albas mesuesi gjuha 7.pdf
TRANSCRIPT
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
1/280
1
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Ma. Aida FekollariHyrë Rexha
Kreuza Bardhi
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Botime shkollore Albas
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
2/280
2
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Botues:
Latif AJRULLAI
Rita PETRO
Redaktore:
Natasha PEPIVANI
Grafika:
Emanuela LUMANI
Eva KUKALESHI
Shtypur në shtypshkronjën:
© Albas, Tiranë 2006
Ribotim, 2010
Shtëpia Botuese Albas
Në Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Classic Construction”, zyra nr. 2
Tel/Fax: ++ 355 4 2379184
e-mail: [email protected]
Në Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105
Tel: 044 344047e-mail: [email protected]
Në Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47
Tel: 038 5457139
e-mail: [email protected]
Ky libër u hartua nën drejtimin e autorëve të tekstit “Gjuha amtare 7”.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
3/280
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
4/280
4
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Pjesa II e tekstit përfshin njohuri nga:MORFOLOGJIA,SINTAKSA,LEKSIKOLOGJIA,
KULTURA E GJUHËS,DREJTSHKRIMI.
Të shkruaritStudim teksti
Të folurit Ushtrime gjuhësore
RUBRIKAT DIDAKTIKE
Programi i kësaj lënde parashikon që të zhvillohen 5 orë në javë, nga të cilat3 orë do të jenë Njohuri letrare (Ku futet Leximi , Të shkruarit dhe Të folurit) dhe 2
orë Njohuri gjuhësore.Njohuritë gjuhësore janë zbërthyer sipas programit. Çdo temë gjuhësore është parashikuar
të zhvillohet në 1 ose 2 orë mësimi ku trajtohen njohuritë teorike dhe ushtrimet. Ushtrimet etekstit shërbejnë për përforcimin e njohurive të pjesës teorike, veçanërisht dy tri ushtrimet epara. Në Fletoren e punës ushtrimet janë parashikuar të tilla që nxënësi të punojë individualishtsi në klasë ashtu edhe në shtëpi. Këto ushtrime janë konceptuar sipas shkallës së vështirësisëduke kaluar nga më e lehta te më e vështira, nëpërmjet kërkesave: dallo, nënvizo, plotëso,argumento, krahaso, krijo.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
5/280
5
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Përzgjedhja e ushtrimeve do të bëhet nga vetë mësuesi duke vlerësuar nivelin e klasësapo të nxënësve në veçanti.
Siç shihet dhe nga pasqyra përmbledhëse pjesët e Leximit do të zhvillohenpërgjithësisht në 1 ose në 2 orë mësimore.
Ora e parë
Në orën e parë të Leximit synohet te:1. Leximi dhe kuptimi i përgjithshëm i pjesës nga ana e nxënësit.Fillimisht prezantohet shkrimtari me disa njohuri të shkurtra rreth jetës së tij dhe veprës
nga është shkëputur pjesa. Kjo bëhet në bashkëbisedim të mësuesit me nxënësin dukei bërë ata të rikujtojnë njohuritë e fituara më parë. Për ta nxitur nxënësin që të lexojëpjesën mësuesi zgjedh një fragment të shkurtër, por kulmor, i cili të bartë emocionet egjithë pjesës. Kujdes i duhet kushtuar të lexuarit ekspresiv. Mënyrat e ndryshme të tëshprehurit ekspresiv varen nga mënyrat e ndryshme të shkrimit. P.sh. Nëse është Përrallë
do të lexohet ndryshe nga një tregim i zakonshëm apo nga një shkrim shkencor iletrarizuar. Poezia me rimë do të lexohet ndryshe nga një poezi me varg të lirë apo nganjë poemë epike etj. Nxënësi lexon në heshtje pjesën, për të fituar kuptimin epërgjithshëm të saj.
Pjesa nëse është e gjatë ndahet në pika plani ose në dy tre pjesë me nga një titullsecila. Këto shkruhen në dërrasë të zezë, që të jenë të dallueshme.
2. Puna me fjalorin. Në libër janë nxjerrë fjalët dhe shprehjet e vështira në të kuptuar.Ato bëhen të dallueshme në dërrasë të zezë nga mësuesi, ndërsa nxënësi i nënvizon
në libër. Këto fjalë që të mos kthehen në qëllim në vetvete vendosen në kontekstin etekstit si dhe sillen kuptime të reja e krijohen fjali të ndryshme me to.
3. Realizohet Rubrika 1 e aparatit pedagogjik: Kuptojmë tekstin. Me anë të kësaj rubrikenxënësi merr kuptimin e përgjithshëm të pjesës: U përgjigjet pyetjeve për përmbajtjen Gjen pikat kryesore të planit Ndan fragmentin në disa pjesë dhe gjen për secilën një titull Ritregon përmbajtjen me fjalët e tij Shkruan shkurt përmbajtjen në detyrat e shtëpisë (poezinë mund ta kthejë në prozë, ose prozën e shkurtër poetike mund ta kthejë në poezi etj.)Pasi nxënësi e përvetëson kuptimin kryesor të pjesës mësuesi e parapërgatit atë për
orën e dytë, ku punohet me shtresat e tjera kuptimore e gjuhësore të pjesës.
Ora e dytë
Pasi nxënësi përvetëson kuptimin e përgjithshëm të tekstit që ka lexuar, në orën edytë ai duhet të futet në shtresat e tjera kuptimore të pjesës si dhe në ato gjuhësore.Këto realizohen nëpërmjet rubrikave të tjera të aparatit pedagogjik.
1. Vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin. Nëpërmjet kësaj rubrike nxënësi arrin tëfutet thellë në kuptimet e tjera të tekstit nëpërmjet:
ggjykimit të vet të pavarur gzgjedhjes së alternativave
garsyetimit të këtyre zgjedhjevegdiskutimit të sinqertë për përvojën e tijgkundërshtimit të mendimit të tjetritgarsyetimit të këtij kundërshtimiganalizës së shkaqeve dhe pasojave të konfliktevegmënyrës së marrjes së mesazhit etj.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
6/280
6
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
2. Studiojmë gjuhën e tekstit . Kjo rubrikë lidhet me kuptimet e figurshme që merr fjala duke u vendosur në tekste të llojeve të ndryshme. Nëpërmjet kësaj rubrike mësuesi kamundësi që të realizojë integrimin e njohurive që merr nxënësi në lëndën e gjuhës shqipeme lëndën e leximit letrar.
Në drejtimin letrar analizohen njohuritë e ndryshme stilistike, të cilat mësuesi i pasuronme shembuj të tjerë jashtë librit. Këto realizohen nëpërmjet:gpërvetësimit teorik të elementeve letrareggjetjes së figurave letrare në tekstgpërdorimit të tyre në shembujt e krijuar nga nxënësit
Përvetësimi i këtyre elementeve letrare e ndihmon nxënësin të përcaktojë tipare tëstilit të veprave apo të autorëve të ndryshëm. Psh.: Ndryshe shkruhet një përrallë nganjë tregim i thjeshtë narrativ apo një prozë poetike. Dhe figurat letrare të përdorura nënjë poezi ndryshojnë prej prozës. Ndryshe fillon dhe mbaron përralla nga një tregim. Pokështu mund të themi për konfliktin e tregimit që ndryshon nga ai dramës etj. Të gjitha
këto mësuesi ia bën të qartë nxënësit nëpërmjet pjesëve të zgjedhura për ilustrim apodhe shembujve të tjerë.Në drejtim të gjuhës nxënësi pasuron fjalorin me :
kuptimet e ndryshme të një fjalekuptimet e shprehjeve frazeologjikekuptimet e antonimeve, sinonimeve, homonineve
Në drejtim të llojeve të ndryshme të stileve të gjuhës nxënësi arrin të dallojë stilinshkencor nga ai letrar apo nga ai historik, stilin e kronikave të gazetave nga ai reportazheveetj. Kjo realizohet nëpërmjet: gevidentimit të fjalëve kyçe që përbëjnë stilin
gkrahasimit të fjalës së figurshme me atë shkencore
sasisë dhe llojeve të njohurive që merr nxënësi në shkrime të ndryshme etjNë Detyrat me shkrim nxënësi aftësohet për t’i shprehur qartë mendimet, gjykimet,arsyetimet e tij si dhe i nxitet fantazia dhe imagjinata për një shkrim të figurshëm e letrar,i cili shpesh mund të shoqërohet dhe me ilustrime. Dhe në këtë rubrikë nxënësi realizonnjohuritë që merr për mënyrat e ndryshme të llojeve të shkrimit.
Temat e Të folurit janë parashikuar të zhvillohen në 1 orë mësimore. Ndërsa temat eTë shkruarit , ka raste kur mund të zhvillohen dhe në 2 orë, kur mësuesit i nevojitet 1 orëedhe për korrigjim.
***
Temat e pjesës së parë rekomandohet të zhvillohen në mënyrë lineare sipas përmbajtjessë lëndës. (3 orë çdo javë) Këto orë do të kombinohen me 2 orët e gramatikës, të cilatgjithashtu do të ndiqen në mënyrë lineare sipas përmbajtjes së lëndës. Sugjerojmë qëpjesët 2 orë të leximit të mos ndahen nga njëra-tjetra me tema të gramatikës, pasi leximii pjesës dhe studimi i kuptimit të saj duhen bërë në vazhdimësi, që nxënësi të moskrijojë shkëputje.
Brenda 75 orë të leximit mësuesi do të planifikojë edhe orët për lexime jashtëklase.Në këtë libër do të gjeni një model, se si mësuesi në vend të orës së leximit (Meriylli)
e zhvillon atë si lexim jashtë klase.Kjo skemë është sugjeruese për mësuesin. Ai mund ta ndryshojë atë në rastet kur e sheh
të nevojshme.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
7/280
7
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
8/280
8
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
9/280
9
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
10/280
10
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
11/280
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
12/280
12
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
13/280
13
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
14/280
14
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
15/280
15
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
16/280
16
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
17/280
17
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
18/280
18
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
19/280
19
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
20/280
20
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
21/280
21
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
22/280
22
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
23/280
23
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
24/280
24
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
25/280
25
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
26/280
26
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë tregojnë disa nga mbresat që u kanë mbetur nga pushimet verore.gTë lexojnë me qëllim që:
a) të njihen me kuptimin e pjesës,b) të shpjegojnë fjalët e panjohura,c) t’u përgjigjen pyetjeve rreth përmbajtjes së saj.
gTë listojnë arsyet që e bëjnë djalin të shkojë me kënaqësi në shtëpinë e babazotit.
Materiale dhe mjete mësimore
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.nAlbume me fotografi nga pushimeve verore.
Zhvillimi i mësimit
Hapi I. Zhvillohet një bisedë e shkurtër me nxënësit rreth pushimeve verore.- Ku i keni kaluar pushimet verore?
- Ç’mund të thoni për vendin ku i keni kaluar ato?
(Përshkruajeni atë shkurtimisht)- Cilat ishin momentet më të bukura?- Në ç’vend tjetër do të dëshironit t’i kalonit pushimet?
- Cili do të ishte personi që do të donit ta kishit pranë?
