veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

15
Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti. Punoi:Maja Apostol

Upload: majaapostol

Post on 09-Aug-2015

175 views

Category:

Education


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti.

Punoi:Maja Apostol

Page 2: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Page 3: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

Objektivat: Te kuptojme me mire cfare eshte

biodiversiteti,faktoret qe ndikojne mbi ted he rendesine e tij per njeriun. Permes kesaj veprimtarie do te mesojme edhe per masat qe duhen nermarre per zhvillimin e qendrueshem si nje garanci per ruajtjen e biodiversitetit.

Page 4: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Page 5: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Page 6: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Page 7: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

RREZIKU I SHKATËRRIMIT TË FLORËS DHE FAUNËS NGA DORA NJERËZORE DHE MUNGESA E NDËRGJEGJËSIMIT

Për të mos thënë na ishte një herë… Vend i pasur në florë dhe faunë, por shumë pak

i njohur për shumëllojshmërinë dhe veçantitë që ofron. Kjo është Shqipëria, e cila mund të konsiderohet edhe si një ndër strehat e vetme në Europë të gjitarëve të mëdhenj, të cilët në pjesën më të madhe të Europës janë zhdukur. E megjithatë, mungesa e rezervateve për mbrojtjen e këtyre gjitarëve, mund të çojë në zhdukjen e tyre në vendin e njohur për shqiponjat e alpeve.

Page 8: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Page 9: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

FAKTORËT SHKATËRRUES Si kudo në botë shkatërrimtarët kryesorë të

faunës dhe florës janë kushtet klimatike dhe dora e njeriut. Por kjo në Shqipëri merr edhe një peshë më të madhe, për vetë faktin se politikat shtetërore për mbrojtjen e specieve të rralla nuk gjejnë zbatim. Ndotja e ujërave, përdorimi intensiv i burimeve natyrore si përdorimi i tokës, zënia e saj me ndërtime, përdorimi i bimëve mjekësore aromatike, shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, gjuetia dhe peshkimi i papërgjegjshëm, kanë qenë dhe mbeten faktorë evidentë për shkatërrimin e një pasurie, që duhet të na bënte krenarë.

Page 10: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

Ndoshta ne mund të jemi ndër të paktët vende ku rezervatet qofshin ato edhe turistike nuk ekzistojnë, çka tregon se vëmendja shtetërore përgjatë viteve për mbrojtjen në terren të faunës dhe florës ose nuk ka ekzistuar ose ka qenë në nivele minimale. Alarmi i dhënë herë pas here nga ambientalistët duket se nuk mjafton, nese mbahet parasysh se gjithçka mbetet në kuadrin e fjalëve dhe në shumë pak raste, për të mos thënë në asnjë rast, nuk ka zbatim planesh dhe projekte konkrete.

Page 11: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

Mbështetja publike për ruajtjen e biodiversitetit dhe të naturës në Ballkanin Perëndimor është ende në nivele jo të mjaftueshme. Kjo është pjesërisht rezultat i mosnjohjes së rëndësisë që ka biodiversiteti për të luftuar varfërinë, për të rritur mirëqënien e publikut dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Përmirësimi i marrëdhënieve mes komunitetit local dhe qeverisjes së tyre, fuqizimi i demokracisë dhe lufta ndaj varfërisë mbeten prioritet në rajon. Progresi është penguar dhe nga korrupsioni dhe qeverisja e dobët e institucioneve publike, cka shkatërron sistemet e ofrimit të shërbimeve dhe shpërndarjen e padrejtë të burimeve, ndërkohë që ruajtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm mbeten cështje të pazgjidhura si rezultat i mungesës, kontrollit dhe forcimit të rregullave.

Page 12: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.

Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.

Page 13: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti

DOMOSDOSHMËRIA E RUAJTJES SE BIODIVERSITETIT Ruajtja e biodiversitetit është e rëndësishme dhe e domosdoshme për

shume arsye, por me këtë rast do te përmendim vetëm disa prej tyre: Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë

pasardhësve një mjedis po aq tëpasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë,

Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu; qeniet e gjalla që kane jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por nuk mund të krijohen përsëri,

Shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do te thotëzhdukje e kësaj vlere,

Proceset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes se mjedisit të pastër dhe jetës në planetin tonë,

Biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e natyrës paraqet një potenciale të larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi,

Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të sigurohet përmes ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të pasurive natyrore e biologjike,

Dhe mbi të gjitha vetë Jeta e njerëzimit në tokë është e varura nga biodiversiteti- shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve.

Page 14: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Page 15: Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti