universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave ......ii universiteti i tiranËs fakulteti i shkencave...

224
I UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT PROFESIONAL NË INTEGRIMIN EUROPIAN TË SHQIPËRISË Paraqitur në kërkim të gradës shkencore Doktor Nga Ermira Sela Udhëheqës Shkencor Prof. As. Dr. Merita Xhumari Tiranë, 2018

Upload: others

Post on 11-Feb-2020

56 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

I

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE

PROGRAMI I DOKTORATURËS

ROLI I ARSIMIT PROFESIONAL NË INTEGRIMIN EUROPIAN TË

SHQIPËRISË

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

Doktor

Nga

Ermira Sela

Udhëheqës Shkencor

Prof. As. Dr. Merita Xhumari

Tiranë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

II

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE

PROGRAMI I DOKTORATURËS

ROLI I ARSIMIT PROFESIONAL NË INTEGRIMIN EUROPIAN TË

SHQIPËRISË

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

Doktor

Nga

Ermira Sela

Specialiteti: Shkenca Politike

Udhëheqësi shkencor: Prof. As. Dr. Merita Xhumari

Mbrohet më datë........................... para jurisë:

1. ________________ Kryetar jurie

2._________________Anëtar (oponent)

3. _________________ Anëtar (oponent)

4. _________________ Anëtar

5.__________________ Anëtar

Page 3: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

III

Deklaratë statutore

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar

ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të

veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve

të cituara dhe referuara.

Emri, Mbiemri: Ermira Sela

Firma:________________________

2018 Copyright, Ermira Sela

Të gjitha të drejtat e rezervuara

PLATFORMË PUNIMI DOKTORATE

Page 4: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

IV

Prindërve të mi!

Page 5: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

V

Falenderime:

Me shumë respekt shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që më mbështetën gjatë

përgatitjes së këtij punimi. Falenderime të veçanta për udhëheqësen time Prof. As. Dr. Merita

Xhumari, e cila me përkushtim më ka orientuar dhe përkrahur në realizimin e kësaj teme

dizertacioni. I jam shumë mirënjohëse për këshillat e vazhdueshme, ndihmën e pakursyer, për

besimin dhe mbështetjen e saj. Falenderime shkojnë për Prof. Lejla Gorishti që më ka

ndihumar për të kryer korrigjimet e nevojshme në këtë punimi. Falenderoj të gjithë miqtë e mi

që vazhdimisht më kanë inkurajuar dhe nxitur në rrugëtimin tim, posaçërisht Dr. Jeta

Goxhaj, si dhe familjen time për përkrahjen dhe mbështetjen e pakushtëzuar që më dhanë

gjatë të gjithë kësaj periudhe.

Page 6: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

VI

Abstrakt

Tashmë është e ditur se forcat e punës të kualifikuara janë një nga faktorët e domosdoshëm

për të patur një ekonomi aktive dhe konkuruese në treg. Ky fakt, mbështetet dhe prej të

dhënave që kanë treguar se në të gjitha ato vende ku janë ndjekur politika për të rritur

nivelin e kapitalit njerëzor, zhvillimi ekonomik ka qënë më i qëndrueshëm. Arsimi

profesional është një nga alternativat kryesore për rritjen e kualifikimeve tek individët dhe

mundësive për punësim të të rinjve. Ky punim jep një analizë të zhvillimeve në arsimin

profesional në Shqipëri dhe në BE, mënyrën se si është oroganizuar sistemi duke iu referuar

modeleve më të përparuara të vendeve të Bashkimit Europian, si Gjermania, Franca dhe UK.

Qëllimi është të identifikojë dhe analizojë ndikimin e AP-së, në punësimin e qëndrueshëm të

të rinjve dhe integrimin europian të Shqipërisë. Gjetjet e studimit bazohen në shqyrtimin e

literaturës mbi zhvillimet aktuale të arsimit profesional, kornizën europiane dhe shqiptare të

kualifikimeve, dokumente studimore dhe të dhëna statistikore zyrtare nga institucionet e

BE-së dhe të Shqipërisë. Metoda e përdorur është triangulimi, që mundëson të kryqëzohen

gjetjet e shqyrtimit të literaturës, me anketimin mbi përvojën e nxënësve të përfshirë në këtë

sistem dhe intervistave gjysëm të strukturuara me aktorët kyç, duke marrë si rast studimor

arsimin profesional në bashkinë e Vlorës. Konkluzionet nxjerrin qartë në pah rëndësinë e

AP-së në përgatitjen e të rinjve me aftësitë dhe kompetencat që kërkon tregu i punës, për

zbutjen e fenomenit të papunësisë dhe arritjen e integrimit social. Gjithsesi, rezultatet

kryesore të studimit treguan se përmbushja e këtyre objektivave, kërkon rritjen e cilësisë së

shërbimeve të ofruara prej shkollave të arsimit profesional. Cilësi, e cila është e kushtëzuar,

prej nivelit të mësimdhënies, prej infrastrukturës, kurrikulave të lëndëve profesionale,

promovimit të shkollave, nivelit të nxënësve që regjistrohen në to, etj. Të gjitha këto kërkojnë

ndryshime. Rekomandimet përkatëse u drejtohen institucioneve si; shkollat dhe qëndrat e

arsimit dhe formimit profesional, të cilat duhet të rrisin reputacionin e tyre në komunitet për

të rritur numrin e nxënësve të rregjistruar në to. Për të rritur cilësinë e shërbimeve, duhen

kryer investimet në zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të njohurive profesionale të

mësuesëve dhe instruktorëve të praktikës profesionale. Përmirësimi i infrastrukturës së

shkollës, i bazës materiale dhe zhvillimi i më shumë orëve praktikë në mjedisin e biznesit,

rritja e fondeve në dispozicion të shkollave, një autonomi më e madhe për to, janë ndër

faktorët e tjerë që do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve të ofruara. Pushteti vendor

dhe qëndror, duke investuar në arsimin profesional, do të rrisin nivelin dhe kualifikimet e

forcave të punës në Shqipëri që të mund të përballojnë sfidat e tregut rajonal dhe europian ku

Page 7: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

VII

Shqipëria synon të integrohet. Rekomandimet i drejtohen edhe biznesit i cili duke

bashkëpunuar me arsimin profesional dhe duke mbështetur shkollat e arsimit profesional, rrit

produktivitetin e të punësuarëve dhe konkurencën në treg.

Fjalë kyçe: arsimi profesional, standartet e BE, arsimi profesional dhe tregu i punës,

punësimi i të rinjve, shkathtësi/kompetencë

Abstract

It is already known that a skilled workforce is one of the factors necessary to have an active

and competitive economy in the market. This fact is also supported by the data that have

shown that in all those countries where policies have been pursued to increase the level of

human capital, economic development has been more stable. Vocational education is one of

the main alternatives to increasing the qualifications of individuals. This paper provides an

analysis of the developments in vocational education in Albania and EU, the way in which

the system is organized, referring to the most advanced models of European Union countries

such as Germany, France and the UK. The aim is to identify and analyze the impact of

vocational education in the sustainable employment of young people and the European

integration of Albania. The findings of the study are based on the literature review on current

developments in vocational education, the European and Albanian framework of

qualifications, study documents and official statistical data from EU and Albanian

institutions. The method used is triangulation, which enables you to cross the findings of the

literature review, with a survey on students’ experience involved in this system, and semi-

structured interviews with the key stakeholders, taking as a case study the vocational

education in the municipality of Vlora. The conclusions clearly show the importance of VET

in the preparation of young people with the skills and competences that the labor market

demands, for mitigating the phenomenon of unemployment and achieving social integration.

However, the main results of the study showed that the fulfillment of these objectives requires

increasing the quality of services provided by vocational education schools. Quality, which is

conditioned by the level of teaching, by the infrastructure, curricula of vocational subjects,

school promotion, the level of students enrolled in them, etc. All of these require changes.

Relevant recommendations are addressed to institutions such as: schools and centers of

vocational education and training, which should increase their reputation in the community to

Page 8: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

VIII

increase the number of students enrolled in them. In order to increase the quality of services,

investments should be made in the development and further improvement of the professional

knowledge of teachers and instructors of professional practice. Improving school

infrastructure, material bases and developing more practice hours in the business

environment, increasing the funds available to schools, a greater autonomy for them, are

among the other factors that would affect the improvement of the services provided. Local

and central government by investing in vocational education, will increase the level of

qualification of the labor force in Albania to be able to cope with the challenges of the

regional and European market where Albania aims to integrate. The recommendations are

also addressed to the business which, by cooperating with vocational education and by

supporting vocational education schools, increases the productivity of employees and

competitiveness in the market.

Keywords: vocational education, EU sandards, vocational education and the labour market,

youth employment, skills/competence

Page 9: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

IX

PASQYRA E LËNDËS

Lista e shkurtimeve..................................................................................................XI

Lista e tabelave........................................................................................................XII

Lista e grafikëve......................................................................................................XII

Hyrje: Arsimi profesional dhe roli i tij në shoqëri......................................................XIV

KAPITULLI I

KËNDVËSHTRIM MBI STUDIMIN

1.1 Përkufizimi i termave.............................................................................................1

1.2 Deklarimi i problemit.............................................................................................4

1.3 Arsyet dhe qëllimet e kërkimit...............................................................................15

1.4 Rëndësia e kërkimit...............................................................................................18

1.5 Organizimi dhe kufizimi i studimit .....................................................................19

KAPITULLI II

METODOLOGJIA

2.1 Shqyrtimi i literaturës mbi AFP .............................................................................22

2.2 Instrumentat e kërkimit për rastin studimor................................................................40

a. Pyetësori............................................................................................................40

b. Intervista............................................................................................................46

KAPITULLI III

ZHVILLIMET E ARSIMIT PROFESIONAL NË BASHKIMIN EUROPIAN

3.1 Modelet e Arsimit dhe Formimit Profesional në Europë……………………………..51

a. Modeli britanik…………………………………………………………………….52

b. Modeli francez……………………………………………………………………..54

c. Modeli gjerman……………………………………………………………............55

3.2 Veprimtaritë dhe programet e BE-së në sektorin e arsimit profesional.....................58

3.3 Kuadri institucional i AP-së në Bashkimin Europian................................................66

Page 10: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

X

a. CEDEFOP............................................................................................................66

b. ETF......................................................................................................................67

3.4 Instrumentat e Bashkimit Europian për zhvillimin e arsimit profesional..................68

a. ECVET (Sistemi europian i krediteve për AFP)..................................................68

b. Europass..............................................................................................................71

c. Identifikimi dhe miratimi i të mësuarit joformal dhe informal..............................72

d. EQAVET (Sigurimi i cilësisë në AFP).................................................................73

3.5 Korniza Europiane e Kualifikimeve...........................................................................73

KAPITULLI IV

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ARSIMIN PROFESIONAL NË SHQIPËRI

4.1 Arsimi profesional problematikat aktuale dhe perspektiva të së ardhmes.................77

4.2 Arsimi profesional kuadri ligjor dhe institucional......................................................87

a. Kuadri ligjor.........................................................................................................87

b. Organet përgjegjese dhe roli i tyre........................................................................88

4.3 Tiparet e arsimit profesional në Shqipëri...................................................................92

4.4 Korniza Shqiptare e Kualifikimeve............................................................................107

KAPITULLI V

ARSIMI PROFESIONAL NË BASHKINË E VLORЁS – STUDIM RASTI

5.1 Profili socio-ekonomik i Bashkisë së Vlorës.............................................................112

5.2 Rezultatet e anketimit me nxënësit ...........................................................................114

a. Qëllimi i anketimit dhe informacioni demografik................................................114

b. Arsyet e zgjedhjes së arsimit profesional nga ana e nxënësve.............................118

c. Perceptimi i nxënësve mbi arsimin profesional..................................................122

d. Eksperienca e nxënësve në shkollë.....................................................................126

e. Aspiratat dhe planet për të ardhmen.................................................................132

5.3 Interpretimi i rezultateve të intervistave..................................................................136

5.3.1 Rezultatet e intervistave me drejtuesit e shkollave të AP-së ................................136

a. Cilësia e shërbimeve të ofruara nga shkolla.......................................................137

b. Bashkëpunimi i shkollave të AP-së me aktorë të tretë.......................................139

c. Kurrikula e arsimit profesional dhe aftësitë e nevojshme të kërkuara për punësim...141

Page 11: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XI

d. Financimi i shkollave të arsimit profesional...................................................144

e. Target-grupi i nxënësve në arsimin profesional..............................................145

f. Proçesi i kalimit nga shkolla në punë............................................................148

5.3.2 Rezultatet e intervistave me specialistë të arsimit në institucionet e qeverisjes vendore

a. Faktorët ndikues në rritjen e cilësisë në shkollat e arsimit profesional…………151

b. Shërbimet e institucioneve vendore për shkollat e AP- së ..................................152

c. Vlerësimi për shkollat e arsimit profesional të qytetit …………………………..153

d. Proçesi i daljes nga shkolla..................................................................................154

5.3.3 Punëdhënësit si aktor aktivë të AP-së ..................................................................155

a. Kriteret e përzgjedhjes së personelit....................................................................156

b. Perceptimi i punëdhënësve mbi aftësitë për punësim.........................................159

c. Vlerësimi i punëdhënësve mbi arsimin profesional.............................................160

KAPITULLI VI

PЁRFUNDIME DHE REKOMANDIMIE

6.1 Përfundime.............................................................................................................162

a. Zgjedhja e arsimit profesional ……………………………………………………162

b. Zhvillimi i shkollave të arsimit profesional ……………………………………...165

c. Kalimi i të diplomuarëve nga arsimi profesional në tregun e punës…………….. 168

6.2 Rekomandime........................................................................................................169

a. Rekomandime për ofruesit e AFP-së ................................................................169

b. Rekomandime për politikëbërësit .......................................................................172

c. Rekomandime për bizneset ............................................................................174

REFERENCAT

SHTOJCAT

1. Deklarata e Kopenhagenit.........................................................................................185

2. Nivelet e Kornizës Europiane të Kualifikimeve.........................................................188

3. Lista kombëtare e profesioneve.................................................................................189

4. Nivelet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve...........................................................191

5. Formati i pyetësorit të zhvilluar me nxënësit e shkollave të arsimit profesional........193

Page 12: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XII

6. Formati i intervistave të zhvilluar me drejtues të shkollave të arsimit profesional......198

7. Formati i intervistave të zhvilluar me drejtues të pushtetit vendor..............................200

8. Formati i intervistave të zhvilluar me drejtues të bizneseve.........................................201

9. Lista e pjesëmarrësve në intervista.............................................................................202

Lista e shkurtimeve:

AKAFP - Agjensia Kombëtare e Arsimi, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve

AFP - Arsimi dhe Formimi Profesional

AP - Arsimi Profesional

BE - Bashkimi Europian

CEDEFOP - Qëndra Europiane për Zhvillimin e Formimit Profesional (European Centere for

the Development of Vocational Training

DAR - Drejtoria Arsimore Rajonale

ETF - Fondacioni Europian i Trajnimit (European Training Foundation)

GIZ - Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (Deutsche Gesellschaft fur

Internationale Zusammenarbeit)

ILO - Organizata Ndërkombëtore e Punës (International Labour Organization)

INSTAT - Instituti i Statistikave

KEK/EQF - Korniza Europiane e Kualifikimeve (European Qualification Framework)

KSHK - Korniza Shqiptare e Kualifikimeve

MAS - Ministria e Arsimit dhe Sportit

MMSR - Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

OECD - Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (Organization for

Economic Co-operation and Development)

Page 13: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XIII

LISTA E TABELAVE:

Tabela 1. Niveli i përfitimeve prej arsimit profesional 23

Tabela 2. Grupmosha 42

Tabela 3. Nxënësit sipas klasave në shkollën “Industriale” 43

Tabela 4. Nxënësit sipas klasave në shkollën “Tregtare” 43

Tabela 5. Gjinia * Shkolla 45

Tabela 6. Regjistrimi i nxënësve sipas profileve 45

Tabela 7. Lista e drejtimeve mësimore në strukturën 2+1+1 94

Tabela 8. Lista e drejtimeve mësimore në strukturën 2+2 96

Tabela 9. Lista e drejtimeve në strukturën bllok 4 vjeçare 97

Tabela 10. Lista e drejtimeve pas përfundimit të shkollës së mesme 98

Tabela 11. Dokumentat e lëshuara për nxënësit e diplomuar në AP 103

Tabela 12. Lista e profileve mësimore të ofruara në shkollat e AP-së në Vlorë 113

Tabela 13. Numri i nxënësve të regjistruar në shkollat profesionale Vlorë 115

Tabela 14. A punojnë prindërit tuaj? 116

Tabela 15. Faktorët ndikues në zgjedhjen e nxënëve 121

Tabela 16. Opinioni i nxënësve për arsimin profesional 124

Tabela 17. Opinioni i nxënësve për shkollën ku studiojnë 127

Tabela 18. Opinioni i nxënësve për ngarkesën mësimore 127

Tabela 19. Rëndësia e rezultateve të larta në mësime 130

Tabela 20. Opinioni i nxënësve për cilësinë e mësimdhënies në shkollë 131

Tabela 21. Raporti i nxënësve me mësuesit 132

Tabela 22. Planet e nxënësve pas përfundimit të shkollës 133

Tabela 23. A mendon se do të gjesh punë shpejt në profesionin e zgjedhur? 133

Tabela 24. A mendoni se keni fituar aftësitë e duhura profesionale për të

punuar?

134

Tabela 25. Burimet e informacionit për mundesite e punësimit 135

LISTA E GRAFIKËVE

Grafiku 1. Klasat 44

Grafiku 2. Profili i lëndëve në shkollën “Industriale” 44

Grafiku 3 Profili i lëndëve në shkollën “Tregtare” 44

Grafiku 4. Shkollat 45

Grafiku 5. Gjinia 114

Grafiku 6. Mundësi ekonomike për të vazhduar shkollën 116

Grafiku 7. Punësimi i prindërve të nxënësve 117

Grafiku 8. Profesioni i prindërve 117

Grafiku 9. Arsyet e zgjedhjes së arsimit profesional nga ana e nxënësve 119

Grafiku 10. Arsyet e nxënësve për zgjedhjen e shkollës ku studionin 120

Grafiku 11. Arsimi profesional përkundrejt arsimit të përgjithshëm 123

Grafiku 12. Opinioni i nxënësve për formimin e përgjithshëm në shkollat e

AP-së

123

Grafiku 13. A do e këshilloje arsimin profesional te ndonjë mik? 124

Page 14: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XIV

Grafiku 14. Nevoja për përmirësime në AP 125

Grafiku 15. Publicitet për arsimin profesional 126

Grafiku 16. A ju pëlqen profili i zgjedhur? 127

Grafiku 17. Orët shpenzuara nga nxënësit për të studiuar 128

Grafiku 18. Nota mesatare e arritur prej nxënësve 129

Grafiku 19. Kënaqësia e nxënësve për rezultatet e arritura në mësime 129

Grafiku 20. Kërkesat nga prindërit për rezultate të larta në mësime 130

Grafiku 21. Faktorët pengues në punësim 134

Grafiku 22. Njohuritë e nxënësve mbi tregun e punës 135

Page 15: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XV

HYRJE

ARSIMI PROFESIONAL DHE ROLI I TIJ NË SHOQËRI

Vitet e fundit, ndryshimet në teknologji dhe zhvillimi i globalizmit1 e kanë transformuar

botën e punës dhe i kanë vendosur shoqëritë përballë problematikave të shumta lidhur

pikërisht me punësimin, veçanërisht te të rinjtë. Ekonomitë e vendeve janë më tepër

konkuruese dhe për të qënë produktive kërkojnë një fuqi punëtore të mirëpërgatitur, të

pajisur me aftësi dhe kompetenca të reja, e aftë të përballojë situata të ndryshueshme. Në këtë

kontekst, janë të shumtë studimet që kanë treguar se në ato vende ku janë ndjekur politika

për të përmirësuar dhe rritur nivelin e “kapitalit njerëzor”, ka patur zhvillim të lartë dhe të

qëndrueshëm ekonomik. Sipas Dhaoui E. me termin “kapital njerëzor” kuptojmë

“akumulimin e njohurive2”. Ky koncept hap rrugën për investime në fushën e arsimit dhe

trajnimit, si mënyra kryesore për të grumbulluar njohuri teorike dhe praktike. Mund të

theksojmë, pa asnjë dyshim, se arsimi dhe trajnimi janë thelbësor për zhvillimin e ekonomisë,

për promovimin e përfshirjes sociale, luftës kundër varfërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të

një vendi. Referuar autores Chiriac C.; “një ekonomi e qëndrueshme mund të realizohet

vetëm nëpërmjet investimeve të mëdha në arsim dhe adoptimin e teknologjive të reja të cilat

kërkojnë punëtorë më të specializuar, ose me fjalë të tjera më shumë njerëz të arsimuar3”.

Tashmë, është e njohur se cilësia e fuqisë punëtore të një vendi përcaktohet prej sistemit të

arsimimit dhe formimit që vepron në të. Prandaj, të gjitha i kushtojnë rëndësi të veçantë

zhvillimit të aftësive dhe kompetencave të individëve. Si shembull, në vendet e Bashkimit

Europian një nga nismat kyçe në këtë kuadër është ajo e quajtur “An agenda for New Skills

and Jobs”. Nëpërmjet saj, BE-ja, ka si qëllim të stimulojë grupet kryesore të interesit që

ata t’u paraprijnë ndryshimeve që duhen të ndodhin në të ardhmen, në proceset e punës4. Në

këtë mënyrë, synohet të realizohet një përputhje sa më e mirë midis aftësive dhe shkathtësive

që janë në dispozicion dhe atyre të kërkuara në tregun e punës. Synohet, gjithashtu, të

1“Me globalizëm, kuptojmë realitetin të dominuar nga një ekonomi globale thellësisht e integruar me

teknologjitë e komunikimit dhe informimit dhe lindjen e një rrjeti nderkombëtar të njohurive”. Dhaoui, E.

“Human Capital investment through education and training: an overview”, International Journal of Humanities

and Social Science Invention, Vol. 2, Issue 5, 2013, fq. 76. Shiko në:

http://www.ijhssi.org/papers/v2(5)/version-4/I2507485.pdf 2 Dhaoui, E. “Human Capital Investment Through Education and Training: an overview”, International Journal

of Humanities and Social Science Invention, Vol. 2, Issue 5, 2013, fq.74-85. 3 Chiriac, C.“Human capital and education for sustainable development in a global world”, CES Working Paper

II, 2010, fq. 17. Shiko në: http://ceswp.uaic.ro/articles/CESWP2010_II4_CHI.pdf 4 European Commission, “An agenga for New Skills and Jobs: A European contribution towards full

employment”, Strasbourg 2010. Shiko në: http://eur-lex.europa.eu/resource.html?uri=cellar:776df18f-542f-

48b8-9627-88aac6d3ede0.0003.03/DOC_1&format=PDF

Page 16: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XVI

krijohet një hapsirë lidhëse më e qëndrueshme midis botës së arsimit dhe punës. Në të njëjtën

linjë me këtë iniciativë europiane është edhe “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi

2014-2020”. Miratuar në Shkurt 2014, objektiv kryesor i kësaj strategjie është “rritja e

aftësive dhe kompetencave të kërkuara nga tregu i punës për të gjithë femrat dhe meshkujt5”.

Punët e reja, (të krijuara si pasojë e përmirësimeve teknologjike), kanë sjellë ndryshime të

shumëllojshme tek aftësitë dhe kompetencat që një individ duhet të zotërojë për të performuar

mirë në një profesion. Në fakt, pajisja me njohuritë e duhura është domosdoshmëri dhe

burim i rritjes personale dhe profesionale për individin. Por, duhet theksuar se, procesi që ka

çuar drejt rikonstruktimit dhe shtimit të kërkesave për këto lloj aftësish dhe kompetencash ka

ndodhur me shpejtësi dhe sistemi i arsimit nuk ka qënë i aftë të përshtatet. Në këto rrethana,

mungesa e të diplomuarëve të kualifikuar është kthyer në problem për tregun e punës. Prej

këtej, është e rëndësishme që të krijohen sisteme të arsimit dhe të formimit të afta për të

formuar e përhapur njohuritë e kërkuara nga ky treg.

Lidhja midis arsimit dhe tregut të punës ka qënë subjekt i analizës së shumë studimeve.

Pavarësisht ndryshimeve në gjetjet e rezultateve, këto hulumtime kanë disa të përbashkëta.

Konsensusi i përgjithshëm thekson një lidhje pozitive në mes dy variablave. Në fakt,

personat me një nivel më të lartë arsimimi aspirojnë të kenë punë më të mirë dhe të paguhen

më mirë, se sa ata me nivel të ulët. Në të kundërt, ata që zotërojnë një kapital të ulët të

njohurive dhe aftësive, përballen më shumë me papunësinë. Nga ky këndvështrim theksojmë

se, edhe “një periudhë e gjatë papunësie e ul efektivitetin dhe prodhueshmërinë e punëtorëve

dhe dobëson rritjen ekonomike6”. Megjithatë, ne dimë gjithashtu se ka dhe faktorë të tjerë

që kanë ndikim të madh në punësimin e individëve. Disa nga këta faktorë si gjinia,

beckground i familjes, pasuria apo arsimimi i prindërve, luajnë rol të rëndësishëm gjatë fazës

së kalimit të të rinjve nga shkolla në punë. Cilësitë personale janë një faktor akoma më i

madh. Vëmë re që individët më të aftë mund të arrijnë nivele më të larta të arsimimit, si

rrjedhojë punë më të mira dhe të ardhura më të mira. Por jo të gjithë janë të barabartë përpara

mundësisë për të fituar njohuri. Në një studim, në nivel europian, të kryer nga Heise M. dhe

Meyer W. deklarohet: “ Fëmijët nga familjet me të ardhura të ulta, apo me prindër që kanë

një arsimim më të ulët, kanë tendencën të jenë të dizavantazhuar në mundësitë që kanë për t’u

arsimuar apo trajnuar më tej. Në shumë vende ky dizavantazh gjatë jetës së tyre rritet më

5 MMSR,“Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”, fq. 2, Tiranë 2014.

6 Dhaoui E., “Human Capital Investment Through Education and Training: an overview”, International Journal

of Humanities and Social Science Invention, Vol. 2, Issue 5, 2013, fq. 74. Shiko në:

http://www.ijhssi.org/papers/v2(5)/version-4/I2507485.pdf

Page 17: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XVII

tepër në vend që të pakësohet7”. Pa dyshim që tradita familjare ka një influencë të madhe në

zgjedhjet e individit mbi arsimin. Zakonisht, fëmijët me prejardhje nga një familje ku

prindërit kanë arsim të lartë, janë të aftë të studiojnë më tepër sesa fëmijët e tjerë me prindër

të paarsimuar. Nga CEDEFOP, një analizë e vitit 2012 ka arritur në këto përfundime: “Pjesa

më e madhe e popullsisë që ka një nivel të ulët arsimor (69.6%) kanë prindër me të njëjtin

nivel arsimor. Pjesa më e madhe e popullsisë që ka një nivel të lartë arsimor (37.1%) kanë

prindër me arsim të lartë dhe individët me një nivel mesatar edukimi, kanë prindër me po

këtë nivel arsimimi8”. Edhe përkatësia gjinore ka ndikim të madh në shkollimin e individit.

Si konfirmohet prej studimit të CEDEFOP përmendur më parë, femrat kanë tendencën të

studjojnë më tepër dhe të fitojnë një pozicion më të mirë në tregun e punës9. Që do të thotë se

ato, zakonisht, vazhdojnë studimet përtej arsimit të mesëm dhe në shumicën e tyre ndjekin

kurset universitare. Të dhënat e INSTAT-it konfirmojnë këto prirje edhe për vendin tonë,

kryesisht lidhur me të ardhurat. Individët me arsimim të ulët janë më të varfër. Referuar

këtyre të dhënave, përqindja e individëve të varfër sipas arsimit të kryefamiljarit është 18.4%

me arsim bazë, 11.7% e këtyre individëve kanë arsim të mesëm dhe vetëm 2.4% e tyre kanë

arsim të lartë.10

Një nga sistemet kryesore të arsimit për kualifikimin e individëve është arsimi dhe formimi

profesional. Ai përfaqëson një fushë të veçantë të edukimit dhe përfshin të gjitha ato

programe që lidhen me zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive të kërkuara për punë. Pikërisht

ky është dhe qëllimi parësor i tij; “identifikimi i njohurive të nevojshme, të cilat rrisin

efektivitetin në një profesion të caktuar11

”. Arsimi profesional duhet t’i kushtojë rëndësi

zhvillimit të atyre shkathtësive dhe aftësive që do t’i lejonin individët të jenë të vlefshëm në

një sërë aktivitetesh në punë. Duhet të dallohen se cilat janë karakteristikat e një profesioni

të caktuar dhe njohuritë e përshtatshme që duhen mësuar. Duhet të gjendet mënyra si t’i

transmetosh në praktikë tek nxënësit këto njohuri, në mënyrë që ata të jenë gati të hyjnë në

tregun e punës12

.

7 Heise M., dhe Meyer W., “The benefits of education, training and skills from an individual life-course

perspective with a particular focus on life-course and biographical research”, CEDEFOP Reference Series 54,

2004, fq. 361. Shiko në: www.cedefop.europa.eu/files/BgR3_Heise.pdf 8 CEDEFOP, “From education to working life. The labour market outcomes of vocational education and

training”, 2010, fq. 34. doi: 10.2801/92129 9 Po aty, fq. 33

10INSTAT, “Vjetari Statistikor Rajonal 2015”, Tiranë 2015, fq.70. Shiko në:

http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2015/vjetari-statistikor-rajonal-2015/ 11

Billet S., “Vocational Education, Purposes, Traditions and Prospects”, Springer Media, New York, 2011,

fq. 22 12

Po aty, fq. 22

Page 18: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XVIII

Pothuajse të gjitha sistemet e AP-së u krijuan prej vendeve të tyre për të adresuar shqetësimet

të lidhura shpesh me sigurimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe problemeve për zgjidhjen

e papunësisë tek të rinjtë. Në fakt, arsimi profesional luan një rol qëndror në përgatitijen e të

rinjve për punë dhe ndikohet drejtpërdrejt nga faktorë sa individual/familjar, po aq edhe nga

strukturat institucionale. Nxënësit që kanë aftësi praktike dhe manuale janë ata të cilët

përfitojnë më së shumti nga programet e arsimit profesional, në krahasim me ata që janë të

orientuar kryesisht drejt prirjeve akademike. Fëmijët që kanë traditë familjare ushtrimin e një

profesioni, kryesisht synojnë ndjekjen e tij, duke u përgatitur në shkollat profesionale.

Gjithsesi, rezultatet përfundimtare janë të lidhura ngushtësisht me kërkesat e tregut të punës.

Pra, me aftësitë dhe kualifikimet e nevojitura prej tij. Shumica e punëve kërkojnë një nivel

mesatar të kualifikimeve që, në pjesën më të madhe realizohet nëpërmjet arsimit dhe formimit

profesional. Në këtë kontekst, ky sistem do të vazhdojë të luajë një rol shumë të madh drejt

zhvillimit të shoqërisë së njohurive.

Për autorin Billet S., AFP ka katër qëllime kryesore për të realizuar:

Qëllimi i tij i parë është përgatitja për jetën e punës. Këtu përfshihet edhe informimi i

individëve rreth zgjedhjes që duhet të bëjnë në lidhje me një profesion të caktuar.

Së dyti, ky sistem ka si qëllim zhvillimin e kapaciteteve që do t’i çonin individët në

praktikimin e profesionit të zgjedhur.

Qëllimi i tij i tretë është të mbështesë zhvillimin e individëve përgjatë jetës së tyre

profesionale si një kërkesë për të rritur performancën në punë.

Në fund, mbështetje edukative për individët në momentit kur këta zgjedhin

profesionin ose detyrohen ta ndryshojnë atë gjatë jetës së tyre profesionale13

.

Në disa vende strukturat e AFP-së janë të orientuara mbi formimin e bazuar në vendin e

punës, kurse në vendet e tjera janë të vendosura mbi programet shkollore. Në vija të

përgjithshme, sipas CEDEFOP sitemi klasifikohet në:

IVET, i cili i referohet arsimit dhe formimit profesional që zhvillohet kryesisht në

shkolla dhe përpara hyrjes në punë.

CVET, pjesë e zonës së edukimit dhe trajnimit që zhvillohet gjatë jetës profesionale

dhe ka si qëllim të përmirësojë aftësitë dhe njohuritë e individit14

.

13

Po aty, fq. 4-5 14

CEDEFOP, “The Benefits of Vocational Education and Training”, Research paper nr. 10, 2011, fq. 6.

doi:10.2801/43027

Page 19: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XIX

Arsimi profesional, si sistemi i përshtatur enkas për kualifikimin e të rinjve, është në qëndër

të këtij studimi. Suksesi apo jo i tij varet jo vetëm nga mënyra e organizimit, por edhe nga

plotësimi i disa standarteve minimale, pa të cilat nuk mund të arrihet një program i cilësisë së

mirë. Këto standarte janë përmbledhur në 16 teoremat që Prosser Ch. A., zhvilloi dhe

publikoi në 1949. Ato kanë ndryshuar shumë pak prej asaj kohe. Për të qënë i suksesshëm një

program i arsimit profesional, duhet të plotësojë disa kushte kryesore. Për këtë, ky autor

përmend:

Mjedisi ku nxënësi trajnohet duhet të jetë një kopje sa më e përafërt e mjedisit ku ai

do të punojë në të ardhmen.

Instruktorët duhet të kenë përvojë pune në mënyrë që të jenë të aftë për të përdorur

teknologjitë më të fundit dhe duhet të përdorin të njëjtat mjete dhe pajisje që do të

gjendeshin në punën reale.

Për të zhvilluar aftësitë dhe kompetencat teknike bazë që do të krijonin një punëtor të

kualifikuar, është e nevojshme që të shpenzohet një kohë e caktuar në praktika në

mënyrë që individi të ketë aftësi të njëjta me ato që kërkon tregu i punës.

Trajnuesit më të përshtatshëm për programet e arsimit profesional janë ata që

konsiderohen si specialistë shumë të kualifikuar në profesionin e tyre.

Arsimi profesional duhet t’u japë individëve aftësitë dhe kompetencat që t’u

përgjigjen kërkesave të punëdhënësve në një profesion të caktuar. Për të arritur këto

rezultate kërkohet shumë përgatitje, që lidhet me kohën e nevojshme të trajnimit për të

realizuar objektivat e kërkuara. Praktika është shumë e nevojshme sepse nxënësit

zhvillojnë aftësitë e duhura për në punë. Puna e performuar në këto praktika duhet të

jetë sa më e përafërt që të mundet me situatat e punës reale.

AP-ja duhet t’iu sigurojë nxënësve çfarë ata dëshirojnë duke u bazuar edhe në nevojat

e tyre të njohura. Ky sistem do të jetë efikas për shoqërinë, nëse merr parasysh

karakteristikat e veçanta të grupeve që u shërben. Veçanërisht, e rëndësishme është

për formimin profesional. Në fakt, të punësuarit që dëshirojnë të kualifikohen më tej

nuk do e përdorin kohën e tyre për të frekuentuar, kurse nga të cilat nuk do të kenë

përfitime të drejtpërdrejta

Kurrikulat e AP-së duhet të jenë fleksibël në mënyrë që programet e tij të përshtaten

me ndryshimet e kërkesave të punësimit. Në planifikimin e kurrikulave është e

nevojshme edhe përfshirja e punëdhënësve.

Page 20: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XX

Në fund, dihet që arsimi profesional është më i kushtueshëm sesa ai i përgjithshëm.

Kjo kosto shtesë varet nga hapësirat, pajisjet, materialet që kërkohen më tepër sesa në

arsimin e përgjithshëm, megjithatë në mënyrë që të jetë i sukseshëm financimi i tij

nuk duhet të zbresë poshtë një pike të caktuar15

.

Duhet theksuar se arsyet pse vendet janë të interesuara në zhvillimin e sistemit arsimor

profesional janë të ndryshme dhe aspak uniforme. Ndër më të rëndësishmet përmendim:

Zakonisht vendet, të cilat kanë të zhvilluar sistemin dual të AP-së janë të shqetësuar

në lidhje me pakësimin e vendeve të punës që kanë në dispoicion.

Shumë vende janë të shqetësuara në lidhje se çfarë lloji aftësie nxënësit duhet të

zhvillojnë në këto sisteme duke përfshirë edhe kompetencat e përgjithshme. Këto

vende kërkojnë të rrisin cilësinë e AP-së, në mënyrë që ky sistem të ofrojë aftësitë dhe

shkathtësitë që janë të nevojshme për punëmarrësin.

Vende të tjera si shqetësim kryesor kanë disbalancën rajonale në zhvillimin e arsimit

profesional.

Disa të tjerë janë të shqetësuar për faktin se zakonnisht, AP-ja perceptohet si një

sistem që ka një status të ulët, për pasojë vetëm ata studentë që nuk kanë alternativa

të tjera bëhen pjesë e tij.

Vende si, Anglia, SHBA, Danimarkë, etj, janë të shqetësuara për përqindjen e

individëve që nuk e përfundojnë arsimin e mesëm. Ato shpresojnë se qasja e re ndaj

arsimit profesional mund t’i inkurajojë këta nxënës të qëndrojnë më tepër në shkollë.

Së fundmi, të tjera vende janë të shqetësuara me problemet e përjashtimit social, duke

shpresuar që arsimi profesional do t’i ri-integrojë grupet e margjinalizuara në

shoqëri16

.

Edhe për Shqipërinë, problematikat e të rinjve, veçanërisht punësimi, janë çështje prioritare

të politikës. Strategjia dhe plan-veprimi për “Punësim dhe Aftësi 2014-2020” është

dokumenti kryesor i hartuar nga ana e qeverisë në përpjekje për të luftuar fenomenin e

papunësisë tek kjo kategori. Në këtë strategji, janë përcaktuar objektivat, indikatorët,

përgjegjësitë, afatet kohore dhe burimet për një periudhë kohore të shtrirë deri në vitin 2020.

15

Prosser, CH. A., Quigley, TH. H., “Vocational Education in a Democracy”, Chicago 1949, fq. 217-229 Libër

i dixhitalizuar nga Google. Shiko në:

https://babel.hathitrust.org/cgi/pt?id=coo.31924013105048;view=1up;seq=1 16

Norton Grubb, W., “Vocational education and training: Issues for a thematic review”, OECD 2006, fq. 5-6

Shiko në: http://www.oecd.org/education/skills-beyond-school/43900508.pdf

Page 21: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

XXI

Vizioni i saj, i frymëzuar prej strategjisë ‘Europa 2020’, është realizimi i një ekonomije

konkuruese bazuar në dije dhe i një shoqërie gjithëpërfshirëse17

. Kjo strategji ndër masat e

tjera ka si qëllim të realizojë një sistem të arsimit dhe trajnimit të cilësisë së lartë për të rinjtë,

gjithashtu dhe për të rriturit. Në këtë kuadër, objektivat janë;

Rritja e numrit të nxënësve që ndjekin programe të AP-së.

Rritja e shkallës së punësimit të të diplomuarëve nga arsimi profesional.

Përmirësimi i programeve të ofruesve të AFP-së.

Rritja e numrit të personave me aftësi të kufizuara si pjesë e AFP-së, etj18

.

Në fokus të studimit tim është arsimi profesional, rëndësia e tij në zbutjen e fenomenit të

papunësisë te të rinjtë dhe integrimin e tyre në shoqëri. Synohet të bëhet një analizë mbi

zhvillimet e këtij sistemi në Shqipëri, duke shqyrtuar me hollësi arsimin profesional në

bashkinë e Vlorës dhe duke u orientuar nga vizionet dhe zhvillimet e këtij sektori në vendet

europiane.

17

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”, Tiranë 2014, fq. 42 18

Po aty, fq. 45

Page 22: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

1

KAPITULLI I PARЁ

KЁNDVЁSHTRIM MBI STUDIMI

Kapitulli i parë plotëson pjesën e hyrjes dhe paraqet në mënyrë të detajuar çështjet e studimit.

Fillimisht, është bërë përshkrimi i termave kryesorë që janë përdorur gjatë këtij punimi.

Vazhdohet me shpjegimin e problemit të marrë në shqyrtim, mospërputhjes së aftësive në

tregun e punës në Shqipëri. Duke u nisur nga analiza e strukturës ekonomike paraqitet një

tablo mbi ato aftësi, shkathtësi dhe kompetenca që janë më shumë të kërkuara. Cilat prej tyre

kanë mangësi dhe masat që duhen marrë për të zgjidhur problemin. Kapitulli vazhdon duke

paraqitur arsyet dhe qëllimet e kërkimit. Bazuar drejtpërdrejt mbi problemin marrë në

shqyrtim kemi formuluar dhe pyetjen kryesore të kërkimit. Më pas kemi vijuar me

nënpyetejet kërkimore të ngritura, me parashtrimin e objektivave të këtij studimi dhe është

treguar ku qëndron rëndësia e tij. Në fund të këtij kapitulli paraqiten struktura e organizimit

dhe kufizimet e punimit të disertacionit.

1.1 Përkufizimi i termave

Është e rëndësishme të prezantojmë një fjalor mbi përkufizimet e termave që kemi përdorur

në vazhdim të këtij studimi.

Punë: Me termin “punë”, kuptohet një veprimtari prodhuese që përfshin shpenzimin e

energjive fizike dhe intelektuale për të arritur një objektiv të dëshiruar dhe në përgjithësi

sigurimin e mallrave të nevojshme për jetesë ose llojet e tjera të mallrave. Ky koncept modern

mbi punën ka evoluar përgjatë shekullit të XVIII-XIX, duke kaluar në disa faza, por jo

gjithmonë ka pasur të njëjtin kuptim dhe vlerësim për shoqëritë e ndryshme19

. Tashmë,

“puna” përfaqëson një aktivitet shumë të dëshirueshëm, si për të gjitha përfitimet ekonomike

që sjell, ashtu dhe për faktin sepse “hap dyert e vet-realizimit të individit duke i dhënë atij

mundësinë e demonstrimit të aftësive si ndaj të tjerëve ashtu dhe ndaj vetes20

.

Papunësi: Është situata e mungesës së punës për një individ në moshë pune, i cili është duke

e kërkuar në mënyrë aktive, jo vetëm për faktin që e ka humbur punën që kryente më parë, (i

papunë), por edhe sepse është duke kërkuar për punën e parë. Ekonomistët bëjnë dallimin e

19

Meda, D. (2016). “The future of work: the meaning and value of work in Europe”, ILO research paper nr. 18,

2016, fq. 11 Shiko në: http://www.ilo.org/global/research/publications/papers/WCMS_532405/lang--

en/index.htm 20

Po aty, fq. 11

Page 23: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

2

llojeve të ndryshme mbi papunësinë, siç janë papunësia strukturore, afatgjatë21

, klasike22

,

ajo vullnetare dhe jovullnetare23

. Papunësia strukturore është mungesa e një pune e lidhur me

mungesën e korrespondencës ndërmjet kërkesës dhe ofertës së punës. Me fjalë të tjera, është

mospërputhja ndërmjet aftësive dhe shkathtësive të zotëruara nga punëmarrësit dhe

kërkesave të punëdhënësit. Kjo lloj papunësie është shumë e përhapur tek të rinjtë dhe

kërkon masa konkrete prej institucioneve. Në Shqipëri kjo problematikë është në fokus të

“Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020”.

Profesion: Me termin “profesion”, në përgjithësi, kuptohet “një set i punëve ku detyrat dhe

funksionet janë të karakterizuara nga një shkalllë e lartë e ngjashmërisë24

”.

Arsim profesional: Me “arsim profesional” kuptohen programet mësimore që përmbledhin

studimin e teknologjive dhe shkencës së bashku me edukimin e përgjithshëm. Referuar

CEDEFOP, një program arsimor quhet profesional, kur të paktën “25% e përmbajtjes së

programit është i orientuar drejt një kategorie të caktuar të profesioneve ose tregtie dhe çon

drejt kualifikimeve të rëndësishme për tregun e punës”25

. Ka forma të ndryshme organizimi

të arsimit profesional. Shembujt janë; arsimi profesional fillestar, i cili përfshinë dhe

çirakërinë, dhe arsimi profesional i vazhdueshëm, i cili përfshin mësimin e bazuar në vendin e

punës26

.

Shkathtësi (Skills): Kapaciteti mendor/fizik i fituar për të arritur rezultatet e parashikuara,

shpesh me shpenzim minimal të kohës dhe energjive27

.

Aftësi (Ability): Eshtë shumë e vështirë të japësh një përkufizim të plotë dhe përfundimtar të

termit “aftësi”, për faktin se ka shumë përkufizime dhe kategori të përpunuara për disiplina

të ndryshme shkencore (psikologji, arsim, burimet njerëzore, etj). Gjithsesi, me këtë term, në

21

Ky lloj i mungesës së punës është përcaktuar nga BE, kur mungon puna për më shumë se një vit. Enti

Statistikor i SHBA-së e përcakton papunësinë afatgjatë nëse ka mungesë të punës për më shumë se 27 javë.

Papunësia afatgjatë prek të gjitha grupmoshat si dhe të gjitha nivelet e arsimit. 22

Papunësia klasike ndodh kur numri i vendeve të punës në dispozicion është më pak sesa kërkesa për punë nga

kandidatët. Kjo është papunësia që përcaktohet nga ndryshimet në ciklin ekonomik. Ajo ndodh kur nuk ka

kërkesë të mjaftueshme në ekonominë globale për të siguruar punësim për të gjithë ata që duan të punojnë. 23

Sipas një dallim të thjeshtë, papunësia vullnetare i atribuohet vullnetit individual, përfshin ata punëtorë të

cilët refuzojnë punë me fitim të ulët ndërsa ekziston papunësia e pavullnetëshme për shkak të kushteve socio-

ekonomike të shoqërisë në të cilën individi ndodhet. 24

ILO, “International Standard Classification of Occupations ISCO 08. Structure, group definitions and

correspondence tables”, 2012, fq. 22. Shiko në:

http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/@dgreports/@dcomm/@publ/documents/publication/wcms_172572

pdf 25

CEDEFOP, “Labour market outcomes of vocational education in Europe. Evidence from the European Union

labour force survey”, Research paper nr. 32, 2013. fq. 23. doi: 10.2801/44683 26

European Commission, “Vocational Education And Training In Europian Development Cooperation”,

Concept Note, 2014, fq. 3-4. Shiko në: https://ec.europa.eu/europeaid/sites/devco/files/concept-note-tvet_en.pdf 27

Karameta, P. “Arsimi i gjeneratës tjetër”, Shtepia botuese SARA, Tiranë 2014, fq. 18

Page 24: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

3

përgjithësi kuptohet “prirja e lindur ose e fituar që ka dikush për të kryer mirë dhe shpejt

diçka në fushën ku punon a mëson”. Në konteksitn e Kornizës Europiane të Kualifikimeve,

një aftësi përshkruhet si konjitive që përfshin përdorimin e mendimit logjik, intuitiv dhe

krijues, ose praktike që përfshin përdorimin e mënyrave, materialeve dhe instrumentave

praktike28

.

Kompetencë (Competence): Ashtu si dhe nocioni “i aftësisë”, termi “kompetencë” ka

përkufizime që janë të përpunuara në fusha dhe nga disiplina të ndryshme shkencore, e cila e

vështirëson përkufizimin e plotë të tij. Në kontekstin e arsimimit apo të menaxhimit të

burimeve njerëzore, kompetenca në thelb është “aftësia që një person dëshmon se mund të

përdorë në mënyrë efektive, në lidhje me një qëllim të veçantë, në një situatë të caktuar pune

apo studimi29

”.

Njohuri (Knowledge): Me termin “njohuri” kuptojmë rezultatin e asimilimit të

informacionit nëpërmjet të mësuarit. Njohuritë janë një tërësi faktesh, parimesh, teorish dhe

praktikash që lidhen me një sektor të caktuar shoqëror, pune apo studimi. Në kontekstin e

Kornizës Europiane të Kualifikimeve, njohuritë përshkruhen si teorike ose praktike30

.

Rezultati i të nxënit (Learning Outcome): Me këtë term kuptojmë njohuritë e reja,

kompetencat, aftësitë, etj., që ndërton dhe përsos individi, pasi ka përmbyllur nivelin

arsimor31

.

Kualifikimi (Qualification):. Me termin "kualifikim" kuptohet “një paketë standartesh e

cila gjykohet të jetë e përshtatshme për njohje formale dhe certifikim32

”. Përkufizimi është i

dobishëm, sepse tregon karakteristikën thelbësore të termit, pra çertifikimin zyrtarisht të tij.

Edhe në Shqiperi, sipas ligjit nr.10247, dt.04.03.2010, me kualifikim kuptohet “specifikimi i

standarteve në njohuri, aftësi dhe kompetenca të gjera33

”. Megjithatë, duhet theksuar se

tradicionalisht termi është përdorur për t'iu referuar vetëm një forme certifikimi, asaj të lidhur

me kapacitetin për të ndërmarrë një rol të përcaktuar në punë, dmth “fitimi ose posedimi i

28

Commissione Europea, “Quadro Europeo delle Qualifiche per l’Apprendimento Permanente (EQF)”, 2009,

fq. 13. Shiko në: https://ec.europa.eu/ploteus/sites/eac-eqf/files/broch_it.pdf 29

Po aty, fq. 13 30

Commissione Europea, “Quadro Europeo delle Qualifiche per l’Apprendimento Permanente (EQF)”, 2009,

fq. 13. https://ec.europa.eu/ploteus/sites/eac-eqf/files/broch_it.pdf 31

Karameta, P. “Arsimi i gjeneratës tjetër”, Shtëpia botuese SARA, Tiranë 2014, fq. 20 32

Tuck, R. “An Introductory Guide to National Qualifications Frameworks: Conceptual and practical issues for

policy makers”, ILO 2007, fq. 2 Shiko në:

http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/@ed_emp/@ifp_skills/documents/instructionalmaterial/wcms_10362

3.pdf 33

Ligji nr. 10247, dt.04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, neni 3, pika ë.

Page 25: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

4

aftësive dhe kompetencave profesionale34

”. Dhënia e kualifikimit për një individ nënkupton

që njohuritë dhe aftësitë e këtij individi kanë vlerë në tregun e punës dhe në arsimimin e

formimin e mëtejshëm të tij. Standardi i rezultateve të të nxënit, duhet të konfirmohet

nëpërmjet një procesi vlerësimi ose nëpërmjet përfundimit të suskesshëm të një kursi

mësimor (afatgjatë ose afatshkurtër).

Kapital njerezor (Human capital): Me termin “kapital njerëzor” kuptohet “tërësia e

njohurive, aftësive, kompetencave, emocioneve, që fitohen gjatë jetës nga një individ me

qëllimin e arritjes së objektivave sociale dhe ekonomike, individuale dhe kolektive35

”. Janë të

shumtë studiuesit që kanë treguar se termi lidhet ngushtësisht me konceptet e njohurisë,

aftësisë dhe arsimimit.

1.2 Deklarimi i problemit

Objektivat kryesore të shoqërisë shqiptare janë zhvillimi ekonomik dhe integrimi në

Bashkimin Europian. Ky është dhe vizioni i “Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe

Integrim 2015-2020”, në të cilën citohet “Shqipëria, – një demokraci në forcim, në rrugën

drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian, me një ekonomi konkurruese, të stabilizuar dhe

të qëndrueshme, që garanton të drejtat themelore dhe liritë e njeriut36

”. Në kuadrin e këtyre

objektivave politike, të rëndësishme janë edhe ato që lidhen me të rinjtë37

dhe kanë si qëllim

zgjidhjen e problemeve të tyre. Punësimin dhe shkollimin.

Për të përmbushur vizionin e strategjisë për “një rini aktive dhe me barazi në të gjitha fushat

e jetës shoqërore, të arsimuar dhe me një status të konsoliduar në shoqëri” duhen arritur disa

objektiva strategjike:

Mbështetja dhe integrimi i të rinjve në tregun e punës si punëmarrës dhe sipërmarrës.

Nxitja dhe thellimi i pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëri dhe vendim-marrje.

Forcimi i arsimit dhe formimit në të gjitha nivelet dhe shtimi i mundësive për të

mësuar gjatë gjithë jetës38

.

34

Tuck, R.“An Introductory Guide to National Qualifications Frameworks: Conceptual and practical issues for

policy makers”, ILO 2007, fq. 2 35

Keeley, B. “Human Capital. How what you know shapes your life”, OECD Insights 2007, fq. 29 Shiko në:

http://www.oecd-ilibrary.org/education/human-capital_9789264029095-en 36

Këshilli i Ministrave, “Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020”, Tiranë 2014, fq. 2 Shiko

në: http://www.mod.gov.al/index.php/politikat-e-sigurise-2/dokumente-strategjike/1816-strategjia-kombetare-

per-zhvillim-dhe-integrim-2015-2020 37

Sipas përkufizimit standard të Kombeve të Bashkuara (UN), rinia përfshin moshën 15- 24 vjeç dhe

përfaqëson afërsisht 18% të popullsisë globale në ditët e sotme. Rreth 85 % e tyre jetojnë në vendet në zhvillim. 38

Këshilli i Ministrave, “Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020”, fq. 158-159.

Page 26: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

5

Për ekonominë shqiptare shkalla e lartë e papunësise tek të rinjtë përbën shqetësim. Punësimi

dhe kualifikimi i tyre kërkon zgjidhje. Në fakt, tregu i punës nuk i ka kapacitetet e

nevojshme për të tërhequr dhe punësuar gjithë këtë kategori. Shkalla e papunësisë për të rinjtë

e moshës 15-29 vjeç, ka ardhur gjithnjë në rritje. Në vitin 2015 ajo kapi vlerën 33,2%39

.

Edhe pse për vitin 2016 vërehet një ulje e lehtë në shkallën e papunësisë (28.9%)40

, gjithsesi

ajo vazhdon të jetë pothuajse dy herë më e lartë se mesatarja kombëtare.41

Kjo tregon

vështirësitë që kjo grup-moshë, ka në gjetjen e një pune të përshtatshme. Vet struktura

ekonomike e vendit ka çuar në përhapje të këtij fenomeni. Ajo karakterizohet nga shërbimet

si, baza kryesore në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto42

. Në këtë pikë, është e

rëndësishme të theksojmë se struktura prodhuese në vend dominohet nga mikronjësitë dhe

vepron kryesisht në tregtinë me pakicë dhe hoteleri. Në këta sektorë është përqëndruar dhe

pjesa më e madhe e punësimit. Vlerësimet tregojnë se shumica e të punësuarëve janë

vendosur në rajonin Qëndror të vendit. Sipas të dhënave për vitin 2015, nxjerr nga Anketa

Strukturore e Ndërmarrjeve rezulton se:

Nëse i shohim sipas madhësisë, mbizotëruese janë ndërmarrjet me 1 deri në 4 të

punësuar. Ato zënë 40.4% të tregut. Ndërmarrjet me 5-9 të punësuar zënë 14.1% të

tij. Kurse, ndërmarrjet me më shumë se 50 të punësuar janë vetëm 4.5% e tregut43

.

Nëse i shohim sipas aktivitetit ekonomik, mbizotruese janë ato që operojnë në fushën

e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit me 55.8% të ndjekur nga ndërmarrjet që veprojmë

në fushën e tregtisë me 47% 44

.

Edhe prej analizës së grup-profesioneve del qartë se përqindjen më të lartë të të punësuarëve e

ka sektori bujqësor dhe ai i shërbimeve.

Për vitin 2015, punonjësit në sektorin e bujqësisë ishin 41.3% e totalit, dhe 40.2% e të

punësuarve ishin nënpunës dhe punonjës të shitjeve dhe shërbimeve. Industria

punësonte vetëm 18,5 % të të punësuarëve gjithsej45

.

39

INSTAT, “Vjetari Statistikor 2011-2015”, Tiranë 2016, fq. 55 http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/ 40

INSTAT, “Tregu i Punës 2016”, Tiranë 2017, fq. 8 http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/ 41

INSTAT, “Vjetari Statistikor 2011-2015”, Tiranë 2016, fq. 55 http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/ 42

“Shqipëria është një ekonomi e vogël, e nxitur nga konsumi dhe 62.4% e PBB në vend e zë sektoti i

shërbimeve, sektor tjetër relativisht i rëndësishëm është ai bujqësor, i cili përbën 20% të PBB-së dhe gjysmën e

totalit të punësimit”. OECD/ETF, “SME Policy Index, Western Balkans and Turkey. Assessing the

implementation of the small business act for Europe”, 2016, fq. 213. Shiko në:

http://www.etf.europa.eu/web.nsf/pages/SME_Policy_Index_WBT_2016_EN 43

INSTAT, “Regjistri i Ndërmarrjeve 2015”, 2016, fq. 14. http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/ 44

Po aty, fq. 15 45

INSTAT, “Vjetari Statistikor 2011-2015”, Tiranë 2016, fq. 47 http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/

Page 27: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

6

Bujqësia vazhdon të mbetet një nga sektorët kryesor në ekonominë e vendit. Pavarësisht nga

fakti se po përballet me një numër sfidash,( siç janë çështjet e pronës, madhësia e vogël e

fermave, infrastruktura e dobët, etj.), ajo vazhdon të jetë burimi primar i punësimit dhe të

ardhurave në zonat rurale. Sektorë të tjerë që sigurojnë rritjen e punësimit në Shqipëri

janë industritë e bazuara në përdorimin intesiv të punës. Shembulli më i qartë është industria

përpunuese, kryesisht tekstile dhe këpucë. Industria “Fason” dhe “Call Centre” janë

punëdhënësit më të fuqishëm brenda grupit të bizneseve të mëdha. Tregtia me shumicë dhe

pakicë, është punëdhënësi më i madh në bizneset mikro. Këto janë industri që si avantazh

kryesor konkurrues, kanë përdorimin e fuqisë së lirë punëtore. Sipas INSTAT-it,

sektori fason, tekstilet dhe këpucët punësojnë rreth 31.000 individë, apo rreth 9% të të

punësuarve në total46

. Tendenca për të investuar në këtë lloj industrie nuk është lajm i mirë

për të rinjtë. Aftësitë e tyre, të fituara me aq mund, nuk përkojnë me çfarë kërkon tregu.

Është e qartë që bizneset kërkojnë ato lloj aftësish dhe shkathtësish, të cilat më së shumti

fitohen në shkollat e arsimit profesional. Por, në vendin tonë të rinjtë prapëlqejnë vazhdimin

e studimeve në arsimin e lartë. Politika arsimore në fuqi ka çuar në një numër të madh të

diplomuarish në mësuesi, administrim biznesi, financë, juridik, gjuhë të huaja etj47

.

Kryesisht, të rinjtë shqiptar studiojnë në degë për të cilat ka shumë pak mundësi punësimi.

Ky fenomen, tashmë, ka një impakt të lartë në shoqëri. Mungesat për zanatçinjë, punëtorë të

kualifikuar, personel mirëmbajtës, etj., janë të mëdha. Nga ana tjetër, është rritur numri i të

diplomuarve universitarë të punësuar në pozione të cilat kërkojnë vetëm kualifikime të

mesme. Ky fenomen ilustrohet më së miri prej numrit të lartë të të punësuarëve në “Call

Center”. Janë 12 ndërmarrje “Call Center” në listën e 100 punëdhënësve më të mëdhenj, që

punësojnë një total prej 9.500 individësh48

.

Bazuar në profilizimin e zhvilluar më lart mund të vëmë re tre komponentë të tregut të

punësimit për të rinjtë në Shqipëri:

Modeli i tregut të ndërmarrjeve me 1-4 punonjës. Këtu punësimi është bazuar

kryesisht te familja pa ndonjë kërkesë të veçantë për aftësi, kualifikime ose

diploma.

46

Hackaj A., “Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri: Cfarë kërkon tregu?”, Tiranë 2015, fq. 26-27 Shiko në:

http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12285.pdf 47

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”, Tiranë 2014, fq. 38 48

Hackaj A., “Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri: Cfarë kërkon tregu?”, Tiranë 2015, fq. 26 Shiko në:

http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12285.pdf

Page 28: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

7

Modeli i tregut të ndërmarrjeve me mbi 80 punonjës, ku figuron numri më i

madh i ndërmarrjeve me material përpunues. Këtu kërkesa e tregut të punës është

kryesisht për punët bazë. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme pune, por është

relativisht e lehtë për t’u punësuar, bazuar mbi aftësitë gjuhësore dhe sociale të

individëve.

Modeli i përzier, i përbërë nga kompani me 5-79 punonjës të vendosur në sektorë që

japin ndihmë për shëndetin dhe kujdesin e të moshuarëve, në bio-bujqësi, në burimet

e rinovueshme, në informatikë, në auditimin dhe qeverisjen e ndërmarrjeve. Në këtë

sektor janë shumë të rëndësishme për t’u marrë parasysh edhe zhvillimet e pritshme

në industri dhe manifakturë49

.

Prej anketimeve të kryera për të përcaktuar nevojat imediate të bizneseve, është vërejtur

pakënaqësia që kanë në lidhje me aftësitë dhe kompetencat e zotëruara nga punonjësit. Rreth

15% e tyre deklarojnë se punonjësit ekzistues “nuk i kanë aftësitë e duhura”. “Kultura e

punës” dhe “kualifikimi i papërshtatshëm” janë dy nga shqetësimet e tjera madhore, të

shprehura përkatësisht nga 39.8% dhe 33% e numrit total të bizneseve, më e dukshme për

bizneset e vogla që veprojnë në sektorin e shërbimeve, (p.sh. për kamerierët dhe

banakierët)50

. Si theksuam më lart, nga vet tregu i punës vijnë më tepër kërkesa për profilin e

ulët të kualifikimeve dhe aftësive. Në thelb, punëdhënësit kërkojnë të punësojnë fuqi

punëtore, por nuk janë të prirur për punësim të kualifikuar. Tendenca e sipërmarrjeve është

investimi në industri të bazuara në krahun e lirë të punës. Ky fenomen sigurisht që reflekton

pritshmëritë e ulëta të modelit të biznesit në vend dhe është faktor ndikues në punësimin e të

rinjve51

. Veç kësaj, anketime të tjera kanë nxjerrë në pah se, edhe të rinjtë nuk janë shumë

aktiv në tregun e punës. Referuar INSTAT për vitin 2014 vetem 41.9% e të rinjve (15-29

vjeç) ishin aktiv në tregun e punës, ndërsa për vitin 2015 kjo shifër ishte 44.5%.52

Arsyet e këtij qëndrimi janë:

Pjesëmarrje më e madhe e të rinjve në arsim e lartë. Numri i atyre që vazhdojnë

studimet universitare është shtuar, si pasojë, të rinjtë hyjnë më vonë në tregun e punës.

49

Po aty, fq. 25 50

ILO dhe MMSR, “Skill Needs Analyses 2014”, Tiranë 2014, fq. 93-94. Shiko në:

www.kerkojpune.gov.al/publikime-shkp/ 51

Hackaj A., “Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri: Cfarë kërkon tregu?”, Tiranë 2015, fq. 40

http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12285.pdf 52

INSTAT, “Shkalla e Pjesëmarrjes në Forcat e Punës 2007-2015”,

http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST/START__TP__LFS__LFSV/LFS021/table/tableViewLayout2/?rxid

=a97383ee-3999-4c49-ac19-c5e1caf1087e

Page 29: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

8

Pothuajse dy të tretat (65.9%) e personave ekonomikisht inaktiv të grupmoshes 15-29

vjeç, janë inaktiv për shkak të përfshirjes në arsimim dhe trajnim53

.

Shkurajimi i tyre për punëkërkim. Numri më i madh i kësaj kategorie u përket atyre

që nuk ndjekin shkollën apo formimin. Si shembull mund të marrim vitin 2012, ku

numri i këtyre të rinjve përbënte 26.2%, dy herë më shumë se shifra përkatëse në

vendet e BE-27 (13%)54

. Në vitin 2016, përqindja e kësaj kategorie rritet dhe me

0.4 pikë përqindje. Ndikimin më të madh në këtë rritje e japin meshkujt e kësaj grup-

moshe me 2.1 pikë përqindje krahasuar me 201255

.

Për më tepër, të rinjtë kanë edhe disavantazhe të tjera përsa u përket pagave jo

konkurruese, kushteve jo të përshtatshme të punës, politikat e dobëta të rekrutimit, etj.

Si fenomen,“mospërputhja e aftësive” ndodh atëherë, kur kualifikimet formale që një individ

zotëron devijojnë nga kualifikimet e nevojshme për të gjetur apo për të kryer një punë.

Shumicën e rasteve, aftësitë dhe kompetencat e zotëruara nga punëtorët nuk përputhen me

punën që kryejnë dhe punëdhënësit nuk kanë mundësi t’i plotësojnë vendet vakante,

pavarësisht papunësisë së lartë56

. Sipas teorisë së quajtur “job-matching” (Jovanoviç, 1979)

përputhja e aftësive të kërkuara nga punëdhënësit me aftësitë e punëmarrësit reflektohet në

produktivitetin e punonjësve dhe rrjedhimisht në të ardhurat e tyre57

. Por, mund të ndodhë,

veçanërisht në tregjet e punës që janë në vështirësi, që punëdhënësit të vendosin kritere

rekrutimi për kandidatët më tepër sesa në të vërtetë janë të nevojshme. Kjo i çon individët të

kërkojnë kualifikime gjithnjë dhe më të shumta për t'u punësuar dhe e ashpërson më tej këtë

fenomen. Fenomeni i quajtur ndryshe “tejkalimi i kualifikimeve”, përshkruhet si lëvizja që

kryejnë individët drejt arritjes së niveleve të larta të arsimimit, në mënyrë që të qëndrojë

konkurues brenda mjedisit të punës58

.

53

INSTAT, “Të rinjtë në Shqiperi sfidat në kohët që ndryshojnë”, Tiranë 2015, fq. 52 Shiko në:

http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat 54

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim, plani i veprimit 2014-2020”, Tiranë 2014, fq. 38 55

INSTAT,“Vjetari Statistikor, 2017”, Tiranë 2017, fq. 61

http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2017/vjetari-statistikor-2017/ 56

CEDEFOP,“Skills, qualifications and jobs in the EU: the making of a perfect match? Evidence from

Cedefop’s European skills and jobs survey”, 2015, fq. 26. doi:10.2801/606129 57

Jovanovic B., “Job Matching and the Theory of Turnover”, Journal of Political Economy, Vol.87, No. 5,

1979, (fq. 972-990) Gjendet në: http://people.hss.caltech.edu/~camerer/SS280/JovanonicJPE79.pdf 58

“Ky fenomen është përshkruar për herë të parë nga Roland Dore në veprën Diploma Disease, 1976. Një libër

kontradiktor mbi arsimin, kualifikimin dhe zhvillimin ekonomik. Analiza e tij thekson se ky fenomen është

vecanërisht zhgënyes për vendet në zhvillim” Little A, W., “The Diploma Disease twenty years on: an

introducion”, Artikull në: Assessment in Education: Principles Policy and Practice, Vol 4, No 1, 1997 (pp. 5-

21). Shiko në: https://www.researchgate.net/publication/233263362

Page 30: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

9

Mospërputhja e aftësive në Shqipëri paraqitet në dy forma, në mbikualifikimin dhe

nënkualifikimin e fuqisë punëtore.

Mbikualifikimi, i shtyn individët drejt punësimit në profesione për të cilat kanë më

tepër aftësi sesa kërkohet, ose drejt punësimit në fusha që nuk kanë lidhje me fushën e

tyre të studimit. Duhet theksuar se kjo dukuri mund të çojë në humbje të

kualifikimeve dhe të burimeve që janë përdorur për t‘i fituar këto aftësi59

, si pasojë e

mospërdorimit të tyre.

Nënkualifikimi është rrjedhojë e mungesës së aftësive dhe shkathtësive tek

punëkërkuesi dhe i shtyn punëdhënësit të punësojnë individë që nuk janë më të

përshtatshmit për punën që u ofrohet60

. Si fenomen, nënkaulifikimi ka mundësi të

ndikojë negativisht në rendimentin dhe cilësinë e punës, ndaj të gjithë punëdhënësit

mundohen t‘i gjejnë një zgjidhje. Zëvendësimi i stafit është masa më e përdorur prej

bizneseve të vogla. Në rastin e bizneseve të mëdha, trajnimi është masa më e përdorur.

Është vërejtur se mospërputhja e aftësive në vend është pasojë e disa faktorëve të tillë si:

Informacion jo i saktë në lidhje me mundësitë që ofrohen nga tregu i punës.

Zgjedhjet individuale jo të përshtatshme në arsim.

Sistemi i arsimit dhe formimit që nuk siguron aftësitë e nevojshme61

.

Për t’i orientuar të rinjtë drejt një karriere profesionale më të qëndrueshme është e nevojshme

që ata të pajisen me informacionin e duhur mbi mundësitë e punësimit të ofruar nga tregu.

Nga ky këndvështrim, para se të përcaktojnë të ardhmen e tyre profesionale, të rinjtë duhet të

njihen me kërkësat për aftësi apo kompetenca të shprehura nga punëdhënësit. Një nga

mënyrat për të dalluar se cilat janë këto nevoja është anketimi i punëdhënësve ose analiza për

sektor të ndryshëm të ekonomisë. Këto studime sigurojnë informacionin e duhur për aftësitë

apo kompetencat më të kërkuara nga sektori privat i ekonomisë. Ato i drejtojnë individët në

lidhje me programet arsimore për të cilat ia vlen të shpenzojnë kohën, përpjekjet dhe fondet e

tyre. Kryesisht, këto lloj analizash në vend, kanë qënë të financuara dhe të frymëzuara nga

donatorët e huaj. Për të krijuar një panoramë të përgjithshme se në cilët sektorë janë

mangësitë më të mëdha të aftësive dhe arsyet pse ka ndodhur ky fenomen, po paraqesim më

poshtë disa nga këta studime dhe gjetjet e tyre.

59

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2015-2020”, Tiranë 2014, fq. 59 60

Po aty, fq. 59 61

Gishti, E., Shkreli, A., “Building an Albanian Qualification Framework, demand-side analysis and list of

occupations”, ETF working paper 2015, fq. 7 Shiko në:

https://www.etf.europa.eu/webatt.nsf/0/54BF282861A0CD78C1257E9D0033544B/$file/Building%20an%20Al

banian%20qualification%20framework.pdf

Page 31: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

10

Nga IPSED (Institute for the Promotion of Social and Economic Development),

përmendim raportin e vitit 2014 me titull “Gender Sensitivity Report on Skill Gaps in

the Agro-processing, ICT and Tourism Sectors in Albania”. Ky raport ka arritur në

disa përfundime lidhur me nevojat për aftësi dhe mungesat e tyre në tre sektorë

kryesor të ekonomisë shqiptare; agro-përpunimin (përpunimin ushqimor), në turizëm

dhe teknologjinë informatike. Raporti identifikonte se cilat qenë punët më të kërkuara

dhe se si bizneset i plotësonin nevojat e tyre për punonjës. Studimi dalloi një

mospërputhje të madhe midis kërkesave të tregut të punës dhe se çfarë ofruesit e

trajnimeve siguronin në të vërtetë. Autorët kanë analizuar cilësinë e kurikulave në

AFP, programet e praktikës dhe në cilën mënyrë nxënësit kishin përfitime prej këtyre

programeve, etj. Si shembull, marrim disa nga gjetjet e këtij raporti në sektorin e

përpunimit ushqimor. Ky është një nga sektorët me më shumë potencial zhvillimi në

industrinë shqiptare. Edhe pse përballet me vështirësi të cilat lidhen me strukturën e

bizneseve që veprojnë në të, (biznese të vogla që punësojnë 2 deri në 10 individ), edhe

me mungesën e aftësive tek të punësuarit. Një nga profesionet më të kërkuara është ai

i teknikut të prodhimit në të gjitha nivelet, veçse këto aftësi mungojnë në këtë sektor.

Sipas raportit, nëse analizojmë ofertën arsimore në lidhje me këtë profesion duhet

theksuar se ai është i mirëofruar si në arsimin e mesëm, ashtu dhe në nivelin e

universiteteve. (p.sh. në shkollat e mesme profesionale këto aftësi ofohen në shkollat:

“Hoteleri-Turizëm” në Tiranë, “Shkolla e Mesme Profesionale në Kamëz”, “Isuf

Gjata” në Korçë, etj)62

. Megjithatë, numri i nxënësve dhe studentëve që ndjekin këto

kurse është i ulët.

Gjetjet kryesore të studimit “Skill Needs Analysis 2014”, kryer nga Shërbimi

Kombëtar i Punësimit (SHKP), tregojnë se mospërputhja e nivelit të kualifikimeve të

fuqisë punëtore është një shqetësim për të gjithë ekonominë. Shqetësimi më i madh

është për sektorët e “Minierave dhe Guroreve”, “Energjisë dhe Gazit” si dhe në

sektorin e “Furnizimit me ujë, Kanalizimeve, Mbetjeve”. Bizneset e vogla janë ato që

kryesisht deklarojnë më së shumti që punonjësit e tyre nuk i kanë aftësitë e duhura,

zakonisht bëhet fjalë për profesionet e kamarierit dhe banakierit. Gjetje të tjera të këtij

raporti janë edhe disa konstatime. Së pari, autorët e raportit vërejnë se pagesat e ulëta

në sektorë të tillë si furnizimi me ujë, pasrtimi dhe kanalizimi, shkurajojnë individët,

veçanërisht të rinjtë për t’u punësuar në këta sektorë. Së dyti, u arrit në përfundimin se

62

ISPED, “Gender sensitivity report on skills gap in the Agro-processing ICT and tourism sectors in Albania”,

2014, fq. 13-29. Shiko në: https://assets.helvetas.org/downloads/skills_research_report.pdf

Page 32: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

11

mungesa e aftësive si pasojë e papunësisë së gjatë është shqetësim i konsiderueshëm

në sektorë të tillë si “Energjia, Gazi, etj”63

.

Një tjetër studim që e përmendim si shembull është iniciativa e ETF (2014), “Building

an Albanian Qualification Framework”. Analizë gjithëpërfshirëse mbi njevojat për

aftësi si në nivel kombëtar dhe rajonal me qëllim informimin më të saktë për Listën

Kombëtare të Profesioneve dhe Kualifikimeve64

. Autorët arrijnë në përfundimin që

shumë punëdhënës, raportojnë të kenë vështirësi në gjetjen e personelit të kualifikuar.

Edhe pse shpesh herë, ky fenomen është i lidhur me faktorë të tjerë si, kushtet e punës

dhe paga jo të përshtatshme. Faktori kyç mbetet mungesa e aftësive e kandidatëve që

aplikojnë për një vend pune. Duhet theksuar se mangësi në aftësitë dhe kompetencat e

punëmarrësve janë vërejtur për të gjitha kategoritë e punësimit. Gjithsesi, mangësitë

më të shumta janë për profesionet teknike. Veçanërisht, shqetësuese janë sektorë të

tillë si, turizmi, fasonët, bujqësia65

. Këta autorë, kanë plotësuar një draftlist me 182

profesione në 18 sektorë, me qëllimin për ta kthyer në një listë që duhet zhvilluar dhe

ofruar nga sistemi shqiptar i arsimit dhe trajnimit.

Nisur prej rezultateve të nxjerra nga këto analiza, konkludojmë që bizneset në vend kanë

mungesa të theksuara për personel me aftësitë dhe shkathtësitë teknike të zhvilluara. Në

bujqësi dhe agro-përpunim, në turizëm, ndërtim, transport, komunikacion dhe energji ka

mungesë specialistësh e teknikësh. Ka shumë pak të diplomuar në fusha mjaft të kërkuara,

si për shembull teknologë, kontabilistë, agronomë, inxhinierë tekstilesh, specialistë të IT,

etj66

. Në këta sektor të ekonomisë, mosha mesatare e punonjësve është relativisht e madhe,

përgjithësisht janë individë në prag të pensionit. Bëhet e qartë se, shumë shpejt, këta

sektorë do të kenë mungesa të mëdha në plotësimin e njevojave për punonjës. Pavarësisht

kërkesave, vihet re se vendet e punës që ofrohen prej ndërmarrjeve nuk janë të preferuara prej

të rinjve. Në studimet që kryejnë, ata janë të orientuar drejt lëndëve shoqërore. Mjafton të

përmendim faktin se për vitin akademik 2013-2014, në profilet e shkencave sociale, juridik

dhe biznes ishin regjistruar 66.957 student, kundrejt 9128 studentëve të regjistruar në degët

bujqësi dhe veterinari67

. E njëjta tendencë vërehet edhe në vitet në vazhdim, viti akademik

63

ILO dhe MMSR, “Skill Needs Analyses 2014”. Shiko në: www.kerkojpune.gov.al/publikime-shkp/ 64

Gishti E., Shkreli A., “ Building an Albanian Qualification Framework, demand-side analysis and list of

occupations”. ETF working paper 2015. Shiko në:

https://www.etf.europa.eu/webatt.nsf/0/54BF282861A0CD78C1257E9D0033544B/$file/Building%20an%20Al

banian%20qualification%20framework.pdf 65

Po aty, fq. 83 66

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”, fq. 38. 67

MAS,“Vjetari statistikor për arsimin 2013-2014 dhe seri kohore”, Tiranë 2015, fq. 53

Page 33: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

12

2015-2016 pati 53.760 student të regjistruar në fakultetet e shkencave sociale, biznes dhe

juridik dhe vetëm 8383 student për degët bujqësi dhe veterinari68

. Shkurtimisht, të rinjtë në

Shqipëri i kushtojnë shumë pak vëmendje zgjedhjes së shkollimit. Kur planifikojnë karrierën

e tyre nuk i analizojnë mundësistë reale të punësimit. Kjo e vështirëson periudhën tranzitore

të kalimit nga shkolla në tregun e punës. Të rinjtë shqiptarë, presin mesatarisht katër vjet

para se të fillojnë punë dhe zakonisht punësohen në pozicione që kanë kualifikim të ulët dhe

që nuk përputhen me diplomat e tyre. Kjo i detyron të jenë më pak selektiv për llojin e punëve

të para që janë duke kërkuar dhe duke pranuar69

.

Pjesa më e madhe e aftësive dhe kompetencave që kërkohen nga tregu i punës në vend janë

kualifikime që fitohen kryesisht në arsimin e mesëm profesional, si rezultat zhvillimi i tij

është domosdoshmëri. Efektet pozitive të tij lidhen jo vetëm me uljen e nivelit të papunësisë

por edhe me përmirësimin e kohezionit social, rritjen e prodhueshmërisë, rritjen e të

ardhurave për individin, etj. Të gjitha të dhënat tregojne se, papunësia e të rinjve është më e

ulët në ato vende ku ka një shkallë të lartë të kualifikimeve specifike profesionale. Shembujt

më të mirë janë Gjermania dhe Zvicra, ku sistemi i arsimit profesional është shumë i

zhvilluar dhe punëdhënësit janë të përfshirë drejpërdrejt në proceset e tij. Në këto vende,

niveli i papunësisë tek të rinjtë është shumë më i ulët në krahasim me vendet e tjera.

Në Gjermani, p.sh. përqindja e të punësuarëve që kanë përfunduar arsimin profesional është

21.4% pikë më e lartë, sesa tek e njëjta grupmoshë e të rinjve që kanë përfunduar arsimin e

përgjithshëm, shumë më e lartë sesa edhe mesatarja europiane 5.3% për nxënësit që kanë

përfunduar AP70

. Gjithashtu, dallohet se edhe në Zvicër, për vitin 2015, 86.4% e të rinjtë (e

grupmoshës 20-34vjeç) që kanë përfunduar studimet në arsimin profesional janë të punësuar.

Mesatarja për vendet e BE-së është 79.1%71

. E njëjta tendencë vihet re dhe në Shqipëri. Ata

që vuajnë më pak fenomenin e papunësisë janë të dipolmuarit prej shkollave të arsimit

profesional, krahasuar me kategoritë e tjera. Sipas nivelit arsimor, 2/3 e individëve të

diplomuar në këto shkolla janë të punësuar. Po ashtu, sot në Shqipëri ka marrë zhvillim të

madh vetëpunësimi, çka kërkon rritje të aftësive profesionale dhe kualifikimeve që mund të

rrisin produktivitetin dhe të ardhurat e një aktiviteti që individi e zhvillon me iniciativën e tij

të lirë. Në fakt, tërheq vëmendjen përqindja e lartë e të vetëpunësuarëve në mesin e

68

Të dhënat nga INSTAT, “Studentë në arsimin e lartë sipas fushave të studimit”. Shiko në:

http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/arsimi/#tab2 69

Hackaj A.“Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri: Cfarë kërkon tregu?”, Tiranë 2015, fq. 14.

http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12285.pdf 70

CEDEFOP, “On the way to 2020: Data for Vocational Education and Training policies. Country statistical

overviews”, 2013, fq. 32 doi: 10.2801/47144 71

Po aty, fq. 142

Page 34: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

13

individëve të diplomuar në shkollat e arsimit profesional 31.7%. Ky numër është 10.3% për

arsimin universitar72

. Gjithsesi, duhet theksuar se sistemi i arsimit profesional në vend nuk

është plotësisht i lidhur me kërkesat e tregut të punës. Për këtë arsye, nuk arrin ta plotësojë

ekonominë me aftësi dhe kompetenca që kërkohen prej punëmarrësve dhe nga shoqëria në

tërësi. Në degët apo profilet që ofron AP ka një mospërputhje me çfarë kërkon tregu dhe

çfarë ofron ky sistem. Në këtë kontekst, vet fragmentizimi i tregut të punës përbën

pengesë. Sektori privat në vend, është i dominuar nga aktivitetet ekonomike të mesme dhe

të vogla (99.2%), nga të cilat rreth 95.7% e tyre kanë nga 1 në 9 të punësuar.73

Këto biznese

janë shumë pak bashkëpunuese me shkollat e AP-së Ky qëndrim nuk e ndihmon këtë

sektor të përmirësojë cilësinë e programeve që ofron dhe të planifikojë kurse me kualifikimet

e kërkuara nga tregu. Në vitin 2014 GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin

Ndërkombëtar) dhe ETF (European Training Foundation), së bashku me MMSR (Ministrinë e

Mirëqënies Sociale dhe Rinisë) dhe AKAFPK (Agjensia Kombëtare për Arsimin Formimin

Profesional dhe Kualifikimet), ndërmorën një studim bazë për të gjithë ofruesit e arsimit dhe

formimit profesional publik në vend. Ky studim, përfshinte vlerësimin për efektivitetin e

programeve të ofruara nga AFP sipas institucioneve individuale. Raporti final, specifikon se

si ofrimi i programeve në AFP, mund të riorganizohet në mënyrë më të efektshme që t’u

përshtatet më mirë nevojave të individëve dhe të tregut të punës74

. Gjithsesi, duhet thënë se

prej insitiucioneve të interesuara nuk ka një qasje sistematike për marrjen dhe përdorimin e

informacionit mbi aftësitë që kërkohen, në mënyrë që të bëhet më vonë planifikimi i

programeve më të përshtatshëm për t’u zhvilluar prej sistemit të AFP-së. Aspekte të tilla si

numri i të regjistruarëve, kualifikimet, kurrikulat do të duhet të rregulloheshin më mirë me

realitetin e tregut të punës.

Tashmë, oferta e arsimit profesional në vend, është e drejtuar kryesisht, drejt profileve

ekonomike të shërbimeve si, në Hoteleri-Turizëm, Tekstil-Konfeksion, Elektroteknikë,

Teknologji-Agroushqimore, Bujqësi, etj. Megjithatë, në disa sektorë dallojmë

papërputhshmëri të lartë midis kërkesave të tregut dhe ofertës së arsimit profesional. Në një

studim mbi ofertën dhe kërkesën e aftësive në tregun e punës dhe në arsimin profesional, të

zhvilluar nga Pullumbi A. dallohet se:

72

Hackaj A., “Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri: Cfarë kërkon tregu?”, Tiranë 2015

http://library.fes.de/pd-files/bueros/albanien/12285.pdf 73

INSTAT,“Vjetari-statistikor-rajonal 2015”, fq. 81 74

GIZ, ETF, AKAFPK, “Studimi Bazë i Ofruesve Publik të AFP-së në Shqipëri”, Tiranë 2014

www.sociale.gov.al

Page 35: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

14

Oferta e tregut e Shërbimeve-Riparimeve-Tregtisë është 26%, ndërsa oferta e arsimit

profesional, (Hoteleri-Turizëm, Elektroteknik, Mekanik, Shërbime Mjetesh

Transporti), është rreth 24%:

Oferta për punësim në ndërtim, në nivel kombëtar është 13%, kurse oferta e AFP

(Ndërtim, Gjeodezi, Termo-Hidraulikë) është rreth 6%:

Në administratë publike, shërbime financiare dhe shërbime social-shëndetësore oferta

është rreth 5%, ndërsa oferta e arsimit profesional (Ekonomi-Biznes, Administrim

Zyre, Shërbime Social-Shëndetësore), është rreth 10%75

.