Mësuesi/ja tregon interes për të dëgjuar rrëfimet e nxënësve, por pa u zgjatur shumë në kohë.Hapi II. Duke qenë se është ora e parë për këtë vit shkollor, njihen nxënësit shkurtimisht
me tekstin “Gjuha shqipe 7” dhe strukturën e ndërtimit të tij.Pas kësaj kalohet tek tema e parë e mësimit.Shkruhet në tabelë titulli i pjesës (Të shtëpia e babazotit), autori (I. Kadare) dhe libri
nga është shkëputur pjesa (Kronikë në gur)
Hapi III. Udhëzohen nxënësit të lexojnë me kujdes fragmentin e dhënë në faqet 12-13me qëllim që t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme, të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë.- Në ç’kohë dhe në ç’vend ndodhin ngjarjet e romanit nga është shkëputur fragmenti?
- Në ç’vetë rrëfehet ngjarja?
- Cili është babazoti?
- Si është lagjja dhe shtëpia ku jetonte djali?
- Po vendi ku jetonte babazoti?
- A ju ngjan i çuditshëm përshkrimi që u bën djali dy lagjeve? Pse?
- Në cilën pjesë duket kjo?
- Cilat ishin çastet më të bukura në lagjen e babazotit dhe pse?
- Kush e priste me gëzim djalin? Pse?- Cilat janë disa nga arsyet që e bëjnë djalin të shkojë me gëzim në shtëpinë e
babazotit? Listojini.
Për rreth 15 minuta nxënësit lexojnë me kujdes tekstin, njihen me shpjegimin (kuptimin)e fjalëve të nënvizuara dhe u përgjigjen pyetjeve të shtruara me shkrim.
Gjatë diskutimit të tyre mësuesi/ja përpiqet të përfshijë sa më shumë nxënës.
Metoda dhe teknika mësimore
nBisedë.
nLexim në heshtje.
nDiskutim.
Tema: Te shtëpia e babazotit (ora e parë)Rubrika: Të lexojmëVështirësia: Niveli IIKoha: 45 minuta
Rubrika: BOTA IME
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
27/280
27
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Po Jo
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë përshkruajnë lidhjen shpirtërore të djalit me lagjen, shtëpinë dhe fqinjët e gjyshit.gTë shpjegojnë krahasimin midis dy lagjeve.gTë përshkruajnë dy mjedise që japin ndjesi të kundërta.gTë gjejnë fjalët kyçe që përshkruajnë lagjen e djalit dhe të babazotit dhe t’i ndajnë
ato sipas klasës së cilës i përkasin.
gTë japin kuptimin e parë për shprehjet e figurshme të veçuara.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.nFletore.nFletë formati A4.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.Ushtrimi 6. Për të përshkruar lidhjet shpirtërore të djalit me: a) ndërtimin e lagjes, b)shtëpinë e gjyshit, c) fqinjët e gjyshit, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të plotësojnëtabelën e mëposhtme. Në njërën anë të saj ata do të shkruajnë fragmente nga tekstiku përshkruhet lagjja, shtëpia dhe fqinjët e gjyshit dhe, në anën tjetër, përshkruajnëlidhjen shpirtërore që ekziston midis djalit dhe këtyre mjediseve.
Lagjja e gjyshit Lidh ja e djalit me to
Shtëpia e gjyshit
Fqinjët e gjyshit
Ushtrimi 7. Nxënësit, për të argumentuar se si e kuptojnë krahasimin që bën djalindërmjet dy lagjeve, shohin përshkrimet e realizuara nga autori në tekst e pastaj japinmendimin e tyre, i cili duhet të mbështetet në faktin se dy lagjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Njëra është gjithmonë në lëvizje, ndërsa tjetra e ngulitur një herë e përgjithmonë,si e derdhur në gur.
Pas kësaj diskutohen dy çështjet e tjera se në cilën lagje djali ndihet më i lirë e në
cilën i uritur, duke shpjeguar edhe përdorimin e fjalës i uritur . Mësuesi/ja kërkon prejtyre të argumentojnë mendimin.
Ushtrimi 8 mund të zhvillohet në formën e rrjetit të diskutimit. Shtrohet pyetja binare: A ndikon mjedisi në gjendjen tuaj shpirtërore?
Tema: Te shtëpia e babazotit (ora e dytë)Rubrika: Të lexojmëVështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nPunë e pavarur.,
nRrjeti i diskutimit.
nDiskutimi.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
28/280
28
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
e cila mund të ketë një shtrirje të gjerë përgjigjesh nga një “Po” e fuqishme, te një “Jo” efuqishme. Secili nxënës mendon për pyetjen dhe shkruan përgjigjen e tij, mbështetur në dyqëndrimet e skajshme të tyre. Mësuesi/ja i ndan nxënësit në dy grupe, sipas qëndrimeve tëtyre (Po/Jo). U kërkon atyre që të diskutojnë me anëtarët e tjerë të grupit rreth e qark tyre për
t’u siguruar se është mes njerëzve që kanë mendime të ngjashme. Më pas u kërkohetnxënësve nga të dy grupet të paraqitin mendimet e tyre.
Në përfundim të rrjetit të diskutimit u kërkohet nxënësve që në fletë formati të përshkruajnënjë mjedis ku nuk ndihen mirë dhe një mjedis të ngrohtë që u sjell atyre kënaqësi.
Fletë e formatit me përshkrimet e nxënësve dyfishohen në muret e klasës dhe lexohennga të gjithë shokët e klasës.
Hapi II. Kalohet te rubrika: Të studiojmë gjuhë e tekstit.Për ushtrimin 9 (po ndjekim të njëjtin numër të dhënë në tekst për të shmangur keqkuptimet),
nxënësit rikthehen në tekst dhe dallojnë fjalët kyçe që përshkruajnë lagjen e djalit dhe lagjen ebabazotit. Më pas ndajnë fletën e fletores në pjesë dhe i grupojnë fjalët sipas klasave. P.sh.:
Për ushtrimin 10 nxënësit rikthehen në tekst për të veçuar paragrafin ku kujtimet e
djalit gërshetohen e ngatërrohen me njëra-tjetrën.Bëhet fjalë për paragrafin në fund të faqes 12. “Të gjitha këto....... deri te ..... e hapave të mi.”Ndërsa për pikën e dytë të këtij ushtrimi, nxënësit shkruajnë përbri shprehjeve të
figurshme kuptimin e tyre të parë.copëra kujtimesh – copëra letrashgjysma frazash – gjysmë kile mollëbishta ngjarjesh – bishti i dhelprëskujtimet shtyheshin – vagonët shtyheshin
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 11, faqe 14.
Mbiemra Folje Ndajfolje
bojë hiriee butëe rrëshqitshme
ishtedobësohejzbukurohejshëndoshej
njëherë e përgjithmonëqetë-qetë
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë kujtojnë klasat e fjalëve.gTë klasifikojnë klasat e fjalëve në fjalë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme.gTë dallojnë fjalë të klasave të ndryshme dhe të përcaktojnë veçoritë e tyre.gTë krijojnë një tekst të shkurtër mbështetur në figurën e dhënë, ku të përdorin fjalë të
klasave të ndryshueshme dhe të pandryshueshme.
Tema: Klasat e fjalëveVështirësia: Niveli IIKoha: 45 minuta
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
29/280
29
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Metoda dhe teknika mësimore:
nStuhi mendimesh.
nPema e mendimit.
nPunë në grupe.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.nLaps.
nVizore.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësuesi/ja pyet nxënësit:- Cilat janë klasat e fjalëve në gjuhën shqipe?
- Si i grupojmë ato, mbështetur në formën me të cilën ato dalin në fjali?
- Sa klasa fjalësh janë të ndryshueshme dhe sa të pandryshueshme?
Mësuesi/ja i dëgjon me kujdes përgjigjet e nxënësve, të cilat i shkruan në tabelë.Hapi II. Duke vazhduar më tej udhëzohen nxënësit të plotësojnë skemën e dhënë në
tekst në faqen 176, duke e ndarë fillimisht me një vijë horizontale në dy pjesë. Në pjesëne sipërme do të shkruhen klasat e fjalëve të ndryshueshme dhe në pjesën e poshtmeklasat e fjalëve të pandryshueshme.
Një pamje e skemës si e plotësuar do të ishte kjo:
Hapi III. Ndërkohë që mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalinë e mëposhtme, nxënësitmbyllin librat dhe i vendosin në cep të bankës.
- Ua! Mos jeni dhe ju ata dy valltarët e vegjël që kërcyen aq këndshëm dhe bukur në
festivalin e fundit.
Ndahet klasa në 5 grupe. I jepet detyra secilit grup.Grupi 1 – Dalloni emrat dhe ndajfoljet në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.Grupi 2 – Dalloni mbiemrat dhe parafjalët në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.Grupi 3 – Dalloni numërorët dhe lidhëzat në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.Grupi 4 – Dalloni përemrat dhe pjesëzat në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.
Grupi 5 – Dalloni foljet dhe pasthirrmat në fjalinë e dhënë dhe përcaktoni veçoritë e tyre.Nxënësit punojnë për rreth 5-7 minuta për të realizuar detyrën. Brenda grupit nxënësit
punojnë individualisht.
Hapi IV. Pas përfundimit të detyrës hapen librat dhe nxënësit krahasojnë përgjigjet e tyre me ato të
dhëna në tabelën e tekstit ë fund të faqes 176. Mësuesi/ja i nxit nxënësit të vlerësojnë punën e tyre.
Klasa efjalëve
NumëroriPëremri
Folja
Pasthirrma
PjesëzaLidhëza
Parafjala
Ndajfolja
Emri
Mbiemri
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
30/280
30
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Tema: Gjinia e emritVështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:Të kujtojnë se në ç’gjini dalin emrat në gjuhën shqipe.Të bëjnë dallimin midis gjinisë gramatikore dhe asaj natyrore.Të njohin mjetet që shërbejnë për të dalluar gjininë e emrave.Të dallojnë dhe të përdorin drejt emrat e gjinive të ndryshme.
Materiale dhe mjete mësimore
Teksti Gjuha shqipe 7.Fletore.
Zhvillimi i mësimit:Hapi I. Mësuesi, për të kujtuar informacionin që nxënësit e kanë marrë një vit më parë
rreth gjinisë së emrit u drejton atyre pyetjet e mëposhtme:Në ç’gjini dalin emrat në gjuhën shqipe? Thuaj nga dy emra për secilin rast. - Cili është dallimi midis gjinisë natyrore dhe asaj gramatikore? - Cilat janë mbaresat që dallojnë emrat të gjinisë mashkullore, femrërore dhe
asnjanëse?
Hapi II Hapet teksti Gjuha amtare 7 në faqen 179. Udhëzohen nxënësit të lexojnëpjesën Gjinia e emrit duke mbajtur shënime me anë të teknikës së INSERT-it. Do tëvendosim shenjat:
“√” – te ato pjesë që janë të njohura nga nxënësit.“+” – te fjalitë që japin informacion të ri.“-” – te fjalitë që japin një informacion ndryshe nga informacioni që dinin më parë.“?” – te fjalitë që nuk janë të qarta për nxënësit ose nga të cilat lindin pyetje për diskutim.
Hapi III. Punohen ushtrimet 1-5 në tekst, faqe 177-178. Për të lehtësuar, sintetizuar dhe
unifikuar punën e nxënësve për ushtrimet 1, 2, 3 mund të përdoren tabelat e mëposhtme:Për ushtrimin 1.
