30-ditet (albanian) booklet

48
1 Hyrje K jo thirrje për lutje për Myslimanët fillimisht erdhi gjatë një takimi të shumë drejtuesve të Krishterë në Lindjen e Mesme në vitin 1992. Shumë besim- tarë të përfshirë në një lëvizje ndërkombëtare e ndien fort dëshirën e Perëndisë për të thirrur sa më shumë të Krishterë që të kishte mundësi, për t’u lutur për botën Myslimane. U planifikua që të kishte një lëvizje lutjeje që të përkonte me muajin Islamik të Ramazanit, i cili ndjek një kalendar hënor (për vitin 2010 ky zgjat nga 11 gushti deri më 9 shtator). U synua që “30 Ditët” duhej të ishte gjatë muajit të Ramazanit për të paktën dy arsye: (1) si një mjet që Kristianët ta identifikojnë veten me Myslimanët gjatë një periudhe fikse të vitit dhe (2) për të bërë thirrje për ndërhyrjen sovrane të Perëndisë në jetët e Myslimanëve gjatë një kohe të vitit kur ata janë në mënyrë të veçantë fetarë. Ju lutem vini re se lutja gjatë muajit të Ramazanit nuk do të thotë se ne pajtohemi me praktikat Myslimane të agjërimit dhe të lutjes. Si besimtarë në Jezusin ne nuk biem dakord me idetë, teologjinë dhe prak- tikat Islamike në shumë fusha. Megjithatë, lëvizja “30 Ditët” thekson dashurinë e Perëndisë për Myslimanët. Ne i inkurajojmë të gjithë besimtarët në Mesian që të kultivojnë një frymë përulësie, dashurie, respekti dhe shërbimi ndaj Mys- limanëve. Qëllimi i këtij udhëzuesi lutjeje është ta frymëzojë dhe ta drejtojë çdo lexues, ndërkohë që ai apo ajo ndërhyn në lutje për botën Myslimane. Megjithatë, ai është larg prej të qenit krejtësisht informues. Ne ju inkurajojmë të kërkoni më tepër informacion dhe kështu ta kuptoni më shumë botën Islame dhe veprim- taritë e Perëndisë mes Myslimanëve. Sërish këtë vit ne kemi përfshirë një numër dëshmish për t’ju inkurajuar në besimin tuaj, ndërsa po luteni. Perëndia i do Myslimanët. Ai do që ata të vijnë në njohjen e Tij. Botuesit Çdo vit në materialin e lutjes “30 Ditët” ne përpiqemi t’i informojmë lexuesit më shumë për Islamin. Këtë vit ne kemi një fokus të veçantë lidhur me Kur’anin, Eshatologjinë Islame dhe Botën Arabe. Përveç kësaj, po përpiqemi të fokusojmë shumë nga përpjekjet tona në disa nga popujt Myslimanë që ndodhen më larg dhe që janë kryesisht të paarritur me Ungjillin, sidomos në Indi dhe Sudan. Perëndia nuk i ka harruar ata. Ashtu siç tha Psalmisti shumë kohë më përpara, “Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt!” (Ps.67:5). Tema dhe pikat e lutjes në këtë botim të “30 Ditëve”: Hiri dhe Pohimi i së Vërtetës Lutje për popujt, qytetet, fiset, gjuhët dhe kombet Fokusi i veçantë i Lutjes të Premten Fokusi i veçantë mbi 200 popujt e paarritur, pa asnjë dëshmitar të përkushtuar të Ungjillit Dëshmi të njerëzve që kanë gjetur jetë të re në Mesian Harta në faqet 24 dhe 25 Temat dhe Pikat e Lutjes për 2010-n Shihni faqen tonë në internet në www.30-Ditas.net

Upload: xodigoguy

Post on 18-May-2015

2.132 views

Category:

Education


3 download

DESCRIPTION

T’i duam Myslimanët përmes lutjes: e lutjes për Botën Myslimane 2010

TRANSCRIPT

Page 1: 30-Ditet (Albanian) Booklet

1

Hyrje

Kjo thirrje për lutje për Myslimanët fillimisht erdhi gjatë një takimi të shumë drejtuesve të Krishterë në Lindjen e Mesme në vitin 1992. Shumë besim-

tarë të përfshirë në një lëvizje ndërkombëtare e ndien fort dëshirën e Perëndisë për të thirrur sa më shumë të Krishterë që të kishte mundësi, për t’u lutur për botën Myslimane. U planifikua që të kishte një lëvizje lutjeje që të përkonte me muajin Islamik të Ramazanit, i cili ndjek një kalendar hënor (për vitin 2010 ky zgjat nga 11 gushti deri më 9 shtator). U synua që “30 Ditët” duhej të ishte gjatë muajit të Ramazanit për të paktën dy arsye: (1) si një mjet që Kristianët ta identifikojnë veten me Myslimanët gjatë një periudhe fikse të vitit dhe (2) për të bërë thirrje për ndërhyrjen sovrane të Perëndisë në jetët e Myslimanëve gjatë një kohe të vitit kur ata janë në mënyrë të veçantë fetarë. Ju lutem vini re se lutja gjatë muajit të Ramazanit nuk do të thotë se ne pajtohemi me praktikat Myslimane të agjërimit dhe të lutjes.

Si besimtarë në Jezusin ne nuk biem dakord me idetë, teologjinë dhe prak-tikat Islamike në shumë fusha. Megjithatë, lëvizja “30 Ditët” thekson dashurinë e Perëndisë për Myslimanët. Ne i inkurajojmë të gjithë besimtarët në Mesian që të kultivojnë një frymë përulësie, dashurie, respekti dhe shërbimi ndaj Mys-limanëve.

Qëllimi i këtij udhëzuesi lutjeje është ta frymëzojë dhe ta drejtojë çdo lexues, ndërkohë që ai apo ajo ndërhyn në lutje për botën Myslimane. Megjithatë, ai është larg prej të qenit krejtësisht informues. Ne ju inkurajojmë të kërkoni më tepër informacion dhe kështu ta kuptoni më shumë botën Islame dhe veprim-taritë e Perëndisë mes Myslimanëve. Sërish këtë vit ne kemi përfshirë një numër dëshmish për t’ju inkurajuar në besimin tuaj, ndërsa po luteni. Perëndia i do Myslimanët. Ai do që ata të vijnë në njohjen e Tij.

Botuesit

Çdo vit në materialin e lutjes “30 Ditët” ne përpiqemi t’i informojmë lexuesit më shumë për Islamin. Këtë vit ne kemi një fokus të veçantë lidhur me Kur’anin, Eshatologjinë Islame dhe Botën Arabe. Përveç kësaj, po përpiqemi të fokusojmë shumë nga përpjekjet tona në disa nga popujt Myslimanë që ndodhen më larg dhe që janë kryesisht të paarritur me Ungjillin, sidomos në Indi dhe Sudan. Perëndia nuk i ka harruar ata. Ashtu siç tha Psalmisti shumë kohë më përpara, “Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt!” (Ps.67:5).

Tema dhe pikat e lutjes në këtë botim të “30 Ditëve”:

Hiri dhe Pohimi i së Vërtetës

Lutje për popujt, qytetet, fiset, gjuhët dhe kombet

Fokusi i veçantë i Lutjes të Premten

Fokusi i veçantë mbi 200 popujt e paarritur, pa asnjë dëshmitar të përkushtuar të Ungjillit

Dëshmi të njerëzve që kanë gjetur jetë të re në Mesian

Harta në faqet 24 dhe 25

Temat dhe Pikat e Lutjes për 2010-n

Shihni faqen tonë në internet në www.30-Ditas.net

Page 2: 30-Ditet (Albanian) Booklet

2

Kur mendojnë për ta shpallur Mesinë te të gjithë grupet etnike të botës, shumica e njerëzve shpesh

do të mendonin për Mateu 28:18-20. Ai tekst është i rëndësishëm, por, në fakt, baza Biblike për dëshirën e Perëndisë për t’i arritur kombet daton më herët.

Shumë veta mund të befasohen që ne e gjejmë atë te libri i Zanafillës. Perëndia flet për bekimin e të gjitha kombeve përmes farës së Abrahamit dhe premtimi përsëritet shumë herë. Perëndia pati gjithnjë një plan që i përfshinte të gjithë kombet (në disa tekste përdoret shprehja “të gjitha familjet e tokës”). Shihni pjesët e mëposhtme për lexim.

Por ZOTI i tha Abramit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj. Unë prej teje do të bëj një komb të madh, dhe do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim. Dhe unë do t’i bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë, dhe do të mallkoj

të gjithë ata që do të të mallkojnë; te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës.” (Zanafilla 12:1-3, shih edhe Zanafilla 18:18 dhe 22:18).

I njëjti premtim iu pasua pasardhësve të Abrahamit. Perëndia i foli Isakut: “Dhe do t’i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit; do t’u jap pasardhësve të tu tërë këto vende, dhe të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu” (Zan. 26:4). Perëndia i foli gjithashtu Jakobit (Izraelit): “Dhe pasardhësit e tu do të jenë si pluhuri i tokës, dhe ti do të shtrihesh në perëndim dhe në lindje, në veri dhe në jug; dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpëmjet teje dhe pasardhësve të tu (Zan. 28:14).

Kristianët e hershëm gjithashtu e panë se Jezusi mbartte bekimin e Abrahamit. Ne lexojmë pas Ditës së Rrëshajëve: “Por edhe të gjithë profetët, sa kanë folur që nga Samueli e këtej, i kanë paralajmëruar këto ditë. Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që bëri Perëndia me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit: “Dhe në pasardhësit e tu, do të bekohen të gjitha fiset e dheut”. Perëndia më së pari, pasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka dërguar juve që t’ju bekojë, duke larguar secilin prej jush nga paudhësitë tuaja” (Veprat 3:24-

26). Patjetër që Perëndia e ka përmbushur fjalën e tij lidhur me pasardhësit fizikë të Abrahamit, por ka edhe më tepër. Johebrenjtë që besojnë te Mesia gjithashtu janë të përfshirë në premtimet 4000 vjeçare që Perëndia ia bëri Abrahamit.

Te Galatasve 3:16 dhe 3:28-29 lexojmë: “Edhe prem-timet iu bënë Abrahamit dhe Pasardhësit të tij. Nuk thotë: “Edhe pasardhësve” si për shumë, por si për një: “Dhe Pasardhësit tënd”, që është Krishti. . . . Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav, as të lirë, nuk ka as mashkull, as femër, sepse ju të gjithë jeni një në Jezu Krishtin. Dhe në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasard-hja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit”.

Ata që janë në Krishtin janë fara e Abrahamit, ne jemi në farën e Abrahamit, Mesinë. Ne jemi të bekuar dhe duhet të jemi bekim. Lutjet tona gjatë këtij muaji të Ramazanit janë pjesë e dëshirës së lashtë të Perëndisë për t’i bekuar të gjithë kombet, madje të gjitha familjet e tokës. A kemi në zemër të njëjtën gjë me Perëndinë? A jemi të gatshëm për të shkuar përtej rehatisë sonë për t’i bekuar kombet? Le të lutemi me besim, duke e ditur se Perëndia dëshiron t’i bekojë kombet përmes shërbëtorit të tij, Jezusit.

A është i interesuar me të vërtetë Perëndia për të gjithë popujt e botës?

“Në ty do të bekohen të gjitha familjet e tokës”

Page 3: 30-Ditet (Albanian) Booklet

3

Gjatë javëve të ardhshme ju mund të luteni dhe të agjëroni në mënyra të larmishme. Në disa

ditë, vetëm pesë minuta mund të jenë gjithçka që Perëndia do t’u kërkonte disave në këtë përpjekje lutjeje. Megjithatë, pjesëmarrësit ndonjëherë do të udhëzohen të luten për periudha shumë më të gjata. Ju mund ta përdorni këtë broshurë për t’u lutur në kohët tuaja të lutjes, ose të bashkoheni me të tjerët për t’u lutur së bashku. Ne do t’ju inkurajonim ju të gjenit mënyra krijuese për të përfshirë sa më shumë njerëz që të mundeni në këtë fokus lutjeje. Jezusi dha premtime të veçanta për Kristianët që luten si një grup (Mat. 18:20).

Ju lutemi përdoreni Biblën sa më shumë që të jetë e mundur në lutje. Ne kemi përfshirë referenca të shumta Biblike përgjatë broshurës. Do të ishte mirë të meditonit mbi këto tekste dhe t’i thonit ato në lutje. Shpallini ato përpara Perëndisë; kërkojini Atij t’ju frymëzojë. Kjo do ta ndërtonte besimin tuaj, dhe Perëndia mund t’ju japë mendjemprehtësi të re për lutjen bazuar mbi Fjalën e Tij.

Ju mund të organizoni takime javore ose dyjavorë gjatë periudhës 30 ditore me kishën tuaj, me grupin e të rinjve, grupet qelizë, ose grupet e fëmijëve. Kërko-ni që të hani vakte speciale bashkë me të tjerët duke e përdorur temën e lutjes për atë ditë. Ju mund të zbu-loni gjithçka që mundni për atë kulturë të veçantë, përfshirë ushqimin, veshjet, muzikën etj.

Ndihmon shumë nëse një person zgjidhet si drej-tues / lehtësues i grupit për atë kohë lutjeje. Ky person mund t’i japë drejtim dhe tërheqje reciproke grupit. Është ndihmesë nëse grupi i përqendron lutjet e tij për një tematikë në të njëjtën kohë, në vend që të ndryshojë fokusin vazhdimisht. Çdo person duhet të presë përpara se të kalojë në një temë tjetër, duke i lejuar të gjithë që të luten mbi temën e tashme të lutjes (1 Kor. 14:40). Perëndia është krijues, dhe na ka bërë ne sipas shëmbëlltyrës së Tij, kështu që ne mund të presim ide dhe lutje krijuese ndërsa e kërkojmë Atë. Fryma e Shenjtë do t’ju udhëheqë juve (Rom. 8:26).

Si ta përdorim këtë broshurë?

Jezusi tha, “Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe

atëherë do të vijë mbarimi” (Mat. 24:14). Vitin e kaluar në materialet e broshurës “30 Ditët” ne theksuam se ka afro 220 popuj Myslimanë kudo nëpër botë me mbi 100,000 anëtarë secili, dhe këta popuj nuk kanë dëshmitarë të përkushtuar Kristianë nga vendasit. Numrat janë më mirë këtë vit. Tani ka vetem afro 200 popuj Myslimanë me mbi 100,000 banorë që nuk kanë asnjë dëshmitar. Mes pak a shumë 20 popujve të tjerë që u adoptuan vitin e kaluar natyrisht që asnjë prej tyre nuk është ungjillizuar plotësisht, por të paktën po bëhet pak progres. Këtë vit në broshurën “30 Ditët” ne do të vazhdojmë të përmendim shumë grupe që nuk e kanë marrë ende Lajmin e Mirë dhe për të cilët nuk ka dëshmitarë të njohur. Lista me 200 popujt Myslimanë të përmendur më sipër mund të gjendet në faqen tonë në internet: www.30-Ditas.net. (Gjithashtu ka edhe qindra popuj më të vegjël.)

Një sfidëI fundit i të paarriturve

Page 4: 30-Ditet (Albanian) Booklet

4

Jezusi thotë, “Ju do ta duani të afërmin tuaj si vetveten.”

A janë mbrujtur nga ky urdhërim idetë e mia dhe qëndrimet e mia ndaj Myslimanëve?

Një Perëndi, Krijuesin e të gjitha gjërave

Engjëjt dhe shpirtrat e këqinj

Profetët (Adami, Noeu, Abrahami, Moisiu, Davidi, Jona, Jezusi, Muhamedi)

Muhamedi, profeti i fundit dhe më i madhi

Librat e Shenjtë: Tora, Zaburi (Psalmet), Inxhilli (Ungjilli) dhe Kur’ani

Ditën e Gjykimit për të gjithë njerëzit

Shtrembërimin dhe modifikimin e Biblës nga Judenjtë dhe Kristianët

MYSLIMANËT BESOJNË NË ...Bazat e Islamit

Sipas Myslimaneve, Islami filloi që me qeniet e para nje-rezore, Adamin dhe Evën, të cilët duhej t’ia nënshtronin

veten Perëndisë. Fjala Islam do të thotë nënshtrim. Mysli-manët besojnë se Abrahami, Moisiu, Davidi dhe Jezusi ishin që të gjithë profetë të Islamit. Shumë Myslimanë madje besojnë se Adami e ndërtoi Beit Allah (Shtëpinë e Perëndisë) fillestare në Mekë, në Qabe. Kjo ndërtesë guri e mbuluar me një veshje të zezë, ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Ajo ka ekzistuar madje edhe gjatë jetës së Myslimanit më të famshëm, Muhamedit.

Askush nuk ka mundësi ta kuptojë Islamin pa ditur diçka për jetën e Muhamedit. Ky burrë është vlerësuar nga të gjithë Myslimanët si profeti i fundit dhe më i madhi. Në Islam, Muhamedi konsiderohet si “njeriu ideal”. Muhamedi në asnjë mënyrë nuk është konsideruar i shenjtë, dhe as nuk është adhuruar, por ai është modeli për të gjithë Myslimanët lidhur me se si duhet të sillen ata. Nuk janë lejuar fare asnjë nga shëmbëlltyrat e Muhamedit (me qëllim që të paran-dalohet idhujtaria).

Jeta e hershme e Muhamedit Profeti i Islamit u lind në vitin 570 Pas Krishtit në Mekë, një qytet në Arabinë Saudite. Ai ishte një anëtar i klanit të Hashimit nga fisi i fuqishëm i Kurejshit. Gjatë pjesës më të madhe të jetës së Muhamedit adhurimi pagan i idhujve ishte mjaft i përhapur në Arabi. Vlerësohet se afro 360 perëndi dhe perëndesha adhurohe-shin prej Arabëve në Mekë, e cila ishte një qendër kryesore për idhujtarinë në rajon. Historianët Myslimanë mendojnë

se që djalosh, Muhamedi e urrente adhurimin e idhujve dhe jetoi një jetë moralisht të pastër.

Zbulesat fillestare: Sipas Myslimanëve, në moshën 40 vjeçare, në vitin 610 Pas Krishtit, Muhamedi supozohet se filloi të merrte zbulesat dhe udhëzimet që ai besonte se ishin nga krye-engjëlli Gabriel (Xhebraili në Arabisht). Këto “zbulesa” formojnë themelin e Kur’anit. Muhamedi shpalli se zbulesat e tij ishin mesazhi përfundimtar dhe më i lartë nga Perëndia i Vetëm dhe Suprem, ndonëse në fillim Muhamedi madje e vuri në dyshim nëse ai ishte një profet. Ai e ndaloi adhurimin e idhujve dhe themeloi rendin civil dhe fetar në Medinë dhe përfundimisht edhe në Mekë. Muhamedi vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 632 në Medinë në Arabinë Saudite.

Marrëdhëniet me Judenjtë dhe Kristianët: DGjatë jetës së tij, Muhamedi takoi shumë njerëz që ishin të paktën Kristianë nga emri. Ai gjithashtu mësoi shumë ide fetare dhe zakone nga klanet e Judenjve që jetonin në krahinën e Mekës dhe Medinës. Roli i Muhamedit si profet nuk u pranua nga Judenjtë, gjë që shpuri në konflikte serioze. Idetë, praktikat dhe historia Kristiane e Judaike janë shumë të pranishme në Kur’an, ndonëse ato shpesh janë shtrembëruar.

Aurel
Sticky Note
D-ja tek fjala Gjate duhet hequr
Page 5: 30-Ditet (Albanian) Booklet

5

PESË SHTYLLAT E ISLAMIT

Feja Islamike jetohet sipas pesë “shtyllave” kryesore që janë praktika të detyrueshme fetare për të gjithë Myslimanët e rritur:

1. Recitimi i Kredos (shahada) “Nuk ka asnjë Perëndi përveç Allahut dhe Muhamedi është profeti i tij”.

2. Lutja (Salati) – Pesë herë çdo ditë.

3. Dhënia e lëmoshës (Zakati) – T’u japësh të varfërve edhe me detyrim, edhe me dëshirë.

4. Agjërimi (saum) – Sidomos gjatë muajit “të shenjtë” të Ramazanit

5. Pelegrinazhi (Haxhillëku) – Të paktën një herë në jetë, të shkohet në Mekë, gjë që njihet si Haxhillëk.

IDETË MYSLIMANE PËR JEZUSIN

• Jezusi u ngjiz në mënyrë të mrekullueshme prej Perëndisë në mitrën e Marisë së Virgjër.

• Jezusi është vetëm një profet, ai nuk është hyjnor (jo Biri i Perëndisë, jo Perëndia në mish).

• Jezusi ishte në fakt një Mysliman i mirë dhe ai u mësoi Judenjve një formë të hershme të Islamit.

• Jezusi nuk vdiq në kryq. Ai shkoi direkt në parajsë. Juda e transformoi fytyrën e tij dhe vdiq në vend të Jezusit si një ndëshkim nga Perëndia.

• Jezusi do të vijë përsëri një ditë, ai do të martohet dhe do të ketë fëmijë. Ai do të korrigjojë gabimet që kanë thënë Kristianët për Të. Ai do të vdesë, do të varroset në Medinë dhe do të gjykohet si të gjithë njerëzit në ditën e Gjykimit të Fundit.

JEZUSI NË KURAN

Ju mund të zbuloni më shumë lidhur me perspektivën Islamike mbi Jezusin duke lexuar për Të në Kur’an. Më

poshtë janë treguar kapituj (sure) dhe vargje të ndryshëm. Në Kur’an Jezusin e quajnë me emrin Isa. Tituj, role dhe atribute të ndryshëm i janë atribuar Jezusit. Këtu ka disa shembuj:

Jezusi është fjala e Perëndisë:Sure: 3:45; 5:46, 110 dhe 57:27

Jezusi është Mesia:Sure: 3:45; 4:171; 5:17, 72, 75

Profet ose Lajmëtar nga Perëndia:Sure: 3:49; 6:85; 19:30; 57:27

Jezusi i ringjalli të vdekurit dhe i shëroi të sëmurët:Sure: 3:49; 5:110

Jezusi ishte i pastër, i pamëkat:Sure: 19:19

Edhe sikur idetë e Kur’anit të listuara më sipër të jenë të njëjta ose të ngjashme me idetë Biblike, Myslimanët kurrë nuk mendojnë se Jezusi ishte hyjnor, ose se ai na shpëton me anë të vdekjes dhe ringjalljes së Tij.

Këtu poshtë dhe në faqen përballë: Kullat Abraj dhe Al Bait, një hotel masiv dhe kompleks tregtar, që po ndërtohen në Mekë pranë Qabesë. Kulla qendrore, që do të jetë 595 metra e lartë, do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë në botë që do të përfundojë në vitin 2011.

Sipër: Imazhe të Jezusit nga filmi Islamik Iranian për Jezusin, Mesian, në vitin 2005.

Page 6: 30-Ditet (Albanian) Booklet

6

30 Ditët Ndërkombëtare ka vendosur të marrë pjesë aktivisht në një pohim mbarëbotëror të

besimtarëve të quajtur “Hiri dhe e Vërteta: Drejt mar-rëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit.”

Ne u kërkojmë partnerëve tanë të lutjes t’i konsi-derojnë seriozisht thëniet në këtë tekst dhe të luten për këto gjëra për veten e tyre, për bashkësinë e tyre dhe për trupin e Krishtit. Ne i inkurajojmë besimtarët të pendohen lidhur me të gjitha qëndrimet ndaj Mys-limanëve jo sipas vullnetit të Krishtit, të cilat janë të padenja për Mbretin tonë të kryqëzuar dhe të ringjal-lur. Ne e kemi shkurtuar pak tekstin me qëllim që ta përshtasnim për formatin e “30 Ditët”. Ne i inkurajo-jmë njerëzit ta shkarkojnë të gjithë tekstin e firmosur nga faqja jonë e internetit www.30-Ditas.net (Hiri dhe e Vërteta).

Kjo që vijon është “Hyrja e Pohimit ‘Hiri dhe e Vërteta’.” Dita e parë dhe e dytë e këtij udhëzuesi në lutje përmbajnë pika nga Pohimi i mësipërm.

.

