planifikimi gjitheperfshires

100
PLANIFIKIMI [GJITHË]PËRFSHIRËS MANUAL PËR QYTETARËT DHE AUTORITETET PLGP, PLANIFIKIMI DHE QEVERISJA VENDORE NË SHQIPËRI Shtator 2013 Ky botim u përgatit për shqyrtim nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar. Ai u përgatit nga Tetra Tech ARD dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

Upload: co-plan

Post on 23-Jul-2016

289 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Planifikimi Gjitheperfshires

Planifikimi [Gjithë]Përfshirësmanual Për Qytetarët dhe autoritetet

PlGP, Planifikimi dhe Qeverisja vendore në shQiPëri

Shtator 2013ky botim u përgatit për shqyrtim nga agjencia e shteteve të Bashkuara për Zhvillimin ndërkombëtar. ai u përgatit nga tetra tech ard dhe Co-Plan, instituti për Zhvillimin e habitatit.

Page 2: Planifikimi Gjitheperfshires
Page 3: Planifikimi Gjitheperfshires

Planifikimi [Gjithë]PërfshirësRudina Toto, Besmira Dyca, Besnik Aliaj, Silvi Jano, Sotir Dhamo, Dritan Shutina

Page 4: Planifikimi Gjitheperfshires

Titulli: Planifikimi [Gjithë]Përfshirës, Manual për qytetarët dhe autoritetetAutorët: Rudina Toto, Besmira Dyca, Besnik Aliaj, Silvi Jano, Sotir Dhamo, Dritan ShutinaCopyright @ TetraTech ARD dhe Co-PLANTë gjitha të drejtat e rezervuara TetraTech ARD dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Adresa: Tetra Tech ARD 159 Bank Street, Suite 300, Burlington, VT 05401Co-PLAN, Universiteti POLIS, Rruga Bylis, Nr. 12, Kashar, Shqipëri

Përgatitur për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar nga projekti PLGP, Nr. i Kontratës së USAID-it: AID-182-C-12-00001.

Realizimi grafik: Silvi Jano, Eno GoxhaRedaktimi letrar: Violeta ShabaShtypur në:

Page 5: Planifikimi Gjitheperfshires

.5.

SHËNIM I RËNDËSISHËM

Ky Manual u përgatit nga projekti PLGP për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, Nr. i Kontratës së USAID-it për Tetra Tech ARD është AID-182-C-12-0000. Kontakti për Tetra Tech ARD është Kevin McLaughlin, me adresë: Tetra Tech ARD 159 Bank Street, Suite 300, Burlington, VT 05401,Tel: 802 658-3890, Fax 802 658-4247, www.ardinc.com.

Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Autorët e manualit janë eskspertë të planifikimit në Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, që është partneri lokal i Tetra Tech ARD për komponentin e planifikimit në PLGP.

Shembujt e sjellë në këtë botim janë krijuar nga autorët, ose i referohen eskperiencës së PLGP në bashkitë dhe komunat partnere dhe asaj të Co-PLAN gjatë 17 viteve të planifikimit me pjesëmarrje. Fotografitë i përkasin arkivës së Co-PLAN dhe disa prej tyre u realizuan nga studentët e POLIS, Ada Lushi dhe Rei Koçi për qëllime të këtij manuali.

Të gjitha situatat dhe personazhet e paraqitura grafikisht kanë për qëllim të ilustrojnë tekstin përkatës dhe nuk përfaqësojnë situata apo individë realë. Çdo lidhje me realitetin është rastësore.

Referencat ligjore të cituara dhe të sjella në këtë botim i përkasin kohës së përgatitjes së tij. Tërheqim vëmendjen e lexuesve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e tyre. Çdo përdorues i manualit duhet t`i referohet bazës ligjore të përditësuar në institucionet publike dhe në faqet zyrtare, në momentin e përdorimit të manualit për qëllime praktike.

Page 6: Planifikimi Gjitheperfshires
Page 7: Planifikimi Gjitheperfshires

.7.

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE 9

HYRJE 11

1. Çfarë do të thotë “Planifikim [Gjithë]Përfshirës”? 151.1 Pjesëmarrja në procesin e planifikimit të territorit 201.2 Ndarja e drejtë e Kostove dhe Përfitimeve 241.3 Dizajni Universal 301.4 Roli i Planifikuesve 421.5 Roli i qytetarëve 43

2. Si mund ta realizojmë planifikim gjithëpërfshirës në Shqipëri? 472.1 Çfarë duhet të di për strukturën dhe legjislacionin për planifikimin e territorit në Shqipëri 472.2 Gjithëpërfshirje në planifikim kombëtar: Pse? Si? Kush? 502.2.1 Kush e realizon planifikimin kombëtar në Shqipëri dhe kush ka të drejtë të marrë pjesë? 502.2.2 Si realizohet gjithëpërfshirja në planifikim kombëtar dhe me ç`qëllim? 522.2.3 Si realizohet bashkëpunimi, bashkërendimi dhe koordinimi në planifikim kombëtar? 542.2.4 A ndikon planifikimi kombëtar në jetën time si qytetar? 562.2.5 A mundem unë si qytetar të ndikoj në procesin e planifikimit kombëtar dhe si? 562.3 Gjithëpërfshirje në planifikim vendor: Pse? Si? Kush? 572.3.1 Si ndikon planifikimi vendor në jetën time si qytetar? 602.3.2 Kush e realizon planifikimin vendor dhe kush ka të drejtë të marrë pjesë? 622.3.3 Si realizohet informimi, bashkëpunimi, bashkërendimi dhe koordinimi në planifikim vendor? 682.3.4 Si realizohet gjithëpërfshirja në planifikim vendor dhe me ç`qëllim? 732.3.5 Cilat janë vështirësitë e gjithëpërfshirjes? 812.3.6 Nëse procesi i planifikimit ndërmerret nga bashkia/komuna ime në bashkëpunim me atë fqinjë, cili është roli im në këtë proces? 842.3.7 Si mund t’i ushqejë gjithëpërfshirja në planifikim kriteret dhe praktikat për dizajn universal? 84

3. A mund të realizohet [gjithë]përfshirje në zhvillimin e tokës dhe si? 873.1 Zhvillimi i tokës 873.1.1 Çfarë është zhvillimi i tokës dhe pse duhet të informohem për të? 87

Page 8: Planifikimi Gjitheperfshires

3.1.2 Cilat instrumente parashikon ligji i planifikimit për zhvillimin e tokës dhe çfarë duhet të di unë si qytetar në çdo rast? 893.1.3 Çfarë është e drejta e pronësisë? A është e garantuar dhe ku ndryshon nga e drejta e zhvillimit? 903.1.4 Si realizohet gjithëpërfshirja në instrumentet e zhvillimit/manaxhimit të tokës? 903.1.5 A mundem unë si qytetar të ndikoj në procesin e kontrollit të zhvillimit të tokës nga bashkia/komuna. 913.2 Planifikimi në nivel lagjeje – Agjenda e zhvillimit të lagjes 91

4. Anekse 95

5. Bibliografia 97

Page 9: Planifikimi Gjitheperfshires

.9.

PARATHËNIE

Literatura në lidhje me Planifikimin me Pjesëmarrje, veçanërisht për planifikimin strategjik dhe të veprimit, është në konsolidim gjatë 20 viteve të fundit dhe përbën një burim shumë të mirë informacioni praktik dhe shkencor për profesionistët dhe vendimmarrësit. Megjithatë, jo në çdo vend mund të gjesh një libër, i cili ndërton mbi gjetjet e eksperiencës së pjesëmarrjes në plan-ifikim, duke iu referuar jo vetëm praktikës botërore, por edhe kontekstit lokal. Një libër i tillë mungonte në Shqipëri, ndërkohë që eksperienca e gjithëpërfshirjes në planifikimin e hapësirës dhe të qyteteve është duke u ndërtuar tashmë prej më shumë se 15 vitesh. Kjo eksperiencë e vyer, edhe pse ekziston në Shqipëri dhe një sërë autoritetesh vendore punojnë mbi bazën e kësaj njohurie, nuk është e përdorur në mënyrë efiçiente dhe nuk është shpërndarë ende tërësisht në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe në institucionet publike e private.

Duke qenë prej vitesh dëshmitarë të sfidave të zhvillimit urban dhe të hapësirës në Shqipëri, duke punuar së bashku me autoritetet dhe komunitetet për të zgjidhur këto sfida përmes metodave të gjithëpërfshirjes në planifikim, në përpjekje për ta shpërndarë njohurinë tek brezat e rinj dhe jo vetëm, konsideruam të vlefshme që të përmbledhim eksperiencën e planifikimit gjithëpërfshirës në një manual. Ky manual, i përgatitur në kornizën e Projektit të Planifikimit dhe të Qeverisjes Vendore, përpiqet të sjellë në shqip një përmbledhje udhëzimesh të praktikës ndërkombëtare për planifikimin gjithëpërfshirës, të cilat janë kuruar për t`iu përshtatur konteksit shqiptar. Ky kurim realizohet përmes eksperiencës së planifikuesve të Co-PLAN dhe Universitetit POLIS prej tashmë 17 vitesh në fushën e planifikimit gjithëpërfshirës dhe pasurohet me eksperiencat e dy viteve të fundit në këtë drejtim në Shqipëri, të realizuara nga PLGP. Manuali është ndërtuar në frymën e realitetit në terren, por njëkohësisht i referohet vazhdimisht bazës ligjore dhe institucio-nale për planifikimin në Shqipëri. Manuali mund të përdoret nga vendimmarrësit në autoritetet vendore, nga specialistët e planifikimit të territorit në institucione, nga profesionistët, studentët e planifikimit dhe të arkitekturës, si edhe nga qytetarët, grupe të komunitetit dhe shoqëria civile në tërësi. Çdo grup mund të gjejë në manual informacion dhe udhëzime për zbatimin e detyrimeve të veta ligjore si dhe përtej ligjit, apo për realizimin e nevojave si qytetarë.

Ky botim realizohet falë mbështetjes shumë të vyer të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) për sektorin e planifikimit në Shqipëri dhe falë eksperiencës së grumbulluar në vite nga Co-PLAN në këtë drejtim, me mbështetjen e mjaft donatorëve të rëndësishëm si USAID. Roli i bashkive dhe komunave me të cilat Co-PLAN dhe PLGP kanë bash-këpunuar, dhe në veçanti i Beratit, Lushnjes, Vlorës, Vorës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, dhe Bushatit ka qenë me vlerë në realizimin praktik të shembujve që janë sjellë në këtë manual.

Urojmë që ky manual të jetë një nga burimet e rëndësishme të punës së vendimmarrësve dhe profesionistëve dhe të përpjekjeve të qytetarëve për të garantuar interesat e tyre dhe të sho-qërisë në zhvillimin e territorit.

Ekipi i përgatitjes së Manualit.

Page 10: Planifikimi Gjitheperfshires
Page 11: Planifikimi Gjitheperfshires

.11.

HYRJE

Qyteti, siç shkroi njëherë sociologu urban i njour Robert Park, (siç citohet nga Harvey, 2008, pp.23), është: “tentativa më e vazhdueshme, dhe në përgjithësi më e suksesshme e njeriut për të ribërë botën ku ai jeton më afër dëshirës së zemrës. Por, nëse qyteti është bota që krijoi njeriu, ai është gjithashtu bota ku njeriu është i dënuar të jetojë. Prandaj, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe pa kuptuar qartë natyrën e kësaj detyre, duke bërë qytetin, njeriu ka ribërë vetveten”

Ndërsa analizojmë qytetet bashkëkohore shqiptare, ajo çka mbizotëron me kryeneçësi në një shumicë rastesh është natyra kaotike e tyre. Pranimi i saj si një zgjatim apo pasqyrim i dinamikave shoqërore të dekadave të fundit në Shqipëri, është një racionale e logjikshme por sipërfaqësore. Ndërkohë që ritmet e urbanizimit rriten eksponencialisht në Shqipëri, me 54% të popullsisë që jeton në qendra urbane në vitin 2011 (Instituti i Statistikave [INSTAT], 2011), bëhet i domos-doshëm analizimi i praktikave hapësirë-formuese, sidomos i atyre post-komuniste të cilat, ndryshe nga periudhat e mëparshme, kanë një natyrë shumë-dimensionale dhe komplekse.

Në thelb, zhvillimi që pasoi vitet ’90 në Shqipëri karakterizohet nga një kontradiktë e thellë mes aspekteve ekonomike të tij dhe aspekteve të tjera po aq të rëndësishme, si mjedisi, trashëgimia kulturore, çështjet sociale etj., të cilat nuk mund të përkthehen drejtpërdrejt në vlera financia-re të shpejta. Demokracia u identifikua vetëm me sistemin politik pluralist, drejtësia vetëm me reformat në sistemin juridik dhe ekonomia e tregut u kuptua në termat e një liberalizimi ekstrem dhe privatizimi të pothuajse gjithçkaje (Çabiri et al., 2002). Me këto “rregulla të reja loje” qytetarët e perceptuan veten më tepër si individë në pritje pasive, sesa si pjesë e një komunite-ti më të gjerë dhe proaktiv, pjesë e të cilit ishin në të vërtetë, gjë që u reflektua edhe në mënyrën se si vepruan në shumë sfera. Kështu, fragmentimi i tokës bujqësore në emër të krijimit të ekonomisë private, përmes ligjit nr. 7501 “Për tokën” në vitin 1991, në parcela me madhësi mesatare 0.25 ha, (Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, 2007) të cilat rezultuan të vështira për t’u punuar efektivisht më pas, është shembulli tipik i mendësisë (deri edhe në nivel institucional) së largimit nga çdo gjë kolektive. Termi i fundit edhe sot është nën presionin e një stigme negative dhe aspak të pëlqyeshme.

Ndërkohë, njerëzit kishin nevoja për strehim, për infrastrukturë, për shërbime sociale, për aktivi-tete ekonomike dhe punësim. Mirëpo, në kuadër të mendësisë së individit dhe jo të grupit, dhe në mungesë të përgjigjes së shpejtë të institucioneve për të plotësur këto nevoja përmes një sistemi ligjor dhe të drejtë instrumentesh, njerëzit gjetën zgjidhje individuale, afatshkurtra dhe me kosto për shoqërinë. Reformat radikale të ndërmarra gjatë dekadës së parë pas tranzicionit, megjithëse në pamje të parë shumë ambicioze, gjetën shumë pak zbatim, për shkak të aftësisë së munguar të organeve ekzekutive për të monitoruar dhe kontrolluar zhvillimin përmes tyre. Kjo rezultoi në rënie të besimit të qytetarëve në institucionet publike si dhe skepticizëm në lidhje me formën dhe nivelin e përfaqësimit nga këta institucione. Llogaridhënia nga dhe ndaj institucioneve ishte (dhe mbetet) minimale, gjë që, në rastin më të mirë, bëri që shumica e qytetarëve të tërhiqen nga jeta publike dhe, në rastin më të keq, i “hapi dritën jeshile” informalitetit.

Page 12: Planifikimi Gjitheperfshires

.12.

Ende sot, shoqëria civile duket se po evolon me shumë vështirësi në tranzicionin shqiptar. Sipas gjetjeve paraprake të Hulumtimit Social Europian në mars të vitit 2013, qytetarët e intervistuar kanë akoma besim shumë të ulët në institucionet nga të cilët përfaqësohen1. Për pasojë, nivelet e pjesëmarrjes në proceset vendimmarrëse vazhdojnë të jenë të ulëta dhe, në rastet kur ndodhin, të konsiderohen si procese informimi rutinë, të cilat nuk kanë ndikim në rezultatin final. Në këtë kontekst, pjesa më e madhe e qytetarëve ndihen të shkëputur nga pjesa e zhvillimit që nuk lidhet drejtpërdrejt me ta, dhe po ashtu edhe nga efekti që kanë sipërmarrjet e tyre të përditshme në komunitetin ku ata jetojnë. Çka e dëshmon më së miri atë, janë zhvillimet urbane të deritanishme. Ndërsa mungesa e pronës private deri para viteve ’90 ka përligjur përdorimin e saj pa përcak-time dhe kufizime pas viteve ’902, përgjegjësitë për pasojat e kësaj të fundit janë kërkuar jashtë përgjegjësive qytetare. Në të shumtën e rasteve, ndërtimi i dy kullave shumëkatëshe shumë pranë njëra tjetrës, betonizimi i lulishtes së fundit që kishte mbetur në lagje, devijimi apo bllokimi i rrugës nga ndërtimi i një shtëpie, pamundësia për të lëvizur lirisht në qytet me biçikletë apo situata të ngjashme, janë konsideruar vetëm si dështime të autoriteteve publike. Ky perceptim ka ardhur pjesërisht edhe nga fakti që instrumentet e planifikimit dhe manaxhimit të territorit janë konsideruar si çështje teknike, të cilat mund të trajtoheshin vetëm nga ekspertë të fushës, dhe në përgjithësi praktikat e lidhura me to kanë qënë shpesh përjashtuese dhe jo-transparente. Nga ana tjetër, duket qartë se qytetarët kanë qenë të painformuar mbi përcaktimet ligjore, ose e kanë gjetur më të thjeshtë ta anashkalojnë ligjin. Në këtë rast, autoritetet publike kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë, pasi si administruese të territoreve dhe zbatuese të ligjeve, do të duhej të kryenin detyrën duke i informuar dhe udhëzuar drejt qytetarët për të drejtat, rolet, detyrimet dhe pasojat e veprimeve të tyre.

Reforma në fushën e planifikimit, e filluar në vitin 2009 me miratimin e Ligjit nr. 10119 “Për plani-fikimin e territorit”3, duke marrë parasysh dinamikat e sipërpërmendura të zhvillimit në përgjithësi dhe të zhvillimit të territorit në veçanti, ka prezantuar si pjesë të kuadrit ligjor, praktika të cilat synojnë të rrisin përfshirjen qytetare në proceset e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të qyteteve/komuniteteve ku ata jetojnë. Megjithatë, suksesi i kornizës ligjore të planifikimit dhe zhvillimit të territorit është thellësisht i lidhur me mënyrat e zbatimit të këtyre praktikave. Përf-shirja (sociale) në proceset e planifikimit të hapësirës, është një proces i vazhdueshëm dhe mjaft kompleks. Nuk është një ngjarje, apo grup ngjarjesh të fragmentuara në kohë dhe nuk mjafton “të thuash po”, që përfshirja të ndodhë dhe të ketë efekt. Qytetarët ndikojnë dhe ndikohen nga hapësirat ku jetojnë në çdo moment të jetës së tyre, kështu që duhet shumë punë për ta kanal-izuar këtë energji në funksion të krijimit të hapësirave dhe qytetit “sipas dëshirës së zemrës tonë”.

Ky manual ka në fokus konceptin dhe praktikën e [gjithë]përfshirjes (qytetare) në proceset e plan-ifikimit dhe zhvillimit të territorit. Përmes rreshtave do të prezantohet se çfarë është dhe si mund të realizohet [gjithë]përfshirja, pavarësisht nga niveli i planifikimit të territorit. Pse është e rëndë-sishme dhe cila është vlera e saj në historinë shqiptare të tranzicionit, sot dhe në të ardhmen? Përfshirja nuk është zgjidhja e vetme dhe magjike ndaj problemeve që zhvillimi ka sjellë në sho-qërinë shqiptare, por të punosh përkrah, me dhe për kapitalin social, është e paevitueshme dhe e detyrueshme. Jo vetëm që kështu i hapet rruga zhvillimit të qëndrueshëm, por ka mundësi shumë të mira që të zhduken pasojat e represionit 50-vjeçar të ushtruar ndaj shqiptarëve në kushtet e diktaturës komuniste, dhe shqiptarët të thellohen në kuptimin e vërtetë të demokracisë.

1 (Në zonat urbane) besimi tek policia: 4.5/10, besimi tek sistemi ligjor: 3.2/10, besimi tek parlamenti: 2.8/10, besimi tek partitë politike: 2.2/10, besimi tek politikanët: 1.8/102 Në fakt, kufizimet dhe përcaktimet ligjore ekzistojnë, por duket se janë thuajse të panjohura nga qytetarët dhe veçanërisht pronarët e tokave/pasurive të paluajtshme. 3 Në vijim të tekstit, për lehtësi, do të referohet si Ligji Nr.10119

Page 13: Planifikimi Gjitheperfshires

.13.

Manuali synon t’i orientojë dhe informojë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve publike, plan-ifikuesit, zhvilluesit, dhe të gjithë aktorët e tjerë të përfshirë në zhvillimin e hapësirave urbane, në mënyrat se si mund të përparohet në aspektin e [gjithë]përfshirjes në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Kapitulli i parë shpjegon shkurtimisht konceptet bazë të planifikimit gjithëpërfshirës, si dhe rolet që duhet të kenë planifikuesit dhe qytetarët në këto procese. Kapit-ulli i dytë trajton [gjithë]përfshirjen sociale në praktikat e planifikimit në Shqipëri, duke u fokusuar në identifikimin e mënyrave për ta realizuar atë në nivel qendror dhe vendor. Në këtë kapitull përshihen informacione në lidhje me instrumentet e planifikimit dhe mënyrat se si ato ndikojnë në jetën e qytetarëve si dhe rëndësinë që ka [gjithë]përfshirja në të dyja këto nivele. Megjithatë, në varësi të nivelit të planifikimit, ndryshojnë edhe qëllimet, shkalla dhe praktikat e ndjekura për të siguruar [gjithë]përfshirjen, për të cilat janë dhënë konsiderata, bazuar edhe mbi shembujt e suksesshëm në botë apo në Shqipëri. Kapitulli i tretë trajton [gjithë]përfshirjen sociale në zhvil-limin e tokës. Në këtë kapitull paraqiten instrumentet e kontrollit të zhvillimit të tokës, të cilat parashikohen nga ligji, ose kanë hapësirë për zbatim në Shqipëri, të shoqëruar me modele prak-tikash që mund të ndiqen për të siguruar përfshirjen dhe si rrjedhojë zhvillimin e qëndrueshëm. Ky kapitull përfshin edhe trajtesa në lidhje me dizajnin universal, për të cilin ka pak eksperienca modeste në Shqipëri, por që në fakt është qasja që siguron krijimin e hapësirave të përshtatshme dhe jetueshme për të gjithë.

Page 14: Planifikimi Gjitheperfshires
Page 15: Planifikimi Gjitheperfshires

.15.

1. Çfarë do të thotë “Planifikim [Gjithë]Përfshirës”?

Praktikat më të zakonshme të shekullit XX në fushën e zhvillimit dhe veçanërisht të planifikimit të territorit kanë funksionuar brenda një sistemi hierarkik normash dhe rregullash, të centralizuar ose të decentralizuar në varësi të sistemit të qeverisjes. Këto praktika janë përqendruar në inves-timet (kapitale) në infrastrukturë. Mirëpo, njërëzit kanë nevojë për shumë më tepër për të pasur një jetë të mirë, dhe procesi i planifikimit duhet t’i kuptojë këto nevoja, para se të ofrojë zgjidhje për përmbushjen e tyre. Planifikimi i territorit është procesi dhe instrumenti bazë për zhvillim të qëndrueshëm, nëse kryhet sipas parimeve të këtij të fundit. Formula e zhvillimit të qëndrueshëm, veç ekonomisë, përmban edhe mjedisin dhe barazinë sociale. Veçanërisht kjo e fundit ka të bëjë drejtpërdrejt me cilësinë e jetës dhe dinjitetin njerëzor, duke rritur kështu nivelin e kompleksitetit në zbatimin e formulës dhe si rezultat në procesin e planifikimit të territorit.

Në trekëndëshin e qëndrueshmërisë, elemen-ti “barazi sociale” lidh paradigmën e zhvillim-it të qëndrueshëm me paradigmën e zhvillimit njerëzor. Zhvillimi njerëzor nënkupton njëkohë-sisht formimin e aftësive njerëzore dhe qël-limin për të cilat njerëzit i përdorin këto aftësi. Pra zhvillimi njerëzor është edhe proces, edhe rezultat, dhe synon të zgjerojë zg-jedhjet, kapacitetet dhe liritë e njerëzve, (Andjelkovic et al. 2011). Përfshirja është një nga instrumentet jetike për të realizuar zhvillimin njerëzor, dhe si rezultat barazinë sociale dhe zh-villimin e qëndrueshëm. Përkufizimet teorike të konceptit “përfshirje” [sociale] i gjejmë shpesh të lidhura me ata njerëz, ose atë pjesë të komunitetit që, për arsye të ndryshme, janë jashtë rrjedhës së shoqërisë, kanë shumë pak mundësi ose akses në

Page 16: Planifikimi Gjitheperfshires

.16.

mundësitë e ndryshme, janë të rrezikuar nga varfëria dhe/ose përjashtimi social. Megjithatë, në realitet, përfshirja lidhet me të gjithë njerëzit, në mënyrë që ata të mos rrezikojnë kanalizimin drejt varfërisë, përjashtimit, marxhinalizimit, aksesit të dobët në mundësitë e punë-simit, shërbimet, dhe të drejtat e ndryshme. Në kuptimin e gjerë të fjalës, përfshirja eleminon pengesat. Pengesat mund të jenë ndaj mundësisë për të marrë pjesë [në shoqëri], për të pasur akses në burime (kontradikta e zhvillimit me ekologjinë) dhe në mundësitë për të vepruar [bren-da kufijve të arsyes]. Përfshirja garantohet përmes politikave përkatëse në një shoqëri të hapur, dhe mbështetet në nivel ndërkombëtar nga një sërë instrumentesh me fuqi ligjore.

Praktikat e planifikimit me përfitime vetëm fizike dhe jo sociale, janë kritikuar vazhdimisht (dhe kjo vazhdon të ndodhë edhe në shekullin XXI), duke promovuar nevojën për pjesëmarrje, fuqizim të aktorëve, bashkëpunim dhe ngritje kapacitetesh për institucionet dhe për qytetarët gjatë proceseve të planifikimit. Procesi i planifikimit duhet të sjellë së bashku kapitalin social, kapi-talin intelektual dhe kapitalin politik. Kapitali social është banka komunitare e besimit të ndërsjellë social, rrjeteve, dhe eksperiencave qytetare, që i ngritur në një platformë ndërveprimi formal dhe informal, aty ku njerëzit jetojnë dhe kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme, shërben për

Konventa e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara është një instrument ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe ka për qëllim të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara. U përgatit në 13 dhjetor 2006 dhe pas ratifikimit të 20të hyri në fuqi në vitin 2008. Shqipëria e ka miratuar në 22 dhjetor 2009 dhe e ka ratifikuar në 11 shkurt 2013. Sipas nenit të parë të Konventës, qëllimi i saj është të promovojë, mbrojë dhe sigurojë të drejta të plota dhe liritë themelore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara dhe të promovojë respektimin e dinjitetit të tyre. Sipas kësaj konvente: “Dizajni Universal” (DU) është dizajni i produkteve, mjediseve programeve dhe shërbimeve që mund të përdoren nga të gjithë njerëzit, në masën më të madhe të mundshme, pa pasur nevojë për adaptim ose dizjan te veçantë. DU nuk

përjashton instrumente ndihmëse për grupe të veçanta njerëzish, kur aftesitë e tyre janë të kufizuara dhe ata kanë nevojë për këto instrumente.

