kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

102

Upload: menaxherat

Post on 23-Jun-2015

11.572 views

Category:

Documents


34 download

TRANSCRIPT

Page 1: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura
Page 2: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

2

Historiku dhe probleme të serrave në Kosovë...........................................................3

Zgjedhja e vendit për ngritjen e serrave.....................................................................6

Klasifikimi i mjediseve të mbrojtura ........................................................................9

Ndërtimi i jashtëm i serrave......................................................................................14

Ndërtimi i brendshëm ...............................................................................................15

Parakushtet e prodhimit të perimeve në serra..........................................................18

Zgjedhja e farës cilësore...........................................................................................18

Substrati në të cilën kultivohen bimët......................................................................19

Regjimi i nxehtësisë në serrë....................................................................................22

Ujitja.........................................................................................................................26

Përpilimi i kalendarit të aktiviteteve.........................................................................34

Prodhimi i fidaneve te perimeve................................................................................38

Kultivimi i domates në mjedise të mbrojtura............................................................53

Speci..........................................................................................................................65

Patëllxhani i zi...........................................................................................................73

Trangulli ...................................................................................................................75

Kultivimi i pjrpërit në serra.......................................................................................83

Sallata .......................................................................................................................86

Spinaqi......................................................................................................................93

Lakra kokë................................................................................................................95

Qepa..........................................................................................................................98

Page 3: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

3

HISTORIKU DHE PROBLEME TË PRODHIMIT TË SERRAVE NË KOSOVË

Në Kosovë ndërtimi i serrave prej xhami ka filluar në fillim të vitev 70. Në atë kohë janë ndërtuar 24 ha serra prej xhami (ne Prizren, Kamenicë dhe Viti).

Të dhëna të plota statistikore për serrat në Kosovë nuk ka, mund të llogaritet se janë 200-300 ha tunele të cilat janë të ndërtuara prej materjaleve të thjeshta (pa konstruk-cione të forta). Ndërsa serrat prej xhami (për shkak tëdëmtimeve dhe mos mirmbajtjes për një kohë të gjatë), pothuajse janë jasht përdorimit.

Egziston një tendencë shumë e dallueshme e zgjerimit të sipërfaqes me serra në të gjithë Kosovën. Bazuar në statistikat më të fundit, sipërfaqja totale me serra në Kosovë është rreth 154 ha1. Kjo sipërfaqe është dyfishuar që nga viti 2005, kur numëroheshin 73 ha. Shumica e serrave në Kosovë, janë tunele të larta, në shumicën e tyre të ndërtuar me dru, apo kombinime të drurit me shufra metalike, të shoqëruara nga modelet e përmirësuara të tuneleve individualë, gjerësisht të identifikuara në Kosovë si “serra me nivel të mesëm teknologjik”. Aktualisht, një modele të përmirësuara, të ndërtuara me celik të galvanizuar janë subvencionuar dhe promovuar me sukses nga organizata të ndryshme që operojnë në Kosovë. Qëllimi i modeleve ekzistuese është maksimizimi i grumbullimit të energjië

1 Intercooperation 2008. Greenhouse inventorying of Kosovo.

diellore dhe konservimi i saj brenda brenda tyre, pa i kushtuar kujdes nevojës për të nxjerrë jashtë serrës tepricat e energjisë.

Lartësia e ulët e serrës dhe pamjaftueshmëria e ajrimit janë ndër kufizimet kryesore për rritjen e bimëve në serra të tilla. Temperaturat dhe lagështia e lartë relative e ajrit janë të zakonshme dhe për rrjedhojë lidhja e pamjaftueshme e frutave është një fenomen i zakonshëm. Në përgjithësi fermerët shqetësohen për mundësinë e dëmtimit të bimëve nga temperaturat e ulta, por ata nuk i kushtojnë të njëjtën rëndësi dëmtimeve, ndoshta edhe më të rënda, për shkak të temperaturave të larta.

Në shumicën e rasteve serrat në Kosovë janë tunele të thjeshtë individualë, me struktura të kombinuara druri dhe shufrash metalike. Në përgjithësi për mbulim përdoren filma plastike të cilësisë së ulët dhe me jetë të shkurtër shfrytëzimi. Për momentin, përjashtimet nga kjo pamje e përgjithshme janë të rralla, por megjithatë janë të dukshme përpjekjet e kompanive të vogla lokale për të zhvilluar dhe promovuar modele të përmirësuara të adaptuara nga vetë ato.

Aktualisht prodhimi nga serat në Kosovë has në një numër të konsiderueshëm vështirësishë. Për zgjidhjen e këtyre problemeve është e nevojshme ndërrmarja e një sërë studimesh të karakterit bio-agronomik të orientuara drejt vlerësimit të efektivitetit dhe cilësisë së prodhimit e të mikroklimës në mjedise të mbrojtura në raport me atë të fushës së hapur, rritjes së qëndrueshmërisë së bimëve kundrejt sëmundjeve, dëmtuesve dhe temperaturave

Page 4: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

4

ekstreme të mjedisit, aplikimin e sistemeve të mbrojtjes së integruar dhe biologjike të

bimëve,etj.

Mungesa e rregulloreve specifike për serat, në raport me zgjedhjen e tokës ku ato ndërtohen, modelet, strukturat dhe pajisjet e tyre, është një element kufizues për zhvil-limin këtij sektori të bujqësisë. Zgjidhjet e ardhëshme duhet të konsistojnë në rajonizimin e zonave më të përshtatëshme për ndërtimin e serave, bazuar në kriteret e ruajtjes së resurseve natyrore e të mjedisit, përshtatshmërinë klimatike dhe potencialet prodhuese të zonave të ndryshme, afërsitë me tregjet, mundësitë për komunikim dhe transport, etj. Vendet e Komunitetit Evropian kanë aprovuar së fundi një standart struktural të serrave. Adaptimi i kërkesave të tij në Kosovë do të përbënte një instrument të fuqishëm për zhvillimin e suksesshëm të kësaj fushe.

Rendimenti dhe cilësia e prodhimit të serrave është e kushtëzuar nga standartet teknologjike që karakterizojnë konstruksionin e tyre. Në kushtet e nivelit relativisht të ulët të standarteve të ndërtimit, kontrollit të mikroklimës dhe shfrytëzimit të serrave, në Kosovë, janë shqetësuese shumë nga problemet që vijojnë;

• amplituda ekstreme midis temperaturave minimale të natës në serrë dhe atyre maksimale të ditës.

• temperatura të larta të ajrit në serrë gjatë sezonit të verës të cilat kufizojnë shfrytëzimin e serrave për të gjithë vitin.

• mungese e kontrollit të temperaturës në mjedisin e kultivimit dhe për pasojë

mungesë e kontrollit mbi rritjen e sistemit rrënjor.

• lagështia ajrore e lartë sidomos gjatë natës, çka favorizon zhvillimin e shumë sëmundjeve këpurdhore.

• shkallë e ulët e ajrimit të serrave e shoqëruar me shterim të rezervave të CO2 gjatë ditës.

• kondesim i lartë i avujve të ujit në faqet e brendshme të serave, sidomos në ato të mbuluara me materiale plastike, pasojë e së cilës është reduktimi i ndriçimit që futet në serrë dhe formimi i rrjedhjeve konstante të pikave të ujit në pika të ndryshme të serës.

• humbje të larta termike, sidomos gjatë natës si pasojë e rrezatimit të lartë termik nga mbulesat e serrave.

• përdorim gjithnjë dhe më masiv i ujit dhe i plehrave kimike.

• përdorimi gjithnjë dhe më intensiv dhe i kushtueshëm i kimikateve për mbrojtjen e bimëve.

Me qëllim të përmirësimit të këtyre të metave është me rendësi që të

• Të zvogëlohen humbjet e energjisë, Të kenë ajrim efektiv. Dritaret duhet të përfaqësohen në masën 18-25 % të sipër-faqes së sipërfaqes së serës. Të përfshihet si kërkesë e domosdoshme konstruktive ajrimi i serrave nga çatia.

Page 5: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

5

• Të kenë volum sa më të madh që të jetë e e mundur.

• Të lejojnë instalimin e pajisjeve për ngrohjen e serrës gjatë natës. Është e do-bishme të instalohen sisteme ngrohje të thjeshta të bazuara në shfrytëzimin e burimeve energjetike natyrore lokale, apo instalimi i impianteve të thjeshta që shfrytëzojnë për ngrohje energjinë diellore.

• rritja e standarteve të kontrollit të mikroklimës në serrë nëpërmjet in-stalimit dhe shfrytëzimit të sistemeve të ngrohjes, ftohjes, ajrimit, hijezimit, ekranëve termikë dhe mbulesave të dyfishta.

• zgjedhja dhe shfrytëzimi i materialeve plastikë më të përshtatshëm për kërkesat

për dritë dhe temperaturë të llojeve të ndryshme dhe me rezistencë të lartë mekanike karshi fenomeneve atmosferike.

• instalimi i sistemeve të ujitjes me efektivitet të lartë, për të garantuar njëkohësisht mundësinë e kombinimit të tyre me sistemet e plehërimit të bimëve.

• krijimi në përspektivë i sistemeve të kultivimit të bimëve në sistemet pa tokë, të cilët krijojnë mundësinë e riqarkullimit të solucioneve ushqyes, kosto të ulët dhe mundësinë e shfrytëzimit të mjediseve lokale artifi-ciale.

Zgjedhja e vendit për ngritjen e serrave

Është moment kyç në tërë ciklin e prodhimit, para së gjithash për arsye se

gabimet eventuale në këtë fazë është shumë vështirë që të përmirësohen, në fazat e mëvonshme gjatë eksploatimit të serrave. Me qëllim të racionalizimit sa më të madh të punëve, është e nevojshme që më parë të bëhet plani i përgatitur, të zgjidhet vendi i

Page 6: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

6

përshtatshëm, në mënyrë që vendosja e serrës të jetë në mënyrë sa më të drejtë. Gjatë përcaktimit të vendit për ngritjen e serrave para së gjithash duhet marrë parasysh tre faktor kryesor:

• Ekonomik

• Gjeografik

• Klimatik

Përcaktimi i përshtatshmërisë së një rajoni të caktuar për ndërtimin e serave kërkon para së gjithash të analizohen të dhënat e tij klimatike dhe të krahasohen me kërkesat më të rëndësishme biologjike të bimëve.

Serra nuk krijon një klimë artificiale. Ajo vetëm mund të transformojë klimën lokale natyrore dhe si e tillë duhet domosdoshmërisht të vendoset në një mjedis të favorshëm nëse dëshirojmë që ajo të jetë si produktive dhe ekonomike. Në zgjedhjen përfundimtare të zonave më të përshtatshme të kultivimit në serra duhen respektuar me përparësi kërkesat që vijojnë:

1. Të zgjedhen zonat që kanë rrezatimin diellor më të lartë në periudhën e dimrit

2. Të zgjedhen zonat me vlerat më të

larta të temperaturave minimale. Du-het të kihet mirë parasysh që një serrë pa ngrohje nuk e rrit domosdosh-mërisht temperaturën brenda saj. Në disa raste temperatura e saj mund të jetë edhe më e ulët se ambienti rreth saj.

3. Shmangni zonat me temperaturë maksimale shumë të larta, sidomos në qoftë se në to lagështia ajrore është e ulët. Këta dy faktorë së bashku shkaktojnë një nivel evapotranspirimi shumë të lartë.

Ujrat nëntokësore të mos jenë pranë tokës. Afërsia e ujrave nëntokësore kufizon rritjen normale të sistemit rrënjor të bimëve dhe në ditë me reshje intensive mun d të rrezikojnë

përmbysjen e plotë të mjediseve të mbrojtura. Afërsia me burimet energjetike, tregjet dhe rrugët. Mjediset e mbrojtura janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë, prandaj për të ulur koston e transportimit të energjisë, duhet të ndërtohen pranë burimeve energjetike ose pikave të shpërndarjes së saj. Në të njëjtën kohë për të mundësuar transportimin e shpejtë të prodhimeve të gatshme, mjediset e

Page 7: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

7

mbrojtura duhet të ndërtohen prana rrugëve kryesore. Afërsia me qëndrat e banuara. Mjediset e mbrojtura kërkojnë vëllime relativisht të mëdha të punës së gjallë. Për këtë arsye duhet të ndërtohen pranë qëndrave të ba-nuara që ofrojnë kontigjente të mjaftueshme të fuqisë punëtore.

Ekspozicioni sa më i mirë i serrës ndaj dritës direkte diellore është shumë i rëndësishëm sidomos në mbjelljet e hershme, kur inten-siteti i rrezatimit diellor është i ulët dhe shpesh i pamjaftueshëm për rritjen normale të bimëve.

Është e rëndësishme që vendi ku ngrihet serra të ketë intensitet të lartë të ndriçimit edhe gjatë sezonës dimërore temperature mesatare më të larta gjatë dimrit. Nga ana jugore, nuk duhet të ketë objekte të larta apo drunj të lartë, të cilët sjellin hije mbi serrë.

Toka në të cilën ngrihen serrat (pavarësisht nga tipi i serrave), duhet të jetë me veti të

mira, sidomos veti të mira fizike (pasi që përmirësimi i tyre është i vështirë.

Është shumë e rëndësishme që serrat të ngrihen sa më afër me burimet energjetike, tregjet dhe rrugët. Mjediset e mbrojtura janë konsumatorë të mëdhenj të energjisë,

prandaj për të ulur koston e transportimit të energjisë, duhet të ndërtohen pranë burimeve energjetike ose pikave të shpërndarjes së saj. Në të njëjtën kohë për të mundësuar transportimin e shpejtë të prodhimeve të gatshme, mjediset e mbrojtura duhet të ndërtohen sa më afër rrugëve kryesore. Afërsia me qendrat e banuara. Mjediset e mbrojtura kërkojnë vëllime relativisht të mëdha të punës së gjallë. Për këtë arsye duhet të ndërtohen pranë qendrave të ba-nuara që ofrojnë kontingjente të mjaftueshme të fuqisë punëtore.

Serrat duhet të jenë së paku 1-5 km, larg nga ndotësit industrialë (varësisht nga intensiteti i ndotjes dhe drejtimi i erërave). Objektet industriale, të cilat lirojnë gazra të ndryshëm dhe pluhur, përveç që mund të ndikojnë në mënyrë toksike në bimë, pluhuri i cili bie mbi çatinë e serrës (qoftë prej xhami, mase plastike etj) e zvogëlon mjaft

shumë lëshueshmërinë e dritës. Mungesa e dritës, jo vetëm që ndikon në intensitetin e rritjes së bimëve, por mund të ndikojë mjaft shumë edhe në cilësinë e tyre (ndikimi në akumulimin e materieve të dëmshme si nitrate dhe nitrite), sidomos tek perimet gjethore.

Page 8: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

8

Plani i vendosjes se serrave

Është me rëndësi që vendosja e serrave të bëhet në mënyrë të drejtë. Në rastet kur serra është e tipit bllok, apo e veçuar me dy rënie është e preferuar që ajo të vendoset në drejtim veri-jug.

Në këtë mënyrë, shfrytëzimi i dritës është më i mirë, si dhe mundësohet largimi i borës mbi çatinë e serrës, përmes erërave, që rëndom gjatë dimrit fryjnë nga veriu. Kur ndërtohen serrat me një strehë, është e preferuar që ato të ngri-ten në drejtim lindje-perëndim me kusht që rënia (streha) të jetë nga ana jugore, me çka ekspozimi ndaj diellit është më i mirë.

Për fermerët është me rëndësi që serrat të jenë të radhitura në mënyrë sa më funksionale, në të cilat do të mund të

sigurohej prodhimtari e vazhdueshme gjatë gjithë vitit e më këtë edhe qarkullim i të ardhurave gjatë gjithë vitit.

Kombinimi i prodhimit nga serra në serrë tek perimet mund të arrihet pa vështirësi të mëdha, pasi që ato mund të trapiantohen apo të ndërrohen nga një serrë në tjetrën, varësisht nga lloji i kulturës dhe mundësitë e ngrohjes së serrës.

Tipet e mjediseve të mbrojtura dhe klasifikimi i tyre

Serrat mund të jenë të mbuluara me:

• xham (materiali mbulues tradi-cional), ose

Page 9: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

9

• me materiale plastike të natyrave të ndryshme.

Këto të fundit kanë fituar përhapje shumë të gjerë në Kosovë, pas viteve 80 të shekullit të kaluar dhe janë të përhapura sidomos në rajonet mesdhetare. Egzistojnë dy tipe krye-sore të serave:

Klasa A. Serra të mbuluara me mbulesa jo elastike (xham ose materiale plastike të ngurtësuara), të cilat janë të bashkuara me konstruksionin e serës në mënyrë të atilë që deformimet apo zhvendosjet e mundshme të këtij konstruksioni , mund të shkaktojnë dëmtime në materialin mbulues.

Klasa B. Serra të mbuluara me mbulesa (filma, folie) plastike elastike (fleksibile), të cilët janë të bashkuara me konstruksionin në mënyrë të atillë që deformimet apo zhvendosjet e mundshme të konstruksionit të serës nuk shkaktojnë dëmtime të ma-terielit mbulues.

Serat e mbuluara me filma plastikë përfshijnë të gjithë tipet e mundshme të serave, forma dhe konstruksioni i të cilave manifeston një shkallë të lartë ngjashmërie me serrat me xham. Sera të tilla mund të jenë bllok dhe të pajisura me ullukë të pandërprerë në të gjithë gjatësinë e tyre. Forma e çatisë së kësaj kategorie mund të jetë e harkuar ose me kulm. Kjo formë serre lejon krijimin e një zonë të pandërprerë kul-tivimi falë vendosjes së ulluqeve në lartësi të

atillë që nuk pengon kalimin e lirë të punonjësve nën to.

Aktualisht zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me serra tek ne është i orientuar në zgjerimin e sipërfaqeve të serrave të thjeshta për prodhimin e perimeve dhe të

luleve me kërkesa të vogla për temperaturë. Këto serra kërkojnë investime të vogla, kanë kosto të vogël shfrytëzimi dhe efektivitet të mirë të shfrytëzimit të energjisë. Ndërtimi i tyre bazohet në shfrytëzimin e shufrave të lehta metalike ose materialeve të tjera të përshtatshme dhe mbulesave plastike, pa/ose me sisteme të thjeshta ngrohje, të destinuar për shfrytëzim maksimal të energjisë diellore, kryesisht në zonat me kushte klimatike të përshtatëshme. Ndërtimi i tyre shpesh bëhet në mënyrë artizanale dhe duke shfrytëzuar edhe materiale rrethanore.

Sistemet e mbulimit të serrave

Zgjedhja e materialeve mbuluese, ka një rëndësi të jashtëzakonshme në kapacitetin

prodhues të serrave. Ajo përcakton sasinë dhe tipin e rrezatimit diellor që mbërrin në mbulesën bimore brenda në serrë. Veç kësaj faktorë mikroklimatikë të tillë si lagështia ajrore dhe përqëndrimi i dyoksidit të karbo-

Klasifikimi i tyre mund të bëhet në bazë të karakteristikave të ndryshme siç janë:

• për nga pamja e

jashtme,

• ndërtimi, si dhe

drejtimi i prodhimtarisë

Page 10: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

10

nit ndikohen indirekt nga zgjedhja e materialit mbulues. Për një vlerësim të saktë të mbulesës së serrës, jo vetëm që është e domosdoshme që të vlerësohen potencialet e saj, por gjithashtu të merren në konsideratë marrëdhëniet e saj në kuadrin e të gjithë sistemit të prodhimit në serrë.

Zgjedhja e mbulesës është një nga komponentët e ndërtimit të serrës. Ajo është esenciale për të realizuar një mjedis optimal të kontrolluar, sidomos në raport me inten-sitetin e rrezatimit diellor dhe gjatësinë e valës së dritës që depërton në atë. Asnjë material i vetëm nuk është ideal. Edhe në raste kur një material i caktuar ofron forcë, konsistencë të përshtatshme, qëndrueshmëri, cilësi të kontrolluara prodhimi dhe siguri, faktorë të tjerë duhen marrë në konsideratë. Këta përfshijnë transmetimin e rrezatimit diellor dhe ruajtjen e energjisë si edhe mënyrën se si ato bashkëveprojnë me superstrukturën e serrës.

Përshkueshmëria e rrezatimit diellor. Qëllimi kryesor i mbulimit të një serrë është të krijojë një mjedis të brendshëm, të përshtatshëm për rritjen e bimëve, pavarësisht nga mjedisi i jashtëm. Energjia diellore përcillet nëpërmjet mbulesës së serrës tek bimët, në të cilat ajo mundëson zhvillimin e fotosintezës. Aftësia e mbulesës për të përcjellë dritën në gjatësi vale të

përshtatshme për bimët, është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Energjia diellore mund të transmetohet, reflektohet ose absorbohet nga atmosfera dhe mbulesat e serrave. Energjia që transmetohet është e nevojshme për procesin e fotosintezës, por vetëm një pjesë e saj (1-5 %) përdoret nga bimët. Pjesa që mbetet absorbohet dhe riemetohet si radiacion termik (nxehtësi), sidoqoftë duke ngrohur ajrin e serrës. Ky “efekt serrë” është rezultati i mirëpritur i përshkueshmërisë së energjisë së dritës në një ambient të mbyllur.

Nga studime të shumta që janë bërë për vlerësimin e faktorit të përshkueshmërisë për rrezatimin diellor dhe infra të kuq për disa lloje materialesh konkludohet që;

• të gjithë materialet mbulues njështresorë të përshtatur për serra, kanë praktikisht vlera të barabarta të përshkueshmërisë për rrezatimin total diellor (87-92%).

• vetëm materiale të veçanta, xhama me shkallë të ulët emetimi dhe xhama në dy shtresa, reduktojnë në një masë të konsiderueshme (72-74%) përshkueshmërinë e rrezatimit total diellor.

• disa PE janë lehtësisht të ngjyrosur. Pavarësisht se influenca e këtyre ngjyruesve në përshkueshmërinë e materialit mbulues është e provuar (2-3%), mund të injorohet në kushtet e Mesdheut.

Qëndrueshmëria e materialeve plastike

Për prodhuesin “jetëgjatësia optimale” e materialeve sintetike është ajo që korrespondon me numrin e cikleve të prodhimit që ai dëshiron. Në treg egzistojnë materiale mbuluese

Page 11: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

11

me mundësi shfrytëzimi nga një cikël i vetëm prodhimi deri në 4-6 bile edhe më shumë. Numri i cikleve të shfrytëzimit të mbulesave shpesh përcaktohet nga motive ekonomike. Tendenca e përgjithshme është të rritet jetëgjatësia natyrore e fletëve plastike, sidomos kur ato përdoren për mbulimin e serrave.

MaterialI plastik, me një fletë ose mure dyfishe, me përdorim të gjatë ose të përkohshëm duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

• të ofrojë përdorim ekonomik, cka nuk do të thotë se domosdoshmërisht ai duhet të ketë koston më të ulët të blerjes.

• të ofrojë përshkueshmërinë maksimale për rrezatimin diellor, kryesisht për atë “të dukshëm”

• të pengojë sa më shumë që është e mundur largimin e rrezatimit infra të kuq nga serra, pra të parandalojë humbjet e energjisë nga serra. Kjo do të thotë që PE duhet të përmbajë substanca të ndryshme të afta të absorbojnë rrezatimin infra të kuq.

• të kenë koeficient të ulët të humbjeve të energjisë konduktive (k). Është me vend të thuhet se vlera e “k’ është e kushtëzuar nga karakteristikat klimatike të mjedisit ku ndodhen serrat.

• të mos lejojë grumbullimin e pluhurave në sipërfaqe të tij, ose të paktën të jenë lehtësishit të largueshme (me ujë të pastër ose acid oksalik 6%).

• të mos lejojnë formimin e pikave të ujit në faqen e brendshme të mbulesave, por të mundësojë krijimin e një cipe të hollë ujore, e cila përmirëson vetitë termike të materialit mbulues.

Mjediset e mbrojtura, të cilat shfrytëzohen në perimtari, mund të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga foletë e mbuluara, lehët e nxehta për prodhimin e fidanit e deri tek objektet më të përsosura, siç janë serrat prej xhami. Klasifikimi i tyre mund të bëhet në bazë të karakteristikave të ndryshme siç janë; për nga pamja e jashtme, ndërtimi, si dhe drejtimi i prodhimtarisë.

;

Një serrë mund të trajtohet se është perfekt, nëse vlerat e përcaktuara të temperaturës dhe faktorëve të tjerë të mjedisit, mund të ruhen në serrë, pavarësisht çfarë janë ato vlera në mjedisin jashtë saj (në mjedisin e jashtëm). Në këto kushte, rritja dhe zhvillimi i bimëve është optimal, në kuptimin që ai përkon me

objektivat e planifikuara nga ana e prodhuesit. Ky në të vërtetë është rasti i serrave moderne që sot ndërtohen në vendet me bujqësi të përparuar.

Për dallim nga këto serra , modelet e njohura si modele “mesdhetare të serrave”, në vend të kontrollit të plotë mbi mjedisin

Page 12: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

12

tentojnë adaptimin e bimëve me një mjedis “jo optimal”. Në këto serra kontrolli i temperaturës dhe faktorëve tjerë të mjedisit është i mundur vetëm pjesërisht. Mjedisi në këto serra do të jetë në varësi si të mjedisit jashtë saj ashtu edhe të reagimit të bimëve ndaj tij.

Këto dy modele të ndryshme, pa dyshim që edhe gjenerojnë rezultate të ndryshme.

Gjetja e një kompromisi të përshtatshëm ekonomik midis kostos më të lartë të ndërtimit dhe shfrytëzimit të një serre me parametra të përmirësuar në drejtim të kontrollit të mikroklimës, dhe rendimentit më të lartë e prodhimit më cilësor që pritet prej saj, është dicka e komplikuar dhe që kërkon zgjidhja specifike për kushte specifike natyrore dhe social ekonomike.

Modeli dominues i serrave në Kosovë është ai i tuneleve të thjeshta individualë.

Për shkak të nivelit të ulët të standarteve të ndërtimit, rritja dhe vetë prodhimi i bimëve në serra të tilla është i kushtëzuar në një masë shumë të madhe nga kushtet klimatike të regjionit ku ato janë të ndërtuara. Këto të fundit do të ndikojnë ndjeshëm si në sasinë e prodhimit dhe shpërndarjen e tij përgjatë vitit, po ashtu edhe cilësinë e prodhimit.

Tendencat e ndërtimit të serrave bashkëkohore shkojnë në drejtim të

ndërtimit të serrave sa më të larta, që krijojnë kushte shumë më të favorshme për rritjen dhe zhvillimin e primeve.

.

serra prej xhami të tipit bllok

Në literaturë mund të hasen edhe klasifikime tjera të serrave. Gjithashtu në vende të ndryshme aplikohen (ndërtohen) tipe të ndryshme të serrve (duke filluar nga forma, materiali për konstruksion dhe ai për mbulim). Në këto raste mjediset e mbrojtura ndahen në tipe të ndryshme, si p.sh:

• Tunele të ulëta

Janë të ndërtuar nga materiale të ndryshme (plastike, metali etj), të mbuluar me

materiale të ndryshme plastike. Kjo është

Page 13: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

13

formë dominuese te fermerët e vegjël.

Tunele të larta – serrë e mbuluar me masë plastike

serra prej xhami të veçuara

Tunele të tipit bllok

Ndërtimi i jashtëm i serrave

Në praktikën e gjerë me serra nënkuptohet “objekti” i ngritur në konstruksion të

ndryshëm (prej druri, metali apo konstruksione plastike), dhe i mbuluar me material gjithashtu të ndryshëm (xhami, masë plastike), në të cilën njeriu nga brenda

Page 14: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

14

kontrollon dhe rregullon faktorët e rritjes, varësisht nga kërkesat e bimëve.

Ndërtimi i jashtëm i serrave kryesisht përfshinë; themelet, murin anësor, çatinë, dyert dhe dritaret, të cilat shërbejnë për ajrosjen e serrës.