DOKUMENTI – HIRI DHE E VËRTETA

Ky është një pohim nga një Rrjet Global Kristianësh të cilët i duan Myslimanët, shumë prej të cilëve jetojnë dhe shërbejnë mes tyre. Jezusi i thërret ndjekësit e tij ta përjetojnë dhe ta jetojnë dashurinë e Perëndisë. Kjo dashuri është vënë në dispozicion të të gjithë njerëzve përmes Krishtit, i cili erdhi në botë “plot hir dhe të vërtetë.” Megjithatë, për shkak të ndryshimeve kulturore, kërcënimeve të terrorizmit dhe stereotipeve negative të Myslimanëve, shumë nga njerëzit e Perëndisë zmbrapsen nga plotësimi i urdhrit të Jezusit për t’i dashur të gjithë njerëzit.

Në vërejmë se Bota Islamike përmban një shumëllojshmëri të rëndësishme teologjike dhe ideologjike. Spektri i perspektivave dhe praktikave Myslimane varion nga jofetarët, modernistët dhe disa tradicionalistë, deri te Islamistët ekstremistë të cilët nxitin xhihadin militant. Duke e pranuar këtë shumëllojshmëri të madhe, ne pohojmë nëntë udhëzime Biblike që mund t’i aftësojnë ndjekësit e Jezusit për të shërbyer si përfaqësuesit e Tij në marrëdhënien me Myslimanët e çdo besimi.

Vazhdon në faqen tjetër . . . (Dita 1)

Pohimi i “Hirit dhe së Vërtetës”: Drejt marrëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit (hyrje) Sepse Ligji u dha

nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e

vërteta u bënë me anë të Jezu Krishtit

(Gjoni 1:17)

Page 7: 30-Ditet (Albanian) Booklet

7

Temat e lutjes për sot u prezantuan në faqen e ka-luar. Ne si besimtarë duhet të kërkojmë në zemrat

tona dhe të lutemi përmes pikave të lutjes. Sërish ne i inkurajojmë besimtarët që të pendohen në lidhje me të gjitha qëndrimet që kanë mbajtur ndaj Myslimanëve, jo sipas vullnetit të Krishtit, të cilat janë të padenja për Mbretin tonë të kryqëzuar dhe të ringjallur.

1. Jini besnikë ndaj të Vërtetës së Perëndisë – të Tërë të Vërtetës

Ne kërkojmë të futemi në marrëdhënie me Mysli-manët mbi bazën e bindjeve kryesore të besimit Kris-tian, jo duke i fshehur apo duke i zvogëluar ato. Futja në marrëdhënie me Myslimanët duke pasur respekt, duke i kuptuar dhe duke i dashur përfshin dhënien e një dëshmie besnike ndaj të vërtetave thelbësore të Ungjillit. Jezusi është Zot. Falja, shpëtimi dhe jeta e përjetshme janë dhuratat e lira të hirit të Perëndisë në dispozicion të çdo personi përmes pendimit dhe besimit në vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Ne kërkojmë që t’i bindemi të tërë vullnetit të Perëndisë, me të gjitha im-plikimet për çdo pjesë të jetës sonë në këtë botë (Mat. 22:37, 39; 28:20; Mikea 6:8).

Lutuni për këto gjëra për veten tuaj, për kishën tuaj dhe për trupin e Krishtit lidhur me marrëdhënien tonë me Myslimanët.

2. Të jemi të përqendruar te Jezusi në ndërveprimin tonë

Fokusi ynë është Jezusi, për shkak se ai është thel-bi i Ungjillit (1. Kor. 2:2) Ne pohojmë një qasje ndaj Myslimanëve duke qenë të fokusuar te Jezusi, sepse kjo e nxjerr në pah thesarin e Ungjillit. Kjo qasje nuk e përzien lajmin e mirë me Krishtërimin, patriotizmin apo civilizimin tonë. Jezusi është modeli ynë, dhe ne kërkojmë ta mishërojmë jetën e tij në gjithçka themi dhe bëjmë.

Lutuni për këto gjëra për veten tuaj, për bashkësinë tuaj dhe për trupin e Krishtit lidhur me marrëdhëniet tona me Myslimanët.

3. Të jemi të Vërtetë dhe të Hirshëm në Fjalët dhe Dëshminë tonë

Ne kërkojmë të jemi të saktë kur flasim për Mysli-manët dhe besimin e tyre. Zmadhimi, ekzagjerimi dhe fjalët e nxjerra nga konteksti nuk duhet të gjenden mes ndjekësve të Jezusit (Mat. 12:36; Eks. 20:16, Mat. 7:12, Mat. 22:39). Ne pohojmë se shpallja e Lajmit të Mirë është një prioritet më i lartë se sa mbrojtja e kulturës sonë.

Lutuni për këto gjëra për veten tuaj, për bashkësinë tuaj dhe për trupin e Krishtit lidhur me marrëdhëniet tona me Myslimanët.

4. Të Jemi të Mençur në Fjalët dhe Dëshminë tonëFjala e Perëndisë na thërret për ta ndarë besimin

tonë me urtësi. “Ecni me urtësi ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën” (Kol. 4:5, Jakobi 3:17-18). Ne duhet ta përqafojmë atë që është e paanshme dhe e sinqertë, që as nuk i lustron të vërtetat jetësore dhe as nuk tregon vetëm njërën anë të ngjarjes.

Lutuni për këto gjëra për veten tuaj, për bashkësinë tuaj dhe për trupin e Krishtit lidhur me marrëdhëniet tona me Myslimanët.

__________________

Shihni Pjesën 2 Nesër

(Dokumenti i plotë është i disponueshëm në faqen tonë në internet. Ky dokument është një version i shkurtuar pa firmat e përfaqësuesve të organizatave të ndryshme dhe të grupimeve të kishave.)

Hiri dhe E Vërteta: Drejt Marrëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit (Pjesa 1)

11 gusht, 2010 Dita 1

Page 8: 30-Ditet (Albanian) Booklet

8

Temat e lutjes për sot u prezantuan në faqet e mëpar-shme. Ne si besimtarë duhet të kërkojmë në zemrat tona dhe të lutemi përmes pikave të mëposhtme. Sërish ne i inkurajojmë besimtarët që të pendohen në lidhje me të gjitha qëndrimet, jo sipas vullnetit të Krishtit, që kanë mbajtur ndaj Myslimanëve, të cilat janë të padenja për Mbretin tonë të kryqëzuar dhe të ringjallur.

Për çdo tematikë, lutuni për këto gjëra për veten tuaj, për bashkësinë tuaj dhe për trupin e Krishtit lidhur me marrëdhëniet tona me Myslimanët.

5. Të jemi të Respektueshëm dhe të Guximshëm në Dëshminë tonë

Në Frymën e Princit të Paqes, dëshmia e re-spektueshme fokusohet në dhënien e një prezantimi pozitiv për ungjillin. Ajo nuk e sulmon tjetrin, ose nuk e shmang prezantimin e së vërtetës (1 Pjetrit 3:15). Shembuj të shumtë biblikë (psh. Vep. 4:31; 9:27-28; 13:46; 14:3; 17:30-31; 19:8) na ftojnë që të lartojmë guximin e besimtarëve të hershëm në ndarjen e Lajmit të Mirë. Në bindje ndaj Shkrimit të Shenjtë, ne kërkojmë të jemi edhe të respektueshëm, edhe të guximshëm në dëshminë tonë.

6. Të jemi të Urtë në Botën tonë të pushtuar nga Google Në të kaluarën, kur flisnin drejtuesit në një komunitet

fetar, ajo që thoshin dëgjohej vetëm në komunitetin e tyre. Kurse sot fjalët tona bëjnë rikoshet përreth botës. Kur ne përpiqemi të shpjegojmë se kush jemi, çfarë besojmë, çfarë bëjmë dhe përse e bëjmë këtë, fjalët tona mund të arrijnë deri përtej audiencës sonë parësore. Pas thënies së diçkaje kundërshtuese, një drejtues i sinqertë mund të përpiqet ta qartësojë thënien e tij. Por dëmtimi tashmë është bërë. Kërkohet urtësi (Fj. Ur. 17:27).

7. Të Jemi Këmbëngulës në Thirrjen tonë për Liri Fetare Ne pohojmë të drejtën e lirisë së besimit fetar për çdo

person dhe për çdo komunitet. Ne e mbrojmë të drejtën e Myslimanëve për ta shprehur besimin e tyre me respekt mes të Krishterëve, dhe të drejtën e Kristianëve për ta

Hiri dhe e Vërteta: Drejt Marrëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit (Pjesa 2)

12 gusht, 2010 Dita 2shprehur besimin e tyre me respekt mes Myslimanëve. Për më tepër, ne pohojmë të drejtën e Myslimanëve dhe të Kristianëve po ashtu për t’i ndryshuar besimin fetar, praktikat dhe po ashtu bashkësitë, sipas ndërgjegjes së tyre (2 Kor. 4:2). Prandaj ne jemi kundër të gjitha formave të përndjekjes fetare ndaj Myslimanëve, Kris-tianëve apo kujtdoje tjetër.

8. Të jemi të Paqtë dhe ... të mos bëjmë Kompromis në Dialogun tonë

Dialogu mes Myslimanëve dhe Kristianëve na sig-uron mundësitë për t’i kuptuar Myslimanët, për të ndërtuar marrëdhënie me ta, për t’u përfshirë në pa-jtime dhe për ta ndarë besimin tonë. Ne kërkojmë ta ndajmë ungjillin me respekt dhe me guxim, pa kom-promis – ashtu siç “arsyetoi” Pali me njerëzit (dialego-mai – Veprat 17:2, 17).

9. Të Jemi të Dashur me të GjithëMyslimanët e botës janë të afërmit tanë, ashtu siç e

përdori Jezusi atë term (Lluka 10:29-37). Urdhërimi i Perëndisë ndaj njerëzve të Tij qëndron për të gjithë kohën: “Duajeni të afërmin tuaj si vetveten” (Lev. 19:18; Lluka 10:27b). Edhe pajtuesit, edhe ata që i duan armiqtë e tyre, përshkruhen si “bij [ose bija] të Perëndisë” (Mat. 5:9, 44, Lluka 6:35). Ata janë quajtur bij të Perëndisë, për shkak se sillen si Ati i tyre: Perëndia i Paqes (Fil. 4:9; 1 Thes. 5:23). Përgjigjja ndaj armiqve me dashuri sakrifikuese, që jep nga vetja, e demonstron Ungjillin (Rom. 5:10; krahaso me Kol. 1:21).

KËRKESAT PËR Lutje

Page 9: 30-Ditet (Albanian) Booklet

9

Përfundimi i Pohimit për Hirin dhe të Vërtetën

Neve na është besuar shërbesa e pajtimit (2 Kor. 5:18, 19). Urdhërimi për “të bërë dishepuj nga të gjitha kombet” nuk është shfuqizuar. As nuk janë shfu-qizuar urdhërimet për të demonstruar dashuri sakrifikuese dhe për të punuar për paqen. Nuk ka ungjill të veçantë për kohën e luftës dhe për kohën e paqes. Mesazhi i dashurisë së Perëndisë në Krishtin është për të gjitha kohët, vendet dhe njerëzit. Ne i konfirmojmë të nëntë udhëzimet biblike që janë prezantuar këtu për të gjithë besimtarët, që të mund të mbetemi besnikë ndaj Atij dhe të bëhemi më të frytshëm në marrëdhëniet tona me Myslimanët.

______________________

Ne jemi lutur përmes të nëntë pikave gjatë këtyre dy ditëve. Vazhdoftë të na ndihmojë Perëndia për të zhvilluar qëndrime të mira ndaj Myslimanëve gjatë javëve në vazhdim të Ramazanit.

Vetëm një gjë e fundit. A keni dëshirë ta firmosni Pohimin? Ju mund të firmosni në këtë broshurë dhe po ashtu online nëse dëshironi, në Facebook nën “Grace and Truth Affirmation”.

Unë, i poshtëshënuari, prej hirit të Perëndisë do ta jetoj jetën time sipas pari-meve të mësipërme. Unë do të përpiqem të lutem për Myslimanët këtë muaj me këto parime në mendje. Ardhtë bekimi i Perëndisë te të gjithë njerëzit përmes Jezus Mesisë.

Firmosur nga ________________________Data ___________

Hiri dhe e Vërteta: Drejt Marrëdhënieve me Myslimanët sipas vullnetit të Krishtit (përkushtimi)

2009 Video për Demografinë Myslimane

Ky që vijon është një shembull i dëmit që mund të bëhet në një Botë të Google-izuar (pika gjashtë e deklaratës). Në vitin 2009 shumë njerëz përreth botës e panë videon e prezantuar në “You Tube” mbi Demografinë Myslimane. Kjo video përqendrohej mbi statistikat demo-grafike dhe mbi kulturat që po ndryshojnë. Ndërkohë që ndoshta ka mundësi të ishte motivuar prej synimeve të mira dhe ndoshta edhe ishte duke paraqitur disa statistika interesante, kjo video pati shumë probleme të rëndësishme. Shumë njerëz u trembën si rezultat i shikimit të videos.

Në video kishte disa gabime shumë të rëndësishme. Sidomos numri për Myslimanët në Shtetet e Bashkuara jepej afërsisht nëntë milionë, duke përdorur një vlerësim shumë të lartë nga grupet Islamike. Në të vërtetë, numri i Myslimanëve Amerikanë është shumë më i vogël, vetëm pak më shumë se dy milionë. Filmi gjithashtu jepte parashikime të numrave të Myslimanëve në SHBA si 50 milionë deri në vitin 2035. Kjo shifër nuk ka asnjë lloj baze demografike, mbi ritmet e lindjes, ose mbi statistikat e imigrimit . Këto shifra bazohen tërësisht mbi disa vlerësime të zmadhuara Myslimane.

Videoja kishte si synim t’i nxiste Kristianët për të shpallur Mesinë dhe ka mundësi që e arriti synimin. Megjithatë, të pavërtetat dhe frika që lindi prej gabimeve të saj nuk ishin ndihmuese dhe as të domosdoshme.

1 Anketa mbi situatën Fetare në SHBA – mund të shkarkohet nga adresa në internet: www.pewforum.com titulli në anglisht është: U.S. Religious Landscape Survey

Page 10: 30-Ditet (Albanian) Booklet

10

Thirrja e Mezinit

Thirrja për lutje:

Thuaje dy herë: Allahu Ekber (Perëndia është më i madhi)Thuaje dy herë: Unë dëshmoj se nuk ka asnjë perëndi, përveç PerëndisëThuaje dy herë: Unë dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i PerëndisëThuaje dy herë: Nxitoni për të adhuruarThuaje dy herë: Ejani te suksesi i vërtetëThuaje dy herë: Lutja është më e mirë se gjumi (kjo thuhet vetëm në agim)Thuaje dy herë: Allahu Ekber (Perëndia është më i madhi)Thuaje dy herë: Nuk ka asnjë perëndi, përveç Perëndisë

Çdo ditë në të tërë Botën Islamike ata që quhen mezinë i thërrasin njerëzit besnikë të luten pesë herë në ditë. Ne agim (fajr), në mesditë (dhuhr), pasdite (asr), në perëndimin e diellit (maghrib) dhe kur bie nata (isha’a). Të premteve të gjithë meshkujt Myslimanë supozohet të shkojnë të marrin pjesë në lutjet e mesditës, të cilat zakonisht shoqërohen me një shërbesë fetare. Kështu që, sot, ditën e premte, më 13 gusht 2010, fjalë për fjalë qindra mijëra mezinë po i thërrasin besnikët të luten. Shumë milionë burra Myslimanë do të shkojnë nëpër xhami, ndërkohë që mezini i tyre vendor do të bëjë thirrjen për lutje. Këtu poshtë jepen fjalët që përsëriten ditë pas dite (Myslimanët Shiitë përdorin shprehje pak më të ndryshme në disa rreshta).

Në shumivcën e vendeve thirrja për lutje bëhet me anë të altoparlantëve nga minareja pranë xhamisë. Shpesh përdoren regjistrime, por shumica e njerëzve preferojnë zërin origjinal. Disa mezinë janë bërë shumë të

Lutuni për mezinët në vendin tuaj dhe nëpër botë

Lutuni për qindra mijëra mezinët përreth botës. Lutuni që shumë prej tyre do ta takojnë Perëndinë e gjallë përmes Jezusit, Mesisë.

Ndonjëherë mezinët bëhen shumë të përqendruar për rolin e tyre në shoqëri. Ashtu si me të gjitha figurat publike, si pastorët apo politikanët, disa mezinë tundohen ta vendosin nderin dhe prestigjin e tyre shumë lart në listën e prioriteteve të tyre. Lutuni që të gjithë mezinët do të vijnë me përulësi përpara Perëndisë dhe do të mahniten vërtet prej madhështisë së Tij, që të kenë mundësi ta thonë me të vërtetë “Perëndia është i madh.”

famshëm për dinjitetin, profesionalizmin dhe zërin e bukur e cilësitë muzikore të thirrjes së tyre për lutje. Kohët e fundit doli një film dokumentar nga Sebastian Brameshuber i titulluar “Mezini”, i cili bën fjalë për shprehjen individuale dhe për konkurrimin mes mezinëve në Turqi (www.muezzindocumentary.com). Një mezin thotë në film “Sa më shumë njerëz që të tërheq në xhami me zërin tim, aq më i suksesshëm jam unë.”

Në vendet Perëndimore dhe jo-Islamike mezinët shpesh nuk mund të bëjnë thirrje për lutje, përveçse në radio ose në oborret e xhamive vendore, për shkak se ligjet i kufizojnë zhurmat e larta dhe të bezdisshme. Në Afrikë ndonjëherë predikuesit Kristianë i bëjnë konkurrencë Mezinit herët në mëngjes duke i përdorur altoparlantet e tyre për të predikuar, ndërkohë që jepet thirrja Is-lamike për t’u lutur. Cilido qoftë reagimi ynë ndaj thirrjes për lutje, Perëndia na thërret ne që ta duam mezinin.

Posteri nga filmi “Mezini”

13 gusht, 2010 Dita 3

Poshtë: Minareja e famshme në Zvicër e cila frymëzoi një referendum kombëtar në vitin 2009

Fokusi i lutjes së të Premtes

KËRKESAT PËR Lutje

Page 11: 30-Ditet (Albanian) Booklet

11

Në ditët e Jezusit “lajmi për të u përhap kudo nëpër Siri” (Mateu 4:24) dhe turma të mëdha erdhën

tek ai dhe e ndiqnin. Disa nga kishat më të vjetra në Krishtërim gjenden në Siri dhe janë dëshmi e shtrirjes së ndikimit të Jezusit në rajon. Sot, Lajmi i Mirë i Mbretërisë nuk është hapur ende në të gjithë Sirinë. Pjesa më e madhe e popullit Sirian (më shumë se 90 % janë myslimanë) nuk e njohin Jezusin. Çfarë ndodhi?

Populli në Siri është i shumëllojshëm. Ashtu si qilimat në tregun e lashtë janë plot e përplot me ngjyra, strukturë dhe dizenjo të ndryshme – secila me nga një histori prapa modelit, Siria ka shumë grupe të ndryshëm popujsh, secili prej tyre me karakteristikat e tij të dallueshme dhe me historinë e njohur nga Perëndia.

Islami ka një histori të gjatë në Siri, me Damaskun

Siria14 gusht, 2010 Dita 4

si ekonomikisht, edhe politikisht. Por, ai nuk është i vetëm në qeveri dhe nuk është e lehtë të kthesh një anije të madhe. Gjurmët e shtypjes janë shumë të dukshme te njerëzit, që shpesh janë dyshues dhe të trembur.

Sirianëve u pëlqen që t’i bëjnë vizitorët të ndihen të mirëpritur. Mikpritja dhe respekti për miqtë është një nga prioritetet e tyre më të larta. Ata janë një popull miqësor dhe punëdashës. I prektë këta njerëz dashuria e Krishtit për t’i bërë ata aq të bukur sa ç’duhet të jenë.

Ju lutemi lutuni që Lajmi i Mirë i Jezusit do të dëgjo-het sërish kudo nëpër Siri.

Lutuni që Myslimanët të mund të vijnë në besim dhe të fillojnë të takohen me njëri-tjetrin dhe të inkurajohen.

Lavdi Perëndisë që Myslimanët Kurdë po kthehen te Jezusi. Vazhdoftë Perëndia të tërheqë më shumë Kurdë tek Ai dhe t’i thellojë ata në besimin e tyre.

Lutuni që Perëndia do të ngrerë ungjilltarë vendas me prejardhje Kristiane dhe Myslimane për t’i arritur të tjerët.

Lutuni për qeverinë, që Partia dhe autoritetet Islamike do të mbretërojnë në një mënyrë të tillë, që besimtarët të jetojnë një jetë plot paqe dhe të qetë (1 Tim. 2:1-3).

si kryeqyteti i mëparshëm i kalifëve Umaiad (661 – 750 Pas Krishtit) i cili kufizohej me Perandorinë Bizantine. Kristianët e asaj kohe u dobësuan në besimin e tyre dhe u dorëzuan ndaj keqtrajtimeve dhe tundimeve të vazhdueshme.

Lavdi Perëndisë për ata pak besimtarë të çmuar që jetojnë në Siri! Shumica janë prej një prejardhjeje kulturore Kristiane, nga njerëzit që e ruajtën besimin e tyre, ndonëse të dobësuar shumë. Ata kanë pasion për Jezusin, por janë shumë të kufizuar në shpalljen e besimit të tyre prej shumicës Myslimane. Ata përballen me pengesa historike dhe kulturore dhe ndoshta edhe me burgosje për përpjekjet e tyre ungjillëzuese. Ata Myslimanë shumë të paktë që kanë besuar në Mesinë përballen me përndjekje nga familjet e nga qeveria, si dhe me vështirësitë e izolimit.

Një grup etnik kryesisht Mysliman po i përgjigjet Jezusit. Kurdët kanë mbërritur në një krizë identiteti. Pas një historie të gjatë përndjekjeje nga fqinjët e tyre Myslimanë, atyre iu është dhënë liria nga Perëndimi “Kristian”. Shumë prej tyre po besojnë në Krishtin dhe madje edhe po takohen në bashkësitë e tyre Kurde.

Siria ka pasur disa vite shumë të vështira të shtypjes dhe të korrupsionit nën mbretërimin e diktatorit Hafez Alasad. Megjithatë, djali i tij, Bashaar, ka një stil tjetër. Ai po e hap vendin përbrenda dhe përjashta,

KËRKESAT PËR Lutje

Page 12: 30-Ditet (Albanian) Booklet

12

Arabia Saudite ka pjesën më të madhe të naftës krahasuar me kombet e tjera, me mbi 260 miliardë

fuçi nafte si rezerva të provuara. Madje Sauditët tashmë janë duke i shtuar rezervat e tyre të naftës me hapjen e zonave të reja të nxjerrjes së naftës në Khurais dhe Shayba. Për krahasim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vetem 21 miliardë fuçi nafte si rezerva të provuara, kurse Rusia ka ndoshta 60 miliardë fuçi. Sauditët aktualisht eksportojnë afro 12 milionë fuçi nafte në ditë. Korporata Saudite Aramco është kompania më e pasur në botë. Disa vjet më parë, Aramco Saudite kryesoi listën e kompanive Jo-Publike me një vlerë të llogaritur prej 781 miliardë dollarë amerikanë.

Sauditët kanë ndërtuar një infrastrukturë vigane për të lehtësuar nxjerrjen, përpunimin dhe eksportin e naftës. Ata kanë teknologjinë më të mirë në industrinë e naftës. Inxhinierët e menaxhojnë të tërë veprimtarinë nga zyrat qendrore të Aramco, nga qendra e kontrollit, e cila ka shumë kompjutera dhe madje edhe një ekran dixhital prej 3.5 m x 65 m, i cili pasqyron të gjitha veprimtaritë. Çdo objekt dhe çdo valvul e tubacioneve dhe të gjitha veprimtaritë janë të kontrolluara nga qendra. Është interesante të dihet se Drejtori Ekzekutiv i Aramco Saudite thotë “nafta është një dhuratë nga Perëndia, por nxjerrja e naftës është puna e njeriut.”

Historikisht, një numër shumë i madh punëtorësh

dhe inxhinierësh të përfshirë në industrinë e naftës kanë qenë të huaj, por tani afro 85 % e fuqisë punëtore të Aramco Saudite prej 54,000 punëtorësh janë Sauditë. Po ashtu ka mijëra kontraktues të huaj. Perëndimorët në Arabinë Saudite janë bërë një komunitet i vogël. Përveç Aramco Saudite, ka shumë kompani të tjera që punojnë në aspekte të ndryshme të industrisë së naftës kudo nëpër Arabinë Saudite.