Fjalë të ndryshueshme Fjalë të pandryshueshme
gjashtë vonë etj.
Për ushtrimin 2. Fjalë të ndryshueshme Klasa re emër
e rrumbullakët mbiemër etj.
Për ushtrimin 3. Fjalë të ndryshueshme Klasa dhe lidhëz etj.
Metoda dhe teknika mëismore
Stuhi mendimesh.
Insert.
Diskutimi.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
31/280
31
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë flasin rreth raporteve që ata kanë me librat.gTë njihen me jetën e Edmond de Amiçis.g
Të lexojmë bukur tregimin me temë nga jeta e fëmijëve.gTë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja duke i përdorur ato në fjali.gT’u përgjigjen pyetjeve të shtruara për të zbërthyer kuptimin e përmbajtjes.gTë vlerësojnë cilësitë e karakterit të njeriut.gTë nxjerrin cilësitë e Stardit duke u mbështetur në shprehjet e veçuara.
Materiale e mjete mësimore:
nTeksti “Gjuha shqipe 7.nSkeda 15 cm x 15 cm.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësimi nis me një bisedë mësues/e – nxënës rreth këtyre çështjeve:- A ju pëlqen të lexoni libra jashtëshkollorë?
- Cilët libra ju pëlqejnë më shumë?
- Librat i blini vetë apo jua dhurojnë të tjerët?
- A keni bibliotekë në shtëpi?
- Si i keni renditur librat në të?
- A kujdeseni për mirëmbajtjen e tyre? Si?
- A i jepni librat e bibliotekës suaj kur një shoqe/shok jua kërkon?
- Si veproni nëse shoqja/shoku nuk e ka mirëmbajtur librin tuaj?
- Cili është libri i fundit që keni lexuar?
Mësuesi/ja dëgjon përgjigjet e nxënësve pa bërë komente rreth tyre e duke pranuar edhe disa përgjigje për të njëjtën pyetje.
Tema: Biblioteka e StarditRubrika: Të lexojmëVështirësia: Niveli IIKoha: 45 minuta
Metoda e teknika mësimore:
nBisedë e drejtuar.
nDiskutim.
n Analizë konceptesh.
nPemë mendimi.
Ushtrimin 4 nxënësit e punojnë në libër duke lidhur me shigjetë fjalët e dhëna meklasën ku bëjnë pjesë.
Ushtrimi 5 punohet nën drejtimin e mësuesit/es. Nxënësit lexojnë fjalitë dhe tregojnëklasën së cilës i përket secila prej tyre.
Mësuesi/ja dëgjon mendimet e nxënësve dhe bën korrigjimet e plotësimet e nevojshme.Së fundi nuk harron të bëjë një vlerësim për pjesëmarrjen e tyre në momente të ndryshmetë orës së mësimit, si dhe për saktësinë në dhënien e përgjigjeve.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 178.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
32/280
32
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Hapi II. Bëhet e njohur nga mësuesi/ja tema e pjesës që do të trajtohet, libri prej të cilitështë shkëputur, si dhe autori i tij. Njihen nxënësit me jetën e krijimtarinë e autorit, dukelexuar informacionin e dhënë te “Shkrimtarët në fokus”, faqe 168.
Hapi III. Bëhet leximi zinxhir i pjesës “Biblioteka e Stardit”, faqe 15. Gjatë leximit nxënësitnënvizojnë fjalët, të cilave nuk u dinë kuptimin (në fund të leximit). Pasi kanë përfunduar së lexuari pjesën kërkohet nga nxënësit të shpjegohen fjalët e panjohura, mësuesi/jabën saktësimet e nevojshme.
Hapi IV. Kalohet në rubrikën: Të kuptojmë përmbajtjen.Ushtrimi 1. Mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të tregojnë si kujdesej Stardi për
bibliotekën. Për këtë ata duhet të listojnë të gjitha veprimet që bën ai. P. sh.:- I rendit librat bukur (kombinon ngjyrat).
- Ka bërë një katalog.
- I shpluhuron herë pas here.
- I sheh me kujdes si janë lidhur.
- I ruan si dritën e syrit etj.
Për ushtrimin 5-6 nxënësit, pasi gjejnë fjalitë e kërkuara në tekst, bëjnë komentet e tyre.
Hapi V. Në rubrikën Të vlerësojmë e interpretojmë tekstin kërkohet:Ushtrimi 7. Nxënësit të tregojnë se si e kuptojnë shprehjen e veçuar. Shpjegimi të
bëhet duke treguar çfarë fshihet, nënkupton fjala diçka.Ushtrimi 8. Pasi nxënësit zgjedhin cilësitë që duhet të ketë njeriu në karakter, mësuesi/
ja kërkon prej tyre t’i rendisin këto cilësi në një skedë, sipas rëndësisë që kanë ato për ta. Lexohen disa skeda, me qëllim që të hartohet një skedë përfundimtare në të cilënrenditja e cilësive sipas rëndësisë është miratuar nga pjesa më e madhe e nxënësve.
Hapi VI. Punohet me rubrikën Të studiojmë gjuhën.Ushtrimi 9. Nxënësit përcaktojnë vetën në të cilën është shkruar pjesa. Kujtojnë veçoritë e ditarit
të mësuar në klasën VI, e më pas japin disa arsye pse pjesa është shkruar në vetën e parë.Ushtrimi 10. Nxënësit, mbështetur në shprehjet e dhëna, shkruajnë disa nga cilësitë e Stardit.
Në mënyrë që përshkrimi i tyre të jetë sa më i plotë, mund të plotësojnë pemën e mendimit:
Bëhet vlerësimi i orës.
Detyrë shtëpie: Vizatoni ose përshkruajeni Stardin sipas përfytyrimitqë ju ngjall pjesa.
Jo i pasur
I kujdesshëm
I dhënë pas librit
STARDI
Me karakter
I heshtur
Fytyrë vrenjtur
I palodhur
Këmbëngulës
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
33/280
33
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë shkruajnë për t’u treguar të tjerëve raportet që ata kanë me librin.gTë njohin disa nga rregullat për plotësimin e skedës së një libri.gTë plotësojnë skeda për libra të ndryshëm.gTë vlerësojnë rëndësinë e librit në formimin e njeriut.
Materiale e mjete mësimore:nTeksti “Gjuha shqipe 7.nSkeda 10 cm x 8 cm.n4 libra artistikë.n5 tabakë me ngjyra ose të bardhë.
Punë parapërgatitore: Porositen nxënësit një orë më parë të sjellin:-4 libra artistikë nga biblioteka personale,
-4 skeda me përmasa 10 cm x 8 cm (karton, tabak i bardhë ose me ngjyrë),
-5 tabakë me ngjyra ose të bardhë.
Zhvillimi i mësimit:
Ora mësimore zhvillohet mbështetur në dy situatat e dhëna në tekst në faqen 18.Hapi I. Për situatën A nxënësit u japin përgjigje me shkrim pesë pyetjeve të shtruara.Nxënësit ndjekin me vëmendje përgjigjet e njëri-tjetrit, duke respektuar e vlerësuar
ato edhe kur janë të ndryshme me përgjigjen e tyre. Për pyetjen pesë mësuesi/ja vjel samë shumë mendime për të shkuar në mesazhet se:
- Libri është arma e të mençurit. (Aristoteli)- Shtëpia që nuk ka libra i ngjan një trupi që nuk ka shpirt. (Ciceron)
- Qytetërimi ka filluar kur doli në treg libri. (Karl Pop)- Libri të ndihmon të jetosh gjatë. (Umberto Eko)- Ai që lexon vlen sa për dy njerëz. (Umberto Eko)
Këto vlerësime për librin mund të shkruhen bukur nga 5 nxënës në tabakë të bardhëose me ngjyra e të vendosen në muret e klasës.
Hapi II. Nxënësit vendosin mbi tavolina librat e skedat e sjella në klasë.Nisur nga modeli i skedës së plotësuar të dhënë në faqen 18, nxënësit, për secilin
libër plotësojnë skedën përkatëse. Pas plotësimit të tyre nxënësit i këmbejnë në dysheduke vlerësuar punën e njëri-tjetrit. Si gjatë kohës që nxënësit plotësojnë skedat, dhe
kur ata vlerësojnë ato, mësuesi kalon nga njëri nxënës tek tjetri duke parë e vlerësuar punën e tyre.Në fund, mësuesi/ja i fton nxënësit të dhurojnë nga një libër bashkë me skedën e
plotësuar e nënshkrimin e tyre për bibliotekën e shkollës. Nëse shkolla nuk ka bibliotekënxënësit le të krijojnë një të tillë për klasën.
Mësuesi/ja falënderon nxënësit për veprimtarinë e zhvilluar.
Tema: Biblioteka imeRubrika: Të shkruajmëVështirësia: Niveli IIKoha: 45 minuta
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
34/280
34
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë ndërtojnë një ngjarje mbështetur në fjalët kyçe.gTë lexojnë tregimin me ndalesa për t’iu përgjigjur pyetjeve të shtruara.gTë pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësuesi/ja u thotë nxënësve se tregimi që do të lexojnë, flet për një fëmijë dhedëshirën e tij për të dalë partizan. U jepen nxënësve fjalët e mëposhtme:
Cikoja, në çetë, u kthye, në shtëpi, e pritën, rrëfente.
dhe u kërkohet që të mendojnë rreth këtyre fjalëve për të ndërtuar një ngjarje që ipërmban të gjashtë, fjalët. Nxënësit mendojnë për 2 minuta për skenën, personazhet
dhe ngjarjet e një tregimi që i përmban këto gjashtë fjalë.Pas dy-tri minutash mësuesi/ja kërkon nga nxënësit të krijojnë dyshe dhe të bashkojnëidetë e tyre në një tregim. Një anëtar i dyshes duhet të bëhet gati ta rrëfejë tregimin.
Pas rreh 5 minutash, njëri prej dyshes bëhet rrëfimtari i historisë së krijuar prej tyre.Nxënësit e tjerë dëgjojnë me kujdes dhe në fund vlerësojnë jo vetëm rrëfimin e shokut,por edhe mënyrën e të rrëfyerit.
Hapi II. Mësimi vazhdon më tej me veprimtarinë e leximit të drejtuar. Mësuesi/ja drejtonleximin në heshtje të nxënësve me pyetje të nivelit kuptimor. Ata do të lexojnë me ndalesa,duke e ndërprerë leximin pas disa paragrafësh për të diskutuar.
Për të qenë sa më të qartë në realizimin e kësaj metode po japim një model:
Tema: Kthimi në shtëpi (ora e parë)Rubrika: Të lexojmëVështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nParashikimi me terma paraprakë,nVeprimtari e leximit të drejtuar (VLD).
Mësuesi/ja: - Do të lexoni në heshtje me ndalesa. Unë do të bëj një pyetjepërpara secilës pjesë të tregimit, kurse ju do të lexoni në heshtje për të gjetur përgjigjen e saktë, e ndërkohë unë do t’ju them se ku do të ndaloni.
- Ju lutem, lexoni tri paragrafët e parë të tregimit nga “Cikoja e Beni ..... deri te .....s’kishte asnjë kuptim” për të gjetur: “Çfarë mendonte Cikoja, kur po kthehej në shtëpi?”