Ndërtimi i brendshëm Përveç ndërtimit të jashtëm, është shumë i rëndësishëm edhe ndërtimi i brendshëm i serrave. Nga ky ndërtim në masë të madhe varet edhe funksionalizimi i serrës. Ky ndërtim përfshinë: Rrugët, - në serra janë dy llojesh, rrugët e përhershme, rrugët e përkohshme (ndihmëse). Rrugët definitive, në të shumtën e rasteve janë të betonuara, kurse rrugët e përkohshme punohen pas vjeljes së perimeve dhe këto shfrytëzohen vetëm për t’u shërbyer bimëve gjatë kultivimit të tyre, ndërkaq pas largimit (vjeljes) së kulturave,

sipërfaqet e këtyre rrugëve punohen së bashku me sipërfaqet tjera.

Instalimi elektrik, - Ka për qëllim që ta ndriçojë serrën, në kohën kur bimët kanë nevojë për ndriçim plotësues) dhe t’i vë në lëvizje motorët e ndryshëm që përdoren në serrë.

Tavolinat, - Rëndom në serrat për fidanë (në disa raste edhe në serrat për kultivimin e

perimeve), ndërtohen tavolinat, të cilat mund të jenë të ndërtuara nga materiali i ndryshëm dhe të kenë dimensione të ndryshme.

Page 15: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

15

Instalimi i ngrohjes, zgjedhja e drejtë e këtij sistemi, është njëri nga parakushtet më të rëndësishme gjatë prodhimtarisë së perimeve në serra (sidomos gjatë periudhës

dimërore). Pajisjet për ngrohje, duhet të jenë të konstruktuara në atë mënyrë, që të sigurojnë temperaturë optimale, për kultura të caktuara, pavarësisht nga ndryshimi i temperaturave në ambientin e jashtëm. Nga zgjedhja e sistemit për ngrohje dhe burimit për ngrohje, varet në masë të madhe kostoja e prodhimtarisë në serrë.

Zgjedhja e sistemit për ngrohje, duhet bërë varësisht nga lloji i serrës dhe konstruksioni i saj, llojeve të kulturave perimore, që

planifikohet të kultivohen në serrë, kushteve klima-tike të rajonit përkatës etj.

Instalimi për ujë, vendosja e këtij instalimi në serrë ka për qëllim që të mundësojë qarkullimin e ujit për ngrohje dhe ujit për ujitjen e bimëve.

Hijesimi i ambienteve të mbrojtura, është masë e cila aplikohet në rastet kur si pasojë

e

temperaturave të larta në ambientin e jashtëm dhe ndriçimit intensiv, temperatura në serra, mund të jetë shumë e lartë (në kushtet tona gjatë muajve qershor-korrik), që mund të ketë ndikim të dëmshëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve në serrë. Për këtë arsye, në disa raste aplikohen metoda me të cilat bëhet një hijesim i vogël i serrave, përmes perdeve të ndryshme (në formë rrjete etj.), që vendosen në brendi apo në pjesën e jashtme të serrave.

Sistemi i ajrosjes Ajrosja e serrave është

masë e

Page 16: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

16

domosdoshme gjatë prodhimtarisë sëperimeve në mjedise të mbrojtura. Kjo masë bazohet në hapjen e dritareve (me dorë apo në mënyrë të mekanizuar), të cilat në masë më të madhe lihen në çati, dhe në në muretanësore të serës. Përmes ajrosjes së serrave, nuk bëhet vetëm rregullimi i temperaturës, por edhe i lagështisë relative të ajrit, si dhe i përmbajtjes së ajrit, sidomos përqendrimit të CO2.

Sistemi i ndriçimit, ndriçimi plotësues aplikohet në orët e hershme të mëngjesit dhe në fillim të mbrëmjes. Në raste më të rralla edhe gjatë ditës kur ka vranësira apo mjegulla të dendura. Sistemi i ndriçimit të serrave duhet të jetë çdo herë në varshmëri me sistemin e ngrohjes së serrave. Në rastet kur ndriçimi është më intensiv, edhe temperatura në serrë duhet të jetë më e lartë dhe anasjelltas. Në kushtet e prodhimtarisë bashkëkohore të perimeve në serra, ekzistojnë sisteme të ndriçimit (sikurse ato të ngrohjes etj.), shumë precize, të cilat me përpikëri u përshtaten kërkesave të bimëve varësisht nga faza e rritjes dhe zhvillimit të

tyre. Është e preferuar që ndriçimi të bëhet në mënyrë sa më uniforme (sa më shumë t’i përngjajë ndriçimit natyral).

Pajisjet për hijesim, hijesimi i ambienteve të mbrojtura, është masë e cila aplikohet në rastet kur si pasojë e temperaturave të larta në ambientin e jashtëm dhe ndriçimit intensiv, temperatura në serra, mund të jetë shumë e lartë (në kushtet tona gjatë muajve qershor-korrik), që mund të ketë ndikim të dëmshëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve në serrë. Për këtë arsye, në disa raste aplikohen metoda me të cilat bëhet një hijesim i vogël i serrave, përmes perdeve të ndryshme (në formë rrjete etj.), që vendosen në brendi apo në pjesën e jashtme të serrave.

Reduktimi i sasisë së rrezatimit diellor shoqërohet me zvogëlim të energjisë së grumbulluar në serrë. Hijezimi i serrave është një nga mënyrat për reduktimin e rrezatimit diellor në serrë, por meqënëse drita është e domosdoshme për fotosintezën e bimëve, masa e hijezimit të bimëve ka një limit të caktuar. Në tabelën që vijon paraqitet efekti i hijezimit mbi temperaturën e ajrit, temperaturën e gjetheve të bimëve dhe intensitetin e rrezatimit.

Tab. 1 Ndikimi i hijësimit në temperatureën në sera

Temperatura e ajrit 0C

Temperatura e gjetheve 0C

Intensiteti i ndriçimit në lux

Page 17: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

17

Serë e pahije-zuar

36 40.3 70200

Serë e hijezuar 32 31.6 27000

Në rastet e vranësirave të zgjatura, hijezimi shndrrohet në problem për rritjen normale të bimëve, por megjithatë ai mbetet një nga mjetet kryesore të uljes së temperaturave të serrës në verë. Materialet që përdoren për hijezim dhe kombinimet e mundshme midis tyre janë të shumta.

Konstruksionet për mbajtjen (mbështetjen) e bimëve

Për disa kultura perimore që kultivohen në serra për shkak të vetive të tyre morfologjike, është i nevojshëm sigurimi i mbështetëseve. Këto konstruksione mund të jenë në formë të rrjetës plastike, me tel (në formë të sistemit shpalir, ngjashëm me vreshtat), spago etj.

Pyetjet Përshkruaj gjendjen e serrave në Kosovë Ndërtimi i jashtëm i serrave Ndërtimi i brendshëm i serrave Instalimet e nevojshme në serra

PARAKUSHTE E PRODHIMIT TË PERIMEVE NË SERRA

Gjatë prodhimit të perimeve në mjedise të mbrojtura, është i rëndësishëm racionalizimi sa më i madh i prodhimtarisë. Ky racionalizim mund të arrihet vetëm në kushte optimale:

Page 18: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

18

• teknike

• mikroklimatike dhe

• agroteknike.

Është e domosdoshme njohja e vetive biologjike të perimeve dhe disa veti specifike, të cilat kanë të bëjnë me kushtet mikro-klimatike në mjedise të mbrojtura, në mënyrë që të mund ta planifikojmë kohën e vjeljes dhe në një masë edhe të rendimentit.

Zgjedhja e farës cilësore

Fara cilësore është ndër parakushtet më të rëndësishme të prodhimtarisë së perimeve në serra dhe për arritjen e rendimenteve të larta

Cilësia e farës varet nga një kompleks faktorësh (nga kushtet ne te cilat ajo prodhohet deri tek mënyra se si ajo ruhet)

Fara e cila përdoret për mbjellje në serra duhet të jetë me veti të mira biologjike dhe e shëndoshë (pasi që një numër i madh i sëmundjeve barten përmes farës).

Në prodhimtarinë bashkëkohore (intensive) të perimeve, gati në tërësi për mbjellje shfrytëzohet fara hibride e F1 gjeneratës, e cila ka përparësi të theksuara në krahasim me farën e kategorive të tjera.

Zgjedhjes së farës cilësore duhet kushtuar kujdes edhe për faktin se gabimet eventuale në këtë fazë, nuk ka mundësi që të përmirësohen në fazat e më vonshme.

.

Substrati në të cilën kultivohen bimët

Duke i pasur parasysh kushtet

specifike në serra, kultivarët

që përdoren në prodhimtari në

serra, duhet të jenë të

qëndrueshëm ndaj

sëmundjeve dhe dëmtuesve,

në temperatura të ulëta dhe të

larta, t’i qëndrojnë mirë

gjatësisë së ndryshme të

ditës, të kenë potencial të lartë

gjenetik etj.

Page 19: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

19

Toka në serrë para së gjithash duhet të ketë veti të mira fizike-kimike dhe biologjike dhe të ketë regjim të mirë ujoro-ajror të tokës.

Meqenëse toka në serrë i nënshtrohet shfrytëzimit mjaft intensiv gjatë gjithë vitit dhe për një kohë më të gjatë, është me rëndësi që përmes plehërimit, punimit të tokës, ujitjes, si dhe masave tjera agroteknike, të ruhen sa më mirë vetitë e tokës.

Për arsye se gjatë kultivimit të perimeve, toka në serrë ujitet mjaft shumë, është e nevojshme që të ndërtohet sistemi i drenazhës, i cili do ta mundësojë kullimin (largimin) e ujit të tepërt (kjo është sidomos e domosdoshme në rastet kur toka është me lëshueshmëri të dobët të ujit).

Përmbajtja e materies organike (humusit) në tokë, është me rëndësi të shumëfishtë. Ajo vepron si rregullator (bufer) i vetive fizike, kimike dhe biologjike të tokës. Përmbajtja e humusit në tokë gjatë kultivimit në serra, duhet të jetë së paku 4-5% (për tokat e lehta), ndërkaq tek tokat e rënda (të cilat përmbajnë mbi 20% argjilë) 8-10%.

Në shumë serra bashkëkohore sot pothuajse në tërësi përdoren

substratet artificiale për kultivimin e perimeve.

Vlera e pH (aciditeti apo alkaliteti i tokës), për shumicën e kulturave perimore, është e preferuar që të jetë neutral deri i dobët acidik.

Tabela 2. Vlerat e pH mbrenda të cilave është i mundur kultivimi i perimeve në serrë

Përdorimi i substrateve artificiale – hidroponeve

Në prodhimtarinë bashkëkohore, prodhimtaria e perimeve në serra, gjithnjë e

më tepër bazohet në përdorimin e substrateve artificiale dhe hidroponeve.

Lloji Minimale

Optimale

Maksimale

Trangulli 5,5 6,0 – 7,0 7,5

Sallata 5,5 6,0 – 7,0 7,5

Domatja, speci

5,0 5,5 – 6,8 7,0

Selino 6,0 6,5 – 7,0 8,0

Lulelakra 5,8 6,4 – 7,0 8,0

Rillka - 6,0 – 7,0 7,5

Patatja 5,0 6,0 – 7,0 7,5

Magdano. 6,0 7,0 – 7,5 8,5

Karrota 5,5 6,0 – 6,8 7,5

Page 20: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

20

Në përgjithësi, sistemi hidropon është bazë për arritjen e rendimenteve të larta, si dhe kultivimin e kulturave të njëjta për një kohë të gjatë rresht në të njëjtën objekt (sipërfaqe).

Edhe pse kjo metodë është e njohur qysh moti gjatë shekullit 16-të, megjithatë zhvillimi i hidroponisë industriale lidhet me emrin e profesorit të Universitetit të Kalifornisë U. Gerek i cili në vitin 1920 përdori metodën e kulturave ujore, duke e

quajtur atë hidroponi. Në të vërtetë përdorimi i kësaj metode në prodhimin e gjerë të perimeve fillon vetëm pas Luftës së Dytë Botërore.

Eksperimentet e para me qëllim të përdorimit të substrateve artificiale për prodhim komercial të perimeve fillojnë në vitin 1969. Arsyet kryesore që kanë ndikuar në nevojën e aplikimit të kësaj metode në kultivimin e perimeve, lidhen para së gjithash me dëmtimet e mëdha të tokës gjatë shfrytëzimit intensiv të saj në serra dhe përhapjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve. Të gjitha këto mund të menagjohen mjaft mirë me përdorimin e substrateve artificiale për kultivimin e perimeve.

Përparësitë e këtyre substrateve, përveç cilësisë dhe mundësisë së të ushqyerit optimal të bimëve, bazohen edhe në atë që mundësojnë ngritjen e serrave edhe në regjionet ku toka nuk është e përshtatshme për kultivimin e perimeve. Sistemi hidropon i kultivimit është nëj term i gjerë, i cili nënkupton kultivimin e bimëve

në mënyra të ndryshme si dhe kultivimin, ku si substrat përdoren tretjet me koncentrim të

ndryshëm, varësisht nga lloji i bimës dhe faza e zhvillimit të saj

Për dallim nga toka, substratet inerte nuk kanë sistem rregullator (bufer), andaj është e nevojshme kontroll i vazhdueshëm dhe korekcioni i tretjes, në mënyrë që mos të vjen deri tek mungesa e ushqimit për bimën, apo rritja e tepërt e koncentrimit të ndonjë elementi (që mund të ketë efekt toksik).

Substratet mbështillen në thasë apo paketime tjera, dhe vendosen në serra. Ato vendosen në sipërfaqe të izoluara nga ndikimet tjera (në beton ose mbi sipërfaqe të toës vendoset folia plastike e cila shërben për izolim të sipërfaqes në të cilën vendosen substratet. Në serra ku përdoren substratet artificiale është e domosdoshme vendosja e

Page 21: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

21

ujitjes dhe fertigimit. Gjithashtu edhe sistemi i largimit të ujit. Substratet e ndryshme në të cilat kultivohen perimet mund të jenë: rëra, smollat e ndryshme, stropori, “leshi i qelqit etj.

Regjimi i nxehtësisë në serrë

Si regjim optimal i temperaturës, llogaritet ajo tempera-turë në të cilën si në aspektin sasior ashtu dhe në atë cilësor, zhvillohen

Page 22: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

22

më së miri ato pjesë të perimeve për të cilën ato kultivohen.

Nga kërkesat e perimeve për nxehtësi varen edhe afati i mbjelljes dhe aspekti ekonomik i kultivimit të perimeve në ambiente të mbrojtura.

Sigurimi i nxehtësisë optimale në mjedise të mbrojtura, është njëri ndër parakushtet më të rëndësishme. Është me rëndësi që të dallohen temperaturat e skajshme (ekstreme) në të cilat bimët «vdesin». Në rastet kur temperaturat janë ekstreme (qoftë të ulëta apo të larta), bima nuk zhvillohet, por vetëm i kryen funksionet më elementare fiziologjike, çka do të thotë stagnon në rritje.

Perimet, të cilat kanë kërkesa të mëdha ndaj nxehtësisë (domatja, speci, trangulli etj.), intensitetin më të lartë të fotosintezës e arrijnë në temperatura 25 – 30 oC,

Amplituda e temperaturave shtrihet nga el-eminimi nga ngricat në temperaturë 0 0C, tek tharja dhe vdekja nga temperaturat e larta mbi 40 0C. Shumë bimë e ndërpresin aktivitetin nën 10 0C, ose edhe 15 0C, dhe shumica e bimëve e ndërpresin fotosintezën efektive mbi 30 0C.

Në temperatura ekstreme gojëzat e gjetheve të bimëve mbeten të mbyllura, efektivisht

pengohet dalja, ose futja e CO2 në to dhe praktikisht bimët vdesin. Veprimi i zgjatur i temperaturave ekstreme inicon dobësimin e shpejtë të bimëve dhe vdekjen eventuale të tyre. Për shumë bimë funksionimi normal realiz- ohet në shumicën e rasteve në kufijtë e temperaturave 12 deri në 24 0C.

Në temperatura më të ulta se 5 0C shumica e bimëve e ndërpresin fotosintezën. Mbi këtë temperaturë intensiteti i fotosintezës rritet gradualisht deri sa ajo arrin maksimumin e saj për shumicën e bimëve në 18-20 0C. Mbi këtë temperaturë, jo vetëm që intensiteti i fotosintezës nuk ritet më tej, por përkundrazi bimët pengohen në realizimin e aktiviteteve normale jetësore. Në temperatura më të larta se 35-40 0C intensiteti fotosintezës zbret deri në kuota minimale. Kulturat e ndryshme perimore, kanë kërkesa të ndryshme ndaj temperaturës. Në këtë drejtim i dallojmë perimet në kërkesa të mëdha ndaj nxehtësisë (speci, domatja, trangulli, shalqina etj.), dhe ato me kërkesa më pak të theksuara ndaj nxehtësisë (lakrat, spinaqi, sallata etj.). Gjithashtu duhet patur parasysh faktin se kërkesat për nxehtësi nuk janë të njëjta në të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit të bimëve.

Marrë në përgjithësi kërkesat më të theksuara për nxehtësi janë gjatë mbirjes së farës dhe rritjes së organeve gjenerative. Në fazën e rritjes së organeve vegjetative (nga

mbirja deri tek paraqitja e luleve dhe fryteve) kërkesat për nxehtësi rëndom janë më të vogla.

Page 23: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

23

Dallimet e mëdha në mes temperaturës së ajrit dhe të tokës, mund të kenë efekte të dëmshme, në rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

Në kushtet e Kosovës ngrohja e serrave bëhet në forma të ndryshme, duke përdorur për ngrohje materiale të ndryshme (kryesisht thëngjill dhe dru). Shpesh herë nxehja në këto objekte nuk është uniforme që shkakton defekte të mëdha në rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

• Në përgjithësi sot në botë qymyri, vajrat (naftë dhe solar) dhe gazi natyror janë lëndët më të përhapura për sigurimin e energjisë në serrë.

• Përzgjedhja midis tyre bëhet mbështetur në kritere ekonomike.

• Gazi natyror është një nga format më efektive të ngrohjes, por në këtë rast duhet të parashikohen masa të konsiderueshme sigurimi, për të eliminuar gazrat helmuese që krijohen gjatë djegies

Në serra moderne në Evropë ngrohja kryesisht bëhet me gas, ndërsa tendencat e fundit shkojnë në drejtim të ngrohjes me energji solare.

Gjatë shfrytëzimit të serrave, është me rëndësi që të arrihet një racionalizim sa më i madh i shfrytëzimit të nxehtësisë.

• Për këtë qëllim është shumë e rëndësishme zgjedha e lokacionit të përshtatshëm,

• Sigurimi i nxehjes uniforme në tërë hapësirën e serrës

• aplikimit sa më profesional të masave agroteknike - përfundimi më i shpejtë i vegjetacionit, me çka pakësohen shpenzimet për ngrohje.

• Zgjedhja e kultivarit të përshtatshëm (që është më i qëndrueshëm ndaj temperaturave të ulëta).

• Kontrolli i temperaturës në serat me ngrohje bëhet në mënyrë automatike nëpërmjet sistemeve të ndryshme. Ekzistojnë tipe të ndryshme të sensorëve të temperaturës dhe të termostateve.

• Sensorët e temperaturës duhet të vendosen në lartësinë e bimëve, të mbrohen nga rrezatimi direkt diellor dhe të shpërndahen në numër të mjaftueshëm në pika të ndryshme të serrës, për arsye se shpesh herë temperatura në serrë mund të ndryshojë edhe në distanca shumë të shkurtra

Ajrosja e serrave

Është masë e rregullt (dhe e domosdoshme) gjatë kultivimit të perimeve në serra. Ajrosja para së gjithash ka për qëllim të zvogëlojë

Page 24: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

24

temperaturën dhe lagështinë relative të ajrit në serrë.

Ajrosja e serrave bëhet varësisht nga kushtet klimatike, lloji, faza e rritjes dhe gjendja bimëve

Ajrimi natyror. Serat duhet të jenë të pajisura me dritare ajrimi, në të dy anët dhe në kulmin e serrës. Sasia e ajrit që shkëmbehet varet nga diferenca e ajrit brenda dhe jashtë serrës, shpejtësia e erës, madhësia e dritareve të ajrimit, si edhe distanca midis dritareve të ajrimit.

Efektiviteti i kësaj mënyre rritet ndjeshëm kur dritaret anësore shoqërohen me dritare në kulmin e serrës. Lëvizja e ajrit nga poshtë drejt kulmit të serrës, krijon të ashtuqua-jturin “efekt oxhak”.

Intensiteti i ajrimit të serrës ku-shtëzohet nga dy faktorë; diferenca e temperaturave brenda dhe jashtë serrës dhe shpejtësia e erës. Të dy këto forca veprojnë njëkohësisht dhe prandaj është e vështirë të përllogariten saktë- sisht. Në mot të qetë pa erë, dritaret mund të hapen plotësisht, ndërkohë që në kushte me erë, madhësia e

hapjes së dritareve duhet të jetë e kontrolluar.

Me këtë mënyrë ajrimi është e veshtirë të përllogaritet sasia e ajrit që shkëmbehet dhe ndryshimet në nivelin e temperaturës në serë. Disavantazhi kryesor i saj është sipërfaqja e madhe e dritareve të ajrimit, e cila në rast se temperatura e ajrit jashtë serrës është shumë e ulët çon në ndryshime të menjehershme të temperaturës së ajrit brenda në serrë.

Hapja e dritareve të ajrimit mund të bëhet me dorë, ose e mekanizuar. Kur kontrolli është manual shfrytëzuesit e serrave duhet të jenë vazhdimisht të gatshëm dhe të reagojnë menjëherë ndaj ndryshimeve të motit.

Shpërndarja e energjisë në serrë

mund të realizohet në mënyra të

ndryshme:

• shpërndarja në serrë e ajrit

të ngrohtë nëpërmjet

tubave të polietilenit

• Përdorimi i sistemeve me

qarkullim të ujit të ngrohtë

Page 25: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

25

Kontrolli automatik i dritareve të ajrimit lehtëson mjaft punën e krahut dhe rrit efek-tivitetin e kontrollit të mikroklimës në serrë.

Ndriçimi

Është mjaft shumë e lidhur me temperaturën, andaj është e rëndomtë që perimet të cilat kanë kërkesa të mëdha ndaj nxehtësisë, kanë edhe kërkesa më të mëdha për dritë.

Në intensitetin e ndriçimit, brenda në serrë prej, përveç tjerash ndikim të madh ka edhe cilësia dhe pastërtia e mbulesës së serrës. Edhe në variantin më të mirë tek bima në serrë nuk arrin e gjithë drita (rrallë herë arrin në 80 %). Ky element duhet të merret parasysh gjatë kultivimit të perimeve në serra.

Në mungesë të dritës bimët zgjaten më tepër dhe janë shumë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve. Në mungesë të dritës së mjaftueshme vegjetacioni zgjatet mjaft shumë, vie deri te rritja më e madhe e pjesëve vegjetative e më pak e atyre reproduktive. Gjithashtu edhe cilësia e fryteve është më e dobët.

Drita rregullon gjithashtu disa funksione morfologjike të perimeve, të tilla si lulëzimi dhe formimi i farave nëpërmjet gjatësisë së ditës, ose më saktë nëpërmjet gjatësisë së natës. Bimë të caktuara reagojnë kundrejt gjatësisë së ditës në të ashtuquajturin reagim fotoperiodik, kalimi nga faza vegjetative në atë riprodhuese. Kostoja e lartë e ndërtimit të mjediseve të mbrojtura, bën të domosdoshëm shfrytëzimin maksimal të dritës që hyn në serrë. Përpara se drita të mbërrijë tek bimët, ajo duhet të përshkojë mbulesat e serrës. Këto të fundit absorbojnë dhe transpirojnë një pjesë të dritës dhe në varësi nga lloji i materialit mbulues, një maksimum prej 80 % të rrezatimit diellor në orët e mesditës dhe një mesatare ditore prej vetëm 68 % të tij mbërrin tek bimët. Një pjesë e kësaj drite përthyhet në mënyra të ndryshme nga mbulesat e serrës dhe mbërrin tek bimët në trajtë difuze. Drita difuze depërton më lehtë në shtresat e poshtme të gjetheve, ndërkohë që drita direkte bën që gjethet e bimëve të hijezojnë njëra tjetrën.

Në shfrytëzimin racional të dritës kanë ndikim edhe masat agroteknike, si dendësia e mbjelljes, drejtimi i vendosjes së rendeve, etj.

Page 26: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

26

Është e rëndësishme që bimët në serrë të orientohen në mënyrë të atillë që të lejojë maksimumin e shpërndarjes së dritës në masën gjethore të bimëve. Bimët e mbjella në serre kanë strukturë vertikale, kështu që drita depërton drejt bazës së tyre duke kaluar nëpërmjet një sistemi “filtrash” të gjetheve të kateve të mësipërme, derisa vetëm një përqindje e vogël e totalit të saj arrin në sipërfaqe të tokës.

Aplikimi i ndriçimit plotësues, mund të bëhet në mëngjes dhe në pasditen e vonshme, në fillim të mbrëmjes e në raste më të rralla edhe gjatë ditës kur ka vranësira apo mjegulla të dendura.

Hijesimi

Është masë që ka për qëllim të zvogëlojë mbrojtjen e bimëve nga temperaturat e larta, posaçërisht në orët e mes ditës, kur temperatura në serrë (posaçërisht tek ato me sistem të dobët të ajrosjes) mund të arrijë vlera shumë të larta.

Ujitja

Sigurimi i lagështisë optimale në tokë dhe lagështisë optimale, të ajrit, është njëri ndër parakushtet më të rëndësishme, gjatë prodhimtarisë së perimeve ambienteve të mbrojtura

Uji tek perimet (dhe te bimët tjera ka rol të shumëfishtë dhe mjaft kompleks. Gjithashtu uji i rregullon proceset, kimike, fizike dhe biologjike në tokë.

Gjatë planifikimit të ujitjes së perimeve në serra duhet përmbushur kushtet themelore:

• Që sasia e ujit të jetë e mjaftueshme, pasi që në serra nevojitet sasi e madhe e ujit.

• Që uji të jetë i pastër në pikëpamje të përbërjes kimike (pH optimale, përbërje të përshtatshme minerale, mos jetë i ndotur me mbetje të ndryshme kimike ).

Në qoftse uji nuk i sigurohet bimës në sasi të mjaftueshme përpara se ato të arrijnë në stadin e vyshkjes së përhershme do të ndodhë shkatërrimi i qelizave dhe do të zvogëlohet prodhimi përfundimtar i bimëve. Për të siguruar prodhim maksimal bimët perimore duhet të mbrohen nga streset ujore të zgjatura.

Është e rëndësishme të theksohet se rreth 90 % e ujit të konsumuar nga bimët përdoret kryesisht për të rregulluar regjimin e temperaturës së bimëve, nëpërmjet procesit të transpirimit. Transpirimi është i mundur vetëm nëse gojëzat janë të hapura dhe për këtë duhet dritë. Gjatë natës kur gojëzat janë të mbyllura, bima nuk konsumon ujë për transpirim dhe thithja e ujit gjatë kësaj kohe realizohet vetëm në sajë të presionit rrënjor. Sidoqoftë, kjo sasi uji lejon rikuperimin e deficitit ujor në bimë, që mund të jetë krijuar gjatë ditës dhe për pasojë bimët fitojnë sërish turgor të plotë.

Në toka në të cilat është niveli i lartë i ujit nëntokësor, për shkak të ujitjes së shpeshtë,

Page 27: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

27

është e nevojshme që në tokë të vendosen gypat për drenazhin në thellësi 80-120 cm (varësisht nga tipi i tokës), me qëllim të largimit të ujërave të tepërta.

Afatet dhe numri i ujitjeve, varen nga një kompleks faktorësh si nga lloji, faza e rritjes zhvillimit të bimëve dhe nga kushtet e ambientit të jashtëm (periudha e vitit).

Edhe pse mund te hasen edhe sot ujitje në formë shiu e më rrallë edhe në formë brazdave, në prodhimn bashkëkohor të perimeve ujitja e bimëve bëhet vetëm me sistemin pikë – pikë i cili njëherit përfaqëson sistemin më të përshtatshëm të ujitjes së perimeve në serra.