Në arsimin profesional, shembuj të mirë ekzistojnë vetëm në institucione të veçanta ose për

programe specifike të zhvilluara me mbështetjen e donatorëve. Analiza apo raportet të

ndryshme, (si përmendim në këtë punim), kanë theksuar se duhen të bëhen më tepër

përpjekje për të përshtatur ofertën e arsimit profesional me kërkesat reale të tregut të punës.

Përzgjedhja e këtij sistemi si mundësi për të vazhduar studimet, shpesh konsiderohet e

vështirë, nëse kemi parasysh faktin që, vendimi lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me

përcaktimin e një orjientimi dhe profesioni shumë herët në jetë (zakonisht vetëm 15 vjeç). Për

këtë arsye, është e rëndësishme që oferta e arsimit profesional t’i motivojë të rinjtë të

zhvillojnë aftësitë më të mira edhe për sipërmarrjen duke krijuar pse jo edhe bizneset e

tyre. Sektorët që kërkojnë investime më të vogla në kapital, pritet të kenë dhe inisiativat

më të shumta në sipërmarrje, gjithsesi, njohuritë dhe kualifikimet e specializuara janë të

nevojshme për suksesin e tyre.

Një dukuri relativisht e re në zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri është

marrja e tij në konsideratë si një alternativë apo si një hap ndërmjetës për studime të

mëtejshme ose karrierë profesionale jashtë vendit. Kjo tendencë është sot shumë e dukshme

në sektorin e kujdesit social dhe mjekësor, sepse prej vendeve europiane po kërkohet gjithnjë

e më shumë personel. Në kuadër të MSA-së, aksesi për punësim i punonjësve shqiptarë në

tregun komunitar, mbetet kompetencë e shteteve anëtare të BE-së. Në këtë rast, formimi dhe

përputhja e aftësive dhe kualifikimeve të forcës së punës shqiptare me kërkesat e tregut të

punës në këto vende, rrisin mundësinë e fuqisë punëtore për hyrje në vendin dhe punësimin e

dëshiruar. Rruga drejt zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit në BE, kërkon rritjen e

kapacitetit të forcës së punës. Arsimi profesional mund të luajë një rol të konsiderueshëm në

kualifikimin e saj. Veçanërisht, te të rinjtë, duke i pajisur ata me ato aftësi që kërkohen më së

shumti prej punëdhënësve.

75

Pullumbi A., “Study on VET supply and demand in Albania”. www.eft.europa.eu/web.nsf/pages/Albania

Page 36: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

15

Problemi i papunësisë tek të rinjtë si pasojë e mungesës së kualifikimeve dhe zotërimit të

kompetencave dhe aftësive të nevojshme është në qëndër të këtij hulumtimi. Qëllimi është të

tregohet, cilat janë ato politika që do e zbusnin këtë fenomen. Si shembull, politikat aktive të

punësimit; zejtaria, trajnimet dhe stazhet në ndërmarje, do të mund t’i ndihmonin të rinjtë për

të patur një trajektore punësimi më të qëndrueshme76

. Gjithsesi, perspektiva efikase për të

maksimalizuar potencialin e tyre ndërtohet duke patur në vëmendje zhvillimin e arsimit

profesional, i cili synon përgatitjen e teknikëve dhe punëtorëve të kualifikuar në fusha të

ndryshme, qysh në fillim të karrierës së tyre. Në këtë kuadër, rritet rëndësia e zhvillimi të

arsimit profesional si një alternativë për rritjen e kualifikimeve tek individët, për përgatitjen e

të rinjve me aftësitë dhe kompetencat që kërkon tregu i hapur i punës dhe integrimi social në

kushtet e mobilitetit të fuqisë punëtore.

1.3 Arsyet dhe qëllimet e kërkimit:

Ajo që vërehet prej ndryshimit të sistemit politik në vend, është një tablo ku rezulton se

ekonomia, tregu i punës, vet aspiratat e individëve pësuan transformime për të cilat sistemi i

AP-së nuk ka qënë i aftë t’u përshtatet. Arsimi profesional në vend, nuk u ka siguruar

individëve dhe punëmarrësve shërbimet e nevojshme për t’i përgatitur me këto të reja. Si

pasojë, interesi i të rinjve për të vazhduar studimet në këtë sistem është minimizuar. Nga

ana tjetër, vitet e fundit reformat integruese të Shqipërisë që kanë përfshirë edhe fushën e

arsimit shqiptar si dhe ndryshimet në tregun e punës, kanë sjellë nevojën për një vlerësim

motivues të nxënësve me qëllim nxitjen e tyre për të ndjekur këtë lloj arsimimi.

Studimet e autorëve shqiptarë dhe të huaj përbëjnë bazën e nisjes të këtij punimi. Të shumta

janë kërkimet e kryera në këtë fushë për të nxjerrë në pah përparësitë, mangësitë dhe kërkesat

e këtij sistemi. Edhe në Shqipëri janë kryer disa hulumtime, të cilat kanë studiuar rolin e

arsimit dhe formimit profesional në zhvillimin social dhe ekonomik të të rinjve dhe në

përqasjen me vlerat e shoqërisë europiane. Referuar studimit të Xhumari M. dhe Dibra S.

(2013), vlerësojnë rolin e luajtur prej arsimit profesional në përmirësimin e përfshirjes sociale

të të rinjve dhe kohezionit social77

. Studimi i Hackaj A. (2015), “Trendet e punësimit rinor”

76

“Edhe pse këto iniciativa kanë ndikim të rëndësishëm në zbutjen e fenomenit të papunësise për këtë katergori,

në shumicën e kompanive në vend ato nuk zbatohen. Faktikisht, numri i të rinjve në çirakëri është gati i

pallogaritshëm ndërsa, numri i kompanive që kanë stazhierë është shumë i vogël. Janë vetëm punëdhënësit më

të mëdhenj që tregojnë shenja të përfshirjes aktive në trajnimin e punonjësve të tyre të ardhshëm” Hackaj A.,

“Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri: Cfarë kërkon tregu?”, Tiranë 2015, fq. 21. http://library.fes.de/pdf-

files/bueros/albanien/12285.pdf 77

Xhumari M., Dibra S., “Mapping of VET education policies and practices for social inclusion and social

cohesion in the Western Balkans, Turky and Israel. Country report: Albania”, 2013. Gjendet në:

Page 37: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

16

vlerëson kontributin që ka arsimi profesional në punësimin e qëndrueshëm të të rinjve78

.

Studimi i Swisscontact (2016) ka në fokus nevojat për aftësi në disa sektorë të ekonomisë në

vend dhe kontributin që mund të japë arsimi profesional në zgjidhjen e këtyre

problematikave79

. Studimi i doktoraturës së Gega E., mbi rëndësinë e zhvillimit të sistemit të

sigurimit të cilësisë në arsimin profesional80

. Analiza, raporte dhe hulumtime të realizuara

prej institucioneve dhe studiuesëve të ndryshëm, kanë nxjerrë në pah se, cilat janë përparësitë

në zhvillimin e AP-së dhe vështirësitë me të cilat përballet kjo pjesë e sistemit të arsimit në

vend. Një analizë e detajuar e literaturës është zhvilluar në kapitullim në vazhdim.

Përsa më takon mua, arsyet e zgjedhjes së kësaj teme janë disa:

Së pari, në debatet politike të dhjetë viteve të fundit të gjitha forcat politike dhe

qeveritë kanë vendosur në prioritetet e tyre arsimin profesional si faktor gjithnjë dhe

më i rëndësishëm në përballimin e sfidave sociale dhe ekonomike të shoqërisë

shqiptare në tranzicion. Ky sistem siguron një perspektivë të qëndrueshme punësimi,

veçanërisht për të rinjtë, ndaj është kthyer edhe në prioritet të politikave qeveritare. Ai

është mjet parësor në formimin e kapitalit njerëzor të kualifikuar, i aftë të çojë drejt

një transformimi efektiv social-ekonomik të shoqërsië, të cilit i duhet kushtuar më

tepër vëmendje.

Interesi lindi dhe për faktin se integrimi europian përfaqëson një mundësi të madhe

për rritjen dhe zhvillimin e vendit tonë, çka është e vlefshme dhe në sektorin arsimor.

Për të përmbushur aspiratën e integrimit në familjen europiane, shoqëria shqiptare

duhet të përshtatet, të modernizohet, të përshpejtojë reformat strukturore, të cilat do t’i

lejojnë të përmirësojë kapacitetet e konkurueshmërisë. Në këtë kuadër, arsimi

profesional luan një rol të madh në përgatitjen e fuqisë punëtore me aftësitë dhe

kompetencat e kërkuara më së shumti prej tregjeve europiane të punës duke i

lehtësuar sado pak proceset e tyre të integrimit.

Së fundmi, në qytetin tim (të Vlorës), arsimi profesional ka qënë tradicionalisht i

zhvilluar dhe u ka mundësuar të rinjve punësim më të mirë krahasuar me të

https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/mapping_of_vet_educational_policies_and_practicies_for_social_incl

usion_and_social_cohesion_country_report_albania.pdf . 78

Hackaj A., “Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri: Cfarë kërkon tregu?”, Tiranë 2015.

http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12285.pdf 79

Swisscontact, “Skills for Jobs”, Tiranë 2016 Shiko në: skillsforjobs.al/wp-content/uploads/2016/11/JobSkills-

EN-web.pdf 80

Gega E., “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin Profesional”, Disertacion Tiranë, 2015. Shiko në:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/2016/09/sigurimi-i-cilesise-ne-arsimin-profesional/

Page 38: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

17

diplomuarit në arsimin e mesëm të përgjithshëm, pikërisht, ky element e ka nxitur

edhe mëtej kureshtjen time për të studiuar këtë lloj arsimimi.

Prej këtij kërkimi synoj të identifikoj dhe analizoj ndikimin e arsimit profesional në

punësimin e qëndrueshëm të të rinjve, zbutjen e fenomenit të papunësisë për këtë kategori dhe

në integrimin europian të Shqipërisë, duke paraqitur mundësitë që ofron dhe sfidat që duhet të

përballojë. Në mënyrë të veçantë, theksohet pesha që mbart AP-ja në përgatitjen e të rinjve

me ato aftësi dhe shkathtësi, kompetenca që kërkohen prej tregut të punës jo vetëm në

Shqipëri, por edhe për në shoqërinë europiane ku synojmë të integrohemi.

Qëllimi i studimit është të analizojë organizimin dhe funksionimin e sistemit të arsimit

profesional, rolin e tij në përballimin e disa problematikave të shoqërisë shqiptare, duke

marrë si një rast studimor AP në bashkinë e Vlorës.

Analizohen; cilat janë disa nga problemet me të cilat përballen shkollat e arsimit profesional,

çfarë ndryshimesh duhen bërë për të përmirësuar cilësinë e këtyre shkollave, si vlerësohet ky

sistem nga ana e nxënësve dhe profesionistëve të përfshirë në të, etj. Studimi mbështetet mbi

të dhënat e një anketimi të zhvilluar në shkollat e arsimit profesional të bashkisë së Vlorës, si

dhe prej intervistave gjysëm të strukturuara të zhvilluara me drejtues të arsimit profesional,

përfaqësues të pushtetit vendor dhe përfaqësues të bizneseve që bashkëpunojnë me këto

shkolla në Vlorë.

Pyetja kryesore e ngritur në këtë kërkim është: “Cilat hapa duhet të ndërmerren në arsimin

profesional për të krijuar një perspektivë efektive punësimi për të rinjtë shqiptar dhe

integriminin e tyre në tregun europian të punës?”

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, janë shtruar disa pyetje kërkimore ndihmëse:

Cilat janë tendencat e sotme të zhvillimit të arsimit profesional në vendet e BE-së?

Si ndikon arsimi profesional në zbutjen e fenomenit të papunësisë tek të rinjtë?

Cilat janë dhe si mund të zhvillohen aftësitë që të rinjtë duhet të marrin gjatë

shkollimit për të përballuar me sukses kërkesat e tregut të punës?

Si ka evoluar arsimi profesional në Shqipëri? Cilat janë zhvillimet strukturore dhe

funksionale të këtij sistemi?

Cili është perceptimi dhe vlerësimi mbi sistemin e AP-së nga nxënësit dhe

profesionistët e përfshirë në të, në bashkinë e Vlorës?

A krijon arsimi profesional mundësinë e punësimit për të rinjtë shqiptar edhe në

vendet europiane?

Page 39: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

18

Objektivat kryesorë të studimit janë përshtatur me pyetjet kërkimore. Ato janë:

Objektivi 1: Të përcaktohen qëllimet dhe synimet e politikave të arsimit profesional

në BE. Të evidentohen zhvillimet kryesore në këtë sektor.

Objektivi 2: Të shqyrtohen faktorët që ndikojnë në krijimin e një perspektive efektive

të punësimit tek të rinjtë.

Objektivi 3: Të identifikohen njohuritë dhe aftësitë që të rinjtë duhet të marrin gjatë

shkollimit për të përballuar me sukses kërkesat e tregut të punës

Objektivi 4: Të evidentohen ndryshimet në strukturën e sistemit arsimor profesional

në vend përmes indikatorëve analitikë të tillë si; kurrikulat, nxënësit, financimi, etj.

Objektivi 5: Të analizohet arsimi profesional në bashkinë e Vlorës (rast studimor),

përmes vlerësimit të nxënësve dhe profesionistëve të përfshirë në këtë sistem.

Objektivi 6: Të evidentohet ndikimi i AP-së në proçeset e integrimit të fuqisë punëtore

shqiptare në BE.

1.4. Rëndësia e studimit:

Kualifikimi i të rinjve është domosdoshmëri për zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian

të shoqërisë sonë. Në këtë kuadër, hapësirë të veçantë zë arsimi profesional, i cili mbështet

zhvillimin e kapaciteteve tek të rinjtë dhe i përgatit për të përballuar me sukses sfidat e

punësimit në shoqëri. Studimi ka nxjerë në pah çështjen e zhvillimit dhe përmirësimit të

sistemit arsimor profesional, domosdoshmërinë e krijimit të një sistemi që përmbush të gjitha

standartet e nevojshme të kërkuara prej procesit të integrimit. Rëndësia e tij qëndron tek

argumentat e paraqitur dhe rekomandimet e vlefshme të ofruara ndaj institucioneve që merren

me arsimin dhe formimin profesional në bashkinë e Vlorës dhe që mund të jenë të vlefshme

edhe në nivel kombëtar. Gjetjet e studimit mund të ndihmojnë politikëbërësit të përcaktojnë

objektiva të qarta lidhur me zhvillimin e arsimit profesional në Vlorë dhe Shqipëri. Ato mund

të orientojnë shkollat e arsimit profesional, të përmirësojnë edukimin sipas standardeve

europiane. Gjithashtu, bizneset mund të orientohen në sfidat e arsimit profesional dhe nevojës

së këtij sistemi për investime nga ana e biznesit për të rritur kualifikimin e forcave të punës,

të cilat do të çojnë në rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostove në veprimtaritë e ndryshme

ekonomike. Në fund, shqyrtimi dhe sugjerimet e paraqitura në këtë punim, mund të japin disa

ide për mënyra të reja nxitëse, të cilat do të ndikonin në motivimin e nxënësve për të

vazhduar arsmin profesional, si një alternavitë për të siguruar punësim të qëndrueshëm tek të

rinjtë edhe në tregjet europiane të punës.

Page 40: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

19

1.5. Organizimi dhe kufizimi i studimit:

Punimi është i strukturuar në disa kapituj. Ai fillon me hyrjen, vazhdon me kapitujt e tjerë

dhe mbyllet me shtojcat dhe referencat.

Kapitulli i parë që shërben si “Hyrje”, prezanton çështjet kryesore të punimit si: deklarimin e

problemit, qëllimet dhe arsyet e studimit, kufizimet dhe strukturën e tij, si dhe përcaktimin e

termave kyçe të temës. Është dhënë qëllimi i studimit, objektivat e tij, është paraqitur pyetja

kryesore kërkimore si dhe janë ngritur nënpyetjet e tjera.

Kapitulli i dytë jep një këndvështim mbi metodologjinë e përdorur në këtë punim. Kemi

filluar me analizën e literaturës që është e nevojshme për të sensibilizuar perceptimet lidhur

me çështjen marrë në studim, duke ofruar elemente që zgjerojnë horizontin tonë mbi çka jemi

duke kërkuar. Literatura u referohet studimeve më të fundit dhe më të rëndësishme mbi

zhvillimin e arsimit profesional, punësimit te të rinjtë, kapitalin social, standartet e vendeve

europiane në arsimin dhe formimit profesional, etj. Këto studime ndër të tjera trajtojnë edhe

faktorët që influencojnë në vendimmarrjen e nxënësve për të zgjedhur arsimin profesional,

dhe janë të ngjashëm me studimin në fjalë. Më pas paraqitet qasja ndaj rastit studimor të

shqyrtuar, janë përshkruar instrumentet e përdorur për mbledhjen e të dhënave, përzgjedhja e

kampionimit, konsideratat etike, etj., të cilat janë të vendosura në anekset e studimit.

Kapitulli i tretë paraqet zhvillimimet në sektorin e arsimit profesional në Europë. Në këtë

kapitull analizohen kërkesat për aftësi dhe kompetenca në tregun europian të punës.

Përshkruhen modelet e AP-së të zhvilluara në vendet europiane. Cilat janë insititucionet

përgjegjëse për krijimin dhe zbatimin e politikave në fushën e arsimit dhe formimit

profesional. Në fund trajtohet dhe analizohet Korniza Europiane e Kualifikimeve si

instrumenti kryesor që ndihmon në përmirësimin e të kuptuarit të sistemeve kualifikuese

europiane. Literatura e shqyrtuar në këtë kapitull, konsiston në përdorimin e

dokumentave zyrtare të institucioneve kryesore europiane që veprojnë në fushën e arsimit

dhe formimit profesional, si CEDEFOP, ETF, etj.

Kapitulli i katërt ka të bëjë me analizën e sistemit të arsimit profesional në Shqipëri. Paraqet

kuadrin ligjor dhe institucional, risitë, problematikat dhe perspektivën e këtij sistemi. Cilat

janë institucionet përgjegjëse për zhvillimin e AP-së? Cila është struktura e tij? Si bëhet

financimi? Analiza për këtë pjesë të punës është mbështetur në shqyrtimin e Ligjit nr. 15,

dt. 16.02.2017 – “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, si dhe të ligjit të mëparshëm nr.

63, dt. 26.06.2014 - “Për Arsimin dhe Formimin Profesional (i integruar)”, në shqyrtimin e

Page 41: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

20

udhëzimeve të ndryshme, në shqyrtimin e “Vjetarit Statistikor të Arsimit” për periudhën nga

2011-2015 dhe raporte të tjera të publikuara, kryesisht nga MASH (sot MAS). Në analizën e

“Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”. Vazhdohet me një analizë të

detajuar të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, e cila shërben si një sistem për klasifikimin e

kualifikimeve dhe synon zhvillimin dhe ruajtjen e standarteve në sektorin e arsimit dhe

formimit.

Në kapitullin e pestë analizohen gjetjet e studimit referuar rezultateve të anketimit dhe të

intervistave gjysmë të strukuruara, të zhvilluara me aktorët e përfshirë në sistemin e AP-së në

bashkinë e Vlorës dhe bëhet interpretimi dhe diskutimi i tyre.

Në kapitullin e fundit trajtohen konkuluzionet e nxjera dhe jepen rekomandimet e nevojshme

për institucionet përkatëse. Punimi shqërohet me shtojcat dhe referencat që kanë të bëjnë me

të gjithë dokumentacionin e detajuar të kërkimit shkencor. Në këtë pjesë bëhet dhe përshkrimi

i Listës së Profesioneve, është paraqitur e përkëthyer “Deklarata e Kopenhagës” që vendosi

bazat e bashkëpunimit në nivel europian për sistemin e arsimit dhe formimit profesional si

dhe janë paraqitur me anë të tabelave funksionimi i Kornizës europiane dhe asaj shqiptare të

kualifikimeve.

Unë jam e ndërgjegjshme që ky studim nuk është gjithëpërfshirës dhe të tjera hulumtime janë

të nevojshme për çdo nënçështje të re që është ngritur gjatë kësaj pune, të cilat janë të

domosdoshme për t’u njohur dhe për t’u trajtuar më tej. Meqënëse, anketimi i zhvilluar, (për

të mbledhur të dhënat sasiore), ka përfshirë vetëm nxënësit e qytetit të Vlorës, gjetjet janë të

kufizuara. Theksojmë se me anë të këtij studimi synohet, sado pak, të plotësohet më tej

analiza e sistemit të arsimit profesional në kontekstin e zhvillimeve të vrullshme të tij në

pesëvjeçarin e fundit për të përballuar sfidat e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të integrimit

europian. Rekomandimet, në fund të punimit, janë ngritur mbi bazën e gjetjeve ose

rezultateve të arritura gjatë studimit dhe u drejtohen ofruesve të arsimit profesional dhe gjithë

aktorëve të komunitetit që të përfshihen në mbështetje të këtij sektori.

Page 42: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

21

KAPITULLI I DYTЁ

METODOLOGJIA

Në kapitullin e dytë të këtij punimi paraqitet metodologjia e përdorur për realizimin e tij.

Qasja kryesisht cilësore duke përdorur studimin e rastit. Qëllimi, të analizojë dhe reflektojë

mbi karakteristikat e arsimit profesional dhe të interpretojë perceptimet e aktorëve të

përfshirë në këtë sistem, duke përdorur si instrumenta të kërkimit analizën e

literaturës/dokumenteve, pyetësorët dhe intervistat gjysmë të strukturuara. Parimi bazë për

mënyrën cilësore të kërkimit qëndron në faktin se për studiuesin është më e rëndësishme të

hetojë në mënyrë të detajuar një rast apo çështje të veçantë duke u përpjekur të marrë sa më

shumë informacion për të dhe duke hyrë në të gjitha detajet e çështjes në shqyrtim. Në fakt,

analiza cilësore është një lloj analize e “imazhit” që individët kanë për një fenomen. Referuar

Mongardini C., “imazhin” duhet ta kuptojmë si “një sintezë të kuptimeve, paragjykimeve

dhe ndjenjave që një person ose një numër njerëzish formojnë rreth një fakti të caktuar, një

individi, një marrëdhënie, një institucioni apo edhe mbi veten81

”. Të dhënat cilësore të

mbedhura mund të jenë në forma të ndryshme. Zakonisht, përfaqësojnë fjalët, shprehjet e

vetë pjesëmarrësve në hulumtim dhe shërbejnë për të nxjerrë në pah aspekte të realitetit apo

fenomenit që po studiohet, të cilin asnjë indikator objektiv nuk do të mund ta sqaronte.

Studimi është zhvilluar në disa faza dhe metoda e përdorur është triangulimi. Kombinimi i

gjetjeve prej shqyrtimit të literaturës, anketimit zhvilluar me nxënësit e përfshirë në sistem

dhe intervistave gjysmë të strukturuara me aktorët kyç, mundësojnë reflektime mbi skenarin

e zhvillimeve në këtë sektor të arsimit, i cili shihet si një alternativë që mund të trajtojë

problemin e mungesës së aftësive tek të rinjtë. Si fillim, shqyrtohet një literaturë bashëkohore

e gjerë mbi zhvillimet aktuale të AP-së. Ajo është zgjedhur me kujdes duke ofruar elemente

që lidhen me objektivat e studimit në fjalë. Përveçse të dhënave sekondare të mbedhura nga

studimet, raportet, strategjitë e ndryshme të shqyrtuara, janë grumbulluar edhe të dhëna

parësore nëpërmjet anketimeve me nxënësit e shkollave të arsimit profesional dhe intervistave

gjysmë të strukturuara me aktorë të ndryshëm të përfshirë në proceset e zhvillimit të këtij

sistemi, duke marrë si rast studimi AP në bashkinë e Vlorës. Në vazhdim të kapitullit, janë

përshkruar hollësisht të gjitha mënyrat e përdorura për të grumbulluar informacionin e duhur,

janë dhënë cilësime mbi karakteristikat e kampionit dhe metodës së zgjedhjes së tij si dhe

është bërë një paraqitje e procedurës për përpunimin dhe analizën e të dhënave të fituara.

81

Mongardini, C., “ La conoscenza sociologica”, ECIG Genova, 1993, fq. 705

Page 43: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

22

2.1 Shqyrtimi i literaturës mbi AFP

Vazhdimi i mëtejshëm i studimeve apo përgatitja për botën e punës i vendos adoleshentët

përpara zgjedhjes së ndjekjes së studimeve në arsimin e mesëm të përgjithshëm apo atë

profesional. Financimi i këtij sistemi nga ana e qeverive justifikohet si një mjet për të

përmirësuar mundësitë për punësim të atyre të rinjve që nuk vazhdojnë studimet e mëtejshme

dhe nuk zotërojnë asnjë kualifikim. Gjithashtu, mund të ndodh që vet të rinjtë të preferojnë

arsimin profesional, pikërisht sepse nënkupton investim më të shkurtër në formimin e

kapitalit njerëzor dhe lehtëson hyrjen për në tregun e punës. Ky sistem i shkollimit ofrohet në

shumë vende në nivele dhe forma të ndryshme nga njëra-tjetra. Ai është i modeluar në bazë të

mënyrës sesi tregu i punës është organizuar në këto vende. Bazuar në përkufizimet kryesore

mund të themi se “arsimi profesional është projektuar për t’u mundësuar pjesëmarrësve në

të, zhvillimin e aftësive praktike të nevojshme për të gjetur punë në një profesion të caktuar.”

Përkufizim është i ngjashëm për shumë studiues. Përmendim Billet S. sipas të cilit “arsimi

dhe formimi profesional është i asocuar me zhvillimin dhe mbështetjen ndaj kapaciteteve

individuale të kërkuara për punë”82

. Sipas CEDEFOP edhe pse ky është përcaktimi i dhënë

në shumicën e rasteve, është një përkufizim i kufizuar dhe po bëhet i vjetër, sepse tashmë AP

shikohet dhe si një rrugë alternative drejt studimeve të mëtejshme, të cilat mund të çojnë në

arsimin universitar83

. Përsa i përket mënyrës se si ky sistem ofrohet, AP ndryshon në mënyrë

thelbësore midis vendeve. Këto sisteme kalojnë nga strukturat duale që janë thellësisht të

rregulluara dhe ku punëdhënësit janë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në zhvillimin e

programeve të tij, deri tek strukturat thellësisht të fragmentuara si në Britani. Në pjesën më të

madhe të vendeve, arsimi profesional është i bazuar në shkolla. Në këtë formë, shumica e

orëve kalohet në shkollë, ku nxënësit marrin njohuri të përgjithshme dhe profesionale dhe

pjesa tjetër e orëve kalohen në një mjedis pune, ku nxënësit marrin njohuritë e nevojshme

praktike.

Në këtë punim do të shqyrtohet arsimi profesional i mesëm, i cili është konceptuar

posaçërisht për të rinjtë. Ky sistem ka tërhequr vëmendjen e studiuesve kohët e fundit,

pikërisht për rolin e tij të rëndësishëm në përgatitjen e të rinjve për punë. Analiza të shumta

kanë treguar për efektet pozitive të tij por, të ndryshme kanë qënë dhe kritikat. Përsa u përket

ndikimeve pozitive që kjo formë shkollimi ka në jetën shoqërore, mund t’i klasifikojmë në dy

82

Billett, S., “Vocational education, purposes, traditions and prospects”, fq. 39, Springer Media, New York,

2011 83

CEDEFOP, “Initial vocational education and training (IVET) in Europe”, 2008, fq. 11. Shiko në:

http://www.cedefop.europa.eu/files/IVET_Review_08.pdf

Page 44: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

23

grupe kryesore. Përfitime ekonomike dhe përfitime sociale. Të dyja mund të analizohen në

tre nivele të ndryshme:

Niveli mikro (përfitimet që sjell arsimi profesional për individin).

Niveli i mesëm (përfitimet për kompanitë dhe grupet e interesit).

Niveli makro (përfitimet për shoqërinë)84

.

Në kuadër të dimensionit ekonomik përfitimet që arsimi profesional sjell në shoqëri lidhen

me; uljen e nivelit të papunësisë, të pabarazisë dhe përmirësimit të tregut të punës, rrijen e

prodhueshmërisë, rritjen e të ardhurave për individin, integrimin në tregun e punës me pagë

të kënaqshme, mundësi për zhvillim të mëtejshëm karriere, etj.

Në kuadër të dimensionit social përfitimet lidhen me; përmirësimin e kohezionit social,

përfshirjen sociale të grupeve të margjinalizuara, me përmirësimin e cilësisë së jetës së

individëve dhe efektet në zhvillimin personal85

.

Tabela 1. Niveli i përfitimeve prej arsimit profesional

NIVELI PЁRFITIME EKONOMIKE PЁRFITIME SOCIALE

MAKRO

Rritje ekonomike Reduktim i krimeve

Ulje e nivelit të papunësisë Përmirësim i kohezionit social

Përfitimeve midis brezave

MESЁM

Rritje në prodhueshmërinë e firmave Përfshirje sociale të grupeve të

margjinalizuara

Rritje e produktivitetit të

punëmarrësve

MIKRO

Mundësi punësimi për individët Përmirësim i cilësisë së jetës

Rritje e të ardhurave Rritje e moivacionit individual

Zhvillimi i karrierës

Janë të shumta hulumtimet në Europë që kanë paraqitur efekte pozitive të këtij sistemi në

shoqëri. Paraqesim disa shembuj:

Në Danimarkë, është arritur në përfundim se ka një lidhje positive ndërmjet rritjes

ekonomike dhe CVET.

Në Gjermani, rezultatet tregojnë se AP-ja krijon një ndjenjë stabiliteti ndërmjet

punëtorëve dhe siguron ulje të papunësisë.

84

CEDEFOP, “The benefits of vocational education and training”, Reseach paper nr. 10, 2011, fq. 7

doi:10.2801/43027 85

Po aty, fq.7

Page 45: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

24

Në Itali, studimet kanë konkuluduar se të rinjtë pa përvojë e kanë më të lehtë të

bëhen pjesë e tregut të punës. Për individët e angazhuar, fitimi i aftësive të reja është

një garanci kundër papunësisë dhe favorizon lëvizshmërinë profesionale86

.

Lidhur me kritikat që i drejtohen këtij sistemi, disa autorë argumentojnë se: “përparësia që

arsimi profesional tregon rreth përfshirjes së të rinjve më shpejt në tregun e punës, humbet

me kalimin e kohës”. Ky përfundim është nxjerë nga Hanushek e të tjerë, të cilët kanë matur

impaktin e arsimit profesional përsa i takon punësimit afatëgjatë dhe fitimeve që sjell87

.

Nuk duhet harruar që kërkimet shkencore në këtë fushë janë relativisht të vona dhe kanë një

histori të shkurtër për faktin se, AP nuk është një disiplinë në vetvete. Këto hulumtime

kryhen nga perspektiva e disiplinave të tjera si ekonomia, psikologjia dhe sociologjia. Në këtë

kuadër, shembuj të fushave kërkimore janë; teoritë mbi punësimin, teoritë mbi kompetencën

dhe aftësitë, teoritë mbi menaxhimin e njohurive, etj. Për asimin profesional, dallojmë dhe

studime që zakonisht prezantohen në formën e raporteve dhe manualeve të përgjithshme. Në

Bashkimin Europian përveçse agjencisë CEDEFOP, ndër vendet më aktive në publikimet

mbi kërkimet në sektorin e arsimit profesional eshtë Gjermania. Publikuar në Gjermani

doracaku “Handbook of Technical and Vocational Education and Training Research”,

përmbledh një numër të madh artikujsh e autorësh të ndryshëm. Struktura e librit është e tillë,

në fillim trajton historinë e hulumtimeve për arsimin dhe formimin profesional, tregon cilat

janë fushat e studimit në AFP, rastet studimore të kërkimit dhe në fund metotat e kërkimit88

.

Dy libra të tjerë interesant janë: “Changing Vocational Education and Training”, nisur nga

një perspektivë ndërkombëtare krahasuese trajton problematikat e ndryshimeve për të patur

një sistem të AP-së të sukseshëm89

. Libri tjetër “Rethinking Work and Learning”, një

përmbledhje artikujsh që trajtojnë rolin e AP-së për një shoqëri të qëndrueshme90

. Përsa u

takon vet analizave të kryera nga CEDEFOP përmendim disa të tilla si: “Labour market

outcomes of vocational education in Europe” (2013), “Ensuring the quality of certification in

vocational education and training” (2015), “Stronger VET for better lives” (2015),

“Attractiveness of initial vocational education and training” (2014), “The benefits of

vocational education and training” (2011), etj.

86

Po aty, fq.10-12 87

CEDEFOP, “The benefits of vocational education and training”, Reseach paper nr. 10, 2011, fq. 7

doi:10.2801/43027 88

Rauner F., Maclen R. “Handbook of Technical and Vocational Education and Training Research”, Springer

Media, New York 2008 89

Finlay I., Niven S., Young S.“Changing Vocational Education and Training”, New York 1998 90

Willis, P., McKenzie, S., Harris, R.“Rethinking Work and Learning. Adult and VE for Social Sustainability”,

Springer Media, New York 2008.

Page 46: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

25

Kryesisht studimet empirike mbi arsimin janë kryer nga ekonomistët. Ata, duke u

përqëndruar në konceptin e “kapitalit njerëzor”, i kanë menduar këto hulumtime në kuadër

të rritjes ekonomike. Për t’iu përgjigjur disa prej qëllimeve të ngritura në këtë punim janë

shqyrtuar edhe pjesë të literaturës që kanë analizuar marrëdhënien midis arsimit profesional

dhe rritjes ekonomike. Në fakt, pjesa e parë e literaturës së marë në shqyrtim përmbledh ato

studime që kanë si qëllim të tregojnë se cili është rendimenti i arsimimit si në nivel

individual, ashtu dhe social. Rezultatet kanë treguar se në përgjithësi, sa më të larta të jenë

nivelet e arsimimit, aq më shpejt përmirësohen mundësitë e punësimit për individët, të

ardhurat janë më të larta, gjithashtu përmirësohet edhe statusi i tyre social91

. Analiza mbi

rendimentin e arsimit është pasojë e konceptit të “kapitalit njerëzor”, i zhvilluar në bazë të

teorive të Gery Becker, Jacob Mincer dhe Theodore Schultz. Këta tre autorë janë themeluesit

e kësaj teorie, në bazë të së cilës është zhvilluar më vonë një prodhmtari e gjerë shkencore, e

cila përqëndrohet në verifikimin empirik të raportit të numrit të viteve që duhen për arsimim

dhe shumës së të ardhurave të fituara nga punëtori92

. Termi lidhet ngushtësisht me konceptet

e njohurisë, aftësisë dhe arsimimit. Me “kapital njerëzor” kuptohet, “tërësia e njohurive,

aftësive, kompetencave, emocioneve, që fitohen gjatë jetës nga një individ me qëllimin për të

lehtësuar arritjen e mirëqënies personale, sociale dhe ekonomike93

”. Kjo teori, supozon se,

arsimimi për një individ është një investim i burimeve aktuale që ai disponon, (koha e

shpenzuar dhe kostot direkte të nevojshme për ndjekjen e shkollës), në menyrë që në të

ardhmen këto burime të sjellin të ardhura ose përfitime. Në këtë këndvështrim, kapitali

njerëzor është i ngjashëm me kapitalin fizik, siç janë fabrikat, makinat, etj. Mund të

investohet në të (nëpërmjet arsimimit, trajnimit) dhe të ardhurat e dikujt do të varen pikërisht

nga rendimenti i aseteve intelektuale që zotëron. Ndryshe nga kapitali fizik, “kapitali

njerëzor”, për nga natyra që mbart, mishërohet tek investitori. Kjo ndodh, sepse ai nuk mund

të ndahet nga pronari i tij. Për më tepër, ky mishërim kërkon kohë, sepse aftësitë e reja

mësohen gradualisht94

. Në fakt, “kapitali njerëzor” formohet në mënyrë progresive nëpërmjet

mbështetjes së kostove reale dhe figurative. Për arsimin, kostot reale janë; pagesa e taksave

91

CEDEFOP, “Lobour market outcomes of vocational education in Europe, Evidence from European Union

labour force survey”, Research paper nr. 32, 2013, fq.15. doi: 10.2801/44683 92

Sandona, L., “La teoria del capitale umano e il concetto di persona”, fq. 1. Shiko në: http://www.cattolici-

liberali.com/pubblicazioni/libri/QuaderniDiTeoria/2009/n.8-2009.pdf 93

OECD, “The Well-being of Nations. The role of human and social capital”, 2001, fq. 19

http://www.oecd.org/site/worldforum/33703702.pdf 94

CEDEFOP, “The economic benefits of VET for individuals”, Research paper nr. 11, 2011, fq. 13

doi: 10.2801/43136

Page 47: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

26

shkollore, koha e viteve të studimit dhe si pasojë e kësaj të fundit, mungesa e të ardhurave95

.

Duhet patur parasysh se, si ndodh me kapitalin fizik ashtu edhe “kapitali njerëzor” me

kalimin e kohës zhvlerësohet, veçanërisht kur del në harresë dhe nuk përdoret. Gjithashtu,

ndryshimet shoqërore dhe teknologjike shoqërohen me nevojën për përvetësim të

vazhdueshëm të njohurive të reja. Kjo për faktin se sjellin ndryshime tek aftësitë dhe

kompetencat që kërkohen prej tregut të punës.

Dy janë kategoritë e individëve që duhet të investojnë më tepër në aftësi të reja:

Së pari, të rinjtë të cilët duhet të vendosin se çfarë lloje aftësish dhe shkathtësish duhet

të zhvillojnë.

Së dyti, punonjësit e moshuar, aftësitë e të cilëve janë vjetëruar si pasojë e

ndryshimeve tekonologjike, gjë që e zvogëlon rendimendin e kapitalit që ata

zotërojnë96

.

Përveçse autorëve klasik, shumë të tjerë kërkojnë të shpjegojnë rritjen ekonomike në bazë të

teorisë mbi “kapitalin njerëzor”97

. Në këtë pikë përmendim: Card D. me studimin“The

casual effect of education on earnings” i vitit 199998

. Studimin e vitit 1995 të Harmon dhe

Walker, “Estimates of the economic return to schooling for the United Kindom99“

. Colm

Harmon në “ The returnes to education. A review of evidence, issues and deficiencies in the

literature100

”. Këta autorë, duke kryer një analizë të literaturës, mbi teorinë e kapitalit

njerëzor, nxjerrin konkluzionin se; “të ardhurat mesatare të individëve shtohen me rritjen e

nivelit të arsimit”. Walker dhe Zhu në vitin 2001 duke u nisur nga analizimin i Labour Force

Survey në Britaninë e Madhe, arrijnë në përfundimin që “me kalimin e kohës, përfitimet nga

arsimimi janë të larta dhe të qëndrueshme si për meshkujt, ashtu dhe për femrat101

”. Në një

studim të vitit 2008, Hanushek dhe Woessmann dokumentojnë; “aftësitë njohëse (konjitive)

të popullsisë janë të lidhura ngushtë me të ardhurat individuale, me rritjen ekonomike si dhe

95

Sandona, L. (2009). “La teoria del capitale umano e il concetto di persona”, 2009, fq. 4. http://www.cattolici-

liberali.com/pubblicazioni/libri/QuaderniDiTeoria/2009/n.8-2009.pdf 96

CEDEFOP, (2011). “The economic benefits of VET for individuals”, Research paper nr. 11, 2011, fq. 19-20

doi: 10.2801/43136 97

Lovaglio P., Vittadini G., “Il concetto di capitale umano e la sua stima”, fq. 2. Shiko në:

http://www.statistica.unimib.it/utenti/lovaglio/16.pdf 98

Card D.“The casual effect of education on earnings”, Handbook of Labour Economics, Vol. 3, kapitulli 3,

1999, (fq. 1801-1863). Gjendet në: http://davidcard.berkeley.edu/papers/causal_educ_earnings.pdf 99

Harmon C., Walker I., “Estimates of the economic return to schooling for the United Kindom”. American

Economic Review, 1995, Vol. 85, Nr. 5, (fq. 1278-1286). Gjendet në: http://hdl.handle.net/10197/647 100

Harmon C., Oosterbeek H., Walker, I. (2000). “The returnes to education: a review of evidence, issues and

deficiencies in the literature”. Gjendet në: http://cee.lse.ac.uk/ceedps/ceedp05.pdf 101

Walker I., Zhu Y., “The returns to education evidence from the labour force surveys”. University of

Warwick/Coventry, Research Report RR313, November 2001. Gjendet në:

http://dera.ioe.ac.uk/4656/1/RR313.pdf

Page 48: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

27

me shpërndarjen e të ardhurave në nivel shoqëror”102

. Në këtë kontekst, njohuria është ajo

që ka vlerë dhe jo thjesht koha e kaluar në shkollë ndaj, vendet duhet t’i kushtojnë më shumë

rëndësi rritjes së cilësisë në shkolla103

. Veçanërisht, vendet në zhvillim duhet ta ndjekin këtë

çeshtje me rigorozitet të madh. Në përfundim të njëjtë këta autorë, arrijnë dhe në studimin

tjetër “Do better schools lead to more growth?104

”, të vitit 2012. Zhvillimi dhe përmirësimi

i cilësisë së arsimit luan një rol kyç jo vetëm në rritjen dhe përmirësimin e të ardhurave për

individin, por edhe në rritjen ekonomike. Rezultate të ngjashme vihen re edhe në Shqipëri

ku të dhëna të INSTAT nxjerrin në pah që niveli i varfërisë ulet me rritjen e nivelit arsimor

të individëve. Në të njëjtin këndvështrim, shkalla e punësimit është dukshëm më e lartë

për personat me arsim të lartë dhe ata me arsim të mesëm profesional105

.

Arsimi profesional është vetëm një nga zgjedhjet e mundshme të shkollimit. Për të dalluar

pikat e forta dhe të dobta të tij ai krahasohet me arsimin e mesëm të përgjithshëm106

. Mbi

këtë çështje është e rëndësishme të vëmë në dukje se, AP-ja shpesh, vuan nga konkurenca me

arsimin e mesëm të përgjithshëm përsa i takon statusit dhe shfaqet vetëm si një “zgjedhje e

dytë” për të rinjtë”107

. Pjesa e dytë e literaturës e marrë në shqyrtim lidhet me studimet e

kryera për të parë cilat janë përfitimet ekonomike dhe sociale të arsimit profesional kundrejt

atij të përgjithshëm. Autorë të tillë si Ryan108

, Billet109

, etj., theksojnë rëndësinë e arsimit

profesional në zhvillimin e kompetencave dhe aftësive të lidhura me punën, në mënyrë që të

ndihmohet punësimi në profesione specifike. Të tjerë theksojnë rëndësinë e njohurive

themelore në matematikë, komunikim dhe letërsi, të cilat fitohen me anë të programeve të

arsimit të përgjithshëm, nën supozimin se: “aftësitë e veçanta mund të vjetërsohen shpejt dhe

se punësimi maksimalizohet duke forcuar njohuritë themelore që individi duhet të zotërojë”.

Në këtë këndvështrim, Krueger dhe Kumar thonë: “ekonomia e vendeve, të cilat favorizojnë

102

Hanushek E., Woessmann L., “The role of cognitive skills in economic development”, Journal of Economic

Literature, vol. 46, nr. 3, 2008, fq. 657. Shiko në: http://hanushek.stanford.edu/publications/role-cognitive-

skills-economic-development 103

Po aty 104

Hanushek, E., Woessman, L., “Do better schools lead to more growth? Cognitive skills, ekonomic outcomes,

and causation”. Journal of Economic Growth, 2012, fq. 267-321. Gjendet në:

https://hanushek.stanford.edu/sites/default/files/publications/Hanushek%2BWoessmann%202012%20JEconGro

wth%2017%284%29.pdf 105

INSTAT, Tiranë 2016, “Vjetari statistikor 2011-2015”, fq. 46. 106

“Me arsimin e mesëm të përgjithshëm kuptojmë atë pjesë të sistemit arsimor që i përgatit të rinjtë për të

vazhduar studimet e mëtejshme në universitet, kurse me AP kuptojmë atë pjesë të sistemit arsimor që i përgatit të

rinjtë me kualifikimet e nevojshme për t’u punësuar.” 107

Education International,“Vocational Education and Training; literature review”, 2009, fq. 18. Shiko në:

https://download.ei-ie.org/Docs/WebDepot/091213_VET_Literature_EDITED%20AA.pdf . 108

Ryan P.,“Apprenticeship: between theory and practice, school and workplace”, Universitat Zurich, working

paper no. 64, 2011 https://moodle.adaptland.it/pluginfile.php/20825/mod_data/content/42869/2011_ryan.pdf 109

Billett S., “Vocational education, purposes, traditions and prospects”, Springer/New York, 2011

Page 49: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

28

politika që mbështesin arsimin profesional, do të rritet më ngadalë me përparimin e

teknologjisë110

. Në fakt, theksojnë autorët, “arsimi i përgjithshëm i aftëson punëtorët për të

përdorur më me lehtësi teknologjitë e reja që hyjnë në prodhim, në krahasim me arsimin e

profesional i cili është shumë i lidhur me aftësitë specifike duke mos u dhënë mundësi

punëtorëve që të përshtaten me lehtësi me teknologjitë e reja111

”. Disa autorë të tjerë

sugjerojnë se këto sisteme mund të çojnë drejt rezultateve joefektive, sepse u kërkojnë të

rinjve që të zgjedhin rrugën që do të ndjekin përpara se të fillojnë shkollën e mesme. Në

pjesën më të madhe të vendeve, të rinjtë bëhen pjesë e arsimit profesional në moshën

14-16 vjeçare. Mbështetësit theksojnë se kjo i angazhon ata të rinjë që janë më pak të prirur

për njohuri akademike në detyra praktike dhe ndihmon në përfshirjen e tyre për punë.

Kundërshtarët theksojnë vështirësinë që përballojnë adoleshentët në zgjedhjen e një karriere

serioze dhe, se si trajnimi praktik në këtë moshë mund t’i dëmtojë në lidhje me aftësitë

akademike, të cilat lehtësojnë të nxënit gjatë gjithë jetës. Qasja e parë, mbështetja ndaj arsimit

profesional, ekziston në disa vende Europiane. Shembulli kryesor është sistemi dual i AP-së

në Gjermani, i cili ka një shtrirje të gjerë në sistemin arsimor të këtij vendi. Qasja e dytë është

kryesisht e ndjekur nga SHBA, ku në zhvillimin e arsimit të mesëm rëndësi e madhe i është

dhënë arsimit të përgjithshëm112

. Duke u nisur dhe nga panorama e mësipërme, mund të

themi se si kostot, ashtu dhe përfitimet që rrjedhin prej zhvillimit të AP-së ndryshojnë

shumë midis vendeve. Mbrojtësit e arsimit profesional theksojnë ndikimin e tij në

përshpejtimin e tranzicionit të kalimit nga shkolla në punë, duke siguruar punët e

përshtatshme dhe efektive për të diplomuarit. Sistemet duale të AP-së, të tilla si ato në Austri,

Gjermani dhe Zvicër, besohet se sigurojnë përputhjen më të mirë midis trajnimit dhe

kërkesave të tregut të punës. Kjo përkthehet në nivele më të larta të punësimit tek të rinjtë.

Këto përfundime janë të dukshme në studimin e Eichhorst W., “Does vocational training

help young people find a (good) job?113

”. Në studimin “Youth Unemployment and Vocational

Training” i realizuar në vitin 2012 prej disa autorëve114

. Në studimin e vitit 2013 të Horn D.,

sipas të cilit nxënësit hungarez që kishin ndjekur arsimin profesional të bazuar mbi punën

(çirakërinë) kishin rreth 15% më shumë mundësi të punësoheshin mbas përfundimit të

110

Krueger D., Kumar K., “Skill specific rather than General Education: A reason for US-Europe growth

differences?”, 2003, fq. 1. Shiko në: http://economics.sas.upenn.edu/~dkrueger/research/edueur.pdf 111

Po aty, fq. 2 112

CEDEFOP, “Lobour market outcomes of vocational education in Europe. Evidence from European Union

labour force survey”, Research paper nr. 32, 2013, fq.16. doi: 10.2801/44683 113

Eichhorst W. “Does vocational training help young people find a (good) job?” IZA World of

Labor/Germany, 2015. doi: 10.15185/izawol.112 114

Biavaschi C., Eichhorst W., Zimmermann K., “Youth Unemployment and Vocational Training”, IZA

discussion paper nr. 6890, 2012. Shiko në: http://ftp.iza.org/dp6890.pdf

Page 50: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

29

shkollës sesa nxënësit e të njëjtit profil, por që kishin ndjekur arsimin profesional të bazuar

mbi shkollën115

. Shumë studime të tjera kanë arritur në përfundime të ngjashme. Në një

punim me ndikim të madh të vitit 2011 Rayan P., ka përmbledhur provat prej disa vendesh,

duke treguar se programet profesionale dhe në veçanti çirakëria, i rrit shanset për një jetë

shumë të herëshme të punës, por duke mbajtur një nivel modest të të ardhurave116

.

Ndërsa, në studimin e vitit 2006, që merrte në shqyrtim të prekurit prej reformës arsimore të

1973 në Rumani, autorët Malamud O. dhe Pop-Eleches C., nxjerrin përfundimin se të

diplomuarit prej arsimit profesional kanë më shumë gjasa për t’u punësuar si punëtorë të

kualifikuar dhe zanatçinj. Megjithatë, nuk ka ndonjë dallim të madh në mes AP-së dhe arsimit

të përgjithshëm në kushtet e rezultateve të përgjithshme, tek normat e pjesëmarrjes në

tregun e punës, nivelit të papunësisë, periudhën e paunësisë dhe të ardhurat e familjes117

.

Autorët, Dearden L., McIntosh S., e të tjerë, në një studim të vitit 2000 zhvilluar në Britani

gjetën një premisë të rëndësishme tek të ardhurat që nxirren prej kualifikimeve akademike

krahasuar me kurset profesionale, edhe pse hendeku reduktohet kur është marrë në

konsideratë koha e gjatë që duhet për të fituar kualifikime të ndryshme. Në këtë studim ata

arrijnë në përfundimin se edhe pse të ardhurat prej arsimit të përgjithshëm janë më të larta,

nuk duhet harruar koha e gjatë që nevojitet për të fituar kualifikimet e nevojshme. Nëse koha

që duhet për të fituar kualifikimin merret në konsideratë, atëherë fitimet vjetore nga arsimi

profesional afrojnë në mesatare me përfitimet që rrjedhin si pasojë e arsimimit të

përgjithshëm118

. Këta autorë theksojnë se përfitimet prej kualifikimeve varen edhe prej

dallimeve gjinore. Zakonisht, femrat kanë tendencën të arrijnë kualifikime më të larta

akademike sesa meshkujt. Femrat dhe meshkujt, kanë përfitime më të larta në varësi të

llojit të kualifikimit.119

Në 2004, McIntosh S., tregon se të ardhurat prej kualifikimeve janë

shumë të ngjashme si për meshkujt ashtu dhe për femrat, përfitimet janë pozitive edhe pse

pak më të larta për meshkujt. Këto përfitime lidhen plotësisht me llojin e kualifikimit që

merret nga meshkujt apo femrat120

. Një studim i vitit 2003 në SHBA, kryer prej Bishop J.

115

Horn D., “School-based Vocational or Workplace-based Apprenticeship Training? Evidence on the School-to

Work transition of Hungarian Apprentices”, EUI working paper MWP 2013/10, fq. 16. Shiko në:

http://cadmus.eui.eu/bitstream/handle/1814/27320/MWP_2013_10.pdf 116

Ryan P.,“Apprenticeship: between theory and practice, school and workplace”, Universitat Zurich, working

paper no. 64, 2011. https://moodle.adaptland.it/pluginfile.php/20825/mod_data/content/42869/2011_ryan.pdf 117

Malamud O., Pop-Eleches C., (2006). “General Education versus Vocational Training: Evidence from an

Economy in Transition” Shiko në: http://www.columbia.edu/~cp2124/papers/vocational_latest.pdf 118

Dearden L., McIntosh S., Myck M., Vignoles A., (2002). “The returns to academic and vocational

qualifications in Britan”, London 2002, fq. 24 Gjendet në: http://cee.lse.ac.uk/ceedps/ceedp04.pdf 119

Po aty, fq. 24 120

McIntosh S., “Further analysis of the retuns to academic and vocational qualifications”, London School of

Economics 2004. Gjendet në:

Page 51: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

30

dhe Mane F., paraqet konkluzionin se nxënësit, të cilët kryejnë një përqindje të caktuar të

lëndëve profesionale, kanë më shumë gjasa që të fitojnë paga më të larta dhe të shfaqin

norma më të larta pjesëmarrjeje në tregun e punës, në krahasim me nxënësit e arsimit të

përgjithshëm121

. Në dy studime të ngjashme, autorët Neuman Sh. dhe Ziderman A. tregojnë

se arsimi profesional mund të jetë efektiv në rritjen e pagave për individët që janë shkolluar

në të dhe që punojnë në profesione që kanë të bëjnë me profilizimin e ndjekur. Këto

rezultate janë të dukshme si në terma afatshkurtër, ashtu dhe në terma afatgjatë122

. Ndërsa,

Andersson R. dhe Wilhelmsson M. (2013) kanë arritur në përfundimin se individët që

ndjekin shkollat e arsimit profesional, kanë rreth 6% deri në 10% të ardhura më të larta

sesa të ardhurat prej arsimit të përgjithshëm123

. Të dhënat e studimit “Returns to Vocational

Education in Portugal” zbuluan se në fillim të karrierës, punëtorët me arsim profesional kanë

një avantazh pagash rreth 2% më shumë, krahasuar me punëtorët me arsim të përgjithshëm124.

Megjithatë, të ardhurat e punëtorëve të arsimuar në shkollat e arsimit profesional rriten më

ngadalë dhe pas tetë vjet përvojë, tejkalohen nga të ardhurat e punëtorëve të arsimuar në

shkollat e arsimit të përgjithshëm. Implikimi kryesor i politikave që rrjedhin nga këto

rezultate është nevoja për t'u ofruar nxënësve të shkollave të arsimit profesional një kurrikul

të përgjithshme që është relevante, duke e harmonizuar me pjesën profesionale. Përderisa

aftësitë e lidhura me punën janë veçanërisht të rëndësishme për të siguruar një tranzicion të

qetë nga shkolla në tregun e punës, nxitja e aftësive të përgjithshme duket të jetë veçanërisht e

rëndësishme në të ardhmen125

.

Një pjesë e diskutimit, në lidhje me përparësitë dhe dizavantazhet mes arsimit të përgjithshëm

dhe atij profesional ka të bëjë me performancën e aftësive në një ekonomi dinamike, ku

aftësitë duhet të përshtaten me ndryshimet teknologjike. Hanushek, Woessmann dhe Zhang

janë të parët që kanë analizuar diferencat në punësim për individët e diplomuar në arsimin e

http://eprints.lse.ac.uk/19472/1/Further_Analysis_of_the_Returns_to_Academic_and_Vocational_Qualifications

.pdf 121

Bishop J., Mane F., “The impacts of career-technical education on high school compeletion and labor

market success”, CAHRS/Cornell University, Working paper 03-18, 2003, fq. 23 Gjendet në:

http://digitalcommons.ilr.cornell.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=1036&context=cahrswp 122

Newman Sh., Ziderman A., (1991 + 1999). “Vocational Schooling, Occupational Matching, and Labor

Market Earnings in Israel”; “Vocational Education in Israel. Wage effects of the VocEd-Occupation Match”.

Shiko në: http://econ.biu.ac.il/files/economics/shared/people/Neuman/neumanziderman1999.pdf

http://econ.biu.ac.il/files/economics/shared/people/Neuman/14_neuman_1991.pdf 123

Andersson R., Nabavi P., Wilhelmsson M., “The impact of vocational education and training on income in

Sweden”, Sweden Royal Institute of Technology, Working paper nr. 04, 2013, fq. 29. Shiko në:

https://www.dropbox.com/s/wpzakvscw1gs8dl/WP201304.pdf 124

Oliveira S. “Returns to Vocational Education in Portugal”, Investigaciones de Economia de la Education nr.

10, 2015, fq. 741. Gjendet në: http://repec.economicsofeducation.com/2015madrid/10-37.pdf 125

Po aty, fq.741

Page 52: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

31

përgjithshëm kundrejt atij profesional në vendet europiane. Në analizën e tyre përshkruese,

ata kanë theksuar se; “ndërsa arsimi profesional mund të gjenerojë aftësitë që mbështesin

kalimin e shpejt për në tregun e punës, këto aftësi të njëjta me kalimin e kohës, mund të behen

të vjetërsuara në një normë më të shpejtë, duke sjellë kështu humbjen e aftësive për punë në

terma afatgjatë”. Për më tepër, individët e angazhuar në programet e arsimit të përgjithshëm

janë me shumë gjasa të prirur për të vazhduar studimet, në krahasim me ata që ndjekin

arsimin profesional, duke përmirësuar në këtë mënyrë rezultatet e tyre afatgjata. Autorët kanë

treguar se përparësitë fillestare që të jep arsimi profesional për të hyrë në tregun e punës, kanë

tendencën të ulen me kalimin e moshës126

. Në analizën krahasuese për 18 vende europiane,

këta autorë gjetën se individët që kanë frekuentuar arsimin e përgjithshëm me kalimin e kohës

kanë një probalilitet më të lartë punësimi sesa individët që kishin ndjekur arsimin

profesional127

. Në të njëjtën linjë gjenden edhe Brunello G. dhe Rocco L., të cilët në

studimin “The labour market effects of academic and vocational education over the

lifecycle” tregojnë se, përsa i takon punësimit me kalimin e kohës, avantazhi i arsimit

profesional për të filluar punë më shpejt zvogëlohet, por pa u kthyer në një dizavantazh për

moshat e mëdha. Lidhur me rritjen e të ardhurave sipas autorëve, janë aftësitë e vet individit

ato që luajnë një rol më të madh, sesa ndjekja ose jo e arsimit profesional128

. Megjithatë

ekzistonin diferenca të mëdha midis vendeve. Dallimi ndërmjet orientimeve të ndryshme të

arsimit, mund të ketë implikime të rëndësishme për rritjen afatgjatë. Arsyeja është se arsimi

profesional ka tendencë të jetë i specializuar dhe për këtë shkak, favorizon të mësuarin vetëm

të teknologjive aktuale. Në të kundërt, arsimimi i përgjithshëm, ndërsa eshtë shumë më i

kushtueshëm për individin për të arritur njohuritë e duhura, lejon një përshtatje më të

shpejtë dhe më të mirë me teknologjitë e reja që mund të plotësojnë ose të zëvendësojnë në të

ardhmën teknologjinë aktualisht në përdorim. Duke përdorur këtë argument, autorët

Krueger D. dhe Kumar K., shpjegojnë diferencat e rritjes ekonomike të vëzhguara mes

Evropës dhe SHBA-së, gjatë dekadave të fundit. Politikat arsimore evropiane, të cilat në

përgjithësi favorizojnë edukim të specializuar profesional, ishin relativisht të suksesshme

gjatë viteve 1960 dhe 1970, kur kufiri i teknologjisë ndryshonte ngadalë. Në ato vite, Evropa

arriti SHBA-në në zhvillimin ekonomik. Nga vitet 1980, kur shkalla e ndryshimit në

126

Hanushek E., Schwerdt G., Woessmann L., Zhang L., “General Education, Vocational Education, and

Labor-Market Outcomes over the Lifecycle”, The Journal of human Resources,Vol. 52, nr. 1, 2015.

http://hanushek.stanford.edu/sites/default/files/publications/Hanushek%2BSchwerdt%2BWoessmann%2BZhang

%202017%20JHR%2052%281%29_0.pdf 127

Po aty, 2015 128

Brunello G., Rocco L., “The labour market effects of academic and vocational education over the lifecycle:

Evidence from two British cohorts”, IZA/World of labor, discussion papers nr. 9275, 2015. Shiko në:

http://ftp.iza.org/dp9275.pdf

Page 53: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

32

teknologji është përshpejtuar, hendeku i rritjes ekonomike mes SHBA-së dhe Evropës është

zgjeruar. Në këtë mënyrë, është favorizuar prirja e SHBA-së për të përdorur më tepër

arsimin e përgjithshëm kundrejt arsimit profesional129

. Shkaku qëndron në faktin se

individët që kanë ndjekur shkollat profesionale, të mësuar me vetëm një lloj aftësie dhe

kompetence, nuk janë fleksibël dhe përshtaten me vështirësi me ndryshimet që ndodhin.

Ky argument, duhet të sqarohet më tej, sepse interpretimi i këtyre gjetjeve kushtëzohet prej

segmentimit të tregut të punës, prej kufizimit të të dhënave si dhe prej afatit kohor të

shkurtër marrë në shqyrtim. Sistemet evropiane të arsimit profesional, ndryshojnë shumë

midis vendeve. Disa duket se janë plotësisht të efektshme. Në veçanti, sistemi gjerman tregon

se programet e mirëorganizuara të AP-së mund të sigurojnë kompetenca, të cilat plotësojnë

aftësitë e avancuara të arsimit të përgjithshëm të nivelit të lartë. Në këtë mënyrë, këto

programe ndihmojnë në uljen e nivelit të papunësisë tek të rinjtë. Këtu nuk duhet harruar

se, si pasojë e papërsosmërisë së tregut dhe aversionit ndaj rrezikut, vet individët nuk

ngurrojnë të investojnë në arsimin profesional krahasuar me atë të përgjithshëm130

, pikërisht

sepse AP-ja siguron hyrje më të shpejt dhe me kualifikime më të qëndrueshme për në

tregun e punës. Autorja Rzepk S. në “Labor market returns to college education with

vocational qualifications” vë në dukje se studentët e regjistruar në arsimin e lartë por me

formim të arsimit profesional mbas përfundimit të studimeve shfaqin një nivel të ngjashëm

punësimi dhe stabiliteti në punë si ata që vazhdojnë një karrierë të bazuar në trajnime

profesionale. Edhe pse regjistrimi në arsimin e lartë për këtë kategori studentësh shoqërohet

me rreth 43% më shumë mundësi për të patur fitime më të larta, rikuperimi i kostove të

mundësive të regjistrimit në universitet është një proçes i gjatë dhe i rrezikshëm131

.

Të tjera studime kanë treguar se për të rinjtë e diplomuar në shkollat e arsimit profesional

probabiliteti për të gjetur një punë të parë më të qëndrueshme është mesatarisht i lartë.

Përmendim, artikullim e Strawinski P., e të tjerë që kanë nxjerrë përfundime të ngjashme për

të rinjtë në Poloni132

. Eichhorst W., si e kemi cituar më lart në arrtikullin “Does vocational

training hepl young people find a good job?”, vë në dukje se formimi profesional, (në

mënyrë të veçantë në formën e tij duale), kur kombinon shkollimin profesional dhe të

129

Krueger D., Kumar K., 2003, “Skill-specific rather than General Education: A reason for US-Europe

grouth differences?” Shiko në: http://economics.sas.upenn.edu/~dkrueger/research/edueur.pdf 130

CEDEFOP, “The impact of vocational education and training on company performance”, Research paper nr.

19, 2011. doi:10.2801/37083 131

Rzepka S., “Labor Market Returns to College Education with Vocational Qualifications”, Ruhr economic

papers, nr. 633, Germany, 2016. http://dx.doi.org/10.4419/86788737 132

Strawinski P., Bronitowska P., Majchrowska A., “Returns to vocational education, evidence from Poland”,

University of Warsaw, working papers nr. 16, 2016. Gjendet në:

https://www.wne.uw.edu.pl/files/6414/6610/0154/WNE_WP207.pdf

Page 54: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

33

mësuarit të strukturuar në vendin e punës, është konsideruar të jetë një nga zgjidhjet më të

rëndësishme politike në luftimin e papunësisë tek të rinjtë133

. Dëshmitë në dispozicion

mbështesin këtë perceptim. Por, kërkesat institucionale për të patur një sistem më të

suksesshëm të formimit dhe arsimit profesional, duhet të merren parasysh nga pikëpamja e

politikës. Përfundimet e këtij artikulli janë:

Arsimi dhe formimi profesional në nivelin e mesëm mund të lehtësojë tranzicionin

nga shkolla në punë, ndërsa furnizon punëdhënësit me punëtorë të trajnuar.

Arsimi dhe formimi profesional dual, i cili kombinon mësimin e strukturuar në vendin

e punës me trajnim në klasë, të çon në aftësi të certifikuara që janë të rëndësishme për

punëdhënësit dhe i ndihmon nxënësit të kenë lëvizshmëri më të madhe në tregun e

punës.

Vendet me programe të forta të formimit profesional janë në një pozitë më të mirë për

të shmangur rritje të papunësisë tek të rinjtë, madje edhe në kohë të vështira134

.

Në përgjithësi gjetjet e këtyre studimeve ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme midis

vende dhe periudhave të ndryshme kohore. Një nga kufizimet kryesore të studimeve të

përmendura më lart, qëndron në faktin se, duke u fokusuar në periudhën e tranzicionit të

kalimit nga shkolla në punë, ata adoptojnë një perspektivë afatshkurtër, duke neglizhuar

efektet afatgjata të arsimit profesional. Megjithatë, disa rezultate të rëndësishme duket se

kanë dalë nga këto studime.

Së pari, efektiviteti i arsimit profesional, varet nga kërkesa lokale për punë në sektorin

privat si dhe nga aftësia e vet individëve për të gjetur punë në profesionin e tyre.

Së dyti, studimet të kryera mbi zgjedhjen që bëjnë individët, (arsim profesional

kundrejt atij të përgjithshëm), kanë treguar se AP është i dobishëm si për meshkujt

ashtu dhe femrat për rritjen e të ardhurave dhe gjetjes së një pune të qëndrueshme.

Së treti, në raport me të rinjtë që kanë përfunduar studimet në arsimin e përgjithshëm,

të rinjtë e diplmuar në shkollat e arsimit profesional, gëzojnë një kalim më të shpejt

drejt tregut të punës. Puna e tyre e parë është afër kualifikimeve që zotërojnë dhe

zakonisht nuk kanë vështirësi me aftësitë dhe kompetencat që kërkohen nga vendi i

punës.

133

Eichhorst W., “Does vocational training help young people find a (good) job?”, IZA/World of Labor, 2005,

f. 1 doi: 10.15185/izawol.112 134

Po aty, fq.1

Page 55: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

34

Padyshim që efektet pozitive të arsimit profesional tek individët, varen edhe nga shumë

faktorë personal të vet nxënësve, siç janë prirjet e tyre dhe background-i i familjes. Siala

dhe Ammar në “Vocational and general education of girls and boys in Tunisia” theksojnë që

zgjedhja e arsimit profesional prej të rinjve ndikohet prej shkollimit të prindërve, të ardhurave

dhe madhësisë së familjes, vendodhjes urbane, sektorit të aktivitetit ekonomik të babit si dhe

gjinisë së të rinjve, me vajzat që më së shumti vazhdojnë arsimin e përgjithshëm135

. Në

studimin e vitit 2004 “Factors that influence participation in secondary vocational

education” autorët (Agodini R., Uhl S. dhe Novak T.), arrritën në përfundimin se tre janë

tipet e studentëve që më së shumti ndjekin arsimin profesional; studentët që kanë arritje të

ulta akademike, ata që nuk kanë më aspirata për të vazhduar studimet e mëtejshme dhe ata që

kanë një background të ulët socio-ekonomik. Vihet re se edhe nxënësit me aftësi të kufizuara

apo me probleme në sjellje ndjekin më së shumti këtë lloj arsimi. Autorët argumentojnë se

“përqindja e lartë e këtyre nxënësve në AP lidhet me arritje të ulta në mësime dhe jo me

paaftësitë e tyre”136

. Faktikisht, arsimi profesional perceptohet si zgjidhja për të përmirësuar

mundësitë e të rinjve, të cilët nuk i kanë burimet e nevojshme, aftësitë apo motivimin për të

vazhduar studimet e larta. Bibbee A., vë në dukje se AP për shkak të natyrës së tij të

aplikuar, luan një rol qëndror në forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe botës së punës dhe

ndihmon në motivimin e nxënësve, duke parandaluar shkallën e lartë të braktisjes së

shkollës137

. Të tjerë studiues theksojnë; “AP garanton shkathtësi dhe aftësi të dobishme që i

përgatisin të rinjtë për të hyrë në forcat e punës duke përmirësuar edhe shanset e tyre për një

karrierë të sukseshme profesionale”138

. Ky raport është i ndryshëm për vende të ndryshme.

Në ato vende ku sistemi i arsimit profesional është shumë i fortë dhe ka lidhje të ngushtë me

komponentët e punës, të rinjtë që e kanë përfunduar shkollën kanë më shumë mundësi për

t’u punësuar, sesa të rinjtë që përfundojnë arsimin e përgjithshëm. Në këto vende përqindja e

nxënësve që punësohen një vit pas mbarimit të shkollimit është e lartë për faktin, sepse këta të

rinj vendosen në kontakt me punëdhënësit relativisht shumë shpejt. Në anën tjetër, të rinjtë në

vendet ku komponenti i punës në sistemin e arsimit profesional është më pak i zhvilluar,

135

Siala M., Ammar N.B., 2014, “Vocational and General Education of Girls and Boys in Tunisia: The effects

of income and parental education”, Euroasian Journal of Social Sciences, 2 (1), 2014, fq.11-19. Gjendet në:

http://eurasianpublications.com/pdf/ejss/EJSS-2.pdf 136

Agodini R., Uhl S., Novak T., “Factors that influence participation in secondary vocational education”,

Princeton, NJ, 2004, fq. 15 Gjendet në: http://files.eric.ed.gov/fulltext/ED518742.pdf 137

Bibbee A., “Improving school-to-work transitions in New Zealand”, OECD, Working papers nr. 1087, 2013,

fq. 43. Gjendet në: http://dx.doi.org/10.1787/5k40d6b633hl-en 138

Eichhorst W., Rodriguez N., Schmidl R., Zimmermann K., “A roadmap to vocational education and

training systems around the world”, IZA discussion paper nr. 7110, 2012, fq. 4. Shiko në:

http://repec.iza.org/dp7110.pdf

Page 56: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

35

përjetojnë vështirësi më të mëdha për t’u integruar në tregun e punës. Nga sa më sipër mund

të themi se, suksesi apo jo i programeve arsimore profesionale varet nga një sërë faktorësh që

lidhen me veçantitë e çdo konteksti kombëtar. Prej të dhënave të ndryshme është vërtetuar se,

përfshirja dhe përvoja praktike gjatë edukimit po tregohet më e suksesshme se arsimi i

përgjithshëm në promovimin e karrierës së të rinjve në periudhën afatshkurtër dhe të mesme.

Stastistika të tjera sugjerojnë pse arsimi profesional perceptohet si zgjidhja që u mundëson të

rinjve fitimin e aftësive që janë të vlerësueshmme për në tregun e punës dhe ndihmon në

punësimin e qëndrueshëm të tyre. AP-ja shihet si alternativa e vetme për nxënësit që kanë

arritje të ulta akademike dhe ata me rrezik të braktisjes së shkollës. Disa studime të tjera kanë

treguar se ky sistem është më efektiv kur ka një lidhje të fortë midis tij dhe punës që do të

kryehet më vonë. Një studim i tillë, i kryer në Izrael, duke përdorur të dhënat e

kualifikimit në shkollat e mesme, arriti në përfundimin se, arsimi dhe formimi profesional

sjellin përfitime vetëm nëse ka një përputhje midis arsimit dhe punës se të diplomuarëve139

.

Efektet pozitive mbi pagat dhe aftësisë për punë të atyre që kanë përfunduar arsimin

profesional janë të konfirmuara dhe nga studime të tjera. Me pak fjalë, të dhënat pohojnë se

rrugët e arsimit profesional dhe atij të përgjithshëm ofrojnë atë për të cilën janë dizenjuar. AP

është përshtatur me forcë për tregun e punës, ndërsa arsimi i përgjithshëm, në këtë nivel,

shihet si një hap drejt arsimit të lartë.

Si kemi treguar edhe më lart, përfitimet që vijnë prej zhvillimit të arsimit profesional kanë

forma dhe intensitete të ndryshme në kohë. Individët u gëzohen përfitimeve që rrjedhin si

pasojë e përmirësimit të të ardhurave, e rritjes së shanseve te punësimit, aftësisë për të

mësuar gjatë gjithë jetës, përmirësimit të kushteve të punës, rritjes profesionale, etj. Nga ana

tjetër, edhe punëdhënësit kanë shumë përfitime prej zhvillimit të sistemeve të arsimit

profesional. Më i rëndësishmi pa dyshim, është shtimi i produktivitetit. Pjesa e tretë e

literaturës së shqyrtuar lidhet me rolin e AP-së në zhvillimin e bizneseve. Përveçse, rritjes

së produktivitetit efektet pozitive të AP-së, në performancën e kompanive, kanë lidhje dhe

me cilësinë e prodhimit, inovacionin, rritjen e punësimit, etj. Raporti i vitit 2011 nga

CEDEFOP me titull “The impact of VET on company performance” tregon për ndikimin

pozitiv të këtij sistemi në performancën e kompanive. Në bazë të provave të mbledhura,

autorët e këtij raporti konkludojnë se arsimi dhe formimi profesional, kanë një ndikim pozitiv

në ecurinë ekonomike të firmave në të gjithë treguesit e performancës, mbi produktivitetin,

139

Eichhorst W., “Does vocational training help young people find a (good) job?”, IZA/World of Labor, 2005,

fq. 7 doi: 10.15185/izawol.112

Page 57: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

36

cilësinë, inovacionin, rritjen e punësimit dhe tregues të tjerë shumëdimensionalë140

.

Studiuesja Hoeckel K. argumenton; “avantazhet përsa u takon punëdhënësve mund të maten

në mënyra të ndryshme, zakonisht ato dalin prej perfomancës së mirë të punëtorëve të

trajnuar.” Në këtë mënyrë punëdhënësit kanë përfitime, sepse kursejnë kostot që do të duhet

të bënin nëse do të punësonin punëtorë të pakualifikuar, duke përfishirë proçesin e rekrutimit,

integrimin e tyre në proçesin e punës me rrezikun se mund të punësohet një individ i cili nuk

është i njohur me përvojat e mëparshme të kompanisë, duke shtuar kështu koston në trajnimin

e tij, etj141

. Në këtë pikë, Billet S. shpreh një dilemë të madhe të arsimit profesional, që vjen si

pasojë e interesave dhe qëllimeve të aktorëve të përfshirë në të. Sipas tij, individët zakonisht

preferojnë të fitojnë njohuri dhe aftësi të përgjithshme që do t’i lejonin të kishin mundësi të

lëviznin midis profesioneve, në kontrast bizneset janë të interesuar në trajnimet që sigurojnë

aftësi dhe njohuri specifike të cilat lidhen me nevojat e tyre142

.

Pa dyshim që përfitimet e arsimit profesional nuk lidhen vetëm me përmirësimin e anës

ekonomike për individët dhe bizneset, zhvillimi i tij, sjell efekte pozitive edhe në aspekte të

tjera të jetës shoqërore duke ndihmuar në rritjen dhe përmirësimin e kapitalit social143

. I

përshkruar nga OECD si “një rrjet normash, vlerash dhe kuptimesh të përbashkëta që u

mundësojnë individëve dhe grupeve të besojnë njëri-tjetrin dhe të punojnë së bashku144

”.

Anëtarët e një komuniteti që zotërojnë një kapital të fortë social ka të ngjarë të jenë aktivisht

të angazhuar në grupe sociale dhe të komunitetit, ka të ngjarë të kenë një gamë të larmishme

njohjesh, të marrin kohë për të qënë vullnetar dhe të jenë politikisht të interesuar dhe

organizuar, veçanërisht për problematikat e komunitetit ku bëjnë pjesë145

. Për shkak të

mënyrës sesi funksionon shoqëria, përfitimet sociale të nxitura prej AP-së janë shumë më

të vështira për t’u matur. Ndër studimet kryesore janë ato që fokusohen në; marrëdhëniet

midis brezave, kohezionit social, integrimit social dhe reduktimit të krimit. Shumë vende

raportojnë për efektet pozitive të arsimit dhe formimit profesional në integrimin e grupeve

140

CEDEFOP,“The impact of vocational education and training on company performance”, Research paper nr.

19, 2011, fq. 8. doi:10.2801/37083 141

Hoeckel K., “Costs and benefits in vocational education and training”, OECD, 2008, fq. 12-15 Gjendet në:

http://www.oecd.org/education/innovation-education/41538706.pdf 142

Billett S., “Vocational education, purposes, traditions and prospects”, Springer/New York, 2011. 143

“Koncepti i kapitalit social është zhvilluar nga një numër teoricentësh, duke përfshirë Pierre Bordieu, Jean-

Claude Passeron, James Coleman apo Robert Putnam, etj. Janë tre element të kapitalit social, të quajtur

“bonding, bridging dhe linking”. Bonding ndodh kur njerëzit zhvillojnë një rrjet lidhjesh me ata njerëz me të

cilët kanë diçka të përbashkët. Bridging ndodh kur njerëzit zhvillojnë një rrjet lidhjesh ose marrëdhëniesh me

njerëz që janë ndryshë nga vetja. Linking ndodh kur njerëzit zhvillojnë lidhje me institucionet, p.sh. një agjenci

qeveritare apo ofrues shërbimi”. Informacioni marrë nga: https://www.socialcapitalresearch.com 144

Informacioni marrë nga: https://www.oecd.org/insights/37966934.pdf 145

Priest S., “What is social capital and how can vocational education and traning help develop, it?”,

NCVER/Australia, 2009, fq. 4 Gjendet në: https://files.eric.ed.gov/fulltext/ED507167.pdf

Page 58: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

37

të dizavantazhuara dhe të margjinalizuara, të cilat janë të përjashtuara nga tregu i punës. Si

shembull, në Shqipëri është studimi i përmendur më parë nga Xhumari M. dhe Dibra S.

Autorët, theksojnë se arsimi profesional ka efekte shumë pozitive në përfshirjen sociale të

grupeve të margjinalizuara dhe në rritjen e kohezionit social146

. I realizuar me nxënësit e

shkollave profesionale në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndër të tjera, në këtë studim thuhet

se, faktorët psikosocialë kanë ndikim të madh në procesin e vendimmarrjes së adoleshentëve

për të vazhduar shkollën në sistemin e arsimit profesional apo jo. Studime të ngjashme janë

kryer dhe për Maqedoninë, Kosovën, Izraelin dhe Turqinë ku tek të gjithë është vërejtur

rëndësia që ka AP në përmirësimin e situatatës sociale dhe të punësimit për të rinjtë e

shtresave më vulnerabël të shoqërisë147

. Në të njëjtën linjë është edhe artikulli “What is social

capital and how can vocational education and traning help develop, it? Autori ka arritur në

përfundimin se, ofruesit e arsimit profesional përveçse kompetencave specifike të kursit,

luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin tek nxënësit të besimit dhe vetëbesimit dhe të një

rrjeti të zhvilluar lidhjesh për ta. Këto përfitime mund t’i ndihmojnë të rinjtë, veçanërisht ata

të margjinalizuar, që të vazhdojnë studimet e mëtejshme ose të fitojnë punësim të shpejtë148

.

Referuar Strathdee R., në Zelandën e Re, programet e AFP-së kanë krijuar një rrjet kapitali

social striktërisht i rregulllar edhe pse i kufizuar në qëllime, duke krijuar një rrjet

profesionishtësh midis ofruesëve të AP-së dhe punëdhënësve149

. Nga Portugalia gjetjet

përfundimtare të studimeve, raportojnë se, efektet e arsimit profesional në zhvillimin

social dhe civil janë jo përfundimtare si pasojë e transformimeve shoqërore që janë të vështira

dhe zakonisht kërkojnë kohë për t’u matur. Rezultatet janë; vetëbesim, vetëvlerësim, tendencë

për të mësuar vetë, etj150

. Në një studim empirik në Australi, autorët Jha N. dhe Polidano C.

gjetën të dhëna se, rritja e pjesëmarrjes në AFP është e shoqëruar me uljen e krimeve

146

Xhumari M., Dibra S., ETF 2013, “Mapping of VET education policies and practices for social inclusion and

social cohesion in the Western Balkans, Turky and Israel. Country report: Albania” Gjendet në:

https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/mapping_of_vet_educational_policies_and_practicies_for_social_incl

usion_and_social_cohesion_country_report_albania.pdf 147

ETF, Interim report 2014, “VET Education Policies and practices for Social Inclusion and Social Cohesion

in Western Ballkans, Israel and Turky”. Gjendet në:

http://www.etf.europa.eu/webatt.nsf/0/BF3860F4D2654E79C1257B2B0050456C/$file/VET%20for%20Social

%20Inclusion%20-%20Interim%20Report%20-%20LSE%20Enterprise.pdf 148

Priest S., 2009, “What is social capital and how can vocational education and traning help develop, it?”,

NCVER/Australia, 2009, fq. 9 https://files.eric.ed.gov/fulltext/ED507167.pdf 149

Strathdee R., “Vocational Education and Training and Social Capital in New Zealand”, Journal of

Vocational Education and Training, vol. 55, nr. 1, 2009, fq. 79. Gjendet në:

https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1080/13636820300200219 150

CEDEFOP, “The benefits of vocational education and training”, Research paper nr. 10, 2016, fq. 17

doi:10.2801/43027

Page 59: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

38

individuale, të drogës apo ndaj pronës151

. Studimi i CEDEFOP, “Vocational education and

training is good for you”, ka arritur në këto përfundime: “ka evidenca të shumta se, për

individët në nivel Europian, AP shoqërohet me ndryshime pozitive në shëndet, me anëtarësim

në organizata të ndryshme dhe me kënaqësinë (përbushjen) nga puna apo nga aktivitetet

e tjera152

”. Përfundime të ngjashme dallojmë edhe në studimin tjetër të CEDEFOP, sipas

të cilit trajnimet në praktikë shoqërohen me nivele shumë të larta të kënaqësisë në punë. Në

sektorët ekonomikë, ku kishte mungesa të trajnimeve, kjo ishte kthyer në një burim

pakënaqësie për punëmarrësit153

. Përsëri prej CEDEFOP, studimi “The anatomy of the

wider benefits of VET in the workplace”, vë në dukje se, përfitimet e punëdhënësve do të jenë

të plota nëse trajnimet integrohen brenda një kornize më të gjerë të zhvillimit të vazhdueshëm

profesional. Është kjo arsyeja që në trajnimin e punonjësve, kompanitë nuk duhet të

fokusohen vetëm në përfitimet financiare afatshkurtra, por duhet të synojnë përmirësimin e

performancës organizative. Këto veprimtari i motivojnë punonjësit dhe i inkurajojnë që të

angazhohen më tepër për qëllimet e kompanisë154

. Autori Mortaki S., në artikullin e titulluar

“The contribution of VET in the preservation and diffusion of cultural heritage in Greece” ka

nxjerrë përfundimin që arsimi dhe formimi profesional mund të përdoret si një mjet për të

transmetuar dhe përforcuar vlerat kulturore dhe për pasojë si një stimulues për të kuptuar dhe

vlerësuar trashgiminë kulturore. Mbi të gjitha, AFP ofron kualifikimet e nevojshme për të

gjitha detyrat e kërkuara në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashgimisë kulturore155

. Këto rezultate

përforcojnë mesazhin se arsimi profesional është një shtyllë e rëndësishme në sistemet

arsimore të Evropës156

.

Një fushë tjetër kërkimi mbi arsimin profesional lidhet me kostot e financimit të tij. Nëse e

krahasojmë me arsimin e përgjithshëm, kostot e AP-së janë shumë të larta, për ato

profesione ku kërkohen pajisje të rënda dhe një infrastrukturë e sofistikuar. P.sh. në

Gjermani, sistemi dual i AFP-së kushton rreth 10800 euro në vit për person, shumë herë më

shumë sesa kostoja e një individi në arsimin e lartë që është 5500 Euro në vit. Për pasojë,

151

Jha N., Polidano C.,“Vocational education and Training; a path way to the straight and narrow”, University

of Melbourne Working paper nr. 21, 2016. https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=2814748 152

CEDEFOP, “Vocational education and training is good for you, The social benefits of VET for individuals”,

Research paper nr. 17, 2011. doi:10.2801/91710 153

CEDEFOP, “Sectoral perspectives on the benefits of vocational education and training”, Research paper nr.