Pasi lexojnë pjesën, mësuesi përsërit pyetjen dhe u jep mundësi nxënësve të përgjigjen:
Nxënësi 1: - Gjyshja do ta urdhëronte për punë.Nxënësi 2: - Babai do t’i fliste që iku pa leje.Nxënësi 3: - Mamaja do të qante në heshtje.Nxënësi 4: - Donte të dinte ç’kishin bërë në shtëpi atë ditë që ai kishte ikur.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
35/280
35
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me pyetjet e mëposhtme. Po japim vetëm pyetjetdhe fragmentet përkatëse për secilën pyetje që duhet të lexojnë nxënësit në heshtje meqëllim që t’u përgjigjen pyetjeve.
Pyetja II: - Ç’ ndjeu Cikoja kur pa fshatin e tij?
Paragrafi IV: “Ja, ku u dukën.... deri te .... mollë për çdo gjë”.Pyetja III: - Si e pritën njerëzit e shtëpisë Cikon?Paragrafi : “Në shtëpi Cikon e pritën ..... deri te .... e të mallëngjyer”.Pyetja IV: - Ç’ kishin ndier njerëzit e shtëpisë gjatë kohës që Cikoja ishte larguar?
Paragrafi: “Po ç’u bëre ..... deri te .... të vemi të shkulim qepët”.Pyetja V: - Çfarë u tregoi Cikoja shokëve?
Paragrafi: “Mirë, - u përgjigj Cikoja” .... deri në fund.
Hapi III. Pasi përfundon së lexuari të gjithë tregimin, mësuesi/ja u drejton nxënësvepyetjen: - Çfarë ju bën përshtypje në rrëfimin e Cikos?
Mësuesi/ja dëgjon me kujdes përgjigjet tyre, pa dhënë asnjë koment rreth tyre.
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë mbajnë qëndrim ndaj veprimit të personazheve.gTë sjellim përvojat e tyre të ngjashme me ato të personazheve të tregimit.gTë gjejnë fjalët kyçe që shprehin mallin e personazhit për mjedisin e familjes.gTë zbulojnë cilësitë e personazhit kryesor përmes të folurit të tij.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletë pune.
Punë parapërgatitore: Përgatiten dy fletë pune për secilin nxënës. Nëpamundësi të përgatitjes së tyre mësuesi mund t’i vizatojë skemat në tabelë, ndërkohëqë nxënësit punojnë secili në fletoren e tij.
Fletë pune 1.
Unë mendoj se:
Tema: Kthimi në shtëpi (ora e dytë)Rubrika: Të lexojmëVështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nPema e mendimit.
nRrjeti i diskutimit.
nBisedë.nHarta e personazheve.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
36/280
36
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Cilësi të karakterit
MoshaKrahina ku jeton
Koha kur jeton
Interesat e kohës
CIKOJA
•
•
•
•
• Nuk pranohet partizan.
• Shqetësimi i familjes.
• Gjuha përkëdhelëse.
• Dëshira për t’u mburrur.
•
•
•
•
Fletë pune 2.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.Ushtrimi 5 mund të zhvillohet me anë të rrjetit të diskutimit. Mësuesi/ja e shtron pyetjen
në një mënyrë të tillë që t’i bëjë nxënësit të kenë mendime të kundërta.- Si ju duket veprimi i Cikos dhe i Benit që ikën pa leje nga shtëpia; i drejtë apo i
gabuar?
Nxënësit mendojnë për disa minuta rreth pyetjes dhe pastaj ndahen në dy grupe sipas
tezës që mbrojnë (i drejtë/ i gabuar). Secili grup përpiqet të japë argumente dhekundërargumente për të mbrojtur tezën e tij. Mësuesi mbikëqyr me kujdes veprimtarinëqë nxënësit të ruajnë etikën në diskutim.
Për ushtrimin 6 mësuesi/ja përdor Fletën e punës 1. I jepet fleta e punës secilit nxënësdhe u kërkohet që brenda figurave në formë reje të japin arsyet (si e mendojnë ata) sepse njerëzit e familjes nuk e qortuan Cikon, kur u kthye në shtëpi. Nxënësit punojnë për 5 minuta në mënyrë të pavarur për të listuar arsyet, duke i shoqëruar edhe me shpjegime(të cilat i japin me gojë). Pasi plotësohet fleta e punës, mësuesi/ja aktivizon sa mëshumë nxënës për t’i lexuar. Disa prej përgjigjeve i shkruan në tabelë.
Në ushtrimin 7 nxënësit sjellin përvojat e tyre vetjake rreth çështjeve të shtruara nëformën e pyetjeve. Mësuesi/ja fton sa më shumë nxënës për të treguar (rrëfyer), por pau zgjatur shumë.
Ushtrimi 8. Nxënësit rikthehen në tekst për të dalluar e më pas për të lexuar fjalitë, kungjarjet që Cikoja u tregon shokëve gjatë rrëfimit të tij, zbukurohen. Kemi kështu:
- Sa qejf kur qëllova me pushkë kau-kau! (faqe 20)
- Edhe luftë bëmë, po ç’e do se gjermanët nuk erdhën, ngaqë s’ua mbajti. (faqe 20)
- Do të vete, më ka thënë vetë komandanti. (faqe 20)
Pas kësaj nxënësit tregojnë nëse këto fjali i bëjnë për të qeshur, u pëlqejnë apo ukanë ndodhur edhe atyre vetë.
Hapi II. Kalohet te rubrika Të stud iojmë gjuhën e tekstit .Nëushtrimin 9 nxënësit gjejnë fjalët kyçe që shprehin mallin e Cikos për mjedisin e familjes.
jazi, plepat e lartë, shtëpia e tij ..... etj.Nxënësit mund ta vazhdojnë listën me sa më shumë fjalë kyçe që realizojnë idenë.
Interesat e kohës
Cikoja
Koha kur jeton
Krahina ku jeton
Cilësi të karakterit
Mosha
- Nuk pranohet partizani.- Shqetësimi i familjes.- Gjuha përkëdhelëse.- Dëshira për t’u mburrur.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
37/280
37
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Ushtrimi 10. Për pjesën e parë të ushtrimit 10, nxënësit punojnë në libër për të dhënë përbrishprehjeve të dhëna, shprehje të tjera që i përdorin gjyshet. Nëse nxënësit hasin vështirësi, le taplotësojnë në shtëpi duke u kërkuar ndihmë gjyshërve ose prindërve të tyre.
Për pjesën e dytë të ushtrimit 10, zbulimin e veçorive të personazheve mbështetur në
të folurin e tyre, pasi nxënësit lexojnë informacionin e dhënë brenda kuadratit, mësuesi/ ja përdor fletën e punës 2, hartën e personazhit. U shpërndahen fletët e punës nxënësve.Udhëzohen se si duhet të punojnë. Ata do të shkruajnë brenda kuadrateve cilësitë eCikos që lidhen me elementet e shkruara brenda rrethorëve (mosha, krahina ku jeton,koha, interesat e kohës), mbështetur në të folurin e personazheve. Nxënësit punojnëindividualisht. Për çdo paqartësi kërkojnë ndihmën e mësuesit.
Pasi i plotësojnë, lexohen nga disa nxënës. Të tjerët i dëgjojnë me kujdes, vlerësojnëdhe plotësojnë përgjigjet e shokëve sa herë që e shohin të nevojshme.
Tema: Numri i emritVështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nPunë në grup.
nDiskutimi.
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë ndërtojnë pyetje mbështetur në informacionin që kanë rreth numrit të emrit.
gTë formojnë shumësin e emrave të dhënë.gTë kthejnë grupet emërore (emër+mbiemër) në numrin shumës duke veçuar
mbaresën e shumësit.gTë përdorin në fjali emra në numrin shumës duke i shoqëruar me përemra ose mbiemra.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.nFletë formati në formë fishash.n
Bojëra uji.nNgjitëse.
Punë parapërgatito re: Me fletë formatit mësuesi/ja përgatit 5 fisha, në të cilatshkruan me bojëra uji raste të formimit të shumësit të emrave.
Më poshtë po japim modelet:
Fisha 1: Emrat dalin me temë të njëjtë si në njëjës dhe në shumësFisha 2: Emrat e formojnë shumësin nga tema e njëjësit me mbaresat: -a; -e; -ë.Fisha 3: Emrat e formojnë shumësin nga tema e njëjësit me mbaresat: -nj; -enj;
-inj; -ra; -ër.
Fisha 4: Emrat e formojnë shumësin me ndërrime tingujsh dhe me mbaresë: k-q; g-gj dhe mbaresa –e.
Fisha 5: Emrat e formojnë shumësin me ndërrime tingujsh: ll- j; r - j; a-e; e-a.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
38/280
38
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësuesi/ja i orienton nxënësit të mendohen për rreth 5 minuta dhe të ndërtojnë jo më pak se tri pyetje rreth kategorisë gramatikore të numrit të emrit. Nxënësit mendojnëpër hartimin e pyetjeve dhe pastaj mësuesi/ja u kërkon që poshtë secilës pyetje të
shkruajnë shkurt përgjigjet e tyre.Më tej këto pyetje nxënësit ua drejtojnë shokëve të klasës, dëgjojnë me kujdes përgjigjet
e tyre dhe japin vlerësimin për saktësinë ose jo të tyre. Kur kërkon pyetjet ose përgjigjete nxënësve, mësuesi aktivizon sa më shumë nxënës, madje fton edhe nxënësit më tëheshtur të lexojnë pyetjet që kanë hartuar ose t’u përgjigjen pyetjeve që kanë drejtuar shokët e tyre. Nëse në pyetjet e hartuara nga nxënësit nuk përfshihet i gjithë informacioniqë kanë marrë në klasën e 6 për numrin e emrit, mësuesi/ja drejton pyetje ndihmëse.
Hapi II. Për këtë hap nxënësit ndahen në 5 grupe. Për të gjitha grupet kërkesa është e njëjtë:
- Shkruani formën e shumësit për emrat e dhënë.Mësuesi/ja shkruan për secilin grup emrat në tabelë, ndërsa nxënësit punojnë në
tabakë të bardhë, duke përdorur bojëra uji për të shkruar.
Grupi 1.
(një) nxënës – (një) mësues – (një) shitës – (një) shoqe – (një) lule – (një) blerës – (një) shtëpi –
Hapi III. Nxënësit punojnë në grup për të formuar shumësin e emrave të dhënë.Ndërkohë që nxënësit punojnë, mësuesi/ja vendos në tabelë fishat e përgatitura me tëgjitha mënyrat e formimit të shumësit.
Pasi nxënësit kanë formuar shumësin e emrave të dhënë, u kërkohet të tregojnëmënyrë e formimit. Nxënësit diskutojnë brenda grupit me njëri-tjetrin, përcaktojnë mënyrën
e formimit të shumësit dhe pastaj një përfaqësues i grupit merr nga tabela fishën, në tëcilën është shkruar rregulli i formimit të shumësit për emrat përkatës të grupit të tij dhee ngjit në krye të tabakut të bardhë ku kanë punuar. P.sh.:
Grupi 1 tërheq fishën: Emrat dalin me temë të njëjtë si në njëjës dhe në shumës.Në të njëjtën mënyrë veprojnë të gjitha grupet. Secili grup afishon në muret e klasës
materialin e përgatitur dhe përfaqësuesi i grupit e prezanton atë.
