panorama plus 25 shkurt

7
Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama” E SHTUNE, 13 SHKURT 2010 Botim i PANORAMA GROUP Nr.214 Redaktor pergjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Mara e-mail: [email protected] FALAS INTER INTER INTER INTER INTERVIST VIST VIST VIST VISTA OG: “Pasi bëra këngën me Seldin e BB3 e kuptova sa njeri fals është” Flet Jola, bashkëshortja e Kastro Zizos: “Pse vendosa të divorcohem” Florian Agalliu i telenovelës “Komuna e Parisit”: Më pëlqejnë femrat rebele P P P P P AMELA E “BIG BR AMELA E “BIG BR AMELA E “BIG BR AMELA E “BIG BR AMELA E “BIG BR O O O O O THER” THER” THER” THER” THER” FAQE 20 FAQE 18 RREFIMI RREFIMI RREFIMI RREFIMI RREFIMI INTER INTER INTER INTER INTERVIST VIST VIST VIST VISTA FAQE 16 Fotot e darkës së bamirësisë me ish pjesmarrësit e tre edicioneve “Big Brother” Shpër Shpër Shpër Shpër Shpërthen v then v then v then v then vajza e ndr ajza e ndr ajza e ndr ajza e ndr ajza e ndrojtur ojtur ojtur ojtur ojtur, , puthje në b puthje në b puthje në b puthje në b puthje në buzë uzë uzë uzë uzë me asistentin italian të programit “E diell” me asistentin italian të programit “E diell” me asistentin italian të programit “E diell” me asistentin italian të programit “E diell” me asistentin italian të programit “E diell” FAQE 17 Inva nuk do t’ia dijë për ndarjen e Pirros nga Anja. Vazhdon proçedura e divorcit FAQE 21 FAQE 22 Në foto Pamela dhe Vincenso tek “Baroque” një javë më parë FAQE 22

Upload: blerandrexhepi

Post on 09-Mar-2016

300 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Panorama plus 25 shkurt

TRANSCRIPT

Page 1: Panorama plus 25 shkurt

Suplement i përjavshëm i gazetës “Panorama”

E SHTUNE, 13 SHKURT 2010Botim i PANORAMA GROUPNr.214

Redaktor pergjegjës: Ermira Shpëtimi, fotograf Erdi Marae-mail: [email protected]

FALAS

INTERINTERINTERINTERINTERVISTVISTVISTVISTVISTAAAAA

OG: “Pasi bëra këngën meSeldin e BB3 e kuptova sanjeri fals është”

Flet Jola, bashkëshortja eKastro Zizos: “Pse vendosatë divorcohem”

Florian Agalliu i telenovelës“Komuna e Parisit”: Mëpëlqejnë femrat rebele

PPPPPAMELA E “BIG BRAMELA E “BIG BRAMELA E “BIG BRAMELA E “BIG BRAMELA E “BIG BROOOOOTHER”THER”THER”THER”THER”

FAQE 20

FAQE 18

RREFIMIRREFIMIRREFIMIRREFIMIRREFIMI

INTERINTERINTERINTERINTERVISTVISTVISTVISTVISTAAAAA

FAQE 16

Fotot e darkës së bamirësisëme ish pjesmarrësit e treedicioneve “Big Brother”

ShpërShpërShpërShpërShpërthen vthen vthen vthen vthen vajza e ndrajza e ndrajza e ndrajza e ndrajza e ndrojturojturojturojturojtur,,,,, puthje në b puthje në b puthje në b puthje në b puthje në buzëuzëuzëuzëuzëme asistentin italian të programit “E diell”me asistentin italian të programit “E diell”me asistentin italian të programit “E diell”me asistentin italian të programit “E diell”me asistentin italian të programit “E diell”

FAQE 17

Inva nuk do t’ia dijë përndarjen e Pirros nga Anja.Vazhdon proçedura e divorcit

FAQE 21

FAQE 22

Në foto Pamela dheVincenso tek “Baroque”një javë më parë

FAQE 22

Page 2: Panorama plus 25 shkurt

E SHTUNE 20 SHKURT 2010PANORAMA plus SUPLEMENT16

OG: “Pasi bëra këngënme Seldin e BB3 e kuptovasa njeri fals është”

Duket s epas vendimit të gjykatës së Tiranës lëshuar me 12 shkurt2010 Paloma, ose Rudina Mneri do të mbetet pa makinë. Vajza eekranit të Top Channel e cila ngacmon politikanët në programin“Fiks Fare” ka marrë me kredi një makinë tip Ëolsvagen Polo pranë“Tirana Leasing”. Sipas kontratës Rudina duhej të shlyente qiranëe përcaktuar gjë e cila nuk është bërë. Kështu pala paditëse kërkonkthimin e makinës të cilën vajza ka filluar ta përdorë që me 14 tetor2008. Vlera e makinës është 15200 euro ndërsa shuma e qerasë ësh-të 12160 euro me interes 8%. Nga permbajtja e kontratës dhe të shtoj-cave te saj rezulton se pagesa e parë e qerasë e cila ka qenë e bara-bartë në vlerë me 20% të vlerës përfundimtare të makinës, ështëpaguar, ndërsa qiratë në vijim do të paguheshin në bazë mujoreduke filluar nga data 04.11.2008 e më pas në datën 4 të çdo muajideri në shlyerjen e plotë. Pala kerkuese parashtroi se QirramarresjaRudina Meneri nuk ka respektuar afatet e përcaktuara në kontratëpër shlyerjen detyrimeve të përcaktuara në kontratën e qirasë fi-nanciare (leasing) me Nr 1073 dhe megjithë njoftimet me shkrim qëi janë bërë me datë 27.10.2009, 17.12.2009, ajo përsëri është mevonesë në përmbushjen e Kështu qirramarrësja ka një detyrim përtë paguar në vlerën 11.341. 50 Euro. Në zbatim të nenit 32 të ligjitNr 9396 datë 12.05.2007 “Mbi Qiranë financiare” si dhe nenit510/d dhe Nenit 510/e te K.te Pr.Civile , Gjykata çmon se kontratae qirasë financiare (leasing) Nr 1073 date 14.10.2008, në kushtetkur qirramarresja nuk ka përmbushur detyrimet kontraktore tëpërcaktuara në kontratë, përbën titull ekzekutiv dhe për pasojëkerkesa duhet pranuar. Për këto arsye gjykata vendosi të pranojëkërkesën e palës paditëse duke ngarkuar zyrën e përmbarimit përndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri. Pra që nga ky moment mak-ina e merret Rudinës dhe i kthehet në pronës bankës.

Kanë kaluar disa muaj që kur

këngëtarja Kaltrina Selimi i ka dhënëfund beqarisë, duke u fejuar me DritonStubllën, biznesmenin shqiptar që jetondhe punon në Londër. Në Kosovë të gjithëe kanë identifikuar si këngëtarja më sim-patike e estradës. Ajo është e dashur përpublikun dhe shumë e suksesshme. Ko-

Olger Xhepi, në art OG, ështëbërë i njohur për publikun vetëmpak kohë më parë me dy këngë,njërën të kënduar me Kastron dheIngridin dhe tjetrën me Seldin e “BigBrother” me titull “Si ty nuk ka”.Pasi ka bërë një shkëputje të gjatërreth gjashtë vite nga Shqipëriesepse emigroi në Amerikë, vendositë rikthehej dhe Amerikën ta gjejëpikërisht këtu në Shqipëri, nëepokën e lulëzimit të rrymave R&Bdhe Hip Hop që janë në stilin e tij.Tani që në kanalet muzikore këngëte tij transmetohen disa herë gjatëditës, porteti i OG nuk është më ipanjohur por kësaj here ne u bëmëkuriozë për të mësuar më shumë përmarrdhënien e tij me Seldin jashtëkamerave dhe ambienteve me dritadhe femra të bukura që ne shohimnë klipin e tyre.

Geri si po ecën karriera jote nëmuzikë?

Mendoj që kam bërë një start tëmirë. Muzika që unë këndoj ështëshumë e pëlqyer nga të rinjtë, kli-pet që janë në bashkëpunim mekëngëtarë të tjerë më të njohur seunë, janë pritur shumë mirë, kampatur kërkesa për të kënduar nëclube nate. Jam i kënaqur.