22, 2012. doi: 10.2801/75439 154

CEDEFOP, “The anatomy of the wider benefits of VET in the workplace”, Research paper nr. 12, 2011.

doi:10.2801/43704 155

Mortaki, S., “The contribution of vocational education and training in the preservation and diffusion of

cultural heritage in Greece: The case of the specialty “Gardian of Museums and Archaeological Sites”, Journal

of Humanities and Social Science, vol.2 nr. 24, 2015, fq. 51-58. http://www.ijhssnet.com/journal/index/1494 156

CEDEFOP“The economic benefits of VET for individuals”, Research paper nr. 11, 2011. doi: 10.2801/43136

Page 60: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

39

bizneset gjermane që marrin një çirak duhet të paguajnë të gjitha kostot neto157

. Kush

paguan për AP-në?

Në shumë vende, bashkëfinancimi i sistemit lejon që kostot për zhvillimin e AP-së të ndahen

midis shtetit, punëdhënësve dhe individëve. Kjo përqasje ndaj financimit të këtij sistemi

ndryshon midis vendeve dhe ndryshon në varësi të kontekstit ekonomik dhe social të këtyre

vendeve. Në përgjithësi, në sistemet e arsimit profesional të cilat bazohen në shkollat, fondet

kryesore për financimin e tyre sigurohen nga institucionet. Kurse në sistemin dual, ka një

bashkëpunim të fortë midis privatit dhe publikes, ku shteti garanton kostot e arsimit që

zhvillohet në shkolla, ndërsa punëdhënësit financojnë trajnimet në vendet e punës. Përsa i

takon sasisë, formës dhe paracaktimit të fondeve për arsimin profesional vendet ndryshojnë

shumë nga njëri-tjetri. Me pak fjalë, kostot direkte dhe indirekte të aktorëve të përfshirë në

arsimin profesional mund t’i përmbledhim kështu:

Në sistemet e bazuara mbi shkollën, studentët përballojnë pagesat për shkollat si dhe

materialet e nevojshme. Punëdhënësit përballojnë shpenzimet për stafin e trajnuesve

pagat dhe financimet e tjera. Kurse, shteti përballon financimet e institucioneve

arsimore, në të përfshihen edhe bursat, grantet dhe huat e ndryshme.

Në sistemet e bazuara mbi trajnimet në punë përmendim; individët pranojnë paga më

të ulta, punëdhënësit paguajnë paga më të larta sesa produktiviteti që këta të rinj

mund të ofrojnë, kostot e trajnimit që lidhen me materialet, administrimin dhe rrogat e

mësuesëve. Dhe së fundmi shteti kordinon këtë stistem duke bashkëpunuar me

biznesin.

Hulumtimet mbi arsimin profesional shkojnë nga avantazhet që ai mbart për punësimin e

individëve, (veçanërisht të rinjve), përmirësimet që ai sjell në jetën shoqërore, (si në

përfshirjen sociale të grupeve të margjinalizuara), përfitimet mbi kompanitë, deri tek analizat

të cilat përqëndrohen në mënyrën e financimit të këtij sistemi, etj. Studimiet në këtë fushë

janë të shumta dhe në këtë pjesë të punimit janë paraqitur veçse karakteristikat kryesore të

AP-së sipas literaturës së marrë në shqyrtim, të cilat kanë shërbyer për të shtjelluar objektivat

e studimit dhe për të krijuar skeletin teorik të analizës mbi sistemin e arsimit profesional.

157

Hoeckel K., 2008, “Costs and benefits in vocational education and training”, OECD, 2008, fq,6. Gjendet në:

http://www.oecd.org/education/innovation-education/41538706.pdf

Page 61: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

40

2.2 Instrumentat e kërkimit për rastin studimor

Gjatë fazës së parë të studimit, (procesit të skicimit të stukturës), u vendos se për të shpjeguar

ndryshimet e ndodhura në arsimin profesional ishte më e përshtatëshme një qasje cilësore

duke përdorur studimin e rastit. Një “rast studimor” duhet ta kuptojmë si “një zgjedhje e

asaj që duhet studiuar158

, që përpiqet t’iu përgjigjet pyetjeve specifike të hulumtimit dhe

kërkon një gamë të llojeve të ndryshme të provave159

”. Përdorimi i tij në një hulumtim ka disa

përparësi, duke filluar me aftësinë për të përdorur një shumëllojshmëri të metodave të

kërkimit, (përdoren si instrumentat e metodave cilësore ashtu dhe sasiore160

), jep mundësinë

për të krijuar një raport me subjektet e kërkimit, jep mundësinë të përfitohen përshkrime

mjaftueshmërisht të pasura që mund të transferohen në situata të ngjashme dhe në fund krijon

mundësinë që studiuesi të fitojë njohuri të thella për çështjen161

. Arsimi profesional në

bashkinë e Vlorës është marrë si rast studimor me qëllimin për të shqyrtuar eksperiencën dhe

perceptimin që nxënësit, drejtuesit, punëmarrësit dhe politikëbërësit vendor kanë për

programet e AP-së. Vlora, është zgjedhur si rast studimi jo vetëm për traditën e gjatë në

shkollat e arsimit profesional, por dhe për faktin se studiuesja e njeh situatën në këtë qytet më

mirë. Pra, informacionet e nevojshme për të kryer një analizë të saktë të fenomenit kanë qënë

më të arritshme në Vlorë, sesa në rrethe të tjera. Paragrafi më poshtë përshkruan mënyrën dhe

proçedurat e zgjedhjes së instrumentave dhe kampionimit.

a. Pyetësori:

Hulumtimi në një rast studimor nuk bazohet vetëm mbi metodat dhe të dhënat cilësore. Ato

janë mbizotëruese, por të dhënat sasiore dhe analiza e tyre plotësojnë pamjen e përgjithshme

të studimit162

. Referuar Kociani A.,“në vija të përgjithshme interesimi për shqyrtimin sasior

mund të shpaloset në tri rafshe: përshkrimi, vëzhgimi dhe trajtimi i informacionit. Në rafshin

përshkrimor preferenca e shqyrtimeve sasiore lidhet me forcën sintetike të shifrave. Në

rafshin e vëzhgimit, përkufizimi i një koncepti sasior lejon krahasimin midis informacioneve

158

Stake R., “Case Studies” kapitull në “Strategies of qualitative inquiry” të N. K. Denzin & Y. S. Lincoln,

Sage publishing, 2005, fq. 134. Gjendet në: https://www.sfu.ca/~palys/Stake2003-CaseStudies.pdf 159

Gillham B., “Case Study Research methods”, Paston PrePress Ltd, London, 2000, fq. 1-2 Shiko në:

https://archive.org/stream/casestudyresearc00gill_0#page/n0/mode/2up 160

“Përdorimi i kombinuar i këtyre dy metodave siguron një kuptim të zgjeruar të problemeve të kërkimit dhe

përgjigjet e pyetjeve të ngritura merren nga një numër perspektivash të ndryshme.” Creswell J W., “Research

Design. Qualitative, quantitative, and mixed methods approaches”, SAGE Publications, 2009, fq. 203. 161

Ponelis Sh. R., “Using Interpretive Qualitative Case Studies for Exploratory Research in Doctoral Studies”,

International Journal of Doctoral Studies, volume 10, 2015. http://ijds.org/Volume10/IJDSv10p535-

550Ponelis0624.pdf . 162

Gillham B., “Case Study Research methods”, Paston PrePress Ltd, London, 2000, fq. 80 Shiko në:

https://archive.org/stream/casestudyresearc00gill_0#page/n0/mode/2up

Page 62: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

41

të mbledhura nga vende, kohë dhe vëzhgues të ndryshëm. Në rafshin e trajtimit të

informacionit del më shumë në pah epërsia dhe dobia e përdorimit të metodave sasiore163

”.

Të dhënat sasiore japin mundësinë të mbidhet informacion nga një numër i konsideueshëm

individësh. Ato janë të kategorizuara në mënyrë që të numërohen dhe mblidhen me anë të

instrumentave të tillë si pyetësorët e përdorur në anketime dhe sondazhe, me anë të të cilave

mund të bëhen përgjithësime mbi çështjen që po studiohet. Në këtë studim pyetësori, i

përbërë nga një sekuencë e paracaktuar pyetjesh164

, kishte si subjekt të anketimit nxënësit e

shkollave të arsimit profesional në Vlorë, përkatësisht, shkolla Industriale “Pavarësia” dhe

shkolla “Tregtare”. Pyetësori u realizua për të shqyrtuar perceptimin që kanë të rinjtë e

regjistruar në arsimin profesional për këtë sistem. Ndërtimi i tij bazohej si në pyetje me

përgjigje të shumëfishta, (për këto pyetje propozoheshin disa përgjigje dhe nxënësve

pjesëmarrës iu kërkua të përzgjidhnin atë që përputhej më shumë me mendimet e tyre), ashtu

dhe pyetje që kërkonin një përgjigje të saktë, (për këto pyetje nxënësit mund të zgjidhnin

vetëm ndërmjet një përgjigje pozitive ose negative, duke patur vetëm një shkallë minimale

lirie).

Në pjesën e parë të pyetësorit janë mbledhur të dhënat identifikuese që lidhen me moshën,

gjininë, klasën e regjistruar dhe profilin studimor të zgjedhur nga nxënësit. Më pas vazhdohet

me pyetjet e tjera të fokusuara mbi tre komponentë kryesor, atë të zgjedhjes së shkollës, të

përvojës përgjatë shkollës dhe të planeve pas përfundimit të saj.

Së pari, subjekti i pyetjeve përqëndrohet mbi arsyet e zgjedhjes së arsimit profesional.

Qëllimi, të kuptohen faktorët që i kanë shtyrë nxënësit në zgjedhjen e bërë.

Vlerësimin që këta të rinj kanë për arsimin profesional krahasuar me arsimin e mesëm

të përgjithshëm dhe përmirësimet që duhen kryer për të patur një strukturë më efikase.

Së dyti, kërkohet të përshkruhet eksperienca e nxënësve në shkollë. Janë bërë pyetje,

të cilat vlerësojnë nëse nxënësit janë të kënaqur me zgjedhjen e kryer. Nëse janë të

kënaqur me rezultatet e arritura në shkollë, me marrëdhëniet me mësuesit apo me

shërbimin e ofruar nga shkolla.

Dhe në fund, aspiratat për të ardhmen, nëse përgatiten për të hyrë në tregun e punës

apo për të vazhduar studimet e mëtejshme në universitet. Nëse i kanë njohuritë e

mjaftueshme për menyrën si po ndryshon tregu i punës dhe për aftësitë që kërkohen

163

Kociani A., “Udhëzues për përdorimin e paketës statistikore për shkencat sociale SPSS”, Tiranë 2008, fq. 4 164

“ Pyetjet e një pyetësori duhet të jenë të njëjta për të gjithë të anketuarit në mënyrë që informacioni i

mbledhur të jetë i krahasueshëm.” Pucci, F., “Il Questionario”, Gjendet në:

http://www2.stat.unibo.it/filippucci/statistica%20economica/materiale%20didattico/L'INDAGINE%20STATIST

ICA/IL%20QUESTIONARIO.doc

Page 63: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

42

prej tij. Apo, nëse për planet e tyre për të ardhmen do të konsultoheshin me njerëz të

ndryshëm, me revista, gazeta, etj.

Në zgjedhjen e kampionimit për anketimin e zhvilluar me nxënësit është përdorur

kampionimi i qëllimshëm Kampionimi i qëllimshëm përcaktohet në bazë të gjykimit të

studiuesit për respondentët që zgjidhen dhe përbën një tip kampionimi jo probabël165

. Ky

kampionim është i kufizuar në lidhje me përgjithësimet e rezultateve për shkak se ka pak të

ngjarë të pasqyrojë popullsinë teorike166

. Megjithatë, si një nëngrup i popullsisë më të madhe

është ndërtuar për t'i shërbyer një nevoje të veçantë. Studiuesi mund të ketë një grup të

posaçëm në mendje apo të mos jetë i mundur aksesi ndaj gjithë popullatës teorike. Pra,

mënyra e përzgjedhjes së tij qëndron në njohuritë që studiuesi ka për popullatën dhe mbi vetë

studimin. Përfshihen në kampionim jo vetëm ata që janë të arritshëm por edhe që plotësojnë

kriteret e përcaktuara167

. Në këtë punim, të dhënat e kampionimit janë mbledhur në shkollat

e arsimit profesional të bashkisë së Vlorës. U vendos për këtë zgjidhje, sepse Vlora ka një

traditë të gjatë në arsimin profesional, (shkolla Tregtare është hapur më 1924), dhe

njërëzit e përfshirë në të do të ofronin informacion shumë të vlefshëm për çështjen në fjalë.

Faktorë të tjerë kanë qënë mungesa e kohës dhe logjistikës së nevojshme për të shkuar

në qytetet e tjera, si dhe njohja më e saktë që studiuesja ka për këtë qytet. Kampionimi me

nxënësit ishte përfaqësues lidhur me aspektin e moshës, të gjinisë, të klasave dhe profileve

mësimore ndjekur nga nxënësit. Të dhënat e pyetësorit u morën prej 167 nxënësve, të moshës

15 deri 19 vjeç. Numri më i madh i pjesëmarrësve në anketim ka qënë i grupmoshës 15-

16vjeç, duke përshirë një përqindje prej 56.9% te kësaj moshe, pastaj 36.5% ka qënë

kampionimi i moshës 17-18 vjeç dhe vetëm 6.6% janë të anketuarit e moshës 19 vjeç.

Tabela 2. Grupmosha

165

Kocan A., “ Metodat e kërkimit sasior në shkencat sociale”, UFO Press, 2009, fq. 41. 166

Po aty, fq. 41 167

Mohsin A., “A Manual for Selecting Sampling Techniques in Research”, University of Karachi, 2016, fq. 30

Gjendet në: https://mpra.ub.uni-muenchen.de/70218/1/MPRA_paper_70218.pdf .

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid 15-16 95 56.9 56.9 56.9

17-18 61 36.5 36.5 93.4

18-19 11 6.6 6.6 100.0

Total 167 100.0 100.0

Page 64: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

43

Për nga prejardhja e shkollave, kampionimi ka përfshirë 107 nxënës në shkollën Industriale

“Pavarësia” dhe 60 nxënës në shkollën “Tregtare”. Shpërndarja e pjesëmarrësve sipas klasës

në shkollën Industriale ka qënë e tillë: 48.1% kanë qënë nxënës të klasave të X, 34.3% i

përkisnin klasave të XI dhe numri më i vogël i të anketuarve i përket nxënësve të kasave të

XII, vetëm 16.7% e pjesëmarrësve nga kjo shkollë ishin nxënës të këtyre klasave. Në fakt,

të gjithë nxënësit e klasave të XII që u bënë pjesë e këtij anketimi ishin nxënës të shkollës

“Industriale”, duke përbërë 10.8% të totalit të kampionimit.

Tabela 3. Nxënësit sipas klasave në shkollën “Industriale”

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid

Klasa X 52 48.1 48.6 48.6

Klasa XI 37 34.3 34.6 83.2

Klasa

XII 18 16.7 16.8 100.0

Total 107 99.1 100.0

Total 107 100.0

Ndërsa, 60 nxënësit e shkollës Tregtare që u bënë pjesë e anketimit ishin nxënës të klasave të

X në 60.7% të rasteve dhe pjesa tjetër 37.7% ishin nxënës të kasave të XI. Këto përqindje

përkonin dhe me numrin e nxënësve të rregjistruar. Në këto shkolla vërehet përmirësimi i

regjistrimeve në tri vitet e fundit ndaj dhe klasat e X dhe XI kanë dhe numrin më të lartë të

nxënësve krahasuar me maturat që kanë një numër të vogël nxënësish.

Tabela 4. Nxënësit sipas klasave në shkollën “Tregtare”

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid Klasa X 37 60.7 61.7 61.7

Klasa

XI

23 37.7 38.3 100.0

Total 60 98.4 100.0

Total 60 100.0

Në tërësi sipas kampionimit, përqindja më e lartë e nxënësve që u bënë pjesë e këtij anketimi

ishin nxënësit e viteve të para 53.3% (89 veta) e totalit të të anketuarve, 35.9% (60 veta) i

Page 65: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

44

përkisnin klasave të XI dhe numri më i vogël i të anketuarve i përket nxënësve të klasës së

XII, vetëm 10.8% (18 veta) e kampionimit ishin nxënës së këtij viti .

Grafiku 1. Klasa

Bazuar mbi profilet mësimore që këto shkolla ofrojnë, pjesëmarrja e nxënësve në anketim ka

qënë e tillë:

Në shkollën Industriale “Pavarësia”, 46.7% ishin të regjistruar në profilin TIK (Teknologji

Informacioni dhe Komunikimi), 20.6% ishin të rregjistruar në profilin SHMT (Shërbime

Mjete Transporti), 15.9% e të anketuarve ishin pjesë e profilit Mekanikë dhe 16.8% i

përkisnin profilit Elektroteknikë. Përsa i takon shkollës “Tregtare” vihet re se; 55% e

pjesëmarrësve në këtë anketim i përkisnin profilit Hoteleri-Turizëm dhe së fundmi 45% e

tyre ishin të regjistruar në profilin Ekonomi-Biznes.

Grafiku 2-3. Profili i lëndëve në shkollën “Industriale” dhe “Tregtare”

Gjinia e pjesëmarrësve në këtë anketim ka qënë e tillë: 75.4% (126 vet) e tyre kanë qënë

djem dhe 24.6% vajza, me vetëm 41 vet prej tyre që bëhen pjesëmarrëse në anketim. Sipas

shkollave janë bërë pjesë e anketimit 22 vajza në shkollën “Industriale” dhe 19 vajza në

shkollën “Tregtare”.

Page 66: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

45

Grafiku 4. Gjinia Tabela 5. Gjinia * Shkolla

Nxënëset në shkollën “Industriale” ishin të gjitha të regjistruara në profilin TIK, kurse në

shkollën “Tregtare” 8 vajza ishin të regjistruara në profilin Hoteleri-Turizëm dhe 11 të

regjistruara në profilin Ekonomi-Biznes. Më poshtë kemi të dhënat e paraqitura në tabelë.

Këto të dhëna konfirmojnë në këtë mënyrë se, edhe në Vlorë, shkollat e arsimit profesional

janë më të ndjekura nga djemtë dhe numri i vajzave të regjistruara është shumë i ulët.

Tabela 6. Regjistrimi i nxënësve sipas profileve

Profili i regjistruar Shkolla Total

Industriale Tregtare

TIK Gjinia Djem 28 28

Vajza 22 22

Mekanik-Auto Gjinia Djem 22 22

Mekanik-

Pergjithshem

Gjinia Djem 17 17

Elektro-Teknik Gjinia Djem 18 18

Hoteleri-Turizem Gjinia Djem 25 25

Vajza 8 8

Ekonomik Gjinia Djem 16 16

Vajza 11 11

Lejet për zhvillimin e këtij anketimi u morën nga drejtoritë e këtyre shkollave. Ato janë

kontaktuar dy herë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe gjatë kësaj kohe janë shpjeguar qëllimet

e anketimit dhe mënyra si do të realizohej. Të dhënat u grumbulluan gjatë periudhës

Shkolla Total

Industriale Tregtare

Gjinia Djem 85 41 126

Vajza 22 19 41

Total 107 60 167

Page 67: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

46

nëntor – dhjetor 2016. Para fillimit të plotësimit të pyetësorit pjesëmarrësit u informuan mbi

studimin dhe mbi qëllimet e zhvillimit të këtij anketimi. Nxënësit u vunë në dijeni se të

dhënat e nxjera nga plotësimi i pyetësorit do të përdoreshin vetëm për qëllimet e studimit

duke respektuar kodin etik të kërkimit shkencor. Sipas Bryman që ka cituar Diener dhe

Crandall 1978 një studiues e ka shkelur kodin etik të kërkimit kur shkakton, dëm për

pjesëmarrësit, informacioni është nxjerrë në mungesë të pëlqimit të pjesëmarrësit, shkelje të

privatësisë dhe përfshirje në mashtrim168

. Asnjë nxënës nuk e refuzoi pjesëmarrjen në

anketim. U vu re, nga koha e dhënies së udhëzimeve e deri tek plotësimi i plotë i pyetësorit

nevojiteshin 35 – 40 minuta.

Për përpunimin e këtyre të dhënave u veprua si më poshtë. Baza e të dhënave të grumbulluara

u regjistrua fillimisht në Microsoft Office Excel. U hap një faqe në këtë program dhe në

kollonat e kësaj faqe u vendos emërtimi për secilën nga variablat. Më tej u vijua me hedhjen e

të dhënave dhe risistemimin e nevojshëm të tyre. Kjo bazë të dhënash u transferua në

programin SPSS (Statistical Package for the Social Sciences) ku u bë dhe analizimi sipas

statistikave deskriptive (përshkruese.) Metodat e statistikës deskriptive qëndrojnë kryesisht në

organizimin dhe analizën e të dhënave për të prodhuar paraqitje sintetike në formën e

grafikëve, tabelave ose të përmbledhjeve numerike169

. Në punim është përdorur, vetëm

përqindja për të theksuar më shumë rezultatet e nxjerra. Studimi nuk ka si qëllim të tregojë

korrelacionin midis dy variablave, por ka si qëllim të përcaktojë gamën e pikëpamjeve të

shprehura nga aktorë të ndryshëm mbi çështjet e arsimit profesional në bashkinë e Vlorës.

Rezultatet, më pas, janë prezantuar në radhë sipas objektivave të vendosur.

b. Intervista:

Procedurat e mbledhjes së të dhënave cilësore përfshijnë katër mënyra, vëzhgimin,

intervistën, dokumentat dhe materialet audio-vizive170

. Për këtë studim intervistat gjysmë të

strukturuara i vlerësuam si mjeti më i përshtatshëm për faktin se numri i të intervistuarëve

është relativisht i vogël. Në të kundërt, në rastin e një numri më të madh të

respondentëve, intervistat e strukturuara do të ishin më të përshtatshme me objektivat e

hulumtimit. Intervistat janë një nga instrumentat më të rëndësishme në mënyrën cilësore të

168

Bryman A., Bell E., Mills A. J., Yue A. R, “Business Research Methods”, Canadian Edition. Toronto:

Oxford University Press, 2011, fq. 108. Gjendet në:

https://www.researchgate.net/publication/259290714_16_Bryman_A_Bell_E_Mills_A_J_and_Yue_A_R2011_

Business_Research_Methods_First_Canadian_Edition_Toronto_Oxford_University_Press 169

Kociani A., “Udhëzues per perdorimin e paketës statistikore për shkencat sociale SPSS”, Tiranë 2008, fq. 8 170

Creswell J W., “Research Design. Qualitative, quantitative, and mixed methods approaches”, SAGE

Publications 2009, fq. 211.

Page 68: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

47

kërkimit, sepse japin mundësinë për ta hetuar çështjen nga këndvështrimi i aktorëve kryesorë

të përfshirë në të. Ato mbështeten në përzgjedhjen e një kampionimi të qëllimshëm. Në fakt,

të intervistuarit zgjidhen në bazë të karakteristikave të veçanta, (pozicioni në institucionet e

përzgjedhura, përvoja e punës, përkatësia në një grup të caktuar), që i lidhin me çështjen e

studimit. Në një intervistë gjysmë të strukturuar, hulumtuesi ka përcaktuar temat kryesore dhe

një seri pyetjesh që duhet të trajtohen, gjithsesi, drejtimi i intervistës mund të ndryshojë në

bazë të përgjigjeve të dhëna prej të intervistuarit. Informacioni për studimin në fjalë, është

nxjerrë përmes intervistave të kryera me drejtuesit e shkollave të arsimit profesional, me

specialistë të seksioneve të arsimit pranë institucioneve vendore të tilla si prefektura,

bashkia, qarku dhe me përfaqësues të biznesit në qytetin e Vlorës.

Qëllimi ishte të dallohej këndvështrimi mbi arsimin profesional nga subjekte dhe aktorë të

ndryshëm në këtë sferë të politikave publike. Pyetjet janë modifikuar për t’iu përshtatur

kontekstit të këtyre të intervistuarëve. Në total janë realizuar katërmbëdhjetë intervista, të

ndara për çdo subjekt, dy shkollat, institucionet publike përgjegjëse për arsimin profesional

në nivelin e qeverisjes vendore dhe tri intervista nga biznesi.

Me drejtuesit e shkollave, janë realizuar në total gjashtë intervista, tri për secilën nga shkollat

e arsimit profesional të qytetit të Vlorës. Një intervistë është realizuar me drejtorët e

shkollave, një me nëndrejtorët dhe një intervistë e fundit është realizuar me shefat e

departamentit të lëndëve profesionale. Katër intervista të tjera janë realizuar me specialistë të

arsimit në prefekturë, bashki, qark dhe DAR. Intervistat janë realizuar drejtpërdrejt gjatë

muajit janar-shkurt 2017. Subjektet janë përzgjedhur qëllimisht, me synimin për të eksploruar

më thellësisht pyetjet e ngritura. Në fakt, nga këndvështrimi i shkollës dallojmë se drejtuesit e

këtyre institucioneve i njohin shumë mirë problematikat me të cilat këto shkolla përballen.

Gjithashtu, ata dinë se cilat janë përparësitë e këtyre institucioneve. Drejtuesit, janë

menaxhuesit e fondeve të shkollave, janë përgjegjës për përmirësimin e cilësisë tek mësuesit

dhe instruktorët, përgjegjës për ndryshimet e kurrikulave që ndodhin në shkollë, përgjegjës

për realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të nxënësve, etj.. Për të gjitha këto arsye,

drejtuesit e këtyre shkollave ofrojnë një këndvështrim të së gjithës mbi arsimin profesional.

Nga ana tjetër edhe specialistët e arsimit, pranë institucioneve të qeverisjes vendore, janë

njohës shumë të mirë të zhvillimeve dhe proceseve të ndodhura në arsimin profesional në

territorin e tyre. Katër respondentët e intervistuar janë zgjedhur qëllimisht për të plotësuar në

tërësi kuadrin e zhvillimeve në shkollat e arsimit profesional të Vlorës.

Page 69: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

48

Drejtoritë e shkollave janë kontaktuar disa herë për të siguruar lejen për realizimin e këtyre

intervistave. Ato u zhvilluan në mjediset e punës së pjesëmarrëve dhe kanë zgjatur rreth 60

minuta. Para fillimit të çdo interviste pjesëmarrësve në to u është dhënë informacioni i duhur

mbi studimin dhe mbi qëllimet që synoheshin të realizoheshin. Ata u informuan se të dhënat e

tyre do të përdoreshin vetëm për çështjen studimore në fjalë. Për çdo pyetje të bërë janë

mbajtur shënime. Pyetjet e intervistave, të kryera me drejtuesit e shkollave janë hartuar mbi

bazën e ndryshimeve që kanë ndodhur në arsimin profesional në qytetin e Vlorës duke

ndjekur të njëjtën llogjikë me pyetësorët për të kuptuar problematikat që shfaqen në tre

aspekte kryesore; hyrja e nxënësve në arsimin profesional, zhvillimi i studimeve në shkollë

dhe lidhja e shkollës me praktikën. Pyetjet lidhen me tematika të tilla si:

Infrastruktura. Nëse shkollat kanë infrastrukturën e nevojshme, (mjediset,

laboratorët, mjetet për të zhvilluar lëndët e kurrikulës profesionale si dhe praktikat).

Nëse kanë numrin e mjaftueshëm të instruktorëve me kualifikimin dhe eksperiencën e

duhur. Nëse mjedisi i shkollës e mundëson zhvillimin e aftësive praktike tek nxënësit.

Financimi. Pyetjet janë formuluar për të kuptuar se si shkollat i përballojnë

shpenzimet e tyre dhe çfarë arrijnë, nëse kanë ndërmarrë aktivitete që krijojnë të

ardhura.

Kurrikulat. Është kërkuar të dallohet se si zhvillohet procesi për përditësimin e

kurrikulave dhe vendin që zënë sugjerimet e specialistëve gjatë këtij procesi.

Kriteret për përzgjedhjen e nxënësve. Të dhëna të tjera janë nxjerrë në lidhje me

target grupin e nxënësve që frekuentojnë këto shkolla, kriteret e përcaktuara për

përzgjedhjen e tyre dhe faktorët influencues tek të rinjtë për zgjedhjen e bërë.

Bashkëpunimi me bizneset. Në fund, intervistat kanë patur si qëllim të dallojnë se

cilat janë format e bashkëpunimit që këto shkolla zhvillojnë me bizneset, me

institucionet apo me shkolla të ngjashme në vend dhe të huaja. Si stimulohen ato për

t’u angazhuar në procesin e zhvillimit të shkollës dhe cilat programe janë realizuar në

këtë kontekst, etj.

Analiza e të dhënave të mbledhura, u bë mbas përfundimit të intervistave. Ato u shqyrtuan një

nga një. Si fillim materialet u lexuan në tërësi, u mbajtën shënime për përshtypjen e parë, u

shënuan fjalët dhe konceptet më të rëndësishme dhe në fund materialet u rilexuan përsëri.

Mbas kësaj faze, u vendos se cilat argumente ishin më të rëndësishëm u bë klasifikimi i tyre

dhe u krijuan kategoritë që u trajtuan të shtjelluara dhe analizuara më tej. Si formë popullore

Page 70: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

49

e analizës, klasifikimi përfshin identifikimin e pesë deri në shtatë, temave të përgjithshme171

.

Temat janë nxjerrë nga të dhënat e mbledhura të intervistës dhe janë shqyrtuar duke marrë

parasysh objektivat e hulumtimit.

Edhe opinioni i bizneseve në lidhje me arsimin profesional është nxjerrë me anë të

intervistave gjysëm të strukturuara. Për të zgjedhur kompanitë më të përshtatshme për të

zhvilluar këto intervista, u përdorën dy kritere specifike. U përzgjodhën ato kompani që

kishin një eksperiencë të gjatë në treg dhe ishin të angazhuara në veprimtari të ndryshme me

shkollat e arsimit profesionale. Në këtë kuadër, gjatë muajit janar-shkurt 2017, u realizuan tri

intervista, me përfaqësues të biznesit që ushtronin veprimtarinë ekonomike në fushën e

turizmit dhe të shërbimeve. Në pyetësorin për drejtuesit e bizneseve, pyetjet e këtyre

intervistave përqëndrohen mbi temat:

Kriteret e përzgjedhjes së punëmarrësve, kryesisht të të rinjve të diplomuar në shkollat

e arsimit profesional.

Aftësitë dhe kompetencat që duhet të zotërojnë punëmarrësit.

Mangësitë kryesore te të rinjtë në punë.

Bashkëpunimi me shkollat e arsimit profesional.

Trajnimi i punëmarrësve në procesin e punës, etj.

Mbas mbledhjes së informacionit edhe për këto intervista, u kalua në fazën e tretë që

konsiston në analizimin e të dhënave. Gjetjet e të dhënave të përfituara prej tyre, u analizuan

në mënyrë shpjeguese. Disa përgjigje janë dhënë fjalë për fjalë.

Në këtë paragraf përshkruam menyrën e përdour për realizimin e studimit. Në vetvete,

punimi ka një dizenjim deskriptiv me objektivin për të vëzhguar dhe regjistruar shpeshtësinë

më të cilën identifikohen ngjarjet specifike. Kështu, detyra e studiuest është të përshkruajë

dhe klasifikojë karakteristikat e një fenomeni social172

. Në këtë rast, nëpërmjet të dhënave

sekondare, (statistika administrative që dalin nga veprime qëllimi i të cilave është caktimi i

një detyre administrative173

) dhe parësore, (anketat synojnë të sigurojnë të dhëna të tipit

statistikor, ato japin statistika parësore174

), vështrohet efekti i arsimit profesional në

punësimin e të rinjve dhe integrimin europian të vendit. Synohet të analizohet në mënyrë

sistematike situata, problemet, struktura aktuale e sistemit arsimor profesional, objektivat dhe

171

Creswell J W., “Qualitative inquiry and research design: Choosing among five approaches”, SAGE

Publications 2007, fq. 169 172

Mongardini C., “ La conoscenza sociologica”, ECIG Genova 1993, fq. 691 173

Kociani A., “Udhëzues për përdorimin e paketës statistikore për shkencat sociale SPSS”, Tiranë 2008, fq. 8 174

Po aty, fq. 8

Page 71: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

50

qëllimet e tij, tendenca e tregut të punës, perspektiva europiane e AP-së, etj. Në këtë kontekst,

statistikat deskriptive janë më të përshtatëshme për këtë studim eksplorues. Mbi bazën e

materialeve të nxjerra nga shqyrtimi i literaturës dhe rezultateve të krijuara prej anketimit, si

dhe intervistave, është punuar diskutimi dhe janë dhënë rekomandimet e nevojshme.

KAPITULLI III

ZHVILLIMET E ARSIMIT PROFESIONAL NË BASHKIMIN EUROPIAN

Në tregjet europiane të punës, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për të performuar një

punë po ndikohen nga faktorë të tillë si ndryshimet demografike të popullsisë dhe përparimi i

teknologjisë. Në fakt, janë në rritje punët komplekse që kërkojnë kualifikime të shumta. Një

studimim i CEDEFOP, në lidhje me nevojat e ardhshme të tregut të punës në Europë ka

konstatuar se, pothuajse gjysma e punëtorëve në BE kanë parë ndryshime në organizimin

dhe zhvillimin e procesit të punës si pasojë e teknologjive në përdorim175

. Punëmarrësit

përballen me sfidën e vazhdueshme për të mësuar gjëra të reja, në mënyrë që t’i përshtasin

njohuritë që zotërojnë me çfarë kërkon vendi i punës. Por, duhet theksuar se kërkesat e tregut

të punës ndryshojnë shumë më shpejt sesa modelet e arsimit, të cilat s’janë në gjendje t’u

përshtaten. Kjo ka çuar drejt fenomenit të mospërputhjes së aftësive të zotëruara nga

individët dhe atyre të kërkuara nga punëdhënësit. Sondazhi i parë në nivel europian mbi

këtë subjekt, është zhvilluar në vitin 2014, “European Skills and Jobs Survey”, nga

CEDEFOP. Anketa u kërkoi 49 000 punonjësve, (të moshës 24 deri 65 vjeç), të përcaktonin

nëse aftësitë dhe kualifikimet që zotëronin përputheshin me nevojat e punës që kryenin.

Gjetjet treguan se rreth 29% e të punësuarve, zotëronin kualifikime që nuk përshtateshin

me ato të kërkuara në punët e tyre. Ky studim për vitin 2014, paraqiti të dhëna se rreth 45% e

të punësuarve në 28 vendet anëtare të BE-së, kishin patur përvojën e mospërputhjes së

aftësive. Nga këto rreth 5% e punëtorëve kishin ndjesinë se disa prej aftësive dhe shkathtësive

që ata zotëronin ishin të një niveli më të ulët, sesa ato që nevojiteshin për punën. Ndërsa,

39% mendonin se kishin më shumë aftësi, sesa kërkohej për punën që kryenin176

.

Zhvillimi dhe përmirësimi i arsimit profesional ka rëndësi të veçantë për objektivat

ekonomike dhe sociale të BE-së. Pa një sistem të cilësisë së lartë të arsimit profesional në një

vend, punëdhënësit përballen me punëmarrës që kanë përfunduar studimet universitare,

175

CEDEFOP, “Future skill needs in Europe; critical labour force trends”, 2016, fq. 24 doi: 10.2801/56396 176

CEDEFOP, “European Skills and Jobs survey. Skills, qualifications and jobs in the EU; the making of a

perfect match?”, Reference series nr. 103, 2015, fq. 38. doi:10.2801/606129

Page 72: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

51

ndërkohë që shumë nga vendet vakante të punës mund të plotësohen nga individë që kanë një

kualifikim profesinal të lartë (niveli 5 i kornizës së kualifikimeve)177

. Në këtë kuadër, AP

shihet si një mjet për parandalimin e fenomenit të “mospërputhjeve të aftësive” për shumicën

e punonjësve. Qëllimi i tij është pajisja e individëve me aftësitë që kërkon tregu.

Ky kapitull trajton zhvillimet e politikave në nivel europian mbi arsimin profesional. Duke

shqyrtuar dokumentat zyrtare të institucioneve që veprojnë në fushën e arsimit dhe

formimit (CEDEFOP, ETF, etj), është dhënë një panoramë e shkurtër mbi modelet e këtij

sistemi, të përhapura në vendet europiane. Janë përshkruar institucionet përgjegjëse që

veprojnë për zbatimin e politikave në këtë sektor, mjetet dhe programet e përdorura në nivel

europian për të zgjidhur problematikat në lidhje me punësimin, zhvillimin e aftësive dhe

arsimimin e të rinjve.

3.1 Modelet e Arsimit Profesional në Europë

Bazat për zhvillimin e arsimit profesional në Europë, janë hedhur në shek. XIX me

revolucionin industrial, i cili ndryshoi thellësisht strukturën e shoqërisë europiane.

Megjithatë, duhet theksuar, se procesi i industrializimit nuk prodhoi një model uniform të tij,

përkundrazi krijoi sisteme shumë të ndryshme në bazë të përvojës politike, ekonomike dhe

strukturës shoqërore të këtyre vendeve. Tre janë modelet europiane të zhvillimit të

trajnimeve; modeli britanik i ekonomisë së tregut të lirë, modeli burokratik i shtetit-

rregullator i zhvilluar në Francë dhe modeli dual-korporatist i Gjermanisë178

.

Nuk ka dyshim se “vlerat, normat, qëndrimet, bindjet dhe idealet e një shoqërie” janë

faktorët që “formësojnë sistemet e arsimit, organizimin e punës dhe marrëdhëniet

profesionale179

”. Në këtë kontekst, nisur prej perspektivës kulturore, në modelin britanik të

zhvillimit të trajnimeve dallohet që ekonomia ka përparësi. Përgjithësisht, në këtë model

formimi i fuqisë punëtore rregullohet nga forcat e tregut, nevojat funksionale të kompanive

apo puna që individi është duke kryer. Në sistemin e dytë, nga perspektiva kulturore, politika

është ajo që ka prioritetin. Sipas këtij modeli, kryesisht, formimi i individëve rregullohet prej

kontrollit burokratik dhe parimet akademike janë parimet kryesore didaktike. Në modelin

dual-korporatist, perspektiva kulturore i jep rëndësi të madhe shoqërisë. Në këtë sistem,

formimet për individët rregullohen në bazë të një kontrolli të dyfishtë, nga kombinimi i

177

Po aty, fq. 30 178

Greinert W., “European vocational training systems; the theoretical context of historical development”,

Artikull në: Cedefop Panorama series nr.103, 2004, “Towards a history of vocational education and training

(VET) in Europe in a comparative perspective”, fq. 20 http://www.cedefop.europa.eu/files/5153_1_en.pdf. 179

Po aty, fq. 18

Page 73: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

52

tregut me burokracinë180

. Këto tre sisteme të arsimit profesional, kanë shërbyer si bazë për të

gjitha format e tjera të AP-së që janë zhvilluar në vendet europiane, të cilat janë variante ose

kombinime të këtyre modeleve.

a. Modeli britanik

Sipas modelit të ekonomisë së tregut të lirë, kualifikimi i fuqisë punëtore ka këto

karakteristika:

Së pari, ka një marrëdhënie sasiore midis ofertës për trajnime dhe kërkesës për

trajnime, e cila rregullohet nga tregu.

Së dyti, lloji i kualifikimit profesional varet nga projektimi i tij për t’u aplikuar në

tregun e punës. Në fakt, transferimi i kualifikimeve profesionale midis kompanive

ndryshon sipas tregut, por në përgjithësi është shumë i kufizuar.

Së treti, praktikat e trajnimit mund të mos jenë të gjitha të standartizuara. Përdoren të

gjitha format; në shkollë, në kompani, shkollë-punë, etj. Theksojmë se vetëm një

pakicë e vogël e certifikatave pranohen gjerësisht.

Se katërti, kostot e formimit përballohen individualisht, zakonisht prej personit që

kërkon të kualifikohet181

.

Në vendet që kanë të zhvilluar këtë formë të AFP-së, kualifikimet që ofron ky sistem janë të

shumta dhe varen prej kërkesave të tregut të punës. Në fakt, ofruesit e tij janë të ndryshëm

dhe të shumtë në numër. Kualifikimet, kryesisht janë të përcaktuara prej organizatave të

pavarura të specializuara në këtë fushë, të cilat lëshojnë dhe certifikatat. Disa prej tyre ofrojnë

shumë specializime, si ato të përgjithshme, ashtu dhe ato profesionale, kurse agjencitë më të

vogla janë të specializuara në një sektor të caktuar. Programe shkollore që kombinojnë

arsimin e përgjithshëm me element të AP-së bashkekzistojnë me programe të specializuara

profesionale. Këto programe mund të zhvillohen në një mjedis shkolle ose në vendin e punës.

Kohëzgjatja e tyre ndryshon në bazë të subjektit, të nivelit ose fushës së specializimit dhe

zakonisht varijon nga një deri në katër vjet. Gjithashtu, punëdhënësit inkurajohen gjithnjë dhe

më shumë që të përfshihen në proceset që çojnë në zhvillimin dhe krijimin e kualifikimeve182

.

Korniza institutionale e AFP-së në Angli është komplekse. Departamenti i Arsimit është

180

Greinert W., “European vocational training systems; the theoretical context of historical development”

Artikulli në: Cedefop Panorama series nr.103, 2004, “Towards a history of vocational education and training

(VET) in Europe in a comparative perspective”, fq. 20-23 http://www.cedefop.europa.eu/files/5153_1_en.pdf. 181

Po aty, fq. 21 182

Cedefop, “Spotlight on VET: Vocational education and training systems in Europe”, 2015, fq. 66. Gjendet

në: www.cedefop.europa.eu/files/4135_en.pdf

Page 74: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

53

autoriteti politikëbërës për AFP. Arsimi është i detyrueshëm deri në moshën 16 vjeç, por

shumica e të rinjve vazhdojnë shkollimin dhe mëtej. Pas përfundimit të tij, të rinjtë mund të

zgjedhin të vazhdojnë një shkollë, të kalojnë në të ashtuquajturat “Sixth-form College” ose

“Further-education College (FE)”, të hyjnë në punë nëpërmjet trajnimeve të tilla si “çirakëria”

ose mund të hyjnë në punë pa asnjë kontratë të çirakërisë. Nxënësit që mbesin në arsim, në

një shkollë ose kolegj, mund të zgjedhin midis lëndëve të përgjithshme dhe profesionale ose

të marrin një përzierje të të dyjave. Normalisht, kjo fazë zgjat dy vjet, nga mosha 16 deri në

18/19 vjeç. Kualifikimi mbizotërues është certifikata e përgjithshme e arsimit (GCE) e nivelit

A. Nivelet A janë kualifikime të atyre lëndëve, të cilat studentët zgjedhin në bazë të

përfundimit të arsimit të detyruar, interesit dhe destinacionit të synuar. Programi i shkollimit

në këtë fazë varet kryesisht, nga qëllimi i nxënësit për kualifikim. Në “Further-education

College” ofrohen të dyja format e arsimit profesional IVET dhe CVET, duke dhënë

kualifikime si për të rinjtë ashtu dhe të rriturit. Shumica ofrojnë edhe kurse akademike të

përgjithshme gjithashtu, edhe kurse profesionale. Edhe në arsimin e lartë, universitetet dhe

institucionet e tjera ofrojnë arsim profesional, në formën e kurseve dhe trajnimit të

specializuar të avancuar183

. Përveçse AP-së, në këto vende shumë të zhvilluara janë dhe

format e çirakërisë. Në këtë pikë, duhet patur parasysh se ajo gjithmonë nënkupton

nënshkrimin e një kontrate pune dhe, në shumicën e rasteve, kërkohen edhe aftësi që janë të

transferueshme si aftësitë në matematikë, lexim dhe TIK. Kërkesat për çirakëri janë gjithnjë

në rritje dhe po zhvillohen programe të çirakërisë dhe në nivelet e larta të arsimit, në përgjigje

të nevojave të tregut të punës. Sistemi arsimor britanik, u lejon nxënësve të përfshirë në

arsimin profesional që të kenë mundësinë të vazhdojnë arsimin e lartë. Kandidatët që mbajnë

kualifikime profesionale në nivelin e mesëm të lartë/ose niveli (4) i katërt i Kornizës

Europiane të Kualifikimeve (KSHK), mund të kenë qasje në programet e ciklit të parë të

universitetit megjithatë, e drejta për të vazhduar studimet në arsimin e lartë nuk është e

menjëhershme, sepse ofruesit e arsimit dhe organizatat që kanë të drejtën të certifikojnë

kualifikimet mund të vendosin kërkesa specifike hyrëse për kualifikimet individuale. Shumë

nxënës që janë pjese e sistemit të AFP-së në Britani janë të rritur. Në fakt, arsimimi për të

rritur dhe arsimimi i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës janë pjesë e sistemit formal të arsimit,

gjithashtu ofrohen edhe si pjesë e trajnimt joformal nga punëdhënësit dhe ofrues të tjerë të

trajnimve. Sindikatat, organizatat e punëdhënësve, këshillat e aftësive të sektorit dhe partnerët

e tjerë social janë të përfshira në sigurimin e arsimit për të rriturit, në zhvillimin e burimeve

183

Cuddy N., Leney T., “Vocational education and training in the United Kingdom”, Cedefop Panorama series

nr.111, 2005, fq. 23-26. Gjendet në: http://www.cedefop.europa.eu/files/5159_en.pdf

Page 75: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

54

për arsimin dhe në parashikimin e nevojave të tregut të punës. Veçanërisht, punëdhënësit po

përfshihen gjithnjë dhe më drejtpërdrejt në përëcaktimin e kërkesave për kualifikimet.

Korniza e re e kualifikimeve të paraqitura në vitin 2015 u jep organizatave të drjetën të

zhvillojnë kualifikime që plotësojnë nevojat specifike të tregut të punës.

b. Modeli francez

Modeli burokratik i rregulluar nga shteti, i zbatuar për herë të parë në Francë, ka këto

karakteristika:

Marrëdhënia sasiore midis kërkesës për trajnime dhe ofertës konkrete për trajnime

është e përcaktuar nga strukturat shtetërore.

Pranimi në shkollë, varet nga “Dëftesa e Lirimit” të shkollave të përgjithshme ose

nga provime të veçanta pranimi.

Formimi profesional në shkolla financohet nga buxheti i shtetit.

Zakonisht, këto lloj kursesh kanë tendencen ta rrisin nivelin e kualifikimeve, për

pasojë, kurse të reja trajnuese aplikohen në mënyrë që të zëvendësohen nivelet e ulta

kualifikuese184

.

Si shembull, në Francë, pasi kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm, (përgjithësisht në

moshën 16 vjeç), nxënësit mund të ndjekin ose shkollat e arsimit të përgjithshëm ose shkollat

e arsimit profesional (Lycée Professionnel) për t’u pajisur me një diplomë (Baccalauréat)

trevjeçare në arsimin e përgjithshëm ose atë teknik. Ata kanë mundësinë të ndjekin shkollat

profesionale, të cilat i përgatisin për të marrë në përfundim të dy viteve një “Certifikatë të

Aftësive Profesionale (CAP)” ose një “Patentë Profesionale të Aftësie (BEP)”. Certifikatat

profesionale CAP dhe BEP i përgatisin nxënësit për të njëjtin nivel të kualifikimeve

(punonjës dhe punëtor i kualifikuar), por dallohen për nga përmbajtja e tyre. CAP është një

crtifikatë që garanton dhe vërteton zotërimin e aftësive teknike-profesionale në sektorë të tillë

si ndërtim, mobilim, hoteleri, zdrukthtari, pastrimi i lokaleve, zejtari, etj. Në disa sektorë, si

në rastin e elektronikës, kontabilitetit, etj, CAP nuk është e mjaftueshme. Ndryshe nga kjo e

fundit, certifikata BEP vërteton dhe garanton zotërimin e aftësive teknike dhe profesionale

për sektorë të tillë ku integrimi profesional kërkon nivel më të lartë të kompetencave

teknologjike. Zotërimi i kësaj certifikate i lejon nxënësit të vazhdojnë studimet drejt maturës

profesionale/ose teknologjike (Baccalauréat professionel ou technologique), në përfundim të

184

Greinert W., “European vocational training systems; the theoretical context of historical development”,

Artikulli në: Cedefop Panorama series nr.103, 2004, “Towards a history of vocational education and training

(VET) in Europe in a comparative perspective”, fq. 22 http://www.cedefop.europa.eu/files/5153_1_en.pdf.

Page 76: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

55

tre viteve studimi185

. Arsimi i mesëm drejtohet dhe financohet nga Ministria e Arsimit

ndërsa, ministritë e tjera japin një kontribut shumë të vogël, (p.sh. Ministria e Buqjësisë

dhe Industrisë)186

. Në fakt, përsa i takon sektorit të bujqësisë, arsimimi është përgjegjësi e

Ministrisë së Bujqësisë, në këto shkolla nxënësit përgatiten, më specifikisht, për të marrë një

patentë të teknikut bujqësor (Brevet de technicien agricole)187

. Këto programe janë dizenjuar

në mënyrë të tillë që të sigurojnë hyrjen e menjeherëshme në tregun e punës. Duhet theksuar

se lejohet edhe hyrja në arsimin e lartë për të njëjat fusha specializimi. Ky model, i zhvillimit

të arsimit profesional, është i përhapur në pjesën më të madhe të vendeve Europiane.

Përgjithësisht, në këto vende arsimi i përgjithshëm, ai profesional dhe trajnimet në praktikë

sigurohen në shkolla. Më tepër rëndësi i kushtohet arsimit të mesëm të përgjithshëm. Ndërsa,

në lidhje me punësimin, të rinjtë në këto vende, (si në Spanjë, Portugali, Greqi, Francë, etj),

përballen me vështirësi të veçanta për të hyrë në tregun e punës. Punësimi është i vështirë si

për të rinjtë me aftësi të pakta, ashtu dhe për ata me kualifikim të lartë. Arsimi profesional

në këto vende luan vetëm një rol të vogël, i cili mund të shpjegohet me një interes të kufizuar

të punëdhënësve në lidhje me këtë sistem si dhe nga pritjet e forta tek të rinjtë dhe familjet e

tyre për të vazhduar arsimin universitar.

c. Modeli gjerman

Me sistem dual të arsimit profesional, i zhvilluar në Gjermani, kuptojmë atë formë të AP-së, e

cila kombinon edukimin profesional të siguruar nga shkolla me trajnimet në praktikë të

siguruara nga kompanitë. Ky sistem është më kompleks sesa tregon emri. Ai kërkon një

bashkëpunim të fortë midis sitemit shkollor, kompanive private, sindikatave dhe dhomave të

tregtisë e profesioneve, të cilat monitorojnë formimin profesional të nxënësve në kompani.

Avantazhi i tij qëndron në faktin se kompanitë mund të trajnojnë një forcë punëtore shumë të

kualifikuar, nga ana tjetër të rinjtë që kanë pasur nivel të ulët akademik mund të integrohen

shumë shpejt në jetën profesionale. Problemi kryesor i këtij sistemi lidhet me angazhimin e

kompanive. Meqënëse, pjesëmarrja e tyre bëhet në mënyrë vullnetare, qëndron rreziku i

mospërfshirjes duke vendosur në vështirësi trajnimin e nxënësve. Për këtë arsye, bizneset

stimulohen me mekanizma të ndryshëm, në mënyrë që të jenë pjesë aktive në sistem. Sistemi

dual i arsimit profesional, ka më pak probleme të mospërputhjes së aftësive në fillim të

185

Nicoli D., CNOSFAP, 2009, “I sistemi di istruzione e formazione professionale in Europa”, fq. 25

http://www.cnos-fap.it/sites/default/files/pubblicazioni/Sistemi%20di%20IeFP%28VET%29in%20Europa.pdf 186

Cedfop, “Spotlight on VET: Vocational education and training systems in Europe”, 2015, fq. 28

www.cedefop.europa.eu/files/4135_en.pdf 187

Nicoli D., CNOSFAP, 2009, “I sistemi di istruzione e formazione professionale in Europa”, fq. 26

http://www.cnos-fap.it/sites/default/files/pubblicazioni/Sistemi%20di%20IeFP%28VET%29in%20Europa.pdf

Page 77: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

56

karrierës për të rinjtë. Kjo ndodh, sepse firmat e përfshira në këtë sistem kanë më shumë

mundësi për t’i përshtatur programet e tyre të formimit me aftësitë që ato kërkojnë. Përveç

kësaj, me vënien e menjëhershme në veprim të aftësive të fituara dhe me ekspozimin ndaj

jetës së punës, sistemi dual siguron një mjedis më të dobishëm të punës dhe të nxënit për të

rinjtë që janë të drejtuar drej aftësive praktike, duke rritur kështu motivimin dhe angazhimin e

tyre. Së fundmi, duke krijuar një kontakt më të hershëm me biznesin, të rinjtë hyjnë më shpejt

në tregun e punës dhe e kanë më të lehtë të mësojnë në lidhje me llojet e punëve, apo

profesioneve që ata mund të preferojnë. Si dhe më lart, krijimi i një sistemi dual efikas varet

në mënyrë vendimtare nga gatishmëria e kompanive për t’u përfishirë në të. Për të siguruar

transferimin e aftësive ndërjmet të gjithave kompanive, një sasi e mjaftueshme e arsimit të

përgjithshëm duhet të sigurohet gjatë trajnimit. Megjithatë, siç vihet në dukje nga Warner

Eichhorst, ndërsa kualifikimi i përgjithëm është thelbësor për të shtuar mundësitë e

mëtejshme të praktikantëve për të hyrë në marrëdhënie punësimi, bizneset nuk kanë nxitje

për të investuar në shkollimin e përgjithshëm të punëtorëve, të cilët mund të largohen

menjëherë pas periudhës së trajnimit dhe të korrin të gjitha përfitimet e aftësive të tyre në

kompani të tjera. Për këtë arsye, në mënyrë që bizneset e përfshira në këtë sistem, të sigurojnë

si formimin specifik të punonjësve ashtu dhe atë të përgjithshëm, kostoja e formimit të

përgjithshëm duhet të përballohet nga vet punonjësi188

.

Vendet ku është e përhapur forma duale e arsimit profesional janë, Gjermania, Austria,

Danimarka, Zvicra dhe pjesërisht Hollanda. Sistemi dual në vendet gjermanofolëse (Austri,

Gjermani, Zvicër) në përgjithësi, konsiderohet si arketipi i kësaj qasjeje. Në Gjermani rreth

47.8% e të gjithë atyre që mbarojnë shkollën, janë pjesë e këtij sistemi. Këto vende ndajnë

disa të përbashkëta në lidhje më formën dhe mënyrën e organizimit të AP-së, kurse

ndryshimet kanë të bëjnë me diferencat institutionale, politike dhe ekonomike midis tyre.

Përsa u përket tipareve të përbashkëta që ato kanë, po i përshkruajmë duke përdorur

shembullin e Gjermanisë, me katër elementet kryesore institucionale si më poshtë:

Ky sistem në Gjermani, karakterizohet nga një shkallë e lartë e formalizimit, e cila

ofron trajnime vetëm për kualifikimet e akredituara. Sistemi ofron certifikime për

rreth 330 profesione, të projektuar nga institucionet e qeverisë në bashkëpunim me

industrinë189

. Për të gjitha këto profesione janë përcaktuar në mënyrë formale

kohëzgjatja e programit të trajnimit, objektivat e tij, përmbajtja, organizimi, 188

Eichhorst W, Schmidl R., Zimmermann K., “A roadmap to vocational education and training systems

around the world”, IZA discussion paper nr. 7110, 2012, fq. 15 Shiko në: http://repec.iza.org/dp7110.pdf 189

Informacion marrë nga portali “German Fedral Ministry of Education and Research (BMBF)”

https://www.bmbf.de/en/index.html

Page 78: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

57

menaxhimi i provimeve dhe titulli i lëshuar. Duhet theskuar se, përmbajtja e këtyre

programeve përshtatet në mënyrë të vazhdueshme për të plotësuar kërkesat e tregut të

punës.

Dallohet një përfshirje e fuqishme e partnerëve social në zhvillimin dhe përmirësimin

e kurrikulave në nivel qeveritar dhe federal, nëpërmjet bordeve këshillimore

përfaqësuese. Në fakt, punëdhënësit janë shumë të përfshirë në procesin e krijimt dhe

përditësimit të kualifikimeve. Ata caktojnë dhe ekspert të ndryshëm që marrin pjesë

në krijimin e rregulloreve të trajnimit, negociojnë dispozitat në marrëveshjet kolektive

në lidhje me pagesat, etj. Zbatimi dhe monitorimi i tyre është nën përgjegjësinë e

dhomave të tregëtisë në nivel rajonal ose komisioneve profesionale. Këto dhoma

informojnë grupet e interesit në lidhje me programet trajnuese, kontrollojnë zhvillimin

e procesit në vendin e punës, bëjnë verifikimin e aftësive të instruktorëvë të si dhe të

kompanive që bëhen pjesë e këtij sistemi, nëse i plotësojnë kriteret e duhura,

administrojnë provimet e certifikimit, etj190

.

Pjesa e kualifikimit të përgjithshëm sigurohet nga shkollat, të cilat mbulojnë si arsimin

e përgjithshëm ashtu dhe atë profesional. Shpenzimet e formimit në shkollë

përballohen nga qeveria. Ministria federale e arsimit është përgjegjëse për politikat e

përgjithshme në AFP dhe ka një rol kordinues midis aktorëve të përfshirë në këto

procese. Ajo, bën pranimin e programeve të trajnimeve, përcakton kërkesat që duhen

dhe harton rregulloret e tyre si dhe përcakton kërkesat për provimet e certifikimit.

Qeveritë e Landeve janë përgjegjëse për pjesën e AFP-së që zhvillohet në shkolla, ato

përcaktojnë kurrikulat për shkollat profesionale, financojnë personelin mësimdhënës,

mbikqyrin aktivitetin e dhomave të tregtisë dhe komisioneve profesionale, etj191

.

Kompanitë e përfshita në sistemin dual të arsimit profesional duhet të plotësojnë disa

standarte teknike në mënyrë që të akreditohen si firma trajnimi. Shpenzimet e

trajnimit brenda firmës janë të mbuluara nga vet kompanitë. Ato impenjohen dhe për

pagesat ndaj praktikantëve, të cilat varen nga një marrëveshje e nënshkruar në

përputhje me marrëveshjen kolektive të sektorit që rregullon karakteristikat e procesit

të trajnimit – punës dhe rritjen e pagave në fund të çdo viti trajnimi. Në përgjithësi,

190

Hippach-Schneider U., Krause M., Woll Ch., “Vocational education and training systems in Germany”,

Cedefop Panorama series nr. 138, 2007, fq. 25-27 Shiko në http://www.cedefop.europa.eu/files/5173_en.pdf 191

Po aty, fq. 27-28

Page 79: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

58

paga e ofruar për këta të rinj që janë pjesë e sistemit dual është përafërsisht një e treta

(1/3) e pagës së një personi të kualifikuar192

.

Formën duale të AP-së e lejon edhe ligji “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në

Republikën e Shqipërisë”. Shembull është FASTIP (Faculty of Integrated Studies with

Practice), që po eksperimentohet në Universitetin e Durrësit.

Në përgjithësi, arsimi profesional është shumë i ndjekur nga të rinjtë në vendet Europiane.

Këta të rinj kryesisht studiojnë në profilet teknike, (të lidhura me zejtarinë dhe tregtinë), që

kërkojnë zhvillimin e një niveli mesatar të aftësive. Megjithatë, popullariteti i AP-së në

Europë, ndryshon nga vendi në vend. Të dhëna të ndryshme tregojnë se ky lloj sistemi është

më i vlerësuar në, Austri, Sllovaki, Gjermani, Suedi dhe më pak i vlerësuar në Islandë,

Portugali, Qipro193

.

3.2 Veprimtaritë dhe programet e BE-së në sektorin e arsimit profesional

Interesi europian për arsimin profesional është i lidhur me tregun e punës dhe frymëzohet

prej faktorëve ekonomik. Politika europiane në këtë kuadër është e përqëndruar mbi

bashkëpunimin e vullnetshëm të shteteve anëtare. Sistemet e arsimit dhe formimit janë

kompetencë e vendeve, ndërsa BE mbështet të gjitha përpjekjet e kryera prej tyre për t’i

përmirësuar dhe modernizuar ato. Arsimi u njoh formalisht si zonë e kompetencave të

Bashkimit Europian, duke filluar me Traktatin e Maastricht në 1992. Roli i tij si pjesë

integruese e politikave ekonomike dhe sociale pranohet me miratimin e “Strategjisë së

Lisbonës” në vitin 2000. Ndonëse, si pasojë e krizës ekonomike, objektivat e vendosur nga

kjo strategji, nuk u arritën. Për të dalë prej krizës dhe për t’u përgatitur për të ardhmen,

Komisioni Europian ka aprovuar strategjinë “Europa 2020”. Në këtë kuadër, janë vendosur

disa objektiva shumë ambicioze në fushat e punësimit, arsimimit, inovacionit, integrimit

social dhe mjedisit për t’u arritur brenda vitit 2020. Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit

Europan, për secilin nga këta sektorë kanë përcaktuar prioritetet e tyre kombëtare, të cilat

shërbejnë edhe për ta konsoliduar këtë strategji.

192

Nicoli D., “I sistemi di istruzione e formazione professionale in Europa”, CNOSFAP, 2009, fq. 41.

http://www.cnos-fap.it/sites/default/files/pubblicazioni/Sistemi%20di%20IeFP%28VET%29in%20Europa.pdf 193

Cedefop, “On the way to 2020: data for vocational education and training policies. Country statistical

overvies 2016 update”, Research paper nr. 61, 2017. Shiko në: http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-

and-resources/publications/5561

Page 80: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

59

Strategjia “Europa 2020”, propozon një projekt për ekonominë europiane mbështetur në tre

prioritete:

Rritje të zgjuar, që do të thotë zhvillimin e një ekonomie të bazuar mbi njohuritë dhe

inovacionin.

Rritje të qëndrueshme, që do të realizohet nëpërmjet promovimit të një ekonomie të

gjelbër, efikase në përdorimin e burimeve dhe konkuruese.

Rritje gjithëpërfshirëse, nëpërmjet promovimit të një ekonomie me nivel të lartë

punësimi që mbështet kohezionin social194

.

Progresi i realizimit të tyre do të vlerësohet mbi bazën e disa indikatorëve:

Niveli i punësimit tek 20-64 vjeçarët, duhet të jetë të paktën 75%, duke patur një

pjesëmarrje më të madhe të grave, punëtorëve më të moshuar dhe një integrim më

të mirë të emigrantëve në forcën e punës.

Kuota e burimeve të energjisë së rinovueshme duhet të jetë të paktën 20%.

Të paktën 95% e fëmijëve në moshën 4-6 vjeçare duhet të marrin pjesë në ciklin

parashkollor.

Përqindja e të rinjve, të cilët braktisin shkollën të jetë më e vogël se 10195

. Në fakt,

statistikat e fundit kanë treguar se, numri i të rinjve që braktisin shkollën është ulur

nga 17% në 2002, në 11.1% në vitin 2014. Niveli më i ulët i të rinjve që braktisin

shkollën vërehet në Kroaci me vetëm 2.7%, kurse niveli më i lartë vërehet në Spanjë

ku për vitin 2014 përqindja e këtyre të rinjve ishte 21.9%196

.

Përqindja e individëve në moshë 30-34 vjeçare që zotërojnë një diplomë universitare,

duhet të jetë të paktën 40. Të dhënat e Eurostat (The statististical office of the

European Union), tregojnë se numri i individëve që kanë përfunduar arsimin e lartë

është në rritje nga 23.6% në vitin 2002 në 37.9% në vitin 2014. Ky objektiv ka qënë

më i sukseshëm për femrat (nga 24.5% për 2002 në 42.3% në 2014) sesa për meshkujt

(nga 22.6% në 33.6%)197

.

Përqindja e të rriturve (25-64 vjeçarë), të cilët marrin pjesë më lifelong-learnig, duhet

të jetë të paktën 15.

194

European Commission, “Europe 2020: A European strategy for smart, sustainable and inclusive growth”,

Brussels, 2010, fq. 3. http://ec.europa.eu/eu2020/pdf/COMPLET%20EN%20BARROSO%20%20%20007%20-

%20Europe%202020%20-%20EN%20version.pdf 195

Po aty, fq.8-9 196

Eurostat, “Europe 2020 education indicators in 2014”, Newsrelease 2015, fq. 2. Shiko në:

http://ec.europa.eu/eurostat/documents/2995521/6787423/3-20042015-BP-EN.pdf/b2f295ba-2e15-409c-bec9-

91c4e49c5d32 197

Po aty, fq. 1

Page 81: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

60

Rreth 20% e të diplomuarëve universitar dhe 6% e të rinjve që marrin pjesë në arsimin

profesional duhet të kenë kaluar një periudhë studimi dhe formimi jashtë vendit198

.

Këto objektiva janë përfaqësuese të prioriteteve kryesore të kësaj strategje. Në mbështetje të

tyre janë të nevojshme shumë iniciativa si në nivel kombëtar ashtu dhe në nivelin e

Bashkimit Europian. Komisioni ka përcaktuar shtatë nisma për të nxitur përparimin në secilën

nga temat prioritare. Këtu përmendim:

Innovation Union, që ka për qëllim përmirësimin e kushteve financiare për kërkimin

dhe inovacionin në mënyrë që idetë e reja të shndërrohen në produkte dhe shërbime, të

cilat do të krijojnë rritje ekonomike dhe vende pune.

Youth on the move, synon rritjen e performancës së sistemeve të arsimit për të

lehtësuar hyrjen e të rinjve në tregun e punës.

A digital agenda for Europe, me qëllimin e përmirësimit të shërbimeve të internetit

prej të cilave do të kenë përfitime si individët ashtu dhe bizneset e ndryshme.

Resource efficient Europe, kjo nismë synon mbështetjen e një ekonomie të gjelbër

duke shtuar burimet e energjisë së rinovueshme, duke modernizuar transportin dhe

duke promovuar rritjen e efikasitetit të energjisë.

An industrial policy for the globalization era, e cila ka si qëllim të përmirësojë

mjedisin e biznesit dhe të mbështesë zhvillimin e një industrie të fortë dhe të

qëndrueshme në gjendje për të konkuruar globalisht.

An agenda for new skills for new jobs, për të modernizuar tregjet e punës dhe për të

forcuar fuqinë punëtore duke zhvilluar aftësitë indviduale gjatë të gjithë ciklit të jetës.

Kjo nismë ka si qëllim të sigurojë një kornizë të përgjithshme për të përmirësuar

informacionin mbi aftësitë që janë të nevojshme në tregun e punës dhe për të

ndihmuar të rinjtë mbi zgjedhjet më të mira për karrierë. Në këtë mënyrë,

përmirësohet oferta dhe kërkesa për punë, rritet pjesëmarrja në tregun e punës dhe

rritet lëvizshmëria e fuqisë punëtore.

European platform against poverty, kjo nismë ka si qëllim të sigurojë një kohezion

social dhe territorial më të madh në mënyrë që përfitimet nga rritja ekonomike dhe

punësimi të jenë gjerësisht të përhapura dhe njerëzit të cilët përjetojnë varfërinë dhe

198

European Commission, “Europe 2020: A European strategy for smart, sustainable and inclusive growth”,

Brussels, 2010,fq.8-9 http://ec.europa.eu/eu2020/pdf/COMPLET%20EN%20BARROSO%20%20%20007%20-

%20Europe%202020%20-%20EN%20version.pdf

Page 82: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

61

përjashtimin social të marrin pjesë aktivisht në shoqëri në mënyrë që të jetojnë me

dinjitet199

.

Pesë prej këtyre nismave, varen nga modernizimi i sistemeve të arsimit dhe formimit: “Youth

on the move; An agenda for new skills for new job; A digital agenda for Europe; European

platform against poverty”. Në veçanti, “Youth on the move”, e cila si një paketë e nismave

politike në lidhje me arsimimin dhe punësimin, synon t’i përshtasë sektorët e arsimit dhe të

trajnimit ndaj nevojave të të rinjve, t’i inkurajojë ata të përdorin më tepër grantet e BE-së për

të studiuar dhe për t’u trajnuar në një vend tjetër, etj200

. Në fakt, prej vitit 2011, të gjitha

vendet e Bashkimit Europian kanë implementuar një sërë masash për t’iu përgjigjur sfidave

kryesore të identifikuara në strategjinë “Europa 2020”. Në këtë kontekst, shumë nga

reformat kombëtare janë fokusuar në kontributin e arsimit dhe formimit për zbutjen e

fenomenit të papunësisë tek të rinjtë. Sipas raportit të Eurydice mbi “Education and Training

in Europe 2020”, dy të tretat (2/3) e vendeve të BE-së, kanë raportuar masa politike për të

përmirësuar fazën e kalimit të të rinjve nga shkolla në punë. Ato theksojnë masat që janë

marrë për të rritur përvojën e punës në sektorin e AFP-së, zakonisht duke u përqëndruar në

zbatimin e modelit të sistemit dual dhe duke njohur eksperiencën e fituar gjatë të mësuarit në

vendin e punës si dhe në kurset e zanatit. Disa vende, si Irlanda, Polonia dhe Portugalia,

raportojnë ndër nismat e fundit krijimin e sistemeve të parashikimit dhe monitorimit të

aftësive që kërkohen nga tregu i punës. Masat për të forcuar lidhjet mes arsimit, formimit dhe

tregut të punës, veçanërisht duke përfshirë kompanitë dhe partnerët socialë në zhvillimin e

kurrikulave në AFP, janë përmendur nga një numër vendesh (p.sh. Belgjik, Estoni, Lituani,

etj), si një instrument i rëndësishëm për të ecur me të njëjtin ritëm me nevojat në ndryshim të

ekonomisë. Vende të tjera raportojnë nisma për të përmirësuar aftësitë sipërmarrëse të të

rinjve, (Bullgaria, Hungaria, Portugalia, Rumania, etj)201

. Këto nisma, në masë të madhe, u

referohen kurseve të formimit afatshkurtra dhe kryesisht synojnë ata që janë të papunë dhe ata

që largohen nga arsimi në kohë të hershme. Masa të ngjashme janë marrë prej vendeve

anëtare të BE-së për të gjitha prioritetet e tjera.

199

European Commission,“Europe 2020: A European strategy for smart, sustainable and inclusive growth”,

Brussels, 2010,fq.3-4 http://ec.europa.eu/eu2020/pdf/COMPLET%20EN%20BARROSO%20%20%20007%20-

%20Europe%202020%20-%20EN%20version.pdf 200

European Commission, ““Youth on the Move. An initiative to unleash the potential of young people to

achive smart, sustainable and inclusive growth in the European Union”, Brussels, 15.9.2010, fq. 4 Gjendet në:

http://europa.eu/youthonthemove/docs/communication/youth-on-the-move_EN.pdf 201

Eurydice, Report 2013, “Education and training in Europe 2020: Responses from the EU Member States”,

fq.6-7. Shiko në: http://eacea.ec.europa.eu/education/eurydice/documents/thematic_reports/163EN.pdf

Page 83: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

62

Strategjia “Europa 2020”, përfshin në të edhe parimet e procesit të Kopenhagës202

dhe të

deklaratës së Bryzh203

, mbi bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

Pikërisht në Kopenhagen në 2002, u hodhën bazat për bashkëpunimin në këtë sektorë midis

vendeve anëtare të BE-së. Qëllimi i këtij procesi ishte krijimi i një hapësire/zone të

përbashkët për AFP. Deklarata e Kopenhagës i referohej një “fushe të arsimit dhe trajnimit

europian” dhe synonte të nxiste veprime të ngjashme me procesin e Bolonjës, por të

përshtatura në fushën e arsimit dhe formimit profesional. Kjo deklaratë bën thirrje për më

shumë lëvizshmëri dhe bashkëpunim, krijimin e një strukture të vetme për dokumentet e

ndryshme që ndihmojnë në lëvizshmërinë e individëve në tregun e punës dhe midis sistemeve

të arsimit si dhe hedh idenë e rritjes së transparencës tek kualifikimet, duke përfshirë njohjen

e të mësuarit joformal dhe informal dhe vendosjen e kritereve dhe parimeve të përbashkëta

për cilësinë në AFP204

. Në këtë mënyrë, theksohet rëndësia e veçantë që ka ky sistem në

realizimin e objektivave dhe qëllimeve ekonomike dhe sociale për BE.

Në 2010 miratohet dhe “Deklarata e Bryzh” që përshkruan njësërë veprimesh për të rritur

cilësinë e arsimit dhe formimit profesional në Europe me qëllimin për ta kthyer në një opsion

më të aksesueshëm dhe të rëndësishëm për tregun e punës. Në fakt, komunikata e Bryzhit

është përditësimi i deklaratës së Kopenhagenit. Masat e dakorduara në të synojnë të rrisin

cilësinë e AFP-së205

, duke e kthyer këtë sistem në një alternativë efektive për të rinjtë që

dëshirojnë të përmirësojnë perspektivat e karrierës. Për të rritur cilësinë në arsimin dhe

formimin profesional, deklarata e Kopenhagenit se bashku me komunikatën e Bryzh, kanë

vendosur edhe fushat prioritare në të cilat shtetet anëtare kënë rënë dakort për të punuar dhe

për të përmirësuar. Këto prioritete mund të përmblidhen si më poshtë:

Të përmirësohet cilësia dhe të rritet efikasiteti i AFP-së, duke promovuar zhvillimin e

aftësive.

AFP-ja të kthehet në një opsion tërheqës për të rinjtë, i rëndësishëm për nevojat e

tregut dhe si një alternativë drejt arsimit të lartë.

202

European Commission, “The Copenhagen Declaration on European cooperation in vocational education

and training”, Copenhagen 29-30 November 2002. Shiko në: http://ec.europa.eu/education/policy/vocational-

policy/doc/copenhagen-declaration_en.pdf 203

Commissione Europea, 2010, “Il comunicato di Bruges - su una maggiore cooperazione europea in materia

di istruzione e formazione professionele per il periodo 2011-2020”. Shiko në:

http://ec.europa.eu/dgs/education_culture/repository/education/policy/vocational-policy/doc/brugescom_it.pdf 204

West J., “The Evolution of European Union Policies on Vocational Education and Training”, Llakes

research paper nr. 34, 2012, fq. 18. Gjendet në: http:// www.llakes.ac.uk/sites/default/files/34.%20West%20-

%20final.pdf 205

Commissione Europea, 2010, “Il comunicato di Bruges - su una maggiore cooperazione europea in materia

di istruzione e formazione professionele per il periodo 2011-2020” Shiko në:

http://ec.europa.eu/dgs/education_culture/repository/education/policy/vocational-policy/doc/brugescom_it.pdf

Page 84: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

63

Të bëhet realitet arsimimi gjatë gjithë jetës dhe lëvizshmëria e punëtorëve.

Të bëhet më tepër për të promovuar procesin e të mësuarit në punë.

AFP-ja të jetë më gjithëpërfshirës dhe të promovojë barazinë dhe kohezionin social.

AFP-ja duhet të jetë lehtësisht i arritshëm për njerëzit në situata të ndryshme të jetës

duke e thjeshtëzuar zhvillimin e aftësive dhe ndryshimeve në karrierë.

Të inkurajojë kreativitetin, inovacionin dhe sipërmarrjen, nxitjen e investimeve për

këtë sektor206

, etj.

Këto prioritete, për të cilat shtetet anëtare kanë rënë dakord për të punuar dhe përmirësuar,

janë plotësuar me objektivat strategjikë si dhe nga 22 objektiva të ndërmjetëm të vendosuara

nga komunikata e Bryzh për periudhën 2011-2014. Pas një shqyrtimi të përparimit gjatë

2011-14, një grup i ri prej pesë rezultateve afatmesme për 2015-20 janë formuluar në

“Konkluzionet e Rigas” (Këshilli i Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian, 22.06.2015).

Konkluzionet përfshijnë pesë fusha që kanë përparësinë për vitin 2015-2020. Ato janë:

Promovimi i të mësuarit të bazuar mbi punën në të gjitha format e tij, me vëmëndje të

veçantë për çirakërinë, duke angazhuar në këtë inisiativë partnerët social, kompanitë,

dhomat e tregtisë dhe ofruesit e AFP-së.

Zhvillimi i mëtejshëm i mekanizmave të sigurimit të cilësisë në AFP.

Lehtësimi i hyrejs së të rinjve në AFP përmes sistemeve më fleksibël dhe më të

depërtueshëm. Rritja e kualifikimeve, sidomos duke ofruar shërbime efikase dhe të

integruara dhe duke njohur vlefshmërinë e të nxënit joformal dhe informal.

Forcimi i mëtejshëm i kompetencave kyçe në kurrikulat e AFP-së dhe ofrimi i

mundësive më efektive për të fituar ose zhvilluar këto aftësi përmes IVET dhe CVET.

Mundësi për zhvillim fillestar dhe të vazhdueshëm profesional për mësuesit dhe

trajnerët e AFP-së, në të dyja mjediset në shkollës dhe/ose në punë207

.

Një tjetër iniciativë e rëndësishmë për bashkëpunimin europian në fushën e arsimit dhe

formimit është korniza strategjike “Education and Training 2020”208

. Programi u sugjeron

vendeve anëtare të orientojnë ofertën e arsimit dhe formimit sipas kërkesave të tregut të

206

Cedefop, “On the way to 2020: data for vocational education and training policies. Country statistical

overvies 2016 update”, Research paper nr. 61, 2017, fq. 6 http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-and-

resources/publications/5561 207

European Commission,“Riga Conclusions 2015 on a new set of medium-term deliverables in the field of VET

for the period 2015-2020, as a result of the review of short-term deliverables defined in the 2010 Bruges

Communiqué”,2015 Shiko në: http://ec.europa.eu/dgs/education_culture/repository/education/policy/vocational-

policy/doc/2015-riga-conclusions_en.pdf 208

Eurydice, Report 2013, “Education and training in Europe 2020: Responses from the EU Member States”

Gjendet në: http://eacea.ec.europa.eu/education/eurydice/documents/thematic_reports/163EN.pdf

Page 85: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

64

punës. Me anë të rekomandimeve specifike, ato marrin orientime mbi reformat që duhet të

kryejnë. Synimet kryesore të këtij programi janë:

Kthimi në relaitet i lifelong learning, (të nxënit gjatë gjithë jetës), dhe

lëvizshmërisë së individëve: Rrethanat ekonomike dhe sociale gjithnjë e më

sfiduese kërkojnë futjen e strategjive gjithëpërfshirëse të të nxënit gjatë gjithë jetës.

Në veçanti, duhet siguruar zhvillimi i kornizave kombëtare të kualifikimeve dhe lidhja

e tyre me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve. Strategjia synon ta bëjë të mësuarit

më tërheqës në përgjithësi, si për shembull nëpërmjet përdorimit të teknologjive të

reja dhe të nxisë të mësuarit e të rriturve. Për të rritur punësueshmërinë e individëve

është e rëndësishe që të zgjerohet lëvizshmëria për nxënësit, mësuesit dhe trajnerët e

arsimit profesional, përmirësimi i shërbimeve të karrierës dhe mundësi më fleksibile

për studim për të rriturit, mbështetje financiare për të marrë pjesë në lifelong learning,

miratimi i të nxënit joformal dhe informal, etj.

Përmirësimi i cilësisë dhe efikasitetit në arsimin e lartë: Sistemet e arsimit të

dobishme, efikase dhe të barabarta për të gjithë janë vendimtare për zhvillimin e

punësueshmërisë së individëve në të gjitha grupet sociale. Në vendet e BE-së është në

rritje numri i të rinjve 30-34 vjecar që kanë përfunduar arsimin e lartë, me nivele më

të larta në Irland, Lituani, Qipro dhe me numër më të ulët të të rinjve me arsim të lartë

në Itali, Maltë, Rumani. Për të rritur numrin e të diplomuarve në arsimin e lartë

është e nevojshme të bëhen reforma që do të përmirësonin nivelin e të regjistruarve në

të nëpërmjet mbështetjes financiare për studentët, zhvillimit të sistemeve të sigurimit

të cilësisë, lidhjeve më të ngushta midis universiteteve dhe biznesit, etj.

Përballimi i fenomenit të braktisjes së shkollës: Politikat e arsimit dhe formimit

duhet t'u mundësojë të gjithë qytetarëve të zhvillojnë kompetencat e tyre, të rrisin

punësueshmërinë dhe të inkurajojnë qytetarinë aktive. Në këtë pikë, sistemet e arsimit

dhe aftësimit duhet të synojnë që të gjithë nxënësit, duke përfshirë edhe ata me

prejardhje të pafavorshme, të përfundojnë shkollën. Objektivi është që të reduktohet

përqindja e të rinjve që nuk kanë përfunduar arsimin e mesëm në vetëm 10%. Midis

vendeve Europiane, ka diferenca të mëdha në këtë pikë me vende si Kroacia,

Sllovenia, Polonia, që kanë nivelin më të ulët të braktisjes së shkollës. Për të realizuar

këtë objektiv vendet e BE-së kanë ndërmarrë iniciativa të ndryshme si; rritja e

pjesëmarrjes në edukimin e hershëm të fëmijëve dhe përmirësimin e cilësisë së këtij

shërbimi, mbështetje ndaj të rinjve në rrezik, reformim të arsimit dhe formimit

Page 86: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

65

profesional, masa shpërblyese (si shans të dytë, mbështetje individuale,) për të rinjtë

që rezikojnë braktisjen e shkollës, zhvillimin e politikave monitoruese, etj.

Përmirësimi i arsimit dhe formimit profesional për të rritur punësueshmërinë e

të rinjve: Komisioni europian i ka inkurajuar Shtetet Anëtare, të ndërmarrin masa në

fushën e arsimit dhe formimit, veçanërisht në sektorin e arsimit profesional, për të

përmirësuar nivelet e punësimit në mesin e të rinjve, p.sh duke rritur mundësitë që të

rinjtë të krijojnë një eksperiencë pune qysh në shkollë, zhvillimin e sistemit dual, të

çirakërisë, të të mësuarit në punë, etj. Masa janë marrë prej vendeve të BE-së për të

rregulluar fenomenin e mospërputhjes së aftësive nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve

dhe praktikave, edukimit të karrierës, shërbimeve të punësimit për nxënësit, etj209

.

Duhet theksuar se zhvillimet politike në këtë sektor bazohen tek aksionet vullnetare të

vendeve. Ato mbështeten tek krahasimet, shkëmbimet, dhe modelet referuese, nuk ka asnjë

legjislacion detyrues në fushën e arsimit. Në përgjithësi, përparimi drejt politikave të

përbashkëta në këtë sferë, ka qënë i kufizuar. Përpjekje të vazhdueshme, të cilat kanë ofruar

një qasje të përbashkët konkrete për AFP-në, janë bërë vetëm gjatë viteve të fundit.

Instrumentet kolektive europiane të dala prej procesit të Kopenhagenit janë të qëndrueshëm,

por akoma nuk e kanë provuar plotësisht përdorimin praktik të tyre. Programet e BE-së dhe

protokollet dypalëshe të njohjes duket se kanë arritur një pikë stabiliteti, pa dyshim të

dobishme në vetvete, por që kanë ndikuar vetëm në një pakicë të qytetarëve210

. Megjithatë,

ka një konsesus në rritje për rolin e Komunitetit në hartimin e instrumenteve të përbashkëta

për të rritur lëvizshmërinë dhe artikulimin në mes të sistemeve të ndryshme europiane.

Ndikimi më i madh i këtyre politikave vihet re tek shtetet anëtare të reja, sesa në anëtarët më

të vjetër, për shkak se ka një predispozim më të madh prej këtyre vendeve që të aderojnë në

përputhje me “idenë europiane”. Këto shtete kanë shfaqur gatishmëri më të madhe për t’u

angazhuar në reforma substanciale në sistemet e AFP-së, të cilat më parë ishin të

papërshtatshëm me rrethanat e tyre të reja211

. Përfshirja e vendeve kandidate në këto

mekanizma përpara anëtarësimit të tyre zyrtar, me qëllim për të përshpejtuar kalimin e tyre

drejt ekonomisë së tregut, ka ndikuar shumë në reformimin e sistemeve të arsimit dhe

formimit profesional në këto vende.