Hapi IV. Së fundi mësuesi/ja bën një përmbledhje të të gjitha mënyrave të formimit tëshumësit. Tabakët qëndrojnë të afishuar në muret e klasës gjatë gjithë orës. Kjo do t’i
ndihmojë nxënësit në zhvillimin e ushtrimeve në pjesën tjetër të orës së mësimit.
Hapi V. Punohen usht rimet 1-4, faqe 182. Diskutohen ato.
Detyrë sh tëpie: Ushtrimi 5, faqe 182.
Grupi 2.
(një) bankë – (një) album – (një) aeroplan – (një) fakultet – (një) trëndafil – (një) kampion – (një) qëllim –
Grupi 3.
(një) flori – (një) fshat – (një) hero – (një) prind – (një) mi – (një) shkop –
Grupi 4.
(një) bllok – (një) hark – (një) lëng –
(një) treg – (një) breg – (një) shteg – (një) varg –
Grupi 5
(një) avull – (një) grumbull – (një) lepur – (një) dash – (një) rreth – (një) notë –
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
39/280
39
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth trajtës dhe lakimit të emrit.gTë njohin rastet e përdorimit të emrit në trajtën e shquar.gTë dallojnë emrat në trajtën e pashquar e në trajtën e shquar.gTë përdorin saktë në fjali emrat në formën e duhur.
Materiale dhe mjete mësimore:nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësuesi/ja drejton një bllok pyetjesh rreth njohurive që nxënësit kanë marrërreth trajtës dhe lakimit të emrit:
- Sa trajta ka emri në gjuhën shqipe?
- Si dallohen ato nga njëra-tjetra?- Ç’është lakimi i emrit?
- Cilat janë rasat e emrit në gjuhën shqipe?
- Me ç’pyetje gjenden?
- Në sa lakime ndahen emrat në gjuhën shqipe?
- Si veprojmë për të përcaktuar lakimin e emrit?
Mësuesi/ja këmbëngul që të përmenden nga nxënësit të gjitha hapat që ndihmojnë tëpërcaktojnë lakimin e emrit. Nxënësit ndjekin më vëmendje përgjigjet e njëri-tjetrit. Ataplotësojnë a saktësojnë, pasi shoku ka përfunduar përgjigjen.
Hapi II. Hapet libri e nxënësit lexojnë me kujdes fragmentin e dhënë në faqen 183.Klasa punon e ndarë në tri skuadra. Secila skuadër do të gjejë emrat duke përcaktuar trajtën, rasën dhe lakimin.
Skuadra 1. Do të dallojë e analizojë emrat në fjalinë: Ra zilja ...... deri te – tha Mira.
Skuadra 2. Djali nuk iu përgjigj babait .... deri te - i foli babai.Skuadra 3. Nëna hodhi supën nëpër pjata .... deri në fund.
Nxënësit punojnë në mënyrë individuale për 5-7 minuta. Bëhet diskutimi rreth
emrave të veçuar. Mësuesi/ja të kërkojë nga nxënësit pyetjen që ata kanë përdorur për përcaktimin e rasës së emrit.
Tema: Trajta dhe lakimi i emrit
Vështirësia: Niveli II
Koha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:nStuhi mendimesh.
nPunë e drejtuar.
nDiskutim.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
40/280
40
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Hapi III. Nxënësit rikthehen në tekst për t’u njohur me informacionin rreth përdorimit të
emrit në trajtën e shquar. E lexojnë me kujdes atë, veçojnë rastet e përdorimit të emrit
në trajtë të shquar dhe shpjegojnë këto përdorime mbështetur në shembujt e dhënë.
Për rastin e tretë të përdorimit të emrave në trajtë të shquar sqarohet se situata esendi për të cilin bëhet fjalë, ndodhet para syve të atyre që bisedojnë. Ata mund ta
shohin a ta prekin, prandaj flasin për të si për një send të caktuar. Kështu fjala lumi në
shembullin e dhënë në tekst është përdorur në trajtë të shquar, sepse tregon një send
që ndodhet para syve të bashkëbiseduesve.
Hapi IV. Kalohet në punimin e ushtrimeve 1-2.
Ushtrimi 1. Nxënësit nënvizojnë lehtë me laps emrat e përdorur në fragmentin e dhënë
e më pas plotësojnë tabelën: P.sh.:
Ushtrimi 2. Nxënësit do të vendosin emrat e dhënë në formën e duhur në vend të
pikave.Të shpjegojnë ndryshimet që pëson emri (formës).
Bëhet vlerësimi mbështetur në:
- përgjigjet e sakta e të plota,
- nga dëshira për të punuar në grup,- aftësinë për të korrigjuar e vlerësuar përgjigjet e shokëve.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3, faqe 184.
Detyra të realizohet përmes tabelës së mëposhtme:
Shënim: Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe zakonisht përdoren në trajtë të shquar
(p.sh. Marku) si dhe emrat që janë të vetëm në llojin e tyre (p.sh. ylberi).
E M R ITrajta e pashquar Trajta e shquar
vend armët
E M R A T
Emri i shoqëruar me fjalëpërcaktuese.
Kur sendi për të cilin
bëhet fjalë, ndodhetpara syve tëbashkëbiseduesve.
Emri nuk ështëpërmendur, por kalidhje me një nga emrate përdorur më parë.
Kur emri ështëpërmendur më parë.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
41/280
41
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:g Të lexojnë tregimin me qëllim që:
a) të bëjnë përmbledhjen e tij,b) të shpjegojnë kuptimin e fjalëve të panjohura,c) të hartojnë pyetje rreth përmbajtjes së tij,d) të përcaktojnë fjalët kyçe të tij,
e) të shpjegojnë lidhjen midis temës së tregimit dhe realitetit të tyre.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti “Gjuha shqipe 7.nFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.
nFletë formati A4.nBojëra uji.nSkeda.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Ndahet klasa në grupe me nga 6 pjesëtarë secili. U thuhet nxënësve se secilinga anëtarët e grupit do të ketë nga një rol (nxënësve mund t’u jepet mundësia të zgjedhinvetë se çfarë rolesh të luajnë).
Më poshtë po japim rolet:
Lexuesi: - Bën leximin e tekstit. përcakton pjesët se ku duhet të ndalojë gjatëleximit. Është mirë që të ndalohet në disa pika të caktuara të tekstit për tapërpunuar atë.Përmbledhësi: - Bën një përmbledhje të shkurtër të pjesës që lexohet dhe
kërkon nga të tjerët që të shtojnë ide dhe mendime të tjera.Shpjeguesi: - Bën shpjegimin e fjalëve të panjohura. Ndihmohet nga fjalorishpjegues i dhënë në tekst ose nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.Pyetësori: - Harton pyetje rreth tekstit të lexuar ose kërkon që të hartohenpyetje nga pjesëtarët e tjerë të grupit. Nxënësit brenda grupit diskutojnë për rëndësinë e secilës pyetje si dhe për përgjigjet e dhëna.Lidhësi: - Pyet nxënësit se në ç’mënyrë lidhet ky tekst me jetën e tyre, me botënnë përgjithësi apo me temat që ata kanë diskutuar kohët e fundit në klasë.Eksperti i fjalëve: - Përcakton fjalët kyçe të secilës pjesë (ose tekstit nëpërgjithësi) duke kërkuar ndihmë edhe nga pjesëtarët e tjerë të grupit.
Tema: Vendosa të shkoj në mërgim(ora e parë)
Rubrika: Të lexojmë
Vështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nGrupe eksperte me role.
Hapi II. Njihen nxënësit me titullin e tregimit. U thuhet të lexojnë tekstin (mësuesi/ja nëbashkëpunim me lexuesin e kanë ndarë tregimin në dy pjesë: Pjesa I: - “Po, po. Kështu...... deri te ..... buzë liqenit” dhe pjesa e II: - “Edhe fjala e nuseve” .... deri në fund.Nxënësi në rolin e lexuesit është i lirë të bëjë edhe ndarje të tjera) dhe të diskutojnë
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
42/280
42
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
mbështetur në rolet e përcaktuara brenda grupit. Pavarësisht nga kjo u bëhet e qartënxënësve se nuk është e thënë që të kufizohen brenda roleve që u janë dhënë, p.sh.,përmbledhësi mund të bëjë pyetje, shpjeguesi mund të përcaktojë fjalët kyçe etj.
Hapi III. Gjatë kohës që nxënësit punojnë brenda grupit, mësuesi/ja i ndjek me kujdesduke kaluar grup më grup, dëgjon me kujdes pyetjet e hartuara, përgjigjet e dhëna,lidhjen e çështjeve të trajtuara në tregim me aktualitetin etj. Nuk harron të japë vlerësimepër punën e bërë e të inkurajojë për të vazhduar më tej.
Hapi IV. Nxënësit (nëse kanë dëshirë) mund të krijojnë një produkt përfundimtar dukembajtur shënime (mund të caktohet një nxënës si mbajtësi i shënimeve), të cilat ikëmbejnë më pas në grupet e tjera.
Hapi V. Së fundi mësuesi/ja bën një përmbledhje me një grup ekspertësh të krijuar me
nga një përfaqësues (për secilin rol) të përzgjedhur nga çdo grup. Bëhet vlerësimi i punëssë nxënësve, duke veçuar sidomos dëshirën për të bashkëvepruar brenda grupit.
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë ilustrojnë me shembuj nga teksti ngjashmëritë midis lojërave të fëmijëve dhe
veprimeve të të rriturve.gTë listojnë arsyet që i detyrojnë njerëzit të emigrojnë.gTë sjellin përvoja vetjake rreth njerëzve të tyre në mërgim duke treguar edhe se
ç’ndiejnë për ta.gTë dallojnë emërtimet e sendeve, orendive të ndryshme të jetës së përditshme që
lidhen me gjuhën e folur të krahinës nga është autori.gTë rrëfejnë ngjarjen duke u vendosur në rolin e personazhit kryesor.gTë bëjnë portretin e personazhit duke shfrytëzuar mjetet stilistike që përdor autori.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë dhe interpretojmë tekstin.
Në ushtrimin 4 nxënësit ilustrojnë me shembuj nga teksti ngjashmërinë midis lojëravetë fëmijëve dhe veprimeve të të rriturve për:
- organizimin e familjes - “Edhe fjala e nuseve ... deri te ... qilar ... “ (f. 22-23)- mënyrën e jetesës - “ Atje brenda ... deri te ... shtëpi kjo i do të gjitha” (f. 23-24)- marrëdhëniet me të tjerët - “Po aty, në shtëpi” ... deri në fund (f. 24).
Tema: Vendosa të shkoj në mërgim(ora e dytë)
Rubrika: Të lexojmëVështirësia: Niveli III
Koha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nPunë në dyshe.
nDiskutim.
nEmpatia.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
43/280
43
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Ushtrimi 5. Nxënësit, pasi gjejnë fjalitë ku shprehen dëshirat dhe hallet e të rriturve, ilexojnë me zë duke bërë komentin e tyre. Për këtë nxënësit punojnë në dyshe, diskutojnëmidis tyre për të qenë të gatshëm t’i përballin mendimet e tyre me ato të dysheve të tjera.
Në ushtrimin 6 nxënësit jo vetëm zgjedhin nga alternativat e dhëna, por edhe
argumentojnë zgjedhjen e tyre. Është mirë të përjashtohen komentet pozitive apo negativendaj zgjedhjeve që ata bëjnë.