Ujitja me pika është përdorur për herë të parë në Angli, që nga viti 1940, por kjo mënyrë ujitjeje është përhapur gjerësisht pas viteve 60 të shekullit të kaluar, kur filloi shfrytëzimi i materialeve plastike për prodhimin e tubave. Ajo është në mënyrë të veçantë e përshtatshme për kulturat bu-jqësore intensive. Ujitja me pika përfaqëson mënyrën më të përshtatshme të ujitjes së bimëve në serra.

Sipërfaqet e ujitura në këtë mënyrë kanë ardhur vazhdimisht duke u zgjeruar, falë avantazheve të saj krahasuar me mënyrat e tjera tradicionale të ujitjes.

Ky sistem i ujitjes ka përparësi të mëdha në krahasim me ujitjet tera.

• Rritet efektiviteti i përdorimit të plehrave

• Zvogëlohet mundësia e shfaqjes së sëmundjeve

• Zvogëlohet mundësia e zhvillimit të barërave të këqija.

• Rritet prodhimi i bimëve dhe përmirësohet cilësia

• Zvogëlohet mundësia e ngjeshjes së tokës, erozionit dhe shpëlarjes së elementëve ushqyes nga toka.

• Lejon mundësinë e ndërhyrjeve të tjera në bimë dhe në tokë edhe gjatë ujitjeve.

• Gjatë përdorimit të këtij sistemi është e nevojshme mirëmbajtja e tij. Kjo masë në rend të parë nënkupton përdorimin e filtrave të përshtatshëm dhe shfrytëzimit të ujerave të pastër, pa mbetje të ngurta,

Në kultivimin e perimeve në serra, përveç lagështisë në tokë është shumë e rëndësishme edhe lagështira relative e ajrit në serra. Andaj është e nevojshme që përmes ajrosjes së rregullt, lagështia relative e ajrit të përshtatet sa më shumë kërkesave të bimëve

Dozat e ujitjeve

Dozat e ujitjeve varen nga nevojat ditore për ujë. Këto nevoja përcaktohen së pari nga rezervat ujore që gjenden në tokë apo substrat dhe që janë lehtësisht të asimilue-shme nga bimët. Në një tokë lymo-argjilore dozat e ujitjeve mund të jenë nga 4-6 mm (l/m2), ndërkohë që në një tokë lymore dozat e ujitjeve shkojnë në 2-4 l/m2. Në toka të lehta dhe të drenuara dozat e ujitjeve

Page 28: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

28

shkojnë në 1-2 l/m2, ndërkohë që në rastin e kultivimit në substrate çdo dozë ujitjeje shkon jo më shumë se 1 l/m2 dhe në shumicën e rasteve shkon nga 0.2 në 0.5 mm(l/m2). Nëse kërkesat ditore për ujë janë më të ulta se sa doza e ujitjes, është mirë që kjo e fundit të copëtohet në kohë.

Përgjithësisht këshillohen doza të vogla ujitjeje. Vetëm në kushte të veçanta, siç jane rastet qe vijojne, mund të përdoren doza të larta ujitjeje.

• Për të krijuar një sipërfaqe më të madhe të lagur në toka të lehta, ose në substrate shumë të lehta.

• Për të parandaluar bllokimin e shpejtë të pikuesve (driperave) në rastet kur përdoret per ujitje ujë me përmbajtje të lartë kripërash.

Doza e ujit varet nga numri i driperave për njësi të sipërfaqes dhe doza e ujit që jep secili prej tyre. Sasia e ujit që jep çdo driper duhet të zgjidhet në funksion të parametrave që vijojnë: a. tipi i tokës ose substratit, b. kripëzimi i ujit për ujitje ose i solucionit

ushqimor. c. Faza e rritjes dhe zhvillimit në të cilën

gjindet bima.

Frekuenca e ujitjeve

Përcaktimi i saktë i frekuencës (numrit të ujitjeve në një ditë), është absolutisht i domosdoshëm për të garantuar rendimente të larta të bimëve dhe cilësi të mira të produkteve të tyre. Frekuenca e ujitjeve, ashtu si edhe sasia e ujit që aplikohet nëpërmjet tyre influencojnë direkt rritjen e

bimëve, por në të njëjtën kohë edhe koston e ujitjeve. Përcaktimi i drejtë i frekuencës së ujitjeve është edhe më i rëndësishëm, nëse ujitja me pika shoqërohet me plehërimin e lëngshëm apo përdoret mulçirimi i tokës me fletë polietileni.

Të ushqyerit e bimëve në mjedise të mbrojtura

Të ushqyerit e bimëve është masë e rregullt gjatë prodhimtarisë së perimeve (si dhe te kulturat tjera bujqësore), përmes së cilës rregullohet tempoja e rritjes dhe zhvillimit, pjekja më e hershme, si dhe rendimenti dhe cilësia e perimeve.

Në sistemin hidropon, kjo arrihet përmes koncentrimit optimal të tretësirës ujore me makro dhe mikroelementet e nevojshme, si dhe pH optimale. Në prodhimtarinë intensive-bashkëkohore të perimeve, në kushtet e zhvillimit të hovshëm të teknologjisë së prodhimtarisë bimore, të ushqyerit e bimëve bazohet në njohjen e kërkesave të bimëve të ndryshme ndaj materjeve ushqyese, lloji, kultivari, faza e zhvillimit të bimëve, qëllimi i prodhimtarisë, kushteve klimatike si dhe mënyrës së kultivimit. Duke i patur parasysh këto të dhëna, sasirat e materjeve ushqyese të shprehura në njësi të ndryshme për hektar paraqesin vetëm vlera orjentuese, të cilat çdoherë duhet përshtatur kushteve të prodhimtarisë së perimeve në raste konkrete.

Page 29: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

29

Pra, të ushqyerit e bimëve është masë mjaft delikate dhe e cila varet nga një kompleks faktorësh.

Plehërimi i bimëve i kryen dy funksione kryesore; bimëve të kultivuara u siguron sasinë e nevojshme të materieve ushqy-ese dhe e ruan, apo sipas nevojës e rritë plleshmërinë (potenci-ale) të tokës.

Gjendja e materieve ushqyese në tokë nuk është statike, përkundrazi, ajo është shumë dinamike edhe i ekspozohet ndryshimeve mjaft të shpeshta.

Mënyra më e shpeshtë në bazë të së cilës bëhet plehërimi i kulturave perimore në serra, është ajo në bazë të analizave të tokës. Kjo metodë është bazë për caktimin e dozave të plehërave, në kushtet e prodhimit bashkëkohor të perimeve në serra. Është e preferuar që analizat e këtilla të bëhen çdo vit, apo së paku çdo dy vjet.

Efekti i përdorimit të plehrave (në mënyrë të drejtë) është i shumëfisht. Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në ushqimin e bimëve (e me këtë edhe me rendimente) dhe rritjes së plleshmë-risë së tokës, plehërimi (në mënyrë të drejt) ndikon edhe në zvogëlimin e efekteve të dëmshme të kushteve të ambientit të jashtëm. P.sh. oplikimi i plehrave e zvogëlon ndikimin negativ të temperaturave të ulëta në bimë, për arsye se stimulon rritjen më të mirë të sistemit rrënjor, akumulim më të madh të lëndës së thatë, sheqernave dhe materieve organike, me çka zvogë-lohet efekti i temperaturave të

ulëta, (faktor ky shumë i rëndësishëm gjatë kultivimit të primeve në serra).

Kërkesat e bimëve për elementë ushqyes, dozat dhe intensiteti i asimilimit, përcakto-hen eksperimentalisht për cdo specie dhe mundësisht kultivar, në kushte sa më të afërta me ato të kultivimit në fushë të hapur. Këto të dhëna mund të jenë të mjaftueshme, për të përcaktuar sasinë e elementëve ushqyes që u duhet dhënë bimëve nëpërmjet plehërimit, në kushte ideale. Me kushte ideale supozohet një situatë ku nuk egziston mundësia e reaksioneve midis elementëve të ndryshëm ushqyes, apo e fiksimit të ujit nga substrati i rritjes, kështu që bimët mund të absorbojnë të gjithë sasinë e elementëve të ofruar nëpërmjet plehërimit.

Ne praktiken e të ushqyerit të bimëve në mjedise të mbrojtura eshte e rendesishme të bëhet dallimi midis çrregullimeve te shkaktuara nga patogjenet dhe çrregullimeve te shkaktuara nga mungesa ose teprica e ele-menteve të caktuar ushqyes për bimët. Të ashtuquajturat çrregullime ushqimore mund të shkaktohen nga;

1. mungesa absolute e një elementi ushqyes ne mjedisin e rritjes.

2. mungesa e induktuar e elementeve ushqyes në mjedisin e rritjes.

3. teprica absolute e elementeve të caktuara ushqyese në mjedisin e rrit-jes.

4. teprica e induktuar e elementeve ushqyese në mjedisin e rritjes.

Page 30: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

30

PËRLLOGARITJA E NEVOJAVE TË BIMËVE PËR ELEMENTE USHQYESE

Toka dhe pjelloria e saj

Pjelloria e tokës ku janë ndërtuar mjediset e mbrojtura eshte nje aspekt shume i rende-sishem si për prodhimin, ashtu edhe për

Page 31: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

31

cilësinë e tij. Përveç përmbajtjes optimale të elementëve kryesorë ushqyes, pjelloria ne nje kuptim më të pergjithshem perfshin gjithashtu, cilësi të mira fizike dhe çfarë është shumë e rëndësishme, ujë të disponueshëm.

Toka, duke qenë burimi kryesor i ushqimit për bimët në rritje, duhet të përmbaje një shumëllojshmëri elementesh ushqyes, që janë të nevojshëm për rritjen e bimës. Meg-jithatë, është e mundshme, që krahas tyre, toka mund të përmbajë komponente kimike të rrezikshëm apo helmues për jetën e bimëve, siç jane metalet e rënda.

Pjelloria natyrale e tokës, është sigurisht e

rëndësishme për të siguruar një prodhim optimal si sasior ashtu edhe cilësor, por rrallë herë ndodh që ajo është optimale në të gjitha parametrat e saj.

Klasifikimi i tokave në përputhje me përmbajtjen totale të azotit, fosfateve të asimilueshme dhe të kationeve të shkëmbyeshëm (mg/kg

Tab3. Treguesit e pjellorisë së tokës

Nëse një tokë e caktuar është mjaft e pasur në një element, nuk është e domosdoshme

që ky element të merret në konsideratë në hartimin e skemës së plehërimit, por,

Treg.analizës së tokës

Shumë e pasur

E pasur Mesatarisht e pasur

E varfër

Koeficienti 0 1 1.25 1.4

Azoti total >3 2-3 1-2 <1P2O5 i asimilueshëm

>0.3 0.2-0.3 0.1-0.2 <0.1

K2O Toka të lehta >0.2 0.15-0.2 0.1-0.15 <0.1Toka aluvion-ale

>0.25 0.2-0.25 0.15-0.2 <0.15

Toka argjilore >0.3 0.25-0.3 0.2-0.25 <0.2CaO >75 25-75 12.5-25 <12.5MgO Toka të lehta >0.15 0.12-0.15 0.08-0.12 <0.08Toka aluviale >0.25 0.15-0.25 0.12-0.15 <0.12Toka argjilore >0.3 0.25-0.3 0.15-0.25 <0.15

Page 32: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

32

megjithatë, është mirë që një analizë e dytë të bëhet gjatë vegjetacionit dhe pas kësaj të bëhen korigjimet e mëvonshme. Në qoftëse toka është e pasur, këshillohet që plehërimi të bëhet në të njëjtën sasi me nevojat e përllogaritura, ndërkohë që në tokat mesatarisht të pasura dhe në ato të varfëra dozat e plehërave duhet të jenë 1.25 dhe 1.4 herë më të larta se sa nevojat për plehëra.

Për të realizuar të ushqyer efektiv dhe të balancuar të bimëve duhet të mbahen në konsideratë kërkesat që vijojnë;

• të përdoren plehra të prodhuar posaçerisht për kultivimin e bimëve në serra,

• të njihen saktë nevojat e bimëve për secilin nga elementët ushqyes,

• të njihet saktësisht doza e aplikimit nëpërmjet plehërimit për secilin nga ele-mentët ushqyes,

• të kontrollohet dhe korektohet periodikisht vlera e pH dhe e konduk-tivitetit elektrik të solucionit ushqyes,

• të monitorohen simptomat e mungesës ose të tepricës së ndonjë elementi ushqyes në bimë,

• të monitorohet periodikisht statusi i të ushqyerit të bimëve nëpërmjet analizimit të mostrave të tokës dhe të bimëve.

Egzistojnë dy modele të plehërimit të bimëve, klasik dhe modern. Metodat klasike të plehërimit të bimëve, mbështeten në hedhjen në tokë përpara mbjelljes dhe gjatë vegjetacionit të plehrave të ngurta të cilat futen në tokë nëpërmjet punimeve në thellësi të ndryshme të tokës.

Praktika moderne e plehërimit mbështetet në aplik-imin e pandërprerë të plehrave, në çdo ujitje. Megjithatë, është e këshillueshme që

përpara mbjelljes së bimëve të përdoret një sasi plehrash, në formën e plehërimit bazë. Ky i fundit duhet të sigurojë;

• sasitë e rekomanduara të mikroelementëve,

• sasitë e rekomanduara të kalciumit, magnezit dhe squfurit,

• sasitë e rekomanduara të fosforit,

• 20-40 % të sasive të rekomanduara të azotit dhe potasit.

Mënyrat e injektimit të solucionit ushqimor

Detyra e plehërimit të bimëve është ruajë në zonën ku shtrihet sistemi rrënjor i bimëve, atë përqëndrim të të gjitha joneve të elementëve ushqyes që është mbi nivelin kritik të të ushqyerit të bimëve dhe ndërkohë, të parandalojë rritjen e kripëzimit të substratit në nivele të dëmshme për bimët. Ajo që e dallon shumicën e bimëve perimore, nga bimët e tjera të arave është fakti që ato vazhdojnë të rriten, shpesh me intensitet të lartë, edhe në kohën e vjeljeve të tyre, ndërkohë që këto të fundit e kanë ndërprerë rritjen e tyre në këtë periudhë. Për këtë arsye, plehërimi i bimëve perimore du-het të vazhdojë pa ndërprerje edhe gjatë kohës së vjeljeve të tyre. Nëse është e mundur, injektimi i plehrave duhet të bëhet në çdo ujitje, me qëllim që të ruhen kripërat në tokë në një nivel të stabilizuar. Në varësi nga lloji i bimës dhe faza fenologjike e zhvillimit të saj, këshillohet që sasia e plehrave në solucion të jetë midis vlerave 0.5 dhe 2 gr/liter. Shpërndarja e plehrave nëpërmjet ujitjes mund të bëhet në mënyra

Page 33: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

33

të ndryshme. Cilado qoftë mënyra e përdorur duhet të plotësojë kushtet që vijojnë; të sigurojë sasinë e kërkuar të plehrave, të respektojë kohën e plehërimit, të ruajë proporcionet e parashikuara të plehrave me ujin e ujitjes dhe të ketë mundësi të rregullojë kohën e fillimit dhe përfundimit të procesit të plehërimit (Dozat detale për çdo lloj janë dhënë në pjesën ku flitet për Kultivimin e llojeve të ndryshme të perimeve në mjedise të mbrojtura)

Cilësia e ajrit në serra

Kur flitet për cilësinë e ajrit në serra, para së gjithash mendohet në përmbajtjen e dioksidit të karbonit (CO2) dhe ajrosjen e rregullt në serra. Rezultatet e hulumtimeve të shumta, tregojnë se me rritjen e përqendrimit të CO2 deri 0,3-0,5% në ajër mund të ketë efektet mjaft pozitiv në rendiment, madje edhe në cilësinë e prodhimeve.

Me rastin e aplikimit të plehrave organike në tokë, mund të vjen deri tek rritja e përqendrimit të CO2 në ajrin e serrës.

Për rritjen e % në CO2, në serra përveç përdorimit të plehut organik aplikohet edhe gazifikimi me CO2. Në serrat moderne ky proces është i automatizuar.

Teknikat e pasurimit të serrës me CO2 janë relativisht standarte. Intensiteti më i lartë i rritjes së bimëve është arritur kur pasurimi

me CO2 është bërë në kushtet e ndriçimit të plotë. Megjithatë, një përqëndrim i lartë i CO2, mundet që të kompensojë pjesërisht mungesën e dritës, duke dëshmuar në këtë mënyrë mundësi të gjera sinergjizmi midis CO2 dhe intensitetit të ndricimit.

Në rast se intensiteti i ajrimit të serrës është i lartë, kostoja e pasurimit të mjedisit të serrës është gjithashtu e lartë. Kjo është shumë e rëndësishme kur sistemi i ventilimit të serrës është i rregulluar në intervalin 19-21 0C.

Faktor tjetër që duhet patur parasysh është se efekti i rritjes së % në CO2 në serra, mund të arrihet vetëm nëse edhe faktorët tjerë që ndikojnë në procesin e fotosintezës dhe rritjes së bimëve në përgjithësi, (përveç dritës që u përmend më lart), si lagështia, temperatura, të ushqyerit etj., të jenë në optimum. Andaj është gabim nëse mendohet për ndonjë rregull të përgjithshëm për aplikimin e CO2 në serra. Çdo kulturë duhet të trajtohet veçmas për arsye se ekzistojnë një kompleks faktorësh, të cilët ndikojnë në rritjen apo uljen e % së CO2 dhe efektin e tij në serra.

Rekomandimi më i mirë për të rritur efektivitetin e shfrytëzimit të CO2 është të pasurohet serra deri në, ose pak më lartë se përqëndrimi natyror i tij, 300-350 ppm. Në këtë mënyrë minimizohet rrjedhja e CO2 nga serra në atmosferë. Praktikisht në këtë rast shtohet në serrë, ajo sasi gazi që konsumohet nga bimët gjatë fotosintezës.

Në temperatura më të larta se 25 0C, intensiteti i fotosintezës fillon të zvogëlohet dhe prandaj pasurimi i serrës me CO2, mbi

Page 34: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

34

këtë temperaturë nuk është efektiv. Në periudha relativisht të gjata të pasurimit të serrës me CO2, gojëzat e bimëve mbeten pjesërisht të mbyllura. Në këto kushte, në

rastet kur intensiteti i ndriçimit është i lartë, si pasojë e reduktimit të intensitetit të transpirimit, rritet temperatura dhe mund të shfaqen dëmtime në bimë.

Planifikimi i AKTIVITETEVE

Tabela 4. Koha e mbjelljeve dhe periudha e vjeljeve në serra

Shumica e serrave në Kosovë zakonisht mbillen një herë të vetme në vit. Periudha më e zakonshme e shfrytëzimit të tyre është nga fundi i Shtatorit deri në fund të Tetorit. Në disa raste sallata jeshile apo spinaqi përdoren si kultura të dyta përgjatë dimrit. Është krejt e qartë që kjo është një kohë shumë e shkurtër shfrytëzimi, që padyshim ndikon negativisht në efektivitetin e shfrytëzimit të serrave. Nga ana tjetër, temperaturat e larta të ajrit në serrë gjatë muajve të verës për shkak të ajrimit të pamjaftueshëm mund të konsiderohen ndër faktorët më negativë për

numrin e vogël të frutave të formuar në bimë, si edhe në plakjen e përshpejtuar të bimëve gjatë kësaj periudhe. Së bashku me këto, praktikat modeste të kultivimit të bimëve, njohuritë e pamjaftueshme në të ushqyerit e bimëve, mungesa e kombinimeve të përshtatshme në qarkullimin e bimëve, apo përzgjedhjen e kultivarëve, mund të konsiderohen si faktorët më të rëndësishëm të rendimenteve të ulta në serra. Ekziston opinioni i përgjithshëm te fermerët që qëllimi i shfrytëzimit të serrave është realizimi i

Lloji i objektit (serrës)

Periudha kohore Mbjellja e farës Ndërrimi i fidaneve

Fillimi i vjeljes

Serra me ngrohje

Dimërore 5 – 15.X. 15 – 20.XI. 20.XII.– 05.I.

E hershme pranverore

15 –25 .XI. 20–25.XII. 10 – 15. II.

Serra pa ngrohje

Pranverore 01. – 10. III. 5 – 10.IV. 10 – 20. V.

Vjeshtore 01 – 10.VII. 5– 10.VIII. 10 – 15.IX.

Lehë të nxehta

E hershme pranverore

1 – 10. II. 5 – 15. III. 1- 20 .IV.

Page 35: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

35

prodhimeve të hershme dhe natyrisht që, ata bëjnë përpjekjet maksimale për të realizuar këtë.

Tabela 5: Afatet e mundshme të prodhimtarisë së domates në serra

Zgjatja e periudhës së shfrytëzimit të serrave, nëpërmjet mbjelljeve më të hershme, apo përtej afateve të zakonshme të shfrytëzimit të tyre (nëpërmjet mbjelljeve të dyta), është alternativa më realiste.

Shfrytëzimi i tuneleve të përkohshëm brenda në serra, mund të jetë gjithashtu një tjetër alternativë për të përmirësuar hershmërinë e prodhimeve nga serrat.

.

Lloji i objektit (serrës) Periudha

kohore Mbjellja e farës Ndërrimi i fidaneve Fillimi i vjeljes

Serra me ngrohje

Vjeshtore 15-30.VII 5 – 15.IX 1 – 15.XI.

Dimërore 10.IX–5.X. 15.XI.–15.XII. 10.I.– 20.II.

Pranverore 20.XI–15.XII. 25.I. – 20.II. 25.III.– 15.IV

Serra pa ngrohje

Vjeshtore 25.I.–15.II. 25.III.–10.IV 10-20 .VI.

Dimërore 1-15.III. 25.IV – 5 .V. 25.VI –15.VII.

Pranverore 10-20 V. 20.VI.-5.VII. 12.IX.-15.X.

Lloji/maji I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII

Page 36: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

36

Afatet e mundshme te prodhimtarisë se perimeve ne serrë.

LEGJENDA: Periudha mbjelljes; Periudha e vjeljes

Për specin: - mbjellja e fidanit 15 mars deri15 prill.

- vjelja fillon 20 maj deri 1 qershor.

Për domate: - mbjellja fillon me 20 qershor deri 05 korrik .

- vjelja fillon me 12 shtator deri me 15 tetor .

Për tranguj: - mbellja fillon me 25 tetor deri me 15 nentor.

- vjelja fillon me 25 dhjetor deri me 10 janar.

Ne muajn shkurt mund te kryhen pune per mirembajtjen e serres

Për prodhuesit e perimeve në serrë është e zakonshme që të përpiqen ti shfrytëzojnë gjatë bimët e mbjella në serra, mundësisht deri në fillim të ngricave të para të vjeshtës. Ndonëse në pamje të parë duket të jetë një praktikë e dobishme, duhet nënvizuar që ritmi i vjeljeve zvogëlohet në mënyrë të menjëhershme gjatë gjysmës së dytë

të Gushtit, ndërkohë që sasia e prodhimit të vjelë gjatë Shtatorit është e papërfillshme. Praktikisht, kjo dëshmon

për një mënyrë krejt jo efektive të shfrytëzimit të serrave. Në rastin e domates dhe të shumicës së bimëve të tjera (përjashtuar specin), ndërprerja e ciklit të prodhimit të bimëve që në fillim të Gushtit (shumë më shpejt për rastin e kastravecit, ose të pjeprit), me qëllim që

të mundësojë mbjelljen e kulturave të dyta me cikël të shkurtër vegjetativ, do të ishte një mënyrë më efektive e shfrytëzimit të serrave, si nga pikëpamja agronomike ashtu edhe ekonomikisht.

SPEC

DOMATE

TRANGUJ

Page 37: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

37

Zgjatja e periudhës së shfrytëzimit të serrave, nëpërmjet realizimit të dy

mbjelljeve në vit, duhet të paraprihet nga përmirësime të konsiderueshme në

praktikat e kontrollit të mikroklimës në serra (sidomos ajrimit) dhe të të

ushqyerit të bimëve. Zgjatja e periudhës së shfrytëzimit të serrave, pa dyshim që

do të kërkojë shfrytëzimin e inputeve më cilësore, duke filluar me përdorimin e filmave plastikë më cilësore për mbulimin e serrave. Ndërkohë, shfrytëzimi i specit, ose domates për mbjellje, do të cojë në mënyrë

të drejtpërdrejtë në zgjatjen e periudhës së vjeljeve të prodhimeve nga serra, nga Maji në fund të Tetorit.

Pyetjet Rexhimi nxehtësisë në mjedise të mbrojtura Ujtija në mjedise të mbrojtura Përparësitë e sistemit pikë pikë Planifikimi i punëve në serra

Prodhimi i fidaneve te perimeve

Prodhimi i perimeve përmes fidanit është njëra nga specifikat e prodhimit të perimeve e cila këtë prodhimtari e dallon

nga prodhimi i bimëve lavërtare. Kultivimi i bimëve perimore përmes fidanit, përkundër kostos së tij, ka përparësi të shumta në krahasim me kultivimin pa fidan.

Page 38: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

38

Fidani paraqet fazën e hershme të rritjes dhe zhvillimit të bimëve, e cila fazë veç tjerash karakterizohet me një ndjeshmëri mjaft të madhe ndaj kushteve të ambientit të jashtëm. Përgatitja cilësore e fidanit është një punë delikate, e ndjeshme, përveç tjerave edhe për faktin se gabimet eventuale në këtë fazë, me vështirësi të mëdha eliminohen në fazat e mëvonshme të prodhimit. Krahas faktorëve tjerë, përgatitja cilësore e fidanit është ndër faktorët kyç për arritjen e rendimenteve të larta tek perimet.

Prodhimi i fidanëve te perimeve është një hallkë shumë e rëndësishme në ciklin e përgjithshëm të prodhimit perimeve. Shumica e perimeve kultivohen përmes fidanit. Kultivimi i perimeve përmes fidanit ka disa avantazhe. Me gjithë vështirësitë e mundshme gjatë prodhimtarisë së fidanit (fuqia punëtore, materiali i nevojshëm etj.), prodhimtaria e perimeve përmes fidanit për arsye të përparësive të shumta, në kushtet e prodhimtarisë bashkëkohore të perimeve është njëra ndër fazat më të rëndësishme të prodhimtarisë.

Prodhimi i fidanit të perimeve bëhet në mënyra të ndryshme, kryesoret janë:

Mënyra tradicionale

Kjo mënyrë e kultivimit aplikohet ende sidomos për prodhim të fidanit për ndërrim në fushë. Kjo mënyrë e prodhimit të fidanit bazohet në prodhimin e fidanit në lehë të nxehta.

Përgatitja e këtyre leheve bëhet në forma të ndryshme (nën ose mbi tokësore). Në fund vendoset një shtresë e plehut të freskët organik (25 – 50 cm) e cila shërben si burim I ngrohjes. Mbi të vendoset një shtresë dheu (që në disa raste përzihet me një pjesë plehu të dekompozuar) në trashësi 10 – 15 cm. Në një sipërfaqe të përgatitur në këtë mënyrë vendoset fara.

Fara mbulohet me materiale të ndryshme mbetjet gjatë përpunimit të rrushit (kominat), në rastet tjera mbulimi i farës bëhet me dhe të përzier me pleh të dekompozuar (2 : 1në favor të plehut).

Fidani shëndoshë vital, i cili

arrin për ndërrim në kohën e

planifikuar, është njëri nga

parakushtet më të

rëndësishme për arritjen e

rendimenteve të larta.

Page 39: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

39

Zakonisht ndërtimi i këtyre shtretërve bëhet sa më afër parcelave në të cilat do të mbillen perimet. Kjo mënyrë e kultivimit shoqërohet me shumë vështirësi

Humbje të larta, vetëm një përqindje e vogël e farërave të mbjella arrijnë të japin fidanë cilësor. cilësia e fidanëve është variabile në varësi nga konkurrenca e barërave të këqija dhe e fidanëve të tjerë e diktuar kjo nga dendësia e lartë e mbjelljes.

sëmundjet dhe dëmtuesit mund të shkaktojnë probleme serioze në tokat e pasterilizuara, përhapja e tyre ne farishte mund të marrë përpjesëtime të gjera.