Në vitin 1992, në konferencë e Kombeve të Bashkuara në Rio, u përgatit Deklarata e Rios për Mjedisin dhe Zhvillimin, parimi i 10-të i së cilës garanton të drejtën për të marrë pjesë dhe përcakton se: Çështjet mjedisore zgjidhen më mirë me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të interesuar, në nivelin e duhur. Në nivel kombëtar, çdo individ do të ketë akses në informacionin për mjedisin që mbledh dhe përpunon autoriteti kombëtar, përfshirë informacionin për materialet dhe aktivitetet e rrezikshme, dhe do të marrë pjesë në vendimmarrje. Shtetet do të lehtësojnë dhe inkurajojnë ndërgjegjësimin publik duke ofruar informacion…

Tabela 1. E drejta e pjesëmarrjes dhe përfshirjes në nivel ndërkombëtar – fragmente nga ligje dhe konventa që garantojnë përfshirjen.

Page 17: Planifikimi Gjitheperfshires

.17.

të zgjidhur problemet në bashkësi, (Randolph, 2010). Por që kapitali social të luajë rolin e vet si përbërësi kyç i një demokracie të vërtetë e të drejtpërdrejtë, ka nevojë për mbështetje politike dhe për njohuri (kapitali politik dhe intelektual), duke shënuar kështu hapa evolutivë në trajektoren e planifikimit të qëndrueshëm dhe [gjithë]përfshirës. Thelbi i vërtetë i (trekëndëshit të) qëndrueshmërisë varet shumë nga shkalla e përfaqësimit dhe përfshirjes së komunitetit në vendimmarrje, sepse kështu lehtësohet zbatimi i vendimeve të marra. Në këtë mënyrë vendi-met marrin kuptim sepse u shërbejnë nevojave reale. Suksesi i planifikimit të territorit varet nga konteksti ku realizohet dhe nga njerëzit dhe nevojat, të cilave u shërben. Nëse nuk ka përputhje me kontekstin dhe nevojat, edhe instrumenti teknik apo ligjor më i avancuar është i dështuar në zbatim. Mirëpo shkalla e përfshirjes mund të ndryshojë ndërsa lëvizim në spektrin e demokracisë dhe një proces planifikimi synon jo vetëm pjesëmarrje, por përfshirje të qytetarëve si aktorë të drejtpërdrejtë në procesin e planifikimit, vendimmarjes dhe të gjenerimit të njohurive për pro-ceset pasardhëse.

Por, [gjithë]përfshirja është edhe më shumë se pjesëmarrje e njerëzve, madje edhe kur pjesëmarrja është në nivelin më të lartë të saj – atë të vendimmarrjes së drejtpërdrejtë dhe të gjenerimit të njohurive për të ardhmen. Procesi i përfshirjes i ndihmon qytetarët të kuptojnë se çfarë ndodh realisht kur ndërtohet një shtëpi, kur bëhet një plan apo ndërtohet një rrugë, kur krijohet apo kur prishet një hapësirë publike, kur transformohet një qytet. Së pari, qytetarët kuptojnë sepse marrin pjesë në procesin e planifikimit, nga i cili mësojnë. Procesi i planifikimit me përfshirje ndryshon thelbësisht nga qasjet e ngurta, përjashtuese dhe vetëm teknike të planifikim-it. Për shembull, tabela numër 2, (Përshtatur nga Marinova et al., 2004), tregon ndryshimin mes praktikave të qasjes ortodokse/konservatore në planifikim dhe qasjeve alternative që bazohen në përfshirje.

Dy nga ndryshimet thelbësore mes qasjes përjashtuese dhe asaj [gjithë]përfshirëse lidhen me produktivitetin/mirëqenien dhe me produktet/burimet dhe rezultatet. Nëse flasim për produktivitet, mirëqenie, burime dhe rezultate, do të thotë se flasim për kosto dhe përfitime.

Një nga gjëra që njerëzit mësojnë gjatë procesit të planifikimit me pjesëmarrje janë pikërisht kostot dhe përfitimet; si krijohen ato dhe mbi kë rëndojnë me, ose pa të drejtë. Kur njohuria qytetare mbi konceptin e kostove dhe përfitimeve në procesin e zhvillimit të tokës rritet, atëherë nis hapi i dytë i përfshirjes – qytetarët diskutojnë dhe negociojnë së bashku me autoritetet, se si duhet të ndahen kostot dhe përfitimet në mënyrë të drejtë. Në këtë mënyrë qytetarët ndikojnë

Sipas nenit 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (1950) dhe sipas nenit 11 të Kartës Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore (miratuar nga Parlamenti Europian në vitin 2000, me fuqinë ligjore të Traktatit në vitin 2009), “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë do të përfshijë lirinë për të pasur opinione dhe për të marrë informacione dhe ide të paanshme dhe pa ndërhyrjen e autoritetit publik, si edhe pavarësisht nga kufijtë … Liria dhe pluralizmi i medias do të respektohet”.

Konventa e Arhus-it, e firmosur në vitin 1998 dhe e ratifikuar nga parlamenti shqiptar në 27 qershor 2001, trajton në mënyrë të veçantë aksesin në informacion, pjesëmarrjen publike në vendimmarrje dhe aksesin në drejtësi për sa u përket çështjeve mjedisore.

Page 18: Planifikimi Gjitheperfshires

.18.

Dëshironi të kuptoni nëse jeni dhe sa jeni i/e përfshirë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për qytetin tuaj? – Nëse po, përpiquni t`u përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme.

1. Ku mendoni se qëndroni ju si qytetar në spektrin e demokracisë në vendin/qytetin tuaj? Vendimmarrje jo-demokratike dhe autoritare Demokraci përfaqësuese – përmes të zgjedhurveDemokraci e drejtpërdrejtë – vendimmarrje e drejtpërdrejtëNjë formë e ndërmjetme – specifiko:____________________________

2. Kush i merr vendimet për zhvillimin e qytetit?Kryetari dhe/ose Këshilli i Bashkisë/KomunësJu Ju dhe të zgjedhurit tuaj

3. Për cilat nga çështjet e mëposhtme informoheni rregullisht nga bashkia/komuna?Buxheti Ndërtimi i rrugëve dhe hapësirave publikePlanet e përgjithshme të territorit dhe strategjitë e zhvillimitProjektet e zhvillimit në nivel lagjejePlanet e detajuara vendoreNdërtimet publike në afërsi të banesës tuajNdërtimet e fqinjëve

4. Për cilat nga çështjet e mëposhtme ftoheni në planifikim nga bashkia/komuna?BuxhetiNdërtimi i rrugëve dhe hapësirave publikePërcaktimi i landfillit apo vendit të trajtimit të ujërave të zezaPlanet e përgjithshme të territorit dhe strategjitë e zhvillimitProjektet e zhvillimit në nivel lagjejePlanet e detajuara vendore

5. Për cilat nga çështjet e mëposhtme ftoheni në planifikim nga bashkia/komuna?BuxhetiNdërtimi i rrugëve dhe hapësirave publikePlanet e përgjithshme të territorit dhe strategjitë e zhvillimitProjektet e zhvillimit në nivel lagjejePlanet e detajuara vendore

6. Në cilat forma të përfshirjes e ndjeni veten të përfaqësuar (shkalla e përfshirjes rritet nga forma e parë deri tek e fundit)

Unë votoj.Edhe pse votoj, vetëm grupet më të fuqishme ftohen në procese pjesëmarrëse dhe të vendimmarrjes publike.Unë ftohem në procese pjesëmarrëse, dëgjoj dhe informohem, por nuk jap mendim dhe nuk kontribuoj në vendimmarrje.Unë jap mendim, konsultoj vendimmarrësit dhe ftohem në procese të zgjidhjes së konflikteve.Unë marr vendim, ose kontribuoj në vendimmarrje.Unë dhe komuniteti ku bëj pjesë bashkëpunojmë në mënyrë aktive për ide të reja, marrim vendime, zbatojmë dhe mblidhemi më pas për të mësuar nga eksperienca jonë.

Page 19: Planifikimi Gjitheperfshires

.19.

Tabela 2. Si ndryshon procesi i planifikimit nëse [gjithë]përfshirja është një nga përbërësit e formulës?

Qasja Ortodokse/KonservatoreSigurim

Qasja alternativePërfshirje dhe Aftësim

Rritja e produktivitetit në PBB4 si qëllim më vete

Inkurajimi i mirëqenies si qëllim më vete

Njerëzit si objekte të zhvillimit Njerëzit si subjekte të zhvillimit

Profesionistët si pragmatistë mirë-dashës

Profesionisët si idealistë populistë

Promovon varësinë Promovon vetëmjaftueshmërinë – Fuqizimin

Profesionistët/Qeveria si aktorë kryesorë

Shoqëria civile/OJF5 – të si aktorë kryesorë – profesionistët si katalizatorë dhe lehtësues teknikë dhe qeveria si mundësuese

Promovon transferimin e teknologjive (produkte)

Promovon përshtatjen e teknologjive (procese)

Prodhon projekte / fokusohet në produkte

Manaxhon burimet / fokusohet në rezultate

Informacioni si bazë të dhënash (py-etësorë)

Informacioni si njohuri (sisteme / dëshmi nga njerëzit)

Centralizon prodhimet dhe vendimmarrjen

Decentralizon prodhimet / transferon vendimmarrjen

Preferon standardizimin Promovon shumëllojshmërinë / fleksibilitetin

Projekte të menjëherëshme / plane normative

Projekte në zhvillim / programe progresive, planifikim i ndryshueshëm dhe i adaptueshëm

mbi vendimmarrjen jo vetëm përmes opinioneve të tyre mbi alternativat në diskutim, por edhe përmes vlerësimit të tyre për nga ana financiare dhe madje e zgjedhjes për të zbatuar atë që rezulton të jetë më e drejta dhe efiçiente.

Planifikimi [gjithë]përfshirës mbledh brenda vetes edhe aspektin social të përfshirjes, atë të mo-spërjashtimit të asnjë individi nga procesi dhe nga rezultati i procesit. Duke qenë se thelbi i përfshirjes është eleminimi i pengesave, do të thotë që pengesat duhet të zhduken për të gjithë 4 Prodhim i brendshëm bruto5 Organizatat jo fitim-prurëse

Page 20: Planifikimi Gjitheperfshires

.20.

njerëzit, pavarësisht nga ndryshimet gjinore, etnike, fetare, shëndetësore, të moshës, etj. Dizajni Universal është një ndër ato elemente që synojnë t’i eleminojnë pengesat. Kur DU mbështetet edhe në legjislacion, fuqia e tij është e pakundërshtueshme. Megjithatë, është shumë e rëndë-sishme që njerëzit, zhvilluesit, vendimmarrësit dhe i tërë kapitali social, intelektual dhe politik të kuptojë parimet e DU-së dhe t`i zbatojë ato, jo thjesht sepse kërkohen ligjërisht, por sepse kjo është mënyra natyrale e të vepruarit. DU duhet të jetë një praktikë e bazuar në mentalitetin dhe kulturën që promovon vlerat e përfshirjes sociale dhe jo të përjashtimit dhe marxhinalizimit shoqëror.

Në kuptimin e këtij kapitulli, planifikimi [gjithë]përfshirës është procesi i planifikimit i cili përbëhet nga tre “ingredientë”, përkatësisht: pjesëmarrja, ndarja e drejtë e kostove dhe e përfitimeve, dhe planifikimi për nevojat dhe tiparet e çdokujt bazuar në parimet e Dizajnit Universal. Pra planifikimi [gjithë]përfshirës është proces dhe rezultat. Procesi i pjesëmarrjes garanton që rezultati të jetë cilësor dhe efiçient dhe i drejtë nga pikëpamja ekonomike për qytetarët. Të tre konceptet ose përbërësit e planifikimit gjithëpërfshirës do të shpjegohen më në hollësi në këtë kapitull, dhe do të trajtohen sipas nevojës në kapitujt e tjerë ndërsa flasim për nivelet e ndryshme të planifikimit dhe të zhvillimit të territorit në Shqipëri.

1.1 Pjesëmarrja në procesin e planifikimit të territorit

Pjesëmarrja: Pse?

Pjesëmarrja konsiderohet, sidomos në vendet demokratike, si një nga elementet kryesorë dre-jt zhvillimit të qëndrueshëm dhe qeverisjes së mirë. Në thelb, pjesëmarrja është procesi përmes së cilit zëri i të gjithëve dëgjohet para dhe gjatë vendimmarrjes, qoftë drejtpërdrejt apo përmes institucioneve ndërmjetësuese legjitime që përfaqësojnë interesat e tyre. Ky proces ndërtohet mbi parimet e lirisë së organizimit dhe të fjalës, si dhe mbi aftësinë për të marrë pjesë në mënyrë

Page 21: Planifikimi Gjitheperfshires

.21.

konstruktive6. Arsyet kryesore për t’iu qasur vendimmarrjes përmes proceseve me pjesëmarrje, janë, (Geoghegan, 2004):

• Identifikimi i çështjeve, problemeve, nevojave dhe zgjidhjeve të cilat i përkasin realisht komunitetit në fjalë, sipas karakteristikave të tij.

• Përfshirja e njohurive dhe eksperiencave të të gjithë aktorëve të interesuar për të përmirësuar vendimmarrjen.

• Sigurimi i mbështetjes për vendimet e marra nga të gjithë aktorët e interesuar, përmes rritjes së besueshmërisë dhe transparencës për këto vendime.

• Sigurimi i përfshirjes së të gjithëve në zbatimin e vendimeve të marra përmes këtyre proce-seve, duke mundësuar që këto vendime të personalizohen nga të gjithë aktorët e përfshirë, dhe ata të ndihen përgjegjës për zbatimin e tyre.

• Evidentimi i konflikteve mes palëve dhe negocimi për zgjidhjen e tyre, duke rritur kapacitetet e komunitetit në zgjidhje konfliktesh.

• Zgjerimi i këndvështrimeve në lidhje me çështjet në diskutim përmes sigurimit të shumëllojshmërisë në pjesëmarrje.

• Ndërgjegjësimi dhe fuqizimi i shoqërisë civile dhe zhvillimi i institucioneve vendore, sidomos në çështjet e ndarjes së vendimmarrjes dhe manaxhimit mes palëve.

• Sigurimi i qëndrueshmërisë së zgjidhjes, përmes garantimit të pronësisë së qytet-arëve mbi procesin e pjesëmarrjes dhe zgjidhjet e krijuara në këtë proces.

• Zhvillimi i tolerancës dhe bashkëpunimit mes grupeve me interesa të ndryshme dhe veçanërisht mes grupeve etnike.

• Lehtësimi dhe/ose ndarja e drejtë e kostove dhe e përfitimeve të krijuara nga nje proces zhvillimi i tokës.

Në përfundim, duke qenë se procesi i pjesëmarrjes në planifikim karakterizohet nga aspekte pozitive dhe jo pozitive, planifikuesit duhe të marrin vendimin nëse do ta ndërmarrin procesin apo jo, dhe nëse po, atëherë si do ta ndërmarrin.

Tabela 3. Rasti studimor i Perthit, Australia Perëndimore, (Marinova et al., 2004).

Pjesëmarrja për sigurimin e infrastrukturave të qëndrueshme në Perth, Australia Perëndi-more, “Dialog me qytetin”:

Në Shtator të vitit 2013, 1,100 njerëz morën pjesë në procesin interaktiv konsultues më të madh të zhvilluar në hemisferën e jugore. Qëllimi i procesit ishte planifikimi i së ardhmes për zonën metropolitane të Perth-it, kryeqytet i Australisë Perëndimore, dhe rajonit të Peel-it, me qëllimin e “zhvillimit të Perth-it deri në vitin 2030 si qyteti më i jetueshëm në botë”. Një nga tiparet thelbësore që garantoi qëndrueshmërinë ishte krijimi i partneriteteve përgjatë

6 UNDP, Good governance – and sustainable human development (Qeverisja e mirë dhe zhvillimi i qëndrueshëm njerëzor)

Page 22: Planifikimi Gjitheperfshires

.22.

procesit të dialogut. Industria, media dhe entitetet jo-qeveritare ishin partnerë me Qever-inë Shtetërore dhe mbështetën pjesëmarrjen e qytetarëve. Pjesëmarrja përgjatë këtij procesi kishte si synim përfshirjen e përfaqësuesve sa më të ndryshëm të shoqërisë civile, biznesit dhe sektorëve qeveritarë për të inkurajuar dialogun mes këtyre grupeve, që është i nevojshëm për planifikim të qëndrueshëm. U inkurajua vizionimi afatgjatë që tejkalonte çështjet dhe prob-lematikat momentale. Pjesëmarrësve iu kërkua që të mendonin për planifikimin e Perthit pas tridhjetë vjetësh, që i bëri ata të mendojnë për jetën e fëmijëve dhe nipërve të tyre dhe për vitet e pensionit të tyre. Forumi publik i cili u emërtua “Dialog me qytetin” merret shpesh si rast studimor, se si mund të aplikohen metodat e pjesëmarrjes në planifikimin e hapësirës urbane dhe infrastrukturave. Rezultatet e procesit që përfshiu tema diskutimi, pyetësorë me 1,700 banorë, diskutime online në faqe interneti, një konkurs shkollor, seanca dëgjimore me grupe të cilat shpesh përjashtohen dhe nuk dëgjohen, forum një ditor me 1,100 pjesëmarrës dhe seminare të vazhdueshme, sigurojnë një platformë mbi të cilën qytetarët, qeveria dhe biznesi mund të ndërtojnë diskutime mbi vizionin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të Perthit.

Ky dialog shërbeu edhe për të rikonfirmuar faktin se banorët e Perthit kanë një lidhje të fortë me vendin dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse.

Megjithëse proceset me pjesëmarrje janë të dobishme, nëse mundëso-hen ashtu siç duhet, ato shpesh paraqesin edhe vështirësi dhe sfida (Taylor et al., 2007), për të cilat, udhëheqësit e procesit, duhet të jenë të ndërgjegjshëm:

• Proceset e planifikimit me pjesëmarrje zgjasin shumë në kohë dhe kanë kosto. Grupeve me përbërje të ndryshme njerëzish u duhet më shumë kohë që të bien dakord. Kur grupet nuk bien dakord, kostoja është edhe më e lartë, pasi mundi “ka shkuar dëm”.

• Proceset e planifikimit me pjesëmarrje kanë nëvojë të paraprihen dhe pas-ohen nga procese të vazhdueshme edukimi në lidhje me temat, për të cilat pjesëmarrja është e nevojshme. Është e diskutueshme dobia e pjesëmarrjes në rastet kur pjesëmarrësit nuk janë të informuar dhe në dijeni të çështjeve që do të diskutohen dhe për të cilat do të merren vendime. Madje procese të tilla mund ta dëmtojnë, më shumë se ndihmojnë, vendimmarrjen.

• Është e vështirë të evidentosh dhe të mundësosh pjesëmarrjen e palëve të duhura me përfaqësuesit e duhur përkatës. Disa individë/aktorë shumë të rëndësishëm mund të mos dëshirojnë të marrin pjesë. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe nga dështimi i mjeteve të përzgjedhura të komunikimit .

• Një individ i vetëm mund të kompromentojë të gjithë procesin nëse nuk trajtohet dhe manaxhohet me kujdes. I gjithë procesi mund edhe të kon-tribuojë në prishje ekuilibrash dhe të gjenerojë konflikt nëse njerëzit janë kundër.

• Është humbje kohe në rast se realizohet në një situatë në të cilën nevojat bazë janë të dukshme dhe të qarta.

Aktorë: Individët, grupet apo organizatat që janë të përfshira dhe që mund të ndikojnë, apo ndikohen nga zhvillimi dhe/ose ndryshimet e propozuara.

Page 23: Planifikimi Gjitheperfshires

.23.

Pjesëmarrja: Si?

Për fat të keq, shpesh koncepti i pjesëmarrjes nuk është kuptuar si dhe sa duhet, apo është reduk-tuar në takime dhe bisedime sipërfaqësore, sa për të qënë politikisht korrektë. Madje edhe në rastet kur qëllimet kanë qenë të mira, paqartësia në lidhje me procesin, mungesa e njohurisë mbi komunitetin ku do të përfshihet dhe mungesa e eksperiencës dhe e kapaciteteve, ka bërë shpesh që procese të tilla të mos jenë efiçiente. Shpesh vështirësia më e madhe është të garantohet që “ekspertët” të dëgjojnë seriozisht pjesëmarrësit dhe të sigurohen që i kuptojnë ata. Nuk është e thënë që të gjitha opinionet të merren parasysh, ama të gjitha duhet të merren në konsideratë përgjatë gjithë procesit. Nga ana tjetër, shumë institucione vendore kanë frikë se mos këto pro-cese do të rezultojnë në humbje të autoritetit që ata kanë. Për këtë arsye, pjesëmarrja, edhe në rastet kur aplikohet, trajtohet si një ngjarje/grup ngjarjesh që duhen ndërmarrë (sepse e kërkon ligji), të cilat jo domosdoshmërisht ndikojnë në rezultatet e projekteve/vendimmarrjes. Praktika të kësaj natyre kanë shkaktuar edhe zhgënjim dhe humbje të besimit se të tilla procese mund të funksionojnë. Tabela nr. 4 mëposhtme ilustron llojet e ndryshme të organizimeve, të cilat në shumë raste konsiderohen si pjesëmarrje:

Lloji Karakteristikat e secilit lloj pjesëmarrjeje1. Pjesëmarrje manipuluese

Procesi është thjesht një shtirje. Organizohet me “përfaqësuesit e njerëzve” në bordet zyrtare, por të cilët nuk janë të përzgjedhur dhe nuk kanë fuqi. Shpeshherë ata nuk janë as grupi i synuar, por thjesht mbushin sallën.

2. Pjesëmarrje pasive

Njerëzit marrin pjesë duke dëgjuar atë çfarë është vendosur ose çfarë ka ndodhur tashmë. Përfshin lajmërime të njëanshme nga një administratë apo manaxhues projektesh pa dëgjuar përgjigjet e njerëzve. Informacioni i cili po u jepet i përket vetëm profesionistëve të jashtëm.

3. Pjesëmarrje me konsultim

Njerëzit marrin pjesë duke u konsultuar, ose duke iu përgjigjur pyetjeve. Agjentë të jashtëm përkufizojnë problemet apo procesin e mbledhjes së informacionit dhe kështu kontrollojnë analizat. Këto procese konsultuese nuk shoqërohen edhe me pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe profesionistët nuk kanë ndonjë detyrim për të marrë parasysh pikëpamjet e njerëzve.

4. Pjesëmar-rje për stimuj materialë

Njerëzit marrin pjesë duke kontribuar me burime, si përshembull punë, në këmbim të ushqimit, parave apo stimujve të tjerë materialë. Bujqit mund të japin tokën dhe punën por nuk janë të përfshirë në eksperimentim apo në procesin e të mësuarit. Mund të hasen raste kur kjo praktikë konsiderohet si pjesëmarrje, megjithatë njerëzit nuk kanë një bazë për të vazhduar përdorimin e teknologjive apo praktikat kur këto stimuj mbarojnë.

5. Pjesëmarrje funksionale

Pjesëmarrja e parë nga agjencitë e jashtme si mjet për të arritur qëllimet e projektit, sidomos për të reduktuar kostot. Njerëzit mund të marrin pjesë duke formuar grupe për të arritur objektivat e paracaktuara që lidhen me projektin. Një përfshirje e tillë mund të jetë ndërvepruese dhe të përmbajë vendimmarrje të përbashkët, por ka tendencën që të organizohet pasi janë marrë vendimet më të rëndësishme nga faktorë të jashtëm. Në rastin më të keq, njerëzit lokalë mund të asimilohen për t’u shërbyer qëllimeve të jashtme.

6.Pjesëmarrje ndërvepruese

Njerëzit marrin pjesë në analiza të përbashkëta, në zhvillimin e planeve të veprimit dhe formimin apo fuqizimin e institucioneve vendore. Pjesëmarrja shihet si një e drejtë dhe jo thjesht si një mjet për të arritur qëllimet e projektit. Procesi përfshin metodologji ndërdisiplinore që kanë për qëllim këndvështrime të ndryshme dhe shfrytëzojnë proceset sistematike dhe të strukturuara të të mësuarit. Ndërsa grupet marrin kontrollin e vendimeve vendore dhe përcaktojnë se si përdoren burimet në dispozicion, ata kanë krijuar një bazë për të vazhduar strukturat dhe praktikat më tej.

7. Vetë-mobi-lizim

Njerëzit vetëorganizohen dhe ndërmarrin nisma në mënyrë të pavarur nga institucionet e jashtme për të ndryshuar sistemet. Ata zhvillojnë kontakte me institucionet e jashtme për burime apo mbeshtetje teknike për të cilën mund të kenë nevojë por kanë kontroll mbi mënyrën se si përdoren burimet. Vetë-mobilizimi mund të ndodhë nëse qeveritë dhe OJF-të sigurojnë një skelet mbështetës.

Page 24: Planifikimi Gjitheperfshires

.24.

Në përgjithësi në Shqipëri proceset me pjesëmarrje i përngjajnë më shumë karakteristikave të pjesëmarrjes pasive apo, në rastin më të mirë, pjesëmarrje me konsultim. Për këtë arsye, ekziton një mosbesim mes shoqërisë civile në vlefshmërinë e kërtyre proceseve, dhe ky lloj dyshimi bën që të mos ketë interes për pjesëmarrje apo pjesëmarrësit të mos jenë të interesuar në çështjet që diskutohen. Madje ndodh edhe që pritshmëritë e pjesëmarrësve të mos realizohen dhe për pasojë ata të zhgënjehen. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të jetë e qartë që në hapat e parë natyra e kontributit që duhet të japin pjesëmarrësit.

Çfarë është?

Një qytet gjithpërfshirës përkufizohet si “një vend ku të gjithëve, pavarësisht nga pasuria, gjinia, mosha, raca, etniciteti ose feja, u jepet mundësia të marrin pjesë në mënyrë produktive dhe pozitive në mundësitë që ofron qyteti (UN Habitat, 2000). Por ndërsa qyteti ofron mundësi, të jetuarit sëbashku në të krijon edhe kosto. Këto kosto krijohen nga një individ ose grup dhe mund të bien ose drejtpërdrejt mbi këtë individ/grup ose mbi shoqërinë. Por çfarë janë këto kosto dhe si krijohen ato në një proces të zhvillimit të tokës? Le të marrim një shembull.