Në ushtrimin 7 nxënësit rrëfejnë mbështetur në përvojat e tyre vetjake. Në fillimmësuesi/ja i udhëzon që të tregojnë bukur e pa u zgjatur shumë rreth të afërmve të tyrenë mërgim. Nxënësit mund të tregojnë për ta edhe fotografi të ndryshme, vendet ku ata jetojnë, punën që bëjnë etj.
Hapi III. Kalohet te rubrika Të vlerësojmë gjuhën e tekstit .Fillimisht njihen nxënësit me rrëfimin duke lexuar materialin e dhënë në tekst dhe më
pas gjejnë shprehje të tjera në tekst që përdoren në gjuhën e folur. P.sh.:Se më pat dalë nga mendja t’ju them që në krye. (f. 22)Mund t’i thoshin edhe ndryshe, po kjo s’është puna juaj. (f. 23) etj.
Në të dyja rastet e mësipërme autori rrëfen në një mënyrë të tillë sikur e ka përparabashkëbiseduesin. Nxënësit punojnë për të gjetur edhe shembuj të tjerë në tekst.
Në ushtrimin 9 nxënësit përzgjedhin nga fjalori mjaft i pasuri i tregimit ato fjalë qëlidhen me gjuhën e folur të krahinës nga është autori si dhe me emërtimin e sendeve etë orendive të ndryshme të jetës së përditshme, duke plotësuar tabelën e mëposhtme.
Po japim një model:
Pas plotësimit lexohet nga disa nxënës.
Për ushtrimin 10 mësuesi/ja mund të përdorë metodën e empatisë (vënien e vetesnë vendin e tjetrit). Lihen nxënësit 10 minuta për të lexuar dhe për ta vendosur veten nërolin e personazhit kryesor, Çilit, i cili rrëfen. Udhëzohen nxënësit që gjatë rrëfimit tëmbështeten në momentet që përcjellin më shumë situata humori.
Mësuesi/ja mund të aktivizojë tri rrëfimtarë dhe së fundi në formën e një minikonkursitë shpallë fitues atë që rrëfen më bukur.
Ushtrimi 11. Përbri shprehjeve të dhëna, jepet shpjegimi i tyre me fjalë të tjera duke umbështetur në kontekstin nga janë shkëputur këto shprehje. P.sh.:
Për faqe të zezë = keq e më keq / shumë keqNuk bie poshtë = janë njëlloj / janë aty-atyM’u mbush mendja = vendosa / u binda
Nxënësit mund të japin variante nga më të ndryshmet.
Në një shtëpi me shumë tëndara, përbri rremës sëmullirit, ndërtuar me gurëlumi të radhitura si hallkat ezinxhirit të mushkës, kishteahur, qilar, vatër kaci,dollapë, musëndër etj.
Ndërtesa e shtëpisë Gatimet në shtëpi Urimet e vizitave
Mirë, ndajnatëMirë se ju gjejmë ...Misardhe, misardhe...Ju ardhçim të mirat...Të fala pastë! Gëzuar që paskimarrë fjalën e mirë! Gëzofshinshtëpinë e miqësinëTë lumtë goja!T’u bëftë e argjendtë! Gaz paç!
Kuleçë të grunjtëpetanikëqumështorëdredhanikëlakrorë etj.
Detyrë shtëpie: Bëni portretin e personazheve duke shfrytëzuar mjetet stilistike që përdor autori.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
44/280
44
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë flasin rreth lojërave dhe rregullave të tyre.gTë tregojnë disa nga lojërat që kanë luajtur në etapa të ndryshme të fëmijërisë.gTë vlerësojnë rëndësinë e lojërave në jetën e tyre fëmijërore.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti “Gjuha shqipe 7”.n4 karrige.
Zhvillimi i mësimit:
Etapa I:Hapi I. Zhvillohet në formë loje, si loja me karrige ose mësuesi/ja mund tëzgjedhë ndonjë lojë tjetër, që njihet dhe pëlqehet nga nxënësit.
Vendosen 4 karrige para klasës. Dalin 5 nxënës vullnetarë të cilët luajnë lojën. Pasishpallet fituesi i lojës, mësuesi/ja kërkon nga nxënësit e tjerë (ose edhe nga ata qëmorën pjesë në lojë):
- Emrin e lojës.
- Rregullat e zhvillimit të saj.- Nëse gjatë lojës pati ndonjë mosmarrëveshje, të kërkohen arsyet e saj.
- Cili është qëllimi i lojës.
- Ç’ndjenë nxënësit që humbën? Po ai që fitoi?
Për 5-7 minuta nxënësit iu përgjigjen pyetjeve duke u ndalur më shumë në rregullat e lojës,qëllimin e saj, veprimet që ndërmorën në raste mosmarrëveshjesh. Mësuesi/ja përpiqet tëaktivizojë sa më shumë nxënës, sidomos ata që janë më të heshtur e më të ndrojtur.
Etapa II: Hapi II. Zhvillohet një bisedë mes mësuesit dhe nxënësve rreth pyetjeve tëdhëna në faqen 26. Nxënësit u përgjigjen këtyre pyetjeve duke pasur parasysh 3 etapate fëmijërisë së tyre:
kohën kur ishin 3-5 vjeç;
kohën kur ishin 6-10 vjeç;
kohën nga 10 vjeç deri tani.
Për pikën 6 nxënësit japin disa nga rregullat e përgjithshme që ata vendosin para se tëfuten në një lojë (jo rregullat e një loje të veçantë). P.sh.:
Përcaktimi i vendit të lojës.
Koha kur do të luhet.
Numri i lojtarëve që do të marrin pjesë etj.Lista ndërtohet nga vetë nxënësit.
Për pyetjet 8-9 mësuesi/ja duke u nisur nga lojërat e veçanta që luajnë djemtë/vajzattrajton edhe problemin e barazisë gjinore, duke sjellë shembuj të ndryshëm.Kështu, futbolli sot është një lojë që luhet jo vetëm nga djemtë, por edhe nga vajzat.
Tema: Rëndësia e lojëraveRubrika: Të flasimVështirësia: Niveli III
Koha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nLojë.
nBisedë.
nDiskutim.
Detyrë shtëpie: Shkruani në fletore 4-5 fjali, ku të jepni mendimintuaj, se për ç’arsye lojërat janë të rëndësishme.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
45/280
45
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë kujtojnë veçoritë e emrit.gTë përshtatin përcaktuesit me emrin që lidhen.gTë kthejnë grupet emërore nga njëjësi në shumës duke shpjeguar mënyrën e formimit të tij.gTë dallojnë emrat në fjalitë e dhëna dhe të përcaktojnë gjininë, numrin, trajtën dhe
rasën e tyre.gTë ndërtojnë fjali duke përdorur emrat në trajtën e pashquar dhe të shquar.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.nShkumësa me ngjyra.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësuesi vizaton në tabelë pemën e mendimit dhe u kërkon nxënësve taplotësojnë atë me veçoritë e emrit. Për të realizuar këtë detyrë nxënësit punojnë në
fletore në mënyrë individuale. Në përfundim të saj mësuesi fton disa nxënës për tëlexuar plotësimin e pemës së mendimit. Ndërkohë që nxënësit lexojnë, mësuesi/japlotëson pemën e vizatuar në tabelë, pamja e së cilës do të ishte.
Tema: Ushtrime për emrinVështirësia: Niveli III
Koha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nPema e mendimit.
nDiskutimi.
nPunë e pavarur.
Hapi II. Të kthejnë në shprehi njohuritë e fituara.Punohen usht rimet 1-5, faqe 185.Për ushtrimin 4, përveç kthimit të grupeve emërore nga numri njëjës në shumës,
mësuesi/ja u kërkon nxënësve edhe mënyrën e formimit të shumësit të emrave. P.sh.:fshat i madh – fshatra të mëdha
fshatra - shumësi formohet me mbaresë (kjo mbaresë quhet edhe prapashtesëtrajtëformuese).
Ndërsa në ushtrimin 5 nxënësit, pasi kanë gjetur emrat në fjalitë e dhëna, përcaktojnëgjininë, numrin, trajtën dhe rasën (e cila nuk është dhënë në libër, por le të kërkohet ngamësuesi/ja) mund të përdorë tabelën e mëposhtme:
Veçoritëe emrit
Gjinia
Numri
Trajta
Lakimi
asnjanëse
mashkullore
femërore
njëjës
shumës
e shquar e pashquar
Ii
IIu
IIIa/ja
Emërore
Gjinore
Dhanore
Kallëzore
Rrjedhore
Rasa
IV-t/të
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
46/280
46
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Emri Gjinia Numri Trajta Rasa
dëshirë femërore njëjës e pashquar kallëzore etj.
Në përfundim të ushtrimeve të librit, nëse ka ende kohë, mësuesi/ja përzgjedh ngafletorja e punës ato ushtrime që realizojnë objektivat e vënë në fillim të orës.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 185.
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë ndërtojnë emra të prejardhur e të përbërë.gTë shpjegojnë mënyrën e formimit të emrave të prejardhur e të përbërë.gTë realizojnë një ese me temë: “Sa i pavarur jam?”, ku të kenë përdorur emra të
prejardhur e të përbërë.
Materiale dhe mjete mësimore:nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.nFletë pune.nBojëra uji (me ngjyra).
Punë parapërgatitore: Përgatiten fletë pune për secilin nxënës. (Modeli imëposhtëm është i plotësuar)
Fletë pune:
Tema: Formimi i emritVështirësia: Niveli III
Koha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:nPunë e pavarur individuale.
nDiskutimi.
mos-, ndër-, sipër-,pa-, jo-, për-,kundër-, zh-, mbi-,nën-.
Si janë formuar këto fjalë? Plotëso skemën.Fjalë të prejardhura = parashtesë + temë
mbarëvajtje, vendosje,kombëtar, burrëri, peshë, hap,kryetar, emër, vendos, pjellor
mosmbarëvajtje
sipërvendosje
ndërkombëtar
paburrëri
kundërpeshë
përhap
nënkryetar
mbiemër zhvendos
jopjellor
+
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
47/280
47
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Si janë formuar këto fjalë? Plotëso skemën.
fjalë të prejardhura = tema e fjalës + prapashtesë
ditar
njerëzor bujari
mësom
artist
njohje
arsyeshëm
mirësi
rregullore
radhazi
+ditë, njerëz, bujar,mëso, art, njoh,arsye, (i) mirë, rregull,radh (ë).
-ar, -or, -i, -im,-ist, -si, -ore, -azi, -shëm, -je.
Si janë formuar këto fjalë? Plotëso skemën.Fjalë të prejardhura = parashtesë + temë + prapashtesë
zbukuro
nguros
përbindësh
mëkëmbësi përjavshëm
shfrytëzo
parafytyro
+n-, z-, për-, më-,sh-, para-, për-.
-os, -o, -ësh, -os,-ëzo, -si, -shëm.
+gur, bukur, bind, këmbë,fryt, fytyrë, jav(ë).
