kurse në vitin 2011, shkollën e braktisën 3,135 nxënës.Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit pohojnë se braktisja e shkollës është evidente, por që listat për nxënësit që kanë e braktisur shkollën, nuk janë të përpiluara mirë, pasi, sipas tyre, mund të ketë edhe lëvizje të nxënësve nga një rajon në rajonin tjetër.

Page 4: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Alush Istogu, drejtor i Departamentit Para-universitar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tregon se është formuar një Këshill Kombëtar për Parandalimin e braktisjes së shkollës nga nxënësit.“Jemi duke analizuar këtë çështje dhe në takimin e ardhshëm, me drejtorët komunalë, një ndër pikat e veçanta kemi edhe çështjen e parandalimit të braktisjes së shkollës. Megjithatë, ne jemi duke pastruar listat, ka shumë raste që fëmijët janë në botën e jashtme, por nuk ka kurrfarë dëshmie që është jashtë, por shkolla nuk guxon ta fshijë nga lista. Aktualisht, jemi duke i pastruar listat”, thotë Istogu.Gjendja e vështirë socio-ekonomike, ëndrrat për migrim, konsiderohen arsyet e heqjes dorë nga shkolla, thonë ekspertë dhe përfaqësues të Sindikatës së arsimit.Dukagjin Pupovci, udhëheqës në Qendrën për Arsim të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se për shkak të kushteve të vështira fëmijët meshkuj janë të “detyruar” të braktisin shkollën dhe të punojnë për të mbështetur financiarisht familjet e tyre.“Kjo është një situatë, e cila do ta përcjellë Kosovën edhe për një periudhë të caktuar derisa të vazhdojë gjendja ekonomike ekzistuese. Por, më gëzon fakti se më nuk është e pranishme ajo dukuria që edhe vajzat të braktisin shkollën, qoftë për shkak të edukatës patriarkale, apo martesave të hershme. Këto, pra, tani janë përjashtime”, shprehet Pupovci.Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, 32 për qind e të papunëve në vend janë të moshës 15- 24 vjeç. Dhe, më shumë se një e treta e personave të moshës 15 deri në 24 vjeç në Kosovë, gjatë vitit 2012 nuk ishin në arsim, punësim apo trajnim.Edhe Rrahman Jasharaj, udhëheqës i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, konsideron se shkalla e lartë e papunësisë është arsyeja kryesore e braktisjes së shkollës.Duke e quajtur si fenomen shqetësues, Jasharaj thotë se kanë kërkuar nga autoritetet që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.“Për nxënësit e shkollave të mesme, nganjëherë mendojmë se është mosha e caktuar dhe ata fëmijë e shohin veten më ‘interesant’ në tregun e punës dhe kryesisht merren me shitjen e cigareve dhe me punë të tjera, që ne i vlerësojmë si të ndaluara”, shprehet Jasharaj.Përderisa vërehet rritje e numrit të nxënësve të shkollës së mesme, të cilët kanë braktisur shkollën, rënie e braktisjes së shkollës vërehet te nxënësit e shkollës fillore.Në vitin 2002 shkollën e kishin braktisur 5,682 nxënës për derisa në vitin 2012 kjo shifër ka rënë në 1,339.Ne qytetin Kryesisht ne shkollen tone nuk ka nxenes te cilet kane braktisur shkollen

Page 5: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Aktivitetet ne shkollenMyslim Shehu

Shkolla jone ka zhvillur nje shumellojshmeri aktivitetesh nga me te ndryshmet aktivitetet qe zhvillohen ne shkollen Myslim Shehu

Nga aktivitete sportive ne aktivitete sensibilizues Dhe argetueses :

Kampionati i Ping Pongu-t

U zhvillua nga 3 marsi deri me 24 mars ne udheheqjen e mesuesit te edukimit fizik Edmond keta ku moren pjese 18 nxenes por vendet e para i zune:

Vendi I: Ornes Mandri

Vendi II: Benardo Fida

Vendi III: Igli Ndreka Drejtorasha e shkolles: Albana xhaka Mesuese: dallendyshe rustani