Page 25: Planifikimi Gjitheperfshires

.25.

Në lag-jen periferike ku jetoni prej vitesh, më në fund bashkia ka lejuar të bëhen ndërtime të larta. Një prej banorëve (pronar toke), Sokoli, i cili ka një sipërfaqe toke prej 2000 m2 vendos ta prishë shtëpinë dhe të ndër-tojë një pallat. Në mënyrë që të ketë sa më shumë apartamente për të shitur, ai ven-dos ta ndërtojë të gjithë sipërfaqen e tokës që i lejohet nga bashkia brenda parcelës së tij, pra 70% të saj. Meqenëse parcelat në këtë lagje janë relativisht të mëdha, Bashkia i lejon pronarët të kryejë punime brenda parcelave të tyre pa marrë në konsideratë se çfarë ndodh në lagje (në gjuhë teknike kjo quhet “zhvillim mbi bazë parcele”).

Seria “Ti fiton dhe ne pa-guajmë” kundrejt “Ne pa-guajmë dhe ne fitojmë”

1Atëherë, ndërsa vendos të ndërtojë, Soko-li nuk konsultohet me asnjë nga fqinjët për të kuptuar nëse edhe ata duan ose jo të ndërtojnë. Gjithashtu, ai nuk është as i in-teresuar të dijë nëse ka ndonjë plan për zg-jerimin e rrugëve dhe ndërtimin e ndonjë

lulishteje në lagje nga bashkia. Mirëpo fqinjët e tij kanë gjithashtu plane:

• Fqinji që jeton ne veri të parcelës ka një kopsht të madh me perime dhe drurë frutorë. Ai ka një banesë të vogël dhe nuk është i interesuar ta zhvillojë tokën e tij me ndërtime shumëkatëshe.

• Fqinji që jeton në jug ka në plan gjithashtu të ndërtojë në parcelën e vet një ndërtesë me të paktën 7-8 kate. Mirëpo ai ka një parelë me sipërfaqe 1000 m2 (pra më të vogël se ajo e Sokolit) dhe mendon të ndërtojë pas 5 vitesh, sepse vetëm atëherë do të jetë në gjendje ta përballojë financiarisht.

• Fqinji që jeton në perëndim, e ka të orientuar oborrin e tij nga lindja dhe juglindja. Edhe ai nuk është i interesuar të ndërtojë për momentin.

Në lindje të parcelës së Sokolit kalon rruga. Për momentin ajo është vetëm 4 metra e gjerë dhe pa trotuare. Kur Sokoli të ndërtojë, rruga do të duhet të jetë më e gjerë (të paktën 5.5 metra) dhe duhet të ketë parkim dhe trotuar sepse katet e para të ndërtesës së re do të shiten për dyqane dhe kjo do të bëjë që trafiku në zonë të rritet. Pra gjerësia e të gjithë hapësirës rrugore duhet të jetë të paktën 5.5 + 4 metra trotuar (në të dyja anët) + 2.5 me-tra korsi parkimi (në një anë) = 12 metra. Që kjo gjerësi të realizohet, të gjithë pronarët e tokave duhet të japin tokë nga parcelat e tyre. Meqenëse të gjithë do të ndërtojnë në kohë të ndryshme, e vetmja mënyrë që të zgjidhet çështja e rrugës është që bashkia të bëjë një projekt për rrugën e re dhe të fillojë të shpronësojë pronarët njëkohësisht për ta ndërtuar atë. Mirëpo bashkia nuk ka fonde të mjaftueshme dhe do ta ndërtojë rrugën e re ndoshta pas 3 ose 5 vitesh.

Page 26: Planifikimi Gjitheperfshires

.26.

Kush fiton dhe kush humbet ose paguan në këtë proces të zhvillimit në lagjen tuaj? Le të shohim se cfarë ndodh me të gjithë:

• Kopshti i madh me perime dhe drurë frutorë në veri të parcelës së Sokolit nuk do të marrë diellzimin e nevojshëm për të cilin bimët kanë aq shumë nevojë.

• Nëse Sokoli e shfrytëzon parcelën e tij me ndërtim në 70% të saj, dhe po kështu vepro-jnë edhe pronarët e tjerë në lagje, me siguri që fqinji i parcelës në jug, nuk do të mund të ndërtojë aq sa dëshiron, sepse pas 5 vitesh bashkia mund të thotë se lagjja ka nevojë edhe për hapësirë publike (lulishte apo park). Pra, kur thuajse çdo parcelë të jetë ndër-tuar, fqinji në jug me siguri nuk do të arrijë të marrë leje zhvillimi nga bashkia, ose do t`i duhet të paguajë një taksë shumë më të madhe për të marrë të drejtën e zhvillimit.

• Pallati i ri do të pengojë diellin për parcelën në perëndim, dhe ndërkohë banorët e apartamenteve do të shijojnë nga lart hapësirat e kopshteve të fqinjit në perëndim dhe në veri.

• Banorët e apartamenteve të reja do të blejnë banesat në pallatin që do të ndërtojë Sokoli, duke paguar edhe për rrugën që bashkia mund të ndërtojë në të ardhmen. Kjo do të ndodhë sepse Sokoli, duke supozuar që bashkia nuk do ta lërë lagjen pa rrugë të reja, nësë aty ndërtohen shumë pallate, do të vendosë t’i shesë apartamentet me një çmim ku infrastruktura merret si e ndërtuar, por gjithsesi më të lirë se në zonat qendrore në qytet. Kështu do të veprojnë edhe pronarët e tjerë të tokave që do të ndërtojnë. Kur bashkia më në fund të ketë fonde për të ndërtuar rrugën, ajo do ta shpronësojë tokën nga parcelat e pallateve të reja dhe për këtë do të paguajnë pronarët e apartamenteve të reja. Kështu, ata paguajnë dy herë sepse një herë paguajnë për të blerë apartamentin me një çmim më të lartë dhe tani shpronësohen me një vlerë të tokës më të ulët se sa ajo e tregut.

• Ndërkohë, bashkia do të ndërtojë rrugën me fonde nga buxheti i saj. Këto fonde kri-johen nga taksat që kanë paguar të gjithë qytetarët. Mirëpo rruga e re do t`i shërbeje vetëm lagjes së Sokolit, dhe pikërisht pronarët e tokave (të cilët përfitojnë nga shitja e apartamenteve të reja) nuk paguajnë asgje më tepër se sa qytetarët e tjerë për ndër-timin e kësaj rruge. Jo vetëm kjo, por bashkia duhet të mbulojë (përmes taksave) edhe kostot e shpronësimit.

• Pallati i ri duhet të lidhet edhe me sistemin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve të ujërave të zeza. Për këtë qëllim, Sokoli paguan taksën e ndikimit në infrastrukturë. Mirëpo kjo taksë mbulon disi lidhjen me rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve, por nuk mbulon ndikimin që pallati i ri ka në tubacionet kryesore të qytetit. Askush nuk e ka menduar se pasi thuajse e gjithe lagjja të rizhvillohet me ndërtime të larta, do të duhet të zëvendëso-hen tubacionet në rrugën kryesore që lidh lagjen me qytetin.

2

Page 27: Planifikimi Gjitheperfshires

.27.

Pra si përfundim:

• Sokoli fiton sepse zhvillon tokën dhe i shet apartamentet me një vlerë më të lartë se sa realisht kushton prona e paluajtshme në lagjen e tij; nuk humbet prej shpronësimit pasi ndërton para se bashkia të ndërtojë rrugën; dhe nuk paguan asgje për tubacionet e reja që vendosen në rrugën kryesore për të përballuar ndikimin e zhvillimeve të reja në sistemin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.

• Në nivel individual, fqinjët e Sokolit humbasin në vlerën e pronës sepse nuk mund të ndërtojnë më në tokën e tyre dhe as ta shesin banesën me një vlerë të lartë në treg; ose humbasin në përfitimet ekonomike të drejtpërdrejta sepse kopshtet me bujqësi urbane e humbasin cilësinë prodhuese.

• Banorët e apartamenteve të reja paguajnë një pjesë të kostove të infrastrukturës, mirë-po ndërkohë kanë paguar edhe çmime më të larta për blerjen e banesave me supozimin që rruga do të bëhet në të ardhmen.

• Bashkia, duke qenë se ka fonde të kufizuara, nuk mund të mbulojë me infrastrukturë të gjitha lagjet në zhvillim, ndaj ajo përzgjedh se ku të ndërtojë. Lagjja e Sokolit është një nga ato që përzgjidhen dhe infrastruktura (rruga dhe tubacionet e reja) ndërtohet me taksat e qytetarëve. Shumë qytetarë që kanë paguar taksat rregullisht, nuk do të marrin shërbim edhe këtë herë dhe do të presin ndoshta një, dy apo më shumë vite për të pasur një rrugë të re në lagjen e tyre.

3

Sikurse e pamë nga shembulli, një banor (pronar toke) vendos të zhvillojë, dhe nga ky proces lindin përfitime dhe kosto. Në shembullin e mësipërm, pikërisht ai që vendosi të zhvillojë doli me mjaft përfitime dhe nuk pati asnjë kosto. Ndërkohë, zhvillimi i tij solli pasoja dhe kostot e këtyre pasojave i paguan fqinjët dhe bashkia (qytetarët), por jo banori që vendosi të zhvillojë. Ky nuk është një skenar i drejtë zhvillimi, edhe pse në qytetet tona ka ndodhur rëndom. Një proces zhvillimi nuk mund të jetë fitimprurës në kurriz të palëve të treta. Ndikimi i tij në qytet duhet të jetë pozitiv dhe jo negativ. Dhe nëse ka ndikim negativ, atëherë atë duhet ta përballojnë ata që e krijuan këtë ndikim.

Që skenari i sipërm të mos përsëritet, është e nevojshme që në një proces zhvillimi të kryhet ndarja e drejtë e kostove dhe e përfitimeve. Për këtë, nevojitet që të gjitha palët, ato që krijo-jnë kostot dhe përfitimet dhe ato që ndikohen prej tyre, të marrin pjesë në ndarjen e drejtë të kostove dhe të përfitimeve. Por kujdes, ndarja e drejtë e kostove dhe përfitimeve një është një veprim i izoluar në kohë, sepse edhe procesi i zhvillimit të tokës nuk përfaqësohet nga një akt i vetëm ndërtimi. Për shembull, jo vetëm Sokoli por edhe fqinjë të tjerë do të ndërtojnë dhe nuk do ta bëjnë këtë njëherësh. Nevojat e njerëzve për të jetuar dhe kryer aktivitetin e tyre në territor janë të vazhdueshme dhe po kështu është ndikimi i tyre në territor. Në këtë proces të pandërprerë, territori, që është baza e zhvillimit, iu nënshtrohet ndryshimeve në formë, cilësi dhe vlerë. Veçanërisht ndryshimi i vlerës së tokës, është kostoja ose përfitimi më i drejtpërdrejtë që ndiejnë dhe perceptojnë njerëzit. Rritja e vlerës së tokës, shoqërohet me rritjen e mundësive të përfitimit nga zhvillimi i saj, por edhe me rritjen e vlerës së taksave që duhet të paguhen për të. Taksa si një presion pozitiv dhe përfitimi si një stimul e shtyjnë pronarin të ndërtojë. Mirëpo zhvillimi i tokës së tij shoqërohet edhe me nevoja të reja në infrastrukturë dhe në cilësi jetese dhe këto janë kosto të reja për bashkinë dhe për qytetarët taksapagues.

Page 28: Planifikimi Gjitheperfshires

.28.

Page 29: Planifikimi Gjitheperfshires

.29.

Po në Shqipëri a njihet ky proces?

Në Shqipëri, ndryshe nga vendet perëndimore, në të cilat ndarja e drejtë e kostove dhe e përfi-timeve nga zhvillimi i tokës është një koncept jetëgjatë dhe në zbatim, procesi i ndërtimit konsid-erohet si një biznes me ndikim fizik vetëm në parcelën ku ndodh dhe me sjellje fitimesh të larta në një afat të shkurtër dhe vetëm me kosto ndërtimi. Analizate kostove dhe të përfitimeve janë shumë të ngushta dhe nuk i përfshijnë të gjitha kostot që krijon procesi i ndërtimit në momentin e zhvillimit, por edhe pas zhvillimit. Për shembull, veç kostove që u përshkruan në shembullin e mësipërm, askush nuk ka menduar për kostot në mjedis të një zhvillimi që në dukje mendohet të jetë i parrezikshëm për mjedisin. Nëse krahasojmë me praktikat e vendeve më të zhvilluara, analizat e kosto-përfitimeve gjithëpërfshirëse në zhvillimin e tokës i gjejnë fillesat veçanërisht në zbatimin e politikave mjedisore.

Ndryshimi duhet të nisë fillimisht nga qasja që çdo bashki, zhvillues, pronar toke, blerës dhe qytetar ka në lidhje me kostot dhe përfitimet që krijohen gjatë zhvillimit të tokës, dhe menjëherë të reflektohet në bazë ligjore dhe rregulla ndërtimi. Si fillim, koncepti i zhvillimit në bazë parcele duhet të shembet dhe të zëvendësohet nga ai në bazë zone. Në shembullin e mësipërm, të gjithë do t`i merrnin përfitimet e tyre, edhe ata që nuk ndërtojnë, nëse bashkia do të lejonte zhvillimin vetëm përmes një plani të lagjes ku të gjithë banorët/pronarë të shpreheshin për nevojat e tyre dhe ku bashkia të shpaloste planin e saj për infrastrukturat dhe hapësirat e shërbimet publike.

Page 30: Planifikimi Gjitheperfshires

.30.

1.3 Dizajni Universal

Si lindi Dizajni Universal?

Në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1997, një grup arkitektësh, dizenjues produktesh, inxhinierësh dhe kërkuesish të dizajnit mjedisor nga Qen-dra për Projektimin Universal (Center for Universal Design (CUD)), themeluan shtatë parimet

e Dizajnit Universal, udhëzuese për projektimin e produkteve e mjediseve (Connell et al., 1997).

Zhvillimi në bazë zone: Para se të studiohet dhe projektohet brenda ndërtesës së re, duhet të studiohet dhe planifikohet në kontekstin rreth saj. Pra, a ka mundësi ligjore që ndërtesa e re të bëhet në këtë zonë? Nëse po, si ndikon ajo në anën fizike/hapësinore të strukturave e hapsirave përreth, në cilësinë e mjedisit dhe në infrastrukturën publike ekzistuese/të re? Po në vlerën e pronave përreth? A do të munden të tjerët gjithashtu të kenë po të njëjtën të drejtë për të ndërtuar dhe përfituar? Mos ndoshta që të bëhet struktura e re duhet të bëhen edhe disa ndërtime të reja të cilat më parë nuk ishin menduar? Po hapësirë për park do të ketë në zonë?

Këto dhe shumë pyetje të tjera gjejnë përgjigje kur zhvillimi i ri kryhet mbi bazën e një plani të zonës dhe jo vetëm të interesit të parcelës. Në këte mënyre sigurohet një ndarje e drejtë e kostove e përfitimeve nëpërmjet studimit gjithperfshirës ku krijohen hapësira për bashkëpunim mes palëve të interesuara dhe të prekura. Në këtë mënyrë procesi është [gjithë]përfshirës pasi jo vetëm që palët bashkëpunojnë (marrin pjesë), por interesat e tyre merren në konsideratë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë.

Çfarëdo që ndërtoni në

komunitetin tuaj…

bëjeni atë tëaksesueshmepër të gjithë !

Page 31: Planifikimi Gjitheperfshires

.31.

Çfarë është Dizajni Universal?

Ndërkohë që koncepti i Dizajnit Universal u shfaq kryesisht dhe fillimisht për personat me aftësi të kufizuara, tashmë ai u shërben të gjithëve, duke përfshirë të moshuarit, gratë shtatëzëna, nënat me fëmijë të vegjël, fëmijët, njerëzit me probleme të përkohshme fizike shëndetësore, individë me përmasa trupore mbi ose nën mesataren, persona që kryejnë punë fizike në ngarkim/shkarkim, persona që ushtrojnë vokacionin fetar, etj. Nuk ka rëndësi nëse njerëzit kanë kufizime ose jo në aftësitë e tyre; në çdo moment të ditës apo të jetës ata mund të përballen me situata ku aftësitë apo karakteristikat personale nuk i ndihmojnë, ose i pengojnë të kryejnë veprime, sepse konteksti dhe hapësira mund të jenë “armiqësore”. Nëse në këto raste njerëzit nuk do të mund të veprojnë lirshëm, përfshirja e tyre në shoqëri mbetet e kufizuar. Dizajni universal, përmes parimeve dhe teknikave të tij, ofron mundësi për eleminimin e këtyre pengesave, dhe përfshirjen e njerëzve në mënyrë të lirshme në çdo moment të mundshëm, në aktivitetet e ndryshme shoqërore.

Dizajni Universal, është kthyer në një lëvizje në mbarëbotërore që promovon parime për të mbështetur njerëzit dhe nevojat e tyre. Fokusi kryesor i dizajnit universal vërtitet rreth ele-menteve shtëpiake dhe zhvillimit të produkteve sa më të thjeshta në përdorim. Shtëpitë, zyrat e ndërtesat publike u janë nënshtruar transformimeve të vogla për lehtësimin e aksesit dhe për-dorimit të hapësirave të tyre për çdo person.

7 Parimet e Dizajnit Universal

Këto parime mund të zbatohen për studimin, vlerësimin dhe projektimin e hapësirave, mjediseve apo produkteve, për përmirësime apo ndërtime, duke edukuar në të njëjtën mënyrë konsuma-torët dhe profesionistët, të cilët përdorin këtë qasje në procesin e dizajnit.

• Përdorim i barabartë: Dizajni është i dobishëm dhe i pranueshëm për njerëzit me aftësi të ndryshme.

• Fleksibël në përdorim: Dizajni lejon të merret në konsideratë një gamë e madhe aftë-sish e preferencash individuale.

• Perdorim intuitiv dhe i thjeshtë: Dizajni i strukturës, hapësirës apo produktit është i lehtë për t`u kuptuar, pavarësisht përvojës, njohurisë gjuhësore apo nivelit të përqendrimit të përdoruesit. Për shembull, tabelat e rrugëve duhet të jenë lehtësisht të përdorshme edhe nga vizitorët e huaj dhe që nuk njohin gjuhën e vendit. Për këtë arsye, këto tabela duhet të flasin nëpërmjet imazhit, ndërkohë që gjuha e shkruar është element plotësues.

• Informacion i perceptueshëm: Dizajni komunikon informacionin përkatës në mënyrë efektive tek përdoruesi, pavarësisht nga kushtet e mjedisit apo aftësive shqisore të për-doruesit.

• Tolerant ndaj gabimeve: Dizajni minimizon rreziqet dhe pasojat negative të veprim-tarive aksidentale apo të paqëllimshme.

• Përpjekje fizike e reduktuar: Dizajni mund të përdoret në mënyrë sa më efikase e të rehatshme, si dhe me lodhje minimale.

• Madhësi dhe hapësirë për përdorim: Madhësia dhe forma e hapësirës janë të për-shtatshme për përdorim pavarësisht nga madhësia e trupit të përdoruesit, qëndrimit apo lëvizshmërisë së tij.

Page 32: Planifikimi Gjitheperfshires

.32.

Pengesa me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuar

Njerëzit me aftësi të kufizuara përballen me shumë pengesa në mjedisin e tyre fizik, i cili i pengon ata të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të marrin pjesë në jetën shoqërore, kulturore dhe profesionale në kushte të barabarta me të tjerët. Kjo përfshin aksesin në shërbimet e arsimit dhe shëndetësisë, mundësi për të siguruar jetesën, të drejtën për t’u perfshirë në jetën familjare, të komunitetit dhe atë poli-tike. Një mjedis pa pengesa është çelësi për përfshirjen sociale të individëve me aftësi të kufizuara.

Në Shqipëri, mjedisi është përgjithësisht “armiqësor” ndaj personave me aftësi të ku-fizuara. Ata përjetojnë çdo ditë një trajtim diskriminues dhe ndeshen me barriera që pengojnë ofrimin e mundësive të barabarta dhe përfshirjen në arsimim, punësim, strehim, transport, asistencë dhe shërbime të tjera (Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Per-sonave me Aftësi të Kufizuara, 2012). Bashkitë dhe profesionistët e ndërtimit janë të parët që mund të ofrojnë mundësi për të përmirësuar hapësirën fizike në mënyrë të tillë që të për-doret lehtësisht edhe nga këta persona.

Kostoja e përfshirjes dhe e mos-përfshirjes në Dizajnin Universal

Dizajni universal nuk është aq i kushtueshëm sa mund të duket në pamje të parë, sidomos kur aksesi është menduar e trajtuar që gjatë

Më shumë se 1 miliard njerëz ose 15% e popullsisë së botës përjetojnë një formë të aftësisë së kufizuar (World Health Organization, 2012).

Rreth 130,000 njerëz me aftësi të kufizuara në Shqipëri kërkojnë trajtim7.

7 Historia-ime.com http://www.historia-ime.com/en/2011-08-07-02-53-55/item/823-ne-shqiperi-rreth-130-000-persona-me-aftesi-te-kufizuara-perballen-me-trajtim-diskriminues.html

Page 33: Planifikimi Gjitheperfshires

.33.

proçesit të planifikimit e ndërtimit. Disa zhvillues e pronarë mendojnë se kostot janë më të larta nëse përdoren teknikat e dizajnit universal. Kjo mund të ndodhë për shkak të mungesës së njourive dhe të përvojës, ose të mbështetjes në supozime të pasakta të kostos së ndërtimit. Sipas një studimi të kryer nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillimin (GIZ, 2004), ofrimi i një aksesi të menduar për nevojat e të gjithë individëve në strukturë rrit kostot e ndërtimit me më pak se 0.5% deri në 1% në qoftë se planifikimi, projektimi dhe zbatimi kryhen që në fazat e para të ndërtimit të objektit. Ndërkohë, për ndërtesat publike Handicap International (2010) vlerëson një kosto prej 1% der më 2%. Edhe shpenzimet në rinovim mund të reduktohen konsiderueshëm nëse ndryshimet janë planifikuar e manaxhuar siç duhet që nga fillimi.

Autoritetet vendore të planifikimit dhe profesionistët planifikues, arkitektë dhe ndërtues duhet të nd-jekin së paku 7 hapa të këshilluara për promovimin dhe përdorimin e Dizajnit Universal:

1. Njohja dhe të kuptuarit e kornizës ligjore dhe, sipas nevojës, krijimi i standardeve dhe kodeve në lidhje me elementet e dizajnit universal, për ta përfshirë atë në bazën ligjore.

2. Krijimi i frymës së bashkëpunimit dhe i grupeve të përbashkët të punës mes autoriteteve, profesionistëve, personave me aftësi të kufizuara dhe personave me nevoja specifike.

3. Zbatimi i procesit të konsultimit me të gjitha grupet e interesit (që preken ose janë pjesë e qëllimit të dizajnit universal) gjatë fazës së projektimit e deri në zbatim dhe në vlerësimin e rezultatit dhe efekteve të tij.

Page 34: Planifikimi Gjitheperfshires

.34.

4. Verifikim në terren për të parë se si vetë njerëzit (me aftësi të kufizuara) përshtatin mjediset e tyre për t`i bërë më të përdorshme dhe aksesueshme, dhe përdorimi i mënyrave të ng-jashme edhe në projektim.

5. Përfshirja e shpenzimeve të dizajnit universal si pjesë e kostos së ndërtimit të përgjithshëm dhe jo si paraqitje e një kostoje “shtesë”.

6. Punësimi i personave me aftësi të kufizuara në proceset e dizajnit, ndërtimit dhe adminis-trimit të strukturës.

7. Promovimi dhe mbrojtja e parimeve dhe instrumenteve të dizajnit universal për përfshirje/reflektim në politikat dhe instrumentet ekzistuese dhe të ardhshme vendore të planifikimit dhe ndërtimit.

Skemat e dizajnit universal janë përshtatur nga Neufert

Page 35: Planifikimi Gjitheperfshires

.35.

Page 36: Planifikimi Gjitheperfshires

.36. Skemat e dizajnit universal janë përshtatur nga Neufert

Page 37: Planifikimi Gjitheperfshires

.37.

Page 38: Planifikimi Gjitheperfshires

.38.

Page 39: Planifikimi Gjitheperfshires

.39.

Kolazhi i mëposhtëm, në mënyrë ironike pasqyron përplasjen mes përpjekjes për t’i shërbyer qytetarëve dhe klientëve me elemente të dizajnit universal dhe përdorimit irracional të hapësirës publike.

Page 40: Planifikimi Gjitheperfshires

.40.

Page 41: Planifikimi Gjitheperfshires

.41.

Page 42: Planifikimi Gjitheperfshires

.42.

1.4 Roli i Planifikuesve

Qytetet dhe vendbanimet urbane në të gjithë botën po rriten me ritme të larta dhe përtej aftësisë së planifikuesve të hapësirës për t’u përballur me të dhe për t`iu përgjigjur me profesion-alizem dhe me të njëjtën shpejtësi. Prej 23 vitesh, ky fenomen është i dukshëm edhe në Shqipëri dhe ka shtruar për planifikuesit sfida të reja. Këto sfida bëhen edhe më të fuqishme në kontekstin shqiptar edhe sepse disiplina e planifikimit është e re dhe për pasojë roli i planifikuesit nuk është ende shumë i qartë për shoqerinë dhe drejtuesit e intitucioneve publike.

Cili është roli i planifikuesit në procesin e planifikimit të territorit me pjesëmarrje?

Planifikuesi është profesionisti që punon në fushën e planifikimit të përdorimit të tokës, burimeve në të dhe të hapësirës, me qëllim përdorimin optimal dhe të qëndrueshëm të territorit sipas dhe në funksion të vizioneve të shoqërisë dhe institucioneve. Ai analizon aftësinë e territorit për t`u përdorur apo modifikuar për qëllime të ndryshme në funksion të interesave dhe formulon plane për zhvillimin dhe manaxhimin e zonave urbane, periferive të qyteteve, zonave rurale dhe bujqësore, zonave natyrore dhe burimeve të tyre.