Si janë formuar këto fjalë? Plotëso skemën. Kompozita = temë + temë
pronar, kuptim, kontroll,këmbim, bërës, borë,pjekës, ngrënës.
vetëkontroll
bashkëpronar
letërkëmbim
mishngrënës
bukëpjekës
luleborë
keqbërës
+botë, vetë, bashkë,letër, mish, lule,keq, bukë
botëkuptim emër+emër
+++
+
++
P E
+
ND EE EE MBE MBE E
ND MB
(fjalë të përbëra)
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
48/280
48
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. I jepet secilit nxënës fleta e punës, ku punojnë në mënyrë të pavarur për tëformuar fjalë të prejardhura (duke bashkuar temën e fjalës me parashtesën, prapashtesënose parashtesën e prapashtesën njëkohësisht) e të përbëra (duke bashkuar tema fjalësh).
Nxënësit punojnë rreth 10 minuta për të plotësuar fletën e punës. Gjatë kohës që nxënësitpunojnë, mësuesi/ja kalon bankë më bankë, ndjek punën e nxënësve dhe ndihmon atyku e sheh të nevojshme.
Hapi II. Pas përfundimit të detyrës, u kërkohet nxënësve të lexojnë e diskutojnëplotësimin e fletës së punës. Pasi i dëgjon të gjithë nxënësit, mësuesi/ja bën njëpërmbledhje të shkurtër rreth formimit të emrit.
Hapi III. Të kthejnë në shprehi njohuritë e fituara.Punohen ushtrimet 1-5 në tekst, faqe 187.Në ushtrimin 1 nxënësit gjejnë pjesët përbërëse të emrave të prejardhur. P.sh.:
dëgjues = dëgjue + smbifushë = mbi + fushë
Tek ushtrimi 5 nxënësit do të ndërtojnë fjalë të përbëra duke bashkuar temat e dhënadhe do të tregojnë klasën së cilës i përkasin. P.sh.:
gjashtë + vargësh = gjashtëvargësh(numëror) + (emër) = një mënyrë e formimit të fjalëve të përbërabukë + pjekës = bukëpjekës(emër) + (emër) = etj.
Së fundi, mësuesi/ja bën vlerësimin e punës së nxënësve mbështetur në:a. realizimin e fletës së punës në mënyrë të pavarur,
b. përgjigjet e sakta dhe të plota,c. pjesëmarrjen e tyre gjatë orës së mësimit.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 6, faqe 187.
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë lexojnë për të renditur si duhet pjesët e letrës së shkruar nga Lyllabaj.gTë përshkruajnë peizazhin e detit dhe vajzën, mbështetur në letrën e vajzës dhe
përfytyrimin e tyre.gTë përmbledhin në 4 fjali atë çka vajza i shkruan babait në letër.gTë ritregojnë letrën e vajzës duke u mbështetur në 4 fjalitë përmbledhëse.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.nLetra që kanë shkruar për të afërmite tyre ose që kanë marrë prej tyre.
Tema: Letër babait (ora e parë)Rubrika: Të lexojmë
Vështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nBisedë.
nLexim në heshtje.
nPunë në çift.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
49/280
49
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësimi nis me një bisedë mësues – nxënës:- A shkruani letra? Kujt ua shkruani?
- Pse e shkruani një letër? (Nxënësit le të përmendin sa më shumë arsye.)
- Ç’keni ndier kur i keni shkruar letër dikujt që ndodhet larg?Nxënësit flasin lirisht duke treguar raste të jetës së tyre.
Hapi II. Mësuesi/ja u tregon nxënësve shkurt e bukur historinë e vajzës, të quajtur Lyllabaj. Vajza ndodhet buzë detit, në një gji fare të vogël, në një mol të rrënuar... Mësuesi/ ja vazhdon më tej rrëfimin deri në momentin kur vajza nis të shkruajë letrën.
Për t’u njohur me mënyrën se si është shkruar letra dhe çfarë shkruan vajza në letër,mësuesi/ja i udhëzon nxënësit të hapin librat në faqen 27 dhe të lexojnë në heshtje,duke e nisur leximin aty ku mësuesi/ja ndërpreu rrëfimin.
Hapi III. Pasi e kanë lexuar të gjithë tekstin (letrën), nxënësit renditin pjesët sipas rendittë zakonshëm të një letre duke shënuar në krah të çdo paragrafi numrat nga 1-4. P.sh.:
Mirëdita i dashur ba ..... 1
Ti e di sa shumë gjëra dua ...... 2
Ndoshta bëj ndonjë marrëzi ..... 3
Babi, të puth ..... 4
Hapi IV. Mësuesi/ja zgjedh 4 nxënës për të lexuar secilën pjesë sipas rendit normal të
letrës duke përcjellë te nxënësit letrën e plotë të shkruar nga vajza.
Hapi V. Kalohet te rubrika Të kuptojmë përmbajtjen e tekstit.
Ushtrimi 1. Mbështetur në paragrafin e parë të letrës së shkruar prej Lyllabaj, nxënësitpërshkruajnë peizazhin e detit dhe vajzën në qendër të tij. Nxënësit nxiten të përdorinedhe përfytyrimet e tyre për ta realizuar sa më bukur e më të plotë këtë peizazh.
Ushtrimi 2. Nxënësit punojnë në çift. Mbështetur në 4 pjesët e letrës, ata duhet të
ndërtojnë 4 fjali përmbledhëse në formën e pikave të planit për çdo pjesë.Një variant i ngjashëm me përgjigjet e nxënësve do të ishte:
a) Letrën, Lyllabaj po e shkruan nga një plazh i vogël.
b) Vajza dëshiron shumë gjëra, sepse ndien mungesën e tyre.
c) Jeta në lice ngjan me një burg të vërtetë.
d) Dëshira e saj për ta parë sa më shpejt të atin.
Lexohen disa variante përgjigjesh dhe mësuesi zgjedh dhe shkruan në tabelë 4 fjalitëmë të përshtatshme mbi të cilat do të realizohet ushtrimi 3.
Gjatë ritregimit nxënësit përpiqen të nxjerrin në pah gjendjen shpirtërore të vajzës.
Detyrë shtëpie: Shkruani letrën në një fletë formati duke mbushur hapësirat e lira anash saj me fjalitë dhe fjalët që përdori edhe Lyllabajpër ta mbushur atë.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
50/280
50
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë japin gjykimin e tyre rreth arsyeve pse vajzës nuk i pëlqen të shkojë në
shkollë, duke ilustruar me pjesë nga teksti.gTë flasin rreth mjediseve e njerëzve që i bëjnë të ndihen mirë, kur janë të vetmuar.gTë diskutojnë rreth dëshirës që kanë të rriturit për të kontrolluar sjelljen, veprimet
e mendimet e tyre.
gTë përcaktojnë veçoritë e letrës duke u nisur nga ana e jashtme e përmbajtja e saj.gTë gjejnë fjalët kyçe që përcaktojnë gjendjen shpirtërore të vajzës brenda
mureve të shkollës e jashtë saj.
Materiale dhe mjete mësimore
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësimi nis me rubrikën Të vlerësojmë e kuptojmë tekstin.Punohen ushtrimet 4-7.Ushtrimi 4. Nxënësit përzgjedhin alternativat duke i ilustruar me shembuj nga teksti. P.sh.:ndihet e vetmuar: - Më duket sikur jam në burg (f. 27).
– Jam fare vetëm, por nuk mërzitem (f. 28).Lexohen: Paragrafi i tretë i tekstit: - “Uji i akullt ... nga fundi i faqes”.
Paragrafi i parë i letrës: - “Po të shkruaj ... ka marrë fund”.Ushtrimi 6. Zhvillohet bisedë e lirë ku nxënësit rrëfejnë momente kur janë ndier
të vetmuar. Theksi gjatë rrëfimit vihet në përshkrimin e mjediseve e njerëzve që ata
duan e ndihen mirë pranë tyre në ato momente.Ushtrimi 7.
a. Për pjesën e parë le të organizojnë një rrjet diskutimi duke shtruar para nxënësvepyetjen binare:
Po Jo
Është e drejtë Nuk është e drejtë
sepse: ________________________ sepse: ___________________ ______________________________ _________________________ ______________________________ _________________________ ______________________________ _________________________.
Tema: Letër babait (ora e dytë)Rubrika: Të lexojmëVështirësia: Niveli IIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore
nBisedë.
nRrjeti i diskutimit.
nKrahasimi i elementeve të formës
e të përmbajtjes.
A është e drejtë që të rriturit të kontrollojnëveprimet, mendimet e ndjenjat tuaja?
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
51/280
51
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
PËRFUNDIMI:(Mendimi i përbashkët i arritur, pasi janë dëgjuar argumentet e dy grupeve)
b. Për pjesën e dytë të këtij ushtrimi nxënësit zgjedhin alternativat që i mendojnë tëdrejta dhe i mbrojnë ato me argumente.
Është mirë që asnjë zgjedhje të mos paragjykohet. Nxënësit mund të shtojnë edhendonjë alternativë tjetër nëse dëshirojnë.
Hapi II. Kalohet në rubrikën: Të studiojmë gjuhën e tekstit .Ushtrimi 8-9. Nxënësit listojnë veçoritë e poezisë e të prozës. Mbështetur në këto
veçori përcaktojnë se me cilën u ngjet letra e vajzës.8/b. c. Nxënësit bëjnë krahasimin midis letrës së dhënë në tekst e asaj të rishkruar
prej tyre sipas formatit normal (shfrytëzohet detyra e shtëpisë) e më pas shprehen përmes
skemave.
Bëhet vlerësimi i orës së mësimit.
Detyrë shtëpie: Gjeni fjalët kyçe që pasqyrojnë botën shpirtërore të
vajzës brenda mureve të shkollës e jashtë saj, faqe 29.
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë krahasojnë elementet e formës së një letre personale me një letër zyrtare.gTë dallojnë strukturat gjuhësore që duhen përdorur në letrat personale e ato zyrtare.gTë shkruajnë një letër personale e një letër zyrtare mbështetur në situata të dhëna.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Hapet libri. Nxënësit për rreth 5 minuta lexojnë me kujdes dy llojet e letrave tëdhëna në tekst në faqen 30. Bëjnë një vëzhgim krahasues midis dy letrave e më pasplotësojnë tabelën:
Tema: Letra personale dhe zyrtareRubrika: Të shkruajmëVështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nDiagrami i Venit.nDiskutim.n
Lojë mësimore.nShkrim i lirë.
LETRA
Nga vajza MBYLLJA ZHVILLIMI
FJALË FJALË
HYRJA
SI DUHET
HYRJA
ZHVILLIMI
MBYLLJA
Letra
Nga vajza Mbyllja Zhvillimi Hyrja
Fjalë Fjalë
Hyrja
Si duhet
Zhvillimi
Mbyllja
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
52/280
52
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Shënim: Ndër veçoritë e letrës mësuesi/ja shënon edhe adresën si një element irëndësishëm i strukturës së letrës. Nëse e sheh të arsyeshme, ai/ajo u tregon edhe për vendin e saj në letrën personale mbi zarf (kur shkruajnë me dorë) dhe në letrat e biznesitnë krahun e majtë në krye të letrës.
Gjatë diskutimit të tabelës së plotësuar u jepet përgjigje pyetjeve 1-5, faqe 31.Hapi II. Ushtr imet 6-8 zhvillohen në formë loje. U kërkohet nxënësve të dëgjojnë me
vëmendje tekstet e lexuara nga mësuesi/ja për të dalluar fjalët e futura gabimisht nësecilin tekst. Nxënësit që përgjigjen më shpejt, më saktë, përcaktojnë e shpjegojnë tëgjitha fjalët dhe argumentojnë pse janë përdor gabim, shpallen fitues të lojës.