Kush i kompozon këngët e tua?Punoj me Kastron dhe jam i

kënaqur nga bashkëpunimi me të.Ai është një krijues këngësh shumëi zoti, por dhe si këngëtar është poaq i suksesshmëm.

Po bashkëpunimi me Seldin silindi?

Intervista

Intervista

Intervista

“Çuditem kur e komentojnë si Don Zhuan pasi nuk ështëashtu, femrat sa e njohin i largohen menjëherë”

Këngëtari Hip hop OG ka bërë një klip me Seldin dhe më pas janë prishur

Seldin e njoh prej shumë viteshtashmë. Jemi rritur në një lagje, prapraktiksht kemi kaluar fëmijërinëdhe adoleshencën bashkë. Kur uktheva nga Amerika mësova qëSeldi po merrej me muzikë dhevendosëm të bënim këngën “Si tynuk ka”.

Kur Seldi u fut në “Big Broth-er” mendove që në një farëmënyre kjo do të ishte diçka pozi-tive për ty, pasi personazhet atyfitojnë shumë popullaritet dhe tido të fitoje më shumë vemendjepasi ke kënduar me të?

Jo nuk e mendova pasi ndërko-

hë marrdhëniet tona ishin prishur.Çfarë ndodhi?Pashë që Seldi nuk ishte ai djali

që unë kisha lënë para se të largo-hesha nga Shqipëria. Mesa duketnjerëzit njihen më mirë në mar-rdhënie pune. Aty del fytyra e tyree vërtetë. Gjatë bashkëpunimit përkëngën, kuptova që ishte njerishumë fallco, mosmirënjohës,tamam me dy fytyra.

A mendon se mund të mos tëbesojnë me këto që po thua pasiSeldi tashmë ka fansat e tij falëedhe “Big Brother”. Pastaj ai kanjë portret shumë fëminor dhe tëpafajshëm, larg portetit që ju napërshkruat më lart?

E di që pamja e tij prej adolesh-enti të përjetshëm të bën të mendoshqë Seldi është një shenjtor, por nëfakt nuk është kështu. Arritëm të

REDONA SADIKUzihemi për gjëra banale. Ai mëthoshte që unë duhet t’i isha mirën-johës pasi më hapi dyert, më mash-tronte për punë parash, gjëra për tëcilat nuk kisha menduar ndon-jëherë që mund të ishin të mjaf-tueshme për të krijuar një mosmar-rveshje, aq më shumë me një per-son me të cilin isha rritur.

Pra ju thoni se ne duhet të mosgënjehemi nga pafajësia që aipërshfaq?

Ai është thjesht një njeri fallco.Ndërkohë emri i tij është lakuar

shumë në media si një djalë që kapatur shumë femra. Ti e njeh ngaafër, ke ndenjur gjatë me të. Çfarëdi ti për jetën e tij private?

Nuk është e vërtetë ajo që thuhetpër marrdhëniet e tij me femrat. Unëkam ndenjur gjatë edhe në shtëpinëe tij. Ai krijonte njohje me shumëfemra, por nuk e di çfarë ndodhtepor pas. Pasi takohej një ose dyherë, femrat i largoheshin. Ka mbe-tur një mister për mua pse ndodhtekjo duke patur parasysh se ishtedjalë bukurosh në pamje.

Ti nuk e ke ndermend që pasdaljes së tij nga “Big Brother” tarindërtosh edhe një herë marrdh-nëien me të, mbase thjesht mar-rdhënie pune?

Absolutisht jo pas zhgënjimit tëmadh që pësova. Si në çdo aspekttjetër të jetës edhe puna kërkon qëtë kesh pranë vetes njerëz me të cilëtndjehesh mirë, jo tipa si Seldi që tafusin prapa krahëve. Unë jam ni-sur në rrugën time të muzikës ivetëm dhe pa shpresuar nëpërkrahjen e askujt, vetem të talen-tit tim por dua ta bëj këtë me nder-shmëri dhe pa cënuar askënd.

Mesa duket njerëzitnjihen më mirë nëmarrdhënie pune. Aty delfytyra e tyre e vërtetë.Gjatë bashkëpunimit përkëngën, kuptova qëishte njerishumë fallco,mosmirënjo-hës, tamamme dy fytyra.

Kaltrina Selimi shpërnguletnë Londër tek i fejuari

hëve së fundit ka realizuar disa hite tëcilat e kanë klasifikuar ndër këngët-aret më të dëshiruara. Edhe pse derimë tani nuk ka realizuar ndonjë al-bum, për shkak të piraterisë në inter-net, këngët dhe klipet nuk i kanë mun-guar. Nga mesi i këtij viti, Kaltrinaplanifikon që këngët e realizuara t’ipërmbledhë të gjitha në një album. Përmomentin, ajo është larguar nga Koso-va duke lënë anësh angazhimet muz-ikore për të qëndruar disa ditë tek i fejua-ri në Londër. Largësia është problemkryesor në lidhjen e dashurisë tek tëgjithë, por Kaltrina si këngëtare udhë-ton shpesh nëpër koncerte dhe kohën elirë mundohet që t’ia kushtojë të fejua-rit. Ka ngelur ndër të paktat këngëtareqë ka një lidhje serioze. Karriera e sajka filluar pa shumë bujë por me hapatë sigurtë. Fillimi me grupin “HanaBand” si soliste, për këngëtaren ishtenjë eksperiencë shumë e bukur derisandodhi edhe “tradhëtia” nga anëtarëte tjerë të grupit. Më vonë pasi audien-ca e pëlqeu shumë Kaltrinën, ajo filloikarrierën “solo” duke u prezentuarnëpër shumë festivale dhe duke fituarçmime të rëndësishme.

Banka i merr Palomës makinënWolsvagen pasi nuk arrin të shlyejë borxhin

Në foto: MajtasO GDjathtas OG dheSeldi

Në foto: KaltrinaSelimi tek“Magic 4”

Page 3: Panorama plus 25 shkurt

E SHTUNE 20 SHKURT 2010 PANORAMAplusSUPLEMENT 17

Pse vendosa të divorcohemNuk ishte dashuri me

shikim të parë, por njëtërheqje e fortë dhe endërsjelltë sapo ndeshën sytëe njëri tjetrit. Ishin të dy nëprag të 17 –ave dhe jeta përta ishte një festë, një zbavitjedhe dëshirë për ta shijuar atënë çdo sekond. U takuan përherë të parë në programin“Portat e fatit” që drejtohejnga Rudina Magjistari në“Klan” ku të dy merrninpjesë si këngëtarë dhe qëatëherë filluan të frekuento-heshin thjesht si shokë. Jolapa tek Kastro adoleshentin eveçantë që dinte ta përdortemirë fjalën, sidomos kur kish-te përballë një vajzë bukuro-she si ajo. Asnjë vendim i nx-ituar për tu lidhur si tëdashur por thjesht dëshirëpër të dalë bashkë me miq tëtjerë dhe për të shijuar sho-qërinë e njëri tjetrit. Më pasKastro u largua në Itali dheJola vazhdoi jetën e saj. PorKastro mesa duket kishte tëtjera plane me Jolën dhe men-jëherë pas rikthimit kërkoi qëtë ishin bashkë, por kësajhere jo si shokë por si tëdashur. Kështu filloi historiae dashurisë së djalit që sollinjë erë të re në muzikën e le-htë shqiptare dhe gjimna-zistes bjonde. Ndryshe ngabashkëmoshatarët e tjerë qëarkivonin histori dashurie tëpanumërta, ata vendosën qëta marrin seriozisht lidhjen etyre deri kur u fejuan zyrtar-isht. Kjo lidhje bëri jehonë tëmadhe asokohe edhe në me-dia pasi të paktë ishin ata qëe imagjinonin Kastron në njëlidhje serioze e aq më pak tëmartuar. Sot pas tetë viteshnjohje, dashuri dhe martesë,Jola vendos t’i japë fund kësajmarrdhënieje e cila ndërko-hë kishte dhënë edhe frytin esaj, djalin e tyre 3 vjeçar. Le tëmësojmë me anë të një rrëfi-mi të Jolës se cilat ishin arsy-et që e shtynë në këtë vendimekstrem dhe si e ka priturKastro kërkesën e saj për tëmos qenë më bashkë.