209

ECORYS, “Interim Evaluation of the strategic framework for European cooperation in education and

training (ET 2020)”, 2014, fq. 4, https://ec.europa.eu/education/sites/education/files/education-training-2020-

evaluation-2014-qa_en.pdf - Eurydice, Report 2013, “Education and training in Europe 2020: Responses from

the EU Member States”, http://eacea.ec.europa.eu/education/eurydice/documents/thematic_reports/163EN.pdf 210

West J., “The evolution of Europian Union Policies on Vocational Education and Training”, University of

London, LLAKES Research Paper nr. 34, 2012. fq. 27 Shiko në:

http://www.llakes.ac.uk/sites/default/files/34.%20West%20-%20final.pdf 211

Po aty, fq. 27

Page 87: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

66

3.3 Kuadri institucional i AP-së në Bashkimin Europian

Përsa i përket konteksti institucional ku zhvillohen politikat mbi arsimin dhe formimin

profesional në BE, duhet theksuar se ai është kompleks. Përveç marrëveshjeve mes vendeve

anëtare, marrëveshje të veçanta janë lidhur edhe me vendet kandidate, si ato të Ballkanit

Perendimor, të cilave u jepet ndihmë në zhvillimin e sistemit të arsimit, të formimit dhe tregut

të punës. Në mënyrë që të arrihen objektivat e vendosur, Bashkimi Europian ka krijuar disa

agjenci teknike të cilat në fushën e arsimit kryejnë kërkime, përpilime të dokumentacionit

dhe sigurojnë mbështetje teknike ndaj Komisionit Europian. Midis agjencive që lidhen me

arsimin profesional përmendim: CEDEFOP dhe Europian Training Foundation (ETF).

a. CEDEFOP (European Center for the Development of Vocational Training)

CEDEFOP është agjencia europiane për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional me

qëndër në Selanik. Ofron informacione dhe analiza të sistemeve dhe politikave mbi AFP për

vendet e Bashkimit Europian. Detyrat e saj janë:

Të mbështesë zhvillimin, të koordinojë aktivitete kërkimi dhe të analizojë të dhënat në

fushën e AFP-së.

Të vlerësojë dhe të shpërndajë informacionin e duhur.

Të inkurajojë qasje të ngjashme për problematikat e arsimit dhe formimit

profesional212

.

Prej vitit 2004, CEDEFOP është i mandatuar për të raportuar se si vendet po ecin drej arritjes

së qëllimeve të vendosura nga Deklarata e Kopenhagës dhe mbi procesin e bashkëpunimit në

fushën e AFP-së. Ky institucion siguron të dhëna dhe analiza për hartuesit e politikave mbi

strategjitë e të nxënit gjatë gjithë jetës, mbi vlerësimin e të nxënit joformal dhe informal, mbi

zhvillimin profesional të mësuesve dhe instruktorëve, trajtimin e nxënësve që largohen nga

arsimi, etj. Për të ndihmuar në hartimin e politikave të punësimit dhe të arsimit profesional,

CEDEFOP kryen studime që identifikojnë dhe parashikojnë se cilat janë nevojat e ardhshme

për aftësi në tregun e punës. Gjithashtu, këto studime identifikojnë edhe (nëse ka),

mospërputhje ndërmjet aftësive që kërkohen nga tregu dhe atyre që zotërojnë individët. Në

2014, CEDEFOP ka realizuar studimin e parë mbi mospërputhjen e aftësive në të 28 vendet e

Bashkimit Europian, “The European skills and jobs (ESJ) survey213

”. Anketimi përcakton se

212

Informacioni marrë nga CEDEFOP, http://www.cedefop.europa.eu 213

Cedefop, “European Skills and Jobs survey. Skills, qualifications and jobs in the EU; the making of a perfect

match?”, Reference series nr.103, 2015. Gjendet në: www.cedefop.europa.eu/files/3072_en.pdf

Page 88: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

67

cilat janë nevojat për aftësi në sektor të ndryshëm profesional. Gjithashtu, heton dhe

kapacitetin e arsimit profesional për të zbutur problemin e mospërputhjeve të aftësive.

b. ETF (European Training Foundation)

ETF, agjenci e BE-së, me qëndër në Torino, ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e

sistemeve të arsimit dhe formimit profesional të vendeve partnere të Bashkimit Europian.

Nëpërmjet reformës së institucioneve dhe tregut të punës, ETF i mbështet këto vendet që të

forcojnë kapitalin e tyre njerëzor. Kjo agjenci, ndihmon me këshillime dhe analiza politike,

qeveritë e vendeve që kanë nisur procesin për të qënë pjesë e Bashkimit Europian214

. Nuk

ka dyshim se një punësim më i mirë, një rritje ekonomike e qëndrueshme dhe përfshirja

sociale do u lejojnë këtyre vendeve të përballojnë presionin e konkurencës dhe të masin

forcën e tregut. Ndërsa, zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve institucionale në këto fusha

do t’u krijojë mundësinë që të aderojnë më shpejt ndaj objektivave të bashkimit.

Midis 2010-2012, ETF ka iniciuar “Torino Process”, një analizë biennale e politikave për

aftësitë dhe arsimin profesional që zbatohen prej vendeve partnere. Ky proces ka patur si

qëllim forcimin e institucioneve kombëtare të këtyre vendeve në mënyrë që ata të

implementojnë me sukses politikat për zhvillimin e aftësive dhe të arsimit profesional.

Procesi i Torinos, është një përmbledhje që çon drejt një analize mbi politikat në arsimin dhe

formimin profesional në një vend të caktuar. Qëllimi i tij është të ndërtojë konsensus të

përgjithshëm për mënyrat e mundshme të zhvillimit të politkave dhe sistemeve të AFP-së.

Kjo përfshin përcaktimin e gjendjes aktuale dhe vizionin që krijohet mbi arsimin dhe

formimin profesional për secilin nga vendet pjesëmarrëse në këtë proces. Pas çdo një

periudhe dy-vjeçare, bëhet një vlerësimi mbi progreset dhe arritjet në rezultatet e dëshiruara

që vendet janë përpjekur të arrijnë215

. Vlera e shtuar e “Procesit të Torinos”, qëndron në

faktin se ai e përfshinë arsimin dhe formimin profesional, brenda kontekstit social-ekonomik

të çdo vendi. Në këtë mënyrë, analiza që sigurohet është e mbështetur në dëshmi përkatëse

dhe kryhet përmes dialogut të strukturuar. Si shembull, analiza e fundit për Shqipërinë ka

treguar disa arritje, qysh prej raundit të fundit të procesit në vitin 2014. Ndër to përmendim;

arritja kyçe ka qenë krijimi, për herë të parë, i një strukture për të monitoruar progresin

kundrejt objektivave dhe masave të “Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014

214

Informacion nga “European Training Foundation”, http://www.etf.europa.eu/web.nsf/pages/home 215

Informacion nga “European Training Foundation”, http://www.etf.europa.eu/web.nsf/pages/home

Page 89: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

68

2020”. Monitorimi i progresit kundrejt kësaj strategjie është një nga kushtet për përfitimin e

fondeve IPA në këtë sektor216

.

3.4 Instrumentet e Bashkimit Europian për zhvillimin e arsimit profesional

Aftësitë bazë, në lexim, matematikë dhe shkenca janë kërkesa të rëndësishme për të

përballuar jetën në punë dhe në profesione gjithnjë dhe më komplekse. Nga ana tjetër,

individi duhet të zotërojë edhe ato shkathtësi dhe kompetenca që do t’i lejonin t’i përshtasë

njohuritë e tij me situata të reja. Koncepti i aftësive/shkathtësive është tepër i lidhur me

botën e punës. Nuk ka dyshim se, arsimi dhe bota e punës duhet të kenë qëllime të

përbashkëta. Konceptet dhe terminologjia e përdorur duhet të mundësojnë dialogun midis të

dyjave217

. Në këtë kuadër, sfida kryesore për AP-në është ofrimi i një përzjerje të caktuar

aftësish/shkathtësish, e cila është specifikisht e mjaftueshme për të takuar nevojat e punësimit

dhe gjerësisht e mjaftueshme për t’u dhënë nxënësve një bazë për t’u përshtatur me fusha të

tjera të arsimit dhe punësimit si dhe për të vazhduar të nxënit gjatë gjithë jetës (lifelong

learning)218

. Kjo pikëpamje mbi aftësitë/shkathtësitë, ka pasur ndikim të madh në qasjen

europiane ndaj arsimit dhe formimit profesional. Në të vërtëtë, ajo ka mbështetur të gjitha

zhvillimet e ndodhura në këtë sektor. Në nivel europian janë hartuar disa mjete dhe parime

që do t’i ndihmojnë individët të përparojnë përmes arsimit dhe formimit në çdo moshë, për të

ndryshuar karrierën apo vendin e punës, etj. Këto mjete janë :

Sistemi europian i krediteve për arsimin dhe formimin profesional (ECVET)

Europass

Identifikimi dhe miratimi i të nxënit joformal dhe informal

Sigurimi i cilësisë europiane në arsimin dhe formimin profesional (EQAVET)

a. ECVET (Sistemi Europian i Krediteve për Arsimin dhe Formimin Profesional)

ECVET, (aprovuar nga Këshilli i BE-së në 2009), është një kornizë teknike për njohjen,

grumbullimin dhe transferimin e rezultateve të të nxënit me qëllim arritjen e një kualifikimi219

216

ETF, “Albania, executive summary. Torino Process 2016- 2017”, 2017, fq. 3. Shiko në:

http://www.etf.europa.eu/web.nsf/pages/TRP_2016-17_Albania 217

Popovic K., “The skills. A Chimera of Modern European Adult Education”, 2014, fq. 7-8 Gjendet në:

http://www.academia.edu/22874431/The_skills_A_Chimera_of_Modern_European_Adult_Education_2014_ 218

Cedefop, “Stronger VET for better lives. Cedefop’s monitoring report on vocational education and training

policies 2010-14”, Reference series nr. 98, 2015, fq. 31. Shiko në: www.cedefop.europa.eu/files/3067_en.pdf 219

Cedefop, “ECVET in Europe”, Monitoring report 2015, fq. 9 http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-

and-resources/publications/5556

Page 90: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

69

ECVET ndihmon ta bëjë sistemin e arsimit dhe formimit profesional të krahasueshëm midis

vendeve europiane.

Krijimi dhe zbatimi i parimeve kryesore të ECVET duhet të çojë në:

Një kuptim më të mirë të rezultateve të të nxënit që individët, fitojnë, në sisteme të

ndryshme, në mënyrë që ato të shërbejnë për përcaktimin e kualifikimeve profesionale

Të inkurojojë lëvizshmërinë e tyre (fuqisë punëtore) brenda dhe midis vendeve të

ndryshme anëtare të BE-së.

Të rrisë perspektivën profesionale të të diplomuarëve dhe besimin e punëdhënësve në

kompetencat dhe njohuritë specifike që çdo kualifikim në AFP, sjell.

Të kontribuojë në bashkëpunimin europian në arsim dhe formim në mënyrë më

koherente dhe të integruar220

.

ECVET shërben edhe për të njehësuar kurset që ndiqen në programet e shkëmbimit. Në

lidhje me një kualifikim të caktuar, zbatimi i kësaj kornize bëhet në bazë të legjislacionit,

normave dhe rregulloreve të shteteve anëtare dhe bazohet mbi parimet e mëposhtme:

Kualifikimet përshkruhen në njësi të rezultateve të të nxënit (learning outcomes), një

koncept kryesor ky për parimet e ECVET221

. Duke u bazuar në rezultatet e të nxënit,

sistemi i krediteve është i pajtueshëm me të gjitha sistemet e kualifikimeve dhe në

kontekste të ndryshme të të nxënit. Fleksibiliteti i kësaj kornize lehtëson lëvizshmërisë

e nxënësve të AFP-së, nga ana tjetër parimet ruajnë koherencën dhe integritetin e

përgjithshëm për secilin kualifikim në mënyrë që të shmanget fragmentizimi i tepruar

i rezultateve.

Është e rëndësishme që të ketë një proces në lidhje me njësitë e rezultateve të të

nxënit, në mënyrë që ato të vlerësohen të vlefshme, të vërtetohen, të pranohen dhe të

bëhen të njojtura222

. Gjithashtu, janë të nevojshme dhe kriteret që përcaktojnë

mënyrën si grumbullohen dhe transferohen kreditet. Në këtë kuadër, partneritetet dhe

rrjetet e ECVET, të cilat përfshijnë institucionet kompetente, autoritetet, partnerët

220

Po aty, fq. 9 221

European Commission, “Recommendation on the establishment of the European Credit system for Vocational

Education and Training (ECVET)”, 2008. Shiko në: http://eur-lex.europa.eu/legal-

content/EN/ALL/?uri=celex:32009H0708(02) 222

Cedefop, Monitoring report 2015, “ECVET in Europe”, fq. 9 http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-

and-resources/publications/5556

Page 91: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

70

social, sektorët dhe ofruesit e AFP-së kanë një rol thelbësor në testimin, zhvillimin

dhe zbatimin e gjerë të ECVET223

.

Bashkëpunimi midis vendeve për ECVET, mbështetet me anë të disa dokumenteve

shtesë si; memorandumi i kuptueshmërisë, marrëveshje mbi programet e të nxënit,

marrëveshje mbi transkriptimin e arritjeve personale, etj.224

Prej 2013, ECVET po zbatohet në arsimin dhe formimin profesional si dhe për të gjitha

nivelet e kaulifikimeve në kornizën europiane të kualifikimeve KEK. Një nga qëllimet

kryesore të ECVET është që t’u lejojë individëve të kenë mundësi të mbedhin rezultatet e tyre

të të nxënit dhe t’i përdorin ato për të arritur ose përditësuar kualifikimet e tyre225

. Kjo

mundëson ndërtimin e një kualifikimi sipas ritmit të nxënësve duke filluar nga rezultatet e të

nxënit që mund të fitohen në kontekste formale, joformale dhe informale, në vendin e tyre

të origjinës, gjithashtu dhe jashtë. Sistemi plotëson dhe ndërron mbi konceptet dhe parimet që

janë të përbashkëta me KEK, Europass dhe Kornizën Europiane për Sigurimin e Cilësisë në

AFP. CEDEFOP është institucioni që monitoron dhe ofron mbështetje teknike dhe analitike

për zbatimin e rekomandimeve të ECVET në nivelet e BE-së. Gjetjet e monitorimit të vitit

2015 mbi zbatimin e parimeve të ECVET, nga vendet europiane tregojnë se ato ndahen në

tre grupe.

Në grupin e parë; janë vendet që kanë një sistem kreditesh, i cili përputhet me parimet

e ECVET, (Belgjikë, Estoni, Finlandë, Francë, Islandë, Luxemburg, Maltë, Slloveni,

Spanjë, Suedi, Britani e Madhe). Në këto vende kualifikimet në AFP, janë të

përshkruara në formën e rezultateve të të nxënit. Pothuajse tek të gjitha këto vende,

njësitë e rezultateve të të nxënit mund të vlerësohen, certifikohen, njihen,

grumbullohen dhe transferohen brenda vendit. Gjithashtu, në 11 prej këtyre vendeve

edhe kreditet e fituar në vende të tjera mund të vlerësohen, certifikohen dhe njihen.

Në grupin e dytë; përfshihen ato vende që janë duke punuar drejt një sistemi kreditesh,

i cili të jetë në përputhje me parimet e ECVET, (Bullgari, Kroaci, Qipro, Çeki, Austri,

Danimark, Itali, Hollandë, Poloni, Portugali, Norvegji, Rumani). Megjithatë, nuk ka

homogjenitet midis këtyre vendeve, përsa u takon hapave që kanë ndërmarrë në lidhje

me përbërsit e ECVET, p.sh. Çekia është në fazën e testimit të shumë prej

223

European Commission, “Recommendation on the establishment of the European Credit system for Vocational

Education and Training (ECVET)”, 2008, fq.16. Shiko në: http://eur-lex.europa.eu/legal-

content/EN/ALL/?uri=celex:32009H0708(02) 224

Cedefop, Monitoring report 2015, “ECVET in Europe”, fq.9. http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-

and-resources/publications/5556 225

Informacione marrë nga: https://ec.europa.eu/education/policy/vocational-policy/ecvet_en

Page 92: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

71

komponentëve. Bullgaria, do të përshtasë elementët ekzistues në sistemin e ri, etj.

Disa nga pengesat në zbatimin më të shpejtë të ECVET në këto vende lidhen me; një

kërkesë të ulët nga ana e përdoruesëve potencial, Korniza Kombëtare e Kualifikimeve

(KKK), nuk i përfshin të gjitha kualifikimet, jo të gjitha kualifikimet përshkruhen në

terma të rezultateve të të nxënit (learning outcomes).

Në grupin e tretë; janë vendet të cilat nuk kanë një sistem kreditesh që të përputhet me

parimet e ECVET, (Gjermani, Greqi, Hungari, Litenshtenj, Sllovaki). Madje, disa nga

këto vende nuk kanë ndërmarrë akoma asnjë nismë për të krijuar një sistem kreditesh

që të përputhet me ECVET. Këto vende raportojnë se janë të kënaqura me sistemet e

tyre aktuale dhe se specifikimet teknike të ECVET, janë të paqarta për ta. P.sh.

Sllovakia është e përqëndruar në zhvillimin e regjistrit kombëtar të kualifikimeve dhe

e lidh zhvillimin e ECVET në një fazë tjetër të punës që po kryehet mbi

kualifikimet226

.

Megjithë, vështirësitë në implementimin e ECVET, vendet europiane japin një vlerësim

pozitiv për këtë kornizë. Sipas tyre parimet e ECVET mbi rezultatet e të nxënit i bëjnë

kualifikimet më transparente e të krahasueshme si dhe rrisin fleksibilitetin e AFP-së për t’u

përshtatur me ndryshimet që kërkon tregu i punës. ECVET inkurajon dhe mbështet

lëvizshmërinë jo vetëm të nxënësve, por dhe të fuqisë punëtore. Kontribuon në njohjen më të

saktë të rezultateve të të nxënit të fituara në një vend tjetër, e bën më të lehtë për më pak të

kualifikuarit të hyjnë në një sistem të AFP-së për të fituar ndonjë kualifikim, etj227

.

b. Europass

Europass, (aprovuar nga Keshilli i BE në 2004), është një seri dokumentesh që kanë si qëllim

të lehtësojnë lëvizshmërinë në tregun europian të punës, për faktin se formatet standarte janë

më të lehta për t’u kuptuar nga punëdhënësit. Europass është i formuar nga 5 dokumente,

(Europass CV; Passaporta e Gjuheve; Europass Mobility; Shtojca e Diplomës dhe Shtojca e

Certifikatës), që kanë si qëllim t’i bëjnë të kuptueshëm aftësitë dhe kompetencat e një

individi. Dy prej këtyre dokumentave, (Curriculum Vitae dhe Pasaporta e Gjuhëve) janë

lirisht të aksesueshme nga të gjithë. CV-ja i ndihmon individët të paraqesin aftësitë dhe

kualifikimet që zotërojnë në mënyrë efektive dhe të qartë. Pasaporta e Gjuhëve është një

mjet vetëvlerësimi i aftësive gjuhësore që individi zotëron. Tre dokumentet e tjera lëshohen

226

Cedefop, “ECVET in Europe”, Monitoring Report 2015, fq.14–25, Gjendet në:

http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-and-resources/publications/5556 227

Po aty, fq. 25-26

Page 93: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

72

prej autoriteteve të arsimit dhe trajnimit. Europass Mobility, regjistron njohuritë dhe

shkathtësitë e fituara në një vend tjetër europian. Shtojca e Diplomës përshkruan njohuritë

dhe aftësitë e fituara nga mbajtësit e diplomave të arsimit të lartë. Ajo u krijua nga Komisioni

Europian, Këshilli i Europës dhe UNESCO, për përdorim nga institucionet e arsimit të lartë

në të gjithë Europën dhe vende të tjera. Shtojca e Certifikatës, përshkruan njohuritë dhe

shkathtësitë e fituara nga mbajtësit e certifikatave të arsimit dhe formimit profesional. Dizanji

dhe përdorimi i saj janë të lidhura ngushtë me Sistemin Europian të Transferimit të Krediteve

ECVET228

.

c. Identifikimi dhe miratimi i të nxënit joformal dhe informal

Parime dhe metoda janë krijuar për identifikimin dhe miratimin e aftësive dhe kompetencave

të fituara në situata të tjera, jashtë sistemit të arsimit, (parimet janë aprovuar nga Këshilli

Europian në Maj 2004). Miratimi është një element kryesor për të siguruar vizibilitetin dhe

për të përcaktuar vlerën e aftësive dhe kompetencave që zhvillohen në çdo vend apo kohë në

jetën e një individi229

. Ky proces shikohet si një mënyrë për të përmirësuar të nxënit gjatë

gjithë jetës, i ndihmon individët të identifikojnë aftësitë e tyre, i çon ata drejt rritjes së

vetbesimit. Duke fituar kredite, individët mund t’i përdorin ato në të ardhmen për të hyrë në

një program studimi formal ose të kalojnë në një nivel më të lartë kualifikimi230

.

Parimet kryesore ku mbështetet miratimi i të nxënit joformal dhe informal janë:

Së pari, procesi i identifikimit dhe miratimit të të nxënit joformal dhe informal, në

parim, është një çështje vullnetare e individit. Në këtë proces, ka një trajtim të

barabartë për të gjithë individët. Hyrja, privatësia dhe të drejtat vetjake duhet të

respektohen.

Së dyti, procesi i identifikimit dhe miratimit të të nxënit informal dhe joformal duhet

të respektojë interesat legjitime dhe të sigurojë pjesëmarrjen e balancuar të grupeve të

interesit. Këto grupe duhet të përcaktojnë përgjegjësitë dhe kompetencat, sistemet dhe

qasjet për identifikimin dhe miratimin e aftësive. Janë këto grupe që duhet t’u

paraqesin, t’i udhëheqin, t’i këshillojnë dhe informojnë mbi këtë sistem dhe qasje

individët.

228

Informacioni marrë prej Europass, http://europass.cedefop.europa.eu/ 229

Colardyn D., Bjornavold J., “Validation of Formal, Non-Formal and Informal Learning; policy and practices

in EU Member States”, European Journal of Education, vol 39, nr.1, 2004, fq. 71 Gjendet në:

http://citeseerx.ist.psu.edu/viewdoc/download?doi=10.1.1.513.7835&rep=rep1&type=pdf 230

Cedefop, “European Guidelines for validating non-formal and formal learning”, 2009, fq. 51 Gjendet në:

http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-and-resources/publications/4054

Page 94: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

73

Së treti, procesi, procedurat dhe kriteret për identifikimin dhe miratimin e aftësive

duhet të jenë transparente, të ndershme dhe të mbështetur nga mekanizmat për

sigurimin e cilësisë.231

Përsa i përket besueshmërisë së një procesi miratimi, varet nga praktikat lokale dhe

kombëtare, nga standartet e përdorura gjatë tij dhe si ai është formuluar dhe interpretuar.

Metodat për miratimin e të nxënit joformal dhe inforormal, janë të njëjtat mjete që përdoren

për certifikimin e të nxënit formal. Kjo, kërkon përfshirjen e gjerë të grupeve të interesit, të

cilat bëjnë certifikimet në sistemin formal të arsimit.

d. EQAVET (Sistemi Europian i Sigurimit të Cilësisë në AFP)

Për të siguruar cilësinë në AFP, Komisioni Europian në 2005, ka krijuar një rrjet europian

për sigurimin e cilësisë (EQAVET), i cili mundëson bashkëpunimin midis vendeve anëtare të

BE-së, për të garantuar cilësinë në sektorin e arsimit dhe formimit profesional232

. Për të çuar

më tej përpjekjet për rritjen e cilësisë në sistemet e AFP-së në Europë, Komisioni Europian ka

dorëzuar kohët e fundit një draftprojekt. Qëllimi është për të filluar një proces konsultimi në

kuadër të rekomandimit të Parlamentit Europian dhe Këshillit në ndërtimin e një Kornize

Europiane të Referencave për Sigurimin e Cilësisë për Arsimin dhe Trajnimin Profesional233

.

Ky rekomandim bëhet për të inkurajuar vendet anëtare të përdorin kornizën e përbashkët,

parimet e saj, kriteret e cilësisë dhe treguesit e referencave, si mjet për të përmirësuar mëtej,

për të reformuar dhe për të zhvilluar sisteme të AFP-së kombëtare. Nëse këto istrumente do të

përdoren, siç është qëllimi i tyre, nga mësuesit, nxënësit, prindërit dhe punëdhënësit për të

lehtësuar lëvizjen brenda sistemit të AFP-së, ato do të kenë efekte të mëdha në zhvillimin e

këtij sektori në vendet Europiane234

.

3.5 Korniza Europiane e Kualifikimeve

Për politikat europiane në fushën e zhvillimit dhe rritjes së cilësisë në AFP, padyshim që një

nga rezultatet më të rëndësishme është krijimi i Kornizës Europiane të Kualifikimeve,

231

Po aty, fq.11 232

Informacion nga EQAVET: http://www.eqavet.eu/gns/home.aspx 233

Comunita Europee, “Raccomandazione del Parlamento Europeo e del Consiglio sull’istituzione di un Quadro

Europeo di riferimento per la garanzia della Qualita dell’Istruzione e della Formazione Professionale”,

Brussels 18.06.2009. http://www.isfol.it/eqavet/Raccomandazione_garanzia_qualita_istruzione_formazione.pdf 234

West J.,“The Evolution of European Union Policies on Vocational Education and Training”, Llakes research

paper nr. 34, 2012, fq. 26 http:// www.llakes.ac.uk/sites/default/files/34.%20West%20-%20final.pdf

Page 95: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

74

(KEK/EQF), aprovuar nga Keshilli i BE-së në 2008235

. Kjo kornizë shërben për të

përmirësuar të kuptuarit e sistemeve kualifikuese europiane dhe ka si qëllim të mbështesë të

nxënit gjatë gjithë jetës dhe të promovojë lëvizjen e studentëve dhe punëtorëve236

. Në fakt,

sipas OECD, korniza e kualifikimeve është një instrument për zhvillimin dhe klasifikimin e

kualifikimeve në përputhje me një tërësi kriteresh për nivelet që arrihen gjatë arsimimit, (ky

grup i kritereve mund të jetë i nënkuptuar në vet përshkruesit e niveleve)237

. Në bazë të kësaj

kornize qëndron ideja se punëdhënësit dhe individët do të jenë më të gatshëm për të vlerësuar

natyrën dhe nivelin e një trajnimim në mënyrë individuale sesa të mbështeten në kategori të

prodhuara zyrtarisht238

.

KEK, ka tetë nivele kualifikimesh, ku specifikohen njohuritë, aftësitë dhe kompetencat.

Nivelet e kualifikimeve, fillojnë nga ato bazë deri tek kualifikimet e larta (doktorale). Çdo

njëri prej tyre është i përcaktuar nga një sërë përshkruesish të cilët tregojnë se cilat janë

rezultatet e të nxënit dhe formimit në lidhje me kualifikimet. Korniza Europiane e

Kualifikimeve përqëndrohet mbi rezultatet e procesit të të nxënit, të cilët përcaktohen në tri

kategori: njohuri, aftësi dhe kompetenca. Kjo do të thotë se një kualifikim i caktuar, përfshin

njohuritë teorike, aftësitë praktike dhe teknike si dhe kompetencat sociale që një individ

zotëron në fund të një procesi arsimor apo formimi239

. Sipas kësaj kornize, me njohuri,

kuptojmë rezultatin e përvetësimit të informacionit nëpërmjet të mësuarit. Ato janë një tërësi

faktesh, parimesh, teorish dhe praktikash relative ndaj një sektori pune ose studimi240

. Përsa u

përket aftësive në kuadër të KEK ato janë të përshkruara si konjitive, (që do të thotë të

përdorësh mendimin logjik, intuitiv dhe krijues), ose aftësi praktike (që përfshinë përdorimin

e mënyrave, materialeve dhe instrumentave praktike). Aftësitë tregojnë kapacitetin për të

zbatuar njohuritë në mënyrë që të zgjidhen probleme dhe të përfundohen detyra. Ndërsa

kompetencat, janë përshkruar në këtë kornizë, në terma të përgjegjësisë dhe autonomisë. Ato

235

Referuar studiueses Stephanie Allaise, “Korniza e kualifikimeve është mjeti politik specifik për reformimin

dhe përhapjen e ofertës së arsimit në mënyre të tillë që të çojë drejt rritjes së nivelit të aftësive dhe drejt

përmirësimit të produktivitetit në tregun e punës”. Allais S., “What is a National Qualifications Framworks?”,

Journal of Contemporary Educational studies 5/2011, fq. 107 Gjendet në: http://www.sodobna-

pedagogika.net/wp-content/uploads/2013/03/3-stephanie-allais-what_is_a_national-eng.pdf 236

Comunita Europea, “Quadro europeo delle qualifiche per l’appredimento permanente (EQF)”, 2009, fq. 5

Në: https://ec.europa.eu/ploteus/sites/eac-eqf/files/broch_it.pdf 237

OECD, “The role of national qualifications Systems in promoting lifelong learning”, 2006, fq. 6. Gjendet në:

http://www.oecd.org/edu/innovation-education/33977045.pdf 238

West J., “The evolution of Europian Union Policies on Vocational Education and Training”, Llakes

research paper nr. 34, 2012, fq. 21-22 http://www.llakes.ac.uk/sites/default/files/34.%20West%20-%20final.pdf 239

“Në KEK, rezultati i të nxënit përcaktohet nga ajo ç’ka individi njeh, kupton dhe di të bëjë në përfundim të

një proçesi të mësuari apo të trajnuari” Comunita Europea, “Quadro europeo delle qualifiche per

l’appredimento permanente (EQF)”, 2009, fq. 11 https://ec.europa.eu/ploteus/sites/eac-eqf/files/broch_it.pdf 240

Po aty, fq.11

Page 96: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

75

sjellin për individin aftësinë për të përdorur njohuritë dhe aftësitë personale, sociale ose

praktike, në situata pune dhe studimi për të arritur zhvillimin profesional dhe personal të

tij241

. Këto rezultate mund të formulohen për një numër qëllimesh; lidhur me programet,

modulet, njësitë dhe kurset që ndjek një individ. Ato më pas mund të përdoren nga autoritetet

kombëtare për të përkufizuar kualifikimet e plota. Institucionet ndërkombëtare mund t’i

përdorin këto rezultate për qëllime të transparencës, krahasueshmërisë, njohjes dhe

transferimit të krediteve242

.

Si shembull po japim rezultatet e të nxënit në nivelin e parë të KEK, të cilat përshkruhen si:

Njohuritë, si njohuri bazë të përgjithshme.

Aftësitë, si aftësi bazë të nevojshme për të kryer veprimtari dhe detyra të thjeshta.

Kompetencat, si punë ose studim, nën mbikqyrje, në një kontekst të strukturuar.

Ka një tendencë në rritje në mesin e vendeve europiane për të përfshirë brenda kornizave të

tyre, kualifikimet nga edukimi dhe formimi i vazhdueshëm dhe i mëtejshëm. Kjo qasje e rrit

transparencën e përgjithshme të peizazhit të kualifikimeve, si dhe forcon lidhjet mes arsimit

profesional fillestar (të ofruara nga sektori publik) dhe formimit të vazhdueshëm (të ofruara

kryesisht nga ofruesit joformal dhe privat). Vendet anëtare të BE-së, kanë përpunuar kornizat

e tyre të kualifikimeve duke u nisur nga ajo europiane. Atyre u kërkohet që të lidhin

nivelet e kualifikimeve kombëtare me referencat e përcaktuara nga kjo kornizë duke

përdorur kualifikime të bazuara në rezultatet mësimore, (ose ndryshe rezultatet e të nxënit)

dhe duke aplikuar parime të përbashkëta për sigurimin e cilësisë brenda sistemeve të tyre

kombëtare243

. Duhet theksuar se krijimi dhe suksesi i këtyre kornizave është i lidhur me

karakteristika ekonomike dhe sociale të vendeve dhe me prioritetet e tyre. Hulumtimet për

vendet europiane kanë treguar se KEK, kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në

përdorimin më të plotë të rezultateve të të nxënit për të gjithë sektorët e arsimit dhe trajnimit.

Duke u lejuar studentëve dhe punëtorëve të përshkruajnë më mirë nivelin e tyre të

kompetencave, KEK, promovon lëvizshmërinë në tregun e punës në Europë. Prej vitit 2012

në certifikatat, apo diplomat e këtyre vendeve për të gjitha kualifikimet duhet vendosur një

referim që korespondon me nivelin përkatës të kualifikimit në KEK. Kjo i ndihmon

punëdhënësit të interpretojnë më me lehtësi kualifikimet e kandidatëve. KEK shton mundësitë

e hyrjes dhe pjesëmarrjes në formimin e vazhdueshëm dhe krijon përfitime të mëtejshme për

241

Po aty, fq.12-13 242

AlbVET, “Udhëzues metodologjik: Per Hartimin e Pershkrimeve të Kualifikimeve Profesionale në Shqipëri”,

Tiranë 2009, fq.18. Shiko në: http://www.akafp.gov.al/kualifikimet-profesionale/udhezues/ 243

Po aty, fq. 32

Page 97: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

76

individët. Ajo mbështet ata individë që kanë një përvojë të madhe në punë dhe njeh aftësitë

dhe kompetencat e tyre, të fituara në mjedise joformale dhe informale.

Në fund të 2016, situatën mund ta përmbledhim si më poshtë: janë 39 vende që po

bashkëpunojnë në kuadër të KEK, prej këtyre 32 vende kanë aprovuar kornizat e tyre, (ndër të

fundit Austria në mars 2016, Polonia në janar 2016, etj), dhe gjashtë vende janë akoma duke

punuar për zhvillimin dhe aprovimin e tyre (Spanjë, Itali, Finlandë). Vende të tjera që i janë

bashkuar iniciativës si Shqipëria, Bosnja dhe Serbia, janë në fazë implementimi ose rishikimi

të kornizave të tyre244

. Korniza europiane ka ndihmuar për të bashkuar palët e interesuara

nga nënsisteme të ndryshme të arsimit, si dhe nga arsimi dhe punësimi, të cilët nuk ishin të

mësuar të bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Përvoja ka rezultuar pozitive. Në një grup

vendesh, duke përfshirë Austri, Gjermani dhe Zvicër, partnerët socialë dhe aktorët e tjerë të

tregut të punës luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e kualifikimeve. Në vende të

tjera, si Bullgaria, Greqia dhe Polonia, aktorët e përfshirë në tregun e punës luajnë një rol më

të dobët. KEK, ka mundësuar që sistemet dhe kornizat arsimore kombëtare të jenë më të

lidhura me njëra -tjetrën, duke lehtësuar transferimin dhe njohjen e certifikatave të individëve

të ndryshëm. Në këtë kontekst, është e nevojshme që kualifikimet e parashikuara në kornizë,

të jenë qartësisht të paraqitura në dokumentet e kualifikimit. Tashmë janë të shumta vendet

europiane që në dokumentat e tyre (certifikata dhe diploma, diplomat Europass si dhe shtojcat

e certifikatave), tregojnë se cilat janë nivelet e kualifikimeve si për KEK, ashtu dhe për

kornizat e tyre të kualifikimeve. Deri në nëntor të 2016, ishin 20 vendet që i kanë paraqitur

këto referime. Kryesisht, progresi është bërë në arsimin dhe formimin profesional dhe në një

masë më të vogël për kualifikimet e arsimit të përgjithshëm245

.

Si përmbledhje, KEK synon të krijojë besim në kualifikimet ndërmjet vendeve dhe sektorëve

të ndryshëm duke përcaktuar qartë parimet në të cilat do të mbështeten proceset e sigurimit të

cilësisë, duke përcaktuar udhëzuesit dhe informacionet e nevojshme, mekanizmat e

transferimit dhe akumulimit të krediteve. Në mënyrë të tillë që, transparenca e nevojshme në

nivelet kombëtare dhe sektoriale të jetë gjithashtu e pranueshme në nivel ndërkombëtar246

244

Cedefop, Briefing note 2016, “Qualifications frameworks in europe”, fq.1-2 Gjendet në:

http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-and-resources/publications/9117 245

Po aty. 246

AlbVET, Udhezues metodologjik Tiranë 2009; “Për Hartimin e Përshkrimeve të Kualifikimeve Profesionale

në Shqipëri”, fq. 32 http://www.akafp.gov.al/kualifikimet-profesionale/udhezues/

Page 98: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

77

KAPITULLI IV:

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ARSIMIN PROFESIONAL NË SHQIPËRI

Ky kapitull synon të evidentojë, përmes indikatorëve të përdorur për analizën e AP-së në

BE, se cilat janë zhvillimet kryesore në sistemin arsimor profesional në vend gjatë viteve të

fundit. Fillimisht janë dhënë karakteristikat e këtij sistemi, më pas kuadri ligjor dhe

institucional dhe standartet shqiptare. Në përgjithësi, arsimi shihet si faktor kyç për rritjen

ekonomike të një vendi, sepse i pajis njerëzit me aftësitë që u duhen për të qënë protagonist

në shoqëri dhe ekonomi. Investimet në arsim dhe në formimin profesional, shërbejnë

pikërisht për këtë, synojnë “të mbështesin rritjen e qëndrueshme ekonomike. Sikurse është

trajtuar në kapitujt e mëparshëm, përvoja europiane tregon se ka forma të ndryshme të arsimit

profesional, të cilat varen nga objektivat dhe mënyrat sesi ai ofrohet. Shembujt përfshijnë

arsimin dhe formimin profesional fillestar, (i cili përmban dhe çirakërinë), dhe arsimin dhe

formimin e vazhdueshëm, i cili përfshin edhe mësimin e bazuar në vendin e punës247

. Për

ligjin shqiptar, AFP-ja është“një fushё e aftësive profesionale, që kombinon arsimin me

praktikën profesionale, e cila i pajis individët me njohuri e shprehi tё veçanta, si dhe me

kompetenca të gjera qё kёrkohen pёr t’u punёsuar nё njё profesion tё caktuar dhe pёr t’u

integruar nё tregun e punёs248

”. Në shkallë vendi, ky lloj arsimi është organizuar në 39

shkolla teknike dhe 14 shkolla social-kulturore dhe sportive. Në këtë punim jemi përqëndruar

vetëm mbi shkollat e profilit teknik, të cilat si qëllim të tyre parësor kanë përgatitjen e

nxënësve për tregun e punës.

4.1 Arsimi profesional problematikat aktuale dhe perspektiva të së ardhmes

Me hapjen e shkollës teknike në Tiranë, në vitin 1921, fillon historia e arsimit profesional në

Shqipëri. Zhvillimi i tij ka ndjekur dinamikën e ndryshimeve të shoqërisë shqiptare. Shtrirjen

më të rëndësishme numri i shkollave të arsimit profesional e pati gjatë viteve '45-'90. Mbas

miratimit të reformës arsimore në vitin 1946, si arsimi i mesëm i përgjithshëm, gjithashtu dhe

ai profesional morën një zhvillim të ri. Filloi të zgjerohej rrjeti i shkollave tekniko-

profesionale në të gjitha kategoritë, të cilat arritën numrin 380 të tilla. Në bazë të këtij

organizimi qëndronte zbatimi i parimit marksist-leninist të lidhjes së shkollës me punën dhe

247

European Commission, “Vocational Education and Training in Europian Development Cooperation”,

Concept Note 2014, fq. 3-4. Shiko në: https://ec.europa.eu/europeaid/sites/devco/files/concept-note-tvet_en.pdf 248

Ligji nr. 15, dt.16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”

Page 99: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

78

prodhimin249

. Shkolla u vendos plotësisht në shërbim të ndërtimit socialist të vendit dhe i

gjithë sistemi shkollor u integrua ngushtë me industrinë në mënyrë që të përgatiste punëtorë

dhe teknikë të kualifikuar. Pas vitit 1991, si pasojë e krizës ekonomike dhe politike në

Shqipëri, sistemi arsimor u zhyt në kaos si reflektim i kaosit ekonomik e social. Në veçanti,

AP u prek më shumë për faktin se ai ishte i lidhur ngushtë me formën socialiste të organizimit

të vendit. Shkollat e arsimit profesionl përgatisnin teknikë dhe punëtorë të kualifikuar që

punësoheshin në fabrikat e mëdha shtetërore. Kur ndryshoi sistemi politik dhe këto fabrika

filluan të mbylleshin, individët të cilët kishin studiuar në shkollat e arsimit profesional nuk

kishin më mundësi punësimi. Gjithashtu një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare emigroi

jashtë vendit dhe kualifikimet e tyre nuk përputheshin me çfarë kërkohej prej tregjeve të

punës në këto vende. Në Shqipëri, transformimi politik solli ndryshime të mëdha në jetën

ekonomike dhe sociale. Së pari, tashmë tregu i punës kërkonte aftësi të reja të cilat mund të

arriheshin vetëm me më shumë përgatitje. Për pasojë u ndërmorën reforma në arsim, të cilat

synonin të shtonin numrin e studentëve në universitet. Në këtë këndvështrim, arsimi i

mesëm i përgjithshëm shikohej si alternativa kryesore për të ndjekur studimet e larta. Në fund

të viteve 1990, reforma në sistemin arsimor preku të gjitha elementët e tij. Përmendim

reformat e kurrikulave, trajnimin e mësuesve, rishikimin e përmbajtjes dhe administrimin e

provimeve në përfundim të arsimit të mesëm, etj. Në vija të përgjithshme mund të themi se

tashmë, struktura është përcaktuar dhe elementët kanë marrë formë përfundimtare250

.

Mbështetur në ligjin nr.69/2012, “Për Sistemin Arsimor Para Universitar”, arsimi i mesëm

në Shqipëri ndahet në:

Sistemi i arsimit të përgjithshem, i cili i përgatit nxënëit për arsimin e lartë.

Sistemi i arsimit profesional, i cili i përgatit nxënësit si për tregun e punës, ashtu edhe

për arsimin e lartë.

Shkollat artistike, sportive, të gjuheve të huaja edhe pedagogjike251

.

Edhe në arsimin profesional janë ndërmarrë nisma që kanë sjellë ndryshime thelbësore në

strukturën e tij, ku përmendim ligjiet mbi AFP, Strategjia e Arsimit Profesional, ligjin mbi

KSHK, etj. Synimi është përmirësimi dhe përqasja e këtij sistemi me kërkesat e tregut të

punës. Duke iu referuar ligjit nr.15, dt.16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional”,

të gjitha ndërhyrjet janë vendosur për të arritur disa objektiva specifike:

249

“Por theksojmë se si prioritet i shkollës, në të gjitha ciklet e saj, vendoset përvetësimi i bazave të edukatës

komuniste dhe të lëndëve të marksizëm-leninizmit. Në këtë mënyrë ulej dhe demtohej shumë përgatitja shkencore

e nxënësve.” Nathanili V., “Reforma dhe Legjislacioni (arsimi parauniversitar)”, U.F.O Press, 2011, fq. 80 250

Nathanili V., “Reforma dhe Legjislacioni (arsimi parauniversitar)”, U.F.O Press, 2011, fq. 17 251

Ligji nr. 69, dt. 21. 06. 2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, neni 24

Page 100: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

79

Së pari, synohet formimi i një sistemi që t’u përgjigjet ndryshimeve sociale,

ekonomike dhe teknologjike në përputhje me nevojat e tregut të punës. Në fakt,

vendosja e një kontakti më të madh dhe të vazhdushëm me botën e punës, (duke i

përshtatur programet e AP-së sipas kërkesave të tregut), është domosdoshmëri.

Së dyti, synohet modernizimi i këtij sistemi duke e kthyer në një mekanizëm të

efektshëm për rritjen e ekonomisë dhe përparimin e shoqërisë shqiptare.

Së treti, qëllimi është të krijohen mekanizmat më të përshtatëshme, të cilat në

përputhje me standartet e BE-së, të sigurojnë dhe garantojnë cilësinë në institucionet e

arsimit profesional252

.

Në fund, synohet krijimi i një sistemi që do t‘i lejojë individit të zhvillojë ato

kompetenca personale dhe profesionale që janë të nevojshme për të ushtuar një

veprimtari profesionale. Kërkohet të kultivohen tek të rinjtë ato shprehi dhe

kompetenca që pasqyrojnë jo vetëm preferencat, por dhe nevojat e punëdhënësve, me

qëllim sigurimin e mirëqënies sociale dhe zhvillimit ekonomik253

.

Shkollat e arsimit profesional në vend janë të përqëndruara kryesisht në zonat urbane, por në

disa rajone ky shërbim nuk ofrohet. Veçanërisht problematike janë zonat rurale, ku gjenden

vetëm tre shkolla të arsimit profesional, të orientuara drejt profilit të agro-biznesit. Sipas

studimit mbi ofruesit publik të AFP-së në Shqipëri, është vërejtur se ka qarqe, të cilat janë të

mirëshërbyera dhe arsimi profesional ofrohet në disa shkolla (Tirana, Elbasani, Durrësi,

Shkodra, Vlora), ka qarqe që janë të mbishërbyera (Korça), qarqe të nënshërbyera (Fieri,

Berati, Dibra) dhe qarqe seriozisht të nënshërbyera (Lezha, Kukësi dhe Gjirokastra)254

. Në

këto raste të rinjtë që dëshirojnë të vijojnë studimet në AP, mund të ndjekin këtë lloj arsimi

vetëm në ato rajone ku shkollat kanë dhe konvikte. Shkollat e arsimit profesional janë të

ndara në 4 fusha kryesore: Elektro-Mekanik, Ekonomik, Ndërtim, Bujqësi-Pyje dhe

Veterinari. Ato ofrojnë 44 drejtime dhe 110 profile mësimore255

. Vitet e fundit, tendenca e

arsimit profesional është kalimi nga profilet më tradicionale drejt atyre të shërbimeve si;

biznesi, turizmi, riparimet, teknologjitë e informacionit, etj256

.

252

Ligji nr.15, dt. 16. 02. 2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 2 253

Po aty, neni 3, pika a 254

ETF/GIZ/ MMSR, Raport final 2014, “Studimi bazë i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri”, fq. 9 255

Të dhënat nga portali për Asimin dhe Formimin Profesional, www.vet.gov.al 256

LSE Enterprise, Interim report 2012, “Mapping of VET Educational Policies and Practices for Social

Inclusion and Social Cohesion in Westen Balkans, Turky and Israel”, fq. 44

http://www.etf.europa.eu/webatt.nsf/0/BF3860F4D2654E79C1257B2B0050456C

Page 101: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

80

Sistemi i arsimit në Shqipëri është më tepër i fokusuar në arsimin e mesëm të përgjithshëm

dhe perceptimi i shoqërisë për AP është i dobët. Statusi shoqëror i të diplomuarëve në

shkollat e arsimit profesional është shpesh i lidhur me punëtorë që kanë aftësi të ulta dhe që

paguhen pak. Në këtë kontekst, AP-ja përballet me një numër mangësish të cilat ndikojnë në

nivelin e cilësisë së tij.

Së pari, kërkimet kanë treguar se ka dallime të theksuara midis shkollave, përsa u

takon mungesave në nivelin e infrastrukturës, të nxënësve si dhe në nivelin

profesional të mësuesve dhe instruktorëve. Performanca e shkollave të arsimit

profesional ka ardhur duke u përkeqësuar gjatë viteve. Shumë prej tyre nuk i zotërojnë

mjetet e nevojshme për të ofruar një program cilësor në lidhje me praktikat

profesionale. Ky fakt, është dukshëm i konstatuar në të gjitha studimet e kryera në

këtë sektor. Gjetje të ngjashme u vunë re edhe prej anketimit dhe intervistave të kryera

për qëllime të këtij punimi, (edhe pse vetëm në shkollat e bashkisë së Vlorës). Prej

nxënësve pjesëmarrës në anketim, 42.5%, mendonin se cilësia e shërbimeve në AP, do

të rritej nëse shkollat pajiseshin me më shumë laboratore dhe mjete për zhvillimin e

praktikave.

Cilësia e mësuesëve specialistë të lëndëve profesionale, mbetet një tjetër problem për

shumë shkolla, edhe pse një pjesë e konsiderueshme janë mbështetur me trajnime në

kuadër të zbatimit të projekteve të ndryshme. Sipas studimit të vitit 2014 për ofruesit e

AFP-së, 12% e instruktorëve japin mësim në një profil që pjesërisht nuk korrespondon

me arsimin e tyre. Për instruktorët e praktikave profesionale shkalla e pajtueshmërisë

ndërmjet lëndës që japin mësim dhe arsimimit të tyre është e ulët257

. Për më tepër,

pjesa më e madhe e mësuesëve, instruktorëve kanë një diplomë (të avancuar) në një

fushë teknike, por ata nuk kanë marrë një formim specifik për t’u bërë

mësues/instruktor të AFP-së258

. Mungesa e kompetencave peadagogjike është pengesë

në zhvillimin e stafit në këtë sektor.

Një tjetër çështje problematike e arsimit profesional, është numri i ulët i nxënësve që

ndjekin këto shkolla. Statistikat tregojnë se numri i nxënësve të regjistruar ka ardhur

gjithnjë në ulje dy dekadat e fundit. Nëse bëjmë krahasime me vendet e tjera, vihet re

përqindja e ulët e popullsisë se re, e cila zotëron një diplomë të lëshuar prej shkollave

të arsimit profesional. Marrim si shembull statistikat e vitit 2013-2014. Përqindja e

nxënësve në shkollat e mesme profesionale në Shqipëri ishte 16.3%, kurse mesatarja e

257

ETF/GIZ/ MMSR, Raport final 2014, “Studimi bazë i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri”, fq. 46 258

Po aty, fq.47

Page 102: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

81

vendeve të OECD-së ishte 46%. Për të njëjtin vit shkollor përqindja e nxënësve që

vazhdonin arsimin e mesëm të përgjithshëm ishte 78.1%, për Shqipërinë dhe vetëm

54% për vendet e OECD-së)259

. Edhe nëse bëjmë një krahsim midis të diplomuarve të

arsimit profesional dhe arsimit të mesëm të përgjithshëm, ky fenomen është dukshëm i

qartë. Mjafton të kujtojmë se, për vitin shkollor 2013-2014, u diplomuan në shkollat e

arsimit profesional vetëm 3136 nxënës në krahasim me 32.118 të diplomuar në

shkollat e mesme të përgjithshme, prej këtyre vetëm 942 nxënës ishin femra260

.

Faktorët që kanë ndikuar në këtë fenomen janë; emigrimi i popullsisë, rritja e numrit

të të rinjve që ndjekin arsimin e lartë, hyrja në tregun e punës në moshë të re dhe me

aftësi të ulta, reduktimi i numrit të shkollave si dhe mungesa e cilësisë së shërbimeve

të ofruara nga to (infrastrukturë e dobët, pak mësues të kualifikuar dhe trajnues

ekspert, mungesë e bazës mësimore, etj). Vitet e fudit është vërejtur një rritje e lehtë

në numrin e nxënësve që ndjekin shkollat e arsimit profesional. Statistikat tregojnë se

në vitin 2010, vetëm 12.5% e nxënësve të arsimit të mesëm, i përkisnin atij

profesional, kundrejt 19.5% në vitin 2015261

. Referuar raportit të Instat “Vjetari

Statistikor 2017”, nëse e krahasojmë me vitin 2012 të diplomuarit e arsimit

profesional në vitin 2016, janë rritur 1.6 herë262

. Megjithatë, është konstatuar se pjesa

më e madhe e nxënësve e shohin këtë sistem si një alternativë më të lehtë për të

vazhduar studimet e larta. Shumica e nxënësve të diplomuar në shkollat e AP-së, (në

veçanti vajzat) paraqesin kërkesë për studime universitare, shumë regjistrohen në

universitete private e në profile që nuk kanë asgjë të përbashkët me profilet të cilat i

ndoqën në shkollat e arsimit profesional263.

Përveçse numrit të ulët shqetësim për shkollat e arsimit profesional eshtë dhe cilësia e

nxënësve. Zakonisht në AP regjistrohen nxënësit që kanë rezultate shumë të ulëta

shkollore. Studimet e kryera në këtë fushë e kanë konfirmuar të gjitha këtë fakt. Nota

mesatare e të diplomuarëve është 6.1. Nxënësit në profilet e ekonomisë dhe biznesit

duket se kanë notën më të lartë mesatare 6.8, ndërsa nxënësit e elektronikës kanë

notën më të ulët 5.6264

.

259

MAS,“Vjetari statistikor për arsimin 2013-2014 dhe seri kohore‘,Tiranë 2015, fq. 61. Shiko në:

www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari-Statistikor-13-14.pdf 260

Të dhënat nga INSTAT, “Nxënës që morrën dëftesën e pjekurisë në shkollat e mesme”,

http://www.instat.gov.al/al/themes/arsimi.aspx?tab=tabs-5 261

INSTAT, “Vjetari statistikor 2011-2015”, Tiranë 2016, fq. 40 262

INSTAT, “Vjetari statistikor 2017”, Tiranë 2016, fq. 44 Gjendet në: www.instat.gov.al 263

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”, Tiranë 2014, fq. 15 264

ETF/GIZ/ MMSR, Raport final 2014, “Studimi bazë i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri”, fq. 44

Page 103: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

82

Tjetër karakteristikë e AP-së në vend është numri më i madh i nxënësve djem që janë

pjesë e këtij sistemi krahasuar me vajzat. Djemtë përbëjnë rreth (82%) të nxënësve në

arsimin profesional, me numrin e vajzave gjithnjë në rënie. Të dhënat zyrtare tregojnë

se në vitin akademik 2013-2014, numri total i nxënësve që ndiqnin arsimin

profesional ishte 22.181 nxënës, nga të cilët vetëm 4629 ishin vajza265

.

Sfida për vendin është të shtojë punësimin e të rinjve duke i ndihmuar ata të jenë gati për

tregun e punës duke fituar aftësi të cilat do të jenë të kërkuara prej tij. Aktiviteti ekonomik

në vend, është i dominuar nga ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, të cilat kanë pranuar se kanë

mungesa të konsiderueshme në lidhje me personelin e kualifikuar. Bizneset në vend, kanë

nevojë për zanatçinjë, teknikë të mesëm dhe punëtorë cilësor si për sektorët prodhues, ashtu

edhe për mirëmbajtjen. Gjithsesi, pjesa më e madhe e të rinjve vazhdojnë studimet

universitare266

dhe kryesisht, në profile për të cilat ka shumë pak oferta për punësim, siç janë

profilet shoqërore, (juridik, shkenca sociale, ekonomi, etj)267

. Në këtë mënyrë, arsimi

profesional duhet të kthehet në një instrument të rëndësishëm dhe një zgjidhje për të

përballuar sfidën e punësimit dhe kualifikimit të të rinjve. Por, AP në Shqipëri, nuk është i

orientuar drejt kërkesës së tregut të punës. Rezultate nga vlerësime të ndryshme kanë treguar

qartë se sistemi aktual i arsimit profesional nuk i pajis nxënësit me aftësitë, kualifikimet dhe

shkathtësitë e nevojshme për të hyrë në tregun e punës. Afërsisht, një në tre nxënës marrin

pjesë në programe për të cilat nuk ka asnjë aktivitet të përshtatshëm profesional, (p.sh.

ekonomi/biznes, administrim i zyrës së biznesit dhe ekonomia bujqësore), në dizpozicion në

tregun e punës268

. Shpesh programet e AP-së gjenden larg kërkesave të punëdhënësve. Në

fakt, bizneset janë shumë pak bashkëpunuese me shkollat e arsimit profesional. Ky qëndrim i

tyre nuk e ndihmon arsimin profesional të përmirësojë cilësinë e programeve të ofruara.

Megjithatë, në anketimin e kryer për qëllimet të këtij studimi shohim se si nxënësit, ashtu

dhe drejtuesit dhe specialistët e shkollave i vlerësojnë pozitivisht mundësitë e punësimit që

ofron arsimi profesional. Pjesa më e madhe e të diplomuarëve gjejnë punë shumë shpejt në

profilet për të cilat kanë studiuar. Nga sa përmendëm më sipër, këto mbeten probleme për t’u

zgjidhur me përparësi.

265

MAS,“Vjetari statistikor për arsimin 2013-2014 dhe seri kohore‘,Tiranë 2015, fq. 46. Gjendet në:

www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari-Statistikor-13-14.pdf 266

“Prej universiteteve private dhe publike në vend vetëm për vitin akademik 2013-2014, janë diplomuar

29.333 studentë.” Po aty, fq. 54 267

“Mjafton të themi se për vitin akademik 2013-2014, ishin të regjistruar në shkencat e edukimit 15.426

studentë, në shkencat sociale, drejtësi dhe biznes 66.957 studentë, kurse në bujqësi dhe veterinari ishin

regjistruar vetëm 9128 vetë” MAS, Tiranë 2015, “Vjetari statistikor për arsimin 2013-2014 dhe seri kohore‘,

fq. 53 www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari-Statistikor-13-14.pdf 268

ETF/GIZ/ MMSR, Raport final 2014, “Studimi bazë i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri”, fq. 10

Page 104: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

83

Për të luftuar fenomenin e papunësisë tek të rinjtë është hartuar strategjia dhe planveprimi

për “Punësim dhe Aftësi 2014-2020”. Ajo është frymëzuar prej strategjisë ‘Europa 2020’

dhe ka si qëllimi “të nxisë vende pune cilësore dhe mundësi për aftësi për të gjithë femrat

dhe meshkujt shqiptarë gjatë gjithë ciklit të jetës269

”.

Strategjia përmban një analizë të plotë të sistemit të AFP-së dhe të mjedisit ku vepron,

siguron të dhëna kyçe, gjithashtu përcakton prioritetet, objektivat, qëllimet dhe masat, për

një periudhë kohore të shtrirë deri në vitin 2020. Plani i veprimit specifikon cili është

përgjegjësi për çdo masë që do të ndërmerret, duke përfshirë dhe buxhetin si dhe indikatorët e

rezultateve dhe performancës.

Strategjia është e përqëndruar në katër objektiva prioritare:

Objektivi i parë, të edukojë mundësi të denja për punë nëpërmjet politikave efektive

të tregut të punës. Iindikatorët e këtij objektivi janë;

1. 10% më shumë gra e burra në programet e punësimit;

2. 2 herë më shumë investim për masat e nxitjes së punësimit, etj.

Objektivi i dytë, të ofrojë një sistem të arsimit dhe formimit të cilësisë së lartë për të

rinjtë, gjithashtu dhe për të rriturit. Indikatorët e këtij objektivi janë;

1. rritja e numrit të meshkujve dhe femrave që ndjekin programe të AFP-së deri

në 25%;

2. rritja e shkallës së punësimit të të diplomuarëve nga arsimi profesional deri në

40%;

3. shtimi deri në 4% i numrit të popullsisë së rritur që merr pjesë në të nxënit

gjatë gjithë jetës;

4. rritja vjetore e raportit të personave me aftësi të kufizuara në AFP 1 pikë

përqindje;

5. rritja e investimeve në arsimin profesional me 30% deri në 2020.

Objektivi i tretë, të promovojë përfshirjen sociale dhe kohezionin territorial. Ndër

indikatorët e këtij objekti janë;

1. reduktimi i papunësisë afatgjatë për femrat në 61% dhe për meshkujt në 59%;

2. reduktimi i papunësisë rinore për të rejat deri në 25% dhe për të rinjtë në 35%;

3. 10% të pjesëmarrësve në programet e nxitjes së punësimit të vijnë nga

përfituesit e ndihmës sociale.

269

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”, Tiranë 2014, fq.83

Page 105: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

84

Në fund, të forcojë qeverisjen e tregut të punës dhe sistemin e kualifikimeve.

Ndër indikatorët e këtij objektivi përmendim;

1. krijimi i fondit të punësimit dhe zhvillimit të aftësive;

2. kuadri ligjor sipas standardeve europiane përfshirë zhvillimin e mëtejshëm të

KSHK; forcimi i dialogut social;

3. rritja e përfshirjes së biznesit në drejtimin dhe financimin e sektorëve270

.

Përsa i përket objektivit të dytë të kësaj strategjie, (ofrimi i arsimit dhe formimit profesional

cilësor për të rinjtë dhe të rriturit), qëllimi i saj është “të sigurojë një sistem të AFP-së, që

është në gjendje të përgatisë dhe të ruajë një forcë pune të aftë për të gjithë sektorët, e cila i

përgjigjet kërkesës ekzistuese në tregun e punës në Shqipëri si edhe në rajon”271

.

Për të arritur këtë objektiv synohet:

Së pari, të përmirësohet rrjeti i ofruesve të AFP-së nëpërmjet sigurimit të një oferte

më të larmishme dhe përcaktimit të kompetencave sipas sektorëve. Në këtë pikë është

e rëndësishme të bëhet vlerësimi dhe riorganizimi i të gjithë ofruesve të AFP-së. Është

e rëndësishme të bëhet mirëmbajtja e bazës së të dhënve dhe duhet arritur sigurimi i

cilësisë së ofertës, duhet zhvilluar sistemi i akreditimit të AFP-së272

. I takon

Ministrisë përgjegjëse për funksionimin e AFP-së që të vazhdojë me riorganizimin

dhe strukturimin shkollave të arsimit profesional. Duke iu referuar edhe ligjit për

AFP-në, një nga qëllimet kryesore, është krijimi ose kthimi i shkollave profesionale

në qëndra shumëfunksionale që synojnë të ofrojnë arsim profesional të mesëm dhe

pas të mesmes, si dhe formim profesional për të rinjtë e të rriturit273

. Në këtë kontekst,

kanë filluar përpjekjet për krijimin e këtyre qëndrave dhe aktualisht me mbështetjen e

GIZ, ky projekt po realizohet në shkollën e arsimit profesional në Kamëz.

Një tjetër program i rëndësishëm në kuadër të riorganizimit të ofruesve të AFP-së

është "Skills for Jobs (S4J)" i zbatuar nga SwissContact. Ky program është duke

mbështetur transformimin dhe riorganizimin e sistemit të arsimit dhe formimit

profesional në Vlorë, Lezhë dhe Berat. Riorganizimi në Vlorë, përfshin mbështetjen

për shkollat e arsimit profesional “Pavarësia" dhe "Tregtare" si dhe për Qendrën e

Formimit Profesional274. Përsa i takon procesit të akreditimit të ofruesve të AFP-së

270

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”, Tiranë 2014, fq. 85-94 271

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020, (plani i veprimit)”, Tiranë 2014, fq. 67 272

Po aty; fq. 68 273 Ligji nr. 15 dt. 16.02.2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, neni 4, pika 19. 274

“Skills for Jobs” është projektuar për të adresuar disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet arsimi

profesional, të tilla si statusi dhe cilësia e ulët, financim i pamjaftueshëm, orjentim i dobët i nxënësve drejt tregut

Page 106: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

85

edhe pse Ligji nr.15, dt.16.02.2017 "Për Arsimin dhe Formimin Profesional"

përcakton domosdoshmërinë dhe procedurat për akreditimin, procesi nuk ka filluar.

Kjo për faktin se nuk janë përgatitur dhe miratuar aktet nënligjore që do të

mundësonin fillimin e tij. Referuar ligjit, standardet, kriteret dhe procedurat e

akreditimit do të përgatiten nga AKAFPK dhe do të miratohet nga ministria

përgjegjëse për AFP-në275. Aktualisht, AKAFPK në bashkëpunim me UNDP, kanë

realizuar vetëm fazën përgatitore ku është bërë vlerësimi i situatës së ofruesve të

AFP-së në vend.

Së dyti, për të arritur objektivin e parashikuar synohet të bëhet sigurimi i cilësisë për

të gjithë ofruesit e AFP-së nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës, (laboratorë,

pajisje, kurrikula, materiale mësimore, etj.), krijimit të katalogut kombëtar të

kualifikimeve profesionale, rishikimit të të gjithë skeletkurrikulave276

, hartimit të

programeve për ofrimin e AFP-së postsekondare277

, vlerësimit të përmbajtjes së

materialeve ekzistuese për t’i përshtatur me kërkesat e barazizë gjinore, si dhe për

personat me aftësi të kufizuara. Përmirësimi i infrasrukturës së ofruesve të AFP-së,

krijimi i kushteve që t’u përgjigjen nevojave të vajzave dhe të personave me aftësi të

kufizuara janë pika që duhet të kenë përparësinë në financimin e ministrisë për

arsimin profesional. Në këtë kuadër, mbështetje të vazhdueshme dhe substanciale

AFP ka pasur prej donatorëve të ndryshëm. Në projektet e fundit përmendim;

programin e GIZ për “Qëndrën shumëfunksionale” në Kamëz dhe projektin S4J për

shkollat profesionale në Vlorë, Berat dhe Lezhë. Të dyja këto programe, kanë bërë

vlerësimin e nevojave të infrastrukturës dhe kanë siguruar pajisje dhe materiale

mësimore për të mundësuar ofrimin e programeve cilësore në këto shkolla. Bazuar në

ligjin e ri mbi AFP (nr. 15, datë 16.02.2017), AKAFPK ka zhvilluar të gjitha

elementet e domosdoshme të Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale duke

të punës dhe angazhim i dobët i biznesit në zhvillimet e AP-së. Projekti i mbështet ofruesit e AFP-së për të

gjetur dhe ofruar metoda inovative në mësimdhënie, zhvillimin e trajnimeve e praktikave pranë ndërrmarjeve,

dhe në fund ofrimin e shërbimit të karrierës, që të rinjtë të kenë një tranzicion më të lehtë drejt kalimit në tregun

e punës. Të dhënat nga: http://www.swisscontact.org/en/country/albania/projects/projects-albania.html 275

Ligji nr. 15 dt. 16.02.2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, neni 25 276

(kurrikulat e AFP-së duhet të jenë të ndara sipas sistemit modular të përcaktuar nga AKAFPK dhe të

zhvilluara në bashkëpunim me biznesin, Lista kombëtare e profesioneve e rishikuar, trajnim të aktorëve në

instiucionet e AFP-së, barazia gjinore përfshirë në kurrikula, kurrikula e përshtatëshme për të përgatitur

specialist edhe për vendet e tjera) . Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, (plani i veprimit),

fq. 68-69 277

(kurrikulat e hartuara për AFP post-sekondare në sektorët dhe kualifikimet parësore të kërkuara nga tregu,

marrëveshje midis shkollave dhe universiteteve, për të ofruar AFP-së post-sekondare, kushte për praktikë

mësimore së bashku me sektorin privat). Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, (plani i

veprimit), fq. 69

Page 107: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

86

përfshirë Listën e Titujve dhe Përshkrimeve të Kualifikimeve Profesionale dhe të

Kurrikulave Kuadër. Përsa i përket zhvillimit të programe profesionale, pas shkollës

së mesme, progresi është shumë i kufizuar. Në fakt, për sistemin e AFP-së në vend,

zhvillimi i kualifikimeve të nivelit të pestë të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve

është një sfidë më vete.

Synim i tretë, është rritja e imazhit të ofruesve të AFP-së dhe informimi në lidhje me

kualifikimet dhe ofertën e tyre. Kjo mund të arrihet nëpërmjet fushatave publicitare,

informuese dhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë dhe mundësitë e ofruara nga AFP.

Krijimi dhe mirëmbajtja e portaleve të të dhënave në lidhje me kualifikimet,

kurrikulat dhe ofertat e AFP-së. Përgatitja e nxënësve të AFP-së për pjesëmarrje në

konkurse të ndryshme që vlerësojnë aftësitë profesionale si në nivel kombëtar ashtu

dhe ndërkombëtar. Dokumentet, siç janë; korniza e kurrikulave, materialet mësimore

udhëzimet dhe materialet e trajnimit të zhvilluara nga AKAFPK, ngarkohen

periodikisht në faqen e internetit të këtij institucioni, gjithashtu dhe në portalin e

VET: www.akafp.gov.al dhe www.vet.al. Materiali dhe dokumentet janë lehtësisht të

qasshme për publikun.

Synimi i katërt, është forcimi i lidhjeve midis arsimit dhe punës. Në këtë kuadër

qëllimi është të lehtësohet procesi i kalimit të të rinjve nga shkolla në punë. Tashmë,

është e nevojshme të krijohet një model i qartë për të gjitha institucionet e AFP-së, që

do të shërbejë për të vendosur lidhjet midis këtyre të fundit dhe bizneseve. Duhet të

lidhen marrëveshje me kompanitë dhe/ose shoqatat e biznesit që plotësojnë kriteret

për ofrimin e kualifikimeve për nxënësit. Sistemi dual, duke përfshirë praktikat e

nxënësve, duhet të jetë pjesë e kurrikulës së AFP-së. Një kompetencë kyçe në AP,

duhet të jetë nxitja e të nxënit për sipërmarrjen. Gjithsesi, këto janë zhvillime

relativisht të reja dhe nuk janë bërë përparime, përveçse, disa nismave të mbështetura

nga projekte të financuara nga donatorët për të krijuar mekanizma më të qëndrueshme

të bashkëpunimit midis shkollave të AP-së dhe biznesit. Zbatimi i ligjit nr. 70, datë

30.06.2016 "Për zejtarinë" dhe ligjit për AFP-në, do të lehtësojë futjen e mësimit të

bazuar në punë. Megjithatë, aktet nënligjore do të duhet të hartohen për të bërë

përparime të mëtejshme.

Page 108: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

87

Në fund, synohet përmirësimi i emërimit dhe i kompetencave të mësuesve të AFP-së,

i instruktorëve të praktikave profesionale si dhe i drejtuesve të shkollave ose atyre

të qëndrave profesionale278

.

Në kuadër të procesit të integrimit, zhvillimet e ndodhurna në arsim kanë qënë pjesë e

monitorimeve të vazhdueshme prej BE-së. Çdo vit, duke filluar prej 2011, Komisioni

Europian ka paraqitur një raport për zhvillimet në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe

shoqërisë në vend, ku jepen dhe rekomandimet përkatëse. Arsimi zë një hapësirë të

rëndësishme në të gjitha këto raportime. Raporti i fundit i viti 2016 theksonte se “në fushën e

arsimit dhe kulturës, Shqipëria është mesatarisht e përgatitur dhe disa përparime janë arritur,

veçanërisht mbas miratimit të strategjisë për arsimin parauniveristiar dhe zbatimin e reformës

së arsimit të lartë. Megjithatë, cilësia e arsimit duhet të përmirësohet sepse si tregojnë dhe

rezultatet e PISA, niveli i aftësive bazë të 15 vjeçarëve shqiptarë, është shumë më poshtë sesa

mesatarja e vendeve të OECD dhe BE-së. Duke parë se një nga problemetikat kryesore në

vend, është emigrimi i njerëzve me kualifikime të larta, kryesisht të rinjtë, si pasojë e

mundësive të pakta për punë, Komisioni rekomandon se duhen bërë përpjekje të mëtejshme

për të rritur bashkëpunimin midis institucioneve arsimore dhe sektorit të biznesit. Kjo është e

nevojshme për të përgatitur më mirë të diplomuarit për tregun e punës, i cili është në

ndryshim të vazhdueshëm. Në këtë kontekst, dhe vet BE-ja i kushton vëmendje të posaçme

zhvillimit të AP-së në Shqipëri pikërisht sepse ky sistem shihet si një mundësi për të zbutur

fenomenin e papunësisë te të rinjtë, mundësi për të siguruar punësim të qëndrueshëm dhe për

të promovuar përfshirjen sociale. Ndër rekomandimet në këtë fushë përmendim; kurrikulat

duhet të përshtaten vazhdimisht me kërkesat e punëdhënësve, duhet miratuar legjislacioni në

lidhje me zbatimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë, shërbimet e AP duhet të shtrihen

në zonat rurale dhe tek grupet më të prekshme, duke realizuar skemat e integruara të të nxënit

në punë, etj279

.

278

Të dhënat nga: “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, (plani i veprimit)”, fq. 67-71 279

European Commission, 2016, “Albania 2016 Report”, fq.78 https://ec.europa.eu/neighbourhood-

enlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_albania.pdf

Page 109: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

88

4.2 Arsimi profesional, kuadri ligjor dhe institucional:

a. Kuadri ligjor

Kuadri ligjor i përgjithshëm në fushën e zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional

përfshinë:

Ligjin nr. 15, dt. 16.02.2017 – “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, i cili ka

zëvendësuar legjislacionin e mëparshëm, (ligjet e viteve 2002, 2011 dhe 2014 (i

integruar)). Ky ligj ka sjellë ndryshime në qeverisjen, financimin dhe menaxhimin e

AFP-së. Ai ka vendosur një sërë konceptesh të reja në ofrimin e arsimit dhe të

formimit profesional dhe ka për qëllim arritjen e standarteve europiane në këtë

sistem. Ndër përkufizimet e përdorura përmendim ato për konceptet e të nxënit

formal, informal dhe joformal, formën duale të AP-së, të nxënit gjatë gjithë jetës,

qëndrat shumëfunksionale të AFP-së, arsimin profesional pas shkollës së mesme,

sigurimin e cilësisë në AFP, etj.

Ligji nr. 70, dt.30.06.2016 “Për Zejtarinë”, që ka për qëllim “nxitjen e zhvillimit të

zejtarisë, si dhe mbështetjen për zhvillimin e kualifikimit profesional në këtë

fushë280

”.

Ligj tjetër i rëndësishëm në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të AFP-së, është

Ligji nr.10247, dt.04.03.2010 – “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i cili

synon organizimin dhe sistemimin e kualifikimeve në vend, duke e bërë sitemin

arsimor më elastik dhe duke e afruar me standartet europiane.

Gjithashtu, kuadrin ligjor në këtë sektor e plotësojnë dhe udhëzime të ndryshme si:

Udhëzimi nr. 27, dt. 06.09. 2010 – “Për vlerësimin në arsimin profesional”

Udhëzimi nr.134, dt. 05.04. 2013 –“Për përdorimin e fondeve të shkollave të AP-së”

Udhëzimi nr. 21, dt. 09.07. 2014 –“Për transferimet e nxënësve në shkollat e AP-së”

Udhëzimi nr. 18, dt. 19.05. 2015 –“Për pranimet e nxënësve në shkollat e arsimit

profesional”

Udhëzimi nr. 12, dt. 09.03. 2015 – “Për certifikimin në shkollat e AP-së”

Udhëzimi nr. 191, dt. 08.09.2016 – “Për ngritjen e sistemit të gjurmimit për nxënësit

e diplomuar në AP”, etj.

280

Ligji nr. 70, dt. 30. 06. 2016, “Për Zejtarinë”, neni 2

Page 110: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

89

b. Organet përgjegjëse dhe roli i tyre

Aktorët kryesorë të përfshirë në vendimmarrjen dhe zbatimin e politikave në arsimin

profesional janë:

Ministria përgjegjëse për AFP-në, Ministria përgjegjëse për arsimin e përgjithshëm,

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, Agjencia

Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, si dhe institucionet publike dhe jopublike në

nivel qëndror dhe vendor, përfshirë edhe ofruesit e AFP-së281

.

Ministria përgjegjëse për AFP-në

Ky institucion është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e politikave në AFP, për

reformimin dhe modernizimin e tij. Është kompetencë e këtij organi të përcaktojë se cilat janë

kriteret e përgjithshme sesi funksjononë institucionet që ofrojnë arsimin dhe formimin

profesional, monitoron dhe garanton cilësinë e tyre. Roli i kësaj Ministrie lidhet dhe me

riorganizimin dhe mbylljen e institucioneve të arsimit dhe formimit profesional. Ky

institucion nxjerr akte nënligjore për statusin dhe shkallën e autonomisë së institucioneve

publike dhe jo-publike ofruese të AFP-së si dhe për funksionimin e bordit. Duke ndjekur

direktivat e Bashkimit Europian, përcakton procedurat për njohjen e kualifikimeve

profesionale për profesionet e rregulluara. Detyrë tjetër e kësaj ministrie është edhe kontrolli

periodik i veprimtarisë së institucioneve të AFP-së, bën kordinimin e partnerve vendor e

ndërkombëtar që veprojnë në fushën e AFP-së, miraton dokumentat themelore të

kualifikimeve profesionale kombëtare, miraton proçedurat për njohjen e njohurive të

mëparshme, etj. Objektivat që ministria vendos janë të shumta. Ajo tenton t‘i përgjigjet

problemit të shpërndarjes shkollore dhe nivelit të ulët të të diplomuarëve krahasuar me

vendet e tjera. Ka si qëllim të ul nivelin e papunësisë tek të rinjtë që është pasojë e mungesës

së eksperiencës për të sapodiplomuarit. I takon kësaj Ministrie që në përputhje me drejtimet

europiane të përpunojë, zhvillojë dhe zbatojë politikat për reformimin dhe modernizimin e

arsimit profesional, etj282

.

Ministria përgjegjëse për arsimin e përgjithshëm

Ky insitiucion, në bashkëpunim dhe me ministrinë përgjegjëse për çështjet e AFP-së realizon

testimin dhe certifikimin e nxënësve në shkollat e arsimit profesional. Është organi që

përcakton se cilat janë kriteret e përgjithshme të nevojshme për kualifikimin e personelit

281

Ligji nr.15, dt.16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 6 282

Ligji nr.15, dt.16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 7

Page 111: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

90

mësimdhënës, harton dhe zbaton politikat e zhvillimit profesional për mësuesit e kurrikulës së

përgjithshme, përcakton kriteret e nevojshme për marrjen në punë, kualifikimin dhe

certifikimin e këtyre mësuesëve. Gjithashtu, miratimi i kurrikulës për lëndët e përgjithshme

është kompetencë e kësaj ministrie283

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

Sipas Ligjit “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, kjo agjenci është përgjegjëse për

menaxhimin e disa aspekteve që lidhen me ofruesit publikë të AFP-së. Ajo mban një regjistër

me certifikatat dhe me suplementet e certifikatave të lëshuara nga ofruesit e AFP-së.

Gjithashtu, ky institucion është i ngarkuar të kryejë studime periodike për gjurmimin e të

diplomuarve të AFP-së284

. Procesi gjurmues realizohet për të diplomuarit në arsimin

profesional një vit pas përfundimit të këtij arsimi dhe për të certifikuarit në qëndrat e formimit

profesional, gjashtë muaj pas përfundimit të formimit285

.

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve

AKAFPK ka objekt kryesor të veprimtarisë së saj krijimin e një sistemi kombëtar e unik të

kualifikimeve profesionale, të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në

Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK)286

. Ajo shërben si sekretariat për Këshillin

Kombëtar të AFP-së. Harton plane dhe programe për realizimin e politikave për zbatimin e

KSHK, mban regjistrin kombëtar të kualifikimeve profesionale, etj. Është pikërisht kjo

agjenci që bënë përshkrimin e profesioneve dhe të kualifikimeve profesionale, harton dhe

mirëmban Listën Kombëtare të Profesioneve (LKP). Ajo harton skeletkurrikulat (pjesërisht

modulare) per secilin nga drejtimet/profilet e këtyre kualifikimeve si dhe përcakton kriteret e

vlerësimit dhe certifikimit për nxënësit në sitemin e AFP-së. Është detyrë e këtij institucioni

të hartojë standartet, kriteret dhe procedurat e akreditimit të ofruesve të AFP-së si dhe i takon

po këtij institucioni të monitorojë kualifikimin e personelit mësimdhënës të kulturës

profesionale tek ofruesit e AFP-së287

. Themelimi i saj u mbështet në Vendimin nr. 273 të

Këshillit të Ministrave viti 2006 dhe ka filluar veprimtarinë në datë, 1 mars, 2007.

283

Ligji nr.15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 8 284

Po aty, neni 9 285

Urdher nr. 191, dt. 08.09.2016, “Për ngritjen e sistemit të gjurmimit për nxënësit e diplomuar në AFP”

www.vet.al/legal/urdhra 286

Vendim nr. 321, dt. 21.04.2011, “Për Krijimin e Agjensisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe

Kualifikimeve” Gjendet në: www.akafp.gov.al/rreth-nesh/baza-ligjore/ 287

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqiperisë”, neni 10

Page 112: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

91

Këshilli Kombëtar i Arsimit dhe Formimit Profesional

Këshilli Kombëtar i AFP-së, është organ këshillimor trepalësh (shtet-punëmarrës-

punëdhënës). Ka si qëllim t’u rekomandojë ministrive përgjegjëse dhe Këshillit të Ministrave,

politika për zhvillimin e sistemit të arsimit dhe formimit profesional. Krijohet dhe formohet

pranë Ministrisë përgjegjëse për AFP-në. Funksionimi i tij, kriteret e antarësimit dhe

modalitetet e punës, vendosen bashkërisht nga të gjithë partnerët dhe përcaktohen me vendim

të Këshillit të Ministrave288

. Duhet theksuar se, Këshilli Kombëtar i AFP, deri tani ka ngelur

thjesht një trup këshillimi formal. Bashkëpunimi midis aktorëve të ndryshëm është parë në

një këndvështrim shumë të thjeshtë dhe nëse përjashtojmë FASTIP/(Fakulteti i Studimeve të

Integruara me Praktikën)289

, pjesëmarrja e partnerëve social në këtë sistem është e dobët.

Ofruesit e AFP-së

Arsimimi dhe formimi profesional ofrohet si nga institucione publike, ashtu dhe private.

Shërbimet e ofruara nga këto institucione janë programe të arsimit dhe formimit profesional

për të rinjtë, gjithashtu dhe për të rriturit. Këto institucione ofrojnë trajnime sipas kërkesës për

ndërmarrjet, trajnim për aftësitë bazë, trajnim për kompetencat specifike kyçe, etj.

Përkatësisht, këto shërbime ofrohen nga shkollat e mesme të arsimit profesional, qëndrat

shumëfunksionale, qëndrat e formimit profesional, institucionet e specializuara për grupet në

nevojë dhe nga shoqëritë tregtare. Mënyra se si janë të organizuara dhe si veprojnë këto

institucione rregullohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për funksionimin e AFP-së290

.

Bordi Drejtues i ofruesve publikë të AFP-së

Bordi i institucioneve të arsimit profesional është organ kolegjial që përfaqeson interesat e

nxënësve, të partnerëve social, (punëdhënës dhe punëmarrës), të komunitetit, të shkollës, si

dhe të pushtetit vendor. Bordi mbështet ofruesit e AFP-së në zhvillimin e profilit të tyre dhe

mbikëqyr veprimtarinë që lidhen me drejtimin dhe administrimin ekonomik, financiar dhe të

pronave të këtyre institucioneve. Bordi, merr vendime edhe për planifikimin e përgjithshëm

dhe përdorimin e burimeve njerëzore. Ai është i formuar nga; dy përfaqësues të sektorit

privat që lidhen me profilin e institucionit të AFP-së, një përfaqësues i drejtorisë arsimore, i

këshillit të qarkut, i zyrës rajonale të punësimit, një përfaqësues i personelit mësimdhënës dhe

288

Ligji nr.15,dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqiperisë”, neni 11 289

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën/(FASTIP) në Universitetin e Durrësit ofron programe të

AFP-së pas-dytësore në Menaxhimin e Bankave, Menaxhimin e Hoteleri-Turizmit dhe Menaxhimi i

Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Kjo lloj e arsimit kombinon të nxënit teorik në fakultet me të nxënit

praktik në kompani. Informacioni nga: www.uamd.edu.al 290

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqiperisë”, neni 12

Page 113: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

92

një përfaqesues i nxënësve. Kryetari i bordit zgjidhet prej anëtarëve përfaqësues të sektorit

privat. Kriteret e funksionimit dhe organizimit të Bordit Drejtues të AFP-së pëcaktohen me

udhëzim të ministrit përgjegjës për funksionimin e AFP-së291

.

Partnerët socialë

Partnerët socialë, organizatat e punëdhënësve e të punëmarrësve që përfaqësojnë të dyja anët

e dialogut social292

, kanë këto kompetenca: Ata mund të propozojnë hapjen e shkollave ose

qëndrave të reja të arsimit dhe formimit profesional, në përputhje me nevojat e punësimit dhe

zhvillimit ekonomik të vendit. Është e drejtë e tyre të marrin pjesë në procesin e hartimit të

standarteve kombëtarë për AFP. Kanë të drejtë të organizojnë kurse të formimit profesional

në lidhje me fushat që mbulojnë. Duhet të ndihmojnë në zhvillimin e praktikave profesionale

të nxënësve dhe kursantëve. Përfaqësues të tyre janë anëtar të bordeve të shkollave293

.

Organet e pushtetit vendor

Institucionet e pushtetit vendor janë të përfshira në proceset e zhvillimit të arsimit dhe

formimit profesional. Në fakt, njësitë bazë të qeverisjes vendore, bashki/komunë dhe qark,

ku ndodhen shkollat e arsimit profesional, këshillojnë ministrinë përgjegjëse për AFP-në në

hartimin e planit për shpërndarjen e bursave për nxënësit e këtyre shkollave. Këto

institucione, bazuar në planin e përcaktuar për to, vendosin, me këshillat e tyre, dhënien e

bursave, sipas kritereve të përcaktuara në VKM nr. 911, datë 11.11.2015294

, duke u dhënë

përparësi nxënësve nga shtresat sociale në nevojë dhe nxënëseve vajza. Gjithashtu, këto

institucione kanë një rol kordinues midis shkollave të arsimit profesional dhe komunitetit në

përgjithësi, një përfaqësues i këshillit të qarkut është antar i bordeve të shkollave të AP-së.