• vazhdimësia e të ushqyerit të fidanëve në mënyrën tradicionale është shumë e vështirë të programohet, veçanërisht në kushtet e sistemeve tradicionale të ujitjes.

• zakonisht, fidani i prodhuar përmes kësaj metode, ndërrohet me rrënjë të zhveshura fidanët me rrënjë të zhveshura të prodhuar në mënyrë tradicionale pësojnë ndërprerje të rritjes në momentin e ndërrimit ne vendin e përhershëm. Në kushte të temperaturave të larta, mungesës së lagështisë, apo erërave të fuqishme rreziku i eliminimit të tyre është shumë i lartë.

• fidanët e prodhuar në sistemet tradicionale rezultojnë me humbje të larta në periudhën e pas mbjelljes, rezultat i të cilës është prodhimtaria relativisht e ulët e bimëve.

• kostoja e fidanëve të prodhuar në mënyrat tradicionale është në mënyrë të paevitueshme më e lartë nga ajo e atyre të prodhuar në sisteme të përmirësuar.

Mënyrat e përmirësuara të prodhimit të fidanit

Kjo mënyrë e prodhimit të fidanit paraqet përpjekjet për ta avancuar prodhimin e fidanit. Ka përparësi në krahasim me prodhimin tradicional të fidanit. Në këto raste zakonisht fidani mbillet në shtretëri (lehë të nehta).

Page 40: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

40

Në fazën e dy gjetheve ai trapiantohet në saksi (që janë të formave të ndryshme, si plastike, letre, qeska najloni etj), Me qëllim që fidanit t’i ofrohen kushte më të favorshme për rritje dhe zhvillim deri në momentin e ndërrimit në serrë.

E

meta kryesore e kësaj metode është se kërkohet shumë fuçi punëtore dhe sasi e madhe substrati. Paraprakisht përgatitet substrati i cili zakonisht bëhet nga dheu i përzier me pleh të dekompozuar. Në disa raste këtu shtohet edhe ndonjë sasi e plehut mineral (kryesisht NPK).

Pas mbushjes se qeskave në to trapiantohet fidani i cili qëndron në këto qeska deri sa të ndërrohet në serra.

Kjo metodë ka disa përparësi në krahasim me prodhimin tradicional të fidanëve:

• Eliminimin e ndërprerjes së rritjes në momentin e trapiantimit

• Lehtësimin e luftës kundër barërave të këqija, sëmundjeve dhe dëmtuesve

Megjithatë kjo metodë ka disa të meta që duhen marrë parasysh gjithsesi gjatë planifikimit të prodhimit të fidanit:

• Kanë kosto të lartë të prodhimit

• shpenzime të mëdha për ngrohje, që në momentet e para, si pasojë e sipër-faqes së madhe që zënë.

• keqësim dhe heterogjenitet të lartë të cilësive strukturore të saksive, si pa-sojë e presimit të lartë dhe të pabarabartë të tyre.

• shkallë të lartë të dëmtimit të saksive gjatë lëvizjeve të tyre dhe transporte të kushtueshme.

Për shkak të këtyre të gjithë këtyre “të metave” të këtyre mënyrave të prodhimit të fidanëve, që për rezultat ka prodhimin e fidanëve me cilësi mjaft të

Page 41: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

41

ulët, në kushtet e prodhimit bashkëkohor të perimeve gjithnjë e më tepër, orientimi është në aplikimin e metodave të reja në prodhimin e fidanëve. Ky prodhim në rend të parë bazohet në prodhimin e fidanëve në module duke përdorë substrate të përshtatshme, sigurim optimal i kushteve për rritje dhe zhvillim të fidanëve si dhe ndërrimin e fidanëve me dhe të vetin. Prodhimi i fidanëve ne module (kaseta, kontejner2) Paraqet mënyrën më bashkëkohore të prodhimit të fidanit. Kjo metodë bazohet në prodhimin e fidanëve në module të cilat prodhohen kryesisht nga plastika dhe stiropori. Këto janë të madhësive të ndryshme dhe me numër të ndryshëm të vrimave në to.

Kjo mënyrë e prodhimit paraqet formën më intensive të prodhimit të fidanit e cila karakterizohet me përparësi të mëdha në raport me metodat e përshkruara me lart:

2 Ne treg ne Kosove mund te hasen me te tre emrat

Modulet prodhuara nga plastika kanë disa përparësi, pasi që në rend të parë është më e lehtë që të mbahen të pastra dhe dezinfektohen me lehtë.

• Farërave ju sigurohen kushte optimale për mbirje dhe në të njëjtën kohë reduktohet sasia e farave që përdoret për njësi të sipërfaqes.

• Përmes kësaj forme të kultivimit, fidnëve ju sigurohet hapësirë e njëjtë vegjetative e cila mundëson prodhim të fidanëve uniform.

• Kohëzgjatja e prodhimit të fidanit është më e shkurtë dhe në këtë mënyrë arrihet një racionalizim i kostos së prodhimit të fidanit dhe ndikohet në hershmëri të daljes së prodhimit në treg,

• Transporti shumë m i lehtë madje edhe në distanca më të mëdha.

Page 42: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

42

• Të gjitha këto ndikojnë në rritjen e hershmërisë së prodhimit, rendimentit dhe (çka është mjaft e rëndësishme) në rritjen e të ardhurave për fermer.

Në prodhimin e fidanëve cilësor, rëndësi të madhe ka substrati i cili përdoret për fidan. Prodhuesit përdorin substrate të ndryshme. Pavarësisht llojin e substratit që përdoret, është me rëndësi që ai ti plotësoj disa kushte të përgjithshme. Substratet që përdoren në prodhimin e fidanit

Në mënyrën tradicionale të prodhimit të fidanit ende përdoret dherishtja. Dherishtja paraqet përzierjen në raport të caktuar në mes të dheut dhe plehut të dekompozuar. Dheu i cili merret për përgatitjen e dherishtes, nuk preferohet të merret nga parcelat në të cilat 2-3 vitet e fundit kanë qenë të mbjellura perimet. Dheu për përgatitjen e dherishtes është e preferuar që të merret nga tokat me veti të mira fizike, kimike dhe biologjike. Më i përshtatshëm për këtë qëllim është dheu nga parcelat e mbjella me bimë leguminze, livadhe

natyrore, drithëra dhe kultura të tjera lavërtare.

Substratet që përdoren për prodhimin industrial të fidaneve duhet të kenë cilësi të larta kimike dhe fizike. Kjo nënkupton para së gjithash që:

• substrati të ketë strukturë të mirë,

• duhet të përmbajë materiet kryesore ushqyese, për rritje dhe zhvillim të pa penguar të fidanëve

• të ketë lagështi optimale

• mos dëmtohet si rezultat i ujitjeve të fidanit,

• të

ruaj uniformitetin e tij fizik.

• të sigurojë një mjedis uniform për rritjen,

• të karakteristika shumë të mira ujëmbajtëse,

• mundësisht të ketë kosto sa më të ulet

• të jenë të sterilizuar, të mos përmbajnë mikroorganizma (patogjen) të dëmshëm shkaktarë të

Page 43: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

43

sëmundjeve dhe farëra të barojave të këqija.

Tek ne në treg mund të gjenden substrate nga prodhues të ndryshëm. Orientimisht mund të llogaritet se me një paktim (thes) prej 80 litra, mund të mbushen rreth 15 kaseta që kanë 104 hapje (vende për mbjellje të farës), me kusht që për çdo vend të mbjelljes së farës të shfrytëzohen rreth 50 ml. Mbjellja e farës

• Është shumë e rëndësishme që mbjellja të bëhet në afatin e caktuar, varësisht nga koha kur planifikohet të bëhet ndërrimi i fidanëve në serrë

• Për mbjellje duhet përdorur farë me veti të mira biologjike.

• Cilësia e lartë e farërave është esenciale në sistemit të prodhimit të fidanave në module. Duhet të përdoret vetëm fara hibride, (e F1 gjeneratës).

Për llojet e ndryshme të lakrave shfrytëzohen module (kaseta) me 209 vrima (vende për mbjellje të farës), për specat dhe domatet zakonisht përdoren ato me 104. Për kultivim në mjedise të mbrojtura (për specin dhe domaten) përdoren vrima më të mëdha (rreth 60 vrima për module). Për sallatën përdoren zakonisht module me vrima më të vogla por me numër m të madh të vrimave në module;160.

Për dallim prej tyre fidanët e bimëve të familjes cucurbitaceae, mbillen në module me vrima më të mëdha që për një kasetë, janë rreth 40 vrima (hapje) Në disa raste, disa prodhues bëjnë prodhimin e fidanit përmes trapiantimit. Në raste të këtilla fidani mbillet mjaft dendur dhe pas zhvillimit të plotë të kotiledoneve dhe gjetheve të para, fidanët e reja vendosen në kaseta (module), me numër më të vogël të vrimave (por me hapësirë më të madhe në to), dhe lihen në to deri tek përgatitja e tyre për ndërrim. Kjo formë e ka arsyshmërinë aplikimit vetëm nga aspekti i kursimit të energjisë, pasi që në këtë formë, fidanët e këtilla zënë më pak vend, dhe shpenzimet për ngrohje janë më të vogla. Megjithatë kjo formë e kultivimit duhet analizuar edhe për parametrat tjerë (shpenzimet e fuçisë punëtore, etj). Pra duhet aplikuar vetëm kur ka arsyshmëri ekonomike Mbushja e kasetave me substrate bëhet me dorë ose në mënyrë të mekanizuar

Page 44: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

44

Numri i vrimave në module dhe madhësia e tyre varen nga një kompleks faktorësh (lloji, afati i mbjelljes etj). Çdo herë duhet patur parasysh që bimët e familjes cucubitaceae (trangulli, shalqini, pjepri) kanë kërkesa më të mëdha për vëllim të vrimave në module (duhet të mbillen ne module me vrima më të mëdha)

Çdo herë duhet patur kujdes që modulet në të cilat prodhohet fidani duhet të jenë të ngritura mbi tokë, apo sipërfaqja në të cilën vendosen ato duhet të jetë e izoluar, në mënyrë që sistemi rrënjor i tyre mos të ketë kontakt të drejtpërdrejt me tokë.

Në rast të kundërt rrënjët nga modulet (përmes të vrimave për kullimin e ujit në

module), depërtojnë në tokë dhe kështu mund të vjen deri tek ndikimi negativ në rritjen dhe zhvillimin e fidanëve. Në prodhimin bashkëkohor të fidanit mbulimi i farës bëhet me minerale të bluara (vermikulit, ose ndonjë tjetër) të cilat pasi bluhen dhe trajtohen në temperatura shumë të larta fitojnë një strukturë shtresore me aftësi të lartë ujëmbajtëse dhe në këtë mënyrë përmirësojnë kushtet e mbirjes së farave.

Lloji

Temperatura optimale e

substratit (oC)

Gjatësia kohore e mbirjes (ditë)

Lakrat 18 – 20 4 – 6

Domatja 22 – 25 6 – 7

Speci 25 – 28 8 – 12

Trangulli 25 – 30 4 – 6

Sallata 18 – 20 3 – 6

Page 45: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

45

Nga mbjellja deri tek mbirja bima ka nevojë për temperaturë dhe lagështi të përshtatshme.

Tab. 6. Temperatura optimale e substratit gjatë mbirjes së farërave të disa llojeve të perimeve Në disa raste në prodhimin e fidanëve në mënyrë industriale, pasi që mbillet fara në module (kaseta), modulet vendosen në dhoma të mbirjes (në formë inkubatori) për të shpejtuar mbirjen. Në këtë vend modulet qëndrojnë për 48 – 72 orë varësisht nga lloji. Temperatura në këto dhoma të mbirjes mbahet nga 25 – 30 0C kurse lagështia relative e ajrit 95 – 100 %. Pas shfaqjes së shenjave të para të mbirjes modulet vendosen në serra dhe nga këtu vazhdojnë masat e përkujdesit, për rritjen e fidanit.

Cilësia e fidanit varet nga aplikimi i drejt masave të përkujdesit pas mbirjes. Këto masa të përkujdesit bazohen në:

• Sigurimin e temperaturës optimale

• Mbajtjen e lagështisë optimale

• Të ushqyerit e fidanëve

• Ndriçimi

• Mbrojtjen nga sëmudjet e dëmtuesit

• Kalitjen e fidanit

Sigurimi i temperaturës optimale gjatë prodhimtarisë së fidanit, është njëri ndër parakushtet më të rëndësishme, për prodhimtari cilësore të fidanit. Temperaturat duhet përshtatur kërkesave të kulturës së caktuar dhe në varshmëri nga faza e rritjes së fidanit.

Tab 7. Temperatura optimale gjatë prodhimtarisë së fidanit të disa kulturave perimore

Page 46: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

46

Është i njohur fakti se temperaturat e larta në fazat e hershme (java e parë pas mbirjes) ndikojnë në zgjatjen e tepërt të fidanit dhe si të këtillë këto bëhen shumë të ndjeshme, andaj është e preferuar që menjëherë pas mbirjes ato të jenë 8-10oC me të ulëta se sa optimumi. Gjatë përgatitjes së fidanit, përveç temperaturës së ajrit, gjithashtu është mjaft e rëndësishme edhe temperatura e substratit

(dherishtes).

Është e preferuar

që ajo të jetë e afërt me temperaturën e ajrit.

Sigurimi i dritës së mjaftueshme është masë mjaft e rëndësishme gjatë përgatitjes së fidanit, pasi në mungesë të dritës së mjaftueshme (edhe nëse janë të siguruara të gjitha kushtet tjera), mund të vije deri tek zgjatja e fidanit dhe si i këtillë fidani është më pak vital, më i

Lloji

T e m p e r a t u r a (oC)

3 – 7 ditë pas mbirjes Pas kësaj periudhe, deri tek ndërrimi

Ditën Natën Ditë me diell Ditë me vranësira

Natën

Domatja 12 – 14 8 – 10 20 – 22 16 – 18 10 – 12

Speci 18 – 20 15 17 22 – 26 18 – 20 18 – 20

Trangulli 15 – 18 13 – 15 22 – 24 18 – 20 15 – 18

Lakrat 7 – 10 6 – 8 14 – 18 12 – 14 8 – 10

Sallata 12 – 13 6 – 8 20 – 22 18 – 20 14 – 16

Page 47: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

47

zbehtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe faktorëve të tjerë.

Të ushqyerit e bimëve (fidanëve)

Është masë mjaft e rëndësishme në këtë fazë. Duke patur parasysh se faza e fidanit nga njëra anë është relativisht e shkurtër dhe në anën tjetër kërkesat për materie ushqyese në këtë fazë janë mjaft të mëdha duhet siguruar materie ushqyese në sasi të mjaftueshme dhe që janë në gjendje që lehët të shfrytëzohen nga ana e bimës. Është më me rëndësi që ky fakt të kihet parasysh qysh gjatë përgatitjes së dherishtes në shtretër, apo saksi dhe kubik nëse trapiantimi i fidanit bëhet në to, që ajo t'i përmbajë të gjitha elementet e nevojshme ushqyese. Substratet industriale që shfrytëzohen në prodhimin e fidanëve, zakonisht përmbajnë elementë të ndryshëm ushqyes dhe mund të sigurojnë të ushqyerit normal të fidanëve për pjesën më të madhe të qëndrimit të tyre në kaseta.

Në rate të caktuara, mund të kërkohet të ndërhyhet me plehra të ndryshëm për të bërë korrigjimet e nevojshme. Plehrat mund të shtohen nëpërmjet sistemit të ujitjes.

Riplehërimi mund të filloi në fazën e gjetheve të vërteta. Për ushqimin e bimëve përmes gjetheve më së miri është që të përdoren plehrat e lëngët, që janë të tretshme, disa prej

të cilëve mund të kombinohen edhe me preparate për mbrojtjen e bimëve.

Plehrat mund të shtohen nëpërmjet sistemit të ujitjes me anë të sistemeve të ndryshme Numri i riplehrimeve varet nga gjendja e bimëve, përmbajtja e substrateve faza fenologjike dhe kushtet mikroklimatike në të cilat prodhohet fidani. Përmes sistemit automatik të ujitjes, bëhet shpërndarja e plehrave në formë të lëngët. Aplikimi I kësaj mase bëhet varësisht nga gjendja e bimëve, zakonisht kur tek fidanët paraqitet ngjyra e gjelbër më e zbehtë. Është me shumë rëndësi që të kihet kujdes në raportin e plehrave që përdoren për

riplehrim në këtë fazë. Para së gjithash duhet përdorur plehra me përmbajtje të ulët të azotit, (në mënyrë që mos të ndikohet zgjatjen e panevojshme të fidanëve) dhe

Page 48: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

48

kaliumit e në anën tjetër të kenë përmbajtje të lartë të fosforit.

Masë mjaft e rëndësishme për këtë fazë, është edhe ujitja.

Uji i cili përdoret për ujitjen e fidanëve, duhet të jetë i pastër në aspektin kimik dhe biologjik Ujitja e fidanëve duhet bër me ujë, i cili ka temperaturë përafërsisht të njëjtë me temperaturën e ambientit në të cilin ndodhen fidanët. Ujitjet duhet të jenë të rregullta dhe sipas nevojës. Ujitjet mund të kryhen me dorë, por në sipërfaqe të mëdha zakonisht instalohen sistemin e ujitjes ajrore e cila kryhet përmes sprucatorëve (në formë shiu artificial). Këto sisteme janë mjaft efektive dhe mundësojnë lëvizjen mekanike të sprucatorëve të ujitjes në çdo pjesë të fidanishtes.

Ujitja duhet të jetë e tillë që të realizojë rrjedhje minimale të ujit nga modulet dhe humbje minimale të lëndëve ushqyese prej tyre.

Para ndërrimit të fidanit në vendin e përhershëm fidanet duhet dalëngadalë t'i përshtaten kushteve të ambientit të ri në serra,

do të thotë duhet bërë kalitja e fidanit. Kalitja nënkupton adaptimin ndaj regjimit të temperaturës, ndriçimit dhe ujitjes, në kushtet e ambientit të ri, në të cilën do të ndërrohet fidani.

Për këtë qëllim bëhet zvogëlimi gradual i sasisë së ujit që përdoret për ujitje dhe i kohëzgjatjes së ujitjeve, natyrisht se kjo nuk do të thot që të lejohet tharja e substratit deri në atë shkallë sa që të shkaktohet vyshkja e fidanëve

Zvogëlimi i temperaturës deri në nivelin e temperaturës së mjedisit ku do të ndërrohn fidanët (në fushë apo serra), para daljes së tyre në këtë ambient. Pak para ndërrimit, preferohet që fidanët të ujiten me sasi të mjaftueshme uji me përmbajtje të lartë të plehrave fosforike dhe më pak azotike. Plehërime të tilla (starter) ndihmojnë shumë në lidhjen e shpejtë të fidanëve me tokën, për shkak të intensifikimit të aktivitetit të sistemit rrënjor. Këto janë të domosdoshme në rastet e mbjelljeve të hershme, kur për shkak të inaktivitetit të sistemit rrënjor të bimëve, zvogëlohet ndjeshëm intensiteti i absorbimit të fosforit nga bimët.

Tab. 8 Kohëzgjatja e prodhimit të fidaneve varësisht nga lloji i kasetave, lloji i bimëve

Page 49: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

49

dhe afati i prodhimit

Është shumë e preferuar që periudha kohore e kultivimit të fidanit, të jetë sa më e shkurtë që ka mundësi. Në rastet kur zgjatet shumë periudha e kultivimit të fidanit, ata janë më pak cilësor dhe ngritët kostoja e prodhimit të tyre. Kohëzgjatja e qëndrimit të fidanëve në kasetë duhet të përcaktohet varësisht nga madhësia e kastave (hapësirës në kasetë në

të cilën mbillet fara), llojit dhe kohës së kultivimit. Shartimi i fidanëve të perimeve Prodhimi i fidanëve përmes shartimit, është metodë relativisht e re. Për aplikim më të gjerë ka filluar në fund të shekullit të kaluar, së pari shartuara për herë të parë në Japoni dhe Kore, me

Lloji Nr. fidanëve në kasetë Afati i prodhimit në ditë

Domate e hershme 60-84 55-60

Dom. mesme dhe e vonë 120-170 35-40

Speci 120-170 60-65

Patëllxhani 120-170 60-65

Kastraveci i hershmë 40-60 25-30

Kastravec i mesem 60-84 15-20

Shalqini i pashartuar 84-120 20-30

Shalqin i shartuar 60-84 35-45

Lakra 170-256 25-35

Page 50: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

50

shartimin e kungulloreve (shalqinit ku si nënshartesë është përdorur Lagenaria sp). Në prodhimin bashkëkohor të perimeve, përdorimi i fidanëve të shartuara ka përdorim mjaft të gjerë.

Nga perimet që kultivohen me fidan të shartuar dominon shalqini dhe domatja, por me trend të përhapjes edhe te llojet tjera si kastraveci dhe në vitet e fundit edhe speci. Përparësitë e aplikimit të shartimit bazohen në atë se bimët janë më të qëndrueshme: ndaj sëmundjeve që shkaktohen nga patogjenët në tokë, ndaj temperaturave të ulta, ndaj çrregullimeve fiziologjike, ndaj mungesës së ujit Dhe si rezultat I krejt kësaj vjen deri tek rritja e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit të fituar Natyrisht edhe kjo metodë i ka “të metat” e saj kërkon fuqi të angazhuar punëtore kërkon tretman të veçantë pas shartimit deri te kallusimi (lidhja në mes të nënshartesës dhe mbishatesës) i bimës

ka kosto më të lartë në krahasim me fidan të zakonshëm Teknika (mënyrat) e shartimit dhe përkujdesjet gjatë fazës së fidanëve, kanë ndikim direkt në përpuethshmërinë e komponentëve të shartimit, e si rezultat i saj edhe në cilësinë e fidanit në përgjithësi. Mënyrat e sharimit tek perimet mund të jenë të dryshme. Kryesisht hasen këto forma të shartimit:

Shartimi në majë me shpim

Shartimi në majë me prerje

Shartimi me afrim

Page 51: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

51

Pas kryerjes së procesit të shartimit duhet ndërmarrë këto masa:

• Përkujdesje intensive gjatë 5-7 ditëve

• Temperatura optimale në mjedise ku vendosen fidanët e shartuara 25 – 300 C

• Lagështia relative ditën e parë mbi 95 %

• Hijesimi i tuneleve (vendeve ku vendosen fidanët e shartuara) i domosdoshëm

• Pas kallusimit (formimit të indit lidhës në mes të nënshartesës dhe mbishartesës) fidani kalon në pjesët për kultivim të mëtutjeshëm deri sa fidani arrin në fazën për ndërrim në vend të përhershëm

Çrregullimet fiziologjike

Verbimi i majës se rrenjes, shkaktohtet nga:

• Temperaturat e ulta të mjedisit dhe luhatjet e shpeshta të temperaturës.

• Mungesa e ndriçimit. Aplikimi i plehërimeve të hershme (përpara formimit të gjetheve të vërteta), apo dozat e larta të plehrave gjatë të ushqyerit të fidanëve

Formimi i antocianit shkaktohet nga:

Temperaturat e ulta ulin aftësitë absorbuese te sistemit rrënjor te fidanëve për elementet ushqyes dhe ne mënyrë te veçante për fosforin.

Klorozat

Page 52: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

52

Në rastet kur kemi paraqitje të klorozës, vjen deri tek zverdhja e indeve të bimëve për shkak të pakësimit të sintezës së klorofilit (që zakonisht ndodhë si rezultat i kushteve të papërshtatshme agroekologjike).

Simptomet e këtilla mund të jenë të lokalizuara në disa gjethe apo mund të përhapen në të gjithë bimën, ose mund të përfshijë vetëm hapësirën midis nervaturës së gjetheve. Mbrojtja e fidanëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit është një masë obligative dhe njëri ndër parakushtet më të rëndësishme për prodhimtarinë cilësore të fidanit të kulturave perimore.

Kushtet optimale që krijohen gjatë prodhimtarisë së fidanit në mjedise të mbrojtura, njëkohësisht janë shumë të favorshme edhe për zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve. Mbrojtja duhet bazuar në masa preventive mbrojtëse. Nëse nuk

përdoren substrate industriale (që janë të pastra) së pari duhet bërë dezinfektimi i dherishtes, si dhe mjeteve të punës. Dezinfektimi i dherishtes mund të bëhet me temperatura të larta (më së shpeshti me avull me temperaturë 80-120oC), me ç’rast përveç shkaktarëve të sëmundjeve eliminohen edhe farërat e barojave të këqija.

Tek prodhimi i fidanëve në module (kaseta), duhet bërë dezinfektimi i tyre. Kasetat plastike mund të dezinfektohen duke i zhytur në solucione formaline, ndërkohë që kasetat prej polistereni (stiropori) duhet të përpunohen me sterilizantë me bazë jodi.

Përdorimi i preparateve mbrojtëse gjatë përgatitjes së fidanit bëhet varësisht nga gjendja e bimëve dhe problemet që paraqiten në ndërkohë. Pyetjet Mënyrat e prodhimit të fidanit Cilësitë e substrateve Masat e përkujdesit gjatë kultivimit të fidanit Çrregullimet fiziologjike

Page 53: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

53

Kultivimi i domates në mjedise të mbrojtura Marrë në përgjithësi domatja mund të kultivohet në të gjitha llojet e mjediseve të mbrojtura, duke filluar nga tunelet e ulëta deri tek serrat më moderne.

Prodhimtaria e domates në serra, paraqet mënyrën më intensive të prodhimtarisë së domates, me ç’rast mund të arrihen rendimente mjaft të larta e si rezultat edhe efekte të larta financiare. Në shumicën e rasteve prej sipërfaqeve të përgjithshme të serrave që shfrytëzohen për kultivimin e perimeve, në shumë vende të botës, domatja zë afër 50% të sipërfaqeve.

Për sa i përket vlerës ushqyese, rëndësisë ekonomike, përhapjes si dhe mënyrës së përdorimit, domatja është njëra ndër kulturat më të rëndësishme perimore.

Frytet e domates kanë përdorim mjaft të gjerë dhe të llojllojshëm në të ushqyerit e njeriut, qoftë në gjendje të freskët apo të përpunuar.

Përveç rëndësisë së madhe në të ushqyerit e njeriut, domatja ka rëndësi mjaft të madhe ekonomike. Ajo është kulturë mjaft akumulative, pasi që të ardhurat për njësi të sipërfaqes janë mjaft të larta (sidomos gjatë kultivimit në serra).

Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit Domatja është bimë e klimës së nxehtë. Kërkesat për nxehtësi janë mjaft të theksuara dhe atë pothuajse në të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit. Temperatura minimale për mbirje është 13 – 150C, ndërsa optimale rreth 250C. Temperatura optimale për rritjen e organeve vegjetative është 22-240C, ndërkaq për fazën e lulëzimit dhe formimit të fryteve 24-280C. Në rritjen dhe zhvillimin e domates mund të

kenë ndikim të dëmshëm edhe temperaturat mbi 320C. Megjithatë në kushtet e ndriçimit të mjaftueshëm dhe sasive të mjaftueshme të ujit, domatja me sukses mund t’i përballoj edhe temperaturat më të larta. Temperatura ka një rol të rëndësishëm edhe në shpërndarjen e asimilateve

Tab.9 Temperatura dhe lagështia relative e ajrit gjatë kultivimit të domates në serr

Page 54: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

54

Regjimi i temperaturave është i rëndësishëm në përcaktimin e prodhimit të domates. Kërkesat e bimëve për temperaturë ndryshojnë në varësi nga faza fenologjike e tyre.

Në temperatura më të ulta se 120C rritja e bimëve reduktohet ndjeshëm, ndërkohë që si eksporti i asimilateve të krijuara nga gjethet ashtu edhe thithja e ujit dhe e elementëve ushqyes nga rrënjët kufizohen në një masë të konsiderueshme. Efektet dobiprurëse të shtimit të dyoksidid të karbonit në shtimin e prodhimit intensifikohen në kushtet e temperaturave më të larta se 120C. Sidoqoftë, reagimi kundrejt temperaturës i organeve të ndryshme të bimës është i ndryshëm.