Hapi III. Veprimtari praktike: Udhëzohen nxënësit të lexojnë tri situatat e dhëna.Të zgjedhin njërën prej tyre për të shkruar një letër.Të përcaktojnë në fillim elementet përbërëse të letrës.Të shkruajnë letrën duke përcaktuar llojin: personale-zyrtare.
Nxënësit punojnë në mënyrë individuale për rreth 15 minuta. Këmbejnë punimet nëdyshe duke bërë vlerësimin e tyre. Lexohen ato letra që përzgjidhen nga nxënësit vlerësues.
Bëhet vlerësim përgjithësues nga mësuesi/ja për orën e mësimit.
Letra personale Letra zyrtare
- Data. + +- Kujt i drejtohet letra?- Hyrja.- Të dhëna referuese.- Zhvillimi.- Përfundimi.- Kush e shkruan letrën?- Përdoren shprehje intime?- Përdoren shprehje zyrtare?- Përdoret veta e dytë njëjës?- Përdoret veta e dytë shumës?- Adresa.
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë kujtojnë njohuritë e marra rreth mbiemrit.gTë ndërtojnë grupe emërore duke përshtatur saktë mbiemrin në gjini e numër me emrin.gTë njihen me mënyrat e formimit të gjinisë femërore e të numrit shumës të mbiemrave.gTë lakojnë mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm.
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.nShkumësa me ngjyra.
Tema: MbiemriVështirësia: Niveli IIIKoha: 45 minuta
Metoda dhe teknika mësimore:
nStuhi mendimesh.nDiskutim.nPunë në çift.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
53/280
53
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Kujtojmë së bashku njohuritë e marra.Mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetjet:
- Ç’ është mbiemri?
- Ç’ tregon ai?- Cilat janë kategoritë gramatikore të mbiemrit?- Cilat janë mënyrat e formimit të mbiemrit?- Me cilat kategori gramatikore të emrit përshtatet mbiemri?
Për 5-7 minuta, nxënësit diskutojnë me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë njohuritë e tyre.
Hapi II. Hapen librat dhe nxënësit lexojnë fragmentin e dhënë në krye të faqes 188.Veçojnë mbiemrat me shkronja të pjerrëta, të cilat mësuesi/ja i shkruan në tabelë të
vendosura në grup emëror (veten të vetmuar , dyqane të vogla, ...) dhe u kërkon nxënësvetë përcaktojnë gjininë, numrin dhe rasën e mbiemrave duke i argumentuar ato. P.sh.:
një pyetje e trashë – gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore.
Sugjerim: Për mbiemrin të vetmuar dhe të vogla mësuesi/ja duhet të ketë parasysh:a. veten të vetmuar – për mbiemrin të vetmuar nxënësit të përcaktojnë numrin,rasën dhe jo gjininë, sepse përemri vetvetor veten del në formën e një emri tëgjinisë femërore në trajtën e shquar, por nuk ka forma të veçanta për të dalluar gjininë.b. dyqane të vogla – mbiemri të vogla është në gjininë femërore, sepse përshtatet
me emrin dyqane, i cili bën pjesë në ata emra të gjinisë mashkullore që eformojnë shumësin me mbaresën – e; -ra dhe që në numrin shumës kthehennë emra të gjinisë femërore. Në këtë gjini vihen edhe fjalët që i përcaktojnë.
Hapi III. Nxënësit ndahen në çifte dhe lexojnë mësimin rreth:a. formimit të gjinisë femërore të mbiemrave,b. formimit të numrit shumës të mbiemrave,c. lakimit të mbiemrave të nyjshëm e të panyjshëm.
Për secili moment atyre u lihet një kohë e mjaftueshme në dispozicion.
Hapi IV. Kur mësuesi vë re se nxënësit kanë përfunduar së lexuari të gjithëinformacionin, i udhëzon që brenda dysheve të ndërtojnë pyetje e të japin përgjigje rrethatyre që lexuan. Në këtë mënyrë një nxënësi nga dyshja i takon të ndërtojë pyetjet dhetjetrit të japë përgjigjet (duke u konsultuar edhe me librin). P.sh.:
Nxënësi 1 – A e formon mbiemri gjininë femërore me mbaresën –e?Nxënësi 2 – Po.Nxënësi 1 – Si është formuar gjinia femërore e mbiemrit e sjellshme?Nxënësi 2 – Me ndryshimin e nyjës i në e dhe me mbaresë njëkohësisht.
Hapi V. Të kthejnë në shprehi njohuritë e marra. Punohen ushtrimet 1-3 në tekst, faqe 190.Diskutohen ato.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 190.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
54/280
54
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.nShkumësa me ngjyra.
Zhvillimi i mësimit:
Hapi I. Mësuesi/ja shkruan në tabelë fjalitë e mëposhtme:
Natyra e ëmbël të fal prehje e ngrohtësi.
Teuta është aq e gjatë sa Mira.
Liria është më e gjatë se Teuta.
Zana është më pak e gjatë se Teuta.Teuta është vajzë shumë e këndshme.
Ky pallat është jashtëzakonisht i lartë.
dhe u kërkon nxënësve të dallojnë mbiemrat e përdorura në këto fjali. Për secilën fjali mësuesi/
ja u kërkon nxënësve të tregojnë se si është dhënë cilësia e emërtuar nga mbiemri. P.sh.:
Në fjalinë e parë nxënësit kanë dalluar mbiemrin e ëmbël dhe shpjegojnë se ky mbiemër
tregon thjesht një cilësi (pas bërë asnjë lloj krahasimi).
Pas kësaj përgjigjeje ndërhyn mësuesi/ja duke sqaruar se të gjithë mbiemrat që japin
thjesht cilësi, pa bërë asnjë lloj krahasimi janë në shkallën pohore. Kërkohet nga nxënësit
të formojnë fjali duke përdorur mbiemra të ndryshëm në shkallën pohore.
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me dy shkallët e tjera. Tërheqim vëmendjen në
mënyrë që mësuesi të tregojë kujdes në shkallën krahasore për të dhënë sa më qartë:
a. dy anët e krahasimit:
kur cilësitë që shprehin mbiemrat në të dyja anët janë të njëjta.
kur njëra cilësi është më e lartë se cilësia në anën tjetër.
kur njëra cilësi është më e ulët se ajo në anën tjetër.
b. mjetet që shërbejnë për të ndërtuar shkallën krahasore dhe sipërore. Kështu për
shkallën krahasore kemi (aq ... sa; më ... se; më pak ... se), ndërsa për shkallën sipërore:shumë, jashtëzakonisht, mjaft, tepër etj.
Hapi II. Së fundi mësuesi/ja së bashku me nxënësit plotëson tabelën e konceptit për
shkallët e mbiemrit.
Metoda dhe teknika mësimore:
nShpjegimi.nDiskutiminTabela e konceptit.
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë njohin shkallët pohore, krahasore e sipërore të mbiemrit.gTë shpjegojnë se si jepet cilësia në secilën prej tyre.gTë njohin mjetet me të cilat ndërtohen shkallët krahasore e sipërore e mbiemrit.gTë përdorin drejt në fjalë mbiemra në shkallën pohore, krahasore e sipërore.
Tema: Shkallët e mbiemritVështirësia: Niveli III
Koha: 45 minuta
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
55/280
55
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Hapi III. Punohen ushtrimet 1-3 në tekst, faqe 192. Për ushtrimin 2, 3 mësuesi/jamund të përdorë tabelat e mëposhtme: Për ushtrimin 1.
Për ushtrimin 3.
Në përfundim të çdo ushtrimi diskutohen përgjigjet e dhëna nga nxënësit të cilatplotësohen, nëse është e nevojshme, e vlerësohen nga mësuesi.
Shkalla pohore Shkalla krahasore Shkalla sipëroreqendror më i lartë shumë të dëshpëruara
Më e lartë Më e ulëtMbiemri në shkallënkrahasore
Cilësia që shprehinështë e njëjtë
më të afërt
aq të sinqerta
më pak të shkathëta
x
x
x
Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë:gTë flasin rreth personazhit të tyre të parapëlqyer Tom Sojeri.gTë parashikojnë vazhdimin e ngjarjes mbështetur në një fragment të lexuar.gTë kuptojnë përmbajtjen nëpërmjet pyetjeve të shtruara.gTë njohin kuptimin e fjalëve të panjohura.gTë japin vlerësimin e tyre rreth tregimit.
Tema: Tomi shpëton Bekin(ora e parë)
Rubrika: Të lexojmëVështirësia: Niveli IIKoha: 45 minuta
MBIEMRI
ShkallëtSi jepet cilësia nësecilën shkallë.
Mjetet me të cilatndërtohen shkallët.
Shembuj
Pohore
Krahasore
Sipërore
Jepet thjesht një cilësi pa
bërë asnjë lloj krahasimi
Vendi ynë ka një
natyrë të bukur.Cilësia krahasohet mevetveten ose me një cilësi tëdikujt tjetër. Kështu kemi: a)Cilësia në të dy anët ekrahasimit është e njëjtë.b) në njërën anë cilësia ështëmë e lartë se në tjetrën. c) nënjërën anë cilësia është më eulët se në tjetrën.
aq ... samë ... semë pak … se
Beni është aq iaftë sa Petriti.Beni është më iaftë se Petriti.Beni është mëpak i aftë sePetriti.
Jepet cilësia në një shkallëshumë të lartë po e krahasuar.
shumë, jashtëza-konisht, tepër,mjaf t etj.
Detyrë shtëpie: Ushtrimi 4, faqe 192.
-
8/9/2019 albas mesuesi gjuha 7.pdf
56/280
56
Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 7”
Materiale dhe mjete mësimore:
nTeksti Gjuha shqipe 7.nFletore.
Zhvillimi i mësimit:Hapi I. Mësimi nis me një bisedë rreth pyetjeve:
- Ç’ju kujton emri Tom Sojer?- Në ç’ botë ju fut ky personazh?- Cilat aventura të tij ju kanë mbetur në mendje?- Si titullohet libri prej nga janë shkëputur ato aventura? Nga kush janë shkruar?
(Biseda zgjat rreth 5 minuta. Nxënësit të kujtojnë momentet kryesore të aventurave të Tomit).Hapi II. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titullin e mësimit “Tomi shpëton Bekin”. U thotë
nxënësve se do të njihen me një tjetër aventurë të Tomit. U kërkohet atyre, nisur ngatitulli, të japin mendimin e tyre se për çfarë bëhet fjalë në këtë pjesë (nxënësit që mund
ta kenë lexuar vetëm dëgjojnë). Më tej mësuesi/ja lexon tekstin me ndalesa. Bëhenkatër ndalesa dhe për secilën u kërkohet nxënësve:- para leximit të parashikojnë rrjedhën e ngjarjes,- pas leximit të plotësojnë, krahasojnë atë me parashikimin e tyre.
Hapi III. Ndalesa I. Lexohet pjesa nga “E shkreta vajzë ... deri te ...rasti nuk vinte më.”- Cili ishte zoti Dobins?- Pse nxënësit ishin kureshtarë të dinin