Edhe pse jam ndryshe ndihem si ju.Edukumi nepermjet artit dhe terapia e artit u jep nxenesve me nevoja te

vecanta,mundesi dhe shance qe te shprehin veten.pa patur mundesi te flasin .Ato shpjegojne gjendjen dhe emocionet e tyre ne menyre krijuese mes elemeneteve te artit vizatimor,fotografik,krijues,etj.Me pak fjale nxenesit me aftesi ndryshe mund te komunikojne permes artit ate qe nuk e shprehin dot me fjale.Ky aktivitiet u zhvillua me bashkepunimin e qeverise se nxenesve,mesuesve te shkolles,dhe mbeshtetjen e organizates Word Vizion

GjitheperfshirjaAktiviteti i radhes te qeverise te nxenesve me dramatizime e bera nga klasa e 6 dhe e 7 dhe ekspozita e vizatimeve per gjithperfshrjen.

Page 6: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Festa e Abetares

Edhe kete vite nxenesit e klases se pare festuan festen e abetares.U ndihmuan nga mesuesja e tyre Dallendyshe Cipuri Moren pjese per festimin e kesaj feste, prinder,gjysher vellezer e motra te ketyre femijeve gjithashtu dhe stafi petagogjik i shkolles.

Gezur

Festen

E

Abetares

Per nje Shqiperi te paster

Aktivitet i cili u zhvillua nga te gjithe nxenesit e shkolles te cilet pastruan te gjithe qytetin e Peshkopise

Page 7: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Femijet me aftesi NdrysheKrijimi i aksesit për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla ka qenë dhe mbetet një problem shqetësues në vendin tonë. Mospërshtatja e ndërtesave, mungesa e kurrikulave dhe e mësuesve të trajnuar për këtë kategori, ka ndikuar që një pjesë e mirë e fëmijëve me aftësi të kufizuara, të mos ndjekin shkollat normale. Këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë një udhëzim, ku theksohet se do të rritet vëmendja ndaj tyre, duke krijuar një sërë lehtësirash. Përgjegjësja e sektorit në arsimin parashkollor dhe fillor në MAS, Rozalba Merdani, në një intervistë për gazetën “Shqip”, pohon se shumë shpejt në shkolla do të emërohen mësues ndihmës në raport me numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara që ka një shkollë e caktuar. Më tej, ajo shton se po përshtatet infrastruktura në të gjitha ndërtesat e reja, në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen dhe të krijohet një akses më i madh për këta fëmijë.

 Në shkollat normale mësojnë edhe fëmijë me aftësi të kufizuara, por në asnjë prej tyre nuk figurojnë mësues që të njohin problemet dhe nevojat e tyre. Çfarë plani ka MAS në këtë drejtim?

Këtë vit shkollor është miratuar udhëzimi “Për kriteret e mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet publike të arsimit parauniversitar”. Ky udhëzim tashmë është në duart e drejtorëve rajonalë të arsimit, të cilët në zbatim të tij do të punësojnë sipas nevojave, që ato kanë identifikuar përmes komisioneve multidisiplinare të ngritura pranë tyre, mësuesit ndihmës në ato shkolla dhe kopshte ku ka të integruar nxënës me aftësi të kufizuara. Komisioni Multidisiplinar për vlerësimin e nxënësve me aftësi të kufizuara, i ngritur pranë DAR/ZA, ka në varësi dhe mban lidhje të vazhdueshme me komisionet e vlerësimit të fëmijëve me AK të ngritura në shkolla. Udhëzimi përcakton qartë kriteret e punësimit, si dhe detyrat që do të kryejë mësuesi ndihmës në institucionet shkollore. Prania dhe puna e mësuesit ndihmës, krahas mësuesit të klasës apo të lëndës, do të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ambientet e shkollave të zakonshme, do të mundësojë një arsimim shumë më cilësor për këta fëmijë dhe aftësim më të mirë të tyre për jetën. MAS, në bashkëpunim me “Save the Children”, po zbaton një projekt shumë ambicioz për arsimin gjithëpërfshirës në disa DAR. Projekti, krahas trajnimit të komisioneve multidisiplinare dhe mësuesve ndihmës, parashikon dhe futjen në 28 shkolla të arsimit bazë dhe kopshte të arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara të certifikuar, në këtë mënyrë, projekti do të punojë drejt realizimit të objektivit të tij të “dhënies së kontributit në përfshirjen e fëmijëve më aftësi të kufizuara në moshë shkollore në 6 rajone të Shqipërisë”.