Sauditët janë kryesisht Myslimanë Suni, dhe nga këndvështrimi i tyre ata janë që të gjithë Myslimanë nga lindja. Shumë prej tyre nuk kanë pasur asnjëherë asnjë mundësi për të dëgjuar një prezantim të ungjillit në një mënyrë që do t’i bënte ata të ishin të prirur për t’iu bindur Zotit Jezus të ringjallur. Baza e ligjit Saudit janë Kur’ani dhe traditat që kanë të bëjnë me Muhamedin. Myslimanët Shi’a përndiqen, por ata lejohen që ta praktikojnë besimin e tyre në fshatrat dhe qytezat e tyre. Prozelitizmi [ndërrimi i fesë] nuk dënohet me vdekje, por me burgim dhe largim nga vendi (humbja e punës për disa është po aq keq, sa edhe vdekja). Ndërkohë që qeveria Saudite nuk ka ekzekutuar me vdekje asnjë njeri për besimin te Mesia, në gusht të vitit 2008, një besimtare Saudite u martirizua nga duart e vëllait të saj. Ai nuk u burgos për aktin e vrasjes. Kthimi në një besim tjetër ndalohet në Kur’an dhe dënimi për këtë është vdekja.

Arabët Sauditë në biznesin e naftës15 gusht, 2010 Dita 5

Shkrimet thonë se e tërë toka një ditë do të “mbushet me njohurinë e lavdisë së Zotit, ashtu siç ujërat e mbulojnë detin” (Hab. 2:14).

Lutuni për mijërat e Sauditëve të përfshirë në industrinë e naftës, që ata të mund të vijnë në “njohjen e lavdisë së Perëndisë në fytyrën e Jezus Mesisë” (2 Kor. 4:6). Shumë prej tyre jetojnë në këta qytete, qyteza, porte dhe zona ku kryhet nxjerrja e naftës: Dhahran, Ras Tanura, Jubail, Dammam, Al-Khabar, Hofuf, Abqaiq, Udhailyah dhe Shaybah. (Ju lutem dijeni se ju jeni vetëm një pjesë e grupit të vogël kudo nëpër botë që është lutur ndonjëherë për këto qytete një më një me emër.)

KËRKESAT PËR Lutje

Page 13: 30-Ditet (Albanian) Booklet

13

Ka ndoshta më shumë se 30 milionë Fulanezë në Afrikë, por shumica prej tyre nuk e njohin Ungjillin. Ata janë të shpërndarë nga Senegali deri në Sudan përmes kufirit jugor të Shkretëtirës së Saharasë (Sahel). Në Nigeri, më shumë se 15 milionë Fulanezë Nigerianë banojnë në vendbanime dhe në qytete të vogla në krahinën veriore të Nigerisë, ku mbizotërojnë Myslimanët. Brenda Fulanezëve ka nënfise dhe klane të ndryshme, por në Nigeri ata përgjithësisht janë 5 grupe të mëdhenj: Adamaua (1.1 milion), Haabe (2.6 milionë), Sokoto (2.7 milionë), Toroobe (7.5 milionë) dhe Mbororo (2.3 milionë).

Historikisht Fulanët nomadë i përqendronin jetët e tyre te bagëtitë; tani koha ka ndryshuar. Disa Fulanezë e kanë braktisur mbarështrimin e bagëtive dhe janë bërë peshkatarë! Të tjerët janë banorë qytetesh, të arsimuar të cilët kanë të bëjnë shumë pak, ose aspak me bagëtinë. Shumica dërrmuese e Fulanezëve në Nigeri nuk janë më nomadë. Fulanezët që përshkruhen më poshtë janë kryesisht banorët Mbororo në zonat fshatare të Nigerisë. Fulanezët e gjurmojnë origjinën e tyre te ky lloj i jetës si barinj. Familjet Fulaneze përbëhen nga një drejtues mashkull, një ose më shumë gra, 6-12 ose më shumë fëmijë dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Mëngjes: Të rriturit zgjohen për lutjet Islamike rreth orës 4:30 në mëngjes. Burrat e kalojnë mëngjesin duke i mjelë lopët dhe duke u përgatitur për t’i kullotur ato

nëpër shkurrishte. Gratë përgatisin mëngjesin që përbëhet nga qull me miell misri me lëng pa mish, dhe të cilin e hanë nga ora 10:30 në mëngjes.

Mesdita dhe pasditja: Pasi kanë ngrënë, djemtë shkojnë nëpër shkurrishte të kullosin lopët. Një familje tipike ka nga 10 deri në 100 lopë, si edhe dele e dhi. Djemtë i mbajnë lopët e tyre jashtë fermave dhe zonave të rrethuara me gardh, dhe i ndihmojnë ato të gjejnë tagji dhe ujë. Burrat shkojnë në qytet ose takohen me shokët e tyre. Gjatë kohës së mbjelljes dhe të korrjes, disa burra punojnë shumë duke u kujdesur për prodhimet e tyre. Gratë shpesh e çojnë qumështin me pagure në qytet për ta shitur. Ato gjithashtu mbledhin dru zjarri dhe sjellin përditë nga larg ujin e pijshëm për familjet e tyre.

Mbrëmja: Pasdite vonë kthehen lopët dhe i lidhin gjatë natës. Familja ha darkë rreth orës 8:00 në mbrëmje. Ata bisedojnë përreth zjarrit deri sa shkojnë për të fjetur. Gratë, fëmijët dhe pleqtë zakonisht flenë në kasolle, kurse adoleshentët shpesh flenë përjashta.

Ndërkohë që filmi i Jezusit dhe pjesë nga Ungjilli janë vënë në gjuhën Fulani (Fulfulde), prapëseprapë ka shumë pak Kristianë që janë duke shërbyer mes këtij populli. E megjithatë, Perëndia ka bërë gjëra të mrekullueshme në sjelljen e disa Fulanezëve tek Ai. Shihni faqen në internet www.morethandreams.tv për një shembull.

Fulani në Nigeri 16 gusht, 2010 Dita 6

Shkrimet thonë se e tërë toka një ditë do të “mbushet me njohurinë e lavdisë së Zotit, ashtu siç ujërat e mbulojnë detin” (Hab. 2:14).

Lutuni për punëtorë. Thjesht nuk ka mjaftueshëm besimtarë në Mesinë që ta shpallin Lajmin e Mirë te Fulanezët.

Kërkojini Perëndisë t’i prekë drejtuesit e Fulanit dhe imamët që ata t’i binden Zotit Jezus (Vep. 6:7).

Lutuni për një të kuptuar në rritje mes ndjekësve të Jezusit dhe Myslimanëve në Nigeri. Një nevojë kryesore është pajtimi dhe riparimi i dekadave të tëra konfliktesh dhe trazirash civile mes Myslimanëve dhe atyre që ndjekin Jezusin.

KËRKESAT PËR Lutje

Aurel
Sticky Note
Mbareshtim ne vend te mbareshtrim
Page 14: 30-Ditet (Albanian) Booklet

14

Myslimanët që jetojnë në shtetin e Raxhastanit në Indinë Perëndimore, përbëhen nga afro

60 popuj të ndryshëm. Këto grupe etnike përfshijnë Pathanët, Shaikhët dhe Sayidët, të cilët janë ndër më të mirënjohurit. Nga popullsia në Raxhastan e llogaritur deri në 61 milionë banorë, 88.8 % janë Hindu, 8.5 % janë Myslimanë, 1.4 % janë Sikhë dhe 1.2 % janë Xheinë. Ka afro pesë milionë Myslimanë që jetojnë në këtë shtet Indian, të sunduar nga shkretëtira Thar. Raxhastani ka një sipërfaqe prej 342 mijë km2 (gjysma e sipërfaqes së Francës, dhe pak a shumë një popullsi të njëjtë me Francën).

Myslimanët flasin kryesisht gjuhën Hindustani, një përzierje e gjuhëve Hindi dhe Urdu; megjithatë, shumica lexojnë shkrimin Hindi. Kjo do të thotë se materialet duhen përkthyer në një gjuhë miqësore me Myslimanët, që ata t’i lexojnë. Ka një Bibël të plotë në gjuhën Urdu, por nevojitet një Bibël e plotë në gjuhën Hindustane, me qëllim që Myslimanët ta kuptojnë më lehtë se çfarë po u thotë atyre Perëndia përmes Shkrimeve të Shenjta. Fëmijët shpesh mësojnë gjuhën Urdu në shkollat fetare (Medresetë), por kur rriten, ata përgjithësisht lexojnë vetëm shkrime në gjuhën Hindi (jo në gjuhën Urdu, e cila është gjuha e tyre tradicionale fetare).

Një popullsi përfaqësuese e të gjitha grupeve etnike Myslimane jeton në kryeqytet, në Xhaipur. Myslimanët

në Raxhastani kanë një llojshmëri punësh. Disa janë të angazhuar në turizëm, të tjerët punojnë si transportues me biçikletë dhe me triçikla, gurpunues, rrobaqepës, kasapë, dyqanxhinj dhe me zanate të tjera. Ata që banojnë në zonat rurale, shpesh përfshihen në bujqësi.

Besimtarët në Mesinë kanë qenë duke i arritur Myslimanët duke përdorur një “ngjarje të thjeshtë kurbani”, e cila përshkruan flijimet kryesore si në Dhjatën e Vjetër, edhe në Dhjatën e Re. Kjo metodë tregon se vdekja e Isa Al-Masihut ( Jezus Mesisë) ishte flijimi përfundimtar shlyes. Me anë të vdekjes dhe ringjalljes së Tij, Jezusi mori edhe shpëtimin për ta. Besimtarët e rinj tani po e adhurojnë Zotin në grupe shtëpish, të quajtur “xhamate”.

Shumë besimtarë nga Raxhastani po mësojnë gjithashtu që të ndajnë dëshmitë e tyre dhe përvojat jetë-ndryshuese duke përdorur Biblën. Disa janë në gjendje ta tregojnë përmendësh historinë e Perëndisë dhe njeriut bazuar në Bibël në një mënyrë të organizuar. Kjo mënyrë ndihmon shumë për besimtarët që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë dhe për ata që janë ende në proçesin e kërkimit shpirtëror. Është ngazëlluese të dëgjosh për ndryshimet në jetën e tyre, që kur ata kanë ardhur në njohjen e Mesisë. Ndërsa ju e kërkoni Zotin në lutje, ju lutem gjithashtu ngrijini në lutje para Tij Myslimanët nga Raxhastani.

Myslimanët e Raxhastanit në Indi17 gusht, 2010 Dita 7

Lutuni për Myslimanët nga Raxhastani që e kanë zbuluar Mesinë në plotësinë e Tij, që ata do të jenë të bindur ndaj të vetmit Perëndi të vërtetë dhe të gjallë. Ju lutemi lutuni për një besim që thellohet ndërsa ata futen përditë e më shumë në një përvojë të vdekjes dhe ngjalljes me Krishtin. Për ta bërë këtë, një përkthim i plotë i Biblës në gjuhën Hindustani është shumë i dëshirueshëm.

Vazhdoni të luteni që, ndërsa dëshmojnë me guxim te të tjerët, Jezusi të lartësohet përmbi gjithçka. Ka kundër-shtime ndaj kësaj (Vep. 4:27-31).

Lutuni që Myslimanët nga Raxhastani prej secilit nga grupet etnike (Pathanët, Shaikjët dhe Sayidët): që ata do t’i thërrasin Jezusit për shpëtim (Vep. 4:12).

KËRKESAT PËR Lutje

Page 15: 30-Ditet (Albanian) Booklet

15

Sudani 18 gusht, 2010 Dita 8

Sudani është një komb i përbërë nga qindra grupe e klane etnike, kulturore dhe gjuhësore. Një kër-kues shkencor

ka identifikuar rreth 2,200 grupe, përfshirë klanet lokale. Më poshtë jepet një listë me 15 nga 36 grupet e popujve me mbi 100,000 njerëz, të konsideruar prej disa besimtarëve se janë në nevojën më të madhe për Ungjillin në Sudan. Në fakt, asnjëri nga këta grupe nuk ka projekte të stabilizuar, afatgjatë, në gjuhën vendase për arritjen e njerëzve për Ungjillin, të cilët të përfshijnë ose të huajt, ose besimtarët vendas Sudanezë. Së bashku, këta 15 grupe përbëjnë më shumë se 20 milionë njerëz, ndër të cilët nuk njihet se ka besimtarë. 1. Daxhu2. Danaagla / Kanuuz3. Krahina e Darfurit (Arabët e Sudanit Verior = ASV)4. Krahina Lindore / ASV5. Fellata: Fulani – folës6. Fellata: Hausa – folës 7. Kanuri8. Krahina Kordofan / ASV9. Masalit10. Krahina e Nilit / ASV11. Krahina Veriore / ASV12. Rashaida13. Krahina Juglindore / ASV14. Krahina e Nilit të Bardhë / ASV15. Zaghaua

Një “grup njerëzish” mund të përkufizohet si: “grupi më i madh i atyre që e perceptojnë veten se kanë një afinitet të

Lutje për Popujt

Lutuni për grupin Daxhu dhe të tjerët në listë që tek ata të arrijë Ungjilli (Mat. 28:18-20).

Lutuni që në çdo grup të themelohen bashkësitë e besimtarëve të bazuar në Bibël (Titi 1:5-9).

Bibla nuk është përkthyer ende në gjuhën Daxhu. Asnjë burim tjetër i Krishterë, si filmi “Jezus” apo programe radioje, nuk është në dispozicion të tyre. Megjithatë, në gjuhën e tyre ka regjistrime me kaseta nga Ungjilli.

Ky artikull është nga një material i siguruar nga IMB dhe Projekti “Jozue”.

përbashkët me njëri-tjetrin, dhe mes të cilëve mund të përhapet ungjilli pa hasur në pengesa të rëndësishme për t’u kuptuar dhe për t’u pranuar.” Pengesat mund të jenë: (1) Fetare, (2) Gjuha, (3) Ndërveprimi shoqëror dhe (4) Gjeografia (Sudani është shteti më i madh në Afrikë).

Populli Daxhu

Duke jetuar në Sudanin Perëndimor dhe në Çadin Lindor, Daxhu (numri një në listë) janë kryesisht bujq dhe ekonomia e tyre bazohet kryesisht në prodhimin e drithërave. Drithërat kryesore përfshijnë melin, melekuqen dhe misrin. Po ashtu bëjnë edhe pak gjueti. Gjithsej, nga Daxhu numërohen rreth 150,000 banorë në Sudan (260,000 gjithsej në Çad dhe në Sudan).

Daxhu kanë qenë popull Mysliman që nga shekulli i pesëmbëdhjetë. Ata e nderojnë Kur’anin dhe të gjitha betimet e përkushtimet janë bërë sipas shkrimeve të tij. Ndonëse Daxhu janë Myslimanë dhe i ndjekin përditë mësimet Islamike, ata nuk bëjnë kështu në kuptimin më strikt të mundshëm. Lutja e së Premtës në xhami nuk frekuentohet nga të gjithë dhe shpesh nuk respektohet mospirja e alkolit. Përveç këtyre, shumë prej besëtytnive të tyre animiste janë mbajtur dhe janë përzier me besimet e tyre Islamike. Në fenë e tyre animiste janë formuar kultet, ata besojnë në frymërat e mirë dhe të këqinj, dhe praktikohet magjia. Për shëndetin dhe mbrojtjen e tyre, foshnjave të sapolindura ndonjëherë u jepet ujë që ka qenë përdorur për të larë një dërrasë ku kishin qenë shkruar vargje nga Kur’ani.

KËRKESAT PËR Lutje

Aurel
Sticky Note
afrimitet ne vend te afinitet
Page 16: 30-Ditet (Albanian) Booklet

16

Kur’ani është shkrimi i bashkësisë Myslimane. Myslimanët përreth botës i hedhin sytë nga Kur’ani

për drejtim në besim dhe për jetën. Ata i kanë dhënë librit të tyre autoritet për të përcaktuar të menduarit dhe sjelljen e tyre. Në faqet e tij, ata pretendojnë të gjejnë përmbledhjen e vërtetë të shumë ngjarjeve të mirë-njohura në Bibël. Doktrina e shkrimit që kanë zhvilluar Myslimanët për Kur’anin është e pashoqe mes besimeve të botës. Respekti për Myslimanët i nxit Kristianët që të kërkojnë ta kuptojnë mesazhin që lexojnë Myslimanët në Kur’an dhe autoritetin që Myslimanët i japin shkrimit të tyre.

Kur’ani përbëhet nga 114 kapituj, të quajtur Suretu, të rregulluar afërsisht sipas gjatësisë, nga kapitulli më i gjatë (suretu 2) deri te më i shkurtri (vetëm një vijë për suretu 108). Kapitulli i parë shërben si një prezantim i shkurtër i shkrimit. Ai quhet “Hyrja,” El Fatiha, i cili është një segment i ngjashëm me lutjen i përdorur gjatë salatit (lutjes) rituale. Çdo kapitull ndahet në vargje, ajete, numri total i të cilëve është pranuar mes 6204 dhe 6236, që varion në varësi të skemave të ndryshme të numërimit. Kur’ani ka afërsisht të njëjtën gjatësi sa Dhjata e Re.

Një nga temat kryesore që e përshkon Kur’anin është se Perëndia është Krijuesi i gjithësisë dhe ai njihet me

emrin Allah. Në Kur’an, Perëndia e ka dhënë ligjin e tij në të shkuarën dhe vazhdon ta japë ligjin e tij përmes “lajmëtarëve.” Perëndia pret që krijesat e Tij ta respek-tojnë ligjin e Tij dhe Kur’ani premton shpërblime ose ndëshkime për njerëzit në Ditën e Gjykimit. Afro një e treta e vargjeve të Kur’anit kanë të bëjnë me temën e gjykimit.

Një temë tjetër kryesore është polemika me grupet e dëgjuesve, të cilët duket sikur i dëgjojnë recitimet e lajmëtarit, por nuk e pranojnë pretendimin që ka ky lajmëtar, se po flet prej Perëndisë. Sidomos në suretët e gjatë të hyrjes në Kur’an, toni i polemikave mes Judenjve dhe Kristianëve është goditës. Në këtë polemikë, ashtu si edhe në shumë pjesë të tjera të Kur’anit, janë ndërthurrur historitë e profetëve nga e shkuara. Historisë së Moisiut, në shumë versione të ndryshme, i është kushtuar deri më tani vëmendja më e madhe.

Materiali Kur’anik mbi Jezusin – të quajtur “Isa” në Kur’an – përqendrohet në suretët e tretë, të pestë dhe të 19të. Vëmendja më e madhe u jepet rrethanave të lindjes së Jezusit, disa prej të cilave u ngjajnë atyre të kapitullit të parë të Ungjillit sipas Llukës. Jezusi prezantohet si një bërës mrekullish, i cili i shëron të verbrit dhe lebrozët, që i ngjall të vdekurit “me anë të lejes së Allahut” ( Kur’an 3:49). Raporti Kur’anik se Jezusi krijoi një zog

Ta kuptojmë Kur’anin

nga argjila dhe i fryu jetën atij (Kur’an 5:110), i ngjan një historie te apokrifa Ungjilli i Fëmijërisë i Thomait. Kur i qaset vdekjes së Jezusit, materiali Kur’anik duket i errët e i dykuptimtë duke kaluar nga vargjet që duket se marrin për të vërtetë vdekjen e tij (Kur’an 3:55, 19:33) deri në një mohim të qartë se Judenjtë e vranë Jezusin (Kur’an 4:157). Megjithatë, ka pak mëdyshje në mohimin që bën Kur’ani për Jezusin si Perëndi. Jezusi në Kur’an jepet prerazi se nuk është Perëndi, as Biri i Perëndisë, as se është i “lidhur” me Perëndinë, dhe as se është “i treti ndër tre persona.” Nga ana tjetër, Jezusit i jepet emri

nga Gordon Nickel, Vankuver

Page 17: 30-Ditet (Albanian) Booklet

17

Një faqe e veçantë e burimeve mbi Kur’anin dhe Ungjillin ofrohet në faqen e internetit të autorit: www.quranandinjil.org

Faqe interneti me tekste Kur’anike: www.quran.com (Kjo faqe përmban një listë të zgjeruar të Kur’anit në gjuhë të ndryshme).

“Mesia” (Kur’an 3:45) dhe në mënyrë misterioze quhet “Fjala” e Perëndisë dhe një “frymë” prej Perëndisë (Kur’an 4:171).

Një numër pasazhesh në Kur’an duket sikur reflektojnë situata betejash, kryesisht në suret 8 dhe 9, por edhe pjesë në suret e hyrjes dhe diku tjetër. Në këto sure gjenden 21 urdhërime për të luftuar dhe pesë urdhërime për të vrarë.

Bibla ka të përbashkët me Kur’anin besimin e zakon-shëm në një Krijues Perëndi, ndaj të cilit njerëzit duhet të japin llogari. Megjithatë, përtej kësaj ka një numër ndryshimesh që shkojnë deri te thelbi i Ungjillit. Së

bashku me mohimin e të qenit hyjni të Jezusit dhe mohimin e dukshëm të vdekjes së tij në kryq, Kur’ani është i dobët në përshkrimin që i bën shenjtërisë së Perëndisë dhe në analizën e tij për thellësinë e mëkatit të njeriut. Ai nuk prezanton asnjë plan hyjnor për shpëtimin dhe asnjë nevojë për një shpëtimtar – në të vërtetë nuk ofron asnjë shpëtimtar. Nuk ka asnjë Mishërim, që të na tregojë se si është Perëndia (Gjoni 1:14-18). Si rezultat, Kur’ani e përshkruan dashurinë e Perëndisë për njerëzit si të kushtëzuar, dhe nuk përmban urdhërimin që njerëzit ta duan Perëndinë ose njëri-tjetërin.

Myslimanët besojnë se Perëndia ia zbuloi përmbaj-tjen e Kur’anit Muhamedit në periudhat kohore mes viteve 610-632 Pas Krishtit. Ata besojnë se recitimet më vonë u regjistruan fjalë për fjalë dhe sot ato gjenden në tekstin në Arabisht të Kur’anit në të njëjtën mënyrë saktësisht siç synoi Perëndia. Një nga traditat më të njohura Myslimane për mbledhjen e Kur’anit ia atribuon atë Zaid ibn Thabit dhe Kalifit të tretë ‘Uthman. Myslimanët besojnë se teksti i redaktuar u shkrua i plotë dhe u shpërnda në qendrat kryesore të Perandorisë Myslimane që po zgjerohej brenda 25 viteve të vdekjes së Muhamedit.

Studiuesit Myslimanë e zhvilluan doktrinën se Kur’ani në Arabisht, të cilin Myslimanët e kanë kanoni-zuar, përmban të njëjtat fjalë dhe renditje ashtu si një pllakë floriri që ruhet në parajsë. Studiuesit gjithashtu pretendojnë se fjalët e Kur’anit janë të paimitueshme – që do të thotë se asnjë njeri nuk mund të krijojë

një gjuhë me bukuri dhe përsosuri të tillë – dhe për këtë arsye është provë se është hyjnor. Myslimanët gjithashtu e kanë përdorur këtë pretendim si një provë se Muhamedi është një profet.

Komuniteti global Mysliman do të vazhdojë ta shohë Kur’anin si burimin e vet për të vërtetën dhe autoritetin. Respekti dhe vlerësimi i Kristianëve për Myslimanët

do të thotë që ta marrin seriozisht mënyrën me të cilën flasin Myslimanët për përmbajtjen e Kur’anit dhe autoritetin e tij për ta. Gjithashtu do të thotë – në kontekstin e miqësisë dhe besimit – të përfshihen të vërtetat, ato pretendime të bëra brenda vetë Kur’anit dhe për Kur’anin nga ana e Myslimanëve. Të pohosh me gëzim duke tundur kokën ose të buzëqeshësh ndërkohë që një Mysliman pohon si të vërteta gjëra që shkojnë kundër me mesazhin e qartë të Perëndisë në Ungjill nuk tregon as respekt, as dashuri. Dashuria për miqtë tanë shkon deri atje, sa të mbahet një qëndrim i fortë dhe të jepet shembulli më i mirë i yni, për të vërtetën që shpëton.

Bibla ka të përbashkët me Kur’anin besimin e zakonshëm në një Krijues Perëndi, ndaj të cilit njerëzit duhet të japin llogari. Megjithatë, përtej

kësaj ka një numër ndryshimesh që shkojnë deri te thelbi i Ungjillit.