Dimë që pak javë mëparë ju keni depozitur nëGjykatë një kërkesë për di-vorc. Ishte një vendim që ekeni menduar gjatë apo re-zultat i ndonjë ngjarjeje tëkohëve të fundit e cila iulëndoi?

Kërkesa për divorc erdhisi rezultat i një reflektimi tëgjatë nga ana ime dhe kjo muduk rruga e duhur për të qenëmë në fund e qetë unë dhedjali im.

Si ka qenë lidhja juaj këtovite?

Me ulje e ngritje si çdo mar-rdhënie në çift. Duhet të keniparasysh që ne u lidhëmshumë të rinj me njëri tjetrin.Këto ditë më është kujtuarshpesh shprehja “mos merrasnjëherë vendime të mëdhakur je akoma i vogël”.

Kërkesa juaj për divorc

“Marrëdhënia e Kastros me alkoolin, drogën dhe femrat”

Intervista

Intervista

IntervistaJola Parapani, bashkëshortja e Kastro Zizos rrëfen arsyet e ndarjes nga këngëtari

ERMIRA SHPETIMI

vjen menjëherë pas pub-likimit në media të disa fo-tove të Kastros me një vajzë,në pozicionie intime. Mosishte kjo arsyeja, pra xhelo-zia?

Në marrdhënie me Kas-tron unë nuk kam qenë kurrëxheloze, përkundrazi tani qëe mendoj, kam qenë shumënaive. Ato foto më lënduanpasi gjithkush në vendin timpo ta shohi bashkëshortin nëatë pozicion, do të ndjehetkeq. Nuk mund të hapja re-vistat dhe gazetat nga ank-thi se mos e kanë fotografuarme ndonjë femër. Pastaj unëu ndjeva akoma më e lëndu-ar pasi atë natë kur e kanëfotografuar, unë i kërkova tëvinte në shtëpi pasi nuk kishaçelës shtëpie dhe ai më tha tëshkoja tek prindërit pasi kish-te punë dhe nuk vinte dot.Pas pak ditësh u publikuanfotot. E mendoni, unë mbetajashtë shtëpisë me gjithë dja-lin ndërkohë që marr veshnga gazetat se ku kishte qenë.

Megjithatë ne e dimë seato foto kanë qenë deri dikutë pafajshme pasi ai as që enjihte atë vajzë. Nuk e men-dove këtë fakt dhe mbi tëgjitha a ishte një arsye kjo emjaftueshme për t’i dhënëduart njeriut me të cilin kedhe një fëmijë?

E mendova natyrisht, unëju thashë se nuk kam qenëxheloze paçka se ai punonteme femra seksi, jetonte nëambiente të populluara ngafemra. Por nuk thashë se ekërkova divorcin pikërishtpër këto foto. Ato ishin thjeshtnjë arsye më shumë.

Cilat ishin arsyet e tjera?Nuk e toleroja dot pijen.

Në fillim ai pinte me rastedhe shqetësohesha kur e ka-lonte masën. Por më pas fil-loi të pinte sistematikisht dhebëhej i padurueshëm në sh-tëpi. Filluam të ziheshim dheambienti u bë problematikedhe për djalin i cili nuk du-ronte dot kur ne ngrinimzërin.

Çfarë bënte kontretishtkur pinte?

Bëhej shumë paranojakdhe çdo gjë sado banale, ish-te një motiv i mirë për tu zënë.Më lart iu thashë se unë nukisha xheloze për të, por ekundërta ishte e vërtetë. Aibëhej xheloz për mua, fikso-hej për çdo gjë.

A kishte ai arsye për tëqenë xheloz, ti frekuentojemiq meshkuj?

Jo vetëm që nuk frekuen-toja meshkuj, por nuk kishaas në celular ndonje numërtelefoni djemsh. E bëja këtëduke ditur pikën e dobët tëtij, që të mos i lija shkas përtu zënë.

Ne dimë që ti ke njëfamilja intelektualësh, ata aishin dakord që vajza e tyretë lidhej me Kastron?

Nuk më kanë kundërshtu-ar por gjatë kohës që ufejuam, Kastro bëri klipin eparë me Zajminën, dhe babaiim u surprizua kur e pa. Ai ithoshte mamit “Çfarë bëhetkështu, ky do të jetë dhëndrijonë!?”.

Kastro në intervistashpesh thoshte se ashtu siçkishte dy emra, Klevis dheKastro kishte dhe një dyzimpersonalitetesh. Ti kë pëlqe-je më shumë nga këta të dy?

Për mua ai ka qenë gjith-monë Klevis, pasi Kastro ësh-

të emri i artit, por nëse flasimpër sjelljen ndaj meje, ju a ga-rantoj se Klevis është më keqse Kastro, një djalë super tra-cional që e do gruan tëshikojë vetëm drejt, me njëxhelozi dhe paranojë ek-streme.

Megjithë ulje ngritjet nëmarrdhënien tuaj, duket sekënga “I penduari” ishte sinjë premtim me zë të lartë qëKastro do të ndryshonte,madje dhe kërkonte falje.Në fakt a ndodhi ndryshimi?

Jo. Më duket e pamundurqë një i rritur të ndryshojëthjesht sepse këndon njëkëngë. Ai mori sukesin qëdeshi në skenë dhe kaq, paç-ka se aty në një farë mënyrerrëfehej historia jonë.

Pse nuk pranove të kën-

doje bashkë me të ashtu siçKastro e kishte planifikuar?

Për dy arsye: a para sepsemë dukej hipokrizi e madheqë ne të dilnim bashkë të kën-donim si një çift i lumturndërkohë që e vërteta ishtendryshe. Pastaj tek pjesa qëmë kishin lënë mua, unëkërkoja falje ndërkohë që nëtë vërtetë unë nuk kisha asnjëarsye për ta bërë këtë pasi nukkisha kryer ndonjë faj. Dhe edyta, pjesa që më kishin lënëmua ishte lirike, diçka shumëklasike dhe e papërshtashmepër moshën time. Më pas nëversionin që u paraqit në fes-tival, ajo pjesë u hoq fare.

A ishte Kastro gënjeshtarnë marrdheniët në çfit?

Ishte, pasi shpesh mëthoshte se ndodhej në studio

duke punuar dhe më pas shi-hja në face book fotot e tij nëkaraoke. Kur ia tregoja mëthoshte se kishte shkuarvetëm pesë minuta pasi nukia prishte dot miqve.

Dimë që Kastro fiton mirëme punën e tij, si jetonit ju?

Unë nuk e di me ekzaktësise sa mund të fitonte ai mepunën e tij, por në shtëpi nukna ka munguar asgjë. Kemijetuar shumë mirë.

Ju keni një shtëpi të për-bashkët, ti do kërkosh ndar-je pasurie pas divorcit?

Jo, nuk pretendoj asgjëpasi çdo gjë është bërë mepunën e Kastros dhe nuk mëduket e ndershme të kem pre-tendime pasurie. Dua thjeshtvetëm divorcin.

Në intervista të ndryshmeKastro nuk linte rast pa e për-mendur të birin si pikën e tijtë dobët. Çfarë babai është ai?

Ai rrinte shumë pak me tëbirin, por si çdo baba edhe aiishte i lidhur me të, është mësenormale.

Mendon që do ta ketë tëvështirë ndarjen sidomosnga i biri pasi kuptohet qëfëmijën do ta mbash ti?

Nuk e di.Është folur për Kastron si

përdorues droge, ti vetëçfarë di për këtë fakt?

Di që Kastro e ekzagjeron-te me alkoolin aq sa kohët efundit i mjaftonte shumë pakpër tu dehur. Për drogë, nuk ebesoj, unë të paktën nuk kamdijeni. Por mendoj që nuk e kapërdorur po të kemi parasyshtë kaluarën e tij si përdoruesku ai e pa veten shumë keq dhenuk mendoj se ka patur gux-imin për ta rinisur.

Si e priti Kastro vendiminpër tu ndarë?

Shumë keq, nuk e besontepasi mendonte se edhe kjoherë do kalonte ashtu sishumë të tjera, me pak mëridhe më pas me rikthim.