  Si do të emërohen dhe ç’rol do të kenë mësuesit ndihmës?

Page 8: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Mësuesi ndihmës do të emërohet në shkollë në bazë të numrit të nxënësve me aftësi të kufizuara që ka shkolla. Detyra kryesore e tij është mësimi i nxënësit me aftësi të kufizuara si në nivel individual ashtu edhe në grupe të vogla, në bashkëpunim me mësues të tjerë të shkollës. Këtë detyrë ai e zbaton jo vetëm duke u përfshirë në mësimdhënie, në bashkëpunim me mësuesin e klasës apo lëndës dhe duke qëndruar me nxënësit me aftësi të kufizuara në orë të veçanta ku ata kanë më shumë nevojë për ndihmë, por edhe duke dhënë ndihmë specifike edhe në fusha të tjera të nevojshme për nxënësit me aftësi të kufizuara, siç janë aftësitë sociale dhe aftësitë për jetën. Pra, ky vit shkollor shënon një kthesë të rëndësishme në arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucionet arsimore publike.

  Po ndërtesat a do të përshtaten për t’i ardhur në ndihmë pamundësisë së tyre fizike?

Gradualisht në ndërtimet e reja shkollore, por edhe në rehabilitimet e atyre ekzistuese, po krijohen mundësitë infrastrukturore për të lehtësuar përfshirjen në arsim të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Çdo projekt ndërtimi apo rehabilitimi që bëhet për ndërtesat shkollore ka kusht detyrues për t’u miratuar dhe për të realizuar krijimin e lehtësirave për lëvizjen dhe trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ambientet shkollore.

  A kemi ne mësues të trajnuar në këtë drejtim?

Trajnimet e mësuesve për punën me fëmijët me nevoja të veçanta, duke përdorur si qendra burimore edhe shkollat e arsimit special, janë kryer në vazhdimësi me mbështetjen e MAS-it. Në krijimin e kësaj infrastrukture fizike dhe përmbajtësore, një ndihmesë të madhe kanë dhënë edhe partnerët e përhershëm të arsimit dhe edukimit, UNICEF, “Save the Children”, World Vision”. Reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar, me fokus në krijimin e kompetencave bazë të nxënësit, krijon kushtet e duhura për hartimin e një kurrikule gjithëpërfshirëse, por edhe mundëson hartimin e programeve edukative individuale (PEI). Mësuesi ndihmës, në bashkëpunim me mësuesin e klasës apo mësuesin e lëndës dhe prindërit, hartojnë dhe zbatojnë programin edukativ individual (PEI) të nxënësit, të miratuar nga komisioni i shkollës.

  Sa fëmijë me aftësi të kufizuara ndjekin shkollat normale?

Vetëm gjatë vitit shkollor 2013-2014, rreth 2500 fëmijë me aftësi të kufizuara mësuan në kopshte dhe shkolla normale të arsimit parauniversitar.

Ndikimi internetit ne jeten e perditshme Në ditët e sotme zhvillimi ekonomik, teknologjik dhe mediatik është i jashtëzakonshëm. Jetojmë në epokën dixhitale dhe në ekonominë globale.Sot bota eshtene zhvillimin me te arritur te historise se saj,por kjo nuk do te thote se ky eshte fundi isaj apo maja e piramides ku teknologjia ndodhet. Fundin e saj nuk e di askush perveczotit. Ne po jetojme ne nje kohe e cila quhet koha e informacionit dhe kjo per arsye seinformacioni sot po qarkullon me shpejtesine me te madhe te mundeshme. Teknologjiaeshte bere pjese e pandashme e jetes dhe jeteses ne kohet e sotme, sepse po jetojme neate qe thame me lart koha e teknologjise se fundit dhe koha ku informacioni qarkullonme shpejtesine e drites ne te gjithe boten. Ja pra ate qe une po shkruaj ketu, nemomentin qe e aplikoj ate mbi faqe web-i mund te lexohet nga cdo skaj i botes. Emjafton vetem nje kompjuter apo nje telefon dhe nje linje interneti. Interneti solli