Kujdes, planifikuesi kujdeset që interesat e njerëzve të gjejnë përgjigje profesionale dhe meqë interesat janë nga më të ndryshmet, dhe shpesh kontradiktore, ai duhet të studiojë kontekstin social, ekonomik dhe mjedisor të hapësirës/territorit. Planifikuesi duhet të punojë me njerëzit dhe për njerëzit. Proceset e pjesëmarrjes janë një nevojë e brendshme dhe e paevitueshme e punës së planifikuesit. Në këto procese, planifikuesi nuk është një “drejtues seance”, por një lehtësues i debatit dhe është i gatshëm për t`iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të pjesëmarrësve, duke adresuar me kujdes të gjitha shqetë-simet dhe nevojat. Planifikuesi mund të kundërshtojë një argument të ngritur nga njerëzit në proces, por duhet ta bëjë këtë vetëm mbi bazën e argumenteve të tij shkencore dhe të vlerësuara për kostot dhe përfitimet e zgjidhjes së ofruar ose të argumentit kundër.

Page 43: Planifikimi Gjitheperfshires

.43.

1.5 Roli i qytetarëve

Instrumentet e planifikimit mund të jenë teknikisht dhe shkencërisht të sakta kur përcakto-jnë kuadrin kryesor të zhvillimit, por meqë planifikimi nga natyra përmbush nevojat e të gjithë njerëve, një instrument teknik bëhet lehtësisht subjekt për interpretim, nëse në të nuk është reflektuar mendimi i njerëzve. Qytetarët mund të ndikojnë në planet si dhe në përforcimin e besimit reciprok mes palëve në rastet kur;

• Ata marrin pjesë në planifikim, në proceset e vendimmarrjes dhe në strukturat që përcakto-jnë dhe zhvillojnë politika e programe për territorin dhe zhvillimin e tokës.

• Komuniteti mirëpret diversitetin social dhe kulturor brenda vetes.

• Autoritetet dhe institucionet lokale krijojnë mjedise dhe mundësi për shkëmbimin e përvo-jave të përbashkëta.

• Institucionet publike, sektori privat dhe vullnetarët (njerëzit) janë të aftë të bashkëpunojnë në nismat e përbashkëta që forcojnë komunitetin dhe kapacitetin ekonomik dhe përmirëso-jnë cilësinë e jetës.

..

Page 44: Planifikimi Gjitheperfshires

.44.

Sa mundësi kam unë për të ndikuar?

Qytetari është ai që sjell ndryshim si dhe njëkohësisht ndikohet prej tij. Mirëpo qytet-arët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për të drejtat dhe për përgjegjësitë e tyre. Kushtetuta jonë dhe Kodi Civil janë dy ligjet bazë ku përcaktohen të drejtat tonë si qytetarë. Ne nuk do të mund të ndikojmë në proceset e planifikimit dhe të zhvillimit nëse nuk njohim më parë se çfarë na lejon ligji.

Si qytetarë ne mund të sjellim ndryshimin vetëm nëse jemi të qartë në kërkesat tona, mbështetemi në ligj dhe në parime morale të pakundërshtueshme, dhe jemi të vendosur për ta çuar deri në fund përpjekjen tonë për vendimmarrje apo për ndikimin e kësaj të fundit.

Është shumë e rëndësishme që kur ftohemi në procese të jemi të mirë informuar paraprakisht dhe së paku të kemi në grupin tonë edhe një person që kupton anën teknike dhe ligjore të çështjes në fjalë. Ky person i brendshëm mund të na ndihmo-jë për të artikuluar mendimin tonë si grup.

Mund ta ndikojmë vendimmarrjen nëse brenda grupit jemi të unifikuar në të njëjtin mendim. Nëse grupi dërgon sinjale dhe mendime të ndryshme tek organizatorët e procesit ose tek vendimmarrësit, rrezikojmë që të mos merremi seriozisht në konsideratë.

Ka raste kur një proces planifikimi me pjesëmarrje nuk është organizuar në mënyrë serioze, dhe konsiderohet nga organizatorët si “një aktivitet më shumë”, sa për të qenë në rregull me ligjin apo marrëdhënien kontraktuale. Një proces i tillë është shpenzim i panevojshëm kohe dhe tregon se organizatorët ose vendimmarrësit nuk i marrin seriozisht nevojat dhe mendimet e qytetarëve. Nëse identifikojmë një situatë të tillë, duhet të shprehemi kundër dhe të organizojmë një plan pune për të rivendosur procesin e pjesëmarrjes në një kontekst serioz dhe frytdhënës.

Si qytetarë duhet të krijojmë masë kritike dhe mbështetës. Nëse i përkasim një grupimi të vogël, edhe pse me nevoja kritike, rrezikojmë të mos merremi në konsideratë sepse zëri ynë nuk do të dëgjohet fuqishëm. Si qytetarë duhet të jemi proaktivë dhe jo të presim atë që na ofrojnë proceset që organizojnë të tjerët.

Më parë nuk ka funksionuar kështu!!!??

Edhe në Shqipëri kanë ndodhur disa ngjarje të shkallës globale, të cilat kanë ndikuar negativisht në jetët dhe aktivitetet tona sociale përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen qytetre si edhe ndjenjën e komunitetit. Kjo rënie e ndjesisë komunitare, pjesëmarrjes qytetare dhe dobësimi i rrjeteve të shëndosha sociale është shkaktuar nga një sërë faktorësh (Putnam, 1996):

I. Zhvillimi urban (informal) i periferive, zgjerimi dhe varësia nga autom-jetet.Qytetet shqiptare kanë qenë të vogla dhe të konsoliduara para vitit 1990. Urbanizimi masiv i 23 viteve të fundit e ka ndryshuar tërësisht strukturën urbane të vendbanimeve, ka krijuar qytetet rajonale dhe ndërkohë nuk është shoqëruar me investime në infra-strukturë që mund t`u përgjigjen nevojave të numrit të lartë të njësive të strehimit. Një nga infrastrukturat/shërbimet që nuk është investuar për t`iu përgjigjur kërkesës për lëvizje, është transporti publik. Njerëzit, në kushtet e reja ekonomike, në mungesë

Page 45: Planifikimi Gjitheperfshires

.45.

të transportit publik cilësor dhe masiv, në qytete të shtrira në hapësirë, në kushtet e përqendrimit të shërbimeve në qendrën kryesore (përgjithësisht Tirana dhe Durrësi, ose qendra e qarkut), kanë gjetur zgjidhje tek lëvizja me automjete private. Kjo ka nd-ikuar mes të tjerash në shkëputjen e individëve dhe në mungesë të hapësirave publike, edhe në prishjen e nyjeve të rrjetës sociale.

II. Ndryshimi i shpeshtë i punëve dhe strukturave ekonomike.Popullsia lokale nuk është më aq e qëndrueshme. Njerëzit lëvizin shpesh për punë dhe vendbanimi nuk lidhet domosdoshmërisht me vendin e punës apo të aktivitetit social.

III. Ndryshimet demografikeMigrimi i brendshëm që ka paraprirë krijimin e zonave metropolitane të Shqipërise ka qenë thelbësor në lidhje me ndryshimet e komunitetit dhe mënyrës së jetesës sociale në to. Banorët e zonave informale kanë sjellë modelin e tyre shoqëror dhe kulturor, që jo gjithmonë është pëlqyer apo mirëpritur nga vendasit. Mungesa e investimeve në infrastrukturë, në strehim social dhe në integrim social, ka bërë që të ravijëzohen 2 komunitete: të ardhurit dhe vendasit. Pra, migrimi i brendshëm, pa mbështetjen e programeve me fokus social dhe ekonomik, ka ndikuar në ndarje sociale dhe jo në gjithëpërfshirje.

IV. Zhvillimet e teknologjisëTelevizioni, interneti e teknologjitë e komunikimit ndërveprues kanë zhvendosur njerëzit nga hapsira publike në atë private, të “mbyllur në vetvete” ose “në hapësirën time”. Komunikimi është shpeshherë virtual dhe po kështu janë komunitetet shoqërore. Mungesa e kontaktit njerëzor ka bërë që edhe impakti përmes komunikimit të realizo-het nëpërmjet përdorimit të medias dhe teknologjive të komunikimit.

V. Stigma e të kaluarësNë kushtet e diktaturës komuniste, bashkëpunimi dhe përpjekja për “të përbashkëtën” ishte thelbi i ditës dhe ekzistencës së çdo qytetari shqiptar. Ndërkohë, kjo sjellje nuk e përmirësonte jetën dhe nuk sillte përfitimin për të cilin njerëzit kishin nevojë. Në kushtet e një sistemi të ri politik, njerëzit të lodhur nga “represioni për bashkëpunim” kundërshto-jnë çdo formë të tij, edhe kur gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe e shëndetshme.

Megjithatë, sa më lart nuk do të thotë se bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirja nuk funksionojnë në Shqipëri. Faktorët e mësipërm janë sfidat me të cilat shoqëria jonë përballet çdo ditë në përpjek-jet e saj për të qenë gjithëpërfshirëse.

Page 46: Planifikimi Gjitheperfshires
Page 47: Planifikimi Gjitheperfshires

.47.

2.1 Çfarë duhet të di për strukturën dhe legjisla cionin për planifikimin e territorit në Shqipëri

Praktikisht pothuajse çdo aktivitet njerëzor ka lidhje me territorin: kryhet në territor (ndërtohet një shtëpi), ndikon territorin dhe ndi-kohet prej tij (dëmton strukturën bimore të një kodre dhe ajo bëhet e rrëshqitshme), lidh disa territore (ndërtohet një rrugë), etj. Për këtë arsye procesi i planifikimit të territorit përfshin shumë sfera studi-more si ekonomia, demografia, mjedisi, inxhinieria, bujqësia, arkitek-tura, etj, duke e bërë atë të jetë shumë dimensional. Kjo është edhe arsyeja përse kur flasim për strukturën dhe legjislacionin, i cili prek proceset e planifikimit në Shqipëri, kemi parasysh një listë të gjatë me ligje dhe akte nënligjore, të cilat e rregullojnë atë. Më poshtë listohen vetëm ato dokumente ligjore, të cilat aktualisht8 prekin drejtpërdrejt ose janë hartuar posaçërisht për planifikimin e territorit në Shqipëri:

• Kushtetuta dhe Kodi Civil, si dhe kode të tjera të rëndësishme (Kodi rrugor, Kodi hekurudhor, Kodi ajror, etj)

• Ligji nr. 10 119, datë 23.04.2009, “Për planifikimin e territorit”, i ndryshuar (ky ligj ka hyrë në fuqi me efekte të plota në 30 Shtator 2011.

• Aktet kryesore nënligjore për planifikimin e territorit (të renditura sipas datës së miratimit):

o VKM nr. 1190, datë 13.11.2009 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtarë të Planifikimit të Territorit”

o VKM nr. 459, datë 16.06.2010, “Për miratimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS”

o VKM nr. 460, datë 16.06.2010, “Për organizimin dhe funksionimin e regjistrit të planifikimit të territorit”

o VKM nr. 481, datë 22.06.2011, “Për miratimin e rregullores uniforme të instrumenteve të planifikimit”, i ndryshuar

o VKM nr. 502, datë 13.07.2011, “Për miratimin e rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit”, i ndryshuar

o VKM nr. 87, datë 07.02.2012, “Për përbërjen e Këshillit Kombëtar të Territorit”

2. Si mund ta realizojmë planifikim gjithëpërfshirës në Shqipëri?

8 Akte të tjera, të parashikuara nga ligji nr.10119, pritet të dalin.

Page 48: Planifikimi Gjitheperfshires

.48.

Sipas përcaktimeve ligjore, instrumentet e planifikimit klasifikohen në disa grupe në varësi të :

• Llojit të instrumentit

• Objektit të instrumentit (Klasa)

• Nivelit të Planifikimit

Çfarë do të thotë klasifikim i instrumentëve të planifikimit sipas llojit?

Instrumentet e planifikimit, në varësi të llojit, sipas legjislacionit shqiptar klasifikohen si mëposhtë:

1. Politikat: Instrumente që pasqyrojnë përparësitë dhe qëllimet strategjike të zhvillimit të territorit të cilit i referohen.

2. Planet: Instrumente që pasojnë politikat dhe shërbejnë për t’i detajuar ato në territor, duke përcaktuar edhe afatet kohore të zbatimit të tyre.

3. Rregulloret e planifikimit: Instrumente që zbërthejnë plan-et dhe përcaktojnë rregulla në lidhje me aspekte të planifikimit si përdorimi i tokës, treguesit e zhvillimit, mënyrat e nëndarjes dhe bashkimit të parcelave dhe rregulla të tjera të ngjashme.

Çfarë do të thotë klasifikim i instrumenteve të planifikimit sipas objektit/klasës?

Instrumentet e planifikimit, duke përfshirë këtu të gjitha llojet e sipërpërmendura, në bazë të çështjeve që ato shqyrtojnë, klasifikohen sipas legjislacionit shqiptar në:

1. Instrumente planifikimi të përgjithshme: që trajtojnë shumë çështje dhe sektorë me lidhje komplekse e të përgjithshme ndërmjet tyre, sipas territorit dhe rëndësisë.

2. Instrumente planifikimi ndërsektoriale: që trajtojnë dy ose më shume sektorë (p.sh: bujqësia dhe turizmi, apo infrastruktura dhe energjetika, etj).

3. Instrumente planifikimi sektoriale: që trajtojnë çështje të një sektori të caktuar (p.sh: mjedisi, apo infrastruktura, etj).

4. Instrumente planifikimi të detajuara: që hartohet në zbërthim dhe detajim të instrumentit të përgjithshëm vendor

Page 49: Planifikimi Gjitheperfshires

.49.

Çfarë do të thotë klasifikim i instrumenteve të planifikimit sipas nivelit?

Instrumentet e planifikimit, bazuar në nivelin e kompetencave të institucionit përkatës, klasifiko-hen sipas legjislacionit shqiptar në:

1. Instrumente kombëtare: që hartohen nga autoritetet kombëtare.

2. Instrumente vendore: që hartohen nga një Njësi e Qeverisjes Vendore (bashki ose komunë).

3. Instrumente ndërvendore: që hartohen nga dy apo më shumë Njësi të Qeverisjes Vendore.

4. Instrumente të integruara: që hartohen nga autoritete kombëtare dhe vendore së bashku.

/ RAJONAL

Page 50: Planifikimi Gjitheperfshires

.50.

2.2 Gjithëpërfshirje në planifikim kombëtar: Pse? Si? Kush?

“Planifikimi kombëtar” është planifikimi, që shtrihet në të gjithë ose në një pjesë të territorit kombëtar, i cili përcakton ose orienton zhvillimin e ardhshëm. Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) zbatohet në të gjithë territorin kombëtar dhe hartimi e miratimi i tij mbështeten në planet kombëtare, ndërsektoriale dhe sektoriale, në rastet kur këto janë miratuar më parë9.

Mbështetur edhe nga baza ligjore, pjesëmarrja qytetare e drejtpërdrejtë në proceset e planifi-kimit kombëtar, me hierarki kaq të lartë, është e vështirë për t`u realizuar. Megjithatë ka forma të pjesëmarrjes që mund të ndërmerren edhe në këtë nivel dhe që i parashikon edhe ligji.

Si klasifikohen Planet Kombëtare të Territorit?

Për të zbërthyer elementin e gjthëpërfshirjes në një plan kombëtar, fillimisht duhet kuptuar se çfarë mbulon plani kombëtar bazuar në legjislacionin Shqiptar, si dhe pesha e gjithpërfshirjes në të. Sipas klasifikimit në ligj planet kombëtare ndahen në:

Plani i Pergjithshëm Kombëtar (PPK)

Përfshin të gjithë sektorët në të gjithë Territorin

Plani i Pjesshëm Kombëtar (PPK)

Përfshin të gjithe sektorët, por në një pjesë të caktuar të Territorit.

Plani Kombëtar Ndërsektorial (PKN)

Përfshin dy ose më shumë sektorë të Territorit.

Plani Kombëtar Sektorial (PKS)

Përfshin një sektor, por që mund të prekë të gjith Territorin si në rastin e një korridori ndërkom-bëtar.

2.2.1 Kush e realizon planifikimin kombëtar në Shqipëri dhe kush ka të drejtë të marrë pjesë?

Institucionet përgjegjëse për Planifikimin Kombëtar në Shqipëri janë10:

• Këshilli i Ministrave: Nxit politika, mbështet plane, miraton akte nënligjore si dhe Planin e Përgjithshëm Kombëtar.

• Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT): Funksionon pranë Këshillit të Ministrave dhe miraton instrumentet kombëtare të planifikimit si plane, politika dhe rregullore, çështjet dhe zonat e rëndësisë kombëtare, instrumentet e përgjithshme vendore dhe ndërvendore të planifikim-it, instrumentet e integruara të planifikimit dhe disa instrumente të kontrollit të zhvillimit. .

• Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT): Funksionon si sekretariat i KKT-së dhe mbështet e kordinon autoritetet e planifikimit të çdo niveli11. Ajo informohet periodik-isht për ecurinë e procesit të hartimit të instrumenteve të planifikimit të territorit, ku dhe udhëzon e propozon përmirësimet e nevojshme

9 Përshtatur nga: nenit 3, pika 11 Ligji nr.10119, datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”10 Ligji nr.10119, datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”11 VKM nr.1190, datë13.11.2009 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit”

Page 51: Planifikimi Gjitheperfshires

Procesi për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar

Page 52: Planifikimi Gjitheperfshires

.52.

• Çdo ministri, organet në varësi të tyre apo të Këshillit të Ministrave si dhe në varësi tëorganeve të tjera publike qendrore që kanë përgjegjësi dhe detyra në fushën e planifikimit punojnë për të hartuar dhe zbatuar instrumentet e planifikimit në varësi të tyre.

Procesi i hartimit dhe miratimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar (PPK) i përfshin të gjitha institucionet e mësipërme, sikurse realizohet edhe me kontributin e autoriteteve vendore dhe të grupeve të ndryshme të interesit. Procesi i hartimit të PPK nis me ndërmarrjen e nismës dhe miratimin e saj nga KKT-ja dhe vazhdon me procesin teknik të hartimit paralelisht me konsultimet mes palëve.

2.2.2 Si realizohet gjithëpërfshirja në planifikim kombëtar dhe me ç`qëllim?

Ka dy nivele në të cilat mund të realizohet gjithëpërfshirja në planifikim kombëtar: niveli i parë nënkupton aktivitetet të cilat janë të parashikuara në ligjin e planifikimit; niveli i dytë përfshin ak-tivitetet që edhe pse nuk parashikohen në ligj, nënkuptohen nga nenet më të përgjithshme të tij, ose konsiderohen si të nevojshme nga autoriteti përgjegjës për hartimin e instrumentit kombëtar të planifikimit.

Kështu, po t`i referohemi nenit 57 të ligjit të planifikimit, për pjesëmarrjen e publikut në shqyrtimin e projekteve të instrumenteve të planifikimit, thuhet se “Çdo person ka të drejtë të informohet dhe të bëjë vërejtje e propozime, me gojë ose me shkrim, gjatë hartimit, shqyrtimit, miratimit dhe ndryshimit të instrumenteve të planifikimit të territorit dhe për çështje të tjera të planifikimit e të kontrollit të zhvillimit të territorit, sipas këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi”. Një nen i tillë është i përgjithshëm dhe e përcakton të drejtën e informimit dhe të ndikimit në vendimmarrje për të gjitha llojet e instrumenteve të planifikimit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për nivelin kombëtar apo atë vendor. Gjithashtu, ky nen nuk vendos kufizime apo rregulla në mënyrën se si duhet të realizo-het procesi i pjesëmarrjes në planifikim. Ky nen, thjesht jep të drejtën dhe lejon institucionet dhe qytetarët që ta organizojnë procesin në mënyrën më të përshtatshme për ta.

Po ashtu, neni 58 pika 1, i po këtij ligji, i referohet aksesit të publikut në dokumentet e planifikimit, duke theksuar se “Autoritetet e planifikimit i sigurojnë çdo personi e pale të interesuar akses të gjerë, për të konsultuar dhe për të marrë, pa pagesë ose kundrejt një pagese të përshtatshme, sipas kostos së riprodhimit, një kopje të dokumenteve”.

Përgjithësisht ligji përcakton detyrimin (dhe rregullat përkatëse) e autoriteteve të planifikimit për të realizuar procesin e gjithëperfshirjes nëpërmjet dëgjesave publike, mediave (duke specifi-kuar gazetat me qarkullimin më të madh), buletineve zyrtare, stendave informuese, etj. Këto autoritete përcaktojnë vendin, orarin dhe datën e çdo dëgjese publike siç është vendosur në ligjin për planifikimin e territorit, neni 37, “Dëgjimi Publik”. Qëllimi i dëgjimeve publike, sipas ligjit, është marrja e vërejtjeve apo propozimeve nga publiku, të cilat më pas i bashkëlidhen projektit të instrumentit kombëtar të planifikimit, dhe botohen së bashku me të në Regjistrin e Planifikimit.

Në nivel planifikimi kombëtar, gjithëpërfshirja mund të realizohet përmes informimit (mediat, teknologjite e komunikimit dhe Regjistri), degjimeve publike, pjesëmarrjes së grupeve të intere-sit në procese vendimmarrëse me të drejtë komentimi por jo vendimmarrjeje, grumbullimit të komenteve me shkrim në mënyrë zyrtare. Për shkak të shkallës së madhe të planifikimit, është e rëndëishme të përdoret gjerësisht dhe intensivisht media – e shkruar, elektronike, sociale, dhe të organizohen mbledhje mendimi përmes kutive postare të posaçme.

Page 53: Planifikimi Gjitheperfshires

.53.

Në rastin e dëgjimeve publike, në nivel kombëtar është e vështirë që të përfshihen të gjithë qytetarët, dhe gjithëpërfshirja realizohet me përfaqësim. Përfaqësimi mund të jetë tematik dhe/ose gjeografik.

• Në rastin e përfaqësimit tematik, dëgjimet organizohen me grupe të interesit si: përfaqësues të shoqërisë civile, organizimet profesionale, përfaqësues të biznesit vendas, shoqatat për mbrojtjen e mjedisit, përfaqësues të grupeve të vulnerabël ose të veçanta (personat me aftësi të kufizuara, gratë, grupet etnike dhe minoritare, moshat e treta, fëmijët, etj). etj.

• Përfaqësimi gjeografik realizohet për çdo territor administrativ që gjykohet e përshtatshme. Për shembull realizohet për çdo rajon, ose për çdo bashki dhe komunë. Në rastin e për-faqësimit gjeografik administrativ, në përgjithësi janë të zgjedhurit (kryetarët e bashkive dhe komunave) ata të cilët marrin pjesë në proces për të mbrojtur interesat e territorit dhe banorëve që përfaqësojnë. Ka edhe raste kur perfaqësimi gjeografik bëhet në bazë zonash që kanë karakteristika të përbashkëta ekonomike, sociale dhe natyrore dhe jo domos-doshmërisht sipas territoreve të qeverive vendore dhe rajonale. Në këto raste bëhet më e vështirë të përzgjidhet përfaqësia në procesin e pjesëmarrjes, pasi të përzgjedhurit duhet të kenë legjitimitetin për të përfaqësuar banorët e zonave përkatëse.

• Një tjetër mënyrë e organizimit të dëgjesave publike për planifikimin kombëtar është ajo përmes ministrive – në këtë rast përfaqësimi është tematik por organizimi realizohet përmes institucionit përgjegjës për temën. Ministritë mbulojnë fusha të caktuar zhvillimi dhe ato mund të organizojnë aktivitete konsultuese me grupet e interesit për fushat e tyre. Avantazhi i një qasjeje të tillë është decentralizimi i procesit. Gjithsesi, në përfundim të këtij procesi të decentralizuar, do të jetë përsëri nevoja për takime më të ngushta, por me përfaqësim të gjerë, ku të merren vendimet përfundimtare që rakordojnë gjetjet dhe konkluzionet e takimeve të decentralizuara.

• Megjithatë, përfaqësimi tematik mund të jetë i pavarur nga institucioni përgjegjës. Pra in-stitucioni publik mund të jetë pjesëmarrës në një temë të caktuar me rol dhe peshë të barabartë me pjesëmarrësit e tjerë dhe jo si organizator. Për shembull, tema mund të jetë transporti rrugor dhe grupi i ekspertëve për PPK-në dhe komiteti ndërministror organizojnë një takim kombëtar ku marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile, shoqatat e të zgjed-hurve vendorë, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Ministria e Transportit, përfaqësues të Këshillave të Qarqeve, dhe pse jo edhe qytetarë, të gjithë me pesha të njëjta në procesin e konsultimit. Përfaqësimi tematik është me vlerë sa i përket fokusimit në një temë, por në nivel kombëtar është e vështirë që të garantojë mbulim të mirë gjeografik. Në këtë mënyrë rrezikohet që procesi i planifikimit t’u jape zgjidhje disa çështjeve që mund të jenë tepër të rëndësishme, por nga pikëpamja gjeografike janë periferike.

Në kuptimin e tij ligjor, dëgjimi publik, i përcaktuar nga neni 37 i ligjit të planifikimit, duhet të realizohet patjetër para çdo vendimmarrjeje. Publikut i lihen 30 ditë afat nga momenti i dëgjimit publik që të shprehet në lidhje me përmbajtjen e planit kombëtar (apo edhe të çdo plani tjetër). Megjithatë, ky përcaktim ligjor është minimum i nevojshëm dhe përtej këtij minimum, autoritetet publike mund të realizojnë edhe dëgjesa publike të ndërmjetme që garantojnë këshillimin me qytetarët dhe informimin e tyre.

Page 54: Planifikimi Gjitheperfshires

.54.

2.2.3 Si realizohet bashkëpunimi, bashkërendimi dhe koordinimi në planifikim kombëtar?

Tre proceset e përmendura në këtë pjesë janë të parashikuara në ligjin e planifikimit. Po t`i referohemi neneve 17, 18 dhe 36 të ligjit “Për Planifikimin e Territorit”, autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit të territorit e arrijnë bashkërendimin nëpërmjet12:

a. Proceseve të hartimit, miratimit, përditësimit dhe zbatimit të instrumenteve të planifikimit të territorit.

b. Marrjes parasysh dhe përputhjen me instrumentet e miratuara, ose në proces miratimi të autoriteteve të tjera të planifikimit, kur ekzistojnë lidhje apo mbivendosje ndërmjet tyre.

c. Kujdesjes që t’u lënë autoriteteve, që varen prej tyre, lirinë e domosdoshme të vlerësimit, për përmbushjen e përgjegjësive të tyre.

12 Përshtatur nga: Neni 17, 18, 36, Ligji nr.10119, datë 23.04.2009 “Për Planifikimin e Territorit”

Page 55: Planifikimi Gjitheperfshires

.55.

Ndërsa, sipas nenit 18 të po këtij ligji, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të përfshira ne pro-cesin e Planifikimit Kombëtar arrihet kur:

1. Autoritetet vendore të planifikimit sigurojnë mbështetje të ndërsjellë dhe bash-këpunojnë me autoritetet kombëtare të planifikimit dhe ato vendore në kufij adminis-trativë, për të shmangur veprimet e masat konfliktuale dhe për të siguruar rezultate të përputhshme me dispozitat e këtij ligji.