Tani që kanë ndodhur kaqshumë ngjarje në jetën tëndedhe më në fund vendimi përtu ndarë, je penduar që jemartuar me Kastron?

Jo, nuk jam penduar pasiunë gjithmonë kam dëshiru-ar të martohem shpejt dhe tëbëhem nënë në moshë të re.Nga ajo lidhje unë kam dja-lin që është motivi i jetës time.Natyrisht gjithë kjo eksperi-encë, ndonëse e hidhur, mëka rritur, më ka bërë më tëpjekur dhe më ka bërë të jemmë e kujdesshme në jetë, tëmos bëj gabime dhe të mos ubesoj lehtë njerëze.

A do të vendosje të rimar-toheshe, mbase jo tani porkur të ketë kaluar pak kohë?

Ndarja me Kastron nuk mëka bërë të mendoj se martesaështë një gjë e keqe. Unë jam24 vjeç dhe pa dyshim që tërimartohem është në planet emia. Nuk e di nëse do të veshpërsëri fustan të bardhë pordo ta ribëj. Natyrisht pasi tëjem bindur mirë kësaj here.

Jola Parapani

Page 4: Panorama plus 25 shkurt

E SHTUNE 20 SHKURT 2010PANORAMA plus SUPLEMENT20

Si u transformuan disa femra VipTransformimet që të njohurit tanë i realizojnë nëpër periudha të

ndryshme, e shtojnë më shumë kureshtjen e publikut. Pamja e njëjtëbëhet demode për fansat, ndërsa një ndryshim i vogël sjell freski nëekran. Që të duken më bukur ata eksperimentojnë në shumë aspekte.Zgjatimi apo prerja e flokëve, ngjyrosja ose stilimet ekstreme, janëpjesë e këtyre eksperimenteve. Arta Prekazi dhe Sellma Kasumoviçjanë disa nga grimeret më të preferuara për momentin në Kosovë.Këtë rradhë kemi vendosur të prezentojmë disa femra të ekranit qëu shkon për mrekulli ndryshimi…

MIHRIJE BRAHA, FEMRA E EKSTREMEVE

Vitet kalojnë, kurse ajo duket shumë e re në moshë. Ka realizuarshumë këngë deri më tani, por nuk njihet për ndonjë “hit” të veçantë.E vetmja “armë” që e ka mbajtur gjallë gjithë këto vite në skenëështë pamja e saj mahnitëse. Është përballur me mediat për thash-etheme të ndryshme, por martesa me këngëtarin Naim Abazin nukka pasur luhatje. Nga kjo martesë, këngëtarja ka një djalë ndërsanuk planifikon zgjerimin e familjes. Për momentin, Mihrija ështëe angazhuar edhe në rolin e moderatores në një emision argëtues

tek “Boom Tv”, televiz-ion i ri në Kosovë. Fotojatë cilën po prezantojmëështë realizuar tek studio“Arta & Kaci”, dhe kytransformim i këngëtaresi shkon për mrekulli.Gjatë këtyre viteve karri-erë Mihrija ka eksperi-mentuar me lukun e sajduke ngjyrosur flokët dheduke ndryshuar krehjennë shumë stile. Fansat ko-

Njihet si Eno i lagjes “Ko-muna e Parisit”, por emrin evërtetë e ka Flori. Një 23 vjeçarkrejtësisht origjinal, i lindur përtë qenë Don Zhuan, dhe i hapurpër martesë para të 30-ave. Nëserialin e “Top Channel”, ten-ton të lidhet me një vajzë të urtë.Por në jetën reale i pëlqejnë lidh-jet konfliktuale me vajza rebele.Gjithçka përtej personazhit të tij,miqësia me aktorët e tjerë, dhejeta që bën në Tiranë, i rrëfen nëkëtë intervistë për “Panoramaplus”.

Në serialin “Komuna eParisit” luan rolin e djalit tëpreferuar nga vajzat. Si ndo-dhi që u zgjodhe për këtë rol?

Isha me provime në Akadem-inë e Arteve kur u shpallën au-dicionet për serialin ‘Komuna eParisit”. Në fakt shkova i pash-presë, edhe pse regjisori i njo-hur Altin Basha e dinte kushisha unë dhe çfarë mund të arri-ja, për faktin se për katër vjetkishte qenë pedagogu im. Pro-vuam disa here, deri në momen-tin që na mori të gjashtëve nëtelefon dhe u takuam në mjedis-et e “Top Channel”, ku na u njof-tuan rolet. Ishte gëzim i madhdhe surprizë për ne. Roli i Enosishte menduar nga ata për mua,edhe pse unë kisha provuar përtë dy personazhet e tjerë.

Thuhet se ti luan vetveten,në fakt kush është Flori dhekush është Eno?

Nëse do të flisnim për të për-bashkëtat e mia me Enon, do tëthoja që unë realisht jam tip ipaqëndrueshëm në raport me

femrat. Mund të kem një lidhjedhe pastaj filloj them me vete;“jo nuk është kjo që dua”, pramë ndryshon mendja shpesh.Po kjo s’do të thotë që unë nukdi ta gjej të duhurën, pra mundta gjej. Ndërsa Eno në raportme femrat është amator, i ka tëgjitha me të dëgjuar nga shokët,ai nuk i ka eksperiencat që kamunë. Është në moshën 20-23vjeçare po aq sa dhe unë, dhemund të quhet një “pseudo DonZhuan”. Përsa i përket jetës qëbën, ai është një çun i llastuar ibabit të pasur. Ndërsa unë kamjetuar vetëm në Tiranë nga vitii parë i studimeve. Familja ime,dy prindërit dhe motra 6 vitemë e madhe se unë jetojnë nëDurrës, dhe unë e kam provuarsa e vështirë është të jetosh nëTiranë larg familjes.

Thua je tip i paqën-drueshëm me femrat. Përmomentin je me dikë?

Po, po e kam gjetur dikë përmomentin. (qesh)

Në seritë e para të serialitndihej një lojë e ftohtë, çfarënjohjeje ke pasur me aktorëte tjerë?

Me katër aktorët e tjerë,përveç me aktoren nga Kosovaqë luan Xhinën, jemi njohur mëparë. Ftohja që është ndier nëpjesët e para të serialit, ka qenë

dhe vështirësia jonë për t’u për-shtatur. Në seritë e fundit u ndi-em më të çliruar.

Ke pasur propozime përrole të tjera?

Po kemi tre muaj që popunojmë më një shfaqje meregjisorin Kiço Londo, “Play-boy i trojeve tona”, në Teatrin eMetropolit, që pritet të vihet në

skenë më 11 mars. Jam përballënjë roli të vështirë, pasi luaj kar-akterin e një 60 vjeçari.

Fama të josh, apo të tremb?Gjithkush e pëlqen famën,

por ndodh që kur e s’e ke luftonta arrish, dhe kur e arrin bez-disesh. Kështu që unë kur ta kemdo të të them çfarë do ndodhë…

Si ka ndryshuar jeta jote

mentojnë për këto ndryshime duke pohuar se Mihrijes i shkongjithçka për mrekulli…

AGNESA VUTHAJ, PROVON SI ZEZAKE

Një topmodele e transformuar në nuse e më vonë edhe në femërme ngjyrë. Kështu është paraqitur bukuroshja kosovare AgnesaVuthaj pas ndërhyrjes së stilistëve në një studio ondulimi në Prish-tinë. Kanë kaluar disa vite që kur është zgjedhur “Miss Kosova”dhe “Miss Albania” por edhe sot e kësaj dite po ufut në konkurim sig-urisht që nuk del pandonjë çmim. Ruanme shumë kujdeslinjat e saj trupore,tregon se nuk është edashuruar pasi prin-ci i saj akoma nukështë paraqitur, porpak kush beson që njëbukuroshe si Agnesamos ketë të dashur. Para pak kohe pas njëemisioni televiziv filluan thashethemet se ajo është në lidhje mebokserin Elvir Muriqi, por më vonë Vuthaj mohoi gjithçka. Paspjesmarrjeve nëpër evenimente të ndryshme bukurie, ajo tani mer-ret me organizimin e tyre duke dërguar bukuroshet shqiptarenëpër spektakle të bukurisë në botë. Për momentin Agnesa është eangazhuar si moderatore në emisionin për talentë të rinj “TalentX”, që trasmetohet në “Koha Vizion”.