Më shumë asimilate shkojnë në drejtim të masës vegjetative të bimëve, në dëm të rritjes së sistemit rrënjor, kur temperatura e ajrit është në kufijtë 300C/240C (ditë/natë), ndërkohë që më shumë asimilate drejtohen drejt sistemit rrënjor të bimëve në

temperaturat 170C/120C (ditë/natë). Si rezul-tat, bimët e rritura në temperatura 170C/120C janë më të vogla, por më të pasura në lëndë të thatë në pjesët e poshtme të kërcellit dhe të sistemit rrënjor të tyre.

Në të njëjtën temperaturë ditore, 180C, temperaturat e ulta të natës (80C) stimulojnë importin e asimilateve nga kërcelli dhe sistemi rrënjor, ndërkohë që temperaturat e larta të natës (180C) stimulojnë importin e asimilateve nga frutat. Shpejtësia e translokimit të asimilateve në domate është 1cm/min në temperaturën 260C. Në temperaturë 100C kjo shpejtësi zvogëlohet me 15-30%. Në tërësi, prodhimi i frutave te domatja reduktohet nëse temperatura e ajrit është më e vogël se 180C. Dëmtimi i fryteve fillon në temperaturë 60C Përveç temperaturës së ajrit, është mjaft e rëndësishme edhe temperatura e tokës e cila preferohet që të jetë afër 20-22oC.

.

Kërkesat për dritë

Faza e rritjes dhe e zhvillimit

Periudha kohore

Temperatura optimale (oC) Lagështia relative e ajrit (%)

Gjatë kohës me diell

Gjatë kohës me

vranësira Nga ndërrimi i fidanëve deri në frutifikim

Ditën 22 - 25 18 - 20 65 – 70 Natën 16 - 18 15- 18

Gjatë fazës së frutifikimit

Ditën 24 – 28 20 – 22 60 - 65

Natën 18 - 20 16 – 18

Page 55: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

55

Domatja bën pjesën në grupin e kulturave perimore me kërkesa më të mëdha për dritë. Kërkesat më të mëdha ka për dritë janë në fazën e fidanit, andaj gjatë kultivimit të domates në serra ku nuk mund të bëhet ndriçimi plotësues, duhet patur kujdes që kjo fazë të mos bjer në fazën e fundit të

fidanit kur edhe janë kërkesat më të mëdha për dritë. Në kushtet e dritës së pamjaftueshme, bimët e domates zgjaten, vonohet frutifikimi, frytet formohen me vështirësi etj. Andaj gjatë kultivimit të domates në serra duhet ndërmarrë të gjitha masat që e mundësojnë shfrytëzimin maksimal të dritës (pastrimi i mbulesës së serrës,

Ujitja

Gjatë ujitjes së domates në serra, duhet patur parasysh një rregull; që bimëve t’u sigurohet sasi sa më optimale e lagështisë në tokë, por që çdo herë të kihet parasysh fakti që përmes ujitjes të mos vijë deri tek rritja e lagështisë relative të ajrit, ndaj të cilës domatja është mjaft e ndjeshme. Sasitë e kërkuara të ujit jepen në intervale të rregullta deri në fund të vegjetacionit. Orari i aplikimit të ujitjeve duhet t’i përshtatet varësisht nga kushtet klimatike, tipi i tokës, fazës së zhvillimit dhe mënyrës së ujitjes. Kërkesat ndaj tipit të tokës Tokat më të përshtatshme për kultivimin e domates janë tokat e lehta dhe mesatarisht të lehta, të pasura me materie organike dhe me regjim të mirë ujoro-ajror. Edhe pse domatja llogaritet si më tolerante ndaj reaksionit të tokës, në krahasim me disa bimë tjera perimore, megjithatë rendimentet më të mira mund të arrihen vetëm gjatë kultivimit në toka me reaksion neutral deri tek i dobët acidik (pH 5,8 – 7). Gjatë kultivimit në serra (sikurse edhe në fushë) duhet patur kujdes në qarkullimin bimor. Kërkesat për parabimët. Kultivimi i përsëritur në të njëjtën tokë ul ndjeshëm rendimentin e bimëve solanore dhe shton

Page 56: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

56

ndjeshëm rrezikun e dëmtimit të tyre nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Për këtë aarsye ato nuk duhet të kultivohen në mënyrë pas vetvehtes. Parabimët më të mira janë bimët e familjes bostanore, leguminozet, kenopodio-ret dhe asterioret Plehërimi Domatja ka kërkesa shumë të theksuara ndaj materieve ushqyese. Gjatë kultivimit të domates toka i nënshtrohet shfrytëzimit mjaft intensiv.

Të ushqyerit me sasi të mjaftueshme dhe në raport të drejt në mes elementeve ushqyes, është element esencial në arritjen e rendimenteve të larta dhe me cilësi tek domatja. Domatja ka kërkesa shumë të theksuara ndaj materieve ushqyese. Ajo reagon në forma të ndryshme ndaj mungesës së elementeve ushqyese si në raportin masë vegjetative - fryt, shpejtësinë e kalimit të fazave të ndryshme fenologjike, ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, apo në shpejtësinë e shfaqjes së çrregullimeve të ndryshme fiziologjike. Varësisht nga tipi i

tokës, kultivari dhe mënyra e kultivimit llogaritet se domatja me rendiment prej 10 t/ha, nga toka tёrhjek për afërsisht 30 – 40 kg N/ha, 10 kg P2O5/ha dhe rreth 40 kg K2O/ha. Për rritje dhe zhvillim të suksesshëm të domates rёndёsi të madhe kanë edhe makroelementët si Mg, Ca, dhe mikroelementet si bori, mangani, kobalti. Para çdo përcaktimi të sasirave të plehrave që do të përdoren, duhet të kryhen analizat e tokës. Plehërimi bazë i domates bëhet me plehra organike dhe inorganike. Plehu organik ka rol të pa zёvendёsueshёm nё prodhimin e domates. Gjatë kultivimit nё mjedise të mbrojtura duhet përdorur vetëm plehun e dekompozuar (tё “djegur”)nё sasi 5 – 7 kg/m2. Kjo sasi ёshtё e preferuar të hedhet para punimit themelor të tokës nё mjedise të mbrojtura. Doza e plehrave që mund të përdoren në plehërimin bazë është në varësi të pjellorisë së tokës. Në mënyrë të përgjithësuar mund të përdoren vlerat orientuese (gjatë kultivimit nё mjedise të mbrojtura-serra) të shprehura në tabelën që vijon. Shpërndarja e plehrave në plehërimin bazë kryhet përpara të punimeve të tokës (plehrat organikë dhe një pjesë e plehrave fosforike dhe të kaliumit) dhe përpara punimeve të fundit përgatitore të shtratit të mbjelljes. Me këto të fundit mund të shpërndahen gjithashtu edhe pesticidet e nevojshme për dezinfektimin e tokës nga sëmundjet kërpudhore, apo luftimin e insekteve dhe nematodeve në tokë

Niveli i pjellorisë në tokë

Sasitë e rekomanduara kg lëndë aktive / 100 m2

N P K Mg

I ulët 3.5 2.5 5.5 2.8

Mesatar 2.8 1.5 4.4 2.0

I lartë 2.0 0.5 3.2 1.2

Shumë i lartë

1.2 0 1.9 0.4

Page 57: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

57

Tab 10. Afatet e mundshme të prodhimtarisë së domates në serra

Kultivimi i domates

Afatet e prodhimit të domates në serra varen nga:

Lloji i objektit (serrës)

Periudha kohore

Mbjellja e farës

Ndërrimi i fidanëve

Fillimi i vjeljes

Serra me ngrohje

Vjeshtore

15-30.VII 5 – 15.IX 1 – 15.XI.

Dimërore

10.IX–5.X.

15.XI.–15.XII.

10.I.– 20.II.

Pranverore

20.XI–15.XII.

25.I. – 20.II. 25.III.– 15.IV

Serra pa ngrohje

Pranverore

25.I.–15.II.

25.III.–10.IV

10-20 .VI.

Verore 1-15.III. 25.IV – 5 .V.

25.VI –15.VII.

Vjeshtore

10-20 V. 20.VI.-5.VII.

12.IX.-15.X.

Page 58: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

58

• lloji i objektit (mundësia e ngrohjes),

• kërkesat specifike të tregut dhe

• vetitë biologjike të domates (dhe kultivarit).

Gjatë planifikimit të prodhimtarisë së domates, duhet patur parasysh faktin se nga mbirja deri në fazën e lulëzimit kalojnë 55-75 ditë (varësisht nga kultivari dhe kushtet e kultivimit).

Në përgjithësi mund të thuhet se prodhimtaria e domates në serra mund

të organizohet në atë mënyrë që të sigurohet furnizimi i vazhdueshëm i

tregut me fruta të freskëta të domates gjatë gjithë vitit.

Ndonëse në kultivimin në serra më të përhapur janë kultivarët indeterminatë, kulti-varët gjysëm determinatë (formë ndërmjetëse midis kultivarëve determinantë dhe indeterminantë) gjithashtu, mbillen në sipërfaqe të kufizuara. Njohja e karakteristi-kave të rritjes dhe zhvillimit të këtyre grupimeve është bazë e diferencimit të praktikave të tyre të kultivimit.

Kultivarët indeterminantë të domates prodhojnë një sistem lastarësh të cilët rriten pa ndërprerje dhe shfaqin një formë rritje që është zvarritëse ndërkohë që kultivarët determinantë prodhojnë një sistem kërcejsh me rritje të kufizuar dhe marrin pamjen e një kaçubeje.

Përgatitja e fidanit

Përgatitja e fidanit të domates mund të bëhet në forma të ndryshme. Zakonisht aplikohen masat standarde të prodhimit të fidanit në kushte bashkëkohore (më detalisht shih kaptinën për prodhimin e fidanit) Pa marrë para sysh ambientin nё të cilin kultivohet, përgatitja e fidanit ёshtё njëra nga hallakat më të rёndёsishme të prodhimit të domates. Zgjedhja e farës cilësore dhe kultivarit të përshtatshëm, gjithashtu janë parakushte shumë të rёndёsishme për prodhim të suksesshëm të domates, përveç tjerash edhe nga fakti se gabimet eventuale, nё kёtё fazë nuk mund të pёrmirёsohen nё fazat e mëvonshme. Fara e cila përdoret për mbjellje tek domatja, duhet të ketë cilësi të mirë, e dezinfektuar, përkatësisht të jetë e shёndoshё. Përgatitja e tokës për ndërrimin e fidanëve, varet nga koha e ndërrimit dhe parakultura. Përgatitja duhet të jetë sa më cilësore. Para dhe gjatë përgatitjes së tokës bëhet edhe plehërimi themelor.

Page 59: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

59

Përgatitja përfundimtare rëndomtë, nënkupton përgatitjen e vllajave, që krijojnë kushte më të favorshme për kultivimin e bimëve. Nëpërmes punimit tё tokës duhet krijuar reshim tё mirё ujorë-ajror, që ёshtё kusht shumë i rёndёsishёm për rritjen dhe zhvillimin e mirë të domates. Gjatë kultivimit të domates në serra në shumicën e rasteve kultivimi bëhet me mulçirim. Përmes kësaj mase bëhet mbulimi i sipërfaqes në mes të rendeve me folie plastike, kryesisht me ngjyrë të zezë. Në prodhimin bashkëkohor në masë të madhe përdoren folie që nga ana e poshtme janë me ngjyrë të zezë kurse nga ana e epërme me ngjyrë të bardhë. Pёrmes aplikimit tё aplikimit të kësaj mase, arrihen disa efekte pozitive. Arrihet racionalizim i punёve (nuk ka nevojё pёr prashitjet nё mes rendeve, nuk ka rritje tё barojave, shfrytëzimi i ujit ёshtё mё racional, toka ёshtё mё e nxehtё, rritja e bimëve mё

intensive dhe tё gjitha këto ndikojnë nё rritjen e rendimentit tё pёrgjithshёm.

Formimi i vllajave mund të shoqërohet me mulçirimin e tokës. Ky i fundit aplikohet për disa arsye;

• Për të ruajtur lagështinë në tokë dhe mënjanuar kripëzimin në zonën ku shtrihet sistemi rrënjor, sidomos në sipërfaqe të tokës.

• Për të zvogëluar avullimin e ujit nga toka.

• Për të kufizuar rritjen dhe zhvillimin e barërave të këqija.

• Për të përmirësuar temperaturën e tokës në zonën ku shtrihet sistemi rrënjor i bimëve.

Në rastin e kulivimit të domates në serra, bimët zakonisht kultivohen vetëm me një kërcell, me atë kryesorin, ndërkohë që lastarët hiqen që në fazat e para të zhvillimit të tyre. Në bimët e krasitura në këtë mënyrë, natyra simpodiale e sistemit të kërcejve nuk duket e qartë. Kërcejtë më shumë ngjajnë me një kërcell të vetëm që mban disa lulesa anësore përgjatë gjatësisë së tij, të ndara

Page 60: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

60

njëra nga tjetra nga pjesë kërcelli me nga 3 gjethe. Në kultivarët determinantë, pika e rritjes në sqetullën e gjethes së fundit të formuar të lastarit të parë mund të transformohet në lulesë, pa lejuar zhvillimin e gjetheve të tjera. Sythi simpodial megjithatë vazhdon të rritet i unifikuar me pjesën bazale të gjethes që ka përballë dhe për këtë arsye kjo gjethe vendoset mbi gjethen e parë. Meqënëse nuk zhvillohen gjethe ose sytha të rinj anësorë, rritja e sqetullorëve ndërpritet me formimin e lulesës së dytë.

Zhvillimi vegjetativ dhe riprodhues i domates

Reduktimi i gjatësisë së periudhës vegjetative të bimëve mund të kontribuojë në hershmërinë e prodhimit. Zgjatja e kësaj faze nga ana tjetër mund të lejojë formimin e një numri më të madh gjethesh dhe një sipërfaqe më të madhe të tyre. Kjo do të mundësonte një furnizim më të mirë me asimilate të lulesave dhe frutave dhe për pasojë prodhim më të lartë dhe të shtrirë në një afat më të gjatë kohor.

Diferencimi i luleve tek shumë kultivarë domateje, fillon brenda 3 javëve nga shfaqja e kotiledoneve, që korespondon me momentin kur gjethja e tretë arrin gjatësinë 10 mm. Si koha e diferencimit të lulesës së parë, ashtu edhe faza në të cilin fillon ky diferencim janë të kushtëzuara nga kushtet në të cilat gjenden bimët menjëherë pas mbirjes.

Faza më delikate normalisht zgjat rreth 9 ditë pas hapjes së kotiledoneve. Gjatë kësaj faze egziston një farë bashkëveprimi i temperaturës me intensitetin e ndriçimit, i tillë që një regjim temperaturash të ulëta (10 0C natën dhe 16 0C ditën), favorizon for-mimin e luleve në bimë në kushtet e ndriçimit të kufizuar. Numri i gjetheve deri në shfaqjen e lulesës së parë, gjithashtu reduktohet në temperatura më të ulta me një minimum prej 6 ose 7 gjethesh të formuara në temperaturë 10 0C. Eksperimentalisht është provuar që, bimët e rritura në temperaturën 15 0C kanë formuar 8 gjethe para shfaqjes së lulesës së parë, ndërkohë që ato të rritura në temperaturën 27 0C kanë formuar 14 gjethe.

Gjatë fazave të fundit të diferencimit të lulesës së parë, fillon diferencimi i lulesës së dytë. Duket që, nëse reduktohet numri i gjetheve deri në shfaqjen e lulesës së parë, është më i madh se zakonisht ai i gjetheve midis lulesës së parë dhe të dytë.

Nuk ka ndonjë fakt që të mendohet se temperaturat e ditës dhe të natës kanë efekte të ndryshme në diferencimin e lulesës. Duket se temperatura mesatare e 24 orëve është në të vërtetë faktori që kontrollon lulëzimin. Kjo do të thotë që temperaturat e larta të ditës mund të kompensojnë ato të ulta të natës, por sidoqoftë ende nuk njihen kufijtë limitë të këtyre temperaturave. Gjetja e këtyre limiteve do të ishte me interes në kushtet e serrave sepse do të shoqërohej me kursim të lëndës djegëse që përdoret për ngrohjen e tyre.

Page 61: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

61

Është i njohur fakti se intensiteti i ulët i ndriçimit në fazat e para të jetës së fidanit shoqërohet nga vonesa në diferencimin e lulesave. Studime të kryera në dhoma rritjeje kanë provuar se reduktimi i intensitetit të ndriçimit nga 10000 lux në 2500 lux e ka vonuar lulëzimin me 29 ditë dhe ka bërë që të zhvillohen edhe 7 gjethe më shumë, krahasuar me rastin e parë. Efekti mungesës së dritës është më i lartë në rastin e temperaturave më të larta (25 0C kundrejt 15 0C).

Intensiteti i formimit të gjetheve është i kushtëzuar nga temperatura dhe intensiteti i ndriçimit diellor. Meqënëse numri i gjetheve të formuara përpara diferencimit të lulesës së parë reduktohet si nga rritja e temperaturës, ashtu edhe nga rritja e inten-sitetit të ndriçimit, numri i tyre mund të jetë i barabartë edhe në bimë të rritura në mjedise me vlera të ndryshme temperature dhe ndriçimi. Ndikimi i temperaturës në intensitetin e rritjes së bimëve është më i dukshëm në kushtet e ndriçimit të kufizuar.

Prodhimi i realizuar nga domatja e kultivuar në kushtet e serrave është shumë i lartë. Menjëherë me fillimin e rritjes së frutave rritja vegjetative e bimëve zbret në një minimum të konsiderueshëm, ndërkohë që rritja neto e sistemit rrënjor të bimëve ndër-pritet 4 javë pas fillimit të lulëzimit. Ndërrimi i fidanëve

Gjatë kultivimit nё lloje të ndryshme të serrave distancat e mbjelljes varen edhe nga prodhimi i parashikuar dhe periudha kohore e planifikuar për shfrytëzim. Nё bazë të këtyre parametrave numri i bimëve për 1 m2 lëviz nga 2 – 4.

Lidhja e bimëve. Kryhet pas mbjelljes. Sa më të gjatë të jenë fidanët, aq më shpejt duhen lidhur bimët. Lidhja tradicionale e spangos në bazën e kërcellit të bimëve, tani është zëvendësuar me nguljen e thjeshtë të fundit të spangos në tokën pranë bimës. Vonesa në lidhje në veçanti kur bimët janë të gjata e të përkulura mund të shkaktojë thyerjen e bimës.

Pas lidhjes kryhet përdredhja, normalisht një përdredhje për çdo lulëri. Eshtë e këshillueshme që përdredhja të kryhet para sqetullimit për arsye se nëse aksidentalisht ndonjë majë rritëse këputet, mund të lihet një sqetullor për të vijuar rritjen.

Masat e pёrkujdesit gjatë vegjetacionit

Page 62: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

62

Domatja gjatë gjithë vegjetacionit kërkon kujdes mjaft intensiv. Përveç masave të zakonshme të pёrkujdesit (ujitja, plehërimi, mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit, etj), tek domatja ndërmerren edhe disa masa specifike (sigurimi mbështetësve, largimi i sqetullorëve etj).

Gjatë kultivimit nё lloje tё ndryshme tё serrave aplikohen edhe disa masa tjera qё dallojnë nga kultivimi nё fushë tё hapur si mbajtjen e temperaturës optimale, lagёshtisё optimale tё ajrit, ndriçimi plotësues, rritja e pёrqёndrimit tё CO2, ajrosja e serrave etj.

Krasitja aplikohet për këputjen e majës së bimëve, për të ndërprerë rritjen e bimëve në lartësi, por gjithashtu edhe për eleminimin e lastarëve anësorë të bimëve.

Këputja e majës favorizon rritjen e frutave dhe në këtë mënyrë sigurohet peshë më e madhe e tyre. Për këtë arsye, këputja e majës së bimëve, në fund të sezonit të kultivimit, është gjithmonë me interes.

Ujitja

Numri i ujitjeve varet nga, tipi i tokës, temperaturat e ambientit tё jashtëm, faza e rritjes dhe zhvillimit tё bimëve, etj. Ujitja mund tё bëhet nё forma të ndryshme. Nё prodhimtarinë intensive tё domates aplikohet pothuajse nё tersi ujitja përmes sistemit pikë-pikë. Kjo formë e ujitjes ka pёrparёsi të mëdha nё krahasim me ujitjen me brazda dhe ujitjen nё formë të shiut. Nё fazat e hershme ujitjet duhet të jenë më të rralla, ndërsa me fillimin e fazës së lulëzimit

dhe frytifikimit, ujitjet duhet tё jenë më të shpeshta. Kjo ndodhë për arsye se përveç rritjes së kёrkesёs sё bimëve pёr lagёshti nё kёtё fazë, zakonisht vie edhe tek ngritja e temperaturave.

Riplehrimi

Riplehrimi i bimëve tё domates fillon10 – 15 dit pas ndërrimit. Mandej riplehrimet vazhdojnë nё fazën e lulëzimit dhe formimit tё fryteve. Gjithashtu ёshtё e preferuar qё pas çdo vjelje tё bëhet një riplehrim.

Gjatё kultivimit nё lloje tё ndryshme tё serrave dhe përdorimi i sistemit tё ujitjes pikë-pikë, riplehrimi i bimëve bëhet kryesisht përmes këtij sistemi, duke bёrё shpërndarjen e plehrave bashkë me ujin i cili përdoret për ujitje. Në këtë rast është e mundur qё tё kontrollohet sasia totale e plehut të përdorur. Sasitë e rekomanduara me këtë metodë janë 2-5 kg/ha/ditë në 2-3 javët e para pas trapiantimit të bimëve dhe 10-20 kg/ha/ditë në fazën e rritjes intensive dhe të frutifikimit. Përqendrimet e rekomanduara të plehrave me këtë metodë janë 0.1-0.2 gr/litër në javët e para pas trapiantimit dhe 0.3-0.5 gr/litër gjatë fazave të mëvonshme. Nëse plehërimi aplikohet një herë në 2 ose 3 ujitje, përqendrimi i plehrave rritet në të njëjtën masë, por duke i kushtuar vazhdimisht vëmendje shmangies së fenomeneve të kripëzimit në tokë. Gjatë gjithë ёsaj kohe duhet patur kujdes nё raportin optimal nё mes tё elementeve bazë (N, P, K), nё përputhje me kërkesat e domates nё faza tё ndryshme tё rritjes dhe zhvillimit.

Page 63: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

63

Largimi i sqetullorëve ёshtё masë e rregullt gjatë kultivimit të kultivarëve indeteminant. Largimi i tyre bëhet nё mёnyrё të vazhdueshme, kur ato arrijnë gjatësi 4 – 5 cm. Ato mund tё largohen nё forma tё ndryshme por duhet patur kujdes që gjatë largimit tё tyre mos tё dëmtohen pjesët tjera tё bimës. Edhe sigurimi i mbёshtetsёve ёshtё masë e domosdoshme tek këta kultivar. Mbёshtetёset mund të jenë të formave tё ndryshme.Tek domatja sidomos nё fazёn e fundit tё vegjetacionit aplikohet largimi i gjetheve tё vjetra tё cilt fillojnë tё marin ngjyrё tё verdhё.

Çrregullimet fiziologjike

• “Verbimi” (ndërprerja e zhvillimit të majës së rritjes) i bimëve

Ky fenomen shfaqet me intensitet të ndryshëm në kohë dhe kultivarë të ndry-shëm. Çrregullimet manifestohen me ndërprejen e zhvillimit të majës së rritjes së bimëve, pasi ato kanë formuar një numër të kufizuar gjethesh. Për rrjedhojë, bima nuk arrin të diferencojë lulesën e katit të parë. Ndonëse, në shumicën e rasteve, lastarët anësorë të zhvilluar më vonë në sqetullat e gjetheve kanë zhvillim normal, ndodh që i njëjti fenomen të shfaqet edhe mbi ta. Fenomeni është më i shpeshtë në mbjelljet e hershme të pranverës dhe shkakton humbje të prodhimit në përgjithësi dhe të prodhimit të hershëm në mënyrë të veçantë.

Temperaturat e ulta të mjedisit dhe luhatjet e shpeshta të temperaturës, mungesa e ndriçimit dhe në mënyrë të veçantë aplikimi i plehërimeve të hershme (përpara formimit të gjetheve të vërteta) dhe i dozave të larta të plehrave gjatë të ushqyerit të fidanëve janë faktorët kryesorë që e stimulojnë atë. Në këto raste bimët që shfaqin këto simptoma gjenden në mënyrë masive në serrë dhe mund të përfaqësojnë 20-40 % të tyre.

Page 64: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

64

Kalbëzimi i majës së frutit. Kalbëzimi i majës së frutit shfaqet në frutat e gjelbër në trajtën e zonave me ngjyrë të zbardhur, ose kafe në indet e dhomëzave të frutit. Simptomat më pas vërehen edhe në placentën, apo perikarpin e frutit. Në sipërfaqe të frutit, fillimisht shfaqet një njollë e vogël me pamje ujore, pranë vendit ku fruti lidhet me lulen.

Vjelja

Koha e pjekjes së fryteve tё domates varet nga disa faktor: kultivari, kushtet klimatike (nё rend tё parë temperatura dhe ndriçimi), pozicioni i frytit nё lulёri etj. Rritja e temperaturës (brenda kufijve optimal) shpejton pjekjen.

Ndërsa njolla zmadhohet, indet e prekura thahen, ngjyra e tyre shndrohet gradualisht nga kafe e lehtë, në kafe të errët, derisa gradualisht formohet një njollë e thelluar me pamje lëkurore. Kërkimet e fundit kanë provuar që shkaku kryesor i kalbëzimit të majës është mungesa e koordinimit të transportit të asimilateve nëpërmjet floemës me transportin e kalciumit nëpërmjet ksilemës, gjatë procesit të rritjes së qelizave në indet e placentës së frutave, dmth një bashkëveprim midis intensitetit të rritjes së frutit dhe kërkesave për kalcium në indet fundore të frutit.

Pyetjet

Kërkesat e domates ndaj kushteve të mjedisit

Masat e përkujdesit gjatë kultivimit të domates në mjedise të mbrojtura

Masat specifike të përkujdesit

Page 65: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

65

Speci

Prodhimi i specit në mjedise të mbrojtura, mundëson furnizimin e vazhdueshëm të tregut me frute të freskëta të kësaj kulture. Kjo mënyrë e prodhimtarisë së specit planifikohet varësisht nga:

• kushtet klimatike të rajonit përkatës,

• kërkesat e tregut,

• lloji i objektit (serrës) dhe

• mundësitë e ngrohjes.

Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit

Speci është bimë tipike e klimës së nxehtë. Gjatë prodhimit të tij në serra, duhet patur kujdes me sigurimin e nxehtësisë optimale gjatë të gjitha fazave të rritjes dhe zhvillimit të bimëve.

Mbirja e shpejtë dhe energjike është kusht i domosdoshëm për rrënjëzim të shpejtë dhe prodhim të sigurtë të specit

Fara e specit fillon të mbijë në temperaturë minimale 110C. Ndërsa temperatura optimale e mbirjes është 250C.

Temperaturat e ulëta nën 15oC, sidomos nëse ato shoqërohen me mungesë të dritës, mund të sjellin deri tek rënia e luleve. Deri në fazën e frutifikimit gjatë ditëve me diell, temperatura duhet të jetë 22-25oC, ndërkaq

gjatë natës 16-18oC. Gjatë fazës së frutifikimit (formimit dhe rritjes së fryteve), preferohet që temperatura të jetë 25-28oC gjatë ditës dhe 18-22 gjatë natës. Gjatë kohës me vranësira, preferohet që këto temperatura të jenë për 5-7oC më të ulta.

Speci ka kërkesa të mëdha edhe ndaj temperaturës së tokës. Ndërrimi i fidanëve duhet të filloj kur temperatura e tokës të arrijë 22-23oC, për arsye se në tokë të ftohtë bimët e specit ngelin në rritje.

Gjithashtu gjatë prodhimtarisë së specit në serra, duhet patur parasysh faktin se edhe temperaturat shumë të larta (mbi 35oC), mund të kenë efekt të dëmshëm.