2. Kushtëzimi, kufizimi apo cenimi i një çështjeje të rëndësisë vendore në planifikimin e terri-torit bëhet vetëm për shkak të nevojës së trajtimit më të përshtatshëm të një çështjeje të rëndësisë kombëtare dhe vetëm në përputhje me nevojën apo situatën diktuese.

3. Autoritetet kombëtare dhe ato vendore të planifikimit të njësive vendore, që kufizohen me kufirin shtetëror, bashkëpunojnë me autoritetet e të njëjtit nivel të shteteve kufitare, kur masat që merren në fushën e planifikimit të territorit mund të kenë efekte të njëanshme, ose të dyanshme brenda, ose përtej kufirit.

Page 56: Planifikimi Gjitheperfshires

.56.

2.2.4 A ndikon planifikimi kombëtar në jetën time si qytetar?

Planifikimi kombëtar, nga vetë emri, përqëndrohet tek zhvillimi i ardhshëm i të gjithë vendit dhe jo drejtpërdrejt tek ai i individit. Mirëpo duke qenë në një shkallë kaq të madhe, ai detyrimisht ndikon në popullsinë e mbarë vendit.

Ndikimi tek qytetarët ndodh në aspektin afatgjatë, përvec atyre rasteve kur Planifikimit Kombëtar vendos për ndryshime ne një sektor specifik dhe prek pronën e një apo disa individëve. Për shembull, në rastin e ndërtimit të një autostrade kombëtare preken prona, dhe ndërkohë le-htësohet lëvizja e një kombi të tërë. Në rastin e ndërtimit të një fabrike kimike ose një njësie industrial për prodhime ushqimore preken pronarët, por edhe qytetarët rreth zonës. Qytetarët mund të përfitojnë përmes punësimit, dhe mund edhe të ndikohen negativisht nga ndotja nëse nuk merren masat e duhura mjedisore. Nëse PPK vendos që një rajon i tërë do të fokusohet vetëm në bujqësi dhe nuk do të lejohet asnjë konvertim i tokës bujqësore në urbane, atëherë të gjithë pronarët dhe bashkitë/komunat përkatëse kufizohen në marrjen/dhënien e të drejtave të zhvillimit, sikurse edhe në aktivitetin ekonomik që lejohet (të ndërohet) në zonë.

Planifikimi kombëtar përqendrohet te zhvillimi i ardhshëm i vendit në tërësi dhe si i tillë, është gjithmonë pjesë e programeve të forcave politike apo qeverisë. Qytetarët duhet të jenë të ndjeshëm ndaj këtyre programeve për të parë jo vetëm nëse planet kombëtare përfshihen në to, por edhe se cfarë synojnë këto plane. Në parim dhe bazuar në ligj, planet kombëtare ofro-jnë zgjidhje për përmirësimin e infrastrukturave kombëtare dhe përcaktimin e hapësirave për ndërtimin e infrastrukturave të reja, përcaktimin e zonave ekonomike dhe bujqësore, ruajtjen e burimeve natyrore dhe kulturore/historike, etj. Për shembull përcaktimi i vendit dhe projekti për linjën e gazsjellësit që vjen nga Azerbajxhani për në Europën Perëndimore dhe kalon nëpër Shqipëri, është një nga elementet ose programet e planeve kombëtare. Shpërndarja në territor e akseve kryesore rrugore, apo përkthimi në ndërhyrje territoriale i strategjisë së transportit ajror, janë gjithashtu programe të një plani kombëtar të territorit:

2.2.5 A mundem unë si qytetar të ndikoj në procesin e planifi-kimit kombëtar dhe si?

Që qytetarët të ndikojnë në procesin dhe vendimet e planifikimit kombëtar, duhet të plotësohen dy parakushte:

1. Qytetarët duhet të marrin pjesë në proces;

2. Qytetarët duhet të kenë të drejtën e fjalës, mendimit dhe mundëisht vendimit.

Që të plotësohen dy parakushtet, duhet që sistemi i demokracisë lokale të jetë funksional dhe t`u japë qytetarëve të drejtën e ndikimit në vendime, dhe shkalla gjeografike të jetë e vogël. Planifi-kimi kombëtar në Shqipëri u jep të drejtë qytetarëve të marrin pjesë, por jo domosdoshmërisht të ndikojnë në vendime. Për më tepër, shkalla gjeografike nuk është aspak e vogël. Plotësimi jo i mirë i parakushteve ndikon në uljen e mundësisë së qytetarëve për të ndikuar procesin e plani-fikimit. Si rezultat, që një qytetar të ndikojë planifikimin kombëtar duhet të jetë i informuar dhe të ketë vullnetin për të marrë pjesë aktive në procese apo të këmbëngulë përmes përfaqësuesve të interesit të tij, për të realizuar qëllimin. Në çdo rast, qasja që institucionet publike kanë ndaj të qenurit të hapur mjaftueshëm në një proces planifikimi kombëtar, është elementi kyç që garanton dëgjimin ose jo të zërit të qytetarëve.

Page 57: Planifikimi Gjitheperfshires

.57.

2.3 Gjithëpërfshirje në planifikim vendor: Pse? Si? Kush?

“…Por ka një çmim që duhet paguar për të menduarit në shkallë të vogël, ashtu siç ka një çmim për të menduarit në shkallë të madhe. Edhe pas tridhjetë vitesh, akoma po mun-

dohemi të gjejmë balancën e duhur”

- Paul Goldberger

Diskutimi nëse vendimet që kanë të bëjnë me planifikimin e territorit duhet të vijnë drejtpërdrejt nga autoritetet vendimmarrëse (nga lart-poshtë) apo nga përdoruesit/banorët e territorit në fjalë (nga poshtë-lart) është një diskutim mjaft polemik, sidomos nëse kemi parasysh kompleksitetin e problematikave që trajton planifikimi, qoftë në shkallë ashtu edhe në përmbajtje.

Shqipëria paraqet rastin tipik të zhvillimit territorial mes këtyre dy ekstremeve, pavarësisht faktit që në asnjërin nga të dy rastet nuk mund të flasim për planifikim të mirëfilltë. Skemat e zhvillimit të territorit në Shqipëri janë një amalgam i zhvillimit sipas “Modelit të Masterplanit” komunist, i cili praktikisht përbëhej nga një hartë ku përcaktohej saktësisht çfarë mund të ndërtohej dhe ku, dhe zhvillimit sipas modelit “kokëposhtë” (Aliaj et al., 2009), pas viteve ’90, kur ndërhyrjet në territor i paraprinë procesit të planifikimit. Kështu, u vu re që dinamikat e zhvillimit në Shqipëri pas viteve ’90 “nxorën jashtë loje” planet e hartuara deri në atë kohë, madje edhe të tjerë të hartuar pas viteve ’90 po me të njëjtën qasje, duke vënë në dukje dobësitë e planifikimit nga lart-poshtë. Këto dobësi përfshinin 1) ngadalësinë e institucioneve për t`iu paraprirë sjelljeve pragmatiste qytetare në zhvillimin e tokës (modeli: “ndërtohet banesa dhe pastaj mendohet si të ndërtohet rruga”) dhe 2) mungesën e ndjeshmërisë dhe e informacionit të mjaftueshëm për kontekstin lokal, që rezulton me plane të cilat nuk reflektojnë nevojat e komunitetit/përdoruesve të zonës dhe për pasojë plane me të cilat banorët nuk identifikohen. Nga ana tjetër, vala e informalitetit që u krijua si përgjigje ndaj këtyre planeve jo realiste dhe ndaj mungesës së planeve rezultoi në keqmanaxhim të burimeve natyrore dhe zhvillim të pabalncuar dhe të paqëndrueshëm.

Po në Shqipëri?

Aktualisht, në Shqipëri, si në vendet e tjera të botës, autoritetet e planifikimit të territorit mun-dohen të gjejnë balancat e duhura përmes të cilave zhvillimi i territorit të bëhet në mënyrë strate-gjike dhe largpamëse, po aq sa edhe në linjë me nevojat e menjëherëshme të përdoruesve të këtij territori. Por, për të realizuar këtë, përveç dëshirës politike të vendimmarrësve dhe nismave të profesionistëve, është e nevojshme që të gjithë aktorët e përfshirë në procesin e planifikimit të përgjithshëm vendor dhe të zbatimit të vendimeve të marra, të kenë informacionin dhe mo-tivimin e duhur.

Siç përcaktohet edhe në pikën 2.1, sipas legjislacionit shqiptar të planifikimit të territorit, planifi-kimi vendor ndahet, sipas objektit që shqyrton, në:

1. Planifikim i përgjithshëm vendor

2. Planifikim vendor sektorial

3. Planifikim vendor ndërsektorial

4. Planifikim vendor i detajuar

Gjthëpërfshirja në planifikim vendor, për tre klasat e para si më lart, do të jetë subjekt diskutimi në këtë kapitull, ndërsa planifikimi vendor i detajuar do të trajtohet veçanërisht në kapitullin pasardhës.

Page 58: Planifikimi Gjitheperfshires

.58.

Page 59: Planifikimi Gjitheperfshires

.59.

Planifikimi i përgjithshëm vendor i referohet planifikimit të territorit brenda kufirit administrativ të një bashkie apo komune duke përfshirë të gjithë sektorët/aspektet ndikuese në zhvillimin e këtij territori. Planifikimi vendor sektorial/ndërsektorial i referohet përsëri planifikimit brenda ku-firit administrativ të njësisë së qeverisjes vendore, por duke u fokusuar vetëm në një sektor (për shembull transport, apo shërbime sociale, etj), ose në 2 apo më shumë sektorë (për shembull transport, mjedis dhe turizëm).

Instrumentet vendore të planifikimit të territorit zakonisht përkthehen në Plane të përgjithshme/sektoriale/ndërsektoriale (dhe politika e rregullore) vendore. Përpara se të diskutohet mënyra dhe niveli i gjithëpërfshirjes në fazat/klasat e planifikimit vendor, është e rëndësishme të njihen elementet përbërëse të instrumenteve përkatëse. Pavarësisht nga objekti i planifikimit, dokumen-tet e instrumenteve përbehen nga:

• Politika e zhvillimit të territorit – përcakton strategjitë kryesore të zhvillimit të terrtorit në fjalë, qofshin këto strategji të përgjithshme në rastin e planeve të përgjithshme, apo strategji për sektorin në fjalë në rastin e planeve sektoriale/ndërsektoriale. Këtu mund të përmendim përcaktimin e vizionit të zhvillimit të NjQV-së, përcaktimin e korridoreve dhe linjave të infrastrukturave kryesore, njollat e zonave ku do të akomodohen aktivitete tregtare ose të përzier me rëndësi në nivel qyteti, zonat e reja të banimit, zonat e gjelbra ose për mbrojtje, zonat ekonomike/industriale, drejtimit nga do të zgjerohet qyteti (nëse do të zgjerohet), nyjet kryesore të aktiviteteve dhe qendërsitë, dhe si i shërbejnë këto propozime territoriale arritjes së vizionit të përcaktuar.

• [Projekt]Plani – shërben për të detajuar teknikisht objektivat dhe programet strate-gjike të përcaktuara nga politikat, dhe që janë në funksion të përmbushjes së vizionit të zhvillimit të territorit në fjalë. Këtu mund të përmendim ndarjen në njësi dhe nënnjësi të të gjithë territorit për të cilin hartohet plani, përdorimin e tokës dhe treguesit e zhvillimit për secilën nënnjësi, gjurmët dhe dimensionet e infrastrukturave fizike dhe sociale, tipologjitë e propozuara të ndërtimit, llojet e zhvillimit për Plane të Detajuara Vendore, planin i veprimit për zbatimin e PPV-së, Planin e Investimeve Kapitale, etj.

• Rregullorja e Planifikimit – pjesë përmes së cilës përcaktohen rregullat e zhvil-limit të territorit, duke u bazuar në projektplan. Këtu mund të përmendim rregullat për infrastrukturën, mënyrën e ndërtimit, treguesit e zhvillimit, për nënndarjen apo bashkimin e parcelave për qëllime zhvillimi, rregulla mbi ruajtjen e zonave dhe vlerat e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit, nëse ka, etj.

• Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit të Përgjithshëm Vendor – shërben për të vlerësuar ndikimin që kanë propozimet e projektplanit në mjedis, si dhe për të rekomanduar mënyra ndërhyrjeje që i minimizojnë ndikimet negative në mjedis. Hartohet paralelisht me Projektplanin, pasi është e rëndësishme që vlerësimet e tij të pasqyrohen në Projektplan.

Këto dokumente përbëjnë instrumentin e planifikimit të përgjithshëm/ sektorial/ ndërsektorial Vendor të bashkive dhe komunave në Shqipëri. Duhet theksuar që të gjitha njësitë banorë kanë detyrim ligjor që të hartojnë Planet e Përgjithshme Vendore për territorin të cilin ato administrojnë.

Page 60: Planifikimi Gjitheperfshires

.60.

2.3.1 Si ndikon planifikimi vendor në jetën time si qytetar?

“Problemet e gjithpërfshirjes nuk kanë të bëjnë vetëm me problemet e informalitetit; ato reflektojnë gjithashtu problemet e mënyrës se si njerëzit formalizohen si dhe kostot dhe

pasojat e formalizimit me cilësi të dobët”

- Diana Mitlin

Si banorë të një bashkie/komune, të gjitha aktivitetet tona të përditshme i zhvillojmë në hapësira brenda këtij territori. Ndërsa pak nga ne mund të jenë teknikisht të ndjeshëm ndaj organizimit territorial të qytetit ku jetojmë, pothuajse të gjithë jemi në gjendje të vlerësojmë cilësinë e mje-diseve ku jetojmë dhe ndikimin që ato kanë në jetën tonë të përditshme. Në shkallë të madhe apo të vogël, planifikimi i territorit dhe dizajni i hapësirave ndikon tek të gjithë përdoruesit e këtij territori. Mënyrat e ndikimit të planifikimit të territorit në jetën e qytetarëve janë të shumëllo-jshme, por mund të kategorizohen në dy grupe kryesore: të drejtpërdrejta dhe të tërthorta.

• Ndikimet e drejpërdrejta kanë të bëjnë me ato pjesë të procesit të planifikimit të cilat përcaktojnë rregullat dhe udhëzimet në lidhje me mënyrën se si qytetarët mund të ndërhy-jnë, ndërtojnë apo tjetërsojnë territorin e tyre. Për shembull përmendim: numrin e kateve dhe sipërfaqen e ndërtimit që na lejohet të ndërtojmë në parcelë, mënyrën e organizimit të hapësirës në një shesh qyteti, në qendër, apo në lagjen ku banojmë, dizajnin dhe përmasat e rrugëve ku kalojmë më shpesh, etj. Megjithatë këto janë vetëm “maja e ajsbergut”.

Struktura e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit

Analiza e përgjithshme e gjendjes ekzistuese

Analiza dhe vlerësimi i thel-luar i gjendjes ekzistuese

Politika e zhvillimit të terri-torit e NJQV

Projektplani

Rregullore e planifikimit të territorit

VSM

Struktura e Planit të Përgjithshëm Vendor

Page 61: Planifikimi Gjitheperfshires

.61.

• Ndikimet e tërthorta janë shpesh edhe më të rëndësishme apo të mëdha se sa ato të drejtpërdrejta si më lartë. Për shembull nëse në një zonë prej shumë hektarësh nuk lejohet të ndërtosh më shumë se dy kate, kjo ndikon jo vetëm në mundësinë e ndër-timit në parcelën përkatëse, por në llojin e zhvillimit që merr e gjithë zona. Në një zonë të tillë me shumë mundësi nuk do të ndërtohet ndonjë qendër tregtare apo biznesi, por një park për fëmijë dhe sportiv mund të ketë shumë shance për investim. Mundësia e zhvillimit në një zonë ndikon tregun e tokës dhe të ndërtimit, pra me cfarë çmimi mund të shitet toka dhe sa in-teres për ndërtime masive do të ketë nga zhvilluesit. Pra, procesi i planifikimit udhëhiqet nga parimi që “e tëra është më e madhe dhe shuma e copëzave që e përbëjnë atë”. Kjo do të thotë që vendimmarrja, përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në jetën e një individi, përcakton strategjikisht skenarët më të përshtatshëm të zhvillimit të qytetit si një organizëm i vetëm, duke ndikuar mbi të gjithë shoqërinë.

Vendimet e planifikimit të territorit na ndikojnë edhe në varësi të rolit që secili prej nesh ka në shoqëri dhe si rezultat përdor hapësirën në qytet. Gjithashtu, nevojat e veçanta që mund të kemi apo aktivitetet e përditshme që kryejmë kthehen në faktorë të mënyrës se si ndikon procesi i planifikimit të territorit. Ja disa shembuj të prekshëm më poshtë:

Si prind: Plani i Përgjithshëm Vendor i qytetit/komunës ku jetoni, veç të tjerash përcakton vend-ndodhjen e institucioneve arsimore, qendrave shëndetësore, parqeve të fëmijëve, shesheve pub-like, korsive të biçikletave dhe hapësirave argëtuese për fëmijët tuaj. Edhe cilësia e këtyre hapësir-ave varet shumë nga përcaktimet në Rregulloren e Planit të Përgjithshëm Vendor. Për shembull, treguesit e zhvillimit13 si distancat, Intensiteti i ndërtimit, koefiçenti i shfrytëzimit të tokës, lartësia maksimale e ndërtimit etj, ndikojnë në diellzimin dhe higjenën e hapësirave të përbashkëta dhe atyre të brendshme të strukturave. Të gjitha këto ndikojnë në cilësinë e jetës së fëmijëve tuaj.

Si qytetar i moshës së tretë: Plani përcakton vendndodhjen dhe kapacitetin e infrastrukturave sociale dhe shëndetësore, si shtëpitë e të moshuarve, sheshet publike dhe të pushimit, qendrat shëndetësore dhe spitalet, etj. Gjithashtu cilësia e këtyre hapësirave dhe strukturave ndikohet nga plani përmes treguesve të zhvillimit (distancat, Intensiteti, koefiçenti i shfrytëzimit të tokës, lartësia e strukturave, etj.)

Si profesionist i ri: Plani përcakton përdorimin e tokës për të gjithë territorin administrativ të marrë në studim, dhe kështu vendos për qendrat me aktivitet ekonomik, qendrat e biznesit, zonat industriale etj. Plani përcakton mënyrat e lëvizjes dhe akset e transportit, dhe ndikon në përqendrimin apo shpërndarjen e mundësive të punësimit në territor. Promovimi i përdorimeve mikse, tregtare dhe të banimit, bazohet në konceptin: shkurtim i distancave, vënien në efiçiencë të udhëtimit dhe marrjes së shërbimeve, ulje të kohës së humbur në trafik dhe përdorim efikas të saj.

Si student: Sistemi i transportit publik, korsitë e biçikletave dhe rrugët këmbësore, zonat e gjel-bra, zonat rekreative, kampuset universitare, etj, janë të gjitha çështje të Planit, sidomos kur bëhet fjalë për pozicionimin e tyre në qytet, cilësinë dhe standardet që duhet të plotësojnë në mënyrë që t’i shërbejnë optimalisht përdoruesve. Madje edhe tregu i banesave me qera ndikohet shumë nga përcaktimet mbi përdorimin e tokës që bën Plani.

Nëse sipërfaqja juaj e madhe bu-jqësore nuk do të konvertohet në ur-bane, do të thotë se: ju do të paguani taksën e tokës bujqësore dhe do të përfitoni produkte bujqësore, por jo fitim në tregun e ndërtimit (ndikim i drejtpërdrejtë). Ndërkohë, cilësia e ajrit në të gjithë këtë pjesë të qytetit do të jetë shumë më e mirë, dhe zona do të jetë tërheqëse për ndërtime të ulëta dhe aktivitete argëtuese rreth saj (ndikim i tërthortë).

13 Shiko Aneks 1.

Page 62: Planifikimi Gjitheperfshires

.62.

Si pronar: Një nga qëllimet e planifikimit të territorit në nivel vendor është përcaktimi i rreg-ullave të zhvillimit, qofshin publike apo private. Keshtu, Plani, mes të tjerave, përcakton llojin e përdorimit të tokës sipas kategorive bazë14, treguesit e zhvillimit në nivel nënnjësie, dhe formën e zhvillimit të tokës përmes PDV-ve. Pikërisht këto përcaktim janë me interes për pronarët pasi i udhëzojnë ata për si dhe sa mund të zhvillojnë tokën e tyre – pra si dhe sa mund të marrin pjesë në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ndërtimit. Plani është instrumenti përmes të cilit, Bashkia u jep ose jo pronarëve të drejta zhvillimi në parcelat e tyre dhe përcakton modalitetet e përdorimit të këtyre të drejtave.

Si zhvillues/investitor: Plani i Përgjithshëm Vendor përfaqëson strategjinë e zhvillimit të një territori të caktuar në një afat kohor të gjatë (minimalisht 10 vjet), gjë që rrit transparencën në vendimmarrje dhe u mundëson zhvilluesve të marrin vendime afatgjata, duke qenë kështu të informuar në lidhje me zhvillimet e pritshme në territor. Zhvilluesit mund të vendosin të blejnë apo të investojnë në një territor në varësi të interesave që kanë dhe të të drejtave të zhvillimit që ka përcaktuar Bashkia/Komuna për atë territor.

Si blerës i një banese: Kur mendoni të blini një shtëpi të re, çmimi është faktori i parë që merrni në konsideratë në zgjedhjen tuaj. Por nuk është i vetmi – madhësia e banesës dhe cilësia e saj, afërsia me rrjetet e transportit publik dhe cilësia e tyre, cilësia e furnizimit me energji elektrike dhe ujë, aksesi në sistemin rrugor dhe atë të largimit të ujërave të zeza, afërsia me shkollat, kop-shtet apo qendrat shëndetësore/spitalet, afërsia me qendrat tregtare apo qendrën e qytetit, afër-sia me parkun e qytetit dhe zonat rekreative, etj. janë faktorë të tjerë që ndikojnë në zgjedhjen tuaj. Këta faktorë kanë të bëjnë jo vetëm me cilësinë e banimit dhe mundësinë e aksesit që doni t`i garantoni vetes, por edhe me sasinë e taksave që do të paguani për pronën tuaj të re. Kjo taksë gjithashtu varet nga faktorët e mësipërm. Dhe të gjithë këta faktorë janë të përcaktuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të qytetit ku banoni.

Grupet e mësipërme në fakt nuk janë të vetmet. Personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, grupet etnike dhe të kulturave të ndryshme, etj. janë gjithashtu kategori përdoruesish të hapësirës së qytetit/vendbanimit. Pra lista e përdoruesve mund të zgjatet, të detajohet dhe të bëhet gjithnjë dhe më komplekse. Në rast se Instrumenti i përgjithshëm vendor, qoftë ky Plani i Përgjithshëm, Sektorial apo Ndërsektorial Vendor, nuk arrin të marrë parasysh dhe të parashikojë nevojat dhe pasojat e/në të gjitha grupet e qytetarëve, nga një instrument i nevojshëm do të kthehet në një instrument pengesë për cilësinë e jetës në territor. Duke qenë se nevojat dhe pasojat janë tepër komplekse, kjo padyshim e bën shumë të vështirë, në mos të pamundur, gjetjen e zgjidhjes nga një grup profesionistësh apo vendimmarrësish vendorë, pa patur kontributin e qytetarëve.

2.3.2 Kush e realizon planifikimin vendor dhe kush ka të drejtë të marrë pjesë?

Autoriteti i planifikimit vendor (Bashkia ose Komuna) është aktori kryesor, i cili koor-dinon dhe siguron mbarëvajtjen e të gjithë procesit të hartimit, miratimit dhe të zbatimit të instru-menteve të planifikimit vendor. Autoriteti i planifikimit mund të hartojë vetë, ose të kontraktojë ekspertë të jashtëm për hartimin e instrumenteve të planifikimit vendor. Gjatë këtij procesi është e nevojshme përfshirja e aktorëve të tjerë në faza të ndryshme, sipas nevojës, qofshin këta insti-tucione shtetërore, përfaqësues të shoqërisë civile, biznes apo komunitet.

14 Kategoritë bazë të përdorimit të tokës, sipas përcaktimeve të VKM nr.312 (që ka rishikuar VKM nr. 502), janë: Banim, Industri, Bujqësi, Shërbime, Përdorime të veçanta, Natyrore, Monumente kulture dhe historike, Ushtarake, Administrative, Argëtim dhe rekreacion, Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, Transport.

Page 63: Planifikimi Gjitheperfshires

.63.

Qarku, si një nga autoritetet e planifikimit vendor, mund të hartojë instrumente të planifikimit për Bashkinë/Komunën vetëm nëse kjo kompetencë i delegohet nga NJQV-të brenda qarkut në fjalë. Por edhe kur nuk i delegohet kompetenca, Qarku duhet të ftohet në proces sepse sjell këndvështrimin rajonal të zhvillimit. Në çdo rast, qarku ka përgjegjësinë të vërë në dispozicion të Bashkisë/Komunës të gjithë informacionin e nevojshëm për hartimin e instrumenteve të planifi-kimit vendor që disponohet nga ky institucion.

Agjencia e Planifikimit të Territorit ka të drejtën ligjore të shprehet duke dhënë sugjerime në procesin e hartimit të instrumenteve të planifikimit vendor në disa faza:

• Në fazën e hartimit të nismës, për të cilën mund të japë rekomandime për plotësimin e saj

• Gjatë fazës së hartimit të instrumenteve të planifikimit, ndërkohë që informohet nga Bashkia/Komuna për ecurinë. Gjatë këtij procesi Agjencia ka përgjegjësi të ofrojë mbështetjen e saj teknike

• Agjencia nuk ka të drejtë miratimi, por instrumentet e planifikimit vendor pas miratimit në Këshill duhet të dorëzohen pranë Agjencisë, e cila luan rolin e sekretariatit teknik per KKT-në.

Ministritë dhe organet e tjera publike qendrore kanë përgjegjësi që, sipas rastit dhe kompetencave, të mbështesin hartimin e instrumenteve të planifikimit vendor dhe të sigurojnë që ato të përmbushin standardet teknike e procedurale, të përcaktuara në ligj. Roli i ministrive bëhet më i rëndësishëm gjatë hartimit të instrumenteve të planifikimit vendor, sidomos kur këto të fun-dit duhet të harmonizohen me instrumentet kombëtare. Kur kërkohet ndryshim i instrumentit kombëtar, ministria përkatëse e linjës shqyrton legjislacionin dhe arsyetimin e autoritetit vendor. Kur konsiderohet ligjore dhe e arsyeshme, ministria përgjegjëse merr nismën e ndryshimit të instrumentit kombëtar të planifikimit. Ndryshimi duhet të miratohet nga KKT.