Respekti për Myslimanët i nxit Kristianët që të kërkojnë ta kuptojnë mesazhin që lexojnë Myslimanët në Kur’an dhe autoritetin që i japin Myslimanët shkrimit të tyre të shenjtë.

Page 18: 30-Ditet (Albanian) Booklet

18

Tekstet e mëposhtme janë marrë nga një prezantim për Islamin i bërë nga një Mysliman. Tekstet

gjenden në Kur’an dhe në Haditët.

Islami pretendon se është feja fillestare: “Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” ... (Kur’an 7:172).

Islami pretendon se që të gjithë njerëzit janë lindur Myslimanë: (Bukhari [funeralet] Volumi 2, Libri 23, Numri 441) Apostulli i Allahut tha, “Secili fëmijë është lindur me një besim të vërtetë të Islamit (dmth që të mos adhurojë askënd tjetër përveç Allahut), por prindërit e tij e konvertojnë fëmijën në Judaizëm, Kristianizëm, ose Zoroastrianizëm, ashtu sikurse një kafshë lind një bebe kafshe të përsosur. A mos ju duket kjo e shtrembëruar?”

Islami pretendon se Abrahami mësoi për Islamin: “Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte mysliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” (Kur’ani 3:67).

Islami pretendon se Myslimanët duhet t’i nderojnë profetët e mëparshëm dhe librat e tyre: “Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam Allahut, atë që

na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.” (Kur’an 2:136).

“O ju që besuat, besoni vazhdimisht Allahut, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dërguarve të Tij dhe bottës tjetër, ai ka humbur tepër larg” (Kur’an 4:136).

Islami pretendon se për Muhamedin është profetizuar në librat e mëparshëm: “Dhe, kur Isai, bir i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” ... (Kur’an 61:6).

Myslimanët besojnë se vetëm në Muhamedin janë plotësuar disa profeci Biblike. • Myslimanët besojnë se vetëm në Muhamedin janë plotësuar disa profeci Biblike. Pasazhet parësore profetike janë në Dhjatën e Vjetër, Ligji i Përtërirë 18:15* dhe në Dhjatën e Re, Gjoni 14:16**. “Ata që pranojnë të dërguarin (Muhamedin),

Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhill.” (Kur’an 7:157).

*(Shënim: Në Dhjatën e Re është shkruar se Jezusi është përmbushja e profecive te Ligji i Përtërirë 18:15 dhe 18:18-19 (Shihni Veprat 3:22-23 dhe 7:37). Është e dukshme nga konteksti se pazashi te Ligji i Përtërirë po flet për një person Izraelit dhe jo për një “kushëri / vëlla” Arab. Shihni po ashtu të njëjtën shprehje “nga mesi i vëllezërve tuaj” te Ligji i Përtërirë 17:15. Është e dukshme nga teksti që mbreti i Izraelit nuk mund të jetë një i huaj (madje edhe sikur të jetë kushëri).

**Fryma e Shenjtë është ai për të cilin flitet te Gjoni 14:16-24. Teksti e thotë shumë qartë “Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.” Do të ishte e vështirë që Muhamedi të qëndronte te dikush. Ai nuk e bëri kurrë një pretendim të tillë.

Të kuptojmë më shumë për Islamin

Page 19: 30-Ditet (Albanian) Booklet

19

Unë u rrita në një familje tradicionale tuniziane. Nuk isha shumë e lumtur dhe,

si shumë të tjerë, mendova të martohesha, me qëllim që të shpëtoja prej familjes sime dhe të gjeja një jetë të re. Një burrë që jetonte në Francë u kërkoi prindërve të mi të martohej me mua. Në fillim të jetës sime në Francë, dukej sikur gjërat do të shkonin mirë, por shumë shpejt martesa u kthye në një makth. Unë u divorcova dhe u kujdesa vetë për tre fëmijët e mi. Pas shumë vitesh u martova përsëri, vetëm pasi këmbëngula që burri im i dytë të bëhej Mysliman. Ne patëm edhe dy fëmijë të tjerë bashkë.

Një ditë, ndërsa po i çoja fëmijët e mi në aktivitetet e tyre sportive, takova një grua, një besimtare në Mesinë, e cila më ftoi në një grup për gratë dhe fëmijët, në lidhje me Biblën. Ftesa e saj më pëlqeu dhe vendosa të shkoja. Në një takim dëgjova një grua nga Afrika e Veriut të përshkruante besimin e saj të Mesia dhe u përlota. Unë kisha frikë prej familjes sime dhe të tjerëve që të thoja ndonjë gjë për këtë. Me së fundi vendosa se ajo duhej ta kishte gabim, por në fakt më dukej se besimi tek ajo më soli paqen. Vargje të tilla si Hebrenjve 4:7 për “mosngurtësimin

Dëshmi nga Franca Shteti Popullsia Totale (Milion banorë)

% Myslimane

Myslimanë (Milionë banorë)

Austria 8.4 4.1 0.34

Shqipëria 3.2 70 2.2

Belgjika 10.7 4 0.4

Bosnja dhe Hercegovina 3.8 60 1.5

Bullgaria 7.6 11.9 0.91

Kroacia 4.4 3 0.13

Danimarka 5.5 5 0.27

Franca 62.3 8.5 5.3

Gjermania 82.5 3.6 3

Italia 59.9 2.4 0.825

Kosova 2.2 90 2

Lihtenshteijn 0.04 3.4 0

Maqedonia 2.1 30 0.63

Mali i Zi 0.6 17.7 0.11

Hollanda 16.4 5.8 0.95

Norvegjia 4.8 3.1 0.15

Rusia 142 11.7 16.5

Serbia 7.4 4 0.3

Suedia 9.2 3.1 0.3

Zvicra 7.6 4.2 0.31

Mbretëria e Bashkuar 61.3 2.8 1.65

Djathtas: Lista e vendeve Evropiane me një popullsi Myslimane mbi 2 %. Vetëm Rusia ka mbi 16.5 milionë (11.7 % nga 142 milionë banorë). Statistikat ndryshojnë gjerësisht lidhur me Myslimanët në Evropë dhe ka mundësi që kjo listë të ketë gabime.

e zemrave tona” më vinin vazhdimisht në mendje. E hapa Biblën dhe i pashë vargjet për Jezusin që ishte Perëndia në mish (Gjoni 1:1). Më së fundi, shumë prej pyetjeve të mia u përgjigjën në një program radiofonik të Krishterë në gjuhën Arabe (Al Kanat al Hayat). Unë i thërrita Perëndisë në atë gjendje të dëshpëruar siç isha, kur ndieja prezencën e frymërave të këqija, dhe e njoha paqen e Perëndisë sipas Gjoni 14:27. Perëndia ka bërë disa gjëra të mrekullueshme në jetën time. Nuk jam më njëlloj si më parë. Nuk jam më vetëm për t’u përballur me vështirësitë. Jam pagëzuar; Perëndia është me mua.

Page 20: 30-Ditet (Albanian) Booklet

20

Disa vlerësojnë se popullsia Myslimane në Norvegji është rreth 150,000 njerëz, nga një popullsi totale

prej 4.8 milionë. Në vitin 1980, kishte rreth 14,000 Myslimanë. Shumica e Myslimanëve kanë mbërritur në Norvegji përmes imigrimit. Deri në vitin 2008, rreth 1000 Norvegjezë ishin bërë Myslimanë, shumica si rezultat i martesës. Ka shumë mundësi që rreth 50,000 Myslimanë të jetojnë në Oslo dhe përreth tij. Imigrimi i Myslimanëve nisi vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, por ai nuk ishte i dukshëm përpara vitit 1970. Grupet më të mëdhenj kanë ardhur nga Pakistani, Iraku, Somalia, Bosnja – Hercegovina, Irani, Turqia dhe Kosova.

Xhamia e parë u ndërtua në vitin 1974 dhe sot ka xhami Sunni, Shi’a, Ahmadija dhe gjithashtu xhami të lidhura me grupe specifike etnike që vijnë nga vende të ndryshme. Më shumë se 80,000 Myslimanë janë anëtarë të regjistruar të pothuajse 100 bashkësive Myslimane, por komuniteti Mysliman nuk është i bashkuar; ai është shumë i copëzuar. Xhamitë kanë qenë vende të rëndësishme për anëtarët nga grupet minoritare etnike që ata të takohen me njëri-tjetrin. Disa xhami gjithashtu drejtojnë projekte në komunitet. Shumica e xhamive në Norvegji nuk u ndërtuan në fillim si xhami tradicionale, por janë pjesë e ndërtesave të zakonshme të qytetit. Xhamia e parë, e ndërtuar veçanërisht për qëllimin e adhurimit Islamik u ndërtua në vitin 1995, dhe ishte e vetmja e tillë deri në vitin 2005.

Një shoqëri shumëkulturoreSot, duket sikur Norvegjia, ashtu si pjesa tjetër e Evropës,

shfaqet si një shoqëri shumë-kulturore. Gjatë disa viteve të fundit, feja është bërë më shumë se një tematikë në media, në retorikën politike dhe në bashkëbisedimet e zakonshme. Disa vjet më parë, shprehjet “imigrant” ose “i huaj” përdoreshin për njerëzit që vinin në këtë vend, por kohët e fundit përdoret më shpesh shprehja “Mysliman” në vend të “i huaj”. Megjithatë, jo çdo i huaj që vjen në Norvegji është Mysliman; ka shumë mundësi që afro 60 % e imigrantëve janë Kristianë ose nga besimet e tjera.

Diskutimet pas 11 shtatorit 2001, “lufta ndaj terrorit” dhe “polemika mbi karrikaturat” që të gjitha këto kanë luajtur një rol në bërjen e Islamit temë bisedash. Pasi një karrikaturist Danez vizatoi dhe botoi disa karrikatura të Muhamedit, disa vjet më parë, një gazetë Norvegjeze gjithashtu u bë e famshme në mbarë botën pasi i botoi ato. Diskutimet pas kësaj, e ndanë opinionin Kristian dhe atë jofetar mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, në kontrast me ndjeshmërinë e Myslimanëve ndaj ndjenjave fetare.

Shumica më e madhe e Norvegjezëve janë anëtarë të Kishës Luterane (mbi 80 %) por relativisht pak janë anëtarë aktivë dhe shumë persona kanë besime që aktualisht nuk reflektojnë besimin Biblik. Ka mundësi që në denominacione më të vogla të tipeve të ndryshme

Myslimanët në Norvegji19 gusht, 2010 Dita 9

ka 225,000 Kristianë. Sipas një anketimi, 32 % e Norvegjezëve tregoi se “ata besojnë se ka një perëndi / Perëndi,” kurse 47 % u përgjigjën se “ata besojnë se ka një lloj fryme, ose force jetësore” dhe 17 % u përgjigjën se “ata nuk besojnë se ka ndonjë lloj fryme, perëndi, apo force jetësore.”

Disa kisha u kanë shërbyer komuniteteve Mysli-mane për shumë vjet. Ka shumë grupe dhe kisha me Kristianë që flasin gjuhën Farsi, shumica imigrantë nga Irani. Për fat të keq, nuk ka ende grupe me përmasa të konsiderueshme që të mblidhen bashkë për të adhuruar në gjuhën Arabe. Megjithatë, ka Myslimanë Arabë të cilët vijnë te besimi në Mesinë

Page 21: 30-Ditet (Albanian) Booklet

21

Dëshmi nga Norvegjia – Dhjetor 2009

Në pranverën e vitit 2009, unë organizova një kurs për eksplorimin e besimit me 12 pjesëmarrës, duke përfshirë emigrantët e sapo-

mbërritur, si nga prejardhje Kristiane, edhe nga ajo Myslimane. Ishte një përvojë ngazëlluese. Në qershor, një prej tyre, një Mysliman nga Lindja e Mesme, u pagëzua. Një tjetër, tani është duke bërë punë vullnetare në një bashkësi vendase. Një burrë i tretë nga ky grup vazhdoi ta studionte Biblën me mua në vjeshtën e kaluar. “Aliu” e deklaroi qartë se ai ishte Mysliman, megjithatë kishte shumë pyetje kritike për Islamin dhe ishte i etur për të ditur më shumë për Jezusin. Në nëntor, ai erdhi te njëri nga sesionet tona, duke shpjeguar se përse tani ai ishte gati ta ndiqte Jezusin. Ai u pagëzua dy javë më vonë, duke i prekur thellë anëtarët e kishës. Ai shpjegoi vështirësitë që kalonte me Myslimanët vendas dhe me familjen e tij në shtëpi, për shkak të zgjedhjes së tij për ta ndjekur Mesinë. Megjithatë, kur e ngrita lart prej ujit të pagëzimit, ai m’u hodh në qafë, duke deklaruar se tani familja e tij e re është kisha. Gëzimi i tij për jetën e tij të re është më i madh se humbja e miqve dhe familjes. A e kuptojmë me të vërtetë se çfarë zotërojmë ne në Jezusin? Na dhëntë Zoti miq, fqinjë dhe kolegë Myslimanë! Kur ta takojnë Jezusin, ata do ta shohin botën me sy të rinj. Le të vazhdojmë të lutemi! Funksionon!

dhe pagëzohen. Për shumë persona, ndjekja e Mesisë ka qenë e shoqëruar me përndjekje nga miqtë e ngushtë dhe të afërmit. Gjatë Ramazanit, në këto vitet e fundit kanë qenë organizuar takime lutjeje inter-denominacionale në shumë qytete. Në këto takime kanë marrë pjesë Myslimanë të cilët e kanë gjetur jetën te Mesia, duke sjellë dëshmi për takimet jetë-ndryshuese me Jezusin. Në takimet e lutjes, besimtarët Norvegjezë i kanë dëgjuar besimtarët nga Irani të tregojnë për ringjalljet e madhërishme shpirtërore në vendin e tyre. Në vitin 2009, shtatë mijë broshura “30 Ditët” u shpërndanë në Norvegji. Përveç kësaj, më shumë grupe se ndonjëherë më parë u mblodhën për t’u lutur.

Lutuni për të gjithë individët dhe kishat Kristiane që janë duke i ungjillizuar Myslimanët. Lutuni për guxim dhe zbulesë të vullnetit të Tij.

Lutuni për të gjithë imigrantët Myslimanë, që ata do të takojnë besimtarë kudo ku stabilizohen me banim, dhe se këta fqinjë do t’u tregojnë atyre Jezusin. Lutuni që Jezusi do të jetë ngushëllimi dhe ndihma e tyre në kohë nevoje.

Lutuni që Jezusi do të shfaqet në shoqërinë Norvegjeze, në media dhe përmes kishave dhe besimtarëve.

Sipër: Flamujt kombëtarë të pesë shteteve kryesore Nordike. Nga lart: Danimarka, Finlanda, Islanda, Suedia dhe Norvegjia. Të gjithë këto vende kanë kryqin në flamurin e tyre kombëtar, por, për fat të keq, numri aktual i besimtarëve praktikantë është relativisht i vogël.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 22: 30-Ditet (Albanian) Booklet

22

Përgatitjet për Lutje Fokusi i Lutjeve të së premtes

20 gusht, 2010 Dita 10

Sot, ndoshta pikërisht në këtë moment, Myslimanët në të gjithë botën do ta përgatitin veten për lutjen e së Premtes. Në të vërtetë,

gjatë gjithë javës Myslimanët praktikantë bëjnë larjen rituale me qëllim që të pastrohen për lutje. Synimet e drejta dhe qëndrimi i fokusuar drejt Perëndisë inkurajohen sidomos në lidhje me lutjen në Islam. Megjithatë, është e sigurt se pastrimi ritual, si dhe kohët specifike, rendi dhe format e jashtme të lutjes, patjetër që zënë shu-micën e literaturës dhe udhëzimeve lidhur me lutjen Islamike. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm nga mësimi Kristian për lutjen.

Në qarqet Kristiane, kohët specifike, rendi dhe vënia e duhur e me detyrim e fjalëve, janë aspektet më pak të rëndësishme të udhëzi-meve dhe përvojës për lutjen. Shumë besimtarë të Mesias aktualisht nuk i pëlqejnë format fikse të qëndrimit për lutjen. Qëndrimet dhe synimet luajnë një rol kryesor në lutjen Kristiane. Pastrimi ritual me ujë, siç gjendet në Islam, është i padëgjuar për lutjen normale të përditshme Kristiane. Katolikët dhe Anglikanët i futin gishtat në ujin e “shenjtë” dhe bëjnë shenjën e kryqit kur futen në një ndërtesë kishe, por ky veprim synohet vetëm si një kujtues i pagëzimit të tyre dhe jo si një veprim aktual pastrimi.

Në Islam është e pamundur të lutesh saktë pa pastrimin ritual me anë të ujit, ose në mungesë të ujit, me anë të rërës. Udhëzimet Islamike për lutjen janë të mbushura me pasazhe të gjata lidhur me si të përmbushen saktësisht proceset e pastrimit. Asnjëri nga hapat nuk mund të anashkalohet ose të kryhet në mënyrën jo të duhur, përndryshe lutja Islamike e humbet meritën dhe vlefshmërinë e saj.

Këtu jepet një tekst tipik Mysliman për kryerjen e Udu (pastrimit ritual):

1. Një Mysliman e fillon çdo veprim me një synim. Për veten, bëje synim ta pastrosh vetveten për lutje, për hir të Allahut. 2. Vetes, thuaji “Bismilah ar-Rahman ar-Rahim” (Në emër të Allahut, Më të Hirshmit, Më të Mëshirshmit). 3. Laji duart tri herë, duke u siguruar që uji të hyjë në mes të gishtave dhe t’i mbulojë duart.4. Merr një grusht ujë, fute në gojë dhe shpëlaje gojën tërësisht tri herë. 5. Thith ujë në hundë tri herë për ta pastruar. Përdore dorën e djathtë për ta marrë ujin dhe dorën e majtë për ta nxjerrë atë nga hunda. 6. Lajeni të tërë fytyrën tri herë.7. Lajini krahët deri te bërrylat, tri herë. Nisni me larjen e krahut të djathtë.8. Përdorini duart e lagura për ta fshirë kokën një herë, nga balli - prapa dhe sërish te balli.9. Përdorini gishtat e lagur për t’i fshirë një herë pjesën e brendshme dhe të jashtme të veshëve tuaj. 10. Lajini këmbët tuaja deri te kyçet tri herë. Nisni me të djathtën. 11. Thahuni.

Ndërsa disa aspekte të larjes rituale mund të jenë ndihmës për të kujtuar se sa mëkatarë jemi ne si qenie njerëzore, në fund të fundit pastrimi ritual nuk i çon Myslimanët te drejtësia ose shenjtëria e vërtetë.

Lutuni që Myslimanët ta zbulojnë thellësinë e mëkatit dhe shenjtërinë e Perëndisë, që ata të mund të çlirohen nga ideja se uji mund t’i bëjë ata që ndonjëherë të jenë të përshtatshëm për ta takuar Perëndinë. Lutuni për këto gjëra për njerëzit që ju mund t’i njihni, lutuni për Myslimanët në qytetin tuaj dhe kudo (Heb. 8:9-12).

Lutuni për Myslimanët që do të luten në Teqen Jama në Delhi, Indi (sipër). Në zonën urbane të Delhit / Nju Delhit ka ndoshta 1.5 milionë Myslimanë (11 %). Ndjekësit e Mesias janë më pak se 1 %. Lutuni që besimtarët t’i shfrytëzojnë mundësitë për ta shpallur Ungjillin.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 23: 30-Ditet (Albanian) Booklet

23

Al Basrahu, (i quajtur gjithashtu Basorah) është kryeqyteti i Provincës Basra në Irak me një popullsi

të vlerësuar rreth 3.8 milionë banorë. Basra është një port i rëndësishëm, ndonëse shumica e trafikut detar në ujëra të thella kryhet në portin e Um Kasr më pranë Gjirit Arabik (Persik). Qyteti ndohet pranë vendit historik të Sumerit, i cili ishte një nga qytetërimet e para të botës. Ai nuk është larg nga rrënojat e Urit të Kaldeasve, ku u lind Abrahami. Qyteti filloi në vitin 636 Pas Krishtit si një vendfushim për ushtrinë Myslimane që u vendos në atë zonë. Ai është qyteti i dytë në Irak për nga madhësia dhe nga popullsia, vjen pas Bagdadit.

Në vitet 1970të, krahina përgjatë kanalit të lundru-eshëm Shat al-Arab pranë Basrah kishte afro 17-18 milionë pemë hurma arabie, që janë vlerësuar si një e pesta e të gjitha pemëve të hurmave të arabisë në botë. Megjithatë deri në vitin 2002, lufta, depërtimi i kripës, dhe insektet e dëmshme i kishin tharë më shumë se 14 milionë palma (9 milionë në Irak dhe 5 milionë në Iran). Shumë prej pemëve që kanë mbetur janë në gjendje të keqe.

Basrah pluskon mbi naftë. Vlerësohet se të paktën 90 % e qytetit është ndërtuar mbi vendburime nafte. Gazi

dhe avujt e naftës janë pjesë e jetës së përditshme të banorëve të Basrahut.

Avujt dhe ujërat e njelmët të qytetit kanë ndihmuar në numrat e mëdhenj të kancereve te fëmijët dhe në sëmundjet e tjera. Sistemet e kanalizimeve dhe mbledhja e plehërave ka kohë që kanë qenë mbingarkuar nga rritja e popullsisë. Shumë njerëz jetojnë në rrethana të pakëndshme mes pirgjeve të plehërave, ujërave të zeza që qelben erë dhe avujve të naftës.

Ndërkohë që qyteti është shumë i përfshirë në indu-strinë e naftës, shumë prej banorëve të tij aktualisht nuk përfitojnë direkt prej naftës. Në industrinë e naftës janë punësuar relativisht pak persona. Qindra mijëra jetojnë në fshatrat përreth vendburimeve të naftës duke e ditur se nuk lejohen atje, ose përndryshe nuk kanë mjaftueshëm para për t’i dhënë rryshfet dikujt për të gjetur një punë (rryshfetet ndonjëherë shkojnë deri në 2,000 – 5,000 USD).

Në Basrah 99.9 % e popullsisë janë Arabë etnikë nga dyzina të tëra fisesh. Rreth 20 % e popullsisë janë Myslimanë Suni kurse shumica dërrmuese janë Shiitë. Ka një numër shumë të vogël besimtarësh të Mesia dhe Mandaenë gnostikë.

Paini në Basrah, Irak21 gusht, 2010 Dita 11

Lutuni që Perëndia do të ngrerë zyrtarë dhe drejtues komuniteti, të cilët do të kërkojnë mirëqenien e popullit të tyre më shumë se sa begatinë e tyre dhe privilegjet e veta.

Lutuni sidomos për drejtuesit që të kenë frymëzim, urtësi dhe guxim të ndërmarrin hapa urgjente të domosdoshme për të zgjidhur problemet e shumta shëndetësore, mbledhjen e mbeturinave dhe problemet me kanalizimet. Banorët në qytet po vuajnë tej mase.

Lutuni për ndryshime radikale në fushën e arsimit dhe të punësimit. Disa shkolla janë të mbipopulluara dhe nuk kanë as ambiente të tilla të nevojshme bazë, si psh. tualetet.

Shumë njerëz jetojnë në fatalizëm dhe nuk shohin të ardhme. Lutuni që shumë prej Myslimanëve të Basrahut do ta takojnë Mesinë, dhënësin e shpresës, përmes televizionit, radios dhe dëshmisë personale.