Në kushtet tona ky fenomen mund të paraqitet në fillim të qershorit e më vonë sidomos gjatë kultivimit në serra në formë tuneli të cilat janë për ajrosje, pa sistem të ventilimit të ajrit etj. (siç janë serrat prej polietileni në formë të tuneleve), andaj në raste të këtilla në mesditë aplikohet hijesimi “i lehtë” i objekteve (serrave) të këtilla. Për këtë qëllim përdoren rrjetat e ndryshme për hijesim.

Kërkesat e specit për dritë janë të theksuara në të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimi të bimëve të specit. Në mungesë të dritës bimët e specit zgjaten, frytifikimi është më i dobët dhe fytet mbeten të imëta. Për këtë arsye kultivimi i specit në serra duhet patur kujdes që gjatë gjithë kohës të ketë ndriçim të mjaftueshëm. Intensiteti minimal i ndriçimit duhet të jetë së paku

Page 66: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

66

5000 luxa. Intensiteti i ndriçimit është i varur shumë edhe me temperaturën. Në mungesë të ndriçimit apo gjatë kohës me vranësira temperatura në serra duhet të jetë për rreth 50C, më e ulët se sa optimumi gjatë ditëve me diell. Kërkesat e specit për dritë duhet marrë parasysh edhe gjatë planifikimit të afateve për mbjellje të specit në mjedise të mbrojtura.

Speci njihet si bimë me kërkesa të mëdha për lagështi. Këto kërkesa mund të shpjegohen përveç tjerash edhe me sistemin rrënjor dobët të zhvilluar në raport me pjesën mbitokësore, e cila ka transpiracion mjaft intensiv. Kërkesat më të mëdha për lagështi janë në fazën e lulëzimit dhe frytifikimt. Në kushtet e një dite me ndriçim të plotë diellor një bimë e specit e rritur plotësisht konsumon rreth 6 litra në ditë. Ujitjet duhet të jenë të shpeshta dhe me doza të vogla uji.

Dozat e ujitjeve varen nga nevojat ditore për ujë. Këto nevoja përcaktohen së pari nga rezervat ujore që gjenden në tokë, tipi i tokës, kushtet mikroklimatike në serrë, faza e rritjes dhe zhvillimit të bimëve.

Deri në kohën e frutifikimit, lagështia në tokë është e preferuar që të jetë afër 70% të kapacitetit fushor ujor, ndërkaq në kohën e frutifikimit 80%, ndërkaq në serra me ngrohje 80-90%. Gjithashtu speci ka kërkesa të mëdha edhe për lagështinë relative të ajrit. Optimumi i lagështisë relative të ajrit është 70-80%.

Kërkesat ndaj tokës dhe plehërimit Speci kërkon toka të thella, të mesatarisht të lehta, me regjim të mirë ujorë – ajrorë dhe të pasura me materie ushqyese, me vlerë të pH 6 - 7 (neutrale deri tek i dobët acidik).

Mungesa e elementëve të ndryshëm ushqyes shfaqet me simptoma specifike në bimët e specit.

Mungesa e fosforit bën që bimët të rriten të dobëta, gjethet janë të ngushta dhe me ngjyrë të zbehtë. Tek speci nuk vërehet simptoma e zakonshme e ngjyrosjes në të purpurt të kërcejve në rastin e mungesës së fosforit. Frutat, në kushtet e mungesës së fosforit janë më të shkurtër, më të hollë dhe përfundojnë me majë (për kultivarët cilindrikë).

Mungesa e kaliumit manifestohet me bronzim të gjetheve, të pasuara me nekroza dhe rrëzim të gjetheve. Në raste të tilla mund të shfaqen gjithashtu njolla të vogla nekrotike, përgjatë venave të gjetheve, të shoqëruara gjithashtu me rrëzim të gjetheve.

Përmbajtja e ulët e kalciumit manifestohet me reduktim të rritjes së bimëve dhe kal-bëzim të majës së frutave.

Mungesa e magnezit në spec manifestohet me ngjyrë të gjelbër të zbehtë të gjetheve të shoqëruar me humbje të ngjyrës ndërmjet venave dhe rrëzim të gjetheve, bimë të vogla dhe fruta jonormalë. Karakteristike për mungesën e magnezit është se zonat e

Page 67: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

67

klorotizuara shfaqen midis venave, ndërkohë që vetë ato dhe indet ngjitur me ato mbeten të gjelbra.

Speci është shumë i ndjeshëm kundrejt natriumit. Teprica e tij çon në reduktimin e rritjes dhe të peshës së frutave. Nëse, pH i substratit bie nën 5, për një kohë të gjatë, në bimë shfaqen simptomat e helmimit nga manganezi, në formën e pikave “të djegura” në gjethet afër majës së rritjes së bimëve.

Shënjat e para shfaqen në zonat më të ngrohta të serrës, ku është edhe transpirimi më i lartë.

Mungesa e borit manifestohet me klorozë të majës së rritjes. Venat e gjetheve marrin ngjyrë kafe. Simptomat janë më të dukshme kur gjethet janë të ekspozuara në dritë dhe është rezultat i rritjes së dobët të sistemit rrënjor, për arsye se thithja e borit bëhet nëpërmjet majave të rritjes së rrënjëve. Gjatë kultivimit të specit në serra përdorimi i plehut organik është masë e rregullt (madje i domosdoshëm). Së bashku me lëvrimin themelor jepen 5-7 kg/m2, pleh organik të dekompozuar “të djegur”. Krahas kësaj sasie si plehërim themelor (me punimin e tokës jepen edhe një sasi e plehrave mineral. Si vlera orientuese mund të ishin 100 kg NPK (5:20:30) dhe 20 kg Ure në 10 ari (1000 m2). Sasitë tjera të plehrave jepen përmes riplehrimit të bimëve gjatë vegjetacionit. Në mungesë të disa elementeve ushqyese, tek speci paraqiten simptome te ndryshme, të cilat nganjëherë janë të ngjashme me simptomet që shkaktohen nga patogjenët e ndryshëm.

Përcaktimi i dozave të plehrave, bëhet çdo herë vetëm pas analizave agrokimike dhe pedologjike të tokës. Kultivimi i specit Planifikimi i afateve të mbjelljes në serra varet nga kërkesat e tregut për spec, mundësive teknike, kushteve klimatike dhe kostos së prodhimit. Në serra me ngrohje dhe me ndriçim plotësues, afatet e prodhimtarisë munden plotësisht të planifikohen në raport me kërkesat specifike të tregut dhe vetitë biologjike të specit. Ndërkaq, në serrat pa ngrohje(të cilat janë mjaft të përhapura tek ne), ndërrimi i fidanëve duhet bërë pas largimit të rrezikut nga temperaturat e ulëta. Në kushtet tona kjo është në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Është shumë e rëndësishme që afatet e mbjelljes s specit në serra të përshtaten sa më shumë që ka mundësi me kohën kur çmimi i specit në treg është i lartë ndërsa kostoja e prodhimit të jetë sa më e ulët.

Page 68: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

68

Përgatitja e fidanit Cilësia e fidanit përcakton në masë të madhe

prodhimin e ardhshëm.Gjatë kultivimit të specit në serra, rëndomtë përdoret fidan i cili ndërrohet së bashku me substratin e tij (jo me rrënjë të zhveshura).

Fara e cila përdoret për mbjellje duhet të ketë cilësi të lartë. Si rezultat i ndërtimit specifik dhe përmbajtjes kimike të saj, fara e specit mbinë shumë ngadalë. Temperatura optimale për mbirje është 25 - 30 0C. Intensiteti i mbirjes zvogëlohet mjaft shumë nëse temperaturat janë të ulëta. Bazuar në këtë shumë autor sugjerojnë metoda të ndryshme që bazohen në disa zgjidhje praktike që kanë për qëllim përshpejtimin e procesit të mbirjes së farës së specit .

Gjatë planifikimit të afateve të mbjella, duhet patur parasysh faktin se nga mbjellja e farës deri te përgatitja e fidanit për ndërrim duhet të kalojnë 50-60 ditë. Përgatitja e fidanit në serra, bëhet përmes trapiantimit, duke i aplikuar të gjitha masat e përkujdesit të përshkruara më parë (shih kaptinën për përgatitjen e fidanit). Aplikimi i solucioneve të pasura me fosfor, si plehërime

shoqëruese, favorizon rritjen e shpejtë të fidanëve të specit. Përpara mbjelljes fidanët e specit duhet të kaliten, por kjo duhet bërë me kujdes, sepse kalitja e tepërt mund të shoqërohet me zvogëlimin e intensitetit të rritjes.

Për kultivim në serra dhe përdoren kultivar të specit që vjelën në fazën e pjekjes teknologjike dhe që fazën e formimit të fryteve e arrijnë sa më shpejt.

Përgatitja e tokës për ndërrimin e fidanëve

Për kultivimin e specit, toka në serrë duhet të jetë me strukturë të mirë, të jetë e pasur me materie ushqyese dhe të jetë e përgatitur në mënyrë sa më cilësore.

Për këtë qëllim është e preferuar që të bëhet lëvrimi i thellë i cili duhet të vazhdojë me një, ose më shumë punime sipërfaqësore, deri në formimin e një shtrese sa më të

Page 69: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

69

shkrifët që do të mundësonte zhvillim sa më të mirë të sistemit rrënjorë të specit.

Para ndërrimit të fidanëve është e nevojshme që të bëhet dezinfektimi i tokës në serrë dhe largimi i mbeturinave të bimëve që kanë qenë të mbjella më parë në serrë.

Speci mund të mbillet në sipërfaqe të rrafshëta, ose në vllaja të ngritura. Vllajat e ngritura shfrytëzohen në disa raste për të mundësuar ujitjen me brazda dhe në raste të

tjera për të siguruar kullim të mirë të tokës. Specat e kultivuar në vllaja preken më pak nga vrugu i kërcellit dhe sëmundje të tjera, shkaktarët e të cilave jetojnë në tokë. Një alternativë e mirë për kultivimin e specit është mbjellja e bimëve me lenta në vllaja të ngritura.

Ndërrimi i fidanëve

Bimët në serrë mbillen në dendësi 2.5 deri në 3.5 bimë/m2. Speci kërkon më shumë hapësirë se sa domatja. Mbillet në rreshta 1-1.2 m larg njëri tjetrit, ndërsa bimët në rresht vendosen 40-60 cm larg njëra tjetrës. Mbjellja në dendësitë më të larta mund të sigurojë rendiment më të lartë, por ndërkohë bimët janë më të gjata, frutat janë me

përmasa më të vogla dhe kërkohet më shumë punë e gjallë për shërbimet në bimë.

Në praktikën e gjërë tek ne, ndërrimi i fidanëve të specit në serra bëhet në distanca të ndryshme. Për kultivarët me bujshmëri të madhe, ndërrimi mund të bëhet në rende me distancë 70 - 80 dhe distancë në mes rendeve 30 - 40 cm.

Ndërrimi mund të bëhet edhe në lenta dy rendëshe, me ç’rast distancat në mes lentave janë rreth 1m, në mes rendeve me lentë 60 cm, dhe në mes bimëve në rend 30 cm. Mesatarisht, gjatë kultivimit të specit në serra mbillen rreth

3 – 4 bimë/m2.

Bimët e reja të specit, normalisht degëzohen në dy ose tre kërcej. Degëzimi i parë shfaqet pas 5 deri në 8 gjethesh. Për shkak të thyeshmërisë së lartë, kërcejtë e specit mbështeten në spango të lidhura në tel. Degëzimi i parë shfaqet pas rreth 4 javësh nga koha e mbjelljes. Mungesa e krasitjeve të rregullta çon në humbje të konsiderue-shme të prodhimit dhe në reduktimi të in-

Page 70: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

70

tensitetit të rritjes së bimëve. Mënyra më e përhapur e kultivimit është ajo me dy kërcej, por bimët mund të kultivohen edhe me 3, ose 4 kërcej. Element shumë i rëndësishëm i kultivimit të specit është ekuilibrimi i majave të tij të rritjes. Kjo është më e vështirë në rastet e kultivimit me tre dhe katër degë, krahasuar me kultivimin me dy degë. Në raste të tilla frenohet rritja e degëve më të rritura nëpërmjet pincimit të majave të tyre.

Në mënyrë ideale speci duhet të prodhojë një frut për çdo 2 gjethe. Zhvillimi i frutave mund të lejohet edhe në degëzat anësore, pasi ato të kenë formuar 4 gjethe. Degëzat anësore zakonisht largohen sa më shpejt që të jetë e mundur, për të lejuar depërtimin e plotë të dritës dhe formimin e luleve dhe frutave më të mëdha. Në bimë mund të lihen më shumë gjethe nëse egziston rreziku i dëmtimeve nga djegia diellore.

Në cilëndo nga mënyrat e krasitjes, është e rëndësishme që në mbjelljet e hershme të hiqet lulja e parë e bimës. Nëse kjo nuk bëhet, reduktohet ndjeshëm rritja e bimëve, për shkak të konkurencës së ashpër që u bën fruti i dalë në degëzimin e parë, kërcejve të bimës. Si rezultat i kësaj konkurence shpesh vërehen fruta të zhvilluar keq.

Në kushtet e serrës, koha nga formimi i frutave deri në maturimin e tij (marrjen e ngjyrës) zgjat rreth 11 javë. Një sasi prej 6-7 frutash/bimë/javë është rezultat realisht i kënaqshëm për prodhimin e specit.

Rrallimi i frutave.

Rrallimi i frutave është operacion që përdoret për të korigjuar ekuilibrin midis rritjes vegjetative dhe frutifikimit të bimëve, ose për të shmangur me kohë fruta që nuk premtojnë zhvillim normal të tyre. Intensiteti dhe masa e rrallimit të frutave është në fazat e para të jetës së bimës e lidhur me intensitetin e ndriçimit. Për këtë arsye në mbjelljet e hershme largohet fruti i formuar në degëzimin e parë dhe nëse është e nevo-jshme edhe 2-3 fruta të formuar më lart. Rrallimet e mëvonshme tentojnë në largimin e frutave të deformuar, ose në zvogëlimin e ngarkesës së bimëve me fruta. Rrallimi i frutave në çdo rast duhet të bëhet në kohën kur ata sapo janë formuar.

Masat tjera të përkujdesit gjatë vegjetacionit

Mbajtja e regjimit optimal të nxehtësisë, dritës, lagështisë, si dhe ajrosja e rregullt, janë ndër masat më të rëndësishme të përkujdesit, gjatë kultivimit të specit në serra.

Në rastet kur nuk përdoret mbulimi i sipërfaqes në mes rendeve (mulçirimi), bëhet kultivimi i sipërfaqes në mes rendeve së paku 3-4 herë gjatë vegjetacionit, rëndom pas çdo ujitje, derisa sipërfaqja në mes rendeve nuk mbyllet plotësisht nga bimët. Kultivimet (prashitjet) në mes rendeve kanë për qëllim mbajtjen e një regjimi optimal (të përshtatshëm), ajror në tokë, ndaj të cilit sistemi rrënjor i specit është mjaft i ndjeshëm.

Page 71: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

71

Riplehrimi është masë mjaft e rëndësishme, e cila ndikon në frutifikim dhe rendimentin e përgjithshëm gjatë kultivimit të specit në serra. Përmes ushqimit të rregullt të bimëve, rritja e tyre bëhet më intensive, ndikohet në

zgjatjen e periudhës së frutifikimit e përmes saj edhe në rritjen e rendimentit të përgjithshëm. Riplehrimi fillon atëherë kur fillon faza e frutifikimit dhe zgjat deri pak kohë para përfundimit të vegjetacionit.

Speci ka kërkesa të mëdha për azot dhe kalium, ndërsa kërkesat për fosfor janë më të vogla.

Në mënyrë të përmbledhur dozat orientuese të plehërimeve plotësuese të specit, në varësi të fazave fenologjike të zhvillimit të bimëve paraqiten në tabelën që vijon (Moti Chen, 2003);

Tab. 11. Raporti dhe sasitë e elementeve ushqyese gjatë kultivimit të specit në serra

Këtu bëhet fjalë për plehrat me tretshmëri të lartë, të cilët jepen përmes sistemit të ujitjes pikë – pikë

Faza fenologjike

Raporti i elementeve N:P:K

gr lëndë aktive/1000 m2

N P2O5 K2O

Lidhja e bimëve me tokën – formimi i frutit të parë

1:1:1 50-100 50-100 50-120

Lidhja e frutit të pare – vjelja e parë

2:1:3 100-400 60-250 150-480

Vjelja e parë – vjelja e fundit

2:1:3 250-500 200-250 250-600

Page 72: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

72

Ujitja bimëve duhet të bëhet në përputhje me fazën e rritjes dhe zhvillimit të bimëve dhe kushteve klimatike. Duhet patur kujdes që kërkesat më të mëdha për ujë janë në fazën e lulëzimit dhe frytifikimit. Gjatë kësaj kohe Kapaciteti Fushor Ujor i tokës duhet të jetë 75 – 85 %. Nëse gjatë kësaj faze ka mungesë të lagështisë në tokë frytet mbeten më të

vegjël dhe me cilësi të dobët. Tek bima e specit me paraqitjen e fryteve të para, Gjatë ditëve me diell, preferohet që për mbajtjen e regjimit optimal të lagështisë në

tokë duhet kryer ujitja me sasi mesatare të ujit rreth 3 – 4 l/bimë. Çrregullimet fiziologjike që ndodhin tek speci ndodhin kryesisht si pasojë e faktorëve të ndryshëm të mjedisit, kryesisht nga “streset” që përjetojnë bimët. Në prodhimin bashkëkohor të specit në serra, krasitja është masë e rregullt. Krasitja tek speci ka për qëllim rregullimin e kurorë së bimës dhe para së gjithash me qëllim të vendosjes së një raporti të drejt në mes potencialit vegjetativ dhe atij gjenerativ. Pyetjet Kërkesat e specit ndaj kushteve të mjedisit Përgatitja e fidaneve të specit Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

Page 73: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

73

PATËLLXHANI I ZI

Në Kosovë, në krahasim me domaten dhe specin patëllxhani i zi zë sipërfaqe shumë të kufizuar, madje për disa prodhues tek ne është shumë pak i njohur. Vlera ekonomike, si dhe ajo ushqimore e patëllxhanit është më e vogël se sa e specit dhe domates.

Edhe pse patëllxhani në kushtet tona kultivohet vetëm në fushë të hapur, duhet cekur se kjo kulturë me mjaft sukses mund të kultivohet edhe në lloje të ndryshme të serrave (sidomos për prodhimtarinë e hershme).

Në serra prodhimtaria e patëllxhanit të zi bëhet në pranverën e hershme, me ç’rast te serrat me ngrohje, mbjellja e farës bëhet në fillim të janarit, ndërkaq ndërrimi i fidanëve bëhet nga mesi i marsit, kurse në serra pa ngrohje ndërrimi i fidanëve bëhet nga mesi i muajit prill, me ç’rast duhet patur parasysh që temperatura në këto serra të mos bjer nën 8-10oC.

Pa marrë parasysh ambientin në të cilin kultivohet, duhet cekur se patëllxhani çdo herë kultivohet përmes fidanit, i cili përgatitet sipas praktikës së rëndomtë (të përshkruar më parë), për prodhimtarinë e fidanit.

Sa i përket kërkesave ndaj temperaturës, si dhe faktorëve tjerë të ambientit të jashtëm, patëlgjani nuk dallohet shumë nga domatja

dhe speci. Kërkesat për nxehtësi janë mjaft të theksuara.

Temperatura optimale për rritjen dhe zhvillimin e bimëve sillet në kufijtë 22-26oC. Temperaturat e skajshme kritike tek patëllxhani janë 8-36oC. Kërkesat për lagështi janë mjaft të theksuara, sidomos në fazën e lulëzimit dhe formimit të fruteve. Kur edhe thatësira më e vogël mund të sjellë deri tek rënia e luleve. Lagështia e tokës duhet jetë rreht 80%, të KFU, ndërkaq lagështia relative e ajrit 60-70%. Kërkesat për dritë janë më të theksuara në fazën e formimit dhe pjekjes së fruteve.

Patëlgjani është bimë e cila ka vegjetacion relativisht të gjatë, me kërkesa të theksuara për materie ushqyese. Përveç plehrave organike që jepen së bashku me punimin themelor të tokës, jipen edhe plehra të kombinuara në sasi 3-4 kg/ari dhe një sasi tejtër përmes riplehrimit.

Ndërrimi i fidaneve (të cilat për ndërrim arrijnë rëndom 65-75 ditë pas mbirjes), bëhet në distancë 60-70 x 40-50 cm, varësisht nga kultivari. Përgatitja e tokës fillon menjëherë pas largimit të parakulturës.

Page 74: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

74

Përgatitja e tokës duhet të jetë sa më cilësore.

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit bazohen në ujitjet e rregullta, kultivimin në mes rendeve, mbajtjen e temperaturës optimale me serra, riplehrimin e bimëve etj.

Patëlgjani i zi kryesisht zhvillohet në dy degë, andaj gjatë vegjetacionit eliminohen degët, të cilat dalin më vonë dhe lihen vetëm dy të parat. Tek kultivarët me frute të mëdhenj, është e nevojshme që bimëve t’u sigurohen mbështetës që (rëndom) bëhet përmes lidhjes me spagë, për konstrukcionin e serrës.

Vjelja e fruteve fillon kur ato e arrijnë madhësinë dhe ngjyrën tipike për kultivarin përkatës. Vjelja bëhet në atë mënyrë që përmes briskut apo të ndonjë mjeti tjetër prerës, bëhet prerja e bishtit (mbajtësit) të frutit. Vjelja e fruteve bëhet çdo 5-7 ditë, pasi që formimi dhe pjekja e fruteve vazhdon deri në vjeshtën e vonshme. Frutet e patëllxhanit, e përballojnë relativisht mirë transportin.

Në temperaturë të dhomës frutat mund të ruhen deri në një javë.

Pyetjet Kërkesat e patëllxhanit ndaj kushteve të mjedisit Përgatitja e fidaneve të patëllxhanit Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

Page 75: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

75

Trangulli Krahas domates dhe specit Kastraveci është një nga bimët më të rëndësishme që kultivohen në serra.

Në varësi nga modeli i rritjes, kultivarët e kastravecit mund të jenë indeterminantë3, determinantë 4dhe kompaktë. Në kultivarët indeterminantë, kërcejtë kanë ndërnyje me gjatësi të pandryshuar dhe rritja e tyre vazhdon pandërprerje, derisa bima vdes.

Kultivarët determinantë kanë ndërnyje të ngjashme me ato të kultivarëve indeterminantë, por rritja e tyre përfundon me formimin e luleve në majën e rritjes. Ndërkohë, kultivarët kompaktë, kanë ndërnyje me gjatësi shumë më të shkurtër se dy tipet e mëparshme. Kultivarët që mbillen në serra i takojnë përgjithësisht grupit të parë, indeterminantë. Kultivimi i trangullit në serra është delikat dhe prodhime të kënaqshme dhe cilësi e mirë e tyre mund të realizohen vetëm nëse zbatohen me rigorozitet një sërë hallkash të teknologjisë së kultivimit të tij. Gjatë kultivimit të trangullit në serra, duhet njohur mirë biologjinë e kulturës së trangullit dhe me përpikëri të madhe, duhet respektuar të gjitha rregullat e teknologjisë së kultivimit të trangullit për këtë formë të prodhimtarisë.

3 Me rritje të pakufizuar 4 Me rritje të kufizuar

Afatet e prodhimtarisë së trangullit në serra, varen nga vetitë biologjike të trangullit (kërkesat ndaj kushteve të ambientit të jashtëm), kërkesat specifike të tregut dhe lloji i serrës (me ose pa ngrohje). Në kushtet tona, gjatë pranverës së hershme e më tutje deri në vjeshtë, në treg janë më të kërkuar trangujt me frute të gjatë (të sallatës), ndërkaq gjatë vjeshtës më të kërkuar janë trangujt e tipit kornishon (me frute të vegjël), të cilët kryesisht përdoren për konservim.

Page 76: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

76

Pa marrë parasysh llojin e serrës, gjatë planifikimit të afateve të mbjelljes së trangullit, duhet patur parasysh faktin se: -mbirja e farës zgjatë 4-8 ditë, -nga mbirja deri tek fillimi i lulëzimit -nevojiten 30-60 ditë, -nga lulëzimi deri tek vjelja e parë 7-20 ditë -vjelja mund të zgjatë 36-90 ditë Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit

Tabela 12 Temperaturat optimale gjatë kultivimit të trangullit në serra

Megjithatë, për shkak të shpenzimeve të larta të ngrohjes, rëndom prodhimtaria e trangullit në serra me ngrohje tek ne bëhet në fund të dimrit dhe në pranverën e hershme.

Kërkesat ndaj temperaturës Gjatë kultivimit të trangullit në serra, para së gjithash duhet patur kujdes në sigurimin e nxehtësisë së mjaftueshme, pasi trangulli është bimë tipike e klimës së nxehtë. Në serra me ngrohje dhe me mundësi ndriçimi plotësues, afatet e mbjelljes, mund t'u përshtaten pa vështirësi kërkesave specifike të tregut. Kërkesat e trangullit, ndaj temperaturës janë shumë të theksuara në të gjitha fazat e rritjes

dhe zhvillimit të bimëve. Gjatë gjithë vegjetacionit, varësisht nga faza e rritjes zhvillimit dhe kushtet tjera ekologjike, temperatura duhet të jetë 18-32 0C. Bimët e trangullit e ndërprejnë rritjen në temperaturë 12oC gjatë ditës dhe në temperaturë 8oC gjatë natës. Gjithashtu ndikim të dëmshëm mund të kenë edhe temperaturat e larta mbi 35oC gjatë ditës dhe mbi 23-25oC gjatë natës.

Përveç temperaturës së ajrit në serrë, gjatë prodhimtarisë intensive të trangullit në serra është mjaft e rëndësishme edhe temperatura e tokës, e cila duhet të jetë 22-26oC. Në temperaturat e tokës nën 18oC dhe mbi 32oC aktiviteti sistemit rrënjor, në marrjen e ujit dhe të materieve ushqyese zvogëlohet shumë.

Kërkesat për lagështi tek trangulli mund të shpjegohet me sistemin rrënjor relativisht dobët të zhvilluar nga njëra anë, ndërsa në anën tjetër me koeficient mjaft të lartë

Temperatura (oC) Deri në fazën e

lulëzimit

Gjatë frutifikimit

Gjatë ditëve me diell

24 – 26 25 – 30

Gjatë ditëveme vranësira

18 – 20 20 – 22

Natën 17 – 20 18 – 22

Page 77: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

77

transpirues (700-730), si dhe faktin që bima për një kohë relativisht të shkurtër zhvillohet në masë mjaft të madhe vegjetative dhe të frytit.

Përkundër kërkesave të mëdha për lagështi, bimët e trangullit nuk e përballojnë praninë e zgjatur të tepricës së ujit në afërsi të sistemit të tij rrënjor. Në raste të tilla bimët ndërpresin rritjen dhe vyshken. Bimët nuk

mund ta rimarrin veten edhe nëse më vonë situata përmirësohet.

Në situateë të këtillë zvogëlohet numri dhe gjatësia e rrënjëve kryesore të bimëve, ndërkohë që stimulohet zhvillimi i rrënjëve adventive (anësore) të bazës së kërcellit, paranë sipërfaqes së tokës.

Tab.13 Sasirat e nevojshme te elementeve ushqyese gjatë kultivimit të trangullit në serra

Në sasinë e ujit për ujitje dhe numrit të ujitjeve gjatë kultivimit të trangullit në serra, ndikojnë faza e rritjes dhe zhvillimit të bimëve (kërkesat më të theksuara janë gjatë rritjes intensive të bimëve), intensiteti i

ndriçimit, temperatura në serra, tipi i tokës (lëshueshmëria e sajë për ujë), etj.

Kastraveci ka kërkesa të larta edhe për lagështi ajrore. Optimale është që kjo të jetë 80-85% në kushte fushore dhe në kushtet e serrave edhe më e lartë.