4.3 Tiparet e Arsimit Profesional në Shqipëri

Sistemi i arsimit profesional ka pësuar shumë ndryshime në strukturë dhe përmbajtje, me

synimin e përmirësimit dhe përqasjes se tij me kërkesat e tregut të punës. Qëllimi kryesor i

politikave në këtë sektor është ulja e nivelit të papunësisë, fal një kualifikimi më të madh të

fuqisë punëtore dhe një hyrje më të shpejtë të të rinjve në punë. AP, synon të përforcojë

aftësitë që u duhen të rinjve për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës. Ndryshimi më i

madh në nivel institucional ka qënë, aprovimi i Ligjit nr. 15, datë 16.02.2017 mbi “Arsimin

291

Po aty, neni 13 292

Po aty, neni 4, pika 18. 293

Po aty, neni 26 294

VKM nr. 911, datë 11.11.2015, “Për Përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e pagesave, për

nxënësit e studentët në institucionet arsimore publike”, pika 5-6 Gjendet në: www.vet.al/legal/ligje

Page 114: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

93

dhe Formimin Profesional”. Ky ligj, u jep mundësi shkollave, të ofrojnë disa kurse për

kategori të ndryshme studentësh, pjesëmarrësish dhe konsumatorësh. Ai ka përcaktuar edhe

një numër konceptesh të reja si të nxënit formal, joformal dhe informal295

, të nxënit gjatë

gjithë jetës296

, rolin e partnerëve social, implementimin e Kornizës Shqiptare të

Kualifikimeve, programe të formës duale të AP-së297

, akreditimin298

, përcaktimin e Qëndrave

Shumëfunksionale299

, etj. Arsimi profesional në vend, zhvillohet në përputhje me

Klasifikimin ndërkombëtar standard të Arsimit (ISCED), me Kornizën Shqiptare të

Kualifikimeve (KSHK) dhe me Kornizën Europiane të Kualifikimeve (KEK). Ka një

strukturë fleksibile që u lejon nxënësve të zgjedhin aksesin e daljes në tregun e punës.

Emërtesat e kualifikimeve të ofruara nga shkollat profesionale bëhen në bazë të Drejtimeve

dhe Profileve300

. Shkollat e arsimit profesional ofrojnë 44 drejtime dhe 110 profile mësimore.

Nxënësit e këtyre shkollave, arsimohen dhe pajisen me kompetenca të përgjithshme dhe

kompetenca profesionale. Ndiqet pas përfundimit të arsimit të detyruar, ofrohet në shkollat

profesionale dhe zgjat 2 – 4 vjet301

.

Struktura

Arsimi profesional është i ndarë në këto tipe:

Struktura me tre nivele (2+1+1), vjeçare me 22 drejtime mësimore, që kanë 71 profile (p.sh.

Hoteleri-Turizem me 5 profile si: Kuzhinë, Recepsion, Pastiçeri, Bar/Restorant dhe Agjenci-

Turistike. Drejtimi Elektronikë me 3 profile si: Telekomunicacion-Elektronikë, Riparime të

pajisjeve elektronike, Mekatronikë, etj).

295

“Të nxënit formal është proçesi i planifikuar, i organizuar dhe i institucionalizuar i të nxënit, i shoqëruar me

çertifikata të njohura zyrtarisht nga një autoritet kombëtar”; “ Të nxënit joformal është mësimnxënia që

përfshihet në aktivitete të planifikuara dhe jo domosdoshmërisht të zhvilluara si forma mësimore në aspektin e

objektivave mësimore, kohës dhe mbështetjes mësimore”; “Të nxënit informal është proçesi i paplanifikuar, i

paorganizuar dhe i painstitucionalizuar i të nxënit, i cili nuk shoqërohet me çertifikata të njohura zyrtarisht nga

një autoritet kombëtar” Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republiken e

Shqipërisë”, neni 4, pika 12, 13, 14. 296

“Të nxënit gjatë të gjithë jetës është i gjithë aktiviteti i mësimnxënies i fituar gjatë jetës, i cili çon në

përmirësimin e njohurive, shprehive, aftësive, kompetencave dhe kualifikimeve për arsye personale, shoqërore

dhe/ose profesionale” Po aty, neni 4, pika 16 297

“Një lloj i ofrimit të arsimit dhe formimit profesional, i cili kombinon kualifikimin në një institucion të AFP-

së me punën dhe aftësimin praktik në ndërmarrje, në bazë të përcaktimeve të një marrëveshjeje ndërmjet

punëdhënësit dhe punëmarrësit (nxënësit) dhe ofruesit të AFP-së”, Po aty, neni 4, pika 7 298

“Akreditimi i një ofruesi të AFP është proçesi i sigurimit të cilësisë së ofruesit që tregon se institucioni është i

miratuar nga autoritetet përkatëse dhe ka përmbushur standarde të paracaktuara” Po aty neni 4, pika 21 299

“Qëndra Shumëfunksionale e AFP-së është një ofrues i arsimit dhe formimit profesional, që ka mandatin

ligjor dhe kapacitetin për të ofruar arsimin profesional të mesëm dhe pas të mesmes, si dhe formimin

profesional për të rinjtë dhe të rriturit.” Po aty, neni 4, pika 19 300

Të dhënat nga portali për Asimin dhe Formimin Profesional; www.vet.al 301

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 16.

Page 115: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

94

Niveli i parë 2-vjeçar, është ekuivalent me Nivelin II të KSHK302

dhe KEK, përgatit punëtorë

të kualifikuar me aftësi profesionale bazë, nuk përfundon me maturë, por lejon kalimin në

nivelin e dytë të arsimit profesional, për të njëjtin specialitet ose lejon kalimin në tregun e

punës303

. Skeletkurrikulat përmbajnë 40% lëndë të kulturës së përgjithshme, 30% lëndë të

teorisë profesionale si dhe 30% module të praktikës profesionale304

.

Niveli i dytë me kohëzgjatje 1 vit, është ekuivalent me Nivelin III në KSHK dhe KEK.

Skeletkurrikulat përmbajnë 30% lëndë të kulturës së përgjithshme, 20% lëndë të teorisë

profesionale si dhe 50% module të praktikës profesionale. Ky nivel arsimor përfundon me

Certifikatë të Përgatitjes Profesionale dhe lejon kalimin në Nivelin e III të arsimit profesional

ose në tregun e punës305

.

Niveli i tretë me kohëzgjatje 1 vit, është ekuivalent me Nivelin IV në KSHK dhe KEK. Në

përfundim të këtij niveli shkollimi nxënësit i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore

Profesionale dhe provimit të Praktikës Profesionale të integruar. Ofron Certifikatë të Teknikut

(ose menaxherit) në drejtimin përkatës, si dhe Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale.

Lejon kalimin në tregun e punës, në arsimin e lartë universitar ose në arsimin profesional pas

shkollës së mesme306

.

Tabela 7. Lista e drejtimeve mësimore në strukturën 2+1+1

Nr Drejtimet Profilet në Niv. I

(2 vjecar, klasa 10 -

11)

Profilet në Niv. II

(1 vjecar, klasa 12)

Profilet Niv. III

(1 vjecar, klasa 13

1 Hoteleri-Turizëm Hoteleri-Turizëm Kuzhinë-Pasticeri

Bar-Restorant

Turizëm

Recepsion

Guidë- Turistike

Hoteleri-Turizëm

2 Tekstil-Konfeksion Tekstil-Konfeksion Rrobaqepsi

Tekstil

Modelim

Tekstil-Konfeksion

3 Mekanikë Mekanikë Makina Metalpunuese

Konstruksione Metalike

Metalurgji dhe Fonderi

Mirmbajtje dhe Riparime

Mekanikë

4 Shërbime Mjetesh

Transporti

Shërbime Mjetesh

Transporti

Shërbime Elektroauto

Shërbime Xhenerike

Shërbime Motori

Sherbime Mjetesh

Transporti

302

Nivelet e kualifikimit në Shqipëri përcaktohen me Ligjin nr.10247, dt. 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare

të Kualifikimeve” 303

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqiperisë”, neni 16,

pika 4/a. 304

Të dhënat nga portali për Asimin dhe Formimin Profesional: www.vet.al 305

Të dhënat nga portali për Asimin dhe Formimin Profesional: www.vet.al 306

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqiperisë”, neni 16,

pika 4/b.

Page 116: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

95

Shërbime Karrocerie

5 Elektroteknikë Elektroteknikë Instalime Elektrike

Instalime-Mirëmbajtje të

linjave të TU dhe TL

Riarim Elektroshtëpiake

Teknologji Automatizimi

Elektroteknikë

6 Elektronikë Elektronikë Telekomunikacion

Riparime Elektronike

Mekatronikë

Elektronikë

7 Përpunim Druri Përpunim Druri Mobilieri-Tapiceri Përpunim Druri

8 Ndërtim Ndërtim Muratim-Suvatim

Shtrim-Veshje Pllaka

Karpentieri dhe Betonim

Punime -Riparim Rrugesh

Punime Dekorative dhe

Bojatisje

Ndërtim

9 Teknologji -

Ushqimore

Teknologji -

Ushqimore

Përpunim Qumshti

Përpunim Brumi

Përpunim Fruta-Perime

Përpunim Pije Alkolike

Përpunim Mish e Peshk

Teknologji - Ushqimore

10 Teknologji

Agroushqimore

Teknologji

Agroushqimore

Produkte Blegtorale

Produkte Bujqësore

Teknologji Prodhimi Vere

Teknologji

Agroushqimore

11 Teknologji Kimike Teknologji Kimike Përpunim Material

Ndërtimi

Përpunim të Naftes

Përpunim i Bojrave

Teknologji Kimike

12 Bujqësi Ferma Bujqësore

Mbarështim te Kafshëve

Mekanikë Bujqësore

Prodhim Shtazor

Prodhim Bimor

Hortikulturë

Frutikulturë

Akuakulturë

Kopshtari

Bujqësi

13 Peshkim Peshkim Peshkim

Përpunim peshku

Peshkim

14 Poligrafi Poligrafi Libërlidhje

Faqosje

Projektim grafik

Poligrafi

15 Shërbime Sociale

Shëndetësore

Shërbime Sociale

Shëndetësore

Kujdesi për Fëmijë

Kujdesi për të Moshuar

Shërbime Sociale

Animim Social

Shërbime Sociale

Shëndetësore

16 Gjologji-miniera Gjologji-miniera Gjologji-Miniera

Shpim

Gjologji-miniera

20 Zeje/Artizanat Zeje/Artizanat Punime Argjendarie

Punime Guri

Punime Bakri

Punime Tezgjahu

Punime Artistike Druri

Zeje/Artizanat

21 Instalues i

Sistem.Termohidra

ulike pilot

Instalues i sistemeve

termohidraulike pilot

Instalues i Sistemeve

Termohidraulike

Instalues i Sistemeve

Termohidraulike/

Panele Diellore dhe

Hidraulike 22 Detari

Page 117: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

96

Struktura me dy nivele (2+2) vjeçare, me 6 drejtime mësimore që kanë 22 profile, (drejtimi

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi ka 4 profile, drejtimi Pyje ka 4 profile, drejtimi

Ekonomist-Biznes ka 6 profile si: Llogari, Tregti, Shërbime Bankare, Sigurime, Tatim-Taksa

dhe Sipërmarrje e Agjencisë Turistike, etj.).

Niveli i parë, përgatit punëtorë të kualifikuar me aftësi profesionale bazë në 2 vitet e para dhe

niveli i dytë, përgatit punëtorë të kualifikuar me aftësi teknike ose menaxherë të mesëm pas 2

viteve të tjera. Përfundon me maturë si dhe me certifikatën e teknikut/menaxherit në

profesionin përkatës, lejon kalimin në universitet.

Tabela 8. Lista e drejtimeve mësimore në strukturën 2+2

Nr. Drejtimi mesimor niveli I klasa 10-11 Profili mesimor niveli II+III klasa 12-13

1 Teknologji Informacionit dhe

Komunikimit/ TIK

Mbështetje të përdoruesve të TIK

Rrjete të dhënash

Zhvillim Ëebsite

Rrjete të dhënash (Pilot-GIZ)

2 Teknologji Informacioni dhe

Komunikimi /TIK pilot PEM Elektronikë në Teknologjinë e Automatizimit

3 Ekonomi/biznes

Llogari

Tregti

Sherbime bankare

Sigurime

Sipërmarrje e agjencisë turistike

4 Ekonomi Biznes/Administrim Zyre pilot

PEM Administrim Biznesi pilot PEM

5 Pyje

Shfrytëzim Pyjesh

Mbrojtje Mjedisi Pyjor

Silvikulturë

Florikulturë

6 Ekonomi Bujqësore (nuk aplikohet më,

vetëm për klasat ne vijim)

Marketing Bujqësor

Agrobiznes

Agroturizëm

IT në Bujqësi

Zhvillim ural

Struktura 4 vjeçare bllok me 2 drejtime mësimore që kanë 2 profile, (Drejtimi Veterinari që

ka 1 profil dhe Drejtimi Gjeodezi me 1 profil), është ekuivalent me Nivelin IV të KSHK dhe

KEK. Për vitin shkollor 2016-2017, është hapur dhe drejtimi “Shërbime Kujdesi për të

Moshuar”. Ky është një drejtim pilot që po implementohet nga GIZ. Kjo stukturë e AP-së u

jep nxënësve kulturë teknike dhe manaxheriale në një drejtim apo specialitet të dhënë. Në

përfundim të këtij niveli shkollimi profesional, nxënësit i nënshtrohen provimit të Maturës

Shtetërore Profesionale dhe Provimit të Praktikës Profesionale të integruar. Ofron certifikatën

e teknikut në profesionin përkatës si dhe diplomën e maturës shtetërore profesionale. Edhe

kjo formë e AP-së, mbas përfundimit, veçmas kalimit në tregun e punës, jep mundësinë që të

Page 118: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

97

diplomuarit të vazhdojnë studimet në arsimin e lartë universitar ose në arsimin profesional

pas së mesmes307

.

Tabela 9. Lista e drejtimeve mësimore në strukturën bllok 4 vjeçare

Nr. Struktura bllok drejtimet 4 vjecare

1 Veterinari

2 Gjeodezi

3 Shërbime kujdesi për të moshuar (pilot-

GIZ)

Në fund, arsimi profesional pas përfundimit të arsimit të mesëm (jouniversitar), me

kohëzgjatje 1 deri në 2 vjet, fillon pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional ose pas

përfundimit të gjimnazit. Këto programe u drejtohen të diplomuarëve nga gjimnazet të cilët

nuk regjistrohen në universitete dhe nuk kanë asnjë kualifikim të nevojshëm për në tregun e

punës, si dhe të diplomuarëve nga shkollat profesionale, të cilët dëshirojnë të marrin një

kualifikim të përparuar profesional. Është ekuivalent me Nivelin V në KSHK dhe KEK. Në

përfundim të tij ofrohet, Certifikatë e Kualifikimit Pofesional në profesionin përkatës dhe

mundësohet kalimi në tregun e punës. Kur zgjat dy vite shkollore dhe grumbullon 120 kredite

europiane (ECTS), përfundon me marrjen e diplomës “Diplomë Profesionale…” në fushën e

arsimit të kryer308

. Kjo diplomë, mundëson kalimin në tregun e punës, si dhe transferimin e

kreditetve në studimet universitare të ciklit të parë në fushën e arsimit përkatës309

.

Aktualisht, programet profesionale mbas shkollës së mesme janë zhvilluar kryesisht si pjesë e

sektorit të arsimit të lartë. Shembujt më të mirë janë Fakulteti i Studimeve Profesionale dhe

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) në Universitetin e Durrësit.

Programet e AFP-së pasdytësore të ofruara janë; Ndihmës Dentist, Asistent Ligjor, Specialist

i Rrjeteve Kompjuterike, Menaxhim Tranporti Detar/Toksor, etj. Ndërsa, FASTIP kombinon

të nxënit teorik në fakultet me të nxënit praktik në kompani. Programi ka pasur sukses në

fushën e Menaxhimit Banker, fal bashkëpunimit të disa bankave kryesore në Shqiperi.

Projekti, nuk ka gjetur mbështetje nga punëdhënësit në programet e “Menaxhimit të

Turizmit” dhe “Menaxhimit të Ndërmarrjeve” të vogla dhe të mesme310

. Qëllimi kryesor i

këtyre formave të arsimit, është të formojë figura profesionale të nivelit të lartë që u

307

Të dhënat nga portali për Asimin dhe Formimin Profesional: www.vet.al 308

Të dhënat nga portali për Asimin dhe Formimin Profesional: www.vet.al 309

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqiperisë”, neni 6/

pika d. 310

Të dhënat nga portali i Universitetit të Durrësit: www.uamd.edu.al

Page 119: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

98

përgjigjen ndryshimeve teknologjike dhe organizuese të tregut të punës. Por, nëse shohim

numrin e studentëve të diplomuar në programet e studimit profesional jouniversitare, krahasur

me diplomimet e nivelit Bachelor vërejmë se, diplomimet në nivelin Bachelor zënë pjesën

kryesore të diplomimeve në insititutet e arsimit të lartë. Për vitin akademik 2011-2012, të

diplomuarit në nivelin bachelor, ishin 98.4% dhe vetëm 1.6% ishin të diplomuarit në

programet e studimit profesional jouniversitar. Për vitin akademik 2012-2013, 99.4% janë të

diplomuar, në niveli bachelor dhe 0.6% të diplomuar në programet profesionale dhe për vitin

2013-2014 vazhdon po e njëjta tendencë me 99.6% të diplomuar në nivelin bachelor dhe

vetëm 0.4% të diplomuar në programet profesionale jo-universitare311

. Ajo që të bie në sy,

është ulja e studentëve që ndjekin këto programe të arsimit profesional.

Tabela 10. Lista e drejtimeve mësimore pas së mesmes

Nr. Profili mësimor - Niveli IV (1-2 vite mësimore)

1 Diagnostikim-Menaxhim në Autoservis

2 Laborant Ushqimor

3 Dizenjim Mode

4 Inspektor në AFP

5 Kontroll Laboratorik i Ushqimit

6 Shërbime Detare në Kuvert

Kurrikula

Tjetër proces i rëndësishëm në zhvillimin e arsimit profesional, është dhe modernizimi i

kurrikulave312

. Synimi është të përafrohet përmbajtja e tyre, me kërkesat e botës së punës.

Bazuar në ligjin nr. 15, dt. 16.02.2017, kurrikulat e kualifikimeve profesionale hartohen nga

AKAFPK dhe më pas, zhvillohen sipas nivelit të ofruesit të AFP-së313

.

Në arsimin profesional kurrikula është e formuar nga; lëndët e formimit të përgjithshëm,

lëndët e teorisë profesionale dhe praktika profesionale, e cila llogaritet në orë mësimore. Ajo

është e ndarë në dy nivele. Së pari kemi nje kurrikul të hartuar në nivel qëndror dhe së dyti

kemi kurrikulat e hartuara në nivel shkolle. Korniza kurrikurale kombëtare për lëndët

profesionale është e përgatitur nga AKAFPK. Ajo është e organizuar duke ndjekur një

strukturë modulare dhe bazohet në rezultatet e të nxënit. Pjesët e kurrikulës së lëndëve të

311

MAS,“Vjetari statistikor për arsimin 2013-2014 dhe seri kohore‘,Tiranë 2015, fq. 64

www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari-Statistikor-13-14.pdf 312

“Kurrikula nënkupton një “tërësi specifikimesh për një kurs, lëndë ose modul, që përshkruan të gjitha nevojat

e të nxënit të cilave u nënshtrohet nxënësi dhe që përgjithësisht përmbajnë objektivat, përmbajtjen, rezultatet e

pritshme të të nxënit, metodologjinë mësimore, kërkesat për vlerësimin e nxënësve, etj.” AKAFP, Tiranë 2008,

“Udhëzues Metodologjik për Hartimin e Kurikulave të Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri”, fq.15

http://www.akafp.gov.al/dokumente-kurrikulare/udhezues/ 313

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqiperisë”, neni 19

Page 120: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

99

përgjithshme, janë të përgatitura nga MAS. Kurrikulat shkollore, janë të zhvilluara nga

mësuesit e teorisë profesionale dhe instruktorët e praktikave dhe bazohen tek kërkesat e tregut

të punës dhe mundësitë konkrete të shkollave. Ato janë të përbëra nga; plani mësimor

operativ, programet e mësimdhënies së lëndëve teorike profesionale, (të cilat hartohen bazuar

në programet e përgjithshme të lëndëve profesionale përkatëse), programet e mësimdhënies

së moduleve praktike profesionale, (të cilat hartohen bazuar në përshkruesit e moduleve

profesionale përkatëse)314

. Kurrikulat në arsimin profesional, janë të modularizuara. Formimi

i tyre në këtë mënyrë, bëhet për të lehtësuar integrimin e kompetencave të profesionit si dhe

për të mundësuar mbledhjen dhe transferimin e krediteve të fituara. Ato mbështeten me

“tekste integrale”, të cilat përdoren për një kohë të gjatë nga një numër i madh përdoruesish,

jo vetëm të një niveli, apo drejtimi profesional. Kjo, ul kostot e prodhimit të tyre. Tjetër

veçanti e kurrikulave të AP-së, është parimi i “specializimit gradual”. Pra, me kalimin e

viteve të studimit, zvogëlohet raporti i lëndëve të arsimit të përgjithshëm ndaj atyre

profesionale315

. Çdo kurrikul në arsimin profesional, përmban emërtimin e profilit, të

drejtimit dhe nivelin përkatës. Gjithashtu, çdo kurrikul përmban edhe listën e kompetencave

që fitojnë nxënësit, planin mësimor, udhëzime për vlerësimin dhe provimet, të dhënat për

certifikatën që fitohet në përfundim të arsimit, programet e përgjithshme të lëndëve teorike

profesionale si dhe përshkruesit e moduleve të praktikës profesionale316

.

Numri i studentëve që ndjekin arsimin profesional

Krahasuar me arsimin e mesëm të përgjithshëm, AP-ja në vend, vazhdon akoma të ketë një

përqindje shumë të ulët regjistrimi të nxënësve. Reformat e kryera në këtë sektor kanë synuar

të rrisin interesin për të, por, ende nxënësit e shkollave profesionale kanë pasur një luhatje

nga 16.3% të numrit të përgjithshëm të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm për vitin

2013-2014, në 19.8% për vitin shkollor 2016-2017317

. Këto regjistrime janë akoma poshtë

nivelit mesatar të vendeve të OECD ku 46% e nxënësve që vazhdojnë studimet në arsimin e

mesëm janë të regjistruar në shkollat profesionale318

. Referuar të dhënave të “Vjetarit-

statistikor-rajonal 2015” sa u takon të diplomuarëve prej shkollave të arsimit profesional për

vitin 2013-2014, ishin vetëm 9.5%. Për të njëjtin vit shkollor, nxënësit e shkollave të mesme

314

AKAFPK, “Udhëzues për Drejtuesit dhe Mësuesit e Shkollave Profesionale. (Në kuadrin e fillimit te vitit

shkollor 2017-2018)”, Tiranë 2017, fq. 3 http://www.akafp.gov.al/dokumente-kurrikulare/udhezues/ 315

Të dhënat nga portali për Asimin dhe Formimin Profesional: www.vet.al 316

AKAFPK, “Udhëzues për Drejtuesit dhe Mësuesit e Shkollave Profesionale. (Në kuadrin e fillimit të vitit

shkollor 2017-2018)”, Tiranë 2017, fq. 3 317

INSTAT, Tiranë 2017, “Vjetari statistikor rajonal 2017”, fq. 39 www.instat.gov.al 318

Po aty, fq. 30

Page 121: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

100

të përgjithshme përbënin 90.5% të të diplomuarëve319

. Vihet re rritja e të diplomuarëve prej

arsimit profesional për vitin shkollor 2016-2017, në 12.7% të të diplomuarëve gjithsej prej

arsimit të mesëm320

. Të shpërndarë sipas qarqeve, këto përqindje marrin vlera të ndryshme.

Numri më i lartë i nxënësve të regjistruar në shkollat profesionale vërehet në shkollat e

Tiranës, por duke u nisur nga dy vitet e fundit 2015-2016, në qarqet e Shkodrës, Durrësit,

Fierit, Korçës është i dukshëm përmirësimi i regjistrimeve në këto shkolla, ndërsa me ulje

janë qarqet, Lezhë, Dibër, Berat dhe Kukës321

. Edhe përsa i përket të diplomuarëve dallojmë

të njëjtat tendenca. Përqindja më e lartë e nxënëse të diplomuar në arsimin e mesëm

profesional është në qarkun e Tiranës (1497 nxënës) dhe Korçës (679 nxënës), ndërsa më e

ulta në qarqet e Kukësit (21 nxënës), Gjirokastrës (42 nxënës) dhe Dibrës (51 nxënës)322

.

Hyrja në sistemin e AP-së, nuk ka barriera të mirëfillta, por ka diferenca të mëdha në

rezultatet e nxënësve. Në vend, është mbizotërues mendimi se shkollat e arsimit profesional

janë të përshtatëshme vetëm për nxënësit me rezultate të ulta gjatë ciklit nëntëvjeçar të

shkollës. Në fakt, këto shkolla janë të dominuar nga nxënësit me notë mesatare të ulët.

Sipas studimit mbi ofruesit publik të AFP-së, nota mesatare e të diplomuarëve është vetëm

6.1323

. Gjithashtu, vërehet një shpërndarje jo e drejtë gjeografike e shkollave. Ky fakt

penalizon ata të rinj që ndodhen larg zonave ku janë vendosur shkollat e arsimit profesional.

AP, kryesisht është i ndjekur nga djemtë. Numri i vajzave vazhdon të jetë i ulët. Prej

statistikave për vitin shkollor 2013-2014 dallojmë se nga 22181 nxënës që në total ndiqnin

studimet në shkollat e arsimit profesional vetëm 4629 ishin vajza324

. E njëjta tendencë vërehet

edhe për vitin 2014-2015 nga 22993 nxënës të regjistruar në arsimin profesional, vajza ishin

vetëm 4615 ose 20.1% e totalit. Pjesa më e madhe e vajzave, 95.6% (4413) e tyre, vazhdonin

studimet në shkollat e AP-së të vendosura në qytet dhe vetëm 4.4% (202) ishin në fshat325

.

Prirje të ngjashme kemi edhe prej shkollave të arsimit profesional në Vlorë, ku prej të

dhënave administrative shohim se numri i vajzave të regjistruara është i ulët. Përkatësisht

prej të dhënave të DAR/Vlorë, rezulton se për vitin shkollor 2016-2017 në shkollën

“Industriale” janë të regjistruar gjithësej 886 nxënës nga të cilët vetëm 42 janë vajza, ndërsa

në shkollën “Tregtare” për të njëjtin vit shkollor, rezulton se vetëm 109, nxënës janë vajza në

319

Po aty,, fq. 43 320

INSTAT, Tiranë 2017, “Vjetari statistikor rajonal 2017”, fq. 39 321

Po aty, fq. 39 322

Po aty, fq. 50 323

ETF/GIZ/MMSR, “Studimi bazë i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri”, Tiranë 2014, fq.44 324

MAS, “Vjetari statistikor për arsimin 2013-2014 dhe seri kohore”, Tiranë 2015, fq. 46 Gjendet në:

www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari-Statistikor-13-14.pdf 325

MAS, “Vjetari statistikor për arsimin 2014-2015 dhe seri kohore”, Tiranë 2016, fq. 46 Gjendet në:

www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari_2014-2015-web.pdf

Page 122: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

101

375 nxënës të regjistruar gjithësej në këtë shkollë. Një nga mënyrat për të rritur numrin e

nxënësve në shkollat e arsimit profesional, përveçse përmirësimit të imazhit për këtë sektor,

është dhe mbështetja me anën e bursave për grupe të caktuar nxënësish. Bazuar mbi ligjin

nr.15, dt. 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional”, llojet e bursave janë: bursat e

studimit për nxënësit me arritje mësimore, bursat e studimit për nxënësit që ndjekin drejtime

profesionale që janë prioritet kombëtar ose vendor, bursat e studimit për studentët që u përkasin

shtresave sociale në nevojë. Masa, kriteret e përftimit dhe procedurat e dhënies së bursave miratohen

me vendim të Këshillit të Ministrave. Pushteti vendor mund të ofrojë bursa për të ndjekur arsimin

profesional në bashki, të tjera në profile që përputhen me prioritetet vendore, sipas udhëzimit

përkatës të ministrit përgjegjës për pushtetin vendor326

.

Niveli i kompetencave

Për termin “konpetencë”, kanë mbizotëruar dy kuptime. Kuptimi i parë i referohet rezultateve

të trajnimit (kompetenca është rezultati i trajnimit të plotë të një individi dhe e pranuar nga

shoqëria në një kontekst të përcakuar). Kuptimi i dytë, u referohet atributeve kyçe që i

kërkohen personit për të pasur një rezultat kompetent, (kompetenca si kombinim i njohurive,

shkathtësive dhe qëndrimeve të përshtatshme për kontekstin)327

. Në arsimin profesional,

niveli i kompetencave të fituara prej të rinjve, përputhet me nivelet 2, 3, 4 dhe 5 të KSHK.

Në nivelin e II-të të kornizës njihen kompetencat e fituara nga një individ për ndihmës ose

punëtorë gjysëm të kualifikuar. Shkollat e AP-së, i pajisin nxënësit në këtë fazë me

certifikatë profesionale, ata mund të hyjnë në tregun e punës ose të vazhdojnë studimet në

invelin tjetër328

. Në këtë nivel, individi duhet të zotërojë njohuri bazë faktike për një fushë

pune ose studimi. Aftësi bazë njohëse dhe praktike për përdorimin e informacionit përkatës,

me qëllim kryerjen e detyrave dhe zgjedhjen e problemeve rutinë, duke përdorur rregulla dhe

mjete të thjeshta. Të mësuarit ose të studiuarit nën mbikqyrje, me pavarësi të caktuar329

.

Niveli i III-të i kornizës, bën njohjen e kompetencave që arrihen pas një programi

studimi/trajnimi 2 vjeçar për punëtorë të kualifikuar. Shkollat i pajisin nxënësit me certifikatë

profesionale330

. Në këtë nivel, individi duhet të ketë njohuri mbi faktet, parimet, proceset dhe

konceptet e përgjithshme në një fushë pune ose studimi. Një sërë aftësish njohëse dhe

praktike që nevojiten për përmbushjen e detyrave dhe për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet

326

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqiperisë”, neni 32 327

Karameta P., Shtëpia botuse Sara, Tianë, 2014, “Arsimi i gjeneratës tjetër; konstruktivizmi, kurrikula,

kompetenca”, fq. 136 328

Ligji nr. 10247, dt. 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, shtojca 1 329

Po aty, shtojca 2 330

Ligji nr. 10247, dt. 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, shtojca 1

Page 123: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

102

përzgjedhjes dhe për zbatimin e metodave, mjeteve, materialeve dhe informacionit bazë,

marrjen e përgjegjësisë për kryerjen e detyrave në punë e studim. Përshtatje në rrethana të

caktuara për zgjidhjen e problemeve331

.

Në nivelin e IV të KSHK, bëhet njohja e kompetencave që arrihen me përfundimin e arsimit

të mesëm. Në shkollat e AP-së, përveçse me certifikatën profesionale, nxënësit pajisen edhe

me dëftesën e maturës shtetërore. Në këtë nivel aftësitë që individi duhet të zotërojë janë:

Njohuri teorike e faktike në një kontekst të gjerë në një fushë pune ose studimi. Një sërë

aftësish njohëse dhe praktike gjithëpërfshirëse që nevojiten për të zgjidhur probleme të

veçanta në një fushë pune ose studimi. Vetëmenaxhim brenda kuadrit udhëzues të punës ose

studimit, i cili zakonisht është i parashikuar, por mund të ndryshohet. Mbikqyrje e punës

rutinë të të tjerëve, duke marrë disa përgjegjësi për vlerësimin dhe përmirësimin e

veprimtarive të punës ose studimit332

.

Niveli i V i kornizës, bën njohjen e kompetencave që arrihen në programe studimi/trajnimi

2 - vjeçar, pas përfundimit të arsimit të mesëm, për menaxherë të rinj dhe për teknikë të lartë.

Të rinjtë fitojnë një diplomë profesionale. Njohuri gjithëpërfshirëse të specializuara faktike

dhe teorike brenda një fushe pune apo studimi, deri në një nivel të caktuar. Një sërë aftësish

njohëse dhe praktike gjithëpërfshirëse që nevojiten për të zgjidhur në mënyrë krijuese

problemet. Menaxhim dhe mbikqyrje në kuadrin e veprimtarive të punës ose studimit, në

situata të ndryshueshme. Shqyrtimi dhe përmirësimi i performancës vetjake dhe të të

tjerëve333

.

Organizimi i provimeve dhe certifikatat/dëftesat e lëshuara për nxënësit

Vlerësimi përfundimtar i nxënësve dhe i kursantëve në arsimin dhe formimin profesional

publik dhe atë jopublik, të akredituar, bëhet në bazë të provimeve, me pjesëmarrje edhe të

partnerëve social për fushat profesionale. Në fakt, komisionet e provimeve përfshijnë

përfaqësues të biznesit apo ekspertë me përvojë teorike e praktike në fushën në fjalë.

Vlerësimet kryhen për të përcaktuar nëse rezultatet e të nxënit, (njohuri, shprehi, sjellje), kanë

arritur standartet e parashikuara. Kriteret dhe rregullat e provimeve përcaktohen nga

ministritë përkatëse. Për provimet e niveleve të arsimit profesional, llojet dhe standartet e

vlerësimit janë të rregulluara nga AKAFPK dhe të miratuara nga ministria përgjegjëse për

funksionimin e Afp-së334

. Për provimet e Maturës Shtetërore, kriteret dhe rregullat

331

Po aty, shtojca 2 332

Po aty, shtojca 2 333

Po aty, shtojca 1 dhe 2 334

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 28

Page 124: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

103

përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit, përgjegjës për çeshtjet e AFP-së dhe të

Ministrit, përgjegjes për çeshtjet e arsimit të përgjithshëm. Në fakt, Matura Shtetërore

certifikohet në mënyrë të pavarur, si një kualifikim tërësisht më vete335

. Këto dy Ministri me

udhëzim të përbashkët, përcaktojnë llojin, përmbajtjen, formatin dhe procedurën e dhënies së

dokumenteve të certifikimit për nxënësit në sistemin e arsimit profesional. Kjo, sipas niveleve

të përcaktuara në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të çdo niveli të arsimit

profesional, pas vlerësimit përfundimtar, nxënësit pajisen me këto dokumente. Çdo certifikatë

përfundimtare zyrtare në AFP shoqërohet nga një suplement i certifikatës, duke ndjekur

udhëzimet e miratuara në BE dhe duke përshkruar njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e

përftuara nga mbajtësi i certifikatës336

. Formati i dokumenteve të certifikimit përgatitet nga

AKAFPK dhe miratohet nga Ministria përgjegjëse për AFP-në. Formati i diplomës së maturës

shtetërore profesionale përgatitet nga agjencia kombëtare e provimeve dhe miratohet nga

MAS dhe Ministria përgjegjëse për AFP-në337

. Detyrat, funksionet e organeve përgjegjëse

dhe mënyrat e zhvillimit të provimeve përfundimtare janë të përcaktuara në rregulloren nr.

957, dt.15.02.2011 të MASH338

. Dokumentat vlerësuese që jepen për nxënësit në

përfundim të çdo viti mësimor janë:

Tabela 11. Dokumentat e lëshuara për nxënësit e diplomuar në AP

Viti I-rë DËFTESË SHKOLLORE

Viti II-të DËFTESË SHKOLLORE

CERTIFIKATË PROFESIONALE NIVELI I-rë

Viti III-të DËFTESË SHKOLLORE

CERTIFIKATË PROFESIONALE NIVELI II-të

Viti IV-të CERTIFIKATË E MATURËS SHTETËRORE PROFESIONALE

CERTIFIKATË PROFESIONALE NIVELI III-të

DIPLOMË E MATURËS SHTETËRORE PROFESIONALE

PËRMBLEDHËSE e rezultateve të Praktikës së nxënësit

Statusi i mësuesit dhe i trajnuesit

Në shkollat profesionale është i angazhuar një personel mësimdhënës teorik e praktik. Stafi

përbëhet nga; mësuesit e kulturës së përgjithshme, mësuesit e kulturës profesionale dhe

mësuesit e formimit praktik. Përsa u përket kërkesave bazë për stafin e mësuesëve dallojmë

335

Udhezim nr.12, dt. 09.03.2015, “Për llojin, përmbajtjen dhe dhënien e dokumentave të çertifikimit në

sistemin e Arsimit Profesional” 336

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 29 337

Udhezim nr.12, dt. 09.03.2015, “Për llojin, përmbajtjen dhe dhënien e dokumentave të çertifikimit në

sistemin e Arsimit Profesional” 338

MASH, Rregullore nr. 957, dt.15.02.2011, “Për zhvillimin e provimeve përfundimtare të nivelit të parë dhe

të dytë në arsimin profesional”

Page 125: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

104

se kryesoret janë profesionalizmi i duhur dhe respektimi i detyrimeve ligjore. Pra, mësuesit

duhet të kenë kualifikim mësimdhënieje të përshtatshëm me nivelin e lëndës ku japin mësim,

gjithashtu, duhet të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha detyrimet ligjore në profesionin e tyre.

Lëvizja e nxënësve

Përsa i përket hyrjes, vazhdimit dhe transferimit të nxënësve nga një nivel i arsimit

profesional në tjetrin, duhet patur parasysh se ai bëhet sipas rregullave dhe udhëzimeve të

përcaktuara nga ministri përgjegjës për AFP-në. Udhëzimi nr. 18, dt. 19.05. 2015 – “Për

pranimet e nxënësve në shkollat e arsimit profesional” Udhëzimi nr. 12, dt. 09.03. 2015 –

“Për certifikimin në shkollat e arsimit profesional”, etj. Transferimi i nxënësve nga arsimi

profesional në arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe anasjelltas bëhet sipas rregullave dhe

udhëzimeve të përbashkëta të ministrit përgjegjës për AFP-në dhe të ministrit përgjegjës për

çshtjet e arsimit339

. Udhëzimi nr. 21, dt. 09.07. 2015 – “Për transferimet e nxënësve në

shkollat e arsimit profesional”.

AP Privat

Oferta e arsimit profesional privat, megjithë zhvillimin që ka fituar arsimi jopublik vitet e

fundit, vazhdon të jetë shumë e vogël në raport me atë publik. AP jopublik, është kryesisht i

orientuar në përgatitjen e nxënësve për të ndjekur studimet universitare në drejtimet

respektive që ato ofrojnë. Pjesa më e madhe e ofertës përfaqesohet nga shkolla Teknike

“Harry Fultz” në Tiranë, dhe “Peter Mahringer” në Shkodër që ofrojnë kualifikime

profesionale në drejtimet Biznes, Elektronikë, Automekanikë, TIK, etj340

. Edhe arsimi

profesional jopublik, është i përqëndruar në zonat urbane. Hapja dhe mbyllja e shkollave

profesionale jopublike bëhet me miratimin e ministrit përgjegjës për AFP.

Kualifikimet profesionale dhe nivelet përkatëse

Kualifikimet profesionale në Shqipëri mund të përfitohen përveçse në shkollat e mesme të

arsimit profesional gjithashtu, edhe duke ndjekur kurse profesionale, duke u bërë njohja e të

nxënit të mëparshëm informal dhe joformal, duke u bërë njohja e të nxënit të përfituar jashtë

vendit, ose duke ndjekur formën duale të AP-së341

. Njohja e të nxënit të mëparshëm

vlerësohet në përputhje me standartet e profesioneve për kualifikimet. Procedurat e vlerësimit

dhe të certifikimit miratohen nga Ministria përgjegjëse për AFP-në. Edhe për kualifikimet

339

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 20. 340

Pullumbi A., “Study on VET supply and demand in Albania” www.eft.europa.eu/web.nsf/pages/Albania 341

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017,“Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 16,

pika 3

Page 126: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

105

jashtë vendit përgjegjëse për rregullat e njehësimit është përsëri Ministria përgjegjëse për

politikat e zhvillimit të AFP-së342

. Ndërsa, forma duale e AP-së ofrohet në bashkëpunim me

punëdhënësit. Mjedisi kryesor ku fitohet kualifikimi është vendi i punës, bazuar mbi një

kontratë të lidhur ndërjmet punëdhënësit dhe nxënësit. Kualifikimi i përgjithshëm i nxënësve

bëhet nga shkollat343

.

Financimi i shkollave të arsimit profesional Kostot e arsimit profesional, ndahen në kosto të drejtpërdrejta, ku përfshihen, pagesat për

personelin, materialet teknike, pajisjet dhe kostot indirekte ku përfshihen taksat, çmimi i

braktisjes së shkollës, kostot e mundësive, etj. Nëse e krahasojmë me arsimin e përgjithshëm,

shpenzimet në AP, janë shumë të larta, në veçanti për ato profesione ku kërkohen pajisje të

rënda dhe një infrastrukturë e sofistikuar. Referuar ligjit nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për Arsimin

dhe Formimin Profesional”, neni 30, ky sitem financohet nga, buxheti i Shtetit, nga të

ardhurat e gjeneruara prej shkollave profesionale, kontributet e donatorëve dhe sponsorizimet.

Duhet theksuar se mekanizmat financiar të AP-së në vend, nuk janë të qëndrueshëm. Buxheti

për arsimin është në shifra të ula. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Shqipëria

vazhdon të shpenzojë më pak për arsimin (3% në vitin 2011) në krahasim me vendet e tjera.

Vendet e BE-së shpenzojnë mesatarisht 5.4% të PBB-së. Shumicën e fondeve për arsimin

61%, e merr arsimi fillor, arsimi i mesëm i përgjithshëm ka 13.3% të shpenzimeve, ndërsa

arsimi profesional ka pjesën më të ulët me vetëm 5.9% të shpenzimeve344

. Pjesa më e madhe

e fondit për AP-në, përdoret për të paguar stafin, duke lënë burime të kufizuara për

përmirësimin e pajisjeve apo modernizimin e reparteve të punës, etj. Edhe pse ligji i lejon

shkollat publike të AP-së të veprojnë si njësi ekonomike, duke kontraktuar me persona fizikë

dhe juridikë shtetërorë e privatë345

, në praktikë veprimtaritë ekonomike të shkollave dhe

sponsorizimet nga ana e biznesit janë të papërfillshme. Prej intervistave me drejtuesit e

shkollave të arsimit profesional në Vlorë, u konstatua se pjesa kryesore e të ardhurave për

këto shkolla përballohet me fondet e ministrisë përkatëse. Aktivitetet e zhvilluara nga shkollat

nuk kanë gjeneruar të ardhura.

342

Po aty, neni 21 343

Po aty, neni 22 344

ETF/GIZ/MMSR, Tiranë 2014,“Studimi bazë i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri”, fq.12 345

“Ofruesit publikë të AFP-së funksionojnë si njësi ekonomike për të siguruar të ardhura nga aktivitetet e

praktikave mësimore. Ata kanë të drejtë të investojnë dhe të riinvestojnë të gjitha të ardhurat e përftuara nga

aktivitetet e tyre të ligjshme sipas rregullave të miratuara nga ministri përgjegjës për AFP.” Ligji Nr. 15, dt.

16.02.2017, “Per arsimin dhe formimin profesional ne Republiken e Shqiperise”, neni 31/1

Page 127: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

106

Shqipëria, si rezultat i buxhetit të ulët për AFP-në, vazhdon akoma të jetë e varur nga

financimet e huaja. Në këtë pikë, rol të rëndësishem kanë patur, projektet e donatorëve.

Veçanërisht, ato të financuara nga Gjermania, Zvicra dhe Austria që kanë ndihmuar në

ristrukturimin e AFP-së. Këto projekte, kanë trajnuar mësues, instruktorë dhe drejtues të

shkollave, kanë pajisur me infrastrukturën e nevojshme kabinetet dhe repartet e praktikave

profesionale. Gjithashtu, kanë zhvilluar edhe disa kurrikula pilot. Ndër to përmendim:

Projektin në sektrorin e tekstileve dhe veshjeve, të zbatuar në kuadër të nismës për

mbështetjen e arsimit profesional në zonat veri-lindore të vendit, financuar nga GIZ. Deri në

fund të vitit 2013, ky program ka dhënë mbështetjen për gjashtë shkolla profesionale të

zgjedhura në katër zona urbane dhe rurale në veri-lindje të vendit346

. Projekti i Swisscontact

“AlbVET” në termo-hidraulik prej vitit 2009 i zbatuar në dhjetë shkolla deri në nivelin e dytë

dhe për specializimet e avancuara në nivelin 1+1 të zhvilluar në katër shkolla të zgjedhura347

.

Statistikat kanë treguar se rezultate më të qëndrueshme këto projekte do të kishin, nëse

ndërhyrja do të zhvillohej jo vetëm për të sjellë ndryshime në kurrikula, por edhe në pjesë të

tjera të arsimit profesional, (si zhvillimin e infrastrukturës, zhvillimin e bashkëpunimit me

bizneset) dhe në se do të shtriheshin në nivel kombëtar dhe jo vetëm në disa shkolla pilot348

.

Procesi i integrimit i ka dhënë mundësi vendit të përfitojë edhe prej asistences europiane349

.

Ajo tashmë, akordohet përmes Instrumentit të Ndihmës për Para-antarsimin (IPA)350

.

Projektet kryesore europiane kanë përfshirë asistencën teknike për reformën në sistemin e

AFP-së dhe rikonstruksionin e shkollave të arsimit profesional. Ndër këto projekte të

zhvilluara gjatë viteve permendim: CARDS 2002 “VET 2002 programme”, i cili fokusohej

në përmirësimin e shkollave të arsimit professional; CARDS 2008, “Përkrahje për reformën

në Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri“, që përfundoi me ngritjen e pesë

Qëndrave Rajonale të AFP-së. Gjatë viteve 2008-2011, me fondet IPA, u bë e mundur

rikonstruktimi i disa shkollave profesionale me qëllim përmirësimin e kushteve mësimore për

346

Të dhënat nga ps http://www.giz.de/en/worldwide/20447.html 347

Të dhënat nga http://www.vet.al/docs/materials/albvet 348

Swisscontact, 2016, “Skills for Jobs”, fq. 50, skillsforjobs.al/wp-content/uploads/2016/11/JobSkills-EN-

web.pdf 349

Sipas nenit 100 të MSA-së: “Palët bashkëpunojnë me synim ngritjen e nivelit të arsimit të përgjithshëm dhe

arsimit dhe trajnimit profesional në Shqipëri, ashtu si dhe të politikave për rininë. ... Programet dhe

instrumentat përkatëse të komunitetit do të kontribuojnë për rritjen e nivelit të strukturave dhe veprimtarive

arsimore dhe trajnuese në Shqipëri. Bashkëpunimi do të marrë në konsideratë fushat prioritare që lidhen me

acquis e Komunitetit në këtë fushë”. http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/albania/st08164.06en.pdf 350

Nëpërmjet fondeve IPA, “asistenca per para-antarësimin do të jetë më ngushtë e lidhur me prioritetet e

zgjerimit, dhe do të bazohet në një qasje më strategjike të orjentuar drejt rezultateve të reformave kyçe në

vendet që janë kandidate për zgjerimin” Koeth W., EIPA working paper 2014; “The new Instrument for Pre-

Accession Assistance (IPA II): Less Accession, More Assistance?”, fq.4, Gjendet në: https://www.eipa.eu/wp-

content/uploads/2017/11/20160318134447_WorkingPaper_2014_W_01.pdf

Page 128: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

107

nxënësit e këtyre shkollave, etj351

. Gjithashtu, European Training Foundation/(ETF) ka

mbështetur iniciativa të ndryshme në Shqiperi në sektorin e AP-së, nëpërmjet kualifikimeve,

guidës për karrierën, mbështetje të iniciativave që kanë si qëllim zhvillimin e burimeve

njerëzore, etj. Për vitet 2014-2020, asistenca europiane ndaj Shqipërisë do të fokusohet në

shtatë sektorë prioritar; demokracia dhe qeverisja, zbatimi i ligjit dhe të drejtat themelore,

mjedisi, transporti, konkurenca dhe inovacioni, arsimi, punësimi dhe politikat sociale,

bujqësia dhe zhvillimi rural. Strategjia për Shqipërinë, konfirmon që fondet IPA, do të

vazhdojnë të bashkëfinancojnë projektet në sektorët strategjik dhe të kapitujve negociues për

antarësimin. Si shembull kemi: Pjesëmarrja në programin “EaSI”352

(Programme for

Employment and Social Innovation) - do të mbështesë iniciativa dhe strategji qeveritare për të

modernizuar tregjet e punës, sistemet e sigurisë sociale e rritjen e punësimit, në veçanti atë të

brezit të ri. Marrëveshja u nënshkrua në 9 Mars 2015. Pjesëmarrja në programin “Erasmus+”,

ka si qëllim të mbështesë aksionet në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për

periudhat 2014-2020, edhe pse në këtë rast Shqipëria do të bashkëpunojë në ato pjesë të

programit Erasmus+ që kanë lidhje më ndërtimin e kapaciteteve të insititucioneve të arsimit të

lartë.

4.4 Korniza Shqiptare e Kualifikimeve

Për të luftuar fenomenin e mospërputhjes së aftësive, korniza e kualifikimeve është një nga

mjetet politike specifike të përdorura në shumë vende. Ajo shërben për organizimin dhe

sistemimin e kuptueshëm të kualifikimeve e bën sitemin arsimor më fleksibël dhe gjithashtu

lehtëson lëvizshmërinë e fuqisë punëtore353

.

Arsyet për miratimin dhe zbatimin e saj janë të shumta :

Arsyeja e parë është përmirësimi në të kuptuarit e sistemeve të kualifikimeve. Shpesh

sistemet ekzistuese të kualifikimeve, janë komplekse dhe të pakuptueshme si nga

nxënësit dhe nga shtresat e tjera të shoqërisë. Korniza e kualifikimeve ka si qëllim të

përmirësojë kuptueshmërinë e këtyre sistemeve.

Së dyti, kornizat e kualifikimeve u japin punëdhënësve një informacion të

mjaftueshëm mbi aftësitë e një individi, mbi atë çfarë di dhe mund të bëjë.

351

“National Programme for Albania under the IPA - Transition Assistance and Institution Building component

for the year 2011” Gjendet në: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/albania/ipa/2011/1_en_annexe_part1_v3.pdf 352

EaSI, ( Programme for Employment and Social Innovation) (Programi për punësim dhe inovacion në fushën

sociale), http://ec.europa.eu/social/main.jsp?catId=1081 353

Thorsen S. M., “The spread of national qualifications frameworks”, University of Oslo 2014, fq.15, Gjendet

në: https://www.duo.uio.no/bitstream/handle/10852/41288/Master-thesis-final.pdf?sequence=1

Page 129: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

108

Së treti, duke përmirësuar transparencën e kualifikimeve zgjerohen mundësitë në

akumulimin dhe transferimin e krediteve në mes fushave të ndryshme të të nxënit.

Arsyeja e katërt qëndron në faktin se një kornizë e tillë pritet të shërbejnë si bazë për

ekuvalentimin e kualifikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare duke mundësuar

lëvizjen e personave përtej kufijve kombëtarë dhe fusha të kualifikimit354

.

Kornizat mund të shërbejnë si bazë për formalizimin e kompetencave, njohurive,

aftësive, të fituara jashtë sistemeve të arsimit dhe trajnimit355

. Pra, individët mund t’i

formalizojnë aftësitë dhe njohuritë që tashmë zotërojnë pa përfunduar kurset apo

programet formale. Në këtë mënyrë u jepet mundësia atyre që kanë kualifikim të ulët

të gjejnë rrugë alternative, qasje për të arritur kulifikimet e nevojshme.

Së fundmi, Korniza Kombëtare e Kualifikimeve i lehtëson rrugët e aksesit në arsim.

Ajo, shpesh shihet si mjeti që promovon dhe mundëson të nxënët gjatë të gjithë

jetës356

.

Përsa i takon Shqipërisë, miratimi i kornizes lidhet me qëllimet dhe objektivat e saj që janë;

zhvillimi i shpejt ekonomik dhe integrimi europian. KSHK synon zgjidhjen e disa

problemeve në sektorin e arsimit dhe trajnimit. Miratimi i saj mundëson zhvillimin dhe

rruajtjen e standarteve si dhe për ta bërë sistemin arsimor shqiptar të krahasueshëm me

shumicën e sistemeve në Europë357

.

KSHK është një sistem kombëtar për klasifikimin e kualifikimeve, sipas një tërësie kriteresh.

Ajo ka për qëllim të sigurojë që kualifikimet në Shqipëri të;

përputhen me nevojat ekonomike dhe sociale të vendit dhe të kenë cilësi të mirë

përmirësojë mundësitë e punësimit dhe të mësuarit për individët, duke qartësuar

rëndësinë që kanë kualifikimet,

të njihen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,

nxisin zhvillimin e të nxënit gjatë gjithë jetës,

rrisë mundësitë e së drejtës për certifikim.358

354

Allais S., “The implementation and impact of National Qualifications Frameworks: Report of a study in 16

countries”, ILO, Geneva, 2010, fq. 30-31. Gjendet në: www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/@ed_emp/@ifp_skills/documents/meetingdocument/wcms_126589.pdf 355

Tuck R., “An Introductory Guide to National Qualifications Frameworks: Conceptual and practical issues

for Policy makers”, ILO, Geneva, 2007, fq. 6. Gjendet në:

www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/@ed_emp/@ifp_skills/documents/instructionalmaterial/wcms_103623.pdf 356

Cedefop, “Development of national qualifications frameworks in Europe”, Working paper nr. 12, 2011, fq.

15. www.cedefop.europa.eu/files/6112_en.pdf 357

https://sites.google.com/site/juridikal/plus/arsimi-i-larte/korniza-shqiptare-e-kualifikimit-kshk 358

Ligji nr. 10247, dt. 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, neni 4

Page 130: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

109

KSHK ka një strukturë me tetë nivele, të ngjashme me nivelet e Kornizës Europiane të

Kualifikimeve. Secili nivel i korrespondon një kombinimi të aftësive, njohurive dhe

kompetencave përkatëse të shprehura nëpërmjet përshkruesit të nivelit. Sa më i lartë të jetë

niveli i KSHK, aq më shumë cilësi dhe kompetenca pritet të arrijë një person359

. Të tetë

nivelet mbulojnë të gjithë gamën e kualifikimeve nga aftësi bazë (niveli 1) siç janë aftësia për

të shkruar, folur dhe numëruar, deri te ato që fitohen në nivelet e larta akademike dhe

profesionale (nivelet 7-8). Çdo nivel i kornizës përshkruhet duke u bazuar në parimin që

përshkruesit e të gjitha niveleve më të ulëta janë përfshirë në të. Prandaj, nuk ka përsëritje të

rezultateve të të nxënit, të cilat përdoren në përshkrimin e niveleve më të ulëta. Për të siguruar

një kuptim të plotë të nivelit duhet të ketë një “ndarje harmonike” të tre kategorive të

rezultateve të të nxënit. Me fjalë të tjera, duhet ndjekur sekuenca e fjalisë “kjo është njohuria

e cila përdoret me këtë aftësi në këtë fushë kompetence”360

.

Përshkruesit e nivelit kanë dy qëllime kryesore:

T’i japin një kuptim shumë të qartë palëve të interesuara dhe ofruesëve të AFP-

së rreth natyrës së niveleve të kualifikimit dhe progresit në arsim dhe formim. Ato

duhet të tregojnë cilat janë karakteristikat e rezultateve të të nxënit, si dhe të

saktësojnë që kualifikimet në nivele të përafërta ndryshojnë nga njëri-tjetri.

Përshkruesit e nivelit duhet të sigurojnë instrumentet e nevojshme për të bërë

krahasime përgjatë llojeve të ndryshme të kualifikimeve361

.

KSHK, përmban një sistem kreditesh që përputhen si me sistemin europian të mbledhjes dhe

transferimit të krediteve në arsimin e lartë, ashtu dhe në arsimimin dhe formimin profesional

(ETCVET). Çdo rezultat i të nxënit, vlerësohet me pikë kreditesh. Pikët e krediteve i

përgjigjen një kualifikimi dhe përmbajtjes mësimore që përbën kualifikimin në fjalë362

.

Gjithashtu, korniza mbështet të nxënit gjatë gjithë jetës duke përcaktuar rrugët për marrjen e

kualifikimeve. Ajo merr parsysh shumëllojshmërinë e tipeve të arsimit dhe formimit që bëhen

në Shqipëri si në shkollë, në qëndrat e formimit, në universitete, në vendin e punës, në situata

formale, joformale dhe informale363

.

359

AKAFPK/AbVET, “Udhëzues Metodologjik: Për Hartimin e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale në

Shqipëri”, Tiranë 2009, fq. 45 www.akafp.gov.al 360

Po aty, fq. 38 361

Po aty, fq. 38 362

AKAFPK/AbVET, “Udhëzues Metodologjik: Për Hartimin e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale në

Shqipëri” , Tiranë 2009, fq. 45, www.akafp.gov.al 363

Arsim formal – të mësuarit e strukturuar të udhëhequra nga një mësues apo instruktor (arsim me bazë

shkolle). Arsim joformal – të mësuarit e planifikuar nga përvoja në kontekste praktike (të mësuarit në punë apo

Page 131: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

110

Pra, korniza ndihmon për të lidhur së bashku rezultatet e formave të ndryshme të të mësuarit,

duke vlerësuar rezultatet e të nxënit, të përcaktuara nga përshkruesit e niveleve. Pikërisht,

“rezultatet e të nxënit”gjenden në bazë të KSHK-së. Ato përkufizohen si“tërësia e njohurive,

shprehive dhe kompetencave që nxënësi ka përvetësuar dhe është i aftë të demonstrojë në

fund të një procesi mësimor”. KSHK identifikon edhe mënyrat e kriteret, të cilat lejojnë që

individët të lëvizin nga një nivel në tjetrin në të njëjtën kohë që ata ndërmarrin studime të reja

për të fituar aftësi të tjera. Megjithatë duhet theksuar se edhe pse ligji për KSHK-në,

parashikon njohjen e të gjitha formave të të nxënit përfshi ato në situata informale dhe

joformale, në të vërtetë certifikimi i këtyre dy lloj formash të të mësuarit nuk është zhvilluar

akoma plotësisht, me përjashtim të disa rasteve pranë Qëndrave të Formimit Profesional.

Tre janë llojet e kualifikimeve që njihen nga KSHK:

“Kualifikimet e përgjithshme” që lidhen me studimet e arsimit të përgjithshëm të

fituara nga nxënësit e shkollave të mesme apo nga të rriturit në nivelet 1-4 të KSHK.

“Kualifikimet e Larta” të ofruara nga ose në bashkëpunim me universitetet, në nivelet

5-8 të kornizës të rregulluara nga MAS nëpërmjet Këshillit të Akreditimit.

“Kualifikimet Profesionale” të ofruara në arsimin profesional dhe teknik nga

insititucionet përkatëse (kualifikimet e përgatitjes profesionale) ose në vendin e punës

(kualifikimet e kompetencave profesionale). Këto zënë vend në nivelet 2-5 të

kornizës364

.

Institucionet zbatuese të KSHK-së janë:

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimve.

Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit për arsimin e përgjithshëm.

Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

Këto institucione kanë për detyrë:

Të kryejnë shqyrtime vlerësuese të kualifikimeve dhe t’i krahasojnë me ato

ndërkombëtare.

Të këshillojnë institucionet përgjegjëse për njohjen e kualifikimeve të huaja, për

qëllime akademike ose punësimi.

në qëndër formimi). Arsimi informal – të mësuarit e paplanifikuar si rezultat i aktiviteteve të përditshme. Ligji

nr. 10247, dt. 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, neni 3, pika h/i/j 364

Gjoni E., “Kualifikimi në vend të diplomës”,2010, http://edliragjoni.wordpress.com/2010/03/12/kualifikim-

ne-vend-te-diplomes/

Page 132: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

111

Të kryejnë vlerësime të tregut të punës, etj365

.

KSHK duhet të sigurojë cilësinë, vlerësimin e kandidatëve dhe certifikimin e kompetencave

të tyre. Korniza përfishin një sistem të mbledhjes dhe transferimit të krediteve. Përmes këtij

sistemi kreditesh, nxënësit dhe studentët do të jenë në gjendje të mbledhin kreditet që do t’i

mundësojnë kalimin nga një tip shkollimi në një tjetër, apo nga një vend pune në një tjetër.

Pra mund të themi se KSHK, shërben si një sistem që kontrollon cilësinë e shkollave. Në këtë

mënyrë i jepet mundësia sistemit të arsimit shqiptar, të jetë i krahasueshëm me shumicën e

sistemeve në Europë.

KAPITULLI V

ARSIMI PROFESIONAL NË BASHKINË E VLORËS – Studim Rasti

Kapitulli i pestë konsiston në analizën dhe përshkrimin e arsimit profesional në bashkinë e

Vlorës. Për të patur një panoramë të plotë mbi AP është e rëndësishme të njohësh si është

niveli i përgatitjes së nxënësve, si është infrastruktura, financimi, shërbimet që ky sistem

ofron, niveli i përgatitjes së mësuesëve dhe instruktorëve, bashkëpunimi me bizneset, etj.

Tabloja e organizimit të arsimit profesional në Vlorë, u ndërtua përmes të dhënave që u

morën prej DAR/Vlorë dhe nëpërmjet intervistave gjysmë të strukturuara të zhvilluara me

drejtuesit e shkollave, drejtues të bizneseve, specialistë të institucioneve dhe plotësimit të një

pyetësori nga ana e nxënësve të përfshirë në këtë sistem. Këto intervista, krahas analizave të

përgjithshme të sistemit të AP-së në nivel kombëtar, shërbejnë si tregues për zhvillimet

kryesore në arsimin profesional në Vlorë të shprehura nëpërmjet indikatorëve analitikë

referuar aktorëve kryesorë:

Ofruesit e arsimit profesional në Vlorë. Sfidat me të cilat përballen ofruesit e AP-

së dhe mundësitë që krijojnë për të rinjtë në tregun e punës. Aktivitetet e ndërmarra

për të përballuar shpenzimet e shkollës. Përditësimi i kurrikulave dhe roli i

specialistëve, i biznesit apo grupeve të tjera të interesuara gjatë këtij procesi.

Infrastruktura e ofruesve të AP-së, mjediset, laboratorët dhe mjetet e nevojshme për

zhvillimin e procesit mësimor dhe të praktikave profesionale, burimet financiare dhe

njerëzore me kualifikimin dhe eksperiencën e duhur, etj.

365

Ligji nr. 10247, dt. 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, neni 10, pika 1-2

Page 133: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

112

Përfituesit. Target grupi i nxënësve që ndjekin këto shkolla dhe kriteret për

përzgjedhjen e tyre, faktorët që i ndikojnë të rinjtë në zgjedhjen e bërë, si familja apo

komuniteti ku jetojnë.

Institucionet politikbërëse në nivel vendor; bashkia, qarku, prefektura, DAR.

Tregu i përfaqësuar nga bizneset. Si bashkëveprojnë shteti, tregu dhe komuniteti me

shkollat e AP-së. Si stimulohen ato për t’u angazhuar në proceset e mëtejshme të

zhvillimit të arsimit profesional, etj.?

Ky kapitull paraqet rezultatet e anketimit të studentëve dhe rezultatet e intervistave gjysmë të

strukturuara të zhvilluara me drejtues të shkollave dhe drejtues të bizneseve. Gjetjet janë

ndarë sipas temave kryesore të kërkimit dhe janë pasqyruar me anë të statistikave deskriptive,

në formën e tabelave dhe grafikëve. Këto të dhëna janë transkriptuar dhe interpretuar.

Rezultatet e tyre janë përmbledhur në konkluzionet dhe rekomandimet.

5.1 Profili socio-ekonomik i Bashkisë së Vlorës

E vendosur në jugperëndim të Shqipërisë, Vlora, bashki bregdetare me sipërfaqe 616.85 m2

dhe popullsi rreth 196547366

, është një qëndër tregtare dhe detare. Padyshim, një nga më të

rëndësishmet nga ana ekonomike, sociale dhe kulturore të kësaj pjese të vendit. Dallohet për

zhvillimin e industrisë së peshkimit, atë të manifakturës tekstike dhe të ndërtimit, me prirje të

theksuar drejt zhvillimit të turizmit. Në fakt, gjiri i Vlorës ka resurse të shumta natyrore dhe

biodiversitet të pasur. E shpallur nga Këshilli i Ministrave zonë me përparësi për zhvillimin e

turizmit potenciali i saj i lartë lidhet me daljen direkte në det dhe me pasuritë e shumta jo

vetëm natyrore por edhe arkeologjike, historike, kulturore dhe ekonomike367

. Vlora ka portin

e dytë në vend dhe në lëvizjen e pasagjerëve përfaqëson 31.3% të transportit detar368

. Sipas

të dhënave të INSTAT, për vitin 2015, Qarku i Vlorës kontribuonte me 5.7% në Prodhimin e

Brendshëm Bruto të vendit369

. Sipas degëve të ekonomisë dallojmë se në Vlorë bujqësia,

blegtoria dhe peshkimi përfaqësojnë rreth 25% të aktivitetit ekonomik, ndjekur prej sektorit të

tregtisë dhe hoteleri-turizmit me 18.7% , industrisë 13.7% dhe ndërtimit 11.3%370

. Edhe

sipas sektorëve të punësimit, bujqësia mbetet sektori më i rëndësishëm në Vlorë që punëson

366

Popullsia aktuale sipas gjendjes civile. “Plani i Përgjithshëm vendor i Bashkisë Vlorë”, fq. 9

bashkiavlore.org/wp-content/uploads/2016/12/Plan-Zhvillimi-Vlore.pdf 367

Informacion marrë nga portali i Bashkisë Vlorë. http://bashkiavlore.org/ 368

INSTAT, “Vjetari statistikor rajonal 2017”, Tiranë 2017, fq. 93-94. Gjendet në:

http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2017/vjetari-statistikor-rajonal-2012-2016 369

Po aty, fq. 70 370

INSTAT, Tiranë 2017, “Tregues rajonal Statistikor 2015”, http://www.instat.gov.al/al/temat/ekonomi-dhe-

financ%C3%AB/llogarit%C3%AB-rajonale-n%C3%AB-shqip%C3%ABri/#tab2

Page 134: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

113

rreth 34% të të gjithë numrit të personave që punojnë. Pason, punësimi në tregti-turizëm me

25%371

. Si një bashki dinamike dhe në zhvillim ekonomik të vazhdueshëm, ka nevojë për një

forcë punëtore të kualifikuar, e cila duhet të përshtatet me kërkesat për aftësi dhe kompetenca

që kërkohen prej bizneseve. Ajo që vihet re, prej të dhënave të INSTAT, në këtë bashki,

ashtu si dhe për të tjera të vendit, është niveli i lartë i papunësisë tek të rinjtë. Shkalla e

papunësisë për të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, është ndër më të lartat në vend 39% shumë

më lartë dhe se mesatarja kombëtare 28.9%372

. Ky fenomen, shpesh është pasojë e

mospërputhjes së aftësive. Bizneset kërkojnë kualifikime të tjera nga ato që zotërojnë të

rinjtë. Si prioritet në zhvillimin ekonomik të qytetit është sektori i turizmit. Është një industri

e bazuar në kapitalin njerëzor dhe ofron një mori vendesh pune për kategori të ndryshme

profesionale. Në këtë kontekst, aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara prej bizneseve lidhen

kryesisht me profesionet në fushën e hoteleri-turizmit. Të kërkuara janë dhe ato profesione që

lidhen me zhvillimin e manifakturës tekstile dhe të ndërtimit. Kualifikimet në këto fusha të

rinjtë mund t’i fitojnë më së shumti prej studimeve në shkollat e arsimit profesional, të cilat

duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje përgatitjes së një personeli të specializuar për

industrinë e turizmit, por edhe për fushat e tjera të rëndesishme për ekonominë e zonës.

Vlora si qytet është e mirëshërbyer në lidhje me ofruesit e arsimit dhe formimit profesional.

Në të gjenden dy shkolla të mesme profesionale me traditë të gjatë, (përkatësisht shkolla

Industriale “Pavarësia” dhe shkolla “Tregtare”), si dhe “Qëndra e Formimit Profesional”.

Shkolla Industriale “Pavarësia”, është ndërtuar në vitet 1970-71, ka në total 886

nxënës, nga të cilët 42 janë vajza dhe ofron drejtime mësimore në 6 drejtime:

Mekanikë, Shërbime Mjetesh Transporti, TIK, Elektroteknikë, Instalim i sistemeve

Termohidraulike dhe Ndërtim. Të gjitha këto drejtime profilizohen në klasën XII.

Shkolla Profesionale “Tregtare”, është hapur në nëntor të 1924. Në historinë e saj të

gjatë ka krijuar një emër të mirë në edukimin profesional dhe shkencor të të rinjve. Sot

në këtë shkollë ofrohen drejtime mësimore në Ekonomi-Biznes dhe Hoteleri –

Turizëm. Në drejtimin Ekonomi-Biznes struktura 2+2 është e ndarë në tre profile;

Llogari, Shërbime Bankare dhe Sipërmarrje e Agjencisë Turistike. Drejtimi Hoteleri –

Turizëm me strukturë 2+1+1 është i ndarë në profilet: Kuzhinë-Pastiçeri, Recepsion,

Bar-Restorant, Guidë - Turistike. Numri i nxënësve të regjistruar për vitin shkollor

2016-2017 është 375, prej të cilëve 109 janë vajza.

371

Qarku Vlorë, “Plani strategjik për Qarkun Vlorë: Territor me Zero Emetime”, Vlorë 2011, fq.34 Gjendet në:

https://qarkuvlore.gov.al/dokumenta-strategjik/ 372

INSTAT, “Tregu i punës 2016”, Tiranë 2017,fq. 31. http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2017/tregu-

i-pun%C3%ABs-2016/

Page 135: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

114

Tabela 12. Lista e profileve mësimore të ofruara në shkollat profesionale Vlorë

SHKOLLA DREJTIMI STRUKTURA

INDUSTRIALE

MEKANIKË 2+1+1

SHERBIME MJETE TRANSPORTI 2+1+1

TIK 2+2

ELEKTROTEKNIKË 2+1+1

NDËRTIM 2+1+1

TREGTARE HOTELERI-TURIZËM 2+1+1

EKONOMI-BIZNES 2+2

5.2 Rezultatet e anketimit me nxënësit

a. Qëllimi i anketimit dhe informacioni demografik

Anketimi i zhvilluar me nxënësit kishte tre qëllime kryesore për të realizuar:

Së pari, të përcaktoheshin arsyet që i çojnë të rinjtë drejt zgjedhjes së AP-së.

Të tregohej eksperienca e tyre përgjatë shkollës.

Në fund, të zbuloheshin aspiratat për të ardhmen.

Për të arritur këto qëllime, 167 nxënësve të shkollave të arsimit profesional në Vlorë i’u

kërkua të plotësonin një pyetësor me 42 pyetje të ndara në katër seksione. Pyetësori u

plotësua nga të gjithë nxënësit e përfshirë në anketim, 107 (64.1%) nxënës të shkollës

“Industriale” dhe 60 (35.9%) nxënës të shkollës “Tregtare”.

Grafiku 5. Shkollat

Në pjesën e parë të pyetësorit janë mbledhur të dhënat demografike. Përcaktohet mosha,

gjinia, klasa e regjistruar dhe profili studimor i të anketuarve.

Numri më i madh i pjesëmarrësve, ishte i grupmoshës 15-16 vjeç, 95 vetë (56.9%) të kësaj

moshe. Numri më të vogël i pjesëmarrësve në anketim ishte i nxënësve të moshës 18-19 vjeç,

vetëm 11 (6.6%) vetë i përkisnin kësaj grupmoshe.

Page 136: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

115

Përsa i takon shpërndarjes së të gjithë të anketuarve sipas klasave, ka qënë e tillë: 89

veta/(53.3%) ishin nxënës të viteve të para, 60/(35.9%) nxënës të viteve të dyta dhe 18

veta/(10.8%) ishin nxënës të klasës XII, ky është viti ku fillon dhe profilizimi i drejtimeve

mësimore të ofruar nga shkollat.

Konsideruar sipas gjinisë, pjesa më e madhe pjesëmarrësve ka qënë djem dhe vetëm 24.6% e

të anketuarve ishin vajza. Prej statistikave të DAR/Vlorë rezulton se, për vitin shkollor

2016-2017, numri i vajzave të regjistruara ka qënë përkatësisht 42 vajza, nga 886 nxënës

gjithsej në shkollën “Industriale” dhe 109 vajza në shkollën “Tregtare” nga 375 nxënës që ka

gjithsej kjo shkollë. Si është e dallueshme prej këtyre statistikave edhe në Vlorë është e njëjta

karakteristikë e AP-së që vazhdon akoma të ndiqet kryesisht prej djemve, kurse numri i

vajzave është i pakët373

. Faktorët pengues për vajzat janë të shumtë, paragjykimet, vështirësitë

ekonomike të familjeve, largësia e shkollave nga vendbanimet e tyre, etj. Gjithsesi, duhet

theksuar se pengesa kryesore për vajzat që dëshirojnë të ndjekin studimet në shkollat e AP-së,

qëndron në vet profilet mësimore të ofruara prej këtyre shkollave. Kjo provohet dhe prej

shkollave të arsimit profesional në Vlorë, ku prej të dhënave për tre vitet e fundit dallohet

tendenca në rënie e numrit të vajzave të regjistruara në shkollën e mesme “Industriale”, në të

kundërt, në shkollën “Tregtare” dallohet tendenca në rritje e nxënësve vajza. Profilet

mësimore të ofruara nga sistemi janë kushti kryesor për motivimin e vajzave, si në rastin e

shkollës “Tregtare”, ku ofrohen profile mësimore të përshtatëshme për to. Ndërsa, shkolla

“Industiale” ofron profesione që kryesisht ushtrohen nga djemtë, gjë që përcakton dhe numrin

e lartë të tyre kundrejt vajzave që janë të pakta.

Tabela 13. Numri i nxënësve të regjistruar në shkollat profesionale Vlorë

SHKOLLA 2014-2015 2015-2016 2016-2017

GJITHSEJ DJEM VAJZA GJITHSEJ DJEM VAJZA GJITHSEJ DJEM VAJZA

INDUSTRIALE 1314 1217 97 1026 960 66 886 844 42

TREGTARE 162 131 31 363 276 87 375 266 109

Pas pjesës që analizon të dhënat identifikuese të kampionimit, pyetësori vazhdon me kërkimin

e informacionit që lidhet me kushtet familjare të nxënësve. Në këtë mënyrë, synohet të

analizohen se cilët faktorë ndikojnë më së shumti në zgjedhjen e adoleshentëve. Nëse

konteksti familjar, (vështirësitë ekonomike, arsimimi i prindërve etj.), influencon ose jo në

373

“Në vitin shkollor 2013-2014 përqindja e vajzave të regjistruara në AP ishte 20.9% e totalit të nxënësve të

regjistruar në këtë sistem. Për këtë vit shkollor prej shkollave të arsimit profesional u diplomuan vetëm 926

vajza në një total prej 3069 të diplomuarish. MAS,“Vjetari statistikor për arsimin 2013-2014 dhe seri kohore”,

Tiranë 2015, fq. 41-46. Gjendet në: www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari-Statistikor-13-14.pdf

Page 137: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

116

zgjedhjet që ata kryejnë. Në fakt, studime të ndryshme kanë treguar se ndjekja e arsimit

profesional prej të rinjve ndikohet si nga faktorët individual ashtu dhe ata familjarë. Nxënësit

që kanë aftësi praktike janë ata që ndjekin më së shumti programet e arsimit profesional.

Gjithshtu, adoleshentët që kanë një traditë familjare në profesionet që lidhen me zanatet

bëhen pjesë e sistemit të AP-së. Sikurse shihet edhe nga rezultatet e anketimit në lidhje me

kushtet familjare të nxënësve, del qartë pesha e tyre në zgjedhjet e kryera prej adoleshentëve.

Pjesa më e madhe, 92.2% e pjesëmarrësve në anketim jetojnë me prindërit, (7.8% jo) dhe

kanë kushte të mira ekonomike për të vazhduar studimet. Përkatësisht, 19.2% e nxënësve

pjesëmarrës në anketim, kanë kushte shumë të mira ekonomike për të vazhduar shkollën,

46.7% kanë kushte të mira dhe janë vetën 7.2% e tyre që kanë vështirësi ekonomike në

vazhdimin e shkollës.

Grafiku 6. Mundësitë ekonomike të nxënësve për të vazhduar shkollën

Në shumicën e rasteve, 74.3% të tyre, (si tregon dhe tabela në vijim), rezulton se prindërit e

nxënësve ishin të punësuar. Ky fakt shpjegon dhe gjetjet në lidhje me kushtet e mira

ekonomike për të ndjekur shkollën që shumica e nxënësve pranuan që kishin.

Tabela 14. A punojnë prindërit tuaj?

Frequency Percent Valid Percent Cumulative

Percent

Valid PO 124 74.3 74.3 74.3

JO 43 25.7 25.7 100.0

Total 167 100.0 100.0

Gjithsesi, theksojmë se prej të dhënave të mëtejshme u dallua që në pjesën më të madhe të

rasteve, 41.6% të tyre, i punësuar ishte vetëm një pjesëtar i familjes, kryefamiljari dhe

Page 138: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

117

përgjithësisht si punëtorë 36.1% të rasteve. Të dy prindërit ishin të punësuar vetëm në 26.5%

të rasteve. Edhe hulumtime të tjera kanë treguar këtë drejtim. Përmendim studimin e vitit

2013 të Xhumari M. dhe Dibra S., të cilat vërenin se prej nxënësve që ndiqnin shkollën

profesionale vetëm 29% e tyre i kishin të dy prindërit në punë, ndërsa në 46% të rasteve

nxënësit e kishin njërin nga prindërit të papunë (në këtë rast nëna)374

. Rezultate të ngjashme

jep dhe raporti i vitit 2016 “Skills for Jobs” i Swisscontact, i cili tregon një hendek të madh

midis numrit të anëtarëve të familjes që sigurojnë të ardhura mujore, kundrejt dominimit të

profilit të familjeve të mëdha. Sipas tij pjesa më e madhe e të anketuarve jetonin në familje

me shumë anëtar 5-15vet. Në to, përgjithësisht, vetëm 1 ose 2 pjesëtarë të familjes siguronin

të ardhura mujore375

. Grafiku i mëposhtëm paraqet rezultatet se kush i siguron të ardhurat

mujore në familjet e nxënësve pjesëmarrës në anketim.

Grafiku 7. Punësimi i prindërve

Sipas të dhënave të anketimit, pjesa më e madhe e nxënësve i kishin prindërit në 36.1% të

rasteve të punësuar si punëtor, në 32.5% të rasteve prindërit e nxënësve të anketuar rezultuan

të papunë dhe vetëm 9% e të anketuarve raportuan se profesioni i prindërve të tyre lidhet me

kualifikime të larta. Më poshtë, tabela e përpunuar për këto të dhëna.

374

Xhumari M., Dibra S., “VET Education Policies and practices for Social Inclusion and Social Cohesion in

Albania”, fq. 12. Gjendet në:

https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/mapping_of_vet_educational_policies_and_practicies_for_social_incl

usion_and_social_cohesion_country_report_albania.pdf . 375

Swisscontact, “Skills for Jobs”, Research report 2016, fq. 33 Gjendet në: skillsforjobs.al/wp-

content/uploads/2016/11/JobSkills-EN-web.pdf

Page 139: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

118

Grafiku 8. Profesioni i prindërve

Një tjetër karakterisikë e përgjithshme për nxënësit që janë pjesë e shkollave të AP-së, është

prejardhja nga familje me një nivel arsimor të ulët dhe të mesëm, në shumë raste të orientuar

drejt arsimit profesional. Prej përgjigjeve të anketimit u dallua se tek të dy prindërit vihet re

dominimi i arsimit të mesëm. Përkatësisht, të diplomuar prej shkollave të mesme rezultuan

në 39.5% të rasteve babai dhe në 49.7% të rasteve nëna. Këto gjetje janë në të njëjtën linjë

me përfundime të nxjerra prej studimeve të tjera të kryera në shkollat e arsimit profesional në

vend. Përmendim përsëri studimin me titull “Skills for jobs”, ku autorët theksojnë se; “i

vetmi profil, ku nxënësit raportojnë në shumicë të kenë të paktën një anëtar të familjes me

diplomë universitare është TIK, në profilet e tjera vërehet e kundërta376

”.

b. Arsyet e zgjedhjes së Arsimit profesional nga ana e nxënësve

Përzgjedhja, e arsimin profesional si alternativa kryesore e edukimit është një vendim i

vështirë për adoleshentët. Pikërisht, sepse prej këtij vendim do të përcaktohet dhe profesioni

që individi do të ushtrojë në të ardhmen. Në këtë drejtim, të rinjtë krijojnë shumë pasiguri

mbi vendimet e ndërmarra, të cilat lidhen me mungesën e programeve orientuese që do t’i

informonin për kërkesat reale të punësimit. Të influencosh mbi karrierën e ardhshme të tyre

do të thotë t’u tregosh se cilat janë aftësitë dhe kompetencat e kërkuara më së shumti nga

tregu i punës. Rezultatet sugjerojnë se shkolla është vendi prej nga ku duhet filluar të

parashikohet informacioni që u duhet dhënë të rinjve. Por, duhet theksuar se burimet kryesore

të të dhënave për ta vazhdojnë të mbeten familja dhe miqtë. Si fillim, në anketimin e

zhvilluar me nxënësit, synohej të përcaktoheshin arsyet e zgjedhjes, nga ana e tyre, së kësaj

forme studimi kundrejt arsimit të përgjithshëm dhe faktorët influencues në vendimmarrje.

376

Po aty, fq. 37

Page 140: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

119

Për t’u dhënë përgjigje këtyre qëllimeve, janë formuluar disa pyetje më specifike,

mbi mendimin që nxënësit kishin për shkollat e arsimit profesional, mbi motivet dhe faktorët

ndikues në përzgjedhjen e kryer, etj. Për studiues të ndryshëm, AP është një mjet shumë i

rëndësishëm në zhvillimin tek të rinjtë të kompetencave dhe aftësive të lidhura me punën.

Kjo pikëpamje është e dallueshme dhe prej përgjigjeve të të anketuarve. Rezultatet treguan se

shumica e tyre, (32.3% e rasteve), kishin bërë këtë lloj zgjedhjeje sepse mendonin se kjo

formë e arsimit i ndihmon individët në zhvillimin e aftësive të nevojshme për rritjen në

karrierë. Për 30.5% të nxënësve të anketuar nuk ka dyshim se AP i rrit shanset për të gjetur

më shpejt një punë. Në fakt, të rinjtë e sapo diplomuar prej shkollave të arsimit profesional

kanë më shumë mundësi për të gjetur një punë në përputhje me profesionin e tyre, sepse

këto shkolla i përgatisin individët me ato kompetenca dhe shkathtësi që janë të kërkuara prej

punëdhënësve. Një përqindje e lartë e tyre (13.2%) besonin se arsimi profesional u jep më

shumë mundësi për të fituar dhe për të përmirësuar ato aftësi dhe kompetenca që kërkohen jo

vetëm nga tregu i punës në vend, por edhe në tregjet e punës jashtë vendit. Nxënësit ishin të

mendimit se njohuritë dhe aftësitë e fituara në shkollat e arsimit profesional, u siguronin atyre

një perspektivë të qartë punësimi edhe për në vendet europiane. Kurse, 13.8% e nxënësve u

përgjigjën se kishin zgjedhur si alternativë studimi, arsimin profesional duke menduar që

kualifikimet e fituara në këtë sistem, do u jepnin mundësinë për të patur të ardhura më të

larta në të ardhmen. Vetëm 4.2% e të anketuarëve u përgjigjën se kishin zgjedhur shkollën si

rezultat i pritshmërive të familjes. Në fund 6% e tyre nuk dhanë asnjë arsye për vendimin e

marrë. Bazuar mbi këto gjetje, arrijmë në përfundimin se shumica e nxënësve që ndjekin

shkollat e arsimit profesional në Vlorë, e kanë zgjedhur këtë formë arsimimi për të fituar një

punë dhe të ardhura më të qëndrueshme në të ardhmen si dhe për të përmirësuar nivelin e

kualifikimeve në mënyrë që të jenë më kokurues në tregun e punës.

Grafiku 9. Arsyet e zgjedhjes së AP-së, prej nxënësve

Page 141: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

120

Rezultatet e përmendura më lartë përshtaten me shumë studime të tjera në këtë fushë.

Eichhorst377

vë në dukje se arsimi profesional siguron punët më të përshtatshme për të rinjtë,

sepse është më i sukseshëm gjatë periudhës së tranzicionit, kalimit nga shkolla në punë. Në

këtë përfundim ka arritur dhe studiuesi tjetër Ryan P., duke analizuar të dhënat e disa

vendeve, ai thekson se, AP-ja i shton mundësitë që të sapodiplomuarit të fillojnë punë në një

kohë relativisht të shkurtër378

. Në studimet e kryera prej ETF mbi “Arsimin profesional,

perfshirjen dhe kohezionin social në Ballkan, Turqi dhe Izrael”, prej raporteve mbi këto

vende vërehet se kryesisht arsyet pse nxënësit kishin zgjedhur këtë sistem arsimor lidheshin

me perspektivën e punësimit në të ardhmen dhe mundësitë për studime të mëtejshme379

.