Megjithatë, secila nga ministritë, në raport me përgjegjësitë dhe fushën përkatëse të veprimit, mund të ketë role të caktuara gjatë hartimit dhe miratimit të instrumenteve të planifikimit ven-dor. Për shembull Ministria përgjegjëse për mjedisin konsulton vazhdimisht autoritetin vendor gjatë hartimit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe jep Opinionin e saj15 në lidhje me formën përfundimtare të këtij dokumenti. Opinioni i Ministrisë është i domosdoshëm për miratimin e instrumentit të përgjithshëm vendor në KKT. Në rastet kur instrumentet po hartohen për zona me vlera të veçanta historike, Ministria përgjegjëse për kulturën/historinë merr rol të madh kon-sultues dhe kontrollon përputhshmërinë ligjore. E njëjta gjë vlen për Ministrinë përgjegjëse për bujqësinë në zonat bujqësore, e me radhë.

Këshilli Kombëtar i Territorit miraton instrumentin e përgjithshëm vendor për bashkitë e kategorisë së parë (Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Pogradeci, Korça, Lezha, Lushnja, Kukësi, Peshkopia, Laçi, Kamza dhe Kavaja), si edhe për të gjitha autoritetet vendore në hartimin për herë të parë të instrumentit vendor pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10119.

Shoqëria civile ka rol të rëndësishëm gjatë procesit të hartimit të instrumenteve të planifikimit vendor. Por qartësia e rolit të të gjitha segmenteve brenda shoqërisë civile (përfshirë komunite-tin) varet nga interesat e grupeve të ndryshme, njohja që këto grupe kanë të legjislacionit dhe detyrimeve dhe të drejtave të tyre, njohja që autoriteti vendor i planifikimit ka të nevojave dhe interesave të segmenteve në shoqërinë civile, dhe pa dyshim, vullneti i autoritetit vendor për ta bërë shoqërinë civile pjesë thelbësore në procesin e hartimit të instrumentit.

Për të maksimizuar kontributin e shoqërisë civile në planifikimin vendor, duhet që autoriteti i planifikimit, i cili udhëheq procesin e hartimit të instrumenteve të planifikimit, të kryejë një anal-

15 Ligji nr. 91/2013, “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor”

Page 64: Planifikimi Gjitheperfshires

.64.

izë aktorësh, përmes të cilës qartësohen: arsyet e përfshirjes, lloji i grupeve që duhen përfshirë, interesat dhe fuqia e tyre, format e përfshirjes.

Analiza e palëve/ grupeve të interesit16 :

Palët/ grupet e interesit janë:• Ata, të cilët ndikohen apo ndikojnë konsider-

ueshëm procesin e planifikimit ven-dor;

• Ata që kanë ekspertizë apo burime për hartimin dhe zbatimin e instru-menteve të planifikimit vendor;

• Ata që kontrollojnë instrumentet, apo çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin.

Përzgjedhja e palëve/ grupeve të interesit, të cilat do të përfshihen në faza/ takime të ndryshme gjatë hartimit të instrumenteve vendore të planifikimit është proces mjaft kompleks. Është e rëndësishme që ky proces të udhëhiqet nga tre parime kryesore:

1. Gjithëpërfshirja: Përfshirja e barabartë e të gjitha grupeve të ndryshme të interesit, duke treguar ndjeshmëri për grupet e margjinalizuara;

2. Vlefshmëria: Grupet e përfshira duhet të jenë ato që kanë lidhje me çështjen që do të trajtohet dhe ato, të cilët me pjesëmarrjen e tyre do të siguronin një vlerë të shtuar për procesin;

3. Balanca gjinore: Të dyja gjinitë duhet të kenë akses të barabartë në proceset e pjesëmarrjes.

Identifikimi i palëve/ grupeve të interesit:

1. Para se të identifikoni palët, specifikoni çështjet që do të diskutohen: Në varësi të metodologjisë së për-zgjedhur, procesi i pjesëmarrjes mund të realizohet në bazë të pjesëve përbërëse të instrumenteve të planifikimit vendor, p.sh mund të organizoni një ose disa procese pjesëmarrje për:

a. Fazën e analizave – p.sh. takime të veçanta për çësht-jet ekonomike dhe të tjera për ato sociale.

b. Fazën e hartimit të Politikave të Zhvillimit të Terri-torit – p.sh. një takim të posaçëm për Vizionimin dhe pastaj një tjetër për objektivat dhe programet.

16 Përshtatur nga: “Tools to Support Participatory Urban Decision Making Process”

Page 65: Planifikimi Gjitheperfshires

.65.

c. Fazën e hartimit të Projektplanit – seri takimesh te veçanta për përdorimin e tokës, infrastrukturat, fazat e zbatimit, etj.

d. Fazën e hartimit të VSM-së – takime për analizat dhe takime për vlerësimin. e. Fazën e hartimit të Rregullores – për të gjitha rregullat, ose ndarje mes rregullave

të ndërtimit dhe atyre të planifikimit.

Në disa raste mund të rezultojë më e arsyeshme që për njërën nga fazat të organizohen procese pjesëmarrjeje në grupe më të vogla, në varësi të çështjes që do të diskutohet. Përshembull në fazën e analizave, takimet mund të organizohen në bazë të temave që do të diskutohen; për shembull një takim për infrastrukturën rrugore dhe transportin, një takim për infrastrukturën sociale (arsimi, shëndetësia, shërbimet sociale, etj), një takim për qendrën/ qendrat e qytetit, etj. Nga ana tjetër disa faza mund të grupohen bashkë; përshembull takimet e organizuara në kuadër të Projektplanit mund të integrohen me takimet për Rregulloren, meqenëse këto dy pjesë janë ngushtësisht të lidhura me njëra tjetrën. Rasti më tipik është ai i analizave, ku analizat e politikave me ato të Projektplanit dhe të VSM-së mund të diskutohen së bashku, duke ndarë temat dhe jo fazën e planit ku do të përdoren.

Gjithashtu, mund të diskutoni një temë duke i përzier grupet e interesit ose duke i ndarë. Për shembull, çështjet e arësimit dhe shëndetësisë mund të diskutohen në mënyrë të veçantë me përfaqësues të institucioneve publike dhe pastaj me një grup që ka përfaqësi të moshës së tretë dhe prindër.

Megjithatë, jo gjithmonë proceset e pjesëmarrjes organizohen në bazë të temës që do të diskutohet. Në disa raste organizimi i takimeve bëhet mbi baza shpërndarjeje gjeografike. Për shembull, në bashkitë kryesore në Shqipëri, duke përjashtuar Bashkinë Tiranë, takimet mund të organizohen të ndara sipas rajoneve. Në bashkinë e Tiranës, meqënëse numri i banorëve brenda territorit administrativ është më i madh, këto takime mund të organizo-hen në nivel minibashkie. Ndërsa në nivel komunash, sidomos ato komuna që kanë shtrirje të gjerë, takimet mund të organizohen në nivel fshatrash për të shkurtuar distancat për pjesëmarrësit. Takimet në nivel teme janë të rëndësishme për të kuptuar çfarë duhet të ndodhë me sek-torin në fjalë dhe si të ofrohen zgjidhje nevojave të grupit specifik që lidhet me sektorin. Takimet mbi bazë shpërndarjeje gjeografike kanë rëndësi pasi sjellin banorët dhe grupet së bashku që të flasin për të gjitha temat në një territor të caktuar dhe lehtësisht të per-ceptueshëm nga qytetarët siç është lagjja. Mos harroni se qytetarët (jo teknikë) e kanë të vështirë të perceptojnë të gjithë problematikën e një qyteti apo komune, me të gjithë sektorët të trajtuar njëkohësisht. Por e kanë shumë më të thjeshtë të japin mendim realist, të integruar dhe të vlefshëm për lagjen e tyre.

2. Listoni të gjithë palët/ grupet e interesit të mundshme: në përputhje me çësht-jet që do diskutohen, mundohuni të bëni një listë sa më përfshirëse, duke bërë vazhdimisht pyetjet: Kush ndikohet? Kush ka informacionin e duhur? Kush mund të kontrollojë/ ndikojë zbatimin?

Page 66: Planifikimi Gjitheperfshires

.66.

Përshembull gjatë proceve me pjesëmarrje gjatë fazës së hartimit të VSM, lista e palëve/ grupeve të interesit duhet të përfshijë:

• Përfaqësues të institucioneve qendrore në nivel vendor përgjegjëse për çështje të mjedisit,

• Përfaqësues të institucioneve në varësi të Bashkisë/Komunës të cilat kanë të bëjnë me aspekte të manaxhimit mjedisor,

• Përfaqësues të institucioneve arsimore me profil mjedisin (nëse ka),• Përfaqësues të OJF-ve që kanë në fokus të punës së tyre çështjet mjedisore,• Përfaqësues të banorëve të qytetit (ose në njësisë administrative ku po zhvillohet

takimi, pasi, siç u shpreh më lart, takime me tematikë të njëjtë mund të orga-nizohen në grupe të vogla në njësi administrative të ndryshme brenda bashkisë/komunës në fjalë),

• Profesionistë të fushës në fjalë,• Përfaqësues të biznesit që jo vetëm ndikohen nga taksat mjedisore, por kanë edhe

aktivitete që ndikojnë ndjeshëm në mjedis.

3. Pas hartimit të listës me të gjithë grupet e interesit të mundshme, vjen faza e prioritarizimit. Një nga mënyrat e prioritarizimit është ajo e bazuar në matricën interes-influencë, si mëposhtë:

Influencë e ulët Influencë e lartë

Interes i ulët Grupi me më pak prioritetGrup i dobishëm, sidomos për for-mulim vendimesh

Interes i lartëGrup i rëndësishëm, por që duhet fuqizuar

Grupi më i rëndësishëm, pjesëmar-rja e të cilit është kusht

4. Siguroni pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grupeve të interesit të përzgjedhura për fazën në fjalë

5. Hartoni strategji për mobilizimin dhe pjesëmarrjen e frytshme të grupeve të interesit të përfshira në secilën fazë

Megjithatë jo gjithmonë grupet e përzgjedhura të interesit janë ata të cilët do të japin kontributin maksimal gjatë procesit të pjesëmarrjes. Prandaj edhe pas sin-tetizimit të listës së pjesëmarrësve, duhet bërë analiza e mëposhtme për secilin nga përfaqësuesit/ grupet e interesit të përzgjedhur. Analiza e grupeve të interesit bëhet me qëllimin që të mos përjashtohet nga pro-cesi i pjesëmarrjes asnjë nga grupet e interesit të cilët mund të kontribojnë qenë-sishëm në këtë proces, si dhe me qëllim rritjen e efiçencës së këtyre proceseve.

Si mendoni, a duhet të ftohen në proces të gjithë ata që preken, apo vetëm ata që kanë influencë dhe mund të ndikojnë për mirë ose për keq procesin? Çfarë zgjidhni mes efiçiencës dhe drejtësisë/transparencës?

Njerëzit duhet të kuptojnë rëndësinë e procesit dhe përse u vlen? Për këtë, duhet të informohen në kohë. Pra autoriteti vendor duhet të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi dhe lajmërimi para se të nisë procesin e mirëfilltë të planifikimit.

Njerëzit mund të marrin pjesë në takim, por nëse nuk udhëhiqen në proces dhe nuk qartësohen për rolin e tyre, pjesëmarrja nuk sjell vlerë të shtuar. Duhet të keni objektiva të qarta dhe metodologji moderimi në mënyrë që të merrni produktin e duhur në një takim.

Page 67: Planifikimi Gjitheperfshires

.67.

INTERESI

INTERESI

ROLI

KAPACITETI

JO

JO

Cili është grupi i interesit?

Cili është roli i tyre dhe si mund të kontribojnë?

A kanë interes?

A kanë kapacitet?

Strategji për të gjeneruar interes dhe për të rritur

kapacitetet

Page 68: Planifikimi Gjitheperfshires

.68.

2.3.3 Si realizohet informimi, bashkëpunimi, bashkërendimi dhe koordinimi në planifikim vendor?

Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje na vjen nga Ligji nr. 10119. Ligji parashikon procesin minimal të [gjithë]përfshirjes për planifikimin vendor dhe ky proces përbëhet nga forma të informimit, bashkëpun-imit, bashkërendimit, ndërmjetësimit dhe një sërë dëgjesash publike në momentet kyçe. Sigur-isht, një autoritet vendor mund të shkojë përtej përcaktimeve ligjore dhe të zgjerojë procesin e pjesëmarrjes siç e gjykon të nevojshme. Por fillimisht, ne do të shpjegojmë çfarë është e de-tyrueshme në Ligj. Figura e mëposhtme, paraqet procesin e planifikimit në nivel vendor, duke nënvizuar momentet kur ndodh pjesëmarrja.

Pjesëmarrja gjatë procesit të planifikimit vendor

Bashkërendim / Bashkëpunim me çdo autoritet / Palë të Interesuar

Botohet në regjistër

Agjencia Kombëtare

Botohet në regjistër Botohet në regjistër

Dëgjim publik Dëgjim publik Dëgjim publik...

Dëgjim publik(nëse është e nevojshme)

Merret nisma për hartimin e instrumentit vendor të planifikimit nga kryetari i NJQV Hartohen instrumentet

e planifikimit të territorit nga autoriteti i planifikimit

vendor ose subjekte të kontraktuar

Instrumentet e planifikimit vendor miratohen nga

këshilli i NJQV

Instrumentet e planifi-kimit vendor miratohen nga këshilli kombëtar i

territorit

Nisma miratohet nga këshilli i NJQV

Versioni përfundimtar:• Afishohet në ambientet e NJQV

• Botohet në regjistër

Page 69: Planifikimi Gjitheperfshires

.69.

Si hartohen instrumentet e planifikimit vendor?

Ndërmarrja e nismës: Hartimi i instrumenteve të planifikimit vendor është përgjegjësi dhe detyrë funksionale e Autoriteteve Vendore (Bashki apo Komuna). Nisma për hartimin e këtyre instru-menteve merret nga kryetari i Bashkisë/Komuns, por kjo gjë mund t’i kërkohet atij edhe nga pale të treta. Nisma shqyrtohet nga Këshilli Vendor i Bashkisë/Komunës dhe kur vlerësohet e arsyeshme, miratohet nga ky Këshill.

Hartimi i Instrumentit të Planifikimit Vendor: Instrumentet e planifikimit vendor hartohen nga Au-toriteti Vendor, pra drejtoria përkatëse pranë Bashkisë/Komunës, ose nga subjekte të tjera të kontraktuara nga Autoriteti Vendor për këtë qëllim. Procesi i hartimit varet nga metodologjia e ndjekur, por hapat kryesore të procesit dhe struktura e dokumenteve përcaktohet ligjërisht. Pa-varësisht se kush e harton Instrumentin teknikisht, Autoriteti Vendor mund ta realizojë vetë pro-cesin e [gjithë]përfshirjes, ose ta kontraktojë bashkë me pjesën teknike. Në çdo rast, është përg-jegjësi e Autoritetit Vendor të garantojë cilësinë dhe ligjshmërinë e instrumentit dhe të procesit.

Miratimi i Instrumentit të Planifikimit Vendor: Miratimi kryhet fillimisht nga Këshilli Vendor i Bashkisë/Komunës. Më pas, i gjithë dokumentacioni shkon për miratim tek Këshilli Kombëtar i Territorit, ku vlerësohet edhe përputhja e këtyre instrumenteve me ato të planifikimit kombëtar.

Si realizohet Informimi? Informimi realizohet përmes dëgjesave publike (të shpjeguara më posh-të) dhe çdo forme lajmërimi që vendos të përdorë Bashkia/Komuna (Media elektronike dhe e shkruar, buletinet bashkiake, fletushka informuese, broshura, postera në qytet, etj.). Një element i rëndësishëm i informimit të palëve të interesuara është Regjistri i Planifikimit të Territorit.

Regjistri i planifikimit të territorit është një inventar publik, i dokumentuar në mënyrë elektronike dhe në letër, në të cilin regjistrohen dhe administrohen, në mënyrë të pavarur nga autoritetet kombëtare dhe vendore, të dhënat për tokën, projektaktet dhe aktet e plan-ifikimit, kërkesat për zhvillim dhe lejet e zhvillimit, të ndërtimit apo të përdorimit, së bashku me të drejtat apo kufizimet ligjore, që rrjedhin prej tyre, si dhe studime apo materiale të tjera me interes për publikun.

(Ligji nr. 10 119, “Për planifikimin e territorit”, Neni 3)

Në rastin e planifikimit vendor, Regjistri shërben për të informuar publikun dhe palët e interesu-ara në lidhje me këtë proces, që nga marrja e nismës deri tek miratimi i instrumentit të planifikimit vendor.

Megjithatë aksesi i dokumenteve të planifikimit nuk bëhet vetëm përmes Regjistrit. Autoritetet e planifikimit kanë përgjegjësinë për t’i siguruar çdo pale të interesuar, me qëllim konsultimi apo marrje, pa pagesë, ose kundrejt një pagese që mbulon kostot e riprodhimit të dokumenteve në fjalë, në bazë të kërkesës së paraqitur me shkrim, në përputhje me legjislacionin për të drejtën e informimit për dokumentet zyrta re dhe Kodin e Procedurave Administrative, një kopje të dokumenteve të mëposhtme:

• Instrumentet e planifikimit dhe rregulloret e kontrollit të zhvillimit, të miratuara nga au-toritetet e planifikimit;

• Studime planifikimi, propozime e miratime të zhvillimit dhe vërejtje e propozime për çdo projektakt në zbatim të ligjit nr. 10119;

Page 70: Planifikimi Gjitheperfshires

.70.

• Kushtet e procedurat, që zbatohen për kërkesat për zhvillim, lejet e zhvillimit (të gjitha llojet) dhe të përdorimit, vërtetimet e [mos]përputhshmërisë, pagesat e taksave që lidhen me zhvillimin e tokës, punimet e ndërtimit dhe kolaudimin, njoftimet e palëve dhe ankimet ndaj vendimeve të marra.

Si realizohet Bashkëpunimi? Ligjërisht autoritetet vendore të planifikimit duhet të sigurojnë mbështetje të ndërsjellë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet kombëtare të planifikimit dhe ato vendore në kufij administrativë, për të shmangur veprimet e masat konfliktuale dhe për të siguruar rezultate që përputhen me dispozitat e ligjit nr. 10119.

Bashkëpunimi mes autoritetit vendor dhe atij qendror merr rëndësi të veçantë kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjeve të rëndësisë kombëtare në instrumentet e planifikimit vendor. Trajtimi i këtyre çështjeve kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim mes autoriteteve qendrore që manax-hojnë fushën të cilës i përket kjo çështje/zonë si dhe autoritetit vendor në territorin administrativ të të cilit ndodhet zona në fjalë, për të siguruar trajtimin e çështjes në mënyrën e duhur, si dhe për të mos cënuar kompetencat institucionale të palëve të përfshira.

,

Page 71: Planifikimi Gjitheperfshires

.71.

Bashkëpunimi mes autoriteteve vendore fqinje kryhet me qëllim koordinimin e strategjive terri-toriale vendore për të shmangur përplasjet, si dhe për të rënë dakord për një strategji zhvillimi përtej kufijve vendor, në rast se kjo e fundit mungon. Bashkëpunimi mes autoriteteve vendore mund edhe t’i nxisë autoritete vendore të përfshira të hartojnë plane ndërvendore, nëse kjo gjykohet si e dosmodoshme.

Autoritetet vendore të planifikimit që kufizohen me kufirin shtetëror, bashkëpunojnë me au-toritetet e të njëjtit nivel të shteteve kufitare, kur masat që merren në fushën e planifikimit të territorit mund të kenë efekte të njëanshme ose të dyanshme brenda ose përtej kufirit.

.. .. ..

..

..

.. ..

..

.. ..

..

.. ..

Page 72: Planifikimi Gjitheperfshires

.72.

Si realizohet Bashkërendimi? Bashkërendimi, në kontekstin e planifikimit gjithëpërfshirës vendor, i referohet koordinimit të kompetencave, përgjegjësive dhe instrumenteve mes au-toriteteve të planifikimit në nivel qendror dhe atyre në nivel vendor në fushën e planifikimit territorial. Për këtë arsye ata:

• bashkërendojnë hartimin, miratimin, përditësimin dhe zbatimin e instrumenteve të planifi-kimit të territorit

• marrin parasysh, gjatë hartimit e miratimit të instrumenteve të planifikimit në territorin e tyre administrativ, instrumentet e miratuara ose në proces miratimi të autoriteteve të tjera të planifikimit, për të shmangur mbivendosjet dhe për t’i bërë këto instrumente plotësues të njëri – tjetrit

• kujdesen që t'u lënë autoriteteve, që varen prej tyre, lirinë e domosdoshme të vlerësimit, për përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë fushë.

Autoriteti përgjegjës për hartimin e instrumenteve të planifikimit vendor mund ta realizojë bash-kërendimin në dy faza kryesore:

1. Bashkërendimi dhe këshillimi i idesë/pjesëve të veçanta të projektit

2. Bashkërendimi dhe këshillimi i projektit të plotë

Gjatë përiudhës së bashkërendimit dhe këshillimit, çdo palë e interesuar mund të bëjë komente/vërejtje në lidhje me objektin e këshillimit.

Bobobo s’kanë lidhje fare! Po këta nuk përputhen aspak,si nuk u morëm vesh më parë!

Page 73: Planifikimi Gjitheperfshires

.73.

Si realizohet Ndërmjetësimi? Ndërmjetësimi kryhet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet autoriteteve vendore e kombëtare të përfshira në to. Procedura e ndërmjetësimit fillon para çdo vendimmarrjeje që mund të përbëjë burim të mëtejshëm konflikti, kur dy apo më shumë autoritete përgjegjëse, me gjithë bashkërendimin e veprimeve ndërmjet tyre, kanë qëndrime kontradiktore thelbësore, që kanë efekte në planifikimin e territorit.

Ndërmjetësimi kryhet nëpërmjet një komisioni ndërmjetësimi, të kryesuar nga prefekti deri në zgjedhjen e kryetarit nga vetë komisioni, me propozime nga secila palë e përfshirë në mosmar-rëveshje. Roli kryesor i komisionit të ndërmjetësimit është formulimi i propozimeve dhe reko-mandimeve për zgjidhjen e situatës.

2.3.4 Si realizohet gjithëpërfshirja në planifikim vendor dhe me ç`qëllim?

Pjesëmarrja: Pjesëmarrja, si element kryesor në gjithëpërfshirje në praktikat e planfikimit vendor, garantohet ligjërisht përmes proceseve të dëgjimeve publike:

Dëgjimi publik – Çfarë?

“Dëgjimi publik” është takimi i hapur, i organizuar në vende të përshtatshme nga autoriteti i planifi-kimit, në bazë të njoftimit publik e efektiv të palëve të interesuara dhe/ose publikut në përgjithësi, për të mbledhur vërejtjet e propozimet për projektin e instrumentit të planifikimit ose të kontrollit të zhvillimit para marrjes së vendimit

Page 74: Planifikimi Gjitheperfshires

.74.

Dëgjimi publik – Kur?

Dëgjimi publik kryhet nga autoriteti i plan-ifikimit sipas përcaktimeve ligjore para çdo vendimmarrjeje planifikuese dhe përsëritet sipas nevojës për informim-in e plotë të palëve të interesuara, nevojës për bashkëpunim dhe zgjidhjen e konflikteve. Të paktën një seancë është e nevojshmë që të organizohet që në fazën e marrjes së nismës për hartimin e instrumenteve të plan-ifikimit vendor, që do të shërbejë për të vënë në dijeni palët e interesuara dhe qytetarët e baskisë/komunës në fjalë për këtë nismë, si dhe për të mësuar paraprakisht diçka në lidhje me pritshmëritë e tyre nga ky proces. Megjithatë dëgjimet publike nuk duhen organizuar shumë shpesh, pasi në ato raste pjesëmarrja dhe in-teresi kanë tendencë të bien dhe proceset bëhen më pak të efektshme.

Dëgjimi publik – Si?17

Nuk ka përcaktime ligjore apo udhëzime në lidhje me mënyrën se si duhet të bëhen dëgjimet publike. Më poshtë jepen disa rekomandime në lidhje me hapat që mund të ndjekë autoriteti i planifikimit për të siguruar suksesin e dëgjimit publik:17 Përshtatur nga“The Community Tool Box – Conducting a public hearing”

Page 75: Planifikimi Gjitheperfshires

.75.

Përpara realizimit të dëgjimit publik

• Hartimi i axhendës: Organizimi i strukturës së dëgjimit publik është një hap shumë i rëndësishëm, qoftë për qëllime organizative personale, ashtu edhe për të njoftuar pjesëmarrësit në lidhje me mënyrën se si është konceptuar ky dëgjim. Mbani parasysh që programi i takimit është përballja e parë e pjesëmar-rësve me ju, dhe për pasojë është përshtypja e parë që ata krijojnë për dëgjimin. Për këtë arsye mundo-huni të flisni në mënyrë të përmbledhur, të qartë dhe të saktë në lidhje me çfarë do të diskutohet, duke iu përmbajtur qëllimit kryesor të dëgjimit pub-lik. Gjithashtu axhenda do t’ju shërbejë edhe si mjet mjaft efektiv për manaxhimin e kohës.

• Përcaktimi i objektivave të dëgjimit: Pikësëpa-ri ju duhet ta keni shumë të qartë se çfarë kërkoni të arrini përmes secilit dëgjim publik që organizoni. Qëllimet mund të jenë të shumëllojshme duke filluar që nga nevoja për të informuar palët e interesuara në lidhje me procesin deri tek mbledhja e informa-cioneve/ opinioneve në lidhje me çështje të caktuara të cilat ju nevojiten për plotësimin e mëtejshëm të instrumenteve të planifikimit.

• Identifikimi i grupeve pjesëmarrëse18: Jo gjith-monë dëgjimet publike duhet të përfshijnë të gjitha grupet përfaqësuese të shoqërise civile. Për arsye praktike ose në bazë të tematikave të zgjedhura për diskutim, dëgjimet publike mund të organizohen edhe në formë grupesh të vogla diskutimi apo semin-are trajnuese. Për shembull nëse do të diskutohet në lidhje me zonat bujqësore që përfshihen nga kufiri administrativ i bashkisë/komunës në fjalë, pjesëmar-rësit mund të jenë kryesisht fermerët, bizneset e kësaj fushe, si dhe institucione publike dhe organi-zata jo qeveritare me fokus zhvillimin bujqësor. Meg-jithatë, kur dëgjimi bëhet me qëllim njoftimin, apo di-skutime të rëndësishme gjatë procesit të hartimit të instrumenteve të planifikimit vendor, atëherë merr rëndësi përfaqësimi i të gjithë palëve të interesuara që preken nga zhvillimet.