HANA SHEHU, E PREFERUARA E STILISTËVE

E re dhe shumë bukuroshe. Gazetarja e përkohshme e RadioTelevizionit të Kosovës e cila u bë e njohur falë lidhjes me repkëngëtarin Getoar Selimi, ka qenë gjithmonë e pranishme në sh-typin rozë. Asnjëherë nuk është prononcuar gjatë gjithë kohës sa

zgjati romanca me Getin, por bukuria Hanës i ka hapur shumëdyer. Sallonet e bukurisë në Prishtinë e kanë shfrytëzuar pamjen esaj për eksperimentime të ndry-shme që nga flokët, grimi eshumë gjëra të ngjashme. Gjith-ashtu, Hana ka pozuar për fo-tografë të ndryshëm kosovarëduke u bërë pjesë e Vip-ave tëfamshëm dhe duke zënë vend tërëndësishëm në jetën publike.Ndryshimin nga brune nëbjonde tek Hana e ka pasur nëdorë, grimerja Sellma.

JEHONA SOPI, GJITHMONË

ME STIL UNIK Këngëtare e veçantë, si në

stil, në muzikë dhe në paraqitjete saja. Veshjet e Jehona Sopit gjith-monë kanë qenë unike. Jo shumëaktive në skenën muzikore, pasi paraqitet në raste të rralla dhe aty kui’a vlen. Nuk dëshiron ekspozimin nëpër media pa nevojë, por medi-

at gjithmonë interesohen përkarrierën, të rejat dhe jetën pri-vate të këngëtares. Trans-formimin e ka provuar edhe Je-hona. Stili dhe ngjyra e flokëvetë saja ka ndryshuar disa herë,nga brune në bjonde të theksuar.Këtë rradhë këngëtarja me ndi-hmën e stilistes Arta Prekazi kabërë ndryshimin e flokëve dukeu shfaqur si bjonde. Grimi “ek-strem” ia ka shtuar akoma mëshumë bukurinë.

Intervista

Intervista

Intervista

BLERAND REXHEPI

Më pëlqejnëfemrat rebeledhe konfliktuale

Flet Florian Agalliu, protagonist i telenovelës“Komuna e Parisit” në rolin e Enos

KLOTILDA HARKA

Çfarë ndodh mes tejedhe Megit në seritë në vazh-dim?

Megi lidhet me Tonin, japra dy të urtit që tërheqinnjëri-tjetrin.

Ti nuk i pëlqen vajzat eurta, të tërheqin rebelet?

Më pëlqejnë femrat rebele,në stil dhe në karakter. Nukmë pëlqejnë vajzat e urta qëmarrin urdhra apo u bindenurdhrave. Më intrigon konf-likti në një lidhje.

Atëherë në këtë rast ebën ti të urtin?

Thonë që dy të kundërtatërhiqen, por për mua dy ek-sktreme krijojnë më shumëemocion. Unë jam një tipkokëfortë, egoist, pra kam tëgjitha të këqijat që mund tëketë një mashkull. E në mo-mentin që kam pranë njëfemër me të gjitha tiparet qëkam unë është më atraktivesi lidhje.

Eksperiencat e tua me

femrat janë shumë, apopak?

Për moshën që kam janëmjaftueshëm shumë.

Je lënduar, apo ke lënd-uar?

Jam lënduar, por edhekam lënduar.

Nga cilat tipa femrash eka marrë lëndimin?

Nga ato që s’ta pretmendja. Preferoj më shumënjë tip të sinqertë që ta thotënë fytyrë çfarë mendon, sesatipin e fshehtë që t’i nxjerr tëgjitha mbas ca kohësh.

Je një djalë që e mendonmartesën, kur mund tëndodhë?

Tani afër s’bëhet fjalë sepsejam vetëm 23 vjeç, dhe pavar-ësisht dëshirës së prindërve tëcilët e duan një nuse në shtë-pi, më vjen keq por s’mundem.Besoj kur të jem 30 vjeç mundtë bëj diçka e nëse nuk marto-hem në atë moshë, s’kam përta bërë kurrë.

S’do krijoja kurrë lidhje mënjë vajzë si Megi

nga student, në aktor mediplomë?

Ka ndryshuar disi për mirë.Tani bëj një jetë më të organi-

zuar, me shoqërinë e vjetër dhemë pëlqen Tirana. Ah dhe diç-ka, vazhdoj të jetoj në aparta-ment me qera. (qesh)

Page 5: Panorama plus 25 shkurt

E SHTUNE 20 SHKURT 2010 PANORAMAplusSUPLEMENT 21

Inva nuk do t’iadijë për ndarjen

e Pirros nga AnjaNjë proces gjyqësor që nuk

dihet se sa do të zgjasë, përfaktin se si Inva Mula ashtudhe Pirro Çako kanë njëqëllim të vetëm, atë të mar-rjes së kujdestarisë së djalittyre. Nuk dihet deri tani seçfarë strategjish po përdorin,por të dy artistët janë shumëkëmbëngulës në këtë pikë.Tashmë duket se nuk i lidhasgjë tjetër, dhe secili kërkontë gjejë qetësinë e munguarnë jetën personale. Por çdo tëbëhet me djalin e tyre 15vjeçar, Anthony, me kë do tëpranojë të jetojë ai?! Të dysynojnë kujdestarinë,ndërkohë që më shumë avan-tazh duket se ka Inva si nënë,por edhe për faktin se jeta edjalit është ndërtuar në Par-is. Por Pirro, i cili sapo i kadhënë fund lidhjes me tëdashurën e tij juriste, Anjën,ndërkohë që po punon përpërfundimin e albumit të tëtij të ri kërkon të krijojë njëjetë ndryshe, duke pasuredhe të birin pranë. Ngarrëfime të miqve të përbash-kët të çiftit jemi informuar seInva dhe Pirro nuk shohinndonjë mundësi reale rikthi-mi tek njëri-tjetri, dhe se ar-syeja e shtyrjes së gjyqit kaqenë kryesisht kujdestaria edjalit. Të dy artistët ua kanëlënë në dorë zgjidhjen e kësajçështjeje pikërisht avokatëvetë tyre, ndërsa secili ka men-duar ndonjë strategji perso-

Nuk e kishte menduar se jetanë Greqi do t’i kishte marrë këtëkthesë. 33-vjeçari me origjinënga Tepelena është djali që prej10 vitesh ndryshon imazhin eartistëve të njohur të showbiz-itgrek, kryesisht këngëtareve dhemodeleve. Në listën e klientëvetë tij VIP janë; Christos Dan-dis, Papakostandinou, RaliaChristidou, Melina Aslanidou,Eirini Merkouri, Fani Drako-poulou, Ioanna Koutalidou,Amarillis Economou, AngelikiIliadi, Thanos Petrelis, NikosIkonomooulos, Jorgos Jasemis,Kalibatsis, Boulas, apo artistetshqiptare, Erinda Dimo dheSavina Lois. Në filim i drid-heshin duart kur modelonteflokët e tyre, tani jo më. Ja si iaka dalë mbanë.

“SI ARRITA TË HYJ MESARTISTËVE GREKË”Dikur as që mund ta kishte

menduar se mund t’i shihte aq

Vazhdon proçedura e divorcit, tani lufta për djalin

nale për të dalë sa më i fituarnga ky divorc. Ka gati tetëmuaj që shqyrtimi i kërkesë-padisë së Mulës për divorcka mbetur në fazën e llog-aridhënies mes dy bash-këshortëve, që rezultojnë tëtillë vetëm “de jure”. Edhepse seancat janë zhvilluarkryesisht me dyer të mbyllu-ra, burimet tona kanë saktë-suar se pyetjet e Çakos ndajInvës janë përqendruar nëgjetjen e shkaqeve të kërkesëspër divorc. Gjithashtu në py-etjet e bëra të ditura ështëtheksuar diskutimi edhe tepërkujdesja e djalit të tyre, qëjeton bashkë me sopranon efamshme Mula në Paris. Pir-ro ka mbështetur kërkesën etij për marrjen e djalit, mefaktin se Inva nuk mund tëjetë gjithmonë afër tij në njëkohë kur ajo është e an-gazhuar me aktivitetin e sajartistik me udhëtime nëgjithë botën. Sopranoja enjohur Inva Mula ndoshtakishte menduar ta mbyllteshpejt e shpejt gjyqin e di-vorcit. Plani i saj ishte të mar-tohej me biznesmenin koso-var Et’hem Ramadani, mar-tesë që s’u bë. Ndërkohë poashtu dhe Pirro i ka dhënë

fund lidhjes dyvjeçare mejuristen Anja, të cilës i kush-toi dhe këngë me titull “An-jushka”.