KËRKESAT PËR Lutje

Aurel
Sticky Note
konsidero te vedosesh ne vend te fjales "njelmet" fjalen "e kripura", qe te mund te jete me e lehte per tu kuptuar nga te gjitha grupet e njerezve qe do lexojne materialin. Gjtihsesi nese ti beson fort se duhet perdorur kjo fjale atehere lere ashtu sic eshte.
Page 24: 30-Ditet (Albanian) Booklet

24

Amerika e Veriut

Lindja e Mesme

Amerika e Jugut

Azia Qendrore

Afrika

Sudani fq. 15 u

u Raxhshahi fq. 42

u Toronto fq. 30 Evropa

Azia

Indonezia 207 milionë

Pakistani 160 milionë

India 145 milionë

Bangladeshi 132 milionë

Egjipt 70 milionë

Totali 714 milionë

Kombet më të populluar me Myslimanë

Budistë: 376 milionëFe tradicionale kineze: 400 milionë

Animistë . Fe fisnore Afrikane / të tjera: 450 milionëHindu: 900 milionë

Ateistë / jofetarë: 1.1 miliardëMyslimanë të të gjitha llojeve: 1.45 – 1.5 miliardë

Kristianë të të gjitha denominacioneve në mbarë botën: 1.6 – 2 miliardë

u Populli Luos fq. 28

u Basrah fq.23Raxhastan fq. 14 u

u Siria p.11

“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e tij, për ta vendosur pa u tun-dur dhe për ta perforcuar me anë të mençurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.” (Isaia 9:6).

u Dubai fq.29Arabia Saudite fq.12 u

Fulani fq. 13 u

u Norvegjia fq. 20

u Pashtun fq. 31

u Maroku fq. 33u Shi’a fq.34

Bahrain fq.37 u u Kunxhra fq. 38

u Jola fq. 39

u Kho fq. 41

Kirgistani fq. 43 u

u Britania fq. 47

Page 25: 30-Ditet (Albanian) Booklet

25

Azia Lindore

Azia Juglindore

Korea fq.44 u

u Sabah and Sarauak fq.46Ka ndoshta rreth 1.5 miliardë Myslimanë nëpër botë. Të gjitha shifrat e dhëna më poshtë janë të përafërta. Është shumë e vështirë të gjenden të dhëna të sakta për disa vende. Popullsia

Myslimane e vlerësuar në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ndryshon gjerësisht. Ne bëmë përpjekje të rëndësishme për të pasur shifra të mira për vendet Evropiane për këtë botim të “30 Ditëve”. Ka mundësi që do të ketë gabime, pavarësisht përpjekjeve tona më të mira.

Popullsia Myslimane në mbarë botën

Afrika 400 milionë

Lindja e Mesme 250 milionë

Azia 800 milionë

Evropa (përfshirë Rusinë) 38 milionë

Amerika 5 milionë

Totali 1.5 milionë

Page 26: 30-Ditet (Albanian) Booklet

26

Teoritë e Komploteve në Botën Arabe 22 gusht, 2010 Dita 12

Kur lexon Biblën është e dukshme se shumë prej problemeve të botës shkaktohen prej forcave të

padukshme të cilat janë të fshehura prej syve tanë. Ashtu siç shkruan apostulli Gjon: “Ne dimë ... se gjithë bota dergjet në ligësi” (1 Gjon 5:19). Forcat e fshehta janë duke vepruar!

Nëse dikush lexon gazetat e Lindjes së Mesme, sheh televizionin Arab ose thjesht bisedon me njerëzit, në mënyrë të qartë e të shpejtë dëgjon gjëra të tilla si: “11 shtatori u organizua nga Amerikanët dhe Izraelitët. Ara-bët nuk kishin të bënin aspak me këtë.” Gazetari Sirian, Hasan Hamada, ka thënë se në janar 2010, tërmeti që ra në Haiti ishte në mënyrë të dukshme diçka që Ameri-kanët e shkaktuan me anë të teknologjisë së tyre, me qëllim që ta merrnin nën zotërim atë kombin që banon në atë ishull të varfër. Për fat të mirë, ai nuk u mor seri-ozisht nga shumica e njerëzve! Disa persona nga Lindja e Mesme gjithashtu janë shtangur nga një dokument për komplotet për dominimin e botës nga ana e Juden-jve, të quajtur “Protokollet e Pleqve të Sionit” i cili doli për herë të parë në publik në vitin 1903. Shumë njerëz kanë treguar se protokollet nuk janë të vërtetë, megjit-hatë shumë njerëz besojnë se ato aktualisht bazohen në realitet. Disa gazetarë dhe komentatorë Arabë kanë qenë aktivë në vitet e fundit duke u përpjekur t’u çjerrin maskën disave prej teorive të ekzagjeruara më shumë.

Ndërkohë që dikush mund të jetë kritik ndaj Arabëve lidhur me teoritë e komploteve si ato të cituara më sipër, është e vërtetë se çdo komb Arab në Lindjen e Mesme ka qenë sunduar nga fuqitë koloniale Perëndimore dhe Turke gjatë 175 viteve të fundit. Shpesh ka pasur marrëveshje sekrete mes vendeve, të cilat kanë çuar në ndarje dhe pushtim territori. Ndonjëherë, ashtu siç ka ndodhur në shumë vende gjetkë, drejtuesit arabë kanë bashkëpunuar me pushtuesit për t’u pasuruar. Kjo u ka dhënë shkas shumë Arabëve që të jenë dyshues ndaj fuqive Perëndimore, drejtuesve të vendeve të tyre dhe ndaj Izraelit. Është e vërtetë se ka ndodhur në të shkuarën dhe ende ndodh një shfrytëzim i planifikuar e me mashtrim. Kjo e bën të lehtë të besohet në teoritë e komploteve.

Megjithatë, komplotimi nuk është vetëm në nivelin e politikës ose të punëve të jashtme në Lindjen e Mesme. Nëpër shtëpi gratë komplotojnë me anë të hajmalive dhe ilaçeve për t’i manipuluar burrat e tyre. Burrat i kërcënojnë se do të marrin grua të dytë, me qëllim që të arrijnë ato që duan. Një fëmijë komploton kundër fëmi-jëve të tjerë për të pasur vëmendjen e prindërve. Zyrtarët komplotojnë me median e manipuluar të lajmeve. Për shumë Arabë kjo është pjesë e realitetit të përditshëm. Në të vërtetë, përvoja të tilla janë të panjohura në ra-jonet e tjera të botës! Kur përzihen me irritimet e përdit-

Lutuni për shërim të plotë atje ku njerëzit kanë përjetuar padrejtësi dhe shfrytëzim (Isaia 61:1-3).

Lutuni që komunitetet e shumta e gjithnjë në rritje të besimtarëve në botën Arabe të bëhen streha prehjeje, dashurie, të vërtete dhe ndershmërie në botën mash-truese të manipulimit dhe të errësirës.

Lutuni që do të shkatërrohen ndjeshëm gënjeshtrat e shumta e të ekzagjeruara dhe gjysmë të vërtetat që janë bërë realitet për shumë Myslimanë Arabë (Gjoni 8:31-32; 2 Kor. 10:4-5).

Lutuni që shumë veta do ta vendosin shpresën e tyre në Mesinë e Perëndisë për të pasur drejtësi përfundimtare në botë (Isaia 9:5-6, 11:10, 42:1).

shme të rrethanave ndonjëherë të vështira të jetës, me marrëdhëniet e stresuara familjare dhe zhgënjimet nga qeveria, puna dhe fqinjët, shumë njerëz nisin të dëshi-rojnë me zjarr një jetë më të mirë. Duke qenë të vetëdi-jshëm për mashtrimet në qarqet e tyre, ndonjëherë ata reagojnë duke i fajësuar të tjerët për vështirësitë e tyre. Ashtu si të gjithë popujt përreth botës, Myslimanët Arabë kanë nevojë për atë që i çliron nga mashtruesi më i madh (Gjoni 14:6 dhe 10:10-11).

KËRKESAT PËR Lutje

Page 27: 30-Ditet (Albanian) Booklet

27

Kadijah bint Khuailid 23 gusht, 2010 Dita 13

E konsideruar nga profeti Muhamed se ishte njëra nga katër gratë e përsosura, Kasijah bint Khuailid

(vajza e Khuailidit), ishte gruaja e parë e Muhamedit. E njohur gjerësisht se ishte një grua shumë e virtytshme, ajo e mori titullin “Al-Tahira” (E pastra) për shkak të mirësisë dhe bujarisë së saj. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo asnjëherë nuk besoi në idhujt dhe nuk i adhuroi ata. Ajo gjithashtu njihej si person që i përdorte burimet e saj materiale për t’i ndihmuar familjarët në nevojë, si dhe ata që ishin më pak fatlumë se ajo vetë. Burimet e saj ishin vërtet të mëdha; në fakt ato i dhanë asaj një titull tjetër “Ameerat – Kuraish” (Princesha e fisit Kuraish). Sipas disa traditave Islamike, kur të gjithë karvanët e Kuriashit mblidheshin për të nisur udhëtimet e gjata për në Siri në dimër, ose në Jemen në verë, karvani i Kadijahs ishte i barabartë në numër me të gjithë karvanët e tjerë të marrë së bashku.

Në fakt, përmes këtyre karvaneve tregtare, Kadijah e takoi Muhamedin. Ngaqë kishte qenë e martuar dy herë më përpara, ajo ishte mjaft e vendosur për të mos u martuar përsëri. Ajo nuk besonte se mund të takonte një njeri që të ishte i denjë për të. Kur po kërkonte një person që ta dërgonte me karvanet e saj, një njeri i familjes i

rekomandoi një kushëri të largët me emrin Muhamed. Ai ishte një i ri 25 vjeçar dhe pa përvojë, por Kadijah zgjodhi që t’ia jepte atij mundësinë. Ai e mori karvanin e saj dhe nxori më shumë fitime nga sa priste ajo. Kadijahs i bëri shumë përshtypje suksesi i tij dhe vendosi të niste një propozim martese.

Kur Muhamedi ishte i martuar me Kadijahn, ai nuk mori asnjë grua tjetër për shkak të dashurisë që kishte për të. Ajo gjithashtu i ishte përkushtuar njëlloj vetëm atij. Kur i mori zbulesat e para, ajo luajti një rol të rëndësishëm për ta bindur se ai po bëhej një profet. Ajo madje e përdori pasurinë e saj për ta ndihmuar në përhapjen e Islamit, deri në pikën që po përndiqej për mbështetjen që i bënte burrit të saj. Viti i vdekjes së saj la kaq shumë gjurmë te Muhamedi, saqë ai është quajtur Viti i Pikëllimit.

Kadijah ishte nëna e Fatimas (që lindi në vitin 605), e cila ishte nëna e Hysenit dhe Hasanit përmes Aliut. Datat e lindjes dhe të vdekjes së Kadijahs nuk janë të qarta, por ka shumë mundësi që ajo lindi në vitin 555 Pas Krishtit dhe se ndoshta vdiq në vitin 619 Pas Krishtit. Nga disa persona besohet se vdekja e saj ishte një ndër arsyet që e nxiti Muhamedin të shkonte në Medinë.

Përreth botës, fjalë për fjalë qindra mijëra, ndoshta mbi një milionë gra Myslimane, e kanë emrin Kadijah. Shumë prej tyre dinë shumë pak për gruan e Muhamedit, apo për shembullin e saj pozitiv në shumë aspekte të jetës.

Lutuni për ato gra që kanë emrin Kadijah, që ato do ta zbulojnë Mesian përmes miqve, radios, letërsisë, televizionit dhe mediave të tjera.

Lutuni për ata njerëz mes të njohurve tuaj, ose që jetojnë në zonën tuaj, që ata të mund të zbulojnë dhe të zbatojnë në jetën e tyre cilësitë e një gruaje të virtytshme të përshkruar te Fjalët e Urta 31 dhe të vijnë në njohjen e pastërtisë që vjen nga Mesia.

Një karvan pranë Akabasë, përgjatë Detit të Kuq

REQUESTSPrayer

Page 28: 30-Ditet (Albanian) Booklet

28

24 gusht , 2010 Dita 14

Omari u rrit në pjesën Perëndimore të Kenias, pranë Liqenit Viktoria. Familja e tij i përkiste popullit

Luos dhe ata jetonin në një minoritet të vogël Mysliman mes shumë Kristianëve në fshatin e tyre. Gjatë viteve të shkollës, Omari ndodhej mes dy feve. Nga njëra anë, babai i tij nuk e lejonte që të hante me djemtë e Krishterë, ngaqë kishte frikë prej ndotjes ceremoniale, dhe përveç kësaj – “këta nuk janë miqtë e duhur me të cilët të luajë Omari.” Nga ana tjetër, Omarit i pëlqenin Kristianët dhe ai ishte i lumtur të hante me miqtë e tij kur nuk kishte ushqim në shtëpi.

Në total Kenia ka afro 39 milionë banorë. Luos janë grupi më i madh etnik me afro 5 milionë banorë (më i madhi janë grupi Kikujus me afro 7.5 milionë). Tradicionalisht ata jetojnë në një zonë pranë Liqenit Viktoria, por ashtu si grupet e tjera, ata gjenden të shpërndarë kudo nëpër vend, sidomos në qendrat urbane.

Ngaqë nuk kishte arsimim fetar për studentët Mysli-manë në shkollën e tij, Omari mori pjesë në klasat e arsimit fetar Kristian – dhe atij i pëlqenin këto. Ndonjëherë ai shkonte në shërbesat kishtare me të afërmit e tij (nëna e tij vinte nga një familje Kristiane). Megjithatë, kur Omari shkoi në shkollën e mesme në një shkollë tipike Keniane me konvikt, simpatia e tij për besimin Kristian shumë shpejt ia la vendin një qëndrimi armiqësor. Ai mori pjesë në grupet e studentëve

Populli luos

Myslimanë që mbështeteshin nga biznesmenët vendas dhe u largua nga studentët Kristianë.

Myslimanët në Kenia dhe Afrikën Lindore në përgjithësi, jo vetëm që nuk vijnë nga grupe etnike në të cilat Myslimanët janë shumica, por ata gjenden si minoritete në shumë fise. Pothuajse nuk ka aspak informacion në dispozicion për Myslimanët mes Luos, Kuhyas, Kikuyus, Kalenjin ose Kambas në Kenia – grupe etnike të cilët kanë një shumicë Kristianësh. Megjithatë, vlerësohet se të paktën një e treta e afërsisht tre milionë Myslimanëve në Kenia e kanë një prejardhje të tillë. Ata rriten me një përzierje interesante mes familiaritetit të hapur dhe mohimit të ashpër ndaj Ungjillit dhe besimtarëve.

Përvoja shokuese e të parit të të vëllait të vdiste si rezultat i një mallkimi nga kulti, dhe duke e ndier se edhe ai gjithashtu ishte në rrezik serioz, ishte katalizatori që e bëri Omarin të besonte te Mesia. Përvojat pozitive me besimtarët në fëmijërinë dhe në rininë e tij e inkurajuan atë ta ndërmerrte këtë hap. Sot Omari është aktiv në një grup besimtarësh dhe kërkon ta shpallë Mesian te Myslimanët me anë të këngëve.

Shumë Myslimanë kanë pasur përvoja pozitive me besimtarët në fëmijërinë e tyre. Lutuni që ata t’i kujtojnë këto përvoja dhe ta konsiderojnë seriozisht mundësinë e takimit të Mesias për veten e tyre.

Lutuni që besimtarët të gjejnë frymëzim për ta jetuar besimin e tyre dhe për ta shpallur Lajmin e Mirë në një mënyrë të tillë që Myslimanët të mund të tërhiqen te Mesia.

Lutuni për bashkësitë e besimtarëve në Afrikën Lindore, që ata nuk do t’i shohin shtrembër Myslimanët përreth tyre, por do t’i takojnë ata me dashuri.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 29: 30-Ditet (Albanian) Booklet

29

Kohët e fundit një besimtar shkoi me taksi në aeroport në Dubai. Pas pak minutash ai e pyeti

shoferin e taksisë se nga cili vend ishte. Taksisti iu përgjigj “Pakistani” dhe pastaj vazhdoi, “Pakistani është me të vërtetë një vend i keq, qeveria është e korruptuar, njerëzit janë të korruptuar, dhe ekonomia është keq. Kjo është arsyeja përse jam këtu në Dubai.” Ai vazhdoi, “Kam katër fëmijë: tre djem dhe një vajzë. Vajza lindi nëntë muaj pas vizitës sime të fundit në shtëpi, pothuajse një vit përpara. Këtu unë punoj praktikisht çdo natë, duke ngarë makinën për 12 orë, sa për të mbijetuar dhe për t’i dërguar para familjes sime.”

Ndërsa biseda vazhdonte, ai tha se ishte nga Peshauari, në kufirin Afgan që është një pikë vërtet e nxehtë për militantët dhe Islamistët e dhunshëm. Ai e përshkruante vetveten si një Pashtun, një nga popujt më të mëdhenj fisnorë të Azisë Jugore. Ai i kishte zhvilluar aftësitë e tij për të folur kuptueshëm Anglisht, Arabisht dhe Hindi, përveç gjuhës Urdu. Një nga komentet e tij të fundit ishte goditës. “Duke punuar natën, unë shoh shumë gjëra, që do preferoja të mos i shihja. Ka shumë prostituta këtu. Tepër shumë Ruskis (Ruse), tepër shumë gjëra ilegale natën.”

Dubai është një qytet – shtet i vogël në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në vitet e fundit, megjithatë,

ai është bërë një qytet i klasit botëror me kulla vezullitëse dhe vila të rrethuara me mure. Qendrat tregtare në Dubai kanë edhe pista skish, akuarium dhe kopsht zoologjik nënujor, së bashku me dyqanet e tjera luksoze. Por për fat të keq, qyteti nuk është bërë vetëm me bukuri të jashtme. Rreth 85 % e banorëve të tij nuk janë nga Emiratet. Shumica e punëtorëve të huaj vijnë nga India, Pakistani, Bangladeshi dhe disa vende Arabe. Shumë jetojnë në shtëpi nën standardet ose të mbipopulluara dhe punojnë tej mase shumë orë në ditë. Myslimanët, përfshirë edhe ata që janë vendas nga Emiratet, përbëjnë mbi 50 % të popullsisë prej 1.6 milionë banorë (Në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe – popullsia 5 milionë – shifrat janë: Myslimanë 65 %, Hindu 17 %, Kristianë 9 %, Budistë 4 % dhe të tjerë ose të panjohur janë 5 %.) Ndërkohë që shumica dërrmuese e punëtorëve të huaj janë burra, kanë ardhur edhe gra nga vende të ndryshme të cilat shumica punojnë në pastrimin e shtëpive dhe sektorin e shërbimeve, ndërkohë që disa janë të punësuara në jetën e natës së Dubait, siç tregoi ai shoferi Pakistanez. Qyteti ka patjetër anën e tij të errët. Sasitë e mëdha të parave në tregjet financiare dhe të pronave në Dubai tërheqin të gjitha llojet e veprimtarive të ligjshme dhe të paligjshme (1 Tim. 6:10).

Bashkëbisedim në Dubai25 gusht, 2010 Dita 15

Shumë nga punëtorët e huaj që e konsiderojnë veten Kristianë, në fakt janë pak a shumë vetëm besimtarë me emër. Disa janë besimtarë të vërtetë dhe të përkushtuar në Mesian.

Lutuni që këta besimtarë të mund t’u japin shembull Myslimanëve dhe jo-Myslimanëve lidhur me çfarë do të thotë të ecësh në rrugët e Perëndisë (Mat. 4:16, Gjoni 8:12).

Lutuni që njohuria për Perëndinë do të mund të mbërrijë te banorët e Emirateve, te Arabët e tjerë, te Pakistanezët dhe te banorët e Bangladeshit. Shoqëria e Emirateve është mjaft e mbyllur, sidomos ndaj të huajve. Kontakti aktual mes Emiratezëve dhe jo-Emiratezëve është mjaft i kufizuar. Lutuni për hapje, që të gjithë këta njerëz të kenë mundësi ta zbulojnë Mesian.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 30: 30-Ditet (Albanian) Booklet

30

Myslimanët në Toronto26 gusht, 2010 Dita 16

Shumica e botës Myslimane, nga Azia e deri në shkretëtirat e Marokut, është zonë e nxehtë dhe e mbipopulluar.

Megjithatë, sot shumë Myslimanë janë duke hedhur rrënjë në vende të tjera më të ftohta. Toronto e madhe, ndoshta qyteti më multikulturor në botë, strehon ndoshta më shumë se 300,000 Myslimanë nga shumë kombe (statistikat variojnë).

Shpejtësia e imigrimit në Kanada po rritet 4 herë më shpejt, se sa shpejtësia e lindjeve dhe mbi gjysma e të gjithë emigrantëve zbarkojnë në Toronto. Tre nga zonat më të populluara të qytetit që kanë shumë apartamente të larta, Thorncliffe Park, Crescent Town dhe Dixon Park, janë të mbushura me Myslimanë. I përbërë me njerëz nga Afganistani, Pakistani, Bagladeshi dhe Somalia, çdo kilometër katror i këtyre lagjeve ka afro 20 mijë njerëz “të ngjeshur” me njëri-tjetrin. Shkollat vendase përpiqen shumë për të gjetur vend për fëmijët e të sapoardhurve. Një shkollë publike tani ka mbi 1900 nxënës nga Kopshti deri në klasën e 5-të. Janë dhënë fondet për një shkollë të dytë të pashembullt, e cila do t’i dedikohet tërësisht 30 klasave për kopësht! Në regjistrimin e vitit 2006 grupet më të mëdhenj demografike ishin fëmijët me moshën 0 – 4 vjeç.

Këto lagje janë formuar prej shtëpive me qera të ulët, me lidhje të forta familjare, me dyqane “hallall” dhe me shpresën për një të ardhme më të begatë. Për shumë familje, presionet janë të forta. Fushatat shokuese të reklamave e vrasin ndjenjën e tyre të hijeshisë, fëmijët e tyre duket sikur jetojnë

në një botë tjetër vetëm pas disa muajsh adaptimi, dimrat janë të gjatë dhe punësimi përbën një sfidë vigane. Shumë nga Pakistani, Bangladeshi dhe India janë profesionistë të huaj të trainuar. Ata nga Afganistani ose Somalia zakonisht kërkojnë strehim për shkak të konflikeve të gjata të gjakut. Shumë persona kanë boshllëqe të mëdha në arsimim, për shkak të viteve të humbura, ndërsa ata kërkonin që fjalë për fjalë të shpëtonin jetën e tyre. Për të gjithë, mundësitë janë të pakta dhe pengesat për të punuar dhe për të siguruar jetesën janë të shumta. Zhgënjimet stresuese të edukimit të një familjeje të madhe në një vend të ri janë të thella. (Për më tepër informacion shihni www.torontomuslims.com)

Kur vendosin për të ardhur në Kanada, pak, nëse ka ndonjë, nga Myslimanët e Torontos do të kenë qenë duke menduar për mundësitë në rritje për të takuar ose ndjekur Jezus Krishtin. Në vitet e fundit, disa besimtarë kanë qenë në gjendje t’u shpallin miqve të tyre shpresën që ata kanë në Mesian. Në shumë raste, Myslimanët janë ftuar për herë të parë të hyjnë në një shtëpi Kristiane. Gjatë vizitave të tyre, stereotipet dhe perceptimet e tyre ose janë ngurtësuar, ose janë shkrirë. Ndërsa Myslimanët nisin ta shohin Jezusin, disa largohen tutje, të tjerët tërhiqen fort drejt Tij! Që Myslimanët dhe Kristianët të jetojnë bashkë me njëri-tjetrin, ka një potencial vigan për respekt, vlerësim, pajtim dhe dashuri të përbashkët, që mund të rrjedhin mes këtyre dy komuniteteve.

Lutuni që përmes ndarjes së jetës së tyre dhe të Fjalës së Perëndisë, Mesia do të nderohet prej besimtarëve që janë duke kërkuar ta shpallin Lajmin e Mirë mes Myslimanëve të Torontos.

Lutuni që Myslimanët e Kanadasë do të gjejnë punë, paqe dhe një ndjenjë përkatësie në vendin e tyre të ri.

Lutuni që Myslimanët e Torontos që janë duke zbuluar Mesinë e gjallë do të bëhen një burim jete dhe frymëzimi për bashkëkombasit e tyre në Kanada dhe në atdheun e tyre.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 31: 30-Ditet (Albanian) Booklet

31

Shërbesa e të PremtesFokusi i Lutjes së të Premtes

27 gusht, 2010 Dita 17

Çdo të Premte, menjëherë pas mesditës, disa qindra milionë Myslimanë drejtohen për në xhamitë e tyre kudo nëpër botë. Në disa vende, pothuajse të tërë meshkujt shkojnë

në xhami dhe dëgjojnë një shërbesë që jepet prej drejtuesit fetar. Shpesh shërbesa jepet nga drejtuesi i lutjes (imami), por nuk ndodh gjithnjë kështu. Shërbesat mbahen në lidhje me lloje të ndryshme temash. Në mënyrë tipike, shërbesa përqendrohet mbi udhëzimet morale dhe shpirtërore për jetën e përditshme duke përdorur referenca nga Kur’ani, nga traditat lidhur me Muhamedin dhe mbi shembujt nga historia Islamike. Në disa vende, predikuesit Myslimanë i përdorin shërbesat e tyre për të folur lidhur me si të mos lejohet televizioni dhe interneti të sundojë në jetët e fëmijëve. Ndonjëherë bëhen referenca për ngjarjet ndërkombëtare, për Palestinezët dhe të tjerët. Qeveritë shpesh u japin udhëzime drejtuesve fetarë me qëllim që të shmangin përdorimin e foltores për qëllime radikale.