18 Për më shumë detaje shih 2.3.2 Kush e realizon planifikimin vendor dhe kush ka të drejtë të marrë pjesë?

Page 76: Planifikimi Gjitheperfshires

.76.

• Përcaktimi i vendit dhe përgatitja logjistike: Mundohuni të rezervoni një hapësire e cila të jetë e për-shtatshme për aktivitetin në fjalë dhe të akomodojë të gjithë personat që mendohet të marrin pjesë, por kuj-des, mos rezervoni hapësira shumë të mëdha pasi në ato raste dhoma rrezikon të duket bosh. Sigurohuni që ambienti të jetë i arritshëm nga të gjithë, duke marrë parasysh edhe individët me nevoja të veçanta. Sig-urohuni gjithashtu që të keni me vete materialet që do ju duhen për prezantim (broshura, fletë të bardha, projektor, laptop, harta/ postera që do afishohen, etj).

• Përzgjedhja e moderatorit të dëgjimit publik: Është mirë që moderatori i diskutimit të jetë një përfaqësues i Autoritetit të Plani-fikimit që po harton instrumentin e planifikimit vendor. Moderato-ri duhet të jetë në gjendje të ma-naxhojë diskutimin, të ekuilibrojë mundësitë për të folur mes të gjithë palëve pjesëmarrëse dhe të manax-hojë kohën në dispozicion.

• Publikimi i dëgjimit publik / La-jmërimi: Ligjërisht njoftimi publik kryhet të paktën 30 ditë para një vendimmarrje publike e botohet në Regjistër dhe në dy gazeta me qa-rkullim më të madh, ose në organe të tjera të medias. Megjithatë për të rritur vizibilitetin e aktivitetit mund të bëhen afishime në vendet më të vizituara në qytet, apo të lajmërohen drejtpërdrejt përfaqësuesit e grupeve të ftuara (në rast se organizimi bëhet në formë grupesh të vogla diskutimi).

• Publikimi i materialeve, të cilat do jenë objekt diskutimi gjatë dëgjimit publik: Sipas legjislacionit shqiptar në fushën e planifikimit, palët e interesuara e publiku kanë të drejtë, gjatë periudhës nga data e njoftimit deri në datën e përcaktuar të dëgjimit publik, të kenë akses në materialet e informacionet që lidhen me instrumentin e planifikimit vendor. Aksesi i tyre sigurohet, paraprakisht, në kohë të mjaftueshme e në mënyrë efektive nëpërm-jet Regjistrit, sipas mjeteve tradicionale të informimit dhe në mjediset e autoritetit përgjegjës, gjatë orarit të tij zyrtar. Dëgjimi publik do të jetë padyshim më efikas nëse pjesëmarrësit janë njohur paraprakisht me materialet e sipërpërmendura.

Page 77: Planifikimi Gjitheperfshires

.77.

Gjatë realizimit të dëgjimit publik

• Prezantimi i materialeve të cilat janë objekti i diskutimit gjatë dëgjimit publik: Mundohuni që materialet e prezantuara të jenë sa më të përmbledhura dhe të përmbajnë çështjet kryesore për informim apo diskutim. Gjuha e përdorur, qoftë ajo e folur apo grafike, duhet të jetë e kuptueshme nga të gjithë në mënyrë që askush të mos ndihet i përjashtuar nga procesi i pjesëmarrjes.

• Moderimi i diskutimit: Moderatori duhet ta ketë shumë të qartë cilat janë objektivat e takimit dhe të manaxhojë diskutimet duke synuar përmbushjen e tyre, por pa mbytur spon-tanitetin e diskutimit. Ndonjëherë gjatë diskutimeve mund të arrihen përfundime të papara-shikuara prandaj është e rëndësishme që të ndiqet me vëmendje i gjithë procesi.

• Mbatja e shënimeve: Gjetjet kryesore gjatë dëgjimit shënojini në mënyrë që ta keni të thjeshtë t’i rikujtoni dhe t’i reflektoni në punën në vazhdim

Page 78: Planifikimi Gjitheperfshires

.78.

Pas realizimit të dëgjimit publik

• Reflektim mbi gjetjet kryesore të dëgjimit publik: Ka një diferencë të madhe mes pjesëmarrjes për hir të pjesëmarrjes dhe pjesëmarrjes me qëllim shpërndarjen e përg-jegjësive dhe vendimmarrjes. Pjesëmarrja pa rishpërndarje të fuqisë vendimmarrëse është një proces bosh dhe i bezdisshëm, pasi u lejon vendimmarrësve të justifikohen me faktin që janë konsultuar të gjithë palët, duke ruajtur satus quo-në.

Pjesëmarrja në dëgjime publike duhet të jetë ndërvepruese19, që do të thotë që përveç informimit të pjesëmarrësve mar-rja e mendimeve të tyre dhe diskutimet, janë shumë të rëndësishme. Pasi kjo të jetë stimuluar përgjatë gjithë procesit të dëg-jimeve publike, reflektimi mbi gjetjet krye-sore është një nga fazat më të rëndësishme, pasi këtu materializohet vlera e shtuar e pjesëmarrjes.

Poster i studentëve francezë gjatë revolucionit të vitit 1969, Burimi : http://kurtoglu.deviantart.com/art/Je-Participe-Ils-profitent-86564138

Në shqip: Unë marr pjesë, ti merr pjesë, ai merr pjesë, ne marrim pjesë, ju merrni pjesë, ata përfitojnë

19 Shih Pjesën 1.1 Pjesëmarrja në procesin e planifi-kimit të territorit.

..,

.. ....

Page 79: Planifikimi Gjitheperfshires

.79.

Ndarja e drejtë e kosto/përfitimeve: Është shumë e vështirë përllogaritja e kosove dhe përfiti-meve që vijnë si pasojë e zbatimit të propozimeve të instrumenteve të planifikimit vendor. Kjo për arsye se, përveç kostove direkte të investimeve publike të parashikuara, impakti i këtyre investi-meve, kostot dhe përfitimet e zhvillimeve private të bëra sipas rekomandimeve të instrumenteve të planifikimit dhe impakti i ndërhyrjeve të tjera territoriale është pothuajse i pamundur të përl-logaritet. Kështu që në nivel vendor, pra duke përfshirë të gjithë territorin administrativ të Bash-kisë/Komunës, aktualisht nuk ka instrumente financiare, të cilat garantojnë shpërndarjen propor-cionale të kosto/përfitimeve që vijnë nga instrumenti i përgjithshëm vendor. Megjithatë, Bashkia/Komuna ka për detyrë të hartojë si pjesë të Planit edhe Planin e Investimeve Kapitale dhe është ky i fundit që së paku llogarit dhe planifikon ndarjen e kostove dhe përfitimeve për investimet strategjike me fonde publike ose në partneritet publik-privat. Sistemi i taksimit është një mënyrë që siguron ndarje të drejtë të kostove për përfitimet që marrin qytetarët nga investimet publike. Taksat dhe tarifat që mbulojnë këto investime lidhen me: taksën e pasurisë së paluajtshme, taksat e ndikimit nga zhvillimi si ajo e ndikimit në infrastruktura, tarifat për ujësjellësin dhe shërbimin e pastrimit të qytetit, etj. Diskutimi nëse sistemi i taksimit në Shqipëri e arrin qëllimin e ndarjes së drejtë të kostove dhe përfitimeve, e tejkalon qëllimin e këtij manuali. Gjithsesi, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se sa më pak të paguajnë apo sa më tepër të përpiqen t`i shmangen taksimit, aq më pak shërbime dhe aq më pak investime kapitale për infrastruktura do të marrin.

Të drejtat e zhvillimit: Megjithatë, përveç impakteve financiare të drejtpërdrejta që lidhen me infrastrukturat, instrumentet e planifikimit vendor ndikojnë në një aspekt tejet të rëndësishëm zhvillimi që përkthehet në kosto/përfitime financiare: E Drejta e Zhvillimit të Tokës. Sipas ligjit “Për planifikimin e territorit”, e drejta për zhvillim përkufizohet si: “përdorimet dhe/ose intensiteti i ndërtimit të lejuar, për një parcelë, sipas instrumenteve të planifikimit”.

Burimi: http://ecommons2.library.cornell.edu/web_archive/government.cce.cornell.edu/doc/html/Transfer%20of%20Development%20Rights%20Programs-2.html (Përshtatur nga autorët)

Page 80: Planifikimi Gjitheperfshires

.80.

Përkufizimi ligjor mund të tingëllojë teknik, por në thelb është i thjeshtë dhe ka të bëjë me të drejtën që gjithsecili ka për të ndërtuar me qëllime përfitimi në pronën e tij. Instrumentet e plan-ifikimit, vendosin se si do të shpërndahen të drejtat e zhvillimit në një territori adminsitrativ dhe se sa dhe si mund të aplikohen ato. Pra, a mund të ndërtohet në një parcelë? Çfarë lloj strukture mund të ndërtohet? Me çfarë funksioni? Sa e madhe, me ç`sipërfaqe dhe me sa kate? Me çfarë Intensiteti mund të shfrytëzohet parcela dhe sa % e saj mund të ndërtohet20, etj.

Në shumë raste ndodh që instrumentet e planifikimit vendor të përcaktojnë zona ku nuk mund të zhvillohet, për arsye të mbrojtjes së tokave bujqësore, burimeve dhe vlerave të veçanta naty-rore, apo historike/ arkeologjike, etj. Për të mos penalizuar pronarët, të cilët kanë pronat e tyre në zona të tilla, dhe për t’i përfshirë edhe ata në përfitimet që sjell instrumenti i planifikimit vendor, Bashkia/Komuna mund të hartojë si pjesë të këtij instrumenti edhe Programin e Transferimit të të Drejtës së Zhvillimit. Programi i Transferimit të të Drejtës së Zhvillimit ka për qëllim transferimin e të drejtave të zhvillimit që kanë pronarët, në pronat e të cilëve nuk lejohet zhvillimi, në nënnjësi të tjera me prioritet zhvillimi.

Ndarja e kostove dhe përfitimeve dhe të drejtat e zhvillimit tingëllojnë si çështje teknike për të cilat duhet të shqetësohen vetëm profesionistët dhe specialistët në bashki. Në të vërtetë, këto çështje janë disa nga temat më të rëndësishme dhe të nxehta që duhet të trajtohen në procesin e pjesëmarrjes gjatë hartimit të Instrumentit të Përgjithshëm të Planifikimit Vendor. Shpesh, grupet e interesit mjaftohen vetëm me vendimet mbi përdorimin e tokës (ku do të vendosen banesat, shkollat, parqet apo qendrat tregtare, etj.) dhe për lartësinë e kateve në një pronë. Këto janë aspekte të rëndësishme por nuk mjaftojnë. Për shembull ai që nuk mund të ndërtojë në pronën e vetë, nuk mund të largohet nga procesi thjesht i dëshpëruar apo i nervozuar dhe pa asnjë zgjidhje – përkundrazi duhet të ftohet në dis-kutimin për transferimin e të drejtave të zhvillimit. Ata që mund të ndërtojnë në pronën e tyre duhet të njoftohen edhe sa do të ndikojë kjo në taksat që do të paguajnë dhe në kontributin që

20 Shiko Aneks 1

Transferimi i të drejtës së zhvillimit. Burimi: http://www.jamescitycountyva.gov/jccplans/tdr.html (Përshtatur nga autorët).

Nënnjësi ku nuk lejohet zhvillimi Nënnjësi me prioritet zhvillimi

lekë

të drejta zhvillimi

Page 81: Planifikimi Gjitheperfshires

.81.

duhet të japin për ndërtimin e infrastrukturës. Ata që mund të ndërtojnë në parcelë nuk duhet të mjaftohen me numrin e kateve, por duhet të informohen për kuptimin e Intensitetit të ndër-timit, Koefiçientit të Shfrytëzimit të Tokës për ndërtim dhe për distancat midis strukturave dhe ndërtesës dhe rrugës. Të gjitha së bashku, këto tregojnë se sa mund të ndërtohet në pronë.

2.3.5 Cilat janë vështirësitë e gjithëpërfshirjes?

Kushdo që ka marrë pjesë në procese planifikimi apo ka organizuar të tilla, është përballur së paku një herë me mendimin ose gjykimin se procesi është i vështirë ose nuk ka ndonjë vlerë. Në fakt, realizimi i proceseve të planifikimit vendor me pjesëmarrje mund të jetë aq i thjeshtë/i vështirë dhe aq me/pa vlerë sa ne të duam ta konsiderojmë të tillë dhe për aq sa rëndësi i japim. Nëse do ta paragjykojmë procesin si pa vlerë, atëherë nuk do t`i kushtojmë rëndësinë e duhur dhe procesi nuk do të realizohet në mënyrë cilësore. Jo vetëm nuk do të arrihet qëllimi, por pjesëmarrësit do ta kuptojnë se procesi nuk ka ndonjë rëndësi për organizatorët dhe këta të fundit ose nuk do të marrin pjesë fare, ose nuk do të japin ndihmesën e tyre në proces.

Dy elemente që garantojnë seriozitet dhe vlerë të procesit të pjesëmarrjes janë transparenca dhe gatishmëria për llogaridhënie ndaj qytetarëve. Në proceset e planifikimit me pjesëmarrje, shpesh ka këndëvshtrime kontradiktore mes palëve. Që të gjendet zgjidhja, nevojitet negociata, por edhe vendimmarje e drejtë. Por, negociata nuk do të kishte vlerë nëse do të ishte vetëm fasadë dhe ndërkohë vendimmarrësit do të vepronin ndryshe. Negocimi midis zhvilluesve, poli-tikanëve, autoriteteve të planifikimit dhe qytetarëve është tepër i rendësishëm në proces, por duhet të jetë transparent deri në zbatimin e vendimit përfundimtar.

....

.. .. .. .. .... .. .. ..

2

2

2

Page 82: Planifikimi Gjitheperfshires

.82.

Llogaridhënia ka të bëjë sa me ndershmërinë e autoriteteve përballë qytetarëve dhe trajtimit të nevojave të tyre, aq edhe me qartësinë me të cilën autoritetet trajtojnë diskutimin në një proces planifikimi. Proceset e planifikimit vendor janë komplekse dhe shpesh herë të mbarsu-ra me gjuhë teknike, e cila ua vështirëson të kuptuarit pjesëmarrësve. Organizatorët mund “të luajnë” me aftësinë e pjesëmarrësve për të kuptuar fakte “në dukje teknike”. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe planifikuesit duhet të sigurojnë qartësi komunikimi në proceset e planifikimit, si dhe t`u tregojnë pjesëmarresve si dhe pse pikëpamjet e tyre janë marrë ose jo në konsideratë gjatë vendimarrjes.

Vlerën e një procesi pjesëmarrjeje për qëllime planifikimi në nivel qyteti, mund ta vrasë edhe burokracia institucionale. Për shembull, ndërsa rezultati i një takimi me qytetarët mund të jetë shumë i rëndësishëm për të përmirësuar infrastrukturën në qytet, në realitet mund të mos ndodhë asgjë. Pas takimit, autoritetet e planifikimit duhet të kalojnë nëpër një “kalvar” veprimesh burokratike institucionale, që e vrasin shpirtin e iniciativës dhe ndikojnë në humbjen e momentit për kryerjen e punës.

Shpesh, organizatorët e proceseve vlerësojnë vështirësinë e procesit (“sa punë do t`u hapë procesi”) përkundrejt vlerës së tij (A ka rëndësi vërtetë kontributi i qytetarëve? A do të merret realisht në konsideratë?), dhe mbi këtë bazë vendosin nëse do ta ndërmarrin dhe si do ta trajtojnë. Ky lloj vlerësimi mund të ketë vlerë sa i përket pragmatizmit dhe sigurimit të efektivite-tin, por mund të jetë paragjykues dhe subjektiv dhe si rezultat të pengojë grupe të caktuara nga pjesëmarrja, ose marrja në konsideratë e nevojave të tyre. Për shembull, organizatorët mund të paragjykojnë se qytetarët me të ardhura të ulëta apo segmente të margjinalizuara nuk kanë çfarë të ofrojnë në hartimin e planit vendor. Për rrjedhojë, Plani mund t’i shpërfillë krejtësisht nevojat e këtyre grupeve shoqërore dhe të krijojë probleme sociale apo të strehimit.

Një karakteristikë e rëndësishme e gjithëpërfshirjes është ajo e trajtimit të barabartë të gru-peve pavarësisht nga gjinia, shëndeti fizik e mendor, nivel i edukimit, përkatësia etnike, dhe çdo-kush që perceptohet si “i ndryshëm nga të tjerët”. Mirëpo, diskriminimi dhe paragjykimet mund të kthehen në pengesën kryesore të realizimit të kësaj karakteristike të gjithëpërfshirjes. Më poshtë do të identifikohen disa raste të përjashtimit nga procesi i planifikimit, si rezultat i mentalitetit diskriminues apo infrastrukturës së papërshtatshme për të garantuar kushte për të gjitha grupet.

Grupet që kanë dobësi fizike dhe/ose intelektuale, përfshirë ato të lidhura me moshën, shpesh hasin kufizime në lëvizje (duke qenë se infrastruktura përkatëse mungon) e si pasojë gjenden të përjashtuar nga përfshirja në procese te planifikimit. Shpesh përjarshtohen edhe me paragjykimin se nuk kanë çfarë të ofrojnë. Organizatorët mund të mendojnë për shembull për të moshuarit se “mosha bën të vetën” apo “i ka ikur mosha” dhe mendimet apo kontributet e tyre nuk ka pse të merren në konsideratë ne proces. Duke krijuar situata të tilla, vendimarrësit u japin të moshuarve ndjesinë se duke qenë larg “progresit” dhe teknologjive, nuk kanë të drejtë mendimi në procesin e planifikimit.

Nga ana tjetër, në mënyrë ironike, të rinjtë të cilët janë tejet të përditësuar me teknologjitë dhe progresin, por nuk kanë arritur pjekurinë, apo moshën e votimit, paragjykohen si të papërshtat-shëm për të marrë pjesë në procesin e planifikimit. Është mosha e tyre që paragjykohet, ndër-kohë kështu harrohet fakti se ky grup ka nevoja në përdorimin e hapësirës në një qytet, nevoja të cilat Plani duhet t`i marrë në konsideratë.

Një disavantazh që ndikon në marrjen pjesë në proces është Vendndodhja. Nëse takimi kryhet në një vend larg grupeve të interesit, me shumë mundësi një pjesë e mirë e njerëzve, edhe pse të

Page 83: Planifikimi Gjitheperfshires

.83.

interesuar, nuk do të vijnë. Vendndodhja lidhet ngushtë edhe me kohën e organizimit të pro-cesit. Mendoni një qytetar i cili mbaron punën në orën pesë dhe udhëton një orë për të ar-ritur në shtëpinë e tij – sigurisht ai nuk do të mund të arrijë në takimin e organizuar në orën 5.30, pra pas orarit të punës. Nga ana tjetër, nëse takimi realizohet gjatë orëve të punës, me shumë mundësi vetëm të moshuarit dhe të papunët do të mund të marrin pjesë, duke sjellë mendime të njëanshme.

Transporti, i lidhur edhe me vendndodhjen, mund të jetë gjithashtu aspekt kufizues për pjesëmarrjen, në një proces planifikimi. Në shumë qytete të Shqipërisë mungon transpor-ti publik. Shpesh distancat janë të shkurtra dhe njerëzit lëvizin në këmbë, por në mjaft ras-te, distancat janë të papërballueshme për të ecur dhe qytetarët e pyesin veten nëse ia vlen mundimi për të marrë pjesë në takim. Për më tepër, meqenëse mjetet dhe mënyrat e trans-portit publik në Shqipëri nuk janë ndërtuar me frymën e dizajnit Universal, (mungojnë rampat e pjerrëta në stacione, autobusët nuk kanë sistem gjunjëzimi, etj.) grupe të caktuara si nënat me fëmijë të vegjël, persona më aftë-si të kufizuara, fëmijë dhe moshat e treta të përjashtohen automatikisht nga pjesëmarrja në proces.

Së fundi, kostoja dhe koha në dispozicion për organizimin të aktivitetit mund të kthe-hen në një pengesë serioze për realizimin e pjesëmarrjes. Kur proceset organizohen për qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, etj. takimet në nivel lagjeje, pa kosto dhe të organizuara në klasat e një shkolle, nuk janë të mjaftueshme.

Për shembull procesi i vizionimit, i cili realizohet me Komisionin Qytetar që mund të ketë mbi 200 përfaqësues, kërkon marrjen me qera të një salle të madhe. Autoritetet e planifikimit e zgjidhin këtë problem duke bashkëpunuar me institucione të tjera publike që kanë hapësira të mëdha, por jo gjithmonë është e mundur dhe duhet të merret parasysh edhe kostoja e qerasë. Pastaj, veç takimeve, bashkia/komuna duhet të informojë ecurinë e punës përmes mediave dhe broshu-rave apo fletushkave, aktivitete të cilat gjithmonë kanë një kosto (sado të vogël). Nëse autoriteti i planifikimit përballet me këto kosto dhe për më tepër është edhe në shtrëngim kohor (afati për hartimin e Planit është shumë i ngushtë), mund të tregohet mjaftueshëm pragmatist dhe të mos e realizojë procesin në cilësinë e duhur, ose të heqë dorë prej tij.

Page 84: Planifikimi Gjitheperfshires

.84.

2.3.6 Nëse procesi i planifikimit ndërmerret nga bashkia/komuna ime në bashkëpunim me atë fqinjë, cili është roli im në këtë proces?

Edhe në këtë rast, pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e planifikimit, është njëlloj si në atë ven-dor. Vështirësia mund të rritet për hartuesit e planit dhe realizuesit e procesit, pasi duhet të ftojnë më shumë qytetarë dhe rritet shkalla gjeografike e pjesëmarrjes, por diskutimet dhe temat janë krejtësisht të njëjta me ato të planifikimit vendor.

Ndërkohë, çfarë do të thotë për qytetarin planifikim ndërvendor, ose si e prek ky lloj planifikimi qytetarin. Ka dy nivele në të cilat ndodh ndikimi:

1) nëse ka investime madhore mes dy njësive, të cilat janë me interes për të gjithë qytetarët – për shembull një rrugë që kalon në të dyja bashkitë/komunat fqinjë;

2) nëse banorët në zonat kufi preken drejtpërdrejt, veçanërisht në kushtet e Shqipërisë, ku nuk është qartësuar ndarja e kufijve administrativë, dhe banorët për shembull paguajnë taksa në një njësi dhe marrin shërbime nga tjetra. Mirëpo planifikimi është procesi që rregullon edhe shpërndarjen e shërbimeve dhe në mënyrë që të zbatohen vendimet e planifikimit të zbato-hen, duhen para të cilat vijnë nga taksat e paguara. Pra, ka shumë rëndësi që në zonat kufitare të ketë qartësi në kufij, kompetenca, etj. përndryshe, do të ishte tejet e vështirë që Plani i Investimeve Kapitale (si pjesë e PPV-së) të trajtonte investimet për këto zona. Veç kësaj, kur jeton në një prej këtyre zonave kufitare duhet bërë kujdes për ndikimin që jeta jote ka ndaj banoreve në njësitë fqinjë, dhe madje edhe ndaj politikave në njësinë fqinjë.

Për të zgjidhur këto raste dhe çdo situatë tjetër ku nevojitet bashkëpunim mes autoriteteve të planifikimit, shpeshherë përdoret planifikimi ndërvendor. 

2.3.7 Si mund t’i ushqejë gjithëpërfshirja në planifikim kriteret dhe praktikat për dizajn universal?

Dizajni universal është punë e projektuesve, arkitektëve dhe inxhinierëve, por përhapja e tij në hapësirat dhe strukturat e një qyteti varet nga më shumë faktorë se sa puna teknike e profesion-istëve.

Si realizohet në praktikë?

Mjafton që ndërtesa të projektohet dhe të ndërtohet duke pasur në mendje elemente lehtësuese si ato në figurën e mësipërme, apo të rikonstruktohet për t`u pajisur me to, dhe kjo ndërtesë do të konsiderohet brenda parimeve të dizajnit universal. Po kështu veprohet me ndërtesa të tjera, e po kështu me hapësira të hapura në qytet në mënyrë që të përfitojnë të gjithë njerëzit, të të gjitha moshave dhe aftësive. Por, kujdes, për të garantuar cilësi dhe kosto të ulët, elementet e dizajnit universal është më mirë të përfshihen si pjesë integrale e projektimit se sa të prezantohen pasi ndërtesa të jetë përfunduar, përmes rikonstruktimit të saj. Mirëpo, deri këtu duket se gjithçka është vetëm në dorë të projektuesve dhe ndërtuesve. Që kjo pengesë në mendësi të kapërcehet dhe dizajni universal të shpërndahet në çdo strukturë dhe hapësirë në qytet, duhet që autoriteti i planifikimit të rishikojë procedurat e veta për të mos lejuar asnjë ndërtim jashtë këtyre standardeve. Por, të mos e presim gjithçka nga oferta dhe rregullatorët. Duhet gjithashtu që njerëzit, si gjenerues të kërkesës në industrinë e ndërtimit

Page 85: Planifikimi Gjitheperfshires

.85.

dhe në transformimin e hapësirës në qytet, të jenë të informuar për këto mënyra dhe teknologji projektimi të ndërtimit. Vetë njerëzit, duke pasur njohuri praktike për dizajnin universal, nuk do të pranojnë të blejnë një banesë, apo të investojnë në një strukturë/hapësirë që nuk i përmban elementet e dizajnit universal. Këtë informim autoriteti vendor i planifikimit mund ta kryejë gjatë procesit të planifikimit vendor ose nëpër proceset e zhvillimit të tokës të udhëhequra dhe/ose të kontrolluara prej tij. Pjesëmarrja e të gjitha grupeve të qytetarëve në këto procese, (sikurse u për-shkrua në analizën e aktorëve) do të garantojë që nevojat e tyre të kthehen në subjekt diskutimi, dhe si rezultat të gjejnë zgjidhje – shpesh përmes elementeve të dizajnit universal.

Çfarë problemesh sjell mosrealizimi?

Le të marrim si shembull sinjalistikën e realizuar pa elemente të dizjanit universal. Nëse tabelat do të shkruhen vetëm në shqip dhe/ose nuk do të kene figura të thjeshta skematike që ndihmojnë në kuptimin e tekstit, të huajt dhe kushdo që nuk mund të lexojë do të kishin vështirësi orientimi në qytet. Ky problem, në dukje jo dhe kaq i rëndësishëm, do t`i shtynte turistët e huaj që në komentet e tyre për eksperiencat në Shqipëri, të mos shpreheshin pozitiv-isht. Faqet e internetit do të ktheheshin në instrumente marketimi negativ për Shqipërinë.