Përgjigje të ngjashme u konstatuan prej nxënësve të të dyja shkollave edhe në lidhje me

faktorët ndikues në zgjedhjen pikërisht të shkollës ku studionin dhe jo të një shkolle tjetre.

Bindja se, aftësitë e fituara në këtë shkollë i shtonin shanset për të gjetur shpejt një punë

shpjegon vendimin e marrë nga rreth 43.7% e nxënësve. Në këtë linjë, 23.4% e të anketuarve

mendonin se pikërisht në shkollën ku studionin do të kishin mundësinë të fitonin një

kualifikim më të lartë për profilin që kishin zgjedhur, kjo do të rriste potencialin e tyre

konkurues në tregun e punës. 17.4% e nxënësve të anketuar u përgjigjën se programi i

zhvilluar në shkollë ishte i pëlqyeshëm, duke u kthyer kështu në faktorin influencues në

vendimmarrjen e tyre për të zgjedhur pikërisht shkollën ku ishin regjistruar. Nuk duhet

harruar se nxënësit e këtyre shkollave kanë qënë në djeni për programet e ofruara në to, para

se të bëheshin pjesë e tyre. Këto gjetje janë mjaft të përafërta me rezultatet e raportit“Skills

for Jobs”. Studimi i realizuar prej Swisscontact tregon se faktori më i rëndësishëm që të rinjtë

marrin në konsideratë kur zgjedhin është rritja e mundësisë për punësimim që shkolla e

arsimit profesional ofron (rreth 40%). Kurse, në zgjedhjen e profilit, "mundësia për të fituar

më shumë", është faktori më i rëndësishëm.380

Perspektiva për të vazhduar arsimin e lartë

ishte një arsye e vlerësueshme vetëm për 3.6% të tyre. Emri i mirë i shkollës apo distanca

nga shtëpia nuk ishin faktor të rëndësishëm sa t’i shtynin nxënësit të ndiqnin këto shkolla. Në

377

Eichhorst W., “Does vocational training help young people find a (good) job?”, IZA 2005, Gjendet në:

https://wol.iza.org/uploads/articles/112/pdfs/does-vocational-training-help-young-people-find-good-job.pdf 378

Ryan P.,“Apprenticeship: between theory and practice, school and workplace”, Working paper nr. 64,

Zurich 2011. https://moodle.adaptland.it/pluginfile.php/20825/mod_data/content/42869/2011_ryan.pdf 379

ETF, Interim report 2012, “Mapping of VET educational policies and practices for social inclusion and

social cohesion in the Western Balkans, Turky and Israel”.

http://www.etf.europa.eu/web.nsf/pages/EV_2013_Mapping_of_VET_policies_and_practices_for_social_inclus

ion_and_social_cohesion_in_the_Western_Balkans_Turkey_and_Israel?opendocument 380

Swisscontact, “Skills for Jobs”, Research report 2016, fq. 46-48

Page 142: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

121

fakt, vetëm 2.4% e nxënësve e kishin zgjedhur shkollën bazuar në emrin e mirë të saj. Nuk i’u

përgjigjën kësaj pyetje 1.2% e të anketuarve.

Grafiku 10. Arsyet e nxënësve për zgjedhjen e shkollës ku studionin

Tabela nr. 15 (pesëmbëdhjetë), paraqet përgjigjet e nxënësve pjesëmarrës në anketim mbi

elementët ndikues në zgjedhjen e kryer. U dallua se, 47.9% e tyre kishin vendosur të

vazhdonin studimet në arsimin profesional të ndikuar prej ndihmës dhe këshillës së

familjarëve dhe një pjesë tjetër rreth 9.6% ishin influencuar prej miqve. Këto gjetje tregojnë

se shumica e nxënësve nuk e kanë zgjedhur shkollën në mënyrë të pavarur dhe se familja dhe

të afërmit luajnë rol të rëndësishëm në vendimet që ata marrin. Veçanërisht prindërit, edhe

pse nuk kanë njohuri të mjaftueshme për tregun e punës, ndikojnë fort në përcaktimin e

studimeve tek fëmijët e tyre. Në shumicën e rasteve ata kanë një zë parësor në vendimet e të

rinjve për të zgjedhur një rrugë të caktuar. Rezultate të ngjashme shquhen dhe në studime të

mëparshme. Prej Xhumari M. dhe Dibra S., familja dhe miqtë përbëjnë faktorin kryesor që

ka kontribuar në vendimmarrjen e nxënësve për të zgjedhur arsimin profesional kundrejt

arsimit të përgjithshëm381

. Në anketimin e zhvilluar, bie në sy fakti se edhe një numër i

konsiderueshëm nxënësish, kanë vendosur sipas bindjeve dhe dëshirave vetjake për të

vazhduar studimet në arsimin profesional. Ky numër përbën përkatësisht 39.5% të të

anketuarve. Të dhënat nxjerrin në pah se, vitet e fundit është rritur influenca e faktorëve të

tjerë mbi vendimet e të rinjve. Këta janë, kryesisht faktorë që lidhen me kërkesat e tregut të

punës. Rezultatet, konfirmohen edhe prej intervistave me drejtuesit e shkollave, të cilët u

shprehën se është rritur numri i nxënësve që regjistrohen në këto shkollat, të tërhequr

kryesisht prej programeve të ofruara. Përsa i takon, përdorimit të burimeve të tjera të

informacionit, si mësuesit, zyrat e karrierës, interneti, etj., kanë influencuar në vendimmarrje

vetëm 3% të nxënësve.

381

Xhumari M., Dibra S., “VET Education Policies and practices for Social Inclusion and Social Cohesion in

Albania”https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/mapping_of_vet_educational_policies_and_practicies_for_s

ocial_inclusion_and_social_cohesion_country_report_albania.pdf .

Page 143: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

122

Tabela 15. Faktorët ndikues në zgjedhjen e nxënëve

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid Këshilla e miqve 16 9.6 9.6 9.6

Këshilla e

familjes 80 47.9 47.9 57.5

Vet 66 39.5 39.5 97.0

Tjetër 5 3.0 3.0 100.0

Total 167 100.0 100.0

c. Perceptimi i nxënësve mbi arsimin profesional

Shoqëria shqiptare ka një perceptim negativ për arsimin profesional. Reputacioni i këtij

sistemi vazhdon të jetë i ulët dhe tendenca në shoqëri është promovimi i arsimit të

përgjithshëm. AP shihet si një alternativë e përshtatshme vetëm për nxënësit që kanë patur

rezultate jo të larta gjatë ciklit nëntëvjeçar të shkollës. Përgjithësisht, zgjedhja e tij nga ana e

të rinjve është e kushtëzuar nga performanca e tyre e dobët në mësime. Vlerësime të

përafërta janë konfirmuar prej shumë anketimeve të kryera në vend mbi cilësinë e shkollave

profesionale, si edhe prej të dhënave statistikore ku mesatarja e nxënësve që vazhdojnë

studimet në shkollat profesionale është 6.1382

. Në terma krahasuese me arsimin e mesëm të

përgjithshëm, AP mendohet të ketë vetëm një avantazh – “hyrjen e hershme të mundshme në

tregun e punës”. Megjithatë, për opinionin publik të metat që shfaq arsimi profesional e

mundin edhe këtë avantazh të tij. AP-ja perceptohet si një sistem që mundëson punë, por

jo të paguara mirë, të pasigurta, të dominuara nga informaliteti, ose e shumta si një sistem që

çon drejt vetëpunësimit me të gjitha sfidat që e shoqërojnë atë383

. Edhe studime

ndërkombëtare kanë arritur shpesh në përfundimin se arsimi profesional shihet si një

“zgjedhje e dytë” për të rinjtë që u nevojitet një kualifikim profesional por nuk mendojnë për

vazhdimin e mëtejshëm të studimeve. Dalley-Trim L., Alloway N., dhe Walker K., theksojnë

se, “arsimi profesional konsiderohet prej shoqërisë si vendi i individëve që performojnë një

punë fizike dhe të nënvlerësuar në të kundërt, arsimi i përgjithshëm konsiderohet si vendi i

individëve që performojnë një punë shumë të vlerësuar, mendërisht rigoroze dhe të mirë

382

ETF/GIZ/ MMSR, “Studimi bazë i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri”, 2014, fq. 44 383

Swisscontact, “Skills for Jobs”, Research report 2016, Research report 2016, fq. 32, Gjendet në:

skillsforjobs.al/wp-content/uploads/2016/11/JobSkills-EN-web.pdf

Page 144: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

123

paguar384

”. Këto cilësime mbi AP, padyshim që kanë implikime për pjesëmarrjen,

angazhimin dhe ambicjet e të rinjve për të ardhmen. Gjithsesi, në këtë pikë nxënësit

pjesëmarrës në anketim treguan se kanë një mendim pozitiv për sitemin arsimor profesional.

50.9% e tyre u përgjigjën “Po” pyetjes:“A mendoni se shkolla e arsimit profesional është më

e mirë sesa gjimnazi i përgjithshëm?” Kësaj pyetjeje 46.1% u përgjigjën “Jo” duke shprehur

opinionin se shkollat e AP-së nuk ishin më të mira apo më cilësore krahsuar me gjimnazet e

përgjithshme. Në fund 3% e të anketuarve ishin të pasigurt dhe nuk mund të shprehnin një

mendim mbi këtë pyetje .

Grafiku 11. Arsimi profesional përkundrejt arsimit të përgjithshëm

Gjithashtu, në një përqindje më të madhe, ata u përgjigjën pozitivisht me 68.3% të rasteve

pyetjes “A e realizon shkolla formimin e përgjithshëm si në gjimnaz krahas formimit

profesional?” Ndërsa 29.9% ishin të mendimit se shkollat e arsimit profesional nuk e

realizojnë dot formimin e përgjithshëm. Sipas opinionit të këtyre nxënësve, meqënëse këto

shkolla janë shumë të fokusuara në dhënien e njohurive që lidhen me një profesion të caktuar,

nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur lëndëve të formimit të përgjithshëm duke ndikuar kështu

në njohuritë që transmetojnë tek të rinjtë. Të pakët ishin nxënësit e pasigurt, vetëm 1.8%, të

cilët nuk mund të shprehnin një mendim nëse shkolla e realizonte ose jo formimin e

përgjithshëm të tyre si gjimnazi. Rezultatet janë paraqitur në grafikun e mëposhtëm.

384

Dalley-Trim L., Alloway N., Walker K., “Secondary School Students’ Perceptions of, and the Factors

influencing their decision-making in relation to, VET schools”, James Cook University, 2008, fq. 11

http://files.eric.ed.gov/fulltext/EJ810264.pdf.

Page 145: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

124

Grafiku 12. Opinioni i nxënësve për formimin e përgjithshëm në shkollat e AP-së

Edhe rezultatet e pyetjeve të tjera treguan se, nxënësit e anketuar pothuajse të gjithë kishin një

qëndrim pozitiv në lidhje me arsimin profesional. Prej pjesëmarrësve në anketim 69.5% e tyre

e kanë vlerësuar pozitivisht cilësinë e shkollës. Vetëm një pakicë prej 6.6% kanë shprehur

mendim negativ, duke theksuar se cilësia e shkollave të arsimit profesional nuk është në

lartësinë e duhur për të përgatitur nxënësit me të gjitha aftësitë e nevojshme që kërkohen prej

tregut të punës. Ajo që bie në sy është fakti se, 24% prej tyre nuk kishin formuar akoma një

mendim të qartë në lidhje me shkollat e arsimit profesional, nëse ato mund t’i përgatisnin

nxënësit me të gjitha aftësitë/shkathtësitë e kërkuar prej tregut të punës . Këto përgjigje u

konstatuan më së shumti në vitet e para.

Tabela 16. Opinioni i nxënësve për arsimin profesional

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid pozitiv 116 69.5 69.5 69.5

negativ 11 6.6 6.6 76.0

pavendosur 40 24.0 24.0 100.0

Total 167 100.0 100.0

Vlerësimin e mirë që nxënësit kishin për shkollat ku studionin, e dallojmë edhe prej faktit se

shumica e tyre do t’ua këshillonin arsimin profesional miqve. Në fakt, pothuajse të gjithë

pjesëmarrësit në anketim, (85.4%) u shprehën të gatshëm t’i këshillonin miqtë e tyre për të

vazhduar studimet në këto shkolla, sepse ishin të bindur se AP-ja, i pajis me ato njohuri që

janë të nevojshme për të përballuar të ardhmen. Pjesa tjetër e të anketuarëve 14.6% nuk do i

këshillonin miqtë për të vazhduar studimet në shkollat e arsimit profesional duke shprehur

Page 146: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

125

kështu pakënaqësinë e tyre në lidhje me sitemin e AP-së. Më poshtë po paraqesim grafikun e

përpunuar për këtë pyetje.

Grafiku 13. A do ta këshilloje arsimin profesional te ndonjë mik?

Në përfundim mund të themi se, përgjithësisht nxënësit pjesëmarrës në këtë anketim,

shprehën një këndvështrim shumë pozitiv mbi arsimin profesional. Në të njëjtën kohë, për të

rritur cilësinë e shërbimeve të ofruara prej këtij sektori, përmirësime të mëtejshme janë të

nevojshme. Referuar nxënësve, furnizimi i klasave dhe laboratorëve me mjete si dhe

organizimi i më shumë praktikave janë dy ndër faktorët që mund të ndikojnë më tepër në

cilësinë e këtyre shkollave. Përkatësisht, pjesëmarrësit në testim kanë dhënë këto përgjigje:

42.5% mendojnë se pajisja e klasave dhe laboratorëve me mjetet e duhura është e

rëndësishme për rritjen e cilësisë në AP, 35.9% theksojnë se më shumë praktika do e

përmirësonin arsimin dhe formimin profesional, kurse 7.8% mendojnë se për të arritur këto

objektiva duhet të përditësohen kurrikulat. Në fund, 13.8% e të anketuarëve listojnë edhe

faktorë të tjerë që kanë një rol domethënës si bashkëpunimi më i ngushtë me komunitetin apo

me shkolla të ngjashme, organizimi i më shumë konkurseve midis shkollave profesionale,

bashkëpunim me institucione të ndryshme për zhvillimin e praktikave, nxitja e nxënësve më

të talentuar me anë të stimujve të ndryshëm, kualifikimi i mësuesëve veçanërisht i

instruktorëve të praktikave, etj.

Page 147: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

126

Grafiku 14. Nevoja për përmirësime në AP

Përpos investimeve në infrastrukturë, përditësimit të kurrikulave, kualifikimit të mësuesve,

faktor tjetër që do të çonte drejt rritjes së cilësisë në shkollat e arsimit profesional, është

padyshim promovimi i këtij sistemi. Nxënësit mendojnë se AP-ja ka nevojë për më shumë

vëmëndje. Për shumicën e tyre 78.4%, promovimi i arsimit profesional do të rriste njohjen e

tij nga ana e komunitetit. Në këtë mënyrë, do të luftoheshin disa nga steriotipat kryesore që

prekin këtë sistem në shoqërinë tonë. Për pjesën dërrmuese të nxënësve, promovimi i arsimit

profesional është i nevojshëm dhe janë vetëm 17.4% që mendojnë se kjo iniciativë nuk

përbën domosdoshmëri. Këto gjetje janë të ngjashme dhe me studime ndërkombëtare si

shembull, artikulli“Secondary school student’s perceptions of VET” i Dalley-Trim L. e të tjerë,

i cili vë në dukje se AP-ja në Australi po përjeton një “problem të imazhit” dhe një nga arsyet

pse nxënësit nuk bëhen pjesë e këtij sistemi lidhet, pikërisht, me perceptimin negativ që kanë

ndaj tij duke sugjeruar se duhet bërë shumë punë për të ndryshuar perceptimin që shoqëria ka

për këtë sistem arsimimi385

.

Grafiku 15. Publicitet për arsimin profesional

385

Dalley-Trim L., Alloway N., Walker K., “Secondary school student’s perceptions of, and the faktors

influencing their decision-making in relation to VET in schools”, The Australian Educational Research, Vol. 35,

nr. 2, 2008. Gjendet në: https://link.springer.com/article/10.1007/BF03216883

Page 148: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

127

d. Eksperienca e nxënësve në shkollë

Në këtë pjesë të punës janë paraqitur rezultatet e gjetura në lidhje me aspektet e përvojës

individuale të nxënësve në shkollë. Pyetjet janë formuluar për të kuptuar nëse nxënësit janë të

kënaqur me zgjedhjen e tyre për të vazhduar studimet në shkollat profesionale. A janë të

kënaqur me rezultatet e arritura në mësime, me marrëdhëniet e krijuara me mësuesit, në tërësi

me të gjithë shërbimin e ofruar nga shkolla? Shumica prej tyre janë shumë të kënaqur me

çfarë mësojnë në shkollë dhe besojnë se kjo përbënë një bazë të mirë për të ardhmen. Në fakt

pyetjes: “A ju pëlqen profili që keni zgjedhur?” 87.4% e pjesëmarrësve në anketim u

përgjigjën “Po”. Profili që kishin zgjedhur përputhej me dëshirat dhe aspiratat e tyre. Ata

besonin se njohuritë dhe aftësitë e fituara në shkollë do të jenë të dobishme për gjetjen e

punës në të ardhmen. Ndërsa 2.4% e nxënësve që plotësuan pyetësorin nuk dhanë përgjigje,

rezultuan se 10.2% e tyre nuk ishin të kënaqur me zgjedhjen e profilit ku studionin. Gjë që

sugjeron se më shumë sesa dëshirat dhe dhuntitë e tyre për këtë kategori nxënësish, kanë qënë

faktorë të tjerë që kanë ndikuar në vendimin e marrë për të zgjedhur arsimin profesional si

alternativë studimi.

Grafiku. 16 A ju pëlqen profili i zgjedhur?

Pjesa më e madhe e të anketuarve, gjithashtu ishin shumë të kënaqur edhe me zgjedhjen e

shkollës. Vetëm një pakicë prej 1.8% nuk ishin aspak të kënaqur me shkollën ku studionin.

Tabela 17. Opinioni i nxënësve për shkollën ku studiojnë

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid shumë 114 68.3 68.3 68.3

pak 50 29.9 29.9 98.2

aspak 3 1.8 1.8 100.0

Total 167 100.0 100.0

Page 149: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

128

Përsa i përket përditshmërisë në shkollë, (shpërndarjes së lëndëve, praktikat, etj), shumica e

nxënësve u përgjigjën se është e lehtë dhe pa shumë stres, për të paktën 31.7% të tyre është

kështu. Shpërndarjen e lëndëve gjatë vitit akademik, nxënësit e vlerësojnë si të arsyeshme në

65.9% të rasteve.

Tabela 18. Opinioni i nxënësve për ngarkesën mësimore

Frequency Percent Valid

Percen

t

Cumulative

Percent

Valid

PO 110 65.9 65.9 65.9

JO 40 24.0 24.0 89.8

TJETER 17 10.2 10.2 100.0

Total 167 100.0 100.0

Rezultate interesante në përgjigje shënohen edhe përsa i përket pyetjes mbi orët e shpenzuara

nga nxënësit për të mësuar. Përgjigjet sipas shkollave janë të përafërta. Gjetjet treguan se

nxënësit i kushtonin shumë pak kohë studimit. Përgjithësisht, për 27.5% të tyre mesatarja e

orëve të kaluara në studim, ishte rreth 2 orë. Kurse, 22.2% u përgjigjën se shpenzonin deri në

1 orë dhe vetëm një pjesë e vogël 9% shpenzonin pak më shumë se 3 orë në ditë për të

studiuar. Këto përfundime janë të ngjashme me pjesën më të madhe të studimeve të kryera

mbi këtë temë, duke nxjerrë në pah se shkollat e arsimit profesional frenkuetohen prej të

rinjve që kanë patur rezultate të dobta gjatë ciklit nëntëvjeçar të shkollës. Në analizën e viti

2014 mbi ofruesit e AFP-së, të dhënat nxorën si përfundim se mosvendosja e kritereve të

forta në procedurat e rekrutimit dhe përzgjedhjes së nxënësve nëse nga një anë kanë ndihmuar

në rritjen e regjistrimeve, nga ana tjetër kanë ndikuar akoma më tepër në tërheqjen e nxënësve

me rezultate të ulta ose shumë të ulta386

.

Grafiku 17. Orët shpenzuara nga nxënësit për të studiuar

386

ETF/GIZ/ MMSR, 2014,“Studimi baze i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri”, fq. 44 kerkojpune.gov.al

Page 150: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

129

Pohimet i konfirmojmë edhe kur analizojmë rezultatet për notën mesatare që nxënësit arrijnë.

Të dhënat tona tregojnë se këta nxënës përgjithësisht,vlerësohen me nota të ulta. Është në

31.8% numri i tyre që kishin mesatare notat nga pesë (5) deri në gjashtë (6). Edhe në nivel

ndërkombëtar dallojmë po të njëjtat tendenca. Nadir Altinok, në analizimin e të dhënave të

testit “PISA 2009”, tregon se nxënësit e shkollave të arsimit profesional, në shumicën e

vendeve të shqyrtuara kanë një performancë më të ulët në krahasim me nxënësit e shkollave

të mesme të përgjithshme, (në matematikë, shkenca apo lexim). Ai shpjegon se, 1/3 e këtyre

rezultateve varet dhe nga faktorë të tjerë si tiparet e vet individëve, dhe jo nga sistemi arsimor

i ndjekur prej këtyre nxënësve.387

Grafiku 18. Nota mesatare e arritur prej nxënësve

5-6

Nota Mesatare

31.8%

733.8%

829.9%

94.5%

Kryesisht, rezultate të tilla të dobëta janë pasojë e mosangazhimit nga ana e vet nxënësve për

t’u aktivizuar në proceset mësimore, lidhen me pavullnetin e tyre për të studiuar më tepër.

Pavarësisht këtyre gjetjeve, nëse konsiderojmë përgjigjet e nxënësve për nivelin e notave që

duhet të arrijnë në mësime vihet re se ata duken të kënaqur me rezultatet e arritura. Më shumë

se gjysma e të anketuarve (55.1%) kishin këtë mendim. Vetëm 31.7% prej të anketuarve nuk

ishin të kënaqur me rezultatet e arritura, kuse 13.2% nuk shprehën asnjë mendim.

387

Altinok N., “General versus vocational education: Some new evidence from PISA 2009”, UNESCO 2012,

Gjendet në: http://unesdoc.unesco.org/images/0021/002178/217873e.pdf

Page 151: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

130

Grafiku 19. Kënaqësia e nxënësve për rezultatet e arritura në mësime

Është i dallueshëm fakti se, shumica e nxënësve janë të vetëdijshëm se suksesi në shkollë ka

një peshë të madhe për punësim në të ardhmen. Në fakt, 39.5% e tyre mendojnë se

përfundimi i shkollës me rezultateve të larta në mësime, në të ardhmen, do t’i ndihmojë të

gjejnë punë më me lehtësi. Arritja e këtyre rezultateve është e rëndësishme për vet ata në

52.1% të rasteve, kurse 8.4% i konsideronjnë këto arritje të rëndësishme edhe për kontekstin

e tyre familjar. Gjithsesi, si treguam dhe prej gjetjeve më lartë, ata vazhdojnë të kenë rezultate

të ulta në mësime, duke treguar në këtë mënyrë se nuk i kushtojnë vëmëndjen e duhur

studimit.

Tabela 19. Rëndësia e rezultateve të larta në mësime

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid për veten 87 52.1 52.1 52.1

për familjen 14 8.4 8.4 60.5

pune në të

ardhmen

66 39.5 39.5 100.0

Total 167 100.0 100.0

Pa dyshim, familja dhe mësuesit duhet të luajnë një rol më aktiv për t’i nxitur të rinjtë të

arrijnë nivele të larta në mësime. Kjo qasje do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së

shkollave të arsimit profesional. Megjithatë, në anketimin tonë vumë re se kryesisht kërkesat

e prindërve ndaj nxënësve janë të pakta. Përkatësisht, vetëm 15% e të anketuarve treguan se

kishin kërkesa të shumta nga prindërit për të arritur rezultate të larta në shkollë kundrejt

36.5% që nuk kishin aspak kërkesa të tilla.

Page 152: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

131

Grafiku 20. Kërkesat nga prindërit për rezultate të larta në mësime

Dy pyetje të tjera, (Si mendoni se është mësimdhënia në shkollë? Si janë marrëdhëniet me

mësuesit?), u përdorën për të matur nivelin e dakortësisë së nxënësve mbi punën e kryer

prej mësuesëve në arsimin profesional. Qëllimi i këtyre pyetjeve ishte të përcaktonte sesa

efektiv janë mësuesit gjatë procesit mësimor. Analiza të ndryshme që janë kryer në lidhje me

cilësinë e ofruesëve të AP-së në vend, kanë treguar se një nga vështirësitë më të mëdha që

ndikon në cilësinë e këtyre shkollave është niveli i ulët i mësimdhënies. Në anketimin

tonë, nxënësit që morën pjesë, nivelin e mësimdhënies në shkollë e konsideruan mesatar,

përkatësisht 56.9% e tyre mendonin kështu. Ndërsa 7.8% raportuan se metodat e

mësimdhënies të përdorura në shkollë janë të cilësisë së ulët. Prej kësaj dallohet, se nxënësit

nuk janë shumë të kënaqur me mënyrën se si zhvillohet mësimi në shkollat ku studiojnë.

Tabela 20. Opinioni i nxënësve për cilësinë e mësimdhënies në shkollë

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid e larte 59 35.3 35.3 35.3

mesatare 95 56.9 56.9 92.2

e ulet 13 7.8 7.8 100.0

Total 167 100.0 100.0

Qëndrimet e nxënësve kundrejt metodës së mësimdhënies së mësuesve dhe përgatitjes së tyre

janë të ngjashme me gjetjet e anketimeve të tjera të zhvilluara mbi shkollat e arsimit

profesional në vend. Përmendim përsëri analizën e vitit 2016 “Skills for Jobs” të

Swisscontact, rezultatet e të cilit treguan se për shumicën e nxënësve metodat e mësimdhënies

së përdorura nuk ishin shumë tërheqëse, veçanërisht në profilin TIK, ku dhe mësuesit kishin

Page 153: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

132

mungesat më të mëdha në kualifikime388

. Ajo që mund të nxiret prej këtyre gjetjeve është

fakti se metodat e mësimdhënies nuk janë të përditësuara dhe të zhvilluara në bazë të

kërkesave të kohës. Kjo gjë sugjeron se duhen bërë përmirësime të mëtejshme për këtë pjesë

të AP-së. Gjithashtu, shumica e nxënësve theksojnë se duhen kryer shërbime të

menjëhershme në përmirësimin e infrastrukturës së shkollës si dhe 42.5% e tyre raportojnë se

duhen kryer përmirësime edhe në mjetet e përdorura gjatë orëve të praktikave profesionale.

Nuk ka dyshim se, të gjitha këto ndryshime do e rrisnin cilësinë e mësimdhënies në shkollat e

arsimit profesional.

Në përgjigjet e pyetjes që analizon marrëdhëniet që nxënësit kanë krijuar me mësuesit, vihet

re se qëndrimet dhe mendimet mbi këtë argument janë të ndryshme. Shumica e nxënësve

ishin të kënaqur nga marrëdhënia që kishin me mësuesit duke i konsideruar ato të mira në

46.1% dhe shumë të mira në 50.9% të rasteve. Nga ana tjetër janë rreth 3% e nxënësve që

mendojnë dhe kanë një marëdhënie jo shumë miqësore me mësuesit. Kjo është një gjetje që

sugjeron një përvojë të ndryshme brenda shkollës për këtë grup nxënësish. Arsyet për këtë

duhen të studiohen më tej, edhe pse një pakicë është e qartë që ky minoritet nxënësish mund

të jetë shoqërisht i përjashtuar brenda sistemit shkollor.

Tabela 21. Raporti i nxënësve me mësuesit

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid Shumë të

mira 85 50.9 50.9 50.9

të mira 77 46.1 46.1 97.0

aspak të

mira 5 3.0 3.0 100.0

Total 167 100.0 100.0

e. Aspiratat dhe planet e së ardhmes

Në këtë seksion analizohet informacioni mbi planet dhe aspiratat e nxënësve për të ardhmen,

mbi pritshmëritë që ata kanë për punësim si dhe opinini i tyre mbi faktorët që ndikojnë në të.

Prej përgjigjeve të të anketuarve kemi arritur në këto gjetje:

Si fillim, tabela më poshtë paraqet rezultatet lidhur me pyetjen e parë të kësaj pjese, “Cilat

janë planet tuaja për të ardhmen?”. Prej përgjigjeve të nxënësve dalluam se qëllimi kryesor i

388

Swisscontact, Research report 2016, “Skills for Jobs”, fq. 59 Gjendet në: skillsforjobs.al/wp-

content/uploads/2016/11/JobSkills-EN-web.pdf

Page 154: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

133

pjesës më të madhe të tyre ishte vazhdimi i mëtejshëm i studimeve. Duhet theksuar se është i

konsiderueshëm numri i nxënësve që e shohin arsimin profesional si një rrugë më të lehtë për

vazhdimin e studimeve në arsimin e lartë. Prej anketimit, 37.1% u përgjigjën se në të

ardhmen po planifikojnë ndjekjen e univesitetit. Qëllimi i dytë më i ndjekur është programimi

për të kërkuar një vend pune mbas përfundimit të shkollës. Në fakt, 34.7% e nxënësve janë

përgjigjur në mënyrë të tillë, “pas përfundimit të shkollës, po planifikoj të kërkojnë punë”.

Dhe në fund, nuk janë të pakët ata nxënës që mendojnë të kërkojnë të punësohen në vende të

tjera mbas përfundimit të shkollës. Dëshirojnë dhe planifikojnë të largohen në emigrim 18.6%

e nxënësve të anketuar. Në këtë mënyrë, nxënësit tregojnë besimin që kanë, se arsimi

profesional i pajis me ato aftësi dhe shkathtësi që do u shërbejnë për të konkuruar edhe në

tregjet e punës në vende të ndryshme.

Tabela 22. Planet e nxënësve pas përfundimit të shkollës

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid kërkoj punë 58 34.7 34.7 34.7

vazhdim

universitet 62 37.1 37.1 71.9

kujdes për

familje 5 3.0 3.0 74.9

biznes familjar 11 6.6 6.6 81.4

emigrim 31 18.6 18.6 100.0

Total 167 100.0 100.0

Përsa i takon pyetjes nëse mendonin a do të gjenin punë shpejt në profesionin e zgjedhur,

shumica e atyre që u përgjigjën (47.9%) ishin të mendimit që njohuritë e fituara në shkollat e

arsimit profesional, do t’i ndihmonin për të gjetur një punë menjëherë mbas diplomimit.

Mundësitë për punësim, menjëherë mbas diplomimit, 10.2% e të anketuarëve i konsideronin

si të parealizueshme si dhe ishin të mendimit se do u duhej shumë kohë para se të gjenin

punën e parë. Nxënësit u përgjigjën këtyre pyetjeve duke treguar se, punësimi është një

çështje e rëndësishme për ta. Shumë prej të anketuarëve nënvizuan vështirësitë për të gjetur

një punë dhe një nga mënyrat që do t’i ndihmonte mbas diplomimit për t’u punësuar ishte

kryerja e praktikave profesionale pranë një biznesi. Kjo i vendos nxënësit në kontakt të

drejtpërdrejt me botën e punës duke e lehtësuar më pas punësimin e tyre, i cili zakonisht

ndodh pranë të njëjtës firmë ku kanë kryer praktikën.

Page 155: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

134

Tabela 23. A mendon se do të gjesh punë shpejt në profesionin e zgjedhur?

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid PO 80 47.9 47.9 47.9

JO 17 10.2 10.2 58.1

SHPRESOJ 70 41.9 41.9 100.0

Total 167 100.0 100.0

Prej nxënësve që morën pjesë në anketim në të dyja shkollat u konstatua se shumica e tyre

mendonin në mënyrë pozitive mbi aftësitë që po fitonin në shkollën ku ishin të regjistruar. Në

fakt, 52.1% e tyre ishin të mendimit se, arsimi profesional po i përgatiste për botën e punës

duke ju dhënë aftësitë e duhura profesionale shumë të kërkuara nga tregu. Nga ana tjetër, jo të

pakët, (23.4%), ishin dhe ata nxënës që mendonin se nuk i kishin fituar aftësitë e duhura

profesionale për të punuar.

Tabela 24. A mendoni se keni fituar aftësitë e duhura profesionale për të punuar?

Frequency Percent Valid

Percent

Cumulative

Percent

Valid

PO 87 52.1 52.1 52.1

JO 39 23.4 23.4 75.4

TJETER 41 24.6 24.6 100.0

Total 167 100.0 100.0

Përsa i përket arsyes kryesore që mund të vështirësojë gjetjen e një pune për shumicën e

pjesëmarrësve në anketim janë vazhdimi i shkollës, ku 44.9% e tyre u përgjigjën kështu dhe

kualifikimi i pakët për 30.5% të tyre. Këto përgjigje shfaqin opinionin e nxënësve për

mënyrën sesi ata e shohin rolin që luajnë aftësitë profesionale në zhvillimin e karrierës së tyre

të ardhëshme. Për të gjithë, zhvillimi dhe përmirësimi i aftësive për punë është

domosdoshmëri. Ajo që është e rëndësishme, të rinjtë janë të mendimit se këto aftësi duhet të

fitohen para fillimit të punës

Grafiku 21. Faktorët pengues në punësim

Page 156: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

135

Duhet theksuar se përpos bindjes së nxënësve se arsimi profesional u krijon mundësitë për të

hyrë në tregun e punës të përgatitur, vërehet paqartësia e tyre për mënyrën si po ndryshon

bota e punës. Në fakt, 22.8% prej tyre nuk ishin aspak të qartë dhe 32.3% ishin disi të qartë

mbi aftësitë dhe shkathtësitë e nevojshme, më tepër të kërkuara prej bizneseve në qytet.

Mungesa e informacionit, në lidhje me tregun e punës është elementi që shkakton këtë

paqartësi tek të rinjtë.

Grafiku 22. Njohuritë e nxënësve mbi tregun e punës

Punësimi për herë të parë është një nga proceset më të vështira për të rinjtë. Në këtë kontekst,

të anketuarëve iu kërkua të përcaktonin se cilat prej burimeve të informacionit përdornin për

të planifikuar karrierën e ardhshme ose mundësitë e punësimit. Tabela më poshtë paraqet

qëndrimet e nxënësve. Duke u nisur nga shifrat dallohet se burimi kryesor i informacionit mbi

mundësitë për punësim vazhdojnë të mbeten njohjet familjare, miqtë dhe të afërmit. Janë të

pakët ata që përdorin zyrat e punësimit, zyrat e karrierës në shkolla apo mjetet e tjera, për të

marrë informacionin e nevojshëm. Përkatësisht rezultatet e anketimit tonë janë: 46.1%

ndihmohen nga familja, 13.2% nga miqtë, 12% marrin informacion nga mediat e ndryshme

dhe vetëm 15.6% e tyre, do të përdorinin si burim informacioni, për të kërkuar punë, zyrat e

punësimit. Këto rezultate janë konsistente me gjetje të punëve të mëparshme, si shembull

anketimi “Skills for Jobs” thekson se rreth 36.6% e nxënësve e marrin informacionin mbi

mundësitë e punësimit nga miqtë dhe të afërmit e tyre dhe se zyra e karrierës është burimi i

fundit i rëndësishëm i informacionit389

.

389

Swisscontact, Research report 2016, “Skills for Jobs”, fq. 78 Gjendet në: skillsforjobs.al/wp-

content/uploads/2016/11/JobSkills-EN-web.pdf

Page 157: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

136

Tabela 25. Burimet e informacionit për mundësitë e punësimit

Frequency Percent Valid Percent Cumulative Percent

Valid miq 22 13.2 13.2 13.2

familje 77 46.1 46.1 59.3

mësues 7 4.2 4.2 63.5

media 20 12.0 12.0 75.4

zyra-pune 26 15.6 15.6 91.0

tjetër 15 9.0 9.0 100.0

Total 167 100.0 100.0

Përgjigjet e anketimit të kryer me nxënësit treguan se shumica prej tyre kanë një vlerësim të

lartë lidhur me arsimin profesional si dhe në veçanti për profilet e zgjedhura. Shumë nxënës

shprehën qëllimin për të vazhduar studimet e mëtejshme, gjithsesi pjesa kryesore mendonte se

mbas përfundimit të shkollës po përgatiteshin për të hyrë në tregun e punës. Ata dëshironin që

kualifikimet e tyre të njihen në mënyrë të tillë që ato t’i çojnë drejt mundësive të ndryshme,

duke përfshirë trajnimet e mëtjeshme dhe punën. Nxënësit e kishin të qartë se aftësitë për

punë luanin një rol të rëndësishëm në jetën e tyre dhe rolin kryesor që arsimi profesional

kishte në këtë pjesë. Nga ana e të rinjve është e nevojshme të mësohen ato aftësi dhe

shkathtësi që më së shumti kërkohen prej punëdhënësve para se të fillojnë kërkimin për punë.

Rezultatet tregonin që shumë nxënës ishin akoma në mes të rrugës pa ditur me saktësi

drejtimin që duhet të ndërmerrnin.

5.3 Interpretimi i rezultateve të intervistave

Përsa u përket intervistave, analiza e tyre është zhvilluar në tri pjesë: pjesa e parë për të

njohur mendimin e drejtuesve të shkollave, pjesa e dytë tërheq opinionin e specialistëve të

arsimit në institucionet e pushtetit vendor dhe pjesa e fundit për të njohur mendimin e biznesit

që ka bashkëpunuar me shkollat e arsimit profesional. Këto intervista kanë shërbyer si mjet

për të krijuar një panoramë të përgjithshme mbi ndryshimet dhe progresin e arsimit

profesional në bashkinë e Vlorës. Qëllimi i tyre, është njohja me mënyrën si drejtuesit e

shkollave, përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe biznesit e vlerësojnë këtë sektor të arsimit.

Intervistat me drejtuesit e shkollave dhe specialistët e institucioneve, dallojnë këndvështrimin

e këtij personeli të kualifikuar, fillimisht për mënyrën sesi ata e shohin dhe mendojnë rreth

AP-së dhe së dyti, mbi ndryshimet që duhen sjellë për të rritur cilësinë e këtyre shkollave.

Page 158: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

137

Pyetjeve u janë përgjigjur gjashtë drejtues të shkollave të arsimit profesional dhe katër

përfaqësues të institucioneve, përkatësisht specialist të arsimit pranë DAR/Vlorë, prefekturës,

qarkut dhe bashkisë. Ndërsa, ato të realizuara me përfaqësues të biznesit, tregojnë pikëpamjet

e tyre lidhur me pritshmëritë që kanë për të rinjtë e diplomuar pranë shkollave të arsimit

profesional. Intervistat janë konsideruar të rëndësishme për studimin, sepse drejtuesit e

shkollave kanë një ide të qartë për mënyrën se si arsimi profesional performon, kanë ide të

qarta ndaj pritshmërive në nivelin e shkollave dhe nëse këto shkolla përballen me vështirësi

në implementimin e programeve. Ata, gjithashtu, japin një mendim të saktë për nivelin e

nxënësve dhe të interesit të tyre për AP-në. Tërheqin vëmendjen mbi, mënyrat për të

përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara prej shkollave të arsimit profesional, etj. Nga ana

tjetër, punëdhënësit japin mendim në lidhje me aftësitë dhe etikën e kërkuar për tregun e

punës, përmirësimeve që duhen kryer në AP për të rritur cilësinë e të diplomuarëve, etj.

Intervistat janë kryer në vendet e punës të çdo të intervistuari. Ato janë analizuar duke

përcaktuar dhe mbajtur shënim çështjet kyçe. Gjetjet janë diskutuar dhe përmbledhur më

poshtë.

5.3.1 Rezultatet e intervistave me drejtues të shkollave profesionale

Me drejtuesit e shkollave intervistat janë përqëndruar në argumente të tilla si:

Vështirësitë që përballojnë shkollat e arsimit profesional dhe faktorët që do të

ndikonin në përmirësimin e tyre.

Profili i nxënësve që janë pjesë e këtyre shkollave, njohuritë dhe aftësitë që fitojnë ata

pranë AP-së.

Si bëhet përditësimi i kurrikulave për lëndët profesionale?

Si përballohen shpenzimet në shkollat e arsimit profesional?

Format e bashkëpunimit me bizneset, institucionet apo shkolla të ngjashme. Si

stimulohen ato për t’u angazhuar në proceset e zhvillimit të shkollës, etj.?

Po paraqesim më poshtë disa nga gjetjet kryesore të këtyre intervistave.

a. Cilësia e shërbimeve të ofruara nga shkolla

Përgatitja e individëve për punë është qëllimi kryesor i shkollave të arsimit profesional. Ato

duhet të krijojnë tek të rinjtë aftësi dhe shkathtësi që shërbejnë për të kryer mirë të gjitha

proceset e punës në një profesion të caktuar. Arritja e rezultateve të mira ndikohet nga një

sërë faktorësh që kryesisht janë;

Page 159: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

138

koha e nevojshme e shpenzuar për trajnim e nxënësve, e cila duhet të jetë sa më e

gjatë;

rritja e cilësisë së mësimdhënies nëpërmjet kualifikimit të mësuesëve, në mënyrë të

veçantë për instruktorët e praktikave profesionale, të cilët duhet të jenë specialist me

përvojë në profesionin e tyre;

përmirësimi i mjediseve ku zhvillohen praktikat mësimore, të cilat duhet të jenë të

standarteve bashkohore për të ofruar një vend të përshtatshëm në funksion të

mësimdhënies, etj.

Në tërësi, intervistat e zhvilluara me drejtues të dy shkollave të arsimit profesional në qytet,

treguan se cilësia e këtyre shkollave është mesatare. Mbështetur në këto raportime,

infrastruktura përbën një pikë të dobët të institucioneve të arsimit profesional. Në fakt,

godinat janë të vjetra edhe pse janë objekt përmirësimi dhe zgjerimi, (si në rastin e shkollës

Industriale, ku së fundmi është investuar në rregullimin e mjediseve në të cilat zhvillohen

praktikat profesionale). Drejtuesit e shkollave pranuan se nxënësit e regjistruar në to, jo

gjithmonë mund t’i fitonin njohuritë dhe aftësitë e kërkuara. Kjo, ishte pasojë si e mungesës

së materialeve, ashtu edhe e mjediseve të nevojshme për t’i angazhuar nxënësit në më shumë

praktika profesionale. Pra, nevoja për të patur më tepër laboratore dhe mjedise për praktikat,

është një nga pikat më urgjente për t’u përmirësuar në këto shkolla. Mjediset ekzistuese së

bashku me bazën e tyre materiale, si dhe u theksua, janë të pamjaftueshme për të përballuar të

gjitha kërkesat e shkollës.

“Shkolla jonë në përgjithësi mundëson zhvillimin e aftësive praktike tek nxënësit

për faktin se mjediset ku zhvillohen praktikat janë të pajisur me mjetet e nevojshme.

Por, për të plotësuar të gjitha kërkesat që ka shkolla numri i laboratorëve duhet të

ishte më i lartë. Mendoj se orët e praktikave për nxënësit duhet të jenë më tepër edhe

pse vijnë duke u shtuar gjatë viteve. Faktikisht, praktikat zhvillohen duke filluar nga

gjashtë orë në javë për klasën X, vazhdojnë duke u rritur në dymbëdhjetë orë në javë

praktikë për klasën e XI dhe pesëmbëdhjetë orë për klasën e XII. Në vitin e fundit orët

e praktikave pakësohen përsëri, me gjashtë orë në javë për t’i lehtësuar maturantët në

përgatitjen e provimeve.” (T.H. Nëndrejtor, Sh. Industriale)

“Mjedisi i shkollës e mundëson në mënyrë të pjesëshme zhvillimin e aftësive praktike

tek nxënësit për faktin se, nuk ka laborator të mjaftueshëm për të gjithë ata. Në fakt,

është e nevojshme ndarja e klasave në katër grupe gjatë zhvillimit të praktikave dhe jo

në dy siç është aktualisht e zhvilluar praktika në shkollë. Por, kjo është e pamundur

për shkak të pamjaftueshmërisë së mjediseve. Praktikat zhvillohen një ditë apo dy ditë

në javë sipas numrit të orëve, në shkollë apo pranë bizneseve të ndryshme ose pranë

OSHEE.” (D.V. Shef Dep. Mekanikës, Sh. Industriale)

“Zhvillimi i aftësive praktike tek nxënësit realizohet vetëm pjesërisht. Kjo për faktin se

infrastruktura nuk është e plotë. Mjediset ku zhvillohen praktikat janë të pakta në

Page 160: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

139

krahasim me numrin e nxënësve. Është e domosdoshme që të bëhen investime në këto

mjedise, laboratorët duhet patjetër të shtohen për të realizuar mësimdhënien në kushte

sa më të mira. Investime duhet të bëhen dhe në laboratorët e IT, të gjithë nxënësit

duhet të kenë mundësi të zhvillojnë njohuritë në fushën e teknologjive të reja.” (E.B.

Shef Dep. Hoteleri-Turizëm, Sh. Tregtare)

Përsa i takon cilësisë së mësuesëve, mbështetur në analizën e rezultateve dallojmë.

Në shkollat e arsimit profesional të Vlorës mësuesit, veçanërisht ata të lëndëve profesionale,

janë të kualifikuar për lëndën që japin mësim, por shpesh nuk kanë përgatitjen e duhur

pedagogjike. I njëjti fakt është i dallueshëm edhe për instruktorët e praktikave, të cilët e kanë

përvojën e duhur profesionale, por duhet të jenë më shumë në kontakt me ndryshimet dhe

zhvillimet e reja që ndodhin në profesionin e tyre. Këto gjetje janë në përputhje dhe me

studimin e përmendur më parë të Swisscontact, “Skills for Jobs”. Sipas tij, 28% e mësuesëve

të lëndëve profesionale nuk janë të kalifikuar si mësues390

. Nuk ka dyshim se, investimet në

infrastrukturë, në kualifikimin e stafit mësimdhënës, si dhe në promovimin e shkollave, janë

faktorë që mund të kenë ndikim të madh në përmirësimin e shërbimeve të ofruara prej

shkollave të AP-së, ndaj iu duhet kushtuar shumë vëmendje.

Në lidhje me instruktorët e praktikave mund të them se ata e kanë eksperiencën e

duhur profesionale, megjithatë, në disa raste, duhet të ishin më tepër të përditësuar

me zhvillimet e reja teknologjike. Këto mangësi të vogla shkolla është përpjekur t’i

korrigjojë, duke ofruar edhe përvojën e profesionistëve të lidhur drejtpërdrejt me

punëdhënësit, kryesisht duke realizuar disa orë të praktikave profesionale pranë

mjediseve të punës në biznese të ndryshme. (T.H. Nëndrejtor, Sh. Industriale)

Mësuesit e shkollës sonë janë të kualifikuar për lëndët që japin mësim, ky konstatim

është i vlefshëm si për mësuesit e lëndëve të përgjithshme ashtu dhe për ata të lëndëve

profesionale. Nga ana tjetër, instruktorët e praktikave, që japin mësim në shkollën

tonë, kanë përvojën e duhur profesionale por, i njohin shumë pak teknologjitë e reja

që përdoren në profesionin e tyre, (mekanikë, elektrik, etj). Në veçanti, kanë mangësi

në lidhje me makineritë e reja që bizneset përdorin gjatë procesit të punës. Këto

mangësi të instruktorëve e ulin nivelin e tyre të mësimdhënies dhe ndikojnë në

përgatitjen profesionale të nxënësve.” (D.V. Shef Dep. Mekanikës, Sh. Industriale)

Përsa u përket instruktorëve të praktikave, në shkollën tonë janë të angazhuar

profesionistë që zotërojnë eksperiencën e duhur profesionale. Njëkohësisht, në

drejtimet e profilit Hoteleri-Turizëm, janë të përfshirë në proceset mësimore dhe dy

instruktorë të jashtëm, përvoja e tyre i njeh nxënësit me tendencat e fundit në tregun e

punës. Gjithsesi, përveçse biznesit dhe përfshirja e institucioneve vendore është e

nevojshme për përmirësimin e cilësisë së shkollës. Ato duhet të angazhohen më

shumë. p.sh. Bashkia duhet të investojë me patjetër për të ndërtuar rrugën që të çon

në shkollë dhe duhet të vendosë në dispozicion të shkollës një mjet transporti” (E.B.

Shef Dep. Hoteleri-Turizëm, Sh. Tregtare)

390

Swisscontact, “Skills for Jobs”, Research report 2016, fq. 56 Gjendet në:

skillsforjobs.al/wp-content/uploads/2016/11/JobSkills-EN-web

Page 161: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

140

b. Bashkëpunimi i shkollave të arsimit profesional me aktorë të tretë

Bashkëpunimi me shkolla të tjera, me institucionet dhe mbi të gjitha me punëmarrësit është

një faktor kyç që do të ndihmonte për të përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve të ofruara

në arsimin profesional. Së pari, zhvillimi i veprimtarive të përbashkëta midis shkollave të

arsimit profesional, rrit mundësinë e shkëmbimit të përvojës dhe çon në përmirësim të

performancës në këto shkolla. Së dyti, bashkëpunimi me institucionet vendore mund të

lehtësojë kostot financiare për to. Ndërsa, bashkëpunimi me biznesin u jep mundësi shkollave

të qëndrojnë në kontakt me zhvillimet e reja në tregun e punës si dhe të shërbejnë si urë

lidhëse midis të rinjve dhe punëdhënësve. Ligji mbi arsimin dhe formimin profesional e

parashikon këtë formë ndërveprimi midis shkollave të arsimit profesional dhe biznesit,

veçanërisht për kryerjen e praktikave profesionale, por, në realitet zhvillime të tilla janë të

pakta. Bizneset janë njohës shumë të mirë të kërkesave të komunitetit ku veprojnë, për këtë

arsye është e qartë rëndësia që ka për zhvillimin e shkollave bashkëpunimi me to.

Bashkëveprim që fiton peshë edhe për faktin se këto shkolla kanë një bazë materiale shumë

të pakët dhe i përballojnë me vështirësi objektivat që kanë vendosur. Njëkohësisht, është e

rëndësishme edhe për nxënësit që t’u jepet mundësia për t’u njohur konkretisht me një mjedis

të vërtetë pune. Në këtë mënyrë, në përfundim të shkollës do të jenë në zotërim të njohurive

teorike dhe praktike që do u lehtësonin periudhën e tranzicionit të kalimit nga shkolla në

punë. Përvoja e drejtpërdrejt i ndihmon të rinjtë të kuptojnë shpejt dhe qartë natyrën e punës,

të vendit dhe mënyrat si ndryshon ajo, si dhe u mundëson atyre të planifikojnë më me lehtësi

karierën që dëshirojnë të kryejnë në të ardhmen. Bashkëpunimi i shkollave me bizneset,

institucionet, familjen, pra, me komunitetin në tërësi është një çështje mjaft e rëndësishme.

Megjithatë, duhet theksuar se shumë pak aktivitete janë ndërmarrë në këtë aspekt në shkollat

e arsimit profesional në Vlorë. Drejtuesit e intervistuar raportojnë se, bashkëpunimi midis

shkollave dhe punëmarrësve është i varur nga aftësitë negociuese pikërisht, të drejtuesve të

institucionit dhe nuk ka një komunikim formal dhe të mirëfillt midis tyre. Kryesisht,

bashkëpunimi shënohet vetëm në lidhje me praktikat profesionale të nxënësve duke mos patur

ndërveprime të tjera midis punëdhënësve dhe shkollave. Ndërsa në lidhje me shkollat e tjera

profesionale në vend, të intervistuarit raportojnë se; bashkëpunimi kryesisht konsiston në

zhvillimin e seminareve të ndryshme, ku mësuesit konsultohen mbi zhvillimin dhe

përmirësimin e kurrikulave. Komunikimi me familjet është i përqëndruar tek takimet e

shpeshta që zhvillohen me prindërit si dhe tek realizimi i ditëve të hapura në shkollë, etj.

Komunikimi elektronik, në veçanti përdorimi i rrjeteve sociale, është një mundësi tjetër e

Page 162: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

141

përdorur nga shkollat për të informuar mbi ndyshime të mundshme apo aktivitete që mund të

zhvillohen prej tyre. Këto rrjete përdoren edhe për të qëndruar në kontakt me nxënësit e

diplomuar. Prej gjetjeve të intervistave dallohen përpjekjet e shkollave për të rritur

bashkëveprimin me institucione të ndryshme publike dhe private që do të çonin në

përmirësim të performancës për to, gjithsesi, iniciativa më të shumta duhen kryer në këto

kushte. Më poshtë po paraqesim disa nga përgjigjet e të intervistuarve lidhur me pyetjet që

kërkojnë të japin një panoramë të përgjithshme mbi format e bashkëpunimit të ndjekura nga

shkollat e arsimit profesional në Vlorë.

“Shkolla “Industriale” bashkëpunon me shkollat e tjera të arsimit profesional në

vend. Ka bashkëpunim të qëndrueshëm me instiucionin e Bashkisë si dhe lidhje me

biznesin për realizimin e praktikave profesionale të nxënësve. Për t’i tërhequr më

tepër bizneset në proceset e zhvillimit të shkollës, u japim informacion për punime të

realizuar nga nxënësit. Këtë vit kemi filluar edhe një projekt për klasat e TIK me

ndihmën e Swisscontact dhe mendojmë që të realizojmë dhe binjakëzim me shkolla të

ngjashme në Zvicër” (G.B. Drejtor, Sh. Industriale)

“Po, me shkolla të tjera të arsimit profesional në vend tashmë, kemi një marrëdhënie

të mirë bashkëpunimi. Kryesisht, konsultohemi në lidhje me zhvillimin dhe

përmirësimin e kurrikulave. Me punëmarrësit, bashkëpunimi konsiston vetëm në

zhvillimin e praktikave pranë këtyre bizneseve. Në të vërtetë, asnjë prej tyre nuk është

i angazhuar në proceset e tjera të zhvillimit të shkollës edhe pse nga ana jonë

përpjekjet janë maksimale për të tërhequr biznesin të bëhet më aktiv. Në fakt nxënësit

e shkollës zhvillojnë punë në komunitet, p.sh kanë realizuar zbukurimin e qytetit gjatë

festave të ndryshme, bëjnë riparime në shkolla nëntëvjeçare të qytetit, etj. Këtë vit

shkollor ka filluar një projekt në bashkëpunim me Swisscontact për zhvillimin e degës

së TIK. Gjithsesi, projekti sapo ka filluar dhe nuk mund të flasim nëse do të ketë

ndonjë ndikim për nxënësit e këtij profili.” (T.H. Nëndrejtor, Sh. Industriale)

“Shkolla bashkëpunon me shkolla të ngjashme në vend, shkëmbejmë përvojën dhe

mendimet në lidhje me kurrikulat profesionale. Bashkëpunimi me insititucionin e

bashkisë është tashmë i konsoliduar, kryejmë punime të ndryshme në qytet në orët e

praktikës, (baza materiale sigurohet nga Bashkia). Edhe me bizneset, kemi vendosur

bashkupunime konstate në lidhje me praktikat. Zakonisht, prej tij kërkojmë të tërheqim

edhe bazën materiale të nevojshme për zhvillimin e orëve të praktikave profesionale,

këtu në shkollë. Për të arritur këtë objektiv i ftojmë bizneset të jenë të pranishëm si

vëzhgues gjatë këtyre orëve.” (D.V. Shef Dep. Mekanikës, Sh. Industriale)

“Shkolla “Tregtare” ka marëdhënie me shkollat e arsimit profesional në vend, ka

marrë pjesë në shumë projekte që janë realizuar për zhvillimin e AP-së. Bashkëpunon

me institucionet e pushtetit vendor dhe në veçanti ka një bashkëpunim të qëndrueshëm

me punëdhënësit në qytet. Madje mund të them se bizneset që veprojnë në fushën e

hoteleri-turizmit, janë vetë shumë të gatshëm të punojnë me shkollën tonë. Në degët e

profilit Hoteleri-Turizëm, këtë vit kemi filluar një projekt së bashku me Swisscontact, i

cili synon edhe binjakëzimin me një shkollë të ngjashme në Zvicër. Gjithsesi, ky

projekt është në hapat e para dhe asgjë nuk është konkretizuar ende” (M.M.

Nëndrejtor, Sh. Tregtare)

Page 163: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

142

“Bashkëpunojmë me shkollat e ngjashme të arsimit profesional në vend dhe me

biznese të ndryshme. Format e bashkëpunimit janë të shumëllojshme si seminare,

panaire, work-shop dhe shumë veprimtari të tjera. Bashkëpunimi me biznesin, tashmë

është i qëndrueshëm. Një nga iniciativat e ndërmarra nga shkolla për të tërhequr sa

më shumë punëdhënësit e interesuar është duke realizuar promovimin e biznesit në

faqen online të shkollës. Tjetër iniciativë është panairi. Në panaire të ndryshme

promovimi i bizneseve bëhet prej nxënësve të shkollës” (E.B. Shef Dep. Hoteleri-

Turizëm, Sh. Tregtare)

c. Kurrikula e arsimit profesional dhe aftësitë e nevojshme të kërkuara për punësim

Është e rëndësishme të theksojmë se, përveç investimeve në infrastrukturë, bashkëpunimit

me punëdhënës e institucione, rritja e cilësisë së shërbimeve në AP kërkon edhe ndryshime të

mëtejshme në kurrikulat profesionale. Përshtatja e tyre me kërkesat për aftësi në tregun e

punës është domosdoshmëri. Kurrikulat e lëndëve profesionale përfaqësojnë pjesën më të

madhe të programit mësimor në AP, gjithsesi, hartimi dhe përditësimi i tyre bëhet në nivel

qëndror dhe roli i shkollave në këtë proces është shumë i kufizuar. Pra shkollat e kryejnë

mësimin mbi kritere të vendosura më parë nga AKAFPK (Agjensia Kombëtare e Arsimit,

Formimit Profesional dhe Kualifikimeve), që është autoriteti për përgatitjen e kurrikulave të

lëndëve profesionale. Në të njëjtën shkallë, përfshirja e punëdhënësve, gjatë këtij procesi

është e nevojshme, por edhe këtu vihet re një mosangazhim nga ana e biznesit. Këto të

dhëna bëhen të qarta edhe prej intervistave të zhvilluara. Të gjithë pjesëmarrësit theksuan

nevojën për ndryshime të kurrikulave në lëndët profesionale dhe përshtatjen e tyre me

teknologjitë e reja. Rëndësinë e përfshirjes së punëdhënësve, specialistëve dhe grupeve të

tjera të interesit për të patur programe më afër kërkesave për aftësi të nevojshme për

punëdhënësit. Prej intervistave u dallua se në shkollat e arsimit profesional në Vlorë, ashtu si

në të gjithë sistemin, lëndët e profileve profesionale zënë rreth 60-70% të kurrikulës. Gjatë

viteve, krahasuar me lëndët e profilit të përgjithshëm kurrikula profesionale vijnë duke u

shtuar. Kjo tregon rëndësinë e këtyre lëndëve në përgatitjen e nxënësve. Vlerësimi, hartimi

dhe përditësimi i kurrikulave, bëhet prej AKAFPK-së. Gjithsesi, shkollat kanë të drejtë të

hapin degë të reja në përshtatje me kërkesat e tregut por edhe të nxënësve. Në këtë pikë,

sugjerimet e specialistëve kanë vlerë të madhe, kurse përfshirja e punëdhënësve në proces

është e ulët. Përgjithësisht, profilet mësimore të shkollave profesionale në Vlorë, përshtaten

me zhvillimet në tregun e punës në qytet. Veçanërisht, kualifikimet e ofruara prej shkollës

“Tregtare” janë shumë të kërkuara. Ato formojnë profesionistë në fushat e turizmit.

Investimet dhe zhvillimi në këtë sektor kanë përparësi për qytetin e Vlorës, prandaj forca

Page 164: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

143

punëtore e kualifikuar është shumë e kërkuar. Drejtuesit e shkollës Tregtare, raportojnë se

shpesh kanë patur edhe sugjerime prej bizneseve në lidhje me pjesë të programit mësimor

që janë të nevojshme të theksohen më tepër, të tjera që duhen përditësuar ose ndryshuar, etj.

“Lëndët e profilit profesional zënë rreth 60% të kurrikulës mësimore në këtë shkollë.

Në përditësimin e tyre roli i specialistëve të fushës eshtë i rëndësishëm, kurse biznesi

ka një rol të vogël në këto zhvillime. Faktikisht, përfshirja e punëdhënësve në

planifikimin dhe ndryshimin e kurrikulave është një domosdoshmëri. Profilet e

ofruara nga shkolla “Pavarësia”, të cilat paraqesin më shumë lehtësira për nxënësit

janë; Mekanikë, SHMT dhe TIK. Në tregun e punës, në qytetin e Vlorës ata pothuajse

nuk kanë vështirësi në gjetjen e punës, madje janë shumë të kërkuar”. (G.B. Drejtor,

Sh. Industriale)

Edhe për nëndrejtorëshën e shkollës Industriale, Znj. T.H. “lëndët e profilit

profesional zënë rreth 60% të kurrikulës. Duhet të kemi parasysh se kurrikula

profesionale shtohet me kalimin e viteve, kurse lëndët e profilit të përgjithshëm

pakësohen. Zakonisht, kurrikulat janë të përcaktuara nga IZHA, për lëndët e

përgjithshme dhe prej AKAFPK, për lëndët e profilit profesional. Përsa u përket

lëndëve profesionale shkolla mund të hapë degë të reja në bazë dhe të kërkesave të vet

nxënësve. Në këtë pikë, sugjerimet e specialistëve marrin vlerë të madhe”. “Profilet

profesionale të ofruara nga shkolla janë plotësisht të përshtatur me kërkesat e tregut

të punës në qytet. Në fakt rezulton se pjesa më e madhe e nxënësve gjejnë shumë

shpejt punë. Ato më të kërkuart janë profesionet në Mekanikë, Shërbime Mjete

Transporti, Hidraulik dhe Elektricistë. Nxënësit, të cilët kanë patur më shumë

vështirësi për tu punësuar në qytet kanë qënë ata të profilit TIK, siç duket akoma nuk

ka një treg të mirëformuar për ta në qytet.” (T.H. Nëndrejtor, Sh. Industriale)

Lëndët profesionale zënë pjesën më të madhe të programit mësimor, por kanë nevojë

për përmirësim, sepse teknologjia ka përparuar dhe këto lëndë duhet të përshtaten me

këto ndryshime. Sugjerimet dhe mendimet e specialistëve të fushës nuk zënë veçse

10% të sugjerimeve që bëhen për ndryshimet në kurrikula. Ndërsa prej bizneseve nuk

ka asnjë lloj sygjerimi. Ata nuk janë shumë të përfshirë në proçeset e zhvillimit të

shkollës, përveçse në lidhje me praktikat”. “Janë plotësisht në përputhje me tregun,

profilet; elkektronikë dhe mekanikë. Pikërisht në këto degë si dhe në profilin

“shërbime mjetesh transporti”, të diplomuarit nga shkolla e kanë më të lehtë të gjejnë

punë.” (D.V. Shef Dep. Mekanikës, Sh. Industriale)

Përfundime të ngjashme dallohen dhe prej intervistave në shkollën “Tregtare”.

Kurrikulat e lëndëve të profilit profesional zënë 70% të programit. I takon agjencisë

së AKAFPK-së, të merret me zbatimin, hartimin dhe përditësimin e kurrikulave. Në

fakt, shkolla nuk ka asnjë rol në ndryshimin apo përditësimin e tyre. Profilet mësimore

profesionale që shkolla ofron, përshtaten plotësisht me tregun e punës në qytet, madje

kërkesat e tregut janë në rritje. Katër profilet e drejtimit “Hoteleri-Turizëm” janë të

gjitha shumë të kërkuara dhe të diplomuarit gjejnë punë me lehtësi (Kuzhinë, Guidë,

Recepsion, Bar-restorant). Shkolla u mundëson nxënësve praktikën në biznes gjatë të

tre viteve dhe në bazë të aftësive që tregon nxënësi gjatë praktikës, biznesi e punëson

atë.” (A.I. Drejtor, Sh. Tregtare)

Page 165: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

144

Lëndët profesionale zënë rreth 60-70% të programit mësimor. Në përgjithësi

kurrikulat janë të përgatitura nga agjencia e arsimit dhe formimit profesional,

gjithsesi mësuesit kanë mundësi të bëjnë sugjerimet e tyre në seminare të ndryshme që

zhvillohen me organizata përfaqësuese për AP-në. Mësues të ndryshëm, kryejnë edhe

një punë individuale duke u informuar nëpërmjet internetit dhe literaturës, mbi të

rejat e fundit në lëndën që japin mësim. Gjithashtu, ka patur sugjerime dhe nga

bizneset me të cilët kemi bashkëpunuar për pjesë të programit që është e nevojshme të

theksohen më shumë, etj. Programet mësimore në tërësi, i reflektojnë nevojat e të

rinjve si në teori, ashtu dhe në praktikën profesionale. Njohuritë që u jepen nxënësve

janë të plota, megjithatë është i nevojshëm dhe angazhimi i vet nxënësve për të mësuar

më tepër. Profilet e “Kuzhinë-Pastiçeri”, “Bar-Restorant”, “Guidë-Recepsion” janë

plotësisht të përshtatur me tregun e punës në qytet. Në këto profile nxënësit e kanë

shumë të lehtë për të gjetur punë, veçanërisht gjatë sezonit turistik profesionistët në

këto fusha janë tepër të kërkuara. Pak më e vështirë është për nxënësit e profilit

“Ekonomi-Biznes” për të gjetur punë. Kjo më shumë kushtëzohet nga qëndrimet e

biznesit të cilët kërkojnë të punësojnë të diplomuar prej universiteteve në këto fusha.

Në këtë pikë është mirë që edhe bizneset të informohen në lidhje me aftësitë që fitojnë

nxënësit, të cilat janë në nivelet e duhura për të kryer të gjitha punët në profesionet

për të cilat studiojnë, p.sh. si llogaritar, etj” (E.B. Shef Dep. Hoteleri-Turizëm, Sh.

Tregtare)

d. Financimi i shkollave të arsimit profesional

Kostot financiare të arsimit profesional janë të larta si pasojë e infrastrukturës së nevojshme

për të realizuar praktikat profesionale. Të gjitha shkollat e arsimit profesional kanë një fond të

caktuar që mbulon shpenzimet e tyre, i siguruar nga buxheti i shtetit për arsimin. Kryesisht,

ky fond përdoret për të paguar stafin dhe është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha

shpenzimet, si shembull, burimet për përmirësimin apo modernizimin e reparteve të punës

janë të kufizuara. Këto janë arsyet pse shkollat publike të arsimit profesional janë

vazhdimisht në kërkim të fondeve të ndryshme të financimit. Edhe pse ligji për AFP-në, u

njeh këtyre shkollave të drejtën të veprojnë si njësi ekonomike391

, në realitet ato nuk kanë

nxjerrë të ardhura prej aktiviteteve që kanë zhvilluar. Prej intervistave të kryera në Vlorë u

konstatua se shumica e shpenzimeve në AP, përballohet me fondet e ministrisë përkatëse.

Institucionet e tjera vendore, si DAR, Bashki, etj, nuk ofrojnë më asnjë lloj mbështetje

financiare për këto shkolla që tashmë ndodhen plotësisht në varësi të MMSR. Përsa iu takon

aktiviteteve të ndërmarra prej tyre, të gjithë të intervistuarit pohuan se nuk kanë gjeneruar të

ardhura por janë zhvilluar në kuadër të bashkëpunimeve vullnetare. Raportohet vetëm një rast

në shkollën “Tregtare”, ku fondet e nxjerra nga një aktivitet u përdorën për blerjen e bazës

materiale.

391

Ligji nr. 15, dt.16.02.2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 31

Page 166: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

145

“Të ardhurat kryesore të shkollës “Industriale”, vijnë prej buxhetit për arsimin nga

ministria përkatëse MMSR. Bashkëpunime kemi patur me biznese të ndryshme apo

me OSHEE, në lidhje me zhvillimin e praktikave pranë tyre. Është konsoliduar dhe

bashkëpunimi me Bashkinë për të realizuar punimet për zbukurimin e qytetit me

rastin e festave të ndryshme. Gjithsesi, shkolla nuk është paguar për këto veprimtari.

Nxënësit e kësaj shkolle kanë marrë pjesë në shumë konkurse kombëtare, ku kanë

zënë edhe vende të para. Disa nga vlerat e fituara, edhe pse simbolike, janë përdorur

për të pajisur klasat me mjetet e duhura.” (G.B. Drejtor, Sh. Industriale)

“Ministria është burimi kryesor i të ardhurave për shkollën tonë. Bashkia apo

institucionet e tjera si DAR nuk bëjnë më asnjë lloj financimi, sepse tashmë shkollat e

arsimit profesional janë në varësi të plotë të Ministrisë së Mirëqënies Sociale. Roli i

biznesit kufizohet vetëm me zhvillimin e praktikave dhe nuk kemi marrë asnjë ndihmë

tjetër prej tij, si p.sh. për bazën materiale të laboratorëve, etj. Aktivitetet e shkollës,

edhe pse të shumta nuk kanë krijuar asnjë të ardhur. Së fundmi, kemi bashkëpuunar

me Bashkinë për të realizuar zbukurimin e qytetit në prag të festave të fundvitit.

Shkolla u vlerësua me një çertifikatë mirënjohje nga ana e bashkisë por nuk u pagua

për punën e kryer nga nxënësit e saj.” (T.H. Nëndrejtor, Sh. Industriale)

“Shkolla “Tregtare” ka ndërmarrë shumë pak aktivitete prej të cilave të ketë

gjeneruar të ardhura. Kostot e saj përballohen nga buxheti i shtetit nëpërmjet

ministrisë përkatëse si dhe prej nxënësve dhe familjeve të tyre.” (A.I. Drejtor, Sh.

Tregtare)

“Kostot kryesore të shkollës përballohen nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe

Rinisë. Shkolla ka realizuar një projekt vitin e fundit, i cili ka konsistuar në bërjen dhe

shitjen e produkteve ushqimore. Lekët e fituara janë shpenzuar për blerjen e një

frigoriferi.” (M.M, Nëndrejtor, Sh. Tregtare)

“Padyshim që shpenzimet kryesore të shkollës përballohen prej ministrisë. Gjithashtu,

vet nxënësit dhe aktivietetet e kryera nga shkolla kanë rëndësi për të përballuar

shpenzimet. Veprimtaritë që kemi ndërmarrë lidhen kryesisht, me zhvillimin e

praktikave profesionale, ndërsa për departameintin e Hoteleri-Turizmit, kemi

realizimin dhe shitjen e produkteve ushqimore” (E.B. Shef Dep. Hoteleri-Turizëm,

Sh. Tregtare)

e. Target-grupi i nxënësve në arsimin profesional

Rritja e numrit të nxënësve që ndjekin shkollat e arsimit profesional është objektivi kryesor i

politikave dhe strategjive që synojnë zhvillimin e këtij sistemi. Ndonëse, në vend AP-ja

vazhdon të ketë një reputacion të ulët që e penalizon vazhdimisht në lidhje me numrin e

nxënësve pjesëmarrës në të, vitet e fundit janë bërë përmirësime në lidhje me regjistrimet.

Disa nga pyetjet e intervistave të zhvilluara kanë patur në fokus pikërisht, masat e ndërmarra

prej shkollave në rritjen e numrit të nxënësve të regjistruar si dhe nivelin e tyre në mësime.

Kryesisht, nxënësit që frenkuetojnë këto shkolla kanë nota shumë të ulta dhe numri i tyre

është i vogël. Edhe pse, në tregun e punës interesi për profilet arsimore profesionale është në

Page 167: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

146

rritje përgjithësisht, të rinjtë vazhdojnë të kërkojnë një rrugë drejt arsimit të lartë dhe jo drejt

arsimit profesional. Pikërisht, për të zbutur këtë fenomen dhe për të nxitur regjistrimet kriteret

për pranimin e nxënësve, janë shumë të ulta. Edhe në Vlorë, të intervistuarit konfirmuan edhe

njëherë trendin se, nxënësit të cilët kanë rezultate të ulta gjatë ciklit nëntëvjeçar të studimve,

përbëjnë shumicën e atyre që ndjekin këtë lloj arsimi. Gjithashtu, këta drejtues, treguan se

institucionet e arsimit profesional nuk zbatojnë asnjë normë shtrënguese për pranimin e

nxënësve në shkollë. Vetëm një pakicë, kryesisht në profilet e reja që lidhen me zhvillimin e

teknologjive të komunikacionit, janë zgjedhur bazur në rezultatet e tyre të mëparshme

shkollore. Pra, në mesataren e arritur në ciklin nëntëvjeçar të studimeve. Rezultati ështe

konsistent me raporte dhe studime të mëparshme si; studimi i Xhumari dhe Dibra392

, studimi

mbi “Ofruesit e Arsimit Profesional393

”, raporti për “Strategjinë e punësimit dhe

aftësimit394

”, etj. Të gjitha këto hulumtime, kanë evidentuar nivelin shumë të ulët të nxënësve

në AP. Në këtë kontekst, mosvendosja e mesatares për profilet e ofruara, është një nga masat

e ndërmarra për të rritur regjistrimet. Për t’u theksuar është fakti që në shkollën “Industriale”,

vihen re përpjekje për të tërhequr një nivel më të lartë të nxënësve. Kjo duke vendosur si

kriter për pranimin e tyre në profilin TIK dhe Elektronikë mesataren shtatë. Gjithsesi, mbetet

një iniciativë e veçuar, sepse në profilet e tjera të ofruara nga shkolla nuk është vendosur

asnjë kriter për pranimin e këtyre të rinjve. Edhe në shkollën “Tregtare” ndiqet i njëjti plan

vprimi. Në këtë mënyrë, duke mos patur kërkesa më të larta, këto shkolla vazhdojnë të shihen

prej komunitetit si një alternativë vetëm për individët që nuk kanë mundësi të tjera për të

vazhduar arsimimin e tyre. Nga këndvështrimi i drejtuesve, faktorë të tjerë që kontribuojnë

në tërheqjen e nxënësve drejt arsimin profesional lidhen me kushtet familjare të tyre. Në fakt,

pjesa më e madhe e nxënësve e kanë prejardhjen nga familje me vështirësi ekonomike, (edhe

pse këto mendime bien në kundërshtim me gjetjet e anketimit sipas të cilit 46.7% e

studentëve kanë kushte të mira ekonomike për të ndjekur shkollën). Kryesisht, tërhiqen prej

AP-së djemtë. I njëjti fenomen është i dallueshëm edhe për shkollat e arsimit profesinal në

Vlorë. Përveçse faktorëve të ndryshëm social, një arsye, pse numri i vajzave është i ulët,

lidhet me faktin se arsimi profesional nuk është shumë tërheqës për to. Këto shkolla,

vazhdojnë të ofrojnë profile që kryesisht janë të përshtatshme për djemtë. Në Vlorë, dukshëm,

ky fenomen vihet re në shkollën “Industriale”, ku dhe numri i vajzave është shumë i vogël,

392

Xhumari M., Dibra S., “VET Education Policies and practices for Social Inclusion and Social Cohesion in

Albania”,https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/mapping_of_vet_educational_policies_and_practicies_for_s

ocial inclusion_and_social_cohesion_country_report_albania.pdf 393

ETF/GIZ/ MMSR, Raport final 2014, “Studimi bazë i ofrusve publik të AFP-së në Shqipëri” 394

MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftesim 2014-2020”, Tiranë 2014

Page 168: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

147

profilet dhe drejtimet mësimore që ofron kjo shkollë (Mekanikë, SHMT, TIK, Ndërtim,

Elektroteknikë), janë kryesisht në profesione të ushtruara prej meshkujve. Në të kundërt,

oferta (Hoteleri-Turizëm, Ekonomi-Biznes) e shkollës “Tregtare” është shumë më e

përshtatëshme për vajzat, dhe numri i tyre në këtë shkollë eshtë më i lartë. Që të rritet numri i

vajzave, në këtë lloj arsimi është e nevojshme të ofrohen profile në përputhje me dëshirat dhe

aspiratat e tyre. Në këtë kontekst, nuk ka dyshim që, rritja e performancës dhe tërheqja e më

shumë të rinjve kërkon që AP-ja t’u sigurojnë nxënësve çfarë ata dëshirojnë. Ai do të jetë

më efikas “nëse merr parasysh karakteristikat e grupeve që u shërben395

”. Masa e dytë e

ndërmarrë prej shkollave të arsimit profesional në Vlorë, për të rritur numrin e nxënësve të

regjistruar, është promovimi i këtyre shkollave . Kjo bëhet në dy mënyra. Së pari, duke

zhvilluar ditët e hapura për të informuar të gjithë ata që janë të interesuar të njohin më mirë

ofertat mësimore të këtyre shkollave. Së dyti, duke bërë promovimin pranë nxënësve të

shkollave nëntëvjeçare. Promovimi i AP-së, do të çonte drejt rritjes së cilësisë së këtij sistemi.

Intervistat me drejtuesit e shkollave konfirmuan se tashmë, “promovimi” përbën një prioritet

të tyre. Nxënësit gjatë periudhës së regjistrimit, informohen në lidhje me programet e ofruara

në mënyrë që të zgjedhin profilin më të përshtatshëm me dëshirat dhe prirjet që kanë.

“Përsa i përket grupit të nxënësve që ndjekin shkollën “Pavarësia”, janë ata nxënës

që kanë shfaqur një talent të ngjashëm me profilin e zgjedhur qysh në vegjëli. Duhet të

them se, institucioni është përpjekur të përmirësojë cilësinë e njohurive të nxënësve që

janë të regjistruar në këtë shkollë, ndaj ka vendosur të zbatojë kriterin e notës

mesatare për profilin TIK. Meqënëse, ky profil i ri, është një nga më të kërkuarit prej

të rinjve, për t’u regjistruar në të, nxënësit duhet të kenë të paktën mesataren shtatë

gjatë ciklit nëntëvjeçar të shkollës. Ndërsa, për profilet e tjera që ofron shkolla, ky

kriter nuk zbatohet dhe në këtë shkollë vazhdojnë të regjistrohen nxënësit që kanë një

mesatare të ulët në arsimin nëntëvjeçar. Megjithatë, në përgjithësi vendimmarrja e

adoleshentëve për të zgjedhur këtë shkollë influencohet nga kërkesat e tregut të punës.

Për nxënësit mund të them se shkolla ka si qëllim jo vetëm t’i përgatisë ata me

njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përmbushur kërkesat e tregut të punës, por,

gjithashtu duhet të nxisë besimin dhe vetbesimin tek ta. Më me rëndësi do të ishte

zhvillimi i më shumë praktikave pranë biznesit në mënyrë që nxënësit të njiheshin me

një mjedis real pune”” (G.B. Drejtor, Sh. Industriale)

“Në këtë shkollë, janë të regjistruar më së shumti nxënës që kanë pasur një mesatare

të ulët gjatë ciklit nëntëvjeçar edhe pse insititucioni ka përcaktuar notë mesatare për

t’u pranuar në disa profile, më saktësisht TIK dhe Elektronikë. Gjithsesi, shkolla

vazhdon akoma të ndiqet kryesisht prej nxënësve që kanë një nivel të ulët në ciklin

nëntëvjeçar. Faktori kryesor që influencon të rinjtë të zgjedhin këtë shkollë lidhet me

kërkesat që ka tregu i punës. Në fakt, profilet e ofruara, sidomos ato të mekanikës,

kanë shumë kërkesa në tregun e punës në qytet dhe nxënësit mbas diplomimit gjejnë

punë me lehtësi. Duhet të theksoj se, gjatë fazës së regjistrimit, nxënësit informohen

395

Prosser CH. A., Quigley TH. H., “Vocational Education in a Democracy”, Chicago 1949, Libër i

dixhitalizuar nga Google. Shiko në: https://babel.hathitrust.org/cgi/pt?id=coo.31924013105048;view=1up;seq=1

Page 169: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

148

dhe drejtohen drejt profileve profesionale më të përshtatshme për ta. Një tjetër

mënyrë për të tëhequr më shumë të rinjë është promovimi që shkolla jonë bën çdo vit

me klasat e nënta të shkollave nëntëvjecare në qytet, duke zhvilluar diskutime me

nxënësit dhe prindërit e tyre. Gjatë vitit shkollor zhvillohen edhe ditët e hapura për të

informuar të gjithë ata që janë të interesuar të njohin më mirë ofertën dhe punën e

zhvilluar në të. Interesi për t’u njohur me çfarë profilesh mësimore apo në cilat

kushte zhvillohet mësimi ka ardhur në rritje. Kjo për faktin se shumë të rinj kërkojnë

të hyjnë sa më shpejt në tregun e punës dhe janë të bindur se një profesion i mirë do

t’i ndihmojë në këtë drejtim. (T.H. Nëndrejtor, Sh. Industriale)

Edhe për shefen e departamentit të mekanikës në shkollën “Industriale”, Doloreza

Veizaj, “pjesa më e madhe e nxënësve që vazhdojnë studimet në shkollë kanë rezultate

të ulta në mësime, me përjashtim të degës së TIK dhe Elektronikë ku është vendosur

mesatarja 7 (shtatë) për t’u pranuar në këto dy profile. Kurset e tjera nuk kanë të

vendosur asnjë mesatare dhe mund të ndiqen sipas dëshirës nga nxënësit. Dy faktorë

kryesor influencojnë në vendimmarrjen e të rinjve për të ndjekur këtë shkollë janë

nevojatat e tregut të punës që kërkojnë gjithnjë dhe më shumë punëtorë të kualifikuar

edhe dalja më herët për në tregun e punës i shtyn adoleshentët drejt zgjedhjes së bërë.

Të rinjtë informohen rregullisht për profilet që ofron shkolla nga grupi i punës që

kryen regjistrimet. Shkolla kryen gjithmonë promovimin e saj pranë shkollave

nëntëvjecare. (D.V. Shef Dep. Mekanikës, Sh. Industriale)

“Në shkollën “Tregtare” zakonisht janë të regjistruar nxënës nga familje me

probleme sociale, ekonomike dhe zonat periferike. Për të nxitur regjistrimet drejtoria

nuk ka përcaktuar akoma asnjë kriter për mesataren e pranimit, megjithatë faktori që

ndikon më tepër në vendimmarrjen e këtyre të rinjve për të zgjedhur këtë shkollë të

arsimit profesional është largësia e shkollës nga vendbanimi i tyre.” “Nxënësit janë të

mirëinformuar rreth zgjedhjes së profilit profesional, sepse promovimi i shkollës është

prioriteti kyç që ka ky institucion në periudhën prill-maj-qershor.” (A.I. Drejtor, Sh.

Tregtare)

“Target grupi i nxënësve të regjistruar në shkollën “Tregtare” është i ndryshëm. Nuk

ka kritere të përcaktuara për përzgjedhjen e nxënësve. Kryesisht, emri i shkollës,

dëshira për të fituar një profesion dhe në disa raste familja, janë faktorët që

influencojnë vendimmarrjen e tyre për të vazhduar studimet në këtë shkollë.” (M.M.,

Nëndrejtor, Sh. Tregtare)

“Grupi i nxënësve që ndjekin shkollën është kryesisht i orientuar nga profesionet.

Kanë patur rezultate të ulta gjatë ciklit nëntëvjecar të shkollës dhe dëshirojnë të hyjnë

sa më shpejt në punë. Gjithashtu, pjesë e shkollës janë dhe nxënës nga komunitete të

ndryshme. Kritere për përzgjedhjen e tyre nuk ka. Faktorët që kanë influencuar në

vendimmarrje janë, puna e mirë promovuese e shkollës si dhe promovimi i arsimit

profesional nga MMSR. Të rinjtë informohen për ofertat e shkollës “Tregtare”,

nëpërmjet faqes online të shkollës dhe fletpalosjeve të ndryshme që shpërndahen.