ANTHONY, NUK DICILIN TË ZGJEDHË

Por më kon-

fuzi taniduket se është Anthony-it 15vjeçar, i cili nuk di kë tëzgjedhë nga prindërit,ndërkohë që jeton me të ëmën

në Paris. Por në fakt edhe pseai vjen shpesh të vizitojë tëatin në Tiranë, jeta e tij ështëe lidhur kryekëput me Pari-sin, pasi atje është rritur dhepo shkollohet. Anthony,edhe pse është në moshën eadoleshencës e ka përjetuar

me shumë maturi këtë ndarjetë prindërve, ndërkohë qëdhe ai do të jetë një artist. Aistudion për piano, dhe përsa

u përket prirjeve, prindërit etij kanë dalluar talent për in-terpretim të muzikës lirike, sidhe në aktrim. Të afërm tëçiftit pohojnë se ai nuk ësh-të aspak indifferent ndaj sh-krimeve dhe komenteve qëu bëhen prindërve të tij nëmedia, pasi lexon dhe ndjekme kujdes në internet, ç’doartikull që publikohet përprindërit e tij.

PIRRO BËN KLIP KËNGËN“NJË TJETËR JETË”

Tashmë ai do do t’ipërkushtohet muzikës, edhepse dihet që krijimtaria e fun-dit muzikore ka qenë një për-jetësim i jetës së tij reale. Kësh-tu Pirro Çako sapo ka bërëklip këngën e tij me titull “Njëtjetër jetë”, që e këndoi në fes-tivalin e fundit të Këngës nëRadio-Televizion, për të cilënu diskutua se ishte një tjetërdedikim për Invën. Klipi kady ditë që po transmetohet nëkanalet muzikore shqiptare.Idenë e tij për ribashkim ai ekishte përjetësuar më parëme këngën “Zemër e pakur-

disur”, kënduar nga në festi-valin “Kënga Magjike” ngaSoni Malaj. Ai ishte vetë au-tor i tekstit dhe muzikës tëkësaj balade dedikuar sopra-nos ku deklarohej se ai tash-më ishte mësuar me ndarjen.Kjo është hera e tretë që Pirrokompozon këngë dhe shkru-an vargje me historitë e tij per-sonale. Dy vite më parë aikonkurroi vetë si këngëtar nëfestivalin “Kënga Magjike”me këngën “Anjushka”,kushtuar ish-të dashurës së tijAnja, arsyeja që e shtyu In-vën të udhëtonte nga Parisidhe të depozitonte padinëpër divorc në Gjykatën e Ti-ranës. Në ndryshim nga“Zemër e pakurdisur”, ajoishte një këngë me nota të gë-zuara, ku ai tregonte se si ish-te njohur me të dashurën e tijtë re. Ai madje si fillim kishteplan ta bënte dhe klip atëkëngë, por që nuk e realizoi.Nuk dihet nëse kënga “An-jushka” do të përfshihet nëalbumin e tij të ri, për të cilinpo punon ta publikojë së shpe-jti.

REDONA SADIKU

Aktualitet

Aktualitet

Aktualitet

Aktualitet

Aktualitet

G R I G O R I SG R I G O R I SG R I G O R I SG R I G O R I SG R I G O R I S E D M O N DE D M O N DE D M O N DE D M O N DE D M O N D O RO RO RO RO R U Ç IU Ç IU Ç IU Ç IU Ç IZbulohet parukieri shqiptar qëndryshon imazhin e VIP-ave grekë

pranë, ndërsa tani ato ia kanëbesuar atij pamjen e tyre. Va-jzat e momentit në skenat dhepasarelat greke, para se të të da-lin para publikut kalojnë minu-ta të tëra me Edmond Orucin,djalin nga Shqipëria, i cilikujdeset totalisht për look-un etyre. “Kam pothuajse 10 vjet qëpunoj si parukier profesionistdhe make up artist në Greqi,ndërkohë që kam mbaruar njëkurs për fotograf”, është prezan-timi që Edmond bën për gazetën“Panorama”. Më tej ai shton;“ëndrra ime ishte që një modelejet’i bëja krehje, grim dhe foto dheia kam arritur qëllimit”. E tash-më emri i tij qarkullon në tëgjitha mjediset artistike tëAthinës. “Në përgjithësi kambashkëpunuar me artistë tëndryshëm grekë, kryesisht mekëngëtare në videoklipet e tyre,fotot për CD, fotot për afisha nëlokalet ku punojnë, apo koperti-na revistash. Kam bashkëpunu-

ar gjithashtu me skenografët mëtë njohur si; Kostas Kapetanidi,Jorgos Gavalos, Manolis Girakiapo me kompanitë “SONIBMG”; “HEAVEN; VIRUSMUSIC”, vazhdon rrëfimin e tijdjali me sy blu. Por jo vetëmkaq, me besimin që u ka dhënëpersonazheve VIP, shumë prejtyre kanë preferuar të zgjedhinEdmondin, kur dalin kopertinate revistave prestigjoze greke;“NIXTA LIVE”; “OK” apo“TOWN TOWN”. Por nëse dotë kthente kokën pas nuk do kish-te kujtime aq të bukura, sesi kish-te mundur të arrinte deri këtu.Kujton se është larguar nëmoshën 18 vjeçare me not ngaSaranda drejt Korfuzit. “Evërteta është se nuk ishte ashtusi e prisja, por kur je i ri çdo sfidëe përballon më lehtë. Njëkohë-sisht në këtë periudhë ku punojanë një lavazh makinash, u futanë shkollën profesionale “AM-ARANDOS” për Parukieri, ku

mora dhe diplomën me 20 pikë,dhe… ja ku jam!” Tani që ia kaarritur, çfarë ndjesie ka ai simashkull për të kuruar të buku-rën?! “Në punën time më pëlqe-jnë shumë gjëra. Në radhë tëparë më pëlqen krijimi dhe fan-tazia për të bërë gjëra të reja. Mëpëlqen komunikimi, lidhja menjerëzit, me pëlqen që u jap atëqë duan kur më thonë: bravo, jeartist! Më pëlqen kur jam me një

këngëtare dhe e bëj gati të dalënë pistë, kur shikoj punën timenë poster në rrugët e Athinës,kur punoj për një videoklip, mëpëlqen kur ulet një kliente nëkarrige dhe pret ta bëj tëbukur…. Më pëlqen që Zoti ebëri femrën të bukur dhe unëmundohem ta ruaj këtë bukurisa më natyrale”, e mbyllrrëfimin e tij parukieri dhe es-tetisti Edmond.