Një tjetër problem që sjell mungesat e dizajnit universal është segregimi social i grupeve me nevoja të veçanta. Ndarja sociale do të ndikonte jo vetëm tek këto grupe, por tek e gjithë shoqëria. Do të ishte mirë të mos mendohej se dizajni uni-versal kryhet vetëm për nevojat e “disa in-dividëve”. Ndërsa nevojat e tyre trajtohen drejtpërdrejt nga dizajni universal, duke i integruar ata në jetën e shoqërisë, në fakt krijojmë kushte për një shoqëri të shën-detshme në tërësi.

Ky spital nuk ka elemente të Dizajnit Universal

Rampa për karrocat e fëmi-jëve, pacientëve dhe personave me aftësi të kufizuara motor-rike, si dhe për barrelat

Derë automatike për punon-jësit, pacientët, nënat me fëmijë, të moshuarit, fëmijët, dhe personat me aftësi të kufizuara.

Bordurë mbrojtëse /ndihmëse për pacientët, moshat e treta, fëmijët dhe për individët me nevoja të veçanta.

Page 86: Planifikimi Gjitheperfshires

.86.

A mundet praktika në qytet të ndikojë në përmirësimin e bazës ligjore?

Çdo lloj praktike mund të ndikojë në bazën ligjore, për sa kohë që është e nevojshme, kërkohet nga përdoruesit, dhe rezulton e suksesshme në praktikë. Megjithatë, marketimi, mbështetja dhe lobimi mund të jetë gjithmonë të nevojshëm për të bërë ndryshime të bazës ligjore për një çësht-je për të cilën autoritetet nuk kanë shumë informacion – sikurse është rasti i dizajnit universal.

Si mund ta garantojmë zbatimin?

Garantimi i zbatimit mbetet përgjegjësi e autoriteteve vendore që kontrollojnë zhvillimin, por ne si qytetarë mund të refuzojmë rastet ku nuk ofrohet ky shërbim. Në çdo rast do të ishte mirë që ndërtuesi të vihej në djeni se përse ju e refuzuat përdorimin e asaj ndërtese, infrastrukture etj.

Page 87: Planifikimi Gjitheperfshires

.87.

3. A mund të realizohet [gjithë]përfshirje në zhvillimin e tokës dhe si?

3.1 Zhvillimi i tokës

3.1.1 Çfarë është zhvillimi i tokës dhe pse duhet të informohem për të?

“Zhvillimi është kryerja e çdo punimi në territor për ndryshimin e përdorimit të tokës e të strukturave në të, nënndarjen apo bashkimin e parcelave, ndërtimin e strukturave të reja, si

dhe ndryshimin e strukturave ekzistuese.”

Neni 3 i ligjit nr. 10119

Koncepti dhe termi zhvillim (për zhvillimin e tokës) ka nisur të përdoret gjerësisht në Shqipëri vetëm pas miratimit të ligjit të planifikimit në vitin 2009. Kjo nuk do të thotë se praktikat e zh-villimit të tokës kanë qenë të panjohura përpara kësaj date, por në çdo rast është preferuar të përdoret termi ndërtim. Madje aktualisht, vihet re ende një lloj hezitimi për ta përdorur gjerësisht termin zhvillim. Përkufizimi ligjor përmbledh brenda fjalës zhvillim çdo lloj punimi që kryhet në territor. Por koncepti zhvillim, veç aspektit ndërtimor të territorit, mbart edhe një dimension të fortë ekonomik. Pra punimet në territor kryhen sepse në këtë mënyrë zhvilluesi, apo pronari i tokës ku ndodh zhvillimi mund krijojë përfitim ekonomik dhe financiar. Në mënyrë praktike, dhe sikurse koncepti njihet ndërkombëtarisht, zhvillimi i tokës është një proces tjetërsimi përmes punimeve ndërtimore që sjell përfitim ekonomik.

Qytetarët, dhe jo vetëm pronarët dhe zhvilluesit, por të gjitha grupet e interesit duhet të infor-mohen për proceset e zhvillimit të tokës në zonën ku jetojnë, sepse këto procese prekin drejt-përdrejt interesat e tyre. Një pronar toke interesohet sepse do ose jo të zhvillojë parcelën e tij; një zhvillues interesohet sepse ka para dhe ide për të investuar në ndërtim me qëllim përfitime financiare; një fqinj interesohet sepse zhvillimi i parcelës ngjitur mund të pengojë diellin dhe ajrin e freskët të depërtojë në pronën e tij, ose sepse mund ta pengojë që ai të bëjë të njëjtën gjë; të moshuarit interesohen sepse zhvillimi i një toke me ndërtime të larta shmang mundësinë për krijimin e një parku ku mund të kalojnë ditën; etj.

Kur informoheni për mundësitë e zhvillimit, ju doni fillimisht të kuptoni tre gjëra:

1. A lejohem të zhvilloj në tokën time dhe nëse po, çfarë? – shtëpi individuale, një banesë me shumë hyrje, një spital, një shkollë, një qendër tregtare, një kopësht fëmijësh, një qendër biznesi, etj.

2. Nëse mund ta zhvilloj parcelën time, për shembull për një ndërtesë me shumë funksione, atëherë: Sa sipërfaqe ndërtimi mund të krijoj (pra mund të shes)?; Sa % të parcelës mund të ndërtoj dhe çfarë duhet të bëj me pjesën tjetër?; Në sa kate mund ta shpërndaj sipërfaqen e ndërtimit dhe a ka rregulla që duhet të zbatoj për përmasat e hapësirave të brendshme?; etj.

Page 88: Planifikimi Gjitheperfshires

.88.

3. Nëse në tokën time do të ndodhë një zhvillim, i cili nuk është i dëshiruar nga unë dhe nuk më sjell ndonjë përfitim, si duhet të veproj? – Për shembull nëse prona juaj do të përdoret për ndërtimin e rrugës.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve i merrni pjesërisht nga Plani i Përgjithshëm Vendor, por kur të nisë procesi i zhvillimit të nisë, do të kuptoni se ka edhe një sërë çështjesh të tjera për të cilat mund të jeni të paqartë dhe keni nevojë për përgjigje. Për shembull, le të përshkruajmë tre raste:

1. Për lagjen ku unë jetoj do të hartohet një Plan i Detajuar Vendor, sepse sipas Planit të Përg-jithshëm në këtë lagje do të ndodhin shumë ndryshime ndërtimore. Do të ndërtohen edhe rrugë, të cilat do të prekin parcelën time dhe të fqinjëve të mi. Si ndodh në këto raste, a na merret të gjithëve në mënyrë të barabartë e njëjta sipërfaqe toke për rrugën, apo në mënyrë proporcionale me sipërfaqen e tokës qe ka secili? Si do të kompensohemi për sipërfaqen e marrë? Pse fqinjit tim i lejohet të ndërtojë një qendër tregtare në parcelën e vetë ndërsa unë mund të ndërtoj vetëm një banesë 3-katëshe?

2. Më se fundi keni rënë dakord me një zhvillues i cili do të ndërtojë një strukturë shumëfunk-sionale dhe shumë katëshe në 10 prona, midis të cilave edhe juaja, që do të bashkohen për këtë qëllim. Çfarë përfitimi do të keni ju nga ky proces? Mos ndoshta pronarët e tjerë do të fitojnë më shumë se ju dhe a është e drejtë kjo? Si janë llogaritur përfitimet që do të vijnë nga procesi i zhvillimit? A ka ndjekur zhvilluesi një metodologji të saktë dhe të drejtë? Çfarë dhe kush i garanton të drejtat tuaja në këtë proces? A është zhvilluesi plotësisht transparent me ju dhe pronarët e tjerë?

3. Katër pronarë, që janë edhe fqinjët tuaj kanë rëndë dakord të zhvillojnë sëbashku pronat e tyre. Ju nuk jeni pjesë e këtij procesi, por duke qenë fqinjë, mendoni se do të ndikoheni prej tij. Por, si do të ndikoheni? A do të dëmtohet prona juaj ose pamja juaj nga ky zhvillim i ri? Do të krijojë zhvillimi i ri ndonjë lloj ndotjeje për zonën dhe pronën tuaj? A do të dëmtohet rruga gjatë procesit të ndërtimit? Kush do ta rregullojë atë më pas? Po nëse ju doni të ndërtoni pas disa vitesh në pronën tuaj, a do të mund ta bëni një gjë të tillë?

Page 89: Planifikimi Gjitheperfshires

.89.

Ka edhe shumë raste dhe pyetje të tjera që mund të lindin. Seria e gjatë e tyre tregon se juve ju intereson realisht të informoheni dhe të kuptoni proceset e zhvillimit të tokës nga të cilat mund të përfitoni, apo që ndodhin rreth jush. Dhe kjo mund të realizohet vetëm përmes proceseve gjithëpërfshirëse dhe konsultuese, si edhe përmes transparencës që garanton autoriteti vendor, pavarësisht se kush e kryen zhvillimin.

3.1.2 Cilat instrumente parashikon ligji i planifikimit për zhvillimin e tokës dhe çfarë duhet të di unë si qytetar në çdo rast?

Ligji i planifikimit parashikon disa instrumente ku më i rëndësishmi është leja e zhvillimit. Leja e zhvillimit ju garanton që më së fundi të nisni punimet. Ligji përmban edhe disa instrumente të tjera si servitudi publik, rezervimi publik apo pezullimi i zhvillimit. Në fakt janë 6 instrumente të tilla që quhen instrumente të veçanta dhe që tingëllojnë mjaft teknike, por që mund të prekin/zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë tuaj për të zhvilluar në pronë. Nuk është e nevojshme që t’i mësoni të gjitha teknikalitetet, së paku jo deri sa këto instrument të aplikohen në pronën tuaj. Por, në rast se nga Plani i Përgjithshëm Vendor zbuloni se jeni subjekt i këtyre instrumenteve, interesohuni në bashki për të kuptuar më shumë, dhe mbi të gjitha për të ditur se sa humbni apo përfitoni nga këto instrumente. Bazuar në ligjin nr. 10119, Bashkia/Komuna është e detyruar t`u japë informacion të detajuar.

Page 90: Planifikimi Gjitheperfshires

.90.

3.1.3 Çfarë është e drejta e pronësisë? A është e garantuar dhe ku ndryshon nga e drejta e zhvillimit?

“Pronësia është e drejta për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve tëcaktuar nga ligji.”

Kodi Civil 7850, neni 149

Edhe toka është një nga sendet që mund të disponohen lirisht brenda të drejtës së pronësisë. Por, të drejtat mbi tokën janë një buqetë të drejtash të veçanta (shiko 2.3.4), dhe sikurse kuptohet edhe nga përkufizimi i mësipërm ligjor, jo të gjitha gëzohen lirisht. Për shembull, mendoni për të drejtat minerare – edhe pse pasuritë minerare mund të ndodhen në nëtokën e pronës suaj, kjo nuk do të thotë se ju keni të drejtë t`I shfrytëzoni po njëlloj sikurse do të shfrytëzonit frutat e një kumbulle që rritet në kopshtin tuaj. Ka disa rregulla për mënyrën se si merret e drejta minerare, dhe kjo është e rregulluar me ligj.

E njëjta gjë vlen për të drejtën e zhvillimit të tokës. Ju mund ta ndërtoni atë vetëm nëse autoriteti i planifikimit ju jep të drejtën përmes Planit, që të ndërtoni. Dhe kur e merrni këtë të drejtë, ju duhet të paguani disa detyrime. Taksa e ndikimit në infrastrukturë është një nga këto detyrime. Për të kuptuar të gjitha detyrimet tuaja, ju duhet të pyesni në Bashki/Komunë. Kur t’i dini detyri-met, mund të kuptoni se sa do të jetë realisht përfitimi juaj nga procesi i zhvillimit.

Sigurisht, ju mund të pyesni: Përse jam i detyruar të paguaj taksa nëse dua të zhvilloj tokën time? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse, zhvillimi i tokës suaj do të krijojë kosto për fqinjët, qytetarët dhe bashkinë. Një nga këto kosto është fakti që ju doni të lidheni në infrastrukturën ekzistuese të qytetit, duke e tjetërsuar atë fizikisht dhe duke krijuar ndotje shtesë në qytet. Që ky tjetërsim të ndodhë dhe këto ndotje të eleminohen, duhet të paguani në Bashki/Komunë, dhe kjo e fundit do të marrë masat e nevojshme për t`i garantuar zhvillimit tuaj të ri shërbimet dhe infrastrukturat e nevojshme.

3.1.4 Si realizohet gjithëpërfshirja në instrumentet e zhvillimit/manaxhimit të tokës?

Informimi juaj për mënyrën se si ju preken prona dhe të drejtat e zhvillimit në pronën tuaj, është forma më e thjeshtë dhe bzike për gjithëpërfshirjen në procesin e zhvillimit të tokës. Mirëpo, ky është vetëm informim dhe nuk garanton ende që ju të kuptoni, të negocioni, të mos dilni me humbje nga procesi i zhvillimit, dhe që të gjitha të drejtat dhe liritë themelore që ju garanton Kushtetuta dhe Kodi Civil të mbrohen realisht.

Kur duhet të ndodhë zhvillimi i tokës në një zonë/nënnjësi strukturore, ligji parashikon që më parë duhet të hartohet një Plan i Detajuar Vendor (PDV). Pasi PDV të miratohet, atëherë zhvilluesit/pronarët mund të aplikojnë për leje zhvillimi. Pikërisht, gjatë hartimit të PDV-së, pronarët kanë

Page 91: Planifikimi Gjitheperfshires

.91.

mundësinë të kuptojnë se çfarë do të ndodhë ekzaktësisht me pronën e tyre dhe t`u përgjigjen pyetjeve si në ato 3 rastet e përshkruara në paragrafin 3.1.1. Gjatë hartimit të PDV-së, jo vetëm përcaktohet se çfarë do të ndodhë në pronën e gjithësecilit, por edhe sa tokë do të japë secili (nëse ky është rasti), sa përfitim do të marrë, dhe a do të paguajë taksa dhe çfarë dhe si. Në mënyrë që Bashkia/Komuna të garantojë që të gjithë pronarët të marrin përgjigje dhe të jenë të qartë për PDV-në dhe zhvillimin që pason atë, organizojnë ose kërkojnë organizimin e dëgjesave publike. Ligjërisht, për hartimin e një PDV-je duhet të organizohet të paktën një dëgjesë publike për çdo fazë – domethënë kur merret nisma, gjatë hartimit të PDV-së dhe para miratimit për-fundimtar të saj. Pra së paku, duhet të organizohen 3 dëgjesa publike. Megjithatë, sipas nevojës, Bashkia/Komuna mund të organizojë më tepër se 3 dëgjesa.

3.1.5 A mundem unë si qytetar të ndikoj në procesin e kontrollit të zhvillimit të tokës nga bashkia/komuna.

Kjo është e mundur vetëm nëse informoheni saktë dhe kuptoni të drejtat dhe detyrimet tuaja në procesin e zhvillimit. Ky proces të kuptuari ka të bëjë jo vetëm me çfarë mund të bëni në pronën tuaj, por edhe me ndikimet negative që vijnë nga zhvillimi, sidomos nëse ai kryhet në mënyrë informale. Në këtë mënyrë ju do të jeni të parët që nuk do të lejoni fqinjët të ndërtojnë në mënyrë informale, dhe sigurisht nuk do të veproni as vetë informalisht, sikurse ka ndodhur rëndom në Shqipëri. Ju mund të ndikoni qoftë përmes informimit që i bëni autoritetit vendor, ashtu edhe përmes dëgjesave publike, apo lobimit dhe mbështetjes ligjore, në rast se çështja në fjalë shkon në gjyq.

3.2 Planifikimi në nivel lagjeje – Agjenda e zhvillimit të lagjes

Zhvillimi i tokës në qytet realizohet për qëllime fitimi financiar, sikurse u shpjegua më lart, por mund të udhëhiqet nga banorët për të krijuar dhe zbatuar platforma, përmes të cilave zonat e ndryshme pajisen me infrastruktura dhe përmirësohet cilësia e hapësirës urbane. Të gjithë mund të këni menduar apo pyetur veten: Po kur do të rregullohet kjo rrugë? Kur do të kenë fëmijët një shesh për të luajtur? Po stolat kur do të vendosen? … Po çfarë mund të bëjmë ne si banorë që këto përmirësime në lagje të realizohen sa më shpejt?

Në të vërtetë, përgjigja për të gjitha pyetjet e mësipërme mund të vijë nga vetë banorët, sido-mos në kushtet kur Bashkia nuk ka fonde të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e çdo lagjeje apo rrugice në qytet. Vetë banorët, mund të mblidhen për të hartuar vizionin e përmirë-simit të lagjes së tyre. Mund ta shoqërojnë këtë vizion me propozime për ndërhyrje konkrete, që mund të variojnë nga një rrugë e re apo e përmirësuar, tek një shesh lojrash, më shumë gjel-bërim, ndriçim në rrugë, rampa në trotuare, tubacione të reja për furnizimin me ujë, një rrjet i përmirësuar drenazhi për ujërat e shiut apo të oborreve, stola, etj. Me këtë listë përparësish, banorët mund t`i drejtohen më pas Bashkisë për të negociuar me të, që së paku disa nga ndë-rhyrjet – ato më të nevojshmet – Bashkia t`i përfshijë në buxhetin e saj vjetor dhe t`i realizojë.

Me shumë të drejtë, ju do të pyesni: Përse Bashkia do të ishte dakord për të investuar në lagjen tonë dhe jo në një lagje tjetër, nëse buxheti i saj është i kufizuar? Si mund të negociojmë ne me Bashkinë dhe si mund t`i bindim përfaqësuesit e saj, për të kryer investime në lagjen tonë dhe jo në një zonë tjetër? A është vërtetë e mundur që banorët të mblidhen, të diskutojnë për nevojat e tyre dhe të bien në një mendje për atë që duan të përmirësohet/ndërtohet në lagjen e tyre?

Page 92: Planifikimi Gjitheperfshires

.92.

Si mund të vendosin banorët se cilat janë përparësitë e tyre? Si mund të marrin ata vendime të drejta për komunitetin e tyre? A ka ndodhur më parë në Shqipëri që vetë njerëzit të kontribuo-jnë në përmirësimin e hapësirës së përbashkët në lagjet e tyre?

Po, ka ndodhur në Shqipëri dhe ka disa raste shumë të suksesshme, nga eksperienca e të cilave mund të mësojnë autoritetet vendore dhe banorët që janë të gatshëm të vetëorganizohen. Eksperiencat e para janë krijuar në lagjet e zonave informale – ndoshta sepse këto zona kishin nevoja shumë bazike dhe urgjente, dhe banorët e dinin se për shkak të statusit jo ligjor të vendbanimit të tyre nuk mund të pretendonin përparësi në listën e investimeve në bashki. Rasti më i hershëm është ai i zonës së Breglumasit, në veri-perëndim të qytetit të Tiranës, ku me mbështetjen e një projekti të financuar nga organizata hollandeze, gjatë periudhës 1995-1997, banorët lëvizën gardhet dhe muret e oborreve dhe krijuan hapësirë për rrugë dhe infrastruk-tura në lagje. Lagjia prej 33 hektarësh ishte ngritur në mënyrë informale nga banorë të ardhur në fillim të viteve `90të dhe me të ardhura të ulëta. Kjo iniciativë me bazë komuniteti ka marrë çmimin e praktikave më të mira nga PNUD në vitin 1998, dhe lagjja sot është integruar si një pjesë e natyrshme e qytetit të Tiranës, me rrugë të shtruara dhe e furnizuar me infrastruktura dhe shërbime.

Eksperienca e Breglumasit, u replikua në Bathore, në Kamëz, në Kënetë, në Durrës, dhe në një komunitet Rom në Elbasan, përgjatë viteve 1998-200721. Për të krijuar vizionin e përmirësimit fizik të vendbanimeve të tyre dhe për të listuar projekte dhe iniciativa konkrete si përparësi investimi, banorët përgatitën Agjendat e Zhvillimit të Lagjeve. Agjendat ishin dokumenti mbi bazën e të cilit banorët negociuan me Bashkitë përkatëse për realizimin e investimeve në lagjet e tyre. Ajo që e bëri edhe më të suksesshme iniciativën e banorëve në çdo rast, ishte dhe gatishmëria e tyre për të bashkëinvestuar financiarisht me 10 apo 20% të vlerës, për t`u ofruar me punë vullnetare dhe për të prishur muret dhe gardhet në funksion të ndërtimit të rrugës dhe hapësirës publike.

Edhe pse këto eksperienca kanë lindur në zonat e ndërtuara informalisht, ato mund të repliko-hen lehtësisht edhe në zonat e rregullta nga ana ligjore. Sigurisht, banorët do të kompensohen për pronën e tyre – nëse ajo preket nga ndërtimi/zgjerimi i rrugës, por më e rëndësishmja është se vetë banorët do të vendosin për përparësitë e përmirësimit të lagjes, do të bashkëfi-nancojnë dhe do të marrin përgjigje positive nga Bashkia.

Duke përgatitur Agjendat e Zhvillimit të Lagjeve dhe duke bashkëfinancuar, sado pak, apo duke ofruar punë vullnetare, për ndërtimin për shembull të një sheshi lojrash, ju bëheni më tërheqës për Bashkinë se sa një lagje tjetër, ku banorët janë indiferentë dhe në pritje të investimeve të Bashkisë.

21 Iniciativat u mbështetën nga Banka Botërore, organizata hollandeze Cordaid dhe Agjencia Austriake për Zhvillim dhe u zbatuan në terren nga Co-PLAN.

Page 93: Planifikimi Gjitheperfshires

.93.

Page 94: Planifikimi Gjitheperfshires

.94.

Page 95: Planifikimi Gjitheperfshires

.95.

4. Anekse

INTENSITETI DHE KOEFIÇENTI I SHFRYTËZIMIT TË TERRITORIT

Intensiteti i Ndërtimit (I): Paraqet raportin midis Sipërfaqes totale të ndërtimit (Sn) dhe sipër-faqes së parcelës/parcelave të ndërtueshme (Sp): I= Sn / Sp

Koefiçenti i Shfrytëzimit të Tokës për Ndërtim (Ksht): Paraqet raportin midis Sipërfaqes së gjur-mës së Ndërtimit (Sgj) dhe sipërfaqes së parcelës/ parcelave të ndërtueshme (Sp): Ksht = Sgj/ Sp

Skema shpjeguese për intensitetin dhe koefiçen-tin e shfrytëzimit të territorit (Burimi: AKPT & Co-PLAN, 2012)

2

Page 96: Planifikimi Gjitheperfshires

.96.

Page 97: Planifikimi Gjitheperfshires

.97.

5. Bibliografia

Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit dhe Co-PLAN (2012) Planifikimi dhe Zhvillimi i Territorit në Shqipëri: Manuali Teknik i Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit për vendimmarrësit, profesionistët dhe zhvilluesit, AKPT dhe Co-PLAN, Tiranë

Aliaj, B., Dhamo, S. dhe Shutina, D., (2009) Midis Vakumit dhe Energjisë, Co-PLAN, Tiranë

Andjelkovic et al.(2011) Beyond Transition: Towards Inclusive Societies, United Nations Development Program, Bratislava

Connell, B. R., et al. (1997) The principles of universal design, Center for Universal Design, North Carolina State University, North Carolina

Çabiri et al., (2002) Human Development Report Albania 2002: Challenges of Local Governance and Regional Development, Human Development Promotion Center, Tiranë

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (2012) Deklaratë e FSHDPAK: Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Përshëndet ratifikimin nga Parlamenti Shqiptar të Konventës së OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, parë në 23 Prill 2013, nga http://www.medpak.org/index.php/79-lajme/71-deklarate-e-fshdpak

Geoghegan, T., Renard, Y. dhe Brown, N. A. (2004) Guidelines for Participatory Planning: A Manual for Caribbean Natural Resource Managers and Planners, Caribbean Natural Resources Institute, Laventille

Goldberger, P. (2007) Eminent Dominion: Rethinking the legacy of Robert Moses, The New Yorker, 5 Shkurt

Harvey, D. (2008) The right to the city, New Left Review, vol.53, pp.23-40

Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë (2011) Censusi i Popullsisë dhe Banesave, INSTAT, Tiranë

Marinova, D., McGrath, N. dhe Newman, P. (2004) Dialogue with the City: An Era of Participatory Planning for Provision of More Sustainable Infrastructure in Perth?, Urban Infrastructure in Transition: What can we learn from history? Proceedings, parë në 18 Shkurt 2013, nga http://www.ifz.tugraz.at/Archiv/International-Summer-Academy-on-Technology-Studies/Proceedings-2004

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (2007) Strategjia sektorale e bujqësisë dhe ushqimit 2007-2013, MBUMK, Tiranë

Mitlin, D. (2013) Towards an inclusive urban planning, parë më 15 Qershor 2013, në http://www.youtube.com/watch?v=ehcCGeE0R4A

Putnam, R. D. (1996) The Strange Disappearance of Civic America, The American Prospect no. 24

Randolph, J. (2010) Planifikimi dhe Manaxhimi mjedisor i përdorimit të tokës, përkth. Malltezi, A., U.F.O. Press, Tiranë, puna origjinale publikuar në 2004

Schultz, J. dhe Rabinowitz, P., (ed.) Conducting a Public Hearing, parë në 16 Qershor 2013, nga http://ctb.ku.edu/en/tablecontents/sub_section_main_1257.aspx

Page 98: Planifikimi Gjitheperfshires

.98.

Taylor, P., et al. (2007) Inclusive and Sustainable Urban Planning – A guide for municipalities, Vol.1: An introduction to Urban Strategic Planning, United Nations Human Settlements Programme, Nairobi

United Nations Development Program, Good governance - and sustainable human development, parë në 16 Janar 2013, nga mirror.undp.org/magnet/Docs/!UN98-21.PDF/!GOVERNA.../!sec1.pdf

UN-Habitat (2000) Inclusive Cities: Towards Cities for All, parë në 12 Mars 2013, nga http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:WRBPt78EdYwJ:www.unhabitat.org/downloads/docs/2115_40209_inclusive_cities_WHD.doc+&cd=1&hl=en&ct=clnk&gl=al

UN-Habitat (2001), Urban governance toolkit series, UN-Habitat, parë në 25 Shkurt 2013, nga: http://www.polytechnic.edu.na/academics/schools/engine_infotech/civil/libraries/urban_planning/Urban%20Planning%20Tools_StakeholderAnalysis.htm

World Health Organization (2012) Disability and health, parë në 23 Prill 2013 nga http://www.who.int/mediacentre/factsheets/fs352/en/

Page 99: Planifikimi Gjitheperfshires
Page 100: Planifikimi Gjitheperfshires

Viti i botimit 2013