Aktiv janë dhe “grupet e promovimit”, të cilët duke filluar prej muajit prill kanë për

detyrë të informojnë për ofertat dhe mundësitë që ofron shkolla nxënësit e klasave të

nënta. Zakonisht, promovimi bëhet në shkollat publike edhe pse në parim nuk duhet të

mungojnë edhe takimet në shkollat private. Nxënësit, kur zgjedhin profilin që do të

ndjekin në shkollë, duhet të kenë parasysh dy faktorë. Së pari cilat janë prirjet që

zotërojnë dhe së dyti cilat janë dëshirat e tyre për profesionin e ardhshëm. Në këtë

Page 170: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

149

pikë, stafi i shkollës i orienton gjithmonë nxënësit në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen më

të përshtatshme për ta.” (E.B. Shef Dep. Hoteleri-Turizëm, Sh. Tregtare)

f. Procesi i kalimit nga shkolla në punë

Punësimi për herë të parë është një nga proceset më të vështira për të rinjtë. Nga sa kemi

përmendur edhe më sipër, studimet mbi arsimin profesional përqëndrohen, pikërisht tek koha

e tranzicionit të kalimit nga shkolla drejt punës. Në raport me të rinjtë që kanë përfunduar

studimet në arsimin e përgjithshëm, të rinjtë e diplomuar në shkollat e arsimit profesional

gëzojnë një kalim më të shpejtë drejt tregut të punës. Puna e tyre e parë është më e

qëndrueshme dhe afër kualifikimit të tyre dhe zakonisht nuk kanë vështirësi me aftësitë dhe

kompetencat që kërkohen nga vendi i punës. Drejtuesit ndajnë pikëpamje të njëjta përsa i

përket efektshmërisë së arsimit profesional në punësimin e te rinjve krahasuar me arsimin e

përgjithshëm. Ata mendojnë se, ky arsim është më efektiv dhe për këtë rendisin faktorë të tillë

si; i njeh të rinjtë me kushtet reale të punës, i përgatit ata me shkathtësitë dhe aftësitë që

kërkohen më tepër në tregun e punës, i vendos të rinjtë në një kontakt më të shpeshtë me

punëdhënësit duke lëhtësuar në këtë mënyrë komunikimin midis këtyre dy kategorive, etj.

Është e qartë se, kalimi i të rinjve nga shkolla në punë shpesh shoqërohet me papunësi. Për

këtë arsye është e rëndësishme informimi i tyre mbi mundësitë e punësimit, mbi aftësitë e

kërkuara dhe qëndrimet personale që do t’i përgatisin për planifikimin e karrierës qysh në

moshë të re. Në fakt, personat që kanë një kualifikim profesional dhe i njohin bazat e procesit

të punës për të cilin aplikojnë kanë më shumë mundësi që të merren në konsideratë prej

punëdhënsëve krahasuar me të rinj më pak të kualifikuar. Prej anketimit dhe intervistave të

zhvilluara u dallua që, për nxënësit e shkollave profesionale në Vlorë, mënyrat kryesore për të

kërkuar punë vazhdojnë të mbeten njohjet familjare, miqtë dhe të afërmit. Janë të pakët ata

që përdorin zyrat e punësimit, zyrat e karrierës në shkolla apo mjetet e tjera, për të marrë

informacionin e nevojshëm. Përsa u përket vet shkollave, ato mundohen të forcojnë

bashkëpunimin me bizneset për t’u ardhur në ndihmë nxënësve gjatë këtij tranzicioni.

“Meqënëse periudha e kalimit nga shkolla në punë është e rëndësishme për nxënësit,

shkolla i ndihmon nëpërmjet këshillimit të karrierës, duke zhvilluar dhe rritur më

tepër bashkëpunimin me bizneset. Në këtë mënyrë nxënësit hyjnë në kontakt të

drejtpërdrejt me tregun e punës.” (G.B. Drejtor, Sh. “Industriale”)

“Shkolla duke bashkëpunuar me biznesin për kryerjen e praktikave profesionale i

ndihmon nxënësit gjatë procesit të kalimit për në punë, sepse në këtë mënyrë nxënësit

hyjnë në kontakt të drejtpërdrejt me punëdhënësit. Zakonisht, nxënësit më të talentuar

janë ata që punësohen në bizneset ku dhe kanë kryer praktikat. Një tjetër lloj ndihme

që shkolla ofron është përgatitja e listave për të diplomuarit, sipas profileve në çdo

Page 171: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

150

fund viti shkollor duke i dorëzuar këto lista në zyrën e punësimit të qytetit ku dhe

bizneset e ndryshme do e kenë më të lehtë për të gjetur personel të kualifikuar.” (T.H.

Nëndrejtor, Sh. Industriale)

“Për të lehtësuar procesin e kalimit nga shkolla në punë për të diplomuarit, shkolla

“Tregtare”, është munduar të krijojë lidhje sa më të qëndrueshme me bizneset e

ndryshme. Në, fakt lidhja e kontratës për zhvillimin e praktikave pranë bizneseve është

një moment deçiziv, sepse në shumicën e rasteve nxënësit punësohen mbas përfundimit

të praktikës”. (E.B. Shef Dep. Hoteleri-Turizëm, Sh. Tregtare)

Një tjetër e dhënë, dalë prej intervistave është mendimi i përgjithshëm se arsimi profesional i

shton mundësitë e punësimit të qëndrueshëm për të rinjtë, jo vetëm për tregun e punës në

vend, por edhe për punësim jashtë vendit. Të intervistuarit janë të bindur plotësisht se

diplomat e lëshuara, (veçanërisht certifikatat profesionale), prej shkollave të arsimit

profesional të Vlorës, janë të njohura nga vendet e BE-së dhe se shumë nxënës të diplomuar

janë punësuar në këto vende, kryesisht në Gjermani. Për të gjithë personat e intervistuar në

shkollën “Industriale”, arsimi profesional i shton shanset e punësimit për të rinjtë, në tregun

europian të punës, madje ata mendojnë se tashmë kjo është bërë realitet. Edhe pjesëtarët e

shkollës “Tregtare”, mendojnë se arsimi profesional u jep, maksimalisht, mundësinë e

punësimit të rinjve për në vendet europiane.

“Jam plotësisht e bindur që arsimi profesional u jep të rinjve shqiptar mundësi më të

mëdhaja për t’u punësuar në vendet Europiane. Shumë nxënës të diplomuar prej

kësaj shkolle kanë gjetur punë në profesionin e tyre. Në Gjermani janë punësuar një

pjesë e konsiderueshme. Është fakt i vërtetuar se të gjitha diplomat e lëshuara nga

shkolla, veçanërisht çertifikatat profesionale, njihen në vendet e BE-së.” (T.H.

Nëndrejtor, Sh. Industriale)

“Diplomat e lëshuara prej shkollës sonë njihen nga vendet e BE-së. Për mendimin tim

arsimi profesional është më i miri, i vetmi që ofron shanse punësimi në këto vende”

(D.V. Shef Dep. Mekanikës, Sh. Industriale)

Po, diplomat e shkollës njihen në vendet Europiane. Po, arsimi profesional u

mundëson të rinjve shqiptar të punësohen në vende të ndryshme. Jam e bindur për

këtë” (M.M. Nëndrejtor, Sh. Tregtare)

“Diplomat tona njihen edhe në vendet e tjera. Maksimalisht, PO! Arsimi profesional i

rrit shanset për t’u punësuar në vendet e BE-së” (A.I. Drejtor, Sh. Tregtare)

Në këtë pjesë të hulumtimit, trajtuam gjetjet e intervistave të zhvilluara me drejtuesit e

shkollave. Prej tyre dallojmë se po bëhen përpjekje për të rritur cilësinë e shërbimeve të

ofruar nga këto institucione duke përmirësuar infrastrukturën, rritur kualifikimin e mësuesëve

dhe instruktorëve si dhe duke bërë promovimin e shkollave për të luftuar steriotipet ndaj këtij

sistemi në shoqëri. Përpjekje për të rritur numrin e nxënësve dhe për të përshtatur kurrikulat

Page 172: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

151

me çfarë kërkojnë punëdhënësit si dhe rritjen e bashkëpunimit me bizneset për ta afruar

shkollën e arsimit profesional më tepër me kërkesat e komunitetit. Tashmë, ato ofrojnë

mundësi më të mëdha dhe kanë vlera më të qëndrueshme, por nuk janë kthyer akoma në një

alternativë tërheqëse për të rinjtë. Nuk ka dyshim se, iniciativa të tjera janë të domosdoshme

për përmirësime të mëtejshme, është e sugjerueshme përfshirja në vendimmarrje dhe zbatim e

të gjitha grupeve të interesit, duke filluar me prindërit, biznesin, institucionet e ndryshme

shtetërore, në tërësi me të gjithë komunitetin.

5.3.2 Rezultatet e intervistave me specialistë të arsimit në institucionet e qeverisjes

vendore.

Përsa u përket intervistave të zhvilluara me përfaqësuesit e institucioneve vendore, qëllimi i

tyre ka qënë të shikohej pikëpamja e politikëbërësve vendor mbi shkollat e arsimit profesional

në Vlorë dhe me çfarë mënyre këto institucione do të mund të ndihmonin në zhvillimin e

mëtejshëm të AP-së në Vlorë.

Argumentat e trajtuara në këto intervista përfshijnë pyetje mbi:

Faktorët që do të ndikonin në përmirësimin e shkollave të arsimit profesional.

Shërbimet që ofrojnë institucionet vendore për shkollat e AP-së në qytet.

Masat e ndërmarra prej këtyre institucioneve për të nxitur dhe stimuluar

bashkëpunimin midis sektorit privat dhe shkollave.

Roli i institucioneve vendore në financimin e shkollave të arsimit profesional.

Vlerësimi i këtij personeli të kualifikuar mbi shkollat profesionale në qytet.

a. Faktorët ndikues në rritjen e cilësisë në shkollat e arsimit profesional

Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve vendore të intervistuar, vlerësuan përparimet që janë

bërë lidhur me rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga shkollat e arsimit profesional. Po

ashtu, si edhe drejtuesit e këtyre shkollave, ata theksuan se janë të nevojshme të tjera

investime për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori arsimor. Shtimi i bazës materiale,

ndërtimi i laboratorëve të rinj, rritja e buxhetit të përcaktuar për këto shkolla, lidhje më të

ngushta me punëdhënësit si dhe krijimi i degëve të reja që t’u përshtateshin profileve

profesionale të kërkuara në qytet, janë faktorë që do të luanin një rol të madh në tërheqjen e të

rinjve drejt arsimit profesional. Gjithashtu, është e rëndësishme të bëhen më tepër përpjekje

për të rritur cilësinë akademike të nxënësve. AP, nuk duhet të shikohet më si një “rrugë e

Page 173: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

152

dytë” arsimimi, por si një alternativë që u siguron të rinjve mundësi të mira për të përparuar

në karierën e tyre profesionale.

“Cilësinë e shkollave të arsimit profesional në qytetin e Vlorës e vlerësojë të mirë,

pasi në të dyja shkollat e qytetit tonë, po punohet fort në këtë drejtim si nga drejtoritë

respektive ashtu dhe prej stafeve përkatëse. Rritja e clësisë në këto shkolla, po ashtu,

është e dallueshme në rritjen e numrit të nxënësve, gjithsesi përmirësime të mëtejshme

janë të nevojshme. Mendoj se përveç pasurimit të bazës materiale dhe shtimit të

laboratorëve, vëmendje i duhet kushtuar nivelit akademik të nxënësve. Nxënësit që

frekuentojnë këto shkolla, edhe pse janë shtuar në numër këto vitet e fundit, kanë

mesatare shumë të ulët. Faktorë të tjerë që do të çonin në përmirësimin e këtyre

shkollave janë; hapja e degëve të reja për profesione të cilat duhen më shumë nga

tregu i punës në qytet, lidhje më të ngushta me bizneset dhe në fund mendoj se

kurrikulat në AP duhet të kenë një raport më të drejt teorikopraktikë”. (R. S. Bashki,

Specialist Arsimit)

“Cilësinë e shkollave unë e vlerësojë në mënyrë shumë pozitive. Jam pjesë e bordit të

shkollës “Tregtare” dhe të “Qëndrës së Formimit Profesional”, kam mendimin se në

të dyja këto insititucione po punohet shumë për të ofruar programe të përshtatëshme

dhe cilësore për të gjithë ata që dëshirojnë të fitojnë një profesion. Mungesa e

investimeve është vështirësia më e madhe për shkollat e arsimit profesional. Ka nevojë

për më shumë mbështetje nga bizneset si dhe buxheti i përcaktuar për këto shkolla

duhet të rritet.” (A. H. Qark, Specialist Arsimit, Kulturës, Turizmit)

“Cilësia e shkollave profesionale në Vlorë vjen duke u rritur. Ato kanë përmirësuar

bazën materiale, infrastrukturën dhe shtuar numrin e nxënësve. Gjithsesi, kontigjenti i

nxënësve në këto shkolla është i dobët. Është e nevojshme të punohet shumë më tepër

për të rritur nivelin e tyre në mësime. Ndër faktorët që do të përmirësonin cilësinë e

shërbimeve të ofruara prej këtyre shkollave mund të përmend ‘hapjen e degëve të

reja”. Këto programe të reja duhet të përputhen me ato profesione që kërkohen më

shumë nga tregu i punës. Patjetër që kjo do t’i çonte shkollat profesionale drejt

përforcimit të përmbajtjes së tyre. Tjetër faktor që do ndikonte në përmirësimin e

mëtejshëm të shërbimeve të ofruara prej shkollave është bashkëpunimi me organizma

dhe institucione të ndryshme, kryesisht për financimin e programeve të veçanta.”

(A.L. DAR, Specialist)

“Shkollat e arsimit profesional duhet të ofrojnë profile të reja mësimore, më afër me

kërkesat e tregut të punës në qytet. Mendoj se së bashku me përmirësimin e bazës

materiale, shtimi i mjediseve dhe orëve për praktikat profesionale janë ndër faktorët

kryesorë që mund të çojnë drejt rritjes së cilësisë për këto shkolla. Gjithashtu jam i

mendimit se shkollat e arsimit profesional në Vlorë nuk i përgatisin dot plotësisht

nxënësit për të përballuar kërkesat e një ekonomie tregu. Në këtë pikë është e

nevojshme që ato të rrisin kontaktet me biznesin jo vetëm individualisht, por duke u

kordinuar me dhomën e tregtisë në qytet. Duhet të kërkojnë prej firmave në qytet që të

angazhohen jo vetëm për zhvillimin e praktikave, por këto biznese duhet të paraqesin

kërkesat e tyre në lidhje me cilat aftësi kërkojnë më së shumti, gjithashtu duhet të

ndihmojnë zhvillimin e shkollave dhe për bazën materiale.” (M.GJ. Prefekturë,

Specialist i arsimit)

Page 174: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

153

b. Shërbimet e institucioneve vendore për shkollat e AP-së.

Përgjigje të ngjashme u dalluan prej intervistave të zhvilluara lidhur dhe me shërbimet që

institucionet vendore ofrojnë për shkollat e arsimit profesional në qytet. Kryesisht,

institucionet vendore kanë tashmë një rol më të vogël në proceset e zhvillimit të këtyre

shkollave. Një rol kordinues dhe mbështetës të aktiviteteve të zhvilluara. DAR ndërvepron

me shkollat e arsimit profesional vetëm lidhur me nxitjen e kualifikimit për mësuesit e

lëndëve të përgjithshme, mbledh statistikat kryesore përsa i përket numrit të nxënësve të

regjistruar dhe merret me koordinimin e zhvillimit të maturës shtetërore. Nga ana tjetër,

ndërveprimi me institucionet e tjera, si bashki, qark, prefekturë, është i pakët. Një nga detyrat

e këtyre insitiucioneve është shpërndarja e bursave për nxënësit e shkollave të arsimit

profesional, por, nuk kanë asnjë buxhet të planifikuar për shërbime të tjera ndaj këtyre

shkollave. Përgjithësisht, roli i tyre është, mbështetës ndaj iniciativave të ndërmarra prej vet

shkollave.

“Bashkia e Vlorës ka mbështetur aktivitete të ndryshme të zhvilluara prej shkollave të

arsimit profesional të qytetit. Bashkia ka qënë pjesë e të gjitha panaireve të zhvilluara

për promovimin e arsimit profesional tek të rinjtë në qytet duke dhënë ndihmë për

zhvillimin sa më mirë të këtyre veprimtarive. Përsa i përket, infrastrukturës së

shkollave të arsimit profesional, ato varen direkt prej ministrisë së mirëqënies sociale,

gjithashtu edhe buxheti i tyre planifikohet prej ministisë dhe në këtë pikë institucioni

ynë nuk ka ndonjë funksion.” (R.S. Bashki, Specialist i Arsimit)

Qarku ka një rol kordinues dhe është gjithmonë në mbështetje të stafit të këtyre

shkollave. Nuk kemi ndërmarrë ndonjë aktivitet të mirëfilltë për promovimin e AP-së

në qytet, por nëse na kërkohet prej shkollave zhvillimi i aktiviteteve të tilla do të

merrnim të gjitha masat e nevojshme. Si institucion ne nuk kemi buxhet për të

financuar shkollat e arsimit profesional, gjithsesi mendoj se financimet që shkollat

marrin i shpenzojnë mirë, pasi produkti që del prej tyre, (nxënësit e kualifikuar), është

i mirë. (A. H. Qark, Specialist Arsimit, Kulturës, Turizmit )

“Tashmë, shkollat e arsimit profesional janë tërësisht në varësi të ministrisë sociale

dhe nuk kanë shumë lidhje me DAR. Ky insititucion punon vetëm në drejtim të nxitjes

së kualifikimit për mësuesit e lëndëve të përgjithshme në këto shkolla. Mbledh

statistikat për numrin e nxënësve të regjistruar, maturantët dhe koordinon zhvillimin e

maturës shtetërore. Përsa i përket mënyrës sesi i përballojnë shpenzimet, në djeninë

time, shkollat kanë një plan të tyre për mënyrën e shpenzimit të fondit që ua ka

përcaktuar MMSR-ja. DAR nuk i financon më shkollat e arsimit profesional” (A. L.,

DAR, Specialist)

“Insititucioni i Prefekturës nuk ka bashkëpunim me shkollat e arsimit profesional në

qytet. Ka defekte të kordinimit në këto shkolla për pasojë nuk ka nisma konkrete për të

korrigjuar këtë. Përsa i përket financimit të këtyre shkollave duhet të themi se

Prefektura nuk ka buxhet për shërbime të tilla.”(M. Gj. Prefekturë, Specialist i

Arsimit)

Page 175: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

154

c. Vlerësimi për shkollat e arsimit profesional të qytetit

Cilësia e shkollave të AP-së të Vlorës, u vlerësua me nota pozitive prej specialistëve të

arsimit pranë institucioneve të qeverisjes vendore, të cilët theksuan rëndësinë që kanë për

sektorin privat të ekonomisë kualifikimet që këto shkolla ofrojnë për të rinjtë. Nxënësit e

diplomuar në to, kanë më shumë shanse për t’u punësuar në profesionet më të kërkuara në

qytet. Kryesisht, shkollat e arsimit profesional e kryejnë mirë funksionin e tyre në përgatitjen

e të rinjve për punë, gjithsesi masa të tjera duhen ndërmarrë për të rritur më tej cilësinë e tyre.

“Aktivitetet e ndryshme private ofrojnë pjesën më të madhe të punësimit në qytet. Ky

fakt, është i vlefshëm dhe për të rinjtë e diplomuar në shkollat e arsimit profesional.

Për vet kualifikimet e ofruara prej këtyre shkollave punësimi i të rinjve është më i

arritshëm në sektorët privat të ekonomisë. Jam e bindur që nxënësit e diplomuar në

shkollat e AP-së, janë të përgatitur për t’iu përshtatur kërkesave të tregut. Duke qënë

anëtare e bordit të shkollës “Tregtare”, jam në kontakt të vazhdueshëm me këta të rinj

dhe shpesh kam qënë e pranishme në veprimtaritë që kanë zhvilluar për të prezantuar

produktin e punës së tyre. Sipas mendimit tim, të dy shkollat e arsimit profesional në

qytet, e kanë potencilain e mjaftueshëm për të mundësuar tek nxënësit zhvillimin e

atyre aftësive që janë më të kërkuarat prej punëdhënësve.” (A. H. Qark, Specialist

Arsimit, Kulturës, Turizmit)

“Fasoneria, hoteleri-turizmi dhe call-center, janë sektorët më të sukseshëm në

punësimin e pjesës më të madhe të të rinjve në qytet dhe arsimi profesional ka një rol

me rëndësi në përgatitjen profesionale të tyre. Mendoj se përgjithësisht të dy shkollat

e arsimit profesioanl të qytetit, e kryejnë mirë funksionin e tyre në përgatitjen për

punë të të rinjve, por i duhet kushtuar më shumë vëmendje dhe përkushtim realizimit

të praktikave mësimore për të rritur më tej cilësinë e këtyre të diplomuarëve. Të dyja

shkollat e qytetit tonë kanë bërë hapa përpara në këtë drejtim. Mendoj se shkolla

“Industriale” është më e kompletuar gjithsesi, tek të dyja stafet dhe drejtoritë po

punohet për të krijuar mjedis konformë degëve që kanë.” (R. S. Bashki, Specialist i

Arsimit)

“Punësimi në qytet, përgjithësisht është i vështirë, por sektori i ndërtimit dhe ai i

turizmit janë sektorët që punësojnë numrin më të madh të nxënëse të këtyre shkollave.

Shkalla e kualifikimit dhe degët e reja krijojnë premisa për zhvillimin dhe përshtatjen

me kërkesat e tregut të punës.” (A. L. DAR, Specialist)

d. Proçesi i daljes nga shkolla

Prej intervistave me përfaqësuesit e institucioneve vendore, vihet re ngjashmëria në mendime

lidhur me mundësitë e punësimit që të rinjtë shqiptarë kanë në vendet europiane . Sipas tyre

shkollat e arsimit profesional u mundësojnë të rinjve që të konkurojnë për një vend pune edhe

jashtë vendit, pikërisht sepse ata janë më të përgatitur sesa bashkëmoshatarët që nuk kanë

asnjë formim profesional. Të intervistuarit u përgjigjën se tashmë, diplomat e lëshuara prej

Page 176: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

155

shkollave të arsimit profesional njihen prej vendeve europiane, duke rritur në këtë mënyrë

shanset e të rinjve shqiptar për të gjetur një vend pune të qëndrueshëm edhe jashtë Shqipërisë.

“Diplomat e lëshuara prej shkollave të AP-së, njihen prej shumë vendeve europiane.

Kjo është arsyeja pse mendoj se arsimi profesional, i rrit shanset e punësimit të të

rinjve në këto vende. Megjithatë duhet forcuar dhe përmirësuar vazhdimisht puna që

bëhet në këto shkolla për kualifikimin e të rinjve. Janë të nevojshme përmirësimet e

kurrikulës, forcimi i lidhjeve që shkolla krijon me organizma të ndryshme, hapja e

degëve duke pasur parasysh kërkesat e tregut, krijimi i lidhjeve të shkollave të arsimit

profesional në vend me simotrat e tyre në vendet europiane, etj.” (R.S. Bashki,

Specialist i Arsimit)

“Mundësitë e të rinjve shqiptar për t’u punësuar në vendet europiane janë më të larta

nëse kanë përfunduar studimet në arsimin profesional, shembulli i Gjermanisë është

më konkreti. Gjithashtu, dhe në vendet e tjera europiane punësimi i të rinjve shqiptar

ka qënë më i lehtë kur kanë patur në zotërim një diplomë të arsimit profesional, ndaj

duhet punuar më fort për të rritur cilësinë e këtyre shkollave në mënyrë që ato të

formojnë profesionist të kërkuar jo vetëm nga tregu i punës në vend, por edhe prej

tregjeve europiane.” (A. H. Qark, Specialist Arsimit, Kulturës, Turizmit)

Jam i bindur se shanset për të punuar në vendet e Bashkimit Europian janë rritur

vazhdimisht për këta nxënës dhe kërkesat janë të shumta. Për këto arsye, duhet të

punohet mirë për çdo vit në vazhdim për të rritur cilësinë AP-së.”(A. L. DAR,

Specialist)

“Mendoj se shanset e punësimit në Europë, për të rinjtë e diplomuar prej këtyre

shkollave janë në rritje. Përgjithësisht, për disa profesione si infermeria, mekanikë,

elektroaut, punime artizanali, etj. ” (M. GJ. Prefekturë, Specialist i arsimit)

Në këtë pjesë, trajtuam gjetjet e intervistave të kryera me specialistë të arsimit pranë

insititucioneve kryesore vendimmarrëse në qytet. Intervistat treguan se tashmë, këto

institucione kanë kryesisht një rol kordinues dhe mbështetës të veprimtarive të shkollave të

arsimit profesional, por nuk janë të tërhequra nga veprimtaritë e drejtpërdrejta për këto

shkolla, të cilat janë në varësi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

5.3.3 Punëdhënësit si aktor aktivë të AP-së

Gjatë fazës së shqyrtimit të literaturës, u identifikuan disa studime që kishin në qëndër të

vëmendjes ndikimin e arsimit profesional në ecurinë ekonomike të bizneseve. Të gjitha kishin

arritur në përfundimin se punëdhënësit kanë shumë përfitime prej zhvillimit të sistemeve të

arsimit profesional, posaçaërisht në rritjen e produktivitetit. Për CEDEFOP, AP ka një

ndikim pozitiv në ecurinë ekonomike të firmave në të gjithë treguesit e performancës,

Page 177: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

156

(produktivitetin, cilësinë, inovacionin, rritjen e punësimit, etj)396

. Studiuesja Hoeckel K.,

argumenton se avantazhet që punëdhënësit kanë prej arsimit profesional maten me

perfomancën e mirë të punëtorëve të trajnuar397

”. Punësimi i punëtorëve të kualifikuar

përkthehet në përfitime të larta për punëdhënësit, të cilët kursejnë kostot që do të duhet të

bënin për trajnimin e tyre. Brenda këtij konteksti mund të themi se; aftësitë, njohuritë dhe

shkathtësitë e individëve të fituara në arsimin profesional, përdoren prej bizneseve në disa

sektorë të ndryshëm, sepse ky sistem arsimor ofron kompetenca që janë specifike për

kompanitë. Të tjera studime kanë paraqitur dëshmi se, tranzicioni i të rinjve drejt tregut të

punës ndodh më shpejt dhe me më pak probleme, kur punëdhënësit janë të përfshirë në

proceset e zhvillimit të shkollave të arsimit profesional. Për këto arsye dhe ligji per AFP-në u

ka njohur bizneseve një rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij sistemi. Ligji parashikon

përfshirjen e punëdhënësve në proceset e zhvillimit dhe menaxhimit të shkollave, të pajisura

me një “Bord”, ku janë të përfshirë dhe përfaqësues të biznesit, madje ky bord duhet të

drejtohet pikërisht nga përfaqësuesi i biznesit398

. Në konkluzione të ngjashme kemi arritur

dhe prej intervistave të zhvilluara për këtë studim me përfaqësues të bizneseve në qytet.

Qëllim i intervistave, ishte përcaktimi i opinionit të punëdhënësve mbi përfshirjen e tyre në

zhvillimet e AP-së dhe mbi vlerësimin për këtë sistem. Kompanitë e përzgjedhura kishin një

përvojë të gjatë në treg dhe disa herë qenë angazhuar në veprimtari të ndryshme me shkollat

e arsimit profesional në qytet. Intervistat u realizuan me administratorët e këtyre bizneseve

pranë vendit të tyre të punës, gjatë muajit janar dhe shkurt 2017. Respondentët u kontaktuan

disa herë para se të zhvilloheshin intervistat dhe gjatë kësaj kohe u informuam mbi qëllimet e

studimit dhe mbi përdorimin e informacionit të nxjerrë. Pyetjet përqëndrohen mbi tema që

trajtojnë kriteret e përzgjedhjes së punëmarrësve, kompetencat që duhet të zotërojnë të rinjtë

dhe mangësitë kryesore që vërehen gjatë proçesit të punës tek ata. Pyetje të tjera kishin si

qëllim t’i bënin punëmarrësit të përgjigjeshin nëse bisneset e tyre kanë organizuar ndonjë

formë trajnimi për punëmarrësit e rinj. Bashkëpunimi me shkollat e AP- së dhe mendimi i

punëmarrësve për këtë sektor vazhdonin pjesën tjetër të intervistave. Atyre i’u është kërkuar

t’u përgjigjen pyetjeve për të ardhmen kryesisht, nëse kanë planifikuar të bashkëpunojnë më

shkollat e arsimit profesional apo jo. Qëllimi, të përcaktohej niveli i përfshirjes së biznesit në

396

CEDEFOP, “The impact of vocational education and training on company performance”, Research paper

nr.19, 2011. Gjendet në: http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-and-resources/publications/5519 397

Hoeckel K., “Costs and benefits in vocational education and training”, OECD 2008, fq. 11 Gjendet në:

http://www.oecd.org/education/innovation-education/41538706.pdf 398

Ligji nr. 15, dt.16.02.2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 13,

pika. 3.

Page 178: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

157

zhvillimin e AP-së. Mbas mbledhjes së informacionit, u kalua në fazën e analizimit dhe

përpunimit të të dhënave. Gjetjet po i paraqesim në vijim.

a. Kriteret e përzgjedhjes së personelit

Pjesa e parë e intervistave është fokusuar mbi të dhënat e përgjithshme të këtyre bisneseve.

Prej tyre rezulton se këto janë biznese të konsoliduara, të hapura në fillim të viteve ’90 dhe

kanë rreth 8-12 të punësuar, përveçse “Hotel Partner” me më shumë se 12 të punësuar. Në

bizneset ku u kryen intervistat, kishin të punësuar të rinj që vinin nga rradhët e arsimit

profesional. Në lidhje me temat e trajtuara u vu re se përgjigjet e të intervistuarëve ishin,

gjerësisht, të ngjashme.

Mbas pyetjeve mbi karakteristikat e përgjithëshme të bizneseve, punëdhënësit u pyetën të

tregonin sesa të rëndësishme i konsideronin ata aftësitë për punësim dhe aftësitë personale të

të punësuarëve të rinj. Prej tyre u kërkua të përcaktonin se cilat kritere përdornin për të

përzgjedhur stafin, cilat aftësi dhe kompetenca ishin më të nevojshme për të përballuar punën

dhe në fund, cilat mangësi konstatoheshin më tepër në stafin e ri të përzgjedhur. Rezultatet

treguan se, punëdhënësit janë më të interesuar të punësojnë të rinj që zotërojnë aftësi shumë

të mira për punën që do të kryenin, të rinj që kanë një kualifikim të përshtatshëm dhe qëndrim

personal të drejtë. Përpos kësaj, ajo çka vihet re te këto firma është fakti se, edhe pse tashmë

biznese të konsoliduara në treg, ato vazhdojnë akoma të kenë praktika shumë të dobta në

rekrutimin e stafit të ri. Prej intervistave u dallua se, për të përzgjedhur punëtorët e rinj,

burimet kryesore të informacionit mbeten të njohurit. Bashkëpunimi me zyrat e punësimit ka

qënë i rrallë dhe është përmirësuar vetëm vitet e fundit, ndërsa ndërveprimi me shkollat

profesionale është pothuajse i papranishëm. Rezultatet e arritura nga këto intervista janë

shumë të përafërta me studime të ngjashme si raporti, “Skill Needs Analyses 2014” sipas të

cilit, “58.9% e numrit të përgjithshëm të bizneseve deklarojnë se për plotësimin e vendeve të

lira përdorin informacionin që marrin prej të njohurve, ndërsa rekrutimi i stafit prej “zyrave

të punësimit" përdoret nga bizneset si zgjedhje e parë vetëm në 11.8% të rasteve”399

.

Përsa u përket aftësive që bizneset kërkojnë prej punëmarrësve bien në sy, aftësitë e

kominikimit dhe të etikës në punë. Të rëndësishme janë dhe zhvillimi i shkathtësive të duhura

për të kryer me saktësi të gjitha detyrat që kërkon pozicioni i punës. Në fakt, punëdhënësit i

vlerësojnë së tepërmi dijet bazë profesionale sipas rolit dhe vendit të punës që punëmarrësit

do të kryejnë. Gjithashtu, shumë të vlerësuara rezultuan të jenë dhe aftësitë që përfshijnë,

399

ILO/MMSR, “Skills Needs Analyses 2014”, Tirane, 2014, fq. 51 http://www.kerkojpune.gov.al/publikime-

shkp/

Page 179: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

158

sensin e iniciativës, të planifikimit dhe vetmenaxhimit. Përpos këtyre, të mësuarit e

vazhdueshëm, aftësia për të punuar në grup dhe mbi të gjitha aftësia për të zgjidhur problemet

e ndryshme që lindin gjatë procesit të punës, në veçanti në një situatë stresuese. Disa nga

përgjigjet e punëdhënësve mbi këto pyetje po i paraqesim më poshtë:

“Padyshim një nga kriteret më të rëndësishme për biznesin tonë, është komunikimi

midis grupit të punës dhe komunikimi me klientët, prandaj është domosdoshmëri që

stafi ynë të ketë aftësi të mira komunikuese. Në fakt, këto aftësi dhe kompetenca ne i

kërkojmë prej punëtorëve qysh në fillim. Ndër aftësitë e tjera që anëtarët e stafit tonë

duhet të zotërojnë mund të përmend, raportet korrekte me kolegët e punës, të jenë të

kujdesshëm ndaj urdhërave të eprorit, të përballojnë një situatë problematike dhe

stresuese, të kenë sensin e iniciativës dhe shumë të tjera. Nuk duhen harruar dhe

aftësitë për profesionin, punëtorët duhet të njohin mirë të gjitha proçeset e punës dhe

të kënë njohuri teorike dhe praktike për mjetet e transportit, në veçanti për makinat

personale. Gjithashtu, punëtorët duhet të kenë intuitën për të kuptuar se ku mund të

lind një defekt dhe si duhet të riparohet. Ata, duhet të dinë si të përzgjedhin, të

porosisin dhe të shesin pjesët e këmbimit për mjetet e transportit” (E.C. Servis Cani)

“Punëtorët duhet të jenë të kualifikuar për punën që kryejnë, duhet të jenë të sjellshëm

dhe meqënëse ky është një sektor ku kemi të bëjmë me shumë klientë pa dyshim që

kërkesat e tij duhet të konsiderohen primare nga ana e stafit. Gjithashtu, etika në

marrëdhëniet me kolegët e tjerë duhet të jetë shumë e mirë. Të gjithë duhet të punojnë

në grup dhe të ndihmojnë në rast se është e nevojshme. Përveçse kritereve të

përgjithshme në lidhje me mirësjelljen brenda stafit dhe me klientët, dy nga kërkesat

kryesore në sektorin e mobilerisë ku punojmë janë; prerja dhe bordimi (kocerimi) i

materialeve të ndryshme si dhe përdorimi i makinerisë së pantografit, prandaj është e

nevojshme që punëtorët të kenë njohuritë bazë për këto procese të punës dhe të

ndihmojnë kolegët në çastin e nevojshëme” (A.B. Bifsha shpk)

“Në fushën e hoteleri-turizmit, kriteri kryesor që duhet të kenë të punësuarit është

etika me klientët. Duhet të jenë të edukuar, të dëgjojnë kërkesat e klientëve dhe t’i

realizojnë ato shpejt dhe me saktësi. Komunikimi është një nga kriteret më të

rëndësishme, megjithatë edhe aftësitë në profesion duhet të jenë cilësore” (O.B. Hotel

Partner)

Gjetja e punëtorëve me shkathtësitë dhe aftësitë e duhura, është një nga vështirësitë kryesore

me të cilat përballen punëdhënësit në vend. Kjo problematikë është trajtuar në disa studime të

mëparëshme. Në rastin konkret, intervistat e zhvilluara me përfaqësuesit e bizneseve në

Vlorë, nxorrën në pah se mangësitë kryesore që punëmarrësit e rinj shfaqin, lidhen kryesisht

me kualifikim të pakët dhe njohuri jo të plota në lidhje me profesionin e ushtruar. Mangësi u

gjetën dhe në etikën e punës, më tepër e theksuar në sektorin e hoteleri-turizmit. Në këtë

kuadër, mungesa e disiplinës dhe neglizhimi i punës përbëjnë problemin kryesor që

punëdhënësit kanë. Të tjera intervista treguan për kualifikimin e pakët që kishin punëtorët e

rinj. Kjo lidhej, kryesisht, me faktin se të rinjtë nuk kishin përgatitje teorike për punën edhe si

pasojë e mos pasjes mundësi të zhvillimit të këtyre aftësive, sepse mungojnë profilet në

Page 180: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

159

shkollat e arsimit profesional, apo kurset pranë qëndrës së formimit profesional. Mangësitë e

tjera, në disa raste lidhen edhe me vet karakteristikat e profesionit, i cili zakonisht është më i

përshtatshëm për djemtë.

“Për profesionet që merren me shërbimin për mjetet e transportit një nga pengesat

kryesore është gjinia. Padyshim, që ky profesion është i përshtatshëm për djemtë dhe

në fakt në biznesin tonë nuk kemi të punësuara vajza. Përveçse kësaj mangësie e cila

më tepër lidhet me vet karakteristikat e profesionit, mangësia kryesore e të rinjve

është disiplina në punë. Ata nuk janë shumë të mësuar me oraret e punës, shpesh nuk i

dëgjojnë kërkesat që u bëhen, kanë pak aftësi komunikuese dhe me klientët.” (E.C.

Servis Cani)

Përgjigje të ngjashme dallojme dhe prej punëdhënësve të tjerë.

“Zakonisht, mangësitë kryesore që kam vërejtur tek të punësuarit e rinj gjatë gjithë

këtyre viteve në këtë punë, lidhen me kualifikim të pakët dhe njohuri jo të plota në

fushën e mobilerisë. Me pak fjalë, aftësitë që ata zotërojnë nuk përshtaten me punën

që kryejnë. Në përgjithësi të punësuarit në këtë firmë i kanë mësuar sekretet e

profesionit gjatë punës, nuk kanë ndonjë përgatitje teorike në këtë fushë. Për këtë

profesion, arsimi profesional që u jep të rinjve aftësi praktike është i nevojshëm.

Mendoj se shkollat profesionale të Vlorës, duhet të hapin dhe degë në fushën e

mobilërisë.Vlora ka traditë të mirë dhe të konsoliduar në këtë fushë. Duhet që të rinjtë

të përgatiten për të, ta shohin si një profesion për të ardhmen, sepse është shumë i

bukur dhe sfidues. Gjithmonë ka gjëra të reja që duhen mësuar” (A.B. Bifsha shpk)

“Mangësitë kryesore që kemi konstatuar me stafin tonë lidhen me etikën e punësimit.

Zakonisht, punëtorët nuk i dëgjojnë urdhërat e eprorit dhe përpiqen të neglizhojnë

punën. Në fakt, kemi vërejtur se puna kryhet mirë, nëse punëtorët mbahen në vëzhgim,

në të kundërt kemi mangësi në përmbushjen e detyrave në rastet, kur punëtorët nuk

mbikëqyren shpesh. Është e qartë shmangia e përgjegjësive nga ana e tyre. Padyshim,

kjo sjellje e dëmton procesin e punës, sepse krijon vonesa në kryerjen e detyrave të

përcaktuara, të cilat më pas reflektohen në uljen e cilësisë së shërbimit ndaj klientit”

(O.B. Hotel Partner)

b. Perceptimi i punëdhënësve mbi aftësitë për punësim

Pjesa e dytë e intervistave me punëdhënësit vazhdoi me pyetje, të cilat kishin si qëllim të

identifikonin qëndrimin e tyre përsa i përket kualifikimeve të stafit. Më konkretisht, atyre iu

kërkua të shprehnin vlerësimin lidhur me aftësitë e të rinjve që kishin ndjekur programet e

arsimit profesional. Përgjigjet treguan se këndvështrimi i punëdhënësve ishte shumë pozitiv

në lidhje me këtë sistem të arsimit. Ata shprehën opininin se të rinjtë e diplomuar prej

shkollave të AP-së, kishin përparësi në punësim. Arsyeja duket se qëndron në vet

karakteristikat e këtyre bizneseve, të cilët prej punëtorëve kërkonin më së shumti shkathtësi

praktike dhe manuale. Prej përgjigjeve u dallua që, përpos opinionit përgjithësisht pozitiv për

arsimin profesional në tërësi, punëdhënësit nuk ishin shumë të kënaqur me kualifikimin e

Page 181: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

160

punëtorëve të rinj. Në këtë pikë, pakënaqësia përcaktohej prej karakteristikave të të rinjve që

nuk ishin të angazhuar në proceset e mësimit dhe të punës. Gjithashtu, përgjigjet sugjeruan

edhe mangësi në programet e arsimit profesional, kurrikulat e të cilit nuk janë të përditësuara

me kërkesat për aftësi që këto biznese kanë. Intervistat sugjeruan se, këta punëdhënës prej

sistemit të AP-së, presin që të përgatiten nxënës që janë më së shumti të informar për detyrat

dhe kërkesat e punës për të cilën aplikojnë. Për këto arsye shkollat e AP-së, duhen të tregohen

më aktive. Ato duhet të bëjnë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që kurset që ofrojnë të

përkojnë me pritshmëritë e punëdhënësve. P.sh. në Servis “Cani”, u përgjigjën se, “përfshirja

në profilin e Shërbimeve të Mjeteve të Transportit, të programit të “automekanikës së

përgjithshme” do të përmirësonte dukshëm nivelin e njohurive teorike dhe praktike të këtyre

të rinjve”. Në biznesin “Bifsha” shpk. që vepron në fushën e mobilerisë, u përgjigjën se, “do

të ishte e dëshirueshme që të hapeshin profile të reja pranë shkollave të arsimit profesional që

lidhen me mobilerinë”. Sipas të intervistuarëve, programet e AP-së, duhet t’i aftësojnë të

rinjtë për të menduar vet për zgjidhjen e një problemi në një situatë punë, si dhe të kenë

qëndrimin dhe maturitetin e duhur gjatë punës. Pa dyshim që kërkesat e biznesit mund të

realizoheshin më mirë nëse vet ata e rrisnin shkallën e bashkëpunimit me shkollat e arsimit

profesional. Në fakt, kjo është mënyra për të paraqitur aspiratat dhe kërkesat e tyre me synim

përgatitjen e të rinjve të kualifikuar. Bazuar tek përgjigjet e intervistave në Vlorë, bizneset që

më së shumti kanë bashkëpunuar me shkollat e arsimit profesional, janë ato që lidhen me

shërbimin ndaj automjeteve dhe ato të fushës së turizmit. Forma e bashkëpunimit përfshin

zhvillimin e praktikave profesionale pranë këtyre ndërmarrjeve. Biznese të tjera, si ato që

veprojnë në fushën e mobilerisë, nuk kanë bashkëpunuar me këto shkolla, edhe sepse

shkollat e AP-së në Vlorë, nuk ofrojnë asnjë degë që lidhet me këto profesione. Këto biznese

theksojnë se, do të ndihmonin për praktikat e studentëve nëse do u kërkohej një gjë e tillë.

“Po, kemi disa të punësuar që kanë përfunduar studimet në shkollën “Industriale”.

Në përgjithësi fusha e tyre e diplomimit përkon me kërkësat që ne kemi për

profesionin. Gjithsesi, duhet të them se nuk jam shumë i kënaqur me kualifikimin e

tyre. Kanë mangësi të theksuara në anën teorike, mendoj se është më tepër një

mungesë vullneti nga ana e tyre për të mësuar, sesa mungesë në programet e ofruara

nga shkolla.” (E C. Servis “Cani”)

“Kam punësuar katër punëtorë që janë diplomuar pranë shkollave të arsimit

profesional. Për fat të keq arsimimi i tyre nuk përkon me aftësitë dhe kompetencat që

kërkohen në mobileri. Si thashë edhe më sipër, punëtorët janë kualifikuar gjatë punës,

mendoj se është e nevojshme që të hapen edhe degë të mobilerisë në shkollat

profesionale. Përsa i përket kualifikimit të punëtorëve tashmë jam e kënaqur. Stafi ka

disa vite që punon dhe kanë mësuar pjesën më të madhe të proceseve të punës, madje i

Page 182: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

161

vendosin në punë me rezultate të mira. Gjithmonë kemi bërë trajnime për punëtorët

para se të fillojnë punën dhe kur fusim makineri të reja” (A.B. “Bifsha” shpk)

“Kemi punëtorë në kuzhinë dhe një nga vajzat në recepcion që kanë përfunduar

studimet në shkollën Tregtare. Po, fusha e tyre e diplomimit përkon me punën që

kryejnë. Në përgjithësi jemi të kënaqur me punën e tyre, por si për të gjithë punëtorët

duhet të jenë më të angazhuar dhe jo vetëm, kur ju kërkohet llogari” (O.B. Hotel

“Partner”)

c. Vlerësimi i punëdhënësve për arsimin profesional

Pyetjet e fundit të intervistave kishin për qëllim të tregonin për këndvështrimin e

punëdhënësve, lidhur me pjesëmarrjen në AP dhe realizimin e trajnimeve. Mesazhi kryesor

që shfaqet prej këtyre pyetjeve është se punëdhënësit janë në favor jo vetëm të krijimit dhe

zhvillimit të programeve në arsimin profesional, por janë përkrahës të trajnimeve pranë

bizneseve. Rezultatet treguan se në përgjithësi ata kanë ofruar disa trajnime të vogla për

punëtorët, kryesisht gjatë futjes së teknologjisë së re, apo të një proçesi të ri në punë.

Gjithsesi, përsa u takon trajnimeve të mirëfillta, të realizuara në bashkëpunim me qëndrat e

formimit apo shkollat e arsimit profesional, asnjë nga bizneset nuk është i përfshirë në

programe të tilla. Kjo për disa arsye; së pari këto biznese nuk kanë kohën dhe fondet e

nevojshme për të kryer asnjë trajnim të tillë, të caktuar; së dyti, numri i të punësuarëve

është i vogël; në fund, shumë nga të punësuarit e rinj, pritet që t’i kenë të gjitha aftësitë që

kërkohen prej vendit të punës, pasi i kanë fituar këto aftësi nëpërmjet trajnimit në shkollat e

AP-së, për pasojë, të punësuarit e rinj, konsiderohen si personel i kualifikuar. Disa biznese

kanë qënë promotore të bashkëpunimit me shkollat e arsimit profesional. Gjithsesi, ato

theksojnë se institucionet vendore nuk kanë ndërmarrë iniciativa për të nxitur bashkëpunimin

midis punëdhënësve dhe shkollave të AP-së. Në lidhje më shkollat e Vlorës, ato mendojnë se

vitet e fundit, këto shkolla kanë shkuar drejt përmirësimit të cilësisë, si përsa i përketë

infrastrukturës dhe rritjes së nivelit të nxënësve të diplomuar. Studime të mëtejshme janë të

nevojshme për të konfirmuar këto rezultate.

“Gjithmonë bëjmë trajnim të stafit, veçanërisht gjatë futjes së një procesi të ri në punë

dhe të teknologjive të reja. Trajnimi, kryesisht kryhet prej punëtorit që ka njohuri mbi

teknologjinë e re që kemi vendosur. Përsa i takon bashkëpunimit

me shkollat e arsimit profesional të qytetit, biznesi ynë, ka kohë që bashkëpunon me

shkollën “Industriale”. Nxënësit kryejnë orët e praktikës pranë nesh. Shpesh herë

nxënësve që kanë ardhur pranë biznesit tonë u kemi shpjeguar dhe teorikisht shumë

nga proçeset e punës. Mendoj se mangësitë kryesore të nxënësve lidhen me anët

teorike të profesionit, sidomos njohuritë e përgjithshme të profesionit kanë mangësi të

mëdha. Nuk ka asnjë iniciativë nga insititucionet vendore për të nxitur bashkëpunimin

midis biznesit dhe shkollave të AP-së. Madje as prej vet shkollës “Industriale”, nuk ka

Page 183: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

162

asnjë iniciativë tjetër për të nxitur dhe përmirësuar më tëj bashkëpunimin tonë. Lidhur

me praktikat mësimore, dua të them se është shumë e rëndësishme që të zhvillohen

pranë strukturave ku punohet, duhet të ketë më shumë orë praktike për nxënësit.

Vëmendje i duhet kushtuar edhe anës teorike, sepse mangësitë në njohuritë teorike i

pengojnë nxënësit që të realizojnë në praktikë qëllimin e profesionit. Mësuesit duhet të

kërkojnë më shumë nga nxënësit, duhet të jenë më të rreptë përsa i përket notës dhe

mos t’i kalojnë të gjithë. Në lidhje me këtë pyetje, nëse shkollat e AP-së i përgatisin të

rinjtë për punë, mund të them se përgjithësisht në profesionin tonë (shërbimet ndaj

makinave) ajo e realizon formimin e nxënësve, por si dhe thashë më parë, duhet që

nxënësit të jenë më të përgatitur nga ana teorike” (E.C. Servis “Cani”)

“Kemi bashkëpunuar shumë pak. Ёshtë një mënyrë e mirë për të përfituar staf të

kualifikuar, për të cilin kemi gjithmonë nevojë në mënyrë të veçantë gjatë sezonit

turistik nga maji deri në shtator, ku dhe fluksi i punës është më i madh. Iniciativa nga

insititucionet vendore nuk kemi për të bashkëpunuar me shkollën “Tregtare” dhe prej

shkollës nuk kemi patur ndonjë kërkesë më specifike” (O.B. Hotel “Partner”)

“Firma jonë nuk ka bashkëpunuar me shkollat e arsimit profesional të qytetit. Nuk

kam ofruar edhe mundësi për paraktikat e nxënësve të shkollave të AP-së. Kjo për

faktin se nuk më është kërkuar ndonjë gjë e tillë prej këtyre shkollave, as prej

insititucioneve nuk më është ofruar ndonjë iniciativë për të bashkëpunuar me këto

shkolla. Në qoftë se më kërkohet bashkëpunim në këtë fushë, do të ndihmoja me shumë

dëshirë. (A.B. “Bifsha” shpk)

Të dhënat nga këto intervista tregojnë se, arsimi profesional zë një vend të rëndësishëm në

edukimin e të rinjve. Jo vetëm përmirëson aftësitë e tyre për punë, por gjithashtu i ndihmon

ata për të gjetur punë më me lehtësi apo për të vazhduar një trajnim të mëtejshëm. Ashtu si

dhe shumë studime të tjera edhe rezultatet e këtyre intervistave, treguan se të rinjtë që nuk

kanë kualifikimet e duhura e kanë shumë të vështirë gjetjen e një pune pikërisht sepse ata

kanë mungesa të theksuara në aftësitë që më së shumti kërkohen për punësim. Nuk ka dyshim

se, nëse të rinjtë duan të gjejnë punë, është e nevojshme që të zotërojnë disa kualifikime

profesionale që përshtaten me kërkesat e punëdhënësve.

Page 184: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

163

KAPITULLI VI

PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET

6.1 Përfundimet

Një popullsi e pajisur me njohuritë dhe aftesitë e kërkuara nga tregu i punës është e

nevojshme për rritjen ekomomike dhe mirëqënien sociale të vendit. Në këtë kuadër, zhvillimi

i arsimit profesional është prioritet për Shqipërinë në sfidat e saj drejt integrimit në BE. Prej

vitit 2012, ky sistem ka qënë nën reformim të vazhdueshëm, duke synuar të krijojë një

sistemi edukimi që do t‘i çojë të diplomuarit e tij drejt zhvillimit të shkathtësive dhe aftësive

të përshtatshme me kërkesat e tregut të punës. Rezultatet e këtij hulumtimi, edhe pse të

arritura vetëm për shkollat e AP-së në bashkinë e Vlorës, tregojnë se çështjet aktuale të

zhvillimit të arsimit profesional janë shumë të lidhura me zhvillimet aktuale të tregut të

punës. Përfundimet kryesore që rrjedhin prej shqyrtimit të literaturës bashkohore, zhvillimeve

të arsimit profesional në BE, rezultateve të anketimit dhe intervistave janë adresuar në tre

drejtimet kryesore;

zgjedha e arsimit profesional nga të rinjtë,

zhvillimi i shkollave të arsimit profesional,

kalimi i të diplomuarëve nga arsimi profesional në tregun e punës.

Më poshtë rezultatet.

a. Zgjedhja e arsimit profesional

Rritja e numrit të nxënësve të regjistruar në shkollat e arsimit profesional, është një

nga objektivat kryesorë të të gjithave politikave dhe strategjive të ndërmarra përsa i

përket AFP-së, duke ndjekur zhvillimet në BE dhe me asistencën e donatorëve nga

shtetet më të fuqishme europiane. Ky sistem vazhdon të ketë një reputacion të ulët që

ndikon në zgjedhjen e tij nga të rinjtë që përfundojnë arsimin e detyrueshëm

nëntëvjeçar. Kjo ndikon në peshën specifike të ulët të numrit të nxënësve të

regjistruar, për t’iu afruar standardeve të vendeve të BE-së, apo së paku vendeve të

rajonit të Ballkanit Perendimor, ku që të gjithë kanë indikatorë më të lartë se

Shqipëria. Nga studimi im, dhe në konfirmim të studimeve të tjera të marra në

shqyrtim, rezulton se, arsimi profesional nuk është tërheqës për të rinjtë si shkak i disa

faktorëve. Përmendet performanca e ulët e shërbimeve të ofruara prej shkollave të AP-

Page 185: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

164

së dhe paragjykimet që ekzistojnë për të gjithë sistemin. Stereotipi më i fortë, e

mendon AP-në, si arsimim të “dorës së dytë” që u përshtatet vetëm nxënësve me

rezultate të ulta në mësime. Edhe në shkollat e arsimit profesional të Vlorës, vihen re

këto karakteristika. Dallohet numri i ulët i të rinjve të regjistruar, krahasuar me

gjimnazin e përgjithshëm. Si shembull për vitin shkollor 2014-2015 kanë ndjekur

institucionet e arsimmit profesional vetëm 1476 nxënës nga të cilët 591 kanë qënë

part-time, shifër shumë e ulët krahasur me 5517 që kanë vazhduar gjimnazin400

.

Shumicën e nxënësve që ndjekin këto shkolla, e formojnë ata që kanë patur rezultate

të ulta gjatë ciklit nëntëvjeçar të studimve. Ndërsa faktorët që ndikojnë në tërheqjen

e tyre drejt AP-së, drejtuesit e këtyre shkollave në Vlorë, i lidhin me kushtet familjare

të nxënësve. Pjesa më e madhe e të cilëve e kanë prejardhjen nga familje me vështirësi

ekonomike. Përsa i përket këndvështrimit të nxënësve, dëshira për të fituar aftësi të

mjaftueshme që të përshtaten me kërkesat e tregut të punës, është motivi kryesor që i

shtyn drejt AP-së.

Nxitja e regjistrimeve në shkollat e arsimit profesional mbështetet në dy linja

kryesore. Së pari, kriteret e vendosura për pranimin e nxënësve janë të pakta. Në

Vlorë, të gjithë të intervistuarit konfirmuan se institucionet e arsimit profesional nuk

zbatojnë asnjë normë shtrënguese për pranimin e nxënësve në shkollë. Vetëm për

profilet “TIK” dhe “Elektronikë” në shkollën “Industriale”, është vendosur si kriter

hyrje mesatarja shtatë. Gjithsesi, nuk duhet harruar se mungesa e standarteve më

strikte i penalizon këto shkolla që vazhdojnë të tërheqin nxënës me nota shumë të ulta

të cilët nuk kanë mundësi të tjera arsimimi. Masa e dytë e ndërmarrë është promovimi

i shkollave. Si fillim, duke zhvilluar ditët e hapura që informojnë të interesuarit mbi

ofertat mësimore dhe së dyti duke bërë promovimin pranë nxënësve të shkollave

nëntëvjeçare. Intervistat me drejtuesit konfirmuan se tashmë, kjo praktikë përbën një

prioritet të tyre.

Aftësia tërheqëse e arsimit profesional është e dobët, pasi vazhdon ende të

konceptohet si një “rrugë e lehtë” drejt arsimit të lartë dhe jo si alternativë për të hyrë

në tregun e punës. Prej anketimit të zhvilluar, u dallua numri i lartë i nxënësve që

kishin këtë këndvështrim. Ata e shihnin arsimin profesional si një mundësi për të

vazhduar universitetin. Në fakt, planifikimi për të vazhduar arsimimin e mëtejshëm

400

MAS, “Vjetari statistikor për arsimin dhe seri kohore 2014-2015”, Tiranë 2016, fq. 26 Shiko në:

www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari_2014-2015-web.pdf

Page 186: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

165

ishte qëllimi i parë i nxënësve për të ardhmen. Qëllimi i dytë më i ndjekur ishte

kërkimi për një vend pune.

Në shkollat e arsimit profesional është e dallueshme ndarja e thellë gjinore që ekziston

sipas sektorëve dhe profileve. AP ndiqet më së shumti prej djemve dhe në disa profile

vajzat mungojnë tërësisht. Si shembull marrim statistikat e vitit shkollor 2013-2014,

ku përqindja e vajzave të regjistruara në AP ishte 20.9% e totalit të nxënësve të

regjistruar në këtë sistem. Për këtë vit, prej shkollave të arsimit profesional, u

diplomuan vetëm 926 vajza, në një total prej 3069 të diplomuarish401

. I njëjti fenomen

është qartësisht i dukshëm edhe për shkollat e arsimit profesional në Vlorë. Numri i

djemve është më i lartë sesa ai i vajzave. Prej 1261 nxënësve të regjistruar për vitin

akademik 2016-2017, vetëm 151 janë vajza, (42 në shkollën “Industriale” dhe 109 në

shkollën “Tregtare”). Arsimi profesional nuk është shumë tërheqës për to. Shkollat

vazhdojnë të ofrojnë profile që kryesisht janë të përshtatshme për djemtë, në këtë

mënyrë vajzat nuk janë të motivuara të vazhdojnë studimet në AP. Statistikat në

Vlorë, tregojnë pikërisht këto prirje. Numri i vajzave të regjistruara ka ardhur gjithnjë

në rënie në shkollën e mesme “Industriale”, e cila ofron profesione që zakonisht

ushtrohen nga djemtë. Vajzat në këtë shkollë janë të regjistruar vetëm në profilin TIK.

Nga ana tjetër, gjatë tre viteve të fundit, në shkollën “Tregtare”, vërehet tendenca në

rritje e nxënësve vajza si në profilet e “Hoteleri-Turizmit”, ashtu dhe në profilet e

“Ekonomi-Biznes”

Zgjedhja midis arsimit profesional dhe atij të përgjithshëm është një vendim i vështirë

për adoleshentët, sepse në moshë të re do të duhet të përcaktojnë profesionin e

ardhshëm. Paqartësitë e të rinjve në këtë aspekt lidhen me mungesën e programeve

orientuese të karrierës. Anketimi në shkollat e AP-së së Vlorës, nxori në pah se

nxënësit kishin si burim të parë informacioni, familjen dhe miqtë. Prindërit edhe pse

në shumicën e rasteve me njohuri të pamjaftueshme për tregun e punës, kanë ndikim

parësor tek fëmijët e tyre në zgjedhjen e studimeve. Në fakt, faktorët familjarë, veç

atyre individual, ndikojnë shumë në ndjekjen e arsimit profesional prej të rinjve.

Adoleshentët me traditë familjare në zeje, bëhen pjesë e sistemit të AP-së. Përsa i

takon përdorimit të burimeve të tjera të informacionit si; mësuesit, zyrat e karrierës,

interneti, etj., anketimi tregoi se kishin ndikuar në vendimmarrjen e vetëm pak nxënës.

401

MAS, “Vjetari statistikor për arsimin me seri kohore 2013-2014”, Tiranë, 2015, fq.41-46 Gjendet në:

www.arsimi.gov.al/files/userfiles/statistika/Vjetari-Statistikor-13-14.pdf

Page 187: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

166

Në përfundim, të rinjtë e shkollave të arsimit profesional në Vlorë, kishin zgjedhur të

vazhdonin studimet në këtë sistem “për të fituar aftësitë dhe shkathtësitë e nevojshme

që do të çonin në zhvillimin e karrierës së tyre profesionale”. Ata udhëhiqeshin nga

“mundësia për të fituar më shumë të ardhura dhe për të gjetur një punë të

qëndrueshme”. Shumica e nxënësve ishin të kënaqur me çfarë mësonin në shkollë dhe

besonin se kjo do të përbënte një bazë të mirë për punësim në të ardhmen. Në fakt,

profili që kishin zgjedhur përputhej me dëshirat dhe aspiratat e tyre. Gjithashtu, ky

sistem ishte në përputhje me nevojat që kishin dhe mund t’ju siguronte një rrugë më

të përshtashme për të vazhduar arsimimin e mëtejshëm.

b. Zhvillimi i shkollave të arsimit profesional

Prej intervistave të realizuara me drejtuesit e shkollave, u konstatua se një nga faktorët

kryesor pengues në zhvillimin e arsimit profesional është niveli i pamjftueshëm i

financimit. Kostot financiare të AP-së janë të larta si pasojë e infrastrukturës së

nevojshme për të realizuar praktikat profesionale. Në Vlorë, shpenzimet përballohen

me fondet e ministrisë përkatëse, që kryesisht përdoren për të paguar stafin e

mësuesve dhe për të kryer pagesat e shërbimeve, si ujë, energji, telefon apo

mirëmbajtje të lehta. Këto fonde janë të pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha

nevojat e tjera, si shembull, burimet për përmirësimin, modernizimin e infrastrukturës

apo për trajnimin e mësuesve dhe instruktorëve janë të kufizuara. Është kjo arsyeja

pse shkollat janë vazhdimisht në kërkim të fondeve të ndryshme të financimit.

Gjithsesi, duhet theksuar se edhe pse ligji për AFP-në, u lejon shkollave vet-

administrimin e të ardhurave të gjeneruara nga aktiviteti ekonomik402

, në realitet ato

nuk kanë përfituar prej aktiviteteve që kanë kryer.

Faktor tjetër pengues në zhvillimin e këtij sistemi, është mungesa e bashkëpunimit

me aktorë të tjerë. Mospërfshirja e rregullt e punëdhënësve lokal, e organizatave të

punëmarrësve dhe institucioneve të pushtetit vendor, (në zhvillimin e kurrikulave, të

praktikave, sigurimin e bazës materiale apo veprimtarive të tjera në shkollat e arsimit

profesional), është problem. Sektori privat i ekonomisë konsiderohet një partner

strategjik për zhvillimin e AP-së, gjithsesi, duhet theksuar se kontributi i tij është

modest. Këto konstatime u vërejtën edhe për ofruesit e arsimit profesional në Vlorë.

Prej intervistave të zhvilluara si me drejtues të shkollave, gjithashtu dhe me

402

Ligji nr. 15, dt. 16.02.2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, neni 30,

pika b.

Page 188: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

167

përfaqësues të biznesit u dallua se, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta është

shumë i ulët, i përqëndruar vetëm në kryerjen e orëve të praktikës profesionale. Pak

biznese kanë ofruar bashkëpunimin e tyre, zakonisht, serviset e mjeteve të transportit

për nxënësit e shkollës “Industriale” dhe disa hotele për nxënësit e shkollës

“Tregtare”. Edhe aktivitetet e zhvilluara në bashkëpunim me institucionet vendore

janë të pakta. Është vetëm shkolla “Industriale” që ka lidhur kontratë me OSHEE për

zhvillimin e praktikave për nxënësit e profilit “Elektrikë”. Është, gjithashtu po kjo

shkollë që prej disa viteve po bashkëpunon me Bashkinë me qëllim zbukurimin e

qytetit gjatë festave të fundvitit. Nxënësit e saj janë përgjegjës për to, por duhet

theksuar që kjo vepimtari nuk ka gjeneruar të ardhura për shkollën.

Rritja e cilësisë së shërbimeve të ofruara në AP, kërkon ndryshime dhe përmirësime

të mëtejshme në kurrikulat e lëndëve profesionale, të cilat përfaqësojnë pjesën më të

madhe të programit mësimor. Gjithsesi, hartimi dhe përditësimi i tyre bëhet në nivel

qëndror dhe roli i shkollave në këtë proces është shumë i kufizuar. Mungesa e

autonomisë i pengon ato t’i përshtasin kurrikulat me atë që kërkon tregu i punës në

rajonet ku janë vendosur. Kjo pamje bëhet e qartë edhe prej intervistave të zhvilluara.

Për drejtuesit e shkollave të arsimit profesional në Vlorë, programet e lëndëve

profesionale kanë nevojë për përmirësime të vazhdueshme. Megjithatë, ata theksojnë

se gjatë procesit të përditësimit të kurrikulave, sugjerimet dhe mendimet e

specialistëve të fushës, nuk zënë veçse 10% të sugjerimeve, ndërsa bizneset nuk janë

aspak të përfshirë. Përgjithësisht, profilet mësimore të këtyre shkollave në Vlorë,

përshtaten me zhvillimet në tregun e punës në këtë qytet. Veçanërisht, kualifikimet e

ofruara prej shkollës “Tregtare” janë shumë të kërkuara, sepse formojnë profesionistë

në fushat e turizmit, sektori me më përparësi për qytetin e Vlorës. Drejtuesit e shkollës

“Tregtare”, raportojnë se, shpesh kanë patur edhe sugjerime prej bizneseve në lidhje

me pjesë të programit mësimor që janë të nevojshme të theksohen më tepër, të tjera që

duhen përditësuar ose ndryshuar, etj.

Cilësia e shkollave të arsimit profesional, është e kushtëzuar dhe nga niveli i

mësimdhënies. Në përgjithësi, vitet e fundit vihet re se, është rritur përdorimit i

metodave të ndryshme gjatë orëve të mësimit. Në shkollat e AP-së, në Vlorë, u vu re

se si mësuesit, ashtu dhe instruktorët, përdornin burime të ndryshme për të siguruar

materialin e nevojshëm për orën e mësimit. Përveç teksteve shkollore të lëndëve të

përgjithshme dhe teksteve për kurrikulat profesionale të përgatitura prej

Page 189: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

168

AKAFPK-së, mësuesit përdornin material tjetër të siguruar prej vet atyre me anë të

internetit, apo shqyrtimit të literaturës bashkohore.

Përsa i takon përvojës profesionale të stafit dallohet që mësuesit e lëndëve

të përgjithshme janë më të kualifikuar dhe kanë kryer më shumë trajnime. Ndërsa, ata

të teorisë profesionale si dhe instruktorët e praktikës profesionale, kanë përvojë të

gjatë në industri, por trajnime dhe kualifikime më të pakta. Nga intervistat, problemi

kryesor për instruktorët, ishte mungesa e njohurive në teknologjitë e reja. Kjo sillte

mangësi në instruktimin e nxënësve gjatë orëve të praktikave duke e kufizuar kështu

nivelin e shkathtësive dhe aftësive që ata fitonin. Pjesa më e madhe mësuesëve të

praktikave profesionale, kanë nevojë për një trajnim të mëtejshëm në lidhje me

teknologjitë që tashmë përdoren në proceset e punës. Nga ana tjetër, në anketimin

tonë, nxënësit që morën pjesë, nivelin e mësimdhënies në shkollë e konsideruan

mesatar. Ata nuk ishin shumë të kënaqur me mënyrën se si zhvillohej mësimi në

shkollë. Prej kësaj dallohet se, për opinionin e të rinjve, metodat e mësimdhënies nuk

janë të përditësuara dhe të zhvilluara në bazë të kërkesave të kohës.

Përmirësimi i infrastrukturës së shkollave të arsimit profesional do të përmirësonte jo

vetëm cilësinë e shërbimeve të ofruara prej tyre, por do të tërhiqte një numër më të

madh nxënësish për t’u bërë pjesë e këtij sistemi. Paisja me mjetet e nevojshme për

praktikat profesionale është treguar nga nxënësit pjesëmarrës në anketim si një nga

ndërhyrjet më të domosdoshme. Gjithashtu, ata theksuan se, është i nevojshëm edhe

përmirësimi i kushteve të klasave. Kjo do e lehtësonte procesin mësimor, veçanërisht

gjatë orëve të lëndëve të teorisë profesionale, ku mësimi do të ishte më i kuptueshëm.

Drejtuesit theksuan se, shtimi i numrit të laboratorëve përbën domosdoshmëri, pasi

numri i madh i nxënësve gjatë orëve të praktikave nuk e lejon zhvillimin normal të

orës së mësimit. Për mësuesit dhe instruktorët mësimi në grupe të vogla është një nga

mënyrat më efektive të mësimdhënies. Prandaj, shtimi i mjediseve, ku zhvillohen

praktikat profesionale, rritja e numrit të instruktorëve si dhe përdorimi i teknologjisë

moderne në mësimdhënie janë të domosdoshme. Padyshim që kjo nuk është detyrë e

lehtë, sepse kërkohen dhe financime të mëdha. Megjithatë është e nevojshme për

zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor profesional, duke patur parasysh dhe

ndryshimet e shpejta që kanë ndodhur në mjedisin e punës si pasojë e ndryshimeve

teknologjike.

Page 190: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

169

c. Kalimi i të diplomuarëve nga arsimi profesional në tregun e punës

Edhe pse objektivi kryesor i AP-së, është të lehtësojë hyrjen e të rinjve në tregun e

punës, të dhënat tregojnë se, nuk ka mekanizma për të ndihmuar në arritjen e këtij

objektivi. Kërkimi i punës nga të rinjtë, vazhdon të mbetet një nismë personale. Në

anketimin e kryer, rezultoi se nxënësit i drejtoheshin familjarëve dhe miqve për të

marrë informacionin e nevojshëm kur kërkonin për punë dhe ishin të pakët ata që do

të përdorin zyrat e punësimit apo mjetet e tjera, si mediat e ndryshme. Në fakt, vetëm

15.6% e tyre, do të përdorinin si burim informacioni për të kërkuar punë zyrat e

punësimit. Gjithashtu, edhe shkollat nuk kishin një bashkëpunim të plotë me zyrën e

punësimit, ato kufizoheshin vetëm me dërgimin e listave të të diplomuarëve pranë

këtij institucioni. Gjetjet në lidhje me hyrjen në tregun e punës dhe punësimin e të

diplomuarëve janë shumë të ngjashme, mes nxënësve të të dyja shkollave. Kryesisht,

të rinjtë, orientohen në tregun e punës, nëpërmjet të njohurve edhe pse shkollat,

tashmë mundohen të krijojnë lidhje më të forta me bizneset dhe institucionet në

mënyrë që të rrisnin kontaktet midis nxënësve dhe punëmarrësve të ardhshëm.

Praktikat profesionale pranë bizneseve, i ndihmojnë nxënësit të njohin mjedisin real të

punës dhe të njohin kërkesat e vërteta të punëdhënësve. Nga ana tjetër, bizneset e

lidhura me shkollat e AP-së, janë të disponueshëm për punësimin e të rinjve që janë

diplomuar prej shkollave të AP-së, vecanërisht ata që kanë arritur rezultate të larta në

mësime. Rezultatet e intervistave me drjetuesit e shkollave dhe përfaquesit e

bizneseve konfirmuan se, bashkëpunimi më i ngushtë midis tyre i ndihmon nxënësit të

hyjnë më shpejt në tregun e punës, veçse, ky bashkëpunim është i pakët dhe kufizohet

vetëm në zhvillimin e praktikave për një numër të kufizuar nxënësish.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë shqiptare ka emigruar jashtë vendit, kryesisht

në vendet e Bashkimit Europian. Ky fenomen ka tendencën të jetë i qëndrueshëm për

aq kohë sa kërkohen të arrihen kushte më të mira punësimi dhe pagë më e kënaqshme.

Në këtë kontekst, individët duhet të zotërojnë ato aftësi dhe kualifikime që përputhem

me çfarë kërkojnë tregjet e punës në këto vende. Arsimi profesional, mund të luajë

një rol të rëndësishëm në integrimin më të shpejtë të kësaj pjese të popullsisë në këto

shoqëri. Prej intervistave me drejtues të shkollave të AP-së dhe me përfaqësues të

institucioneve vendore në Vlorë, u vu re bindja e tyre se diplomat dhe çertifikatat

profesionale të lëshuara nga shkollat, njiheshin në vendet europiane. Pjesa më e

madhe e nxënësve të emigruar kishin gjetur punë në profesionin e tyre, raste të

Page 191: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

170

njohura ishin ato në Gjermani dhe Angli. Në këtë kontekst, duhet të zhvillohen dhe

përmirësohen mjetet që do t‘i bënin kualifikimiet më lehtë të kuptueshme dhe të

krahasueshme në këto vendeve. Prej institucioneve përgjegjëse, duhet ofruar

informacion më i detajuar në mënyrë që të përmirësohen kërkesat midis atyre që

kërkojnë punë dhe vendeve të ofruara.

6.2 Rekomandimet

Rekomandimet rrjedhin pej rezultateve të hulumtimit dhe u drejtohen aktorëve të përfshirë në

sistemin e AFP-së dhe kryesisht institucioneve përgjegjëse në zhvillimin dhe përmirësimin e

sistemit arsimor profesional. Qëllimi kryesor i këtij sistemi është pajisja e të rinjve me njohuri

të orientuara drejt praktikës dhe me aftësitë që kërkohen në një profesion të caktuar, duke i

ndihmuar ata të kalojnë me sukses fazën e tranzicionit nga shkolla në punë. Në kontekstin

shqiptar, qeveritë e njëpasnjëshme kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë për të ofruar një

shërbim të arsimit profesional më cilësor, megjithatë arritjet sistematike në këtë drejtim kanë

qenë mjaft të pamjaftueshme. Një sërë faktorësh e kanë penguar zhvillimin e këtij sektori.

Edhe rezultatet e kërkimit treguan se, shkollat e arsimit profesional në Vlorë, përballen me

disa sfida që kërkojnë zgjidhje; si numri i ulët i të rinjve që regjistrohen në to, infrastruktura e

dobët, shërbime jo shumë cilësore, etj. Po paraqesim më poshtë rekomandimet për

politikbërësit në nivel qëndror dhe vendor, rekomandimet për ofruesit e AP-së, për biznesin

dhe komunitetin në përgjithësi

a. Rekomandime për ofruesit e AFP-së

Rekomandimet për dy shkollat e arsimit profesional në Vlorë janë si më poshtë:

Gjetjet e studimit treguan se, shkollat e arsimit profesional në Vlorë, përballen me

sfidat e numrit të vogël të nxënësve, në veçanti të vajzave dhe me performancën e ulët

në mësime. Për këto arsye është e këshillueshme që, shkollat të përcaktojnë faktorët

që i çojnë nxënësit drejt rezultateve të dobta në mësime. Mbas identifikimit të këtyre

faktorëve, duhen të merren masa për t’i nxitur nxënësit të përmirësojnë nivelin e tyre,

nëpërmjet stimujve të ndyshëm, si këshillimet, takimet me individë të sukseshëm të

diplomuar në këto shkolla apo konkurset që nxjerrin në pah aftësitë dhe talentet e

nxënësve. Për të rritur numrin e vajzave, është e nevojshme që shkollat të ofrojnë

profile më tërheqëse për to. Në përshtatje me kërkesat dhe nevojat për aftësi të tregut

Page 192: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

171

rajonal të punës, vetë shkollat mund të kërkojnë krijimin e profileve të reja që do të

plotësonin dhe nevojat për kualifikim të vajzave.

Për trajtimin e problemeve të shumta që ka AP-ja, një autonomi më e madhe për

shkollat, do të ishte faktor vendimtar. Është shumë e nevojshme që këto shkolla të

ofrojnë kurse afatshkurtër edhe për grupet e të rinjve që nuk kanë mundësi të ndjekin

arsimin formal. Gjithsesi edhe pse ligji për arsimin profesional parashikon mundësinë

për të gjitha shkollat të ofrojnë kurse me kohëzgjatje të shkurtër, vetëm Qëndra

Shumëfunksionale në Kamëz, i ofron këto dhe kjo si pasojë e statusit të saj ligjor si

një program pilot.

Duke parë financat e pakta të shkollave, është e nevojshme që ato t’i shtojnë të

ardhurat e tyre nëpërmjet veprimtarive të ndryshme që zhvillojnë, p.sh. kurset

afatshkurtra që mund të organizojnë shkollat të jenë me pagesë. Padyshim, efektet do

të jenë të shumta. Shkollat do të kenë një autonomi financiare më të madhe, do të

mund të investojnë në infrastrukturë, trajnimin e mësuesëve, në krijimin e programeve

të reja, etj. Gjithsesi, duhet theksuar se mungesa e aktetve nënligjore që do të

përcaktonte rregullat për funksionimin e këtyre veprimtarive, është pengesa kryesore

për mosrealizimin e tyre dhe penalizimin e shkollave, të cilat privohen nga fonde aq të

nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm.

Cilësia e mësimdhënies në shkollat e arsimit profesional në Vlorë u përshkrua, prej

nxënësve si mesatare, duke treguar në këtë mënyrë pakënaqësitë e të rinjve lidhur me

metodat apo rezultatet e mësimdhënies. Është e nevojshme për shkollat të vendosin

një program trajnimi të rregullt me qëllimin për të rritur kompetencat e mësuesëve.

Mësuesit dhe instruktorët duhet të përdorin dhe metoda të reja gjatë proçesit mësimor

të mbështetura kryesisht në përdorimin e teknologjive të informacionit. Shkollat

inkurajohen të investojnë më shumë në pajisjet e IT dhe t’i motivojnë jo vetëm

nxënësit, por edhe stafin pedagogjik për t’i përdorur. Në shkollën “Industriale”, është

investuar në disa laboratorë të rinj për profilin e TIK, në bashkëpnim me Swisscontact

në kuadër të programit “Skills for jobs”.

Shkollat duhet të formojnë lidhje më të forta me punëdhënësit lokalë në lidhje me

shtimin e orëve të praktikave profesionale pranë këtyre bizneseve. Ёshtë e

këshillueshme që ato të kërkojnë ndihmën e dhomave të tregtisë. Në këtë mënyrë, më

shumë biznese do të angazhohen në aktivitetet e arsimit profesional dhe kontratat e

bashkëpunimit nuk do të lidheshin vetëm individualisht midis një punëdhënësi dhe

Page 193: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

172

shkollës. Bashkëpunimimi me komunitetin e biznesit dhe me sektorin privat duhet të

shtrihet edhe lidhur me një punësim potencial të nxënësve. Shkollat duhet të vendosin

lidhje më të forta dhe me shërbimet e punësimit, p.sh. duke organizuar evente të

përbashkëta ose duke marrë pjesë në veprimtari që mund të realizojnë zyrat e

punësimit. Në këtë mënyrë, nxënësit do të kenë një panoramë më të qartë të nevojave

dhe mundësive që ofron tregu i punës në qytet.

Përditësimi i kurrikulave profesionale për shkollat e sistemit të AP-së, bëhet në nivel

qëndror prej AKAFPK-së. Gjatë këtij procesi si shkollat ashtu dhe grupet e interesit, si

punëmarrës, punëdhënës, institucionet vendore apo shoqëria civile luajnë një rol

margjinal. Ndaj është e rëndësishme që shkollat, institucionet vendore dhe

punëdhënësit të kenë një rol më të madh në përcaktimin dhe përditësimin e

kurrikulave. p.sh. punëdhënësit lokalë, por edhe institucionet mund të kërkojnë hapjen

e degëve të reja ose përmirësimin e kurrikulave që kanë potencial të lartë për nevojat e

territorit ku ato janë vendosur. Kjo praktikë mund ta përforcojë bashkëpunimin midis

punëdhënëse dhe sistemit arsimor profesional si dhe mund ta përmirësojë besimin e

tyre tek cilësia e shërbimeve që AP ofron, ( rrisin besimin mbi njohuritë dhe aftësitë

që të rinjtë fitojnë në AP, të cilat mund të përdoren menjëherë në punë.)

Prej intervistave u dallua se, gjatë periudhës së regjistrimit, nxënësit merrnin

informacionin dhe këshillat e duhura për të zgjedhur degën që u përshtatej më shumë

talentit dhe dhuntive të tyre. Kjo mënyrë e këshillimit për karrierën duhet të vazhdojë

dhe më tej, në veçanti është e rëndësishme për nxënësit e viteve të fundit, të cilët

përgatiten për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Në këtë pikë, shkollat duhet të forcojnë

vaprimtaritë dhe shërbimet për t’iu ofruar nxënësve informacionin e plotë. Edukimi

për karrierën, këshillime psikologjike, organizimi i panaireve ku nxënësit të paraqesin

aftësitë e tyre dhe të kenë mundësinë për të vendosur kontakte më të ngushta me

punëmarrësit potencial, janë disa nga veprimtaritë që shkollat mund të zhvillojnë.

Këto aktivitete mund të shërbejnë gjithashtu për të rritur rrjetin e bashkëpunimit midis

shkollave të arsimit profesional në vend. Shkollat duhet të gjejnë mënyrat për të

mbledhur informacionin e duhur rreth mundësive për punësim. Në këtë kontekst, janë

ato që duhet t’i shtojnë kontaktet me zyrën e punësimit në qytet. Në këtë mënyrë, të

rinjtë do të kenë në dipozicion mjetet e nevojshme të informacionit që do të mund t’i

ndihmonin gjatë procesit të kërkimit për punë.

Në dy institucionet e arsimit profesional në Vlorë duke filluar prej vitit akademik

2016-2017 po zbatohet një projekt i zhvilluar prej Swisscontact me qëllimin për të

Page 194: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

173

mbështetur të rinjtë në përmirësimin e aftësive të tyre në disa nga sektorët më me

potencial zhvillimi ekonomikë në vend, (TIK dhe Turizëm). Në kuadër të këtij

projekti, janë parashikuar edhe kontakte me shkolla të ngjashme në Zvicër. Këto

projekte janë një mundësi shumë e mirë për shkollat që të vendosen në kontakt dhe të

shkëmbejnë përvojën me institucione më të zhviluuara dhe të përfitojnë prej tyre

praktikat më të mira të mësimdhënies, etj. Këto shkëmbime duhet të vazhdojnë për

shkollat, të cilat duhet të përpiqen të rrisin kontaktet e tyre edhe për faktin se shumë

prej nxënësve të tyre mendojnë që mbas diplomimit të largohen dhe të kërkojnë

punësim në vende të tjera. Informacionet që do të siguronin prej shkollave do t’i

ndihmonin në rrugëtimin e planifikuar.

b. Rekomandime për politikbërësit në nivel qëndror dhe vendor

Studimi tregoi se shkollat e arsimt profesional përballen me numrin e vogël të

regjistrimeve krahasuar me gjimnazin e përgjithshëm. Institucionet përgjegjëse për

zhvillimin e AFP-së duhet të inkurajojnë dhe mbështesin regjistrimin e të rinjve në

këto shkolla, duke përdorur stimuj të ndryshëm për t’i tërhequr ata. Një masë

inkurajuese është ofrimi i bursave. Kriteret e dhënies së bursave në arsimin

profesional janë përcaktuar në VKM nr. 911, datë 11.11.2015403

. Kryesisht, ato jepen

për të rinjtë që janë në vështirësi ekonomike/sociale si dhe nxënëseve vajza. Edhe në

dy shkollat e arsimit profesional në Vlorë, ka nxënës përfitues të këtyre bursave.

Drejtuesit e shkollave në intervista informuan se proçedura për të kërkuar bursë është

e gjatë dhe e vështirë, kjo i dekurajon nxënësit nga kërkimi. Në këto kushte, është e

nevojshme që të rinjtë të kenë një informacion më të detajuar për mënyrën sesi mund

të bëhen përfitues të këtij shërbimi. Masa të tjera inkurajuese për të rritur numrin e

nxënësve në arsimin profesional janë dhënia e subvencioneve të drejtpërdrejta të tilla

si ato të transportit, përjashtimi nga tarifat e librit, etj, për ata të rinjë që ndodhen larg

vendeve ku janë vendosur shkollat e AP dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në to.

Shkollat e arsimit profesional tërheqin, nxënës që kanë patur nota të ulta gjatë ciklit

nëntëvjecar të studimeve. Të njëjtat rezultate u arritën dhe për këtë studim Për të

afruar nxënësit me nivel të lartë në mësime është e këshillueshme që në shkollat

nëntëvjeçare ata të informohen, nëpërmjet një guide cilësore, rreth aftësitësive dhe

403

VKM nr. 911, datë 11.11.2015, “Për Përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e pagesave, për

nxënësit e studentët në institucionet arsimore publike”, pika 5, 6. www.vet.al/legal/ligje

Page 195: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

174

kompetencave profesionale të përshtatëshme me veçoritë e tyre, duke i orientuar drejt

një karrierë më të qëndrueshme. Duhen identifikuar cilat janë shkaqet e performancës

së dobët të nxënësve në arsimit profesional, bazuar në rezultatet që mund të dalin,

autoritetet përgjegjëse për AP-në të japin mbështetjen e tyre ndaj shkollave për të

gjetur mjetet dhe mënyrat që do të ndryshonin situatën.