Sot, në qytetet e mëdhenj të Peshauarit dhe Kuetës, në Pakistan, si dhe në qindra fshatra dhe qyteza mes këtyre qyteteve, mijëra burra analfabetë Pashtun do të dëgjojnë shërbesat. Kushërinjtë e tyre Pashtun do të dëgjojnë mesazhe të ngjashme në Afganistan. Shumë prej tyre janë barinj dhe bujq. Ka të ngjarë që shumë prej tyre do t’u përgjigjeshin pozitivisht shëmbëlltyrave të Jezusit po t’i dëgjonin ato. Për fat të keq, shumë prej tyre gjithashtu marrin pjesë në tregtinë e drogës për të fituar aq para sa për të jetuar.

Të 25 milionë Pashtunët kanë parë për dekada të tëra luftë, tregtinë e drogës dhe fondamentalizmin Islamik. Ata janë në rërat thithëse të së ligës. Gratë Pashtun përgjithësisht punojnë shumë duke bërë punët e përditshme, ato përgatitin besnikërisht vaktet dhe kujdesen për fëmijët e tyre. Ato ia nënshtrojnë veten burrave të tyre dhe mbulohen me ferexhe kur dalin përjashta. Duke e ditur se kanë nevojë për shumë aspekte praktike të jetës, ato e përfshijnë veten në shumë praktika kulti duke shpresuar të mbijetojnë brenda një bote me të panjohura. Ato kërkojnë zgjidhje por errësira iu ngjitet fort pas. Ka shumë pak besimtarë në vendin e Pashtunit në Pakistan dhe në Afganistan.

Në shumë xhami të mëdha, shërbesa jepet nga maja e “minbarit”* . Nga ky vend i ngritur predikuesi zakonisht e sheh të tërë asamblenë. Ky është një minbar i zbukuruar shumë në Damask, në Siri.

*Minbar është një foltore nga e cila flet imami në xhami. Ndodhet në krye të shkallëve.

Lutuni për drejtuesit e xhamive që japin shërbesat sot. U rrënjostë zelli i tyre për Perëndinë në njohurinë e vërtetë për Perëndinë (Rom. 10:1-4). E zbuloftë Perëndia Vetveten në jetët e predikuesve Islamikë (Lutuni për burrat që japin shërbesa në zonën tuaj, gjithashtu).

Lutuni për popullin Pashtun. Ky popull jeton në errësirë të madhe dhe në dhimbje. Lutuni për ndërhyrje hyjnore, në mënyrë që shpëtimi i vërtetë të mund të vijë në komunitetet Pashtun. U transformofshin prej Mesisë fshatrat malore ku ka kërkuar strehë Al Kaeda. Jezusi është Shpëtimtari i vërtetë. Ai sjell paqe të vërtetë (Isaia 9:5-6).

KËRKESAT PËR Lutje

Page 32: 30-Ditet (Albanian) Booklet

32

Të gjitha gjërat

Gjatë vitit tjetër një mënyrë shumë prak-tike për ta sjellë prezencën e Perëndisë

te Myslimanët përreth botës është të merret një skuadër e vogël lutjeje (5-8 njerëz janë normalisht një numër i mirë) në njërën nga zonat ose vendet ku janë Myslimanët dhe të lutemi për to. Ideja nuk është për skuadrat që do të bëjnë aktivitete bamirësie ose do të ungji-llizojnë. Koncepti është që disa skuadra vetëm do të luten, pa bërë asnjë gjë tjetër. Qëllimi i tyre i vetëm do të jetë lutja. Në disa vende për-pjekjet për ungjillizim ndalohen përnjëherësh nga policia gjithsesi. Përveç kësaj, shumë prej nesh kur shkojmë nëpër aktivitete ungjilli-zuese afatshkurtra nuk njohim mjaftueshëm zakonet vendase, gjuhën dhe kulturën që të jemi efikasë.

Në këto udhëtime “vetëm për lutje”, njerëzit mund të bëjnë disa “ecje lutjeje” në pjesë të ndryshme të qytetit dhe të kalojnë disa ditë në lutje dhe madje edhe në agjërim. Pjesëmarrësit duhet të ecin përreth dhe të luten në një mënyrë që nuk i ofendon të tjerët. Lutuni që Perëndia do t’ia zbulojë Vetveten njerëzve.

Bëni pak kërkime për qytetin ose kombin që ju do të vizitoni në mënyrë që të luteni duke qenë të informuar. Bëni kërkime për grupet e njerëzve të paarritur në atë komb dhe shihni nëse mund të udhëtoni deri në zonën ku jetojnë ata dhe të luteni për shpëtimin e tyre.

Përsëri sa për ta theksuar pikën më sipër: një udhëtim lutjeje nuk është për ungjillizim apo për veprimtari bamirësie. Lutja është e vlefshme. Lutja “direkt në vend” mund të japë shumë ide dhe të hapë dyer për Perëndinë që Ai të vendosë autoritetin e Tij në mënyra që ne nuk mund t’i kuptojmë.

Burime të tjera: Faqet e mëposhtme në internet do t’ju japin më shumë informacion mbi grupet e popujve të paarritur me ungjillin: www.30-days.net ; www.joshuaproject.net ; www.win1040.com. Ju do të gjeni informacion mbi udhëtimet e lutjes dhe ecjet e lutjes në këtë faqe: www.waymakers.org. Ju gjithashtu mund të lidheni me Projekti Maqedonia, nëse doni më shumë informacion për udhëtimet e lutjes në: www.macedonia.org.za

Udhëtimet e Lutjes

T’i kuptojmë Myslimanët

Perceptim i realitetit për një Mysliman

Jeta personale

Perceptimi i realitetit për një Perëndimor tipik dhe për disa kultura të tjera

Besimi fetar

Perceptimi i realitetit për një besimtar

Jeta personale

Perceptime të realitetit

Islami

MesiaKjo diagramë erdhi te “30 Ditët” nga një Arab Palestinez i cili tani i beson Mesias.

Page 33: 30-Ditet (Albanian) Booklet

33

Maroku është e vetmja mbretëri në Afrikën e Veriut. Muhamedi i VI-të, i cili u bë mbret në

vitin 1999, është autoriteti më i lartë politik, ushtarak dhe fetar. Ai quhet: “Komandanti i Besnikëve”. Në mënyrë të vazhdueshme, ai përpiqet ta përmirësojë situatën shoqërore dhe ekonomike të popullsisë. Ai e nxit bashkëveprimin dhe bashkëpunimin mes të gjithë llojeve të njerëzve dhe organizatave, pa dallime race apo feje, për sa kohë që ato punojnë për të mirën e komunitetit në përgjithësi.

Pavarësisht nga përpjekjet e saj, një pjesë e madhe e popullsisë është shumë e varfër, ngaqë shpesh të pasurit dhe të pushtetshmit punojnë vetëm për përfitimet e tyre dhe nuk i marrin në konsideratë të drejtat dhe nevojat e bashkëpatriotëve të tyre. Ja ku ka disa shembuj:

Një grua jeton në një barakë në qytet me familjen e saj. Për fat të keq, ajo është e vetmja e aftë për të punuar. Ajo pastron shtëpi, ndihmon me përgatitjet e festave dhe me pastrimin pasi festat mbarojnë, bën brumë për furrat e bukës, hekuros nëpër fabrika dhe bën punë të tjera të rastit. Shpesh ajo nuk ka punë për shumë ditë. Njerëzit që e punësojnë, ndonjëherë nuk e paguajnë në darkë, por i thonë që të vijë një herë tjetër, duke i premtuar se do ta paguajnë më vonë.

Një burrë tjetër punon orë të gjata pune dhe merr pagesë të ulët. Ai dhe shumë nga shokët e tij punëtorë presin për javë të tëra për rrogat e premtuara. Ata lipset të marrin para hua për të mbështetur familjet e tyre ose edhe të marrin para hua për shpenzime të veçanta si fillimi i vitit shkollor, për të plotësuar nevojat ushqimore shtesë gjatë muajit të Ramazanit dhe për festën e therrjes së qengjave gjatë Air El-Kabir. Ata duhet ta pranojnë trajtimin e padrejtë, për shkak se punëdhënësi i tyre mund t’i përzerë nga puna kur të dojë.

Një person tjetër shumë i aftë i gjen lehtë njerëzit që do ta punësojnë atë. Megjithatë, punëdhënësit me vila dhe makina të mëdha i thonë shpesh se ata nuk i kanë paratë për ta paguar, dhe ai duhet të shkojë e të kthehet disa herë në shtëpitë e tyre, përpara se ta marrë rrogën e vet.

Një shqetësim shtesë për njerëzit pa punë të rregullt është se ata nuk kanë siguracione shëndetësore, as pension, apo përfitime të tjera të asistencës për të papunët. Disa shpresojnë për zgjidhje politike të këtyre problemeve, por zgjidhjet përfundimtare ndaj padrejtësisë janë në duart e Zotit.

Maroku28 gusht, 2010 Dita 18

Lutuni që mbreti të mund të vazhdojë ta drejtojë vendin e tij në një rrugë të urtë dhe të perëndishme. Disa autoritete i kanë përndjekur besimtarët Marokenë, shumë kanë qenë të kërcënuar dhe disa janë burgosur. Shumë më tepër Marokenë kanë nevojë ta zbulojnë faljen dhe jetën e re që gjendet te Mesia.

Autoritetet dhe punëdhënësit duhet ta marrin në konsideratë urtësinë e Perëndisë kur të sillen me punëtorët: “Do t’i japësh pagën e tij po atë ditë, para se të perëndojë dielli, sepse ai është i varfër dhe kjo është dëshira e tij, kështu ai nuk do të bërtasë kundër teje përpara Zotit dhe ti nuk do të kesh mëkat.” (LiP. 24:15 dhe Kol. 4:1). Punëtorët duhet ta zbulojnë planin e Perëndisë për jetët e tyre dhe ta bëjnë punën me besnikëri dhe sa më mirë (Kol. 3:22-25).

KËRKESAT PËR Lutje

Page 34: 30-Ditet (Albanian) Booklet

34

Pritja që kanë Shi’a për Kohët e Fundit29 gusht, 2010 Dita 19

Myslimanët Shi’a (Shiitë) janë një minoritet brenda komunitetit Mysliman, i cili përbën rreth

10-15 % të të gjithë Myslimanëve në të gjithë botën. Ata u ndanë nga rryma kryesore e bashkësisë Myslimane shumë shpejt pas vdekjes së papritur të Muhamedit në vitin 632 Pas Krishtit, për shkak se mbanin një pozicion të ndryshëm lidhur me kush duhej ta pasonte Muhamedin si drejtues i Myslimanëve. Shumica, të cilët u quajtën “Myslimanët Suni”, donin që pasuesi të ishte drejtuesi më i aftë ushtarak i cili ishte gjithashtu anëtar i fisit të Muhamedit, Kuraish. Minoriteti, që më vonë u quajtën “Myslimanët Shi’a” donin që pasuesi të ishte një i afërm gjaku i Muhamedit. Megjithatë, në kohën e vdekjes së Muhamedit nuk kishte asnjë djalë ose nip, i cili të mund të caktohej si pasues i Muhamedit,

meqenëse djemtë e tij kishin vdekur të gjithë që më përpara dhe dy nipërit e tij (Hasani dhe Hyseni) në atë kohë ishin veçse dy fëmijë.

Tre Kalifët e parë (pasuesit) e Muhamedit ishin kalifë Sunni, i katërti ishte Aliu, nip i Muhamedit dhe po ashtu edhe

dhëndërr i tij, i cili ishte martuar me vajzën e Muha-medit, Fatimen shumë vjet më përpara. Aliu qe në gjendje ta mbante pozitën e tij deri sa ai u vra në vitin 661 Pas Krishtit. Shi’a besonin se sunduesit e duhur të komunitetit Mysliman nëpër botë ishin aktualisht Aliu dhe njëmbëdhjetë pasardhësit e tij përmes nipit të Muhamedit Hysenit, i cili vdiq si martir në Irak në vitin 680. Shumica e Myslimanëve Shi’a besojnë se linja e pasardhësve të Hysenit vazhdoi deri te pasardhësi i tij Muhamedi Al Mahdi, i dymbëdhjeti “Imam i udhëzuar drejt”, u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 874 në moshën pesëvjeçare. Supozohet se ai u shfaqej disa njerëzve deri në vitin 941 Pas Krishtit. Pas kësaj, shpresa e Myslimanëve Shi’a për të sunduar komunitetin Mysliman u transferua totalisht në një

botë të padukshme nga e cila një udhëheqës i fshehtë shpirtëror – i quajtur Imami i Fshehtë (drejtuesi) ose Mehdiu (ai që udhëheq), më në fund do të kthehet.

Flamujt kombëtarë të Irakut dhe të Iranit kanë shprehjen “Allahu Ekber” (Perëndia është i Madh).

Ky udhëheqës pa mëkat, Mehdiu, do të themelojë një perandori Islamike të paqes dhe drejtësisë në fund të kohës. Sipas shumicës së Myslimanëve (duke i përfshirë edhe ata Sunni), Mehdiu do të ndihmohet nga Jezusi i cili gjithashtu supozohet se do të kthehet në Tokë kur të shfaqet Mehdiu. Të dy, edhe Mehdiu, edhe Jezusi do të kundërshtohen nga Masih ad Daxhal, një i lig, me një sy, një figurë e anti-Krishtit, i cili më në fund do të vritet dhe e tërë bota do t’i nënshtrohet Islamit. Pak kohë pas fitores së Mehdiut, do të ketë një ringjallje të përgjithshme të të vdekurve, të pasuar nga gjykimi i fundit.

Myslimanët në përgjithësi kanë një besim të fortë në një jetë të ardhme, që konsiston në një parajsë për besimtarët dhe ndëshkim të përjetshëm për jobesimtarët, por idetë e tyre ndryshojnë shumë nga besimi Kristian. Myslimanët Shi’a përgjithësisht kanë pritje më konkrete dhe intensive për kohët e fundit që do të vijnë krahasuar me Myslimanët Sunni.

Page 35: 30-Ditet (Albanian) Booklet

35

Në IranPërgjithësisht Myslimanët Shi’a besojnë se Mehdiu

tani është duke jetuar, ndonëse i fshehur dhe se ai po e udhqheq komunitetin e besimtarëve Shi’a. Imami i fshehur e transferon njohurinë e tij te burrat më të famshëm dhe më të arsimuar Shi’a sot, që ata t’i mësojnë anëtarët e zakonshëm të komunitetit. Përpara drejtuesit fetar Iranian Ajatollah Khomeini, komuniteti Shi’a mbante opinionin se mbi tokë nuk mund të vendosej udhëheqja e drejtë, përpara se të kthehej Mehdiu, ai që udhëzohet drejt. Vetë Khomeini pretendoi se ishte përfaqësuesi i Imamit të fshehtë (Mehdiut) që i kishte thënë atij ta vendoste këtë perandori të paqes dhe drejtësisë mbi tokë duke luftuar kundër armiqve të Islamit. Myslimanët Shi’a motivoheshin ta përcaktonin fatin e tyre të përjetshëm në vend që thjesht ta prisnin në mënyrë pasive kthimin e Imamit të fshehtë. Pritja për kthimin e Imamit, u zëvendësua nga veprimi, në formën e revolucionit. Khomeini i inkurajoi hapur klerikët Shi’a

që të përfshiheshin në luftën politike. Ai u aftësua të vepronte kështu prej interpretimit të tij të ri të traditës Shi’a. Pritjet e një kombi nën Islamin dukej sikur ishin përmbushur në personin e Khomeinit. Presidenti aktual i Iranit Mahmud Ahmadinexhad, është një ndjekës i Khomeinit dhe ai duket se ka ide të krahasueshme.

__________Fotot:E majta poshtë: Presidenti Iranian Mahmud Ahmadinexhad.Majtas në mes: Xhamia e Xhamkaranit pranë Qomit në Iran. Besohet gjerësisht mes Myslimanëve Shi’a se Imami i Fshehtë (Mehdiu) do të shfaqet sërish në këtë vend dikur në të ardhmen për të themeluar Islamizmin kudo nëpër botë. Sipër: “Xhamia e Artë” Samarra (Irak) e ndërtuar në qytetin ku u lind Muhamedi Mehdi (Imami i Fshehtë). Djathtas: Ajatollah Khomeini i cili ishte një figurë kryesore në Revolucionin Iranian në vitin 1979.

*(Fotot janë marrë nga Shërbimi Informativ Rus dhe nga Ushtria e SHBA).

Ka ndoshta 200,000 Mullahë Shi’a (drejtues fetarë) vetëm në Iran dhe mijëra të tjerë në Irak. Ata kanë një rol të rëndësishëm në komunitetet e tyre dhe në shoqërinë si e tërë. Ata janë duke i mësuar njerëzit e tyre ta vendosin mirëbesimin te Mehdiu i ardhshëm dhe për ta praktikuar Islamizmin me zell. Lutuni që këta drejtues të vijnë ta njohin Mesian e gjallë, Jezusin (Vep. 6:7).

Mesia është shpresa përfundimtare për një botë me paqe dhe drejtësi. Me të vërtetë Bibla na premton se një ditë toka do të mbushet me njohurinë e Zotit ashtu si uji e mbulon detin (Isaia 11:9 dhe Habakuku 2:4). Do të jetë një qiell i ri dhe një tokë e re në të cilën banon drejtësia (2 Pj. 3:13). Lutuni që milionat e Iranianëve dhe Irakenëve Shi’a ta zbulojnë Mesian e gjallë që mbretëron, i cili është shpresa e vërtetë e botës.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 36: 30-Ditet (Albanian) Booklet

36

Aisha

Zakonisht e referuar si gruaja e preferuar e Muha-medit, Aisha bint Abu Bakr (vajza e Abu Bakr),

u fejua zyrtarisht me Profetin në moshën 6 vjeçare. Fejesa u nis përmes babait të Aishës, pasi ai dhe vajza e tij u kthyen nga një periudhë e shkurtër kohe në Etiopi, ku kishin shkuar t’i shpëtonin përndjekjes që kishin përjetuar prej idhujtarëve në Mekë. Muhamedi dhe Aisha ishin të fejuar për shumë vjet, përpara se martesa të konsumohej kur Aisha ishte në moshën 9 vjeçare (Muhamedi ishte 52 vjet në atë kohë). Shumë Myslimanë ndihen të zënë ngushtë për këtë martesë me një vajzë kaq të vogël (shumë prej tyre as nuk e dinë se kjo ka ndodhur). Disa madje edhe janë larguar nga Islami kur e kanë zbuluar këtë fakt. Disa burime thonë se pas martesës Aisha përsëri luante me lodrat e saj dhe Muhamedi luante me të. Aisha ishte e vetmja nuse e virgjër e Muhamedit. Vetë Aisha nuk pati mundësi t’i jepte Muhamedit një trashëgimtar fizik dhe ajo mbeti pa fëmijë për tërë jetën e saj. (Emri i saj do të thotë “Ajo që jeton” ose “e gjallë”. Emri i saj gjithashtu është shkruar: A’ishah, Ayesha, A’isha).

Ka pikëpamje konfliktuese mes Myslimanëve lidhur

me statusin e Aishas. Aisha shprehte xhelozi ndaj grave të tjera të Muhamedit, sidomos për Khadijan, gruan e parë të Muhamedit, e cila vdiq përpara se Muhamedi dhe Aisha të fejoheshin. Myslimanët Sunni e vlerësojnë shumë Aishan, dhe e konsiderojnë atë si gruan e preferuar të Muhamedit dhe një nga gratë më të shquara të kohës së saj. Nga ana tjetër Myslimanët Shi’a (Shiitë), e shohin atë nën një dritë më negative. Kjo ka të bëjë kryesisht me rolin e saj gjatë luftës së parë civile Islamike në të cilën vdiqën Hyseni dhe babai i tij, Aliu. Dega e Islamit Shi’a ka rrënjë të rëndësishme në ngjarjet që kanë pasur të bëjnë me vdekjen e Hysenit dhe të Aliut.

Aisha është një nga autoritetet më të shquara Islamike të periudhës së hershme. Mendohet se ajo ka qenë burimi i shumë traditave të shenjta për Muhamedin (Haditi). Kur Muhamedit po i afrohej vdekja, ai i kaloi momentet e tij të fundit në shoqërinë e Aishës 18 vjeçare dhe vdiq me kokën mbështetur në prehrin e saj. Ajo nuk u martua për tërë jetën e saj (Kur’an 33:53). Aisha vdiq në vitin 678 Pas Krishtit në moshën 65 vjeçare gjatë muajit të Ramazanit.

30 gusht, 2010 Dita 20

Ashtu siç jemi lutur për Khadijat që jetojnë kudo nëpër botë në Ditën 13, ne mund të lutemi gjithashtu për Aishat që jetojnë, të cilat janë quajtur sipas gruas së preferuar të Muhamedit. Në të gjithë botën, ato mund të shkojnë në disa qindra mijëra.

Kërkojini Perëndisë të hapë dyer mundësish për Aishat që jetojnë për të dëgjuar traditat dhe përmbledhjet që kanë të bëjnë me jetën e Mesias dhe që të besojnë në të.

Lutuni për Aishat që ju mund të njihni ose për të cilat ju mund të keni dëgjuar. Kërkojini Perëndisë ta zbulojë Vetveten tek ato, që ato të mund ta gjejnë jetën në Mbretin e ringjallur.

Shënim: Nuk është ndihmëse ta akuzojmë Muhamedin se ishte një pedofil (Ndonëse kjo martesë është shokuese). Pyetini miqtë tuaj Myslimanë se çfarë dinë për Aishën. Thuajuni: “Unë kam dëgjuar se Muhamedi u martua me Aishën kur ajo ishte shumë shumë e vogël, çfarë dini ju për këtë?” Lerini ta zbulojnë të vërtetën vetë.

Gruaja e preferuar e Muhamedit

KËRKESAT PËR Lutje

Page 37: 30-Ditet (Albanian) Booklet

Ndërsa rrinte ulur në kafenenë Starbuck, larg prej rrëmujës së qendrës tregtare përreth, Hans* po

shqyrtonte zgjedhjen e vështirë që i duhej të bënte. A duhej të vazhdonte të ishte një biznesmen i suksesshëm këtu në vendin e tij në Bahrain, apo duhej të emigronte me gruan e tij Maria* dhe djalin e tyre të vogël në një vend ku ata mund ta adhuronin Jezusin, Mesian, lirshëm dhe pa shqetësime nga familja e tij? Pesë vjet më parë, pas një kohe kur kërkonte përgjigje shpirtërore dhe kur lexonte Biblën, Hansi po e vizitonte qytetin e shenjtë të Mekës, dhe ai pa në ëndërr një person, Zotin Jezus, që i tregoi atij se ky qytet ishte vendi i gabuar ku po e kërkonte Atë! Shumë shpejt më pas, një besimtar ia shpjegoi Hansit mesazhin e ungjillit dhe ai vendosi që t’i besonte Mesias. Tani Hansi po mendonte se si ta shpallte Mesian te të tjerët.

Disa besimtarë kanë qenë të pranishëm në mbretërinë ishull të Bahrain, e cila ndodhet mes Arabisë Saudite dhe Katarit, ka rreth 100 vjet. Mësimi dhe shërbesa e tyre e dashur me kalimin e kohës e ka bërë Ungjillin tërheqës për shumë Bahrainezë.

Gjysmë milioni i Bahrainezëve kanë ardhur nga një përzierje e popujve indigjenë dhe kolonëve nga Gadishulli Arabik dhe Irani. Ekzistojnë tensione mes shumicës Islamike Shi’a që janë të varfër, dhe minoritetit Sunni që janë sunduesit politikë, dhe mes Arabëve dhe banorëve

me prejardhje Perse. Megjithatë, varësia tradicionale e vendit nga tregtia, plus nevoja për të jetuar afër së bashku, ka shpënë në qëndrime përgjithësisht tolerante mes Bahrainezëve të sotëm.