Page 9: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

ate qenjerezit mund te flasin me njeri tjetrin ne kohe reale, pra ne te njejtin momentndryshimi eshte se ne skajin tjeter mund te jete nate apo dite. Here pas here kete ne eperserisim kur flasim me njerezit tane ne vendet e tjera te rruzullit. Cdo te thote kjo: bota aq e madhe erdhi ne permasa te vogla,pra ti flet me nje njeri aq larg sikur e keprapa murit te shtepise ku jeton.Pra ky eshte Globalizimi per te cilin flitet cdo cast apocdo dite. Si eshte e mundur kjo: nevoja e njeriut per te perfituar kohe dhe ulur koston eudhetimit, lodhjen dhe trafikun e aksidenteve arriti te ndertoje sisteme te tilla. Ketosisteme sot perdoren nga klasa te ndryshme njerezish si nje qe ka nje kompjuter dheintenet ne shtepi apo dhe ne telefonin e tij celular apo sherbime te tjera ekstra si edhenje njeri tjeter i nje klase me te ulet , ka mundesi te njihet me internetin duke u ulur nenje internet kafe dhe ku mund te gjeje nje game te gjere informacionesh nga me tendryshmet. Pastaj pjesa me e rendesishme eshte se si njerezit e perdorin ate, ne dobiapo ne zararin e tyre. Cfare duhet te behet ne kete kontekst?Njerezit duhet teinformohen drejt dhe duhet te jene te ndergjegjshem per ate qe bejne. Te respektojnenjeri tjetrin dhe te mendojne edhe veten kundrejt te tjereve. Te arsyetojne me normalenper nje brez qe me te vertet te kete nje te ardhme te ndritshme dhe te sigurte. Paqe dhedashamiresi per te gjithe, lidhje te pastra shoqerore dhe te shendosha familjare. Cdo gjefillon nga vetja jone pastaj tek te tjeret qe na rrethojne, duhet menduar me e mira qe tearrish te besh ate. Me pak fjale duhet nje vizion dhe nje misjon per te arritur te ai.Nekete mision duhen strategji dhe plane qe jane te realizushme dhe pas kesaj shume pune.Kjo eshte ajo qe une mendoj personalisht. Kjo edhe shume te tjera ndodhen ne kohen qene po jetojme sot. Interneti faktori më i rëndësishëm global , në ditët e sotme ekzistonnjë sistem i dixhitalizuar i çdo lëmije jetësore , pra këto sisteme kushtëzohen ngaInterneti. Interneti ka arritur të bëj revolucion në planet , duke qenë më i përdorshmi në te gjitha fushat

Argetim Fjalekryq

Gjeni

Page 10: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

ndryshimet

HumorAutobuzi

Page 11: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Nje grua e priste autobusin me djalin e saj. Aty afer ishte nje polic i cili poashtu e priste autobusinFemija e pyet nenen e tij: Pse u vonua autobusi. Ajo ia kthen se ka shkuar te vullkanizeri per ti kontrolluar gomat. Pas disa minutave djali perseri pyet nenen pse nuk vie autobusi e ajo i thote se ka shkuar te mjeshtri per te rregulluar nje drite. Autobusi vonohet ende dhe djali prap e pyet nenen e tij se qka u be me autobusin e ajo i thote se e kan derguar te mjeshtri per ta ngjyrosur. Polici qe ishte afer aty nuk mundi te duroj me dhe filloi te bertiste A tash e kan gjet me e ngjyros autobusin a?

Su doku

Page 12: Gazeta e shkolles

Gazeta: Rrethi i Miqve

Punoi: Elion Zagradi