Cilësia e shërbimeve të ofruara prej shkollave të arsimit profesional duhet

përmirësuar. Si fillim, janë të nevojshme investimet në zhvillimin e mëtejshëm të

njohurive profesionale të mësuesëve, kryesisht tek instruktorët e praktikës

profesionale, Kualifikimet e tyre mund të përditësohen nëpërmjet trajnimeve të

vazhdueshme. Përmirësimi i infrastruktures së shkollës dhe i bazës materiale, janë të

tjerë faktorë që ndikojnë në performancën e shkollave të AP-së. Fondet në dispozicion

të shkollave duhet të jenë më të larta. Ato janë të nevojshme për të garantuar si

materialin e duhur mësimor dhe disponueshmërinë e mësuesve të trajnuar. Pa asnjë

dyshim sistemi i AP-së, ka nevojë për përmirësimin dhe rritjen e financimit. Duhen

zhvilluar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që do t’i lejonin këto shkolla të

kryenin aktivitete të ndryshme prej të cilave të nxirrnin të ardhura. Kjo do t’u jepte

mundësinë të siguronin pavarësi financiare, të ofronin trajnime të vazhdueshme për

mësuesit dhe investime të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës.

Ligji për AFP, i njeh bizneset si një nga financuesit e mundshëm të këtij sistemi. Në

këtë kontekst, është e nevojshme që si autoritetet qëndrore ashtu dhe ato lokale duhet

të gjejnë mëyrat më të përshtatshme për të nxitur dhe realizuar një bashkëpunim më

të qëndrueshëm midis shkollave të arsimit profesional dhe biznesit. Kjo mund të

realizohet me anë të iniciativave financiare për bizneset, p.sh. duke i lehtësuar

kompanitë që pranojnë nxënës për praktikat profesionale prej disa taksave kundrejt

bashkisë, etj.

Punësimi për herë të parë është një proces i vështirë për të rinjtë. Informacioni dhe

konsultimet që të rinjtë mund të marrin në shkollë apo pranë institucioneve të tjera

lujanë një rol të rëndësishëm në mbështetje të tyre. Ndaj është e rëndësishme të

përforcohet bashkëveprimi midis zyrave të punësimit dhe shkollave të arsimit

profesional. Shërbimet e ofruara për punëkërkuesit e rinj prej zyrave të punësimit

duhet të jenë më të kordinuara, me veprimtaritë e zhvilluara në shkolla. Shkollat duhet

të ofrojnë jo vetëm guidë dhe këshillim për arsimimin e ardhshëm, por edhe

informacion mbi karrierën, hyrjen e të rinjve në botën e punës, etj. Nga ana tjetër

shërbimet e punësimit jo vetëm duhet të ofrojnë informacion dhe këshillim për

Page 196: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

175

punëkërkuesit e rinj, por duhet të organizojnë edhe eventeve informative e trajnimeve

praktike për nxënësit, (asistim në përgatitijen e intervistave për punë, shkruajtjen e një

CV dhe letrave motivuese, etj.), në bashkëpunim me shkollat e arsimit profesional,

veçanërisht për maturantët.

Roli i institucioneve vendore në mbështetje të arsimit profesional, është shumë i

kufizuar. Është një rol koordinues, në bërjen bashkë të shkollave me komunitetin

lokal. Në fakt, do të ishte e këshillueshme që Bashkia të organizonte evente dhe

takime midis shkollave profesionale, bisnesit dhe institucioneve për të diskutuar për

gjendjen dhe kushtet lokale. Kjo i angazhon dhe i lidh më tepër të rinjtë me nevojat e

komunitetit të tyre. Institucionet vendore mund të organizojnë edhe evente të tjera si

panairet e punës, të cilat krijojnë tek të rinjtë një perspektivë reale të mundësive që

ofron tregu i punës dhe i shtyn drejt zgjedhjeve më të përshtatshme për karrierën.

c. Rekomandime për bizneset

Studimi gjeti se cilësia e trajnimeve që nxënësit fitonin në shkollë varej nga orët e

praktikave që ata zhvillonin. Mungesa e laboratorëve dhe mjeteve të nevojshme, i

penalizon të rinjtë në marrjen e kualifikimt të duhur. Ndërsa, shkollat nuk i kanë

burimet e duhura financiare për të realizuar investimet e nevojshme, është e

rekomandueshme që të forcohet roli i punëdhënësve në proceset e zhvillimit të AP-së.

Pjesëmarrja e bizneseve në trajnimet e nxënësve të shkolllave profesionale është

forma më e mirë që këto biznese kanë për të përzgjedhur personel të ri dhe të

kualifikuar. Në fakt, ato kursejnë shpenzimet që do të kryenin për rekrutimin e

personelit të ri, kursejnë kohën në këtë proces dhe mbi të gjitha shmangin rrezikun se

mund të punësojnë individë të gabuar për pozicionin e punës që ofrojnë.

Zhvillimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i arsimit profesional duhet të fokusohet në

kërkesat e bizneseve. Cilat aftësi, shkathtësi apo kompetenca janë më të kërkuara prej

tyre. Përgatitja mësimore e të rinjve me punën që do të kryejnë në të ardhmen është e

nevojshme jo vetëm për rritjen personale, por është e rëndësishme për vet tregun e

punës, i cili nuk do të ketë më probleme të mungesës së individëve të kualifikuar.

Ndaj, komuniteti i biznesit, veçanërisht dhomat e tregtisë duhet të tregojnë më shumë

vëmendje ndaj kërkesave të shkollave të arsimit profesional, duhet të forcojnë lidhjet

me Ministrinë përgjegjëse për AFP-në dhe me AKAFPK për të shprehur pikëpamjet

e tyre në procesin e zhvillimit dhe përditësimit të kurrikulave.

Page 197: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

176

Në mënyrë që të përballojë sfidat e zhvillimit ekonomik, Shqipëria duhet t’i zgjerojë

mundësitë për kualifikime të mëtejshme profesionale për të rinjtë. Ajo duhet të mësojë prej

praktikave europiane, të cilat theksojnë se arsimi profesional do të luaj një rol kryesor në

zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive që do të kërkohen prej punëdhënësve në të ardhmen.

Gjithsesi, nuk duhet harruar se ndryshimet apo reformimet e këtij sistemi duhet t‘i përshtaten

realitetit dhe nevojave të vendit, traditës dhe kërkesave të ekonomisë. Në këtë punim kemi

trajtuar disa nga problematikat kryesore që prekin këtë sistem me qëllim identifikimin e

mjeteve dhe proceseve që do te çonin drejt përmirësimit të tij. Efektshmëria e tyre varet në

përgjithësi prej përpjekjeve të vet shkollave duke u bazuar në kontekstin e tyre specifik.

Gjithashtu, rritja e financimit dhe e vendimmarrjes së shkollave, përpjekje më të mëdha prej

të gjitha grupeve të interesit për t‘u angazhuar në veprimtaritë e këtyre shkollave, duke

përfshirë rolin e prindërve, institucioneve vendore dhe bizneseve, janë faktorë të

domosdoshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara.

Ky punim nuk është shterues i të gjitha problematikave që prekin arsimin profesional në

vend, por studime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar këtë situatë dhe për të sjellë

ndryshimet e nevojshme.

REFERENCA:

1. Agodini Roberto, Uhl Stacey, Novak Timothy, “Factors that Influence Participation

in Secondary Vocational Education”, Princeton NJ: Mathematica Policy Research

2004.

2. AKAFP, “Udhëzues Metodologjik: Për Hartimin e Kurikulave te Arsimit dhe

Formimit Profesional në Shqipëri”, Tiranë 2008

3. AKAFPK/AbVET, “Udhëzues Metodologjik: Për Hartimin e Përshkrimeve të

Kualifikimeve Profesionale në Shqipëri”, Tiranë 2009.

4. AKAFPK, “Udhëzues: Për Drejtuesit dhe Mësuesit e Shkollave Profesionale. (Në

kuadrin e fillimit te vitit shkollor 2017-2018)”, Tiranë 2017.

5. Allais Stephanie, “What is a National Qualifications Framworks? Considerations

from a Study of National Qualifications Frameworks from 16 countries”, Journal of

Contemporary Educational Studies 5/2011, fq. 106-124.

6. Allais Stephanie, “The implementation and impact of National Qualifications

Frameworks: Report of a study in 16 countries”, ILO – Skills and Employability

Department, Geneva, 2010.

7. Altinok Nadir, “General versus Vocational Education: Some new evidence from PISA

2009”, UNESCO 2012 http://unesdoc.unesco.org/images/0021/002178/217873e.pdf

Page 198: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

177

8. Andersson Roland, Wilhelmsson Mats, “The Impact of Vocational Education and

Training on Income in Sweden”, Sweden Royal Institute of Technology, Working

Paper No.4, 2013.

9. Biavaschi Costanza, Eichhorst W., Zimmermann Klaus, “Youth Unemployment and

Vocational Training”, IZA Discussion paper no. 6890/ Germany 2012

10. Brunello Giorgio, Rocco Lorenzo, “The labour market effects af academic and

vocational education over the lifecycle: evidence from two British cohorts”, IZA

Discussion paper no. 9275/ Germany 2015

11. Bibbee Alexandra, “Improving school-to-work transitions in New Zealand”, OECD,

Working Papers nr. 1087, Paris, 2013.

12. Bishop Jhon, Mane Ferran, “The impacts of career-technical education on high

school compeletion and labor market success”, CAHRS/Cornell University, Working

paper 03-18, 2003.

13. Billet Stephen, “Vocational Education, Purposes, Traditions and Prospects”,

Springer Media, New York 2011.

14. Bryman Alan, Bell Emma , Mills Albert J., Yue Anthony R., 2011, “Business

Research Methods”, Canadian Edition. Toronto: Oxford University Press, 2011.

15. Cuddy Natalia, Tom Leney, “Vocational education and training in the United

Kingdom. Short description”, Cedefop Panorama series 111, 2005.

16. CEDEFOP, “Initial vocational education and training (IVET) in Europe”, 2008

17. CEDEFOP, “European Guidelines for validating non-formal and formal learning” ,

printed in Luxembourg, 2009.

18. CEDEFOP,“The benefits of vocational education and training”, Research paper nr.

10, 2011.

19. CEDEFOP, “The economic benefits of VET for individuals”, Research paper nr. 11,

2011.

20. CEDEFOP, “The anatomy of the wider benefits of VET in the workplace”, Research

paper nr. 12, 2011.

21. CEDEFOP, “Vocational education and training is good for you, The social benefits of

VET for individuals”, Research paper nr. 17, 2011.

22. CEDEFOP, “The impact of vocational education and training on company

performance”, Research paper nr. 19, 2011.

23. CEDEFOP, “Development of National Qualifications Frameworks in Europe”,

Working paper nr. 12, 2011.

24. CEDEFOP, “Sectoral perspectives on the benefits of vocational education and

training”, Research paper nr. 22, 2012.

25. CEDEFOP, “From education to working life, the labour market outcomes of

vocational education and training”, Research paper nr. 36, 2012.

26. CEDEFOP, “On the way to 2020: Data for Vocational Education and Training

policies. Country statistical overviews”, Research paper nr. 31, 2013.

27. CEDEFOP, “Labour market outcomes of vocational education in Europe. Evidence

from the European Union labour force survey”, Research paper nr. 32, 2013.

28. CEDEFOP, “Stronger VET for better lives”, Reference series nr. 67, 2015.

Page 199: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

178

29. CEDEFOP, “Skills, qualifications and jobs in the EU: The making of a perfect match.

Evidence from Cedefop’s European skills and jobs survey”, Reference series nr.103,

2015.

30. CEDEFOP, “ECVET in Europe” Monitoring report, 2015.

31. CEDEFOP, “Spotligjt on VET: Vocational education and training systems in

Europe”, Anniversary edition, 2015.

32. CEDEFOP, “Future skill needs in Europe; critical labour force trends”, Research

paper, 2016.

33. CEDEFOP,“The benefits of Vocational Education and Training”, Research paper nr.

10, 2016.

34. CEDEFOP, “On the way to 2020: Data for Vocational Education and Training

policies. Country statistical overviews 2016 update”, Research paper nr. 31, 2016.

35. CEDEFOP, “Ensuring the quality of certification in Vocational Education and

Training”, Research paper nr. 51, 2016.

36. CEDEFOP, 2016, “Qualifications Frameworks in Europe.” Briefing note, 2016.

37. Chiriac Catalin, “Human capital and education for sustainable development in a

global world”, CES Working Paper II, 2010.

38. Card David,“The casual effect of education on earnings”, Handbook of Labour

Economics, Vol. 3, chapter 3, 1999.

39. Colardyn Danielle, Bjornavold Jenes, “Validation of Formal, Non-Formal and

Informal Learning, policy and practices in EU Member States”, European Journal of

Education, vol 39, no. 1, 2004.

40. Creswell, J W., “Qualitative inquiry and research design: Choosing among five

approaches”, SAGE Publications, 2007.

41. Creswell John W., “Research Design. Qualitative, quantitative, and mixed methods

approaches”, SAGE Publications, 2009.

42. Dhaoui Elwardi, “Human Capital investment through education and training: An

overview”, International Journal of Humanities and Social Science Invention, Vol. 2,

Issue 5, 2013.

43. Dearden Lorraine, McIntosh Steven, Myck Micha,“The Returns to Academic and

Vocational Qualifications in Britan”, London, 2012.

http://cee.lse.ac.uk/ceedps/ceedp04.pdf

44. Dalley-Trim Leanne, Alloway Nola, Walker Karen, “Secondary School Students’

Perceptions of, and the Factors Influencing their Decision-Making in Relation to,

VET Schools”, The Australian Education Researcher, Vol. 35, no. 2, 2008, (fq. 55-69)

45. Education International,“VET; literature review”, 2009. https://download.ei-

ie.org/Docs/WebDepot/091213_VET_Literature_EDITED%20AA.pdf

46. Eichhorst Werner, Rodriguez N., Schmidl R., Zimmermann K., “A roadmap to

vocational education and training systems around the world”, IZA discussion paper

nr. 7110, 2012.

47. Eichhorst Werner,“Does Vocational Training Hepl Young People Find a (Good)

Job?”, IZA World of Labor, 2015. https://wol.iza.org/uploads/articles/112/pdfs/does-

vocational-training-help-young-people-find-good-job.pdf

Page 200: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

179

48. Elda Gega, “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin Profesional”, Disertacion, Tiranë, 2015,

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/2016/09/sigurimi-i-cilesise-ne-arsimin-

profesional/

49. European Commission, “An agenga for New Skills and Jobs: A European

contribution towards full employment”, Strasbourg 2010.

50. European Commission,“Albania 2016 Report”, Brussels, 9.11.2016

51. European Commission, “Vocational Education and Training in Europian

Development Cooperation”, Concept Note 2014.

52. Comunita Europee,“Quadro Europeo delle Qualifiche per l’Apprendimento

Permanente (EQF)”, Lussemburgo, 2009.

53. European Commission, “Europe 2020: A strategy for smart, sustainable and inclusive

growth” , Communication from the commission, Brussels, 3.3.2010.

54. European Commission, “Youth on the Move. An initiative to unleash the potential of

young people to achive smart, sustainable and inclusive growth in the European

Union”, Brussels, 15.9.2010.

55. European Commission, “The Copenhagen Declaration on European cooperation in

vocational education and training”, Copenhagen 29-30 November 2002.

56. European Commission’, “Il comunicato di Bruges - su una maggiore cooperazione

europea in materia di istruzione e formazione professionele”, 2010.

57. European Commission, “Riga Conclusions 2015, on a new set of medium-term

deliverables in the field of vet for the period 2015-2020”, 2015

58. European Commission, “Recommendation of the European Parlament and the

Council on the establishment of the European Credit system for Vocational

Education and Training (ECVET)”, Brussels 09.04.2008

59. Comunita Europee, “Raccomandazione del Parlamento Europeo e del Consiglio

sull’istituzione di un Quadro Europeo di riferimento per la garanzia della Qualita

dell’Istruzione e della Formazione Professionale”, Brussels 18.06.2009

60. “European skills and jobs survey”

http://ec.europa.eu/public_opinion/archives/ebs/ebs_417_en.pdf

61. Eurostat, “Europe 2020 education indicators in 2014”, News release 2015.

62. Eurydice, “Education and training in Europe 2020: Responses from the EU Member

States”, Report 2013.

63. ECORYS, “Interim Evaluation of the strategic framework for European cooperation

in education and training (ET 2020)”, 2014.

64. ETF, “VET Education Policies and practices for Social Inclusion and Social

Cohesion in Western Ballkans, Israel and Turky”, Interim report 2014.

65. ETF, “Albania, executive summary. Torino Process 2016- 2017”, 2017,

http://www.etf.europa.eu/web.nsf/pages/TRP_2016-17_Albania

66. Finlay Ian, Niven Stuart, Stephanie Young, “Changing Vocational Education and

Training: an international comparative perspective”, New York, 1998.

67. Greinert Wolf-Dietrich, Florence 2002, “European Vocational Training Systems, the

theoretical context of historical development”, Artikull në: Proceedings of the first

international conference in “Towards a history of VET in Europe in a comparative

perspective”, Florence, October 2002, Vol.1, pg. 17-27.

Page 201: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

180

68. Gillham Bill, “Case Study Research methods”, Paston PrePress Ltd, London 2000

69. GIZ/ETF/AKAFPK, “Studimi Bazë i Ofruesve Publik të AFP-së në Shqipëri”, Tiranë

2014. www.sociale.gov.al

70. Gishti Ejvis, Shkreli Alma, “Building an Albanian qualification Framework, demand-

side analysis and list of occupations”, ETF Working paper, February 2015.

71. Hackaj Adrian, “Trendet e Punësimit Rinor në Shqipëri: Cfarë kërkon tregu?”,

Tiranë 2015. http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/12285.pdf

72. Harmon Colm, Walker Ian, 1995, “Estimates of the economic return to schooling for

the United Kindom”, American Economic Review, Vol. 85, No. 5, (pg. 1278-1286),

1995.

73. Harmon Colm, Oosterbeek Hessel, Walker Ian, “ The returnes to education. A review

of evidence, Issues and deficiencies in the literature”,2000.

http://cee.lse.ac.uk/ceedps/ceedp05.pdf

74. Hanushek Eric, Woessmann Ludger, “ The role of cognitive skills in economic

development”, Journal of Economic Literature, vol. 46, no. 3, 2008, (pg. 657).

75. Hanushek Eric, Woessmann Ludger, “Do better schools lead to more growth?

Cognitive skills, ekonomic outcomes, and causation”, Journal of Economic Growth,

2012, (pg. 267-321).

76. Hanushek Eric, Schwerdt Guido, Woessmann Ludger, Zhang Lei, “General

Education, Vocational Education, and Labor-Market Outcomes over the Lifecycle”,

The Journal of human Resources,Vol. 52, nr. 1, 2015.

77. Heise Maren, Meyer Wolfgang, “The benefits of education, training and skills from

an individual life-course perspective with a particular focus on life-course and

biographical research”, Cedefop Reference Series 54, 2004.

78. Horn Daniel, “School-based Vocational or Workplace-based Apprenticeship

Training? Evidence on the School-to Work transition of Hungarian Apprentices”,

EUI working paper MWP 2013/10, Italy.

79. Hoeckel Kathrin, “Costs and benefits in vocational education and training”, OECD,

2008.

80. Hippach-Schneider Ute, Krause Martina, Woll Christian, “Vocational education and

training systems in Germany”, Cedefop Panorama series nr. 138, 2007.

81. ILO, “International Standard Classification of Occupations, (ISCO 08): Structure,

group definitions and correspondence tables”, 2012.

http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/@dgreports/@dcomm/@publ/documents/p

ublication/wcms_172572.pd

82. ILO/MMSR,“Skill Needs Analyses 2014” Shiko në:

www.kerkojpune.gov.al/publikime-shkp/

83. INSTAT, “Vjetari statistikor 2015”, Tiranë 2015.

84. INSTAT, “Shkalla e Pjesëmarrjes në Forcat e Punës 2007-2015”, Tiranë 2015.

85. INSTAT, “Të rinjtë në Shqipëri sfidat në kohët që ndryshojnë”, Tiranë 2015.

86. INSTAT, “Regjistri i Ndërmarrjeve 2015”, Tiranë 2016.

87. INSTAT, “Vjetari-statistikor-rajonal 2015”, Tiranë 2016.

88. INSTAT, “Vjetari Statistikor 2011-2015”, Tiranë 2016.

89. INSTAT, “Tregu i Punës 2016”, Tiranë 2017.

Page 202: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

181

90. INSTAT, “Vjetari statistikor 2017”, Tiranë 2017.

91. INSTAT, “Shkalla e Pjesëmarrjes në Forcat e Punës 2007-2015”,

http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST/START__TP__LFS__LFSV/LFS021/tabl

e/tableViewLayout2/?rxid=a97383ee-3999-4c49-ac19-c5e1caf1087e

92. INSTAT, “Nxënes që morrën dëftesën e pjekurisë në shkollat e mesme”

http://www.instat.gov.al/al/themes/arsimi.aspx?tab=tabs-5

93. ISPED, “Gender sensitivity report on skills gap in the Agro-processing ICT and

tourism sectors in Albania”, 2014.

https://assets.helvetas.org/downloads/skills_research_report.pdf

94. “Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA) ,Multi-annual Indicative Planning

Document 2011-2013, Albania”, https://ec.europa.eu/neighbourhood-

enlargement/sites/near/files/pdf/mipd_multibeneficiary_2011_2013_en.pdf

95. Jha N., Polidano C.,“Vocational Education and Training ,a path way to the straight

and narrow”, University of Melbourne Working paper nr. 21, 2016.

96. Jovanovic Boyan, “Job Matching and the Theory of Turnover”, Journal of Political

Economy, Vol. 87, Nr. 5, 1979.

97. Kocani Aleksander, “Metodat e Kërkimit Sasior në Shkencat Sociale”, UFO Press,

Tiranë, 2009.

98. Kociani Aleksander, “Udhëzues për përdorimin e paketës statistikore për shkencat

sociale SPSS”, Tiranë 2008.

99. Krueger Dirk, Kumar Krishna, “Skill-specific rather than General Education: A

reason for US-Europe grouth differences?”, 2003.

http://economics.sas.upenn.edu/~dkrueger/research/edueur.pdf

100. Karameta Pëllumb, “Arsimi i gjeneratës tjetër, konstruktivizmi, kurrikula,

kompetenca”, Shtëpia botuese Sara Tianë, 2014,

101. Keeley Brian, “Human Capital. How what you know shapes your life”, OECD

Insights, 2007 http://www.oecd-ilibrary.org/education/human-

capital_9789264029095-en

102. Koeth Wolfgang, EIPA 2014, “The new Instrument for Pre-Accession

Assistance (IPA II): Less Accession, More Assistance?”,

http://publications.eipa.eu/en/details/&tid=1854

103. Këshilli i Ministrave,“Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-

2020”, Tiranë 2014.

104. Little Angela W.,“The Diploma Disease twenty years on: an introducion”,

Artikull në: Assessment in Education: Principles Policy and Practice, Vol 4, No 1,

1997 (pp. 5-21).

105. Ligji nr. 10247, dt.04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”

106. Ligji nr. 70, dt. 30.06.2016, “Për Zejtarinë”

107. Ligji nr.15, dt. 16.02.2017,“Për arsimin dhe formimin profesional në

Republikën e Shqipërisë ”

108. Lovaglio Piergiorgio, Vittadini Giorgio, “Il concetto di capitale umano e la

sua stima”, http:// www.statistica.unimib.it/utenti/lovaglio/16.pdf

109. MAS, “Vjetari statistikor per arsimin 2013-2014 dhe seri kohore‘, Tiranë

2015.

Page 203: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

182

110. Malamud Ofer, Pop-Eleches Cristian,“General Education versus Vocational

Training, evidence from an economy in transition”, 2006. http://

www.columbia.edu/~cp2124/papers/vocational_latest.pdf

111. Meda Domenique, “The Future of Work: The meaning and value of work in

Europe”, ILO Research Paper nr.18, 2016.

112. Mongardini Carlo, “ La conoscenza sociologica”, ECIG Genova, 1993.

113. Mortaki Sapfo, “The Contribution of Vocational Education and Training in

the Preservation and Diffusion of Cultural Heritage in Greece”, 2012.

www.ijhssnet.com/journal/index/1494

114. McIntosh Steven, “Further analysis of the retuns to academic and vocational

qualifications”, London School of Economics, 2004.

http://eprints.lse.ac.uk/19472/1/Further_Analysis_of_the_Returns_to_Academic_and_

Vocational_Qualifications.pdf

115. MMSR, “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim 2014-2020”, Tiranë

2014.

116. MMSR,“Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësim, plani i veprimit

2014-2020”, Tiranë 2014.

117. MMSR/ILO, “Skill Needs Analyses 2014”, Tiranë 2014.

118. Mohsin, A., “A Manual for Selecting Sampling Techniques in Research”,

University of Karachi, 2016. https://mpra.ub.uni-

muenchen.de/70218/1/MPRA_paper_70218.pdf .

119. Newman Shoshana, Ziderman Adrian, “Vocational Schooling, Occupational

Matching, and Labor Market Earnings in Israel”, The Journal of Human Resources,

Vol. 26, no. 2, (Spring 1991), pp. 256-281.

120. Newman Shoshana, Ziderman Adrian, “Vocational Education in Israel, Wage

effects of the VocEd-Occupation Match”, The Journal of Human Resources, Vol. 34,

no. 2. (Spring, 1999), pp. 407-420.

121. Nathanili Valbona., “Reforma dhe Legjislacioni (arsimi parauniversitar)”,

U.F.O Press, Tiranë, 2011.

122. Nicoli Dario,“I sistemi di istruzione e formazione professionale in Europa”,

CNOSFAP,2009http://www.cnosfap.it/sites/default/files/pubblicazioni/Sistemi%20di

%20IeFP%28VET%29in%20Europa.pdf

123. Norton Grubb W., “Vocational education and training: Issues for a thematic

review”, OECD 2006.

124. OECD, “Human Capital” kapitulli 2, “The Value of People”, fq. 22-37.

https://www.oecd.org/insights/37967294.pdf .

125. OECD/ETF, “SME Policy Index, Western Balkans and Turkey 2016.

Assessing the implementation of the small business act for Europe”, 2016.

126. OECD,“The Well-being of Nations. The role of human and social capital”,

2001.

127. OECD,“The role of national qualifications Systems in promoting lifelong

learning”, 2006.

128. Peter Willis, Stephen McKenzie, Harris Roger, “Rethinking Work and

Learning. Adult and VE for Social Sustainability”, Springer Media, New York, 2009.

Page 204: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

183

129. Ponelis Shana R., “Using Interpretive Qualitative Case Studies for

Exploratory Research in Doctoral Studies. A case of information systems research in

small and medium enterprises”, International Journal of Doctoral Studies, volume 10,

2015, (fq. 535- 550).

130. Popovic Katarina, 2014, “The Skills, a Chimera of Modern European Adult

Education”http://www.academia.edu/22874431/The_skills_A_Chimera_of_Modern_

European_Adult_Education_2014_

131. Priest Suellen, “What is social capital and how can vocational education and

traning help develop, it?”, NCVER, Adelaide - Australia, October, 2009.

132. Prosser, CH. A., Quigley, TH. H., “Vocational Education in a Democracy”,

Chicago 1949. Dixhitalizuar në:

https://babel.hathitrust.org/cgi/pt?id=coo.31924013105048;view=1up;seq=1

133. Pucci Filippo, “Il Questionario”, Gjendet në:

http://www2.stat.unibo.it/filippucci/statistica%20economica/materiale%20didattico/L'

INDAGINE%20STATISTICA/IL%20QUESTIONARIO.doc

134. Pullumbi Agron, “Study on VET supply and demand in Albania”. Në:

www.eft.europa.eu/web.nsf/pages/Albania

135. Oliveira Sofia, 2015, “Returns to Vocational Education in Portugal”, Artikull

në: Investigaciones de Economia de la Educacion nr. 10, fq. 725-750.

http://repec.economicsofeducation.com/2015madrid/10-37.pdf

136. Rauner Felix, Maclen Rupert, “Handbook of Technical and Vocational

Education and Training Research”, Springer Media, New York 2008.

137. Ryan Paul, “Apprenticeship: between theory and practice, school and

workplace”, Swiss Leading House Working paper no. 64, Octobre 2011.

138. Rzepka Sylvi, “Labor Market Returns to College Education with Vocational

Qualifications”, Ruhr Economic Papers, Nr. 633, Germany, Agust 2016.

139. Schugurensky Daniel, University of Toronto, “History of education, selected

moments of the 20th

century”,

http://schugurensky.faculty.asu.edu/moments/1976dore.html

140. Sandona Luca, “La teoria del capitalel umano e il concetto di persona”,

Quaderni di Teoria nr. 8 – giugno 2009. http://www.cattolici-

liberali.com/pubblicazioni/libri/QuaderniDiTeoria/2009/n.8-2009.pdf

141. Siala Mohamed, Ammar Nehed Ben, “Vocational and General Education of

Girls and Boys in Tunisia: The effects of income and parental education”, Euroasian

Journal of Social Sciences, 2 (1), 2014, fq.11-19.

142. Stake Robert, “Case Studies” Kapitull nr. 5 në: “Strategies of qualitative

inquiry” të N. K. Denzin & Y. S. Lincoln, Sage publishing, 2005. Gjendet në:

https://www.sfu.ca/~palys/Stake2003-CaseStudies.pdf

143. Strathdee Rob, , “Vocational Education and Training and Social Capital in

New Zealand”, Journal of Vocational Education and Training, Vol. 55, Nr. 1, 2003,

fq. 65- 84.

144. Swisscontact, “Skills for Jobs”, Tiranë 2016, idmalbania.org/wp-

content/uploads/2016/05/JobSkills-EN-web.pdf

Page 205: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

184

145. Strawinski Pawel, Bronitowska Paulina, Majchrowska Aleksandra, “Returns

to Vocational Education, evidence from Poland”, University of Warsaw, Faculty of

Economic Sciences, Working Papers no. 16/2016 (207).

146. Thorsen Sigur Moskvil, Master Thesis, “The spread of National

Qualifications Frameworks”, University of Oslo, Faculty of Education, 2014. Gjendet

në: https://www.duo.uio.no/bitstream/handle/10852/41288/Master-thesis-

final.pdf?sequence=1

147. Tuck Ron, “An Introductory Guide to National Qualifications Frameworks:

Conceptual and practical issues for Policy makers”, ILO, Geneva, 2007.

148. Urdhër nr. 191, dt.08.09.2016, “Për ngritjen e sistemit të gjurmimit për

nxënësit e diplomuar në AFP”

149. Vendim nr. 321, dt. 21.04.2011, “Për Krijimin e Agjensisë Kombëtare të

Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”.

150. Udhëzim nr.12, dt. 09.03.2015, “Për llojin, përmbajtjen dhe dhënien e

dokumentave të certifikimit në AP”.

151. Udhëzimi nr. 27, dt. 06.09. 2010 – “Për vlerësimin në arsimin profesional”

152. Udhëzimi nr. 134, dt. 05.04. 2013 –“Për përdorimin e fondeve të shkollave të

AP-së”

153. Udhëzimi nr. 21, dt. 09.07. 2014 –“Për transferimet e nxënësve në shkollat e

AP-së”

154. Udhëzimi nr. 18, dt. 19.05. 2015 –“Për pranimet e nxënësve në shkollat e

AP-së”

155. Xhumari Merita, Dibra Sidita, “Mapping of VET education policies and

practices for social inclusion and social cohesion in the Western Balkans, Turky and

Israel. Albania”, Turin, 2013.

https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/mapping_of_vet_educational_policies_and_

practicies_for_social_inclusion_and_social_cohesion_country_report_albania.pdf

156. Walker Ian, Zhu Yu, “The returns to education. Evidence from the labour

force surveys”, University of Warwick/Coventry, Research Report RR313, November

2001.

157. West John, “The evolution of Europian Union Policies on Vocational

Education and Training”, University of London, LLAKES Research Paper nr. 34,

2012.

158. Willis Peter, McKenzie Stephen, Harris Roger, (2009). “Rethinking Work and

Learning. Adult and Vocational Education for Social Sustainability”, Springer

Media, 2009.

Të dhëna nga portalet

http://www.akafp.gov.al/

https://arsimi.gov.al/

http://www.cedefop.europa.eu/en

https://ei-ie.org/en/

https://europa.eu/european-union/index_en

Page 206: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

185

http:// www.etf.europa.eu/web.nsf/pages/home

https://www.european-agency.org/projects/vet

https://www.eqavet.eu/

https://www.giz.de/en/html/about_giz.html

http://www.oecd.org/

https://www.iza.org/en/research

http://www.qbz.gov.al/

http://www.instat.gov.al/

https://www.socialcapitalresearch.com

http://www.stateofmind.it/

http://www.swisscontact.org/en/country/albania/home.html

http://www.vet.al/

SHTOJCAT:

1. Deklarata e Kopenhagës

Deklarata e Ministrave Evropian të AFP-së dhe e Komisionit Europian,

mbledhur në Kopenhagë më 29 dhe 30 nëntor 2002,

mbi bashkëpunimin e zgjeruar në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional.

“Deklarata e Kopenhagës”

Gjatë viteve, bashkëpunimi në nivel evropian për arsimin dhe formimin profesional ka

ardhur duke luajtur një rol vendimtar në krijimin e shoqërisë evropiane të së ardhmes.

Zhvillimet ekonomike dhe sociale në Evropë gjatë dekadës së fundit kanë nënvizuar

gjithnjë e më shumë nevojën për një dimension evropian në fushën e arsimit dhe formimimit

profesional. Për më tepër, kalimi drejt një ekonomie të bazuar në dije të aftë për një rritje të

qëndrueshme ekonomike me vende pune më të mira dhe me një kohezion më të madh

shoqëror, sjell sfida të reja në zhvillimin e burimeve njerëzore.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian shton një dimension të ri dhe një numër sfidash,

mundësish dhe kërkesash për punën në fushën e arsimit dhe formimit profesional. Është

veçanërisht e rëndësishme që shtetet që kërkojnë të jenë anëtare të Bashkimit duhet që, qysh

nga fillimi të integrohen si partnerë në bashkëpunimin e ardhshëm për nismat e arsimit dhe

formimit në nivel evropian.

Zhvillimi i njëpasnjëshëm i programeve evropiane të arsimit dhe trajnimit ka qenë një

faktor kyç për përmirësimin e bashkëpunimit në nivel evropian.

Deklarata e Bolonjës për arsimin e lartë në qershor 1999 shënoi vendosjen e një

bashkëpunimi të ri evropian në këtë fushë.

Këshilli Europian i Lisbonës në mars të vitit 2000 e njohu rolin e rëndësishëm të

arsimit si pjesë integrale të politikave ekonomike dhe sociale, si instrument për forcimin e

fuqisë konkurruese të Evropës në mbarë botën dhe si garanci për sigurimin e kohezionit të

shoqërive tona dhe zhvillimin e plotë të qytetarëve. Këshilli Evropian caktoi objektivin

strategjik për Bashkimin Evropian për t'u bërë ekonomia më dinamike në botë e bazuar mbi

dijen. Zhvillimi i arsimit dhe formimit profesional të cilësisë së lartë është një pjesë

Page 207: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

186

thelbësore dhe integrale e kësaj strategjie, veçanërisht në drejtim të promovimit të përfshirjes

sociale, kohezionit, lëvizshmërisë, punësimit dhe konkurrueshmërisë.

Raporti mbi "Objektivat e Ardhshëm Konkret të Sistemeve të Arsimit dhe Trajnimit",

miratuar nga Këshilli Europian i Stokholmit në mars 2001, identifikoi fusha të reja për

veprime të përbashkëta në nivel evropian me synim arritjen e objektivave të vendosura në

Këshillin Europian të Lisbonës. Këto fusha bazohen në tre objektivat strategjike të raportit;

përmirësimin e cilësisë dhe efektivitetit të sistemeve të arsimit dhe trajnimit në Bashkimin

Evropian, lehtësimin e qasjes për të gjithë në këto sisteme dhe hapjen e tyre ndaj botës.

Në Barcelonë, në mars të vitit 2002, Këshilli Europian miratoi Programin e Punës për

ndjekjen e Raportit të Objektivave duke bërë thirrje që arsimi dhe trajnimi evropian të kthehej

në një referencë cilësore botërore deri në vitin 2010. Për më tepër, ajo bëri thirrje për veprime

të mëtejshëm për të prezantuar instrumentat që do të siguronin transparencën e diplomave dhe

kualifikimeve, duke përfshirë promovimin e veprimeve të ngjashme me proçesin e Bolonjës,

por të përshtatura në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

Në përgjigje të mandatit të Barcelonës, Këshilli i Bashkimit Evropian (Ministrat e

Arsimit, Rinisë dhe Kulturës) miratoi më 12 nëntor 2002 një rezolutë mbi bashkëpunimin e

zgjeruar në fushën e arsimit dhe formimit profesional. Kjo rezolutë u bën thirrje Shteteve

Anëtare dhe Komisionit, brenda kuadrit të përgjegjësive të tyre, që të përfshijnë vendet

kandidate dhe vendet e EFTA-EEA, si dhe partnerët social, në promovimin e një

bashkëpunimi më të zgjeruar në arsimin dhe formimin profesional.

Strategjitë mbi të nxënin gjatë të gjithë jetës dhe lëvizshmërinë e punëtorëve janë

thelbësore për të promovuar punësueshmërinë, qytetarinë aktive, përfshirjen sociale dhe

zhvillimin personal. Zhvillimi i një Europe të bazuar në njohuri dhe sigurimi se tregu

evropian i punës është i hapur për të gjithë janë sfida të mëdhaja për sistemet e arsimit dhe

formimit profesional në Evropë dhe për të gjithë aktorët e përfshirë në to. E njëjta gjë vlen

edhe për nevojën që këto sisteme kanë që të përshtaten vazhdimisht me zhvillimet e reja dhe

me ndryshimin në kërkesat e shoqërisë. Një bashkëpunim më i fortë për çështjet e arsimit dhe

formimit profesional do të jetë një kontribut i rëndësishëm për të garantuar një zgjerim të

suksesshëm të Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e objektivave të identifikuara nga

Këshilli Evropian në Lisbonë. Cedefop dhe ETF janë organe të rëndësishme për mbështetjen

e këtij bashkëpunimi.

Prioritetet kryesore të mëposhtme do të ndiqen përmes bashkëpunimit të zgjeruar në

fushën e arsimit dhe formimit profesional:

Në bazë të këtyre prioriteteve synojmë të rrisim bashkëpunimin vullnetar në fushën e arsimit

dhe formimit profesional, në mënyrë që të promovojmë besimin e ndërsjellë, transparencën

dhe njohjen e kompetencave dhe kualifikimeve, duke krijuar kështu një bazë për rritjen e

lëvizshmërisë dhe lehtësimin e qasjes ndaj të nxënit gjatë gjithë jetës.

Dimensioni europian

Forcimi i dimensionit evropian në arsimin dhe formimin profesional me qëllim për të

përmirësuar bashkëpunimin, për të lehtësuar dhe promovuar lëvizjen e njerëzve dhe

për të zhvilluar bashkëpunimin ndërinstitucional, partneritetin dhe iniciativa të tjera, të

gjitha me qëllim rritjen e profilit të hapsirës europiane për arsimin dhe formimin

profesional në një kontekst ndërkombëtar në mënyrë që Europa të njihet si referencë

botërore për nxënësit.

Page 208: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

187

Transparenca, informimi dhe udhëheqja

Rritja e transparencës në arsimin dhe formimin profesional nëpërmjet zbatimit dhe

racionalizimit të mjeteve dhe rrjeteve të informimit, duke përfshirë në një kornizë të

vetme instrumentat ekzistues siç janë CV-ja evropiane, çertifikata dhe shtojcat e

diplomave, korniza e përbashkët evropiane e referencës për gjuhët dhe EUROPASS.

Forcimi i politikave, sistemeve dhe praktikave që mbështesin informacionin,

udhëzimin dhe këshillimin e Shteteve Anëtare, në të gjitha nivelet e arsimit, trajnimit

dhe punësimit, veçanërisht në çështjet që kanë të bëjnë me qasjen ndaj arsimit, qasjen

ndaj AFP-së, transferimin dhe njohjen e kompetencave dhe kualifikimeve, me qëllim,

për të mbështetur lëvizjen profesionale dhe gjeografike të qytetarëve në Evropë.

Njohja e kompetencave dhe kualifikimeve:

Duke hetuar sesi transparenca, krahasueshmëria, transferueshmëria dhe njohja e

kompetencave dhe / ose kualifikimeve ndërmjet vendeve të ndryshme dhe në nivele të

ndryshme, mund të nxitet dhe të promovohet duke zhvilluar nivele referimi, parime të

përbashkëta për certifikim dhe masa të përbashkëta, duke përfshirë sistemin e

transferimit të kredive për arsimin dhe formimin profesional.

Rritja e mbështetjes për zhvillimin e kompetencave dhe kualifikimeve në nivel

sektorial, duke përforcuar bashkëpunimin dhe bashkërendimin veçanërisht duke

përfshirë partnerët socialë. Disa iniciativa në baza komunitare, dypalëshe dhe

shumëpalëshe, duke përfshirë ato që tashmë janë identifikuar në sektorë të ndryshëm,

duke synuar kualifikimet e pranuara reciprokisht, ilustrojnë këtë lloj qasje.

Zhvillimi i një sërë parimesh të përbashkëta në lidhje me miratimin e të nxënit

joformal dhe informal me qëllim për të siguruar një të përputhshmëri më të madhe

midis qasjeve në vende të ndryshme dhe në nivele të ndryshme.

Sigurimi i cilësisë

Promovimi i bashkëpunimit në sigurimin e cilësisë me fokus të veçantë në

shkëmbimin e modeleve dhe metodave, si dhe të kritereve dhe parimeve të

përbashkëta për cilësinë në arsimin dhe formimin profesional.

Duke i kushtuar vëmendje nevojave të mësimdhënësve dhe instruktorëve brenda të

gjitha formave të arsimit dhe formimit profesional.

Parimet e mëposhtme do të mbështesin bashkëpunimin e zgjeruar në arsimin dhe

formimin profesional:

Bashkëpunimi duhet të bazohet në objektivin e vitit 2010, të përcaktuar nga Këshilli

Europian në përputhje me programin e detajuar të punës dhe ndjekjen e raportit të

Objektivave për të siguruar koherencë me objektivat e përcaktuara nga Këshilli i

Bashkimit Evropian.

Masat duhet të jenë vullnetare dhe kryesisht të zhvilluara përmes bashkëpunimit nga

poshtë-lart.

Iniciativat duhet të fokusohen në nevojat e qytetarëve dhe organizatave të

përdoruesve.

Bashkëpunimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë Shtetet Anëtare,

Komisionin, vendet kandidate, vendet e EFTA-EEA dhe partnerët socialë.

Page 209: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

188

Përcjellja e kësaj deklarate duhet të ndiqet si më poshtë për të siguruar një zbatim

efektiv dhe të suksesshëm të një bashkëpunimi të zgjeruar evropian në arsimin dhe

formimin profesional:

Zbatimi i bashkëpunimit në arsimin dhe formimin profesional do të jetë një pjesë e

integruar e raportit të objektivave. Komisioni do të pasqyrojë këtë qasje të integruar

në raportimin e saj në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Grupi punues ekzistues i Komisionit, i cili do t'i jepet një status i ngjashëm me atë të

grupeve punuese në kuadër të raportit të objektivave, në të ardhmen, duke përfshirë

Shtetet Anëtare, vendet e EFTA-EEA, vendet kandidate dhe partnerët socialë

evropianë, do të vazhdojë të punojë në mënyrë që të sigurohet zbatim dhe koordinim

efektiv për bashkëpunimim të zgjeruar në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

Takimet jozyrtare të Drejtorëve të Përgjithshëm për Arsimin dhe Formimin

Profesional, të cilat kanë kontribuar në nisjen e kësaj iniciative në Bryzh 2001, do të

luajnë një rol të rëndësishëm në përqëndrimin dhe zhvillimin e punës në vijim.

Brenda këtij kuadri, fokusi fillestar deri më 2004 do të jetë në fusha konkrete ku

tashmë është duke punuar, si shembull zhvillimi i një kornize të vetme mbi

transparencën, transferimi i kredive në arsimin dhe formimin profesional dhe

zhvillimin e mjeteve të cilësisë. Fusha të tjera, do të jenë udhëzimi mbi të nxënit gjatë

të gjithë jetës, mësimi joformal dhe trajnimi i mësuesve dhe instruktorëve të arsimit

dhe formimit profesional. Komisioni do të përfshijë progreset në këto veprime në

raportin e përmendur në paragrafin 1.

Ministrat përgjegjës për arsimin dhe forimin profesional dhe Komisionin Evropian kanë

konfirmuar domosdoshmërinë për të ndërmarrë objektivat dhe prioritetet për veprimet e

përcaktuara në këtë deklaratë dhe për të marrë pjesë në kornizën për një bashkëpunim të

zgjeruar në arsimin dhe formimin profesional. Një takim në dy vjet do të mbahet për të

shqyrtuar përparimin dhe për të dhënë këshilla mbi përparësitë dhe strategjitë404

.

2. Nivelet e Kornizës Europiane të Kualifikimeve

Më poshtë po paraqesim një tabelë të përpunuar nga autori bazuar mbi të dhënat e “Quadro

Europeo per le Qualifiche”, që përshkruan në mënyrë më të detajuar si funksionon Korniza

Europiane e Kualifikimeve.

NJOHURI AFTESI KOMPETENCA

Njohuritë janë

praktike ose teorike

Aftësitë janë konjitive ose

praktike

Kompetencat përshkruhen

në terma të përgjegjësisë dhe

autonomise

Niv

eli

1

Rez

ult

atet

e

nxën

it

janë Njohuri bazë të

përgjithshme

Aftësi bazë të nevojshme

për të kryer veprimtari

dhe detyra të thjeshta

Punë ose studim, nën

mbikqyrje, në një kontekst të

strukturuar

404

European Commission, “The Copenhagen Declaration on European cooperation in vocational education

and training”, Copenhagen 29-30 November 2002.

http://www.cedefop.europa.eu/files/copenahagen_declaration_en.pdf

Page 210: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

189

Niv

eli

2

Rez

ult

atet

e t

ë

nxën

it j

anë Njohuri bazë

praktike në një

kontekst pune ose

studimi

Aftesi konjitive dhe

praktike bazë per të

zgjidhur detyra dhe

probleme me instrumenta

dhe rregulla të thjeshta

Punë ose studim nën

mbikëqyrje më pak

autonomi

Niv

eli

3

Rez

ult

atet

e

nxën

it j

anë

Njohuri faktesh,

parimesh, procesesh

të përgjithshme, në

një kontekst pune ose

studimi

Një sërë aftësish konjitive

dhe praktike të nevojshme

për të zgjidhur probleme

duke aplikuar metoda,

instrumenta dhe

informacion bazë

Marrja e përgjegjësisë për të

përfunduar detyra në punë

ose në studim. Përshtatja e

sjelljes në varësi të

rrethanave për të zgjidhur

probleme.

Niv

eli

4

Rez

ult

atet

e t

ë nxën

it

janë

Njohuri praktike dhe

teorike në një

kontekst të gjërë në

punë ose në studim

Një sërë aftësish konjitive

dhe praktike të nevojshme

për të zgjidhur probleme

specifike në fushën e

punës apo studimeve

Aftësi për tu menaxhuar në

mënyrë autonome në një

kontekst pune ose studimi.

Të kryesh punën rutinë të të

tjerëve duke marrë përsipër

një lloj përgjegjësie për

vlerësimin e punës apo

studimeve

Niv

eli

5

Rez

ult

atet

e t

ë nxën

it

janë

Njohuri teorike dhe

praktike të

specializuara, në një

kontekst pune apo

studimi dhe I

vetëdijshëm për

limitet e këtyre

njohurive

Një sërë aftësish

shteruese, konjitive dhe

praktike të nevojshme për

të dhënë zgjidhje krijuese

për probleme abstrakte

Të dish të menaxhosh dhe të

kryesh aktivitete në punë

dhë studim të cilat janë në

ndryshim të papritur. Të

ekzaminosh dhe të zhvillosh

aftësitë vetjake dhe të të

tjerëve

Niv

eli

6

Rez

ult

atet

e t

ë nxën

it j

anë

Njohuri të avancuara

ne një fushë studimi

apo pune, të cilat

prezupozojnë një

kuptueshmëri kritike

të teorive dhe

parimeve

Aftësi të avancuara, që

tregojnë zotësim dhe

inovacion të nevojshëm

për të zgjidhur probleme

komplekse në një fushë të

specializuar studimi apo

pune

Të menaxhosh aktivitete ose

projekte, tekniko-

profesionale komplekse

duke marrë përsipër

përgjegjësi vendimmarrëse

në nja punë apo fushë

studimi. Të marrësh

përgjegjësinë për të drejtuar

zhvillimin profesional të

individëve ose grupeve

Niv

eli

7

Rez

ult

atet

e t

ë

nxën

it j

anë

Njohuri të

specializimit të lartë,

në një fushë të

caktuar pune ose

studimi

Aftësi të specializuara, të

orjentuara drejt zgjidhjes

së problemeve, duke

integruar njohuritë të

fituara në kontekste të

ndryshme

Të drejtosh dhe

transformosh kontekste të

punës ose të studimit

komplekse që kërkojnë qasje

të reja strategjike

Page 211: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

190

Niv

eli

8

Rez

ult

atet

e t

ë nxën

it

janë

Njohurite më

avangard në një

fushë studimi apo

pune

Aftësite dhe teknikat më

të avancuara dhe të

specializuara të

nevojshmë për të zgjidhur

probleme komplekse të

kërkimit dhe inovacionit

Të tregosh autoritet efikas,

aftësi rinovimi, autonomi të

studuesit dhe profesionistit

dhe impenjim në zhvillimin

e ideve dhe proceseve të reja

në kontekstin e punës, të

studimit dhe kërkimit

3. Lista kombëtare e profesioneve

Profesioni, në kuptimin e thjeshtë përfaqëson veprimtarinë kryesore të njeriut në një fushë të

prodhimit, të kulturës etj., e cila kërkon një shkallë të caktuar dijesh e shprehjesh, përgatitjeje

dhe përvoje. Përshkrimi i profesionit, përcakton se cilat janë funksionet, detyrat dhe

përgjegjësitë e nevojshme që duhen për të realiziuar këtë profesionin në vendin e punës. Si

model për përpunimin e listës kombëtare të profesioneve në vend, ka shërbyer klasifikimi

ndërkombëtar standart ISCO-08, i përpunuar nga ILO. Ai përdor dy koncepte bazë.

Së pari profesioni është një tërësi e llojeve të punës që kanë ngjashmëri midis tyre.

Lloji i punës në ISCO-08 është përcaktuar si një tërësi detyrash dhe funksionesh që

një person i kryen apo është ngarkuar për t’i kryer405

.

Së dyti, kompetenca është përcaktuar si aftësia e individit për të kryer funksionet dhe

detyrat e një lloji pune të dhënë406

.

Mbështetur në konceptin për kompetencën, të gjitha profesionet janë grupuar në katër

nivele:

Niveli I i kompetencës: Profesionet në nivelin e parë të kompetencave kërkojnë

realizimin e një tërësie detyrash fizike rutinë dhe të thjeshta që kërkojnë

angazhimin e duarve. Shumë profesione në këtë nivel kërkojnë forcë fizike dhe

qëndrueshmëri. Për një performancë kompetente kërkohet përfundimi i të paktën

arsimit fillor dhe për disa profesione edhe një periudhë e shkurtër trajnim

nëpërmjet punës.

Niveli II i kompetencës: Niveli i dytë përfshin profesione, për të cilat kërkohet arsim

profesional përkatës. Shpesh është e nevojshme një periudhë formimi në punë e

sipër, që mund të marrë edhe trajtën e çirakërisë. Kjo eksperiencë pune mund t’i

shtohet arsimit formal ose ta zëvendësojë atë pjesërisht e nganjëherë plotësisht.

Profesionet në nivelin e dytë të kompetencave kërkojnë realizimin e një tërësie

detyrash që kanë të bëjnë me përdorimin e makinerive. Profesionet e klasifikuara

në nivelin e dytë përfshijnë, drejtues autobusi, sekretarë, llogaritarë, rrobaqepës,

elektricistë, automekanikë, etj.

405

ILO, 2012, “International Standard Classification of Occupations.(structure, group definitions and

correspondence tables), ISCO 08”, fq. 11

www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/@dgreports/@dcomm/@publ/documents/publication/wcms_172572.pdf 406

AKAFPK, “Broshurë Informative nr. 2”, fq. 23, Tiranë 2009 www.akafp.gov.al

Page 212: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

191

Niveli III i kompetencës: Niveli i tretë përfshin profesione, për të cilat kërkohen

njohuri teknike dhe përvojë në një ose më shumë fusha të dijeve natyrore, shoqërore

ose humanitare. Detyrë kryesore për këto profesione është kryerja e punëve

teknike, të lidhura me zbatimin e koncepteve dhe të metodikave te punës në fushat

e mësipërme. Profesionet në nivelin e tretë të kompetencave, përfshijnë

realizimin e detyrave komplekse praktike dhe teknike. Kryesisht, këto kompetenca

përfitohen si rezultat i studimeve në institucione të arsimit të lartë, (jo të nivelit

universitar), për një periudhë 1-3 vjet. Profesionet e klasifikuara në këtë nivel

përfshijnë menaxherë, teknikë në laboratorët mjekësore, sekretarë ligjorë, etj.

Niveli IV i kompetencave: Niveli i katërt përfshin profesione, që kërkojnë nivel

të lartë të kompetencës profesionale dhe të përvojës në fusha te dijeve

natyrore, humanitare ose shoqërore. Profesionet në këtë nivel të kompetencave,

përfshijnë realizimin e detyrave që kërkojnë vendimmarrje dhe zgjidhje të

problemeve komplekse në një fushë të specializuar. Njohuritë dhe shprehitë e

kërkuara në nivelin e katërt të kompetencave, përfitohen si rezultat i studimeve në

institucione të arsimit të lartë, për një periudhë 3-6 vjet. Profesionet e klasifikuara në

nivelin e katërt përfshijnë, inxhinierë, mësues të shkollave të mesme, mjekë,

analistë kompjuteri, etj407

.

Përshkrimi i profesionit përbëhet prej këtyre elementeve:

Emërtimit të profesionit dhe kodi përkatës në listën kombëtare të profesioneve.

Nivelit të kompetencës (janë katër nivele kompetence bazuar në ISCO-08).`

Përshkrimit përmbledhës së profesionit duke iu referuar industrisë në të cilën

zhvillohet.

Përshkrimit të funksioneve dhe detyrave që përbëjnë profesionin.

Kërkesave për punësim.

Informacionit shtesë.

Po japim një shembull të përshkrimit të profesioneve.

Emërtimi i profesionit: Punëtor ndërtimi

Kodi i profesionit: 711

Niveli i kompetencës: II

Përshkrimi i profesionit: Punëtori i ndërtimit ndërton, mirëmban dhe riparon

ndërtesat dhe struktura të tjera që nga themelet duke përdorur teknika dhe

materiale tradicionale apo moderne ndërtimi. Ai mund të punësohet në kompani

të ndryshme me aktivitet ndërtimi apo të vetëpunësohet

Funksioniet e profesionit: Punëtori i ndërtimit kryen këto funksione; analizon

projektin dhe specifikimet teknike të objektit; siguron bazën e nevojshme

materiale; ndërton dhe riparon mure dhe strukturat e tjera të ndërtimit me tullat,

gurë dhe materiale të ngjashme; mbulon muret me llac, baltë apo materiale të

tjera; kryen punime izolimi në ndërtesa; realizon detyra të tjera të ngjashme etj.

Kërkesat për punësim: zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale

në këtë fushë; të jetë mbi 18 vjec; të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë: Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor.

407

AKAFPK, “Broshurë Informative nr. 5”, fq. 240-243, Tiranë 2009 www.akafp.gov.al

Page 213: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

192

Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i

kualifikuar. Për të zhvilluar aktivitet privat në këtë fushë, ndërtuesit të banesave i

duhet licenca për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik.

Shembuj të profesioneve në këtë grup: ndërtues banese, murator dhe suvatues;

puntor i izolimeve; bojaxhi; shtrues pllakash, etj.

4. Nivelet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve

Tabelat më poshtë, të përpunuara nga autori, përshkruajnë, në mënyrë të detajuar

funksionimin dhe nivelet e KSHK408

.

ARSIMI I PËRGJITHSHËM

ARSIM PROFESIONAL

FORMIM POFESIONAL

8

Doktoraturë (Diplomë universitare

për gradë shkencore)

Programe studimi / Kualifikim

për specialist ekspert (Diplomë

universitare për specializime apo

kualifikime post master)

8

7

Programe studimi Master

(Diplomë universitare)

Programe studimi Kualifikime e

specializime për menaxherë të

lartë dhe për specialist të lartë

(Diplomë universitare

profesionale për kualifikime apo

specializime post Bachelor)

7

6

Programe studimi Bachelor

(Diplomë universitare)

Programe studimi profesionale

Bachelor Kualifikime për

menaxherë dhe për specialistë

(Diplomë universitare)

Kurse specializimi bazuar në

kërkesa profesionale, përftimi

ose përditësimi i njohurive të

reja ose kompetencave më të

gjera. (Certifikatë

profesionale)

6

5

Programe studimi deri në dy vjet

pas arsimit të mesëm

(Diplomë Profesionale)

Programe studimi deri në dy vjet

pas arsimit të mesëm /

Kualifikime për menaxherë të

rinj dhe për teknikë të lartë deri

në dy vjet pas arsimit të mesëm

(Diplomë profesionale)

Kurse për menaxherë,

specialistë dhe teknikë të lartë

sipas niveleve të “Arsimit

Profesional”. (Certifikatë

Profesionale) 5

4

Matura e përgjithshme

(Diplomë e maturës shtetërore)

Programe studimi / Kurse kalimi

(Dëftesë shkollore / certifikatë)

Programe studimi / Kurse

afatmesme (Dëftesë shkollore 3)

Matura profesionale

(Diplomë e Maturës Shtetërore)

Programe studimi.Kurse kalimi

(Dëftesë shkollore / Certifikatë

profesionale)

Kualifikime për mbikëqyrës dhe

për teknikë (Certifikatë

Profesionale)

Kurse specializimi bazuar në

kërkesa profesionale,përftimi

ose përditësimi i njohurive të

reja ose kompetencave më të

gjera. (Certifikatë për

mbikëqyrës dhe teknikë) 4

3

Programe studimi deri dy vjet në

arsimin e mësëm Kurse

afatmesme (Dëftesë shkollore 2

Programe studimi/ Trajnimi deri

dy vjet për punëtor të kualifikuar

(dëftesa shkollore / Certifikatë

profesionale)

Kurse për punëtor të kualifikuar

(Certifikatë për punëtor të

kualifikuar) 3

408

Tabelat të përpunuara në bazë të shtojcës 2 të ligjit nr. 10247, dt. 04. 03. 2010, “Per Kornizën Shqiptare të

Kualifikimeve”

Page 214: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

193

2

Programe studimi 2 vjet në

arsimin e mesëm/ Kurse

afatmesme

(Dëftesë shkollore 1)

Program studimi / trajnim 2 vjet,

për ndihmë ose punëtor gjysmë të

kualifikuar

(Dëftesë shkollore / Certifikatë

profesioanle)

Kurse Formimi / Trajnimi për

ndihmës dhe punëtor gjysmë të

kualifikuar (Certifikatë për

ndihmës ose punëtor gjysmë të

kualifikuar) 2

1 KUALIFIKIMET MINIMALE PËR HYRJE NË PUNË OSE JETË SHOQËRORE (Dëftesë Lirimi) 1

NJOHURI AFTESI KOMPETENCA

Njohuritë janë praktike

ose teorike

Aftësitë janë konjitive ose

praktike

Kompetencat përshkruhen në

terma të përgjegjësisë dhe

autonomise

Niv

eli

Niv

eli

1

Rez

ult

atet

të m

ësu

arit

jan

ë Njohuri bazë të

përgjithshme

Aftësi bazë të nevojshme për të

kryerjen e detyrave të thjeshta

Të punuarit ose të studiuarit, nën

mbikqyrje të drejtpërdrejt brenda

një kuadri të strukturuar

Niv

eli

2

Rez

ult

atet

të m

ësu

arit

jan

ë Njohuri bazë faktike një

fushë pune ose studimi

Aftesi bazë njohëse dhe

praktike per të zgjidhur detyra

dhe probleme rutinë duke

përdorur mjete dhe rregulla të

thjeshta

Të punuarit ose të studiuarit nën

mbikëqyrje, me pavarësi të

caktuar

Niv

eli

3

Rez

ult

atet

të m

ësu

arit

jan

ë

Njohuri mbi faktet,

parimet, proceset dhe

konceptet e përgjithshme,

në një fushë pune ose

studimi

Një sërë aftësish njohëse dhe

praktike që nevojiten për të

zgjidhur probleme duke

aplikuar metoda, instrumenta

dhe informacion bazë

Marrja e përgjegjësisë për kryerjen

e detyrave në punë e studim.

Përshtatje në rrethana të caktuara

për zgjidhjen e probleme.

Niv

eli

4

Rez

ult

atet

e t

ë

mës

uar

it j

anë

Njohuri teorike e faktike

në një kontekst të gjërë në

një fushë pune ose

studimi

Një sërë aftësish njohëse dhe

praktike që nevojiten për të

zgjidhur probleme të vecanta në

një fushë pune apo studimi

Vetëmenaxhim në një kontekst

pune ose studimi, të parashikuar.

Mbikëqyrje të punës rutinë të të

tjerëve duke marrë përsipër një lloj

përgjegjësie për vlerësimin dhe

përmirësimin e punës apo

studimeve

Niv

eli

5

Rez

ult

atet

e t

ë

mës

uar

it j

anë

Njohuri teorike dhe

faktike të specializuara,

në një kontekst pune apo

studimi dhe i vetëdijshëm

për limitet e këtyre

njohurive

Një sërë aftësish njohëse dhe

praktike gjithëpërfshirëse që

nevojiten për të zgjidhur në

mënyrë krijuese problemet

Menaxhim dhe mbikëqyrje në

kuadrin e veprimtarive të të punës

ose studimt në situate të

ndryshme. Shqyrtim dhe

përmirësim i aftësive vetjake dhe

të të tjerëve

Niv

eli

6

Rez

ult

atet

e t

ë

mës

uar

it j

anë Njohuri të avancuara ne

një fushë studimi apo

pune, duke përfshirë

analizën kritike të teorive

dhe parimeve

Aftësi të avancuara, që tregojnë

mjeshtëri dhe inovacion të

nevojshëm për të zgjidhur

probleme komplekse në një

fushë të specializuar studimi

apo pune

Menaxhimi i veprimtarive ose

projekteve komplekse teknike

profesionale duke marrë përsipër

përgjegjësi për vendimmarrje në

nja punë apo fushë studimi. Marrje

përgjegjësi për menaxim dhe

zhvillim profesional të individëve

ose grupeve

Niv

eli

7

Rez

ult

atet

të m

ësu

arit

jan

ë

Njohuri shumë të

specializuara në një

fushë të caktuar pune

ose studimi

Aftësi të specializuara për

zgjidhjen e problemeve që

nevojiten për kërkim dhe

inovacione

Menaxhim dhe transformim i

konteksteve të punës dhe studimit

komplekse që kërkojnë përqasje të

reja strategjike

Niv

eli

8

Rez

ult

atet

e

të m

ësu

arit

jan

ë

Njohuri në nivelin më të

avancuar në një fushë

pune apo studimi

Aftësi dhe teknika tepër të

avancuara dhe të specializuara

të nevojshmë për të zgjidhur

probleme kritike në kërkim dhe

inovacion

Të demonstrosh autoritet të plotë,

inovacion, pavarësi, integritet studimor

dhe profesional përkushtim për të

zhvilluar ide dhe procese të reja në

kontekstin më të avancuar te punës, të

studimit dhe kërkimit

Page 215: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

194

5. PYETЁSOR: “Vlerësimi i arsimit profesional nga nxёnёsit”

Ky pyetësor ka si qëllim të masë perceptimin dhe vlersimin mbi arsimin profesional të

nxënësve të përfshirë në këtë sistem. Të gjithë të dhënat e këtij pyetësori do të përdoren

vetëm për këtë çështje studimore. Ju lutem përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme. Pyetësori

kërkon vetëm tridhjetë minuta kohë për t’u poltësuar.

I. Të dhëna të përgjithshme:

1. Cila është mosha juaj? ________________ vjec

2. Cila është gjinia juaj? Mashkull / Femer

3. Në cilën shkollë jeni regjistruar? _____________________________________

4. Në cilin vit jeni të regjistruar? _______________________________________

5. Në cilin profil jeni të regjistruar? ______________________________________

II. Beckgraund i familjes:

1. A jetoni me prindërit tuaj? Po =1 / Jo=2

nëse Po me kë?

( me të dy prindërit/ vetem me nënën / vetëm me babain/ me asnjë______ )

2. Mundësia juaj ekonomike për të ndjekur shkollën është?

a. shumë e mirë

b. e mirë

c. disi e mirë

d. e keqe

e. shumë e keqe

3. A punojnë prinderit tuaj? Po / Jo

nëse Po, Kush punon?

(të dy janë të punësuar / babai punon / mamaja punon / nuk punon asnjë)

4. Cila është puna e babait tuaj? (PA punë; Puntor; Punë kualifikim të mesme; Punë

kulifikim të lartë; Emigrant)

5. Cila është puna e mamasë tuaj? (PA punë; Puntor ; Punë kualifikim te mesme;

Punë kulifikim të lartë; Emigrant)

6. Cfarë arsimi ka babai juaj?

a. pa arsim

b. 8vjecar

c. shkollë e mesme

d. shkollë e mesme profesionale

e. universitet

f. pas universitar

7. Cfarë arsimi ka mamaja juaj?

a. pa arsim

Page 216: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

195

b. 8vjecar

c. shkollë e mesme

d. shkollë e mesme profesionale

e. universitet

f. pas universitar

III. Arsyet e zgjedhjes së arsimit profesional:

1. Cila është arsyeja që zgjodhët arsimin profesional në krahasim me arsimin e mesëm të

përgjithshëm?

a. për të fituar aftësi që do të ndihmojnë në karrierën time

b. të fitojë më shumë para në të ardhmen

c. të rrisë shanset për të gjetur një punë

d. pritshmëritë e familjes

e. të risë aftësitë konkuruese për në tregun europian të punës

f. tjetër________________________________________

2. Kush ju ka ndihmuar në zgjëdhjen tuaj?

a. ndihma dhe këshilla e miqëve

b. ndihma dhe keshilla e familjes

c. vet

d. të tjerë__________________

3. Cila është arsyeja që zgjodhët këtë shkollë profesionale?

a. distanca nga shtëpia

b. emri i mire i shkollës

c. më pëlqen programi që zhvillohet në shkollë

d. mundësi punësimi në të ardhmen

e. kosto e ulet për studime

f. lehtësi për tu pranuar në universitet

g. të kualifikon dhe të bën më konkurues për tregun e punës

4. A keni qënë në djeni për këtë shkollë para se ta zgjidhnit?

a. Po, kam qënë në djeni

b. Jo, nuk dija gjë për këtë shkollë

c. Më informuan

d. Tjetër___________________________

5. A do ja këshilloje ndonjë miku ndjekjen e kësaj shkolle? Po / Jo

6. Cili është menidimi juaj për shkollat profesionale?

a. mendim pozitiv

b. mendim negative

c. i pavendosur

7. Cfarë përmirësimesh duhet të bëhen në arsimin profesional?

a. përmirësim të kurrikulave

b. përmirësim i klasave dhe laboratoreve me mjete

c. organizim i më shumë praktikave

d. tjeter____________________

Page 217: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

196

8. A duhet një reklamim më i mirë për shkollat profesionale në mënyrë që ti kushtohet

vëmendja e duhur?

a. Po

b. Jo

c. Tjetër________________

IV. Eksperienca në shkollë:

1. A ju pëlqen profili që keni zgjedhur?

a. Po

b. Jo

c. Tjetër___________________

2. A jeni të kënaqur me zgjedhjen e kësaj shkolle?

a. Shumë

b. Pak

c. Aspak

3. A mendoni se shkolla profesionale është më e mirë sesa gjimnazi?

a. Po

b. Jo

c. Tjetër______

4. A e realizon shkolla formimin e përgjithshëm si në gjimnaz krahas formimit

profesional?

a. Po

b. Jo

c. Tjetër______________

5. Si mendoni se është mësimdhënia në këtë shkollë?

a. e lartë

b. mesatare

c. e ulët

6. Si janë marrëdhëniet tuaja me mësuesit?

a. shumë të mira

b. të mira

c. aspak të mira

7. A mendoni se është e arsyeshme (e drejtë) shpërndarja e lëndëve gjatë vitit akademik?

a. Po

b. Jo

c. Tjetër________________

8. Si ju duket dita e përditëshme në shkollë?

a. shumë e ngarkuar dhe stresuese

b. e ngarkuar dhe stresuese

c. deri diku e ngarkuar dhe stresuese

d. e lehtë dhe pa shumë strese

Page 218: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

197

e. shumë e lehtë dhe fare pa strese

f. nuk e di/pa pergjigje

9. A jeni të kënaqur nga shërbimi i ofruar nga shkolla në lidhje me organizimin, kriteret

e shpërndarjes në klasa, pritjen në vitin e parë?

a. i pakënaqur

b. pak i kënaqur

c. mjaftueshëm i kënaqur

d. i kënaqur

10. Mesatarisht sa orë në ditë shpenzoni për të studiuar?

a. deri 1 orë në ditë

b. 1-2 orë në ditë

c. 2-3 orë në ditë

d. 3-4 orë në ditë

e. nuk e di/pa përgjigje

11. A e ndjeni veten të kënaqur nga resultatet që keni arritur në shkollë?

a. Po

b. Jo

c. Tjetër_________________

12. Cili është niveli mesatar i notave të aritura në shkollë?

a. deri në ___________________ 5-6 / 7 / 8 / 9

13. Arritja e rezultateve të larta në shkollë janë të rëndësishme?

a. për veten

b. për familjen

c. për punën në të ardhmen

14. Sa presion ju bëjnë prindërit për të patur rezultate të larta në shkollë?

a. Shumë

b. Mesatarisht

c. Pak

d. Aspak

V. Aspiratat dhe planet për të ardhmen:

1. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

a. planifikim për të kërkuar punë

b. vazhdim i universitetit

c. kujdesje ndaj familjes

d. punë në biznesin e familjes

e. emigrim

2. A mendon se po përgatitësh për të vazhduar studimet universitare pas përfundimit të

shkollës?

a. Po

b. Jo

Page 219: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

198

c. Tjetër_______________

3. A mendoni se keni fituar aftësitë e duhura profesionale për të punuar?

a. Po

b. Jo

c. Tjetër_________

4. A mendon se pas përfundimit të shkollës do të gjesh punë shpejt në profesionin e

zgjedhur?

a. Po

b. Jo

c. Nuk e di/shpresoj

5. Sa i qartë jeni për mënyren si po ndryshon bota e punës?

a. aspak i qartë

b. disi (pak) i qartë

c. mjaftueshëm i qartë

d. i qartë

e. shumë i qartë

6. Sa i qartë jeni për aftësitë që duhet të zhvilloni për të qenë konkurues në tregun e

punës?

a. aspak i qartë

b. disi (pak) i qartë

c. mjaftueshëm i qartë

d. i qartë

e. shumë i qartë

7. Cilat mendoni se janë vështirësitë kryesore në gjetjen e një pune?

a. gjinia

b. dizabiliteti

c. kualifikimi i pakët

d. vazhdimi i shkollës

e. tjetër__________

8. Kur bëni plane për të ardhmen cilat burime informacioni ju ndihmojnë?

a. miqtë

b. familja

c. mësuesit

d. media (tv, revista, internet)

e. zyrat e punës

f. tjetër___________________

Ju falenderojmë për bashkëpunimin

Page 220: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

199

6. Formati i intervistës me Drejtorët dhe/ose Nëndrejtorët e shkollave të arsimit

profesional në Vlorë

Shkolla___________

Emer/Mbiemri ____________

Gjinia ___________________

Pozicioni aktual i punes prane kesaj shkolle? _____________

Data

Nr.

Kjo intervistë zhvillohet në kuadër të përgatitjes së një teme doktorature,“Roli i arsimit

profesional në integrimin europian të Shqipërisë”. Intervista ka si qëllim të nxjerrë disa të

dhëna në lidhje me objektivat që kërkohen të arrihen prej studimit. Ne këtë kuadër, ndër të

tjera, synohet të analizohet sesi janë të organizuara dhe si funksionojnë shkollat profesionale

në qytetin e Vlorës. Të gjithë të dhënat do të përdoren vetëm për çështjen studimore në fjalë.

1. Si e vlerësoni cilësinë e shkollës ku punoni?

2. Cilat janë vështirësitë më të mëdha që përballon ajo?

a) A ka infrastrukturën e nevojshme për praktikat profesionale,

b) A ka numrin e mjaftueshëm të instruktorëve me kualifikim dhe eksperiencën e

duhur, c) A ka programe studimi të kërkuara në treg

d) A ka bashkëpunime me shkolla te tjera për shkëmbime experience

e) A ka mbështetje nga donatore vendas apo të huaj?

f) A ka bashkëpunime me bizneset e profileve të shkollës?

3. Sipas mendimit tuaj, cilët janë disa nga aktorët që do të ndikonin në përmirësimin e

arsimit profesional? a) Shteti, b) shkolla, c) familja, d) biznesi e) autoritetet lokale

cfarë duhët të bëjnë më tepër. ?

4. Cili është target grupi i nxënësve që ndjekin këtë shkollë profesionale?

5. A ka përcaktuar institucioni juaj kritere për përzgjedhjen e tyre?

6. Cilët janë faktorët që influencojnë vendimmarrjen e adoleshentëve për zgjedhjen e

shkollës tuaj profesionale?

7. Në bazë të eksperiencës suaj, të rinjtë që regjistrohen në shkollë a informohen rreth

zgjedhjes së profilit profesional që duhet të bëjnë? Cfarë duhet të kenë parasysh kur

zgjedhin?

8. Nga eksperienca juaj, a mund te thoni, sa përqind të përmbajtjes së programeve

mësimore që ndjek një nxënës, e zënë lëndët e profilit professional?

9. Si bëhet përditësimi i tyre?

10. Në shqyrtimin e kurrikulës, sa përqind zënë sugjerimet e specialistëve dhe sa përqind

zënë kërkesat dhe sugjerimet e bizneseve të fushës? Si reflektohen në program nevojat

e target grupit që do të kualifikohet?

11. Mjedisi i shkolles a e mundëson zhvillimin e aftësive praktike tek nxënësit?

a) laboratorët ku zhvillohen praktikat a janë të pajisur me mjetet e nevojshme,

b) instruktorët e praktikave kanë eksperiencën e duhur dhe a janë të përditësuar me

zhvillimet më të reja teknologjike, c) tjetër

12. Sa është periudha e praktikës e panifikuar në kurrikula?

13. Sa instruktorë nga bizneset janë të përfshirë në mësimdhënie në shkollë për lëndët e

formimit professional?

Page 221: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

200

14. Profilet mësimore (profesionale) që shkolla ofron a përshtaten me tregun e punës në

qytet?

15. Në cilat prej profileve që shkolla ofron është më e lehtë për të diplomuarit të gjejnë

një punë dhe në cilët është më e vështirë?

16. Sa e rëndësishme mendoni se është për nxënësin tranzicioni për në tregun e punës dhe

cfarë bën shkolla juaj për ta lehtësuar punësimin në përfundim të shkollës?

17. Si i përballoni kostot e shkollës? (p.sh. tregoni nëse pjesa kryesore e të ardhurave

vijnë:

a) nga ministria përkatëse, b) bashkia, c) bizneset apo nga aktivitetet e vet shkollës,

nxënësit/familja, tjetër

18. Në këtë pikë, a mund të thoni nëse shkolla ka ndërmarrë ndonjëherë aktivitete prej të

cilave ka gjeneruar të ardhura?

19. Nëse po, cilët kanë qënë këto aktivitete dhe si janë përdorur të ardhurat? 20. A bashkëpunon shkolla juaj me institucione të tjera?

a) me universitete, shkolla të ngjashme, institucionet e pushtetit vendor, bizneset,

tjetër

21. Nese po pershkruani detaje të këtij bashkëpunimi. 22. Cfarë bëni në mënyrë që të stimuloni bizneset e qytetit per tu angazhuar në proçesin

e zhvillimit të shkollës?

23. A bashkëpunon shkolla juaj me ndonjë shkollë të huaj të ngjashme, nëse po

përshkruani detaje të këtij bashkëpunimi?

24. A njihen diplomat e lëshuara prej kësaj shkolle në vendet e BE-së?

25. Sipas mendimit tuaj, arsimi profesional a mund ti rrisë shanset e punësimit për të

rinjtë edhe në tregun europian?

26. A keni informacion mbi punësimin e nxënësve tuaj të diplomuar?

27. A mban shkolla lidhje me të diplomuarit?

28. Nëse po, si i mbani lidhjet?

Ju falenderoj për përgjigjet dhe ju uroj suksese në punën tuaj!

7. Formati i intervistës me Specialist të arsimit pranë institucioneve vendore në

Vlorë (DAR, Bashki, Qark Prefekturë)

Institucioni___________

Emer/Mbiemri ____________

Gjinia ___________________

Pozicioni aktual i punes prane ketij Institucioni? _____________

Data.

Nr.

Kjo intervistë zhvillohet në kuadër të përgatitjes së një teme doktorature,“Roli i arsimit

profesional në integrimin europian të Shqipërisë”. Intervista ka si qëllim të nxjerrë disa të

dhëna në lidhje me objektivat që kërkohen të arrihen prej studimit. Ne këtë kuadër, ndër të

tjera, synohet të analizohet sesi janë të organizuara dhe si funksionojnë shkollat profesionale

në qytetin e Vlorës. Të gjithë të dhënat do të përdoren vetëm për çështjen studimore në fjalë.

1. Si e vleresoni cilesine e shkolleve profesionale ne qytetin e Vlores?

2. Sipas mendimit tuaj, cilat jane veshtiresite me te medha me te cilat keto shkolla

perballen?

Page 222: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

201

3. Cilet jane disa nga faktoret qe do te ndikonin ne permiresimin e arsimit profesional ne

qytetin e Vlores?

4. Cfare sherbimesh ofron institucioni juaj per shkollat e arsimit profesional ne qytet?

Pershkruani natyren dhe masen e ketyre sherbimeve.

5. Ne kuader te politikave qe synojne zhvillimin e AP-se ne vend, cilat jane masat e

ndermarra nga institucioni juaj per te nxitur dhe stimuluar bashkepunimin midis

sektorit privat te punedhenesve dhe shkollave profesionale ne qytet?

6. Cilet jane sektoret me te rendesishem qe ofrojne punesim ne qytetin e Vlores?

7. Sipas mendimit tuaj a jane te pergatitur nxenesit qe diplomohen prej AP-se per t’ju

pershtatur kerkesave te tregut te punes?

8. Nga eksperienca juaj, a mund te thoni, nese mjedisi i shkollave profesionale te qytetit

mundeson zhvillimin e aftesive dhe kompetencave tek nxenesit sipas kerkesave te

tregut te punes?

9. Sa perqind te buxhetit tuaj sherben per te financuar shkollat profesionale?

10. Kryesisht keto financime si shpenzohen prej shkollave?

11. A ka ndermarre institucioni juaj aktivitete te cilat do te promovonin arsimin

profesional tek te rinjte ne shoqeri?

12. Nese po, beni nje pershkrim te shkurter te ketyre iniciativave.

13. A njihen diplomat e leshuara prej shkollave profesionale ne vendet e BE-se?

14. Cfare masash jane ndermarre per te rritur cilesine e arsimit profesional ne qytet sipas

standarteve europiane?

15. Sipas mendimit tuaj, arsimi profesional a mund ti rrise shanset e punesimit per te

rinjte edhe ne tregun europian?

16. Cili eshte mendimi juaj ne lidhje me efektshmerine qe arsimi profesional ofron?

Ju falenderoj për përgjigjet dhe ju uroj suksese në punën tuaj!

8. Formati i intervistës me drejtues Biznesi në Vlorë

Kjo intervistë zhvillohet në kuadër të përgatitjes së një teme doktorature,“Roli i arsimit

profesional në integrimin europian të Shqipërisë”. Intervista ka si qëllim të nxjerrë disa të

dhëna në lidhje me objektivat që kërkohen të arrihen prej studimit. Ne këtë kuadër, ndër të

tjera, synohet të analizohet sesi janë të organizuara dhe si funksionojnë shkollat profesionale

në qytetin e Vlorës. Të gjithë të dhënat do të përdoren vetëm për çështjen studimore në fjalë.

1. Kur është hapur bisnesi që ju drejtoni?

2. Në cilën fushë vepron ai?

3. Sa është numri i të punësuarëve pranë këtij biznesi?

4. Cfarë kriteresh ndjek ky biznes në lidhje me përzgjedhjen e të punësuarëve?

5. Cilat janë aftësitë dhe kompetencat që duhet të zotërojë një individ për të qënë pjësë e

stafit tuaj?

6. Sipas këndvështrimit tuaj, cilat janë mangësitë kryesore tek të rinjtë në punë?

7. Në bazë të aftësive dhe kompetencave të nevojshme për biznesin tuaj, cili do të ishte

lloji i arsimimit më i përshtatshëm për të rinjtë për të fituar këto aftësi?

8. A keni të punësuar, (në vecanti të rinj), që janë diplomuar pranë shkollave

profesionale?

Page 223: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

202

9. Nëse po, fusha e diplomimit të tyre a përkon me aftësitë dhe kompetencat që kërkon

vendi i punës?

10. A jeni i kënaqur me kualifikimin e punëtorëve të rinj që vijnë nga arsimi profesional?

11. A bashkepunon biznesi juaj me ndonjë shkollë profesionale të qytetit të Vlorës?

12. Nese po, jepni një përshkrim të shkurtër të këtij bashkëpunimi. A keni ofruar

ndonjëherë trajnime per punetoret tuaj?

Nese PO, si?

a) para fillimit të punës, pas fillimit të punës, pas një muaji, apo më shumë, gjatë

futjes së një procesi te ri pune, kur fusni një teknologjie të re

13. Po në lidhje me nxënësit e shkollave profesionale a keni ofruar ndonjeherë mundësi

për praktikat profesionale?

14. Në kuadër të politikave që synojnë zhvillimin e AP-së në vend, a ka pasur inisiativa

prej institucioneve vendore për të nxitur bashkëpunimin e biznesit tuaj me shkollat e

AP-së?

15. Nëse PO, a mund të bëni një përshkrim të shkurtër të këtyre inisiativave?

16. A ka pasur inisiativa prej shkollave për të nxitur bashkëpunimin e shkollave të AP-së

me bisnesin tuaj? Nëse PO, a mund të bëni një përshkrim të shkurtër të këtyre

inisiativave?

17. Sipas mendimit tuaj cilat janë kërkesat e biznesit për të cilat duhet të përgatiten

nxënësit që diplomohen prej AP-së?

18. Nga këndvështrimi juaj, si është cilësia e shkollave profesionale në qytetin e Vlorës?

A i përgatisin ato të rinjtë me aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për punë?

Ju falenderoj për përgjigjet dhe ju uroj suksese në punën tuaj!

1. Lista e intervistave të zhvilluara

Drejtues të shkollave të arsimit profesional në Vlorë

Nr. Emer Mbiemer Institucioni Pozicioni Date Interviste

1 Gentian Boci Sh.Industriale “Pavarësia” Drejtor 17.01.2017

2 Teuta Harka Sh.Industriale “Pavarësia” Nëndrejtor 17.01.2017

3 Doloreza Veizaj Sh.Industriale “Pavarësia” Shef Dep.Mekaninë 26.01.2017

4 Alma Islamaj Sh. Tregtare Drejtor 30.01.2017

5 Meralda Mahilaj Sh. Tregtare Nëndrejtor 02.02.2017

6 Edlira Brahimi Sh. Tregtare Shef Dep. Hotel-Tur 02.02.2017

Specialist të arsimit pranë institucioneve vendore

Nr. Emer Mbiemer Institucioni Pozicioni Date Interviste

1 Raimonda

Sinoimeri

Bashki Specialist arsimi 16.02.2017

2 Anila Hitaj Qarku Specialist 13.02.2017

3 Agron Likaj DAR Specialist 23.01.2017

4 Mynyr Gjika Prefektur Specialist 08.02.2017

Page 224: UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE ......II UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI I DOKTORATURËS ROLI I ARSIMIT

203

Përfaqësues të biznesit

Nr. Emer Mbiemer Biznesi Pozicioni Date Interviste

1 Edmond Cani Servis “Cani” Administrator 10.02.2017

2 Alketa Bifsha Bifsha shpk Drejtor 17.01.2017

3 Orges Bulla Hotel “Partner” Drejtor 26.01.2017