Kerkesat ndaj tipit të tokës dhe materieve ushqese

Fazat e plehërimit Plehërimi gr/0,10 ha/ditë

N P K

0 – 14 ditë 100 100 100

15 – 35 ditë 200 - 250-300

Dita 35 deri në përfundim të vjeljes 300-400 - 400-500

Page 78: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

78

Kastraveci kërkon toka lehtësisht acide, me pH 5.6-6.8. Toka shumë acide krijojnë probleme me asimilimin e disa elementëve ushqyes.

Për arsye të vegjetacionit relativisht të shkurtër dhe rendimenteve mjaft të larta për njësi të sipërfaqes që arrihen gjatë kultivimit të trangullit në serra, kërkesat ndaj materieve ushqyese janë mjaft të theksuara. Materiet ushqyese, jo vetëm që duhet të jenë në sasi të mjaftueshme, por duhet të jenë edhe në gjendje lehtë të shfrytëzueshme nga ana e bimëve

Kultivimi

Në serra këshillohen të mbillen kultivarë partenokarpikë (kultivarë që prodhojnë vetëm lule femërore), të cilët në varësi nga madhësia e frutave klasifikohen në dy grupe të mëdha; me fryt të gjatë dhe me fryt të shkurtër.

Një tokë e përgatitur mirë është esenciale për rritjen normale të kastravecit. Punimi i tokës bëhet menjëherë pas shkuljes së parabimës, në thellësinë 30-35 cm. Pak kohë përpara mbjelljes bëhet punimi i dytë, dhe nëse është nevoja edhe punime të tjera sipërfaqësore.

Përpara punimeve sipërfaqësore, në varësi nga natyra dhe shkalla e infeksioneve të sëmundjeve, apo dëmtuesve në tokë dhe mundësitë konkrete, bëhet dezinfektimi i tokës me mënyra termike (trajtimi me avuj uji, diellëzimi), ose kimike.

Toka ku mbillet kastraveci ngrihet lehtësisht, për të lejuar krijimin e vllajave. Përgatitja e tokës në këtë mënyrë është shumë e rëndësishëm në mbjelljet e hershme, tokat e rënda, të ftohta dhe me ujra nëntokësore të cekta, si edhe në tokat e rënda. Pas kësaj përgjatë vllajave shtrihen tubat e ujitjes dhe më pas toka mbulohet me fletë plastike për të minimizuar evapotranspirimin dhe për të parandaluar ngritjen e kripërave në sipërfaqe.

Në varësi nga drejtimi i prodhimit, sezoni dhe specifikat e mjedisit të kultivimit kastraveci mund të mbillet me farë direkt në tokë, me fidanë të zakonshëm dhe me fidanë të shartuar.

Kultivimi me farë direkt në tokë është alternativë e përshtatshme për tokat e dezinfektuara dhe këshillohet për mbjelljet e verës. Në raste të tilla bima formon sistem rrënjor të fuqishëm dhe që depërton më në thellësi të tokës. Kjo u siguron bimëve më shumë qëndrueshmëri kundrejt temperaturave të larta dhe streseve ujore. Në mbjelljet e kësaj periudhe kastraveci i rritur në kubikë ndodh të ketë rritje të pakënaqshme dhe jo uniforme në kushtet e motit të nxehtë.

Prodhimi i fidanëve të kastravecit mund të realizohet në kaseta, polisteroli ose plastike, ose në formate të ndryshme individuale (vazo, gota, etj). Kërkesë specifike e prodhimit të fidanëve të kastravecit është vëllimi relativisht i madh i moduleve ku prodhohen fidanët. Për këtë arsye, për këtë qëllim zgjidhen kaseta ku përmasat e

Page 79: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

79

moduleve janë me diametër jo më pak se 6-8 cm.

Pergatitja e fidanit

Behet sipas metodave standarde per prodhimin e fidanit

Ndërrohen vetëm fidanet e zhvilluara mirë dhe të shëndosha. Para ndërrimit duhet kontrolluar temperatura e tokës e ciladuhet të jetë së paku 18-20oC.

Dendësia e mbjelljes

Varet nga sezoni i kultivimit (intensiteti i ndriçimit është i ndryshëm në sezone të ndryshme kultivimi) dhe tipi i kultivarit. Kultivarët me vitalitet të lartë zënë më shumë hapësirë se sa ata me rritje të kufizuar. Sidoqoftë këshillohen mbjelljet me 1.5-2 bimë/m2, për kultivarët e frutgjatë dhe 2-3 bimë/m2, për kultivarët e shkurtër.

Për të njëjtin kultivar duhet të aplikohen dendësitë minimale të mbjelljes, në sezone ku intensiteti i ndriçimit është i ulët dhe dita e shkurtër dhe dendësitë maksimale në sezonet me intensitet të lartë ndriçimi. Largësitë e mbjelljes së bimëve, midis/dhe në rreshta mund të jenë nga më të ndryshmet, në varësi nga konfiguracioni i serrave dhe mundësitë për mekanizim, por në çdo rast duhet të respektohen dëndësitë e rekomanduara të mbjelljes dhe njëkohësisht tu mundësojnë bimëve dritë dhe qarkullim të mjaftueshëm të ajrit në serrë.

Në disa raste dendësia e mbjelljes së bimëve “dyfishohet” nëpërmjet aplikimit të krasitjeve në formë ombrelle (pasi bima

arrin lartësinë e telit, këputet maja dhe lihen të zhvillohen dy lastarë të rendit të dytë). Heqja progresive e gjetheve të vjetra është praktikë e domosdoshme, që duhet zbatuar në raste të tilla.

Në rastet e kultvimit të kastravecit në serra të ulta mund ta aplikohet zëvendësimi i kërcellit kryesor të bimëve pasi ai ka arritur lartësinë e telit. Në këtë rast njëra nga degët anësore mund të përdoret për zëvendësimin e kërcellit kryesor, i cili këputet plotësisht pasi ka filluar prodhimi në degën e re. Kjo e fundit është mirë të zgjidhet sa më afër sipërfaqes së tokës.

Rregullimi i kurorës

Në rastet e kultvimit të kastravecit në serra të ulta mund ta aplikohet zëvendësimi i kërcellit kryesor të bimëve pasi ai ka arritur lartësinë e telit. Në këtë rast njëra nga degët anësore mund të përdoret për zëvendësimin e kërcellit kryesor, i cili këputet plotësisht pasi ka filluar prodhimi në degën e re. Kjo e fundit është mirë të zgjidhet sa më afër sipërfaqes së tokës

Page 80: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

80

Masat tjera te perkujdesit gjatë vegjetacionit bazohen në

Ujitja. Cilësia e ujit për ujitje kushtëzohet nga pH dhe përqëndrimi i kripërave në të. Korigjimi i pH të ujit mund të bëhet nëpërmjet përdorimit të plehrave që provokojnë ndryshimin e reaksionit në tretësirë ujore, ose nëpërmjet të shtimit në ujin për ujitje të acideve, nitrik, ose fosforik. Rekomandohet sidomos përdorimi i acidit fosforik, sepse ky përfaqëson mënyrën më efektive të të ushqyerit të bimëve me fosfor gjatë vegjetacionit.

Kastraveci ujitet me sasi të mjaftueshme uji menjëherë pas trapiantimit, për të siguruar lidhjen e shpejtë dhe të njëkohshme të bimëve me tokën. Më pas për pak kohë kufizohen ndjeshëm ujitjet, në mënyrë që të promovohet rritja e një sistemi rrënjor të fu-qishëm dhe të shtrirë në thellësi të tokës. Në periudhën që pason, implementohet një grafik ujitjesh periodike, frekuenca dhe dozat e të cilëve kushtëzohet nga natyra e tokës, intensiteti i ndriçimit diellor dhe faza fenologjike e bimëve.

Gjithsesi, ujitjet duhet të bëhen në ditët me diell, ndërkohë që dozat e ujitjeve duhet të jenë të tilla që të mos çojnë në mbingopjen e tokës me ujë. Në të kundërtën si pasojë e mungesës së oksigjenit në substrat do të kufizohet rritja e sistemit rrënjor të bimëve, apo edhe asfiksimi i plotë i tyre.

Plehërimi. Kërkesat e kastravecit për lëndë minerale janë të mëdha. Ai kërkon sasi të mëdha të elementëve mineralë; N, P, K, në forma lehtësisht të përvetueshme. Në kushtet e mungesës së elementëve ushqyes, në kas-travec shfaqen simptoma specifike, përfshirë kloroza të gjetheve, ndërprerje të rritjes, deformime të frutave, etj, tiparet kryesore të të cilave paraqiten si vijon:

Azoti; rritje vegjetative e kufizuar, gjethet në mënyrë të veçantë ato të vjetrat fillojnë të zverdhen, gjethet plaken dhe rrëzohen më shpejt, kërcejtë e rinj të bimëve janë me ngjyrë të kuqërremtë. Frutat e rinj mbeten të parritur dhe paraqiten me majë të holluar. Fosfori; gjethet marrin pamje të purpurtë, ose të kuqërremtë, gjethet janë të rralla, të vogla dhe të çrregullta.

Page 81: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

81

Potasi (Kaliumi); bimë me pamje të sëmurë, fruta të vegjël, gjethet shfaqin kloroza të theksuara në periferi dhe në hapësirat midis venave, gjethet bëhen të thyeshme dhe mbështillen nga lart në formë gypi. Frutat pësojnë një hollim karakteristik në pjesën e bishtit të tyre.

Kalciumi; gjethet e reja janë të vogla dhe me pamje të çrregullt, kërcejtë kanë rritje të kufizuar, mungesa e kalciumit, në mënyrë të veçantë në kushtet e streseve ujore të bimëve, shoqërohet me kalbëzimin e majës së frutave.

Hekuri; gjethe, sidomos ato të majës së rritjes të zverdhura me vena me ngjyrë të

gjelbër. Frutat kanë ngjyrë të zbehtë, ndërkohë që kërcejtë e bimës kanë pamje të holluar.

Spërkatjet gjethore janë alternativë e mirë për korig-jimin e shumicës së problemeve të lidhura me mungesën e mikroelementëve. Teprica e magnezit, potasit, kalciumit, squfurit dhe manganezit, nga ana tjetër, mundet gjithashtu të shkaktojë kufizimin e rritjes së bimëve.

Pavarësisht nga shumëllojshmëria e situatave që krijohen në kushte të ndryshme kultivimi, si norma orientuese plehërimi mund të përdoren rekomandimet e paraqitura në tabelën që vijon (Moti Chen 2003).

Fazat e plehërimit Plehërimi gr/dyn/ditë N P K

0 – 14 ditë 100 100 100 15 – 35 ditë 200 - 250-300 Dita 35 deri në përfundim të vjeljes 300-400 - 400-500

Vjelja dhe ruajtja e frutave

Vjelja e kastravecit duhet të jetë sistematike, në fillim çdo 2-3 ditë, dhe më vonë në periudhën intensive të prodhimit, çdo ditë. Frutet që kanë arritur madhësinë për treg,

Page 82: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

82

priten me thikë duke u lënë një bisht rreth 2 cm. Ruajtja e kastravecit duhet të bëhet në mjedise ku nuk janë të pranishme nivele të larta të etilenit, qoftë kjo edhe si pasojë e emetimit të tij nga fruta që karakterizohen nga niveli i lartë lirimit të tij. Në ambiente të tilla frutat e kastravecit zverdhen me shpejtësi. Temperatura optimale e ruajtjes dhe e transportimit të kastravecit është 10-12 0C. Në temperatura më të ulta se 10 0C, frutat dekompozohen me shpejtësi. Ndërkohë, në mjediset e ruajtjes së frutave të kastravecit kërkohet lagështi e lartë ajrore, 90-95%. Nivele më të ulta se 70% shkaktojnë vyshkjen e shpejtë të frutave dhe prishjen e cilësisë tregëtare të tyre.

Pyetjet

Kërkesat e trangullit ndaj kushteve të mjedisit

Përgatitja e fidaneve të trangullit

Masat e përkujdesit gjatë kultivimit të fidanit të trangullit

Masat specifike të përkujdesit

KULTIVIMI I PJEPRIT NË SERRA

Page 83: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

83

Veçoritë bilogjike dhe kontrolli i mikroklimës në serrë

Kërkesat për temperaturë dhe regjimi i temperaturave në serrë.

Pjepri është bimë me kërkesa të larta ndaj temperaturës dhe ndriçimit. Farat fillojnë të mbijnë në temperaturë 13-14 0C, por temperatura optimale e mbirjes është 25-27 0C. Bimët ndërpresin fotosintezën në temperatura mbi 35 0C, kurse në temperatura mbi 38 0C bimët ndërpresin rritjen. Bimët ndërpresin gjithashtu rritjen në temperatura më të vogla se 15 0C. Ashtu si edhe bimët e tjera bostanore pjepri është subjekt i infeksioneve të ndryshme kur ekspozohet ne temperatura me te uleta se 10 0C.

Pjepri, është gjithashtu shumë i ndjeshëm kundrejt temperaturave të tokës në zonën ku shtrihet sistemi rrënjor i bimëve. Në mënyrë të veçantë temperaturat e ulta të tokës rrisin shumë ndjeshmërinë e bimëve kundrejt sëmundjeve, shkaktarët e të cilëve jetojnë në tokë (fusariozat, kalbëzimi i qafës së rrënjëve, verticiliozat, sklerotinia, etj). Ne temperaturë më të ulta se 20 0C, zvogëlohet ndjeshëm aftësia absorbuese e rrënjëve për ujë dhe bimët mund të vuajnë nga mungesa e tij edhe pse përmbajtja e ujit në tokë mund të jetë e mjaftueshme.

Kërkesat për dritë. Kërkesat për dritë janë të mëdha. Kur drita mungon, bimët mbeten të zverdhura, zgjaten dhe preken lehtësisht nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Intensiteti i

lartë i ndriçimit është i domosdoshëm për të siguruar intensitet të lartë të fotosintezës dhe për pasojë edhe rendimente të larta. Ndërkohë, intensiteti i lartë i ndriçimit mund të jetë shkaktar i djegieve diellore në frutat që janë duke u rritur, nëse ato ekspozohen menjëherë në diell.

Kërkesat për ujë. Pjepri është shumë kërkues për ujë, prandaj përmbajtja e ujit në tokë duhet të rritet nga 60% të kapacitetit ujëmbajtës të tokës në fillim të vegjetacionit, në 80% në fazën e frutifikimit. Megjithatë, pjepri nuk e duron praninë e zgjatur të tepricës së ujit në afërsi të sistemit të tij rrënjor. Në raste të tilla bimët ndërpresin rritjen dhe vyshken. Efektet negative të tepricës së ujit, amplifikohen nëse shoqëro-hen edhe me përmbajtje të lartë të kripërave në tokë.

Pjepri ka kërkesa të larta edhe për lagështi ajrore. Optimale është që kjo të jetë 80-85% në kushte fushore dhe në kushtet e serrave edhe më e lartë.

Kërkesat për tokë dhe elementë ushqyes

Pjepri rritet më mirë në toka të pasura, me strukturë dhe të kulluara mirë. Toka të lehta, të thella rano-argjilore dhe të pasuruara rregullisht me plehra organike, janë ideale, sepse toka të tilla lehtësojnë zhvillimin normal të sistemit rënjor. Tokat e rënda dhe të pakulluara mirë duhet të shmangen nga kultivimi me pjepër. Toka të tilla janë të ftohta dhe shkaktojnë probleme të funksionimit të sistemit rrënjor të bimëve në

Page 84: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

84

fillim dhe rritje të bujshme vegjetative më vonë. Pjepri kërkon toka lehtësisht acide, me pH 5.6-6.8. Toka shumë acide krijojnë probleme me asimilimin e disa elementëve ushqyes. Nëse do të përdoret gëlqerizimi për korigjimin e aciditetit të tokës, gëlqerja duhet të shpërndahet kohë përpara mbjelljes. Njësoj si bimët e tjera bostanore, pjepri nuk rritet mirë në kushtet e një toke me kripëzim të lartë.

Formimi dhe rritja e frutave

Lidhja e frutave në serrë është e lidhur ngushtë me normalitetin e procesit të po-lenizimit të luleve. Për të përmirësuar polenizimin e pjeprit përdoren bletët, por duhet mbajtur parasysh që, aktiviteti i tyre është shumë i ulët në mot të ftohtë dhe ndriçim të kufizuar. Për të patur një minimum aktiviteti të bletëve gjatë periudhës së ftohtë të vitit duhet që kosheret të vendosen brenda në serrë dhe duhet si mimum të jetë 1 koshere për cdo 2500 m2 serrë.

Teknologjia e kultivimit në serrë

Kultivarët. Kultivarët më të rëndësishëm që mbillen në serra, i takojnë dy grupeve kryesore; Kantaluopo dhe Galia. Kantaluopot karakterizohen nga fruta me pamje te lëmuar, por brazda të dallueshme, me peshe 0.8-1.2 kg dhe me përmbajtje të lartë sheqeri. Ngjyra e tulit të tyre është karakteristike e verdhë.

Grupi i galiave karakterizohet nga fruta të rrumbullakët, shumë të rrjetëzuar, pa brazda të dallueshme, me peshë 1-1.4 kg. Karakterizohen nga përmbajtje e lartë sheqeri, kanë tul me ngjyrë karakteristike të gjelbër dhe me intensitet të lartë të aromave.

Një grupim tjetër i rëndësishëm i kultivarëve të pjeprave, ndonëse më pak i përhapur në kultivimin në serra, është ai i “ananasëve”. Ky grupim karakterizohet nga fruta me përmasa relativisht më të mëdha, 1.2-1.5 kg, forma ovale e frutit dhe tuli i bardhë, i ëmbël dhe aromatik.

Përgatitja e tokës për mbjellje dhe mbjellja

Një tokë e përgatitur mirë është esenciale për rritjen normale të bimëve. Punimi i tokës bëhet menjëherë pas shkuljes së parabimës, në thellësinë 30-35 cm. Pak kohë përpara mbjelljes bëhet punimi i dytë, dhe nëse është nevoja edhe punime të tjera sipërfaqësore. Përpara punimeve sipërfaqësore, në varësi nga natyra dhe shkalla e infeksioneve të

Page 85: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

85

sëmundjeve, apo dëmtuesve në tokë dhe mundësitë konkrete, bëhet dezinfektimi i tokës me mënyra termike (trajtimi me avuj uji, diellëzimi), ose kimike.

Shtrati ku mbillen bimët ngrihet lehtësisht, për të lejuar krijimin e vllajave. Përgatitja e tokës në këtë mënyrë është shumë e rëndësishëm në mbjelljet e hershme, tokat e rënda, të ftohta dhe me ujra nëntokësore të cekta, si edhe në tokat e rënda. Pas kësaj përgjatë vllajave shtrihen tubat e ujitjes dhe më pas toka e përgatitur në këtë mënyrë mbulohet me fletë plastike për të minimizuar evapotranspirimin dhe për të parandaluar ngritjen e kripërave në sipërfaqe.

Tek kultivimi perms fidanit përgatitja e fidanit bëhet sipas metodës standard për prodhimin e fidanit të përshkruar në kaptinën për fidanin

Distancat e mbjelljes së bimëve. Dendësia e mbjelljes së bimëve kushtëzohet nga sezoni i kultivimit (intensiteti i ndriçimit është i ndryshëm në sezone të ndryshme kultivimi) dhe tipi i kultivarit. Për pjeprin,

dendësia e mbjeljes varion nga 1.2 në 2.5 bimë/m2, në varësi nga sezoni i kultivimit dhe teknika e krasitjes (me një apo dy degë). Nëse bima kultivohet me dy degë, dendësia e mbjelljes së bimëve preferohet të jetë 2.4 – 3 kërcej/m2. Masat tjera të përkujdesit janë: Ujitja, riplehrimi, krasitja (rregullimi i kurorës), mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Vjelja dhe ruajtja e frutave

Vjelja e pjeprit duhet të jetë sistematike, në fillim çdo 2-3 ditë, dhe më vonë në periud-hën intensive të prodhimit, çdo ditë. Frutet që kanë arritur madhësinë për treg, priten me thikë duke u lënë një bisht rreth 2 cm. Temperatura optimale e ruajtjes është 7 – 10 0C. Në këto kushte frutat mund të ruhen për 12-15 ditë.

Sallata

Page 86: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

86

Hyrje

Tek ne kryesisht kultivohet në fushë të hapur, por në kohë të fundit vërehet një tendencë e theksuar e kultivimit të sajë në lloje të ndryshme të mjediseve të mbrojtura kryesisht gjatë periudhës dimërore (nëntor-mars), pasi relativisht mire u përballon temperaturave të ulta. Përmes kësaj mënyre të kultivimit, arrihet një shfrytëzim racional i serrës, pasi sallata ka vegjetacion të shkurtër, andaj mund të kultivohet si para ose postkulturë e ndonjë kulture kryesore dhe si e këtillë arrin në treg, në një kohë kur furnizimi i tregut me perime të freskëta është shumë i varfër.

Përhapja mjaft e gjerë e sallatës së gjelbër (jo vetëm tek ne por pothuajse në gjithë botën), mund të mund të shpjegohet me faktin se ka kërkesa shumë modeste ndaj kushteve të kultivimit dhe vegjetacion të shkurtë.

Duke u bazuar në këtë, kjo kulturë është mjaft interesante për fermerët (sidomos për kultivim në mjedise të mbrojtura), pasi që mund ta prodhojnë pothuajse gjatë gjithë vitit.

Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit

Kërkesat ndaj temperaturës

Sallata është bimë e klimës së freskët dhe me lagështi. Temperatura optimale për mbirje të fares së sallatës është 12-15 0C. Mbirja mund të filloj edhe ne temperature 2-

4 0C, por në raste të këtilla mbirja mund të zgjasë shumë. Gjatë përgatitjes së fidanit temperatura preferohet që të mbahet në kufijtë 8-12 0C, ndërsa gjatë natës 6-10 0C. Sallata është e ndjeshme gjatë ndërrimeve të shpeshta dhe të shpejta të temperaturës.

Page 87: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

87

Temperaturat e larta mbi 25 0C, sidomos nëse ato përcillen me thatësi, kanë ndikim mjaft të dëmshëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve dhe cilësinë e fryteve (gjetheve) të sallatës. Pas ndërrimit të fidanëve preferohet që temperatura të jetë 12-16 0C, pasi që llogaritet që këto temperatura janë shumë të përshtatshme për formimin e sallatave që

kanë “koka” me fortësi më të mire. Me vjetërsinë e bimëve rritet edhe qëndrueshmëria ndaj temperaturave të ulëta.

Regjimi optimal i temperaturës (oC) në serrë, gjatë kultivimit të sallatës

Kërkesat për dritë janë mjaft të theksuara. Në kushte të mungesës së dritës së mjaftueshme, zgjatet shumë vegjetacioni i bimëve të sallatës, formohen koka jo uniforme dhe krijohen kushte më të favorshme për rritjen e vlerës së nitrateve në gjethet e sallatës.

Për arritjen e cilësisë së mirë të kokave është e nevojshme që gjatësia ne ditës të jetë 10 – 12 orë. Megjithatë disa hibride (sidomos ato që kultivohen në mjedise të mbrojtura janë më pak të ndjeshme në mungesë të dritës.

Gjatë kultivimit të sallatës në serra moderne aplikohet edhe rrija e përqendrimit me CO2, (nga 0,5 – 0,10 %). Kjo masë ndërmerret zakonisht gjatë disa orëve në mesditë kur ka edhe dritë të mjaftueshme. Kjo masë mund të ketë ndikim në rritjen e rendimentit dhe hershmërisë së arritjes së prodhimit për vjelje.

Muajt Mot i kthjellët Mot i vranët

Ditën Natën Ditën Natën

Janar 16 – 18 8 – 10 10 – 12 4 – 6

Shkurt 16 – 18 8 – 10 10 – 12 4 – 6

Mars 18 – 20 10 – 12 14 – 16 8 – 10

Prill 20 – 22 12 – 14 16 – 18 8 – 10

Tetor 16 – 18 8 – 10 10 – 12 6 – 8

Nëntor 14 – 16 8 – 10 10 – 12 6 – 8

Dhjetor 12 – 14 6 – 8 8 – 10 4 – 6

Page 88: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

88

Si bimë e ditës së gjatë, gjatë kultivimit të sajë në pranverën e vonshme (si pasojë e zgjatjes së ditës dhe temperaturave të larta, mbi 250C), mund të vijë deri tek paraqitja e kërcellit lulor. Shumë hibride nga kompani të ndryshme që sot gjenden në treg, janë indiferente nda këtij faktori. Kjo krijon mundësi të kultivimit gjatë gjithë vitit.

Kërkesat ndaj tokës

Tokat më të përshtatshme për kultivimin e sallatës janë tokat mesatarisht të lehta deri në mesatarisht të rënda. Tokat e rënda janë të pa përshtatshme për kultivimin e sallatës. Sallata preferon toka me reaksion neutral deri të dobët acidik, me vlerë të ph 6-7.

Qarkullimi bimor

Në qarkullim sallata vjen pas bimëve që plehërohen me pleh organik. Ajo reagon mjaft mirë nëse kultivohet pas bimëve që janë plehëruar me sasi të konsiderueshme të plehrave organik (spec, domate etj), apo edhe pas bishtajoreve dhe drithërave. Duhet mënjanuar mbjelljen pas kulturave tek të cilat janë përdorur herbicidet në bazë të atrazin-it, në të cilat sallata është e ndjeshme mjaft shumë, madje edhe në sasi shumë të vogla (Matotan).

Kërkesat për lagështi Kërkesat më të mëdha për lagështi janë në fazën e formimit të kokave, kur lagështia në

tokë duhet të jetë në kufijtë 65-75 % të KFU.

Kërkesat për materie ushqyese

Duke patur parasysh faktin se sallata ka periudhë relativisht të shkurt vegjetative (më së shpeshti 60-80 ditë), materiet ushqyese jo vetëm që duhet të jenë në sasi të mjaftue-shme, por ato duhet të jenë edhe në gjendje lehët të shfrytëzueshme nga ana e bimëve. Andaj nëse përdoren plehrat organike (pasi që sallata preferon toka të pasura me materie organike), duhet përdorur vetëm plehu i dekompozuar mirë (“i djegur”), në sasi 2-3 kg/m2. Kjo sasi e plehut hidhet gjatë përgatitjes së tokës.

Sallata është e ndjeshme ndaj koncentrimit të lartë të kripërave në tokë. Ky fakt tregon se është e nevojshme që në vazhdimësi duhet mbajtur një regjim i mirë ujor në tokë.

Vlerat orientuese të plehrave mineral të cilat jepen para mbjelljes (gjatë përgatitjes së tokës së bashku me plehrat organik) janë: 40-80 g N, 50 g P2O5, dhe 120-150 g K2O/ 10 m2.

Mënyrat e Kultivimit

Sallata dallohet me vegjetacion të shkurtë. Kultivimi i sallatës bëhet në fushë dhe në lloje të ndryshme të mjediseve të mbrojtura.

Page 89: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

89

Pavarësisht mënyrën e kultivimit, ajo kultivohet përmes fidanit

Cilësia e mirë e gjetheve të sallatës, varet, nga kultivari dhe kushtet në të cilat kultivo-hen bimët e sallatës. Cilësia më e mire arrihet kur bimët e sallatës prodhohen me kombinimin e aplikimit të drejt të masave preventive mbrojtëse dhe aplikimi i drejt i masave agroteknike

Afatet e mbjelljes- Gjatë kultivimit të mjediseve mbrojtëse, afatet e mbjelljes varen nga cikli i përgjithshëm i kultivimit të perimeve në lloje të ndryshme të mjediseve të mbrojtura, lloji i objektit, kërkesat në treg etj. Në shumicën e rasteve preferohet që mbjellja të bëhet në mënyrë suksesive (çdo 10-15 ditë). Gjithashtu duhet patur parasysh faktin se kultivarët e sallatës që kultivohen në serra kanë periudhë vegjetative 60-70 ditë (nga mbirja në vjelje). Ndërkaq në rastet kur janë kushtet e papërshtatshme të kultivimit (sidomos në temperatura shumë të ulta), periudha vegjetative mund të zgjatë edhe 90 ditë.