Grigoris dhe AmaryllisEconomou

Grigoris dheIoanna Koutalidou

Grigoris dhe Fani Drakopoulou

Page 6: Panorama plus 25 shkurt

E SHTUNE 20 SHKURT 2010PANORAMA plus SUPLEMENT18

Këngëtarja Ledina Çelo, e cila kishteplanifikuar që këtë vit të merrte pjesë përherë të parë në festivalin e muzikës mod-erne “Top Fest 7”, ka vendosur t’i thotë joftesës që iu bë nga organizotërt e këtij festi-vali plot katër muaj më parë. Këngëtarja, ecila për momentin ndodhet në Gjermani kasqaruar për gazetën “Panorama”, se në fakte kishte mirëpritur këtë ftesë që i ishte bërënga “Top Cnannel”, për të qenë pjesë e këtijfestivali të muzikës moderne, ku dominojnëtë rinjtë. Por sipas saj, plani ndryshoi përfaktin se ajo po synon tregun evropian tëmuzikës, për të cilën dihet që artistët sh-qiptarë e kanë shumë të vështirë të depër-tojnë. Dhe kështu duket se këngëtares 33vjeçare po i ndrin fati, pasi klipi i saj më i rime titull “Dangerous”, ka hyrë në topl-istëne këngëve më të dëgjuara në Gjermani. Kyklip, ku ajo shfaqet me veshje tërësisht ek-travagante, nga java në javë po pëson ngjitjenë klasifikimin e 100 këngëve më të dëgjua-ra të momentit në Gjermani. Ledina Çeloishte menduar të ishte një nga këngëtaretme më shumë karrierë që do këndojnë“live”, për herë të parë nbë festivalin “TopFest”, duke hyrë kështu në garë më shumëartistë deputues. Kjo do të ishte shfaqja eparë në skenë e Ledinës, pas një peridhepauze në festivale, ndërsa e ndan jetën qëbën mes Londrës, Gjermanisë dhe Tiranës.Festivali që ka nisur të transmetohet çdo mes-ditë në ekranin e “Top Channel”, do të ketëshumë seleksionime deri në momnetin e natësfinale, ku sfida më e madhe do të jetë të kënd-uarit “live”. Ndërkohë “Top Fest” mbetetevenimenti që promovon në vazhdimësi

Pas debatit qe lindi në in-

ternet në lidhje me njërën ngakëngët e fundit të Genta Is-majlit me titull “Game over”,e cila duket që i është kushtu-ar këngëtares Dafina Zeqirit,kjo e fundit nuk është e in-teresuar që të diskutojë nëlidhje me këtë temë në asnjë

Ka preferuar të rrijë nëshoqërinë e femrave të buku-ra dhe jo të politikanëve anal-isti i njohur dhe drejtuesi iprogramit “Deja Vu”, Mus-tafa Nano. Një javë më parënë një ambient ku po zhvil-lohej një festë, Muçi siç ethërrasin miqtë e tij është fo-tografuar nga paparaci ynënë shoqërinë e disa modeleveshumë të pashme. Ky mundtë ketë qenë një moment ivërtetë relaksi për analistine njohur duke patur parasy-sh situatën poliitke disi tënderë që po kalojmë momen-talisht.

Aktori dhe regjisori i njohur i humorit KoçoDevole, nuk ka mundur dot të depërtojë nëprogramacionin e televizionit “Top Chan-nel”, pikërisht për të qenë pjesë e stafit të emi-sionit të përnatshëm “Fiks Fare”. Devole,edhe për shkak të miqësisë më drejtorin FilipÇakuli të këtij program, kishte më se dy muajqë shihej në redaksinë e këtij emisioni. Drej-tuesit e televizionit i kishin kërkuar të para-qiste një projekt, për të cilin pasi e depozitoimori përgjigje negative, pasi nuk i ishte mirat-uar. Pas rikthimit të tij të përkohshëm ngaShtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton dhefamilja e tij prej vitit 1997, aktori i njohur ikarrierës humoristike kishte menduar të mose linte profesionin e tij, duke u përfshirë mëprojekte të tilla televizive në Shqipëri. Pas li-rimit të tij nga paraburgimi në Itali, u rikthyepër të vazhduar jetën e tij profesionale tëlidhur ngushtë me humorin. Regjisor dheskenarist ne TVSH-së, ai ishte autor i pro-gramit shfaqjes së Vitit të Ri 2010, në këtëekran. Në karrierën e tij ai është autor dheinterpretues në shumë spektakle televizivedhe filma humoristikë. Ai ishte në stafin e ak-torëve në spektaklin “Portokalli” pikërisht nëedicionin e dytë, ku u kthye si autor dhe aktorne rolin e Doktor Aristidhit, një personazh qëishte i ndërtuar nëpërmjet bashkëbisedimittelefonik me personazhe të ndryshme. Në edi-

Koço Devole dështon me projektin etij për të hyrë në stafin e “Fiks fare”

cionin e tretë e kemi njohur në rolin e Aishesbashkë me Agron Llakaj në dyshen “DyPlakat” dhe të personazhit të Sovjetit, një bar-ist 60 vjeçar, tirons-pijanec dhe llafazan. Nukdihet se çfarë plani tjetër do të bëjë Koço Dev-ole pas kthimit të tij nga Amerika, ku ka sh-kuar të takojë familjarët e tij.

Ledina hyn në top-listën e këngëvenë Gjermani dhe refuzon Top Festin

artistët e rinj. Por këtë vit përveç tyre ga-rojnë në të njëjtën kohë edhe këngëtarë tëtjerë me emër si; Mariza Ikonomi, “NRGband”, Jonida Maliqi, Eugent Bushpepa,Flaka Krelani. Edicioni i këtij festivali drej-tohet artistikisht nga Dorian Gjoni, dhe pre-zantohet nga Albana Osmani.

Kur ajo doli në kopertinën e revistës “AS“së bashku me Arjonin ishte pothuajse e pan-johur për publikun shqiptar. Me një karri-erë si modele, drejtuesit e revistës menduanqë Arjoni në kopertinë të ishte së bashku menjë vajzë modele dhe zgjodhën pikërishtEnxhin. Kështu fotoja bëhej më intriguesepasi menjëherë lindën komentet se çfarëmund ta ketë Arjonin atë vajzë me të cilënkishte pozuar në kopertinë. Tashmë edheEnxhi u bë e njohur falë “Big Brother 3”, si-domos vemendja mbi të është akoma më emadhe po të kemi parasysh misionin që i kacaktuar vëllai i madh. Të gjithë e kemi nd-jekur se sa e zonja po tregohet Enxhi në kr-ijimin e polemikave brenda shtëpisë dukenxjerrë në një farë mënyre natyrën e vërtetëtë banorëve.

Mustafa Nano pak relaksmes femrave të bukura

E infiltruara Enxhi verën e shkuar nëkopertinë me Arjonin e “Big Brother”

Genta Ismajli dhe Dafina Zeqiri ishpallin luftë të hapur njëra tjetrës

nga intervistat e realizuaraderi më tani. Këngën, Gentae kishte realizuar në studiotë Flori Mumajesit, në sho-qëri të të cilit shihet ditëve tëfundit. Që të dy këngëtarëtpo punojnë shumë, por ba-zuar në reagimin e fansavedhe angazhimin e kon-

certeve, duket që për Gentënkëtë vit në Kosovë dhe di-asporë ka filluar “zbehja” epopullaritetit, gjykuar nganumri i publikut. Ashtu siçhyri Genta në estradë, me njëvrull akoma më të madh ësh-të paraqitur edhe Dafina. Ri-valiteti dhe xhelozia mes tyrekohëve të fundit është rrituraq shumë por asnjëra nuk epranon të vërtetën, madje nëprononcime janë shumë tëkufizuara kur flasin. “Kammenduar të sjell muzikë tëmirë në stilin tim dhe men-doj që kurrë mos të zhgënjejpublikun tim”, thekson Da-fina, pa dashur të komentojëkëngën e Gentës. Burime të“Panorama plus”, prezentgjatë regjistrimit të pro-grameve festive për Vitin e Rinë Kosovë, në kushteanonimiteti tregojnë se Gen-ta me bashkëpunëtorët e saj ika ofruar “duet” Dafina Ze-qirit, për të treguar siç thuhet

“miqësinë” mes tyre. Por,Dafina as që kishte dashur tëdëgjojë. Madje të afërm tëGentës të revoltuar nga kygjest i Dafinës, nuk kanëkursyer “fjalët fyese” publik-isht, siç ndodhi në një kon-cert të mbajtur në diasporëkohë më parë. Gjatë xhiri-meve të programeve festivevërehej qartë se aty ku ishte epranishme Genta, Dafinanuk ishte ftuar dhe e kundër-ta. Në rastet ku patjetër qëllo-nin bashkë, Dafina me çdokusht evitonte Gentën, dhekjo gjë u vërejt madje shumë.Mjaftuan disa fotografi të re-alizuara gjatë netëve festivenë një diskotekë në Zvicër, kuishin të pranishme të dykëngëtaret dhe menjëherëdolën fjalët se Genta dhe Da-fina janë “shoqe”, por këtofoto ishin bërë me kërkesë tëfansave që të jenë të dyja bash-kë. Po të njëjtat burime tre-gojnë se ka dy muaj që Genta

i ka ofruar bashkëpunimDafinës, ndërsa në anën tjetërGenta luan në “lojën e sig-urtë” duke “sabotuar”Dafinën në koncerte, mekushtin që Genta të jetë ylli imbrëmjes. Këto burime bren-da estradës kosovare tregojnëse Dafina as që do të dëgjojëpër bashkëpunimin, pasindjehet e ofenduar nga kën-ga dhe nga propaganda qëpo i bëhet pas shpine. Madje,flitet se ndarja me Milotinështë një “trik” marketingupër të rikthyer popullaritetinnëpër media, derisa e vërtetaflet ndryshe kur Genta dheMiloti janë parë së bashkuduke frekuentuar lokale tëndryshme në Tiranë. Që ngaViti i Ri, këto fjalë qarkullojnënëpër estradën kosovare,sepse këtë vit Genta bëri të pa-mundurën që të tejkalojëDafinën në vallëzim por pasukses, sepse klikimet në in-ternet për videon ku ka vallë-

zuar Genta janë shumë më tëulëta se sa tek Dafina Zeqiri.Si duket, dueti do të mbetetvetëm një ëndër e pareali-zuar!!! bl. re

Genta luan në“lojën e sigurtë”duke “sabotuar”Dafinën nëkoncerte, mekushtin qëGenta tëjetë ylli imbrëmjes.