Rreth 250,000 të huaj janë banorë në Bahrain – kryesisht profesionistë nga Evropa, Lindja e Largme dhe Afrika e Jugut; teknikë dhe punëtorë të kualifikuar nga India dhe Filipinet; dhe shumë punëtorë dhe shërbëtorë nga Bangladeshi, Nepali, Indonezia, dhe kohët e fundit, edhe nga Kina. Për shkak të mungesës së ligjeve për mbrojtjen e punëtorëve të huaj, punëtorët e ndërtimit dhe shërbëtorët nëpër shtëpi, shpesh vuajnë abuzime fizike, ngacmime seksuale, konfiskim të pasaportave, mospagesa ose shtyrje të pagesave dhe orë shumë të gjata pune.

Tani qeveria po tregon një nivel të lartë të tolerancës ndaj besimtarëve të huaj ndërsa ata adhurojnë dhe e praktikojnë besimin e tyre. Megjithatë, ndjekësit e Krishtit mund të jenë më të kufizuar në të ardhmen, ndërsa shfaqet konkurrenca mes ministrave të qeverisë të frymëzuar nga Sauditët dhe parlamentarëve Shi’a për të treguar se cili nga ata është më “Islamik”.

* Emrat janë ndryshuar për t’i mbrojtur identitetet e individëve.

BahrainAugust 31, 2010 Dita 21

Besimtarët Bahrainezë si Hans* dhe Maria* kanë nevojë për inkurajim të përditshëm ndërsa e ndjekin Zotin, përballë armiqësisë nga ana e familjes dhe e komunitetit.

Bahrainezët ndonjëherë kanë mundësi për ta dëgjuar Ungjillin përmes besimtarëve të huaj dhe për ta parë shembullin e tyre, por këto mundësi duhet të shumëfishohen të paktën njëmijëfish! Lutuni për mendje dhe zemra të hapura (Lluka 24:32 dhe Vep. 16:14).

Punëtorët e huaj që janë të varfër kanë nevojë për mbështetje dhe drejtësi; dhe Bahrainezët kanë nevojë për kurajo për t’i vënë në dukje mëkatet dhe padrejtësitë e shoqërisë së tyre.

37

KËRKESAT PËR Lutje

Page 38: 30-Ditet (Albanian) Booklet

38

1 shtator, 2010 Dita 22India Lutje për Popujt

Grupet e popujve Popullsia

Kunxhra 822,140

Turk 530,187

Makhmi 469,871

Sudhan 446,757

Rauther 682,072

Bhatiara 259,188

Mahur 243,687

Jashkun 235,511

Bhatia 190,957

Jhojha 175,779

Nikari 147,684

Balok 129,950

Molesalam 128,738

Shaikh (Marathi) 2,429,481

Shaikh (Maruadi) 1,541,534

Shaikh (Gujarati) 1,057,975

Shaikh (Maithili) 774,017

Shaikh (Magadi) 322,135

Shaikh (Oriya) 235,524

Shaikh (Meuari) 151,368

Shaikh (Konkani) 116,051

Pathan (Maruadi) 215,895

Shaikh (Dhundari) 404,463

Shaikh (Nimadi) 110,046

Shaikh (Shekhuati) 222,665

Total 12,043,675

Si pjesë e përpjekjeve tona për t’u lutur për popujt e botës më pak të arritur me Ungjillin, ne ju kërkojmë që të luteni

për këta grupe popujsh në listën djathtas. Kjo listë i përmban të 25 grupet e popujve Myslimanë Indianë me një popullsi mbi 100,000 banorë të cilët nuk kanë asnjë dëshmitar të njohur për Ungjillin, i cili të kërkojë të themelojë komunitete vendase besimtarësh. Këta popuj, jo vetëm që nuk e kanë dëgjuar Ungjillin, por ata nuk kanë asnjë lajmëtar aktiv që të kërkojë ta çojë Ungjillin tek ata. Populli Kunxhra në paragrafin tjetër janë pak a shumë tipikë me shumë nga grupet e tjera.

Populli Kunxhra

Populli Kunxhra jeton në shtetin Indian të Biharit, i cili është njëri nga shtetet me dallime shoqërore më të theksuara mes Myslimanëve Sunni. Nga ana fetare, sistemi i shtresave shoqërore i Sunnive është mjaft i ndryshëm nga sistemi Hindu i këtyre shtresave. Sistemi Mysliman i shtresave shoqërore jo vetëm që e jep statusin shoqëror bazuar mbi lindjen, por ai përgjithësisht e kufizon një person ndaj punësimit tradicional apo rolit në shoqëri. Brenda këtij sistemi shoqëror, Kunxhra janë, në përgjithësi, me një status më të ulët dhe historikisht kanë qenë shitës të fruta - perimeve ose bujq. Gjithashtu ata janë shumica analfabetë. Janë një grup mjaft i madh dhe preferojnë të martohen brenda popullit të tyre.

Nga aq sa mund të dallohet, nuk njihet se ka besimtarë mes popullit Kunxhra. Ata nuk e kanë mohuar Ungjillin; ata thjesht nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë atë. Për popullin Kunxhra dihet shumë pak, kështu që lutja do të ishte kritike për ta sjellë Lajmin e Mirë të Mesias tek ata.

(Ky informacion u dha nga Frontiers)

Lutuni që të merret më shumë informacion për popullin Kunxhra dhe për popujt e tjerë në listën e grupeve të popujve.

Kërkojini Perëndisë punëtorë të përkushtuar që të shkojnë të jetojnë mes popullit Kunxhra dhe grupeve të tjera dhe të ndajnë dashurinë e Krishtit me ta.

Kërkojini Perëndisë që të ngrerë skuadra lutjeje për këta popuj.

Me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote

Dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.

Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi,

Të gjithë popujt do të të kremtojnë. (Ps. 67:2-3)

KËRKESAT PËR Lutje

Page 39: 30-Ditet (Albanian) Booklet

39

Një grup fëmijësh të vegjël u mblodhën bashkë, për të dëgjuar historinë e Noeut dhe të arkës.

Ndoshta disa prej tyre kishin dëgjuar më përpara për Profetin Nuh, por asnjë prej tyre nuk e dinte në detaje historinë. Prapa tyre disa prej nënave uleshin, bisedonin, ose i përshëndesnin të tjerët që ecnin atje pranë. Shumë shpejt historia përfundoi dhe fëmijët vrapuan për të luajtur, kurse gratë rrinin prapa tyre. “Na trego një histori tjetër!” tha njëra nga gratë, duke treguar dëshirën e saj për të dëgjuar më tepër. Shumica e popullit Jola nuk ka dëgjuar asnjë nga historitë për Jezusin dhe mbretërinë e Perëndisë nga Bibla, por shumë prej tyre janë të gatshme për të dëgjuar.

Vendndodhja – afro 560 mijë banorë të popullit Jola banojnë mes tre shteteve në Afrikën Perëndimore (Senegal, Gambia, dhe Guinea – Bissau). Numri më i madh i popullit Jola janë vendosur në krahinën Kazamanke në Senegalin Jugor. Në Gambia, shumë nga banorët Jola jetojnë përgjatë bregut jugor të lumit Gambia, kurse të tjerët kanë lëvizur për në qytetin krahinor për mundësi punësimi dhe / ose arsimimi. Disa banorë Jola gjithashtu jetojnë në pjesën veriore të Giunea Bissau dhe një numër më i vogël në vendet e Afrikës Perëndimore.

Për shekuj me radhë në Senegal ka pasur një ndikim

katoliçizmi dhe madje edhe tani disa familje Jola janë katolike nga tradita; megjithatë, gjatë shekullit të kaluar ka pasur një kalim të madh drejt Islamit, për shkak të ndikimeve nga veriu. Shumica e njerëzve – edhe Myslimanë, edhe Katolikë, mbajnë shkallë të ndryshme të bestytnive tradicionale animiste dhe praktikave të tyre, përfshirë frikën nga magjia, frymërat e liga dhe mallkimet. Deri më tani, mbi 90 % e banorëve Jola deklarojnë se janë Myslimanë. Për kontrast, vetëm 2 % deklarojnë se janë besimtarë në Mesian kurse të përkushtuarit janë shumë më të paktë në numër.

Kultura – populli Jola njihen për sjelljen e tyre të qetë dhe miqësore dhe për të qenit punëtorë të mëdhenj. Në fshatrat e tyre me shkurre, bujqit prodhojnë oriz, mel, kikirikë, dhe ca perime. Ata nuk kanë një sistem me dallime shoqërore, të gjithë konsiderohen se janë të barabartë. Familjet janë të mëdha dhe shumë besnikë ndaj njëri – tjetrit. Shumë familje janë poligame – burrat shpesh kanë deri në katër gra. Gratë e një shtëpie janë përgjegjëse për kopshtarinë, kultivimin e orizit, përgatitjen e ushqimit, punët e përditshme shtëpiake, dhe përkujdesjen e fëmijëve. Burrat ndërtojnë shtëpi dhe gardhe dhe kultivojnë drithërat (sidomos kikirikët) që shiten për të siguruar burime jetese për familjen.

Populli Jola i Afrikës Perëndimore2 shtator, 2010 Dita 23

Lutuni që drita e Perëndisë do të shkëlqejë te fshatrat dhe qytetet e banorëve Jola. Lutuni që ata do të kenë ëndrra dhe vizione të Jezusit dhe do të besojnë në Të.

Lutuni që drejtuesit e vendit, drejtuesit fetarë dhe pleqtë do ta ndjekin Mesian. Lutuni që besimtarët vendas dhe jo-vendas do të jenë në gjendje ta çojnë Fjalën e Perëndisë te të gjithë banorët Jola me mjete të ndryshme.

Lutuni për Përkthimin e Biblës që po ndodh në Gambia. Katër ungjij janë të plotë dhe pjesa tjetër e Dhjatës së Re po redaktohet. Lutuni që Perëndia do t’i përgatitë banorët Jola që ata ta dëgjojnë Fjalën në gjuhën e tyre, ta kuptojnë dhe ta besojnë atë. Lutuni për përkthyesit nga Gambia ndërsa ata kërkojnë ta shprehin qartë ungjillin në gjuhën e tyre.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 40: 30-Ditet (Albanian) Booklet

40

Zejnuba është një vajzë afër të tridhjetave e cila është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo u rrit

në Afrikën Lindore, në një zonë ku Myslimanët jetojnë në një komunitet të afërt pa pasur shumë kontakte me jo-Myslimanë. Kur e mbaroi shkollën e mesme, ajo erdhi në kryeqytet për të ndihmuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Ngaqë xhaxhai i saj nuk e mbështeste dot financiarisht për të vazhduar më tej studimet, ajo ishte e lumtur ta pranonte një mundësi për të bërë studime në kompjuter në shtëpinë e një familjeje emigrantësh Kristianë. Ndërsa po i njihte më mirë këta njerëz, Zejnuba u befasua kur e kuptoi se këta besimtarë në Mesian ishin miqësorë dhe e pranuan atë, krejt ndryshe nga sa kishte pritur ajo. Ata luteshin përpara vakteve dhe kishin një stil jete pozitiv. Në muajt në vijim, ajo nisi të studionte për besimin e këtyre besimtarëve.

Kur familja e saj u bënë të vetëdijshëm për inte-resimin e saj të ri te Mesia, ata e morën në shtëpinë e tyre dhe u përpoqën t’ia forconin besimin e saj Islamik. Zejnuba iu iku nga shtëpia dhe u kthye sërish në kryeqytet, megjithëse autobusi iu bllokua dhe tani ajo kishte frikë se do t’i duhej të qëndronte në shtëpi. Në këtë situatë të dëshpëruar, ajo iu lut

Dëshmi nga Afrika Lindore

Perëndisë për ndihmë, për herë të parë në emër të Jezusit. Pas një momenti, autobusi vazhdoi udhëtimin e tij. Kjo përvojë i bëri përshtypje të thella asaj.

Në kryeqytet ajo vazhdoi të mësonte për Mesian, gjë që përfundimisht e shpuri në një ballafaqim dekurajues me të afërmit të saj, kur ajo nuk e pranoi një martesë me mblesëri. I dukej sikur jeta po i merrte fund. Atë e shqetësonin shumë pyetje: “Çfarë do të më ndodhë mua? A do të martohem ndonjëherë me një burrë?” Miqtë e saj Kristianë e inkurajuan që t’i besonte Jezusit i cili kishte një plan të mirë për të. Ajo u përgjigj pozitivisht dhe i besoi Mesias. Stili i jetës dhe lutjet e miqve të saj besimtarë e bindën që ta ndiqte Jezusin, ndonëse kjo u shoqërua me mohimin e familjes së saj. Për një farë kohe, ajo pati dyshime për vendimin që kishte marrë, ndonjëherë vazhdonte të bënte lutje Islamike natën. Pas një viti, Zejnuba u pagëzua. Kjo solli një ndryshim të rëndësishëm pasi, vetëm pas pagëzimit të saj, ajo e kuptoi me të vërtetë ungjillin. Më në fund, ajo e kuptoi se çfarë kishte bërë Jezusi për të. Sot Zejnuba ka një bashkëshort besimtar dhe ata që të dy i shërbejnë Zotit.

Vendi Popullsia Total(Milionë)

Popullsia Myslimane

Burundi 9.5 780,000

Komoros 0.75 725,000

Xhibuti 0.73 750,000

Eritrea 5.6 2,300,000

Etiopia 85.2 28,100,000

Kena 39.0 3,900,000

Madagaskar i 20.65 1,440,000

Malaui 15 1,920,000

Mayotte 0.21 200,000

Mauritus 1.3 220,000

Mozambik 21.6 3,980,000

Reunion 0.80 20,000

Ruandan 10.7 420,000

Seyshelles 0.10 1,000

Somalia 9.8 9,700,000

Tanzania 41 14,350,000

Uganda 32.3 3,870,000

Zambia 11.8 1,790,000

Zimbabve 11.4 130,000

Myslimanët në Krahinën Afrikano-Lindore

Page 41: 30-Ditet (Albanian) Booklet

41

3 shtator, 2010 Dita 24Lutjet e së PremtesFokusi i Lutjeve të së Premtes

Myslimanët nuk mendojnë për bashkësi me Perëndinë, që ta njohin Perëndinë, ose të dëgjojnë prej Perëndisë, si të qenit pjesë e përvojave të tyre normale të lutjes. Në Islam,

lutja normale e përditshme është një ushtrim rituali i përqendruar, i cili është shprehje e adhurimit dhe nderimit ndaj Allahut. Kërkesat personale janë të mundura në Islam, por lutjet formale rituale janë patjetër veprimtaria më e rëndësishme e lutjes për Myslimanët.

Në Islam, lutja përgjithësisht nuk do të thotë ta sjellësh vetveten në një kontakt të drejtpërdrejtë personal, ose në një bashkësi me Allahun. Edhe kur Myslimanët flasin për lutjen si një komunikim me Allahun, ata nuk mendojnë kurrë se Allahu realisht do t’jua kthejë përgjigjen duke u folur atyre. Komunikimi është gjithnjë i njëanshëm. Në minoritetin shumë të vogël të Myslimanëve Sufi flasin për takime me Perëndinë. Megjithatë, besimet dhe praktikat mes Myslimanëve Sufi e vënë theksin më tepër në të qenit i zhytur në gjërat hyjnore, se sa në të njohurit e Perëndisë në kuptimin e komunikimit dhe të marrëdhënies. Mes besimtarëve në Mesian, të njohurit e Perëndisë në kuptimin e të pasurit të një marrëdhënieje me Të është një aspekt kryesor i besimit (Gjoni 17:3). Sipas Islamit Ortodoks, Perëndia nuk u flet asnjëherë drejtpërdrejt njerëzve dhe aktualisht, ai nuk i ka folur indirekt ndonjë personi tjetër (përmes engjëjve), që nga koha e Muhamedit. Myslimanët kudo besojnë se Muhamedi ishte profeti i fundit dhe më i madhi. Sipas tyre, Muhamedi solli zbulesën e fundit të folur nga Perëndia, e cila përfundimisht u bë libri që ne e njohim si Kur’ani.

Lutja inkurajohet si një mjet i kufizimit të Myslimanëve, që ata të mos bëjnë gabime shoqërore dhe shmangie morale. Sipas një thënieje tradicionale, kur Muhamedit i bënë pyetjen “Cila është vepra më e mirë?” ai u përgjigj “Të lutesh në oraret e caktuara të tyre.” Kur e pyetën sërish, “Cila është gjëja tjetër e mirë pas kësaj?” ai u përgjigj “Të jesh i mirë dhe të kryesh detyrimin ndaj prindërve.” Kur e pyetën sërish, “Po cila është gjëja tjetër pas kësaj në mirësi?” ai u përgjigj “Të marrësh pjesë në Xhihad për çështjen e Allahut.” Shpesh lutja është parë si një veprimtari e miratuar në Islam.

Populli Kho

Gjatë mesditës, mijëra pjesëtarë të popullit Kho në krahinën e lartë malore të Pakistanit Verior do të luten në xhamitë e tyre vendase. Pothuajse asnjë prej tyre nuk do të ketë bërë pyetjen “A i flet ndonjëherë Perëndia njeriut sot?” Shumë veta do të mendojnë se lutja e tyre do t’ua shtojë meritat atyre përpara Perëndisë.

Ky grup njerëzish ka afro 320,000 banorë. Nuk dihet të ketë besimtarë në këtë grup njerëzish. Deri në këtë moment nuk ka ndonjë organizatë që po punon për t’i arritur në mënyrë specifike ata për ungjillin. Banorët Kho duket sikur janë shumë rezistentë ndaj Ungjillit. Shumica prej tyre jetojnë në luginat e sipërme, ku bujqësia është shumë e vështirë, për shkak të terrenit të thatë dhe të thyer malor.

Gjuha amtare e popullit Kho është Khouar. Ajo flitet nëpër shtëpi dhe nëpër fshatra, dhe përmes saj fëmijët e marrin edukimin e tyre joformal me anë të zakoneve, traditave, vlerave dhe besimeve të shoqërisë Kho. Tradita gojore e Khouar është plot e përplot me poema të dashura dhe këngë, që janë trashëguar nga njëri brez në tjetrin.

Shiheni popullin Kho të Pakistanit në sitin youtube.com

Kërkojini Zotit t’ua zbutë zemrat këtyre njerëzve që janë shumë rezistentë ndaj Ungjillit.

Lutuni që Zoti do të ngrerë besimtarë që të kenë dëshirë të investojnë shërbime afatgjata për fiset e Pakistanit të Veriut.

Lutuni që njerëzit e Kho do të marrin ëndrra dhe vizione për Jezusin.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 42: 30-Ditet (Albanian) Booklet

42

4 shtator, 2010 Dita 25

Sipas një legjende të njohur, një shenjtor Mysliman me emrin Shah Makhdum ngau një krokodil përpjetë

lumit dhe e solli Islamin tek banorët Rajshahi. Faltorja e tij në qytet vizitohet nga shumë Myslimanë të zonës që kërkojnë kurim për sëmundje, për shterpësinë dhe probleme të tjera.

I ndodhur në brigjet e lumit Gang, pak kilometra larg Indisë, qyteti Rajshahi është vendbanimi i afro gjysmë milioni Myslimanëve Bengali. Krahina është dominuar me sukses nga valët e kontrollit prej Arianëve, Budistëve, Hinduve, Myslimanëve, Britanikëve dhe më së fundi nga Pakistanezët, përpara se vendi ta shpallte pavarësinë në vitin 1971. Vetë qyteti i Rajshahit u bë i shquar gjatë sundimit Britanik, dhe ndonëse dikur mbizotëronte besimi Hindu, tani qyteti është 90 % Mysliman. Myslimanët nga Rajshahi përgjithësisht janë disi liberalë dhe mendje-hapur, por kompleksi kryesor universitar kontrollohet nga partia studentore e Islamistëve “Jamaati - Islam”, dhe qyteti ka qenë një qendër për disa veprimtari të vogla terroriste.

Rajshahi është një qendër arsimore për të tërë vendin, me mbi dhjetë universitete të mëdhenj, kolegje dhe me shkolla mjekësie. Vetëm Universiteti i Rajshahit ka mbi 25 000 studentë. Rajshahi është edhe një qendër mjekësorë në vend, me një Spital të Misionit Kristian gjithashtu.

Pothuajse njëqind vjet më parë, Ungjilli nisi të jepte fryt mes Myslimanëve të krahinës, kur Shkrimi i Shenjtë u shpërnda në dialektin Mysliman të Bengalit. Qindra persona erdhën në besim, por për fat të keq këta besimtarë u inkurajuan t’i braktisnin traditat dhe dialektin e tyre dhe të shkriheshin me kulturën kishtare me prejardhje Hindu, dhe kështu lëvizja mori fund dhe u harrua.

Në fillim të viteve 1980të, një biznesmen i ri, me prejardhje Myslimane erdhi për të jetuar në Rajshahi dhe nisi t’u dëshmonte Myslimanëve, duke i inkurajuar besimtarët që të rrinin brenda familjeve dhe kulturës së tyre. Si rezultat i kësaj, tani në qytet ka tre bashkësi që mblidhen nëpër shtëpi, dhe më shumë bashkësi nëpër fshatrat përreth. Këto bashkësi po rriten, janë të dukshme dhe të guximshme në veprimtari për ndarjen e ungjillit, por kanë nevojë për më shumë thellësi në dishepullizim dhe në njohjen e Fjalës së Perëndisë për ta mbajtur të qëndrueshme lëvizjen.

Në të kaluarën shërbesa ka qenë e detyruar të për-qendrohej te burrat, pasi gratë dhe fëmijët kishte shumë pak mundësi për t’i arritur. Kjo po fillon të ndryshojë. Megjithatë, gratë janë prapëseprapë më shumë analfabete dhe më të kufizuara në mundësitë për të udhëtuar dhe për të pasur kohë të lirë.

Rajshahi, Bangladesh

Lutuni për bashkësitë e vogla të besimtarëve që mblidhen nëpër shtëpi që ata të rriten në pjekuri, në bindje dhe në njohurinë e Fjalës së Perëndisë. Lutuni që të caktohen drejtues të perëndishëm, të cilët të jenë të përkushtuar ndaj jetesës në shenjtëri dhe ndaj shërbesës (1 Tim. 3:1-13).

Lutuni që burrat besimtarë do t’i mësojnë gratë e tyre, do të drejtojnë kohët e lutjes si familje dhe do të marrin përgjegjësinë për besimin e fëmijëve të tyre. Lutuni që më shumë gra do të gjejnë mundësi për t’u rritur në pjekuri.

Disa njerëz në qytet kanë nisur të shesin Bibla në dialektin Mysliman të Bengalit. Lutuni që personat që po kërkojnë dritë shpirtërore do ta blejnë, do ta lexojnë dhe do ta kuptojnë Fjalën e Perëndisë.

Në krahinën më të gjerë të Rajshahit, ka shumë persona që po kërkojnë për gjërat shpirtërore dhe ka mjaft besimtarë të rinj, të cilët mblidhen së bashku rastësisht. Lutuni që besimtarët do ta kuptojnë nevojën për t’u mbledhur bashkë në adhurimin javor.

Lutuni për një dëshmi të madhe nëpër komplekset universitare në Rajshahi mes mijëra studentëve. Ka pasur ca dëshmi në vitet e fundit.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 43: 30-Ditet (Albanian) Booklet

43

5 shtator, 2010 Dita 26

Në malet, kodrat, luginat, qytetet dhe fshatrat e Kirgi-stanit, shumë gra e gjejnë vetveten befas dhe papritur

të martuara. Kjo ndodh në një mënyrë që duhet ndryshuar patjetër. Ashtu si shumë shoqëri Perëndimore, Afrikane dhe Aziatike kanë nevojë për t’u liruar nga varësia e tyre pornografike dhe imoraliteti seksual, Kirgistani ka një problem të madh shoqëror në fushën e martesës.

Afro 40 % e nuseve në Kirgistan thjesht janë rrëmbyer dhe janë martuar me detyrim. Ky është një zakon fisnor prej shumë brezave të mëparshëm, kështu që për shumë veta kjo është “tradicionale”, por ajo realisht e thyen një nga dhjetë urdhërimet “Ti nuk do të vjedhësh.” Gjatë epokës Sovjetike kjo lloj praktike u shtyp, por nuk u eliminua në tërësi, megjithatë, ajo është rritur në dekadat e fundit. Për fat të mirë, një numër i konsiderueshëm i martesave janë bërë me mblesëri, janë diskutuar dhe për to është rënë dakord. Rrëmbimi i nuseve është i paligjshëm, por shumica e dhunuesve nuk ndiqen penalisht. Edhe Islami është kundër martesave të detyruara.