Në qoftë se respektohen kërkesat e bimës së sallatës ndaj kushteve agroekologjike dhe

sidomos zgjedhja e hibridit të përshtatshëm për periudha të caktuara kohore, sallata mund të kultivohet gjatë gjithë vitit, qoftë në fushë të hapur apo mjedise të mbrojtura.

Përgatitja e fidanit Për prodhim në fushë të hapur fidanet prodhohen në lehe gjysëm të nxehta, kurse për prodhim në serra, përgatitja e tyre bëhet

në serra.

Pavarësisht prej vendit ku prodhohen fidanët, është me rëndësi që ata të jenë të shëndoshë, i kalitur mirë dhe

që të ndërrohet së bashku me substratin që mbështjell sistemin rrënjor (jo me rrënjë “të zhveshura”). Në procesin e përgjithshëm të prodhimit, përgatitja cilësore e fidanit është ndër parakushtet më të rëndësishme, për prodhimtari të suksesshme.

Page 90: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

90

Ndërrimi i fidanëve dhe masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

Pavarësisht mjedisin se ku kultivohet sallata (në fushë apo mjedise të mbrojtura), përgatitja e tokës për ndërrimin e fidanëve të sallatës, duhet bërë në mënyrë sa më cilësore. Përgatitja e tokës duhet të filloj menjiher pas largimit të parakulturës, me ç’ rast bëhet edhe hedhja e plehrave (në sasi të përmendura me herët).

Kultivimi i sallatës Ndërrimi i fidanëve, mund të bëhet në rende apo në lenta. Distancat e mbjelljes (ndër-rimit të fidanëve), varen nga kultivari dhe ato sillen në kufijtë 20-25 cm në mes rendeve dhe 15-25 cm, në mes bimëve në rend. Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit bazohen në sigurimin e regjimit optimal të nxehtësisë dhe lagështisë, kultivimit në mes rendeve, riplehërim, mbrojtjen nga sëmund-jet dhe dëmtuesit etj.

Kultivimi në mes rendeve bëhet çdo 10-15 ditë, derisa sipërfaqja në mes rendeve nuk mbulohet nga bimët.

Sigurimi i temperaturës optimale (në kufijtë e përshkruar më lart), ka ndikim jo vetëm në rendimente, por edhe në cilësinë e gjetheve të sallatës.

Përdorimi i mbulesës së dyfishtë në serra (p.sh i agrotekstileve, apo materialeve tjera), ka ndikim mjaft pozitiv në zvogëlimin e rrezikut nga temperaturat e ulta (sidomos ato të mëngjesit të hershëm), në serat pa ngrohje.

Përdorimi i malçit

Gjatë kultivimit të sallatës, aplikohet shpesh edhe mulçimi (mbulimi i sipërfaqeve në mes rendeve) i sipërfaqes së mbjellur, rëndom me folije plastike të zezë.

Aplikimi i kësaj mase ka një varg për-parsishë:

• eliminon problemin e barojave,

• akumulon (ruan) më mirë lagështinë,

• mban tokën më të ngrohtë

• Bima mbetet më e pastër

Page 91: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

91

Në raste të përdorimi i malçit gjatë kultivimit në fushë kur janë temperaturat e larta, është e preferuar që të përdoret mbulesë (malç) që nga ana e poshtme është i zi ndërkaq nga ana e sipërme i bardhë. Kjo lloj mbulese do ta zvogëlonte rrezikun e temperaturave të larta në tokë dhe për rreth bimëve. Kultivimi në mes rendeve

Në rastet kur nuk përdoret mbulimi i sipërfaqeve në mes rendeve me malç, është e preferuar që të bëhet kultivimi në mes rendeve. Kjo masë ndikon mjaft pozitivisht në ajrosjen më të mirë të tokës si rregullimin e regjimit ujorë – ajror të tokës. Një prashitje e lehtë (e cekët 2 – 3 cm) kryhet rreth një javë pas ndërrimit të fidanëve. Ndonjë prashitje tjetër mund të kryhet deri sa sipërfaqja në mes rendeve nuk mbulohet nga bimët.

Ujitjet duhet të jenë të rregullta dhe ato

aplikohen varësisht nga gjendja konkrete e e tokës në serrë, temperaturës dhe fazës së rritjes dhe zhvillimit të bimëve, çdo 7-10 ditë me sasi të ujit 12-15 l/m2.

Krahas plehërimit bazë, varësisht nga gjendja e bimëve jepen edhe 1 -2 riplehrime. Bimët e sallatës reagojnë mjaft mire në riplehrimin me plehra azotike. Në fazën e 6-7 gjetheve, riplehrohet me një sasi prej rreth 30-40 g/m2, pleh azotik. Pas riplehërimit të parë 10-15 ditë (nëse bimët janë në gjendje të dobët), bëhet edhe një riplehrim (me sasi të njëjtë të plehrave). Është e preferuar që gjatë përdorimit të plehrave azotike në riplehrim të përdoren plehrat amoniakale (pra preferohet t’i hiket përdorimit te plehrave që përmbajnë në vehte jonin nitrat, i cili mund të ndikoj në rritjen e akumulimit të nitrateve në gjethet e sallatës).

.

Page 92: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

92

Vjelja e sallatës Vjelja kryhet në kohën kur bimët arrijnë formën, ngjyrën dhe madhësinë tipike të kultivarit përkatës. Zakonisht kjo arrihet me formimin e “kokës” apo rozetës së gjetheve (varësisht nga kultivari) . Vjelja kryhet me prerjen e kokave (apo rozetës së gjetheve) të sallatës Pas vjeljes bimët pastrohen nga gjethet e dëmtuara, të thara apo të sëmura.

Është shumë e rëndësishme që bimët mos t’i ekspozohen diellit pr sa më shpejt ato të paketohen apo të ruhen në temperaturë 0 – 10 C dhe lagështi relative rreth 95 %.

Page 93: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

93

SPINAQI

Si bimë e cila relativisht mire ju qëndron temperaturave të ulta, spinaqi zakonisht arrinë në treg në kohën kur asortimani i perimeve të freskëta është më i varfër.

Spinaqi është bimë me vegjetacion të shkurtër. Kultivarët e ndryshëm formojnë rozetën e gjetheve, do të thot arrijnë pjekjen teknologjike (varësisht nga kultivari dhe kushtet e kultivimit), për 35-60 ditë pas mbirjes.

Kryesisht kultivohet në serra pa ngrohje plotësuese. Duke e kultivuar pas ose para kulturave kryesore me vegjetacion më të gjatë, që kultivohen në sera (speci, domatja, trangulli etj), si dhe duke patur parasysh shpenzimet e vogla gjatë kultivimit, permes kultivimit të spinaqit, mundësohet shfrytëzim mjaft racional i serrave.

Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit

Spinaqi gjithashtu është bimë e klimës së freskët dhe me lagështi. Fara e spinaqit fillon të mbijë në temperature minimale 3-4 0C, ndërkaq ajo optimale sillet në 18-22 0C.

Temperatura më e përshtatshme për rritjen e rozetës së gjetheve është 14-160c. Përndry-she bimët e spinaqit i përballojnë mjaft mire temperaturat e ulta. Bimët e reja i përballojnë temperaturat –5 deri në –6 0C, ndërsa bimët tek të cilat është formuar

sistemi rrënjorë mire i zhvilluar, mund t’ju përballojnë temperaturave edhe më të ulta.

Përdorimi i masave plotësuese mbrojtëse nga temperaturat e ulta, si materialet e ndry-shme te agrotekstileve ( psh. i agril folies, mbulesës së dyfisht etj, kanë ndikim mjaft pozitiv në mbrojtjen nga temperaturat e ulta.

Kërkesat ndaj dritës - Gjatë formimit të rozetës së gjetheve kërkesat për dritë janë më pak të theksuara, ato vijnë duke u rritur në fazën e formimit të kërcellit lulorë. Kërkesat ndaj lagështisë- duke patur parasysh zhvillimin relativisht të dobët të sistemit rrënjorë, kërkesat e spinaqit, per lagështi janë mjaft të theksuara. Gjatë vegjetacionit preferohet që lagështia në tokë të mbahet në kufijt 65-75 % të KFU, ndërkaq lagështia relative e ajrit, 80-85 %.

Kultivimi i spinaqit në serra

Kultivimi i spinaqit bëhet përmes mbjelljes direkte të fares. Për këtë arsye, përgatitja sa më cilësore e tokës, është moment shumë i rendësishëm në ciklin e përgjithshëm të prodhimit të spinaqit. Spinaqi është i ndieshëm ndaj reaksionit të tokës. Preferon më tepër toka të pasura me kalcium dhe me

Page 94: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

94

reaksion të dobët acidik deri neutral (pH 6,2-6.9).

Mbjellja e spinaqit preferohet që të bëhet pas kulturave që janë plehëruar me sasira të mëdha të plehrave organik. Në rast se parakultura nuk ka qenë e plehëruar me pleh organik, preferohet që të bëhet hudhja e një sasie të plehut organik (në sasi 2-4 kg/m2), i cili duhet të jetë i dekompozuar mire, pasi që vegjetacioni i spinaqit është i shkurtër, dhe materiet ushqyese duhet të jenë në gjendje leht të shfrytëzueshme. Gjatë planifikimit të sasirave të plehut për spinaqin, duhet patur parasysh faktin se bima e spinaqit me rendiment prej 10 t/ha, nga toka nxjerr përafërsisht 50 kg azot, 20 kg fosfor, 40 kg kalium dhe 20 kg Kalcium. Gjatë plehërimit me plehrave azotik, preferohet më shumë që të përdoret forma amoniakale e azotit, pasi që zvogëlohet mundësia e akumulimit të NO3, në gjethet e spinaqit. Mbjellja e farës së spinaqit, preferohet që të bëhet në mënyrë suksesive (çdo 10-15 ditë). Për mbjellje duhet përdorur fare cilësore dhe të shëndoshë. Mbjellja bëhet në distance 15-20 x 5-7 cm. Në kushte optimale fara e spi-naqit mbinë për 7-10 ditë, ndërkaq në kushte të pafavorshme, mbirja mund të zgjatet (15-20 ditë). Në prodhimtarinë e gjerë, mund të haset edhe mbjellja e farës me shpërndarje. Kjo mënyrë e mbjelljes ka një varg të metash në krahasim me mbjelljen në rende, andaj mbjelljes në rende çdo here duhet dhënë përparësi.

Masat e përkujdesit pas mbirjes duhet përqendruar në sigurimin e lagështisë dhe temperaturës optimale. Në fazat e hershme (deri sa nuk mbulohet sipërfaqja në mes rendeve), preferohet që të bëhet kultivimi i sipërfaqes në mes rendeve. Ujitjet, varësisht nga temperaturat dhe tipi i tokës, bëhen çdo 8-12 dit, me sasi 10-15 l ujë/m2. Gjatë vegjetacionit preferohet që sipas nevojës të bëhet riplehrimi i bimëve. Edhe pse përdorimi i plehrave azotike mund të jep efekt më të shpejt (për shkak të aftësisë së bimëve të spinaqit që të akumuloj NO3), është më e preferuar që të aplikohen plehrat komplekse (por në gjendje të lëngët- të tretur).

Page 95: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

95

LAKRA KOKË

Në vitet e fundit, kultivohet mjaft shumë në lloje të ndryshme të mjediseve të mbrojtura, në shumicën e rasteve pa ngrohje (kryesisht heret në pranverë), me çka arrihet dalja e prodhimit në treg për së paku disa javë më herët. Rëndësia e kultivimit të lakrës kokë, dhe perimeve tjera gjethore, të cilat kanë kërkesa të vogla ndaj temperatures, mundëson shfrytëzim racional të mjediseve të mbrojtura, dhe furnizim të tregut me perime të freskëta në nji peridhë kohore kur asortimani i të ushqyerit me perime të fre-skëta tek ne është mjaft i varfër.

Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit

Lakra kokë sikurse edhe lakrat tjera, është bimë e klimës së freskët dhe me lagështi. Fara e lakrës fillon të mbijë në temperature minimale 3-4 0C, temperatura optimale për mbirje sillet në kufijt 18-20 0C, ndërkaq maksimalja në 28 0C. Temperaturat optimale për rritjen dhe formimin e kokave sillen në kufijt 16-20 0C. Temperaturat më të larta se 25 0C, mund të kenë efekt negativ në formimin dhe rritjen e kokave. Në fazën e formimit të plotë të kokave, lakrat janë mjaft të qëndrueshme ndaj temperaturave të ulta.

Disa kultivarë të lakrës kokë në këtë faze, për një kohë të shkurtër, mund t’ju përballojnë edhe temperaturave deri në –8 0C, pa patur dëmtime të mëdha.

Lakra kokë si edhe lakrat tjera, bën pjesë në grupin e bimëve të cilat kanë kërkesa të mëdha për lagështi. Kërkesat për lagështi dallojnë varësisht nga faza e zhvillimit të bimëve dhe kushtet tjera të mjedisit. Në përgjithsi kërkesat më të mëdha për lagështi janë në fazën e formimit të kokave. Edhe ndaj lagështisë relative të ajrit, lakra kokë ka kërkesa të theksuara. Lagështia optimale relative e ajrit sillet në kufijt 70-90 %. Lakrat në përgjithsi kanë kërkesa të mëdha ndaj dritës, sidomos në fazat e hershme- faza e fidanit. Për këtë arsye duhet patur kujdes gjatë përgatitjes së fidanit, në mënyrë që fidanet mos të mbillen shumë dendur dhe atyre tu sigurohet ndriçim i mjaftueshëm. Lakrat janë bimë të ditës së gjatë. Me zgjat-jen e ditës zhvillimi i bimëve shpejtohet. Kërkesat më të theksuara për materje ushqyese janë në fazën e formimit të kokave. Lakra kokë njihet si njëra nga bimët perimore e cila nga toka tërhjek sasi të mëdha të materjeve ushqyese, sidomos të azotit dhe kaliumit. Ajo përballon mjaft mire koncentrimin e lartë të materjeve ushqyese në tokë. Për prodhimin në serra pa ngrohje, është me rendësi të ceket se lakra kokë shfrytëzon materjet ushqyese edhe në temperatura mjaft të ulta, 5-70c, dhe atë me intensitet përafërsisht të njëjt. Lakra kokë kërkon toka të lehta, të shkrifta dhe të pasura me matrje ushqyese. Kultivimi në toka të renda dhe të ngjeshura është mjaft i vështirë. Tokat alkalike janë të papërshtatshme për kultivimin e lakrës kokë. Reakcioni më i perferuar është nga i dobët acidic deri në neutral (ph 6-7).

Page 96: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

96

Kultivimi i lakrës kokë

Duke patur parasyshë kërkesat modeste të lakrës ndaj kushteve të mjedisit, ajo mund të kultivohet në të gjitha periudhat e vitit. Natyrisht se nga aspekti ekonomik rendësi më të madhe ka prodhimi i lakrës se hershme. Përndrysh kultivimi i lakrës kokë në mjedise të mbrojtura, bëhet gjatë vjeshtës së vonshme, gjatë dimrit dhe heret në pranverë. Natyrisht se prodhimtaria më e shpejt mund të arrihet në sera me ngrohje plotësuese, në të cilat mund të kontrollohen temperatura dhe kushtet tjera te mjedisit. Në këto raste (kur ka mundësi që të kontrollohet temperatura), ajo duhet të jetë 18-20 0C, gjatë ditëve me diell, 14-16 0C, gjatë kohës me vranësira dhe 12-15 0C gjatë natës.

Në kohë të fundit hasen edhe praktika të ndërrimit të fidaneve të lakrës nga fillimi i tetorit (në fushë), dhe gjatë periudhave vijuese (të ftohta), bimët mbulohen me tunele të ulta apo materiale të agrotekstilit. Megjithatë kjo formë e kultivimit mund të vjen në shprehje më tepër në zonat me klimë diç më të butë.

Kultivimi i lakrës kokë në mjedise të mbrojtura bëhet përmes fidanit.

Fidani i lakrës përgatitet, sipas rregullave të zakonshme për përgatitjen e fidanit. Fidani përgatitet në mjedise të mbrojtura, në saksi apo module, në substrate cilësore. Ndërrimi i fidaneve bëhet kur ato arrijnë 4-5 gjethe.

Gjatë planifikimit të prodhimit duhet patur kujdes në faktin që fidani i lakrës kokë

arrinë për ndërrim për 35-40 ditë pas mbirjes. Nderkaq kultivarët të cilët mbillen në serra, për vjelje zakonisht duhet të arrijnë për 90-110 ditë nga dita e mbirjes.

Para ndërrimit të fidaneve bëhet përgatitja sa më cilësore e tokës për mbjellje, me ç’rast hudhen edhe plehrat organike në sasi 4-6 kg/m2. Gjithashtu gjatë përgatitjes së tokës jipet edhe një sasi e plehrave mineral. Varësisht nga gjendja e konkrete tokës në sera, vlerat orjentuese të plehrave mineral do të ishin 1,2-1,4 kg N, 0,8-1,0 kg P2O5 dhe 1,3-1,5 kg K2O /100 m2.

Gjatë plehrimit të lakrës kokë duhet patur parasyshë faktin se në fazat e hershme, deri një muaj pas ndërrimit, lakra shfrytëzon shumë pak materje ushqyese (me pak se 10 % të sasisë së përgjithshme). Ndërkaq shfrytëzimi maksimal i materjeve ushqyese është në fazën e formimit të kokave.

Ndërrimi i fidaneve bëhet në distance 50-60 x 35-40 cm.

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit bazohen ne ujitjet e rregullta, riplehrimin kultivimin në mes rendeve, mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit etj.

Ujitjet duhen të jenë të rregullta. Sidomos duhet patur kujdes në fazat e her-shme (menjiher pas ndërrimit të fidaneve), pasi që mungesa e lagështisë në këtë faze mund të ndikoj në ngadalsimin e intensitetit të rritjes e me këtë edhe në rendiment dhe hershmërinë e arritjes së prodhimit. Në këtë faze (verësisht nga gjendja e fidaneve dhe temperaturat e mjedisit), ujitjet mund të bëhen çdo dy-tri ditë, natyrisht me doza me

Page 97: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

97

të vogla të ujit. Në fazat e mëvonshme ujitjet mund të bëhen çdo 7-8 ditë me doze 15-20 l ujë/m2.

Në objektet në të ciat nuk kanë mundësi të ngrohjes, gjatë kohës shumë të ftoft, prefero-het që të bëhet mbulimi plotësues me folije plastike në formë tuneli, apo me materjale të ndryshme të agrotekstilit (p.sh agril folia), pa konstrukcione mbajtëse.

Kultivimi në mes rendeve ësht[ një masë shumë e preferuar. Gjatë vegjetacionit preferohet që të bëhen 2-3 kultivime (prashitje) në mes rendeve, deri sa sipërfaqja në mes rendeve nuk mbulohet nga bimët.

Preferohet që të bëhen së paku dy riplehrime gjatë vegjetacionit. Gjithashtu me mjaft suk-

ses mund të aplikohet edhe të ushqyerit perms gjethit, me plehra në gjendje të lëngët.

Vjelja e kokave bëhet në disa faza (varësisht kur kokat arrijnë fortësinë dhe formën tipike për kultivarin përkatës). Kultivarët që mbjellen ne sera, zakonisht për vjelje arrijnë për rreth 100 ditë.

Page 98: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

98

QEPA

Tek ne qepa kultivohet kryesisht në fushë të hapur. Megjithatë (sidomos viteve të fundit), vërehet nje tendence e theksuar e kultivimit të sajë edhe në lloje të ndryshme të mjediseve të mbrojtura, zakonisht pa ngrohje, gjatë vjeshtës së vonshme apo heret në pranverë (sikurse edhe spinaqi, sallata, lakra e hershme etj), me çka mundësohet shfrytëzim më racional i serrave.

Në bazë të këtyre të dhënave orientuese, mund të planifikohet prodhimi i qepës në sera pa ngrohje, ndërkaq në sera me ngrohje prodhimi i qepës së njomë mund të bëhet edhe gjatë muajve dhjetor-janar.

Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit

Kërkesat e qepës ndaj temperatures ndryshojnë, verësisht nga faza e rritjes dhe zhvillimit të saj. Në përgjithësi mund të thuhet se bima e qepës ka kërkesa të vogla

ndaj temperatures. Temperatura minimale për mbirjen e qepës është 2-5 0C, tempera-tura optimale rreth 20-22 0C, ndërkaq maksi-malja rreth 30 0C. Në fazën e rritjes intensive të gjetheve dhe formimit të bulbeve, temperatura minimale duhet të jetë 15 0C, ndërsa optimalja sillet ne rreth 22 0C.

Kërkesat më të mëdha për lagështi, tek qepa janë në fazën e mbirjes dhe deri në përfun-dimin e fazes së rritjes intensive të gjetheve (formimi i plotë i bulbit). Ndërkaq në fazën e pjekjes kërkesat e qepës ndaj lagështisë zvoglohen mjaft shumë. Në përgjithsi kërkesat e qepës ndaj lagështisë nuk janë shumë të theksuara para së gjithash për shkak të koeficientit të vogël transpirues i cili është i kushtëzuar nga forma e gjetheve dhe të nji shtrese dyllore e cila gjendet në sipërfaqe të gjetheve tek shumice e kultivarve të qepës. Megjithatë, për shkak të zhvillimit relativisht të dobët të sistemit rrënjorë i cili është i lokalizuar në pjesën e sipërme të tokës, mjaft cekët, duhet patur kujdes në mbajtjen e regjimit të përshtatshëm ujor në shtresën e sipërme të tokës.

Qepa është bimë e ditës së gjatë, ndërsa sa i përket intensitetit të ndriçimit qepa ka kërkesa mesatare. Edhe pse qepa mund të kultivohet në tipe të ndryshme të tokave, natyrisht se rezultatet më të mira mund të arrihen në toka me strukturë të mirë, mesatarisht të lehta deri mesatarisht të rënda, me reakcion të tokës neutral (ph 6,8-7,50).

Zakonisht në sera qepa prodhohet

për konsum në fazën e 6-8

gjetheve, do të thot si e njomë dhe

për vjelje mund të arrijë në vjeshtë

(gjatë muajve tetor nëntor), për 50-

60 ditë, ndërkaq gjatë muajve

shkurt mars mund të arrijë për nje

kohë më të shkurtë (30-40 ditë).

Page 99: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

99

Qepa është parabimë mjaft e përshtatshme për shumë kultura perimore. Për shkak të vetive fitoncide (baktricide), ajo mjaft mire ndikon në dezinfektimin e tokës.

Kultivimi në mjedise të mbrojtura

Prodhimi i qepës së njomë në mjedise të mbrojtura në Kosovë bëhet zakonisht perms qepujkave, ku fare pak është i njohur kultivimi permes fidanainit. Ndërkaq në Shqipëri dominon kultivimi permes fidanit. Gjatë kultivimit permes qepujkave, për mbjellje përdoren qepujka të mëdha të cilat mundësojnë rritje të shpejt të qepëve të reja. Edhe tek kultivimi i qepës preferohet që mbjellja të bëhet në mënyrë suksesive, çdo 7-10 ditë. Tek prodhimi permes qepujkave, shumë autorë preferojnë trajtimin e qepujkave para mbjelljes me ujë të ngroht (rreth 400c), për afër 12 orë, si dhe disa metoda tjera të ngjashme, të cilat mund të kenë ndikim mjaft pozitiv. Mbjellja e qepujkave në mjedise të mbrojtura bëhet më dendur se sa në fushë të hapur (për arsye se në serra, vjelja e qepëve bëhet në fazën e para for-mimit të bulbit).. Distancat në mes rendeve janë afër 15 cm, ndërkaq në rend njëra pas tjetrës, mbulimi i të cilave bëhet me një shtresë dheu në trashësi 1-2 cm.

Nepërmes fidanit qepa kryesisht prodhohet për prodhim të hershëm pranveror. Për këtë formë të prodhimit përgatitja e fidanit bëhet në objekte me ngrohje. Mbjellja bëhet kryesisht në janar, natyrisht se është e preferuar që mbjellja të bëhet në module me substrate cilësore.

Masat e përkujdesit gjatë përgatitjes së fidanit janë të njëjta me ato që aplikohen për fidanet e perimeve tjera. Megjithatë është me rendësi që gjatë fazës së fidanit të mba-het një regjim i mire i lagështisë, pasi që fara e qepës mbin ngadalë dhe në mënyrë mjaft jouniforme. Gjithashtu gjatë mbjelljes në fund të gushtit (për prodhim të vonshëm vjeshtor), duhet patur kujdes që të bëhet hijesimi i fidaneve, pasi që fidanet e qepës janë shumë të ndieshme ndaj temperaturave të larta. Ndërrimi i fidaneve bëhet në fazën e 2-3 gjetheve. Fidani i qepës këtë faze e arrin zakonisht për 30-40 ditë. Përmes kësaj prodhimtarie mund të arrihet që qepa të dale në treg nga mesi i marsit. Përgatitja e tokës duhet të bëhet sa më cilësore. Nëse është plehruar parakultura me

Page 100: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

100

pleh organik, atëherë zakonisht nuk aplikohet plehrim tjetër me plehra organik. Nëse ka nevojë për këtë lloj plehrimi atëher gjatë përgatitjes së tokës jipen edhe 2-3 kg/m2, pleh organik i dekompozuar mirë. Gjithashtu varësisht nga gjendja e elementeve tjera ushqyese në tokë jipen edhe një sasi e plehërave mineral (vlerat orjentuese do të ishin 60-80 g N, 30-40 g P2O5 dhe 80-120 g K2O/10 m2). Ndërrimi i fidaneve bëhet në distance 15-20 cm në mes rendeve, ndërsa në rend ndërrimi bëhet i shpesht (njëra pas tjetrës). Ndërrimi i fidaneve mund të bëhet edhe në vllaja, lenta etj.

Tek disa prodhues, aplikohet edhe mbjellja e qepës në bashkëshoqërim me sallatën. Përmes kësaj metode synohet që të arrihet një shfrytëzim më racional i serrave. Por nga aspekti ekonomik kjo mund të ketë kuptim vetëm në rastet kur prodhimi i dedikohet tregjeve të vogla, ku kërkesat për këto dy kultura janë më të vogla por në vazhdimsi. Pas mbirjes duhet patur kujdes që të mbahet një regjimi mirë i lagështisë dhe tempera-tures në serrë. Ujitjet duhet të jenë të rregullta (varësisht nga kushtet konkrete në serra), ato duhet të bëhen së paku çdo dy javë me sasi të ujit 10-12 l/m2. Është e preferuar që temperatura e ujit të jetë e afërt me temperaturën e ajrit në serra. Varësisht nga gjendja e bimëve mund të bëhet eventualisht një riplehrim me plehra azotike. Gjatë vegjetacionit mund të bëhen edhe 1-2 kultivime (prashitje) të cekta në mes rendeve. Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit duhet bazuar në masat preventive mbrojtëse.

Sidomos duhet patur kujdes në dezinfektimin e tokës para mbjelljes. Vjelja e qepës së njomë bëhet zakonisht në fazën kur ato arrijnë 6-8 gjethe të formuara mirë. Pyetjet Kultivimi i sallatës ne mjedise të mbrojtura Kultivimi i spinaqit ne mjedise të mbrojtura Kultivimi i qepës ne mjedise të mbrojtura

Page 101: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura

101

Literatura:

Balliu. A & Kaçiu. S, Kultivimi i perimeve në mjedise të mbrojtura

Intercooperation – FAO, Lakra ,lulelakra • brokoli • lakra e Brukselit • kohlrabi, Prishtinë 2004 Kaçiu, S. Serrat dhe shfrtëzimi i tyre, Prishtinë, 2000. Lazic, et al, Povrtarstvo, Novi Sad, 2001 Lesic, et al, Povrcarstvo, Zagreb, 2004 Materiale të ndryshme të përgatitura më heret nga projektet e ndryshme në Kosovë, kryesisht nga Programi për Promovimin e Hortikulturës në Kosovë. Broshurat e botuara nga Programi për Promovimin e Hortikulturës në Kosovë Matotan, www.povrce.com Nickerson-Zwaan, Informatori për Evropën Qendrore dhe lindore. Mars 2008

Wien, H. C. 1997. The physiology of vegetable crops. CAB International

Page 102: Kultivimi i bimeve perimore ne mjedise te mbrojtura