Dafina Zeqiri

Genta Ismajli

Mustafa Nano dhe disamodele tek “Rogner”

Page 7: Panorama plus 25 shkurt

E SHTUNE 20 SHKURT 2010 PANORAMAplusSUPLEMENT 22

Ish banorët e “Big Brother”të gjithë së bashku në njënatë bamirësie

Adi edhe i pirë është isukesshëm me femrat

Nuk e ka mbajtur fare veten Adi i “Big Brother 2” gjatënatës dedikuar bamirësisë. Mbase për të bërë sa më shumëxhiro, pasi ka mësuar se paratë do të shkonin si ndihmahumanitare ose thjesht se e ka ves, ai ka qenë një nga kon-sumatorët më shembullorë të alkoolit atë natë. Megjithatëkjo nuk i ka penguar Anjezën dhe Junën që të bëjnë shakame të dhe madje dhe t’i dhuronin ndonjë puthje herë pashere. Adi është një tip shumë i shoqërueshëm dhe shakax-hi dhe ky fakt e ndihmon që të jetë gjithnjë në qendër tëvemendjes në ambientet ku ai ndodhet i rrethuar me miq etë njohur. Bravo Adi, ti po që e kupton misioni humanitar.Të bëftë mirë!

Një javë më parë në ambientet e pub “Baroque” nuk kishe vend për të ndenjur as në këmbë.Menaxheri i këtij Pubi, që gjendet në zonën e bllokut, Elton Tozaj, ish pjesmarrës i “Big Brother 2”kishte menduar një darkë të veçantë. Një mbrëmje Vip ku binin në sy si të ftuar kryesisht ish banorëte“Big Brother”, por edhe artistë të ndryshëm. Djemtë dhe vajzat e tre edicioneve të “Big Brother” ishinnë shoqërinë e njëri tjetrit jo vetëm për tu zbavitur në një natë fundjave, por edhe për një misionhumanitar. Atë natë nga pronarët e lokalit ishte vendosur që xhiroja që do të bëhej, do të shkonte sifond për të ndihmuar të përmbyturit e zonës së Shkodrës. Të gjithë të ftuarit kanë konsumuar pije dheprodukte të ndryshme me shumicë duke patur parasysh dhe misionin për të cilin ishin mbledhur.Menaxheri i publit, Elton Tozaj rrëfen se gjithçka shkoi sipas parashikimeve të tij dhe darka të tilla dotë ketë edhe në të ardhmen në mënyrë që të gjithë të ndjehen pjesë e problematikave të shoqërisë,koshientë se jeta nuk është vetëm zbavitje por edhe halle e probleme të cilat natyrisht nuk mund t’ihasësh tek pubet e bllokut, por diku gjetkë nëpër Shqipëri. Pamela e BB i rrëmben Alessias

asistentin italianPak javë më parë mësuam se nga Italia erdhi një djalë i ri shumë

simpatik me emrin Vincenso. Ai iu atashua stafit të programit “E diell”me kërkesë të autores italiane të këtij programi Alessia Gregio Vesic-chio. Vincenso tani është prezent mes fytyrave publike nëpër lokalet eTiranës duke u bërë mik me të gjithë. Por ne nuk e kishim parë asn-jëherë në shoqërinë e ndonjë femre. Ndërkohë ja ku na vjen surpriza.Natën kur ish banorët e “Big Borther “ ishin mbledhur tek “Baroque”,Pamela, e eleminuara e dytë nga spektakli “Big Brother 3” u kap ngapaparaci ynë teksa po puthte në buzë me shumë pasion Vinceson. Ajoduket se nuk u shqetësua shumë nga blicat e paparacëve por i dha njëputhje të gjatë djalit nga Italia. Afrimi me Vinceson mund të ketë edhearsyet e saj. Së pari Vinceso është një djalë shumë simpatik dhe i pëlqy-er nga femrat, por nuk duhet harruar se ai është pjesë e televizionit

“Top Channel”, njënga synimet e shumëprej ish pjesmarrësvenë “Big Brother”.Kështu pra, ta keshmirë me Vinceson eaq më shumë të kri-josh një lidhje intimeme të, nuk është ide ee keqe. Kushedi seçfarë bluan në kokëne saj Pamela, vajzaqë nuk pati fatin tërrijë gjatë brenda sh-tëpisë më të vëzh-guar në Shqipëri.

Zhuljeta vdes përgjoksin e Rozanës

Të ftuar në natën e bamirësisëishin edhe Zhuljeta, Bjordi, Ade-la dhe Rozana Radi. Ata kanëpreferuar që pjesën më të madhetë kohës të rrinë së bashku dukebiseduar me njëri tjetrin. Në njëmoment është hapur mes vajzavediskutimi mbi përmasat e gjoksitndërkohë që Zhuljeta ka pohuarse pëlqen gjoksin e Rozanës pasiështë më i madh se i saji. Madjeajo për ta vertetuar këtë fakt, kapreferuar që ta kontrollojë vetëme duar. Situata është bërëshumë komike sidomos po tëkemi parasysh habinë e Bjordit icili ndodhej në një ambient fem-rash dhe pati mundësi të zbulojëdisa nga intimitetiet e tyre.

Anjeza Branka zbulonmenaxherin e saj

Këngëtarja Anjeza Branka nuk ka qenë vetëm në festën eorganizuar në club “Baroque” pak netë më parë në Tiranë,ku ishin të pranishëm shumë emra të njohur VIP, dhe per-sonazhe të bërë të njohur në reality show-un “Big Brother”.Gjatë gjithë mbrëmjes Anjeza ka qenë në shoqërinë e menax-herit të saj që jeton Gjermani, dhe që programon e ndjekkoncertet e këngëtares në gjithë diasporën. Djali brun qëshihni në foto, i cili është dhe njëkohësisht shoku i saj më ingushtë prej shumë vitesh, njihet si menaxher në Gjermani,si dhe ka dhe një diskotekë të tijën atje. Kjo është hera e parëqë Anjeza shfaqet në publik me menaxherin e saj, për fak-tin se menaxhon vetëm koncertet e saj jashtë Shqipërisë.Këngëtarja Anjeza Branka pas ndarjes nga i fejuari, me tëcilin ka një djalë, nuk ka deklaruar të ketë krijuar ndonjëlidhje të re. Ajo ka pohuar se tani për tani muzika zë ven-din e parë në preokupimet e saj. Para pak kohësh ajo nxorinë treg albumin e ri ku nëntë këngë janë hit-et e saj, dhepjesa tjetër krijime të reja në rrymat RnB, të lehta, baladaapo RnB folk. Vitin e kaluar Anjeza Branka festoi ditëlind-jen në një festë plot surpriza me miq këngëtarë.

Anjeza Branka dhemenaxheri i saj

Adi dhe Anjeza, ishpjesmarrës në BB2

Adi dhe Juna tek“Baroque”

Pamela, Eltoni dhe Gjimitë “Big Brother”

Zhuljeta, Rozana, Bjordidhe Adela

Pamela e BB3 duke u puthur meVincenson, asistentin italian tëAlessia Gregios