Në shumicën e rasteve vajzat e reja nuk bien dakord me rrëmbimin dhe shpesh “martesa” konsumohet thjesht duke u përdhunuar. Disa japin pëlqimin e tyre për t’i shmangur vështirësitë, të tjerat kërkojnë me sinqeritet që thjesht ta pranojnë “fatin” e tyre, ftohen familjet dhe bëhet një dasmë. Shumë vajza rrinë me burrat e tyre, kurse të tjerat kërkojnë të ikin, një pakicë grash kryen vetëvrasje

ose thjesht i vrasin të tjerët, nëse nuk bashkëpunojnë. Mbi të gjitha, trauma psikologjike është mjaft e rëndësishme.

Në mënyrë tipike, një burrë i ri mund të bëjë përpjekje për të “takuar’ vajza, megjithëse “takimet Perëndimore” praktikisht është e pamundur që të praktikohen në Kirgistan.1 Shoqëria Kirgize e kufizon shumë kohën që djemtë dhe vajzat mund ta kalojnë së bashku. Ndoshta familja nis të diskutojë për një lidhje mblesërie. Shpesh kjo funksionon dhe kështu rregullohet martesa. Megjithatë, shumë burra e gjejnë veten në rrethana të vështira ku ata nuk kanë mundësi të martohen për arsye të ndryshme financiare, familjare, shoqërore ose personale. Në ato raste, ata shpesh e rrëmbejnë nusen duke u ndihmuar aktivisht nga miqtë e tyre (80-90 % e rasteve) dhe nga familjarët e tyre (prindërit, vëllezërit e motrat, tezet e hallat, dajat e xhaxhallarët dhe kushërinjtë). Cilësitë e mira dhe të këqija të nuseve të ardhshme debatohen dhe pastaj sajohen planet e rrëmbimit.

Vajzat rrëmbehen pothuajse kudo ose kurdo. Rëmbimi mund të ndodhë në shtëpi, në mjedise publike ose edhe kur janë duke punuar nëpër fusha. Nusja e rrëmbyer shpesh sillet te familja e burrit të saj dhe të afërmet e tij vijnë me radhë për ta bindur vajzën që ta pranojë fatin e saj dhe ta pranojë me gëzim burrin e saj. Shumë prej tyre do t’i thonë “Edhe mua më rrëmbyen, ne që të gjitha na kanë rrëmbyer. Kjo është mënyra tonë.”

Marrja e Nuses në Kirgistan

Shumë Myslimanë Kirgizë janë përfshirë në përpjekjet për ta ndryshuar situatën me anë të mjeteve të ndryshme. Kërkojini Perëndisë t’i sjellë Kirgizët në një ndryshim të vërtetë të zemrës së tyre në këtë fushë.

Lutuni për shërimin e atyre që kanë vuajtur prej kësaj dukurie.

Kërkojini Zotit që të sjellë zbulesa të mëtejshme te populli Kirgiz për natyrën e vërtetë dhe kuptimin e martesës (Efesianët 5:21-33).

1Dikush mund ta verë në dyshim nëse “stili Perëndimor i takimeve djem-vajza” është në fakt një zgjidhje e mirë e problemit për gjetjen e një bashkëshorti/bashkëshorteje!

Çifti i mësipërm janë paraqitur në një fushatë reklamuese që u bën thirrje njerëzve të martohen me pëlqim të përbashkët.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 44: 30-Ditet (Albanian) Booklet

44

6 shtator, 2010 Dita 27

Bangladeshi Pakistani

IndoneziaUzbekistaniPrania e një komuniteti të vogël Mysliman në Kore mund të datohet që nga shekulli i 13të apo i 14të.

Kontaktet me Myslimanët në atë periudhë ndoshta lidheshin me tregtinë aktive dhe me këmbimet tregtare mes Koresë dhe Kinës. Kjo prani e vogël Myslimane mund të tregohet në historinë Koreane deri në kohën e kolonizimit Japonez në vitet 1920të. Në atë kohë, mijëra Myslimanë Kazakë erdhën në Kore dhe u stabilizuan atje për të banuar nën qeverinë kolonialiste Japoneze.

Në vitin 1950të shpërtheu Lufta Koreane. Kombet e Bashkuara dërguan trupa ushtarake në Kore për të luftuar kundër komunistëve të Koresë së Veriut. Si pjesë e përpjekjeve për luftën, qeveria Turke dërgoi një batalion ushtarësh në Kore. Ky ishte fillimi i kontaktit modern mes Koreanëve dhe Myslimanëve. Bashkë me ushtarët erdhën dy imamë turq dhe nisën propagandimin e Islamit ndaj Koreanëve të lodhur nga lufta, përmes arsimimit, në Institutin privat arsimor Chung Jin. Brenda disa viteve dy Koreanë u bënë Myslimanë prej përpjekjeve të tyre. Thuhet se tani ka më shumë se 35,000 Koreanë etnikë Myslimanë duke u nisur nga dy të konvertuarit e parë në vitin 1955. Myslimanët Koreanë e ndërtuan xhaminë e tyre të parë, të quajtur Teqja Qendrore, në Aitiuon në Seul me ndihmë financiare nga vendet Myslimane. Tani

Myslimanët në KoreNga Hyunsoo Lee

Lutuni për një vetëdije më të madhe dhe për kuptim të fesë dhe kulturës Islame në shoqërinë Koreane në përgjithësi. Kjo do ta lehtësojë integrimin e Mysli-manëve në shoqëri.

Ashtu si shoqëria Koreane në përgjithësi, edhe kishat Koreane nuk e kuptojnë Islamin. Për shkak të ndikimit negativ të incidenteve të ndryshme që kanë përfshirë Koreanët në Afganistan apo diku gjetkë, antipatia dhe frika ndaj Myslimanëve dhe Islamit ka depërtuar nëpër zemrat e disa besimtarëve Koreanë. Besimtarët duhet ta mposhtin frikën (1 Gjon. 4:18 dhe 2 Tim. 1:7). Lutuni për besimtarët Koreanë që të kenë një rinovim të vizionit dhe dëshirës për t’i arritur Myslimanët me Ungjillin.

kudo në mbarë vendin ka më shumë se 10 xhami dhe 40 qendra lutjeje.

Koreanët Myslimanë nisën të tërhiqnin vëmendjen e shoqërisë për shkak të rritjes së tyre graduale në Kore. Megjithëse mungojnë statistikat e plota, Koreanët Mysli-manë nisën të merrnin vëmendjen nga shoqëria në vitet e fundit për shkak të rritjes së tyre në numër. Përveç vendasve, po shfaqen në Kore edhe mjaft Myslimanë të huaj. Deri në vitin 2007 kishte rreth 110,000 Myslimanë emigrantë në Korenë e Jugut (shihni grafikun sipër). Shënim: Myslimanët nga Bangladeshi dhe Pakistani janë shumica punëtorë të paligjshëm në Kore.

Për shkak të mungesës së të kuptuarit të Islamit dhe të kulturës së tij nga ana e Koreanëve, Myslimanët duket sikur keqtrajtohen dhe diskriminohen për kulturën e tyre nëpër fabrika dhe shkolla. Nga pikëpamja kulturore, ngrënia e mishit të derrit duket të jetë diçka pothuajse e pashmangshme ndërkohë që jetohet në Kore. Për shembull, një punëtor Uzbek Mysliman vjen në Kore si trainues me një program trainimesh të Qeverisë Koreane

për Aziatikët. Për fat të keq ai caktohet në një fermë derrash për të kryer trainimet atje megjithëse Myslimanëve u ndalohet të mbarështrojnë derra për mish, sipas fesë së tyre.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 45: 30-Ditet (Albanian) Booklet

45

“Askush nga familja ime nuk do të bëhet ndon-jëherë Kristian!” bërtiti Aliu me një fytyrë të

zemëruar. “Unë nuk do ta lejoj atë të bëhet Kristiane!” Zemërimi i tij arriti kulmin kur zbuloi se motra e tij me emrin Lia ishte bërë Kristiane dhe kohët e fundit ishte pagëzuar. Me një ton të lartë zëri dhe akuzues, Aliu tha: “Kjo duhet të ketë ndodhur për shkak të Ahmedit” (një besimtar vendas që u bënte shpesh vizita Lias dhe familjes së saj). “Ai e detyroi atë të bëhet Kristiane!” Ai po ziente nga inati dhe nisi ta rrihte Lian dhe pastaj ia preu kabllin elektrik shtëpisë së saj. Në kulmin e zemërimit, Aliu e kërcënoi se do ta përzinte nga fshati. Të gjitha këto ngjarje e bënë Lian të trishtohej shumë, por Perëndia i dha asaj hirin për të mbijetuar dhe kësh-tu ajo vazhdoi të rrinte në fshat.

Pasi dëgjoi se ç’u kishte ndodhur Lias dhe familjes së saj, Ahmedi shkoi për t’i vizituar. Ai u takua me Lian dhe burrin e saj dhe, duke e përdorur Fjalën e Perëndisë, i inkurajoi që të duronin. Befas, kur ata sapo përfun-duan bisedën, u dëgjua një zhurmë e madhe, sikur dikush ishte rrëzuar përjashta. Shumë njerëz dolën me vrap përjashta që të shihnin se ç’kishte ndodhur. Një fëmijë ishte rrëzuar nga një vend i lartë dhe kishte

rënë pa ndjenja e nuk lëvizte, por personat që i shkuan pranë e dëgjuan të gromësinte. Të gjithë u shokuan me gjendjen e tij. Ahmedi ofroi që të lutej për fëmijën dhe familja ia dha lejen. Pas lutjes së tij, fëmija erdhi në vete dhe pushoi së gromësiri. Ishte e dukshme që Jezusi e kishte shëruar fëmijën. Shumë njerëz ishin dëshmi-tarë të mrekullisë, përfshirë edhe Aliun, por për shkak të zemërimit të tij, ai u largua prej andej me inat.

Më vonë, djali i rritur i Aliut, Budi, po vuante nga një sëmundje misterioze. Aliu pa një ëndërr në të cilën vëreu se personi i vetëm që mund ta ndihmonte të birin ishte Lia, megjithatë, për shkak të të gjitha problemeve që i kishte shkaktuar, ai ishte kaq i turpëruar dhe në sik-let që t’i shkonte për vizitë asaj dhe t’i kërkonte ndihmë. Ndërkohë që sëmundja e të birit sa vinte dhe keqësohej, Aliu e dinte se duhej t’i tregonte Lias për ëndrrën e tij. Si besimtare e re, Lia e vuri në dyshin që Budi do të mund të shërohej me anë të lutjeve të saj, por Fryma e Shenjtë ia dha forcën që të lutej me guxim në emër të Jezusit. Pasi u lut Lia, Budi u ngrit nga shtrati dhe nisi të shëro-hej nga sëmundja. Pikërisht si i ati i vet, edhe Budi e ur-rente Kristianizmin, megjithatë, ai u bë shumë i hapur dhe i gatshëm ta dëgjonte Ungjillin. Nuk kaloi shumë

Dëshmi nga Indonezia

kohë përpara se Budi të vinte në besimin te Mesia dhe të pagëzohej. Pak kohë më pas ai gjeti punë, pas shumë vitesh papunësie.

Duke e ditur se Budi ishte pagëzuar, Aliu vendosi të takohej me Ahmedin. Gjatë kohës së tyre së bashku, Aliu shprehu dëshirën e tij për t’i besuar Mesias. Ahmedi ia shpjegoi plotësisht Ungjillin dhe pas disa javësh me ud-hëzime praktike, Aliu mori vendimin që të pagëzohej. Urrejtja e thellë kundër Kristianëve, që kishte jetuar në zemrën e Aliut, u zhduk, për shkak se Dashuria e Perëndisë e kishte ndryshuar atë.

Page 46: 30-Ditet (Albanian) Booklet

46

7 shtator, 2010 Dita 28

Popullsia e Sarauakut: 2,176,800 banorëPopullsia e Sabahut: 3,387,880 banorë

E njohur si “Toka Nën Erën”, Sabahu nga pikë-pamja fizike dominohet nga mali më i lartë

i Borneos, Mali Kinabalu (4100 metra i lartë). Sabahu ka një popullsi më të madhe Myslimane sesa Sarauaku, por ka të njëjtin numër të Malajëve. Popullsia më e madhe e Myslimanëve, nga grupet e ndryshme etnike, është për shkak të fluksit të imigrantëve të paligjshëm dhe të refugjatëve nga Indonezia dhe Filipinet Jugore – popujt Baxhau, Bizaia dhe Bonxhi, si dhe të tjerë.

Sarauaku njihet më mirë si atdheu i fiseve të Borneos që u prisnin kokat njerëzve, shumë prej të cilëve jetojnë ende pranë burimit të lumit në shtëpi të gjata tradicionale. Malajët nga Sarauaku gjenden në fshatrat bregdetare të përfshira në bujqësi dhe peshkim, kurse nëpër qytete Malajët mbizotërojnë nëpër sektorët e shërbimeve qeveritare. Ndonëse Malajët janë në minoritet në Sarauak, ka grupe të tjerë popujsh Myslimanë të cilët shpesh numërohen së bashku me Malajët. Melanau, një nga grupet më të mëdhenj të minoritarëve të Sarauakut ka shumë persona që shërbejnë në pozitat e larta në qeveri; po ashtu edhe popujt Kadajan; Tatau dhe Sebob.

Xhunglat e Borneos njihen si ndër më të pacë-nuarat në planet, dhe kanë qenë skena e shumë protestave kohët e fundit kundër prerjes pa dallim të drurëve që ka rezultuar në shkatërrimin e habitateve të xhunglës dhe në shpyllëzime. Sarauaku, toka e lumenjve që rrjedhin shpejt, gjithashtu po dësh-mon një program masiv për të zhvilluar dhe shfrytë-zuar prodhimin e energjisë elektrike me anë të hidroçentraleve duke krijuar diga me anë të të cilave e ndikojnë jetën e egër dhe faunën. Por ishulli i Borneos, mban ende një mistikë natyrore dhe banorët që janë duke u rritur në numër po përfshihen në përpjekjet për ruajtjen e zonës.

Mes shumicës së popullsisë Myslimane atje ekzis-ton një komunitet më i gjallë dhe në rritje i besim-tarëve në Azinë Juglindore. Komunitetet e besimtarëve mes popujve fisnorë e indigjenë në Malajzinë Lindore kanë përjetuar veprat sovrane të Perëndisë në ringja-lljen. Shumë persona janë duke pasur një ndikim të mrekullueshëm përmes Sabahut. Në regjistrimin e vitit 2000 në Sarauak, 43 % e popullsisë tregoi se besonte te Mesia, me numra të mëdhenj të popujve fisnorë që kishin përqafuar besimin në Krishtin. Depërtimet mes Malajëve mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në një popullsi më të gjerë Malaje në Gadishullin Malajzian.

Sabahu dhe Sarauaku, Malajzia Lindore

I frymëzoftë Perëndia besimtarët që të bëhen më qëllimorë në arritjen me Ungjillin të fqinjëve të tyre Myslimanë dhe të kolegëve të tyre në punë.

Lutuni që Perëndia do të ngrerë njerëz me dhunti të ndryshme frymërore për t’i ndihmuar besimtarët dhe për t’i ndihmuar edhe Myslimanët që ta zbulojnë Lajmin e Mirë.

Lutuni për themelimin e komuniteteve indigjene të besimit që të kenë lidhje me kulturën, brenda çdo komuniteti Mysliman.

Ka sfida për bashkësitë që kërkojnë t’i mirëpresin Myslimanët që zbulojnë Mesinë. Lutuni për ta, ndërkohë që janë duke u përpjekur t’i ndihmojnë besimtarët.

KËRKESAT PËR Lutje

Page 47: 30-Ditet (Albanian) Booklet

47

Britania

Britania ka një histori të gjatë dhe të larmishme në lidhje me Myslimanët në të gjithë botën. Në

shekujt e 13të dhe 14të tregtarët Britanikë erdhën në kontakt me Myslimanët ndërsa lundronin nëpër detin Mesdhe dhe përreth brigjeve të Afrikës drejt Gjirit Arab. Disa nga Myslimanët e parë që erdhën për të banuar në Britani ishin detarët nga Jemeni. Më vonë Britania u bë miqësore me kombet Islamike gjatë mbretërimit të Mbretëreshës Elizabeta e I-rë e cila i kërkoi Sulltanit Otoman, Muratit, ndihmë detare kundër Armatës Spanjolle. Më vonë, Britania kolonizoi shumë kombe Myslimane, gjë e cila krijoi një marrëdhënie krejt të ndryshme mes Britanisë dhe shumë Myslimanëve.

Ndërkohë që Perandoria Britanike nisi të ndryshonte pas Luftës së Dytë Botërore, dhe shumë prej kolonive morën lirinë, nisi një imigrim i madh prej këtyre kolo-

Të tjerë 21%

Britanikë të bardhë 4%

Indianë 9%

Zezakë 6%

Pakistanezë 43%

Bangladeshi 17%

Kategoritë e Myslimanëve Etnikë në Britani. Regjistrimi i vitit 2001

69 % e Myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Nën-Kontinenti Indian. Ka gjithashtu përqindje të konsiderueshme nga pjesët e tjera të botës (31 %). Kategoria etnike “Zezakë” që u përdor në regjistrim (6%) u zbatohet “zezakëve nga Karaibet, zezakëve Afrikanë dhe Zezakëve të tjerë”. Shumë shpejt do të bëhet një regjistrim i ri. Është e sigurt se përqindjet nga Azia Jugore do të vazhdojnë të jenë të larta

nive të mëparshme dhe prej Azisë Jugore, drejt qyteteve dhe qytezave në Britani, për të jetuar atje. Sot ka afro 2.4 milionë Myslimanë që jetojnë në Britani. Ata vijnë nga e gjithë bota dhe përfshijnë imigrantët e brezit të dytë dhe të tretë si dhe të konvertuarit prej popullsisë së bardhë Britanike.

Ngjarjet e viteve të fundit e kanë bërë të vështirë për shumë Kristianë që të ndërtojnë marrëdhënie me Myslimanët në lagjet e tyre. Keqkuptimi kulturor dhe izolimi i komuniteteve Myslimane e kanë bërë sfiduese për shumë Kristianë Britanikë që ta dinë se nga ta nisin për t’u miqësuar me Myslimanët. Arsimimi është kryesor në të dyja palët, për të adresuar frikërat dhe për të krijuar një platformë ku mund të zhvillohen marrëdhëniet në oborret e shkollave, në vendet e punës dhe nëpër lagje.

Lutuni për shumë Britanikë, që të mos kenë frikë për kulturën Myslimane.

Lutuni që të zhvillohen miqësi të sinqerta përmes pengesave kulturore dhe që marrëdhëniet mes Kristianëve dhe Myslimanëve të karakterizohen nga dashuria e vërtetë.

Lutuni që kisha do të jetë një vend mikpritës për imigrantët e rinj Myslimanë dhe për Myslimanët e tjerë nga shtetet e tjera, dhe që programet për t’i ndihmuar ata do të demonstrojnë dashurinë e Krishtit.

Lutuni që dialogu i vazhdueshëm mes drejtuesve Kristianë dhe Myslimanë në këtë shtet do të jetë i frytshëm.

8 shtator, 2010 Dita 29 Një faqe e mirë interneti për të mësuar më shumë rreth myslimanëve në Britani: www.muslimsinbritain.org

KËRKESAT PËR Lutje

Page 48: 30-Ditet (Albanian) Booklet

48

9 shtator, 2010 Dita 30

Gjatë nëntë viteve të fundit unë kam pasur përgjegjësinë për mbledhjen së bashku dhe sistemimin e materialeve të lutjes për “30 Ditët”. Do të doja t’ju falënderoja

për lutjet tuaja. Shumë prej jush keni marrë pjesë për shumë vjet. Shumë progres është bërë në prezantimin e Mesias për t’u njohur nga Myslimanët rreth botës. “30 Ditët” ka luajtur një rol në këtë përpjekje. Perëndia po bën gjëra të mrekullueshme.

Kohët e fundit unë u njoha me jetën e një burri të qyajtur Mahesh Das, që më vonë u njoh si Birbal (1528 – 1586). Ky burrë u bë kryeministri në oborrin e Perandorit Mughal Akbari i Madh në Indi. Birbali mishëron diçka që duhet të vlerësohet realisht në kulturat Myslimane. Ai kishte një urtësi dhe mendjemprehtësi të shquar. Ja ku jepet një shembull (Ka disa versione të kësaj historie):

Një ditë Akbari po shëtiste në kopshtet e pallatit të tij me Birbalin. Aty përreth po fluturonin shumë sorra. Mbretit i pëlqente t’i sodiste. Ai e pyeti Birbalin “Sa sorra ka mbretëria ime?” Birbali mendoi për një moment, pastaj tha “Ka nëntëdhjetë e pesë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tre (95,463) sorra në mbretërinë tënde, Imzot.” “Si e di me siguri këtë?” e pyeti mbreti. “Ju mund t’i numëroni, Imzot.” Tha Birbali. Mbreti e pyeti sërish, “E po të dilnin më pak se kaq, ç’do të thoje?” Birbali u përgjigj përnjëherësh, “Kjo do të thotë se pjesa tjetër kanë shkuar për vizitë te të afërmet e tyre në disa nga mbretëritë fqinje.” “Kurse po të dilnin më shumë se kaq, ç’do të thoje?” “Atëherë kjo do të thotë se sorrat e tjera kanë ardhur për të vizituar mbretërinë tuaj, Imzot.”

Mendjemprehtësia dhe urtësia e këtij burri fituan zemrën e Akbarit. Thuhet se shumë vjet më vonë, kur Birbali vdiq në betejë në Afganistan, Akbari mbajti zi për shumë muaj. Atë e merrte shumë malli për mikun e tij. Shumë vjet përpara, në një moment më të lumtur, siç duket një elefant i egër po e ndiqte Birbalin, që po ecte në këmbë, gjatë një gjuetie.

Birbali ishte pothuajse duke u vrarë nga bisha vigane. Megjithatë në momentin e fundit, Akbari po ngiste kalin përballë elefantit të egërsuar. Kafsha u mahnit kaq shumë nga qëndrimi i guximshëm i Akbarit, saqë u kthye mbrapsht dhe iku me të katra. Duke rrezikuar jetën e vet, Akbari shpëtoi mikun e vet. Ne, si besimtarë, njohim dikë që dha jetën e tij për ne.

Për ta bërë të njohur Ungjillin, miqësitë janë të nevojshme. Unë dua t’ju inkurajoj juve të bëheni një mik i Myslimanëve në zemrën tuaj. Nesër do të jetë e Premte. A do të bashkoheni me mua në lutje për Myslimanët gjatë javëve të ardhshme, ndoshta gjatë gjithë vitit tjetër? Në këtë mënyrë ju mund të vazhdoni të përfshiheni në shpëtimin e jetëve të tyre për të tërë përjetësinë. Në faqen tonë në internet ju mund të gjeni disa mjete për t’ju ndihmuar të luteni të Premteve.

Kërkesa për lutje: Sot do të doja t’ju kërkoja të luteshit për koordinatorët e “30 Ditët” kudo nëpër botë. Ju mund të shihni një listë të plotë të zyrave tona në faqen tonë të internetit (www.30-days.net ). Shumë prej koordinatorëve dhe vullnetarëve të tjerë kanë shërbyer në përgatitjen dhe shpërndarjen e kësaj literature për lutje për shumë vjet. Disa e bëjnë këtë detyrë me rrezik shumë të madh personal. Shumë janë miqtë e mi personalë. Ata përballen me sfida të shumta shpirtërore dhe praktike. Ju ndoshta mund të mendoni për të marrë pjesë financiarisht në këtë përpjekje për lutje duke dhuruar para te zyra juaj lokale e “30 Ditët”. Ne po parashikojmë për ta botuar sërish “30 Ditët” në Gusht të vitit 2011. Do të jetë përpjekja jonë e 20të për lutje në muajin e Ramazanit. Ne shpresojmë se ju do të bashkoheni me ne në këtë kohë.

Victor, the Chairman of the “30 Ditas” Coordinators

Fjala e FunditNga Kryetari i “30 Ditët”

Akbar Birbal

Aurel
Sticky Note
ne vend te "qyajtur" vendos "quajtur"